testet gjuha 6

44
1 Teste Gjuha shqipe 6 6 Botimet shkollore Albas Teste për Gjuhën shqipe Provo veten

Transcript of testet gjuha 6

Page 1: testet gjuha 6

1

Teste Gjuha shqipe 6

6

Botimet shkollore Albas

Teste për Gjuhën shqipe

Provo veten

Page 2: testet gjuha 6

22

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

Testi nr. 1

Lexoni historinë e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Historia e Hansit të zgjuar

Hansi jetonte në Berlin me zotin Osten. Një ditë, i zoti i tij ftoi disa miq për vizitë. Ai i çoi ata në oborr, ku kali po pushonte qetësisht. - A je gati Hans?- e pyeti ai.

Kali tundi kokën në shenjë pohimi. - Sa bëjnë katër + tre?

Kali ngriti këmbën e djathtë dhe me potkua goditi truallin e gurtë të oborrit shtatë herë. Të gjithë u habitën. Zoti Osten buzëqeshi dhe i dha kalit një ushtrim tjetër. Shpërndau gjashtë copa letre me ngjyra të ndryshme dhe i kërkoi Hansit të ngrinte vetëm atë me ngjyrë të gjelbër. Hansi eci dhe ndaloi përpara letrës me ngjyrë të gjelbër, e kapi me dhëmbë dhe u drejtua për te i zoti.

Zoti Osten e pyeti kalin për katër orë rresht dhe ai iu përgjigj me saktësi të gjitha pyetjeve. Thuajse çdo ditë Hansi u tregonte njerëzve të habitur diçka nga talenti i tij i veçantë. Hansi mund t’i ndante sendet në bazë të ngjyrës, madhësisë apo formës. Madje, ai mund të tregonte me saktësi edhe orën.

Por Hansi kishte dhe një talent që i habiste më shumë njerëzit. Ai mund të lexonte mendimet e të zotit! Jo të gjithë e besonin këtë. Një stërvitës kafshësh në një cirk e vëzhgoi me shumë kujdes zotin Osten se mos i bënte ndonjë shenjë Hansit për ta ndihmuar që të përgjigjej saktë. Por, pasi e pa me shumë kujdes për ditë të tëra, në fund e pranoi se zoti Osten nuk i jepte Hansit asnjë sinjal të fshehtë. Megjithatë, njerëzit përsëri kishin dyshime.

Një shkencëtar, i quajtur Oskar, e vëzhgoi Hansin për një kohë shumë të gjatë dhe, më në fund, e zgjidhi misterin e kalit të zgjuar. Një ditë profesori mendoi diçka të re. Ai i bëri Hansit një pyetje, përgjigjen e së cilës as ai vetë nuk e dinte. Pyetjes: “Sa larg është Berlini nga Londra?”- i shkreti Hans, ndonëse u përpoq shumë, nuk mundi t’i përgjigjej. Profesori u entuziazmua. Ai i bëri dhe pyetje të tjera. Për pyetjet që profesori ua dinte përgjigjet, edhe Hansi përgjigjej. Por kur bënte pyetje që as ai vetë nuk e dinte përgjigjen, edhe Hansi nuk përgjigjej. Përpara se të binte mbrëmja, profesori e kuptoi se Hansi në të vërtetë nuk dinte të mblidhte apo të zbriste. Ai nuk dinte t’i tregonte ngjyrat, monedhat apo të luante me letra. Ai nuk dinte të lexonte apo të tregonte orën. Hansi nuk ishte një kalë i veçantë. Ai dinte aq sa dinte njeriu që e pyeste, asgjë më shumë!

Kjo do të thoshte se njeriu që e pyeste, i jepte sinjale. Por si?! Edhe profesori vetë i kishte dhënë sinjale, por nuk e dinte si e kishte bërë këtë.

Pas disa ditësh ai i bëri Hansit përsëri disa pyetje dhe fi lloi ta vëzhgonte me shumë kujdes. Pak nga pak ai fi lloi ta kuptonte se çfarë ndodhte në të vërtetë. Shumë kafshë të stërvitura dinë t’i kapin sinjalet, si: lëvizjen e dorës ose ndryshimin e tonit të zërit. Por asnjë nga këto sinjale nuk ishte përdorur me Hansin. Megjithatë, njerëzit i kishin dhënë sinjale kalit pa e ditur as vetë. Në fi llim personi i bënte Hansit një pyetje dhe, në mënyrë të natyrshme, ai tensionohej pak, ndërsa priste përgjigjen e kalit. Në këtë moment ndodhnin ndryshime të vogla

Page 3: testet gjuha 6

3

Teste Gjuha shqipe 6

trupore, të cilat as ai vetë nuk i kuptonte. Kështu personi mund të gëlltitej më shpesh se zakonisht, mund të shtrëngonte buzët ose mund të mblidhte vetullat. Këto sinjale të vogla të tensionit i tregonin Hansit se duhej të fi llonte të përgjigjej. Për shembull, dikush e pyeste Hansin se sa bëjnë 5+5. Në çdo goditje që Hansi i bënte truallit me patkua, personi bëhej gjithmonë e më i tensionuar. Pastaj, kur Hansi godiste për të 10 herë, per-soni qetësohej. Në këtë moment ndodhnin disa ndryshime të tjera të vogla. Personi mund të bënte një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e tij mund të hapeshin pak dhe fytyra e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i tregonin Hansit se duhej të ndalonte.

Kështu Hansi i zgjuar në të vërtetë nuk mendonte, të paktën jo në mënyrën se si mendojnë njerëzit. Megjithatë ai ishte një kalë shumë i veçantë. Ai kishte ngatërruar shumë specialistë për një kohë të gjatë. Ai nuk ishte në gjendje të lexonte mendimet, por ishte një nga kampionët e leximit të muskujve.

1. Qarkoni përgjigjen e saktë. Cilat nga çiftet e mëposhtme kanë kuptim të kundërt? 1 pikë

A) Pyes- studiojB) Natyrisht- lehtësishtC) Lehtësim- tensionimD) Lajmëroj-planifi koj

2. Rretho alternativën e saktë. Hansi ndalonte së godituri dyshemenë me këmbën e tij, kur e gjente numrin e saktë, sepse ai: 1 pikëA) mund të lexonte mendjen e të zotit;B) ishte aftësuar për ta bërë këtë nga i zoti i tij; C) e dinte se ishte koha për të ecur rrotull;D) e ndiente se i zoti në atë moment lehtësohej.

3. Qarkoni çiftin e duhur të mbiemrave. Profesori mund të përshkruhet shumë mirë, si: 1 pikë

A) i dobishëm dhe i sjellshëm.B) i dashur dhe i mprehtë.C) nervoz dhe ngacmues.D) i vendosur dhe i durueshëm.

4. Lexoni fjalitë e mëposhtme, të marrë nga pjesa. 1 pikë

Personi mund të bënte një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e tij mund të hapeshin pak dhe fytyra e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i tregonin Hansit se duhej të ndalonte.

5. Qarkoni fjalën (sinonimin) që ka kuptimin e fjalës tension.

A) aftësiB) ankthC) zemërimD) frikë

Page 4: testet gjuha 6

44

Teste Gjuha shqipe 6

6. Qarkoni një nga fjalitë e mëposhtme, me cilën autori bie dakord. 1 pikëA) Kafshët janë më të zgjuara, sesa mund të mendojnë njerëzit. B) Situatat shpesh janë ndryshe nga mënyra se si shfaqen.C) Është gabim të mendohet se kafshët mund të stërviten.D) Është gabim t’i mashtrosh njerëzit, ashtu si bëri zoti Osten.

7. Shkruani dy veprime të kalit, që i habisnin njerëzit. 3 pikë a) ________________________________ b) ________________________________

8. Për ç’arsye kali mund t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve që i bëheshin? 1 pikë

___________________________________________________________________________

9. Gjeni dy mbiemra në tekst që tregojnë cilësi të Hansit. Çfarë fi gure letrare formojnë ato? 3 pikë

a) epiteti: __________________ b) _____________________

c) fi gura letrare: _______________

10. A mendoni se një kalë i tillë është vërtetë i veçantë? Pse? Përdorni të paktën dy shembuj nga pjesa për të mbështetur mendimin tuaj. 2 pikë

Ilustrimet:a) ________________________________________________________________________

b) _________________________________________________________________

11. Gjeni antonimin e fjalës i veçantë. 1 pikë

I veçantë: _______________________12. Vendosni shenjën X te fjalët e pandryshueshme. 2 pikë

kështu _____________ i ftohtë _______________

moment _____________ mbi _______________

sepse _____________ larg _______________

13. Gjeni përbërësit e fjalës përhapën. 3 pikë______________________________________________________

14. Nënvizoni fjalën që, sipas ndërtimit, është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme. 1 pikë

A) GjithnjëB) Gjithmonë

Page 5: testet gjuha 6

5

Teste Gjuha shqipe 6

C) SepseD) Gjithësi

15. Krijoni një fjalë të prejardhur dhe një të përbërë nga fjalët e mëposhtme. 2 pikë

a) e prejardhur: gur ____________b) e përbërë: buzë ____________

16. Përcaktoni gjininë e emrave të mëposhtëm: 2 pikë

a) të ftohtët _____________________b) lajm _____________________

17. Në ç’rasë dhe në ç’lakim është emri i nënvizuar në fjalinë e dhënë më poshtë? 2 pikë

Këto sinjale të vogla të tensionit i tregonin Hansit se duhej të fi llonte të përgjigjej.

Rasa: _____________ Lakimi: ________________

18. Gjeni një emër të përgjithshëm dhe një emër abstrakt në grupin e fjalëve të mëposhtme. 2 pikë

Lexoj, derë, mirë, nëpër, larg, herët, vonë, habi.

a) emër i përgjithshëm ___________________b) emër abstrakt: ____________________

19. Gjeni në cilën prej fjalive të mëposhtme është përdorur trajtë e shkurtër. 1 pikë

A) Të gjithë u habitën.B) Një ditë i zoti i tij ftoi disa miq për vizitëC) Zoti Osten e pyeti kalin për katër orë rresht.D) Kali i zgjuar mund të lexonte mendimet.

20. Plotësoni fjalitë me trajtë të shkurtër të bashkuar: 2 pikë

a) Osteni _____ tregoi kalit... b) Osteni _____ tregoi të tjerëve ...

21. Vendosni përemrat pronorë në rasat e dhëna. 3 pikë

a) e mia në rrjedhore: _____________________b) i tyre në kallëzore: _____________________c) ime në gjinore: ______________________

22. Të shkruajmë 6 pikë

Ne të gjithë kemi objekte, sende për të cilat kujdesemi dhe nuk dëshirojmë t’i humbasim ose

Page 6: testet gjuha 6

66

Teste Gjuha shqipe 6

t’ua japim të tjerëve.Mendoni objektin që ka më shumë vlerë për ju. Për shembull, ai mund të jetë një libër, një lodër, një album, veshje apo diçka tjetër, të cilën ju vërtetë e keni shumë për zemër.Shkruani për objektin tuaj.

Përshkruajeni atë dhe tregoni pse është kaq i rëndësishëm dhe me vlerë për ju.

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë

Struktura dhe orga-nizimi

Stili dhe origjinaliteti

Saktësia gramatikore dhe drejtshkrimi Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Page 7: testet gjuha 6

7

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT (SKEMA E VLERËSIMIT)

PYETJA1 CPYETJA 2 DPYETJA 3 DPYETJA 4 BPYETJA 5 B

Pyetja 6 2 pikë

Model përgjigjeje

Kali bënte këto veprime që i habisnin njerëzit:• Mund të numëronte• Mund të ndante sendet sipas ngjyrave• Mund të lexonte mendimet e të tjerëve• Mund të tregonte orën.

2 pikë Nëse gjen dy veprime.1 pikë Nëse gjen vetëm një veprim.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________ Pyetja 7 1 pikë

Model përgjigjeje

Kali mund t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, pasi ai ishte i aftë të lexonte muskujt e njerëzve.

1 pikë Nëse i përgjigjet saktë pyetjes së dhënë.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim

Nxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që mësuesi e konsideron të saktë.

_________________________________________________________________________________

Pyetja 8 3 pikë

Model përgjigjeje

• Mbiemra të përdorur:- I zgjuar- I çuditshëm

Page 8: testet gjuha 6

88

Teste Gjuha shqipe 6

- I veçantë- I shkreti Hans• Figura letrare e përdorur: epiteti

2 pikë Nëse gjen saktë dy mbiemra që tregojnë cilësi të HansitDHE1 pikë Nëse gjen fi gurën letrare.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 9 3 pikë

2 pikë Nëse mendon se kali i duket i veçantë ose jo dhe përdor dy shembuj për të mbështetur mendimin e shprehur.

1 pikë Nëse mendon se kali i duket i veçantë ose jo dhe përdor 1 shembull për të mbështetur mendimin e shprehur.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim

Nxënësi mund të shprehet që i duket i veçantë ose jo. Në të dyja rastet ai/ajo duhet ta mbështesë mendimin me dy shembuj._________________________________________________________________________________Pyetja 10 1 pikë

1 pikë i veçantë: i zakonshëm0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 11 2 pikë

1 pikë Nëse gjen fjalën moment1 pikë Nëse gjen fjalën i ftohtë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 12 3 pikë

1 pikë rrënja: hap1 pikë parashtesa: për1 pikë mbaresa: ën0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

Page 9: testet gjuha 6

9

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 13 C

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë gur: i gurtë, gurore etj.1 pikë buzë: buzëhollë, buzëmbrëmje etj.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________Pyetja 15 2 pikë

1 pikë të ftohtët: gjinia asnjanëse 1 pikë lajm: gjinia mashkullore 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë rasa gjinore

1 pikë lakimi I0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.Pyetja 17 2 pikë

1 pikë emër i përgjithshëm: derë1 pikë emër abstrakt: habi0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 18 C

Pyetja 19 2 pikë

1 pikë ia tregoi kalit1 pikë ua tregoi të tjerëve0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _________________________________________________________________________________

Pyetja 20 3 pikë

1 pikë e mia: rrjedhore të mia1 pikë i tyre: kallëzore e tyre1 pikë ime: gjinore sime0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

Pyetja 21 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

Page 10: testet gjuha 6

1010

Teste Gjuha shqipe 6

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• Përshkruan objektin që ka zgjedhur dhe tregon pse është i rëndësishëm për të, • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, të veçantën e këtij objekti,• përdor detaje mbështetëse,• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elementet të tilla: hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta• ka saktësi drejtshkrimore

Page 11: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Kopshti i Anës

1. Ana u ul pranë derës me xham që shikonte nga oborri i pasmë i shtëpisë. Dera nuk ishte hapur asnjëherë, të paktën që nga koha që ajo jetonte këtu. Oborri nuk kishte ndonjë pamje të bukur. Ai ishte pis dhe barëra të këqij rriteshin andej-këtej. Anës i pëlqente të shikonte barin dhe lulet e bukura që mund të rriteshin aty. 2. Atë pasdite dielli ishte në të perënduar. Ajo mendoi të përfi tonte nga rrezet e fundit dhe mori një tufë lapsash me ngjyra e një tabak letre. Filloi të vizatonte një pyll dhe një lëndinë pranë tij. Dy ketra, rrethuar nga pemët dhe lulet, bisedonin gjallërisht me njëri-tjetrin. Secili ishte i ulur mbi një kërpudhë të madhe.3. - Ana!- i thirri babai, i cili e dinte mirë se ku mund ta gjente. - Erdha, baba!- u përgjigj ajo. Ai punonte si përgjegjës mirëmbajtjeje në një grup pallatesh aty pranë dhe sapo qe kthyer nga puna.4. - A e mbarove punën sot baba? – e pyeti vajza. - Po,- i tha ai dhe shtyu drejt kuzhinës karrocën me rrota, ku ishte ulur vajza. Kështu Ana mund ta ndihmonte për të përgatitur darkën. Ajo mori disa perime dhe fi lloi t’i priste. Anës i pëlqente pamasë ngjyra e forma e tyre e çuditshme. I pëlqente freskia, shija dhe kërcitja e këndshme, kur i përtypte para se t’i gatuante. Asaj do t’i kishte pëlqyer të merrej vetë me kopshtin, por në gjendjen që ishte nuk mund të ulej në tokë dhe të punonte. 5. - Lër dhe ca për të bërë pak salcë,- i tha i ati duke qeshur. 6. Ndërsa hanin dhe fl isnin për ngjarjet e ditës, babai i tha Anës se vëllai i tij, Ramoni, do të vinte ditën tjetër për ta ndihmuar në një punë të veçantë. Ai i kishte kërkuar shoferit të autobusit, që ta çonte Anën ditën tjetër pas shkollës tek tezja. Pastaj, kur të mbaronin punë, do ta merrte vajzën në shtëpi. Ana fi lloi të mendonte se ç’do të bënte i ati dhe pse ia mbante kaq të fshehtë asaj. Kishte diçka të veçantë në shikimin dhe sytë e të babait, diçka paksa misterioze, ndaj ajo nuk pyeti më. 7. Kur Ana erdhi në shtëpi të nesërmen, i ati i kërkoi të mbyllte sytë. Ana bëri si i tha ai. Ajo dëgjoi zhurmën e perdeve te dera dhe pëshpëritjen në vesh që të hapte sytë. 8. Ana i hapi sytë dhe, kur hodhi një vështrim jashtë, mendoi se ishte në ëndërr. Bari i keq ishte hequr i tëri. Në vend të tij ishte një bar i gjelbër dhe oborri dukej i mrekullueshëm. Kishte pemë të reja, lule të llojeve të ndryshme dhe kaçube me trëndafi la. Babi hapi derën dhe e çoi Anën me gjithë karrocë drejt një shtegu të ngushtë. Atje ajo pa më mirë kopshtin. Në një cep vajza pa disa ngastra të punuara, që e prisnin atë t’i mbillte me bimë të reja. Në atë vend toka ngrihej pak dhe Ana mund të punonte edhe pa lëvizur nga karrigia me rrota. 9. - Në fi llim do të hartoj një plan se çfarë do të mbjell,- i tha ajo të atit. 10. - Më pas do të mbjellim disa fi danë.- tha babai.- Ti je një kopshtare tani, Ana.

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

Testi nr. 2

Page 12: testet gjuha 6

1212

Teste Gjuha shqipe 6

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Nga tregimi që lexuam, mësuam se babai: 1 pikëA) kujdeset shumë për Anën;B) shpesh ka probleme me rregullimin e gjërave;C) e pëlqen motrën dhe vëllanë e tij shumë;D) i pëlqen që njerëzit të qeshin me shakatë e ti.

2. Qëllimi i autorit në këtë tregim është kryesisht: 1 pikëA) të informojë lexuesit në lidhje me problemet që mund të ketë një kopsht;B) të bindë lexuesit se kopshtaria është diçka gazmore;C) të reklamojë shitjen e fi danëve; D) të kënaqë lexuesit me një histori të lumtur.

3. Autori i përfshin dy paragrafët e parë në këtë tregim me qëllim që: 1 pikë

A) të tregojë se çfarë ndien Ana për bimët;B) të shpjegojë se Ana ndihmoi për drekën;C) të tregojë se ku jeton Ana;D) të shpjegojë pse babai nuk ishte në shtëpi.

4. Ana nuk mund ta ndihmojë të atin në kopsht. sepse: 1 pikë

A) ai nuk dëshiron që të tjerët të prekin bimët e tij;B) ajo nuk di si të kujdeset për bimët;C) e ka të pamundur të ulet në tokë;D) aty ka shumë insekte.

5. Lexo përsëri këtë fjali nga pjesa: “Lër dhe ca për të bërë pak salcë,- i tha i ati duke qeshur.” Nga kjo fjali kuptojmë se: 1 pikë

A) Ana nuk e pëlqen salcën me perime;B) familja nuk ka ushqim të mjaftueshëm;C) Ana po hante perimet, ndërsa i priste në copa;D) familja shpesh hante makarona për darkë.

6. Në fjalinë e fundit të paragrafi t të parë autori përdor fjalë që: 1 pikë A) shkaktojnë vetmi;B) ngacmojnë imagjinatën;C) të krijojnë kënaqësi;D) nxisin veprim.

7. Nëse autori do të shtonte një fjali në paragrafi n e parë, zgjidhni nga këto atë që do të ishte më e përshtatshme.

Page 13: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikëA) Ana dëshironte të dilte dhe të shkulte barërat nga kopshti.B) Farat e luleve duken si topa të vegjël pambuku.C) Bimët e egra kanë ngritur kokat si për të të paralajmëruar se kanë gjemba.D) Farat duhet të mbillen në një vend tjetër dhe duhet të rritet bar i ri.

8. Babai punoi disa ngastra toke në një vend të tillë të lart me qëllim që: 1 pikë

A) të mbilleshin më shumë bimë aty;B) pemët të mos kalbeshin;C) kafshët të mos u afroheshin bimëve dhe t’i dëmtonin;D) vajza e tij të mund të punonte me lehtësi.

9. Nëse në këtë pjesë do të kërkoje të gjeje me shpejtësi diçka që ka thënë babai, atëherë ju: 1 pikë

A) do të lexonit fjalinë e parë të çdo paragrafi ;B) do të kërkonit thonjëzat;C) do të kërkonit pikëçuditjet;D) do të lexonit çdo fjali me kujdes për të gjetur ku shkruhet fjala baba.

10. Çfarë mësuat nga ky tregim? Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme dhe plotë-sojeni me një detaj nga pjesa. 2 pikë

•Prindërit kujdesen gjithmonë për fëmijët e tyre.•Çdo njeri, sipas mundësive, mund të bëjë diçka të dobishme.•Ambienti i gjelbëruar është i shëndetshëm për njeriun.______________________________________________________________________________________________________________________________________________11. Gjeni rrënjën, temën dhe mbaresën e foljes detyrohej. 3 pikë

a) rrënja ___________

b) tema ___________

c) mbaresa___________

12. Tregoni mënyrën dhe kohën e foljeve të nënvizuara në fjalinë e mëposhtme. 4 pikë

Pastaj, kur të mbaronin punë, do ta merrte vajzën në shtëpi.

a) Mënyra: _______________ Koha: ____________

b) Mënyra: _______________ Koha: ____________

Page 14: testet gjuha 6

1414

Teste Gjuha shqipe 6

13. Përdoreni foljen rri në fjali një herë në të ardhmen e thjeshtë të dëftores dhe një herë në të kryerën e dëshirore. 2 pikë

a) E ardhmja e thjeshtë e dëftores: _________________________________________

b) E kryera e dëshirores: _________________________________________

14. Folja e nënvizuar në fjalinë e dhënë më poshtë është në mënyrën: 1 pikëLër dhe ca për të bërë pak salcë.

A) UrdhëroreB) DëshiroreC) KushtoreD) Lidhore

15. Përdore të në fjali një herë si pjesë të lidhores dhe një herë si trajtë të shkurtër. 2 pikë

a) Lidhore:______________________________________________________________

b) Trajtë e shkurtër: ____________________________________________________

16. Përcaktoni llojin e formave të pashtjelluara në fjalitë e mëposhtme: 3 pikë

Dy ketra, rrethuar nga pemët dhe lulet, ishin duke biseduar shumë gjallërisht.Ana mund ta ndihmonte për të përgatitur darkën.

a) rrethuar: _____________________b) duke biseduar: _____________________c) për të përgatitur: _____________________

17. Ndërtoni nga një fjali ku foljen punoj ta përdorni në pjesore, përcjellore dhe paskajore. 3 pikë

a. Pjesore: ___________________________________________________________

b. Përcjellore: _________________________________________________________

c. Paskajore: __________________________________________________________

Page 15: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

18. Të shkruajmë 6 pikë

Imagjinoni sikur keni zbuluar një vend sekret. Tani mendoni sikur do të botohet një libër me tregime që fl asin për mistere dhe në të do të përfshihet edhe tregimi juaj. Përsh-kruajeni atë. Përpiquni ta bëni sa më shumë tërheqës që të mundeni.

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë

Struktura dhe organizimi

Stili dhe origjinaliteti

Saktësia gramatikore dhe drejtshkrimi Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35

Page 16: testet gjuha 6

1616

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT (SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1 A

Pyetja 2 D

Pyetja 3 C

Pyetja 4 C

Pyetja 5 C

Pyetja 6 B

Pyetja 7 A

Pyetja 8 D

Pyetja 9 B_____________________________________________________________________________

Pyetja 10 2 pikë

1 pikë Nëse tregon se çfarë i pëlqeu në këtë pjesë.

1 pikë Nëse gjen një detaj nga pjesa për të mbështetur përgjigjen e dhënë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 11 3 pikë

1 pikë rrënja: detyr (ë)

1 pikë prapashtesa: o

1 pikë mbaresa: hej

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 12 4 pikë

1 pikë të mbaronin: mënyra lidhore

1 pikë të mbaronin: koha e pakryer

Page 17: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë do t(a) merrte: mënyra kushtore

1 pikë do t(a) merrte: koha e tashme

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________Pyetja 13 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është përdorur në të ardhmen e thjeshtë të mënyrës dëftore.

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është përdorur në të kryerën e mënyrës dëshirore.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

Pyetja 14 A

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku të të jetë pjese e foljes në mënyrën lidhore.

1 pikë Nëse krijon një fjali ku të të jetë trajtë e shkurtër e përemrit vetor.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 16 3 pikë

1 pikë rrethuar: pjesore

1 pikë duke biseduar: përcjellore

1 pikë për të përgatitur: paskajore

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 17 3 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si pjesore (punuar).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si përcjellore (duke punuar).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si paskajore (për të punuar).

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Page 18: testet gjuha 6

1818

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 18 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• Shkruan një histori me mistere; • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura historinë;• përdor detaje mbështetëse;• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elemente të tilla: hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë, e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,• ka fjalor të pasur,• ka stil origjinal,• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.

Page 19: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

Testi nr. 3

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vijim.

Logjika

Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë kryeqyteti i Kinës, një plak pyeti një ditë një djalë të vogël: “Kush është më afër Shangai apo dielli?” - Natyrisht që dielli,- tha djali i vogël pa asnjë hezitim. - Mirë,- tha plaku duke buzëqeshur.- Pse mendon kështu? - Është e thjeshtë,- tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shiko-jmë Shangain. Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete dhe shkuan në tregun e qytetit. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati të vogël, sepse ai ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një pemë. Plaku i tregonte se nga vinin gjithë këta njerëz, ndërsa djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme. - Atëherë,- tha plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark pemës ku ata ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër: Shangai apo dielli? - Shangai, sigurisht,- u përgjigj djali pa u menduar fare. Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij. - Po dje ti më the se dielli ishte më afër. - Po, -tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin nga Shangai.

A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?

Page 20: testet gjuha 6

2020

Teste Gjuha shqipe 6

1. Në fund të kësaj historie plaku ishte i pakënaqur. Por më pas djali i shpjegoi përgjigjen e tij. Si është ndier plaku, kur dëgjoi fjalët e djalit? Përgjigjen mbështeteni me ilustrime nga pjesa. 2 pikë_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Cila nga fjalitë e mëposhtme e përmbledh më mirë kuptimin e kësaj ngjarjeje? 1 pikë

A) Një njeri shpesh beson vetëm atë që shikon.B) Edhe një njeri inteligjent mund të veprojë në një mënyrë jo të zgjuar.C) Fëmijët shpesh mendojnë si të rriturit.D) E vërteta është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.

4. “Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar.” A mendoni se djali është i zgjuar? Pse? Përdorni pjesë nga historia për të shpjeguar përgjigjen tuaj.

2 pikë_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

5. Autori i kësaj pjese jep pak detaje rreth fshatit ku jetonin plaku dhe djali. Shkruani dy gjëra që mund të merrni me mend në lidhje me fshatin, duke u bazuar në infor-macionin e kufi zuar që jep kjo pjesë. 2 pikë_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

6. Zgjidhni në fjalitë e mëposhtme se cili është mesazhi i kësaj pjese? 1 pikë

A) Shpesh përshtypjet e para janë më të mirat. B) Vëzhgimi nga afër jep informacion të saktë. C) Të rinjtë vëzhgojnë më mirë se të moshuarit. D) Ne mund t’i ndryshojmë mendimet tona, kur gjejmë informacion të ri.

7. Në fjalor ka dy përcaktime për fjalën “logjik”. 2 pikë

a. gjykim i arsyeshëmb. çdo lloj lidhjeje midis fakteve që duket i arsyeshëm.

Cila nga këto përcaktime mund t’i shkojë për shtat kësaj pjese? Shpjegoni përgjigjen.

Page 21: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

8. Gjeni dy cilësi të djalit. 2 pikë

a) ______________________________ b) ________________________

9. A mendon djali në mënyrë logjike? Shpjegoni përgjigjen duke e mbështetur te pjesa. 2 pikë

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

10. Me ç’kuptim është përdorur fjala gojëhapur në fjalinë e mëposhtme? Zëvendësojeni atë me një fjalë tjetër që është sinonime me të. 2 pikë

Djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme

____________________________________________________

11. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 3 pikë

a) Kush është më afër Shangai apo dielli? ____________________

b) A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli? ____________________

c) Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz. ____________________

12. Qarkoni rasën në të cilën është emri i nënvizuar. 1 pikë

a. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati të vogël

A) EmëroreB) DhanoreC) KallëzoreD) Rrjedhore

Page 22: testet gjuha 6

2222

Teste Gjuha shqipe 6

13. Në cilin lakim bën pjesë emri njerëzish? 1 pikë________________________

14. Vendosni në numrin shumës grupet e fjalëve të mëposhtme: 2 pikë

a) Treg i vogël ____________________

b) Fshat i çuditshëm ____________________

15. Përcaktoni llojin dhe rasën e përemrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij. a) Lloji: ___________________________ b) Rasa: ____________________

16. Tregoni vetën dhe rasën e trajtës së shkurtër të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

Por dje ti më the se dielli ishte më afër.

a) Veta: _______________________

b) Rasa: _______________________

17. Gjeni mënyrën dhe kohën e foljes së nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin nga Shangai.

a) Mënyra: ______________________ b. Koha: ___________________

18. Foljen shkoj përdoreni në fjali një herë në të ardhmen e thjeshtë të dëftores dhe një herë në të tashmen e kushtores. 2 pikë

a) E ardhmja e thjeshtë e dëftores: _________________________________________

b) E tashmja e kushtores: _________________________________________

Page 23: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

19. Ndërtoni nga një fjali ku foljen rri ta përdorni në pjesore, përcjellore dhe paskajore. 3 pikë

a) Pjesore: __________________________________________________________

b) Përcjellore: __________________________________________________________c) Paskajore: __________________________________________________________

20. Të shkruajmë 6 pikë

Përshkruani një përvojë, e cila ju ka mbetur në kujtesë, për shkak të kushteve të jashtëza-konshme të motit në të cilat mund të jeni gjendur. Ngjarja mund të jetë reale ose imagjinare.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë

Struktura dhe organizimi Stili dhe origjinaliteti Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Page 24: testet gjuha 6

2424

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1 2 pikë

Model përgjigjeje

Plaku është ndier i lehtësuar, pasi ai ndodhej para shumë njerëzve dhe nuk donte që të turpërohej.

OSE

Plaku është habitur sërish, me logjikën e mprehtë të djalit, ashtu si u habit edhe në fi llim të kësaj his-torie.

Ilustrimet

• Turma njerëzish.• një grup njerëzish ishin grumbulluar.• Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar.

1 pikë Nëse tregon si është ndier plaku.1 pikë Nëse gjen një ilustrim për të mbështetur mendimin.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_________________________________________________________________________________

Pyetja 2 A

Pyetja 3 2 pikë

Model përgjigjejePo, djali është i zgjuar, sepse ai vëzhgon me kujdes, pastaj përgjigjet. Ai arrin në përfundime nisur nga vëzhgimet që bën.

1 pikë Nëse përgjigjet se ai i duket djali i zgjuar.1 pikë Nëse gjen ilustrime për të mbështetur mendimin e tij.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

ShënimNxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që mësuesi e konsideron të saktë.

Pyetja 4 2 pikë

Model përgjigjeje

Fshat i largëtFshat i varfërFshat i prapambetur

Page 25: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Njerëzit kalojnë kalimthi

2 pikë Nëse shkruan dy gjëra që merr me mend në lidhje me fshatin.1 pikë Nëse shkruan vetëm një gjë që merr me mend në lidhje me fshatin.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

ShënimNxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që mësuesi e konsideron të saktë._________________________________________________________________________________

Pyetja 5 B

Pyetja 6 2 pikë

Për këtë histori vlen pika b e shpjegimit në fjalor.

Pjesa tregon se në këtë rast për të arritur një gjykim të logjikshëm duhet bërë lidhja mes fakteve.

1 pikë Nëse gjen se cili është shpjegimi për fjalën logjikë.1 pikë Nëse shpjegon zgjedhjen që ka bërë.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

Pyetja 7 2 pikë

Djali është:I zgjuarI qetëI vëmendshëmI kujdesshëm

2 pikë Nëse gjen dy cilësi të djalit1 pikë Nëse gjen vetëm një cilësi të djalit0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._____________________________________________________________________________

Pyetja 8 2 pikë

1 pikë Po djali mendon në mënyrë të logjikshme. Në të dyja rastet ai bëri një lidhje midis fakteve, pavarësisht nga e vërteta.

1 pikë Ilustrimi0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

Page 26: testet gjuha 6

2626

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 9 2 pikë

1 pikë Kuptim i fi gurshëm.1 pikë sinonimi: i habitur0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 10 3 pikë

1 pikë afër: ndajfolje1 pikë nga: parafjalë1 pikë por: lidhëz0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare._________________________________________________________________________________

Pyetja 11 D

Pyetja 12 1 pikë

1 pikë Lakimi II_________________________________________________________________________________

Pyetja 13 2 pikë

1 pikë tregje të vogla1 pikë fshatra të çuditshme_________________________________________________________________________________

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë përemër pronor1 pikë rasa kallëzore_________________________________________________________________________________Pyetja 15 2 pikë

1 pikë veta I 1 pikë rasa kallëzore_________________________________________________________________________________

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë mënyra: lidhore1 pikë koha e pakryer_________________________________________________________________________________

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë në të ardhmen e dëftores.1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë në të tashmen e kushtores._________________________________________________________________________________

Page 27: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 18 3 pikë1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në pjesore (ndenjur).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në përcjellore (duke ndenjur).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në paskajore (për të ndenjur).

Pyetja 19 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• përshkruan një përvojë që i ka mbetur në kujtesë; • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, përvojën e kaluar;• përdor detaje mbështetëse;• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elemente të tilla: hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,• ka fjalor të pasur,• ka stil origjinal,• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.

Page 28: testet gjuha 6

2828

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

Testi nr. 4

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vazhdim.

____________________________________________Shumë kohë më parë, lumi Merrimak rridhte paqësisht përmes kodrave të pyllëzuara. Shumë kastorë kishin ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë lumë ku peshq të shumtë notonin në

ujërat e tij të pastra. Kaq i pastër dhe i mirë ishte uji i lumit, sa kafshë nga vende shumë të largëta vinin për të shuar etjen e tyre. Në ato kohë të largëta, kafsha më e madhe në vend ishte dreri. Ai qëndronte aq i drejtë sa edhe pema më e lartë. Kur ecte, toka tundej nën këmbët e tij të rënda. Një ditë, krijesa gjigante mësoi për lumin me ujëra të kristalta dhe të pastra. “Duhet të shkoj atje,- mendoi, - dhe ta provoj vetë ujin.” Kur arriti te lumi, dreri fi lloi menjëherë të pinte ujë. Iu duk shumë i mire, prandaj fi lloi të pinte gjithnjë e më tepër. Shumë shpejt niveli i ujit fi lloi të binte. Kjo i nervozoi kastorët. Çfarë do të ndodhte me shtëpitë e tyre? Ata kishin punuar shumë për t’i ndërtuar ato me baltë dhe shkopinj. - Na ndihmoni!- iu lutën ata lepujve. - Ne duhet ta ndalojmë drerin,- u thanë këta të fundit dhelprave. - Largohu!- i bërtitën kastorët drerit. Por dreri ishte aq i madh sa askush, as edhe ariu, nuk mund të përballej me të. Ndërkaq, dreri vazhdonte të pinte ujin e lumit. Niveli i lumit vazhdonte të zbriste poshtë e më poshtë, sa edhe peshqit fi lluan të trembeshin. Në fund të fundit, kastorët mund të shkonin në një shtëpi të re, por çfarë do të bënin peshqit, nëse lumi thahej? Ata fi lluan të luteshin për ndihmë. Më në fund një krijesë vendosi që ta detyronte drerin të largohej. Ishte një mizë. - Ti je më e vogla! - bërtitën kafshët. -Si mund ta detyrosh ti drerin e madh të largohet? -Ata qeshën, duke menduar se kjo ishte një shaka e mizës. Miza e vogël kishte një plan. Në fi llim ajo u ul në njërën prej këmbëve të drerit dhe e pickoi. Dreri me një lëvizje e fl aku atë tutje. Por miza fl uturoi në këmbën tjetër dhe këtë herë e pickoi më me forcë. Dreri përplasi këmbën me zemërim. Miza fl uturonte nga një anë e kurrizit të drerit në tjetrën duke e pickuar fort në vende të ndryshme. Dreri sa nuk u çmend nga zemërimi. Ai shkundi kokën e tij të madhe, hungëriti, përplasi këmbët dhe hodhi shkelma. Pastaj vrapoi poshtë e lart lumit, duke u përpjekur të zbulonte se kush po e pickonte. Por ai nuk e shikonte dot mizën e vogël. Më në fund u largua nga lumi duke vrapuar me sa i hanin këmbët. Sa krenare ishte miza e vogël! “E shikoni, - u tha ajo kafshëve të tjera, - madhësia ime nuk ka dhe aq vlerë. Unë nuk isha shumë e madhe apo e fortë për ta luftuar drerin, por isha e zgjuar!”

Kastor-i- kafshë, lëkura e të cilëve përdoret për çanta, këpucë.

Page 29: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Pse kastorët ishin të nervozuar? 1 pikëA) Lumi ishte shumë i ftohtë dhe i thellë.B) Dreri po e pinte të gjithë ujin.C) Peshqit ishin duke notuar në drejtim të rrymës.D) Miza ishte duke u mbytur në lumë.

2. Cili nga librat e mëposhtëm mund të përmbajë ngjarje si kjo që sapo lexuat? 1 pikëA) Kafshët dhe bota e tyreB) Përralla me kafshëC) Tek shtëpia në pyllD) Lumenjtë në botë

3. Cili është ndryshimi themelor midis mizës dhe kafshëve të tjera? 1 pikëA) Miza u përpoq të ndihmonte kafshët e tjera.B) Miza është më e vjetër se kafshët e tjera.C) Miza nuk e kupton problemin.D) Miza është më e matur se kafshët e tjera.

4. Me çfarë toni mbyllet kjo fabul? 1 pikëA) të gëzueshëmB) seriozC) të shqetësuarD) të penduar

5. Cili është kuptimi i kësaj fabule? 1 pikëA) Mizat janë më të vogla se kafshët e tjera.B) Lumenjtë kërcënohen për shkak të kastorëve.C) Truri është më i rëndësishëm se madhësia.D) Metodat e duhura të ndihmojnë në situata të vështira.

6. Cila nga fjalitë e mëposhtme bën më mirë përmbledhjen e kësaj fabule? 1 pikëA) Një kafshë e vogël e gjen veten në vështirësi.B) Shumë kafshë bashkohen kundër një armiku të përbashkët.C) Një kafshë e madhe është vënë në lojë nga një kafshë e vogël.D) Kafshët mësojnë pse dreri është akuzuar.

7. Cila nga kafshët rrezikohej më tepër nëse uji i lumit thahej? Pse? 2 pikë

________________________________________________________________

8. Gjeni në tekstin e dhënë një epitet dhe një metaforë, që të tregojnë veçori të drerit.

2 pikë

a) Epitet: __________________________________________

b) Metaforë: __________________________________________

Page 30: testet gjuha 6

3030

Teste Gjuha shqipe 6

9. Vendosini një titull të përshtatshëm kësaj fabule. 1 pikë____________________________________

10. Plotësoni: 2 pikë

Autori e ndërton ngjarjen duke vënë përballë drerin që përfaqëson ________________________ dhe mizën që përfaqëson ___________________.

11. Shkruani një fjalë të urtë që është e përshtatshme për ngjarjen që sapo lexuat. 1 pikë

___________________________________________________________

12. Përcaktoni nga intonacioni tipin e fjalive të thjeshta. 4 pikë

a) “Largohu!”- i bërtitën kastorët drerit. _____________________

b) Çfarë do të ndodhte me shtëpitë e tyre? _____________________

c) Na ndihmoni!- iu lutën ata lepujve. _____________________

d) Dreri përplasi këmbën me zemërim. _____________________

13. Gjeni kryefjalën dhe tregoni me se është shprehur. 2 pikëNë fi llim ajo u ul në njërën prej këmbëve të drerit.

a) kryefjala: ________________________

b) shprehur me: ________________________

14. Nënvizoni kallëzuesin dhe tregoni llojin e tij. 2 pikë

Niveli i lumit vazhdonte të zbriste poshtë e më poshtë

a) kallëzuesi: ____________________

b) lloji: ___________________

16. Përcaktoni funksionin që kanë fjalët e nënvizuara. 3 pikë

a) Ata qeshën duke menduar se kjo ishte një shaka e mizës. ______________________

b) Këtë herë miza e pickoi më me forcë. ______________________

c) Krijesa gjigante mësoi për lumin me ujëra të kristalta. ______________________

17. Gjeni llojin e kundrinorit dhe tregoni me se është shprehur. 2 pikë

Page 31: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

Ata fi lluan të luteshin për ndihmë.

a) Lloji: _________________________

b) Shprehur me: _________________________

18. Përcaktoni llojin e rrethanorëve. 3 pikë

a) Ata kishin punuar shumë për t’i ndërtuar ato shtëpi. ______________________________

b) Lumi Merrimak rridhte paqësisht përmes kodrave të pyllëzuara. __________________

c) Ai u largua nga lumi duke vrapuar me sa i hanin këmbët. __________________

19. Plotësoni me emër ose GE me parafjalën nga. 3 pikë

(rrethanor vendi) ________________ Dreri u largua (rrethanor shkaku) ________________

(kundrinor i zhdrejtë me parafjalë) _______________

20. Qarkoni fjalinë e përbërë me bashkërenditje. 1 pikë

A) Kur ecte, toka tundej nën këmbët e tij të rënda.B) Iu duk shumë i mire, prandaj fi lloi të pinte gjithnjë e më tepër.C) Ndërkaq, dreri vazhdonte të pinte ujin e lumit.D) Më në fund një krijesë vendosi që ta detyronte drerin të largohej.

21. Të shkruajmë 6 pikë

Humbja e diçkaje apo e dikujt mund të të ndryshojë. Mund të humbasësh një mik, një kafshë të dashur, paratë ose dhe besimin tënd në përralla. Shkruaj për një humbje që të ka ndodhur. Për shembull, mund të mbështetesh edhe në një nga variantet e mëposhtme:humbja e diçkaje të ka hidhëruar shumë,OSEdikur humbja e diçkaje nuk të solli trishtim, OSEdiçka nuk ishte e jotja dhe ti e humbe etj.

Mund të përdorësh shembuj nga jeta e përditshme, nga diçka që ke lexuar (parë)ose mund të shkruash diçka imagjinare. 6 pikë

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 32: testet gjuha 6

3232

Teste Gjuha shqipe 6

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë

Struktura dhe organizimi Stili dhe origjinaliteti Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Page 33: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1 B

Pyetja 2 B

Pyetja 3 D

Pyetja 4 A

Pyetja 5 C

Pyetja 6 C___________________________________________________________________________

Pyetja 7 2 pikë

1 pikë Më shumë rrezikoheshin peshqit.1 pikë Rrezikoheshin më shumë, sepse ata jetojnë në ujë dhe nuk mund të shkonin diku tjetër, në ndryshim nga kafshët e tjera që mund të largoheshin.

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.___________________________________________________________________________

Pyetja 8 2 pikë

1 pikë epitet: krijesë gjigante1 pikë metaforë: toka tundej nën këmbët e tij të forta.0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

___________________________________________________________________________

Pyetja 9 1 pikë

1 pikë Nëse i vendos pjesës një titull tjetër të përshtatshëm.0 pikë Nëse përgjigjen gabim (titulli nuk është i përshtatshëm) ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 10 2 pikë

Model përgjigjeje

Dreri përfaqëson: njeriun agresiv, pushtues, të pushtetshëm, të fortë, të paarsyeshëm, të pandjeshëm etj.Miza përfaqëson: njeriun e urtë, të maturë, të arsyeshëm, të qetë, të kujdesshëm, të zgjuar.

Page 34: testet gjuha 6

3434

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë Nëse tregon se çfarë përfaqëson dreri (një përcaktim).1 pikë Nëse tregon se çfarë përfaqëson miza (një përcaktim).0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

______________________________________________________________________________

Pyetja 11 1 pikë

1 pikë Nëse shkruan një fjalë të urtë që ka lidhje me ngjarjen.0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

______________________________________________________________________________

Pyetja 12 4 pikë

1 pikë a) nxitëse (urdhërore)1 pikë b) pyetëse1 pikë c) nxitëse (lutëse) 1 pikë d) dëftore0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.______________________________________________________________________________

Pyetja 13 2 pikë

1 pikë kryefjala: ajo1 pikë shprehur me përemër vetor (ose përemër)

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë kallëzuesi: vazhdonte të zbriste1 pikë lloji: kallëzues i përbërë______________________________________________________________________________

Pyetja 15 3 pikë

1 pikë a) kallëzues emëror1 pikë b) rrethanor1 pikë c) përcaktor____________________________________________________________________________

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë shprehur me emër______________________________________________________________________________

Pyetja 17 3 pikë

1 pikë a) rrethanor qëllimi

Page 35: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë b) rrethanor mënyre1 pikë c) rrethanor vendi______________________________________________________________________________

Pyetja 18 3 pikë

1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një rrethanor vendi.1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një rrethanor shkaku.1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një kundrinor të zhdrejtë me parafjalë_____________________________________________________________________________

Pyetja 19 B

Pyetja 20 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• shkruan për një humbje që i ka ndodhur, • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, përvojën e kaluar,• përdor detaje mbështetëse,• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë• respekton elemente të tilla: hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,• ka fjalor të pasur,• ka stil origjinal,• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.

Page 36: testet gjuha 6

36

Teste Gjuha shqipe 6

Lexoni historinë e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave që vijojnë.

Si u bë breshka me zhguall

Shumë kohë më parë, breshka nuk ka pasur zhguall. Kurrizi i saj ishte i butë dhe shkëlqente nga mijëra rubinë, diamante, smeralde, safi rë dhe shumë gurë të tjerë të çmuar. Të vendosur radhë-radhë ato krijonin një harmoni ngjyrash, duke e bërë atë krijesën më të bukur të shkretëtirës. Breshka e ndiente se ishte me të vërtetë e bukur, gjë që e shtynte të lëvizte lart e poshtë, për t’u treguar edhe të tjerëve pamjen e saj mahnitëse. Një ditë një mi i vogël e pa breshkën. Meqenëse atij i pëlqente të mblidhte objekte që shkëlqenin, vrapoi drejt saj me shpresën se breshka do të ishte zemërgjerë dhe do t’i falte disa nga gurët e saj të çmuar. - E dashur zonjushë! Më ka mahnitur shkëlqimi i gurëve që ke dhe do të isha shumë i lumtur nëse mund të më jepje një ose dy prej tyre, - i tha ai. “Unë jam shumë e bukur dhe kam kaq shumë gurë të çmuar, - tha breshka me vete. - Nuk besoj se mund të pendohem nëse i fal një ose dy prej tyre.” - Mirë! - iu përgjigj ajo. - Mund të marrësh, por jo shumë. Miu mori dy prej tyre dhe u largua me vrap. Ndërsa breshka vazhdonte të shëtiste lart e poshtë, takon një dragua. Ai ishte shumë i shëmtuar dhe, kur pa kurrizin e saj të mrekullueshëm, u trishtua dhe fi lloi të qante. - Oh, i shkreti dragua, pse po qan? – e pyeti ajo. - Sepse ti je kaq e bukur dhe unë kaq i shëmtuar,- iu përgjigj me një zë qaraman dra-goi. Breshkës i erdhi keq dhe i tha: - Mos u mërzit! Unë do të të jap disa prej gurëve të mi dhe kështu ti do të bëhesh po aq i bukur sa edhe unë. Dragoi mori tri gurë të çmuar dhe zbukuroi me to kurrizin e tij. Breshka vazhdoi t’u falte krijesave që takonte në rrugë gjithçka të bukur që kishte me vete, pa u shqetësuar fare se po humbiste njëri pas tjetrit të gjithë gurët e çmuar. Ajo mendonte se do t’i mbeteshin aq sa i duheshin për të qenë e bukur. Por këtu gabonte. Papritur ajo e kuptoi se nuk i kishte mbetur më asnjë gur. Breshka fi lloi të ecte, duke menduar e trishtuar se nuk ishte më kafsha më e bukur. Eci e eci pa pushim, derisa arriti në një fshat të vogël. Breshka kishte qenë edhe më parë aty dhe e njihte shumë mirë të parin e fi sit. Kur plaku i mençur e pa të zhveshur nga të gjithë gurët e çmuar, i tha: - Breshkë, ku i ke çuar gurët e çmuar që kishe? - Ah, njeri i mirë, ta dish seç kam bërë! Unë i fala të gjithë gurët e çmuar dhe bashkë me

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

Testi vjetor

Page 37: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

to edhe bukurinë time e tani mbeta kështu, – i tha ajo e trishtuar. - Oh! Do të desha të t’i ktheja prapë. Megjithatë, ti mbetesh një nga kafshët më të bukura që kam njohur dhe këtë mos e harro. E hutuar breshka i tha: - Por si? Pa gurët e mi të çmuar unë jam asgjë. - Jo, - i tha plaku. - Ty të bën të bukur gatishmëria dhe dëshira e madhe për të ndihmuar të tjerët. E dashur breshkë! Hijeshia jote qëndron te mirësia që ke dhe jo te pamja. Plaku i urtë ndërtoi një zhguall të vogël prej argjile. Mbi të ai gdhendi shumë fi gura, që të kujtonin kurrizin e saj të mbuluar me gurë të çmuar. Por, megjithëse zhgualli nuk e kishte më shkëlqimin e gurëve të çmuar, breshka u ndje më e bukur se kurrë. Ajo e dinte se i kishte bërë të tjerët të lumtur.

Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Breshka ishte e hutuar kur po fl iste me plakun, sepse: 1 pikë

A. nuk e kuptonte pse ai ishte i shqetësuar;B. nuk e kuptonte pse ai mendonte se ishte e bukur;C. nuk e kuptonte pse ai nuk i jepte dot më gurë të çmuar;D. nuk e kuptonte gjuhën që fl iste ai.

2. Cili ishte mësimi që mori breshka në fund? 1 pikë

A. Ajo mësoi se ishte e bukur për atë që bëri dhe jo për pamjen që kish pasur.B. Ajo besoi se plaku ishte më i mençur seç kishte menduar më parë.C. Ajo mësoi t’u besonte kafshëve të tjera, të cilat më parë i shmangte.D. Ajo më në fund kuptoi se gjithë pasuria e botës nuk mund t’i sillte dot lumturi.

3. Si ndryshojnë emocionet e breshkës përpara se të zbulojë se nuk ka më gurë të çmuar dhe pasi e kupton këtë? 1 pikë

A. nga e gëzuar në inatçore,B. nga e pikëlluar në të kënaqur,C. nga e dëshpëruar në të hareshme,D. nga e gëzuar në të brengosur.

4. Gjeni në alternativat e mëposhtme atë ku përdoret fi gura e personifi kimit. 1 pikëA. Breshkës i erdhi keq.B. Kurrizi i saj ishte i butë dhe shkëlqente.C. Ato e kishin bërë atë krijesën më të bukur të shkretëtirës.D. Shumë gurë të tjerë të çmuar e zbukuronin atë.5. Si zgjidhet problemi i breshkës? 1 pikë

A. Plaku i kujton breshkës se ajo ka qenë gjithmonë e bukur.B. Breshka vendos të jetojë pa zhguall.

Page 38: testet gjuha 6

3838

Teste Gjuha shqipe 6

C. Miu i rikthen breshkës gurët e çmuar.D. Dragoi zbulon disa gurë të çmuar për breshkën.

6. Edhe miu edhe dragoi kanë nga një arsye që i kërkojnë gurë të çmuar breshkës? Cila është ajo? 2 pikë

a) arsyeja e miut: _______________________________________________b) arsyeja e dragoit: _______________________________________________

7. Në fjalinë: ...Për t’u treguar edhe të tjerëve pamjen e saj mahnitëse fjala mahnitëse është sinonime me fjalën: 1 pikë

A) të zakonshmeB) të çuditshmeC) të lumturD) të mrekullueshme

8. Çfarë ka dashur të na tregojë autori nëpërmjet kësaj historie? Argumentojeni përgjigjen tuaj edhe me detaje nga historia. 3 pikë

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

9. Duke u mbështetur në përdorimet e fjalëve të mëposhtme (në tekstin e dhënë më sipër), përcaktoni fushën e tyre leksikore. 1 pikë

rubinë, diamante, smeralde, safi rë. _______________________________

10. Në fjalinë: “Kurrizi i saj ishte i butë dhe shkëlqente nga mijëra gurë të çmuar” antonimi i fjalës shkëlqente është: 1 pikë

A. ndriçohejB. nxihejC. përfl akejD. errësohej

11. Me ndajfoljen thjesht formoni fjalë të prejardhura me prapashtesim. 3 pikë

a. një folje _____________ b. një mbiemër _____________ c. një emër _____________

Page 39: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

12. Tregoni se në ç’rasë dhe në ç’trajtë është emri në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

Atij i pëlqente të mblidhte objekte që shkëlqenin.

a. Rasa: _________________ b. Trajta: _________________

13. Tregoni mënyrën dhe kohën e foljeve të nënvizuara. 4 pikë

• Nuk i kishte mbetur më asnjë gur.

a. Mënyra: ________________ b. Koha: ________________

• Mund të marrësh, por jo shumë.

a. Mënyra: ________________ b. Koha: ________________

14. Qarkoni fjalinë ku është përdorur trajta e shkurtër e thjeshtë. Tregoni rasën e saj. 2 pikë

A. Dragoi ia mori gurët e çmuar dhe zbukuroi me to kurrizin e tij.B. Ajo i kishte bërë të tjerët të lumtur.C. Kështu ti do të bëhesh po aq i bukur sa edhe unë.D. Mbi të ai gdhendi shumë fi gura.

Rasa: _____________

15. Gjeni llojin e përemrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. Tregoni se në ç’rasë është përdorur. 2 pikë

Unë do të të jap disa prej gurëve të mi.

a) lloji: _______________b) rasa: _______________

16. Ç’funksion kanë fjalët e nënvizuara? 3 pikë

a) Plaku modeloi një zhguall të vogël prej argjile. _____________________b) Breshka vazhdoi të ecte, duke menduar e trishtuar. _____________________c) Vrapoi drejt saj me shpresën... _____________________

17. Nënvizoni kryefjalën. Tregoni me se shprehet. 2 pikë

Hijeshia jote qëndron te mirësia që ke dhe jo te pamja.

Page 40: testet gjuha 6

4040

Teste Gjuha shqipe 6

a. Kryefjala: _____________________b. Shprehur me: _____________________

18. Përcaktoni tipin e fjalive sipas kumtimit. 2 pikë

a. Breshkë! ________________________ b. Do të desha të t’i ktheja prapë. ______________________

19. Qarkoni fjalinë e thjeshtë. 1 pikë

A) Breshka vazhdoi t’u jepte krijesave të tjera bukuri dhe hijeshi. B) Ku i ke çuar gurët e çmuar që kishe?C) Ajo e dinte se i kishte bërë të tjerët të lumtur.D) Ti mbetesh një nga kafshët më të bukura që kam njohur.

20. Të shkruajmë 6 pikë

I shkruani një letër një shoku, ku t’i tregoni për talentin e veçantë të një moshatarit tuaj. Përdorni formën korrekte të një letre miqësore. ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë

Struktura dhe organizimi Stili dhe origjinaliteti Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Page 41: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1 B

Pyetja 2 A

Pyetja 3 B

Pyetja 4 A

Pyetja 5 A________________________________________________________________________

Pyetja 6 2 pikë

1 pikë Arsyeja e miut: koleksion objekte që shkëlqejnë.1 pikë Arsyeja e dragoit: Dëshiron të jetë po aq i bukur sa edhe breshka.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________

Pyetja 7 D

Pyetja 8 3 pikë

Model përgjigjejeBukuria qëndron te mirësia, dashuria, kujdesi që tregojmë ndaj të tjerëve. Ajo qëndron te zemra e mirë dhe mirënjohja.

2 pikë Nëse shpjegon plotësisht se çfarë ka dashur të tregojë autori përmes kësaj historie.OSE1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht se çfarë ka dashur të tregojë autori përmes kësaj historie

DHE

1 pikë Nëse ilustron me shembuj mendimin e dhënë.

Pyetja 9 1 pikë

1 pikë Gurë të çmuar________________________________________________________________________

Pyetja 10 A________________________________________________________________________

Page 42: testet gjuha 6

4242

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 11 3 pikë

1 pikë Nëse krijon një folje të prejardhur me ndajfoljen thjesht: thjeshtoj.

1 pikë Nëse krijon një mbiemër të prejardhur me ndajfoljen thjesht: i thjeshtë.

1 pikë Nëse krijon një emër të prejardhur me ndajfoljen thjesht: thjeshtësi.________________________________________________________________________

Pyetja 12 2 pikë

1 pikë rasa: kallëzore 1 pikë trajta e pashquar________________________________________________________________________

Pyetja 13 4 pikë

1 pikë kishte mbetur: mënyra dëftore1 pikë kishte mbetur: koha më se e kryer1 pikë të marrësh: mënyra lidhore1 pikë të marrësh: koha e tashme________________________________________________________________________

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë B

1 pikë rasa kallëzore________________________________________________________________________

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë përemër pronor1 pikë rasa rrjedhore

________________________________________________________________________

Pyetja 16 3 pikë 1 pikë a) kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë b) përcaktor1 pikë c) rrethanor________________________________________________________________________

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë kryefjala: hijeshia jote1 pikë shprehur me grup emëror

Page 43: testet gjuha 6

Teste Gjuha shqipe 6

________________________________________________________________________

Pyetja 18 2 pikë

1 pikë nxitëse- thirrmore1 pikë dëftore

________________________________________________________________________

Pyetja 19 A Pyetja 20 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• shkruan një letër ku tregon për talentin e një moshatari, • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura historinë,• përdor detaje mbështetëse,• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elementet të tilla të shkrimit të letrës: hyrjen zhvillimin përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.

Page 44: testet gjuha 6

4444

Teste Gjuha shqipe 6