Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

50
Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ‘titanëve’ të teknologjisë në arsim në botë dhe në rajon Studenti Mentor: Prof. Arianit Syla Lejla Abazi-Bexheti Tetovë, 2021 UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE УНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПА SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE BASHKËKOHORE ФАКУЛТЕТ ЗА СОВРЕМЕНИ НАУКИ И ТЕХНОЛОГИИ FACULTY OF CONTEMPORARY SCIENCES AND TECHNOLOGIES

Transcript of Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

Page 1: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit

të ‘titanëve’ të teknologjisë në arsim në botë

dhe në rajon

Studenti Mentor: Prof.

Arianit Syla Lejla Abazi-Bexheti

Tetovë, 2021

UNIVERSITETI I EVROPËS

JUGLINDORE УНИВЕРЗИТЕТ НА

ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПА SOUTH

EAST EUROPEAN UNIVERSITY

FAKULTETI I SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE

BASHKËKOHORE ФАКУЛТЕТ ЗА СОВРЕМЕНИ

НАУКИ И ТЕХНОЛОГИИ FACULTY OF

CONTEMPORARY SCIENCES AND

TECHNOLOGIES

Page 2: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

II

Unë vërtetoj që jam autori origjinal i kësaj vepre me titullin “Studim krahasues i tregut të arsimit dhe

rolit të ‘titanëve’ të teknologjisë në arsim në botë dhe në rajon”, përveç citimeve të referencave

Kandidati: Arianit Syla

Page 3: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

III

FALENDERIME

Në radhë të parë i jam përherë mirënjohëse familjes time të cilët më kanë përkrahur deri në çastet e

fundit të jetës së tyre.

Falënderoj shumë nusen dhe dy fëmijët, që më ofruan dashuri të sinqertë dhe mbështetje.

Falënderim të veçantë kam për Prof. Lejla Abazi-Bexheti, të cilën e çmoj shumë për durimin që pati për

diskutimet, këshillat dhe rekomandimet që më dha për të përzgjedhur këtë temë. Gjithashtu, dua të

falënderoj stafin e SEEU, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, për mbështetje dhe përkrahje gjatë

gjithë kohës.

Page 4: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

4

Përmbajtja

FALENDERIME .............................................................................................................................................. III

Tabela e Figurave .......................................................................................................................................... 5

Tabelat .......................................................................................................................................................... 5

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 6

ABSTRACT ...................................................................................................................................................... 7

Апстракт ....................................................................................................................................................... 8

I. HYRJE ..................................................................................................................................................... 9

I.a OBJEKTIVAT ..................................................................................................................................... 11

I.b Hipoteza dhe pyetje kërkimore .................................................................................................. 11

II. SHFLETIMI I LITERATURËS ................................................................................................................... 13

II.a Punimet e ardhshme dhe zbrastësirat kërkimore ...................................................................... 17

III. KARAKTERISTIKAT E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE NGA SISTEME TË NDRYSHME E-LEARNING .......... 19

III.a TEKNOLOGJIA E VJETËR ............................................................................................................... 19

III.b TEKNOLOGJIA E RE ...................................................................................................................... 20

IV. NDIKIMI I TEKNOLOGJISË KOMPJUTERIKE NË ARSIM ..................................................................... 23

IV.a Kategori të shfrytëzimit të kompjuterit në arsim ....................................................................... 23

IV.b Mësimi “nga” kompjuteri (Learning from computer) ................................................................. 23

IV.c Mësimi “me” kompjuterin (Learning With computer) ............................................................... 25

IV.d Ndikimi reciprok i teknologjisë kompjuterike dhe teorive për mësim ....................................... 25

V. METODOLOGJIA KËRKIMIT.................................................................................................................. 28

VI. GJETJET E HULUMTIMIT .................................................................................................................. 31

VII. PËRFUNDIM .................................................................................................................................... 39

VIII. Bibliografia ...................................................................................................................................... 42

IX. SHTOJCAT ........................................................................................................................................ 44

IX.a Shtojca A – Pyetjet dhe përgjigjet nga anketa e realizuar .......................................................... 44

Page 5: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

5

Tabela e Figurave Figura 1 Sa njerëz përdorin Facebook në Kosovë ....................................................................................... 10

Figura 2 Logo e Google Classroom .............................................................................................................. 21

Figura 3 Logo e Apple Classroom ................................................................................................................ 21

Figura 4 Logo e Microsoft Classroom .......................................................................................................... 22

Figura 5 Zbatimi i teknologjisë në mësim ................................................................................................... 24

Figura 6 Shpërndarja e përdorimit të platformave në SHBA (Bloomberg) ................................................. 33

Figura 7 Përdorimi i platformave në Kosovë .............................................................................................. 34

Figura 8 Kërkimi në google, për Google Classroom dhe Zoom për Kosovë ................................................ 35

Figura 9 Kërkimi në google, për Google Classroom dhe Zoom në Maqedoninë e Veriut ........................... 36

Figura 10 Efikasiteti i mësimit online .......................................................................................................... 36

Figura 11 Rezultati për pro përdorimit të teknologjisë në shkollë ............................................................. 37

Figura 12 Pyetja rreth metodës mësimore ................................................................................................. 38

Figura 13 Përgjigja e pyetjës së parë .......................................................................................................... 44

Figura 14 Përgjigja e pyetjës së dytë ........................................................................................................... 45

Figura 15 Përgjigja e pyetjës së tretë .......................................................................................................... 45

Figura 16 Përgjigja e pyetjës së katërt ........................................................................................................ 46

Figura 17 Përgjigja e pyetjës së pestë ......................................................................................................... 46

Figura 18 Përgjigja e pyetjës së shtatë ........................................................................................................ 47

Figura 19 Përgjigja e pyetjës së tetë ........................................................................................................... 48

Figura 20 Përgjigja e pyetjës së nëntë ........................................................................................................ 48

Figura 21 Përgjigja e pyetjës së dhjetë ....................................................................................................... 49

Figura 22 Përgjigja e pyetjës së njëmbëdhjetë ........................................................................................... 49

Figura 23 Përgjigja e pyetjës së dymbëdhjetë ............................................................................................ 50

Tabelat Tabela 1 Pjesmarrja online në kurse (Stefanile, 2020) ............................................................................... 11

Tabela 2 Shikime kontraste të biheviorizmit dhe konstruktivizmit (Aldamigh) .......................................... 26

Tabela 3 Krahasimi i platformave në bazë të karakteristikave ................................................................... 32

Page 6: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

6

ABSTRAKT

Integrimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ofron mundësi të paparë për sistemet

e arsimit me kapacitetin për të integruar, rritur ndërveprimin në distance gjeografike dhe në

mënyrë domethënëse për të arritur objektivat e të mësuarit. Ambienti i mbështetur me TIK ofron

fleksibilitet, interaktivitet dhe komoditet. TIK- u jep mundësi studentëve për të mësuar,

shkëmbyer ide dhe informacione në stile dhe formate të ndryshmet komunikimit.

Disponueshmëria e infrastrukturës së përshtatshme për mbështetjen e vendosjes së TIK-ut në

shkolla është një sfidë e madhe me të cilën ballafaqohen aktualisht shkollat në vend. Në këtë

punim do të bëjmë një hulumtim për kompanitë si Google, Apple dhe Microsoft të cilat me

produktet e tyre që ofrojnë në tregun e Edukimit janë duke zhvilluar një konkurrencë të madhe.

Teknologjia dhe komunikimi janë menduar për të shtuar angazhimin e studentëve dhe lehtësuar

punën e mësuesve. Por mungesa e dijeve të mjaftueshme, mësuesve do tu shkaktonte pasiguri,

konfuzitet në vend që të ndiheshin të lehtësuar. Si pasojë nxënësit do të dilnin me gjysëmdije

apo më keq me dije të gabuara dhe këto do të rezultonin në mungesë rezultati dhe mossuksesi

për gjithë jetën. Ndërsa nëse mësuesit do të ishin në gjendje për shfrytëzimin e drejtë të

teknologjisë do të rezultonte në gjenerata të reja që janë të pajisura me dije, performancë të

shkëlqyer dhe konkurrent në botën bashkëkohore. Hulumtim i këtij punimi është i bazuar në atë

se çka ofrojnë kompanitë në fjalë për edukim, çfarë janë pajisjet që ato ofrojnë për student, çfarë

janë platformat që ato mundë të përdorin për instalim, përparësitë që kompanitë ofrojnë

shfrytëzimin e platformave të tyre.

Page 7: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

7

ABSTRACT

Integration of Information and Communication Technology provides unprecedented

opportunities for education systems ëith the capacity to integrate, enhance interoperability over

geographical distances and significantly achieve learning objectives. The ICT-supported

environment offers flexibility, interactivity and convenience. ICT enables students to learn,

exchange ideas and information in various communication styles and formats. The availability of

adequate infrastructure to support ICT deployment in schools is a major challenge that schools

currently face in the country. In this paper we will do a research on companies like Google, Apple

and Microsoft ëhich are competing with their products in the Education market.

Technology and communication are meant to increase student engagement and facilitate

teacher performance. But lack of knowledge would cause teachers uncertainty, confusion instead

of feeling relieved. As a result, students would come out half-heartedly or worse with the wrong

knoëledge, and these would result in a lifetime of failure and failure. Whereas teachers would be

able to make the right use of technology would result in neë generations that are endoëed ëith

knoëledge, excellent performance and competitive in the contemporary world. The research of

this paper is based on ëhat the companies in question offer for education, what equipment they

provide to the student, what platforms they can use for installation, the advantages that

companies offer to use their platforms.

Page 8: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

8

Апстракт

Интеграција на информатичка и комуникациска технологија, обезбедува невидени

можности за образовните системи со капацитет да се интегрираат, да ја зајакнат

интероперабилноста на географските растојанија и значително да постигнат цели за учење.

Environmentивотната средина поддржана од ИКТ нуди флексибилност, интерактивност и

практичност. ИКТ им овозможува на студентите да учат, разменуваат идеи и информации

во различни стилови на комуникација и формати. Достапноста на соодветна

инфраструктура за поддршка на распоредувањето на ИКТ во училиштата е голем предизвик

со кој училиштата моментно се соочуваат во земјата. Во овој труд ќе направиме

истражување за компании како „Гугл“, „Епл“ и „Мајкрософт“ кои со своите производи што

ги нудат на пазарот за образование развиваат голема конкуренција.

Технологијата и комуникацијата имаат за цел да го зголемат ангажираноста на учениците и

да го олеснат работењето на наставниците. Но, недостаток на знаење ќе предизвика

неизвесност од наставниците, збунетост наместо да се чувствуваат ослободени. Како

резултат, учениците би излегле полудесно или полошо со погрешно знаење и овие би

резултирале во живот на неуспех и неуспех. Со оглед на тоа што наставниците би можеле

да ја искористат правилната употреба на технологијата, ќе резултира во нови генерации кои

се обдарени со знаење, одлични перформанси и конкурентност во современиот свет.

Истражувањето на овој труд се заснова на она што компаниите нудат за образование, каква

опрема им даваат на студентот, какви платформи можат да ги користат за инсталација,

предностите што компаниите ги нудат за да ги користат своите платформи.

Page 9: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

9

I. HYRJE

Integrimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ofron shumë mundësi për sistemet e

arsimit duke u bazuar në kapacitetin për të integruar teknologjitë në mësim, rritur ndërveprimin

në distancë gjeografike duke rezultuar në një mënyrë shume efikase për të arritur objektivat e të

mësuarit. Ambienti i mbështetur me TIK ofron fleksibilitet, interaktivitet dhe komoditet. TIK- u

jep mundësi studentëve për të mësuar, shkëmbyer ide dhe informacione në stile dhe formate të

ndryshme të komunikimit. Disponueshmëria e infrastrukturës së përshtatshme për mbështetjen

e vendosjes së TIK-ut në shkolla është një sfidë e madhe me të cilën ballafaqohen aktualisht

shkollat në vend. Në këtë punim do të bëjmë një hulumtim për kompanitë si Google, Apple dhe

Microsoft të cilat me produktet e tyre që ofrojnë në tregun e Edukimit janë duke zhvilluar një

konkurrencë të madhe.

Teknologjia dhe komunikimi janë menduar për të shtuar angazhimin e studentëve dhe lehtësuar

punën e mësuesve. Por mungesa e dijeve të mjaftueshme, mësuesve do tu shkaktonte pasiguri,

konfuzitet në vend që të ndiheshin të lehtësuar. Si pasojë nxënësit do të dilnin me gjysëmdije

apo më keq me dije të gabuara dhe këto do të rezultonin në mungesë rezultati dhe mossuksesi

për gjithë jetën. Ndërsa nëse mësuesit do të kishin njohuri për përcaktimin dhe shfrytëzimin e

drejtë të teknologjisë do të rezultonte në gjenerata të reja që janë të pajisura me dije,

performancë të shkëlqyer dhe konkurrent në botën bashkëkohore. Hulumtim i këtij punimi është

I bazuar në atë se çka ofrojnë kompanitë në fjalë për edukim, çfarë janë pajisjet që ato ofrojnë

për student, çfarë janë platformat që ato mundë të përdorin për instalim, përparësitë që

kompanitë ofrojnë shfrytëzimin e platformave të tyre, etj.

Andaj rëndësia e punimit konsiston në faktin që një krahasim i platformave aktuale më të

fuqishme për mësim online, do jap një tablo më të detajuar se cilat janë opsionet më të mira për

tu përdorur dhe informacione të duhura edukuese për përdoruesit e këtyre platformave, për të

dhënë një kontribut në aftësimin më të lehtë të përdoruesve, sidomos në kohën kur kjo është

bërë domosdoshmëri.

Page 10: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

10

Nëse marrim rastin e Kosovës, shohim se teknologjia e sidomos interneti është mjaft i përdorur.

Më e lehta metodë për të shikuar se sa përdorues përafërsisht ka në Kosovë, mundemi të qasemi

të Facebook, si rrjeti social më i përdorur në Kosovë, ku tek people insight nëse zgjedhim shtetin

e Kosovës, atëherë e shohim se janë aftër nje milionë përdorues në Facebook, ose 800.000 –

900.000 nëse marrim vetëm ata përdorues të moshës madhore, pra mbi 18 vjeçare (Figura 1).

Kjo realisht mundet të përkthehet se përafërshit ky është numri i njerëzve që përdorin

teknologjinë.

Figura 1 Sa njerëz përdorin Facebook në Kosovë

Ritja e mësimit online është në rritje në dekadën e fundit jo vetëm në rajon, por në gjith globin.

Nëse marrim statistikat për në SHBA për periudhën nga viti 2013 deri në në vitin 2019 të paraqitur

nga (Stefanile, 2020), shohim një rritje të mësimit online, ku studentët kanë mësuar online në

disa nga kurset apo ligjëratat e tyre.

Viti Pjesmarrje online në kurset Pjesmarrje online në

disa nga kurset

Numri i studentëve të cilët

nuk kanë ndjekur online

2013-14 2,664,534 2,843,752 15,339,764

2014-15 2,823,512 2,901,022 14,939,646

2015-16 2,877,188 3,095,280 14,427,696

2016-17 2,980,184 3,330,529 13,919,299

Page 11: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

11

2017-18 3,104,913 2,703,529 13,480,913

2018-19 3,259,560 3,677,689 13,071,185

Tabela 1 Pjesmarrja online në kurse (Stefanile, 2020)

I.a OBJEKTIVAT

Hulumtimi në këtë temë, do të fokusohet në ofrimin e shërbimeve mësimore nga tre kompanitë:

Google, Apple dhe Microsoft, ku në lëminë e tregut të Edukimit si platforma tё cilat janë më të

zhvilluarat ne tregun E-learning në botë. Në tregun e mësimit në distancë kompania Google

përfaqësohet me platformën e krijuar Google Classroom, ndërsa Apple me Apple Classroom dhe

kompania Microsoft platformën të cilët edhe mundemi të e quajmë Microsoft Classroom. Studimi

do të fokusohet në shërbimet që ato ofrojnë në platformat e tyre, në çmimin që ato ofrojnë në

paisje si dhe në ofrimin e shërbimeve dhe mundësive që ato ofrojnë gjatë përdorimit në

institucionet shkollore, mundesia e përdorimit të këtyre platformave në pajisjet tjera.

Përveç se do shohim se si këto platforma janë të përdorura në botë, gjithashtu me anë të një

pyetësori e cila do të përdoret për të pyetur mësimdhënësit si dhe studentët, do të mundemi të

shohim se si dhe sa këto platforma janë të përdorur në shtetin e Kosovës, ku dhe do të shohim

se përafërsisht se kur kanë filluar të përdoren në Kosovë.

I.b Hipoteza dhe pyetje kërkimore

H1. Trendet botërore në aplikimin e teknologjive në mësimdhënie reflektojnë në trendet në

rajon.

H2. Çmimi është faktor kyç në përcaktimin e teknologjive në mësimdhënie në rajon.

H3. Përdorimi i teknologjive përkatëse në procesin edukativ të nxënësve tregon preferenca të

nxënësve që edhe në procesin mëtejmë edukativ dhe profesional të përdorin të njëjtën.

Me anë të pyetjeve të ngritura dhe hipotezës, ky hulumtim do të trajtojë shfrytëzimin dhe

perdorimin e platformave për mesim në botë dhe ne rajonin tone.

Page 12: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

12

Pra në kapitullin e hyrjes ne permendem disa nga konceptet kryesore të shfrytëzimit te këtyre

platformave dhe pse duhet të shfrytëzohen keto platforma. Gjithashtu ne diskutuam

shkurtimisht edhe përdorimin teknologjik në Kosovë si dhe statistikat e mësimit online në SHBA.

Përshkruam edhe se çfarë do të përmban hulumtimi i jonë, si dhe rezultatet të cilat do të

paraqiten nga hulumtimi që do të bëhet përmes pyetësorit e cila do të realizohet me google form.

Poashtu, ne pamë që hipoteza kryesore është tek trendet botërore për përdorimin e teknologjive

për mësimdhenie në Botë e veçanërisht në Kosovë, e të cilës hipotezë edhe do të i jepim më

tepër rëndësi, në hulumtimin të cilën do e bëjmë.

Page 13: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

13

II. SHFLETIMI I LITERATURËS

Përderisa të mësuarit me ndihmën e TIK-ut dhe të mësuarit elektronik ka ndryshuar mënyrat

tradicionale të të mësuarit dhe mësimdhënies në shumë fusha edhe fokusi i shumicës së

hulumtimeve u orientua në këtë drejtim. Kështu duke u nisur nga ajo se çfarë lehtësirash ofron

TIK në institucione të edukimit në përgjithësi, si dhe në aspekte të veçanta.Me teknologji

mësimore në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptojmë tërësitë e njohurive dhe mënyrat e

përpunimit te përmbajtjeve mësimore dhe metodat e format që zbatohen në proçesin e

mësimdhënies në etapa të ndryshme të punës mësimore.Në mësimin bashkëkohor pozita dhe

roli i nxënësit ndryshon në krahasim me të kaluarën, sepse ai është subjekt aktiv, por edhe

kreativ, siç e kërkon edhe vetë organizimi bashkëkohor i mësimit. Prandaj edhe format

bashkëkohore të punës mësimore (individuale, tandem, në grupe dhe kolektive) krijojnë kushte

optimale për realizimin e detyrave që shtron shoqëria, në lëmin e edukimit dhe arsimit të brezit

të ri (Dacaj, 2018, fq 8). TIK mund të sigurojë resurset dhe kornizat pedagogjike për të ju

mundësuar nxënësëve të bëhen efektiv dhe të pavarur (Tezci, E. 2011). Shembull, programet

kompjuterike në dispozicion mund të përshtaten me nivelin e nxënësëve dhe pastaj vendosin

detyrat e përshtatshme si dhe vrejtjet për performancën. Përdorimi racional, mund të ju ndihmoj

nxënësve për rezultate më të mira. Kur lëndët e përfshira në teknologjinë e informacionit dhe

komunikimit (TIK) janë mësuar mirë, kanë treguar rritjen e shkallës së kuptueshmërisë dhe të

arriturave të nxënësëve në lëndët përkatëse. Kjo për arsye se TIK “i vërtetë” është më shumë për

aftësitë e të menduarit se sa për zotrimin e softuerëve të veçant. (Tezci, E. 2011). Elementet

determinante të mësimit bashkëkohor i përbëjnë: a) Karakteri institucional i organizimit të kësaj

veprimtarie, b) Karakteri unik i realizimit të përmbajtjeve edukative dhe arsimore, të

mbështetura në strukturën e planit dhe të programit të aprovuar nga instancat më të larta dhe

më kompetente të vendit, c) Karakteri i zhvillimit të raporteve të drejta interaksionale të të gjitha

subjekteve në mësim dhe në mësimdhënie. (Zylfiu, 2001, fq 21). Kjo e kthen në domosdoshmëri

dhe në raport varshmërie mësimin bashkëkohor dhe shkallën e efikasitetit të TIK në mësim.

Hulumtime të shumta, sistematike, mbi 30 vite, kanë identifikuar që cilësia e të mësuarit të

nxënësëve është e lidhur me atë se çka janë duke mësuar nxënësit, si i qasen mësimeve të tyre

Page 14: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

14

dhe si e përceptojnë kontekstin e të mësuarit. Hulumtimet kanë treguar se kjo është e lidhur

edhe me përceptimin e mësuesëve për të mësuarit të nxënësëve, si e konceptojnë mësimdhënien

dhe si ata qasen në eksperienca të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Rezultatet kryesore

sygjerojnë:

• Jo të gjithë nxënësit arrijnë eksperiencat e dëshiruara, edhe pse pregaditen në të njejtën

mënyrë nga mësuesit (Biggs, J. B. 2003);

• Kualiteti i eksperiencave të fituara nga nxënësit është i lidhur me qasjet e ndryshme të

përshtatura nga mësuesit në mësimdhënie (Biggs, J. B. 2003);

• Cilësia e të mësuarit mund të vlerësohet duke përdorur instrumentet përkatëse në

përfundim të ligjerimit të lëndës.

Sipas një studimimi nga autorët Erişti, Kurt dhe Dindar mësuesit janë të gatshëm të përdorin

teknologjinë në kurset e tyre. Sidoqoftë, është një fakt i qartë se ata kanë nevojë për mbështetje

të vazhdueshme në lidhje me përdorimin e teknologjisë në kurset e tyre. Faktorë të tillë si numri

i kufizuar i stafit për të siguruar mësimdhënës mbështetje teknologjike në shkolla; pamundësia

për t'u siguruar mësuesve një mbështetje të menjëhershme në kohën e saktë kur është e

nevojshme; mungesa e nën-strukturës; kushtet fizike; cilësinë e efikasitetit të mësuesve në

përdorimin e teknologjisë; dhe mungesa e një kohe të mjaftueshme në procesin e bërjes efikase

në përdorimin e teknologjisë rrisin problemet që mësuesit përjetojnë në lidhje me përdorimin e

teknologjisë. Prandaj, mësuesit nuk mund të përdorin me efikasitet teknologjinë në kurset e tyre

(Erişti, Kurt dhe Dindar, 2012).

Studime të shumta gjithashtu u fokusuan në përdorimin e teknologjisë në edukim. Teknologjia

duhet të përdoret më shumë se sa në mbështetjen e metodave tradicionale. (IEEE Learning

Technology Standards Committee (LTSC)-2001) Mësuesit duhet të mësojnë jo vetëm se si të

përdorin teknologjinë për të përmirësuar mësimdhënien tradicionale apo për rritjen e

produktivitetit, por gjithashtu duhet të mësohet nga përspektiva nxënësi në qendër, si TIK mund

të integrohet në aktivitetet e klasës për promovimin e të mësuarit të nxënësëve. Kjo do të thot

se mësuesit duhet të përdorin TIK në mënyra më kreative dhe produktive për rritjen e

angazhimeve dhe aktiviteteve dhe mësimeve më efektive. Hence, Castro Sanchez dhe Aleman

Page 15: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

15

sygjerojnë që mësuesit duhet të jenë të hapur ndaj integrimit të TIK në klasë. Është e

domosdoshme që mësuesit të mësojnë strategji të reja të mësimdhënies për adaptimin në veglat

e reja gjatë mësimdhënies me teknologji. Mësimdhënësit përdorin TIK-un më shumë për

përgaditjen e testeve se sa për të nxitur mendimin kritik. (Castro Sánchez, J. J. and Alemán, E. C.,

2011) Në mënyrë të ngjashme, Palak dhe Walls argumentojnë se mësuesit kryesisht përdorin

teknologjinë për të mbështetur qasjet e tyre ekzistuese të mësimdhënies dhe më rrallë për të

nxitur të mësuarit me qendër nxënësin. Sipas autorëve, një shpjegim i mundshëm është mungesa

e modeleve se si të përdorin teknologjinë për lehtësimin e të mësuarit dhe kufizimet e lidhura

me faktorët kontekstual si madhësia e klasës dhe aftësia e studentëve. Më tej, Brush, Glazeëski

dhe Heë, gjetën se pregaditja paraprake e mësuesve nuk siguron njohuri të mjaftueshme për të

mbështetur përdorimin e teknologjisë, nuk demostron metodat e duhura për integrimin e

teknologjisë në kurikula. (Brush, T., Glazewski, K. D. and Hew, K. F., 2008) Më shumë trajnime

duhet të sigurohen për parapregaditje të mësuesve në mënyrë që të bëhet integrimi efektiv i

teknologjisë në klasë. Për të ndihmuar mësuesit që të përballen me këto vështirësi, Chen sygjeron

që në vend se të sigurohen vetëm teoritë, hulumtuesit e TIK duhet të ofrojnë shembuj të

dokumetuar se si mësuesit do të bëjnë integrimin e teknologjisë në mënyrë efektive për të

përmbushur nevojat dhe qëllimet e tyre pedagogjike. Google classroom, Apple Classroom,

Microsoft 365 dhe teknologji te tjera si LSM janë të specializuara si Teknologji e sistemeve

Mësimore, bazuar në Internet dhe WWW për të siguruar edukimin dhe trajnimin me standardet

e hapura të të mësuarit në distance. Hartimi dhe zbatimi i sistemeve të tilla nuk është detyrë e

lehtë, pasi që kemi të bëjmë me teknologji komplekse që përfshijnë shumëllojshmëri të

komponenteve organizative, administrative, mësimore dhe teknologjike.

Teknologjia e lartëcekur për mësimdhënie ka një rëndësi të veçantë dhe trajtohet si e tillë përmes

studimeve të ndryshme.

Ndikimi i teknologjisë është dhe mund të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për sa i përket

sektorit të arsimit. Vetëm përmes përdorimit të teknologjisë mund të mohojmë rëndësinë e

pranisë fizike dhe të arrijmë çdo fëmijë në çdo cep të këtij vendi. Ky rrafshim i botës do të na

ndihmojë të ndihmojmë jo vetëm shkollat dhe fëmijët e ndryshëm të vendit, por edhe botën.

Page 16: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

16

Përdorimi i teknologjisë e bën gjithashtu të gjithë procesin e të mësuarit jo vetëm interesant, por

edhe më me ndikim (Jubileen Aguilar Jul 2, 2018).

Roli i teknologjisë së informacionit ka rezultuar në zgjerimin e aksesit arsimor, duke u dhënë

njerëzve mundësinë për të studiuar për një kualifikim ose një karrierë të re në kohën e tyre

ndihmëse. Teknologjia e informacionit (IT) ka luajtur një rol të madh në zgjerimin e zotërimit të

sektorit të arsimit. Më shumë njerëz që janë të arsimuar, tani mund të kenë qasje në trajnime

për karrierë dhe madje edhe kurse të gradave në internet. Shumica e universiteteve tani

sugjerojnë lektorë që të vendosin materialet e tyre mësimore në internet në mënyrë që studentët

të kenë mundësi t'i përdorin ato jashtë leksioneve dhe udhëzimeve të rregullta. Kushdo që ka një

kompjuter dhe vullnetin për të mësuar mund të studiojë për një diplomë dhe / ose një ndryshim

në karrierë (Jeffels, 2010)

Studentët do të arsimohen nga përdorimi i teknologjisë së informacionit në institutet arsimore

sepse teknologjia e informacionit ofron plan mësimor më kreativ, plan mësimi dhe udhëzim për

të rritur njohuritë e studentëve. Motorët e kërkimit në internet e bëjnë kërkimin më të lehtë dhe

ofrojnë informacion të azhurnuar dhe kërkim të shpejtë vetëm me një klikim të miut. Interneti

gjithashtu i siguron studentit që ai/ajo të ketë informacion të saktë dhe të vlefshëm (Randash,

2010).

Ndërsa arsimi po orientohet më shumë drejt aspekteve praktike sesa teorike, dhe me

intensifikimin e konkurrencës ndërmjet ofruesve të arsimit, institucionet në të gjithë botën po

investojnë shumë në teknologji për t'u siguruar studentëve të tyre informacion më të shpejtë,

më të qartë dhe të azhurnuar. Dhe, në këtë epokë të internetit, kur konkurrenca midis

institucioneve arsimore ka shkuar gjithashtu globale, institucionet arsimore të Pakistanit nuk

duan të mbeten prapa. Shumica e tyre tani përdorin teknologjinë më të fundit, veglat dhe

zgjidhjet softuerike për të përmirësuar dhe pasuruar përvojën e përgjithshme të të nxënit për

studentët; shërbej palëve të tjera të interesit si prindërit, në mënyrë efektive; dhe menaxhojnë

burimet e tyre të prekshme dhe jo-materiale, në mënyrë efikase (Pandey, 2011).

Page 17: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

17

Zhvillimi i TIK dhe aplikimi i saj në procesin mësimor, pashmangshëm ka rezultuar me konkurencë

mes titanëve teknologjik (Apple, Google, Microsoft) për dominim në tregun e krijuar dhe tejet

profitabil. (Johnson, 2017)

II.a Punimet e ardhshme dhe zbrastësirat kërkimore

Për të filluar që të bëhet ndonjë kërkim, atëherë është e udhës që të shikohet se çfarë është bërë

më herët në atë drejtim dhe se çfarë mungon gjatë kërkimeve të mëparshme. Rreth temës e cila

është duke u punuar, janë pare disa zbrastësira, nga të cilat disa edhe munden të quhen edhe të

rëndësishme, sidomos në këtë periudhë pandemie, por gjithashtu besojmë që do të jetë e

rëndësishme edhe për periudhën post pandemike, pasi nëse mësimi online apo në distancë ka

sukses në këtë periudhë, atëherë me siguri se do të shikohet mundësia si dhe ndryshimi i mësimit

nga ai vetëm në klasë¸ ndoshta në dy metodat atë në klasë si dhe në distancë.

Se çfarë mungon tek literature e shfletuar është pjesa e krahasimit të këtyre teknologjive të cilat

i kemi përmende (Google Classroom, Apple Classroom dhe Microsoft 365) dhe aty ku është

përmendur ndonjë krahasim, ka qenë shume i mangët, për këtë arsye në këtë temë do të i hyjme

detajisht krahasimit të këtyre platformave.

Zbrastësirë tjetër është edhe mungesa e statistikave të përdorimit të platformave të lartcekura,

sidomos në rajonin ballkanik. Me ballafaqimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, shumë

institucione kanë kaluar online, duke përfshirë edhe institucionet arsimore, për të cilat jemi të

interesuara. Pra mungojne të dhënave se cilat institucione arsimore përdorin këto platforma, por

jo vetëm. Gjithashtu mungonë edhe ana se sa janë të kënaqur dhe a mendojnë që është efikase

mësimi online, duke mos u varur nga platforma. Edhe Kosova, si pjese e rajonit ballaknik, në këtë

pikë mundemi të themi gjithashtu se mungone çdo statistikë apo raport i ngjajshem në lidhje e

mësimit online apo dhe tre platformave të lartcekura dhe të cilat janë objekt i krahasimit në

shtetin e Kosovës.

Prandaj është me rëndësi që në të njëjtën kohë të thellohet hulumtimi në drejtim të analizës

krahasimore mes platformave kryesore që ekzistojnë si dhe të servohet sa më thjeshtë mundësia

për implementimin e tyre në vend.

Page 18: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

18

Po ashtu për shkak që teknologjia është çdo herë në avancim të mëtejshëm, është e rëndësishme

të bëhen studime proaktive mbi projeksionet e e tendencës së zhvillimit të platformave

teknologjike mbi arsimin.

Page 19: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

19

III. KARAKTERISTIKAT E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE NGA SISTEME TË NDRYSHME

E-LEARNING

III.a TEKNOLOGJIA E VJETËR

Aplikimi i kompjuterëve si burime edukative nuk është një koncept i ri, por ekzistenca e

sistemeve të menaxhimit të mësuarit janë shumë më të reja. Qëllimi për të bërë edukimin më

të lehtë, më cilësor dhe në mënyrë më automatike është qështje e trajtuar për dekada me

radhë. Duke filluar në fillim të shekullit të 20-të me makinat e shkrimit e deri te sistemet e

sotme të sofistikuara si cloud apo Sistemet për Menaxhimin e të Mësuarit.

Historia e zhvillimit ka qenë ngushtë e lidhur me zhvillimin e teknologjisë dixhitale dhe

Internetit.

Disa nga metodat e të mësuarit më me ndikim po i japim në vazhdim:

• Në vitin 1924, profesori i psikologjisë, në Universitetin e Ohajos, shpiki atë që

shumë e quajnë makina e parë e mësimdhënies. Paisja Sidney Pressey i ngjante

një makine shkrimi dhe mund të përdorej për praktikimin e stërvitjeve dhe

administrimin e kuizeve.

• Vannevar Bush, inxhinier dhe shpikës amerikan më 1945 krijoi paisjen “memorie

e shtuar” të quajtur MEMEX që ruante sasi të madhe të informacionit dhe i lejon

përdoruesit qasje më të leht dhe të shpejt në informacione. Koncepti i kësaj paisje

pat ndikim në zhvillimin e hiperteksteve dhe mekanizmave të linqeve që janë

esenciale për World Wide Web.

• 1956, SAKI (Self Adaptive Keyboard Instruktor), sistemi i parë në përshtatjen e

mësimdhënies, rrit shpejtësinë e shtypjes dhe saktësinë. Kjo tastierë është

projektuar nga inxhinierët Gordon Pask dhe Robin McKinnon.

• 1961, PLATO (for Programmed Logic for Automated Teaching Operations), i pari

program kompjuterik në botë e përdorur nga fakultetet në Universitetin e Illinoisit

dhe specificë kishte edhe komunitetin e parë online.

Page 20: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

20

• Më 1969, Departamenti Amerikan i Mbrojtjës zhvilloi Arpanetin. Në këtë project

u zhvilluan shumë protokole të cilat u përdorën më pas në Internet.

• Më 1983, MIT fillon projektin Athena i cili për tetë vjet u morr me prodhimin e

mjeteve mësimore të bazuara në kompjuter. (Anderson, 2020)

III.b TEKNOLOGJIA E RE

Megjithëse e gjithë teknologjia e menaxhimit të të mësuarit mund të konsiderohet relativisht e

re, zhvillimet pas viteve 2000 klasifikohen si teknologjitë më të reja të cilat janë zhvilluar ose si

versione të reja të atyre ekzistuese apo duke u mbështetur në to. Zhvillimi i teknologjisë me fokus

mësimdhënien dhe menaxhimin e të mësuarit ka qenë shumë i shpejtë dhe në numra shumë i

madh, është e pamundur që të mund të flasim për të gjitha LMS-et e zhvilluara, Google

classroom, Apple classroom dhe Microsoft 365. Por ato më të rëndësishme dhe me ndikim

konsiderohen:

• Më 2004, SCORM 2004 (Shareable Content Object Reference Model), standarde për

teknologjinë e trajnimit, bëhet bazë për disa Learning Management Systems aktuale.

• Në vitin 2008, Eukalyptus ishte i pari open sourse application programming interface (API)

për zhvillimin e cloud-sve private. Këta ju ndihmojnë Learning Managent System-s të

ekzekutohen tërësisht online pa pasur nevojë për instalim në kompjutera personal apo

rrjeta të brendshëm.

• Google Classroom u themelua më 6 maj 2014, me një pamje të disponueshme për disa

anëtarë të programit të Google G Suite për Edukim

• Apple Classroom u themelua në 21 Mars 2016, si një aplikacion pa pagesë dhe posaqësisht

i dizajnuar për pajisjet e kompanisë Apple.

• Microsoft Classroom u themelua në vitin 2016, si një aplikacion pa pagesë nëpërmjet

platformës Office 365 Education. (Muhammad, 2018)

Moodle, Edmodo, Blackboard, SumTotal Systems, Skillsoft, Cornerstone, Desire2Learn,

Schoology e shumë të tjera janë LMS me kod të hapur ose jo që përdoren aktualisht nga

Page 21: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

21

institucione të ndryshme për plotësimin e nevojave të tyre të menaxhimit më të lehtë, bazuar në

specifikat përkatëse të institucioneve.(Eurotriade)

Figura 2 Logo e Google Classroom

Google Classroom është një formë e sistemit të menaxhimit të të mësuarit (LMS) që tërheq mjete

vërtet të dobishme që janë falas dhe lehtësisht të arritshme në shumë pajisje. Ju ndoshta keni

përdorur tashmë shumë prej tyre dhe kjo është e një rëndësie thelbësore këtu, pasi shumica e

njerëzve kanë përdorur Google Docs, Sheets dhe Slides, duke e bërë këtë Klasë më të lehtë për

tu kapur. Rezultati është një ofertë e efektshme që e bën mësimin në internet një proces të qartë

si për mësuesit ashtu edhe për studentët e të gjitha niveleve (Edwards, 2020). Google classroom

e krijuar nga kompania Google, E quajtur si Classroom, mjeti falas integron Google Docs, Drive

dhe Gmail në mënyrë që mësuesit të mund të caktojnë dhe mbledhin detyrat e shtëpisë pa letra,

të komunikojnë me studentë brenda dhe jashtë klase dhe të organizojnë kurrikulën e tyre (Kerr,

2014).

Figura 3 Logo e Apple Classroom

Page 22: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

22

Apple Classroom është një aplikacion i fuqishëm për iPad dhe Mac që ju ndihmon të drejtoni të

mësuarit, të ndani punën dhe të menaxhoni pajisjet e studentëve. Ai mbështet mjediset e

përbashkëta dhe ato një për një. Karakteristikë e Apple Classroom është e që ju mund të shihni

se në cilat aplikacione po punojnë studentët, heshtni pajisjet e studentëve, caktoni një iPad të

veçantë të përbashkët për secilin student dhe rivendosni fjalëkalimin e një studenti. Dhe kur

mbaron klasa, ju mund të shihni një përmbledhje të veprimtarive të studentëve tuaj.

Figura 4 Logo e Microsoft Classroom

Gjiganti teknologjik Microsoft, ka dalë në skenë me një produkt pothuajse identik sikur Google

dhe Apple classroom, por gjithashtu duke integruar disa aplikacionet e tjera të krijuara nga

Microsoft. Përfshirja e gjërave si OneNote, Hotmail dhe prezantimi i versioneve të reja në internet

të Word, Excel, PowerPoint dhe Publisher e ka bërë Office 365 një masiv sukses me shkollat

publike dhe private.

Tani më, nuk janë vetëm gjigantët teknologjik që kanë paraqitur sisteme për mësime online, ka

edhe shumë sisteme të ngjajshme të krijuar për të njëjtin qëllim: mësimin në distancë. Por për

shkake të temës që është përzgjedhur rreth këtyre tre platformave, mbetet në punimet e

ardhshme të krahasohen edhe platformat e tjera.

Page 23: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

23

IV. NDIKIMI I TEKNOLOGJISË KOMPJUTERIKE NË ARSIM

Zbatimi internsiv i teknologjisë kompjuterike në lëmi të ndryshme te krijimtarisë njerzore, ndikoi

që kompjuterat të jenë më prezent edhe në proceset arsimore, përkatësisht në procesin e

mësimit. Kjo nxitë edhe ndryshime në konceptin e arsimit, përmbajtjeve mësimore, teknologjive

arsimore dhe raporteve në mes arsimtarëve dhe nxënësve.

Diapazoni i zbatimit të kompjuterëve në arsim është praktikisht i pakufizuar. Nuk ka vende në

arsim ku kompjuteri nuk do të mund të përdorej. Ky është sistem universal për realizim të

mësimit, për vlerësim të dijes, për rritjen e kualitetit të punës së arsimtarëve dhe

bashkpunëtorëve, burim I dijes dhe mjet për mësim më të shpejt dhe me kualitet. Si bazë teknike

tëmësimit bashkkohor, kompjuteri ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij, pasurimin,

përshtatjen me kohën, nevojave dhe ineteresit të shrytëzuesit.

IV.a Kategori të shfrytëzimit të kompjuterit në arsim

Që të kuptohet ndikimi i teknologjisë kompjuterike në arsim, duhet të shikohet në esencën e

zbatimit të tij në mësim. Në këtë kuptim ka dy kategori kryesore të shfrytëzimit të kompjuterëve:

mësim "nga" kompjuterët dhe mësim "me" kompjuterët. Kur nxënësit mësojnë "nga"

kompjuterët, kompjuterët në të vërtetë janë mësues. Në këtë veti, teknologjia kompjuterike në

formë parësore shërben për zmadhim të diturive dhe shkathtësive bazë. Përkundër kësaj, gjatë

mësimit „me“ kompjuter, nxënësit e shfrytëzojnë teknologjinë si mjet që mund të zbatohet për

qëllime të ndryshme në procesin e mësimit. Nxënësit e shfrytëzojnë si burim që u ndihmon të

zhvillojnë nivelin e tyre të të menduarit, kreativitetin, shkathëtësit hulumtuese etj.

IV.b Mësimi “nga” kompjuteri (Learning from computer)

Kjo metodë mund të jetë në forma të ndryshme – instruksione të bazuara kompjuterike,

instruksione të asistuara kompjuterike, sisteme integruese të mësimit, dhe sisteme intelegjente

për mësim. Këtu kompjueterët shfrytëzohen ose të mësojnë nxënsësit (tutorial software) ose të

ndihmojnë gjatë ushtrimeve shtesë të shkathtësive specifike (drill and practice software). Drill

Page 24: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

24

and practice software ka dominuar në perioda fillestare të zbatimit të kompjuterve në arsim, por

ofrohet edhe sot në shumë organizime dhe forma të ndryshme. U ndihmon nxënësve gjatë

përvetësimit të problemeve të caktuara më së shumti të shkencave teknike dhe natyrore. Ky

softuer mundëson në formë plotësuese ushtrimin e shkathtësive të mësuara. Në masë të vogël

ose aspak nuk i lejon nxënësit të hulumtoj.

Statistikat në vendet më të zvilluara, tregojnë se mësimi me “nga” kompjuteri në formë

konsiderueshme i zmadhon rezultatet e nxënësve nga arsimi parashkollor dhe deri te arsimimi I

lartë. Gjithashtu kjo qasje e zmadhon kohën e nevojshme që të mësohet një temë e caktuar.

Figura 5 Zbatimi i teknologjisë në mësim

Page 25: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

25

IV.c Mësimi “me” kompjuterin (Learning With computer)

Edhe pse është e qartë se kompjuterët u ndihmojnë nxënësve të përmirësojnë performansat e

tyre, shumë hulumtues që hulumtojnë zbatimin e kompjuterëve në arsim përfundojnë se

teknologjitë kompjuterike është më e mundshme kur shfrytëzohet si mjet për zgjedhjen e

problemeve, zhvillimin konceptual, dhe të menduarin kritik. Kjo qasje, e quajtur “me” kompjuter,

i nxit nxënësit që e shfrytëzojnë teknologjinë të mbledhin, organizojnë, dhe analizojnë informata,

dhe duke shfrytëzuar ato informata të zgjedhin probleme. Në këtë mënyrë, teknologjia

kompjuterike është shfrytëzuar si mjet, përderisa nxënësit e kontrollojnë planin arsimor dhe

instruksionet. Shfrytëzimi i teknologjisë kompjuterike në këtë mënyrë është mundësuar përmes

përmirësimit të tij, sofistikimit dhe fleksibilitetit. Teknologjitë e tanishme kompjuterike mund të

realizojnë reprezentime vizuale të kocepteve të rangut më të lartë. Përmes tyre, nxënësit mund

të kalojnë më pak kohë në llogaritje dhe më shumë kohë duke krijuar strategji për zgjidhjen e

problemeve më komplekse dhe zhvillimin më të thellë në të kuptuarit të temës dhe lëndës.

IV.d Ndikimi reciprok i teknologjisë kompjuterike dhe teorive për mësim

Pjesa më e madhe e ngjarjeve në një shkollë tradicionale kanë qenë të ndikuar nga lëvizja

biheviore, që ka dominuar në arsim nga 1920 dhe deri më 1990. Si themelues i biheviorizmit

llogaritet Votson (J.B.Watson). Teoreticientët tjerë me rëndësi në këtë drejtim janë Torndajk i

Skiner. Ata kanë besuar se sjellja (angl. behavior) e njerzëve është nën ndikim të madh nga

rrjedhojat e tyre. Edhe më shumë Skineri ka besuar se psikologjia është parësore në lidhje me

sjelljen dhe në masë të madhe është e determinuar nga të arriturat e tyre. edhe pse metodat e

tyre janë të efektshme në mësim si të mësohen gjallesat edhe me ndihmën e njerzve të

modifikojnë sjlljen e tyre, por bihevioristve u ka munguar arsimi themelor. Që të edukohet duhet

të bëhet më shumë se modifikimi i sjelljes. Që të edukohet para se gjithash duhet t’i ndihmohet

nxënësit të mëson të zhvillon strategjinë e mësimit.

Ky është qëllimi i lëvizje kognitive në arsim, definuar sipas Bruning, Roger H.; Schraë, G. J. në

mënyrën vijuese: Psikologjia kognitive është perspektivë teorike që fokusohet në aferën e

Page 26: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

26

përceptimit njerzor, të menduarit dhe mbajtja mend. Ajo i përshkruan nxënësit si procesor aktiv

të informatave dhe u jep rol të rëndësishëm në dituri dhe perspektivë me çka nxënësit i sjellin në

mësimin e tyre. Atë që e bëjnë nxënësit që ta pasurojnë kuptimin e tyre që në fund e kanë arritur.

Përdorimi i teknologjive kompjuterike ofron ambient kualitativ për arritjen e qëllimeve të lëvizje

kognitive në arsim.

Përderisa shfrytëzimi i teknologjive kompjuterike është treguar se është më e fokusuar në

përmirësimin e performansave të testeve të standardizuara, teoria e mësimit është më

konsistente. Përderisa shfrytëzimi i teknologjive kompjuterike si mësues është treguar se është

më e fokusuar në përmirësimin e performansave të testeve të standardizuara, teoria e mësimit

konsistent me mësimin „me“ kompjuter është konstruktivizmi.

Biheviorizmi dhe konstruktivizmi në të vërtetë janë metaeori që në vete bashkojnë më shumë

teori, dallimet bazë në mes këtyre dy qasjeve diametrale ndaj mësimit janë treguar në tabelën 2

Biheviorizmi Konstruktivizmi

Aktivitete në shkollë

Të drejtuara kah mësuesi në formë didaktike

Të drejtuara kah nxënësi në formë interaktive

Roli i mësuesit Tregimi i fakteve çdo herë ekspert

Kolaborative ndonjëherë nxënës

Roli i nxënësit Dëgjues çdo herë nxënës

Kolaborator ndonjëherë ekspert

Shpallje me instruksione

Fakti memorizimi Raporte analiza dhe hulumtime

Koncepti i diturisë

Akumulimi i fakteve Transformimi i fakteve

Demonstrimi i suksesit

Kuantiteti Kualiteti i kuptimit

Notimi Bazuar në normë Bazuar në bashkësi kriteriumesh dhe performansa

Shfrytëzimi i teknologjisë

Ushtrime Komunikime, bashkëpuni, qasje deri në informacionet, të shprehurit

Tabela 2 Shikime kontraste të biheviorizmit dhe konstruktivizmit (Aldamigh)

Përdorimi i mëparshëm i teknologjive e përmban shikimin konstruktiv të mësimit në të cilën

mësuesi e ndihmon mësimin dhe nuk është burim i vetëm i diturisë në shkollë. Në shumë studime

Page 27: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

27

të mësimit „me“ kompjuter, mësuesit deklarojnë se teknologjia i nxit që më shumë të jenë të

drejtuar kah nxënësi, më të hapur ndaj perspektivave, më të inspiruar të eksperimentojnë me

ligjëratat e tyre. Gjatë mësimit „me“ kompjuter, nxënësit më të angazhuar dhe më aktiv dhe më

shumë rëndësi i jepet analizave dhe hulumtimeve. Sipas këtyre studimeve "teknologjia

kompjuterike i përmban ato lloje ndryshimesh në përmbajtje, atmosfera organizuese dhe

ndikimet që në zemrën e konstruktivistëve dhe lëvizjeve reformiste të tyre në arsim".

Page 28: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

28

V. METODOLOGJIA KËRKIMIT

Puna kërkimore shkencore kërkon hapa të njëpasnjëshëm dhe të kujdesshëm për të arritur tek

një rezultat i dëshiruar, tek objektivat dhe qëllimi përfundimtar. Por, për të arritur një gjë të tillë,

është e një rëndësie të veçantë zgjedhja e metodologjisë së duhur. Siç ceket tek libri i (Achari,

2014) që metodologjia e kërkimit është mënyra sistematike për zgjidhjen e problemeve gjatë

hulumtimeve shkencore.

Si për çdo vepër të kësaj natyre, edhe këtu është dashur që të përdori disa metoda, ku metodat

kryesore të cilat i kam përdorur për këtë punim janë:

Metoda analitike; metoda empirike; metoda krahasuese; metoda historike.

Përmes metodës analitike, e cila shfaqet në të gjithë rrjedhën e tekstit, duke filluar që nga

shtjellimi I literaturës së përdorur e deri tek argumentimi i tezave të punimit, ku synohet të

analizohen të gjitha teoritë, të dhënat, shembujt dhe sistemet e përmendura në kapitujt e

mëparshëm. Me metodën shpjeguese, kemi përdorë gjatë përshkrimit të teorive të Sistemit i

Menaxhimit të Mësimit (SMM), Sistemi i Menaxhimit të Kurseve (SMK) dhe të Sistemi i informimit

të Studentëve (SIS), janë përshkruar dhe analizuar karakteristikat dhe funksionet e këtyre

sistemeve menaxhuese, të cilat nën ombrellën e tyre kanë shumë sisteme që përdorën në fushën

e arsimit. Por fokusi më i madh ka qenë tek gjigantët teknologjik Google, Apple dhe Microsoft,

sistemet e të cilave i kemi marrë për bazë. Kapitulli që ka të bëjë me shqyrtimin e literaturës

është bërë me metodën analitike, ku është analizuar një numër i madh i veprave shkencore që

prekin temën e këtij punimi, e nga të cilat kemi identifikuar zbrazëtirat si dhe çfarë është lënë

jashtë që të punohet në punimet e ardhshme shkencore. Punimet të cilat përshkruhet në atë

kapitull dhe që janë analizuar kanë të bëjnë më shume me Google Classroom se dy teknologjitë

e tjera, për shkak të përdorimit më të gjerë të saj, edhe pse këto teknologji janë analizuar nga

disa kënde, në mënyrë që në fund të i sjelli disa rekomandime për përdorimin e tyre.

Empirizmi në fushën tonë është i pashmangshëm, dhe si metodë, tek ky hulumtim gjenë vend tek

publikimi I të dhënave në formë tabelore, dhe jo vetëm, të cilat kanë paraqitë fakte ekzistuese

Page 29: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

29

mbi programin dhe hulumtimin. Empirizmi, në këtë punim, përfshinë edhe një pjesë të metodës

statistikore si dhe ajo kuantitaive. Ky hulumtimi shkencor do të përfshijë intervista dhe anketa në

institucionet shkollore në Kosovë gjegjësisht në kolegjet private nga klasa e pare deri në të

dymbëdhjetën. Pyetjet e parapërgatitura do të transferuar në pyetje interviste apo ankete dhe

do të vendosen ne formë elektronike në internet, përmes Google forms ku jepet mundësia e

intervistave dhe anketimeve në disa shabllone të gatshme, mundësia lirshëm të parashtrohen

pyetjet dhe zgjedhja e mundësive se si të përgjigjen qoftë me zgjedhje të shumta ku mund të

zgjedhin vetëm një nga përgjigjet e dhëna, me parakusht që të mos kalohet apo të dorëzohet

anketa nëse një nga pyetjet e parashtruara nuk plotësohet. Të dhënat e siguruara përmes

intervistave dhe anketave anonime në formë elektronike, do të analizohen dhe shqyrtohen për

të parë se cila nga platformat që institucionet përdorin është me e përshtatshme dhe më e

pëlqyer nga institucionet edukative si dhe nga vetë profesorët. E njëjta anketë do të përdoret për

dy grupet të cilat i kam ndarë; në atë mësimdhënës dhe nxënës, të cila pastaj përmbajnë nën

grupet se në çfarë niveli shkollorë janë. Për të gjitha pyetjet e anketës, ju lutemi referohuni tek

Shtojca A. Me anketën e realizuar, ne do të i kemi të dhënat rreth përdorimit të teknologjisë në

shkollat në Kosovë, arsyen e përdorimit të tyre si dhe gjithashtu nëse pjesëmarrësit në anketë,

janë më shumë pro përdorimit të teknologjisë apo kundër saj. Statistikë tjetër interesante e cila

mundet të nxjerrët nga ky pyetësorë, është se a luan rol mosha e mësimdhënësit në pëlqimin

apo mospëlqimin e përdorimit të teknologjisë.

Metoda krahasuese, përdoret së bashku me përshkrimin dhe analizimin e platformave të cilat

janë marrë për bazë. Pas rishikimit të karakteristikave të këtyre platformave, do të vendosen në

“peshore” dhe të krahasohen se ku është më e mirë një platformë se dy të tjerat, do të

krahasohen në disa karakteristika: çmimi, pajisjet që mundet të përdoret, numri i përdorueseve,

qe munden të kyçen, si dhe gjithashtu disa karakteristika të tjera si shpërndarja e detyrave,

gradimi i studentëve, ngarkimi i materialeve, monitorimi i progresit të nxënësve etj. Paraqitja e

kësaj metode do të jetë në formë përshkruese si dhe në formë tabelore.

Page 30: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

30

Metoda histrorike na ndihmon që të shpjegojmë gjërat se si kanë qenë, për të pasur të mundur

shpjegimin e evoluimit të programit dhe teorive të cilat kanë shpjerë tek përdorimi i teknologjisë

në edukim. Edhe pse nuk është përdorë shumë kjo metodologji dhe nuk është edhe aq

thelbësorë, vlenë të ceket historiku dhe evoluimi i përdorimit i Google Classroom, Apple

Classroom si dhe Microsoft 365, sidomos në shtetin e Kosovës. Megjithatë këto platforma do

analizohen edhe me metodën krahasuese sipas shpjegimit më lartë, andaj një ndërthurje mes

metodash është bërë që të kemi rezultate më të sakta.

Të gjitha metodat së bashku, gjenden të vendosura në varësi nga nevoja e temës të cilën kemi

trajtuar, andaj, nuk mund që ndonjërën nga metodat t’ia mveshim ndonjë kapitulli apo teme të

trajtuar në veçanti.

Page 31: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

31

VI. GJETJET E HULUMTIMIT

Për gjetjen e rezultateve për të cilat ne jemi të interesuar, përveç përdorimit të pyetësorit,

gjithashtu janë krahasuar tre platformat e përmendura në kapitujt e mëparshëm. Krahasimi është

bërë për nga mundësitë, teknikat si dhe çmimi i tyre. Krahasimet janë të paraqitura në tabelën

nr.3.

Platforma Google

Classroom1

Apple

Classroom2

Microsoft

Classroom3

Çmimi Falas Falas Falas

Vendosja e notave Po Jo Jo

Krijimi i detyrave Po Po Po

Dërgimi i lajmërimeve Po Po Po

Monitorimi i paisjeve të studentëve Jo Po Jo

Lajmërim të prindërive apo

mbikqyrësve

Po Jo Jo

Shtimin e karakteristikave me

aplikacioni mbështetëse

Po Jo Po

Reagime në punën e studentëve Po Jo Po

Sistemi operativ në të cilën mundet të

punohet

Android, IOS,

Shfletues të

internetit

IOS Android, IOS,

Shfletues të

internetit

1 https://edu.google.com/products/classroom/ 2 https://www.apple.com/education/k12/teaching-tools/ 3 https://www.microsoft.com/en-us/education/educators/classroom-technology

Page 32: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

32

Tabela 3 Krahasimi i platformave në bazë të karakteristikave

Siç e shohim nga të dhënat e paraqitura në formë tabelore për të tre platformat, që përfitimi më

i madh i tyre, është që për të filluar përdorimin e këtyre platformave nuk ka nevojë për të paguar

asgjë. Dallimi fillon të vërehet tek karakteristikat dhe shërbimet që ofrohen nga këto platforma.

Varësisht se cilat shërbime ju duhen për të filluar mësimin online, atëhere zgjidhet edhe

platforma. Por shohim se nëse merren për bazë karakteristikat që janë përzgjedhur për këtë

studim, shihet se ato plotësohen më së shumti nga platforma e Google Classroom, nga të vetmën

karakteristikë që nuk e ka të integruar ëshë ajo e monitorimit të paisjeve të

nxënësve/studentëve.

Kjo karakteristikë për monitorimin e studentëve, parimisht është e pranishme vetëm tek Apple

Classroom. Por, mundemi të themi, edhe pse nuk është e pranishme as tek Microsoft Classroom,

ajo mundet të shtohet me shtojcë (plugin), e për të cilën duhet paguar.4 Kjo është edhe një

përparësi e Google dhe Microsoft, të cilat ofrojnë mundësinë e shërbimeve me anë të shtojcave

apo aplikacioneve mbështetëse me apo pa pagesë, të cilat i shtojnë më shumë funksionalitet

këtyre dy platformave.

Gjithsesi, ndoshta avantazhi më i madh i platformave Google dhe Microsoft mbetet mundësia e

përdorimit të tyre në çdo paisje, sistem operativ apo dhe shfletues, e kjo mundet të përkthehet

që përdorimi i tyre mundet me qenë më i madhë për shkak të këtiij avantazhi që kanë përballë

Apple Classroom. Platforma e Apple Classroom realisht mundësohet vetëm në sistemin operativ

IOS e krijuar po nga kompania Apple, lirisht mundemi të themi që është një disavantazh karshi

platformave tjera.

Nga tabela e krahasimeve shohim se Apple plotëson vetëm tre nga shtatë karakteristikat që janë

vendosur për të u krahasuar. Por për shume institucione (kryesisht private), janë më se të

mjaftueshme për të mbajtur mësim online. Ku përveç video konferencave apo inçizimeve

(karakteristikë që nuk është paraqitur në tabelë), krijimin e detyrave si dhe lajmërimin e

4 https://www.classpolicy.com/product#feature-01

Page 33: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

33

studentëve për ndonjë risi apo informacion, nuk është ndonjë karakteristikë tjeter e e

domosdoshme dhe që pa të do të ishte problem organizimi i mësimit online.

Nëse merren këto tre platformat dhe krahasohen nga përdorimi i tyre viteve të fundit, shohim se

spas statistikave Google Classroom prinë dukshëm përballë platormave tjera.

Në një raport të paraqitur vitin e kaluar gjatë pandamisë nga Bloomberg, thuhet se Google

Classroom ka kaluar mbi 100milionë përdorues që prej fillimit të muajit mars të vitit 2020 (De

Vynck & Bergen, 2020). Ndërsa edhe në vitin 2019 e më herët shohim se Google Classroom ka pri

dukshëm nga ana e shpërndarjes së përdorimit. Ku vetem në SHBA, më shumë se 60% e

përdoruesve kanë qenë përdorues të Google Classroom (figura 6).

Figura 6 Shpërndarja e përdorimit të platformave në SHBA (Bloomberg)

Ndërsa nga pyetësori të cilin ne e kemi realizuar në të cilën kanë marrë pjesë 169 pjesmarrës,

prej tyre 49 kanë qenë profesor të shkollave dhe qyteteve të ndryshme, të cilë janë ndarë

varësisht nga niveli i ligjërimit si dhe 120 studentë gjithashtu të ndarë se në cilin nivel shkollor

janë.

Gjithashtu nga përgjigjet shohim se 149 persona, kanë qenë pro përdorimit të teknolgjisë në

mësimdhënje, e 141 prej tyre kanë përdorur teknologjinë në mësimdhenje/mësimnxënje.

Page 34: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

34

Ndërsa përgjigja më shpresdhënëse për përdorimin e teknologjisë në shkolla ishte, se vetëm

17,2% janë përgjigjur që shkollat e tyer nuk kanë paisje teknologjike.

Nëse lidhemi me raportin e paraqitur nga Bloomberg, si dhe statistikat e përdorimin e

platformave në SHBA, shohim se trendi i njejtë është edhe në Kosove, ku u është kërkuar

pjesmarrësve që të zgjedhin platformën e përdorur për mësim online, nga ku ka rezoltuar që

Google Classroom është më e përdorura me një dallim të vogël me Zoom e cila përdoret pë video

ligjërim. (figura 7). Impresionues është edhe fakti që lidhet me hipotezën H1, trendet në Kosovë

në raport me botë dhe shohim që përdorim i Google Classroom në SHBA është rreth 60%, ku i

njejti rezultat paraqitet edhe te përdorimi i asaj platforme edhe në Kosove (50.9%). I njëjti dallim

që vërehet është përdorimi i platformës nga kompania Apple, ku në shtetin e Kosovës në bazë të

rezultatit të anketës ka dalur se është një platformë, që nuk përdoret.

Për shkak se edhe shume shkolla private, por edhe ato private në vitin e kaluar e kanë parë si

prioritet vetëm ligjërimin, ndërsa notimi i studentëve nuk është bërë në mënyrë online, atëherë

është dashur që si platformë të futet edhe Zoom, një aplikacion që siç shohim në Kosovë ka zënë

një hapsirë të konsiderueshme të përdorimit (50.3%).

Figura 7 Përdorimi i platformave në Kosovë

Ndërsa nëse shikojmë se kur njerëzit në Kosove, kanë filluar të shikojnë për Google Classroom si

dhe për Zoom, si dy platformat më të përdorshme në mësim në distancë në Kosovë, shohim se

Page 35: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

35

janë të lidhura me ardhjen e Covid-19 në Kosovë. Rasti i parë në Kosovë është paraqitur me 13

mars 2020 (Balkanweb, 2020) dhe që nga ajo datë institucionet arsimore janë mbyllur dhe kanë

shkuar online. Ndërsa pikën më të lartë në google trends, për kërkim të Google Classroom dhe

Zoom paraqitet te fund muaji mars, si dhe fillimi i muajit prill (Figura 8). Grafikoni paraqet

periudhën e kërkimin në Google, që nga viti 2018 e deri në fund të vitit 2020.

Figura 8 Kërkimi në google, për Google Classroom dhe Zoom për Kosovë

Nëse shohim me kujdes garfikonin e paraqitur nga google trends, shohim se më herët se

pandemia nuk është se ka pasur interesim të madh për këto dy platforma dhe kërkimi më

masovik për Google Classroom dhe Zoom ka filluar vetëm pas mbylljes së shkollave dhe kalimit

të mësimit nga shtëpia ku edhe njëra ndër format ka qenë edhe përdorimi i Google Classroom

apo vetëm Zoom. Në grafikonin e paraqitur, për të u dalluar kërkimi i aplikacioneve, me të kaltër

është e shënuar Google Classroom, ndërsa me të kuqe është e shënuar Zoom.

Edhe në shtetet e rajonit, situata është poashtu e ngjajshme, për përdorimin e platformave ose

thënë më mirë fillimin e një epoke e cila përfshinë gjithashtu edhe mësimin në distancë. Nëse

shoim figurën 9, atëherë vërejmë një ngjajshmëri të madhe mes kërkimit në google, që u është

bërë platformës Google Classroom dhe Zoom (Platformat nga Apple dhe Microsoft, kanë rezultat

bosh dhe për atë nuk janë paraqitur fare në grafikon) në shtetin e Maqedonisë së Veriut si dhe

kërkimit që u është bërë në Kosovë.

Page 36: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

36

Figura 9 Kërkimi në google, për Google Classroom dhe Zoom në Maqedoninë e Veriut

Tjetër përgjigje e pjesmarrësve që ndoshta vlenë të shqyrtohet më shumë, është shrehja e

mendimit në efikasitetin e përdorimit së metodës online në mësim. Nga 169 përgjigjet e jepura

lidhur me këtë pyetje, vetëm 18.3% - 31 persona nuk kanë menduar që mësimi online ka qenë

Figura 10 Efikasiteti i mësimit online

Për shkak të pandemisë që ka ndodhur në vitin 2020, ku edhe shumë institucione është dashur

që edhe të kalojnë në formën online, përgjigja në këtë pyetje na dërgon, se nëse duhet të e

shikojmë mundësinë online si një alternativë efikase apo edhe të vazhdohet ndoshta me ndonjë

formë më hibride në mësim. Edhe pse 60.4% nuk janë plotësisht të kënaqur me mësimin online,

por gjithsesi kjo i bie që me disa përditësime dhe ndryshime, duke parë ngecjet dhe të metat e

Page 37: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

37

këtij msimi në Kosovë atëherë edhe 60.4% munden lirisht të ndryshojnë mendim dhe të

mendojnë që mësimi onlinë është mjaft efikas.

Figura 11 Rezultati për pro përdorimit të teknologjisë në shkollë

Rezultatin nga pyetja e figurës 10, mundemi të e ndërlidhim me rezultatin e pyetjes se sa janë

pro përdorimit të teknologjisë në shkollën e tyre (Figura 11). Nëse mbledhim përqindjet e dy

përgjigjeve për efikasitetin e mësimit online 60.4% mesatarisht si dhe 18.3% për po, atëherë

rezultati është për më shumë se 3/4 në anketë 78.7%. Ndërsa në pyetjen se a janë pro përdorimit

të teknologjisë, 81.7 janë përgjigjur që janë pro përdorimit të teknologjisë. Ndërsa një numër i

vogël prej 7.1% e shohin si jo të rëndësinë e teknologjisë në shkollë. Përgjigjet në këtë pyetje

sipas figurës 11, na japin një përgjigje gjithashtu edhe tek H3, që preferencave tanimë shkon nga

teknologjia, e sidomos nga ato që edhe përdoren më shumë në përditshmëri.

Një përgjigje tjetër e cila mundet të në interesojë, të cilën e kemi nxjerrë me anë të pyetësorit të

cilën e kemi realizuar, njëra ndër pyetjet ka qenë edhe se çfarë metode të mësimit preferojnë.

Rezultati e cila është fituar nga kjo pyetje tregon faktin se kosovarët nuk ndihen plotësisht në

kalimin online është edhe pyetja rreth se si preferojn mbajtjen e mësimit (figura 12). Ku shihet se

rreth 11% vetëm janë pro mësimit tërësisht online, dhe rreth 40% mësimit të përzier, një shenjë

që tregon se forma hibride është forma që kërkohet në Kosovë për mbajtjen e mësimit.

Page 38: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

38

Figura 12 Pyetja rreth metodës mësimore

Ndoshta pyetja në të ardhmen edhe mundet të shtrohet, se sa janë të gatshëm njerëzit që të

braktisin arsimimin tradicional dhe të kalojnë në atë e cila është më fleksibile, për shkak se

mbahet në distancë, ose thënë më mirë, që mësimi mundet të mbahet edhe nga shtëpia.

Page 39: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

39

VII. PËRFUNDIM

Është e pakontestueshme që jemi duke jetuar në epokën e revolocionit teknologjik, ku

institucionet (duke përfshirë edhe ato arsimore), çdo ditë shikojnë se si munden të e shfrytëzojnë

teknologjinë për të arritur qëllimet, e sidomos për të i ndihmuar dhe lehtësuar rrugën njeriut.

Gjithashtu se çka është evidente, është se nëse flasim për teknologjinë, patjetër se duhet

përmendur gjigantët teknologjik si Microsoft, Google dhe Apple, të cilët pa dyshim se kanë

ndryshuar rrjedhën e historisë me punën e tyre.

Gjithashtu edhe në rrafshin edukativo-arsimor, këta gjigantë kanë pjesën e vet. Platformat të cilat

këto kompani kanë krijuar, janë duke dominuar në fushën e Sistemit të menaxhimit të mësimit.

Se çfarë është prezantuar në këtë temë, është krahasimi në mes këtyre platformave nga

karakteristikat dhe funksionet që ato i kanë. Në bazë të tabelës kemi pare se platforma nga

Google, është platforma që kishte funksionalitet më shumë se sa dy platformat e tjera, por kjo

nuk do të thotë që gjithmonë duhet të zgjidhet kjo platformë për përdorim, varësisht nga shkolla,

institucioni apo edhe pse jo nga kompjuterët që kanë këto institucione mundet të zgjidhet

platforma, si shembull mundemi të marrim për kompjuterët apo tabletët me sistem IOS, atëherë

më shumë shkohet me platformën nga Apple, edhe pse ka më pak funksionalitet, por për ndonjë

institucion, mundet që mos të nevoitet më shumë.

Ndërsa me pyetësorin e cila është realizuar online në Google Form, dhe ku kanë qenë

pjesëmarrës 169, kemi arritur të kemi disa gjetje të rëndësishme, të cilat gjithashtu kanë qenë të

lidhura me hipotezat të cilat i kemi ngritur. Ku hipoteza kryesore H1, është vërtetuar se trendi në

botë gjithashtu ndjeket edhe në Kosovë, pasi kemi një përqindje shumë të ngjajshme të

përdormit të platformave në mes Kosoves dhe SHBA-së në këtë rast studimi. Ndërsa hipoteza H3,

e ngritur rreth preferencave të përdorimit teknologjik si në përditshmëri gjithashtu edhe në

edukim, mundemi të marrim parasyshë faktin se më shume se 3/4 janë në favor të përdorimit

teknologjik në arsimim, edhe pse ka filluar shumë më vonë në Kosove, se sa na botë, për këtë

duhet pak kohë që të kalojë në mënyrë që të adaptohet me mësimin online ku në bazë të

pyetësorit kemi parë që është një numër i vogël që dëshirojnë mësim tërësisht online.

Page 40: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

40

Sa për hipotezën H2, e cila ka të bëjë me çmimin si një ndër faktorët determinues për zgjedhjen

e platformës për të u përdorur, duhet të i shohim dy fakte shumë të rëndësishme që munden me

qenë përcaktues. E para ësht që të tre platformat e paraqitura, parimisht janë falas edhe pse për

disa funksionalitete duhet paguar për të u përdorur, gjithashtu dhe ministria e arsimit, nuk është

se ka shpenzuar para për blerjen e ndonjë paisje për studentë, llaptopë apo taletë, në mënyrë që

ata i ndjekin ligjëratat nga distanca. Gjithashtu fakti i dytë është se përkundër që tre platformat

që i kemi pasur në vatër të studimit tonë, shërbimet e tyre i ofrojne falas deri tani, mëgjithatë

sidomos me goditjen e ekonomisë nga pandemia Covid-19, kompanitë si dhe institucionet në

mbarë botën kanë tentuar drejt ekonimizimit te kostove operacionale, andaj çmimi paraqet një

segment të rëndesishëm përcaktues, kur bëhet fjalë për cilësi të ngjashme, siç është rasti ynë.

Nëse flasim se çfarë ka mbetur të thuhet në punimet e ardhshme, varet edhe nga drejtimi që

marrin ato punime. Një pikë, për të cilën ja vlenë që të shqyrtohet në punimet e ardhshme, është

edhe ajo se si të bëhet integrimi me anë të ndonjë strategjie të paraqitur, për njërën nga këto

platforma në rrafshin arsimor në Kosovë, apo edhe në rajon. Apo nëse ndonjë nga shtetet e

rajonit ka ndjekur ndonjë strategji implementuese në arsim, nëse jo, të shikohet strategjia që

është ndjekur në ndonjë shtet të Evropës, dhe ai strategji të studiohet dhe të shqyrtohet për

implementim. Gjithashtu është e udhës që në punimet e ardhshme të shqyrtohet edhe nëse

ekziston ndonjë platformë tjetër për Sistemin e Menaxhimit të Mësimit në Kosove, e cila edhe

mundet të krahasohet me ndonjë nga këto platforma për nga funksionaliteti që ofron dhe të

shikohen se cila do të ishte më e përshtatshme për përdorim. Por gjithashtu ka edhe studiues që

dëshirojnë të shkojnë nga ana aplikative, të cilë munden të paraqesin ndonjë model të cilët ata

do të munden ta krijojnë në bazë të informatave që i kemi paraqitur në temë duke parë

karakteristikat e sistemve të paraqitura këtu, por edhe gjithashtu nga përgjigjet e pyetësorit të

krijuar. Se çfarë tjetër mbetet të hulumtohet në punimet e ardhshme, është edhe të merren

detaje nga hulumtimi i jone, specifikisht nga pyetësori që e kemi krijuar dhe të nxirren

konkluzione të ndryshme, duke i analizuar të dhënat me programe të ndryshme. Nëse marrim

një rast studimi, mundet me qenë se cilët profesorë janë më të gatshëm për futjen e teknologjisë

dhe kalimit të mësimit në distancë. Pasi një ndër pyetjet ka qenë edhe zgjedhja se në cilin grup

të moshës bëjnë pjesë në artikull, ku me programet për statistika, atëherë mundet të shihet se

Page 41: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

41

luan rol mosha në përdorimin e teknologjisë në arsim. Përafërsisht të njëjta të dhëna munden të

nxjerrën duke shikuar nga niveli shkollor se ku japin mësim. Pra nëse profesorët në fakultet janë

më të interesuar në teknologji se sa ata që japin mësim në shkolla më të ulëta. Gjithashtu mundet

të bëhet ndonjë pyetësorë në të ardhmen dhe të krahasohen të dhënat me pyetësorin e prezantuar këtu,

e të shihet nëse ka ndryshuar mendimi që të kalohet me mësim në distancë.

Një gjë është e sigurt, se bota ka ndryshuar pas pandemisë Covid-19 e me këtë ka filluar të ndryshojë

edhe opinioni për mësim në distancë ndërsa gjigantët teknologjik vetëm sa e kanë filluar luftën në mes

vete në këtë aspekt, se kush do e fitojë dhe do e zotërojë tregun, për neve për momentin nuk është shume

relevante. E vetmja gjë që ne na duhet është që kërkesat për mësimdhënje dhe mësimnxënje të

plotësohen dhe nuk duhet të varemi shumë nga ndonjë faktorë se a jemi në shkollë apo në shtëpi, pasi

qëllimi është tek mësimi.

Page 42: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

42

VIII. Bibliografia

Achari, P. D. (2014). RESEARCH METHODOLOGY. Horizon Books ( A Division of Ignited Minds Edutech P

Ltd).

Balkanweb. (2020, March 13). Koronavirusi mbërrin në Kosovë, konfirmohen dy rastet e para, një italiane

20- vjeçare dhe një i moshuar. Gjetur në Balkanweb: https://www.balkanweb.com/koronavirusi-

mberrin-ne-kosove-konfirmohen-dy-rastet-e-para-nje-20-vjecare-dhe-nje-e-moshuar/

De Vynck, G., & Bergen, M. (2020, April 09). Google Classroom Users Doubled as Quarantines Spread.

Gjetur në Bloomberg: https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-04-09/google-widens-

lead-in-education-market-as-students-rush-online

Edwards, L. (2020, May 08). Google Classroom Review. Gjetur në Tech Learning:

https://www.techlearning.com/reviews/google-classroom-review

Kerr, D. (2014, May 06). Google unveils Classroom, a tool designed to help teachers. Gjetur në CNET:

https://www.cnet.com/news/google-unveils-classroom-a-tool-designed-to-help-teachers/

Stefanile, A. (2020). The Transition From Classroom to Zoom and How it Has Changed Education. Journal

of Social Science Research Vol 16 (2020) ISSN: 2321-1091.

Suzan Duygu Erişti, Adile Aşkım Kurt & Muhterem Dindar. (April 2012, 3(2)). Teachers’ Views about

Effective Use of Technology in. Turkish Online Journal of Qualitative Inquiry, 39.

Castro Sánchez, J. J. and Alemán, E. C., 2011. Teachers’ opinion survey on the use of ICT tools to support attendance-based teaching. Journal Computers and Education, vol. 56, pp.911-915.

Brush, T., Glazewski, K. D. and Hew, K. F., 2008. Development of an instrument to measure preservice teachers’ technology skills, technology beliefs, and technology barriers

Skinner, B.F. (1998).Technology of teaching. New York, Appleton.Century ‐ Crotts. ISBN 18500026

Bruning, Roger H.; Schraw, G. J. (1995). Cognitive Psychology and Instruction.

https://www.firstpost.com/business/biztech/role-of-technology-in-the-education-sector-1875497.html

http://pakacademicsearch.com/pdf-files/art/1/ijass%20pp.%201294-1299.pdf·

http://ezinearticles.com/?The-Role-of-Technology-in-education&id=1745666·

https://edwp.educ.msu.edu/green-and-write/2015/the-role-of-technology-in-the-educational-process/

Rilinda Dacaj, Të mësuarit dhe proceset mësimore në klasë, punim diplome, Universiteti i Gjakovës, 2018.

Page 43: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

43

Tezci, E., 2011a. Factors that influence preservice teachers’ ICT usage in education. European Journal of

Teacher Education, vol. 34, pp.483-499.

Nijazi Zylfiu, “Didaktika“, Prishtinë, 2001.

John Biggs, Teaching for Quality Learning at University, Second Edition, The Society for Research into

Higher Education and Open University Press, 2003.

Suzan Duygu Erişti, Adile Aşkım Kurt & Muhterem Dindar, Teachers’ Views about Effective Use of

Technology in Classrooms, Turkish Online Journal of Qualitative Inquiry, April 2012, 3(2).

Castro Sánchez, J. J. and Alemán, E. C., 2011. Teachers’ opinion survey on the use of ICT tools to support

attendance-based teaching. Journal Computers and Education, vol. 56, pp.911-915.

Palak, D. and Walls, R. T. 2009. Teachers’ beliefs and technology practices: A mixed-methods approach,

Journal of Research on Technology in Education, vol. 41.

Brush, T., Glazewski, K. D. and Hew, K. F., 2008. Development of an instrument to measure preservice

teachers’ technology skills, technology beliefs, and technology barriers. Computers in the Schools, vol. 25,

pp.112-125 https://medium.com/@iamaguilarjubileen1999/role-of-information-technology-in-

education-sector-baef822a001e

Jeffels, (2010) “Information Technology in the Education Sector.”

Randash L., (2010) “Role of Information Technology in the Education System.”

Sydney Johnson, Battle for the Classrooms: Apple, Google, Microsoft Vie for K-12 Market, 22.02.2019.

https://www.edsurge.com/news/2017-02-22-battle-of-the-classrooms-apple-google-microsoft-vie-for-k-

12-market

Kamy Anderson, The History of Learning Management Systems, 2020,

Muhammad Nazir Muhammad, Learning Management Sstems Evaluation Using Fuzzy Dematel-Topsis: A

web based system, Nicosia, 2018. Fq 23. http://docs.neu.edu.tr/library/6532703741.pdf

https://www.eurotriade.com/wp-content/uploads/top-20-lms-software-v002.pdf

Nehal Aldamigh, Ontario Teachers' Understanding and Practices of Reform Instruction: A Case Study of

Constructivism, 2018, https://www.semanticscholar.org/paper/Ontario-Teachers'-Understanding-and-

Practices-of-A-Aldamigh/d27dd63a8329b3c795ae2d7ccbc51e7714159847

Page 44: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

44

IX. SHTOJCAT

IX.a Shtojca A – Pyetjet dhe përgjigjet nga anketa e realizuar

1. A jeni pro përdorimit të teknologjisë në shkolla?

a. Po

b. Jo

Figura 13 Përgjigja e pyetjës së parë

2. Keni përdorë pajisje teknologjike gjatë mësimnxënies/mësimdhënies?

a. Po

b. Jo

Page 45: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

45

Figura 14 Përgjigja e pyetjës së dytë

3. Roli i juaj ne shkollë?

a. Profesor (fakultet)

b. Profesor (shkollë te mesme)

c. Profesor (shkollë te ulët)

d. Student

e. Nxënës (shkollë te mesme)

f. Nxënës (shkollë te ulët)

Figura 15 Përgjigja e pyetjës së tretë

4. Nëse jeni profesor, mosha e juaj:

Page 46: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

46

a. 30-40

b. 40-50

c. 50-60

d. 60-65

Figura 16 Përgjigja e pyetjës së katërt

5. Nëse po, arsyeja e përdorimit të teknologjisë? (multi-zgjedhje)

a. Mësim Online

b. Vetëm ne lenden e TIK

c. Tjetër

Figura 17 Përgjigja e pyetjës së pestë

Page 47: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

47

6. Nëse keni përdorë mësimin online, a mendoni qe ka qene efektiv?

a. Po

b. Mesatarisht

c. Aspak

Figura 18 Përgjigja e pyetjës së shtatë

7. Sa është shkolla e juaj e pajisur me pajisje teknologjike?

a. Ka shume pajisje teknologjike

b. Vetëm një laborator kompjuterik

c. Aspak

Page 48: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

48

Figura 19 Përgjigja e pyetjës së tetë

8. Cilën nga platformat kanë përdorur? (multi-zgjedhje)

a. Google clasroom

b. Apple clasroom

c. Microsoft classroom

d. Zoom

e. Tjetër

Figura 20 Përgjigja e pyetjës së nëntë

9. Nëse keni mbajte ligjërata online, çfarë pajisje keni përdorur për kyçje?

a. Laptop/PC

b. Tablet

Page 49: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

49

c. Smartphone

Figura 21 Përgjigja e pyetjës së dhjetë

10. Sa jeni pro përdorimit te teknologjisë në shkollën tuaj?!

a. Po

b. Jo

c. Nuk ka rëndësi

Figura 22 Përgjigja e pyetjës së njëmbëdhjetë

Page 50: Studim krahasues i tregut të arsimit dhe rolit të ...

50

11. Pas përdorimit të teknologjisë, cilin metode preferoni me shumë në

mësimdhënien/mesimnxenien?

a. Klasike

b. Online

c. Përzier

Figura 23 Përgjigja e pyetjës së dymbëdhjetë