Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisë
Studim në komunat me shumicë serbe në pjesën
jugore të Kosovës
Working Towards a
Stable Multi-Ethnic Kosovo
Drejtor Ekzekutiv:
Adrian Zeqiri
Kontribuues
Autorë: Nicole Brassil dhe Marija Krstić
Redaktor: Carlo Giovannone
Kontribuues: Gazmen Salijević
Përkthyes: Artan Çollaku
Lektura: Trim Kabashi
Mirënjohje
ECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen
financiare për zhvillimin e këtij publikimi, në kuadër të projektit "Drejt një rritjeje të qëndrueshme
dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha komunat e reja të themeluara në Kosovë”
ECMI Kosova www.ecmikosovo.org
ECMI Kosova është organizata kryesore joqeveritare e angazhuar me çështje të komuniteteve
minoritare në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të institucioneve përfshirëse, përfaqësuese dhe të
ndjeshme ndaj komuniteteve, institucione këto që mbështesin një Kosovë të qëndrueshme shumë-
etnike.
ECMI Kosova kontribuon në zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit përkatës, dhe përkrah
institucionalizimin e mekanizmave qeveritarë të ndërlidhur me çështje të komuniteteve, dhe ngrit
kapacitetet e akterëve të shoqërisë civile dhe të qeverisë për t'u angazhuar me njëri-tjetrin dhe
bashkëvepruar në mënyrë konstruktive dhe të qëndrueshme.
Rr. Nëna Terezë Nr. 41, Apt. 29, 10000 Prishtinë, Kosovw, Tel. +381 (0) 38 224 473
Rr. CikaJovina nr. 3, kati 1, 38220 Mitrovicë e Veriut, Kosovw,
Tel. +381 (0) 64 00 55 488
E drejta e autorit
© Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) në Kosovë, dhjetor 2014. Të gjitha të drejtat
e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtëritëse
ose të transmetohet në çfarëdo forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik, mekanik, foto-kopjimi,
regjistrimi, apo çfarëdo mjeti/formë tjetër, pa lejen paraprake të ECMI Kosovës.
http://www.ecmikosovo.org/tel:%2B381%20%280%29%2038%20224%20161
PËRMBAJTJA
1 HYRJE ................................................................................................................................................... 6
2 METODOLOGJIA .................................................................................................................................. 8
2.1 Pjesëmarrësit ....................................................................................................................... 8
2.2 Pyetësorët ............................................................................................................................ 8
2.3 Analiza ................................................................................................................................. 8
3 ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË RANILLUG DHE PARTESH ......................................................................... 9
3.1 Numri i fermave ................................................................................................................... 9
3.2 Numri i fermerëve .............................................................................................................. 10
3.3 Numri i bagëtive ................................................................................................................. 11
3.4 Numri i të lashtave ............................................................................................................. 11
3.5 Cilësia e tokës në dispozicion ............................................................................................. 11
3.6 Subvencionet nga Komuna ................................................................................................ 11
3.7 Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve .................................................................. 12
3.8. Dobitë e qendrave bujqësore ........................................................................................... 13
3.9 Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë ............................................................... 14
3.10 Tregu i hapur .................................................................................................................... 15
3.11 Shitja e produkteve bujqësore ......................................................................................... 15
3.12 Konkurrenca nga komunat e tjera ................................................................................... 15
3.13 Prodhimi i përgjithshëm bujqësor ................................................................................... 15
3.14 Përfundime dhe rekomandime ........................................................................................ 16
4 ZHVILLIMI I TURIZMIT NË GRAÇANICË, NOVOBËRDË, KLLOKOT DHE SHTËRPCË ............................ 18
4.1 Numri i vizitorëve ............................................................................................................... 18
4.2 Atraksionet turistike .......................................................................................................... 19
4.3 Organizatat dhe qendrat informative të turizmit .............................................................. 20
4.4 Ueb-faqet turistike ............................................................................................................. 21
4.5 Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit ................................................................................ 22
4.6 Disponueshmëria e ushqimeve tradicionale ..................................................................... 23
4.7 Cilësia e transportit lokal ................................................................................................... 23
4.8 Rrugët lidhëse .................................................................................................................... 24
4.9 Kushtet ekologjike .............................................................................................................. 25
4.10 Mikpritja e banorëve të zonave përkatëse ...................................................................... 25
4.11 Aktivitetet kulturore dhe të tjera ..................................................................................... 26
4.12 Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit ...................................................................................... 26
4.13 Ndryshimet e dëshiruara ................................................................................................. 27
4.14 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ................................................................................. 28
SHTOJCA A ........................................................................................................................................... 29
SHTOJCA B ........................................................................................................................................... 31
LISTA E AKRONIMEVE DHE SHKURTESAVE
ECMI Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve TSIGAN Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha Komunat e Reja
në Kosovë
| 6
1 HYRJE
Ky studim është kryer si pjesë e projektit të Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve
(ECMI) në Kosovë të titulluar ‘Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha
Komunat e Reja në Kosovë’ (TSIGAN). Ky projekt, i cili do të zbatohet nga shkurti 2014 deri
në janar 2017, synon të nxisë qeveri lokale të forta dhe efektive për rritje të qëndrueshme
përmes ngritjes së kapaciteteve të qeverive lokale për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë
efektive rolin e tyre sipas planit të Ahtisaarit, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për
Vetëqeverisje Lokale. Objektivi është që të përfitojnë komunitetet lokale përmes krijimit të
politikave të orientuara kah rritja në nivelin komunal. Për më tepër, përmes TSIGAN synohet
fuqizimi i komuniteteve lokale dhe grupeve të cenueshme për rritje gjithëpërfshirëse.
Pjesëmarrja dhe angazhimi aktiv i të gjitha komuniteteve lokale dhe grupeve të cenueshme
e të margjinalizuar në procesin e vendim-marrjes, në jetën sociale, dhe në zhvillimin
ekonomik janë të dëshirueshme.1
Para projektit TSIGAN, ECMI ka sjellë ndryshime pozitive në një numër komunash me
shumicë serbe, si pjesë e ‘Projektit të decentralizimit’. Këto përfshinin themelimin e
‘Shoqatës së Sipërmarrësve Serbë’ (Asocijacija Srpskih Privrednika, ASP) në Graçanicë, në
dhjetor 2012, regjistrimin e ‘Shoqatës së Afaristëve të Novobërdës në qershor 2013, dhe
krijimi i ‘Zyrës Turistike dhe të Banjës në Kllokot’ (Turisticka Organizacija Spa Klokot, TOSK)
në qershor 2013.2 Më 2014, ECMI Kosova ka filluar të punojë për të forcuar atraktivitetin
ekonomik dhe për të promovuar turizmin dhe bujqësinë lokale në komunat me shumicë
serbe të Graçanicës, Novobërdës, Kllokotit, Shtërpcës, Ranillugut dhe Parteshit. Për të
realizuar këto qëllime, ECMI Kosova ka punuar si në mbështetje dhe promovim të
strukturave ekzistuese në komunat ku ato funksionojnë, ashtu edhe në krijimin e kushteve
të nevojshme për themelimin e tyre në komunat ku mungojnë.3
Bazuar në këto përmirësime, TSIGAN vazhdon të promovojë turizmin dhe bujqësinë lokale
në komunat me shumicë serbe. Ky studim përmban një analizë sasiore dhe cilësore të
potencialit aktual për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në komunat e reja me shumicë
serbe në pjesën jugore të Kosovës. Pas bisedave me përfaqësues të pushtetit lokal me
qëllim të vlerësimit të potencialit ekonomik të komunave të ndryshme, Ranillugu dhe
Parteshi janë analizuar për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë, dhe Graçanica, Novobërda,
Kllokoti dhe Shtërpca për potencialin për zhvillimin e turizmit. Përveç zhvillimit në të
ardhmen, këto komuna janë vlerësuar edhe në aspektin e kufizimeve të tyre për zhvillim, me
1 ECMI Kosova. (2014). Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha Komunat e Reja në Kosovë.
Qasur në Internet më 24 tetor 2014, në http://www.ecmikosovo.org/?p=4617 2 ECMI Kosova. (2014). Buletin informues: Përmirësimi i atraktivitetit ekonomik të komunave me shumicë serbe
përmes themelimit të Zyrave të Turizmit dhe Shoqatës për Bujqësi. 3 ECMI Kosova. (2014). Buletin informues.
| 7
qëllimin e përgjithshëm që t’i ofrohet ECMI Kosovës një pasqyrë e informuar rreth asaj se
çfarë veprime në kuadër të projektit do të ishin më të përshtatshmet për të ndihmuar
zhvillimin në këta sektorë.
| 8
2 METODOLOGJIA
2.1 Pjesëmarrësit
Pjesëmarrësit e studimit janë përzgjedhur nga secila prej komunave përkatëse.
Korrespondentët lokalë të ECMI-së u kanë shpërndarë rreth 50 pyetësorë në secilën
Komunë individëve nga tre sektorë; përfaqësuesve të institucioneve publike lokale,
përfaqësuesve të sektorit privat, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Përfaqësuesit nga
sektori privat ishin ata të përfshirë më drejtpërsëdrejti në bujqësi (fermerë) ose në
industrinë turistike (për shembull, shoferët e taksive, pronarët e hoteleve e restoranteve) në
komunat përkatëse.
2.2 Pyetësorët
Në anketë janë shfrytëzuar pyetje të mbyllura dhe të hapura rreth një sërë çështjesh që
lidhen me bujqësinë dhe turizmin, veç e veç. Pyetësori i bujqësisë mund të gjendet në
Shtojcën A, kurse pyetësori i turizmit në Shtojcën B. Një numër i pyetjeve janë fokusuar në
variablat socio-demografike si gjinia, mosha dhe statusi i punësimit i pjesëmarrësve, si dhe
në gjendjen aktuale të infrastrukturës në komuna, vijuar nga pyetje me objektiv më të qartë
lidhur me, për shembull, zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në këto komuna.
Për pyetjet e mbyllura është shfrytëzuar rangimi sipas shkallëve të Likertit, me qëllim të
vlerësimit të asaj se sa janë pjesëmarrësit të kënaqur ose të pakënaqur lidhur me temën e
një pyetjeje të caktuar. Për shembull, njëra nga shkallët e shfrytëzuara ishte si në vijim;
1 = shumë i/e pakënaqur; 2 = i/e pakënaqur; 3 = neutral/e; 4 = i/e kënaqur; 5 = shumë i/e
kënaqur;
Pyetjet e hapura u kanë mundësuar pjesëmarrësve të shprehin mendimin e tyre në formë
fjalish në paragrafë.
2.3 Analiza
Të dhënat sasiore janë analizuar duke përdorur statistika përshkruese në formë të
shpeshtësisë dhe përqindjes. Të dhënat cilësore nga pyetjet e hapura janë koduar sipas
temave të përbashkëta, dhe temat që janë përmendur më së shpeshti nga të anketuarit janë
përshkruar në këtë studim për të plotësuar të dhënat sasiore.
| 9
3 ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË RANILLUG DHE PARTESH
Bujqësia gjeneron 25% të GDP-së së Kosovës. Në zonat rurale, ku jetojnë rreth 60% e
popullsisë në Kosovë, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.4 Një studim i ekonomive
familjare, i kryer më 2007, kishte zbuluar se nga një popullsi prej 2.1 milionë njerëzish në
Kosovë, 1,3 milionë janë të përfshirë në prodhimin bujqësor.5 Sipas Latruffe-së, Davidova-s
dhe Desjoux-it (2008), vetëm 13.5% e prodhimit bujqësor nga fermat kosovare arrin të
shitet, kurse pjesa e mbetur shfrytëzohet nga vetë familjet bujqësore.6 Pra, është e qartë se
bujqësia është sektor i rëndësishëm në Kosovë, sidomos marrë parasysh shkallën e lartë të
papunësisë (35.1%, ose 60.2% në kategoritë e moshës 15 deri në 24 vjet)7 dhe varësinë nga
importi (përafërsisht 80-90%).8 Zhvillimi i sektorit të bujqësisë do t’u sjellë dobi si qytetarëve
të Kosovës ashtu edhe ekonomisë së Kosovës, në përgjithësi. Megjithatë, sipas Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sektori bujqësor në Kosovë ndikohet
negativisht nga teknologjia e vjetruar, standardi i ulët i jetesës dhe nevoja për të
përmirësuar sigurinë e ushqimin dhe mbrojtjen e mjedisit, për të përmendur vetëm disa.9
Prandaj, mbetet shumë punë për t'u bërë në këtë sektor.
Këtu janë paraqitur të gjeturat dhe rekomandimet e bazuara në studimin e potencialit për
zhvillimin e bujqësisë në komunën e Ranillugut dhe atë të Parteshit. Qëllimi është të
zbulohet se si mund të përmirësohet bujqësia në këto fusha, bazuar në përvojën dhe
perspektivën e qytetarëve (atë se si e shohin ata). Të gjeturat janë ndarë në bazë të temave
të ndryshme që përmbanin pyetësorët. Në tërësinë e të dhënave kanë kontribuuar
pesëdhjetegjashtë (56) të anketuar nga Ranillugu dhe pesëdhjetetre (53) nga Parteshi.
3.1 Numri i fermave
Rezultatet kanë treguar se 42.9% e të anketuarve nga Ranillugu janë shprehur se nuk ka
ferma, dhe 57.1% e tyre kanë deklaruar se nuk janë ferma të mjaftueshme në komunën e
tyre. 30.2% e të anketuarve nga Parteshi janë shprehur se në komunën e tyre nuk ka ferma,
4 Autocrass. (2006). Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e
aderimit. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://ec.europa.eu/agriculture/analysis/external/applicant/kosovo_en.pdf, fq. 5. 5 Enti Statistikor i Kosovës (2007), cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë
vendet në procesin e aderimit.. 6 Instituti Norvegjez për Hulumtime Urbane dhe Rajonale. (2011). Mbështetja nga Norvegjia për bujqësinë dhe
agrobiznesin në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Qasur në Internet më 24 nëntor 2014, në http://www.nibr.no/filer/2011-6.pdf 7 UNDP. Rreth Kosovës. Qasur në Internet më 15 nëntor, në
http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/countryinfo/ 8 Agjencia Evropiane për Rindërtim, cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë
vendet në procesin e aderimit, fq. 11. 9 2009, cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit.
| 10
dhe 69.8% kanë deklaruar se nuk ka ferma të mjaftueshme. Grafiku 1 ilustron këto të
gjetura.
Këto rezultate janë veçanërisht me rëndësi për t’u theksuar duke pasur parasysh se bujqësia
është burimi kryesor i punësimit në këto komuna. Nga pyetjet e hapura dhe takimet e
mëpastajme me stafin e Komunës është ardhur në përfundim se për ata e barazojnë
konceptin e fermës me një ngastër të madhe të tokës së punueshme, ferma kafshë dhe një
kulturë bujqësore kolektive, siç ishte e zakonshme në ato zona në kohën kur kanë
funksionuar ‘kooperativat bujqësor’.
Një kooperativë bujqësore, ose qendër bujqësore, u mundëson fermerëve të bashkojnë
burimet, informatat dhe shkathtësitë e tyre.10 Koncepti i kooperativës nuk është i ri në
Kosovë, e as në Ballkan, pasi që praktika të ngjashme ka pasur aq herët sa në vitet 1800.11
Megjithatë, në ditët e sotme shumica e fermerëve punojnë individualisht në parcela më të
vogla dhe në këtë mënyrë nuk mendojnë se ka ndonjë fermë ose ferma të mjaftueshme në
këtë zonë. Kooperativat do të mund të ishin të dobishme për fermerët lokale pasi që ato
lehtësojnë punësimin rural, reduktimin e varfërisë, vetë-mjaftueshmëri më të madhe dhe
rritjen e kapaciteteve sociale në zonat rurale.12
Grafiku 1. Numri i fermave
3.2 Numri i fermerëve
37.5% e fermerëve nga Ranillugu janë shprehur se nuk ka fermerë në këtë komunë, ndërsa
60.7% e tyre kanë deklaruar se nuk ka mjaft fermerë. Në Partesh, 24.7% kanë deklaruar se
nuk ka fermerë, dhe 66% mendojnë se ka shumë pak fermerë (shihni Grafikun 2). Kjo
pasqyron përshtypje të ngjashme me ato të shprehura në pjesën më sipër lidhur me
10
Organizata Botërore e Ushqimit. Kooperativat bujqësore. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.wfo-oma.com/documents/agricultural-cooperatives.html 11
Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit, fq. 28. 12
Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit, fq. 27.
0
20
40
60
80
Asnjë Nuk ka mjaft Ka shumë Ka tepër shumë
Nuk ka fare
Si e vlerësoni numrin e fermave në komunën tuaj?
Ranillug Partesh
| 11
konceptin e bujqësisë, dhe rrjedhimisht atë se çfarë nënkupton të qenit fermer. Grafiku 2
ilustron këto rezultate.
3.3 Numri i bagëtive
Shumica e të anketuarve janë shprehur se ka pak (47.2% nga Parteshi dhe 39.3% nga
Ranillugu) ose mjaft (49.1% nga Parteshi dhe 58.9% nga Ranillugu) bagëti në komunën e
tyre.
3.4 Numri i të lashtave
Të anketuarit nga Ranillugu dukej se ishin përgjithësisht të kënaqur me numrin e të lashtave.
58.9% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk ka mjaft të lashta, 26.8% janë shprehur se ka
shumë, ndërsa 14.3% janë përgjigjur se ka pak të lashta. Në Partesh, 37.7% kanë deklaruar
se ka mjaft të lashta, 35.8% janë deklaruar se mendojnë se ka pak të lashta, dhe 22.6% kanë
thënë se ka shumë të lashta. Këto shifra janë ilustruar në Grafikun 2.
Grafiku 2. Numri i të lashtave
3.5 Cilësia e tokës në dispozicion
Shumica e të anketuarve nga Ranillugu janë shprehur se cilësia e tokës është mesatare
(71.4% e tyre) ose e mirë (21.4% e tyre). Ngjashëm, pjesa më e madhe e të anketuarve nga
Parteshi kanë deklaruar se toka është e cilësisë së mirë (43.4% prej tyre) dhe e cilësisë
mesatare (41.5% e tyre).
3.6 Subvencionet nga Komuna
Shumica (53.6%) e të anketuarve nga Ranillugu kanë thënë se Komuna nuk u ofron
fermerëve kurrfarë subvencionesh. Vetëm 14.3% e të anketuarve nga Ranillugu kanë
0
20
40
60
80
Asnjë Pak Mjaft Shumë Tepër shumë
Nuk ka
Si do ta vlerësonit numrin e të lashtave në komunën tuaj?
Ranillug Partesh
| 12
deklaruar se Komuna i tyre ofron subvencione, dhe 32.1% nuk e dinë nëse Komuna i tyre
ofron subvencione apo jo.
Pothuaj gjysma e të anketuarve nga Parteshi (49.1% e tyre) janë shprehur se nuk e dinë nëse
ka subvencione të Komunës. 26.4% kanë deklaruar se nuk ka subvencione, dhe 20.8% janë
shprehur se ka subvencione.
Të pyetur rreth asaj se si funksionon sistemi i subvencioneve, të anketuarit nga Ranillugu
janë përgjigjur se ai funksionon dobët dhe atë vetëm përmes pagesave të drejtpërdrejta nga
ana e Ministrisë. Të anketuarit nga Parteshi janë shprehur se Komuna e tyre, në marrëveshje
me Ministrinë, u shpërndan kultivatorë dhe pajisje të tjera vetëm anëtarëve të Partisë së
Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka), e cila ka qenë në pushtet në Partesh.
Duket se informatat nga Komunat në lidhje me subvencionet janë të fragmentuara, pasi që
disa individë kanë informata të tilla, ndërsa një numër i konsiderueshëm i të tjerëve nuk
kanë ose nuk janë të sigurt.
Grafiku 3. Subvencionet nga Komuna
3.7 Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve
Gjysma e të anketuarve nga Ranillugu kanë thënë se nuk janë të sigurt nëse ka apo jo ndonjë
lloj sistemi të bashkëpunimit në mes të fermerëve. 30.4% kanë deklaruar se ekziston njëfarë
forme e sistemit të bashkëpunimit në mes të fermerëve në komunën e tyre, ndërsa 14.3%
kanë thënë të kundërtën. Ata të cilët janë shprehur se ka sisteme të bashkëpunimit në mes
të fermerëve kanë thënë se sisteme të tilla zakonisht konsistojnë në shkëmbimin e përvojës,
ndihmës së përgjithshme dhe shkëmbimit të informatave në lidhje me fitimin e
subvencioneve.
Në Partesh, 47.2% e të anketuarve janë shprehur se nuk ekziston një sistem i bashkëpunimit
në mes të fermerëve në komunën e tyre, dhe e njëjta përqindje e tyre janë shprehur se nuk
0
10
20
30
40
50
60
Po Jo Nuk e di Nuk ka
Sipas mendimit tuaj, a marrin fermerët subvencione nga Komuna?
Ranillug Partesh
| 13
dinë se ka bashkëpunim të tillë. Vetëm 1.9% kanë pohuar se ekziston një sistem
bashkëpunimi në mes të fermerëve. Kur u është kërkuar të shpjegojnë se si funksionojnë
sistemet e bashkëpunimit në mes të fermerëve në komunën e tyre, të anketuarit nuk kanë
dhënë përgjigje, në përputhje me rezultatet e përshkruara më sipër.
Grafiku 4. Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve
3.8. Dobitë e qendrave bujqësore
Në Komunën e Ranillugut, 66.1% e të anketuarve kanë deklaruar se një qendër bujqësore do
të ishte e dobishme për komunën e tyre. 69.8% e të anketuarve nga Partesh kanë shprehur
të njëjtin mendim.
Një numër i vogël syresh janë shprehur se një qendër bujqësore nuk do të ishte e dobishme
(1.8% nga Ranillugu dhe 5.7% nga Parteshi). Megjithatë, një numër i rëndësishëm prej tyre
nuk kanë shprehur ndonjë mendim mbi dobinë e një qendre bujqësore (26.8% nga Ranillugu
dhe 20.8% nga Parteshi).
Më tej, të anketuarve u është kërkuar të shprehen më hollësisht rreth asaj se si krijimi i një
qendre bujqësore do të ndihmonte në zhvillimin e bujqësisë lokale. Të anketuarit nga
Ranillugu janë shprehur se një qendër e tillë do të ndikonte pozitivisht në zgjerimin e tregut,
të cilësisë dhe shitjes së prodhimeve, numrin e njerëzve që merren me bujqësi në mënyrë
aktive dhe numrin e të punësuarve në punë të ndërlidhura me ato në bujqësi. Në këtë
mënyrë do të forcohej konkurrenca e përgjithshme. Të intervistuarit nga Parteshi kanë
plotësuar këto përgjigje duke sugjeruar se kështu do të fitoheshin më lehtë subvencionet
dhe mallrat do të mund të eksportoheshin në tregje më të mëdha. Për më tepër, zhvillime të
tilla do të ishin të dobishme për fermerët në realizimin e të drejtave të tyre si komunitete
minoritare, në qasje në subvencione shtetërore dhe informimin e menjëhershëm në gjuhën
e tyre mbi mundësitë e financimit.
0
20
40
60
Po Jo Nuk e di Nuk ka
Sipas mendimit tuaj, a ekziston një sistem i bashkëpunimit në mes të
fermerëve në komunan tuaj?
Ranillug Partesh
| 14
Grafiku 5. Dobitë e një qendre bujqësore
3.9 Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë
Grafiku 9 tregon rezultate të përziera rreth mbështetjes së Komunave për zhvillimin e
bujqësisë. Mbi gjysma e të anketuarve nga Ranillugut e kanë vlerësuar përkrahjen si të
kënaqshme (25% e tyre), të mirë (14.3%) ose shumë të mirë (21.4% e tyre). Vetëm një
përqindje e vogël e tyre (3.6%) e vlerësojnë përkrahjen si shumë të dobët, kurse pjesa e
mbetur prej 33.9% kanë deklaruar se përkrahja është ‘jo e dobët’.
Të intervistuarit nga Parteshi e vlerësojnë përkrahjen e Komunës më dobët; 45.3%
mendojnë se përkrahja është ‘shumë e dobët’. Për 20.8% të tyre përkrahja është e
kënaqshme.
Grafiku 6. Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë
0
20
40
60
80
Po Jo Nuk e di Nuk ka
Sipas mendimit tuaj, a do të kishte një qendër bujqësore ndonjë dobi për
fermerët në komunën tuaj?
Ranillug Partesh
0
20
40
60
Si do ta vlerësonit përkrahjen e Komunës suaj në zhvillimin e
bujqësisë?
Ranillug Partesh
| 15
3.10 Tregu i hapur
Shumica e të anketuarve nga Ranillugu (85.7% e tyre) kanë deklaruar se ekziston një treg i
hapur në komunën e tyre ku fermerët lokalë mund të shesin prodhimet e veta. Në anën
tjetër, shumica e të anketuarve nga Parteshi (62.3% prej tyre) janë shprehur se nuk ekziston
një treg i tillë në komunën e tyre.
3.11 Shitja e produkteve bujqësore
Kjo pyetje kishte për qëllim të përcaktonte nëse shumica e produkteve bujqësore nga
fermerët lokalë janë shitur brenda komunave të tyre, ose nëse janë shitur gjetkë. 44.6% e të
anketuarve nga Ranillugu janë shprehur jo të sigurt lidhur me atë se ku janë shitur
produktet, por 35.7% e tyre janë shprehur të mendimit se ato janë shitur brenda komunës.
Ngjashëm, më shumë të anketuar nga Parteshi janë shprehur se produktet janë shitur
brenda komunës së tyre (47.2%) sesa ata që janë shprehur se ato shiten jashtë komunës së
tyre (26.4%).
3.12 Konkurrenca nga komunat e tjera
Shumica e të anketuarve nga Ranillugu dhe Parteshi e kanë vlerësuar konkurrencën nga
komunat e tjera, që ndikon në tregjet lokale në komunën e tyre, si ‘jo të dobët’ (44.6%,
respektivisht 32.1% e tyre) ose ‘të kënaqshme’ (32.1%, respektivisht 34% e tyre).
Grafiku 7. Konkurrenca
3.13 Prodhimi i përgjithshëm bujqësor
Mbi gjysma e të anketuarve nga Ranillugu (55.4% e tyre) dhe nga Parteshi (60.4% e tyre)
mendojnë se prodhimi bujqësor nuk është i dobët, por mund të përmirësohet më tej. 26.8%
01020304050
Si do ta vlerësonit konkurrencën në komunën tuaj?
Ranillug Partesh
| 16
e të anketuarve nga Ranillugu dhe 26.4% e atyre nga Parteshi janë shprehur se prodhimi
bujqësor është e mirë.
E fundit, kur janë pyetur rreth asaj se çfarë duhet të jenë ndryshimet më të nevojshme që
kërkohen për të përmirësuar prodhimin bujqësor, të anketuarit nga komunat në fjalë kanë
përmendur çështjet si në vijim (të prezantuara pa u përsëritur):
Ranillug Partesh
- Shpërndarja e barabartë e subvencioneve
- Zbutja e kritereve për të drejtë të fitimit të
subvencioneve që mundësojnë pagesa të drejtpërdrejta
- Sigurimi i makinave bujqësore për të ndihmuar në kultivimin e tokës
- Trajnime rreth prodhimeve bujqësore
- Krijimi i qendrave bujqësore
- Restaurimi i makinerive bujqësore
- Thjeshtëzimi i procesit për të aplikuar për hua bujqësore me kamata minimale
- Rritja e numrit të metodave të bujqësisë organike
- Sigurimi i farërave të misrit dhe grurit, dhe i plehut për fermerët
- Analiza tokës
- Mbrojtja e prodhimeve vendore
- Ndërtimi i një sistemi të ujitjes
- Mbjellja e kulturave të qëndrueshme të
bimëve, të përshtatshme për klimën në Kosovë
- Rregullimi i shtretërve të lumenjve, për të parandaluar përmbytjen e të lashtave
Grafiku 8. Ndryshimet e dëshiruara për përmirësimin e zhvillimit të bujqësisë
3.14 Përfundime dhe rekomandime
Siç u tha më sipër, banorët e komunave të cilët kanë marrë pjesë në këtë anketë kanë
shprehur nevojën për zhvillimin e bujqësisë, në veçanti krijimin e qendrave bujqësore dhe
përmirësimin e bashkëpunimit e burimeve. Kështu, motivuar nga të gjeturat e përvijuara më
sipër, projekti TSIGAN i ECMI Kosovës do të fokusohet në zhvillimin e qendrave bujqësore në
këto komuna, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të
fermerëve. Qëllimi do të jetë përmirësimi i qasjes së banorëve të komunës në informata mbi
subvencionet dhe burime të tjera të financimit për zhvillimin e metodave të prodhimit. Kjo
do të arrihet duke përmirësuar ndërlidhjen sa u përket informatave, dhe atë si në mes të
fermerëve dhe komunave e ministrive, ashtu edhe në mes të vetë fermerëve. Shkëmbimi i
njohurive do të ishte shumë me dobi për prodhuesit lokalë. Për më tepër, bashkëpunimi
| 17
përmes shkëmbimit të shkathtësive dhe pajisjeve bujqësore do të përshpejtojë zhvillimin
dhe begatimin në këto komuna.
| 18
4 ZHVILLIMI I TURIZMIT NË GRAÇANICË, NOVOBËRDË, KLLOKOT DHE
SHTËRPCË
Potenciali i Kosovës për turizëm konsiston kryesisht në atë se terreni i saj malor ofron
mundësi për sporte dimërore, si skijimi.13 Për më tepër, pasi që ndodhet në zemër të
Ballkanit, Kosova është afër shumë pikave të tjera me interes. Liqenet, lumenjtë, burimet e
banjave minerale, lokacionet historike dhe vendet me rëndësi fetare përbëjnë atraksione
shtesë. Kosova gjithashtu po bëhet e njohur për aktivitetet e saj kulturore dhe festivale.14
Prandaj, potenciali për zhvillimin e turizmit është i madh.15 Megjithatë, të dhënat për
sektorin e turizmit mungojnë dhe mund të jenë jo të besueshme. Fondet qeveritare të ndara
për turizmin janë kufizuara janë ndarë për turizmin, prandaj shumë potencial për zhvillimi
mbetet pa u shfrytëzuar.16 Në vitin 2007, sektori i hotelerisë dhe ai i shërbimeve të ushqimit
kishin arritur 2.29% të PBB-së (34 milionë euro).17 Synimi i Ministrisë së Tregtisë dhe
Industrisë është që deri më 2020 turizmi të sigurojë 10-12% të PBB-së.18
Pjesa në vijim përmban të gjeturat dhe rekomandimet bazuar në studimin e potencialit për
zhvillimin e industrisë turistike në komunat e Graçanicës, Novobërdës, Kllokotit dhe
Shtërpcës. Të gjeturat janë të ndarë në bazë të temave të mbuluara në pyetësorët e
anketës.
Në këtë tërësi të dhënash kanë kontribuar tridhjetetetë (38) të anketuar nga komuna e
Graçanicës, pesëdhjetenjë (51) nga komuna e Novobërdës, dyzetenëntë (49) nga komuna e
Kllokotit dhe pesëdhjetedy (52) nga komuna e Shtërpcës.
4.1 Numri i vizitorëve
Shumica e të anketuarve nga Graçanica (44.7% prej tyre), Novobërda (33.3% prej tyre) dhe
Kllokoti (34.7% prej tyre) janë shprehur të kënaqur në mënyrë neutrale rreth numri të
vizitorëve në komunat e tyre. Një numër i njëjtë të anketuarish nga Shtërpca (32.7% prej
tyre) janë shprehur të kënaqur, dhe po aq të pakënaqur.
13
Republika e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme. Ekonomia e Kosovës. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.mfa-ks.net/?page=2,119 14
Republika e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. (2014). Profili i sektorit të turizmit. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.mti-ks.org/repository/docs/Sector_profile_Tourism_130623.pdf, fq. 27. 15
Raporti Kosova e Re. (2008). Turizmi në Kosovë. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://newkosovareport.com/200808151133/Business-and-Economy/report-tourism-in-kosovo.html 16
Profili i sektorit të turizmit, fq. 32. 17
Profili i sektorit të turizmit, fq. 14. 18
Profili i sektorit të turizmit, fq. 16.
http://www.mti-ks.org/repository/docs/Sector_profile_Tourism_130623.pdf
| 19
Grafiku 1. Numri i vizitorëve
4.2 Atraksionet turistike
Shumica e të anketuarve nga Graçanica (76.3% prej tyre) kanë deklaruar se dinë për
ekzistimin e dy atraksioneve turistike. Atraksionet që janë përmendur më së shpeshti janë
Manastiri i Graçanicës dhe lokacioni arkeologjik i Ulpianës. Atraksione të tjera turistike
përfshijnë një mulli uji, liqenin dhe kishat.
Shumica e të anketuarve nga Novobërda (49% prej tyre) janë shprehur se janë në dijeni për
ekzistimin e vetëm një atraksioni turistik në zonën e tyre, Kalanë e Novobërdës, kala kjo e
vjetër ushtarake. Kjo kala është nën mbrojtje të UNESCO-s. Atraksione të tjera turistike të
përmendura përfshijnë Manastirin e Dragancës, mbetjet arkeologjike të kishave dhe një
rrugë alpine.
Shumica e të anketuarve nga Kllokoti (57.1% prej tyre) kanë deklaruar se ekziston vetëm një
atraksion turistik në komunën e tyre, burimet e banjës natyrore. Atraksione të tjera të
mundshme përfshijnë një kala, Kishën e Shën Nikollës, një mulli uji, pyje dhe restorante që
shërbejnë ushqime tradicionale të zonës.
Shumica e të anketuarve nga Shtërpca (71.2% syresh) kanë përmendur një atraksion turistik
në komunën e tyre, Pushimoren për Skijim të Brezovicës. Atraksione të tjera të mundshme
turistike përfshijnë liqene e lumenj në rajonin e Maleve të Sharrit, Parkun Kombëtar të
Sharrit dhe lokacionet e ndryshme fetare.
0
10
20
30
40
50
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me numrin e vizitorëve në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 20
Grafiku 1. Atraksionet turistike
4.3 Organizatat dhe qendrat informative të turizmit
Në pyetjen se a janë në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate apo qendre informative të
turizmit në komunën e tyre, shumica e të anketuarve nga Graçanica (73.7% pre tyre),
Novobërda (56.9% prej tyre) dhe Shtërpca (53.8% e tyre) kanë deklaruar se janë në dijeni
për ekzistimin e entiteteve të tilla.
Megjithatë, pjesa më e madhe e të anketuarve nga Kllokot (87.8%) janë shprehur se nuk
janë në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate apo qendre informative të turizmit në
komunën e tyre.
Novobërda ka pasur një zyrë turistike që nga viti 2008. Rithemelimi i Zyrës së Turizmit në
Graçanicë (Turistička Organizacija Gračanica, TOG), e cila nuk ka funksionuar për shumë
vite, është bërë në fillim të vitit 2014.
Ndryshe nga kjo, Shtërpca dhe Kllokoti aktualisht nuk kanë zyra të turizmit që funksionojnë
në nivelin komunal, ndonëse vite më parë në Shtërpcë ishte themeluar një zyrë turistike, me
mbështetje ndërkombëtare. Kështu, përgjigjet nga të gjithë të anketuarit përputhen me
realitetin në terren, me përjashtim të Shtërpcës, ku shumica e pjesëmarrësve në anketë janë
shprehur se ekziston një qendër turistike.
0
20
40
60
80
100
Asnjë Një Dy Tri Më tepër se tri
Nuk ka
Për ekzistimin e sa lokacioneve turistike në komunën tuaj jeni në dijeni?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 21
Grafiku 2. Organizatat dhe qendrat informative për turizëm
4.4 Ueb-faqet turistike
Pothuaj gjysma e të anketuarve nga Graçanica (47.4% prej tyre) janë në dijeni për ekzistimin
e një ueb-faqeje për promovimin e turizmit në komunën e tyre. Megjithatë, pas kërkimit të
kësaj ueb-faqeje nga ana e ECMI Kosovës u mor vesh se ajo nuk është më aktive.
Shumica e të anketuarve nga Novobërda (41.2% prej tyre) kanë thënë se nuk janë në dijeni
për ekzistimin e një ueb-faqeje, por, megjithatë, një përqindje e konsiderueshme e të
anketuarve (29.4%) kanë deklaruar se janë në dijeni për ekzistimin e saj.19
Shumica e të anketuarve nga Kllokoti (67.3%) kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për
ekzistimin e ueb-faqes për promovimin e turizmit në komunën e tyre, krahasuar me 10.2%
prej tyre, të cilët janë shprehur se janë në dijeni për ekzistimin e një ueb-faqeje të tillë.
Shumica e tyre ishin të saktë, pasi që aktualisht nuk funksionon asnjë e tillë.
Në Shtërpcë, shumica e të anketuarve (46.2%) kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse ka
ose jo një ueb-faqe të tilla në komunën e tyre. Megjithatë, më shumë të anketuar (30,8%)
kanë deklaruar se nuk ka ueb-faqe, krahas atyre (23,1%) që kanë pretenduar të kundërtën.
Në fakt, Shoqata e Turizmit e Shtërpcës posedon një ueb-faqe, por me fokus vetëm në
Brezovicë, jo në tërë komunën.20
19
Kjo ueb-faqe mund të gjendet në http://tourism-novobrdo.com/ 20
Kjo ueb-faqe mund të gjendet në http://visitbrezovica.org/
0
20
40
60
80
100
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate ose qendre informativ për turizëm në komunën tuaj?
Po Jo Pa përgjigje
| 22
Grafiku 3. Ueb-faqet e turizmit
4.5 Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit
Siç mund të shihet nga Grafiku 6, më të pakënaqurit me kapacitet dhe cilësinë e akomodimit
janë qytetarët e Novobërdës. Shumica e të anketuarve (33.3%) kanë deklaruar se janë
shumë të pakënaqur, ndërsa 31.4% prej tyre kanë thënë se janë të pakënaqur.
Shumica e të anketuarve nga Graçanica (42.1% e tyre) dhe Kllokoti (36.7% e tyre) janë
shprehur një nivel neutral të kënaqshmërisë në lidhje me këtë. Megjithatë, më shumë të
anketuar nga Graçanica janë shprehur të pakënaqur (23.7%) sesa të kënaqur (15.8%).
Ndryshe nga kjo, më shumë të anketuar nga Kllokoti janë shprehur të kënaqur (22,4%) ose
shumë të kënaqur (24.5%).
Të anketuarit nga Shtërpca janë në përgjithësi relativisht të kënaqur, pasi që 38.5% e tyre
kanë thanë se janë të kënaqur dhe 5.8% prej tyre kanë thënë se janë shumë të kënaqur.
Grafiku 4. Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit
0
20
40
60
80
Po Jo Nuk e di Pa përgjigje
A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë ueb-faqeje përmes së cilës promovohet
turizmi në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
0
10
20
30
40
50
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me kapacitetet dhe cilësinë e akomodimit në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 23
4.6 Disponueshmëria e ushqimeve tradicionale
Të anketuarit nga të katër komunat janë shprehur të kënaqur e tyre me disponueshmërinë e
ushqimeve tradicionale në komunat e tyre.
Në Graçanicë, 42.1% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur, dhe madje 34.2% kanë
thënë se janë shumë të kënaqur.
Në Kllokot, 26.5% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur dhe 34.7% se janë shumë
të kënaqur.
Ngjashëm, në Shtërpcë madje 48.1% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur dhe
19.2% se janë shumë të kënaqur.
Megjithatë, në Novobërdë, ndonëse shumica e të anketuarve (25.5%) janë shprehur të
kënaqur me ushqimet vendore, dhe 15.7% kanë thënë ata janë shumë të kënaqur, ka një
përqindje të konsiderueshme të atyre që janë të pakënaqur (23.5%) dhe atyre neutralë rreth
kësaj teme (23.5%).
Grafiku 5. Ofrimi i ushqimeve vendore
4.7 Cilësia e transportit lokal
Siç mund të shihet në Grafikun 8, qytetarët nga të katër komunat janë përgjithësisht të
pakënaqur me cilësinë e transportit lokal. Në të gjitha katër komunat, gjithsej më shumë se
gjysma e të anketuarve janë shprehur si të pakënaqur ose shumë të pakënaqur.
47.4% e të anketuarve nga Graçanica janë shprehur se janë të pakënaqur me cilësinë e
transportit lokal, dhe 13.2% janë shprehur shumë të pakënaqur.
47.1% e pjesëmarrësve në anketë nga Novobërda kanë deklaruar se janë shumë të
pakënaqur, dhe 25.5% kanë thënë se janë të pakënaqur.
0
20
40
60
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me cilësinë e ushqimeve tradicionale që ofrohen në
komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 24
51% e të anketuarve nga Kllokoti janë shprehur se janë shumë të pakënaqur, ndërsa 18.4%
kanë thënë se janë të pakënaqur.
Në fund, 25% e pjesëmarrësve në anketë nga Shtërpca kanë thënë se janë shumë të
pakënaqur, dhe 34.6% se janë të pakënaqur.
Grafiku 6. Cilësia e transportit lokal
4.8 Rrugët lidhëse
Shumica e të anketuarve nga të tri komunat, Graçanica, Kllokoti dhe Shtërpca, janë shprehur
deri diku të kënaqur sa u përket rrugëve lidhëse në mes të komunave të tyre dhe me
qendrat urbane, si Prishtina ose Beogradi. Në Kllokot, 30.6% e të anketuarve kanë thënë se
janë shumë të kënaqur me rrugët lidhëse. Megjithatë, disa të anketuar janë shprehur të
pakënaqur siç është rasti me 23.7% të tyre nga Graçanica. Në Novobërdë, më shumë se
gjysma e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur me rrugët lidhëse. Gjithsej 78,4% e
këtyre të anketuarve janë të pakënaqur (49%) ose shumë të pakënaqur (29.4%).
Grafiku 7. Rrugët lidhëse
0102030405060
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa jeni të kënaqur me cilësinë e transportit lokal?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
0204060
Very dissatisfied
Dissatisfied Neutral Satisfied Very satisfied Missing
Sa jeni të kënaqur me rrugët lidhëse në mes të komunës suaj dhe qendrave urbane si
Prishtina dhe Beogradi?
Gračanica/Graçanicë Novo Brdo/Novobërdë
Klokot/Kllokot Štrpce/Shtërpcë
| 25
4.9 Kushtet ekologjike
Shumica e të anketuarve nga Graçanica (34.2%), Kllokoti (40.8%) dhe Shtërpca (42.3%) janë
shprehur mesatarisht të kënaqur me kushtet ekologjike. Megjithatë, në të tri komunat, një
përqindje më e madhe e të anketuarve kanë shprehur perceptime negative rreth kushteve
ekologjike krahasuar me përqindjen e atyre që kanë shprehur perceptime pozitive. Sa i
përket komunës së Novobërdës, shumica e të anketuarve (41.2%) kanë thënë se janë të
kënaqur me kushtet ekologjike. Në përgjithësi, më shumë të anketuar nga kjo komunë janë
shprehur të kënaqur krahasuar me ata që janë shprehur të pakënaqur.
Grafiku 8. Kushtet ekologjike
4.10 Mikpritja e banorëve të zonave përkatëse
Të anketuarit nga të katër komunat janë shprehur të kënaqur me mikpritjen e banorëve të
zonave përkatëse. Ata që janë shprehur të kënaqur përbëjnë 39.5% të të anketuarve nga
Graçanica, 35.3% të atyre nga Novobërda, 28.6% të atyre nga Kllokoti dhe 40.4% të të
anketuarve nga Shtërpca. Një numër i konsiderueshëm të tjerësh janë shprehur shumë të
kënaqur.
0
10
20
30
40
50
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me kushtet ekologjike në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 26
Grafiku 9. Mikpritja nga banorët e zonave përkatëse
4.11 Aktivitetet kulturore dhe të tjera
Ndonëse 57.9% e të anketuarve nga Graçanica janë shprehur mesatarisht të kënaqur në
lidhje me aktivitetet kulturore dhe të tjera në komunën e tyre, të anketuarit nga të tri
komunat e tjera janë shprehur mjaft të pakënaqur. Shumica e të anketuarve nga Novobërda
(31.4% e tyre) kanë thënë se janë shumë të pakënaqur. Një numër pothuaj i njëjtë i të
anketuarve nga Kllokoti (24.5%) janë shprehur se janë të pakënaqur dhe shumë të
pakënaqur. Shumica e të anketuarve nga Shtërpca (34.6%) janë përgjigjur se janë të
pakënaqur.
Grafiku 10. Aktivitetet kulturore dhe të tjera
4.12 Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit
Të anketuarit nga të katër komunat janë mjaft të pakënaqur sa i përket ekzistimit të
dyqaneve të suvenirit në komunat e tyre. Në të katër komunat raste, më shumë se gjysma e
0
10
20
30
40
50
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me mikpritjen e turistëve nga banorët e zonës?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
0
20
40
60
80
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me aktivitetet kulturore dhe të tjera në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 27
të anketuarve janë shprehur të pakënaqur. 39.5% prej tyre nga Graçanica kanë deklaruar se
janë të pakënaqur. Në Novobërdë, 49% e të anketuarve kanë thanë se janë shumë të
pakënaqur. Më shumë se gjysma e të anketuarve nga Kllokoti (53.1%prej tyre) kanë thënë se
janë shumë të pakënaqur. Në fund, një përqindje mjaft e lartë (69.2%) e të anketuarve nga
Shtërpca janë shumë të pakënaqur me ekzistimin e dyqaneve të suvenirit.
Deri më tani është hapur një dyqan suveniresh në Graçanicë21, ndërsa në komunat e tjera
kjo akoma nuk ka ndodhur.
Grafiku 11. Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit
4.13 Ndryshimet e dëshiruara
Të anketuarve nga të katër komunat u është kërkuar të japin mendimet e tyre mbi atë se
cilat janë ndryshimet që nevojiten më së shumti lidhur me turizmin në zonat e tyre. Në vijim
jepet një listë e përmirësimeve të propozuara, të renditura sipas komunave:
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
- Hapja e hoteleve
- Organizimi i aktiviteteve kulturore
- Përmirësimi i kushteve ekologjike, p.sh. pastrimi i rrugëve dhe heqja e mbeturinave
- Sigurimi i hapësirave për parkim dhe
- Përmirësimi i marketingut të atraksioneve turistike
- Edukimi i banorëve të zonës për potencialin dhe rëndësinë e turizmit në komunën e tyre
- Rritja e kapaciteteve për akomodim
- Zhvillimi i etno-turizmit
- Marketingu i produkteve vendore dhe i zejtarisë tradicionale
- Organizimi i aktiviteteve kulturore
- Mbështetja e pushtetit lokal për
- Privatizimi i qendrës së skiijimit në Brezovicë dhe i Hotelit Inex
- Ngritja e kapaciteteve për akomodim
- Ndërtimi i fushave sportive dhe pishinave
- Marketingu i
21
Shihni http://www.facebook.com/prodavnicasuvenira?fref=nf
0
20
40
60
80
Shumë i/e pakënaqur
I/e pakënaqur
Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur
Pa përgjigje
Sa të kënaqur jeni me ekzistimin e dyqaneve të suvenirit në komunën tuaj?
Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë
| 28
trotuareve
- Investime në zeje tradicionale
- Përmirësimi i marketingut të atraksioneve turistike
- Shtimi i angazhimit të Organizatës Turistike në Graçanicë
- Përmirësimi i sistemit të transportit
- Zhvillimi i etno-turizmit
- Hapja e një teatri
- Përmirësimi i rrugëve
- Një plan komunal veprimi për turizëm
- Zhvillimi i etno-turizmit
- Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta dhe i fushave sportive
zhvillimin e turizmit
- Arsimimi i banorëve lokalë për potencialin e turizmit
- Më shumë restorante
- Rritja e kapaciteteve për akomodim
- Marketingu i turizmit të banjave minerale
- Themelimi i një qendre kulturore
- Themelimi i një organizate të turizmit
- Zhvillimi i një ueb-faqeje për promovimin e turizmit
potencialeve të turizmit përmes internetit dhe mediave të tjera
- Organizimi i udhëtimeve ditore
- Përmirësimi i transportit rajonal dhe lokal
- Hapja e restoranteve
- Hapja e agjencive turistike dhe punësimi i ciceronëve turistikë
Grafiku 13. Ndryshimet e dëshiruara për të përmirësuar zhvillimin e turizmit
4.14 Përfundime dhe rekomandime
Bazuar në të gjeturat e lartpërmendura, është e qartë se banorët e komunave në fjalë
dëshirojnë ndryshime të mëdha në aspektin e potencialit të turizmit në komunitetet e tyre.
Puna e ECMI Kosovës në këtë fushë, në kuadër të projektit TSIGAN, do të fokusohet në
zhvillimin e zyrave turistike në këto komuna me qëllim të inicimit të zhvillimit të mëtejshëm.
Në këto komuna do të ofrohen seminare dhe trajnime rreth turizmit, me qëllim të
përmirësimit të njohurive dhe shkathtësive të të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë sektor
në zhvillim e sipër në secilën komunë. Për më tepër, ECMI Kosova do të përkrahë grupet
lokale në gjetjen e mundësive dhe aplikimin për fonde për projekte të turizmit.
| 29
SHTOJCA A
Pyetësori për fushën e bujqësisë
ECMI Kosova është duke zhvilluar një ushtrim për mbledhjen e të dhënave mbi bujqësinë në
komunën tuaj, në kuadër të projektit të saj ‘Drejt rritjes së qëndrueshme dhe përfshirëse për të
gjitha komunat e reja në Kosovë’, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ky
pyetësor do të na ndihmojë për të mbledhur të dhënat dhe informatat e nevojshme për të filluar
aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e aktivitetit ekonomik të territorit tuaj dhe
promovimin e bujqësisë në zonat e mbuluara.
Informatat personale:
Komuna:
Mashkull/femër:
Mosha:
Vendi i punës:
Pozita:
Të dhëna të përgjithshme:
Numri i fermave: Si e vlerësoni numrin e fermave në komunën tuaj? Zero-pak-jo i
mjaftueshëm-shumë-tepër shumë
Numri i fermerëve: Si e vlerësoni numri i fermerëve që punojnë në komunën tuaj në
krahasim me kategoritë e tjera të punës? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-shumë-tepër shumë
Si e vlerësoni numri i bagëtive në komunën tuaj? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-shumë-tepër
shumë
Si e vlerësoni numrin e të lashtave të kultivuara në komunën tuaj? Zero-pak-jo i
mjaftueshëm-shumë-tepër shumë
Si e vlerësoni sasinë e tokës në dispozicion në komunën tuaj? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-
shumë-tepër shumë
Prodhimi dhe bashkëpunimi:
Si e vlerësoni prodhimin e përgjithshëm bujqësor në komunën tuaj? Shumë i dobët-jo i mirë-
i mirë-i pranueshëm-shumë i mirë
A është vendosur tashmë ndonjë sistem i bashkimit të pajisjeve/makinerisë në kuadër të
komunës? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim se si funksionon ai
A është vendosur tashmë ndonjë sistem i bashkëpunimit në mes të fermerëve të zonave
brenda komunës? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim se si funksionon ai
A mendoni se krijimi i një qendre bujqësore do të ishte i dobishëm për të promovuar
bujqësinë në zonë? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim
| 30
Bujqësia organike
A është bujqësia organike praktikë e zakonshme e fermave në komunë? Po-jo-nuk e di
A mendoni se nëse bujqësia organike praktikohet më tepër do të ishte e dobishme për të
përmirësuar atraktivitetin ekonomik të prodhimeve tuaja dhe të territorit? Po-jo-nuk e di
Qëndrimet
Si e vlerësoni përkrahjen e Komunës për nevojat e fermave dhe të bujqësisë? Shumë dobët-
jo e mirë-e pranueshme-shumë e mirë
Si e vlerësoni qëndrimin e zyrtarëve të Komunës ndaj fermerëve dhe të punësuarve të lidhur
me bujqësinë? Shumë dobët-jo e mirë-e pranueshme-shumë e mirë
Shitja:
A ka ndonjë treg komunal ose hapësirë publike në kuadër të komunës ku fermerët mund të
shesin prodhimet e tyre? Po-jo-nuk e di
A shiten shumica e prodhimeve të fermave të zonës brenda komunës apo jashtë saj? Po-jo-
nuk e di
Si e vlerësoni ndikimin e prodhimit dhe konkurrencës nga komunat e tjera në tregun e zonës
suaj? Zero-i vogël-jo i mjaftueshëm-i madh-shumë i madh
Transporti
Si i vlerësoni rrugët kryesore lidhëse ndërmjet komunës suaj dhe tregjeve kryesore rreth saj?
Shumë të dobëta-jo të mira-të pranueshme-të mira-shumë të mira
A ekziston një sistem i përbashkët për transportimin e prodhimeve bujqësore për në tregjet
kryesore? Po-jo-nuk e di
Pjesa përfundimtare
Çfarë mendoni se do të jetë më e nevojshme ose duhet të përmirësohet në mënyrë që të
ndihmohet prodhimi bujqësor? Pyetje e hapur
A keni ndonjë koment apo sugjerim tjetër? Pyetje e hapur
| 31
SHTOJCA B
Pyetësori për fushën e turizmit
ECMI Kosova është duke zhvilluar një ushtrim për mbledhjen e të dhënave mbi turizmin në komunën
tuaj, në kuadër të projektit të saj ‘Drejt rritjes së qëndrueshme dhe përfshirëse për të gjitha komunat
e reja në Kosovë’, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ky pyetësor do të na
ndihmojë për të mbledhur të dhënat dhe informatat e nevojshme për të filluar aktivitete të
ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e aktivitetit ekonomik të territorit tuaj dhe promovimin e
turizmit në zonat e mbuluara.
Informatat personale:
Komuna:
Mashkull/femër:
Mosha:
Vendi i punës:
Pozita:
Të dhëna të përgjithshme:
Nr. i vizitorëve: Në sa e vlerësoni numrin e vizitorëve në komunën tuaj? Zero-jo shumë-nuk
ka rregullisht-i kënaqshëm-tejet i kënaqshëm
Sa atraksione turistike jeni në dijeni se ekzistojnë në komunën tuaj? Nëse dini për ndonjë, ju
lutemi përmendni ato
A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë pike/zyre të turizmit në komunën tuaj? Po-ndoshta-
jo
A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë ueb-faqeje të veçantë të dedikuar tërheqjes së
turistëve në komunën tuaj? Po-ndoshta-jo
Infrastruktura:
Si vlerësoni sasinë e akomodimit (hotele, motele, apartamente) në komunën tuaj? Zero-jo
shumë-mjaft-e kënaqshme-tejet e kënaqshme
Si vlerësoni cilësinë e akomodimit (hotele, motele, apartamente) në komunën tuaj? Jo e
mirë-e pranueshme-e mirë-shumë e mirë
Si vlerësoni sasinë e ofrimit të ushqimeve të zonës (restorantet, lokalet e ushqimit të
shpejtë) në komunën tuaj? Zero-jo shumë-mjaft-e kënaqshme-tejet e kënaqshme
Si vlerësoni cilësinë e ofrimit të ushqimeve të zonës (restorantet, lokalet e ushqimit të
shpejtë) në komunën tuaj? Jo e mirë-e pranueshme-e mirë-shumë e mirë
Transporti:
| 32
Si e vlerësoni organizimin e raportit lokal (me autobus, taksi...)? Jo i mirë-i pranueshëm-i
mirë-shumë i mirë
Si i vlerësoni lidhjet kryesore rrugore ndërmjet komunës suaj dhe Prishtinës/Beogradit? Jo i
mirë-i pranueshëm-i mirë-shumë i mirë
Qëndrimet:
Si e vlerësoni pastërtinë e përgjithshme në komunën tuaj? Jo e mirë-e pranueshme-e mirë-
shumë e mirë
Si e vlerësoni atë se sa miqësorë janë njerëzit e zonës me turistët? Jo e mirë-e pranueshme-e
mirë-shumë e mirë
Ofertat/objektet:
Si i vlerësoni aktivitetet kulturore dhe të tjera që ofrohen në komunën tuaj? Jo të mira-të
pranueshme-të mira-shumë të mira
Si i vlerësoni mundësitë për të blerë suvenire në komunën tuaj? Jo të mira-të pranueshme-të
mira-shumë të mira
Si i vlerësoni shërbimet e banjës minerale dhe termike në komunën tuaj? Jo të mira-të
pranueshme-të mira-shumë të mira
Si e vlerësoni disponueshmërinë e objekteve sportive dhe rekreative në komunën tuaj? Jo të
mirë-të pranueshme-të mirë-shumë të mirë
Si e vlerësoni ofrimin e shërbimeve për konference/aktivitete zyrtare në komunën tuaj? Jo të
mirë-të pranueshëm-të mirë-shumë të mirë
Si e vlerësoni ofrimin e shërbimeve për jetë nate dhe argëtim në komunën tuaj? Jo të mirë-
të pranueshëm-të mirë-shumë të mirë
Pjesa përfundimtare
Çfarë mendoni se do të jetë më e nevojshme ose duhet të përmirësohet në mënyrë që
komuna juaj të bëhet më atraktive për turistë? Pyetje e hapur
A keni ndonjë koment apo sugjerim tjetër? Pyetje e hapur
ECMI Kosova
Rr. Nëna Terezë nr. 41, apt. 29 10000 Prishtinë, Kosovë Tel. +381 (0) 38 224 473
Rr. Cika Jovina nr. 3, 1stFl 38220 Mitrovicë Veriore, Kosovë Tel. +381 (0) 64 00 55 488
Email: [email protected]
Ueb-faqja: www.ecmikosovo.org
tel:%2B381%20%280%29%2038%20224%20161mailto:[email protected]://www.ecmikosovo.org/Top Related