TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të...

109
1 TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE ME LEGJISLACIONET E HUAJA Përgatiti: Jonad BARA Udhëheqës teme: Prof.Asc. Pandeli TAÇI UNIVERSITETI “JUSTINIANI I”

Transcript of TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të...

Page 1: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

1

TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE

PËRQASJA E TYRE ME LEGJISLACIONET E HUAJA

Përgatiti: Jonad BARA

Udhëheqës teme:

Prof.Asc. Pandeli TAÇI

UNIVERSITETI “JUSTINIANI I”

Page 2: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

2

Përmbajtja

TË DREJTAT E PACIENTIT ............................................................................................ 4

Konceptet dhe parimet bazë ............................................................................................ 5

Të drejtat e njeriut dhe shoqëria...................................................................................... 7

Të drejtat kushtetuese ..................................................................................................... 9

Të drejtat e njeriut si bazë e të drejtave të pacientëve .................................................. 10

TË DREJTAT E PACIENTIT .......................................................................................... 17

Të drejtat e pacientit...................................................................................................... 17

Ekzistenca e të drejtave ................................................................................................. 20

Të drejtat e pranuara ..................................................................................................... 21

Të drejtat e diskutuara ................................................................................................... 22

Përafrimi i legjislacioneve me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut ............. 23

Politikë bërja dhe vendimmarrja ................................................................................... 24

KUPTIMI I “JETËS” DHE E DREJTA PËR JETË ......................................................... 26

Kuptimi i jetës ............................................................................................................... 26

Fetusi ............................................................................................................................. 31

Kuptimi ligjor i jetës ..................................................................................................... 32

E DREJTA PËR TË VDEKUR ........................................................................................ 35

Interesi i shtetit në mbrojtjen e jetës ............................................................................. 37

E DREJTA PËR TË REFUZUAR KUJDESIN SHËNDETËSOR .................................. 40

E drejta për të refuzuar kujdesin shëndetësor ............................................................... 40

E drejta për të refuzuar trajtimin mjekësor tek pacientë e paaftë ................................. 42

Respekti për autonominë............................................................................................... 46

Detyrimi për t’u kujdesur .............................................................................................. 47

Jurisprudenca e SHBA, GJEDNJ, Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo shqiptare mbi të

drejtën për të vdekur ..................................................................................................... 54

Ringjallja ....................................................................................................................... 62

E DREJTA PËR TRAJTIM MJEKËSOR ........................................................................ 65

E drejta për trajtim mjekësor......................................................................................... 65

Page 3: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

3

E drejta për trajtim mjekësor që zgjat jetën .................................................................. 69

NEGLIZHENCA NË DHËNIEN E KUJDESIT SHËNDETËSOR ................................. 71

Neglizhenca në kujdesin shëndetësor ........................................................................... 71

Ç’ është neglizhenca? ................................................................................................... 73

Testi Bolam (Bolam Test) ............................................................................................. 76

KONFIDENCIALITETI MJEKËSOR ............................................................................. 82

Konfidencialiteti mjekësor ............................................................................................ 82

Kufizimet e parimit të konfidencialitetit ....................................................................... 86

Parashikimi me ligj i nxjerrjes së të dhënave mjekësore të pacientit ........................... 88

Pëlqimi i heshtur apo i shprehur për nxjerrjen e të dhënave ......................................... 89

Nxjerrja e informacioneve për shkak të interesit publik ............................................... 89

Konceptet e konfidencialitetit dhe privilegjit ............................................................... 91

MARRËDHËNIA DOKTOR-PACIENT ......................................................................... 92

Marrëdhënia doktor-pacient .......................................................................................... 92

Privilegji doktor-pacient ............................................................................................... 93

E drejta për privatësi ..................................................................................................... 94

Kujt i përket e drejta për konfidencialitet ose privilegj ................................................ 96

Detyrimi për të paralajmëruar të tjerët .......................................................................... 97

E drejta e pacientit për akses në të dhënat e tij mjekësore ............................................ 97

Lidhja mes privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Nevoja për mbrojtjen e të dhënave

mjekësore. ................................................................................................................... 103

Identiteti personal........................................................................................................ 105

Përhapja/dhënia e të dhënave mjekësore .................................................................... 106

KONKLUZIONE ............................................................................................................ 109

Page 4: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

4

TË DREJTAT E PACIENTIT

Përfshirja e mjekut në jetët e çdokujt lind nevojën për të kuptuar ligjin mbi

funksionimin e profesionit të mjekut. Kjo tezë ka për qëllim të argumentojë se

legjislacioni mjekësor ka tashmë një strukturë logjike dhe koherente. Kjo arrihet përmes

zbatimit të disa parimeve të rëndësishme ndaj problemeve të ndryshme që mund të

ngrihen gjatë jetës së një pacienti. Parimet që do trajtohen në këtë tezë kanë të bëjnë me:

ruajtjen e jetës së pacientit, vetë-vendosja/autonomia, lejimi i trajtimit, interesi më i mirë,

mbrojtja e doktorëve, etj.

Këto parime do të trajtohen duke shikuar secilin parim si një pjesë të veçantë të

legjislacionit mjekësor. Për këtë është e nevojshme që të kuptohet se secila çështje është e

veçantë, pasi dhe secili pacient është unik. Në këtë mënyrë do të kuptohet se parimet që

zbatohen janë në ndryshim të vazhdueshëm, por që gjithsesi japin metoda të vlefshme në

përcaktimin se cilat prej tyre do të zbatohet nga gjykatat.

Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke

qenë se të drejtat e pacientit përfshijnë çështje të shumta dhe të ndryshme nuk do të jetë e

mundur të përfshihen brenda këtij materiali të gjitha aspektet e këtyre të drejtave.

Megjithatë, ky material ofron një kornizë solide në lidhje me të drejtat e pacientëve në

SHBA, Evropë, Mbretërinë e Bashkuar e Shqipëri dhe e bën këtë në disa mënyra. Së pari,

ai vendos të drejtat e pacientëve në kuadër të të drejtave të njeriut. Duke qenë se zhvillimi

i të drejtave të pacientëve rrjedh direkt nga të drejtat e njeriut është e rëndësishme që të

përqendrohet në legjislacionin dhe angazhimet e nevojshëm për mbrojtjen e këtyre të

Page 5: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

5

drejtave. Së dyti ai do t'ju japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve në kuadër të

iniciativave dhe legjislacionit të përgjithshëm evropian.

Sigurisht që të drejtat e njeriut e si rrjedhojë dhe të drejtat e pacientit janë në

zhvillim të vazhdueshëm. Legjislacionet e të gjitha vendeve tashmë i kushtojnë një

rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave të pacientëve dhe parashikojnë sanksione ndaj

personave që cenojnë këto të drejta.

Konceptet dhe parimet bazë

Është e sigurt që në një moment të jetës së tij secilit nga ne i duhet të mbështetet

tek profesioni i mjekut. Edhe nëse nevoja për të vajtur tek doktori, dentisti apo në spital

mund të shmanget pjesën më të madhe të jetës1, lindja dhe vdekja patjetër që sjellin

nevojën për ndihmën e mjekut. Me zgjatjen e jetës së njerëzimit, individëve do u duhet të

durojnë dhimbjet e plakjes për një kohë më të gjatë e si rrjedhojë do u duhet të përballen

me mjekun.2

Përfshirja e profesionistëve të shëndetit, në më të shumtën e rasteve bëhet për të

pasur një shëndet të mirë.3 Legjislacioni mjekësor bën ligjet që rregullojnë trajtimit e të

sëmurëve të kenë rëndësi jetike. Pikërisht ky është dhe qëllimi i kësaj teze: për të provuar

nëse kjo fushë e legjislacionit ka në një strukturë koherente dhe logjike. Parimet dhe

konceptet që përcaktojnë rezultatin e rasteve gjyqësore do të shqyrtohen për arritjen e

1 Kjo në vetvete është praktikisht e pamundur, pasi herët ose vonë lind nevoja qoftë për të kryer një

kontroll, por njëkohësisht edhe për faktin se në ditët e sotme po inkurajohet gjithnjë e më shumë kryerja e

tyre pa qenë i sëmurë apo pa pasur dhimbje. 2 S.A.M. McLean A Patient’s Right to Know (Aldershot: Dartmouth, 1989), fq.3.

3 Është pranuar nga shumë njerëz se pasja e një shëndeti të mirë është një ndër shqetësimet kryesore në jetë.

Shih WHO, Promotion of the Rights of Patients in Europe (London: Kluwer Law International, 1995).

Page 6: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

6

këtij qëllimi. Kjo është e rëndësishme nëse kërkojmë të kuptojmë siç duhet këtë fushë të

legjislacionit, si dhe nëse kërkojmë të parashikojmë përfundimet e çështjeve të ndryshme

gjyqësore në këtë fushë.

Legjislacioni mjekësor është një legjislacion relativisht i ri i cili u pa i nevojshëm

si rezultat i përparimeve teknologjike të viteve të fundit.4 Në thelb, problemet e ngritura

në trajtimet mjekësore, nuk kanë ndryshuar në dekadat e fundit5 megjithatë skenarët në të

cilët janë ngritur këto pretendime, kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.

Problemi qëndron në faktin se ndërsa teknologjia dhe shkenca kanë përparuar me hapa

befasues, ligjet në fakt kanë mbetur prapa në këtë fushë, situataë e cila krijon në njoj

pasigurie të padëshirueshme.

Shumica e probleme që dalin në legjislacionin mjekësor bazohen në moralitet.

Këto debate morale prekin interesat më intime të individëve si seksi apo vdekja.6 Gjithnjë

e më shumë gjykatat po përballen me probleme të reja, të pashqyrtuara më parë. Duke

qenë se përfshirja e Parlamenteve, në përgjithësi e jo vetëm në Shqipëri, është minimale

në këtë fushë të legjislacionit, u mbetet gjykatave që të vendosin e të gjejnë zgjedhjet më

të përshtatshme për këto probleme. Si rrjedhojë është e rëndësishme, gjithashtu, të

shqyrtohet se si i zgjidhin gjykatat çështjet e reja të kësaj fushe dhe si sillen këto çështje

para vëmendjes së gjykatave.

Ndodh shpesh, që në thelb të debateve për legjislacionin mjekësor të qëndrojnë

bindje të forta morale të individëve të përfshirë në këto debate, bindje për të cilat atyre

4 K. Paterson, ‘Introduction’ in K. Paterson (ed) Law & Medicine (Bundoora, Australia: La Trobe

University Press, 1994), fq.1-2. 5 J.K. Mason & R.A. McCall Smith, Law and Medical Ethics (London: Butterworths, 5th, 1999) .

6 J.D.J. Harvard, ‘Legal Regulation of Medical Practice – Decisions of Life and Death: A Discussion

Paper’ (1982) J Roy Soc Med 351, fq.354.

Page 7: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

7

nuk u pëlqen shumë të bëjnë kompromis.7 Këto debate morale ngrejë pyetje mbi

përcaktimin e termit “njeri”, vlerën e jetës njerëzore dhe rolin e legjislacionit në

përcaktimin e të ardhmes së biologjisë dhe qenieve njerëzore.8 Ligji, e sidomos gjykatat,

përballen me detyrën e vështirë për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve si dhe në

përcaktimin e parimeve kryesore që duhen respektuar në një botë me pasiguri morale në

rritje. Megjithatë, duhet theksuar se nuk u përket gjykatave që të merren me çështje që

kanë të bëjnë thjesht me moralin. Vendimet e gjykatave duhet të bazohen në ligj. Edhe në

rast se bëhet fjalë për çështje morale, ato duhet të merren parasysh gjatë zbatimit të ligjit

dhe parimeve ligjore.

Është pikërisht ligji i cili do të përcaktojë se kur është e lejueshme dhënia e

trajtimit mjekësor e kur jo, megjithatë përsëri zgjedhja do të mbetet në dorën e pacientit,

bazuar në vlerat e tij morale.

Të drejtat e njeriut dhe shoqëria

Testi i civilizimit është liria. Liria e shpirtit, mendjes dhe trupit. Që të gjithë jemi

dakord që të drejtat janë esenciale si për konceptin tonë të lirisë, ashtu dhe për rolin e

qeverisë në shoqëri. Të drejtat janë zgjeruar gjatë historisë e njëkohësisht kanë qenë dhe

mbeten në qendër të shumë debateve. Kuptimi i një të drejte mund të ndryshojë jo vetëm

nga një shtet në tjetrin, por dhe nga një situatë në tjetrën.

Një e drejtë lejon një person të kryejë ose të shmangë kryerjen e një veprimi.

Zbatimi i të drejtave bëhet i detyrueshëm përmes forcës shtrënguese të shtetit. Kërkesat

7 B. Markesinis, S. Deakin & A. Johnston, Markesinis & Deakin’s Tort Law, fq.267-268

8 J.K. Mason, R.A. McCall Smith & G.T. Laurie, Law and Medical Ethics, fq.3.

Page 8: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

8

për zbatimin e një të drejte mund të ngrihen si ndaj qeverisë: psh. duke i kërkuar qeverisë

të mos ndërhyjë në disa liri, por njëkohësisht dhe bëhen të detyrueshme për zbatim nga

vetë qeveria.

Ashtu siç u shpreh dhe Abraham Linkoln në Baltimore në 1864 “Bota nuk ka

pasur asnjëherë një përcaktim të saktë të fjalës “liri”, [...]. Që të gjithë shprehemi pro

lirisë, por gjatë përdorimit të kësaj fjale jo të gjithë nënkuptojmë të njëjtat gjëra. Për disa

“liria’ mund të kuptohet si një e drejtë e kujtdo për të bërë atë që i pëlqen me veten dhe

produktin e punës së tij, ndërsa për disa të tjerë e kuptojnë si lirinë për të bërë ç’u pëlqen

me njerëzit e tjerë dhe me punën e këtyre njerëzve”.

Bariu largon ujkun nga fyti i deles, gjë për të cilën delja e

falënderon bariun si çlirimtarin e saj, ndërsa ujku e denoncon atë për të

njëjtin veprim si dhunues i të drejtës së tij për liri, sidomos nisur nga fakti

që delja ishte e zezë.9

Pavarësisht gjuhës që përdorim të drejtat nuk janë vetë-interpretuese, të

vetëdetyrueshme apo absolute. Janë përligjja dhe specifikimi që përcaktojnë kuptimin

dhe përmbajtjen e një të drejte.10

Të drejtat nuk është se thjesht u krijuan, u desh që ato të

zbulohen, një proces që vazhdon dhe sot e kësaj dite. Që nga zbulimi i tyre ideja e të

drejtave të njeriut ka kaluar në shumë faza dhe, në ditët e sotme, ideja e të drejtave, e

sidomos të drejtave të njeriut, po merr gjithnjë e më shumë statusin etik të një “lingua

franca”.

9 http://www.menziesvirtualmuseum.org.au/transcripts/Speech_is_of_Time/print/403_Freedom.pdf

10 Shih Shëndeti, Të Drejtat dhe DinjitetiSee Health, Rights and Dignity: Philosophical Reflections on an

Alleged Human Right - Christian Erk, p. 8.

Page 9: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

9

Të drejtat mbrojnë individët nga abuzimet me dinjitetin dhe interesat e tyre. Ato

janë norma politike që parashikojnë kryesisht se si njerëzit duhet të trajtohen nga qeveritë

dhe institucionet. Ato ndalojnë ose vendosin mbi qeveritë detyrime për të vepruar në një

mënyrë të caktuar.

Në më të shumtën e rasteve të drejtat e njeriut ekzistojnë si norma në nivel

kombëtar ose ndërkombëtar. Në nivelin ndërkombëtar ato ekzistojnë dhe garantohen nga

traktatet e nënshkruara, të cilat i bëjnë këto të drejta për zbatim në nivel ndërkombëtar. T[

drejtat janë universale dhe zbatohen ndaj çdokujt, pavarësisht statusit, racës, gjinisë,

kombësisë, fesë apo dallimeve të tjera. Në vendet demokratike ato mbrohen nga

kushtetuta/t, prandaj shpesh herë u referohemi dhe si të drejta kushtetuese.

Të drejtat kushtetuese

Kur flasim për të drejtat e njeriut duhet të kuptojmë më parë të drejtat kushtetuese

dhe rëndësinë e tyre. Të drejtat kushtetuese u krijuan për të mbrojtur individët nga

interferencat e qeverisë apo për të detyruar qeveritë të marrin masa për garantimin e tyre.

Të drejtat themelore kushtetuese u japin individëve një mbrojtje ndaj ndërhyrjes së

padrejtë të qeverive në jetët apo aktivitetet e tyre.

Veprimtaria e çdo qeveria duhet të ketë për qëllim përmirësimin e jetës së

individëve, aktivitetet e të cilëve ajo kufizon.11

Qeveritë duhet të jenë të gatshme të

justifikojnë veprimet e tyre, sidomos kur këto veprime çojnë në kufizim të lirive të

11 http://faculty.msb.edu/hasnasj/GTWebSite/WorkshopDraft.pdf fq.38.

Page 10: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

10

shtetasve. Një qeveri demokratike gjendet gjithmonë nën detyrimin të justifikojë, qoftë

dhe moralisht, për veprimet që propozon ose ndërmerr.

Të drejtat kushtetuese ndalojnë qeveritë nga të vepruarit në kundërshtim me

interesat e individëve, ato nuk u japin fuqi qeverive të ruajnë këto interesa me çdo kusht,

dhe sidomos jo kundër dëshirës së personit të cilit i përkasin këto interesa.12

Çdonjëra nga të drejtat e njeriut është e rëndësishme për njerëzimin dhe

funksionimin siç duhet të një shoqërie demokratike.

Të drejtat e njeriut si bazë e të drejtave të pacientëve

Të drejtat e njeriut janë të pandara në çdo qenie njerëzore. Termi “të drejtat e

njeriut” i referohet atyre të drejtave të njohura nga komuniteti botëror në Deklaratën

Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ), të miratuar nga shtetet anëtare të Kombeve

e Bashkuara (OKB) që në 194813

, dhe në instrumente të tjera ligjore ndërkombëtare të

detyrueshme për shtetet palë.

Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të përshtatshëm për

shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe të familjes së tij, duke përfshirë

ushqimin, veshmbathjen, strehimin dhe kujdesin mjekësor dhe shërbimet e

nevojshme sociale, si dhe të drejtën për siguri në rast të papunësisë,

sëmundjeve, paaftësisë, nëse është i/e ve, pleqërisë apo mungesa të tjera të

12

I.d. fq. 12. 13

1 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 10 Dhjetor 1949. Deklarata Universal e të

Drejtave të Njeriut.

Page 11: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

11

jetesës në rrethana tej kontrollit të tij. (Deklarata Universale e të Drejtave

të Njeriut, Neni 25.1).

“Të drejtat e njeriut” nuk është vetëm një term i përgjithshëm që përfaqëson një

simbol të shoqërisë sonë bashkëkohore, por edhe reflektim i një perceptim të përbashkët

mbi vlerat njerëzore. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut njeh “dinjitetin e

lindur” dhe “të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes

njerëzore”.

Është pikërisht në bazë të këtij koncepti për personin, dinjitetin dhe barazinë e të

gjitha qenieve njerëzore, mbi të cilin u zhvillua nocioni i “të drejtave të pacientëve”.

Kuptimi i të drejtave bazë të individit ndihmoi që të merrnin formë e të njiheshin e

respektoheshin, si nga shtetit ashtu dhe nga mjekët, të drejtat e pacientëve si qenie

njerëzore.

DUDNJ fokusohet në të drejtat universale për të gjitha qeniet njerëzore. Kjo

natyrë universale e dokumentit është riafirmuar nga OKB në 200514

. Promovimi dhe

mbrojtja e të drejtave të njeriut në nivel evropian u frymëzuar nga kjo deklaratë. Këshilli i

Evropës është themeluar në vitin 1949 për të promovuar sundimin e ligjit, të drejtave të

njeriut dhe demokracinë.

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (1966); Konventa

Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966) u krijuan me

qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

14

Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të bashkuara, A/RES/60/1: 2005

Rezultatet e Samitit Botëror, 24 Tetor 2005, IV. Të drejtat e Njeriut dhe Shteti i së drejtës, §120, p.27.

Page 12: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

12

Traktati i parë evropian për të mbrojtur të drejtat e njeriut është Konventa

Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Ajo u nënshkrua në Romë,

më 4 nëntor 1950 dhe hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Për të siguruar respektimin e kësaj

Konvente, u krijua Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Gjykatë luan një rol

themelor në zbatimin e KEDNJ-së.

Traktatet e tjera dhe organet janë krijuar në nivel europian për të përfunduar këtë

dokument:

Karta Sociale Evropiane: miratuar në vitin 1961 dhe monitorohet nga Komiteti

Evropian për të Drejtat Sociale, garanton të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, të

tilla si e drejta e lëvizjes, e drejta për strehim, shëndet, arsimim, punësimi, mbrojtje

sociale, lëvizjen e lirë të personave dhe mos-diskriminimin. Ajo u rishikua në vitin 1996.

Një Protokolli shtesë për këtë Kartë hyri në fuqi në vitin 1998 duke siguruar një mundësi

për punëtorët e grupit dhe OJQ-të për të paraqitur ankesa kolektive.

Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose

Degradues apo Ndëshkimit: miratuar në vitin 1987 dhe ndryshuar më pas me dy

Protokolle. Kjo Konventë është monitoruar nga Komiteti për Parandalimin e Torturës.

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës: u krijua në vitin 1993 për

të luftuar racizmin, ksenofobinë, antisemitizmin dhe format e tjera të intolerancës.

Konventa Europiane për të Drejta e Njeriut dhe Biomjekësinë e cila u krijua me

qëllim ruajtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirive të individëve, të shprehura qartë

nëpërmjet një numri parimesh dhe kushtëzimesh për të ndaluar keqpërdorimin e

bioteknologjisë mjekësore, nga të gjitha vendet nënshkruese. Ajo përcakton qartë

Page 13: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

13

rregullat mbi kërkimet mjekësore, pëlqimin mbi trajtimet mjekësore, të drejtën për

privatësi, për t’u informuar, etj., rregullat që lidhen me kërkimet shkencore mjekësore,

sidomos për njerëzit që nuk mund të japin pëlqimin e tyre, ndalon të gjitha format e

diskriminimit dhe lejon kryerjen e testeve gjenetike parashikuese vetëm për qëllime

mjekësore.

Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare: është i pari traktat

detyrues ndërkombëtar për të ofruar mbrojtje të veçantë për pakicat, u miratua në vitin

1955 dhe hyri në fuqi në vitin 1998.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut: themeluar në vitin 1999 për të promovuar

edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për të drejtat e njeriut, për të identifikuar fushat

e ligjeve që nuk arrijnë të njohin në një masë të plotë të drejtat e njeriut si dhe ligjet që

nuk janë implementuar plotësisht, për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe

gëzim e plotë të tyre në Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës.

Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian: u miratua në Nisë, në

Dhjetor 2000 si një deklaratë politike. Ajo përmban 54 nene të mbledhura kryesisht nga

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Traktati i Lisbonës njeh Kartën në Neni 6 të

Traktatit për Bashkimin Europian (TBE) dhe e bën atë ligjërisht të detyrueshëm për

zbatim15

.

Në Shqipëri në kuadër të mbrojtjes së garantimit të të drejtave të pacientëve,

vlejnë të përmenden: Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Europiane e të Drejtave të

Njeriut, Kodi Penal, Ligji nr.10107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në

15

Komuniteti Europian, 13 Dhjetor 2007. Traktati i Lisbonës që ndryshoi Traktatin e Bashkimit Europian.

hyri në fuqi më 1 Dhjetor 2009. European Community. December 13, 2007.

Page 14: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

14

Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.10138, datë 11.5.2009 “Për shëndetin publik”, Ligji

nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”

(në pjesën që përcakton detyrimet për profesionistët e kësaj fushe), etj.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 21 të saj parashikon se: “Jeta e

personit mbrohet me ligj”. Kjo dispozitë shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen e

jetës njerëzore e cila përbën një vlerë kushtetuese. Koncepti për jetën dhe dinjiteti

njerëzor paraqiten në dispozitat e Kushtetutës si vlera shumë të rëndësishme, të cilat

konsiderohen si burimi, nga i cili rrjedhin të gjitha të drejtat e tjera si të drejta themelore

absolute.

Vlera më superiore për shtetin është njeriu dhe jeta e tij. Kjo e drejtë qëndron në

themel të të gjitha të drejtave dhe mohimi i saj sjell edhe eliminimin e të drejtave të tjera

njerëzore. Jeta njerëzore duke u konsideruar e tillë që nga fillimi i saj bëhet një vlerë mbi

të gjitha vlerat e tjera që mbrohet nga Kushtetuta. Ky është dhe qëllimi i Kushtetutës

sonë, i cili del që në Preambulën e saj, si dhe në mjaft dispozita të tjera.

Jeta njerëzore përbën një vlerë të padiskutueshme dhe është objekt i mbrojtjes

kushtetuese, por kjo nuk do të thotë se mbrojtja e jetës së njeriut në çdo moment dhe në të

gjitha rrethanat duhet të jetë e njëjtë, pasi ajo është e influencuar nga një numër faktorësh

të natyrave të ndryshme, të cilat është ligjvënësi ai që i parashikon me ligj.

Kushtetuta jonë në shumë dispozita të saj dhe kryesisht në kapitullin e të drejtave

dhe lirive themelore i referohet kryesisht Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Konventa duke i respektuar në maksimum të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe

duke i konsideruar të drejtën për jetën dhe dinjitetin njerëzor si të drejta të padhunueshme

e të pakufizueshme thekson se kjo e drejtë përbën thelbin e çdo të drejte tjetër njerëzore.

Page 15: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

15

Sipas parimeve kryesore të së drejtës ndërkombëtare, shtetet si subjekte të kësaj të

drejte, janë të detyruara të përmbushin të gjitha angazhimet, që ato i kanë marrë përsipër

për t’i realizuar. Përndryshe, në rast mospërmbushje të këtyre detyrimeve dhe

angazhimeve ndërkombëtare, shtetet përkatëse nuk do të mund t'i shmangen

përgjegjësisë, e cila zakonisht shfaqet shumëplanëshe, por që ndikimin më të madh e ka

kryesisht në aspektin politik, juridik, ekonomik dhe social. Nga kjo pikëpamje Republika

e Shqipërisë, si një shtet që ka pranuar të aderojë në këto struktura ndërkombëtare nuk

bën përjashtim.

E parë në këtë këndvështrim, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është hartuar

duke u bazuar edhe në parimet që sanksionon Statuti i Këshillit të Europës, ku në nenin 3

të tij thuhet: “Çdo anëtar i Këshillit të Europës pranon parimin e përparësisë të së drejtës

dhe parimin në bazë të të cilit çdo person nën juridiksionin e saj duhet të gëzojë të drejtat

e njeriut dhe liritë themelore”.

Në këtë kuptim duhet interpretuar ai rregullim ligjor i mbrojtjes së jetës së njeriut

që kërkon neni 21 i Kushtetutës. Ligji është ai, të cilit i jepet e drejta, që në raste të

veçanta dhe që kanë lidhje me vdekjen, në kuptim të nenit 2, pika 2 të Konventës, të

lejojë edhe heqjen e jetës për njeriun.

Neni 17 i Kushtetutës shqiptare parashikon: “Kufizime të të drejtave dhe lirive të

parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik,

ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e

lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në

Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut’.

Page 16: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

16

Interpretimi i kësaj dispozite është shumë i gjërë. Përmes kësaj teze do të

shqyrtojmë se si veprohet në rastet e vendimmarrjes së vullnetshme të pacientit për t’i

dhënë fund jetës si dhe ndërhyrjet e shtetit në ruajtjen e jetës në përgjithësi.

Page 17: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

17

TË DREJTAT E PACIENTIT

Siç u shprehëm në fillim të këtij materiali, termi “pacient” përdoret në rastet kur

kemi të bëjmë me shëndetin. Termi “Shërbim mjekësor” nënkupton shërbimet

shëndetësore që profesionistët e shëndetit u japin pacientëve, duke përfshirë diskutimet

mbi sëmundjet e ndryshme, mbajtjen dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Të drejtat e pacientit

Shumë institucione dhe organizata evropiane kanë kontribuar në zhvillimin dhe

përparimin e të drejtave të pacientëve. Termi “pacient” përdoret më shpesh kur bëhet

fjalë për shëndetin. Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)16

shëndeti kupton një gjendje të plotë fizike, mendore dhe mirëqenie sociale e jo thjesht

mungesë sëmundjeje apo dobësie. Garantimi i respektimit të të drejtave të njeriut ka një

ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien dhe detyron zbatimin e të drejtave

specifike të pacientit.

Strategjia Shëndetësore e Bashkimit Evropian u hartua për të siguruar një nivel të

lartë të mbrojtjes së shëndetit përmes politikave shtetërore dhe veprimeve konkrete. Ky

angazhim u përcaktua në nenin 3 të Traktatit të Amsterdamit. Në Traktatin e Lisbonës

është Neni 168.17

Ky nen përbën bazën ligjore më të spikatur të të drejtave të pacientëve

16

Hyrja e Kushtetutës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, miratuar nga Konferenca Botërore e

Shëndetësisë në New York më 19-22 Qershor 1946, nënshkruar më 22 Korrik 1946 nga përfaqësuesit e 61

shteteve (Të dhënat zyrtare të Organizatës Kombëtare të Shëndetësisë, nr. 2, fq. 100) dhe hyrë në fuqi më 7

Prill 1948. Ky përcaktim i shëndetit nuk është ndryshuar që në 1948. 17

Bashkimi Europian. Version i konsoliduar i Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Europian. Gazeta

Zyrtare e Bashkimit Europian, 2008, XIV, C115/122, fq.76.

Page 18: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

18

në legjislacionin e BE-së dhe përmban referencat e para të drejtpërdrejta në sistemet e

sigurimeve shoqërore, duke hapur rrugën për veprimet e BE-së në këtë fushë.

Komisioni Evropian (KE) njohu nevojën për përfshirjen e pacientit në politikë-

bërjet që lidhen me shëndetin në Raportin “Së bashku për Shëndetësi: Një qasje

strategjike për BE-në 2008-2013"18

, i cili pretendon se shëndetësia ka gjithnjë e më

shumë në qendër të vëmendjes së saj pacientin. Politika shëndetësore e Komunitetit duhet

të fillojë me të drejtat e pacientit, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen dhe ndikimin e tij në

vendim-marrje. Përfshirja e pacientëve në procesin e vendim-marrjes ndihmon për të

siguruar zbatimin e politikave që mbështesin nevojat dhe aftësitë e pacientëve dhe

kujdestarëve të tyre.

Një tjetër dokument i rëndësishëm lidhur me “të drejtat pacientit” është Konventa

Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Dinjitetit të Njeriut lidhur me Zbatimin e

Biologjisë dhe Mjekësisë e vitit 199719

. Ajo përcakton parimet ligjore të cilat janë të

detyrueshme në fushën e mjekësisë dhe biologjisë. Së bashku me Konventën Evropiane

për të Drejtat e Njeriut, është një nga dokumentet më të rëndësishme të miratuara nga

Këshilli i Evropës. Që nga viti 1997, Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës kanë filluar

procesin e ratifikimit me qëllim përshtatjen e legjislacioneve vendase me parimet dhe

kërkesat e këtij dokumenti. Deri tani 24 Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës e kanë

18

Komisioni Europian, Bruksel 23 Tetor 2007 COM (2007) 630 final. Së bashku për shëndetin: Një

përafrim strategjik për BE-në 2008-2013. fq.4. 19

Këshilli i Europës. Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dinjitetit të qenies njerëzore në

lidhje me zbatimin e Biologjisë dhe Mjekësisë: Konventa mbi të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë CETS

No.: 164. 4 Prill 1997.

Page 19: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

19

ratifikuar këtë dokument. Ky dokument është nënshkruar nga shteti shqiptar më

30.03.2011, ratifikuar po në të njëjtën datë dhe ka hyrë në fuqi më datë 01.07.2011.20

Direktiva 2011/24/EU e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e Marsit 2011 Për

Zbatimin e të Drejtave të Pacientit në Kujdesin Shëndetësor Ndërshtetëror. Pas 2 vjet e

gjysmë diskutimesh, Parlamenti Europian dhe Këshilli miratuan këtë Direktivë, e cila i pa

si një hap shumë i madh i Bashkimit Europian për mbrojtjen e të drejtave të pacienteve

dhe përtej kufirit shtetëror.

Përveç BE-së dhe Këshillit të Evropës organizata të tjera janë përqendruar në

forcimin e të drejtave të pacientëve. Në vitin 2002, organizata Rrjeti i Qytetarisë Aktive,

në bashkëpunim organizata të tjera qytetarësh hartuan një “Kartë Evropiane të të Drejtave

të Pacientëve”21

për të forcuar dhe për të sjellë ndërgjegjësimin më të madh në lidhje me

pacientët" dhe qytetarëve "të drejta.Karta specifikon katërmbëdhjetë pacientëve "të

drejtat që synojnë të garantojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut.

Edhe pse këto iniciativa dhe dokumente kanë stimuluar zhvillimin e të drejtave të

pacientëve, Shtetet Anëtare të BE aktualisht nuk kanë një legjislacionin të përbashkët mbi

të drejtat e pacientëve. Të drejtat e pacientëve në BE ndryshojnë nga një shtet në tjetrin

për arsye të ndryshme. Një ndër shkaqet kryesore është fakti se janë pikërisht Shtetet

(Anëtare) të cilat janë kompetente në fushën e shëndetësisë. Për më tepër sistemet e

ndryshme të kujdesit shëndetësor, procedurat, kulturat dhe prioritetet ndikojnë në

shumëllojshmërinë e legjislacionit.

20

http://conventions.coe.int/Treaty/Commun/ChercheSig.asp?NT=164&CM=&DF=&CL=ENG 21

Rrjeti i Qytetarisë Aktive (2002) Karta Europiane e të Drejtave të Pacienit

Page 20: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

20

Kështu, disa vende kanë një ligj apo akt të vetëm që përcakton të drejtat e

pacientit, ndërsa shtete të tjera përdorin disa legjislacione. Qasja ndryshon gjithashtu tek

fokusi që mund të kenë shtete anëtare. Kështu, disa shtete vënë theksin më shumë në të

drejtat e pacientëve ndërsa të tjerë në detyrimet specifike të ofruesve të kujdesit

shëndetësor.

Ekzistenca e të drejtave

Në qendër të shumë debateve për çështje që kanë të bëjnë me trajtimin mjekësor

qëndrojnë të drejtat e njeriut, të lidhura këto ngushtë me debate të natyrës morale. Lidhja

mes moralitetit dhe të drejtave shprehet mjaft mirë nga Feldamn kur shprehet se mbrojtja

e të drejtave duhet të bazohet mbi aspiratat dhe qëllimet që njerëzit dëshirojnë të

ndjekin.22

Pacienti, në shoqëritë moderne, është më i ndërgjegjshëm se asnjëherë më parë

mbi të drejtat që ka e si rrjedhojë është dhe më i aftë të ngrejë çështje për mbrojtjen që ai

gëzon.23

Ndërkohë që gjykatat jo gjithmonë japin vendime duke u bazuar tek të drejtat, në

thelb ato shqyrtojnë pikërisht këto të drejta.24

Pavarësisht se nuk është e nevojshme që një individ të jetë autonom për të pasur

të drejta të mbrojtura nga ligji,25

në legjislacionin mjekësor të drejtat kanë për qëllim

mbrojtjen e dinjitetit dhe autonomisë së qënieve njerëzore. Megjithatë, dhe vetë termat

autonomi dhe dinjitet nuk janë tërësisht të qartë dhe shpesh herë mund të vijnë në

22

D. Feldman, Civil Liberties and Human Rights in England and Wales (Oxford: Oxford University Press,

2nd, 2002), fq.6. 23

S.A.M. McLean, A Patient’s Right to Know, p.4 24

Shih çështjen Re T (A Minor)(Wardship: Medical Treatment) [1997] 1 All ER 906. 25

M. Minow, Interpreting Rights (1987) 96 Yale Law Journal 1860, fq.1885.

Page 21: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

21

konflikt me njëri-tjetrin.26

Ndërkohë që dinjiteti ekziston në nivele të ndryshme, autorë të

ndryshëm përdorin autonominë për t’iu referuar gjërave të ndryshme.27

E njëjta gjë vlen

dhe për vetë nocionin e të drejtave të cilat ndahen në 4 kategori: Liritë, Liritë Civile,

Lirive Themelore dhe Të Drejtat e Njeriut. Ky klasifikim është vetëm një nga shumë

mënyrat e sugjeruara për grupimin e interesave të mbuluara në lidhje me të drejtat. Një

diskutim i plotë mbi nocionet e autonomisë, dinjitetit dhe të drejtave është përtej

fushëveprimit të këtij diskutimi, por ato nuk mund të injorohen krejtësisht. Për arsye të

qartësisë dhe lehtësinë termi “të drejtat” do të përdoret në këtë tezë për t’iu referuar atyre

interesave të njohura si të tilla në ligj dhe jurisprudencë.

Të drejtat e pranuara

Sigurisht të drejta e çdo individi të një shteti përcaktohen në Kushtetutën e vendit

dhe në ligje të veçanta, në varësi të të drejtave dhe fushës së veprimit të çdo ligji. Këto të

drejta janë të detyrueshme të respektohen nga kushdo brenda territorit të shtetit.

Megjithatë, krahas tyre, një rëndësi të veçantë në të drejtën e brendshme marrin dhe

marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim në legjislacionin e brendshëm. Ka

shtete të cilat i japin marrëveshjeve ndërkombëtare një rëndësi shumë të madhe, ndërsa

vende të tjera i japin më shumë rëndësi legjislacionit të brendshëm, por duke mbajtur

parasysh dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Përmes kombinimit të këtyre burimeve mund

26

I tillë do të ishte psh. përdorimi i metodave për pakësimin e vuajtjeve për një vdekjeje me dinjitet,

metoda këto të papranuara nga pacienti. Në këtë rast autonomia do të shihej, të paktën nga shoqëria, si më e

rëndësishme se dinjiteti. 27

G. Dworkin, The Theory and Practice of Autonomy (Cambridge: Cambridge University Press, 1988),

fq.5. Ndërsa disa autorë e shohin atë si aftësinë për të vendosur për veten-pa kufizime, të tjerë, përfshirë

Dworkin, pranojnë se kjo është joreale dhe argumentojnë se ajo që është e nevojshme është liria për të

qeverisur veten sipas rregullave morale dhe sociale.

Page 22: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

22

të themi se të drejtat më të rëndësishme në fushën e legjislacionit mjekësor, përsa u

përket të drejtave të pacientit, janë: e drejta për jetën, e drejta për privatësi, e drejta për

integritet trupor, e drejta për të qenë i lirë të vendosur vetë, etj..

Parime të tjera si vetë-vendosja, autonomia, dinjiteti dhe pëlqimi janë gjithashtu të

rëndësishëm kur bëhet fjalë për trajtimin mjekësor. Është e mundur të identifikohen tre

nivele të dallueshme kur bëhet fjalë për të drejtat. Së pari koncepte të tilla si autonomia

dhe dinjiteti, mund të shihen si konceptet themelore të të drejtave. Nga këto koncepte

lindin koncepte të tjera si privatësia dhe dhënia e pëlqimit, të nevojshme për të lehtësuar

ushtrimin e të drejtave.28

Të drejtat e diskutuara

Krahas të drejtave të mirënjohura në Kushtetutë, marrëveshje ndërkombëtare,

ligje të veçanta, etj, të pranuara nga shtetit dhe shoqëria, ka dhe disa të drejta të cilat

ngrenë shumë debate e pikëpyetje. Një ndër detyrat e ligjit është qartësimi i çështjeve të

tilla me qëllim që njerëzit të ndërgjegjësohen për të drejtat që gëzojnë.

Kështu, a ka një grua të drejtën për të pasur fëmijë dhe nëse po çfarë trajtimi

duhet të ofrohet nga shërbimi mjekësor për plotësimin e kësaj të drejte? Kjo temë është

pre debatesh në çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fetusit dhe të drejtat prindërore në

rastet e shtatzënisë dhe abortit.

28

Feldman [shtë shprehur se nuk ka kuptim të kemi të drejta nëse nuk jemi të aftë t’i përdorim ato. Shih D.

Feldman, Civil Liberties and Human Rights in England and Wales, fq.11-13.

Page 23: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

23

Në fakt, debatet më të nxehta krijohen kur bëhet fjalë për ekzistencën ose jo të së

drejtës për të vdekur dhe lidhjes së saj me të drejtën për jetën. Kjo çështje është në zemër

të debateve që kanë të bëjnë me eutanazinë.

Përafrimi i legjislacioneve me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut është konsideruar nga GJEDNJ-ja si

një “instrument i gjallë” në një kuptim të gjerë, e cila mbron të drejtat e individëve

pavarësisht ndryshime të shoqërisë. Ajo duhet të interpretohet në dritën e këtyre

ndryshimeve dhe jo në kuptimin e ngushtë të saj. Në rastet e kufizimeve të të drejtave,

Konventa u njeh shteteve anëtare një “hapësirë vlerësimi”.

Të drejtat e parashikuara nga Konventa ndahen në tre grupe:

- Të drejta absolute, të cilat nuk lejojnë asnjë lloj kompromisi në cenimin e tyre

(psh. neni 3 - ndalimi i torturës);

- Të drejta të kufizuara - të cilat zbatohen në rrethana qartësisht të përcaktuara

(psh. neni 6 - e drejta për një gjykim të drejtë);

- Të drejta të cilësuara - të drejta për të cilat duhet vendosur një balancë mes

interesit të shoqërisë dhe të drejtave të disa individëve (psh. neni 8 - e drejta për respekt

të jetës private dhe familjare).

Ndërhyrja në një të drejtë të cilësuar mund të lejohet vetëm nëse:

- bazohet në ligj;

- është i nevojshëm për një shoqëri demokratike;

Page 24: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

24

- është në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar.

Pra, ndërhyrja jo vetëm duhet të parashikohet me ligj, por ligji duhet të jetë i

aksesueshëm dhe i kuptueshëm nga të gjithë. Shprehja e nevojshme në një shoqëri

demokratike interpretohet nga KEDNJ në përputhje me filozofinë e “instrumentit të

gjallë”, ku një kusht i domosdoshëm për zbatimin e kësaj pike është ndjekja e qëllimit

legjitim.

Proporcionalitetit është ndër aspektet më të rëndësishme të konventës. Është një

mjet të cilin GJEDNJ përdor për të vendosur një balancë të drejtë mes të drejtave të

individit si person dhe nevojave të shoqërisë. Edhe nëse ka një interes legjitim në

kufizimin e një të drejte duhet pasur parasysh se ky kufizim nuk mund të dalë përtej

qëllimit për të cilin kërkohet ky kufizim.

Për të vendosur lidhur me proporcionalitetin merren në konsideratë:

- nëse ka arsye të forta për këtë kufizim;

- nëse ka alternativa të tjera;

- drejtësia në vendimmarrje;

- ç’ masa siguruese ekzistojnë ndaj abuzimeve;

- nëse kufizimi cenon thelbin e së drejtës.

Politikë bërja dhe vendimmarrja

Në hartimin e politikave dhe procedurave ose gjatë marrjes së vendimeve për

kujdes ndaj pacientit personeli mjekësor duhet të dijë jo vetëm legjislacionin vendas por

Page 25: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

25

dhe trajtimet e ndryshme që mund t’i kenë bërë gjykatat e huaja apo GJEDNJ-ja

çështjeve në fushën e mjekësisë. Pyetjet që duhet të ngrihen gjatë ushtrimit të

veprimtarisë së mjekëve janë:

- cili është autoriteti që duhet të vendosë për një çështje?

- a prek ky vendim të drejtat e mbrojtura nga Konventa?

- a prek direkt ky veprim të drejtat e një individi, i cili mund të këtë në këtë

mënyrë shkak për të kundërshtuar vendimin?

- a është në dorën e mjekut të vendosë për çështjen?

- nëse do të ketë ndërhyrje në të drejtën e individit, a bazohet ajo në legjislacionin

e brendshëm ose në KEDNJ?

- a cenojnë veprimi ose mosveprimi të drejtat e parashikuara në Konventë në

marrjen e masave për sigurimin e këtyre të drejtave?

- a është ndërhyrja në përputhje me qëllimin e ligjshëm?

Siç shihet të drejtat e pacientit dhe detyrimet e personelit shëndetësor për t’i

respektuar ato janë të shumta. Në fakt, kur flasim për “pacientët” kemi në mendje

kujdesin që duhet ushtruar për ruajtjen e shëndetit të tyre e, kur flasim për “shëndetin” si

mirëqënie mendore, fizike e sociale, kuptojmë se pa një shëndet të plotë dhe vetë jeta

bëhet më e vështirë për t’u jetuar. Prandaj, do të ishte jokorrekte të flasim për shëndetin

pa folur më parë për jetën, në kuadër të kujdesit shëndetësor. Trajtimi i kësaj çështjeje

gjen një zbatim shumë të gjerë në fushën e mjekësisë (e jo vetëm) prandaj dhe njohja e

mirë e konceptit për jetën, e të drejtave që rrjedhin prej saj, është jo vetëm e nevojshme

por një domosdoshmëri në fushën e mjekësisë.

Page 26: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

26

KUPTIMI I “JETËS” DHE E DREJTA PËR JETË

Kuptimi i jetës

Në kujdesin shëndetësor e drejta për jetën nge shumë pyetje: Ç’është jeta? Kur

fillon dhe kur mbaron ajo? Cili është kuptimi i jetës? Cili është interesi i shteteve në

mbrojtjen e kësaj të drejte? A duhet ta mbrojnë atë me çdo kusht? A kanë njerëzit jo

vetëm një të drejtë për të jetuar, por dhe një të drejtë për të vdekur? A mundet shteti, në

respektim të dëshirave të individit, ta ndihmojë atë të vdesë?

Pyetja e parë që meriton shpjegim është ç’kuptojmë me jetë? Për t’i dhënë

përgjigje kësaj pyetjeje duhet të kuptojmë se kur fillon jeta?

Vende të ndryshme kanë mendime të ndryshme mbi momentin se kur fillon jeta e

njeriut. Në ndryshim nga neni 4 i Konventës Amerikane mbi të Drejtat e Njeriut, e cila

shprehet se jeta e njeriut duhet të mbrohet “në përgjithësi, që nga momenti i mbetjes së

gruas shtatzënë”, neni 2 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ)29

hesht

në lidhje me kufizimet kohore të së drejtës së jetës dhe, në veçanti, nuk përcakton

“çdonjeri” (“everyone”, “toute personne”) jetën e të cilit ajo/KEDNJ mbron. Konventa

nuk parashikon momentin e fillimit të jetës së njeriut dhe nëse e drejta për jetën shtrin

29

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me

përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky

dënim është parashikuar me ligj. 2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të shkaktohet në kundërshtim me këtë

nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme:

a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme; b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të

parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht; c. për të kundërshtuar, në përputhje

me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

Page 27: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

27

kufijtë e saj dhe mbi fëmijën e palindur.30

Ky moment bëhet pre e polemikave në çështjet

e abortit. Pyetjet që ngrihen në këto raste janë: A është i ligjshëm dëmtimi i fetusit? A ka

të drejtë gruaja të bëjë abort? A do të konsiderohet fetusi si qenie e gjallë? Kur mund të

konsiderohet ai qenie njerëzore? Po në rastet e dëmtimit të tij pa dëshirën e gruas?

Sigurisht që është e nevojshme njohja e natyrës sensitive dhe emocionale të

çështjeve të abortit, kundërshtimet e forta lidhur me këtë çështje, madje edhe mes vetë

mjekëve. Filozofia e njeriut, eksperiencat e tij, ekspozimi i individit ndaj limiteve të

ekzistencës së tij si qenie njerëzore, edukimi fetar, kuptimi individual mbi jetën, familjen

dhe vlerat e tjera, standardet morale që njeriu vendos dhe mundohet të ndjekë, që të gjitha

këto influencojnë e ngjyrosin mendimet dhe përfundimet e secilit për jetën dhe abortin.

Përveç këtyre, rritja e popullsisë, ndotjes, varfërisë dhe tonet raciste ndikojnë në

komplikimin dhe jo thjeshtimin e problemit.

Ashtu si legjislacionet e shteteve amerikane, edhe legjislacionet e vendeve anëtare

të KEDNJ ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njëri tjetri lidhur me përgjigjen

e pyetjes se kur fillon jeta dhe përcaktimin e nocionit “njeri”. Si rrjedhojë dhe vetë

KEDNJ nuk ka një përcaktim të përbashkët, qoftë shkencor, qoftë ligjor, të faktit se kur

fillon jeta. Në fushën shkencore ka dy qëndrime mbi statusin moral të embrionit e si

rrjedhojë dhe të mbrojtjes ligjore që i ofrohet: - embrionet njerëzore nuk konsiderohen

qenie njerëzore, e si rrjedhojë mbrojtja që u ofrohet është relative; - embrionet njerëzore

kanë të njëjtin status moral si qeniet njerëzore e si rrjedhojë mbrojtja që i ofrohet të dyve

është e njëjtë.

30

Shih Vo .v Francës (ECtHR - Shih HUDOC - Databazi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut)

Page 28: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

28

Shumë vende të Europës, gjatë diskutimeve dhe nënshkrimit të Konventës së

Këshillit të Europës mbi të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë, nuk arritën të kenë një

konsensus lidhur me përcaktimin e embrionit, e si rrjedhojë, ishin në pamundësi për të

përfshirë kërkimet mbi embrionin në Konventë.

Konventa Europiane për të Dejtat e Njeriut u lë vendeve anëtare një

marzh/hapësirë vlerësimi lidhur me çështjen e fillimit të jetës. Kjo në varësi të

standardeve kombëtare, kulturës, drejtimit fetar të çdo vendi anëtar të saj. Kjo për shkak

se dhe vetë Shtete Anëtare kanë qenë në pamundësi për të zgjidhur konfliktet ndërmjet

tyre për çështjen. Në ditët e sotme, statusi i embrionit dhe/ose fetusit ka filluar të ketë

njëfarë mbrojtjeje si rrjedhojë e progresit shkencor dhje pasojave potenciale të kërkimeve

në inxhinierinë gjenetike, rikrijimin mjekësor të vëzhguar (in vitro) ose eksperimente mbi

embrionin. Kështu, në shumë vende embrioni ka fituar të drejta sipas ligjeve civile

(lidhur me trashëgiminë, pranimin e dhuratave, etj.).

Shpesh herë konsiderohet se një qenie njerëzore që zhvillohet konsiderohet

“njeri” që në momentin e konceptimit, e si rrjedhojë krijohet ideja se aborti (në çdo

moment) është/duhet të jetë i paligjshëm. Kjo për faktin se çdonjëri ka të drejtën e

pamohueshme për jetën, e duke qenë se jeta është parakusht për shijimin e të mirave të

tjera, krijohet ideja se kjo e drejtë është themelore dhe asnjë e drejtë tjetër s’mund të

qëndrojë para saj. Në këtë aspekt duket sikur e drejta as që mund të vihet në balancë me

preferencat e një individi tjetër, qofshin këto dhe preferenca mbi atë se çfarë mund të

ndodhë brenda trupit të këtij individi (gruas shtatzënë/mamasë31

).

31

Duhet pasur parasysh se jo gjithmonë gruaja shtatzënë është dhe mamaja biologjike e fëmijës së palindur.

Page 29: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

29

Si në jurisprudence e Shteteve të Bashkuara të Amerikës32

, ashtu dhe në

jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut33

vihet re se e drejta e fetusit

për jetën ka qenë gjithmonë e lidhur me të drejtën e gruas për të vendosur vetë për trupin

e jetën e saj. Sipas jurisprudencës së SHBA-së, e drejta për privatësi mbrohet nga

Amendamenti i 14 i Kushtetutës. E drejta për proces të rregullt, e parashikuar në këtë

Amendament, mbron ndër të tjera dhe të drejtën për privatësi34

në të cilën hyn dhe e

drejta e gruas për të kryer abort. Kështu, në çështjen Roe v. Wade Gjykata Supreme e

SHBA u shpreh se kjo e drejtë duhet të jetë në balancë me dy interesat e shtetit: mbrojtjen

e jetës së foshnjës së palindur si dhe mbrojtjen e shëndetit të gruas. Sipas Gjykatës

Supreme, gruaja ka të drejtën e abortit deri në momentin që foshnja është në gjendje të

jetojë vetë jashtë trupit të saj/gruas shtatzënë, qoftë dhe me ndihmë/mjete artificiale. Kjo

zakonisht është e mundur kur fetusi është rreth 28 javësh, por mund të ndodhë dhe më

parë, kur fetusi është rreth 24 javësh.

Gjykata Supreme e SHBA ka konfirmuar se të drejtat e grave për jetën dhe

shëndetin duhet të kenë prioritet mbi interesin e shtetit për të mbrojtur jetën prenatale.

Kjo Gjykatë është shprehur, lidhur me shtatzëninë, se “liria e gruas cenohet në një sens

unik e të veçantë për racën njerëzore”35

duke pasur parasysh jo vetëm dëmtimin

psikologjik dhe stresin e shkaktuar, por njëkohësisht dhe cenimin e shëndetit mendor dhe

fizik, që mund të shkaktohet në rastet e vazhdimit të plotë të një shatëtzanie.

32 Roe v. Wade, 410 U.S. 113 (1973); Doe v. Bolton, 410 U.S. 179 (1973); United States v. Vuitch, 402 U.S.

62 (1971). 33

X v. the United Kingdom (ECtHR). 34

i.d. 7. 35

Planned Parenthood of Southeastern Pennsylvania v. Casey, 505 U.S. 833, 852 (1992).

Page 30: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

30

Sipas jurisprudencës së Gjykatës Europiane për të Drejta e Njeriut, e drejta e

individit për jetën mbrohet nga neni 2 i KEDNJ-së, por njëkohësisht, neni 8 i kësaj

Konvente mbron dhe garanton dhe të drejtën e individit për “jetë private dhe familjare”.

Ky nen ka për qëllim ndalimin e ndërhyrjes së shtetit në jetën private dhe familjare të

individëve.

Sipas interpretimit të bërë nga Komisioni Europian nenit 2 të Konventës, ky nen

nuk përmend abortin në listën e veprimeve të parashikuara në paragrafin e dytë, çka do të

thotë se ka tre opsione: - neni 2 nuk mbron aspak jetën e një fetusi të palindur, - njeh të

drejtën e jetës së fetusit me disa kufizime, - i jep një të drejtë absolute jetës së fetusit.

Interpretimi i tretë u konsiderua i papranueshëm nga Komisioni, pasi ky

interpretim nuk merret parasysh rreziqet që mund t’i kanoseshin jetës së gruas

shtatzënë/mamasë, çka do të thoshte se “jeta e palindur” e fetusit do të kishte përparësi

mbi jetën e saj.36

Ky nuk do të ishte interpretimi i duhur sipas Konventës, pasi jo vetë që

të gjitha Palët Kontraktuese kishin lejuar abortin kur ky kishte qenë i nevojshëm për të

shpëtuar jetën e gruas shtatzënë (madje që në vitet 1950), por njëkohësisht dhe ka pasur

dhe tendenca për një liberalizim të plotë të abortit.

Komisioni u shpreh se të gjitha kufizimet e parashikuara në fjalinë e dytë të

paragrafit të parë dhe në paragrafin e dytë të nenit 2 të Konventës, për nga natyra, kanë të

bëjnë me persona të lindur dhe nuk mund të aplikohen ndaj fetusit. Si përdorimi i termit

“everyone”, ashtu dhe “toute persone”37

në Konventë, si dhe konteksti në të cilin

përdoren këto terma tentojnë të mbrojnë mendimin se nuk përfshin të palindurin.

36

Shih A.B. and C. v. Ireland (ECtHR). 37

Termat e përdoruara në tekset e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në anglisht dhe frëngjisht

për termin “çdokush”.

Page 31: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

31

Megjithatë, sipas Komisionit, në disa rrethana, fetusi mund të gëzojë disa të drejta sipas

nenit 2, fjalia e parë, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme të shteteve kontraktuese.38

Në Shqipëri, Kodi ynë Penal, Seksioni V, “Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe

shëndetin nga ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës”, nenet 93-95,

parashikojnë sanksione penale për personat që kryejnë ose ndihmojnë në ndërprerjen e

paligjshme të shtatzënisë, duke përfshirë këtu edhe personelin mjekësor. Gjithashtu, ligji

nr. 8045, datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë” mbron e garanton respektimin e

çdo qenie njerëzore që në fillim të jetës, parashikon rastet se kur mund të kryhet

ndërprerja e shtatzënisë dhe sanksionet në rastet e shkeljes së këtyre dispozitave.

Siç shihet, si në jurisprudencën e SHBA, ashtu dhe në atë të GJEDNJ vihet re

përdorimi i termit “fetus” ose “i palinduri”, prandaj lind nevoja e shpjegimit të kuptimit

të tij në mënyrë që të kuptohet rëndësia që i kushtohet.

Fetusi

Komuniteti shkencor e mjekësor, akoma nuk kanë arritur në një konsensus mbi

çështjen se kur jeta e njeriut fillon, por kanë rënë dakord për frazat dhe termat e

mposhtëm për të kuptuar më qartë progresin e shtatzënisë së gruas:39

- Fertilizimi ndodh kur një spermë e vetme penetron vezën për të formuar një

zigotë.

38

H. v. Norway ECtHR. 39

Who’s Right to Life - Women’s Rights and Prenatal Protections under Human Rights and Comparative

Law, http://reproductiverights.org/sites/crr.civicactions.net/files/documents/RTL_3%2014%2012.pdf .

Page 32: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

32

- Pas fertilizimit zigota udhëton përmes tubit fallopian të femrës dhe fillon të

ndahet për të krijuar qeliza, duke u shndërruar në një blastocist ose paraembrion.

- Blastocisti ose paraembrioni arrijnë mitrën pak a shumë pesë ditë pas

fertilizimit. Vendosja e vezës së ferlilizuar në mbështjelljen e mitrës përgjithësisht

parashikon fillimin e shtatzanisë sipas standardeve mjekësore.

Vlen të përmendet se termi “konceptim/mbetje shtatzënë” nuk është term

shkencor. Është një term informal që përdoret për t’iu referuar fertilizimit.

- Përafërsisht tre javë pas fertilizimit, blastocisti apo paraembrioni i vendosur në

mitër është zhvilluar mjaftueshëm për tu konsideruar një embrion.

- Embrioni zhvillohet në një fetus rreth fundit të javës së tetë deri në fundin e

javës së dhjetë.

Një numër i konsiderueshëm zigotash, numër i vlerësuar nga gjysma deri në dy të

tretat, nuk zhvillohen në qenie njerëzore.40

Përveç kësaj, një numër i madh shatatzanish

përfundojnë në aborte të padëshirueshme. Si rrjedhojë, është e drejtë që e drejta e fetusit

për jetën të fillojë që nga momenti kur ai arrin të jetojë i shkëputur nga gruaja shtatzënë.

Kuptimi ligjor i jetës

Deri tani folëm për të drejtën për jetë, duke e parë atë të lidhur me momentin e

fillimit të kësaj të drejte, por a është e drejta për jetën vetëm kaq?

40

Scott f. Gilbert, Developmental Biology 827 (Botimi i 5-të, 1997).

Page 33: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

33

Ka tre kuptime dalluese të jetës: jeta biologjike, jeta me cilësi objektive dhe jeta

me cilësi subjektive. Secili nga këto kuptime ngre pyetje lidhur me atë se cili është

kuptimi korrekt. Cilin nga këta duhet të kuptojmë kur flasim për jetën?

Sigurisht, kuptimi ligjor i jetës është jeta biologjike. Interesi i shtetit nuk është

cilësia e jetës, por një interes i pacilësuar i jetës në përgjithësi.41

Interesi “i papërcaktuar”

për jetën është interesi për mbrojtjen e saj pa marrë parasysh cilësinë e jetës, që

nënkupton mbrojtjen e jetës biologjike. Shteti shumë mirë mund të refuzojë të bëjë

komente për cilësinë e jetës që një person mund të gëzojë, dhe thjesht të pohojë vënien në

balancë të interesit të tij të “pacilësuar” në mbrojtjen e jetës së çdo individi, me interesin

kushtetues të vetë individit.

Interesi i shtetit në mbrojtjen e jetës nuk është në fakt një interes i përgjithshëm në

mbrojtjen e jetës biologjike. Do të ishte jo realiste të thuhej se mbrojtja e jetës është

absolute, pa pasur parasysh cilësinë e jetës. Jeta biologjike është vërtet jetë, por jo

domosdoshmërish jetë e vlefshme. Jeta biologjike duhet të ketë një farë cilësie që të

konsiderohet e vlefshme, por në fakt kjo ngre mjaft pyetje: Çfarë i jep jetës vlerë? Cila

jetë është e vlefshme? Si mund të mbrohet e drejta për jetën?

Mjaft gjykata kanë ngritur pyetje rreth vlefshmërisë së jetës njerëzore në rastet që

kishin të bënin me trajtime mjekësore. Shtetet theksojnë se çdo jetë njerëzore është njëlloj

e vlefshme e si rrjedhojë të gjitha qeniet njerëzore duhen trajtuar në të njëjtën mënyrë. Ky

pohim bazohet në parimin se çdo jetë njerëzore është e vlefshme. Megjithatë, kur

diskutohen çështje të tilla duhen marrë në konsideratë dy drejtime: Sipas njërit drejtim

cilësia e jetës së një njeriu duhet matur duke e krahasuar atë me jetën e individëve të

41

Cruzan, 760 S.W.2d fq. 422.

Page 34: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

34

tjerë, ndërsa sipas të dytit cilësia e jetës duhet të matet duke marrë në konsideratë atë se

çfarë individi vetë mendon për jetën e tij e jo se ç’ mendon shoqëria për jetën e tij.

Kështu, për disa jeta është e shtrenjtë e ia vlen ta jetosh atë pavarësisht çfarëdolloj

deficiti në cilësinë e eksperiencës së saj. Për disa të tjerë, një jetë me vuajtje, me dhimbje

ose e varur nga persona të tjerë është e padurueshme. Si rrjedhojë, gjykatat dhe mjekët

nuk duhet të përdorim mendimet e tyre lidhur me atë se cila jetë është e vlefshme e cila

jo.

Cilësia e jetës mund të matet duke u bazuar në kënaqësitë apo dhimbjet fizike që

një person provon/kalon, numrin e punëve mendore ose fizike që ai është i aftë të kryejë,

sa i aftë është ai të kuptojë se kush është e ku ndodhet, sa i aftë është të funksionojë,

veprojë, e jetojë në mënyrë të pavarur. Në të gjitha këto raste cilësia e jetës matet sipas

një standardi objektiv për vlerën e jetës. Kuptimit të jetës i jepet një cilësi më e mirë ose

më e keqe në vartësi të faktit se ka më shumë ose më pak karakteristika të përcaktuara në

mënyrë objektive. Megjithatë, cilësia e jetës mund të matet dhe mbi baza subjektive.

Cilësia e jetës së individit mund të përcaktohet në faktin e thjeshtë se sa e vlerëson vetë

individi jetën e tij. Kur bëhet fjalë për jetën sipas këtij drejtimi, cilësia e jetës së individit

është thjesht ajo cilësi që vetë individi që jeton jetën, i jep asaj/jetës.

Kështu, sipas pikëpamjes objektive, jeta e një personi të vetëdijshëm është më e

vlefshme se ajo e një individi të gjendje të vazhdueshme vegjetuese42

(PVS), pavarësisht

vlerave që secili individ mund t’i japë jetës së tij. Sipas pikëpamjes subjektive, jeta e një

42

Persistant Vegetative State - Term i përdorur në mjekësi për personat që janë në gjendje kome dhe kanë

dëmtime të trurit. Vegetative State (Gjendje vegjetuese) - deri 4 javë. Pas 4 javësh në Vegetative State

kalohet në Persistan Vegetative State. Një vit pas Persistan Vegetative State pacienti kalon në Permanent

Vegetative State (Gjendje Vegjetuese Permanenete).

Page 35: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

35

individi ka një cilësi më të mirë ose më të keqe në vartësi të çka vetë individi mendon se i

jep vlerë jetës së tij.

Thuhet se jeta është e mirë pasi edhe pleqtë kapen pas saj dhe nuk duan të vdesin,

por një pohim i tillë nuk është i vërtetë. Arsyeja se pse nuk duam të vdesim është për

shkak të kënaqësive që mund të shijojmë kur jetojmë. Pra, ajo që dëshirojmë nuk është

thjesht jeta, por eksperiencat e kënaqshme dhe të vlefshme të jetës. 43

Ky argument është më i fortë kur bëhet fjalë për njerëz të shëndetshëm, pasi ata

kanë më shumë arsye për të jetuar. Në rastet e personave tek të cilët gëzimi e shijimi i

jetës është i kufizuar, si: pleqtë, handikapatët mendorë, individët në koma permanente,

etj. ky argument nuk qëndron. Në rastet e personave në gjendje vegjetuese permanente

nuk mund të thuhet se është mirë të vazhdojnë të jetojnë.

Duke pasur parasysh nga sa thamë më lart, lind pyetja: A duhet të ketë dhe një të

drejtë për të vdekur?

E DREJTA PËR TË VDEKUR

E drejta për të vdekur. E drejta për të vdekur si një e drejtë pozitive dhe negative

Folëm gjatë për të drejtën për jetën, por a duhet parë kjo e lidhur me të drejtën për

të vdekur? Jeta dhe vdekja e janë të dyja të drejta të çdo individi? A është e drejta për të

vdekur rrjedhojë e të drejtës për të jetuar? A mundet individi të zgjedhë vetë të vdesë? A

duhet legalizuar eutanazia?

43

John Hostler - Journal of medical ethics, I977, 3, fq. 144, aksesuar më 29.06.2012.

Page 36: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

36

E drejta për të vdekur duhet parë në dy aspekte: si e drejtë negative dhe si e drejtë

pozitive. E drejta negative për të vdekur ka të bëjë vetëm në ato raste në të cilat kërkohet

detyrimi për të mos ndërhyrë. Me fjalë të tjera, e drejta negative për të vdekur kërkon

detyrimin për të mos vepruar.44

E drejta pozitive për të vdekur, nga ana tjetër, përbën një

kërkesë të justifikuar për ndihmën e dikujt për t’i dhënë fund jetës. Kjo e drejtë (e drejta

pozitive për të vdekur) përfshin jo vetëm detyrimin për të mos ndërhyrë, por njëkohësisht

dhe detyrimin për të ndihmuar. Ligjet mbi vetëvrasjen përbëjnë një të drejtë negative dhe

jo pozitive.45

Ato nuk ndëshkojnë individët që vendosin t’i japin vetë fund jetës së tyre

dhe as nuk i ndalojnë të veprojnë në këtë mënyrë.46

Megjithatë, në shumicën e vendeve të

botës nuk ekziston një e drejtë për ndihmë për t’i dhënë fund jetës. Ata që inkurajojnë ose

asistojnë në vetëvrasje përballen me ndëshkime penale.

Me qëllim që të përfitojnë nga e drejta për të vdekur, individët duhet të jenë

kompetentë/të aftë për të marrë vendime. Për më tepër, një person që kërkon të vetëvritet

duhet të jetë fizikisht i aftë ta kryejë vetë aktin e vetëvrasjes, ta fillojë dhe ta mbarojë vetë

atë. Çdo lloj asistence para, gjatë apo pas përpjekjes për tu vetëvrarë e shndërron

ndihmësin në të pandehur dhe subjekt ndjekjeje penale.

Njerëzit e sëmurë nga sëmundje të pashërueshme ose ata të cilët janë në

pamundësi për të kryer vetë vetëvrasje, mbështeten tek doktorët ose të afërmit për t’i

dhënë fund jetës së tyre.

Një person mund të vendosë t’i japë fund jetës së tij jo vetëm me mënyra aktive,

por njëkohësisht dhe me mënyra pasive si p.sh. duke refuzuar trajtimin mjekësor, ujin dhe

44

Childress J.F. (1980) ‘Negative and Positive Rights’. The Hastings Center Report, Vol. 10, No.1, fq. 19. 45

R (Pretty) v DPP (Secretary of State for the Home Department intervening) [2002] 1 A.C. 800, fq. 846;

Hale Dame Brenda (Lady Justice of Appeal). 46

Re Z (Local Authority: Duty) [2005] 1 W.L.R. 959.

Page 37: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

37

ushqimin. Megjithatë, edhe në raste të tilla ekziston mundësia e përfshirjes dhe të

personave të tjerë, jo për të asistuar në vdekje, por për ta bërë vdekjen më të lehtë dhe pa

dhimbje. Lidhur me këtë çështje ka një debat që vazhdon që prej kohësh. Disa janë të

mendimit se dhënia e mjekimeve për të lehtësuar dhimbjet mund të shihet si asistencë në

vdekje dhe doktorët që japin mjekime të tilla duhen ndjekur penalisht. Të tjerë janë të

mendimit se doktorët duhet, në përputhje me detyrat e tyre, të përmbushin dëshirat e

pacientëve.47

Interesi i shtetit në mbrojtjen e jetës

Interesi legjitim për jetën cenohet nga ata që shprehin dëshirë për pjesëmarrje në

marrjen e jetës së një individi tjetër. Siç pohuam dhe më lart, shteti ka një interes të

pacilësuar për mbrojtjen e jetës. Ekzistojnë katër interesa të njohura të shtetit të cilat

vihen në barazheshë me interesin e individit për t’i dhënë fund jetës: - mbrojtja e jetës së

të gjithë pacientëve; - parandalimi i vetëvrasjes si një fenomen shoqëror; - mbrojtja e

palëve të treta, i atyre që vuajnë nga depresioni dhe dhimbjet e shumta, grupet vulnerabël

(të vjetrit, të varfrit, personat me aftësi të kufizuara) nga abuzimet, neglizhimi, gabimet,

si dhe nga paragjykimi, stereotipet, indiferenca sociale,etj. duke u munduar sa më shumë

të jetë e mundur që të shmanget eutanazia e vullnetshme; - mbrojtja e integritetit të

profesionit të mjekut. Në të gjithë këto interese, interesi në mbrojtjen e jetës konsiderohet

më i rëndësishmi.48

47

English case of Airedale N.H.S. Trust v Bland [1993] A.C. 789. 48

Limits to death with dignity - Donald R. Steinberg - Harvard Journal of Law and Technology - Volumi 1,

Botim i verës, 1988.

Page 38: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

38

Shteti ka një interes në mbrojtjen e jetëve të të gjithë atyre individëve që mund t’i

kontribuojnë shoqërisë dhe kanë potencialin për të gëzuar/shijuar jetën. Interesi i shtetit

në ruajtjen e jetës konsiston në mbrojtjen e interesit të çdo individi për të jetuar. Ky nuk

është një interes kolektiv dhe duhet parë gjithmonë në kuadër të së drejtës së individit për

liri,49

pra i lidhur me interesin e personit, i cili për shkak të dhimbjes, pamundësive fizike,

etj. e sheh jetën e tij si të padurueshme. Politikat shtetërore konsistojnë në promovimin e

shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së individëve në tërësi.

Sigurisht që një interes legjitim e madje kryesor i çdo shteti është mbrojtja e

jetëve të shtetasve të tij, por kur gjykatat janë ndeshur me rastet e refuzimit të trajtimit

mjekësor, ato gjithmonë kanë vënë në balancë interesin e individit me interesin e shtetit.

Vështirësia nuk ka qenë në njohjen e së drejtës së shtetit për të mbrojtur jetën, por

pikërisht vlerësimi i të dy këtyre interesave.50

Shteti nuk është i interesuar në mbrojtjen e jetës së një individi të vetëm, por në

mbrojtjen e jetës së shoqërisë si e tërë, por interesi i shtetit dobësohet dhe e drejta e

individit për privatësi rritet kur afron vdekja natyrale.51

Kur pacienti do të vdesë së

shpejti, gjithsesi, interesi i shtetit është më pak domethënës. Shteti përsëri ka interes në

mbrojtjen e jetës dhe mosuljen e vlerës së saj.52

49

Glucksberg, 521 U.S. at 746 (Stevens, J. concurring). 50

American University Law Review, Vol. 53 [2011], Iss. 5, Art. 1 , pg 988

(http://digitalcommons.wcl.american.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1108&context=aulr&sei-

redir=1&referer=http%3A%2F%2Fwww.google.com%2Furl%3Fsa%3Dt%26rct%3Dj%26q%3Dthe%2520

state%25E2%2580%2599s%2520interest%2520in%2520preservation%2520of%2520life%26source%3Dw

eb%26cd%3D9%26sqi%3D2%26ved%3D0CGMQFjAI%26url%3Dhttp%253A%252F%252Fdigitalcomm

ons.wcl.american.edu%252Fcgi%252Fviewcontent.cgi%253Farticle%253D1108%2526context%253Daulr

%26ei%3DRQb8T5bBKNGOswbym5nlBQ%26usg%3DAFQjCNF1deL1q4sqsRfFJxf5jLNWqSfT8w#sea

rch=%22state%E2%80%99s%20interest%20preservation%20life%22 visited 10-07.2012) 51

Compassion in Dying v. Washington, 49 F.3d 586, 596 (9th Cir. 1995) (Wright, J., dissenting). 52

Saikewicz, 373 Mass. at 742.

Page 39: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

39

Interesi në parandalimin e vetëvrasjes kërkon përcaktimin se kur veprimet e një

pacienti përbëjnë vetëvrasje. Shpesh herë gjykatat marrin në konsideratë nëse pacienti ka

një qëllim specifik për të vdekur. Pavarësisht se parandalimi i vetëvrasjes është një

interes legjitim i shtetit, ka raste kur vendimi i një pacienti, ekuivalent me vetëvrasjen, të

konsiderohet gjithsesi një vendim racional.53

Rastet e refuzimit të trajtimit mjekësor janë më të vështira për gjykatat pasi nga

njëra anë ato duhet të mbajnë parasysh të drejtën e individit për pavarësi/autonomi në

marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me personin e tij, dhe nga ana tjetër interesin e

shtetit për mbrojtjen e jetës. Respektimi i të dy interesave i bën çështje të tilla shumë të

vështira për tu zgjidhur. Disa gjyqtarë janë në favor të mbrojtjes së të drejtës së individit,

ndërsa të tjerë në mbrojtjen e interesave të shtetit. Për ata që e mbrojnë të drejtën për të

vdekur, gjykatat duhet ta konsiderojnë këtë të drejtë si themelore, e si e tillë duhet

mbrojtur e duhen ndaluar të gjitha cenimet ndaj saj. Problemi në këtë rast qëndron në

faktin se konsiderimi i kësaj të drejte si themelore do të ulte interesin e shtetit në

mbrojtjen e çdo lloj forme të jetës, kur shteti përdor politika pro jetës. Politikat që duhen

përdorur në këto raste duhet të balancojnë të dy interesat në mënyrë që ata të

bashkekzistojnë sa më shumë të jetë e mundur.54

Shkaku kryesor se pse kemi qeveri është pikërisht mbrojtja e jetës. Megjithatë, ka

pasur raste kur vetë forcat politike kanë ndërhyrë në të drejtën e individit për të refuzuar

trajtimin mjekësor.55

53

http://jolt.law.harvard.edu/articles/pdf/v01/01HarvJLTech129.pdf aksesuar 10.07.2012. Donald R.

Steinbcrg - Limits to death with dignity. Volume 1, Botim i verës, 1988. 54

Allen: The Constitution at the Threshold of Life and Death: A Suggested - American University Law

Review, Vol. 53 [2011], Iss. 5, Art. 1 55

Shih çështjen e Terry Schiavo ndërhyrjen e Governatorit Bush në këtë çështje.

Page 40: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

40

Siç vihet re, edhe në të drejtën për të vdekur vihen në balancë interesi i individit

nga njëra anë dhe interesi i shtetit nga ana tjetër. Interesi i shtetit në mbrojtjen e palëve të

treta tenton të shikojë efektin që vendimi i pacientit për t’i dhënë fund jetës, shkakton tek

të tjerët, tek familjarët e tij e sidomos tek ata që varen nga pacienti si: fëmijët, pacientët e

tjerë, etj. 56

Interesi i shtetit për të mbrojtur etikën e profesionit të mjekut bazohet në

detyrimin e mjekut për të trajtuar të sëmurët e për të ndaluar humbjen e jetës. Nëse

mjekët do të ndihmonin pacientët për të vdekur, atëherë besimi i pacientëve tek mjeku si

shërues i sëmundjeve do të vihej në pikëpyetje.

E DREJTA PËR TË REFUZUAR KUJDESIN SHËNDETËSOR

E drejta për të refuzuar kujdesin shëndetësor

Çdo njeri konsiderohet si zot i trupit të tij dhe për rrjedhojë, nëse dëshiron mund

të kërkojë shprehimisht moskryerjen e trajtimeve mjekësore apo operacioneve që mund

t’i shpëtonin jetën.57

Padhunueshmëria e personit është konsideruar e shenjtë, prandaj

liria nga kujdesi shëndetësor i padëshiruar është, pa diskutim, ndër ato parime tashmë të

rrënjosura thellë në ndërgjegjen e njerëzve sa të konsiderohet si themelore. 58

http://www.casebriefs.com/blog/law/wills-trusts-estates/wills-trusts-estates-keyed-to-

dukeminier/nonprobate-transfers-and-planning-for-incapacity/bush-v-schiavo/ 56

Cantor, A Patient’s Decision to Decline Life-Saving Medical Treatmeat: Bodily Integrity Versus the

Preservation of Life, 26 RlYrGERS L. REV. 228, 241 (1973), 249-53. 57

Natanson v. Kline, 186 Kan. 393, 406-407, 350 P.2d 1093, 1104 (1960). 58

Snyder v. Massachusetts, 291 U.S. 97, 105 (1934). 5 [497 U.S. 261, 306].

Page 41: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

41

E drejta për të refuzuar trajtimin mjekësor është e drejta për të qenë i lirë nga

ndërhyrja e padëshirueshme në integritetin e trupit të individit, e mbrojtur nga kërkesat

ligjore për dhënien e pëlqimit për trajtim mjekësor. Kjo e drejtë njihet shpesh si e drejta

për privatësi, vetëpërcaktim, ose autonomi. Kjo e drejtë është konsideruar si e drejta e

çdo individi për të drejtuar rrjedhën e jetës së tij, për tu sjellë dhe për të vepruar siç e

mendon të arsyeshme, me kusht që kjo lloj sjelljeje e ky lloj veprimi të mos bien në

konflikt me perceptimet e shoqërisë.59

E drejta për të refuzuar trajtimin mjekësor është rrjedhojë e të drejtës për të dhënë

pëlqimin për këtë trajtim. E drejta për të vdekur është zbatimi i të drejtës për të refuzuar

trajtimin shëndetësor në rrethana të tilla ku një refuzim i tillë çon në vdekjen e pacientit.

Si rrjedhojë, prima facie, trajtimi mjekësor që mbron/zgjat jetën nuk mund të jepet pa

pëlqimin e personit të autorizuar për ta dhënë - vetë pacienti, fëmija ose bashkëshorti i një

personi të paaftë.

E drejta për të qenë i lirë nga kujdesi i padëshiruar mjekësor është e drejta për të

vlerësuar të mirat e mundshme të një trajtimi dhe pasojat e mundshme, sipas vlerave të

vetë individit pacient dhe për të marrë vetë një vendim mbi lejimin ose jo të këtij

kujdesi/ndërhyrjeje mjekësore. Tashmë është një rregull i mirëpërcaktuar se është

pacienti dhe jo mjeku i cili vendos nëse trajtimi do të jepet ose jo. Gjatë zbatimit të këtij

rregulli nuk është marrë asnjëherë në konsideratë natyra apo qëllimi i trajtimit, apo

serioziteti i pasojave në moskryerjen apo kryerjen e tij. 60

59

The Right to Die: The Law of End-Of-Life Decisionmaking - Alan Meisel, Kathy L. Cerminara , fq. 21-

22-23. 60

Tune v. Walter Reed Army Medical Hospital, 602 F.Supp. 1452, 1455 (DC 1985); Downer v. Veilleux,

322 A.2d 82, 91 (Me. 1974)

Page 42: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

42

Individët janë të lirë të marrin vetë vendime për rrjedhën e jetës së tyre apo

kujdesin mjekësor. Ata kanë të drejtë të ndalojnë ndërhyrjet e padrejta në trupin e tyre.

Një liri e tillë ka për qëllim mbrojtjen e individit si qenie njerëzore. Çdo njeri që ka

arritur moshën e përcaktuar me ligj dhe është i aftë mendërisht ka të drejtë të përcaktojë

se ç’ mund të bëhet me trupin e tij dhe, një kirurg që kryen një operacion pa pëlqimin e

pacientit kryen krim, të cilin duhet ta dëmshpërblejë.61

Pavarësisht se një pacient mund të refuzojë trajtimin mjekësor pasi, sipas tij, do të

reduktojë aftësinë e tij për të shijuar jetën, e drejta për tu lënë i qetë nuk kërkon arsye.

Fakti se çdo individ është unik mjafton. Një pacient nuk do të konsiderohej si i pavarur

në zgjedhjen e mënyrës së trajtimit të tij mjekësor, nëse të tjerë do të hidhnin poshtë

zgjedhjen e tij si arsye “e pamjaftueshme” për refuzimin e trajtimit.

Kushtetutbërësit, gjatë mbrojtjes së të drejtës së individit për të ndjekur lumturinë,

kanë pranuar rëndësinë e natyrës shpirtërore të njeriut, të ndjenjave dhe intelektit të tij.

Ata janë përpjekur të mbrojnë besimet e tij, mendimet, emocionet dhe ndjenjat. Ata kanë

njohur të drejtën për tu lënë i qetë si një të drejtë gjithëpërfshirëse dhe si një ndër të

drejtat më të vlerësuara nga njerëzit e civilizuar.62

E drejta për të refuzuar trajtimin mjekësor tek pacientë e paaftë

Shteti është i detyruar të qëndrojë neutral në rastet kur persona të aftë mendërisht

zgjedhin, me dëshirën e tyre, t’i japin fund jetës, të vdesin nga uria, etj. Por, shteti ka më

61

Schleondorff v. New York Hospital, 211 N.Y. 125, 129-30, 105 N.E. 92, 93 (1914). 62

Olmstead v. United States, 277 U.S. 438, 478 (1928) (Brandeis, J., mendim paralel).

Page 43: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

43

shumë interesa në lojë63

kur pacientit i mungon aftësia vendimmarrëse. Duke qenë se

zgjedhja mes jetës dhe vdekjes është tërësisht personale me një përfundim shkatërrues,

shteti, me të drejtë mund të kërkojë të ruajë elementin “personal” të kësaj zgjedhjeje

përmes vendosjes së kërkesave gjithnjë e më të larta për dhënien fund të jetës, me qëllim

mbrojtjen e personave të paaftë nga abuzimet. 64

Që të gjithë e pranojmë se është e rëndësishme që doktorët të respektojnë të

drejtat e pacienti, si psh. dëshirën për të refuzuar trajtimin mjekësor, megjithatë

profesionistët e mjekësisë nuk mund të plotësojnë dëshirat e pacientëve kur ka dyshime

lidhur me aftësinë mendore të pacientit ose në rast se ai nuk është informuar siç duhet.

E drejta për të refuzuar trajtimin mjekësor duhet të udhëhiqet nga parimi i

pëlqimit të informuar (informed consent). Doktrina e dhënies së pëlqimit në rastet e

refuzimit të trajtimeve mjekësore bazohet në parimin e vetë-vendosjes.. Sipas kësaj

doktrine, personeli mjekësor jo vetëm që duhet të marrë pëlqimin e pacientit para dhënies

së trajtimit mjekësor, por njëkohësisht dihet ta informojë atë mbi rreziqet që mund të

rrjedhin nga trajtimi, por njëkohësisht dhe për alternativat e tjera. Kjo doktrinë shtrihet

vetëm në rastet e refuzimit të trajtimit mjekësor.

Para se një pacient të vendosë për refuzimin e trajtimit ose para se të marrë

çfarëdolloj vendimi tjetër, ai duhet të dijë dhe të kuptojë statusin e tij mjekësor,

ndërhyrjet e mundshme, pasojat që mund të vijnë si në rast ndërhyrjeje ashtu dhe nëse

nuk ndërhyhet, si dhe, në shumicën e rasteve, një mendim profesional mbi alternativën

më të mirë. Një informacion jo i plotë ose i pasaktë kufizon aftësitë e pacientit për të

63

Crusan v. Harmon, 521 U.S. 702 (1997) 64

E drejta për të vdekur: Ligji mbi Vendimmarrjen për t’i dhënë fund jetës - Alan Meisel, Kathy L.

Cerminara, fq 2-3.

Page 44: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

44

kuptuar se anët pozitive dhe negative si dhe për të marrë një vendim që i korrespondon

vlerave të pacientit dhe jo të mjekut. 65

Një vështirësi që mund të haset është nëse pacienti i kupton plotësisht pasojat dhe

nëse merr një vendim të arsyeshëm. Edhe një vendim që mund të duket jo i drejtë, i

çmendur ose qesharak, përsëri duhet respektuar. Megjithatë, sidomos në rastet kur është

në rrezik jeta e pacientit, duhet shmangur marrja e vendimeve të nxituara.66

Në rastet e personave të paaftë, vendimi për të kërkuar, përmes një vendimi

gjyqësor, ndalimin e trajtimit mjekësor, përben një çështje që duhet shikuar me shumë

kujdes. Kërkesa duhet të paraqitet nga një ose më shumë individë madhorë të cilët arrijnë

të provojnë se ndërprerja e trajtimit mjekësor është dëshirë e pacientit.67

Gjykatat, në

raste të tilla, marrin parasysh dhe besimin fetar të pacientit të paaftë. Motivimi fetar luan

një rol të rëndësishëm në kryerjen e analizës në rastet e vendimmarrjeve për t’i dhënë

fund jetës.

Kështu, në çështjen Mallete v. Shulman68

kërkuesja ishte besimtare e Jehovait.

Ajo mbante gjithmonë me vete një letër në të cilën shkruhej se nuk pranonte asnjë lloj

forme gjaku në rast aksidenti. Pas një aksidenti me makinë ajo u dërgua në departamentin

emergjencave e ishte në gjendje shumë të vështirë për jetën e mendërisht gjysmë

koshiente. Stafi zbuloi letrën që ajo mbante në të cilën shprehej se refuzonte çdo lloj

transfuzioni të gjakut. Edhe e bija konfirmoi dëshirën e të ëmës. Gjendja e Zj Mallete

vazhdoi të përkeqësohej dhe mjeku që kujdesej për të, pasi e pa se nëse një veprim i tillë

65

Kufizime të vdekjes me dinjitet - Donald R. Steinberg - Revista Juridike e Harvardit për Ligjin dhe

Teknologjinë - Volume 1, Botim i verës, 1988. fq.137. 66

I.d. 67

Cruzan v Director, Mo. Dep’t of Health, 497 U.S. fq. 318 (Brennan, J. mendim paralel). 68

Malette v. Shulman (1987), 47 Dominion Law Reports (4th) 18 (Ontario High Court of Justice)

Page 45: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

45

nuk do të kryhej ajo do të vdiste, vendosi kryerjen e transfuzionit të gjakut. Ai ishte në

dijeni të letrës dhe të refuzimit të saj për të marrë gjak. Mjeku ishte i pasigurtë nëse letra

shprehte vërtet dëshirën e pacientes, edhe në rrethanat në të cilat ajo ndodhej, dhe nëse

ajo ishte informuar siç duhet mbi rreziqet e mundshme në momentin kur kishte shkruar

letrën. Duke marrë në konsideratë këto dyshime mjeku e ndjeu veten të detyruar të merrte

masa për trajtimin sa më të mirë të pacientes.

Pacientja shpëtoi dhe paditi mjekun dhe spitalin për dëme. Gjyqtari i çështjes u

shpreh se: “Letra përbën një deklarim të shprehur të pozicionit që autorja e saj (letrës)

dëshiron të mbajë dhe përbën një kufizim me shkrim në kontratën e saj me doktorin ... E

drejta për të refuzuar mjekimin është një komponent i pandashëm i supremacisë së të

drejtës së individit për të kontrolluar vetë trupin e tij. Sado e shenjtë të jetë jeta, shoqëria

ka pranuar se disa aspekte të jetës janë më të shenjta se dhe vetë jeta”. Gjyqtari vendosi

se dhënia e trajtimit nga Dr. Shulman, pavarësisht refuzimit të shprehur të zj. Mallete,

përbënte shkelje dhe se doktori duhej të paguante si rrjedhojë një dëmshpërblim.

Pavarësisht nga sa më lart, me konsolidimin e analizave në rastet e

vendimmarrjeve për t’i dhënë fund jetës, përdorimi i motivimit fetar është bërë e po bëhet

gjithnjë e më shumë formal e shumë më pak substancial. Gjykata, edhe sot e kësaj dite,

në raste vendimmarrjesh të tilla vënë në balancë 4 interesat e shtetit: - ruajtjen e jetës, -

parandalimin e vetëvrasjeve, - mbrojtjen e palëve të treta nga keqpërdorimi i tyre nga

persona të tjerë; mbrojtjen e integritetit moral të profesionistëve të fushës së shëndetësisë.

Megjithatë, edhe në rastet e vënies në balancë të këtyre interesave, atyre u jepet

pak ose aspak rëndësi kur i sëmuri ka një sëmundje të pashërueshme.

Page 46: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

46

Respekti për autonominë

Në shumë drejtime të kujdesit shëndetësor, e sidomos në drejtim të kujdesit

shëndetësor me karakter lehtësues, vitet e fundit po i kushtohet gjithnjë e më shumë

vëmendje autonomisë së pacientit dhe nevojës për ta respektuar atë. Autonomia po

shihet, gjithnjë e më shumë, si një aspekt shumë i rëndësishëm i ndërveprimit mes

pacientëve dhe atyre që kujdesen për ta, dhe përbën bazën për kryerjen e shumë

veprimeve etike, si: thënia e të vërtetës pacientit, marrja e pëlqimit pacientit para kryerjes

së ndërhyrjeve shëndetësore.

Filozofë moralistë të ndryshëm japin pikëpamje të ndryshme për autonominë.

Thelbi i të gjitha këtyre pikëpamjeve është aftësia për vetë-vendosje. Zotërimi i vetes dhe

vetë-përcaktimi janë mënyra të tjera për të përshkruar këtë koncept. Ideja kryesore është

se kur dikush gjegj dhe vepron në mënyrë të pavarur, ata janë në kontroll të zgjedhjeve

dhe veprimeve të tyre. Në shprehim aftësitë tona për pavarësi kur vendosim vetë se

ç;duhet të bëjmë, kur marrim vendime individualisht se si duhet të veprojmë. 69

Nuk

duhet të ndalojmë njerëzit të veprojnë siç ata e mendojnë vetë të arsyeshme (përveçse

nëse veprimi i tyre do të lëndonte të tjerët). Por përse duhet të veprojmë në këtë mënyrë?

Pse është autonomia kaq e rëndësishme sa ta respektojmë atë tek të tjerët?

Ka dy arsye pse duhet të respektojmë zgjedhjet e pavarura të individëve. Së pari,

shumica e njerëzve e dinë, më mirë se kushdo tetër, se ç’është më e mira për ta. Sigurisht,

informacionet e ekspertëve mbi progresin e sëmundjes, apo efektet anësore të kurimit

ndihmojnë në marrjen e një vendimi, por gjithmonë është individi që vendos se ç’ është e

mirë e ç’ është e keqe për të. Ekspertët nuk mund të na thonë se ç’ është më e mira për

69

http://socialwork.fife.gov.uk/fds/mod/resource/view.php?id=249 aksesuar më 06.07.2012.

Page 47: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

47

secilin prej nesh, pasi kjo varet nga shqetësimet dhe vlerat tona si individ. Këto janë të

ndryshme nga një individ tek tjetri e, në përgjithësi, i njohim ato më se ç’ mund t’i njohë

një person tjetër. Pra, zgjedhjet tona do të reflektojnë se ç’është më e mirë për ne dhe,

nëse njerëz të tjerë, si psh. profesionistët e kujdesit shëndetësor, i respektojnë

vendimmarrjet tona, atëherë ata do të jenë duke u kujdesur për interesin tonë.

Së dyti, duhet t’i respektojnë zgjedhjet e pavarura të individëve pasi në këtë

mënyrë i respektojmë ata si individë.70

Detyrimi për t’u kujdesur

Detyrimet pozitive të shtetit konsistojnë në mbrojtjen e jetës. Në kujdesin

shëndetësor këto detyrime u kalojnë profesionistëve të kujdesit shëndetësor: doktorëve,

infermierëve, etj. Është detyra71

e tyre për të mbrojtur jetën e pacientëve. Ata kanë

detyrimin për t’u kujdesur.

Detyrimi i një doktori për t’u kujdesur konsiston në diagnostikimin, trajtimin dhe

këshillimin e të sëmurit. Këto dy detyrime janë si morale, ashtu dhe ligjore. Trajtimi

përgjithësisht ka për qëllim kujdesin për jetën e pacientit, heqjen e dhimbjeve dhe

vuajtjeve, mbrojtjen nga paaftësitë dhe kthimin, mundësisht, të funksionimit normal të

individit pacient. Por, në rastet kur kemi një prognozë të një gjendjeje të përhershme ku

individi as jep e as merr e nuk ka asnjë lloj aftësie për të kuptuar bëhet rreth tij, atëherë

70

http://socialwork.fife.gov.uk/fds/mod/resource/view.php?id=249 aksesuar më 06.07.2012. 71

I pari që solli për here të pare konceptin e “detyrimit” ishte Immanuel Kant me veprat e tij Bazat e

Metafizikës së Moralit (1785), Kritikë e Arsyetimit Praktik (1788) dhe Metafizika e Moralit (1797). Ai vuri

theksin tek rëndësia e dëshirës, moralit dhe detyrës tek çdo njeri. Kanti besonte se nëse një veprim nuk

kryhej me motivimin e detyrës, atëherë ky veprim nuk kishte vlerë morale. Sipas tij, çdo veprim duhet

shoqëruar nga qëllime të pastra, përndryshe do të ishte i pakuptimtë. Ai nuk ishte i mendimit se rezultati

final ishte aspekti më i rëndësishëm i një veprimi, por mënyra se si një person ndihet kur e kryen

atë/veprimin.

Page 48: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

48

vazhdimi i trajtimit nuk jep benefitet e sipërpërmendura të punës së mjekut. Dhimbjet dhe

vuajtjet mungojnë, ashtu si dhe gëzimi kënaqësia. Paaftësia është totale dhe nuk ka asnjë

mundësi qoftë për kthimin në një gjendje minimale funksionimi njerëzor e social.

Por, cili është detyrimi i Doktorit në rastet që kanë të bëjnë me dhënien fund të

jetës?

Si në civil law, ashtu dhe në common law doktorët kanë detyrimin për t’u kujdesur

për pacientët. Sipas common law detyrimi i doktorit për kujdes konsiston në marrjen e

masave të arsyeshme (ashtu siç do të vepronin dhe doktorët e tjerë) për të shpëtuar apo

zgjatur jetën e pacientit, ose të veprojë në interesin më të mirë të pacientit. Ky detyrim

për kujdesje ngre probleme në rastet e kujdesit në momentet e fundit të jetës, sidomos kur

aftësitë e pacientit, për të komunikuar ose për të dhënë pëlqimin e tyre mbi trajtimin, janë

dëmtuar ose kanë humbur. Në raste të tilla doktorëve u duhet të vendosin nëse trajtimi i

mëtejshëm do të ishte në interesin e pacientit.

Gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre, doktorët duhet të veprojnë në mënyrë të

tillë që të respektojnë autonominë e pacientit, përmes njohjes së të drejtës së pacientit

madhor e të aftë mendërisht për të vendosur se ç’ duhet bërë me trupin e tij, për të pasur

kontroll mbi jetën e tij, përfshirë këtu dhe për të vendosur se si dhe kur duhet të

përfundojë jeta e tij. Ata duhet, gjithashtu, të respektojnë parimin e bamirësisë, në

kuptimin që ata duhet të veprojnë në mënyrën që është më e mirë për pacientin.

Në trajtimin e rasteve të fundit të jetës së pacientit, dilema qëndron mes asaj se

cili veprim do të ishte në të mirën e pacientit. Është e vështirë të kuptohet se si vdekja

mund të jetë në të mirën e pacientit, por në disa rrethana, nëse cilësia e jetës ekzistuese

është shumë e keqe, ose trajtimi është i pavlerë, atëherë vendosja në balancë e të mirave

Page 49: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

49

dhe vuajtjeve mund të konkludojë se vazhdimi i mëtejshëm i trajtimit nuk do të ishte në

të mirën e interesin e tij.

I tillë ishte rasti anglez i Doktor Munro-së, një neonatologjist skocez në

Maternitetin e Aberdeen-it , të cilit iu hoq akuza për shpërdorim detyre nga paneli

drejtues i GMC Fitness to Practice, pasi kishte u dhënë, 23 herë më shumë se doza

standarde, pancuronium dy neonatëve/të porsalindurve që po vdisnin. Në minutat e fundit

të jetës, secila nga dy foshnjet po vuante nga frymëmarrje të vështira e të dhimbshme dhe

spazma të trupit., gjë e cila ishte mjaft hidhëruese për prindërit që vëzhgonin. Dr. Munro

u dhe foshnjave pancuronium pasi i këshilloi më parë prindërit se një veprim i tillë do t’u

ulte vuajtjet foshnjave, por njëkohësisht do të përshpejtonte vdekjen. Prindërit e të dy

foshnjave kishin rënë dakord për kryerjen e trajtimit me pancuronium, trajtim i cili do t’i

jepte fund jetës së foshnjave.72

Nëse i referohemi trajtimit të mjekut si një veprim për të “lehtësuar dhimbjet e

simptomat e sëmundjes” atëherë a mund të thuhet se Dr. Munro në fakt po i trajtonte

foshnjet? Veprimet e tij kishin për qëllim lehtësimin e dhimbjeve qoftë të foshnjave,

qoftë të prindërve të tyre.

Si mund ta dimë nëse dikush në kushtet e foshnjave si në rastin e Dr. Munrosë

apo të pacienteve në gjendje të përhershme vegjetative, ndjejnë dhimbje apo vuajnë? Jo

çdo pacient që ndjen dhimbje mund të shfaqe shenja të saj. Është dëgjuar shpesh herë që

pacientët nën anestezi kanë vuajtur, pavarësisht se nuk kanë shfaqur shenja ë vuajtjes.

72

Siç ishte shprehur Dr. Munro: “E ndjeja në zemër se foshnjet po vuanin”.

Page 50: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

50

Ndërkohë që vdekja është një rrjedhojë e parashikueshme nga doktorët, ajo nuk

kërkohet as si qëllim e as si mjet.73

Në rastin e Dr. Munrosë mund të themi se ai veproi

me qëllimet më të mira, por deri ku duhet të shkojnë këto qëllime që një doktor të lejohet

të ndërmarrë veprime të tilla? A ka një dallim mes vrasjes dhe lënies të vdesë? A ka

ndonjë dallim mes heqjes së tubit ushqyes apo fikjes së ventilatorit të frymëmarrjes dhe

dikujt që injekton një substancë vdekjeprurëse? Secili prej tyre është një veprim i

qëllimshëm, por nëse në dy të parët qëllimi është të lënia e pacientit të vdesë, tek tjetri

qëllimi është shkaktimi i vdekjes, pra vrasja. Ndërsa dy të parët përshpejtojnë vdekjen, i

fundit e shkakton atë.

Pra, vijmë në përfundimin se dallimi mes lënies së pacientit të vdesë dhe

shkaktimi i vdekjes së pacientit është një dallim i rëndësishëm, logjik dhe i vendosur mirë

në jurisprudenca e gjykatave të ndryshme.74

Pyetje tjetër me rëndësi që ngrihet është: A ka një pikë në të cilën detyrimi për

kujdesje i mjekut mund të ketë përparësi mbi autonominë e pacientit?75

Bazuar në

konceptin e këtij detyrimi, a duhet dhe a mundet një doktor të fikë ventilatorin e

frymëmarrjes tek një pacient që po vdes? A mund ta heqë ai tubin ushqyes? A mundet

dhe a duhet që një doktor t’i japë fund jetës së pacientit të tij? Ç’ efekt do të kishte mbi

profesionin e mjekut, në përgjithësi, nëse mjeku i kthen shpinën pacientit dhe e lë të

vdesë?

73

P Perkin and D Resnik ‘The Agony of Agonal Respiration: Is the Last Gasp Necessary?’ (2002) 28 J.

Med. Ethics 164. 74

Raporti i Shumicës së Chief Justice në çështjen amerikane Vacco v. Quill. 75

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2277133/pdf/bjgp58-288.pdf vizituar 27.06.2012.

Page 51: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

51

Në çështjen Nancy B. v. Hôtel-Dieu de Québec et al. (1992)76

Nency B. ishte një

25 vjeçare që vuante nga sindroma e Guillain-Barré, që e kishte lënë atë në pamundësi

për të marrë fryme pa respirator. Pasi iu shpejgua se sëmundja e saj ishte e pakthyeshme,

Nancy B. kërkoi heqjen e ventilatorit. Për aq kohë së ajo do të mbante respiratorin për të

nuk kishte rrezik vdekjeje, por ishte më se e sigurt se nëse ventilatori do të hiqej, ajo do të

vdiste pasi muskujt e saj të frymëmarrjes ishin atrofizuar për shkak të sëmundjes.

Sipas Kodit Civil të Quebec-ut, Nancy B. kishte të drejtën të kërkonte ndalimin e

trajtimit, por për shkak të paralizës Nancy ishte në pamundësi të hiqte vetë respiratorin.

Ajo ngriti padi në gjykatë ndaj doktorit dhe spitalit që t’u kërkonte atyre ndalimin e

përdorimit të respiratorit.

Problemi që ngrihej në këtë rast ishte nëse, përmes kryerjes së veprimeve aktive të

heqjes së respiratorit, personeli shëndetësor do të përgjigjej penalisht sipas Kodit Penal,

sipas të cilit, kushdo që ka detyrimin për të vepruar (siç janë punonjësit e shërbimit

mjekësor), duhet të veprojë në rast se mosveprimi është i rrezikshëm për jetën. Kodi

gjithashtu u kërkon mjekëve dhe kirurgëve të veprojnë me aftësi dhe kujdes në dhënien e

trajtimit mjekësor. Për më tepër, Kodi parashikon se kryerja e veprimeve që tregojnë

mospërfillje ndaj jetës dhe sigurisë së personave përbën neglizhencë dhe dënohet

penalisht.

Shqetësimi i mjekëve, në këtë rast, ishte se ata do të konsideroheshin neglizhentë

dhe do të dënoheshin penalisht për heqjen e ventilatorit, duke qenë se ishte e sigurt se

heqja e tij do t’i shkaktonte asaj vdekjen. Kodi gjithashtu përmban dhe dispozita të

76

Nancy B. v. Hôtel-Dieu de Québec et al. (1992), 86 Dominion Law Reports (4th) 385 (Quebec Superior

Court).

Page 52: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

52

përgjithshme që dënojnë asistencën në vetëvrasje, që gjithashtu përbënin shqetësim për

personelin mjekësor. A do të cenonin doktorët dispozitën e Kodit Penal për asistencën në

vetëvrasje nëse do të fiknin ventilatorin?

Gjykata arriti në përfundimin se ndihma respiratore, përmes ventilatorit, përbente

në fakt trajtim, dhe si e tillë, ishte diçka që Nancy mund të refuzonte edhe nëse refuzimi

do të shkaktonte vdekjen. Gjyqtari, ne vendimin e tij u shpreh: “Nenet (222 dhe 241 të

Kodit Penal kanë të bëjnë me forma të ndryshme vrasjeje. Ajo ç’kam dëgjuar është e

mjaftueshme për të konkluduar se personit që do i duhet të ndalojë ndihmën respiratore të

Nancy B., me qëllim që të lërë natyrën të ndjekë udhën e saj, nuk do jetë, në asnjë

moment, duke kryer krimet e parashikuara në këto dispozita. E njëjta gjë vlen dhe për

ndihmën në vetëvrasje. Megjithatë, dëshiroj të theksoj se vrasja dhe vetëvrasja nuk janë

vdekje natyrore. Në rastin në shqyrtim, nëse vdekja e pacientes ndodh pas shkëputjes së

respiratorit me kërkesën e saj, ky do të ishte rast i natyrës që ndjek udhën e saj”.

Gjykata i dha të drejtë Nancy b. për ndalimin e trajtimit dhe kërkoi që spitali t’u

vinte në ndihmë doktorëve për të çuar deri në fund kërkesën e saj.

Ajo që vlen të theksohet është se dallimi themelor mes kurimit të të sëmurit dhe

qetësimit ose lehtësimit të dhimbjeve të një pacienti që po vdes qëndron në faktin se

pacienti që vuan, nuk është në fakt duke vdekur. Të tillë nuk janë as pacientët në koma të

kthyeshme. Pavarësisht nga kjo, etika mjekësore nuk i kërkon mjekëve që të ruajnë me

çdo kusht jetën e pacientëve. Dëshira për të ruajtur jetën nuk duhet të bjerë në konflikt

me një objektiv tjetër themelor të mjekësisë - lehtësimin e dhimbjeve.

Detyrimit për të zgjatur jetën i është dhënë rëndësi kryesisht dhjetëvjeçarët e

fundit. Në fillimet e saj mjekësia kishte tre role: eliminimin e vuajtjeve të të sëmurëve,

Page 53: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

53

lehtësimin e dhimbjeve të sëmundjeve dhe refuzimin për të kuruar të sëmurët që “ishin

vënë poshtë” nga sëmundja.

Respektimi i dëshirave të pacientëve që refuzojnë trajtimet mjekësore që

shpëtojnë jetën është në përputhje me të tre këto parime. Për më tepër, mjekët ekzistojnë

për të mirën e pacientëve, dhe interesi më i mirë për pacientin mund të mos jetë zgjatja e

jetës së tij. Ditët e sotme, pakësimi i vuajtjeve merr precedencë mbi detyrimin për të

zgjatur jetën, kur kjo është dëshira e pacientit.

Detyrimi i pacientit është jo vetëm t’i japë pacientit të drejtën e zgjedhjes mbi

trajtimin që do të ndiqet, por njëkohësisht dhe këshillimi mbi rreziqet e varianteve të

ndryshme që pacientit merr në konsideratë. Gjithsesi, mjeku duhet të nderojë zgjedhjen e

pacientit, edhe në rastet kur kjo zgjedhje vjen në kundërshtim me këshillën e doktorit apo

me profesionin e mjekut në tërësi. Përmes respektimit të zgjedhjes së pacientit, një mjek

nuk do të jetë kurrë i detyruar të veprojë në kundërshtim me standardet etike. Atij thjesht

do t’i kërkohet të mos ndërhyjë në zgjedhjen e pacientit. Nëse një spital nuk është i

gatshëm të lejojë ndalimin e trajtimit, pacienti duhet të lejohet të shkojë në një spital

tjetër.77

77

Limits to death with dignity - Donald R. Steinberg - Harvard Journal of Law and Technology - Volume

1, Spring Issue, 1988. pg.137.

Page 54: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

54

Jurisprudenca e SHBA, GJEDNJ, Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo shqiptare

mbi të drejtën për të vdekur

Jurisprudenca e shumë vendeve në lidhje me të drejtën për të vdekur është e

madhe. Në fokusin e kësaj teze do të jenë çështjet që ndryshuan historinë, mënyrën e të

menduarit dhe jurisprudencën e gjykatave n lidhje me këtë të drejtë.

Sistemet ligjore të vendeve të ndryshme janë të ndryshme. Ligjet e brendshme të

vendeve janë krijuar bazuar në historinë, vlerat e komunitetit, ekonomia, kultura, besimi

fetar, filozofia ligjore predominuese, etj. Vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës

(SHBA),, Mbretëria e Bashkuar (MB), Kanadaja, Australia, etj. kanë sisteme common

law në të cilat ligji bazohet mbi precedentët por dhe legjislacionin vendas. Ndërkohë,

vende të tjera si Italia, Franca, Polonia, etj. mbështesin veprimtarinë e tyre kryesisht në

kodet civile apo penale, megjithëse gjykata e shkallëve më të larta marrin vendime për

vetë ligjet dhe mund dhe t’i shfuqizojnë ato. Legjislacionet e brendshme të shteteve

anëtare në Bashkimin Europian i nënshtrohen gjithashtu Konventës Europiane për të

drejtat e Njeriut (KEDNJ-së).

E drejta për të vdekur pa ndryshime të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

në mes e fund të shekullit të 20-të, duke krijuar probleme etike për doktorët dhe

pacientët, e si rrjedhojë dhe për gjyqtarët e legjislatorët. Profesionalizimi i profesionit të

mjekut, i kombinuar me avancime të mëdha në shëndetin publik dhe teknologjinë

mjekësore ndryshuan kur, ku dhe pse-në e procesit të vdekjes. Teknologjitë e reja u panë

shpesh herë si zgjatëse të procesit të vdekjes, duke çuar disa pacientë dhe familjet e tyre

para gjykatave dhe legjislatorëve me qëllim të njohjes së të drejtës për të vdekur.

Page 55: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

55

Burimi më i hershëm i etikës mjekësore, Betimi i Hipokratit, i Greqisë së lashtë,

shprehej: “Për qejfin e askujt nuk do të jap mjekime vdekjeprurëse apo këshillim që

mund të shkaktojë vdekjen”.

E drejta për të vdekur u fut për herë të parë në Amerikë në vitin 1906, kur u

hartua projektligji i parë mbi eutanazinë në Ohio, por i cili nuk u miratua, ndërkohë që

vitet 1960 ishin vite të lëvizjeve të mëdha mbi të drejtën për të vdekur.

Në gjykatat amerikane, ndër çështjet më të bujshme që vunë themelet e mbrojtjes

kushtetuese të kësaj të drejte ishin çështjet me kërkues: Karen Ann Quinlan, Nancy

Cruzan, Terrie Schiavo, etj.

Në 1976 Gjykata Supreme e New Jersey-t u përball me çështjen e Karen Ann

Quinlan. Kur ishte vetëm 21 vjeç, Quinlan, pasi u kthye nga një festë, ra në tokë pa

ndjenja. Frymëmarrja e saj ndaloi për rreth 15 minuta, deri në ardhjen e ambulancës që e

dërgoi në spital. Në spital ajo ra një gjendje vegjetative permanente/të përhershme dhe

mbahej gjallë nga një ventilator frymëmarrjeje. Pasi e panë për disa muaj me radhe që

gjendja e Karen mbetej e pandryshueshme, familja e saj arriti në përfundimin se për të

nuk kishte më shpresë dhe vendosi t’i hiqej ventilatori i frymëmarrjes. Zyrtarët e spitalit,

të cilët u përballen me kërcënime nga prokurori County Morris (i cili pretendonte të

ngrinte ndaj tyre akuza për vrasje në rast se do të hiqnin atë), u bashkuan me familjen

Quinlan duke kërkuar nga gjykatat një urdhër mbrojtjeje, para se të hiqnin ventilatorin.

Familja Quinlan nguli këmbë për heqjen e tubit të ventilimit dhe në vitin 1976 ata e çuan

çështjen në Gjykatën e Lartë të New Jersey, e cila vendosi në favor të tyre.

Në vitin 1990 Gjykata e Lartë e SHBA-së u përball me rastin e Nancy Cruzan, një

individ i paaftë i cili kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident me automobil e që

Page 56: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

56

ndodhej e shtruar në një spital shtetëror në Misuri, në atë që njihet si gjendje e

vazhdueshme vegjetative. Prindërit e Cruzan kërkuan ndërprerjen e të ushqyerit artificial

të saj, por stafi spitalit refuzoi të respektojë një kërkesë të tillë. Përmes një vendimi

gjykate u vendos heqja e tubit, por ky vendim u shfuqizua nga Gjykata Supreme e Shtetit.

Çështja iu dërgua për shqyrtim Gjykatës Supreme të SHBA-ve, e cila u shpreh se

shumica e gjykatave kanë bazuar të drejtën e refuzimit të trajtimin mjekësor në ligjin

dhënien e pëlqimit78

, ose njëkohësisht në atë të drejtë dhe në të drejtën kushtetuese të

privatësisë79

. Sipas Kushtetutës së SHBA një person kompetent, sipas Amendamentit 14

të Kushtetutës, klauzolës për Procesin e Rregullt, që të jetë i lirë të vendosë trajtimin

mjekësor të padëshiruar.

Në 1997 Gjykata Supreme e SHBA u përball me vendimmarrjen për 2 çështje:

Washington v. Glucksberg dhe Vacco v. Quill. Në çështjen e parë, Dr. Glucksberg, së

bashku me 2 mjekë të tjerë dhe tre pacientë të sëmurë rëndë ngritën adi për të hedhur

poshtë një ligj të Washingtonit, i cili konsideronte krim “promovimin e vetëvrasjes”. Ata

e bazuan këtë kërkesë në Amendamentin e 14 të Kushtetutës, klauzola e Procesit të

Rregullt Ligjor, duke pretenduar cenimin e të drejtës kushtetuese për të vendosur vetë për

jetën. Një gjykatë federale e distriktit u shpreh se ligji ishte antikushtetues. Gjykata e

Apelit e Qarkut të Nëntë, e përbërë nga tre gjyqtarë, e hodhi poshtë këtë vendim. Gjykata

e Plotë e Qarkut, en banc ritheksoi vendimin e gjykatës së distriktit: se ligji për asistencë

në dhënien fund të jetës ishte antikushtetues në rastet e zbatimit të tij ndaj personave me

sëmundje të pashërueshme, të aftë mendërisht, të cilët dëshironin përshpejtimin e vdekjes

me medikamente të dhëna nga mjekët e tyre.

78

In re Storar, 52 N.Y.2d 363, 438 N.Y.S.2d 266, 420 N.E.2d 64. 79

Superintendent of Belchertown State School v. Saikewicz, 373 Mass. 728, 370 N.E.2d 417.

Page 57: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

57

Në çështjen Vacco v. Quill, ashtu si në çështjen e lartpërmendur, kërkues ishin tre

mjekë dhe tre pacientë të sëmurë rëndë, të cilët kundërshtonin ligjet kundër ndihmës për

të kryer vetëvrasje. Gjykata e Distriktit u shpreh për kushtetutshmërinë e ligjit, por

Gjykata e Apelit e Qarkut të Dytë, e përbërë nga tre gjyqtarë e hodhi poshtë këtë vendim,

duke u shprehur se ky ndalim cenonte klauzolën e Mbrojtjes së Barabartë të parashikuar

në Amendamentin e 14 të kushtetutës. Në arsyetimin e vendimit të saj Gjykata shprehej

se legjislacioni i New York-ut lejonte pacientët me sëmundje të pashërueshme të

kërkojnë heqjen e pajisjeve që i mbanin në jetë dhe të përshpejtojnë në këtë mënyrë

vdekjen, por nuk i lejonte ata të cilët nuk ishin të lidhur me pajisje të tilla të përshpejtonin

vdekjen përmes vetë-administrimit të mjekimeve të dhëna nga mjekët. Sipas Gjykatës ky

dallim ishte i pambështetur dhe nuk kishte të bënte me asnjë interes legjitim të shtetit.

Një rast tjetër i rëndësishëm në jurisprudencën e Gjykatës Supreme të SHBA-së

ishte çështja e Terri Schiavo. Çështja e saj zgjati nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe

përfshiu jo vetëm publikun, por dhe median e guvernatorin a atëhershëm J. Bush. Në 25

Shkurt 1990 Terri pësoi kardiak arrest në shtëpinë e saj në St. Petersburg, Florida. Ajo

pati dëmtime të mëdha të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit dhe, pas dy muajsh e

gjysmë në koma, diagnostikimi i saj u ndryshua në gjendje vegjetuese të përhershme.

Megjithëse shumë përpjekje u bënë gjatë 1990-1993 për ta rehabilituar, kujdestari i saj u

shpreh se për të nuk kishte më shpresë.

Në 1998 bashkëshorti i saj kërkoi heqjen e tubit ushqyes. Ai u kundërshtua nga

prindërit e Territ të cilët pretendonin se ajo ishte koshiente dhe u mbështetën e besimin

fetar të saj për të mos e hequr tubin ushqyes dhe për të vazhduar me procedurat dhe masat

që ia zgjasnin jetën. Prindërit e saj u shprehën se terri ishte katolike e devotshme, e cila

Page 58: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

58

nuk do të vendoste kurrë t’i jepte vetë fund jetës së saj, duke dhunuar kështu mësimet e

kishës mbi eutanazinë.

Gjykata vendosi se vazhdimi i trajtimit nuk do të ishte dëshira e saj dhe, më 24

Prill 2001, tubi ushqyes iu hoq për herë të parë, për t’u vënë përsëri disa ditë më vonë. Në

2001 pesë doktorë ekzaminuan të dhënat mjekësore të Territ, skanimet e trurit, videot dhe

vetë Terrin. Ata arritën në përfundimin se ajo ndodhej në gjendje vegjetative permanente.

Me 25 Shkurt 2005 një gjyqtar i Kontesë së Pinellas urdhëroi heqjen e tubit. Një vendim i

tillë u pasua nga shumë apelime dhe ndërhyrje të qeverisë federale, madje dhe Presidentit

George W. Bush, i cili kërkoi miratimin e një ligji për ta mbajtur atë të gjallë. Pas gjithë

përpjekjeve në gjykatat e sistemit federal, u vendos lënian në fuqi e vendimit origjinal për

heqjen e tubit ushqyes. Më 18 Mars 2005 stafi në Qendren e Pinellas Park, e cila kujdesej

për Terrin, hoqën tubin ushqyes. Terri vdiq më 31 Maj 2005.

Në jurisprudencën e GJEDNJ-së çështjet më të rëndësishme në kuadër të së

drejtës për të vdekur janë Sanles Sanles v Spanjës80

dhe Pretty v Mbretërisë së

Bashkuar81

.

Në jurisprudencën e Mbretërisë së Bashkuar çështjet që vlejnë të përmenden janë

ato të Daniel James82

dhe Bebbie Purdy.83

Në MB është ngritur shpesh pyetja nëse është

80

Kjo çështje kishte të bënte me z. Sampedro, i cili kishte qenë tetraplegjik që në moshën 25 vjeçare dhe i

cili, që në vitin 1993, kur ishte rreth 50 vjeç, ishte përpjekur që gjykatat spanjolle t’i njihnin të drejtën për

të vdekur, me ndihmën e të tjerëve, e veçanërisht të doktorit të tij, pa ndërhyrje nga shteti. Ai vdiq para

përfundimit të gjykimit të çështjes së tij në gjykatat vendase. Personi që ai kishte ngarkuar që të çonte deri

në fund çështjen e tij, z. Sanles Sanles nuk u pranua as nga gjykatat spanjolle e as nga GJEDNJ si person që

kishte interes në çështjen në shqyrtim, e si rrjedhojë kërkesa e tij para GJEDNJ u hodh poshtë për këtë

shkak. 81

Në këtë çështje kërkuesja pretendonte se e drejta për të vdekur është rrjedhojë e të drejtës për të jetuar.

Ajo kërkonte para GJEDNJ që i shoqi i saj, i cili do ta ndihmonte të kryente vetëvrasje, të mos ndiqej

penalisht. E drejta angleze parashikonte se personat që ndihmonin në vetëvrasje mbanin përgjegjësi penale.

Ajo pretendonte se ndalimi i përgjithshëm i vetëvrasjes me ndihmën e dikujt diskriminonte personat që

ishin të paaftë të kryenin vetëvrasje pa ndihmën e një personi tjetër.

Page 59: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

59

e ligjshme për doktorët të heqin tubin ushqyes nga individët në gjendje vegjetative

permanente, nëse vazhdimi i trajtimit është në interes të pacientit pavarësisht se nuk ka

shanse për përmirësim.

Një rëndësi shumë të madhe në jurisprudencën e gjykatave të MB pati hyrja në

fuqi e Aktit mbi të Drejtat e Njeriut (Human Rights Act - HRA) në vitin 1998.

Pavarësisht se gjykatat kanë pranuar e njohur dhënien fund të jetës përmes heqjes

së trajtimit, ata kanë theksuar gjithmonë rëndësinë e marrjes së një vendimi nga gjykatat

për këtë çështje. Në dy nga çështjet e para, pas hyrjes në fuqi të HRA, NHS Trust A v Mrs

M dhe NHS Trust B v Mrs H [2000] EWHC 29, Gjykatës Familjare iu desh të merrte në

konsideratë rrethanat e: - Zj. M, i cili, që prej tre vjetësh, ishte në gjendje vegjetative

permanente pas një problemi anestetik gjatë një operacioni dhe, - Zj. H e cila kishte qenë

epileptike gjithë jetën e saj dhe kaloi një arrest kardiak gjatë një trajtimi në spital për

pankreasin, gjë e cila e la atë në gjendje vegjetative permanente për nëntë muajt e

ardhshëm.

Familjet e të dy pacienteve kërkonin që ato të liheshin të vdisnin. Gjyqtarja Dame

Elizabeth Butler- Sloss vendosi se vazhdimi i ushqimit artificial nuk ishte në interesin më

të mirë të pacienteve dhe duhej të hiqej. Ajo u shpreh se parimet e parashikuara nga

82

Daniel James, ish lojtar regbi-u i aksidentuar në lojë, e i paralizuar për jetë nga koka tek këmbët, kishte

tentuar shumë herë të vetëvritej por pa ia arritur qëllimit. U kishte kërkuar prindërve t’i jepnin fund jetës së

tij por pa rezultat. Pas kërkesave të vazhdueshme të Danielit për t’i dhënë fund jetës së tij, prindërit e çuan

në Zvicër, ku përmes organizatës për asistencë për të vdekur DIGNITAS ai i dha fund jetës së tij më 12

Shtator 2008. 83

Kërkuesja, e sëmurë e përhershme me sklerozë shumëfishe, paraqiste para gjykatave angleze kërkesën e

saj për të lëvizur jashtë vendit për t’i dhënë fund jetës, me ndihmën e një asistenti. Ajo kërkonte që personi

që do ta ndihmonte të lëvizte jashtë vendit për të kryer vetëvrasje, të mos ndiqej penalisht nga gjykatat

angleze pas kthimit të tij në atdhe. Që të 5 Lordët që shqyrtuan kërkesën e saj u shprehën se një veprim i

tillë i ndihmësit ishte në kundërshtim me Dekretin për Vetëvrasjen të vitit 1961.

Page 60: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

60

Dhoma e Lordëve në çështjen of Airedale NHS Trust v Bland [1993] AC 789 nuk

prekeshin nga hyrja në fuqi e HRA, vendim i cili u pranua dhe nga Dhoma e Lordëve.

Në rastin e Tony Bland, i cili kishte rënë në gjendje vegjetative permanente, pas

një tragjedie në stadiumin e Hillsborough, kërkesa e spitalit drejtuar Dhomës së Lordëve

u pranua, pasi për mjekët nuk ekzistonte asnjë detyrim për të vazhduar trajtimin në kushte

të tilla ku opinioni i mjekëve ishte i mendimit se nuk kishte shpresë për rikuperim.

Në Shqipëri e drejta e jetës mbrohet nga neni 21 i Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë. Lidhur me të drejtën e individit për të vdekur në Shqipëri që të dy format e

eutanazisë, si ajo pasive, ashtu dhe ajo aktive konsiderohen vepra enale dhe ndëshkohen

me ligj. Problemi qëndron në faktin se një përcaktim i tillë nuk gjendet i shprehur në

legjislacionin shqiptar, por veprime të tilla janë konsideruar si penale përmes

interpretimit të ligjeve.

Seksioni IV i Kodit Penal shqiptar parashikon veprat penale të kryera kundër

shëndetit. Kështu, neni 96 parashikon: “Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e

mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të

mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të

shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve

me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Ndërsa neni 97

i po këtij Kodi parashikon: “Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e

personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është

shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Page 61: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

61

Siç shihet, në asnjë nga këto dy neni nuk del qartë parashikimi i eutanazisë si

vepër penale. Një gjë e tillë kuptohet përmes interpretimit të ligjit nr.10107, datë

30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, neni 32 i të cilit

parashikon: “1. Urdhrat e profesionistëve krijohen për të ruajtur rregullat e etikës dhe

deontologjisë mjekësore nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. 2. Profesionistët e

kujdesit shëndetësor regjistrohen pranë urdhrave profesionistë përkatës dhe janë subjekt i

detyrave dhe përfitimeve korresponduese. 3. Funksionimi i urdhrave të profesionistëve

rregullohet me ligje të veçanta.”, si dhe interpretimit të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë

Mjekësore. Nenet 38 dhe 39 të këtij Kodi parashikojnë:

“Neni 38 – Lehtësimi i vuajtjeve të sëmurit që është duke vdekur

Lehtësimi i vuajtjeve dhe dhimbjes është një nga detyrat thelbësore të mjekut ndaj

çdo të sëmuri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë trajtimit të një sëmuri që është

duke vdekur. Mjeku përveç mjekimit, i cili duhet të jetë sa më i lehtë dhe pa teprime të

pashpresa, duhet të ofrojë asistencë e përkujdesje shpirtërore, duke respektuar dëshirat

dhe besimin fetar të të sëmurit dhe duke ruajtur deri në fund dinjitetin e tij. Mjeku duhet

të vërë në dijeni familjarët e të sëmurit mbi gjendjen e tij dhe të përpiqet të gjejë

bashkëpunimin e tyre në lehtësimin e vuajtjeve të të sëmurit.

Neni 39 – Mos shpejtimi i vdekjes

Shpejtimi i përfundimit të jetës apo provokimi i vdekjes është në kundërshtim me

etikën mjekësore. Nëse i sëmuri është pa vetëdije, pa shpresë për të jetuar, mjeku duhet të

veprojë sipas gjykimit të tij për më të mirën e mundshme. Ai duke u konsultuar me

kolegët e tjerë dhe familjarët më të afërm të të sëmurit vendos për qëndrimin terapeutik

që duhet mbajtur.”

Page 62: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

62

Pra, siç shihet, neni 38 lë një hapësirë vlerësimi lidhur me pranimin ose jo të

eutanazisë në Shqipëri, duke vënë theksin në ruajtjen e dinjitetit të të sëmurit, ndërkohë

që neni 39 ndalon çdo lloj forme të përshpejtimit apo provokimit të vdekjes.

Në jurisprudencën shqiptare nuk ka raste të eutanazisë, qoftë pasive qoftë aktive.

Gjithashtu, pavarësisht se në Shqipëri ka pasur mjaft raste të mjekimit të pakujdesshëm të

mjekëve, raste madje që kanë pasur si pasojë dhe vdekjen e pacientit, në jurisprudencën e

gjykatave shqiptare nuk ka pasur raste në të cilat mjekimi i pakujdesshëm i mjekut të jetë

ngritur në nivel kushtetues të mbrojtjes së të drejtës së individit për jetën. Si rrjedhojë,

qoftë për pakësimin e trajtimeve dhe mjekimeve të pakujdesshme të mjekëve, qoftë për

ndërgjegjësimin e njerëzve mbi të drejtat e tyre themelore, mbetet i nevojshëm informimi

më i mirë i individëve mbi fushën e shtrirjes së të drejtës për jetën apo për vdekjen, për të

refuzuar ose pranuar trajtimin mjekësor, etj.

Ringjallja

Për pacientët që vuajnë arrest kardiak apo respirator, prezumohet se profesionistët

e kujdesit shëndetësor duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e arsyeshme për ringjalljen

e pacientit. Por, një gjë e tillë nuk vlen nëse pacienti, i aftë mendërisht, ka dhënë më parë

mendimin e tij për të mos iu nënshtruar ringjalljes kardiopulmonare ose në rastet kur

pacienti është në momentet e fundit të jetës dhe benefitet e lënies të vdesë do të ishin më

të mëdha se trajtimi.

Page 63: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

63

Por, çdo çështje duhet trajtuar individualisht. Hartimi i politikave pa marrë në

konsideratë çështjet individuale nuk kanë shanse të mira nëse kundërshtohen në GJEDNJ.

Është e mira që vendimet të diskutohen me pacientin, si pjesë e një plani të përgjithshëm.

Vendimi për mos ringjallje duhet të merret vetëm pas një konsultimi siç duhet me

pacientin si dhe duke marrë në konsideratë gjendjen e tij. Faktet që duhen marrë në

konsideratë janë: rezultati klinik, duke përfshirë dhe mundësinë e rifillimit të zemrës apo

frymëmarrjes së pacientit; anët pozitive të një ringjalljeje të suksesshme; dëshirat që

dihen ose ka gjasa të dihen, të pacientit; të drejtat e individit, duke përfshirë dhe të drejtën

për jetën e të drejtën për të qenë i lirë nga trajtimet degraduese.

Kështu, në çështjen Child and Family Services of Central Manitoba v. Lavallee

etc.84

, bëhej fjalë për një fëmijë 11 muajsh i cili ishte në gjendje vegjetuese permanente.

Pasi u përcaktua diagnoza finale se fëmija ishte në gjendje PVS85

dhe do të vuante nga

sëmundje të rënda të përsëritshme, doktori rekomandoi lëshimin e një urdhri për mos

ringjallje (Do Not Resucitate - DNR) dhe shënimin e këtij urdhri në kartelën e foshnjës.

Ky urdhër i doktorit nuk u pranua nga fëmijët e foshnjës. Shërbimet e Fëmijës dhe të

Familjes iu drejtuan gjykatës për të lejuar vendosjen në kartelën e fëmijës të këtij urdhri,

pavarësisht refuzimit të prindërve.

Gjykata, në vendimin e saj u shpreh se nuk personeli shëndetësor nuk kishte asnjë

lloj detyrimin ligjor për të ndërmarrë masa heroike për të ruajtur jetën e pacientit në PVS.

Ndërkohë që u shpreh se personeli mjekësor, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre,

duhet të marrë parasysh dëshirat e familjarëve të pacientit apo kujdestarëve të tyre, ajo

84

Child & Family Services of Central Manitoba v. Lavallee et al. (1997), 154 Dominion Law Reports (4th)

409 (Manitoba Court of Appeal) - http://www.canlii/org/mb/cas/mbca/1997/1997mbca26.html . 85

Shih i.d. shënimin 42.

Page 64: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

64

theksoi se nuk ishte i nevojshëm as pëlqimi e as një vendim gjykate për të vendosur një

urdhër për mosringjallje në kartelën e pacientit.

Vendimi për të mos ringjallur mund të merret në rastet kur përpjekjet për të

ringjallur janë të kota duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të pacientit, psh. nëse CPR

(ringjallja kardiopulmonare) nuk e rivë në punë zemrën dhe frymëmarrjen e pacientit; kur

nuk ka përfitim në rifillimin e frymëmarrjes apo punës së zemrës, etj.

Arsyet për të mos ringjallur duhet të jepen me shkrim si nga pacienti, ashtu dhe

nga familjarët e tij. Profesionistët e kujdesit shëndetësor që trajtojnë të sëmurin duhet të

informohen. Madje, shumë spitale rekomandojnë futjen e këtij informacioni në të dhënat

mjekësore ku të shënohet qartë data e marrjes së këtij vendimi nga pacienti si dhe arsyet

për këtë.

Ka gjasa që raste të tilla të paraqiten para gjykatave (psh. nga familjarët) si raste

të neglizhencës së profesionistëve të kujdesit shëndetësor për të marrë masat e nevojshme

për të ruajtur jetën e pacientit. Por personeli mjekësor mund të mbrohet nëse një trupë

mjekësh jep mendimin se veprimet e ndërmarra janë të arsyeshme.

Personeli mjekësor duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe i aftë të shpjegojë dhe

justifikojë vendimet për mos ringjallje dhe se si ata interferojnë me nenin 2 të KEDNJ-së,

të drejtën për jetën.

Asnjë mjek nuk duhet të detyrohet t’ i japë fund jetës së pacientit të tij. Çdo mjek

duhet të jetë i lirë të mos kryeje veprime që i japin fund jetës së pacientit nëse ai mendon

se një veprim i tillë është i gabuar. Mjekët që janë kundër eutanazisë nuk duhet të

detyrohen ta kryejnë atë. Por kjo nuk do të thotë se doktorët që kanë tjetër mendim nuk

Page 65: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

65

duhet të lejohen ta kryejnë atë. Shpesh herë ndodh që mjekët të vendosin heqjen e

trajtimeve që zgjasin jetën dhe shpesh herë dhe mund të lëshojnë urdhra për mosringjallje

për disa pacientë në kushte të veçanta. Nëse bëhet fjalë për pacientë që dëshirojnë të

vazhdojnë trajtimin, atëherë këto urdhra do të ishin ekuivalentë me vrasjen. Megjithatë,

procedura të tilla janë pranuar pavarësisht se kanë pasur si qëllim shkaktimin ose

ndalimin e vdekjes.86

E DREJTA PËR TRAJTIM MJEKËSOR

Folëm gjatë, në kuadër të së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtën e

pacientit për të refuzuar trajtimin. Megjithatë, një kujdes i veçantë i duhet kushtuar dhe të

drejtës së pacientëve për t’u trajtuar.

E drejta për trajtim mjekësor

Sigurisht që, siç u shprehem dhe më lart e drejta për kujdes shëndetësor

konsiderohet tashmë si e drejtë e pamohueshme e individit, e mbrojtur si nga

legjislacionet e brendshme të çdo shteti, ashtu dhe nga një numër shumë i madh aktesh

ndërkombëtare. Gëzimi i një shëndeti të plotë nënkupton dhe gëzimin e plotë të së drejtës

për jetën, prandaj dhe e drejta për kujdes shëndetësor konsiderohet po aq e rëndësishme

sa e drejta për jetën. Megjithatë, shpesh herë ngrihen pyetje lidhur me shtrirjen e kësaj të

86

Dinnerstein, 6 Mass. App. Ct.466, 380 N.E.2d 134 (1978).

Page 66: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

66

drejte? A ka e drejta për kujdes shëndetësor kufizime? Të ç’ lloji janë ato dhe pse mund

të vihen kufizime në këtë të drejtë?

Dhënia e përgjigjeve këtyre pyetjeve do të jetë pikërisht objekti i trajtimit të

mposhtëm.

Kujdesi shëndetësor dhe përmirësimi i tij kanë qenë gjithmonë në qendër të

diskutimeve e planifikimeve ligjore në çdo shtet demokratik. Masat e ndërmarra kanë

përshirë shpesh jo vetëm edukimin e duhur të personelit mjekësor, por njëkohësisht

rritjen e numrit të punonjësve në këtë sektor, në përputhje me nevojat, dhënien e

shërbimeve, sigurimet shëndetësore, etj.

Lidhja mjek-pacient mbështetet në një kontratë të shprehur ose të nënkuptuar.

Lënia e takimit me mjekun, kryerja e ekzaminimit nga ana e mjekut, fillimi i trajtimit, etj.

nënkuptojnë ekzistencën e një kontrate mes mjekut e pacientit. Në fakt kjo kontratë nuk

ekziston vetëm me mjekun por me të gjithë “personelin shëndetësor” ku përfshihen:

doktorët, infermierët, laborantët, drejtuesit e ambulancave, personeli i ndihmës

parapmjekësore, madje edhe individë me profesione të tjera si p.sh. drejtorët e funeraleve,

etj. 87

Kjo kontratë ama nuk garanton kujdesin dhe në të ardhmen. Edhe në rastet kur një

punonjës i shërbimit mjekësor ka trajtuar një pacient për një sëmundje e konsiderohet si

mjek i familjes, ai nuk ka asnjë detyrim për të trajtuar pacientin për një lloj të veçantë

sëmundjeje. Pra, një mjek mundet, shprehimisht ose me shkrim, të kufizojë veprimet e tij

ndaj pacientit e të mos e trajtojë pacientin në raste sëmundjesh specifike (psh. nëse i

sëmuri ka SIDA).

87

Shih The right to Medical Treatment Taunya Lovell Bans fq.1.

http://digitalcommons.law.umaryland.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1381&context=fac_pubs

Page 67: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

67

Pavarësisht se në raste të tilla, mjekët që nuk kanë njëfarë lloj lidhjeje të ngushtë

(mjekësore) me pacientin mund të vënë theksin te e drejta e tyre për të mos kuruar

individë me sëmundje të tilla, përsëri fakti nëse ata kanë ose jo një “detyrim për t’u

kujdesur” mbetet i hapur për interpretim nga gjykatat.

Në vendet e common law detyrimi për të vepruar rrjedh nga precedentët

gjyqësorë, megjithatë shumë shtete kanë miratuar për këtë ligje të veçanta, të quajtur

ndryshe “ligjet e samaritanëve të mirë”. Këto ligje kufizojnë përgjegjësin e personave që

ofrojnë ndihmën e shpejtë. Këto ligje nuk i kërkojnë personelit mjekësor të trajtojnë të

gjithë individët që ndodhen në rrezik për jetën. Qëllimi i këtyre ligjeve është të

inkurajojnë dhënien e ndihmës së shpejtë nga personel mjekësor i kualifikuar, por duke i

mbrojtur ata njëkohësisht nga procedimet penale.

Një mjek shpesh bie dakord të trajtojë një pacient për një sëmundje të caktuar por,

ashtu si për çdo marrëveshje konsensuale, asnjëra nga palët nuk është e lirë t’i japë fund

kësaj marrëveshjeje para përfundimit të trajtimit. Megjithatë, ekzistojnë disa kufizime në

të drejtën e mjekut për të përfunduar këtë marrëdhënie.

Mjeku nuk mundet thjesht të lërë një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore pa

marrë masat e nevojshme që këtij pacienti t’i jepet ndihma e duhur. Një veprim i tillë do

të konsiderohej braktisje nga ana e mjekut dhe ky i fundit do të përgjigjej penalisht për

pasojat që mund të vinin.

Braktisja e paligjshme mund të marrë forma të ndryshme: refuzimi i drejtpërdrejtë

për të trajtuar më tej një pacient, nxjerrja e pacientit nga spitali më shpejt se ç’ duhej,

refuzimi për të trajtuar pacientin në orare të përcaktuara. Madje, edhe mostrajtimi, nga

Page 68: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

68

ana e mjekut, i pacientit që ka nevojë për kujdes shëndetësor për shkak të pamundësisë

financiare të pacientit për të paguar nuk përbën shkak për braktisjen e pacientit.88

Pavarësisht nga sa thamë më lart, çështja ndryshon në rastet kur kemi të bëjmë me

stafin spitalor. Përgjithësisht ligjet i trajtojnë mjekët e veçantë/individualë ndryshe nga

stafin spitalor. Një mjek i punësuar në një spital është i detyruar të trajtojë çdo pacient që

spitali pranon. Pranimi i punësimit në spital i heq mjekut çdo të drejtë për të zgjedhur

vetë pacientët. Si rrjedhojë, infermierët e çdo punonjës tjetër i shërbimit mjekësor, të

punësuar në spitale apo organizata shëndetësore janë të detyruar të kujdesen për të gjithë

pacientët e shtruar.

në rastet e sëmundjeve të transmetueshme, psh. SIDA-s, disa spitale caktojnë për

tu kujdesur për pacientët me sëmundje të tilla, vetëm atë staf që ka pranuar vullnetarisht

të kujdeset për këta të sëmurë., me arsyetimin se profesionistët që japin këtë lloj ndihme

mjekësore, vullnetarisht, ka më shumë gjasa që të ofrojnë një kujdes shëndetësor më të

mirë e më sensitiv për këta pacientë. Pranimi i vullnetarëve u shmang spitaleve problemin

e përjashtimit nga puna të atyre punonjësve që refuzojnë të kujdesen për pacientë të tillë.

88

The right to medical Treatment - Taunya Lovell Banks - fq 179.

http://digitalcommons.law.umaryland.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1381&context=fac_pubs&sei-

redir=1&referer=http%3A%2F%2Fwww.google.com%2Furl%3Fsa%3Dt%26rct%3Dj%26q%3Dthe%2520

right%2520to%2520medical%2520treatment%2520-

%2520taunya%2520lovell%2520banks%2520%26source%3Dweb%26cd%3D1%26ved%3D0CCcQFjAA

%26url%3Dhttp%253A%252F%252Fdigitalcommons.law.umaryland.edu%252Fcgi%252Fviewcontent.cgi

%253Farticle%253D1381%2526context%253Dfac_pubs%26ei%3DXO-

MUKaKNIGW0QXW4oE4%26usg%3DAFQjCNG4vaxIpqG3Uym6eJApCbLxAloDnA#search=%22right

%20medical%20treatment%20-%20taunya%20lovell%20banks%22

Page 69: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

69

E drejta për trajtim mjekësor që zgjat jetën

Hyrja në fuqi e akteve të ndryshme ndërkombëtare (Konventa, Deklarata, Akte,

etj.) në fushën e të drejtave të njeriut e të mjekësisë ndikojnë në mënyrën e

vendimmarrjes në rastet e trajtimeve për zgjatjen e jetës. Këto akte nuk u japin të drejtë

pacientëve që të detyrojnë autoritetet shëndetësore të kryejnë trajtim mjekësor, por hap

para gjykatave diskutime të reja në rastet e pacientëve të pakënaqur dhe familjarëve të

tyre. Përveç kësaj ato ndihmojnë, në rastet e politikëbërjes dhe vendimmarrjes, në

shqyrtimin më të kujdesshëm çështjeve që kanë të bëjnë me jetën dhe trajtimin për

zgjatjen e jetës, si dhe në marrjen e masave për parandalimin e çdo lloj forme

diskriminimi që nuk mund të justifikohet sipas Konventës.

Sigurisht që dispozitat për trajtimet që mund të zgjasin jetën janë të varura nga

vlefshmëria dhe ndarja e burimeve. Trajtimet eksperimentale ose të shtrenjta që mund të

zgjasin jetën shpesh herë mund të mos jenë të vlefshme në spitale. Vendimet që mund të

merren në raste të tilla janë të vështira të kundërshtohen psh. bazuar në nenet 2 dhe 3 të

Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, që një çështje të ketë shanse

suksesi, gjykatat duhen bindur se mosdhënia e trajtimit do të çojë në vdekjen e pacientit,

ndërsa dhënia e këtij trajtimi ka gjasa të shmangë këtë rrezik.

Si rrejdhojë, personelit shëndetësor që merr vendime të tilla bazuar në dispozita

që mbrojnë të drejtën për trajtime mjekësore që zgjasin jetën, i duhet të tregojë se ata i

kanë marrë në konsideratë të drejtat e pacientit sipas këtyre akteve. Këto vendime duhet

të jenë racionale, transparente dhe të afta t’i bëjnë ballë shqyrtimit të tyre nga gjykatat.

Page 70: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

70

Në rastet kur vendimmarrja e personelit mjekësor mbështetet në të gjitha këto

kritere, gjykatat e kanë të vështirë të rrëzojnë apo ndërhyjnë në këto vendimmarrje lidhur

me shpërndarjen e burimeve.

Kështu, në çështjen angleze Jaymee Bowen (Child B) – R v Cambridge and

Huntingdon HA ex parte B89

, Jaymee po vdiste nga një formë e rrallë leuçemie.

Autoritetet shëndetësore ishin treguar të gatshme të paguanin për kujdesin shëndetësor,

por jo për trajtimet e shtrenjta eksperimentale që kishin shanse të vogla suksesi. Gjykata e

Lartë hodhi poshtë refuzimin e spitalit për të paguar me argumentimin e gjyqtarit Justice

Laws se pretendimi i autoriteteve spitalore për “mungesë burimesh/medikamentesh” nuk

ishte i mjaftueshëm. Ata duhet të shpjegonin gjithashtu arsyet e pamundësisë së trajtimit

dhe se cilat kishin qënë prioritetet e tij/spitalit që kishte pasur parasysh kur kishte marrë

një vendim të tillë. Megjithatë, në shqyrtimin e çështjes në apel, Gjykata e Apelit u bind

nga evidencat klinike se trajtimi nuk do të ishte në interesin më të mirë të Jaymee. Në

fakt çështja u shqyrtua para hyrjes në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar të Aktit mbi të

Drejta e Njeriut, por nuk u ngritën pretendime, të paktën sipas Konventës, për mbrojtjen e

të drejtës për jetën.

Në Zelandën e Re, në çështjen Shortland v Northland Health Limited90

Gjykata e

Apelit e Zelandës së Re u shpreh se e drejta për jetën në Aktin e të Drejtave (Bill of

Rights) nuk vendoste mbi autoritetet shëndetësore detyrime për trajtim mjekësor të

shtrenjtë që zgjat jetën. Kërkuesi vuante nga çmendia dhe mosfunksionimi i veshkave,

gjë që kërkonte dializë të vazhdueshme deri në kryerjen e transplantit të veshkës.

Autoritetet shëndetësore, pas konsultimeve me ekspertë të kualifikuar dhe në zbatim të

89

Jaymee Bowen (Child B) – R v Cambridge and Huntingdon HA ex parte B [1995] 2 All ER 129. 90

Shortland v Northland Health Limited [1999] 50 BMLR 255 CA, NZ.

Page 71: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

71

rregullave mjekësore, refuzuan transplantin dhe ndaluan dializën. Përfaqësuesit e

kërkuesit ngritën pretendime se në këtë rast ishte refuzuar e drejta për trajtim mjekësor që

zgjat jetën, duke cenuar kështu të drejtën e tij kushtetuese. Gjykata u shpreh se kërkuesit i

ishin mohuar as e drejta për jetën e as e drejta për gjërat më të nevojshme.

Në çështjen Soobramooney v Minister of Health91

të paraqitur para Gjykatës

Kushtetuese të Afrikës së Jugut, kërkuesi kishte gjithashtu nevojë për të vazhduar

dializën. Ai vuante gjithashtu nga një sëmundje zemre dhe i ishte refuzuar kujdesi

mjekësor për shkak së mos pasjes së risorseve/medikamente. Neni 27/2 i Kushtetutës së

Afrikës së Jugut parashikon marrjen nga shteti të masave të nevojshme për të siguruar që

individët të kenë akses të plotë në kujdesin shëndetësor. Neni 11 garanton të drejtën për

jetën. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë argumentin se refuzimi i trajtimit cenonte në

fakt interesat mbrojtura nga këto nene. Sipas gjykatës, e drejta kushtetuese për kujdes

shëndetësor duhej parë në lidhje me detyrimin e shtetit për t’i dhënë kujtdo akses në

shërbimet shëndetësore, por gjithmonë brenda mundësive ekzistuese.

NEGLIZHENCA NË DHËNIEN E KUJDESIT SHËNDETËSOR

Neglizhenca në kujdesin shëndetësor

Personeli shëndetësor ka detyrimin për të ushtruar të gjitha aftësitë e tij për t’u

kujdesur dhe trajtuar sa më mirë pacientin. Në rastet kur një mjek nuk shfaq as aftësitë e

duhura profesionale për trajtimin e sëmundjeve të zakonshme atëherë ky mjek mban

91

Soobramooney v Minister of Health, Kwazulu-Natal [1997] 50 BMLR 224 SA.

Page 72: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

72

përgjegjësi për neglizhencë në ushtrimin e detyrës. Sigurisht që mendimet e

profesionistëve të ndryshëm të mjekësisë/mjekëve mund të jenë të ndryshme lidhur me

atë se cilat veprime janë më të mira për trajtimin e pacienit. Si rrjedhojë dhe vetë gjykatat

lejojnë ushtrimin e një “diskrecioni/vlerësimi klinik” për trajtimin mjekësor dhe pranojnë

mendimet e ndryshme të stafit mjekësor profesional mbi trajtimin më të mirë të pacientit.

Stafi mjekësor profesional ka detyrimin për tu kujdesur dhe trajtuar pacientët.

Mosdhënia e kujdesit të duhur e bën mjekun/personelin e kualifikuar mjekësor përgjegjës

për neglizhencë në ushtrimin e detyrës.

Në Kodin Penal shqiptar negligjenca nënkupton mjekimin e pakujdesshëm të

parashikuar në nenin 97 të këtij Kodi. Neglizhenca si koncept zhvillimin e ka nga parimet

e common law si pjesë e legjislacionit civil të njohur si detyrimet (“gabimet civile”).

Përgjegjësia për neglizhencë u krijuar për të mbyllur boshllëkun ligjor që ekzistonte në

rastet kur personat e dëmtuar nuk mund të padisnin personin që i kishte dëmtuar,

përveçse në rast se mes tyre ekzistonte një marrëveshje kontraktuale. Ligjet për

përgjegjësinë në rastet e neglizhencës (këtu e më poshtë “Ligji/et për neglizhencën”)

parashikojnë detyrimin ligjor për t’u kujdesur, pavarësisht mosekzistencës së një

kontrate.

Punonjësit e shëndetësisë kanë detyrimin për t’u kujdesur ndaj individëve të

cilëve u shërbejnë. Kjo nënkupton se ata duhet të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për

të siguruar që personi nën kujdesin e tyre nuk do i nënshtrohet asnjëfarë lloj lëndimi as

nga veprimet e tyre e as nga mosveprimet.

Page 73: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

73

Ligji për neglizhencën është mjet që përdoret në ngritjen e padive civile për

kompensimin e pacientëve që kanë vuajtur e janë lënduar për shkak të

veprimeve/mosveprimeve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Ç’ është neglizhenca?

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre mjekësore, mjekët/profesionistët e kujdesit

shëndetësor, ashtu si dhe çdo njeri në fusha të ndryshme, duhet të përballen me gabime

pavarësisht kujdesit dhe marrjes së masave për të eliminuar çdo lloj gabimi apo dëmtimi

të pacientit. Të tilla gabime mund të jenë p.sh. diagnostikimi apo trajtimi i gabuar, ose

kryerja e veprimeve që konsiderohen “të gabuara” apo “të dëmshme” për pacientin. Jo

pak herë ka ndodhur që këto gabime kanë çuar dhe në vdekjen e pacientit. Këto gabime të

profesionistëve shëndetësore, ashtu si në çdo lloj gabimi tjetër të kryer nga individët, janë

të lidhura direkt me përgjegjësinë ligjore të personave që kanë shkaktuar ato.

Në fakt, pasojat në fushën mjekësore janë të mëdha e të rrezikshme.

Profesionistëve mjekësorë u duhet të mësojnë të mbartin në vetvete jo vetëm detyrimin

për dije teknike, por dhe pasojat që mund të vijnë në rastet e gabimeve në performimin e

veprimtarisë së tyre.

Në çdo moment, pacientët duhet të informohen për gabimet në diagnostikim apo

menaxhim të rastit. Personeli mjekësor është i detyruar të thotë të vërtetën në çdo rast dhe

për këtë s’ka diskutime. Fshehja e këtyre gabimeve ndaj pacientëve apo familjarëve të

tyre përbën dhunim të detyrimit për të thënë të vërtetën e jo vetëm në mjekësi por në çdo

sferë të jetës.

Page 74: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

74

Në lidhjen doktor-pacient dominojnë dy modele të rëndësishme: i pari mbështetet

në detyrimin për kujdesje dhe i dyti në detyrimin për dhënien e pëlqimit të pacientit.

Sipas të parit, përcaktimi i përkujdesjes nënkupton “ndërhyrjen në lirinë e individit për të

vepruar me qëllim, ekskluzivisht për mirëqenien, të mirën, lumturinë, nevojat, interesin

apo vlerat e personit ndaj të cilit kryhet/ushtrohet kujdes”. Ndërsa sipas të dytit, pëlqimi i

pacientit duhet të merret në çdo rast. Pacientit i duhet dhënë i gjithë informacioni i

nevojshëm mbi llojin e trajtimit, rreziqet e përfshira, alternativat e mundshme, etj. me

qëllim që t’i japin atij mundësinë për të bërë një zgjedhje racionale mbi vazhdimin ose jo

të trajtimit mjekësor, operacionit, etj. Në rastet e mosmarrjes së këtij pëlqimi mjeku mban

përgjegjësi.

Neglizhenca në shëndetësi ka marrë një rëndësi shumë të madhe në rastet e

kryerjes së veprimeve të gabuara nga ana e personelit shëndetësor dhe ka përbërë bazën

për shumë çështje të ngritura para gjykatave në shume vende të botës.

Në shumë shtete neglizhenca përkufizohet si “dështimi për të ushtruar kujdesin

dhe aftësitë e duhura”. Një person nuk është neglizhent në rastet e moskryerjes së

veprimeve të duhura që parandalojnë dëmtimet/lëndimet me përjashtim të rasteve nëse:

- rreziku ishte i parashikueshëm (që do të thotë, është një rrezik për të cilin

individi dinte ose duhej të kishte ditur se mund të shkaktohej);

- rreziku është i konsiderueshëm, pra jo i vogël;

- një person normal, në të njëjtat rrethana, do të kishte marrë masa për eliminimin

e këtij rreziku.

Page 75: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

75

Në përcaktimin nëse një person normal, i arsyeshëm do të kishte marrë masa

kundër një rreziku për dëmtim/lëndim, shpesh herë gjykatat kanë marrë në konsideratë,

ndërmjet të tjerash dhe:

- probabilitetin nëse dëmtimi/lëndimi do të shkaktoheshin edhe nëse do të

merreshin këto masa;

- seriozitetin e dëmtimit/lëndimit;

- kujt i takon barra për marrjen e masave për eliminimin e rrezikut;

- benefitet sociale të aktivitetit që krijon rrezikun e dëmtimit/lëndimit.

Vështirësia fillestare në çdo çështje neglizhence qëndron në faktin e të provuarit

se i padituri kishte ndaj paditësit detyrimin për tu kujdesur. Si rrjedhojë pyetjet më të

rëndësishme në këto raste janë: Kur një profesionist i kujdesit shëndetësor ka ose nuk ka

detyrim për tu kujdesur? Ç’ test përdoret në çështje të tilla për të përcaktuar se kemi të

bëjmë me detyrimin për tu kujdesur?

Siç shihet, thelbi në çështjet e neglizhencës qëndron në standardin për

përkujdesje. Por, si duhet të veprojë individi që të shmangë përgjegjësinë për

neglizhencë? Në kontekstin e neglizhencës mjekësore kjo çështje është e një rëndësie të

veçantë për shkak të interpretimit që i kanë bërë gjykatat këtij kriteri.

Page 76: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

76

Testi Bolam (Bolam Test)

Përjashtimi klasik ndaj detyrimit për tu kujdesur gjendet në çështjen angleze të

vitit 1957 të Bolam v Friern Hospital Management Committee,92

në të cilën prefesioni i

mjekut u pa si dominues në raportin mjek-pacient. Kjo çështje është kthyer tashmë në një

parim të rëndësishëm që zbatohet për të provuar zbatimin nga ana e personelit mjekësor

të detyrimit për tu kujdesur.

Sipas këtij parimi, doktori nuk është përgjegjës për neglizhenë nëse ai ka vepruar

në përputhje me praktikën e pranuar nga një grup mjekësh, të specializuar në atë drejtim

të mjekësisë.

Bolam ishte pacient vullnetar në një institucion shëndetësor që drejtohej nga

Friern Hospital Management Committee. Ai pranoi t’i nënshtrohej terapisë elektro-

konvulsive. Para fillimit të trajtimit nuk iu dha asnjëlloj rilaksues muskujsh dhe trupi i tij

nuk u lidh gjatë procedurës. Gjatë kryerjes së kësaj procedure Bolam pati përpëlitje të

dhunshme të trupit përpara se ajo/procedura të ndalohej. Si rrjedhojë ai pati dëmtime të

mëdha duke përfshirë dhe thyerje të kockës së legenit. Bolam paditi The Committee për

dëmshpërblim. Sipas tij, stafi i kualifikuar mjekësor ishte treguar neglizhent pasi: nuk i

kishte dhënë rilaksues, nuk e kishte lidhur, nuk e kishin paralajmëruar për rreziqet.

Gjyqtari McNair i shkallës së parë u shpreh se opinioni mjekësor ishte kundër

përdorimit të rilaksantëve të muskujve. Gjithashtu, lidhja e pacientit kishte gjasa t’i

shkaktonte atij më shumë fraktura. Për më tepër, në atë periudhë praktika mjekësore nuk i

këshillonte pacientët mbi rreziqet e trajtimit (kur ishin në shkallë të vogël), përveçse se

nëse ata (doktorët) pyeteshin.

92

http://en.wikipedia.org/wiki/Bolam_v_Friern_Hospital_Management_Committee

Page 77: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

77

Gjyqtari u shpreh se në përdorimin e standardit të kujdesit ndaj pacientit, një

rëndësi e veçantë i kushtohej dhe praktikës së zakonshme të profesionistëve të kësaj

fushe. Një individ, me veprimet e tij, bie poshtë standardit për kujdes dhe është

neglizhent nëse ai nuk kryen ato veprime që do të kryente një njeri normal në të njëjtat

rrethana. Në rastet e personave që kanë aftësi profesionale në një fushë të caktuar, siç

është rasti i mjekëve, ky standard duhet të jetë dhe më i madh.

Në vendimin e tij gjyqtari u shpreh se nuk është fajtor për neglizhencë ai person

që ka vepruar në përputhje me praktikën e pranuar nga një trupë mjekësh të aftë në atë

drejtim. Kjo do të thotë se një person nuk është neglizhent, thjesht për faktin se ka një

trupë mjekësh që mendojnë në kundërshtim me të, nëse ka vepruar sipas praktikës së

gjithëpranuar mjekësore. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se mjeku duhet të veprojë me

kokën e tij e të vazhdojë të përdorë teknika të vjetra edhe në rast se këto metoda janë

kundërshtuar nga opinioni i përgjithshëm mjekësor. Në një situatë të tillë do të kishim

mjekë që do të thonin: “Jam kundër anestezisë. Jam kundër antiseptikëve. Do të vazhdoj

të kryej operacionet ashtu siç kryehshin në shekullin e 18-të”. Kjo sigurisht që do të ishte

e gabuar.

Është e rëndësishme të mbahet parasysh se “Testi Bolam” është thjesh një nga

fazat në përcaktimin e neglizhencës. Së pari duhet përcaktuar se ka një detyrim për tu

kujdesur (mes doktorit dhe pacientit). Së dyti duhet treguar se ka pasur një shkelje të

detyrimit për tu kujdesur. Pikërisht në këtë pikë i jepet rëndësi Testit Bolam pasi në rast

se veprimet e kryera nga mjeku bien poshtë standardit të pranuar nga trupa mjekësore,

atëherë mjeku do të jetë përjegjës për neglizhencë. Përveç këtyre, duhet treguar se ka

lidhje shkaksore mes shkejes së detyrimit për tu kujdesur dhe shkaktimit të

Page 78: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

78

dëmtimit/lëndimit të pacientit si dhe se dëmtimi/lëndimi i shkaktuar është i

konsiderueshëm/i rëndë.

Testi Bolam nuk përdoret vetëm në rstet e neglizhencës mjekësore. Ai përdoret

dhe në rastet e tjera të neglizhencës, por rastet e neglizhencës mjekësore përbëjnë

vështirësi më të madhe për gjykatat (sesa psh. neglizhenca e avokatit, llogaritarit, etj.) për

shkak të çështjeve teknike që përfshihen në mjekimin e pacienit. Kështu mund të themi

se:

- Dhënia e dëmshpërblimit në çështjet civile ka për qëllim kompensimin e paditësit

për humbjet dhe dëmtimet/lëndimet e shkaktuara nga i padituri.

- Një individ kërkon ndihmën mjekësore për shkak të gjëndjes së tij jo të mirë

fizike, psikologjike, apo të dyja. Kështu, një person mund të shtrohet në spital me

dëmtime të mëdha ë ardhura si rezultat i një aksidenti industrial apo rrugor, dhe ka

simptoma shoku.

- Në këtë pikë, pacienti tashmë ka shkak për të ngritur padi kundër punëdhënësit

për shkak së mosmarrjes së masave për fiksimin e mirë të pajisjeve të punës, që i

shkakuan dëmtimet, ose kundër drejtuesit të automjetit. Në raste të tilla, kur dëmtimi i

pacientit ka ardhur për shkak të pakujdesisë/neglizhencës së punëdhënësit apo shoferit, i

padituri është përgjegjës dhe detyrohet t’i paguajë paditësit/pacientit dëmshpërblim pët të

gjitha dëmtimet dhe humbjet e shkaktuara.

- Por, le të supozojmë se trajtimi i pacientit në spital ka qenë neglizhent. Në teori,

një padi tjetër mund të ngrihet ndaj personelit mjekësor dhe punëdhënësve të tyre. Por

çëshjta mbi shkaktimin e dëmtimit në rastin e dytë paraqet më shumë probleme. Në këtë

Page 79: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

79

rast gjykata duhet të jetë e aftë të dallojë dëmtimet dhe humbjet e ardhura në të dy rastet,

pra nga punëdhënësi/drejtuesi i automjetit dhe personeli mjekësor.

- Dëmshpërblimi në rastin e parë vlerësohet duke pasur parasysh se ç’ mundet,

hipotetikisht, të arrihet nga trajtimi perfekt i pacienit, psh. Rikuperim i plotë i pacientit në

të ardhmen, paaftësi e përhershme apo e pjesshme e gjithë apo një pjese të trupit, etj.

- Në rastin e dytë, gjykatës i duhet të provojë se trajtimi neglizhent ishte shkak për

gjendjen më të rëndë të pacienit, në krahasim me gjendjen që duhej të kishte ai nëse

trajtimi do i ishte dhënë siç duhej. Nëse pasojat në trajtimin e pakujdesshëm/neglizhent

ishin thjesht zgjatje e kohës së ikuperimit të pacienit, dhe përfundimi përputhet me

përfundimin që do të arrihej në rastin e trajtimit (hipotetikisht) perfect të pacienit, atëherë

dëmshpërblimi do të kufizohet në dhimbjet shtesë dhe të ardhurat që mund të kishte

pacienti në rastin e një rikuperimi normal.

- Nëse zëvendësojmë aksidentin me një atak zemre, pacienti nuk ka të drejtë për

asnjë lloj kompensimi për shkak se ataky i zëmres ka ardhur natyrshëm, por ai do ketë të

drejtë për kompensime nëse ky atak ka ardhur si pasojë e neglizhimit në trajtim. Nëse

post mortem tregon se pacienti do të vdiste gjithsesi, pavarësisht se c’ do të bënte mjeku,

atëherë ky i fundit nuk është përgjegjës për dëmshpërblim, por nëse neglizhenca shkaktoi

ose përshpejtoi ardhjen e vdekjes, atëherë mjeku është përgjegjës për dëmshpërblim.

Që të gjitha çka thamë më lart janë në vartësi të mendimit/opinionit mjekësor pasi

praktika mjekësore, për shkak të vetë natyrës së saj, nuk ka arrtur akoma fazën shkencore

në të cilën përgjigjja e këtyre pyetjeve të jepet me siguri të plotë. Kështu p.sh. në një

çështje civile ku bëhet fjalë për testament mund të thuhet se për shkak se avokati vonoi në

pasqyrimin e ndryshimeve në testamentin për trashëgiminë, një individi që përfitonte iu

Page 80: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

80

mohua e drejta e trashëgimisë kur trashëgimlënësi vdiq papritur. Në këtë rast, kryerja e

veprimit të duhur nga avokati ndryshon testamentin dhe sjell rezultatin që dëshironte vetë

trashëgimlënësi. Në rastet e çështjeve që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor çështja

bëhet më e vështirë pasi të provuarit nëse është respektuar standardi i kujdesit dhe

problemet që ngrihen mbi shkaqet që kanë sjellë pasojën e padëshiruar-

dëmtimin/lëndimin ose vdekjen e pacientit varet nga opinionet e vetë profesionistëve të

fushës.

Duhet pasur parasysh dallimi mes përgjegjësisë ndaj veprimeve apo mosveprimeve

dhe përgjegjësisë që vjen si rrejdhojë e dhënies së deklaratave të gabuara. Parimi Bolam i

adresohet të parëve, veprimeve ose mosveprimeve, dhe mund të formulohet si rregulli

sipas të cilit doktorët , infermierët apo profesionistët e tjerë mjekësorë nuk konsiderohen

neglizhentë nëse kanë vepruar në përputhje me praktikën mjekësore që në atë moment

konsiderohej si e saktë nga një trupë mjekësore, edhe nëse disa mjekë tjerë mund të jenë

të një mendimi të ndryshëm.

Në çështjen tjetër angleze Hedley Byrne & Co. LTD. V Heller & Partners Ltd. 93

u

krijua rregulli/parimi i “mbështetjes së arsyeshme” të paditësit ndaj gjykimit profesional

të të paditurit.

Kur pozita e një personi është e tillë që një person tjetër mund të mbështetet në

mendimin apo aftësitë e tij, ose kur ai merr vetë përsipër të japë këshilla apo

informacione, apo lejon që informacionet dhe këshillat e tij t’u kalohen të tjerëve, atëherë

kemi të bëjmë me detyrim për kujdesje dhe pasojat që mund të vijnë në rastet e

ekzistencës së këtij detyrimi.

93

Hedley Byrne & Co. LTD. V Heller & Partners Ltd. [1964] AC 465.

Page 81: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

81

Për shkak të natyrës së marrëdhënies mes mjekut dhe pacienit, është e arsyeshme

që pacienti të mbështetet në këshillën e dhënë nga mjeku. Kështu, Bolam përdoret ndaj të

gjitha veprimeve ose mosveprimeve që konsistojnë në diagnostikim e trajtimin që vijon

këtë diagnostikim, ndërsa Hedley Byrne përdoret ndaj të gjitha aktiviteteve këshilluese,

përfshirë komunikimin e diagnozës dhe prognozës, dhënien e këshillave mbi opsionet

terapeutike e jo-terapeutike të trajtimit si dhe dhënien e të gjithë informacionit të

nevojshëm që duhet për të marrë pëlqimin e pacienit.

Disa nga çështjet më të rëndësishme n[ të cilat gjykatat janë mbështetur në parimet

e mësipërme për dhënien e vendimit janë:

- Barnett v Chelsea & Kensington Hospital [1968] 1 All ER 1068. Në këtë çështje,

tre burra arritën në sallën e emergjencës por doktori i emergjencës në detyrë, i cili vetë

nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, nuk i pa, dhe u rekomandoi që të shkonin në

shtëpi ose të telefononin doktorët e tyre. Njëri nga burrat vdiq disa orë më vonë. Post

mortem tregoi burri kishte pasur helmim nga arseniku, shkak i rrallë ky vdekjeje. Edhe

nëse i vdekuri do të ishte pranuar për tu shtruar e të ishte trajtuar, kishte shumë pak gjasa

që antidoda e saktë t’i ishte dhënë atij në kohën e duhur. Megjithëse spitali kishte qenë

neglizhent në mos trajtimin e burrave, nuk kishte prova që vdekja e ardhur të kishte qenë

pasojë e neglizhencës.

- Në çështjen tjetër angleze Sideways v Bethlem Royal Hospital Governors [1985]

AC 871 paditësja vuante nga dhimbje në qafë, shpatullën e djathtë dhe krahë.

Neurokirurgu i saj i mori pëlqimin për dekompresim të kordës cervikale, por nuk përfshiu

në shpjegimet e tij faktin se në më pak se 1% të rasteve, ky dekompresim mund të

shkaktonte paraplegji. Pas operacionit kërkuesja u bë paraplegjike. Gjykata, duke hedhur

Page 82: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

82

poshtë kërkesën e saj për dëmshpërblim, u shpreh se dhënia e pëlqimit nuk kërkonte një

shpjegim të hollësishëm nga ana e mjekut të efekteve anësore që kishin shumë pak gjasa

të shkaktoheshin. Në mendimin kundra, Lord Scarman u shpreh se parimi i Bolam-it nuk

duhet të aplikohet në rastet e dhënies së pëlqimit dhe se doktorët janë të detyruar t’i

shpjegojnë pacientit të gjitha pasojat që mund të vijnë nga kryerja e trajtimit.

- Në çështjen Maynard v West Midlands Regional Health Authority [1985] 1 All

ER 635, pacienti u prezantua në spital me shenja të tuberkulozit. Si mjeku këshillues,

ashtu dhe kirurgu këshillues u shprehen se ekzistonte mundësia që sëmundja të ishte:

sëmundja e Hodgkin-it, karcinomë apo sarkoidosis. Sëmundja e Hodgkin-it, në rast se do

të ishte ajo diagnoza, kërkonte marrjen e masave që në hapat e parë të saj. Në vend që të

priste për rezultatet e testeve të gëlbazës, këshilluesit performuan një mediastinoskopi për

të kryer biopsinë. Rreziku që ekzistonte, edhe nëse operacioni do të kryhej siç duhej,

ishte dëmtimi i nervit të majtë të laringitit. Në fakt sëmundja që kishte pacienti ishte

tuberkulozi. Për fat të keq rreziku që ekzistonte u bë realitet dhe pacienti pati paralizë të

kordës së majtë vokale. Vendimi që morën mjeku dhe kirurgu për të proceduar me

operacionin u konsiderua në fakt, nga kolegët e tyre, si veprimi i duhur.

KONFIDENCIALITETI MJEKËSOR

Konfidencialiteti mjekësor

Koncepti i “konfidencialitetit doktor-pacient” burimet e hershme i ka në Betimin

Romak të Hipokratit94

, i cili më pas u përfshi në kode e ligje të ndryshme. Ai ishte një

koncept i etikës i detyrueshëm për tu zbatuar nga punonjësit e shërbimit shëndetësor.

94

Shekulli 5 Para Krishtit.

Page 83: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

83

Përpara fillimit të ushtrimit të profesionit të mjekut, individët që fillonin për herë të parë

veprimtarinë e tyre si doktor/punonjës shëndetësor ishin të detyruar të bënin këtë betim.

Betimi i Hipoktratit, i cili përmendet shpesh në mjekësi, kërkon që punonjësi i

kujdesit shëndetësor të betohet se do të veprojë në këtë mënyrë: “Çfarëdo që shoh apo

dëgjoj mbi jetën e njerëzve gjatë ushtrimit të profesionit tim apo dhe jashtë tij, për të

cilën nuk duhet bërë fjalë me të tjerë, nuk do ta zbuloj dhe do ta mbaj sekret”.

Burimet ligjore mbi detyrimin për të ruajtur privatësinë e pacientit, në ditët e

sotme gjenden në një sërë aktesh të ndryshme, si vendase, por njëkohësisht dhe

ndërkombëtare. Vlejnë këtu të përmendim Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut,

neni 8 i të cilës parashikon: “1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private

dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti publik nuk mund të

ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe

kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për

mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive

të të tjerëve”, Konventa Europiane për Mbrojtjen e Individëve përsa i përket Procesimit

Automatik të të Dhënave, Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut e Bashkimit Europian,

neni 8 i së cilës parashikon: “1. Çdokush ka të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale

që kanë të bëjnë me personin e tij. 2. Këto të dhëna duhet të përpunohen drejtësisht për

qëllime të caktuara, me pëlqimin e personit të cilit i përkasin ato ose mbi baza të tjera të

parashikuara me ligj. Çdokush ka të drejtën e eksesit në të dhënat e mbledhura për të si

dhe të drejtën për të kërkuar korrigjimin e tyre. 3. Zbatimi i këtyre rregullave i

nënshtrohet kontrollit nga një autoritet i pavarur.”, etj.

Page 84: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

84

Pavarësisht se në ditët e sotme shumica e shkollave mjekësore nuk u kërkojnë më

studentëve që të mbajnë betimin e Hipokratit, në këtë mënyrë apo ndonjë tjetër, ideja e

trajtimit të shëndetit të pacientit si “sekret” është një ndër parimet etike themelore të

profesionit mjekësor.

Nëse bëjmë interpretimin literal/fjalë për fjalë të këtij betimi, ky detyrim është

absolut. E drejta për ruajtjen e të dhënave është një e drejtë themelore, megjithatë kjo e

drejtë ngre shumë pyetje: Pse kjo mbrojtje është e domosdoshme? Pse pacientëve mund

t’u interesojë kufizimi i aksesit në këto informacione? Pse na duhet ruajtja e

konfidencialitetit të të dhënave personale (shëndetësore)? A duhet të ruhen ato me çdo

kusht? Ç’ kuptojmë me konfidencialitet? Kur kemi të bëjmë me detyrimin për ruajtjen e

këtyre të dhënave dhe cila është baza ligjore? Kur i nënshtrohen profesionistët e kujdesit

shëndetësor detyrimit për ruajtjen e konfidencialitetit? A është ky detyrim absolut? A

duhet të ruhet ky konfidencialitet edhe pas vdekjes së pacientit? Sa i rëndësishëm është

informimi i personelit mjekësor mbi konfidencialitetin? Po për pacientët?

Pavarësisht parashikimit të parimit të konfidencialitetit mjekësor në shumë akte të

ndryshme, detyrimi për të zbatuar këtë parim nuk rrjedh vetëm nga ligji. Përkundrazi,

ligji reflekton atë që ne e dimë që është e drejtë, që privatësia dhe konfidencialiteti janë

vlera të rëndësishme që duhen mbrojtur.95

Konfidencialiteti mjekësor nënkupton detyrimin që ka një punonjës i shërbimit

shëndetësor për të ruajtur e për të mos bërë publik të çdo lloj informacioni të marrë nga

pacienti. Ky informacion ruhet e mund t’i bëhet i ditur vetëm personave direkt të

përfshirë në kujdesin ndaj këtij pacienti. Konfidencialiteti është i rëndësishëm, me qëllim

95

http://www.gmc-uk.org/guidance/ethical_guidance/confidentiality.asp

Page 85: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

85

që të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të kenë njohuri mbi të gjitha faktet,

pavarësisht se sa personale ose të sikletshme mund të jenë ato, të cilat mund të ndikojnë

në shëndetin e pacientit. Vetë pacientët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë lirisht

për këto probleme.

Qëllimi funksional i konfidencialitetit është më i rëndësishmi: ai inkurajon

individët të kërkojnë ndihmën mjekësore kur kanë nevojë, si dhe që të jenë të ndershëm

me doktorët kur kërkojnë ndihmën e tyre. Nga një gjë e tillë përfiton jo vetëm individi,

por njëkohësisht dhe shoqëria si e tërë. Qëllimi i përgjithshëm është parandalimi i

sëmundjeve të ndryshme që mund të mos trajtohen thjesht nga frika e pacientëve se

ç’mund të thuhet për ta.

Pavarësisht se konfidencialiteti doktor-pacient duhet ruajtur gjithmonë, realiteti

është i ndryshëm. Shumë individë kanë akses në shënimet/të dhënat/dosjen mjekësore të

pacientit. Një pacient në një spital mund të ketë disa doktorë, infermierë, dhe personel

mbështetës në çdo turn të ditës. Pacienti mundet gjithashtu që të shohë një terapist,

dietolog, apo dhe farmacist.

Shpesh herë ndodh që bërja publike e të dhënave personale të pacientit të ndikojë

tek pacienti, i cili mund të diskriminohet për këtë shkak, të ndihet i fyer, apo thjesht të

humbasë të drejtën e tij për privatësi dhe dinjitet. Si rrjedhojë pacienti humb besimin tek

profesioni i mjekut, e një gjë e tillë është e rrezikshme jo vetëm për pacientin, por për të

gjithë ne.

Megjithatë, kjo e drejtë ka kufizime. Sfida e doktorëve është të kuptojnë kufijtë e

ligjshëm ose të paktën të kuptojnë se si mund të vendosin në llojet e shumta të dilemave

me të cilat ata përballen: për çfarë shqetësohen më shumë pacientët, ç’lloj informacioni

Page 86: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

86

mund të ndryshojë sjelljen e tyre në rast se bëhet publik, etj. Për më tepër, ligji kërkon që

disa informacione konfidenciale t’i bëhen të ditura autoriteteve. P.sh. certifikatat e lindjes

e të vdekjes, rastet e abuzimeve me fëmijët duhen raportuar gjithashtu, ashtu si dhe

sëmundjet infektive apo ngjitëse. Njëkohësisht, informacione konfidenciale mund të

jepen si rezultat i një urdhri të një gjykate ose për të bërë me dije një person ndaj të cilit

pacienti mund të përbëjë rrezik.

Pavarësisht rasteve të shumta përjashtimore, pacientët me të drejtë kërkojnë dhe

pretendojnë ruajtjen e të dhënave personale mjekësore në shumë fusha të trajtimit

mjekësor. Në përgjithësi, pacientët duhen pyetur për pëlqimin e tyre p.sh. para se të

fotografohen, ose para se individë (duke përfshirë dhe studentët e mjekësisë) që nuk kanë

lidhje me çështjen e tij të shikojnë kryerjen e një procedure mjekësore. Ata (pacientët)

kanë të drejtë të refuzojnë të kontrollohen apo dhe shihen nga çdokush që nuk është

punonjës i spitalit, kanë të drejtën të kërkojnë praninë e një personi të të njëjtit seks me

pacientin, gjatë ekzaminimeve nga një punonjës shëndetësor i seksit tjetër, kanë të drejtën

të të drejtë të refuzojnë punonjësit e spitalit që nuk janë direkt të përfshirë në trajtimin e

tij mjekësor (përfshirë në këtë përjashtim dhe punonjësit socialë apo të institucioneve

fetare), kanë të drejtën e mosbërjes publike të të dhënave mbi gjendjen e tyre mjekësore.

Kufizimet e parimit të konfidencialitetit

Sigurisht që konfidencialiteti është një detyrim i rëndësishëm i personelit

mjekësor, por nuk është absolut. Informacionet personale të pacientit mund t’u bëhen të

dituar personave të tjerë nëse:

Page 87: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

87

- kërkohet me ligj;

- me pëlqimin e pacientit (ose në mënyrë të heshtur, për të mirën e tyre, ose dhe

shprehimisht për qëllime të tjera);

- justifikohet për shkak të interesit publik.

Megjithatë, kur bën publike informacione për një pacient, personeli shëndetësor

duhet të ketë gjithmonë parasysh:96

- nëse i shërben gjithsesi qëllimit për të cilin jepet informacioni, të dhënat e

pacientit të mbeten anonime, ose të kodohen;

- të sigurohet që pacienti është informuar se këto të dhëna mund të bëhen publike

për të mirën e tij dhe se ka të drejtën të kundërshtojë një gjë të tillë;

- të merret pëlqimi me shkrim i pacientit nëse këto të dhëna do të bëhen publike

për shkaqe të tjera me përjashtim nëse kërkohen me ligj, apo për një interes publik;

- të nxirren sa më pak të dhëna të jetë e mundur;

- të përditësojë njohuritë e tij mbi kërkesat ligjore që lidhen me nxjerrjen e këtyre

të dhënave.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, punonjësit shëndetësorë duhet gjithashtu

t’u bëjnë me dije pacientëve të tyre të drejtën që ata kanë të marrin informacion mbi

qëllimin e përdorimit të të dhënave të tyre personale si dhe të drejtën për të pasur

akses/për t’i parë e për të bërë kopje të tyre.

96

http://www.gmc-uk.org/static/documents/content/Confidentiality_0910.pdf

Page 88: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

88

E rëndësishme është gjithashtu, që informacioni/të dhënat e pacientit të ruhen

mirë, pasi shumë të dhëna bëhen publike pa dashje. Të dhënat e pacientit nuk duhen bërë

publike nga doktorët ndaj askujt, nuk duhen thënë me zë të lartë ku mund të dëgjohen nga

të tjerët, nuk duhen bërë publike në vende të tjera, si psh. forume bashkëbisedimesh

online, password-ed e komjuterave të doktorëve nuk u duhen dhënë personave të tjerë

apo të lihet i hapur kompjuteri kur ekziston mundësia e përdorimit të tij nga persona të

tjerë, etj.

Parashikimi me ligj i nxjerrjes së të dhënave mjekësore të pacientit

Ka raste kur ligji parashikon publikimin/nxjerrjen e të dhënave si psh. bërja të

ditur e një rasti infektiv që mund të shkaktojë pasoja dhe për shoqërinë. Njëkohësisht,

shumë organe shtetërore kanë të drejtën e aksesit në të dhënat mjekësore si rrjedhojë e

ushtrimit të funksioneve të tyre, psh. për të hetuar një ankim, në raste aksidentesh, raste

neglizhence, etj. Një fakt i tillë u duhet bërë i ditur pacientëve.

Të dhënat mjekësore të pacientit duhen bërë publike edhe në rastet kur një gjë e

tillë kërkohet me vendim gjykate. Informacioni që jepet në raste të tilla duhet të ketë të

bëjë direkt me vetë pacientin. Çdo rast tjetër, si psh. dhënia e informacionit mbi të afërmit

e pacientit, duhet refuzuar. Ky informacion jepet vetëm kur ekziston një urdhër i gjykatës

për nxjerrjen/dhënien e tij. Çdo personi tjetër, si psh. avokatit apo policit i duhet refuzuar

dhënia e këtij informacioni. Në çdo rast, duhet marrë dhe pëlqimi me shkrim i pacientit.

Page 89: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

89

Pëlqimi i heshtur apo i shprehur për nxjerrjen e të dhënave

Shumë pacientë kuptojnë dhe pranojnë se, me qëllim që atyre t’u ofrohet një

shërbim sa më i mirë mjekësor, të dhënat e tyre mund të duhet t’u bëhen të ditura dhe

anëtarëve të tjerë të personelit mjekësor. Megjithatë, në rastet e pacientëve që kërkojnë

mbajtjen sekret të të dhënave të tyre mjekësore edhe ndaj stafit tjetër mjekësor, dëshira e

tyre duhet respektuar, me përjashtim të rasteve kur nxjerrja e këtyre të dhënave

justifikohet nga interesi publik. Si rregull i përgjithshëm, përpara dhënies, personave të

tjerë, të çfarëdolloj informacioni që mund të identifikojë pacientin, duhet kërkuar

gjithmonë pëlqimi i shprehur/me shkrim i pacientit. Në rastet kur kërkohen, nga palë të

treta si: punëdhënësi, shoqëri sigurimesh, institucion qeveritar, etj, informacione

mjekësore ekzistuese për pacientit, apo kryerja e ekzaminimeve, duhet pasur gjithmonë

parasysh që pacienti të ketë informacion të mjaftueshëm mbi qëllimin dhe pasojat e

ekzaminimit dhe nxjerrjes së të dhënave të tij, si dhe për faktin se një informacion i tillë

duhet dhënë e nuk mund të mbahet. Pëlqimi duhet marrë me shkrim nga pacienti ose nga

personat e autorizuar për të vepruar në emër e për llogari të tij.97

Nxjerrja e informacioneve për shkak të interesit publik

Problemi që lind në raste të tilla është përcaktimi i interesit publik. Sigurisht që

themi se dhe konfidencialiteti është një parim që i shërben mirëqenies së shoqërisë, pasi

asnjeri nuk pëlqen ndërhyrjen e të tjerëve në punët e veta, e aq më tepër të shtetit. Në rast

se ndërhyrjet e shtetit do të pranoheshin a do të ishte shoqëria demokratike? Sigurisht që

themi se vetë shoqëria përfiton nga pasja e një shërbimi mjekësor që ruan

97

Id. Fq.14.

Page 90: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

90

konfidencialitetin e pacientit. Fakti që njerëzit inkurajohen të kërkojnë mendimin e

mjekut e të trajtohen, duke përfshirë këtu edhe nga sëmundjet ngjitëse, është në dobi të të

gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të individit. Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor

konsiderohet se është në interes të publikut e madje garantohet e mbrohet me ligj.

Atëherë cili është ky interes publik që bën të nevojshme nxjerrjen e të dhënave

konfidenciale. Pyetjet që mund të ngrihen mund të jenë nga më të ndryshmet: A i duhet

dhënë policisë lista e të gjithë pacientëve që vizituan sot spitalin, kur u vodh një

telefon/laptop/portofol? A mund t’i dërgohet lista e pacientëve dieabetikë një kompanie

që po bën analiza studimore mbi cilësinë e shërbimit që ata marrin? Një baba e bir po

testohen për të parë nëse janë të përshtatshëm për dhënie veshke kur trupa mjekësore

zbulon se ata nuk janë gjenetikisht të lidhur. Kujt duhet t’i thonë ata? Babait? Djalit?

Nënës? Cilat janë përfitimet? Cilat janë rreziqet? A ka faktorë të tjerë që duhen

konsideruar? A mundet doktorët t’u fshehin pacientëve informacione personale sensitive

që kanë të bëjnë me ta/pacientët? Pikërisht dhënia e përgjigjes së këtyre pyetjeje bëhet

shumë e vështirë për punonjësit e shërbimit mjekësor.

Sigurisht që puna e mjekut është shumë më e komplikuar se ç’ mendohet? Pyetje

të tjera që shtrohen e që duhen marrë në konsideratë janë: Sa kohë duhet konsideruar e

arsyeshme për të marrë pëlqimin e pacientit? A mund të pranohet që në raste të caktuara

doktorët të thyejnë/cenojnë konfidencialitetin e pacientëve (madhorë e të aftë mendërisht)

për mbrojtjen e shëndetit të tyre, edhe në rastet kur ata nuk duan të mbrohen? Ku qëndron

balanca e interesit publik në raportimit të rasteve kriminale (plagosjeve, vrasjeve, etj.)?

Ky raportim do t’i vijë në ndihmë policisë për reduktimin e këtyre lloj veprash penale apo

do të trembë ata individë që kanë më shumë nevojë për ndihmë mjekësore?

Page 91: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

91

Konceptet e konfidencialitetit dhe privilegjit

Koncepti i “konfidencialitetit doktor-pacient” është i ngjashëm me konceptin e

“privilegjit doktor-pacient”. Në fakt që të dy janë terma ligjorë të cilët ngrihen shpesh

para gjykatave. Privilegji ligjor përfshin të drejtën për të refuzuar bërjen të ditur të të

dhënave dhe/ose të drejtën për të ndaluar përhapjen e disa të dhënave të marra brenda

kontekstit të një “lidhjeje të veçantë”. “Lidhjet e veçanta” përfshijnë ato mes doktorit dhe

pacientit, avokatit dhe klientit, priftit dhe rrëfyesit, kujdestarit dhe të miturit, ej.

Konfidencialiteti doktor-pacient rrjedh nga lidhje a veçantë që krijohet kur një

individ kërkon këshillimin, kujdesin dhe /ose trajtimin e mjekut. Bazohet në parimin e

përgjithshëm se individët që kërkojnë ndihmën mjekësore nuk duhet të pengohen nga

frika se problemet apo të dhënat e tyre mjekësore do t’u bëhen të ditura të tjerëve.

Pacientët u besojnë mjekëve të dhëna private, gjë e cila krijon një raport të pabarabartë në

kuptimin se pacientët janë më vulnerabil. Nga ana e mjekut pritet që këto të dhëna që

merr në mënyrë konfidenciale, t’i mbajë të tilla e t’i përdorë vetëm për të mirën e

pacientit.

Detyrimi profesional për ruajtjen e konfidencialitetit mbulon jo vetëm të dhënat

që pacientët u thonë vetë doktorëve, por edhe të dhënat e tjera për të cilat doktorët vijnë

në dijeni gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, në mënyrë të pavarur nga pacienti, si

rrjedhojë e ekzaminimeve apo vlerësimeve të të dhënave. Konfidencialiteti mjekësor

mbulon të gjitha të dhënat mjekësore (rrezet x, të dhënat laboratorike, etj.) si dhe

komunikimet mes pacientit dhe doktorit. Në përgjithësi madje përfshin edhe

komunikimet e pacientit me stafin tjetër profesional që punon me doktorin.

Page 92: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

92

Ky konfidencialitet vazhdon të ruhet edhe pas përfundimit të trajtimit të pacientit,

edhe në rast se pacienti zgjedh një mjek tjetër. Doktorët që kanë detyrimin për ruajtjen e

këtij konfidencialiteti nuk mund t’u bëjnë të ditur personave të tjerë të dhënat mbi

pacientin, pa pëlqimin e këtij të fundit. Megjithatë, siç do shohim dhe më poshtë, ka disa

përjashtime nga ky rregull.

MARRËDHËNIA DOKTOR-PACIENT

Marrëdhënia doktor-pacient

Para krijimit të çfarëdolloj detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit, kushti

kryesor është që marrëdhënia doktor-pacient të jetë in buona fide. Në terma të

përgjithshëm, pacientët duhet, vullnetarisht, të kërkojnë këshillimin apo trajtimin nga

mjeku si dhe të presin që ky komunikim të mbetet konfidencial. Pritshmëria e ruajtjes së

konfidencialitetit nuk është e nevojshme të bëhet me shkrim, ajo lind që me krijimin e

rrethanave, pra që nga momenti që pacienti paraqitet për vizitë tek mjeku.

Në rast se një person takon një mjek në një festë dhe, në bisedë e sipër, e pyet atë

për opinionin mjekësor të tij/mjekut lidhur me një çështje mjekësore që ka të bëjë me

vetë individin, ky këshillim i doktorit, në shumicën e rasteve, nuk konsiderohet

konfidencial, pasi vetë mjeku nuk është “doktori personal” i këtij individi. Gjithashtu,

nëse një individ nis një e-mail online në një web site në internet “Pyesni doktorin”, ky

komunikim nuk do të konsiderohet konfidencial dhe as personi që përgjigjet nuk do të

konsiderohet doktori i dërguesit të e-mailit. Në këtë rast nuk ka një marrëdhënie doktor-

pacient e si rrjedhojë nuk ka detyrim për ruajtjen e të dhënave.

Page 93: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

93

Nëse individëve u kërkohet të ekzaminohen nga palë të treta (si psh. një kompani

figuracionesh apo punëdhënësi i tyre), pavarësisht se sa i detajuar të jetë ky kontroll,

pavarësisht se sa miqësor mund të jetë doktori, ky i fundit nuk ka detyrimin për ruajtjen e

konfidencialitetit, pasi nuk ekziston një marrëdhënie doktor-pacient. Kjo për shkak se

individët në këtë rast nuk kërkojnë këshillim apo trajtim nga doktori.

Mirëbesimi nënkupton veprimin në të mirë të dikujt, duke vënë interesat e një

personi mbi interesat vetjake. Besimi që një individ vë në integritetin e një personi tjetër

krijon një lidhje mirëbesimi. Kjo lloj lidhjeje mund të jetë ligjore, sociale, shtëpiake, apo

thjesht personale. Kjo teori hodhi bazat e saj në 1967 në çështjen Emmett v. Eastern

Dispensary and Casualty Hospital98

ku gjykata u shpreh se lidhja mes doktorit dhe

pacientit vendos mbi doktorin detyrimin për informimin e pacientit mbi kartelën e tij

mjekësore. Për këtë gjykata u bazua në testin e interesit më të mirë. Në çështjen Cannell

v. Medical and Surgical Clinic99

gjykata u shpreh se mirëbesimi në marrëdhënien doktor-

pacient nënkuptonte dhënien nga ana e doktorit të të dhënave personale mjekësore të

pacientit dhe se ky i fundit nuk kishte nevojë të paraqiste padi para gjykatës për marrjen e

informacioneve të tilla.

Privilegji doktor-pacient

Në momentin e vendosjes së një marrëdhënieje buona fide, atëherë lind dhe

detyrimi i doktorit për ruajtjen e konfidencialitetit mjekësor dhe, në mjaft shtete, kur

98

396 F.2d 931 (D.C. Cir. 1967). 99

315 N.E.2d 278.

Page 94: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

94

doktorëve u kërkohet të nxjerrin të dhëna që ata mund të kenë apo dinë mbi pacientin,

ata/doktorët ngrenë pretendime për ruajtjen e privilegjit ligjor.

Në shumë shtete ruajtja e privilegjit doktor pacient parashikohet në ligje,

megjithatë, ka pasur raste të cenimit të këtij privilegji. Në vitet e fundit shumë gjykata

janë shprehur se doktorët kanë detyrimin të mbrojnë jo vetëm pacientin, por njëkohësisht

edhe individët jo-pacientë që mund të dëmtohen nga pacienti. P.sh., pa dijeninë apo

pëlqimin e pacientit doktorët mund të vënë në dijeni personat e tjerë apo policinë se

pacienti është i paqëndrueshëm mendërisht, potencialisht i dhunshëm, apo se ka

kërcënuar një person të caktuar. Në disa shtete madje, detyrimi për të raportuar apo

paralajmëruar vihet përballë detyrimit të doktorit për ruajtjen e konfidencialitetit

mjekësor. Janë gjykatat ato që vendosin në raste të tilla, duke vendosur në balancë

parimin mbi ruajtjen e konfidencialitetit nga njëra anë, me parashikueshmërinë dhe

parandalimin e dëmtimeve që mund t’i shkaktohen personave të tretë.

E drejta për privatësi

E drejta për privatësi garantohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga

Amendamenti i Pestë dhe i Katërmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane. Në Europë, e drejta

për privatësi garantohet nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejta e Njeriut. Në

Shqipëri, neni 36 i Kushtetutës shqiptare parashikon: “Liria dhe fshehtësia e

korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara”.

Në çështjen Roe v. Wade, 410 U. S. 113 (1973) Gjykata Supreme e Shteteve të

bashkuara të Amerikës u shpreh se marrëdhënia doktor-pacient është një marrëdhënie që

Page 95: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

95

mbrohet nga e drejta kushtetuese për privatësi, megjithatë, edhe kjo marrëdhënie nuk

është absolute dhe duhet parë dhe në kuadër të interesave të shtetit që mund të preken.

Kështu, në çështjen Whalen v. Roe, 429 U.S. 589 (1977) një grup doktorësh iu

bashkuan pacientëve në një ankim për kundërshtimin e një ligji të New York-ut që u

kërkonte doktorëve t’u raportonin autoriteteve shtetërore identitetet e pacientëve që

merrnin medikamentet e Skedulës II (substanca të kontrolluara). Doktorët ngritën

pretendime se të dhëna të tilla mbroheshin nga konfidencialiteti doktor-pacient,ndërkohë

që vetë pacientët pretendonin se dhënia e këtij informacioni prekte të drejtën e tyre për

privatësi.

Gjykata e Lartë nuk kundërshtoi vendimin e dhënë nga gjykata më e ulët sipas të

cilit “natyra intime e shqetësimeve të pacientit mbi sëmundjet e tij dhe mjekimet që merr

... mbrohen nga e drejta kushtetuese për privatësi”. Megjithatë, Gjykata e Lartë arriti në

përfundimin (pas vendosjes në balancë të kësaj të drejte me interesin e shtetit) se “Vënia

në dispozicion e këtyre të dhënave autoriteteve shtetërore, përgjegjëse për shëndetin e

komunitetit, jo automatikisht çon në cenim të së drejtës për privatësi”.

Në çështjen Whalen (vendim i 1977), Gjykata e Lartë e SH.B.A. u shpreh në

lidhje me të dhënat personale të kompjuterizuara: “Jemi në dijeni të rreziqeve që mund t’i

shkaktohen të drejtës për privatësi si rrjedhojë e grumbullimit të një numri shumë të

madh të dhënash personale në disa banka të kompjuterizuara të dhënash apo dosje të tjera

masive qeveritare ... E drejta për të mbledhur dhe përdorur këto të dhëna për qëllime

publike shoqërohet me detyrimin ligjor për shmangien e çdo nxjerrjeje të jashtëligjshme

të këtij informacioni. Ne ... nuk duhet dhe nuk do t’i përgjigjemi asnjë pyetjeje që

Page 96: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

96

paraqitet si rrjedhojë e marrjes së kundraligjshme të këtij informacioni, me ose pa

dashje”.

Kujt i përket e drejta për konfidencialitet ose privilegj

Privilegji i takon pacientit dhe jo doktorit. Përgjithësisht, vetëm pacienti mund të

ngrejë pretendime mbi të drejtën e privilegjit. Para se një doktor të japë çfarëdolloj

informacioni mbi pacientin, ai duhet marrë gjithmonë pëlqimin paraprak të tij/ pacientit.

Megjithatë, ka dhe mënyra të tjera përmes të cilave një pacient mund të heqë dorë nga e

drejta e tij për privilegj apo konfidencialitet. P.sh. nëse një pacient sjell një mik në një

ekzaminim apo konsultë me doktorin, mikut mund t’i kërkohet të dëshmojë mbi atë çka

ndodhi apo ç’u tha. Nga ana tjetër, infermierët dhe asistentët mjekësorë në dhomë me

mjekun janë “shtesa” të doktorit kur bëhet fjalë për ruajtjen e konfidencialitetit dhe

preken nga e drejta e pacientit për privilegj.

Një tjetër mënyrë për heqjen dorë nga kjo e drejtë është përmes paraqitjes para

gjykatës të një kërkesë padie për dëmtime personale nga veprimet e doktorit. Në këtë

mënyrë, gjendja shëndetësore e pacientit është bërë shkak për ngritjen e një padie të tillë.

Si rrjedhojë, ligji prezumon se pacienti ka hequr dorë nga e drejta e tij për ruajtjen e

konfidencialitetit mjekësor lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe ka një autorizim, të

nënkuptuar për bërjen të ditur nga doktori të të dhënave e informacione të rëndësishme

për shqyrtimin e çështjes nga gjykata. Nëse pacienti nuk kundërshton dëshminë e

doktorit, atëherë ai ka hequr dorë gjithashtu dhe nga e drejta e tij për privilegj.

Page 97: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

97

Detyrimi për të paralajmëruar të tjerët

Pothuajse në të gjitha shtetet e botës doktorët dhe punonjësit e kujdesit

shëndetësor janë të detyruar të raportojnë disa sëmundje seksualisht të transmetueshme,

abuzimet e fëmijëve, sëmundjet ngjitëse, SIDA-n, apo sëmundje të tjera që konsiderohen

se dëmtojnë shëndetin e publikut në përgjithësi. Disa shtete madje kanë zhvilluar strategji

për të ndjekur vijueshmërinë e disa lloj sëmundjesh (si p.sh. disa lloj formash të kancerit)

të cilat më vonë mund të ndihmojnë kërkuesit të zbulojnë shkaktarët e sëmundjes. Të

dhënat personale të pacientit u bëhen me dije vetëm personelit lokal apo shtetëror dhe

këto të dhëna, në përgjithësi, nuk përmbajnë të dhëna që mund të identifikojnë pacientin.

E drejta e pacientit për akses në të dhënat e tij mjekësore

Një ndër aspektet kryesore të konfidencialitetit e përbën fakti se është pacienti

pronari i të gjitha informacioneve që ndodhën në kartelën e tij mjekësore, por pronari i

vetë kartelës është në fakt doktori, si përfaqësues i spitalit. Interesi ligjor i pacientit në

këto të dhëna mjekësore, në përgjithësi, do të thotë se pacienti ka të drejtë të shohë këto

të dhëna e madje të bëjë një kopje të tyre.. Sigurisht që kjo e drejtë e pacientit i

nënshtrohet disa kufizimeve të arsyeshme, siç është bërja e këtyre kopjeve nën vëzhgimin

e doktorit, brenda ambienteve spitalore dhe brenda orarit zyrtar të punës, ndërsa pacientët

kanë të drejtë të ndalojnë nxjerrjen/publikimin e informacioneve që mban kartela (me

disa kufizime e përjashtime). Por, ku e gjen individi/pacienti autoritetin të kontrollojë

publikimin e të dokumenteve që u përkasin të tjerëve? Të drejtat e pacientit në lidhje me

të dhënat e tyre mjekësore janë të lidhura me individët që futën/shkruan këto të dhëna,

pra krijuan këto dokumente dhe me personat që i shohin e përdorin ato.

Page 98: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

98

Kërkesat mbi mbajtjen e të dhënave mjekësore mund të ndryshojnë nga një shtet

në tjetrin, megjithatë përmbajtja e tyre është pothuajse e njëjtë në çdo shtet. Kështu,

kartela e pacientit duhet të përmbajë: të dhënat për identitetin si të pacientit, ashtu dhe të

doktorit;100

dokumentet e rëndësishme ligjore; informacionet e nevojshme mbi pacientin,

si dhe njohësish informacione mbi terapinë, daljen nga spitali si dhe kontrollet pasuese

pas daljes nga spitali.101

Arsyet se pse pacientët mund të duan të shohin kartelën e tyre mjekësore mund të

jenë të ndryshme. Si rregull i përgjithshëm, të dhënat mjekësore janë dokumente

konfidenciale dhe aksesi në këto të dhëna është i kufizuar.102

Personeli i kujdesit shëndetësor është i detyruar si nga ana etike103

, ashtu dhe ana

ligjore104

të mbajë të dhënat mbi trajtimin e pacientit. Të dhënat mbi shërbimet dhe

medikamentet që i janë dhënë pacientit duhet të mbahen nga e gjithë trupa mjekësore.

Këto të dhëna duhet të përmbajnë informacione mjekësore të tashme dhe të shkuara të

pacientit, si dhe çdo lloj informacioni tjetër mbi shërbimin infermieror, social, etj. Të

nevojshëm për sigurinë dhe kujdesin e përshtatshëm të pacientit dhe familjes së tij.

Megjithëse mbajtja e të dhënave mjekësore mbi trajtimin e pacientit udhëhiqen

nga parimi i mirëqenies së pacientit105

, kartela mjekësore është njëkohësisht dhe

dokument ligjor. Ajo shërben për mbrojtjen e interesave të të gjithë pjesëmarrësve në

dhënien e shërbimit mjekësor. Megjithëse kartela mjekësore është dokument

100

Dieter Giesen, International Medical Malpractice Law 416-24 (1988), 101

I.d. 102

William H. Roach, Jr. & The Aspen Health Law Center, Medical Records and the Law 257 (2-nd ed.

1994) at 95. 103

See RONALD W. ScoTt, Legal Aspects of Documenting Patient Care 31 (1994) (mentioning health care

provider's ethical requirement to record pertinent, medical information in patient records) 104

305 ILL. COMP. STAT. ANN. 5/5-5 (West 1997). 105

Id. fq.84

Page 99: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

99

konfidencial, shumë shtete u njohin pacientëve të drejtën për të pasur akses në të dhënat e

tyre mjekësore. Kjo mbështetur si në të drejtën për informim, ashtu dhe në të drejtën për

privatësi.

Rreth mesit të viteve 90 sistemi i kujdesit shëndetësor kufizonte të drejtën e

pacientit për të aksesuar të dhënat e tij mjekësore. Ku kufizim bëhej me pretendimin se

bërja të ditur e këtyre të dhënave pacientit dëmtonte marrëdhënien doktor-pacient, mund

të dëmtonte vetë pacientin apo integritetin e të dhënave.106

Dekatat e fundit shoqëritë

kanë ardhur gjithnjë e më tepër drejt liberalizimit dhe i kushtojnë rëndësi të madhe

pjesëmarrjes së individëve në çdo fushë të jetës. Gjithnjë e më shumë rëndësi po i

kushtohet të drejtës së individit për akses, përfshirë këtu të drejtën e pacientit për të parë

kartelën e tij mjekësore, kur ai e kërkon një gjë të tillë. Kjo ka luajtur një rol pozitiv në të

njohjen e të drejtës së pacientëve për të menaxhuar kujdesin e tyre shëndetësor.107

Diskutimet e studiuesve, ofruesve të shërbimit mjekësor dhe pacientëve mbi të

drejtën e pacientëve për të aksesuar të dhënat e tyre mjekësore kanë qenë të shumta. Në

rastet kur rregullimet në ligj kanë munguar, disa gjykata kanë njohur të drejtën e

pacientëve për të parë kartelën e tyre mjekësore. Madje ka pasur dhe nga ato raste kur

gjyqtari ka njohur këtë të drejtë pa iu referuar ndonjë teorie të veçantë ligjore.108

Përgjithësisht, në common law, detyrimi që rrjedh për bërjen të ditur të të dhënave

106

Shih Jo Anne Czecowski Bruce, Privacy And Confidentiality Of Health Care Information 9 (2nd ed.

1988) (avokatët janë shpesh të interesuar në të dhënat shëndetësore për shkak të rasteve të neglizhencës në

ushtrimin e detyrës së mjekut) fq .162. 107

Patients’ Rights to Access their Medical Records: An Argument for Uniform Recognition of a Right of

Access in the United States and Australia, fq 1508. 108

Hutchins, 544 S.W.2d at 804. Një ish pacient në Komisionin e Rehabilitimit në Teksas kërkoi, bazuar në

Ligjin për Informimin, dhënien e informacioneve të kartelës së tij. Gjykata e Apelit Civil u shpreh se ai nuk

kishte të drejtë për marrjen e këtyre të dhënave sipas Ligjit për Informimin, por kishte një të drejtë common

law për marrjen e tyre.

Page 100: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

100

personale pacientit bazohet ose në nocionin e pasurisë përsa i përket zotërimit të të

dhënave ose në mirëbesimin që shoqëron marrëdhënien doktor-pacient.

Në çështjen Wallace v. University Hospitals of Cleveland109

të vitit 1959 u njoh

për herë të parë e drejta e pacientit për të parë të dhënat e kartelës së tij mjekësore.

Gjykata e Kërkesave të Thjeshta në Ohio theksoi dhe një herë katin se kartelat spitalore

janë në pronësi të spitalit, megjithatë, u shpreh gjykata, pacientët kanë të drejtën e

pronësisë mbi informacionin që ndodhet në të, e si rrjedhojë, ka të drejtë të marrë një

kopje të saj.

Në çështjen Pyramid Life Ins. Co. v. Masonic Hosp. Ass'n. of Payne County 110

gjykata u shpreh se mbajtësi i kartelës nuk gëzon të drejtën e posedimit dhe përdorimit të

informacionit që ndodhet në të. Doktori është më shumë kujdestari/gardiani i kësaj

kartele e jo pronar i saj. Si rrjedhojë, pacienti ka të drejtën të kqyrë e të bëjë kopje të saj.

Megjithatë, në çështjen Gotkin v. Miller111

gjykata u shpreh se nuk ekziston një e

drejtë kushtetuese për pronësi të plotë të të dhënave mjekësore. Kërkuesja ishte ish

paciente e sëmurë mendore, i cila po shkruante një libër. Ajo kërkoi kopje të të dhënave

të saj mjekësore për të provuar ngjarjet dhe eksperiencat e saj në spital. Spitali hodhi

poshtë këtë kërkesë të saj dhe në gjykim kërkuesja u shpreh se ishin cenuar të drejtat e saj

kushtetuese. Gjykata e Apelit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë,

u shpreh se aksesi i pacientëve në të dhënat e tyre mjekësore kishte kufizime.

109

Wallace,170 N.E.2d fq 261. 110

191 F. Supp. 51, 54 (W.D. Okla. 1961). Në çështjen Pyramid, agjencia e sigurimeve e pacientit kërkonte

akses në kartelën spitalore të pacientit me qëllim që të zgjidhte një padi sigurimi). Gjykata i njohu agjencisë

së sigurimit të drejtën e eksesit, pasi vet pacienti kishte autorizuar një gjë të tillë. 111

Gotkin v. Miller, 379 F. Supp. 859, 868 (E.D.N.Y. 1974).

Page 101: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

101

Ashtu siç është shprehur shpesh herë dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të

Njeriut, mbledhja, ruajtja dhe publikimi i të dhënave që kanë të bëjnë me jetën private të

individit bien brenda qëllimit të nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e

Njeriut.112

Madje, thjesht fakti i ruajtjes së këtyre të dhënave përbën interferencë në të

drejtën për respekt të jetës private113

, pavarësisht nëse përdoren ose jo.

Në çështjen I. v Finland 114

një infermiere u gjend në një situatë të tillë ku

kontrata e saj e punës nuk u rinovua pas daljes, në spitalin ku ajo punonte, të disa zërave

mbi gjendjen e saj shëndetësore. Kërkesa e saj për kompensim nuk u pranua nga gjykatat

finlandeze. Këto të fundit u shprehën se kërkuesja nuk arriti të provonte ekzistencën e

ndërhyrjes së paautorizuar në kartelën e saj mjekësore, që ndodhje në të njëjtin spital ku

ajo punonte. Gjykata Europiane u shpreh se ishte e tepërt t’i kërkohej asaj/kërkueses

lidhja që ekzistonte mes mungesës së rregullave të sigurisë mbi ruajtjen e të dhënave të

pacientëve dhe nxjerrjes së informacionit mbi gjendjen e saj shëndetësore. GJEDNJ u

shpreh se ishte e qartë se nëse spitali do të kishte kontroll më të mirë në eksesin në

kartelat mjekësore të individëve, përmes kufizimit të bërjes të ditur të këtyre të dhënave

vetëm doktorëve direkt të përfshirë në mjekimin e infermieres, apo nëse do të kishte një

listë me emrat e të gjithë individëve që kishin aksesuar kartelën mjekësore të infermieres,

ajo do të ishte në një pozicion më pak të disfavorshëm para gjykatave finlandeze. Gjykata

Europiane u shpreh se çka ishte e rëndësishme të përmendej ishte fakti se sistemi i

mbajtjes së të dhënave mjekësore të pacientëve në spitalin ku punonte infermierja, nuk

112

E.C.H.R., 16 Shkurt 2000, Amann v Switzerland, n° 27798/95; 31 Maj 2005, Antunes Rocha v Portugal,

n° 64330/01. Shih gjithashtu: E.C.H.R., 4 Maj 2000, Rotaru v Roumania, n° 28341/95. 113

E.C.H.R., 16 Shkurt 2000, Amann v Switzerland, n° 27798/95; 4 Dhjetor 2008, S. & Marper v United

Kingdom, n° 30562/04 & 30566/04; E.C.H.R., 29 Qershor 2006, Panteleyenko v Ukraine, n° 11901/02:

ruajtja dhe përdorimi i informacioneve që kanë të bëjnë me jetën private të një individi nga një autoritet

publik përbëjnë ndërhyrje në të drejtën për respekt për jetë private dhe familjare. 114

E.C.H.R., 17 Korrik 2008, I. v Finland, n° 20511/03.

Page 102: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

102

ishte në përputhje me ligjet kombëtare finlandeze, fakt ky të cilit gjykata finlandeze nuk i

kishin kushtuar shumë rëndësi.

Mësimi që nxirret nga kjo çështje është se thjesht fakti i kërkimit të kompensimit

për nxjerrjen e paligjshme të të dhënave të karakterit personal nuk është mjet i

mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtës për respektim të jetës private. Ajo që kërkohet

është mbrojtja praktike dhe efektive, duke përjashtuar çdo mundësi aksesi të

paautorizuar.

Në të drejtën për ruajtjen e konfidencialitetit doktor pacient vlen të përmendet

gjithashtu fakti se shtete të ndryshme e trajtojnë këtë koncept në mënyra të ndryshme.

Disa shtete i lejojnë pacientët të aksesojnë të dhënat e tyre gjatë qëndrimit të tyre në

spitale, ndërsa të tjerë pas daljes së tyre nga spitali115

. Vende të tjera shprehen se

profesionistët e kujdesit shpndetësor duhet të bëjnë publike të dhënat e kartelës mjekësore

të individit në kohë e vend të caktuar, si dhe kundrejt një pagese. Shtete të tjera

përcaktojnë limite kohore për kqyrjen dhe kopjimin e të dhënave mjekësore, madje ka

dhe nga ato shtete që u njohin doktorëve privilegjin për të mos u bërë të ditur pacientëve

të dhënat e tyre mjekësore kur mendohet se këto informacione mund të ndikojnë në

mirëqënien fizike ose mendore të pacientit.116

Disa shtete u rezervojnë doktorëve të

drejtën për të bërë të ditur vetëm të dhënat mbi shëndetin mendor, por në raste të tila

osrganet spitalore janë të detyruar t’ua vënë në dispozicion këto të dhëna përfaqësueve të

pacientit apo avokatit të tij.

115

Shteti i Ilionoisit në Amerikë. 116

Shteti i Miçiganit në Amerikë.

Page 103: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

103

Konfidencialiteti është thelbi i besimit midis pacientit dhe doktorit. Duke formuar

këtë besim pacienti krijon besim më të madh te doktori dhe i shpjegon atij gjithshka rreth

sëmundjes deri në imtësi, në mënyrë që të arrihet një kuptim i sëmundjes sa më i plotë

nga ana e doktorit dhe të bëhet e mundur kurimi sa më efikas, në të mirë të pacientit. Në

rastet kur pacienti nuk është në gjendje të japë pëlqimin e tij për të nxjerrë të dhëna të tij

dhe nevojitet që këto të dhëna personale të pacientit të bëhen publike për të mirën e tij

ose në interes të publikut duhet vënë në peshore interesi i pacientit dhe interesi i publikut

të gjerë, dhe vendoset sipas rastit më të mirë.

Lidhja mes privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Nevoja për mbrojtjen e të

dhënave mjekësore.

Siç jemi shprehur dhe më lart neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut

parashikon të drejtën e individit për jetë private dhe familjare, të drejtë që më lart e

trajtuam në kuadër të së drejtës së individit për autonomi në rastet e trajtimit mjekësor.

Siç thamë pacienti ka të drejtë të vendosë vetë të pranojë ose refuzojë trajtimin mjekësor,

pavarësisht se refuzimi i tij mund të shkaktojë dhe vdekjen.

Po ky nen i Konventës përdoret e zbatohet dhe në rastet e mbrojtjes së

konfidencialitetit dhe të dhënave mjekësore. Kështu, Gjykata Europiane e të drejtave të

Njeriut i ka kushtuar një rëndësi të veçantë gëzimit të së drejtës për jetë private dhe

familjare, ku respektimi i konfidencialitetit mbi të dhënat shëndetësore është i një

rëndësie të veçantë. GJEDNJ është shprehur se shtetet duhet të marrin masat e duhura për

përshtatjen e legjislacioneve të brendshme me qëllim ruajtjen dhe garantimin e kësaj të

Page 104: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

104

drejte dhe parandalimin e komunikimit apo dhënies të çfarëdo të dhëne shëndetësore që

mund të jetë në mospërputhje me garancitë e ofruara nga neni 8 i Konventës.117

Mbledhja, ruajtja dhe përhapja e mundshme e të dhënave, të çdo lloji e jo vetëm

mjekësore, që kanë të bëjnë me jetën private të një individi bien brenda qëllimit të nenit 8

të konventës. Thjesht ruajtja e këtyre të dhënave përbën ndërhyrje në të drejtën për jetë

private dhe familjare, pavarësisht nëse këto të dhëna përdoren ose jo.118

Gjurmët e

gishtave, ADN-ja etj, të gjitha këto janë të dhëna personale dhe ruajtja e tyre përbën

interferencë në të drejtën për jetë private.119

Informacionet që mbahen në dokumentet shëndetësore kanë të bëjnë me jetën

private të personit, duke qenë se ky informacion ka natyrë personale dhe sensitive e ka të

bëjë direkt me shëndetin e individit. Ky informacion, i natyrës mjekësore, përbën të

dhëna personale siç parashikohet nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e Individëve

përsa i përket Procesimit Automatik të të Dhënave Personale.120

Çdo shtet është i detyruar të marrë masa dhe të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm

që vendos mbi spitalet, publike ose private, marrjen e masave të përshtatshme për

sigurimin e jetës private të pacientëve të tyre.121

Vlen të theksohet rëndësia që GJEDNJ i kushton përshtatjes së ligjeve kombëtare

me parashikimet e Konventës, me qëllim mbrojtjen e të drejtës për jetë private. Sa më të

117

Shih Pretty v United Kingdom, GJEDNJ, 29 Prill 2002, n° 2346/02; Van Kück v Germany (12 Qershor

2003, n° 35968/97). Shih gjithashtu K.A. & A.D. v Belgium, 17 Shkurt 2005, n° 42758/98 & 45558/99. 118

GJEDNJ, 16 Shkurt 2000, Amann v Switzerland, n° 27798/95, § 69. 119

GJEDNJ, 4 Dhjetor 2008, S. & Marper v United Kingdom, n° 30562/04 & 30566/04. 120

GJEDNJ, 10 October 2006, L.L. v France, n° 7508/02. 121

GJEDNJ, 2 Qershor 2009, Codarcea v Roumania, n° 31675/04.

Page 105: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

105

detajuara të jenë ligjet, aq më të lehtë e ka dhe vetë GJEDNJ në përcaktimin nëse ka

pasur ose jo shkelje të nenit 8 të Konventës.122

Në çështjen I. v Finland Gjykata insistoi në faktin se, sipas mendimit të saj, ajo që

kishte rëndësi për çështjen ishte fakti se sistemi i ruajtjes së të dhënave në spital nuk ishte

në përputhje me legjislacionin kombëtar. Ajo theksoi gjithashtu faktin se këtij elementi

nuk i ishte kushtuar rëndësi nga gjykatat finlandeze. Gjykata theksoi, n-ë të njëjtën kohë

se qeveria finlandeze nuk dah asnjë shpjegim se pse garancitë e dhëna në legjislacionin

vendas nuk ishin zbatuar në spitalin në fjalë.

Identiteti personal

Jeta private përfshin identitetin personal.123

Ruajtja e stabilitetit mendor është i një

rëndësie shumë të madhe për gëzimin e plotë të së drejtës për respekt për jetë private. Kjo

e drejtë kërkon që gjithsecili të jetë në gjendje të vendosë vetë identitetin e tij si individ

në shoqëri. Kjo nënkupton se kushdo ka interes vital në marrjen e të dhënave e

informacioneve të nevojshme për zbulimin dhe gjetjen e së vërtetës, e sidomos në rastet

që kanë të bëjnë me zbulimin e identitetit personal, siç është identiteti i prindërve.124

Zbulimi i prejardhjes kontribuon, pa diskutim, në zhvillimin personal të fëmijës dhe është

pjesë e jetës së tij private.125

Lindja, dhe në veçanti rrethanat në të cilat ka lindur fëmija,

formojnë pjesë të jetës private të fëmijës e rrejdhimisht të rriturit. Megjithatë, duhet

122

GJEDNJ 17 Korrik 2003, Perry v United Kingdom, n° 63737/00 ; 29Qershor 2006, Panteleyenko v

Ukraine, n° 11901/02 ; 17 Korrik 2008, I. v Finland, n° 20511/03. 123

GJEDNJ 24 Qershor 2004, Von Hannover v Germany, n° 59320/00; 28 Prill 2009, Karako v Hungary,

n° 39311/05. 124

GJEDNJ., 7 Shkurt 2002, Mikulic v Croatia, n° 53176/99. 7 Korrik 1989, Gaskin v United Kingdom. 13

Shkurt 2003, Odièvre v France, n° 42326/98 ; 30 Maj 2006, Ebru & Tayfun Engin Colak v Turkey,

n°60176/00; 20 Dhjetor 2007, Phinikaridou v Cyprus, n° 23890/02. 125

GJEDNJ 30 Maj 2006, Ebru & Tayfun Engin Colak v Turkey.

Page 106: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

106

marrë në konsideratë dhe interesi i gruas për të mbetur anonime, interes i cili nuk mund të

shmanget apo përjashtohet.

Përhapja/dhënia e të dhënave mjekësore

Në çështjen Panteleyenko126

një gjykatë ukrahinase kërrkoi dhe mori nga një

spital psikiatrik informacion konfidencail mbi gjendjen mendore të kërkuesit dhe

trajtimin e saj mjekësor. Ky informacion iu vu në dispozicion, nga gjykata, palëve në

gjykim dhe personave të tjerë pjesëmarrës në gjykim. GJEDNJ u shpreh se kishte shkelje

të së drejtës private lidhur me përhapjen e të dhënave me karakter konfidencial nga ana e

autoriteteve/gjykatës ukrahinase. GJEDNj u shpreh, gjithashtu, se ky informacion nuk

kishte asnjë rëndësi në zgjidhjen e çështjes.

Në një çështje tjetër, L.L. v France,127

GJEDNJ u shpreh se pranimi dhe përdorimi

nga një gjyqtar i të dhënave mjekësore si provë, përbënte ndërhyrje në të drejtën për jetë

private. Ajo theksoi se divorci përbën një procedurë gjatë të cilës mund të jepen të dhëna

intime dhe të jetës private dhe është në fakt, pjesërisht detyrë e gjykatës të vlerësojë

intereset dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen. Megjithatë, sipas GJEDNJ interferenca në këto

çështje duhet shmangur sa më shumë të jetë e mundur. Duhet lejuar vetëm përdorimi i

atyre të dhënave që konsiderohen të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes. Në këtë

çështje, gjykatat vendase kishin përdorur ë dhënat mjekësore për justifikimin e

vendimmarrjes së tyre. Sipas GJEDNj-së, ato/gjykatat vendase, duhet t’i kishin

126

GJEDNJ 29 Qershor 2006, Panteleyenko v Ukraine, n° 11901/02. 127

GJEDNJ, 10 Tetor 2006, L.L. v France, n° 7508/02.

Page 107: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

107

konsideruar këto të dhëna të papranueshme dhe përsëri të kishin arritur të njëjtin

konkluzion pa qenë nevoja e përdorimit të dokumentit mjekësor.

Mbrojtja e të dhënave personale, dhe jo vetëm e të dhënave mjekësore të

pacientit, është e një rëndësie themelore për një person, shijimin e të drejtave të tij, për të

respektuar jetën private dhe atë familjare, e të cilat garantohen nga legjislacionet e të

gjitha vendeve demokratike. Respektimi i konfidencialitetit mjekësor është një parim

vital në sistemet ligjore të të gjithë nënshkruesve të Konventës Evropiane të të Drejtave të

Neriut dhe garantohet nga neni 8 i kësaj Konvente, e drejta për jetë private dhe familjare.

Nxjerrja e të dhënave mjekësore konfidenciale është në kundërshtim të hapur me

të drejtat e pacientit për të respektuar jetën private dhe familjare të tij, bazuar në nenin 8

të Konventës Evropiane së të Drejtave të Njeriut. Nxjerrja e të dhënave mjekësore të

pacientit mund të justifikohet vetëm me një qëllim të legjitimuar dhe kur duhen të merren

masa për mbrojtjen e pacientit nga abuzimet e mundshme.

Konfidencialiteti luan nje rol jetësor në lidhjen midis kujdesit shëndetësor

profesional dhe pacientit. Edhe në legjislacionin shqiptar është e sanksionuar ruajtja e të

dhënave mjekësore, në “Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, “Ligjin për

kujdesin shëndetësor” si dhe në “Ligjin për Kujdesin Mendor”. Të gjitha këto ligje

parashikojnë detyrimin për ruajtjen e konfidencialitetit të pacientit nga ana e personelit të

kujdesit shëndetësor. Të gjitha ligjet e sipërcituara (të Republikës së Shqipërisë), janë në

përputhje me nenin 8 të Konventës Evropiane së të Drejtave të Njeriut.

Gjithsesi nëpërmjet kërkesave të bëra nga Agjensitë Ligjzbatuese, për shkaqe të

ndryshme si në investigimet penale ashtu dhe në rastet e kontrolleve që ushtrohen nga

Page 108: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

108

zytat e caktuara për kontroll, për të investiguar ankesa ose dyshime për një sjellje jo-

profesionale nga ana e stafit të kujdesit shëndetësor, të dhënat mjekësore të pacientëve

mund të jenë të aksesueshme.

- Edhe në rastet kur jepen të dhëna personale të pacientëve (sipas legjislacionit në

fuqi në vendin tonë “Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”), dhënia e tyre kërkon

një trajtim shumë të kudesshëm, për të penguar keqpërdorimin e tyre. Është shumë e

rëndësishme që personeli që merret me mbajtjen e të dhënave të pacientëve të vendosë

rregulla të brendshme për administrimin e tyre, me qëllim që përveç rasteve të

mësipërme, të mos nxirren këto të dhëna pa aprovimin e pacientëve.

Qëllimi që synohet të arrihet përmes konfidencialitetit mjekësor ruajtjes së të

dhënave mjekësore, është një pasja e një marrëdhënie sa më përfekte, pacient-staf

shëndetësor.

Gjithashtu, duhet theksuar se u përket pacientëve se cila pjesë e të dhënave të tyre

të mbahet konfidenciale nga ana e doktorëve.

E drejta për ruajtjen e konfidencialitetit mjekësor është një ndër të drejtat

themelore të pacientit dhe buron nga e drejta e individit për privatësi dhe për respektimin

e të drejtës së tij për jetë personale private dhe familjare. Asnjeri nuk i dëshiron

ndërhyrjet e të tretëve apo të shtetit në jetën e tij private e si rrejdhojë kjo e drejtë e

individit mbrohet si një ndër të drejtat më të rënndësishme të individit në një shoqëri

demokratike. Megjithatë, ashtu si dhe çdo e drejtë tjetër, në funksionimin e shoqërisë

demokratike, dhe e drejta e pacientit për ruajtjen e konfidencialitetit mjekësor nuk është

absolute. Trajtimi i saj nga shtete të ndryshme është i ndryshëm, megjithatë detyrimi për

publikimin e tyre është i detyrueshëm në disa raste të mirëpërcaktuara dhe të njëjta për të

Page 109: TË DREJTAT E PACIENTIT NË SHQIPËRI DHE PËRQASJA E TYRE … · Ky dokument ka për qëllim të japë një pasqyrë të të drejtave të pacientëve. Duke qenë se të drejtat e

109

gjitha shtetet: kur kërkohet me ligj, kur ekziston një vendim gjykate për vënien në

dispozicion të gjykatës të këtyre të dhënave për zgjidhjen e një çështje të paraqitur para

dhe saj si dhe për interesin publik. Nxjerrja e të dhënave të pacientit për shkaqe të tjer nga

të lartpërmendurat konsiderohet shkelje e të drejtave themelore të pacientit dhe dënohet

me ligj.

KONKLUZIONE

Të drejtat e pacientit janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut. Këto të drejta

kanë një rëndësi shumë të madhe duke pasur parasysh dhe vetë natyrën e individit që

gëzon këto të drejta. Sigurisht që të gjitha të drejtat janë të rëndësishme, por të drejtat e

pacientit kanë rëndësi të veçantë pasi janë të lidhura me gëzimin e plotë të shëndetit

mendor e fizik. Pa një shëndet të plotë edhe gëzimi e shijimi i jetës janë të kufizuar.

Në Shqipëri ka akoma shumë për t’u bërë jo vetëm për përqasjen e legjislacionit

me parimet e pranuara ndërkombëtare në këtë fushë, por njëkohësisht për zabtimin në

praktikë të këtyre të drejtave.

Jeta, shëndeti, konfidencialiteti mjekësor janë të drejta personale dhe të

patjetërsueshme që i gëzon çdo individ që i nënshtrohet kujdesit shëndetësor.

Marrëdhënia pacient-mjek ka rëndësi të veçantë jo vetëm për qëzimin e plotë të të

drejtave nga ana e pacientëve, por njëkohësisht në interesin që ka shteti për mbrojtjen e

jetës dhe shëndetit të shtetasve të tij.

Përgatiti: JONAD BARA