Programi LEAD Albania

14
LEAD ALBANIA 1/16/2015 Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Transcript of Programi LEAD Albania

LEAD ALBANIA

1/16/2015

Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

PËRMBAJTJA

1/16/2015

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar një vit si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.

Qëllimi i Programit

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Koncepti i Programit “LEAD Albania” është bazuar në një nga programet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidershipin dhe administratën publike: Programi i Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl.: White House Fellows Program). Për rreth 50 vjet, Programi në Shtetet e Bashkuara ka shërbyer për identifikimin dhe promovimin e liderëve të së ardhmes, midis të cilëve edhe Kolin Pauell (Colin Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).

Rreth sfondit të programit

PËRMBAJTJA

1/16/2015

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

• Angazhimi në punë • Komponenti i trajnimit

Komponentët e Programit

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Individët e përzgjedhur do të punësohen për një vit si këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të lartë të Kryeministrisë, të Ministrive të ndryshme, Institucionit të Presidentit, Bankës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës. Programi është: • angazhim njëvjeçar, • në institucione shtetërore në Tiranë, • me kohë të plotë dhe • mbulon shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së

pagave të institucionit ku vendosen.

Angazhimi në punë

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

• Elementi i dytë i Programit është komponenti i trajnimit. Do të ketë një sërë seminaresh në tema si politikat publike, vendimmarrje, politika e jashtme, politika të sigurisë, lidership, kompetenca sociale etj. Nëpërmjet komponentit të trajnimit do të rriten mundësitë e pjesëmarrësve në Program për të njohur udhëheqës nga sektori publik dhe privat.

Komponenti i trajnimit

PËRMBAJTJA

1/16/2015

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Aplikimi kryhet online.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2015, ora 17.00.

Për më shumë ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Aplikimi

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Nisni procesin e aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur! • Përgatitja e një aplikimi të qartë, të plotë dhe konkurrues vlerësohet të zgjasë të paktën 25 orë. Letra rekomandimi nga individë të ndryshëm • Këshillohet që një rekomandim të jetë nga një individ, i cili mund të flasë për kompetencat dhe

arritjet tuaja profesionale në fushën tuaj, dhe të paktën një rekomandim nga dikush që njeh veprimtaritë tuaja në komunitet dhe ato qytetare. Rekomandimi i fundit duhet të jetë nga eprori juaj aktual. Një rekomandim nga një epror i mëparshëm është gjithashtu i pranueshëm.

Esetë • Shkruani ese koncize dhe specifike në lidhje me temën!

• Shembull : Nëse shkruani një memorandum për kreun e institucionit të preferuar, duhet të bëni një propozim konkret për një politikë të caktuar për institucionin në fjalë.

Si të përgatitni një aplikim konkurrues?

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Aplikimi Aplikimet kryhen online dhe afati i fundit i dorëzimit është data 15 mars 2015. Intervistat e fazës së parë – Maj

Intervistat e fazës së parë do të kryhen nga një panel i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës - Qershor Kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë do të intervistohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës.

Intervistat me institucionin pritës - Korrik Finalistët e përzgjedhur nga Komisioni u rekomandohen institucioneve pritëse, drejtuesit e të

cilave zhvillojnë intervista me ta dhe bëjnë përzgjedhjen finale.

Kalendari

PËRMBAJTJA

1/16/2015

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/16/2015

Për të mësuar më shumë rreth Programit

apo mënyrës së aplikimit, ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Pyetje të tjera

Faleminderit!