Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

22
Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës Master Shkencor në Financë MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË BANKA EMRI I STUDENTIT: Xhino Brokaj, Gentiana Hajdarmataj TITULLI I LËNDËS: Master i Shkencave në Financë DEPARTAMENTI: Departamenti i Financës PRANOI: Dr. Elona Pojani DATA E DORËZIMIT: 06 Mars 2016

Transcript of Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Page 1: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës

Fakulteti i Ekonomisë

Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË BANKA

EMRI I STUDENTIT: Xhino Brokaj, Gentiana Hajdarmataj

TITULLI I LËNDËS: Master i Shkencave në Financë

DEPARTAMENTI: Departamenti i Financës

PRANOI: Dr. Elona Pojani

DATA E DORËZIMIT: 06 Mars 2016

Page 2: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

2

TABELA E PËRMBAJTJES

ABSTRAKTI .................................................................................................................................................................. 3

PËRSHKRIM I PROBLEMIT ........................................................................................................................................... 4

PYETJA/HIPOTEZAT E KËRKIMIT ............................................................................................................................................... 4

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT ........................................................................................................................................... 6

QËLLIMI I STUDIMIT ............................................................................................................................................................. 6

OBJEKTIVAT SPECIFIKE .......................................................................................................................................................... 6

KONTEKSTI DHE RËNDËSIA ......................................................................................................................................... 7

PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT ..................................................................................................................... 9

FILOZOFIA DHE STRATEGJIA E KËRKIMIT .................................................................................................................................... 9

POPULLATA DHE KAMPIONIMI ................................................................................................................................................ 9

BURIMET E TË DHËNAVE ...................................................................................................................................................... 11

MANAXHIMI I TË DHËNAVE .................................................................................................................................................. 12

STRATEGJITË E ANALIZËS SË TË DHËNAVE ................................................................................................................................ 12

ÇËSHTJE ETIKE ................................................................................................................................................................... 12

AFATET (DIAGRAMA GANTT) ............................................................................................................................................... 14

FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT ...........................................................................................................................15

RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË .....................................................................................................16

BURIMET E STUDIMIT ................................................................................................................................................17

REFERENCAT ..............................................................................................................................................................18

SHTOJCAT ..................................................................................................................................................................19

SHTOJCA 1: ...................................................................................................................................................................... 19

Page 3: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

3

ABSTRAKTI

Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që

komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me

një konsumator/klient të caktuar. Me qëllim që të identifikonim një biznes për të analizuar teoritë e

motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i

cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër

punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e këtij shërbimi).

Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë

shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të

tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të

motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët .

Punimi ka nje pyetje kërkimore shumë të qartë : “A janë të motivuar punonjësit në banka ? “. Pyetje

të tjera që shoqërojnë janë më tepër me funksion zbulues , në ndihmë të pyetjes bazë kërkimore të

punimit lidhen me motivimin sipas hierarkise në bankë , kulturën e bankave që operojnë në Shqipëri

në lidhje me motivimin dhe format që ato përdorin për ti motivuar punonjësit e tyre . Në këtë punim

është përdorur një metodë kampionimi probabilitare me shtresa , janë marrë në konsideratë dy

variabla për shtresëzim , variabli i pozicionit të punës dhe ai i viteve të eksperiencës në punë.

Përfundimet e këtij punimi shpresojmë të krijojnë nxitje dhe të hapin rrugë për studime të

mëtejshme në lidhje me motivimin e punonjësve duke krijuar një panoramë të plotë jo vetëm në

sektorin bankar por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë për të parë se ku çalon ky proces dhe ku

duhet të ndërhyet për ta përmirësuar atë .

Fjalët kyçe: Motivim , punonjës, metodë, strategji, kampionim etj.

Page 4: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

4

PËRSHKRIM I PROBLEMIT

Pyetja/hipotezat e kërkimit

Motivimi i punonjësve është një pikë delikate e çdo biznesi , sepse janë punonjësit ata që

komunikojnë apo zhvillojnë aktivitetet e biznesit ku ata janë të punësuar, në emër të kompanisë , me

një konsumator/klient të caktuar . Më përpara ka ekzistuar një teori, e cila thoshte se “malli i mirë

shet veten”, sot gjërat kanë ndryshuar tregu është i mbingopur nga produkte sa të shumta dhe të

ngjashme me njëri-tjetrin, prandaj mënyra si sillen punonjësit me klientët jo vetëm transmeton

drejtpërdrejt filozofinë dhe vizionin e të bërit biznes të një kompanie por përbën dhe diferencën në

treg. Sot punonjësit njihen si aseti më i çmuar i një kompanie, sepse pa ta në fund të fundit

produktet nuk shiten dot. Sot punonjësit motivohen në forma të ndryshme që ata të kryejnë punën sa

më mirë dhe të trasmetojnë ato vlera që kompania ka në rrënjët e saj që kur është themeluar.

Vendi ynë si një vend në tranzicion për më shumë se 20 vjet dhe me biznese të pakonsoliduara, në

fillimet e tij kur u ballafaqua me ekonomine e tregut , mund ti ketë anashkaluar teorite e ndryshme

të motivimit për punonjësit , por sot gjërat mund të kenë ndryshuar . Me qëllim që të identifikonim

një biznes për të analizuar teoritë e motivimit që zbaton tek punonjësit ,ne konkluduam në

përzgjedhjen e sektorit bankar. Një sektor i cili ka pasur shumë zhvillim nga viti në vit në vendin

tonë, i cili në thelb ofron shërbim (dhe patjetër punonjësit luajnë një rol vendimtar në realizimin e

këtij shërbimi).Do të mundohemi të identifikojme nëse bankat i motivojnë punonjësit e tyre dhe

cilat metoda ndjekin. Shpesh here puna në bankë është etiketuar jo thjesht si një “punë e rehatshme”

, përpara një kompjuteri në një zyrë të bukur , por edhe si një punë me ngarkesë të lartë psikologjike

, prandaj kjo na shtyu të bëjmë një kërkim mbi motivimin e punonjësve në banka.

Pyetja kerkimore

Pyetja jonë kërkimore është shumë e qartë : A janë të motivuar punonjësit në banka ?

Ajo çka duam të zbulojmë është nëse kjo ngarkesë psikologjike kompensohet në masën e duhur nga

motivimi që bëhet nga banka dhe çfare formash përdorin realisht bankat për motivimin e

punonjësve të tyre .Pra duam të identifikojmë faktorët që përdor banka për motivim dhe realisht sa

është arritur tek punonjësit .

Page 5: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

5

Pyetje të tjera që do të na ndihmojnë në punimin tonë janë më tepër pyetje zbuluese dhe në ndihmë

të pyetjes sonë kërkimore si :

A ndryshon motivimi në nivele të ndryshme menaxheriale sipas hierarkisë në një institucion bankar

?

A ekziston kultura e motivimit të punonjësve tek bankat që operojnë në Shqipëri ?

Cilat janë format që përdoren nga bankat për motivimin e punonjësve të tyre ?

Page 6: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

6

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Qëllimi i studimit

Qëllimi i studimit tonë është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në motivimin e punonjësve të

bankave, më pas do të shohim nëse punonjësit janë të motivuar sipas pozicioneve të punës që ata

kanë. Kjo do të na japë një kornizë të qartë të kulturës së bankave në Shqipëri mbi motivimin e

punonjësve të tyre dhe format që ata përdorin apo duhet të përdorin .

Objektivat specifike

Objektiva specifike që kërkojmë të arrijmë në punimin tonë janë :

Identifikimi i formave reale të motivimit të punonjëve në bankat shqiptare

Identifikimi nëse këto faktorë si: pozicioni i punës , ngritja në detyrë , orari i punës , pagat

dhe shpërblimet , marrëdhënja me eprorin/koleget, trajnimet dhe autonomia, ndikojnë në

motivimin e punonjësve

Page 7: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

7

KONTEKSTI DHE RËNDËSIA

Autorë të ndryshëm të psikologjisë si (Jones, George, & Hill, 2000) e kanë përkufizuar motivimin si

forca psikologjike që përcakton drejtimin e sjelljes së një personi , në nivelin e përpjekjeve dhe

këmbënguljes përballe pengesave. Autori tjetër e përcakton motivimin si një nevojë apo dëshirë që

shërben për të aktivizuar sjellje dhe për të drejtuar atë drejt një qëllimi (Mayers, 1996). Frank

Haëkins e përcakton motivimin si forca që drejton ose e shtyn personin që të sillet në një mënyrë të

veçantë, kjo forcë e brendshme e cila drejton , mban dhe përfundon të gjitha aktivitetet e

rëndësishme ndikon në nivelin e performancës, efikasitetin e arritur dhe kohën e kaluar në një

aktivitet (Haëkins, 1993).

Autorë të tjerë si Anderson dhe Sullivante shpjegojnë ka një lidhje të fortë midis cilësisë së kapitalit

human dhe kënaqësisë së klientit (Anderson & Sullivan, Customer Satisfaction and Ëord of Mouth,

1993).

Një grup autorësh shprehen se kënaqësia e klientit, është e lidhur ngushtë me shërbimin që i ofrohet,

pavarësisht se banka që zgjedh klienti për të operuar varet edhe nga vendndodhja e saj (Anderson,

UK ESSAYS, 1976), (Taylor, 1988) (Vere, 1995),

Një nga bankat më të fuqishme në Europe , “Banka gjermane” deklaron se kapitali human është

çelësi për zhvillimin ekonomik e rrjedhimisht edhe për sektorin (Deutchebank)

Nga autorë të ndryshëm janë ngritur edhe teori të ndryshme mbi motivimin e punonjësve. Ndër

teoritë më të njohura po marrim si bazë : “Teoria e psikologjise sociale dhe personalitetit ”

(Levine, 1936), “Teoria e karakteristikave të punës” (Hackman, 1970) , “Teoria e performancës”

(Porter & Laëer, 1965)

Teoria e psikologjisë sociale dhe personalitetit nga Kurt Levine shprehet si një funksion i personit

(P) dhe mjedisit të punës (E) . Ku tek personi ndikojnë karakteri , aftesitë , personaliteti ndërsa tek

mjedisi i punës ndikojnë kushtet dhe psikologjia sociale e mjedisit .

B = ƒ(P, E)

Teoria e karakteristikave të punës nga Hackman shpjegon se punonjësi mund të motivohet

nëqoftëse puna e tij ka kater karakteristikat e mëposhtëme :

1. Autonomia ( liri mendimi dhe veprimi)

2. Përshkrimi i qartë i detyrave ( ku fillon dhe mbaron përgjegjësia për detyren e tij dhe punën

e tij në tërësi )

Page 8: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

8

3. Shumëllojshmëria në punë ( jo një punë monotone )

4. Arritja e rezultateteve të planifikuara ( rezultatet e planifikuara nuk duhet të jenë përtej aftësisë

së punonjësit sepse ai do të kërkojë ndihmë nga jashtë për të përmbushur objektivat e

planifikuara , duke ngadalësuar kështu ritmin e punës së gjithë njësisë ekonomike)

Teoria e ngritur nga Porter & Laëer argumenton se performanca në punë është funksion i motivimit

dhe aftësisë së punonjësve .

Performanca = f (aftësi, motivim)

Ata shprehen se sa më të motivuar dhe sa më shumë kompania të ndikojë në përsosjen dhe shtimin e

aftësive të punonjësve aq më shumë do të ndikojë kjo në rritjen e performancës.

Page 9: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

9

PLANIFIKIMI I KËRKIMIT DHE METODAT

Filozofia dhe strategjia e kërkimit

Filozofia : Filozofia që ne do të përdorim në punën tonë lidhet me një filozofi

interpretiviste. Kjo filozofi konkludon në studimin e sjelljes së njerëzve ku më konkretisht

në rastin tonë ka të bëjë me motivimin në sjelljen e punonjësve në punë . Arsyeja që

zgjodhëm këtë filozofi është se punimi ynë ka në qendër njerëzit dhe jo objektet.

Qasja : Qasja që do të përdorim është një qasje deduktive, sepse studimi ynë pretendon të

sjellë studime përgjithësuese mbi baza statistikore . Kjo qasje të mundëson realizimin e

kampioneve të mëdhenj me shtrirje të gjërë gjeografike dhe mbledhjen e të dhënave cilësore

dhe sasiore si në rastin e studimit tonë. Kjo qasje kërkon më pak kohë në realizimin e saj

sepse nuk tenton të krijoje një teori të re por thjesht të testojë teoritë e motivimit në sektorin

bankar .

Strategjia : Strategjia e kërkimit që do të na shoqërojë në punimin tonë është strategjia e

rivelimit, e cila përdoret në studime përshkruese dhe eksploruese, duke prodhuar arsye mbi

marrëdhëniet midis variablave dhe jo lidhje shkakore. Sipas kësaj strategjie, për mbledhjen e

të dhënave do të na ndihmojnë pyetësorët, të cilët do mbledhin të dhëna të mjaftueshme për

tju përgjigjur pyetjes sonë kërkimore .

Popullata dhe kampionimi

Popullata : Popullata jonë përfaqësohet nga të gjithë të punësuarit në sektorin bankar .

Për kërkimin tonë do të përdorim një teknike probabilitare, për shkak se kjo teknikë lidhet shumë

me strategjinë tonë të kërkimit (rivelimit) dhe probabiliteti i zgjedhjes se çdo rasti përgjithësisht

është i barabartë. Përdorimi i teknikës probabilitare do të bëhet sepse kemi mundësi të identifikojmë

kornizën e kampionit dhe të bëjmë një përzgjedhje rastësore.

Korniza e kampionit përbëhet nga lista e të gjithë degëve të bankave sipas qyteteve ku ato operojnë

. Kjo është lehtësisht e aksesueshme, duke hapur portalet zyrtare në internet të 16 bankave që

aktualisht operojnë në Shqipëri dhe duke parë degët përkatëse sipas qyteteve , lagjeve ku ato i kanë

të vendosura. Duke qene se në punimin tonë ne do të shohim motivimin e punonjësve të bankave ne

na nevojitet lista e punonjesve të çdo dege në çdo qytet për secilën bankë , prandaj në këtë pjesë ne

Page 10: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

10

do të insistojmë duke dërguar e-mail në të gjithë drejtuesit e lartë të bankave që operojnë në

Shqipëri që të marrim një aprovim prej tyre .( Adresat e drejtuesve mund të aksesohen në faqet

zyrtare të bankave specifike). Prandaj si fillim jo vetëm do të marrim këtë listë por gjithashtu

pyetësori ynë fillimisht do të plotësohet pikërisht nga këto nivele të larta të drejtimit të bankave .

Madhësia e kampionit duhet të jetë në mënyrë të tillë që kampionet të sigurojnë një shperndarje

normale . Ne do të kemi më shume se 30 kampione kështu që kjo detyrimisht të çon në një

shpërndarje normale . Aktualisht në sistemin bankar janë të punësuar 6708 punonjës, në një rast të

tillë madhësia e përshtatshme e kampionit varion nga 357 (kur korniza është 5000) në 370 ( kur

korniza është 10000) .

Teknika e kampionimit që ne do të përdorim është kampionimi me shtresa, ku ky kampionim të

lejon ndarjen në dy ose më shumë shtresa në bazë të një apo më shumë karakteristikave . Variblat

që do të përdoren në shtresëzimin e kornizës së kampionit janë : pozicioni i punës dhe vitet e

experiencës. Kështu nga punimi ynë pretendojmë të marrim shtresëzimin e kampionit në këtë

formë.

Pozicioni i punës :

Nivel i lartë menaxherial/drejtues

Nivel i ulët menaxherial/drejtues

Vitet e experiencës :

Nën 5 vite

5-7 vite

8-10 vite

Mbi 10 vite

Kjo formë shtresëzimi të viteve të punës nuk është përdorur rastësisht , por është përdorur sepse

mesatarisht pas 6-7 viteve pune në sektorin bankar , është vërejtur që punonjësit e pozicioneve të

ulta humbasin interesin për punën dhe puna ju kthehet në monotoni . Prandaj ne do të shohim

pikërisht këtë shtresëzim, (dy nivelet menaxheriale dhe vitet e experiencës) për të studjuar se sa janë

të motivuar punonjësit nga pozicioni që kanë në institucionin bankar dhe format e ndryshme të

motivimit të përdorura nga bankat .

Më pas do të përdorim kampionimin sistematik për të vazhduar punimin tonë. Fraksioni do të

llogaritet me formulën e mëposhtëme :

Fraksioni = numri aktual i kampionit/ popullsinë totale = 370/6708 = 0.05

Page 11: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

11

Pra në çdo 20 persona do të përzgjidhet një kampion nga korniza e kampionit pasi është zgjedhur

personi i pare krejt rastësisht . Listën e të punësuarve urojmë ta aksesojme nga bankat përkatëse të

cilat shpresojmë shumë të na ndihmojnë në studimin tonë sepse kjo u shërben edhe atyre për të parë

sesa të motivuar janë punonjësit e tyre . Në rast të kundërt do të jemi të detyruar të përdorim një

kampionim rastësor .

Burimet e të dhënave

Punimi ynë do të përdorë edhe burime parësore edhe burime dytësore .Punimet tona parësore do të

mblidhen nëpërmjet pyetësorit i cili është i paraqitur në shtojcën e punimit . Ne do të përdorim

teknikën “deliver and collect” , pra pyetësorët do të shpërndahen për tu plotësuar në bankat e nivelit

të dytë dhe përsëri do të mbidhen sapo ato të plotësohen në po të njëjtin moment jo në një ditë tjetër

.

Pyetësori ështëe një teknike e cila përdoret në strategjinë e rivelimit. pyetësori është pika më

delikate, sepse nëqoftëse të gjitha pjesëve të punimit mund ti kthehemi për të bërë rregullime, këtu

nuk mundemi . Kjo sepse pyetësori plotësohet vetëm një herë, prandaj ai duhet të ketë pyetje të

formuluara qartë. Gjithashtu mundësia më e mirë është diskutimi me koleget dhe testimi paraprak i

pyetësorit përpara se ai të shkojë tek kampioni. Në pyetësorin tonë pyetjet e para janë pyetje atribut

që lidhen me moshën , gjininë, vitet e eksperiencës dhe pozicioni i punës . Pyetjet e tjera janë pyetje

opinioni të cilat do të marrin mendimin e punonjësit në lidhje me shumë faktorë të cilet në teori

njihen si motivues përkatësisht trajnimet , bashkëpunimi , paga , shpërblimet , autonomia dhe

ngritja në detyre . Gjithashtu kemi përdorur edhe pyetje sasiore për të parë nivelin e shpërblimeve

dhe pagat.

Për burime dytësore do të përdorim literaturat e huaja në lidhje me motivimin e punonjesve në

banka , dhe materiale shqip të botuara në gazeta dhe në INSTAT apo Ministrinë e Financave në

lidhje me numrin e punonjësve në banka. Gjithashtu do të skanojmë me kujdes botimet në revista

apo gazetat për ndonjë informacion të botuar për proçeset e motivimit në banka për punonjësit.

Literatura shqiptare është shumë e kufizuar në këtë fushë prandaj mundësitë më të mëdhaja janë

burimet në literatura të huaja .

Page 12: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

12

Manaxhimi i të dhënave

Ashtu si shpjeguam pyeteësori është një proçes delikat sepse ai realizohet vetëm njëherë. Pas

marrjes së pyetësorëve të plotësuar ne do të bëjmë ndarjen e tyre në pyetësor të cilët janë plotësuar

nga niveli i lartë i menaxhimit dhe ato të plotësuar nga niveli i ulët në hierarki të punonjësve. Kjo

do të bëhet për arsye që të kemi më të lehtë kodimin e të dhënave dhe më pas përpunimin e të

dhënave të mbledhura .

Strategjitë e analizës së të dhënave

Për analizën e të dhënave do të na vijë në ndihmë programi SPSS ose Eviews të cilin po e mësojmë

dhe pratikojmë në lëndën e ekonometrise këtë semester . Këto programe do të na vijnë shumë në

ndihmë për të nxjerrë përfundime Pasi të kemi mbledhur të dhënat nga pyetësorët ne do të merremi

me kodimin e tyre, të dhënat do i hedhim në exel dhe rrjedhimisht në njërin prej programeve

përkatës duke nxjerrë rezultate statistikore . Këto rezultate do të konsumonin shumë kohë për të

mos thënë që do ishte e pamundur përpunimi i tyre në mënyrë manuale .

Çështje etike

Si çdo punim shkencor kujdes shumë i madh tregohet në çështjet etike të studimit . Padyshim të

dhënat tona dytësore të mbledhura do të jenë nga interneti sepse literatura në gjuhën tonë është

shumë e pakët . Prandaj ne do të shohim ato informacione të cilat janë të besueshme dhe të bazuara

në punime shkencore .Portalet që do të jene si udhëzues për ne do të jenë portale të revistave

shkencore , gazetave ekonomike , publikimeve të qeverisë dhe libraritë online .

Çdo material që do ti vijë në ndihmë punimit tonë do të shkruhet si reference e përdorur gjatë

punimit , dhe çdo autor do të citohet për çdo përkufizim apo ide të krijuar apo interpretuar prej tyre .

Padyshim ndihma më e madhe në punimin tonë do të vijë nga bashkëpunimi që do të kemi me

bankat e nivelit të dytë që të na japin një listë të punonjësve të tyre që të realizohet pyeësori sipas

metodës së kapionimit që ne kemi zgjedhur . Kjo mund të shikohet me skepticizem nga bankat

sepse është një material tepër konfidencial prandaj ne do të kembëngulim dhe do të sqarojmë me

detaje se ky material do të jetë plotësisht konfidencial dhe do të përdoret thjesht për efekt studimi

dhe nuk do të publikohet askund tjetër meqë aty ndodhen të dhënat e punonjësve të tyre .

Page 13: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

13

Një kujdes të veçantë do të tregojmë dhe për disa pyetje të sikletshme që mund të ketë pyeësori ynë,

si psh pyetja mbi pagën dhe shpërblime , ne do të sigurojmë personin që plotëson pyetësorin se këto

të dhëna do të përdoren për një kërkim shkencor dhe anonimiteti është pjesë e tij . Në mënyrën si do

ta realizojmë pyetësorin nuk kërkojme dhe as nuk do të detyrojmë askënd ta plotësoje atë ,

pjesmarja ose jo do të jetë në mënyre vullnetare . Pyetësori në fillim të tij do te jetë i pajisur me dy

logot atë të Universitetit të Tiranës dhe logon e Fakultetit të Ekonomisë për të treguar se cilit

institucioni arsimor i përkasim , kjo krijon jo vetëm një paraqitje estetike por edhe seriozitet në

punën që ne po bëjmë në studimin tonë .

Si përfundim të dhënat do të mbrohen sipas direktivave europiane në fuqi të mbrojtjes së të dhënave

95/46/EC (ratifikuar me ligjin NR.9887, datë 10.03.2008 në Shqipëri ) për mbrojtjen e të drejtave

dhe lirive individuale përfshire të drejtën për privatësii lidhur me përpunimin e të dhënave personale

.

Page 14: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Afatet (diagrama Gantt)

Veprimtaria

2015 2016

T2

T3 T4 T1 T2 T3

Rishikim i literaturës

Mbledhje e të dhënave dytësore të kujdesshme

Analiza e të dhenavë dytësore dhe konkluzionet e

tyre te vlefshme per punen tone

Mbledhja e të dhënave parësore nëpërmjet

shpërndarjes së pyetësorëve

Përpunimi i të dhënave nga pyetesoret

Analiza e të dhënave të marra nga pyetësorët

Nxjerrja e përfundimeve të studimit

Page 15: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

FUQITË DHE DOBËSITË E STUDIMIT

Si çdo punim dhe punimi ynë mendojmë se shfaq fuqi dhe dobësi, të cilat i kemi listuar si më poshtë

Fuqite :

Punimi ynë ka përdorur një teknike probabilitare kampionimi e cila është një teknike që të

ndihmon të nxjerrësh përfundime përgjithësuese mbi baza statistikore

Teknika e kampionimit të përdorur me shtresa të lejon të marrësh përfaqësim nga çdo

shtresë dhe ka avantazh se është më përfaqësues se gjithë të tjerët .

Literatura që do të përdoret do të jetë e huaj dhe mbi të gjitha një literaturë e besueshme

Përdorimi i pyetësorit si metode efektive për mbledhjen e të dhënave

Programet kompjuterike ( SPSS ose Evieës) të cilat përpunojnë të dhënat në mënyre të sakte

Çështjet etike të ndjekura në mënyrë rigoroze do të na japin një punim me një cilësi shumë

të mirë

Rezultatet e nxjerra nga punimi ynë shpresojmë ti shërbejnë bankave që operojnë në

Shqipëri duke kuptuar se cili pozicion pune është më pak i motivuar dhe si duhet të veprojë

për ti motivuar edhe këtë pjesë të punonjesve të saj

Dobësitë :

Realisht punimi ynë kërkon shumë kohë dhe shpenzime të mëdha udhëtimi , të cilat duhen

pasur shumë parasysh përpara se ti futemi këtij studimi

Dobësi tjetër është shtrirja tepër e gjërë gjeografike (në të gjithë Shqipërinë).

Mungesa e literaturës vendase krijon vështirësi në gjetjen dhe përpunimin e literaturës së

huaj

Page 16: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

16

RËNDËSIA E STUDIMIT NË FUSHËN E EKONOMISË

Punimi që ne po ndërmarrim nuk është thjeshtë një detyrë kursi por një hap që do ta ndërmarrim në

të ardhmen sepse motivimi i punonjësve është një pikë delikate në ditet e sotme duke qenë se ata

janë aseti më i çmuar për çdo kompani Mund të konsiderohen edhe si ambasadorë të institucionit .

Ky studim do të përfshijë të gjithë sistemin bankar në Shqipëri dhe përfundimet e tij do të jenë

shumë të vlefshme , qoftë për fushën e studimit (sepse në dijeninë tonë akoma nuk ka një studim të

tillë), qoftë për bankat të cilave ky studim do u vijë në ndihmë për të parë nëse janë apo jo të

motivuar punonjësit e tyre dhe në cilin nivel të hierarkisë motivimi është më i ulët .

Kjo do të ndihmojë që pasi të jetë identifikuar kjo pjesë e hierarkisë banka të mund të krahasojë

format e saj të motivimit që ka përdorur deri tani dhe ku ka çaluar puna e saj . Kjo do ti hapë rrugë

përmirësimit të motivimit të këtyre pjesëve të hierarkisë duke menduar se cilat forma të tjera të

motivimit mund të përdorë banka nëqoftëse ka rezultuar pa sukses deri tani .

Shpresojmë shumë që studimi ynë në këtë fushë të hapë rrugë të reja studimi për të përmirësuar dhe

pasuruar fushën përkatëse me punime të tjera me në qendër motivimin e punonjësve në banka apo

dhe në sektorë të tjerë. Një pasurim me studime të tilla do të japë një panoramë të plotë në lidhje me

sektorë të ndryshëm përfshirë dhe sektorin bankar për elementet motivues që përdoren dhe ofrohen

nga këta sektorë si : ngritja në detyrë , pagat , shpërblimet , trajnimet, autonominë etj .

Page 17: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

17

BURIMET E STUDIMIT

Koha : Punimi ynë është një punim i cili kërkon një kohë të gjatë ku sipas parashikimit tonë

ai ka një shpërndarje në 6 tremujore , që do të thotë një punë intensive dhe e mirëorganizuar

për një afat 2 vjecar

Burimet financiare : shtrirja e madhe gjeografike e bën këtë punim një punim me kosto të

larta udhëtimi , prandaj kjo pjesë duhet pasur parasysh që në fillim të tij dhe dmarre masat e

nevojshme financiare . Gjithashtu kosto të lartë mund të shfaqin dhe portalet dhe libraritë

elektronike me pagesë të cilat do të na hyjnë në punë në fillim të kërkimit të të dhënave

dytësore prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Një mënyre e mirë do të ishte të

llogarisnim me afërsi shumat financiare që do të përdorim qoftë në fazën në terren , qoftë

ajo e rishikimit dhe mbledhjes së të dhënave dytësore që mos te dalim jashtë parashikimeve

dhe mundësive

Programet kompjuterike : Do të na ndihmojnë për tëlehtësuar punën tonë të përpunimit të

të dhënave .

Punonjësit : Studimi ynë bazohet tek sjellja e njerëzve dhe arsyet që cojnë në motivim apo

demotivim të tyre në punë , prandaj ata janë aseti më i çmuar i studimit tonë dhe prej tyre

shpresojmë shumë të marrim të dhëna sa më të sakta që ti vlejnë studimit tonë

Page 18: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

18

REFERENCAT

Anderson. (1976). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-

retail-bank.php

Anderson, & Sullivan. (1993). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Jornual Of Service Reserch .

Anderson, & Sullivan. (1998). Customer Satisfaction and Word of Mouth. Journal of service reserch .

Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-work-life-

balance.htm

Bank, D. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life-

balance.htm

Deutchebank. (n.d.). Retrieved 03 03, 2016, from https://www.db.com/cr/en/concrete-health-ëork-life-

balance.htm

Haëkins, F. (1993). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of-

motivation/

Jones, George, J., & Hill, C. (2000). Motivation raising . Retrieved from

http://www.motivationraising.com/definitions-of-motivation/

Levine, K. (1936). Wikipedia. Retrieved 03 03, 2016, from https://en.wikipedia.org/ëiki/Kurt_Leëin

Mayers, D. (1996). Motivation Raising . Retrieved from http://www.motivationraising.com/definitions-of-

motivation/

Taylor, L. (1988). UK ESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-

retail-bank.php

Thëaites, & Vere. (1995 ). UK ESSAYS. Retrieved from

http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-retail-bank.php

Vere, T. &. (1995). UKESSAYS. Retrieved from http://www.ukessays.com/essays/business/customers-of-

retail-bank.php

Page 19: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

19

SHTOJCAT

Shtojca 1:

Ky pyetësor është në funksion të një studimi nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Punimi është ndërmarrë nga tre studentë pranë fakultetit, dega Master Shkencor në Financë. Qëllimi

i pyetësorit është arritja e rezultateve të nevojshme për vijueshmërinë e studimit.

Të dhënat e marra nga ky pyetësor nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër veç atyre studimore.

Respektohet anonimiteti i të gjitha përgjigjeve dhe njësive të adresuara.

1.Gjinia :

a) Mashkull

b) Femër

2.Mosha :

a) Nën 30 vjeç

b) 30 -39 vjeç

c) 40-49 vjeç

d) Mbi 50 vjeç

3. Vite eksperience :

a) Nën 5 vite

b) 5-7 vite

c) 8-10 vite

d) Mbi 10 vite

4.Pozicioni i punës _______________________

5.Paga juaj :

30.000-45.000

45.001-55.000

50.001-75.000

75.001-100.000

Page 20: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

20

100.001-125.000

Tjetër__________

6.Faza e rekrutimit të punonjësve në bankë bëhet nëpërmjet kontrollit të njohurive

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

7. Përzgjedhja e stafit të rekrutuar bëhet nga drejtorët

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

8.Në bankë aplikohen trajnime në bazë të performancës individuale të punonjësve

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

9.Në bankë aplikohen trajnime specifike në lidhje me pozicionin e punës

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

10.Në mjedisin e punës ekziston një frymë bashkëpunimi me eprorin

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Page 21: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

21

Aspak dakort

11. Në mjedisin e punës ekziston një fryme bashkëpunimi me kolegët e departamentit dhe kolegët e

departamenteve të tjera

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

12. Banka aplikon paga dhe shpërblime të krahasueshme me tregun

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

13. Banka aplikon paga dhe shpërblime në bazë të performancës individuale

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

14. Sa ka qenë shpërblimi juaj në këto 3 muaj

0-20.000

20.001-40.000

40.001-60.000

60.001-80.000

80.001-100.000

Tjeter __________

15.Pozicioni juaj i punës në këte bankë ju jep autonomi/ pavarësi në punë

Plotësisht dakort

Page 22: Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"

Departamenti i Financës Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Master Shkencor në Financë

22

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

16.Në këtë bankë ku jeni punësuar keni mundësi për rritje në pozicion dhe të bëni karriere

Plotësisht dakort

Dakort

Pjesërisht dakort

Aspak dakort

Në rastin e sygjerimeve të mëtëjshme dhe informacionit më të hollësishëm ju lutemi të

shpreheni në vijim :

Jepni opinionin tuaj rreth pyetësorit në qoftë se dëshironi.

Faleminderit për kohën dhe vëmëndjen !