TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta...

20

Transcript of TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta...

Page 1: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,
Page 2: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,
Page 3: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

TË DREJTAT E MIGRANTËVE: RASTI I GREQISË

DHE ITALISË

Page 4: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

2

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian, Qeverisë Italiane dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

IOM nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarëdolloj përdorimi që mund t’i bëhet informacionit që përmban ky material.

IOM i përmbahet parimit se migracioni i organizuar dhe human i shërben migrantëve dhe shoqërisë. Si një organizatë ndërqeveritare, IOM bashkëpunon me partnerët në komunitetin ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve aktuale të migracionit; për të zhvilluar më tej kuptimin e çështjeve që lidhen me migracionin; për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet migracionit; dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve.

© 2009 Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Shqipëri

______________________Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet, kopjohet ose transmetohet në çfarëdolloj forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues ose të tjerë, pa marrë më parë miratimin me shkrim nga botuesi.

Page 5: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

3

Të drejtat e migrantëve

Është e natyrshme që migrantët, si të gjitha qeniet njerëzore gëzojnë të drejtat e njeriut të parashikuara në instrumentat ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut duhet t’u garantohen të gjithë personave të pranishëm në një shtet, përshi edhe migrantët, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor apo kohëzgjatja e qëndrimit. Ato duhet të aplikohen pa diskriminim, që do të thotë se nuk duhet të ekzistojnë arsye për injorimin e të drejtave dhe lirive themelore.Detyrimet e migrantëve nuk janë të paraqitura në norma specifike apo të përgjithshme. Megjithatë, shumica e shteteve parashikojnë shprehimisht në legjislacionin e tyre detyrimin e të huajve për të respektuar autoritetin e shtetit, ligjet dhe aktet në fuqi1.

Konventat specifike në fushën e migracionit dhe shtetet e BE që i kanë ratifikuar ato Konventa për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Protokolli i saj zbatuesE ratifikuar nga të gjitha vendet e BE. Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre (1998) Nuk është ratifikuar në asnjë nga vendet e BE.Konventa Nr. 97 “Mbi Migrimin për Motive Punësimi”Ratifikuar nga: Belgjika, Qiproja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar Konventa Nr. 143 “Për Punëtorët Migrantë” Ratifikuar nga: Qiproja, Italia, Portugalia, Sllovenia, Suedia.

Konventa Evropiane për Statusin e Migrantit Ratifikuar nga: Franca, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia.

Konventa për Pjesëmarrjen e të Huajve në Jetën Publike, në Nivel LokalRatifikuar nga: Danimarka, Finlanda, Italia, Holanda, Suedia.

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E MIGRANTËVE NË GREQI

POLITIKAT DHE INSTITUCIONET 2 Politikat e imigrimitPolitikat e imigrimitLigji nr. 3386/2005 “Hyrja, qëndrimi dhe integrimi social i shtetasve nga shtete jo-anëtare të BE-së në territorin grek” dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore.Institucionet kryesore që trajtojnë çështjet e imigrimit: Ministria e Brendshme, Administrimit Publik dhe Decentralizimit(MBAPD)Ministria e Rendit (MR)Ministria e Jashtme 1 Marrë nga botimi i IOM-it “E drejta migratore”.2 Marrë nga manuali për emigrimin e rregullt në Greqi, hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta.

Page 6: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

4

TË DREJTAT E TË HUAJVE NË GREQI

Të huajt që jetojnë në Greqi sigurohen nga institucionet e sigurimeve shoqërore 1. përkatëse dhe gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit vendas.

Dispozitat e dekretit presidencial 57/1973 për trajtim të barabartë dhe 2.mosdiskriminim zbatohen edhe për të huajt që qëndrojnë ligjërisht në Greqi.Të huajt e ndaluar informohen në një gjuhë që e kuptojnë, drejtpërdrejt apo pas hyrjes 3.së tyre në institucionet e burgimit, mbi rregullat si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre. Komunikimi lehtësohet nga punonjësit diplomatikë ose konsullorë të shtetit të shtetësisë së tyre apo të shtetit nga vijnë, si dhe nga avokatët.I huaji që qëndron ligjërisht në Greqi dhe largohet përkohësisht nga territori grek, 4.

mund të lejohet të rihyjë në vend nëse, kur rihyn leja e tij/saj e qëndrimit është ende e vlefshme. Të drejtat e të miturve të huaj për arsimim3

Shtetasit e huaj të mitur që jetojnë në territorin grek gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes 1.në arsimin e detyruar njësoj si shtetasit grekë.Shtetasit e huaj të mitur që ndjekin të gjitha shkallët e arsimimit kanë të drejtën, pa 2.asnjë kufizim, të marrin pjesë në aktivitetet shkollore dhe të komunitetit.Për regjistrimin e të miturve të huaj në shkollat publike kërkohen të njëjtat dokumenta 3.si për shtetasit. Në raste të veçanta, edhe pa paraqitur të gjitha dokumentat, shtetasit e huaj të mitur mund të regjistrohen në shkollat publike nëse:

a. mbrohen nga shteti grek për statusin e tyre të refugjatit dhe janë nën mbrojtjen e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët;b.vijnë nga zona me zhvillime të dhunshme; c. kanë paraqitur aplikim për azil;d. janë shtetas të vendeve të treta që jetojnë në Greqi, edhe nëse qëndrimi i tyre

ligjor është ende i pakonfirmuar. Ministri i Arsimit dhe Fesë merr vendimin për njohjen e arsimit të mëparshëm parësor 4.

dhe dytësor nga vendi i origjinës dhe kushtet për futjen në shkollë. Me një vendim të ngjashëm mund të përcaktohet mësimi plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare nëse ka mjaft nxënës të interesuar për këtë, në përputhje me modalitetet e Ministrisë.

Shtetasit e huaj që kanë përfunduar arsimin e mesëm në Greqi kanë të drejtën e hyrjes 5.në universitete me të njëjtat kushte si vendasit.

DETYRIMET E TË HUAJVE NË GREQITë huajt në Greqi janë të detyruar të paraqesin personalisht kërkesën për lëshimin e lejes Të huajt në Greqi janë të detyruar të paraqesin personalisht kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit, si dhe për ripërtëritjen e saj. Në çdo rast tjetër, autorizimi përkatës vërtetohet me shkrim.

I huaji gjatë qëndrimit në Greqi është i detyruar t’i deklarojë Shërbimit kompetent për të Shërbimit kompetent për të Huajt dhe ImigriminHuajt dhe Imigrimin informacionin e mëposhtëm :

çdo ndryshim të adresës së tij/saj;•çdo ndryshim të statusit të tij personal, në veçanti ndryshim të shtetësisë, ndarjen apo •anulimin e një martese;

3 Marrë nga Ligji Grek për të Huajt.

Page 7: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

5

humbjen, ripërtëritjen apo ndryshimin e pasaportës apo të çdo dokumenti tjetër •udhëtimi të tij;humbjen e lejes së tij të qëndrimit;•çdo ndryshim lidhur me punëdhënësin apo tipin e punësimit të tij. Në veçanti, •

ndryshimi i adresës i njoftohet edhe policisë. Deklaratat e mësipërme bëhen brenda një muaji pasi formësohen këto fakte.

I huaji të cilit nuk i është miratuar leja e qëndrimit, apo ripërtëritja e saj, apo i është anuluar ajo, detyrohet të largohet nga territori grek pa asnjë njoftim tjetër, përveç rastit kur ka paraqitur kërkesë për ripërtëritje dhe i është lëshuar një çertifikatë e paraqitjes së dokumentacionit, para përfundimit të afatit të saj.

I huaji që qëndron në Greqi për një periudhë 30 ditore pas përfundimit të lejes së tij të qëndrimit, që shkel për një periudhë të njëjtë kohe vizën e tij, kohën e qëndrimit të lirë që i takon, kohën e qëndrimit të lejuar sipas Shengenit apo atë të qëndrimit në zonat tranzit, detyrohet që, me largimin e tij, të paguajë një shumë parash katër herë më të madhe se sa depozita e kërkuar për një leje qëndrimi njëvjeçare. Të miturit dhe shtetasit nga vende të treta të riatdhesuar përjashtohen nga gjobat.Të miturit dhe shtetasit nga vende të treta të riatdhesuar përjashtohen nga gjobat.

Detyrime të përgjithshme për shtetasit e huaj në Greqi:

I huaji që del apo përpiqet të dalë nga territori grek, ose që hyn apo përpiqet të hyjë në të, pa ndjekur formalitetet ligjore, dënohet me burgim me të paktën tre muaj dhe një gjobë që shkon të paktën një mijë e pesëqind (1,500) euro (referuar gjysmës së parë të vitit 2008). Përbën shkelje penale dhe ndëshkohet me burgim, të paktën gjashtë muaj, dhe me një gjobë prej të paktën tremijë (3,000) euro (referuar gjysmës së parë të vitit 2008), përpjekja për t’u larguar nga vendi e personit që kërkohet nga autoritetet gjyqësore ose policore ose që ka taksa apo ndonjë detyrim tjetër përkundrejt shtetit grek.

HYRJA DHE QËNDRIMI I TË HUAJVE PËR PUNËSIM NË GREQI

1. Lejohet hyrja në Greqi për qëllime punësimi për një shtetas nga vende të treta që ka një marrëdhënie punësimi si punëmarrës me një punëdhënës të caktuar për një tip të caktuar punësimi, nëse ka marrë më parë vizën përkatëse.

Një shtetas i huaj që ka marrë një vizë me motive punësimi si punëmarrës, pajiset me një leje qëndrimi si i punësuar në Greqi, nëse:

ka një kontratë pune ku përcaktohet se paga e tij/saj është të paktën e barabartë me të •ardhurat mujore të një punëtori të pakualifikuar, si dhe nëse paraqet provat dokumentore të përcaktuara • me vendim, sipas nenit 11, par. me vendim, sipas nenit 11, par. 2 tëligjit 3386/2005.ligjit 3386/2005.

Leja e qëndrimit lëshohet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Rajonit.Kohëzgjatja e lejes së parë të qëndrimit është një vit.

Page 8: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

6

Si bëhet ripërtëritja e lejes së qëndrimit?Për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit për punësim si punëmarrës, i huaji duhet që brenda një periudhe dymujore para përfundimit të lejes së tij/saj të qëndrimit, të paraqesë pranë bashkisë apo komunës së vendit të tij të qëndrimit apo banimit një kërkesë dhe dokumentat e kërkuara.

LEJE QËNDRIMI PËR RIBASHKIM FAMILJAR

Kushtet që duhet të plotësohen nga të huajt në Greqi për të bërë ribashkim familjar me bashkëshortin/en që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe fëmijët e pamartuar nën 18 vjeç, përfshirë edhe fëmijët e adoptuar, janë:

duhet të kenë qëndrim të ligjshëm në Greqi të paktën prej dy vitesh;•duhet të bëjnë kërkesë për ribashkim familjar;•duhet të jenë në gjendje të provojnë lidhjet familjare;•pjesëtarët e familjes që do të bëjnë ribashkim duhet të jetojnë me ta;•duhet të provojnë se kanë të ardhura të rregullta dhe të qëndrueshme, të mjaftueshme •për të mbuluar nevojat e familjeve të tyre, d.m.th. të jenë të pavarur nga sistemi i asistencës sociale në Greqi. Këto të ardhura nuk mund të jenë më të ulëta sesa të ardhurat vjetore të një punëtori të pakualifikuar, që shumëzohen me 20 % për bashkëshort/e dhe 15 % për çdo fëmijë të mitur. Në rastin kur të dy prindërit qëndrojnë ligjërisht në Greqi, rritja e mësipërme prej 15 % nuk kërkohet lidhur me ribashkimin me fëmijët e tyre;duhet të kenë sigurime të plota shëndetësore, lidhur më të gjitha rreziqet për të cilat•

sigurohen shtetasit grekë, duke përfshirë edhe pjesëtarët e familjeve të tyre.

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për ribashkim familjar është një vit dhe është eripërtëritshme.

Pjesëtarët e familjes kanë të drejtë për: a) arsimim; b) punësim si punëmarrës dhe ushtrim të një aktiviteti të pavarur financiar; c) formim profesional, formim bazë dhe të avancuar, si dhe riformim.

DËBIMI ADMINISTRATIV I TË HUAJIT

Në cilat raste lejohet dëbimi administrativ i një të huaji? Lejohet dëbimi administrativ i një të huaji kur:

është dënuar me burgim njëvjeçar ose, pavarësisht nga vendimi, është dënuar për •krime lidhur me shkelje të regjimit, tradhti ndaj vendit, tregti dhe trafikim droge, fitime nga aktivitete të paligjshme, krime ekonomike ndërkombëtare, krime përmes përdorimit të teknologjisë së lartë, krime monetare, rezistencë, rrëmbim të miturish, krime kundër lirisë seksuale dhe për nxitje prostitucioni, krime ekonomike, shantazhe, fajde, shkelje të ligjit mbi mediatorët, falsifikime, certifikime të rreme, shpifje, kontrabandë, krime lidhur me armët, sendet antike, nxitjen e ardhjes së imigrantëve të paligjshëm në vend apo lehtësimin e transportit të tyre ose mbështetjen, sigurimin e strehimit për ta, me qëllim fshehjen e tyre, sa kohë që gjykata kompetente nuk ka marrë vendim për dëbimin e tij;

Page 9: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

7

ka shkelur dispozitat e ligjit për të huajt;• prania e tij në territorin grek është e rrezikshme për rendin publik dhe sigurinë e • vendit;prania e tij në territorin grek është e rrezikshme për shëndetin publik dhe ai nuk • plotëson masat e përcaktuara nga autoritetet mjekësore për mbrojtjen e shëndetit, edhe pse ka marrë informacionin përkatës.

I huaji gëzon të drejtën e apelimit kundër vendimit për dëbim, brenda pesë ditësh ngamarrja e njoftimit për dëbim, pranë Ministrit të Rendit Publik apo organit të autorizuar nga Ministri.

Kur ndalohet dëbimi?Ndalohet dëbimi administrativ nëse:

i huaji është i mitur dhe prindërit e tij apo personat që kanë kujdestarinë e tij • prindërore, qëndrojnë ligjërisht në Greqi;i huaji është prind i një të mituri grek dhe ka kujdestarinë prindërore ose duhet të • ofrojë kompensime përkatëse dhe aktualisht e bën këtë gjë;i huaji është mbi 80 vjeç;• i huaji është njohur si refugjat apo ka paraqitur kërkesë për azil;• i huaji është i mitur që ka qenë subjekt i masave riedukuese, me vendim të Gjykatës • për të Miturit.Ndalimi i dëbimit përfshin gjithashtu femrat shtatzëna gjatë shtatzanisë së tyre dhe • gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës.

Ombudsman-i grek - Avokati i Popullit në Greqi

Tek institucioni i Avokatit të Popullit në Greqi mund të drejtohet çdo individ, pavarësisht shtetësisë së tij, që ndodhet brenda ose jashtë Greqisë, i cili përballet me administratën publike greke. Individi mund të bëjë kërkesë në rastet kur veprimet ose mungesa e veprimeve të administratës shkelin të drejtat ose dëmtojnë interesat ligjore të tij. Avokati i Popullit ndërmjetëson mes administratës publike dhe individëve privatë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, sigurimin e përputhshmërisë me rregullat dhe të drejtën ligjore dhe luftën ndaj keqadministrimit. Avokati i popullit nuk ka të drejtën të vendosë sanksione ose të anulojë veprimet e paligjshme të administratës publike.

Për më shumë rreth Ombudsmanit grek mund të drejtoheni në faqen e internetithttp://www.synigoros.gr/en_index.htm

Ankesat mund të paraqiten nga vetë i interesuari në Zyrën e Ombudsmanit grek nëadresën: 5 Hadjiyanni Mexi St., 115 28 Athens, kati i tretë. Ankesat mund të paraqiten duke shkruar në adresën e mësipërme ose me faks në numrin ( 0210) 729 2129. Shtetasit e interesuar mund të paraqiten edhe personalisht çdo ditë në zyrën e Ombudsmanit, duke bërë pyetje drejtpërdrejt.

Page 10: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

8

1. INSTITUCIONET ITALIANE NË FUSHËN E MIGRACIONIT4

Drejtoria Qendrore e Policisë së Imigrimit dhe e KufijveKëshillat Territoriale për Imigrimin Departamenti për Liritë Civile dhe ImigriminSporteli Unik për ImigriminSporteli Unik për Imigrimin funksionon pranë çdo Prefekture për përpunimin e praktikave të punësimit të parë të punëtorëve të huaj dhe të ribashkimeve familjare.Sporteli Unik për Imigrimin përpunon praktikat e lidhura me procedurat:

e punësimit të parë të punëtorëve të huaj; •të ribashkimit familjar.•

PROCEDURAT E EMIGRIMIT NË ITALI

Punësimi i punëtorëve të huaj

Një punëdhënës në Itali, i cili synon të punësojë punëtorë nga Shtete Jo-Anëtare të Bashkimit Evropian, me qëndrim jashtë Italisë, duhet të paraqesë pranë Sportelit Unik për Imigracionin, në provincës e qëndrimit ose të asaj ku ka selinë ligjore firma apo ku do të zhvillohet aktiviteti i punësimit, një kërkesë në kuadrin e kuotave të parashikuara në dekretin përkatës të flukseve që përcakton numrin maksimal të shtetasve nga Shtete Jo – Anëtare të Bashkimit Evropian të pranuar çdo vit për të punuar në territorin italian (shih në fund).

Në rastin kur punëdhënësi në Itali e njeh tashmë punëtorin e huaj që dëshiron të punësojë ai duhet të paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin përkatës nëpërmjet faqes së internetit www.interno.it në Sportelin Unik për Imigracionin.

Në rastin kur, punëdhënësi në Itali nuk e njeh punëtorin e huaj ai mund të kërkojë, duke paraqitur dokumentacionin e sipërpërmendur, “nulla ostën” për punë për një ose më shumë persona të regjistruar në listat përkatëse të krijuara pranë përfaqësive më shumë persona të regjistruar në listat përkatëse të krijuara pranë përfaqësive më shumë persona të regjistruardiplomatike ose konsullore italiane.

Shënim i rëndësishëm: “Nulla osta” e ka vlefshmërinë 6 muaj, kohë gjatë së cilës “Nulla osta” e ka vlefshmërinë 6 muaj, kohë gjatë së cilës “punëtori i huaj duhet të hyjë në Itali, të paraqitet në Sportel dhe të lidhë kontratën.

Ribashkimi familjar

Një shtetas i huaj, mbajtës i lejes së qëndrimit për periudha të gjata ose të një leje qëndrimi për punësim dhe vetëpunësim, për azil, për motive familjare dhe për motive fetare, me kohëzgjatje jo më të vogël se një vit, mund të kërkojë të ribashkohet në Itali me të afërmit e tij me qëllim ruajtjen e njësisë familjare.

4 Marrë nga manuali për emigrimin e rregullt në Itali, hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta.

Page 11: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

9

Për cilët familjarë është parashikuar ribashkimi familjar?Bashkëshorti/ja;• Fëmijë të mitur, edhe të bashkëshortit ose të lindur jashtë martese, të pamartuar ose • ligjërisht të ndarë, me kusht që prindi tjetër, nëse ekziston, të ketë dhënë pëlqimin e tij;Fëmijë në moshë madhore në ngarkim, kur nuk mund të sigurojnë mbajtjen e • vetvetes për shkak të gjendjes shëndetësore që sjell pamundësinë e përhershme për të përmbushur vetë kërkesat primare të tij;Prindërit në ngarkim.•

Të huajt dhe gjendja civile

Që të mund të regjistrohesh në regjistrin e gjendjes civile duhet të jesh pjesëtar në moshë madhore i familjes tënde. Duhet të paraqitesh personalisht në zyrën e gjendjes civile të zonës ku ke banesën tënde, ku do të të jepet një formular për të plotësuar dhe nënshkruar.Në paraqitjen e kërkesës duhet të kesh:

lejen e qëndrimit me vlefshmëri më shumë se 3 muaj;• pasaportën e vlefshme ose një dokument të barasvlershëm me të;• kodin fiskal;• kontratën e qirasë të regjistruar;• vetëdeklarim mbi sipërfaqen e banesës;• dokumentat përkatës në lidhje me gjendjen civile (martesë, divorc...etj). Këto • dokumenta duhet të jenë:

1) origjinale të lëshuara nga autoritetet kompetente të Shtetit në të cilin është regjistruar ngjarja, të përkthyera në italisht dhe të legalizuara; 2) origjinale të lëshuara nga autoriteti konsullor i vendit tënd të origjinës që është në Itali me firmë të legalizuar pranë Prefekturës kompetente.

Brenda 60 ditëve nga rinovimi i lejes së qëndrimit, i huaji ka detyrimin për t’i dërguar zyrtarit të regjistrit të gjendjes civile të Komunës deklarimin e vendbanimit të zakonshëm, duke bashkëngjitur kopjen e lejes së re të qëndrimit. Në rastin e kundërt do të hiqet nga listat e popullsisë rezidente në Komunë.

Të huajt dhe shkollaArsimimi konsiderohet si një e drejtë-detyrë: e drejtë për të patur arsimim dhe detyrë për të frekuentuar shkollat deri në moshën 16 vjeçare. E drejta-detyrë ndaj arsimimit është e garantuar ndaj shtetasit të huaj me qëndrim të rregullt në Itali me barazi kushtesh me shtetasin italian. E drejta për studim është e njohur me ligj.

Hyrja në universitete

Nëse je tashmë në ItaliDo të mund të hysh në kurset universitare, me kushte të njëjta si studentët italianë nëse:

je rezident në Itali dhe ke një leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi për punësim, për • vetëpunësim, për motive familjare, për azil politik ose humanitar dhe për motive fetare;nëse qëndron në Itali, rregullisht, të paktën prej një viti dhe ke një titull studimi • (dëftesë, diplomë) të shkollës së mesme të marrë në Itali (apo të barasvlershme, nëse e ke marrë jashtë Italisë);

Page 12: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

10

Nëse, kudo që je rezident, ke një diplomë përfundimtare të shkollave italiane jashtë • Italisë, apo të shkollave të huaja, apo ndërkombëtare, që funksionojnë në Itali apo jashtë saj, objekt i marrëveshjeve dypalëshe apo normativave speciale.

Asistenca shëndetësore për shtetasit e huajPër shtetasit e huaj, nga Vende të Komunitetit Evropian dhe nga Vende Jo të Komunitetit Evropian, regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar garanton të gjithë asistencën shëndetësore të parashikuar nga legjislacioni italian dhe sjell barazi në trajtim me shtetasit italianë, për sa i përket detyrimit kontribues, asistencës që merret nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar dhe vlefshmërinë së përkohshme të saj.

Kush duhet të regjistrohet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor Italian?shtetasit e huaj mbajtës të lejes së qëndrimit që zhvillojnë aktivitet të rregullt pune si • të punësuar, si të vetëpunësuar ose që janë regjistruar në listat e ndërmjetësimit për punësim;shtetasit e huaj me qëndrim të rregullt ose ata që kanë kërkuar rinovimin e lejes së • qëndrimit për punësim, për vetëpunësim, për motive familjare, për azil, për kërkim të azilit, për pritje birësimi, për kujdestari, për marrje të shtetësisë ose për motive fetare;familjarët në ngarkim (me qëndrim të rregullt) të shtetasve të huaj që hyjnë në • kategoritë e sipërtreguara.

Regjistrimi bëhet pranë Shoqatës Shëndetësore Lokale (ASL) të territorit në të cilin personi është rezident ose pranë asaj në të cilën ka vendbanimin.

“Libreza personale shëndetësore” jep të drejtë për të patur falas, ose përkundrejt një kuote kontribuuese (kontribut shëndetësor), shërbimet e mëposhtme: vizita të përgjithshme mjekësore në ambulator dhe vizita mjekësore të specializuara, vizita mjekësore në shtëpi, shtrim në spital, vaksinime, kontrolle të gjakut, radiografi, ekografi, ilaçe, asistencë rehabilituese dhe proteza.

Për personat e paregjistruar në mungesë të burimeve ekonomike të mjaftueshme jepen shërbimet ambulatore, ato spitalore urgjente ose shumë parësore, ose të vazhdueshme, për sëmundje ose fatkeqësi dhe programet e mjekësisë parandaluese (për shembull vaksinimet), në reparte shëndetësore publike apo private të akredituara.

ShtetësiaShtetësia italiane bazohet në parimin e trashëgimisë sipas të cilit është italian fëmija i lindur nga babai italian dhe/ose nga nënë italiane.

Shtetasve të huaj, gjithsesi, shtetësia mund t’ju jepet në rastin e :martesës me shtetas italianë;• rezidencës në Itali.•

Page 13: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

11

Dhënia e shtetësisë prej martesës Mund të bësh kërkesë nëse:

je i martuar me një shtetas/e italian/e dhe qëndron ligjërisht në Itali prej të paktën • gjashtë muajsh, duke u nisur nga data e martesës;je me qëndrim jashtë vendit, pas tre vjetësh nga data e martesës.•

Dhënia e shtetësisë prej qëndrimit në ItaliMund të bësh kërkesën për marrjen e shtetësisë nëse:

je shtetas jo-komunitar dhe qëndron në mënyrë të ligjshme në Itali prej të paktën 10 • vjetësh;je fëmijë, apo nip/mbesë në linjë të drejtpërdrejtë të brezit të dytë të shtetasve italianë • nga lindja dhe qëndron në Itali prej 3 vitesh;nëse ke lindur në Itali dhe qëndron në mënyrë të ligjshme në Itali prej 3 vjetësh;• nëse je në moshë madhore, i birësuar nga shtetas italian, dhe qëndron në mënyrë të•

ligjshme në Itali prej 5 vjetësh pas birësimit;ke shërbyer, edhe jashtë Italisë, për të paktën 5 vjet nën varësinë e Shtetit Italian.•

Kur merr shtetësinë italiane për shkak të rezidencës në Itali nuk je i detyruar që të heqësh dorë nga shtetësia jote e origjinës.

Të miturit e huaj

Të miturit e huaj edhe pse mund të kenë hyrë në mënyrë klandestine në Itali, gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara nga Konventa e New York-ut Mbi të Drejtat e Fëmijëve (1989), ku ndër të tjera theksohet se në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me të miturit duhet të mbahet parasysh si fakt prioritar ”interesi i të miturit”.

Struktura e krijuar nga ligji për të mbikëqyrur mënyrën e qëndrimit të të miturve të huaj të pranuar përkohësisht në territorin e shtetit italian dhe për të koordinuar aktivitetet e administratave të interesuara, është Komiteti për të Miturit e Huaj, i ngritur pranë Ministrisë së Solidaritetit Social.

Të drejtat e të miturit të shoqëruar:

Për arsimimTë gjithë të miturit e huaj edhe pse të privuar nga leja e qëndrimit, kanë të drejtë të regjistrohen në shkolla të çdo kategorie dhe shkalle (jo vetëm në atë të detyrueshme). Regjistrimi i të miturve të huaj bëhet në të njëjtën mënyrë dhe kushte të parashikuara për të miturit italianë dhe mund të kërkohet në çdo periudhë të vitit. Të miturit që janë subjekt i detyrimit shkollor regjistrohen nën kujdesin e prindërve ose të atyre që i kanë në kujdestari.

Page 14: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

12

Për asistencë shëndetësore Të miturit e huaj mbajtës të një lejeje qëndrimi për moshë të mitur duhet të regjistrohen me detyrim, nga personat që ushtrojnë kujdestarinë mbi ta, në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (SSN) dhe kanë të drejtë për të patur të gjitha shërbimet e sistemit shëndetësor.

Të miturit e huaj që nuk kanë leje qëndrimi nuk mund të regjistrohen në SSN, por kanë gjithsesi të drejtë për përkujdesje ambulatore dhe spitalore urgjente ose të rëndësishme, si dhe të vazhdueshme, për sëmundje dhe fatkeqësi dhe për programet e mjekësisë parandaluese.

Për punëPër të miturit e huaj në fushën e punës aplikohen të njëjtat rregulla që zbatohen edhe ndaj të miturve italianë (pranimi në punë vetëm pas mbushjes së 15 vjetëve dhe duke përmbushur kërkesën e arsimit të detyrueshëm).

Të miturve të huaj “të pashoqëruar”Të miturve të huaj “të pashoqëruar”Iu njihen ndër të tjera të drejtat:Për mbrojtje dhe asistencë;Për të mos u përjashtuar, përveçse për motive të rendit publik dhe sigurinë e Shtetit;Për leje qëndrimi për moshë të mitur që mund të kthehet në leje për studime ose punë, me mbushjen e 18 vjeçëve, në përputhje me ligjin.

PËRJASHTIMI I TË HUAJVE NGA TERRITORI ITALIAN5

Prefekti merr vendim për përjashtimin e të huajit nga territori në rast se ai: -nuk i është nënshtruar kontrollit në kufi; -nuk ka deklaruar praninë e tij apo nuk ka kërkuar leje qëndrimi brenda tetë ditësh pune nga hyrja në Itali; -i është hequr apo anuluar qëndrimi; -nuk ka kërkuar rinovimin e lejes së qëndrimit, edhe pas 60 ditësh nga mbarimi i afatit të saj; -konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore. Përjashtimi nga territori mund të jetë i menjëhershëm (me shoqërim në kufi) ose të huajit mund t’i jepet mundësia për t’u larguar vullnetarisht

Kush nuk mund të përjashtohet?Nuk mund të përjashtohet apo të refuzohet i huaji:

i mitur, përveç rastit të së drejtës për t’u bashkuar me prindin apo kujdestarin e •përjashtuar; që zotëron leje për qëndrim afatgjatë të Komunitetit Evropian, përveç rastit kur •konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore; që bashkëjeton me një të afërm apo bashkëshort me shtetësi italiane; •në periudhën e shtatzanisë apo 6 muaj pas lindjes; •prind i një të mituri italian, edhe nëse nuk banon me të miturin, përveç rastit kur •nuk i është njohur aftësia prindërore.

5 Marrë nga botimi i Policisë Italiane “Të huajt: të drejtat dhe detyrimet” (Stranieri: diritti e doveri), Prill 2008.

Page 15: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

13

Apelimi i vendimit për përjashtimApelimi bëhet në gjykatën administrative të rajonit të Lacios, zyra e Romës, në rast se masa është marrë për arsye të sigurisë shtetërore apo të rendit publik dhe në gjykatën e shkallës së parë në vendin ku e ka selinë autoriteti që ka marrë masën për rastet e tjera.

Në rast të shkeljes së të drejtaveKu mund të drejtohet një emigrant shqiptar nëse pretendon se është viktimë e shkeljes së të drejtave nga ana e institucioneve shtetërore italiane?

Nëse një nëpunës i një zyre shtetërore refuzon të kryejë një shërbim për të cilin ju keni të drejtë dhe për këtë i jeni drejtuar sportelit përkatës, duhet të ankoheni tek përgjegjësi i sektorit dhe të kërkoni që përgjigja t’ju jepet me shkrim. Nëse e drejta juaj refuzohet me vendim të shkruar keni të drejtë të kërkoni realizimin e saj duke iu drejtuar organit hierarkik epror. Nëse edhe tek organi hierarkik epror nuk gjeni zgjidhje, keni të drejtë t’i drejtoheni organit gjyqësor kompetent në fushën administrative: Gjykatës Administrative të Rrethit (Tribunale Aministrativo Regionale), me një avokat vendas.

Institucione të tjera gjyqësore ku mund të drejtoheni janë gjykatat e të drejtave të njeriut siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Avokati i Popullit6

Në 14 nga 20 rajonet e Italisë funksionon zyra e Avokatit të Popullit, (Difensore Civico) ndërsa në pesë prej tyre Avokati i Popullit është në pritje të emërimit. Avokati i Popullit është një organ i zgjedhur nga Këshilli i Komunës dhe ushtron funksionet e tij në pavarësi të plotë në lidhje me organet e tjera administrative. Funksioni i tij është të sigurojë zbatimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve apo grupimeve të tyre në lidhje me zbatimin ose moszbatimin e fakteve, masave, vendimeve apo sjelljeve nga organet e administratës publike dhe të vërë në dukje mosfunksionimet, vonesat, neglizhencat, abuzimet dhe veprimet e parregullta apo të paligjshme. Për më shumë informacion drejtohuni në adresat e mëposhtme, sipas provincave: AbruzzoNicola Sisti Via Bazzano 2 - 67100 - L’AquilaTel: 0862 644.802; 800238180Fax: 0862 231.94Web: www.regione.abruzzo.itEmail: [email protected] në provinca: • Chieti, L’Aquila, Pescara, Teramo

6 Marrë nga faqja e internetit e Avokatit të Popullit në Romë www.difensorecivico.roma.it

Page 16: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

14

BasilicataSilvano Micele Piazza Vittorio Emanuele II, 14 - 85100 - PotenzaTel: 0971 668.076; 0971 274.564Fax: 0971 330.960Web: www.regione.basilicata.it/consiglio/difensorecivicoEmail: [email protected] në provinca: Matera, Potenza

CampaniaVincenzo Lucariello Via Giovanni Porzio 4 - 80143 - NapoliTel: 081 778.38.00 - 01Fax: 081 778.38.37Web: www.consiglio.regione.campania.itZyrat në provinca: Avellino, Benevento, Caserta, Napoli, Salerno

CalabriaNë pritje të emërimitZyrat në provinca: Catanzaro, Cosenza, Crotone, Reggio Calabria, Vibo Valentia

Emilia RomagnaAntonio Martino Viale Aldo Moro 4 - 40123 - BolognaTel: 051 284.903; 800515505Fax: 051 284.902Web: www.regione.emilia-romagna.itEmail: [email protected] në provinca: Bologna, Ferrara, Forlì - Cesena, Modena, Parma, Piacenza, Ravenna, Reggio Emilia, Rimini

Friuli - Venezia GiuliaCaterina Dolcher Via del Coroneo, 8 - 34100 - TriesteTel: 040 364.130; 040 377.22.20Fax: 040 377.22.89Web: www.regione.fvg.itEmail: [email protected] në provinca: Gorizia, Pordenone, Trieste, Udine

LazioFelice Maria Filocamo Via Giorgione 18 - 00147 - RomaTel: 06 6593 2014; 800 866 155Fax: 06 6593 2015Web: www.regione.lazio.itEmail: [email protected] në provinca: Frosinone, Latina, Roma, Viterbo

Page 17: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

15

LiguriaNë pritje të emërimit Viale Brigate Partigiane 2 - 16129 - GenovaTel: 010 565.384; 800807067Fax: 010 540.877Web: www.regione.liguria.itEmail: [email protected] në provinca: Genova, Imperia, La Spezia, Savona

LombardiaDonato Giordano Piazza Fidia 1 - 20159 - MilanoTel: 02 674.824.67; 02 674.826.51Fax: 02 674.824.87Web: www.consiglio.regione.lombardia.it/difensoreEmail: [email protected] në provinca: Bergamo, Brescia, Como, Cremona, Lecco, Lodi, Mantova, Milano, Pavia, Sondrio, Varese

MarcheAvv. Samuele Animali Corso Stamira 49 - 60122 - AnconaTel: 071 229.84.83 - 75Fax: 071 229.82.64Web: www.regione.marche.itEmail: [email protected] në provinca: Ancona, Ascoli Piceno, Macerata, Pesaro

PiemonteFrancesco Incandela Piazza Solferino 22 - 10121 - TorinoTel: 011 575.73.87 - 89Fax: 011 575.73.86Web: www.consiglioregionale.piemonte.itEmail: [email protected] në provinca: Alessandria, Asti, Biella, Cuneo, Novara, Torino, Verbano Cusio Ossola, Vercelli

SardegnaFrancesco Serra Via Roma 7 - 09125 - CagliariTel: 070 660.434 – 35; 800060160Fax: 070 673.003Zyrat në provinca: Cagliari, Nuoro, Oristano, Sassari

Page 18: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

16

ToscanaGiorgio Morales Via dei Pucci 4 - 50122 - FirenzeTel: 055 238.78.00; 800018488Fax: 055 210.230Web: www.consiglio.regione.toscana.itEmail: [email protected] në provinca: Arezzo, Firenze, Grosseto, Livorno, Lucca, Massa Carrara, Pisa, Pisa, Pisa, Pistoia, Prato, Siena

UmbriaNë pritje të emërimit Zyrat në provinca: Perugia, Terni

Valle d’AostaMaria Grazia Vacchina Via Festaz 52 - 11100 - AostaTel: 0165 262.214; 0165 238.868Fax: 0165 326.90Web: www.consiglio.regione.vda.itEmail: [email protected] në provinca: Aosta

VenetoVittorio Bottoli Via Brenta Vecchia 8 - 30175 Mestre - VeneziaTel: 041 238.34.11 – 01; 800294000Fax: 041 504.23.72Web: www.consiglio.regione.veneto.itEmail: [email protected] në provinca: Belluno, Padova, Rovigo, Treviso, Venezia, Verona, Vicenza

PugliaNë pritje të emërimit Zyrat në provinca: Bari, Brindisi, Foggia, Lecce, Taranto

SiciliaNë pritje të emërimit Zyrat në provinca: Agrigento, Caltanissetta, Catania, Enna, Messina, Palermo, Ragusa, Siracusa, Trapani

Trentino A.ANë pritje të emërimit Zyrat në provinca: Bolzano, Trento

Page 19: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,

1715

Page 20: TË DREJTAT DHE ITALISË - albania.iom.int. Te drejtat ne Itali Greqi... · Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet,