Njohja e vetvetes Testet e karrierës

65
Njohja e vetvetes Testet e karrierës

Transcript of Njohja e vetvetes Testet e karrierës

Page 1: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

Njohja e vetvetes – Testet e

karrierës

Page 2: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

OBJEKTIVAT

• Shtjellimi i teorisë së Holland-it mbi kongruencën midis personalitetit dhe profesionit / mjedisit të punës.

• Shtjellimi i modelit të Ginzbergut.

• Shtjellimi i teorisë së zhvillimit profesional Donald Super.

• Njohja me faktorët kryesor që ndikojnë në përzgjedhjen e karrierës dhe rëndësia e qasjeve psikologjike.

• Identifikimi dhe kuptimi i vlerave dhe interesave.

• Ndërlidhja e profesioneve me vlerat.

• Interpretimi i rezultateve të testeve të karrierës.

• Njohja me testin IVAP, Testin e Potencialit dhe testin BasicCheck.

• Implementimi i fazës së vetë-reflektimit dhe përcaktimit të objektivave.

Page 3: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TEORIA E JOHN HOLLAND-IT MBI

KONGRUENCËN MIDIS PERSONALITETIT DHE

PROFESIONIT / MJEDISIT TË PUNËS

Sipas Holland-it një zgjedhje profesionale është e suksesshme nëse përfshin marrjen parasysh të tipit të personalitetit sepse në këto raste profesioni u lejon individëve shprehjen e plotë të personalitetit të tyre.

Në teorinë e personaliteteve profesionale dhe mjediseve të punës të Holland-it janë të njohur tri komponentë.

Page 4: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TRI KOMPONENTËT

Njerëzit karakterizohen me një ngjashmëri prej gjashtë llojeve të personalitetit: realist, hulumtues, artistik, social, sipërmarrës dhe konvencional.

Komponenti i dytë ka të bëjë me ngjashmëritë prej gjashtë mjediseve të punës, siç janë: realist, hulumtues, artistik, social, iniciativë/sipërmarrës dhe konvencional.

Ndërsa komponenti i tretë i teorisë së Holland-it konsiston në bashkimin e llojit të personit me mjedisin e punës, bashkim që çon në rezultate të parashikueshme. Pra, sjellja është e përcaktuar nga një veprim midis personalitetit dhe mjedisit.

Page 5: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

KATËR KONSTRUKTE

Informacionin mbi personalitetin dhe mjedisin e punës, Holland-i e ka organizuar dhe interpretuarnëpërmjet katër konstrukteve

1. Qëndrueshmëria / konsistenca (koherenca apo lidhja mes personit dhe mjedisit të punës).

2. Diferencimi (përcaktimi/ngjashmëria mes personit apo mjedisit të punës me një tip).

3. Identiteti.

4. Kongruenca / harmonia.

Page 6: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

R - TIPI REALIST

Nuk janë teorik

Të fortë fizikisht dhe praktik në zgjidhjen e

problemeve.

Të orientuar ndaj

profesioneve me natyrë praktike.

Kanë aftësi mekanike, por u mungojnë

aftësitë sociale.

Ju shmangen ndërveprimit me njerëz.

Page 7: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

R - PROFESIONET REALISTE

Mekanik automjetesh

Elektricist

Fermer Zjarrfikës

Page 8: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

R – MJEDISI REALIST

Mjedisi realist i punës kërkon njerëz me karakteristikatë tilla:

• Kompetenca mekanike

• Ndërveprim me makina dhe mjete e objekte

• Pak ndërveprim me njerëz.

Page 9: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

I - TIPI HULUMTUES

Të orientuar ndaj

profesioneve teorike.

Janë mendimtarë.

Pëlqejnë punët ku kërkohet eksplorim

Kanë aftësi matematikore dhe shkencore

Ju mungojnë aftësitë

drejtuese.

Page 10: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

I - PROFESIONET HULUMTUESE

Biolog

Kimist

Antropolog Teknolog

Page 11: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

I - MJEDISI HULUMTUES

Ky mjedis kërkon kompetenca:

• Analitike

• Shkencore

• Teknike e verbale.

Page 12: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

A - TIPI ARTISTIK

Ndërveprojnë me botën me

anë të ekspresionit

artistik

Kanë aftësi artistike në të

shkruar

Kanë aftësi aktrimi

Kanë aftësi muzikore

Page 13: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

A - PROFESIONET ARTISTIKE

Kompozitor

Muzikant

Shkrimtar Dekorues

Fotograf

Page 14: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

A - MJEDISIARTISTIK

Mjedisi artistik kërkon:

• Aftësi

• Interesa

• Vlera

Page 15: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

S - TIPI SOCIAL

Preferojnë të bashkëveprojë

me njerëzit

Preferojnë të punojnë me

njerëz

Ndihmojnë dhe këshillojnë të

tjerët

Page 16: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

S - PROFESIONET SOCIALE

Mësues

Këshillues

PsikologPunëtor social

Page 17: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

E - TIPI NDËRMARRËS

Preferojnë të ndërmarrë nisma

Përdorin aftësitë verbale për të manipuluar dhe drejtuar të tjerët

Page 18: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

E - PROFESIONET NDËRMARRËSE

Shitës

Menaxher

PolitikanProducent televiziv

Page 19: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

C - TIPI KONVENCIONAL

Pëlqejnë aktivitete të strukturuara.

Kanë aftësi matematikore

Kanë aftësi administrative

Page 20: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

C - PROFESIONET KONVENCIONALE

Sekretar

Bankier

Analist financash

Bibliotekar

Page 21: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

MODELI I GINZBERGUT

Modeli i Ginzbergut përfaqëson një nga hapat më të rëndësishëm në teorinë e psikologjisë zhvillimore të zgjedhjes së karrierës.

Ai hedh dritë mbi pyetjen se cilat tipare të personalitetit përkatës profesional në cilën fazë të jetës formohen dhe cili është ndikimi i mjedisit shoqëror?

Page 22: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

MODELI I GINZBERGUT

(SEIFERT 1977, 180F) BAZOHET NË

3 SUPOZIME

1. Zgjedhja e karrierës është një proces që zakonisht zgjat rreth 10 vjet dhe përbëhet nga një zinxhir vendimesh.

2. Procesi është i pakthyeshëm, sepse vendimet e marra, për shkak të kohës së ndërlidhur me to, shpenzimeve materiale dhe psikologjike, nuk mund të zhbëhen. Përveç kësaj, vendimet e mëvonshme ndërtohen mbi ato të mëparshme, prandaj vendimet e hershme kufizojnë hapësirën për vendimmarrje.

3. Procesi i zgjedhjes së profesionit përcaktohet nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, siç janë përmes interesave, aftësive dhe sistemet e vlerave ose nga situata e tregut të punës, struktura e të ardhurave etj., dhe paraqet një kompromis mes tyre.

Page 23: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

SIPAS MODELIT TË GINZBERGUT,

NJERËZIT, KUR ZGJEDHIN NJË

KARRIERË, KALOJNË NËPËR 2 PERIUDHA

• Periudha e fantazisë (7 deri në 11 vjeç).

• Periudha e provës dhe eksperimentimit (11 deri 17 vjeç).

Page 24: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

PERIUDHA E FANTAZISË

Në këtë periudhë, fëmijët ende nuk mendojnë seriozisht për zgjedhjet e karrierës dhe parakushtet për profesione të caktuara.

Page 25: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

PERIUDHA E PROVËS DHE EKSPERIMENTIMIT

Kjo periudhë karakterizohet nga adoleshenca dhe nga tensionet mes prindërve dhe të rinjve, si dhe nga përpjekjet e tyre për t’u distancuar nga standardet e përcaktuara nga prindërit e tyre.

Page 26: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZAT NËPËR TË CILAT KALON ZGJEDHJA E KARRIERËS NË MOSHË TË RE

• Faza e interesit

• Faza e aftësimit

• Faza e vlerave

• Faza e tranzicionit

Aspiratat dhe dëshirat e karrierës ndikohen fillimisht nga interesat, pastaj aftësitë dhe pastaj formohen përmes koncepteve morale dhe sistemit të vlerave. Qetësimi i zhvillimit të personalitet pritet të ndodh në fazën e tranzicionit.

Page 27: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TEORIA E ZHVILLIMIT PROFESIONAL DONALD SUPER (1957)

Super (1957) është një prej mendimtarëve i cili e zhvilloi teorinë e zhvillimit profesional dhe i vuribazat e maturitetit të zhvillimit të karrierës. Sipasteorisë së Super (1953), zhvillimi profesional ndahetnë pesë faza:

• Faza e rritjes (nga lindja deri në moshën 14 vjeçare).

• Faza e eksplorimit (mosha 15 deri në 24 vjeç).

• Faza e krijimit (moshat 25 deri 44).

• Faza e mirëmbajtjes (45 deri në 64 vjeç).

• Faza e degradimit (pas moshës 65 vjeçare).

Page 28: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E RRITJES

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin profesional në këtë stad janë:

• Fantazia (4-10 vjeç).

• Interesat (11 dhe 12 vjeçarët).

• Shkathtësitë (13 dhe 14 vjeçarët).

Page 29: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E EKSPLORIMIT

Karakterizohet me kalimin nëpër këto faza:

• Faza eksperimentale (15 deri në 17 vjeç)

• Faza kalimtare (18 deri 21 vjeç)

• Faza provuese (22 deri 24 vjeç)

Një rol qendror në këtë fazë e kanë performanca në shkollë dhe profesion, përvojat e përkohshme të punës, aktivitetet e kohës së lirë, etj.

Page 30: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E KRIJIMIT

Personat aspirojnë për një pozitë të përhershme në fushën profesionale të përzgjedhur personalisht (31 deri në 44 vjet). Në fazën e eksperimentimit (25 deri në 30 vjet) mund të vij deri te ndryshimi i profesionit.

Page 31: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E MIRËMBAJTJES

Vendi i përhershëm i punës i gjetur në botën e profesioneve mbetet stabil në këtë fazë.

Page 32: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E DEGRADIMIT

Në këtë fazë synohet ulja e aktivitetit të punës ose tërheqja e mëtejme nga bota e punës.

Page 33: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAKTORËTKRYESORË QËNDIKOJNË NËPËRZGJEDHJEN E PROFESIONITSIPAS JAIDE(JAIDE 1977)

Interesat

Aftësitë

Prirjet

Inteligjenca

Gjinia

Mosha

Vlerat

Maturiteti profesional

Performanca në shkollë

Parakushtet fizike

Shëndeti

Motivimi

Page 34: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

GJINIA

Studime të ndryshme dhe statistika tregojnë qartë se gjinia ka një ndikim qendror në zgjedhjen e karrierës dhe ekziston një ndarje në profesione “tipike” për meshkuj dhe për femra. Një ndarje e tillë është stereotipizim i profesioneve që duhet kundërvënë përmes orientimit dhe këshillimit në karrierë.

Page 35: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

MOSHA

Në varësi të moshës në të cilën personi ndodhet në momentin kur e merr një vendim relevant për orientim në karrierë, dallojnë edhe resurset të cilat i ka në dispozicion për vendimmarrje në karrierë. Një studim i realizuar me maturantët (18 vjeç) në komunën e Prishtinës, ka rezultuar në përqindje më të lartë drejt orientimit në karrierë për fushën e mjekësisë.

Page 36: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

MATURITETI PROFESIONAL

Zhvillimi i maturitetit të zgjedhjes së karrierës kalon nëpër faza të ndryshme dhe prandaj lidhet me moshën e individëve që ndodhen në procesin e përzgjedhjes së karrierës personale. Përgjatë këtyre fazave, individët që kalojnë nëpër to (nxënësit, studentët apo punëkërkuesit) duhet të jenë të vetëdijshëm për aftësitë dhe interesat e tyre dhe për të fituar njohuri për botën e punës dhe kërkesat që duhet përmbushur.

Në vitin 2017, Smart Bits ndërmori një studim pikërisht për të matur nivelin e maturitetit të zgjedhjes së karrierës.

• 72% e nxënësve të anketuar të klasës IX (5 muaj nga përfundimi i shkollës së mesme të ulët) nuk kishin aspak njohuri ose fare pak njohuri rreth profesionit të preferuar.

• 84% e nxënësve nuk kishin asnjë formë të takimeve reale me profesionistë.

• Vetëm 43% e nxënësve të anketuar ishin të sigurt për zgjedhjen e karrierës së tyre.

Page 37: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

INTERESAT

Përcaktimi i profesioneve që përshtaten me interesat personale është shumë irëndësishëm, sepse nëse profesioni i përzgjedhur ka përshtatje me interesat, atëherëindividi do të gjej më shumë kënaqësi në punën e vet.

Disa pyetje që mund të përcaktojnë interesat janë:

Cila është gjëja juaj e preferuar për të bërë verës? Të dilni për një shëtitje në

natyrë, apo të qëndroni në shtëpi

dhe të lexoni?

Në ditën e pushimit nga shkolla, a do të vendosni të ndërtoni një kabinet kuzhine prej druri apo të

merreni me planifikimin e

buxhetit mujor të familjes suaj?

Në ditën e pushimit nga puna, a do të

vendosni të eksperimentoni në

gatime apo t’i rregulloni gjësendet

në bodrumin e shtëpisë suaj?

A preferoni të punoni në një projekt

në mënyrë të pavarur ose si pjesë

e një ekipi?

Page 38: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

INTERESAT

Në Busulla.COM analizimi i interesave është ndërtuar mbi bazën e teorisë së Holland-it. Siç u cek edhe në fillim, interesat janë kategorizuar në 6 grupe kryesore.

Për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe atyre të larta ështëpërgatitur testi i shkurtër i Holland-it, i cili është dizajnuar si test vetë-administrues dhe që i përmban 120 pyetje. Ky test gjendët në Busulla.COM

Page 39: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

VLERAT

Vlerat janë një nëngrup i personalitetit. Ato zakonisht përdoren për të përshkruar atë që një person vlerëson në një vend pune ose në jetën e tyre. Për shembull, një person mund të vlerësojë ekuilibrin jetë-punë, ose të ndihmoj njerëzit e tjerë, ose të kontribuojë për një ambient më të pastër, për një komunitet më social, etj.

Ekzistojnë dy lloje vlerash:

• të brendshme (intrinsike)

• të jashtme (ekstrinsike).

Page 40: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

VLERAT E BRENDSHME

Vlerat e brendshme janë të lidhura me vetë punën dhe kontributin në shoqëri. Vlerat e brendshme kanë të bëjnë me detyrat aktuale të përfshira në ushtrimin e një profesioni të veçantë ose duke bërë një punë. Ato përfshijnë ndihmën e të tjerëve, zgjidhjen e sfidave, të qenit udhëheqës shembullor, etj., pra me një fjalë çfarë është ndikimi i një pune.

Page 41: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

VLERAT E JASHTME

Vlerat e jashtme ndërlidhen me shpërblimet e prekshme që rrjedhin nga karriera dhe mjedisi i punës. Disa shembuj të vlerave të jashtme janë paga, të qenit pjesë e një ekipi dhe duke siguruar ndikim, vendosja fizike, etj.

Page 42: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

DISA PYETJE QË MUND TË

PËRCAKTOJNË VLERAT JANË:

• A është një pagë e lartë e rëndësishme për ju?

• A është e rëndësishme që puna juaj të përfshijë bashkëveprimin me njerëzit?

• A është e rëndësishme që puna juaj të kontribuojë në shoqëri?

• A është e rëndësishme për ju një punë prestigjioze?

Page 43: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

VLERAT DHE DOMETHËNIA E TYRE

Mbështetja: Të ketë menaxhim

mbështetës

Arritshmëria -Të bësh punë

që jep rezultate

Bashkëpunimi -Puna me të

tjerët

Udhëheqja -Mbikëqyrja / menaxhimi i të

tjerëve

Sfida - Kryerja e detyrave që

janë të vështira ose të

reja për ju

Kreativiteti -Përdorni idetë

tuaja

Page 44: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

NDËRLIDHJA E PROFESIONEVE ME VLERAT

Çdo person do të duhej të përcaktohej se cila është vlera e tyre primare, pastaj sekondare dhe terciare për nga rëndësia:

Arritja - Profesionet të cilat e kënaqin këtë vlerë të punës janë të orientuara në rezultate dhe ju mundësojnë punonjësve t’i shfrytëzojnë shkathtësitë e tyre duke ju dhënë kështu ndjenjën e vet-përmbushjes dhe kënaqësisë.

Pavarësia - Profesionet që kënaqin këtë vlerë pune lejojnë punonjësit që të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin vet vendime. Nevojat përkatëse janë Kreativiteti, Përgjegjësia dhe Autonomia.

Njohja - Profesionet që kënaqin këtë vlerë të punës ofrojnë avancim, potencial për udhëheqje dhe shpesh konsiderohen prestigjioze.

Marrëdhëniet - Profesionet që kënaqin këtë vlerë të punës ofrojnë mundësinë e punës në një mjedis miqësor, ndihmues ndaj njëri-tjetrit dhe jo-konkurrues.

Mbështetja - Profesionet që kënaqin këtë vlerë të punës ofrojnë menaxhment përkrahës dhe që qëndron prapa stafit të vet.

Kushtet e punës - Profesionet që plotësojnë këtë vlerë të punës ofrojnë siguri për punë dhe kushte të mira pune.

Prej të gjitha këtyre vlerave, vetëm njëra sosh është dominuese (primare). Në varësi të faktit se cila vlerë është më dominuese (primare), cila në vend të dyte (sekondare) dhe në vend të tretë (terciare) përcaktohet edhe radhitja e profesioneve.

Page 45: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

VLERAT PRIMARE, SEKONDARE DHE TERCIARE

Arritja Pavarësia Njohja Marrëdhëniet MbështetjaKushtet e

punës

Administrator

shkolleX X X

Agjent i shitjes X X X

Aktor X X X

Shankist X X X

Kuzhinier X X X

Dentist X X X

Dizajner X X X

Drejtor

ekzekutivX X X

Page 46: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

IDENTIFIKIMI DHE KUPTIMI I VLERAVE

Në fillimin e procesit orientues në karrierë është mirë të mbahen aktivitete që ndihmojnë nxënësit të reflektojnë mbi atë që u jep drejtimin udhëzues në jetën e tyre. Shkrimi i parimeve udhëzuese për jetën është një detyrë e përkryer për ta bërë këtë.

Për të arritur këtë, mësimdhënësit mund të kërkojnë nga nxënësit e tyre të përshkruajnë parimet me të cilat ata duan të jetojnë jetën e tyre.

Për t'i ndihmuar ata të marrin idenë, diskutoni biografitë që ata i njohin (i kanë shikuar, dëgjuar apo lexuar dhe pastaj diskutoni dhe listoni së bashku një përmbledhje të rregullave sipas të cilave këta individë do të kenë (apo janë duke) jetuar jetën e tyre.

Pas këtij aktiviteti është me rëndësi që nxënësit të formulojnë disa nga vlerat kyçe për ta, të cilat mund të shërbejnë si baza e parimeve personale. Është me rëndësi të potencohet se ky është një proces i cili ndryshon nga individi në individ. Në raste të caktuara, tek individ të caktuar mund të ekzistoj që nga fillimi një pasqyrë e qartë se çfarë personi dëshiron apo nuk dëshiron dhe në raste të tjera nevojitet më tepër kohë. Kjo është më se normale dhe duhet paralajmëruar nxënësit që mos ta marrin si diçka negative, por të vazhdojnë të analizojnë dhe reflektojnë derisa të arrijnë në pikën ku thonë se e kanë një ide fillestare.

Page 47: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

INTERESAT, VLERAT, AFTËSITË DHE PREFERENCAT

Testi i IVAP-it është i bazuar dhe kompatibilme Strukturën e Interesave R-I-A-S-E-C të Holland-it.

Ky test në Busulla.COM është konceptuar dhe realizuar si test vetë-administrues dhe vetë-interpretues. Përdoruesit janë nxënësit duke filluar nga klasa 8 e deri tek të rriturit që ndodhën në fazë të tranzicionit, qoftë nga studimet në punë apo në ndërrim karriere.

• Interesat

• Vlerat

• Aftësitë

• Preferencat

Page 48: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

KËSHILLA PARA PËRDORIMIT TË

TESTIT IVAP

Kur u përgjigjeni pyetjeve që lidhen me vlerat e ndërlidhura me punën, mos u shqetësoni nëse keni aftësi të nevojshme për të përfunduar detyra specifike, sepse në këtë fazë të procesit të planifikimit të karrierës një gjë e tillë nuk ka rëndësi. Tregoni vetëm interesin tuaj në aktivitet. Vendosni gjatë fazës së eksplorimit të karrierës, që do të ndodhë më vonë si hap i procesit, nëse do të pajiseni me trajnime dhe edukim për t'i fituar ato aftësi që janë parakusht për atë profesion dhe që eventualisht nuk i posedoni.

Po ashtu, mos mendoni rreth pyetjes se sa është paga, respektivisht se sa do të mund të fitoni në atë profesion. Vetëm mendoni për atë se a ju pëlqen apo NUK ju pëlqen ajo punë.

Page 49: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTET E KARRIERËS

Page 50: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I INTERESAVE

Page 51: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I VLERAVE

Page 52: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I AFTËSIVE

Page 53: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I PREFERENCAVE

Page 54: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

PROFESIONET E SUGJERUARA

Nëse ndonjë nxënës mendon se asnjëri prej profesioneve të shfaqura nuk i intereson, atëherë mund t’i sugjeroni që të reflektoj rreth mënyrës se si i është përgjigjur pyetjeve të testit të karrierës dhe eventualisht ndoshta ta përsëris këtë hap, respektivisht të vazhdoj me përgjigjen e testeve të radhës.

Page 55: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I POTENCIALIT

Testi i Potencialit i integruar në Busulla.COM është një mini-verzion i testit certifikues BasicCheck® i cili i përmban rreth 1,000 pyetje dhe që përdoret nga kompanitë këshilluese të karrierës në shumë vende të BE-së për orientim në karrierë. Testi i Potencialit është test vetë-administrues dhe shërben për vlerësimin e aftësive të nxënësve / studentëve përmes katër kategorive:

• Gjuhë shqipe

• Gjuhë angleze

• Matematikë

• Detyra logjike

Page 56: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I POTENCIALIT

Gjuhë shqipe

Page 57: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I POTENCIALIT

Matematikë

Page 58: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I POTENCIALIT

Gjuhë angleze

Page 59: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

TESTI I POTENCIALIT

Detyra logjike

Page 60: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

RËNDËSIA DHE VALIDITETI I

TESTIT TË POTENCIALIT

Testi i Potencialit është testuar dhe validuar në Kosovë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e 8-të. Të gjitha pyetjet e Testit të Potencialit i testojnë njohuritë nga matematika, gjuha angleze dhe gjuha shqipe të arritura nga nxënësit deri në fillim të klasës së 9-të. Ndërsa pyetjet nga testi i detyrave logjike nuk është i limituar nga mësimi në shkollë, por e teston talentin, imagjinatën, orientimin në hapësirë, etj.

Page 61: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

PËRDORIMI I TESTIT TË POTENCIALIT

Pasi që përdoruesi të jetë përgjigjur në të gjitha pyetjet e njërit test, do të paraqitet rezultati i atij testi. Nga kjo figurë shihet se tek Testi i Gjuhës Angleze është simboli i gjelbër, që tregon se ky test tanimë është kompletuar nga përdoruesi.

Page 62: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

NDËRLIDHJA ME PROFESIONET

Pasi të jenë kompletuar të gjitha testet e karrierës përdoruesi mund të kaloj në eksplorimin e botës së punës.

Page 63: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

FAZA E VETË-REFLEKTIMIT

DHE PËRCAKTIMIT TË

OBJEKTIVAVE

Cilat janë ato shkathtësi dhe njohuri të cilat duhet t’i përforcoj për të arritur sukses në profesionin tim të preferuar?

Cilat janë ato teknologji apo programe softuerike që duhet t’i njoh më mirë?

Cilat janë ato certifikime të cilat do të më ndihmojnë në këtë drejtim?

Cilët janë hapat e ardhshëm logjik që duhet t’i ndërmarr?

A janë të mjaftueshme informatat që i posedoj për profesionin tim të preferuar? Ku mund të informohem më detajisht rreth këtij (këtyre) profesioni (eve)?

A ekzistojnë klube apo organizata që zhvillojnë aktivitet nga fusha e profesionit të preferuar, të cilave do të mund t’ju bashkohesha?

A ekzistojnë programe apo eksperienca (praktikë, co-op, puna në hije, etj.) që do të më ndihmonin më tej e të cilave do të mund t’ju bashkohesha?

Cilat janë ato organizime apo aktivitete në shkollën apo komunën time që do të mund të më ofronin ndihmë të mëtejme?

Page 64: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

PLANI I ZHVILLIMIT

PERSONAL (PZHP)

Krijimi i PZHP-së duhet kuptuar si një proces i cilikërkon ndërveprim të vazhdueshëm. Fillimisht është me rëndësi të identifikohen një ose dy objektiva dhe tëpërcaktohen veprimet konkrete që do të ndërmerrennga vet nxënësi për t’i realizuar ato objektiva. Pastajnë vazhdimësi, e së paku në fillim të çdo viti shkollorato objektiva duhet rishikuar, objektiva të reja duhetidentifikuar bashkë me aksionet e ndërlidhura me to.

Page 65: Njohja e vetvetes Testet e karrierës

Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës

[email protected]

www.koscdf.org

+383 44 507 575