TË DREJTAT E PUNËTORËVE -...

30

Transcript of TË DREJTAT E PUNËTORËVE -...

Page 1: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një
Page 2: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

TË DREJTAT E PUNËTORËVE (KORNIZA LIGJORE),

SIGURIA NË PUNË DHE MEKANIZMAT ZBATUES

Qershor 2014

Prishtinë, Kosovë

Page 3: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një
Page 4: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

3

Parathënie

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur mbështet proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian që nga viti 2006, kur themeloi programin për Integrim Evropian dhe Qeverisje të Mirë. Që nga atëherë Fondacioni ka mbështetur vazhdimisht angazhimin e organizatave jo-qeveritare në këtë proces me analiza, monitorim të zhvillimeve në politika sektoriale, diskutime publike, dhe procese avokuese. Kjo mbështetje ka rezultuar me analiza të ndryshme gjatë viteve, dhe njëkohësisht me nxënie të njohurive thelbësore për proceset nga OJQ-të tona. Prandaj, duke bashkëpunuar me organizatat me të cilat tashmë është ndërtuar raport partneriteti, Fondacioni inicoi projektin “Shoqëria Civile për Raport të Progresit 2014” me të cilin ofroi një mundësi të veçantë për këto organizata të japin kontributin e tyre në për raportin e progresit 2014 dhe Dialogun për Procesin e Stabilizim Asociimit.

Secila analizë e prodhuar në kuadër të kësaj mbështetjeje adreson një segment të veçantë të dialogut aktual mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke prezantuar gjendjen aktuale, nga këndvështrimi i shoqërisë civile, të përcjellë me rekomandime të nevojshme për përmirësim të performancës.

Në shpresojmë se ky ushtrim do t’i ndihmojë jo vetëm organizatave tona jo-qeveritare për artikulim të mëtutjeshëm të zërit të tyre për proceset integruese, por po ashtu edhe Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërtuar raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me këtë segment të procesit shtet-ndërtues. Përfundimisht, shpresojmë se rezultat i angazhimit të të gjithë këtyre akterëve do të jetë përshpejtimi i proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe tejkalim i barrierave politike të cilat na qëndrojnë para në këtë rrugëtim.

Iliriana KaçanikuProgrami për Integrim Evropian

dhe Qeverisje të Mirë

Page 5: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

4

Përmbajtja

5 Hyrje 7 Korniza themelore ligjore për të drejtën e punës7 Legjislacioni primar prej Rregulores së UNMIK-ut e deri te Ligji i Punës

13 Siguria dhe shendeti në punë

17 Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP) 17 Kompetencat e Trupës Ekzekutive të Inspektoriati të Punës 18 Përformanca e Punës së TEIP

21 Përfundime dhe rekomandime 23 Aneks 1: Kontributi për Raport të Progresit të KE-së për Kosovën 2014 26 Për Qendren për Politika dhe Avokim(QPA)

Page 6: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

5

Hyrje

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një nga çështjet më të rëndësishme, por të cilat shumë pak janë adresuar nga institucioent e Kosovës. Ndonëse janë bërë disa përparime në fushën e hartimit të legjislacionit që mbron të drejtat e punëtorëve, megjithatë në shumë rastë kjo kornizë ligjore ose është e mangët ose mungojnë mekanizmat dhe kapacitetet për zbatimin e tij

Ligji i Punës i miratuar në Kuvendin e Kosovës me 02.11.2010 vuri themelet e një baze ligjore që do të rregulloj fushën e të drejtave të puntorëve. Por vonesat në hartimin e akteve nënligjore e kanë vështirësuar në masë të dukshme zbatimin e ligjit. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të puntorëve dhe angazhimi jo i mjaftueshëm i organizatave të shoqërisë civile, në veçanti i sindikatave, bënë që punëtorëve në vazhdimësi të ju shkelen të drejtat e tyre të garantuara.

Në situatë më të vështirë janë punëtorët e sektorit privat, gjendja e të cilëve krahasuar me atë të sektorit publik është më e rëndë pasi që një pjesë e madhe e të punësuarve në këtë sektor janë pjesë e ekonomisë joformale, e njohur si ekonomia e zezë1, dhe si rrjedhojë ata mbesin të diskriminuar nga e drejta për t’iu paguar kontributet pensionale nga punëdhënësi.

Për më tepër, të punësuarit në sektorin privat, në masë të madhe punojnë pa kontrata pune, nuk u respektohet orari i punës, punojnë deri në 12 orë brenda një dite2 , shumicës së tyre u mohohet e drejta e shfrytëzimit të pushit javor dhe vjetor, nuk kompensohen për punën që kryejnë jashtë orarit të rregullt të punës3 , ka mungesë të theksuar të sigurisë në vendin e punës dhe të pajisjeve mbrojtëse dhe si rrjedhojë, kjo ndikon direkt në sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësit, nuk u kompensohen shpenzimet e mjekimit për lëndimet e shkaktuara në vendin e punës4 *.

1 Hoti, Afrim: Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë, Prishtinë 2010, fq.13-14.

2 Intervistë me Shukrije Rexhepi, zyrtare ligjore në BSPK, 29.04.2014

3 Hoti, Afrim: Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë, Prishtinë 2010, fq.13-14

4 Qendra për Politika dhe Avokim: Monitorimi i zbatimit tw Ligjit tw Punws, Prishtinë 2012. *Sipas këtij

raporti gjysma e të punësuarve në sektorin privat nuk janë të pajisur me kontrata formale, ndërsa vetëm

20% e të punësuarve janë kompensuar për lëndimet që u janë shkaktuar në vendin e tyre të punës.

Page 7: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

6

Analiza në vijim vë në pah situatën e tanishme lidhur me legjislacionin e miratuar dhe implementimin e tij praktik në fushën e të drejtave të punëtorëve, funksionimit të disa institucioneve kyçe që lidhen me të drejtën e punës, sfidat aktuale si dhe disa mënyra si t’i adresojmë ato.

Page 8: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

7

Korniza themelore ligjore për të drejtën e punës

Legjislacioni primar prej Rregulores së UNMIK-ut e deri te Ligji i Punës

Legjislacioni i Punës ka një historik relativisht të shkurtër në Kosovë. Rregullorja Nr. 2001/27 për Ligjin themelor të Punës në Kosovë është dokumenti i parë legal që rregullon marrëdheniet punëmarrës dhe punëdhënës. Kjo rregullore e hartuar nga administrata e UNMIK-ut, kishte vendosur kornizat e para të rregullimit të punësimit në Kosovë, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e punës sipas të cilave kryhen punët ose shërbimet. Marrëdhënia e punës në kuadër të shërbimit publik, UNMIK-ut, KFOR-it dhe zyrat apo përfaqësitë e qeverive të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare qeveritare nuk rregullohen me këtë rregullore5 . Kjo rregullore ka qenë në fuqi nga viti 2001 deri në vitin 2011, kur Kuvendi i Kosovës ka aporovuar një ligj të ri që njihet si Ligji i Punës.Për dallim nga rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2001/27 e cila ishte miratuar pa asnjë konsultim publik, Ligji i Punës ka qenë temë e shumë diskutimeve dhe negociatave, kryesisht në mes të asociacioneve të punëdhënësve dhe sindikatave të punëtorëve, të organizuara nga Komisioni përkatës parlamentar dhe organizata të shumta të shoqërisë civile6 . Konsultimet kanë zgjatur afër një vit para se ligji të aprovohej nga Kuvendi i Kosovës.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në Republikën e Kosovës7 .

Ligji është i ndarë në dymbëdhjetë (12) kapituj dhe përmban 100 nene:

I. Dispozitat themelore, II. Themelimi i marrëdhënies së punës, III. Sistemimi i të punësuarit në vendin e punës,

5 Rregullorja Nr. 2001/27 Për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë; neni 1.1 dhe 1.2.

6 http://www.institutigap.org/documents/33549_GAPLigjiPunes.pdf, fq.3.

7 Ligji Nr. 03/L-212 I Punës neni 2.1, 2.2 dhe 2.3.

Page 9: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

8

IV. Orari i punës, V. Pushimet dhe mungesat nga puna, VI. Mbrojtja dhe siguria në punë, VII. Pagat dhe beneficionet e të punësuarve, VIII. Ndërprerja e marrëdhënies së punës, IX. Procedurat për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, X. Organizatat e të punësuarve dhe të punëdhënësve, XI. Dispozitat ndëshkimore dhe XII. Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.

Roli i sindikavate dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e hartimit të projektligjit të punës, ishte mjaft i rëndësishëm dhe duke ju falënderuar edhe kontributit të tyre, një varg çështjesh të rëndësishme u përfshinë në versionin përfundimtar të projektligjit dhe më pastaj u votuan edhe në Kuvend. Duke ju falënderuar rekomandimeve qe dolën nga sindikata dhe shoqëria civile, disa nene të projektligjit u ndryshuan dhe u plotësuan përfshirë këtu: kontrata e punës të jetë vetëm në formë të shkruar, puna provuese të zgjatë më së shumti 6 muaj, orari i punës të jetë 40 orë në javë, punëtori të ketë të drejtën për pauzë prej 30 minutash, të ketë pushim vjetor prej 4 javësh, kurse femrave iu garantohet pushim i lehonisë prej 12 muajsh, 9 nga të cilët me pagesë8 . Ligji i Punës në përgjithësi cilësohet të ketë krijuar një bazë solide të rregullimit të marrëdhënieve punëmarrës-punëdhënës.

Në ligj janë adaptuar dispozita nga Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) me të cilat sherbejnë përbejnë standard bazë për shtetet lidhur me regullimin e kësaj fushe.

8 http://www.institutigap.org/documents/33549_GAPLigjiPunes.pdf, fq.2

Page 10: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

9

Përmbajtja e Ligjit / Konventave Kosova Konventa ILO

Kontrata ShkrimSipas ligjeve ndërkombëtare / marrëveshjeve kolektive

Orari i Punës 8 orë në ditë dhe 40 orë në javë

8 orë në ditë dhe jo më shumë 48 orë brënda një javë9

Ditët e punës në javë Pacaktuar Pacaktuar

Pushimi javor Së paku 24 orë Së paku 24 orë

Pushimi i lehonisë 12 muaj (9 muaj me pagesë dhe 3 muaj pa pagesë) Jo më pak së 14 javë10

Pushimi vjetor 4 javë Jo më pak se tre javë për një vit pune11

Kompenzimi i pushimit mjekësor si pasojë e lëndimit ose e sëmundjes profesionale në punë

70% të pagës 60%

91011

Përvec Ligjit të Punës i cili është ligji bazë që rregullon marrëdhëniet punëmarrës- punëdhënës, ekzistojnë edhe një sërë ligjësh tjera, të cilat tërthorazi apo edhe drejtpërdrejt rregullojnë të drejtat dhe obligimet e punëtorëve respektivisht punëdhënësve. Kjo kornizë ligjore përfshinë:

1) Ligji Nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-200 për Grevat12, i miratuar me 6 shtator 2012 - Ky ligj ka për qëllim njohjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave për organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në grevë, sipas ligjeve të aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare.

2) Ligji Nr. 04/-L-011 për organizimin sindikal në Kosovë13, është miratuar me 28.07.2011 nga Kuvendi I Kosovës - Ky ligj ka për qëllim të rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarëve për themelimin dhe organizimin e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna

9 Hours of Work (Commerce and Offices) Convention, 1930 (No. 30), article 3

10 Maternity Protection Convention, 2000 (No. 183), article 4

11 Holidays with Pay Convention (Revised), 1970 (No. 132), article 3.3

12 http://gzk.rks-gov.net/SearchIn.aspx?Index=2&s=ligji%20per%20grevat&so=1

13 http://gzk.rksov.net/SearchIn.aspx?Index=2&s=ligji%20per%20organizimin%20sindikal&so=1

Page 11: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

10

dhe marrëdhënia e punës.

3) Ligji Nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë14 është miratuar me 16.05.2013 - Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë.

4) Ligji Nr.2003/19 për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit e Ambientit të Punës 15është miratuar me 09.10.2003 - Qëllimi i Ligjit për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës, është që të parandalohen lëndimet në punë, sëmundjet profesionale në vendin e punës dhe të mbrohet ambienti i punës.

5) Ligji Nr. 03/L-136 për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës16 është miratuar me 10 korrik 2009 - Ky ligj rregullon mënyrën, kushtet dhe procedurat e dhënies së lejes së punësimit për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara me ligj, konventave ndërkombëtare të punës dhe marrëveshjeve ndërshtetërore.

6) Ligji Nr. 03/L-017 për Inspektoratin e Punës17 është miratuar më 29 prill 2008. Ky ligj themelon Inspektoratin e Punës si trup Ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore ne lëmin e punës në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshinë marrëdhëniet e punës, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.

7) Ligji Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social18 është miratuar më 21 korrik 2011. Me këtë ligj themelohet Këshilli Ekonomiko-Social (KES), me qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve

14 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20sigurine%20dhe%20

shendetin%20ne%20pune.pdf

15 http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=vieë&id=83&Itemid=28

16 http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2645

17 http://gzk.rks-gov.net/SearchIn.aspx?Index=2&s=Ligji%20Nr.%2003/L-017%20per%20

Inspektoratin%20e%20Punes&so=1

18 http://gzk.rks-gov.net/SearchIn.aspx?Index=2&s=Ligji%20Nr.%2004/L-008%20p%C3%ABr%20

K%C3%ABshillin%20Ekonomiko-Social&so=1

Page 12: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

11

të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.

8) Ligji Nr. 03/L-019 për Aftësi, Riaftësim dhe Punësimin e Përsonave më Aftësi të Kufizuara19 është miratuar më 18 dhjetor 2008. Qëllimi i këtij ligji është përkrahja ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore.

Legjislacioni sekondar

Me qëllim zbatimin më të mirë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ministritë përkatëse kanë nxjerrur udhëzimet administrative dhe legjislacionin tjetër të nevojshëm i cili përfshinë:

i. Udhëzimin Administrativ (U.A) nr.01/2011, për përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për moszbatim të dispozitave të Ligjit të Punës,

ii. U.A. nr. 02/2011, Librezat e Punës,iii. U.A. nr.05/2011, për rregullimin dhe përcaktimin e procedurave

administrative të pagesës financiare për pushimin e lehonisë,iv. U.A. nr.10/2011, për klasifikimin dhe sistemimin e punëve të rrezikshme të

cilat dëmtojnë shëndetin e të punësuarve,v. U.A. 11/2011, për sistemiimin e punëve të rënda dhe të rrezikshme të cilat

dëmtojnë shëndetin e femrave shtatëzëna dhe gjidhënëse,vi. U.A. 12/2011, për regjistrimin e marrëveshjeve kolektive,vii. U.A. 13/2011, për përcaktimin e punëve me ndikime të dëmshme për të

punësuarit, si parakusht për kohëzgjatjen e pushimit vjetor,viii. U.A. nr.14/2011, për rregullimin e procedurave për themelimin e

marrëdhënies së punës në sektorin publik,ix. U.A. nr.15/20011, për plotësimin dhe ndryshimin e U.A. nr.05/2011,

për rregullimin dhe përcaktimin e procedurave administrative të pagës financiare për pushimin e lehonisë,

x. U.A. nr.01/2012, për sistemimin e punëve të lehta dhe të ndaluara për personat nën moshën 18 vjeç.

19 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L-019_al.pdf

Page 13: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

12

Ndonëse miratimi i legjislacionit që rregullon të drejtat e punëtorëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, praktika në Kosovë e ka dëshmuar se pa mekanizma kompetente për zbatimin dhe monitorimin e ligjit, këto të drejta mbeten thjesht vetëm në letër. Çështjet kryesore të rregulluara me kornizën ligjore në fuqi vazhdojnë të mbesin ende një sfidë e madhe për institucionet përgjegjëse, e në veçanti për punëtorët, të drejtat e të cilëve vazhdojnë të shkilen, përfshirë këtu edhe vet jetën e punëtorëve.

Page 14: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

13

Siguria dhe shendeti në punë

Siguria në vendin e punës, është çështja bazë dhe pa dyshim më e rëndësishme jo vetëm për punëmarrësit por edhe për vet punëdhënësit. Çështja e sigurisë në punë dhe e shëndetit është e rregulluar me Ligjin nr.04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë20 i cili është miratuar në maj të vitit 2013 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë. Ky ligj përmban parimet e përgjithshme për parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve, informimit, konsultimit, pjesëmarrjes së balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimit të të punësuarve, përfaqësuesve të tyre dhe udhëzimeve të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve21.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen në sektorin publik, privat, publiko-privat dhe sektorin e administratës shtetërore të nivelit qendror dhe lokal. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për: praktikantët, nxënësit dhe studentët në punë praktike gjatë shkollimit, personat në vuajtje të dënimit të angazhuar në punë, vizitorët, bashkëpunëtorët afaristë, shfrytëzuesit e shërbimeve dhe personat në aftësim ose riaftësim profesional te punëdhënësi. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në sektorët, veprimtaria e të cilëve rregullohet me ligje të veçanta, si: Forcat e Sigurisë së Kosovës, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim22.

Më anë të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë themelohet Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë. Ky këshill propozon, rekomandon dhe harton politika për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përcjellë në vazhdimësi gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë të të punësuarve23. Këshilli, përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: tre (3) përfaqësues të Qeverisë, dy (2) përfaqësues të punëdhënësve, dy (2) përfaqësues të të punësuarve, dy (2) ekspertë nga lëmi i sigurisë dhe shëndetit në punë, një (1) ekspert i mjekësisë së punës dhe një (1) ekspert ad hoc, varësisht nga natyra e çështjes24 .

20 http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191,1027

21 Ligji për Sigurinë dhe Shendetin në Punë, neni 1.1 dhe 1.2.

22 Ligji për Sigurinë dhe Shendetin në Punë, neni 2.1, 2.2 dhe 2.3

23 Po aty neni 4.1

24 Po aty neni 4.2

Page 15: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

14

Këshilli ende nuk është funksionalizuar dhe është në fazën konsultative. Ai pritet të funksionalizohet në qershor të vitit 2014 përderisa rregullorja e punës e këtij Këshilli është në fazën e përfundimtare.25

Me gjithë kornizën relativisht të mirë ligjore, siguria e punëtorëve në vendin e punës në Kosovë mbetet ende shqetësuese. Çdo vit në Kosovë si pasojë e kushteve të papërshtatshme dhe të pasigurta në vendin e punës, janë shkaktuar shumë lëndime dhe raste fatale të punëtorëve. Vetëm në vitin e kaluar (2013) janë evidentuar 47 lendime të rënda dhe 17 raste të vdekjës së punëtorëve në vendin e punës26 ; Në vitin 2012 situata ka qenë pothuajse e njëjtë, 52 aksidente me lendime dhe 17 me vdekje27 , ndërsa në vitin 2011 janë evidentuar 42 aksidente me lëndime dhe 10 raste të vdekjes në vendin e punës28 .

25 Intervistë më Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, 13.05.2013.

26 Po aty.

27 https://mpms.rks-gov.net/Portals/0/Librat/Objektivat,%20aktivitetet%20dhe%20t%C3%AB%20

arriturat%20e%20Inspektoratit%20t%C3%AB%20Pun%C3%ABs%20gjat%C3%AB%20vitit%202012.

pdf

28 https://mpms.rks-gov.net/Portals/0/Librat/Raporti%20vjetor%202011%20i%20TEIP.pdf

Page 16: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

15

Mëgjithëse Inspektorati i Punës kishtë organizuar trajnim për inspektoret shëndetësor dhe ata të sigurisë 29, trendi tregon se nuk ka pasur përmirësim të gjendjës së sigurisë në punë, përkundrazi situata është përkeqësuar.

29 http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/dsee/dv/6/6en.pdf

Page 17: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

16

Page 18: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

17

Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP)

Kompetencat e Trupës Ekzekutive të Inspektoriati të Punës

Trupa Ekzekutive e Inpsektoratit të Punës është themeluar në bazë të Ligjit Nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës në Kosovë i miratuar në vitin 2002 dhe i ndryshuar ne vitin 2008. Ky organ funksionon nën autoritetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqeniës Sociale (MPMS) dhe udhëhiqet nga Kryeinspektori i Punës, i cili për punën e organit që udhëheq është i obliguar që t’i raportojë Ministrit të MPMS. Trupa Ekzekutive e Inspektoriati të Punës aktualisht përvec kryeinspektorit përbëhet edhe nga 3 zëvendes-kryeinspektorë dhe 50 inspektorë30 . Të pesëdhjetë inspektorët e punës operojnë në 37 komuna të Kosovës dhe kanë për obligim që se paku çdo punëmarrës t’a inspektojnë një herë brenda një viti, apo edhe më shpesh më kërkesë të palës. Ata poashtu kanë për detyrë të mbikëqyrin zbatimin e ligjit të punës, përfshirë edhe sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit dhe vlerësimin e ambientit të punës, dhe mbikëqyrjen e akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës në sektorin publik dhe privat31 .

Inspektorët e punës kanë autorizime që të hyjnë pa pengueshem dhe pa paralajmërim, në çdo vend pune, të bëjnë ekzaminimet, inspektimet dhe hulumtimet për t’u siguruar se dispozitat e ligjit janë duke u zbatuar. Megjithatë, gjatë inspektimit duhet ta informojë punëdhënësin për praninë e tij, dhe në fund t’ia dorëzojë punëdhënësit raportin e tij zyrtar për inspektimin e kryer, pavarësisht nëse ai ka zbuluar ose jo shkeljen e ligjit32.

Funksionet dhe obligimet e Inspektoratit të përcaktuara me legjislacionin vendor janë të bazuara edhe në Standardet e Organizatës Botërore të Punës (Intenational Labour Organization), Konventës Nr.81 dhe protokollit të saj nga viti 1995 Neni 3.1.a. i së cilës përcakton se funksionet e sistemit të inspektimit të punës duhet “të sigurojnë zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me kushtet e punës dhe mbrojtjes së punëtorëve në vendin e punës, dispozita të tilla që lidhen me orë, pagesë, sigurim, shëndet dhe mirëqenie,

30 Intervistë me Kryeinspektorin e Punës z.Basri Ibrahimi

31 http://www.institutigap.org/documents/33549_GAPLigjiPunes.pdf, fq.8

32 Po aty, fq.9

Page 19: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

18

punësimin e fëmijëve dhe personave të rinj dhe çështjeve tjera, deri në atë masë që dispozitat e tilla të zbatohen nga inspektorët e punës”. Kjo kërkon përkrahje të plotë nga autoritetet qendrore para se gjithash duke krijuar kushte adekuate të punës dhe përkrahje optimale logjistike33.

Përformanca e Punës së TEIP

Numri i kufizuar i Inspektorëve paraqet problem serioz në përmbushjen e detyrës së tij si gardian i zbatimit të të drejtave të punëtorëve. Pëngesë tjetër është edhe mungesa e paisjeve (veturave), të cilat janë të domosdoshme për të kryer punën, pasi që puna e tyre më tepër zhvillohet në terren34 .

Kapacitetet e kufizuara të Inspektoratit të Punës janë potencuar edhe në raportin e progresit të vitit të kaluar (2013)35 dhe në konkluzionet nga takimi i parë i dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit 36.

Mungesa e kapaciteteve të inspektoratit reflektohet direkt në punën e tyre. Në vitin 2013 janë inspektuar 8378 raste; me kërkesë të palës janë kryer 357 inspektime si dhe 120 inspektime të përbashkëta më institucionet tjera,dhe ka shqiptuar 125 gjoba 37. Ndërsa në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në vitin 2013 evidentohet të jenë aktive 82 995 biznese. Në anën tjetër në Administratën Tatimore të Kosovës tatim paguajnë rreth 50 000 biznese. Sipas kësaj përllogaritje, Inspektorati i Punës ka arritur t’i inspektoj vetëm 10.1% të bizneseve në Kosovë pa llogaritur këtu edhe punëdhënësit e sektorit publik, që do të thotë se në rastin më të mirë (krahasuar më të dhënat e ATK-së) rezulton të jenë inspektuar rreth 17% të të gjitha bizneseve.

Gjendje e njejtë ka qenë edhe në vitet paraprake. Në vitin 2012, nga Inspektorati i Punës janë kryer 7074 inspektime, prej të cilave 4694 inspektime të rregullta (inspektime të planifikuara nga inspektorët), 1886 inspektime të përsëritura (inspektime për t’i verifikuar mënjanimet e mangësive të gjetura me rastin e inspektimeve të rregullta

33 Hoti, Afrim; Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë, Prishtinë 2012, fq.9.

34 Po aty

35 http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/dsee/dv/6/6en.pdf

36 http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/press_corner/all_neës/neës/2014/20140221_en.htm

37 Intervistë me Kryeinspektorin e Punës z.Basri Ibrahimi

Page 20: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

19

në subjektet punuese), 332 inspektime sipas kërkesave të palëve për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe 162 inspektime të përbashkëta me institucionet tjera të mbikëqyrjes. Është shqiptuar masa e ndëshkimit vërejtje me shkrim ndaj 1886 subjekteve punuese, masa e gjobës ndaj 157 subjekteve punuese, të cilat edhe pas marrjes së vërejtjes me shkrim nuk kanë vepruar në mënjanimin e mangësive të gjetura nga inspektorët e punës, ndërsa për mosrespektimin e dispozitave ligjore 83 lëndë janë vendosur në shkallë të dytë38.

Në vitin 2011 numri i përgjithshëm i inspektimeve të kryera në subjektet punuese është 6396 sosh, prej të cilave: 4273 inspektime të rregullta, 1204 inspektime të përsëritura për t’u bindur se punëdhënësi ka vepruar dhe ka respektuar ose jo vërejtjet e marra nga inspektorati i punës, për t’i mënjanuar të metat e evidentuara dhe për t’u sjellë konform dispozitave ligjore, 308 inspektime janë realizuar te punëdhënësit sipas kërkesës së palës, me qëllim të realizimit të të drejtave nga marrëdhënia e punës, siguria në punë, mbrojtja e shëndetit të punësuarve dhe ambientit në vendin e punës dhe 611 inspektime të përbashkëta me institucionet tjera të mbikëqyrjes me qëllim të luftimit të ekonomisë informale. Janë shqiptuar masa ndëshkuese në 872 raste, prej të cilave masë ndëshkuese vërejte me shkrim në 736 raste dhe masë ndëshkuese gjobë ndaj 136 subjekteve punuese39.

38 Raporti I Inspektoratit të Punës për vitin 2012.

39 Raporti i Inspektoratit të Punës për vitin 2011.

Page 21: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

20

Buxheti vjetor i Inspektoratit të Punës në vazhdimësi ka qenë i pamjaftueshëm dhe si i tillë ka paraqitur pengesa në shtimin e numrit të inspektorëve. Që nga viti 2011 për Inspektoratin e Punës çdo vit është shkurtuar buxheti vjetor. Në vitin 2011 Inspektoratit të Punës i është ndarë një buxhet prej 557 720 euro; në vitin 2012 është bërë një rritje e lehtë e buxhetit prej 565 720 euro, përderisa në vitin 2013 është ulur buxheti për këtë institucion në 515 720 euro. Shumë e njëjtë është ndarë edhe për vitin 2014. Mëgjithëse Inspektorati i Punës vazhdimisht kishte kërkuar që buxheti të rritej, një gjë e tillë nuk ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës40 . Për vitin 2015, ky organ prapë ka bërë kërkesë që t’i ndahet buxhet prej 947 740 Euro41 .

40 Intervistë me Kryeinspektorin e Punës z.Basri Ibrahimi

41 Po aty

Page 22: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

21

Përfundime dhe rekomandime

• Të drejtat e punëtorëve në Kosovë në masë të madhe vazhdojnë të mos respektohen nga punëmarrësit. Çështja e sigurisë në punë, në veçanti për punëtorët e sektorit të ndërtimit, mbetet jashtëzakonisht shqetësuese. Numri i punëtorëve që humbin jetën në vendet e tyre të punës ka shënuar rritje në vitet e fundit. Për më tepër këta punëtorë nuk kanë qenë të siguruar dhe si pasojë familjet e tyre nuk përfitojnë asnjë lloj mbështetje financiare42 . Poashtu, ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, edhe numri i punëtorëve që rrezikojnë shëndetin e tyre në vendet e punës është shqetësues. Në shumë raste punëtorët punojnë pa qenë të pajisur me mjetet mbrojtëse në punë.

• Ndonëse legjislacioni që rregullon raportin punëmarrës-punëdhënës dhë të drejtat e punëtorëve në përgjithësi është relativisht i mirë, zbatimi i tij është tejmase i mangët. Edhe organizimi sindikal i punëtorëve, si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ende nuk është në nivelin e dëshiruar. Sindikakat e punëtorve ende nuk kan arritur të bëhen zë i fuqishëm që mbron të drejtat e punëtorëve. Për më tepër, ato në shumë raste janë të politizuara dhe janë përdorur nga qeveria për të blerë heshtjen e punëtorëve.

• Korniza ligjore ndonëse është relativisht e mirë, duhet të plotësohet me akte tjera nënligjore që lehtësojnë zbatimin e ligjit. Ministritë përkatëse duhet t’i nxjerrin aktet nënligjore dhe të vënë në funksion mekanizmat e tyre për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të puntorëve.

• Qeveria duhet të rrisë kapacitetet e trupave përgjegjëse për mbikqyrjen dhe zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Inspektorati i punës duhet të fuqizohet si në kapacitete njerëzore, duke iu ofruar trajnime apo forma të ngjashme të ngritjes së kapaciteteve, poashtu edhe ndarje më të mëdha financiare dhe mjete tjera ndihmëse43 . Për të inspektuar të gjitha bizneset në Kosovë, bazuar në përformancën e vitit 2013 të inspektoratit të punës, nevojiten edhe 450 inspektorë për të garantuar plotësisht zbatimin e legjislacionit të punës.

• Në anën tjetër, Inspektorati i Punës duhet të jetë më efikas në kryerjen e punës

42 Intervistë me Shukrije Rexhepi, zyrtare ligjore në BSPK

43 http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20140520_conclusions_sapd-

inno_2014_final.pdf

Page 23: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

22

së tij. Është e pamjaftueshme që një inspektor për 220 ditë punë të inspektojë 167 punëdhënës, që do të thotë se nuk arrin të inspektoj plotësisht një punëdhënës brenda një dite44 .

• Inspektorati i Punës, duhet të krijojë një ekip të veçantë dhe të specializuar45 vetëm për fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Aktualisht këto inspektime kryhen nga inspektorë të cilët kryejnë edhe inspektime të natyrave të tjera46 .

• Forcimi i sistemit gjyqësor dhe efikasiteti i tij ndikon dukshëm në respektimin e të drejtave të punëtorëve. Rastet e shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe Ligjit të Punës duhet të shqyrtohen me prioritet nga gjykatat e specializuara, kurse punëdhënësit që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duhet të ndëshkohen.

44 Republika e Maqedonisë në vitin 2012 kishte 107 inspektorë dhe ishin inspektuar 34 275

punëdhënës, një inspektorë kishte inspektuar rreth 320 punëdhënës dy herë e gjysëm më shumë se

homologu i tij në Kosovë. Shih raportin e Inspektoratit të Maqedonisë për vitin 2012 http://dit.gov.mk/

godisniIzvestai_full.php?id=2012.

45 Inspektorai I Punes së Maqedonisë nga 109 inspektorë, 38 inspektorë i ka të specializuar vetëm për

sigurinë dhe shendetin në punë, shih http://dit.gov.mk/al/oblasti.php.

46

Page 24: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

23

Aneks 1: Kontributi për Raport të Progresit të KE-së për Kosovën 2014

4.1.8 Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës është mekanizmi kryesorë i cili garanton zbatimin e legjislacionit të punës. Aktualisht kjo trupë ka 50 inspektorë të cilët operojnë në 37 komuna të Kosovës. Ata e kanë për detyrë që cdo punëdhënës t’a inspektojnë se paku një herë në vit.

Inspektorati i Punës në vitin 2012 kishte kryer mbi 7 000 inspektime në sektorët publikë dhe privatë. Ka lëshuar mbi 1800 paralajmërime me shkrim dhe mbi 150 masa ndëshkuese47 . Përderisa në vitin 2013 Inspektorati i Punës ka inspektuar 8378 punëdhënës në të dy sektorët; 357 inspektime janë kryer me kërkesë të palës dhe 120 inspektime të përbashkëta më institucionet tjera si dhe janë shqiptuar 125 gjoba48. Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve janë të evidentuara 82 995 biznese aktive. Me kapacitetet aktuale Inspektorati ka inspektuar jo me shumë se 10.1% të bizneseve. Inspektorati i Punës duhet të jetë më efikas në kryerjen e punës së tij. Është e pamjaftueshme që një inspektor për 220 ditë punë të inspektojë vetëm 167 punëdhënës, që do të thotë se një inspektor nuk arrin të inspektoj plotësisht një punëdhënës brenda një dite.

Buxheti që i është ndarë Inspektortit të Punës për vitin 2014 është 51 572 EUR, ose 5000 EUR më pak krahasuar me buxhetin e vitit paraprak (në 2013 ishte 56 572 EUR)49

Inspektorati i Punës, vazhdon të mos ketë një web-faqe, ku mund t’i qasesh raporteve inspektuese. Inspektorati i bën publike vetëm raportet vjetore, ndërsa për raportet mujore, duhet shfrytëzuar e drejta për qasje në dokumente publike. Raportet e Inspektoratit publikohen në web-faqen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, zakonisht pas muajit qershor. Numri aktual i Inspektorëve është i pamjaftueshëm50, Qeveria e Kosovës/Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale duhet të bëjnë më shumë në rritjën e numrit të Inspektorëve, kjo është e domosdoshme për të garantuar zbatimin e legjislacionit në

47 http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/dsee/dv/6/6en.pdf fq.16

48 Intervistë më Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, 13.05.2013

49 Po aty

50 http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/dsee/dv/6/6en.pdf fq.34

Page 25: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

24

këtë fushë.

Institucionet kompetente po ashtu duhet të rrisin buxhetin për Inspektoratin, buxheti aktual pamundëson rritjën e kapaciteteve numerike të Inspektoratit dhe si rrjedhojë kjo reflektohet direkt në shkeljën e të drejtave të punëmarrësve.

Inspektorati duhet të jetë më efikas në punën e tij, duhet rritur përformanca e inspektimeve.

Inspektorati i Punës duhet të hap një web-faqe, për të qenë me e lehtë qasja në raportët tij. Po ashtu inspektorati duhet që t’i bejë publike raportet mujore të inspektimit.

4.1.8 Në maj të vitit 2013 Kuvendi i Kosovës kishte Ligji për Sigurinë dhe Shendetin në Punë51. Më anë të këtij Ligji, të drejtat e punëtoreve në aspektin ligjor kishin shenuar progres. Po ashtu Inspektorati i Punës kishte organizuar trajnime për inspektoret shëndetësor dhe ata të sigurisë52, të cilët do të ishin përgjegjes për garantimin e zbatimit të këtij ligji.

Sidoqoftë, cështja e sigurisë në punë, në veçanti për punëtorët e sektorit të ndërtimit dhe të industrisë mbetet jashtëzakonisht shqetësuese. Mungesa e një ambienti të sigurtë në punë dhe paisjeve adekuate paraqesin problem për sigurinë dhe shëdetin e të punësuarve. Numri i punëtorëve që humbin jetën në vendet e tyre të punës ka shënuar rritje në vitet e fundit. Ne vitin 2012 janë konstatuar 62 lendime në vendin e punës, shtatëmbëdhejtë(17) ishin me fatalitet ndersa 42 punëtor kishin pësuar lëndime të rënda53 . Edhe në vitin 2013 situata nuk është përmirësuar, mirëpo ka vazhduar të mbetet e njëtë më atë të vitit paraprak. Në 2013 në vendin e punës kanë pësuar me fatalitet shtatëmdhjetë punëtorë përderisa 47 të tjerë kanë pësuar lendime të rënda trupore. Për më tepër këta punëtorë nuk kanë qenë të siguruar dhe si pasojë familjet e tyre nuk përfitojnë asnjë lloj mbështetje financiare54

Inspektorati i Punës, duhet të caktoi një ekip të vecantë dhe të specializuar të Inspektoreve të cilët do të merreshin vetëm me inspektimin e sigurisë dhe shendetit

51 Po aty fq.34

52 Po aty fq.34

53 Po aty fq.34

54 Intervistë me Shukrije Rexhepi, zyrtare ligjore në BSPK, 29.04.2014

Page 26: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

25

në punë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet t’u bejë presion punëdhënësve me qëllim që punëtorëve t’u ofrohen paisje të nevojshme dhe t’u krijohën kushte për një ambient të sigurtë në punë.

Kuvendi i Kosovës duhet t’a miratoi Ligjin për sigurimet shendetësore, më qëllim që punëtorët në rast të fatkeqësive në punë të gëzojnë përkujdesje shendetësore.

4.1.8 Organizimi Sindikal është rregullur me Ligjin për Organizimin Sindikal. Ligji përcakton të drejtat dhe liritë e punëtoreve për themelimin dhe organizimin e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna dhe marrëdhënia e punës55 .

Aktuakishtë janë 19 sindikata të punëtorëve të cilat janë pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës56. Sindikatat janë të përfaqësuara në Këshillin Ekonomiko-Social, në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë i cili pritet të funksionalizohet në muajin qershor.

Ndonëse sindikatat janë të përfaqësuara në shumë organe, organizimi sindikal i punëtorëve, si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre, nuk ka dhënë efekte, sindikatave i`u mungon kapaciteti për të marr pjesë në mënyrë efektive në vendimmarrje, hartimin e legjislacionit dhe dialogun politik me qeverinë57 , shpesh herë këto sindikata kanë qenë edhe të politizuara58 .

Sindikatat duhet të krijojnë kapacitete të nevojshme, për të qenë më aktive dhe të efektshëm në promovimin dhe mbrojtjën e të drejtave të punëtorëve. Sindikatat vazhdimisht duhët të përfshihën me ekspertë të fushës gjatë kohës së hartimit të legjislacionit. Edhe në strukturat e vendimarrjës, aty ku është e përfaqësuar duhet të dergoi ekspert.

55 http://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2754 neni 1.1

56 http://bspk.org/deget.html

57 http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/dsee/dv/6/6en.pdf fq.16

58 http://www.evropaelire.org/content/article/24995226.html; http://lajmi.net/punetoret-jane-te-

frikesuar-per-te-demonstruar_100065647.html

Page 27: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

26

Për Qendren për Politika dhe Avokim(QPA)

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) është themeluar në korrik të vitit 2008 si organizatë joqeveritare, pa përfitime, politikisht e paanshme. QPA synon të rrisë dhe promovojë një qytetari aktive: pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike.

QPA po ashtu synon të ndikojë te strukturat vendimmarrëse përmes lobimit dhe avokimit, të ngrisë çështje që janë në interes të qytetarëve dhe t’i përfshijë në agjendat qeveritare. QPA do të punojë në rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënien e zyrtarëve politikë dhe publik karshi qytetarëve, duke ngritur çështje me rëndësi dhe që janë në interes të publikut.

Për të arritur qëllimet e saj, QPA do të ndërmarrë aktivitete si në vijim:

• Fushata avokimi dhe mediave;• Të organizojë konferenca, debate, tryeza;• Të hartojë raporte dhe rekomandime për politika publike;• Trajnime, konsulenca në fushat e politikave publike;• Mbështesë dhe të jetë pjesë e iniciativave të shoqërisë civile

QPA është anëtare e disa rrjeteve vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë: The World Justice Forum (www.wjp-forum.org), The Euclid Network (www.euclidnetwork.eu), CiviKos (www.cso-ks.org), Demokracisë në Verim (www.demokraciaveprim.org), The Justice and the Peopl (www.justiceandthepeople.org) etj.

Projektet kryesore të impementuara nga QPA: Për drejtësi më Transparente (2014), Ne meritojmë mjedisin të pastër (2014), Monitorimi zgjedhjeve parlamentare 2014 (2014), Mbrojtja e e Drinit të Bardhë nga degradimi (2013), Monitorimi i implementimit të strategjise së integrimit të komunitetit RAE(2013), Ofrimi i asistencës ligjore zyres së Kryeministrit(2012-2014), Të drejtat Politike dhe Sociale të Diasporës (2012-2013), Monitorimi i Implementimit të Ligjit të Punës(2012), Ofrimi i humumtimeve dhe analizave nga praktikat me të mira për hartim të legjislacionit(2012), Monitorimi i të drejtes në informacion(2012), Sa më të informuar aq më të mbrojtur jemi (2011), Inicimii nismave legjislative(2011), Siguria në rrugë(2011) Lehtësimi i pjesëmarrjes së shoqerisë civile në procesin e integrimeve europiane dhe liberalizimit të

Page 28: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

27

vizave(2011), Lehtësimi i pjesmarrjës publike në procesin e ligj bërjës(2010-2011), Organizimii seminareve publike me Këshillin e Pavarur Mbikqyrës(2010-2011), Ngritja e transparenvës dhe pjesmarrjës civile në procesin e ligj bërjës(2010), Për një mjedis me të mirë (2009), Ngritja e transparencës së instituvioneve publike(2009), Ndihmë qytetarëve për të pasur qasje me të mirë në informacionin publik(2009).

Page 29: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një

28

Page 30: TË DREJTAT E PUNËTORËVE - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/QPA_Ligji-i-punes...Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një