Vip korrik 2013 web

84
THE LEADER Natasha Shehu Shqiptarja që synon Senatin Italian Personi i vitit në media Ulpiana Lama Risi nga Red Bull, tashmë me 3 shije të reja në treg MODË Sezoni veror, një rilindje e pamjes dhe gardërobës! 300 Lekë Nr. 86 Korrik 2013 Vip Girl Suela Jaupi Mes modës dhe drejtësisë Ibrahim Aktoz, turku që operon suksesshëm në Tiranë, me “ALPET” Krienko Memo Një “Armani” shqiptar Edber Laho Vigan Shehu Fama, nuk ka ndryshuar asgjë në personalitetin tim 24 orë me Gentian Zenelaj NOIZY Editorial Edhe unë e vrava gruan time Bledi Mane

description

Revista Vip Albania 2013, Korrik

Transcript of Vip korrik 2013 web

Page 1: Vip korrik 2013 web

THE LEADER

Natasha ShehuShqiptarja që synon Senatin Italian

Personi i vitit në media Ulpiana Lama

Risi nga Red Bull, tashmë me 3 shije të reja në treg

MODËSezoni veror,

një rilindje e pamjes

dhe gardërobës!

300 Lekë Nr. 86 Korrik 2013

VipGirlSuela JaupiMes modës

dhe drejtësisë

Ibrahim Aktoz, turku që operon

suksesshëm në Tiranë, me “ALPET”

Krienko MemoNjë “Armani” shqiptar

Edber LahoVigan ShehuFama, nuk ka ndryshuar asgjë në personalitetin tim

24orë meGentian Zenelaj

NOIZYEditorialEdhe unë e vrava gruan timeBledi Mane

Page 2: Vip korrik 2013 web
Page 3: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 3PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARKPRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARK

PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARK

PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARK

PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARK

PRILL 2013 3

ETCSHESHI WILLSON CITY PARK

Page 4: Vip korrik 2013 web

KORRIK 20134

Page 5: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 5

Page 6: Vip korrik 2013 web

KORRIK 20136

AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS

Km 11 KASHAR

Tel :+355689040070 Tel :+35569408484

Tiranë ALBANIA

e-mail:[email protected]

www.emigres.al

EKSPOZITA MË E MADHE NË SHQIPËRI 6200m2

pllaka . mobilje. hidrosanitare

EMIGRES

Page 7: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 7

W

Kënaqësia e ujit

MADE IN GERMANY

Page 8: Vip korrik 2013 web

KORRIK 20138

12 EDHE UNË E VRAVA GRUAN TIME BLEDI MANE

16 MES MODËS DREJTËSISË SUELA JAUPI

22 NËUDHËTIM, ME MARIN MEMËN

26 NJË BUKUROSHE NGA DURRËSI

28 KRIENKO MEMO, NJË “ARMANI” SHQIPTAR

34 BORA ZEMANI PERSONI QË FSHIHET PAS SUKSESIT TIM

38 UNË JAM TRASHËGIMI BOTËRORE GJIROKASTËR, 15 KORRIK 2013

40 NATASHA SHEHU, SHQIPTARJA QË SYNON SENATIN ITALIAN

44FAMA, NUK KA NDRYSHUAR ASGJË NË PERSONALITETIN TIM VIGAN SHEHU

46FAMA, NUK KA NDRYSHUAR ASGJË NË PERSONALITETIN TIM EDBER LAHO

48 PERSONI I VITIT NË MEDIA: ULPIANA LAMA

50 RISI NGA RED BULL, TASHMË ME 3 SHIJE TË REJA NË TREG

52IBRAHIM AKTOZ, TURKU QË OPERON SUKSESSHËM NË TIRANË, ME “ALPET”

56 NOIZY THE LEADER

62 DORA E ARTË E ROGNER HOTEL TIRANA

66 HOTEL ME PESË YJE PËR TË GJITHË, EDHE PËR KAFSHËT SHTËPIAKE

68 GENTIAN ZENELAJ DHE… 24-ORËSHI!

72 PËR DHËMBË TË BUKUR & TË SHËNDETSHËM! MONIKA SPIROLLARI

76 SEZONI VEROR, NJË RILINDJE E PAMJES DHE GARDËROBËS!

P Ë R M B A J T J A

Page 9: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 9PRILL 2013 9

Page 10: Vip korrik 2013 web

Lezhë

Page 11: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 11

Page 12: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201312

Derën e jashtme me vështirësi ndërsa këpucët i hoqa

nga këmba me njëra-tjetrën. Çorapet e thara kothere

zgjeruan korridorin e ngushtë me aromën e ndyrë e cila

më qëndronte në hundë prej ditësh. Mbajtur pas murit

u futa në dhomën ku flemë, pa ndezur dritën u zhvesha

rrëmujshëm e u plasa mbi krevat.

-Erdhe zemër?-psherëtiu ime shoqe por unë nuk kisha as

nerva e as fuqi ti përgjigjesha. I ktheva bythën gruas ndërsa

fytyrën natës që kishte stampuar drejtkëndëshin e dritares.

Ndjeva dorën që mu përkëdhel mbi bark ndërsa flokët e

saj prekën veshin tim bashkë me buzën që më pëshpëriti:

-Ke 3 javë pa u larë. Mos harro se jemi në gusht dhe djersa

të ka parafinosur trupin.

-Jo kaq afër,ngrita zërin unë. Kam vapë,ik largohu.

Gruaja nuk lëvizi fare por me një zë ndëshkueshëm zbutur

më qortoi:

-Na çmende me këtë rakinë që pi pa fund. Sa hap gojën ti

merr flakë dynjaja!

Ky lloj refreni i bezdisur kishte dy vjet që më çante trapin

e tek unë as sedër e as emocion nuk shpërndante. Nuk i

ktheva përgjigje por thjesht hapa gojën dyfish se nuk po

mbushesha dot me frymë. Fytyra ngjeshur pas jastëkut

bulzonte nga djersa dhe qimet e gjata të mjekrës po ma

Edhe unë

e vrava gruan

timebezdisnin edhe më praggjumin. Dora e gruas ndërkohë

po rëshkiste mbi gjithë trupin dhe gishtat e saj ndaluan

mbi buzët e mia. Durova pakëz dhe lëviza më në qoshen e

krevatit. Ajo nuk më ndahej dhe kësaj here nuk përtoi të

më hidhej përsipër. Fytyrën e saj e preku me timen dhe me

gjuhë më lëpinte si konia e vogël buçen e saj.

-Hiqmu se s’jam larë, i bërtita plot ironi por ngulmimi im

ishte i kotë.

-Zemër, më ka marrë malli-ia ktheu ajo. Më duket vetja si

murgeshë. Më ke lenë të thahem e tëra ca nga hallet dhe ca

nga indiferenca jote. Vazhdoj të të dua si ditën e parë por

ti më shikon si të tepërt.

Vazhdonte të më përkëdhelte flokët dhe më pas mu ngjit

pas shpine duke më shtrënguar fort me krahët e saj të hollë

sipër dhe poshtë barkut tim të deformuar. U mundua të

më kthente përballë saj por barku im i madh nuk e linte.

Mu zgjat mbi fytyrë e më puthte sytë dhe buzët. Pastaj më

kapërceu e mu bë njësh me mua. Në errësirën e dhomës

mundohesha ti shikoja fytyrën. Herë më dukej si dikush

tjetër e herë si ime shoqe. Nata i pikturonte një kokë të

thatë e të plakur. Luante si fëmijë e llastuar dhe rënkonte

nën zë. Vari duart poshtë brekëve të mia dhe ndjeva tek

kërkonte. Penisi im kishte fjetur para meje ndërsa bolet e

Bledi Mane

EDITORIAL

Page 13: Vip korrik 2013 web

PRILL 2013 45

Page 14: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201314

varura ishin bërë njësh me shalët e djersitura. Mundohej

që me prekjet e saj të zgjonte mikun tim ndërkohë që

mi zhveshi dhe brekët. Me njërën dorë u mundova të

mbahesha pas llastikës por nuk më la.

-Hiqi se le nam zemër. Kaq foli dhe u ngrit duke shkuar

drejt dollapit të rrobave. Prej andej erdhi me një palë brekë

të lara të cilat vetë i këmbeu me të palarat që mbaja në trup

prej ditësh.

-Ik tani, se do fle. Jam lodhur!-i bërtita seriozisht.

-Lodhje? E shkreta unë kush flet për lodhje, u hakërrye ime

shoqe. Lodhje nga bastet, lodhje nga bixhozi, lodhjet nga

borxhet, lodhje nga rakija...

Kur jam tapë nuk duroj dot moralin ndaj siç isha ashtu i

plasur mbi dyshek u çova pakëz sa të liroja krahun poshtë

trupit dhe pasi ia gjeta surratin në errësirë ia këputa një

grusht fytyrës. Një gulçimë mbytëse dhe psherëtimë e gjatë

u derdh mbi mua.

Tani ajo qëndronte ulur mbi krevat dhe dukej sikur

aktronte të qarën e saj.

-Qërromu se ti shkërdheva rrobt-i bërtita dhe ajo si me

buton u çua e u largua nga dhoma ku ajri kishte mbetur

pezull.

Mëngjesin ma prishi zilja e gjatë e celularit. Dembelosur

kërkoja nëpër xhepat e pantallonave aparatin e telefonit.

Gimi, shoku im më priste te kafja e lagjes. Tentova të

ngrihesha por po kuptoja që alkooli i një nate më parë

kishte mbetur brenda kokës time dhe i vetmi çlirim ishte

një e vjellë.

Bëra të vishem, ndërkohë bishti i syrit më kapi veten të

reflektuar te pasqyra e dhomës. Kundroja si adoleshent

trupin tim dhe po kuptoja se kisha ndryshuar. Po, po kisha

ndryshuar tmerrësisht. Barku kërcyer më fshihte allatet.

Kërthiza më dukej si vaginë e shpartalluar, leshi i sqetullave

konkuronte leshin e kokës, fytyra rrudhur jo nga mosha

dhe i vetmi ngushëllim ishte ngjyra e brekëve.

-Të bardha!-i fola paqyrës. Sytë më ishin mykur prej javësh

me bezhën e brekëve paraardhëse. U vesha dhe shkova drejt

banjës. Provokova fytin me gishtat e mi dhe mbi bidenë e

ciflosur të wc-së u derdh turlia e ushqimeve që kisha futur

në stomak një ditë më parë. I hodha ujë fytyrës pa u parë

kësaj here në pasqyrën e vogël e dola në koridor të gjeja

këpucët. Një palë çarape të lara ishin vendosur karshi tyre.

Ula bythën në dysheme ti vishja por barku si gjithmonë

më pengonte.

-Oj kurve që bën moral edhe natën ec këtu-i thirra time

shoqeje të më ndihmonte. Nga kushina ku këndonte

televizori bashkë me refrenin e këngës ia behu edhe gruaja.

-Turp të të vijë! Madje shpesh edhe në sy të vajzës më

ofendon kështu!

-Ec mi leri llafet se dhe ajo kurvë si puna jote do bëhet. Mi

vish pak çorapet!-e urdhërova

Tundi kokën duke mi ngulur sytë, u ul më bisht. Përveshi

çorapen e parë dhe teksa i zgjata këmbën e djathtë goja iu

shqep sërish:

-As këmbët e tua nuk lan mor burrë, as thonjtë nuk pret.

Po më vjen turp nga vetja!

Po i folur fare ia shtriva shputën e këmbës mbi ballë dhe

tek u plas mbi pllakat e bardha të korridorit ndjeva çlirim.

-Si nuk tu qep goja o baxhellë e poshtër. Ma nxive jetën

o buçe!

Tek ngrihej sakrificshëm nga dyshemeja morri zjarr e mu

lëshua plot duf:

-Ti, ti ma nxive jetën. Ti më ke plakur të tërën. Ti na sose

durimin dhe ekonominë e shtëpisë. Ti më ke futur në dhe

e në borxhe. Ti nuk do ta dish as për pjellën tënde. Më

ke tharë shpirtin, mendjet, portofolin, buzët, lëkurën.

Rropatem në punë e në shpi. Kam harruar dashurinë,

bashkëshortërinë. kam harruar si jeton normalisht një

grua. Tu dhashë qysh 19 vjeçe tek më çorodisje me ëndrrat

e tua mashtruese. Ti nuk di të jesh as burrë, as baba, as

shok, as mik, as dashnor...

Pas kësaj potereje kisha tre alternativa të shpejta. Ti ikja

asaj, të villja edhe një herë ose t’ia qepja halen. Kjo më flet

mua me këtë gjuhë?-pyeta veten dhe tek kurseva të vjellën

e kapa prej fyti dhe e tërhoqa zvarrë në kuzhinë. Ashtu

gjysëm shtrirë në divanin e vogël e bombardova me grushta

derisa gjaku i shpërtheu nga të dyja vrimat e hundës. Mu

neverit e tëra tek nuk nxirte gjysëm lëngimi nga goja. Teksa

iu afrova mbi surrat për ta paralajmëruar, më gëlbazoi me

një top gjaku e pështype që e flaku nga goja si gjyle topi.

U mbulova i tëri me atë nxehtësi sekrecionesh dhe kësaj

rradhe volla ca nga ndotja, ca nga çburrërimi. Iu turra

dollapit të enëve ku rrëmbeva thikën e parë që gjeta e si

në garat olimpike ia ngula mbi gjoksin e tharë pa më të

voglin pishman.

-Buçe, i bëre llogaritë gabim!-iu hakërreva dhe shkova

në banjë të laja veten. Telefoni binte pa pushim e pasi

pastrova duart e nxorra nga xhepi dhe u përgjigja:-Erdha

Gimo, erdha mor burrë. Më porosit një turke dhe një

dopio fërnet.

Pa kthyer kokën nga kuzhina ku lashë baxhellën e shtrirë

dola jashtë. Kënga tjetër që dilte nga gurmazi i televizorit

tonë më ndoqi deri në katin e parë të pallatit. U ula në

tavolinën e Gimit e pasi përlava kafen turke, fillova të

rrëkëllej gllënjkat e fërnetit. Deri nga ora 12.30 e mesditës

fola me Gimçen për të vjellën e mëngjesit, luajtëm X e

1 Skënderbeun dhe Kuksin, ca llogje politike e ca llogje

lagjesh derisa edukatorja e kopshtit me vajzën për dore më

ndaloi para tavolinës.

-Nuk erdhi gruaja ta marrë vajzën, u detyrova ta sjell

unë-u shfajësua edukatorja. Bëra sikur e falënderova me

një gjysmë buzëqeshje dhe kapa vocërraken prej dore.

Edukatorja u largua ndërsa vajza ime 5 vjeçare kishte

ngulitur sytë te dy nga thonjtë e gishtave të mi.

-Babi,po kjo ngjyra e kuqe është si boja e votimit?

-Sa vajzë të zgjuar që ke-më tha Gimça. Hajd gëzuar plako!-

më uroi dhe përplasëm gotat mbushur me fërnetin e zi.

Page 15: Vip korrik 2013 web

PRILL 2013 15

Dream,

excel,succeed

together

Page 16: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201316

Suela, ju jeni një vajzë e re, e përfshirë në botën e modës, mund të më thoni si dhe përse në këtë fushë?

Gjithçka nisi për 20-vjetorin tim. Një ndër dhuratat e tim vëllai, ishte që unë të bëhesha imazhi i verës 2013,

në një kompani, që po këtë vit, feston 20-vjetorin e krijimit.

MES MODËS DREJTËSISË

VIP GIRL

Page 17: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 17

Cilat janë nagazhimet tuaja më të fundit, në fushën e

modës?

Nuk kam dashur të angazhohem së tepërmi, jam mjaftuar

me këtë seri fotosh që po bëj për këtë kompani, me shpresën

që do të angazhohem dhe në fushatën e kësaj kompanie, në

media, televizion, revistë etj.

Sa e vështirë është të jesh modele, në Shqipëri?Duke pasur kaq vajza të bukura, të qenit modele do të thotë

shumë konkurrencë. Ndihem me fat dhe e privilegjuar, që

filloj të pozoj duke pasur një kontratë.

Sa kujdes tregoni për të qenë modele, apo për të qenë sa

më në formë?

Kujdes në ushqim dhe konsumoj shumë frutat. Patjetër që

i kushtoj kohë palestrës.

Cilët janë ata që ju kanë mbështetur, në këtë drejtim?

Familja, ka qenë gjithmonë mbështetja ime kryesore, duke

qenë se unë jam motra e vetme e pesë vëllezërve, por nxitësi

i gjithçkaje është vëllai im i tretë, i cili më ka mbështetur

në gjithçka, si edhe shoqja ime e ngushtë.

A keni ndonjë pasion tjetër?

Një nga dashuritë e mia, që fëmijë, janë kuajt. Jam marrë

prej vitesh, me hipizëm.

FOTOGRAFIA FANI ALIKO / VESHJE BOTIK JAGUAR / MAKE-UP ALEKSI SALLON

Page 18: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201318

Page 19: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 19

Diçka më shumë, mbi jetën tuaj, familjen?

Familja ime përbëhet nga prindërit, pesë vëllezërit dhe unë,

motra e tyre e vetme! Kam edhe një engjëll të vogël, nipin

tim. Bëj një jetë të thjeshtë, pranë njerëzve që dua, asgjë

jashtë normales dhe kam gjithçka për të cilën kam nevojë.

Si e kaloni kohën e lirë?

Duke lexuar. Lexoj shumë, se më pëlqen dhe ndihem e

plotësuar, pjesën tjetër të kohës ia kushtoj shoqërisë.

Di, se studioni për drejtësi, çfarë i lidh këto dy fusha?

Do të tingëllojë pak çuditshëm, t’ju them se emëruesi

i përbashkët i të këtyre dy fushave është im vëlla, por

normalisht dhe dëshira ime, që këto të dyja të ecin bashkë

me mua.

Cilat janë objektivat tuaja në të ardhmen? Do të

dëshironit të ishit një juriste e zonja, apo një modele e

njohur?

Të dyja, do të ishte mrekulli, duke menduar jurisprudencën

si profesion dhe modelingun si passion, por moda nuk të

lejon ta ushtrosh për shume kohë,  ka limitet e moshës.

Kështu, patjetër që do të profilizohem si juriste.

Lidhur me profesionin tuaj, cilat janë ëndrrat më të mëdha?Çdo student ëndërron majat, por dëshira ime është që të

ushtroj profesionin si prokurore, me pëlqen të eci përkrah

me ligjin.

Page 20: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201320PRILL 20138

Page 21: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 21PRILL 2013 29ASHLEY GREENE 76th & Madison New York City

355

6840

8444

0

Tim

e N

Y86

60

Page 22: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201322

P a dyshim, ai mund të konsiderohet një nga gazetarët, që nuk ka lënë pjesë

të Shqipërisë pa shkelur dhe filmuar dhe jo vetëm kaq. Ai dhe kamera e Top

Channel kanë guxuar dhe shkuar dhe më tej, drejt trojeve jashtë Shqipërisë, në zona

të “nxehta”, tepër konfliktuale të momentit. Gazetari i ri dhe tepër ambicioz, rrëfen

Nëudhëtim, meMarin Memën

Page 23: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 23

udhëtimet e tij të shumta, emocionet dhe kënaqësitë,

kombinuar me punë të fiksuara në blicin e aparatit, por

ka dhe shumë udhëtime të tjera, që kanë kaluar pa u

memorizuar… Në këto udhëtime, Marini është shoqëruar

gjithnjë nga kamera, bashkëpunëtorët, por mes tyre kemi

shkëputur dhe momente nga jeta e tij private…

Gjermania mbetet një vend interesant për t’u vizituar.

Sigurisht dhe Frankfurti, ka qenë një prej qyteteve, ku

Marini është ndalur, sigurisht për punë pune. Nuk dihet

ç›vit ka qenë, por me siguri, Marinit duhet t›i ketë lënë

mbresa dhe shije të veçanta ky qytet.

Kjo zonja përkrah Marinit, njihet nga të gjithë. Është

gazetarja Briseida Mema, nëna e tij dhe njëkohësisht,

korrespondetja e AF-së, një agjencie prestigjioze franceze.

Siç shihet dhe nga fotoja, nënë e bir, gjenden në një nga

qytete më të bukura, siç është Parisi.   

Dihet se gazetarët janë më pak të privilegjuar, përsa i

përket pushimeve. Me sa kuptohet, kjo duhet të jetë një

kohë e artë, ku Marini është duke pushuar me të fejuarën

e tij, Alisën. Ka qenë pikërisht Barcelona, destinacioni i

zgjedhur prej tyre, për të kaluar ca ditë të bukura pushimi,

ndërsa sipas Marinit, kjo foto është shkrepur pranë portit

të Barcelonës. Natyrisht, do të ketë mbetur një nga

udhëtimet e tyre më të bukura.

Page 24: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201324

Foto e realizuar në Drisht, të Shkodrës. Tipike e një

gazetari, që ka udhëtuar gjatë dhe bluzën e ka të lidhur

reth mesit. Siç duket, do të ketë qenë gjatë një reportazhi

interesant, siç vetë Marini shprehet, se historia ngre krye

gjithanësh.  

Ky repotazh, të bën shumë pesimist, kur mendon se jeta

mund varet në një kavo… Aty duhet të kalojnë fëmijë,

të moshuar dhe nuk i pret asgjë më shumë, veçse uji i

rrëmbyer dhe i turbullt, ku nëse bie nuk gjendesh. Ky

realitet gjendet në Shqipëri, pikërisht në Polis të Elbasanit,

ku Marini, ka guxuar dhe e ka provuar.

Të kthehesh në vendin e një tragjedie, nuk është aspak

e lehtë, sidomos për ata që e kanë përjetuar. Marinit, si

gazetar, i duhet të rikthehet sërisht, ndaj në këtë udhëtim

pune, ai tregon se gjendet pikërisht në vendin e quajtur

“Tragjedia e Qafë-Shtamës”, ku i morri jetën 23 personave,

në 29 prill 1997... Varfëria i detyron edhe sot banorët e

këtij vendi, të mbledhin predha për skrap. 

Në këtë foto, gazetari Mema, gjendet pranë tabelës

hormovitëveve, në Tepelenë.

Marini kujton, se pak vite më parë, kjo pllakatë ka pasur

të shkruar: “Në kujtim të 217 hormovitëve të masakruar

pabesisht, nga bandat shoviniste greke, në mars 1914’….

Më pas, nga pllakata u hoq fjala greke dhe faji u la anonim!

Për ata që kalojnë sot, nuk ka asgjë, thjesht është kryer një

masakër ...”, shpjegon Marini, i cili e ka fiksuar dhe në

aparatin e tij personal, këtë moment pune.

Që Marini paska një dobësi për kafshët, këtë nuk e dinim

dhe s’kishim si ta dinim, por ja që kjo foto, tregon një anë

të tij. Dhe çfarë kafshe pa, ujku! E ku mund të gjenden

ujqërit më lehtë, në Shqipëri?! Marini i ka gjetur në Lekas

të Korçës dhe e ka ngacmuar mjaft promblematika e

shfarosjes së kafshëve, nga gjuetia abuzuese. “Si kudo në

Shqipëri, po shfarosen kafshët...Vendi po shterpëzohet

plotësisht, nga gjuetia abuzive”, përforcon mesazhin,

gazetari.

C’mund të themi për Mitrovicën e Kosovës, vendi ku dita-

ditës asimilohen shqiptarët, duke i lënë vendin fqinjëve të

tyre, serbëve. Duke u shpërngulur në qytete të tjera, herë

me dëshirë dhe herë me pahir dhe duke u shitur shtëpitë

serbëve. Një vatër e nxehtë, ku të paktë janë gazetarët

që mund t’i jenë afruar asaj zone. Marini, si gjithnjë, ka

guxuar. Ka realizuar një reportazhë, ku citon se “Mitrovica,

mbetet një qytet ku shqiptarizmi nuk mund të vdesë. Një

qytet, që mbahet gjallë, vetëm nga ata shqiptarë shumë

patriotë, kosovarë”.

Page 25: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 25

PRILL 2013 11PRIPRPRIPRIPRIPRIPRIPRIPRIPPPPPPPPRPPPPPPPPPP LLLLLLLLLLLLLL 2010133 11

Page 26: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201326

Miss Durrësi, një emër jo pak i dëgjuar në sferën e

shoubizin shqiptar. Një emër që, besoj se premton

shumë dhe se do të ketë fatin e madh, të jetë një ikonë

imazhi sepse formulën e suksesit nuk e ka të mësuar, por

të lindur. Tashmë, besoj se e keni kuptuar se për kë bëhet

fjalë, është momenti për t’ju prezantuar në këtë rrëfim të

veçantë, me bukuroshen 17-vjeçare, Daniela Pajaziti. E

lindur dhe e rritur në një familje të thjeshtë qytetare të

Durrësit, por me prejardhje të hershme nga një familje

e njohur në Kosovë, me mbiemër Kosumi. Familja e saj

përbëhet nga motra Anxhela, vëllai Kledi dhe dy prindërit,

Alketa dhe Skënder Pajaziti. Redaksia e revistës “Vip

Albania”, ka zgjedhur që në këtë set me fotografi, mjaft

të rëndësishëm për sezonin e verës së këtij viti, me Noizin

dhe si partnere e tij të jetë pikërisht e bukura Danielë.

Teksa e sheh, të jep përshtypjen e një vajze të ëmbël, paksa

kapriçioze, por e qartë në vetvete për rrugën e gjatë të

modelingut dhe spektaklit. Dallohet për hiret e saj, për

gjatësinë prej 1.85 cm, për format perfekte të një misi, që

nuk ka sesi të mos vihen re. Ka ditur që edhe pse në një

moshë të re, të jetë një personazh i lakmuar nga njerëzit

e modës në Shqipëri, nga fotografët, emisionet televizive.

Mendon gjatë, me kujdesin më të madh për daljet e saj

publike, për ekspozimin e saj nëpër sete fotografike, sfilata,

si edhe në kompeticionin më të afërt që e pret, atë të “Miss

Albania 2013”. E përfolur për një marrëdhënie te nxehtë

dhe pasionante me reperin më të njohur të momentit në

Shqipëri, Noizy, ajo shprehet se media e shkruar, në mjaft

shkrime ka ditur të shesë shumë, duke rritur tirazhin e

shitjeve me këta të dy si personazhe, por në mjaft prej të

cilave rezultojnë të kenë ekzagjeruar dhe tepruar. Ja çfarë

mendon vetë Daniela për këtë raport: “E kam njohur

Rigelsin (Noizy) në një set fotografik, me ftesë të një mikut

tim fotograf. Prej asaj dite kemi ruajtur shoqërinë dhe

kontaktet për t’i thënë njëri-tjetrit, se njerëzit e mirë duhen

mbajtur pranë dhe duhen respektuar. E kështu, shoqëria

BUKUROSHENGA DURRËSI

dhe miqësia jonë ka vazhduar. Shumë kanë dashtur të na

shohin të lidhur si një çift, shumë të tjerë na kanë kritikuar

nëse do të ishim çift edhe në jetën reale, por në fakt, ne

jemi dy miq të mirë që besojnë te vlerat e gjithsecilit dhe

vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Noizy, për mua mbetet

një njeri i veçantë, me një familje për t’u admiruar meqë

i njoh personalisht dhe me një talent, që besoj se nuk

do t’i shuhet kurrë. Meriton respekt një artist i madh,

si ai”. Gjatë setit fotografik nuk mungonin edhe fansat,

që kërkonin autografe, apo një foto kujtim nga ne të dy.

Nuk mungonin as komentet e shikuesve të rastësishëm në

plazh, gjatë xhirimeve për foton e kopertinës. Dikush që

mahnitej nga bukuria e tyre, dikush që s’e besonte se dy

idhujt e tyre, që i kanë ndjekur nëpër rrjetet sociale apo

ekran, i kishin kaq afër për t’u marrë një dedikim. Bukur,

ndjesi të veçanta për ata të dy dhe për dashamirësit e tyre.

Gjatë setit binin në sy, veshjet e veçanta të realiazuara

me mjeshtëri pikërisht për kopertinën e revistës sonë,

nga stilistja Vjollca Llapashtica, e cila ka veshur dhe

“MisS Universe” Olivia Culpo, shtuar kësaj dhe duart e

arta të make up-it perfekt, realizuar nga “Blerta Center”.

Fotografi Renuar Locaj, ka ditur që përms fotografisë që ju

shihni të përcjellë më të mirën e mundshme nga gjithë ky

staf, me në krye Eduartin, drejtorin e revistës. Daniela, na

tregon se në përditshmëRi, ajo është një vajzë tejet ndryshe

nga ato çka na paraqitet në foto, apo ekran. Një vajzë që

ndjek studimet me përpikmëri dhe kujdes të veçantë, sepse

ndoshta një ditë, në një moshë më të madhe, ky profesion

mund të të lërë dhe të qenit modele nuk mund ta besh për

më shumë se mosha 30-vjeçare dhe shkollimi i duhur për

një profesion jetësor të duhet për të ecur përpara. Thotë se

shkollimi i saj do të ndahet mes drejtësisë dhe shkencave të

komunikimit, meqë ende s’e ka vendosur. Le të bëhet më e

mira, për të. Së shpejti, në shtator, e pret një event i madh

“Miss Mister Albania 2013”, event për të cilin ka dy vite

që përgatitet dhe trajnohet me intensitet për të realizuar

FOTOGRAFIA RENOAR LOCAJ

MAKE-UP BLERTA TOP CENTER

Page 27: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 27

objektivin e saj. Ajo ka fatin e madh, që të jetë një përfaqësuese e denjë e kurorës dhe bukurisë durrësake dhe besoj se do të

ketë surpriza të bukura për të na rrëfeyer në intervistën e ardhshme dhe pse jo, me një status tjetër, jo me atë të bukuroshes

durrësake, por edhe të të gjithë shqiptareve. Le t’ia urojmë me të mirën. Na tregon gjithashtu, se në rrugëtimin e saj të

gjatë, deri më tani ka pasur shumë njerëz për të cilët do të duhej të ndalej për t’i falënderuar që e kanë mbështetur. Nis ky

falënderim me miqtë e saj, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për: drejtorin e revistës Eduart Deda; fotografët që kanë

punuar me të, Renuar Locaj, Armand Sallabanda; stilisten Vjollca Llapashticën; dietologen Anila Kalleshi; trajnerin Sokol

Mati; bashkpunëtorin e pandashëm Leonardin dhe në fund, si qershia mbi tortë, familjen e saj. Ju faleminderit!

Çdo bashkëmoshatare apo vajze e re, do ta ëndërronte pamjen dhe fi zikun e saj të mrekullueshëm, por kjo nuk i përmbledh

të gjitha. Teksa bisedon me të, natyrshëm të tërheq vëmendjen përtej bukurisë, shkathtësia dhe oratoria thjeshtësia në

komunikim, logjika e mendimeve dhe sinqeriteti që shoqërohet gjithnjë me një buzëqeshjë të bukur prej 17-vjeçareje. Jo

vetëm e bukur, por edhe e zgjuar, kështu do ta përkufi zonim këtë vajzë.

Page 28: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201328

me firmat e mëdha prestigjioze dhe deri tek hedhja në treg

e një produkti “Made in Abania”, që konkurron në cilësi

dhe çmim…

“Krienko” është një emër i ri në fushën e modës, në

Shqipëri, por edhe më gjerë. Është një mesoburrë dhe që

në fillim të lë përshtypjen e një njeriu që kujdeset për veten

dhe veshjen. Krienko Memo ka një emër sa të veçantë dhe

domethënës, dhe më shpjegon se prindërit i kanë vënë një

emër të tillë, i destinuar për të qenë dikush në të ardhmen.

Sot, ai njihet si një nga prodhuesit e veshjeve të standarteve

europiane dhe firmave prestigjioze të industrisë së modës.

E takojmë në rezidencën luksoze të kompanisë së tij, në

rrugën e Elbasanit, pranë pallatit të Brigadave, në Tiranë.

Ndërsa afrohet, nga larg të lë përshtypjen e një aktori.

Veshur mban xhinse, një këmishë lino dhe këpucë verore

të tipit atlete. Është veshur sport dhe nis të rrëfejë mbi

pasionin e tij të kahershëm, modën. Sot, ai njihet si një nga

prodhuesit e mjaft firmave prestigjioze në botë, që mbajnë

firmën “Made in Albania”. “Krienko ka arritur të prodhojë,

për markat më të famshme si: “Meltin Pot”, “Versace”

“Only jeans”, “Jack & Jones”, “Tommy Hilfiger”, “Angel

Devil”, “Free Soul”, “Ted Baker” dhe tanimë, ne kemi sjellë

në treg markën tonë “Krienko Jeans”, pohon z. Memo, në

këtë bashkëbisedim.

Ai pohon se në një moshë fare të re, ka qenë i prirur për

modën, ashtu siç dhe ndodh gjithnjë, me njerëzit e kësaj

fushe. Pohon, se ka filluar të stilojë dhe përgatisë veshje për

vete dhe miqtë e tij, duke tentuar të dilnin prej prerjeve

standarde, që do të thotë, një fashetë më shumë, apo pak

kauboj, por pa i hapur shumë telashe vetes, në regjimin të

atyre viteve. Fill pas kësaj përvoje dhe pasioni, që me siguri

nuk e dinte se ku do ta shpinte, ai pohon se përfundoi

studimet në Universitetin e Tiranës, për financë, aq më

Krienko Memo, një “Armani” shqiptar

Një ditë në shtëpinë prestigjioze të modes, në Shqipëri.

“Krienko” projekti dhe ambicia më e re në fushën e

modës, themeluar prej K.J.L.

Krienko Memo, sipërmarrësi më i madh në sektorin e

veshjeve në Shqipëri, prej 20 vjetësh, vjen në një rrëfim

ekskluzivisht, nga rezidenca e tij në Tiranë, bashkëpunimi

Page 29: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 29

Page 30: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201330

shumë një degë që do ta ndihmonte mjaft, në profesionin

e tij të preferuar.

Në fillim, ai ka drejtuar një punishte të veshjeve të njohura

për ato vite të para 90’-ës, për të vijuar më tej, sërish po me

drejtimin e një kompanie veshjesh, por këtë radhë, duke

u lidhur me firmat prestigjioze, fillimisht të vendit fqinj,

Italisë.

“Nisëm bashkëpunimet me firmën Italiane “Eldo S.P.A”

me biznesmenin Luciano Fragolo, në Firence. Filluam të

realizonim veshje për fëmijë, kryesisht xhinse. Më pas,

mora një kredi dhe formova një repart prej 19 vetash”.

Ndërsa sot, numri i punëtorëve të kompanisë “Krienko”

arrin në 300 dhe janë ndërtuar fabrika me tetë reparte, që

përfshijnë: prestari, laboratorë konfeksionesh, repart për

punimet artistike, qëndistari, stampim, reparti i rrudhosjes,

reparte ambalazhimi, lavanteri industriale etj.) dhe shumë

prej këtyre proceseve kryhen me dorë, duke ndërthurur

qepjen me makineritë moderne dhe qepjen me dorë të disa

proceseve vizive. Prodhimet, fillimisht eksportoheshin në

Firence, të papërfunduara, pasi ende nuk kishim investuar

për lavanterinë industriale që kemi tani, që është ndër

më të mëdhatë në Ballkan, duke eksportuar në të gjithë

Europën. Fillimisht, ata prodhonin 100 palë konfeksione

të ndryshme në ditë, ndërsa sot kanë arritur dhe deri më

4 mijë palë të tilla, duke qenë fleksibël në treg, me mbi

25 modele të reja në muaj dhe me çmim konkurrues. Prej

tetëmbëdhjetë vjetësh, zoti Krienko Memo është anëtar i

Këshillit Bashkiak, në Fier.

Page 31: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 31

Page 32: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201332

Një mirënjohje të veçantë, zoti Krienko ka marrë nga

qarku i Fierit, si «Nderi i Qarkut» dhe Bashkia e Fierit, për

zbutjen e papunësisë, kontributin në zhvillimin rajonal të

qytetit dhe për kujdesin ndaj mjedisit.

Viti i mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, ai famëkeq i 97’-

ës, bëri që firma italiane të tërhiqej. Ai do të lidhej me një

firmë tjetër italiane në Leçe, “Romano S.P.A”, pronare e

markës “Meltin’Pot”. Me bashkëpunëtorin e tij më të

ngushtë Carmelo Romano (i ndarë nga jeta pak kohë më

parë), krijoi një bashkëpunim shumë të suksesshëm në

gjetjen e tregjeve nordike.

Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe dy vajzat, Jonila dhe Lori,

pas vitit 97-të, u vendosën për të jetuar në Kanada.

Ndërsa ai, djali i vetëm i dy prindërve, qëndroi për të

mirëmbajtur pronat dhe veprimtarinë e ngritur për të

mbërritur deri më tani, tek e ashtuquajtura “KJL & Co”

(kjo është dhe arsyeja se përse, në dy rezidencat e tij janë

gdhendur flamuri kanadez dhe inicialet “J.L”, ndërsa në

rezidencën ngjitur, një skemë e teatrit të vjetër të Apollonisë,

vendi i origjinës).

“Krienko” është themeluar nga ai personalisht dhe dy vajzat

e tij stiliste, Jonila dhe Lori, të cilat studiojnë në Kanada,

dhe rikthimi i tyre ne shqipëri markës do t’i japi dimension

krejtësisht të ri.

Duke qenë se kjo kompani ka pasur një bashkëpunim të

frytshëm me firmat prestigjoze, me gjithë sigurinë e plotë,

ato tanimë mund të prodhojnë veshje të një cilësie të lartë

krahasuar këto, me tregjet ndërkombëtare dhe firmat më me

emër sot në botë. “Duke qenë se vajzat jetojnë në Kanada,

ato sjellin tendencat e reja të modës së të dy kontinenteve,

Europës dhe Amerikës. Për shembull, tani në modë janë

xhinset me shtrat të lartë, si për djemtë dhe për vajzat, si

edhe prerja e ngushta ose “slim fit”. Këtu tek ne, prodhohen

modele të reja veshjesh, ashtu siç i patë dhe vetë në “show

room”, çka do të thotë, xhinse të një cilësie të lartë, bluza,

këmisha, për djemë dhe vajza, por dhe për mosha më të

mëdha dhe ajo çka është më e rëndësishme, është se jemi

me çmime shumë konkurruese. Aktualisht, “Krienko Jeans”

gjendet ne qendrat tregtare më të mëdha të Shqipërisë, me

nëntë dyqane të çelura, të arreduara nga arkitektë italianë,

ku ndërthuren druri, hekuri dhe guri. Tani do të jemi të

pranishëm edhe në Prishtinë dhe dëshirojmë të jemi edhe

në Montreal dhe Milano, me prodhimet tona. Çfarë vlen

të theksohet dhe është shumë e rëndësishme për klientët

tanë, është fakti se të gjitha materialet që ne përdorim për

prodhimin e veshjeve, janë të një cilësie shumë të lartë dhe

të njëjta si ato të firmave, tashmë të mirënjohura, si Versace,

Armani etj.

Aktualisht, Krienko dëshiron që ky emër të afirmohet më

tej në botën modës dhe pse jo, të jetë një emër prestigjioz.

Ai, pothuajse gjashtëmbëdhjetë orë në ditë ia kushton

pikërisht kësaj firme, duke u kujdesur për gjithçka.

Komunikon pothuajse orë e çast, me dy njerëzit e tij më

të shtrenjtë, që për momentin i ka larg, vajzat, çfarë e vuan

së tepërmi. “Normalisht që është një jetë e vështirë, kjo e

jona… Të kesh njerëzit e shtrenjtë larg, nuk është e lehtë,

por ne jemi një ekip që bashkëpunojmë shumë mirë, si

shqiptarë dhe të huaj. Në stafin tim, janë rreth 60 vetë,

me të cilët bashkëpunojmë dhe mbajmë në këmbë këtë

biznes. Së shpejti, kemi në projekt ambicioz, që presim

ta realizojmë. Duam të ndërtojmë “House of jeans” ose

“Shtëpia e xhinseve”, në Tiranë, ku do të jenë të pranishëm

të rinj me studio dizenjimi, modelë, stilistë të rinj, fotografë,

pasarela të ndryshme, pra do të jetë një projekt ambicioz,

që do të përmbushë ëndrrat dhe dëshirat e të rinjve”, pohon

sipërmarrësi shqiptar, i cili të çudit me risitë, me idetë dhe

guximin për të mundësuar në Shqipëri, krijimin një firme

kaq prestigjioze, e denjë për të ecur përkrah simotrave të

saj, mbi pasarelat ndërkombëtare. A do t’ia arrijë? Ne ia

urojmë!!!

Page 33: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 33

PRILL 2013 39

PRILL 2013 91

Page 34: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201334

Bora aktualisht jeni duke prezantuar një emission

për fëmijë, madje thonë se është mjaft i ndjekur, si po

ndiheni?

Patjetër që ndihem shumë mirë sidomos kur dëgjoj edhe

fjalë të mira. Fëmijët e ndjekin shumë, madje edhe të

rriturit pasi nuk është vetëm loja por edhe dialogjet apo

situatat e këndshme që krijohen spontanisht duke qenë

se është një format pa skenar dhe vetëm me improvizim!

Por sërisht kënaqësia më e madhe merret nga fëmijët, prej

botës së tyre të sinqertë, të pastër, të pafajshme të cilët

besojnë vërtetë në lojën tonë, në misionet që ne i japim

dhe përpiqen realisht për të qenë agjent sekret!

Si e pritët kur të thanë që do ishe ti prezantuesja?

Ne fakt nuk e kisha menduar ndonjëherë veten në emision

për fëmijë dhe më erdhi e papritur...Në momentin që ma

propozuan nuk di të them si u ndjeva, e trembur apo e

gëzuar! Më pëlqeu ideja të merresha me fëmijë por u

tremba nga fakti që do të ishte një emision i përditshëm,

Bora Zemanipersoni që fshihet pas suksesit tim

60 min live, pa skenar dhe e gjitha improvizim! Nuk isha

e sigurt nëse do t’ia dilja! Por ndodhi që u ambjentova

shumë shpejt dhe madje tani mund të them me plot gojën

që në ato 60 min. ndihem më fëmijë se fëmijët.!

Çfarë të pëlqen më shumë tek ky emision dhe pse fëmijët e

duan kaq shumë?

E para më bën të harroj ccdo gjë tjetër! Më bën të nxjerr anën

time fëminore, më jep kënaqësi komunikimi me fëmijët,

marrdhënia shumë e mirë që kam me kolegët sidomos

me Lorenc Kajën, me të cilin arrijmë të menaxhojmë

gjithë situatat, dialogjet e ccdo gjë tjetër duke mbështetur

fuqishëm njëri-tjetrin Ndërsa fëmijët mendoj se e duan

këtë format duke qenë se atyre u jepet një detyrë dhe ata

mundohen ta ccojnë deri në fund, të dalin fitimtare dhe

të ndihen sado pak krenarë në rolin e agjentit sekret , apo

të vlefshëm për ndihmën që i japin Izzy-t për shpëtimin

e të dashurës së tij, Lorës dhe e gjithë kjo vetëm duke e

komanduar nga telefoni i tyre!!

Page 35: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 35

Mos më thuaj që fëmijët të ndalin në rrugë dhe të vijnë në

shtëpi?

Po pse mos ta them?! Është një tjetër kënaqësi shumë e

madhe që e marr vetëm prej këtij emisioni... Më ndodh

shpesh jo vetëm nga fëmijë të më thërrasin në rrugë, herë

më ndalojnë e më takojnë, më ka ndodhur edhe që të

më presin grupe fëmijësh tek porta e a.s tv, më dërgojnë

dhurata simbolike që ti mbaj gjatë emisionit, më ndodh

edhe të gjej shkrime “izzy” tek makina ime, letra me vijnë

pa mbarim. Kanë fi lluar të më kërkojnë edhe në shtëpi.

Në një rast mamaja ime po dëgjonte tek dera e shtëpisë

një fëmijë që thërriste”o Bora, o Bora” disa herë sepse

nuk arrinte dot ti binte as ziles si 5-vjeccar që ishte! Mami

hap derën dhe e pyet për ccfarë e kërkon Borën dhe ai i

thotë-se “sot është e shtunë, nuk është emisioni i Izzy-t

dhe mua më mori malli për Borën!” Më pas kishte ndenjur

me mamin sepse une nuk isha në shtëpi. Rast tjetër ka

qenë kur kam përshendetur babain tim në një lokal dhe

ika shpejt për në punë. Aty ishte dhe një fëmijë që fi lloi të

qante dhe thoshte: “Pse nuk më foli edhe mua Bora”?! U

qetësua vetëm pasi babai im e morri në shtëpi dhe i tregoi

dhomën time, sende të miat sepse ai kërkonte me insistim

t’i shikonte. E të tjera situata të ngjashme që ndodhin

shpesh dhe më kënaqin shumë.

Ti drejtove dhe “Scaner kampionat”, përse u largove?Mendoj se i përshtatem më shumë emisionit që kam tani.

Megjithatë edhe “Skaner kampionat” e quaj një eksperiencë

të bukur gjithashtu edhe bashkëpunimin me Gerti Carcanin!

Njëkohësisht jeni dhe prezantuese moti tashmë jeni bërë

specialiste, si ndiheni?Parashikimi i motit ngelet shtëpia

ime e parë duke qenë se më atë fi llova si moderatore pas

një trajnimi që bëra me specialistë të kësaj fushe.Tani që

kanë kaluar më shumë se dy vjet, e ndiej plotësisht që është

bër pjesë e imja!

Di që ju dhe këndoni e keni lënë për momentin?

Për momentin jam fokusuar më shumë tek prezantimi.

Kam studiuar në liceun artistik për kanto operistike. Kam

bashkëpunuar me Bojken Lakon i cili ka kompozuar

këngën time ”Esenca”, këngën “Hey” me të cilën kam

konkuruar në “Top fest 7”, gjithashtu edhe këngën, “Nuk

ka humbur paraja” në top fest 6 me të cilën u nominova

për ccmimin “Best Neë Artist” dhe që më vonë u bë edhe

duet me Bojkenin i shoqëruar me klip dhe pjesë e albumit

“Rrugë” të Bojkenit! Dëshiroj të bëj më shumë në këtë

fushë dhe shpresoj në një të ardhme të afërt!

Fillimet tuaja kanë qenë tek kërcimi diccka më shumë

cc’sillni në mendje?

Dëshira për baletin ka nisur shumë herët si shumë vajzave

të vogla të cilat dëshirojnë që kur të rriten të bëhen balerina.

Unë guxova ta prek edhe këtë fushë. Nisi me dancin

sportiv në moshën 10 vjeccare dhe më vonë balet klasik

në shkollën e baletit për 4 -vjet ku kemi dhënë shafqje

të ndryshme, si “Liqeni i mjelmave” etj...U shkëputa pas

një problemi në këmbë dhe vazhdova kanton në “Liceun

Artistik”..megjithatë edhe pasioni për baletin nuk u shua

dhe konkurova në audicionet e “Fiks fare” për velinë dhe u

bëra pjesë e Fiksit për një vit 2009-2010.

Përveccse mamasë suaj një artiste kush ka ndihmuar në

formimin tuaj?Të them të drejtën gjithshka që kam arritur

deri tani ia dedikoj mamasë sime pasi ka qenë ajo që më

ka stimuluar, më ka nxitur, më ka mbështetur, më ka

inkurajuar të jem pjesë e botës së artit! Ajo vet ka studiuar

Page 36: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201336

shumë vite violinë, ka kompozuar këngë, ka qenë nëpër

orkestra, ka marrë pjesë në koncerte por asnjëherë nuk e

pati profesion të parë për shkak të kohës së atëhershme

që i dha të drejtën e studimit të lartë në drejtim tjetër.

Megjithatë kurrë nuk hoqi dorë nga arti, madje prej saj në

shtëpi kemi violinë, piano, 2 organo, 2 kitara, fi zarmonikë

harmonike, fyell, ccifteli dhe deri tek dajrja. Ajo luan tek të

gjitha por jo në masën e violins, ndërsa unë vetëm piano.

Ju keni qene dhe modele dhe linjat tuaja te tilla jane, ju

vjen keq qe nuk e ushtroni me?

Modelingu ka qene lidhja ime e pare me televizionin qe ne

moshen 14 vjecare ku mora pjese ne emisionin “look” ne

Top chanel. Me pas u zgjodhen 4 vajzat me te mira te vitit,

nje prej te cilave isha dhe une dhe na trajtuan si modele

te mirefi llta. Ndryshim look-u, veshje nga stiliste, sfi late

dhe foto profesionale.Aty lindi deshira per kte fushe dhe

shkova me tej... Konkurova tek Super Model of Albania

ne vitin 2008 ku nga rreth 500 konkurente arrita deri tek

15 vajzat fi naliste. Me pas sfi lata te ndryshme gjithashtu

edhe reklama apo imazh i nje kompanie vere. Gjithmone

me ka pelqyer kjo fushe dhe ndoshta e vazhdoj perseri por

asnjehere duke e pare si profesion.

Djemtë si i keni raportet me ta, ju ngacmojnë tani që jeni

bërë dhe më e famshme?

Kam shumë shokë të cilët më vlersojnë shumë si shoqe!

Ndërsa ngacmime ka plot si për ccdo femër kështuqë nuk

mendoj se vijnë vetëm nga fama.

Familja juaj raportet me të?

Familja është gjëja më e shtrenjtë që kam. Janë njerzit që

do sakrifi koja gjithshka vetëm për t’i parë gjithmonë të

lumtur. Mamanë e kam njeriun më të besuar me të cilën

diskutoj ccdo problem. Babai është idhulli im dhe njeriu

që dua patjetër ta bëj të ndihet krenar për mua. Ndërsa me

vëllain jam shumë e lidhur dhe për mua është gjithshka!

Janë këta tre njerzit më të rëndësishëm në jetën time, të

cilët më kanë mbështetur për ccdo gjë!

Kohët e fundit jeni përfshirë dhe në aktrim...?

Edhe aktrimi është një nga pasionet e mia. Kam luajtur

në fi lmin me metrazh të shkurtër “Drejt lojës” (rolin e

protagonistes), i cili u dha premierë në “Akademinë e

arteve”. U prit shumë mirë dhe u folën fj alë shumë të mira

dhe për rolin tim.

Së fundi kam luajtur në fi lmin “Femrat” të regjizores

Rudina Vojvoda, me skenar të Koloreto Cukalit dhe

Drejtor fotografi e Adam Pray. Rolin kryesor në fi lm

luan Ermal Mamaqi, unë luaj rolin e njërës nga femrat.

Xhirimet kanë përfunduar dhe fi lmi do të shfaqet në

kinematë tona në fund të shtatorit. Mbas fi lmit kam marrë

pjesë në klipin “Do të vij të dielën” të Ermal Mamaqit

dhe Dr. Florit të cilët kanë realizuar një këngë me motive

të jugut të Shqipërisë, ku unë jam në rolin e nuses. Klipi

është pritur jashtëzakonisht mirë

Page 37: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 37PRILL 2013 37

EDITORIAL

Page 38: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201338

Si një qytet muze, pjesë e trashëgimisë botërore që

mbrohet nga UNESCO, Gjirokastra duhet të ishte

qyteti ku evenimentet kulturore të ishin mëse normale.

Megjithatë, qetësia e «qytetit të gurtë» dhe banorëve të

tij, rrallëherë është prishur nga të tilla evenimente. Por, 15

korriku ishte një ditë shumë ndryshe, për Gjirokastrën.

Për të festuar tetëvjetorin e pranimit të qytetit në

UNESCO, deputeti i sapozgjedhur, Erion Veliaj dhe stafi

i tij, organizuan një maratonë aktivitetesh nën moton

«Unë jam trashëgimi botërore». Aktivitetet nisën herët, në

mëngjesin e të hënës dhe përfunduan vetëm në orët e para

Unë jam trashëgimi botërore

të mëngjesit të ditës së nesërme, duke shpënë edhe në këtë

qytet, traditën e Natës së Bardhë.

Gjithçka, nisi me tingujt festivë të bandës frymore të

qytetit dhe përurimin e punimeve për rindërtimin e

trotuarëve të sheshit «Çerçiz Topulli» dhe të zyrës së re

të informimit turistik. Më pas, po në këtë shesh, u çel

ekspozita fotografi ke «Rrëfenjë ballkanike». Nën kujdesin

e arkitektit të njohur Artan Shkreli u ekspozuan mbi 100

fotografi , me motiv arkitekturën dhe jetën në Ballkan,

gjatë periudhës osmane.

Në mesditë, përgjatë zonës së njohur si pazari i vjetër i

qytetit, ishin organizuar një sërë aktivitetesh, që i ridhanë

edhe njëherë jetë qendrës historike të Gjirokastrës. Baret

dhe kafenetë kishin nxjerrë tavolinat në rrugë dhe në vende

të ndryshme luanin miniorkestra dhe grupe polifonike.

Trotuarëve të pazarit, kishin zënë vend ekspozita dhe stenda

të ndryshme: librarët i kishin mbushur stendat me libra

rreth historisë e kulturës së Shqipërisë, artizanët ekspozonin

punimet e tyre në dru dhe gur, muzeu Etongrafi k i qytetit

kishte organizuar një paraqitje të punimeve etnografi ke,

qendra e Monumenteve ishte e pranishme me një ekspozitë

me piktura e fotografi të vjetra të Gjirokastrës, nxënësit e

shkollës artistike kishin ekspozuar telajot e tyre të para dhe

gratë gjirokastrite, gatime tradicionale të zonës.

Më pas, e gjithë vëmendja u përqëndrua te një nga shtëpitë

më të bukura të qytetit, atë të Zekatëve, në oborrin e së cilës

ishte organizuar një konferencë mbi trashëgiminë kulturore

Gjirokastër, 15 korrik 2013

KULTURË

Page 39: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 39

dhe historisë së Gjirokastrës. Në këtë konferencë, referuan

emra të njohur të artit e historisë, si arkeologu Auron Tare,

arkitekti Artan Shkreli, historianët Artan Lame e Pëllumb

Xhufi, studiuesit Arben Xoxa e Irakli Koçollari, etj. Deri

në orët e para të mbrëmjes, të pranishmit diksutuan rreth

të shkuarës së lavdishme të Gjirokastrës, të tashmes së saj

të amullt, si edhe rreth mënyrave sesi duhet vepruar për të

garantuar të ardhmen e këtij qyteti.

Kur ra nata, ishte radha e koncertit të madh festiv, që ishte

organizuar brenda mureve shekullore të kalasë së Argjirosë.

Rreth pesë mijë qytetarë gjirokastritë, si edhe qindra të

tjerë të ardhur nga Tirana e qytete të tjera, dëfryen deri sa

zbardhi, nën tingujt e Kamela Islamajt, “Gypsy Groove,

Offchestra” si edhe të DJ-ve më në zë, të momentit.

Ishte një organizim mbresëlënës dhe po aq madhështor,

i denjë për Gjirokastrën. Duhet të kuptojmë, se turistët

admirojnë edhe ndërtesat historike, po edhe aktivitete të

tilla, çfarë e tregojnë qindra të rinjtë që udhëtuan për herë

të parë drejt Gjirokastrës, këtë herë. Le të shpresojmë, se

eventimente të tilla do të shtohen në numër e do të mbeten

traditë!

Page 40: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201340

Emri i saj, ka vite që lakohet në qarqet italiane, si një

nga avokatet e zonja, e cila ka mbrojtur mjaft çështje

të bujshme. Natasha Shehu është avokatja e parë shqiptare,

regjistruar në Dhomën e Avokatisë Italiane, bjonde,

që shquhet për tipare të rregullta, elegancë dhe shumë

elokuencë. Ajo që ka bërë të bien në sy, emri dhe pamja

e saj, ka qenë ambicia për të qenë pjesë e senatit Italian,

ku kandidoi për një forcë të politikës italiane. E martuar

me një italian, me dy fëmijë dhe e punësuar në një studio

prestigjioze, Shehu vjen në një rrëfim interesant të jetës

dhe përvojës së saj...

Znj.Shehu, di që ushtroni profesionin e avokatisë, në një

nga studiot më prestigjioze në rajonin Italian, mund

të na flisni diçka për përvojën atje?

Po, jam avokatja e parë shqiptare e regjistruar në Dhomën

e Avokatëve në Itali.

Si u vendosët në Itali, prej sa kohësh?

Emigrova në Itali, si   shumë bashakëtdhetarët tanë, në

periudhën e tranzicionit dhe fillova studimet në Universitetin

e Barit, në fakultetin e Drejtsisë, ku u diplomova me

maksimumin e mundshëm. Shumë pedagogë kërkuan të

bashkëpunoja si asistente dhe u vendosa në Departamentin e

të Drejtës Publike.

Më vonë, mora pjesë në një konkurs kombëtar për të Drejtën

Kushtetuese dhe të Krahasuar, ku dhe zura vendin e parë.

Ndërkohë, paraqita CV-në, në disa studio dhe m’u dhanë

Natasha Shehu, shqiptarja që synon Senatin Italian

POLITIKË

Page 41: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 41

shumë mundësi, por më tërhoqi studio legale “Fiore”,

ndaj u vendosa aty.

Një zonjë mjaft simpatike dhe elegante... Znj.Shehu, sa ju

ka ndihmuar paraqitja për karrierën tuaj?

Kjo mund të kompensohet me pengesat që kam hasur, por

e ndiej veten me fat, përgjithësisht.

Sërish jeni vënë në qendër të debatit, si qëndron e vërteta

e procesit të ashtuquajtur “Çështja e Otrantos”, në

ç’shkallë është procesi gjyqësor, sa familje mbroni ju?

Procesin e fitova edhe në Shkallën e Dytë dhe tani jemi në

pritje të reagimit të Avokaturës së Shtetit Italian, nëse do të

bëjnë apel për në Kasacion, apo jo, edhe pse jam e sigurt se

do të shkojnë në Kasacion.

Mbroj 97 për qind të viktimave të pagjetura, sepse 3 për

qind të tyre, u detyrova të mos i mbroja, pasi ranë viktimë e

një komploti ku tronditën dhe dëmtuan pjesërisht imazhin

e një procesi të rëndë, tronditës dhe të dhimbshëm, siç është

‘procesi Otranto’ dhe të një pjese të popullsisë tonë fatkeqe,

që është mbyllur në dhimbje dhe në heshtje, bashkë me të

nënshkruarën, avokaten e tyre, zonjën Shehu, të cilën nuk

e tradhëtuan edhe pse u joshën nga keqdashës të çështjes së

Otrantos, pasi objektivi i tyre ishte dhe është - Drejtësi për

të afërmit e tyre, të cilët ishin në kërkim të një të ardhme më

të lumtur dhe tragjikisht, gjetën vdekjen edhe jo pasurimi

me gjakun e trupave  të njomë të fëmijëve të tyre, apo me

rrëzimin e avokates, që duke përballuar luftën dhe intrigat

e thurura në emër të shqiptarëve, me aq sakrifica, rrëzoi

avokaturën e një shteti perëndimor...

Kemi vënë re Znj,Shehu, se në këtë periudhë të gjatë

kohe nuk keni mbrojtur imazhin tuaj profesional, ndaj

akuzave të drejta, apo jo të drejta që ju janë adresuar?

Pushkinin kërkuan ta ulnin, duke e prezantuar si  ‘gomar’,

ndërsa ai, thjesht u prezantua me emrin e vet dhe jeta

vërtetoi nëse ishte Pushkini, apo ‘gomari’.

Pra, imazhi njerëzor, si dhe ai profesional mbrohet me

vepra dhe jo me fjalë. Në vitin 2011,  arrita të marr titullin

më të lartë të karrierës së një intelektuali me profesion

avokat, duke u rreshtuar në regjistrin special të avokatëve

të Kasacionit, që mbrojnë dhe përfaqësojnë   çështje në

juridiksionet superiore europiane.

Kjo besoj se është përgjigja  dhe mbrojtja më domethënëse

e një intelektualeje, që e karakterizon etika profesionale

dhe shpirti i patriotizmit.

Procesin e Otrantos e fitova edhe në Shkallën e Dytë  dhe

Page 42: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201342

tani jemi në pritje të reagimit të Avokaturës së Shtetit

Italian, nëse do të bëjnë Apel për në Kasacion apo jo,

megjithëse jam e sigurt se do të shkojnë në Kasacion.

Cilat janë çështjet më të bujshme profesionale, që keni

mbrojtur në Itali dhe jashtë saj?

Një pafundësi, përgjithësisht çështjet që unë mbroj jane

objekt mediatik. Mjafton   t’ju përmend proceset kundër

mafies italiane “Sacra corona unita”, që arriti të vriste dhe

pastaj t’i vinte flakën trupit ende të gjallë, edhe një djali

shqiptar, nga Tirana, me inicialet A.H., djalë i vetëm i

familjes. La nënën e ve dhe katër motra.

Një tjetër proces i dëgjuar është ai, ku unë mbroj një djalë

shqiptar E. G. nga Mamurrasi, ku viktimat janë minorenë

shqiptarë, të keqtrajtuar dhe përdhunuar nga një profesor

italian, të cilit, shteti ynë i kishte dhënë nënshtetësinë

shqiptare. Nga të 11 viktimat shqiptare, vetëm klientit tim,

Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë dëmshpërblimi

dhe dënoi me burg profesorin italian, E.P.

Avokatët e tij, që ndër të tjerët janë tepër të njohur në Itali,

e kundërshtuan vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën

e Apelit, por pa sukses, pasi edhe Gjykata e Shkallës së

Dytë i dha të drejtë klientit tim. Avokatët e të akuzuarit,

kanë bërë apelim në Gjykatën e Kasacionit në Romë dhe

audienca është e caktuar më 23 maj, të këtij viti. Shpresoj

se do ta fitoj edhe në këtë shkallë.

Ngjashmëria juaj e madhe lë pak komente, si e bija e ish-

Kryeministirit M.Sh.

Pyesni më mire, ata që kanë folur mbi një çështje të tillë...

Ju jeni shprehur, të paktën, sipas të përditshmeve

shqiptare, se takoheshit shpesh me Mehmet Shehun... A

ka qenë baba i përkushtuar? A ka diçka të vërtetë në këtë

histori, çfarë mund të thoni për publikun?

Nuk jam shprehur asnjëherë, për takimet me tim atë edhe

pse më janë adresuar shumë përgjigje, që nuk mund as t’i

konfermoj dhe as t’i kundërshtoj, pasi nuk njoh provat, që

posedojnë njerëzit për familjen tonë.

Në muajt e shkuar, ju kandiduat me partinë “Jugu i

Madh”, për kandidaturën në senat, në kolegjin e Bostonit.

Si lindi kjo ide, sa e vështirë ka qenë për t’i besuar votën

një shqiptareje, pasi një vend në Parlamentin Italian,

është një maratonë karriere për vetë italianët?

Ishte më pak tragjike seç e parashikova, pasi populli

Italian, duke qenë një popull tepër i ndjeshëm dhe shumë

i pasur në ndjenja njerëzore, madje do të thosha se ka një

ngjashmëri të jashtëzakonshme me popullin tonë, më

mbështeti duke më dhënë votën, sikur të isha pjesë e tyre,

jo sikur të kasha, thjesht një bashkëjetesë njëzetvjeçare me

këtë popull.

Pas publikumit të figurës time në arenën politike italiane,

do të thosha se kam oferta edhe nga parti të tjera.

Një avokate e zonja, që mori pati mbështetje elektorale

për senat, sa mendoni të realizoni ambiciet tuaja politike?

Ambiciet e mia politike u realizuan që në momentin kur

emri im u aprovua nga instancat më të larta italiane, si

kandidate për deputete në senat dhe u investua  për fushatën

elektorale, pasi ishte një rast pa precedencë në historinë

politike të Italisë, që një shqiptare, emigrante, të arrinte të

kandidohej mes perëndimorëve, për në Parlamentin Italian.

Megjithatë politikën e ndiej pjesën time, prandaj do të jap

gjithmonë kontributin tim për përmirësimin e të drejtave

demokratike dhe të civilizimit europian dhe veçanërish në

përmirësimin e të drejtave universale...për integrimin dhe

forcimin e komunitetit shqiptar në Itali dhe formimin e klasës

drejtuese politike të Shqipërisë, nëpërmjet intelektualëve të

ardhshëm të vendit tone, duke pasur parasysh praninë e 25

mijë studentëve shqiptarë, që po studiojnë në universitetet

në Itali, si dhe për një integrim sa më të madh të të dy

skajeve të Adriatikut, deri në unifikimin e kësaj hapësire.

Ky është një ideal i madh, madje edhe më i madh dhe më

urgjent, se ai europian, ku  nuk është dhe nuk mund të jetë

alternativë. Është e qartë se janë dhe do të mbeten thjesht

ëndrra, nëse nuk do të mbështeten nga njerëz të aftë dhe të

vendosur, për t’u realizuar. Asnjë objektivë nuk realizohet

pa këmbëngulje dhe sakrifica. Dihet se mesdhetarët, si

puliezët edhe shqiptarët, janë kokëfortë dhe të aftë për të

ëndërruar një të ardhme më të mirë.

Kjo që sot duket si ëndërr e madhe, në të vërtetë është

një projekt i madh, me aftësinë për të na frymëzuar

dhe bashkuar në rritjen e forcave dhe shumëfishimin e

zotimeve... Kjo varet vetëm nga ne. Unë e kam filluar!

Page 43: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 43PRILL 2013 51

Page 44: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201344

Fama, nuk ka

ndryshuar asgjë në

personalitetin timSi mund ta përkufi zoni përvojën, në “BB6”?

Ishte një përvojë shumë e bukur edhe e papërshkrueshme! Kishte shumë sfi da nga më të ndryshmet, ku besoj se

gjithçka doli me sukses, për sa i përket pjesës time.

Me cilin prej banorëve keni ruajtur kontakte?

Pothuajse me të gjithë banorët kam kontakte, përveç Marselinjos...

Keni pasur oferta për punë?

Po kam pasur shumë, sidomos me pjesën e diskotekave të ndryshme për menaxhim, po ashtu dhe me një kompani

sigurimesh.

Cili është raporti që keni me admiruesit tuaj?

Është një raport shumë i mirë, i papritur për mua, shumë komplimente dhe dashamirësi në vendet ku shkoj...

Vigan Shehu

FOTOGRAFIA

Renoar Locaj

STYLLING

Botik Jaguar

MAKE-UP

Blerta TOP CENTER

Page 45: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 45

Ju kemi parë në shoqërinë e shumë femrave, çfarë statusi keni

momentalisht?

Po është e vërtetë, por nuk kam ndonjë lidhje... Nuk jam i lidhur.

Ku po i kaloni pushimet, në këto ditë të nxehta vere?

Në jugun e Shqipërisë, si edhe në Maqedoni.

Ka ndonjë synim, që ia keni vënë vetes, pas pushimeve?

Po, dua të realizoj diçka në muzikë dhe shpresoj të filloj pas

pushimeve.

Pra, do t’ju shohim dhe në muzikë? Mund të na thoni diçka

më shumë, rreth kësaj?

Po. Është një këngë që po e përgatisim unë dhe

Edberi, në bashkëpunim me reperin “Emiliano

pa kufij”, për festivalin “Kënga magjike”. Kjo

është gjithçka që mund t’ju them.

Me cfarë jeni i angazhuar momentalisht?

Momentalisht, po merremi me disa reklama

për disa linja veshjesh, po ashtu edhe me punën

që kemi filluar si menaxherë marketingu.

Cilat janë qëllimet tuaja në modelim, apo thjesht

pasion?

Duke marrë parasysh situatën dhe pagesat, si në

Shqipëri edhe në Kosovë, sa i përket modelimit,

është thjesht, pasion.

Sa kohë i kushtoni paraqitjes?

Mundohem t’i kushtoj kohë kur ia vlen dhe në raste

të tjera, kur kam kohë...

Cila është përditshmëria juaj?

Zakonisht, mëngjesin e filloj me fitnes, pastaj në punë.

Një pjesë tjetër të ditës e kaloj në studio dhe kur kam

kohë, ndonjë kafe me shoqërinë. Kjo është një nga

ditët e mia, më së shumti.

Jeni prezantuar si shoku më i afërt me Edberin, cili

është çelësi i kësaj shoqërie të gjatë?

Ne nuk e shohim njëri-tjetrin si rivalë, por as si

shokë, sepse ne jemi si dy vëllezër që janë shumë

besnikë ndaj njëri-tjetrit.

Ka pasur ndonjë moment, që e keni parë njëri-

tjetrin si rival?

Jo edhe pse kemi qenë pjesë e shumë garave,

zakonisht si modelë, por asnjëherë nuk kemi

qenë rivalë, çfarë u bë e dukshme edhe në

“Big Brother Albania”.

Çfarë çmoni më tepër, në jetë?

Për mua, familja është vlera dhe

dashuria më e madhe, si dhe motivi

për të jetuar!

Si e shihni veten, pa qenë i

famshëm?

Po i i njëjti! Fama, nuk ka

ndryshuar asgjë në personalitetin

tim.

Intervistoi: Misela Patrioti

Page 46: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201346

Fama, nuk ka ndryshuar asgjë

në personalitetin tim

Edber Laho

FOTOGRAFIA

Renoar Locaj

STYLLING

Botik Jaguar

MAKE-UP

Blerta TOP CENTER

Page 47: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 47

Si mund ta përkufi zoni përvojën, në “BB6”?

Tensioni, miqësitë, surprizat bëjnë që Big Brother” të jetë

vërtet një përvojë e paharrueshme.

Me cilin prej banorëve keni ruajtur kontakte?

Në përgjithësi, kam ruajtur kontaktet me të gjithë banorët.

Keni pasur oferta për punë?

Sigurisht, kam pasur oferta të ndryshme, por tani, përparësi

kanë vetëm pushimet... (qesh).

Cili është raporti që keni me admiruesit tuaj?

Kudo që shkoj, takoj njerëz të ndryshëm që kërkojnë

autografe, fotografi ... Kam shumë respekt për fansat e mi.

Ju kemi parë në shoqërinë e shumë femrave, çfarë statusi

keni momentalisht?

Vazhdoj të jem i dashuruar me bukuroshen time,

Arbenitën!

Ku po i kaloni pushimet, në këto ditë të nxehta vere?

Në Alania (Turqi) dhe disa ditë në bregdetin e Durrësit,

por ende nuk kanë mbaruar...

Ka ndonjë synim, që ia keni vënë vetes, pas pushimeve?

Po, duam të realizojmë diçka në muzikë dhe shpresojmë të

fi llojë pas pushimeve.

Pra, do t’ju shohim dhe në muzikë? Mund të na thoni

diçka më shumë, rreth kësaj?

Po. Është një këngë që po e përgatisim, në bashkëpunim

me reperin “Emiliano pa kufi j”, për festivalin “Kënga

magjike”. Kjo është gjithçka që mund t’ju themi.

Me cfarë jeni i angazhuar momentalisht?

Momentalisht, po merremi me disa reklama për disa

linja veshjesh, po ashtu edhe me punën që kemi fi lluar si

menaxherë marketingu.

Cilat janë qëllimet tuaja në modelim, apo thjesht pasion?

Duke marrë parasysh situatën dhe pagesat, si në Shqipëri

edhe në Kosovë, sa i përket modelimit, është thjesht,

pasion.

Sa kohë i kushtoni paraqitjes?

I kushtoj rëndësi, por nuk jam i fi ksuar pas saj.

Cila është përditshmëria juaj?

Punë, fi tnes, dalim me shoqërinë, me Arbenitën...

Jeni prezantuar si shoku më i afërt me Edberin, cili është

çelësi i kësaj shoqërie të gjatë?

Ne nuk e shohim njëri-tjetrin si rivalë, por as si shokë,

sepse ne jemi si dy vëllezër që janë shumë besnikë ndaj

njëri-tjetrit.

Ka pasur ndonjë moment, që e keni parë njëri-tjetrin si

rival?

Jo edhe pse kemi qenë pjesë e shumë garave, zakonisht si

modelë, por asnjëherë nuk kemi qenë rivalë, çfarë u bë e

dukshme edhe në “Big Brother Albania”.

Çfarë çmoni më tepër, në jetë?

Familja ime..

Si e shihni veten, pa qenë i famshëm?

Jam i njëjti person, që keni parë edhe në “Big Brother”.

Intervistoi: Misela Patrioti

Page 48: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201348

Ajo mori në dorë drejtimin e një emisioni të përditshëm,

90 minutësh. Deklaroi me humor, se “Pasdite dhe James

Bond, kanë një të përbashkët: ruajnë emrin, ndryshojnë

protagonistët” e në një kohë kur vetë programi vuante nga

ndryshimet e shpeshta në format, përmbajtje dhe ekip,

ajo solli risi deri edhe në komunikimin televiziv në vend.

Një frymë perëndimore, sjellë në kontekst shqiptar. Për

dallim nga emisionet e ngjashme të parambrëmjes “Pasdite

në TopChannel”, këtë sezon ishte impenjativ, argumente

që varionin nga politika e marrëdhëniet ndërkombëtare,

teologjia, astronomia e astrologjia, tregu i patundshmërive

e kreditë bankare, bujqësia e ushqimi, ngjarje historike e

Personazh

Personi i vitit në media: Ulpiana Lama

kronikë e zezë, drama njerëzore, libra e teatër, mjekësi dhe

shëndet, estetikë dhe modë, tapet i kuq, humor, histori

dashurie, sport, jetë e përditshme e shqiptarëve. Gjithçka!

Nuk e lanë në baltë asnjëherë, bagazhi dhe energjitë.

Zonja me fjalorin e pasur, mendimin e artikuluar dhe

batutat inteligjente, u dallua për personalitetin e fortë dhe

mirësinë në komunikim.

Siç shpjegoi në emisionin përmbyllës të sezonit “qëllimi

[ynë] ishte të gërshetonim raportimin me raportin; t’i

ftonim njerëzit të ndanin historitë e tyre personale dhe të

ndiheshin të shpërblyer, në kuptimin se kishin zgjedhur

vendin e duhur për t’u rrëfyer, pasi ne nuk gjykojmë, ne

Page 49: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 49

mbështesim”.

Në fund të çdo dite, takimi me të linte shijen e një vizite të

gëzueshme, që do të përsëritej sërish, mundësisht të nesërmen

në të njëjtën orë. Prania e saj në ekran ofron qetësinë se shijet

estetike, inteligjenca dhe dinjiteti i shikuesit nuk nëpërkëmben,

përkundrazi respektohen dhe vlerësohen.

E një detaj jo më pak i rëndësishëm: kushdo që e ka parë në

vazhdimësi, e ka pasur të lehtë të konstatojë se Ulpiana Lama,

veçohet për një feminitet të qëndrueshëm, e kuruar dhe në

formë secilën ditë, siç dëshmojnë edhe këto foto marrë gjatë

emisioneve të saj.

Page 50: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201350

Për 26 vite me rradhë, kombinimi i ngjyrave blu dhe

gri ka qenë imazhi standard i pijes energjike lider në

tregun botëror, Red Bull.

Tashmë kjo kompani ka zgjeruar gamën e produkteve të

saj, me tre shije dhe ngjyra të reja.

Red Bull Editions, përkatësisht Red Edition me shije

boronice, Blue Edition me shijen e boronicës blu dhe

Silver Edition me shijen e limonit jeshil, janë tre produktet

e reja të hedhura në treg nga kjo kompani.

Si fillim Red Bull Editions u lançuan gjatë vitit 2012

në tregjet më të mëdha të Evropës, në shtete si Austria,

Gjermania, Franca, Hollanda, Spanja, etj, duke vazhduar

më tej shtrirjen edhe në kontinente të tjera.

Në muajin Janar 2013, shijet e reja të Red Bull mbërritën

në Shqipëri dhe mund të gjenden lehtësisht si në pika

shitje ashtu dhe në bare apo club-e.

Red Bull për një kohë të gjatë i ka qëndruar besnik shijes

dhe imazhit të kanaçes standarde, por tashmë kompania ka

vendosur të krijojë më shumë alternativa për të përmbushur

kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve.

Red Bull Editions prodhohen në Austri ashtu sikurse Red

Bull Energy Drink. Për konsumatorin shijet e tyre janë

lehtësisht të dallueshme edhe nga ngjyrat e kanaçes, të cilat

përputhen me shijen e frutit që kanë në përmbajtjen e tyre.

Të dhëna rreth kompanisë:

Gjatë vitit 2012 në mbarë botën janë shitur 5.226 miliardë

kanaçe Red Bull, duke shënuar kështu një rritje prej

12.8% krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që xhiro vjetore

Risi nga Red Bull, tashmë me 3 shije të reja në treg

e kompanisë u rrit me 15.9% dhe konkretisht nga 4.253

miliardë në 4.930 Euro.

Duke iu referuar shitjeve, prezencës, produktivitetit dhe

fitimit para taksave dhe interesave, shifrat e regjistruara

gjatë vitit 2012 janë më të mirat në historinë e deritanishme

të kësaj kompanie.

Kjo tendencë pozitive dhe në rritje i atribuohet rezultateve

të shkëlqyera të shitjeve në tregje si Afrika e Jugut (+52%),

Japonia (+51%), Arabia Saudite (+38%), Franca (+21%),

SHBA (+17%), Gjermania (+14%) si dhe menaxhimit

efiçent të kostove apo investimeve të vazhdueshme për

markën.

Në fund të vitit 2012, Red Bull rezulton me 8.966 persona

të punësuar në 165 shtete të botës, krahasuar me 8.294

punonjës në 164 shtete, në fund të 2011-tës.

Arrtije të mëdha për Red Bull gjatë vitit 2012 ishin

padyshim 2 çmimet e para në Formula 1, Kampion Bote

si ekip (çmimi i parë për konstruktorë) si dhe shpallja

Kampion Bote e Sebastian Vettel për të tretin vit rresht.

Misioni Red Bull Stratos, ku sportisti austriak Felix

Baumgartner u hodh nga një lartësi prej 38.969 metrash

duke thyer disa rekorde njëherësh, ishte një tjetër arritje për

këtë kompani, e cila ritheksoi dominimin dhe influencën e

padiskutueshme në sportet ekstreme.

Përsa i përket suksesit të vazhdueshëm, Red Bull synon

tregjet potenciale të Evropës Perëndimore, SHBA-së,

tregjet në rritje të Brazilit, Japonisë, Indisë, Koresë së Jugut

si dhe padyshim lançimin e Red Bull Editions në mbarë

botën.

RISI

Page 51: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 51

Page 52: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201352

Ibrahim Aktoz, është turku që prej vitesh, jetën e tij e ka

vendosur në Tiranë. Jo vetëm kaq, aty ai po zhvillon karrierën,

në një nga kompanitë më prestigjioze, siç është “ALPET”. E

konsideron një familje kompaninë e tij prestigjioze, që edhe

e drejton. Në një rrëfim të sinqertë, Aktoz tregon mbi risitë e

menaxhimit të fituara në shkollat më prestigjioze të Turqisë, që

i vë në zbatim në drejtimin e një kompanie të tillë. Arkitekti

i diplomuar shkëlqyeshëm, rrëfen dashurinë për Shqipërinë,

shqiptarët, biznesin, familjen, si dhe dëshirën për të qenë

human dhe për t’u përkujdesur për jetimët…

Z. Ibrahim, ju drejtoni një prej kompanive me emër në

Tiranë, siç është “ALPET”. Si u gjendët në krye të saj dhe si

po vijon puna?

Viti 2005 është viti që do të më lidhte ngushtësisht me

Shqipërinë dhe kompaninë “Alpet”, duke u bërë themeluesi

i saj, si Drejtor i Përgjithshëm, deri në gusht të vitit 2010.

Gjatë kësaj periudhe, kam bërë përpjekjet maksimale për të

prezantuar në tregun shqiptar shërbime, teknika dhe cilësi në

fushën e hirokarbureve, në përputhje me standardet europiane.

“ALPET” shpërndau rrënjët e saj në mbarë territorin e

Shqipërisë, duke numëruar 103 stacione, 500 të punësuar dhe

të ardhura vjetore prej $150 ml USD.

Nga gushti i 2010-ës, deri në janar të vitit 2013, kam qëndruar

larg Shqipërisë, për shkak të disa sfidave dhe investimeve të

reja, që kam ndërmarrë jashtë kufijve shqiptarë.

Janari i 2013-ës do të shënojë kthimin tim sërish në gjirin

e kompanisë “ALPET” dhe kësaj here jo vetëm si drejtor i

përgjithshëm, por edhe si një ndër aksionerët e shoqërisë,

me një mision të ri dhe target të lartë mbi ristrukturimin,

organizimin dhe shtrirjen rajonale të kompanisë.

Ciat janë mënyrat menaxheriale tuajat, që kjo kompani të

ecë për- para dhe të jetë e suksesshme?

IBRAHIM AKTOZ, turku që operon

suksesshëm në Tiranë, me

“ALPET” Serioziteti dhe krijimi i një fryme familjare në punë janë shtyllat

e suksesit , ku secili punonjës të ndihet jo vetëm si i punësuar,

por dhe si pronar i vërtetë i kompanisë. Unë, kam ndjesinë se

kam menaxhuar më shumë një familje sesa një kompani.

Ju, riktheheni pas një kohe të gjatë, sërish në Tiranë, çfarë ju

nxiti?

Malli! Kompania “ALPET” është si një fëmijë, që ka lindur

në duart e mia. Kam lidhje shumë të ngushtë emocionale me

këtë vend dhe me kompaninë që kam themeluar e vazhdoj ta

drejtoj, me shumë përkushtim.

Jeni shumë i lidhur me Shqipërinë, çfarë ju mban kaq fort në

këtë vend?

Ndihem pjesë e këtij kombi dhe i këtij vendi të bukur.

Asnjëherë nuk jam ndier i huaj, përkundrazi jam ndier shumë

mirë dhe i lumtur, njësoj si në vendin tim.

Ju keni qenë konsull nderi për Shqipërinë, në Turqi?

Prej marsit të vitit 2011, jam konsull nderi për Shqipërinë në

Adana,Turqi. Më bën të ndihem shumë krenar, ky fakt.

Fëmijëria juaj, si ka qenë ajo, shkollimi?

Jam dalluar si një student i shkëlqyer. Gjithmonë më ka

pëlqyer të shoqërohem me njerëz më të rritur në moshë.

Jam diplomuar në universiteti “Mima Sinan”, në Stamboll,

për arkitekturë, më pas kam vazhduar studimet e masterit

të shkencave në universitetin “Middle East Technological

University” në Ankara dhe doktoraturë për menaxhim biznesi,

në universitetin “Preston”, në SHBA. Njoh shtatë gjuhë të

huaja, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Di se, ju vini prej një nga familjet më të mëdha dhe

tradiconale turke, që idhet ngushtë me biznesin e bakrit, apo jo?

Është e vërtetë, se vij nga një familje e madhe, nga Adana, me

një histori pesëqindvjeçare.

FOTOGRAFIA FANI ALIKO

INTERVISTË

Page 53: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 53

Page 54: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201354

Njëkohësisht, ju njiheni për veprat e bamirësisë për fëmijët

jetimë dhe në përgjithësi, çfarë ju nxit drejt filantropisë?

Të qenit human do të thotë t’u vish në ndihmë njerëzve në

nevojë. Kafshët janë të privuara nga kjo mundësi, ata dinë të

jetojnë vetëm për veten... Filozofia e jetës time është se, nëse do

të jesh i lumtur duhet t’i bësh dhe të tjerët të lumtur. Rrugën e

filantropisë, unë nuk e shoh thjesht si pasion, por si përgjegjësi

dhe përkushtim për ata që janë, pashmangërisht, në nevojë.

Di se jeni prindër të dy fëmijëve, si është marrëdhënia juaj

me fëmijët dhe si ndihen në Tiranë?

Në fakt, familja ime jeton në Turqi. Unë jetoj i vetëm në

Shqipëri dhe e ndiej shumë mungesën e tyre.

Jam më shumë si një shok për fëmijët e mi, sesa si baba.

Ju flisni një shqipe të pastër, sa e lehtë ka qenë kjo, pasi të

huajt shprehen se kanë shumë vështirësi me gjuhën tonë?

Unë e admiroj gjuhën shqipe, por nuk mund të them se është

një gjuhë e lehtë, përkundrazi është e vështirë dhe e komplikuar.

Nëse një shtet të respekton, atëherë dhe ti duhet të respektosh

çdo vlerë të këtij shteti, veçanërisht gjuhën. Gjuha është esenca

dhe çelësi për të mos u ndier i huaj.

Cilat janë pasionet tuaja dhe çfarë ushtroni në kohën e lirë?

Pasioni im është të kaloj kohën me fëmijët jetimë ose të merrem

me forma të ndryshme organizative, që kanë të bëjnë me

aktivitetet e bamirësisë, qofshin këto personale, apo nëpërmjet

kompanisë. Në konceptin tim, koha e lirë është të ndash diçka

me ata që janë nevojë dhe që më shumë se çdokush tjetër,

kërkojnë përkujdesje.

Shqipëria dhe Turqia, janë dy vende që kanë një frymë dhe

komunikim të admirueshëm. Ku mendoni se ngjasojmë dhe

dallojmë?

Plotësisht e vërtetë! Unë e konsideroj Shqipërinë dhe Turqinë,

si “dy popuj, një gjak”. E shkuara e përbashkët dhe etapat

historike kanë dhënë kontributin e vet, që sot dy popujt tanë

të kenë shumë ngjashmëri në mënyrën e të menduarit, e të

vepruarit, të gatimit e shumë të tjera.

Ç’mund të më thoni për marrëdhëniet dypalëshe të vendeve

tona?

Marrëdhënia ekonomike duhet të forcohet edhe më shumë,

midis dy kombeve. Turqia renditet e katërta në listën e

partnerëve të huaj ekonomikë, të Shqipërisë. Në opinionin tim,

Turqia duhet të zërë vendin e parë dhe të jetë për Shqipërinë,

në rolin e vëllait të madh.

Si e shihni frymën e bashkëpunimit, për sa i përket sferës së

biznesit?

Jam i mendimit, se është e nevojshme të prezantohen përvoja

dhe marka globale, në mënyrë që t’i japin një shtysë dhe të

përmirësojnë klimën e biznesit dhe tregun vendas. Duhet

të kemi në qendër të vëmendjes, se Shqipëria është porta

e Ballkanit, që po hapet në botë, duke ofruar potenciale të

mëdha dhe të paprekura. Ky vend i bukur, meriton më shumë

nga sa ka tani!

Page 55: Vip korrik 2013 web

EXP 7.31.13

PREMIUM

Watches & Jewellry

Adresa: A. Frashëri, Pall. 7/1

(pranë Librit Universitar)

Tel: +355 4 22 57 365

Page 56: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201356

Ai, pa dyshim, është një prej atyre këngëtarëve, prezenca

e të cilit shkakton zhurmë kudo vë këmbën. Është

i lindur për të qenë lider, ndryshe s’pranon kompromis.

Noizy është këngëtari që tashmë, prej vitesh, ka krijuar një

stil unik të tijin dhe vetëm korr sukses. Babai i përkushtuar

e Leandrës, rrëfen marrëdhëniet me vajzën e tij të bukur,

raportet me mamanë e saj, si dhe marrëdhëniet me femrat

në përgjithësi. Rikthimi në sportin e tij të preferuar dhe

pasionet e tij,.. por jo vetëm. Noizy, vjen në një rrëfim

shumë ndryshe, këto ditë të nxehta vere, ndërkohë që ka

publikuar albumin e ri. Me foto shumë “hot”, të realizuara

buzë detit, në një shtëpinë e tij buzë Adriatikut, ai rrëfehet

ekskluzivisht për revistën “Vip” dhe fansat e tij, ashtu

thjesht, sikur Noizy di të bëjë, shkurt, qartë dhe befasues.

Në fund të fundit, ky është Noizy!..

Noizy, ju shoh se po jetoni në Durrës, përse keni zgjedhur

Durrësin për të jetuar dhe jo Tiranën, nga ku shumë

“Vip”-a, le të themi, nuk shkulen?

Sepse, unë jetoj në Durrës.

Me çfarë po merresh, aktualisht?

Sapo kam përfunduar gjithçka, rreth albumit tim të dytë

«The Leader», janë plot njëzet e dy këngë të ndryshme,

si nga stili edhe nga tematika, nga çfarë kam bërë deri

tani. Mund të them, se me këtë album kam punuar

jashtëzakonisht shumë, jo vetëm unë, por një staf i tërë, të

rinjsh të talentuar.

Producentët e mi janë Dj A-Boom & DurimKid... Deri

më sot, s’kam parë shumë si këta të fundit…

Di se, së fundmi, keni publikuar këngën tuaj më të re,

hit, bashkëpunim me Bjordin, si lindi ky bashkëpunim,

vështirësitë dhe si po ecën?

Bjordi me ofroi një video dhe unë i propozova këtë këngë,

pasi kënga «No worries», lidhet me një projekt tjetër tonin,

që do ta njihni në të ardhmen.

Gjithsesi, bashkëpunimi është pëlqyer shumë dhe vazhdon

të ketë sukses, është kënga e parë që publikohet nga albumi

i dytë, “The Leader”.

Noizy, jeni venë në qendër të diskutimeve, shpesh here,

përse kaq shumë?

Nuk ia kam idenë! E rëndësishme është që flasin… (qesh)

Po marrëdhëniet me femrat, ju ngacmojnë ato më shumë?

Ndonjë rast tipik? Si është gjendja juaj shpirtërore në këto

FOTOGRAFIA RENOAR LOCAJ

MAKE-UP BLERTA TOP CENTER

Page 57: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 57

Page 58: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201358

momente, ka një femër përkrah jush?

Eh… përkundrazi! Më thonë se kam portret të egër dhe se

i tremb… dhe unë, menjëherë dal para pasqyrës!

S’kam raste të veçanta, pothuajse të gjitha më thonë kështu.

Përse keni zgjedhur këtë lloj muzike?

Këtë di të bëj, kjo më përshtatet.

Kjo muzikë, më zgjodhi mua! Atje ku u rrita, kjo lloj

muzike është culture.

Po jashtë kuintave, çfarë tipi jeni?

I njëjti. Ato që më njohin, e dinë mirë se për çfarë po flas.

Çfarë nuk mund ta duroni?

Gënjeshtrat!.. Mosmirënjohësit!

Di se keni një vajzë të vogël, Leandrën. Si janë marrëdhëniet

me të dhe sa kohë kaloni bashkë, çfarë vendesh frekuentoni?

Po, e kam një vajzë të bukur! Ajo quhet Leandra dhe jeton

në Londër. Sa herë që na jepet mundësia, takohemi dhe

flasim për shumë gjëra, që të kapim fillin aty ku e lamë

herën e fundit. Ajo po rritet dhe përditë kupton më shumë.

E kam pritur këtë ditë!

Babi Noizy, është baba me “kohë të pjesshme”, pra, kam

parasysh angazhimet, distancën dhe se ju mbetet pak

hapësirë?

Nuk janë angazhimet që më pengojnë, gjendja është më e

ndërlikuar.

Po marrëdhëniet me nënën e vajzës si janë? Me sa di, tani

kujdeset ajo më së shumti për vajzën? 

Ne jemi miq të mirë dhe mbajmë kontakte për vajzën dhe

të ardhmen e saj.

Mendoni se është i rëndësishëm një formim i përgjithshëm,

për një artist, apo mjafton pasioni?

Varet, sesa dëshiron të arrish në jetë.

Ka shumë artiste, që e kanë pasion muzikën dhe këndojnë

me një kitarë, pa dalë në publik. Por, në momentin kur

dëshiron të shfaqesh në botën e madhe të muzikës, duhet

me çdo kusht, të kompletohesh si artist, sepse muzika është

thjesht një degë. Arti është trungu dhe kjo, nuk është e

lehtë për t’u përballuar. 

Ju vetë, keni menduar të diplomoheni dhe çfarë pëlqeni

më shumë?

Po, kam menduar për «Sound Engineer», është diçka që do

të më duhet gjatë gjithë jetës, me- që muzika është ajo që

dua më shumë se gjithçka. Tek ajo gjej prehje dhe motivim

njëkohësisht, është e magjishme!

Keni ndonjë sport, që e pëlqeni dhe e ushtroni?

Nëse do të prekja doreza boksi sërish, mund t’ju them me

plot gojën, se do të bëja një pauzë në muzikë, për njëfarë

kohe. Boksi është i vetmi sport, pas të cilit çmendem!

Ku e kaloni kohën e lire, çfarë vende frekuentoni?

Më shumë në ndonjë restorant dhe në vende të qeta, ku

më rrethojnë vetëm miq. Shpesh herë, më gjeni te «Vila

Aeroport».

Cilët janë miqtë e tu, më së shumti, çfarë sfere i përkasin?

Ata, me të cilët jam rritur.

Udhëtimi më mbresëlënës?

Të them të drejtën, janë shumë.

Ajo, pa të cilën nuk mund të jetosh?

Fryma!

Ëndrra jote në sirtar?

Nuk i mbaj në sirtar, por i ndjek!

Pasuria më e madhe e juaja?

Shëndeti!

Page 59: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 59

Page 60: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201360

Jetesa dhe niveli që e klasifikoni veten, cilës shkalle i përkasin?

Shkallës normale, jam me këmbët në tokë!

Diçka, që do të donit ta kishit bërë ndryshe?

Nuk ka shumë, pajtohem me fatin tim.

Ku do t’i kaloni pushimet dhe cilat janë projektet e verës?

Këtë verë, si shumë të tjera, s’ka pushim! Jam shumë i angazhuar me koncertet e verës dhe kësaj periudhe do të bëhet

një superprojekt i përdithsëm, për disa muaj, deri sa të përfundojë.

Gjithsesi, më thërrasin Zinjo, surprizat nga unë, s’kanë të mbaruar!

Page 61: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 61

Page 62: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201362

Dora e artë eRogner Hotel Tirana

Michael Gruber është dora që fshihet pas gatimeve dhe shijeve

fantastike, në “Rogner Hotel Tirana”. Ai prej disa kohesh ka filluar si

shefi i kuzhinës, në restorantin “Apollonia” - “Rogner Hotel Tirana”

Shefi, siç e thërrasin edhe në ambientin e punës, është 31 vjeç, vjen

nga Austria për të punuar në Shqipëri, pas një përvoje të gjatë dhe

dinamike, në restorantet elitare të Austrisë, Norvegjisë, SHBA etj.

Kur e takon për herë të parë, të krijon përshtypjen e një shefi kuzhine

shumë autoritar, por nëse shkëmben fjalët e para, kupton karizmën

dhe shpirtin e artistit, që spikasin tek ai.

Kur e keni vënë re, se dëshironit të bëheshit shef kuzhine?

Besoj, në periudhën e gjimnazit. Gjatë leksioneve që merrnim në

shkollë, më lindi dëshira të dija më shumë rreth këtij profesioni dhe

nga aty, kuptova se ishte puna e duhur për mua. Dhe ja ku jam!

Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?

Mjafton ta dashurosh profesionin dhe gjen shumëçka që të frymëzon.

Ajo që më frymëzon më së shumti, janë aromat e produkteve bio,

larmia e ngjyrave të produkteve dhe më e rëndësishmja: buzëqeshja e

klientëve kur sapo e kanë shijuar gatimin.

Herën e fundit u ndjeva i frymëzuar teksa ecja rrugëve të pazarit të

madh, nëpër Tiranë, për të parë të gjitha produktet.

Ndonjë pjatë të veçantë, që gatuani ju? If there is one dish you cook

to impress, what is it?

Janë dashuri që kalojnë me kohën. Së fundmi, më pëlqen të gatuaj

mish struci. Në periferi të Tiranës, kam zbuluar një fermë ku rritet

struci dhe mendoj se është një produkt shume i rafinuar, që përputhet

me standardin e restorantit “Apollonia”. E gatuaj për klientët tanë

specialë dhe gjithmonë, ata mbeten të befasuar.

Si ju duket kuzhina e këtushme, parë me syrin e një shefi kuzhine të

huaj?

Më shumë se interesante, befasuese!

Si e mësuat ekzistencën Rognerit? Çfarë keni dëgjuar për Rognerin,

që ju bindi për të lënë vendin tuaj?

Të gjithë, besoj, në Shqipëri, e dinë se Rogner është hotel austriak.

Unë jam austriak, dhe sapo mësova se kërkonin një shef, aplikova dhe

fatmirësisht, ndodhem në Tiranë, pjesë e një stafi fantastik në Rogner.

Çfarë mund të na thuash për gatimin? Cilat janë tendencat në

kuzhinë?

Produkte të freskëta - kjo është gjithmonë në modë.

GUZHINË

Page 63: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 63

Vetëm duke u kujdesur për kualitetin e ushqimit mund të arrish të ndjekësh trendet e reja, që janë ato të

gatimeve me temperaturë te ulët.

Çfarë do të sillni në “Rogner Hotel Tirana”? Tre cilësi, që përcaktojnë dhe specifi kojnë kuzhinën tuaj?

Do të sjell gjithë përvojën time, të mbledhur nga vende të ndryshme të botës, duke e përzier me traditën

shqiptare, pa dyshim, duke i shtuar edhe fantazinë që më karakterizon.

Ushqime të freskëta, cilësi e lartë, varietet sezonal.

Page 64: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201364

kaq mjafton për të qenë klienti ynë.

Cili ka qenë personi më I famshëm, për të cilin keni gatuar?

Në Rogner, unë gatuaj përditë për njerëz të rëndësishëm,

për evente dhe ceremoni, që kanë një rëndësi të madhe.

Por, po ju tregoj një të fshehtë: gjatë kohës që gatuaj, kam

parasysh një klient që është ulur në fronin e mbretit dhe

pret buzagaz, për t’i shërbyer ushqimin. Ky mbret, është

kushdo që vjen në Rogner; edhe ti, i tillë do të jesh për

mua.

Cila është receta juaj e preferuar, ajo që ju bën krenar?

Secili nga gatimet këtu është i veçantë, i gatuar ndryshe.

Në asnjë vend tjetër, nuk do të mund ta gjenit shijen që do

t’ju lërë gatimi dhe shërbimi, në restorantin tonë.

Përbërësi që ne përdorim, është dashuria!

Si është një ditë pune në Rogner?

Jemi një staf prej 15 vetash ose më mirë, siç i quaj unë, 15

shefat e kuzhinës.

Besoj, prisni të flas për disiplinën, rregullin, pastertinë, por

përveç këtyre që tashmë njihen në Rogner, unë po ju tregoj

se në ambientin tonë të punës ne argëtohemi dhe në fund

të ditës, nuk ndjejmë lodhje, por kënaqësi dhe dëshirë për

t’ia filluar të nesërmen, nga e para.

Për të shijuar kënaqësinë që ofron Rogneri, duhet të jesh i

pasur?

Klientela e Rognerit është elitare dhe ajo që e karakterizon

është se ata që e frekuentojnë këtë vend, kuptojnë rëndësinë

e shërbimit dhe kualitetit. Por, unë do t’ju thoja me bindje,

se mjafton të kesh klas dhe të kërkosh gjëra të rafinuara,

Page 65: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 65PRILL 2013 93

Page 66: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201366

HOTEL ME

PESË YJE PËR

TË GJITHË, EDHE

PËR KAFSHËT

SHTËPIAKE

Pushime të nxehta, të qeta dhe të mrekullueshme për të gjithë!

Këtë vit, vera i ka kaluar caqet e të nxehtit dhe gushti po na thërret me zë të lartë, për të shkuar me pushime. Grupi

është mbledhur, madje dhe rezervimet janë të gjitha gati për të kaluar një verë të mrekullueshme,..por, kemi një problem

me më të voglin e shtëpisë.

Siç e dimë, dëshira për të pasur një mik të vogël me katër këmbë, që na jep dashuri, gëzim dhe alegri është rritur edhe në

Shqipëri. Numri i dashamirësve të kafshëve është rritur pa masë, gjithashtu edhe përgjegjësia për t’u kujdesur sa më mirë

për to. Kjo vapë e nxehtë, që na çon gjithmonë drejt plazhit, pushimeve dhe çlodhjes, na krijon shqetësimin kryesor: ku

do të qëndrojnë miqtë tanë të vegjël? Një ndër problemet më të mëdha që kemi, sidomos në këto momente kur ne lëvizim

shumë jashtë qytetit apo më larg, kemi nevojë për një vend që të mund të lëmë qenushin apo macen tonë të dashur. Jo

vetëm kaq,.. vendi ku duhet të lëmë një pjesëtar të familjes, duhet të jetë i besueshëm. Duhet ta trajtojë në të njëjtën

mënyrë si në shtëpi, si dhe të jetë rigoroz në orarin e ushqimit, apo dhe antibiotikëve, në raste kur është e nevojshme.

Për këtë është e rekomandueshme një qendër që është e specializuar në këtë fushë dhe njeh më së miri temperamentin

dhe personalitetin e secilës kafshe. Pikërisht spitali veterinar ndërkombëtar i Tiranës, në Sauk, na jep këtë zgjidhje të

shkëlqyer! E keni parasysh, sa e vështirë është të gjesh një hotel të mirë, kur shkon me pushime? Për qentë dhe për macet,

tani është më e lehtë sesa për ju. Në Tiranë, prej thuajse ttre vitesh, ka nisur një epokë e re për kafshët shtëpiake – hotele

të posaçme, me dhoma sipas dëshirës, deri dhe suita e salla lojërash. Kompleksi i spitalit veterinar në Sauk është ideuar

në mënyrë të tillë, që të ofrojë siguri dhe komfort për kafshët tuaja, me një ambient të këndshëm dhe të plotësuar në të

gjitha drejtimet. Kjo është ajo që ju duhet të kërkoni: Një vend ku do të kujdesen në çdo moment, me dashuri dhe sipas

mënyrës suaj të përditshme. Ju duhet t’i ofroni kafshëve tuaja një ambient ku mund të kalojnë pushime aventureske dhe

stimuluese dhe sigurisht, ajo çka është më e rëndësishme, pushime të shëndetshme.

Mos harroni, se kjo është një zgjidhje shumë e mirë dhe gjithashtu, kujtohuni të merrni me vete lodrën e preferuar të

qenit apo maces, një mbulesë, disa këshilla rutine dhe ai do ta ndiejë veten si në shtëpi… Kaq e thjeshtë është! Edhe kur

ju nuk keni kohë për t’i sjellë, apo për t’i marrë nga kopshti, atëherë ka zgjidhje edhe për këtë. Në këto hotele, ofrohet

edhe transporti dhe jo vetëm kur keni nevojë për hotelin, por edhe për vaksina të ndryshme, apo ekzaminime që mund

të bëhen në shtëpi, mjeku veteriner ju ndjek në shtëpi. E çfarë të kërkoni më shumë?!

Page 67: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 67

Page 68: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201368

Gentian Zenelaj

dhe… 24-orëshi!

Ai është një ndër aktorët më simpatikë të humorit, i ri në moshë, por jo aq i ri në profesion. Bën pjesë në atë brez artistësh

tashmë, që ka krijuar individualitetin, personalitetin dhe profiin e tij karizmatik dhe të veçantë. Gentian Zenelaj, është

aktori komik, të cilin jemi mësuar ta shohim shpesh në kinematografi, teatër, por më shumë në spektaklet e humorit, siç

“Portokalli”, për të vijuar më tej, tek e “E diela në TV Kan”, dhe ndalesa së fundmi, në “Apartamenti 2XL”. Një emision

tepër simpatik  dhe  i ndjekur, ky. Babai i Danielit, në këtë rrëfim të veçantë dhe të sinqertë, na rrëfen anën tjetër të

aktorit në plot 24 orë… sipas tij, do të ishte më mirë që dita të ishte më e gjatë, kjo për shkak të angazhimeve të shumta.

Genti, nuk është vetëm aktori i humorit që na bën për të qeshur, është një baba dhe bashkëshort shembullor, prind i

admirueshëm dhe qytetar i denjë…

Page 69: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 69

Page 70: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201370

Kur dhe si, zë fill dita juaj?

Dita ime, nis gjithmonë me zgjimin e Danielit, i cili është

një supergjumash! Duke qenë se bashkëshortja ime është

e detyruar të shkojë në punë sa më shpejt, unë e kaloj një

orë të mirë me zgjimin dhe veshjen e tij, pastaj e kam me

detyrim të ndjek të paktën 30 min. “Tomi dhe Jerry” me

të,.. pastaj, në varësi të kohës, e lejoj të zgjedhë me çfarë

ta çoj në kopsht… me motor ose me makinë. Meqenëse

kopshtin e kam afër me shtëpinë, ai kënaqet shumë kur

shkojmë me motor..

Kafen e mëngjesit, zakonisht e pini ku...? Me kë?

Zakonisht, te lokali poshtë shtëpisë dhe duke qenë se kam

fqinj edhe kolegun tim të skenës, Julin, në shumicën e

rasteve me të, pastaj në punë. Nëse ka kohë, edhe një kafe

atje, se siç e dini, për ne shqiptarët, riti i kafes është si të

marrësh udhëzimet e ditës (qesh).

Shtypi i përditshëm, sa kohë ju merr?

Unë nuk mund ta nis ditën pa i hedhur sytë, të paktën

një gazete... Në përgjithësi, për ndonjë lajm të rëndësishëm

ose për ndonjë artikull kulturor. Ama, kur punoja në radio

kisha pothuajse çdo ditë një shikim të të gjithë shtypit.

Në Shqipëri është mirë ta lexosh, sepse të garantoj se do të

gjesh gjithmonë  kryeartikuj që i shoqëron me pasthirrma

habie ose me batuta të tipit «si ka mundësi!», «uaaaa, e

pabesueshme!» etj… etj.

Me cfarë po merresh, aktualisht?

Aaktualisht, jam në mbyllje të zezonit më të gjatë në

historinë e “Apartamentit   2XL” dhe me sa di, nuk do

të ketë pushim… Jam krejtësisht i angazhuar, së bashku

me Orinda Hutën,   për realizimin e një emisioni të ri

për makinat, ku do të prezantohen modelet më të reja të

makinave. Është një emision që shumë shpejt, do të fillojë

trasmetimin në “Tring living” dhe jam kaq entuziast për

këtë projekt të ri, sa mund të sakrifikoj edhe verën!

Orari i drekës, ku dhe me kë ju gjen?

Orari i drekës, nëse është kohë  e mirë për një kafe, me

miq, por në përgjithësi, në shtëpi... Është koha të marr

Danielin nga kopshti, me të cilin kaloj orët e pasdites, deri

sa kthehet Aida nga puna, pastaj varet, dal ose thjesht, një

kafe në lagje.

Si vazhdon pasditja?

Aktivitetet kulturore mundohem t’i ndjek sa mundem,

por kur punon në televizion, ka shumë pak kohë. Për më

tepër, që ne jemi deri të shtunën në darkë në punë dhe

nuk ka shumë mundësi t’i ndjekësh, thjesht përshtatemi

gjatë ditëve të javës sa të mundemi...edhe pse është pak e

vështirë, sepse në përgjithësi, shfaqen në fundjavë.

Aktiviteteve kulturore, sa kohe u kushtoni?

Takimet e punës, janë gjithmonë  ato që më angazhojnë

më shumë. Me miqtë që s’kanë lidhje me punën është

më ndryshe, më e vështirë të puqemi në orare, por sot

ka metoda të ndryshme komunikimi, kështu që nuk

Page 71: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 71

është problem që të dëgjohem me ta... Nuk e di pse, sa

më shumë   rritemi, aq më pak kohë të duket se ke në

dispozicion… E dua ditën, me 27 orë!

Sa shpesh i pranoni ftesat, në programe të ndryshme

televizive?

Në përgjithësi nuk i refuzoj, s’kam qenë  asnjëherë refuzues,

me përjashtim të nja dy emisioneve, ngaqë s’kam aspak

simpati për drejtuesit e tyre. Sa herë kam pasur ftesë, jam

munduar të jem I pranishëm. E urrej faktin që, drejtuesit

e emisioneve, hapin listën dhe fillojnë t’i marrin njerëzit

me radhë, deri sa ta plotësojnë panelin. Shkoj me shumë

dëshirë, tek ata që më ftojnë me një motiv!

Çfarë rezervon një mbrëmje e zakonshme, për ju?

Unë jam i dashuruar me kinemanë…dhe gjithmonë,

darka më gjen në shoqërinë e një filmi të mirë. Shmang në

maksimum, emisionet politike, sepse janë të padurueshëm.

Një film i mirë, s’ka rëndësi i vjetër apo i ri, është zgjedhja

parësore për mua dhe nuk bëj përjashtim, që nga ata

vizatimorë deri te romancat. E kam të caktuar që çdo javë

të marr me qira, minimum tetë filma me DVD, thjesht për

të evituar emisionet politike, që janë të hënë…të martë…

të mërkurë... të enjte… të premte... të shtunë...të diel!..

Mbrëmjet jashtë, i frekuentoni me miqtë, apo familjen?

Nuk jam tip që them se s’na mbledh shtëpia…

Përkundrazi, mbrëmja është e qetë... Nuk dal shumë

për atë që e quajnë “jetë nate” (megjithëse, ende nuk e

kam kuptuar, pse e quajnë kështu) dhe jam kurioz, si ia

bëjnë  që «punojnë «gjithë ditën, pastaj çdo mbrëmje e

gdhijnë nëpër locale, pastaj përsëri në «punë»! Të them

të drejtën, sa herë dal dhe qëndroj deri vonë, sidomos në

shoqërinë e alkoolit, ndihet menjëherë në rendimentin

e punës...

A ka ndonjë sport të veçantë, që ushtroni?

Përveç pasionit tim shumë të madh, që janë motorët antikë,

jam i ri në një pasion tjetër, që është gjuetia nënujore, një

sport që po e preferoj përherë e më shumë!  

Page 72: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201372

Buzëqeshja mund të jetë një armë e fortë në duart e

gjithësecilit! Buzëqeshje e cila në vendin dhe kohën e

duhur mund të ketë një rëndësi të veccantë. Por kur kjo

buzëqeshje e bukur shoqërohet dhe me dhëmbë të bukur,

të bardhë rruazë, ajo mund të konsiderohet buzëqeshja

më perfekte në botë. Por në fakt personat që kanë një

buzëqeshje të bukur janë të paktë dhe me shumë fat,

por me kaq fat janë dhe ato që e arrijnë me ndërhyrje

të ndryshme në klinikat dentare. Po po është një gjë që

arrihet por dhe kushton ca si shumë. Monika Spirollari

është stomatologia e re, e cila në kontaktin e parë të lë

përshtypjen e një personi me gojë të rregullt, ndoshta dhe

nga vetë profesioni që ajo ushtron. E diplomuar në një

nga shkollat prestigjioze të    stomatologjisë në Ballkan,

Spirollari se bashku me kolegen e saj ,prej disa vitesh

gjendet në nje klinikë në një nga lagjet më të populluara,

ish- Bllok. Një klinikë realizuar me shije të veccanta dhe

që pacientët e saj ndihen komod, pasi Monika është tejet e

komunikueshme dhe e rregullt. Për tu takuar me Monikën

duhet të kësh lënë rezervim më parë, pasi ndryshe nuk ia

del dot, ose duhet të presësh gjatë, sapo ajo të perfundoje

pacientin e radhës.

Monika ju keni studiuar në Universitetin e Bukureshtit.

Përse zgjodhët këtë shkollë dhe c’risi sollët në Tiranë?

Universiteti “Carol Davila” eshte i mirenjohur ne Europe per

seriozitetin dhe cilesine e larte te pergatitjes se studenteve. Te rrinj

nga e gjithe bota kryejne studimet ne fakultetet e ketij Universiteti.

Per mua ka qene fat dhe privilegj te diplomohem aty. 

Te rejat me te fundit te stomatologjise ne bote jane

gjithashtu dhe ne Tirane dhe ketu e kam fj alen edhe per te

gjithe koleget e mi te perkushtuar ketij profesioni.

Si mund të veprojmë për të patur dhëmbë të shëndetshëm

të bukur dhe rrezëllitës?

Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm duhet të kujdesemi

si duhet për ta.

Së pari ajo ç’ka varet direkt nga ne është higjena e mirë.

Rekomandohet larje të dhëmbëve minimumi 2 herë në

ditë, me kujdes duke i kushtuar kohë (rreth 3 minuta).

Larja para gjumit është ajo që ka më tepër rëndësi.

Për dhëmbë të bukur & të shëndetshëm!

Page 73: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 73

Së dyti kontrolli periodik, çdo 6 muaj tek dentisti është

i nevojshëm për të parandaluar probleme serioze të

dhëmbëve. Duhet thënë që shpesh, megjithëse nuk

ndiejmë dhimbje, një dhëmb mund të ketë krijuar kavitet.

Së treti një vend të rëndësishëm zë ushqimi. Ashtu sikurse

për shëndetin e përgjithshëm të trupit rekomandohet një

dietë ushqimore e shëndetshme edhe për dhëmbët vlen e

njëjta gjë. Sulmi acid që fillon gjysëm ore pas përtypjes

është lufta e shpallur e ëmbëlsirave ndaj dhëmbëve.

Cili është sekreti i dhëmbëve të bardhë dhe si arrihet kjo?

Sekreti i dhëmbëve të bardhë është shkruar në kodin tonë

gjenetik !!!

Ngjyrën e dhëmbëve e kemi të trashëguar nga prinderit

tanë.

Sidoqoftë egzistojnë disa mënyra për të zbardhur dhëmbët

tanë, si p.sh përdorimi i substancave me peroxid hidrogjeni,

ionoforeza, laser etj. E para mund të realizohet nga mjeku

në klinike ose dhe nga pacienti në shtëpi. Dy të tjerat

aplikohen vetëm në klinikë.

Duhet theksuar se asnjë nga këto metoda nuk bën një

zbardhje definitive të dhëmbëve. Kohëzgjatja e rezultatit të

përftuar varet nga mënyra e të ushqyerit: vera e kuqe, kafja,

cigarja jane disa faktore që minimizojne rezultatin.

Këto metoda janë relativisht të kushtueshme dhe sa shpesh

mund të aplikohen duhet vendosur nga mjeku stomatolog,

në varësi të disa kushteve të caktuara.

A është e dëmshme zbardhja me lazer, pasi shumë

stomatologë bien në kundërshti mbi këtë tezë dhe c’mund

të kemi parasysh?

A janë zgjidhje facetat për t›i treguar dhëmbët bukur, pra

për tu dhënë një formë më të rregullt e të bukur?

Patjetër që në varësi të rastit klinik facetat janë një zgjidhje

shumë e mirë.

Për të vendosur facetat bëhet një sakrifikim minimal i

dhëmbit dhe pas ngjitjes së tyre buzeqeshja është natyrale

dhe e bukur. Duhet patur kujdes në zgjedhjen e mjekut

që do i përgatisë ato, sepse jo të gjitha laboratorët dentare

mund ta kryejne si duhet këtë procedurë. Precizioni i

facetave është diçka thelbësore, po aq e rëndësishme sa

estetika e tyre.

Facetat janë të pazëvendëesueshme apo duhet ti ndërrojmë

gjatë një kohe dhe a janë të kushtueshme?

Deri në ç’moshë mund të drejtohet një dhemb i shtrembër

dhe koha që nevojitet?

Falë ortodoncisë fikse drejtimi i dhëmbëve nuk njeh

moshë. Pas konsultës së detajuar me një specialist vendoset

për llojin e trajtimit dhe në varësi të diagnozës kohëzgjatja

është relative. Tani kanë dalë mënyra të reja dhe shumë

estetike të cilat na ndihmojnë për të pasur dhëmbë të

rreshtuar bukur.

Kllefat e porcelanit, ç’duhet të kemi parasysh në zgjedhjen

e materialeve. Ju ç’rekomandoni?

Vendosja e kllëfave të porcelanit duhet bërë në kushtet kur

është strikt e nevojshme. Në përgjithësi rekomandohen

dhëmbët devitale (denervuar), të dëmtuar së tepërmi,

dhëmbë me mbushje masive të predispozuar për t›u

frakturuar etj.

Në përgjithësi materiali që përdoret ështe metalo-

qeramikë. Prej disa vitesh si kudo në botë edhe në Shqipëri

përdoren kllëfat «metal- free» pa strukturë metali në

brendësinë e kllëfit. Ato mund të jenë me oxid zirkoni apo

«full ceramic». Këto të fundit janë më të shëndetshme për

gingivat dhe me estetike, gjithonë kur janë të përgatitura

nga laboratore dentare të specializuara.

Emigrantët që vijnë për të kuruar dhëmbët në Shqipëri

për shkak të cmimit më të ulët, gjejnë të njëjtën cilësi?

Për hir të së vërtetës ky fenomen ka filluar të rrallohet vitet

e fundit.

Në rastet kur këta emigrantë shkojnë në klinikat e duhura,

me siguri cilësia që marrin aty është e standarteve më të

larta. Jo rrallë ka ndodhur që kjo cilësi të habisë mjekët

stomatologë të vendeve respektive, ku jetojnë këta

emigrantë.

Ajo që dua të shtoj, është ai kontigjent pacientesh të huaj,

që vijnë në Shqipëri për tu mjekuar dhe për të përfituar

çmim më të mirë për të njëjtën cilësi shërbimi.

Si ta zgjedhë një pacient stomatologen e duhur?

Mardhenia pacient - stomatolog është një mardhenie e

forte besimi. Menyra me e mire eshte rekomandimi i miqve

dhe te afermve. Nuk mund t› i lihet rastesise zgjedhja e

stomatologut.

Vemendje kryesore pacienti duhet t› i kushtoje permbushjes

se kushteve higjeno- sanitare te klinikes respektive, pa

nguruar te pyese mjekun per menyren e sterilizimit te

instrumentarit.

Serioziteti i nje klinike verehet edhe tek prezenca e stafit

te kualifikuar.

Page 74: Vip korrik 2013 web
Page 75: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 75PRILL 2013 21

Tel/Fax: +355 4 2232237 Mob.: +355 69 2607608 +30 69 99251085 Tirane, Albania

Page 76: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201376

Sezoni veror, një rilindje e pamjes dhe gardërobës!

Page 77: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 77

E bukura, vjen plot ngjyra! Këtë sezon, ngjyrat ideale

për të feminizuar veshjet tona, janë: rozë trëndafi li me

nuancat e lehta, nuancat e së gjelbrës, portokallia, bluja

neon, apo rozë në pjeshkë. Çdo gjë e shndritshme është

“in”, këtë sezon. Ngjyra nudo është kthyer fuqishëm në

modë. Ajo i jep veshjes një pamje më të sofi stikuar dhe

vajzërore, që krijojnë imazhin e pranverës në trup. Nuk

duhet harruar edhe bardhezia, e pranishme kudo, në funde,

pantallona, këmisha, apo fustane, një kombinim që mund

të përshtatet me të gjitha stilet: elegant, sportiv, klasik, apo

rastësor.Vetëm, duhet pasur kujdes në zgjedhjen e vijave!

Këshillohet që femrat me forma shumë të rrumbullakëta,

të mos përdorin vija horizontale. Ngjyrat ekzotike, ngjyrat

e lehta, metali apo fosforeshente i japin një tjetër përmasë

veshjes. Ndërsa shikon koleksionet e këtij sezoni, vërtet të

krijohet ideja se kjo verë është e “sheqerosur”, mjafton

që veshja të jetë e thjeshtë, komode dhe brenda këtyre

nuancave. Shmangini rrobat e ngushta, të sforcuara dhe

lërini format femërore, nën përqafi min e lehtë dhe të bukur

të rrobave. Të ndihemi mirë, të freskëta dhe joshëse! Mos e

nënvlerësoni cilësinë e copës që vishni, një material i mirë,

gjithmonë sjell një rezultat të suksesshëm. Mos harroni

aksesorët, ato plotësojnë paraqitjen tuaj... këshillohet

ngjyra e artë. Është verë, përqafojini ngjyrat!

Page 78: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201378

Page 79: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 79

Page 80: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201380

Page 81: Vip korrik 2013 web

KORRIK 2013 81

Page 82: Vip korrik 2013 web

KORRIK 201382PRILL 201394

ETC

SHESHI WILLSONCITY PARK

Page 83: Vip korrik 2013 web
Page 84: Vip korrik 2013 web