UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mataj.pdf · Këtu kam arritur të përfundojë se për...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA EDUKATIVE E PËRRALLAVE POPULLORE Mentor: Kandidatja: Prof.ass. Nexhmije Kastrati Cyme Mataj Lekturoi: Msc.Trendelina Mataj Gjakovë, 2018

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mataj.pdf · Këtu kam arritur të përfundojë se për...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

RËNDËSIA EDUKATIVE E PËRRALLAVE POPULLORE

Mentor: Kandidatja:

Prof.ass. Nexhmije Kastrati Cyme Mataj

Lekturoi: Msc.Trendelina Mataj

Gjakovë, 2018

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Lënda nga e cila është bërë punimi: Letërsi për fëmijë

Tema e punimit: Rëndësia edukative e përrallave për fëmijë

Studenti/ja:

Emri dhe mbiemri i studentes: Cyme Mataj

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i ID: 140101088

Drejtimi- Departamenti: Programi Fillor

Shkalla e studimit: “Bachelor” në Programin Fillor

Ky punim diplome u mbrojt më; ___________________.

Përbërja e komisionit:

__________________________________________

__________________________________________

__________________________________________

Komisioni e vlerësoi punimin me notën:__________.

3

Deklarata e origjinalitetit:

Deklaroj se ky punim nuk është prezantuar asnjëherë me parë dhe është punim origjinal i imi,

dhe të gjitha materialet dhe burimet e shfrytëzuara në këtë punim janë të theksuara tashmë në

referenca.

4

FALËMNDERIMET

Të filloj me falënderime më duhen vite të tëra, megjithatë në radhë të parë dua t'i

falënderoj të gjitha ata që më qëndruan pranë gjatë gjithë kohës në ditë të vështira e të

gëzuara për mua.

Së pari dua t’i falënderoj fëmijët e kësaj bote, që janë frymëzim e inspirimi për mua

për t’u ringritur në këmbë pas çdo disfate.

Së dyti, falënderoj familjen time që më mbështetën në rrugëtimin tim, e më mësuan

se rruga e jetës nuk është e shtruar me lule, por që do të jem unë ajo që duhet të përballëm

me sfidat e jetës dhe që këtë rrugë ta lulëzoj me suksese e punë të palodhur.

Së treti falënderoj profesorët; Mimoza Kurshumlia, Faredin Shabani, Bexhet Gaxhiqi,

Petrit Duraj, etj., të cilët me motivuan dhe më përkrahën gjatë ngritjes time profesionale.

Së fundmi një falënderim të veçantë për prof. Nexhmije Kastratin, të cilës do t’i jem

mirënjohëse gjatë gjithë jetës, për mirëkuptimin, përkrahjen e për besimin e saj që kishte tek

unë.

5

Abstrakt

Në këtë punim shkencor do të flasim rreth zanafillës, krijimit

dhe ndërtimit të përrallës, si dhe do të diskutohen tematikat e përrallave dhe ndikimi i tyre

tek fëmijët, po ashtu do të analizohen disa përralla popullore të hershme dhe disa përralla te

sotme, ndryshimet që kanë pësuar ndër vite dhe shtjellimi i temave të tyre qendrore, si dhe

gjuha figurative e komunikimit si një ndër nxitësit kryesor për t'i lexuar këto shkrime të

veçanta madje jo vetëm për fëmijë por edhe për të rriturit. Vlerat që ofrojnë këto krijime,

qoftë për syzheun , qoftë për mesazhin, dhe frymën edukative , i bëjnë këto krijime joshëse

, dhe gjithmonë qendër për studim. Duke u nisur nga ky parim, mbetët përgjegjësi edhe për

mësuesit dhe prindërit se s'i duhet shpjeguar fenomenet që përcjellin në përgjithësi këto

shkrime që kanë gjithmonë karakterin pothuajse të njejtë, pra edukimin etik dhe estetik, si

dhe përpjekja jonë për t'i dëshifruar mesazhet dhe ndikimet psikologjike të tyre tek fëmijët,

e që mbetet një sfidë e përhershëm për prindërit dhe në veçanti për mësimdhënësit.

6

Përmbajtja:

Deklarata e origjinalitetit: .......................................................................................................... 3

FALËMNDERIMET ................................................................................................................. 4

Abstrakt ...................................................................................................................................... 5

Hyrje .......................................................................................................................................... 8

Kapitulli I .................................................................................................................................. 9

1.1 Zanafilla dhe studimi i përrallës ...................................................................................... 9

1.2. Kuptimësia dhe rëndësia e krijimit ............................................................................... 11

1.3.Realiteti i përrallës – aspekti antropologjik ................................................................... 15

1.4.Struktura e përrallës ....................................................................................................... 16

Kapitulli II ................................................................................................................................ 20

1.1.Analiza të përrallave popullore të kohës së hershme dhe ato të kohës së tashmë ......... 20

1.1.1.Djali i vogel e Kulshedra ....................................................................................... 20

1.1.2.Analiza e përrallës ‘’Djali i vogel e Kulshedra’’ .................................................... 21

2.2.1.Tri Nuset e Vllaznive .................................................................................................. 22

2.2.2Analiza e përrallës ‘’Tri Nuset e Vllaznive’’ ........................................................... 22

2.3.1.Dy Shokët.................................................................................................................... 23

2.3.2.Analiza e përrallës ‘’ Dy Shokët’’ .............................................................................. 23

2.4.1.Njeriu dhe Pemët......................................................................................................... 24

2.4.2.Analiza e përrallës ‘’Njeriu dhe Pemët’’ ................................................................ 24

7

2.5.1.Ngjarja e Majmunit ..................................................................................................... 25

2.5.2.Analiza e përrallës ‘’ Ngjarja e Majmunit’’ ............................................................ 25

2.6.1.Tre Kirurgët ................................................................................................................ 26

2.6.2.Analiza e përrallës ‘’ Tre kirurgët’’ ........................................................................ 27

Rëndësia edukative të përrallave ............................................................................................. 28

Përfundimi: .............................................................................................................................. 28

Literatura: ................................................................................................................................. 30

8

Hyrje

Në kapitullin e parë do të flitet rreth zhvillimit, temës dhe

zanafillës së përrallës që nga lashtësia e gjerë më sot, si dhe për studimet e disa autorëve

rreth përrallës, morfologjisë së saj dhe karakteristikat që jep në përgjithësi letërsia gojore.

Kuptimi dhe rëndësia e krijimit të përrallave, idetë e kritikat e psikologëve të mëdhenj të asaj

kohë si: Frojdi, Dikensi e shumë të tjerë. Për strukturën e përrallës, për rezistencën e

strukturës së saj në kohë dhe periudha të ndryshme historike.

Në kapitullin e dytë do të flitet për analizën e përrallave në dialektin gegërisht dhe në gjuhën

standarde, analizën e përrallave që kanë përmbajtje pozitive dhe negative tek fëmijët,

paraqitja dhe metaforizimi i personazheve të ndryshme me kode edukative, si dhe për

rëndësinë që duhet kushtuar përrallave ndaj fëmijëve në aspektin kulturor, edukativ, arsimor,

si prindër, mësues dhe shoqëri në të ardhmen.

9

Kapitulli I

1.1 Zanafilla dhe studimi i përrallës

Përralla është një krijim gojor që përcillet brez pas brezi dhe ka

një histori të hershme të fillimit të saj. Shumë dijetar dhe mendimtar pohojnë se zanafilla e

saj ka lindur në kohën e re të gurit, ‘’por të dhënat për ekzistimin e saj, në formën që

megjithatë përkon me atë të përrallave të mbledhur dhe botuar në shek. XIX dhe XX, janë të

shekullit XVI. Kështu përralla e parë në gjuhën gjermane, e ruajtur nga Martin Montanus,

është e vitit 1560. Në shekullin XVIII bëhet fjalë për të ashtuquajtura përralla me gjarpërinj,

përralla magjike, përralla dhe kallëzime për fëmijë dhe të rritur etj. I pari që ka shkruar për

ndryshimin e përrallës dhe të gojëdhënës është J.G.Busching. Ai gojëdhënën e lidh me

historinë dhe lokalitetin e vendit të caktuar, ndërsa përrallën me “kthjelltësinë e poezisë

mbretërore”. Mirëpo koncepti përrallë merr kuptim dhe emërton krijimin e caktuar letraro-

artistik prej kohës kur vëllezërit Grimm botuan, më 1812, veprën e tyre të famshme- Kinder-

und-Hausmarchen (Përralla për fëmijë dhe shtëpi). Prej kësaj datë zë fill interesimi,

mbledhja dhe studimi i mirëfilltë i përrallës si krijim i veçantë. Në studimin e përrallës si

krijim letrar-artistik është shtruar e shtrohet me të drejtë objekti i saj,ajo botë që sa na duket e

afërt, e përditshme, mbi të gjitha e preferueshme dhe e dëshirueshme, po aq e largët, e

jashtëzakonshme dhe magjepse, (Magjepsja-fantastikja në këtë formë, thotë Andre Jolles për

përrallën, nuk është magjepse-fantastike, por e vetëkuptueshme”) që pabesueshëm tërheq me

naivitetin dhe thjeshtësinë artistike. Se vërtetë përralla është e tillë dëshmon dhe kjo e dhënë:

përmbledhja e vëllezërve Grim “ Përralla për fëmijë dhe shtëpi”, është, siç ka pohuar Max

Luthi, vepër në gjuhën gjermane, që më së shumti është përkthyer në gjuhë të tjera.’’1

Lidhur me njohjen e fëmijës me përrallën shumë studiues

shprehin mendime dhe japin kritika se fëmija duhet të njoftohet mbi karakterin e ri ose të

vjetër dhe strukturën e saj përgjithësisht, prandaj sipas ‘’mendimit që shfaq Herderit: “Në

karakterin e fëmijës, që s’ka dëgjuar përralla, mbetet një zbrazësi që më vonë nuk mund të

kompensohet”. Përralla gojore si krijim letrar artistik ka zgjuar e po zgjon interesim të madh

të shumë studiues të letërsisë gojore dhe të studiuesit e artit të fjalës në përgjithësi. Ajo sa

shkon e aktualizohet, sidomos në të gjitha ato punime ku bëhet fjalë për format e thjeshta, për

1 A.N.Berisha, ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f. 230-232

10

cilësitë e krijimit letrar në prozë, për letërsinë triviale, përkatësisht për shtresat dhe strategjinë

e rrëfimit. Këtë interesim e kanë kushtëzuar, e kushtëzojnë sot e gjithë ditën e do ta

determinojnë edhe nesër, ndër të tjera, dy çështje:

o E para: përralla është krijim i lashtë letraro-artistik, që me shekuj ekziston dhe

funksionon –përcillet prej gojës në gojë, prej brezi në brez, prej botimi (si tekst i

fiksuar në letër) në tjetrin, nga kanë mësuar dhe kanë marrë elemente të rëndësishme

të krijimit letrar shumë krijues.

o E dyta: bota poetike e përrallës, që në të parë duket e thjeshtë, në qenësi është e

rëndësishme dhe tejet e ndërliqshme, madje kjo ka kushtëzuar edhe ekzistencën e saj

me shekuj.

Nevoja e shqyrtimit të poetikës së përrallës qëndron në faktin se ky krijim i prozës gojore,

sikur edhe krijime të tjera letrare artistike, cilësohet me tri qenësi:

a. Kuptimësia, strukturimi, funksionalizimi dhe komunikimi i ideve nëpërmjet gjuhës,

që manifestohet në mënyrë të veçantë në botën e përrallës,

b. Artistikja, strukturimi i gjuhës poetike, i mesazhit artistik, që ndikon estetikisht në

receptorin dhe

c. Formësimi, që shpreh qenësisht strukturën kompozicionale, shpreh kuptimësinë e

botës së saj, përkatësisht qenësinë e objektit të trajtuar dhe mënyrën e

funksionalizimit gjuhësor poetik’’.2

Këtu kam arritur të përfundojë se për nga kuptimi i jashtëm fjala

‘’përrallë’’ ka kuptim të thjeshtë, por në brendësi është mjaft e komplikuar me plotë

mistere dhe sekrete që i bëjnë lexuesit dhe dëgjuesit mjaft kureshtar, dhe që i nxisin të

imagjinojnë të pamundurën duke e bërë të mundur botën e fantazisë. Studiuesit e kanë

bërë të ditur se përralla do të vazhdojë të jetë një instrument i fuqishëm në ndërtimin e të

ardhmes së imagjinatës së fëmijëve.

2Po aty., f. 230-232

11

1.2. Kuptimësia dhe rëndësia e krijimit

Përralla qëndron si problematikë në shumë periudha e sidomos

në atë të romantizmit duke u bërë ballë e duke theksuar tiparet e saj qoftë si strukturë ashtu

edhe si krijim i letërsisë së shkruar. Me të nxjerr tiparet e saj letraro - artistike fillon e

‘’thellon marrësin në kuptimësinë e shumë çështjeve të jetës, po edhe me gjerë; ajo i

mundëson marrësit (dëgjuesit apo lexuesit) që të krijojë idenë e vërtetë mbi njeriun dhe

botën, përkatësisht kuptimësinë e saj; të arrijë pjekurinë psikologjike, pavarësinë për veprime

etj. Me botën e saj të pasur ajo jo vetëm zgjon kureshtjen e marrësit, po mbi dukuritë që i janë

pjesë e pandashme e veprimit të përditshëm; ajo nxit dhe zhvillon intelektin e ndjeshmërinë,

qëndrueshmërinë dhe vetitë e tjera të karakterit. Përrallat kanë pak porosi mbi kushtet

konkrete të jetës së shoqërive masive bashkëkohëse, sepse ky lloj letrar u krijua shumë më

herët se sa të formohen këto shoqëri. Mirëpo, siç thekson Betellhajmi, nga përrallat mund të

mësohet më shumë për problemet e botës së brendshme të njeriut dhe për zgjidhjen e

mundshme, të drejtë të tyre, në cilën do shoqëri, se sa nga çdo lloj tjetër i tregimit të

përshtatshëm për konceptin e fëmijës.’’3

Përrallat janë shumë argëtuese dhe ndikojnë shumë të fëmijët

duke i kënaqur, duke i zgjeruar imagjinatën dhe kureshtjen për të zbuluar dhe mësuar se çfarë

do të ndodhë më tutje. Disa kanë karakter qesharak e disa të trimërisë, gjithmonë duke u

thelluar në botën reaguese të fëmijëve normal ose anormal. E gjithë kjo lidhet me

‘’mendimin e Frojdit se njeriu vetëm me luftë dhe me përpjekje të guximshme në përballimin

e pengesave të ndryshme e të shumta arrinë ta nxjerrë e të kuptojë ekzistencën personale.

Ideja e luftës kundër vështirësive të shumta në jetë, si gjë e pashmangshme dhe si manifestim

i vetë ekzistencës së njeriut, është mjaft e pranishme në përrallë dhe një nga dimensionet më

të rëndësishme të saj. Pra, nëpërmjet rrëfimit përralla shtron disa nga çështjet dhe dilemat

ekzistenciale të njeriut në përgjithësi. Kjo shprehet me anën e botës së saj, me veprimin që

ngjet në të, me mënyrën e realizimit të veprimeve dhe të qëllimeve të personazheve. Përralla i

thjeshtëson situatat e veprimet. Personazhet janë të portretizuara (krijuara) qartë, ndërsa

detajet janë kryesisht të shmangura, pos kur kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Ata më tepër

janë tipikë se sa të jashtëzakonshëm. Personazhet nuk janë ambivalentë- nuk janë në të

3 A.N.Berisha, ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f. 232-243

12

njëjtën kohë të mirë dhe të këqij. Duke e përjetuar si të këtillë përrallen secili, sidomos

fëmija, identifikohet me gjithë atë që ngjet në të, me veprimin e personazheve me flijimin dhe

me ngadhënjimin e tyre. Marrësin e pushton karakteri i fortë i personazhit, personaliteti i atij

që kryen veprimin. Ai nuk identifikon me protagonistin e përrallës për mirësinë dhe vetitë e

tij pozitive, por pse pozita e protagonistit të përrallës e përvetëson tërësisht. Për fëmijën nuk

është me rëndësi çështja “ A duhet të jem i mirë?”, por “ Në cilin dua të përngjaj?”. Për një

gjë të këtillë, sidomos fëmija, përcaktohet në bazë të gjithë ndikimit që përjeton nga veprimi i

personazhit të përrallës dhe asaj që ngjet në këtë krijim. Edhe pse përralla, fjala vjen,

përfundon zakonisht me “Nëse nuk kanë vdekur, jetojnë edhe me tej” ose “ Jetuan përherë të

lumtur” etj., fëmija asnjëherë nuk e merr këtë si domosdo. Aq sa përralla bën fjalë për të

kaluarën e për të tashmen, po aq ajo është e drejtuar kah e ardhshmja: jo vetëm që ofron një

mori kuptimesh, por këto i shpreh nëpërmjet të konceptimit, formësimit e të shprehurit

artistik. Në të vërtetë, sikur me të drejtë thekson Betellhajmi, ky krijim letrar nuk do të mund

të arrinte ndikimin psikologjik të fëmija sikur të mos ishte, para së gjithash, krijim artistik.

Ashtu siç ndodh me secilin art të madh, edhe në përrallë, kuptimësitë më të thella janë të

ndryshme për secilin individ, po edhe për të njëjtin individ në momente të ndryshme të jetës,

në kontekstin e caktuar të situatës. Cila përrallë, cili krijim dhe në cilën kohë e situatë do të

ndikojnë më shumë në një individ e cila në një tjetër, kjo do të varet nga niveli i zhvillimit

psikofizik të fëmijës dhe nga problemet që në atë moment për të janë më qenësore. Një

përrallë mund të ketë kuptim të njëjtë për vajzën pesëvjeçare dhe për atë trembëdhjetë

vjeçare, mirëpo kuptimet vetjake, të cilat ato i nxjerrin nga përralla, mund të jenë edhe krejt

të ndryshme. Një gjë të tillë e kushtëzon fakti se përralla drejtpërdrejt, në një mori formash, i

ofron marrësit fenomene e zgjidhje të shumëta të problemeve, qoftë edhe kur atë veprim e

kryen një vogëlush. Sa do të ndikojë përralla me botën e vet magjike, sa do të dalë në shesh

qenësia kuptimore e saj dhe sa dhe si do të përjetohet ajo, kjo varet edhe nga vetë mënyra e

formës së saj origjinale si dhe nga vetë ai që e dëgjon, e pranon atë. Duke e pasur parasysh

cilësitë e përrallës si krijim, botën, formën dhe kuptimësinë, Ç.Dikensi pranonte në formimin

e tij përralla ka bërë ndikim të thellë, sidomos magjikja e personazheve dhe veprimi në

përrallë. Ai ka theksuar se metaforat e përrallës më mirë se çdo gjë tjetër u ndihmojnë

fëmijëve në detyrat më të vështira, më të rëndësishme dhe më të preferueshme; arritjet e

pjekurisë vetëdijore, që i cilivilizon presionet kaotike të ndërdijes, motivon dhe zhvillon

procesin vetëdijor. Për ndryshim nga çdo krijim tjetër letrar, përralla e orienton fëmijën të

zbulojë identitetin dhe veprimin e vet. Përralla lidhet me qendrën, sistemin ndërdijor, ku

ndodhin e shprehen procese më unike e më të lashta; shpreh përmbajtje më të fshehta dhe më

13

intime, më të errëta dhe më të thella, çka më së shpeshti shkakton frikën dhe pasigurinë, por

edhe shpresën më të madhe. Siç pohon Çetertoni, përralla është pasqyrë e përjetimeve të

brendshme, përjetimi i botës shpirtërore dhe i zhvillimit vetjak, ku njeriu gjen identitetin

personal. Në qoftë se këtë e lidhim me nocionet e psikanalizës së Frojdit, atëherë mund të

thuhet se përralla manifeston idin, egon dhe superegon. Egoja lidhet me perceptimin dhe

përafrimin vetëdijesor, që përkon më shumë me realitetin, ndërsa idi është qendër e dëshirave

më të pafrenueshme, dëshirave që mund të shkaktojnë frikën ose kënaqësinë më të madhe. Në

shumë përralla fantazia e realizimit të dëshirave zgjon fantazinë e qëndresës dhe të

përballimit. Veçantia dhe gjenialiteti i përrallës nuk qëndron vetëm në elementet, siç janë:

mënyra se si ajo i drejtohet marrësit, sidomos idit dhe egos së tij, sa e unifikon ndërtimin e

brendshëm dhe sa e zhvillon aftësinë për vetëdijesimin sa më të plotë e të qëndrueshëm, sa e

sistemon gjendjen kaotike në vetëdijen dhe ndërdijen e fëmijës etj., por edhe në vetë gjuhën e

saj, në imazhet nëpërmjet të të cilave ajo bën ndikimin e gjithëmbarshëm në dëgjuesin apo

lexuesin.’’4

Për arsye stilistike gjuhëtarët në përralla shfaqin figura, simbole

mjaft kureshtare për fëmijët duke i përshkruar, emërtuar e fantazuar ato në botën

imagjinatave. Prandaj shpesh ndeshemi me pyetjen e fëmijëve si p.sh: kur është fjala për

‘’gjahun në natyrë që nuk duhet kuptuar si mbytje (gjueti) të kafshëve, por si afrim me vetë

natyrën, me dëshirën për natyrën dhe lumturinë që ofron ajo. Triumfi në fund të përrallës nuk

simbolizon thellësisht triumfin mbi të keqen, por para së gjithash triumfin e së mirës.

Shpërblimi apo dhurata në fund të përrallës nuk është rezultat i asgjësimit dhe i vdekësimit të

të tjerëve, por simbolikë e fuqishme e integrimit të fitores ndaj kundërshtarit dhe armikut dhe

vetë fatit si diçka qenësore në jetën e njeriut. Përralla është më e hapur ndaj botës e dukurive

të njeriut, ajo e shpreh dhe e krijon botën në një ripërtëritje dhe lëvizje, në një përgjithësim,

që mund ta quanim shumëdrejtimësh. Nga konceptimi (realizimi) i brendshëm i përrallës

rritet përjetimi dhe kënaqësia: posa të hyjmë në botën e përrallës, e rrënojmë (e mohojmë)

botën e realitetit, që e kemi konsideruar jomorale. Sipa Propit, ndër veçoritë kryesore të

përrallës është mbështetja në imagjinimin artistik dhe paraqitjen kuptimit të realitetit. Në

shumicën e gjuhëve fjala “përrallë” është sinonim i fjalës “rrenë”, “trillim”. Disa përralla ruse

kanë këtë përfundim: “Përralla u krye rrena mori fund!”.Përralla është më tepër manifestim i

përmbajtjes së përbashkët vetëdijore dhe ndërdijore, të cilën e ka formësuar mendja

4 Po aty., f. 232-243

14

(kuptimi), jo e një personi konkret, por pajtimësia e shumicës në aspektin e asaj që

konsiderohet problem universal njerëzor dhe që pranohet si zgjidhje e dëshirueshme.’’5

Psikologët si: Frojdi, Çetertoni, Betellhajmi, etj., kanë treguar se

ndërtimi i personalitetit të fëmijës varet nga ajo se cilën anë të përrallës fëmija fillon ta

zgjedh, si duhet ta perceptojë, dhe çfarë kahje do t’i japin ëndrrave që ata do t’i ndjejnë më

vonë. Ndërsa kanë treguar se përrallat nuk merren me problemet e shoqërisë si: ekonomia,

politika, etj., por merren me problemet si: ndjenjat, mendimet, sjelljet e tyre të brendshme

dhe të jashtme, dhe ithtarë të këtyre sjelljeve do të jenë prindërit, mjedisi ku ata do të

rriten.‘’Përralla e kalon edhe vetë botën e pasur të ëndrrës dhe të ëndërrimit. Përparësia e saj

e pakrahasueshme qëndron në faktin se kjo ka një strukturë të përcaktuar, me fillim dhe me

ç'thurje përkatëse që synon (drejtohet) kah zgjidhja e dëshiruar, e cila arrihet në fund. Ëndrra

është shprehej më vetjake e ndërdijes dhe e përvojës së personit të caktuar, ndërsa përralla

është formë magjepse që pasqyron probleme universale, që si krijim ajo i ka marrë (i ka

fituar) duke u bartur prej goje në gojë, prej brezit në brez.6’’

Vlen të theksohet se në përralla janë përdorur metafora dhe

hiperbola për arsye se gjërat reale nuk janë treguar ashtu siç janë por, duke përdorur

metaforizimin për ndodhitë e jetës, duke shtuar kureshtjen e dëgjuesit dhe duke përdorur

hiperbolizimin për t’i zmadhuar gjërat që të duken më madhështore.’’Përralla e ndërton edhe

e zgjeron vizionin për botën dhe për vetë njeriun. Çdo kontekst, tablo e personazh në përrallë

krijohet më ndryshe dhe është shumë më i pasur nga ato që fëmija i ka njohur e parë në jetë

dhe me të cilat është në kontakt të mëtejshëm. Në fantazinë e tij të bujshme këto fenomene

marrin ato forma të jashtëzakonshme, çfarë ai vetë dëshiron t’i kenë. Kështu ndodh edhe me

elemente e fenomene të tjera. Në një moment të caktuar të gjendjes psikofizike të njëjtat

gjëra marrin e kanë peshë e dimension krejt tjetër. Kur rrëfejmë:”Në kohët e lashta, kur

dëshirat ende plotësoheshin, jetonte një princ, që kishte tri vajza të bukura, por e vogla ishte,

aq e bukur sa edhe vetë dielli, që sheh çdo gjë, çuditej se si i shkëlqente fytyra e saj”, atëherë

ky fillim e vë përrallën në një kohë unike: në kohën e lashtë, kur besohej se çdo dëshirë ka

mundur të plotësohet, pra të ndikojë në ndërrimin e fatit të njeriut. Bukuria hyjnore e vajzës,

realizimi i dëshirës dhe habitja edhe e vetë diellit, shënojnë rastin absolutisht unik të kësaj

5 A.N.Berisha, ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f. 232-243 6 Po aty., f.232-243

15

ndodhie. Këta janë përbërës që ngjarjen nuk e vënë në kohën edhe hapësirë të realitetit të

jashtëm, por në botën e brendshme, në shpirtin e individit’’.7

1.3. Realiteti i përrallës – aspekti antropologjik

Antropologjia është shkencë që studion të gjitha ngjarjet dhe

veprimet e njeriut, qoftë ato në aspektin jetësor, shoqërore, por edhe kulturore dhe fizike.

Prandaj, ka lidhshmëri me këtë krijim gojor sepse realiteti që paraqitet në veprën letrare,

është realitet që shprehet nëpërmjet sistemit të shenjave, të cilat kur i lexojmë kanë ndikim

mbi zhvillimin e vetive trupore dhe shpirtërore të njeriut që paraqesin domethënie të mëdha.

‘’Pra, ky realitet është realitet i subjektivizuar i krijuesit, ide e ndjeshmërisë, shprehje e

përvojës së krijuesit ndaj realitetit, manifestim i reaksioneve e njohurive të shumta mbi

objektet dhe fenomenet e realitetit. Me fjalë të tjera, vepra letrare si pasqyrim i realitetit dhe

përvojës së krijuesit (njeriut), që realizohet nëpërmjet gjuhës, bëhet kështu vetë fenomen i

realitetit. Si krijim letrar artistik, që ekziston me shekuj dhe i paraprin zhvillimit të prozës e të

letërsisë së shkruar në përgjithësi, përralla lidhet ngushtë me gjithë problemin që u theksua

rreth realitetit dhe realitetit të veprës artistike, aspektit antropologjik të saj. Vetë fakti se

përralla përligjet në tekst, në strukturën gjuhësore, nëpërmjet rrëfimit ajo e formëson

(konstituon) realitetin dhe paraqet trashëgimtarin e drejtpërdrejtë të mitit të lashtë; është

marrëdhënie ndaj realitetit dhe konstatues i tij. Pra, struktura e rrëfimit është formë e veçantë

dhe e pavarur me anën e së cilës letërsia e strukturon realitetin. Duke e shqyrtuar përrallën në

këtë kontekst them se ajo vërtet ka elemente të dukshme të realitetit, qoftë si fenomen

konkret, qoftë si përvojë estetike, me çka ajo përkon me krijimet e tjera letrare poetike, por

realitetit të saj. Si i tillë ai mund të pranohet, të funksionalizohet dhe të bëjë ndikimin e vetëm

brenda saj, jashtë botës së përrallës ai vetëm shpërbëhet. Përralla më tepër paraqitet si model,

si projeksion, si fiksion i realitetit.

Fiksoni i jep përrallës një përmasë të jashtëzakonshme shprehëse

dhe komunikuese, kushtëzon mundësinë e pakufishme të veprimit në të. Në qenësi përralla e

mohon realitetin. Ky mohim, natyrisht nuk bëhet nëpërmjet pohimit, por nëpërmjet realitetit

të vetë përrallës. Vetë fakti se përralla në shumë pikë nuk di për kufij; personazhet veprojnë

7Po aty., f. 232-243

16

në kohë e në hapësirë të pacaktuar; kalojnë pengesa të tilla që në realitet në asnjë mënyrë nuk

mund të kalohen, dëshmon se realiteti i përrallës i kundërvihet realitetit. Fiksioni dhe realiteti

i japin përrallës një forcë të jashtëzakonshme ekzistuese të brendshme, që e cilëson vetëm atë.

Këto dy elemente gjithnjë janë në raport të veçantë kushtëzues. Nuk mund të thuhet në

mënyrë të prerë se çka në përrallë është si realitet e çka si fiktivitet, sikur nuk mund të thuhet

se për çfarë kohe dhe hapësire bëhet fjalë në të. Po me këto tipare cilësohen personazhet e

përrallës. Veprimet e tyre, sa na duken të zakonshme e të përditshme, po aq janë edhe të

jashtëzakonshme; sa na duket se personazhet janë prej mishi e gjaku, që mund t’i kemi parë e

njohur në mesin tonë, në raporte të përditshme njerëzore, po aq dalim vetëm figura (Luthi),

që lëvizin e veprojnë drejt realizimit të qëllimit. E gjithë kjo lidhet me stilin abstrakt, me

botën e veçantë të përrallës dhe me papërcaktueshmërinë e shumë përbërësve të saj; sidomos

me kategorinë e kohës dhe të hapësirës. Me fjalë të tjera, përralla mbyllet, përfundon ngjarje

faktike, por nuk mbyllet rrethi kohor dhe hapësinor; ai është i rëndësishëm për realizimin e

realitetit të përrallës, për kuptimësinë, për formësimin dhe ndikimin e saj’’.8

1.4. Struktura e përrallës

Nëse flasim për veçantinë e përrallës atëherë ajo karakterizohet

nga vet forma apo struktura e ndërtimit meqë kjo i ka qëndruar dhe përballuar periudhave të

ndryshme, prandaj është e veçantë që dallon nga të gjitha krijimet e tjera letrare.’’ Ajo

përbëhet nga elemente të ndryshëm që janë në një kushtëzim dhe varshmëri. Me qëllim po i

veçojmë disa prej këtyre elementeve të strukturës së saj.

a. Struktura kompozicionale – rëndësinë dhe rolin e strukturës kompozicionale të

përrallës, si një ndër elementet më të rëndësishme, e kanë theksuar shumë autorë që

janë marrë me studimin e saj. Struktura kompozicionale në mënyrë të veçantë

determinon fiksionin, veprimet e personazheve, izolimin dhe lidhjet e përgjithshme që

nxisin dhe e çojnë përpara rrëfimin; ajo përcakton strukturimin dhe intensifikimin e

strategjisë rrëfimore, ku gjërat vetëm emërtohen e nuk bëhet përshkrimi i tyre. Me

këtë theksohet fakti se përralla nuk njeh karaktere, sepse s’ka e s’bën kurrfarë

karakterizimi. Me anë të strukturës kompozicionale në mënyrë të drejtpërdrejtë

8A.N.Berisha, ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f.243-257

17

pengesat (në të cilat ndeshin personazhet në rrugën e tyre) paraqiten më tepër si

syzheore sesa si natyrore, të vërteta. Edhe përsëritjet e ndryshme formulative, sidomos

dialogët, të cilat, duke u përsëritur, krijojnë ritualin e përrallës, funksionalizohen nga

struktura tipike kompozicionale. Çka nënkuptohet në të vërtetë me strukturën

kompozicionale të përrallës? Para së gjithash ajo është modeli apo mënyra e renditjes

së tematikës, motiveve e episodeve; shkallëzimi-gradacioni i ngjarjes, që ka një fillim,

zë e zhvillohet vijimisht – për të arritur një pikë kulminate dhe, zakonisht, me mbarim

fatlum. Sikur këtë ta vështronim nga qenësia e mendimeve të Propit, atëherë mund të

pohohet se struktura kompozicionale e përrallës është renditja e veprimeve të

personazheve, sidomos e personazhit kryesor; shtjellimi i aksioneve, kurdoherë në

pajtim me pramodelin e përrallës, me botën e saj, sa të parëndomtë e fantastike, po aq

të afërt e të përditshme.

b. Mjetet dhe elementet që përfshihen dhe përdoren në pjesën kryesore të strukturës

kompozicionale të përrallës janë të shumta dhe të ndryshme, por në qenësi nuk

largohen nga forma e modelit që përrallën e cilëson dhe e dallon nga të gjitha krijimet

në prozë, qoftë nga ato gojore, qoftë nga ato të shkruara. Duke pasur parasysh

përrallën si krijim-strukturë unike mund të pohohet se edhe ato përralla që për kah

struktura kompozicionale e elemente të tjerë na duken krejt të ngjashme (në historinë

e përrallës nuk ka ndonjë rast që të jenë shënuar dy përralla krejt identike; edhe i njëjti

tregimtar madje të njëjtën përrallë nuk do ta rrëfejë dy herë në të njëjtën mënyrë) janë

krijime të ndryshme.’’9

‘’Duke u bazuar në strukturën kompozicionale, Propi jep këtë

definicion: përralla është tregim i ndërtuar sipas renditjes së rregullt të funksioneve në

mënyra të ndryshme me mundësi të heqjes apo përsëritjes së disa syresh. ‘’( Me

funksion kuptojmë veprimin e personazhit të përcaktuar nga pikëpamja e vlerës së tij

për zhvillimin e veprimit. Vëzhgimet e sjella mund t’i formulojmë shkurtimisht

kësisoj: 1. Elementeve konstante dhe të qëndrueshme të përrallës u shërbejnë

funksionet e personazheve pavarësisht nga fakti se prej kujt dhe si realizohen ato. Ato

ngjizin pjesët përbërëse kryesore të përrallës. 2. Numri i funksioneve që njihen për

përrallën magjike, është i kufizuar. 3. Kronologjia e funksionit është gjithmonë e

njëllojtë. 4. Të gjitha përrallat magjike janë njëtipëshe për nga ndërtimi i tyre)’’10.

9A.N.Berisha, ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f.243-257 10 V. Propp. ‘’Morfologjia e përrallës’’, Shtëpia botuese Aleph, Tiranë 2004., f.28-30.

18

‘’Propi pra, veçoritë qenësore të përrallës nuk i sheh në të çuditshmen por në

kompozicion, në veçoritë strukturale, në sintaksë, të cilave u përgjigjet uniteti i

poetikës, i botës së ideve, i emocioneve, i heronjve dhe i mjeteve gjuhësore. Më tutje

ai eksplikon këtë duke shtuar: Morfologjikisht përrallë mund të quhet çdo zhvillim që

nga shkaktimi i dëmit apo mungesa, ku pasojnë funksionet e tjera deri te dasma, apo

funksionet e tjera që shërbejnë si shthurje. Nga kjo del se përralla ka një strukturë

kompozicionale virtuale, që shërben si strumbullar i të gjithë syzheve të përrallave, e

cila realizohet gjatë rrëfimit.’’11

c. ‘’Struktura artistike – në qoftë se pajtohemi me mendimin se përralla i takon vizionit

subjektiv të fëmijërisë njerëzore në kuptimin e filogjenezës dhe të ontogjenezës dhe se

fantazia krijuese, e cila formëson motivet, rrëfimin, poezinë, është prafunksioni i

njerëzimit, që shprehen aq ndjeshëm në përrallë, atëherë mund të pohojmë se gjithë

këtë ajo e arrin nëpërmjet gjuhës; nëpërmjet saj ajo komunikon me lexuesin dhe

shpreh të gjithë elementet që e përbëjnë botën e saj; fantastikës i jep nuancë e

dimension real; motivet e jashtëzakonshme i zbret në rrafshin e mundshëm, të së

përditshmes; rrënon kufirin në mes “kësaj” dhe “asaj” bote; gjërat e çuditshme dhe të

jashtëzakonshme nuk e çudisin dhe nuk mahnisin askënd; kushtëzon zhvillimin e

ngjarjes në një drejtim etj. Nëpërmjet gjuhës shprehen veprimet në përrallë;

personazhet shqiptohen herë si figura, që vetëm veprojnë dhe arrijnë atë që

dëshirojnë, herë si njerëz me tipare të zakonshme. E gjithë kjo thuhet nëpërmjet

gjuhës dhe realizohet me anë të mesazhit përkatës. Ky është mesazh artistik, që

shprehet sidomos në dialogët dhe në pasqyrimin e veprimeve e situatave të ngjeshura,

kur personazhet ndodhen para rrezikut ose kur kalojnë pengesa të mëdha e të

jashtëzakonshme. Gjuha tipike e përrallës kushtëzon abstraksionin e krijimit, që e

forcojnë formulësimet dhe në veçanti sistemi formulativ, karakterizimi dhe nuancomi

psikologjik si dhe eleganca e e stilit, një lehtësi dhe një shkëlqim me të cilin cilësohet

teksti i çdo përralle. Gjuha e përrallës, si edhe struktura kompozicionale dhe bota

tematiko-motivore, ka shumë tipare vetjake, që sa afrohet, fjala vjen, me atë të

anekdotës, të fabulës apo të gojëdhënës, po aq ndryshon prej tyre. Ky ndryshim

vërehet, para së gjithash, në rrafshet rrëfyese, në dialogët, ku shprehet herë lapidariteti

artistik, herë gjerësia kuptimore.

11Dr.M.Mustafa, ‘’Proza gojore, teksti dhe konteksti’’, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2005., f. 79

19

Fjalia e tregimtarit gojor, si shqiptim artistik, shoqërohet dhe me elemente të tjera që

kalojnë kufijtë e tekstit të fiksuar, si gjestet, mimika, intonacioni i theksimit të fjalëve,

fjalive.’’12

d. Konteksti poetologjik– teksti i përrallës është elementi kryesor me të cilin ajo e

dëshmon vetveten si formë, si krijim, sidomos kur ai rrëfehet. Po themi sidomos kur

rrëfehet, sepse kur përralla tregohet, pra kur mesazhi artistik realizohet nëpërmjet

procesit të të folurit, përralla realizon qenësinë e vet. Mirëpo, përralla, si krijim që

funksionon si qenësi tekstore që do kuptimtar, si refleksion që kërkon identifikim,

distancim ose mohim nga ajo që del vetëm nga lashtësia e saj, nuk ka vetëm tekstin që

realizohet nëpërmjet gjuhës poetike, por edhe kontekstin poetologjik. Dihet se nga

teksti thuhen e mësohen shumë gjëra, dalin domethënie dhe përbërës të përrallës, por

shumë sosh mbesin të pa thëna, pra lihen të nënkuptohen dhe kështu u nënshtrohen

alternativave më të mundshme të marrësit. Në të vërtetë, konteksti poetologjik jo

vetëm që në përrallë është i pranishëm dhe i ndjeshëm, por edhe shprehet në mënyrë

të veçantë. Këtë gjë e kushtëzojnë, sikur përmenda, stili abstrakt, gjuha simbolike,

personazhet (që më tepër kanë tipare figurative), strategjia e aksionit dhe e realizimit

të tij si dhe fakti se përralla i drejtohet idit(ndërdijes) të njeriut, ku ndjenjësimet

shprehen në mënyrën më të pashfrenueshme dhe më të pakufishme. Përralla, pra,

është kuptimësia e fshehur (Betellhajm), që kushtëzohet nga gjuha simbolike,

elementet mitike, veprimi i personazheve etj. Konteksti, pra, nuk është konstantë

njëdimensionale e përcaktuar, që bën të mundur të kuptuarit njëdimensional të

kuptimësisë së tekstit, por totalitet ndërlidhjes midis traditës dhe një periudhe të

caktuar historike, totalitet i të kuptuarit që i nënshtrohet interpretimit.13

Origjinaliteti i përrallës shqipe shprehet, para se shtjellimin

gjuhësor të tekstit, përkatësisht të mesazheve artistike. Gjuha e përrallës është

simbolike dhe funksionale. Kjo lidhet me cilësitë dhe me logjikën e krijimit. Përralla

ngrihet mbi bazën e mendimit, sikur thotë Nathaniel Hawthorne fantazia ose ndjenjat

e fëmijës (e jo vetëm të tij) mund të përcjellin çdo gjë që është e thellë edhe e lartë.

Këtë element përralla e arrin sidomos me gjuhën edhe stilin e saj.14

12A.N.Berisha,’’ Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’, Prishtinë 2017., f.251-254 13Po aty,f. 254-257 14Po aty, f.268

20

Kapitulli II

1.1. Analiza të përrallave popullore të kohës së hershme dhe ato të kohës së tashme

Që ta dëshmojmë se përrallat prekin majat më të larta të fantazisë, dhe jo

vetëm botën e fëmijëve do të analizojmë dy lloje përrallash, fillimisht përrallat popullore të

shkruara në dialektin gegë, dhe përrallat e shkruara në gjuhën standarde shqipe.

1.1.1. Djali i vogël e Kulshedra

‘’Ishin kanë niher tre vllazen. Niher baben e tyne e kish pas

marrë malli me hanger mish lepri. E qoj djalin e madh me gjuajt lepra. E merr llovaçken e

del n’mal. Tuj shkue te ni therrë e pa ni leper. Kur deshti m’i gjue, pej lepri u ba kulsheder. U

çue kulshedra edhe e hanger djalin. Kur e pa baba se djali nuk i erdh, e çoj edhe djalin e dytë.

Tuj ecë djali e sheh apet qat leper edhe don m’i gjue. Kur gjujti, lepri u ba kulsheder.

Kulshedra çohet edhe e han edhe vllahun e dytë. Kur e pa baba se djali i dytë nuk u kthye, e

çoj djalin e ti, at ma t’voglin. Ky e merr llovaçken me veti edhe niset me shkuen’mal, me i

gjetë vllaznit e me i pru leprat. Mirpo, djali i vogel nuk shkoj për lepra, po shkoj me gjetë

punë te krali. Si shkoj atje, djali i tha kralit: --A muna m’u ba rroktarë i yti?--Po—thot krali

edhe e merr djalin rroktarë me ja rujtë gjanë, Djali i merr niqin copa dhen e shkon te ni fushë,

ngat deti. Kur avytet te deti, thirrë dy tri her: -- Oj,kulsheder, n’kofsh grue, dil e rrehu me

mue! Kur i pruni djali dhetën’shpi, krali i ngjehi dhetë nja ka nja e u çuditke se qysh djalit

s’po ja han dhetë kerkush. T’nesritn’sabah, djali apet i lëshoj dhetë. Krali ju thot hyzmeqarve

t’vet:--Shkoni kqyrni, çka asht tuj ba djali? Kur hyzmeqarët u avyten te deti, e nien djalin tuj

thanë: --Oj, kulsheder, n’kofsh grue, dil e rrehu me mue!-Djali del e thot: -- Me m’ puthë

dikush n’ballë, t’kisha gjuen’hava.-Kur e nien hyzmeqartë se çka folen, shkuen te krali edhe i

kallxojnë. Si nijti krali i tha çikes:--Ki me shkue me hyzmeqarë te deti. T’nesrit, kur djali i

lëshoj dhetë, avytet te deti edhe e thirrë kulshedren. Kur duel këlshedra, djali thot: --Me

m’puth dikush n’ballë, t’kisha gjuen’hava. Kur e nijti çika e kralit tuj thanë kshtu, ngau e e

puthi djalin n’lult’ballit. Djali e kapi kulshedren e si i mshani e gjoun’hava e këlshedra ra pa

pikë shpirti n’tokë. Djali e muer thiken e eçkeu kulshedren e tevona i nxure vllaznit pej

barkut t’kulshedres e asaj ja merr zemren. Kur shkoj djali te krali i kallxoj se e kish mytë

kulshedren edhe djali i thot:--Une punen teme e kreva.--Krali ja jep paret e djali niset e shkon

21

n’shpi bashk me vllaznit e ti. Tuj shkue n’per mal e shohin at leprin edhe vllau i vogel ja

kallxon leprit zemren e kulshedres e lepri pej inatit kupë si kokrra e krypsën’zjerm. Djali i

gjuen disa lepra edhe kur shkon n’shpi, i thot babest’vet: Qe, une vllaznit i gjeta edhe leprat i

pruna’’.15

1.1.2. Analiza e përrallës ‘’Djali i vogel e Kulshedra’’

Meqenëse se në këtë përrallë është përdorur dialekti gegërisht, kjo edhe tregon se këto

përralla janë të kohës më të hershme. Familjet shqiptare, historitë dhe përrallat i kanë ruajtur

me fanatizëm për arsye se nëpërmjet këtyre ata i kanë treguar gjeneratave të reja se çfarë

vlerë ka besimi, bujaria dhe patriotizmi për vendin tonë.

Një baba që ka tre djem, dëshiron të hajë mish lepuri. Një ditë i kërkon djalit të madh për të

dalë në gjah e ti sjell mish lepuri. Në kohët më të hershme gjithmonë është respektuar fjala e

më të madhit dhe më të vjetrit, andaj edhe djali niset për gjah. Tjetrën ditë kur djali i madh

nuk kthehet i kërkon djalit tjetër për të dal në gjah, prapë as djali tjetër nuk kthehet. I vjen

radha djalit të vogël, një djalë bujar që synon të punoj për një krajl (mbretin) dhe me qëllime

trimërie që ta vrasë kuçedrën. E krajli i jep si detyrë për t’ia ruajtur ca dele, sepse dikush ia

hante çdo ditë dhe numri i deleve i zvogëlohej pa e ditur misterin. E djali i vogël ishte trim e

bujar me ditën e parë i kthen mbretit të gjitha delet shëndosh e mirë. Mbretit nuk i besohet

dhe urdhëron që ta ndjekin djalin për të ditur se si i mbronte ky delet. Kur mbretit i vjen fjala

se djali po i shpallte dyluftim kuçedrës çdo ditë por i duhet dikush që t’ia puthë ballin, nuk

heziton dhe i jep te bijën. Me të puthur bija e mbretit ballin e trimit kuçedra mbetet e shtrirë

në tokë. Djali i nxjerr vëllezërit nga barku i kuçedrës, i merr zemrën dhe niset për në shtëpi i

pasur. Rrugës për në shtëpi bën gjah me lepuj për ta kryer amanetin e babait për çfarë edhe

ishte nisur.

Kjo përrallë në planin edukativ është përrallë që inicion në mendjen e fëmijëve që

fjala e prindit është e para dhe e pakontestueshmja. Në planin psikologjik kjo gjë diskutohet

mjaft sepse jo gjithmonë vendimet e prindit për fëmijën janë të duhurat, prandaj fëmija duhet

të mësohet të marrë vendimet vetë në mënyrë që të jetë i përgatitur për jetë. Vendimet e

marra vetë përcjellën në përrallë nga djali i vogël i cili gjen rrugën e shpëtimit sepse ishte

mjaft i guximshëm për të gjetur zgjidhjen, andaj kjo përrallë dëshmon që fëmijët duhet të

zhvillojnë vetëbesimin dhe guximin për tu përballur me situatat në jetë.

15H.Kajtazi, ‘’Proza Popullore e Drenicës I’’, Prishtinë 1985.,f.30.

22

2.2.1. Tri Nuset e Vllaznive

‘’Ishin kanë tre vllazen. Ni dit kanë thanë:--Hajde se dona me

qitë pushkë e kah t’shkon plumi, qanej kemi me nxanë nuse. Dy vllaznive t’mdhej ju shkojke

plumi n’katun e ktit’voglit i rake plumi n’pus. Kur erdh vakti me i marrë nuset. I nxjerren

teshat. Dy arkë i çuen n’katun e nja te pusi. Kur i quen kerret me i marë nuset, zhaba ish dal

stam pusi edhe po kajke si çikaz kur shkojnë nuse e hini n’kerr. Çejzin ma t’mirin e kish

marue zhaba. Kur erdh vakti me hi dhanrri n’gjerdek, djali ja nisi e po thot: --Qysh hi une te

zhaba? Kur hini djali n’qilerë, zhaba e hjeku ilkuren edhe u ba hyri, e po i thot djalit:--Ruju

mus ma prek lëkuren. Kur erdh vakti me i shti nuset me gatue buken ma t’miren e gatujti

zhaba. Vjehrri i kërkoi buktë, buka ma e mira ish dalë e zhabës. Kshtu çdo punë qe i bajke,

puna e zhabsë ish ma e mirë’’.16

2.2.2 Analiza e përrallës ‘’Tri Nuset e Vllaznive’’

Edhe kjo përrallë është shkruar në gegërishte, tematika e kësaj

përrallës është martesa. Prindërit sot nuk i lexojnë këto përralla fëmijëve, për arsye se është

edhe vështirë që t’i shqiptojnë fjalët në këtë dialekt dhe lloji i temës që është përdorur,

mirëpo do të diskutojmë për tematikën e kësaj përrallë e cila tregon se si fati nuk është

gjithmonë në kahun tonë ose nuk i ngjan dëshirës sonë por medoemos duhet pajtuar për

çfarëdo që fati na e sjell. Fati i plumbit përcakton që vëllait të parë dhe të dytë i qëllon si

më së miri në fshat, kurse më të voglit i qëlloi në pus. Vëllai i vogël nuk pajtohej me faktin se

në këtë pus na qenka një bretkosë që për fat do të bëhet nusja e tij. Me të hyrë në dhomë djali

mahnitet kur bretkosa kthehet në një vajzë të bukur. Kjo do të thotë që nuk duhet gjykuar e as

kundërshtuar çfarë na sjellë fati, mund të duket shumë e tmerrshme për ne, por rezultati na

bën të ndihemi madhështor për faktin se çfarë fati kemi. Njëjtë vlen edhe për djalin që në

fillim nuk pajtohet me faktin se do martohet me një bretkosë, po kujt ia mori mendja që çejzi,

punët dhe buka do te bëhen më së miri nga duart e një vajze të kthyer në bretkosë.

Kjo përrallë na sjell një porosi dhe mbështetje të fortë ndaj

durimit dhe maturisë që fëmija duhet ta zhvillojë gjatë jetës së tij. Në mendjen e fëmijës

përralla hedh farat e virtytit të pritjes dhe durimit, si dhe me zgjuarsi i tregon shpërblimet që

njeriu mund t’i ketë nga këto virtyte. Kjo tregon që njeriu gjithmonë duhet të jetë i

16H.Kajtazi, ‘’Proza Popullore e Drenicës I’’, Prishtinë 1985.,f.37

23

durueshëm nga fati që i përcaktohet në jetë dhe tregon që jo gjithmonë gjërat që duken më të

mirat janë më të mirat për të.

2.3.1. Dy Shokët

‘’Dy shokë po bisedonin dhe këndonin me gëzim gjersa po ecnin

nëpër pyll. Papritmas përpara i doli një ari. Shoku i parë, me shpejtësi u ngjit në një dru.

Shoku i dytë kishte nevojë për ndihmë, por i pari tashmë kishte ikur. I frikësuar po shikonte

ariun i cili ishte shumë i madh dhe i fortë dhe shumë lehtë mund ta vriste. Kështu që ai

mendoi shpejt, dhe kur arushi u afrua, ai u shtri përtokë, dhe u mundua që të mos marrë

frymë. Ariu u afrua dhe po nuhaste trupin e tij sa gjerë e gjatë. Arinjtë nuk i sulmojnë të

vdekurit, kështu që ariu u largua duke menduar se njeriu ishte i vdekur. Shoku tjetër zbriti

nga druri në çastin kur pa se ariu kishte ikur. Kur zbriti në tokë, ai pyeti shokun “Çfarë të tha

ariu?” Shoku tjetër u mendua për pak çaste dhe iu përgjigj “Ariu më tha të mos i besoj

asnjëherë shokut që ikën dhe të lë atëherë kur ke nevojë më së shumti”. Shoku tjetër e kuptoi

gabimin dhe u turpërua nga sjellja e tij’’.17

2.3.2. Analiza e përrallës ‘’ Dy Shokët’’

Kjo përrallë është shkruar në gjuhën standarde dhe sigurisht është

me lehtë për t’i lexuar fëmijëve, mirëpo tematika e kësaj përralle është ndryshuar nga autorët

anonime të përrallave më të hershme. Përralla ‘’Dy shokët’’ ka një përmbajtje që i reziston

edhe kohës së sotme falë tematikës që ka në fjalë, tematikë kjo që tregon për besnikërinë në

shoqëri, temë kjo e ndjeshme sidomos për shekullin tonë. Vetë fakti që dy shokë sulmohen

nga një ari vë në plan të parë pyetjen se çfarë do të ndodhë. Kur shoku i parë ngjitet lart në

pemë tregon një personalitet që frikësohet, kurse shoku i dytë që mbetet i shtangur dhe e hap

mendjen duke qëndruar para një kafshe si ariu e duke menduar me shpejtësi te madhe e se

cila duhet te jetë zgjidhja më e mirë për të shpëtuar tregon një personalitet që në vend se të

frikësohet nga çfarë mund t’i sjell jeta ai gjen kohën për të menduar se si ti shpëtojë

humbjeve dhe te dal triumfues në sfidat e jetës. Prandaj shtrihet në tokë, bëhet si i vdekur dhe

shpëton nga ariu. Mirëpo kjo sfidë ishte një mësim për të dytë. Për shokun që ishte ngjitur në

pemë ishte mësim dhe duhet t’i ndihmojmë njeri-tjetrit pavarësisht faktit se ndoshta jemi

edhe vet në atë gjendje dhe nuk duhet të shmangim e të largohemi, kurse për shokun e dytë

ishte mësim që duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e njerëzve që duhet besuar.

17 ‘’365 Përrallat’’, shtëpia botuese Toper, f.17.

24

Përralla në aspektin psikologjik mëson vetëdijen mbi sjelljet që

nuk tregojnë empati dhe se si duhet t’i shmangim ato. Përmes moralit të kundërt d.m.th

tregimit negativ fëmijët mësojnë atë që nuk duhet bërë.

2.4.1. Njeriu dhe Pemët

‘’Na ishte njëherë një njeri që quhej Keni, e që ishte i ligë dhe

dinak. Ai gjithnjë shfrytëzonte mirësinë dhe pafajësinë e të tjerëve. Ai kishte dëshirë të bëhej

i pasur, dhe nuk kishte për zemër të shpenzonte paratë e tij. Një ditë, Keni kishte shkuar në

mal dhe i kishte kërkuar pemëve disa drunj. Pemët ishin zemërmira dhe kishin menduar se

atij i duheshin drunjtë për t’u ngrohur. Kështu që ato me dëshirë i dhanë Kenit një degë. Por

Keni ishte shumë i lig. Ai kishte bërë një sopatë nga ai dru dhe kishte filluar të priste pemët.

Pemët nuk e kishin imagjinuar as në ëndërr se druri që kishin dhuruar do të shfrytëzohej për

t’u bërë sopatë dhe për t’i shkatërruar ato. Atyre nuk iu besohej se njeriu, ndaj të cilit ato

kishin qenë kaq të mira, do të ishte kaq i ligë sa për t’i prerë ato. Ato u ndjenë të tradhtuara

dhe të lënduara, por nuk mund të bënin asgjë. Fatkeqësisht ato i kishin dhënë Kenit mjete për

të shkatërruar veten’’.18

2.4.2. Analiza e përrallës ‘’Njeriu dhe Pemët’’

Kjo përrallë është shkruar në gjuhën standarde dhe tematika e saj

është e modernizuar. Kjo përrallë na përballë me një fatkeqësi që është shumë e pranishme

në ditët e sotme, për shkak të keqpërdorimit të pa kontrolluar të pyjeve për shkaqe

ekonomike. Keni, përfaqëson njeriun që nuk di të vlerësoj atë që i ofron natyra, ndërsa

natyra si gjithmonë që tregohet e dashur me ne ofron një të mirë për Kenin, por ia që njeriu si

Keni gjithmonë e shfrytëzon për të përfituar më shumë pa menduar gjatë për pasojat. Kështu

fëmija e imagjinon se si mund të jetë kur je dikush si Keni, dhe normalisht zhvillon të ai

njohjen rreth kujdesit për natyrën dhe si rezultat ky tregim është strukturë shkak-pasojë që

ndikon në përceptimin se si e shohin fëmijët mjedisin dhe tokën që i rrethon.

18 ‘’365 Përrallat’’, shtëpia botuese Toper, f.24.

25

2.5.1. Ngjarja e Majmunit

‘’Një gjë ishte futur në bishtin e një majmuni qerrata. Ai shkoi

tek një berber dhe i kërkoi atij që t’ia hiqte bishtin. Derisa po ia hiqte bishtin me brisk,

berberi ia preu atë pa qëllim. Majmuni u zemërua dhe tha, ‘’ ose ma vendos sërish bishtin ose

më jep briskun tënd’’. Berberi i gjorë i dha briskun majmunit. Kur po kthehej, majmuni takoi

një grua që po priste dru dhe i tha, ‘’ përdor briskun tim. Ti do ta presh drurin më lehtë’’.

Gruaja e provoi por e theu briskun. Majmuni i tha ‘’ose ma kthe briskun ose më jep drutë

tua’’. Gruaja e vjetër i dha drutë. Më vonë ai takoi edhe një grua që po gatuante ëmbëlsira.

Ai i tha, përdor drurin tim të pjekësh më shumë ëmbëlsira’’. Gruaja ishte shumë e lumtur, por

pastaj majmuni i tha,’’ ose ma kthe drurin ose më jep ëmbëlsirat. Papritur! Kur majmuni po

bëhej gati të hante ëmbëlsirat, një qen ia rrëmbeu dhe iku me vrap’’.19

2.5.2. Analiza e përrallës ‘’ Ngjarja e Majmunit’’

Përralla ‘Ngjarja e Majmunit’ pikas një temë shumë të ndjeshme sociale. Kjo për

faktin se njerëzit janë mësuar të marrin më shumë se sa që japin . Majmuni ështe shembull

tipik që na tregon se sa shumë merr në këmbim të asgjëje. Por është edhe fakti se disa nuk

hezitojnë të ndihmojnë e të japin qoftë edhe gjënë më me vlerë kur i kërkohet medoemos si

puna e berberit që i jep briskun, gruaja qe i jep drutë, gruaja tjetër ëmbëlsirat. Majmuni po

ashtu na njofton me një personazh qe i përmbush kërkesat e tij me djersen e dikujt tjetër,

gjë që as vetë natyra nuk e lejon sepse çdo kush në këtë botë duhet të punojë, ta meritojë, t’ia

dijë vlerën gjërave të tij, duke i krijuar me forcat e tij, t’i ruajë ato me fanatizëm dhe dashuri

sepse nëse nuk i kushton rëndësi dhe nuk i ruan mund të vijë dikush si puna e qenit në

përrallë dhe t’i merr ato pa u lodhur fare. E sigurisht fakti që tregimi na vetëdijeson që të

mësohemi që gjërat duhet t’i fitojmë vetë, krijon te fëmijët pavarësinë që ata do ta njohin në

vazhdim.

19 ‘’365 Përrallat’’, shtëpia botuese, Toper, 215

26

2.6.1. Tre Kirurgët

‘’Një herë e një kohë jetonin tre kirurgë që mendonin se e dinin

punën e tyre më së miri. Një ditë prej ditësh, ata po udhëtonin dhe në rrugë e sipër ndaluan në

një bujtinë dhe vendosën që natën ta kalonin aty. Pronari i bujtinës i pyeti se kush ishin, dhe i

sfidoi ata për t’i treguar aftësitë e tyre. Kirurgët vendosën që të nxirrnin një organ trupi secili

ta rivendosnin të nesërmen në mëngjes. Pronari i bujtinës u habit. Në fakt, kirurgët kishin një

ngjitës të veçantë, që kur vendosej bashkonte pjesët. Njëri kirurg preu dorën e tij, tjetri preu

syrin, ndërsa i treti nxori zemrën. Pronari i bujtinës këshilloi vajzën e tij që t’i mbante organet

në një dollap. Natën vajza, pa ndonjë qëllim, la dollapin hapur derisa po i shërbente darkën

burrit. Një mace erdhi dhe i mori organet me vete. Vajza ishte e tmerruar dhe burri i saj shpejt

e shpejt i zëvendësoi organet me dorën e një hajduti, zemrën e një derri, dhe syrin e një mace.

Ditën tjetër, kirurgët i rivendosën organet në trupat e tyre. Ai me zemrën e derrit qëndronte në

vende të pista. Tjetri me dorën e hajdutit vodhi kuletën e një burrit, kurse ai me syrin e maces

vazhdimisht dridhte sytë. Kirurgët e kuptuan gabimin dhe u kthyen të pronari i bujtinës. Ata

të nevrikosur i kërkuan pronarit para si dëmshpërblim, dhe ai tmerruar nga ajo që i kishte

ndodhur, ua dha të gjitha që i kishte. Kështu kirurgët u bënë shumë të pasur, por pasuria e

tyre nuk mund të zëvendësonte dot atë që kishin humbur’’.20

20 ‘’365 Përrallat’’, shtëpia botuese Toper, f.122

27

2.6.2. Analiza e përrallës ‘’ Tre kirurgët’’

Përralla ‘Tre kirurgët’ përmban në vete një teme që sillet rreth

besimit dhe aftësive te kirurgëve dhe besës se do te ruhen mirë organet nga familja

përkatësisht nga vajza e pronarit te bujtinës. Por jo gjithçka ndodh si e paramendojmë ne

andaj përveç anës pozitive nganjëherë duhet të mendojm edhe anën negative përkatësisht

çfarë mund të pësojmë nëse ndodh diçka. I tillë është edhe rasti me kirurgët që i dorëzojn

organet e tyre në duart e pronarit thënë drejtë vajzës së pronarit qe i ruan në një dollap. Me të

kthyer darkën bashkëshortit macja dinake merr organet e kirurgëve dhe me këtë thyhet edhe

‘besa’ e dhënë se do i ruajnë mirë organet për nesër në mëngjes. E bashkëshorti i vajzës i

zëvendëson ato me organet e një hajduti, derri dhe maceje. Në fakt këtu ne përfitojmë dhe

njihemi me shumë personalitete si vajza dhe burri i saj që kthehen në gënjeshtar, kirurgët që

pësojnë nga gënjeshtra e këtyre të dyve duke marrë personalitetet prej hajduti, derri dhe

macja që në fakt nuk duhej të ndodhej për shkak se kirurgët duhet ta njohin mirë punën e

tyre. Ne po ashtu vihemi përballë faktit se jo gjithçka në këtë botë mund të na e zëvendësojë

gjërat pa të cilat është e vështirë të funksionoj drejt jeta, shembull tipik kemi kur kirurgët

kërkojnë dëmshpërblim dhe e marrin por në fakt asgjë nuk mund t’i kënaq e krahasoj më të

mira ato çfarë kanë humbur sepse në fakt kanë humbur në dy anët duke marrë personalitetet e

gabuara, duke humbur pjesët e trupit gjë që as me para nuk mund të kthehen. Prandaj, jo çdo

mund të kompensohet me para.

28

Rëndësia edukative të përrallave

Edhe psikologët e kanë theksuar rëndësinë edukative të përrallat

sepse këto do të jenë një pjesë e rëndësishme që do të ndikojnë në personalitetin e fëmijës në

të ardhmen. Nga metodologjia që e kam cekur më lartë e kam kuptuar se shumë psikologë

dhe studiues kanë treguar së prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi se çfarë përralla duhet t’i

lexojnë fëmijëve sepse çdo fjalë ata do ta imagjinojnë dhe shumicën e ngjarjeve ata do t’i

interpretojnë brenda rrethit familjar. Përrallat e modernizuara kanë filluar të sjellin gjëra të

reja të cilat tregojnë për gjërat e të rriturve, i bëjnë që fëmijët të luajnë rolin e të rriturve, dhe

kjo nuk është gjë e mirë dhe prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi, e jo duke i mbyllur sytë

duke thënë se po ‘’ecim më kohën’’, sepse botën e fantazisë nuk do të mund ta shijojnë më

kurrë, ndaj kjo periudhë ka vlerë të madhe dhe ne si prindër, mësues, shoqëri duhet të

vazhdojmë të jemi ata që duhet t’i dhurojmë shkopin e fantazisë për të udhëtuar nëpër

univers të lirë. Çështje tjetër është se përrallat e kohës më të vjetër sot prindërit nuk ia

lexojnë fëmijëve sepse mendojnë se tematika dhe leksiku nuk është i përshtatshëm për ta

dhe kanë kuptim të vjetër, ndërsa për përrallat e reja është në gjuhën standarde dhe është me

lehtë që fëmijët ta kapin thelbin e porosisë që përralla dëshiron ta shpërndajë tek ata.

29

Përfundimi:

Trajtimi i temave të tilla është i vështirë sigurisht, ndonëse jam përpjekur në mënyrën

time modeste studimore të prek nga afër emocionet që të jep ky format letrar, dhe studimet

që duhen bërë në vazhdimësi në këtë fushë. Bota e fëmijëve, është botë në vete, që jo

gjithmonë mund t'ia dalim të zgjedhim apo të japim më të mirën e mundshme për ta, edhe

pse letërsia për fëmijë , dhe arti në përgjithësi vazhdojnë ta favorizojnë imagjinatën e tyre

përmes librave, muzikës dhe formave të tjera mësimore e argëtuese.

Përrallat dhe letërsia gojore, luajnë e vazhdojnë të jenë të tilla argëtuese e aktuale

edhe pse teknologjia sikur padrejtësisht ka zënë vendin e kësaj të parës, megjithatë arti

mbetët art dhe i rëndësishëm gjithmonë, sidomos tregimet nga lashtësia, që japin botën e ikur

përmes mesazheve frymëzuese e që flasin për urtësinë e edukatën dikur e sot. Zbërthimi i

përrallave paraqet delikatesë në vete, gjithashtu edhe porosia e tyre, kohët kanë ndryshuar, e

rrita e fëmijëve është tjetër, dilema mbetet tek trajtimi i tyre, zgjedhja, përpunimi dhe qasja që

mund të ketë brezi i ri në këtë sistem vlerash që jep e merr zhvillim historik gjatë gjithë

kohës.

30

Literatura:

1. Berisha, N, Anton : ‘’Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe’’ - Shtëpia botuese

‘’Faik Konica’’, Prishtinë, 2017

2. Musatafa , Myzafere : ‘’Proza gojore, teksti dhe konteksti’’ - Instituti albanologjik i

Prishtinës, Prishtinë, 2005

3. Kajtazi, Halil : ‘’Proza popullore e Drenicës I - Bibloteka, Prishtinë, 1985

4. 365 Përrallat: Shtëpia botuese ‘’Toper’’

5. Chopra, Deepak :‘’Si t’i edukoni fëmijët’’ – Titanic.

6. Propp, Vladimir :’’Morfologjia e përrallës - Shtëpia e librit dhe e komunikimit &

Aleph, 2004.