Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

35
Universitei Politeknik I Tiranes Fakulteti I Teknologjise se Informacionit Inxhinieri Telekomunikacioni Produktet bujqësore dhe ndikimi në ekonominë shqiptare Detyrë kursi Metoda Kërkimore Punuan: Pranoi: Erlis Balla Prof.Asc.Dr Aleksander Biberj

Transcript of Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Page 1: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Universitei Politeknik I Tiranes

Fakulteti I Teknologjise se Informacionit

Inxhinieri Telekomunikacioni

Produktet bujqësore dhe ndikimi në ekonominë shqiptare

Detyrë kursi

Metoda Kërkimore

Punuan: Pranoi:

Erlis Balla Prof.Asc.Dr Aleksander Biberj

Tiranë, 28/05/2013

Page 2: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI.................................................................................................................................4

1. RISHIKIMI I LITERATURËS...............................................................................................5

2. PARASHTRIMI I PROBLEMIT............................................................................................6

3. ANALIZA E PROBLEMIT.....................................................................................................8

3.1. Ndikimi i nivelit të lartë të importit në shportën e konsumatorit.......................8

3.2. Niveli i lartë i importeve dhe ndikimi në punësim dhe GDP...............................12

3.3. Potenciali bujqësor i Shqipërisë...........................................................................15

4. NJË PLAN VEPRIMI..........................................................................................................19

5. KONKLUZIONET..............................................................................................................23

REFERENCAT........................................................................................................................25

SHTOJCA................................................................................................................................26

ABSTRAKT

Page 3: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Vitet e tranzicionit janë shoqëruar me nivele të larta të importit për vëndin tonë kundrejt nivelit të

ulët të eksporteve. Bilanci tregtar negativ gjatë këtyre viteve ka dhënë një efekt frenues në

ekonominë shqiptare dhe nga ana tjetër edhe bilanci tregtar i produkteve bujqësore ka pasur të

njëjtin trend. Në këtë punim do tregojmë se cili është efekti negativ i nivelit të lartë të importeve

për konsumatorin, ekonominë në tërësi dhe gjithashtu do shohim se cili është potenciali real i

vendit tonë në prodhimin e produkteve bujqësore. Duke patur parasysh efektin që ka rritja e

prodhimit të produkteve vëndase atëhere çështja shtrohet se çfarë duhet bërë që bujqësia në

vëndin tonë të përparojë dhë të rrisë nivelin e prodhimit. Ndër vite janë hartuar projekte të

ndryshme për ti ardhur në ndihmë këtij sektori të ekonomisë por gjithsesi rezultatet nuk kanë

qënë shumë pozitive. Ne do mundohemi të japim një rrugë të thjeshtë për zhvillimin e sektorit të

bujqësisë duke përdorur një eksperiencë të provuar dhe në vende të tjera. Sigurisht që për arritjen

e objektivave është i nevojshëm angazhimi serioz i të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces

dhe për më tepër ka nevojë për investime të mëdha në këtë sektor.

1.Rishikimi i literaturës

Bujqësia, dhe produktet e saj janë ndër elementet më të rëndësishëm të një ekonomie, duke zënë

një peshë të rëndësishme si në prodhimin e brendshëm bruto ashtu edhe në CPI. Për studimin e

bujqësisë dhe ndikimit të saj në ekonomi ekziston një literaturë e gjërë dhe e pasur, për më tepër

ekziston një degë e veçantë e ekonomiksit e cila merret me studimin e çdo aktiviteti ekonomik të

lidhur me bimësinë apo gjënë e gjallë. Sigurisht duke qënë një pjesë e veçantë e ekonomiksit,

nuk mungon dhe trajtimi i elementeve të saj në pikëpamje të ndryshme nga autorë dhe botues të

ndryshëm.

Page 4: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Ndër autorët e parë të kësaj fushe përmendet francezi Francais Quesnay (1758), i cili e

përkufizonte ekonominë si një cikël ku ligjet e natyrës dominonin në të. Për të, në një ekonomi

ishin tre sektorë kryesorë, fermat, minierat dhe artizanët, dhe duke klasifikuar fermat si më

produktivet dhe sektorë në të cilin mund të mbështetej fuqizimi i ekonomisë kombetarë.

Sigurisht që ky koncept për bujqësinë dhe produktet bujqësore është disi larg realitetit të sotëm.

Autore të tjerë si Fischer dhe Clark (1940) i bënë një tjetër klasifikim sektorëve të ekonomisë

duke shtuar dhe sektorin e shërbimeve. Gjithashtu këta autorë e analizuan bujqësine duke u

mbështetur dhe në teoritë e tregtisë së lirë. Tashmë nuk flitej vetem për prodhim dhe konsum të

brendshëm por edhe në përfshirjen në marrdhënie tregtare nëpërmjet import-eksportit të

produkteve bujqësore, dhe shprehin nevojen dhe domosdoshmërinë e shteteve në shkëmbimin e

produkteve bujqësore për shkak të pamundësive, për ti prodhuar vet.

Në mijëvjeçarin e ri, në kushtet e reja të globalizimit, ndërvarsisë ekonomike midis shteteve dhe

krizave të herëpashershmë bujqësia është ai sektor i ekonomisë që po i kushtohet vëmendje si

shekuj më parë. Për studiuesit bashkohorë bujqësia mbetet një sektor i rëndesishëm i ekonomisë

por kurrsesi ata nuk sygjerojnë ndërtimin e bazave të ekonomisë kombëtare mbi bujqesinë.

Ekperiencat aktuale e fqinjit tone Greqise, sigurisht të ndikuar dhe nga faktorë të tjere tregojnë

lidhur me brishtësinë e një ekonomie kombëtare të mbeshtetur mbi bujqesinë. Në vitin 2011 S.

Junková, E. Matušková (The influence of crisis on the sector structure of economy focusing on

agriculture) Çeki, në rastet e një ekonomie të fokusuar në industri të rënda, bujqësia është i vetmi

sektor i cili mund te ketë rritje, dhe nga riorganizimi i ekonomisë pas krize, bujqesia mund të

marr një pozicion të perkoheshëm kryesor.

Në librin e tij, Ekonomiksi i bujqësise në kushtet e integrimit Europian, Andreosso-O'Callaghan,

Bernadette, analizohen faktorët e rinj që ndikojnë në pordhimin dhe tregëtimin e produkteve

bujqësore. Në kushtet e anëtaresimit në OBT apo BE, shtetet janë të detyruar të mbështesin

tregëtinë ndërmjet tyre duke hequr kështu dorë nga politikat proteksioniste të produkteve

vendase nëpërmjet pengimit të importeve. Ndryshime të tilla sigurisht që ndikuan në çmimet e

import/eksporteve dhe në industrinë e lehte ushqimore. Në te tilla rrethana, Andreosso-

O'Callaghan, Bernadette, propozon më tepër fokusimin tek siguria e ushqimit dhe shmangia e

krizave ushqimore.

Për shkak të historisë dhe të shpërndarjes demografike edhe në Shqipëri, bujqësia zë një vend të

rëndësishem në ekonominë shqiptare, duke qenë keshtu 20 % e GDP, dhe 50 % e punëzënies.

Page 5: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Para viteve 90 botimet shkencore në lidhje me produktet bujqësore ishin të shpeshta, por këto

botime kurrsesi nuk trajtonin importin dhe eksportin e tyre. Siguristh pas viteve 90 lindi nevoja e

studimit edhe në këtë aspekt të produkteve bujqësore, por me strukturimin e ekonomisë dhe

fokusimin në sektorin e shërbimeve, bujqësia mbeti në plan të dytë. Kështu në 10vjeçarin e

fundit, i cili karakterizohet nga kushte të reja ekonomike politike të tilla si anëtarësimi i

Shqipërisë në OBT dhe perspektiva europine, mungojnë studime për efektin e këtyre

ndryshimeve në bujqësi në tërësi dhe veçanërisht në shkëmbimet tregëtare të mallrave bujqësore.

Kryesisht studimet e fundit mbeten vetëm në fushën statistikore dhe në formën e buletineve

informuese të botuara nga institucionet përkatëse dhe jo studime në lidhje me impaktin e këtyre

ndryshimeve të këtij dhjetëvjeçari. Pikërisht në temën tonë do të mundohemi të analizojmë këto

ndryshime dhe se si ato kanë ndikuar në çmimet e importeve dhe të eksporteve, në zhvillimin e

bujqësisë dhe në impaktin e tyre në ekonomi.

2.Parashtrimi i problemit

Në vendin tonë pas ndryshimit të sistemit në vitin 1990, u futen në masë produktet e importit.

Përveç produkteve të cilat nuk prodhoheshin dot në vendin tonë u futën dhe produktet e tjera të

cilat prodhoheshin në vend dhe me një kosto më të ulet. Ndër këto ishin dhe produktet bujqësore.

Këto produkte, pavaresisht se prodhoheshin në vendin tonë dhe kushtet ekzistojnë për të

plotësuar kërkesat e brendshme, importi i tyre do të kapte shifra të larta.

Kjo situatë vazhdon të ekzistojë dhe sot. Një shportë e madhe produktesh bujqësore importohen

në vendin tonë dhe konsumatori shqipëtar paguan për këto produkte çmime shumë më të larta

sesa paguan për produktet e prodhuara në vend. Më poshtë paraqitet situata ndër vite e raportit të

importeve dhe eksporteve të produkteve bujqësore për vendin tonë. Siç shihet ka një diferencë të

madhe ndërmjet produkteve të importuara dhe atyre të eksportuara, diferencë që është

mesatarisht në raportin 1:10.

Tabela 1. Vlera e importeve dhe eksporteve për Shqipërinë. Burimi: MBUMK

Emertimi Vlera në milione lekë

2000 2005 2008 2009 2010

Eksportet 3827 5567 7399 7536 9154

Importet 34.856 42.445 73.087 69.217 80.293

Page 6: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Raporti 1:9 1:8 1:10 1:9 1:9

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të studiojë ndikimin e produkteve bujqësore të importuara

në ekonominë tonë. Si ndikojnë këto produkte në konsum, në ekonominë në tërësi dhe sa

mundësi ka vendi ynë të rrisë prodhimin e brendshëm të produkteve bujqësore. Qëllimi final

është dhënia e rekomandimeve për zhvillimin e bujqësisë në vend dhe rrugët për t’ia arritur këtij

qëllimi, pra do mundohemi në mënyrë sa më të thjeshtë të japim një strategji konkrete për

zhvillimin e bujqësisë.

Konkretisht do mundohemi ti japim përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

1. Si ndikojnë çmimet e larta të produkteve bujqësore të importuara në shportën e konsumit

të konsumatorit shqipëtar?

2. Si ndikon niveli i lartë i importeve të produkteve bujqësore në punësim dhe GDP.

3. A ka vendi ynë potencial të mjaftueshëm për të rritur prodhimin e produkteve bujqësore

aktualisht?

Per tiu dhënë pergjigje pyetjeve të mësipërme do përdorim të dhëna sasiore të siguara nga burime

zyrtare si: Ministria e bujqësise, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit; Ministria e

Ekonomisë, Banka e Shqipërisë etj. Këto të dhëna janë përpunuar në mënyrë të tllië që të japin

një panoramë sa më të qartë të ndikimit të importeve të larta të produkteve bujqësore dhe efektet

që jep kjo në treguesit e mësipërm.

Qëllimi final i këtij studimi siç u theksua më sipër është të japim një rrugë të mirë e cila duhet

ndjekur, që bën nivelin e prodhimit të produkteve bujqësore në vend të rritet dhe si rezultat kjo

rritje të japë ndikimin e saj pozitiv në ekonomi. Për këtë është e nevojshme një plan i cili në

periudëe afatmesme të sjellë një sistemim të procesit të prodhimit, grumbullimit dhe

shpërndarjes së produkteve bujqësore në vendin tonë. Aktualisht nuk jemi në gjëndje të

paraqesim një pasqyrë të kostove të realizimit të këtij plani, por gjithsesi nëse ekziston vullneti

për realimin e tij organet përkatese mund të hartojnë një plan të veprimit dhe kostove të projektit.

Duhet mbajtur parasysh se ky studim është realizuar nga një grup studenteëh pa mbështetje

ekonomike dhe institucionale dhe si rrjedhojë analiza mund të paraqesi problematika të

ndryshme. Gjithësesi punimi synon të hedhë një hap të parë në këtë fushë dhe studiues të tjerë

mund të thellohen më tej në vazhdim.

Page 7: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

3. Analiza e problemit

3.1. Ndikimi i nivelit të lartë të importit në shportën e konsumatorit

Produktet bujqësore të prodhuara në vend kanë patur gjithmonë çmime më të ulta në treg në

krahasim me produktet e importuara. Kjo vjen si rezultat i kushteve të ndryshme, duke filluar

nga kostoja e prodhimit e duke përfunduar tek kostot shtesë që lidhen me transportin apo me

detyrimet doganore qe paguajne eksportuesit e ndryshem. Keto kosto ndikojne drejtpërdrejt në

koston e produkteve duke bëreëqë çmimet e produkteve të importuara të jenë më të larta në

krahasim me çmimet e produkteve vendase. Kjo vërehet mjaft qartë po të shohim të njëjtat

produkte të cilat kanë çmime shumë më të larta kur janë të importuara sesa kur janë të prodhuara

brënda vendit.

Në vazhdim kemi bërë një vrojtim në tregun shqiptar të produkteve bujqësore për të parë sesi

reflektohet kjo diferencë. Grafiku i mëposhtem na paraqet se si është raporti i çmimeve të

produkteve bujqësore vendase në krahasim me produktet e importuara për tre vite. Në fund të

këtij punimi gjëndet një tabelë më e detajuar që shpjegon metodologjinë e përdorur për të

dalluar diferencat.

Grafiku.1-Diferenca në % e çmimeve vendase ndaj atyre të importit

Siç shihet nga grafiku i mësipërm çmimet e produkteve të prodhuara në vend janë rreth 50 % më

të lira sesa produktet e importuara. Sigurisht që analiza bazohet në supozimin se sasitë e

konsumuara gjate një periudhe janë të njëjta dhe mesatarja nuk është ponderuar me këto sasi.

Por pse kemi nje diferencë kaq të madhe ndërmjet produkteve vendase dhe atyre të importuara?

Arsyet mund të jenë të ndryshme. Së pari,kostoja e prodhimit në këto vende është përgjithësisht

më e lartë. Kjo duke marrë parasysh që vendi importon produkte jo vetëm nga vendet e rajonit

por dhe nga vende të zhvilluara si Italia,Greqia,Gjermania etj. Së dyti,kostot shtesë për

transportin ,sigurimin.taksat doganore etj. Keto elemente bëjnë që çmimi i produkteve të importit

të jenë të larta dhe si rrjedhim kjo kosto bie e tëra mbi konsumatorin.

Por një element kritik në analizën tonë që mund të verë pikëpyetje mbi studimin është nëse

çmimi më i lartë i produkteve ndikohet dhe nga cilësia e produkteve bujqësore. Ka një opinion të

pergjithshëm se produktet e importit kanë një cilësi më të lartë sesa ato vendase. Në fakt deri

diku kjo është e vërtetë. Por siç u tha më sipër qëllimi ynë është të paraqesim një situatë ku rritja

Page 8: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

e prodhimit të produkteve bujqësore në vend shoqërohet me rritjen e investimeve dhe rritjen e

kontrollit të cilësisë së këtyre produkteve. Në këtë mënyrë cilësia e produkteve bujqësore në

vend do të përmiresohej ndjeshëm në atë mënyrë që të konkurojnë denjësisht produktet e

importit.

Tani le ti hedhim një sy shpenzimeve të konsumit të konsumatorit shqiptar. Dihet që shpenzimet

e konsumit janë një element shumë i rëndësishëm pasi aty bëhet një ndarje e sasisë së të

ardhurave që harxhon një konsumator për element të ndryshëm konsumi. Në Shqipëri INSTAT-i

është institucioni i cili sjell të dhëna përsa i perket shpenzimeve të konsumit në Shqipëri. Në

gjithë botën pjesën më të madhe të shpenzimeve të konsumit e zenë shpenzimet për ushqime.

Edhe në vendin tonë është i njëjti trend dhe duhet thënë se shqiptarët harxhojnë një përpjesë më

të madhe të të ardhurave të tyre për ushqime. Në grupin e ushqimeve bëjnë pjesë dhe produktet

bujqësore të cilat blihen për t’u konsumauar. Më poshtë paraqitet struktura e shpenzimeve të

konsumit për konsumatorin shqiptar:

Grafiku 2. Shpenzimet e konsumit të konsumatorit shqiptar sipas klasave. Burimi: INSTAT

Siç shihet në vendin tonë rreth 48 % e të ardhurave konsumatori i përdor për blerjen e zërit

ushqime dhe pije joalkolike. Çka do të thotë se gjysma e të ardhurave përdoret vetëm për blerjen

e produkteve ushqimore ku një pjesë të madhe të tyre e zenë dhe produktet bujqësore. Nga i

njëjti burim INSTAT kemi që rreth 20 % e të ardhurave të konsumatorit përdoret për blerjen e

produkteve bujqësore çka do të thotë që rreth 1/5 e të ardhurave të konsumatorit shqiptar

peërdoret për këto produkte. Por një pjesë e madhe e këtyre produkteve janë fatkeqësisht

produkte të importuara çka bën që me të njëjtin sasi të ardhurash konsumatori të blejë më pak

produkte në krahasim me produktet e prodhuara në vend.

Le të marrim një shembull për të parë efektin. Gjithmonë sipas INSTAT-it të ardhurat mesatare

mujore në vendin tonë janë 38.141 lekë të reja. Çka do të thotë se një konsumator racional do të

shpenzonte rreth 18.300 lekë në muaj për ushqime dhe pije joalkolike. Nga kjo pjesë ai do të

shpenzojë shumën 7.600 lekë të reja për produkte bujqësore. Siç e pamë më sipër produktet

bujqësore të importuara kanë një çmim afërsisht 2 herë më të lartë sesa produktet e prodhuara në

vend. Nisur nga kjo mund të ndërtojmë një ekuacion të thjeshtë në lidhje me sasinë e produkteve

që blen një konsumator si më poshtë:

Page 9: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

P x Q = TR ku P është çmimi i produkteve bujqësore, Q është sasia dhe TR janë të ardhurat që

shpenzon konsumatori për produktet bujqësore. Në rastin tonë kemi që TR është 7600 lekë dhe P

e produkteve të importit është 2 herë më e madhe se P e produkteve vendase. Duke qënë se kemi

të bëjmë me një ekuacion linear atëherë mund të themi se sasia e produkteve të blera është 2 herë

më e vogel kur blejmë produkte importi sesa kur blejmë produkte vendase. Nga ana tjetër

konsumatori është aq racional sa nuk ka nevojë të blejë më shumë produkte vetëm sepse çmimet

janë më të ulta, por blen të njëjtën sasi të produkteve Q por me çmim P, ndërsa në rastin kur

produktet e blera janë të impotuara atëherë ai blen me çmim 2P. Kemi një diferencë prej P e cila

mund të përdoret nga konsumatori për një klasë tjetër të shpenzimeve të konsumit.

Rasti që trajtuam më sipër është hipotetik pasi çdo konsumator ka parapelqimet e veta për

produktet dhe pesha specifike e produkteve nuk është marrë parasysh gjithsesi me anë të këtij

shembulli të thjeshtë pamë se një rritje e blerjes së produkteve bujqësore vendase në krahasim

me ato të importit do të sillte një perfitim dhe për më tepër një kursim për konsumatorin në terma

relative. Nga ana tjetër është e qartë se sa më shumë produkte të importuara të konsumohen nga

konsumatori vendas aq më shumë rëndohen shpenzimet e konsumit të konsumatorit për këtë zë

pasi vetë çmimi i tyre mbart kosto të tjera që nuk lidhen me kostot e prodhimit.

Gjithsesi çdo konsumator ka preferencat dhe shijet e tij, çka do të thotë se një konsumator i

caktuar mund të preferojë pavarësisht çmimit të blerjes produkte importi për arsye të cilësisë apo

elementeve të tjerë. Megjithatë nëse dy produkte kanë një cilësi të përafërt dhe kanë çmime të

ndryshme ,praktikisht mes dy produkteve nuk ka konkurencë pasi vlera që perfiton konsumatori

është e njëjtë por me një çmim më të ulët për produktet e prodhuara në vend.

Ajo çka realisht ndodh në vendin tonë është që importi i produkteve bujqësore është në nivele

goxha të larta dhe kjo bën që tregu të tejmbushet me këto produkte. Kështu po të marrim si

shembull vitin 2010 shohim se prodhimi i produkteve shqiptare në vend kap shifren e 171.802

milionë lekë ndërsa importi 80.293 milionë lekë çka do të thotë se vendi ynë importon rreth

gjysmën e asaj që prodhon vetë ndërsa eksporti është në nivele të ulta rreth 9154 milionë lekë.

Kjo situatë tregon më së qarti se prodhimi vendas nuk plotëson nevojat e brendshme dhe jemi të

detyruar të importojmë duke mbajtur nivele të ulta të eksporteve çka është një goditje e rëndë për

bilancin tregtar të vendit.

Nga ana tjetër importi bëhet nga vende të cilat kanë kryesisht kosto të larta të prodhimit të

produkteve bujqësore. Kështu rreth 16.9 % e importeve vijnë nga Italia dhe 14.8 % nga Greqia

Page 10: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

vende këto që kanë kosto të larta pune dhe materiali gjithashtu. Kjo bën që këto produkte përveç

kostove shtesë të transportit, zhdoganimit etj. kanë dhe kosto më të lartë prodhimi krahasuar me

prodhimin vendas.

3.2. Niveli i lartë i importeve dhe ndikimi në punësim dhe GDP

Papunësia ka qënë përgjatë gjithë viteve të tranzicionit një problem kyç në vendin tonë.

Pavarësisht se statistikat japin një panorama më të mirë, raportet e vazhdueshme të institucioneve

ndërkombëtare si banka botërore japin një gjëndje të vështirë persa i përket punësimit në vendin

tonë. Zonat rurale janë zonat me papunësinë më të lartë dhe shumica e banorëve të këtyre zonave

janë të vetëpunësuar ose nuk kryejnë asnjë aktivitet. Ndërsa institucionet shqiptare përgjegjëse

për matjen e papunsisë e japin shifrën e saj diku tek 13.82 % , shifër kjo shumë e diskutueshme

duke patur parasysh metodologjinë e përdorur për nxjerrjen e saj.

Për tu përqëndruar tek objekti i diskutimit tonë mund të themi se nga shifrat e INSTAT del se

papunsia në zonat rurale, ose nëpër fshatra është në nivele të ulta, rreth sifres 10 %. Kjo pasi

banorët e këtyre zonave pavaresisht se çfare aktiviteti kryejnë cilesohen si të vetëpunësuar në

pronën e tyre dhe si të tillë ata nuk regjistrohen në zyrat e punës si të papunë. Megjithatë ajo çka

vihet re nga vëzhgimet është kjo pjesë e popullsisë pavarësisht se është teorikisht e punësuar nuk

është në gjëndje të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetesën dhe nga ana tjetër

detyrohen të kryejnë aktivitete të tjera për të mbijetuar. Në vitin 2010 popullsia totale në zonat

rurale kapte shifrën e 1.662.869 banorë e cila në pjesën më të madhe të saj, është e vetëpunesuar

në fermat e tyre private dhe ku të ardhurat për frymë janë shumë të ulta.

Por papunësia e raportuar nga ana e INSTAT, vlerësohet që të jetë një nga treguesit që kanë hapur

një debat të vazhdueshëm midis specialistëve. Kjo metodologji zyrtare e përdorur nga ana e

INSTAT nuk merr parasysh papunësinë në bujqësi. Rënia drastike në "letra" e papunësisë në

Shqipëri ndodhi që në vitin 1993. Kjo për arsye se një numër i madh të papunësh të regjistruar,

kryesisht në zonat rurale, dolën nga skema e të papunëve të regjistruar, pasi morën tokën e tyre

në bazë të Ligjit mbi Tokën dhe Privatizimin.

Në fund të vitit 1993, shkalla e papunësisë ishte 22 për qind. Kjo është edhe një nga shkaqet që

norma e papunësisë zyrtare në vend është e deformuar dhe 3 herë më e ulët se norma reale e të

papunëve. Raporti i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës ka vlerësuar se në Shqipërinë e vitit

2006, rreth 58% e fuqisë punëtore në vend është e përqendruar në bujqësi, 27% në sektorin e

Page 11: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

shërbimeve dhe vetëm 15% në sektorin e industrisë. Duke patur një forcë kaq të madhe punëtore

në bujqësi, kur ky sektor sipas raportit jep 21.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një

normë thuajse zero papunësie, sqarohet edhe fakti pse sipas metodologjisë zyrtare, papunësia

është vetëm 13%. Zonat rurale, në të cilat shtrihet edhe harta kryesore e varfërisë në vend,

supozohen sipas qeverisë më një punësim të plotë, pasi askush nuk është i regjistruar si i papunë.

Një tjetër problem shqetësues është dhe varfëria e madhe në zonat rurale. Ndër vite është vënë rë

se niveli i varfërisë në këto zona ka qënë i lartë dhe gjithmonë më i lartë se në zonat urbane. Ky

trend pavarësisht se ka ardhur duke u zbutur ndër vite vazhdon dhe sot të ekzistojë siç tregon dhe

tabela e mëposhtme me përqindjet e varfërisë ndër vite.

Tabela 2. Norma e varfërisë ne zonat rurale dhe ato urbane. Burimi: INSTAT

Viti 2002 2005 2008

Varfëria urbane 4.1 % 2.2 % 1.1 %

Varfëria rurale 5.2 % 4.5 % 1.2 %

Shakaku i një varfërie më të madhe në zonat rurale vjen si rezultat i zhvillimit të ulët të këtyre

zonave dhe investimeve të ulta ndër vite në këto zona. Kjo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me

zhvillimin e ulët të bujqësisë në vënd dhe me përpjekjet e pakta të bëra për zhvillimin e kësaj

dege të ekonomisë. Një sërë problematikash kanë shoqëruar ndër vite zonat rurale: ndër vite

infrastruktura nëpër këto zona lë për të dëshiruar. Megjithë investimet e shumta që janë bërë këto

vitet e fundit me qëllim zhvillimin infrastrukturor të këtyrë zonave përsëri ka probleme të mëdha

me elementë të tillë si infrastruktura rrugore, ujitja, rrjeti energjitik etj. Nga ana tjetër në vëndin

tonë ka munguar gjithmonë një plan konkret që të vërë në qëndër të tij zhvillimin e aktivitetit

bujqësor dhe blegtoral në mënyrë që nëpërmjet saj të zhvillohet dhe fshati.

Një rritje e aktivitetit bujqësor do të çonte në më shumë të ardhura dhe më shumë punësim për

banorët e zonave rurale. Një projekt i mirëfilltë në mbështetje të bujqësisë dhe të gjitha

aktiviteteve të tjera që lidhen me këto zona do të çonte në një zhvillim të madh infrastrukturor

dhe ekonomik . Kjo do të përcillej mënjëherë në formën e uljes së papunsisë reale dhe gjithshtu

të varfërisë së këtyre banorëve të cilët kanë ndjerë ndër vite mungesën e kujdesit nga ana e shtetit

dhe institucioneve përkatëse.

Page 12: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Një element tjetër i lidhur me produktet bujqësore është dhe GDP. Dimë që GDP është prodhimi

i brendshëm bruto, pra totali i prodhimit të një vendi. Teorikisht një rritje e prodhimit të

produkteve bujqësore do të ndikonte pozitivisht në rritjen e GDP dhe për rrjedhojë do të ndikonte

në një rritje të ritmeve të rritjes ekonomike në vënd. Ndikimi në GDP është shumë faktorësh

duhet thënë. GDP ndikohet nga produktet bujqësore nëpërmjet: konsumit të brendshëm të këtyre

produkteve, importit të produkteve bujqësore dhe gjithashtu eksportit të tyre.

Dimë se GDP llogaritet me formulën në vazhdim: GDP = C + I + G + (X-M). Nga kjo formulë

mund të nxjerrim konkluzionet në lidhje me ndikimin qe ka niveli i lartë i importit të produkteve

bujqësore në vend dhe niveli i ulët i prodhimit të tyre.

Së pari, një nivel më i lartë i importeve në krahasim me eksportet sjell që diferenca X-M

është negative e për pasojë efekti në GDP do të jetë negativ, pra GDP do të pësojë rënie.

Së dyti, një nivel konsumi i ulët i produkteve bujqësore vendase jep përsëri efekt negativ

duke qënë se konsumi mbetët në parametra të ulët në krahasim me potencialin real të

mundësive të prodhimit.

Le të marrim shembull konkret. Siç shihet nga tabela nr.1, diferenca ndërmjet importeve dhe

eksporteve ka qënë gjithmonë në shifra të larta dhe në një raport relativisht të lartë. Kështu mund

të nxjerrim se efekti negativ që jep X-M në GDP është si në tabelën e mëposhtme përmes viteve:

Tabela 3. Diferenca Eksporte-Importe ndër vite. Burimi: MBUMK

Vlera në milionë lekë

Viti 2000 2005 2008 2009 2010

Diferenca X-M (31.029) (36.878) (65.688) (61.681) (71.139)

Siç shihet diferenca është në nivele të larta dhe e gjithë kjo diferencë transmetohet në ulje të

GDP dhe si rezultat edhe në nje normë rritje ekonomike më të ulët vjetore. Nga çka thamë më

sipër del qartë se hendeku i madh që ekziston mes importeve dhe eksporteve të produkteve

bujqësore në vendin tonë jep një impakt tejet negativ në ekonomi duke bërë që GDP dhe rritja

ekonomike të ndikohen mëse negativisht.

Përsa i përket ndikimit qe ka në C, pra në konsum, mund të themi së është e vështirë të

përcaktohet sa është hendeku ndërmjet prodhimit aktual dhe atij potencial në vëndin tonë. Në

çështjen në vazhdim do të trajtojmë më gjërësisht dhe do të mundohemi të japim një panoramë të

Page 13: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

këtij hendeku. Gjithsesi paraprakisht mund të themi se diferenca është goxha e madhe dhe si

rrjedhim ndikimi në konsum dhe drejtpërdrejtë në GDP është në nivele të larta.

Si përfundim mund të themi se niveli i ulët i prodhimit të produkteve bujqësore dhe gjithashtu

niveli i lartë i importeve çon në një papunësi të madhe në zonat rurale dhe nga ana tjetër jep një

impakt tejet negativ në ekonominë në tërësi. Kjo nxjerr në pah dhe një herë nevojën për

zhvillimin e këtij sektori të ekonomisë.

3.3 Potenciali bujqësor i Shqipërisë

Vendi ynë ka një hapësirë të gjërë me tokë bujqësore pjellore e cila mund të shfrytëzohet për

prodhimin e produkteve të ndryshme bujqësore. Duhet thënë se elementët kryesorë siç janë

pjelloria e tokës dhe klima janë mjaft avantazhues për Shqipërinë dhe nga ana tjetër i japin

mundësi fermerve të kultivojnë një sërë kulturash të ndryshme. Ky fakt na jep të kuptojmë dhe

një herë se përderisa është e mundur të rritet prodhimi i produkteve bujqësore në vend atëherë ka

disa faktorë të tjerë qe e pengojnë atë.

Aktualisht vendi ynë ka 695.520 hektarë toke bujqësore e cila një pjesë punohet ndërsa një pjesë

tjetër lihet djerrë. Nga ana tjetër tabela e mëposhtme jep në shifra sesa ka qënë vlera e prodhimit

bujqësor në vendin tonë ndër vite. Po të bëjmë një llogaritje të thjeshtë për vitin me prodhimin

më të lartë, pra 2010, shohim se prodhimi për hektar është 247.012 lekë të reja. Kjo duhet thënë

është një vlerë e vogel krahasuar me standartet normale të prodhimit për hektar.

Tabela.4 –Vlera e produkteve bujqësore ndër vite. Burimi:MBUMK (në milion lekë)

Viti 2000 2005 2008 2009 2010

Prodhimi 126.116 142.220 155.669 159.080 171.802

Arsyeja kryesore e këtij problemi është se një pjesë e mirë e tokës bujqësore nuk punohet ose

kultivohen kultura të cilat nuk janë shumë të tregtueshme. Ajo çka e mban prodhimin në nivele të

ulta është copëzimi i tokës bujqësore. Çka do të thotë se në vendin tonë janë të rralla fermat e

mëdha , ku mbillen hektarë të tërë me kultura homogjene. Në shumicën e rasteve fermeret janë

paorganizuar dhe pjesa më e madhe e tyre mbjellin kultura të ndryshme në sasi ëe vogla

kryesisht për konsum vetiak ose për një treg shumë të vogel. Kjo bën që të mos shfrytëzohet i

gjithë potenciali i tokës bujqësore.

Page 14: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Nga ana tjetër ka dhe nje nivel të lartë të mospunimit në vendin tonë. Ne nuk kemi statistika që

tregojnë sesa përqindje e tokës punohet dhe sa nuk punohet por mund të themi se sipas raporteve

të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare n vendin tonë po ndodh fenomeni i braktisjes së

tokës. Kjo do të thotë se fermerët duke mos pasur interes dhe para për të investuar në bujqësi

vendosin ta lenë atë të papunuar dhe të merren me aktivitete të tjera.

Tani le ti hedhim një sy struktures së fermës në vendin tonë. Pas vitit 1990 kur u bë shpërndarja e

tokës bujqësore tek fermerët duhet thënë se toka u shpernda për frymë. Dmth në bazë të ligjit

7501 çdo individi iu dha 3.2 dynym tokë. Kjo bëri që të shkriheshin fare fermat e kohës së

monozimit dhe toka të ishte tashmë pronë private e çdo personi që perfitonte nga ky ligj. Pasojat

e këtij ligji ishin copezimi i tokës bujqësore në sasi të vogla te një numër i madh njerëzish. Si

pasojë fermat e mëdha u zhdukën dhe u krijuan një numër i madh minifermash, me një fermer të

vetëm që kultivonte kultura të ndryshme.

Më poshtë po paraqesim një tabelë ku paraqitet qartësisht madhësia e fermës në vendin tonë dhe

numri i familjeve për fermë në terma mesatare:

Tabela 5.Të dhëna mbi sipërfaqen dhe popullimin e fermës nëpër qarqe të ndryshme. Burimi: MBUMK

Qarku Sipërfaqja mesatare e fermës Nr. mesatar i familjeve për fermë

Berat 1.27 ha 1.1

Dibër 0.68 ha 1.1

Durrës 0.99 ha 1

Elbasan 1.04 ha 1.2

Fier 1.58 ha 1

Gjirokastër 0.91 ha 1

Korçë 1.27 ha 1.1

Kukës 0.59 ha 1.1

Lezhë 0.8 ha 1.2

Shkodër 1.1 ha 1

Page 15: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Tiranë 1.01 ha 1

Vlorë 1.14 ha 1.1

Mesatarja 1.11 ha 1.1

Siç shihet nga tabela sipërfaqja mesatare për fermë është në nivele shumë të ulta. Mesatarja për

republikën e Shqipërisë është vetëm 1.11 ha për fermë çka do të thotë se mesatarisht një fermë

në këtë sipërfaqe çdo fermer kultivon një kulturë të caktuar. Por kjo sipërfaqe është e

pamjaftueshme për të arritur nivele prodhimi të kënaqshme dhe nga ana tjetër është e dhe më e

vështirë që këto ferma të jenë fitimprurese në periudha afatgjata.

Numri i familjeve për fermë është gjithashtu në nivele të ulta çka do të thotë se fuqia punëtore në

dispozicion për këto ferma është e ulët dhe teorikisht fermerët detyrohen të punësojnë njerëz për

aktivitetin e tyre. Praktikisht dimë që kjo nuk është e vërtetë, por fermerët në shumicën e rasteve

peërpiqen të punojnë vetë në fermat e tyre dhe kur nuk ia dalin dot ose ulin nivelin e prodhimit

ose e lenë tokën të papunuar.

I sollëm problematikat e mësipërme për të nxjerrë në pah se bujqësia në vendin tonë ka një

potencial të madh të pashfrytëzuar. Siç e theksuam më sipër toka bujqësore nuk shfytëzohet në

maksimumin e saj dhe prodhimi që aktualisht sigurohet është në nivele të ulta në krahasim me

potecialin teorik të tokës bujqësore në vend bazuar në karakteristikat që ajo ka. Një shfrytëzim

më i mirë i saj na jep mundësinë të rrisim prodhimin, cilësinë e tij dhe gjithashtu të kemi nje

organizim më të mirë të degës së bujqësisë në vend.

Përmirësimi i disa faktorve të cilët po i rendesim më poshtë mund të çoje në një rritje të

prodhimit të produkteve bujqësore në vend duke shfrytëzuar në këtë mënyrë sa më mirë

potecialin e vendit tonë:

o Krijimi i fermave me sipërfaqe të mëdha. Është e nevojshme që të krijohen ferma me

sipërfaqe të medha në mënyrë që të shfrytëzohet sa më mirë e gjithë sipërfaqja e tokës

pjellore në vend. Krijimi i fermave të mëdha çon në një specializim të punës dhe

shfrytëzim më të mirë të të gjitha resurseve.

o Kultivimi i kulturave homogjene. kultivimi i kulturave homogjene do të thotë që një

fermë duhet të kultivojë vetëm një kulturë të caktuar në mënyrë që të specializohet në

prodhimin e asaj kulture në mënyrë sa më të përsorur. Kjo çon në një rritje të prodhimit

dhe gjithashtu në një rritje të cilësisë së produkteve.

Page 16: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

o Bashkimi i fermerëve. Është e nevojshme që fermerët të cilët kanë siperfaqe tokash

kryesisht të vogla të bashkohen në një fermë të përbashkët në mënyrë që të rrisin sasinë e

prodhimit dhe nga ana tjeter të shfrytezojnë sa më mirë të gjitha resurset në dispozicion.

Nga çka thamë më sipër mund të themi se sfida aktuale qëndron në rritjen e prodhimit të

produkteve bujqësore në vend përmes krijimit të një kulture të re prodhimi dhe gjithashtu përmes

ndryshimit të mënyrës së përdorur deri më tani nga ana e fermerëve. Është e rëndësishme që

mënyra e funksionimit të ndryshojë sa më parë pasi aktualisht potenciali bujqësor i vendit tonë

nuk po shfrytëzohet maksimalisht.

4. Një plan veprimi

Problematikat e trajtuara më sipër na nxjerrin në konkluzionin se është e nevojshme të merren

masa të menjëhershme për përmirësimin e gjëndjes së bujqësisë në vend në mënyrë të tillë që

prodhimi i produkteve bujqësore të rritet. Rritja e prodhimit të produkteve bujqësore vendase do

të çonte në plotësimin e kërkeses vendase për këto produkte dhe nga ana tjetër do ti jepte

mundësi fermerëve të eksportin produkte jashtë vendit. Por për arritjen e këtyre objektivave është

e nevojshme hartimi i një plani afatgjatë që bën të mundur zhvillimin e zonave rurale dhe

investimet në infrastrukturë në mënyrë që të nxitet prodhimi. Më poshtë po paraqesim një skemë

të thjeshtë që jep mënyrën sesi duhet të funksionojë bujqësia në Shqipëri dhe hapat që duhen

ndërmarre për mirëfunksionimin e kësaj skeme.

Le ti shohim me rradhë elementet e skemës së mësipërme duke dhënë për çdo element

karakteristikat dhe elementet që nevojiten për mirëfunksionimin e çdo elementi të mësiperm në

mënyrë që i gjithë sistemi të funksionojë normalisht.

Grosisti i produktit Z

Page 17: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Figura 1. Si duhet të funksionojë sistemi bujqësor në vendin tonë.

I gjithë procesi nis me fermerin. Është ai i cili prodhon produktin, në rast se ka probleme në këtë

pikë atëherë i gjithë procesi ngec. Është e rëndësishme që fërmeret të organizohen në ferma të

mëdha që prodhojnë kultura homogjene në mënyrë që të shfrytëzohet sa më mirë e gjithë

sipërfaqja pjellore e vëndit tonë. Siç thamë më sipër fermat në vëndin tonë janë të një madhësie

shumë të vogël ku mesatarisht arrin në 1.1 hektar për fermë. Kjo bën që të kemi fare pak

prodhim i cili nuk është i destinuar për në treg por vetëm për përdorim individual. Ndërtimi i

fermave të mëdha me qindra hektarë do të jepte mundësinë që të kultivoheshin kultura

homogjene në sipërfaqje të mëdha çka do të çonte në një rritje të prodhimit dhe nga ana tjetër në

një organizim më të mirë të punës nga ana e fërmerëve.

Është gjithashtu e nevojshme që fermerët të asistohen nga specialistë të fushave të ndryshme si:

ekonomia, agronomia, gjeologjia etj. në mënyrë që ata të fitojnë ekspertizën e duhur në lidhje më

të gjitha elementet e funksionimit të një ferme. Për arritjen e këtij qëllimi është e nevojshme një

financim nga ana e shtetit në mënyrë që çdo grupi fërmerësh të interesuar për ngritjen e një

ferme të madhe ti mundësohet ekspertiza e duhur dhe mbështetja intelektuale nga njerëz të

specializuar.

Përveç kësaj është shumë e nevojshme mbështetja e pa kursyer e shtetit në mënyrë që fërmerët të

motivohen në ngritjen e fermave funksionale dhe që prodhojnë sasi të mëdha produktesh.

Subvencionet, grantet, kreditë e buta apo dhe heqja e taksave për vitet e para të aktivitetit mund

të jenë elementë të rëndësishëm të cilat nxisin krijimin e fermave. Një shëmbull i mirë është

heqja e TVSH-së për makineritë që vijnë nga jashtë çka çon në një ulje të kostos për makineritë

bujqësore. E njëjta strategji duhet ndjekur për të gjitha lëndët e para të nevojshme në bujqësi, të

cilat kur importohen mbartin një kosto shumë të lartë. Nga ana tjetër shteti duhet të vazhdojë të

investojë në infrastrukturë në mënyrë që zonat rurale të arrijnë standarte të larta përsa i përket

infrastrukturës rrugore, ujore apo energjitike etj. Zhvillimi i infrastrukturës padyshim që jep efekt

të drejtpërdrejtë në përmirësimin e aktivitetit bujqësor në vend.

Nga ana tjetër është e nevojshme që fermerët të kenë kushte lehtësuese kur bëhët fjalë për

sigurimin e mjeteve të nevojshme për zhvillimin e bujqësisë. Kështu është e qartë se sot në

vëndin tonë mungon infrastruktura e nevojshme teknologjike ne lidhje me zhvillimin e bujqësisë.

Sot janë të rrallë fërmerët të cilët kanë një mjet të tyre për punimin e tokës dhe shpesh ata

detyrohen ti marrin me qera këto mjete ose ti përdorin kundrejt pagesës ndaj përsonave të tretë.

Page 18: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Një mënyrë për zgjidhjen e këtij problemi mund të jetë hartimi i një plani për shpërndarjen e

këtyre mjeteve tek fermerët e interesuar kundrejt pagesës me këste ose kredive të buta.

Një fakt shqetësues i viteve të fundit është dhe fakti se në vendin tonë numri i studentëve që

ndjekin degë të tilla si agronomia ka rënë ndjeshëm dhe mund të themi se aktualisht ka një

mungesë të ndjeshme të specialistëve të këtyre fushave. Nga ana tjetër është e nevojshme

integrimi i të rinjve në këtë sektor të ekonomisë pasi siç thuhet nëpër raporte të ndryshme të

institucioneve ndërkombëtare të rinjtë po e braktisin dita-ditës fshatin.

Mbi të gjitha është e nevojshme një sensibilizim i banorëve të zonave rurale se zhvillimi i

aktivitetit bujqësor është një e mirë për ta dhe që do të sillte rritje të mirëqënies dhe nga ana

tjetër do të shoqërohej me avantazhe ekonomike, sociale, kulturore etj për ta. Sensibilizimi duhët

bërë në mënyrë të tillë që fërmerët të nxitën në krijimin e fermave të mëdha më produkte

homogjene në mënyrë që të jetë më i lehtë menaxhimi i tyre.

Një element tjetër i rëndësishëm i skemës janë grosistët. Grosistët janë ata që grumbullojnë

produktet bujqësore për ti hedhur pastaj në treg në mënyrë të organizuar. Për një mirëfunksionim

të grosistëve duhet që ata të kenë infrastrukturën e duhur që u mundëson atyre të luajnë rolin e

tyre sa më mirë në këtë proces. Është e nevojshme që grosistët të kënë në zotërimin e tyre

magazina sa më të mëdha me kushtet e nevojshme higjenike për të ruajtur sasi sa më të mëdha

produktesh dhe për ti hedhur pastaj në treg. Gjithashtu grosistët duhet të kenë sa më shume siguri

dhe nga ana tjetër një kuadër ligjor rregullativ që u jep atyre siguri që aktiviteti i tyre do të jetë i

mbrojtur dhe pa hasur problematika të mëdha.

Sigurisht që problemi kryesor është investimi i nevojshëm për krijimin e këtyre pikave

grumbulluese të produkteve bujqësore. Sot për sot është shumë e vështirë të gjesh investitorë të

cilët do ishin të gatsheëm të investonin në një aktivitet të tillë. Kjo pasi sistemi ynë është shumë i

paorganizuar dhe nuk jep siguri për sukses. Por në momentin që të gjitha organizmat e përfshira

do të angazhoheshin maksimalisht në arritjen e objektivave atëherë investimet në këtë fushë do të

ishin të arsyeshme.

Sigurisht që dhe grosistët kanë nevojë për mbështetje nga ana e shtetit si në rastin e fermerëve.

Ështe e nevojshme nje mbeshtetje financiare dhe intelektuale nëpërmjet kredive të të buta,

granteve, subvencioneve etj. Gjithashtu është e nevojshme një mbeshtetje nëpërmjet ekspertizës ,

pse jo edhe duke marrë shëmbuj konkret të funksionimit të këtyre organizmave në vëndet e tjera

Page 19: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

të botës. Mënyra e organizimit të grosistëve duhet të jetë rajonale. Çdo rajon duhet të ketë një

numër grosistësh të caktuar për lloje të ndryshme produktesh në mënyrë që kostot e transportit te

produkteve te jene sa me te ulta dhe gjithashtu fërmerët të kenë mundësi të jenë në korrent me

nevojat që ka tregu për produktet e tyre.

Avantazhet që sjell përdorimi i grosistëve janë të shumta. Së pari, organizon tregtimin e

produkteve bujqësore pasi fërmerët nuk kanë më nevojë të kërkojnë vetë treg për produktet e tyre

por është vetë grosisti ai që e bën këtë për fërmerin. Së dyti, rritet cilësia e produkteve. Kjo pasi

grosistët kanë nevojë që cilësia e produkteve të jetë më e lartë në mënyrë që të kenë mundësi të

gjejnë treg për produktet e tyre. Kështu që fërmerët do të jenë më të predispozuar për të prodhuar

me cilësi sa më të lartë. Së treti grosistët me punën e tyre ndër vite fitojnë ekspertizë në lidhje me

tregtimin e këtyre produkteve gjë që është e vështirë të fitohet nga çdo fërmer në veçanti nëse

secili do të tregtonte produktet e tij.

Produktet bujqësorë mund të tregtohen në tre drejtime siç shihet nga skema. Fillimisht plotësohet

kërkesa e brendshme për këto produkte, pastaj një pjesë e tyre mund të përdoret në agroindustri

në formën e lëndëve të para. Ndërsa pjesa që mbetet mund të eksportohet. Lë të themi që

përdorimi i grosistëve në këtë proces jep mundësi që produktet bujqësore të shpërndahen në

mënyrën sa më efiçente të mundshme. Kjo pasi përdorimi i grosistëve e bën procesin më të

kontrollueshëm dhe nga tjetër shpërndarja e produkteve bujqësore bëhët në mënyrë të tillë që

fillimisht të plotësohet kërkesa e brendshme.

Skema që u munduam të paraqesim më sipër mund të përmirësohet duke futur një sërë

elementesh në analizë, por gjithsesi në vija të trasha funksionimi i saj do ishte i tillë. Sigurisht që

reformimi i saj kërkon kohë dhe kosto, por gjithsesi është e nevojshme që ky reformim të bëhet

sa më parë dhe projektet që kanë si synim zhvillimin e bujqësisë të fillojnë të zbatohen sa më

parë.

Është e nevojshme që të ndiqen shëmbuj konkret të vëndeve të zhvilluara si psh, Italia, Greqia

etj. të cilat kanë një infrastrukturë dhe një sistem bujqësor të zhvilluar e të konsoliduar. Për

arritjen e këtyre objektivave është e nevojshme një angazhim sa më i madh dhe serioz i të gjitha

instancave dhe institucioneve zyrtare dhe jozyrtare në mënyrë që kjo degë e ekonomisë sonë, e

cila jep prodhimin më të madh në GDP dhe gjithashtu ka numrin më të madh të të punësuarëve të

zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të arrijë nivele të larta. Vitet e fundit janë bërë hapa

Page 20: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

përpara në këtë drejtim, por gjithsesi në shumicen e tyre masat e marra kanë qënë të

paorganizuara dhe shumë prej tyre masave kanë dështuar.

5. Konkluzionet

Niveli i lartë i importeve të produkteve bujqësore në ekonomi ka bërë që ndër vite çmimet e

produkteve bujqësore në tregjet tona të kenë çmime të larta. Konsumatori shqiptar është

përballur gjithmonë me çmime më të larta, duke qënë i detyruar që të shpenzojë më shumë nga të

ardhurat e tij për produktet bujqësore dhe ato të agroindustrisë sesa në rastin kur produktet janë

prodhime vëndase. Prandaj mund të arrijmë në përfundimin se rritja e prodhimit të produkteve

bujqësore brënda vëndit çon në përfitim ekonomik për çdo konsumator shqiptar.

Nga ana tjetër niveli i lartë i importeve në vëndin tonë dhe prodhimi i ulët i produkteve bujqësore

në vend ka dhënë efekt negativ edhe në ekonominë në tërësi. Zonat rurale kanë mbetur të

pazhvilluara dhe nga ana tjetër vazhdojnë të përballën dhe sot me një varfëri ekstreme dhe me

kushte të vështira jetese. Zhvillimi i bujqësisë do të çonte padyshim në një zhvillim të këtyre

zonave dhe nga ana tjetër rritje të mirëqënies së përgjithshme të tyre. Sigurisht që për arritjen e

ketij objektivi është e nevojshme dhe një angazhim i vetë banorëve të këtyre zonave.

Pozitive për vëndin tonë është fakti se kushtet e nevojshme për zhvillimin e bujqësisë ekzistojnë.

Elementë të tillë si: toka bujqësore, klima etj. janë të bollshëm në Shqipëri çka jep mundësi për

një zhvillim të madh të degës së bujqësisë dhe të degëve të tjera të ndërlidhura me të.

Për të bërë të mundur zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri është e nevojshme hartimi i projekteve

të mëdha afatshkurtra dhe afatgjata të cilat të kenë një vizion të qartë se ku synohet të arrrihet

dhe me çfarë mjetesh do arrihet. Kjo do të thotë se fshati dhe zonat rurale nuk duhen përdorur

vetëm për fushata elektorale dhe mitingje por duhen bërë përpjekje maksimale që ti jept

mundësia e zhvillimit ketyrë zonave.

Kjo kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse. Fatkeqësisht gjatë këtij

tranzicioni të gjatë ky angazhim ka munguar dhe bujqësia pavarësisht se dega më e madhë e

ekonomisë sonë është lënë në mëshirë të fatit dhe është trajtuar si një sektor i dorës së dytë.

Sigurisht që çdo sektor i ekonomisë ka rëndësinë e tij, por bujqësia në veçanti duhet përkrahur në

mënyrë që efektet pozitive të zhvillimit të saj të ndihen sa më shpejt në ekonominë tonë. Burimet

dhe kushtet për zhvillimin e saj eksitojne prandaj gjithçka mbetët në duart e institucioneve

përgjegjëse për menaxhimin e saj.

Page 21: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Referencat

Vjetari statistikor 2008. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

http://www.mbumk.gov.al/

Vjetari statistikor 2009. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

http://www.mbumk.gov.al/

Vjetari statistikor 2010. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

http://www.mbumk.gov.al/

Shkëmbimet tregtare për vitin 2009. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

http://www.mete.gov.al/

Page 22: Detyre Kursi-Produktet Bujqesore Dhe Ndikimi Ne Ekonomine Shqiptare

Shkëmbimet tregtare për vitin 2010. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

http://www.mete.gov.al/

Junková S., Matušková E. The influence of crisis on the sector structure of economy focusing on

agriculture. Department of Economics, Faculty of Economics, Czech University of Life

Sciences.

Gribincea C., Gribincea A., Coretchi B. The influencing factors on volume changes of

agriculture production in Moldova.

Albanian Agriculture 2011. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

http://www.mbumk.gov.al/

Shqipëria: Trendi i varfërisë 2002 - 2005-2008. INSTAT http://www.instat.gov.al

Të dhëna statistikore të ofruara nga INSTAT mbi varfërinë, papunsinë, shpenzimet e konsumit.

http://www.instat.gov.al