Tema: "Metodat e Mesimit"

22
Universiteti “SHËN KLIMENTI OHRIT” Fakultet Pedagogjik Dega: Pedagogji parashkollore TEMË DIPLOME Tema: Metodat e mësimit 1

Transcript of Tema: "Metodat e Mesimit"

Page 1: Tema: "Metodat e Mesimit"

Universiteti “SHËN KLIMENTI OHRIT” Fakultet Pedagogjik Dega: Pedagogji parashkollore

TEMË DIPLOME

Tema: Metodat e mësimit

Punoi: Mentor:

1

Page 2: Tema: "Metodat e Mesimit"

METODAT MËSIMORE

Kur flasim për metodat mësimore kemi parasysh këto ceshtje,si: nocioni i metodës,roli i tyre në procesin mësimor,rruga evolutive e metodave të punës mësimore në formimin e personalitetit të fëmijës,korelacioni mes metodave të punës në procesin mësimor,analiza mbi funksionin praktik të metodës illustrative demonstruese në procesin mësimor-edukativ dhe klasifikimi i metodave mësimore.

NOCIONI I METODËS MËSIMORE

Vetë fjala metodë ka prejardhjen prej fjalës greke methodos=rrugë,mënyre,aspekt ,qëndrim,drejtim ose metodë.Në krijimin e tyre,në persosshmërine e tyre si dhe në formimin dhe zbatimin e tyre në praktikën shkollore ndikim te madhë kane edhe këta faktorë,si objektet,mjetet,detyrat e qëllimit të punës-meësimit,respektivisht nga burimet dinamike në mësim,nga ndërrimi i përmbajtjes mësimre e ndërrimi i formave të mësimit si dhe nga implikacionet [sajmet] sociale të mësimit.

ROLI DHE RRUGA EVOLUTIVE E METODAVE MËSIMORE

Me qenë se mësimi është veprimtari shoqërore e nderlikuar dhe mjaft delikate,i cili planifikohet ose orientohet për arsimin e gjeneratave të reja,suksesi i tij varet edhe nga një komponent shum i rëndësishëm - metoda e punës se arsimtarit në procesin mësimor – edukativ.Për rolin e tyre ka folur pedagogu amerikan Xhon DJUJ ne librin “Demokracioni e shkolla “ thotë:”Ashtu si mjeku qe duhet t’i dijë të gjitha mënyrat [metodat]në përcaktimin e diagnosës së pacientit të vet,po ashtu edhe arsimtari duhet të dijë [e zoterojë] të gjitha metodat mësimore në organizimin e mësimit”.Andaj,për të pasur një aktivitet solid në mësim do të thotë lipset aplikuar metodat e punës në procesin mësimor.Kësisoj,aplikimi I drejtë I tyre nga arsimtari procesi mesimor jo vetëm qe nxënësve do t’u bëhet më i qartë,i afërt,i njohur,i lehtë,por edhe do të kuptohet e përvetsohet më mirë dhe në një shkallë më të lartë.Kështu ,roli i tyre në procesin mësimor është aq i dukshëm dhe evident sa që mund të themi se asnjë njësi mësimore që mendohet nga arsimtari për t’u zhvilluar, interpretuar, përsëritur, përforcuar, nuk mund të paramendohet pa aplikimin e metodave mësimore.Së këndejmi,roli i metodave mësimore ka lidhshmëri të ngushtë me zbatimin e parimeve të punës mësimore permanente me nxënës konkretisht: sigurimi e harmonezimi i drejtë mes punës teorike me punën praktike,në eleminimin e mësimit dogmatik nga përmbajtja e mënyra e të mësuarit duke zhvilluar tek nxënësit mendimin kritik nga aspekti marksist – marksizmit krijues,të hapjes së perspektivës dhe jo kthim kah e vjetra,respektivisht në trasformimin e procesit mësimor – edukativ; të nxitjes së motivacionit për mësim; të aftësimit të nxënësve dhe në punën e pavarur të tyre.Rruga evolutive e metodave mësimore konsiston në :në njohjen e metodave mësimore,në zgjedhjen e metodave mësimore,në zbatimin e tyre në punën mësimore,në mendimin e pedagogeve – didakticientëve të dhëna për metodat mësimore, në sistemet e metodave të punës mësimore etj.Sot çështja e krijimit dhe e shfrytëzimit të metodave e teknologjisë së re në mësim është njëra ndër komponentët thelbore të sistemit mësimor.Andaj,kërkesat kryesore të tyre jane: kërkesat për krijimin e përsosshmërise së kushteve për hulumtimin e rrugëve të reja [metodave të reja ] në përvetsimin e njohurive nga nxënësit.

2

Page 3: Tema: "Metodat e Mesimit"

Kështu,të flasësh për çështjen e rrugëve – metodave të reja në një kohë të thotë edhe falënderim edhe mosfalëmderim.Falemderuese sepse akoma egzistone në sistemin mësimor si problem aktual.Mosfalemderuese ngase edhe në të kaluaren e hershme,të vonshme edhe në të tanishmën jane zbuluar, krijuar shum metoda të reja e janë përsosur shumë metoda të vjetra.Mirëpo,në këtë drejtim ka respektim në njohjën,zgjedhjen e perdorimin – zbatimin e tyre në procesin mësimor kemi qenë të njëanshëm.Kështu ose kemi tentuar në zbatimin e një metode mësimore (kjo dukuri në praktikën shkollore ka mbizotruar gjer me KOMENSKIN) ose zbatimi y tyre s’është bërë drejt e me kohë.Kësisoj,lipset kërkuar shtekdalje adekuate duke i përsosur me teknologji të re të punës që për pak kohë të arrihen rezultate të konsiderueshme në procesin mësimor – edukativ.

KORELACIONI MES METODAVE MËSIMORE

Është karakteristike në këtë drejtim puna intelektuale në fushën e didaktikës e pedagogut gjerman J.HERBART,i cili provoi e tentoi të krijojë një metodë universal,sipas së cilës do të zhvillohet përmbajtja e të gjitha lëndëve mësimore.Andaj,”Metoda e shkallëve formale”e HERBARTIT bazohej ne katër variante të saja,si: 1) qartësia – që nxënësi të fitojë përfytyrim pasi këto sipas tij janë themeli i jetës shoqërore,2) asociacioni – që arsimtarit i krijon mundësine për të bërë korelacionin e temave,lëmive e lëndëve mësimore mes tyre3) sistemi- kështu,që me lëndën e re e me të vjetrën cilesohen e vërehen karakteristikat e përbashkëta të tyre si dhe në bazë të tyre përgjithsohen konceptet ,ligjet (e reja ),rregullat dhe m,simi moral,4) gjeneralizimi – apo zbatimi c atyre gjeneralizimeve në raste të reja veç e veç.Pra,të tri variantet e para të kësaj metode HERBERTIANE paraqesin burimin induktiv,kurse varianti i fundit burimin deduktiv në procesin mësimor.Mirëpo,sipas didaktikës bashkëkohëse nuk ka metodë universale mësimi siç kane cekur e praktikuar në shkollë para e pas KOMENSKIT. Tani në shtjellimin e përpunimin e një teme mësimore lipset praktikuar një grup metoda varësisht nga roli,karakteri,funksioni që ka për atë temë mësimore.Kështu në praktikën shkollore lipset kushtuar kujdes të duhur zgjedhjes së metodave,zbatimit të tyre dhe momenteve kur ato vijnë në shprehje në atë temë mesimore.5) Analizë mbi funksionin praktik të metodës ilustrative-domonstruese ne procesin mësimor.Sikurse nxënësi që lipset të mësoje sistematikisht,po ashtu edhe arsimtari lipset sistematikisht të përsosë punën e vetë. Kështu ai duhej t’i ketë të qarta ,të afërta metodat mësimore-perkatësisht sistemin e metodave mësimore konkretisht edhe metodën ilustrative-demonstruese.Kjo metodë mësimore bie në sferën e të vërejturit të gjallë .Për të pasur të qartë funksionin praktik të saj është e udhës të bëjmë ndarjen faktike e fleksibile (ndarjen e tyre në praktikën shkollore )në: a) metodën ilustrative dhe b) metodën demonstruese.

KLASIFIKIMI I METODAVE MËSIMORE

3

Page 4: Tema: "Metodat e Mesimit"

Gjatë zhvillimit (historik) të teorisë së didaktikës si dhe të praktikës shkollore,janë krijuar,përsosur e formuar nje sër metoda mësimore .Janë të njohura këto metoda,respektivisht klasifikime të metodave mësimore duke u nisur prej të kaluarës e gjer më tani, si:Sipas dr. V. POLJAK kemi këtë renditje: 1) metoda demonstruese, 2) metoda e punëve praktike,3) metoda e punimeve me shkrim,4) metoda e leximit si dhe puna me tekst,5) metoda e të folurit dhe 6) metoda e shpjegimit gojorë-interpretimit me goje

Sipas dr.T.T.PRODANOVIQ kemi këtë renditje:

1) verbale - tekstuale: a) verbale - monologu i drejtëpërdrejtë, - monologu tërthorazi, - dialogu i drejtpërdrejtë, - dialogu tërthorazi, - diskusioni i drejtëpërdrejtë, - diskusioni tërthorazi; b) tekstuale - puna e drejtëpërdrëjtë e arsimtarit në tekst, - puna e drejtëpërdrejtë e nxënësit në tekst, - puna similtane e arsimtarit e nxënësit në tekst, - shfrytëzimi tërthorazi i punës në tekst.

2) metoda ilustrative - demonstruese: a) ilustrative - ilustrimi i objekteve si dhe rezultateve të tyre, - ilustrimi i objekteve artistike, - ilustrimi i fotografive, - ilustrimi i vizatimeve, - ilustrimi i skicave,skemave,diagrameve,grafikoneve. b) demonstrimi - demonstrimi i proceseve, demonstrimi i situateve apo momenteve, - demostrimi i mardhënieve, - demonstrimi i lëvizjes, - demonstrimi i punëve operative, - demonstrimi i organizimit të punës si dhe aktiviteteve të tjera, - demonstrimi i krijimeve muzikore, - demonstrimi i emisioneve të radios,televizionit,reproduktimit të pllakave të gramafonit ,inçizime në magnetofon, - demonstrimi i funksionit të makinave,aparateve,instrumenteve si dhe të mjeteve të tjera teknike ndihmëse.

3) Metoda laboratorike – eksperimentale me variantet e saj.

METODA E DEMONSTRIMIT

4

Page 5: Tema: "Metodat e Mesimit"

Kjo metodë ka të bëjë me të vërejturit e gjallë të situateve,marëdhënieve,lëvizjeve,operacioneve punuese,organizimit të punës si dhe aktivitete të tjera,funksionimet të makinave,aparateve,instrumenteve teknike,krijuesit në lëmin e muzikës,emisionin TV-radios,reprodukimi I shiritit të gramafonit,magnetofonit etj.Është njëra ndër metodat më të kërkuara e të përdorura në prezantimin ,paraqitjen e lëndës mësimore sa më mirë e drejtë.Cilat jane variantat e demonstrimit?

1) Demonstrimi I situatave-është një variant I metodës së demonstrimit.Përmes saj demonstrojmë e paraqesim situatat shoqërore në procesin e prodhimtarisë-produktiviteti,të aktivitetit të kohës së lirë të cdo individi ,vetarsimimin etj.Pothuaj,për demonstrimin e dy situatave vend të dukshëm zënë edhe elementet apo sqarimi I elementeve që prezantojnë e paraqesin ato. 2) demonstrimi I mardhënieve – është pothuaj njëri ndër variantat thelbësor të metodës së demonstrimit. Kjo krijon mundësin e sqarimit ,njohjes e aftësisë së temës së re përmes demonstrimit.Kjo vjen ne konsideratë për të gjithë lëmite e sistemit mësimor. 3) Demonstrimi I lëvizjeve-vjen në shprehje në lëndët e shkathtësisë,të edukatës muzikore,të educatës fizike-shëndetësore,në shkollën për zhvillimin harmoniko –estetik te trupit në shkollën e baletit,në shkollën teatrale etj.Përmes demonstrimit të lëvizjeve të ndryshme e të llojllojshme nxënësit më lehtë e më shpejt mund ta kuptojnë e pervetsojnë atë shkathtësi. 4) Demonstrimi I operacioneve të punës-posacerisht ky variant I metodës së demonstrimit vjen në shprehje në shkollat profesionale.Andaj,nxënësit aftësohen në njohjen e llojeve të operacioneve të punës,me natyrën e procesit të zbatimit të atij operacioni pun me mjete e punës të atij operacioni punës.Që këto të arrihen me sukses,patjetër kërkohet t’I kemi të qarta edhe elementet [ e tjera ]të cdo operacioni punë kur planifikojmë të demostrojmë. 5) Demonstrimi i funksionimit të makinave,aparatëve,instrumenteve e mjeteve të tjera ndihmëse.Pothuaj mësimi bashkëkohor as që mund të sqarohet me mjete mësimore klasike.Këtu kemi vetëm humbjen e kohës kot .Këtë e arrijmë kur këto zëvendësohen me mjete pune bashkëkohore në demonstrimin e shumë lëndëve mësimore.Dhe për këtë qëllim vjen në konsiderat edhe formimi i kabineteve mësimore për secilën lëndë mësimore veç e veç ose bashkërisht për disa lëndë varësisht sipas ngjashmërise që kanë. 6) Demonstrimi i krijimeve muzikore – ky variant i metodës së demonstrimit mund të realizohet në lëndën e edukatës muzikore drejtpërdrejtë ose tërthorazi . Këtë e zbatojmë përmes instrumenteve muzikore si dhe me interpretimin e drejtë dhe të qartë të njohurive muzikore që arsimtari profesionist ua trasmeton nxënësve të tij. 7) Demonstrimi i emisioneve të radios, TV-se (ekrani i vogel), filmi (ekrani i madh), reprodukimi i pllakave, i shiritave të magnetofonit .Sot mësimi bashkëkohës as që mund të paramendohet pa aplikimin e këtij varianti të demonstrimit të mësimit.Dhe për këtë qëllim nga studio e radios,të TV-së emitohen programe të posaçme për prezentimin dhe paraqitjen e temave mësimore për nxënës nga shume lëndë mësimore .Kështu një program i tillë bëhet për tërë vitin kalendar shkollor.Metodat e demonstrimit - sipas fjalës latine demonstrave - sqarim ,parashtrim.Janë disa grupe që mund t’i parashtrojmë e sqarojmë si: 8) Demonstrimi i objekteve e mjeteve statike,si: - materia finale e punës sonë, - modelet sipas tre dimenzioneve,

5

Page 6: Tema: "Metodat e Mesimit"

- figura pamje,demonstrim dy dimensional që parashtron e sqaron objektin ose objektet, - vizatime skematike.Veçoritë e demonstrimit të objekteve statike janë: - deskripcioni (përshkrim) i trajtës dhe i dimensioneve të një apo më shumë objekteve,të shpjeguarit ëe objektit ose objekteve, - të sqaruarit e objektit ose objekteve. 9) Demonstrimi i fenomeneve natyrore dinamike - specificitetet që dallojnë këtë prej demonstrimit statik janë: - lëvizja, - ndryshimi, - ndodhia që në vete përfshin strukturen dinamike të objekteve.Është më i ndërlikuar se demonstrimi statik .Këtu bëjne pjesë, si: - burimet reale - e që i takojnë pothuaj,të gjitha mjetet dinamike në procesin mësimor,si: film, emisioni televiziv,aplikacionet etj. 10) Demonstrimi i aktivitetit - Nxënësit duhet të njohin e ta kenë të qartë strukturën e punës së përcaktuar,respektivisht; çka do të punohet? Si do të punohet?E gjithë aktivitetin njerëzorë e ndajmë në katër grupe,si: a) aktiviteti praktik - kur nxënësit njihen me operacionin praktik të punës si dhe me strukturën e saj,b) aktiviteti shprehës - kur i njohim nxënësit më shumë mënyra të shprehjes njerëzore: të folurit,shkrimi,leximi,fotografimi,kënga etj.,c) aktiviteti sensor - nxënësit njihen me kualitete të ndryshme të senzacioneve ,ç) aktiviteti intelektual - kur nxënësi udhëheq me mënyren e njërës apo të disa operacioneve apo me tërë punën intelektuale në pergjithësi.

METODA E PUNËS PRAKTIKE

Është aktiviteti i ynë - njeriut në raport ndaj materies e natyrës në tërësi - për ndryshimin e saj,apo është mënyra e punës së arsimtarit e nxënësit në materie konkrete.a) Kushtet për punë praktike,jane: - material për punë praktike,energjia për punë praktike, - organi I punes

6

Page 7: Tema: "Metodat e Mesimit"

- dora (organi i njeriut për praktikë është dora), - veglat per pune.b) Struktura e punës praktike ka të bëjë me një numër operacionesh punuese. Mes punës praktike dhe operacionit praktik egziston raporti sikurse mes tërësisë e pjesës.c) Operacionet praktike,si: sharrimi,modelimi,larja,montimi,lidhja,bashkimi etj.Kerkesat: njohja e punës në tërësi,bërë në tersi e analizës së punës,njohja e rendit të operacionit të punës prej fillimit e gjer në fund.ç) Përmbajtja e punës praktike: - punët praktike të dorës, - punët e dorës të femrave, - amvisnia.Operacioni intelektual i punës praktike: - analiza e punës për njohjen e elementeve të saj, - ndarja, - veçimi i disa operacioneve,krahasime me operacione të njëjtë, - indifikimi i elementeve të përbashkëta, - cilësimi i ndryshimeve të atyre elementeve, - parashtrimi i drejtë i qëndrimeve, - sistematizimi i fazave të punës , - sintetizim i veçantë në tërësinë, - vlerësimi i ndryshimeve të ndryshme.

METODA ILUSTRATIVE

Kjo metodë mësimore siguron kontaktin e drejtëpërdrejtë me objekte e modele të tjera mësimore.Ka keto varianta, si:1) Ilustrimi i objekteve dhe i modeleve - kur kemi ilustrim të drejtpërdrejtë të objektit dhe modelit mund të vijë në konsideratë edhe më tepër : të vërejturit,krahasimi,zgjerimi i kufijve të vëmendjes,vlerësimi e cilësimi i nxënësve.Ilustrimi i tyre lipset të bazohet edhe në këto momente,si: të ilustrimit me një tempo spontane,pra as shumë ngadalë e as shumë shpejtë.2) Ilustrimi i fotografive artistike - këtu vjen në shprehje moment motiv e estetik në ilustrimin e objekteve artistike.Në procesin mësimor,- vlera e tij,pothuaj është e pazëvendësueshme sepse tek nxënësit zgjon e zhvillon interesin,kureshtjen për punë - mësim. Kjo vjen ngase vetë ana estetike e objektit e ofron nxënësin për njohjen e tij të plotë.Bie fjala:kur në lëndën e biologjisë per kl. VIII fillore nxënësve u flasim për temën “Organet e qarkullimit të gjakut”.Veçoritë estetike i japin objektit mundësine që nxënësi jo vetëm të shpreh interesim për to,por atë do ta kuptojë e përvetsojë më bukur e më drejtë si dhe më shpejtë.3) Ilustrimi i fotografive – luan rol te madh në konkretizimin në mesimin bashkëkohës.Posaçërisht kjo vërehet kur fotografia ka mungesat: bardh e zi ose fotografi me ngjyra.Po ashtu,ilustrimi i fotografisë si metodë e punës mësimore mund të praktikohet në shumë lendë mësimore,por nënkuptohet diku më shume,varësisht prej natyrës,karakterit,qëllimit të detyrave të lëndës,lëmisë apo temës mësimore.Kur e bëjmë ilustrimin e fotografive lipset pasur kujdes dhe në formimin e tyre duke ua përshtatur kërkesave të asaj teme mësimore. Formatet mund të jenë me dimensione të mëdha, të mesme e të

7

Page 8: Tema: "Metodat e Mesimit"

vogla.4) Ilustrimi I vizatimeve – aplikohet shumë në praktikën shkollore në procesin mësimor – edukativ. Shkaku kryesor I aplikimit të tij kaq të madh është edhe adaptimi didaktik I nxënësit ndaj procesit mësimor. Këso ilustrime mund të bëjë vetë nxënësi, vetë arsimtari si dhe vetë një profesionist tjeër. Këto mund të jenë të përpunuara – fabrikuara (artificial) dhe të punuara nga vetë dora e nxënësit, arsimtarit apo e profesionistit.5) Ilustrimi I skicave, skemave, diagrameve, grafikoneve, simboleve: vetia e përgjithshmë: - zvogëlon elementet konkrete e zmadhon elementet abstrakte.

METODA E SHKRIMIT

Sipas kuptimit të gjerë shkrimi - letra është zhvilluar prej letrës figurative kah piktogramet e ideogramet e gjer te letra me zë – letra fonetike.Letra fonetike nënkuptohet sipas kuptimit të ngushtë është bashkim i elemnteve të zërit dhe të të folurit tonë. Këto na japin shkronjën – germën. Pra, oprej një – disa elementeve fitojme: rrokejn, fjalën, tëkstin etj.Teknika e shkrimit në vete paraqet një problem esencial. Andaj, kësaj I kushtohet vëmendje qysh në klasën e I-rë fillore e tutje.Teknika e shkrimit vjen në shprehje në fletore shkrimi, në tabela etj. Për nga qëllimi mund të kemi shkrim të ngushtë – tekst I vogël dhe shkrim të të gjerë – tekst i gjërë.Llojet e shkrimeveSipas shkallës së pavarësisë, shkrimet I ndajme: 1) në punime me shkrim të lidhura, 2) në punime me shkrim gjysmë të lidhura, 3) në punime e shkrim të lidhura.Punimet me shkrim të lidhura - apo punime me shkrim reproduktiv të nxënësit bën pjesë deskripcioni (kopjimi apo përshkrimi). I quajmë të lidhura ngase drejtpërdrejtë është i lidhur me tekst. Nxënësit kopjojnë tekstin nga libri apo nga tabela e klasës. Përshkruajnë kur kanë nevojë, kur kanë nevojë, kur u shtrohet kërkesa nga mësuesi I klasës apo kur ka dëshirë në kopjimin e një teksti qoftë nga libri apo nga tabela.Punimet me shkrim gjysmë të lidhura - Veçohen për këto qëllime se nxënësve më parë u përcaktojmë përmbajtjen nga një burim I diturive duke lënë nxënësit të lirë që ta shprehin atë përmbajtje. Këtu bëjnë pjesë: - diktimet: kur diktojmë pjesët e një përmbajtjeje – plotësimi e zgjerimi i tekstit: shënimet e punës së nxënësve, - përgjigjja me shkrim në pyetjen e bërë; tekstet, fletëzat mësimore, shënime gjatë ligjërimit: pjesët kryesore të temës, - konceptimi (kuptimi) i nxënësve në mësim, si: - konceptimi fjalë për fjalë – citatet, - konceptimi fjalë për fjalë me komentim e zgjerim të citateve, - konceptimi i lirë apo parafrazimi ose ritregimi i lirë, - konceptimi i përmbledhur, - margjina – shkrimi i tekstit në hapsirën e lirë të tekstit.Punimet e lira me shkrim - produktive, krijuese, kreative domethënë kur nxënësi lirisht bën zgjedhjen e përmbajtjes apo tematikën dhe shprehet lirisht për të. Kërkesat që japin trajtën e drejtë të një punimi të lirë me shkrim janë: - ana e përmbajtjes së temës, - ana leksiko – semantike e temës, - ana ortografike e temës, ana shprehëse – stilistike e temës, - ana kompozicionale e temës, - ana grafike e temës.Sipas përdorimit praktik, punimet me shkrim mund të kenë dimensione të llojllojshme, si: - lajmërimi, lutja, letra, ditari, procesi, raporti, skica, plani, projekti, teza, detyra, - reportazhi, dëshmia, cmimi, - referati, elaborati, shqyrtimi kritik, - punimet letrare, - studimet e punimet shkencore.

METODA E LEXIMIT DHE PUNËS ME TEKST

8

Page 9: Tema: "Metodat e Mesimit"

a) - puna me tekst - puna me libër - metoda e punës me tekst si dhe me materialin tjetër.Llojet e teksteve: - librat, shënmet, doracakët, raportet, enciklopeditë, fletëzat mësimore, referatet, artikujt, veprat letrare, detyrat me shkrim, tekstet e programuara, fjalorët, leksikonet, monografitë shkencore.Rregulla: edhe arsimtari edhe nxënësi lipset duhet grumbulluar dhe evidentuar tekstet për lexim.Llojet e leximit- sipas perimetrit: lexim fragmentar, lexim i gjerë. Lexim fragmentar – leximi i rregullave, përfundimeve, fragmenteve, kurse leximi i gjerë – lexim i tekstit, vjershave, veprave letrare.-sipas mënyrës së shprehjes verbale: lexim me zë, lexim në heshtje.Lexim sipas tempos: lexim i ngadalshëm, lexim i shpejtë (lexim zgjedhës).Specificitetet:Leximi varet nga këto kërkesa, si: - nga lloji i tekstit, - nga shkalla e paranjohurisë, - nga karakteri i tekstit si burim i dutirive, - nga shkalla e shkollimit, si dhe- nga leximi me kuptim. b) Puna në tekst.Puna në tekst tregohet përmes këtij shkallzimi, si: 1. Leximi (L) - është shkalla më e ulët. Lexon tekstin e njohur me përmbajtjen e elementeve të tekstit të lexuar.

2. Leximi e kativiteti i të menduarit (L + AM) ktiviteti i të menduarit vecohet: - në të menduar intesiv, - në analizën e tekstit, - në ndarjen, vecimin e argumenteve e gjeneralizimeve të tekstit, në krahasimin e tyre. - në sintetizimin e tyre si dhe - në vlerësimin e përmbajtjes së tekstit të lexuar.

3. Leximi - të menduarit -shprehja (L + AM + SH). Së pari nxënësit shprehen gojarisht - me gojë, më vonë me shkrim në formë konceptimi, - në formë vizatimi dhe - me lëvizje: gjestikulacione.

4. Leximi – të menduarit – shprehja – të vërejturit (L + AM + SH + TV). Përfshin llojlloj aktivitetesh të të vërejturit. 5. Leximi- të menduarit – shprehja – të vërejturit – puna praktike: (L+ AM + SH + TV + PP).METODA E BISEDËS

Terma: bashkëbisedime, dialogje, erotematike (nga fjala greke erotema = pyetja) shprehet në formë bisede, dialogu mes nxënësve me arsimtarin apo anasjelltas.Struktura e bisedës - sipas sktrukturës globale, biseda përbëhet prej dy pjesëve, si: - pyetja e përgjigja.Pyetja e përgjegjëja: janë pjesë integrale e bisedës mes nxënësve e arsimtarit apo anasjelltas. Llojet e pyetjeve që aplikohen në mësim janë këto: - pyetja – përgjegjëja perceptive – kur bashkëbiseduesi (nxënësi apo arsimtari) jep sqarime të

9

Page 10: Tema: "Metodat e Mesimit"

përmbatjes që është e lidhur ngushtësisht me përmbajtjen e ndërdijes sonë, konkretisht: pyetje rreth profesionit. - pyetja – përgjegjëja alternative apo dialektike – zgjedhje mes dy mundësive. Këshu jep dy përgjigje, kurse vetëm njëra prej tyre duhet të jetë e saktë, reale. - pyetja – përgjegjëja tërthorazi – aplikohet gjatë bashkëbisedimit. - pyetja – përgjegjëja e thjeshtë – është më e përcaktuar për nga përmbatja. Sipas trajtës janë pyetje më të drejta, p.sh. Sa është i lartë Trigllavi? - pyetje – përgjegjëja kontraverze ose mashtruese – ka për qëllim që nxënësve t’u bëhen pyetje të gabuara me qëllim që ai të vërejë, konstatojë, jetojë se është e drejtë apo jo ajo që pyetet dhe për cka pyetet. - pyetja – përgjegjëja koncentruese – që në përmbajtjen mësimorë të zhvillohet ( temë, njësi, lëndë mësimore, lëmi). - pyetja – përgjegjëja kategorike ose urdhëruese – shprehet me fjalët: ku, kur, si, cka, qysh, kush, për cka etj. - pyetja – përgjegjëja zhvilluese (lineare, dialektike) – vjen në shprehje më tepër kur përpunojmë (një) përmbajtje mësimore. Kjo përmban shumë pyetje dhe nënpyetje të tjera. - pyetja – përgjegjëja retorike - kur arsimtari vetë e shtrin pyetjen para nxënësve dhe vetëi përgjigjet asaj pyetje. - pyetja – përgjegjëja e shkurtër – kur nga nxënësi kërkojmë që menjëherë të përgjigjet në pyetjen e bërë rreth mësimit. - pyetja- përgjegjëja sugjestive – kur më parë sugjerohet pyetja. Nxënësve s’guxojmë t’ju bëjmë këso pyetjesh. - pyetja – përgjegjëja e gjithanshme – kështu mund të jetë: dy apo tri sosh.

VARIANTET E METODËS SË BISEDËS

1. Varianti katehetik i bisedës, 2. Varianti sokratik i bisedës, 3. Varianti heurisitik i bisedës, 4. Varianti i lirë i bisedës, 5. Varianti i diskutimit (polemik, shqyrtimi, debati).

VARIANTI KATEHETIK I BISEDËS

Specificitetet:- ka filluar të praktikohet në shkollar mesjetare, katekizam = mënyra e të mësuarit të përmbajtjes së tekstit përmendsh, verbalisht (fjalë për fjalë). Tani vjen në shprehje kur bëjmë reproduktimitim e përmabtjes së tekstit ose kur kultivojmë të dhëna ekzakte. Pedagogu GANDIGT e quan pyetje me karakter despotizmi, sundimi.Këtë e shfrytezojmë kur bëjmë reprodukimin e përmbajtjes mësimore si dhe kur kontrollojmë faktet e gjërësive të përmbajtjes mësimore.

10

Page 11: Tema: "Metodat e Mesimit"

VARIANTI SOKRATIK I BISEDËS

Ka marrë emrin sipas filozofit të vjetër grek Sokratit. Sokrati ka ndërtuar formë specifike të bisedës me nxënësit e tij (Platoni, Euklidi).Duke u nisur nga qëndrimi se e vërteta gjenbdet te njeriu, pyetjet janë të llojit alternativ apo deskriptive cka do të thotë se në vete përmban dy alternativa.Kështu ai që përgjigjet në pyetje duhet të vendoset për njërën pyetje alternative ose njërën ose tjetrën. Në praktikën shkollore vjen në shprehje në të gjitha etapat e procesit mësimor me qëllim të caktuar. Konkretisht: kur perforcojmë, kur japim njohuri të reja nga përmbajtja mësimore. Kur shfrytëzojmë këso pyetje lipset dhënë edhe arsyetimin plotësues nëse dëshirojmë të kemi sukses.

VARIANTI HEURISTIK I BISEDËS

Fjala heuristike vjen nga fjala greke Heureka apo Heurisko=e gjej,gjetur,shkohem,bashkohem.Themelues i saj është matematicieni grek Arkimedi.Specificitetet;-se nxënësit arrijnë gjer te dituritë e reja përmes saj,kur aplikojmë përsëritjen produktive ne procesin mësimor;-se nxënësit i nxitë,i fut që të mendojnë e të aktivizohen në zbulimin e diturive te reja (termave,definicioneve) në mësim,se nxënësit i orienton të marrin pjesë neë shtjellimin e gjeneralizimeve .Në këtë variant bisede vjen në shprehje aplikimi i llojeve të pyetjeve,si:zhvilluese,dialektike ose lineare.Strukturën e variantit të bisedës heuristike e përbëjnë:1) pyetja,2) përgjigjja dhe 3) konstatimiForma heuristike e bisedës është tipike me mënyrën e metoddës induktive në mësim (prej të përgjithshmes –shembullit kah e veçanta – rregulla).Emërtimet e ketij varianti të bisedës janë: -“është si heureza –zbulon didaktikën” (Burger), -“është moment frytdhënës në mësim “ (Copei), -“është rezonancë intelektuale “ (Dilthey), -“është interiorizacion” (Piaget).

VARIANTI I BISEDËS SË LIRË

Zhvillohet në familje,në rrugë,në uzinë,në fabrikë,në mësim etj.Zhvillohet rreth një teme pa përcaktime e orientim te pëparshëm.Dialog i lirë.Format e variantit të bisedës së lirë janë: 1) diskutimi, 2) konsultimi, 3) polemika, 4) debati, 5) shqyrtimi, 6) analizimi dhe konstatimi.

11

Page 12: Tema: "Metodat e Mesimit"

Mesin e variantit heuristike dhe të variantit të bisedës së lirë disa didakcien e quajnë =varianti zhvillues i bisedës.Varianti i bisedës së lirë në formë diskutimi,konsultimi,polemike,debati,shqyrtimi,analizimi dhe konstatimi sipas disa didakticientëve është një formë e dialogut,përkatsisht bisedës që karakterizohet me sistemin demikratik social që do të thotë:në shkollë,në mësim futet sistemi demokratik i jetëa dhe punës në shkollë.Kjo është njëra ndër format më intenzive e kualitative te bisedës në mësim.Kjo formë e bisedës shfrytëzohet;-në kurse,-në seminare,-në TV,-shkollë,-në radio shkollë.

METODA E SHPJEGIMIT

Metoda monologe ;metoda e interpretimit me gojë dhe metoda e komentimit me gojë.Është një mënyrë e punës në mësim kur arsimtari ose nxënësi bën shpjegimin,interpretimin apo komentimin e një pjese të përmbajtjeë mësimore.Është njëra ndër metodat mësimore më të vjetra,e cila është shfrytzuar pothuaj në të gjitha sistemet shkollore pasi akoma të folurit mbetet mënyra më elementare e shprehjes se njeriut.S p e c i f i c i t e t e t e t - se shprehim e gjeneralizimet,se shprehim dëshirat e interesat,-se shprehim dëshirën për të tanishmen e të ardhmen.Është njëra ndër metodat mësimore më të vecanta e të rëndësishme.Variantet e metodës së shpjegimit janë: - varianti i rrëfimit,tregimit,kallximit, - varianti i përshkrimit,parafrazës, - varianti i arsyetimit, - varianti i sqarimit, - varianti i gjykimit,shqyrtimit,arsyetimit etj.

VARIANTI I SHPJEGIM KALLXIMIT

Është një formë e shpjegimit gojor mbi ngjarjet objektive e ndodhitë subjektive,respektivisht shpjegim i një fabule: -e vërtetë, -e paramendimeve në saje të vëmendjes, -si:tregim,perralla,anektoda etj.Kallximi mund të jetë: i gjërë (kallximet epike,kallximet dramatike,kallximet lirike).

VARIANTI I SHPJEGIMIT PËRSHKRUES

Është një variant i shpjegimit,në të cilin bëjmë shpjegimin përshkrues ose deskriptiv të objekteve,dukurive apo bëjmë fotografimin verbal ose fotografimin e realitetit.Kështu bëjmë përshkrimin e objekteve, fotografive, modeleve, bimëve, kafshëve, njerëzve, vendeve, dukurive natyrore e shoqërore.

12

Page 13: Tema: "Metodat e Mesimit"

Ky përshkrim mund të jetë global dhe parcial (i pjesërishëm).Sipas kualitetit pershkrimi mund të jetë: - përshkrim i diturive - përmban këto veti,si: realitetin,tërësinë,detalizimin e objekteve, dukurinë e fenomenëve te përshkruajë. - përshkrimi artistik ose subjektiv,emocional,eksplikativ etj,ku bëhët ndarja e atyre pjesëve të rëndësishme që përshkruhen.Këtu vijnë në shprehje:figurat stilistike si: kompozicioni, metafora, epiteti, hiperbola, onomatopeja, gradacioni, personifikimi etj.Ka vlerë e rëndësi psikologjike në përshkrimin e objektit,fenomenit,individit-nxënësit.Përshkrimi mund të jetë : - vizuel ( topi,shtëpia,karriga,Aliu,syri), - akustik (melodia e këngës,zëri i bilbilit), - statik (i objektit të palevizshëm), - dinamik (i objekteve,fenomeneve që janë në lëvizje të përhershme), - realistik (objekteve fantastike që lënë zhurmë nga aspekti i romantikës).

VARIANTI I SHPJEGIMIT ARSYETUES

Është variant i shpjegimit që jep arsyetim të përcaktuar si dhe njihemi detalisht me konstatimin e përcaktuara mbi numrin e dukurive e realitetit objektiv - natyror e shoqëror.Kështu nxësësi duke lexuar vjen deri te një ose disa konstatime për atë që ka lexuar.Të dhënat lipset arsyetuar me argumente ,gjykime,parimeve,rregullave,shembuj,zgjedhjeve të drejta.

VARIANTI I SHPJEGIMIT SQARUES

Eshtë njëri ndër variantet e shpjegimit më të vështirë e më të lartë që e shfrytzojmë për shpjegimin e abstraksioneve [ rregullat,hipotezat,antitezat,teoritë,mendimet,idetë,relacionet,numrat etj.].Argumentet nuk sqarohen ngase ato janë evidente.Të kuptuarit është një fenomen intelektual i lidhur me trurin e njeriut si dhe rezultatet e punës së trurit të njeriut.

VARIANTET E SHPJEGIMIT GJYKUES

Shqyrtimi është përsëritje,meditimë me zë apo operim me zë .Praktikohet në shkallë të shkollimit më të lartë.S p e c i f i c i t e t e t: - analizon problemin (mediton problemin), - shtrohet hipoteza rreth problemit,

13

Page 14: Tema: "Metodat e Mesimit"

- projektohet rruga e zgjedhjes së problemit, - renditet përvoja e kaluar identike për problemin që do zgjidhje etj.

L I T E R A T U R A

Prof. Besim Dyla : “Didaktika” - Botim i dytë i përpunuar – Gjakovë, 1995.

PËRMBAJTJA

1. HYRJE (BALLINA) .............................................................................................................. 1

2. METODAT MËSIMORE ...................................................................................................... 2

3. NOCIONI I METODËS MËSIMORE ................................................................................... 2

4. ROLI DHE RRUGA EVOLUTIVE E METODAVE MËSIMORE....................................... 2

5. KORELACIONI MES METODAVE 3................................................................................... 3

6. KLASIFIKIMI I METODAVE MËSIMORE.......................................................................... 4

7. METODA E DEMONSTRIMIT.............................................................................................. 5

8. METODA E PUNËS PRAKTIKE........................................................................................... 7

9. METODA ILUSTRATIVE...................................................................................................... 7

10. METODA E SHKRIMIT......................................................................................................... 8

11. METODA E LEXIMIT DHE PUNËS ME TEKST................................................................. 9

14

Page 15: Tema: "Metodat e Mesimit"

12. METODA E BISEDËS............................................................................................................ 10

13. VARIANTET E METODËS SË BISEDËS............................................................................. 10

14. VARIANTI KATEHETIK I BISEDËS.................................................................................... 11

15. VARIANTI SOKRATIK I BISEDËS....................................................................................... 11

16. VARIANTI HEURISTIK I BISEDËS...................................................................................... 11

17. VARIANTI I BISEDËS SË LIRË.............................................................................................12

18. METODA E SHPJEGIMIT.......................................................................................................12

19. VARIANTI I SHPJEGIM KALLXIMIT...................................................................................13

20. VARIANTI I SHPJEGIMIT PËRSHKRUES............................................................................13

21.VARIANTI I SHPJEGIMIT ARSYETUES...............................................................................13

22. VARIANTI I SHPJEGIMIT SQARUES...................................................................................14

23. VARIANTET E SHPJEGIMIT GJYKUES...............................................................................14

15