Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës...

13
Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale TREGUESI Kuadri ligjor Cfarë është njohja? Rrugët e njohjes 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare e titujve të studimit (akademikë dhe të shkollës së mesme) 3. njohja me qëllimin e reggjistrimit në një tranim formues 4. njohja me qëllimin e pjesemarrjes në konkurse Profesionet në rregulla dhe Ministritë kompetente Burime në rrjet Janë 2,4 milion të huaj në tregun e punës në Itali. Pavarësisht nga kriza punësimi i të huajve reziston dhe rritet pak, siç ilustrohet nga Raporti i IV vjetor i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale " Emigrantët në tregun e punës në Itali “. Megjithatë, punësimi për të cilin flasim karakterizohet kryesisht nga kualifikime të nivelit të ulët: është puna e dorës e pakualifikuar forma kryesore e inkuadrimit profesional të fuqisë punëtore të huaj. Me të njëjtin nivel të arsimit "të lartë" (diploma universitare ose pasuniversitare), përqindja e punëtorëve të huaj të punësuar me detyrat e nivelit të ulët është e barabartë me 22,6% të totalit, krahasuar me 0,4% të italianëve. Italianët me kualifikime të larta kryejnë për 83,4% funksionin e drejtuesve apo profesione intelektuale dhe teknike, në krahasim me vetëm 34,9% të të diplomuarve të huaj. Një nga pengesat në përfshirjen në punë të të huajve në pozita të kualifikuara është vështirësia për tu njohur në Itali titujt e studimit dhe kualifikimet profesionale të fituara jashtë vendit. Eshtë e mundur, për atë që dëshiron të punojë në Itali, për të aplikuar për njohjen e titullit të tij, por rrugët shpesh duken konfuze ose tepër komplekse për atë që dëshiron t’i ndërmarrë. Ky studim ka për qëllim të ofrojë një panoramë për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale jashtë vendit në Itali, dhe të japë informacione të nevojshme për atë që dëshiron të njohë një titull apo kualifikim të marrë jashtë vendit, qoftë për të punuar në fushën e vet të specializimit ashtu dhe për të vazhduar studimet apo për të marrë pjesë në konkurse publike. Kuadri ligjor Titujt e studimit o profesionale të marra jashtë nuk kanë vlerë ligjore në Itali, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji. Të gjitha informacionet mbi ligjin italian dhe ndërkombëtar mbi këtë janë

Transcript of Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës...

Page 1: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve

profesionale

TREGUESI

Kuadri ligjor

Cfarë është njohja?

Rrugët e njohjes

1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional

2. njohja zyrtare e titujve të studimit (akademikë dhe të shkollës së mesme)

3. njohja me qëllimin e reggjistrimit në një tranim formues

4. njohja me qëllimin e pjesemarrjes në konkurse

Profesionet në rregulla dhe Ministritë kompetente

Burime në rrjet

Janë 2,4 milion të huaj në tregun e punës në Itali. Pavarësisht nga kriza punësimi i të huajve

reziston dhe rritet pak, siç ilustrohet nga Raporti i IV vjetor i Ministrisë së Punës dhe Politikave

Sociale " Emigrantët në tregun e punës në Itali “.

Megjithatë, punësimi për të cilin flasim karakterizohet kryesisht nga kualifikime të nivelit të

ulët: është puna e dorës e pakualifikuar forma kryesore e inkuadrimit profesional të fuqisë

punëtore të huaj. Me të njëjtin nivel të arsimit "të lartë" (diploma universitare ose

pasuniversitare), përqindja e punëtorëve të huaj të punësuar me detyrat e nivelit të ulët është

e barabartë me 22,6% të totalit, krahasuar me 0,4% të italianëve. Italianët me kualifikime të

larta kryejnë për 83,4% funksionin e drejtuesve apo profesione intelektuale dhe teknike, në

krahasim me vetëm 34,9% të të diplomuarve të huaj.

Një nga pengesat në përfshirjen në punë të të huajve në pozita të kualifikuara është

vështirësia për tu njohur në Itali titujt e studimit dhe kualifikimet profesionale të fituara jashtë

vendit. Eshtë e mundur, për atë që dëshiron të punojë në Itali, për të aplikuar për njohjen e

titullit të tij, por rrugët shpesh duken konfuze ose tepër komplekse për atë që dëshiron t’i

ndërmarrë.

Ky studim ka për qëllim të ofrojë një panoramë për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve

profesionale jashtë vendit në Itali, dhe të japë informacione të nevojshme për atë që dëshiron

të njohë një titull apo kualifikim të marrë jashtë vendit, qoftë për të punuar në fushën e vet të

specializimit ashtu dhe për të vazhduar studimet apo për të marrë pjesë në konkurse publike.

Kuadri ligjor

Titujt e studimit o profesionale të marra jashtë nuk kanë vlerë ligjore

në Itali, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji. Të gjitha

informacionet mbi ligjin italian dhe ndërkombëtar mbi këtë janë në

Page 2: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

dispozicion në sitin e Ministrisë së Arsimit të Universitetit dhe të Kërkimve Shkencore.

Përsa i përket mbajtësve të mbrojtjes ndërkombëtare, neni. 27 i Direktivës europiane

2004/83/KE parashikon që Shtetet anëtare duhet të garantojnë barazi në trajtimin në mes të

përfituesve të statusit të refugjatit apo të statusit të mbrojtjes plotësuese me ndihmë dhe

shtetasve të tyre në kuadrin e procedurave në fuqi për njohjen e diplomave, certifikatave dhe

titujve të tjera të huaja.

Ky parashikim është konfirmuar nga Direktiva e mëvoneshme 2011/95/BE në nenin. 28.

Për tu thelluar në legjislacionin kombëtar të shihet neni. 26 i dekretit legjislativ 251/2007,

i modifikuar me dekretin legjislativ 18/2014, sipas të cilit "mbajtësve të statusit të refugjatit

ose të mbrojtjes plotësuese, i aplikohen dispozitat në lidhje me njohjen e diplomave,

certifikatave dhe titujve të tjera të huaja të njëjta me shtetasit italianë "(paragrafi 3). Për

njohjen e kualifikimeve profesionale, të diplomave, të certifikatave dhe titujve të tjera të

marra jashtë vendit nga mbajtësit e statusit të refugjatit apo të statusit të mbrojtjes

plotësuese, parashikohet që "autoritetet kompetente të përcaktojnë sisteme të duhura të

vlerësimit, aprovimit dhe akreditimit që lejojnë njohjen e titujve në përputhje me nenin 49 të

dekretit të Presidentit të Republikës më 31 gusht 1999, n. 394, madje edhe në mungesë të

certifikimit nga ana e Shtetit në të cilin është marrë titulli, ku personi i interesuar demostron

që nuk është në gjëndje për të marrë vërtetimin" (paragrafi 3-bis). Për një vështrim më të

thellë shko në seksionin dedikuar njohjes së titujve të studimit për mbajtësit e

mbrojtjes ndërkombëtare.

Kthehu tek treguesi

Cfarë është njohja?

Shtetasit e huaj që duan të ushtrojnë një profesion të rregullt në Itali, të vazhdojnë arsimimin

e tyre apo për të marrë pjesë në konkurse duhet të zotërojnë një titull studimi o profesional që

ka vlerë ligjore në Itali. Në qoftë se janë në posedim të një titulli të marra jashtë vendit mund

të aplikojnë për këtë qëllim një rrugë të njohjes zyrtare.

Jo gjithmonë për të punuar në fushën e vet të kompetencës është e nevojshme për të

ndërmarrë një rrugë të njohjes zyrtare. Në profesionet jo të rregulluara, ato të cilët nuk kanë

kërkesa specifike të aksesit të përcaktuara me ligj, ajo që është e rëndësishme janë

eksperiencat dhe aftësitë zotëruese. Megjithatë, edhe në këto raste mund të jetë e dobishme

për të bërë njohjen e titullit të vet. Ndërsa për të ushtruar një profesion të rregullt, - për

shembull,profesione mjeksore, mësues, avokatë, kontabilistë, psikologë etj - duhet

domosdoshmërisht të kihet një titull i njohur zyrtarisht.

Njohja zyrtare bazohet mbi një llogjikë krahasuese: programi i studimeve ose profesional i

realizuar jashtë vendit krahasohet me një të ngjashëm italian dhe organet kompetente

stabilizojnë ngjashmëri dhe dallime. Në disa raste njohja është e menjëhershme, në të tjerat

caktohen masa kompensuese për të sheshuar diferencat e mundshme midis dy rrugëve. Në

disa të tjera akoma, titulli apo kualifikimi nuk njihen.

Kthehu tek treguesi

Rrugët e njohjes

Page 3: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë:

1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional

2. njohja zyrtare e titujve të studimit (akademikë e të shkollës së mesme)

3. njohja me qëllimin e regjistrimit në një trajnim formues

4. njohja me qëllimin e pjesëmarrjes në konkurse

Brenda këtyre tipollogjive, rrugët ndryshojnë në bazë të një:

- qëllimi specifik për të cilin kërkon për të ndjekur (psh. ushtrimin e një profesioni të rregullt,

njohjen e ekuivalencës së titullit të studimit, vazhdimin e studimeve, stazhit etj);

- statusi ligjor i personit që aplikon për njohjen, se bëhet fjalë për një shtetas të BE-së, i një të

huaji jo BE ose të një përfituesi të mbrojtjes ndërkombëtare.

Ndryshojnë në raste të ndryshme edhe organet përkatëse të cilave duhet t’i drejtohesh sipas

titullit dhe të qëllimit të njohjes (shih më poshtë: "Profesionet e rregulluara dhe Ministritë

kompetente").

Për mbajtësit e mbrojtjes ndërkombëtare është parashikuar në të gjitha rrugët mundësia për

t’ju drejtuar shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që merr dokumentacionin e

kandidatit dhe e dërgon në Përfaqësinë Diplomatike italiane kompetente (në atë të Vendit në

të cilin është lëshuar titulli) e cila lëshon Deklaratën mbi Vlerën në vend. Për një vështrim

më të thellë shko në seksionin dedikuar njohjes së titujve të studimit për mbajtësit e

mbrojtjes ndërkombëtare.

Deklarata e vlerës është një dokument zyrtar, i shkruar në italisht, që shpreh në mënyrë

sintetike një titull studimi tëi dhënë një personi nga një institucion që i përket një sistemi

arsimor të ndryshëm nga ai italian. Është një dokument eskluzivisht i natyrës informative dhe

për këtë arsye në vetvete nuk përbën ndonjë formë të njohjes së titullit në fjalë.

Për njohjen e kualifikimeve profesionale, duhet që Deklarata mbi Vlerës të përmbajë

informacione mbi tipin e aftësisë professionale, të garantuar nga titulli që kërkohet të njihet,

në Vendin në të cilin është marrë.

1. Njohja e një titulli o kualifikimi profesional

Njohja e diplomave (titujve) apo kualifikimeve profesionale të fituara

jashtë vendit ka për qëllim për të marrë një licencë për një profesion

të caktuar që në Itali është i rregullt.

Page 4: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Për titull profesional kuptohet një titull ligjor për ushtrimin e një profesioni të marrë si

përfundim të një rruge studimesh, ose një diplome kualifikimi: për shembull, asistent social,

mjek, avokat, mësues etj.

Një kualifikim profesional përkundrazi vërteton posedimin e standardeve specifike të

njohurive, aftësi dhe kompetenca të arritura nëpërmjet një kurs studimesh dhe/ose përvojë

pune. Kualifikimet profesionale në Itali janë ato që lidhen me sektorët e artizanatit, tregtisë

dhe industrisë, për shembull estetista, floktore/sallon bukurie, instalime, teknik frigoriferi,

mekanik auto, tregtari etj.

Për qytetarët jo – BE rruga e njohjes parashikon, në sintezë, pasazhet e mëposhtme:

1) titulli i studimit: kur kërkohet zotërimi i një titulli studimi, ky duhet të paraqitet në origjinal,

i lëshuar në rrugë zyrtare nga organi formues i frekuentuar, së bashku me një listë të lëndëve

të studiuara. Titulli duhet të shoqërohet me një Deklaratë mbi Vlerës që specifikon kriteret për

ushtrimin profesional në vëndin e origjinisës (shih Çfarë është njohja?);

2) dokumentat që demostrojnë përvojën profesionale të marrë;

3) certifikata e lejes për ushtrimin e profesionit në vendin e origjinës të lëshuar nga Organet

kompetente lokale;

4) përkthimi në italisht i të gjitha dokumentave në gjuhën origjinale (përkthimi zyrtar) dhe

legalizimi;

5) dërgimi i kërkesës për njohjen e një titulli/kualifikimi profesional në zyrën e ngarkuar të

Ministrisë kompetente (shih "Profesionet e rregulluara dhe ministritë kompetente");

6) verifikimi i dokumentacionit (faza hetimore -përgatitore);

7) formalitetet(kërkesat) dërgohen në Konferencën e Shërbimeve, organ që bashkon

autoritetet publike kompetente për njohjen e kualifikimeve dhe titujve profesionalë, e cila

vlerëson kërkesat për njohjen dhe përcakton rezultatet e secilit formalitet (Kur paraqiten raste

të ngjashme me formalitetet e shqyrtuara tashmë në të kaluarën, Ministritë mund të kryejnë

një vlerësim zyrtar për analogji, pa përfshirë Konferencën e Shërbimeve);

8) përgjigja duhet të vijë brenda 4 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, me rezultatet e

mëposhtme të mundshme: njohje me efekt të menjëhershëm;

njohje e kushtëzuar me superimin e masave kompensuese;

mospranimi(hedhja poshtë, mohimi).

Qytetarët e BE-së duhet të bëjnë të njëjtat kalime, por titulli i studimit mund jetë i

shoqëruar, në vend të Deklaratës mbi Vlerës, me Deklaratën e komformitetit të rregullores

europiane të lëshuar nga organi kompetent për atë profesion në vendin në të cilin është marrë

titulli.

Për qytetarët e Bashkimit Europian njohja e kualifikimeve profesionale të marra në një Shtet

anëtar është një e drejtë dhe, për këtë arsye, procesi i njohjes nuk mund të përfundojë kurrë

me një mospranim(mohim). E shumta procesi i njohjes mund të jetë subjekt i masave të

caktuara kompensuese.

Gjithashtu, në rastin kur pranohet kopja komform e disa dokumentave, qytetarët europianë

mund ta autocertifikojnë (Deklarata zëvëndësuese e certifikimeve).

Në lidhje me qytetarët e BE-së, pas 17 janarit 2014, i duhet referuar legjislacionit futur nga

direktiva 2013/55 / KE, që ka modifikuar direktivën 2005/36 /KE (e futur në Itali me dekretin

legjislativ nr.206/2007) .

Page 5: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Për një thellim, të shihet siti i Departamentit për Politikat Europiane.

Pasi merret njohja e titullit është e nevojshme, për profesionet që kanë një regjistër (psh.

avokatët), për t’ju drejtuar Shoqatës dhe Kolegjiumit profesional për të kërkuar regjistrimin

në Regjistër dhe kështu për të ushtruar rregullisht profesionin.

Si rregull, për tu regjistruar në regjistër është e nevojshme superimi i provave (teste) të

mëtejshme.

- Për regjistrimin në regjistrin e avokatëve

shiko:http://www.consiglionazionaleforense.it/site/home/area-cittadino/riconoscimento-titoli-

stranieri.html

- Për regjistrimin në IPASVI për ushtrimin e profesioneve të inferierise

shiko:http://www.ipasvi.it/norme-e-codici/per-infermieri-stranieri.htm

Dekreti i njohjes është i pavlefshëm (bie poshtë) nëse

• nuk bëhet regjistrimi në Regjistër brenda dy vjetësh nga njohja;

• kur nuk parashikohet një Regjistër, nëqoftëse profesionisti nuk ushtron profesionin për një

periudhë prej 2 vitesh nga data e njohjes.

Kthehu tek treguesi

2. Njohja zyrtare e titujve të studimit

Njohja zyrtare e një titulli studimi lejon për t’i dhënë vlerë ligjore

këtij titulli në Itali. Titulli bëhet i barabartë në të gjitha aspektet

(ekuivalencë) me një titull italian dhe për këtë arsye është i

vlefshëm për:

- për të punuar dhe u qasur në profesionet jo të rregulluara;

- pratikant dhe provime shtetërore;

- për të marrë pjesë në konkurse publike;

- për të marrë pjesë në konkurse publike.

Njohja ka të bëjë me titujt akademikë dhe titujt e studimit të shkollës së mesme (shkalla I dhe

II).

Titujt akademikë

Nëpërmjet njohjes, një titull universitar/AFAM (Niveli i lartë artistik, muzikor dhe koreografik) i

marrë jashtë vendit, në Itali ka të njëjtën vlerë ligjore me të njëjtin titull të lëshuar nga organi

akademik që e njeh atë. Kjo mund të bëhet me anë të lëshimit të një deklarate të ekuivalencës

apo akordimit të titullit akademik korespondues italian (pergamena).

Page 6: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Njohja bëhet duke bërë krahasimin midis përmbajtjes arsimore të programit të studimeve të

kryera dhe përmbajtjes arsimore të parashikuar nga programi analog i diplomimit në

institucionin në të cilin paraqitet kërkesa. Prandaj është e nevojshme që universiteti/AFAM të

ketë një kurs studimesh sa më shumë të jetë e mundur të ngjashëm me atë që dëshiron që ta

njohë (konsulto listën e universiteteve italiane). Jo të gjitha universitetet/AFAM gjithashtu

ofrojnë mundësinë për të aktivizuar këtë rrugë. Shpesh me qëllimin e njohjes, Universiteti

italian mund të kërkojë një integrimin të programit të studimeve të bëra jashtë vendit.

Aty ku është e mundur, ekzistojnë sportele të dedikuara (zakonisht sekretari studentësh të

huaj) të cilave mund t’i drejtohesh.

Dokumentacioni i kërkuar për njohjen e diplomave universitare/AFAM përbëhet nga:

1) diploma e shkollës së mesme së shkallës së II (shkolla e mesme), e përkthyer dhe e

legalizuar dhe e shoqëruar nga Deklarata mbi Vlerën (nuk është e nevojshme që diploma të

njihet)

2) diploma universitare, e përkthyer, legalizuar dhe e shoqëruar nga Deklarata mbi Vlerën;

3) lista e provimeve të bëra, e lëshuar në formë zyrtare nga instituti i origjinës, e përkthyer

dhe legalizuar.

Në kuadrin e autonomisë universitare, megjithatë, mund të ketë dallime të rëndësishme mes

universiteteve/AFAM mbi strukturën e dokumentacionit të kërkuar.

Disa universitete/AFAM, për shembull, pranojnë Diplomë Supplement në vend të Deklaratës

mbi Vlerën dhe listës së provimeve të bëra. Nëse Deklarata mbi Vlerën e diplomës tregon qartë

karakteristikat e kursit parauniversitar të studimeve (kohëzgjatjen, institucionin arsimor, etj),

disa universitete nuk kërkojnë Deklaratën mbi Vlerën së dëftesës së shkollës së mesme.

Shumë universitete, mandej, pranojnë programet analitike të provimeve të bëra edhe në një

gjuhë të huaj.

Universitetet italiane kërkojnë "Diplomën e Provimit të Shtetit, përfundimtar i programeve të arsimit të

mesëm” (e quajtur zakonisht "Matura") për regjistrimin në kurset universitare.

Titujt përfundimtarë të shkollës së mesme të marra jashtë vendit lejojnë qasje në kurset për diplomë në

qoftë se kanë karakteristikat e përgjithshme të mëposhtme:

a) të jenë lëshuar nga shkolla zyrtare të sistemit arsimor të huaj;

b) të jenë të vlefshëm për regjistrimin në universitet në vendin që i ka lëshuar;

c) të jenë lëshuar pas një totali prej të paktën 12 viteve të studimit, që nga shkolla fillore dhe e mesme.

Këto kërkesa vlejnë për të gjithë studentët me titull të shkollës së mesme të huaj, pavarësisht nga

kombësia e tyre: si për titujt e shkollave të mesme të lëshuara nga vëndet e Bashkimit Eropian (BE) ashtu

edhe në ato jo -BE.

Page 7: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Titujt e studimit të shkollës se mesme të shkallës së I e të II

Me këtë proces të njohjes titulli i huaj në Itali ka të njëjtën vlerë ligjore me të njëjtin titull të

lëshuar nga një shkollë e mesme italiane. Njohja bëhet nëpërmjet lëshimit të një deklarate të

ekuivalencës.

Aktualisht në Itali njohja e diplomave të shkollës së mesme është e arritshme vetëm

për qytetarët e Bashkimit Europian dhe mbajtësve të mbrojtjes ndërkombëtare.

Qytetarët jo BE që kanë nevojë për një titull të shkollës së mesme të shkallës së I ose të II që

ka vlerë ligjore në Itali duhet të regjistrohen në një Qendër për arsimin e të rriturve (CPIA).

Qendra të tilla, janë krijuar pikërisht në mënyrë që të plotësojnë nevojat e arsimit dhe

aftësimit të të rinjve dhe të rriturve me moshë mbi 16 vjet - si italianët dhe të huajt (Shko

tek lista e CTP në të gjithë Italinë). Nëpërmjet këtij kanali edhe shtetasit e huaj mund të

marrin një titull studimi ligjërisht të vlefshëm (diplomë e shkollës së mesme e shkallës së parë

- ish diploma e shkollës tetëvjeçare).

Në çdo rast, për të marrë pjesë në një konkurs publik, qytetarët jokomunitarë që kanë një leje

qëndrimi për banorët afatgjatë të BE-së mund të aplikojnë për "ekuivalencë" për titullin e

studimit të marrë (shih më poshtë "njohje për pjesëmarrje në konkurse").

Për të marrë ekuivalencën e një titulli të nivelit të shkollës së mesme të shkallës së I duhen:

1) diploma e shkollës së mesme e shkallës së I në origjinale ose në kopje autentike, e

përkthyer, legalizuar dhe e shoqëruar nga Deklarata mbi Vlerën;

2) lista e lëndëve të studiuara (dëftesa shkollore), e lëshuar në formë zyrtare nga një

institucion i origjinës, e përkthyer dhe legalizuar.

Kërkesa duhet të dorëzohet në zyrat përfaqësuese të Zyrave Shkollore Territoriale (UST), zyra

lokale e Ministrisë së Arsimit, të Universitetit dhe Kërkimit Shkencor(MIUR).

UST:

- jep informacion dhe mbështetje për atë që është i interesuar për të aplikuar për njohjen e

tutujve të shkollës;

- verifikon kompletimin dhe përshtatshmërinë e dokumentave të paraqitura;

- krahason programin e studimeve të bëra jashtë vendit me atë të parashikuar në Itali;ompara

- vlerëson mundësinë e njohjes së titullit të huaj;

- i komunikon të interesuarit rezultatin e vlerësimit.

Për njohjen e diplomës së shkollës së mesme të shkallës së II dokumentacioni i nevojshëm

përbëhet nga:

Page 8: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

1) diploma e shkollës së mesme e shkallës së II në origjinale ose në kopje autentike,

përkthyer dhe shoqëruar nga Deklarata mbi Vlerën;

2) lista e lëndëve të studiuara (dëftesa shkollore), e lëshuar në formë zyrtare nga një

institucion i origjinës, e përkthyer;

3) programi analitik i lëndëve të studjuara në çdo vit (programet e ministrive), i përkthyer, në

forme zyrtare ose të marra nga sitet zyrtare.

Edhe në këtë rast organi kompetent është Zyra e Arsimit Territorial.

Kthehu tek treguesi

3. Njohja me qellim regjistrimi në një trajnim formues

Për të vazhduar ose të rifilluar për të studiuar, për shembull, për tu

regjistruar në një kurs të formimit profesional ose për tu regjistruar

(edhe me karrierë të shkurtër) në një kurs të shkollës së mesme apo

universitet, nuk është e nevojshme për të bërë paraprakisht

ekuivalencën e titullit të studimit të marrë. Duhet përkundrazi për të

paraqitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që ky titull të njihet nga organi

arsimor vetëm me qëllim të regjistrimit.

Regjistrimi në një universitet/AFAM

Kërkesa për njohjen e krediteve arsimore (ose e karrierës së shkurtër) shërben për të bërë të

vlefshme provimet ose aktivitetin arsimor të marrë tashmë jashtë vendit, të përfunduara ose

të ndërprera.Qëllimi është që të shkurtojë kohën e studimeve në Itali. Dokumentacioni i

nevojshëm për njohjen e krediteve arsimore përbëhet nga:

1) lista e provimeve të bëra, e lëshuar në formë zyrtare nga një institucion i origjinës, e

përkthyer dhe e legalizuar;

2) diploma (nëse studimet janë përfunduar) e përkthyer, legalizuar dhe e shoqëruar nga

Deklarata mbi Vlerën, apo deklarimi i braktisjes/heqja dorë nga karriera universitare lëshuar

nga instituti i origjinës, i përkthyer dhe legalizuar.

Në sajë të autonomisë universitare, edhe në këtë rast mund të ketë dallime të rëndësishme në

mes universiteteve të ndryshme mbi formën e dokumentacionit të kërkuar.

Regjistrimi në shkollën e mesme

Nëse je në posedim të një titulli të shkollës së shkallës së I (shkolla tetëvjeçare) të marrë

jashtë vendit, qytetarët e BE-së dhe jo të BE-së mund të kërkojnë regjistrimin në një shkollë

Page 9: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

të mesme në shkallës së II (seksionet natën) ose në një Qendër për arsimin e të rriturve

(CPIA).

Në fund të regjistrimit është e mjaftueshme për t’i paraqitur titullin e studimit të shoqëruar me

një përkthim zyrtar së bashku me kërkesën e regjistrimit direkt shkollës së mesme të shkallës se II ose CPIA –së që dëshirohet të frekuentohet. Komisione të posaçme vlerësojnë kërkesat

për regjistrimin e studentëve me diplomë të huaj.

Për procedurat për përfshirjen në shkollë të të miturve që arrijnë në Itali pas përfundimit të

një pjese të shkollimit jashtë vendit, mund të konsultohen Udhëzimet e MIUR për pritjen dhe

integrimin e nxënësve të huaj).

Regjistrimi në një kurs formimi

Formimi profesional i të rriturve është kompetencë e Rajoneve, prandaj kur paraqitet kërkesa

për pranim në një kurs fomimi profesional me një titull të marrë jashtë vendit dokumentat e

kërkuara mund të ndryshojnë në mënyrë të dukshme sipas Rajoneve dhe kursit që synohet për

tu frekuentuar. Eshtë e nevojshme për t’ju drejtuar zyrave kompetente të Rajonit o të

sekretarisë të organit formues për të marrë informacione komplete mbi dokumentat e

parashikuar për pjesëmarjen në kursin e zgjedhur.

Në disa raste kërkohet vetëm titulli i studimit( titulli i shkollës së mesme të shkallës së I o II

ose diploma universitare) me përkthim zyrtar, në disa raste edhe me Dekleratën mbi Vlerën.

Për kurset e azhurnimit e profesional edhe në nivel kombëtar, të tilla si ato për kualifikimin e

Operatorit Socialo-shëndetsor, disa Rajone kërkojnë zotërimin e një titulli italian o të

ekuivalencës së huaj, por meqënëse qytetarët jo BE nuk mund ta marrin në Itali ekuivalencën

e diplomës së shkollës së mesme e të lartë, duhet të rifillojnë studimet për të marrë një

diplomë italiane.

Për kurset e kompetencës eskluzive rajonale, disa Rajone parashikojnë mundësine për të

vlerësuar kompetencat për pranim në një kurs përmes testeve të vlerësimit, pra pa kerkuar

titullin e studimit.

Kthehu tek tregues

4. Njohja me qëllimin e pjesëmarrjes në konkurse

Pranimi në Administratën Publike italiane bëhet përgjithësisht

përmes një konkursi publik. Nga 2013 (ligji nr. 97 i 6 gushtit 2013)

edhe disa kategori të të huajve jo të BE-së mund të hyjnë në

punësim publik, dhe konkretisht:

- mbajtësit e një leje qëndrimi për banorët afatgjatë të BE-së ;

- refugjatët dhe përfituesit e mbrojtjes plotësuese;

- anëtarët e familjes jo BE të qytetarëve të Bashkimit Europian, mbajtësit e të drejtës së animi

apo të drejtës së qëndrimit të perhershëm.

Page 10: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Procedura për njohjen e një titulli të studimit të huaj me qëllimin për të marrë pjesë në

konkurse për vende pune në administratën publike është e rregulluar në përputhje me nenin

38 të Dekretit Legjislativ 165/2001. Qëllimi është për të vlerësuar ekuivalencën e titullit

të huaj me atë italian, që kërkohet nga një konkurs i veçante, pa deklaruar ekuivalencën e

titullit me ekuivalentin italian.

Në praktikë, ndërsa ekuivalenca, ose njohja formale e një titulli të studimit lejon t’i atribohet

vlerë ligjore këtij titulli në Itali, kështu që titulli tërësisht bëhet i barabartë me një titull italian,

ekuivalenca është një gjykim që vërteton që titulli i studimit të huaj është ekuivalent me një

titull studimi italian vetëm me qëllimin e pranimit në një konkurs.

Organi përgjegjës për vlerësimin e ekuivalencës është Presidenca e Këshillit të Ministrave,

Departamenti i Administratës Publike, nga siti i të cilit mund të shkarkohet formulari i aplikimit. Dokumentat e nevojshme për aplikimin e ekuivalencës janë:

1) kopja autentike e titullit të huaj e përkthyer dhe e legalizuar e bashkëngjitur me Deklaratën mbi Vlerën;

2) kopja autentike e përkthyer dhe legalizuar e planit të studimeve, të provimeve të kaluara

dhe notat përkatëse;

3) një kopje e konkursit në të cilën dëshirohet të merret pjesë.

4) për qytetarët jo BE kopja e lejes së qëndrimit për banorët afatgjatë të BE-së.

Masa eventualisht e ekuivalencës është e vlefshme vetëm për konkursin të cilit i referohet; për

çfarëdolloj konkursi tjetër publik, është e nevojshme për tu paraqitur një kërkesë e re.

Kthehu treguesi

Profesionet e rregulluara dhe Ministritë kompetente

Ministritë e përfshira në njohjen e titujve profesionale të fituara në

vendet e huaja janë:

Ministero della Salute - Direzione generale delle professioni sanitarie e delle risorse

umane del Servizio sanitario nazionale

(Ministria e Shëndetësisë - Drejtoria e përgjithshme e profesioneve shëndetësore

dhe e burimeve njerëzore të Shërbimit shëndetsor kombëtar)

UFFICIO VII – (Zyra VII) - Njohja e titujve mjeksorë, mjeku specialist, farmacist, dentist, kiurg

dentar specialist, veteriner, psikolog dhe psikoterapist).

UFFICIO IV – (ZYRA IV) - Njohja e titujve infermiere, infermier pediatrik, asistent sanitar,

infermiere kopshti pediatër, mami, fizioterapist, teknik radiologjie, teknik laboratori, teknik

audiometrist, dietist, edukator profesional, higjenist dentar, pedikyrist, terapist logopedist,

Page 11: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

teknik fizipatolog dhe perfuzioni kardiovaskulare, terapist profesionist, teknik i ruajtjes së

mjedisit dhe vendeve të punës, teknik psikomotor i moshave të mëdha, kujdestar masazhator

në plazh i komplekseve hidroterapike, optikë, teknik dentar, operator social shëndetsor.

Shënim: Éupolis Lombardia është i autorizuar nga Rajoni i Lombardisë për të kryer hetimin

paraprak, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, për njohjen në Itali të titujve të studimit që

lidhen me profesionin për :

- Infermiere

- Obstetrika

- Teknik shëndetsor i radiollogjisë

Ministero dell’Istruzione, dell’Universita e della Ricerca

(Ministria e Arsimit, e Universitetit dhe Kërkimeve Shkencore )

Direzione Generale per gli Ordinamenti Scolastici e l’Autonomia Scolastica

(Drejtoria e Përgjithshme për Sistemet Shkollore dhe Autonominë Shkollore)

Për profesionet: mësues kopshti, mësues i shkollës fillore, mësues i shkollave të mesme të

shkallës së I dhe II, personel administrativ, teknik dhe ndihmës shkollor.

Direzione Generale per l'Università, lo Studente e il Diritto alla Studio

(Drejtoria e Përgjithshme për Universitetin, Studentin dhe e të Drejtës për Stujdim)

Për profesionet: arkitekt, kurator i pasurisë arkitektonike dhe të mjedisit, enolog, arkitekt

peizazhi, studiues (në universitetet dhe institutet kërkimore).

Ministero della Giustizia – Direzione Generale della Giustizia Civile

(Ministria e Drejtësisë – Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë Civile)

Për profesionet: agjent burse, agroteknik, asistent social, avokat, biolog, kimist, konsulent

pune, agronom dhe inxhinier pyjesh, kontabilist, gjeolog, gazetar, inxhinier, ekspert bujqësor,

ekspert industrial, teknolog ushqimi.

Ministero del Lavoro e delle Politiche Sociali – Direzione Generale per le Politiche

Attive e Passive del Lavoro

(Ministria e Punës dhe e Politikave Sociale – Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

Aktive dhe Pasive të Punës)

Për profesionet : estetist.

Ministero dello Sviluppo Economico - Direzione Generale per la Concorrenza e i

Consumatori

(Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Drejtoria e Përgjithshme e Konkurenës dhe e

Konsumatorëve)

Për profesionet: instalim impiantesh; aktivitete pastrimi; aktivitete dizinfektimi/kundër

brejtësve/kanalizime; karroceri; mekanik dhe motorist; elektroauto;gomist; ngarkim dhe

shkarim mallrash; ndihmës tregtie (agjent tregtar, agjent i biznesit në ndërmjetësim, furnizim,

ndër mjetës detar); berber; parukier.

Presidenza del Consiglio dei Ministri

(Kryesia e Këshillit të Ministrave)

Ufficio per le politiche del turismo (Zyra e politikave për turizmin) - Për profesionet : shoqerues

turistik, drejtor teknik i agjencisë së udhëtimit dhe turizmit, udhëheqesit turistik.

Ufficio per lo sport (Zyra për sportin) - Për profesionet: shoqërues turistik, mjeshtër për ski.

Page 12: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Për informacione dhe mbështetje mbi rrugët e njohjes profesionale mund të kontaktoni:

- il Punto nazionale di contatto sulle qualifiche (Pika kombëtare e kontaktit mbi

kualifikimet)

- CIMEA, Centro nazionale d'informazione sul riconoscimento dei titoli di studio conseguiti

all'estero (CIMEA, Qendra kombetare e informacionit mbi njohjen e titujve të studimit të

marra jashtë vendit).

Kthehu tek treguesi

Burime në rrjet

Në këtë seksion mundet për të konsultuar një listë të shkurtër të

skedave, studimeve dhe materialeve të dobishme në fushën e njohjes

së titujve dhe kualifikimeve professionale.

Ministero dell'Istruzione, Università e Ricerca

(Ministria e Arësimit, Universitetit dhe e Kërkimeve Shkencore)

Studiare in Italia - (Për të studjiar në Itali)

Guida Cimea – Udhëzuesi Cimea

Qualifyme.it

Riconoscersi: Vademecum sul riconoscimento dei titoli di studio per cittadini di paesi

terzi

(Për tu njohur: Vademekum mbi njohjen e titujve të studimit për qytetarët e vendeve

të treta)

Proritis: Il riconoscimento dei titoli di studio dei titolari di protezione internazionale

(vademecum)

(Proritis: Njohja e titujve të studimit të mbajtesve të mbrojtjes ndërkombëtare)

(vademekum)

La tua Europa: riconoscimento delle qualifiche professionali

(Europa tënde: njohja e kualifikimeve profesionale)

Page 13: Njohja e titujve të studimit dhe e kualifikimeve profesionale...Llojet e tipollogjive të rrugës së njohjes janë: 1. njohja e një titulli o kualifikimi profesional 2. njohja zyrtare

Guida all'utente per il riconoscimento dellequalifiche professionali - Presidenza del

Consiglio dei Ministri - Dipartimento Politiche europee

(Udhëzues për perdorimin mbi njohjen e kualifikimeve professionale- Kryesia e

Këshillit të Ministrave – Departamenti i Politikave europiane)

Guida pratica per il riconoscimento di alcuni titoli professionali sanitari ottenuti

all'estero (Éupolis Lombardia)

(Udhëzues praktik për njohjen e disa titujve shëndetorë profesionale të marra jashtë

vendit) (Éupolis Lombardia)

IPASVI: L’iscrizione all’Albo per esercitare la professione infermieristica

(IPASVI: regjistrimi në regjistrin përkatës për të ushtruar profesionin e infermieres)

Consiglio Nazionale Forense: riconoscimento titoli stranieri – (Këshilli Kombëtar

Forense: njohja e titujve të huaj)

Kthehu tek treguesi