TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet...

16
73 K.D.U. 343.25(091) Prof. As. Dr. Agron BEKA TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË “Jam për dënimin me vdekje të dënimit me vdekje” A.Beka (1994) Përmbledhje E drejta për të jetuar është e drejtë fundamentale e njeriut, e drejtë e mbrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ndërkombëtare. Kjo është një e drejtë e pazëvendësueshme dhe e pakomenpzueshme, e cila garantohet edhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të viti 1948 dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1950). Botën e sotme bashkohore e karakterizojnë zhvillime të ndryshme, ekonomike, politike, sociale etj., të cilat ndikojnë në paraqitjen e veprave të ndryshme kriminale, që për pasoj kanë dëmtimin dhe shkatërrimin e vlerave më të çmuara të njeriut. Prandaj, për këtë arsye është e nevojshme marrja e masave të ndryshme preventive dhe represive, me qëllim të parandalimit të dukurive kriminale në shoqëri. Tema që trajtohet është një temë e cila ka zgjuar polemika të ndryshme ndërmjet autorëve të ndryshëm që merren me studimin e problematikës së denimit me vdekje (pro and contra). Objekt trajtimi i këtij punimi është vështrimi i përgjithshëm i dënimit me vdekje gjatë historisë, sipas Kodi të Hamurabit dhe sipas “Kur’ani”-it. Fjalët kyqe: Denimi, denimi me vdekje, sanksioni, kriminaliteti, vepra penale, Kodi i Hamurabit, “Kur’an”, etj

Transcript of TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet...

Page 1: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

73

K.D.U. 343.25(091)

Prof. As. Dr. Agron BEKA

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE

JURIDIKE GJATË HISTORISË

“Jam për dënimin me vdekje – të dënimit me vdekje”

A.Beka (1994)

Përmbledhje

E drejta për të jetuar është e drejtë fundamentale e njeriut, e drejtë e

mbrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe

ndërkombëtare. Kjo është një e drejtë e pazëvendësueshme dhe e

pakomenpzueshme, e cila garantohet edhe me Deklaratën Universale të të

Drejtave të Njeriut të viti 1948 dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e

Njeriut (1950). Botën e sotme bashkohore e karakterizojnë zhvillime të

ndryshme, ekonomike, politike, sociale etj., të cilat ndikojnë në paraqitjen e

veprave të ndryshme kriminale, që për pasoj kanë dëmtimin dhe

shkatërrimin e vlerave më të çmuara të njeriut. Prandaj, për këtë arsye është

e nevojshme marrja e masave të ndryshme preventive dhe represive, me

qëllim të parandalimit të dukurive kriminale në shoqëri.

Tema që trajtohet është një temë e cila ka zgjuar polemika të

ndryshme ndërmjet autorëve të ndryshëm që merren me studimin e

problematikës së denimit me vdekje (pro and contra). Objekt trajtimi i këtij

punimi është vështrimi i përgjithshëm i dënimit me vdekje gjatë historisë,

sipas Kodi të Hamurabit dhe sipas “Kur’ani”-it.

Fjalët kyqe: Denimi, denimi me vdekje, sanksioni, kriminaliteti,

vepra penale, Kodi i Hamurabit, “Kur’an”, etj

Page 2: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

74

Vështrime të përgjithshme

Dënimi me vdekje është një ndër dënimet më të vjetra. Ai paraqitet

në shtetet e para të krijuara gjatë historisë dhe ekziston akoma sot e kësaj

dite. Gjatë historisë së tij të gjatë, ky dënim ka pasur disa forma të paraqitjes

së saj dhe është ekzekutuar në mënyra të ndryshme. Qëllimi i tij, ka qenë

kryekëput hakmarrja ndaj kryesit dhe paraqitja e frikësimit tek opinioni i

gjerë publik. Mënyrat e ekzekutimit të këtij dënimi janë varur nga shkalla e

zhvillimit të shoqërisë dhe nivelit të organizimit të aparatit shtetërorë. Në

fillim, këto mënyra të ekzekutimit të denimit me vdekje kanë qenë mjaftë

primitive, të vrazhda, mizore dhe barbare dhe si qëllim të fundit kishin

shkaktimin e mundimeve dhe vuajtjeve sa me të mëdha ndaj kryesit të

veprës penale dhe frikësimin e opinionit të gjerë1.

Ndër format dhe mënyrat më të shpeshta të ekzekutimit të dënimit

me vdekje, në kohën e vjetër, dhe në mesjetë, në bazë të burimeve –

historike, kanë qenë:

prerja e kokës,

vënia në hu,

djegia në turrë të druve,

mbytja në ujë,

helmimi,

copëtimi i gjymtyrëve të trupit,

mbytja me gurë,

mbytja me anë të prerjes dhe nxjerrjes së organeve vitale,

gozhdimi në kryq për së gjalli,

varrja,

futja në varrë për së gjalli dhe forma të tjera të ekzekutimit të

këtij dënimi2.

Në të shumtën e rasteve, ekzekutimit të dënimit me vdekje i ka

paraprirë një procedurë e veçantë e shkaktimit të vuajtjeve dhe mundimeve

fizike dhe trupore të personave të dënuar me vdekje .

1 Dr.Ragip Halili, Penologjia, Prishtinë 2005 fq.84

2 Po aty , fq ,84

Page 3: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

75

Dënimet me vdekje si dënime eliminuese në kohën e vjetër e

sidomos në mesjetë, ishin shumë të shpeshta. Sipas disa të dhënave nga

literatura penologjike, gjatë vitit 1688, dënimi me vdekje në Angli

shqiptohej për 50 vepra penale, ndërsa nga fundi i atij shekulli , ky dënim

parashikohej për 200 vepra penale. Po ashtu në Francë, gjatë sundimit të

mbretit Henry VIII, janë varur më tepër se 72.000 vjedhës.

Me vonë në praktikën e ekzekutimit me vdekje paraqiten disa forma

të tjera të cilat konsiderohen se janë më humane. Kësisoj mënyra të

ekzekutimit që aplikohen më shpesh e të cilat, personave të dënuar u

shkaktohej më pak dhimbje e vuajtje fizike e psikike , konsideroheshin:

prerja e kokës nën gijotine;

varja;

pushkatimi;

karrige elektrike;

kthina e gasit etj.

Të gjitha këto mënyra të ekzekutimit ishin të drejtuara drejt

eliminimit të kryesit të veprës penale nga shoqëria. Në këtë mënyrë,

ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet nga kriminelët e këtillë,

sidomos nga përsëritja e veprave penale, e nga ana tjetër edhe opinioni do të

rezervohej nga kryerja e krimeve për shkak të frikës nga ekzekutimi i

dënimeve të tilla3.

Pra këto forma të shqiptimit të dënimit me vdekje janë konsideruar

ndër format më të shpeshta dhe më të rënda gjatë asaj periudhe kohore, me

të cilat shoqëria ka reaguar ndaj kriminalitetit në përgjithësi dhe ndaj

kryerësëve të veprave penale në veçanti. Vlen të theksohet se këto lloje të

dënimeve janë shqiptuar për një numër tejet të madh të veprave penale.

Dënimi me vdekje haset që nga kohërat më të lashta, që nga

Babilonia, Greqia e vjetër etj. Një dënim të këtillë e hasim edhe në kodet e

para të shoqërisë njerëzore, si te Kodi i Hamurabit , Ligji i XII tabelave, etj.

Në antikë sistemi i dënimeve dhe ekzekutimi i tyre ndryshonte

varësisht prej vendit ku shqiptohej ky dënim. Ekzistonin këto lloje të

dënimeve:

dënimi me vdekje;

robërim, (shndërrimi në skllav);

konfiskimi dhe dënimet e tjera pasuror;

3 Po aty , fq ,85

Page 4: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

76

dëbimi nga vendi;

dënim i humbjes së nderit dhe të drejtave qytetare, etj .

Në vendet e Greqisë së vjetër, Athinë, Spartë etj., ekzekutimi i

dënimit me vdekje bëhej në mënyrë më humane se në vendet e lindje se

lashtë (Babilonia , Egjipti etj). I dënuari me vdekje kishte në dispozicion të

zgjedhte njërën prej tri mënyrave të vdekjes:

të pinte helmin (psh. Sokrati , për shkak se i kishte ofenduar

perënditë , u dënua me vdekje dhe për ekzekutim zgjodhi pirjen e

helmit);

litari;

therja.

E drejta penale Athinase edhe pse në krahasim me të drejtën penale

të shteteve të lindjes së lashtë, ishte më e zhvilluar, megjithatë nuk e bënte

dallimin e qartë të elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale,

nuk e bënte individualizimin dhe gradimin e përgjegjësisë penale.4 Zoti i

shtëpisë përgjigjej për veprat penale që i kryenin anëtarët e familjes dhe

skllevërit e tij dhe të ngjashëm.

Dënimi me vdekje ishtë lloji më i vjetër i dënimit në historinë e së

drejtës penale. Me mileniume të tëra madje gjerë në fund të shekullit XVIII

në Evropë dhe në kontinente të tjera të botës, dënimi me vdekje ka qenë i

paraparë për një numër të madh të veprave penale. Kështu, në legjislacionin

penal të Francës në shekullin e XVIII dënimi me vdekje parashihej për 115

vepra penale. Gjatë kësaj periudhe të gjatë të historisë së njerëzimit, dënimi

me vdekje i cili ndryshe quhet edhe dënim kapital (“poena kapitalis”), është

ekzekutuar në mënyra shumë të vrazhda dhe me mundime paraprake.5

a) Denimi me vdekje sipas “Kodit të Hamurabit”

Një ndër ligjet më të njohura, me rëndësi juridiko – histrorike të

periudhës së hershme skllavopronare janë:

- “Kodi i Hamurabit” (1792 – 1750 p.e.s)6;

4 Dr. Hilmi Ismajli & Dr. Fatmir Sejdiu, Historia e shtetit dhe e së drejtës I, Prishtinë, 2002,

fq., 93-94 5 Dr.Ismet Salihu , E drejta penale (pjesa e pergjitheshme) Prishtine 2005 fq. 448

6 Kodin e Hamurabit të gdhendur në guri e kanë zbuluar një grup arkeologësh francez, në

vitin 1901-1902, në gërmadhat e qytetit Suzi të Iranit të sotëm. Ky monument me rëndësi

të madhe historike – juridike ruhet në Luvër të Parisit.

Page 5: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

77

- “Kodi Manu” (2000 – 1200 p.e.s);

- “Ligjet e Drakonit” (621 p.e.s);

- “Ligji i XII tabelave” (450 p.e.s), etj.

Kodi i Hamurabit është përmbledhje – ligj që e nxorri perandori,

sundimtari i Babilonisë Hamurabi në vitin 1694 p.e.s. Ky kod ka qenë i

shkruar – gdhendur në një shtyllë guri në lartësi prej 2.25 metra. Poashtu, në

gurin e tillë ka qenë e gdhendur edhe figura e Hamurabit në pozicionin e

pranimit të Kodit nga perëndia e Diellit, i quajtur: Shamash.

Ky kod përbëhej nga 3 pjesë të shkruara në një tekst:

1. Pjesa hyrëse – prologu;

2. Ligjet e shkruara – pjesa normative;

3. Pjesa përfundimtare – epilogu.

Pjesa më e rëndësishme dhe kryesore ishte pjesa e dytë d.m.th.pjesa

normative, e cila ishte e përbërë prej 282 neneve. Kjo pjesë përmbante

dispozita nga degët e ndryshme të së drejtës. Me këto dispozita

rregulloheshin mardhëniet e ndryshme juridike nga:

E drejta sendore;

E drejta e detyrimeve;

E drejta martesore dhe familjare;

E drejta trashëgimore;

E drejta penale, etj.

Pra, ky kod sipas autorit M. Kelmendi7 përmbante norma:

Mbi gjyqet;

Mbi sendet nga e drejta reale;

Për martesën, familjen dhe trashëgimin;

Për mbrojtjen e jetës së njeriut dhe integritetit të tij fizik;

Për të drejtën penale;

Për punën, përgjegjësinë rreth shkaktimit të dëmeve dhe për

veglat e punës;

Në shumë nene bëhet fjalë edhe për procedurën penale –

gjyqësore të asaj kohe dhe për provat material e dëshmitë.8

7 Muhamet Kelmendi, Historia e shtetit dhe së drejtës, Prishtinë, 2015, fq.70.

8 Muhamet Kelmendi, po aty, fq.70.

Page 6: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

78

Ndërsa, sipas autorëve prof. H. Ismaili dhe F. Sejdiu9 Kodi i

Hamurabit përmbante dispozita nga fusha e së drejtës:

Sendore (reale);

Detyrimeve;

Martesore dhe familjare;

Trashëgimore;

Penale;

Gjyqësia dhe procedura gjyqësore.10

Ky kod kryekëput ka pasur karakter klasor dhe sanksiononte

pabarazinë formale – juridike, duke e mbrojtur parimisht interesin e

shtresave sunduese. Përkundër kësaj, ky kod ka një rëndësi historike pasi që

shumë kode e ligje të mëvonshme si bazë për hartimin e legjislacionit nga

fusha e së drejtës e kanë marrur për bazë këtë kod.

Sipas këtij kodi denimi me vdekje shqiptohej për vepra penale të

caktuara dhe mënyrat më barbare dhe më të shpeshta të ekzekutimit të

dënimit me vdekje, sipas Kodit të Hamurabit ishin:

- Djegia;

- Vrasje;

- Lidhja dhe hedhja në ujë;

- Qitja në huj (të varet në litar), etj.

Ndërsa, sipas autorëve prof.dr.Ismet Elezi dhe Ela Elezi11

dënimi me

vdekje sipas Kodit të Hamurabit shqiptohej për vepra penale të caktuara dhe

ekzekutohej në mënyrat më barbare:

- Me djegie (nenet 24, 110, 157);

- Me vrasje (neni 153);

- Me hedhje në ujë (neni 108, 129, 133, 155) etj.12

- Vdekja me kamxhik (neni 202).

Dënimi me vdekje sipas Kodit të Hamurabit shqiptohej në 35 raste të

ndryshme:

9 Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu, Historia e shtetit dhe e së drejtës I, Prishtinë, 2002, fq.51.

10 Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu, po aty, fq. 51 – 65.

11 Më gjerësisht shih: Ismet Elezi & Ela Elezi, Historia e së drejtës penale, Tiranë, 2010.

12 Ismet Elezi & Ela Elezi, vepër e cituar, fq. 16.

Page 7: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

79

- Nëse dikush e akuzon tjetrin dhe akuzën e shpreh para gjykatës,

por atë nuk mund ta provojë, ai që ka akuzuar TË VRITET (Neni: 1);

Pra, këtu kemi të bëjmë me kryerjen e veprës “mashtrim dhe

deklarim i rrejshëm” të kryesit të veprës ndaj të cilit shqiptohej një denim i

tillë.

- Nëse dikush e akuzon tjetrin për magji, por atë nuk mund ta

provojë, ai që akuzohet për magji, shkon e kërcen në lumë: nëse atë e merr

lumi, ai që e akuzon do t’ia merrë shtëpinë. Mirëpo, nëse lumi tregon se

është i pafajshëm dhe ai noton, ai që e akuzon për magji, TË VRITET, ai që

kërcen në lumë do t’ia marrë shtëpinë shpifësit të vet (Neni: 2);

- Nëse dikush në process dëshmon në dëm të të pandehurit, dhe atë

që thotë nuk e provon: nëse procesi ka të bëjë me jetën, dëshmitari TË

VRITET (Neni: 3);

- Nëse dikush i vjedh sendet hyjnore ose të pallatit, nga tempulli ose

pallati, TE VRITET; edhe ai që i pranon nga ky sendet e vjedhura, TË

VRITET (Neni:6);

- Nëse dikush blen ose prnon në depozitë pa dëshmitarë, ose pa

kontratë nga djali ose skllavi i dikujt, argjendin ose arin,ose skllavin ose

skllaven,ose gjedhin, ose delen, ose gomarin, ose dicka tjetër, konsiderohet

si hajn, TË VRITET (Neni: 7);

- Nëse dikush vjedh gjedhin, ose delen, ose derrin, ose barkën, nëse

gjëja e vjedhur i takon perëndisë ose pallatit do ta japë tridhjetëfishin, nëse

i takon mushkenit13

, do ta kompenzojë dhjetëfishin, nëse hajni nuk ka të

paguajë, TË VRITET (Neni: 8);

- Nëse dikush, të cilit i mungon ckadoqoftë, atë e gjen te tjetri: nëse

ai te i cili gjendet sendi i humbur, thot: “shitësi ma ka shitur, para

dëshmitarëve e kam blerë”, dhe nëse pronari i gjësë së humbur thotë: ..do

t’i sjellë dëshmitarët, të cilët e njohin atë që më humbi”, atëherë blerësi

duhet ta sjellë shitësin, i cili ia ka shitur, dhe dëshmitarët para të cilëve e ka

blerë, edhe pronari i sendit të humbur, duhet ta sjellë dëshmitarin, i cili e

njeh sendin e tij të humbur. Gjyqëtari duhet t’i shqyrtojë thëniet e tyre;

dëshmitarët para të cilëve është paguar cmimi, dhe dëshmitarët që e njohin

sendin e humbur, duhet të tregojnë para perëndisë cka dinë. Shitësi atëherë

13

Mushkenu – pjesëtar i shtresës së ulët, i klasës skllavopronare. Jeta, integriteti trupor dhe

pasuria e tij ishin më pak të mbrojtura se sa aviliumi (pjesëtar i shtresës së lartë të klasës

skllavopronare), por më tepër se e skllavit.

Page 8: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

80

është hajn dhe TË VRITET. Pronari i sendit të humbur e fiton atë, blerësi i

fiton nga shtëpia e shitësit paratë që i ka paguar (Neni: 9);

- Nëse blerësi nuk i sjell shitësin dhe dëshmitarët, para të cilëve e ka

blerë, kurse pronari i sendit të humbur i sjellë dëshmitarët, të cilët e njohin

sendin, atëherë blerësi është hajn dhe do TË VRITET, pronari do ta marrë

sendin që e ka humbur (Neni: 10);

- Nëse pronari i sendit të humbur nuk i sjell dëshmitarët, të cilët e

njohin sendin, ai është i pandërgjegjshëm dhe shpifës, TË VRITET (Neni:

11);

- Nëse dikush vjedh djalin e huaj të mitur, TË VRITET (Neni: 14);

- Nëse dikush nga porta e nxjerr skllavin ose skllaven e pallatit ose

skllavin e ndonjë mushkeni, ose skllaven e ndonjë mushkeni, TË VRITET

(Neni: 15);

- Nëse dikush në shtëpinë e vet pranon skllavin os skllaven e ikur, të

pallatit ose të ndonjë mushkeni, dhe në thirrjen e hapët të nëpunësit, nuk i

qet jashtë, TË VRITET (Neni: 16);

- Nëse atë skllav e mban në shtëpinë e vet dhe mandej skllavi gjendet

tek ai, ky njeri TË VRITET (Neni: 19);

- Nëse dikush e shpon shtëpinë, para asaj vrime TË VRITET dhe të

varroset (Neni: 21);

- Nëse dikush bën hajni dhe zihet TË VRITET (Neni: 22);

- Nëse në shtëpinë e dikujt shpërthen zjarri dhe dikujt, që vjen ta

fikë, i ngel syri në pronën e pronarit të shtëpisë, merr pronën e pronarit të

shtëpisë, TË HIDHET PO NË ATË ZJARR (Neni: 25);

- Nëse luftëtari ose nëpunësi, i cili merr urdhër të niset në rrugë të

mbretit (në luftë), nuk shkon, e paguan një zëvendës, zëvendësi i tij shkon,

luftëtari ose nëpunësi TË VRITET, zëvendësi i tij do ta marrë shtëpinë e tij

(Neni: 26);

- “Nëse guvernatori ose prefekti lejon lirimin e luftëtarit dhe për

shërbim të mbretit merr dhe dërgon të paguarin si zëvendës, ai guvernator

ose prefekt TË VRITET” (Neni: 33);

- “Nëse guvernatori ose prefekti ia merr luftëtarit pronën, i shkakton

dëm luftëtarit, në process luftëtarin ia dorëzon më të fortit, luftëtarit ia merr

dhuratën që ia ka dhënë mbreti, ai guvernator ose prefekt TË VRITET”

(Neni: 34);

- …të vritet. (Neni: 98)

Page 9: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

81

- Nëse tavernjerja si cmim të pijes nuk e pranon drithin sipas peshës

së madhe, por merr para, dhe nëse cmimi i pijes në krahasim me drithin

është më i vogël, kjo duhet të provohet ndërsa ajo DO TË HUDHET NË

UJË (Neni: 108);

- “Nëse tavernjerja, kur në shtëpinë e saj tubohen komplotistët, nuk i

zën ata dhe nuk ia dorëzon pallatit, TË VRITET” (Neni: 109);

- Nëse gruaja e shuguruar (e cila nuk guxon më të martohet) hap

tavernenë ose hyn në tavern për të pirë, TË DIGJET (Neni: 110);

- Nëse i burgosuri vdes në shtëpinë e burguesit nga dajaku ose

keqtrajtimi patroni i të burgosurit do ta ftojë në gjykatë burguesin e tij; nëse

i vdekuri ka qenë biri i njeriut të lirë, DO TË VRITET biri i tij (i burguesit),

nëse ka qenë skllav, do të paguajë një të tretën e minës së argjendit, dhe do

të humbë krejt cka ka dhënë hua (Neni: 116);

- Nëse gruaja e dikujt zihet në shtrat me një mashkull tjetër, të lidhen

dhe TË HIDHEN NË UJË, nëse pronari i gruas dëshiron, mund të lejojë që

gruaja të jetojë, e mbreti i skllavit që skllavi të jetojë (Neni: 129);

- Nëse ndonjë njeri dhunon femrën e huaj, e cila ende nuk ka pasur

marrëdhënie me mashkul dhe ende jeton në shtëpinë e babait, dhe tek ajo

me atë rast zihet, ai njeri TË VRITET, gruaja le të jetë e lirë (Neni: 130);

- Nëse ndonjë njeri zihet rob lufte e në shtëpinë e tij ka se cka të

ngrënët, e nëse gruaja del prej shtëpisë së burrit dhe shkon në ndonjë shtëpi

tjetër, për atë se ajo grua nuk e ruan trupin e vet dhe për atë se shkon në

shtëpi tjetër, të qitet para gjyqit dhe TË HIDHET NË UJË (Neni: 133);

- Nëse ajo nuk ka të drejtë, nëse del nga shtëpia, shtëpinë e

shkatërron, burrin e lë pas dore, ajo grua TË HIDHET NË UJË (Neni:

143);

- Nëse gruaja e ndonjë e vret burrin e vet për ndonjë meshkull tjetër

TË QITET NË HU (Neni: 153)14

;

- Nëse dikush i zgjedh djalit të fejuarën , e djali kontakton me të,

kurse ai me të fled he me atë rast zihet, TË LIDHET DHE TË HIDHET NË

UJË (Neni: 155);

- Nëse dikush fle me të ëmën pas vdekjes së babait të vet, që të dytë

TË DIGJEN (Neni: 157);

- Nëse ajo grua vdes, TË VRITET vajza e tij - e sulmuesit (Neni:

210)15

;

14

Të varet në litar.

Page 10: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

82

- Nëse dikush e mashtron kirurgun dhe nëse ky e vulos dikë me vulë

të skllavit të patjetërsueshëm, ai njeri TË VRITET dhe të varroset në

shtëpinë e vet: kirurgu do të betohet: “nuk e vulosa me dije” dhe do të jetë i

lirë (Neni: 227);

- Nëse ndërtuesi ia ndërton tjetërkujt shtëpinë dhe nuk ia ndërton të

fortë dhe shtëpia, të cilën e ngrit, rrënohet dhe e mbytë pronarin, TË

MBYTET ndërtuesi (Neni: 229);

- Nëse mbytet djali i pronarit, TË VRITET djali i atij ndërtuesi

(Neni: 230).

Njohja në vija të përgjithshme e Kodit të Hamurabit shërbeu si bazë

për të krijuar një përfytyrim të mjaftueshëm për të drejtën penale të krej

Lindjes së Lashtë, e cila u bë burim kryesor i së drejtës penale

skllavopronare.16

b) Dënimi me vdekje sipas “Kur’an”-it17

(610 - 632)

Kur’ani18

si një ndër burimet kryesore të së drejtës së Sheriatit

përveç që përmban dispozita me karakter moralo – fetar, ai përmban edhe

dispozita të karakterit juridik, por që në esencë edhe këto janë të përshkruara

me një frymë fetare, që dmth se jo rrallë dispozitat e tij kanë më tepër

karakter moral se sa juridik, Përveç dispozitave morale, nga e drejta

familjare, trashëgimore, luftarake (ndërkombëtare). obligative ai përmban

15

Nëse dikush i mëshon vajzës shtatëzënë të njeriut të lirë dhe nga goditja e tillë ajo vdes,

do të vritet vajza e sulmuesit). 16

Ismet Elezi & Ela Elezi, vepër e cituar, fq.16. 17

Agron Beka, Dënimi me vdekje në të drejtën penale”, fejton, “Bota e re”, nr.21, Prishtinë,

1990. 18

Në Kur’an (Suretu el Bekare, kap. 2 ajeti 2) shkruan: “Ky është libri që nuk ka dyshim në

të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm”. Autori Jetish

Bajrami në parathënien e KUR’AN-it (me përkthim dhe komentim të H. Sherif Ahmeti,

Prishtinë, 1988) shkruan: “Kur’ani, pa dyshim është Fjalë e Allahut, KELAMULL-

LLAH, i cili në formë të Shpalljes iu dërgua Muhammedit a.s. Ai i zbriti Muhammedit

a.s. për ta orientuar drejt në besimin në një Zot dhe për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira

dhe injoranca dhe për t’i shpjerë në dritë, në rrugën e drejtë, në rrugën e njerëzisë e të

emancipimit dhe të prosperitetit e të progresit individual dhe shoqëror”. Ndërsa, Dr.

Mehmed Begovic në “Serijatsko bracno pravo”, Beograd, 1936, fq. 68, shkruan: “Kur’ani

është burim themelor-kryesor i islamizmit dhe për të paraqet një lloj kushtetute”, ndërsa

autori S. Jasic: në “Zakoni starog i srednjeg veka”, Beograd, 1986. fq. 68 shkruan:

”Kur’ani është burim themelor i të së drejtës së Sheriatit – libër i shenjtë që përmban

dispozita hyjnore që Muhammedi ia la popullit”.

Page 11: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

83

edhe dispozita nga e drejta penale, ku me rëndësi shqyrtimi është, sidomos i

quajturi dënim HADD19

.

Dënimi HADD në vete përmban dy lloj dënimesh:

1) DËNIME TRUPORE- siq janë:

a) Dhënia e një numri të konsiderueshëm të rënash (80 deri në

100);

● Në Suretu “en Nurë”, kaptina 24, ajetet 4 dhe 2, thuhet:

“Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin

katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u

pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm”. Dispozitë

obliguese është që:

“Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të

rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj

atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të

ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh”.

b) Prerja e dorës për hajni.

● Në Suretu “el Maide”, kaptina 5, ajeti 38, thuhet:

“Vjedhësit dhe vjedhëses preni duart, si shpagim t’ veprës që bënë

(kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i

urtë”.

2) DËNIMIN ME VDEKJE - i cili mund të shqiptohej për:

a) Marrëdhënie seksuale jashtëmartesore të kryer nga personat e

martuar (mysliman);

b) Grabitje (që dmth. Prerje të rrugës).20

Ndërsa sipas autorit Josip Molnar në “Bota pa trekëmbësh”21

, dënimi

me vdekje sipas Kur’an-it shqiptohet për këto vepra:

19

Mr. Ejup Sahiti: “Disa njohuri themelore për të drejtën e Sheriatit”, revista “E drejta”, nr.

2, Prishtinë, 1985, fq. 169, shkruan: “Hadd quhet ai sanksion që parashihet për ato pak

vepra penale të inkriminiuara me Kur’an siç janë: marrëdhënia seksuale jashtë kurorës,

shpifja për kurvëri, dehja, vjedhja dhe grabitja, për të cilat përveç për shpifje, ndjekja

bëhet ex officio, sepse konsiderohet se cënohet e drejta hyjnore. Në të vërtetë sanksioni

had përmban në vete disa lloje të dënimiy…”. 20

Mr. Ejup Sahiti, vepër e cituar, faqe 169 - 172. 21

Fejton, “Rilindja”, 1989, nr. 16.

Page 12: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

84

a) Tradhti bashkëkohore;

b) Dhunim;

c) Raste të rënda të imoralitetit (p.sh. Zina-ja).22

● Në Suretu “en Nisaë”, kaptina 4, ajeti: 15, thuhet:

“Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër

tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me

dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose

derisa Allahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to”.

Lidhur me çështjen e shqyrtuar më parë, ja një rast i cili ka ndodhur

në Pakistan (Islamabad):

“Mohamed Servar e Shahida Pervin u burgosën e u dënuan me

vdekje pasi që u martuan, me ç’rast martesa e parë e Shahidës, sipas

vlerësimit të gjyqit të shkallës së parë, nuk ishte shkurorëzuar siç duhet. Kjo

mjaftoi që të dy të shpallen përgjegjës për veprën e “ZINAS” (marrëdhënies

seksuale jashtë martesës) për të cilën sipas të “Drejtës së Sheriatit”

parashihet dënimi me vdekje – Gjuajtja me gurë. Gjyqi i Apelacionit në

Karaqi konstatoi se martesa e parë e “kundërvajtëses” ishte shkurorëzuar

legalisht, prandaj edhe e abrogoi vendimin e gjyqit më të ulët me të cilën

Mohamedi dhe Shahida ishin dënuar me vdekje, për shkak të tradhëtisë

bashkëshortore. Por rasti nuk përfundiu me kaq, sepse “tradhtarët” u liruan,

ndërsa kundër burrit të pare të Shahides u hap procedura për paraqitje të

rrejshme. Ky vendim i Gjyqit të Lartë në Karaqi është i rëndësishëm për

faktin se në të thuhet: “dënimi me vdekje nuk ka mundur të shqiptohet edhe

sikur vendimi për shkurorëzim të mos ishte i plotfuqishëm, sepse e drejta e

Sheriatit parashesh se “ZINA” mund të dëshmohet vetëm me deklaratat e

katër dëshmitarëve”.23

Sipas autorit Mr. R. Çeliq, avokat: “Dënimi me vdekje sipas Kur’an-

it mund t’i shqiptohej për dëshmi të rrejshme dëshmitarit. Këtë mendim të

Çeliqit e kundërshtojnë shumë autorë të së drejtës penale - islame të cilët

duke u mbështetur në Kur’an (24:23,24) kanë ardhur në përfundim se: “nuk

22

“ZINAJA”- prostitucioni, kurvëria është një prej veseve më të shëmtuara që rrënon në

themel qytetërimin e një basgjësie njerëzore, andaj feja ka paraparë masa të rrepta

ndëshkuese kundër bartësve të kësaj dukurie, e me qëllim të formimit të individëve me

moral të lartë e të pastër, të cilët do ta përbëjnë një bashkësi të lumtur me virtyte shumë të

larta. (H. Sh. Ahmeti në komentin e tij: “Kur’an-i”, përkthim me komentim, 1988). 23

Agron Beka, Dënimi me vdekje sipas Kur’ani-it (610- 632), “Dituria Islame”

(Legjislatura Islame), nr.70, Prishtinë, 1995, fq.46 – 47; Gazeta “Rilindja”, me titull:

“Lirimi”.

Page 13: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

85

është fjala për dënimin me vdekje për dëshmi të rrejshme, sepse dëshmitarët

(katër duhej të ishin) apo ndonjëri prej tyre në çdo kohë mund të deklaronin

(para kadiut) se tërhiqen nga dëshmia e dhënë më pare. Prandaj, sikur e

drejta t’i kanosej denim me vdekje për dëshmi të rrejshme, mendojmë se

mundësia e tërheqjes nga dëshmia do të kishte qenë iluzore”24

. Pra, sipas të

Drejtës së Sheriatit “pasojat e dëshmisë së rrejshme pikësëpari janë të

natyrës morale”.25

Sipas autorit Dr. Mehmed Begoviqit, Kur’an-i parashesh dënim të

dyfishtë:

a) Dënim nga ana e faktorëve shtetërorë;

b) Dënim nga ana e Zotit në këtë apo në “Botën tjetër”26

. Po ashtu

kur është fjala për dënimin me vdekje, kemi të bëjmë me:

- Dënimin me vdekje në këtë Jetë – Botë (si të tilla ishin rastet e

lartëcekura);

- Dënimi “me vdekje” në “Atë Jetë – Botë” (pra, “kur i vdekuri

dënohet me dënim me vdekje”).

● Kështu në Suretu “En-nisa”, kaptina 4, ajeti 10, 14, 30, 56,

thuhet:

“Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata

hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e

xhehenemit”.

“Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e tij, dhe i shkel

dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i

rëndë”

“Kush bën këtë (që e ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne

do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është lehtë për Allahun”.

“Është e vërtetë se ata, që mohuan argumentet Tona, do t’i hedhim

në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që

të shijojnë dënimin. Allahu është i plotëfuqishëm, i drejtë”.

● Në Suretu “El maide”, kaptina 5, ajeti 33, thuhet:

24

Mr.Ejup Sahiti, vepër e cituar, fq.173 – 174; Radislav Čelić, Svedoci kao dokazno

sredstvo”, Kraleve, 1972, fq.9. 25

Po aty, fq.173; “Kur’an” (2:282). 26

Dr.Mehmet Begovic, vepër e cituar, fq.68; “Kur’an” (99:7,8); Mr.Ejup Sahiti, veper e

cituar, fq.161.

Page 14: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

86

“Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të

dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të

mbyten ose të gozhdohen ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e

tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese)

është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të

madh”.

● Në Suretu “El Haxhxh”, kaptina 22, ajetet 9, 19, 22, thuhet:

“Ai që shtrëmbëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i

humbë njerëzit nga rruga e Allahut. Atij do t’i takojë poshtrimi në këtë jetë,

ndërsa në ditën e kiametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit)”.

“Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe

jobesimtarë), që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën

rroba prej zjarrit e u hidhet uji i valë mbi kokat e tyre”.

“Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme,

kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): “ Vuane dënimin me djegie!”

● Në Suretu “Gafir” kaptina 40, ajetet 70, 71 dhe 72, thuhet:

“Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i

dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë”.

“Atyre do t’u vihen prangat dhe zinxhirët në qafat e tyre e do të

zhyten në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr”.

● Në Suretu “El kamer”, kaptina 54, ajetet 47 dhe 48, thuhet:

“S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në

një zjarr të madh”.

“Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr.“Vuanie

dënimin Sekar”(emër i një xhehenemi)”.

Pra kemi ende raste kur dënimi “me vdekje” në këtë apo “në atë Jetë

– Botë”, shqiptohet për shkeljen e dispozitave të “Kur’an”-it.

Sipas “Kur’an”-it disa nga mënyrat e ekzekutimit të dënimit me

vdekje janë:

● Mbytja, gozhdimi ose gjymtimi (“ Suretu el Maide”, 5:33);

● Futja në zjarrin e përjetshëm të xhehenemit (Suretu “En nisa”,

4:10,14);

● Zhytja në ujin valë (Suretu “Gafir”, 40:71, 72);

Page 15: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË

87

● Gjuajtja me gurë 27

(Rasti në Pakistan);

● Mbyllja në shtëpi deri në vdekje (Suretu “En-nisa”, 4:15). Këtu

kemi të bëjmë me kombinimin e shqiptimit të dënimit: Burg i

përjetshëm dhe dënimit me vdekje.

Mendimet e autorëve janë të ndryshëm lidhur me numrin e veprave

për të cilat parashihet dënimi me vdekje sipas (Kur’an-it) të së Drejtës së

Sheriatit. Përkundër kësaj Kur’ani ka anën e vet pozitive lidhur me numrin e

vogël të veprave për të cilat parashihet dënimi me vdekje (nga ana e

faktorëve shtetërorë), gjë që nuk mund të thuhet edhe për mënyrën e

ekzekutimit të dënimit me vdekje.

27

Rasti i cekur më lartë, i ndodhur në Pakistan.

Page 16: TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE · PDF filembrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ... ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet

Prof. As. Dr. Agron BEKA

88

Prof. As. Dr. Agron Beka

TREATMENT OF THE DEATH PENALTY UNDER CERTAIN

LEGAL RESOURCES THROUGHOUT HISTORY

Abstract

The right to life is a fundamental human right, the right protected

and guaranteed by the highest local and international legal acts. This is an

indispensable right guaranteed by the Universal Declaration of Human

Rights of 1948 and the European Convention on Human Rights (1950).

Today's modern world is characterized by various developments such as

economic, political, social, etc., which affect the appearance of various

criminal offenses that as a consequences leads to the destruction of the most

precious human values. Therefore, for this reason it is necessary to take

various preventive measures and repressive, in order to prevent criminal

phenomena in society. The topic addressed is a topic that has stirred

controversy among various different authors dealing with the study of the

problems of the death penalty (pro and contra). Treatment object of this

paper is the overview of the death penalty throughout history, according to

the Code of Hammurabi and by "Quran”.

Key words : punishment , death penalty , penalty , crime , criminal

offenses , the Code of Hammurabi , "Qur'an " , etc.