EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të...

8
EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit iTechStyle 2019, ku stafi i EEN Albania dhe AIDA mori pjesë si anetarë i Sektor Grupit të Tekstilit. Eventi u organizua nga departamenti CITEVE - Qendra Teknologjike për Industrinë e Tekstilit dhe Veshje të Portugalisë në bashkëpunim me Associação Selectiva Moda, në partneritet me Rrjetin e Europian te Ndërmarrjeve, rrjeti më i madh i mbështetjes së biznesit në mbarë botën. Samiti i iTechStyle mblodhi sëbashku inovatorë të industrisë, ofruesit e teknologjisë, hulumtuesit, grupimet dhe të tjere aktorë nga sektori i tekstilit dhe veshjeve nga e gjithë Europa.

Transcript of EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të...

Page 1: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

EEN Albania

1. iTechStyle 2019

Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto,

Portugali.

Është Mbajtur në Porto , Samitit iTechStyle 2019, ku stafi i EEN Albania dhe AIDA mori

pjesë si anetarë i Sektor Grupit të Tekstilit.

Eventi u organizua nga departamenti CITEVE - Qendra Teknologjike për Industrinë e

Tekstilit dhe Veshje të Portugalisë në bashkëpunim me Associação Selectiva Moda, në

partneritet me Rrjetin e Europian te Ndërmarrjeve, rrjeti më i madh i mbështetjes së

biznesit në mbarë botën.

Samiti i iTechStyle mblodhi sëbashku inovatorë të industrisë, ofruesit e teknologjisë,

hulumtuesit, grupimet dhe të tjere aktorë nga sektori i tekstilit dhe veshjeve nga e gjithë

Europa.

Page 2: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

2. INFO Day , Vlorë

Stafi i EEN Albania realizoi në datën 4 prill takimin informues me bizneset e Rrethit të

Vlorës.

Bizneset e pranishme si dhe studentë të qytetit të Vlorës u njohën me Rrjetin Europian të

Ndërmarrjeve, shërbimet që ofron ky rrjet për mundësinë e të bërit biznes jashtë vendit, si

dhe mundësite e ofruara për profilet e kërkimit dhe zhvillimit.

Ndër të tjera u informuan për aksesin në finance, duke u fokusuar tek grantet që AIDA

ofron për bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare dhe për bizneset Start Up.

Page 3: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

3. BioBes… Një Histori SUKSESI

Stafi i EEN Albania dhe AIDA zhvilloi një vizitë në kompaninë BioBes, me seli ne

Rrethin e Lushnjës.

Kompania BioBes ushtron veprimtarinë e saj ne fushen e bimeve medicinale dhe

nepermjet EEN Albania ka arritur te nenshkruaje 2 kontrata te reja per te eksportuar

produktin e saj ne Greqi dhe ne Gjermani.

#eencanhelp #eenalbania #supportbusinesses #joineen #europe

Page 4: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

4. DHTIT Local Event në Vlorë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në cilësinë e partnerit të EEN, në bashkëpunim

me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, organizoi në datën 25 Prill 2019,ditën e

informimit mbi shërbimet e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve.

Ky event, i konceptuar në formatin e një organizimi të përbashkët kishte si synim

informimin e bizneseve pjesëmarrësve në lidhje me mundësitë e zhvillimit të inovacionit,

mundësitë e njohjes me instrumentat e ndryshëm financiarë, por edhe të mundësive të

partneritetit që ofrohen në kuadër të projektit EEN-Albania që DHTIT implementon,

gjithashtu edhe prezantimin e outputeve nga AULEDA, në cilësinë e bashkëorganizatores

së eventit, e cila kishte si fokus prezantimin e skenarëve të industrisë dhe zhvillimin e

tregut për zonën ADRION në lidhje me teknologjitë blu dhe veçanërisht sektorin e

mobilitetit të lundrimit të gjelbert dhe partnerët që implementojnë atë.

Page 5: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

5. AgroB2B Novi Sad Fair

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në cilësinë e partnerit EEN morri pjesë në

edicionin e 86 të panairit të përvitshëm AgroB2B Novi Sad Fair, që u organizua nga

Enterprise Europe Network Serbia – Business Incubator Novi Sad, Dhoma e Tregtisë

dhe Industrisë e Serbisë dhe Agjensia e Zhvillimit e Serbisë në datat 13-14 Maj 2019,

Novi Sad, Serbi.

Fokusi gjatë ditës së parë të eventit u përqëndrohua tek Bio-Ekonomia me bazë

kërkimin shkencor dhe Inovacionin, e cila u trajtua gjerësisht përgjatë një programi të

ngjeshur me një prezantim të përfaqësuesve nga sektori dhe incentivave që një sërë

kërkuesish shkencorë po ndërmarrin për t’i dhënë zhvillim këtij sektori të ekonomisë.

Ky program u zhvillua në forma të ndryshme, duke nisur së pari në formatin e një

eventi prezantues, duke ndërvepruar me aktorët kryesorë të ftuar për këtë diskutim në

një stendën që bëri bashkë partnerë si Almamons, Business Incubator of Novi Sad,

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike.

Ky aktivitet u pasua edhe nga një workshop i përgatitur mes gjithë aktorëve vendas dhe

të huaj, ku u diskutuan hollësisht inisiativat që gjithë këta partnerë ishin përpjekur të

shtynin drejt proceseve konkrete për zhvillimin e sektorit. Pjesëmarrës gjatë kësaj dite

të parë ishin staf i CCIT si dhe dy përfaqësues nga Qendra e Transferimit të

Teknologjisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Dita e dytë ishte e përqëndruar e gjitha në realizimin e takimeve

bilaterale/matchmaking ndërmjet pjesëmarrësve të regjistruar në platformën e

përgatitur nga partneri organizator kryesor, ku spikasnin pjesëmarrës nga gjithë

Ballkani dhe vende të tjera të rajonit, si Italia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Belgjika etj.

Pjesëmarrësit e supportuar nga DHTIT gjatë ditës së dytë realizuan në total një numër

prej 10 takimesh bilaterale, duke mbyllur kështu edhe ditën e dytë të pjesëmarrjes, me

nje mundësi realizimi prej tre marrëveshje partneriteti të mundshme.

Page 6: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

6. Info Day , Lezhë

Ditë informimi mbi shërbimet e Rrjetit Europian të Sipërmarrjeve – Lezhw, 9 maj 2019

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në cilësinë e partnerit të EEN, në bashkëpunim

me organizatorin e Panairit promovues “Festa e Luleve”, organizoi në datën 9 maj 2019,

pranë ambjenteve të Restorant Rapsodia, ditën e informimit mbi shërbimet e Rrjetit

Europian të Sipërmarrjeve.

Ky event, fokusi i të cilit ishte promovimi i produkteve bujqësore dhe traditave

gastronomike të zonës, i konceptuar në formatin e një mini-panairi, u shfrytëzua nëpërmjet

krijimit të një hapësire të posacme për DHTIT me qëllim informimin e bizneseve

pjesëmarrësve në lidhje me mundësitë e zhvillimit të inovacionit në sektorin e agrikulturës,

por edhe të mundësive të partneritetit që ofrohen në kuadër të projektit EEN-Albania që

DHTIT implementon së bashku me 3 partnerë të tjerë të konsorciumit, si AIDA (Agjensia

Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve), Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së

Shqipërisë dhe Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje.

Page 7: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

7. Free from Food Expo

Ne datat 28-29 maj u organizua Eventi Ndërmjetësimit "Free from Food Expo”, në

Barcelonë.

Si pjesë e panairit "Free from Functional Food Expo". AIDA mori pjese duke promovuar

kompanite shqiptare per te gjetur partner te rinj ne biznes. Përveç të gjitha formave të

paketimit të produkteve ushqimore, ky panair u fokusua edhe në” Paketimin e Lirë nga

Plastikat”, ku u krijua mundesia per tu njohur me metodat e reja te paketimeve sa me

ekologjike.

Gjatë eventin gjithashtu u promovuan produket bio te kompanive spanjolle dhe metodat

me te reja te prodhimit.

Page 8: EEN Albania...EEN Albania 1. iTechStyle 2019 Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto, Portugali. Është Mbajtur në Porto , Samitit

Vizitoni:

www.een.al

een.ec.europa.eu