INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME ... · që më ofron vazhdimisht familja ime, në...

165
INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI PEDAGOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” Nga M.Sc. Albulena Metaj Macula Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj TIRANË, 2017

Transcript of INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME ... · që më ofron vazhdimisht familja ime, në...

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI – PEDAGOGJI

PROGRAMI I DOKTORATËS

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME

INTERAKSIONIN SOCIAL

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

“Doktor”

Nga M.Sc. Albulena Metaj Macula

Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj

TIRANË, 2017

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

i

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI – PEDAGOGJI

PROGRAMI I DOKTORATËS

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME

INTERAKSIONIN SOCIAL

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

“Doktor”

Nga M.Sc. Albulena Metaj Macula

Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj

Mbrohet më datë ___/___/2017 para Jurisë:

1. ____________________________

2. ____________________________

3. ____________________________

4. ____________________________

5. ____________________________

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

ii

Unë e kam lexuar këtë temë dhe e aprovoj, dhe sipas mendimit tim është e përshtatshme në

qëllim dhe cilësi për të fituar titullin Doktor i Shkencave.

_____________________________

Prof. Dr. Theodhori Karaj

Udhëheqës shkencor

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

iii

DEKLARATË STATURORE

asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri apo pjesë të

veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç

rasteve të cituara dhe të referuara.

Emri, Mbiemri: Albulena Metaj Macula

Firma:

© 2017 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

STATUORE

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

iv

Ia dedikoj Familjes sime për inspirimin, mbështetjen dhe

dashurinë,

Në veçanti Prindërve dhe dy vajzave të mia

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

v

MIRËNJOHJE

Do të doja të shprehë mirënjohjen dhe falënderimet e veçanta për të gjithë ata të cilët më

përkrahën dhe udhëzuan përgjatë rrugëtimit dhe sfidave të studimeve të Doktoratës.

Fillimisht dëshirojë të falënderoj udhëheqësin e tezës së Doktoratës, profesorin e nderuar,

Prof. Dr. Theodhori Karaj, për pëlqimin e dhënë dhe gatishmërinë për të më udhëhequr në

rrugëtimin e studimeve të Doktoratës; për përkrahjen, profesionalizmin, inkurajimin, kohën

dhe kritikat konstruktive që më ka dhënë gjatë gjithë këtij procesi.

Falënderim i veçantë, po ashtu u drejtohet gjithë profesorëve të studimeve të Doktoratës dhe

kolegëve të cilët ndër vite gjatë studimeve kanë transmetuar përkrahje dhe përkushtim dhe i

kanë kontribuar zhvillimit tim profesional.

U jam shumë mirënjohëse gjithë atyre të cilët kontribuuan që ky studim të merrte formën dhe

kahen e duhur, pjesëmarrësit në studim, kolegët e Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë

sime për gjithë kontributin dhe kohën që ndanë për të më përkrahur.

Ky proces, sigurisht se nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e pakusht, dashurinë, mirësinë

që më ofron vazhdimisht familja ime, në veçanti prindërit e mi, për modelin që më ofruan dhe

transmetuan tek unë, gjatë gjithë këtyre viteve të formimit tim personal dhe profesional,

inkurajimin dhe besimin që kanë tek unë.

Dëshiroj, po ashtu të falënderoj bashkëshortin tim dhe dy vajzat e mia, për përkrahjen,

durimin dhe dashurinë, që përkundër sfidave dhe kohës së kufizuar, më inspiruan dhe më

shtuan besimin të jem këmbëngulëse në këtë rrugëtim.

Jam me fat dhe mirënjohëse për prezencën e gjithë këtyre njerëzve të mrekullueshëm në jetën

time, ju më bëtë të besoj që edhe ajo që duket e pamundur, megjithatë ka një përfundim!

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

vi

ABSTRAKT

Ky studim kishte për synim të analizojë konceptimet teorike lidhur me inteligjencën

emocionale dhe dimensionet e saj, të evidentojë marrëdhëniet mes inteligjencës emocionale

dhe dimensioneve të saj me ndërveprimin social dhe përkrahjen e perceptuar sociale, tek 525

studentë universitarë, si dhe të përcaktoj përmasën e ndikimit të ndërveprimit social,

përkrahjes së përceptuar sociale në inteligjencën emocionale. Po ashtu, në një nivel dytësorë,

studimi synon të evidentojë marrëdhëniet mes inteligjencës emocionale dhe disa variabëlve të

zgjedhur demografikë. Mbi konstruktin e Inteligjencës Emocionale është diskutuar si një ndër

konstruktet më të rëndësishme të Inteligjencës, si kompetenca që promovojnë dhe rregullojnë

rritjen intelektuale, personale dhe sociale, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërpersonale.

Shkalla e Inteligjencës Emocionale (Schutte, N. S., Malouff, J. M., Hall, L. E., Haggerty, D.

J., Cooper, J. T., Golden, C. J., & Dornheim, L., 1998), Shkalla e komunikimit ndërpersonal

(Cambell, J, 2013) dhe Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes së perceptuar sociale (Zimet,

Dahlem, Zimet & Farely, 1998), janë instrumentet e administruara në këtë studim për të

mbledhur të dhëna në mënyrë që të testohen hipotezat e studimit.

Të gjitha hipotezat e ngritura në studim, me përjashtim të njërës, u mbështetën nga të dhënat

empirike të studimit, si dhe gjetjet e studimeve të tjera. Studimi i shkathtësive dhe

kompetencave emocionale në kontekste të ndryshme, si nga gjetjet empirike, ashtu dhe nga

gjetjet e këtij studimi, konsiderohet vlerë e shtuar dhe me një rëndësi të veçantë për jetën e

individit në përgjithësi dhe sferat e saj. Rëndësia e studimit të kësaj fushe ndërlidhet dhe i

kontribuon, po ashtu stimulimit të kërkimit më të thellë për identitetin tonë si potencial për

t’u zhvilluar tutje, duke pas parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale ka një

potencial të qenësishëm për t’u zhvilluar përgjatë jetës dhe për t’u përmirësuar përgjatë

reflektimit dhe ngritjes së vetëdijes, për të promovuar rritjen emocionale dhe intelektuale.

Fjalët kyçe: Inteligjenca Emocionale, Interaksioni social, Komunikimi ndërpersonal,

Përkrahja e perceptuar sociale.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

vii

ABSTRACT

The study aims to review the theoretical concepts of Emotional intelligence and its

dimensions, to identify the relationships between emotional intelligence and its dimensions,

with social interaction and perceived social support among 525 University students, and to

determine the extent of the impact of social interaction and perceived social support in

emotional intelligence. At a secondary level, the study aims to highlight the relationship

between emotional intelligence and selected demographic variables.

Emotional Intelligence has been discussed as one of the most important construct of

intelligences and competencies to promote and regulate the intellectual, personal and social

growth and development of interpersonal quality relationships. It has been hypothesised that

Emotional Intelligence and it’s dimensions correlate positively with the interpersonal

communication and perceived social support and that these two independent variables impact

and predict the emocional intelligence. Emotional Intelligence Scale (Schutte, N. S., Malouff,

J. M., Hall, L. E., Haggerty, D. J., Cooper, J. T., Golden, C. J., & Dornheim, L., 1998),

Interpersonal Communication Scale (Cambell, J, 2013) and the Multidimensional Scale of

Perceived Social Support (Zimet, Dahlem, Zimet & Farely, 1998) were administered to

gather data in order to test the hypotheisis. All the hypotheses raised in the study, with the

exception of one, were supported by empirical study data, as well as the findings of other

studies. Acknowledging the value of other empirical findings and findings from this study as

well, the research on this field is considered an added value and of particular importance to

the individuals’ life in general and in specific spheres. Furthemore, the study’s relevance is

related and also contributes to the stimulation of deeper research on humans’ identity as a

potential for further development, considering that the construct of Emotional Intelligence

has a potential for development throughout life and for improving through reflection and

awareness, to promote emotional and intellectual growth.

Key words: Emotional Intelligence, Social Interaction, Interpersonal Communication,

Perceived Social Support,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

viii

SHKURTESA

IE – Inteligjenca Emocionale

VE – Vlerësimi i Emocioneve

PEI – Përdorimi i Emocioneve

RREI – Rregullimi i Emocioneve

MSPSS – Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes së perceptuar sociale

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

ix

TABELA E PËRMBAJTJES

MIRËNJOHJE ......................................................................................................................... v

ABSTRAKT............................................................................................................................. vi

ABSTRACT ............................................................................................................................ vii

SHKURTESA ....................................................................................................................... viii

KAPITULLI 1 .......................................................................................................................... 1

1. HYRJE NË STUDIM .......................................................................................................... 1

1.1. Konteksti dhe parashtrimi i problemit ............................................................................. 2

1.2. Synimi dhe Objektivat e studimit .................................................................................... 6

1.3. Rëndësia e problemit të studimit ..................................................................................... 8

1.4. Përkufizimi konceptual i variablave .............................................................................. 10

1.5. Organizimi i studimit .................................................................................................... 13

KAPITULLI 2 ........................................................................................................................ 16

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS ..................................................................................... 16

2.1. Shqyrtimi i Literaturës .................................................................................................. 16

2.2. Historiku dhe Natyra e konstruktit të Inteligjencës Emocionale ................................... 17

2.3. Dihotomia Kognicion - Emocion në fushën e Inteligjencës Emocionale .................... 20

2.4. Perspektiva (modelet) teorike dhe aspektet e matjes .................................................... 23

2.5. Inteligjenca Emocionale si konstrukt ndër – disciplinarë ............................................. 31

2.6. Inteligjenca Emocionale në raport me moshën ............................................................. 34

2.7. Inteligjenca Emocionale dhe dallimet gjinore ............................................................... 35

2.8. Inteligjenca Emocionale, ndërveprimi social (komunikimi ndërpersonal dhe përkrahja

e përceptuar sociale) ............................................................................................................. 37

2.9. Rëndësia mbi edukimin emocional (vlera parashikuese e konstruktit të Inteligjencës

Emocionale) ......................................................................................................................... 47

2.10. Përvojat aktuale të programeve të intervenimeve sociale dhe emocionale në shkolla –

përmasa e ndikimit të Inteligjencës Emocionale në variablat e pavarura të studimit .......... 49

2.11. Parashikimet dhe gjetjet kryesore nga hulumtimet në fushën e EI-së ......................... 51

2.12. Vështrim kritik rreth studimeve në fushën e EI-së ...................................................... 57

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

x

2.13. Perspektiva, drejtimet e së ardhmes ........................................................................... 60

2.14. Hipotezat e studimit .................................................................................................... 63

KAPITULLI 3 ........................................................................................................................ 65

3. METODOLOGJIA ............................................................................................................ 65

3.1. Dizajni i studimit ........................................................................................................... 65

3.2. Faza pilot ....................................................................................................................... 66

3.3. Mostra (kampionimi)..................................................................................................... 66

3.4. Procedura ....................................................................................................................... 67

3.5. Mbledhja e të dhënave................................................................................................... 67

3.6. Instrumentet matëse të studimit: ................................................................................... 68

3.7. Pyetësori mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale ...................................................... 69

3.8. Pyetësor i strukturuar për matjen e komunikimit ndërpersonal (Interpersonal

Communication Scale - ICS) ............................................................................................... 74

3.9. Pyetësor mbi Shkallën shumëdimensionale të përkrahjes së perceptuar sociale .......... 76

3.10. Analizat e të dhënave .................................................................................................. 80

3.11. Analizat përshkruese (deskriptive) .............................................................................. 80

3.12. Analiza / statistikat inferenciale .................................................................................. 81

3.13. Konsiderata etike ......................................................................................................... 82

3.14. Kufizimet e studimit .................................................................................................... 83

KAPITULLI 4 ........................................................................................................................ 84

4. REZULTATET E STUDIMIT ......................................................................................... 84

4.1. Paraqitja demografike e karakteristikave të mostrës ..................................................... 84

4.2. Paraqitja përmes grafikëve (pie chart) për shpërndarjen e respondentëve – variablat

demografike .......................................................................................................................... 86

4.3. Rezultatet e Testit të Normalitetit për variablat e studimit ........................................... 88

4.4. Statistikat deskriptive (radha e vlerave të mesme, devijimit standard dhe dimensioneve

të tjera) për tri variablat e studimit) ...................................................................................... 89

4.5. Rezultatet e përcaktimit të marrëdhënies mes Inteligjencës Emocionale dhe variablave

demografikë .......................................................................................................................... 96

4.6. Përcaktimi i përmasës së ndikimit (forcës parashikuese) të variablave të pavaruara në

Inteligjencën Emocionale ................................................................................................... 103

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

xi

KAPITULLI 5 ...................................................................................................................... 111

5. DISKUTIME, KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ......................................... 111

5.1. Diskutime lidhur me objektivin 1: Përcaktimi i marrëdhënies mes Inteligjencës

Emocionale , ndërveprimit social dhe përkrahjes së përceptuar sociale ............................ 113

5.2. Diskutime lidhur me objektivin 2: Përcaktimi i marrëdhënieve mes dimensioneve të

Inteligjencës Emocionale, ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) dhe përkrahjes

së përceptuar sociale........................................................................................................... 116

5.3. Diskutime lidhur me objektivin 3. Përcaktimi i dallimeve mes Inteligjencës

Emocionale dhe variablave demografikë. .......................................................................... 119

5.4. Inteligjeca Emocionale dhe dallimet gjinore ............................................................... 120

5.5. Komunikimi ndërpersonal dhe dallimet gjinore.......................................................... 123

5.6. Përkrahja e përceptuar sociale dhe dallimet gjinore .................................................... 123

5.7. Inteligjenca Emocionale dhe dallimet moshore .......................................................... 125

5.8. Diskutime lidhur me objektivin 4: Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjës së

përceptuar sociale, komunikimit ndërpersonal dhe gjinisë në Inteligjencën Emocionale 127

5.9. Ndikimi i përkrahjes së përceptuar sociale në shkathtësitë/kompetencat e Inteligjencës

Emocionale ......................................................................................................................... 128

5.10. Ndikimi i ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) në

shkathtësitë/kompetencat e Inteligjencës Emocionale ....................................................... 129

5.11. Ndikimi i variablit të gjinisë në Inteligjencën Emocionale ....................................... 130

5.12. Ndikimi i variablit të moshës në Inteligjencën Emocionale ..................................... 131

6. REKOMANDIME ........................................................................................................... 133

7. LITERATURA / BIBLIOGRAFIA ................................................................................ 136

8. SHTOJCAT ...................................................................................................................... 144

Shtojca 1: Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së Inteligjencës Emocionale ........ 144

Shtojca 2: Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së komunikimit ndërpersonal ...... 148

Shtojca 3: Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes së perceptuar Sociale (Zimet, Dahlem,

Zimet & Farely, 1998) ........................................................................................................ 149

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

xii

LISTA E TABELAVE:

Tabela 1. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Inteligjenca Emocionale” ............. 71

Tabela2. Koeficientët Alfa të Chronbach-ut për shkallët e përdorura në instrumentin e parë

(Pyetësor mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale dhe dimensionet e kësaj shkallë) ............ 73

Tabela 3. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Komunikimi ndërpersonal” .......... 75

Tabela 4. Koeficienti Alfa i Chronbach-ut për shkallën e instrumentin të dytë (Pyetësor mbi

Komunikimin ndërpersonal) .................................................................................................... 76

Tabela 5. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Shkalla shumëdimensionale për

përkrahjen e perceptuar sociale” ............................................................................................ 78

Tabela 6. Koeficientet Alfa të Chronbach-ut për shkallën e instrumentin të tretë (Pyetësor

mbi Shkallën shumëdimensionale të përceptimit të përkrahjes sociale) ................................. 79

Tabela 7. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas gjinisë ...................... 84

Tabela 8. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas vendbanimit ............. 84

Tabela 9. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas drejtimit të studimeve

.................................................................................................................................................. 85

Tabela 10. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas grupmoshës ........... 85

Tabela 11. Koeficientet e Korrelacionet mes Inteligjencës Emocionale, Komunikimit

ndërpersonal dhe Përkrahjes së Përceptuar Sociale ............................................................... 90

Tabela 12. Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

Komunikimit ndërpersonal....................................................................................................... 91

Tabela 13. Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

Përkrahjes së Përceptuar Sociale ............................................................................................ 92

Tabela 14. Koeficienti i Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

dimensioneve të përkrahjes së perceptuar sociale................................................................... 94

Tabela15. Përcaktimi i dallimeve gjinore në raport me Inteligjencën Emocionale: ............... 96

Tabela 16. Përcaktimi i dallimeve mes grupmoshës së respondentëve në raport me

Inteligjencën Emocionale: ....................................................................................................... 98

Tabela 17. Dallimet gjinore dhe komunikimi ndërpersonal .................................................... 99

Tabela 18. Dallimet gjinore dhe përkrahja e përceptuar sociale: ........................................ 100

Tabela 19. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjes së përceptuar sociale, në

Inteligjencaën Emocionale..................................................................................................... 104

Tabela 20. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të komunikimit ndërpersonal në Inteligjencën

Emocionale ............................................................................................................................ 105

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

xiii

Tabela 21. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të gjinisë në Inteligjencën Emocionale ......... 106

Tabela 22. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të moshës – variablël i pavarur në Inteligjencën

Emocionale ............................................................................................................................ 107

Tabela 23. Përmasa e ndikimit të variablavë të pavarura në Inteligjencën Emocionale ...... 109

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

xiv

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Struktura e Kompetencave Emocionale .................................................................26

Figura 2: Modeli dimensional i Inteligjencës Emocionale ................................................... 33

Figura 3: Model i supozuar i relacioneve ndërmjet komponentëve të ndryshëm të përkrahjes

së perceptuar sociale dhe rezultateve ..................................................................................... 46

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

1

KAPITULLI 1

1. HYRJE NË STUDIM

Hyrje

Emocionet janë pjesë e pandashme dhe prezente në jetën e përditshme të njeriut, kanë lidhje

me gjendjen tonë shpirtërore dhe rrjedhimisht ndikojnë në mënyrë vendimtare në të

menduarit dhe sjelljen tonë, në mënyrën se si i ndërtojmë marrëdhëniet ndërpersonale dhe se

si i menaxhojmë dinamikat sociale në jetën e përditshme. Kur psikologët kishin filluar të

trajtonin çështjet e inteligjencës, fokusi i tyre binte kryesisht tek aspektet kognitive, siç janë

kujtesa dhe aftësia për të zgjidhur problemet. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe, kishte studiues

të cilët kuptuan dhe bënë të ditur se edhe aspektet jokognitive kishin rëndësi të veçantë kur

trajtohej fusha e inteligjencës. (Cherniss, 2000). Në këtë kontekst, kishte filluar, po ashtu të

dominonte një rrymë e të kuptuarit më të gjerë në relacion me inteligjencën, çështja se çfarë

në fakt nënkupton inteligjenca dhe çka përfshinë konstrukti i inteligjencës kishte filluar të

bëhej temë diskutimi për studiuesit e kësaj fushe. Studimet e kësaj fushe vënë në pah se

përveç aspekteve mendore, janë edhe të tjera aftësi, emocionale dhe sociale, që na ndihmojnë

të arrijmë një qëndrueshmëri emocionale e mendore, kënaqësi në relacionet tona

ndërpersonale dhe përshtatje me mjedisin.

Prej më shumë se një shekulli, psikologë dhe studiues të fushës së Inteligjencës janë

përpjekur të masin koeficientin e inteligjencës. Në këtë mënyrë, testet e ndryshme të cilat

përgjithësisht synonin të masnin ‘Koeficientin e Inteligjencës’, e bënin këtë përmes matjes së

dimensioneve të ndryshme e që konsideroheshin relevante për fushën e Inteligjencës, si p.sh:

të kuptuarit verbal dhe të arsyetuarit, aritmetika dhe zgjidhja e problemeve etj. Psikologët

kishin filluar të hapnin debate nëse rezultatet e fituara në këto lloj matjeje të inteligjencës

ishin gjithëpërfshirëse dhe nëse ishin vendimtare në parashikimin e rezultateve pozitive dhe

nëse siguronin arritje dhe sukses në sferat e ndryshme të jetës. Me avancimin e studimeve

empirike në këtë fushë, kishin filluar të vinin në pah edhe faktorë të tjerë relevantë, të cilët

kanë rëndësi në konceptimin dhe strukturën e inteligjencës. Teoritë dhe gjetjet e reja në

fushën e Inteligjencës Emocionale (Mayer, Salovey, Caruso, 2001), vënë në pah një koncept

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

2

që duket i ri dhe modern, mirëpo zanafilla e të cilit është e hershme dhe fokusohet në qasjen e

të mësuarit emocional. Në fakt, studiuesit në praktikë, prej kohësh kishin kuptuar rëndësinë e

Inteligjencës Emocionale, si dhe ndikimin e këtij konstrukti në shumë sfera të jetës (si p.sh në

fushën e edukimit, suksesit akademik, relacioneve ndërnjerëzore, komunikimit ndërpersonal,

udhëheqjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijës, shëndetit mendor dhe mirëqenies në

përgjithësi (Salovey dhe Mayer, 2004). Ekziston të kuptuarit e përgjithshëm në drejtim të

mendimit se proceset psikologjike ishin konsideruar të jenë tërësisht kognitive, ose

intelektuale, duke neglizhuar kështu rolin e emocioneve dhe aspekteve të tjera sociale që

mund të konsiderohen si sinergji për të kuptuar raportin në mes të kognicionit dhe

emocioneve.

I pari që e bëri të njohur konceptin e Inteligjencës Emocionale dhe e shndërroi fushë me

interes studimi, ishte studiuesi Daniel Goleman, i cili e ndërlidhë këtë konstrukt të

Inteligjencës Emocionale me inteligjencën tradicionale (IQ), duke vënë theksin tek lloji i

inteligjencës që i referohet relacioneve humane, apo thënë më thjeshtë, mënyrës se si ne e

menaxhojmë veten dhe ndërveprimet njerëzore. (Goleman, 2005). Goleman e zgjeroi

konceptin dhe punën e Howard Gardner-it mbi Inteligjencat e shumëfishta, duke potencuar

faktin që edukimi tradicional, që kryesisht ishte fokusuar në të zhvilluarit e fushave

(inteligjencave) linguistike dhe logjike / matematike, përjashton fushat e tjera në të cilat

njerëzit mund të tregojnë aftësi dhe shkathtësi specifike, të cilat janë njëkohësisht mjaft të

rëndësishme në jetën tonë. Në këtë aspekt, Goleman ishte fokusuar kryesisht në sferën

intrapersonale dhe interpersonale për të vënë në pah rëndësinë dhe kapacitetin që mund të

kenë këto fusha në jetën e njeriut dhe në ndërveprimet me të tjerët.

1.1. Konteksti dhe parashtrimi i problemit

Edhe pse në vitet 1900, në definicionet tradicionale të inteligjencës dominonin aspektet

kognitive, siç ishin kujtesa dhe zgjidhja e problemeve, studiues me ndikim në fushën e

inteligjencës filluan të kuptonin rëndësinë e aspekteve jo kognitive, duke përshkruar dhe

zbuluar kështu edhe aftësitë e tjera në kontekst të ndërveprimit social, më saktësisht, aftësitë

që kanë të bëjnë me të kuptuarit, identifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e raporteve

ndërpersonale dhe ndërveprimin me të tjerët. (Zeidner, Matthews, Roberts, 2009). Këto

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

3

shkathtësi të lartpërmendura, për të kuptuar dhe menaxhuar veten dhe të tjerët, si dhe

drejtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërpersonale, më herët ishin adresuar në kontekst

të inteligjencës sociale. Në kontekst të këtij studimi, trajtohet konstrukti i Inteligjencës

Emocionale, që i referohet aftësive dhe shkathtësive ndërpersonale, që kanë të bëjnë me

aspektet e ndjenjave, por edhe racionale, roli i së cilës është i jashtëzakonshëm dhe kyç në të

kuptuarit e gjendjes sonë emocionale dhe gjendjes së të tjerëve, si dhe në rezonimin mbi

situatën dhe zhvillimin e raporteve ndërpersonale dhe përkrahjes sociale në bazë të gjendjes

emocionale.

Kur trajtohet koncepti i Inteligjencës Emocionale, duhet pasur parasysh që si e tillë, kjo

trajtesë nuk mund të bëhet jashtë kontekstit social në të cilin edhe funksionon konstrukti i

Inteligjencës Emocionale. Sipas (Matthews, Zeidner, dhe Roberts, 2004), trajtimi i kësaj

fushe implikon patjetër në masë të madhe edhe proceset mendore dhe ato sociale /

ndërpersonale. Ndjenjat janë të pandashme nga proceset intelektuale dhe se lidhshmëria e

tyre dallohet në rend të parë nga ndikimi i ndjenjave në proceset intelektuale, por edhe nga

ndikimi i proceseve intelektuale në përmbajtjen, shprehjen dhe në mënyrën e përjetimit të

ndjenjave. Në fillim të zhvillimit të psikologjisë empirike, ndjenjave u është atribuuar rol i

veçantë pozitiv në proceset njohëse të realitetit, madje ka pasur mendime sipas së cilave

ndjenjave u është atribuuar rol i njëjtë në njohjen e realitetit dhe të formave të tij sikurse edhe

të proceseve intelektuale. (Nushi, P. 2002). Çështja e relacioneve ndërmjet emocioneve dhe

kognicionit kishte ngritur një diskurs të rëndësishëm në fushën e Psikologjisë. Çështja e

ndërvarësisë së tyre, perspektiva se trajtimi i njërit koncept ngërthen në vete edhe trajtimin e

konceptit tjetër, si dhe çështja nëse proceset kognitive janë parakushte të domosdoshme të

përvojave emocionale ishin bërë temë kryesore e këtij diskursi. Debatet mbi këto çështje

kishin sjellë këndvështrime kontradiktore, të rëndësishme, por edhe mjaft interesante për

nevojën e zgjerimit të hulumtimeve në këtë fushë. Thuhet se ekziston një ndikim i madh edhe

i kontekstit kulturor, në përgjithësi kur flasim për të menduarit tonë dhe relacionin me

emocionet. Kjo sidomos paraqet një rëndësi të veçantë për studimin dhe trajtimin e kësaj

fushe në kontekstin kosovar dhe rajonal. Në literaturë, theksohet se ekzistojnë ndikime të

përgjithshme kulturore që shërbejnë si kontekst për perspektivat tona mbi relacionin në mes

të menduarit dhe emocioneve. Për shembull, në rrafshe të tilla përmendet ideja e Stoikëve në

Greqinë e lashtë, sipas të cilëve arsyeja ishte superiore ndaj emocionit, pastaj ideja e lëvizjes

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

4

sentimantaliste Evropiane sipas së cilës ekziston një njohuri e lindur dhe e pastër emocionale,

si dhe lëvizja Romantike që nxjerrë balancën e përkryer ndërmjet ndjenjave dhe të menduarit.

(Matthews, Zeidner, dhe Roberts, 2004).

Edhe pse kjo çështje studimi, kishte zgjuar debate të shumta lidhur me studimet e

mëparshme, kosnideroj se nevoja për një balancë midis racionalitetit dhe emocionalitetit tek

personaliteti në tërësi, është më se evidente dhe nga shqyrtimi i literaturës vërehet se është

trajtuar mjaft shumë përmes studimeve që adresojnë ndërlidhjen e tipareve të personalitetit

me konstruktin e Inteligjencës Emocionale.

Po ti referohemi personalitetit, mendoj se kjo çështje, në masë të madhe lidhet edhe me një

vetëdije kolektive, më shume sesa individuale, duke ndikuar kështu dhe në aspektet sociale e

kulturore. Në traditën tonë kulturore, mund të thuhet se jemi popull i cili në masë të madhe

është i përfshirë dhe priret të funksionojë nga aspekti emocional, edhe pse konsideroj se ka

mungesë hulumtimesh nga kjo fushë. Kështu, mendoj se po t’i referohemi kontekstit tonë,

përgjithësisht vërehet shpërputhje e madhe ndërmjet një diagrami emocional dhe racional, por

edhe mënyrës së sjelljes. Edhe pse në mungesë hulumtimesh dhe të dhënash empirike,

organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare shpeshherë kanë aplikuar dhe vazhdojnë

të aplikojnë matjen e qëndrimeve të qytetarëve të Kosovës, të cilat çuditërisht nxjerrin

popullin tonë si popullin më optimist në rajon, edhe përkundër asaj që praktikat e jetës së

përditshme tregojnë vështirësi dhe pesimizëm për arsye të mëdha. Në kontekstin kosovar, por

dhe rajonal, kjo çështje është shumë pak e shtjelluar dhe duke pas parasysh rëndësinë e

emocioneve në mirëqenien dhe shëndetin tonë mendor, konsideroj se studimi do të ofrojë të

dhëna interesante dhe mjaft të rëndësishme për segmentet e aspekteve emocionale, mendore

dhe atyre të sjelljes, dhe paraqet një vlerë të shtuar në gamën e hulumtimeve të kësaj fushe

për kontekstin tonë, kontekst ku njerëzit duket se në masë të madhe priren të veprojnë të

drejtuar nga emocionet dhe ndjenjat, dhe njohin shumë pak ndikimin dhe rëndësinë e

emocioneve në raportet ndërpersonale, mirëqenien, edukimin dhe shkathtësitë për jetë.

Asnjë aspekt që i përket jetës tonë mentale thuhet të mos jetë më i rëndësishëm për kualitetin

dhe domethënien e ekzistencës sonë sesa emocionet. Këtë e tregon edhe fakti se shumë nga

filozofët e mëdhenj klasikë siç janë Platoni, Aristoteli, Spinoza, Dekarti, Hobsi e të tjerë kanë

themeluar teori të njohura mbi emocionet, të konceptuara si reagim ndaj ndonjë lloj ngjarjeje

me rëndësi për individin, që krijojnë ndryshime trupore dhe në mënyrë tipike nxisin të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

5

menduar dhe sjellje karakteristike. (Stanford Encyclopedia of Philosophy, 2013 Edition). Ky

relacion i variablave të studiuar në këtë temë, thekson rolin dhe rëndësinë e konstruktit të

inteligjencës emocionale, marrëdhënien dhe ndikimin tek faktorët e tjerë, po ashtu të

rëndësishëm në jetën e njeriut, që përfshijnë dimensionet sociale e psikologjike, aspekte të

rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërveprimin social, modelet e komunikimit ndërpersonal

dhe përkrahjen e perceptuar sociale.

Emocionet kanë ndikim të rëndësishëm në vendimet dhe sjelljet tona. Studiuesit më eminentë

të kësaj fushe, Mayer dhe Salovey, kishin zhvilluar konceptin e Inteligjencës Emocionale për

të shpjeguar rëndësinë e emocioneve në çdo sferë të jetës sonë (Salovey dhe Mayer, 1990).

Inteligjenca emocionale ka zanafillën e zhvillimit të saj qysh në momentin e lindjes së

fëmijës. Atashimi i parë emocional, mendohet të ndodhë në momentet kur nëna / kujdestari

/ia siguron nevojat primare të fëmijës. Në këtë aspekt, kualiteti dhe rritja e ndërveprimeve të

fëmijës me ambientin përreth tij dhe pjesëtarët e këtij ambient (prindërit, bashkëmoshatarët,

mësimdhënësit, etj.) mund të ndikojnë tutje në zhvillimin apo zbehjen e Inteligjencës

Emocionale. (Houtmeyers, 2004; Shapiro, 2000; Sullivan, 1999).

Studimet nxjerrin në pah se të qenit inteligjent, nuk është i vetmi tregues i arritjeve dhe

lumturisë në jetë. Janë edhe të tjera aftësi emocionale dhe sociale ato që na ndihmojnë të

arrijmë një qëndrueshmëri emocionale e mendore, kënaqësi në ndërveprimet tona sociale dhe

njohje e përshtatje me mjedisin. Këto aftësi, që janë kaq të rëndësishme për jetën tonë të

përditshme, mund të mësohen dhe të ndërtohen tutje. (Bar-On, 1997; Mayer, Caruso, dhe

Salovey, 1999; Van Rooy, Alonso, dhe Viswesvaran, 2004). Në këtë kontekst, besoj se

edukimi emocional, përfaqëson një aspekt mjaft të rëndësishëm për shumë sfera të ndryshme

të jetës, me theks të veçantë fushën e edukimit, marrëdhënieve ndërpersonale, komunikimit,

shëndetit mendor dhe aspekteve sociale që hasim në çdo cep të jetës, duke mos përjashtuar

grupmosha të veçanta, mirëpo me theks të veçantë qysh në fëmijërinë e hershme. Andaj,

është shumë e rëndësishme që të kemi parasysh faktin që nëse edukimi orientohet për nga

zhvillimi integral i qenieve njerëzore, duhet parë këtë edukim nga perspektiva ekuilibruese, si

dimensionin e tij njohës, ashtu dhe dimensionin e tij emocional. (Ibarrola, 2009).

Kjo është një detyrë, që prindërit, mësimdhënësit, pjesëtarët e shoqërisë, akterët e politikave

të edukimit etj., duhet ta përballojnë së bashku, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

6

aftësive dhe shkathtësive emocionale që rezultojnë të dobishme në të gjitha aspektet e jetës,

në të tashmen dhe në të ardhmen.

1.2. Synimi dhe Objektivat e studimit

Ky studim synon (i) të analizojë konceptimet teorike lidhur me inteligjencën emocionale

dhe dimensionet e saj, (ii) të evidentojë marrëdhëniet mes inteligjencës emocionale dhe

dimensioneve të saj me ndërveprimin social dhe përkrahjen e perceptuar sociale mes

studentëve universitarë, si dhe (iii) të përcaktojë përmasën e ndikimit të ndërveprimit social,

përkrahjes së perceptuar sociale në inteligjencën emocionale. Po ashtu, në një nivel dytësorë,

studimi synon të evidentojë marrëdhëniet mes inteligjencës emocionale dhe disa variablave të

zgjedhur demografikë.

Ndërveprimi social, që në temë emërohet ‘interaksion social’, i referohet dhe trajton në këtë

studim variablat e pavarura të studimit: komunikimin ndërpersonal dhe përkrahjen e

perceptuar sociale.

Objektivat dhe pyetjet kërkimore të studimit janë përpiluar kryesisht me këto katër drejtime

të qëllimit të studimit:

Objektivi 1. Përcaktimi i marrëdhënies mes inteligjencës emocionale , ndërveprimit

social dhe përkrahjes së perceptuar sociale.

Pyetja 1: Çfarë marrëdhënie ekziston ndërmjet konstruktit të Inteligjencës Emocionale (EI-së)

dhe ndërveprimit social (modalitetit të komunikimit ndërpersonal)

Pyetja 1: Çfarë marrëdhënie ekziston ndërmjet konstruktit të Inteligjencës Emocionale (EI-së)

dhe përkrahjes së perceptuar sociale?

Objektivi 2. Përcaktimi i marrëdhënieve mes dimensioneve të inteligjencës emocionale,

ndërveprimit social dhe përkrahjes sociale

Pyetje 1. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të shprehjes dhe njohjes së

emocioneve dhe ndërveprimit social (modalitetit të komunikimit ndërpersonal)?

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

7

Pyetja 2. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të shprehjes dhe njohjes së

emocioneve dhe përkrahjes së perceptuar sociale?

Pyetje 3. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të rregullimit të emocioneve dhe

ndërveprimit social (modalitetit të komunikimit ndërpersonal)?

Pyetja 4. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të rregullimit të emocioneve dhe

përkrahjes së perceptuar sociale?

Pyetja 5. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të përdorimit të emocioneve

(rregullimit te emocioneve) për të zgjidhur situata problemore dhe ndërveprimit social

(modalitetit të komunikimit ndërpersonal)?

Pyetja 6. Çfarë marrëdhënie ekziston mes dimensionit të përdorimit të emocioneve

(rregullimit të emocioneve) për të zgjidhur situata problemore dhe përkrahjes së perceptuar

sociale?

Objektivi 3. Përcaktimi i marrëdhënieve mes inteligjencës emocionale dhe variablave

demografikë

Pyetja 1. Çfarë marrëdhënie ekziston (dallimi) ndërmjet moshës së respondentëve dhe

konstruktit të Inteligjencës Emocionale?

Pyetja 2. Çfarë marrëdhënie ekziston (dallimi) ndërmjet gjinisë së respondentëve dhe

konstruktit të Inteligjencës Emocionale?

Objektivi 4. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të ndërveprimit social, përkrahjes

sociale dhe variablave demografikë te inteligjenca emocionale

Pyetja 1. Në çfarë përmase, ndërveprimi social (kualiteti i komunikimit ndërpersonal)

parashikon (ndikon) në konstruktin e Inteligjencës Emocionale?

Pyetja 2. Në çfarë përmase përkrahja e perceptuar sociale (familja, miqtë dhe të tjerët me

vlerë sinjifikante) ndikojnë dhe parashikojnë Inteligjencën Emocionale?

Pyetja 3. Në çfarë mase, gjinia dhe mosha e respondentëve parashikojnë dhe ndikojnë

shkathtësitë mbi Inteligjencën Emocionale?

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

8

1.3. Rëndësia e problemit të studimit

Fusha e studimit të emocioneve ka marrë vëmendje të madhe nga studiuesit, si një fushë

shumë e rëndësishme e ndërveprimit social, fushës së komunikimit, edukimit dhe shëndetit

mendor e mirëqenies në përgjithësi. (Andersen dhe Guerrero, 1998; Burleson dhe Planalp,

2000; Planalp dhe Fitness, 1999). Emocionet mendohet të jenë aspekti më i rëndësishëm i

jetës sonë mentale për kualitetin dhe domethënien e ekzistencës sonë. Inteligjenca

Emocionale është diskutuar si një ndër inteligjencat dhe kompetencat më të rëndësishme për

të promovuar dhe rregulluar rritjen dhe zhvillimin intelektual, personal dhe rritjen sociale të

marrëdhënieve kualitative ndërpersonale. Tashmë, dihet mirëfilli se emocionet ndikojnë

mënyrën dhe përmbajtjen e të mësuarit tek fëmijët dhe të rriturit, andaj studimet e fushës së

Inteligjencës Emocionale, paraqesin interes studimi edhe për kontekstin e edukimit në

përgjithësi. Të dhënat nga këndvështrimi teorik dhe empirik, tregojnë se ndikimi i

Inteligjencës Emocionale, si konstrukt dhe variabël, është mjaft domethënës drejt aspektit të

promovimit të sjelljeve dhe qëndrimeve pozitive, përshtatshmërisë më të madhe në ambientet

sociale, përmirësimit të marrëdhënieve ndërpersonale dhe rritjes së orientimit drejt vlerave

pozitive në përgjithësi. (Tischler dhe të tjerë, 2002). Studimi i shkathtësive dhe

kompetencave emocionale në kontekste të ndryshme, konsiderohet vlerë e shtuar dhe me një

rëndësi të veçantë për jetën e individit në përgjithësi dhe sferat e saj. Rëndësia e studimit të

kësaj fushe ndërlidhet dhe i kontribuon stimulimit të kërkimit më të thellë për identitetin tonë

si potencial për t’u zhvilluar tutje, duke pas parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale

ka një potencial të qenësishëm për t’u zhvilluar përgjatë jetës dhe për t’u përmirësuar përgjatë

reflektimit dhe ngritjes së vetëdijes, për të promovuar rritjen emocionale dhe intelektuale.

Relevanca e studimit, po ashtu ndërlidhet shumë me të kuptuarit më të thellë të konceptit të

inteligjencës, ajo se çfarë në fakt përfaqëson dhe konsiderohet inteligjencë, qasjet dhe prirjet

teorike, si dhe në çfarë shkalle dhe përmes vlerësimit të së cilëve faktorë mund ta matim

performancën dhe inteligjencën e individit. Gjithashtu, kjo fushë studimi, konsiderohet mjaft

e rëndësishme edhe për kontekstin social, duke pas parasysh që Inteligjenca Emocionale

formëson bazamentin e kompetencave që janë të rëndësishme për marrëdhëniet ndërpersonale

dhe mirëqenien në komunitetet ku jetojnë njerëzit. Gjetjet empirike të studimeve të fushës së

Inteligjencës Emocionale janë mjaft premtuese për shumë sfera të jetës dhe nxjerrin në pah

rëndësinë se si ky konstrukt mund të na ndihmojë në të kuptuarit më të thellë të shpjegimit të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

9

eksperiencave të ndryshme njerëzore. (Drasgow, 2003). Kjo ndërlidhet shumë edhe me

synimin kryesor të studimit, për ta thelluar tutje të kuptuarit e konstruktit / fushës së

Inteligjencës në përgjithësi (më specifikisht, mënyrën se si konstrukti i Inteligjencës

Emocionale plotëson konstruktin dhe domethënien e intelektit njerëzor në përgjithësi), dhe në

çfarë shkalle ky konstrukt ndërlidhet dhe ndikon ndërveprimin social dhe përkrahjen e

perceptuar sociale.

Periudha e jetës së të rinjve shihet si faza më kritike dhe e rëndësishme kur individi formëson

modele të përshtatshme të sjelljes dhe aspekteve të tjera zhvillimore, në mënyrën më efektive

dhe sistematike, fazë kjo që kontribuon më tutje në fazat e zhvillimit të të rinjve. Studimet që

kishin trajtuar Inteligjencën Emocionale dhe marrëdhëniet ndërpersonale të studentëve në

Tajvanin Jugor, treguan se studentët janë më të prirë ndaj ndryshimeve dhe ndikimeve në

Inteligjencën e tyre emocionale përgjatë viteve të studimeve (Hsieh, Wang, Fan, Huang,

2014).

Drejtimet e së ardhmes në këtë fushë sugjerojnë dhe janë mjaft premtuese për faktin se

kompetencat emocionale, që janë kaq të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, mund të

mësohen. Në këtë drejtim, supozohet se programet e ndryshme të ngritjes së kapaciteteve,

trajnimet dhe përfshirja e konstruktit të Inteligjencës Emocionale në Kurrikula të Edukimit në

nivele të ndryshme, mund të ketë ndikim në rritjen dhe posedimin e shkathtësive dhe

kompetencave të domosdoshme për ndërveprimet sociale, si dhe mund të përmirësojë

rezultatet që lidhen me sferën e Inteligjencës Emocionale, si p.sh në fushën e shëndetit fizik,

mendor, marrëdhënieve ndërpersonale dhe performancës në punë dhe shkollë.

Edhe pse si koncept i ri dhe modern, por me një zanafillë qysh nga premisat filozofike,

praktikat dhe gjetjet në fushën e Inteligjencës Emocionale vënë në pah se ky konstrukt ka

shumë rëndësi, si në rrafshin social, personal dhe përgjithësisht në shumë sfera të jetës.

Fëmijët, të cilët mësojnë shkathtësi komunikimi, empati dhe shkathtësi për të menaxhuar

dinamikat emocionale në mënyrë sa më racionale, mendohet të kenë një parapërgatitje më të

mirë për t’u ballafaquar me dinamikat e jetës, të mësojnë nga gabimet, si dhe t’u përshtaten

rrethanave të reja në jetë. (Durlak dhe Weisseberg, 2011). Në përgjithësi, studimet vënë në

pah se emocionet ndikojnë mënyrën dhe përmbajtjen e të mësuarit tek fëmijët dhe të rriturit,

andaj kjo fushë studimi duket jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për kontekstin e edukimit

në përgjithësi. Në këtë drejtim, fusha e Inteligjencës Emocionale, po diskutohet si fushë mjaft

me theks, si një ndër Inteligjencat dhe kompetencat më të rëndësishme për të promovuar dhe

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

10

rregulluar rritjen dhe zhvillimin intelektual, personal, si dhe rritjen sociale, më saktësisht

ndikimet e këtyre kompetencave në relacionet sociale (Mayer dhe Salovery, 1997). Kjo qasje,

rithekson dhe një herë, marrëdhënien e konstruktit të Inteligjencës Emocionale në relacionet

tona ndërpersonale, apo aftësitë shoqërore (sociability), nivelin e shkathtësive të ndërveprimit

social, modalitetet e komunikimit, mënyrën e njohjes dhe përshtatjes me dinamikat e jetës së

përditshme, që shumë shpesh njihen si “shkathtësi të lehta” dhe të domosdoshme në

marrëdhëniet ndërpersonale dhe segmentet e ndryshme të ndërveprimit social.

Për fund, duke pasur parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale siguron një vlerësim,

gjykim tërësor mbi funksionimin social, duke adresuar po ashtu deficitet në këtë drejtim,

studimet e tilla në këtë fushë do të shërbenin si një vlerë e shtuar, jo vetëm për

vazhdueshmërinë e studiuesve të kësaj lëmie, por edhe si pikënisje për të përdorur

Inteligjencën Emocionale si mjet në trajtimin e marrëdhënieve ndërpersonale në dimensione

të ndryshme, duke shtuar këtu edhe dimensionin e komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes

së perceptuar sociale.

1.4. Përkufizimi konceptual i variablave

Inteligjenca Emocionale (Variabël e varur) - vlerësohet si aspekt mbështetës i inteligjencës

sociale që përfshin aftësitë dhe kompetencat për të njohur, vlerësuar dhe menaxhuar në

mënyrë përshatëse emocionet tona dhe të të tjerëve, si dhe aftësitë dhe kompetencat për të

përdorur emocionet që të ndihmojnë performancën tonë (Salovey & Mayer, 1990).

Studiues eminentë të kësaj fushe, Peter Salovey and Jack Mayer (1990), propozuan një

definicion formal të Inteligjencës Emocionale, duke e definuar atë si: “aftësi për të

monitoruar ndjenjat tona individuale, si dhe ato të të tjerëve, për të dalluar format e tyre, si

dhe të përdorur këtë informacion për të udhëzuar të menduarit dhe veprimet tona”. Ky lloj

konceptimi, sipas të cilit inteligjenca emocionale operon në kuadër të këtyre aftësive, e

definon Inteligjencën Emocionale si aftësi për të perceptuar në mënyrë të saktë emocionet,

për të kuptuar, vlerësuar dhe përdorur emocionet në mënyrë që të ndihmohet të menduarit

dhe menaxhimi i emocioneve në mënyrë efektive, për të promovuar rritjen intelektuale dhe

emocionale. (Mayer dhe Salovey, 1997). Ndërsa, si definicion më i ngushtë që hasim shpesh

në literaturë, është ai që definon Inteligjencën Emocionale si: “aftësi për të identifikuar,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

11

vlerësuar dhe menaxhuar emocionet tona dhe të të tjerëve, si dhe të vepruarit tonë në mënyrë

adekuate duke i përdorur këto emocione”.

Në përgjithësi, konstrukti i Inteligjencës Emocionale ka dy komponente kryesore:

kompetencat personale, të cilat fokusohen tek vetja, si dhe kompetencat mbi marrëdhëniet

(relacionet) që fokusohen tek të tjerët.

Në kontekst të operacionalizimit të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, studiuesit e kanë

zbërthyer këtë koncept në disa dimensione bazë, varësisht nga këndvështrimet (modelet)

teorike dhe shpeshherë, këto dimensione shihen si aftësi (Mayer dhe Salovey, 1997),

shkathtësi dhe kompetenca. Më poshtë, ilustrohet përkufizimi i disa nga dimensioneve bazë të

konstruktit të Inteligjencës Emocionale, e që në parim ky konstrukt përfshin dy komponenta

bazë:

Kompetencat personale (vetëdija që lidhet me njohuritë dhe vetëkontrollin që lidhet

me menaxhimin); dhe:

Kompetencat Relacionale / mbi marrëdhëniet (vetëdija për të tjerët që lidhet me

njohuritë dhe ndërtimin e marrëdhënieve që lidhet me menaxhimin).

Identifikimi dhe njohja (shprehja) e Emocioneve: përfshinë aftësinë për të identifikuar në

mënyrë të saktë përmbajtjen emocionale, si dhe kapacitetin për të njohur emocionet gjatë

shprehjes së tyre. Gjithashtu, përfshin shprehjet joverbale që ndërlidhen me mënyrat e

komunikimit.

Përdorimi i emocioneve për të ndihmuar të menduarit dhe zgjidhjen e situatave

problemore: përfshin aftësitë për të përdorur emocionet si informacion për të ndihmuar të

menduarit dhe marrjen e vendimeve, më saktësisht aftësitë që kanë të bëjnë me kapacitetin e

emocioneve për të ndihmuar të menduarit. Në këtë aspekt, njohuria në mes të lidhjes

ndërmjet të menduarit dhe emocioneve është e një rëndësie të veçantë. (Davitz, 1969;

Schëarz, 1990). Kjo komponentë i referohet aftësisë që përcakton se si gjendja e ndryshme

shpirtërore ndikon në të menduarit tanë dhe marrjen e vendimeve.

Të kuptuarit e emocioneve: reflekton kapacitetin, aftësitë për të kuptuar se si emocionet

ndryshojnë përgjatë kohës. Kjo komponentë na mundëson që të analizojmë dhe kuptojmë

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

12

emocionet dhe progresin e tyre, po ashtu na mundëson të kuptojmë se si emocionet e thjeshta

ndikojnë në formësimin e emocioneve më komplekse, dhe se si kapaciteti për të kuptuar

emocionet ndikon në shumë aspekte të tjera si: të menduarit, relacionet ndërpersonale,

përkrahja etj.

Menaxhimi i Emocioneve: përfshin aftësitë që lidhen me menaxhimin efektiv të

emocioneve, ato individuale dhe emocionet e të tjerëve, me qëllim të rritjes së mirëqenies

sonë emocionale dhe intelektuale, si dhe mirëqenies së të tjerëve. Kjo komponentë përfshin

integrimin e emocioneve dhe të të menduarit për të ndërmarrë vendime efektive.

Ndërveprimi social (variable e pavarur) – i referohet një marrëdhënieje ndërpersonale,

ndërveprimi shoqëror, midis dy ose më shumë njerëzve, që përfshin gjuhën, mendimet dhe

emocionet dhe lidhet ngushtë me popullaritetin, performancën e udhëheqjes dhe

përshtatshmërinë. Ky koncept është përdorur shpeshherë si term i përgjithësuar për të gjitha

llojet/tipet e marrëdhënieve, duke përfshirë miqësitë, kolegialitetin, marrëdhëniet

mësimdhënës - student, udhëheqës – pasues, i quajtur shpeshherë apo i referuar si komunikim

ndërpersonal (Ming-Chuan, Tsui-Shuang, Chun-Pao, Chung, 2014). Duke pas parasysh që

koncepti i ndërveprimit social është shumë i gjerë dhe kompleks, kjo variabël e studimit është

shqyrtuar nga këndvështrimi i dimensionit të komunikimi ndërpersonal. Në këtë kontekst,

ndërveprimi social – i referohet konceptit të relacioneve (ndërveprimeve) ndërnjerëzore, që

definohet si kapacitet i individëve për të ndërvepruar me të tjerët. Ky koncept, shqyrton

dinamikat sociale në nivel individual dhe grupor dhe relacionin ndërmjet tyre përgjatë

ndërveprimit. Sigurisht, këto dinamika sociale janë mjaft komplekse dhe numërojnë një varg

faktorësh (fushash) që janë pjesë përbërëse e ndërveprimit social, si p.sh: shkathtësitë e

komunikimit; dinamika e grupit; vetëbesimi; respekti i ndërsjellë; motivimi, faktorë këta që

ndikojnë në kualitetin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe ndërveprimeve sociale në

përgjithësi.

Komunikimi shihet si element i ndërveprimit social dhe në këtë kontekst instrumentet që

matin një gjë të tillë nuk matin apo vlerësojnë përmbajtjen e komunikimit, por identifikojnë

modelet, llojet, karakteristikat dhe stilet e komunikimit në marrëdhëniet ndërpersonale.

(Millard J. Bienvun, 1997). Kjo na mundëson të kuptojmë më mirë se si e prezantojmë dhe e

realizojmë vetveten përgjatë komunikimit me të tjerët, duke përfshirë këtu edhe shprehjet

joverbale në ndërveprimet dhe aktivitetet e përditshme.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

13

Përkrahja e perceptuar sociale (variabël e pavarur) - përkrahja e perceptuar sociale është

një segment i rëndësishëm që ndikohet shumë edhe nga fusha e Inteligjencës Emocionale, më

saktësisht aftësitë që janë pjesë përbërëse e kësaj fushe (dimensionet e konstruktit të

Inteligjencës Emocionale). Ky koncept dhe kjo fushë, shpeshherë përbën bazën e potencialit

për perceptimin e përkrahjes sociale. Përkrahja e perceptuar sociale i referohet ndjesisë së

perceptuar dhe aktualitetit që personi ndihet i kujdesur dhe i dashur, ka përkrahjen në

dispozicion nga të tjerët dhe ndihet të jetë pjesë e grupeve përkrahëse sociale. Këto resurse

përkrahëse mund të jenë emocionale, të prekshme (konkrete), në formë informacioni,

shoqërore, si dhe të pa prekshme (të nënkuptueshme). Përkrahja sociale mund të matet në sajë

të perceptimeve që kanë individët rreth ndihmës / përkrahjes së ofruar, ndihmën aktuale që

ata marrin, ose shkallën / nivelin në të cilin personi është i integruar në rrjetet sociale. Në këtë

kontekst, përkrahje mund të vijë prej disa burimeve, si p.sh. familja, shoqëria, personat e tjerë

të cilët i konsiderojmë më të afërt dhe domethënës në jetën tonë, rrjetet, institucionet etj.

Përkrahja e perceptuar sociale si konstrukt, fokusohet në vetëm disa nga mekanizmat e

mundshëm, ndërsa për ta avancuar këtë koncept, studiuesit e fushës së përkrahjes sociale

duhet fokusuar, po ashtu në mekanizmat e tjerë nga fushat e psikologjisë sociale dhe e

personalitetit, mekanizma të cilët i potencon studimi në fjalë. Gjetjet e hulumtimeve të

ndryshme në këtë fushë kanë treguar se shkathtësitë (kompetencat) emocionale janë shumë të

rëndësishme për përkrahjen sociale dhe emocionale. (Salovey, Mayer, dhe Caruso, 2004).

1.5. Organizimi i studimit

Studimi përbëhet prej dy pjesëve kryesore: pjesës teorike dhe pjesës praktike.

Pjesa teorike adreson rëndësinë dhe relevancën e fushës së studimit; ofron një trajtesë të

teorive më relevante të kësaj fushe, instrumenteve dhe aspekteve metrike të instrumenteve,

rëndësisë së zbatimit të këtyre instrumenteve në praktikë, si dhe të dhëna të shumta dhe

rezultate që ndërlidhen me variablat e studimit dhe korrespondojnë nga gjetjet e studimeve

paraprake, të dhëna që mund të parashikohen nga studimi i fushës së Inteligjencës

Emocionale, të cilat janë përmbledhur tek pjesa e shqyrtimit të literaturës.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

14

Ndërsa, pjesa praktike (empirike), synon që të ekzaminojë marrëdhëniet ndërmjet variablave

të studimit dhe të prezantojë drejtimet e këtyre marrëdhënieve dhe forcën parashikuese që

mund të ketë inteligjenca emocionale në variablat e pavarura të studimit.

Struktura e këtij studimi përbëhet prej gjashtë kapitujve, përfshirë bibliografinë dhe shtojcat e

studimit.

Në kapitullin e parë “Hyrje në studim”, përshkruhen problemi (konteksti) i studimit dhe

relevanca e tij, qëllimi dhe objektivat kërkimore të studimit, si dhe variablat e studimit dhe

përkufizimi konceptual i tyre.

Kapitulli i dytë “Shqyrtimi i literaturës”, trajton një shqyrtim të një pjese të madhe të

studimeve që kanë të bëjnë me temën e studimit dhe identifikon kontributet dhe rezultatet

sinjifikanate që kanë rezultuar nga studimet paraprake në fushën e Inteligjencës Emocionale,

të ndërlidhura me variablat e studimit në fjalë (komunikimin ndërpersonal dhe përkrahjen e

perceptuar sociale). Fillimisht, kapitulli ofron një përkufizim konceptual për konstruktin e

Inteligjencës Emocionale, duke përshkruar në mënyrë kronologjike një reflektim mbi

historikun e Inteligjencës Emocionale ndër periudha të ndryshme kohore, për të përshkruar

përmbledhurazi tri qasjet (këndvështrimet) më eminente teorike të Inteligjencës Emocionale,

dhe një analizë të secilës qasje, duke e ndërlidhur me gjetjet kryesore të studimeve eminente

në këtë fushë. Tri qasjet më të njohura teorike në kontekst të fushës së EI-së, që janë trajtuar

në këtë kapitull, përfshijnë: (1) Modelin e Inteligjencës Emocionale të bazuar në aftësi

(Mayer, Salovey, Caruso, 1990), (2) Modelin e bazuar në kompetenca (Goleman, 1995), si

dhe (3) Modelin e kombinuar (mixed model), (Bar On, 1997). Krahas kësaj, kapitulli ofron

një analizë të detajuar të studimeve empirike që kanë të bëjnë me zbatimet e këtyre tri teorive

në fushat e ndryshme të studimit, duke u fokusuar tek ndërlidhja e konstruktit të Inteligjencës

Emocionale me variablat e tjera të studimit; pastaj një trajtesë mbi Inteligjencën Emocionale

si konstrukt ndërdisiplinarë; aspektet e matjes së këtij konstrukti, përfshirë veçoritë metrike

dhe instrumentet matëse, parashikimet dhe gjetjet kryesore – kritikat nga komuniteti shkencor

rreth kësaj fushe të studimit dhe drejtimet e së ardhmes dhe përftimet nga studimi i kësaj

fushe. Në përfundim të këtij kapitulli bëhet një formulim i hipotezave të studimit, duke u

bazuar në parimet themelore të teorive ku është bazuar studimi dhe qëllimi i studimit, si dhe

bazuar në të dhënat e studimeve empirike lidhur me studimet në këtë fushë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

15

Në kapitullin e tretë “Metodologjia”, fillimisht bëhet një përshkrim i dizajnit të studimit,

qasjes dhe metodave, si dhe mënyrës së përcaktimit të madhësisë së kampionit dhe mënyrës

së përzgjedhjes së tij, instrumenteve matëse të studimit dhe procedurave lidhur me

administrimin e pyetësorëve në terren, duke dhënë detaje rreth procedurave të veçanta lidhur

me standardizimin dhe përshtatjen e instrumenteve matëse në studim, të dhëna mbi analizën

faktoriale të aplikuar për të evidentuar strukturën faktoriale dhe për të konfirmuar

homogjenitetin ose njëdimensionalitetin e pohimeve të shkallëve të instrumenteve matëse në

studim. Po ashtu, kapitulli jep të dhëna mbi përcaktimin e nivelit të besueshmërisë për secilin

instrument të përdorur në studim, për të analizuar qëndrueshmërinë e brendshme të secilës

shkallë, duke përcaktuar nivelin e besueshmërisë të secilit instrument të përdorur. Përveç

kësaj, në këtë kapitull përshkruhen edhe testet statistikore që do të përdoren për analizën e të

dhënave dhe justifikimet adekuate për përcaktimin e metodave, qasjeve dhe testeve përkatëse.

Në kapitullin e katërt “Rezultatet e studimit”, bëhet një përshkrim i detajuar i gjetjeve të

studimit në lidhje me secilin objektiv kërkimor të studimit, i cili shoqërohet edhe me

përmbledhje të analizave përkatëse statistikore. Rezultatet kryesisht dalin nga testet

joparametrike, duke u kushtuar në radhë të parë kujdes objektivave dhe pyetjeve kërkimore të

studimit, e ka pasur dhe raste kur u është kushtuar vëmendje e veçantë dhe rezultateve që nuk

kanë qenë drejtpërsëdrejti të parapara në objektivat kërkimore të studimit, por që kanë treguar

domethënie statistikore dhe duket të jenë vlerë e shtuar për studimet në të ardhmen lidhur me

këtë fushë studimi.

Në kapitullin e pestë “Diskutime, konkluzione dhe rekomandime”, bëhet një diskutim lidhur

me faktin e verifikimit apo jo të hipotezave të studimit, me faktin e plotësimit apo jo të

pritshmërive të studimit, si dhe një analizë e përputhjeve ose mospërputhjeve të gjetjeve të

këtij studimi, me gjetjet e studimeve të tjera relevante që kanë trajtuar këtë problem me

metodologji dhe subjekte të ngjashme. Krahas interpretimit të gjetjeve dhe diskutimeve,

bëhen përfundimet dhe rekomandimet lidhur me gjetjet e studimit.

Në fund fare, në kapitullin e gjashtë, “Bibliografia” bëhet paraqitja e burimeve të përdorura

në studim, ndërsa, në kapitullin e shtatë, “Shtojcat” në fund të punimit përfshihen të dhëna të

plota për instrumentet dhe karakteristikat e tyre që janë përdorur në studim.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

16

KAPITULLI 2

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS

2.1. Shqyrtimi i Literaturës

Shqyrtimi i literaturës paraqet një planifikim dhe shqyrtim të të gjitha studimeve të tjera që

kanë të bëjnë me temën e studimit dhe mundëson për studiuesin të kuptuarit më të plotë se si

studimi në fjalë shton një vlerë të re, ose përsërit studimet tashmë të përfunduara në fushën e

njejtë (Creswell, 2002). Në hulumtime, shqyrtimi i literaturës përmbush disa qëllime:

mundëson për lexuesit të kenë qasje në rezultatet e studimeve tjera që janë të lidhura ngushtë

me temën e studimit; siguron një strukturë për të krijuar rëndësinë e studimit, poashtu edhe

nivelin për të krahasuar rezultatet me gjetjet e tjera nga studimet paraprake.

Ky kapitull synon që të ofrojë të kuptuar më të thellë dhe konkret mbi studimet ekzistuese në

fushën e Inteligjencës emocionale, dhe fushave ndërlidhëse në përgjithësi, dhe më pas, theksi

bie mbi studimet që veçanërisht trajtojnë çështjet e Inteligjencës Emocionale dhe relacionin me

variablat e studimit. Është shqyrtuar numër i konsiderueshëm studimesh në këtë fushë dhe janë

identifikuar kontributet dhe rezultatet sinjifikante që kanë rezultuar nga studimet paraprake në

fushën e Inteligjencës Emocionale. Ky proces, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë dhe ka

shërbyer si udhërrëfyes, sidomos gjatë konceptualizimit të ideve kryesore për hipotezat e

studimit, pra ka siguruar bazën dhe drejtimin e mëtutjeshëm të studimit. Nga shqyrtimi i

literaturës mund të konkludohet se ekziston gamë e gjerë e materialeve dhe hulumtimeve në

fushën e Inteligjencës Emocionale, përfshirë këtu perspektivën teorike dhe empirike. Sidoqoftë,

kjo fushë studimi nuk ishte trajtuar dhe adresuar më parë në kontekstin kosovar, ndërsa në rajon

thuhet të jetë trajtuar diku rreth vitit 2008 për herë të parë. Kjo çështje, përveç që zbulon një

aspekt të kufizimit të studimit në përgjithësi, konsiderohet si vlerë e shtuar për hulumtimet në

këtë fushë për kontekstin kosovar. Poashtu, procesi i shqyrtimit të literaturës i ka kontribuar në

masë të madhe qëllimit të studimit, të kuptuarit më të përgjithshëm të konstruktit të

Inteligjencës Emocionale dhe aspekteve ndërlidhëse me këtë konstrukt në rrafshin social, të

edukimit personal e ndërpersonal.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

17

Duke pasur parasysh diversitetin dhe zhvillimin e shpejtë të konstruktit të Inteligjencës

Emocionale, marrëdhënien me faktorë të tjerë relavantë si dhe vlerën parashikuese të kësaj

variable studimi, drejtimet e reja të studimeve në këtë fushë kanë dëshmuar se sfera e

Inteligjencës Emocionale ka zgjuar mjaft interesim për studimet e mëtutjeshme në fushën e

psikologjisë, si dhe fushat e tjera që ndërlidhen me të. Në këtë aspekt, nga pjesa më e madhe

e studimeve, Inteligjenca Emocionale konsiderohet si faktor krucial në parashikimin e

suksesit në jetë dhe në mënyrë të përgjithshme në mirëqenien e individit, në performancën e

tij sociale dhe akademike, duke vënë theksin gjithashtu edhe në relacionin, dhe ndikimet e

këtij konstrukti në dimensionin social, personal e ndërpersonal, duke mundësuar zhvillimin

dhe ndërveprimin me botën sociale.

2.2. Historiku dhe Natyra e konstruktit të Inteligjencës Emocionale

Edhe pse koncepti i inteligjencës emocionale, është zhvilluar gjatë njëqind viteve të fundit,

studimi sistematik i fushës së Inteligjencës Emocionale (IE-së), shpesh daton në vitet e

hershme të ‘90-ve, atëherë kur artikuj shkencorë sugjeruan se ekziston aftësi mentale

humane, e panjohur por e rëndësishme, aftësi për të rezonuar mbi emocionet, për të përdorur

emocionet që të ndihmohet të menduarit, dhe të menaxhohen ato në kontekste të ndryshme

(Mayer, Salovey, 2004). Që nga kjo periudhë, edhe pse definicionet tradicionale të

inteligjencës theksonin aspektet kognitive siç ishin kujtesa dhe aftësia për të zgjidhur

problemet, hulumtues të shumtë me ndikim në fushën e studimit të inteligjencës kishin filluar

të njihnin dhe të theksonin rëndësinë e aspekteve jo kognitive. (Cherniss, 2000). Ishte

theksuar se studimet dhe matjet në fushën e IE-së, janë trashëguar dhe ndikuar nga puna e

nismëtarëve të psikometrisë siç ishin: Binet, Thorndike, dhe Wechsler, duke filluar nga

Alfred Binet dhe administrimi i testeve të inteligjencës tek fëmijët e moshës shkollore. Nga

këto zhvillime, në fillim të vitit 1920, Edward Thorndike kishte përdorur i pari termin

inteligjencë sociale për të përshkruar shkathtësitë e të kuptuarit dhe menaxhuarit të

marrëdhënieve me të tjerët, zhvillimin e botës sociale. Më tej, më 1940, Wechsler promovoi

konceptin e inteligjencës “jo – kognitive”, ndikimin e faktorëve jo – kognitivë në sjelljet

inteligjente, duke argumentuar më tej se modelet e inteligjencës nuk do të ishin përfundimtare

përderisa hulumtuesit do të mund t’i përshkruanin në mënyrë adekuate faktorët “jo –

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

18

kognitivë”. Në këtë kontekst, David Wechsler (Wechsler, 1958), definoi inteligjencën si

“bashkim, grumbullim ose kapacitet tërësor i individit për të vepruar qëllimisht, për të

menduar në mënyrë racionale, dhe të merret në mënyrë efektive me ambientin e tij”. Kjo na lë

të kuptojmë mbi implikimin e një game të madhe të proceseve dhe mekanizmave kur

trajtojmë sferën e inteligjencës. Duhet pasur parasysh se kur u përmendën faktorët “jo –

kognitiv”, Wechsler i referohej kryesisht faktorëve personal dhe atyre social. Më tej, më

1953, Wechsler doli në pah përsëri, duke promovuar kështu shkallën e Inteligjencës për të

rritur, duke sjell kështu një kontribut shtesë në fushën e inteligjencës. Pavarësisht nga këto

zhvillime, ishte posaqërisht viti 1983 kur Howard Gardner propozoi një shqyrtim në Teorinë

e Inteligjencave të Shumëfishta me qëllim që të definohej në mënyrë më të saktë koncepti i

inteligjencës dhe shumëtrajtshmëria e këtij koncepti. Në princip, teoria e Gardnerit mbi

Inteligjencat e Shumëfishta siguron një bazë teorike për të pranuar aftësi dhe talente të

ndryshme të individëve, që përfshijnë Inteligjencën Ndërpersonale (kapacitetin për të kuptuar

tendencat, motivet dhe nevojat e të tjerëve) dhe inteligjencën Intrapersonale (kapacitetin për

të kuptuar veten, për t’i vlerësuar ndjenjat tona, pasiguritë dhe motivet (Brualdi, C. A. 1996).

Në këtë aspekt, Teoria e Gradnerit sjell prova të rëndësishme, tregon se Inteligjenca, në

veçanti definicioni i saj tradicional nuk përfshin në mënyrë të mjaftueshme

shumëllojshmërinë e gjerë të aftësive që shfaq, posedon qenia njerëzore. Teoria e tij mbi

Inteligjencat e Shumëfishta i shërben në masë të madhe qëllimit se si të definohet në mënyrë

më të saktë koncepti i inteligjencës Emocionale dhe të adresojë çështjen nëse metodat që

tentojnë të masin inteligjencën janë plotësisht shkencore. Sipas tij, këto aftësi dhe

kompetenca që Gardner i konsideron lloje inteligjencash, përfshijnë: Inteligjencën fizike

(trupore – kinestetike), ndërpersonale, verbale - linguistike, logjike - matematikore, natyrore,

Intrapersonale, Hapësinore – vijuese dhe Muzikore.

Që nga kjo periudhë, koncepti i Inteligjencës filloi gradualisht të zhvillohet, bashkë me të

edhe konstrukti i Inteligjencës Emocionale, si një term gjithëpërfshirës / bazë, që në vetëvete

përfshin aspekte të konstrukteve psikologjke të trajtuara më parë, si p.sh: teoria socio –

kognitive dhe teoria e tipareve të personalitetit. (Qualter, Gardner, dhe Whiteley, 2007).

Ky konstrukt, përfshin kështu shumëllojshmëri të aftësive që kanë të bëjnë me Inteligjencën

dhe relacionin e saj me aftësitë e tjera. Për më tepër, nga shqyrtimi i literaturës, bëhet e ditur

se “zanafilla më e largët e Inteligjencës Emocionale, gjurmon edhe më herët, që nga puna e

hershme e Darvinit” mbi rëndësinë e shprehjes së emocioneve për mbijetesë dhe përshtatje.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

19

Në këtë aspekt, edhe perspektiva Aristoteliane i ka kushtuar fokus të veçantë emocioneve dhe

sferës së emocioneve, duke theksuar mesazhe thelbësore që sjellin inteligjencën në emocione,

apo aspektit se si arsyeja ndihmon emocionet. Një citat i tij ishte konsideruar mjaft i

rëndësishëm në fushën e Inteligjencës Emocionale, ku ai thekson: “Është e lehtë të jesh i

zemëruar! Por, të jesh i zemëruar në momentin e duhur, me personin e duhur, për qëllimin e

duhur, kjo nuk është lehtë”. (Goleman, 1995). Në këtë kontekst, Aristoteli theksoi mirësinë

(vetinë) emocionale të individit dhe studimet tregojnë se ai ishte mjaft i interesuar mbi

aspektet e rregullimit ose menaxhimit të emocioneve. (Kristjansson, K. 2007).

Nëse i referohemi studimeve të para që vënë në pah ndërlidhjen e kësaj fushe me Filozofinë,

studimet aktuale tregojnë se në këto trajtesa ekziston mjaft reflektim filozofik. Për më tepër,

zanafilla e këtyre studimeve, fokusohej në Psikologjinë shpirtërore, në sasinë (pjesët) e

proceseve psikologjike, dhe Inteligjencën emocionale në relacion me psikodramën. Në këtë

mënyrë, kjo qasje kishte vënë themelet e parimit, sipas së cilit, mënyra efektive dhe kreative e

të menaxhuarit të emocioneve është një rrugë drejt një lloji të vetë - dijes që shpien tek liria

për të qenë individ autentik në situata të caktuara.

Po t’i referohemi konceptit të EI-së dhe përdorimit të parë të këtij termi, shqyrtimi i

literaturës bënë të ditur se përdorimi i parë i termit Inteligjencë Emocionale ishte shfaqur në

një Disertacion Doktorature nga Payne (1986), në temën: “Studim mbi Emocionet: Të

zhvilluarit e Inteligjencës Emocioanle, vetë – integrimi në relacion me frikën, dhimbjen dhe

nevojën”. Studiuesi në fjalë, avokonte për të adaptuar këtë term në sistemet edukative, si dhe

për të liruar eksperiencat emocionale përmes terapisë. (Matthews, Roberts, 2002).

Po t’i referohemi fazave të mëhershme, literatura në këtë fushë thekson se koncepti i IE-së

ishte shfaqur edhe më herët në një publikim gjerman: “Praktika e Psikologjisë së Fëmijëve”,

nga studiuesi Leuner (1966). Në këtë publikim, Leuner diskuton mbi gratë që refuzojnë rolet

e tyre sociale si rezultat i të qenurit të ndara në moshë të re nga nënat e tyre. Për më tepër,

autori shpjegon këtë duke e lidhur me faktin se “inteligjenca e tyre emocionale ishte e ulët”

dhe kjo mund të kishte shkaktuar gjendjen e tyre emocionale. (Thompson, 2006). Studimet

mbi IE, janë të bazuara në histori të gjatë hulumtimesh, duke vënë theksin kështu në shumë

perspektiva teorike të psikologjisë. Vlen të përmenden këtu: teoria kognitive, sociale, teoria e

të mësuarit, teoria e personalitetit, dhe motivacionit. Të gjitha këto kanë treguar ndikim dhe

kanë lënë gjurmë gjatë studimieve të fushës së IE-së. Sidoqoftë, çështja e konstruktit të IE-së

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

20

dhe përkufizimit të këtij konstrukti, kishte hasur edhe në kritika poashtu, të cilat kanë vu

bazën e studimeve që kanë adresuar edhe modelet e ndryshme teorike të IE -së dhe shkallën

në të cilën këto modele përkojnë më njëra tjetrën. Në këtë aspekt, studimet vënë në pah se

fakti i ekzistencës së disa modeleve teorike dhe dimensioneve brenda këtij konstrukti, kishte

vu bazën e nxitjes së diskursit rreth përkufizimit të konceptit të IE-së dhe çështjes se çfarë në

fakt cilësohej IE-ja.

Një gamë e madhe studimesh e kishin përshkruar konstruktin e IE -së si faktor personal i

shoqëruar me kompetenca, pavarësisht definicionit origjinal që cilëson IE-në si aftësi.

(Caruso dhe të tjerë, 2002). Kjo diskrepancë përgjatë përkufizimit të konstruktit, bënë të qartë

se fenomeni i konstruktit të IE-së është ende në një stad zhvillimi, duke gjeneruar debate,

kuriozitet, shpresë dhe entuziazëm për mundësi të reja hulumtimi.

Ndaras nga aspekti teorik, ku është konsultuar dhe shqyrtuar nje fushë e gjerë e literaturës, në

mënyrë të veçantë janë shqyrtuar çështjet e gjetjeve empirike nga studimet e kësaj fushe. Siç

është përmendur në pjesën hyrëse, ky term është mjaft divers, duke përfshir kështu grup të

gjerë të konstrukteve, dhe shqyrtimi i literaturës nga ky aspekt, tregon se ekziston koherencë

konceptuale sa i përket definicioneve që kanë të bëjnë me IE-në.

2.3. Dihotomia Kognicion - Emocion në fushën e Inteligjencës Emocionale

Debati mbi temën me fokus në dihotominë kognicion – emocion, ndërlidhet shumë me

përpjekjet e shumta për të kuptuar dhe arsyetuar se në çfarë shkalle dhe si emocionet mund

t’a ndihmojnë arsyen dhe arsyeja të ushqejë emocionet. Shpeshherë, kur trajtohet fusha e IE-

së, më saktësisht konceptualizimi i këtij konstrukti, hasim në pohime të tilla ku theksohet se

“Inteligjenca Emocionale është e lidhur me emocionet sikurse niveli i Intelektit (IQ) që lidhet

me kognicionin. (Mayer, Salovey, Caruso, 2004). Debate të thella ishin ngritur në psikologji

sa i përket çështjes mbi dallimin ndërmjet aspekteve kognitive dhe emocionale (afektive), më

saktësisht, drejtimit se a janë proceset kognitive parakusht i domosdoshëm për eksperiencat

emocionale. Ky debat kishte rezultuar me gjetje të rëndësishme, ndër të cilat, pohimet se

“Aktiviteti kognitiv ishte parakusht i domosdoshëm për emocionet, sepse për të përjetuar një

emocion, qeniet njerëzore duhet kuptuar se mirëqenia e tyre implikohet poashtu” (Lazarus,

1982).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

21

Kjo çështje, më saktësisht ky debat, kishte ndarë për një kohë të gjatë komunitetin e

shkencëtarëve të Psikologjisë, mirëpo shumica e gjetjeve të studimeve të ndërmarra në fushën

e IE- së pohojnë se prezenca e që të dy aspekteve, mendjes racionale dhe emocionale janë të

domosdoshme (Epstein, 1998; Izard, 2001). Këtu, pra argumentohej se ekziston një dihtomi

ndërmjet emocioneve dhe sistemit racional, duke përfshir fenomene jo racionale siç janë

emocionet, që përkrahin një kompetencë ndryshe nga arsyeja dhe intelekti. Andaj,

konsiderohet se ashtu siç është inteligjenca tradicionale (IQ) faktor i përgjithshëm i dallimeve

individuale në sistemin racional, IE-ja është faktor i përgjithshëm për sistemin emocional.

(Matthews, Zeidner, Roberts, 2004).

Po të thellohemi në mënyrë më specifike, termi “kognicion” në mënyrë tipike i referohet një

game të gjerë të fenomeneve mendore, të thjeshta dhe komplekse, të vetëdijshme dhe

pavetëdijshme (përceptimet, besimet, kujtesa, vlerësimet, gjuha, zgjidhja e problemeve, etj

(Fletcher dhe Fitness, 1996), ndërsa termi “emocion” përfshin proceset kognitive dhe

afektive. Sipas Bedford (1956), emocionet dallojnë prej afekteve/ndjenjave pasi që përfshijnë

reagim subjektiv ndaj një ngjarje të vetme, vlerësimit të kësaj ngjarjeje dhe jo vetëm ngjarjen

në vetvete. Kjo do të mund të plotësohej edhe me këndvështrimin e Aristotelit mbi rolin e

emocioneve në të menduar dhe anasjelltas, ku që në atë kohë, ai thekson se emocionet janë

ose në mënyrë ideale do të duhej të ishin të plotësuara me arsye, më parë sesa të

kontrolloheshin nga arsyeja. (Kristjansson, 2007).E kundërt me mendimin se ndjenjat

ndërhyjnë te të menduarit, inteligjenca emocionale, e cila përfshin dy komponentë të

rëndësishëm, aftësinë për të kontrolluar veten dhe aftësinë për të komunikuar me të tjerët,

sugjeron se aftësia për të kuptuar dhe rregulluar emocionet mund ta bëjë të menduarit e

përgjithshëm më efikas.

Të inspiruar nga një fluks i madh i hulumtimeve akademike, dhe ekspozimeve të shpeshta në

media, studiuesit e kësaj fushe kishin shfaqur IE-në si një nga profilet më të larta të

konstrukteve psikologjike (Matthews, Zeidner, dhe Roberts, 2002). Studiuesit e kësaj fushe,

pohojnë se IE-ja është konstrukt i konceptuar në mënyrë koherente dhe përfshin grup të gjerë

të kompetencave emocionale, sociale dhe personale.

Studimet vënë në pah se duke pasur parasysh emocionin, edhe të menduarit dhe sjellja janë

ngushtë të ndërlidhura. (Cornelius, 1996; Planalp dhe Fitness, 1999). Në këtë mënyrë, edhe

ndërveprimi i studentëve, më saktësisht kualiteti i marrëdhënieve ndërpersonale të tyre,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

22

variabla të studimit në fjalë, mund dhe duhet të kuptohen nga prizmi i dimensionit emocional

dhe mendor, që si produkt, kanë një sjellje të caktuar. Fusha e studimit të emocioneve ka

marrë vëmendje të madhe nga studiuesit, si një fushë shumë e rëndësishme e ndërveprimit

social, më saktësisht në fushën e komunikimit. (Andersen dhe Guerrero, 1998; Burleson dhe

Planalp, 2000; Planalp dhe Fitness, 1999). Poashtu, studimet vënë në pah se e po të njejtës

relevancë në raport me të menduarit, emocionet dhe studimi i tyre janë treguar mjaft të

rëndësishme në fushën e edukimit, si konstrukt dhe variabël që ndikon të nxënit e studentëve

dhe të mësuarit e sjelljes tek mësimdhënësit. (Pekrun dhe të tjerë, 2007). Përfundimisht,

Inteligjenca Emocionale është diskutuar si një ndër inteligjencat dhe kompetencat më të

rëndësishme për të promovuar dhe rregulluar rritjen dhe zhvillimin intelektual personal dhe

rritjen sociale të marrëdhënieve. (Mayer dhe Salovery, 1997).

Në literaturë, theksohet se ekzistojnë poashtu ndikime të përgjithshme kulturore që shërbejnë

si kontekst për perspektivat tona mbi relacionin në mes të menduarit dhe emocioneve.

Gjithnjë e më shumë, studimet po e mbështesin faktin se suksesi në punë dhe jetë varet jo

vetëm nga aftësitë bazike mendore, siç ishte menduar dikur në raport me emocionet dhe

kognicionin, mirëpo varet poashtu edhe nga një numër karakteristikash personale që

përfshijnë: përceptimet, të kuptuarit, njohjen dhe rregullimin e emocioneve. Këtë e kishte

pohuar poashtu edhe Cherniss (2000) në studimin e tij drejtë një konteksti motivues dhe

modeli dinamik të Inteligjencës Emocionale.

Duke pasur parasysh faktin se emocionet, të menduarit (kognicioni) dhe sjellja janë ngushtë

të ndërlidhura, autorët (Cornelius, 1996; Planalp dhe Fitness, 1999) theksojnë se ndërveprimi

i studentëve mund të kuptohet si nga dimensioni emocional, poashtu edhe ai kognitiv. Nga ky

këndvështrim, përforcohet dhe më shumë bindja se dimensioni emocional i ndërveprimit

duhet eksploruar bashkarisht me dimensionin social. Në këtë mënyrë, marrëdhëniet sociale

dhe emocionale të studentëve, janë tregues të promovimit të ndërveprimit në këtë kontekst.

Teoria e Lidhjes Sociale (Social bond theory) ishte propozuar fillimisht për të kuptuar sjelljet

antisociale të individit, siç ishin p.sh delikuenca dhe krimet në Sociologji (Hirschi, 1969). Më

vonë, Teoria e lidhjes sociale ishte aplikuar/përdorur për të shpjeguar të mësuarit social dhe

emocional (Newmann dhe të tjerë, 1992; Wehlage dhe të tjerë, 1989; Zins dhe të tjerë, 2004)

në ambientet e shkollës. Në këtë aspekt, pjesëmarrja dhe angazhimi i studentëve në aktivitetet

e shkollës, janë përdorur si kontekste për të prezantuar të mësuarit social dhe emocional.

Studime të shumta në këtë drejtim, kanë vënë në pah gjetje empirike të cilat theksojnë se

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

23

ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet lidhjes sociale të studentëve dhe efektivitetit të

shkollës, duke përfshir këtu edhe arritjet akademike, rezultatet, dhe angazhimet në shkollë.

Nga kjo perspektivë teorike, ndërveprimet pozitive ndërmjet mësimdhënësve dhe

bashkëmoshatarëve shihen si tregues të përforcimit të lidhjes së tyre sociale dhe emocionale,

si dhe atashimit të tyre në programet e edukimit, faktorë këta që shpiejnë drejt motivimit për

të pranuar dhe implementuar normat dhe vlerat sociale si protagonist të shoqërisë ku ata

jetojnë. (Catalano dhe Hawkins, 1996; Hirschi, 1969; Wehlage dhe të tjerë, 1989).

2.4. Perspektiva (modelet) teorike dhe aspektet e matjes

Baza teorike në fushën e Inteligjencës Emocionale, kishte shërbyer si pikënisje për të

zhvilluar modelet e njohura të Inteligjencës Emocionale dhe relacionin e saj me faktorë të

tjerë të rëndësishëm. Sipas Mayer, Salovey, dhe Caruso (2008), përgjithësisht, njihen dy

qasje parimore lidhur me definimin e Inteligjencës Emocionale. Modeli i parë teorik dhe ai

më i njohur i Inteligjencës Emocionale në fushën e Piskologjisë ishte zhvilluar nga studiuesit

Peter Salovey dhe Jack Mayer. Ky model u quajt Modeli i Bazuar në Aftësi (Ability Based

Model), dhe definon IE-në si konstrukt që përfshin aftësitë dhe kompetencat për të zhvilluar,

drejtuar botën sociale në raport më aftësitë për të njohur e kuptuar emocionet, për t’i

menaxhuar e përdorur në mënyrë racionale ato. Sipas këtij modeli, konstrukti i Inteligjencës

Emocionale përbëhet nga këto katër lloj aftësish/dimensionesh: a) aftësia për të perceptuar

emocionet; b) aftësia për të përdorur emocionet në mënyrë që të lehtesohet (fascilitohet) të

menduarit; c) aftësia për të kuptuar emocionet si dhe d) aftësia për të menaxhuar emocionet.

Sipas këtij modeli, emocionet janë burim i rëndësishëm i informacionit emocional, përmes të

së cilit mundësohet kuptimi dhe drejtimi, zhvillimi i ambientit social. Në të vërtetë, këta dy

studiues ishin të parët që prezantuan konceptin “Inteligjencë Emocionale”, pra versioni

fillestar i këtij modeli, ishte propozuar më 1990 nga Salovey dhe Mayer. (Matthews,

Zeidner, dhe Roberts, 2004).

Ky model mundësoi adresimin e një nevoje të madhe në psikologji për një strukturë të

organizimit të studimeve që paraqesin dallimet individuale në posedimin e aftësive dhe

kompetencave që kanë të bëjnë me emocionet. (Salovey dhe Mayer, 1990). Poashtu, ky

model sugjeron dallimet individuale në posedimin e aftësive për të procesuar informacionet e

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

24

natyrës emocionale dhe aftësitë e tyre për të transmetuar procesimin e emocioneve në

aspektin më të gjerë të të menduarit. Besohet se këto aftësi pastaj manifestohen në sjelljet e

ndryshme adaptive të individit. Ky model njëherit rithekson lidhshmërinë dhe rëndësinë e

trajtimit të relacionit emocion – kognicion, si dhe mënyrën se si emocionet ushqejnë arsyen;

poashtu, modeli në fjalë, na lë të kuptojmë se ndërveprimi i që të dy aspektëve (emocionale

dhe kognitive) mund të ndihmojë funksionimin më të mirë dhe ndërveprimin tonë me

kontekstin social.

Qasja e dytë teorike që bëri poashtu përpjekje për të definuar Inteligjencën Emocionale, ishte

i ashtuquajturi “modeli miks” ose modeli i kombinuar. Kjo qasje, definon Inteligjencën

Emocionale në aspekt të tipareve të personalitetit si p.sh: optimizmi, impulsiviteti, të qenurit

i/e hapur, etj (Bar On, 1997). Sipas këtij modeli, Inteligjenca Emocionale definohet si “fushë

e aftësive jo-kognitive, kompetencave dhe shkathtësive që ndikojnë aftësinë e individit për të

përballuar në mënyrë të suksesshme kërkesat dhe presionet e rrethit / kontekstit” (Bar On,

1997).

Edhe pse në vitet ’90-ta, Jack Mayer, Peter Salovey, David Caruso dhe disa të tjerë filluan të

ndërmarrin disa hulumtime serioze në fushën e IE-së, sidoqoftë, ishte Daniel Goleman (1995)

ai që bëri të popullarizuar dhe zhvilloi tutje konceptin e IE-së në fund të viteve ‘90-ta, kur

edhe shkroi disa libra me rëndësi për temën, në veçanti me publikimin e librit të parë dhe më

të shitur: “Emotional Intelligence: Why it can matter more than IQ”.(Goleman, D.1995). Ky

libër zgjoi interesim të jashtëzakonshëm në këtë fushë, duke prezantuar koncepte dhe

definicione të rëndësishme të IE-së të cilat implikonin stimuj për hulumtime të mëtutjeshme

në këtë fushë. Goleman kishte zhvilluar një model të veçantë të IE-së përgjatë trajtesës

teorike, atë që njihet si modeli i dytë i konstruktit të EI-së, i cili u quajt Modeli i Kombinuar i

Inteligjencës Emocionale (mixed Model of EI). Sipas këtij modeli, konstrukti i IE-së

implikon një sërë kompetencash emocionale që nuk janë talente të lindura por më shumë

shkathtësi të mësuara në të cilat duhet punuar, investuar dhe zhvilluar për të arritur

performancë të shquar në sfera të ndryshme të jetës. Këto kompetenca sipas modelit të

Goleman përfshijnë: Vetëdijen; Vetë - menaxhimin; Vetëdijen Sociale dhe Menaxhimin e

Marrëdhënieve. Modeli i kombinuar (mixed model) paraqet një platformë një modeli i cili

kombinon modelet e aftësive dhe tipareve, si dhe përfshin varietetet psikologjike siç janë p.sh

tiparet dhe kompetencat. Goleman (1998) dhe Bar – On (1997) ishin të parët që kishin

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

25

kontribuar në zhvillimin e modelit miks/të kombinuar. Sipas tyre, individët që kanë

inteligjencë të zhvilluar (theksuar) emocioanle, kanë mësuar dhe investuar në shkathësitë dhe

kompetencat e tyre emocionale që përbëjnë një lloj ngritjeje të vetëdijes mbi rregullimin dhe

të mësuarit emocional për veten dhe të tjerët.

Goleman thekson se individët lindin me një nivel të përgjithshëm të IE - së, e pastaj kjo

predispozitë përcakton potencialin e tyre për të mësuar këto kompetenca emocionale.

Shqyrtimi i Literaturës bënë të ditur se modeli i aftësive (Mayer, Salovey) përkon pjesërisht

me modelin e kombinuar (Goleman) për shkak të gjerësisë dhe koncepteve të tjera që lidhen

me të, por edhe dallimeve të përgjithshme, pasi që modeli i aftësive fokusohet në vetë

emocionet dhe ndërveprimin e tyre me të menduarit, si aftësi, (Mayer dhe Salovey, 1997;

Salovey dhe Mayer 1990), ndërsa modeli i kombinuar trajton aftësitë mentale dhe shumë

karakteristika të tjera psikologjike si motivet, gjendjet e vetëdijes, aspekte të të mësuarit

social dhe tipare të personalitetit. Në këtë mënyrë, vërehet një harmoni jo dhe aq e ngushtë

mbi çështjen nëse sfera e Inteligjencës Emocionale prezanton aftësi kognitive për procesimin

e stimujve emocional, atribute të personalitetit si integriteti dhe karakteri, ose disa lehtësira

për adaptimin në situata sfiduese në jetë.(Matthews, Zeidner, Roberts, 2004).

Më poshtë paraqitet një ilustrim që trajton çështjet bazë të modelit të bazuar në kompetenca.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

26

Figura 1. Struktura e Kompetencave Emocionale

Në spektrin e modeleve teorike të konceptimit të Inteligjencës Emocioanle, ekziston poashtu

modeli i tretë në kornizën e tre modeleve më të njohura të EI-së, i cili quhet Modeli i

Tipareve, që i referohet vetë përceptimeve individuale të aftësive emocionale (Bar – On,

2000). Sipas literaturës, ky definim i IE-së që përfshin dispozitat biheviorale dhe aftësitë e

vetë përceptuara, sugjeron se tiparet e IE-së duhet investiguar brenda kornizës së

personalitetit, pasi që, si të tilla, ato shpeshherë cilësohen dhe trajtohen si veçori dhe tipare

individuale të personalitetit.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

27

Ekzistojnë disa arsye për të kuptuar inteligjencën emocionale bashkë me personalitetin. Sipas

Salovey, Mayer (1990) konstrukti i Inteligjencës Emocionale i referohet dallimeve

individuale në aftësitë për të procesuar dhe përdorur informacionin emocional në lidhje me

fushat kyçe të funksionimit tonë efektiv në jetën e përditshme. Këto dallime individuale në

temperamentet tona, mund të influencojnë aplikimin e këtyre aftësive që lidhen me

emocionet. Thuhet se Inteligjenca Emocionale është pjesë e personalitetit të njeriut (këto

aftësi të IE-së shpeshherë mund të paraqiten edhe si tipare të personalitetit), dhe në anën tjetër

personaliteti siguron kontekstin në të cilin funksionon inteligjenca emocionale. Në këtë

drejtim, është shumë me rëndësi të provohet se si e tillë, a është inteligjenca emocionale

konstrukt i pavaruar apo i ndërvarur nga tiparet e personalitetit. Këtë e determinon në masë të

madhe edhe modeli teorik në të cilin është bazuar studimi, pasi që të tre modelet parashohin

implikime të ndryshme të fushës së inteligjencës emocionale dhe faktorëve të tjerë të

rëndësishëm. Të kuptuarit e sferës së Inteligjencës emocionale si pjesë ose jo e sistemit të

gjerë të personalitetit, mund të vetëdijëson hulumtuesit mbi gjasat e influencës së aspekteve

të personalitetit në fushën e IE-së, ose mbi gjasat e ekzistimit të një konstrukti të pavarur të

Inteligjencës ku nuk do të kishte fare influencë sfera e Personalitetit.Gjetjet e studimeve

tregojnë se që të tri këto modele teorike kanë marrëdhënie sinjifikante ndërmjet tyre (Stys dhe

Brown, 2004)

Përderisa ndërlidhjet me konstruktet tradicionale psikologjike pritet që të japin rezultat

pozitive, studimet më të përditësuara mbi vlefshmërinë e shtuar të Inteligjencës Emocionale

me tiparet e personalitetit, kur është testuar marrëdhënia mes tyre, tregojnë se Inteligjenca

Emocionale vërtetë është konstrukt unik, i veçantë, që llogaritë variancë unike poashtu

(Ciarrochi, Chan, dhe Caputi, 2000).

Secila perspektivë teorike në modelet e EI-se ka synuar të kuptuarit më të thellë dhe të

shpjeguarit e shkathtësive, tipareve dhe aftësive që ndërlidhen me inteligjencën sociale dhe

emocionale; andaj një qasje sa më e gjerë dhe marrja parasysh e diversitetit të modeleve

teorike në këtë fushë, është menduar të ndihmojë në shpjegimin e aspekteve ndërlidhëse të

këtij konstrukti kompleks dhe psikologjik.

Tre teoritë më të mëdha, Mayer and Salovey (1997), Bar-On (1988; 2000) dhe Goleman

(1998; 2002), prezantojnë një set të veçantë të konstruktit të IE-së, me orientim teorik dhe

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

28

kontekst në të cilin secili autor i perspektivës përkatëse kornizon teorinë e tij, duke ndarë

kështu idenë dhe qëllimin e përbashkët rreth të kuptuarit dhe matjes së këtyre aftësive /

tipareve lidhur me njohjen, përdorimin dhe menaxhimin e emocioneve tona dhe të të tjerëve

(Goleman, 2001). Edhe pse fokusi dhe definicionet teorike ndryshojnë varësisht nga qasjet,

studiuesit pajtohen se këto qasje të gjitha tentojnë të jene plotësuese (komplementare), më

pak se sa kontradiktore (Ciarrochi, Chan, dhe Caputi, 2000). Që të tri këto qasje teorike,

brenda paradigmës së Inteligjencës Emocioanle, mëtojnë të përshkruajnë dhe kuptojnë se si

njerëzit përceptojnë, kuptojnë, përdorin dhe menaxhojnë emocionet, në atë mënyrë që të

parashikojnë dhe fuqizojnë efikasitetin personal në sfera të ndryshme të jetës.

Këto modele të ndryshme të EI-së, kanë shpier në zhvillimin e instrumenteve të ndryshme për

vlerësimin e këtij konstrukti. Këto instrumente matëse, kanë treguar besueshmëri të lartë,

duke matur kështu grupe të konsiderueshme aftësish dhe kompetencash, që formojnë faktorë

unik që pastaj mund të ndahen në katër nën faktorë themelorë për të matur dimensione të

caktuara specifike që kanë të bëjnë me sferën e Inteligjencës Emocionale.

Modeli i parë teorik (Mayer dhe Salovey) ishte motivim për krijimin e testit të parë të bazuar

në aftësi të IE-së, i cili konceptualizon IE-në si një grup i katër aftësive/kompetencave të

lidhura njëra me tjetrën, që përbëjnë bazën apo konstruktin e Inteligjencës Emocionale.

Matjet aktuale të zhvilluara nga modeli i bazuar në aftësi, model i zhvilluar nga Mayer dhe

Salovey, nxjerrin një instrument mjaft të rëndësishëm, Testin e Inteligjencës Emocionale

Mayer-Salovey-Caruso (MSCEIT) për matjen e këtyre aftësive në kuadër të konstruktit të

përgjithshëm të IE-së. Ky test është i bazuar në një varg serish të itemeve (fushave që lidhen

me këto katër aftësi në sferën emocionale) për zgjedhjen e problemeve të bazuara në

emocione. Këto matje të IE-së na ndihmojnë të kuptojmë se jo të gjithë njerëzit mund t’a

dallojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë në mënyrë inteligjente informacionin emocional dhe

mesazhet e tjera që lidhen me këtë lloj informacioni. Matjet e IE-së që kanë të bëjnë me

vetëraportim, kanë treguar besueshmëri të qëndrueshme përgjatë kulturave të ndryshme,

poashtu edhe nivele të përshtatshme të besueshmërisë së aspekteve të testimit dhe ritestimit

(Bar-On, 1997, 2000). Poashtu, këto teste kanë treguar nivel të kënaqshëm të besueshmërisë

ku mesatarja e nivelit të koeficientit alfa për këtë test është ranguar prej më të ultës .69 deri

tek më e larta .86, me një mesatare të përgjithshme prej .76 për shtatë vendet ku është

ekzaminuar kjo fushë, në manualin e Koeficientit të IE-së (Bar-On, 1997). Megjithatë,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

29

rezultatet nga këto matje të bazuara në perfomanca të IE-së, kanë raportuar të kenë pasur

ndonjëherë probleme në raport me shkallën e besueshmërisë. (Mayer, D. J., Salovey, P.,

Caruso, R. D., Sitarenious, G. 2003). Kur trajtojmë këto instrumente matëse, shqyrtimi i

literaturës bënë të ditur se studiuesi Bar-On (2006) zhvilloi njërën ndër matjet e para të IE-së

dhe përdori termin Koeficienti Emocional (EQ) për t’iu referuar konstruktit të IE-së. Ai

definoi inteligjencën emocionale si përfshirjen e të kuptuarit në mënyrë efektive të vetvetes

dhe të tjerëve; marrëdhënie të mira me të tjerët, adaptim dhe ballafaqim me ata që na

rrethojnë në mënyrë që të jemi më të suksesshëm ndaj kërkesave të ambientit dhe

ndërveprimit me të tjerët. Ngjashëm sikur Goleman, Bar-On parashtron se IE zhvillohet gjatë

kohës dhe mund të përmirësohet përmes programeve të ndryshme, trajnimeve dhe terapisë.

Pra edhe ky pajtohet me këndvështrimin e Goleman mbi rëndësinë e të mësuarit dhe

investuarit në këtë fushë për t’i poseduar në shkallë sa më të lartë këto kompetenca. Në këtë

aspekt, këndvështrimi kryesor i Goleman për këto aftësi të shoqëruara me IE, që janë studiuar

nga psikologët për shumë vite, ishte se ekzistojnë një mori hulumtimesh mjaft mbresëlënëse,

që sugjerojnë se këto aftësi janë të rëndësishme për suksese në shumë sfera të jetës.

(Cherniss, C. 2000). Për më tepër, hulumtimi i kësaj lëmie ishte përcjellur nga një diskurs i

pasur mbi domethënien, objektivitetin dhe vlerën e konceptit të Inteligjencës Emocionale.

Përderisa për disa hulumtues, ky nocion ka vlerë shkencore, për të tjerët është prezantuar si

koncept jo dhe aq i vlefshëm, dhe i pasaktë. Hulumtime të shumta janë ndërmarrë me qëllim

të përpjekjeve për të konceptualizuar IE-në në forma të ndryshme dhe nga këndvështrime të

ndryshme, kjo vërehet po ashtu edhe në përkufizime të ndryshme, varësisht nga ndikimi i

faktorëve/dimensioneve kontribuues dhe ndikimi i rrymave /perspektivave teorike. Një besim

i përbashkët qëndron në të kuptuarit se IE përmbush kriteret e kërkuara për pjesën e testit

tradicional kognitiv të inteligjencës. Ithtarët e IE-së pohuan se të dhënat në dispozicion

mbështesin nocionin se inteligjenca emocionale përmbush kriteret konceptuale, psikometrike

dhe zhvillimore të domosdoshme para se IE të konsiderohet se përbën sferën legjitime

shkencore dhe formën legjitime të inteligjencës. (Matthews, G., Zeidner, M. & Roberts, R.

(2004).

Pasi që hulumtimi shkencor sistematik në fushën e Inteligjencës Emocionale nuk ka edhe aq

të kaluar të gjatë, hulumtuesit theksojnë se IE mund të arrijë në të vërtetë një konstrukt që

është kuptimplotë në aspektin teorik, ndërsa i rëndësishëm, praktik dhe i dobishëm në

aspektin empirik. (Matthews, G., Zeidner, M. & Roberts, R. 2004).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

30

Një gamë e gjerë e punës mbi modelet teorike në sferën e EI-së ka gjurmuar dallimet

ndërmjet modeleve të ndryshme më të rëndësishme rreth EI-së, dhe ka vënë në pah se këto

dallime janë mjaft të rëndësishme. Sidoqoftë, angazhimi dhe studimi rreth modeleve të

ndryshme teorike dhe konceptimit të EI-së, vë në pah se këto modelet teorike, shpeshherë

përkojnë me njëra – tjetrën, dhe pikërisht kjo është arsyeja që shpeshherë krijohet përshtypja

e ekzistimit të përkufizimeve të përkohshme të konceptit të EI-së, mbi të cilin aspekt edhe

është ngritur diskurs i gjerë.

Waterhouse (2006), shpreh një tundim për faktin se kishte hasur në shumë konflikte

konstruktesh të EI-së. Sidoqoftë, në fazat e hershme të zhvillimit të modeleve teorike, fakti i

gjenerimit të disa modeleve teorike të EI-së, paraqet një shenjë të vlefshmërisë në sajë të

konstruktit të EI-së e jo dobësi të këtij konstrukti siç potencojnë disa nga studimet empirike.

Ngjashëm këtë problematikë, autori mëton t’a shpjegojë duke marrë shembuj relevant me

teoritë mbi IQ-në, të cilat poashtu kanë qenë të versioneve të shumëfishta, si dhe faktit se nuk

ka ende një konsensus se çfarë në fakt është IQ dhe cila është mënyra më e mirë për t’a matur

atë.

Studimet e shumta rreth angazhimit të studimeve teorike në fushën e IE-së, kanë shpier në

eksplorimin e dallimit ndërmjet modeleve më të rëndësishme mbi IE-në, duke pohuar poashtu

relevancën e këtyre dallimeve. (Cherniss, Extein. 2006). Sidoqoftë, autorët pajtohen se ka

një ndërlidhje (përputhje) midis modeleve teorike të EI-së, dhe pikërisht mbi këtë bazë është

nxitur edhe diskursi rreth shqyrtimit të përkufizimit dhe konceptimit të EI-së.

Debate të shumta kanë qarkulluar në studime të ndryshme rreth çështjes së konceptimit të

Inteligjencës Emocionale. Gjetjet tregojnë se ka qenë shumë e vështirë për t’u vendosur një

qasje e përbashkët (unanime) nëse konstrukti i Inteligjencës Emocionale është aftësi

individuale, shkathtësi jo – kognitive, mundësi ose kompetencë. Disa gjetje të rëndësishme të

studimeve, vënë në pah se ajo çfarë është e rëndësishme, pavarësisht kornizës teorike se ku

bazohemi, studiuesit pajtohen se inteligjenca emocionale përfshin vetëdijesimin emocional në

raport me veten dhe të tjerët, efikasitetin profesional dhe menaxhimin emocional. Për më

tepër, ky konstrukt konsiderohet si mundësi/aftësi në dimensionin ontologjik, që përfshin

kompetencat personale dhe sociale, të rëndësishme për qeniet njerëzore, për arsye se

promovon një gjendje pozitive të mendjes, përkundër rrethanave / kërkesave mjedisore.

Inteligjenca Emocionale implikon karakteristika të rëndësishme personale dhe shkathtësi

ndërpersonale në shumë sfera të jetës, si dhe stimulon kërkimet për të kuptuar më të thellë të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

31

identiteteve profesionale në sfera të ndryshme (edukim, mirëqenie, zhvillim, lidership,

marrëdhënie ndërpesronale, etj).

Megjithatë, inkorporimi i disa proceseve automatike në kuadër të modeleve të IE-së është

shumë me rëndësi për shkak se një pjesë e madhe e sferës sociale dhe emocionale në jetën

tonë është e rregulluar përmes zhvendosjes së këtyre proceseve automatike. Megjithatë,

implikimet nga studimet e kësaj fushe, sugjerojnë një mënyrë adekuate për të shqyrtuar

mënyrën se si është konceptualizuar konstrukti i IE-së, si dhe për të rritur vlerën e tij

parashikuese. Në mënyrë më të saktë, studimet sugjerojnë ndërtimin e një modeli ku

konstrukti / fusha e IE-së përfshin procese të dyfishta që karakterizojnë fenomene

psikologjike, motivimin dhe parimet e ndërveprimit që udhëheqin sjelljen njerëzore. (Ybarra,

O., Kross, E., Sanchez – Burks, J. 2012).

2.5. Inteligjenca Emocionale si konstrukt ndër – disciplinarë

Gjetjet empirike kanë vënë në pah se konstrukti i Inteligjencës Emocionale po bëhet gjithnjë

e më shumë një konstrukt me interes të madh studimi dhe i aplikuar në fusha të ndryshme,

duke përfshirë: Psikologjinë, Psikiatrinë, Edukimin, Biznesin, Lidershipin, Mjekësinë dhe

Shkencat Kompjuterike e Shkencat e Sportit. Në këtë drejtim, janë aplikuar një gamë e gjerë

studimesh korrelacionale, duke siguruar kështu informacione mbi lidhshmërinë ndërmjet

variablave të fushave të ndryshme, me Inteligjencën Emocionale. Studime të shumta meta –

analitike në këtë drejtim theksojnë relacionin ndërmjet shkallës së lartë të Inteligjencës

Emocionale dhe mirëqenies, shëndetit mendor, performancës pozitive, modeleve pozitive të

komunikimit ndërpersonal, e shumë faktorëve të tjerë pozitiv dhe të rëndësishëm për jetën e

individit. Gjetjet dhe treguesit e këtyre studimeve, që kishin vënë në pah se Inteligjenca

Emocionale shoqërohet me karakteristika dhe rezultate të dobishme, ishin një tregues i

rëndësishëm poashtu i mobilizimit të studiuesve për të shqyrtuar mundësitë se si të ndikohen

në rritje të konstruktit të Inteligjencës Emocinale, dhe si fushat e ndryshme të studimit, mund

të sigurojnë bazën e perspektivave të tjera dhe informacioneve më të mëdha rreth konstruktit

të EI-së.

Modeli i mëposhtëm dimensional i Inteligjencës Emocionale, vënë në pah faktorë dhe

aspekte të ndryshme të Inteligjencës Emocionale, për të kuptuar kompleksitetin e këtij

konstrukti dhe ndikimin e faktorëve të tjerë relevant nga fushat e tjera në këtë konstrukt.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

32

Diferencat dhe karakteristikat individuale (dispozitat biologjike, aftësitë mendore,

eksperiencat emocionale, mënyrat e të menduarit, motivacioni); faktorët e jashtëm

(situatcional) dhe shumë faktorë ndërveprues, duhet marrë parasysh kur trajtojmë aspekte dhe

rezultate të rëndësishme lidhur me konstruktin e Inteligjencës Emocionale.

Përderisa studiues të ndryshëm dhe praktikues të kësaj fushe mund t’a shohin EI-në si diçka

më ndryshe, si një spektër të gjerë aftësish ose karakteristikash personale (Goleman, 1995;

Mayer dhe Salovey, 1997; Ciarrochi dhe të tjerë., 2000; Mayer dhe të tjerë., 2000), studiuesit

përgjithësisht pajtohen se konstrukti i Inteligjencës Emocionale mund të sigurojë një kornizë

të përgjithshme që mundëson identifikimin e shkathtësive specifike, të nevojshme për të

kuptuar dhe përjetuar emocionet në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. Kjo kornizë e

lartpërmendur, është vërtetuar të ketë një relevancë të veçantë në zhvillimin dhe rritjen

personale të individit, si dhe në sferën e rregullimit emocional që është një tregues i

rëndësishëm për shëndetin mendor. (David W. Chan, 2005)

Ky këndvështrim ka ndikuar shumë edhe në perspektivat teorike dhe mënyrat e konceptimit

të Inteligjencës Emocionale. Marrja në konsideratë e faktorëve të lartëpërmendur, të

brendshëm dhe të jashtëm në kuadër të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, mund të

shihen si tregues të shumë rezultateve lidhur me fushën e Inteligjencës Emocionale, si p.sh:

mirëqenie më e madhe emocionale; shëndet më i mirë fizik dhe mendor; marrdhënie më të

mira ndërpersonale, rezultate më pozitive në punë, akademike dhe në jetë përgjithësisht,

tipare më të qëndrueshme të personalitetit në rrafshin personal, etj.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

33

Figura 2: Modeli dimensional i Inteligjencës Emocionale

Burimi: Schutte, N., Malouff, J., Thorsteinsson, E. (2013). Increasing Emotional

Intelligence through Training: Current Status and Future Directions.The International Journal

of Emotional Education, Volume 5, Number. 1

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

34

2.6. Inteligjenca Emocionale në raport me moshën

Studiuesit e fushës së IE-së, kanë bërë poashtu shumë kërkime për të ekzaminuar relacionin e

Inteligjencës Emocionale dhe moshës. Kjo fushë poashtu paraqet gjetje kontradiktore në

literaturën relevante. Disa studime, tregojnë përmes gjetjeve të tyre se njerëzit më të vjetër në

moshë kanë më të zhvilluar Iteligjencën Emocionale sesa të rinjtë (Bar-On, 1997; Mayer,

Caruso dhe Salovey, 1999; Van Rooy, Alonso dhe Viswesvaran, 2004), përderisa studimet e

tjera kanë gjetur dallime shumë të vogla, ose aspak dallime ndërmjet Inteligjencës

Emocionale dhe moshës (Roberts, Zeidner dhe Matthews, 2001; Fareselli, Massimiliano dhe

Freedman, 2006). Sidoqoftë, studimet e mbështetura në teoritë më relevante të IE-së,

supozojnë se një gamë e gjerë e relacionit të Inteligjencës Emocionale dhe moshës, mund të

shpjegohet përmes atribuimit të faktorëve të të mësuarit përgjatë jetës. Studiuesit pohojnë se

një gamë e gjerë e modaliteteve të Inteligjencës, mund të përmirësohen dhe avancohen

përmes ushtrimeve dhe përgjatë kohës. (p.sh: Hausknecht, Halpert, Di Paola, dhe Moriarty,

2007), duke theksuar kështu edhe Inteligjencën emocionale, si një aset mbi të cili përvoja dhe

mosha mund të lënë gjurmë. Puna, ekspozimi dhe ndërveprimi me njerëz në këtë kontekst

është më se i rëndësishëm për të mësuarit dhe përmirësuarit e shkathtësive të inteligjencës

emocionale. Në këtë kontekst, supozohet që të rriturit (më të moshuar) mund të përmirësojnë

në mënyrë graduale të kuptuarit e tyre rreth emocioneve të tyre dhe të të tjerëve, duke u

bazuar në eksperiencat dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës. (Baltes, Staudinger dhe

Lindenberger, 1999), si dhe të jenë në gjendje të përdorin strategji më të mira të rregullimit

emocional sesa gjeneratat më të reja në moshë. (Gross dhe John, 2003).

Në aspektin teorik, këto supozime, tregojnë se mosha dhe relacioni i saj me inteligjencën

emocionale janë rezultat i të mësuarit gjatë gjithë jetës, më saktësisht të mësuarit e detyrave

të ndryshme emocionale, si p.sh: rregullimi i emocioneve, vlerësimi i emocioneve,

menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve përgjatë ndërveprimit me të tjerët,

përdorimi i strategjive më efektive që promovojnë emocione më pozitive dhe reduktimi i

emocioneve negative, kujdesi ndaj mirëqenies dhe shëndetit mendor, etj. (Sliter, 2013) Për

fund, ekziston një qasje rreth të menduarit të përgjithshëm, e bazuar në shumë argumente që

u diskutuan më sipër, se si çdo dimension tjetër i zhvillimit, edhe konstrukti i inteligjencës

emocionale zhvillohet përgjatë kohës, ndryshon përgjatë rrjedhës së jetës, si dhe mund të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

35

ushqehet dhe përmirësohet (rritet) përmes programeve të trajnimit dhe ngritjes së

kapaciteteve në këtë lëmi.

Duke e ditur se brenda konstruktit të IE-se ekzistojnë dimensione të ndryshme që u referohen

aftësive dhe kompetencave specifike mbi emocionet, studimet e kësaj fushe, vënë në pah se

dimensioni i kontrollimit (menaxhimit) të emocioneve, i referohet reagimeve emocionale dhe

pasqyrimeve (shprehjeve) emocionale. Ky dimension në raport me moshën, konsiderohet si

një variabël mjaft sfidues, duke pas parasysh se studimet nxjerrin në pah një relacion pozitiv

ndërmjet këtyre dy variablave, më saktësisht, ato supozojnë që kjo aftësi e kontrollit dhe

shprehjes emocionale ndikohet nga faktori moshë poashtu, shkathtësi këto që pavarësisht

moshës, janë esenciale për t’u ndihmuar njerëzve që të ndërveprojnë në mënyrë efektive.

Veçmas nga shqyrtimi i një numri të konsiderueshëm i studimeve dhe teorive të inteligjencës

emocionale, shqyrtimi i literaturës është fokusuar edhe në studimet që kanë trajtuar IE-në në

raport me kompetencat sociale dhe personale, por edhe ndikimin e këtyre relacioneve më

gjerë me dimensionet e tjera të rëndësishme për jetën e njeriut.

2.7. Inteligjenca Emocionale dhe dallimet gjinore

Shqyrtimi i Literaturës që trajton dhe adreson çështjet e konstruktit të Inteligjencës

Emocionale, vë në pah po ashtu ndikimin e gjinisë (dallimeve gjinore) në të kuptuarit e

dallimeve individuale rreth kapacitetit të tyre për të procesuar në mënyrë të saktë dhe efikase

informacionin emocional. (García-León dhe Lopez-Zafra, 2009) Në përgjithësi, fusha e

studimit të Inteligjencës Emocionale ka evoluar jashtëzakonisht shumë këtyre 20 viteve të

fundit, duke sjellur kështu rezultate premtuese lidhur me forcën parashikuese të këtij

konstrukti në aspektet e ndryshme të jetës së meshkujve dhe femrave. Sidoqoftë, në

përgjithësi, edhe pse shpeshherë gjetjet e studimeve lidhur me ndikimin e konstruktit të

Inteligjencës Emocionale dhe dallimeve gjinore duket të jenë kontradiktore kur merret për

bazë rezultati i përgjithshëm i IE-së, megjithatë, dallimet gjinore në këtë aspekt duket të jenë

një variabël i rëndësishëm për studiuesit e kësaj fushe. Në këtë aspekt, duhet pasur parasysh

që këto rezultate kontradiktore dhe shpjegimet pasuese për dallimet e tilla gjinore në raport

me IE-në, mbeten të kuptohen tutje, kjo sidomos në raport me matjet vetë - raportuese të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

36

konstruktit të Inteligjencës Emocionale nga qasjet e ndryshme teorike. (Joseph dhe Newman,

2010). Studime të shumta kanë adresuar këto kontradikta duke analizuar nëse matjet vetë –

raportuese ndikohen në parim nga stereotipet gjinore. Në këtë kontekst janë analizuar dy nga

qasjet më të rëndësishme të modeleve teorike të EI-së, modeli i bazuar në aftësi dhe modeli i

kombinuar (i bazuar në aftësi dhe kompetenca). Qasja e parë teorike, apo modeli më i njohur

i promovuar nga Salovey dhe Mayer (1990), të cilët njëherit edhe kishin prezantuar dhe

afirmuar konceptin e Inteligjencës Emocionale, sugjeron përmes gjetjeve të studimeve se

hulumtimet mbi dallimet gjinore dhe konstruktin e EI-së paraqesin jo konsistencë dhe

paqartësi, megjithatë, ata pranojnë se kanë gjetur disa dallime sinjifikante lidhur me

dimensionet e ndryshme të EI-së, ku femrat tregojnë rezultate më të larta në raport me

meshkujt. (p.sh dimensionet që kanë të bëjnë me përceptimin dhe të kuptuarit e emocioneve),

ndërsa dimensionet e tjera që kanë të bëjnë kryesisht me rregullimin emocional/ menaxhimin

dhe përballimin e stresit duket të ishin më tëpër në favor të rezultateve më të larta për

meshkujt.

Sipas ideve të përbashkëta në psikologjinë popullore dhe shkencore, femrat thuhet të jenë më

kompetente sesa meshkujt sa i përket sferës emocionale. Sipas një studimi nga Lyusint,

(2008), ishte gjetuar se ekziston një besim i përbashkët se femrat janë më të mira në

“ndjesinë” e emocioneve të të tjerëve dhe se kanë tendenca më të mëdha drejt analizave

psikologjike të sjelljes së tyre dhe të të tjerëve. Shpeshherë pohohet se femrat janë mjaft të

shkathëta në manipulimin e emocioneve të të tjerëve, por që jo gjithmonë ato janë të afta t’i

mbajnë emocionet e tyre nën kontroll.

Përgjithësisht, nga këto gjetje si dhe nga mbështetja e tyre edhe nga hulumtimet e tjera të

ndërmarra në këtë fushë, bëhet e ditur se nëse shkalla e ulët e posedimit të këtyre aftësive dhe

kompetencave të Inteligjencës Emocionale është më e shprehur tek njëra gjini, kjo mund të

jetë tregues i paaftësisë për të përceptuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar në mënyrë të

drejtë emocionet si dhe mund të shoqërohet me aspekte negative, përkahje më të ulët të

përceptuar nga të tjerët dhe kualitet të ulët të marrëdhënieve ndërpersonale me të tjerët.

Duke u nisur nga ky supozim, vihet në pah dhe një herë rëndësia e trajtimit të fushës së

Inteligjencës Emocionale si dhe roli i saj në shumë faktorë të tjerë në kontekstin personal dhe

social.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

37

Përgjatë vieteve, studimet kanë vënë në pah zhvillimin e qasjes së Inteligjencës Emocionale,

si një qasje për të shpjeguar se si kompetencat emocionale ndikojnë që individët të kenë

përshtatje më të mirë ndaj ambientit të tyre (García- León dhe Lopez-Zafra 2009). Kjo është

njëra ndër arsyet pse fusha e studimit të Inteligjencës Emocionale, po bëhet një fushë e

rëndësishme e hulumtimeve të psikologjisë, me një interes të veçantë studimi dhe me vlerë

parashikuese. Studimet poashtu theksojnë se është mjaft interesant fakti që shumë nga

dimensionet e EI-së ishin konsideruar në matjet vetë – raporuese më tipike për gjininë

femërore (dimensionet si p.sh: vëmendja emocionale; qartësia emocionale; vetëvlerësimi

emocional; vlerësimi i emocioneve të të tjerëve; rregullimi i emocioneve, orientimet

ndërpersonale dhe intrapersonale; përshtatshmëria dhe menaxhimi i stresit, etj), duke

konfirmuar kështu këndvështrimet stereotipizuese të dallimeve gjinore në raport me

emocionet. Gjetjet e studimeve të fundit, lidhur me përceptimet gjinore në matjet vetë –

raportuese të Inteligjencës Emocionale (Lopez-Zafra dhe Leire Gartzia, 2014) theksojnë se

ekzistojnë vetëm disa përjashtime të vogla në rezultatet të cilat tregojnë se vajzat përceptohen

më kompetente se sa djemtë në raport me fushat dhe shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale.

Megjithatë, ky dimension mbetet një fushë me interes studimi dhe premtues për vlerën

parashikuese të variablës së Inteligjencës Emocionale në raport me dallimet individuale dhe

ndikimet e faktorëve relevant në kapacitetet e individëve për të përceptuar, kuptuar, gjykuar,

kontrolluar informacionin emocional.

2.8. Inteligjenca Emocionale, ndërveprimi social (komunikimi ndërpersonal dhe

përkrahja e përceptuar sociale)

Konstrukti i Inteligjencës Emocionale, vlerësohet si aspekt mbështetës i inteligjënces sociale

që përfshin aftësitë dhe kompetencat për të njohur, vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë

përshtatëse emocionet tona dhe të të tjerëve, si dhe aftësitë dhe kompetencat për të përdorur

emocionet që të përkrahin performancën tonë (Salovey dhe Mayer, 1990).Sipas(Cornelius,

1996; Planalp dhe Fitness, 1999), duke pasur parasysh faktin se emocionet, të menduarit

(kognicioni) dhe sjellja janë ngushtë të ndërlidhura, ku ndërveprimet e studentëve dhe

kualiteti i këtyre ndërveprimeve, mund të kuptohen si nga dimensioni emocional, poashtu

edhe ai kognitiv.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

38

Ndërveprimi social si variabël që shqyrton relacionin me Inteligjencën Emocionale në këtë

studim, i referohet një marrëdhënieje ndërpersonale, ndërveprimi shoqëror, midis dy ose më

shumë njerëzve, që përfshin gjuhën, mendimet dhe emocionet dhe lidhet ngushtë me

përformancën e udhëheqjes dhe përshtatshmërinë në këto marrëdhënie. Ky koncept, është

përdorur shpeshherë si term i përgjithësuar për të gjitha llojet/tipet e marrëdhënieve, duke

përfshirë miqësitë, kolegialitetin, marrëdhëniet mësimdhënës - student, udhëheqës–pasues,

marrëdhënie që shpeshherë është referuar si komunikim ndërpersonal (Ming-Chuan, Tsui-

Shuang, Chun-Pao, Chung-I Huang, 2014). Duke pas parasysh që koncepti i ndërveprimit

social është shumë i gjerë dhe kompleks, kjo variabël e këtij studimi, është shqyrtuar nga

këndvështrimi i dimensionit të komunikimit ndërpersonal. Në këtë kontekst, ndërveprimi

social – i referohet konceptit të relacioneve (ndërveprimeve) ndërnjerëzore, që definohet si

kapacitet i individëve për të ndërvepruar me të tjerët. Ky koncept, shqyrton dinamikat sociale

në nivel individual dhe grupor dhe relacionin ndërmjet tyre përgjatë ndërveprimit. Sigurisht,

këto dinamika sociale janë mjaft komplekse dhe numërojnë një varg faktorësh (fushash) që

janë pjesë përbërëse e ndërveprimit social, si p.sh: shkathtësitë e komunikimit; dinamika e

grupit; vetëbesimi; respekti i ndërsjellë; motivimi, faktorë këta që ndikojnë në kualitetin e

marrëdhënieve ndërpersonale dhe ndërveprimeve sociale në përgjithësi.

Komunikimi shihet si element i ndërveprimit social dhe në këtë kontekst, instrumentet që

masin një gjë të tillë, nuk masin apo vlerësojnë përmbajtjen e komunikimit, por identifikojnë

modelet, llojet, karakteristikat dhe stilet e komunikimit në marrëdhëniet ndërpersonale.

(Millard J. Bienvun, 1997). Kjo na mundëson të kuptojmë më mirë se si e prezantojmë dhe e

realizojmë vetveten përgjatë komunikimit me të tjerët, duke përfshirë këtu edhe shprehjet

joverbale, në ndërveprimet dhe aktivitetet e përditshme.

Ndërveprimet sociale janë marrëdhënie të ndërvarura dhe të ndërlidhura, të formuara përgjatë

ndodhive personale, që ndryshe mund të njihen dhe si kontakte sociale. Ky term, shpeshherë i

refrerohet aspektit të përgjithshëm të të gjitha llojeve të marrëdhënieve në kontekste

shoqërore, familjare, kolegiale, etj, që ndryshe quhet dhe komunikim ndërpersonal. Disa

studime, konsiderojnë marrëdhëniet ndërpersonale ndërveprime midis anëtarëve të familjes,

shoqërisë, bashkëmoshatarëve, etj.., duke përfshirë dhe aspektin e pranueshmërisë sociale

(Yang, 2002; Su, 2002). Tutje, Berger and Calabrese (1975) kishin sugjeruar që këto

ndërveprime sociale apo komunikimi ndërpersonal, mund të shihen si modalitete për të ulur

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

39

pasigurinë ndërpersonale përmes strategjive aktive, ndërvepruese ose pasive. Sigurisht që

pjesë e pandashme e këtyre ndërveprimeve dhe strategjive është dhe aspekti emocional apo

informacioni emocional që individët marrin përgjatë ndërveprimeve sociale. Emocionet kanë

marrë një vëmendje të posaçme si pjesë përbërëse, e rëndësishme e ndërveprimit social në

fushën e komunikimit. (Andersen dhe Guerrero, 1998; Burleson dhe Planalp, 2000; Planalp

dhe Fitness, 1999). Ndërsa, në fushën e edukimit, emocionet paraqiten faktor i rëndësishëm

që ndikojnë në të mësuarit dhe aspektin mendor të studentëve, poashtu edhe sjelljet që

ndërlidhen me instruksionet e mësimdhënies nga mësimdhënësit. (Pekrun dhe të tjerë, 2007).

Në këtë aspekt, Inteligjenca Emocionale po diskutohet si një ndër inteligjencat dhe

kompetencat më të rëndësishme për të promovuar dhe rregulluar rritjen dhe zhvillimin

intelektual personal si dhe rritjen sociale, më saktësisht relacionet sociale. (Mayer dhe

Salovery, 1997).

Aftësia për të vënë në theks (pah) emocionet përgjatë ndërveprimit dhe për të komunikuar në

mënyrë produktive me të tjerët, duket të jetë një kërkesë esenciale për relacionet njerëzore /

humane, përderisa komunikimi jo verbal mund të shpalosë poashtu një jetë të tërë të

emocioneve.(Freshwater dhe Stickley, 2004). Inteligjenca Emocionale luan një rol të

rëndësishëm në përceptimin e dimensionit moral dhe të ndjeshmërisë në praktikat e

ndërveprimit social. Komunikimi ndërpersonal shihet si element thelbësor i ndërveprimeve

sociale; është mënyra përmes së cilës individi e realizon vetëveten. Inteligjenca emocionale

përfshinë kompetencat personale dhe sociale, ku përvojat e vetë-menaxhimit,

përgjegjshmërisë dhe përkushtimit janë mënyra të të qenurit në këtë botë (do të thotë, në

njëfarë mënyre, ne e realizojmë një pjesë të vetes sonë personale dhe profesionale duke

shfaqur këto kompetenca përgjatë ndërveprimit dhe komunikimit me të tjerët).

Përgjithësisht, koncepti i relacioneve (ndërveprimeve sociale apo komunikimit ndërpersonal)

shqyrton dinamikat sociale në nivel individual dhe grupor. Këto dinamika sociale, janë mjaft

komplekse dhe numërojnë një varg faktorësh (fushash) që janë pjesë përbërëse të

ndërveprimit social, si p.sh: Shkathtësitë e komunikimit; Dinamika e grupit; Vetëbesimi;

Respekti i ndërsjellë; Motivimi, faktorë këta që ndikojnë në kualitetin e marrëdhënieve

ndërpersonale dhe ndërveprimit social në përgjithësi. Relacioni i këtyre faktorëve me

kompetencat/dimensionet e Inteligjencës Emocionale ka zgjuar një vëmendje të madhe në

fushën e Inteligjencës Emocionale dhe marrëdhënieve ndërpersonale në përgjithësi, ku

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

40

potencohet fakti që mungesa ose prania e këtyre kompetencave ka ndikim të jashtëzakonshëm

pozitiv apo negativ në sferën e ndërveprimit, komunikimit e të kualitetit të ndërveprimit

social në përgjithësi.

Kompetencat emocionale mendohet të jenë një faktor i rëndësishëm për ndërveprimet sociale,

duke pasur parasysh që emocionet u shërbejnë funksioneve sociale dhe komunikative, madje

tregohen të jenë kyçe për funksionim adekuat të marrëdhënieve ndërperosnale, duke i

transmetuar informacionet mbi mendimet dhe qëndrimet e individëve, si dhe duke koordinuar

ndërveprimet sociale. (Keltner dhe Haidt, 2001). Studimet në këtë fushë, vënë në pah se të

qenurit pozitiv në aspektin emocional, shoqërohet me të qenurit i/e shoqërueshëm (si p.sh:

Argyle dhe Lu, 1990), përderisa ndikimet e vazhdueshme negative, distancojnë ndërveprimet

me të tjerët. Në këtë mënyrë, duke patur parasysh këto ndikime, është jashtëzakonisht e

rëndësishme që njerëzit të procedojnë informacionin emocional në mënyrë të duhur, me

qëllim që të menaxhojnë në mënyrë inteligjente dinamikat emocionale dhe ndërveprimin me

botën sociale.

Edhe pse si koncept i ri dhe modern, por me nje zanafillë qysh nga premisat filozofike,

studimet dhe praktikat në fushën e Inteligjencës Emocionale, vënë në pah se ky konstrukt, ka

shumë rëndësi, si në rrafshin social, personal, dhe në shumë sfera të jetës. Fëmijët të cilët

mësojnë shkathtësi komunikimi, empati, dhe shkathësi për të menaxhuar dinamikat

emocionale, në mënyrë sa më racionale dhe në moshë të hershme, mendohet të kenë një

parapërgatitje më të mirë për t’u ballafaquar me dinamikat e jetës, të mësojnë nga gabimet,

dhe për t’u përshtatur rrethanave të reja në jetë. (Durlak dhe Weissberg, 2011). Në

përgjithësi, këto studime, ritheksojnë se emocionet kanë shumë rëndësi dhe ndikojnë

mënyrën dhe përmbajtjen e të mësuarit tek fëmijët, andaj kjo fushë duket jashtëzakonisht e

rëndësishme edhe për kontekstin e edukimit në përgjithësi. Në këtë aspekt, vlenë për t’u

theksuar në mënyrë të veçantë, se segmenti i ndërveprimeve sociale, i përforcuar nga ndikimi

i dimensioneve të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, ndikon shumë në qëndrimet

thelbësore sociale, besimet dhe vlerat e individëve, si dhe në njohuritë kontekstuale që

ndikojnë ndërveprimet sociale.

Si çdo dimension tjetër i zhvillimit, edhe konstrukti i Inteligjencës Emocionale zhvillohet

përgjatë kohës, ndryshon përgjatë rrjedhës së jetës, si dhe mund të ushqehet dhe përmirësohet

(rritet) përmes programeve të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve në këtë lëmi, siç u theksua

në trajtesën më lartë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

41

Përveç studimeve të Inteligjencës Emocionale në raport me moshën dhe variablat e tjera

relevante, shqyrtimi i literaturës vë në pah se ekziston një interesim i madh për studimet e

konstruktit të inteligjencës emocionale, në raport me faktorët social dhe kontekstin e

edukimit. Studime të shumta kanë vënë në pah se ndërveprimi i studentëve mund të kuptohet

poashtu nga dimensioni emocional. Emocionet dhe fusha e studimit të tyre kanë zënë një

vëmendje të madhe të studiuesve dhe duket të jenë element krucial në ndërveprimin social

dhe fushën e komunikimit ndërpersonal. Kështu, (Holmberg, 1991), vë në pah se dimensioni

emocional i ndërveprimit do të duhej eksploruar së bashku me dimensionin social. Gjetjet

empirike tregojnë se relacionet (marrëdhëniet) emocionale dhe sociale të studentëve

promovojnë ndërveprimin dhe ndikojnë në kualitetin e këtij ndërveprimi. Më vonë, studimet

e tjera në po këtë fushë, kishin aplikuar teorinë e lidhjes sociale për të shpjeguar të mësuarit

social dhe emocional (Newmann dhe të tjerët., 1992; Wehlage dhe të tjerët., 1989; Zins dhe

të tjerët., 2004). Shumë studime kishin gjetur një relacion pozitiv ndërmjet lidhjes sociale të

studentëve dhe efektivitetit të shkollës, duke përfshirë performancën akademike dhe

angazhimin në shkollë. (Leibold, 2000; Newmann dhe të tjerë., 1992; Pryor, 1994; Wehlage

dhe të tjerë.,1989). Nga kjo perspektivë teorike, është gjetur se ndërveprimet pozitive

ndërmjet mësimdhënësve dhe bashkëmoshatarëve (studentëve) mund të përforcojnë lidhjet e

tyre sociale dhe emocionale si dhe atashimin e tyre me programet mësimore, që i bënë ata të

mësojnë, t’i pranojnë dhe të motivohen më shumë për të implementuar normat dhe vlerat

sociale. (Han, H., dhe Johnson, S. D. 2012)

Aspekti i ndërveprimit social në këtë studim, është matur përmes një dimensioni shumë të

rëndësishëm të këtij ndërveprimi, komunikimit ndërpersonal, i cili është njëri prej shumë

dimensioneve të rëndësishme, që përcakton kualitetin e marrëdhënieve ndërpersoanle. Për të

pasur komunikim ndërpersonal efektiv, konsiderohen jashtëzakonisht të rëndësishme aftësitë

dhe shkathtësitë për t’u përballur me emocionet tona dhe ato të të tjerëve, në veçanti me

ndjenjat e mllefit dhe zemërimit, si dhe aftësitë e të shprehurit të emocioneve në mënyrë

konstruktive, dhe gatishmërinë për të qenë i/e hapur dhe besueshëm ndaj tjetrit. Instrumente

të posaçme aplikohen përgjithësisht në fushën e ndërveprimit social në shumëllojshmëri

situatash, si përpjekje për të matur tendencat e përgjithshme dhe modelet e komunikimit

ndërpersonal. Këto instrumente mund të përdoren poashtu si mjet këshillimi, në aspekte

edukimi, dhe për hulumtime të mëtutjeshme, etj.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

42

Komunikimi shihet si element i ndërveprimit social dhe në këtë kontekst, instrumentet që

masin një gjë të tillë, nuk masin apo vlerësojnë përmbajtjen e komunikimit, por identifikojnë

modelet, llojet, karakteristikat dhe stilet e komunikimit në marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo

na mundëson të kuptojmë më mirë se si e prezantojmë dhe e realizojmë vetëveten përgjatë

komunikimit me të tjerët, në kontaktet dhe ndërveprimet e përditshme. Studimet vënë në pah

se për të pasur komunikim efektiv dhe të suksesshëm në marrdhëniet tona ndërpersonale, rol

të rëndësishëm luajnë pesë komponentat ndërpersonale, ndër të cilat: (1) vetë – koncepti

adekuat; shkathtësitë për të qenë dëgjues aktiv i mirë, shkathtësi kjo që nuk ka marrë

vëmendje dhe aq të madhe në fushën e komunikimit dhe shkencën e komunikimit;

shkathtësitë për të shprehur ndjenjat dhe emocionet në mënyrë të kjartë; të qenurit i/e aftë për

t’u përballur me emocionet (për t’i menaxhuar emocionet), të qenurit i/e aftë për t’i shprehur

emocionet në mënyrë konstruktive; si dhe gatishmëria për t’u hapur ndaj të tjerëve në

mënyrë të besueshme dhe të lirë.

Siç kishin potencuar Fischer dhe Van Kleef (2010), konteksti social dhe ndërveprimi social

janë ngushtë të ndërlidhura me emocionet. Disa studime të kësaj fushe (Brackett, Mayer, dhe

Warner, 2004; Ciarrochi, Chan dhe Bajgar, 2001; Schutte, 2012) tregojnë se zhvillimi i

Inteligjencës Emocionale mund të kuptohet shumë më mirë në kontekste sociale. Kjo është

mënyra përmes së cilës mund të kuptojmë më mirë se si inteligjenca emocionale e individëve

ndikon edhe marrëdhëniet/relacionet sociale. Në këtë aspekt, sociologjia mund të mbështesë

këtë aspekt me perspektiva shtesë të zhvillimit të Inteligjencës Emocionale. P.sh perspektiva

e strukturalistëve dhe funksionalistëve sugjerojnë që shoqëritë janë sisteme të ndërlidhura të

shprehuar përmes rregullit, rendit dhe stabilitetit që krijon sensin e vazhdimësisë së

shoqërive, përderisa perspektiva e konflikteve sociale, sugjeron që shoqëritë përbëhen nga

padrejtësitë ndaj anëtarëve të grupeve të shoqërisë, dhe kjo shpie drejt konfliktit dhe

ndryshimeve sociale. (Macionis, 2009). Nga këto dy perspektiva, roli i zhvillimit të

Inteligjencës Emocionale duket të jetë mjaft premtues dhe me vlerë parashikuese, e që mund

të ndikojë shumë në mënyrën se si i konceptojmë shumë aspekte të shoqërisë. Në këtë

mënyrë, nga perspektiva e parë, struktural – funksionaliste, sugjerohet që të studiohen

çështjet apo idetë nëse përkrahja e inidvidëve që janë përgjegjës për komponentet kritike të

një sistemi, rreth ngritjes së kapacitetetve të tyre të Inteligjencës Emocionale (si p.sh në

pozitat e lidershipit vendimmarrës, mund të ndikojnë apo rrisin funksionalitetin e këtyre

sistemeve). Ngjashëm, perspektiva e dytë e konflikteve sociale, sugjeron inicimin e pyetjeve

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

43

hulumtuese nëse përkrahja e individëve për të zhvilluar Inteligjencën Emocionale mund të

shpie drejt strategjive më efektive të zgjidhjes së konflikteve, si dhe ndryshimeve sociale që

janë më benefite/fitimprurëse. (Schuttle, Malouff, Thorsteinsson, 2013).

Në këtë kontekst, vlenë të theksohet ndikimi i konstruktit të Inteligjencës Emocionale dhe

vlefshmëria parashikuese edhe në përkrahjen e perceptuar sociale. Në këtë aspekt, thuhet se

ekziston një konvergjencë ndërmjet gjetjeve të studimeve që potencojnë se kompetencat

emocionale shoqërohen me përshtatjen sociale. Një numër i madh i studimeve me fëmijë,

sugjerojnë që kapaciteti për të dekoduar, kuptuar dhe rregulluar emocionet, shoqërohet me

përshtatje sociale dhe emocionale. (p.sh., Eisenberg, Fabes, Guthrie, dhe Reiser, 2000;

Halberstadt, Denham, dhe Dunsmore, 2001). Disa studime që kishin theksuar vlerësimin e

ndërhyrjeve të bazuara në shkollë, që potencojnë zhvillimin e kompetencave emocionale,

sugjeronin që të mësuarit mbi emocionet kontribuon në rregullimin social dhe akademik.

(Greenberg, Kusché, Cook, dhe Quamma, 1995). Ngjashëm do të duhej të merreshin

parasysh vlerësimet e ndërhyrjeve në komunitete më të gjera për të potencuar rëndësinë e

kompetencave sociale dhe emocionale në kualitetin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe

përkrahjen e perceptuar sociale, si në shkollë, familje, shoqëri, ambiente pune e më gjerë në

kontekste sociale.

Gjetjet e studimeve të kësaj fushe, vënë në pah se një numër i madh i studimeve në fushën e

edukimit janë fokusuar në inteligjencën emocioanle të studentëve, dhe ndikimit të këtij

konstrukti në ndërveprimet sociale dhe arritjet akademike. Në këtë aspekt, studimet të cilat

kishin konsideruar efeket e ndikimit të Inteligjencës Emocionale në suksesin akademik dhe

relacionet shoqërore, kishin nxjerrë konkludime se studentët e suksesshëm ishin ata studentë

të cilët kishin aftësi dhe shkathtësi më të mira ndërpersoanale dhe përshtatshmëri, shkathësi

më efektive të menaxhimit të dinamikave dhe ndryshimeve, si dhe ata studentë të cilat kanë

mekanizma ballafaqimi më realiste dhe fleksibiël. Barchard (2003), dhe (Parker dhe të tjerë,

2004). Ndërsa, sipas Pau dhe të tjerë, (2004, 2007), ishte gjetur se studentët të cilët kishin

arritur pikë të larta në vlerësimin e testeve të Inteligjencës Emocionale, kishin tendenca të

raportojnë më pak nivele të përceptuara të stresit, kishin më shumë tendencë të çmojnë

emocionet e tyre dhe të të tjerëve, si dhe t’i përdorin emocionet në mënyrë më racionale dhe

konstruktive.

Përgjithësisht, gjetjet empirike të këtyre studimeve, vënë në pah se studentët që kanë nivel më

të lartë të Inteligjencës Emocionale, rrjedhimisht kishin dhe sukses më të mirë në shkollë. (Di

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

44

Fabio, Giorgi, dhe Palazzeschi, 2005; Parker dhe të tjerë., 2004; Parker, Summerfeldt, Hogan,

dhe Majeski, 2002). Studimet e tjera kishin vënë në pah poashtu edhe rolin dhe rëndësinë e

mësimdhënësve si promovues të Inteligjencës Emocionale, si mjet për të promovuar suksesin

në shkollë dhe marrëdhëniet e mira ndërpersonale, komunikimin ndërpersonal. Kështu,

studimet vënë në pah se mësimdhënësit që promovonin shkathtësi të Inteligjencës

Emocionale, janë në gjendje të potencojnë dallimet në raport me vlerat individuale, janë më

të prirur të nxisin bashkëpunimin në grup dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve; si dhe të

kanalizojnë aftësitë e studentëve për të zhvilluar kompetenca adekuate sociale. (Kaufhold dhe

Johnson, 2005). Në këtë mënyrë janë pikërisht këto kompetenca sociale që rrisin

ndërveprimet dhe kualitetin e marrëdhënieve ndërmjet studentëve, respektin e tyre reciprok

dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e ndryshme në klasë (Obiakor, 2001). Poashtu sipas

(Kaufhold dhe Johnson, 2005), ishte gjetur se rezultatet e larta në fushën e Inteligjencës

Emocionale ishin të lidhura me nivelin e lartë të vetëefikasitetit tek mësimdhënësit, me

kapacitetin e tyre për të menaxhuar klasën, për të motivuar dhe përfshirë studentët, si dhe për

të përdorur strategji adekuate të mësimdhënies. Këto parashikime dhe gjetje të studimeve,

janë treguar mjaft të rëndësishme jo vetëm për kontekstin e edukimit por edhe për

dimensionin e marrëdhënieve ndërpersonale, si variabla që ndikojnë njëra tjetrën dhe

shoqërohen pozitivisht apo negativisht, varësisht nga zhvillimi apo jo i kapacitetit individual

në fushën e Inteligjencës Emocionale.

Përveç studentëve shkathtësitë, kompetencat e inteligjencës emocionale, janë treguar

jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për aspektin e zhvillimit dhe ndërveprimit të fëmijëve.

Këto shkathtësi, për të përdorur emocionet në mënyrë pozitive dhe konstruktive, thuhet se u

mundësojnë fëmijëve të jenë më të lumtur, të kenë marrdhënie ndërperosnale më pozitive, të

kenë më shumë vetëbesim si rezultat i përkrahjes së përceptuar sociale, më shumë sukses në

shkollë dhe në jetë.

Në kontekst të rëndësisë së Inteligjencës Emocionale në aspektin e edukimit, të dhënat

tregojnë se diku mbi 700 shkolla në rajonet përreth Shteteve të Bashkuara kanë shprehur

interesimin e tyre në implementimin e qasjes së të mësuarit emocional (Goleman, 1995).

Këto programe që kanë gjetur implementim, përfshijnë të mësuarit e këtyre kompetencave

emocionale dhe sociale, dhe emërohen në forma të ndryshme programesh, si p.sh trajnime të

shkathësive dhe kompetencave të ndryshme në sferat shumëdimensionale të jetës, që

kryesisht kanë të bëjnë me menaxhimin e dinamikave sociale, ndërveprimit social,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

45

komunikimit ndërpersonal, etj. Në këtë aspekt, sigurisht që edhe dimensioni i përkrahjes

sociale është pjesë më se e rëndësishme e shëndetit emocional dhe fizik. Prandaj, promovimi

i rëndësisë dhe vlerës sa më të madhe të konstruktit të Inteligjencës Emocionale,

lidhshmërisë, ndikimit dhe rëndësisë së këtij konstrukti me variablat e tjera në kuadër të

kontekstit social është esencial.

Përkrahja sociale është një segment i rëndësishëm që ndikohet shumë edhe nga fusha e

Inteligjencës Emocionale, më saktësisht aftësitë që janë pjesë përbërëse e kësaj fushe

(dimensionet e konstruktit të Inteligjencës Emocionale), dhe shpeshherë kjo fushë përbën

bazën e potencialit për përceptimin e përkrahjes sociale. Gjetjet e hulumtimeve kanë treguar

se shkathtësitë (kompetencat) emocionale janë shumë të rëndësishme për përshtatjen sociale

dhe emocionale. (Salovey, Mayer dhe Caruso, 2002). Poashtu, rezultatet nga studimet e tjera

në këtë fushë nxjerrin në pah se individët të cilët kishin pikë të larta, ose aftësi për të

përceptuar saktë, kuptuar dhe vlerësuar (çmuar) emocionet e tyre dhe të të tjerëve, ishin më të

aftë për t’u përgjigjur në mënyrë fleksibile ndryshimeve të ambientit social si dhe të

ndërtonin rrjete përkrahëse sociale. (Salovey, Bedell, Detweiler dhe Mayer, 1999). Nga këto

gjetje, mund të themi se individët që posedojnë aftësitë dhe shkathtësitë e konstruktit të IE-së

në shkallë më të lartë, kanë tendenca më të shprehura për të përceptuar përkrahje më të

madhe sociale, qoftë nga familja, shoqëria apo persona të tjerë me rëndësi të posaçme në

jetën e tyre. Këto gjetje na bëjnë të kuptojmë se Inteligjenca Emocionale, kontribuon dhe

është tregues i rëndësishëm edhe i mirëqenies emocionale (më saktësisht i aftësive për të

kuptuar vlerën e emocioneve dhe vënien në funksion të tyre në drejtim pozitiv të jetës), të

individit që posedon këto lloj aftësish të inteligjencës emocionale si dhe të të tjerëve që e

rrethojnë atë. Duke pasur parasysh që këto kompetenca emocionale janë faktorë të

rëndësishëm për ndërveprimin social, besohet se po këto kompetenca emocionale, luajnë rol

të madh edhe në aspektin e komunikimit ndërpersonal (modaliteteve të komunikimit) kur i

referohemi sferës së ndërveprimit social, duke pasur parasysh faktin se emocionet kanë

shumë funksione, ndër të cilat edhe përçojnë informacione lidhur me mendimet dhe

qëndrimet tona dhe të të tjerëve, dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në koordinimin e

ndërveprimeve sociale.

Nga ky këndvështrim arrijmë të kuptojmë një premisë kryesore në këtë aspekt, që ka të bëjë

me faktin se fenomeni i përkrahjes së përceptuar sociale është sa divers, aq edhe kompleks,

andaj edhe rekomandohet shqyrtim i një game më të madhe të teorive dhe literaturës për ta

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

46

kuptuar në thelb këtë koncept. Përkrahja e përceptuar sociale si konstrukt, fokusohet në

vetëm disa nga mekanizmat e mundshëm, ndërsa për ta avancuar këtë koncept, studiuesit e

kësaj fushe duhet fokusuar poashtu në mekanizmat e tjerë nga fushat e psikologjisë sociale

dhe e personalitetit. (Gary L. Rhodes., Brian Lakey).

Figura 3: Model i supozuar i relacioneve ndërmjet komponentëve të ndryshëm të

përkrahjes së përceptuar sociale dhe rezultateve.

Studimet e mëhershme në këtë fushë tregojnë se në kontekst të marrëdhënieve ndërpersonale,

në veçanti marrëdhënieve intime, individët që rezultojnë të jenë më pak të shkathët në fushën

e Inteligjencës Emocionale, kanë tendencë të shfaqin sjellje jofunksionale (maladaptive) në

një marrëdhënie. Në këtë aspekt, literatura dhe studimet që kanë adresuar dhunën ndërmjet

bashkëshortëve, në veçanti komunikimin ndërpersonal, i japin vlerë gjetjeve empirike të kësaj

natyreje. Sipas një studimi (Wang, 2006), ishte vënë në pah se meshkujt abuzues në një

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

47

marrëdhënie, janë jo këmbëngulës dhe për shkak se u mungojnë shkathtësitë dhe besimi për

të shprehur nevojat e tyre, ata përdorin frikësimin dhe agresivitetin për të përfituar atë çfarë

duan. Si rrjedhojë, meshkujt abuzues në një marrëdhënie ndërpersonale, duket të jenë të

paaftë për të komunikuar emocionet e tyre në kontekst të marrëdhënieve intime, dhe duket që

u mungojnë shkathtësitë verbale për të shprehur fuqinë dhe nevojat emocionale. Si rezultat,

sipas (Wang, 2006), meshkujt abuzues në një marrëdhenie, janë të paaftë që t’i artikulojnë

ndjenjat e tyre, mendimet, nevojat dhe emocionet në një mënyrë jodestruktive.

Nga trajtesa më lartë nga shqyrtimi i literaturës, por edhe nga gjetjet empirike të studimeve në

fjalë, mund të konkludohet që mungesa e refleskionit dhe të kuptuarit e thellë (“insight’’) të

informacionit emocional, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe tregues i kualitetit të

marrëdhënieve ndërpersonale. Kjo strategji e reflektimit mendohet se ndikon në projeksionin

e emocioneve dhe ndjenjave në raport me marrëdhëniet ndërpersonale dhe përfundimisht këto

së bashku ndikojnë në kualitetin e marrëdhënieve ndërpersonale.

Për fund, duke patur parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale siguron një vlerësim,

gjykim tërësor mbi funksionimin social, duke adresuar poashtu deficitet në këtë drejtim,

studimet e tilla do të shërbenin si një vlerë e shtuar jo vetëm për kontinuitetin e studiuesve të

kësaj lëmie, por edhe si pikënisje për të përdorur Inteligjencën Emocionlae si mjet në

trajtimin e marrëdhënieve ndërpersonale, duke shtuar këtu edhe dimensionin e përkrahkjes së

përceptuar sociale.

2.9. Rëndësia mbi edukimin emocional (vlera parashikuese e konstruktit të Inteligjencës

Emocionale)

Studentët paraqesin një vlerë / aset të çmuar të përbërjes së shoqërisë kosovare. Në kontekst

të qëllimit të studimit në fjalë dhe studimeve të tjera në këtë fushë, është potencuar se

qëndrueshmëria dhe relevanca e Inteligjencës Emocionale kontribuon drejtpërsëdrejti në

marrëdhëniet ndërpersonale apo komunikimin ndërpersonal (Wang, 2006). Shkolla,

universitetet, e në përgjithësi kontekstet e edukimit, janë vendet ku studentët dhe nxënësit

kalojnë pjesën më të madhe të kohës, andaj dhe kapaciteti i tyre për të zhvilluar strategji që

promovojnë marrëdhënie ndërpërsonale dhe shkathtësi të komunikimit ndërpersonal është më

se i domosdoshëm. Sipas Tarvis (1989), këto janë kontekste ku fëmijët dhe studentët

zakonisht më së shumti mësojnë këto shkathtësi. Periudha e jetës së të rinjëve shihet si faza

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

48

më kritike dhe e rëndësishme kur individi formëson modele të përshtatshme të sjelljes dhe

aspekteve të tjera zhvillimore, në mënyrën më efektive dhe sistematike, periudhë kjo që do të

kontribuojë më tutje në stadet e zhvillimit të të rinjve. Sipas një studimi që trajton vlerën

parashikuese dhe rolin potencial të Inteligjencës Emocionale në marrëdhëniet ndërpersonale,

në punë, në procesin e të mësuarit dhe në shëndetin mendor, ishte gjetur se studentët janë më

të prirur ndaj ndryshimeve dhe ndikimeve në Inteligjencën e tyre emocionale përgjatë vitete

të studimeve (Zeidner, Matthews, Roberts, Bradford, 2014). Këta studiues e fillojnë kapitullin

e librit me një hyrje të disa problemeve adekuate me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit, dhe

pastaj vënë theksin tek sfondi për të paraqitur rolin dhe rëndësinë e të mësuarit

socioemocional në kontekst të shkollës, duke analizuar poashtu edhe marrëdhënien

(relacionin) ndërmjet Inteligjencës Emocionale, performancës në shkollë dhe variablave

relevante. Autorët më tej sjellin dhe analizojnë disa nga praktikat më të njohura në këtë

drejtim, praktika që kanë të bëjnë me programin e të mësuarit social dhe emocional, duke

dhënë poashtu sugjerime rreth zhvillimit dhe vlerësimit të këtyre programeve.

Studimet vënë në pah se një numër i konsiderueshëm i studentëve mund të kenë shkathtësi

adekuate mendore për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve, por mund t’u mungojnë

shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale në adresimin e këtyre problemeve. Nga ky këndvështrim,

marrë parasysh zhvillimet e hovshme në shumë fusha, dhe reformave arsimore, del në pah nevoja

për reformim të klimës së shkollave bashkëkohore gjithashtu, klimë e cila sipas Jenson et al.

(2004), cilësohet si klimë represive, negative me një presion të jashtëzakonshëm dhe me qasje më

tepër që anon kah pakënaqësia e mësimdhënësve, sesa përforcimi pozitiv i studentëve. Idea e

integrimit të komponentës së të mësuarit të kompetencave të Inteligjencës Emocionale, është ide

që përkon dhe i kontribuon qasjes bashkëpunuese të të mësuarit (nxënit), marrë parasysh poashtu

reformat dhe kërkesat e reja në fushën e arsimit, duke i shtuar edhe nevojën për të siguruar

ambiente shoqërore të cilat i japin shkollës më shumë qasje humane dhe empatike. Me

zhvillimin e shoqërive postindustrialiste, ndryshimet e mëdha dhe komplekse kulturore, si dhe

ndryshimet nga e kaluara dhe parashikimet e së ardhmes, mund të ndikojnë që kompetencat

sociale dhe emocionale të jenë kërkesa kruciale për funskionim dhe përshtatjen e suksesshme të

fëmijëve dhe të rinjëve, përgjatë adaptimit të tyre na fazat e mëvonshme të jetës. Poashtu,

shkathtësitë dhe kompetencat socioemocionale, mund të jenë komponentë të rëndësishëm për

bazën e repertoarit të njohurive të nxënësve, si p.sh të lexuarit, të shkruarit dhe aritmetika

(Greenberg dhe të tjerë, 2004).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

49

2.10. Përvojat aktuale të programeve të intervenimeve sociale dhe emocionale në shkolla

– përmasa e ndikimit të Inteligjencës Emocionale në variablat e pavarura të studimit

Programet e dizajnuara për të nxitur dhe fuqizuar Inteligjencën Emocionale në programet e të

mësuarit, i referohen programeve në të cilat ekziston një proces ku fëmijët ngrisin aftësitë e

tyre për të integruar të menduarit, ndjenjat, dhe sjelljet, për të arritur një rezultat të caktuar në

jetë. (Zins dhe të tjerë, 2004). Kurrikula e programeve të edukimit emocional, synon që t’i

edukojë fëmijët mbi vlerën e Inteligjencës Emocionale, si dhe të nxisë zhvillimet e

shkathtësive specifike në këto fusha, si p.sh: njohja e emocioneve, empatia, zgjidhja e

konflikteve, etj. (Cohen 1999; Zins, Weisserg, dhe të tjerë. 2004). Bashkëpunimi për të

mësuarit akademik, social dhe emocional, në kuadër të Universitetit të Illinoisit raporton të

ketë më shumë se 150 programe të ndryshme të edukimit emocional, të cilat përdoren nga

mijëra shkolla amerikane. Këto programe që synojnë edukimin emocional dhe shkathtësitë

sociale, janë të emërtuara në mënyra të ndryshme në kuadër të kurseve / lëndëve, si p.sh:

“trajnimi për shkathtësitë mbi jetën” , “vetë – shkenca”, “edukimi për kujdes”, “vetëdijësimi

social”, “zgjidhja e problemeve sociale”, kompetencat sociale” dhe “zgjidhja kreative e

konflikteve”,.. etj. Është shumë me rëndësi që para konceptimit të këtyre programeve të të

mësuarit emocional, të shqyrtohen bazat teorike nga fusha e Inteligjencës Emocionale dhe

teoritë e të nxënit, të specifikohen definicionet dhe konceptimet e qarta të Inteligjencës

Emocionale, në mënyrë që të përfitojnë një program koherent dhe solid, me objektiva dhe

metoda të qarta për të mësuarit emocional. Konceptualizimet e ndryshme të EI-së, na

shpiejnë drejt qasjeve të ndryshme të të mësuarit emocional dhe objektivave të ndryshme,

andaj përcaktimi i një definimi valid të Inteligjencës Emocionale dhe kompetencave kyçe në

kuadër të EI-së, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për modelet e intervenimit / trajnimit të

sferës së edukimit emocional.

Meqë në pjesën e shqyrtimit të Literaturës, tek kapitulli që trajton perspektivat teorike të

Inteligjencës Emocionale, janë përmbledhur tri qasje kryesore të fushës së Inteligjencës

Emocionale, më poshtë paraqitet një reflektim mbi atë se ku do të bazoheshin modelet e

edukimit emocional, si rezultat i konceptimit të fushës së Inteligjencës Emocionale. Kështu

p.sh, modeli / konceptualizimi i bazuar në aftësi (ability based – model nga Mayer dhe

Salovey) do të mbështeste fushën e trajnimeve në kompetenca specifike siç janë p.sh

përceptimi i emocioneve dhe rregullimi i tyre; konceptualizimi i IE-së si model i përzier

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

50

(mixed model), përfshin elemente të personalitetit, dhe mund të ndihmojë në trajnimin e

individëve në kompetencat që lidhen me kontrollimin e impulseve dhe përshtatjen e individit

në rrethanat stresuese, mirëqenien, shkallen e përshtatjes, etj. Për më tepër, është poashtu

shumë e rëndësishme që të specifikohen këto komponente të IE - së, kur targetohen në kuadër

të programeve të ndryshme, p.sh intervenimet që janë të dizajnuara për të luftuar dhunën, do

duhej fokusuar në aspektet ndërpersonale të IE-së, ndërsa kompetencat ndërpersonale, mund

të jenë kyçe për programet e dizajnuara për të përmirësuar shkathësitë e studimit akademik.

Në përgjithësi, përveç problemeve lidhur me konceptualizimin, matjen dhe validitetin e

konstruktit të EI-së, koncepti i Inteligjencës Emocionale është treguar të jetë si katalizatorë

dhe promovues lidhur me të menduarit dhe planifikimin e strategjive të edukimit dhe

politikbërësve, sa i përket fushës së trajnimeve të shkathtësive socioemocionale në shkolla.

Studiuesit dhe mbështetësit e fushës së IE-së kanë përkrahur dhe kanë shtyer konceptin apo

trendin e edukimit për Inteligjencën Emocionale (edukimi mbi emocionet), koncept ky që

nënkupton theksin e të mësuarit emocional në shkolla dhe të bërit e emocioneve dhe jetës

sociale tema të rëndësishme për diskutim në kontekst të edukimit. Hulumtimet në fushën e

EI-së kanë njohur potencialin për të përdorur ambientet e shkollës dhe universiteteve si

kontekst për të nxënit dhe mësimdhënien e shkathtësive dhe kompetencave emocionale. Në

këtë mënyrë, shkolla dhe komuniteti mund të përdoren si kontekste për t’u trajnuar lidhur me

kompetencat emocionale për jetën e përditshme, si dhe për të fuqizuar zhvillimin e

shkathtësive specifike në këto fusha, si p,sh: empatia, komunikimi, dëgjimi aktiv, etj. Këto

hulumtime poashtu vënë në pah rëndësinë dhe rolin e shkollës, si protagonist kryesor, së

bashku me familjen dhe institucionet e tjera, në ndikimin e tyre rreth edukimit emocional të

fëmijëve dhe fuqizimit të konceptit të edukimit emocional. Ndërsa, në anën tjetër, nevoja për

studime të mëtutjeshme, për të kuptuar se si mund t’i mësojmë studentët që të jenë inteligjent

në aspektin emocional, dhe si mund të jenë anëtarë produktiv të shoqërisë, mbetet një sfidë

dhe nevojë për të ardhmen e studimeve në këtë fushë. (Roberts dhe të tjerë, 2007).

Studimet vënë në pah nevojën që kontekstet e edukimit të sigurojnë kurse lidhur me

Inteligjencën Emocionale, për të rritur aftësitë/kapacitetet e studentëve për të menaxhuar në

mënyrë të duhur emocionet (p.sh kurse lidhur me menaxhimin e emocioneve, komunikimin

ndërpersonal dhe vetë konceptin), si dhe t’u ndihmojnë studentëve të zhvillojnë aftësitë për të

nxënë përmes simulimit të luajtjes së roleve. Universitetet (kontekstet e edukimit formal)

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

51

mund të luajnë poashtu rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëmotivimit tek studentët dhe të

udhëzojnë ata që të zhvillojnë besime dhe qëndrime personale, si dhe të menaxhojnë

emocionet në mënyrë të duhur, duke siguruar punëtori me grupe mbështetëse, këshilluese dhe

aktivitete të tjera të ndryshme që adresojnë të nxënit.

2.11. Parashikimet dhe gjetjet kryesore nga hulumtimet në fushën e EI-së

Studiuesit në fushën e Inteligjencës Emocionale e kanë konsideruar mjaft të rëndësishme

trajtimin e kësaj fushe dhe disiplinave e aspekteve ndërlidhëse me të, për të konstatuar

parashikimet nga kjo fushë dhe ndërlidhjet me variablat e tjera të studimit. Shqyrtimi i

literaturës vë në pah se ekziston numër i konsiderueshëm i hulumtimeve që sugjerojnë dhe

parashikojnë rezultate premtuese dhe vlerë parashikuese të kësaj variable, në kontekst të

kompetencave sociale dhe emocionale të individëve, që vlerësohen si faktorë kyç në shumë

aspekte të jetës dhe të rëndësishme njëkohësisht për ndërveprimet sociale dhe përshtatjen.

Nga shqyrtimi i literaturës, konstatohet se gjetjet lidhur me studimin e kësaj fushe, janë mjaft

premtuese dhe me vlerë të madhe për parashikime të rëndësishme relevante. Studimet

empirike të kësaj fushe, theksojnë konstruktin e inteligjencës emocionale si vazhdimësi të

koeficientit të intelektit mendore (IQ), si parashikues të sjelljeve prosociale, marrëdhënieve

pozitive, shkathtësive adaptive dhe organizative, si dhe parashikues të performancës

udhëheqëse (lidershipit) në fusha të ndryshme të jetës.

Në këtë kontekst janë ndërmarrë studime të shumta shkencore nga të cilat janë nxjerrë

parashikime mbi rëndësinë e studimit të fushës të IE-së dhe relacionit të kësaj fushe me disa

faktorë të rëndësishëm në rrafshin social e personal. Në këtë aspekt, vëmendje e veçantë i

është kushtuar hulumtimeve që kanë trajtuar inteligjencën emocionale nga aspekti i

përgjithshëm i saj si konstrukt, por edhe në relacion me variablat e tjera që janë përfshirë në

këto studime.

Studimet me rëndësi të posaçme, për të cilat është konsideruar të kenë implikim në raport me

hipotezat e studimit, janë rishikuar dhe u është kushtuar aspekt i veçantë referues, sidomos në

rastet e krahasimit me hipotezat e studimit, dhe plotësimit në rastin e gjetjeve të përafërta.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

52

Këto studime tregojnë se ekzistion vlerë praktike dhe psikologjike për të kuptuar emocionet,

ato personale dhe të të tjerëve, menaxhimin e tyre në mënyrë efektive dhe përdorimin e tyre

për të ndihmuar të menduarit dhe gjykimin. Studimet tregojnë se identifikimi dhe menaxhimi

i emocioneve ndihmon në procesin e kognicionit, performancën dhe relacionet sociale

(ndërveprimin). Pastaj, këto aftësi dhe benefitet nga studimet e kësaj fushë, mund të përdoren

edhe në kontekste të tjera, siç janë p.sh konteksti familjar, i punës, zhvillimor, social,

edukativ, etj. Janë zhvilluar teste të besueshme të Inteligjencës Emocionale (Mayer, Salovey,

Caruso, 2003) duke theksuar që këto aftësi të inteligjencës emocionale korrelojnë me shumë

aspekte të tjera të rëndësishme, ndërsa shpeshherë janë veçuar edhe dallime të kësaj sfere me

dimensione të tjera. Gjetjet nga fusha e IE-së kanë shfaqur rezultate në kontekst të

lidhshmërisë me aspektet e tjera si p.sh tiparet e personalitetit, relacionet, ndërveprimi me të

tjerët, përceptimi i përkrahjes nga prindërit dhe shoqëria, mirëqenia emocionale,

marrëdhëniet ndërpersonale, rezultatet akademike, komunikimi ndërpersonal etj.

Parashikime dhe rezultate të rëndësishme, sinjifikante janë gjetur edhe në një studim që

kishte për qëllim eksplorimin e lidhjeve në mes të Inteligjencës Emocionale, modeli i bazuar

në aftësi, tipareve të personalitetit, si dhe kontributin e të dy variablave në kulatitetin e

marrëdhënieve ndërpersonale. Në një mostër prej 103 studentëve të kolegjit, Mayer, Salovey,

dhe Caruso kishin gjetur se IE dhe tiparet e personalitetit shoqëroheshin në harmoni me vetë

raportimet mbi kënaqësinë me marrëdhëniet sociale. Personat që kishin pikë më të larta në

komponentën e menaxhimit të emocioneve, të testit të Inteligjencës Emocionale nga Mayer,

Salovey, and Caruso kishin tendenca më të mëdha që të raportonin relacione pozitive me të

tjerët poashtu edhe përkrahje më të madhe nga prindërit dhe raportonin më pak ndërveprime

negative me shokët / shoqet e ngushta. (Lopes, Salovey, Straus, 2002). Këtu, përveç

lidhshmërisë së sferës së IE-së me tiparet e personalitetit dhe ndikimin e të dy variablave në

ndërveprimin social, vërehet ndikim edhe i komponentëve bazë, në këtë rast komponentës

(aftësisë) së menaxhimit të emocioneve në ndërveprimin social dhe nivelin e kënaqësisë së

këtij ndërveprimi.

Një studim tjetër pothuajse i ngjashëm kishte gjetur se personat me aftësi të larta në sferën e

Inteligjencës Emocionale mund të kenë kapacitetin që të rrisin reciprocitetin pozitiv në

kuadër të marrëdhënieve me të tjerët. (Salovey, Grewal, 2005).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

53

Në këtë mënyrë vërehet se studimet që kanë ekzaminuar relacionin ndërmjet IE-së dhe

ndërveprimit social kanë rezultuar me gjetje mjaft të rëndësishme dhe premtuese, e që duket

të jenë shumë mbështetëse dhe për studimin në fjalë për kontekstin kosovar.

Janë ndërmarrë gjithashtu edhe studime të tjera që kanë patur për qëllim të ekzaminojnë

relacionin, ndërlidhjen dhe sinjifikancën e komponenteve të ndara të IE-së në raport me

variabla sociale e psikologjike. Në një studim që kishte për qëllim të ekzaminonte ndërlidhjen

në mes të komponentëve të IE-së dhe aspekteve të sjelljes prosociale, Lopes dhe të tjerët

(2003) kishin gjetur se pikët e larta në komponentën e menaxhimit të emocioneve ishin në

mënyrë pozitive të ndërlidhura me kualitetin e ndërveprimeve në rrafshin e miqësisë. Kështu

rezultatet e studimeve të tjera në këtë fushë, lidhur me vlerën parashikuese të Inteligjencës

Emocionale në modelet e sjelljeve prosociale dhe marrëdhëniet ndërpersonale, kanë treguar

se Inteligjenca Emocionale (komponenta e menaxhimit të emocioneve), e matur përmes

instrumentit të Mayer, Salovey dhe Caruso, ka parashikur aspekte të rëndësishme për

ndjeshmërinë sociale dhe kualitetin e ndërveprimeve. (Cote, Lopes, Salovey, dhe Beers).

Pra, nga këto gjetje, ishte konkluduar se aftësia për të menaxhuar emocionet mund të luan rol

të rëndësishëm në mënyrat e komunikimit dhe ndërveprimit social, për të kuptuar dhe

përdorur në mënyrë të duhur aftësitë emocionale, personale dhe ato të të tjerëve. Gjithë këto

gjetje dhe konkluzione, theksuan nevojën për studime të mëtutjeshme dhe zgjerim të fushës

së studimit edhe në relacion me dimensione të tjera të rëndësishme në jetën e njeriut.

Në kontekst të studimeve tjera dhe gjetjeve kryesore në fushën e IE-së, rëndësi e posaçme i

është kushtuar edhe relacionit të aspekteve gjinore dhe sferës së IE-së, si dhe komponentëve

të saj. Këto rezultate janë mjaft interesante dhe paraqesin një bazë të mirë për analizat dhe

studimet e tjera në këtë drejtim, dhe poashtu kontribuojnë mjaft edhe në analizat e rezultateve

të studimit në fjalë nga perspektiva gjinore. Përgjithësisht studimet në këtë fushë treguan një

tendencë të gjetjeve sinjifikante sa i përket dallimeve gjinore në raport me operacionalizimin

e aftësive që kanë të bëjnë me IE-në. (Brackett, Mayer, Ëarner, 2004). Këtu theksohet edhe

një rol tjetër i rëndësishëm, që ka të bëjë me kriteret parashikuese sipas të cilave

ndërveprimet sociale janë cilësuar më pozitive për femrat në krahasim me meshkujt. Thënë

përgjithësisht, mund të pritet që të ketë dallime të lehta në mes të femrave dhe meshkujve në

raport me shkallën në të cilën ata shfaqin komponente të ndryshme të IE-së. Sipas ideve të

përbashkëta në psikologjinë popullore dhe shkencore, femrat thuhet të jenë më kompetente

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

54

sesa meshkujt sa i përket sferës emocionale. Ekziston një besim i përbashkët se femrat janë

më të mira në “ndjesinë” e emocioneve të të tjerëve dhe se kanë tendenca më të mëdha drejt

analizave psikologjike të sjelljes së tyre dhe të të tjerëve. Shpeshherë pohohet se femrat janë

mjaft të shkathëta në manipulimin e emocioneve të të tjerëve, por jo gjithmonë ato janë të

afta t’i mbajnë emocionet e tyre nën kontroll. (Lyusine, 2006).

Janë ndërmarrë gjithashtu studime të tjera me qëllim të ekzaminimit të nivelit të lidhshmërisë

së këtyre variablave, si dhe të të kuptuarit më të thellë të dallimeve gjinore dhe fushës së IE-

së. Rezultatet e këtyre studimeve korrespondojnë me stereotipet për grupet e veçanta gjinore,

edhe pse femrat kishin treguar shkallë më të lartë të menaxhimit të emocioneve dhe

kontrollimit të shprehjeve emocionale në krahasim me meshkujt. Besohet se këto dallime

reflektojnë gjithashtu dallimet në sjelljet dhe qëndrimet aktuale në mes të meshkujve dhe

femrave, dhe kjo është çështje për të cilën nevojiten studime të mëtutjeshme. (Lyusine,

2006).

Një studim tjetër, (Di Fabio, Palazzeschi, 2009), kishte theksuar se në krahasim me femrat,

meshkujt kishin arritur pikë më të larta në fushën intrapersonale, përderisa femrat kishin

arritur pikë më të larta në fushën ndërpersonale.

Megjithë këto të dhëna, sfida e studiuesve të fushës së IE-së, ende mbetet që të ekzaminohet

nëse hulumtimet ekzistuese mund të bëhen së bashku (përmbledhen) në një model bazë të IE-

së, që sigurisht do t’i sillte një perspektivë të re psikologjisë aktuale. Edhe pse ekziston një

evidencë e mirë që inteligjenca emocionale është aftësi e dallueshme që mund të matet lehtë

(Brackett dhe Mayer, 2003; Ciarrochi, Chan, Caputi, dhe Roberts, 2001; Mayer, Caruso, dhe

Salovey, 1999; Mayer, Salovey, Caruso, dhe Sitarenios, 2003), sidoqoftë, ende ekzistojnë

paqartësi rreth çështjes se çfarë mund të parashikojnë studimet në këtë fushë. Disa të dhëna

preliminare në këtë aspekt, sugjerojnë se niveli i ulët i Inteligjencës Emocionale lidhet shumë

me involvimin në sjelljet vetëdestruktive, siç janë p.sh sjellja devijante dhe pirja e duhanit.

(Brackett dhe Mayer, 2003; Rubin, 1999; Trinidad dhe Johnson, 2001), ndërsa rezultatet e

larta në IE, lidhen me rezultatet pozitive si p.sh sjellja pozitive dhe altruiste, ngrohtësia

prindërore, si dhe marrëdhëniet ndërpersonale pozitive. (Mayer dhe të tjerë., 1999; Rice,

1999; Salovey, Mayer, Caruso, dhe Lopes, 2001). Përtej këtyre studimeve preliminare,

hulumtimet në këtë fushë zbuluan se hulumtimi i mëtutjeshëm i kësaj fushe është i

domosdoshëm, për të vlerësuar vlefshmërinë e IE-së. Idea që kompetencat emocionale janë

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

55

kruciale për adaptimin në fusha të ndryshme të jetës, ka zgjuar interesim të veçantë në fushën

e Inteligjencës Emocionale dhe ka inspiruar numër të madh programesh sociale dhe

emocionale në suaza të ndryshme që rezultojnë nga parashikimet e rëndësishme gjatë

studimit të kësaj fushe.

Janë ngritur sugjerime dhe rekomandime të shumta në relacion me fushën e IE-së dhe

ekzistojnë pohime të njohura dhe të përgjithshme që sugjerojnë se testet për IE-në janë

parashikues të rëndësishëm të kritereve edukative dhe atyre që kanë të bëjnë me profesionin,

jashtë asaj se çfarë parasheh aftësia e përgjithshme intelektuale. Nga ky këndvështrim i

përgjithshëm, fusha e studimit ka implikime të rëndësishme për ambientin social dhe

edukativ, veçanërisht si shtytës për të përmirësuar funksionimin emocional në jetën e

përditshme si dhe për të promovuar aspektet pozitive të sjelljes.

Nga ky këndvështrim i përgjithshëm, përparësitë nga studimi i kësaj fushe duken të jenë të

relevante edhe në aspektin e ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë e aspekteve emocionale dhe

aspekteve të motivimit të akterëve të edukimit dhe menaxherëve për t’i trajtuar seriozisht

çështjet që kanë të bëjnë me sferën emocionale. Kështu, në këtë mënyrë, çështja e zhvillimit

të programeve për përmirësimin e shkathtësive emocionale në shkolla dhe vende të punës

duket të jetë mjaft e justifikuar. Këto programe mendohet të jenë të dobishme në të ushqyerit

e kompetencave që kanë të bëjnë me Inteligjencën Emocionale si dhe shkathtësive të tjera të

dobishme, që do të mësoheshin gjatë pjesëmarrjes në programe të tilla (p.sh menaxhimi i

konfliktit; empatia; shkathtësitë e komunikimit verbal; ,trajnimet, etj. (Matthews, Zeidner,

Roberts, 2004).

Studimet nga shqyrtimi i literaturës zbulojnë se edukatorët dhe mësimdhënësit në botë e kanë

bërë pjesë të pandashme fushën e Inteligjencës Emocionale në planprogramet dhe ambientet e

shkollës, sepse pikërisht ky ambient mendohet se siguron njërin ndër kontekstet më të

rëndësishme për të mësuarit e këtyre kompetencave dhe shkathtësive. Kjo praktikë, pas

shpalljes së gjetjeve të studimit, konsideroj se do të ishte një vlerë e shtuar për kontekstin

kosovar dhe sistemin e tij të edukimit. Modelet e sferës së Inteligjencës Emocionale rrisin

gjasat e përdorimit të këtyre shkathtësive emocionale, si mjete për të trajtuar problemet

sociale siç janë dhuna, abuzimi me substanca narkotike, izolimi social, modelet e

komunikimit, marrëdhëniet ndërpersonale, dështimet në menaxhim, rënia e shkathtësive

sociale etj. Sipas shqyrtimit të Litaraturës, psikologët mund të luajnë rol të rëndësishëm në

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

56

këtë drejtim. (Elias dhe të tjerë, 1997). Marrëdhëniet ndërpersonale që fëmijët arrijnë të

krijojnë me mësimdhënësit e tyre dhe moshatarët në shkollë, ndikojnë qëndrimet thelbësore

sociale, besimet dhe vlerat e tyre, si dhe ndikojnë njohurinë kontekstuale.

Pas promovimit të fushës së Inteligjencës Emocionale, ky koncept është parë si katalizator

për të menduarit dhe planifikimin e mësimdhënësve dhe politikbërësve. Në këtë mënyrë, diku

mbi 700 shkolla në rajon përreth Shteteve të Bashkuara kanë shprehur interesin e tyre në

implementimin e qasjes së të mësuarit emocional (Goleman, 1995). Këto programe që kanë

gjetur implementim, duke përfshirë të mësuarit e këtyre kompetencave emocionale dhe

sociale, të emëruara në forma të ndryshme programesh, si p.sh trajnime të shkathësive dhe

kompetencave të ndryshme të jetës. Ekziston të kuptuar më i përgjithshëm në drejtim të

mendimit se proceset psikologjike janë konsideruar të jenë tërësisht kognitive ose

intelektuale, e në fakt po dëshmohet se kjo varet nga një synergji në mes të kognicionit dhe

emocioneve, e përkrahur nga forma të ndryshme të kognicionit (Clore dhe Ortony, 2000;

Zeidner dhe Matthews, 2000). Studime dhe hulumtime të ndryshme sugjerojnë se Koeficienti

i Inteligjencës Emocionale i individit mund të jetë parashikues i madh i suksesit po aq sa edhe

koeficioneti i shkallës së Intelektit (IQ), pavarësisht pohimit se individët me shkallë më të

lartë të nivelit të intelektit (IQ) arrijnë më tepër në jetë. (Gibbs, 1995; Goleman, 1995). Këto

parashikime theksohen kryesisht në fushën e përshtatjes dhe ballafaqimit, performancës

akademike, sjelljeve devijante, prosociale dhe sjelljeve të tjera pozitive, sjelljeve

organizative, lidershipit, etj. Studime të tjera rreth kësaj teme tregojnë se janë bërë

parashikime të rëndësishme (domethënëse) në relacion me performancën akademike. Në një

studim në të cilin performanca akademike përfshinte në mënyrë eksplicite detyra që kishin të

bënin me emocionet, ishte gjetur relacion i lartë ndërmjet këtyre dy aspekteve. Studiuesit

Boone dhe DiGiuseppe (2002) kishin studiuar 90 studentë të diplomuar të trajnuar në

programet e psikologjisë shkollore dhe klinike. Këta studentë kishin marrë pikë mbi

mesataren në detyrat që kishin të bëjnë me IE –në krahasuar me standardizimin e mostrës.

Këto studime të shumta kishin treguar poashtu parashikime të rëndësishme edhe në fushën e

lidhshmërisë së Inteligjencës Emocionale me shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Në një

studim që zbulon nivelin e kënaqësisë në marrëdhënie dhe mënyrat e komunikimit ndërmjet

çifteve, janë diskutuar dhe zbuluar çështje të ndikimit të sferës së IE-së edhe në rrafshin e

komunikimit dhe nivelit të kënaqësisë në marrëdhënie ndërmjet çifteve. (Smith, Heaven,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

57

Ciarrochi, 2008). Nga gjetjet e tilla, besohet gjithashtu se Inteligjenca Emocionale ndihmon

individët në marrëdhënie me partnerët e tyre dhe bashkëshortët pavarësisht faktit se kjo është

një fushë në të cilën nevoja për hulumtime të mëtutjeshme është mjaft evidente.

2.12. Vështrim kritik rreth studimeve në fushën e EI-së

Në vitet e fundit, shqyrtimi i konstruktit të Inteligjencës Emocionale si një entitet diskret, ka

treguar se vlerësimet më të larta për IE në mënyrë të konsiderueshme kanë parashikuar

rezultate pozitive në sferat e ndryshme të jetës (si p.sh:. Gannon dhe Ranzijn 2005; Brackett

dhe të tjerë, 2006), si dhe kanë përkrahur faktin se kompetencat / dimensionet e IE-së, mund

të zhvillohen me potencialin për të përmirësuar rezultatet e së ardhmes në jetë (Qualter dhe të

tjerë. 2007, 2009; Boyatzis dhe Saatcioglu 2008; Nelis dhe të tjerë. 2009). Sidoqoftë, dallimet

në kriticizmin dhe joqëndrueshmërinë në konceptimet dhe matjet e konstruktit të IE-së, kanë

çuar drejt kriticizmit jo vetëm të konstruktit, por edhe të potencialeve të tij si të padobishme.

Për të kundërshtuar këto kritika, Perez, Petrides, dhe Furnham (2005) propozuan që janë dy

njësi të ndryshme në aspekt të konceptualizimit të EI-së: (1) aftësia e IE-së, që matet duke

përdorur matje të përgjithshme të aftësive, duke përdorur matje tradicionale të aftësive, si dhe

(2) matjet e tipareve të personalitetit si pjesë e IE-së, duke përdorur teste të vetëraportimit

mbi personalitetit.

Ky dallim mbështetet poashtu dhe nga shqyrtimi i literaturës (Van Rooy, Visëesvaran, dhe

Pluta 2005; Qualter, Gardner, dhe Whiteley 2007). Sidoqoftë, matjet e konstruktit te

Inteligjencës Emocionale të bazuara në aftësi, kanë pësuar një varg kritikash për arsye të

mungesës së korrektësisë mbi kriteret dhe brengën se ky konstrukt nuk mund të cilësohet si

Inteligjencë e ndarë (pavarur) duke pas parasysh faktin që sipas disa studiuesve, është e

pamundur që të rezonohet përmes emocioneve dhe që të përdoren emocionet për të lehtësuar

të menduarit. (p.sh. Locke 2005). Në këtë aspekt, matjet e bazuara në aftësitë e Inteligjencës

Emocionale janë parë më tepër si matje të dijes dhe strategjive menaxhuese mbi emocionet,

dhe jo si shkathtësi aktuale për t’u marrë me emocionet.(Brody 2004).

Modeli i bazuar në tiparet e personalitetit lidhet më ngushtë me fushën e personalitetit dhe

aplikon qasjen e modelit të kombinuar (mix approach), me një aspekt më të gjerë të definimit

dhe konceptimit të EI-së, duke i kombinuar aftësitë e konstruktit të Inteligjencës Emocionale,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

58

me atributet që përkojnë me tipare të personalitetit (Mayer, Roberts, dhe Barsade 2008).

Gjetjet tregojnë se matjet vetëraportuese të modelit të IE-së të bazuar në tipare, korrelojnë në

drejtim pozitiv, por të lidhjes së dobët me matjet e përgjithshme të Inteligjencës (Humphrey

dhe të tjerë. 2007). Ndërsa, është gjetur lidhje e fuqishme, dhe pozitive, ndërmjet këtij

modeli dhe matjeve të personalitetit. (Bastian, Burns, dhe Nettelbeck 2005). Përdorimi i

matjeve vetëraportuese të EI-së, është kritikuar mjaft për shkak të kufizimeve standarde të

matjeve të tilla vetëraportuese, për shembull paragjykimet lidhur me dëshirat apo apelet

sociale, ku përgjithësisht pjesëmarrësit zgjedhin përgjigje që duken të jenë më tepër idealiste

ose të pranuara në aspektin shoqëror, dhe në këtë mënyrë ata mund të përfaqësojnë një

vlerësim të pasaktë të aftësive (Humphrey dhe të tjerë, 2007).

Sidoqoftë, pavarësisht modeleve ose matjeve që janë përdorur në këtë aspekt, studiuesit vënë

në pah se konstrukti i Inteligjencës Emocionale mund të ketë ndikim në rezultatet në jetë.

Gjetjet empirike përgjithësisht vënë në pah se rezultatet e larta në matjet e Inteligjencës

Emocionale, ndërlidhen me performancën më të mirë në karrierë, mirëqenie dhe shëndet më

të mirë, aftësi përshtatëse më të mira dhe resiliencë (Humphrey dhe të tjerë, 2007). Disa nga

studimet në këtë fushë kanë vënë në pah edhe dallime gjinore lidhur me modelet e

rezultateve.

Pavarësisht parashikimeve nga sfera e hulumtimeve në fushën e IE-së të shtjelluara në

kapitullin paraprak, shqyrtimi i literaturës zbulon se këto studime që shpjegonin konceptin e

kësaj fushe të rëndësishme, nuk kishin prezantuar edhe disa nga pasaktësitë ose kritikat që

kanë të bëjnë me studimin e kësaj fushe. Më vonë, ishte mësuar më shumë rreth Inteligjencës

Emocionale dhe kritikave që rezultojnë nga fusha e këtyre studimeve. (Mayer dhe Salovey,

1997). Edhe gjatë studimit të kësaj fushe, ishin ngritur kritika të llojit të ndryshëm dhe ishin

adresuar përgjithësisht në sferën e IE-së dhe disa dimensioneve të kësaj sferë në veçanti.

Kritikat mbi këtë fushë janë prezantuar nga këndvështrime të ndryshme duke u fokusuar

fillimisht në konceptin e përgjithshëm dhe përkufizimin e IE-së, si dhe më vonë implikimet

që rezultojnë nga studimet më specifike të kësaj fushe. Shqyrtimi i literaturës bënë të ditur se

kritikat e përgjithshme rreth kësaj fushe, kishin të bënin me përkufizimin dhe konceptimin e

këtij nocioni. Nga hulumtime të shumta, konsiderohej se termi i IE-së ishte përkufizuar në

mënyrë shumë të gjerë dhe zakonisht këto përkufizime kishin treguar të mos jenë stabile. Në

këtë aspekt, është bërë përpjekje që të përmblidhen aspektet kryesore që kanë të bëjnë me

adresimin e studimit të IE-së. Këto aspekte përfshijnë: kriticizmin rreth bazës teorike të IE-së;

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

59

kriticizmin rreth vlefshërisë së parashikuar të kësaj fushe; kriticizmi rreth aspekteve matëse të

IE-së; si dhe kriticizmi rreth fuqisë së parashikimeve të kësaj fushe.

Kur ishte diskutuar për kritikat që kishin të bënin me bazën teorike të IE-së, një ndër

argumentet ndaj saktësisë së konceptit, sugjeron se ndryshimi i vazhdueshëm dhe zgjerimi i

përkufizimit të këtij termi, që ndonjëherë përfshinte shumë elemente jo relevante, kishte bërë

që ky trem të paraqitet si term që ndonjëherë ishte i pakuptueshëm. Në këtë aspket, kishte

edhe kritika të tilla që e vënin në dyshim ekzistencën e IE-së si formë të inteligjencës. Edhe

puna e hershme e Daniel Goleman ishte kritikuar mjaft pasi që ai supozonte qysh nga fillimi

se IE është lloj inteligjence. Eysenck (2000) shkruan se përshkrimi i Goleman mbi IE-në,

përmban supozime mbi inteligjencën në përgjithësi, dhe se ndonjëherë shkon ndaj asaj që

hulumuesit kanë gjetur gjatë studimit të llojeve të inteligjencës. Ka pohime të tilla që vënë në

pah kritikën se teoria mbi këtë fushë është ndërtuar në baza të pa sigurta dhe se ka pak bazë

shkencore. (Mayer, Salovey, Caruso, 2004).

Nën anën tjetër, Locke (2005) pohon se koncepti i IE-së në vetvete është keqinterpretim i

konstruktit të inteligjencës dhe ai ofron një interpretim alternativ, sipas së cilit, IE-ja nuk

është formë tjetër e inteligjencës, por inteligjencë, aftësi për të mbërthyer, kapur abstraksionet

e aplikuara në fusha të ndryshme të jetës, aspekti emocional. Ai sugjeroi që koncepti duhet të

ri emërohet dhe të referohet si aftësi përderisa kemi modelin që bazohet në aftësi, i cili model

në mënyrë ekskluzive përcepton IE-në si sërë aftësish përmes të cilave manovrohet me botën

sociale. Kritika të shumta ishin theksuar edhe në raport me parashikimet substanciale të

vlerës së parashikuar të IE-së. Landy (2005) kishte sugjeruar se disa studime të vlerës se

shtuar (incremental validity study) të zbatuara në fushën e IE-së, kishin treguar që shpjegimi i

parashikimeve mbi rezultatet e kësaj fushe, ka pak ose pothuajse fare vlerë të shtuar. Landy

(2005) sugjeron se arsyeja që disa studime kishin gjetur rritje të vogël në parashikimin e

vlefshmërisë, rrjedh si rezultat i gabimit metodologjik, ndërsa, studiues të tjerë kishin ngritur

brengat e tyre rreth shkallës në të cilën këto matje të vetëraportuara korrelojnë me

dimensionet e personalitetit. Këtu nuk mund të përjashtohen as edhe kritikat në drejtim të

korrelimit të variablave te studimit. Sipas disa studimeve, interpretimet e korrelimit ndërmjet

vetëraportimit të IE-së dhe personalitetit janë treguar të ndryshueshme dhe jokonsistente.

Pavarësisht nga përshkrimi i matjeve të shumta, instrumenteve për matjen e IE-së, shqyrtimi i

literaturës zbulon disa kritika edhe në këtë drejtim. Është theksuar që matjet e bazuara në

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

60

modelin e aftësive masin më tepër konformizmin dhe njohurinë, në vend që të masin aftësitë

ekzistuese. Një kritikë e punës së studiuesve Mayer dhe Salovey vjen nga studimi i bërë nga

Roberts dhe të tjerët (2001), i cili studim sugjeron se IE-ja e matur nga perspektiva e modelit

të aftësive (Testi i Inteligjencës Emocionale i Mayer, Salovey dhe Caruso) mund të matë

vetëm konfromizmin. Edhe pretendimet në relacion me fuqinë e parashikimeve të IE-së

kishin zgjuar debate dhe kritika në këtë drejtim. Këtu theksohet se parashikimet e bëra nga

fusha e IE-së janë ekstreme, të skajshme. Kritiku Landy (2005), e përforcon më tutje këtë

argument duke treguar se të dhënat në bazë të të cilave bëhen këto pohime mbahen në një

“bazë të të dhënave me pronësi”, që do të thotë se këto të dhëna nuk janë në dispozicion për

hulumtuesit e pavarur për t’u rianalizuar ose për t’u verifikuar. Në këtë mënyrë, sipas

kritikëve të këtij aspekti, besueshmëria e këtyre gjetjeve nuk mund të jetë substanciale në

mënyrë shkencore, përderisa këto të dhëna nuk bëhen publike dhe në dispozicion për analiza

të pavarura.

Kritika kishte patur poashtu edhe nga komuniteti i cili nuk kishin kuptuar mirë shkrimet e

Daniel Goleman, duke vënë në pikëpyetje rëndësinë dhe relevancën e IE-së, sa i përket

suksesit dhe i lumturisë në jetë, dhe kryesisht rreth pohimeve që kishte bërë Goleman që

konstrukti i IE-së është më i rëndësishëm se sa IQ-ja, për të patur performancë më të mirë në

vendin e punës.

2.13. Perspektiva, drejtimet e së ardhmes

Studimet mbi fushën e Inteligjencës Emocionale po supozojnë gjithnjë e më shumë vlerën

parashikuese të këtij konstrukti lidhur me shumë aspekte të jetës. Programet e ndryshme

edukative mbi Inteligjencën Emocionale po konsiderohen me ndikim dhe mjaft kontribuese

për nivelin e Inteligjencës Emocionale të nxënësve dhe studentëve. Sipas këtyre drejtimeve,

ajo mund të zhvillohet përmes edukimit që fokusohet në përkrahjen e fëmijëve për të

zhvilluar aftësi dhe shkathtësi bazike të inteligjencës emocionale si p.sh: të shprehurit e

emocioneve, të kuptuarit, menaxhimi i emocioneve dhe përdorimi i tyre për t’u përballur me

problemet e përditshme dhe dinamikat sociale.

Studimet rreth fushës së Inteligjencës Emocionale kanë konsideruar poashtu efektin gjinor në

të kuptuarit e dallimeve individuale rreth kapaciteteve për të procesuar informacionin

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

61

emocional në mënyrë të saktë dhe eficiente (García-León dhe Lopez-Zafra 2009). Në

përgjithësi, fusha e studimit të Inteligjencës Emocionale ka evoluar jashtëzakonisht shumë

këtyre 20 viteve të fundit, duke sjellur kështu rezultate premtuese lidhur me fuqinë

parashikuese të këtij konstrukti në aspektet e ndryshme të jetës së meshkujve dhe femrave.

Sidoqoftë, në përgjithësi, edhe pse shpeshherë gjetjet e studimeve lidhur me ndikimin e

konstruktit të Inteligjencës Emocionale dhe dallimeve gjinore duket të jenë kontradiktore kur

merret për bazë rezultati i përgjithshëm i IE-së, megjithatë, dallimet gjinore në këtë aspekt

duket të jenë një variabël i rëndësishëm dhe premtues për studiuesit e kësaj fushe. Në këtë

aspekt, duhet pasur parasysh që këto rezultate kontradiktore dhe shpjegimet pasuese për

dallimet e tilla gjinore në raport me EI-në, mbeten të kuptohen tutje, kjo sidomos në raport

me matjet vetë raportuese të konstruktit të Inteligjencës Emocionale nga qasjet e ndryshme

teorike.

Ajo se çfarë konsiderohet e rëndësishme për t’u theksuar, është që pjesa më e madhe e

dimensioneve të IE-së janë konsideruar më shumë të jenë tipike për gjininë femërore (si p.sh:

vëmendja rreth emocioneve; qartësia e emocioneve; vetëvlerësimi i emocioneve; vlerësimi i

emocioneve të të tjerëve; rregullimi i emocioneve; orientimi ndërpersonal; orientimi

intrapersonal; përshtatshmëria dhe menaxhimi i stresit), duke konfirmuar kështu

këndvështrimet mbi stereotipet dhe dallimet gjinore në raport me emocionet. Thënë ndryshe,

gjetjet aktuale konfirmojnë se në vetëm disa raste, e që janë përjashtime, femrat përceptohen

si më kompetente sesa meshkujt në sferën e Inteligjencës Emocionale. (Lopez-Zafra dhe

Leire Gartzia, 2014).

Në kontekst të ndërveprimit social dhe rëndësisë së edukimit emocional, drejtimet e së

ardhmes vënë në pah se Inteligjenca Emocionale mund të konsiderohet një fushë e cila

premton shumë rezultate pozitive në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale, kualitetit të

këtyre marrëdhënieve dhe komunikimit ndërpersonal. Kompetencat emocionale mendohet të

jenë një faktor i rëndësishëm për ndërveprimet sociale, duke patur parasysh që emocionet u

shërbejnë funksioneve sociale dhe komunikative, madje tregohen të jenë kyçe për funksionim

adekuat të marrëdhënieve ndërpersonale, duke i transmetuar informacionet mbi mendimet

dhe qëndrimet e individëve, si dhe duke koordinuar ndërveprimet sociale. (Keltner dhe Haidt,

2001).

Drejtimet e së ardhmes vënë në pah se dimensioni emocional i ndërveprimit do të duhej

eksploruar së bashku me dimensionin social. Gjetjet empirike tregojnë se relacionet

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

62

(marrëdhëniet) emocionale dhe sociale të individëve promovojnë ndërveprimin dhe ndikojnë

në kualitetin e këtij ndërveprimi (Holmberg, 1991). Siç kishin potencuar Fischer dhe Van

Kleef (2010), konteksti social dhe ndërveprimi social janë ngushtë të ndërlidhura me

emocionet. Disa studime të kësaj fushe (Brackett, Mayer, dhe Ëarner, 2004; Ciarrochi, Chan

dhe Bajgar, 2001; Schutte, 2012) tregojnë se zhvillimi i inteligjencës emocionale mund të

kuptohet shumë më mirë në kontekste sociale. Kjo është mënyra përmes së cilës mund të

kuptojmë më mirë se si Inteligjenca Emocionale e individëve ndikon edhe marrëdhëniet /

relacionet sociale.

Megjithë çështjet dhe sfidat e lartëpërmendura që implikon fusha e studimit të IE-së,

drejtimet për të ardhmen e kësaj fushe theksojnë nevojën për studime të mëtutjeshme në

mënyrë që të zgjerohet diapazoni i këtyre gjetjeve dhe parashikimeve që rrjedhin nga studimi

i kësaj fushe. Shqyrtimi i literaturës vë në pah se ekzistojnë prioritete të shumta për të

zgjeruar fushën e studimit të kësaj teme dhe të kuptuarit e kësaj fushe, implikimeve që dalin

nga studimi i kësaj fushe, si dhe relacionet me variablat e tjera të studimit. Sipas Mayer,

Salovey, dhe Caruso (2004), prioritetet mbi studimin e fushës së IE-së mund të përmblidhen

në disa aspekte, ndër të cilat: kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth asaj se çfarë parasheh

IE; të kuptuarit më të gjerë se si IE qëndron në raport me variablat e tjera të studimeve; të

kuptuarit e procesit të IE; të kuptuarit nëse të mësuarit e IE ka efekt të dëshirueshëm në

rezultatet e sjelljeve dhe në ndryshimin e tyre, roli i IE-së në të mësuarit e modeleve të mira

të pranueshme të sjelljes; zgjerimin e njohurive mbi këtë fushë edhe në grupmosha të

ndryshme për të kuptuar më mirë rrjedhën e zhvillimit të tyre, etj. (Mayer, Salovey, Caruso,

2004).

Duke pasur parasysh faktin që në kontekstin kosovar nuk janë ndërmarrë më parë hulumtime

të kësaj natyre, prioritetet e tilla të studimit janë më se të dobishme ku ilustrimi dhe trajtimi i

vetëm disa segmenteve që lidhen me këto prioritete do të ishte vlerë e shtuar e këtij studimi

për kontekstin tonë, si dhe për studimet e mëtutjeshme në fushën e Inteligjencës Emocionale.

Ndër sfidat më të mëdha në këtë drejtim, mbeten ekzaminimi i ndikimeve të faktorëve të

rrethit në aplikimin dhe funksionimin e këtyre kompetencave të IE-së dhe anasjelltas. Andaj,

studimi në fjalë, do të jetë një kontribut modest drejt kësaj sfide të së ardhmes, por edhe

kontribut i madh për ekzaminimin e lidhshmërisë së faktorëve kontekstual dhe aftësive të

Inteligjencës Emocionale.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

63

Nga studimet paraprake të kësaj fushe, u pa se studimi i IE-së na mundëson të marrim

informacion të madh mbi aspektet teorike dhe empirike të kësaj fushe si dhe gjetjet kryesore

me rëndësi të veçantë për shumë aspekte të tjera të jetës, duke u shtrirë kështu në aspektin e

të menduarit, ndjenjës dhe sjelljes, por edhe duke kontribuar në zgjerimin e të kuptuarit tanë

mbi aftësitë mentale njerëzore.

Duke pasur parasysh diversitetin e kësaj fushe, ndërlidhjen me shumë faktorë të tjerë

relavantë dhe parashikimet e shumta që bëhen nga studimi i kësaj fushe, praktikat e tilla

tregojnë se kohëve të fundit, fusha e Inteligjencës Emocionale po vazhdon të zgjoj

jashtëzakonisht interesim të madh për studime të mëtutjeshme në fushën e psikologjisë dhe

fushat e tjera, duke paraqitur kështu Inteligjencën Emocionale si një faktor të rëndësishëm në

parashikimin e suksesit në jetë, marrëdhënieve ndërpersoanale, performancës akademike,

dhe në mënyrë më të përgjithshme në mirëqenien e individit. (Mayer, Salovey, Caruso,

2004).

2.14. Hipotezat e studimit

Bazuar në premisat teorike dhe studimet empirike që u diskutuan më sipër në lidhje me

teoritë e Inteligjencës Emocionale dhe variablave relevate të përfshira në këtë studim, janë

ngritur këto hipoteza të mëposhtme:

H1: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe ndërveprimit

social (kualitetit të marrëdhënieve ndërpersonale matur përmes komunikimit ndërpersonal)

dhe përkrahjes së përceptuar sociale;

H2: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të shprehur dhe njohur emocionet,

ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) dhe përkrahjes së përceptuar sociale;

H3: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të rregulluar emocionet,

ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale);

H4: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të përdorur emocionet për zgjidhjen

e situatave problemore, ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së

përceptuar sociale);

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

64

H5: Ekzistojnë dallime gjinore në raport me kompetencat (dimensionet) e Inteligjencës

Emocionale; femrat dhe meshkujt dallojnë në raport me shkthatësitë e tyre të Inteligjencës

Emocionale, më saktësisht në njohjen dhe shprehjen e emocioneve, rregullimin e

emocioneve, dhe përdorimin e emocioneve për zgjidhjen e situatave problemore.

H6:. Ekzistojnë dallime gjinore në raport me ndërveprimin social (komunikimit ndërpersonal

dhe përkrahjen e përceptuar sociale); femrat dhe meshkujt dallojnë për nga modalitetet e

komunikimit ndërpersonal dhe nivelin e perceptimit të përkrahjes sociale.

H7: Ekzistojnë dallime moshore në raport me kompetencat (dimensionet) e Inteligjencës

Emocionale; grupmoshat e ndryshme dallojnë në raport me shkathtësitë e tyre të Inteligjencës

Emocionale, më saktësisht në njohjen dhe shprehjen e emocioneve, rregullimin e

emocioneve, dhe përdorimin e emocioneve për zgjidhjen e situatave problemore.

H 8:Komunikimi ndërpersonal dhe përkrahja e përceptuar sociale janë parashikues dhe

ndikojnë në shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale; shkathtësitë e mira në komunikimin

ndërpersonal dhe niveli i lartë i përkrahjes së përceptuar sociale, parashikojnë dhe ndikojnë

nivelin e kompetencave në sferën e Inteligjencës emocionale dhe dimensioneve të saj.

H 9: Variablat demografike si gjinia dhe mosha janë parashikues të Inteligjencës Emocionale;

me rritjen e moshës, supozohet që të ndikohet dhe në rritjen e shkathtësive të Inteligjencës

Emocionale; si dhe kompetencat dhe shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale varen dhe mund

të parashikohen nga gjinia.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

65

KAPITULLI 3

3. METODOLOGJIA

Ky kapitull prezanton një përshkrim të metodologjisë së përdorur në këtë studim. Në kuadër

të këtij disertacioni është realizuar studim sasior, korrelacional, që ka të bëjë me përcaktimin

e marrëdhënieve ndërmjet variablave të studimit, Inteligjencës Emocionale (modeli i bazuar

në kompetenca/shkathtësi) dhe ndërveprimit social (të matur përmes variablave të

komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale). Studimi përmban pjesën

teorike dhe praktike. Përveç kësaj, ky studim, synon, siç është vënë në dukje tek kapitulli i

qëllimit dhe objektivave, të kuptuarit e përmbajtjes, domethënies dhe relacionit të

Inteligjencës Emocionale tek studentët, me variablat e tjera të studimit, ndërveprimit social

(komunikimin ndërpersonal) dhe përkrahjes së përceptuar sociale.

Në këtë kapitull përshkruhen në mënyrë të detajuar hapat e përdorur për realizmin e këtij

studimi duke filluar me përshkrimin e dizajnit të kërkimit, për të vazhduar me fazën e

pilotimit dhe fazën finale të studimit, kampionin e studimit, procedurën e zgjedhjes së

kampionit, llogaritjen e numrit të kampionit, instrumentet e përdorura në studim, aspektet e

besueshmërisë dhe vlefshmërisë së instrumenteve matëse, analizën e të dhënave, kufizimet e

studimit dhe konsideratën etike.

3.1. Dizajni i studimit

Dizajni i këtij studimi është i tipit joeksperimental / korrelacional. Ai ka kombinuar një qasje

përshkruese, korrelacionale dhe parashikuese.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

66

3.2. Faza pilot

Pyetësorët që u përdorën në fazën pilot janë: Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së

Inteligjencës Emocionale (Schutte, N. S., Malouff, J. M., Hall, L. E., Haggerty, D. J., Cooper,

J. T., Golden, C. J., dhe Dornheim, L., 1998); Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së

komunikimit ndërpersonal (Cambell, J, 2013) dhe Pyetësori mbi matjen e përkrahjes së

përceptuar sociale: Shkalla shumëdimensionale e përceptimit të Përkrahjes Sociale (Zimet,

Dahlem, Zimet dhe Farely, 1998). Pyetësorët janë përkthyer nga anglishtja në gjuhën shqipe

nga tre profesionistë njohës të shkëlqyer të gjuhës angleze. Pasi janë përkthyer dhe përshtatur

në gjuhën shqipe është realizuar përkthimi në të kundërt, nga gjuha shqipe në anglisht nga dy

profesionistë të fushës së psikologjisë dhe njëkohësisht anglishtfolës (native) të mirë të

gjuhës angleze. Pasi u përshtatën në gjuhën shqipe, pyetësorët u analizuan për koeficientin e

besueshmërisë, i cili rezultoi mjaft i mirë për të gjithë pyetësorët. Ata u aplikuan në një

mostër prej 70 respondentësh, për t’u përfshirë më pas në analizën finale të të dhënave me

gjithë kampionin e studimit.

3.3. Mostra (kampionimi)

Kampioni: Siç u theksua më sipër pjesë e studimit janë studentët e Universitetit të Prishtinës,

Fakulteti i Filozofisë dhe Edukimit, studentë të grupmoshave 18 - 41 vjeç, të përzgjedhur me

grupe rastësore në Departamentet përkatëse, në qytetin e Prishtinës.

Për zgjedhjen e kampionit është përdorur metoda e zgjedhjes së kampionit në bazë grupi

(duke bërë përzgjedhjen me grupe studentësh), metodë e cila rekomandohet shumë të

përdoret në rastet kur popullata e përgjithshme e studimit nuk është shumë e madhe dhe

informacionet për të gjithë anëtarët e popullatës janë më të qasshme.

Llogaritja e numrit të kampionit: Si fillim u llogarit numri total i popullatës së studimit për

të dy njësitë Universitare, që rezultoi të jetë 1000 totali i gjithë studentëve. Nga këto të dhëna,

rezulton se popullata e përgjithshme e mostrës së studimit është 1000 vetë. Atëherë, bazuar

në numrin e përgjithshëm të popullatës së studimit, është llogaritur numri i mostrës së

kërkuar sipas tabelës orientuese nga (Gay, Mills, Airasian, 2006) ku për një popullatë prej

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

67

1000 veta rezulton se duhet një kampion prej 278 me një gabim (interval konfidence) prej +/-

5% në nivelin e konfidencës 95%.

Në këtë mënyrë numri në total për kampionin përfundimtar rezultoi 278. Për të siguruar

variacionin e duhur, ky numër është dyfishuar dhe kampioni total i studimit ishte 556

pjesëmarrës (studentë). Pasi është bërë pastrimi i të dhënave, numri final i kampionit të

përfshirë në studim rezultoi të jetë 525 pjesëmarrës (studentë).

Meqë në këto njësi studimi, dominon gjinia femërore e studentëve që ndjekin studimet, edhe

kampioni i studimit nuk reflekton ndarje proporcionale të variablës së gjinisë së studimit,

duke dominuar kështu gjinia femërore me 72% te mostrës dhe gjinia mashkullore me 28% të

mostrës. Kampioni përfshinte grupmoshat prej 18 - 41 vjeç, nga viset urbane (329) dhe rurale

(196).

3.4. Procedura

Në këtë pjesë jepet një shpjegim i detajuar mbi procedurën e mbledhjes së të dhënave

(administrimit të pyetësorëve) dhe më poshtë, pas instrumenteve të studimit trajtohet çështja

e procedurës së përpunimit të analizës së të dhënave të studimit.

3.5. Mbledhja e të dhënave

Pas sigurimit të pyetësorëve, përshtatjes së pyetësorëve dhe validimit për çështjen e

besueshmërisë (alpha Cronbach’s në një mostër prej 70 studentëve – pilot studimi), është bërë

administrimi i pyetësorëve përgjatë vitit akademik 2015-2016. Para se të aplikoheshin

pyetësorët, u kërkua leja nga Universiteti i Prishtinës, drejtuesit e Departamenteve përkatëse

(Psikologji dhe Edukim), studentët e të cilëve u përzgjodhën përmes formës së grupeve

rastësore, të cilët u përfshinë në kampionin e përgjithshëm të studimit. Pyetësorët e

strukturuar u shpërndanë tek studentët, duke u informuar paraprakisht për qëllimin e studimit

dhe rreth instruksioneve se si të plotësohen pyetësorët. Të tre pyetësorët përmbanin së bashku

52 iteme / pyetje (33+7+12) dhe kërkonin diku kohë rreth 45 minuta apo rreth 1 orë për

plotësim. Pyetësorët u plotësuan në prani të studiuesit. Gjatë gjithë fazave të studimit është

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

68

marrë parasysh konsiderata etike. Pjesëmarrja e studentëve ishte vullnetare, dhe është bërë

përkujdesje që gjatë kësaj periudhe të sigurohet anonimiteti i pjesëmarrësve dhe të

respektohet dinjiteti, duke u bërë e ditur poashtu që të dhënat e studimit do të përdoreshin

vetëm për qëllime akademike. Niveli i kthimit të pyetësorëve të plotësuar ishte 100% dhe

pyetjet që bënin pjesëmarrësit rreth ndonjë paqartësie apo informate shtesë, linte për të

kuptuar qasjen serioze dhe objektive gjatë administrimit të pyetësorit.

3.6. Instrumentet matëse të studimit:

Instrumentet e studimit ishin tre pyetësorë të strukturuar, të cilët janë përdorur në kuadër të

instrumenteve matëse të studimit për mbledhjen e të dhënave. Paraprakisht, pjesa e parë

hyrëse për të tre pyetësorët përmbante të dhënat demografike, ku pjesëmarrësit jepnin të

dhënat për moshën e tyre, gjininë, drejtimin e studimeve, vendbanimin (urban, rural), të

dhënat të cilat në kontekst të variablave të pavarura, janë të rëndësishme për hipotezat e

studimit dhe krahasimet mes variablave te studimit. Instrumentet matëse të studimit

përfshijnë:

Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së Inteligjencës Emocionale ( Schutte, N.

S., Malouff, J. M., Hall, L. E., Haggerty, D. J., Cooper, J. T., Golden, C. J., dhe

Dornheim, L., 1998);

Pyetësor i strukturuar për matjen e komunikimit ndërpersonal / Interpersonal

Communication Scale (ICS), Cambell, J, 2013);

Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes së perceptuar Sociale (Zimet, Dahlem,

Zimet dhe Farely, 1998).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

69

3.7. Pyetësori mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale

Instrumenti i parë i studimit ishte pyetësori mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale, model i

pyetësorit të vetëadministruar, që përmban 33 iteme dhe matë qëndrimet e pjesëmarrësve (në

pesë shkallë të Likertit), kryesisht për tre kategori/dimensione bazë: 1. Vlerësimi dhe

shprehja e emocioneve; 2. Rregullimi (menaxhimi i emocioneve); dhe 3. Përdorimi i

emocioneve në zgjidhjen e situatave problemore. Itemet e pyetësorit reflektojnë secilën

komponentë dhe nënkomponentë të tri kategorive të ndara, dhe së bashku masin dhe

parashikojnë kapacitetin e individit në këto tre dimensione (nënshkallë): vlerësimin dhe

njohjen e emocioneve personale dhe të të tjerëve; rregullimin apo menaxhimin e emocioneve

personale dhe të të tjerëve, si dhe përdorimin e emocioneve për të lehtësuar të menduarit/

zgjidhjen e situatave problemore, në kontekst personal dhe me të tjerët). (Shih Pyetësorin e

plotë në Shtojcën 1!). Ky model i pyetësorit, e ka bazën nga modeli i bazuar në aftësi,

(MSCEIT), Ability Based Model (Mayer dhe Salovey, 1990). Modeli poashtu tregon

evidencë për vlefshmërinë parashikuese dhe diskriminuese. Vlefshmëria parashikuese (r =

.33) kryesisht nga studimet për ndikimin e Inteligjencës Emocionale në suksesin akademik,

marrëdhënie ndërpersonale, etj, ndërsa vlefshmëri diskriminante është gjetur me faktorët e

personalitetit, por jo me të gjithë. (Schutte, 1997). Pyetësori ka qenë i qasshëm në qarqet

akademike dhe burime të ndryshme dhe me leje për përdorim për qëllime akademike, ndërsa

për t’a përshtatur me rrethanat e kontekstit kosovar, të gjitha instrumentet e studimit,

përfshirë edhe pyetësorin e parë, kanë kaluar nëpër fazat e standardizimit dhe përshtatjes së

një pyetësori, duke bërë përkthimin dhe përshtatjen (fillimisht prej dy përkthyesve të

anglishtes në shqip dhe më pas, varianti i përkthyer në shqip, është përkthyer në anglisht nga

një anglishtfolës nativ, zotërues i mirë i gjuhës shqipe). Pasi është siguruar që përkthimi i

shkallëve në shqip ishte i saktë, u bë verifikimi i vlefshmërisë së përmbajtjes me ndihmën e

njohësve të fushës hulumtuese, për të marrë sugjerimet e tyre lidhur me formulimin e

pohimeve në përbërje të secilës shkallë.

Para se të aplikohej analiza për të përcaktuar nivelin e besueshmërisë së çdo shkalle, është

aplikuar analiza faktoriale me pohimet në përbërje të secilës shkallë me SPSS versionin e 21-

të. Pas grumbullimit të të dhënave me të gjithë kampionin e studimit, është aplikuar analiza

faktoriale e pyetësorit të parë (dhe të gjithë pyetësorëve të studimit) për të evidentuar

strukturën faktoriale dhe për të konfirmuar homogjenitetin e pohimeve të shkallës, (Bryman

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

70

dhe Cramer 1999), konkretisht ndryshores së Inteligjencës Emocionale, e dizajnuar për të

matur dimensionet e ndryshme në raport me shkathtësitë mbi njohjen, vlerësimin, të

kuptuarit, menaxhimin dhe përdorimin e emocioneve në ndërveprimet sociale.

Paraprakisht, para se të kryheshin analizat e komponentëve kryesorë, është vlerësuar

përshtatshmëria e të dhënave për analizën faktoriale. Në përgjithësi, përgjatë interpretimit të

rezultateve për të tre pyetësorët tek analiza faktoriale, fokusi është vënë tek këta indikatorë:

Statistikat deskriptive; Matrica e korrelacionit të itemeve; Testi i Barletit për sfericitetin;

totali i shpjegimit të variancës; pasqyrë e plotë ilustrative (scree plot); dhe Matrica e

komponentëve me rrotacion.

Vëzhgimi i tabelës së korrelacioneve, tregoi se kishte mjaft korrelacion në nivelin .4 dhe më

lartë. Vlera e KMO (Kaiser-Mezer-Olkin) (Pallant, 2010), ishte .947 (mjaftueshëm më e lartë,

sesa vlera e pranueshme prej .5). Po ashtu testi i Barletit për sfericitetin, rezultoi domethënës

nga pikëpamja statistikore (.000), të dhëna këto të mjaftueshme për të dëshmuar se të dhënat

ishin të përshtatshme për analizën faktoriale, sa i përket shkallës së Inteligjencës Emocionale

(pyetësori i parë në studim).

Analiza faktoriale është realizuar përmes Metodës së Rrotacionit: Varimax me Kaiser

Normalization e cila shpjegon korrelacion në 59.817 %, mjaftueshëm për shkencat sociale.

Këto të dhëna mbështesin faktin që nga këto pohime, mund të nxirren katër faktorë

(komponentë kryesorë), të cilët përkojnë me nënfushat e konstruktit të shkallës së

Inteligjencës Emocionale, të cilat përfshijnë: shprehjen dhe vlerësimin e emocioneve; të

kuptuarit e emocioneve dhe rregullimin (menaxhimin) e emocioneve që në analizë janë

përfshirë së bashku, dhe përdorimin e emocioneve për të zgjidhur situata problemore; ku të

kuptuarit dhe menaxhimi i emocioneve në shkallën totale të EI-së, si dimensione janë bërë

bashkë në një dimension të quajtur: rregullimi i emocioneve.

Më poshtë (shih Tabelën 1) janë të paraqitura rezultatet e analizës faktoriale, ku gjithsej

rezultojnë të jenë 4 faktorë (komponentë) të cilët faktojnë homogjenitetin e secilës shkallë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

71

Tabela 1. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Inteligjenca Emocionale”

Faktorët (Komponentët)

Pershkrimi i variablave (itemeve): I II III IV

___________________________________________________________________________

Përshkrimi i variablave (itemeve) Ngarkesat faktoriale

Pyetja (itemi) 10 .673

Pyetja (itemi) 11 .641

Pyetja (itemi) 14 .600

Pyetja (itemi) 16 .567

Pyetja (itemi) 17 .681

Pyetja (itemi) 20 .465

Pyetja (itemi) 22 .514

Pyetja (itemi) 24 .555

Pyetja (itemi) 30 .544

Pyetja (itemi) 25 .487

Pyetja (itemi) 18 .555

Pyetja (itemi) 26 .601

Pyetja (itemi) 27 .403

Pyetja (itemi) 29 .695

Pyetja (itemi) 32 .548

Pyetja (itemi) 25 .481

Pyetja (itemi) 21 .725

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

72

Pyetja (itemi) 15 .527

Pyetja (itemi) 22 .525

Pyetja (itemi) 27 .426

Pyetja (itemi) 3 .492

Pyetja (itemi) 1 .719

Pyetja (itemi) 2 .633

Pyetja (itemi) 6 .570

Pyetja (itemi) 4 .514

Pyetja (itemi) 9 .500

Pyetja (itemi) 8 .402

Më pas, pas rezultatit të këtyre shkallëve nga analiza faktoriale, në një mostër më të vogël

(prej 70 respondentësh), instrumente e studimit (përfshirë pyetësorin e parë) u testuan për të

matur nivelin e besueshmërisë (matja në mënyrë të qëndrueshme nga ana e shkallës së

fenomenit për të cilin është hartuar të masë - pilotimi), para se të përdoreshin në kampionin e

zgjedhur. Në këtë kontekst, është llogaritur Alfa e Chronbach-ut, për të analizuar

qëndrueshmërinë e brendshme të secilës shkallë. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të

vlefshmërisë së përmbajtjes dhe testimit lidhur me besueshmërinë e pyetësorëve, shkallët

matëse u përfshinë në pyetësorin përfundimtar, që u përdor më pas në të gjithë kampionin e

përzgjedhur të studimit.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

73

Tabela2. Koeficientët Alfa të Chronbach-ut për shkallët e përdorura në instrumentin e parë

(Pyetësor mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale dhe dimensionet e kësaj shkallë)

___________________________________________________________________________

Emërtimi i Shkallës Alfa Numri i pyetjeve

__________________________________________________________________________

Shkalla e Inteligjencës Emocionale .886 33

Vlerësimi dhe shprehja e emocioneve .793 13

(nënshkallë e konstruktit të EI-së)

Rregullimi (menaxhim) i emocioneve .865 10

(nënshkallë e konstruktit të EI-së)

Përdorimi i emocioneve .766 10

(nënshkallë e konstruktit të EI-së)

Pasi që është provuar niveli i besueshmërisë së brendshme për pyetësorin e parë, në mënyrë

që të shihet poashtu besueshmëria e nënshkallëve / dimensioneve të konstruktit të

Inteligjencës Emocionale dhe fuqia e secilit dimension brenda këtij konstrukti, është krijuar

një variabël i ri i emëruar Totali i Inteligjencës Emocionale, dhe në kuadër të saj, janë krijuar

nënvariablat e tjera që reflektojnë dimensionet e këtij konstrukti të elaboruara më lartë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

74

3.8. Pyetësor i strukturuar për matjen e komunikimit ndërpersonal (Interpersonal

Communication Scale - ICS)

Shkalla për matjen e Komunikimit ndërpersonal, është instrument që aplikohet përgjithësisht

në fushën e ndërveprimit social, në kontekste të ndryshme dhe synon që të masë tendencat e

përgjithshme dhe shkallën e komunikimit ndërpersonal, modalitetet, llojet dhe karakteristikat

e komunikimit, dhe mund të përdoret si instrument në fushën e këshillimit, edukimit

(mësimdhënies), në fushën e marrëdhënieve ndërpersoanale, si suplement i procesit të

intervistave, në fushën e menaxhimit, në fushën e hulumtimeve të ndryshme, etj. Si shkallë

matëse e strukturuar në 7 iteme (pyetje), synon të masë në përgjithësi shkathtësitë e

komunikimit të individëve, kryesisht të fokusuar në dy aspekte bazë: përceptimet e jashtme

që ka individi, mënyrën se si ai/ajo mendon se të tjerët e shohin në raport me komunikimin, si

dhe përceptimet e brendshme, mënyrën se si personi e sheh veten si protagonist i shkathtësive

të komunikimit në marrëdhëniet ndërpersonale. Në të dy aspektet, informacioni emocional

është komponentë e rëndësishme e shkallës për matjen e shkathtësive të komunikimit

ndërpersonal.

Sikurse në rastin e pyetësorit të parë mbi shkallën e Inteligjencës Emocionale, edhe në

pyetësorin për komunikimin ndërpersonal dhe instrumenteve të tjera, të gjitha shkallët e

marra nga autorët e huaj, u përkthyen fillimisht prej dy përkthyesve të anglishtes në shqip, më

pas, varianti i përkthyer në shqip u përkthye në anglisht nga një anglishtfolës nativ, zotërues i

mirë i gjuhës shqipe. Pasi është siguruar që përkthimi i shkallëve në shqip ishte i saktë, u bë

verifikimi i vlefshmërisë së përmbajtjes me ndihmën e njohësve të fushës hulumtues, për të

marrë sugjerimet e tyre lidhur me formulimin e pohimeve në përbërje të secilës shkallë.

Para se të aplikohej analiza për të përcaktuar nivelin e besueshmërisë së çdo shkalle është

aplikuar analiza faktoriale me pohimet në përbërje të secilës shkallë me SPSS versionin e 21-

të. Para kryerjes së analizës faktoriale u verifikua nëse të dhënat plotësonin kushtet për këtë

analizë. Më poshtë janë të paraqitura rezultatet e analizës faktoriale, ku gjithsej rezultojnë të

jenë 2 faktorë, në kuadër të së cilëve faktohet homogjeniteti i itemeve (në bazë të vlerave të

korrelacioneve ndërmjet itemeve).

Paraprakisht, para se të kryheshin analizat e komponentëve kryesorë, është vlerësuar

përshtatshmëria e të dhënave për analizën faktoriale. Vëzhgimi i tabelës së korrelacioneve,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

75

tregoi se kishte mjaft korrelacion në nivelin .4 dhe më lartë. Vlera e KMO (Kaiser-Mezer-

Olkin) (Pallant, 2010), ishte .786 (pra mjaftueshëm më e lartë, sesa vlera e pranueshme prej

.5). Po ashtu testi i Barletit për sfericitetin, rezultoi domethënës nga pikëpamja statistikore

(.000), të dhëna këto të mjaftueshme për të dëshmuar se të dhënat ishin të përshtatshme për

analizën faktoriale.

Analiza faktoriale është realizuar përmes Metodës së Rrotacionit: Varimax me Kaiser

Normalization e cila shpjegon korrelacion në 60.532 %, mjaftueshëm për shkencat sociale.

Më poshtë (shih Tabelën 2) janë të paraqitura rezultatet e analizës faktoriale për secilin item,

dhe më pas faktorët e grumbulluar, ku gjithsej rezultojnë të jenë 2 faktorë (komponentë) të

cilët kryesisht shfaqin korrelacion të pranueshëm (mbi .5). Këta dy faktorë janë emëruar në

kuadër të fushave kryesore që synon të matë shkalla e komunikimit ndërpersonal:

Përceptimet e të tjerëve rreth komunikimit, dhe përceptimet personale rreth komunikimit.

Tabela 3. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Komunikimi ndërpersonal”

Përshkrimi i variablave (itemeve/ pyetjeve) Ngarkesat faktoriale

Unë i inkurajojë të tjerët për të më treguar se si ata ndihen .438

Njerëzit më thonë që jam person me të cilin bisedohet lehtë .562

Njerëzit e huaj shpeshherë më ofrohen (ndihen të lirë) dhe fillojnë të bisedojnë me mua .612

Të tjerët më thonë që jam një dëgjues i mirë përgjatë bisedave .427

Jam i/e sinqertë me të tjerët lidhur me ndjenjat dhe mendimet e mia .641

Unë besoj që komunikimi gjithnjë jep rezultate produktive (të mira) .653

Unë përdorë shumë shembuj për të më ndihmuar që të shpjegojë më mirë atë çfarë jam duke folur. .489

Grupimi i itemeve në faktorë:

1. Perceptimi i (jashtëm ) komunikimit nga të tjerët .650

2. Perceptimi i (brendshëm) komunikimit nga perspektiva personale .760

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

76

Në një mostër më të vogël (prej 70 respondentësh), instrumentet e studimit (përfshirë

pyetësorin e dytë) u testuan për të matur nivelin e besueshmërisë (matja në mënyrë të

qëndrueshme nga ana e shkallës së fenomenit për të cilin është hartuar të masë), para se të

përdoreshin në kampionin e zgjedhur. Në këtë kontekst, është llogaritur Alfa e Chronbach-ut,

për të analizuar qëndrueshmërinë e brendshme të secilës shkallë, përfshirë pyetësorin mbi

komunikimin ndërpersoanl. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të vlefshmërisë së

përmbajtjes dhe testimit lidhur me besueshmërinë e pyetësorëve, shkallët matëse u përfshinë

në pyetësorin përfundimtar, që u përdor më pas në të gjithë kampionin e përzgjedhur të

studimit, me gjithsej 525 respondentë. (Shih Shtojcën 2 për Pyetësorin e plotë!)

Tabela 4. Koeficienti Alfa i Chronbach-ut për shkallën e instrumentin të dytë (Pyetësor mbi

Komunikimin ndërpersonal)

__________________________________________________________________________

Emërtimi i shkallës Alfa Numri i pyetjeve

___________________________________________________________________________

Shkalla e komunikimit ndërpersonal .720 7

___________________________________________________________________________

3.9. Pyetësor mbi Shkallën shumëdimensionale të përkrahjes së perceptuar sociale

Instrumenti i tretë i studimit, ishte Pyetësori mbi Shkallën Shumëdimensionale mbi

Përkrahjen e Perceptuar Sociale (Multidimensional Scale on Perceived Social Support, Zimet,

Dahlem, Zimet dhe Farely, 1998), është instrument që supozohet të masë shkallën e

përceptimit të përkrahjes sociale nga respondentët në studim. Ky pyetësor përbëhet nga 12

iteme (pyetje), ku respondentët vlerësojnë pajtueshmërinë ose mospajtueshmërinë e tyre në

shkallën shtatëpikëshe. Edhe ky instrument, sikurse instrumenti i parë në studim, përbëhet

prej tre dimensioneve (nënshkallëve) bazë, që kanë për qëllim të masin / vlerësojnë shkallën e

perceptimin të përkrahjes sociale të respondentëve në studim, në tre aspekte / fusha bazë:

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

77

Përkrahja e perceptuar sociale nga shokët/shoqet; Përkrahja e perceptuar sociale nga

familjarët dhe përkrahja e perceptuar sociale nga personat e tjerë me rëndësi të posaçme në

jetën tonë.

Edhe ky instrument, sikurse dhe instrumentet paraprake, i’u nënshtruan çështjeve të

standardizimit fillimisht dhe përshtatjes; testi u përkthye fillimisht prej dy përkthyesve të

anglishtes në shqip dhe, më pas varianti i përkthyer në shqip u përkthye në anglisht nga një

anglishtfolës nativ, zotërues i mirë i gjuhës shqipe. Pasi që u sigurua që përkthimi i shkallëve

në shqip ishte i saktë, u bë verifikimi i vlefshmërisë së përmbajtjes me ndihmën e njohësve të

fushës dhe hulumtues me përvojë, për të marrë sugjerimet e tyre lidhur me formulimin e

pohimeve në përbërje të secilës shkallë.

Paraprakisht, para se të kryheshin analizat e komponentëve kryesorë, është vlerësuar

përshtatshmëria e të dhënave për analizën faktoriale. Vëzhgimi i tabelës së korrelacioneve,

tregoi se kishte mjaft korrelacion në nivelin .4 dhe më lartë. Vlera e KMO (Kaiser-Mezer-

Olkin) (Pallant, 2010), ishte .859 (pra mjaftueshëm më e lartë, sesa vlera e pranueshme prej

.5). Po ashtu testi i Barletit për sfericitetin, rezultoi domethënës nga pikëpamja statistikore

(.000), të dhëna këto të mjaftueshme për të dëshmuar se të dhënat ishin të përshtatshme për

analizën faktoriale.

Analiza faktoriale është realizuar përmes Metodës së Rrotacionit: Varimax me Kaiser

Normalization e cila shpjegon korrelacion në 63.871 %, mjaftueshëm për shkencat sociale.

Këto të dhëna mbështesin faktin që nga këto pohime, mund të nxirren dy faktorë

(komponentë kryesorë), të cilët përfshijnë: përkrahjen nga shoqëria (të shkrirë poashtu me

dimensionin e përkrahjes së përceptuar nga personat me rëndësi të veçantë – shoqëri më e

ngushtë) dhe përkrahja nga familja, të emërtuar poashtu në këtë formë.

Më poshtë (shih Tabelën 6) janë të paraqitura rezultatet e analizës faktoriale, ku gjithsej

rezultojnë të jenë 2 faktorë (komponentë) të cilët faktojnë homogjenitetin e secilës shkallë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

78

Tabela 5. Rezultatet e analizës faktoriale për shkallën: “Shkalla shumëdimensionale për

përkrahjen e perceptuar sociale”

___________________________________________________________________________

Përshkrimi i variablave (itemeve/ pyetjeve) Ngarkesat faktoriale

___________________________________________________________________________

Unë e kam një mik/mike të veçantë që është burim kryesor i qetësisë, rehatisë sime. .736

Shoqëria ime vërtetë mundohet të më ndihmojë shumë. .827

Ekziston një person i veçantë që më rri afër kur unë kam nevojë. .466

Unë mund të llogarisë në shoqërinë time kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. .789

Unë kam shokë/shoqe me të cilët mund ta ndajë gëzimin dhe pikëllimin. .710

Unë mund të flas për problemet e mia me shokët/shoqet. .748

Ekziston një person i veçantë me të cilin/cilën mund t’i ndajë gëzimet dhe

hidhërimet e mia .520

Familja ime mundohet të më ndihmojë me të vërtetë .820

Familja ime më jep ndihmën emocionale dhe përkrahjen që më nevojitet. .779

Unë mund të flas për problemet e mia me familjen. .664

Ekziston një person i veçantë në jetën time që kujdeset për ndjenjat e mia. .405

Familja ime është e gatshme që të më ndihmojë të marrë vendime. .814

___________________________________________________________________________

Grupimi i itemeve në faktorë

1. Përkrahja nga shoqëria (përfshirë personat me vlerë të veçantë) .731

2. Përkrahja nga familja .682

__________________________________________________________________________

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

79

Në një mostër më të vogël (prej 70 respondentësh), instrumentet e studimit (përfshirë

pyetësorin e tretë) u testuan për të matur nivelin e besueshmërisë (matja në mënyrë të

qëndrueshme nga ana e shkallës e fenomenit për të cilin është hartuar të masë), para se të

përdoreshin në kampionin e zgjedhur. Në këtë kontekst, është llogaritur Alfa e Chronbach-ut,

për të analizuar qëndrueshmërinë e brendshme të secilës shkallë, përfshirë pyetësorin mbi

komunikimin ndërpersoanl. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të vlefshmërisë së

përmbajtjes dhe testimit lidhur me besueshmërinë e pyetësorëve, shkallët matëse u përfshinë

në pyetësorin përfundimtar, që u përdor më pas në të gjithë kampionin e përzgjedhur të

studimit, me gjithsej 525 respondentë. (Shih Shtojcën 3 për Pyetësorin e plotë!). Pyetësori

synon të masë përceptimet dhe bindjet e respondentëve lidhur me përkrahjen e përceptuar

sociale në tre dimensione kryesore: 1. Përkrahja e përceptuar nga shokët/shoqet; 2. Përkrahja

e përceptuar nga familja; si dhe 3. Përkrahja e përceptuar nga personat me vlerë sinjifikante

(me afërsi më të madhe).

Tabela 6. Koeficientet Alfa të Chronbach-ut për shkallën e instrumentin të tretë (Pyetësor

mbi Shkallën shumëdimensionale të përceptimit të përkrahjes sociale)

___________________________________________________________________________

Emërtimi i Shkallës Alfa Numri i pyetjve

___________________________________________________________________________

Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes .888 12

së përceptuar sociale

Përkrahja e përceptuar nga

shokët/shoqet .818 4

Përkrahja e përceptuar nga familjarët .798 4

Përkrahja e përceptuar nga .799 4

personat me rëndësi.

__________________________________________________________________________

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

80

3.10. Analizat e të dhënave

Përkitazi me natyrën përshkruese, korrelacionale dhe parashikuese, dhe qasjen kuantitative të

studimit, të dhënat e këtij studimi janë analizuar me anë të programit të paketës statistikore

për studime sociale (SPSS) versioni 21 -të. Fillimisht janë aplikuar analizat e statistikës

deskriptive të tilla si mesatarja, devijimi standard, përqindjet e pikëve minimale dhe

maksimale, frekuencat dhe krostabulimet për të fituar një pasqyrë më të qartë rreth të

dhënave lidhur me variablat e studimit. Pasi është bërë pastrimi i të dhënave; eliminimi i

vlerave te skajshme (outliers) për të pasuar me testin e normalitetit, është shqyrtuar

shpërndarja e të dhënave duke aplikuar testin e Shapiro – Wilk, për normalitetin e të dhënave.

Pastaj, të gjithë pyetësorët i janë nënshtruar analizës faktoriale dhe llogaritjes së koeficientit

të besueshmërisë. Varësisht nga shpërndarja e të dhënave (shih interpretimin mbi testin e

shpërndarjes së të dhënave tek kapitulli i Rezultateve!),në vazhdimësi janë realizuar analiza

përshkruese si dhe inferenciale (korrelacione dhe regresione logjistike midis variablave të

përfshira në studim).

3.11. Analizat përshkruese (deskriptive)

Mesatarja dhe devijimi standard (ndër statistikat më të përdorura në studimet e shkencave

sociale), për të matur tendencën qendrore, shpërndarjen e të dhënave dhe largimin e tyre nga

mesatarja, janë përdorur për të kuptuar fillimisht pikën e mesme të të dhënave dhe

shpërndarjen e të dhënave nga mesatarja. Zbatimi i tyre ka ofruar një pasqyrë mbi nivelin dhe

drejtimin e zhvillimit të variablave të raportuara nga pjesëmarrësit.

Frekuencat, si analiza fillestare të të dhënave kanë mundësuar të kuptuarit e shpërndarjes së

të dhënave në kategori të caktuara të variablave të studimit. Për këtë studim frekuencat janë

përdorur për të kuptuar shpërndarjen e pjesëmarrësve në nivele të caktuara të variablave dhe

të dhënat janë përkufizuar përmes përqindjeve.

Kros tabulimi (cross tabulation) poashtu, si teknikë statistikore, ka mundësuar pasqyrimin e

marrëdhënieve të ndërvarura midis variablave të studimit dhe pa identifikuar lidhje

shkakësore, poashtu ka mundësuar një pasqyrë më të përgjithshme për tendencat e

qëndrimeve të pjesëmarrësve. Është përdorur fillimisht në studim, para analizave të tjera jo

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

81

parametrike, për të analizuar kryqëzimet midis variablave të studimit dhe itemeve për të pasur

një pasqyrë për tendencat, analizat e mëtutjeshme dhe drejtimet e variablave.

3.12. Analiza / statistikat inferenciale

Statistikat inferenciale konsiderohen statistika që na mundësojnë përgjithësimin e rezultateve

për popullatën e tërë. Hapësirën më të madhe në kuadër të analizave për të testuar hipotezat e

studimit e kanë zënë analizat/testet joparametrike (në bazë të testit të normalitetit të të

dhënave). Fillimisht është aplikuar analiza e korrelacionit (koeficienti i korrelacionit

Spirman), për të përcaktuar drejtimin / marrëdhënien mes variablave të studimit. Përcaktimi

dhe përshkrimi i korrelacioneve mes variablave në këtë studim është bërë duke u mbështetur

në përshkrimet mbi shpjegimet e lidhjeve, kaheve në bazë të vlerave të korrelacioneve

(Davis, 1971).

Krahas analizave korrelacionale, në përputhje me synimet e studimit, janë përdorur edhe

analizat / testet e tjera joparametrike (shih kapitullin e Rezultateve të testit të normalitetit, ku

rezultatet në këtë pjesë nga testi i normalitetit të të dhënave, treguan se testi Shapiro-Wilks

arriti nivelin e domethënies statistikore (p ≤ .05), gjë që tregon për mosplotësimin e kushtit të

shpërndarjes normale të të dhënave, që konsiderohet karakteristikë e pranueshme për

kampionet si në studimin përkatës. (Pallant, 2010). Testet joparametrike si p.sh:testi i Hi –

katrorit (Chi-square test, p.0.05), Mann Whitney, për të testuar diferencat mes variablave

kategorike (si p.sh: gjinia, grupmosha, drejtimi i studimit, prejardhja demografike, etj), me

variablat e vazhduara të përfshira në studim kanë mundësuar kështu një analizë të thelluar jo

vetëm përshkruese, por edhe analitike. Ndërsa, në rastet kur variabli i pavarur ka pasur tre e

më shumë kategori (si p.sh grupmosha), për t’a testuar në raport me variablin e varur të

vazhduar, është përdorur testi i Kruskal Wallis.

Krejt në fund, sipas supozimeve të ngritura në studim, është përdorur dhe analiza e

regresionit linear me shumë variabla, për të përcaktuar forcën parashikuese të variablave të

studimit (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale, përfshirë dhe

gjininë si variabël demografike) tek ndryshorja e Inteligjencës Emocionale dhe dimensionet e

saj. Si të gjitha format e tjera të regresioneve edhe regresioni logjistik është një analizë

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

82

parashikuese dhe përdoret për të shpjeguar marrëdhënien midis një variabli të varur binar dhe

një variabli të pavarur të vazhduar. Siç edhe është theksuar tek pjesa hyrëse e Metodologjisë,

hipotezat në këtë studim u testuan, në nivelin e konfidencës 95% (p ≤ .5).

3.13. Konsiderata etike

Dizajnimi i studimit në tërësi, specifikave të studimit dhe realizimi i studimit është bërë në

përputhje të plotë me parimet etike dhe profesionale të një studimi. Fillimisht është marrë

miratim Institucional për studimin, në këtë rast nga Universiteti i Prishtinës, Fakultetet

përkatëse prej nga është përzgjedhur mostra, si dhe është marrë miratim nga pjesëmarrësit

potencial në studim paraprakisht. Edhe instrumentet e administruara në studim, i’u janë

nënshtruar procedurave adekuate të përshtatjes dhe standardizimit për përdorimin e tyre në

kontekstin e studimit, duke i’u nënshtruar kështu edhe testimeve për veçoritë metrike të

instrumenteve, përkatësisht, për besueshmëri dhe vlefshmëri. Pjesëmarrësit pasi që kanë

dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e administrimit të instrumenteve të studimit, janë lajmëruar

shumë më herët për datën e caktuar për të qenë pjesë e administrimit të pyetësorëve, ku edhe

janë informuar në detaje për qëllimin e studimit, dhe çështjet ndërlidhëse përgjatë fazave të

studimit, përdorimin e të dhënave dhe përfitimet / relevancën nga hulumtimi në të ardhmen.

Pjesëmarrja e studentëve ishte vullnetare, dhe është bërë përkujdesje që gjatë kësaj periudhe

të sigurohet anonimiteti i pjesëmarrësve dhe të respektohet dinjiteti, duke u bërë e ditur

poashtu që të dhënat e studimit do të përdoreshin vetëm për qëllime akademike. Niveli i

kthimit të pyetësorëve të plotësuar ishte 100% dhe pyetjet që bënin pjesëmarrësit rreth ndonjë

paqartësie apo informate shtesë, linte për të kuptuar qasjen serioze dhe objektive gjatë

administrimit të pyetësorëve.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

83

3.14. Kufizimet e studimit

Duke qenë se njëra nga objektivat e studimit i referohet evidentimit të dallimeve gjinore në

raport me kompetencat emocionale, fakti që ndarja e mostrës së studimit nuk ishte

proporcionale në aspektin gjinor (marrë parasysh faktin që në drejtimet përkatëse të studimit

ku janë mbledhur të dhënat ka dominuar gjinia femërore e studentëve), gjetjet lidhur me këtë

objektivë të studimit duhet trajtuar me rezerva. Sidoqoftë, këto gjetje hapin rrugë dhe

paraqesin nevojë për studime të tjera me një mostër më gjithëpërfshirëse nga aspekti gjinor

dhe variablave të tjera demografike poashtu, në mënyrë që gjetjet të mund dhe të

përgjithësohen për popullatën më gjerë në studime të ardhshme që do kishin objektivë dhe

përgjithësimin e gjetjeve tek e gjithë popullata.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

84

KAPITULLI 4

4. REZULTATET E STUDIMIT

4.1. Paraqitja demografike e karakteristikave të mostrës

Tabela 7. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas gjinisë

Gjinia

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Mashkull 127 24.2 24.2 24.2

Femër 398 75.8 75.8 100.0

Total 525 100.0 100.0

Tabela 8. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas vendbanimit

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Urban 329 62.7 62.7 62.7

Rural 196 37.3 37.3 100.0

Total 525 100.0 100.0

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

85

Tabela 9. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas drejtimit të studimeve

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid Psikologji 385 73.3 73.3 73.3

Edukim 140 26.7 26.7 100.0

Total 525 100.0 100.0

Tabela 10. Tabela e Frekuencave – Shpërndarja e respondentëve sipas grupmoshës

Frequency Percent Valid Percent

Cumulative

Percent

Valid 18-21 379 72.2 72.2 72.2

22-25 115 21.9 21.9 94.1

26+ 31 5.9 5.9 100.0

Total 525 100.0 100.0

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

86

4.2. Paraqitja përmes grafikëve (pie chart) për shpërndarjen e respondentëve –

variablat demografike

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

87

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

88

4.3. Rezultatet e Testit të Normalitetit për variablat e studimit

Për të parë paraprakisht shpërndarjen e të dhënave dhe për të kuptuar më mirë modalitetin

dhe kahen e analizave të të dhënave, është aplikuar testi i normaliteti të të dhënave për të tre

variablat e studimit, rezultatet e të cilit determinuan më pas dhe llojet e analizave të përdorura

për shqyrtimin dhe interpretimin e të dhënave të studimit.

Rezultatet e testit të normalitetit për ndryshoren/shkallën e komunikimit nderpersonal

Rezultatet dhe Karakteristikat e shkallës së Komunikimit ndërpersonal nga testi i normalitetit

Testi Shapiro Wilk dhe / ose K-S test (p> 0.5) (Shapiro & Wilk, 1965; & Wah, 2011), si dhe

shqyrtimi vizual përmes histogramit dhe aspekteve ndërlidhëse, (normal Q-Q plots dhe box

plots), treguan se rezultatet e shkallës së komunikimit ndërpersonal nuk janë të shpërndara në

mënyrë normale, me vlerën e skeëness prej -0.653 (SE = 0.107) dhe vlerën e kurtosis me

0.137 (SE = 0.213), ku vlera e testit Shapiro dhe K – S, tregojnë vlerën nen 0.05 (me

saktësisht vlerat e gjetura janë 0.00 (p> 0.5)

Rezultatet e Testit të Normalitetit për ndryshoren e dytë (Shkalla e Inteligjencës

Emocionale)

Testi Shapiro Wilk dhe / ose K-S test (p> 0.5) (Shapiro & Wilk, 1965; & Wah, 2011), si dhe

shqyrtimi vizual përmes histogramit dhe aspekteve ndërlidhëse, (normal Q-Q plots dhe box

plots), treguan se rezultatet e shkallës së Inteligjencës Emocionale nuk janë të shpërndara në

mënyrë normale, ku rezultojnë këto vlera për skeëness prej -0.750 (SE = 0.107) dhe kurtosis

prej 2.017 (SE = 0.213), ku vlera e testit Shapiro dhe K – S, tregojnë vlerën nën 0.05 (më

saktësisht vlerat e gjetura janë 0.00 (p> 0.5)

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

89

Rezultatet e Testit te Normalitetit për ndryshoren e tretë (Shkalla shumëdimensionale e

përkrahjes së perceptuar sociale)

Testi Shapiro Wilk dhe / ose K-S test (p> 0.5) (Shapiro & Wilk, 1965; & Wah, 2011), si dhe

shqyrtimi vizual përmes histogramit dhe aspekteve ndërlidhëse, (normal Q-Q plots dhe box

plots), treguan se rezultatet e shkallës së Inteligjencës Emocionale nuk janë të shpërndara në

mënyrë normale, ku rezultojnë këto vlera për skeëness prej -1.389 (SE = 0.107) dhe kurtosis

prej 2.101 (SE = 0.213), ku vlera e testit Shapiro dhe K – S, tregojnë vlerën nën 0.05 (më

saktësisht vlerat e gjetura janë 0.00 (p> 0.5)

4.4. Statistikat deskriptive (radha e vlerave të mesme, devijimit standard dhe

dimensioneve të tjera) për tri variablat e studimit)

Tabela 11. Statistikat deskriptive për variablat e përfshira në studim

Min. Maks. Mesatarja Devijimi standard Varianca Rangu N

1. Inteligjenca Emocionale 35 161 123.49 17.049 290.655 126 525

2. Komunikimi ndërpersonal 18 35 29.22 3.262 10.640 17 525

3. Përkrahja e përceptuar sociale 12 84 67.59 12.949 167.684 72 525

Marrëdhëniet mes Inteligjencës Emocionale (përfshirë dhe dimensionet e saj) , komunikimit

ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale.

Objektivi 1. Përcaktimi i marrëdhënies mes inteligjencës emocionale, ndërveprimit social

(komunikimit ndërpersonal) dhe përkrahjes së perceptuar sociale;

Objektivi 2: .Përcaktimi i marrëdhënieve mes dimensioneve të inteligjencës emocionale,

ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) dhe përkrahjes sociale

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

90

Para se të aplikoheshin analizat inferenciale, paraprakisht u kryen analiza për të parë nëse

plotësoheshin kushtet e përshtatshme për të përdorur testin e korrelacionit të Pearsonit dhe

Spirmanit. Nga të dhënat më lartë (shih pjesën e Rezultateve të testit të normalitetit!), analizat

treguan se të dhënat plotësonin kushtin e linearitetit (marrëdhënieve lineare mes variablave)

dhe homogjenitetit të variancës. Rezultatet më lartë nga testi i normalitetit të të dhënave,

treguan se testi Shapiro-Wilks arriti nivelin e domethënies statistikore (p ≤ .05), gjë që tregon

për mosplotësimin e kushtit të shpërndarjes normale të të dhënave, që konsiderohet

karakteristikë e pranueshme për kampionet si në studim (Pallant, 2010), dhe varësisht nga

shqyrtimi i grafikonëve dhe shmangia e vlerave të skajshme, të dhënat kanë tendencë t’i

ofroheshin në një nivel të arsyeshëm kushtit të normalitetit. Krahas testit të Pearson-it, u

kryen edhe testi i korrelacionit të Spirmanit, që është më pak i ndikueshëm nga mosplotësimi

i kushtit të shpërndarjes normale të të dhënave.

Tabela 11. Koeficientet e Korrelacionet mes Inteligjencës Emocionale, Komunikimit

ndërpersonal dhe Përkrahjes së Përceptuar Sociale

Koeficieti i Korrelacionit (Pirson)

Inteligjenca Emocionale

1. Komunikimi ndërpersonal .114**

2. Përkrahja e Përceptuar Sociale .305**

**. p< 0.01

Koeficientet e korrelacionit mes variablit të varur (Inteligjenca Emocionale) dhe variablave të

pavarur (komunikimi ndërpersonal dhe përkrahja e përceptuar sociale), janë paraqitur në

Tabelën 12.

Siç mund të shihet nga të dhënat e tabelës, ekziston drejtim i marrëdhënies pozitive, të

shkallës së moderuar, ndërmjet Inteligjencës Emocionale, Komunikimit ndërpersonal dhe

Përkrahjes së përceptuar sociale. (interpretuar sipas tabelës mbi fortësinë e vlerës së

koeficienteve të korrelacionit nga Davis, 1971) Koeficienti i korrelacionit ndërmjet

Inteligjencës Emocionale dhe Komunikimit ndërpersonal, edhe pse i dobët, rezulton të jetë

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

91

domethënës nga pikëpamja statistikore dhe pozitiv (r = .114**), p<0.05. Drejtimi i

koeficientit të korrelacionit na tregon se kompetencat e Inteligjencës Emocionale, nuk

shoqërohen fuqishëm me shkathtësitë mbi komunikimin ndërpersonal. Rezultatet poashtu

vënë në pah se ekziston lidhje pozitive, e moderuar dhe domethënëse nga pikëpamja

statistikore, ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe Përkrahjes së përceptuar sociale (r

=.305**), p<0.05, ku niveli i lartë i përceptimit të përkrahjes sociale, shoqërohet në drejtim

pozitiv, të shkallës së moderuar, me kapacitetin e individit për të njohur dhe vlerësuar,

menaxhuar dhe përdorur emocionet për të zgjidhur situata problemore.

Marrëdhëniet mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (vlerësimi dhe shprehja e

emocioneve, rregullimi/menaxhimi i emocioneve, dhe përdorimi i emocioneve për të

zgjidhur situata problemore), shkallës së komunikimit ndërpersonal dhe shkallës

shumëdimensionale të përkrahjes së përceptuar sociale

Tabela 12. Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

Komunikimit ndërpersonal

Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (Vlerësimi dhe

njohja e emocioneve, rregullimi / menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve për

zgjidhjen e situatave problemore), dhe Komunikimit ndërpersonal

Koeficieti i Korrelacionit (Pirson)

Komunikimi ndërpersonal

1. Vlerësimi dhe njohja e emocioneve (VEI) .096*

2. Rregullimi / menaxhimi i emocioneve (RREI) .118**

3. Përdorimi i Emocioneve (PEI) .085

**. p< 0.01

Koeficientet e korrelacionit mes dimensioneve të variablit të varur (Inteligjencës Emocionale)

dhe variablit të pavarur (komunikimi ndërpersonal), janë paraqitur në Tabelën 12. Siç mund

të shihet nga të dhënat e tabelës, dimensioni i rregullimit apo menaxhimit të emocioneve në

kontekst të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, duket të tregojë ndërlidhje pozitive më të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

92

madhe me komunikimin ndërpersonal, edhe pse korrelacion të ulët, pozitiv dhe me

domethënie të lartë statistikore (r = .118**), p<0.05.

Kapaciteti i individit për të menaxhuar emocionet duket se shoqërohet në drejtim pozitiv, por

i dobët për nga fortësia e lidhjes, me kualitetin dhe mënyrën dhe shkathtësitë e komunikimit

ndërpersonal. Koeficienti i korrelacionit ndërmjet dimensionit të vlerësimit dhe njohjes së

emocioneve dhe komunikimit ndërpersonal, edhe pse pozitiv, megjithatë tregohet të jetë i

dobët, por me domethënie statistikore, (r = .096*), p<0.05. Ndërsa, koeficienti i korrelacionit

të dimensionit të përdorimit të emocioneve për të zgjidhur situata problemore dhe

komunikimit ndërpersonal rezulton të jetë pozitiv, por shumë i dobët dhe pa domethënie

statistikore, (r = .085), p<0.05. Nga të tri vlerat e korrelacioneve, mund të konkludohet se

është gjetur marrëdhënie pozitive mes kompetencave të Inteligjencës Emocionale dhe

komunikimit ndërpersonal, mirëpo meqë kjo lidhje nuk duket të jetë e fortë, mund të

kuptojmë që ndryshimet në kompetencat e Inteligjencës Emocionale shoqërohen por jo nga

lidhje e fortë me ndryshimet në variablin e komunikimit ndërpersonal.

Marrëdhëniet mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (vlerësimi dhe njohja e

emocioneve, rregullimi / menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve për zgjidhjen

e situatave problemore) dhe Përkrahjes së Përceptuar Sociale

Tabela 13. Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

Përkrahjes së Përceptuar Sociale

Koeficientët e Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (vlerësimi dhe

njohja e emocioneve, rregullimi / menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve për

zgjidhjen e situatave problemore) dhe Përkrahjes së Përceptuar Sociale

Përkrahja e përceptuar sociale

4. Vlerësimi dhe njohja e emocioneve (VEI) .337**

5. Rregullimi / menaxhimi i emocioneve (RREI) .195**

6. Përdorimi i Emocioneve (PEI) .158**

**. p< 0.01

**. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed).

*. Correlation is significant at the 0.05 level (2-tailed).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

93

Koeficientet e korrelacionit mes dimensioneve të variablit të varur (Inteligjencës Emocionale)

dhe variablit të pavarur (përkrahja e përceptuar sociale), janë paraqitur në Tabelën 13. Siç

mund të shihet nga të dhënat e tabelës, dimensioni i njohjes dhe vlerësimit të emocioneve në

kontekst të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, duket të tregojë ndërlidhje pozitive dhe

atë të shkallës së moderuar me përkrahjen e përceptuar sociale, dhe me domethënie të lartë

statistikore (r = .337**), p<0.05. Shkalla e përkrahjes së përceptuar sociale tregon drejtim

pozitiv të marrëdhënies me vlerësimin dhe njohjen e emocioneve si pjesë integrale e

marrëdhënieve ndërpersonale. Individët që përceptojnë më shumë përkrahje sociale, nga

familja, miqtë, dhe personat e afërt, konsiderojnë poashtu në nivel më të lartë ndikimin dhe

rolin që kanë emocionet në marrëdhëniet e tyre ndërpersonale. Koeficienti i korrelacionit

ndërmjet dimensionit të rregullimit apo menaxhimit të emocioneve dhe përkrahjes së

përceptuar sociale, duket të jetë pozitiv, i nivelit të ulët, por domethënës në aspektin

statistikor (r = .195**), p<0.05. Përkrahja që individi përcepton në raportet e tij sociale dhe

marrëdhëniet ndërpersonale, poashtu ka drejtim pozitiv të marrëdhënies me mënyrën e

menaxhimit të emocioneve dhe rregullimit të tyre në kontekste dhe dinamika ndërpersonale.

Ndërsa, koeficienti i korrelacionit të dimensionit të përdorimit të emocioneve për të zgjidhur

situata problemore dhe përkrahjes së përceptuar sociale rezulton të jetë pozitiv poashtu, por

pak më i dobët krahasuar me vlerat e dy dimensioneve paraprake, dhe me domethënie

statistikore (r = .158**), p<0.05.

Marrëdhëniet mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (vlerësimi dhe njohja e

emocioneve, rregullimi / menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve për zgjidhjen

e situatave problemore) dhe dimensioneve të Përkrahjes së Përceptuar Sociale

(përkrahja nga familja, përkrahja nga shoqëria, dhe përkrahja nga personat me vlerë /

signifikant)

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

94

Tabela 14. Koeficienti i Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale dhe

dimensioneve të përkrahjes së perceptuar sociale

Koeficienti i Korrelacionit mes dimensioneve të Inteligjencës Emocionale (vlerësimi dhe

njohja e emocioneve, rregullimi / menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve për

zgjidhjen e situatave problemore) dhe dimensioneve të Përkrahjes së Përceptuar Sociale

(përkrahja nga familja, përkrahja nga shoqëria, dhe përkrahja nga personat me vlerë /

signifikant)

MSPS Shoqëria MSPS Familja MSPS Të tjerët

1. Vlerësimi dhe njohja e emocioneve (VEI) .279** .285** .314**

2. Rregullimi / menaxhimi i emocioneve (RREI) .135** .202** .211**

3. Përdorimi i Emocioneve (PEI) .182** .137** .112*

**. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed).

*. Correlation is significant at the 0.05 level (2-tailed).

Koeficientët e korrelacionit mes dimensioneve të variablit të varur (Inteligjencës Emocionale)

dhe variablit të pavarur (përkrahja e përceptuar sociale), janë paraqitur në Tabelën 14. Siç mund

të shihet nga të dhënat e tabelës, të gjitha dimensionet e të dy shkallëve, Inteligjencës Emocionale

dhe përkrahjes së përceptuar sociale, tregojnë ndërlidhje pozitive, të nivelit të ulët dhe të

moderuar dhe me domethënie të lartë statistikore. Përkrahja e përceptuar sociale nga familja,

shoqëria dhe njerëzit e afërt / domethënës në jetën tonë, tregon drejtim pozitiv të marrëdhënies

me kapacitetin e individit për të njohur dhe vlerësuar emocionet, për t’i menaxhuar ato, si dhe për

t’i përdorur në zgjidhjen e situatave problemore përgjatë dinamikave sociale. Dimensioni i

njohjes dhe vlerësimit të emocioneve në kontekst të konstruktit të Inteligjencës Emocionale,

duket të tregojë drejtimet më të larta dhe të moderuara, pozitive krahasuar me dimensionet e tjera,

në raport me përkrahjen e përceptuar sociale, me familjen (r = .279**), p<0.05, me shoqërinë (r =

.285**), p<0.05, dhe me personat e afërt / domethënës, (r = .314**), p<0.05. Dimensioni i

njohjes dhe vlerësimit të emocioneve në kuadër të konstruktit të Inteligjencës Emocionale, më

saktësisht aftësia e individit për të njohur dhe vlerësuar rolin dhe ndikimin e emocioneve,

personale dhe të të tjerëve, në marrëdhëniet ndërpersonale duket se shoqërohet mjaft mirë dhe në

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

95

drejtim pozitiv me përkrahjen e përceptuar sociale, në tri kontekstet e lartpërmendura. Në anën

tjetër, koeficienti i korrelacionit ndërmjet dimensionit të menaxhimit/rregullimit të emocioneve

dhe tri konteksteve të përkrahjes së përceptuar sociale, rezulton të jetë poashtu pozitiv, i nivelit

më të ulët, por me domethënie statistikore. Kështu, koeficienti i korrelacionit i dimensionit të

menaxhimit/rregullimit të emocioneve në raport me përkrahjen e përceptuar sociale nga familja

tregon vlerë pozitive, të ulët, por me domethënie statistikore (r = .135**), p<0.05; në raport me

përkrahjen e përceptuar nga shoqëria tregon poashtu vlerë pozitive, të ulët kah e moderuara, por

domethënëse në aspektin statistikor (r = .202**), p<0.05, si dhe në raport me përkrahjen e

përceptuar sociale nga të tjerët, tregon ndërlidhje pozitive poashtu, të nivelit të ulët kah e

moderuara, por domethënëse nga aspekti statistikor (r = .211**), p<0.05. Ndërsa, sa i përket

niveleve të korrelacionit ndërmjet dimensionit të përdorimit të emocioneve për zgjidhjen e

situatave problemore dhe dimensioneve të përkrahjes sociale, rezultatet nga tabela tregojnë se në

raport me përkrahjen e përceptuar nga familja, shihet nivel i ulët i korrelacionit, pozitiv dhe me

domethënie statistikore r = .279**), p<0.05, ndërsa lidhje e shkallës së moderuar dhe pozitive me

përkrahjen e përceptuar sociale, dhe me domethënie të lartë statistikore (r = .337**), p<0.05.

Shkalla e përkrahjes së përceptuar sociale, tregon drejtim pozitiv të marrëdhënies me vlerësimin

dhe njohjen e emocioneve si pjesë integrale e marrëdhënieve ndërpersonale. Individët që

përceptojnë më shumë përkrahje sociale, nga familja, miqtë, dhe personat e afërt, konsiderojnë

poashtu në nivel më të lartë ndikimin dhe rolin që kanë emocionet në marrëdhëniet e tyre

ndërpersonale. Koeficienti i korrelacionit ndërmjet dimensionit të rregullimit apo menaxhimit të

emocioneve dhe përkrahjes së përceptuar sociale, duket të jetë pozitiv, i nivelit të ulët por

domethënës në aspektin statistikor (r = .195**), p<0.05. Përkrahja që individi përcepton në

raportet e tij sociale dhe marrëdhëniet ndërpersonale, poashtu tregon drejtim pozitiv të

marrëdhënies me mënyrën e menaxhimit të emocioneve dhe rregullimit të tyre në kontekste dhe

dinamika ndërpersonale. Ndërsa, koeficienti i korrelacionit të dimensionit të përdorimit të

emocioneve për të zgjidhur situata problemore dhe përkrahjes së përceptuar sociale nga familja,

rezulton të jetë pozitiv poashtu, por pak me i dobët krahasuar me vlerat e dy dimensioneve

paraprake, dhe me domethënie statistikore (r = .182**), p<0.05, nga shoqëria (r = .137**),

p<0.05, dhe korrelacioni i këtij dimensioni në kontekst të përkrahjes së përceptuar nga të tjerët, të

afërmit, rezulton të jetë poashtu pozitiv, edhe pse i ulët, por me sinjifikancë në aspektin statistikor

(r = .112*), p<0.05.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

96

4.5. Rezultatet e përcaktimit të marrëdhënies mes Inteligjencës Emocionale dhe

variablave demografikë

Objektivi 3 .Përcaktimi i dallimeve (marrëdhënieve) mes inteligjencës emocionale dhe

variablave demografikë

Për të përcaktuar marrëdhëniet ndërmjet një variable kategorike (me dy grupe në këtë rast),

më saktësisht dallimet ndërmjet variablës së pavarur, demografike, gjinisë, dhe variablës së

varur të studimit, Inteligjencës Emocionale, është përdorur testi i hi katrorit (chi – sqaure) dhe

Mann Whitney, të cilët janë teste jo parametrike, alternativa të t – testit (independent sample

t – test). Zakonisht përdoren për të krahasuar dy mesatare të mostrës që vijnë nga e njëjta

popullatë, në rastet kur supozimet për përdorimit e t- testit nuk janë arritur.

Paraprakisht, janë testuar dallimet sinjifikante statistikore ndërmjet dy grupeve, dhe janë

marrë në konsideratë dallimet në variancë dhe shpërndarja e të dhënave, si supozime kryesore

për të aplikuar testin e lartpërmendur.

Tabela15. Përcaktimi i dallimeve gjinore në raport me Inteligjencën Emocionale:

Chi-Square Tests

Value Df

Asymp. Sig.

(2-sided)

Pearson Chi-Square 123.453a 56 .000

Likelihood Ratio 127.809 56 .000

Linear-by-Linear Association 2.541 1 .111

N of Valid Cases 525

a. 79 cells (69.3%) have expected count less than 5. The minimum

expected count is .24.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

97

Kruskal-Wallis Test

Ranks

Gjinia N Mean Rank

VEI Mashkull 127 241.06

Femër 397 269.36

Total 525

RREI Mashkull 122 227.33

Femër 370 252.82

Total 525

PEI Mashkull 127 256.85

Femër 396 263.65

Total 525

Nga tabela më lartë dhe vlerat e testit, shohim se dallimet janë domethënëse në aspektin

statistikor (sig. 000), të interpretuar nga Likelihood ratio sipas supozimeve të marra në

konsideratë nga vlerat e tabelës, që do të thotë se ndërmjet meshkujve dhe femrave,

pjesëmarrëse në studim, ka dallime gjinore, jo të mëdha por domethënëse në aspektin

statistikor, sa i përket kompetencave të inteligjencës emocionale (Likelihood ratio = 127.809,

df = 56, p = 0.00).

Duke pas parasysh që variabli i Inteligjencës Emocionale, përbëhet nga tre dimensione,

nënshkallë, për të testuar dallimet gjinore në raport me këto dimensione (tre kategori), është

përdorur testi Kruskal Walis, që mundëson përgjithësimin ndërmjet tre apo më shumë

grupeve në një variabël.

Test Statisticsa,b

VEI RREI PEI

Chi-Square 3.375 2.964 .196

Df 1 1 1

Asymp. Sig.

.066 .085 .658

a. Kruskal Wallis Test

b. Grouping Variable: Gjinia

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

98

Në bazë të rezultateve nga tabela më lartë dhe përgjithësimeve të tri grupeve, shohim që

shpërndarja është pothuajse e njejtë për të dy gjinitë në kategoritë/dimensionet e Inteligjencës

Emocionale, më saktësisht në dimensionet e vlerësimit të emocioneve,

rregullimit/menaxhimit dhe përdorimit të emocioneve, duke pas parasysh nivelin e

sinjifikancës (p = .066; p = .085; p = .658). Megjithatë, në analizat e ndikimit të madhësisë

(size effect) që na mundëson ky test, (ku vlera e high square pjesëtohet me N- 1), shohim se

është një përqindje jashtëzakonisht e ulët e variabilitetit për t’u llogaritur për dallime gjinore,

dhe atë sidomos në fushën/dimensionin e vlerësimit të emocioneve, ku edhe vlera e

sinjifikancës është shumë afër kufirit për të qenë domethënëse.

Tabela 16. Përcaktimi i dallimeve mes grupmoshës së respondentëve në raport me

Inteligjencën Emocionale:

Kruskal-Wallis Test

Ranks

Grup_mosha N Mean Rank

Total_el 18-21 379 273.68

22-25 115 214.67

26+ 31 311.74

Total 525

Test Statisticsa,b

Total_el

Chi-Square 16.791

Df 2

Asymp. Sig. .000

a. Kruskal Wallis Test

b. Grouping Variable: Grupmosha

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

99

Nga rezultatet e tables lartë, shohim se dallimet ndërmjet grupmoshës dhe Inteligjencës

Emocionale nuk janë të mëdha mirëpo tregojnë sinjifikancë statistikore (p = .000).

Megjithatë, në analizat e ndikimit të madhësisë (size effect) që na mundëson ky test, (ku vlera

e high square pjesetohet me N- 1), shohim se është një përqindje jashtëzakonisht e ulët,

gjithsej 3% e variabilitetit ku rezultatet e rangut mund t’i atribuohen dallimeve në grupmoshë

në raport me Inteligjencën Emocionale.

Tabela 17. Dallimet gjinore dhe komunikimi ndërpersonal

Chi-Square Tests

Value Df

Asymp. Sig. (2-

sided)

Pearson Chi-Square 12.277a 17 .783

Likelihood Ratio 15.327 17 .572

Linear-by-Linear Association .207 1 .650

N of Valid Cases 525

a. 13 cells (36.1%) have expected count less than 5. The minimum expected count is .24.

Rezultatet nga tabela tregojnë se nuk janë gjetur dallime gjinore statistikisht sinjifikante në

raport me variablën e komunikimit ndërpersonal (chi square = 12.277, df = 17, dhe p = .783)

Mann-Whitney Test

Ranks

Gjinia N Mean Rank Sum of Ranks

Total komunikim

ndërpersonal

Mashkull 127 254.67 32343.50

Femër 398 265.66 105731.50

Total 525

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

100

Test Statisticsa

Total komunikim ndërpersonal

Mann-Whitney U 24215.500

Wilcoxon W 32343.500

Z -.714

Asymp. Sig. (2-tailed) .475

a. Grouping Variable: Gjinia

Tabela 18. Dallimet gjinore dhe përkrahja e përceptuar sociale:

Chi-Square Tests

Value Df

Asymp. Sig. (2-

sided)

Pearson Chi-Square 100.305a 46 .000

Likelihood Ratio 105.384 46 .000

Linear-by-Linear Association 24.560 1 .000

N of Valid Cases 523

a. 60 cells (63.8%) have expected count less than 5. The minimum expected count is .24.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

101

Mann-Whitney Test

Ranks

Gjinia N Mean Rank Sum of Ranks

MSPSS Mashkull 127 213.97 27174.50

Femër 396 277.40 109851.50

Total 523

Test Statisticsa

MSPSS

Mann-Whitney U 19046.500

Wilcoxon W 27174.500

Z -4.119

Asymp. Sig. (2-tailed) .000

a. Grouping Variable: Gjinia

Ndërsa, rezultatet nga tabela e dytë, tregojnë se ka dallime gjinore sinjifikante në aspektin

statistikor në raport me variablën e përkrahjes së përceptuar sociale. (chi – square = 100.305,

df = 46, dhe p = .000).

Për të parë më detajisht se këto dallime sinjifikante në aspketin statistikor mes gjinisë dhe

përkrahjes së përceptuar sociale, si rezultojnë në raport me tri dimensionet / kategoritë e

variablës së përkrahjes së përceptuar sociale, është aplikuar testi i Kruskal Walis, rezultatet e

së cilit raportohen më poshtë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

102

Kruskal-Wallis Test

Ranks

Gjinia N Mean Rank

MSPSS significant others Mashkull 127 217.02

Femër 398 277.67

Total 525

MSPSS Family Mashkull 127 218.49

Femër 396 275.95

Total 523

MSPSS Friends Mashkull 127 224.91

Femër 398 275.16

Total 525

Test Statisticsa,b

MSPSS significant

others MSPSS Family MSPSS Friends

Chi-Square 15.524 14.219 10.626

Df 1 1 1

Asymp. Sig. .000 .000 .001

a. Kruskal Wallis Test

b. Grouping Variable: Gjinia

Nga rezultatet e tabelës lartë, shohim se ekzistojnë dallime gjinore, edhe pse shumë të vogla,

në raport me tre dimensionet e përkrahjes së përceptuar sociale, mirëpo sinjifikante në

aspektin statistikor. Dallimet duket të kenë sinjifikancë statistikore në tri kategoritë, (p =

.000), Megjithatë, në analizat e ndikimit të madhësisë (size effect) që na mundëson ky test,

(ku vlera e high square pjesëtohet me N- 1), shohim se është një përqindje jashtëzakonisht e

ulët, respektivisht 2 % e dallimeve gjinore mund të themi se i atribuohet përceptimeve të

meshkujve dhe femrave në raport me përkrahjen nga familja, dallimi pothuajse i njejtë

shfaqet dhe tek dimensioni i përkrahjes nga shoqëria, ndërsa një përqindje pak më e vogël në

krahasim me dimensionet e para, i referohet dallimeve gjinore në raport me përkrahjen e

përceptuar nga personat e afërt/domethënës (më pak se 2%).

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

103

4.6. Përcaktimi i përmasës së ndikimit (forcës parashikuese) të variablave të pavaruara

në Inteligjencën Emocionale

Objektivi 4: Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjës së përceptuar sociale,

komunikimit ndërpersonal dhe gjinisë në Inteligjëncën Emocionale

Korrelacionet mes Inteligjencës Emocionale dhe variablave të pavarur të studimit, tregojnë se

mes tyre ekzistojnë marrëdhënie, edhe pse në të shumtën e rasteve, marrëdhënie pozitive, e

dobët dhe e moderuar, por me sinjifikancë statistikore. Objektivi i fundit i këtij studimi ka

qenë poashtu të tentojë të shpjegojë edhe përmasën e variancës në nivelin e Inteligjencës

Emocionale të respondentëve, që mund të shpjegohet nga secili variabël i pavarur që ka

marrëdhënie me të (me fjalë të tjera, të përcaktohet forca parashikuese e secilit variabël të

pavarur në lidhje me variablën e varuar të studimit). Për të përcaktuar këtë gjë, është përdorur

regresioni linear me shumë variabla. Para se të kryhej analiza, është parë nëse të dhënat

plotësonin kushtet për regresion linear me shumë variabla. Kjo u bë, krahas të tjerave, edhe

përmes shqyrtimit të të dhënave diagnostikuese që shoqërojnë rezultatet e regresionit. Në

Tabelën 12, për korrelacionet mes variablave të studimit, shihet se ka korrelacione të dobëta,

të moderuara dhe substanciale mes variablave të pavarur dhe variablit të varur dhe

nëndimensioneve të këtyre variablave. Kjo tregon se ka marrëdhënie të konsiderueshme mes

këtyre variablave (mbi nivelin e preferueshëm të korrelacioneve, që është .3 e sipër).

Korrelacioni më i lartë, është ai mes variablit “Përkrahja e përceptuar sociale” dhe variablit

“Inteligjencë Emocionale” (.337), përfshirë edhe nëndimensionet e të dy variablave. Ndërsa,

korrelacionet tjera mes variablave të tjerë të pavarur, janë të nivelit të ulët dhe të moderuar

gjë që tregon se mungesa e korrelacioneve të larta mes variablave të pavarur, e bën të

pamundur vlerësimin e saktë të ndikimit të tyre individual në variablin e varur/problem në të

dhënat parashikuese të këtij studimi, andaj dhe jo të gjithë variablat e pavarura u përfshinë në

analizën e regresionit.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

104

Objektivi 4. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjes së përceptuar sociale,

komunikimit ndërpersonal dhe gjinisë së Inteligjencës Emocionale

Tabela 19. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjes së përceptuar sociale, në

Inteligjencaën Emocionale

Descriptive Statistics

Mean Std. Deviation N

MSPSS 67.59 12.949 525

Total_el 123.50 17.081 525

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .305a .093 .091 16.284

a. Predictors: (Constant), MSPSS

Nga rezultatet e tabelës shohim se 9% e variancës së përkrahjes së përceptuar sociale

llogaritet se parasheh / ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale, edhe pse vlerë e ulët,

kah mesatarja, megjithatë tabela tregon domethënie statistikore të rëndësishme.

ANOVAa

Model Sum of Squares Df Mean Square F Sig.

1 Regression 14142.954 1 14142.954 53.333 .000b

Residual 138159.784 521 265.182

Total 152302.738 522

a. Dependent Variable: Total_el

b. Predictors: (Constant), MSPSS

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

105

Coefficientsa

Model

Unstandardized

Coefficients

Standardize

d

Coefficients

T Sig.

95.0% Confidence

Interval for B

B

Std.

Error Beta

Loëer

Bound

Upper

Bound

1 (Consta

nt) 96.328 3.788 25.433 .000 88.888 103.769

MSPSS .402 .055 .305 7.303 .000 .294 .510

a. Dependent Variable: Total_el

Tabela 20. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të komunikimit ndërpersonal në Inteligjencën

Emocionale

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .114a .013 .011 3.244

a. Predictors: (Constant), Total_el

ANOVAa

Model Sum of Squares Df Mean Square F Sig.

1 Regression 72.799 1 72.799 6.919 .009b

Residual 5502.679 523 10.521

Total 5575.478 524

a. Dependent Variable: Total komunikim nderpersonal

b. Predictors: (Constant), Total_el

Coefficientsa

Model

Unstandardized Coefficients

Standardized

Coefficients

T Sig. B Std. Error Beta

1 (Constant) 26.525 1.036 25.600 .000

Total_el .022 .008 .114 2.630 .009

a. Dependent Variable: Total komunikim nderpersonal

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

106

Më pak se 15%, më saktësisht 13 % e variancës së dallimeve në variablën e komunikimit

ndërpesronal llogaritet se parasheh / ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale, vlerë kjo

e moderuar dhe me domethënie statistikisht të rëndësishme.

Tabela 21. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të gjinisë në Inteligjencën Emocionale

Descriptive Statistics

Mean Std. Deviation N

Total_el 123.49 17.049 525

Gjinia 1.76 .429 525

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .070a .005 .003 17.023

a. Predictors: (Constant), Gjinia

ANOVAa

Model Sum of Squares Df Mean Square F Sig.

1 Regression 738.527 1 738.527 2.548 .111b

Residual 151564.699 523 289.799

Total 152303.227 524

a. Dependent Variable: Total_el

b. Predictors: (Constant), Gjinia

Coefficientsa

Model

Unstandardized

Coefficients

Standardiz

ed

Coefficient

s

T Sig.

95.0% Confidence

Interval for B

B Std. Error Beta

Loëer

Bound

Upper

Bound

1 (Consta

nt) 118.624 3.139 37.786 .000 112.457 124.791

Gjinia 2.770 1.735 .070 1.596 .111 -.639 6.178

a. Dependent Variable: Total_el

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

107

Nga rezultatet e tabelës së paraqitur më lartë, shohim se 3 % e variancës së variablit të gjinisë

llogaritet se parasheh / ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale, edhe pse vlerë e ulët,

megjithatë tabela tregon domethënie statistikore të rëndësishme.

Tabela 22. Përcaktimi i përmasës së ndikimit të moshës – variablël i pavarur në Inteligjencën

Emocionale

Descriptive Statistics

Mean Std. Deviation N

Total_el 123.49 17.049 525

Grup_mosha 19.35 2.340 525

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .096a .009 .007 16.986

a. Predictors: (Constant), Grup_mosha

ANOVAa

Model Sum of Squares Df Mean Square F Sig.

1 Regression 1407.079 1 1407.079 4.877 .028b

Residual 150896.148 523 288.520

Total 152303.227 524

a. Dependent Variable: Total_el

b. Predictors: (Constant), Grup_mosha

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

108

Coefficientsa

Model

Unstandardized

Coefficients

Standardize

d

Coefficients

T Sig.

95.0% Confidence

Interval for B

B

Std.

Error Beta

Loëer

Bound

Upper

Bound

1 (Constant) 137.043 6.180 22.174 .000 124.902 149.184

Grup_mos

ha -.700 .317 -.096 -2.208 .028 -1.323 -.077

a. Dependent Variable: Total_el

Më pak se 10%, më saktësisht 7 % e variancës së dallimeve në grupmoshë llogaritet se

parasheh/ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale, edhe pse vlerë e mesme (moderuar),

megjithatë duket të jetë e rëndësishme/domethënëse në aspektin statistikor. daqe lartë

Sipas udhëzimev të Cohen (1988) për interpretimin e madhësisë së përmasës së ndikimit të

variablave të pavarura në ato të varura (përqindja e variancës së shpjeguar), shohim se të tri

analizat/rezultatet e tabelave, tregojnë ndikim të ulët, kah vlerat e mesme apo moderuara të

parashikimit të përmasës së ndikimit që mund të kenë variablat e pavarura të studimit, në

variablin e varur. Në bazë të modelit të variablave parashikuese, kur janë futur në regresion

gjitha variablat e pavarura të studimit në raport me variablën e varur, mund të konkludohet se

komunikimi ndërpersoanl dhe përkrahja e përceptuar sociale, tregojnë pak më shumë vlerë

parashikuese dhe sinjifikante në aspektin statistikor, në krahasim me variablat demografike të

gjinisë dhe grupmoshës, të cilat rezultojnë dhe me koeficientë të korrelacionit më të ulët dhe

në një rast dhe negativ.

Më poshtë, ilustrohen përmes tabelës këto përmasa të ndikimit të variablave të pavarur në

variablën e varur, dhe justifikohen poashtu me nivelet paraprake të korrelacioneve.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

109

Tabela 23. Përmasa e ndikimit të variablavë të pavarura në Inteligjencën Emocionale

Korrelacionet % e variancës së shpjeguar

1. Përkrahja e përceptuar sociale .305 ** 9 %

2. Komunikimi ndërpersonal .114** 13%

3. Gjinia .070 3 %

4. Mosha - .096* 7 %

Model Summary

Model R R Square Adjusted R Square

Std. Error of the

Estimate

1 .336a .113 .106 16.149

2 .336b .113 .108 16.134

a. Predictors: (Constant), Gjinia, Grup_mosha, Total komunikim nderpersonal, MSPSS

b. Predictors: (Constant), Grup_mosha, Total komunikim nderpersonal, MSPSS

ANOVAa

Model

Sum of

Squares Df Mean Square F Sig.

1 Regression 17212.214 4 4303.054 16.500 .000b

Residual 135090.524 518 260.793

Total 152302.738 522

2 Regression 17211.108 3 5737.036 22.041 .000c

Residual 135091.630 519 260.292

Total 152302.738 522

a. Dependent Variable: Total_el

b. Predictors: (Constant), Gjinia, Grup_mosha, Total komunikim nderpersonal, MSPSS

c. Predictors: (Constant), Grup_mosha, Total komunikim nderpersonal, MSPSS

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

110

Coefficientsa

Model

Unstandardized

Coefficients

Standardi

zed

Coefficie

nts

T Sig.

Correlations

B

Std.

Error Beta

Zero-

order

Partia

l Part

1 (Constant) 89.380 9.956 8.978 .000

Total

komunikim

ndërpersonal

.607 .218 .116 2.791 .005 .115 .122 .116

MSPSS .399 .056 .302 7.125 .000 .305 .299 .295

Grup_mosha -.557 .302 -.076

-

1.841 .066 -.096 -.081 -.076

Gjinia .110 1.688 .003 .065 .948 .070 .003 .003

2 (Constant) 89.503 9.765 9.166 .000

Total

komunikim

ndërpersonal

.608 .217 .116 2.796 .005 .115 .122 .116

MSPSS .400 .055 .303 7.322 .000 .305 .306 .303

Grup_mosha -.557 .302 -.076

-

1.842 .066 -.096 -.081 -.076

a. Dependent Variable: Total_el

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

111

KAPITULLI 5

5. DISKUTIME, KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Studimi kishte për synim të analizojë konceptimet teorike lidhur me Inteligjencën

Emocionale dhe dimensionet e saj, të evidentojë marrëdhëniet mes inteligjencës emocionale,

përfshirë dhe dimensionet e saj, me ndërveprimin social dhe përkrahjen e përceptuar sociale

mes studentëve universitarë, si dhe të përcaktojë përmasën e ndikimit të ndërveprimit social

dhe përkrahjes së përceptuar sociale në Inteligjencën Emocionale. Siç dhe është theksuar tek

kapitulli i Hyrjes, në një nivel dytësorë, studimi synon të evidentojë marrëdhëniet mes

inteligjencës emocionale dhe disa variablave të zgjedhur demografikë.

Fusha e studimit të emocioneve, ka marrë vëmendje të madhe nga studiuesit, si një fushë

shumë e rëndësishme e ndërveprimit social, komunikimit, edukimit dhe shëndetit mendor e

mirëqenies në përgjithësi. (Andersen dhe Guerrero, 1998; Burleson dhe Planalp, 2000;

Planalp dhe Fitness, 1999). Emocionet mendohet të jenë aspekt shumë i rëndësishëm i jetës

sonë mentale për kualitetin dhe domethënien e ekzistencës sonë. Inteligjenca Emocionale,

është diskutuar si një ndër inteligjencat dhe kompetencat më të rëndësishme për të promovuar

dhe rregulluar rritjen dhe zhvillimin intelektual, personal, dhe rritjen sociale të marrëdhënieve

kualitative ndërpersonale.

Studimi i shkathtësive dhe kompetencave emocionale në kontekste të ndryshme, si nga gjetjet

empirike, ashtu dhe nga gjetjet e këtij studimi, konsiderohet vlerë e shtuar dhe me një rëndësi

të veçantë për jetën e individit në përgjithësi dhe dimensionet e saj. Rëndësia e studimit të

kësaj fushe ndërlidhet dhe i kontribuon poashtu stimulimit të kërkimit më të thellë për

identitetin tonë si potencial për t’u zhvilluar tutje, duke pas parasysh që konstrukti i

Inteligjencës Emocionale ka një potencial të qenësishëm për t’u zhvilluar përgjatë jetës dhe

për t’u përmirësuar përgjatë reflektimit dhe ngritjes së vetëdijes, për të promovuar rritjen

emocionale dhe intelektuale. Relevanca e studimit lidhet poashtu shumë me të kuptuarit më të

thellë të konceptit të inteligjencës, ajo se çfarë në fakt përfaqëson dhe konsiderohet

inteligjencë, qasjet dhe prirjet teorike, dhe në çfarë shkalle dhe përmes vlerësimit të së cilëve

faktorë mund t’a masim performancën dhe inteligjencën e individit. Përfundimisht, duke qenë

i pari studim në këtë fushë në kontekstin kosovar, kjo fushë studimi, konsiderohet mjaft e

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

112

rëndësishme edhe për dimensionin psikologjik e social, duke pas parasysh që Inteligjenca

Emocionale formëson bazamentin e kompetencave që janë të rëndësishme për marrëdhëniet

ndërpersonale dhe mirëqenien në komunitetet ku jetojnë dhe ndërveprojnë njerëzit.

Drejtimet e së ardhmes në këtë fushë sugjerojnë dhe janë mjaft premtuese për faktin se

kompetencat emocionale, që janë kaq të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, mund dhe

të mësohen. Në këtë drejtim, supozohet se programet e ndryshme të ngritjes së kapaciteteve,

trajnimet dhe përfshirja e konstruktit të Inteligjencës Emocionale në Kurrikula të Edukimit në

nivele të ndryshme, mund të ketë ndikim në rritjen dhe posedimin e shkathtësive dhe

kompetencave të domosdoshme për ndërveprimet sociale, si dhe mund të përmirësojë

rezultatet që lidhen me sferën e Inteligjencës Emocionale.

Për fund, duke pasur parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale siguron një vlerësim,

gjykim tërësor mbi funksionimin social, duke adresuar poashtu deficitet në këtë drejtim,

studimet e tilla në këtë fushë, do të shërbenin jo vetëm për vendin tonë, dhe për komunitetin e

gjerë të hulumtimeve, si një vlerë e shtuar jo vetëm për kontinuitetin e studiuesve të kësaj

lëmie, por edhe si pikënisje për të përdorur Inteligjencën Emocionale si mjet në trajtimin e

marrëdhënieve ndërpersonale në dimensione të ndryshme, duke shtuar këtu edhe dimensionin

e komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale.

Siç është theksuar dhe në kapitullin e Metodologjisë, në kuadër të këtij disertacioni është

realizuar studim sasior, korrelacional, që ka të bëjë me përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet

variablave të studimit, Inteligjencës Emocioanle (modeli i bazuar në kompetenca / shkathtësi)

dhe ndërveprimit social (të matur përmes variablave të komunikimit ndërpersonal dhe

përkrahjes së përceptuar sociale). Analizat statistikore kanë treguar besueshmëri dhe

vlefshmëri në nivel të kënaqshëm të pyetësorëve, kështu që pas këtyre procedurave,

instrumentet janë administruar tek kampioni i plotë i studimit. Kampioni për këtë studim ka

qenë i zgjedhur në bazë të metodës së zgjedhjes së kampionit në bazë grupi (duke bërë

përzgjedhjen me grupe studentësh). Pas plotësimit të pyetësorëve, të dhënat janë futur në

programin statistikor SPSS (version 21), ku janë përpunuar dhe analizuar në përputhshmëri

me objektivat e studimit. Rezultatet, interpretimet dhe diskutimet janë bërë në varësi prej të

dhënave të fituara nga pjesëmarrësit, dhe në mënyrë sistematike duke i mbështet poashtu dhe

me të dhënat empirike të studimeve të tjera dhe qasjet relevante teorike. Të gjitha hipotezat e

ngritura në studim, me përjashtim të njërës, u mbështetën nga të dhënat empirike të studimit,

si dhe gjetjet e studimeve të tjera. Ndërkohë, edhe pritshmëritë e studimit lidhur me drejtimin

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

113

e marrëdhënies së variablave në studim, si dhe forcën parashikuese, ndikimin e përmasës së

variablave të pavarura në variablin e varur të studimit, u mbështetën nga të dhënat empirike,

edhe pse gjetjet e studimit në fjalë përgjithësisht kishin vlera më të ulëta të lidhshmërive të

variablave të studimit mes vete, mirëpo të rëndësishme në aspektin statistikor.

5.1. Diskutime lidhur me objektivin 1: Përcaktimi i marrëdhënies mes Inteligjencës

Emocionale , ndërveprimit social dhe përkrahjes së përceptuar sociale

H1: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe ndërveprimit

social (kualitetit të marrëdhënieve ndërpersonale matur përmes komunikimit ndërpersonal)

dhe përkrahjes së përceptuar sociale.

Rezultatet e koeficientëve të korrelacionit për objektivin e parë të studimit, (shih kapitullin IV

më gjerësisht), kanë treguar se ekziston marrëdhënie pozitive, e nivelit të moderuar, dhe

domethënëse nga aspekti statistikor, ndërmjet shkallës së Inteligjencës Emocionale,

Komunikimit ndërpersonal dhe Përkrahjes së përceptuar sociale.

Idea që kompetencat emocionale janë thelbësore për t’u adaptuar në fusha të ndryshme të

jetës, në veçanti në marrëdhëniet ndërpersonale, ka zgjuar interesim të madh në komunitetin e

hulumtuesve në fushën e Inteligjencës Emocionale dhe ka inspiruar hulumtime të shumta në

këtë drejtim. Nga interpretimi i rezultateve të analizave korrelacionale për objektivin e parë të

studimit, vërejmë që koeficienti i korrelacionit ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe

Komunikimit ndërpersonal, edhe pse i lidhjes së dobët, rezulton të jetë domethënës nga

pikëpamja statistikore dhe pozitiv. Gjetjet mbështesin të kuptuarit që kompetencat e

Inteligjencës Emocionale kanë lidhje pozitive me modalitetet e komunikimit ndërpersonal.

Mënyra se sa jemi të shkathët në identifikimin e emocioneve tona dhe të të tjerëve, të

kuptuarit e emocioneve, të menaxhuarit dhe përdorimin e emocioneve apo vënien në funksion

të emocioneve në kuadër të marrëdhënieve ndërpersonale, ndërlidhet me qasjen dhe

modalitetet e komunikimit tonë ndërpersonal. Gjetjet dhe pohimet rreth interpretimit të

rezultateve, mundësojnë mbështjetjen e hipotezës së parë të studimit, duke qenë kështu dhe

në përputhje me gjetjet e studimeve të tjera. Gjetjet empirike në këtë drejtim, vënë në pah se

individët të cilët tregohen më të shkathët në kompetencat e Inteligjencës Emocionale, kanë

më shumë gjasa që të raportojnë marrëdhënie më të mira ndërpersonale dhe më pak probleme

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

114

lidhur me ndërveprimet sociale (Mayer dhe të tjerë, 2001). Poashtu, këta studiues kanë

argumentuar lidhje pozitive ndërmjet shkathtësive të larta në sfterën e Inteligjencës

Emocionale dhe rrjeteve më të mira shoqërore, komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes

sociale, duke cilësuar modelin e Inteligjencës Emocionale si kornizë në të cilën dija mbi

emocionet është e rrënjosur në një kontekst të përgjithshëm dhe të zgjeruar social të

komunikimit dhe ndërveprimit (Mayer dhe të tjerë, 2001). Madje, studimet që kanë shqyrtuar

ndërlidhjen mes këtyre ndryshoreve, vënë në pah se shkathtësitë e larta në sferën e

Inteligjencës Emocionale janë jashtëzakonisht të rëndësishme në zgjidhjen e konflikteve dhe

situatave problemore, shmangien e suksesshme të argumenteve dhe zënkave ndërpersonale,

duke cilësuar kështu aftësitë dhe kompetencat e Inteligjencës Emocionale si kruciale për të

manovruar me botën sociale dhe informacionin emocional (Lopes dhe Salovey, 2004).

Si konkludim, emocionet duket se kanë marrë një vëmendje të posaçme si pjesë përbërëse

dhe e rëndësishme e ndërveprimit social në fushën e komunikimit. Studiues të kësaj fushe,

vënë në pah se emocionet kosiderohen faktor i rëndësishëm që ndikojnë në të mësuarit dhe

aspektin mendor të studentëve, poashtu edhe tek sjelljet që ndërlidhen me instruksionet e

mësimdhënies nga mësimdhënësit, rrjedhimisht dhe komunikimin ndërpersonal. (Pekrun dhe

të tjerë, 2007). Në këtë aspekt, Inteligjenca Emocionale po konsiderohet si një ndër

inteligjencat dhe kompetencat më të rëndësishme për shumë arsye, ndër të cilat, për të

promovuar dhe rregulluar rritjen dhe zhvillimin intelektual, personal si dhe rritjen sociale, më

saktësisht përkrahjen e relacioneve sociale. (Mayer & Salovery, 1997). Sipas Freshwater dhe

Stickley (2004), aftësia për të vënë në pah emocionet përgjatë ndërveprimit social, dhe aftësia

për të komunikuar në mënyrë produktive me të tjerët, duket të jetë një kërkesë esenciale për

relacionet njerëzore/humane, përderisa komunikimi jo verbal mund të shpalosë poashtu një

jetë të tërë të emocioneve.

Gjetjet e këtij studimi, tregojnë poashtu se ekzistion marrëdhënie pozitive, e moderuar dhe

domethënëse nga pikëpamja statistikore, ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe përkrahjes së

përceptuar sociale. Kapaciteti i individit për të njohur dhe vlerësuar, menaxhuar dhe përdorur

emocionet në mënyrë adekuate në kuadër të ndërveprimeve sociale, shoqërohet pozitivisht

me nivelin e përceptimit të përkrahjes sociale të individit. Këto gjetje, janë në përputhje me

gjetjet e studimeve të tjera empirike, poashtu dhe përkrahin njëkohësisht hipotezën e këtij

studimi. Përkrahja e përceptuar sociale është një segment i rëndësishëm që ndërlidhet shumë

dhe me fushën e Inteligjencës Emocionale, duke cilësuar kështu kompetencat emocionale si

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

115

aspekte që shoqërohen me përshtatjen dhe përkrahjen sociale. Në një studim nga Fischer dhe

Van Kleef (2010), ishte argumentuar se konteksti social dhe ndërveprimi social janë ngushtë

të ndërlidhura me emocionet. Një numër i madh i studimeve me fëmijë, kishin sugjeruar që

kapaciteti për të dekoduar, kuptuar, dhe rregulluar/menaxhuar emocionet, shoqërohet me

përshtatje dhe përkrahje sociale dhe emocionale. (Eisenberg, Fabes, Guthrie, dhe Reiser,

2000; Halberstadt, Denham, dhe Dunsmore, 2001). Është shumë me rëndësi të theksohet se

koncepti i Inteligjencës Emocionale dhe sfera në të cilën funksionon kjo inteligjencë,

shpeshherë përbën bazën e potencialit për përceptimin e përkrahjes sociale. Meqë përkrahja e

përceptuar sociale, mund të konceptohet prej disa burimeve (aspekt që matë dhe adreson

poashtu instrumenti i studimit), si p.sh familja, shoqëria, personat e tjerë të cilët i

konsiderojmë më të afërt dhe domethënës në jetën tonë, rrjetet, institucionet, etj, konkludohet

se është shumë e rëndësishme që të fokusohemi poashtu në relevancën që kanë kompetencat

emocionale në raport me kontekstet/burimet e përkrahjes sociale. (shih për më tepër

interpretimin rreth objektivit të dytë të studimit). Edhe Salovey, Mayer dhe Caruso (2002),

kishin vënë në pah se shkathtësitë (kompetencat) emocionale janë shumë të rëndësishme për

përkrahjen sociale dhe emocionale, rrjedhimisht dhe për ndërveprimet sociale.

Gjetjet empirike në një studim të bërë nga Holmberg (1991), tregojnë se relacionet

(marrëdhëniet) emocionale dhe sociale të studentëve, promovojnë ndërveprimin social dhe

ndikojnë në kualitetin e këtij ndërveprimi. Poashtu, në një studim nga Salovey, Bedell,

Detweiler dhe Mayer (1999), ishte konkluduar se individët të cilët kishin pikë të larta, ose

ishin më të shkathët për të përceptuar saktë, kuptuar, vlerësuar dhe menaxhuar emocionet e

tyre dhe të të tjerëve, ishin më të aftë për t’u përgjigjur në mënyrë fleksibile ndryshimeve të

ambientit social si dhe të ndërtonin rrjete përkrahëse sociale. Nga gjetjet e studimit si dhe

gjetjet e tjera empirike që duket të jenë në përputhje me këtë objektiv të studimit, mund të

konkludojmë se individët që posedojnë aftësi dhe shkathtësi më të shprehura në kuadër të

konstruktit të Inteligjencës Emocionale, kanë tendenca më të shprehura për të përceptuar

përkrahje më të madhe sociale, qoftë nga familja, shoqëria apo persona të tjerë me rëndësi të

posaçme në jetën e tyre. Këto gjetje na bëjnë të kuptojmë se Inteligjenca Emocionale,

kontribuon dhe është tregues i rëndësishëm edhe i mirëqenies emocionale (më saktësisht i

aftësive për të kuptuar vlerën e emocioneve dhe vënien në funksion të tyre në drejtim pozitiv

të jetës), të individit që posedon këto lloj aftësish të Inteligjencës Emocionale si dhe të të

tjerëve që e rrethojnë atë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

116

Si konkluzion, gjetjet e këtij studimi, të shoqëruara me interpretimin e rezultateve,

mundësojnë mbështjetjen e hipotezës së parë të studimit, duke qenë kështu dhe në përputhje

me gjetjet e studimeve të tjera empirike.

5.2. Diskutime lidhur me objektivin 2: Përcaktimi i marrëdhënieve mes dimensioneve

të Inteligjencës Emocionale, ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) dhe

përkrahjes së përceptuar sociale.

H2: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të shprehur dhe njohur emocionet,

ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale);

H3: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të rregulluar emocionet,

ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar sociale);

H4: Ekziston marrëdhënie pozitive ndërmjet aftësisë për të përdorur emocionet për zgjidhjen

e situatave problemore, ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së

përceptuar sociale).

Nga koeficientët e korrelacionit të kompetencave/dimensioneve të Inteligjencës Emocionale

dhe Komunikimit ndërpersonal, vërehet që ekziston marrëdhënie, drejtim pozitiv, jo dhe aq i

fortë, por sinjifikant në aspektin statistikor ndërmjet dimensioneve/kompetencave të

Inteligjencës Emocionale dhe Komunikimit ndërpersonal, ndërsa është gjetur lidhje poashtu

pozitive, e moderuar dhe sinjifikante në aspektin statistikor mes dimensioneve/kompetencave

të Inteligjencës Emocionale dhe përkrahjes së përceptuar sociale. Për më tepër, poashtu vihet

në pah se aftësia për të rregulluar dhe menaxhuar emocionet rezulton të jetë e shoqëruar në

nivel më të lartë dhe pozitiv në raport me komunikimin ndërpersonal, në krahasim me

kompetencat e tjera të Inteligjencës Emocionale. Kjo na lë të kuptojmë se kapaciteti i

individit për të menaxhuar emocionet duket se shoqërohet në drejtim pozitiv, në lidhje të

dobët, me kualitetin dhe në mënyrën e komunikimit ndërpersonal, më saktësisht, sa më

shumë që të jemi të aftë t’i menaxhojmë emocionet, si ato personale, poashtu dhe të të

tjerëve, mundësitë për të pasur komunikim ndërpersonal më cilësor, efektiv dhe të hapur, janë

më të mëdha. Një studim që synonte të ekzaminojë ndërlidhjen e aftësive/kompetencave të

Inteligjencës Emocionale dhe ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal), kishte gjetur

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

117

se shkathtësitë dhe kompetencat për të menaxhuar emocionet, mund të përkrahin dhe

lehtësojnë një fokus fleksibil të vëmendjes, aspekt ky që është shumë i rëndësishëm në

kontekst të komunikimit ndërpersonal, për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin.

(Lopes, Brackett, Nezlek, Schutz, Salovey, 2004). Gjetjet e këtij studimi, mbështesin faktin

se aftësia për të menaxhuar emocionet ndikon në motivimin dhe pritshmëritë e individëve

lidhur me ndërveprimin social. Edhe sipas Keltner dhe Haidt (2001), kompetencat

emocionale, janë treguar jashtëzakonisht të rëndësishme për ndërveprimet sociale dhe

komunikimin ndërpersonal, duke pas paraqysh që emocionet i shërbejnë funskioneve të

komunikimit dhe atyre sociale, duke përçuar kështu mesazhe lidhur me mendimet dhe

qëllimet e njerëzve, si dhe për të koordinuar takimet shoqërore. (Keltner dhe Haidt, 2001).

Përfundimisht, roli dhe rëndësia e reflektimit tek kompetencat e Inteligjencës Emocionale,

duhet t’i paraprijë ritheksimit të nevojës së procesimit të informacionit emocional dhe

menaxhimit të dinamikave sociale në mënyrë inteligjente për të ndërvepruar me të tjerët në

botën sociale. Kapaciteti dhe shkathtësitë për menaxhimin e emocioneve, sigurisht që

ndërlidhen dhe me shkathtësitë e inidvidit për t’iu qasur dhe për të zgjidhur situata

problemore, si dhe për të reflektuar tek aftësitë vetëkritike individuale për të përmirësuar

marrëdhëniet ndërpersonale dhe performancën. Andaj rezulton të jetë shumë me rëndësi

ekzaminimi i marrëdhënieve të kompetencave të Inteligjencës Emocionale dhe aftësive

vetëkritike të individit, si mënyrë për të përmirësuar performancën dhe marrëdhëniet

ndërpersonale, sfidë kjo jo vetëm e udhëheqjes dhe menaxhimit por dhe shumë sferave të

tjera në jetë.

Ndërsa, sa i përket koeficientëve të korrelacioneve ndërmjet dimensioneve/kompetencave të

IE-së dhe përkrahjes së përceptuar sociale, vlenë të theksohet se ka marrëdhënie mes këtyre

ndryshoreve, të cilat janë kryesisht të drejtimit pozitiv, të shkallës së ulët dhe të moderuar,

por domethënëse nga pikëpamja statistikore. Nëse bëjmë një krahasim me rezultatet e

koeficientëve të korrelacioneve të kompetencave të IE-së dhe komunikimit ndërpersonal, të

interpretuara dhe diskutuara më lartë, vërejmë që në kontekst të marrëdhënieve të

dimensioneve të IE-së dhe përkrahjes së përceptuar sociale, dimensioni apo kompetenca e

njohjes dhe vlerësimit të emocioneve, rezulton të shoqërohet pozitivisht dhe me sinjifikancë

statistiokore me përkrahjen e përceptuar sociale, për dallim prej dimensionit të menaxhimit të

emocioneve dhe përdorimit të emocioneve për zgjidhjen e situatave problemore. Nga ky

interpretim, arrijmë të kuptojmë që kapaciteti i individit për të njohur / identifikuar dhe

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

118

vlerësuar emocionet, si ato individuale dhe të të tjerëve, ndihmon shumë në kapacitetin e

individit dhe përbën bazën e potencialit për përceptimin e përkrahjes sociale.

Gjetjet e hulumtimeve në këtë fushë (Salovey, Mayer, dhe Caruso, 2004) kanë vënë në pah se

shkathtësitë (kompetencat) emocionale janë shumë të rëndësishme për përkrahjen sociale dhe

emocionale.

Sigurisht që në kontekst të identifikimit, shprehjes dhe vlerësimit të emocioneve, në raport

me marrëdhënien e tyre me komunikimin ndërpersonal dhe përkrahjen e përceptuar sociale,

ndikojnë shumë dhe normat kulturore. Një studim që trajtonte ndikimin e normave kulturore

në raport me dimensionet dhe kompetencat e ndryshme emocionale dhe marrëdhëniet

ndërpersonale tek studentët e Taivanit Jugor, kishte potencuar poashtu ndërlidhjen dhe

ndikimin e vlerësimit, njohjes dhe menaxhimit të emocioneve në përkrahjen e përceptuar

sociale dhe komunikimin ndërpersonal si faktorë që varen shumë nga aspekti kulturor, duke

cilësuar kështu vlerën promovuese apo penguese që mund t’a ketë konteksti kulturor në

marrëdhëniet e kompetencave emocionale dhe relacioneve ndërpersonale, përfshirë këtu

komunikimin dhe përkrahjen sociale. (Ahsieh, Wang, Fan, Huang, 2014).

Gjetjet e studimit kane theksuar se jo të gjithë individët janë ngjashëm të shkathët në

dimensionet / kompetencat e Inteligjencës Emocionale, më saktësisht, jo të gjithë kanë të

njejtat shkathtësi, kapacitete për të njohur dhe vlerësuar, menaxhuar dhe përdorur emocionet

për të zgjidhur situata problemore. Prandaj, ata edhe dallojnë ndaj kapacitetit të tyre për të

ushtruar kontroll efektiv në aspektet emocionale përgjatë jetës së tyre. Këto dallime

individuale, tashmë më shumë shpjegohen si dallime në spektrin e kompetencave të

Inteligjencës Emocionale, të cilat kontribuojnë në mënyrë thelbësore në aspektet e përkrahjes

sociale, rrjedhimisht dhe në mirëqenien emocionale e psikologjike të individit. (Salovey dhe

Mayer, 1990). Përgjatë vlerësimit të kompetencave emocionale të studentëve të talentuar

Kinezë, Chan (2005) në një studim, kishte gjetur se kapaciteti i këtyre studentëve për të qenë

më të shkathët në fushën e dimenioneve të EI-së, ndërlidhej pozitivisht me strategji të

ndryshme të përkrahjes sociale dhe strategji të përballimit (coping) përmes ndërvepimit social

dhe përkrahjes sociale.

Përgjithësisht, nga gjetjet e këtij studimi, si dhe nga mbështetja e këtyre gjetjeve edhe nga

hulumtimet e tjera të cekura më lartë, mund të konkludojmë se niveli i posedimit ose

mungesa e kompetencave dhe shkathtësive në sferën e Inteligjencës Emocionale, është një

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

119

tregues i rëndësishëm i aftësisë apo paaftësisë për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe

menaxhuar në mënyrë të drejtë emocionet, dha varësisht nga ky nivel i zhvillimit të këtyre

shkathtësive dhe kompetencave, mund të shoqërohet dhe me aspekte pozitive apo negative,

përkahje më të ulët/lartë të përceptuar nga të tjerët dhe marrëdhënie të kënaqshme apo jo të

kënaqshme (ndërveprim social), në veçanti me aspekte pozitive apo negative të komunikimit

ndërpersonal me të tjerët. Përmes këtij supozimi, vihet në pah dhe një herë rëndësia e trajtimit

të fushës së Inteligjencës Emocionale si dhe roli i saj në shumë faktorë të tjerë në kontekstin

personal dhe social.

Si konkluzion, mund të themi se gjetjet e studimit, të interpretuara dhe diskutuara më lartë,

mbështetën hipotezat e studimit dhe janë në përputhje me gjetjet e studimeve të tjera

empirike, sa i përket aspektit të ekzaminimit të marrëdhënieve mes dimensioneve të IE-së dhe

variablave të pavarura të studimit, komunikimit ndërpersonal dhe përkrahjes së përceptuar

sociale.

5.3. Diskutime lidhur me objektivin 3. Përcaktimi i dallimeve mes Inteligjencës

Emocionale dhe variablave demografikë.

H5: Ekzistojnë dallime gjinore në raport me kompetencat (dimensionet) e Inteligjencës

Emocionale; femrat dhe meshkujt dallojnë në raport të shkathtësive të tyre të Inteligjencës

Emocionale, më saktësisht në njohjen dhe shprehjen e emocioneve, rregullimin e

emocioneve, dhe përdorimin e emocioneve për zgjidhjen e situatave problemore.

H6:. Ekzistojnë dallime gjinore në raport me ndërveprimin social (komunikimin

ndërpersonal) dhe përkrahjen e përceptuar sociale; femrat dhe meshkujt dallojnë për nga

modalitetet e komunikimit ndërpersonal dhe nivelit të përkrahjes së përceptuar sociale.

H:7. Ekzistojnë dallime moshore në raport me kompetencat (dimensionet) e Inteligjencës

Emocionale; grupmoshat e ndryshme dallojnë në raport me nivelin e shkathtësive të

Inteligjencës Emocionale, më saktësisht në njohjen dhe shprehjen e emocioneve, rregullimin

e emocioneve, dhe përdorimin e emocioneve për zgjidhjen e situatave problemore.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

120

5.4. Inteligjeca Emocionale dhe dallimet gjinore

Nga kapitulli i analizave të rezultateve, lidhur me përcaktimin e drejtimit të dallimeve

gjinore në raport me Inteligjencën Emocionale, mund të konkludohet nga gjetjet se dallimet

rezultojnë të jenë domethënëse në aspektin statistikor (sig. 000), që do të thotë se ndërmjet

meshkujve dhe femrave, pjesëmarrëse në studim, ka dallime gjinore, jo të mëdha, por

domethënëse në aspektin statistikor, sa i përket kompetencave/shkathtësive të Inteligjencës

Emocionale. Rezultatet vënë në pah se shpërndarja është pothuajse e njejtë për të dy gjinitë

në kategoritë/dimensionet e Inteligjencës Emocionale, më saktësisht në dimensionet e

vlerësimit të emocioneve, rregullimit /menaxhimit dhe përdorimit të emocioneve, duke pas

parasysh nivelin e sinjifikancës (p = .066; p = .085; p = .658).

Megjithëse diferencat nuk janë shumë të ndjeshme dhe përfshirja e pjesëmarrësve në studim

nuk ishte proporcionale sa i përket ndarjes gjinore, është vështirë që të bëhen përgjithësime

për gjithë popullatën nga këto gjetje. Megjithatë, gjetjet e studimit i dhanë mbështetje

hipotezës së ngritur në studim, duke qenë në një linjë me studimet e tjera empirike poashtu,

pasi që disa studime nga autorë të ndryshëm kishin analizuar aftësitë dhe shkathtësitë

emocionale si funksione të variablave socio demografike, si p.sh gjinia, etniciteti, mosha,

niveli i edukimit, etj. (Fernández-Berrocal, Cabello, Castillo, dhe Extremera, 2012)

Vlenë të theksohet se disa studime që synonin të kërkonin mbi aspektin se si gjinia qëndron

në raport me kompetencat e IE-se, kishin gjetur shpeshherë dhe moshën si variabël

ndërmjetësuese, mbi të cilën ishin gjetur poashtu dallime, varësisht nga kompetencat e IE-së.

Sipas një studimi lidhur me relacionin e Inteligjencës Emocionale me personalitetin dhe

gjininë, (Lyusint, 2014), femrat thuhet të jenë më kompetente sesa meshkujt sa i përket sferës

së Inteligjencës Emocionale. Ekziston një besim i përbashkët se femrat janë më të mira në

“ndjesinë” e emocioneve të të tjerëve dhe se kanë tendenca më të mëdha drejt analizave më të

thukëta të sjelljes së tyre dhe të të tjerëve. Shpeshherë pohohet se femrat janë mjaft të

shkathëta në manipulimin e emocioneve të të tjerëve, por që jo gjithmonë ato janë të

shkathëta t’i mbajnë emocionet e tyre nën kontroll.

Në një studim tjetër nga Joseph dhe Newman (2010), ishin adresuar kontradiktat lidhur me

dallimet gjinore në relacion me Inteligjencën Emocionale, duke analizuar çështjen nëse

matjet vetë – raportuese të fushës së IE-së, ndikohen në parim nga stereotipet gjinore. Në këtë

kontekst, janë analizuar dy nga qasjet më të rëndësishme të modeleve teorike të IE-së, modeli

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

121

i bazuar në aftësi dhe modeli i kombinuar (i bazuar në aftësi dhe kompetenca). Qasja e parë

teorike, apo modeli më i njohur i promovuar nga Salovey dhe Mayer (1990), të cilët njëherit

edhe kishin prezantuar dhe afirmuar konceptin e Inteligjencës Emocionale, sugjeron përmes

gjetjeve të studimeve se hulumtimet mbi dallimet gjinore dhe konstruktin e IE-së paraqesin jo

konsistencë dhe paqartësi, megjithëse, ata pranojnë se kanë gjetur disa dallime sinjifikante

lidhur me dimensionet e ndryshme të IE-së, ku femrat tregojnë rezultate më të larta në raport

me meshkujt. (p.sh dimensionet që kanë të bëjnë me përceptimin dhe të kuptuarit e

emocioneve), ndërsa dimensionet e tjera që kanë kryesisht të bëjnë me rregullimin

emocional/menaxhimin dhe përballimin e stresit duket të ishin më tepër në favor të

rezultateve më të larta për meshkujt. Këto studime, theksojnë poashtu se është mjaft

interesant fakti që shumë nga dimensionet e IE-së ishin konsideruar në matjet vetë –

raporuese më tipike për gjininë femërore (dimensionet si p.sh: vëmendja emocionale; qartësia

emocionale; vetëvlerësimi emocional; vlerësimi i emocioneve të të tjerëve; rregullimi i

emocioneve, orientimet ndërpersonale dhe intrapersonale; përshtatshmëria dhe menaxhimi i

stresit, etj), duke konfirmuar kështu këndvështrimet stereotipizuese të dallimeve gjinore në

raport me emocionet. Gjetjet e studimeve të fundit (Lopez-Zafra dhe Gartzia, 2014), lidhur

me përceptimet e dallimeve gjinore në matjet vetë raportuese të kompetencave të

Inteligjencës Emocionale, theksojnë se ekzistojnë vetëm disa përjashtime të vogla në

rezultatet të cilat tregojnë se femrat përceptohen më kompetente se sa meshkujt. Është shumë

me rëndësi të theksohet se disa studime që synonin ekzaminimin e dallimeve gjinore në

raport me kompetencat e IE-se, kishin gjetur poashtu faktorë të cilët i’a atribuonin aspekteve

sociale dhe kulturore lidhur me shkathtësitë apo jo të gjinive në raport me kompetencat

emocionale. Sipas një studimi të Candela, Barberá, Ramos, dhe Sarrió (2001), ishte gjetur se

femrat shpenzojnë më shumë kohë në kontakte sociale dhe me botën emocionale, si dhe janë

më të preokupuara me mbajtjen dhe ruajtjen e toneve pozitive të emocioneve të tyre dhe të të

tjerëve poashtu, në mënyrë që të parandalojnë përkeqësimin e marrëdhënieve ndërpersonale

si dhe për të ndërtuar rrjete sociale të kënaqshme. Ndërsa, sipas Nolen – Hoeksema dhe

Jackson (2001), përveç faktorëve social, në këtë shpjegim të këtij vizioni “feminist”,

emocional, dhe shpeshherë stereotipizues, kishin gjetur edhe faktorë biologjik si faktorë

relevant për të argumentuar këto dallime gjinore. Shpjegimet biologjike supozojnë se

biokimia e gjinisë femërore është më mirë e përgatitur për të konsideruar emocionet e tyre

dhe ato të të tjerëve si elemente të rëndësishme të mbijetesës. Në mbështetje të këtyre ideve,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

122

studime të ndërmarra nga Baron-Cohen, 2002; 2003; Gur, Gunning-Dixon, Bilker, dhe Gur,

2002) supozojnë se pjesë të ndryshme të trurit, të dedikuara për procesim emocional, mund të

zënë më tepër hapësirë, të jenë më të mëdha tek gjinia femërore, sesa tek ajo mashkullore. Që

të dy shpjegimet nga perspektivat biologjike dhe sociale, kanë fituar përkrahje nga një rang i

gjerë i studimeve empirike lidhur me fushën e emocioneve, të cilat përfundimisht tregojnë

shkathtësi më të mëdha emocionale tek gjinia femërore, si në aspektin e shprehjes

emocionale, atyre pozitive dhe negative, kompetencave ndërpersonale, dhe përshtatjes sociale

(Brody dhe Hall, 2000; Ciarrochi, Hynes, dhe Crittenden, 2005; Hall, 1978; Hall dhe Mast,

2008; Hargie, Saunders, dhe Dickson, 1995).

Ndërsa, kishte dhe gjetje të studimeve të cilat vënë në pah se studimeve lidhur me dallimet

gjinore në fushën e Inteligjencës Emocioanle u mungojnë konkluzionet (Stys dhe Brown,

2004). Edhe pse disa studime pohojnë se ekzistojnë dallime gjinore, siç mbështesin dhe

gjetjet e diskutuara më lartë, të tjera studime nuk kishin gjetur dallime sinjifikante lidhur me

gjininë dhe kompetencat e Inteligjencës Emocionale. Ky është një fakt që nxjerrë në pah

nevojën për studime të mëtutjeshme sa i përket kësaj objektive të studimit.

Përgjithësisht, nga këto gjetje si dhe nga mbështetja e tyre edhe nga hulumtimet e tjera të

ndërmarra në këtë fushë, mund të konkludohet se nëse shkalla e ulët e posedimit të aftësive

dhe kompetencave të inteligjencës emocionale është më e shprehur tek njëra gjini, kjo mund

të paraqet tregues të shkathtësive të ulëta dhe kompetencave të ulëta për të përceptuar,

përdorur, kuptuar dhe menaxhuar në mënyrë të drejtë emocionet, si dhe mund të shoqërohet

me aspekte negative, përkahje më të ulët të përceptuar nga të tjerët dhe kualitet të dobët të

marrëdhënieve ndërpersonale me të tjerët. Duke u nisur nga ky supozim, vihet në pah dhe një

herë rëndësia e trajtimit të fushës së inteligjencës emocionale si dhe roli i saj në shumë

faktorë të tjerë në kontekstin personal dhe social.

Si konkluzion, mund të themi se gjetjet e studimit, të interpretuara dhe diskutuara më lartë,

mbështetën hipotezën e studimit mbi dallimet gjinore në raport me shkathtësitë e sferës së

Inteligjencës Emocionale, dhe janë në përputhje me gjetjet e tjera të studimeve empirike.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

123

5.5. Komunikimi ndërpersonal dhe dallimet gjinore

Rezultatet nga tabela tregojnë se nuk janë gjetur dallime gjinore statistikisht sinjifikante në

raport me variablën e komunikimit ndërpersonal (chi square = 12.277, df = 17, dhe p = .783)

dhe gjininë. Pra, nuk duket të ketë dallime gjinore, të rëndësishëm në aspektin statistikor sa i

përket modaliteteve të komunikimit ndërpersonal në këtë studim. Sipas Freshwater dhe

Stickley (2004), aftësia për të vënë në pah emocionet përgjatë ndërveprimit social, dhe aftësia

për të komunikuar në mënyrë produktive me të tjerët, duket të jetë një kërkesë esenciale për

relacionet njerëzore/humane, përderisa komunikimi jo verbal mund të shpalosë poashtu një

jetë të tërë të emocioneve. Gjetjet e studimeve empirike tregojnë se ekzistojnë dallime gjinore

në raport me komunikimin ndërpersonal, dallime këto të cilat argumentohen me ndikimin e

faktorëve të ndryshëm, qofshin biologjik, psikologjik, social e kulturor. Andaj, si konkluzion,

mund të themi se gjetjet e studimit, të interpretuara dhe diskutuara më lartë, nuk mbështesin

këtë hipotezë të studimit dhe nuk janë në përputhje me gjetjet e tjera, sa i përket aspektit të

përcaktimit të dallimeve ndërmjet gjinisë dhe komunikimit ndërpersonal. Sigurisht se nevoja

për studime të mëtutjeshme për të ekzaminuar këtë fushë studimi është më se evidente, duke

sugjeruar që këto studime të bazohen poashtu në aspektet më të gjëra të komunikimit

ndërpersonal, llojet dhe modalitetet e komunikimit, instrumente të ndryshme matëse që do të

siguronin të dhëna më të thella rreth dallimeve gjinore në raport me komunikimin

ndërpersonal.

5.6. Përkrahja e përceptuar sociale dhe dallimet gjinore

Nga analizat e rezultateve që përcaktojnë drejtimin e dallimit ndërmjet gjinisë dhe përkrahjes

së përceptuar sociale, vërehet se ka dallime gjinore, sinjifikante në aspektin statistikor (chi –

square = 100.305, df = 46, dhe p = .000).

Përmes analizave të rezultateve të drejtimit të këtyre dallimeve gjinore në raport me tri

dimensionet/kategoritë e variablës së përkrahjes së përceptuar sociale, mund të konkludohet

se ekzistojnë dallime gjinore, edhe pse shumë të vogla, në raport me tre dimensionet e

përkrahjes së përceptuar sociale, mirëpo sinjifikante në aspektin statistikor. Dallimet duket të

kenë sinjifikancë statistikore në tri kategoritë, (p = .000), edhe pse rezultatet tregojnë se është

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

124

një përqindje jashtezakonisht e ulët, respektivisht 2% e dallimeve gjinore, që i atribuohet

dallimit të përceptimeve të meshkujve dhe femrave në raport me përkrahjen nga familja,

dallim pothuajse i njejtë shfaqet dhe tek dimensioni i përkrahjes nga shoqëria, ndërsa një

përqindje pak më e vogël në krahasim me dimensionet e para, i referohet dallimeve gjinore në

raport me përkrahjen e përceptuar nga personat e afërt/domethënës (më pak se 2%). Këto

rezultate, të mbështetura poashtu dhe me studimet empirike në këtë drejtim, konfirmojnë

hipotezën e studimit, dhe sigurisht japin sinjal tutje për nevojën e studimeve më të thella në

drejtim të ekzaminimit të lidhshmërisë dhe ndikimit të variablit të gjinisë në përkrahjen e

përceptuar sociale. Edhe studimet nga Salovey, Mayer, dhe Caruso (2004) kishin vënë në pah

se shkathtësitë (kompetencat) emocionale janë shumë të rëndësishme për përkrahjen sociale

dhe emocionale, si dhe për studimin e implikimeve gjinore lidhur me këto shkathtësi dhe

kompetenca.

Një studim që kishte për qëllim të ekzaminonte dallimet gjinore në raport me strukturën e

përkrahjes së përceptuar sociale, kishte konkluduar se variabla e gjinisë është një faktor i

rëndësishëm dhe me ndikim në ndërveprimet relevante sociale dhe përkrahëse. Gjetjet e këtij

studimi, vërtetojnë se ka dallime gjinore, në strukturën e përkrahjes së përceptuar sociale dhe

se këto dallime mund të shpjegohen përmes përvojave të socializimit dhe roleve sociale të

shoqëruara me aspektin gjinor. (Pilar – Matud, Ibanez, Bethencourt, Marrero dhe Carballeira,

2003).

Në një studim tjetër nga Cheng dhe Chen (2004), të cilët kishin analizuar dimensionet gjinore

dhe moshore tek adoleshentët në raport me përkrahjen e përceptuar sociale, kishin gjetur se

ekzistonin dallime gjinore në këtë aspekt. Gjetjet e studimit kishin theksuar se femrat

raportonin më tepër përkrahje nga shoqëria, por më pak përkrahje nga familja në raport me

meshkujt, ndërsa, sa i përket variablës moshore, adoleshentët më të moshuar kishin tendencë

të raportonin më pak përkrahje nga familja në krahasim me adoleshentët më të rinjë në

moshë. Si konkluzion, mund të themi se gjetjet e studimit, të interpretuara dhe diskutuara më

lartë, mbështetën hipotezën e studimit mbi dallimet gjinore në raport me përkrahjen e

përceptuar sociale dhe janë në përputhje me gjetjet e tjera të studimeve empirike.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

125

5.7. Inteligjenca Emocionale dhe dallimet moshore

Nga rezultatet e drejtimit të dallimeve ndërmjet grupmoshës dhe Inteligjencës Emocionale,

shohim sipas vlerave të analizave të rezultateve se dallimet ndërmjet grupmoshës dhe

Inteligjencës Emocionale nuk janë të mëdha mirëpo tregojnë sinjifikancë statistikore (p =

.000).

Edhe pse studimi në fjalë bazohet në një rang më të ngushtë paksa të grupmoshës së

pjesëmarrësve në studim, megjithatë, rezultatet vënë në pah nevojën për studime të

mëtutjeshme të cilat do të merrnin në shqyrtim një rang më të gjerë të grupmoshave në

mënyrë që edhe krahasimet, dallimet në raport me kompetencat e IE-se të jenë më të

mundshme për t’u përgjithësuar tek popullatë më e gjerë. Gjetjet lidhur me përcaktimin e

drejtimit të dallimit ndërmjet grupmoshës dhe Inteligjencës Emocionale, janë në përputhje me

gjetjet e studimeve të tjera empirike, dhe mbështesin hipotezën e studimit. Studiuesit e fushës

së EI-së, kanë bërë poashtu shumë kërkime për të ekzaminuar relacionin e Inteligjencës

Emocionale dhe moshës/ grupmoshës, më saktësisht, përcaktimin e dallimeve. Kjo çështje

studimi, sikurse dhe studimet lidhur me dallimet gjinore dhe IE-në, poashtu paraqet gjetje

kontradiktore në literaturën relevante. Disa studime të kësaj natyre, tregojnë përmes gjetjeve

të tyre se njerëzit më të vjetër në moshë kanë më të zhvilluar Inteligjencën Emocionale sesa

të rinjtë (Bar-On, 1997; Mayer, Caruso, dhe Salovey, 1999; Van Rooy, Alonso, dhe

Visëesvaran, 2004), përderisa studimet e tjera kanë gjetur dallime shumë të vogla, ose aspak

dallime ndërmjet Inteligjencës Emocionale dhe moshës (Roberts, Zeidner, dhe Matthews,

2001; Fareselli, Massimiliano, dhe Freedman, 2006). Një faktor që i atribuohet dallimeve që

kanë të bëjnë me moshën/grupmoshën, mund të shpjegohet përmes përvojës jetësore dhe

kapacitetit resilient që mund t’a zhvillojë inidvidi përmes kësaj përvoje të të mësuarit. Një

tjetër perspektivë që na lehtëson të kuptuarit e këtyre dallimeve apo ndikimin e ndryshores së

moshës në Inteligjencën Emocionale, mund të shpjegohet përmes përvojës së punës,

ekspozimit dhe ndërveprimit me njerëz, marrëdhënieve ndërpersonale, të cilat poashtu janë

potencuar nga studimet si vlerë e shtuar dhe e rëndësishme për të mësuarit dhe përmirësuarit

e shkathtësive të Inteligjencës Emocionale. (Baltes, Staudinger, dhe Lindenberger, 1999). Një

tjetër studim, (Gross dhe John, 2003), kishte gjetur se me kalimin e moshës, inidvidët janë në

gjendje të përdorin strategji më të mira të rregullimit emocional sesa gjeneratat më të reja në

moshë. Tutje, sipas Gross dhe John (2003). këto supozime, tregojnë se mosha dhe relacioni i

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

126

saj me Inteligjencën Emocionale janë rezultat i të mësuarit gjatë gjithë jetës, më saktësisht të

mësuarit e detyrave të ndryshme emocionale, si p.sh: rregullimi i emocioneve, vlerësimi i

emocioneve, menaxhimi i emocioneve, përdorimi i emocioneve përgjatë ndërveprimit me të

tjerët, përdorimi i strategjive më efektive që promovojnë emocione më pozitive dhe reduktimi

i emocioneve negative, kujdesi ndaj mirëqenies dhe shëndetit mendor, etj.(Sliter, 2013). Duke

ditur se brenda konstruktit të IE-se ekzistojnë dimensione të ndryshme që u referohen aftësive

dhe kompetencave specifike mbi emocionet, studimet e kësaj fushe, vënë në pah se

dimensioni i kontrollimit (menaxhimit) të emocioneve, i referohet reagimeve emocionale dhe

pasqyrimeve (shprehjeve) emocionale. Ky dimension në raport me moshën, konsiderohet si

një variabël mjaft sfidues, duke pas parasysh se studimet nxjerrin në pah një drejtim të

relacionit pozitiv ndërmjet këtyre dy variablave, më saktësisht, ata supozojnë që kjo aftësi e

kontrollit dhe shprehjes emocionale ndikohet nga faktori moshë poashtu, shkathtësi këto që

pavarësisht moshës, janë esenciale për t’u ndihmuar njerëzve që të ndërveprojnë në mënyrë

efektive.

Edhe Bar – On (2000) në një studim të tij, kishte gjetur ndërlidhje midis moshës dhe

shkathtësive të Inteligjëncës Emocionale, duke sugjeruar kështu që deri në një masë,

shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale mund të mësohen përmes përvojave jetësore.

Sidoqoftë, pavarësisht këtij supozimi të përgjithshëm, nëse këto shkathtësi janë të nivelit të

ulët, përmirësimi i këtyre shkathtësive përgjatë maturimit, nuk mund të ndodhë pa patur

përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme lidhur me aspektet e caktuara të inteligjencës

së tyre emocionale.

Këto supozime lidhur me të mësuarit e kompetencave emocionale përgjatë moshës dhe

përvojave jetësore, theksohen poashtu edhe nga një studim longitutinal nga Cowan dhe Kolb

(1995), në të cilin studentët pjesëmarrës në studim, kishin participuar poashtu në një kurs mbi

ngritjen e kompetencave, që u mundësonte studentëve të vlerësonin kompetencat e tyre mbi

inteligjencën emocionale dhe të zgjidhnin pastaj fushat e targetuara ku ata do të dëshironin të

bënin më shumë zhvillime dhe avancime, dhe të implementonin një plan të individualizuar të

zhvillimit personal në raport me këto kompetenca, me qëllim të avancimit të tyre. Rezultatet e

këtij studimi, nxorrën në pah pas disa viteve se kompetencat e Inteligjencës Emocionale

mund të përmirësoheshin në mënyrë sinjifikante, si dhe këto përmirësime mund të jenë të

qëndrueshme përgjatë kohës.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

127

5.8. Diskutime lidhur me objektivin 4: Përcaktimi i përmasës së ndikimit të përkrahjës

së përceptuar sociale, komunikimit ndërpersonal dhe gjinisë në Inteligjencën

Emocionale

H 8:Komunikimi ndërpersonal dhe përkrahja e përceptuar sociale, janë parashikues dhe

ndikojnë në shkathtësitë e Inteligjencës Emocionale; shkathtësitë e mira në komunikimin

ndërpersonal dhe niveli i lartë i përkrahjes së përceptuar sociale, parashikojnë dhe ndikojnë

nivelin e kompetencave në sferën e Inteligjencës Emocionale dhe dimensioneve të saj.

H 9: Variablat demografike si gjinia dhe mosha janë parashikues të Inteligjencës Emocionale;

me rritjen e moshës, supozohet që të ndikohet dhe në rritjen e shkathtësive të Inteligjencës

Emocionale; si dhe kompetencat dhe shkatësitë e Inteligjencës Emocionale varen dhe mund

të parashikohen nga gjinia.

Korrelacionet mes Inteligjencës Emocionale dhe variablave të pavarura të studimit, tregojnë

se mes tyre ekzistojnë marrëdhënie, edhe pse në të shumtën e rasteve, marrëdhënie pozitive,

të dobëta dhe të moderuara për nga niveli i fortësisë, por me sinjifikancë statistikore.

Objektivi i fundit i këtij studimi ka qenë poashtu të tentojë të shpjegojë edhe përmasën e

variancës në nivelin e Inteligjencës Emocionale të respondentëve, që mund të shpjegohet nga

secili variabël i pavarur që ka marrëdhënie me të (me fjalë të tjera, të përcaktohet forca

parashikuese e secilit variabël të pavarur në lidhje me variablën e varuar të studimit). Më

saktësisht, pjesë e objektivave të studimit ka qenë edhe shqyrtimi i çështjes se a mund të jetë

niveli i Inteligjencës Emocionale parashikues i marrëdhënieve më të mira ndërpersonale tek

pjesemarresit ne studim, i nje modeli më të mirë të komunikimit, dhe i nivelit më të lartë të

përceptimit të përkrahjes sociale, duke pas parasysh edhe aspektin gjinor dhe moshor (si

variabla demografike).

Në Tabelat e korrelacioneve mes variablave të studimit tek Kapitulli i Rezultateve, shihet se

ka koeficientë të korrelacionit që rezultojnë me lidhje të dobëta, moderuara dhe substanciale

mes variablave të pavarur dhe variablit të varur në studim. Kjo tregon se ka marrëdhënie të

konsiderueshme mes këtyre variablave (mbi nivelin e preferueshëm të korrelacioneve, që

është .3 e sipër). Korrelacioni më i lartë, është ai mes variablit “Përkrahja e përceptuar

sociale” dhe variablit “Inteligjenca Emocionale” (.337), përfshirë edhe nëndimensionet e të

dy variablave. Ndërsa, korrelacionet tjera mes variablave të tjerë të pavarur, janë të nivelit të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

128

ulët dhe të moderuar gjë që tregon se mungesa e korrelacioneve të larta mes variablave të

pavarur, e bën të pamundur vlerësimin e saktë të ndikimit të tyre individual në variablin e

varur, problem në të dhënat parashikuese të këtij studimi, andaj dhe jo të gjithë variablat e

pavarura u përfshinë në analizën e regresionit.

Përgjithësisht, edhe gjetjet e këtij studimi, por edhe gjetjet e studimeve të tjera empirike

tregojnë se Inteligjenca Emocionale ka efekt ndërmjetësues dhe vlerë parashikuese për shumë

variabla studimi, disa nga të cilat, të trajtuara dhe në këtë studim.

5.9. Ndikimi i përkrahjes së përceptuar sociale në shkathtësitë/kompetencat e

Inteligjencës Emocionale

Nga rezultatet e tabelës, të prezantuar në Kapitullin e Rezultateve, shohim se 9% e variancës

së përkrahjes së përceptuar sociale llogaritet se parasheh/ndikon në nivelin e Inteligjencës

Emocionale. Përkrahja e përceptuar sociale, rezultoi të jetë parashikues pozitiv i

kompetencave emocionale, edhe pse rezultatet treguan vlerë të ulët, kah mesatarja,

megjithatë, tabela tregon vlerë domethënëse statistikore, dhe lidhje të moderuar për nga

fortësia. Gjetjet e sipërme përkrahen poashtu nga studimet e tjera empirike. Nga studimet e

ngjashme empirike, vërejmë kryesisht që përkrahja e përceptuar sociale dhe Inteligjenca

Emocionale kanë më tepër efekt dhe ndikim ndërmjetësues në shumë variabla të tjera që

lidhen me shëndetin mendor dhe mirëqenien, kënaqësinë me jetën, performacën etj.

(Tololupe dhe Donald, 2015). Një studim i ndërmarë nga Zeidner dhe Matthews (2016), që

kishte për qëllim ekzaminimin e rolit ndërmjetësues të përkrahjes sociale në aftësitë e

Inteligjencës Emocionale dhe shëndetit mendor, kishte parashikuar dhe konkluduar se

përkrahja e përceptuar sociale ishte një variabël ndërmjetësuese, domethënëse, e ndikimit të

Inteligjencës Emocionale në nivelin e stresit. Të dhënat nga këto gjetje dhe gjetjet e tjera

empirike, mbështesin hipotezën e studimit dhe vërtetojnë dhe një herë se perspektiva sociale,

më saktësisht konteksti i ndërveprimit social dhe komunikimit ndërpersonal, janë parakushte

dhe domosdoshmëri për të kuptuarit e benefiteve që vijnë nga shkalla e lartë e kompetencave

të Inteligjencës Emocionale.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

129

5.10. Ndikimi i ndërveprimit social (komunikimit ndërpersonal) në

shkathtësitë/kompetencat e Inteligjencës Emocionale

Nga gjetjet e këtij studimi, mund të konkludojmë se më pak se 15%, më saktësisht 13% e

variancës së dallimeve në variablën e Komunikimit ndërpersonal llogaritet se

parasheh/ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale, vlerë kjo e lidhjes së moderuar dhe

domethënëse në aspektin statistikor. Gjetjet e këtij studimi përkrahen nga gjetjet e studimeve

të tjera poashtu, të cilat potencojnë shkathtësite/kompetencat e Inteligjencës Emocionale si

rregullatorë të kontekstit ndërpersonal dhe parashikues të ndërveprimit social dhe

komunikimit ndërpersoanal. Shkathtësitë efektive të komunikimit ndërpersonal besohet se

ndikojnë dhe parashohin kompetenca më të mira të Inteligjencës Emocionale dhe empati më

të zhvilluar.

Kështu, sipas një studimi nga Lopes dhe Salovey (2004), kualiteti i marrëdhënieve

ndërpersonale, përfshirë këtu edhe komunikimin ndërpersonal, ndikohet dhe parashihet nga

aftësitë dhe kompetencat e inidividit për të identifikuar, kuptuar, menaxhuar dhe përdorur

emocionet në mënyrë adekuate përgjatë ndërveprimeve sociale. Të kuptuarit e dinamikave

emocionale është parakusht për ndërveprimet sociale. Në këtë aspekt, studimet të cilat kishin

konsideruar efektet e ndikimit të Inteligjencës Emocionale në relacionet shoqërore dhe

marrëdhëniet ndërpersonale, kishin nxjerrë konkludime se studentët e suksesshëm ishin ata

studentë të cilët kishin aftësi dhe shkathtësi më të mira ndërpersoanale dhe përshtatshmëri,

shkathësi më efektive të menaxhimit të dinamikave dhe ndryshimeve, si dhe ata studentë të

cilat kanë mekanizma ballafaqimi më realiste dhe fleksibile. Barchard (2003), si dhe (Parker

dhe të tjerë, 2004). Ndërsa, studiuesit Pau dhe të tjerë, (2004, 2007), konfirmojnë se

studentët të cilët kishin arritur pikë të larta në vlerësimin e testeve të Inteligjencës

Emocionale, kishin tendenca të raportojnë më pak nivele të përceptuara të stresit përgjatë

komunikimit ndërpersonal, kishin më shumë tendencë të çmojnë emocionet e tyre dhe të të

tjerëve, manipulojnë me emocione në mënyrë më racionale dhe konstruktive, etj. Duke pas

parasysh që njerëzit vënë në pah shumë nga shkathtësitë dhe kompetencat e tyre kur

ndërveprojnë me të tjerët, mund të konkludohet se ndërveprimi social dhe komunikimi

ndërpersonal, ndikojnë dhe parashohin më së shumti shkathtësitë, kompetencat për

menaxhimin e emocioneve, në kuadër të shkathtësive të IE-së. Rezultatet e një studimi

lidhur me vlerën parashikuese të Inteligjencës Emocionale në modelet e sjelljeve prosociale

dhe në marrëdhëniet ndërpersonale, kanë treguar se Inteligjenca Emocionale (në veçanti

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

130

komponenta e menaxhimit të emocioneve), e matur përmes instrumentit të Mayer, Salovey

dhe Caruso, ka parashikuar aspekte të rëndësishme për ndjeshmërinë sociale dhe kualitetin e

ndërveprimeve. (Cote, Lopes, Salovey, dhe Beers).

5.11. Ndikimi i variablit të gjinisë në Inteligjencën Emocionale

Nga rezultatet e tabelës së paraqitura në Kapitullin e Rezultateve, shohim se 3 % e variancës

së variablit të gjinisë llogaritet se parasheh/ndikon në nivelin e Inteligjencës Emocionale.

Edhe pse vlerë e ulët, megjithatë tabela tregon domethënie statistikore të rëndësishme. Në

pjesën e diskutimit mbi ekzaminimin e dallimeve gjinore në raport me kompetencat e

Inteligjencës Emocionale, ishte konkluduar se variabla e gjinisë është një faktor i

rëndësishëm dhe me ndikim në ndërveprimet relevante sociale dhe përkrahëse. Gjetjet e këtij

studimi dhe studimeve të tjera empirike vërtetojnë se ka dallime gjinore, të lehta, dhe se këto

dallime mund të shpjegohen përmes ndikimit të përvojave të socializimit dhe roleve sociale e

kulturore, të shoqëruara me aspektin gjinor. (Pilar – Matud, Ibanez, Bethencourt, Marrero dhe

Carballeira, 2003).

Edhe studimet e tjera që kanë trajtuar vlerën parashikuese të gjinisë në kompetencat

emocionale, kishin konkluduar se kur kanë krahasuar meshkujt dhe femrat në raport me

kompetencat emocionale dhe parashikimet që mund të bëhen nga këto krahasime, kishin

gjetur se femrat kishin tendencë të kenë njohuri më të lartë rreth eksperiencave emocionale,

ishin në gjendje të jepnin më shumë përshkrime komplekse dhe të diferencuara mbi

emocionet si dhe të përdornin vokabular më të pasur/gjerë emocional (Adams dhe të tjerë,

1995; Feldman Barret dhe të tjerë., 2000; Fivush dhe të tjerë., 2000). Kështu, këto rezultate

tregojnë se gjinia mund të konsiderohet variabël parashikuese lidhur me efikasitetin mbi

njohurinë emocionale, qasjen në dijen emocionale, si dhe motivimin për të përdorur dijen

emocionale. Gjetet e një studimi tjetër që kishin hulumtuar nëse Inteligjenca Emocionale

varet nga gjinia, në studimin lidhur me socializimin e kompetencave emocionale tek

meshkujt dhe femrat, kishin konstatuar se ndikimi i gjinisë në kompetencat e Inteligjencës

Emocioanle, poashtu mund të vërehet tek kompetencat e menaxhimit të emocioneve, dhe kjo

sidomos për gjininë mashkullore të cilët duket se shquhen më shumë në këtë dimension.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

131

(Sánchez-Núñez1, Fernández-Berrocal, Montañés dhe Latorre, 2008). Megjithatë, sikurse

është interpretuar dhe diskutuar tek pjesa e Inteligjencës Emocionale dhe dallimeve gjinore,

këto gjetje, edhe ato lidhur me dallimet gjinore, edhe ato lidhur me vlerën parashikuese dhe

ndikimin e gjinisë në kompetencat e Inteligjencës Emocionale, duken të jenë kontraverse

ndonjeherë, si rezultat i mungesës së një qasjeje uniforme sa i përket rezultateve, e arsyetuar

për shkak të karakteristikave sociodemografike të mostrës, si dhe llojeve të instrumenteve të

përdorura.

5.12. Ndikimi i variablit të moshës në Inteligjencën Emocionale

Nga interpretimi i gjetjeve të këtij studimi, vërehet se më pak se 10%, më saktësisht 7% e

variancës së dallimeve në grupmoshë llogaritet se parasheh/ndikon në nivelin e Inteligjencës

Emocionale. Edhe pse vlerë e mesme (moderuar), megjithatë duket të jetë domethënëse në

aspektin statistikor.

Vlenë të theksohet se disa studime që synonin të kërkonin se si gjinia qëndron në raport me

kompetencat e IE-se, kishin gjetur shpeshherë edhe moshën si variabël ndërmjetësuese, mbi

të cilën ishin gjetur poashtu dallime, varësisht nga kompetencat e Inteligjencës Emocionale.

Në një studim mbi Inteligjencën Emocionale, ku kompetencat emocionale ishin ngushtë të

lidhura me variablën e moshës, gjetjet kishin treguar poashtu edhe dallime gjinore në

grupmosha të ndryshme, si p.sh: në fëmijëri, adoleshëncë dhe në moshën e rritur. (Harrod

dhe Scheer, 2005; Sánchez-Núñez dhe të tjerë, 2008) dhe (Houtmeyers, 2002; Santesso,

Reker, Schmidt dhe Segaloëitz, 2006; Young, 2006). Një studim tjetër i autorëve Guastello

dhe Guastello (2003), kishte gjetur një shpjegim tjetër lidhur me ndikimin e gjinisë në

kompetencat emocionale, të ndikuara nga aspekti i gjeneratave/brezave. Sipas tyre, dallimet

gjinore sa i përket kompetencave emocionale, janë më të vogla tek grupmoshat e reja, ndërsa

më të theksuara tek grupmoshat më të vjetra. Këto gjetje, autorët i shpjegojnë përmes

ndikimit të kulturës dhe edukimit, aspekt që ka theksuar vlerën parashikuese të moshës në

kompetencat e Inteligjencës Emocionale.

Sipas udhëzimeve të Cohen (1988) për interpretimin e madhësisë së përmasës së ndikimit të

variablave të pavarura në ato të varura, përqindja e variancës së shpjeguar), mund të

konkludojmë se gjetjet e studimit tregojnë ndikim të ulët, kah vlerat e mesme apo të

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

132

moderuara të parashikimit të përmasës së ndikimit dhe parashikimit që mund të kenë

variablat e pavarura të studimit, në variablin e varur. Në bazë të modelit të variablave

parashikuese, kur jane futur në analizë regresioni të gjitha variablat e pavarura të studimit në

raport me variablën e varur, mund të konkludohet se komunikimi ndërpersonal dhe përkrahja

e përceptuar sociale, tregojnë vlerë parashikuese më të moderuar dhe sinjifikante në aspektin

statistikor, në krahasim me variablat demografike të gjinisë dhe grupmoshës, të cilat

rezultojnë dhe me koeficient më të ulë të korrelacionit, në rastin e variablit të grupmoshës,

dhe me koeficient negativ.

Si konkluzion, mund të themi se gjetjet përkrahën hipotezat e studimit, duke potencuar kështu

variablat e sipërpërmendura si parashikues (edhe pse jo në nivel të lartë) dhe me ndikim në

Inteligjencën Emocionale, duke u mbështetur kështu dhe nga gjetjet e studimeve të tjera

empirike.

Përfundimisht, mund të konkludohet se studimi i shkathtësive dhe kompetencave emocionale

në kontekste të ndryshme, konsiderohet vlerë e shtuar dhe me një rëndësi të veçantë për jetën

e individit në përgjithësi dhe sferat e saj. Rëndësia e studimit të kësaj fushe ndërlidhet

poashtu dhe i kontribuon stimulimit të kërkimit më të thellë për identitetin tonë si potencial

për t’u zhvilluar tutje, duke pas parasysh që konstrukti i Inteligjencës Emocionale ka një

potencial të qenësishëm për t’u zhvilluar përgjatë jetës dhe për t’u përmirësuar përgjatë

reflektimit dhe ngritjes së vetëdijes, për të promovuar rritjen personale, emocionale dhe

intelektuale.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

133

6. REKOMANDIME

Rekomandohen studime të mëtutjeshme në fushën e Inteligjencës Emocionale, duke

zgjeruar dhe më shumë aspektin socio demografik të mostrës si dhe përdorimin më të

shumëllojshëm të instrumenteve matëse, për të ekzaminuar në mënyrë më të detajuar

relacionet dhe parashikimet që mund të ketë Inteligjenca Emocionale me variablat e

tjera të studimit; gjetjet e të cilave do të mund të përdoreshin jo vetëm për

përshkrimin dhe shpjegimin e zhvillimit individual emocional, mirëpo do të mund të

ishin të rëndësishme dhe të përdoreshin për intervenimet psiko – edukative në

balancimin emocional të inidvidit, si dhe të familjes e shoqërisë në përgjithësi në

kontekste të ndryshme sociale.

Te dizajnohen programe që potencojnë rolin dhe rënëdësinë, si dhe të mësuarit e

kompetencave emocionale në institucionet edukative dhe arsimore;

Të ritheksohen si të domosdoshme aftësia për të njohur vlerën dhe rëndësinë e

emocioneve përgjatë ndërveprimit social, në veçanti komunikimit ndërpersonal në

kontekste të ndryshme; kjo do duhej të ishte një kërkesë esenciale për relacionet

njerëzore / humane.

Roli dhe rëndësia e reflektimit tek kompetencat e Inteligjencës emocionale, duhet t’i

paraprijë ritheksimit të nevojës së procesimit të informacionit emocional dhe

menaxhimit të dinamikave sociale në mënyrë inteligjente për të ndërvepruar

suksesshëm me të tjerët në botën sociale. Kapaciteti, aftësia e menaxhimit të

emocioneve, dhe ndërlidhja e këtij kapaciteti me aftësitë e inidvidit për t’iu qasur dhe

për të zgjidhur situata problemore , do të ndihmonin dhe përkrahnin reflektimin mbi

aftësitë vetëkritike.

Të përkrahen dhe zgjerohen tutje studimet që ekzaminojnë relacionet dhe ndikimet e

kompetencave të Inteligjencës Emocionale në aftësitë vetëkritike të individit si

mënyrë për të përmirësuar performncën dhe marrëdhëniet ndërpersonale, sfidë kjo jo

vetëm e udhëheqjes dhe menaxhimit por edhe shumë sferave të tjera në jetë.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

134

Edhe pse disa studime pohojnë se ekzistojnë dallime gjinore në raport me

kompetencat e Inteligjencës Emocionale, siç mbështesin dhe gjetjet e diskutuara më

lartë, të tjera studime nuk kishin gjetur dallime sinjifikante lidhur me gjininë dhe

kompetencat e Inteligjencës Emocionale. Ky është një fakt që nxjerrë në pah nevojën

për studime të mëtutjeshme sa i përket këtij objektivi të studimit.

Të dizajnohen kurse që trajtojnë kompetencat e Inteligjencës Emocionale në mënyrë

që të ngriten shkathtësitë dhe kompetencat e studentëve për të menaxhuar emocionet

në mënyrë adekuate (kurse lidhur me menaxhimin dhe vetëdijësimin emocional,

komunikimin ndërpersonal dhe zhvillimin personal), në mënyrë që t’u ndihmohet

studentëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit përmes simulimeve dhe luajtjes

së roleve.

Bashkëmoshatarët, studentët, mund të nxisin motivimin e njëri-tjetrit dhe zhvillimin

individual, si dhe të udhëzojnë njëri-tjetrin për të zhvilluar qëndrimet personale dhe të

menaxhojnë emocionet e tyre, përmes mentorimit dhe organizimit të punëtorive të

grupeve përkrahëse, si dhe aktivitete të tjera diverse të të mësuarit.

Mësimdhënësit dhe edukatorët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e

shkathtësive të Inteligjencës Emocionale, si mjet për të promovuar suksesin në shkollë

dhe marrëdhëniet e mira ndërpersonale, komunikimin ndërpersonal.

Zhvillimi i kompetencave të Inteligjencës Emocionale mund të ndihmojë dhe përkrah

në fushën e zhvillimit të fëmijëve që kanë nevoja komplekse të komunikimit

ndërpersonal dhe aspekteve të tjera përkrahëse.

Nga këndvështrimi i problematikave socioekonomike dhe reformave arsimore, del në

pah nevoja për reformim të klimës së shkollave bashkëkohore gjithashtu. Idea e

intergrimit të komponentës së të mësuarit të Inteligjencës Emocionale, konsiderohet

ide që përkon dhe i kontribuon qasjes bashkëpunuese të të mësuarit (nxënit). Nevoja

për të siguruar ambiente shoqërore të cilat i japin shkollës më shumë qasje humane

dhe empatike është mjaft evidente.

Të vihet theks mbi kurrikulën e programeve të edukimit emocional, e cila synon që t’i

edukojë nxënësit mbi vlerën e Inteligjencës Emocionale, si dhe të nxisë zhvillimin e

shkathtësive specifike në këto fusha, si p.sh: njohja e emocioneve, empatia, zgjidhja e

konflikteve përmes komunikimit, menaxhimi dhe përdorimi i emocioneve, etj.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

135

Supozohet se programet e ndryshme të ngritjes së kapaciteteve, trajnimet dhe

përfshirja e konstruktit të Inteligjencës Emocionale në kurrikula të edukimit në nivele

të ndryshme, mund të ketë ndikim në rritjen dhe posedimin e shkathtësive dhe

kompetencave të domosdoshme për ndërveprimet sociale, si dhe mund të përmirësojë

rezultatet që lidhen me sferën e Inteligjencës Emocionale.

Shkolla dhe komuniteti mund të përdoren si mënyra për të mësuar / trajnuar

kompetencat emocionale për jetën e përditshme, si dhe për të fuqizuar zhvillimin e

shkathtësive specifike në këto fusha, si p,sh empatia, komunikimi, dëgjimi aktiv,

negocimi, etj.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

136

7. LITERATURA / BIBLIOGRAFIA

Bar-On, R. (2006). The Bar-On model of emotional-social intelligence (ESI). Consortium for

Research on Emotional Intelligence in Organizations – Issues in Emotional Intelligence

Bar-on’s, R. (1997): Bar-on emotional quotient inventory: A measure of emotional

intelligence. Toronto, Canada: Multi-Health system.

Bar-On, R. (2000). Emotional and social intelligence: Insights from the Emotional Quotient

Inventory (EQ-i). In R. Bar-On and J.D.A. Parker (Eds.), Handbook of emotional

intelligence: Theory, development, assessment and application at home, school and in the

ëorkplace. San Francisco: Jossey-Bass, pp. 363-88.

Begona, I., (2009). Tregimet per ndjenjat. Dasara, Tiranë

Bienvenu, M. J., Sr. An Interpersonal Communication Inventory. The Journal of

Communication. 1971, (21) 4, 381 - 388

Brackett, M., Mayer, J., & Warner, R. (2004). Emotional Intelligence and its relation to

everyday behavior. Personality and Individual Differences, 36(6), 1387-1402

Brackett, M.A., Lopes, P.N., Ivcevic, Z. Mayer, J.D., & Salovey, P. (2004). Integrating

emotion and cognition: the role of emotional intelligence.

Bienvenu, M. J., Sr. An Interpersonal Communication Inventory. The Journal of

Communication. 1971, (21) 4, 381 - 388

Brualdi, C. A. (1996). Multiple Intelligences: Gardner’s Theory

Canty-Mitchell, J. & Zimet, G.D. (2000). Psychometric properties of the Multidimensional

Scale of Perceived Social Support in urban adolescents. American Journal of Community

Psychology, 28, 391-400.

Creswell, W. J. (2002). Research Design. University of Nebraska, Lincoln: Sage Publications

Cramer, D. (1998). Fundamental Statistics for social research. London: Routledge.

Cramer, D., & Howitt, D. (2004). The SAGE dictionary of statistics. London: SAGE.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

137

Cherniss, C. (2000). Emotioanl Intellience: What is and Why it matters. Graduate School of

Aplied and Professional Psychology. Rutgers University

Cherniss, C. (2000).Emotioanl Intellience: What is and Why it matters. Graduate School of

Aplied and Professional Psychology. Rutgers University. Consortium for Research on

Emotional Intelligence in Organizations).

Cherniss, C., Extein, M., (2006). Emotional Intelligence: What Does the Research Really

Indicate. Graduate School of Applied and Professional Psychology Rutgers University

Cherry, G., Fletcher, I., O’Sullivan, H. (2013). Exploring the relationships among attachment,

emotional intelligence and communication

Chan , D. (2005). Emotional intelligence, social coping, and psychological distress among

Chinese gifted students in Hong Kong. Vol. 16, No. 2, December 2005, pp. 163–178 ,

Routledge

Cheng & Chen. (2004) The multidimensional scale of perceived social support:

dimensionality and age and gender differences in adolescents. Personality and Individual

Differences. Volume 37, Issue 7, pg. 1359 – 1369

Creswell, J. (2014). Research Design, Qualitative, Quantitative and Mixed Methods

Approaches. Sage Publications

Creswell, J. (2003). Research Design, Qualitative, Quantitative and Mixed Methods

Approaches. Sage Publications

D. Dai., R.J. Sternberg (Eds.), Motivation, emotion and cognition: integrating perspectives on

intellectual functioning (pp. 175-194). Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum.

Davis. J.A. (1971). Elementarv survey analvsis.Englewood, NJ: Prentice-Hall.

Di Fabio, A., Palazzeschi, L. Emotional intelligence and self-efficacy in a sample of Italian

high school teachers. University of Florence, Italy

De Weerdt, M., Rossi. G., (2012). The Bar-On Emotional Quotient Inventory (EQ-i):

Evaluation of Psychometric Aspects in the Dutch Speaking Part of Belgium, Psychology -

Selected Papers, (Ed.), ISBN: 978-953-51-0587-9,

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

138

Drasgow, F. (2003) Intelligence and the workplace, Handbook of Psychology, ISBN:

9780471264385

Fraenkel, J. R. & Wallen, N. E. (2009). How to design and evaluate research in education.

Seventh edition. ISBN: 978-0-07-352596-9. Pg. 146

Fraenkel, J. R. & Wallen, N. E. (2009). Hoë to design and evaluate research in education.

ISBN: 978-0-07-352596-9.

Fraenkel, J. R. & Wallen, N. E. (2009). How to design and evaluate research in education.

Seventh edition. ISBN: 978-0-07-352596-9.

Fischer H. Agneta., Van Kleef A. Gerben. (2010). Where Have All the People Gone? A Plea

for Including Social Interaction in Emotion Research. International Society for Research on

Emotion (ISRE).

Felix, O., Egboro. (2015) The implications of Parametric and non parametric statistics in data

analysis in Marketing Research. International Journal of Humanities and Social Sciences,

Vol. 5, No. 6.

Fernández-Berrocal , P., Cabello, R., Castillo, R., Extremera, N. (2012). Gender Differences

in Emotional Intelligence: The mediating effect of age. Behavioral Psychology / Psicología

Conductual, Vol. 20, Nº 1, 2012, pp. 77-89

Gary L. Rhodes., Brian Lakey. Social aupport and Psychological Disorder: Insights from

Social Psychology).

Gerben A. Van Kleef (2009) How Emotions Regulate Social Life, The Emotions as Social

Information (EASI) Model, SAGE Journals

Goleman, D. (1995). Emotional Intelligence; Why it can matter more than IQ. New York:

Bantam Books

Goleman, D. (2006). The problem of conflicting constructs. Educational Psychologist, 41(4),

239–245, Lawrence Erlbaum Associates, Inc.).

Emmerling, R. J. & Goleman, D. (2003, October). Emotional intelligence: Issues and

common misunderstandings. Issues and Recent Developments in Emotional Intelligence,1(1),

(http://www.eiconsortium.org).

Hastie, T. (1983). Non-parametric logistic regression. SLAC PUB-3160, June.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

139

Hill, A., Watson, J., Rivers, D., Joecy, M., (2007). Key Themes in Interpersonal

Communication: Culture, Identities and Performance, Open University Press, 2007.

Hargie, O. (2011). Skilled Interpersonal Communication: Research, Theory and Practice,

Routledge, Tailor and Francis Group.

Hsieh, Wang, Fan, Huang. (2014). Study of the Emotional Intelligence and Interpersonal

Relationships of College Students in Southern Taiwan.

International Society for Research on Emotion (ISRE).

Illeris, K. (2009). Contemporary theories of learning, Routledge, Taylor & Francis Group

Johnson, D., Han, H. (2012). Relationship between Students’ Emotional Intelligence, Social

Bond, and Interactions in Online Learning. Educational Technology & Society, 15 (1), 78–

89.

Jordan, A., Carlile, O., Stack, A. (2008). Approaches to Learning, A guide for teachers, Open

University Press

Kristjansson, K. (2007). Aristotle, Emotions and Education. England: Ashgate Publishing

Company).

Kowalski, M. R., Leary, R. M. (Ed). The Social Psychology of Emotional and Behavioral

Problems. Interfaces of Social and Clinical Psychology. American Psychological Association.

Washington, DC.

Kafetsios, K. (2004). Attachment and emotional intelligence abilities across the life course.

Personality and Individual Differences, 37, 129-145.

Kristjansson, K. (2007). Aristotle, Emotions and Education. England: Ashgate Publishing

Company).

Lopes, N. P., Salovey, P., Straus, R. (2002). Emotional intelligence, personality, and the

perceived quality of social relationships: Department of Psychology. Yale University).

Lopez-Zafra, E., Gartzia, L., (2014). Perceptions of Gender Differences in Self-Report

Measures of Emotional Intelligence, Springer

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

140

Lyusine, D. B. (2006). Emotional Intelligence as a Mixed Construct Its Relation to

Personality and Gender. Journal of Russian and East European Psychology. Volume. 44,

Issue 6).

Lopes, P.N., Salovey, P., & Straus, R. (2003). Emotional intelligence, personality and the

perceived quality of social relationships. Personality and Individual Differences, 35(3), 641-

659.

Mattheës, G., Zeidner, M., Roberts, R. (2004). Seven Myths about Emotional Intelligence.

Laërence Eribaun Associate. Vol. 15, No. 3, 179 – 196).

Mayer, D. J., Salovey, P., Caruso, R. D. (2004). Emotional Intelligence: Theory, Findings,

and Implications. Department of Psychology.University of Neë Hampshire;Yale University.

Psychological Inquiry, Vol. 15, No. 3,197-215).

Mayer, D. J., Salovey, P., Caruso, R. D., (2003). Sitarenious, G. Measuring Emotional

Intelligence with the MSCEIT V2.0. University of Neë Hampshire; Yale University.

American Psychological Association. Vol. 3, No. 1, 97 – 105

Mayer, D. J., Salovey, P., Caruso, R. D. (2004). Emotional Intelligence: Theory, Findings,

and Implications. Department of Psychology.University of Neë Hampshire;Yale University.

Psychological Inquiry 2004, Vol. 15, No. 3,197-215).

Mayer, D. J., Salovey, P., Caruso, R. D., Sitarenious, G. 2003) Measuring Emotional

Intelligence with the MSCEIT V2.0. University of Neë Hampshire; Yale University.

American Psychological Association. 2003, Vol. 3, No. 1, 97 – 105).

Mayer, J. D., Roberts, R. D., Barsade, S. G. (2008). Human abilities: Emotional intelligence.

Annual Revieë of Psychology, 59, 507-536.

Mayer, J. D., Caruso, D. R., Salovey, P. (1999). Emotional intelligence meets traditional

standards for an intelligence. Intelligence, 27, 267-298.

Mayer, J.D., Salovey, P., & Caruso, D. (2004). Emotional intelligence: theory, findings and

implications. Psychological Inquiry, 15(3), 197-215.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

141

Manstead, A.S.R., & Fischer, A.H. ( 2001). Social appraisal: The social world as object of

and influence on appraisal processes. Oxford: Oxford University Press.

Nezlek, B. J., Kafetsios, K., Smith, C. V. (2008). Emotions in Everyday Social Encounters:

Correspondence between Culture and Self – Construal. Journal of Cross – Cultural

Psychology vol. 39, (4), 366 – 372.

Niedenthal, P.M., Winkielman, P., Mondillon, L., & Vermeulen, N. ( 2009). Embodiment of

emotion concepts. Journal of Personality and Social Psychology, 96, 1120-1136.

Oatley, K. ( 2009). Communications to self and others: Emotional experience and its skills.

Emotion Revieë, 1(3), 206-213.

Popea, D., Roperb, C., Qualterb, P., (2012). The influence of emotional intelligence on

academic progress and achievement in UK university students, Assessment & Evaluation in

Higher EducationVol. 37, No. 8, 907–918, Routledge, Taylor & Francis group.

Parrott, W. G. (Ed.). (2001). Emotions in social psychology. New York: Psychology Press.

Pilar Matud, M., Ibanez, I, .Bethencourt, J. M., Marrero, R., Carballeira, M. (2003).

Structural gender differences in perceived social support. Personality and Individual

Differences. Volume 35, Issue 8, pg. 1919 – 1929

Popea, P., Roperb, R. (2012). The influence of emotional intelligence on academic progress

and achievement in UK university students Claire Roperb and Pamela Qualterb, Assessment

& Evaluation in Higher Education Vol. 37, No. 8 Routledge, Taylor & Francis group.

Psychometric characteristics of the Multidimensional Scale of Perceived Social Support.

Journal of Personality Assessment, 55, 610-17.

Razali, N.M.,Wah, Y.B. (2011). Power comparisons of Shapiro – Wilk, Kolmogorov –

Smirnov, Lilliefors and Anderson – Darling tests . Journal of Statistical modeling and

analytics, 2 (1), 21 – 33.

Roberts, R.C. ( 2009). Emotional consciousness and personal relationships. Emotion Review,

1(3), 281-288.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

142

Salovey, P., Grewal, D. Yale University. (2005) The science of Emotional Intelligence.

American Psychological Society, Volume 14, No. 6).

Sánchez-Núñez1, N., Fernández-Berrocal, P., Montañés, H., Latorre, H. (2008). The

socialization of emotional competencies in men and women and its implications. Electronic

Journal of Research in Educational Psychology. . ISSN. 1696-2095. No 15, Vol 6 (2)

Sliter, M., Sliter, K., (2013) Older and (Emotionally) Smarter? Emotional Intelligence as a

mediator in the relationship between age and emotional labor strategies in service employees,

Indiana University Routledge, Taylor & Francis group Experimental Aging Research, 39:

466–479

Smith, L,. Heaven, P., Ciarrochi, J.(2008). Trait emotional intelligence, conflict

communication patterns and relationships satisfaction Personality and Individual differences,

44, 1314 – 1325, Elsevier

Smith, L., Heaven, PC., Ciarrochi, R., Charles, P. (2008). The stability and change of trait

emotional intelligence, conflict communication patterns, and relationship satisfaction: A one-

year longitudinal study. Institute for Positive Psychology and Education

Stys, I., Brown, Sh. (2004). A review of the Emotional Intelligence Literatureand

Implications for Corrections, Research Branch Correctional Service of Canada.

Schutte, N. S., Malouff, J. M., Hall, L. E., Haggerty, D. J., Cooper, J. T., Golden, C. J., dhe

Dornheim, L., 1998). Development and validation of a measure of emotional intelligence.

Personality and Individual Differences, 25, 167–177);

Tiedens, L. Z., & Leach, C. W. (Eds.). (2004). The social life of emotions . New

York: Cambridge University Press.

Thompson, L. H. (2006). Exploring the Interface of the type and Emotional Intelligence

Landscapes. Bulletin of Psychological Type. 29, 3, 14 – 19).

Wasserman, L. (2004). All of statistics: a concise course in statistical inference. Springer

Verlag.

Zeidner, G. M, Roberts, M. R. (2002). Emotional Intelligence: Science & Myth. Cambridge,

Massachusetts: The MIT Press. American Psychological Association.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

143

Zeidner, M., Matthews, G.,W Roberts. (2009). What we know about Emotional Intelligence,

How it affects learning, work, relationships, and our mental health. The MIT Press

Cambridge, Massachusetts Institute of Technology

Zeidner, M., Matthews, G. (2016). Ability emotional intelligence and mental health: Social

support as a mediator, Elsevier

Zimet, G.D , Powel, S., Farley, G.K., Werkman, S. & Berkoff, K.A. (1990). The

Multidimensional Scale of Perceived Social Support. Journal of Personality Assessment, 52,

30-41.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

144

8. SHTOJCAT

Shtojca 1: Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së Inteligjencës Emocionale

Instruksione:

Pyetësori i mëposhtëm do të përdoret për të mbledhur të dhëna për shkallën e Inteligjencës

Emocionale. Ju jeni përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë pjesë në këtë studim.

Përgjegjet korrekte dhe të sinqerta do të kontribuonin shumë në qëllimin e vërtëtë të studimit.

Përgjigjet janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime akademike / rezultate te

studimit.

Në anën e djathtë, plotëso duke qarkuar një prej numrave para alternativave te dhëna në të

gjitha pyetjet e mëposhtme deri në fund të pyetësorit; qarko numrin që mendoni se

përfaqëson më së miri qëndrimin tuaj mbi pyetjen / çështjen.

Te dhenat demografike:

Gjinia: M / F ; Mosha: ____________; Vendbanimi: Urban / Rural;

Drejtimi i studimit: ______________________

Ju falemnderit për kohën dhe kontributin!

1 = fuqimisht nuk pajtohem

2 = nuk pajtohem

3 = neutral (i/e pa vendosur)

4 = pajtohem

5 = fuqimisht pajtohem

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

145

fuq

imis

ht

nu

k

pajt

oh

em

nu

k p

ajt

oh

em

neu

tral

(i/e

pa

ven

dosu

r)

pajt

oh

em

fuq

imis

ht

pajt

oh

em

1. E ndjejë se kur duhet të flasë me të

tjerët lidhur me problemet e mia

personale

1 2 3 4 5

2. Kur ballafaqohem me pengesa,

zakonisht kujtoj kohët që jam

ballafaquar me pengesa të ngjashme

dhe i kam tejkaluar.

1 2 3 4 5

3. Përpiqem që të rezultojë me sukses

në shumë gjëra.

1 2 3 4 5

4. Njerëzit e tjerë e kanë të lehtë të

besojnë në mua

1 2 3 4 5

5. E kam të vështirë që t’i kuptojë

mesazhet jo – verbale (shprehjet) e

njerëzve të tjerë.

1 2 3 4 5

6. Disa nga ndodhitë e rëndësishme të

jetës sime, më kanë bërë të mendoj

thellë dhe të ri – vlerësojë se çfarë

është e rëndësishme dhe çfarë nuk

është.

1 2 3 4 5

7. Kur më ndryshon disponimi im, unë

atëherë shoh mundësi të reja.

1 2 3 4 5

8. Emocionet janë pjesa që ma e bëjnë

jetën të vlefshme për të jetuar.

1 2 3 4 5

9.

Jam i/e vetëdijshme për emocionet e

mia (personale) që i përjetoj

1 2 3 4 5

10.

Pres që të më ndodhin gjëra të mira

1 2 3 4 5

11.

Më pëlqen të ndajë emocionet me të

tjerët / të jem i/e hapur

1 2 3 4 5

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

146

12.

Kur unë përjetoj një emocion pozitiv,

e di saktësisht se si t’a bëjë që kjo

ndjenjë të zgjasë.

1 2 3 4 5

13.

Zakonisht aranzhoj organizime ku të

tjerët kënaqen.

1 2 3 4 5

14.

I ndjek aktivitetet që më bëjnë të

lumtur

1 2 3 4 5

15. Jam i/e vetëdijshme për mesazhet

(shprehjet) joverbale që dërgoj tek të

tjerët

1 2 3 4 5

16. Zakonisht tentoj t’a prezantoj veten

në atë mënyrë që të lë përshtypje të

mirë tek tjerët.

1 2 3 4 5

17. Kur jam në disponim (humor) të

mirë, e kam më të lehtë të zgjidhë

ndonjë problem.

1 2 3 4 5

18. Jam në gjenjde të kuptojë se si

ndihen të tjerët, duke parë shprehjen

e tyre të fytyrës (emocionet)

1 2 3 4 5

19. Unë jam i/e vetëdijshme pse

ndryshon gjendja ime emocionale.

1 2 3 4 5

20. Kur jam në disponim (humor) të

mirë, jam më kreativ/e.

1 2 3 4 5

21. Unë kam kontroll mbi emocionet e

mia

1 2 3 4 5

22. E kam të lehtë t’i njohë emocionet e

mia pasi t’i perjetojë ato.

1 2 3 4 5

23. Unë e motivojë vetveten duke

imagjinuar rezultate pozitive të

obligimeve që i marrë përsipër.

1 2 3 4 5

24. Unë u jap komplimente të tjerëve kur

ata bëjnë diçka të mirë.

1 2 3 4 5

25. Unë jam i/e vetëdijshme për

mesazhet (shprehjet) joverbale që më

dërgojnë të tjerët.

1 2 3 4 5

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

147

26. Kur dikush më tregon diçka të

rendësishme për jetën e tij /saj,

ndihem thuajse po e përjetoj vetë

ngjarjen në fjalë.

1 2 3 4 5

27. Kur unë përjetoj një ndryshim në

emocione, zakonisht jam më kreativ /

e.

1 2 3 4 5

28. Kur unë ballafaqohem me ndonjë

sfidë, zakonisht heq dorë sepse

mendoj se do të dështoj.

1 2 3 4 5

29. Mjafton t’i shikojë shprehjet e

fytyrës së të tjerëve dhe t’a kuptojë

saktë se si ndihen të tjerët.

1 2 3 4 5

30. Zakonisht u ndihmoj të tjerëve kur

ata nuk ndihen mirë (nuk janë në

disponim)

1 2 3 4 5

31. Tentoj t’a përdor disponimin

(gjendjen) e mirë, për t’a ndihmuar

veten që të përballoj vështirësitë e

mundshme.

1 2 3 4 5

32. Unë mund të supozoj se si të tjerët

ndihen, duke pasur parasysh tonin e

zërit të tyre.

1 2 3 4 5

33. Është shumë e vështirë për mua që të

kuptojë se si ndihen të tjerët.

1 2 3 4 5

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

148

Shtojca 2: Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së komunikimit ndërpersonal

Pyetësor i strukturuar për matjen e shkallës së komunikimit ndërpersonal

Instruksione:

Pohimet (pyetjet) e këtij pyetësori i referohen mënyrës së komunikimit në ndërveprimet e

juaja të përditshme. Ju lutemi që të përgjigjeni në mënyrën më të saktë të mundshme,

varësisht nga situata se si ndiheni për momentin lidhur me pyetjen (pohimin) e studimit.

Përgjigjjet korrekte dhe të sinqerta do të kontribuojnë shumë në qëllimin e vërtetë të studimit.

Përgjigjet janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime akademike të studimit.

Instruksione: Shënoni shkallën (numrin) përkatës para pohimit (pyetjes), domethënia e të cilit më së miri ju përshtatet:

1 = aspak nuk pajtohem

2 = nuk pajtohem

3 = neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)

4 = pajtohem

5 = pajtohem plotësisht

Te dhenat demografike:

Gjinia: M / F ; Mosha: ____________; Vendbanimi: Urban/Rural;

Drejtimi i studimit: ______________________

Ju falemnderit për kohën dhe kontributin!

__________. 1. Unë i inkurajoj të tjerët për të më treguar se si ata ndihen.

___________2. Njerëzit me thonë që jam person me të cilin bisedohet lehtë

___________3. Njerezit e huaj shpeshherë më ofrohen (ndihen të lirë) dhe fillojnë të

bisedojnë me mua

___________4. Të tjerët më thonë që jam një dëgjues i mirë përgjatë bisedave

___________5. Jam i/e sinqertë me të tjerët lidhur me ndjenjat dhe mendimet e mia

___________6. Unë besoj që komunikimi gjithnjë jep rezultate produktive (të mira)

___________7. Unë përdor shumë shembuj për të më ndihmuar që të shpjegojë më

mirë atë çfarë jam duke folur.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

149

Shtojca 3: Shkalla shumëdimensionale e përkrahjes së perceptuar Sociale (Zimet,

Dahlem, Zimet & Farely, 1998)

Udhëzime: Jemi të interesuar të dijmë se si ndiheni për secilin nga pohimet e mëposhtme.

Lexoni secilin pohim me kujdes! Tregoni se si ndiheni për secilin pohim. Përgjegjjet korrekte

dhe të sinqerta do të kontribuonin shumë në qëllimin e vërtëtë të studimit. Përgjigjet janë

konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime akademike / rezultate të studimit.

Rrumbullkaso numrin “1” nëse fuqimisht nuk pajtoheni

Rrumbullkaso numrin “2” nëse nuk pajtoheni

Rrumbullkaso numrin “3” nëse pjesërisht nuk pajtoheni

Rrumbullkaso numrin “4” nëse nuk mund të vendosni, jeni neutral për këtë pohim

Rrumbullkaso numrin “5” nëse pjesërisht pajtoheni

Rrumbullkaso numrin “6” nëse pajtoheni

Rrumbullkaso numrin “7” nëse fuqimisht pajtoheni

1. Ekziston një person i veçantë që më rri afër kur unë kam nevojë. 1 2 3 4 5 6 7

2. Ekziston një person i veçantë me të cilin/cilën mund t’i ndajë 1 2 3 4 5 6 7

gëzimet dhe hidhërimet e mia

3. Familja ime mundohet të më ndihmojë me të vërtetë. 1 2 3 4 5 6 7

4. Familja ime më jep ndihmën emocionale dhe përkrahjen që 1 2 3 4 5 6 7

më nevojitet.

5. Unë e kam një mik/mike të veçantë që është burim kryesor 1 2 3 4 5 6 7

i qetësisë, rehatisë sime.

6. Shoqëria ime vërtetë mundohet të më ndihmojë shumë. 1 2 3 4 5 6 7

7. Unë mund të llogarisë në shoqërinë time kur gjërat nuk 1 2 3 4 5 6 7

shkojnë siç duhet.

INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE NDËRLIDHJA E SAJ ME INTERAKSIONIN SOCIAL

150

8. Unë mund të flas për problemet e mia me familjen. 1 2 3 4 5 6 7

9. Unë kam shokë/shoqe me të cilët mund ta ndajë gëzimin

dhe pikëllimin. 1 2 3 4 5 6 7

10. Ekziston një person i veçantë në jetën time që kujdeset për 1 2 3 4 5 6 7

ndjenjat e mia.

11. Familja ime është e gatshme që të më ndihmojë të marrë 1 2 3 4 5 6 7

vendime.

12. Unë mund të flas për problemet e mia me shokët/shoqet. 1 2 3 4 5 6 7