AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të...

22
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R R E G U L L O R E PËR LIÇENSIMIN E TREGTARIT TË LETRAVE ME VLERË, KËSHILLTARIT TË INVESTIMEVE DHE PËRFAQËSUESVE TË TYRE Miratuar me vendimin e Bordit nr.12, datë 29.01.2007 Kjo rregullore hartohet në bazë të nenit 66, të Ligjit Nr. 8080, datë 01.03.1996, “Për Letrat me Vlerë”. KREU I TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i Rregullores 1.1. Kjo rregullore ka për qellim vendosjen e procedurës, kërkesave dhe kushteve për liçensimin e tregtarit të letrave me vlerë, këshilltarit të investimeve dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe për ndryshimin, pezullimin, revokimin apo rinovimin e kësaj liçense. Neni 2 Përkufizime dhe Referenca 2.1. Në këtë Rregullore: “Autoriteti” i referohet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i përcaktuar në ligjin nr.9572, datë 3.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. a) "aplikues" i referohet personit juridik ose individit që aplikon për të marrë liçensë si tregtar i letrave me vlerë, këshilltar investimesh ose përfaqesues i tregtarit të letrave me vlerë apo përfaqësues i këshilltarit të investimeve. 1

Transcript of AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të...

Page 1: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI

R R E G U L L O R E

PËR LIÇENSIMIN E TREGTARIT TË LETRAVE ME VLERË, KËSHILLTARIT TË INVESTIMEVE DHE PËRFAQËSUESVE TË TYRE

Miratuar me vendimin e Bordit nr.12, datë 29.01.2007

Kjo rregullore hartohet në bazë të nenit 66, të Ligjit Nr. 8080, datë 01.03.1996,

“Për Letrat me Vlerë”.

KREU I TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi i Rregullores

1.1. Kjo rregullore ka për qellim vendosjen e procedurës, kërkesave dhe kushteve për liçensimin e tregtarit të letrave me vlerë, këshilltarit të investimeve dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe për ndryshimin, pezullimin, revokimin apo rinovimin e kësaj liçense.

Neni 2 Përkufizime dhe Referenca

2.1. Në këtë Rregullore: “Autoriteti” i referohet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i përcaktuar në ligjin nr.9572, datë 3.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. a) "aplikues" i referohet personit juridik ose individit që aplikon për të marrë liçensë si tregtar i letrave me vlerë, këshilltar investimesh ose përfaqesues i tregtarit të letrave me vlerë apo përfaqësues i këshilltarit të investimeve.

1

Page 2: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

b) "Formë kërkesë" është një dokument i hartuar nga Autoriteti, i cili plotësohet me të dhënat e aplikuesit, llojin e liçensës që kërkon të marrë, listën dokumentacionin që duhet të shoqërojë këtë formë kërkese dhe duhet të firmoset nga personat e autorizuar sipas kësaj kërkese. c) "Formë kërkesa PTLV ose PKI është formë kërkesa që plotësohet me informacionin e individit që aplikon për të marrë liçensë për përfaqësues tregtari letrash me vlerë apo këshilltari investimesh. ç)"Formë kërkesa TLV ose KI" është formë kërkesa që plotësohet me informacionin e shoqërisë/ personit fizik (në rastin e këshilltarit) që aplikon për të marrë liçensë për tregtar letrash me vlerë apo këshilltar investimesh. d) "Formë kërkesa NEL" është formë kërkesa që plotësohet nga tregtari i liçensuar apo këshilltari i investimeve për të efektuar ndryshimin e elementëve të liçensës së tij ose të përfaqësuesit të tij, dh) "i liçensuar" në këtë rregullore i referohet tregtarit të letrave me vlerë të liçensuar, këshilltari të liçensuar të investimeve ose perfaqësuesve të tyre të liçensuar; e) "këshilltar" i referohet këshilltarit të liçensuar të investimeve të parashikuar në nenin 2 të Ligjit, i cili, përveç sa është parashikuar në gërmat (i), (ii) dhe (iii), në interpretim të këtij neni nuk përfshin edhe: -një avokat, llogaritar, inxhinier, apo pedagog, këshillat e të cilëve mbi investimet, janë vetëm të rastit në praktikim të profesionit të cilin ushtrojnë; -një botues të çfarëdo gazete apo gazetar, shkrimet e të cilëve konsistojnë në keshilla të rastit mbi investimet, për shkak të profesionit që këta ushtrojnë. ë)"liçensë" është një dokument që evidenton të drejtën dhe kushtet brenda të cilave duhet të ushtrohet veprimtaria e parshikuar në të; f)"Ligj" i referohet Ligjit nr. 8080, datë 1.3.1996 "Për letrat me vlerë" ndryshuar me Ligjin nr. 8168, datë 5.12.1996 dhe me Ligjin nr. 8745, datë 22.2.2001; g) "person" i referohet personit juridik, personit fizik ose individit, shqiptar ose të huaj; gj)"përfaqësues" i referohet njëkohësisht përfaqësuesit të tregtarit dhe përfaqësuesit të këshilltarit; h) "përfaqësues i këshilltarit" i referohet përfaqësuesit të investimeve të parashikuar në nenin 2 të Ligjit; i) "përfaqesues tregtari " i referohet përfaqesuesit të tregtarit të liçensuar të letravemevlerë të parashikuar në nenin 2 të Ligjit; j)"Rregullore" i referohet kësaj rregulloreje; k) "tregtar", i referohet tregtarit të liçensuar të letrave me vlerë të parashikuar në nenin 2 të Ligjit Në funksion të kësaj Rregulloreje dhe për një zbatim me të drejtë të Ligjit termi "tregtar i liçensuar i letrave me vlerë" do të zbërthehet në dy terma që njihen në terminologjinë ndërkombëtare të investimeve; "Dealer", nënkupton një shoqëri tregtare e cila është lejuar nga autoriteti përkatës në vend të kryejë një veprimtari në lidhje me letrat me vlerë për vete; "Broker", nënkupton një shoqëri tregtare, e cila është lejuar nga autoriteti përkatës në vend të kryejë një veprimtari në lidhje me letrat me vlerë si nje agjent për të tjerët. Në rastin kur përdoret termi "tregtar letrash me vlerë" ose thjesht "tregtar", nënkuptohet dealer dhe broker njëkohësisht.

2

Page 3: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit, përdorimi i termave në numrin njëjës nënkupton edhe numrin shumës të tyre dhe anasjelltas, si dhe përdorimi i termave në gjininë mashkullore nënkupton edhe gjininë femërore të tyre dhe anasjelltas, 2.4. Në funksion të kësaj Rregulloreje për aplikuesin apo të liçensuarin , shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, përdorimi i fjalës drejtor nënkupton administrator, përdorimi i fjalës aksioner nënkupton ortak dhe përdorimi i fjalës aksion nënkupton pjesë në kapitalin e shoqërisë.

Neni 3 Fusha e zbatimit te Rregullores

3.1. Kjo rregullore është e detyrueshme dhe zbatohet mbi dhe nga:

a) çdo shoqeri anonime të krijuar në përputhje me ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare", e cila kërkon të ushtrojë veprimtaritë që parashikohen nga Ligji për tregtarin e letrave me vlerë, b) çdo shoqëri anonime apo me përgjegjësi të kufizuar, të krijuar në përputhje me ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 "Për shoqërite tregtare", e cila kërkon të ushtrojë veprimtaritë që parashikohen nga Ligji për këshilltarin e investimeve; c) çdo person fizik që fiton zotësinë për të vepruar sipas Ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarur dhe të privatizimit" që kërkon të ushtrojë veprimtaritë që parashikohen nga Ligji për këshilltarin e investimeve; ç) çdo individ, shqiptar ose i huaj i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, i cili kërkon të ushtrojë veprimtaritë që parashikohen nga Ligji për përfaqësuesin e tregtarit të letrave me vlerë apo të këshilltarit të investimeve.

3.2. Asnjë person nuk mund të ushtrojë veprimtaritë e parashikuara sipas Ligjit për tregtarin e letrave me vlerë, këshilltarin e investimeve, përfaqësuesin e tregtarit apo përfaqësuesin e këshilltarit pa u liçensuar më parë në bazë të Ligjit dhe kësaj Rregulloreje.

Neni 4 Veprimtaritë e Tregtarit të Letrave me Vlerë

4.1.Tregtari i letrave me vlerë ushtron veprimtaritë e meposhtme: a) tregtimin e letrave me vlerë në emër dhe për interes të vetë tregtarit, b) marrjen dhe ekzekutimin e urdherave të klientit për tregtimin e letrave me vlerë në emër dhe për interes të klientit, c) administrimin e pasurisë së klientit si pjesë e veprimtarisë së tij, ç) organizimin, përgatitjen dhe blerjen e letrave me vlerë të ofruara në publik dhe d) këshillimin e rastësishëm të klientëve në lidhje me ofertën, blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë si pjesë e veprimtarisë së tij.

3

Page 4: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

4.2.Tregtimi përfshin blerjen, shitjen, nënshkrimin e letrave me vlerë apo ofertën për të bërë një nga këto veprime.

Neni 5 Veprimtaritë e Këshilltarit të Investimeve

Këshilltari i investimeve përfshin këshillimin e vazhdueshëm me qëllim fitimi apo oferten për një shërbim të tillë. Ai kryen shërbimet e mëposhtme: a) këshillim mbi letrat me vlerë dhe tregtimin e tyre në tregun e letrave me vlerë, mbi ofertën publike, marrjen e paketës kontrolluese, krijimin e portofoleve, si dhe operacione të tjera të ngjashme me to. b) organizimin e blerjeve, shitjeve apo këmbimin e letrave me vlerë nëpërmjet një tregtari të liçensuar. c) Studim, përgatitje, mbikëqyrje e zbatim i planit të investimit në letrat me vlerë. Ç)përgatitje të dokumentacionit të kërkuar sipas legjislacionit të letrave me vlerë dhe legalizimin përkatës.

KREU II PROÇEDURA E DHËNIES, NDRYSHIMIT, PEZULLIMIT, REVOKIMIT DHE

RINOVIMIT TË LIÇENSËS

Neni 6 Të Përgjithshme

6.1. Departamenti i Liçensimit dhe Monitorimit, shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga aplikuesi dhe dorëzon dosjen përkatëse me dokumentacionin e plotë për aprovim në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Autoritetit 6.2. Bordi i Autoritetit shqyton çështjet në lidhje me liçensimin në mbledhjet e mbajtura sipas kërkesës dhe merr vendim ne lidhje me to.

Neni 7 Aplikimi per liçensë

7.1. Aplikuesi dorëzon pranë sekretarisë, formë-kërkesën TLV, KI dhe/ose PTLV, PKI si dhe dokumentacionin shoqërues, në varësi të llojit të liçensës që kërkohet si dhe të subjektit që e kërkon këtë liçensë.

Neni 8 Aplikimi për liçensë Tregtari apo Këshilltari

8.1. Aplikuesi, shoqëri e regjistruar në Shqipëri dhe që kërkon liçensë për ushtrimin e aktivitetit të tregtarit / këshilltarit dorëzon:

4

Page 5: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

a) Formë- Kërkesën TLV/KI në të cilën jepen të dhëna mbi: 1- emrin e aplikuesit, numrin në Regjistrin Tregtar, vendin e krijimit, adresën e plotë të shoqërisë, llojin e veprimtarisë që do ushtrojë, afatin për të cilin kërkon liçensën; dhe për tregtarin llojin e letrave me vlerë që do të tregtojë dhe vendin ku do e ushtrojë këtë veprimtari; si dhe 2- dokumentacionin që duhet të dorëzohet së bashku me formë kërkesën

b) Dokumentacioni që duhet të shoqërojë formë kërkesën TLV/KI është i grupuar si më poshtë: 1- dokumentacioni mbi shoqërinë aplikuese, 2- dokumentacioni mbi drejtuesit, aksionëret /ortakët, përfaqësuesit dhe ekspertët e aplikuesit, 3- dokumentacioni mbi aktivitetin që do të kryhet dhe organizimin e tij, 4- dokumentacioni mbi pajisjet teknike dhe materiale të aplikuesit. 8.1.b1. Dokumentacioni mbi shoqërinë aplikuese 8.1.b.1.1. kopje e vendimit të regjistrimit në Regjistrin Tregtar; 8.1.b.1.2. kopje te statutit, në të cilin emri i shoqërisë duhet që të prezantojë aktivitetin që do të kryhet dhe objekti duhet të parashikojë veprimtaritë e përcaktuara për tregtarin e letrave me vlerë /këshilltarin; 8.1.b.1.3. deklaratë e ekspertit kontabël për shumën e kapitalit të nënshkruar dhe aksionet /pjesët e shoqërisë; 8.1.b.1.4. të dhëna për emrin, adresën dhe numrin në regjistrin tregtar të shoqerisë për të cilën aplikuesi për tregtar është aksioner/ortak kryesor ose ushtron kontroll mbi të; 8.1.b.1.5. Dokumentin bankar që vërteton pagesën e kuotës për aplikimin për liçensë tregtari /këshilltari dhe përfaqësues tregtari /këshilltari në llogarinë bankare të KLV. 8.1.b.1.6. nëse shoqëria ka ushtruar një aktivitet tjetër përpara aplikimit për liçensë tregtari, atëhere, përveç dokumentave të mësipërme, duhet të dorëzojë: 8.1.b.1.6.1. kopje të bilancit të fundit dhe gjendjes së fundit të pasqyrës financiare, fitim-humbje, kopje kjo e vërtetuar nga eksperti kontabël i shoqërisë, përfshirë çdo dokument që kërkohet me ligj; 8.1.b.1.6.2. kopje të vërtetimit të gjykatës së rrethit të Tiranës që ky subjekt nuk i është nënshtruar proçedurave të falimentimit; 8.1.b.1.6.3. vërtetim nga autoritetet përkatëse për shlyerjen e detyrimeve të tatimtaksave nga shoqëria; 8.1.b.1.6.4. deklaratë së bashku me arsyet pëkatëse për 10 vjetët e fundit, nëse aplikuesi ka qenë apo jo i liçensuar më parë në territorin e Shqipërisë ose jashtë tij për ushtrimin e veprimtarisë në lidhje me letrat me vlerë ose veprimtari tjetër për të cilën kërkohet liçensë, regjistrim apo autorizim si dhe nëse kjo liçensë i është refuzuar, kufizuar, pezulluar apo revokuar; 8.1.b.1.6.5. nëse ka degë, agjensi ose përfaqësi, qoftë në Shqipëri ose jashtë saj, atëhere edhe emërtimin, nr. e regjistrimit në Regjistrin Tregtar dhe adresat e tyre.

8.1.b.2. Dokumentacioni mbi drejtuesit, aksionëret /ortakët, përfaqësuesit dhe ekspertët e shoqërisë aplikuese

5

Page 6: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

8.1.b.2.1.Të dhënat mbi drejtuesit, aksionerët/ortakët, përfaqësuesit dhe ekspertët e shoqërisë 8.1.b.2.1.2. lista e emrave të drejtuesve të shoqërisë, aksionerëve/ortakëve, perfaqësueve të shoqërisë dhe të ekspertëve kontabel të pavarur së bashku me adresën, datën e lindjes, detyrat përkatëse dhe datën e emërimit. 8.1.b.2.2. Dokumentacioni mbi drejtuesit e aplikuesit. 8.1.b.2.2.1. dokument i lëshuar nga institucioni përkatës shtetëror, që vërteton që ky person nuk është i dënuar për vepra që përbëjnë arsye për refuzim license; 8.1.b.2.2.2. deklaratë së bashku me arsyet përkatëse, për 10 vjetët e fundit, nese ky person ka qenë apo jo i liçensuar më parë në territorin e Shqipërisë ose jashtë tij për ushtrimin e veprimtarisë në lidhje me letrat me vlerë ose veprimtari tjeter për të cilën kërkohet liçensë, regjistrim apo autorizim dhe a i është refuzuar, kufizuar, pezulluar apo revokuar një liçensë, regjistrim apo autorizim i tillë; 8.1.b.2.2.3. deklaratë së bashku me arsyet përkatëse, për 10 vjetët e fundit, nëse ky person ka qenë apo jo anëtar apo partner në ndonjë firmë anëtarë në Bursë dhe nëse i është refuzuar, kufizuar, pezulluar apo revokuar një e drejtë e tillë; 8.1.b.2.2.4. deklaratë që ky person nuk ka qenë administrator, drejtues apo kontrollues shoqërisë ndaj të cilës kanë filluar proçedurat e falimentimit ose e cila ka falimentuar; 8.1.b.2.2.5. të dhëna për emrat, adresat, dhe numrin në regjistrin tregtar i një shoqërie tjeter për të cilën ky person është aksioner/ortak kryesor, ushtron kontroll mbi të ose e drejton atë; 8.1.b.2.2.6. dokument që vërteton adresën e përkohshme ose të përhershme të personit shqiptar si dhe për personin e huaj deshminë e rezidencës në territorin e Shqipërisë; 8.1.b.2.2.7. dokument që vërteton gjendjen e tij financiare (vërtetim për llogari bankare, dokumente që vërtetojnë borxhin etj; 8.1.b.2.2.8. CV së bashku me dëshmitë përkatëse që përcaktojnë kualifikimin dhe përvojën përkatëse, sidomos në fushën e letrave me vlerë; 8.1.b.2.2.9. një kopje të vërtetuar të diplomës ; 8.1.b.2.2.10. dy referenca që nxjerrin në pah reputacionin e tij.

8.1.b.2.3. Dokumentacioni i aksionerëve /ortakëve kryesorë të shoqërisë aplikuese 8.1.b.2.3.1. akti i themelimit kur aksioneri/ortaku është person juridik; 8.1.b.2.3.2. dokument që vërteton që ky person ka apo jo detyrime të papaguara ndaj shtetit; 8.1.b.2.3.3. dokument që vërteton burimin e fondeve të përdorura për nënshkrimin e aksioneve të tij; 8.1.b.2.4. Dokumentacioni mbi përfaqesuesin e shoqërisë aplikuese. 8.1.b.2.4.1. për përfaqësuesin e shoqërisë aplikuese, i cili do të përfaqësojë këtë shoqëri në tregtimin e letrave me vlerë apo në këshillimin mbi to, shoqëria aplikuese duhet të dorëzojë dokumentacionin e parashikuar në nenin 9. 8.1.b.3. Dokumentacioni mbi aktivitetin qe do te kryhet dhe organizimin e tij 8.1.b.3.1. për aplikuesin për broker /këshilltar një kopje të kontratës tip me klientin;

6

Page 7: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

8.1.b.3.2. rregullat e brendshme që rregullojnë a) strukturën organizative, b) marrëdhënien me klientin, c) masat për veçimin dhe identifikimin e mjeteve të klientëve, ç) ruajtjen e konfidencialitetin e të dhënave, d) ushtrimi i kontrollit të brendshëm që të sigurojë përputhjen e aktivitetit të tregtarit/këshilltarit me ligjet dhe rregulloret në fuqi, dh) shqyrtimin e ankesave të klientëve dhe marrja e masave në lidhje me to, e) mënyrën e sigurimit dhe e mbajtjes së burimeve financiare të mjaftueshme për të përmbushur përgjegjësitë dhe premtimet në tregtimin e letrave me vlerë apo në këshillim dhe masat për përballimin e rrezikut të humbjes së tyre, ë) mbajtjen e regjistrimeve të duhura, f) marrëdhëniet me Autoritetin si dhe rregulla të tjera që mund të kërkohen nga Autoriteti. 8.1.b.4. Dokumentacioni mbi pajisjet teknike dhe materiale 8.1.b.4.1. Specifikime mbi sistemin kompjuterik që do të përdoret duke siguruar që të përmbajë strukturën network, sistemin e operimit, back-ups, njësitë për mbrojten e sistemit të të dhënave dhe kontrollimin e vazhdueshëm të tij. 8.1.b.4.2. Sistemi i shërbimit duhet të jetë efektiv për zbatimin e procedurave për marrjen, transmetimin, zbatimin e urdhërave të klientëve, regjistrimin e transaksioneve kur ka të tilla, ose çdo regjistrim tjetër, nxjerrjen e deklaratave për transaksionet e kompletuara, blerje-shitje dhe kontrollimin e vazhdueshëm të këtyre transaksioneve.

8.2 Aplikuesi, person fizik i regjistruar në Shqipëri dhe që kërkon liçense për ushtrimin e aktivitetit të këshilltarit dorëzon: a) Formë Kërkesën KI në të cilën jepen të dhëna mbi: 1-emrin e aplikuesit, numrin e Vendimit të Gjykatës për regjistrimin si person fizik, adresën e plotë, llojin e shërbimeve që do të ofrojë, afatin për të cilën kërkon liçensën si dhe 2-dokumentacionin që duhet të dorëzohet së bashku me formë kërkesën b) Dokumentacioni që duhet të shoqërojë formë kërkesën KI është i grupuar si me poshtë: 1-dokumentacioni mbi personin fizik, 2-dokumentacioni mbi aktivitetin që do të kryhet dhe organizimin e tij, 8.2.b.1. Dokumentacioni mbi personin fizik 8.2.b.1.1. kopje e vendimit të regjistrimit si Person fizik pranë Gjykatës së shkallës së parë; 8.2.b.1.2. Dokumentin bankar që vërteton pagesën e kuotës për aplikimin për këshilltar dhe përfaqësues këshilltari në llogarinë bankare të KLV. 8.2.b.1.3. vërtetim nga autoritetet përkatëse për shlyerjen e detyrimeve të tatimtaksave nga aplikuesi; 8.2.b.1.4. dokumentacionin e parashikuar ne pgf. 8.1.b.2.2.1 - 8.1.b.2.2.8 8.2.b.1.5. një kopje të vërtetuar të diplomës në fushën ekonomike apo juridike; 8.2.b.1.6. dy referenca që nxjerrin në pah reputacionin e tij. 8.2.b.2 Dokumentacioni mbi aktivitetin që do të kryhet dhe organizimin e tij 8.2.b.2.1 dokumentacioni i parashikuar ne pgf. 8.1.b.3

7

Page 8: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

Neni 9

Aplikimi për liçensë përfaqësues tregtari apo këshilltari

9.1. Për aplikuesin, individ që kërkon liçensë për ushtrimin e aktivitetit të përfaqësuesit të tregtarit/këshilltarit, shoqëria të cilën ai përfaqëson duhet të dorezojë: a) Formë Kërkesën PTLV/PKI në të cilën jepen të dhëna mbi: 1-emrin, atësinë dhe mbiemrin e aplikuesit, datëlindjen, shtetësinë, kombësinë, adresen e plotë të tij dhe shoqërinë të cilën përfaqëson, si dhe 2-dokumentacionin që duhet të dorëzohet së bashku me formë kërkesën. Në rastin kur Këshilltari i Investimeve është Person Fizik, ky i fundit kryen edhe funksionet e Përfaqësuesit. b) Dokumentacioni që duhet të shoqërojë formë kërkesën PTLV/PKI është: 1- kërkesë për llojin e veprimtarisë që do të kryejë dhe shoqërinë që do të përfaqësojë, të nëshkruar nga vetë aplikuesi; 2- kontratën që përcakton dhe rregullon marrëdhënien mes shoqërisë dhe përfaqësuesit aplikues ku përcaktohet dhe përgjegjësia e shoqërisë për tu përgjigjur para KLV për çdo veprim të përfaqësuesit, përfshirë këtu pagimin e kuotave dhe detyrimeve përkatëse. 3- dokument që vërteton që ky person nuk është i dënuar për ndonjë vepër që përbën arsye për refuzim liçense; 4- deklaratë së bashku me arsyet nëse gjatë 10 viteve të fundit ky person ka qenë i liçensuar, i regjistruar apo i autorizuar për të vepruar në letrat me vlerë ose në veprimtari tjeter, në Shqipëri ose jashtë saj, si dhe nëse i është refuzuar, kufizuar, pezulluar apo revokuar kjo liçensë apo autorizim; 5- deklaratë që ky person ka qenë apo jo anëtar, partner ose përfaqësues i ndonjë firme, anetarë në ndonjë bursë dhe nëse i është refuzuar, kufizuar, pezulluar apo revokuar kjo e drejtë; 6- dokument që vërteton adresën e përkohshme ose të përhershme të personit shqiptar si dhe për personin e huaj dëshminë e rezidencës në territorin e Shqipërisë; 7- CV së bashku me dëshmitë përkatëse që përcaktojnë kualifikimin dhe përvojën përkatëse, 8- një kopje të vërtetuar të diplomës ;në rastin e përfaqësuesit të këshilltarit diploma të jetë në fushën ekonomike ose juridike. 9- të paktën dy referenca pozitive të lidhura me reputacionin e tij.

Neni 10

Kriteret e detyrueshme për dokumentat e aplikimit 10.1. Të gjitha dokumentat e përmendura më sipër duhet që të vërtetohen nga subjekti lëshues i dokumentit. 10.2. Dokumentat e dorëzuara për aplikim duhet të jenë në gjuhën origjinale. Për dokumentin gjuha origjinale e të cilave është e ndryshme nga shqipja, bashkangjitur me këtë dokument duhet të dorëzohet dhe përkthimi i noterizuar në gjuhën shqipe.

8

Page 9: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

10.3. Dokumentacioni duhet të jetë më i fundit. 10.4. Aplikuesi për liçensë është përgjegjës për vërtetësinë dhe saktësinë e dokumentacionit të dorëzuar në Autoritet. 10.5 Nëse e konsideron të nevojshme, Autoriteti mund të kërkojë dokumenta ose informacion shtesë në lidhje me aplikuesin. Ky informacion ose dokumentacion duhet të dorëzohet brenda 14 ditëve (pune) nga dita e njoftimit. 10.6. Autoriteti gëzon të drejtën e kontrollit të vërtetësisë së dokumentacionit të dorëzuar. 10.7. Për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura në dokumentat për aplikim, aplikuesi duhet të njoftojë me shkrim Autoritetin brenda 14 ditëve (pune) nga dita kur ka ndodhur ose është përcaktuar ngjarja apo fakti që kushtëzon ndryshimin.

Neni 11 Shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit për aplikim

11.1. Proçedura e shqyrtimit të dokumentacionit fillon që nga dita e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. 11.2. Departamenti i Liçensimit dhe Monitorimit shqyrton dokumentacionin e dorëzuar të aplikuesit brenda 10 ditëve (pune) nga dita e dorëzimit. 11.3. Nëse dyshohet për vërtetësinë e ndonjë dokumenti, atëhere ky departament kontakton organin ose personin lëshues të këtij dokumenti. 11.4. Nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë, atëhere Departamenti i Liçensimit njofton aplikuesin që të sjellë dokumentacionin ose te japë informacionin shtesë. 11.5. Dosja e plotë e aplikuesit së bashku me nje relacion të përgatitur nga Departamenti i Liçensimit dhe Monitorimit, i paraqitet për vlerësim Bordit të Autoritetit në mbledhjen më të afërt të tij. 11.6. Në rast se në këtë mbledhje konsiderohet se dosja është jo e plotë, atëhere për këtë njoftohet Departamenti i Liçensimit dhe Monitorimit, i cili njofton aplikuesin që të sjellë dokumentacionin ose të japë informacionin shtesë. 11.7. Kur Bordi i Autoritetit konsideron që dosja është e plotë, atëhere ai vendos nëse drejtuesi i aplikuesit, personi fizik aplikues apo përfaqësuesit e tyre duhet ti nënshtrohet apo jo provimit. 11.8. Gjithë proçedura e shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjes së aplikuesit zgjat jo më shumë se 90 ditë. Megjithatë, llogaritja e kësaj periudhe mund të pezullohet me vendim të Bordit të Autoritetit kur ai e konsideron të arsyeshme ose me kerkesë të aplikuesit.

Neni 12 Provimi për pajisjen me liçensë

12.1. Individet që aplikojnë për liçensim si perfaqësues, drejtuesit e aplikuesit, apo personi fizik dhe të cilëve ju është pranuar dosja e aplikimit, mund ti nënshtrohen provimit sipas vendimit te Bordit te Autoritetit. 12.2. Kompetencat, proçedura dhe elemete të tjerë të provimit për pajisjen me liçensë rregullohen me anë të Rregullores “Mbi organizimin e provimit individeve që kërkojnë të pajisen me liçensë si përfaqësues tregtari"

9

Page 10: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

Neni 13

Kriteret e liçencimit për tregtarin e letrave me vlerë/këshilltarin dhe përfaqësuesin e tij

13.1. Vlerësimi për aplikuesin për tregtar letrash me vlerë për vetë (dealer) dhe për këshilltarin bëhet në bazë të kritereve të mëposhtme: 13.1.1 Për shoqërinë aplikuese për tregtar apo këshilltar a) emërtimi i shoqërisë duhet të përfaqësojë pjesërisht apo plotësisht aktivitetin që do të kryhet dhe objekti të parashikojë veprimtaritë e përcaktuara për tregtarin e letrave me vlerë/këshilltarin; b) nëse ka pasur aktivitet më përpara, atëhere të ketë një bilanc me rezultat pozitiv ndaj saj të mos kenë filluar proçedurat e falimentimit; ç) të mos ketë detyrime ndaj shtetit d) të mos ketë detyrime me të tretë, që mund të cënojnë seriozisht kapitalin e shoqerisë dh) nëse në të kaluarën ka qenë subjekt i proçedurave të refuzimit, pezullimit apo revokimit të liçencës nga ana e Autoritetit, atëhere duhet që të jetë brenda afateve që përcaktojnë të drejtën për riaplikim; e) sistemi i organizimit të brendshëm dhe pajisjet teknike dhe materiale të jenë të përshtatshëm për të realizuar veprimtarinë e tregtimit të letrave me vlerë/këshillimit. ë) të punësojë të paktën një person që ka liçensë përfaqësimi si tregtar/këshilltar.

13.1.2. Për drejtuesin e shoqërisë/ këshilltarin person fizik a) të mos jetë dënuar për krime në ekonomi si brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj, për mashtrim, falsifkim si dhe per vepra penale të tjera për të cilat parashikojnë një dënim me heqje lirie mbi 10 vjet; b) të mos jetë administrator, drejtues apo kontrollues të shoqërive ndaj të cilave kanë filluar proçedurat e falimentimit ose të cilat kanë falimentuar; c) të jetë shtetas shqiptar ose të ketë leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga organet kompetente; ç) të ketë një gjendje financiare të mjaftueshme për të mbuluar përgjegjësitë e tij. d) të ketë arsim të lartë dhe eksperiencë të paktën tre vjeçare në fushën e tregut të kapitaleve, në aktivitetin bankar-financiar apo në fushën akademike. dh)në rastin e këshilltarit të investimeve të ketë kualifikime pasuniversitare në fushën financiare.

. 13.1.3. Për aksionerët/ortakët kryesorë të shoqërisë a) të mos ketë detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve në masën që të cënojnë interesat e shoqërisë. b) burimet e fondeve të investuara në shoqëri të jenë të ligjshme.

13.2. Vlerësimi për aplikuesin për tregtar letrash me vlerë për të tjerët (broker) bëhet në bazë të kritereve të sipërpërmendura, por i kushtohet më tepër vëmendje rregullimit të marrëdhënieve të tij me klientin dhe sidomos të administrimit të llogarisë së klientit.

10

Page 11: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

13.3 . Për përfaqësues tregtari apo këshilltari, vlerësimi bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme: a) të mos jetë dënuar për krime në ekonomi, si brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj, për mashtrim, falsifkim si dhe për vepra penale të tjera për të cilat parashikojnë një dënim me heqje lirie mbi 10 vjet; b) të jetë shtetas shqiptar ose të ketë leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga organet kompetente; c) të ketë eksperiencë pune të paktën tre vjeçare në fushën e tregut të kapitaleve, në aktivitetin financiar-bankar. ç)për përfaqësuesin e këshilltarit është i detyrueshëm arsimimi i lartë dhe kualifikimi pasuniversitar afatgjatë në fushën financiare. e) të jetë vlerësuar pozitivisht në provimin e kualifikimit të organizuar nga Autoriteti; ë)Kritere të tjera që Autoriteti mund t’i gjykoje te arsyeshme.

Neni 14

Refuzimi i aplikimit për liçensë

14.1. Bordi refuzon dhënien e liçencës në rastet kur aplikuesi nuk plotëson kriteret e parashikuara në këtë rregullore. 14.2. Bordi refuzon dhënien e liçencës edhe në rastet kur aplikuesi: a) ka paraqitur në Autoritet të dhëna jo të sakta ose që nuk janë plotësuar brenda afatit të caktuar; b) ka paraqitur në Autoritet të dhëna jo të vërteta; c) ka shkelur ose ka shkaktuar shkeljen e legjislacionit mbi letrat me vlerë, bankar, financiar etj., përveç rastit kur Bordi vlerëson se janë marrë masat që të mos përsëritet një shkelje e tillë; ç) ka përgjegjshmëri, arsimim, kualifikim, përvojë, gjendje financiare, reputacion, karakter, integritet financiar dhe besueshmëri të konsideruar nga Bordi si të pamjaftueshme për të ushtruar veprimtarinë e parashikuar në liçensë; d) rezultatet e provimit nuk janë të mjaftueshme; dh)liçensa e mëparshme i është revokuar dhe që nga kjo datë nuk ka kaluar afati i caktuar për riaplikim; e) sistemi i shërbimit dhe organizimit të veprimtarisë së aplikuesit konsiderohen nga Bordi që ka mangësi që nuk e lejojnë të ushtrojë një veprimtari të tillë. ë) për çdo rast tjetër që Bordi e konsideron të arsyeshme, që aplikuesi nuk i përmbush kushtet për të zhvilluar veprimtari në letrat me vlerë.

Neni 15 Proçedura e refuzimit të aplikimit për liçensë

15.1. Refuzimi i liçensës i njoftohet me shkrim aplikuesit për liçensë. Vendimi i refuzimit përmban datën e marrjes së vendimit, vendimin, arsyet e refuzimit dhe shoqërohet me dokumentat e aplikuesit të refuzuar, me nje kopje te vlerësimit të provimit si dhe pagesën përkatëse rimbursuese.

11

Page 12: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

Neni 16 Lëshimi i liçensës

16.1. Kur Bordi i Autoritetit vlerëson që aplikuesi të pajiset me liçensë, atëhere ai merr vendim për dhënien e liçensës përkatëse. 16.2 Bordi gjykon mbi kufizimin e liçensës së tregtarit dhe perfaqësuesit të tij në varësi të llojit të veprimtarisë që do të ushtrohet, llojit të letrave me vlerë që do të tregtohen, vendit ku do të ushtrohet aktiviteti dhe afatit të vlefshmërisë; 16.3 Bordi gjykon mbi kufizimin e liçensës së këshilltarit të investimeve dhe përfaqësuesit të tij në varësi të llojit të veprimtarisë që do të ushtrohet, vendit ku do të ushtrohet aktiviteti dhe afatit te vlefshmerisë; 16.4. Në bazë të vendimit te Bordit, Departamenti i Liçensimit dhe Monitorimit përgatit liçensën dhe evidenton dhe veçoritë e kësaj liçense.

Neni 17 Tërheqja e liçensës

17.1. Liçensa e tregtarit, këshilltarit dhe e përfaqësuesve të tyre, duhet të tërhiqet në Autoritet nga një person i autorizuar i të liçensuarit 17.2. Liçensa duhet të tërhiqet brenda 30 ditësh nga dita e vendimit për dhënie liçense. 17.3. Bordi ka të drejtë të revokojë liçensën nëse nuk tërhiqet brenda këtij afati kohor pa një lajmërim për shtyrje afati.

Neni 18

Karakteristikat dhe kushtet e liçensës 18.1. Forma dhe përmbajtja e liçensës përcaktohet nga Bordi i Autoritetit. Ajo përmban këto elemente të domosdoshme: a) bazën ligjore për nxjerrjen e liçensës; b) emrin dhe adresën e personit të liçensuar; c) llojin e veprimtarisë që do ushtrohet sipas liçenses. Licensa do të jepet për veprimtarinë: 1. broker, dealer, broker/dealer, 2. përfaqësues brokeri, përfaqësues dealeri, përfaqësues broker/dealer; 3. këshillim ; 4. përfaqësues këshilltari ç) llojin e letrave me vlerë që do tregtohen sipas liçensës. Licensa do të jepet për një letër me vlerë ose për disa letra me vlerë. (kjo vlen vetëm për tregtarin dhe përfaqësuesin e tij) d) llojin e veprimtarisë; dh)afatin e vlefshmërisë së liçensës duke përcaktuar dhe datën e fillimit dhe përfundimit të saj. Afati vendoset rast pas rasti dhe mund te jetë 6 mujor, 1 vjeçar dhe pa afat; e) në mënyrë të specifikuar tregun dhe territorin brenda të cilit do ushtrohet veprimtaria e specifikuar në liçensë; (kjo vlen vetëm për tregtarin dhe përfaqësuesin e tij) ë) numrin e liçensës; f) firmën e kryetarit të Bordit;

12

Page 13: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

g) vulën e Autoritetit. 18.2. Asnjë i liçensuar nuk mund të kryejë veprimtari të tjera jashtë veprimtarive të parashikuara në objektin e liçensës së lëshuar nga Autoriteti. Nga ky rregull bëjnë përjashtim bankat dhe institucionet financare jobankare në lidhje me tregtimin e Letrave me Vlerë të Qeverisë. 18.3. Liçensa është e vlefshme vetëm për objektin e përcaktuar në të dhe brenda afatit të përcaktuar në të. Brenda këtij afati kjo liçensë mund të zevendësohet, ndryshohen elementet e saj, kufizohet, zgjatet, pezullohet, revokohet apo rinovohet. 18.4. Liçensa përgatitet në dy kopje, në gjuhën shqipe. Një kopje i jepet të liçensuarit dhe një kopje mbahet në dosjen e liçensimeve në Departamentin e Liçensimit dhe Monitorimit. 18.5. Liçensa nuk është e transferueshme. 18.6. Liçensa duhet të paraqitet gjithmonë në vendet ku i liçensuari ushtron veprimtarinë e parashikuar në liçensën e tij ose sa herë që kërkohet një gjë e tillë. Kjo kërkesë konsiderohet si e paplotësuar kur paraqitja e liçensës nuk bëhet në mënyrë të dukshme. 18.7. I liçensuari duhet të njoftojë me shkrim Autoritetin për fillimin, pezullimin, rifillimin e veprimtarisë për të cilën është liçensuar si dhe për çdo ndryshim të propozuar, apo ndodhjen e ndonjë ngjarjeje e cila mund të ndikojë dukshëm në veprimtarinë e tij apo në të dhënat mbi bazën e te cilave është lëshuar liçensa. 18.8. I liçensuari duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit për ndryshime në të dhënat e liçensës dhe në të dhënat mbi bazën e të cilave është dhënë liçensa. Përjashtohen nga ky, nën ndryshimet që vijnë si rrjedhin i situatave që nuk varen nga vullneti i të liçensuarit. Në këtë rast i liçensuari duhet të njoftojë Autoritetin brenda 14 ditë pune. 18.9. Tregtari apo këshilltari i paraqet Autoritetit raporte mujore mbi mbarëvajtjen e aktivitetit të tij të miratuara nga drejtori ekzekutiv, administratori, apo personit fizik (në rastin e të liçensuarit person fizik). Ky raport duhet të paraqitet brenda 2 javëve nga mbarimi i muajit për të cilin raportohet. Tregtari i letrave me vlerë apo këshilltari I paraqet Autoritetit, raporte gjashtë mujore dhe vjetore mbi mbarëvajtjen e aktivitetit të tij, të miratuara nga Këshilli Mbikëqyres i tregtarit, asambleja e ortakeve apo personi fizik (në rastin e të liçensuarit person fizik). Ky raport duhet të paraqitet brenda 2 muajve nga mbarimi I periudhës për të cilën raportohet.

Neni 19 Zevendësimi i liçensës

19.1. Nëse liçensa humbet ose dëmtohet duke u bërë e palexueshme, atëhere Autoriteti vendos për zëvendësimin e saj pasi bindet që këto veprime janë bërë në mënyrë të paqëllimshme.

Neni 20 Proçedura e zëvendësimit të liçensës

13

Page 14: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

20.1. I liçensuari duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim ku kërkon zëvendësimin e liçensës së tij dhe arsyet e kërkesës për zëvendësim. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me pagesën përkatëse. 20.2. Autoriteti pasi shqyrton kërkesën në mbledhjen e tij të rradhës merr vendim për zevendësimin e tij. 20.3. Nëse Autoriteti vendos për refuzimin e kërkesës atëhere ai njofton me shkrim personin e refuzuar për vendimin e tij, datën e vendimit dhe arsyet e refuzimit së bashku me rimbursimin e pagesës së bërë.

Neni 21 Kufizimi i liçensës

21.1. Liçensa mund të jetë subjekt kufizimesh me vendim të Bordit të Autoritetit, në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 33 të Ligjit.

Neni 22 Ndryshimi i elementëve të liçensës

22.1. Ndryshim i elementëve të liçensës nënkupton ndryshimin e të dhënave mbi bazën e të cilës është lëshuar liçensa të cilat reflektohen në liçensë ose në Regjistrin e të Liçensuarve por nuk kushtëzojne aplikimin për një liçensë të re si psh. ndryshimi i afatit të liçensës, tregut ku do të tregtohen letrat me vlerë, shtimi i letrave me vlerë që do të tregtohen, të dhënat identifikuese mbi të liçensuarin, aksionerët apo ortakët, ndërpreje veprimtarie, revokim liçense etj. 22.2. I licensuari duhet të plotësoje dhe dorëzojë, brenda 14 ditëve (pune) nga dita ndodhjes ose përcaktimit të ngjarjes ose faktit që kushtëzon ndryshimin e elementeve të licensës, formë kërkesën N.E.L, dokumentin që përshkruan ndryshimin dhe arsyen si dhe dokumentin bankar që vërteton pagesën përkatëse. 22.3. Bordi i Autoritetit pasi shqyrton kërkesën në mbledhjen e tij të rradhës merr vendim për ndryshimin apo jo të të dhënave në liçensë apo Regjistër. Përpara se të marrë vendimin Bordi mund të kërkojë nga aplikuesi dorëzimin e ndonjë dokumenti plotësues. 22.4. Mbi bazën e vendimit dhe sugjerimeve përkatëse të Bordit, specialisti përkatës i Departamentit te Liçensimit dhe Monitorimit, përgatit liçensën e ndryshuar ose bën ndryshimet në Regjistër dhe njofton me shkrim aplikuesin. 22.5. Nëse Autoriteti refuzon kërkesën, atëhere ai njofton me shkrim aplikuesin për vendimin e tij, datën e vendimit dhe arsyet e refuzimit së bashku me rimbursimin e pagesës së bërë. 22.6. Nëse i liçensuari do të ndryshojë objektin e veprimtarisë së tij, atëhere ai duhet te aplikoje për nje liçensë të re. Në momentin që lëshohet licensa e re, të licensuarit do t'i revokohet liçensa e vjetër.

Neni 23 Zgjatja e vlefshmërisë së liçensës

14

Page 15: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

23.1. Nëse i liçensuari dëshiron të zgjasë kohëzgjatjen e liçensës, atëhere ai duhet të plotësojë formularin përkatës jo më vonë se 30 ditë përpara ditës së përfundimit të vlefshmërisë së liçensës. 23.2. Bordi i Autoritetit ka të drejtë të refuzojë zgjatjen e liçensës në rast se plotësohen kushtet e refuzimit dhe revokimit te liçensës. Në rast të kundërt Bordi vendos për zgjatjen e afatit te liçensës. 23.3. Kohëzgjatja e liçensës së përfaqësuesit është në varësi të kohëzgjatjes së liçensës së tregtarit apo këshilltarit të cilin përfaqëson.

Neni 24 Pezullimi i Liçensës

24.1. Autoriteti ka të drejtë të pezullojë vlefshmërinë e liçensës në rastet kur: a) i liçensuari nuk njofton për ndryshimet në informacionin e paraqitur në dokumentacionin e dorëzuar pranë tij, brenda 14 ditëve nga dita e ndodhjes së ndryshimit; c) janë bërë ankesa të dokumentuara ndaj aktivitetit të të liçensuarit, sidomos në lidhje me humbje financiare ndaj klientëve të tij; ç) nuk kryen pagesën e detyrueshme ndaj Autoritetit; d) dyshohet se janë shkelur dispozitat e Ligjit, rregulloreve te Autoritetit ose të kësaj rregulloreje; dh) sistemi kompjuterik ka mangësi që nuk e lejojnë të vazhdojë veprimtarinë normale të të liçensuarit. e) për çdo rast tjetër të parashikuara në nenin 34 të Ligjit.

Neni 25 Revokimi i liçensës

25.1. Liçensa konsiderohet automatikisht e revokuar kur i liçensuari: a) vdes, në rastin e një individi/personi fizik; b) mbyll aktivitetin, në rastin e shoqërisë tregtare. 25.2. Autoriteti ka te drejtë të revokojë liçensen kur: a) verifikohet një nga rastet e parashikuara në paragrafin 1, 2 dhe 4 të nenit 34 të Ligjit, b) i liçencuari nuk përmbush kushtet e vendosura në vendimin e pezullimit të liçensës, brenda afatit të pezullimit të liçensës.

Neni 26 Proçedura e Pezullimit ose Revokimit

26.1. Pezullimi ose revokimi i liçensës, shqyrtohet nga Bordi i Autoritetit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga departamentet dhe sektoret e tij, në bazë të shqyrtimit të

15

Page 16: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

sjelljes së të liçensuarit, dokumentave të dorëzuara nga palët e dëmtuara ose në dokumenta të tjera. 26.2. Nëse Bordi merr vendim për pezullimin ose revokimin e liçenses, atëhere ai duhet të njoftojë me shkrim personin mbajtës të liçensës për vendimin dhe arësyet përkatëse.

Neni 27 Efektet e Pezullimit dhe Revokimit

27.1. Në lidhje me efektet e pezullimit dhe revokimit të liçensës mbi e liçensuarin dhe mbi të tretët, mbahen parasysh dispozitat e parashikuara në paragrafin 5 dhe 6 të nenit 34 të Ligjit. 27.2. Afati i pezullimit të vlefshmërisë së liçensës, kuzhtëzohet nga permbushja e kushtit të përcaktuar në vendimin për pezullim. Liçensës mund t’i kthehet vlefshmëria përpara përfundimit të këtij afati me vendim të arsyetuar të Bordit. 27.3. Personi të cilit i është revokuar liçensa, me vendim Bordi, duhet të dorëzojë këtë liçensë pranë Autoritetit brenda 14 ditëve nga dita e njoftimit të revokimit. Nëse dorëzimi nuk bëhet brenda afatit të caktuar, pa shkak të arsyeshëm të njoftuar paraprakisht në Autoritet, Bordi vendos një gjobë në shumën 5.000 Lekë për çdo ditë që kalon nga mosdorëzimi i liçensës.

Neni 28 Riaplikimi për Liçensë

28.1. Nëse vendimi për refuzimin ose revokimin e liçensës është hedhur poshtë, atëhere personi të cilit i është refuzuar aplikimi ose revokuar liçensa, ka të drejtë të riaplikojë për liçensë në çdo moment pas marrjes së vendimit për hedhje poshtë të vendimit të Bordit për refuzim ose revokim liçense. 28.2. Nëse liçensa është refuzuar për arsyet e parashikuara në piken (b) dhe (c) të nenit 14 të kësaj Rregulloreje, atëhere personi i refuzuar ka të drejtë të riaplikojë vetëm pas kalimit të një peridhe prej 1 (nje) viti, duke filluar që prej datës së dhënies së vendimit të refuzimit. 28.3. Nëse liçensa është refuzuar ose revokuar për arsyet e parashikuara në pikën (c) të nenit 34/1 të Ligjit, atëhere personi të cilit i është pezulluar ose revokuar liçensa , ka te drejtë të riaplikojë për liçensë që në momentin që dënimi është parashkruar. 28.4. Nëse liçensa është refuzuar apo revokuar për arsyet e parashikuara në pikat (c), (d), (dh), (e), (ë) të nenit 14 të kësaj rregulloreje apo të pikës (a) të nenit 34/1 dhe (e) të nenit 34/2 të Ligjit, atëhere ky person ka të drejtë të riaplikojë për liçensë, vetëm pas përmbushjes së kushtit përkatës. 28.5. Nëse liçensa është revokuar për arsyet e parashikuara në pikën (ç), (d) të nenit 34/1 dhe pikën (ç), (d), (dh) të nenit 34/2 të Ligjit, atëhere ai ka të drejtë të riaplikojë për liçensë vetëm pas kalimit të një periudhe prej 3 (tre) vjetesh, duke filluar që prej datës së dhënies së vendimit të revokimit të liçensës. 28.6. Përveç rasteve të parashikuara më sipër, personi ka të drejtë të riaplikojë për liçensë në çdo moment.

16

Page 17: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

KREU III

REGJISTRI I TË LIÇENSUARVE DHE REGJISTRI I TË REFUZUARVE

Neni 29 Të Përgjithshme

29.1. Mbajtja, organizimi dhe administrimi i Regjistrit të të liçensuarve dhe Regjistrit të të refuzuarve, rregullohet në bazë të nenit 36 të Ligjit dhe në bazë të këtij kreu.

Neni 30 Regjistri i të Liçensuarve

30.1. Regjistri i të Liçensuarve, është dokumenti zyrtar në të cilin regjistrohen të dhënat e tregtarit të liçensuar të letrave me vlerë, këshilltarit të liçensuar të investimit, përfaqësuesit të liçensuar të tregtarit të letrave me vlerë dhe përfaqësuesit të këshilltarit të liçensuar të investimit, karakteristikat kryesore të liçensës përkatëse dhe ndryshimet në të dhënat e tyre; 30.2. Regjistri i të liçensuarve përbëhet nga dy pjesë: Regjistri i të Liçensuarve dhe Regjistri i përfaqësueve të liçensuar. 30.2.1 Në Regjistrin e të liçensuarve: 30.2.1.1 për tregtarin e letrave me vlerë/këshilltarin e investimeve shënohen këto të dhëna: a) numri dhe kodi i regjistrimit në këtë regjistër; b) emri i tij dhe numri në Regjistrin Tregtar; c) emri i secilit drejtues të shoqerisë tregtare, përfaqësuesit të shoqërisë si dhe emrat dhe aksionet/pjesët në pronësi të secilit aksioner/ortak; ç) adresa e tij në Shqipëri; d) emri dhe adresa e qendrës së tij; dh) numri total i liçensave të lëshuara për këtë subjekt; e) data e fillimit dhe e mbarimit te liçensës ; ë) lloji i veprimtarisë për të cilën është lëshuar liçensa f) lloji i letrave me vlerë për të cilat është dhënë liçensa (vetëm për tregtarin), g) tregu për të cilin është dhënë liçensa (vetëm për tregtarin); gj) degët, agjencitë ose zyrat e përfaqësimit të këtij personi. 30.2.2. Në Regjistrin e perfaqësuesve të liçensuar-: 30.2.2.1 për përfaqësuesin e tregtarit të letrave me vlerë/këshilltarit shënohen këto të dhëna: a) numri dhe kodi i regjistrimit në këtë regjistër; b) emrin dhe mbiemrin c) adresën e përhershme dhe nëse nuk ka një të tillë në Shqipëri atëhere shënohet adresa e përkohëshme në këtë vend; ç) emrin, adresën dhe nr. e liçensës së tregtarit/këshilltarit të cilin ai përfaqëson;

17

Page 18: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

d) numri total i liçensave të lëshuara për këtë subjekt; dh) lloji i veprimtarisë për të cilën është lëshuar liçensa; e) lloji i letrave me vlerë për tregtimin e të cilave i është dhënë liçensa (vetëm për përfaqësuesin e tregtarit). ë) datën e fillimit dhe mbarimit të liçensës; f) tregu per të cilin është dhënë liçensa (vetëm për përfaqësuesin e tregtarit) 30.3. Të dhënat në Regjistër hidhen mbi bazën e sugjerimeve të dhëna nga Komisioni. 30.4 Çdo ndryshim, pezullim, apo revokim i liçensës së regjistruar duhet të shënohet në këtë regjistër.

Neni 31 Regjistri i të Refuzuarve

31.1 Regjistri i të Refuzuarve është dokumenti zyrtar në të cilin regjistrohen të dhënat e aplikuesve për liçensë, të cilëve ju është refuzuar dhënia e liçensës. 31.2. Në Regjistrin e të refuzuarve për aplikuesin person juridik apo fizik hidhen këto të dhëna: a) numri i regjistrimit në këtë regjistër; b) emërtimi dhe numri i regjistrimit në Regjistrin Tregtar; c) adresa e tij; ç) data e marrjes së vendimit të refuzimit; d) arësyet e refuzimit të liçensës. dh)dokumentin (me cilesitë e identifikimt të tij) ku është bazuar kjo arsye. 31.3. Në Regjistrin e të refuzuarve për aplikuesin individ, hidhen këto të dhëna: a) emri i tij; b) adresa e tij; c) emërtimi dhe adresa e shoqërisë/personit fizik të cilën përfaqëson në aplikim; ç) data e marrjes së vendimit të refuzimit; d) arësyet e refuzimit të liçensës; dh) dokumentin (me cilesitë e identifikimt të tij) ku është bazuar kjo arësye.

Neni 32 Karakteristikat e Regjistrit

32.1. Sektori i Liçensimit, në Departamentin e Liçensimit dhe Monitorimit, është përgjegjës për mbajtjen, organizimin, administrimin dhe ruajtjen e dy Regjistrave . 32.2. Ai kujdeset që në dy Regjistrat të hidhen të gjitha të dhënat e kërkuara me sipër, të sigurohet që këto të dhëna janë të sakta si dhe për çdo ndryshim të dhënash të bëjë evidentimin përkatës në këtë Regjistër. 32.3. Futja e të dhënave, ndryshimet dhe fshirja e tyre bëhet nga Regjistrat mbi bazën e vendimit të dhënë nga Bordi brenda 3 ditëve pune nga marrja e këtij vendimi.

18

Page 19: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

32.4. Regjistri i të liçensuarve dhe Regjistri i të refuzuarve është i hapur për tu inspektuar falas nga publiku gjatë orarit të zakonshëm zyrtar. 32.5. Regjistrat kanë karakteristika që i bëjnë ato unik. Një kopje e të dhënave të regjistrave mbahen në kompjuter.

KREU IV

Dispozita të Tjera

Neni 33 Afatet dhe Njoftimet

33.1. Njoftimet me shkrim të Autoritetit për tregtarin, këshilltarin dhe përfaqësuesin e tyre dorëzohen në adresën e paraqitur në formë-kërkesë për tregtarin apo këshilltarin. 33.2. Njoftimet mbi vendimet e Borditt ose mbi domosdoshmerinë e plotësimit të dokumentacionit të aplikuesit, duhet të bëhen brenda 8 ditëve (pune) nga dita e marrjes së vendimit të Bordit ose të zbulimit të informacionit që mungon. 33.3. Njoftimet e aplikuesit ose të liçensuarit ndaj Autoritetit, për çdo ndryshim të kërkuar nga Ligji ose kjo rregullore, duhet të bëhen brenda 14 ditëve (pune) nga dita kur ndodh ngjarja që kushtëzon ndryshimin. 33.4. Dorëzimi i informacionit ose dokumentacionit të kërkuar nga Autoriteti, duhet të bëhet nga aplikuesi ose i liçensuari brenda 14 ditëve nga dita kur Autoriteti njofton aplikuesin ose të liçensuarin për informacionin ose dokumentacionin që duhet të dorëzohet.

Neni 34

Ankimi ndaj vendimeve të Autoritetit 34.1. Ndaj vendimeve përfundimtare të Autoritetit personi gëzon të drejtën e ankimimit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 35

Kuotat dhe Komisionet 35.1 Për depozitimin e dokumentacionit për aplikim për liçensë tregtari/këshilltari, aplikuesi depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 10.000 Lekë. 35.2 Për dhënien e Liçensës së Tregtarit/Këshilltarit për një afat gjashtë mujor, shoqëria ose Personi Fizik depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 5.000 Lekë. 35.3 Për dhënien e Liçensës së Tregtarit/Këshilltarit për një afat një vjeçar, shoqëria ose personi fizik depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 10.000 Lekë. 35.4 Për dhënien e Liçenses së Tregtarit/Këshilltarit për një afat të papërcaktuar, shoqëria ose personi fizik depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 20.000 Lekë.

19

Page 20: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

35.5 Për ushtrimin e aktivitetit të tregtarit të letrave me vlerë/këshilltarit të investimeve, në rastet kur Liçensa e lëshuar për këtë qëllim ka një afat prej 6 muajsh, shoqëria ose personi fizik depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit shumën prej 25.000 Lekë. 35.6 Për ushtrimin e aktivitetit të tregtarit të letrave me vlerë/këshilltarit të investimeve, në rastet kur Liçensa e lëshuar për këtë qëllim ka një afat prej 1 viti, shoqëria ose personi fizik depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit shumën prej 50.000 Lekë. 35.7 Për ushtrimin e aktivitetit të tregtarit të letrave me vlerë dhe për çdo vit ne vazhdim, në rastet kur Liçensa e lëshuar për këtë qëllim ka një afat të papërcaktuar, shoqëria depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit shumën prej 60.000 Lekë në vit. 35.8 Pagesat e përmendura në pikat 35.5 dhe 35.6 të këtij neni, kryhen brenda muajit në të cilin i është lëshuar liçensa tregtarit/këshilltarit. Pagesa e përmendur në pikën 35.7, kryhet brenda muajit që kjo liçense i është lëshuar tregtarit/këshilltarit, dhe në po këtë muaj te çdo viti në vazhdim. 35.9 Për depozitimin e dokumentacionit për aplikim për liçensë përfaqësuesi të tregtarit të letrave me vlerë/këshilltarit të investimeve, shoqëria të cilën do të përfaqësojë aplikuesi, depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 5.000 Lekë. 35.10 Për dhënien e Liçensës së Përfaqësuesit të Tregtarit/Këshilltarit, për një afat gjashtë mujor, shoqëria të cilën do të përfaqësojë mbajtësi i liçensës depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 3.000 Lekë. 35.11 Për dhënien e Liçensës së Përfaqësuesit të Tregtarit/Këshilltarit, për një afat një vjeçar, shoqëria të cilën do të përfaqësojë mbajtësi i liçensës depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 5.000 Lekë. 35.12 Për dhënien e Liçensës së Përfaqësuesit të Tregtarit/Këshilltarit, për një afat të papërcaktuar, shoqëria të cilën do të përfaqësojë mbajtësi i liçensës depoziton në llogarinë e Autoritetit një shumë prej 10.000 Lekë. 35.13 Për ushtrimin e aktivitetit të Përfaqësuesit të tregtarit të letrave me vlerë dhe përfaqësuesit të këshilltarit, në rastet kur Liçensa është lëshuar për një periudhë 6 mujore, shoqëria të cilën do të përfaqësojë ushtruesi i aktivitetit depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit pagesën prej 5.000 Lekë. 35.14 Për ushtrimin e aktivitetit të Përfaqësuesit të tregtarit të letrave me vlerë dhe përfaqësuesit të këshilltarit, në rastet kur Liçensa është lëshuar për një periudhë një vjeçare, shoqëria të cilën do të perfaqësojë ushtruesi i aktivitetit depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit pagesën prej 10.000 Lekë. 35.15 Për ushtrimin e aktivitetit të Përfaqësuesit të tregtarit të letrave me vlerë dhe përfaqësuesit të këshilltarit të investimeve dhe për çdo vit në vazhdim, në rastet kur Liçensa është lëshuar për një periudhë kohe të papërcaktuar, shoqëria të cilën do të përfaqësojë ushtruesi i aktivitetit depoziton në llogarinë bankare të Autoritetit pagesën prej 60.000 Lekë.

20

Page 21: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

35.16 Pagesat e përmendura në pikat 35.12 dhe 35.13 të këtij neni, kryhen brenda muajit në të cilin i është lëshuar liçensa përfaqësuesit. Pagesa e përmendur në pikën 35.14, kryhet brenda muajit që kjo liçensë i është lëshuar përfaqesuesit dhe në po këtë muaj të çdo viti në vazhdim.

Neni 36 Kompetenca e Autoritetit për të ndryshuar këtë Rregullore

36.1. Bordi i Autoritetit mund të shtojë, heqë apo ndryshojë rregullat e kësaj rregulloreje herë pas here, me qëllim që të përshtatet me nevojat e praktikës.

Neni 37 Anekset e Rregullores

37.1. Në zbatim të kësaj Rregulloreje, Bordi i Autoritetit miraton: a) formë kërkesën TLV, KI, PTLV dhe PKI dhe formëkërkesën NEL. b) 4 formate liçensash, Liçensën për Tregtarin e Letrave me Vlerë, Liçensën për Këshilltarin e Investimeve, Liçensën për Perfaqësuesin e Tregtarit te Letrave me Vlerë dhe Liçensën për Perfaqesuesin e Këshilltarit të Investimeve. c) Formatin e Regjistrit të të Liçensuarve ç) Regjistrin e të Refuzuarve d) kërkesat bazë të kontratës broker-klient dhe keshilltar-klient.

Neni38 Dispozita tranzitore

38.1 Që nga momenti i hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, do të përdoren formatet e reja të formë-kërkesave, liçensave dhe të Regjistrave. 38.2 Të gjitha aplikimet që mbërrijnë në Autoritet, pas hyrjes në fuqi të kësaj Regulloreje, do t’i nënshtrohen dispozitave të parashikuara këtu. 38.3. Për të gjitha aplikimet e mbërritura në Autoritet përpara datës së hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, do të zbatohet dispozita e meparshme dhe liçenca do të jepet për një afat jo më të gjatë se gjashtë muaj. 38.4 Të gjitha subjektet që janë liçencuar nga Autoriteti dhe që janë paisur me liçenca pa afat, pas kalimit të periudhës për të cilën i kanë shlyer detyrimet tarifore me Autoritetin, detyrohen që t’i nënshtrohen tarifave të parashikuara në këtë rregullore.

Neni 39 Hyrja ne fuqi

39.1. Kjo Rregullore hyn në fuqi, menjëherë pas miratimit nga Bordi i Autoritetit. Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, çdo dispozitë që bie në kundërshtim me dispozitat e parashikuara këtu, shfuqizohet.

21

Page 22: AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE BORDI R … Per liencimin e...2.2. Termat e tjera kanë të njëjtin kuptim që ju është dhënë në nenin 2 të Ligjit. 2.3. Sipas kontekstit,

Elisabeta GJONI KRYETAR

22