Jeto Gjelbër_Maj 2014

8
Gazetë Periodike, (Maj 2014) Nr. 139 SHPËRNDAHET FALAS Planet e mbarështrimit dhe pjesëmarrja e komunitetit Të dhëna të përgjithshme për vjeljen e bimëve mjekësore e aromatike Në vazhdim të Projektit të I-rë të Pyjeve, Banka Botërore i ka dhënë asistencë Qeverisë Shqiptare nëpërmjet financimit të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore (PZHBN) për menaxhimin e qën- drueshëm të burimeve natyrore gjatë periudhës 2006-2012. Nga PZHBN në 240 Komuna janë bërë plane të reja, rishikime, dhe në Mikrobazene (MB), me një vlerë 4,135,530 USD, për një sipër- faqe 548 mijë ha. Janë kontraktuar 24 subjekte për hartimin e plan- eve, rishikimin, përgatitjen e mini-projekteve të punimeve për zba- timin e projektit për sekuestrimin e karbonit. Në vitin 2014 nga Federatat Korçë, Dibër dhe Kukës u bënë vizita në terren për të parë si ka qenë pjesëmarrja e banorëve gjatë fazave për hartimin e Planeve të Mbarështrimit. Për këtë analizë u kryen 60 pyetësorë ku të intervistuarit ishin përfaqësues të fshatrave, bor- deve të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhe përfaqësues të stafeve të komunave. Qarqet e përfshira në këtë analizë ishin Korça, Dibra dhe Kukësi. DISA NGA GJETJET KRYESORE Proçesi i transferimit të një pjese të pyjeve dhe kullotave i nisur që në vitin 1996 nga Qeveria Shqiptare dhe mbështetur nga institu- cione dhe organizata të huaja si Banka Botërore, FAO, Sida, US- AID, SNV, ILC etj, është vlerësuar si një hap i madh dhe i rëndë- sishëm në drejtim të forcimit të menaxhimit të decentralizuar të këty- re burimeve duke rritur interesin dhe pjesëmarrjen e autoriteteve dhe komuniteteve lokale. Hartimi i planeve të mbarështrimit është një bazë e mirë për fillimin e menaxhimit në mënyrë të qëndrueshme të burimeve natyrore (veçanërisht në pylltarinë komunale). Ky mund të behet një objek- tiv më realist, sepse: a) të drejtat e pronësisë së pyjeve dhe komunave janë transferuar tek njësitë e qeverisjes vendore nga qeveria; b) komunitetet dhe shoqatat e tyre kanë tashmë planet e tyre të menaxhimit, si instrumenta të rëndësishme për një menaxhim të përshtatshëm të burimeve natyrore; c) komunitetet dhe shoqatat e tyre kanë marrë pjesë në programe trajnimi për të filluar e ngritur kapacitete të kërkuara; d) komunitetet dhe shoqatat e tyre janë vendosur drejt në qendër (VIJON NË FAQEN 2) JETO GJELBËR JETO GJELBËR “Blinaja” Ekosistemi i bashkëjetesës së florës e faunës, rezervati më i madh shqiptar i gjahut FAQE 6 FAQE 3 XHELAL SHUTI Koordinator FPPKK Kukës ING. DORIAN NASI Parku kombëtar Divjakë –Karavasta 22 maj, dita ndërkombëtare e biodiversitetit FAQE 6 Dita Botërore e Zogjve Shtegëtarë në Kosovë KEMAJL KADRIU, ing.dip. Shef Divizioni për Infrastrukturë pyjore Departamenti i Pylltarisë në MBPZHR të zbatimit të projektit si aktorët më të interesuar dhe më të përsh- tatshëm për të arritur dhe ruajtur menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonat e larta me erosion; e) Banorët dhe shoqatat sigurojnë përfitime me ndikim në jetën e tyre. Legalizimi i pronës (pyje dhe kullota) gjeneron punësim dhe të ardhura nga pyjet e gështenjës NEXHMEDIN RAMADANI FAQE 7 Mbledhja apo vjelja e bimëve mjekësore e aromatike duhet të kry- het në përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare ekzistuese në fuqi, si edhe konventave ndërkombëtare lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit ku Shqipëria bën pjesë. nivel ndërkombëtar këto specie mbrohen nga Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës Egër (CITES). Po kështu nivelin Europian ekziston Konventa për Ruajtien e Jetës së egër dhe Habitateve Natyrale e vitit 1982 (Konventa e Bernës). FAQE 6-7

Transcript of Jeto Gjelbër_Maj 2014

Page 1: Jeto Gjelbër_Maj 2014

MAJ 20141JETO GJELBËRJETO GJELBËR

Gazetë Periodike, (Maj 2014) Nr. 139

SHPËRNDAHETFALAS

Planet e mbarështrimit dhepjesëmarrja e komunitetit

Të dhëna të përgjithshmepër vjeljen e bimëve

mjekësore e aromatike

Në vazhdim të Projektit të I-rë të Pyjeve, Banka Botërore i ka dhënëasistencë Qeverisë Shqiptare nëpërmjet financimit të Projektit tëZhvillimit të Burimeve Natyrore (PZHBN) për menaxhimin e qën-drueshëm të burimeve natyrore gjatë periudhës 2006-2012.Nga PZHBN në 240 Komuna janë bërë plane të reja, rishikime, dhenë Mikrobazene (MB), me një vlerë 4,135,530 USD, për një sipër-faqe 548 mijë ha. Janë kontraktuar 24 subjekte për hartimin e plan-eve, rishikimin, përgatitjen e mini-projekteve të punimeve për zba-timin e projektit për sekuestrimin e karbonit.Në vitin 2014 nga Federatat Korçë, Dibër dhe Kukës u bënë vizitanë terren për të parë si ka qenë pjesëmarrja e banorëve gjatë fazavepër hartimin e Planeve të Mbarështrimit. Për këtë analizë u kryen 60pyetësorë ku të intervistuarit ishin përfaqësues të fshatrave, bor-deve të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhepërfaqësues të stafeve të komunave. Qarqet e përfshira në këtëanalizë ishin Korça, Dibra dhe Kukësi.

DISA NGA GJETJET KRYESOREProçesi i transferimit të një pjese të pyjeve dhe kullotave i nisur qënë vitin 1996 nga Qeveria Shqiptare dhe mbështetur nga institu-cione dhe organizata të huaja si Banka Botërore, FAO, Sida, US-AID, SNV, ILC etj, është vlerësuar si një hap i madh dhe i rëndë-sishëm në drejtim të forcimit të menaxhimit të decentralizuar të këty-re burimeve duke rritur interesin dhe pjesëmarrjen e autoritetevedhe komuniteteve lokale.Hartimi i planeve të mbarështrimit është një bazë e mirë për fillimin emenaxhimit në mënyrë të qëndrueshme të burimeve natyrore(veçanërisht në pylltarinë komunale). Ky mund të behet një objek-tiv më realist, sepse:a) të drejtat e pronësisë së pyjeve dhe komunave janë transferuartek njësitë e qeverisjes vendore nga qeveria;

b) komunitetet dhe shoqatat e tyre kanë tashmë planet e tyre tëmenaxhimit, si instrumenta të rëndësishme për një menaxhim tëpërshtatshëm të burimeve natyrore;c) komunitetet dhe shoqatat e tyre kanë marrë pjesë në programetrajnimi për të filluar e ngritur kapacitete të kërkuara;d) komunitetet dhe shoqatat e tyre janë vendosur drejt në qendër (VIJON NË FAQEN 2)

(FAQE 3)

JETO GJELBËRJETO GJELBËR

“Blinaja” Ekosistemi ibashkëjetesës së florës e

faunës, rezervati më imadh shqiptar i gjahut

FAQE 6

FAQE 3XHELAL SHUTI

Koordinator FPPKK Kukës

ING. DORIAN NASIParku kombëtar Divjakë –Karavasta

22 maj, dita ndërkombëtaree biodiversitetit

FAQE 6

Dita Botërore e ZogjveShtegëtarë në Kosovë

KEMAJL KADRIU, ing.dip.Shef Divizioni për Infrastrukturë pyjoreDepartamenti i Pylltarisë në MBPZHR

të zbatimit të projektit si aktorët më të interesuar dhe më të përsh-tatshëm për të arritur dhe ruajtur menaxhimin e qëndrueshëm tëburimeve natyrore në zonat e larta me erosion;e) Banorët dhe shoqatat sigurojnë përfitime me ndikim në jetën etyre.

Legalizimi i pronës (pyje dhekullota) gjeneron punësim dhe tëardhura nga pyjet e gështenjës

NEXHMEDIN RAMADANI

FAQE 7

Mbledhja apo vjelja e bimëve mjekësore e aromatike duhet të kry-het në përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare ekzistuese nëfuqi, si edhe konventave ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen ebiodiversitetit ku Shqipëria bën pjesë. Në nivel ndërkombëtarkëto specie mbrohen nga Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtaretë Specieve të Rrezikuara të Florës së Egër (CITES). Po kështunë nivelin Europian ekziston Konventa për Ruajtien e Jetës sëegër dhe Habitateve Natyrale e vitit 1982 (Konventa e Bernës).

FAQE 6-7

Page 2: Jeto Gjelbër_Maj 2014

2 MAJ 2014JETO GJELBËRJETO GJELBËR

SITUATA AKTUALE E VLERËSIMITKomisionet e fshatrave janë përfshirë në ndarjene kufijve mes fshatrave dhe hartimin e planeve tëmbarështrimit. Duke qënë se jo të gjitha komunatdhe SHPPKK-të kanë specialistë, planet përdorenvetëm kur ka investime. PM përfshin formatin eplanit të përshkrimit parcelar me të dhënat, objek-tivat dhe aktivitetet për parcelat sipas përshkrimitparcelar. Siç del nga shumë intervista në të treqarqet, përfaqësuesit e fshatit nuk e dinë, pasipërshkrimet parcelare nuk janë bërë në konsultimtë plotë me fermerin. Disa prej tyre mendojnë seplani ka një informacion të bollshëm në menax-himin e pyjeve dhe kullotave komunale, por du-het të zbatohet nga specialistë të pyjeve dhe jojashtë profilit, pasi nuk e njohin teknikisht atë.Sipas intervistave të kryera rezulton se, nuk kashkuar deri në fund proçesi shumë i rëndësishëmdhe ndërkohë ndër më të vështirët si identifikimi ipërdorueseve, kufijve, ndarja sipas përdoruesevedhe rishikimi i përshkrimit të parcelave sipasformës së menaxhimit, përdoruesve dhe skeda erilevimit të terrenit që përcakton strategjinë, ma-sat dhe vendimet përkatëse, evidentimin dhemënyrën e zgjidhjeve të konflikteve.Të drejtat për planinNë komunat ku janë kry-er intervistat rezulton seekziston plani i mbarësh-trimit dhe të gjithë për-faqësuesit kanë dijeni përtë. Planet janë bërë nëvitet 2008-2010 dhegjenden në formë të prin-tuar dhe elektronike, porka dhe raste që janë vetëmtë printuara. Të gjithë të intervistuarit kanë dijenipër ekzistencën e PM dhe përgjithësisht kanë ak-ses për t'a parë atë, ku kryesisht gjendet në Ko-munë apo Bashki.Gjatë hartimit të PM janë diskutuar me komunite-tin të gjitha problemet; janë bërë të njohura rezu-ltatet, si dhe drafti është diskutuar me pleqësinë efshatit; komisioni i fshatit ka marrë pjesë direkt nëhartimin e PM. Në zbatimin e planit ka patur njëpërqindje të lartë pjesëmarrjeje nga ana komuni-tetit. Në fazën e zbatimit pas investimit nga pro-jekti, rezulton që ka vështirësi në informacionin,si pasojë e kompleksitetit të projektit, përfshirjessë banorëve në planifikim, mungesës së fondeve,e arsye të tjera të komentuara nga shumë të inter-vistuar (mungesë eksperti, ndikimi politik duke kr-ijuar shumë shoqata, etj.).

PM përdorimiBazuar në të dhënat e përftuara nga takimet dhestudimi i shumë planeve në Veri dhe Jug të Sh-qipërisë, rezulton se koncepti i pjesëmarrjes vlerë-sohet dhe ka ndikim pozitiv tek përdoruesit epyjeve dhe kullotave në Shqipëri. Dominon men-dimi se PM përdoret vetëm nga Komuna dhe Stafipër të siguruar investime. Pjesëmarrja e komuni-tetit ka qenë e mirë në disa faza të hartimit të PM,nuk është shtrirë në nivel përdoruesi, por deri nënivel fshati në dy faza.

PjesëmarrjaNë proçesin e përgatitjes së PM dhe PMB kanëmarrë pjesë 110,400 vetë; numri i anëtarëve qëshprehën mendime për PM 13,200 vetë; numri igrave në proçesin e planifikimit 9%; Numri iantarëve të komunitetit pjesëmarrës në punimet ezbatimit të PMPK/ MB=13,656; numri i familjevetë fermerëve përfitues nga realizimi i aktivitetevebujqësore e blegtorale të PMB 10,500; përqindjamesatare e rritjes së të ardhurave të familjeve tëkëtyre fermerëve nga realizimi i aktiviteteve bujqë-sore e blegtorale të PMB shkon 28% (sipas tëdhënave të monitorimit të PZHBN 2013).

Vendim-marrja në fshat ende dominohet nga bur-rat dhe është mjaft i theksuar ndikimi i komunësnë caktimin e kryetarëve të fshatrave dhe kry-etarëve të shoqatave (në shumë komuna ka mëshumë se një shoqatë). Si pasojë e normave so-ciale dhe traditave, pjesëmarrja e grave në ven-dim-marrje është relativisht shumë e ulët dhe përf-shirja e tyre në zbatimin e aktiviteteve të planitshkon në 9%. Familjet karakterizohen nga sasia ekufizuar e tokës së bukës dhe asaj pyjore, dhe kjoe cilësisë së ulët, gjë e cila nuk rrit sa duhet inter-esin e fermereve në komisionet përkatëse. Pjesë-marrja duhet të shihet shumë e vlefshme në të

gjitha hapat, në zyrë, nëterren, në ndërgjegjësim,në planifikim dhe në zba-tim, por momenti më irëndësishëm që duhetvlerësuar është identifiki-mi i përdoruesve, hartadhe skeda e terrenit. Kyishte elementi bazë i ri iunifikuar që është përf-shirë në këto plane, porpa efektivitetin e duhur.

Hartuesit e planit (konsulentët) për të lehtësuarpunën e tyre, jo vetëm nuk kanë bërë identifikim,ndarje dhe harta, por e kanë anashkaluar pjesë-marrjen e përdoruesve, që është pjesa lidhëse kyçee përdoruesit me tokën pyjore e kullosore dhemënyrën e planifikimit dhe menaxhimit. Kjo ka bërëqë planifikuesi të hartojë skedën e terrenit pa py-etur njeri dhe vetëm për parcelën sipas planit tëvjetër. Kjo me pretendimin se s'ka përdoruestradicionalë, se e gjithë toka dhe pylli janë tëfshatit (përdorim kolektiv, ose fis), por në disaraste me pretendimin se mungon buxheti përkëtë aktivitet, etj.Ka një kuptim jo të plotë kur shumë nga të interv-istuarit shprehen se plani i menaxhimit përdoretnga Stafi dhe Komuna vetëm kur ka buxhete, kurnë fakt ai është një plan që duhet të jetë në për-dorim për të gjithë njerëzit sepse të gjithë janëpërdorues të pyjeve dhe kullotave në çdo fshat tëShqipërisë.Çfarë propozohet për të ardhmen?-Të hartohen plane më të thjeshta dhe të kup-tueshme për të gjithë përdoruesit;-Përcaktimi në kuadrin ligjor e rregullator për trans-ferimin e zonave pyjore dhe kullosore tek për-doruesit tradicionalë, është një instrument që dety-ron hartuesit e PM-ve ose rishikimin të sigurojnëpjesëmarrjen në të gjitha hapat e PM;-Rritja e pjesëmarrjes nëpërmjet mbështetjes përçështjet kyçe, si e drejta e pronës, regjistrimin dhelegalizimin e të drejtave të përdoruesve për komu-nitetet lokale, ndihmon rritjen e prodhimit të bio-masës, sekuestrimit të karbonit, të ardhurat përpronarët dhe përdoruesit etj.;-Riorganizimi i Shoqatës PPKK të fshatit dhe tëkomunës, Federatave Rajonale e Kombëtare,nëpërmjet zgjedhjeve demokratike duke synuarpërfaqësim më të madh të grave dhe zhvillim tëaktiviteteve ekonomike që gjenerojnë të ardhurapër anëtarët e tyre (përmirësimi i statutit aktual nërrafshin horizontal dhe vertikal);

Planet e mbarështrimit dhe pjesëmarrja e komunitetit-Përmirësimi i mëtejshëm i PM, për t'i forcuar atosi instrument të menaxhimit për autoritetet e ko-munës dhe shoqatat e tyre. Përmirësimet ekërkuara përfshijnë: a) reflektimin e ndryshimevetë reja në pronësinë dhe përdorimin; b) përcak-timin e kufijve të pyjeve dhe kullotave; c) përf-shijen e kostos dhe përfitimet të aktivitetevetë planifikuara; d) hartimin e planeve vjetoretë veprimit si një kërkesë e domosdoshme përzbatimin efektiv të planeve të menaxhimit.Sfidat aktuale dhe drejtimet e punës për tëardhmen-Të punohet për të rritur kuptimin dhe proçesin epjesëmarrjes në të gjitha hapat e hartimit dhe zba-timit të PM;-Rishikimi i PM për të realizuar identifikimin epërdoruesve, kufijve, ndarja sipas përdoruesevedhe rishikimi i përshkrimit të parcelave sipasformës së menaxhimit, përdoruesve dhe skeda erilevimit të terrenit që përcakton strategjinë, ma-sat dhe vendimet përkatëse, evidentimin dhemënyrën e zgjidhjes së konflikteve si pjesa më erëndësishme dhe ndërkohë dhe më vështirë qëneglizhoi PZHBN (trajnime periodike në të gjithëShqipërinë);-Të kuptohet si një proçes transferimi nga për-dorimi në forcim të pronësisë për fermerët bazuarnë modelet e krijuara në shumë rajone të Shqipërisëkur mirëmenaxhimi i pyllit dhe kullotës të dhënënë përdorim është mbikqyrur për disa vjet rresht7-10 vjet, 20 -30 % teritorit;-Krijimi i një regjistri kombëtar për kadastrën etokës pyjore dhe përdoruesit tradicionalë, piloti-mi i i kadastrës së unifikuar të tokës;-Forcimi i qëndrueshmërisë së organizatave tëpërdoruesve dhe Federatave (pa ndërhyrje nëcaktimin e kryetarëve të shoqatave, rritjen e ka-paciteteve, angazhimin, financimin, rrjetëzimin,përcaktimin e qartë të roleve etj.);-Rritja e informacionit mbi tregun dhe çmimet etregut. Ky informacion duhet të jetë i besueshëm,periodik për grupet e organizuara, për tregjet ra-jonale, kombëtare, por dhe ndërkombëtare;-Kompetencat (përfshirja e detyrave të ligjit të ridhe rregulloreve pasuese);-Trajnime periodike për mënyrën e aplikimeve tekPSHM dhe mbështetje të fermerëve për shërbimetmjedisore;-Në kuadrin e përgatitjeve për hyrjen në BE, plan-et për sigurimin e mbështetjes për zhvillimin ru-ral dhe trajnimin e fermerëve duhet të jenë tëkoordinuar për të përfshirë trajnimin dhe eksten-sionin për pyjet.Aspektet ligjore: Aktualisht duhen përpjekje se-rioze nga të gjithë aktorët për të njohur dhe pub-likuar ligjet që lidhen me Pyjet, Kullotat, BMET,Gjuetinë, me qëllim që të krijohet një mjedis më imirë dhe një opinion më agresiv për të mbrojturNatyrën dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e mje-disit në Shqipëri. Pronësia dhe të drejtat e për-dorimit mbi pyjet dhe kullotat komunale kanëmbetur të paqarta. Në shumë raste vihet re mu-ngesa e njohjes së aktorëve të interesuar meproçesin (çështje që lidhen me përcaktimin ekufijve ndërmjet njësive të qeverisjes vendore,ndryshimet në destinacionin e përdorimit të terri-torit). Të drejtën për përdorimin e pyjeve dheproduktet e ndryshme, si dhe rolet dhepërgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm të përfshirëjanë të paqarta; Duhet të vazhdojë diskutimi dhepërfshirja e ndryshimeve për Ligjin nr. 9385, 2005"Mbi Pyjet dhe Shërbimin Pyjor", Projekt-Ligjimbi Pyjet dhe Kullotat (2013) - që akoma është nëproçes për t'u diskutuar. Duhet të vazhdojë anal-iza dhe shqyrtimi i plotë i legjisilacionit dhembështetje e ndryshimeve aty ku është enevojshme. Sqarim i çështjeve kyçe të tilla si: a)Rolet e aktorëve; b) qartësia për pronat dhe pr-onarët; c) Roli i shërbimeve; d) Të drejtat lidhur

(vijon nga faqja 1)me shërbimet e ekosistemit; f) Mundësia për të pa-sur përfitime ekonomike nga shërbimet ekosistemit.Ndërgjegjësimi: Programe dhe mbështetje përndërgjegjësimin e komunitetit, për hartimin dhezbatimin e planeve të mbarështrimit të qëndrueshëmtë pyjeve e kullotave komunale nga vetë SHPP-KK. Të kërkohet garanci tek Ministria e Mjedisitdhe Ministria e Bujqësisë për mundësi të barabar-ta për të gjitha familjet rurale që të jenë pjesë evendim-marrjes për çdo planifikim dhe në veçantinë Projektin e Shërbimeve Mjedisore dhe si për-fitues të skemës së granteve konkuruese. Vëmend-je e veçantë i duhet kushtuar mënyrave të përf-shirjes së grave dhe mundësitë për fuqizimin e tyre

nëpërmjet rrjetëzimit, formimit të grupeve, etj. (nëstatutin e ri të vendoset një nen që 50 % e femravetë jenë në bordet drejtuese).Ngritja e kapaciteteve: Numri i përgjithshëm i tra-jnimeve të kryera nga SNV-CNVP, për komisionete pyjeve, SHPPKK-të, Federatat Rajonale, Feder-ata Kombëtare 5755; numri i pjesëmarrësve në tra-jnimet e organizuara për ngritjen e kapaciteteve tëSHPPKK 8015 (sipas të dhënave të monitorimit tëPZHBN 2013).Ky proçes është në vazhdim dhe për shumë arsyekërkon punën për forcimin e kapacitetit të SHPP-KK, Federatave dhe NjQV-ve. Arsyet: Mungesa ekapaciteteve të duhura të stafit të Njësive të Qever-isjes Vendore (NJQV), për të menaxhuar në mënyrëtë përshtatshme transferimet e burimeve natyrorenën pronësinë e tyre; Mungesa e financimit përpyjet dhe përmirësimin e kullotave, si nga qeveriaqëndrore po ashtu dhe ajo lokale; Asistencë e pam-jaftueshme për përdoruesit dhe shoqatat në të gjithëShqipërinë; Mungesa e qëndrueshmërisë së SHP-PK-ve, eksperiencë dhe njohuri të pamjaftueshmepër shërbimet e ekstensionit pyjor të sapo krijuara.Sipas të dhënave, mekanizmi për menaxhimin mepjesëmarrje të pyjeve dhe kullotave në mikro-ba-zene dhe pellgje ujëmbledhës janë demostruar tësukseseshme. Megjithatë, zbatimi i aktiviteteve nëplane, është aktualisht i varur nga investimet evazhdueshme dhe mbështetja e donatorëve de-risa pyjet dhe investimet e tjera të fillojnë të japintë ardhura të rëndësishme për SHPPK-të, Komu-nat. Vështirësia qëndron në vetë qëndrueshmërinëfinanciariare në zotërim të përhershëm. Për rritjene kapaciteteve duhet të asistohen SHPPKK për tëzhvilluar projektet agro-mjedisore që mbështetenmbi burimet e disponueshme si produktet bujqë-sore dhe pyjore. Projektet që mund të kontribuojnënë zbutjen e varfërisë dhe krijimin e vendeve tëpunës për brezin e ri të papunë, veçanërisht përgratë. Nga të dhënat e grumbulluara në terren deritani, është mbi 34 numri i komunave që kanë regjis-truar Pyjet në ZRPP, me një sipërfaqe mbi 85,568ha. Mbi 100 Komuna kanë marrë specialistë tëndryshëm për të ndihmuar në menaxhimin më tëmirë të Pyjeve. Ka filluar transferimi i pyjeve tekpërdoruesit tradicionalë me një shifër 180 për-dorues, shifër që rritet vazhdimisht në disa ra-jone të Shqipërisë. Gjithashtu, çdo vit rritet numrii Komunave që kanë filluar grumbullimin e tarifavedhe mundësinë e ri-investimit në Pyje e Kullota.Federata Kombëtare e Pyjeve dhe KullotaveKomunale

Page 3: Jeto Gjelbër_Maj 2014

MAJ 20143JETO GJELBËRJETO GJELBËR

LEGALIZIMI I PRONËS (PYJE DHEKULLOTA) GJENERON PUNËSIM DHE TËARDHURA NGA PYJET E GËSHTENJËS

Pyjet dhe kullotat në afërsi të zonave rurale nëqarkun e Kukësit, janë dhënë në pronësi të NjQV,ose 50% e fondit pyjor e kullosor në këtë qark.Shumë familje kanë ndërtuar mënyrën e jetesësduke marrë për bazë të ardhurat që vijnë nga pyllidhe nënproduktet e tij. Në shumë komuna kjo pa-suri tashmë nuk konsiderohet si pronë e të gjithëve,por si pronë e familjes, që tradicionalisht ështëpërdorur për të plotësuar nevojat e banorëve përnga të ardhurat që vijnë nga pyjet dhe kullotat.Pavarësisht se banorët e zonave rurale ndjehenzot të tokës pyjore dhe kullosore, ato nuk janëlegalizuar nga strukturat përkatëse, pushteti ven-dor dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të patluajt-shme në rrethe, që t'u japin garacinë ligjore famil-jeve rurale, me qëllim që ato të hartojnë plane zh-villimi në interes të familjeve të tyre, të investojnëpunën e gjallë dhe kapitalet e tyre, për rritjen e tëardhurave nga pyjet dhe kullotat komunale.Tashmë në qarkun e Kukësit kanë regjistruar py-jet dhe kullotat pranë ZRPP, 10 komuna më njësipërfaqe të përgjithshme prej 31,888.7 ha. Kjo kabërë të mundur që të rritet përgjegjësia e pushtetitvendor për zhvillimin e kësaj pasurie, si për menax-himin e qëndrueshëm të tyre, ashtu edhe mar-rëdhëniet me të tretët për përdorim, apo qera, dukeshkuar tek tradita e përdorimit nga banorët merregulla zakonore, por duke përdorur edhe meto-dat dhe teknikat më të reja, për rritjen e tëardhurave nga mirmënaxhimi i pyllit të familjes.Një shembull që vlen të mbështetet dhe të studio-het nga afër, është në komunën Malzi të qarkut tëKukësit. Kjo komunë ka marrë në pronësi të sajrreth 50% të sipërfaqes së përgjithshme me pyjedhe kullota ose 7911.5 ha dhe këtë sipërfaqe e karegjistruar në ZRPP, rrethi Kukës. Pas këtij vepri-mi me mbështetjen e CNVP, projekti "Zhvillimi iqëndrueshëm i pyjeve dhe kullotave komunale"- financuar nga SIDA 2 - është bërë i mundur iden-tifikimi i përdoruesve tradicionalë në fshatin Pet-kaj. Komuna ka lidhur kontrata përdorimi me 29familje, të cilat përfaqësojnë 80% të familjeve të tëgjithë fshatit. Në setin e dokumentave, bashkangji-tur kontratës është edhe mini-plani i mbarështrim-it të pyllit të familjes. Përfaqësuesi (përdoruesi)në bashkëpunim me ekspertin e pyjeve dhe komi-sionin e fshatit, kanë hartuar planet e zhvillimitafat-mesëm dhe afat-gjatë të zhvilimit të pyllit tëfamiljes dhe pas diskutimeve në planin social dheteknik, për mundësitë dhe kapacitetet që ka pylli ifamiljes për të plotësuar nevojat e familjes me lëndëdrusore, dru zjarri dhe prodhime të tjera që vijnënga pylli, është rënë dakord dhe firmosur ngapalët.Vëmendja kryesore gjatë planifikimit i është kush-tuar pyjeve që gjenerojnë të ardhura të shpejta,siç janë sektori i arrorëve, në veçanti pyjet e gësh-tenjës, të cilat për nga mosha e tyre në këtë stad

zhvillimi 25-30 vjeçar, kanë prirje për t'u zhvilluar sipyll gështenje për prodhim lënde drusore, në njëkohë ku interesi i familjeve rurale është prodhimi ifrutave të gështenjës nga këto pyje, të cilatkërkojnë ndërhyrje me metoda dhe teknika të reja,për t'i kthyer në drurë me kurorë dhe drejtim pro-dhimin e gështenjave në sasi dhe cilësi sipas kërke-save të tregut.Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotavetë komunës Malzi, me ekspertizën e Federatës sëPërdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale,qarku Kukës dhe mbështetjen e Qarkut Kukës kamarrë nismën "Gjenerim i punësimit nëpërmjet pro-dhimit të gështenjës".Në fshati Petkaj janë përzgjedhur 10 të rinj dhe tëreja nga mosha 15 deri 29 vjeç, të cilët do të marrindisa trajnime profesionale, sidomos në trajtimin epyjeve të gështenjës me metoda dhe teknika bash-këkohore, do të mësojnë për t'i kthyer këto pyje medrejtim prodhimin e gështenjave në sasi dhe cilësi.Tema për rritjen e zinxhirit të vlerave të frutave tëgështenjës, si në grumbullimin, trajtimin, përpun-imin ashtu dhe tregtimin sipas standarteve tëtregut, ku ata do të mësojnë edhe parimet bazë tësipërmarrjes, elementët kryesorë të ekonomisë sëtregut. Pasi ata të krijojnë bindjen së janë të aftëqë me pronën e familjes së tyre të hartojnë planebiznesi, për zhvillimin e këtyre pyjeve, për rritjene të ardhurave, më pas do të krijonë dy ndërmar-rje biznesi me destinacion:1. "Ndërhyrja në pyjet e gështenjës duke për-dorur metodat dhe teknikat më të reja Silvokul-turale, PËR PRODHIM FRUTI".2. "Kurimi dhe përpunimi i FRUTAVE TË GËSH-TENJËS, për rritjen e zinxhirit të vlerave përtreg".

Qëllimi i kësaj nisme është sepse: Pyjet me gësh-tenja (Castanea sativa) në komunën Malzi shtri-hen në 10 fshatra të kësaj komune dhe zënë njësipërfaqe prej700 ha. Në përgjithësi këto pyjekanë një gjendje jo të mirë vegjetative dhe fito-sanitare. Kjo ka ardhur si rezultat i prekjes nënjë shkallë të konsiderueshme nga kanceri igështenjës (Endothia-parasitica), sëmundje kjome pasoja katastrofike për gështenjën. Po kësh-tu, këto pyje kanë prejardhje cungishte, me njëmoshë mesatare 25-30 vjeçare, me një numërllastarësh 2500-3500 copë/ha, të cilët e humbasinrolin për prodhim fruti, dhe është e domosdoshmendërhyrja në këto pyje, me metoda dhe teknika tëreja, për t'i trajtuar si pyje për prodhim fruti, e rëndë-sishme është dhe konvertimin e tyre në pyje trung-ishte në të ardhmen.Bazuar mbi këto vlera që ka gështenja dhe për-vojën pozitive, mendojmë që pyjet e gështenjës nëkomunën Malzi të rehabilitohen dhe të plotë-

sojnë ato vlera ekonomike, ambientale e turistikeqë natyra u ka dhënë banorëve të kësaj zone malore.Mbledhja dhe tregtimi i gështenjës gjeneron mundësipunësimi sezonal dhe rritjen e të ardhurave për njënumër të konsiderueshëm të familjeve të kësaj zone.Kjo zonë prodhon rreth 500 ton gështenja në vit, pormungon përvoja e zinxhirit të vlerave, kultura e mar-ketingut dhe organizimi i rrjetit tregtar, mundësitë eruajtjes dhe amballazhimit të tyre sipas standartevetë tregut etj.Nisma me këta të rinj do të bëjë të mundur punë-simin e shumë familjeve që kanë në përdorim/pronë-si pyje gështenje, rritjen e vlerave të frutit të gësh-tenjës nëpërmjet përpunimit dhe standartizimit si-pas kërkesës së tregut, organizimi i zinxhirit të rrjetittregtar nëpërmjet informacionit të tregut për çmim-in më të lartë të produktit. Këto sipërmarrje do tëjenë në gjendje të sigurojnë donacione mbështetësenga burime të ndryshme nëpërmjet aplikimeve, jas-htë vartësisë së komunës.

"Gjenerim i punësimit nëpërmjet përmirësimit të pyllit të Gështenjës"

XHELAL SHUTIKoordinator FPPKK Kukës

Ju njoftojmë se disponojmë fidanë të llojeve të ndryshme si më poshtë:Zeman Lalaj në Vlorë disponon 5000 fidanë bredhi me lartësi 1.5 metër, 2000 fidanë pishe të zezë me lartësi1-5 -2.5 metër, si dhe 40 mijë fidanë të llojeve të ndryshme. Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur tëkontaktoni në numrat e telefonit +355 69 21 23 919, dhe +355 332 22 843.Në fidanishten e Z. Florin Torba në Peshkopi ka fidanë standartë për mbjellje në vjeshtë Arrë 2 vjeçare 4000copë, Gështenjë 2 vjeçare 4000 copë, Bli dekorativ 1.5 m mbi 1000 copë.Kontaktoni me Z. Florin Torba në numrin e telefonit: +355 68 34 01 378.Haxhi Mani nga Muhurri i rrethit Dibër, 12 km larg qytetit të Peshkopisë disponon fidanë sherebele të cilëtbëhen gati për mbjellje para datës 20 Shtator. Të interesuarit janë të lutur të kontaktojnë me Z. Haxhi Maninë numrin e telefonit +355 68 64 69 360.

NJOFTIM

Page 4: Jeto Gjelbër_Maj 2014

4 MAJ 2014JETO GJELBËRJETO GJELBËR

“Blinaja” Ekosistemi i bashkëjetesës së florëse faunës, rezervati më i madh shqiptar i gjahut

OJQ “FINCH” do të bëjë manifestimin e kësaj dite nëKosovë, ku destinacioni do të jetë fillimisht në Liqenin eBreznës dhe më pas për të vazhduar në Limth, Zapl-luxhë Opojë.Tema e Ditës Botërore të Zogjve Shtegëtarpër 2014 është: “Destinacioni i Shtigjeve të Fluturimit:Zogjtë Shtegtarë dhe Turizmi”Me këtë temë, Dita Botërore e Zogjve Shtegëtarë(DBZSH) 2014 do të nxjerrë në pah lidhjet ndërmjetruajtjes migratore të shpendëve, zhvillimin e komuni-tetit dhe turizmit e vrojtimit të kafshëve të egra nëmbarë botën.

Por, çfarë është Dita Botërore e Zogjve Shtegëtarë?Dita Botërore e Zogjve Shtegëtarë është një fushatë epërvitshme e vetëdijësimit për të promovuar ruajtjene shpendëve shtegëtarë dhe habitatet e tyre në mbarëbotën. Ajo çdo vit organizohet nga Konventa për Ru-ajtjen e Llojeve Shtegtare të Kafshëve të Egra (CMS),gjithashtu mbështetet edhe nga Marrëveshje Euro-

KEMAJL KADRIU, ING.DIP.Shef Divizioni për Infrastrukturë pyjoreDepartamenti i Pylltarisë në MBPZHR

E vendosur mbi një reliev të valëzuar me kodrina elugina përrallore, një sipërfaqe prej më se 2000 hek-tarë, Blinaja përbën një “ishull” ku lulëzon jeta e har-monia midis kafshëve të gjahut e drurëve më karak-teristik të hapësirës shqiptare. Ata që dëshirojnë tëshohin çfarë kanë ëndërruar për kaprollin, drerin ederrin e egër do i shohin në jetën e tyre të përditshmenë njësinë e menaxhimit të Blinaja-s, në zemër të Ko-sovës. Kjo njësi menaxhimi shtrihet në pjesën perën-dimore të ultësirës së Kosovës, në jug-perëndim tëPrishtinës në largësi prej 32 km dhe ngrihet në lartësitë600 – 850 m mbi nivelin e detit, në një rajon kodrinortë vendgjuetive. Sipas destinimit, është zonë gjuetieme rëndësi të veçantë, e themeluar në vitin 1955 mevendim të organeve përgjegjëse të ish KSAK –sëdhe rithemeluar në shkurt të vitit 2009 me Vendimtë Ministrit të MBPZHR-së.Nga viti 1936 ekzistojnë dokumentet e para të plan-ifikimit për këtë njësi menaxhimi. Në vitin 1956 ësh-të hartuar plani afatgjatë i menaxhimit për 10 vjetpër pyjet dhe faunën e egër, për të vazhduar nëvitin 1974 me plane menaxhimi dhe hartimin e njëdokumenti “Studimi i zhvillimit dhe programi ko-mpleks i menaxhimit me pyje”. Gjithashtu ekzis-tojnë planet e menaxhimt të hartuara për peri-udhat e viteve: 1986-1996, 1996-2006 dhe plani imenaxhimit të kafshëve të egra 2008-2018. Emërti-mi i saj është realizuar në bazë të pjesëmarrjes tështrirjes të llojit të drurit Bliri ( Tilia ssp.).Bota e gjallë bimore e kësaj njësie menaxhimi për-faqësohet nga një numër i madh llojesh autok-tone, si dhe nga fauna e egër. Vegjetacioni është ibegatshëm dhe i llojllojshëm si rezultat i proçesevehistorike evolutive dhe kushteve mjaft të përsh-tatshme gjeografike, orografike, klimatike,gjeologjike dhe pedologjike.

- Sipërfaqja e përgjithshme ..................2172 ha

- Sipërfaqja pyjore ....................................2027 ha

- Vëllimi në këmbë ................................332325 m3

- Rritja vjetore............................................9737 m3

- Vëllimi i rekomanduar i prerjes ...... 2950 m3

Karakterizohet me një terren të brezit kodrinor methyerje mesatare dhe pa pjerrësi të theksuara.Hidrografia përbëhet nga prroska të vogla që gjatëverës thahen tërësisht. Janë të ndërtuara 30 pen-da ujëmbledhëse me qëllim të furnizimit me ujëgjatë gjithë kohës.Kjo njësi menaxhuese ka një bazë strukturaleqë përbëhet nga shkëmbinj gëlqeror dhe ser-pentinave të strukturave të ndryshme. Bazëngjeologjike e përbejnë shkëmbinj që janë pjesëe silikateve acidike si; mikashisti, kuarcit, am-fiboliti, muskoviti etj.Njësia e menaxhimit “Blinaja” përfshihet ngaklima kontinentale që në lartësitë larta mbide-tare karakterizohet me vlera të theksuara tëtemperaturave ekstreme të ndikuara nga thy-erja e terrenit dhe elementëve të klimës konti-nentale. Temparatura mesatare muajit më tëthatë në korrik është 20.3 gradë celsius ndërsae muajit më të ftohtë në janar -1.4 gradë celsius.Temperatura mesatare vjetore është 10.2 gradëcelsius. Sasia e të reshurave është 600-900 mm/vit të cilat kryesisht bien gjatë shtënës së dim-rit.Njësia menaxhuese Blinaja kryesisht shtrihet nëtoka të kafenjta mesatarisht të thella mbi sub-strat gur – grill duke mos përjashtuar prezencëne tipave të tjera të tokave si; tanker të hirta kafe,tanker të tipit mbi gurë, redzinë tipike mbi sub-strat gëlqeror, të kuqërremtë kafe etj.Sipas planit të menaxhimit të hartuar gjatë vitit2013 janë nxjerrë të dhëna si më poshtë:

Pjesa dërrmuese e sipërfaqes pyjore (mbi 90%) janëpyje cungishte, ndërsa pjesa e mbetur e sipërfaqesjanë pyje të lartë, livadhe, kullota, sipërfaqe ujore etj.Pjesëmarrja e llojeve ne vëllimin e përgjithshëm nënivel të njësisë menaxhuese dominohet kryesishtnga dushqet, ku qarri ka pjesëmarrjen më të madhe49%, bunga 33% e më pak shparthi me 6%, po ashtulloje të tjera fletorësh si ahu, bliri etj. zënë rreth 11%dhe pjesën e mbetur e zë pisha e zezë.Kjo njësi menaxhimi ka një shpërndarje homogjenetë klasave menaxhuese/KM, ku dominojnë kryesishtklasa menaxhuese të pyjeve të ulëta cungishte 4000në afro 84% të sipërfaqes së përgjithshme të cilatjanë të moshës së re. Pyjet e larta KM 1000 dhe 2000nuk janë fare të përfaqësuara, ndërsa kulturat pyjore

Në këtë njësi menaxhuese dominojnë trajtimet merrallime të një sipërfaqe të përgjithshme 1106.9 handërsa sipërfaqja e ngastrave që kërkohet ndërhyr-je me masa të ndryshme është rreth 1435.7 ha. Dukepasur parasysh urgjencën e trajtimit të sipërfaqes tën/ngastrave të planifikuara për trajtim, ekzistojnë66 n/ngastra që kërkojnë trajtime urgjente në njësipërfaqe deri 716 ha, nga këto 537 ha rrallime dhe107.5 ha prerje regjeneruese njëmoshore. Deri tekkëto rezultate është arritur sipas propozimit dheplanifikimeve të rekomanduara nga grupet e in-ventarizimit në terren.Duke u mbështetur në pozicionin gjeografik, kush-teve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike dhe kar-

përfaqësohen 87.2 ha apo 3.2 %, kurse shkurret KM5000 janë prezentë në afro 22 % të sipërfaqes.Në aspektin e rritjes vjetore, pjesën më të madhe ekanë pyjet cungishte të dominuara nga dushqet, tëcilat zënë rreth 90% të rritjes totale vjetore (9033 m3/vit), kjo si rezultat edhe i pjesës dërrmuese të sipër-faqes që ato zënë.Për periudhën 10 vjeçare sasia e prerjeve të plani-fikuara është 29,507 m3 vëllim drusor, kryesisht sidru zjarri dhe me sasi të vogël të drurit teknik tëimët. Kjo sasi e prerjeve të planifikuara përfshinvlerën e 30% të rritjes vjetore, e cila paraqet vlerënminimale të prerjeve të nevojshme për menaxhim tëqëndrueshëm të pyjeve me destinim të veçantë siçështë rasti në Njësinë Menaxhuese të “ Blinajës”.

akteristikave të relievit dhe të klimës, Blinaja ofronkushte mjaft të përshtatshme për kultivimin e botëssë egër shtazore, kryesisht të gjitarëve që kanë rëndë-si të madhe për gjueti rekreative.Llojet më prezentativë që kultivohen në njësinëmenaxhuese të Blinaja-s, janë kaprolli (Capreoluscapreolu)s, derri i egër (Sus strofa), dreri bri lopatë(Dama dama), derri i rëndomtë (Cervus elaphus).Përveç llojeve të kultivuara në këtë njësi menaxhimimund të hasim lloje karnivore si ujku (Canis lupus),dhelpra (Canis vulpes), vjedulla (Meles meles), macjae egër (Felis silvestris), shpendët si shqiponja peran-dorake (Aquilla heliaca), shqiponja e maleve (Aquil-la chrysaetos), thëllëza e gurëve (Alectoris graeca),petriti i pulave (Açepiter gentilis), etj. Brenda vitit,gjatë stinëve të ndryshme, kohë pas kohe ndalojnëedhe shumë shpezë të tjera shtegtare. Kushtet naty-rore mundësojnë kultivimin e kafshëve dhe shpezëvetë egra për gjueti, që e bëjnë këtë njësi menaxhimi njëlokacion të mirë për gjueti rekreative. Blinaja përfaqësonnjë lloj të mbyllur të vendgjuetisë, çka do thotë se nuk kalëvizje të lirë të faunës së kultivuar dhe grabitqarëve naty-ror. Mungesa e grabitqarëve e bën gjuetinë si mjetinkryesor për të kontrolluar numrin e kafshëve apo ruajtjene ekuilibrit biologjik, duke mos lejuar shtimin e numrit tëmadh të kafshëve mbi ekuilibrin biologjik dhe mbi kush-tet apo mundësitë premtuese për ushqim dhe me këtëruajtjen e këtij ekosistemi.

Dita Botërore e Zogjve Shtegëtarë në KosovëAfrikane e Zogjve Shtegtarë të Ujit (AEWA) - dytraktate ndërkombëtare të administruara nga Programii Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). DitaBotërore e Zogjve Shtegëtarë përpiqet për ruajtjen elidhjeve kulturore që tanimë ne kemi me zogjtë sh-tegëtarë dhe përfitimet jetësore ekonomike dhe mje-disore që ata mbështesin. Është e rëndësishme për tësiguruar këto bono kulturore, ekonomike dhe mjed-isore pë ruajtjen e brezave të ardhshëm.Çdo vit, më shumë se një miliardë turistë kalojnëkufijtë ndërkombëtarë. Një kafshë e egër është njëaset kyç i turizmit, dhe kështu lëvizjet spektakolaretë zogjve shtegtues të botës nuk bëjnë përjashtim.Të menaxhuara siç duhet, aktivitetet e popullari-zuara të zogjve janë të lidhura me aktivitetet turis-tike siç janë vrojtimi i shpendëve ose fotografimi ityre ku mund të shërbejnë si bazë për një marrëdhënieme përfitim të ndërsjelltë mes njerëzve dheshpendëve shtegtarë.

Për Fushatën 2014, WMBD është partnere me Or-ganizatën Botërore të Turizmit (UNWTO) për tënxjerrë në pah projektin e Destinacionit të ShtigjeveFluturuese. Udhëhequr nga UNWTO dhe zbatuar sëbashku me disa partnerë me përvojë të shumtë nëfushën e ruajtjes dhe turizmit, Destinacioni i Sh-tigjeve Fluturuese do të zhvillojë turizmin e qën-drueshëm në destinacionet përgjatë rrugëve krye-sore të botës shtegtuese të shpendëve, i njohur edhesi “flyways”.Duke kanalizuar të ardhurat e turizmit përsëri nëruajtjen e vendqëndrimeve, ku ky projekt ka përqëllim të mbrojë habitatet e shpendëve, duke ofruarmundësi punësimi të gjelbërt për komunitetet lokale.Për Fushatën 2014 WMBD, Destinacioni i ShtigjeveFluturuese do të funksionojë si një shembull kryesorse si të zhvillohet turizimi rreth zogjve shtegtarë dhekështu ai të bëhet si mjet i qëndrueshmërisë për të dypalët, si atë mjedisore ashtu dhe atë dhe socio-ekonomike, duke përfituar nga kafshët e egra, komu-nitetet lokale dhe turistët.Organizuar nga UNWTO, projekti “Flyways Desti-nation” do të promovojë turizmin e qëndrueshëm nëtetë vende të rëndësishme të shpendëve shtegtarë; nëAfrikë, Azi dhe Evropë nga ku zogjtë shtegtarë kanënevojë për të mbijetuar.Bazuar nga njohuritë dhe gjurmimet e arritura anë ekënd Republikës së Kosovës, si nga ana amatoreskepo ashtu edhe nga ajo profesionale, Shoqata përMbrojtjen e Zogjve “FINCH” me seli në Prizren, pro-pozon që vendi i quajtur Fusha e Breznës, e cila gjen-det në rrafshin e Opojës, vend që shtrihet rreth e qarkLiqenit të Breznës (komuna e Dragashit), të shpalletsi Zonë e Mbrojtur!Kjo zonë është gjurmuar dhe eksploruar për një peri-udhe të gjatë kohore nga shoqata në fjalë. Zonë kjo menjë sipërfaqe të madhe dhe tek e cila vrugullojnë zogjtëgjatë pranverës ku dhe bëhet shumimi i tyre. Lloje të

ndryshme të zogjve të egër gjejnë vendin më të përsh-tatshëm për t’i lëshuar vezët e tyre, madje edhe ata tëcilët i lëshojnë vezët edhe në fshatrat përreth, flu-turimin e parë bashkë me të vegjlit e bëjnë pikërishtnë këtë zonë.Vlen të përmendet këtu se, fshatrat përreth janë tëmendimit se ndoshta duam t’a mbrojnë këtë zonë,ngaqë e dijmë mirë se sipas një projekti këtu duhettë akumulohet uji për Hidrocentralin e Zhurit.Më të përhapurit që shumohen në këtë zonë janë:Zogjtë grabitqarë, duke përfshirë këtu disa shqi-ponja, hutat, skifterët, skifteri këmbëkuq, crex crex(mbreti i shkurtes), night heron (Çapka e natës),Çapka e përhimtë, thëllëzat, shkurtat, kumritë, pël-lumbat e pyllit, turtulleshat, qyqet, cingërrimi inatës, pupëza, bletëngrenësit, qukapikët, laures-hat, dallëndyshet dhe babilat, pipitet dhe bish-tlëkundësit, trumcakët, zhytësit, mëllenjat, fish-kël lyesi t , r rëmbyesi t e mizave, t r isht i lë t ,zvarritësit, larashët, korbat, bengu, harabelat, sqep-farësit, sqepkryqet, cërlat, finchat, etj.

NEXHMEDIN RAMADANI

Page 5: Jeto Gjelbër_Maj 2014

MAJ 20145JETO GJELBËRJETO GJELBËR

Të dhëna të përgjithshme për vjeljene bimëve mjekësore e aromatike

Mbledhja apo vjelja e bimëve mjekësore earomatike duhet të kryhet në përputhje meligjet dhe rregulloret kombëtare ekzistuesenë fuqi, si edhe konventave ndërkombëtarenë lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit kuShqipëria bën pjesë. Në nivel ndërko-mbëtar këto specie mbrohen nga Konven-ta mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specievetë Rrezikuara të Florës së Egër (CITES). Pokështu në nivelin Europian ekziston Kon-venta për Ruajtien e Jetës së egër dhe Habi-tateve Natyrale e vitit 1982 (Konventa eBernës).Në vendet e Bashkimit Europian, CITESështë implementuar nga Këshilli iRregullores (EC) nr 338/97 dhe amen-dimet në Direktivën e Këshillit 92/43EEC (Habitatet, Direktiva per Florendhe Faunën).Po ashtu në nivel kombëtar, këto speciembrohen nga ligji nr. 10120 dt. 23.4.2009.Për Mbrojtjen e Fondit të BMET Naty-rore, ligji nr. 9587, dt. 20.7.2006 Për Mbrojtjene Biodiversitetit. Zakonisht, mbledhja ebimëve aromatike mjekësore bëhet ngabanorët e zonave rurale dhe çdo njësivendore ka planet e menaxhimit të këtyrebimëve, ku ndër të tjera parashikohen edhesasitë e vjeljes për çdo vit. Prandaj, është eshumë e rëndësishme që çdo person që ush-tron aktivitetin e vjeljes të pajiset me leje tëposaçme nga organet e qeverisjes vendorepara fillimit të aktivitetit dhe të respektojë sa-sitë e parashikuara për t'u vjelë në mënyrë qësasitë që mblidhen të jenë në përputhje mekapacitetin e vjeljes, duke siguruar kështuqëndrueshmërinë e bimëve aromatike mjekë-sore dhe të mjedisit në përgjithësi. Lejaduhet të mbahet deri në fund dhe duhettë shoqërohet edhe me dokumentacionintjetër në përputhje me kërkesat ligjore.

VJELJA E MATERIALIT BIMORAROMATIK E MJEKËSOR

Bimët mjekësore duhet të vilen në mënyradhe norma të tilla që u siguron specieve ekz-istencën në vazhdimësi në habitatin e tyre.Vjelësit duhet të ndjekin praktika që jo vetëmplotësojnë nevojat e tyre tregtare, por qëgjithashtu sigurojnë edhe qëndruesh-mërinë dhe cilësinë. Që të arrihet kjo, du-hen kihen parasysh disa konsiderata krye-sore, ku përmendim:

KONSIDERATA CILËSORE:Autenticiteti botanik i species: Identiteti bot-anik duhet të përcaktohet para se të vilet nënatyrë një specie e caktuar. Identiteti gjithëpërf-shirës i bimës, e cila do të mblidhet duhet tëverifikohet dhe regjistrohet. Informacioni ikërkuar përfshin: gjininë, specien, nën-specien (nëse ka të tillë) së bashku me cit-imin e autorit. Speciet duhet të jenë të njëj-ta me ato të publikuara në përshkrimin bot-anik të llojeve.Mbledhja e bimëve të shëndetshme: Duhettë mblidhen vetëm ato bimë, të cilat janë tëshëndetshme. Bimët e infektuara nga insek-tet, bakteret, kërpudhat apo viruset duhet tëmënjanohen, pasi ato mund të dëmtojnë tëgjithë materialin tjetër të shëndetshëm.Vjelja në fazën e duhur fenologjike: Përqën-drimi i substancave biologjike aktive varion

sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimës.Në mënyrë që të sigurohet sasia optimale esubstancave aktive në bimët mjekësore e ar-omatike, vjelja duhet të bëhet në fazën e du-hur të zhvillimit të bimës.Kushtet e motit: Vjelja nuk duhet të kryhetnë kohë me reshje, mjegull apo me lagështi tëmadhe atmosferike, pasi kjo mund t'i hapërrugë infektimit bakterial. Në qoftë se vjeljanë kushte lagështie është e pa evitueshme,duhet të merren masa që përmbajtja e ujit nëmaterialin bimor të vjelë të thahet sa më parëtë jetë e mundur. Tharja duhet të kryhet nëambjente të brendshme të ajrosura e të dritë-suara. Vjelja nuk duhet të bëhet shumë herëtnë mëngjes për të shmangur vesën e mëngjes-it, kjo bëhet vetëm në rast se ka nevoja speci-fike për ndonjë prodhim të caktuar (psh. pis-tili i lules dhe thekëve, të cilat vilen më kollajkur ka vesë).Vendi i duhur për të vjelë: Vjelja e materialitbimor duhet të bëhet vetëm në vende, të cilatjanë të pastërta dhe të pa ekspozuara ndajinsekteve, kimikateve, gazrave toksikë, ujravetë zeza etj. Asnjëherë nuk duhen mbledhurbimë mjekësore pranë foleve të milingonave,zonave industriale, tubacioneve të ujrave tëzeza, krematoriumeve, spitaleve, zonave min-erare, etj., pasi ka shumë gjasa që bimët tëjenë të kontaminuara. Po ashtu asnjëherë nukduhet mbledhur në anë të rrugëve automo-bilistike, pasi ekspozimi i përhershëm ndajgazrave të lëshuara prej automjeteve i shkak-ton bimëve ndryshime të përbërësve bi-ologjikë duke u bërë të pakonsumueshmepër njerëzit.Pastërtia e prodhimit bimor: Prodhimi bi-mor duhet të pastrohet nga bimë të cilat nuke kanë arritur pjekurinë apo e kanë tejkaluaratë, pasi mund të ulin cilësinë e të gjithë sa-sisë së vjelë.Materialet e huaja: Duhet të bëhet kujdesqë të shmanget ndonjë përzierje aksidentalee materialeve të huaja me materialin bimormjekësor dhe aromatik. Ka mundësi të mad-he që copa dheu, lënde organike, si gjethe,kërcenj, copa druri etj. të mund të përziehenme materialin bimor gjatë apo pas vjeljes.Vjelësit duhet të jenë të kujdesshëm për tëshmangur këto lloje përzierjesh. Gjithashtuduhet të shmanget vjelja apo përpunimi injëkohshëm i llojeve të ndryshme mjekësore. Përzierja me barëra helmues: Në natyrë,bima e mjekësore e dëshiruar mund të rritetmjaft afër me disa lloje barërash toksikë. Gjatëvjeljes duhet të bëhet kujdes që të sigurohetqë nuk ka anjë lloj bari të tillë të përzier mematerialin bimor të vjelë.Konsiderata mjedisore:Vjelja e bimëve mjekësore të egra mund tërrezikojë ekosistemin në shumë forma, në rastse nuk merren masa e duhura parandaluese.Pasojat e vjeljes në mënyrë jo të qëndrueshme

të shumë bimëve janë evidente, pasi në sh-kallë globale, por edhe lokale shumë speciejanë të rrezikuara të zhduken. Mbi shfrytëzi-mi i çdo lloji bimor mund të rrezikojë ekzis-tencën e tyre në habitatin natyror. Mos njo-hja e efekteve të kundërta mjedisore e mbish-frytëzimit mund të prekë ekuilibrin mjedisordhe të shkaktojë humbjen e diversitetit gje-netik të habitateve përreth. Prania e njerëzveqë praktikojnë mbledhjen e bimëve mjekë-sore brenda ekosistemeve, qoftë në pyje,kullota, apo çdo lloj tjetër ekosistemi ndikonnë mënyrë të konsiderueshme florën dhefaunën përreth. Praktikat e vjeljes duhet tësigurojnë vazhdimësinë afatgjatë të popul-latave bimore dhe habitateve natyrore të tyre.Statusi i mbrojtjes së species: Rregullatorët(psh. zyrtarët e shërbimit pyjor komunal aposhtetëror), si edhe vjelësit duhet të jenë tëmirë informuar për statusin aktual të mbrojtjessë llojeve bimore të dëshiruara. Bimët e rrez-ikuara në zonat respektive duhet të dihennga të gjithë personat që merren me vjeljen ebimëve mjekësore dhe t'i ruajnë ato.Speciet e ndjeshme: Vjelësit apo menaxherëte tyre duhet të kenë njohuri për speciet en-demike (specie që rriten vetëm në një zonë tëcaktuar), të cilat ndodhen në zonën e vjeljesdhe duhet të sigurohen që këto specie tëmos jenë subjekt i rrezikimit.Shpërndarja e specieve: Sasia e vjeljes sëllojeve bimore duhet të bëhet në përputhjeme shpërndarjen e tyre në zonën e vjeljes,duke përfshirë shtrirjen gjeografike të tyre.Vjelja e llojeve duhet të bëhet vetëm në zonatku frekuenca e shfaqjes së tyre është e qën-drueshme.Rigjenerimi i specieve: Llojet mjekësore earomatike duhet të vilen brenda limiteve tëkapacitetit të tyre për rigjenerim. Në çdo pop-ullatë bimore duhet të lihet një përqindje ecaktuar bimësh për të lejuar rigjenerimin naty-ror. Përqindja që duhet të lihet varion ngaspecia në specie në varësi të aftësive tëbrendshme rigjeneruese të tyre.Frekuenca e vjeljes: Pavarësisht kërkesës nëtregje për bimët mjekësore, cikli i vjeljes sëtyre duhet të jetë në sinkron me ciklin e rigjen-erimit (riprodhimit) të specieve bimore.Bimëve duhet t'u lihet kohë mjaftueshëm përrikuperuar pjesët e vjela.Minimizimi i dëmtimit të bimëve: Gjatë vjel-jes së pjesëve të dëshiruara të bimës, të tillasi gjethet, frutat, lulet, farat etj. duhet paturkujdes që të mos dëmtohet bima nga e cilamerren këto pjesë bimore.Menaxhimi i habitatit: Gjatë vjeljes sëspecieve të dëshiruara, vjelësit duhet të sig-urojnë që habitati ku këto specie rriten tëmbetet i padëmtuar, në mënyrë që të sig-urojnë qëndrueshmërinë. Kjo është veçanër-isht e rëndësishme gjatë vjeljes së rrënjëveapo pjesëve të tjera nëntokësore, ku vjelja e

tyre shpesh herë shoqërohet edhe me sh-kuljen e bimëve të tjera bashkëshoqëruese.Bimët kacavjerrëse apo zvarritëse duhet tëmblidhen me shumë kujdes, në mënyrë që tëmos shkaktojnë dëmtime të bimëve të tjerashoqëruese me to.Pajisjet e vjeljes: Pajisjet e përdorura për gërmim,prerje, seleksionim, lëvorim dhe çdo aktivitettjetër duhet të jenë të përshtatshme për qëlliminqë ato përdoren. Pajisjet duhet të jenë tëprodhuara nga material jo toksik dhe duhet tëmirëmbahen në kushte të përshtatshme pune.Është veçanërisht e rëndësishme të sigurohetqë pjesët e pajisjeve, të cilat bien në kontaktdirekt me bimët, të jenë të pastërta nga çdopapastërti ndotëse, të tilla si boja, lubrifikantëetj. Veglat që përdoren për aktivitete të tilla siprerje/korrje, krasitje apo lëvorim duhet të jenëtërësisht të pastërta dhe të pastrohen më së miripas vjeljes që të shmanget përzierja e mbetjevetë vjelja e llojeve të ndryshme bimore.

KONSIDERATA SOCIALE:Impakti social mbi komunitetet lokale i vjeljessë bimëve mjekësore e aromatike të egra nëshkallë të gjerë duhet të mbikqyret për tësiguruar që të mënjanohet impakti negativmbi kushtet e tyre të jetesës.Në rastin e organizimit të vjeljes në shkallëtë gjerë, duhet të kihet kujdes që banorëtlokalë të kenë mundësi të barabarta punë-simi dhe pagash.Përdorimi lokal i specieve: Në vendin tonë,banorët lokalë gëzojnë të drejta të përdorimittë burimeve natyrore për ushqim, bimë mjekë-sore, bazë ushqimore për bagëtitë, dru zjarri,etj. Vjelja e bimëve mjekësore asnjëherë nukduhet të prekë disponueshmërinë e specievepër përdorim nga banorët lokalë.Gjendja shëndetësore e vjelësve: Personat,të cilët kanë alergji nga përbërësit natyrorë tëtillë si poleni, lëngjet, aromat duhet të mosmarrin pjesë në mbledhjen e bimëve mjekë-sore. Personat me plagë të hapura, apo meinfeksione të lëkurës duhet të rrinë larg zonaveku bëhet përpunimi primar i bimëve. Vjelësitduhet të pajisen me mjete mbrojtëse të për-shtatshme, të tilla si këpucë të sigurta, dore-za dhe mbrojtëse sysh dhe hunde gjatëvjeljes së bimëve mjekësore e aromatikenë habitat. Konsiderata kulturore:Vjelja, si edhemenaxhimi pas vjeljes i prodhimit të bimëvemjekësore e aromatike duhet të kryhet nëpërputhje me kodet zakonore dhe normat ekomunitetit lokal dhe rajonit në të cilin zhvil-lohen aktivitetet. Në rajone ku lloje të veçan-ta bimësh konsiderohen si të shenjta ato nukduhen mbledhur, duke respektuar kështu za-konet dhe traditat e banorëve lokalë.

MENAXHIMI PAS VJELJESPërpunimi primar: Përpunimi i duhur dhe

në kohë i bimëve mjekësore pasi janë vjelëështë shumë i rëndësishëm për të ruajtur cilës-inë dhe rritur jetëgjatësinë e materialit bimor.Pas vjeljes, materiali bimor duhet të pastro-het nga çdo lëndë organike apo inorganikeqë mund të jetë përzier. Çdo pjesë e bimësmëmë që nuk përmban përbërësit kimikë tëkërkuar duhet të hiqet. Në qoftë se materiali ibimor i vjelë ka papastërti dheu, zakonishtndodh kur vilen pjesët nëntokësore të bimës,duhet të lahet me ujë të rrjedhshëm. Në disaraste materiali i vjelë mund të ketë nevojë tëqërohet apo pastrohet me furçë.Tharja: Materiali bimor i vjelë duhet të tha-het në mënyrë të duhur para se të ambal-lazhohet për transport apo magazinim. Pjesëte bimëve mjekësore, të tilla si rrënjët, kërcen-jtë apo gjethet mishtake, frutat e tulta, pjesëte drunjta, dhe ato që përmbajnë polisakaridekanë nevojë për më shumë kujdes për të sig-uruar tharjen e duhur.Pikat e mëposhtme mund të jenë të dobish-me për tharjen dhe përpunimin në mënyrë tëduhur të materialit bimor të vjelë:" Në rastin se materiali i bimor i vjelë është itrashë, i mishtë (tultë) apo me dimensione tëmëdha, ai duhet të pritet apo ndahet në rriskatë vogla për të siguruar tharjen e duhur të tij.Materiali duhet të pritet në mënyrë të tillë qëndihmon proçesin e tharjes dhe të ruajë pam-jen vizuale të materialit." Kur prodhimi përbëhet nga pjesë delikatedhe aromatike të bimës, ato duhet të thahennë hije. Në qoftë se një prodhim bimor mjekë-sor, i cili nevojitet të thahet në hije, ndodhetnë kushte lagështie, ai mund të thahet filli-misht në diell për të larguar lagështinë e jash-tme, para se të çohet në hije. Vjelësit duhet tëkërkojnë udhëzime nga blerësit e prodhimitpër të zgjedhur formën e tharjes (diell, hije)." Në rastin e tharjes në ambjente të hapura nëdiell, prodhimi bimor duhet të hapet në shtre-sa të holla mbi struktura tharjeje. Duhet tëshmanget hapja direkte në tokë. Materiali bi-mor i hapur për tharje duhet të kthehet nëmënyrë të vazhdueshme për të mundësuartharjen e plotë." Gjatë ciklit të tharjes (në hije ose diell) duhettë bëhet kujdes që materialet të lëvizen nëambjente të mbuluara apo pjesërisht të mbu-luara gjatë orëve të natës. Kjo praktikë paran-dalon ekspozimin e padëshirueshëm ndajmjegullës dhe vesës së natës." Mjetet artificiale të tharjes si furrat apo ngro-hëset mund të përdoren gjithashtu. Megjith-atë, proçedura të këtilla duhet të standartizo-hen dhe bëhen të vlefshme për efektin e tyretë përgjithshëm mbi cilësinë e prodhimit bi-mor mjekësor. Temperatura dhe kohëzgjatjanë tharje të tilla duhet të regjistrohen dhedokumentohen.

AMBALLAZHIMI DHE RUAJTJAAmballazhimi i materialit bimor aromatik emjekësor:Vendi i ruajtjes së prodhimit bimor duhet tësigurojë mbrojtje nga nxehtësia, lagështia dhetemperatura, dhe në të njëjtën kohë nuk du-het të dëmtojë prodhimin. Çdo kategori pro-dhimi ka nevoja të veçanta amballazhimi. Nëasnjë rrethanë nuk duhet të përdoren përamballazhimin e prodhimit bimor mjekësor

(vijon në faqe 6)

Rigjenerimi i specieve: Llojet mjekësore e aromatike duhet të vilen brenda limiteve të kapacitetit tëtyre për rigjenerim. Në çdo popullatë bimore duhet të lihet një përqindje e caktuar bimësh për të lejuarrigjenerimin natyror. Përqindja që duhet të lihet varion nga specia në specie në varësi të aftësive tëbrendshme rigjeneruese të tyre.Frekuenca e vjeljes: Pavarësisht kërkesës në tregje për bimët mjekësore, cikli i vjeljes së tyre duhettë jetë në sinkron me ciklin e rigjenerimit (riprodhimit) të specieve bimore. Bimëve duhet t'u lihetkohë mjaftueshëm për rikuperuar pjesët e vjela.

Page 6: Jeto Gjelbër_Maj 2014

6 MAJ 2014JETO GJELBËRJETO GJELBËRLLOJET E RREZIKUARA PËR ZHDUKJE

(Si rezultat i vjeljes pa kriter për qëllime tregtimi, mbikullotjes, zjarreve)

Kujdes! Llojet e listuara më poshtë ndodhen në Librin e Kuq të Florës,si specie të rrezikuara për zhdukje. Vjelja e tyre në habitatin e vet natyror është e ndaluar me

ligj dhe lejohet vetëm në rastet kur disponohet leje e veçantë

çanta apo enë të përdorura më parë përmbajtje ushqimi, materiale ndërtimi të tilla siçimento, rërë ose plehërues, ose kimikate tëndryshme. Gjatë përgatitjes së prodhimit bi-mor të tharë në dëngje, duhet të bëhet ko-mpaktësimi (ngjeshja) i tyre duke përdorurkompaktësues mekanik apo manualë. Kjopraktikë ndihmon në minimizimin e hapësirëssë kërkuar për mbajtjen e prodhimit në vendruajtje, si edhe për transport. Çdo konteineritë prodhimit bimor mjekësor duhet t'u ven-dosen etiketat e duhura. Etiketa duhet tëpërmbajë të gjithë informacionin e kërkuarpër prodhimin bimor që ndodhet brendanë konteiner.Magazinimi i prodhimit bimor aromatik emjekësor:Magazinimi i prodhimit është i një rëndësietë veçantë, pasi kushte të papërshtatshmemagazinimi mund t'a kthejë prodhimin në tëpapërdorshëm dhe pastaj nuk ka më rëndësise me çfarë kujdesi ai është vjelë dhe për-punuar. Rekomandimet e mëposhtme mundtë praktikohen, të cilat ndihmojnë në ruajtjene cilësisë së prodhimit bimor mjekësor gjatëmagazinimit." Prodhimi bimor duhet të ruhet në një depotë posaçme, të ndërtuar në mënyrë të tillë qëtë ndalojë hyrjen e insekteve, brejtësve, zogjvedhe kafshëve të tjera dhe duhet të jetë palagështi, pisllëk apo pluhur. Prodhimi bimorasnjëherë nuk duhet të lihet në vende të hapuraapo pranë kasolleve të kafshëve." Depoja duhet të ketë seksione të ndara metabelat përkatëse për prodhimin bimor të kon-trolluar dhe aprovuar, prodhimin e refuzuardhe atë të pa kontrolluar. " Mbajtëset (konteinerët) e prodhimit bimormjekësor e aromatik, të mbyllura dhe etiketu-ara në mënyrë të duhur, duhet të mbahen mbipaleta druri në vende të fresketa dhe të thata.Asnjëherë prodhimi bimor nuk duhen lënëgrumbull njëri mbi tjetrin mbi dysheme." Vendet e përcaktuara për secilin lloj bimorduhet të jenë të shënuara qartë dhe duhet tëlihet hapësirë e mjaftueshme midis llojeve tëndryshme dhe pjesëve të ndryshme të secilitlloj, për të siguruar lëvizje të lirë të njerëzve dhemakinerive dhe për të shmangur ndonjë in-feksion potencial. Mbajtëset e dy ose mëshumë llojeve prodhimi bimor asnjëherë nukduhet të vihen sipër njëra-tjetrës." Çdo sasi (lot) prodhimi bimor duhet të ketëafatin kohor të përdorimit, të shënuar qartazinë etiketën e tij dhe prodhimi duhet të për-doret brenda këtij afati. Në rastin e tregtarëve,furnizimet me material bimor duhet të bëhennë atë mënyrë që të t'u mundësojnë për-punuesve afat kohor të mjaftueshëm. Sa mëtepër të jetë e mundur duhet të aplikohet pari-mi që prodhimi bimor që merret i pari, po ash-tu të shitet i pari, në mënyrë që të minimizo-het mbajtja stok e prodhimit më të vjetër.Dokumentimi i prodhimit që hyn dhe delnga depoja duhet të mbahet në një vend tëpërshtatshëm për të ditur saktësisht dis-ponueshmërinë e mallit që gjendet në të." Produktet e djegshme si rrëshira, vajrat etj.duhet të ruhen në vende të izoluara mirëdhe në konteinerë të mbyllur (materialet edjegshme duhet të etiketohen qartësisht sitë tillë në secilin konteiner).

RREGULLAT TEKNIKE PËRVJELJEN E PJESËVE TË VEÇANTA

TË BIMËVE MJEKËSORE EAROMATIKE

Bima e tërë përdoret vetëm në pak raste sibimë mjekësore. Shpesh përdoret një apodisa pjesë të bimës, të tilla si rrënjët, lëvorja,kërcelli, gjethet, lulet, frutat, farat. Rekoman-dohet vjelja e pjesëve të ndryshme të bimës

në sezone të ndryshme, kjo sepse optimumii aktivitetit të pjesëve të veçanta të bimësështë në sezone të ndryshme. Gjithashtu,vjelja e pjesëve të ndryshme të bimës kurajo shkakton dëmtimin më minimal të bimësështë shumë e rëndësishme. Disa pika tërëndësishme të cilat duhet të kihen parasy-sh gjatë vjeljes së pjësëve të ndryshme tëbimës jepen më poshtë:Pjesët nëntokësore (rrënjët, rizomat): Rrënjët e bimëve njëvjeçare duhet tëvilen kur bimët janë të maturuara dhemirë zhvilluara. Rrënjët e bimëve shumëvjeçare duhet tëshkulen vonë në vjeshtë ose herët në pran-verë. Rrënjët e bimëve dyvjeçare duhet tëvilen në vjeshtën e vitit të parë ose në pran-verën e vitit të dytë.

Për të siguruar vazhdimësinë ellojeve bimore, duhet që detyrimisht të lihettë paktën një bimë në çdo 2-3 m2.

Për nxjerrien e rrënjëve dhe ri-zomave përdoren shati, kazma, beli dhemjete të tjera të përshtatshme.

Materiali rrënjor, i cili është i pasurnë vajra esencialë duhet të trajtohet me kujdespër të parandaluar mavijosjen e epidermës,vendi ku zakonisht përmbahen vajrat esen-cialë, çka mund të rezultonte në humbjen ekëtyre vajrave apo degradimin e tyre.

Në qoftë se kërkohet për ndonjëspecie specifike, pjesët nëntokësore si rrën-jët, zhardhokët dhe rizomat duhet të vilenvetëm pasi bima të lëshojë farat. Kjo gjith-ashtu lehtëson rigjenerimin e species.

Kur kërkohet rrënja boshtore (rrën-ja kryesore) dhe duhet shkulur, duhet tëminimizohet dëmtimi i specieve të tjera qëndodhen aty pranë. Pjesët nëntokësoreduhet të vilen duke gërmuar me vegla tëpërshtatshme sa më cekët.

Kur mblidhen rrënjët e specieveqë janë shumëzuar në mënyrë vegjetativenatyrore, duhet të lihen pjesë të mjaftueshmerrënjësh për të mundësuar rigjenerimin.

Duhet siguruar që të gjitha pjesëtnëntokësore pasi janë vjelë, të lahen dhemë pas të thahen për të reduktuar përm-bajtjen e lagështisë para se të paketohen.

Larja dhe pastrimi i rrënjëve dherizomave të bimëve helmuese, siç ështëpsh. shtara, në asnjë rast nuk duhet të bëhetnë një vend me rrënjët dhe rizomat e bimëvetë tjera dhe as në vende ku mund të pijë ujëbagëtia.Bimët njëvjeçare/bima e tërë:" Kur vilet bima barishtore e tërë, ose pjesëte saj ajrore, vjelja duhet të bëhet në fazën egonxheve ose të lulëzimit, por para de-gradimit vizual të ndonjë prej pjesëve tëbimës dhe bëhet duke i prerë disa centime-tra nga sipërfaqja e tokës për të mos përz-ier prodhimin me papastërti dhe në kohëpa lagështi." Asnjëherë nuk duhet të mblidhet e gjithëpopullata bimore në një zonë të caktuar.Një numër i konsiderueshëm bimësh, tëpaktën një tufë për çdo 3- 4 m2 duhet tëlihet për të mundësuar rigjenerimin naty-ror, si dhe për të mundësuar mbledhjen ebimëve në të ardhmen." Në rast se nuk kërkohet, asnjëherë bimëtnuk duhen shkulur me gjithë rrënjë. " Bimët njëvjeçare, veçanërisht herba,bimët kacavjerrëse, barishtet janë mëshumë të prirura ndaj infeksioneve.Këshillohet të bëhet ndarja e bimëvenjëvjeçare menjëherë pas mbledhjes së tyredhe jo të bëhet pas tharjes." Bimët barishtore shumëvjeçare grum-bullohen duke i prerë mbi pikën e degëzim-it të kërcellit me qëllim rigjenerimi." Bimët aromatike dhe pjesët delikate si

pistilët apo thekët e bimëve të tjera nukduhet të thahen në diell. Në qoftë se këtojanë mbledhur në kushte moti të lagësht,ato duhet të zhvendosen në hije sapolagështia e jashtme të jetë tharë.Lëvorja e trungut: Lëvorja e trungut nuk duhet hiqet kurpema është në fazën e rritjes (psh. nëpranverë).

Mundësisht, lëvorja duhet të merret ngadegët e maturuara të pemës, duke lënëtë paprekur trungun kryesor duke për-dorur teh prerës të përkulshëm ose thikë.Lëvorja nga degët apo trungu asnjëherënuk duhet të merret e gjitha në të njëjtënkohë, por në kohë të ndryshme.

(vijon nga faqja 5)

Aguliçja-Primula veris Rigoni/Çaji i egër-Origanum vulgare

Dëllinja e zezë-Juniperus communis Dëllinja e kuqe-Juniperus oxycedrus

Gentiana pikaloshe-Gentiana punctata Sanza-Gentiana lutea

Haraqinë mjekësore-Valeriana officinalis Lulebasani-Hypericum perforatum

Qershigla/boronica-Vaccinium myrtillus Rrusharusha-Arctostaphylos uva-ursi

Salepi-Orchis spp.

Sherebela-Salvia officinalis

Shtogu i kuq-Sambucus racemosa

Shtogu i zi-Sambucus nigra

Trumza-Satureja montana

Xhërokulli-Colchicum autumnale

Page 7: Jeto Gjelbër_Maj 2014

MAJ 20147JETO GJELBËRJETO GJELBËR

22 maj, dita ndërkombëtaree biodiversitetit

ING. DORIAN NASIParku kombëtar Divjakë –Karavasta

Prej vitit 2000, Kombet e Bashkuara kanë shpallur datën 22Maj si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. Kjo ditë sho-qërohet në shumë vende të botës me aktivitete të ndryshmepromovuese me qëllim rritjen e të kuptuarit dhe ndërgjegjë-simit për çështjet e biodiversitetit.Për sa i përket Shqipërisë, duke u nisur nga sa është njohurdhe studiuar, karakterizohet nga një diversitet i pasur bimordhe shtazor, me një numër prej 3250 llojesh bimore dhe 756llojesh vertebor.Flora në Shqipëri përbën rreth 30% të florës europianemegjithëse Shqipëria zë vetëm 0,26 % të sipërfaqes së saj.Ky raport tregon për rëndësinë që ka flora e vendit tonëpërsa i përket biodiversitetit dhe shtrirjes së tij.Pyjet e larta megjithëse janë dëmtuar dhe mbishfrytëzuarvazhdojnë të mbajnë komunitete gjitarësh si ujku, dhia e egër,kaprolli, ariu, derri i egër, si edhe lloje të ndryshme shpendësh.Deri më sot njihen rreth 300 lloje bimësh mjekësore dhearomatike. Rreth 40 lloje bimësh kanë rëndësi foragjere, afro35 lloje kanë veti regjëse dhe ngjyruese dhe afro 50 lloje kanëveti mjaltëse. Numri i specieve ushqimore arrin në 70 lloje.Shqipëria ka në territorin e saj një numër të konsiderueshëmllojesh të rrezikuara globalisht.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetitdua të ndaj me lexuesit e gazetës “Jeto Gjelbër” disanga vlerat që mbart Parku Kombëtar “Divjakë – Karavas-ta” në lidhje me përbërjen e tij në biodiversitetin speci-fik dhe atë ekologjik.Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta (Sip. 22 230 ha )Në këtë park biodiversiteti dhe habitatet kanë gjetur më sëmiri përshtatje midis tyre. Nga studimet e kryera dhe mate-rialet nga janë marrë të dhënat në lidhje me përcaktimin dhevlerësimin e biodiversitetit në këtë park kemi një shpërndarjesipas shtrirjes së vegjetacionit duke filluar nga bregu i detit simë poshtë:

BIMESIA E UJRAVE TE NDENJUARA DHE TE EMB-LA e cila përfaqësohet nga: Suaeda maritima (minurth breg-detar), Limonium vulgare (fshesë e rëndomtë), Plantagomaritima (gjethëdell bregdetar), Festuca rubra (bishtë-petës e kuqe), Juncus gerardi (zhuke e gerardit), Junkusmaritimus (zhuka bregdetare), Phragmites australis (kal-lamishte).BIMESIA NE MOCALE DHE UJRA TE NDENJURA

TE EMBLA e cila përfaqësohet nga: Phragmetis australis(kallamishtja), Phalaris arundinacea (kokmadhe si kal-lam), Scripus lacustris (kryekuq), Typha latifolia (shavarose kashta gjethe gjerë), Typha angustifolia (shavar osekashta gjethe ngushtë).BIMESIA E DUNAVE RANORE DHE E PLAZHEVE ecila përfaqësohet nga: Salsola kali (kembëkuqe), Cakilemaritima (broker bregdetare), Xanthium strumarium(rrodhja), Amophila arenaria (amofile e ranishteve), Cy-nodon dactylon (grami), Cypeurs rotundus (truske rrum-bullake), Lugurus ovatus (bishtelepuri vezak), Medicagomarina (jonxha bregdetare), Eryngium maritimum (gjem-bardhe bregdetare).BIMESIA DHE LLOJET E KATIT TE SHKURREVEDHE DRUREVE përfaqësohen nga: Juniperus makrokarpa(dëllinja kokërrmadhe), Juniperus oxycedrus (dëllinjakokërrkuqe), Pinus pinea (pisha e butë), Pinus halepensis(pisha e egër), Ulmus campestris (vidhi i fushës), Fraksi-nus angustifolia (frashëri gjethengushtë), Fraksinus or-nus (frashri i bardhë), Krataegus mono dhe pentaxhina(murrizi), Cornus mas (thana), Cornus sanguinea(thanukla), Malus sylvestris (molla e egër), Cercissiliquastrum (lofata), Myrtus comunis (mersina),Phillyorea angustifolia (krifsha fletengushte), He-dera helix (urthi), Robinia pseudoacacia (robinia),Spartium junceum (xana), Acacia dealbata (mimo-za), Pyrus amygdaliformis (gorrica), Rosa canina(trëndafili i qenit), Rubus ulmifolius (manaferra),Quercuscerris (qarri), Quercus fraineto (shparthi),Quercus robur (rrenja), Quercus petraea (bunga),Carpinus betulus (shkoza e bardhë), Alnus gluti-nosa (verriu i zi), Populus nigra (plepi i zi), Popu-lus alba (plepi i bardhë), Salix babylonica (shelguvajtues), Salix alba (shelgu i bardhe), Cupressussempervirens (selvia),Ruscus aculeatus (rrushkul-li), Tamarix dalmaticum (marina e dalmacisë), Tam-arix parviflora (marina e kuqe), Paliurus spinachristi (driza), Pistacia lentiscum (xina), Pista-cia terebinthus (bafra), Colutea arborescens(fshikekarta), Plantanus orientalis (rrapi), Lau-rus nobilis (dafina).FAUNAFauna e kësaj zone ështe mjaft e pasur dhe e larm-ishme për faktin se në këtë territor gjenden mjedise dhehabitate të ndryshëm dhe të shumtë.Këto habitate shfrytëzohen nga fauna për dimërim, fole-zim apo migrim nga shumë lloje shpendësh.

Asnjëherë nuk duhet të hiqet e gjithë lëvorja edegëve apo trungut në formë rrathësh, pasi shkak-ton prerjen e indeve përçuese të ujit dhe lëndëveushqyese, për rrjedhojë tharjen e bimës, kjo mundtë bëhet vetëm në rast se druri do të pritet përqëllim të sigurimit të materialit drusor. Lëvorja du-het të hiqet në mënyrë gjatësore në rripa të ngushtëpër të lejuar përçimin e ujit dhe elementëve ush-qyes. Lëvorja e trungut nuk duhet të merret nga e njëjtapemë, në qoftë se nuk ka kaluar një kohë e mjaf-tueshme për të mundësuar riformimin sërish tëlëvores. Asnjëherë nuk duhet të merret lëvore ngadegë apo trungje të rinj. Pasi është mbledhur, lëvorja duhet të ndahet nëcopa me madhësi të përshtatshme për të siguruartharjen e plotë. Nëse ekziston mundësia, këshillohet të aplikohetizolimi i pjesëve ku hiqet lëvorja, psh. bajgë lope.Kjo do të parandalojë tharjen e plagës, pavarë-sisht se nuk e parandalon infeksionin e plagëve. Përveç rasteve specifike, zakonisht lëvorja tha-het duke e ekspozuar direkt në diell.Gjethet: Gjethet e bimëve barishtore duhet të mblidhenpara lulëzimit, përveçse nëse specifikohet ndry-she. Në rastin e pemëve, mundësisht gjethet du-het të mblidhen nga drurë të maturuar. Kur për-bërësit aktivë biologjikë në gjethe nuk luhaten memoshën, periudha e mbledhjes së gjetheve mundtë zgjatet deri në vjeshtë. Si rregull gjethet duhettë këputen me dorë ose duke i prerë me gërshërë.Bima nga e cila merren gjethet, nuk duhet të zhv-ishet plotësisht, por duhet lënë një numër i mjaf-tueshëm gjethesh për të mundësuar proçeset nor-male fiziologjike të bimës. Pemët, shkurret apo degët e tyre asnjëherë nukduhet të priten për të lehtësuar mbledhjen egjetheve. Gjethet jo të shëndetshme, të cilat janë të zver-dhura, të infektuara, ose të paplota nuk duhettë mblidhen. Përgjithësisht gjethet nuk duhet të thahen direktnë diell, kjo bëhet vetëm në rastet kur kanë lagështitë jashtme (të lagura nga shiu) dhe lihen në diell derisa të thahet lagështia e jashtme dhe më pas zhven-dosen në hije. Prodhimi bimor duhet të kthehet nëmënyrë periodike për të lehtësuar dhe shpejtuarproçesin e tharjes. Amballazhimi i gjetheve duhet të bëhet pasi tharjaështë kryer plotësisht. Qoftë edhe një përqindje evogël lagështire e pranishme në disa gjethe, mund tëshkaktojë infektimin kërpudhor dhe të dëmtojë tëgjithë prodhimin. Materiali gjethor i pasur në vajra esencialë duhet tëlëvizet me kujdes për të mos shkaktuar nxirjen apomavijosjen e gjetheve, çka mund të rezultonte mehumbjen e vajit esencial apo degradimin e tij. Gjethet duhet të vilen gjatë sezonit kur rritja dheprodhimi i gjetheve është në nivelet më të larta. Kur kushtet mjedisore janë stresante për bimët, vjeljae gjetheve duhet të shtyhet ose duhet të vilet nësasi të vogla. Në qoftë se madhësia e gjethes zvogëlohet, normae vjeljes duhet të ulet gjithashtu, pasi kjo gjë tregonkushte stresi për bimën. Në qoftë se madhësia (dimensionet) në një popul-latë bimore duket që është duke u zvogëluar, edhenëse lastarizimi vegjetativ është në rritje (psh.popullata bëhet më e dendur), norma e vjeljes du-het të ulet. Norma e vjeljes duhet të ulet nëse ka presion tëmadh nga kullotja, zjarri apo incidente të tjera qëmund të ndikojnë negativisht tek bimët.Lulet dhe pjesët lulore:" Lulet duhet të mblidhen (ose nëse specifikohet,kokat e luleve) atëherë kur ato sapo kanë çelur apopak pas çeljes, pasi kjo është periudha kur aroma etyrë është më e fortë dhe mbledhja duhet të bëhetduke i këputur një nga një me dorë, me mjete tëposaçme në formë krëhëri apo gërshërë.

" Gonxhet e luleve duhet të mblidhen para se ato tëçelin në orët e para të mëngjesit. Në këtë rast, largimii insekteve bëhet duke e shkundur materialin e vjelë." Lulet janë të pasura në vajra esencialë dhe duhet tëlëvizen me kujdes për të shmangur nxirjen, e cilamund të rezultonte me degradimin e vajit esencial." Të gjitha lulet e bimëve shumëvjeçare, si psh. lulete shkurreve, pemëve dhe bimëve kacavjerrëse asn-jëherë nuk duhet të këputen plotësisht. Në mënyrëtë ngjashme, lulet e një popullate bimësh njëvjeçarenuk duhet të mblidhen në një dorë të vetme. Njënumër i mjaftueshëm lulesh duhet të lihen për tëlejuar proçesin natyror të polenizimit, fertilizimit,formimin e frutave/farave dhe përhapjen e tyre." Pjesët lulore të tilla si petalet, thekët, pistili etj. du-het të mblidhen në kohën kur janë të pjekura plotë-sisht për të siguruar përmbajtjen e substancave ak-tive të dëshiruara." Në lulet që grumbullohen vetëm petalet, si tek Kokoçeli(Centaurea cyanus), Lulëkuqja (Papaver rhoeas), etj.ndalohet këputja e të gjithë lules. Petalet që grumbullo-hen duhet të kapen lehtë e të mos shtrëngohen megishta sepse prodhimi dëmtohet dhe u prishet ngjyra." Lulet delikate dhe pjesët e luleve nuk duhet të thahendirekt në diell. Lulet që janë të mishta, fillimisht mund tëthahen në diell për të larguar lagështinë sipërfaqësoretë tyre dhe më pas të zhvendosen në hije." Prodhimi bimor i përbërë nga lulet dhe pjesët luloreduhet të amballazhohet me material rezistent ndaj lagësh-tisë dhe i mirë mbrojtur dhe duhet mbajtur larg ekspoz-imit direkt në diell dhe çdo 2-3 orë hapen për ajrosje. Sirregull, brenda ditës transportohen në vende të posaçmetë hijëzuara ku hapen në shtresa me trashësi 2-3 cm dheherë pas here (çdo ditë ose çdo dy ditë) përzihen deri sathahen plotësisht.Frutat dhe farat:" Frutat dhe farat duhet të mblidhen vetëm pasi të piqen,përveç rasteve specifike kur ato janë të papjekura përm-bajnë produktin mjekësor (kryesisht frutat e bimëve tëfamiljes Apiaceae mblidhen të papjekura)." Në rastin e shkurreve dhe pemëve, nuk duhet të mblid-hen përnjëherësh të gjitha frutat, por duhen lënë pasnjë numër frutash të shëndetshme për shumimin e mëte-jshëm të llojit. Po ashtu, një popullate me bimë njëvjeçarenuk duhet t'u merren të gjitha frutat dhe farat përn-jëherësh." Pemët, shkurret apo degët e tyre asnjëherë nuk du-het të priten për të lehtësuar mbledhjen e frutave dhefarave." Frutat e papjekur, të infektuara apo të deformuarduhet të ndahen nga ata të shëndetshmit dhe të elem-inohen." Në qoftë se prodhimi bimor përbëhet nga fruta tëfreskëta, duhet të çohet dhe të ruhet në vende të freskëtaapo në njësitë e përpunimit mënjëherë pas vjeljes. " Sa herë që kërkohet, farat duhet të pastrohen plotësishtnga pjesët e frutit para se ato të tregtohen." Sipas kërkesave për produktin, frutat mund të priten apocopëtohen në pjesë të vogla për të lehtësuar proçesin etharjes dhe paketimit." Para se frutat të amballazhohen, duhet të jetë siguruarplotësisht tharja e tyre. Në mënyrë të rastësishme përzgjid-hen fruta të veçantë, të cilët vëzhgohen me kujdes përtë siguruar që nuk ka mbetur më lagështi.

TREGJET E BIMËVE MJEKËSOREE AROMATIKE

Shqipëria është një ndër vendet kryesore ekspor-tuese të bimëve aromatiko- mjekësore, të cilat nëshumicën e rasteve trajtohen dhe ri-amballazhohenjashtë vendit dhe përdoren në industrinë farma-ceutike, atë të ushqimit, industrinë e lehtë,kozmetikë etj. Tregjet kryesore më të mëdha im-portuese të bimëve aromatike mjekësore sh-qiptare janë SHBA dhe Gjermania, gjithashtu im-portues të rëndësishëm janë edhe Franca, Tur-qia, Italia dhe vende të tjera anëtare të BE ose jo.Kryesisht ndër llojet më të kërkuara në tregunvendas, por edhe në atë ndërkombëtar janë sher-ebela, aguliçja, rigoni, kamomili, lavandula, sh-tërmeni, trëndafili i egër, valeriana, lulebasani, sh-togu i zi, bari i bletës, boronica, sanza, kokoçeli,lisna, dëllinja e zezë, koriandri, kopra e egër,njëmijëfletëshi /bishtamithi, mëllaga.

Lepus europeus (Lepuri i egër) Meles meles (Baldosa)

DISA NGA LLOJET E GJITARËVE NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË - KARAVASTA

Tringa melanoleuca (Qyrylyku këmbëverdhë) Pelicanus crispus (Pelikani kacurrel)

Page 8: Jeto Gjelbër_Maj 2014

8 MAJ 2014JETO GJELBËRJETO GJELBËR

Placed on a wavy relief with fabu-lous hills and valleys, with an areaof 2000 ha, Blinaja comprises an"island" where thrive the life andharmony between the most char-acteristic wildlife and trees of Al-banian space. Those who wantto see what they have dreamtabout the roe, deer and boar willsee them daily in the Blinaja man-agement unit, in the heart of Kos-ovo. This management unit lies

The transfer process of a partof forests and pastures startedsince 1996 by Albanian Gov-ernment and supported by for-eign institutions and organiza-tions, such as the World Bank,FAO, Sida, USAID, SNV, ILCetc., is evaluated as a big andimportant step toward strength-ening of decentralized manage-ment of these resources, in-creasing the interest and par-ticipation of local authorities andcommunity. Drafting of man-agement plans is a good basisfor managing natural resourc-

The NGO “FINCH” willorganize the manifest ofWorld Migratory BirdDay (WMBD) in Kosovo,where the destination ini-tially will be in BreznaLake and afterward inLimth, ZapllunxeOpoje.The theme of this day for2014 is: “Destination ofFlyways, Migratory Birdsand Tourism”. Throughthis theme, the WMBD2014 will highlight therelations between preser-vation of migratory birdsand development of com-munity and tourism and

“Generation of employmentthrough improvement of chestnutforest”Forests and pastures near rural ar-eas in Kukescounty, are transferredto LGU’s property, or else 50% offorest and pastures fund in thiscounty. Many families rely on in-comes deriving from forest and itsbyproducts. In many communes

Management plans, findings and proposals for the futurees in a sustainable way (espe-cially in communal forestry).This can become a realisticobjective, because:a) The ownership rights on for-ests are transferred to LGUsby Government decision;b) Their communities and as-sociations have already theirmanagement plans, as impor-tant instruments for the dulymanagement of natural re-sources;c) Communities and their as-sociations have taken part intraining programs for building

the required capacities;d) Communities and their as-sociations are placed in the coreof implementation of theproject as the most interestedand appropriate actors toachieve and maintain the sus-tainable management of natu-ral resources in the high erod-ed areas;e) Inhabitants and associationsensure benefits with impact fortheir lives.What is being proposed for thefuture?• To be drafted more simplified

and understandable plans for allthe users;• Definition in the legal and reg-ulatory framework for thetransfer of forest and pastureareas to traditional users is aninstrument that obliges the man-agement plans drafters (or re-vision) to provide participatoryin all steps of managementplans drafting;• Increase of participationthrough supporting the key is-sues, such as the property right,registration and legalization ofthe user rights for the local com-

munities helps in increase of bio-mass production, carbon se-questration, incomes for theowners and users, etc.;• Reorganization of CFPUAs,Regional Federations and Nation-al Federation, through democrat-ic elections aiming at higher rep-resentation of women and car-rying out of economic activitiesthat generate incomes for theirmembers (improvement of thecurrent statute in horizontal andvertical plane).• Further improvement of man-agement plans, for strengthen-

ing them as management in-strument for the communes’authorities and their associa-tions. The required improve-ments include: a) reflection ofnew changes in ownership anduse; b) definition of forest andpastures borders; c) inclusionof costs and profits of plannedactivities; d) drafting of annualaction plans as a necessary re-quirement for effective imple-mentation of managementplans….National Federation of Com-munal Forests and Pastures

"Blinaja" the ecosystem wherecoexist the flora and fauna, the

biggest Albanian hunting reserves

Legalization ofproperty for

employment andincomes

World Migratory Bird Day in Kosovo

in Kosovo's western lowland, 32km in south-west of Prishtina, andit rises 600-850 meters above sealevel, in a hilly region of huntinggrounds. According to destina-tion, it is a hunting area with spe-cial importance, established in1955 with decision of relevantbodies and it is reestablished in2009 by decision of Minister ofAgriculture, Forests and Rural De-velopment. Since 1936 do exist the

this asset is already considered asfamily property that traditionallyis used to meet the needs of in-habitants.Already, in Kukes county 10 com-munes have registered forests andpastures at IPRO with a total areaof 31,888.7 ha. This has increasedthe responsibility of the local pow-er to develop this wealth, as fortheir sustainable management andfor relationships to third parties foruse or rent, going to the use tradi-tion by inhabitants with rules andcustoms, but by using even newmethods and techniques, for in-creasing incomes from well-man-agement of family forest. An exam-ple that worth it to be supportedand to be studied is in Malzi com-mune of Kukescounty. This com-mune has taken on its ownershipabout 50% of the total forest andpasture area, or else 7911.5 ha andhas registered this area at IPROKukes. After this action, support-ed by CNVP, the project “Sustain-able development of communal for-estry” - financed by Sida 2 - is madepossible identification of tradition-al users in Petkaj village. The com-mune has signed use contracts with29 families, which represent 80% ofall families of the village…

XHELAL SHUTI

first planning documents for thismanagement unit. In 1956 is draft-ed the long term management planfor 10 years for forests and fauna,to go on further in 1974 with man-agement plans and drafting of adocument "Study of developmentand the complex program of for-est management". Also, do existthe management plans, draftedduring periods 1986-1996, 1996-2006 and the management plan of

fauna 2008-2018. This manage-ment unit is named according tolime-tree (Tilia ssp.). Flora of thismanagement unit is representedof a high number of native spe-cies, as well as fauna. Vegetationis flourishing and diverse as re-sult of historic evolving process-es and very appropriate geo-graphical, climatic and geologicalconditions…

KEMAJLKADRIU

surveying of wild faunaworldwide. For the WMBD2014 campaign, destinationof Flyways will work as amain example of how thetourism can be developedthrough migratory birds,and thus it to become a toolof sustainability for bothsides, that environmentaland socio-economic, bene-fiting from wild fauna the lo-cal communities and tour-ists. Based on knowledgeand tracking carried out asbeginner or professionalthroughout Kosovo, theAssociation for Birds’ Pro-

tection “FINCH” propos-es the place named “Fushae Breznes” (Brezna’sField), which is located inOpoja’s plain and liesaround Brezna Lake (Dra-gashi Commune), to be de-clared as Protected Area!This area is tracked andexplored for a long periodby the abovementionedassociation and it has alarge surface where birdsbuild their nests and hatchtheir eggs…

NexhmedinRamadani

Këshilli Botues: R. Ndreu, N. Çollaku, V. Tabaku, J. Male, B. Gashi, I. Zeka, B. Hoxha, A.KacaniKryeredaktor: Prof.Dr Vezir Muharremi Zv.kryeredaktorë: Nijazi Idrizi, Ferdin LiçajRedaksia: H.Kola, A.Lila, M.Shehi, Prof. Sherif LushajAdresa: Bulevardi “Zogu I”, Godina e ZP, kati II, TiranëMobile: 068 40 75 975; e-mail: [email protected]