rrkgn asdfjkm

210
MORFOLOGJIA E ZBATUAR (Për studentët e degëve të gjuhëve të huaja)

description

xxxxx

Transcript of rrkgn asdfjkm

Page 1: rrkgn asdfjkm

1

MORFOLOGJIA E ZBATUAR

(Për studentët e degëve të gjuhëve të huaja)

Page 2: rrkgn asdfjkm

2

MORFOLOGJIA E ZBATUAR

Pёrgatitur nga:

Prof. Dr. ALI JASHARI, Universiteti i Korçës,

Prof. Ass. Dr. FLUTURA ÇITAKU, Universiteti i Prishtinës.

Redaktor: Dr. OLGER BRAME

Recensues: Prof. Dr. DHIMITRI BELLO

Prof. Dr. ABDULLA BALLHYSA

Botim i katërt i përmirësuar

Botues: Zero Print

Prishtinë, 2013

© Copyright: autorët

ISBN 978-9951-655-06-4

Page 3: rrkgn asdfjkm

3

PARATHËNIE

Ndodh rëndom që kur marrin një libër a tekst për ta lexuar, pyetjet e para që bëhen

janë të kësaj natyre: ç’është ky libër?; përse dhe për kë është shkruar?; si është ndërtuar

dhe organizuar libri? etj. Aq më shumë, pyetje të tilla bëhen për libra e tekste të

karakterit shkencor, që u drejtohen nivelit të studentëve të fakulteteve që përgatitin

mësues të gjuhëve të huaja, të cilët domos-doshmërisht duhet të marrin njohuritë

kryesore të gjuhës shqipe.

Për tekstin “Morfologjia e zbatuar”, mund të japim një karakteristikë të përgjithshme:

ai i përket lëmit të gjuhësisë së zbatuar, term ky i shpeshpërdorur në gjuhësinë

moderne (angl. Applied linguistics; frëngj. Linguistique appliquée; rus. Lingvistika

priklladnaja etj.). Në thelb, me këtë term nënkuptohet një aspekt teorik i gjuhësisë, i

zbatuar në një fushë konkrete a sferë të veçantë të veprimtarisë shoqërore.

Nga përcaktimet që janë dhënë deri tani, më të rëndësishmet janë ato që e shohin

gjuhësinë e zbatuar të lidhur me përvetësimin e teorisë dhe zbatimin e saj në ushtrime

konkrete, si dhe në mësimdhënien e një gjuhe të caktuar.

Mendojmë së përcaktimet e fundit i përmbush më së miri dhe teksti “Morfologjia e

zbatuar”.

Së pari, ky tekst jep në mënyrë logjike dhe shkencore njohuri pёr strukturёn e fjalёs

dhe llojet e morfemave, tipat dhe mënyrat e formimit të fjalëve, pjesët e ndryshueshme

dhe të pandryshueshme të ligjëratës etj., që janë të domosdoshme për formimin

gjuhësor të studentëve të degëve të gjuhëve të huaja, dhe jo vetёm pёr ata. Ky tekst

ёshtё i pёrshtatshёm edhe pёr studentёt e degёs sё letёrsisё dhe si tekst plotёsues pёr

studentёt e degёs sё gjuhёs. Teksti përmban 11 njësi mësimore me rreth 75 çështje

kryesore.

Së dyti, këto njohuri konkretizohen me ushtrime të karakterit zbatues dhe krijues, që

ndikojnë në aftësimin praktik të studentëve. Rubrika “Ushtrime” që jepet pas çdo

njësie mësimore për morfologjinë e zbatuar përfshin rreth 200 ushtrime, duke bërë të

mundur që njohuritë teorike të zbatohen praktikisht nga studentët.

Së treti, për më shumë, çdo ligjëratë është shoqëruar me çështje për kontrollin e

njohurive dhe për të diskutuar rreth tyre, çka i ndihmon studentët që të përgatiten për

gjërat më thelbësore, jo për t’i mësuar ato përmendsh, por për t’i interpretuar në

mënyrë logjike dhe krijuese. Në tekst ka rreth 66 pyetje interpretuese dhe pyetje

sintezë, që mund të shërbejnë dhe për kontrollin përfundimtar të njohurive në provim.

Së katërti, në tekst, me anë të rubrikës “Përsiatni rreth këtyre çështjeve”, synohet që

studentët të zhvillojnë mendimin kritik dhe krijues për të dhënë mendimet vetjake dhe

për të diskutuar për probleme që lidhen me formimin e tyre teorik në nivel të lartë.

Së pesti, për të përvetësuar edhe më mirë njohuritë nga morfologjia e gjuhës shqipe

dhe për të bërë përqasje me morfologjinë e gjuhëve të huaja që studiojnë, studentëve u

Page 4: rrkgn asdfjkm

4

jepet një rubrikë me rreth 268 terma kryesorë.

Së gjashti, studentët mund të provojnë njohuritë e tyre duke zgjidhur pyetjet që jepen

në rubrikën “Provoni njohuritë tuaja...”.

Autorët e librit, duke synuar që studentët të marrin bazat e morfologjisë së zbatuar për

gjuhën shqipe, nё fund tё çdo pjese tё ligjёratёs kanë dhënë shembuj për mënyrën se si

bёhet analiza e tёrёsishme e secilёs prej tyre, duke i konkretizuar këto analiza me

shembuj dhe me kërkesat përkatëse.

Në fund të librit autorët kanë përfshirë edhe njё shtojcё ku nё mёnyrё pёrmbledhёse

flitet pёr dukuri semantike si shumёkuptimёsia, homonimia dhe sinonimia si dhe fjalё

me shumё funksione leksiko-gramatikore shoqёruar me shembuj. Duke ditur qё

sinonimia e plotё (e mirёfilltё) shfaqet midis fjalёs sё huaj dhe asaj shqipe, nё shtojcё

ёshtё dhёnё njё fjalorth me fjalё tё huaja dhe gjegjёset e tyre nё shqip pёr t’i

vetёdijёsuar studentёt rreth pastёrtisё sё gjuhёs dhe pёrparёsisё qё ka fjala shqipe

karshi fjalёs sё huaj. Ky vetёdijёsim mund tё pёrcillet mё vonё te nxёnёsit e tyre.

Nё këtë mënyrë, teksti “Morfologjia e zbatuar”, i shkruar me një gjuhë të thjeshtë e tё

qartё, mund t’i përmbushё tri synime të rëndësishme:

a) dhënien e njohurive teorike më të domosdoshme për morfologjinё e gjuhës

shqipe;

b) zbatimin e njohurive teorike përmes ushtrimeve, çështjeve për diskutim dhe

rubrikave të tjera;

c) përgatitjen sa më të lartë të studentëve në nxënien e morfologjisë së shqipes

dhe mësimdhënien e saj në shkollë etj.

Shpresojmë qё studentët, duke pasur në dorë këtë tekst, do të bëhen të aftë për

përmbushjen e misionit të tyre të nesërm.

Autorët

Page 5: rrkgn asdfjkm

5

PASQYRA E LËNDËS

NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË.................................................9

Objekti i morfologjisë dhe lidhjet e saj me disiplinat e tjera

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Pjesët e ligjëratës

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Ushtrime

STRUKTURA MORFOLOGJIKE E FJALËS DHE TIPAT E FJALËFORMIMIT.......17

Fjala dhe morfema

Llojet e morfemave

Temat e fjalës

Analiza morfemore dhe analiza fjalëformuese

Fjalë të parme dhe jo të parme

Mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Provoni dijet tuaja për fjalëformimin

Ushtrime

Detyrë kursi

EMRI.........................................................................................................................................36

Njohuri të përgjithshme

Grupet leksiko - gramatikore të emrave

Kategoria gramatikore e gjinisë

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e rasës

Kategoria gramatikore e shquarsisë dhe pashquarsisë

Tipat e lakimit

Formimi i emrave

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bëhet analiza e emrit

Provoni dijet tuaja lidhur me emrin

Ushtrime

MBIEMRI.................................................................................................................................62

Njohuri të përgjithshme

Klasifikimi i mbiemrave

Page 6: rrkgn asdfjkm

6

Kategoria gramatikore e gjinisë

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e rasës

Kategoria gramatikore e shkallës

Emërzimi i mbiemrit

Formimi i mbiemrave

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bëhet analiza e mbiemrit

Provoni dijet tuaja lidhur me mbiemrin

Ushtrime

NUMËRORI ...........................................................................................................................80

Njohuri të përgjithshme

Numërorët themelorë

Veçoritë strukturore e morfologjike të numërorëve themelorë

Thyesat

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Si bëhet analiza e numërorit

Ushtrime

PËREMRI.................................................................................................................................87

Njohuri të përgjithshme

Klasifikimi i përemrave

Njohuri të përgjithshme për përemrat vetorë

Lakimi i përemrave vetorë

Bashkimi i trajtave të shkurtra

Vendi dhe përdorimi i trajtave të shkurtra

Përemri vetvetor

Përemrat dëftorë

Përemrat pronorë

Përemrat pyetës

Përemrat lidhorë

Përemrat e pacaktuar

Rreth përdorimit të përemrave në ligjërim

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bëhet analiza e përemrit

Provoni dijet tuaja lidhur me përemrat

Ushtrime

FOLJA .................................................................................................................................115

Njohuri të përgjithshme për foljen

Klasifikimi i foljeve sipas kuptimit dhe funksionit

Foljet ndihmëse

Foljet gjysmëndihmëse

Page 7: rrkgn asdfjkm

7

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Kategoria gramatikore e vetës

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e diatezës

Kategoria gramatikore e mënyrës

Kategoria gramatikore e kohës

Zgjedhimi i foljeve (ndarja në zgjedhime)

Foljet e parregullta

Format e pashtjelluara

Zgjedhimi vepror

Zgjedhimi jovepror

Formimi i foljeve

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bëhet analiza e foljes

Provoni dijet tuaja lidhur me foljen

Ushtrime

NDAJFOLJA..........................................................................................................................148

Njohuri të përgjithshme për ndajfoljet

Klasifikimi i ndajfoljeve

Shkallët e ndajfoljeve

Formimi i ndajfoljeve

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bëhet analiza e ndajfoljes

Provoni dijet tuaja për ndajfoljen

Ushtrime

PARAFJALA........................................................................................................................158

Njohuri të përgjithshme për parafjalët

Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes dhe strukturës morfologjike

Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor dhe kuptimet kryesore të tyre

Përdorimi i parafjalëve në ligjërim

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bёhet analiza e parafjalёs

Provoni dijet tuaja për parafjalët

Ushtrime

LIDHËZA.............................................................................................................................166

Njohuri tё pёrgjithshme pёr lidhёzat

Klasifikimi i lidhëzave sipas prejardhjes

Përdorimi i lidhëzave sipas funksionit sintaksor

Termat kryesorë

Page 8: rrkgn asdfjkm

8

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bёhet analiza e lidhëzave

Provoni dijet tuaja lidhur me lidhëzat

Ushtrime

PJESËZA DHE PASTHIRRMA.......................................................................................174

Njohuri të përgjithshme për pjesëzat

Vendi dhe theksimi i pjesëzave

Klasifikimi i pjesëzave sipas strukturës dhe fjalëformimit

Klasifikimi i pjesëzave sipas domethënies

Pasthirrmat dhe klasifikimi i tyre sipas prejardhjes e sipas domethënies

Onomatopetë

Termat kryesorë

Çështje për diskutim në seminar

Përsiatni rreth këtyre çështjeve

Si bёhet analiza e pjesëzave

Si bёhet analiza e pasthirrmave

Provoni dijet tuaja për pjesëzat

Ushtrime

SHTOJCA:

1. SHEMBUJ PËR ANALIZЁN E TЁRЁSISHME MORFOLOGJIKE.........................185

2. USHTRIME NDËRTUESE...............................................................................................190

3. DISA DUKURI SEMANTIKE TË FJALËVE NË GJUHËN SHQIPE.......................192

4. FJALA SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ......................................................196

BIBLIOGRAFIA ...................................................................................................................207

Page 9: rrkgn asdfjkm

9

NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË

Çështjet kryesore

Objekti i morfologjisë dhe lidhjet e saj me disiplinat e tjera

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Pjesët e ligjëratës

Objekti i morfologjisë dhe lidhjet e saj me disiplinat e tjera

Morfologjia (nga greq. morphe =formë dhe logos =fjalë, dije, teori) studion:

1. Format e ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe kuptimet e këtyre formave;

2. Klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, ose klasa fjalёsh që quhen

tradicionalisht pjesë të ligjëratës;

3. Strukturёn morfologjike tё fjalёve-morfemat dhe llojet e tyre dhe

4. Tipat kryesorë të fjalëformimit.

Siç shihet, objekti i studimit të morfologjisë është fjala, e cila studiohet edhe si pjesë e

ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe kuptimeve gramatikore përkatëse, edhe nga

pikёpamja e strukturёs si edhe nga pikёpamja e formimit.

Morfologjia dallohet nga leksikologjia e cila, gjithashtu, ka si objekt studimi fjalën, por e

vështron këtë si njësi të leksikut, që shërben për të emërtuar diçka, d.m.th. nga pikëpamja e

kuptimit leksikor.

Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, që nuk e ndryshojnë formën, si parafjalët, lidhëzat,

pjesëzat, pasthirrmat.

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta, por me veçoritë e përbashkëta të

fjalëve të së njëjtës klasë (vlerat paradigmatike të fjalës) dhe nxjerr kështu rregulla me karakter

të përgjithshëm. P.sh., tërësia e mbaresave të lakimit të emrave sipas një tipi ka vlerë për gjithë

klasën e emrave të këtij tipi, pra, edhe për çdo emër të veçantë. Kështu, siç lakohet, p.sh., fjala

mal-i,-it,-in, lakohen edhe tё gjithë emrat që në njëjës të shquar marrin mbaresën -i (-it,-in).

Morfologjia lidhet shumë ngushtë me sintaksën dhe quhen si dy pjesë të gramatikës. Nuk

mund të studiohen format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh dhe

funksionet e tyre sintaksore, të cilat konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të

ndryshme. Anasjelltas, raportet sintaksore ndërmjet gjymtyrëve në togfjalësh ose në fjali

shprehen me anë të formave gramatikore të fjalëve, p.sh. raportet kundrinore (kundrinori i

drejtë shprehet me formën e rasës kallëzore pa parafjalë), raportet rrethanore, etj.

Morfologjia ka lidhje të ngushta edhe me fonetikën. Shumë dukuri fonetike kanë funksione

gramatikore të caktuara. Kështu, formimi i shumësit dash:desh, derë:dyer ose dallimi i vetave

në të tashmen dal:del, marr:merr, realizohen nëpërmjet ndërrimeve fonetike.

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Duke u përdorur gjatë ligjërimit, fjala shpreh një kuptim leksikor të caktuar. Këtij zakonisht i

shtohen edhe një a disa kuptime të përgjithshme gramatikore. Nëpërmjet kuptimeve

gramatikore të fjalës shprehen lidhjet e saj me fjalë të tjera në fjali. Në fjalinë: Shiu i mëngjesit

i dha një shkëlqim gjithë rrugës, forma shiu, përveç kuptimit leksikor të njohur, shpreh dhe

kuptimet gramatikore të gjinisë (mashkullore), të numrit (njëjës), të rasës (emërore), të

shquarsisë (trajta e shquar). Këto kuptime gramatikore, bashkë me kuptimin leksikor

kategorial të fjalës shi, përcaktojnë përkatësinë e saj në klasën e emrave. Ndërsa forma dha,

përveç kuptimit leksikor të njohur, shpreh dhe kuptimet gramatikore të vetës (veta e tretë),

numrit (njëjës), mënyrës (dëftore), kohës (e kryera e thjeshtë) dhe diatezës (veprore). Këto

kuptime gramatikore bashkë me kuptimin leksikor kategorial të fjalës dha përcaktojnë

përkatësinë e saj në klasën e foljeve.

Page 10: rrkgn asdfjkm

10

Kuptimi gramatikor ka një karakter shumë të përgjithshëm. Bie fjala, kuptimin gramatikor të

rasës nuk e ka vetëm ky ose ai emër, por të gjithë emrat pa përjashtim. Kuptimin gramatikor të

kohës nuk e ka vetëm një folje, por të gjitha foljet.

Çdo kuptim gramatikor përbëhet prej kuptimesh të pjesshme gramatikore, që janë në

kundërvënie ndërmjet tyre. Bie fjala, kuptimi gramatikor i rasës përbëhet nga kuptimet e

pjesshme gramatikore të rasave të ndryshme (emërore, gjinore, etj.). Por të gjitha këto së

bashku përbëjnë një unitet: kuptimin gramatikor të rasës. Njёsoj qëndron puna edhe për

kuptimet gramatikore të kohës, të vetës etj. te foljet.

Kuptimet gramatikore, që të mund të konkretizohen, duhet të shprehen nëpërmjet formave

(mjeteve) të ndryshme gramatikore që merr fjala gjatë përdorimit në fjali. Kështu, kuptimi

gramatikor i rasës emërore të shquar shprehet nëpërmjet formës shi-u, ai i rasës dhanore

nëpërmjet formës shi-ut etj.

Format qё marrin fjalёt gjatё ligjёrimit quhen fjalёforma. Pjesёt e ndryshueshme tё ligjёratёs

kanё mё shumё se njё fjalёformё, kurse pjesёt e pandryshueshme tё ligjёratёs dalin vetёm me

njё fjalёformё.

Fjala ka paradigmën e saj. Paradigma e fjalës përfaqëson skemën, modelin e formimit të

trajtave morfologjike të një fjale. Pra, ajo është tërësia e formave që merr një fjalë gjatë

pёrdorimit në ligjërim.

Format gramatikore në gjuhën shqipe janë sintetike dhe analitike.

Format gramatikore sintetike ndёrtohen:

1. Me anë tё mbaresave që i shtohen temës së fjalës, si: lis-i (lis), fush-a (fushё), hap-a (hap);

(këtu përfshihen edhe format që ndërtohen me anë të prapashtesave trajtëformuese, si mal-e;

la-rë, la-fsh-a dhe format e pёrngjitura tё sё tashmes dhe tё sё pakryerës habitore (hapkam;

hapkësha).

2. Me anë tё ndërrimeve fonetike që pëson tema e fjalës, si: metafonia a/e (dash-desh; dal-

del; jap-jep), në ndonjë rast i shoqëruar edhe me qiellzorёzimin k/q (plak-pleq); qiellzorёzimi

( palatalizimi): k/q; g/gj; ll/j; r/j, si: bujk-bujq; zog-zogj; buall-buaj; bir-bij; në ndërrimin s/t:

shes-shet; zbres-zbret etj. (mund të ketë edhe dy ndërrime njëkohësisht: flas-flet (a/e dhe s/t).

3. Njëherësh me anë tё mbaresave (ose prapashtesave trajtëformuese) dhe ndërrimeve

fonetike: marr-mor-a; dal-dol-a; bredh-brodh-a; mbjell-mboll-a (apofonia) etj.; breg-brigj-e;

bredh-bridh-ni; zbërthimi i zanores o në ua (e në ye) ose anasjelltas: mbledhja e togut zanor

ua në o ose ye në e: mëso-j, mëso-va-mësua-m; ushqe-j-ushqeva-ushqyem etj.

4. Pa asnjë tregues gramatikor, domethënë me mbaresë zero, si te foljet e tipit hap, di,

mbyll, rri, ha etj., ose te emrat nё rasёn emёrore dhe kallёzore tё pashquar: lis, shi, shtёpi,

bukё, etj.

5. Me anë të formave supletive që lidhet me bashkimin në çift ose në një radhë gramatikore i

dy a më shumë fjalëve prej rrënjësh të ndryshme, por me të njëjtin kuptim leksikor, si mjet për

të dalluar kuptime të ndryshme gramatikore): unë-mua, bie-rashё, bie-prura, shoh-pashё, etj.

Format gramatikore analitike përbëhen prej dy a më shumë elementesh, nga të cilat, i fundit

shpreh kuptimin leksikor, kurse elementet e tjera, shërbejnë si mjete gramatikore për ndërtimin

e këtyre formave. Këto forma ndërtohen:

1. Me anë të foljeve ndihmëse ( kam punuar, jam përpjekur);

2. Me anë tё pjesëzave trajtёformuese (të punoj, të punoja, do të punoja, duke punuar, për të

punuar);

3. Me anë të nyjave të përpërme, p.sh.: rasa gjinore (libri i nxënësit, nxënësve të klasës),

pёremrat (i tij, e saj, e vet, tё gjithё), emrat asnjanёs ose tё farefisnisё (tё ecurit, tё folurit; i ati,

e ёma, i biri), etj.

Zakonisht, me anë të një mjeti gramatikor shprehen, në të njëjtën kohë, disa kuptime

gramatikore, p.sh.: mbaresa vetore -a te folja dhe mbaresa rasore -i te emri:

Page 11: rrkgn asdfjkm

11

veta e parë gjinia mashkullore

numri njëjës numri njёjёs

mbyll-a koha e kryer e thjeshtë lis-i rasa emёrore

mënyra dëftore trajta e shquar

diateza veprore

Ka edhe raste që një mjet shpreh vetëm një kuptim gramatikor, p.sh., prapashtesat e shumësit

(-ë, -e, -a) shërbejnë vetëm për të shprehur kuptimin gramatikor të shumësit: shok-ë, mal-e,

shkoll-a. Uniteti i kuptimit gramatikor të përgjithësuar me mjetet përkatëse të shprehjes

gjuhësore përbëjnë kategorinë gramatikore. Shqipja ka kategoritë gramatikore të gjinisë,

rasës, shquarsisë e pashquarsisë, vetës, kohës, mënyrës, diatezës.

Kategoritë gramatikore të një fjale mund të jenë të kushtëzuara (sintaksore) ose të

pakushtëzuara (josintaksore). Kushtëzimi varet nga lidhjet sintaksore.

Të kushtëzuara janë, p.sh., kategoritë e gjinisë, numrit dhe rasës te mbiemrat, të cilat varen nga

kategoritë pёrkatёse tё emrave (djalë i ri - vajzë e re). Po kështu, e kushtëzuar është kategoria e

rasës tek emrat (takova shokun). Të pakushtëzuara janë gjinia dhe numri tek emrat; mënyra,

koha dhe diateza te foljet etj. Pjesёt e ligjёratёs

Të gjitha fjalët e gjuhës, sipas veçorive të përbashkëta leksikore dhe gramatikore, grupohen në

klasa a kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës.

Për klasifikimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës duhet mbështetur në këto kritere: a. kriteri

leksikor; b. kriteri morfologjik; c. kriteri sintaksor. Këto janë kritere klasifikimi për të gjitha rastet, sepse, në raste të veçanta, është e qartë

përkatësia e një fjale si pjesë e ligjëratës, qoftë dhe në bazë të një kriteri të vetëm. Kriteri

leksikor a kuptimor, ndonëse është më i rëndësishëm, nuk mund të shërbejë gjithmonë i

vetëm për të përfshirë fjalët në këtë ose atë pjesë të ligjëratës. Kështu, p.sh., emrat prejfoljorë

asnjanës, si: të menduar, të vrapuar etj. ose emrat mendim, vrapim, që emërtojnë veprime,

vetëm në bazë të kuptimit leksikor është vështirë të dallohen nga foljet përgjegjëse: mendoj,

vrapoj etj. Në këtë rast duhet mbështetur edhe në kriterin morfologjik. Nё kёtё mёnyrё, kur

të vështrohen edhe veçoritë e tyre gramatikore, do të dallohen qartë se të parët (emrat) kanë

kategoritë gramatikore të gjinisë, rasës, numrit, shquarsisë, kurse të dytët (foljet) kanë të

tjera kategori: vetë, numër, mënyrë, kohë, diatezë.

Po kështu, vetëm në bazë të kriterit leksikor është vështirë të dallohen mbiemrat, si: i mirë, i

lig etj., që shënojnë cilësi, nga emrat përgjegjës: mirësi, ligësi, që, gjithashtu, emërtojnë cilësi;

ose emrat në rrjedhore: stof leshi, shtrat hekuri nga mbiemrat: stof i leshtë, shtrat i hekurt. Në

përcaktimin e fjalëve të mësipërme duhen marrë parasysh edhe kategoritë e tyre gramatikore.

Gjithashtu, të mbështeturit vetëm në kriterin morfologjik, shpesh e bën të vёshtirë dallimin e

fjalëve sipas pjesëve të ligjëratës, p.sh., mbiemrin i mirë nga përemri i tillë ose besnik

(mbiemër) nga tjetër (përemër). Në mjaft raste, përkatësia e një fjale në këtë ose në atë pjesë

ligjërate kushtëzohet nga lidhjet e saj në fjali, gjegjёsisht me funksionin e fjalёve nё fjali.

Kështu, fjalë, si afër, larg, përmes etj. janë ndajfolje, kur lidhen me folje (shkoi larg) dhe janё

parafjalë, kur qëndrojnë para emrash a përemrash (shkoi larg fshatit) etj. qё lidhet me kriterin

sintaksor. Për këtë arsye, në përcaktimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës, duhet të merren

parasysh të tri kriteret, ndonëse, në një rast të caktuar, mund të dalë në plan të parë njëri prej

tyre.

Page 12: rrkgn asdfjkm

12

Në bazë të kritereve të mësipërme, në gjuhën shqipe dallohen qartë këto pjesë të ligjëratës:

emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe

pasthirrma.

Sё pari, në bazë të veçorive leksikore (kuptimore), pjesët e ligjëratës ndahen në tri grupe:

1. Fjalë kuptimplota. Këto kanë një kuptim leksikor të plotë që i lejon të përdoren si

gjymtyrë më vete. Në këtë grup hyjnë: fjalët emërtuese (emrat, mbiemrat, foljet,

ndajfoljet); fjalët numëruese (numërorët); fjalët treguese, d.m.th., fjalët që

tregojnë, por pa emërtuar (përemrat).

2. Fjalë jokuptimplota. Janë ato që kanë një kuptim leksikor të kushtëzuar nga roli që

kryejnë në fjali. Kuptimi i tyre leksikor, në përgjithësi, përkon me kuptimin e tyre

gramatikor. Këtu hyjnë: parafjalët, lidhëzat dhe pjesëzat.

3. Fjalë thirrmore. Janë ato që shprehin, në formë thirrjesh, ndjenja të folësit. Këtu

hyjnë pasthirrmat.

Sё dyti, në bazë të veçorive morfologjike pjesët e ligjëratës ndahen nё:

1. Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës. Këtu futen fjalët që lakohen, si: emri (mal-i,

pemë-a, zog-u, djalë-i etj.), përemri (unë, ai, këta, i tillë, të gjithë, askush etj.),

mbiemri (i lartë, e madhe, i bukur, e vështirë etj.), pjesërisht numërori (pesë, shtatë,

dymbëdhjetë, tri të katërtat, etj.) dhe që zgjedhohen: folja (lexoj, hap, vështroj, kam,

jam, zgjedhoj etj.).

2. Pjesë të pandryshueshme tё ligjёratёs. Janë fjalёt që as lakohen dhe as zgjedhohen.

Ato përdoren në fjali pa ndryshuar formën. Të tilla janë: ndajfolja (afër, larg,

përpjetë, shumë, sot, etj.), parafjala (me, në, prej, nga, tek, etj.), lidhëza (dhe, ose,

ndaj, por, kurse, kur, sepse, megjithëse etj. ), pjesëza (mos, nuk, jo, po, pa, etj.),

pasthirrma (oh!, auaa!, obobo! etj.)

Sё treti, në bazë të kriterit sintaksor, d.m.th., të aftësisë ose të paaftësisë për t'u përdorur si

gjymtyrë më vete në fjali, pjesët e ligjëratës ndahen në dy grupe:

1. Fjalë të mëvetësishme (emri, folja, mbiemri, numërorët, përemri, ndajfolja). Këtu

mund të futen edhe pasthirrmat, kur pёrdoren tё emёrzuara.

2. Fjalë të pamëvetësishme (parafjala, lidhëza, pjesëza).

Kufijtë ndërmjet pjesëve të ligjëratës nuk janë të prerë p.sh. homonimet, formimet me

konversion, kur e njëjta fjalë del edhe si emër, edhe si folje: kyç-i dhe kyç (derën); etj.

Nyjat në gjuhën shqipe nuk janë pjesë më vete tё ligjëratës, por, duke qenё pjesё pёrbёrёse tё

fjalёve, ato kanë disa veçori dhe funksione gramatikore.

Nyjat i, e, të, së përdoren :

Si pjesë përbërëse e mbiemrave të nyjshëm: (i,e) mirë; (i,e) gjatë; (i,e) parë;

Si pjesë përbërëse e disa emrave me prejardhje foljore ose nga pjesë të tjera të

ligjëratës: të ecurit; të menduarit; të korrat; e ardhmja; e folmja; e bukura; e verdha;

të verdhët; e keqja etj.

Si pjesë përbërëse e disa përemrave: (i,e) tij; e tua; të tyre; i tillë; e tillë; të tillë; i cili;

e cila; të cilët;

Si përbërës i rasës gjinore të emrave: libri i gjuhës shqipe, fletorja e leksioneve, e cila

e dallon këtë rasë nga dhanorja dhe rrjedhorja;

Si pjesë e emrave që tregojnë lidhje gjinie ose farefisnie: e ëma, të vëllezërit, i vëllai,

etj.

Nyjat kanë gjini, numër dhe rasë, që përcaktohen nga kategoritë e emrit ose nga fjala me të

cilën përdoren.

Page 13: rrkgn asdfjkm

13

TERMAT KRYESORË: sistem gramatikor; gramatikë; sintaksë; morfologji; pjesë e

ligjëratës (emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza,

pasthirrma); kuptim gramatikor; formë gramatikore; kuptim leksikor kategorial; mjet

gramatikor (sintetik, analitik); kategori gramatikore (të kushtëzuara, të pakushtëzuara); kriter

(leksikor, morfologjik, sintaksor); nyja.

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Ç’është morfologjia dhe çfarё studion ajo?

2. Si e kuptoni konceptin e kuptimeve gramatikore dhe të formave gramatikore? Pse midis tyre

ka një lidhje të pazgjidhshme?

3. Jepni shembuj formash gramatikore sintetike dhe analitike.

4. Si ndahen pjesët e ligjëratës sipas kriterit leksikor, morfologjik dhe sintaksor?

5. Bëni krahasimin e këtyre çështjeve të shqipes me gjuhën e huaj që studioni.

6. Cilat janë rastet kryesore të përdorimit të nyjave në gjuhën shqipe?

7. Si qëndron problemi i nyjave në gjuhë të tjera: a merren ato si pjesë e ligjëratës?

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Si e kuptoni përkufizimin e antikitetit grek se “gramatika është arti për të lexuar dhe për të

shkruar”? A ka vlerë kjo thënie edhe për sot?

2. Argumentoni me shembuj pse kategoritë gramatikore janë të kushtëzuara dhe të

pakushtëzuara.

3. Diskutoni rreth pyetjes: Pse për ndarjen e fjalëve në pjesë të ligjëratës duhet të ndërthuren të

tre kriteret: leksikor, morfologjik dhe sintaksor?

USHTRIME

Ushtrimi 1

Ç'pjesë të ligjëratës janë fjalët me të pjerrëta? Thoni cilat janё tё ndryshueshme e cilat tё

pandryshueshme.

Më 25 shtator Skënderbeu me treqind kalorës të gardës ngjitej në kodrat e fshatit Marikaj, të

veshura me shqopë e mare. Në rrugën e ngushtë të dhive, ai i mbante gjunjët mbërthyer në

shpatullat e kalit dhe mbështillej me gunë që të mbrohej nga gërvishtjet. Qielli i ulët, sa një çati

e rëndë dhe e errët, kërcënohej të shtypte kokën, po të mos shpërthente në ujë. Zagushi përpara

shtrëngatës, që të merrte frymën. Pastaj filluan krismat dhe gjëmimet me një ushëtimë të

paprerë, duke dredhur tokën, sikur bota të rrinte mbi një shtrat prej dërrase. Kodrat thithnin

elektricitet dhe në ajër u shpërnda një erë squfuri. Vargu i kalorësve hynte gjithnjë e më thellë

në shtrëngatë, duke gjarpëruar brenda saj. Asnjeri nuk fliste, sepse askush s'kishte parë

ndonjëherë një kërcënim të tillë. Skënderbeu shpejtonte, sikur lart në majë do të arrinte një

aleat. Në fillim ranë disa pika shiu gjysmë të ngrira, që kalonin qorrazi dhe ngjiteshin në tokë.

Pastaj ajri u ftoh dhe u lehtësua. Drurët kulluan dhe ujët lau baltën e kuqe, duke e bërë ngjitjen

më të vështirë. Skënderbeu kërkoi me sy një vend të hapur për të pushuar kuajt që po vriteshin

nga lodhja. Ai kishte shpresë në zemër. ( S. Godo, Skënderbeu).

Ushtrimi 2. a. Nё fragmentin e mëposhtëm gjeni 10 fjalё qё kanё formё analitike dhe 10

fjalё qё kanё formё sintetike. b. Duke lexuar pjesën nxirrni fjalёt e panjohura për ju,

kuptimin e tё cilave mund ta gjeni nё Fjalorin shpjegues të gjuhёs shqipe (1980, 2006).

Page 14: rrkgn asdfjkm

14

Ata muaj që Vita qëndroi e mbyllur, e kishin zbukuruar më fort. Errësira e kasolles sikur e pati

zbehur paksa, aq sa për t'i dhënë njomështinë që ia kishte rreshkur dimri e për ta bërë më të

brishtë. Flokët, nga mungesa e veriut dhe e rrezeve të diellit, kishin marrë përsipër një të

verdhë të errët, që afronte nga ngjyra e kënasë. Ndryshimi i parë në mes të bojës së artë të

faqes së sipërme të flokëve dhe hijeve të errëta të shtresës së brendshme që jepnin e merrnin

vetëtitje meneksheje, ishin zhdukur.

Qerpikët e zinj, lëshuar mbi ata sy kaleshë e lavarashë, dukeshin sikur ishin vënë aty, si

frëngjitë e dritareve, për të ruajtur pasuritë që fshiheshin brenda. Lëkura e bardhë e fytyrës, e

parrahur nga era dhe dielli, pati humbur prenkat e dikurshme. Shtati, i pavrarë nga punët e

bujqësisë, ishte hedhur sa ishte hedhur, si ai lastari në pranverë dhe pastaj kishte qëndruar,

sikur të priste të binte dielli, për të marrë sulm të ri. Tani, edhe ajo përkulje pakëz përpara, të

cilën Vita e pati marrë zakon nga koha kur fshihte me druajtje nishanet e vajzërisë e që i jepte

atë hije nazike, thuajse qe zhdukur dhe trupi pati marrë zhdërvjellje, si ajo kulpra e pyjeve, atje

tek bën të përpjetë të arrijë sa më parë diellin. Dashuria sikur i kishte dhënë të drejtë të

zbulonte bukuritë e saj. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur).

Ushtrimi 3

Në tekstin e dhënë dalloni fjalët shënuese dhe fjalët shërbyese.

Shtëpia e familjes Spahiu gjendej në pjesën më të bukur të qytetit, mu në zonën e lashtë të tij,

që vizitohej thuajse gjithë vitin nga turistët. Ishte një vilë dykatëshe, jo fort e madhe, e futur në

fund të një rrugice të ngushtë, të shtruar me pllaka prej guri të lëmuara nga këmbët e ecarakëve

për vite e dekada me radhë. Vila kishte pamjen e një kulle fort tërheqëse, të ndërtuar me shijen

e hollë të një artisti, në një stil disi të kombinuar midis klasikes dhe modernes. Në të gjitha

anët e saj kishte dritare të mëdha me korniza të drunjta, që dilnin mes mbulesës me pllaka dhe

që dukeshin sikur copa shkëmbinjsh të ngjitura në mur. Në krye, shtëpia mbulohej nga një

pullaz i lartë, që pastaj ndahej në disa të tjerë më të vegjël, të cilët mbulonin ballkonet e bukura

me rrethoja hekuri të punuara me dorë; në ballkonet derdheshin lule nga të gjitha llojet e nga të

gjitha ngjyrat. Nga sytë kureshtarë, shtëpinë e ruante një mur i gurtë, pak më i lartë sesa ishin

zakonisht muret rrethues të shtëpive në atë qytet. Pas atij muri, kush mund të kishte sy për të

parë, do të zbulonte një oborr të bukur në formë parku. Shtëpia kishte edhe një kopsht të vogël

prapa saj, ku binin dritaret e disa apartamenteve të ndërtuara rishtas në rrugën tjetër. Në kopsht

dilej veç nga kuzhina. Aty ndodhej një tavolinë e vogël dhe një ndenjëse fort e rehatshme, që

kreu i shtëpisë, Bujari, i përdorte si vend pune gjatë gjithë verës; po edhe gjatë vjeshtës së

parë, kur bënte mot i mirë. Kishte aty qetësinë e duhur për të lexuar a për të shkruar.

Gjelbërimi i oborrit, lulet e bukura që i kishte mbjellë dhe i përkujdeste e shoqja, Besa,

krijonin një mjedis shumë çlodhës, ku Bujari, si lexonte shumë apo pasi shkruante faqe të tëra

me formula, i hidhte sytë e i linte t’i pushonin pak. Aty buzë asaj tavoline Bujari ndjehej

njëherësh edhe në kopsht edhe në shtëpi; përpara kishte gjithë atë bukuri të natyrës, me lule e

gjelbërim, ndërsa pas shpinës kishte kuzhinën, me atë erën ndjellëse të gjellëve, që zienin mbi

shporet. (Drenusha Zajmi Hoxha, Engjëjt vdesin ndryshe).

Ushtrimi 4

Në shembujt e dhënë gjeni nyjat dhe tregoni cilёs pjesë të ligjëratës u takojnё.

Fëmijët të tria çupat i kishin lënë në shtëpi me gjyshen. Të nesërmen në mëngjes ai ngarkoi

kalin e të vjehrrit dhe u nis. Kristoforidhi vinte shpesh te e mbesa, ime gjyshe Katerina. Duke

ecur anës një gardhi të lartë, para sheshit të shtëpisë, ai vёrejti Fillën me të ëmën tek kishin

dalë në diell. Vita erdhi shpejt në vete, po, nga frika e të vëllait, vazhdonte të shtirej sikur nuk

ishte në të. Qëndrimi i së motrës s’para i pëlqente atij. Po rrëfeja, moj nëne….iu drejtua pastaj

gjyshe Sofes se Konxheja nuk e di!…dhe mori të dalë pasi e emta, topitur nga çudia e

Page 15: rrkgn asdfjkm

15

përgjigjes që dëgjoi, kishte rrëzuar duart poshtë dhe e kishte lënë të lirë nga krahu…Ajo, pas

t’et, zbathur e me një shportë në dorë, po ecte anës Lumit të Vdekur…(Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur).

Ushtrimi 5

Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe plotësoni tabelën duke i klasifikuar fjalët sipas klasave që

përfaqësojnë.

- Kur nuk më zë gjumi natën, marr dhe ha një hartë historie. Me pak ujë, natyrisht.Me pak ujë

sepse majat e maleve dhe shkretëtirat ma grithin fytin. Nuk është se e ha të tërë hartën

përnjëherësh. Zakonisht e copëtoj në pjesë më të vogla. Përpiqem kryesisht ta copëtoj në atë

mënyrë që të mos ndaj qytetet, shtetet e as kontinentet. Zakonisht përcjell me kujdes vijat

kufitare dhe, gjatë copëtimit, mundohem të mos i hyj në hak asnjë shteti. Edhe pse, me folë

kah del shpirti, më duhet ta pranoj se problemin kryesor e kam me shtetet e vogla. Është e

sikletshme kur përpiqen të copëtoj shtetet e Ballkanit! Kroacia ka një kufi të tmerrshëm dhe

më duhet gjithmonë të kem kujdes, sepse zakonisht më rrëshqet dora dhe i këpus edhe atë pak

bregdet Bosnjës.Shqipëria, ndërkaq, është pak më e kollajshme. Në fakt, me Shqipërinë jam

zakonisht më dorëlirë. Kur copëtoj Shqipërinë, nuk merakosem nëse copëtoj bashkë me të

edhe pjesë të Kosovës, Maqedonisë a Malit të Zi.Ngrënia e hartave të historisë është art më

vete.Në të vërtetë, është diçka shumë sfiduese. Ngrënia e territoreve gjithandej globit, në mes

të natës, nuk është ndonjë gjë shumë e këndshme.Është sikur kur keni kokëdhembje dhe u

duhet të pini një pilulë të hidhur.Por hidhësia e çastit, megjithatë, është më e durueshme sesa

dhembja afatgjatë. Sidoqoftë, ndonjëherë vërtet ndjej keqardhje kur kujtoj se ndonjë gjeneral,

kështu si puna ime, ka shkulur nga faqja e dheut Babiloninë, Trojën e shumë vende të tjera, që

kurrë më nuk kanë arritur të vizatohen nëpër harta! (Jeton Neziraj, Enea i plagosur).

Emri

Mbiemri

Numërori

Përemri

Folja

Ndajfolja

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza

Pasthirrma

Ushtrimi 6

Lidhni fjalët e dhëna me klasën që ato përfaqësojnë.

kishin ardhur parafjalë

tri pasthirrmë

nuk përemër

libra folje

ata emër

Page 16: rrkgn asdfjkm

16

e hirshme lidhëz

oburra numëror

drejt mbiemër

sepse pjesëz

nëpër ndajfolje

Ushtrimi 7

Ndërtoni fjali ku fjala e shënuar të përdoret në klasën e kërkuar.

majë - a. emër b. parafjalë

a.__________________________________________________________________________

b.__________________________________________________________________________

që - a. lidhëz b. përemër lidhor

a.__________________________________________________________________________

b.__________________________________________________________________________

Ushtrimi 8

Nënvizoni me një vijë fjalët e mëvetësishme dhe me dy vija fjalët e pamëvetësishme.

Nga dritësoret e mëdha hynte një dritë e hollë vjeshte, e qëndisur anash me ndryshk të

vrugtë dhe avuj shiu, që i mbështillte njerëzit me një farë ngathtësie të topitur dhe ua

shumëzonte hijet në dy, në tre, në katër, si në dofarë pasqyrash të zeza, që pale ku ishin

vendosur. Njëra nga ato hije tim et iu shfaq e bardheme, si e mbështjellë me pluhur

tebeshiri. Fytyra e zbehtë, flokët e thinjur, xhamadani me vija, këmisha prej mëndafshi

dhe jaka e kollarisur. Ishte Doktor Kotani. Një herë e kishte parë tek tërhiqte hapat

ngadalë mbi kalldrëm dhe atëherë pat menduar se vdekja, për të cilën thoshin se ishte e

zezë dhe e mnershme, nuk duhej të ishte e tillë. Ajo duhej të ishte e bardhë, si gur i

latuar, sepse Doktor Kotani ishte i tillë. (Mehmet Kraja, Im atë donte Adolfin).

Ushtrimi 9. Nënvizoni me një vijë fjalët kuptimplota, me dy vija fjalët jokuptimplota dhe me

vijë të lakuar fjalët thirrmore.

Duke ecur mendueshëm buzë Drinit plak, poeti përdridhte në dorë cigaren e shuar tashmë. Eh,

kushedi ç’peshë mbante në zemër!

Page 17: rrkgn asdfjkm

17

STRUKTURA MORFOLOGJIKE E FJALËS DHE TIPAT E FJALËFORMIMIT

Çështje kryesore

Fjala dhe morfema

Llojet e morfemave

Temat e fjalës

Analiza morfemore dhe analiza fjalëformuese

Fjalë të parme dhe jo të parme

Mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe

Fjala dhe morfema

Sikundër dihet, fjala është njësia themelore e gjuhës që ka kuptim leksikor të mëvetësishëm.

Ajo është uniteti i shprehjes së formës me përmbajtjen (përmbajtja është leksiko-gramatikore,

ndërsa forma është fonetiko-gramatikore).

Shumica e fjalëve mund të ndahen në njësi më të vogla, që quhen morfema, të cilat bartin

kuptime leksikore dhe kuptime gramatikore, si punë-tor; fush-a-t; mal-e-ve etj.

Morfema ka disa veçori:

a. Është njësia më e vogël e kuptimshme e fjalës;

b. Ajo nuk mund të zbërthehet në njësi më të vogla të kuptimshme (kujtoni që fonema është

njësia më e vogël e gjuhës, por ajo nuk ka kuptim leksikor);

c. Morfema mund të përbëhet nga disa fonema ose nga një fonemë e vetme (pra, dallimi i

morfemës nga fonema është cilësor: ai lidhet me funksionet e ndryshme dhe jo me anën

sasiore.

Fjala dhe morfema janë njësi të kuptimshme të gjuhës, por mes tyre ka dallime të rëndësishme:

a. Fjala është njësi leksiko-gramatikore, pra ka kuptim leksikor të mëvetësishëm, merr forma

të caktuara gramatikore dhe në fjali ka një funksion të caktuar sintaksor (mbi bazën e këtyre tri

tipareve çdo fjalë klasifikohet në një pjesë të caktuar të ligjëratës).

b. Fjala është njësi e mëvetësishme e gjuhës, kurse morfema nuk e ka këtë veçori, sepse ajo

ekziston vetëm brenda strukturës së fjalës.

c. Fjala mund të ndahet në morfema, kurse morfema është e pandashme në njësi më të vogla të

kuptimshme.

ç. Morfema, si pjesë e fjalës, nuk ka kuptim të plotë leksikor, nuk është e formëzuar

morfologjikisht si fjala dhe nuk mund të kryejë funksione sintaksore.

Në gjuhën shqipe një numër fjalësh përbëhen vetëm prej një morfeme, Ato kryesisht janё pjesë

të pandryshueshme të ligjëratës, siç janë disa ndajfolje, lidhëza e pjesëza të thjeshta. Por,

këto fjalë, vetëm nga pikëpamja e ndërtimit janë të barabarta me morfemën përbërëse të tyre,

sepse, përndryshe, janë njësi leksiko-gramatikore dhe funksionojnë si pjesë ligjërate (lart,

drejt; afër, në, me etj.). Po ashtu, në trajtën përfaqësuese dalin me një morfemë edhe një numër

emrash dhe foljesh, si mal, mik, punë; hap, shes, kap etj., por këto fjalë gjatë lakimit ose gjatë

zgjedhimit marrin ndajshtesa trajtëformuese, domethënë e zgjerojnë përbërjen e tyre

morfemore.

Morfema mund të mos paraqitet gjithnjë me të njëjtën trajtë fonetike, p.sh.: djeg - digj- ja,

dogja-a. Këto nuk janë tri morfema të ndryshme, por trajta të së njëjtës morfemё, qё quhen

alomorfe.

Do të merren si trajta të ndryshme të së njëjtës morfemё të vetme ato elemente:

a. Që kanë të njëjtin kuptim.

b. Që nuk mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës tek e njëjta trajtë fjale.

Page 18: rrkgn asdfjkm

18

c. Ndryshimet tingullore ndërmjet tyre janë të kushtëzuara morfologjikisht (janë ndërrime

tingujsh me vlerë morfologjike) ose fonetikisht. Për shembull, djeg -, digj-, dogj-, si morfema

rrënjore kanë të njëjtin kuptim leksikor, nuk mund të përdoren në vend të njëra - tjetrës

(s'thuhet unë digj, unë digja e as unë dogjëm) dhe përdorimi i tyre është i kushtëzuar

morfologjikisht (në të tashmen veprore djeg; në të kryerën e thjeshtë dogj – a, etj.). Po kështu

mbaresat i/u të rasave gjinore, dhanore, rrjedhore në numrin njëjës të pashquar të emrave do të

merren si shfaqje të ndryshme të së njëjtës morfemё, sepse përmbushin të njëjtin funksion,

domethënë kanё të njëjtin kuptim gramatikor, nuk mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës

dhe përdorimi i tyre është i kushtëzuar fonetikisht (zog-u; ah-u; njeri-u; dhe-u; ka-u). Edhe

sh/zh/ç janë trajta fonetike të një parashtese e jo tri parashtesa tё ndryshme (shfajёsoj, zhvesh,

çorganizoj).

Prapashtesat trajtëformuese të shumësit –a dhe –e tek emrat mashkullorë, si lis-a; fis-e,

megjithëse kanë të njëjtin kuptim gramatikor dhe nuk përdoren në vend të njëra-tjetrës, merren

si morfema të ndryshme, sepse dallimi fonetik i tyre nuk është i kushtëzuar morfologjikisht

dhe as fonetikisht. Po kështu edhe (hap)-a; (pa)-shë janë morfema të ndryshme.

Edhe rrënjët e formave supletive, si rri:ndenj-a; kam:pat-a; unë:mua etj., nuk do të merren si

shfaqje të ndryshme të një morfeme, por si morfema të ndryshme.

Nga ana tjetër, duhen dalluar trajtat e ndryshme fonetike të së njëjtës morfemё nga morfemat

variante. Morfemat variante kanë të njëjtin kuptim, janë të afërta nga përbërja fonemore dhe

mund të përdoren në vend të njëra - tjetrës, si: prapashtesat -as, -azi (barkas, barkazi); - ishte,

-ishtë (lajthishtë - lajthishte, ullishte- ullishtë etj.) .

Llojet e morfemave

Duke qenë se morfemat janë njësi të kuptimshme të gjuhës, edhe klasifikimi i tyre mbështetet

në kuptimet që shprehin. Nga kjo pikëpamje dallohen dy grupe morfemash: a. morfema

rrënjore; b. morfema ndajshtesore.

Rrënja është bërthama leksikore e fjalës. Ajo mbart kuptimin leksikor themelor, si: besë,

besim, besnik, besnikёri, besoj1 etj. Nga pikëpamja materiale rrënja është e barabartë me

temën e parme, domethënë me atë pjesë të fjalës që mbetet pasi të hiqen të gjitha morfemat

ndajshtesore. Kështu te fjalët punoj, punim, i papunë, punëtor, punësoj, përpunoj etj., rrënja

punë përbën bërthamën leksikore të të gjitha fjalёve. Rrënja është një morfemë që gjendet

detyrimisht te çdo fjalë. Fjalë pa rrënjë nuk ka. Si rregull, rrënja ka kuptim të mëvetësishëm, të

pavarur nga kuptimet e morfemave ndajshtesore; kuptimi i rrënjës është i qartë dhe kapet lehtë.

Morfemat ndajshtesore shërbejnë për të formuar fjalë të reja ose forma të një fjale (kur

shprehin kuptime të caktuara gramatikore). Morfemat ndajshtesore ndahen nё: morfema

ndajshtesore fjalёformuese (parashtesa, prapashtesa dhe nyja) dhe morfema ndajshtesore

trajtёformuese (prapashtesa trajtёformuese, mbaresa dhe nyja, pjesёzat trajtёformuese).

Parashtesat janë morfema fjalëformuese, që qëndrojnë para rrënjës ose para një parashtese

tjetër, si për -hap; zh-vendos; ri-për-punoj etj.

Prapashtesat janë morfema fjalëformuese që qëndrojnë prapa rrënjës ose prapa një

prapashtese tjetër, si i hekur -t; rrjedh-im; drejt-or; bes-nik-ёri, etj. Prapashtesat mund të jenë

edhe trajtëformuese. Prapashtesat trajtёformuese formojnё:

- shumёsin e emrave dhe tё mbiemrave si: burr-a, shkëmb-inj, madhёshtorё, guximtarё, tё

kёqij, tё mёdhenj, etj.

- temёn e dёshirores, si: la-fsh-a , la-fsh-im, zёn-ç-a, zёn-ç-im etj.

- temёn e pjesores, si: hap-ur, la-rё, punua-r, zё-nё, marr-ё;

1 Fjalët që kanë të njëtën rrënjë formojnë një familje ose çerdhe fjalësh, për shembull: punoj, punim, punësoj, punësim, i papunë, etj., formojnë çerdhen e fjalës punë.

Page 19: rrkgn asdfjkm

19

- gjininё femёrore te emri dhe mbiemri si: plak-ё, drejtor-eshë, lozonjar-e.

Mbaresat janë ato morfema që qëndrojnë në fund të fjalës dhe që, duke u këmbyer me njëra-

tjetrën në një paradigmë, shprehin kuptime të ndryshme gramatikore, si mal -i; mal-in, male-

sh etj.; puno-j; puno-va etj. Mbaresat qё marrin emrat quhen mbaresa rasore, kurse ato qё

marrin foljet quhen mbaresa vetore.

Ka raste kur mungesa e një mbarese shërben për të shprehur kuptime gramatikore të caktuara.

Këto quhen mbaresa zero, si një mal -( mbaresё zero); (i, e) një mal - i; plepa- ( mbaresё

zero); plepa-ve; plepa-sh; hap- ( mbarese zero); hap - im; hap - ni etj.

Mbaresat dallohen nga prapashtesat trajtëformuese përmes dy kritereve:

a. Nga vendi që zënë në strukturën e fjalës (prapashtesat qëndrojnë para mbaresave dhe nuk

ndryshojnë si ato), krahaso: mal -e; mal -e-ve; mal - e - sh; rro - fsh - a; rro -fsh; rro - fsh -

im; rro - fsh - i; rro - fsh - in etj.

b. Nga llojet e kuptimeve që shprehin. Mbaresat shprehin kuptime gramatikore të karakterit

sintaksor, d.m.th. tregojnë varësinë sintaksore të një fjale nga një tjetër, si rasa e emrit, veta

dhe numri i foljes etj., kurse prapashtesat trajtëformuese shprehin kuptime josintaksore, si

kuptimi i mënyrës te prapashtesa e dëshirores, kuptimi i një trajte foljore të pashtjelluar te

pjesorja, kuptimi i shumësit tek emrat etj.

Nyjat janё morfema qё qёndrojnё nё ballё tё disa fjalёve ose formave tё fjalёve. Ato shkruhen

ndaras nga fjala ose forma sё cilёs i takojnё a pjesё e sё cilёs janё. Nyjat janё kryesisht

morfema trajtёformuese, por ato shёrbejnё edhe pёr tё formuar fjalё tё reja, d.m.th. mund tё

jenё edhe morfema fjalёformuese.

Nyja ёshtё morfemё trajtёformuese kur formon rasёn gjinore tё emrit; i (e, tё, sё) djal-it, i

(e, tё, sё) vajzёs. Pёrdorimi i njёrёs nga katёr nyjat varet nga gjinia, numri dhe trajta e emrit qё

gjendet pёrpara (lapsi i djalit-fletorja e djalit, lapsa tё djalit, lapsat e djalit, fletores sё djalit

etj.)

Nyja ёshtё morfemё fjalёformuese kur formon fjalё jo tё parme. Kёshtu, pothuajse nga çdo

pjesore e foljeve tё gjuhёs shqipe mund tё formohet njё mbiemёr me anё tё nyjёs si: i hapur, i

mёsuar, i zёnё, i vjelё. Pastaj, nyja bashkё me njё prapashtesё mund tё formojё mbiemra nga

tema tё ndryshme, si: i hekur-t, i mes-ёm, i sjell-shёm, i lart-ё, etj. Po kёshtu mund tё formojё

emra tё gjinisё asnjanёse si: tё folur, tё ftohtё, etj.) Te kёta mbiemra nyja ёshtё morfemё

fjalёformuese, por njёkohёsisht edhe trajtёformuese, sepse ёshtё shenjues i kuptimeve

gramatikore si gjinia, numri, rasa.

Page 20: rrkgn asdfjkm

20

Temat e fjalёs

Me interes për strukturёn e fjalёs është të dallohen temat e fjalës:

Tema e fjalës është pjesë e fjalës që mbetet pasi tё hiqen mbaresa dhe prapashtesa

trajtëformuese (kur ka të tilla), si det-i; shok - un; trim-ave; rro -fsha; etj.

Te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës tema përkon me vetë fjalën, si: sot, poshtë, sepse,

vonë etj.

Temat e fjalës mund të jenë të parme dhe jo të parme. Tema e parme është e pazbërthyeshme

morfologjikisht dhe e pamotivueshme semantikisht, p.sh.: lis; pëllumb; qiell; lart; i zi; edhe;

në etj. Temat jo të parme janë të zbërthyeshme morfologjikisht dhe të motivueshme

semantikisht, si: qytetar, lumturi, atdhe.

Çdo temë jo e parme mund të ketë një a më shumë tema të parme, si qytetar- qytet;

zemërzjarrtë- zemër dhe zjarr etj.

Tema fjalëformuese quhet tema prej së cilës është formuar në të vërtetë një temë jo e parme,

si: besë - nik; besnik - ëri; besnikëri - sht etj.

Tema fjalëformuese, siç shihet dhe nga shembujt e dhёnё, mund të jetë e parme dhe jo e

parme.

Ndajshtesat nuk i shtohen temës fjalëformuese pёrnjёherё, por një nga një, si hallkat e një

zinxhiri; krahaso: i lirë - lir-o-j; ç-liro-j; çlir-im; çlirim - tar.

Tema morfologjike është pjesa e fjalës që mbetet duke i hequr vetëm mbaresën (jo

prapashtesën trajtëformuese), si lisa-ve; lisa-t; rrofsh-a etj. Analiza morfemore dhe analiza fjalёformuese

Fjala mund të analizohet nga pikëpamja e përbërjes morfemore dhe nga mënyra e formimit.

Gjatё analizës morfemore të fjalës caktohen:

a. numri i morfemave prej të cilave përbëhet ajo,

b. kufiri i morfemave dhe

c. lloji i morfemave; d.m.th. bëhet zbërthimi i fjalës në rrënjë, parashtesë, prapashtesë,

mbaresë, nyjё, si pa-aftë-si-a; krye-qytet-as-it, i- sjell-shёm etj. Pra, qëllimi i analizës

morfemore është identifikimi i morfemave të fjalës.

Analiza fjalëformuese zbulon mënyrën e bashkimit të morfemave që përbëjnë një temë jo të

parme. Përmes kësaj analize gjenden tipat e ndryshëm të fjalëformimit që veprojnë në gjuhë.

Në radhë të parë, gjendet tema fjalëformuese (ose temat fjalëformuese) dhe pastaj mjetet

fjalëformuese (parashtesat, prapashtesat, nyja), si: kryeqytet +as; ujë+ sjellës; përhap-je; z-

bukur-o-j , i mёsuar, i sjellshёm, etj. Pra, te fjalët jo të parme dallohet tema fjalëformuese dhe

formanti fjalëformues. Një pjesë e fjalëve jo të parme kanë dy ose më shumë tema

fjalëformuese, siç janë kompozitat dhe fjalët e përngjitura: atdhe, bashkautor; gjëegjëzë;

ndonjëherë, etj.

Dallimi i analizës morfemore nga analiza fjalëformuese mund të shihet qartë nga krahasimi i

shem-bujve të mëposhtëm:

Analiza sipas ndërtimit ( morfemave)

Anëtarësi: anë+tar+ësi = 3 morfema;

Çlirimtar: ç+lir+im+tar = 4 morfema;

Zëvendëskryetar: zë+vend+ës+krye+tar = 5 morfema;

Zёvendёskryetarёve: zё+vend+ёs+krye+tar+ё+ve = 7 morfema.

Analiza morfemore, siç u cek, nёnkupton edhe caktimin e llojit tё morfemave. Kёshtu, fjala

zёvendёskryetarёve ka 7 morfema, prej tё cilave tri rrёnjore (zё, vend, krye) dhe katёr

Page 21: rrkgn asdfjkm

21

ndajshtesore, prej tё cilave dy prapashtesa (-ёs, -tar), njё prapashtesё trajtёformuese tё

shumёsit (-ё) dhe njё mbaresё rasore (-ve) 2

Analiza sipas formimit ( analiza fjalëformuese)

anëtarësi- anëtar+ësi = 2 pjesë;

çlirimtar - çlirim+tar = 2 pjesë;

zëvendëskryetar - zëvendës+kryetar = 2 pjesë etj. 3

Fjalё tё parme dhe jo tё parme

Nga pikëpamja e fjalëformimit, të gjitha fjalët ndahen në: fjalë të parme (të pamotivuara)

dhe fjalë jo të parme (të motivuara).

Janë fjalë të parme të gjitha ato që nuk janë formuar (ose që sot nuk ndjehen si të formuara)

prej fjalësh të tjera, p.sh.: mal, fushë, i ri, pesë, unë, bëj, larg, poshtë, për, as, mos etj. Duhet

pasur parasysh se ka edhe fjalë jo të parme, tema e të cilave përmban vetëm morfemën rrënjore

dhe asnjë ndajshtesë fjalëformuese, p.sh., folja kyç dhe mbiemri kyç (problem kyç), janë që të

dyja fjalë jo të parme, të motivuara nga emrit kyç-i; po kёshtu edhe emri mund-i ose folja

ndryshk, si fjalë jo të parme që kanë dalë nga folja mund dhe emri ndryshk etj.

Fjalët jo të parme ose të motivueshme përbëhen prej temës fjalëformuese dhe prej formantit

fjalëformues.

Formant quhet tërësia e ndryshimeve formale me vlerë fjalëformuese ndaj temës së një fjale

jo të parme dhe temës fjalëformuese të saj: qytet: qytetar (formanti -ar); i bukur: zbukuroj

(formanti z-;-o); arsye: i arsyeshëm (formanti –shëm dhe nyja e përparme i). Pra, formanti

mund të shprehet me një ose më shumë morfema.

Një pjesë e fjalëve jo të parme kanë dy ose më shumë tema fjalëformuese. Të tilla janë

kompozitat dhe fjalët e përngjitura: atdhe (at+dhe); bashkëpunëtor (bashkë+punëtor);

gjëegjëzë (gjë+e+gjëzë) etj. Disa fjalë mund të motivohen njëkohësisht nga dy tema të

ndryshme: skuq nga tema e mbiemrit i kuq (sikurse zbardh nga i bardhë), po ashtu dhe nga

tema e foljes kuq; emri keqkuptim mund të motivohet nga folja keqkuptoj me prapashtesën-im,

ose nga keq+kuptim (sikurse drejt+qëndrim). Këto fjalë, që kanë lidhje semantiko-strukturore

nga tema të ndryshme fjalëformuese, hyjnë njëkohësisht në dy tipa të ndryshëm fjalëformimi,

pavarësisht nga fakti se nga cila temë e sipas cilit tip është formuar historikisht fjala e dhënë.

Mёnyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe

Të gjitha fjalët jo të parme, duke marrë parasysh mënyrën dhe tipin përkatës të fjalëformimit,

ndahen në:

1. Fjalë të prejardhura (me parashtesa, me prapashtesa, me parashtesa dhe prapashtesa

njëkohësisht dhe pa ndajshtesa);

2. Fjalë të formuara me nyjëzim;

3. Fjalë të përbëra (kompozita);

4. Fjalë të përngjitura;

5. Fjalë të formuara e konversion;

6. Fjalë të formuara me mënyra të përziera.

Pasuria e mënyrave të fjalëformimit shpreh lidhjet e ngushta midis tij dhe leksikut, nga njëra

anë, dhe me gramatikën, nga ana tjetër.

Mënyrat e mësipërme të fjalëformimit ndahen në: a. mënyra morfologjike (ndajshtesimi,

nyjëzimi, kompozimi) dhe b. mënyra jomorfologjike: (përngjitja dhe konversioni). Me anë të

2 Fjala nuk mund tё ketё mё shumё se njё mbaresё dhe ajo detyrimisht gjendet nё fund tё fjalёs.

3 Fjalёt e prejardhura (gjithmonё ) dhe tё pёrbёra (kryesisht) janё tё zbёrthyeshme nё dy elemente: njё

temё fjalёformuese dhe njё formant fjalёforrmues (pёr fjalёt e prejardhura) ose dy tema fjalёformuese

(pёr fjalёt e pёrbёra).

Page 22: rrkgn asdfjkm

22

mënyrave morfologjike formohen fjalë të reja nga temat e ndajshtesat fjalëformuese që

ekzistojnë në gjuhë. Këto fjalë janë të reja si nga pikëpamja e kuptimit, ashtu dhe nga ana

fonetiko-morfologjike.

Fjalëformimi analogjik bazohet tek analogjia: temat dhe ndajshtesat fjalëformuese bashkohen

për të formuar fjalë të reja në bazë të analogjisë me fjalët e tjera jo të parme që ekzistojnë

tashmë në gjuhë. Mënyrat morfologjike janë më prodhuese te pjesët emërtuese të ligjëratës.

1. Prejardhja është mënyra më prodhimtare në sistemin e formimit të fjalëve në gjuhën

shqipe. Prejardhje quhet formimi i fjalëve të reja me anë të bashkimit të ndajshtesave

fjalëformuese me tema fjalёformuese.

Sipas llojit të ndajshtesës fjalëformuese dhe sipas mënyrës së bashkimit të saj me temën

fjalëformuese dallohen këto lloje të prejardhjes:

a. Prejardhja parashtesore Fjalët e formuara me parashtesim në gjuhën shqipe janë më të pakta, sesa ato me prapashtesim,

sepse gjuha shqipe ka më pak parashtesa4 se prapashtesa.

Zakonisht me anë të parashtesimit nuk ndërron kategoria leksiko-gramatikore, pra fjala e re

është e së njëjtës pjesë ligjërate si edhe tema fjalëformuese e saj. Për shembull, nga temat e

emrave besim, dije, shtresë, vlerë etj., janë formuar përsëri emra, si: mosbesim, padije,

nënshtresë, mbivlerë etj. Nga temat e mbiemrave i aftë, i rregullt, zyrtar, janë formuar përsëri

mbiemrat: i paaftë, i çrregullt, jozyrtar. Kështu ndodh edhe me foljet mbaj - përmbaj, plas -

përplas, pastroj - spastroj, çmoj - mbiçmoj, shikoj - rishikoj etj.

Megjithëkëtë, në gjuhën shqipe ka edhe raste të ndërrimit të kategorisë leksiko-gramatikore

gjatë formimit të fjalëve me parashtesim, si buzë - përbuz, dorë - përdor, krah - përkrah, gjak -

përgjak, ligj - përligj, shtat - përshtat, fill - përfill, shëndet - përshëndet etj.

Formime parashtesore janë edhe ato fjalë, parashtesat e të cilave vijnë nga parafjalë, ndajfolje,

pjesëza etj., si: mëkëmb, moskuptim, përdor, mbisundoj etj.

b. Prejardhja prapashtesore është mënyra e formimit të fjalëve me anë prapashtesash, të

cilat bashkohen me tema fjalёformuese.

Fjalët e formuara me anë të prapashtesimit në gjuhën shqipe janë të shumta.5 Zakonisht me

prapashtesim ndërron edhe kategoria leksiko-gramatikore, pra nga një pjesë e ligjëratës kalon

në një pjesë tjetër të ligjëratës, si: çel – çelës -çelje; punoj - punim; nder - nderoj etj. Por ka

edhe raste kur formohen fjalë me prapashtesë pa ndërrim të kategorisë leksiko-gramatikore, si:

lis - lisnajë; traktor - traktorist; qafë - qafore; ndal - ndaloj etj.

Prapashtesat kanë në përgjithësi funksion klasifikues, domethënë ato, bashkë me kuptimin e ri

që i japin temës së cilës i ngjiten, përcaktojnë edhe pjesën e ligjëratës ku hyn fjala e re. Por ka

edhe prapashtesa që formojnë fjalë me përkatësi të ndryshme ligjërate, si: nxënës-tërheqës;

gazetar - legjendar, drejtor - malor etj. Në këto raste kemi të bëjmë me një prapashtesë që ka

marrë funksione të ndryshme. Ka edhe prapashtesa homonimike, të cilat përputhen në

shqiptim dhe në shkrim, por kanë kuptime krejt të palidhura ndërmjet tyre, pra kemi dy

prapashtesa të ndryshme, si - as ( elbasanas) dhe -as (barkas). Nuk duhen ngatërruar

prapashtesat homonimike me ato polisemantike (shumëkuptimëshe), p.sh., me prapashtesën -

(ë)s formohen emra të vepruesit, si shitës, ndihmës; emra veglash, si: petës, tundës, çelës;

4 Në punimin e A. Xhuvanit dhe E. Çabejt "Parashtesat e gjuhës shqipe" (1956) janë përfshirë 68

parashtesa të gjuhës shqipe, por një pjesë e tyre tani janë krejt të vjetёruara ose nuk janë më prodhuese.

Të tilla janë parashtesat e dikurshme n-, m-, s-, a-, kë-, etj. tek fjalët ngrin, shkul, ngul, ngarkoj, mbuloj,

mbath, skamje, sëmundje, ashtu, kështu etj. 5 Në punimin e A. Xhuvanit dhe E. Çabejt "Prapashtesat e gjuhës shqipe" (1962), janë përfshirë rreth

170 prapashtesa të gjuhës shqipe, shumica e të cilave janë shumë prodhuese.

Page 23: rrkgn asdfjkm

23

mbiemra, si: djegës, tërheqës etj. Ka edhe prapashtesa sinonimike, por zakonisht ato, ose

kanë sfera të veçanta veprimi, ose njëra prej tyre është prodhuese, kurse tjera joprodhuese, si

p.sh. prapashtesa -i, -(ë) ri, -(ë) si te blegtori, befasi, përgjegjësi, zejtari (ku -i bashkohet me

tema që dalin me r, s ), kurse në rastet e tjerë mbizotërojnë temat me -(ë) si, -(ë) ri.

Duhen dalluar, gjithashtu, prapashtesat sinonimike nga prapashtesat variante, d.m.th. nga ato

prapashtesa që kanë të njëjtin kuptim, të afërt nga përbërja fonetike dhe mund të përdoren në

vend të njëra-tjetrës, siç janë prapashtesat ndajfoljore -as, -azi; (i)shte, (i)shtë.

Nga pikëpamja fonetike prapashtesat mund të jenë të mbuluara, kur nisin me bashkëtingëllore

ose të zbuluara, kur nisin me zanore.

Disa prapashtesa janë formuar nga bashkimi i dy prapashtesave fjalëformuese, si frikac -

frikacak, kuqal - kuqalash, endacak, etj.

Prapashtesimi quhet parësor, kur prapashtesa i shtohet një teme të parme, p. sh.: dimër - or,

pyll-ëzo-j etj. dhe dytësor, kur prapashtesa i shtohet një teme të prejardhur, si: pyllëz-im,

kërcim-tar etj.

c. Prejardhja parashteso-prapashtesore. Në këtë rast si parashtesa, ashtu edhe prapashtesa, i

shtohen në të njëjtën kohë dhe drejtpërdrejt temës fjalëformuese. Kështu janë formuar fjalët

përgjithësoj, shfletoj, përfundoj, zbukuroj, përgënjeshtroj, zgjeroj, përfaqësoj, shfrytëzoj,

nguros, përmalloj, përmirësoj etj.

Në mënyrё praktike lidhja e menjëhershme e ndajshtesave me temën fjalëformuese vërtetohet

duke hequr një herë parashtesën dhe pastaj prapashtesën. Në të dy rastet nuk mbetet një temë e

gjallë, pra që përdoret si fjalë më vete në gjuhën shqipe. Për shembull, për foljen zbukuroj nuk

ka pasur një temë fjalëformuese të ndërmjetme - bukuroj, as zbukur-, prandaj themi se folja

zbukuroj nuk formohet as nga z+bukuroj, as nga zbukur+o-j, por nga z+bukur+o(j).

ç. Prejardhja pa ndajshtesë. Kjo ndodh tek fjalët që nga pikëpamja kuptimore janë të

motivuara, janë të prejardhura, megjithëse nga ana ndërtimore paraqiten pa ndonjë ndajshtesë

fjalëformuese, siç janë emrat hap-i, mund-i, shkul-i etj., të formuar nga foljet hap, mund, shkul;

foljet huaj, krip, ndryshk, sit, shëndosh, shosh, trash etj., të formuar përkatësisht prej emrave

dhe mbiemrave hua, krip, ndryshk, sitë, i shëndoshë, shoshë, i trashë etj.

Prejardhja pa ndajshtesë nuk është mënyrë prodhimtare në sistemin e sotëm të fjalëformimit të

shqipes.

2. Nyjëzimi është formimi i fjalëve të reja me anë të nyjës së përparme dhe është një mënyrë

shumë prodhimtare në shqipen e sotme. Shumica e pjesoreve të foljeve mund të shndërrohen

me këtë rrugë në mbiemra të nyjshëm, si: i ardhur, i fjetur, i lëvizur, i ndenjur, i qeshur etj. Një

pjesë e pjesoreve të nyjëzuara, duke u lidhur me një kuptim të caktuar, kanë kaluar me kohë në

klasën e mbiemrave të nyjshëm si: i ardhur (bukë); i larë (armët e lara); i qeshur ( njeri); i

vendosur (njeri).

Nyja e përparme te mbiemrat prejpjesorë shërben edhe si formant fjalëformues, edhe si

shprehëse e kategorive gramatikore të rasës, gjinisë dhe numrit, pra ka një funksion të dyfishtë.

Nyja e përparme është në thelb një element gramatikor dhe jo fjalëformues. Ajo fiton aftësi

fjalëformuese pikërisht duke ia ndërruar përkatësinë morfologjike një klase fjalësh, siç janë

pjesoret. Nga kjo pikëpamje, nyjëzimi afrohet me konversionin.

Nyjëzimi është një mënyrë prodhimtare edhe për formimin e emrave prejfoljorë asnjanës e

femërorë, si: të ecur-it; të menduar-it; të folur-it; të qenë-t; të parë-t; të dëgjuar-it; të qeshur-

it; e qeshur-a etj.

3. Përbërja (kompozimi ) është një nga mënyrat më të frytshme për formimin e fjalëve në

gjuhën shqipe. Me këtë mënyrë formohen fjalët e reja që kanë në përbërjen e tyre dy a më

shumë tema motivuese (fjalëformuese). Njëra nga këto (tema mbështetëse, që është zakonisht

e dyta) e formëzon gramatikisht gjithë kompozitën, ndërsa tema tjetër (ose temat e tjera, kur

Page 24: rrkgn asdfjkm

24

janë më shumë se një) është e neutralizuar nga ana e kuptimeve të saj gramatikore, si: bregdet,

bregdeti, bregdetin, bregdetet etj.

Si formant fjalëformues në kompozim shërben rendi i përcaktuar i gjymtyrëve të kompozitës

(ndërrimi i rendit sjell “prishjen” e fjalës), qenia e një theksi të vetëm kryesor për gjithë fjalën

dhe, për një numër fjalësh, zanorja lidhëse.

Me anë të kompozimit formohen kryesisht emra e mbiemra dhe një numër i kufizuar foljesh e

ndajfoljesh. Te pjesët e tjera të ligjëratës kompozimi nuk vepron.

Marrëdhëniet sintaksore ndërmjet gjymtyrëve të kompozitës janë dy llojesh: bashkërenditëse

dhe nënrenditëse. Sipas këtij kriteri dallohen kompozitat këpujore dhe përcaktore.

a. Kompozitat këpujore janë fjalë të përbëra prej dy ose më shumë gjymtyrësh me lidhje

bashkërenditëse ndërmjet tyre. Ato janë emra, si: deledash, dritëhije, gushtovjeshtë,

hekurbeton, juglindje, marrëdhënie, shitblerje, shurdhmemec, hyrje-dalje, ngarkim - shkarkim,

vajtje - ardhje, bar - lulishte etj.; mbiemrat, si: kuqezi, historiko - gjeografik, tekniko -

shkencor, afro - aziatik etj.

Gjymtyrët e këtyre kompozitave, sidomos te mbiemrat, mund të lidhen me anë të zanoreve

lidhëse -o-, ose pa ndonjë zanore lidhëse.

b. Kompozitat përcaktore janë fjalë të përbëra vetëm prej dy gjymtyrësh me marrëdhënie

nënrenditëse, ku njëra përcakton tjetrën, ose e para të dytën, si: kryeqytet, këpucëbërës,

vetëdije etj. ose e dyta të parën, si: bregdet, pikëpamje, fatbardhë, sypetrit etj.

Edhe kur kompozita përcaktore ka tri tema, ajo përsëri është një formim dygjymtyrësh, si:

zëvendësministër ( zëvendës + ministër); vajgursjellës ( vajgur+sjellës); gushë-e-llërë-e-

gjibardhoshe (gushë-e-llërë-e-gji+bardhoshe) etj.

Në gjuhën e shkruar haset edhe një tip kompozitash të quajtura kompozita pa takim, si:

(shkollat) nëntë-dhe dymbëdhjetëvjeçare; (vargje) gjashtë- dhe tetërrokësh; etj. Këtu kemi të

bëjmë me dy kompozita që e kanë gjymtyrën e dytë të përbashkët dhe që bashkërenditen me

njëra-tjetrën. Për t’u bërë më të shkurtra, gjymtyra e përbashkët shënohet vetëm një herë, te

kompozita e dytë, ndërsa te kompozita e parë vihet një vizë në vend të saj.

Një lloj i veçantë kompozitash janë shkurtesat, d.m.th. fjalë të formuara nga bashkimi i dy a

më shumë temave të shkurtuara. Megjithëse janë të tipit përcaktor, ato përbëhen nga dy a më

shumë gjymtyrë.

Kompozitat e shkurtuara janë dy llojesh:

a. Tipi rrokjesor, kur bashkohen rrokjet e para të fjalëve, si: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla);

profarma ( prodhime farmaceutike) etj.

b. Tipi nistor, ku hyjnë fjalë që formohen nga bashkimi i shkronjave nistore të fjalëve të një

emërtimi të përbërë, si: KEK (Koorporata Elektroenergjetike e Kosovёs); OKB (Organizata e

Kombeve të Bashkuara) etj.

4. Përngjitja është një mënyrë fjalëformimi me anë të së cilës formohen fjalë të reja nga

leksikalizimi i një togfjalëshi, i një togu parafjalor ose i një grupi fjalësh në përgjithësi. Lidhjet

sintaksore ndërmjet gjymtyrëve të togfjalëshit a të togut ruhen në përgjithësi të qarta dhe në

strukturën e fjalës së re të përngjitur, si farefis (farë e fis), gjëegjëzë (gjë e gjëzë),

trembëdhjetë ( tre- mbë -dhjetë); etj.

Si formant fjalëformues në këtë mënyrë fjalëformimi shërben rendi i përcaktuar i përbërësve të

fjalës (te fjalët me lidhje nënrenditëse përbërësi i varur qëndron, si rregull, në fillim) dhe theksi

i përbashkët ( përbërësit e tjerë mbeten krejt të patheksuar ose kanë një theks dytësor).

Shumica e fjalëve të përngjitura kanë dalë nga leksikalizimi i një togfjalëshi të qëndrueshëm

ose i një togu parafjalor ( parafjalë + emër).

Duke u përdorur gjatë pranë njëra - tjetrës, gjymtyrët e togfjalëshit ngjiten, duke formuar një

fjalë të vetme, e cila është e re dhe jo vetëm nga pikëpamja leksikore, por edhe nga ana

fonetiko-morfologjike.

Page 25: rrkgn asdfjkm

25

Fjalët e përngjitura janë më shumë pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, si ndajfoljet: gjithnjë,

matanë, anembanë, sivjet, paradite, përvit, përreth etj.; parafjalët: nëpër, përmbi, përveç etj. ;

lidhëzat: nëse, ngaqë, sesa, megjithatë, megjithëkëtë, meqenëse etj.; pjesëzat: kushedi,

pikësëpari, pothuajse etj.; pasthirrmat: faleminderit, mirupafshim, tungjatjeta etj. Me anë të

përngjitjes janë formuar edhe disa përemra të pacaktuar dhe disa ndajfolje përemërore, si:

kushdo, cilido, çdo, dikush, disa, ndokush, sekush, secili, kudo, ngado, diku, disi etj. Me anë të

përngjitjes janë formuar edhe numërorët nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë dhe ata që

tregojnë dhjetëshe e qindëshe, si: njëzet, tridhjetë, katërqind etj.

Veçoritë kryesore të fjalëve të përngjitura, në krahasim me fjalët e përbëra (kompozitat) janë

këto:

a. fjalët e përngjitura përbëhen kurdoherë prej fjalësh të veçanta, që i ruajnë përgjithësisht të

qarta marrëdhëniet sintaksore ndërmjet tyre;

b. kuptimi i fjalës së përngjitur, si rregull, është i barabartë me kuptimin e togut nga ka dalë

ajo;

c. një fjalë e përngjitur mund të ketë në përbërjen e saj edhe vetëm një fjalë emërtuese, ose

mund të përbëhet krejtësisht prej fjalësh shërbyese, çka nuk ndodh te kompozitat;

ç. fjalët e përngjitura kanë dalë zakonisht si rrjedhojë e përngjitjes së një togfjalëshi a një grupi

fjalësh gjatë një procesi pak a shumë të gjatë përdorimi, si: tungjatjeta nga urimi t’u zgjattë

jeta; shtojzovalle nga lutja shtoi zot vallet etj.

5. Konversioni është mënyra e formimit të një fjale si pasojë e kalimit në një pjesë tjetër të

ligjëratës për shkak të kushteve sintaksore të përdorimit të saj. Duke kaluar në një pjesë tjetër

të ligjëratës, fjala e formuar me këtë mënyrë ndërron edhe paradigmën e saj (fiton një

paradigmë të re), ose e humb krejtësisht atë (kur një pjesë e ndryshueshme e ligjëratës kalon në

një pjesë të pandryshueshme).

Për këtë arsye, konversioni është quajtur edhe mënyrë morfologjiko-sintaksore. Si formant

fjalëformues në konversion shërben paradigma që fiton fjala e re e motivuar ose humbja e

paradigmës paraprake dhe lidhjet e reja sintaksore të fjalës.

Dallohen dy grupe fjalësh të formuara me konversion:

a. Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës:

- pjesë të pandryshueshme të ligjëratës që vijnë nga pjesë të pandryshueshme, si parafjalë prej

ndajfoljesh: afër, anës, brenda, drejt, gjatë, jashtë, krahas, larg, lart, matanë, para, pas,

përmes, pranë, sipër, veç etj; lidhëza prej ndajfoljesh; ku, kur, nga, si etj.; pjesëza prej

ndajfolesh: vetëm, plot, gati etj., dhe prej lidhëzash: sapo, posa, edhe etj.

- pjesë të pandryshueshme të ligjëratës që vijnë nga pjesë të ndryshueshme, si ndajfoljet: vjet,

mot, sheshit, hapur, ndenjur, shkoqur etj; parafjalët: buzë, rreth, mes, rrëzë etj.; lidhëzat: daç,

qoftë; pjesëzat: le, desh; pasthirrmat: qyqja, korba, forca, oburra etj.

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, që kanë kaluar me konversion në pjesë të

pandryshueshme, janë vetëm emra dhe folje.

b. Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës:

- Formohen emra prej mbiemrash. Duke u shndërruar në emër, mbiemri e ruan kuptimin

themelor leksikor të cilësisë a të tiparit që shënon, por kjo cilësi paraqitet si e sendëzuar, e

konkretizuar: mbiemri bëhet emri i sendit që e ka atë cilësi ose emri i vetë cilësisë, si: e

bukura, të ftohtët, e verdha (e vezës), e bardha (e vezës, e syrit), të lashtat, të ardhurat, i ri, i

ve, i ditur, i shtypur etj.

- Formohen mbiemra prej emrash. Mbiemrat e formuar me këtë rrugë janë të panyjshëm, si:

kyç, (problem, çështje), kukull (qeveri), plak (burrë), bullgar, frëng, ilir, kelt, turk etj. Shumica

e emrave që mbiemërzohen janë fjalë të prejardhura me prapashtesa, si: fshatar (popull),

dokumentar ( film) etj.

Page 26: rrkgn asdfjkm

26

Me anë të konversionit janë formuar edhe përemrat e pacaktuar gjë e njeri, përkatësisht nga

emrat gjë e njeri.

6. Mёnyrat e pёrziera. Mënyrat e fjalëformimit veprojnë shpeshherë edhe në ndërthurje me

njëra - tjetrën, si:

a. Përngjitje + prapashtesim: njëherazi, përgjumësh etj.

b. Kompozim + prapashtesim: pjesëmarrës, kryengritës, marrëveshje, këmbadoras etj.

c. Nyjëzim + prapashtesim: i hekurt, i artë, i zakonshëm, i thyeshëm, i drejtё, i mesёm etj.

ç. Nyjëzim+parashteso- prapashtesim: i përbotshëm, i përpiktë etj.

d. Nyjëzim+ përngjitje: i pashkollë, i pashtëpi, i paraçlirimit etj.

dh. Nyjëzim+ parashteso-prapashtesim: i përdyjavshëm, i përmuajshëm, i atypёratyshёm etj.

TERMAT KRYESORË: Fjalëformim; kuptim kategorial, fjalë, morfemë, trajtë e së njëjtës

morfeme, morfema variante, morfemë rrënjore, morfemë ndajshtesore, rrënjë, parashtesë,

prapashtesë (fjalëformuese, trajtëformuese), mbaresë (zero), mbaresë rasore (vetore), familje

(çerdhe) fjalësh, temë (e parme, jo e parme), temë fjalëformuese, temë morfologjike, analizë

morfemore (morfematike), analizë fjalëformuese, formant fjalëformues, prejardhje

(parashtesore, prapashtesore, parashteso-prapashtesore, pa ndajshtesë), prapashtesa

(homonimike, polisemantike, variante), paranyjëim (nyjëzim), kompozim (përbërje),

kompozitë (këpujore, përcaktore), përngjitje, konversion, paradigmë, mënyrat e përziera të

fjalëformimit, nyjë, shkurtesë,

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Ç'është morfema dhe cilat janë llojet e morfemave. (Shikoni skemёn e dhënë në leksion).

2. Ç'dallime ka mes trajtave të ndryshme të së njëjtës morfemë dhe morfemave variante? Sillni

shembuj.

3. Bëni dallimet ndërmjet temës së fjalës, temës fjalëformuese dhe temës morfologjike.

4. Ç'kuptoni me analizë morfemore dhe analizë fjalëformuese? I konkretizoni ato.

5. Cilat janё mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe. Flisni për prejardhjen dhe llojet e

saj.

6.Veçoritë e prapashtesave. Funksioni klasifikues, prapashtesat homonimike, sinonimike dhe

prapashtesat variante.

7. Ç'është nyjëzimi dhe klasat e fjalëve që formohen me këtë mënyrë.

8.Veçoritë e kompozimit (përbërjes) në gjuhën shqipe. Kompozitat këpujore dhe kompozitat

përcaktore.

9. Ç'janë shkurtesat dhe llojet e tyre?

10. Përngjitja si një rrugë tjetër për formimin e fjalëve në gjuhën shqipe. Dallimet mes

përngjitjes dhe kompozimit ( përbërjes).

11. Ç'është konversioni ? Ç'grupe fjalësh formohen përmes tij?

12. Mënyrat e përziera të formimit të fjalëve. Sillni shembuj.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. A ka ndryshime në këto çifte termash: a. fjalë të thjeshta-fjalë jo të thjeshta; b. fjalë të

parme-fjalë jo të parme?

2. Ç’lidhje ka për nga kuptimi leksikor ndërmjet fjalëve të dhëna dhe temave të tyre

fjalëformuese: i artë, i gurtë, i drunjtë, këpucar, kopshtar, bletar, floktore, ahishtë, lisnajë?

3. Ç’dallim ka mes thënieve “fjalët e përbëra formohen nga një ose më shumë tema” dhe

“fjalët e përngjitura formohen nga bashkimi i dy ose më shumë fjalëve”?

4. Cila është tema fjalëformuese e këtyre grupeve të fjalëve:

Page 27: rrkgn asdfjkm

27

a. habi, çudi, porosi, mërzi, padi;

b. pjellë, kullotë, rrjedhë, presë, mburojë, ndjenjë;

c. krip, shosh, sit, sëmurë;

5. Gjeni raste të tjera, kur nga një mbiemër janë formuar njëkohësisht (me anë të konversionit)

emra të gjinisë femërore dhe emra të gjinisë asnjanëse. Për shembull:

→e verdha (e vezës)

i, e verdhë)

→të verdhët (sëmundje)

6. Me ndihmën e Fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe gjeni kuptimin leksikor të fjalëve:

shtroerë, tundubishtje, theribujkë, qoftëlargu dhe pastaj argumentoni mënyrën e formimit të

tyre.

7. Thuhet se fjalët e përngjitura janë formime historike. A mund të sillni shembuj të tjerë që në

shqipen e sotme janë drejt përngjitjes.

PROVONI DIJET TUAJA PËR FJALËFORMIMIN

1. Në sa morfema ndahet fjala përpunojmë:

a. 3

b. 4

c. 5

d. 6

2. Cila është mbaresa e fjalës kuptuam:

a. nuk ka

b. -m

c. -am

d. -uam

3. Te fjala çlirimtarëve, ë-ja është:

a. prapashtesë fjalëformuese

b. prapashtesë trajtëformuese

c. mbaresë

d. asnjë prej tyre

4. Cila është tema e fjalës rivlerësimeve:

a. rivlerëso

b. rivlerësim

c. rivlerësime

d. vlerë

5. Në fjalën lisave, pjesa e fjalës lisa është:

a. temë e parme

b. rrënja e fjalës

c. tema fjalëformuese

d. tema morfologjike

6. Fjala përgënjeshtroj është fjalë e prejardhur:

a. me parashtesë

b. me prapashtesë

c. me konversion

d. me parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht

7. Cila prej fjalëve të mëposhtme është fjalë e prejardhur e tipit prapashtesor:

a. lexim

b. i pavlefshëm

Page 28: rrkgn asdfjkm

28

c. kujtojnë

d. afër

8. Cili prej bashkimeve të mëposhtme nuk është kompozitë (fjalë e përbërë):

a. vajtje-ardhje

b. paradite

c. OSBE

d. bregdet

9. I përpiktë është fjalë:

a. e përngjitur

b. e përbërë

c. e prejardhur

d. e formimit të përzier

10. Konversioni është:

a. lloj morfeme

b. mënyrë fjalëformimi

c. tip fjalëformimi

d. asnjë prej tyre

11. Cila prej fjalëve të dhëna është e thjeshtë:

a. nipat

b. drejtoj

c. përshkrim

d. përfundoj

12. Rrethoni alternativën ku fjala është e prejardhur:

a. tokë

b. ditar

c. dorë

d. udhë

13. Rrethoni fjalën që është formuar me prapashtesën –SO:

a. përfaqësoj

b. mësoj

c. saktësoj

d. riplotësoj

14. Si është formuar fjala SHPËRDORIM

a. me parashtesë

b. me prapashtesë

c. me parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht

d. me asnjërën prej tyre

15. Cila fjalë është formuar me parashtesën PËR-

a. përdorim

b. i përdorshëm

c. përdor

d. i përdorur

16. Cila fjalë është formuar me parashtesën RI-

a. ripunoj

b. ritual

c. ripunim

d.rishikim

17. Rrethoni fjalën që është formuar me parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht:

a. përpunim

Page 29: rrkgn asdfjkm

29

b. përdorim

c. përfaqësoj

d. përshkruaj

18. Qarkoni alternativën ku fjala e dhënë nuk është kompozitë (fjalë e përbërë):

a. mospërfillje

b. vargmal

c. fatkeq

d.kuqezi

19. Cila prej fjalëve të dhëna nuk është e përngjitur:

a. kushtrim

b. domethënë

c. faqebardhë

d. përmbi

20. Shtoni edhe disa shembuj që i takojnë familjes së fjalës FLUTUR

a. fluturimthi

b. krahëflutur

c. fluturues

d. fluturoj, ……………………………………………………………

22. Cila prej fjalëve të përbëra nuk është e tipit emër+folje:

a. buzëqesh

b. udhëheq

c. keqtrajtoj

d. duartrokas

23. Cila prej fjalëve është e përbërë:

a. udhëheqje

b. kryeqytetas

c. vetëvendosje

d. faqekuq

24. Rrethoni alternativën ku fjala është formuar me përbërje:

a. buzëqesh

b. buzëqeshje

c. i buzëqeshur

d. përqesh

25. Çfarë tipi është fjala e përbërë BASHKËBISEDOJ

a. emër+folje

b. ndajfolje+folje

c. emër+emër

d. emër+mbiemër

26. Në radhën e fjalëve të përngjitura, cila është futur gabimisht:

a. askush

b. thashetheme

c. bashkautor

d. katërmbëdhjetë

27. Çfarë tipi është fjala e përbërë MESKËPUTUR

a. emër+emër

b. emër+mbiemër

c. emër+folje

d. emër+ndajfolje

28. Cila prej fjalëve të dhëna nuk është e përbërë:

Page 30: rrkgn asdfjkm

30

a. fatkeq

b. fatkeqësi

c. fatlum

d. fatpadalë

29. Rrethoni alternativën ku fjala e përngjitur është shkruar gabim:

a. gjithnjë

b. domethënë

c. mirupafshim

d. kurkush

USHTRIME

Ushtrimi 1

Përcaktoni morfemat e fjalëve me shkronja të pjerrëta.

Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera; lart, në mal, ish ende pranverë. Aty-këtu zbardhte,

skuqte e zverdhte ndonjë pemë e egër e ngarkuar me lule. Ajri ishte i fortë sa ta prisje me

thikë, plot amëza aguliçesh, vjollcash dhe stolish të tjera pranverore.

Në agullimë sapo regëtinte drita e përthyer, kriste valtheve kënga e ferrakut të dehur nga vesa

e freskia, nga era e plisit, e gjethit dhe e luleve, nga tërë ndryshmëria që kish sjellë ringjallja e

dheut, kthimi i jetës. Pakëz më vonë, kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës dhe

pushonte mbreti i zogjve këngëtarë, hynin në valle lyshtra të shumta shpendësh pendëmurrmë,

pendëhirtë e pendëshkruar, që ia thoshin sikush në gjuhë të vet. Këngët e tyre të hovshme

bashkoheshin, zienin, lartoheshin, uleshin, shuheshin pothuaj fare, pastaj lartoheshin përsëri.

Të gjithëve u përgjigjej, kur e kur, nga kupa e qelqtë e qiellit të kulluar lauresha e padukshme

me ca kumbime kambanëzash të arta, varur në fije drite.... ( M. Kuteli, Në një cep të Ilirisë së

Poshtme).

Ushtrimi 2

Ndani fjalët në morfemat përbërëse dhe tregoni kur kemi trajta të ndryshme të së njëjtës

morfemë dhe kur morfema të ndryshme.

a) djeg, digjja, dogja; dal, dilja, dola; marr, merrja, mora; arratis, ujdis, përrallis, tiganis;

copëtoj, copëtuam, krahu, shoku, zogu, kali, mali; lagu, preku, thau, mbylli, hapi, doli;

laga, preka, punova, lexova, theva; zhvidhos, shpyllëzoj, shfletoj, çregjistroj, çarmatos;

larë, pirë, punuar, pëlqyer; hapte, hiqte, lexonte, thyente.

b)rishtas, rishtazi; haptas,haptazi; pemishte, pemishtë, zallishte, zallishtë, ullishte, ullishtë;

c)lava, qava, shava; dhashë, pashë; lisa, plisa; fise, vise; punoi, shëtiti, shkroi.

ç) hapa, dhashë, kam, pata, unë, mua, ti, teje, lisa, vise, plumba, kombe, vij, erdha; rri, ndenja.

Ushtrimi 3

Veçoni mbaresat dhe prapashtesat trajtëformuese (të shprehura ose jo me anë fonemash).

u edukua, shtretër, libra, çeliku, betejave, vështirësitë, thyerjen, tregon, (ai) mund, të bëjë,

romanit, këndoftë, këndofsha, i shtëpisë, tjetri, lodhem, doktorin, tre muaj, gjyshja, bridhnin,

duke përpjekur, lau, rashë, ra, ramë, kam, jam, është, janë;

Ushtrimi 4 Gjeni rrënjën, temën fjalëformuese, temën e fjalës dhe temën morfologjike për

fjalët me shkronja të pjerrëta.

Page 31: rrkgn asdfjkm

31

...Kënga fliste për njerëzit që ëndërronin shumë, donin shumë dhe përpiqeshin shumë.

Malet ishin djepat e ninananave të tyre. Në male lindte shpresa, pema e gjelbër që ata

e ujitnin me djersë, me shumë gjak dhe me lot. Pema e gjelbër, e njomë, që kur doli

dielli i madh, u bë e kuqe, u rrit menjëherë, degët gjelbëronin hapësirën. Pema e

shpresës nxori kokrrat. Dhe njerëzit i hëngrën ato dhe u rritën edhe ata. Nina-nana, u

rritsh, bir, si bredhi, më i fortë se malet. Degët lëshonin frute dhe tinguj. Më i fortë se

malet, se koha. Malet do të lëviznin, le të lëviznin. Dhe njerëzit i vendosën shpinat

ndër male dhe filluan t'i zhvendosnin...Qielli ishte i kaltër, i bukur, i madh. Njerëzit

zhvendosnin malet për t'i çuar diku që të afroheshin pranë tyre dhe ta kthenin lumin në

liqen dhe liqenin në dritë. Në dritën e ngjashme me rrezet e diellit. (A.Cerga,

Vëllezërit).

Ushtrimi 5

Në tekstin e dhënë gjeni fjalët e formuara me anë të parashtesimit dhe pastaj thoni se te cilat

fjalë ka ndryshuar kategoria leksiko-gramatikore, cilat fitojnë kuptim të kundërt ose kuptim

intensiv.

Babamadhit nuk i pëlqenin stërhollimet. Edhe unë, si babamadhi, nuk di të rrëfej.

Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dyzet vjet rrafsh, dyzet vjet e dyzet ditë kishin kaluar. Kishin

kaluar si kishin kaluar.... Pastaj ishin kthyer e rikthyer. Pastaj ishte folur e përfolur, folur e

stërfolur. Sa për dyzet vjet ishte folur brenda një nate. Ishin hapur gojët vesh më vesh. Gjithë

ditën kishin folur, gjithë ditën s’kishin pushuar. Atë ditë kafshatë buke s’kishin futur. Vetëm

fjalë kishin nxjerrë, fjalë kishin bluar. Si mullinjtë kishin bluar. Me miell fjalësh ishin mbushur

shtëpitë, arërat dhe përrenjtë, drurët dhe bari, bjeshkët dhe arat, arat dhe udhët.

Ju thashë pra se atë ditë njerëzit folën sa për dyzet vjet e dyzet ditë që s’kishin folur. I

shoshitën e i sitën të gjitha. I kujtuan e stërkujtuan dhe asnjë “pse” nuk lanë pa përgjigje. Edhe

të paqenat i bënë të qena. Edhe të paditurat i bënë të ditura. Madje, filluan t’i besojnë vetvetes

se i kishin ditur që më parë. (A. Istrefi, S’mund t’i lija pa folë).

Dy vjet e ca mezi lamë paratë e udhës, me fajde e stërfajde; … ndjeva se më ngritën lart duart

e përgjëruara të nënës e më shpunë në odën e zjarrit ku flinin fëmijët e tjerë – kushërinjtë e

stërkushërinjtë; Siç do ti që t’i kesh të tre djemtë të shtuar me nipëri e stërnipëri, ashtu dua

edhe unë; … agallarët e bejlerët janë turrur si Ingjilizi nëpër dete për të zaptuar me borxhe e

stërborxhe arat e botës; E sollën murtajën… me ca dhëmbë e stërdhëmbë si dikelë për të

prashitur vreshtin; Bujti atë natë në fshat, në shtëpinë e një plaku stërplaku me mjekër të

bardhë gjer në brez e me vetullat strehë; Unë të mos e dua stërbirin e stërmikut; Më tej, për të

forcuar oxhakun, u martua me një bijë pashai, mbesë veziri, baxhanakë e stërbaxhanakë

sulltani. (Mitrush Kuteli, Vepra 1).

Ushtrimi 6

Vini parashtesën ç-/sh-/zh- te fjalët e mëposhtme dhe tregoni kuptimin që merr fjala.

muros, prish, ngjyrim, njerëzor, mobilizoj, montim, emëroj, end, atdhesoj, ekuilibrim, liroj,

pagim, përbëhet, pengohem, përdridhem, përdoroj, përfytyrim, lyerje, ndrit, prish, pronësoj,

gënjim, gradim, vidhos, gozhdoj, gërryej, varros, veshje, vendosem.

Ushtrimi 7

Temave fjalëformuese që janë dhënë më poshtë u shtoni parashtesat e duhura, që të

formohen fjalë me kuptime të kundërta (antonime). Krijoni me to nga një fjali për çdo rast.

Page 32: rrkgn asdfjkm

32

thur, bëj, vendos, bllokoj, dredh, vlerësim, pyllëzoj, qep

Ushtrimi 8

Te fjalët më shkronja të pjerrëta gjeni prapashtesat dhe tregoni se cilës pjesë të ligjëratës i

janë shtuar e ç’pjesë ligjërate është formuar pas shtimit të tyre.

Papritur djali u step, mbajti frymë dhe u hepua përpara. Atij iu bë se dëgjoi një zë tjetër, të

ndryshëm nga të mëparshmit dhe ky zë zgjatej si një piskamë plot ankth, ankim dhe kërcënim

së bashku. Nëna kishte qëndruar pak më tej, por ajo kishte kthyer shpinën dhe djali nuk e

kuptoi, nëse po e priste apo mbante vesh.

-Dëgjon? – pyeti ai dhe iu bë se dikush ia mbyti zërin në fyt.

Nëna hoqi dorezën e leshtë dhe vuri pëllëmbën mbi balluket e tij, ku kishte ngrirë okitë. Djali u

mat të shkonte se e dinte që në shkurt lukunia e ujqve ndjek pas ujkonjën, se kishte dëgjuar që

dikur ujqit kishin çarë një gjahtar, por u pendua dhe nuk tha asgjë tjetër. Duart e frikës e

shtynë të vraponte drejt bredhit të vetmuar në mes të lëndinës.

Trungu i drurit qe i trashë dhe degëzat e para, gjysmë të thara, ishin mjaft lart, por ai u kacavar

me një dëshpërim të egër dhe arriti të ngjitej mbi një degë të madhe. Aty e pa veten mjaft lart

nga gjurmët e tij, që kishin mbetur mbi dëborë si një rrëshqitje zvarraniku. Nëna po vinte drejt

tij me hapa të shkurtër. Ajo u mbështet te trungu i bredhit dhe ndenji aty sikur donte të çlodhej

në këmbë fare pak. Matanë, mbi bardhësi nxinin vetëm ca njolla të vogla. Ai çaploi sytë, po

nuk ia doli të dallonte nëse ato njolla lëviznin apo jo. Mbajti vesh dhe prapë dëgjoi ulërimën e

mbytur. Djalit iu dëgjua ulërima më afër se kurrë. Tani ajo nuk rrokullisej më nga pjerrësia e

shpatit, por vërsulej nga thellësia e pyllit të errët.

- Po ti mundohu ca...- tha ai. – Ja, a e arrin dot dorën time?

- Jo, nuk e arrij dot, - tha nëna, - po ti mos zbrit më, ti qëndro aty ku je, hë, bir...

Pas këtyre fjalëve djali e kuptoi se nëna nuk do të largohej më nga trungu i bredhit ku qe

mbështetur. Ai ndjeu mërdhitjen e gishtave. Pastaj mërdhitja i kaloi nëpër trup. Buzët iu mpinë

e dhëmbët i kërcëllitën.

- Nënë, më ngrinë duart. Ku i kam dorezat? – tha ai.

- I ke flakur kur vrapoje, - tha nëna.

Ajo i mbështolli dorezat e saj si lëmsh dhe ia hodhi lart. Pastaj për një copë kohë ata nuk folën.

Në pyll u përhap një qetësi pa kurrfarë zhurmash. Djali pa një ketër të vogël, mbledhur shuk

majë një degëze. Ketri rrinte rëndë rëndë në shtratin e tij, tundi bishtin e bukur dhe rrëzoi mbi

fytyrën e djalit një pah dëbore. Djali fshiu dëborën me inat.

Duhej të shkonin kaq vjet që ajo ditë të shpërngulej kështu e të vinte si një brengë që ka

dremitur tërë kohën në një qoshe të largët të vetëdijes, për t’u zgjuar prej saj me forcën e një

dhembjeje.

Çdo vjeshtë, kur fillonte ajo stinëza e zverdhjes së fletëve, ai vizitonte varrin e nënës në një

fshat të largët...(Teodor Laço, Një dimër tjetër).

Ushtrimi 9

Në pjesën e mëposhtme gjeni mbiemrat, shpjegoni mënyrën e formimit të tyre.

Vjeshta e artë sapo kishte ardhur. Kishin rënë shirat e parë dhe pylli dukej më i bukur. Ngjyrat

e blerta përziheshin me të verdhën e me të kuqërremtën dhe gjethet e lara shkëlqenin me

vezullime. Moti ishte bërë pak më i freskët. Kishte mbirë një bar i ri, tepër i hollë e i njomë

dhe luledredhkat e luleçikoret rrinin gjithë ditën të hapura. Qielli ishte pastruar fare, ish bërë

më i kulluar, më i tejdukshëm. Frynte një erë e lehtë dhe pylli shushurinte pa pushim. Me

shushurimën e drurëve përziheshin zërat e zogjve që fluturonin degë më degë, bashkoheshin në

tufa e shpërndaheshin përsëri si të trembur.

Page 33: rrkgn asdfjkm

33

Ushtrimi 10

Gjeni fjalët e formuara me parashtesa dhe prapashtesa njëkohësisht. Thoni kuptimin e tyre

dhe elementet e përbashkëta kuptimore me temat fjalëformuese.

Ndërsa shiu binte përgjumësh që prej mëngjesit, sytë iu përshkënditën nga gëzimi. Detyrën ai e

bënte me përpikmëri, ndaj prindërit po shfajësoheshin kokulur. Ndërkryerja e mbledhur pikë-

pikë, tani shpërtheu. Sjellja dhe puna e tij i përgënjeshtroi të gjitha ç'ishin thënë për të.

Ushtrimi 11

Gjeni fjalët e formuara pa ndajshtesë. Ç'pjesë të ligjëratës janë?

Shqiptari s'e ka kursyer kurrë mundin për atdheun.

Ç'të bënte? Të kërkonte hua? Ata që huanin, s'i jepnin kujtdo.

Vasili e kishte qullur xhaketën.

Këto lëndë e sëmurin njeriun.

Kurora e aheve e kishte situr dëborën.

Jam mykur nga mërzia.

Ecte rrugëve me hap të ngadalshëm.

Po t'i lësh, gabimet trashen.

Nuk duhet të të ndryshket vullneti.

Të nesërmen u kuqi nga dy vezë.

Ti s'kujdesesh fare për vete.

Duhet ta shoshitim punën me kujdes.

Ushtrimi 12

Gjeni fjalët e formuara me nyjëzim dhe tregoni temat e tyre fjalёformuese.

Kusht për një vepër letrare është të qenët e saj e kuptueshme.

Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali.

E ëma ia plasi të qarit. Po, me një të shikuar, vasha e mbërtheu në vend.

Nën rrobat e leckosura, nën gunën e copëtuar, i dridhej trupi nga të ftohtët.

Në këtë të ecur dhe në të folurit e plakut kishte diçka legjendare.

I hutuar, shtrëngoi shkopin në dorë.

Ishte i ri, por në të parë dukej mjaft i plakur.

Të menduarit është pasqyrim abstrakt i realitetit.

Nga sytë e skuqur i rridhnin lot.

Ushtrimi 13

Gjeni fjalët e përbëra dhe flisni për marrëdhëniet kuptimore ndërmjet gjymtyrëve të tyre.

Dedë Gjo Luli ishte mbështetur mbi trungun e lisit degëgjerë, pranë shpellës ku banonte

familja e tij. Fytyra ezmere sikur i ishte bërë më e zeshkët, buzët më të trashura nën tufën e

dendur të mustaqeve, që i rrinin si një bashkë e vogël leshrudë në të bardhë. Vetullat e trasha

plazmëbore i mbulonin sytë dhe nuk i dallohej së largu në i kishte pulitur qepallat e dremiste,

apo ishte kredhur në mendime. Dorën e djathtë e mbante mbi dorezën e qelibartë të revoles së

brezit. Dukej si një div i rapsodive që çlodhej në gjirin e natyrës mëmë pas një beteje

disajavëshe me bajlozët.

Dhe vërtet, pas aq muajve, për herë të parë Dedë Gjo Luli e ndiente veten të lirë në mes të

maleve të tij, çlodhej në gjirin e trojeve të veta si kryengritës, si luftëtar. (Sterjo Spasse, Ja

vdekje, ja liri).

Page 34: rrkgn asdfjkm

34

Ushtrimi 14

Tregoni si janë formuar fjalët me tё pjerrёta në tekstin e dhënë.

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e ushtrive

dhe tani jam shumë plakë për t'i mësuar, por ti je i huaj dhe je i njërës prej atyre

ushtrive që na kanë vrarë...... Asnjeri nuk e di ç'them unë, sepse të gjithë janë shumë të

gëzuar dhe unë nuk dua t'ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin,

po rri këtu në qoshe dhe po lëviz buzët duke të mallkuar ngadalë, fare ngadalë, që të

mos dëgjojë njeri... (Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur).

Gjithandej ishte qetësi. Vetëm barkat lëkundeshin, po lëvizja e tyre nuk trembte

askënd. Që përtej, nga brigjet në perëndim,vazhdonin të hynin barkat e fundit të

peshkatarëve. Megjithëse tufani kishte vazhduar gjithë ditën, ata nuk kishin lënë

punën. Sidoqoftë, tani ndienin brenda vetes forcën e gjumit të ëmbël që i rrëmbente në

ëndrrat e tij.

Dalngadalë po zbardhte dita e re. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës).

Ushtrimi 15

Në tekstin e mëposhtëm gjeni fjalët që kanë të njëjtën rrënjë. Veçoni trajtat e së njëjtës fjalë

nga fjalët e prejardhura të një çerdheje. Thoni si janë formuar.

Plaku hapi lesën dhe, pa kuptuar, iu përvijua një buzëqeshje e lehtë. Lulet e mbjella rishtas po

lulëzonin tërë njomështi. Nga lehet e ujitura ngrihej një avull i lehtë që i jepte lulishtes një

pamje të çuditshme fëminore. Larg dëgjohej kënga e shtruar e një zogu këngëtar. Dora e

plakur e lulishtarit u afrua pranë veshit, si për të dëgjuar më mirë këngën e zogut. "Këndon

natyra, - mendoi-, këndon jeta si fëmijët".

Aty pranë, mes petlave të holla të një luleje të njomë, erdhi e qëndroi një bletë, si topth i vogël

e i kadifenjtë, pastaj iku tutje. Sytë e plakut e ndoqën, sikur të mos kishte parë kurrë bletë në

lulishten e tij. Buzëqeshi tek mendoi fjalët e dikujt: "Ju lulishtarët nuk e ndieni pleqërinë". "Po,

- tha me vete, - këtu në mes të punës dhe të luleve s'ka pleqëri".

Ushtrimi 16

Plotësoni çerdhen e fjalëve të dhëna dhe thoni ndryshimet leksiko-gramatikore e kuptimore

të fjalëve që bëjnë pjesë në to.

Për shembull: arnë, arnim, arnishtë, arnoj, arnues, arnohem, i arnuar,

gjethe, lis, qëllim, skicë, shtjellë, plehë, djersë, mal, pjek, flakë.

Ushtrimi 17

Bëni analizën morfemore dhe fjalëformuese të fjalëve të dhëna, duke thënë llojin e

morfemave përkatëse.

anëtarësi, armëpushim, bregdetar, zvogëloj, çuditërisht, fatkeqësi, fshatarësia, detyrimisht,

gjaknxehtësia, keqdashje, kopshtarinë, mburrje, çështje, krijimtaria, liridashjen, mbiçmoj,

miqësisht, mosbesimin, ndërkombëtar, zgjeroj, nënkryetari, nënvizoj, njëherazi, i padrejtë,

përbuzjen, përfaqësoj, punëtoria, stërholloj, vajgursjellës, përgënjeshtrim, shfrytëzoj, shkarkoj,

i përgjithshëm, tridhjetëvjetor.

Ushtrimi 18

Në tekstin e mëposhtëm gjeni fjalët jo të parme dhe thoni mënyrën e formimit të tyre.

Shkreti, shkreti, klithi djaloshi, përderisa ndërronte hapat e lodhur nëpër kalldrëmin e

përbaltur. Koka i kamendej dhe i përkundej sa herë e ndërronte hapin dhe së fundi i mbështetej

në krahun e tij të majtë. Mjegulla e mbështjellë me një shtresë të trashë tymi me erë të

Page 35: rrkgn asdfjkm

35

mundimshme kishte mbërritur mu deri te koka e përbaltur, dhe i vente perde shikimit të tij që

nuk mund t’i vërente mirë as fytyrat e njerëzve, të cilët të gërrmysyr nga lodhja e të ftohtit

lëviznin si hije të lodhura. Edhe pse donte të hante atë copë rruge sa më shpejt dhe të shpëtonte

nga ethet që e dridhnin si thupër në ujë, hapat i dilnin gjithë më të lodhur e më të ngadalshëm.

Spitali ishte larg, në anën tjetër të qytetit, e këtij i largohej edhe më tepër sa herë e merrnin dhe

e dridhnin ethet e hapi i ndalej gjatë përderisa nuk i pushonte një koll i gjatë e i thatë. Duhej të

kalonte bri përmendores, të përbirohej nga oborri i xhamisë së vjetër, pastaj të kalonte urën

luhatëse mbi lumin, i cili verës ishte i vdekur dhe i gjasonte një lugu të thatë e të mbetur

shkret. ( Sabri Hamiti, Njëqind vjet vetmi).

DETYRA KURSI

1. Merrni njёrёn nga shkronjat e Fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe dhe fjalёt e asaj shkronje i

ndani nё: a. Fjalё tё parme dhe b. Fjalё jo tё parme. Fjalёt jo tё parme i klasifikoni sipas

mёnyrave tё fjalёformimit. Nё fund bёni njё statistikё rreth numrit dhe pёrqindjes sё fjalёve

sipas fjalёformimit.

Kёtё pasqyrim mund ta paraqitni edhe nё formё tabele.

2. Nxirrni nga FGHSH (2006) ose nga ndonjё fjalor tjetёr i gjuhёs shqipe të gjitha formimet

me rrënjët dorë dhe punë; I shkruani ato në fletoren e ushtrimeve dhe thoni si janë formuar.

Page 36: rrkgn asdfjkm

36

EMRI

Çështjet kryesore

Njohuri të përgjithshme

Grupet leksiko - gramatikore të emrave

Kategoria gramatikore e gjinisë

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e rasës

Kategoria gramatikore e shquarsisë dhe pashquarsisë

Tipat e lakimit

Formimi i emrave

Njohuri tё pёrgjithshme

Emri është ajo pjesë e ligjëratës që emërton (shënon) qenie të gjalla dhe sende (për të gjitha

këto po përdorim termin realie) dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës,

shquarsisë dhe të pashquarsisë.

Nga pikëpamja e kuptimit, në klasën e emrave përfshihen fjalë të ndryshme, që mund të

emërtojnë: njerëz e kafshë (burrë, dele), sende konkrete (gur, laps), dukuri të realitetit (dimër,

furtunë), cilësi (bukuri, bardhësi), veprime ose gjendje (ecje, lodhje, tmerr), koncepte abstrakte

(e mira, e vërteta) etj.

Siç shihet, në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat) dhe veprime a

gjendje (ashtu si foljet). Ku qëndron ndryshimi?

Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin sendeve, pra, emrave të caktuar, kurse cilësitë që

tregojnë emrat, janë të shkëputura nga mbartësi i tyre, d.m.th. ato abstraktohen. Krahasoni:

Anila është vajzë e bukur dhe fisnike.

Bukuria dhe fisnikëria e saj i habiti të gjithë.

Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a gjendja

janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet. Krahasoni:

Makina ecte në rrugën e larë nga shiu.

Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.

Nga ana morfologjike, emrat që emërtojnë cilësi, ashtu si gjithë emrat e tjerë, kanë kategori

gramatikore të mëvetësishme (gjininë, numrin, rasën), kurse mbiemrat këto kategori i kanë të

kushtëzuara nga kategoritë e emrit që përcaktojnë. Emrat kanë dhe kategorinë e shquarsisë, të

cilën mbiemrat nuk e kanë.

Ndryshimi ndërmjet emrave dhe foljeve nga ana morfologjike është edhe më i dukshëm. Foljet

kanë kategoritë e mënyrës, kohës, vetës e diatezës, të cilat emrat nuk i kanë. Nga pikëpamja

sintaksore, emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të ligjëratës, që i kanë më të

kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor, kundrinor, ndajshtim,

rrethanor, kallëzuesor etj.

Emri dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës edhe nga pikëpamja e fjalëformimit. Në formimin

e emrave rolin themelor e luajnë prapashtesat, të cilat te folja, p.sh., janë të ndryshme nga ato

të emrave.

Grupet leksiko-gramatikore tё emrave

Duke u mbështetur në kuptimin leksikor dhe në veçoritë morfologjike, emrat në gjuhën shqipe

ndahen në këto grupe: 1. emra të përgjithshëm e të përveçëm; 2. emra konkretë e abstraktë; 3.

emra përmbledhës; 4. emra të lëndës.

Page 37: rrkgn asdfjkm

37

a. Emra të përgjithshëm e të përveçëm

Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë realiesh (frymorёsh dhe sendesh) sipas

tipareve të përbashkëta të tyre (nxënës, dele, fletore, gur), ose secilën prej këtyre realieve: ky

djalë, kjo shkollë. Emrat e përgjithshëm përbëjnë shumicën e emrave. Emrat e përveçëm

emërtojnë realie të veçanta, individuale, të dalluara nga realiet e së njëjtës klasë.

Në emrat e përveçëm përfshihen:

- emrat dhe llagapet e njerëzve, si dhe pseudonimet: Skënder, Bardhyl, Aleksandër Xhuvani,

Migjeni;

- emrat e kafshëve: Kuqo, Balo, Murro; etj.;

- emrat gjeografikë (të qyteteve, maleve, lumenjve etj. ): Tirana, Prishtina, Sharri, Tomori,

Drini, Shkumbini etj.;

- emrat e periudhave e të ngjarjeve historike: Rilindja Kombëtare Shqiptare, Kongresi i

Manastirit, Lufta e Dytë Botërore etj.;

- emrat e institucioneve, organizatave, partive, ndërmarrjeve, të funksioneve të rëndësishme

etj: Fakulteti i Filologjisë, Kuvendi i Kosovёs, Partia Republikane, Kryetari i Kryesisë së

Kuvendit të Shqipërisë etj.;

- titujt e veprave letrare, gazetave, revistave: "Kështjella", “Albania",”Filologji " etj.;

- emrat e trupave qiellorë: Arusha e Madhe, Jupiteri, Toka, Marsi etj.

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e

përgjithshëm përdoren në të dy numrat, kurse emrat e përveçëm përdoren kryesisht në numrin

njëjës dhe në trajtën e shquar.

Ka raste kur emrat e përveçëm përdoren në numrin shumës. Kjo ndodh kur me anë të llagapit

tregohen tërë njerëzit që e mbajnë atë: Trepsanishtët, Demirajt, Mushkolajt etj., ose kur disa

njerëz a sende kanë të njëjtin emër: Në klasën tonë ka dy Petritë. Në rrethin e Tiranës ka dy

Selita, nё Kosovё janё disa Dumnica.

Kufiri midis emrave të përgjithshëm e të përveçëm nuk është i prerё. Ka emra të përveçëm që

kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas: Gëzimi (nga gëzim), Lule (lule), Bukurie

(bukuri), dhe amper nga ( Amper), herc ( Herc), om (Om) etj.

Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe, kurse emrat e përgjithshëm me shkronjë të

vogël.

b. Emra konkretë dhe abstraktë Emrat konkretë dhe abstraktë përfshihen tek emrat e përgjithshëm. Ata dallohen si dy grupe që

i kundërvihen njëri-tjetrit nga ana kuptimore dhe gramatikore.

Emrat konkretë emërtojnë realie të ndryshme që mund të veçohen nga realiet e tjera të po

asaj klase dhe, për këtë arsye, mund të numërohen: djalë, lopë, libër, qytet, det, shtëpi etj.

Nga pikëpamja morfologjike kanë këto karakteristika: mund të marrin numërorë: një njeri, dy

njerëz, katër libra dhe përdoren në të dy numrat: plep - plepa, mal – male, njeri-njerёz etj.

Emrat abstraktë emёrtojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose koncepte

abstrakte: lëvizje, veprim, durim, mirësi, kujtesë, liri, ditë, natë etj.

Kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, emrat abstraktë nuk mund të vihen në shumës dhe

as të shoqërohen me numërorë. Kjo duket sidomos tek emrat që tregojnë veçori ose cilësi

abstrakte: bukuri, egërsi, krenari, zemërgjerësi (s'thuhet, p.sh., tri zemërgjerësi).

Disa emra abstraktë mund të përdoren dhe në numrin shumës, kur pësojnë një ndryshim në

kuptimin e tyre leksikor. Në këtë rast ata emërtojnë shfaqje konkrete të veprimeve, gjendjeve,

proceseve, cilësive etj. Mund të marrin dhe numërorë a fjalë të tjera përcaktuese: I ndodhën tri

fatkeqësi; Patëm shumë kokëçarje; Bёri disa lëvizje etj.

Me përjashtim të disa fjalëve, si: punë, jetë, luftë, tmerr, kohë etj., shumica e emrave abstraktë

janë fjalë të prejardhura.

Sipas tipit të formimit, siç e pamë më lart, emrat abstraktë ndahen në katër grupe:

Page 38: rrkgn asdfjkm

38

emra të formuar nga mbiemra, folje e ndajfolje me anë prapashtesash:-i; -ri; -si; -im; -

je, -esë, -atë, -më, -izëm: bukuri, trimëri, mirësi, lexim, mbledhje, kujtesë, uratë,

ndihmë, patriotizëm;

emra asnjanës të formuar me anë të nyjëzimit: të ecur, të mësuar;

emra të gjinisë asnjanëse të formuar nga emërzimi i mbiemrit: të ftohtët, të errëtit, të

ritë;

emra të përbërë: marrëdhënie, kryengritje.

c. Emrat përmbledhës Emrat përmbledhës janë një grup i veçantë brenda emrave të përgjithshëm. E veçanta e tyre

është se nga forma janë në numrin njëjës, por emërtojnë një tërësi njerëzish, kafshësh a

sendesh të një fare: popullsi, grari, djemuri.

Ndryshe nga numri shumës, emri përmbledhës emërton një shumicë realiesh të njëllojta, si një

tërësi e pandarë dhe e panumërueshme. Krahaso: djemtë, dy djem, tre djem dhe djemuria e

fshatit; gratë, dy gra, tri gra dhe graria.

Emrat përmbledhës nuk përdoren në shumës dhe nuk marrin numërorë. Vetëm në ndonjë rast

mund të shoqërohen nga përemri i pacaktuar ca: Vetëm gra e ca djemuri mund të shihje atë

ditë.

Emrat përmbledhës janë zakonisht emra frymorësh, rrallë dhe emra sendesh, p.sh., drizëri (një

tërësi drizash).

Emrat përmbledhës janë zakonisht të prejardhur me anë të prapashtesave -i, -ri, - si, -im, -je:

punëtori, pari, vegjëli, çupëri, djalëri, grari, vashëri, fshtarësi, miqësi, gjindje, njerëzim.

Duhet bërë dallimi kur këta emra përdoren si abstraktë, për shembull: Në kohën e djalërisë

ishte trim.

ç. Emrat e lëndës

Emrat e lëndës përbëjnë një grup më vete brenda klasës së emrave të përgjithshëm. Ata

emërtojnë lëndë homogjene (të njëjta), që mund të ndahet në pjesë dhe të peshohet, por nuk

mund të numërohet.

Nga ana kuptimore emrat e lëndës emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e

minerale, prodhime kimike etj.: djathë, gjalpë, kos, mjaltë, qumësht, verë, grurë, të lashtat,

krom, alkool, qymyr, nitrat etj.

Emrat e lëndës kanë këto tipare gramatikore: përdoren vetëm në numrin njëjës, me përjashtim

të disave që përdoren vetëm në numrin shumës, nuk marrin numërorë, por mund të marrin

përemra të pacaktuar: pak djathë, ca duhan, shumë qymyr..

Në qoftë se përdoren në shumës, zakonisht me prapashtesën trajtëformuese -ra, atëherë kanë

një kuptim të veçantë, emërtojnë lloje të një lënde: djathëra, vajra, bakëre etj.

1. Kategoria gramatikore e gjinisë

Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat. Ajo përfaqëson në

vetvete një ndarje në grupe, pra një grupim brendapërbrenda klasës së emrave. Kundërvënia

mashkullor-femëror-asnjanës ka të bëjë me gjithë klasën e emrave në tërësi. Sistemi trigjinish

është tipik për gjuhët indoeuropiane, siç ёshtё shqipja.

Në gjuhën shqipe shumica e emrave janë të gjinisë mashkullore e femërore, ndërsa një pakicë

janë të gjinisë asnjanëse.

Gjinia e emrave është kategori gramatikore e mëvetësishme. Ajo nuk varet nga gjinia e fjalëve

të tjera përcaktuese, përkundrazi, gjinia e këtyre të fundit varet nga gjinia e emrit.

Gjininë e emrave në gjuhën shqipe e dallojmë duke u mbështetur në këto tipare morfologjike:

në mbaresat e trajtës së shquar e të pashquar njëjës; në mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese

që marrin; në tingujt fundorë të emrave.

Page 39: rrkgn asdfjkm

39

Sipas mbaresave, janë të gjinisë mashkullore emrat që marrin mbaresat -i ose -u ( në

gjinore,dhanore, rrjedhore të pashquar të njëjësit) dhe -i, -it, -in ose -u, -ut, -un në

trajtën e shquar: libr-i, libr-it, libr-in, shok-u, shok-ut, shok-un, etj. Janë të gjinisë

femërore emrat që marrin mbaresat -e, -je ( në trajtën e pashquar): shkollë, shkoll-e;

lule, lule-je dhe -a, -ja, -s (-së), -n (-në) në trajtën e shquar: fusha, fushë-s, fushë-n,

kala-ja, kala-së, kala-në. Janë të gjinisë asnjanëse emrat që në trajtën e shquar marrin

mbaresën -t (-të), -it: të ftohtë-t, të zi-të, të folur-it.

Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i përkasin:

libër i ri,shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

Si tingull fundor të temës, në përgjithësi emrat mashkullorë kanë një bashkëtingëllore,

kurse emrat femërorë një zanore. Por kjo rregull ka mjaft përjashtime, p.sh.: libër (m) -

kodër (f); ftua (m) - grua (f). Për këtë arsye, përcaktimin e gjinisë së emrave bёhet

kryesisht duke u mbështetur më tepër te treguesit e tjerë.

Për përcaktimin e gjinisë së emrave që tregojnë frymorë, luan rol dhe kuptimi leksikor i tyre.

Këtu kemi të bëjmë me raportin ndërmjet gjinisë dhe seksit6. Kështu, disa emra frymorësh si

Koço, Oso, Pirro, megjithëse lakohen si emrat e gjinisë femërore (Koço-ja, Koço-s), për shkak

të seksit, janë mashkullorë dhe fjalët përcaktuese i marrin të gjinisë mashkullore: Osoja është i

zgjuar. Kështu ndodh edhe me emrat, si Fitneti, Serveti etj., të cilët lakohen si emra

mashkullorë (Fitnet-i, Fitnet-it) por, për shkak të seksit, janë femërorë dhe fjalët përcaktuese,

gjithashtu, i marrin të gjinisë femërore: Fitneti është e zgjuar. Por, emrat e tillё po pёrdoren

edhe me formёn e femёrores (Fitnetja, Servetja), etj.

Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme përbën një kategori që ёshtё vazhdimisht duke u ngushtuar.

Ende e ruajnë gjininë asnjanëse disa emra të nyjshëm prejfoljorë që kanë dalë nga pjesoret: të

ecurit, të folurit, të menduarit, të ngrënët etj.; pak emra të nyjshëm që kanë dalë nga emërzimi

i mbiemrave të gjinisë asnjanëse: të ftohtët, të nxehtët, të kuqtë, të zitë etj.; disa emra lënde, si:

ujë, djathë, dhjamë, dyllë, mjaltë etj., dikur kanë qenë të gjinisë asnjanëse, kurse tani kanë

kaluar në gjininë mashkullore. Ndonjë formë e tyre asnjanëse del kryesisht në ndërtime të

ngurosura: Iu ngjeth mishtë. Operoi dhjamët etj.

Në gjuhën shqipe emrat përdoren në një gjini të caktuar si në njëjës, ashtu dhe në shumës. Por,

ka disa emra që në njëjës janë mashkullorë, kurse në shumës e “ndërrojnë” gjininë dhe

kthehen në femërorë. Kjo duket nga mbiemrat dhe fjalët përcaktuese femërore që marrin në

shumës: ky mal i lartë - këto male të larta, ky djathë i kripur - këto djathëra të kripura, ky fshat

i largёt-kёto fshatra tё largёta, etj.7

Emrat që e ndërrojnë gjininë janë emra jofrymorësh qё shumësin e bёjnё me prapashtesat

trajtë-formuese -e dhe -ra.

2. Kategoria gramatikore e numrit

Numri, gjithashtu, është një nga kategoritë karakteristike për emrin, sepse në pjesën më të

madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen. Ka një lidhje logjike midis kategorisë

logjike, konceptore të numrit dhe kategorisë gramatikore të numrit. Pra, njëjësi dhe shumësi,

si dukuri gramatikore, lidhen ngushtë me konceptet që kanë njerëzit për sasinë dhe numrin e

realieve në botën që na rrethon.

Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjës dhe shumës. Këta i kundërvihen njëri -tjetrit, si me anën e

vetë formave të fjalës ( mal-male, lis - lisa, bujk - bujq), ashtu dhe me anën e fjalëve

përcaktuese që marrin (vajzë e urtë - vajza të urta, kjo nënë - këto nëna).

6 Nëpër gramatika përdoren edhe termat gjini natyrore dhe gjini gramatikore

Page 40: rrkgn asdfjkm

40

Në njëjës emri shënon një realie që bën pjesë në një klasë të caktuar realiesh të një fare (më jep

një laps), kurse në shumës emri shënon një shumicë të pacaktuar (nga dy e lart) realiesh të një

fare (sa lapsa keni me vete?)

Emrat që i kanë të dy numrat tregojnë sende të numërueshme dhe këta mund të përcaktohen

me lehtësi me anë të një numërori që shënon me saktësi sasinë e sendeve (një djalë - dy (tre)

djem). Nga ana e kuptimit leksikor midis njëjësit dhe shumësit të këtyre emrave nuk ka

ndryshim.

Në numrin shumës përdoren edhe emra që nuk tregojnë realie të numërueshme. Këtu hyjnë:

emra abstraktë që përfaqësojnë shfaqje konkrete: një mendim - dy mendime; hidhërim -

hidhërime (raste hidhërimi); liri -liritë (shfaqjet e lirisë); emra që tregojnë lëndë homogjene,

si: vaj - vajra, mall - mallra; djathë - djathëra. Në këtë rast njëjësi tregon lëndën, kurse

shumësi tregon llojet (vajra - disa lloje vajrash).

Disa nga këta emra në shumës mund të tregojnë dhe një masë të madhe lënde (ujërat e

turbullta të lumit; theri tri mishra (tri bagëti), etj.

Në gjuhën shqipe ka edhe emra që përdoren vetëm në një numër: në njëjës ose në shumës.

Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë:

- emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, mbarim, krenari, nxehtësi;

- emra përmbledhës: djemuri, grari, gjindje, rini, tifozëri;

- emra lënde: benzinë, çimento, uthull;

- emra sëmundjesh që afrojnë nga kuptimi me emrat abstraktë: fruth, li, kollë, zgjebe;

- emra që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug;

- dukuri atmosferike: vapë, brymë, vesë;

- bimë: spinaq, thekër;

- emra të përveçëm: Shqipëri, Besa, 28 Nëntori, 17 Shkurti, Kosova, etj.

Emrat që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë:

- emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, bimë, mbeturina,

shuma a grumbuj të hollash: krunde-t, makarona-t, bakëre-t, të korra-t, të fshira-t, të mbetura-

t, të holla-t, të ardhura-t etj.;

- emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pantallona-t, çitjene-t,

dumane-t, hejbe-t, pranga-t, ski-të syze-t etj. ;

- emra që tregojnë një shumicë frymorësh si diçka të pandashme: dhen-të, shtojzovalle-t, vetë-t

(persona - dy, tre vetë);

- emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojëra etj.: lajka-t, teka-t,

naze-t; ledhe-t; gjepura-t, ethe-t, shyta-t, bajame-t, plaka-t, kupa-t ( lloj loje);

- disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje-t, vise-t, Alpe-t, Apenine-

t; Dardanele-t, Himalaje-t etj.;

-disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë-t; kreshmë-t; kërshëndella-t (krishtlindjet); të

shtata-t;

Mjetet gramatikore që shërbejnë për formimin e numrit shumës janë:

1. Prapashtesat trajtëformuese: lis-a, mal-e, ulli-nj, prind-ër, fush-a;

2. Ndërrimi i tingujve të temës: dash- desh, natë-net, mik - miq, plak - pleq;

3. Ndërrimi i tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg - brigje, pyll - pyje, at - etër,

kunat - kunetër.

4. Pa mjet gramatikor, pra, shumësi del i njëjtë me njëjësin: nxënës, dëgjues, ditë, javë, rrufe,

kala.

Shumësi i emrave mashkullorë

Formimi i shumësit të emrave mashkullorë në gjuhën shqipe paraqitet mjaft i larmishëm.

1. Vendin kryesor e zënë prapashtesat trajtëformuese: -e, -ë, -a, -nj, -ër, -enj, -inj, -ra, p.sh. : -

e: veprim-e, qytet-e, shesh-e; -ë: fshatar-ë, dhëmb-ë, doktor-ë; -a: lis-a, cilindr-a, ministr-a; -

Page 41: rrkgn asdfjkm

41

nj: flori-nj, bari-nj, tho-nj; -enj: lum-enj, përr-enj,-ër: prind-ër, rob-ër; -inj: shkop-inj,

gjarpër-inj; -ra: brumë-ra, fshat-ra, -llarë/ lerë ( prapashtesa turke): baba-llarë, bej-lerë.

2. Me ndërrim tingujsh të temës: zog - zogj, mik - miq, popull- popuj, bir - bij, ujk - ujq.

3. Me ndërrim tingujsh dhe me prapashtesë trajtëformuese: fill - fije, pyll - pyje, thes - thasë,

rreth- rrathë8, yll-yje, etj.

4.Shumësi i njëjtë me njëjësin. Kështu, e bëjnë shumësin gjithë emrat e formuar me

prapashtesat (ë)s dhe -as: blerës, gjykatës, lexues, beratas, si dhe disa emra të tjerë: qen, muaj.

etj

Shumësi i emrave femërorë është më pak i larmishëm se ai i emrave mashkullorë.

1. Vendin kryesor e zë formimi me prapashtesa trajtëformuese. Prapashtesat janë dy: -a dhe -

ra: shkoll-a, gazet-a, lodr-a, vajz-a; gjë-ra, verë-ra.

Zakonisht trajta e shumësit me prapashtesën -ra del si formë dytësore dhe nuk përbën normë:

kohë - kohëra, stoli - stolira, kala- kalara. Këto trajta përdoren zakonisht me ngarkesë

stilistike. Trajtat e rregullta janë: kohë-t, stoli-të, kala-të.

2. Me ndërrim tingujsh në temë e formojnë shumësin pak emra: natë - net, grua - gra, dorë -

duar,derë - dyer.

3. Shumësi del i njëjtë me njëjësin tek emrat me -ë të patheksuar në njëjës (me përjashtim të

atyre që në shumës marrin prapashtesën trajtëformuese -a: kafshë - kafshë, lopë, brinjë, ditë,

rrugë; po kështu del i njëjtë dhe tek emrat që në njëjës mbarojnë me -e ose -o të paktheksuar,

si dhe tek emrat me zanore të theksuar: dele, lutje, pako, kusi, epope, dru, byro, ide etj.

Shumësi i emrave asnjanës

Mjaft emra asnjanës përdoren vetëm në njëjës: të zitë, të kuqtë, të menduarit, të errëtit, të

ftohtët etj.

Emrat asnjanës abstraktë përdoren në shumës me kuptimin e shfaqjeve konkrete të veprimit

duke marrë prapashtesën trajtëformuese -a dhe kanë kaluar në emra të gjinisë femërore: të

bërtitur-a, të klithur-a, të qeshur-a. Sot këta shumësa merren si të ardhur nga njëjësi femëror: e

qeshur - të qeshura.

3. Kategoria gramatikore e rasës

Emri, duke u përdorur në fjali me funksion tё gjymtyrëve të ndryshme, merr forma të

ndryshme. Format e ndryshme të emrit, me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e

tjera dhe përmbush funksionin në fjali, quhen rasa, ndërsa tërësia e gjithë ndryshimeve që

pëson emri kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Pra, rasa përfaqëson një formë të

veçantë të emrit dhe që ka një vlerë të caktuar gramatikore.

Në gjuhën standarde, emri ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe

rrjedhoren. Për të përcaktuar numrin e rasave, nisemi nga të dy trajtat e emrit, nga lakimi i

pashquar dhe i shquar, në të dy numrat, në njëjës dhe në shumës. Gjuha shqipe nuk ka forma të

veçanta për të pesë rasat. Disa rasa kanë të njëjtën fjalёformë.

Njëjësi i shquar : emërore: mali

gjinore: i,e malit

dhanore, rrjedhore: malit

kallëzore: malin

Shumësi i pashquar: emërore, kallëzore: male

gjinore: i,e maleve

dhanore: maleve

rrjedhore: malesh

8 Kur fjala rreth përdoret me kuptimin e figurës gjeometrike, ndërsa si ndarje administrative bën rreth-

rrethe;

Page 42: rrkgn asdfjkm

42

Kur emri del me fjalёformё të njëjtё, dallimi i rasës bëhet në bazë të funksionit sintaksor që ka

në kontekstin e dhënë.

Funksionet kryesore të rasave

Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.

Rasa emërore Emri nё rasёn emёrore pa parafjalë në fjali kryen funksionin e kryefjalës, tё kallëzuesorit tё

kryefjalës, ndajshtimit, thirrorit etj.: Shkolla është vend i shenjtë. (kryefjalë). Gjini u emërua

mësues (kallëzuesor i kryefjalës); Profesor Xhuvani ka qenë gjuhëtar i shquar (ndajshtim); O

malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë (thirror).

Me parafjalët nga dhe te (k), emri në rasën emërore kryen funksionin e rrethanorit ose të

kundrinorit tё zhdrejtё me parafjalё: U nis herët nga Tirana (rrethanor); Nëna është e madhe

nga zemra (kundrinor); Vdiq nga zemra (rrethanor shkaku); Qëndruam tek ura (rrethanor).

Rasa gjinore pa parafjalë përdoret kryesisht tek emrat me funksione përcaktuese, duke treguar

të përkitur, tipar të sendeve, raport të pjesës me të tërën, krahasim etj.: librat e bibliotekës, lulet

e majit, këngët e dasmës, gjysma e bukës, shumica e studentëve, më i madhi i djemve.

Në rasën gjinore emri mund të përdoret vetёm me parafjalë në trajtën e lokucioneve9, duke

shprehur marrëdhënie të ndryshme, si: mjet, shkak, zëvendësim etj.: Lajmi u përhap me anën e

mjeteve të medias. Nuk mbollëm dot për shkak të shiut. Në vend të leksionit kemi seminar.

Rasa dhanore

Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalё dhe të

ndajshtimit të veçuar: Gjithçka duhet t'ia kushtojmë popullit, atdheut. Për këtë thuaji Petritit,

agronomit të ri.

Rasa kallëzore pa parafjalë. Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,

kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, ndajshtim i veçuar, etj.: Ai e kryen mirë detyrën. Pjetrin e

cilësuan si këngëtarin më të mirë. Lexuam " Albumin", veprën poetike të Nolit.

Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet,

kuptim sqarues etj.). Përdoret në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë, të

rrethanorit, të përcaktorit: Në mbrëmje arritëm në fshat (rrethanorё). Folëm për përfundimet e

semestrit të parë (kundrinor i zhdrejtё me parafjalё). Besniku është njeri me vullnet

(pёrcaktor).

Në rasën kallëzore emri përdoret dhe me lokucionet parafoljore në lidhje me, në krahasim

me, në bashkëpunim me: Ekspozita u bë në bashkëpunim me muzeun.

Rasa rrjedhore pa parafjalë. Emri në këtë rasë mund të dalë në funksion tё përcaktorit për të

treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte pjese etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma

udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti. Dimrit maleve bie shumë dëborë etj.

Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj.:

Roja rrinte majë shkëmbit. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit. Thoshte fjalë prej çilimiu.

4. Kategoria gramatikore e shquarsisë dhe pashquarsisë

Emri përdoret në trajtë të pashquar dhe në trajtë të shquar10

. Kundërvënia nga ana formale

ndërmjet trajtës së pashquar dhe së shquarës mbështetet në kundërvënien kuptimore.

9 Lokucionet ( fjalë me prejardhje nga latinishtja) janë grupe fjalësh që kanë lidhje të qëndrueshme

ndërmjet tyre dhe që, si nga ana kuptimore, ashtu dhe nga ana gramatikore, janë të barasvlefshme me një

fjalë të vetme, por jo të njëjta me të. Lokucionet zënë një vend të ndërmjetëm midis togfjalëshave të lirë

dhe fjalëve të përngjitura. Lokucionet dallohen kuptimisht e gramatikisht si nga fjala, ashtu edhe nga

togfjalëshi i lirë. Në togfjalëshin e lirë elementet përbërëse e ruajnë mëvetësinë e tyre kuptimore e

gramatikore, ndërsa te lokucionet kjo mëvetësi vjen gjithnjë duke humbur, gjersa, nga përdorimi i gjatë

dhe i dendur, mund të përngjiten në një fjalë të vetme.

Page 43: rrkgn asdfjkm

43

Ç'është shquarsia ? Pse një emër përdoret në trajtën e shquar ?

Dihet se emri mund të emërtojë një klasë të tërë realiesh me tipare të përbashkëta ( Mësuesi

është figurë e nderuar), por edhe një realie të veçantë, të dalluar nga realiet e tjera të po asaj

klase ("Erdhi mësuesi", -thirrën nxënësit). Në rastin e dytë emri mësues ka kuptim të

individualizuar, d.m.th, kuptimisht ky emër është i caktuar, sepse edhe folësi, edhe

bashkëbiseduesi, kanë dijeni për të. Pra, emri është në trajtën e shquar kur realia shënohet si e

përcaktuar, si e dalluar nga klasa e realieve të të njëjtit lloj, ose si e njohur për dëgjuesin a

bashkëbiseduesin.

Në gjuhën shqipe individualizimi i një emri të përgjithshëm bëhet në dy mënyra: ose duke e

shoqëruar emrin e pashquar me përemra dëftorë (ky shok, ajo shkollë), ose duke e vënë emrin

në trajtën e shquar (shoku, shkolla).

Në përgjithësi, emri përdoret në trajtën e shquar me kuptim të individualizuar, kur në një

situatë të caktuar, realia për të cilin bëhet fjalë, mendohet si e vetme, e dalluar nga realiet e

tjera të po kësaj klase.

Rastet kryesore kur emri përdoret në trajtën e shquar

1. Emri përdoret në trajtën e shquar kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë,

p.sh. : Disa zogj çukisnin thërrime në oborr. Sa filloi zhurma, zogjtë fluturuan.

2. Kur ka një farë lidhjeje, marrëdhënieje objektive me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi : Autobusi arriti te kthesa e parë. Shoferi dhe

udhëtarët u çuditën.

3. Kur varet nga situata konkrete e ligjërimit. Në këtë rast, sendi për të cilin flitet, ndodhet para

syve të atyre që bisedojnë: "U poqën misrat," - tha djaloshi. -Burri tjetër hodhi sytë nga arat.

4. Kur përcaktohet nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, nga fakti se flitet për diçka të

njohur prej tyre që më parë ose për të cilën kanë biseduar që më parë në një situatë tjetër, p.sh.

: " Mos flisni me zë të lartë, se më zgjoni djalin," - tha nëna.

5. Kur janë emra që tregojnë realie unike, të vetme në llojin e tyre ( trupa qiellorë, stinë, muaj,

erëra etj.): Hëna, Marsi, pranvera, veriu etj. Emrat e stinëve dhe të muajve, kur vështrohen në

përsëritjen e tyre periodike, vihen dhe në trajtën e pashquar: 1. Kaloi një verë të gëzuar. 2. Një

mars aq i ftohtë s'mbahej mend.

6. Emri del i shquar edhe kur shoqërohet me një fjalë përcaktuese (emra në gjinore, mbiemra

prejnumërorë, përemra etj.), si: vlerat e virtytit, takimi i parë, shoku ynë, gjithë qyteti etj.

7. Në disa njësi frazeologjike, ku emri i shquar është i ngulitur, psh: më merr malli, më zë

gjumi, vras mendjen, thyej qafën etj.

8. Emrat e përveçëm mund të përdoren në të dyja trajtat, sikurse emrat e përgjithshëm, por tek

emrat e përveçëm shquarsia është vetëm formale, sepse ata kuptimisht janë të caktuar, të

individualizuar. Në shquarsinë e emrave të përveçëm një rol të rëndësishëm luajnë edhe arsyet

sintaksore, domethënë funksioni i këtyre emrave në fjali, sepse për të qenë kryefjalë ose

kundrinor, emri duhet të jetë i caktuar dhe kjo realizohet ose përmes pёrcaktorëve të

paravendosur (numërorë, përemra dëftorë, përemra të pacaktuar etj.) ose duke i vënë në trajtën

e shquar.

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe përdoren zakonisht në trajtën e shquar, duke u dalluar nga

disa gjuhë të tjera. Në trajtën e pashquar hasen vetëm në disa funksione sintaksore, si

ndajshtime të emrave të shquar (në fshatin Kçiq), si kallëzuesor i kryefjalës ose i kundrinorit tё

drejtё (quhet Petrit, e quajnë Petrit), si thirrorë (prit, Petrit!), kur paraprihet nga një mbiemër

(i gjori Artan).

10

Ky term vjen nga fjala shqipe shquaj 1.“dalloj diçka a dikë me sy, e vë re; e dalloj nga larg se kush

është a çfarë është; njoh; shëmbëllej; dalloj dikë a diçka nga dikush a diçka tjetër”.

Page 44: rrkgn asdfjkm

44

Emrat e përgjithshëm në numrin njëjës me kuptim përgjithësues, d.m.th. emrat që tregojnë

mbarë klasën e realieve, përdoren në trajtën e shquar si dhe emrat e përgjithshëm me kuptim të

individualizuar. Në funksion përgjithësues trajta e shquar e karakterizon realien si diçka që

simbolizon klasën së cilës i përket, pra nëpërmjet një frymori a sendi përfaqësohet tërë klasa e

frymorëve dhe e sendeve që kanë tipare të përbashkëta me të. Trajta e shquar me kuptim

përgjithësues përdoret mjaft në gjuhën shqipe, si tek emrat që shënojnë lloje ose klasa sendesh,

tek emrat e lëndës, emrat abstraktë etj., p.sh.: Dhinë e vetme e ha ujku, Puna e bën njeriun

njeri. Trajta e shquar e një emri kur përdoret me kuptim të përgjithësuar, nuk përcaktohet nga

ato kushte që lidhen me shquarsinë e mirëfilltë. Këtu kemi të bëjmë me një vlerë të veçantë të

trajtës së shquar njëjës, që quhet zakonisht vlerë përgjithësuese (gjenerike), që del jashtë

kufijve të shquarsisë së emrit.

Rastet kryesore kur emri përdoret në trajtën e pashquar

Emri përdoret në trajtën e pashquar në kuptimin e tij më të përgjithshëm, si përfaqësues i një

klase të tërë realiesh. Në fjalinë Unë nuk kam motër, emri motër emërton një klasë të tërë

frymorësh, kurse në fjalinë Sot bisedova me motrën, i njëjti emër përdoret për të emërtuar një

frymor të caktuar, të dalluar nga të tjerët.

Emri përdoret në trajtën e pashquar në këto raste:

1. Kur është pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror: Puna është nder. Besnikëria është virtyt.

2. Si përcaktor kallëzuesor: Hamzanë, tim nip, e kam këshilltar dhe shok armësh.

3. Si përcaktor pa përshtatje në rasën rrjedhore: vaj ulliri, bukë gruri, këngë dasme.

4. Në disa ndërtime frazeologjike: marr vesh, bëj pallë, zë besë, heq dorë, kam dёshirё, ngre

krye, etj.

5. Në fjali mohore: Mal s'të sheh syri, as breg, as gur.

6. Kur emri ka kuptim pjesor, d.m.th tregon një pjesë të pacaktuar lënde: ha bukë, pi ujë, blej

verë, etj.

7. Kur është në funksion krahasimi, ndajshtimi dhe thirrori: Luftoi si luan. Në muajin nëntor

është festa kombëtare. Mësues, do të të kujtojmë gjithmonë.

8. Në disa çifte ku emrat shënojnë realie që lidhen ngushtë me njëri-tjetrin, ose veprojnë së

bashku, si: atë e bir, dyer e dritare, këmbë e duar etj.

9. Në funksionin e ndajshtimit, psh: gjithë muajin prill; më jep emrin shqiptar.

10. Emri përdoret i pashquar edhe kur paraprihet nga disa fjalë përcaktuese (numërorë,

përemra) dy shokë, shumë nxënës, pak ujë, ky fshat, cili nxënës, asnjë shok.

11. Me disa parafjalë të rasës kallëzore ( në, mbi, nën, nëpër etj.) , në shkollë, mbi çati etj.

12. Në funksionin e thirrorit: Doktor, jam unë; ku je, moj Mirë!

Në gjuhën e shkruar, në shekullin e kaluar, mori përhapje një dukuri që në gjuhën e sotme

standarde shqipe është ngulitur dhe ka karakter normativ: rënia e treguesit të shquarsisë -t pas

mbaresës -ve dhe njëjtësimi formal i gjinores dhe dhanores së shquar shumës me gjinoren dhe

dhanoren e pashquar, për shembull: Pjesa më e mirë e studentëve të të gjitha grupeve morën

pjesë në këtë veprimtari; Luftuan kundër pushtuesve dhe tradhtarëve; Makinat u binin borive.

Emrat në gjinoren e shumësit e studentëve, tё grupeve nga kuptimi janë të shquar dhe

qëndrojnë në vend të formave e studentëvet, tё grupevet, madje emri i parë ka përcaktorin të të

gjitha grupeve, që e bën të caktuar, ndërsa emri grupeve përcaktohet nga përemri i pacaktuar të

gjitha, pas të cilit emri gjithmonë vihet në trajtën e shquar. Edhe emri në dhanoren e shumësit

borive kuptimisht është i caktuar.

Rrjedhorja e shquar e shumësit, e cila në shqipen e sotme ka formën e dhanores, del pa

treguesin e shquarsisë –t, domethënë e njëjtë me trajtën e pashquar (kundër pushtuesve dhe

tradhtarëve.), kur emrat janë të shquar kuptimisht, sepse përcaktohen nga emri i rasës gjinore

(të vendit).

Page 45: rrkgn asdfjkm

45

Njëjtësimin e këtyre trajtave duhet ta ketë mundësuar fakti i njohur që emrat e gjuhës shqipe, si

në njëjës dhe në shumës, në rasën gjinore dhe në dhanore nuk përdoren në trajtë të pashquar,

në qoftë se nuk paraprihen nga ndonjë fjalë përcaktuese. Nga ana tjetër, në të shquarën, në këto

rasa emri përdoret rregullisht pa fjalë përcaktuese: libri i studentit; studentit i dhanë të drejtë.

Në të tilla rrethana, për numrin shumës të këtyre rasave, mungesa e përcaktorit paraprijës mori

kuptimin e një shenje negative, që tregon se ata kuptimisht janë emra të shquar, megjithëse

formalisht paraqiten të pashquar.

Tipat e lakimit

Duke u bazuar në mbaresat e rasës emërore të shquar njёjёs, emrat ndahen në katër lakime.

Në lakimin e parë përfshihen emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e shquar njëjës

marrin mbaresën -i: plep-i, burr-i, vëlla-i.

Në lakimin e dytë përfshihen emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën -u: plak-u, ujk-

u, ah-u.

Në lakimin e tretë hyjnë emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresat –a;-ja: mollë - moll -a,

dhom-a, lugin-a; fletor-ja etj.

Në lakimin e katërt hyjnë emrat e gjinisë asnjanëse që marrin mbaresën -t(ë) : të folur - të

folur-it, të ecur -it, të zi-të zitё, të ri-të ritё etj.

Pra, siç shihet, ndarja e emrave në lakime është pothuaj e njëjtë me ndarjen e emrave në gjini.

Pёr tё lakuar mё lehtё njё emёr mund tё pёrdorim para secilёs rasё pёremrat pyetёs kush (pёr

frymorё) dhe cili, cila, cilёt, cilat (pёr frymorё dhe sende).

m f m f

Emёrore kush cili cila cilёt cilat

Gjinore i... kujt i ... cilit i.... cilёs i... cilёve i... cilave

Dhan. Rrjedh. kujt cilit cilёs cilёve cilave

Kallёzore kё cilin cilёn cilёt cilat

Page 46: rrkgn asdfjkm

46

Lakimi i parё

Trajta e pashquar-numri njёjёs

Trajta e shquar-numri njёjёs

Trajta e pashquar-numri shumёs

Trajta e shquar-numri shumёs

Emёrore burrё vёlla krua (njё) i pasur

Gjinore i...(njё) burr-i i... (njё) vёlla-i i... (njё) kro-i i(njё)tё pasur-i

Dhanore (njё) burr-i (njё) vёlla-i (njё) kro-i (njё) tё pasur-i

Kallёzore burrё vёlla krua (njё) tё pasur

Rrjedhore burr-i vёlla-i kro-i (njё) tё pasur-i

Emёrore burr-i vёlla-i kro-i i pasur-i

Gjinore i...burr-it i... vёlla-it i... kro-it i... tё pasur-it

Dhanore burr-it vёlla-it kro-it tё pasur-it

Kallёzore burr-in vёlla-in kro-in tё pasur-in

Rrjedhore burr-it vёlla-it kro-it tё pasur-it

Emёrore burra vёllezёr kroje tё pasur

Gjinore i... burra-ve i... vёllezёr-ve i... kroje-ve i... tё pasur-ve

Dhanore burra-ve vёllezёr-ve kroje-ve tё pasur-ve

Kallёzore burra vёllezёr kroje tё pasur

Rrjedhore burra-sh vёllezёr-i-sh kroje-sh tё pasur-i-sh

Emёrore burra-t vёllezёr-i-t kroje-t tё pasur-i-t

Gjinore i... burra-ve i... vёllezёr-ve i... kroje-ve i... tё pasur-ve

Dhanore burra-ve vёllezёr-ve kroje-ve tё pasur-ve

Kallёzore burra-t vёllezёr-i-t kroje-t tё pasur-i-t

Rrjedhore burra-ve vёllezёr-ve kroje-ve tё pasur-ve

Page 47: rrkgn asdfjkm

47

Lakimi i dytё

Trajta e pashquar-numri njёjёs

Emёrore shok shteg krah (njё) i ri

Gjinore i...(njё) shok-u i...(njё)shteg-u i... (njё) krahu i...(njё) tё ri-u

Dhanore (njё) shok-u (njё)shteg-u (njё) krahu (njё) tё ri-u

Kallёzore shok shteg krah (njё) tё ri

Rrjedhore shok-u shteg-u krah-u (njё) tё ri-u

Trajta e shquar-numri njёjёs

Emёrore shok-u shteg- u krah-u i ri-u

Gjinore i... shok-ut i... shteg-ut i... krah-ut i... tё ri-ut

Dhanore shok-ut shteg-ut krah-ut tё ri-ut

Kallёzore shok-un shteg-un krah-un tё ri-un

Rrjedhore shok-ut shteg-ut krah-ut tё ri-ut

Trajta e pashquar-numri shumёs

Emёrore shokё shtigje krahё tё rinj

Gjinore i... shokё-ve i... shtigje-ve i... krahё-ve i... tё rinj-ve

Dhanore shokё-ve shtigje-ve krahё-ve tё rinj-ve

Kallёzore shokё shtigje krahё tё rinj

Rrjedhore shokё-sh shtigje-sh krahё-sh tё rinj-sh

Trajta e shquar-numri shumёs

Emёrore shokё-t shtigje-t krahё-t tё rinj-tё

Gjinore i... shokё-ve i... shtigje-ve i... krahё-ve i... tё rinj-ve

Dhanore shokё-ve shtigje-ve krahё-ve tё rinj-ve

Kallёzore shokё-t shtigje-t krahё-t tё rinj-tё

Rrjedhore shokё-ve shtigje-ve krahё-ve tё rinj-ve

Page 48: rrkgn asdfjkm

48

Lakimi i tretё

Trajta e pashquar-numri njёjёs

Emёrore vajzё lule kala (njё) e drejtё

Gjinore i...(njё) vajz-e i...(njё) lule-je i...(njё) kala-je i (njё)tё drejt-e

Dhanore (njё) vajz-e (njё) lule-je (njё) kala-je (njё)tё drejt-e

Kallёzore vajzё lule kala (njё) tё drejtё

Rrjedhore vajz-e lule-je kala-je (njё)tё drejt-e

Trajta e shquar-numri njёjёs

Emёrore vajz-a lul-ja kala-ja e drejt-a

Gjinore i... vajzё-s i... lule-s i... kala-sё i... sё drejtё-s

Dhanore vajzё-s lule-s kala-sё sё drejtё-s

Kallёzore vajzё-n lule-n kala-nё tё drejtё-n

Rrjedhore vajzё-s lule-s kala-sё sё drejtё-s

Trajta e pashquar-numri shumёs

Emёrore vajza lule kala tё drejta

Gjinore i... vajza-ve i... lule-ve i... kala-ve i... tё drejta-ve

Dhanore vajza-ve lule-ve kala-ve tё drejta-ve

Kallёzore vajza lule kala tё drejta

Rrjedhore vajza-sh lule-sh kala-sh tё drejta-sh

Trajta e shquar-numri shumёs

Emёrore vajza-t lule-t kala-tё tё drejta-t

Gjinore i... vajza-ve i... lule-ve i... kala-ve i... tё drejta-ve

Dhanore vajza-ve lule-ve kala-ve tё drejta-ve

Kallёzore vajza-t lule-t kala-tё tё drejta-t

Rrjedhore vajza-ve lule-ve kala-ve tё drejta-ve

Formimi i emrave

Në gjuhën e sotme shqipe emrat janë nga pjesët e ligjëratës që pasurohen vazhdimisht me fjalë

të reja. Për formimim e emrave marrin pjesë të gjitha mënyrat e fjalëformimit, por më

prodhimtare janë prej-ardhja dhe përbërja (kompozimi).

1. Prejardhja

a. Prejardhja prapashtesore

Është nja nga mënyrat më prodhimtare. Prapashtesat emërore dallohen për pasuri dhe

shumëllojshmëri kuptimesh.

Sipas kuptimit, emrat e formuar me prapashtesa mund tё ndahen në këto grupe kryesore:

Page 49: rrkgn asdfjkm

49

- emra personash sipas mjeshtërisë që ushtrojnë ose sipas vendit të banimit;

- emra sendesh;

- emra vendesh;

- emra që shënojnë koncepte abstrakte;

- emra me prapashtesa që i japin fjalës një ngjyrim emocionues.

Grupit tё parё i takojnё emrat e përgjithshëm të personave dhe formohen me anën e këtyre

prapashtesave: -(ë)s: nxënës, shitës, mësues, dëgjues, gjykatës; -ar, -tar (-atar), - or, -tor(-

ator), ak, -as, -an (jan), -it, -iot: këpucar, kopshtar, kosovar; luftëtar, udhëtar, peshkatar;

malësor, mirditor, drejtor, fajtor, dredharak; dibran, murator; fierak, durrsak; dibran,

shkodran, matjan, beratas, tiranas, gjirokastrit, libohovit, himarjot, mallakastriot etj.

Ja edhe disa prapashtesa të burimit të huaj: -ist, -ik, -ant, -ent, -ier (-er): artist, shahist,

alkoolist, nevrastenik, muzikant, kursant, asistent, dirigjent, bankier, karrocier, kombajner etj.-

çi, -xhi( me burim turk): zanatçi, bojaxhi, shakaxhi.

Emrat e sendeve formohen me këto prapashtesa: - (ë)s (e): çelës, matës, grykës, ndenjës; -or

(e): lakror, qumështor, akullore, gushore; - ar (e): ditar, vjetar, dritare; -esë: fshesë, fërgesë,

shkresë, mbulesë; -je: ardhje, mbathje, veshje; -ishte, -urina:, barishte, farishte, mbeturina,

plaçkurina; -(ë) sirë: ëmbëlsirë, vjetërsirë.

Emrat abstraktë formohen me këto prapashtesa: -i, -ë(ri), -(ë)si: -(ё)zi:: bukuri, dituri, djalëri,

nusëri, ёmbëlsi, fatkeqësi, marrёzi, etj. Me prapashtesat e mësipërme formohen edhe emra

abstraktë cilësish, por edhe emra përmbledhës, p.sh. miqësi (si emër abstrakt) dhe U mblodh

tërë miqësia (si emër përmbledhës); -im, -je, -më, -imë, -esё: fitim, gatim, punim, lindje,

njohje, thyerje, ndihmë, klithmë, blegërimë, gurgullimë, gatesё, kujtesё, etj. Prapashtesat e

mësipërme formojnë kryesisht emra abstraktë veprimesh. Prapashtesat -im, -je janë shumë

prodhimtare në formimin e emrave foljorë; - llëk, -izëm (prapashtesa me burim të huaj):

fodullëk, budallallëk, feudalizëm, anarkizëm, etj.

Emra me nuanca të ndryshme emocionuese formohen me prapashtesat: -th, -z(ë), -ush, -

ushkë, -icë (me kuptim përkëdhelës e zvogëlimi): vëllath, zëth, copëz, zogëz, shtëpizë, babush,

lepurush, fletushkë, llambushkë, rrugicë, ngushticë etj.; -ac, -acak, -acuk, -alaq, -aluq, -alec,

-arash, -avec (me kuptim keqësues): tullac, përtac, burracak, frikacak, verdhacuk,

ngordhalaq, trashaluq, mëngjarash, grindavec, qullac, burravec, etj.

Emrat e vendeve formohen me prapashtesat: -ishte (-ishtë): lulishte, fidanishte, gurishtë,

zallishtë; -ore (-tore) : kripore, elbore, mëngjesore, ëmbëltore, gjellëtore; -inë: çmendinë,

luginë, kthinë; -(ë)tirë, -(ë)sirë: shkretëtirë, zbrazëtirë, hapësirë;

b. Prejardhja parashtesore

Prejardhja parashtesore në formimin e emrave është pak prodhimtare. Parashtesat që shërbejnë

për formimin e emrave janë: mos-, pa-, nën-, mbi-, për-, ndaj-, prej-, stër-: mosbesim,

mosmarrëveshje, pabarazi, pasiguri, nënkryetar, nënoficer, mbiemër, mbivlerë, përvjetor,

përmasë, ndajshtim, ndajfolje, prejardhje, stërgjysh, stërnip etj.

Ka edhe disa parashtesa me burim të huaj: ultra-, a-, anti-, super-, si: ultratingull, asimetri,

afetar, antifashist, superprodhim, superfuqi, etj.

c. Prejardhja parashteso - prapashtesore

Ky lloj i prejardhjes në formimin e emrave nuk është prodhimtar. Shumica e fjalëve janë

formuar prej rasave të emrave me parafjalë, të cilave u është shtuar dhe një prapashtesë, duke u

shndërruar kështu parafjala në një mjet fjalëformues, në parashtesë: përqindje, përjetësi,

përdhes, përkrenare, nëndetëse, nëpunës, mëkëmbës, mëditje, etj. Pёr kёtё arsye formimet e

tilla mund tё trajtohen te mёnyrat e pёrziera (pёrngjitje+prapashtesim), te tё cilat pёrngjitet

togu parafjalor dhe shtohet prapashtesa (mё+kёmbё+s).

Page 50: rrkgn asdfjkm

50

ç. Prejardhja pa ndajshtesa

Me këtë mënyrë formohen emra nga tema foljore, shpesh me një shtim të zanores ë në fund, në

analogji me emrat e tjerë të gjinisë femërore: pjellë, kullotë, presë, lojë, hap-i, mund-i, shkul-i.

2. Pёrbёrja (kompozimi)

Pas prapashtesimit, përbërja është mënyra më prodhimtare për formimin e emrave. Me këtë

mënyrë formohen emra të përbërë me marrëdhënie këpujore: deledash, hyrje-dalje, vajtje-

ardhje, gushto-vjeshtë, marrëdhënie etj. , si dhe me marrëdhënie përcaktore: bukëpjekës,

armëmbajtje, atdhe, atdhe-dashuri, vajguri, hekurudhë, etj.

Emrat e përbërë me marrëdhënie përcaktore formohen në këtë mënyrë:

- nga temat e dy emrave: gur - skalitës, mik - pritës, breg - det, baba - gjysh, shtëpi - muze etj.

- nga një ndajfolje dhe një emër: bashkë - punëtor, bashkë - luftëtar, keq - kuptim, drejt -

shkrim, mirë - besim, kundër - peshë, para - rojë etj.

- nga një përemër (ose numëror) dhe një emër: vetë - mohim, vetë - vendosje, dy - luftim, tre –

mujor, etj.

- nga një emër e një mbiemër: gurakuq, gruemirë, gushëkuq, lulëkuqe etj.

- nga një folje dhe një emër: vëmendje, thithlopë, thirravajë.

Një lloj i veçantë i emrave të përbërë janë shkurtesat, që formohen zakonisht nga bashkimi i

tingujve nistorë të fjalëve ose i rrokjeve nistore, ose tipi i kombinuar: KEK, PTK, OKB, NATO,

MAPO (magazina popullore), Asdren (Aleksandёr Stavri Drenova) etj.

3. Nyjёzimi Me nyjëzim formohen disa emra prejfoljorë të gjinisë asnjanëse dhe të gjinisë femërore të

ardhur nga pjesoret e foljeve, si të folur-it, të menduar-it, të qarë-t, e qeshur-a, e shtyr-a, e

qar-a, etj.

4. Konversioni

Me anë të emërzimit formohen emra të gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjanëse nga

mbiemrat. Këta emra emërtojnë frymorë dhe koncepte abstrakte: i ri, i pasur, i ditur, e bukura,

e drejta, e mira, të errëtit, të ftohtët, të zitë.

5. Përngjitja

Në gjuhën shqipe pak emra janë formuar me anën e përngjitjes, si: ecejake, taketuke,

thashetheme, farefis, gjëegjëzë etj.

TERMAT KRYESORË: emri (i përgjithshëm, i përveçëm, konkret, abstrakt, përmbledhës, i

lëndës); realie; gjini (mashkullore, femërore, asnjanëse); numër (njëjës, shumës); emra që

përdoren vetëm në njëjës; emra që përdoren vetëm në shumës; rasë (emërore, gjinore, dhanore,

kallëzore, rrjedhore); lakim; trajtë e shquar; trajtë e pashquar; lakimi (i parë, i dytë, i tretë, i

katërt).

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Pse themi që kategoria leksiko-gramatikore e emrave lidhet kryesisht me idenë e sendësisë ?

2. Jepni veçoritë karakteristike të secilit prej grupeve leksiko-gramatikore të emrave.

3. Flisni për gjininë e emrave si një kategori e mëvetësishme e tyre.

4. Cilat janё mjetet morfologjike që shërbejnë për formimin e numrit shumës.

5. Argumentoni përdorimin e emrave vetën në njëjës apo vetëm në shumës dhe sillni shembuj

të tjerë, përveç atyre të tekstit.

6. Trajtoni më me hollësi dhe konkretisht konceptin e rasave dhe të lakimit. Flisni për raportin

ndërmjet numrit të rasave dhe numrit të formave rasore. Jepni shembuj.

7. Si e kuptoni kategorinë e shquarsisë e të pashquarsisë? Parashtroni me shembuj rastet

kryesore kur emri përdoret në trajtën e shquar e në të pashquarën.

Page 51: rrkgn asdfjkm

51

8. Cilat janë mënyrat më prodhuese për formimin e emrave. Argumentojeni me shembuj.

9. Ç’dallime ka shqipja lidhur me kategoritë gramatikore të emrit në krahasim me ato të gjuhës

së huaj që studioni? Diskutoni për to në seminar.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Pse ndryshojnë përkatësisht emrat që shënojnë cilësi e veprime nga mbiemrat dhe foljet?

2. Mbi bazën e ç’figure gjuhësore janë formuar emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm

dhe anasjelltas? E argumentoni me sa më shumë shembuj, duke u nisur nga rasti i mëposhtëm:

Pëllumbi është djalë i sjellshëm; Ai e mbante pëllumbin në kafaz.

3. Emrat e përveçëm përdoren kryesisht në numrin njëjës. Duke u nisur nga shembujt e dhënë,

argumentoni përdorimin e tyre në numrin shumës:

Në një truall të tillë formohen e forcohen familjet e bujarëve arbër: Engjëllorët,

Topiajt, Dukagjinët, Blinishajt, Zenevishët, Gropajt, Balshajt, Shpatajt, Muzakajt,

Komnenët etj. (Aurel Plasari).

Po të mos ishte kështu, po të ishte ndryshe, shqipja e Gjergj Fishtave, Ndre Mjedave,

Vinçenç Prenushëve ka herë që do të kishte bërë të tepërt shqipen e Dhaskal Todërve,

Konstandin Kristoforidhëve, Alekdandër Xhuvanëve. (Selman Riza).

Po, në male i thanë këmishët,/ Skënderët, Naimët, Qemalët, Çerçizët.../ Sikur të hapej

historia thjesht si një valixhe.../ Do shihje Jul Çezarë, Muratër, Musolinë, / Bajlozë të

vjetër e modernë bajlozë, / Me përkrenare, helmeta, çallma, borsalina... (Dritëro

Agolli).

4. Rastet e nënvizuar janë emra të përveçëm. Argumentoni pse përdoren ata në trajtën e

pashquar:

Dhe pastaj vjen një Gjergj./ Me dy sulltanë lidhur gjaku/ Në portat e një Kruje me

themele. (Adem Istrefi).

Nuk ka ndonjë mister, as ndonjë Himalajë a Tomor për të kapërcyer. (Ismail Kadare).

Te Dostojevski shohim më tepër sesa një Turgeniev e një Tolsto. (Shtypi).

5. Në ligjëratën e mësipërme thuhet: “Në gjuhën shqipe emrat përdoren në një gjini të caktuar

si në njëjës, ashtu dhe në shumës. Por, ka disa emra që në njëjës janë mashkullorë, kurse në

shumës e “ndërrojnë” gjininë dhe kthehen në femërorë. Kjo duket nga mbiemrat dhe fjalët

përcaktuese femërore që marrin në shumës: ky mal i lartë - këto male të larta, ky djathë i

kripur - këto djathëra të kripura, ky fshat i largёt-kёto fshatra tё largёta etj. Emrat që e

ndërrojnë gjininë janë emra jofrymorësh qё shumësin e bёjnё me prapashtesat trajtë-formuese -

e dhe –ra”. Pasi të lexoni shembujt e dhënë, zhvilloni një diskutim rreth kësaj çështjeje, duke

renditur argumentet tuaja në skemë: a) aparate elektronike, artet e bukura, dete të thella, gaze

të djegshme, grupe të veçanta, male të larta, minerale të dobishme, organe shtetërore,

personazhe pozitive, qytetet e mëdha, sende të gjetura, vende liridashëse, vite të zjarrta; b.

djathëra të mira, leshra të dredhura, mishra të pjekura, plehëra organike, shira të rrëmbyera,

ujëra nëntokësore; c. hekura të ndryshkur, libra të vjetër, urdhra të prerë.

DISA EMRA E NDRYSHOJNË GJININË NË NUMRIN SHUMËS

PO JO

Page 52: rrkgn asdfjkm

52

6. Formoni shumësin e këtyre emrave. Pse marrin prapashtesa të ndryshme trajtëformuese në

numrin shumës?

(eshtër e trupit)...............................................................................................

BRINJË

(faqe e thepisur mali).......................................................................................

(mishi)............................................................................................................

COPË

(njësi numërimi)...............................................................................................

(si pjesë e trupit)..............................................................................................

GRYKË

(gryka e malit)..................................................................................................

(si pjesë e trupit).............................................................................................

KOKË

(njësi numërimi)..............................................................................................

(e kafshëve).................................................................................................

LËKURË

(e pemëve)....................................................................................................

(shiu)...............................................................................................................

PIKË

(njësi vlerësimi në gara, në teste).....................................................................

7. Lexoni thëniet e mëposhtme dhe pastaj zhvilloni një diskutim rreth çështjes: A lidhet gjinia

e emrave në ndarjen në sekse (mashkull/femër)?

Në shumë gramatika për gjuhën shqipe dhe për gjuhë të tjera thuhet se ndarja në tri

gjini e emrave është formale, pra ka vetëm tregues gramatikorë dhe nuk ka lidhje me

kuptimin leksikor. Për shembull: emrat lopata, kazma janë të gjinisë femërore, ndërsa

beli, dikeli janë të gjinisë mashkullore. Kjo mbështetet vetëm në mbaresat e trajtës së

shquar.

Ndërkaq, për emrat që shënojnë frymorë (njerëz, kafshë) thuhet se ndarja në gjini

mbështetet në kuptimin e tyre leksikor (pra, varet nga seksi i frymorit).

Si shpjegohet, atëherë, që disa emra njerëzish të gjinisë mashkullore marrin tregues të

gjinisë femërore dhe anasjelltas, për shembull: Koçoja, Petroja, Lutua dhe Fitneti,

Krisanthi etj. Po kështu, si shpjegohet që për disa emra kafshësh e shpendësh nuk ka

fjalë që të shprehin të dyja gjinitë, por vetëm një. Për shembull: dhelpra, miu, tigri,

laraska, pëllumbi etj.

SI BЁHET ANALIZA E EMRIT?

Njё analizё e tёrёsishme e emrit do tё pёrfshinte tё gjitha veçoritё leksikore, gramatikore dhe

fjalёformuese tё tij.

Skema nё formё tё njё udhёzuesi sipas tё cilit do tё bёhej analiza e çdo emri do tё dukej

kёshtu:

1. Sipas grupeve leksiko-gramatikore

2. Sipas kategorive gramatikore

3. Sipas tipit tё lakimit

4. Sipas formimit

Page 53: rrkgn asdfjkm

53

1. Nё pjesёn e parё tё analizёs pёr njё emёr tё caktuar, tё dhёnё nё njё kontekst tё caktuar,

d.m.th. nё fjali do tё pёrcaktohej nёse ai ёshtё:

a. i pёrgjithshёm ose i pёrveçёm

b. konkret ose abstrakt

c. frymor ose jofrymor

Kёto tri veçori janё tё domosdoshme pёr secilin emёr. Ndёrkaq, duke qenё se nё grupin e

emrave tё pёrgjithshёm hyjnё emrat pёrmbledhёs dhe emrat e lёndёs, gjatё analizёs do tё

ceket nёse emri i pёrgjithshёm ёshtё edhe pёrmbledhёs ose edhe i lёndёs.

2. Nё pjesёn e dytё tё analizёs pёrcaktohet gjinia, numri, rasa dhe trajta e emrit tё dhёnё.

3. Nё pjesёn e tretё tё analizёs pёrcaktohet nёse emri i dhёnё i takon lakimit I, II, III, ose IV.

Pёr tё pёrcaktuar tipin e lakimit si kriter merret mbaresa qё ka emri nё rasёn emёrore, nё

numrin njёjёs dhe nё trajtёn e shquar.

4. Nё pjesёn e katёrt tё analizёs sё pari pёrcaktohet nёse emri i dhёnё ёshtё i parmё ose jo i

parmё. Nёse emri ёshtё i parmё me kaq mbaron analiza fjalёformuese e tij. Kur emri ёshtё jo i

parmё, atёherё analiza vazhdon duke pёrcaktuar mёnyrёn e formimit tё tij. Gjithashtu duhet

cekur brenda kllapave edhe tema (ose temat) fjalёformuese.

Gjatё analizёs fjalёformuese duhet nisur nga trajta pёrfaqёsuese e emrit (rasa emёrore, numri

njёjёs, trajta e pashquar).

Po japim shembuj tё analizёs sё emrave.

Fjalia:

Bashkatdhetarёve do t’u ofrohen shёrbimet cilёsore gjatё pajisjes sё tyre me dokumente

udhёtimi.

Nё kёtё fjali gjenden pesё emra: bashkatdhetarёve, shёrbimet, pajisjes, dokumente,

udhёtimi.

bashkatdhetarёve

1. Emёr i pёrgjithshёm, konkret, frymor

2. Gjinia mashkullore, numri shumёs, rasa dhanore, trajta e shquar

3. Lakimi I

4. Emёr jo i parmё i formuar me pёrbёrje: bashk(ё)+atdhetar-bashkatdhetar (Nd+E→E)

shёrbimet

1. Emёr i pёrgjithshёm, abstrakt, jofrymor

2. Emёr i dygjinishёm (nё njёjёs mashkullor, nё shumёs femёror), rasa emёrore, numri

shumёs, trajta e shquar

3. Lakimi I

4. Emёr jo i parmё i formuar me prejardhje prapashtesore: shёrb(ej)+im =shёrbim (F→E)

pajisjes

1. Emёr i pёrgjithshёm, abstrakt,11

jofrymor

2. Gjinia femёrore, rasa rrjedhore, numri njёjёs, trajta e shquar

11

Ka emra qё mund tё jenё edhe konkretё edhe abstraktё, varёsisht nga konteksti. Kёshtu edhe emri

pajisje mund tё jetё konkret, por nё fjalinё tonё ёshtё abstrakt.

Page 54: rrkgn asdfjkm

54

3. Lakimi III

4. Emёr jo i parmё i formuar me prejardhje prapashtesore: pajis+je=pajisje (F→E)

dokumente

1. Emёri pёrgjithshёm, konkret, jofrymor

2. Emёr i dygjinishёm (nё njёjёs mashkullor, nё shumёs femёror), rasa kallёzore, numri

shumёs, trajta e pashquar

3. Lakimi I

4. Emёr i parmё12

udhёtimi

1. Emёr i pёrgjithshёm, abstrakt, jofrymor

2. Gjinia mashkullore, rasa rrjedhore, numri njёjёs, trajta e pashquar

3. Lakimi I

4. Emёr jo i parmё, i formuar me prejardhje prapashtesore: udhёt(oj)+im=udhёtim

(F→E)

PROVONI DIJET TUAJA LIDHUR ME EMRIN

1. Rrethoni alternativën ku emri është abstrakt:

a. kamion

b. dritare

c. robot

d. zgjuarsi

2. Rrethoni alternativën ku emri LULE është përdorur si i përveçëm:

a. Oborri ishte plot me lule

b. Lulja e parë kishte çelur

c. Lulja ishte një vajzë e hollë.

d. Lulen e këputur e gjeta të hedhur poshtë.

3. Cili nga emrat e mëposhtëm është i gjinisë asnjanëse:

a. shok

b. të ftohtët

c. rrugë

d. libër

4. Gjeni rastin kur emri nuk përdoret në numrin shumës:

a. ëndërr

b. grua

c. jug

d. lepur

5. Rrethoni alternativën në të cilën emri e formon shumësin duke ndryshuar tingujt e

temës:

a. sportist

b. mik

c. hardhi

d. nxënës

6. Në cilin rast kemi formim të gabuar të shumësit:

a. truaje

b. vite 12

Tё gjitha fjalёt e huazuara do tё merren si fjalё tё parme (tё pamotivuara).

Page 55: rrkgn asdfjkm

55

c. gjarpërinj

d. trandafila

7. Në cilin rast fjala DJALË është përdorur në trajtën e shquar:

a. Ky djalë punon pa pushim.

b. Një djalë erdhi të më kërkonte.

c. Prej djalit të tij pritej shumë.

d. Rrugës ecte ndadalë një djalë i vogël.

8. Rrethoni alternativën ku emri është i lakimit të tretë:

a. fik

b. mal

c. erë

d. qilim

9.Gjeni në cilën rasë është emri i nënvizuar në fjalinë e mëposhtme:

Vajzës i dolën të gjithë përpara.

a. rrjedhore

b. gjinore

c. emërore

d. dhanore

10. Njëri prej emrave të nënvizuar në togfjalëshat e mëposhtëm është në rasën rrjedhore.

E qarkoni atë.

a. enë qelqi

b. libri i shkollës

c. pamje nga deti

d. rrugë me gurë

11. Cila nga pikat e mëposhtme është kriter për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën

shqipe:

a. tingulli fundor i temës

b. mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese

c. mbaresat rasore të së pashquarës dhe të së shquarës njëjës

d. të gjitha

12. Cili është emër i dygjinishëm (ambigjen):

a. term

b. vajzë

c. det

d. libër

13. Si dallohet gjinia tek emrat e frymorëve:

a. me anë prapashtesash

b. me mënyrën leksikore

c. me mënyrën leksikore dhe me anë prapashtesash

d. me mënyrën leksikore, me anë prapashtesash dhe me ndërrime të tingujve të temës

14. Si e ndërtojnë shumësin këta emra: lot, nxënës, shtëpi, muze, qen, deve:

a. me ndërrim të tingujve të temës

b. njësoj si njëjësi

c. me prapashtesë

d. me ndërrim të tingujve të temës dhe me prapashtesë

15. Cilat janë mbaresat e rasës dhanore të emrave të gjinisë femërore në trajtën e shquar

të numrit njëjës:

a. -s, -së, -ës, -es

b. -së, -ës

Page 56: rrkgn asdfjkm

56

c. -e, -je

d. -s, -së, -ës

16. Cilit lakim i përkasin emrat: fëmijë, dajë, axhë:

a. lakimit të parë

b. lakimit të dytë

c. lakimit të tretë

d. asnjërit prej tyre

USHTRIME

Ushtrimi 1

Në pjesën e dhënë gjeni emrat dhe thoni nëse janë: të përgjithshëm a të përveçëm, konkretë

a abstraktë, frymorë ose jofrymorë, përmbledhës a të lëndës.

Drita, buja, vakësira e qiellit, nuk mënuan të derdheshin mbi tokën e përgjumur. Në lindje, mbi

kreshtën e lartë e të ashpër të Tomorit dhe mbi malet e butë të Sulovës, filloi të pritej e të

vijëzohej, nëpër një vetull ari të zbehtë, kufiri në mes të tokës e qiellit, përzier e bërë një gjer

atëherë nga muzgu. Kurrizet e maleve, si një nofull e stërmadhe kthyer qiellit, dukeshin në

këtë dritë të re ngjyrë çeliku sikur të kishin mprehur atë mëngjes dhëmbët e dhëmballët për të

sharruar perden e zezë e të trashë të natës. Ylli i Mëngjesit, i fundit yll që kishte mbetur në

lindje, kaluar mbi një copë re të hollë, të bardhë, harruar nga dita e djeshme, po përpiqej të

qëndronte edhe ndonjë grimë në qiell, para se të shuhej nga rrezet e para të diellit. Shpezëria

kishin filluar të lëviznin në qiell...(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur).

Ushtrimi 2

Gjeni emrat dhe thoni gjininë e tyre. Me ç'mjete gramatikore shprehet ajo.

Vjeshta ishte e mirë atë vit, thuajse edhe moti u ndihmonte atyre të dilnin nëpër ara e të

mbillnin grurin pas dy vjetësh që ajo tokë kishte mbetur djerrinë. Atë vjeshtë dolën nëpër ara

pleqtë, gratë, fëmijët dhe ata pak burra që kishin mbetur në fshat. Çfarë kënaqësie ishte t’i

shikoje të gjithë në punë. Kurrë nuk kishin punuar më me zell.

Një ditë në mëngjes, dikush kishte vërejtur shumë gjurmë njerëzish nëpër ara. Në fillim ishte

habitur nga të gjitha ato gjurmë. Madje i ishin kujtuar edhe krismat që e dridhën dhe e

frikësuan fshatin në fillim, e pastaj edhe e gëzuan, e ngritën më këmbë. Atëherë fshati u bind

se Qamil Hamza nuk do të kthehej më...

Ishte nëntori i atij viti. (Nazmi Rrahmani, Toka e përgjakur).

Ushtrimi 3

Në ndërtimet e mëposhtme dalloni emrat e gjinisë asnjanëse.

U ngjethej mishtë; hoqi të zitë e ullirit; e priti si ujët e ftohtë; të kuqtë e buzëve; rrudhi ballët;

si kofini pas të vjelash; ia dha të qarit; s'i kishte dhënë të njohur; e tha si pa të keq; filloi në të

perënduar; dihaste nga të nxituarit; të qëron të bardhët e syrit; u gajas së qeshuri; s'ka të sosur;

la leshtë e kokës.

Ushtrimi 4

Dalloni emrat e nyjshëm të formuar me anë të emërzimit nga emrat e nyjshëm të formuar

me anë të nyjëzimit. Vini re nga ç'pjesë të ligjëratës formohen dhe në ç'gjini janë.

të menduarit, të folurit, të qenët, të dëgjuarit, i dituri, e mira, të rinjtë, e keqja, i pasuri, i varfri,

të parët, të ecurit, të qeshurit, i shtypuri, të ftohtët, e verdha, të verdhët, e bukura, e kuqja, të

kuqtë, e kaluara, e ardhmja, e shkuara, të ritë, e reja, të ngrënët, e ngrëna, të bardhët (e vezës) .

Page 57: rrkgn asdfjkm

57

Ushtrimi 5

Në fjalitë e mëposhtme dalloni emrat e gjinisë asnjanëse duke shënuar me një vijë emrin

asnjanës prejfoljor dhe me dy vija emrin asnjanës prejmbiemëror.

Fëmija ia dha të qarit, sapo pa që nëna e tij u zhduk pas murit.

Të ftohtët e kishte mbërthyer në palcë, por përsëri vazhdonte të ecte duke lënë gjurmë në

dëborë.

Kur mbaroi së ligjëruari, salla shpërtheu në duartrokitje të zjarrta për aktorin e madh.

Kishin hequr të zitë e ullirit për të arritur deri në finalen e dëshiruar prej kohësh.

Ushtrimi 6

Nënvizoni emrat. Ata që janë në shumës i ktheni në njëjës, ndërsa ata që janë në njëjës i vini

në shumës. Si formohet shumësi i tyre?

Senor Pinto na kishte kthyer qindra vjet prapa, në kohën kur njerëzit nga Bahia shkëmbenin

kryqin e drunjtë me varëse guackash e gurësh të çmuar, në dhembjet e atyre që veshën për

herë të parë këpucë, në zhgënjimin e atyre që guxuan anë e pa anë Bahian me gjyslykë, në

skorbutin e sjellë përtej detit, në barutin, në busullat, borsalinat, kopsat, kompaset, shishet,

kamzhikët, orët, qirinjtë, shandanët, librat, pasqyrat, parfumet, pirunët, lugët, gërshërët,

krehërët, pincat, çekiçët, gozhdët, sapunin, alfabetin, ligjet, kishat, burgun, pushkatimet,

kryqëzimet, taksat, borxhet, fajdetë, pullat, paratë, metrin, miljet, shtetin, rrogat, spitalet, letrat

etj., në kohën pra, kur të gjitha këto mallra dhe institucione të ardhura përtej detit, kishin

zbarkuar në Bahia për të çakorduar shqisat e të parëve. (Ben Blushi).

Ushtrimi 7

Grupet e emrave të dhënë më poshtë i vini në numrin shumës. Si formohet shumësi i emrave

për çdo grup.

ushtar, flamur, mburojë, mur, ulërimë, mulli, lumë, hapësirë, shkëmb, ujë, shok, kanal,

shqiponjë, kalama, bari, grykë (mali) ;

plak, derë, vit, zog, avull, kalë, grua, mik ;

breg, shteg, yll, pyll, gardh, pirg, pellg, zall,

njeri, përrua;

batanije, hardhi, qershi, shtëpi, ide, bela, shaka, anije, lule, mace etj.

Ushtrimi 8

Vini në shumës emrat (në trajtën e pashquar). Dalloni prapashtesën e shumësit.

dyqan, film, flamur, furrë, karvan, dokument, liqen, planet, pus, rrogoz, sup, shkelm, thesar,

xham, trotuar, sahat, sahan, zarf, aeroplan, karkalec, bilbil, çengel, grusht, këndes, tip, xhep,

dru, hidrocentral, filxhan, prind, hamall, çoban, gisht, drapër, detyrë, mënyrë, kurorë,

gjymtyrë, kular, lot, gol, fron, hambar, autobus, aeroport, dollap, restorant, krevat, kazan,

minder, lëmsh, automobil, dembel, kandil, zinxhir, kokosh, fener, karafil, nip, këlysh, bisht,

det, shkëmb, dhelpër, bar, shi, bri, qilim, artist, shofer, civil, çarçaf, komandant, doktor, artist,

yll, kufi, nxënës, student.

Ushtrimi 9 Ndërtoni dy fjali me emra që përdoren vetëm në shumës. Nënvizojini ata. a. ______________________________________________________

b. ______________________________________________________

Ushtrimi 10 Ndërtoni dy fjali me emra që përdoren vetëm në njëjës. Nënvizojini ata.

a._________________________________________________________

Page 58: rrkgn asdfjkm

58

b. _________________________________________________________

Ushtrimi 11

Gjeni emrat që përdoren vetëm në numrin njëjës. Shpjegoni arsyet.

Qëmtonte dëbora e parë e atij viti. Dheu, i mardhur nga ngricat e i njomur nga mjegullat

endacake, po e priste mushtullukun e qiellit me një heshtje solemne. Fluturzat e rralla binin

plot naze duke nusëruar nëpër erë me drithmat e ngjethjes për fatin e tyre aty poshtë, në tokën

e premtuar. Nëse stacioni i parë do të qëllonte të ishin djerrinat e zhveshura dhe udhët e

përbaltura, atëherë do të humbisnin shpejt nurin e vellos, sepse do të shkriheshin e do të

bëheshin një apo më keq, një turbullirë pellgoresh, e shkelur dhe e shtypur pa mëshirë. Po

mund të qëllonin më me fat, të mbeteshin në degëzat e drurëve e të qëndisnin dantellat e tyre,

ose të shtroheshin butësisht mbi barin e mezhdave, që i qaste për të bujtur pa ua kërkuar

virgjërinë kristalore. Dhe atëherë, natyra e madhe dhe e paanë do të vishte përsëpari njërën nga

rrobat e saj më të bukura që, kur e kundron, ta mban shpirtin pezull, në pritje të stinës së

qetësisë. Krijuesi i mistershëm i gjithësisë, duke na mohuar pak nga ngrohtësia diellore, do t'u

hidhte tani gëzofin e bardhë mbi supe për t'i mbrojtur nga acari bimësinë e gjallesat që lëvrijnë

nën të e nëpër të. (Teodor Laço, Një vit i i hidhur).

Ushtrimi 12

Gjeni emrat që përdoren vetëm në shumës. Ç'kuptime kanë ata ?

Çdo javë i pastronte qelqurinat me kujdes.

Atë vit, të korrat ishin të mbara.

- Ke të holla me vete ? - e pyeti ai.

Mujës sikur iu prenë leqet e këmbëve, kur dëgjoi ç'i kishte ngjarë shokut të vet.

Syzet i hoqi fare dhe filloi të thërriste me sa kishte në kokë.

Shtojzovallet i hasim dendur në krijimet e popullit shqiptar.

Alpet e Shqipërisë janë shumë tërheqës për të huajt.

Skitë i merrte me vete çdo të diel, kur shkonte në fshat.

Ia kishte nxjerrë të palarat në shesh.

Mustaqet i mbante me shumë kujdes.

Çdo verë mblidhte misërishte për bagëtitë.

Jelet e kalit i pastronte dhe i krihte që në mëngjes herët.

Ushtrimi 13

Me emrat e dhënë ndërtoni fjali. A mund t’i përdorni ata në numrin njëjës dhe pse.

hime, krunde, kaçurrela, kominoshe, naze, të lënat, gramoret, çitjanet, doke, duaj, dhele, të

falat, të ndenjurat, dhentë.

Ushtrimi 14

Grupet e mëposhtme i ktheni në numrin shumës dhe pastaj përdorini në fjali. Vini re

ndryshimet që pëson gjinia e emrit.

vend i bukur, ujë i ftohtë, shi i madh, zbulim i rëndësishëm, mal i lartë, burim i ftohtë, komb

i lashtë, fis i madh, shtet i ri, shqetësim i madh, vendim i drejtë, pus i thellë, organ i lartë,

fakultet i ri, zakon i keq, seminar i organizuar, elektron i lirë.

Ushtrimi 15 Përcaktoni gjininë e emrave të dalluar me shkronja të zeza. Kalojini ato në

numrin shumës. Cilat janë ndryshimet që vini re në fjali?

Page 59: rrkgn asdfjkm

59

Ai që ndërmore ti, ishte një vendim i drejtë.

____________________________________________________________________________

I njomi buzët në ujë të ftohtë dhe shijoji freskinë e pyllit.

____________________________________________________________________________

Kishte vizituar së fundmi një fshat të vjetër mbi rrëzën e atij mali.

____________________________________________________________________________

Ky mendim nuk po e linte të qetë prej ditësh.

____________________________________________________________________________

Ushtrimi 16

Gjeni emrat dhe thoni në ç'rasë janё përdorur.

Kurrgjë s'qenka kurrgjë

Si e kemi lënë njëherë unë e Lami

As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës

Ku mollët veç i kujtonim të kuqe

E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume

As mrizi degëbigë mes të cilave

Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë

Kurrgjë s'qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh

Që ra shi i mbarë e na e fiku

Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet

Se digjen more malet e na flet Shaban Syla

Kurrgjë s'qenka kurrgjë

Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot

Po kush i paska prekur

Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha

Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari

Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë

Në gjeth paje dhe me fyell

Kurrgjë s'qenka kurrgjë

Si e kemi lënë njëherë unë e Lami

As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve

Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as

Gurra e Magjupit Ujëhollë

Gurra e Magjupit ujëmirë

Ku pinim në fletë kërsane

As gjollat e kuqe as

Kurrgjë s'qenka kurrgjë

Si e kemi lënë njëherë unë e Lami

Veç toka e vjetër dhe era

Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë

Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha

Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjë nuk gjeti

Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë

Page 60: rrkgn asdfjkm

60

Ose të më thonë

Të gjitha janë këtu të gjitha janë

Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave. (Azem Shkreli, Bregu i Mollës).

Ushtrimi 17

Në pjesën e mëposhtme të njëjtët emra përdoren edhe në trajtën e pashquar, edhe në trajtën

e shquar. Ç'ndryshime ka mes tyre? Për ç'qëllime përdoren në të dyja trajtat?

Një copë tokë pranë shtëpisë, një gardh, një pemë që tund krahët, një vijë uji që gurgullon, një

dele që blegërin, një lopë që ecën krenare si zonjë e madhe, një këndes që këndon mbi gurin në

avlli, janë embrioni i atdheut dhe embrioni i atdhedashurisë. Në këtë embrion u lidh dhe hodhi

rrënjë atdhedashuria që do të të ndjekë pas tërë jetën, që do të të dhembë dhe do të të thërrasë

kudo që të jesh, që do të duket i ëmbël dhe tymi i oxhakut.

Kur bujkut iu mor ajo copë tokë, ajo dele dhe ajo lopë, nisi t'i ftohet atdhedashuria dhe nuk e

ngrohnin dot fjalët që derdheshin si përrenj në gazeta për patriotizmin dhe dashurinë për tokën.

Ai nuk dëgjonte më në oborrin e tij blegërimën e deles dhe pëllitjen e lopës, nuk e shikonte

fare pranë nisjen e gjelbërimit të grurit dhe vallen e kallinjve, se ara nuk ishte e vetja; ishte e të

gjithëve dhe e askujt. Por bujku e kishte mendjen te toka dhe përgjërohej për të, duke besuar se

ajo do të bëhej përsëri e tij, si një grua që përkohësisht kishte ikur e gënjyer pas ndonjë

lajkatari dhe vuante për të dashurinë e parë; me shpresa për t'u bashkuar prapë. Dhe bujku u

bashkua me tokën, që është atdheu, nëna, gruaja, fëmija, dashuria. Nga ky bashkim do të lindë

një atdhedashuri e një shkalle më të lartë, një atdhedashuri e klimës së demokracisë dhe e

blerimit të shëndetshëm. (Dritëro Agolli, Dhe bujku u bashkua me tokën).

Ushtrimi 18

Gjeni emrat në trajtën e shquar dhe në trajtën e pashquar. Kur emrat përdoren me kuptim të

individualizuar. Thoni funksionet sintaksore të emrave në trajtën e pashquar.

Sa iknin nxënësit, luginën e pushtonte shkretia. Dielli, që ishte shuar diku prapa kodrës së

zhveshur, lëshonte një hije të përhimtë, bëhej muzg dhe shndërrohej befas në natë. Te shkolla

nuk kishte më zëra. Nga larg vinin zërat e kafshëve dhe shpendëve, përzier me zërin e njeriut

që donte ta ndrynte brenda muresh gjithçka, me trup e me mish, me zë e me ngrohtësi gjaku,

me lebeti zanoresh, ta ndrynte për të shkuar natën e ta çndrynte në agim. Fshati po ndizte dritat

një nga një.

Çdo pasdite, kur nxënësi i fundit kapërcente qafën e pasmalit, Dritanin e mposhtte psikoza e

braktisjes. Aty ku jetonte, i dukej fundi i botës. Aty ku jetonte, niste ftohtësia, ideja e

përmasave të mbyllura. Pasi kaloje një përrua të thatë dymbëdhjetë muaj viti, delje në një

lirishtë të mbyllur nga kodrat e zhveshura. Përtej kodrave dukej shpina vigane e një mali të

bardhë, ngarkuar me borë. Aty në lirishtë ishte shkolla: një ndërtesë me dy dhoma, një hajat

me parmakë dhe, midis dy dhomave, një dhomë e vockël fare, as sallë mësuesish, as depo

pajisjesh shkollore, po ndërkohë ishte gjithçka:edhe sallë mësuesish, edhe depo pajisjesh

shkollore, edhe fjetore për Dritanin. Aty kishte sajuar një krevat sidokudo me dërrasa, kishte

sjellë dyshek e jorganë nga shtëpia dhe ... (Shefqet Tigani, Nata e borës së parë).

Ushtrimi 19

Thoni kategoritë gramatikore të emrave në pjesën e dhënë.

Verë: jo! Vjeshtë: jo! Dimër: po! “Pranverë” I thoshin! Diell ndër dhëmbë. Edhe thuhet

pranverë. Edhe… edhe! Po çfarë të merret tjetër! Dhe jo e jo! Por. Ja, Loti në Tokë. I vakët.

Loti dhemshuror. Djegës. Loti. I dalë në sy. Gurrat i lë nëpër faqe. Të lëhtëson. E thith toka.

Loti. I dalë në sy. I mbetur në sy. Të verbon. Vështirë. Shpirti të thihtë lotë. Ne. Njerëzit të

Page 61: rrkgn asdfjkm

61

thithin lotë. Sythat me lotë. Sythat me lotë. Stinët e reja lotojnë. Gatisin fuqinë. Të jetë si të

jetë. Shpirtrat forcohen nëse thithin lotë. Mufaten. Dhe një ditë shpërthejnë. Rrëmbejnë.

Hapin shtigje të reja. Andej nga duan të rendin vetë. Dhe sythave të përziera me lotë. Sythave

të përziera me gaz. Kreninë e përmotshme: “Përlintja shpirtin dhe fuqinë”. Atë që gjithkujt i

duhet. Që e desh shumë. Përlindjen e mbarë. Atë që duhet gjithmonë të jetë. Loti digjet ndër

sy. Kujtohej Trungu i Tij. I pathyeshëm nëpër gjithë ato stuhi e shtrëngata. Trungu ynë. Në

dhe të huaj. Midis një njomësie tonë. Njomësie që e mbajti gjithë. Prej nga hodhi ngrohtësi.

Shpresë. Dritë. Toka priste lotin. T’i zbuste sythat. Digjej bashkë… E dinte këtë? Po.

Besonte. Mendjen e jep ai gjithnjë njësh, për këtë. Ndaj. Besonte. Bashkë me pikën e ujit të

syrit. E forta. Thellohej ndër të gjithë. Kahdo. Kudo. Porosia e tij. Peng i mbarë. Vepër e

gjallë. Fytyra e tij. (Ibrahim Rugova, Prehje lirike).

Ushtrimi 20

Klasifikoni emrat sipas formimit të tyre

mbikalimit, vallëzim, punëtoria, thashetheme, besnikërinë, det, hatërmbetje, mosbesimin,

rindërtimet, hapje, shtojzovalle, natë, pyllëzim, vendqëndrimit, rizgjime.

Ushtrimi 21

Formoni nga 2 emra për secilin model:

a. parashtesë + temë ____________________________________

b. temë + prapashtesë __________________________________

c. parashtesë + temë + prapashtesë ______________________________

d. temë + temë ___________________________________________

Ushtrimi 22 Me fjalën det formoni një emër të prejardhur dhe një emër të përbërë.

a. __________________________

b. __________________________

Ushtrimi 23.

Gjeni fjalën e futur gabim. Arsyetoni pse.

nënshtetësi, ngarkim-shkarkim, nëntokë, drejtpeshim, dymbëdhjetë, riorganizim, i ati.

Ushtrimi 24

Emrat e dhënë më poshtë i analizoni sipas formimit: cila është tema fjalëformuese dhe

mjetet fjalëformuese për secilin ?

përgjithësim; përshëndetje; qëllim; fshatar; bukuri; klithmë; vendës; nxënës; malësor; krijues;

ndërtues; argjendar; kundërshtar; kolonjar; kosovar; shkaktar; gjuhëtar; dasmor; drejtor; fierak;

dibran; korean; artist; elektricist; kursant; asistent; karrocier; portier; akullore; rregullore; ditar;

fërgesë; veshje; barishte; mbeturina; ëmbëlsirë; vjetërsirë; fidanishte; ullishtë; mëngjesore;

kripore; gjellëtore; rrafshinë; rrethina; shkretëtirë; lumturi; dituri; varfëri; mjeshtëri; pabesi;

dredhi; befasi; rëndësi; miqësi; bashkësi; cilësi; sasi; besnikëri; domosdoshmëri; madhësi;

pleqësi; krijesë; ngatërresë; ligjëratë; zemëratë; gurgullimë; psherëtimë; fodullëk; feudalizëm;

kapitalist; turizëm; korrekturë; arkëz; atletikë; metrikë; folezë; zogëz; copëz; nato; këmbëz;

njerith; vogëlush; rrugicë; mosveprim; mospërfillje; padurim; nënkryetar; mbiemër; përvjetor;

ndajshtim; prejardhje; stërmbesë; përqindje; përjetësi; LDK; PDK.

Page 62: rrkgn asdfjkm

62

MBIEMRI

Çështjet kryesore:

Njohuri të përgjithshme

Klasifikimi i mbiemrave

Kategoria gramatikore e gjinisë

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e rasës

Kategoria gramatikore e shkallës

Emërzimi i mbiemrit

Formimi i mbiemrave

Njohuri tё pёrgjithshme

Mbiemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që shënon një tipar të realies dhe përshtatet në gjini, në

numër e, për një pjesë, edhe në rasë me emrin e kësaj realieje. Mbiemri ka dhe kategorinë e

shkallës. Ndërsa kategoritë gramatikore të emrit janë të mëvetësishme, të mbiemrit janë të

varura nga ato të emrit, p.sh.: Mbi barin e ri shndritnin ca pika të mëdha vese, që pasqyronin

dritën e fortë të diellit mëngjesor.

Kuptimi kategorial i mbiemrit është kuptimi i tiparit të realies, të emërtuarit e një cilësie, vetie

a karakteristike dalluese të kësaj realieje. Këto tipare të emërtuara nga mbiemrat nuk janë të

mëvetësishme, por u përkasin sendeve të karakterizuara prej tyre. Pra, mbiemrat e emërtojnë

cilësinë si diçka që i përket një realieje të dhënë, prandaj në fjali ata janë në lidhje të ngushtë

gramatikore me emrin që emërton ose me përemrin që tregon. Pa një emër ose përemër të

shprehur në fjali ose të nënkuptuar, nuk mund të ketë mbiemër. Pikërisht, këtu ndryshojnë

mbiemrat nga emrat abstraktë të prejardhur prej tyre. Këta emra shënojnë një cilësi që

mendohet si e mëvetësishme, e abstraktuar nga sendet e dukuritё e ndryshme, për shembull:

Gjer atë ditë ne kishim qenë shumë të lumtur, por atë lumturi nuk e kishim ndier. Duke u

përdorur në fjali, mbiemrat ndryshojnë formën e tyre sipas numrit, gjinisë e një pjesë e tyre

edhe sipas rasës dhe të gjitha këto përbëjnë paradigmën karakteristike të mbiemrit. Midis

sistemit paradigmatik të emrit dhe të mbiemrit ka një ndryshim thelbësor: ndërsa emrat këto

kategori gramatikore i kanë të mëvetësishme, mbiemri i ka të varura, të kushtëzuara nga ana

sintaksore, ato janë thjesht shprehje e përshtatjes sintaksore të mbiemrit me emrin: Gjeta eshtë

djalë i ri dhe i shkathët. Majlinda dhe Mira janë vajza të reja dhe të shkathëta. Kjo është

meritë e vajzës së re.

Mbiemri ka dhe një kategori karakteristike të cilën s'e ka emri, kategorinë e shkallës: këngë e

vjetër (më e vjetër, shumë e vjetër).

Në fjali mbiemri kryen këto funksione sintaksore: të përcaktorit me përshtatje, të gjymtyrës

emërore të kallëzuesit emëror dhe të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës e të kundrinorit të

drejtë p.sh.: Vepra poetike e Naimit është e pavdekshme. Ajo çmohet si udhërrëfyese për gjithë

letërsinë e mëvonshme.

Klasifikimi i mbiemrave

Mbiemrat klasifikohen në bazë të dy kritereve: a. sipas kuptimit të tyre leksikor (semantik); b.

sipas strukturёs.

1. Klasifikimi sipas kuptimit leksikor

Në bazë të kriterit kuptimor, pra të faktit se çfarë tipari shënojnë dhe në ç’mënyrë e japin këtë

tipar, mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe të mëdha: mbiemra cilësorё; mbiemra

marrёdhёniorё.

Page 63: rrkgn asdfjkm

63

Mbiemrat cilësorё e emërtojnë cilësinë e emrit drejtpërsëdrejti dhe kjo cilësi është e ndry-

shueshme, mund të dalë në shkallë të ndryshme tek e njëjta realie ose te realie të ndryshme,

p.sh.: Kjo ishte një këngë e bukur, shumë e bukur.

Mbiemrat cilësorё emërtojnë veti që rroken drejtpërsëdrejti me anë të shqisave ose janë të

mendueshme, si ngjyrë: i bardhë, i kuq; shtrirje hapësinore, madhësi, formë: i gjatë, i hollë, i

madh, i rrumbullakët; shije: i thartë, i ëmbël, i shijshëm, i hidhur; veti fizike e gjendje

shpirtërore: i dobët, i fortë, i ri, i kënaqur, i trishtuar, i verbër; cilësi karakteri a mendore:

besnik, budalla, dinak, krenar, i ndershëm etj.

Mbiemrat marrёdhёniorё e japin cilësinë e sendit nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të

këtij sendi me një send tjetër ose me një rrethanë, me një veprim, me një numër. Këta mbiemra

mund të shprehin një marrëdhënie lëndore, si: unazë e artë, kullë e gurtë; marrëdhënie

parkatësore, si: shtëpi atërore, dukuri natyrore, trup qiellor; marrëdhënien e realies së dhënë

me një veprim, si: makinë mbjellëse, qëndrim mohues, trup rrezatues, gisht tregues;

marrëdhënie me një çast kohor, si: ngjarja e djeshme, prodhimi i sivjetshëm, marrëdhënie me

një pikë hapësorore, si: kati i poshtëm, pamja e jashtme, shtëpia e këtushme; marrëdhënie me

një numër: klasa e dytë, grupi i tretë etj.

Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrёdhёniorё

Dy llojet e mësipërme të mbiemrave dallohen ndërmjet tyre jo vetëm nga ana kuptimore, por

dhe nga veçoritë morfologjike.

Mbiemrat cilësorë kanë këto veçori morfologjike:

1. Mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura ose të përbëra: i bukur, guximtar, i ngjashëm,

zemërmirë.

2. Prej tyre mund të formohen emra abstraktë vetish, cilësish a gjendjesh me anë të prapa-

shtesave i, -(ë)ri, -(ë)si, -zi , etj. , si: bukuri, madhёri, bardhësi, marrëzi, etj.

3. Mund të formojnë çifte antonimike, si i ri - i vjetër, i lehtë - i rëndë, i pasur - i varfër;

4. Kanë kategorinë gramatikore të shkallës, si: djalë i urtë, më i urtë, shumë i urtë;

5. Njohin të dy llojet e emërzimit: emërzimin e qëndrueshëm dhe emërzimin kontekstual, si: e

bukura e dheut; Sokoli bëri dy tablo: më të bukurën ia dhuroi motrës.

Mbiemrat marrёdhёniorё kanë këto veçori:

1. Janë të gjithë të prejardhur nga emra që emërtojnë lëndë ose përkatësi, nga ndajfolje vendi a

kohe, nga numërorë, nga folje ose emra vepruesi, si: i bakërt, gëlqeror, i djeshëm, i sipërm, i

pestë, i nëntë, dëftues, etj.

2. Prej tyre nuk mund të formohen emra abstraktë;

3. Nuk mund të formojnë çifte antonimike;

4. Nuk e kanë kategorinë gramatikore të shkallës (me disa përjashtime, p.sh. i afërt, më i afërt,

etj.)

5. Njohin vetëm emërzimin kontekstual.

b. Klasifikimi sipas strukturёs

Në bazë të strukturës mbiemrat ndahen në mbiemra të nyjshëm dhe në mbiemra të

panyjshëm. Te mbiemrat e nyjshëm nyja e përparme përbën një të tërë fonetike me trupin e

mbiemrit dhe është pjesë e domosdoshme e tij.

Mbiemra të nyjshëm janë: të gjithë mbiemrat e parmë që mbarojnë me -ë, si: i bardhë, i

mirë, i parë; mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m(ë), -shëm, -(ë)t(ë), -ё, si: i fisëm, i

mesëm, i parmë, i sjellshëm, i hekurt, i fortë; tё gjithë mbiemrat që vijnë nga pjesorja, si: i

shtruar, i mbyllur, i lyer, i zënë; mbiemrat që formohen me nyjëzim dhe përngjitja e togut

pa+emër, si: i pagjumë, i papunë; disa mbiemra të tjerë të parmë a të prejardhur, si: i

shurdhër, i verbër, i ëmbël.

Page 64: rrkgn asdfjkm

64

Mbiemra tё panyjshëm janë: ata që formohen me anë të konversionit nga emrat përgjegjës

duke u mbiemërzuar, si: shkodran, fierak; mbiemrat me kuptim përkatësor me prapashtesat -

ar, -tar, -ik, -ist, -iv,-or, -tor etj., si: djaloshar, kombëtar, heroik, specialist, objektiv,

edukativ, dimëror, punëtor etj; mbiemrat e prejardhur nga pjesorja, si: sulmues, goditës,

shkelës; mbiemrat e përbërë, si: ditëgjatë, fatmirë, buzëplasur, ekonomiko – shoqëror, etj.

Duhet pasur parasysh se në gjuhën shqipe, krahas formës së nyjëzuar të mbiemrave të

nyjshëm, për disa prej tyre haset dhe një formë e panyjëzur, që del me funksionin e

kallëzuesorit ose si pjesë e kallëzuesit emëror: bardhë, gjallë, kuq, sëmurë, shëndoshë, verdhë.

Për shembull: Po ai mjeku, mbeti gjallë? U kthefsh shëndoshë! Edhe sëmurë jam, -tha ai.

Nga forma këta afrohen me ndajfoljet e mënyrës, por largohen prej tyre kuptimisht, sepse

shprehin tipar të sendit dhe jo të veprimit, duke dalë në funksionet sintaksore të mbiemrit dhe

jo të ndajfoljes.

1. Kategoria gramatikore e gjinisë

Ndryshe nga emrat të cilёt i karakterizojnë, mbiemrat ndryshojnë edhe sipas gjinisë. Çdo emër

ka një gjini të vetme, kurse mbiemri mund të vendoset në gjini të ndryshme, rrjedhimisht, i

njëjti mbiemër, në varësi nga gjinia e emrit që karakterizon, mund të ketë forma të ndryshme

gjinie. Në shqipen standarde mbiemrat kanë dy gjini: gjininë mashkullore dhe gjininë

femërore. Gjinia asnjanëse te mbiemrat është duke u zhdukur krejt. Mbiemrat e panyjshëm

përdoren vazhdimisht në të njëjtën formë, edhe kur karakterizojnë emra të gjinisë mashkullore,

edhe për emra të gjinisë asnjanëse, ndaj këta mbiemra nuk kanë gjini asnjanëse. Mbiemrat e

nyjshëm përdoren ende në gjininë asnjanëse vetëm në bashkëvajtje me disa emra asnjanës

prejmbiemërorë ose prejfoljorë të nyjëzuar: Ka një të ecur të këndshëm; U sëmur nga të qarët

e shumtë. Forma e gjinisë mashkullore është trajta përfaqësuese e mbiemrit. Prej saj formohet

ajo e gjinisë femërore në bazë të disa rregullave të caktuara.

Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm

Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore:

a. Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme i në e, si: i njomë - e njomë; i lëngët – e lëngët; i

rëndë - e rëndë;

b. Duke ndryshuar nyjën e përparmë i në e dhe duke marrë morfemёn femërorizuese -e, si: i

djeshëm - e djeshme, i afërm - e afërme, i kuq - e kuqe.

(Mbiemrat i ri, i zi, i lig e formojnë ndryshe gjininë femërore).

Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm

Këta mbiemra e formojnë gjininë femërore:

a. Duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore morfemën femërorizuese -e, si: dinak - dinake;

normal - normale; sylesh - syleshe; dhjetëkatësh - dhjetëkatëshe;

b. Duke e ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore, si: gojëmjaltë - gojëmjaltë;

sypishë - sypishë etj. Në këtë mënyrë e formojnë kryesisht një pjesë e mbiemrave të përbërë.

c. Ashtu si do ta formonte elementi i dytë i mbiemrit të përbërë: zemërmadh-e; shpitlig-ë,

ekonomiko-shoqëror-e, gojëmbël.

Një numër mbiemrash që janë formuar me konversion prej emrash, në gjininë femërore kanë

formë të njëjtë me atë të emrave femërorë përkatës, si: plak -plakë; punëtor - punëtore;

budalla- budallaqe.

2. Kategoria gramatikore e numrit

Formimi i shumësit të mbiemrave ndryshon jo vetëm midis dy gjinive, por edhe midis

mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm të secilës gjini.

Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore

Këta mbiemra e formojnë shumësin duke ndryshuar nyjën e përparme i në të: i mirë - të mirë; i

thatë - të thatë; i lehtë - të lehtë.

Page 65: rrkgn asdfjkm

65

Disa mbiemra pësojnë dhe ndryshime tingujsh në temë ose marrin edhe prapashtesë

trajtëformuese të shumёsit: i keq - të këqinj; i madh - të mëdhenj; i ri - të rinj; i lig - të ligj etj.

Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore.

Këta mbiemra e formojnë shumësin:

a. Duke marrë nё fund prapashtesë trajtëformuese të shumёsit -ë: besnik - besnikë; sylesh -

syleshë; përparimtar – përparimtarë, etj.

b. Duke ruajtur të pandryshuar formën e njëjësit: djalë sypishë - djem sypishë; përkëdhelës;

pyetës etj.

Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

Mbiemra të tillë e formojnë shumësin:

a. Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme e në të. Kështu e formojnë shumësin gjithë

mbiemrat e nyjshëm që në njëjës dalin me -e: gazetë e sotme - gazeta të sotme; e kuqe - të

kuqe; e sjellshme - të sjellshme etj. Nga kjo bëjnë përjashtim disa mbiemra: e keqe- të këqija; e

madhe - të mëdha etj.

b. Duke ndryshuar nyjën e në të si dhe duke marrë prapashtesën trajtëformuese të shumёsit -a.

Këtu hyjnë gjithë mbiemrat që në njëjës nuk mbarojnë me -e: e mirë - të mira; e verdhë - të

verdha; e dashur - të dashura etj.

Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore.

Këta mbiemra e formojnë shumësin:

a. Duke ruajtur të pandryshuar formën e njëjësit. Këtu hyjnë të gjithë mbiemrat që në njëjës

dalin me -e ose me një zanore të theksuar: vajzë guximtare - vajza guximtare; faqekuqe;

syqershi; syulli etj.

b. Duke marrë nё fund prapashtesën trajtëformuese të shumёsit -a. Këtu hyjnë mbiemrat që

nuk mbarojnë me -e ose me një zanore tjetër të theksuar, si dhe mbiemrat e përbërë që kanë si

element të dytë një pjesore: vajzë zemërbardhë - vajza zemërbardha; gojëmbël - gojëmbla;

syshkruar - syshkruara etj.

3. Kategoria gramatikore e rasës

Mbiemri vendoset zakonisht pas emrit, por mund të vendoset edhe para tij kur ka ngarkesë

emocionuese si: i miri djalё, e mira vajzё, i dashuri vёlla, e nderuara redaksi etj.

Mbiemrat e panyjshëm, kur janë në funksion të përcaktorit kallëzuesor, nuk lakohen, nuk

ndryshojnë, pavarësisht nga rasa e emrit, si për shembull: Sokoli njihet për krenar. Sokolin e

mbajnë për krenar.

Mbiemrat e nyjshëm ndryshojnë vetëm nyjën e përparme. Kur janë gjymtyrë emërore e

kallëzuesit emëror ose përcaktorë kallëzuesorë të kryefjalës a të kundrinorit të drejtë, vihen

vetëm në rasën emërore a kallëzore.

Kur vendosen para emrit, mbiemrat lakohen dhe marrin mbaresa (njëlloj si mbiemrat e

emërzuar), kurse emri ndjekës del i pandryshuar. p.sh. :

E. i miri djalë

Gj. i ... të mirit djalë

Dh.Rr. tё mirit djalё

K. të mirin djalë

Pra, mbiemrat e nyjshëm e kanë kategorinë e rasës në të dyja përdorimet: pas dhe para emrit.

Mbiemrat lakohen në bashkëvajtje me emrat ose më vete, si të emërzuar. Lakimi i mirëfilltë

është i pari, kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë në të vërtetë me emra.

Mbiemri lakohet ndryshe kur emri që përcakton është i pashquar e ndryshe kur është i shquar.

Page 66: rrkgn asdfjkm

66

Gjinia mashkullore

Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Em. djalë i mirë e i urtë

Gj. i ... (një) djali

Dh. Rr. (njё) djali të mirë e të urtë

K. djalë

Në numrin shumës, pas emrave të pashquar, mbiemrat e nyjshëm nuk ndryshojnë nëpër rasa,

pra nuk lakohen.

Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

E. djali i mirë e i urtë E. K. djemtë e mirë e të urtë

Gj. i ... djalit të mirë e të urtë Gj. i ... djemve të mirë e të urtë

Dh. Rr. djalit tё mirё e tё urtё Dh. Rr. djemve të mirë e të urtë

K. djalin e mirë e të urtë

Mbiemër formalisht i emërzuar+emёr i pashquar lakohet kështu:

Njëjës Shumës

E. i miri Em. K. të mirët

Gj. i ... të mirit djalë Gj. i ... të mirëve djem

Dh. Rr. të mirit Dh. Rr. të mirëve

K. të mirin

Gjinia femërore

Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Em. vajzë e mirë e e urtë

Gj. i ... (njё) vajze

Dh. Rr. (njё) vajze të mirë e të urtë

K. vajzë

Mbiemrat e nyjshëm të gjinisë femërore në shumës, kur përcaktojnë një emër të pashquar, nuk

lakohen.

Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Em. vajza e mirë e e urtë Em. K. vajzat e mira e të urta

Gj. i... vajzës së mirë e tё urtё Gj. i ... vajzave të mira e tё urta

Dh. Rr. vajzës së mirë e të urtë Dh. Rr. vajzave tё mira e të urta

K. vajzën e mirë e të urtë

Mbiemër formalisht i emërzuar + emёr nё tё pashquarёn lakohet kështu:

Page 67: rrkgn asdfjkm

67

Njëjës Shumës

Em. e mira Em. K. të mirat

Gj. i... së mirës Gj. i ... të mirave vajza

Dh. Rr. së mirë vajzë Dh. Rr. të mirave

K. të mirën

4. Kategoria gramatikore e shkallës

Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet cilësia te frymori ose sendi i dhënë. Këtë

kategori e kanë vetëm mbiemrat cilësorё, kuptimi i të cilëve lejon që tipari i emërtuar prej tyre

të shprehet në shkallë të ndryshme.

Nuk shkallëzohen mbiemrat marrёdhёniorё (i drunjtë, i metaltë, i tretë etj); gjithashtu, nuk

shkallëzohen edhe mbiemrat cilësorё që tregojnë një tipar absolut: i vdekur, i verbër, i

çmendur etj. (kur përdoren jo në kuptim të figurshëm).

Për shprehjen e shkallës gjuha shqipe përdor vetëm forma analitike me elemente leksikore.

Duke u mbështetur në kundërvënien kuptimore, mbiemri ka tri shkallë: shkallën pohore,

shkallën krahasore dhe shkallën sipërore.

1. Shkalla pohore shënon thjesht tiparin e sendit, jashtë çdo krahasimi. Kjo shkallë e jep

cilësinë e sendit si diçka absolute: Mbi malet e larta bora e re zbardhte si një çarçaf i paanë.

Shkalla pohore përligjet vetëm për ata mbiemra që kanë edhe dy shkallët e tjera, pra, kur

ekziston kundërvënia e plotë. Shkalla pohore nuk shprehet me ndonjë tregues morfologjik dhe

është forma përfaqësuese e mbiemrit.

2. Shkalla krahasore. Kjo shkallë na shënon se cilësia e dhënë krahasohet me të njëjtën cilësi

ose me një cilësi tjetër, p.sh.: Atë mëngjes fusha dukej më e gjerë dhe më e bukur. Ajo ishte

atletja më e shpejtë e skuadrës. Për Skënderbeun ishte aq e drejtë sa edhe e merituar lëvdata.

Për të pasur krahasim midis dy a më shumë cilësive, duhet të kemi patjetër dy krahë, dy

gjymtyrë të krahasimit. Zakonisht ato shprehen që të dyja, por ndodh që krahu i dytë nuk

shprehet, sepse është i nënkuptueshëm: Foli gjatë. Pastaj shtoi me zë më të lartë.

Lidhja e dy gjymtyrëve të krahasimit bëhet me anë të lidhëzave krahasuese.

Mbiemri ka shkallë krahasore të barazisë dhe të pabarazisë. Kjo e fundit ndahet në shkallë

krahasore të sipërisë relative, të sipërisë absolute dhe të ultësisë.

a. Shkalla krahasore e barazisë. Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë të

barabartë me një cilësi tjetër ose me të njëjtën cilësi te një realie tjetër ose tek e njëjta realie në

rrethana të tjera. Shkalla krahasore e barazisë nuk ka formë të veçantë. Ajo është e njëjtë me

shkallën pohore, por zakonisht shoqërohet me ndajfoljet e sasisë aq ose kaq të paravendosura,

kur krahu i dytë i krahasimit lidhet me lidhëzën sa: Mimoza u tregua aq e shkathët, sa dhe e

zgjuar. Krahu i dytë i krahasimit edhe mund të mos shprehet, sepse nënkuptohet; në këtë rast

ndajfoljet aq e kaq janë të domosdoshme: Ne krenohemi që kemi një mik kaq të mirë e besnik.

Gjymtyra a krahu i dytë i krahasimit mund të lidhet me lidhëzën sa ose si: Nuk është lexuar një

libër aq i çuditshëm si ky. Krahu i dytë mund të mungojë edhe në ndërtime të kësaj natyre:

Qielli ishte po aq i vrenjtur. Këto të dyja për ne janë po aq të shtrenjta.

b. Shkalla krahasore e sipërisë relative. Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë është në një

shkallë më të lartë se e njëjta cilësi e një send tjetër ose te i njëjti send në rrethana të tjera, ose

se një cilësi tjetër. Emri që e ka cilësinë në shkallën më të lartë, përbën gjymtyrën e parë të

krahasimit, kurse emri me cilësi me shkallë më të ulët, përbën gjymtyrën e dytë: Inxhinieri

ishte më i gjatë se tekniku. Kjo qetësi e bënte detin më madhështor, më të pafund.

Forma e shkallës krahasore të sipërisë relative ndërtohet në mënyrë analitike: formës së

shkallës pohore i paravendoset pjesëza më (me origjinë ndajfoljore): Kjo abetare për armiqtë

ishte më e rrezikshme se topi.

Page 68: rrkgn asdfjkm

68

Forma e kësaj shkalle mund të shoqërohet nga ndajfolje të ndryshme sasie, që janë përforcuese

dhe tregojnë shkallëzim të ndryshëm të intesitetit të tiparit, si: shumë, pak, akoma, edhe, ca,

jashtëzakonisht, tmerrёsisht, tepёr, etj.

Skema e këtij përforcimi është: ndajfolje përforcuese + mbiemër në shkallën krahasore të

sipërisë relative, p. sh. : Ajo fjongo në gërsheta e bënte vajzën shumë më të re se ç' ishte.

Kur janë të shprehura të dy gjymtyrët, e dyta lidhet me lidhëzat se, sesa, nga: Kënga qenka më

e fortë se njeriu. S'ka gjë më të bukur sesa të shohësh rivierën shqiptare. Dashke të dalësh më

e zgjuar nga unë. Gjymtyra e dytë mund të mungojë, kur është e njohur për bashkëbiseduesin:

Niveli i përgatitjes është ngritur në një shkallë më të lartë.

c. Shkalla krahasore e sipërisë absolute

Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë te një a disa sende është në shkallën më të lartë në

krahasim me po atë cilësi te realiet e një lloji të të njëjtit grup: Gëzimin e nderojnë si një ndër

djemtë më të zgjuar e më të dashur të fshatit tonë.

Kjo shkallë dallohet kuptimisht nga shkalla krahasore e sipërisë relative, sepse vihen përballë

një realie me një grup të tërë realiesh, d.m.th., mbiemri në këtë shkallë krahason pjesën me të

tërën ( në një tipar të caktuar.)

Për këtë shkallë është karakteristike përdorimi i mbiemrit me emrin në trajtën e shquar, kurse

kur emri është në trajtën e pashquar, atëherë, mbiemri është në shkallën krahasore të sipërisë

relative. Krahaso: Vita është vajza më e madhe e shtëpisë së Shpiragajve (sipërore absolute).

Në kamp ishte njohur me një shok më të madh (sipërore relative).

Për shprehjen e gjymtyrës së dytë të krahasimit përdoret rasa gjinore ose një rasë tjetër e

emrit të shoqëruar me parafjalët: në, ndër, ndërmjet, midis, prej, nga. Për shembull: Petriti

ishte më i dituri i kursit. Ti ndër tё gjitha shoqet ke qenë më e mira. Dritani ishte më i hedhuri

midis tyre. Më të gëzuarit prej tyre ishin fëmijët.

Kur grupi i synuar është i njohur, gjymtyra e dytë mund të mos shprehet fare: Na mbetet edhe

një turne. Nëpër male. Ai është më i vështiri.

ç. Shkalla krahasore e ultësisë. Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë më

të ulët sesa një cilësi tjetër ose e njëjta cilësi te një realie tjetër, ose tek e njëjta realie në

rrethana të tjera. Kjo shkallë ndërtohet duke i paravendosur formës së shkallës pohore togun

ndajfoljor më pak, p.sh. : Sot moti ishte më pak i ftohtë se dje.

Ndonjëherë togu më pak mund të përdoret me ndajfoljen e sasisë shumë, më rrallë edhe me

ndonjë tjetër; skema është: shumë më pak+mbiemër në shkallën pohore, p.sh.: Shqipëria

ishte shumë më pak e njohur në Europë para Rilindjes sesa më pas.

Lidhëzat që përdoren për gjymtyrën e dytë të krahasimit janë se, nga. Krahu i dytë i krahasimit

mund të mos shprehet, kur është i njohur nga bashkëbiseduesi: Edhe Sokoli nuk u tregua më

pak i mençëm.

3. Shkalla sipërore

Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe

shihet jashtë çdo krahasimi.

Ndërtimi i kësaj shkalle bëhet në mënyrë analitike me anë të ndajfoljeve të sasisë: shumë,

tepër, jashtëzakonisht, mjaft, fort, krejt, fare, absolutisht, të cilat zakonisht vendosen para

mbiemrit të shkallës pohore. Skema është: ndajfolje sasie + mbiemër në shkallën pohore,

p.sh. : Atëherë jetonim në kushte shumë të vështira. Shkolla është fare e re. Ai ishte një gjest

tepër fisnik dhe ka një domethënie jashtëzakonisht të madhe.

Me këtë funksion përdoren edhe disa ndajfolje të tjera, si: çuditërisht, thellësisht, plotësisht,

absolutisht etj. , p.sh. : Për suksesin e veprës ai ishte thellësisht i bindur.

Për të shprehur shkallën sipërore, përdoren edhe disa emra me kuptim të figurshëm, të cilët, në

rastin e dhënë, nuk emërtojnë më sende, por një nga tiparet më karakteristike të këtyre

sendeve, tipar që ata e kanë në një shkallë shumë të lartë: akull, dyllë, mjaltë, borë, prush,

Page 69: rrkgn asdfjkm

69

pus, flakë etj. , p.sh.: Brenda faqeve prush tё kuqe fshihej një shpirt energjik. Uji ishte akull i

ftohtë. Në fytyrë ishte bërë dyllë i verdhë. Netët e dimrit janë litar të gjata.

Emërzimi i mbiemrave

Emërzimi është kalimi i mbiemrit në klasën e emrave pa ndryshim të jashtëm fjalëformues, pa

ndajshtesa, pra me konversion.

Ndërsa mbiemri emërton një tipar që mund t’u përkasë realieve të ndryshme, mbiemri i

emërzuar përdoret i mëvetësishëm si emri: duke emërtuar tiparin, emërtohet vetë realia që e ka

këtë tipar. Për shembull: e verdha e vezës; të bardhët e syrit; të ftohtët e dëborës; e mira dhe e

liga nuk harrohen etj.

Qëndrueshmëria e emërzimit të mbiemrit është në shkallë të ndryshme, ndaj kemi emërzim të

qëndrueshëm dhe emërzim kontekstual (gramatikor). Emërzim kontekstual kemi atëherë

kur mbiemri funksion si emër vetëm në një kontekst të caktuar. Kjo ndodh brenda një njësie

sintaksore për të mos e përsëritur emrin e përdorur më parë: Ishte një e gjatë dhe një e shkurtër.

E gjata i kishte flokët gështenjë, kurse e shkrutra ishte ndryshe.

Emërzimi kontekstual është përdorim i rastit dhe individual apo për arsye thjesht stilistike, por

kufiri ndërmjet tij dhe emërzimit të qëndrueshëm nuk është i pakalueshëm: të kuqtë e

buzëve(emёrzim i qёndrueshёm); do të fitojnë të kuqtë dhe jo të verdhët (emёrzim

kontekstual).

Formimi i mbiemrave

Edhe klasa e mbiemrave pasurohet vazhdimisht me fjalë të reja. Në gjuhën shqipe mbiemrat

janë fjalë të parme dhe jo të parme. Mbiemrat e parmë nuk vijnë prej fjalёsh tё tjera, p.sh.:

i gjallë, i ri, i mirë, i keq, i bukur, i parë etj. Këtu hyjnë edhe mbiemrat me prejardhje të huaj

që përbrenda shqipes nuk zbërthehen në pjesët e tyre përbërëse, si: absolut, dekadent, elegant,

naiv etj. Mbiemrat e parmë janë më të paktë në krahasim me mbiemrat jo tё parmё.

1. Mbiemrat jo tё parmё tё formuar me prejardhje

a. Formimi parashtesor

Parashtesat më prodhimtare janë pa- dhe jo- që formojnë mbiemra me kuptim mohor: i

pabotuar, i padukshëm, jozyrtar, jonormal, etj. Më pak prodhimtare është parashtesa mos-:

mospërfillës, mosmirënjohës. Mbiemra formohen edhe me parashtesat: stër-, ndër-, mbi-, për-

, para-: i stërlashtë, i stërmadh, ndërluftues, ndërshtetëror, mbitokësor, mbinjerëzor, i

përkryer, i përkundërt. parashkollor, etj.

Me burim të huaj janë parashtesat anti-, pro- : antipopullor, proamerikan.

Jo shumë prodhimtare ështё edhe parashtesa ç- (sh-, zh-),: i çrregullt, i shkujdesur, i

zhdrejtë,etj.

b. Formimi prapashtesor është nga tipat më prodhimtarё për formimin e mbiemrave.

Prapashtesat më prodhimtare janë: -(ë)s, -ar, -tar, -or, -tor, -ak, -ik, -iv, etj:

Me prapashtesën -(ë)s formohen mbiemra që tregojnë tiparin e vepruesit: kanal kullues, pamje

tërheqëse.

Prapashtesat -ar, -tar, -or, -tor, formojnë mbiemra që shprehin marrëdhënie përkatësore:

bregdetar, familjar, legjendar, përparimtar, kombëtar, bujqësor, arsimor, bimor. Prapashtesat

-or e -tor shprehin edhe tipar cilësor: burrëror, baritor, leshtor. Variant i zgjeruar i

prapashtesës -or është -(ë)sor dhe -(ë)ror: jetësor, paqësor, atëror, shpirtëror etj. Prapashtesa

-or është shumë prodhimtare, sidomos në terminologjinë tekniko- shkencore, si dëftore,

hundore, buxhetore, psikologji moshore etj. Kjo prapashtesë po diferencohet duke u përdorur

më tepër për formimin e mbiemrave, kurse -ar; -tar për formimin e emrave.

Prapashtesa të tjera që formojnë mbiemrat janë: -ak, -ian, -osh etj.: vezak, vocërrak,

shekspirian, migjenian, bukurosh, bardhosh etj.

2. Mbiemra tё formuar me përbërje (kompozim)

Page 70: rrkgn asdfjkm

70

Në klasën e mbiemrave kjo mënyrë fjalëformimi është mjaft prodhimtare.

a. Mbiemra të përbërë me lidhje bashkërenditëse

Si tema fjalëformuese janë dy mbiemra të barasvlefshëm, që deri diku plotësojnë njëri - tjetrin:

agraro-industrial, demokratiko-borgjez, materialo-teknik, ekonomiko-shoqëror, etj. Zanorja o

për anën fonetike përbën një element lidhës, kurse në shkrim këtë e kryen viza, e cila shpreh

një mëvetësi relative të pjesëve përbërëse. Ka raste që këto elemente janë shkrirë në një të

vetëm dhe shkruhen njësh: nacionalçlirimtar; ideoartistik; ideopolitik, etj.

b. Mbiemra të përbërë me lidhje nënrenditëse

Kjo mënyrë është mjaft prodhimtare për formimin e mbiemrave. Në këto kompozita njëri

element përcakton tjetrin: mund të përcaktojë i pari të dytin ose i dyti të parin.

Këta mbiemra mund të formohen:

- nga dy tema emërore, ku elementi i dytë përcakton të parin, si: gushëpëllumb; gojëflori;

bishtgërshërë etj. ose elementi i parë përcakton të dytin, si: liridashës, jetëdhënës,

naftëmbajtës etj.

- nga dy tema mbiemërore, ku element përcaktues është i dyti, si: elektromekanik,

gjermanolindor; koreanojugor etj.

- nga një temë emërore dhe një temë mbiemërore, ku element përcaktues është i dyti, si:

belhollë, flokëverdhë, fjalëmbël, fatbardhë etj.

- nga një temë ndajfoljore dhe një temë mbiemërore, si: jashtëkohor, i jashtëligjshëm, e

lartpërmendur, i shumëpritur etj.

- nga një temë ndajfoljore dhe një emër ose anasjelltas. Është tipi më pak prodhimtar.

Përcaktues është elementi i parë: keqdashës, largpamës, mirëbërës, kryejashtë, hundëpërpjetë

etj.

- nga një numëror (a përemër i pacaktuar), një emër dhe prapashtesa -sh. Ky është tip jo

shumë prodhimtar. Përcaktues është elementi i parë, si: dykatësh, tringjyrësh, disaballësh etj.

- nga përemri vetë dhe një emër vepruesi a një mbiemër. Si tip po bëhet prodhimtar:

vetëdashës, vetëshërbyes, vetëvrasës, etj.

3. Mbiemra tё formuar me nyjëzim

Nyja e përparme e mbiemrave shpesh luan edhe rol fjalëformues. Me anë të nyjës së përparme

formohen mbiemra nga pjesë të ndryshme të ligjëratës, por numri më i madh i mbiemrave të

këtij tipi është formuar nga tema foljore si: i hapur, i besuar, i përdorur, i zënë,

4. Mbiemra tё formuar me konversion. Sipas kësaj mënyre, formohen mbiemra pa ndihmën e ndonjë ndajshtese, duke kaluar fjalë nga

pjesët e tjera të ligjëratës në mbiemra. Këto fjalë fitojnë paradigma mbiemërore dhe tё gjitha

kategoritë gramatikore të mbiemrave.

Formohen mbiemra nga klasa e emrave: kukull (qeveri); kyç (problem); plak (burrë); shqiptar,

bullgar (populli) etj., ose të formuar me prapashtesa të ndryshme, si: dibran, pasanik, fshatar,

gënjeshtar, etj.

6. Mbiemra tё formuar me mёnyra tё pёrziera

a. Me nyjëzim dhe prapashtesim Nё formimin e kёtyre mbiemrave marrin pjesë, pёrveç nyjёs edhe prapashtesa njёkohёsisht.

Janё gjithsej katёr prapashtesa, por numri i mbiemrave të formuar me to është i madh: - shëm

(i gatshëm, i dëmshëm, i ligjshëm); -(ë)t(ë), si: i afërt, i kristaltë, i ulët; -(ë)m(ë), si i nesërm, i

përtejmë, i mëposhtëm; -ё si: i drejtё, i lartё, i njёzetё, etj.

b. Me nyjëzim, parashtesim e prapashtesim.

Si mënyrë nuk është prodhimtare. Formohen mbiemra kryesisht me parashtesën për- dhe

prapashtesat -t(ë) dhe –shëm, bashkё me nyjën, si: i përciptë, i përpiktë, i përbashkët, i

përbotshëm, i përkohshëm, i përjavshëm.

c. Me nyjëzim dhe pёrngjitje

Page 71: rrkgn asdfjkm

71

Formohen kёshtu mbiemra duke u pёrngjitur togu parafjalor dhe duke marrё njёkohёsisht edhe

nyjёn si: i pabesë, i pacipë, i pashpirt, i pashtёpi, etj.

TERMAT KRYESORË: mbiemër (cilësor, marrёdhёniorё, i nyjshëm, i panyjshëm); lakim;

rasë; shkallë (pohore, krahasore, sipërore); shkallë krahasore e barazisë; e pabarazisë); shkallë

krahasore (e sipërisë relative, absolute, e ultësisë)

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Flisni për kuptimin kategorial të mbiemrave. Çfarë e dallon atë nga emri ?

2. Si klasifikohen mbiemrat ? Sqaroni më hollësisht me shembuj secilin kriter.

3. Trajtoni kategorinë gramatikore të gjinisë dhe të numrit të mbiemrave.

4. Cilat janë veçoritë e lakimit të mbiemrave në gjuhën shqipe ?

5. Flisni për konceptin e kategorisë gramatikore të shkallës. Bëni dallimin ndërmjet shkallës

krahasore të sipërisë realtive dhe të sipërisë absolute.

6. Bëni krahasimin e koncepteve për mbiemrat në gjuhën shqipe me gjuhën e huaj që studioni.

Çfarë ndryshimesh vini re? Diskutoni për to në auditor.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Pse thuhet që, me përjashtim të shkallës, mbiemri i ka të kushtëzuara kategoritë grama-

tikore? Argumentoje.

2. Kategorinë gramatikore të shkallës nuk e kanë të gjithë mbiemrat. Pse?

3. Në gjuhën shqipe, ndryshe nga gjuhë të tjera indoevropiane, mbiemri qëndron zakonisht pas

emrit që përcakton. Atëherë, shpjegoni përdorimin e këtyre rasteve dhe gjeni nga leximet tuaja

edhe të tjerë shembuj të tillë:

Ajo më e zbrazura letër, ajo fjalë më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz

të parrëfyeshëm, na sjell një copë të atdheut...Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të

dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë. (Faik Konica).

Dhe ky është i fundit, i fundit shtrëngim në trupin tënd/ e fundit shkreptimë lotësh mbi

faqet e tua/ dhe kjo e fundit puthje. (A. Saliaj, Dielli).

4. Shkalla sipërore ndërtohet edhe me emrat akull, dyllë, borë etj., p.sh.: akull i ftohë, dyllë i

verdhë, borë e bardhë etj. Plotësojini këta me shembuj të tjerë dhe pastaj sillni argumente se si

shpjegohet kjo dukuri.

SI BЁHET ANALIZA E MBIEMRIT?

Njё analizё e tёrёsishme e mbiemrit do tё pёrfshinte tё gjitha veçoritё leksikore, gramatikore

dhe fjalёformuese tё tij.

Skema nё formё tё njё udhёzuesi sipas tё cilit do tё bёhej analiza e çdo mbiemri do tё dukej

kёshtu:

1. Sipas kuptimit

2. Sipas formёs

3. Sipas kategorive gramatikore

4. Sipas formimit

1. Nё pjesёn e parё tё analizёs pёr njё mbiemёr tё caktuar, tё dhёnё nё njё kontekst tё caktuar,

d.m.th. nё fjali do tё pёrcaktohej nёse mbiemri ёshtё: cilёsor ose marrёdhёnior

2. Nё pjesёn e dytё tё analizёs pёrcaktohet nёse mbiemri ёshtё: i nyjshёm ose i panyjshёm

Page 72: rrkgn asdfjkm

72

3. Nё pjesёn e tretё tё analizёs pёrcaktohet gjinia, numri, rasa dhe shkalla e mbiemrit tё

dhёnё.13

4. Nё pjesёn e katёrt sё pari pёrcaktohet nёse mbiemri i dhёnё ёshtё i parmё ose jo i parmё.

Nёse mbiemri ёshtё i parmё me kaq mbaron analiza fjalёformuese e tij. Kur mbiemri ёshtё jo i

parmё, atёherё analiza vazhdon duke pёrcaktuar mёnyrёn e formimit tё tij. Gjithashtu duhet

cekur brenda kllapave edhe tema(ose temat) fjalёformuese.

Edhe pёr analizёn fjalёformuese duhet nisur nga trajta pёrfaqёsuese e mbiemrit (gjinia

mashkullore, rasa emёrore, numri njёjёs, shkalla pohore)

Po japim shembuj tё analizёs sё mbiemrave.

Fjalitё:

1. Ai vlerёsoi se UP-ja dotё pёrgatisё njerёz, tё cilёt janё shumё tё domosdoshёm pёr vendin

tonё .

2. Valltarёt dhe kёngёtarёt shqiptarё janё si era dhe nёn kёmbёt e tyre dridhet toka.

3. Rrjeti i krimit tё organizuar nё Kosovё do tё jetё i pafuqishёm pёrballё forcёs mё goditёse

tё KFOR-it.

shumё tё domosdoshёm

1. Mbiemёr cilёsor

2. I nyjshёm

3. Gjinia mashkullore, numri shumёs, rasa emёrore, shkalla sipёrore

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me nyjёzim dhe prapashtesim; i+domosdo+shёm=i

domosdoshёm( N-M)

shqiptarё

1. Mbiemёr marrёdhёnior

2. I panyjshёm

3. Gjinia mashkullore, numri shumёs(s’ka rasё, s’ka shkallё)

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me konversion (E-M)

tё organizuar

1. Mbiemёr cilёsor

2. I nyjshёm

3. Gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasa gjinore, shkalla pohore

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me nyjёzim; i +organizuar=i organizuar (F-M)

i pafuqishёm

1. Mbiemёr cilёsor

2. I nyjshёm

3. Gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasa emёrore, shkalla pohore

13

Mbiemrat e panyjshёm nuk lakohen d.m.th. nuk e kanё kategorinё e rasёs dhe mbiemrat

marrёdhёniorё (me pak pёrjashtime) nuk e kanё kategorinё e shkallёs.

Page 73: rrkgn asdfjkm

73

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me prejardhje parashtesore:

i pa+fuqishёm=i pafuqishёm (M-M)

mё goditёse

1. Mbiemёr cilёsor

2. I panyjshёm

3. Gjinia femёrore, numri njёjёs, rasё s’ka, shkalla krahasore e sipёrisё absolute

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me prejardhje prapashtesore: godit+ёs=goditёs (F-M)

PROVONI NJOHURITË TUAJA LIDHUR ME MBIEMRIN

1. Rrethoni alternativën ku mbiemri është i panyjshëm:

a. i nxehtë

b. i kuq

c. zmadhues

d. i dukshëm

2. Në radhën e këtyre mbiemrave, cili është futur gabim:

a. trim

b. syshqiponjë

c. i brendashkruar

d. liridashës

3. Në ç’rasë është përdorur mbiemri në fjalinë e dhënë:

Ai mori nga rafti bukën e bardhë.

a. emërore

b. kallëzore

c. dhanore

d. gjinore

4. Cili prej mbiemrave të dhënë nuk e ka kategorinë gramatikore të shkallës:

a. i sotëm

b.i vjetër

c.i gurtë

d.i mirë

5. Në cilën fjali mbiemri është në shkallën sipërore:

a. Ajo ishte një vajzë e ëmbël

b. Buka i dukej mjaltë e ëmbël

c. Ky reçel nuk është aq i ëmbël

d. Pjepri ishte më i ëmbël.

6. Sipas kuptimit leksikor, mbiemrat: i rrufeshëm, i gurtë, i sotëm, janë:

a. marrëdhëniorë

b. cilësorë

c. herë cilësorë, herë marrëdhëniorë, sipas kontekstit

d. të nyjshëm

7. Kur mbiemrat e panyjshëm vendosen pas emrave, nuk kanë kategorinë e:

a. gjinisë

b. numrit

c. rasës

d. asnjë prej tyre

8. Cili prej mbiemrave në fjalitë e mëposhtme është në shkallën krahasore të sipërisë

Page 74: rrkgn asdfjkm

74

absolute:

a. Ato ishin për të ditët më të vështira të jetës.

b. Dukej jashtëzakonisht i zbehtë, prandaj nuk e ngacmoi më me pyetje.

c. Rruga m'u duk aq e gjatë, saqë u habita kur i erdhi fundi.

d. U bë flakë e kuqe dhe nuk nxori dot zë.

9. Mbiemri i bukur në fjalinë: "Sa më shumë kalonte koha, aq më e bukur i dukej ngjarja që

kish ndodhur tri ditë më parë", është në shkallën:

a. pohore

b. krahasore të barazisë

c. krahasore të sipërisë relative

d. sipërore

10. Rrethoni alternativën ku fjala e përbërë nuk është mbiemër:

a.naftëmbajtës

b. letërnjoftim

c. vetushqyes

d. mbarëvajtës

USHTRIME

Ushtrimi 1

Gjeni mbiemrat. Thoni veçoritë e tyre gramatikore. Cilët janë mbiemra cilësorё dhe cilët

mbiemra marrёdhёniorё.

Dëbora, që s'i ishte ndarë gjatë gjithë rrugës, pushoi sapo hynë në qytetin e vogël. Nën urë

shungullonin ujërat bojëndryshku të përroit, ngjyer nëpër brigjet me dhera të kuqërreme të

rrëpirës. Mugëtira e hershme rëndonte si një pikëllim i vjetër që ringjallet, kur natyrën e

sundon zymtia e motit të squllur, ndaj të cilit njeriu ndihet i vogël e i pafuqishëm.

Retë po griseshin lart. Aty-këtu u shfaqën çarje të vogla, si brimat e një tende të stërmadhe,

grisur nga tendosja e skajeve. Copëza mjegulle lëpiheshin pas shkëmbinjve dhe treteshin sikur

i thithnin zgavra të padukshme. Zuri të ndihej fshikullimi i erës dhe kjo ishte shenja se koha do

të hapej. (Teodor Laço, Një vit i hidhur).

Ushtrimi 2

Ç'janë fjalët me shkronja të pjerrëta? Thoni veçoritë e tyre gramatikore.

Buzëqeshje të dëlira,

Buzëqeshje të shtira,

Buzëqeshje miqësore,

Buzëqeshje djallëzore,

Buzëqeshje të qeta,

Buzëqeshje të shkreta,

Buzëqeshje gëzimi,

Buzëqeshje përçmimi,

Buzëqeshje përqeshjeje,

Zhele, jo veshje,

Buzëqeshje të vrerëta,

të pasinqerta. (Gjergj Titani, Metaforat e dhembjeve).

Page 75: rrkgn asdfjkm

75

Ushtrimi 3

Dalloni mbiemrat në tekstin e mëposhtëm duke nënvizuar me një vijë mbiemrat e nyjshëm

dhe me dy vija mbiemrat e panyjshëm.

Reja e dendur e shiut, që sa vinte e po afrohej qerreve që çanin në mes të fushës së

shkretë, kishte mbuluar si në një shparg me thekë të thinjtë gjithë ç’la pas karvani atë

mëngjes.

Si një sëmundje ngjitëse, heshtja që kish përpirë dhomën e miqve, kaloi dhe në

dhomën e grave në kullë.

Kishte hedhur një mendim largpamës mes asaj turme të etur për shtegun e zgjidhjes.

Ngadalë dielli përkëdheli majat e maleve, të zbardhura tashmë nga dëbora e parë.

Ushtrimi 4

Lidhni emrat me mbiemrat e dhënë dhe formoni fjali me grupet emërore që formuat.

hënës e vona

rrugë e largët

pamjeve mallëngjyese

lajmin së zbehtë

orët të vështira

(prej) letrës e hidhur

zërat mahnitëse

Ushtrimi 5

Në vend të pikave vendosni mbiemrat në kllapa duke përcaktuar nëse janë mbiemra cilësorë

apo marrëdhëniorë(të vogël, antik, i kaltër, e gjatë, tjetërsuese, e gurta, i sotëm)

Muret ........................gjarpëronin rreth qytetit ................., kapur pas faqes së malit.

Lajmi .................. kishte prekur të gjitha zemrat e njerëzve të qytetit.

Rruga iu duk ........................., por mendimi që në fund të saj e priste nëna, ia

përgjysmonte lodhjen djalit ...........................

Të jep dhe ty të njëjtën ndjesi deti..................................?

Kurrë nuk e kishte menduar se kjo ditë .......................do t’i trokiste në derë.

Ushtrimi 6

Emrat e mëposhtëm shoqërojini me një mbiemër cilësor dhe me një mbiemër marrëdhënior.

I përdorni grupet emërore të formuara në fjali.

zë a........................................ mur a...................................

b....................................... b...................................

qytet a..................................

b..................................

Ushtrimi 7

Grupet e mëposhtme i ktheni në numrin shumës. Përcaktoni si formohet shumësi i

mbiemrave.

mall i zjarrtë.......................................

vijë e drejtë........................................

punëtor serioz.....................................

Page 76: rrkgn asdfjkm

76

burrë krenar........................................

ushtar symprehtë.................................

kalli i verdhë......................................

Ushtrimi 9

Lako grupin emëror ëndërr e prerë në trajtën e pashquar (njëjës, shumës) dhe në trajtën e

shquar (njëjës, shumës).

njëjës shumës

E.....................................................................................................................................................

Gj...................................................................................................................................................

Dh..................................................................................................................................................

K.....................................................................................................................................................

Rr...................................................................................................................................................

Ushtrimi 10

Në tekstin e mëposhtëm gjeni mbiemrat dhe tregoni cilat janë kategoritë e tyre gramatikore.

Ishte një ecje si nëpër mëndafsh, kjo i kujtohej edhe më vonë, por Kadri Krasniqi atë

çast nuk e pat një ide të qartë se çfarë duhej të bënte tani, dhe ajo heshtje që tërhiqej

zvarrë nën hije pemësh dhe ndanë megjave të errëta, e bëri të ndihej sikur të qe futur

në një botë jermi, nga e cila nuk do të dilte më, sepse heshtja kishte vënë ca mure të

padepërtueshme nga të katër anët dhe bota ishte mbyllur brenda saj. Atje në strehën të

marrëve, kur zihej ngushtë nga enigma të pazbërthyeshme, ulej diku nën një hije

mështekne ose plepi dhe gjërat i mendonte një për një, sipas radhës derisa ndiente se

diku, në një cep të trurit, i shkrepëtinte një mendim, diçka si heshtja është thellësia e

panjohur e asgjësë, dhe po atë çast bëhej njeri i qetë, që nuk kishte më asnjë brengë.

Kurse tani, tani gjithë gjërat ishin vënë në një lëvije marramendëse, ca njerëz erdhën

në drejtim të tij, att mbanin ndër duar dy fenerë që nuk bënin më shumë se një

pëllëmbë dritë, heshtas lëviznin nëpër sipërfaqen e natës dhe njëri fener i thoshte

tjetrit, Kumrija nuk i ka ra kësaj ane, jo, unë vetë e pashë kur doli në rrugë dhe ia

mbajti këndej, pse nuk e ndale, i thirra që të ndalej, por ajo më tha, shko përzieji fenat

me gruan tande, m’u hiq qafe, dhe njëri nga fenerët iu afruan megjës, prapa së cilës

rrinte fshehur Kadri Krasniqi, kurse ai, me të parë se feneri i dytë iu bashkua të parit

dhe ikën tej duke u luhatur nëpër natë. (M. Kraja, Edhe të çmendurit fluturojnë).

Ushtrimi 11

Gjeni mbiemrat në pjesën e dhënë. I vendosni ata në shkallën krahasore dhe sipërore. Cilët

prej tyre nuk e kanë kategorinë gramatikore të shkallës dhe pse ?

Me bij e bija të ikur nëpër dete e në kurbete. Me prindër që qajnë e flasin me vete. Me ara të

pandara, të pambjella, të palëruara, të thara. Me dele e lopë të rrëmbyera, me stalla të shqyera,

të thyera, më ëndrrat më të vyera të fyera.

Me tela telefonash të këputur. Me fëmijë të uritur, të frikur, të tutur. Me pisha e plepa të prerë.

Me dyqane bosh, ku s'gjen gjë për të blerë. Me depo të djegura, të vjedhura, të shkatërruara.

Me shkolla të mbetura pa xhama. Me net të errëta, ku dëgjohen pushkë, piskama e gjama. Me

djem duarkryq në trotuare. Me burra e gra pa punë fare. Me nëna, plaka që po u lot fiqiri. Me

nuse e nëna të reja, që po u thahet gjiri.

Kjo është Shqipëria, që sot, si zogu Feniks, por çohet nga hiri ! (P. Kolevica, Feniksi po çohet

nga hiri).

Page 77: rrkgn asdfjkm

77

Ushtrimi 12

Në shembujt e mëposhtëm gjeni mbiemrat, thoni në ç’shkallë janë dhe si e kanë formuar

atë.

Nëna e shikonte me zemër të dredhur kur ai lahej me ujë akull të ftohtë në mes të

cingërimës.

Kur të kthehesh, mbaj mend se guva jonë ndodhet nën këmbët e më të lartës majë të

Moravës.

Horizonti ngjyhet me një mori bojërash:herë duket manushaqe, herë ngjyrë smeraldi,

herë i kuq gjak.

Nuk e vuri re që ishte bërë dyllë i verdhë.

Këto netë dimri janë të gjata litar.

Do të të tregoj një histori fort të vjetër.

Kjo qetësi e bënte më madhështor, më të pafund, më plak e më të ri.

Ushtrimi 13

Formoni fjali megrupet e mëposhtëm, duke i vendosur në numrin shumës. Si formohet

shumësi i mbiemrave që bëjnë pjesë në këto grupe ?

burrë i shkurtër; rrugë e gjatë; lumë i gjerë; libër tërheqës; trup i bëshëm; qytet i madh; laps i

kuq; lepur i egër; qiell i kaltër.

Ushtrimi 14.

Ndërtoni 10 fjali ku mbiemrat e dhënë të përdoren një herë si të paemërzuar dhe një herë të

emërzuar. Ç'ndryshime pësojnë ata kur emërzohen?

i ri, i vogël, punëtor, i mësuar, i verdhë.

Ushtrimi 15.

Në shembujt e dhënë gjeni mbiemrat e emërzuar dhe thoni kategoritë e tyre gramatikore,

duke i krahasuar me përdorimin e tyre si të paemërzuar.

Lumta qëndroi pranë një gardhi dhe zuri faqet me pëllëmbë, si për të fshehur të kuqtë

që i kishte ndezur gjithë trupin.

E mira e ka mundur gjithmonë të ligën në botë, edhe kur ka pasur humbje.

Kur i harruat gjithë ato të mira që ju ka bërë ai?

E fejuara jote kishte dalë e para në garë.

Pilo Shpiragu u mat t’i tregonte kosovarit të ngjarat e tij …

Unë kujtoja se buzët i dridheshin nga të tundurat e makinës.

Të mugëtit ishte ngritur dhe qielli i kaltër shkëlqente si një pasqyrë e akullt.

Karvani dyqerresh i të zbuarve posa kishte lënë kodrën e fshatit.

Rend kudo, duke bërtitur, nëpër shekuj faqendritur, se i vogli shtrin viganin dhe i

shtypuri tiranin…

Kishin për të ngjitur e për të zbritur kushedi sa të përpjeta e tatëpjeta akoma.

Ushtrimi 16.

Gjeni mbiemrat dhe thoni si janë formuar ata.

Çakshiri u ul gjithë triumf dhe e mbështolli xhyben e kadifenjtë rreth supeve me një shenjë

nervoze.

Disa zëra të çjerrë qeshën e u zgërdhinë, por Nezimi e priste këtë. Ai buzëqeshte si zakonisht,

në mënyrë tallëse dhe përbuzëse. Vërtiste sytë e vegjël e të zgjuar nëpër fytyrat e tyre

Page 78: rrkgn asdfjkm

78

armiqësore. Sollomoni, poeti çifut, qeshte dhe barku i rrumbullakët i kërcente përpjetë. Atij i

bëhej zemra mal, se Çakshiri ia kishte thyer keq samarin Nezimit rebel. (Vath Koreshi, Haxhiu

i Frakullës).

Ushtrimi 17

Analizoni se si janë formuar mbiemrat e dhënë.

mospërfillës; kundërajror; ngrënës; mbinjerëzor; vazhdues; bregdetar; burrëror; madhështor;

arsimor; shkencor; shkollor; shkakor; vjetor; pronor; sylesh; ditëgjatë; kyç (problem);

frytdhënës; plak; trim; i paaftë; i zënë ; i parafundit; i stërlashtë; i zhdrejtë; i afruar; i

shkujdesur; i brendshëm; i njëzetë; i fortë; i rrufeshëm.

Ushtrimi 18

Në pjesën e dhënë gjeni mbiemrat dhe i analizoni sipas këtyre kritereve: a) cilësorё ose

marrёdhёniorё, b)tё nyjshёm ose tё panyjshёm ; c) gjinia, numri, rasa shkalla; ç) mënyra e

formimit.

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t’verës,

qi vallzon n’blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit1;

porsi vala e bregut t’detit,

porsi gjama e rrfës zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare.

Ah! Po;a e ambël fjala e sajë,

porsi gjumi m’nji kërthi2,

porsi drita plot uzdajë3,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubimit,

ka’i bien qiellvet tue fluturue

n’t’zjarrtat valle t’amëshimit4.

Pra,mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis5;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

qi e përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,

flet e t’veten e len mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona

shi prej djepit na kanë thanun,

1 )trëndafilit

2 )fëmijë,foshnjë

3 )shpresë

4 )përjetësi

5 )fëmijës

Page 79: rrkgn asdfjkm

79

se asht një Zot, qi do ta dona;

njatë, qi jetën na ka dhanun;

edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t’enden stina e moti,

do ta gzojn kta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik’ ma para,

n’agim t’jetës kur kemi shkue,

tue ndjekë flutra nëpër ara,

shqyp ma s’pari kemi kndue;

kemi kndue, po armët besnike,

qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,

kah kanë dekë me besë jetike,

kah kanë dekë kta për dhe t’t’Parvet.

Në këtë gjuhjë edhe njai Leka,

qi’i rruzllim mbretnin s’i a ,xuni,

në këtë gjuhë edhe Kastriota

u pat folë njatyne ushtrive,

qi sa t’drisë e diellit rrota,

kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini,

gegë e toskë,malci e qyteta,

gjuhën t’uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t’jetë jeta,

por për të gjithmonë punoni;

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,

Npër gjuhë shqype bota mbarë

ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,

ka me ju njohtë ju për shqyptarë;

trimi n’za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n’e doni fisin,

mali, bregu edhe Malcija

prej njaj goje sod t’brohrisin:

Me gjuhë t’vetën rrnoftë Shqypnia! (Gjergj Fishta, Mrrizi i zanave).

Page 80: rrkgn asdfjkm

80

NUMËRORI

Çështjet kryesore

Njohuri të përgjithshme

Numërorët themelorë

Veçoritë strukturore e morfologjike të numërorëve themelorë

Thyesat

Njohuri tё pёrgjithshme Numërori është ajo pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuar sendesh a

qeniesh të një fare. Nё klasёn e numërorëve përfshihen fjalët që shënojnë numra. Numërorët,

në përgjithësi, nuk janë fjalë emërtuese. Ata japin koncepte të veçanta që nuk lidhen me sende

reale, por me numrat matematikë.

Kanë vetëm një tipar qenësor: të dallojnë një numër nga numrat e tjerë. Si kuptim i tyre

kategorial është shënimi i sasisë së caktuar. Pikërisht, për hir të kuptimit të tij të veçantë, të

veçorive të tij strukturore dhe të faktit se ai formon një sistem të mbyllur fjalësh, numërori

dallohet nga shumë fjalë të tjera, të cilat shënojnë gjithashtu sasi, ose lidhen me numrin.

Tradicionalisht si numërorë janë trajtuar edhe ato fjalë që shprehin marrëdhënien e një sendi

me një numër, japin rendin e tij ndaj sendeve të tjera, pra të ashtuquajturit numërorë

rreshtorë. Sot këto fjalë trajtohen në klasën e mbiemrave, sepse si nga kuptimi, edhe nga

kategoritë gramatikore janë të njëjtë me mbiemrat marrёdhёniorё.

Pra, në klasën e numërorëve nuk hyn çdo fjalë që lidhet me sasinë dhe numrin, por vetëm ato

fjalë që shënojnë numra si përbërës të sistemit të numërimit si dhe thyesat. Si përfundim, jashtë

kësaj pjese të ligjëratës mbeten: fjalët që tregojnë radhën e sendeve e që kanë kategoritë

gramatikore të mbiemrit (i parë, i dytë, etj.); fjalët që emërtojnë sasi të përcaktuar me saktësi

dhe që kanë kategoritë gramatikore të emrit: shumicë, pakicë, gjysmë; fjalët që shënojnë sasi të

papërcaktuar sendesh e qeniesh të një fare, si përemrat e pacaktuar: aq, ca, disa, mjaft, pak ,

shumë, që afrojnë me numërorët si në planin kuptimor, ashtu edhe në planin gramatikor.

Numërori mund të tregojë një sasi të caktuar sendesh ose pjesë të sendeve a të një grupi

sendesh, prandaj dallohen numërorët dhe thyesat.

Numёrorёt themelorё

Në grupin e numërorëve që shprehin njësi të plota hyjnë ato fjalë që janë përbërës të sistemit të

numërimit: një, dy, tre, katër etj. Këta quhen edhe numërorë themelorë.

Mund të përdoren në sistemin e numërimit, në veprimet matematike ose si përcaktues të sasisë

së realieve të një fare.

Kur përdoren si elemente të sistemit të numërimit ose në veprimet matematike, këta numërorë

shprehin një numër abstrakt, nuk shoqërohen me ndonjë emër sendi, p.sh.: 5+3+2=10;

6x7=42 etj., duke shënuar vetëm një përfytyrim abstrakt e të përgjithshëm të sasisë së dhënë.

Shpesh numërorët shoqërojnë emra që tregojnë realie të një fare, sasia e të cilave është e

numërueshme, pra, përdoren si përcaktues të sasisë së këtyre realieve: tri karrige; dy dollapë;

pesë fëmijë etj.

Numërori përdoret i emërzuar për të mos përsëritur të njëjtin emër që nënkuptohet nga

konteksti, p.sh.: Ç'të bënte ai vetëm një kundër treve ?

Numërori përdoret për të treguar edhe datën, vitin: më 6.10.2011; një periudhë të caktuar kohe,

p.sh.: gjatë periudhës 1999-2009; në vitet 90 ; orën: ora ёshtë gjashtë e njëzet, etj.

Page 81: rrkgn asdfjkm

81

Numërorët themelorё mund të përdoren edhe me vlerën e mbiemrit për të dhënë rendin e

sendeve a qenieve në formë emërtimi të këtyre sendeve (dhomat e klasave, auditorëve,

hoteleve, pikat e një plani, listë emërore etj.), për shembull: auditori 411, figura 8, salla100...

Numërorët mund të shprehin sasi realiesh të një fare të shënuar me përafërsi. Për këtë përdoren

mjete të ndryshme, si:

a. Jepen njëri pas tjetrit dy numra njësish të thjeshta, ose dhjetëshesh, qindëshesh etj. Numrat

mund të lidhen mes tyre ose me vizë lidhëse, ose më një lidhëz bashkërenditëse veçuese, më

shpesh me a: këtu mblidhen tre-katër shokë bashkë; erdhën njëzet a tridhjetë veta; dy-treqind

kokë dhen, etj.

b. Numri shoqërohet me pjesëzat: afro, gati, gati-gati, ndo, nja, rreth, pothuaj, për të treguar

se numri i sendeve a qenieve është realisht më i vogël se numri i dhënë, por shumë afër tij:

vjersha ka gati tridhjetë strofa; u hodhe rreth dyzet metra; kishte afro një mijë studentë etj.

c. Përdoren në shumës fjalët dhjetë, dhjetra, qind, qindra, mijë, mijëra etj., për të shprehur në

mënyrë të papërcaktuar sasi të mëdha: kishte qindra e mijëra libra në bibliotekën e tij.

Për të treguar një sasi më të madhe sesa ajo që shënohet nga numërori i dhënë, ky shoqërohet

nga fjalët: më se, më shumë se, më tepër se, mbi ose ndiqet nga përemri i pacaktuar ca me

një lidhëz bashkërenditëse shtuese: kaluan më se tri vjet; hynë mbi tridhjetë njerëz; ka njëzet e

ca vjet.

Për të treguar një sasi më të vogël, përdoret lokucioni më pak se: U krye më pak se 30 përqind

e punës së paraparë.

Megjithëse numërori shpesh shoqëron emrat, dallohet qartë nga mbiemri, si nga kuptimi i tij

abstrakt sasior, ashtu dhe nga veçoritë e tij gramatikore. Zakonisht numërori nuk përshtatet me

emrin. Edhe në ato raste kur ai përshtatet, kjo nuk bëhet në të gjitha kategoritë.

Veçoritë strukturore e morfologjike të numërorëve themelorë

Numërorët janë fjalë të parme, të përngjitura, të përbëra dhe lokucione.

1. Fjalë të parme janë numërorët 014

-10: një, dy, tre etj....dhjetë.

2. Fjalë të përngjitura janë numërorët 11-19: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë. ... nëntëmbëdhjetë.

3. Fjalë të përbëra janë: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë..... njëqind, dyqind etj.15

4. Lokucione janë numërorët: 21-29; 31-39 etj. , 101-109; 201 - 299; 1001-1999 etj: tridhjetë

e një, dyqind e nëntëdhjetë e nëntë, një mijë, dy mijë, një milion etj.

Ka edhe fjalë të tjera, që, në bashkëvajtje me numra të ndryshëm, japin numra të mëdhenj të

përdorur në fizikë, astronomi, biologji etj.: bilion, biliard, trilion, triliard16

etj.

Fjalët e përngjitura ndryshojnë nga lokucionet, si nga rendi i gjymtyrëve përbërëse, ashtu dhe

nga mjeti lidhës: numërorët e përngjitur njëmbëdhjetë gjer në nëntëmbëdhjetë formohen nga

numërorët një gjer në nëntë të vendosur para dhe nga numërori dhjetë i vendosur prapa. Si mjet

lidhës është parafjala mbë: një mbë (:mbi) dhjetë. Kurse numërorët njëzet e një deri në njëzet e

nëntë, 31-39 etj., formohen nga numërorët 20, 30 etj. të vendosur para dhe nga numërorët 1-9

të vendosur prapa. Si mjet lidhës është lidhëza e.

Në bashkëvajtje me emrat, numërorët në përgjithësi nuk kanë asnjë kategori gramatikore.

Kategorinë e gjinisë e ka vetëm numërori tre ( për mashkulloren), tri ( për femëroren): tre

14

Numërori zero shpesh nuk përmendet në gramatikat e ndryshme dhe nëpër fjalorë shënohet si emër,

por në të vërtetë është numëror, madje dhe i emërzuar në mënyra të qëndrueshme: zero minuta e nëntë

sekonda; temperatura është zero gradë Celsius. 15

Numërorët njëzet, dyzet janë formuar nga numërorët një dhe dy, si dhe nga numërori i lashtë zet, i cili

nuk ndihet më si i tillë në gjuhë, as si fjalë. 16

Fjalët qind, mijë, milion, miliard, bilion etj., nuk mund të përdoren vetëm. Kur përdoren me

prapashtesën - ra, kanë kuptimin e një përemri të pacaktuar: qindra e mijëra vjet më parë.

Page 82: rrkgn asdfjkm

82

djem, tri vajza. Ka një prirje për t'u përgjithësuar forma tre edhe për femëroren, por kjo ёshtё

në kundërshtim me normën.

Numërori nuk e ka as kategorinë e numrit. Numërori një shoqëron emra në numrin njëjës,

kurse nga dy e lart shoqërojnë emra në shumës.

Numërorët, në bashkëvajtje me emra, nuk e kanë as kategorinë e rasës. Ata nuk pësojnë asnjë

ndryshim gjatë lakimit të emrit: pesë nxënës, pesë nxënësve etj.

Numërorët nga dy e lart, kur prihen nga nyja e përparme të, e japin sasinë e sendeve a qenieve

si tërësi të përcaktuar, si një të tërë të njohur e të shteruar. Në këtë përdorim quhen numërorë

me kuptim përmbledhës. Kur shoqëron emrin, numërori me kuptim përmbledhës, në

përgjithësi, nuk ka asnjë kategori gramatikore ( gjini, rasë, numër): të gjashtë shokët, të gjashtë

shokëve, të gjashtë vajzat, etj.

Numërori tre me kuptim përmbedhës e ruan gjithmonë kategorinë e gjinisë: të tri motrat, u

dërgoi të tria motrave...

Numërori dy me kuptim përmbledhës herë mbetet i pandryshuar, herë merr tregues gjinie, p.sh:

I mbulonte sytë me të dy duart. Tani të dyja shoqet duheshin më shumë.

Kur përdoren jo si shoqërues të emrave, por si tregues tё tyre, numërorët marrin edhe

kategorinë e rasës e, kur përdoren si përmbledhës, edhe të gjinisë, p.sh Të treve u erdhën letra.

Do të bëhet një nga të dyja.

Numërorët nga dy e lart lakohen njëlloj si emrat në shumës: dy, i, e dyve, dyve, dy, dyve; Kur

përdoren me kuptim përmbedhës, në gjininë mashkullore lakohen njëlloj si të parët, por kanë

edhe nyjën të: të dy, i,e të dyve etj.; në gjininë femërore: të dyja, i,e të dyjave,të dyjave, të dyja,

të dyjave.

Numërorët përdoren të emërzuar si numra abstraktë, duke i emërtuar numrat e dhënë në

veprime matematike, p.sh: Gjashta hyn pesë herë te tridhjeta. Po të zbresim nga njëzeta

dhjetë, mbeten dhjetë.

Numrat një, dy, tre emërzohen me anë të prapashtesës -sh: njësh-i, dysh-i, tresh-i, prandaj

lakohen sikur emrat e lakimit I. Gjithë numërorët e tjerë të emërzuar si numra abstraktë, ose si

tregues të vitit, lakohen sikur emrat femëror.(katra, pesa, etj)

Thyesat Thyesat janë një grup i veçantë mes numërorëve, që shënojnë numra jo me njësi të plota, por

me pjesë të një a disa njësive.

Thyesat nuk hyjnë në sistemin e numërimit; ato përdoren edhe si numra abstraktë, edhe të

emërzuar në një kontekst të caktuar.

Thyesat janë që të gjitha lokucione që përbëhen nga një numër i plotë abstrakt dhe nga një

mbiemër prejnumëror i emërzuar i gjinisë femërore: një e dyta, tre të katërtat etj. Meqë kanë si

element të dytë një mbiemër prejnumëror të emërzuar, thyesat kanë kategorinë e gjinisë dhe të

rasës. Thyesat që kanë si element të parë numërorin një, përdoren vetëm në njëjës, kurse gjithë

të tjerat vetëm në shumës.

Të gjitha thyesat kanë një gjini, gjininë femërore: një e treta, dy të pestat, pesë të tetat etj. Ky

tipar i afron me emrat.

Thyesat që kanë si përbërës të parë numërorin një, përdoren e lakohen vetëm në numrin njëjës,

p.sh:

E. një e katërta

Gj. i... një të katërtës

Dh. Rr. një të katërtës

K. një të katërtën

Page 83: rrkgn asdfjkm

83

Ato që kanë si përbërës të parë një numëror nga dy e lart, përdoren e lakohen vetëm në

shumës:

Em.K. dy të katërtat

Gj. i... dy të katërtave

Dh. Rr. dy të katërtave.

Në veprimet matematike thyesat përdoren:

a. Si numra abstraktë 6 + 2 + 5 etj.

9 + 3 + 6

b. Si shoqërues të emrave: Një nxënës harxhoi 3/4 orë për mësimin e matematikës, 1/2 orë për

mësimin e historisë...etj.

TERMAT KRYESORË:

numëror (themelor, thyesor), numra abstraktë, numëror rreshtor, emërzimi i numërorit.

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Cilat janë veçoritë e përgjithshme të numërorëve?

2. Çfarë i karakterizon numërorët themelorë?

3. Veçoritë e thyesave dhe përdorimi i tyre.

SI BЁHET ANALIZA E NUMЁRORIT?

1. Lloji i numёrorit

2. Kategoritё gramatikore

3. Sipas strukturёs dhe formimit

1. Nё pjesёn e parё tё analizёs pёrcaktoret nёse numёrori ёshtё themelor ose thyesё.

2. Nё pjesёn e dytё tё analizёs pёrcaktohet gjinia, numri dhe rasa. Kjo vlen vetёm pёr

thyesat, sepse numёrorёt themelorё nuk i kanё kёto kategori gramatikore, pёrveç numёrorit

tre-tri qё ka kategorinё e gjinisё.

3. Nё pjesёn e tretё tё analizёs pёrcaktohet nёse numёrori ёshtё i parmё ose jo i parmё (i

pёrbёrё, i pёrngjitur ose lokucion).

Fjalia:

Nё grupin tonё janё nёntёmbёdhjetё vajza dhe tridhjetё djem. Dy tё tretat vijojnё mёsimet

me rregull.

nёntёmbёdhjetё

1. Numёror themelor

2. S’ka

3. Numёror jo i parmё-i pёrngjitur

tridhjetё

1. Numёror themelor

Page 84: rrkgn asdfjkm

84

2. S’ka

3. Numёror jo i parmё, i formuar me pёrbёrje

dy tё tretat

1. Numёror-thyesё

2. Gjinia femёrore, numri shumёs, rasa emёrore

3. Numёror jo i parmё-lokucion

USHTRIME

Ushtrimi 1

Shkruani me fjalë numërorët e mëposhtëm. Klasifikojini ata sipas ndërtimit të tyre (të

parmë, të përngjitur, të përbërë, lokucion).

201..................................... 1057..................................................................

34....................................... 23500.................................................................

57....................................... 3/7 ....................................................................

80 ...................................... 2/10 ...................................................................

20 ......................................

Ushtrimi 2

Shkruani në tri mënyra të mundshme ditëlindjen tuaj (ditë, muaj, vit).

a.......................................................................

b......................................................................

c......................................................................

Ushtrimi 3

Shkruani numërorin 3 me fjalë.

3 librat e rinj i lexova brenda muajit. ..........................................................................

3 motrat po shkonin për vizitë tek të afërmit. .............................................................

Ushtrimi 4

Ndërtoni fjali ku numërorët 2, 3 t’i përdorni të emërzuar.

a.............................................................................................................

b..........................................................................................................

Ushtrimi 5

Në shembujt e dhënë dalloni numërorët; thoni ç’tregojnë; gjeni kategoritë e tyre

gramatikore, si dhe numërorët e emërzuar.

Page 85: rrkgn asdfjkm

85

Ata ishin katër veta: plaku, një grua rreth të tridhjetave dhe dy fëmijë. Djali më i vogël

nuk qe më shumë se tre vjeç.

Karvani që më parë numëronte dymbëdhjetë kafshë, tani kish vetëm katër.

Shtëpirat strukeshin mbi një grykë të ngushtë të rrethuar nga të tria anët me maja

malesh.

Të ardhurat ishin rritur 40-45 për qind.

Të tre burrat flisnin me sy të pikëlluar, por që të treve u vlonte truri.

Drithasi atëherë numëronte nja gjashtëdhjetë familje me nja tetëqind banorë.

Në pendët e tyre janë përzier gati të gjitha ngjyrat e ylberit, me mijëra dhe miliona

xhixha të vogla.

Tani Tori ishte bërë goxha djalë, kishte shkelur të gjashtëmbëdhjetat.

Ushtrimi 6.

Ç'fjalë janë numërorët e dhënë ? I shkruani ata me fjalë.

1, 7, 11, 19, 20, 60, 94, 100, 274, 875, 1953, 2000, 3001, 1987307;

Ushtrimi 7

Gjeni numërorët dhe thoni nëse janë fjalë të thjeshta, të përngjitura a shprehje. I shkruani

ata me fjalë.

Sipas një reviste me kuriozitete, një njeri, gjatë 50 vjetëve të jetës së tij, kalon në gjumë rreth

6000 ditë, punon rreth 6500 ditë, ecën rreth 800 ditë, ha rreth 1500 ditë, pushon rreth 4000 ditë

dhe sëmuret rreth 500 ditë. Gjatë kësaj kohe njeriu ha mbi 8700 kg bukë, rreth 3500 kg mish,

mbi 200 kg vaj, vezë, peshk dhe pi afërsisht 3000 litra ujë, qumësht, kafe etj.

Ushtrimi 8

Fjalëve të dhëna u shtoni numërorët një, dy, tre, katër, tridhjetë, dyqind. Cili prej tyre e ka

ndryshuar gjininë dhe pse?

fletore, libër, vajzë, djalë, grua, burrë, mal, fushë.

Pastaj, në grupet e krijuara, numërorët themelorë i ktheni në mbiemra. Ç'ndryshime

pësojnë?

Ushtrimi 9

Duke u nisur nga fjalitë e dhëna më poshtë, përcaktoni kur fjala një është numëror, kur

nyje joshquese, kur përemër i pacaktuar, si dhe rastet kur përdoret me kuptimin e mbiemrit,

të përemrit, të ndajfoljes dhe të pjesëzës.

Një dhe një bëjnë dy.

Ndenji vetëm një ditë.

Pa thënë një nuk thonë dy.

Janë në një kurs.

Ligji është një për të gjithë.

Këto rrugë në një qafë dalin.

Dy fshatra u bënë një.

Burrë e grua janë një.

Një nga më të diturit.

Page 86: rrkgn asdfjkm

86

I vë një mbi një.

Na ishte një plak e një plakë.

Ishte një ditë e bukur.

Vepër e një të panjohuri.

Punon me një metodë të re për mësimin e gjuhës angleze.

Një njeri që punon, s’ka kohë për fjalë.

A e njeh një Shpëtim Bardhi nga Përmeti.

Ka ardhur një nga fshati.

Ishte me një që s’e njihja.

Të vijë një tjetër.

M’u bë një si lëmsh në grykë.

Është një që s’e ka shokun.

Kishte një kalë të shpejtë.

U bënë një me tokën.

Lumi kishte ardhur një me urën.

E pandeh veten një me të;

Ushtrimi 10

Dalloni në cilat raste numërorët përdoren në lokucione të ngurosura a në fjalë të

përngjitura. Nënvizojini me një vizë kur shërbejnë si ndajfolje.

Kërkoi me mend shprehjen e fytyrës prej mermeri që i kishte rrëfyer Kozmai, por

prapë s’e kapi dot. U mundua një herë, dy, tre, por e pa se sa më shumë rrihte të

afrohej, aq më shumë largohej.

Të gjitha i numëronte me kujdes: një herë, dy herë, tri herë, gjersa kënaqej.

Tani filluan t’i binin ndër mend një nga një të gjitha ngjarjet.

Ky s’ta bënte as një as dy.

Vetëm një herë u dëgjua një thirrje e përbashkët.

Puna u nis ik një palë dhe eja një palë tjetër.

Kanatat e mëdha të portës u palosën më dysh.

Page 87: rrkgn asdfjkm

87

PËREMRI

Çështjet kryesore:

Njohuri të përgjithshme

Klasifikimi i përemrave

Njohuri të përgjithshme për përemrat vetorë

Lakimi i përemrave vetorë

Bashkimi i trajtave të shkurtra

Vendi dhe përdorimi i trajtave të shkurtra

Përemri vetvetor

Përemrat dëftorë

Përemrat pronorë

Përemrat pyetës

Përemrat lidhorë

Përemrat e pacaktuar

Rreth përdorimit të përemrave në ligjërim

Njohuri tё pёrgjithshme

Përemri është pjesë e ligjëratës që tregon në një mënyrë mjaft të përgjithshme frymorë dhe

sende, tipare ose sasi të pacaktuara tё frymorёve dhe sendeve.

Përemrat nuk emërtojnë, por tregojnë. Pikërisht funksioni tregues përbën edhe karakteristikën

e tyre. Ata janë një kategori me tipare mjaft të ndryshme nga njëri-tjetri, si nga ana

morfologjike, ashtu edhe nga ana sintaksore, por i bashkon nё një pjesë më vete të ligjëratës

kuptimi i përgjithshëm kategorial i të treguarit.

Përemrat mund të përfaqësojnë një emër, një mbiemër, një numëror ose një fjali të tërë

(ose njësi me bërthamë kallëzuesore), p.sh.: Pastaj lindi dielli. Ai ishte i rrethuar me ca re të

holla. Të jepte përshtypjen e njeriut gazmor dhe vërtet i tillë ishte. As unë s'di sa të kanë

kërkuar. Ai e dinte se sa të shkathëta ishin duart e saj.

Përgjithësisht, përemrat kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës. Disa

përemra nuk i kanë të gjitha kategoritë, disa janë të pandryshueshëm. Përemrat vetorë dhe

pronorë kanë edhe kategorinë e vetës.

Numri shumës te përemrat zakonisht nuk formohet me anë prapashtesash. Te përemrat vetorë

numri bёhet me anë formash supletive: unë- ne, ti- ju, ai - ata. Disa të tjerë përdoren vetëm në

formën e njëjësit ose vetëm me atë të shumësit: kush, kushdo, secili, disa, shumë.

Edhe kategorinë e rasës nuk e kanë të gjithë përemrat. Përemri lidhor që, përemrat pyetës ç,

çfarë, të pacaktuarit çdo, një, gjë etj. nuk ndryshojnë sipas rasave.

Kategoritë gramatikore të përemrave janë të kushtëzuara nga kategoritë e fjalëve që

përcaktojnë a përfaqësojnë, prandaj përshtaten në gjini, numër e rasë me ato fjalë, p.sh.: ky

nxënës, kjo nxënëse, këta nxënës, këto nxënëse.

Përemrat zakonisht nuk përcaktohen nga fjalë të tjera, por në disa raste po, p.sh. : asgjë e re,

diçka e bukur, ne të tjerët etj.

Përemri përdoret në të gjitha funksionet sintaksore në të cilat përdoret edhe emri, si: kryefjalë,

kallëzues emëror, kundrinor, përcaktor, rrethanor, etj.

Përemrat që përcaktojnë emra, mund të vendosen para këtyre (përemrat dëftorë, pyetës, të

pacaktuar), por edhe pas (pronorët, disa dëftorë) : ky qytet, cila shkolle? asnjë nxënës, djali i

tij, një vepër e tillë.

Page 88: rrkgn asdfjkm

88

Nga ana e fjalëformimit përgjithësisht përemrat janë fjalë të thjeshta. Janë të përngjitur një

pjesë përemrash të pacaktuar (askush, dikush, cilido etj.). Për nga burimi janë fjalë të parme,

por disa kanë dale nga emrat (gjë, njeri), që përdoren edhe si emra, edhe si përemra të

pacaktuar. Por ka edhe raste kalimi nga përemrat në emra, siç ndodh me emërzimin e

përemrave pronorë: Më vizituan të mitë.

Klasifikimi i pёremrave

Sipas kuptimit që kanë dhe funksionit që kryejnë, përemrat ndahen në shtatё grupe: përemrat

vetorë, përemri vetvetor, përemrat dëftorë, përemrat pronorë, përemrat pyetës,

përemrat lidhorë, përemrat e pacaktuar.

Përcaktimi i llojit të përemrave nuk mbështetet në një kriter: disa mbështeten në anën

kuptimore (vetorët, dëftorët, pronorët), disa tek ana funksionale (lidhorët, pyetësit etj.). Mes

tyre ka afrime dhe të veçanta. Për shembull, fjalët ai, ajo, ata, ato shërbejnë edhe si dëftorë

edhe si vetorë etj.

Duke u nisur nga veçoritë gramatikore, përdorimi dhe ana kuptimore, përemrat ndahen në tri

grupe:

1. Përemra-emra, që në fjali përdoren si fjalë më vete. Këtu përfshihen përemrat vetorë: unë,

ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato; përemrat e pacaktuar: askush, asgjë, kurrkush, diçka, gjëkafshë,

gjësendi, ndonjëri, tjetërkush etj.; lidhorët: që, i cili; si dhe përemrat dëftorë: ky, kjo, këta,

këto; përemrat pyetës: kush, cili, çfarë, kur nuk shoqërohen me emra.

2. Përemra-mbiemra, që nga karakteri i lidhjeve gramatikore u ngjajnë mbiemrave, përdoren

zakonisht në bashkëvajtje me emrat, përshtaten me ta në gjini, në numër dhe në rasë, si:

pronorët im, yt, i tij, i saj, ynë, pёremrat dёftorё i tillё, i kёtillё, i atillё, etj.

3. Përemrat numërorë, që nga karakteri i lidhjeve gramatikore afrojnë me numërorët, por që

ndryshe nga këto, tregojnë sasi të pacaktuara sendesh a frymorësh, si përemrat e pacaktuar:

shumë, pak, ca, disa, gjithë, tërë, aq, kaq, sa etj.

1. Përemrat vetorë

Përemrat vetorё tregojnё vetat që veprojnë. Kuptimi i vetës te këta përemra përkon me

kuptimin e tyre leksikor. Përemrat vetorë kanë tri veta.

Përemrat e vetës së parë unë, ne tregojnë vetën që flet. Në grupin e shumësit ne bën pjesë edhe

folësi. Përemrat e vetës së dytë ti, ju tregojnë vetën me të cilën flasim, pra, bashkëbiseduesin

ose bashkëbiseduesit.

Si përemra vetorë të vetës së tretë përdoren përemrat dëftorë ai, ajo (njëjës) dhe ata, ato

(shumës). Këta tregojnë frymorët ose sendet për të cilët bëhet fjalë.

Vetorët e dy vetave të para përdoren kryesisht për njerëz, kurse ato të vetës së tretë përdoren

edhe për frymorë të tjerë, edhe për sende. Vetorët e dy vetave të para përdoren për sende, kur

këto personifikohen: O malet e Shqipërisë e ju o lisat.... ju bregore bukuroshe...

Vetorët e dy vetave të para, nuk e zëvendësojnë ndonjë emër, kurse ata të vetës së tretë

përdoren për të mos përsëritur një emër të thënë më parë, p.sh.: Mësuesi u la fëmijëve

lamtumirën dhe ata u mallëngjyen.

Vetorët e dy vetave të para, në njëjës dhe shumës nuk e kanë kategorinë e gjinisë. Për numrin

shumës ata kanë fjalë të veçanta. Kështu ne nuk është shumësi i përemrit unë, por përfshin

folësin dhe disa të tjerë17

. Po kështu arsyetohet edhe trajta e shumësit ju. Përemrat e vetës së

tretë e kanë edhe kategorinë e gjinisë, edhe të numrit: ai, ajo - ata, ato.

17 Shpesh përemri NE përdoret nga njëjësi për modesti; ndërsa JU përdoret për TI në shenjë nderimi e

mirësjelljeje.

Page 89: rrkgn asdfjkm

89

Lakimi i pёremrave vetorё

Kategorinë e rasës e kanë tё gjithë përemrat vetorë. Në rasat dhanore e kallëzore, përveç

trajtave të plota, kanë dhe trajta të shkurtra. Këto janë fjalë të patheksuara, që vendosen

zakonisht para foljeve (por edhe pas tyre).

Veta I Veta II

njëjës shumës njëjës shumës

E. unë ne ti ju

Gj. - - - -

Dh. mua, më neve, na ty, të juve, ju

K. mua, më ne, na ty, të ju, ju

Rr. meje nesh teje jush

Veta III

njëjës shumës

mashk. fem. mashk. fem.

E. ai ajo ata ato

Gj. i... atij i... asaj i.... atyre i.... atyre

Dh. atij, i asaj, i atyre, u atyre, u

K. atë (të), e atë (të), e ata (ta), i ato(to), i

Rr. atij (tij) asaj (saj) atyre (tyre) atyre (tyre)

Vetorët e vetës së parë e të dytë nuk përdoren në rasën gjinore (ose përdoren në gjuhën e folur

në ndërtime të tilla, si: Si do të vejë halli i mua(i ty) të gjorit, i neve (i juve) të shkretëve.

Trajtat e shkurtra, si gjymtyrë fjalie, janë kundrinorë të drejtë ose të zhdrejtë. Disa trajta të

shkurtra janë të njëjta nga forma, ato dallohen nga konteksti.

Në rasën rrjedhore vetorёt përdoren rregullisht vetëm me parafjalë, p.sh.: Pas meje ( teje,

nesh) ecte...

Përemrat e vetës së tretë në kallëzore e rrjedhore përdoren zakonisht pa a-në nistore. Në këto

raste shoqërohen gjithnjë me parafjalë, p.sh.: foli me të (ta,to). U nis drejt tij (saj, tyre).

Bashkimi i trajtave të shkurtra

Shpesh përdoren pranë njëra-tjetrës dy trajta të shkurtra. Në këtë bashkim, e para është e rasës

dhanore, njëjës a shumës e çdo vete, kurse e dyta është e rasës kallëzore, njëjës e shumës, e

vetës së tretë.

veta dhanore +kallëzore (njëjës) dhanore +kallëzore(shumës)

I më + e = ma më + i = m'i

II të + e = ta të + i = t'i

III i + e = ia i + i = ia

I na + e = na e na + i = na i

II ju +e = jua ju + i = jua

III u + e = ua u + i = ua

Page 90: rrkgn asdfjkm

90

Trajtat m'i, t'i shkruhen me apostrof, trajtat na e, na i shkruhen ndaras. Trajtat ma, ta

shkruhen pa apostrof, sepse a-ja del nga shkrirja e ë + e: të e dhashë ( ta...). Te trajtat ia (

i+e), jua ( ju+e), ua (u+e) a-ja është në anologji me ma, ta. Po kështu edhe në shumës: i+i =

ia.

Kur trajtat e shkurtra dhe të bashkuarat ndodhen para pjesëzave të të lidhores, do të të së

ardhmes ose disa formave të pashtjelluara, zanorja ë bie dhe përdoret apostrofi: (do) t'i

shkruaj, do t'ju shkruaj, për t'i dhënë, për t'u dhënë etj.

Trajtat e bashkuara i+e dhe i+i shkruhen ia: Ia mora librat. Trajtat i+u dhe u+u (u-ja ёshtё

pjesёz e kohёs sё kryer tё thjeshtё) shkruhen iu: djalit iu kujtua; djemve iu kujtua. Kur

bashkimet ia, iu janë pas foljes në mënyrën urdhërore, shkruhen me ja, ju: jepja, jepju.

Vendi dhe përdorimi i trajtave të shkurtra

Zakonisht trajtat e shkurtra vendosen para foljeve në çdo kohë e në çdo mënyrë: e lexova, i

mora, të pashë etj. Në mënyrën urdhërore vendosen edhe pas foljes ose në trup të saj: merre,

hape, hapeni, dërgomëni.

Kur folja është në mënyrën urdhërore në formën mohore (mos e merr), në lidhore ( të më

japësh), në të ardhmen (do t'i mësoj) ose në format e pashtjelluara, trajtat e shkurtra vendosen

gjithnjë midis pjesëzës dhe foljes (për t'ia mësuar).

Me mënyrën urdhërore përdoren vetëm trajtat e shkurtra të vetës së parë e të tretë, kurse ato të

vetës së dytë jo.

Trajtat e shkurtra ose shprehin drejtpërdrejt kundrinorin e zhdrejtë a të drejtë, ose e përsëritin

atë: Më (të) ka sjellë një libër. Dëgjomë mua. Atyre u duhen dërguar disa libra. E pashë, e

njohim atë. I morëm librat.

2. Përemri vetvetor Përemri vetvetor është ai lloj përemri që tregon personin, i cili, në një fjali të caktuar,

përfaqëson njëkohësisht atë që e kryen dhe atë që e pëson një veprim, p.sh.: Atëherё e

përmblodha veten. I dhimbset vetja. S'i besonte as vetes. Ajo mendonte vetёm pёr veten.

Përemrat vetvetorë të shqipes janë vete, vetja dhe vetvete, vetvetja. Përemri vetvetor ka

kuptim përemëror dhe strukturë emërore. Ai përdoret pa dhe me parafjalë. Fliste me vete.

Përemri vetvetor përdoret për të treguar persona e rrallë edhe sende: Ai zë sillte me vete

jehonën e fëmijёnisë.

Vetvetori nuk ka forma të veçanta për të dalluar gjininë dhe numrin shumës. Megjithatë, mund

të përdoret edhe për realie në shumës për të tria vetat: Duhet të respektojmë veten. Duhet ta

ruani veten. Ata e ndiejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Lakohet si emrat femërorё në trajtën e shquar njëjës:

E. vetja (vetvetja)

Gj. i... vetes (vetvetes)

Dh. vetes (vetvetes)

K. veten (vetveten)

Rr. vetes (vetvetes)

Kur ndiqet nga ndonjë përcaktor, përemri vetvetor përdoret në trajtën e shquar dhe me

parafjalë. Ndiente në veten e tij një forcë të madhe. Mos fol shumë për veten tënde.

Vetvetori përdoret pothuajse në të gjitha funksionet nё tё cilat përdoret dhe emri.

Page 91: rrkgn asdfjkm

91

3. Përemrat dëftorё

Përemrat dëftorё janë ai lloj i përemrave që tregojnё realie ose tipare të këtyre realieve, që

ndodhen pranë ose larg folësit.

Përemrat dëftorë janë: ky, kjo, për sende a frymorë afër folësit; ai ajo për realie larg folësit; si

dhe i atillë, i këtillë, i tillë, bashkë me format e tyre të femërores në njëjës dhe shumës.

Përemrat ai, ajo, ata, ato shërbejnë edhe si përemra vetorë, edhe si dëftorë.

Këta përemra janë vetorë:

a. Kur zëvendësojnë një emër të përmendur pak më parë, p.sh. : Heronjtë nuk vdesin, ata

përjetësohen në këngë. Nё dhomё hyri babai. Ai dukej i lodhur.

b. Kur përdoren edhe pa a-në nistore: Bisedonte me të. Rreth tyre u mblodhën plot njerëz.

Janë dëftorë:

a. Kur mund të zëvendësohen me përemrat ky, kjo, këta, këto, në qoftë se realiet e treguara

prej tyre vihen afër folësit: -Ç'janë ata ? - pyeti djaloshi. Merre atë.

b. Kur mund të përcaktohen nga ndjafolja atje ose nga ndonjë rrethanor tjetër. Ai atje është më

i mirë.;

c. kur përcaktojnë një emër: Ky është ai këngëtari për të cilin të kam folur. Mos i beso atij

njeriu.;

ç. Kur ndiqen nga një pjesë e nënrenditur përcaktore: Ai që punon, gëzon. Ajo që ngjau, nuk

ishte e rastit.

Dëftorët kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës. Kanë forma të veçanta

vetëm për gjininë mashkullore e femërore, kurse për gjininë asnjanëse jo. Përemrat ky, kjo, ai,

ajo kanë forma të veçanta supletive për numrin njëjës dhe për shumësin: ky - këta, kjo - këto,

ai - ata etj.

Kur përdoren si përcaktues të emrave, dëftorët ky, kjo, ai, ajo, vendosen përpara emrave,

kurse dëftorët i këtillë, i atillë, i tillë vendosen zakonisht pas emrave.

Dëftorët ky, ai ( gjinia, numri, lakimi).

Këta lakohen në njëjës e në shumës në të dyja gjinitë.

Ja si lakohet përemri ky:

Njëjës Shumës

Mashk. Fem. Mashk. Fem.

E. ky kjo këta këto

Gj. i... këtij i... kësaj i... këtyre i... këtyre

Dh. këtij kësaj këtyre këtyre

K. këtë këtë këta këto

Rr. këtij kësaj këtyre këtyre

Në togjet e tipit ky djalë, kjo vajzë, ajo vajzë etj., lakohen të dy përbërësit: ky djalë, i këtij djali,

këtij djali, këtë djalë... ; ajo vajzë, i asaj vajze, asaj vajze etj.

Dëftorët i këtillë, i atillë, i tillë. Këta janë të gjinisë mashkullore. Në femërore nyja i kthehet

në e : e këtillë, e atillë, e tillë. Në shumës: të këtillë, të atillë, të tillë (gjinia mashkullore); të

këtilla, të atilla, të tilla (gjinia femërore).

Zakonisht këta përemra përdoren bashkë me emrat. Lakohen si mbiemrat e nyjshëm, d.m.th. u

ndryshon vetëm nyja e përparme: një vepër e tillë, i një vepre të tillë etj.

Page 92: rrkgn asdfjkm

92

4. Përemrat pronorё

Përemrat pronorё janë ai lloj i përemrave që tregojnё se sendi i dhënë i përket një vete të

caktuar; libri im, motra jote, mendimi yt etj. Këtu përfshihet edhe pronori vetvetor i,e, tё vet.

Përemrat pronorë nuk tregojnë vetën, por përkatësinë ndaj një vete të caktuar.

Çdo pronor ka dy palë trajta: im - ime, e imi - e mia, yt - jote etj.

Pronorët përdoren në bashkëvajtje me emra ose të emërzuar.

Vendosen kryesisht pas emrave që përcaktojnë. Kur shoqërojnë emra farefisnie, si: atë, bir,

bijë, gjysh, nip etj. vendosen edhe përpara tyre: im bir, yt vëlla etj.

Nuk mund të vendosen përpara përemrat e vetës së tretë. Në vend të tyre, me emrat e

farefisnisë mund të përdoret nyja me vlerë pronori, e cila kryen funksionin e një përemri

pronor për vetën e tretë: e motra, i biri, së gjyshes, të vëllanë etj.

Kategoritë gramatikore të përemrave pronorë

Përemrat pronorë kanë kategorinë e vetës, të gjinisë, të numrit e të rasës.

Gjithashtu mund të emërzohen.

Kategoria e vetës Te pronorët kjo kategori është plotësisht paralele me atë të përemrave vetorë. Pronorët kanë tri

veta. Veta e parë: im - ime, e mi - e mia, ynë – jonë, tregon se sendi i përket vetës së parë. Kjo

është shkolla jonë. Veta e dytë: yt - jote, e tu - e tua, juaj - juaj, tuaj - tuaja, tregon se sendi i

përket vetës së dytë: Klasa juaj ka përparim të mirë. Veta e tretë: i tij, e tij / e tij, i saj - e saj/

e saj, i tyre - e tyre/ e tyre, i vet - e vet/ e vet - e veta, tregon se sendi i përket vetës së tretë:

Poema e tij është shumë e bukur.

Pronori vetvetor i, e tё vet ka vetëm një vetë, vetën e tretë. Ky duhet të përdoret vetëm kur

tregon se sendi i përket kryefjalës: Agroni çuditej me guximin e vet (Po të përdorej e tij, mund

të keqkuptohej, të merrej për guximin e dikujt tjetër, gjithashtu të vetës së tretë). Përemrat i tij,

e saj, i tyre përdoren edhe kur sendi i përket një gjymtyre tjetër të fjalisë, p.sh. : Ai s'kishte

dëgjuar të flitej për djalin e tij ( të dikujt tjetër, jo të kryefjalës).

Kategoria e gjinisë

Pronorët kanë forma gjinie për të tria vetat. Gjinia e tyre është në varësi të plotë nga gjinia e

emrave që përcaktojnë. Në të dy vetat e para, në varësi nga gjinia "e pronës" kemi trajtat im,

ime, yt, jote, e tu, e tua etj., të cilat përdoren edhe nga "pronarë" të gjinisë mashkullore edhe

nga "pronarë" të gjinisë femërore. Por, këtu ndikon numri "i pronarit", prandaj çdo gjini e vetës

së parë dhe të dytë del me të dy trajta: im - ynë, ime – jonë, etj.

Në vetën e tretë njëjës përemri pronor ka dy trajta për secilën gjini (kur "pronari" është në

numrin njëjës), në varësi nga gjinia "e pronarit" dhe "e pronës" : i tij - i saj, e tij - e saj.

Pronorët e vetës së tretë janë të nyjshëm. Nyja e përparme shkon gjithmonë sipas gjinisë së

"pronës", kurse trupi i pronorit sipas gjinisë së "pronarit": libri i tij - fletorja e tij.

Kur "pronari" është shumës, kemi përsëri vetëm nga një trajtë në varësi nga gjinia e "pronës":

qyteti i tyre - shtëpia e tyre.

Gjinia femërore e pronorëve formohet nga gjinia mashkullore në këto mënyra:

a. Duke ruajtur formën e mashkullores: djali juaj - vajza juaj;

b. Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme, ashtu si mbiemrat: i tij - e tij, i saj- e saj, i tyre -

e tyre;

c. Duke i shtuar formës së gjinisë mashkullore mbaresat femërorizuese e dhe a: im - ime, e mi

- e mia, e tu - e tua, tuaj - tuaja, e vet - e veta;

ç. Me anë trajtash të ndryshme: ynë - jonë, tanë - tonë, yt - jote.

Kategoria e numrit. Edhe për numrin pronorët shihen nga dy anë, nga "prona" dhe

"pronari".

Pronorët përshtaten në numër me emrat që përcaktojnë. Duke i parë nga raporti dyfish

"pronë/pronar", për secilin numër kanë më shumë se një trajtë, p.sh.: libri im, përemri im

Page 93: rrkgn asdfjkm

93

është në numrin njëjës ("prona" dhe "pronari" janë në numrin njëjës); libri ynë, pronori ynë

është përsëri në njëjës (këtu "prona" është në njëjës, kurse "pronari" në shumës). Pra, del se

përemrat pronorë për vetën e parë dhe të dytë kanë nga dy palë trajta për çdo numër, kurse për

vetën e tretë kanë katër palë trajta në njëjës dhe në shumës.

Veta I Veta II

njëjës shumës njëjës shumës

M. F. M F M F M F

im ime e mi e mia yt jote e tu e tua

ynë jonë tanë tona juaj juaj tuaj tuaja

Veta III

njëjës shumës

M F M F

i tij e tij e tij të tij

i saj / i vet e saj / e vet e saj të saj

i tyre e tyre e tyre të tyre

e vet tё veta

Kategoria e rasës Pronorët kanë edhe kategorinë e rasës. Mund të përdoren në bashkëvajtje me emra ose si të

emërzuar në një kontekst. Në të dy rastet lakohen rregullisht, kurse përemrat tanë/tona, tuaja -

tuaja lakohen vetëm të emërzuar.

Lakimi i pronorëve

a. në bashkëvajtje me emra të shquar

Veta I

Mashkullore Femërore

E. shoku im shoqja ime

Gj. i... shokut tim i... shoqes sime

Dh. Rr. shokut tim shoqes sime

K. shokun tim shoqen time

E. shoku ynë shoqja jonë

Gj. i... shokut tonё i... shoqes sonё

Dh. Rr. shokut tonë shoqes sonë

K. shokun tonё shoqen tonë

Pronorët e vetës së parë shumës e mi, e mia lakohen njëlloj si mbiemrat e nyjshëm, kurse ata të

vetës së parë shumës tanë, tona nuk lakohen.

Veta II

Njëjës

E. shoku yt shoqja jote

Gj. i… shokut tёnd i… shoqes sate

Dh. Rr. shokut tënd shoqes sate

K. shokun tёnd shoqen tënde

Page 94: rrkgn asdfjkm

94

E. shoku juaj shoqja juaj

Gj. i… shokut tuaj i… shoqes suaj

Dh. Rr. shokut tuaj shoqes suaj

K. shokun tuaj shoqen tuaj

Edhe pronorët e vetës së dytë shumës e tu, e tua lakohen njëlloj si mbiemrat e nyjshëm, kurse,

tuaj, tuaja nuk lakohen.

Pronorët e vetës së tretë i(e) tij, i (e) saj, i(e) tyre, i(e) vet, e veta lakohen njëlloj si mbiemrat e

nyjshëm.

b. Në bashkëvajtje me emra farefisnie

Veta I Veta II

njëjës njëjës

M F M F

E. im vëlla ime motër yt vëlla jot motër

Gj. i... tim vëllai i... sime motre i... tyt vëllai i ... sat motre

Dh.Rr. tim vëllai sime motre tyt vëllai sat motre

K tim vëlla time motër tët vëlla tët motër

Përdorimi i pronorëve në formë të emërzuar

Përemrat pronorë mund të emërzohen vetëm kontekstualisht, d.m.th. ata e kanë gjithmonë të

nënkuptuar emrin. Edhe kur emërzohen, pronorët nuk e emërtojnë sendin e dhënë, por vetëm e

tregojnë atë.

Format e pronorëve të emërzuar janë:

Veta I - imi - të mitë, yni - tanët, imja- të miat, jona-tonat

Veta II - yti - të tutë, juaji - tuajt, jotja - të tuat, juaja - tuajat

Veta III- i tiji - të tijtë, i tyre - të tyret, e tija- të tijat, e tyrja - të tyret; i saji - të sajtë, i

tyre - të tyret; e saja - të sajat, e tyrja - të tyret; i veti - të vetët, e veta - të vetat; p.sh. : Ky

është mendimi juaj dhe yni. Do të kesh një punë më të bukur se jona. Miku im dhe juaji ju

dërgon të fala.

5. Përemrat pyetës Përemrat pyetës janë ai lloj i përemrave që shërben për të pyetur për realie, për sasinë, radhёn,

përkatësinë a tiparet e tyre.

Përemrat pyetës janë: kush, cili, , ç', çfarë, çka, sa, i sati, se.

Përemri pyetës kush ka kuptim shumë të pacaktuar dhe përdoret vetëm për njerëz: Kush foli?

Kush po troket? Ky përemër ndiqet vetëm nga folje të numrit njëjës. Ka vetëm kategorinë e

rasës dhe lakohet kështu:

E. kush; Gj. i, e kujt; Dh. Rr. kujt; K. kë

Mund të shoqërohet me parafjalë të ndryshme: Me kë erdhe ? Për kë do të flasësh ? Nuk duhet

të përdoret në bashkëvajtje me emra p.sh. : *Kush nxënës foli?

Përemri cili përdoret për frymorë dhe për sende; ka kuptim më pak të pacaktuar se përemri

kush. Përdoret për të pyetur për frymorë a sende të një grupi të caktuar: Cili qe ai që këndoi?

Cili prej jush nuk e kupton rëndësinë e kësaj?

Ka kategorinë e gjinisë: cili, cila; të numrit: cilët, cilat dhe të rasës:

Page 95: rrkgn asdfjkm

95

mashkullore femërore

njëjës shumës njëjës shumës

E. cili cilët cila cilat

Gj. i... cilit i... cilëve i... cilës i... cilave

Dh.Rr. cilit cilëve cilës cilave

K. cilin cilët cilën cilat

Përemri ç përdoret për të pyetur për realie, si dhe për tiparet e tyre, si p.sh.: Ç'deshi të thoshte

Skënderi me ato fjalë? Ç'kërkoni? Ç'njeri është ai ? S'ka asnjë kategori gramatikore. Rrallë

shoqërohet me parafjalë: Me ç'ta ndez zjarrin? Ky pёremёr shkruhet gjithnjё me apostrof.

Përemri çfarë nga funksioni është i njëjtë me përemrin ç’. Ndryshon nga ky vetëm se mund të

shoqërohet me parafjalë edhe kur s'është në bashkëvajtje me emra, p.sh: U tregonte shokëve se

për çfarë kishin biseduar. Përdoret i ngurosur. Emri që shoqëron përemrin çfarë përdoret në

rasën rrjedhore të pashquar: Çfarë lajmi sjell?

Pёremri çka ka funksion tё njёjtё me pёremrat ç dhe çfarё. Gjithashtu pёrdoret ngurosur.

Ndryshe nga pёremri çfarё, çka nuk mund tё pёrdoret nё bashkёvajtje me emёr. P.sh.: Çka

deshi tё thoshte Skenderi? Çka kёrkoni? Çka kishin biseduar? Pёr çka kishin biseduar? etj.

Përemri sa përdoret për të pyetur për sasinë e realieve: Sa erdhën ? Sa libra ke?

Ka vetëm kategorinë e rasës dhe lakohet kështu:

E. sa; Gj. i (e) save; Dh. Rr. save; K. sa

Ky përemër përdoret kryesisht në rasën emërore dhe kallëzore. Mund të përdoret edhe me

parafjalë: Prej sa vetave ke marrë letra ?

Përemri i sati përdoret për të pyetur për radhën e realieve: I sati dole ? Ky përemër është

formuar nga përemri sa me prapashtesën -të dhe nyjën e përparme i. Përdoret gjithnjë në

trajtën e shquar.

Përemri se përdoret për të pyetur për sende, për lëndën nga e cila përbëhet një send , për mjetin

a shkakun: Me se do të nisemi ? Nga se vuan?

Përemri pyetës se përdoret vetëm me parafjalë.

6. Përemrat lidhorё Përemrat lidhorё shërbejnё për të lidhur një pjesë të nënrenditur përcaktore me një gjymtyrë të

një pjese tjetër ose me një fjali.

Përemrat lidhorë ndryshojnë nga lidhëzat, sepse, përveç funksionit lidhës që kryejnë, janë edhe

gjymtyrë fjalie. Ata ndahen në të caktuar dhe në të pacaktuar.

a. Përemri lidhor është i caktuar kur i referohet një gjymtyre emërore ose përemërore të pjesës

drejtuese, nga e cila kushtëzohet edhe kuptimi i tij, p.sh: Romani që analizuam, është i njohur.

Përemrat lidhorë të caktuar janë që dhe i cili.

Lidhori që lidh një pjesë të varur përcaktore me një gjymtyrë të caktuar të një pjese tjetër:

Bardhyli, që e kishte mendjen te kënga, s'e dëgjoi fare të vëllanë.

Përemri që përdoret zakonisht në funksionin e kryefjalës dhe të kundrinorit të drejtë, p.sh.: Foli

edhe Drita, që erdhi pak me vonesë. I mori vesh ato që i tha i ati.

Përemri lidhor i cili i përket kryesisht ligjërimit libror. Ai ka kategorinë e gjinisë, të numrit ( i

cili, e cila, të cilët, të cilat ) dhe të rasës:

Page 96: rrkgn asdfjkm

96

Mashkullore Femërore

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. i cili të cilët e cila të cilat

Gj. i... të cilit i... të cilëve i... së cilës i... të cilave

Dh.Rr. të cilit të cilëve së cilës të cilave

K. të cilin të cilët të cilën të cilat

b. Përemri lidhor është i pacaktuar kur nuk i referohet ndonjë gjymtyre të pjesës drejtuese dhe

është kuptimisht i zbërthyeshëm në dy përemra, nga të cilët i dyti është patjetër lidhor, kurse i

pari është dëftor ose i pacaktuar, p.sh.: Kush (ai që) punon, gëzon. Morën ç'gjetën ( atë që

)gjetën.

Përemri lidhor i pacaktuar kush shpreh kuptimin e dy përemrave që tregojnë vetëm frymorë:

Le të vijë kush të dojë. Merre prej kujt të duash.

Përemri lidhor i pacaktuar cili shpreh kuptimin e dy përemrave që tregojnë frymorë ose sende:

Të vijë cili të dojë. Puno me cilin të duash.

Përemri lidhor i pacaktuar ç' (çka)shpreh kuptimin e dy përemrave që tregojnë sende,

ndonjëherë edhe frymorë: Ne, ç'(çka)kemi (atё qё kemi), këtu e themi. Ç'(ata qё)ishin djem,

filluan të këndonin.

Përemri lidhor i pacaktuar sa ka gjithashtu kuptimin e dy përemrave; përdoret për frymorë, por

edhe për sende: Sa (ata qё) erdhën, u kënaqën të gjithë. Sa (ato qё) thamë, këtu të mbeten.

7. Përemrat e pacaktuar

Përemrat e pacaktuar tregojnё realie në mënyrë të pacaktuar ose sasi të pacaktuar frymorësh a

sendesh. Veçoria e përemrave të pacaktuar është pacaktuesia dhe ky tipar ruhet në të gjitha

rastet.

Përemrat e pacaktuar janë: kush, dikush, një, njëri, ndonjë, njëfarë, askush, kurrkush,

asgjë, gjë, gjëkafshë, diçka, seç, çdo, secili, tjetër, njëri- tjetrin, pak, ca, disa, shumë,

gjithë, gjithfarë etj.

Disa përemra tregojnë frymorë: kush, dikush etj. , disa tregojnë sende: gjëkafshë, diçka, disa

të tjerë mohojnë një frymor a send (askush, asgjё), por të gjithë i bashkon kuptimi i tyre i

pacaktuar. Shumë përemra të pacaktuar përdoren edhe në bashkëvajtje me emra, të tjerë

përdoren vetëm në bashkëvajtje me emra, kurse disa nuk mund të shoqërojnë emra.

Nga pikёpamja e ndërtimit një pjesë janë të thjeshtë: gjithë, tërë, mbarë, kush etj. , por

shumica janë fjalë të përngjitura: kushdo, secili, çfarëdo, gjithçka etj.

Nga pikëpamja morfologjike përemrat e pacaktuar ndahen në të ndryshueshëm: kush,

dikush, ndonjëri dhe të pandryshueshëm: ndonjë, çdo, gjë etj.

Përemrat e pacaktuar kryejnë në fjali funksionin e kryefjalës, kundrinorit, rrethanorit,

përcaktorit.

Klasifikimi i përemrave të pacaktuar

Nga kuptimi përemrat e pacaktuar ndahen në : a. Përemra që tregojnë frymorë ose sende të

pacaktuara;

b. Përemra që tregojnë sasi të pacaktuar frymorësh a sendesh.

a. Përemrat që tregojnë një frymor ose send në mënyrë të pacaktuar

Përemra të tillë janë: kush, dikush, njëri, asnjëri, diçka, gjë, gjëkafshë, gjësend, asgjë,

hiçgjë, kurrgjë, një, njeri, ndonjë, njëfarë, secili, çdo, gjithsecili, kushdo, cilido, tjetër,

tjetërkush, etj.

Page 97: rrkgn asdfjkm

97

Përemri kush, si i pacaktuar, ndryshon nga përemri pyetës kush, sepse përdoret në kuptimin e

përemrave ndonjë, dikush, qëndron zakonisht në fund të fjalisë dhe nuk shoqërohet me

parafjalë: Erdhi kush? Ka vetëm kategorinë e rasës, por kryesisht përdoret në emërore e

dhanore: Mos i thuaj kujt.

Përemrat dikush, ndokush përdoren më shpesh dhe në çdo rasë.

Përemri njeri, me prejardhje emërore, ka të njëjtin kuptim me përemrat ndokush, ndonjë: S'u

përgjigj njeri ( ndokush, ndonjë).

Përemrat diçka, gjë, asgjë, kurrgjë etj., tregojnë një send të pacaktuar: Ju duhet të dini diçka.

Përemrat asnjë, hiçgjë, kurrgjë, asgjësend etj., e mohojnë sendin e treguar në mënyrë të

papërcaktuar: Ata s'bënë kurrgjë. Nuk erdhi asnjё.

Përemrat një, njëri, ndonjë, ndonjëri, njëfarë tregojnë frymorë dhe sende të papërcaktuara.

Përemri një, me prejardhje nga numërori, zakonisht ndiqet nga një emër me parafjalët nga ose

prej apo nga një pjesë e nënrenditur përcaktore: Takova një nga Durrësi. Biseduam me një

prej Durrësi. U përshëndeta me një që s'e kisha parë prej kohësh.

Përemrat një dhe ndonjë përdoren edhe në trajtë të shquar: njëri, ndonjëri. Kanë kategorinë e

gjinisë dhe të rasës: njëri - njëra, ndonjëra, ndonjërit, ndonjërin etj.

Përemrat secili, çdo, gjithsecili, gjithsekush, kushdo, cilido, tregojnë elemente të një grupi të

marrë veç e veç: Secili do të vlerësohet për punën.

Përemrat secili, gjithsecili, cilido kanë kategorinë e gjinisë: secili - secila, cilido - cilado dhe

të rasës, kurse kushdo e gjithkush kanë vetëm të rasës. Gjatë lakimit u ndryshon vetëm

elementi kush dhe cili.

Përemrat tjetër, tjetërkush tregojnë një frymor a send në përgjithësi, të ndryshëm nga frymori

a sendi i përmendur. Përemri tjetër ka kategorinë e numrit: tjetër - të tjerë, kurse në shumës

ka edhe të gjinisë: të tjerë - të tjera. Përdoret edhe i emërzuar: Djali i madh qeshi, tjetri s'foli.

Ka edhe kategorinë e rasës: tjetri, i tjetrit, tjetrit, tjetrin.

Përemrat njëri-tjetrin, shoku-shokun shprehin marrëdhënie të ndërsjellëta, p.sh.: I shkruajnë

njëri - tjetrit. I pari ka kategorinë e gjinisë: njëra - tjetra dhe të rasës, por përdoret kryesisht në

rasat e zhdrejta. Përemri shoku - shokun ka vetëm kategorinë e rasës, por vihet vetëm në

dhanore, rrjedhore e kallëzore: shoku - shokut, shoku -shokun.

b. Përemrat e pacaktuar që tregojnë sasi të pacaktuar frymorësh a sendesh

Përemra të tillë janë: ca, pak, disa, shumë, mjaft, kaq, aq, gjithë, tërë, mbarë etj., p.sh.: disa

erdhën, gjithë fëmijët; shumë studentë, etj.

Vetëm përemri disa ka kategorinë e rasës, kur nuk është në bashkëvajtje me një emër, kurse

përemrat shumë, mjaft, plot përdoren në formë të ngurosur. Këta përemra s'duhen ngatërruar

me ndajfoljet e sasisë.(Shumё studentё kishin ardhur. Studentёt mёsonin shumё)

Përemrat gjithë, tërë, mbarë tregojnë tërësi të pacaktuar frymorësh a sendesh. Gjithë e tërë

kryesisht shoqërohen me emra dhe nuk ndryshojnë. Këta përemra mund të marrin edhe nyjë të

pёrparme dhe në këtë rast dallohen në gjini: i gjithë - e gjithë, i tërë - e tërë; në numër: i

gjithë - të gjithë, e gjithë - të gjitha dhe në rasë(tё gjithёve, tё gjithave...).

Kur shoqërohen me emra, rasa në numrin njëjës shprehet me ndryshimin e nyjës së përparme.

Përemrat gjithfarë, gjithfarëlloj, lloj-lloj, çfarëdo tregojnë realie të çdo lloji, p.sh.: Tregonin

gjithfarë ngjarjesh.

Përemri çfarëdo ndiqet nga një emër në rasën rrjedhore të pashquar njëjës: Kryen çfarëdo

pune.

Rreth pёrdorimit tё pёremrave gjatё ligjёrimit

Në ligjërimin e folur dhe të shkruar vihen re përdorime të gabuara të trajtave rasore të

përemrave vetorë. Më të shpeshta janë rastet e përdorimit të trajtave *neve, *juve për ne dhe

ju, pra përdoret gabimisht trajta e rasës dhanore në vend të trajtave të rasës kallëzore dhe

Page 98: rrkgn asdfjkm

98

emërore. Për shembull: *Neve e ndërpremë punën për Ne e ndërpremë punën; Me mjetet që

kemi *neve për Me mjetet që kemi ne. E njëjta dukuri ndodh edhe kur këto përdoren me

parafjalë: Nga *neve pritet më shumë për Nga ne pritet më shumë etj. Në këtë rast duhet

mbajtur parasysh se trajtat neve, juve nuk përdoren asnjëherë me parafjalë.

Po kështu, vihet re që pas parafjalëve nga e te(k), përdoren format e rasës dhanore: Eja tek

*mua për Eja tek unë; Nga *mua s’të vjen gjë e keqe për Nga unë s’të vjen gjë e keqe.

Gabime hasen edhe gjatë përdorimit të trajtave të shkurtra. Kështu, përdoret: *I tha atyre për U

tha atyre; *Ia dha atyre për Ua dha atyre; *Na i dha fjalën për Na e dha fjalën. Në këto raste

kemi mospërshtatje në numër. Gabime bëhen edhe për mospërshtatjen në vetën e duhur: *U

dhashë juve për Ju dhashë juve; *Juve u kujtohet për Juve ju kujtohet; *Ua dhashë juve për

Jua dhashë juve; *Ju thashë atyre për U thashë atyre; *Jua dhashë atyre për Ua dhashë

atyre..., etj.

Në ligjërim ka edhe përdorime të gabuara të përemrave pronorë. Kështu, dihet që përemri

pronor vihet në rasën e emrit që përcakton, por ndodh që përdoret trajta e rasës kallëzore në

vend të trajtës së dhanores ose rrjedhores: Iu përgjigj pyetjes *time për Iu përgjigj pyetjes

sime; prej dritares *time për prej dritares sime; motrës *time për motrës sime; shkollës *tonë

për shkollës sonë; kopshti i gjyshes *tënde për kopshti i gjyshes sate; po i afrohesha portës

*tuaj për po i afrohesha portës suaj etj. Mospërshtatja në rasë ndodh edhe kur përdoret trajta e

rasës kallëzore në vend të emërores: nga qyteti *tonë për nga qyteti ynë; festa *tënde ose *yte

për festa jote; atdheu *tuaj për atdheu juaj, etj.

Te përemrat pronorë vihet re edhe mospërshtatja në gjini. Përdoret diskutimi *jonë për

diskutimi ynë; rrethi *jonë për rrethi ynë; qytetarët *tonë për qytetarët tanë; emrat *tonë për

emrat tanë; mendimi *jot për mendimi yt; shoku *jot për shoku yt, etj.

Duhet pasur parasysh se përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë juaj nuk marrin

asnjëherë nyja të përparme, prandaj janë përdorime të gabuara shembujt e mëposhtëm: çadra

* e ime; shkolla *e jonё; shtëpia * e juaj, etj.

Edhe përemri pyetës kush shpesh përdoret gabim kur shoqërohet me emra: *Kush student

foli? për Cili student foli?; kur përdoret për të pyetur për jofrymorë: *Kush libër të pëlqen? për

Cili libër të pëlqen?; kur përdoret për të pyetur për frymorë në numrin shumës: *Kush erdhën?

për Cilët erdhën? etj.

TERMAT KRYESORË:

përemër (vetor, vetvetor, dëftor, pronor, pyetës, lidhor, i pacaktuar); përemër lidhor (i caktuar,

i pacaktuar); gjini; numër; rasë; lakim; trajtë e shkurtër (e bashkuar); përemër i pacaktuar (që

tregon realie të pacaktuar, që tregon sasi të pacaktuar realiesh)

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Argumentoni me sa më shumë shembuj pohimin se përemrat nuk emërtojnë, por tregojnë.

2. Pse themi që përemrat janë mjaft të ndryshëm nga pikëpamja e kategorive gramatikore ?

3. Flisni për veçoritë e përemrave vetorë.

4. Trajtoni natyrën dhe përdorimin e trajtave të shkurtra.

5. Flisni për përemrat e llojeve të ndryshme.

6. Cilat janë rastet më të shpeshta të përdorimit të gabuar të përemrave gjatë ligjërimit?

7. Bëni një përqasje të termave për përemrat në shqip dhe në gjuhën e huaj që studioni.

Ç’ndryshime vini re? Diskutoni për to në auditor.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

Page 99: rrkgn asdfjkm

99

1. Argumentoni me shembuj kur fjalët ai, ajo, ata, ato përdoren si përemra vetorë dhe si

përemra dëftorë. Pse ndodh kjo dukuri?

2. Ndryshe nga disa gjuhë të tjera, që e kanë të domosdoshëm përdorimin e përemrave vetorë

në vetën I (njëjës dhe shumës), në gjuhën shqipe ata mund të mos përdoren. Për shembull:

Çfarë bën? –Unë po mësoj. Ose –Po mësoj. Si shpjegohet kjo dukuri në gjuhën shqipe?

3. Fjala kush përdoret në disa funksione, si: përemër pyetës, përemër lidhor, përemër i

pacaktuar etj. Sillni shembuj të tjerë të kësaj natyre dhe i përdorni në fjali për të dalluar

funksionet e tyre.

SI BЁHET ANALIZA E PЁREMRAVE?

Ecuria e analizёs sё pёremrit ёshtё kjo:

1. Lloji i pёremrit

2. Kategoritё gramatikore

Fjalitё:

1. Atё e zgjodhёn mbretin e tyre.

2. Ai ishte i vendosur qё tё mos ia kthente shpinёn Kosovёs.

3. I kёrkojmё tё drejtat, tё cilat na takojnё.

4. Kjo vizitё u quajt historike.

5. Na ndihmoni nё mёnyrё qё tё gjithё tё jetojmё mё mirё nё vendlindjen tonё.

atё

1. Pёremёr vetor

2. Veta III, gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasa kallёzore

e

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta III, gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasa kallёzore

e tyre

1. Pёremёr pronor

2. Veta III gjinia mashkullore, numri shumёs, rasa kallёzore

Ai

1. Pёremёr vetor

2. Veta III, gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasa emёrore

Ia

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr e bashkuar i +e

2.1. i : veta III, gjinia femёrore, numri njёjёs, rasa dhanore

2.2. e : veta III, gjinia femёrore, numri njёjёs, rasa kallёzore

i

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta III, gjinia femёrore, numri shumёs, rasa kallёzore

tё cilat

1. Pёremёr lidhor

2. Gjinia femёrore, numri shumёs, rasa emёrore

Page 100: rrkgn asdfjkm

100

na

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta I, numri shumёs, rasa dhanore

kjo

1. Pёremёr dёftor

2. Gjinia femёrore, numri njёjёs, rasa emёrore

na

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta I, numri shumёs, rasa kallёzore

tё gjithё

1. Pёremёr i pacaktuar

2. Gjinia mashkullore, numri shumёs, rasa emёrore

tonё

1. Pёremёr pronor

2. Veta I, gjinia mashkullore, numri shumёs, rasa kallezore

PROVONI NJOHURITË TUAJA LIDHUR ME PËREMRAT

1. Ç’lloj përemri është fjalë ky në fjalinë:

Ky djalë është shumë i zgjuar.

a. lidhor

b. dëftor

c. vetor

d. i pacaktuar

2. Gjeni në cilën rasë është përdorur përemri vetor në këtë fjali:

Gjyshja po i bërtiste asaj me të madhe.

a. dhanore

b. gjinore

c. emërore

d. rrjedhore

3. Rrethoni alternativën ku kemi trajtë të shkurtër të bashkuar:

a. më thanë

b. ju thanë

c. ta thanë

d. të thanë

4. Në ç’rast nuk ka trajtë të shkurtër të bashkuar:

a. t’u thuash një fjalë

b. ua thashë shqip

c. na e tha hapur

d. ta tha troç

5. Fjala kush ka disa funksione. Rrethoni alternativën ku ai përdoret si përemër lidhor.

a. Nuk e di kush erdhi.

b. Kush punon,ha.

Page 101: rrkgn asdfjkm

101

c. Kush e bëri këtë?

d. Erdhi kush sot?

6. Në cilën rasë është përdorur trajta e shkurtër në fjalinë e mëposhtme ?

Atyre u falën gjithçka.

a. dhanore njëjës

b. kallëzore njëjës

c. dhanore shumës

d. kallëzore shumës

7. Në shembujt e dhënë rrethoni alternativën ku përemri është i pacaktuar:

a. Asgjë nuk dukej në horizont

b. Atij i thanë të afrohej

c. Libri im ishte grisur vende-vende

d. Ajo vajzë kishte pamje të gëzuar.

8. Rrethoni alternativën ku përemri pronor është përdorur gabim:

a. I thashë shoqes tënde

b. Shoqja jote doli e para

c. Me shoqen tënde kam miqësi

d. Libri i shoqes sate

9. Në cilën prej fjalive të mëposhtme është përdorur përemri dëftor?

a. Ishte e veçantë ajo ditë.

b. Në sajë të tij kishin përfituar të gjithë.

c. Atyre u dukej sikur edhe netët s'kishin të sosur.

d. Askush nuk foli për ne.

10. Rrethoni variantin ku nuk ka trajtë të shkurtër të përemrit vetor.

a. I porositi të kishin kujdes.

b. Është e vështirë t'u lexosh çdo ditë të njëjtën gjë.

c. Pas pak kohësh të gjithë u larguam nga ai qytet.

d. Hapeni dritaren, se bën vapë këtu!

11. Përemri ai (përkatësisht ajo, ata, ato) përdoret:

a. vetëm si vetor

b. vetëm si dëftor

c. si vetor dhe si dëftor

d. si vetor, si dëftor dhe si i pacaktuar

12. Përemri i tillë është:

a. përemër pronor

b. përemër lidhor

c. përemër dëftor

d. përemër i pacaktuar

13. Përemri pronor jote i gjinisë femërore formohet nga gjinia mashkullore:

a. duke ndryshuar nyjën

b. duke ruajtur trajtën e gjinisë mashkullore

c. me supletivizëm

d. me mbaresë femërorizuese

14. Rrethoni variantin, ku fjala kush është përdorur si përemër i pacaktuar:

a. Të flasë kush të dojë.

b. Trokiti kush?

c. Nuk e di kush erdhi.

d. Nuk e mora vesh se me kë udhëtove.

15. Në fjalinë "Nga ç'dëgjoi, kuptoi se gjithçka po shkonte mirë", fjala ç' është:

Page 102: rrkgn asdfjkm

102

a. përemër lidhor

b. lidhëz

c. përemër i pacaktuar

d. përemër pyetës

16. Fjala kur përdoret si:

a. lidhëz

b. përemër dhe lidhëz

c. përemër dhe pjesëz

d. përemër, lidhëz dhe pjesëz

17. Përemri pyetës sa:

a. ka kategorinë gramatikore të numrit

b. ka kategorinë gramatikore të rasës

c. ka kategorinë gramatikore të numrit dhe të rasës

d. nuk ka kategori gramatikore

18. Fjala një përdoret:

a. vetëm si nyjë

b. vetëm si numëror

c. si nyjë dhe si numëror

d. si nyjë, si numëror dhe si përemër i pacaktuar

USHTRIME

Ushtrimi 1

Nënvizoni përemrat. Përcaktoni llojin e tyre.

Urani u zemërua me të bijtë dhe i mbylli në errësirë, mes shenjtores së Tokës, në

barkun e saj dhe nuk i linte të dilnin në dritë.

Të lozësh shah me veten tënde mund të duket diçka pa vend. Kjo lojë ka lezet, kur

strategjia e saj zhvillohet në dy mendje të ndryshme.

Ata janë viganë. Po, në ke frikë, largohu se këtejmi dhe shko e iu fal perëndisë, kurse

unë shkoj e hyj në betejë të egër e inegale me ta.

Diçka fshihte në zemër të tij, diçka që e mundonte, por ende e pazbuluar.

Kujt do t’i kishte shkuar mendja se gjithçka do të përmbysej në momentin që ai do të

kthehej.

Të satët dolët në garën e zhvilluar?

Ushtrimi 2

Përdoreni në fjali përemrin ajo njëherë si përemër vetor dhe njëherë si përemër dëftor.

a.________________________________________________________

b.________________________________________________________

Ushtrimi 3

Gjeni përemrat vetorë dhe në fjalitë e dhëna dhe analizoni vetën, numrin dhe rasën e tyre.

I kishin dhënë dhjetë mundësi të tjera atij, por ai mbetej në të njëjtin rezultat.

Atë e pritën deri vonë, por nuk erdhi.

Ty të kishin zgjedhur për të qenë soliste?

Page 103: rrkgn asdfjkm

103

Ushtrimi 4

Gjeni përdorimet e gabuara të përemrave vetorë. Argumentoni pse janë të gabuara.

Rishkruajini si duhet fjalitë.

Ju interpretuat me zemër në dramë.

Juve ju thirrën në drejtori?

Ne na dhuruan dy buqeta me lule margarite.

Shkuam të gjithë neve për të mbështetur Sandrin në konkurs.

Ne u renditëm në vendin e katërt.

Ushtrimi 5

Dalloni trajtat e shkurtra të bashkuara. Zbërthejini ato në trajta të shkurtra.

M’i verbuan sytë dritat e makinave që po vinin përballë.....................

Atyre ua dha lajmin të parëve, sepse donte të gëzonte zemrën e prindërve....................

Ua planifikoi detyrat që të dyve dhe ua la mbi tavolinë.....................

Nxori me shpejtësi kutinë dhe i grisi të gjitha fotot e vjetra......................

Na i preku zemrat me melodinë e bukur të violinës.....................

Ta mori mendja se do të ktheheshim kaq shpejt?.....................

Ushtrimi 6

Dalloni përdorimet e sakta të trajtës së shkurtër të përemrit vetor apo të trajtave të shkurtra

të bashkuara nga ato të gabuarat.

Ia tregove prindërve notën që ke marrë?

Ua tregove prindërve notën që ke marrë?

U tregova tyre se premtimi duhet mbajtur.

I tregova tyre se premtimi duhet mbajtur.

Jua mësove fëmijëve këngën e re?

Ua mësove fëmijëve këngën e re?

Do t’jua tregoj unë atyre datat e festave që vijojnë.

Do t’ua tregoj unë atyre datat e festave që vijojnë.

Ushtrimi 7

Në vend të pikave vini trajtën e shkurtër apo trajtën e shkurtër të bashkuar.

Asnjëherë nuk ...... kishte parë në këtë këndvështrim problemin.

Kishte vendosuar t’ .......shpaloste të vërtetën e vjetër atyre, tani që koha kishte shëruar

plagët.

Ne, dikush .......... kishte trazuar vendin ku mbanim letërkëmbimin.

Do t’....... shpie gjyshes tani shportën me lulet e saj që i pëlqejnë shumë.

Nuk ishte shumë i sigurtë nëse ..........kishte dërguar më parë këtë letër juve.

...... tha se nuk do të priste atë derisa të mbaronte programin.

Ushtrimi 8

Dalloni në fjalitë e dhëna përemra dëftorë që përdoren për afër dhe përemra dëftorë që

përdoren për larg.

Ky djalë ka për të ecur në jetë!- ngriti zërin gjyshi.

Page 104: rrkgn asdfjkm

104

Të atillë libër nuk kisha lexuar më parë.

I kam rregulluar të tëra me këto duar unë.

Ata atje, janë miqtë e shtëpisë sonë, ndaj nderoji!

Ai që miq nuk ka në jetë, është njeriu më i vetmuar.

Përemra dëftorë për afër Përemra dëftorë për larg

................................................................ ......................................................................

Ushtrimi 9

Vendos në rasën që kërkohet grupin emëror dhe ndërto fjali me to.

a. Ajo ditë- rasa kallëzore

____________________________________________________________

b. Të atilla këshilla-rasa rrjedhore

____________________________________________________________

c. Ky moment- rasa gjinore

____________________________________________________________

Ushtrimi 10

Në grupet emërore të mëposhtme nënvizoni me një vijë fjalën që tregon pronën dhe me dy

vija, fjalën që tregon se cilit i përket prona (pronarin). Cilës vetë i përket përemri pronor?

Tregimet tona

Yt atë .......................

Shokët e saj..............

Im vëlla...................

Udhëtimi ynë..............

Mendimi juaj................

Ushtrimi 11

Qarko formën e drejtë të përemrit pronor. Ndërtoni fjali me variantet e drejta.

Vendi ynë/jonë

E motrës tënde/sate

Fshatrat tanë/tona

Miku juaj/tuaj

Prej time/sime mëje

Ytë/yt vëlla

Mendimi yt/jot

Ushtrimi 12

Jepni format e përemrit pronor që emërzohet në vetën II, III.

v. I im-imi, e mi-të mitë, ynë-yni, tanë-tanët, ime-imja, e mia-të miat,

jonë-jona, tona-tonat

v.II ..............................................................................................

v.III .........................................................................................

Ushtrimi 13

Ndërtoni fjali me format e emërzuara të përemrit pronor.

Page 105: rrkgn asdfjkm

105

P.sh.: Juaja-Makina jonë është e kuqe, juaja (makina juaj) është e verdhë.

I tiji _____________________________________________________

Të sajat __________________________________________________

Tonat____________________________________________________

Ushtrimi 14

Vendos në vend të pikave përemrin pyetës që mungon (kë, kujt, se, cili, çfarë, të satën, ç’).

Përaktoni rasën e përemrave që ndryshojnë rasë.

............t’u desh që fole para kohe?

.................. i kërkove ndihmë për të të ndihmuar për skenarin e shfaqjes?

..................këngë do të këndosh në festival?

A do të thuash se ................... libër t’u duk më interesanti?

.............. ke menduar të veshësh në mbrëmjen që po afron?

Nga .............. je lumturuar kaq shumë, sa nuk të mban vendi?

Me .........u takove që u vonove kaq shumë?

Ushtrimi 15

Qarko përemrin pyetës të përdorur drejt në rastet e mëposhtme.

Kush/ cilët trokitën në derë?

Kë/cilën poezi zgjodhe të recitosh?

Ç’farë/çfarë the se nuk të dëgjova?

Ç’do/ çdo ti këtu?

Ushtrimi 16

Ndërtoni fjali me përemrin pyetës:

a. Kush - në rasën rrjedhore:

__________________________________________________________________

b. I sati - në rasën emërore, gjinia femërore:

___________________________________________________________________

c. Cili - në rasën dhanore, gjinia femërore, numri shumës:

____________________________________________________________________

Ushtrimi 17

Përemrat kush, çfarë, ç’ mund të përdoren dhe si përemra lidhorë kur zbërthehen në ai që.

Provoni të përcaktoni llojin e përemrave të mëposhtëm.

Kush do të vijë tani me mua?

Do të fitojë garën kush do të dalë i pari.

Bëre çfarë të thashë?

Çfarë të thotë mendja, more bir?

Kush punon, fiton.

Ushtrimi 18

Lidhni fjalitë e mëposhtme duke përdorur përemrat lidhorë që, i cili.

E mbajti fjalën. Atë ia kish dhënë të atit.

Page 106: rrkgn asdfjkm

106

___________________________________________________________

Sot takova Entelën. Asaj i kërkova ndihmë për projektin e nisur.

____________________________________________________________

Në emisionin e sotëm kishin ftuar profesorin tim. Prej tij kam mësuar së tepërmi.

____________________________________________________________

Librat janë interesantë. Ata janë mbi tavolinë.

_____________________________________________________________

Ushtrimi 19

Ndërtoni fjali me përemrin:

a. i cili - në rasën kallëzore, numri shumës

____________________________________________________________

b. e cila - rasa rrjedhore, numri njëjës

____________________________________________________________

Ushtrimi 20

Dalloni përemrat lidhorë. Përcaktoni rasën, gjininë dhe numrin e tyre.

Kthjelltësia që e bënte të kuptonte torturën e vet, e bënte atë në të njëjtën kohë fitimtar,

i jepte kurorën e lavdisë.

Pashë një burrë, i cili ecte me hap të sigurt drejt banakut të zbukuruar e të mbushur

plot me zemra të kuqe, me kaq e kaq kukulla dhe kartolina e etiketa me mbishkrimin

“Dashuri”.

Kisha mësuar të jetoja jetën, prej së cilës kisha kuptuar aq pak.

Fjalët, të cilat i flasim, por nuk i mendojmë, vrasin zemrat e atyre që na rrethojnë.

Ushtrimi 21.

Dalloni përemrat e pacaktuar. Përcaktoni gjininë, numrin dhe rasën për ata përemra që i

kanë këto veçori gramatikore.

Secili prej tyre kishte sjellë diçka me vlerë.

Çdo ditë e më shumë kuptoj se jeta i jep gjithsecilit mundësi të pafundme për të

realizuar ëndrrat.

Ishim të gjithë, por vetëm njëri mungonte.

Diçka e çuditshme ia kishte mbushur zemrën, diçka e bukur.

Kurrkush prej nesh nuk e kishte hapur atë temë prej vitesh.

E pa gjithkush se si ajo gjë e panjohur mori një kthesë të fuqishme në qiell.

Ushtrimi 22

Disa përemra të pacaktuar janë të ndryshueshëm (kush, dikush, secili etj.)dhe disa të tjerë,

të pandryshueshëm (gjë, çdo, njëfarë etj). Argumentoni këtë duke i përdorur përemrat e

dhënë në kllapa në fjali.

Ushtrimi 23. Ndërtoni fjali ku të pëdorni fjalën një:

a. si përemër të pacaktuar

_____________________________________________________________

b. si numëror

_____________________________________________________________

Page 107: rrkgn asdfjkm

107

Ushtrimi 24

Gjeni përemrat vetorë dhe thoni vetën, numrin dhe rasën e tyre. Cilat janë trajtat e shkurtra

dhe trajtat e shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë. I analizoni ato.

Ti s'më lëshove nga krahët, po më shtrëngove edhe më fort e më the:- Mbaj veten, murg i

mjerë, dhe dëgjo! Ku e shpura unë tim bir? E shpura të sjellë të motrën në shtëpinë tonë. Ç'qe

ajo ditë për ne? Gjëmë e gjëmave. Pse, të kishte vdekur dhe ai me njëqind trimat e mi në luftë

me turkun, ç'do të bëhej? Kush mbeti pa vrarë? Ç'u bë Milloshi i mirë? Ç'u bë Zara? Ç'u bë

kapedani?... Unë jam ushtar, o Nikodim, dhe ti je murg, unë e kam zemrën të fortë, ti të butë.

Po ç'bëri ai? Ti nuk i di të gjitha ato qё ka bërë. Po ja, po i marr unë mbi shpinë gjithë mëkatet

e tij, ja këtu, përpara teje dhe përpara Tomorit që na sheh, dhe përpara atij atje lart! E përse

nuk vdiq në qeli, mor Nikodim, po kaptoi lumin e erdhi me turkun? Mëkat i thua ti këtij? Fal

robi mëkate të tilla? Fal Zoti mëkate të tilla?

Dhe buçite, o i përmallshmi vëlla Gjorg, dhe më lëshove nga duart. Dhe unë, që nuk të shihja

dot me sy, shihja Marën, dhe asaj i lutesha në sy, kur ty të thosha për të sprasmen herë:

- Prapëseprapë, ndieje, o vëlla!

Ti diç pëshpërite që s'e dëgjova, dhe Mara të zgjati plloskën. Dhe s'pashë unë a e vure dot a jo

në buzë, po pashë krahun tënd që u këput dhe plloskën që u ça më dysh mbi gur, verën që u

derdh dhe skuqi vendin, sikur të kishte qenë gjaku yt. Dhe ula kokën e putha dorën tënde...

Po mjaft, po mjaft më, moj dora ime! (Dh. Shuteriqi, Ditët e sprasme të Gjorg Golemit).

Ushtrimi 25

Gjeni trajtat e shkurtra të përemrave vetorë. Tregoni vendin e tyre në lidhje me foljen; thoni

vetën, numrin dhe rasën, si dhe funksionet e tyre sintaksore.

Ti kurrë

të mendoj

s'më le

të lirë.

Unë e di,

më thoshe,

kush është

i keq,

kush është

i mirë...

Ç' më mbetej, pra,

të dija vetë?

Botën ma jepje

si një recetë.

Perëndive, thoshe u kanë hije marrëzitë, Jezu Krisht.

Ç'ishe vallë ti, bir zoti a i pari diktator monist?

Po mbi dërrasën e mjerë

të kryqit të thatë,

plaga jote kullonte

pikë-pikë gjak...

Mbi kokë të vija një dafinë,

me ujë të bekuar t'i lagia sytë.

Page 108: rrkgn asdfjkm

108

Fale mëkatarin Jezu Krisht!

Ata...që zot deshën të bëhen,

ata... që zot duan të bëhen

të marrë janë marrëzisht... (Bardhyl Londo, Duke iu rrëfyer Jezu Krishtit).

Ushtrimi 26

Përcaktoni kur fjalëza të në ndërtimet e mëposhtme është: a. trajtë e shkurtër e përemrave

vetorë b. nyjë e përparme; c. pjesëz trajtëformuese.

Shumë nxënësve të shkollës sonë u dhanë stimuj për rezultate të larta.

Folëm për të gjatë gjithë kohës.

Njerëz të tillë duhen nderuar.

I foli me të butë, por nuk u bind.

Çdo ditë e shihja me të kur dilte nga shtëpia.

- Më mirë të vete vetë, - tha ai.

Këtë vepër ua la trashëgim të bijve.

Të paskesha qenë edhe unë atje.

Ai kishte marrë të dhëna të përpikta.

Vajta ta marr, po erdha pa të.

Do të të pyes edhe ty për këtë gjë.

Të nipin e kishte gjithnjë pranë, sa herë kishte nevojë.

Ushtrimi 27

Përcaktoni kur fjalëza u në ndërtimet e dhëna është: a. trajtë e shkurtër e përemrave vetorë;

b. pjesëz; c. pasthirrmë.

U nis pa thënë gjë.

U, sa më gëzove!

Duke u përpjekur, ia arrin qëllimit.

Kjo çështje kishte mbetur për t'u shqyrtuar e fundit.

Atyre u thashë të vinin shpejt në klasë.

Ç'm'u desh mua kjo punë?!

U, prit, se do të të jap diçka.

Ç'ka këtu për t'u çuditur?!

Me t'u kënduar kjo këngë, filluan duartrokitjet.

- U bëfsh njëqind vjet, more djalë!

Ushtrimi 28

Ç'janë fjalët me shkronja të pjerrëta? Thoni kategoritë e tyre gramatikore.

Festim Çeçua e dinte këtë nismë. Në dikasterin ku punonte i kishin thënë edhe atij nëse kishte

dëshirë për të shkuar në Veri, po ai nuk kishte pranuar. Sipas fjalëve të tij, të shoqen e kishte të

sëmurë dhe njeri tjetër, veç saj, nuk kishte në shtëpi. Ai nuk mund ta linte shtëpinë në këtë

gjendje të vështirë dhe të jetonte larg saj në Tropojë apo Kukës, qoftë edhe në Burrel, që ishte

qyteti më i afërt. Në dikaster kishte shkuar edhe vetë e shoqja, por e kishin qetësuar duke i

thënë se në Veri shkojnë ata që nuk kanë vështirësi familjare. Veç kësaj, Festim Çeçon e kemi

kuadër të tillë, që nuk zëvendësohet lehtë. Meqë edhe ai vetë nuk ka dëshirë të shkojë, aq më

mirë për ne dhe për të. Kështu i kishin thënë...(Sipas D. Agollit. Njerëz të krisur).

Page 109: rrkgn asdfjkm

109

Ushtrimi 29

Gjeni dhe analizoni përemrat dëftorë.

Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim.

Kjo ndodh atëherë kur është fjala për ata që i dashuron me gjithë shpirt.

Ecte ashtu, si i mahnitur dhe si i dehur nga bukuria e atij mëngjesi.

Nuk di sa kohë qëndrova në një gjendje të tillë.

Atë kohë ndjeu kokën t’i zhuitë si zgjua bletësh.

Me vete thoshte tërë gaz: ”Ah ky mësuesi, ky mësuesi!”

Ushtrimi 30

Me përemrat dëftorë ky, kjo, këta, këto, të këtillë, të atillë, formoni fjali, duke i përdorur më

vete dhe të shoqëruar me një emër.

Ushtrimi 31

Në ndërtimet e mëposhtme dalloni kur fjalët ai, ajo, ata, ato, përdoren si vetorë dhe kur si

dëftorë.

Atij i takon kjo punë dhe pikë!

Nga ai këndvështrim duhen parë gjërat.

I doli përpara atij dhe i tha një mijë e një fjalë.

Ai që s'ka kokë, ka këmbë.

Ishte mbledhur gjithë ai popull.

Ia tregoi asaj të gjitha ç'kishte dëgjuar për të.

Është po ajo që thashë unë.

Përgjegjësia bie gjithnjë mbi ta.

Ata muaj nuk i eci mbarë në kurbet.

Ishte një nga pleqtë atdhetarë që s'iu tremb syri asnjëherë.

Ato vetë nuk kishin dashur të merrnin pjesë në festival.

Pas tyre ikën të gjitha.

Me to mund të shkosh ku të duash dhe s'ke frikë.

Ato që dinte i tha të gjitha.

Ndonëse të gjithë fshatarët i dhanë të drejtë Kozit, asnjë nuk qëndroi me të.

Në familjen e tyre nuk ua përmendnin emrin hasmëve, por thoshin “ata” ose “ai” dhe

me kaq kuptohej për kë ishte fjala.

Ai, e shoqja, e bija, Lenka, u mbyllën në shtëpi, sikur do të mbanin zi.

Atë mëngjes herët, Meleti ngriti kopenë e dhenve dhe i lëshoi përpjetë Qafës së

Thëllëzës.

Ushtrimi 32

Gjeni përemrat pronorë dhe thoni kategoritë e tyre gramatikore.

Im atë gjyshen time e thërriste me emër.

Ai kishte frikë mos mbetej në shtëpinë tonë edhe për Vitin e Ri.

Djali nuk e hiqte dorën nga ajo e babait të tij.

Unë iu afrova, po ai nuk e lëshonte dorën e të atit.

Dora e tij ishte njëlloj si imja.

-Vendi juaj është edhe imi, sepse ne jemi tanët brez pas brezi, - po i thoshte kapedani.

Page 110: rrkgn asdfjkm

110

Ai kishte punën e vet dhe nuk donte të dinte se ç'bënin të tjerët me familjet e tyre.

Letrat e mia i kishte marrë të gjitha, megjithëse shtëpitë tona ishin shumë larg nga

njëra-tjetra.

Atë natë më kalonin të gjitha si përpara syve: fshati im i largët, shkolla jonë e vogël,

shokët e mi të vegjëlisë, lumi ynë i vetëm që ndante fshatin mes për mes, mësuesit

tanë që na donin aq shumë, të gjitha, të gjitha ...

Vajzës iu bë sikur sytë e s’ëmës ranë mbi të sajtë me qortim.

-Po ti pse nuk dëgjon të shkosh aty ku të dërgon yt atë?

Ne e treguam ngjarjen tonë dhe ata të tyren.

Besimi ecte ngadalë duke dëgjuar kërcitjen e këpucëve të veta.

Ushtrimi 33

Përemrat pronorë im, yt, i tij, i saj, i vet, i tyre, jonë, ynë i përdorni në fjali si të emërzuar.

Ushtrimi 34

Emrat motër, vëlla, gjyshe, nënë, atë, gjysh, i përdorni në fjali, duke i shoqëruar me nyjat e

përparme që kanë vlerë pronori.

Ushtrimi 35

Gjeni përemrat pyetës dhe thoni veçoritë e tyre leksiko-gramatikore.

Ç'dimë për planetin tonë, Tokën dhe për vendin që zë ajo në gjithësinë e pafund? Çfarë ka në

thellësinë e saj të padepërtueshme? Cila është e kaluara e saj dhe ç'ndryshime do të pësojë në

të ardhmen? Kush e mban "këtë lëmsh" të stërmadh, që të mos largohet nga "padroni"

jetëdhënës, Dielli, apo nga shoqëruesja e tij e bindur, Hëna? Sa ujë dhe sa lëndë të tjera

përmban planeti ynë? Prej se përbëhet thellësia e Tokës? Të satin shekull e ka jeta mbi të?

Këto dhe sa e sa pyetje të tjera e kanë shqetësuar njerëzimin prej kohësh...

Ushtrimi 36

Në shembujt e mëposhtëm gjeni përemrat pyetës në bashkëvajtje ose jo me emra, thoni nëse

janë përdorur në fjali pyetëse të drejta apo të zhdrejta dhe analizoni kategoritë e tyre

gramatikore.

Kush hahet dot me krenarinë e të vegjëlve, kur ata arrijnë t’i dalin përpara ndonjë pune

të vështirë?

-Po ne, mor ditëzi, të kujt jemi?

A e di kush ishte ai që erdhi?

S’merret vesh se kush hyn dhe kush del.

Kaq ishte mjaft për Stefanin për të rënë në erë se me cilin kish të bëjë.

Vriste mendjen për të gjetur se cilin njihte prej tyre dhe kush ishte me ata.

Nuk më kujtohet mirë se me cilin karvan e bëmë udhën.

Ç’i ke këta lot që të venë çurg? E paske marrë vesh ç’fjalë kishim bërë dhe erdhe të na

vësh në gjumë.

-E, moj bijë, je e re ti, nuk e di ç’do shtëpia që të ngrihet nga e para.

Më vinte keq për të, po ç’t’i bëja?

Ai e humbiste fare arsyen kur s’kishte me se të ngopte fëmijët.

Me se rrojnë foshnjat, ç’i rrit çilimitë, dashuri e nënës dhe përkërdhelitë.

Kush e di sa herë kishte pirë ujë në atë burim.

-A ka shumë kaçakë andej nga ju? -Sa të duash. -Po sa, sa?…

Page 111: rrkgn asdfjkm

111

Ushtrimi 37

Ndërtoni fjali ku fjala kush të përdoret në të gjitha rasat.

Ushtrimi 38

Ndërtoni fjali me përemra pyetës të përdorur në fjali pyetëse të drejta dhe të zhdrejta.

Për shembull: Cili do të vijë në teatër? Nuk e di cili do të vijë në teatër.

Ushtrimi 39

Redaktoni tekstin duke bërë ndreqjet e nevojshme. Kini kujdes përdorimin e drejtë të

përemrave pronorë dhe të përemrave pyetës.

Ishin ato ditë të bujshme kur çdo qytet përciell djemtë e vajzat e tija nëpër dyert e

universiteteve, kur çdo kush provon ca ndjenja tepër delikate. Rrugët gëlojnë nga prindër e të

rinj që marrin me vehte mallin e vendlindjes, bashkë me qindra pyetje e këshilla.

- Në kë qytet do të studiojë djali tuaj?

- Ç'farë dege i pëlqen vajzës tënde?...

- Laura, mos më vono letrat...

- Blerina, nga mua një këshillë ke; "Mos i ndaj librat".

- Ilir, t'i bësh të fala gjithë shokëve tënd.

Të rinjtë janë të emocionuar si rrallë kush. Sidomos ata që shkojnë për herë të parë... Një vajzë

bjonde diçka i thotë, me lot në sy, nënës të saj. Është ndarja e parë nga prindërit, nga qyteti

tonë, që i rriti dhe i dha krahë të fluturojnë këtyre të rinjve. I dha ëndrrat më të bukura, i mëkoi

me dashurinë për vendin, për njerëzit, me dëshirën e pakufishme për dijen. Këto janë çaste

mallëngjyese edhe për neve më të moshuarit, sepse na kujtojnë ato çaste të jetës tonë kur

merrnim fluturimet e para, kur përqafonim shoku shokun për t'u nisur në drejtime të ndryshme.

- Kush autobus niset për në Tiranë? - pyeste me zë të lartë një grua mes turmës.

- Kjo është makina tuaj? Me këtë do të nisemi? - pyeste një tjetër.

I sheh këta qindra të rinj dhe pyes veten: "Nëse qëndron kjo forcë që i hedh këta të rinj në

rrugë të reja, të panjohura? Vallë, në thirrjen e të ardhmes? Vallë në thirrjen e kësaj toke që

është e vogël, por me zemër të madhe të pafund, ashtu siç janë pafund ëndrrat e të rinjve

tonë?"

Ushtrimi 40

Në fjalitë e dhëna gjeni përemrat lidhorë të caktuar dhe të pacaktuar. Thoni veçoritë e tyre

leksiko-gramatikore dhe funksionet sintaksore.

Ai që erdhi, ishte shoku im i gjimnazit.

Librin që më dhe dje, e lexova me një frymë.

Ishte vonë dhe nga kafeneja kishin ikur të gjithë, me përjashtim të një plaku që rrinte

ulur aty ku gjethet e pemës bënin hije.

Pas pak ndjeu të atin që shoi llambën dhe u fut në dhomën e vet.

Pashë përreth që të gjeja ndonjë vend ku të futesha nga shiu i madh që zuri menjëherë.

Qëndrova diku majë një bregu dhe kundrova fushën, e cila kishte marrë ngjyrën e

grurit.

-Le të vijë kush të dojë në ekskursion! - tha prerë ai.

Ç'bie ora, s'e bie moti.

Merr sa të kesh mundësi.

Pyete cilin të gjesh në rrugë për të marrë vesh ku shkoi ai.

Page 112: rrkgn asdfjkm

112

Kaluan në një urë të gurtë që mbahej si monument kulture.

Ushtrimi 41

Lexoni me kujdes ndërtimet e dhëna dhe përcaktoni përdorimet e fjalëve kush, cili, ç' , sa.

-E pe kush erdhi?

-Ta tha kush e dërgoi?

-Nuk e mora vesh kush ishte.

-E kush nuk e di këtë!

Ai i gjeti të gjithë në klasë: kush lexonte e kush shkruante.

Kush të rrojë, do të shikojë.

Kush e kush më parë ta përqafonte, të nxirrte mallin.

E cili e pëlqen atë?

Cili prej të dyve doli më mirë?

Nuk e di cili më pyeti për ty.

-Ja cili paska ardhur!

- Pyete cilin të duash për këtë punë.

Nuk e mora vesh mirë se ç'kishte ngjarë aty.

Ai ç'ka, ta thotë hapur.

Ç'u tha, u bë.

Ç'na bëri për të qeshur.

Ç'të ta them kot.

Ç'u ngrit i gjithë fshati për ta ndihmuar.

Ç'je ti këtu?

Sa mban deri atje?

E pyeti sa kilometra rrugë kishte bërë.

Me sa duket, nesër do të jetë kohë e mirë.

A i patë sa ishin?

Gjithë sa qenë aty, qeshën.

Kush e thotë këtë? -Kush do, e thotë.

Lexonte shumë, lexonte pa zgjedhur, ç’t’i binte në dorë.

Herën e parë pati një fatkeqësi të rëndë: iu dogj dyqani me ç’pat brenda.

Kë përqafonin? Kë gjenin përpara.

Sa pjell nata, themi ne plakat, nuk i pjell moti.

Ushtrimi 42

Nё kёtё tekst gjeni përemrat e pacaktuar dhe thoni veçoritë e tyre leksiko - gramatikore.

Bariu plak kërrabën në dorë, edhe urdhëron të rinjtë,

E ata gjithë punojnë, ngritur në brez pëqinjtë;

Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tendën e stanë,

Kush sjell gjethe, karthija e shkarpa, secilido ndih mënjanë,

Kush përvjel, kush qeth shelegun, kush mjel dhitë, kush mjel dhentë,

Njëri merr ushqen këlyshin, tjetri përgëzon qentë...

Një grua vete në krua, jatëra zë të tundë,

Një sheh pulat, miskat, rosat dhe tjetra bën ç'të mundë......

Qysh rroit bleta e uruar, dhe ven' e vijn' e lëçijnë,

Ca hollin ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë...

Dhe punëtorët e mirë n'atë mënyrë punojnë,

Page 113: rrkgn asdfjkm

113

Edhe gjithë njerëzia me mundim t'atyre shkojnë,

Njëri mih, tjetri lëron, njëri mbjell, tjetri prashit,

Kush than, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit

Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,

Një pret e qep, një merr e jep, një mbath, një shikon mullinë,

Çdo njeri njëfarë pune bën në mes të shoqërisë

Kjo ësht' udh' e Perëndisë...(N. Frashëri, Bagëti e Bujqësi).

Ushtrimi 43

Gjeni përemrat e pacaktuar dhe analizoni veçoritë e tyre leksiko-gramatikore.

Megjithëse zhurma ishte shtuar ngaqë të gjithë ishin më këmbë: kush shikonte detin e

ankohej nga vaporët që s’dukeshin, kush kërkonte ujë, kush ankohej se tjetri pranë tij

kishte zënë më shumë vend, kush kërkonte të ndreqte ndonjë tendë, se dielli ngrihej i

nxehtë…

Këdo që të thërrasin, më lajmëro më parë.

Iu duk se i ra dikush me top në kokë.

Ajo s’ishte takuar me kërkënd.

-Mos i ka thënë atij gjëkafshë Petriti?

Ti më njeh më mirë se kushdo tjetër.

-Mos ia ke dhënë ndokujt këtë?

Fshatarët e dëgjonin Gjikën kokulur. Dikush kruante kokën dhe mblidhte supet, të

tjerë kafshonin buzët, disa të druajtur vështronin djathtas e majtas. Të gjithëve çehrja e

fytyrës sikur u kishte marrë një ngjyrë tjetër. Veç disa të rinj pëshpëritnin.

Ai ishte një nga të parët që iu përvesh ndërtimit të fshatit.

Koshadhet po hiqeshin zvarrë pas ledheve dhe gurëve, një aty, një atje tej.

Puna është të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Të tjerë shkruanin me pseudonim nga frika e censurës.

Ushtrimi 44

Duke u nisur nga ndërtimet e dhëna përcaktoni se ç'janë fjalët shumë, pak, aq.

Shumë fjalë ishin thënë për të.

Trimi i mirë me shokë shumë.

Më mirë pak e saktë, se shumë e për lumë.

Shumë prej të rinjve e pëlqyen festivalin.

Ka rrjedhur shumë ujë.

Ku më pak e ku më shumë.

Duhen shumë ata të dy.

Flitet shumë për këtë ngjarje.

E kam më shumë se ty atë.

E hapi shumë gojën.

Pak kohë më parë kishte ndodhur kjo.

Mish pak e pupla shumë.

Mbetet edhe pak për të bërë.

Ka ndenjur pak në diell.

Ishte pak i shkuar në moshë.

Vrapuan pak më shpejt.

Ishte edhe një herë aq më i madh se ky.

Page 114: rrkgn asdfjkm

114

Aq më mirë për të.

Kishte parë aq e aq gjëra të reja.

Aq gjë e di, tha ai.

Buzëqeshi dhe aq.

Ushtrimi 45

Në pjesët e dhëna gjeni përemrat dhe thoni kategoritë e tyre gramatikore.

Dhe ta matësh

Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më

Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake

Besnik i madh i Njeriut

Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh

Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi

Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules

edhe Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë

të dëgjohesh në shkretëtirë

Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush

nuk të beson:

Sa më pak shikoje veten në pasqyrë

Dhe kurrë mos mendo: I pari

Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË

Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama

Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti

Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë

të natës

në pikë të vapës

Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë

Rast i humbur nuk je edhe pse pylli

dendësohet

Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar

në botë

Dhe si të duash Ti Lumi

Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë

Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë

e saj e zezë

Bashkudhëtari im

Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë. (Ali Podrimja, Ti dhe uji).

Gjenerali nuk i hiqte sytë nga dyshemeja dhe veshët i buçisnin nga zhurma, të

thirrurat, lemeria. As ai vetë nuk e kuptoi pse u bë papritur një qetësi e thellë, ose

ndoshta nuk u bë fare qetësi, por ashtu iu duk atij. Në këmbët e tij dhe në këmbët e

gjithë dasmorëve nxinte dhe heshtte ai thes i vjetër, i arnuar me copa, të cilat, për çudi,

ai i vuri re. Dikush duhet të merret me të, mendoi truri i tij i mpirë. Atëherë, në mes të

heshtjes, ai u përkul ngadalë dhe, me duart që i dridheshin, e kapi nga gryka dhe e

ngriti thesin e ndotur me baltë. Pastaj veshi kapotën, e hodhi ngadalë thesin në krahë

dhe doli nga dera përjashta në shi, i kërrusur e i mpirë, sikur të mbante mbi supe trupin

dhe peshën e gjithë botës. (Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur)

Page 115: rrkgn asdfjkm

115

FOLJA

Çështjet kryesore:

Njohuri të përgjithshme për foljen

Klasifikimi i foljeve sipas kuptimit dhe funksionit

Foljet ndihmëse

Foljet gjysmëndihmëse

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Kategoria gramatikore e vetës

Kategoria gramatikore e numrit

Kategoria gramatikore e diatezës

Kategoria gramatikore e mënyrës

Kategoria gramatikore e kohës

Zgjedhimi i foljeve (ndarja në zgjedhime)

Foljet e parregullta

Format e pashtjelluara

Zgjedhimi vepror

Zgjedhimi jovepror

Formimi i foljeve

Njohuri të përgjithshme për foljen

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë

gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe diatezës. Folja përbën bërthamën kryesore

të fjalisë.

Pjesa më e madhe e foljeve emërtojnë veprime që i kryen a i pëson kryefjala si: mësoj, lyej,

ngjitem, regjistrohem, etj., disa të tjera emërtojnë veprime (gjendje) të kryefjalës, si: jam,

gjendem, fle, mërzitem, etj., të tjera folje emërtojnë ndryshimin në gjendjen e kryefjalës, si :

rritem, plakem, skuqem, sёmurem, gёzohem, etj.

Folja dallohet prej pjesëve të tjera të ligjëratës sidomos nga kategoritë e saj gramatikore.

Kategorinë e mënyrës, të kohës e të diatezës e ka vetëm folja, kurse kategoria e vetës dhe

numrit te folja ndryshojnë nga veta dhe numri i përemrave vetorë dhe pronorë, sepse te folja

ato janë të kushtëzuara nga veta dhe numri i kryefjalës (pra, kanë karakter sintaksor), kurse te

përemrat ato janë të pakushtëzuara.

Ka raste që veprimi shprehet me anë të një togfjalëshi të qëndrueshëm, si : i bëj ballë, bëj zë,

bie fli, marr pjesë, zë besë, etj. Secili nga këta, kuptimisht është i barasvlershëm me një fjalë

dhe shpesh mund të zëvendësohet me një fjalë të vetme (i bëj ballë = përballoj, zë besë =

besoj, etj. ). Ndёrtimet e tilla quhen edhe lokucione foljore.

Folja përbën bërthamën e fjalisë, sepse zakonisht pa folje s'ka fjali. Megjithatë, shqipja ka dhe

fjali pa folje, të tilla si fjalitë emërore, fjalitë e pazbërthyeshme, etj., p.sh.: Natë. Shi. Erdhi

vëllai?- Jo.

Klasifikimi i foljeve sipas kuptimit dhe funksionit

Shumica e foljeve përdoren gjatë ligjërimit me kuptim leksikor të plotë, por disa folje e kanë

humbur kuptimin leksikor dhe përdoren si mjete gramatikore (foljet ndihmëse), disa të tjera

përdoren me një kuptim leksikor të zbehur (foljet gjysmëndihmëse). Foljet qё nuk kanё

kuptim tё plotё leksikor (foljet ndihmёse dhe gjysmёndihmёse) nuk mund tё kryejnё

funksionin e kallёzuesit nё fjali.

Page 116: rrkgn asdfjkm

116

Foljet ndihmëse

Folje ndihmëse quhen ato që shërbejnë si mjet gramatikor për të ndërtuar forma analitike të

foljes. Të tilla në gjuhën shqipe janë foljet kam dhe jam, kur i paravihen pjesores së foljes

themelore dhe ndërtojnë kohët e përbëra (e kryera, më se e kryera, e kryera e tejshkuar

etj., si: kam (jam ) larë, kisha (isha) larë, pata(qeshë) larë etj.

Folja jam shërben si ndihmëse edhe kur vihet para përcjellores së foljes themelore për të

ndërtuar format analitike të tipit jam duke larë (=po laj ), isha duke larë (=po laja ),

përkatësisht e tashmja dhe e pakryera e caktuar e dëftores.

Si folje ndihmëse, kam dhe jam e humbin kuptimin leksikor dhe kthehen në fjalë shërbyese

për të shprehur kuptimet gramatikore të vetës, numrit, kohës dhe diatezës (kam punuar, patët

punuar,etj. ).

Foljet kam dhe jam përdoren dhe si folje me kuptim leksikor të plotë, pra, jo si ndihmëse,

p.sh. : Kam një bibliotekë të pasur ( = zotëroj ). Kam uri (= ndiej). Ç'ka kjo kuti ? ( ç'

përmban ). Jam në shtëpi ( = ndodhem, gjendem ). Janë disa njerëz që s'tremben kurrë ( =

ekzistojnë ). Pra, kam dhe jam do të merren si folje më vete kur përdoren me kuptimet:

zotëroj, ekziston, ndiej, përmban, ndodhem, gjendem.

Foljet gjysmëndihmëse

Disa folje në disa tipa ndërtimesh përdoren me kuptim leksikor të zbehur, duke e humbur

mëvetësinë si folje të zakonshme. Po të merren të shkëputura nga togfjalëshi ku bëjnë pjesë,

ato nuk mund të kryejnë funksionin e kallëzuesit. Këto folje quhen gjysmëndihmëse. Nuancat

e tyre kuptimore, shkalla e zbehjes së kuptimit leksikor dhe shërbimet që kryejnë janë të

ndryshme, ndaj ndahen në: a. folje këpujore; b. folje me vlerë modale; c. folje që tregojnë

fazat e kryerjes së veprimit. Të gjitha këto kanë si tipar të përbashkët përdorimin si pjesë përbërëse e kallëzuesit, ku ato

nuk luajnë rolin kryesor nga pikëpamja kuptimore, si dhe nga pikёpamja e funksionit sintaksor,

prandaj edhe nuk mund tё merren të shkëputura nga folja themelore, e cila ka kuptim tё plotё

leksikor.

1. Foljet këpujore Folje këpujore quhen ato që shërbejnё për të vënë në lidhje pjesën emërore të kallëzuesit

emëror (emër, mbiemër, përemër etj. ) me kryefjalën ose me kundrinorin e drejtё. Folja

kryesore këpujore është folja jam p.sh. : Puna është nder. Nesër do të jesh më i fortë. Vajza

ёshtё e tillё.

Si folje kёpujore trajtohen edhe disa folje tё tjera qё nuk mund tё qёndrojnё vetё dhe prandaj

nuk mund tё kryejnё funksionin e kallёzuesit tё fjalisё pa u shoqёruar me njё emёr, mbiemёr,

pёremёr, etj. Tё tilla janё foljet: kam, quaj (quhem), emёrohem (emёroj), bёhem, shpallem

(shpall), etj. P.sh. : Atё e kam shok. Ajo quhet Vesa. Atё e quajnё Vesa. Ai u emёrua

drejtor. Atё e emёruan drejtor. Sa herё qё sheh parregullësi, ai bёhet nervoz. Atё e bёnё tё

paaftё rrethanat. Fjalitё si : *Atё e kam . *Ajo quhet. *Atё e quajnё. *Ai u emёrua. *Atё e

emёruan. *Ajo bёhet. *Atё e bёnё.; nuk janё tё plota sepse foljet e tyre nuk e kryejnё

funksionin e kallёzuesit, prandaj kanё nevojё tё ndiqen nga fjalёt si shok, Vesa, drejtor,

nervoz, tё paaftё.

2. Foljet me vlerë modale

Folje modale quhen ato që shërbejnë për të shprehur modalitet, d.m.th. qëndrimin e folësit

ndaj asaj që kumton.

Foljet modale e humbin mëvetësinë e tyre dhe, të shkëputura nga togfjalëshi ku bëjnë pjesë,

nuk mund të kryejnë funksionin e kallëzuesit. Ato ndiqen nga një folje me kuptim leksikor të

Page 117: rrkgn asdfjkm

117

plotë në mënyrën lidhore ose nga disa forma të pashtjelluara. Foljet modale e paraqesin

veprimin e foljes ndjekëse si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose të

domosdoshëm. Foljet modale janë: mund, duhet, do, kam, jam.

Folja mund shpreh kuptimin modal të mundësisë ose të lejimit dhe ndiqet nga një folje e

mënyrës lidhore. Ndeshet në formë të ngurosur për të gjitha vetat, kur përdoret në kuptimin e

kohës së tashme, të së pakryerës ose të së ardhmes, p.sh.: Vetëm një poet mund ta përshkruajë

këtë bukuri. Asnjë vështirësi nuk mund ta ndalte atë njeri.

Por, kur është në të kryerën e thjeshtë ose në kohët e përbëra të së shkuarës, folja mund

përdoret me forma të ndryshme vetore, p.sh. Dy prej tyre mundën të shpëtonin. Ai s'ka mundur

të vijë. Atё nuk kishin mundur ta takonin.

Folja mund përdoret me kuptim leksikor të plotë, jo si gjysmëndihmëse, në qoftë se nuk ndiqet

nga një folje tjetër në mënyrën lidhore, p.sh.: Në Torvioll turqit u mundën. "Vllaznia" e mundi

"Tomorin".

Folja duhet, shpreh kuptimin modal të detyrimit ose domosdoshmërisë. Ndiqet nga një folje në

lidhore ose nga pjesorja. Kryesisht përdoret në kohën e tashme ose në të pakryerën, pothuajse

vetëm në vetën e tretë njëjës. Kur ndiqet nga pjesorja, mund të jetë edhe në vetën e tretë

shumës, p.sh.: Miqësia duhet të mbetet e sinqertë. Dikush duhej të nisej. Janë të rinj e duhen

ndihmuar. Duhet punuar më tepër.

Folja duhet përdoret me kuptim leksikor të plotë, jo si folje modale, kur nuk ndiqet nga një

folje në lidhore a pjesore, por nga një emër a përemër që shërben si kryefjalë e saj. Si e tillë

mund të përdoret në të gjitha vetat: Ata tё dy duhen shumё. Atdheu duhet me zemёr. Ata qё

duhen, edhe falin.

Folja do shpreh kuptimin modal të detyrimit dhe përdoret vetëm në këtë formë të ngurosur.

Ndiqet nga pjesorja e foljes themelore. Është më fort e gjuhës së folur, por haset edhe në

gjuhën e shkruar: Kjo punë do parë me kujdes. Vrulli i të rinjve do drejtuar.

Foljet jam dhe kam përdoren me vlerë modale kur ndiqen nga forma e pashtjelluar e tipit për

të larë. Shprehin kuptimin modal të detyrimit, por më të zbutur se foljet duhet dhe do, p.sh.:

Në këto ngjarje është për të vënë re se... Ai psherëtiu sikur të kishte një punë për të bërë.

3. Foljet që shprehin fazat e kryerjes sё veprimit

Disa folje e humbin mëvetësinë e tyre si gjymtyrë fjalie dhe bashkë me foljen ndjekëse

formojnë një kallëzues të përbërë, që shpreh fazat e ndryshme të kryerjes së veprimit.

a. Foljet që tregojnë fillimin e një veprimi janë filloj, nis, por dhe foljet zë, bëj, marr,

vihem, etj., kur këto të fundit përdoren me kuptimin filloj, nis. Foljet e mësipërme ndiqen nga

lidhorja e foljes themelore. Folja zë mund të ndiqet edhe nga një folje në mënyrën dëftore: Kur

filloi të merrte librat, zuri të më tregonte për.... Atë çast bëri të dilte nga dera. Fëmija i gëzuar

u mat të nisej. Atë çast zunë njerëzit e më vështronin si me habi.

b. Foljet që tregojnë vazhdimin e veprimit janë vazhdoj e vijoj, të ndjekura nga një folje në

mënyrën lidhore: Kali i trembur vazhdonte të vraponte. Mësuesja vijonte të fliste plot frymëzim

për Naimin.

c. Folja që tregon rritje progresive të veprimit është vij (veta e tretë njëjës ose shumës), e

ndjekur nga një folje në përcjellore. Kur paraprihet nga lidhëza sa, mund të ndiqet edhe nga

një folje e bashkërenditur me të: Temperatura vinte duke rënë. Këto veprimtari do të vijnë

duke u përsosur. Buçima sa vinte e forcohej. Tryeza erdhi e u mbush plot.

ç. Foljet që tregojnë mbarimin e veprimit janë mbaroj dhe pushoj. Ndiqen nga forma e

ngurosur e tipit së punuari (rrjedhore e pashquar njëjës e një emri prejfoljor asnjanës). Kjo e

fundit luan rolin kryesor në togfjalësh: Mezi mbaroi së punuari. Fëmija pushoi së qari (së

ankuari ).

Page 118: rrkgn asdfjkm

118

Foljet kalimtare dhe jokalimtare Sipas mundësisë ose pamundësisë për të marrë një kundrinor të drejtë në fjali, foljet ndahen në

dy grupe: a. folje kalimtare dhe b. folje jokalimtare.

a. Folje kalimtare janë ato folje që emërtojnë veprime, të cilat nuk mbeten tek ai që i kryen,

por shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që si gjymtyrë në fjali është kundrinor i drejtë

(emër, përemër a çdo fjalë e emërzuar në rasën kallëzore pa parafjalë), p.sh.: Dje pamë një

shfaqje të bukur. Në ato çaste ai kërkonte ndihmë. Nxënësit lexojnë shumë libra.

b.Foljet jokalimtare janë ato folje që emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i kryen. Ato

tregojnë gjendje, lëvizje, dukuri atmosferike, etj.: rri, dremit, fle, dal, shkoj, eci, bubullin,

veson etj.: Makina shkonte ecte ) me shpejtësi. Atë ditë gjëmonte e vetëtinte pa pushim.

Fëmijët flinin të qetë.

Një vend të ndërmjetëm zënë ato folje që emërtojnë veprime, të cilat nuk mbeten tek ai që i

kryen, por bien mbi një person a send tjetër, që, si gjymtyrë në fjali, është kundrinor i zhdrejtë

(emër, përemër a çdo fjalë tjetër e emërzuar në rasën dhanore ), si: ( i ) flas, ( i ) bie, ( i )

bërtas, (i ) besoj, etj.

Këto quhen folje kalimtare të zhdrejta, p.sh.: Djaloshi i hipi përsëri kalit. Ai u beson

sinqerisht shokëve. Sa bukur i këndon nëna fëmijës mbi djep.

Ka folje që, në varësi nga konteksti, mund të jenë kalimtare ose jokalimtare. Të tilla janë:

shkoj, filloj, qaj, thërras, humb, etj., p.sh., si jokalimtare: Autobusi shkoi me shpejtësi; Më

merret fryma, thërras, por më kot; I biri humbi në kurbet dhe e ëma qante pa pushim; si

kalimtare: Mbi fytyrën e djersitur shkoi pëllëmbën e ashpër. Me zë të lartë thërriste të bijën.

Librin e humbi pa kuptuar. Të birin e qante pa gjetur ngushëllim.

Kur një folje përdoret me një kuptim që e lejon të marrë kundrinor të drejtë, ajo do të merret

kalimtare, edhe në qoftë se kundrinori mund të mos shprehet në atë kontekst, p.sh.: Pa ngrënë

e pa pirë / s'mbetemi moj Mirë. " Shih e shkruaj ",- më thoshte komandanti.

1. Kategoria gramatikore e mënyrës

Kjo kategori gramatikore shpreh lidhjen midis veprimit të emërtuar nga folja dhe realitetit

objektiv. Folësi pra, shpreh qëndrimin e tij të emërtuar nga folja, duke e paraqitur atë si të

vërtetë, të mundshëm, të dëshirueshëm, etj.

Kategorinë e mënyrës e kanë vetëm format e shtjelluara të foljes, d.m.th. që ndryshojnë sipas

vetës dhe numrit. Format e pashtjelluara (pjesorja, përcjellorja, paskajorja, mohorja ) nuk e

kanë këtë kategori.

Sipas kuptimeve modale dhe formave gramatikore përkatëse, në gjuhën shqipe ka 6 mënyra të

foljes : dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore, urdhërore.

Sipas kuptimeve modale themelore, të gjitha këto mënyra ndahen në tri grupe.

Në grupin e parë hyjnë mënyra dëftore dhe habitore, që shprehin kryesisht modalitetin e

vërtetësisë. Habitorja shpreh dhe ndjenjën e habisë.

Në grupin e dytë hyjnë mënyra lidhore dhe kushtore, që shprehin kryesisht modalitetin e

mundësisë.

Në grupin e tretë bëjnë pjesë mënyra dëshirore dhe urdhërore, që shprehin modalitetin e

dëshirës në formë urimi ose mallkimi (dëshirorja) dhe në formë urdhri a kërkese

(urdhërorja ).

Mënyrat e grupit të dytë dhe të tretë shprehin veprime jo të sigurta, por vetëm të mundshme.

Prandaj, dëftorja dhe habitorja, që shprehin modalitetin e vërtetësisë, u kundërvihen katër

mënyrave të tjera.

2. Kategoria gramatikore e kohës

Nëpërmjet kategorisë gramatikore të kohës shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i

emërtuar nga folja dhe një çasti të caktuar që merret si bazë për marrëdhëniet kohore. Ky çast

Page 119: rrkgn asdfjkm

119

bazë për gjuhën e folur merret çasti i ligjërimit, kurse në gjuhën e shkruar merret çasti kur

shkruajmë, p.sh.: Mësuesi po shpjegon mësimin, (veprimi kryhet në çastin e ligjërimit );

Mësuesi na shpjegoi një mësim të ri. (veprimi ka përfunduar para çastit të ligjërimit); Nesër

mësuesi do të na shpjegojë mësimin e ri. (veprimi pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit).

Kategorinë e kohës e kanë kryesisht mënyrat e shtjelluara të foljes, kurse te format e

pashtjelluara kuptimi kohor është i kushtëzuar nga kuptimi kohor i foljes që ato plotësojnë.

Disa nga këto forma të pashtjelluara kanë edhe forma, që në mënyrë konvencionale quhen

kohë të kryera, p.sh. duke ditur, duke pas ditur.

Gjuha shqipe është e pasur me forma gramatikore foljore. Mënyra dëftore i ka të tria kohët

themelore me 10 forma gjithsej. Mënyra lidhore, habitore, kushtore, dëshirore kanё nga dy

kohë themelore secila: të tashmen dhe të shkuarën (nga katër forma dy të parat dhe me nga dy

forma të fundit). Mënyra urdhërore ka vetëm kohën e tashme.

3. Kategoria gramatikore e vetës

Veta shpreh lidhjen ndërmjet folësit dhe kryefjalës së fjalisë. Kryefjala mund të jetë e shprehur

ose e nënkuptuar. Folja ka tri veta. Folja është në vetën e parë (njëjës a shumës) kur kryefjala e

fjalisë përfaqëson vetë folësin ose një grup personash ku bën pjesë edhe folësi, p.sh.: Unë lexoj

(ne lexojmë) çdo ditë. Folja është në vetën e dytë (njëjës a shumës) kur kryefjala e fjalisë

përfaqëson bashkë-biseduesin ose një grup personash ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi,

p.sh.: Ti punon (ju punoni) me ndërgjegje. Folja është në vetën e tretë (njëjës a shumës) kur

kryefjala e fjalisë përfaqëson një ose disa frymorë që nuk marrin pjesë në bisedim, p.sh.:

Dituria është stoli e njeriut. Veta te foljet ka karakter sintaksor, sepse ajo kushtëzohet nga veta

e kryefjalës. Kuptimi leksikor i foljes mbetet i njëjtë, pavarësisht nga ndryshimi i vetës.

Kategoria e vetës shprehet me anë të mbaresave vetore, por ndonjëherë edhe me mbaresë

zero, p.sh.: lexo-j, lexo-n, lexo-jmë; kap, kap, kap, vë, vё, vё, etj.

Shumica e foljeve përdoren në të tria vetat, por ka dhe mjaft folje që përdoren vetëm në një

vetë, kryesisht në vetën e tretë njëjës. Këtu dallohen dy grupe: a. folje që mund të kenë një

kryefjalë të shprehur ose të nënkuptueshme; këto quhen folje njëvetore; b. folje që nuk kanë

kryefjalë të shprehur as të nënkuptueshme; këto quhen folje pavetore.

a. Foljet njëvetore janë :

- foljet që emërtojnë veprime karakteristike për kafshët: hingëllin (kali), mjaullit (macja),

kakarit (pula), etj. Këto përdoren edhe në vetën e tretë shumës;

- foljet që tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore, si: bie ( shi, borë ), fryn ( erë, tufan ),

bleron ( ara, livadhi ), ushton ( gryka ), etj.;

- foljet e tipit ( s'më ) besohet, duket, ( s'më ) kujtohet, ndodh, qëllon, rastis, (s'më) pëlqen

etj., kur ndiqen nga një pjesë e varur kryefjalore, p.sh.: Nganjëherë ndodh që njerëzit

miqësohen aty për aty.;

- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, ndaloj, them etj., të përdorura në formë joveprore (dihet,

lejohet, ndalohet, thuhet etj.). Nuk lejohet qё të fyhet njeriu. ;

- foljet jam, vij, shkoj, dal, etj. në shprehje të tilla si : ( s' ) është mirë, ( s' ) është keq, (s')

është e arsyeshme, më vjen mirë ( keq ), më vjen mbarë, ( s' ) më shkoi ndër mend, më

doli nga mendja etj., p.sh. : Atyre s'u shkonte ndër mend se djali do të rritej aq shpejt.

b. Folje pavetore janë:

- disa folje ose shprehje foljore që emërtojnë dukuri atmosferike, si: vetëtin, bubullin, veson,

bën ftohtë, bën freskët, bën ngrohtë, etj.

- foljet me vlerë modale duhet, do.

- folja kam në vetën e tretë njëjës, kur përdoret me kuptimin ndodhet, ekziston (a ekzistojnë

) p.sh.: Në këtë zonë ka fshatra të bukura. Pa gjuhë s'ka ( s'do të kishte ) shkencë.

Page 120: rrkgn asdfjkm

120

- disa folje jokalimtare në formën joveprore të shoqëruara ose jo me pjesëzën e mohimit, si:

s'shkohet, s'rrihet, s'hyhet, s'rrohet, s'flihet, etj., p. sh.: Këtej s'kalohet. Edhe pa këmbë

jetohet. Është vapë e s'flihet dot këtu.

4. Kategoria gramatikore e numrit

Numri i foljes gjithashtu ka karakter sintaksor, sepse kushtëzohet nga numri i kryefjalës.

Ndryshimi në numër nuk sjell ndryshim në kuptimin leksikor të foljes. Një folje e përdorur në

numrin shumës nuk emërton shumë veprime, por një veprim që kryehet nga shumë njerëz.

Në numrin njëjës folja emërton një veprim që kryhet nga një person (a send), kurse në

numrin shumës emërton po atë veprim, por që kryhet nga disa persona (a sende), p.sh.: Pylli

shpërndante një freski të këndshme. Pyjet shpërndanin një freski tё kёndshme.

Kur kryefjala është një emër përmbledhës, folja mund të përdoret edhe në vetën e tretë shumës,

edhe nё vetёn e tretё njёjёs: bota thonë…; bota thotё… etj.

Kategoria e numrit shprehet me po ato mbaresa me të cilat shprehet edhe veta e foljes.

5. Kategoria gramatikore e diatezës

Diateza është kategori gramatikore që shpreh lidhjen ndërmjet veprimit të emërtuar nga folja

dhe kryefjalës së fjalisë (e shprehur ose e nënkuptuar).

Lidhja ndërmjet veprimit dhe kryefjalës së fjalisë morfologjikisht shprehet me dy palë forma,

që janë: forma veprore dhe forma joveprore. Duke u mbështetur në llojet e lidhjeve ndërmjet

veprimit dhe kryefjalës dhe në format gramatikore përkatëse, në gjuhën shqipe dallohen katёr

diateza: diateza veprore, diateza mesore, diateza pësore, diateza vetvetore.

a. Diateza veprore Folja është në këtë diatezë kur ka formë veprore dhe emërton një veprim që e kryen vetë

kryefjala. Kjo diatezë përfshin si folje kalimtare edhe folje jokalimtare, p.sh.: Ushtari shihte

fshatin i përmalluar (kalimtare). Shqiptari në çdo rast e ka nderuar mikun (kalimtare). Atleti

ynë arriti i pari në cak (jokalimtare ). Atë ditë kemi qëndruar dy orë në këmbë (jokalimtare).

b. Diateza mesore

Folja është në diatezën mesore kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim që e kryen vetë

kryefjala. Nga kuptimi këto folje janë të afërta me foljet e diatezës veprore jokalimtare. Në

diatezën mesore përfshihen:

- folje që emërtojnë lëvizje, si: hidhem, kthehem, mbështetem, ngrihem, nisem, përpiqem,

rrotullohem, sulem, vërtitem, etj., p.sh.: Alpinistët u ngjitën në majë. Plaku u mbështet në

shkop pastaj u nis për rrugë.;

- folje që emërtojnë veprime psikike-fiziologjike, si: gëzohem, dëshpërohem, mendohem,

kollem, krenohem, mërzitem, pendohem, etj.: U gëzua aq shumë, sa u përlot. Fëmija u

pendua për gabimin që bëri. ;

- folje që emërtojnë ndryshime në gjendjen e kryefjalës, si: nxihem, plakem, përtërihem,

rritem, skuqem, etj., p.sh.: Në fillim thërriste, por pastaj qetësohej e zbutej. Nga të ftohtit u

tkurr, u mblodh kruspull.

Foljet e diatezës mesore përdoren vetëm në formën joveprore, si: kollitem, pendohem,

dergjem, dukem, sulem, si dhe foljet e sipёrpёrmendura.

c. Diateza pësore Folja është në këtë diatezë kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim që e pëson kryefjala

e fjalisë. Veprimin, pra, e kryen dikush tjetër dhe ky veprues mund të jetë i shprehur gjuhësisht

ose jo. Prandaj në këtë diatezë do të përfshihen të gjitha ato raste kur folja në formën joveprore

emërton një veprim që nuk e kryen kryefjala e fjalisë. Diatezë pësore kanë vetëm foljet

veprore kalimtare. P.sh.: Armiqtë u thyen nga kalorёsa e Skënderbeut. Çadrat e tyre u dogjën

ose u shkatërruan. Dituria fitohet me këmbëngulje. Oborri s'njihej më.

Page 121: rrkgn asdfjkm

121

ç. Diateza vetvetore Në këtë diatezë folja ka formë joveprore dhe emërton një veprim që kryefjala e fjalisë e kryen

dhe e pëson njëkohësisht. Diatezë vetvetore kanë vetëm foljet kalimtare.

Diateza vetvetore është dy llojesh: e mirëfilltë dhe reciproke (e ndërsjelltë).

Folja është në diatezën vetvetore të mirëfilltë, kur kryefjala e fjalisë përfaqëson një person

(disa persona), që vepron (a veprojnë) mbi veten e vet, si: lahem, krihem, vishem,

pastrohem, mburrem, etj. p.sh.: Fëmija u mësua të lahet e të krihet, të vishet dhe të pastrohet

vetë çdo mëngjes.

Folja është e diatezës vetvetore reciproke, kur kryefjala përfaqëson dy a më shumë persona

që veprojnë reciprokisht mbi njëri-tjetrin, si fejohem, martohem, përqafohem, zihem a kapem

(me dikë), përshëndetem, takohem, rrihem (me dikë) etj. p.sh.: Nënë e bir u përqafuan me

mall. Ata ishin grindur pa shkak.

Zgjedhimi i foljeve (ndarja në zgjedhime)

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës,

kohës dhe diatezёs si dhe tërësia e formave të pashtjelluara.

Duke u nisur nga format, zgjedhimi është dy llojesh: vepror dhe jovepror. Në përgjithësi,

foljet i njohin të dy format e zgjedhimit, por ka folje që zgjedhohen vetëm në formën joveprore

(p.sh.: kollitem, krenohem etj.)

Për t'u zgjedhuar, folja ka një temë bazë nga e cila ndërtohen të gjitha format gramatikore,

p.sh.: hap-a, hap-e, hap-ën, hap-i etj.

Shumica e foljeve kanë vetëm një temë të tillë. Por ka mjaft folje që kanë dy, tri a më shumë

tema p.sh.: me dy tema: mba-j, mbajt-a, me tri tema: mbjell, mbjell-im, mbill-ja,mbill-ni,

mboll-a, mboll-ët etj; me katër tema: 1. dal, dal-im; 2. del, dil-ja, 3. dil-ni, 4. dol-a, dol-ën etj.

Gjatë përdorimit në fjali, folje të ndryshme nuk marrin të njëjtat mbaresa, pra, zgjedhohen nё

mёnyra tё ndryshme. Kjo bën që ato të klasifikohen në grupe a në zgjedhime të ndryshme.

Brenda të njëjtit grup (a zgjedhim) foljet zgjedhohen njëlloj. Për klasifikimin e foljeve në

zgjedhime do të merren parasysh këto kritere:

- do të merret si bazë shqipja standarde (plani sinkronik), pavarësisht nga ndryshimet që

mund të kenë pësuar foljet historikisht;

- foljet e parregullta nuk do të klasifikohen në zgjedhime; ato do të shihen si një grup më

vete;

- do të mbështetemi në tingullin fundor (a tingujt fundorë) të temës, si dhe në mbaresat

vetore të kohës së tashme të mënyrës dëftore, në formën veprore. Pra, për të gjetur temën, folja

duhet vënë në vetën e parë të kohës së tashme të dëftores, në formën veprore;

- për ndarjen e mëtejshme të zgjedhimeve në klasa do mbështetur edhe në temën e së kryerës

së thjeshtë e në disa raste edhe në atë të pjesores. Në bazë të kritereve të mësipërme, foljet e

rregullta të shqipes standarde ndahen në tri zgjedhime.

Zgjedhimi i parë përfshin foljet me temë në zanore a tog zanor, që në vetën e parë njëjës në

të tashmen e dëftores marrin mbaresën -j: puno-j, rrëfe-j, shkrua-j, lye-j...

Zgjedhimi i parë ndahet në tri klasa.

Klasa e parë përfshin foljet që në vetën e parë e të dytë të së kryerës së thjeshtë marrin

mbarresat -va, -ve: puno-j, puno-va, puno-ve; kthe-j, kthe-va, kthe-ve, etj.

Klasa e dytё përfshin foljet që në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore e zgjerojnë temën me

prapashtesat -t ose -jt: gje-j, gjet-a, gjet-ur; mba-j, mbajt-a, mbajt-ur, etj.

Klasa e tretë përfshin pak folje, si bëj, hyj etj. që në të kryerën e thjeshtë njëjës e zgjerojnë

temën me -r; bë-j, bër-a, bër-e; hy-j, hyr-a, hyr-e, etj.

Zgjedhimi i dytë përfshin foljet me temë në bashkëtingëllore; në të tri vetat e njëjësit këto

dalin me mbaresë zero: kap, mat, mbyll, rrit, shes, flas.

Page 122: rrkgn asdfjkm

122

Zgjedhimi i dytë ndahet në dy klasa.

Klasa e parë përfshin foljet që gjatë zgjedhimit nuk e ndryshojnë zanoren e temës: hap-hapa-

hapur; mat-mata-matur; vendos-vendosa-vendosur, etj.

Klasa e dytë përfshin foljet që gjatë zgjedhimit e ndryshojnë zanoren e temës: heq-hoqa-

hequr; marr- mora-marrë-; vjel- vola- vjelë.

Zgjedhimi i tretë përfshin foljet me temë në zanore a tog zanor që, në tri vetat e njëjësit të

së tashmes dëftore, dalin me mbaresë zero: vë, zë, di, pi, fle, shtie, shpie, etj.

Foljet e parregullta

Quhen të parregullta një grup foljesh, tema e të cilave në kohën e kryer të thjeshtë e në

pjesore është krejt e ndryshme nga tema e së tashmes. Një pjesë tjetër pësojnë ndryshime

fonetike të veçanta, ndaj s'mund të bashkohen me asnjërin nga tri zgjedhimet. Ato të grupit të

parë quhen folje supletive, kurse ato të grupit tjetër janë folje josupletive.

Foljet e parregullta supletive:

1. jam qeshë qenë

2. kam pata pasur

3. bie prura prurë

4. bie rashё rënë

5. ha hëngra ngrënë

6. jap dhashë dhënë

7. rri ndenja ndenjur

8. shoh pashë parë

9. vij erdha ardhur

Foljet e parregullta josupletive:

1. them thashë thënë

2. dua desha dashur

3. lë lashë lënë

4. vdes vdiqa vdekur

5. vete vajta vajtur

Format e pashtjelluara tё foljes Nga tipi i ndërtimit, format e pashtjelluara ndahen në dy grupe.

Në grupin e parë hyn pjesorja dhe format e pashtjelluara që ndërtohen mbi bazën e pjesores:

1. përcjellorja (duke punuar) dhe 2. mohorja (pa punuar).

Në grupin e dytë hyjnë format e pashtjelluara të tipit për të punuar, me të punuar.

Pjesorja Tema foljore, nga e cila formohet pjesorja, mund të përkojë me atë të së kryerës së thjeshtë, të

kohës së tashme ose mund të jetë e ndryshme nga temat e këtyre dy kohëve, p.sh.:

-me temë që përkon me të kryerën e thjeshtë (sh): punua-m- punua-r; rrëfye-m-rrëfyer, la-va-

la-rë;

-me temë që përkon me atë të së tashmes: vjel-vjel-ë, pjek-pjek-ur, dal-dal-ë;

-me temë që është e ndryshme nga ajo e së kryerës së thjeshtë dhe e së tashmes: bie (rashë)-

rë-në, ha (hëngra)- ngrë-në, jap (dhashë)-dhë-në etj.

Prapashtesat me të cilat formohet pjesorja janë: -rë/-r, -ur, -ë, -në.

Page 123: rrkgn asdfjkm

123

Me prapashtesën –rë/-r e formojnë pjesoren foljet e klasës së parë të zgjedhimit të parë: la-rë,

fshi-rë, punua-r, lye-r; disa folje të zgjedhimit të dytë: vra-rë, pre-rë, shka-rë; folja e

zgjedhimit të tretë: pi-rë, folja e parregullt: shoh - pa-rë.

Me prapashtesën -ur e formojnë pjesoren disa folje të zgjedhimit të parë: gjet-ur, mbajt-ur,

mbrojt-ur, etj.; shumica e foljeve të zgjedhimit të dytë: kap-ur, mat-ur, mbyll-ur etj. (me

përjashtim të foljeve me temë në l, ll, rr që pësojnë ndërrim e /-je : o ose a : o në të kryerën e

thjeshtë); foljet e zgjedhimit të tretë: di- dit-ur, fle- fjet-ur, ngre- ngrit-ur; foljet e parregullta:

kam- pasur, dua-dashur, rri-ndenjur, vdes-vdekur, vete-vajtur etj.

Me prapashtesën -ë e formojnë pjesoren foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë me temë në

l, ll, rr që në të kryerën e thjeshtë pësojnë ndërrimin e/je:o ose a:o, si: mjel-ë, dal-ë, mbjell-ë,

sjell-ë, tjerr-ë, marr-ë, etj.

Me prapashtesën -në e formojnë pjesoren foljet e zgjedhimit të tretë: vë, zë, përzë, nxë, shtie

etj., si: vë-në, përzë-në, shtie-shtёnë); foljet e parregullta: jam, bie, ha, jap, lë, them, (qe-në, rë-

në, ngrë-në, dhë-në,lë-në, thë-në).

Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e pjesores

a. Forma e pashtjelluar mohore

Kjo formë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën pa (pa punuar, pa larë).

Rrallë ndeshet forma e mbipërbërë pa pasë punuar. Kjo do të quhet kohë e kryer e formës

mohore, kurse forma pa larë mund të quhet konvencionalisht kohë e tashme.

b. Përcjellorja Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke, si: duke punuar, duke larë,

duke pasur. Rrallë ndeshet edhe forma e mbipërbërë e tipit duke pasë punuar. Kjo do të quhet

kohë e kryer e përcjellores, kurse forma duke punuar do të quhet konvencionalisht kohë e

tashme.

Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës

Format e pashtjelluara të tipit për të punuar dhe me të punuar (paskajore), janë ndërtuar

duke i paravendosur emrit prejfoljor asnjanës përkatësisht pjesëzat për dhe me. Por, në

shqipen e sotme, ato mund të interpretohen më fort si ndërtime mbi bazën e pjesores me anë të

pjesëzës për të, përkatësisht me të.

Zgjedhimi vepror

Mёnyra dёftore ka tri kohët kryesore (e tashme, e shkuar e ardhme) me nënndarjet e tyre

(gjithsej 10 kohë).

1. Koha e tashme Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme marrin këto mbaresa vetore: -j, -n, -n, -jmë, -ni,

-jnë, (puno-j, puno-n, puno-jmë, puno-ni, puno-jnë). Foljet e zgjedhimit të dytë, klasa e dytë

pësojnë ndryshime fonetike në temë: dal- del (a:e), njoh- njeh (o:e), përkas- përket (a:e, s:t),

nxjerr- nxirrni (je:i) etj. Të gjitha foljet e zgjedhimit të dytë marrin këto mbaresa: mbaresë

zero (në tri vetat e njëjësit) dhe -im, -ni, -in (në të tri vetat e shumësit).

Të gjitha foljet e zgjedhimit të tretë në njëjës dalin me mbaresë zero (pi, pi, pi), kurse në

shumës marrin mbaresat -më, (-m), -ni, në, (-n) : di-më, shpie-m, di-ni, shpi-ni, di-në, shpien.

Forma e kohёs sё tashme pa pjesёzёn po mund tё quhet e tashme e pacaktuar

Koha e tashme ka edhe dy forma tё tjera: a. po punoj (kohё e tashme e caktuar) dhe b. jam

duke punuar (kohё e tashme e vazhdueshme), tek e cila zgjedhohet vetёm folja ndihmёse:

jam( je, ёshtё, jemi, jeni, janё) duke punuar.

Page 124: rrkgn asdfjkm

124

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёso-j shpreh zё

mёso-n shpreh zё

mёso-n shpreh zё

mёso-jmё shpreh-im zё-mё

mёso-ni shpreh-ni zi-ni

mёso-jnё shpreh-in zё-nё

Koha e shkuar

1. Koha e pakryer

Te gjitha foljet, duke përfshirë dhe të parregulltat, me përjashtim të foljeve jam dhe kam,

marrin këto mbaresa: -ja, -je,-te (-nte), -nim, -nit, -nin (shkrua-ja, shkrua-je, shkrua-nte,

shkrua-nim, shkrua-nit, shkruanin).

Foljet jam dhe kam marrin këto mbaresa: ish-a, ish-e, ish-te, ish-im, ish -it, ish-in; ki-sha, ki-

she, kish-te, kish-im, ki-shit, ki-shin.

Koha e pakryer ka, sikur e tashmja, edhe dy forma tё tjera: po shkruaja (e pakryer e caktuar)

dhe isha duke shkruar(e pakryer e vazhdueshme).

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёso-ja shpreh-ja zi-ja

mёso-je shpreh-je zi-je

mёso-nte shpreh-te zi-nte

mёso-nim shpreh-nim zi-nim

mёso-nit shpreh-nit zi-nit

mёso-nin shpreh-nin zi-nin

2. Koha e kryer e thjeshtë

Shumica e foljeve, duke përfshirë edhe mjaft të parregullta, në njëjës marrin mbaresat -a, -e, -i,

ose -u (foljet me temë në bashkëtingëlloret k, g, h: prek-u, lag-u, njoh-u ose në zanore të

theksuar ( la-u, ble-u, fshi-u).

Foljet me temë në zanore në vetën e parë e të dytë njëjës marrin para mbaresës vetore edhe një

-v- kundër hiatit: mëso-v-a, mëso-v-e. Në shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat -

më, (-m), -të, (-t), -në,(-n) (la-më, la-të, la-në; mësua-m, mësua-t, mësua-n). Foljet me temë

në bashkëtingëllore nё shumёs marrin mbaresat -ëm, -ët, ën (lidh-ëm, lidh-ët, lidh-ën).

Foljet e parregullta jam, shoh, lë, them në vetën e parë njëjës marrin mbaresën -shë: qe-shë,

pa-shë, la-shë, tha-shë. Këto folje në vetën e dytë dhe të tretë njëjës nuk marrin mbaresa. Disa

prej tyre në vetën e dytë pësojnë edhe ndërrimin a:e (rashë-re, pashë-pe).

Në shumës këto folje marrin mbaresat: -më, -të, -në : pa-më, pa-të, pa-në.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёso-v-a shpreh-a zu-ra

mёso-v-e shpreh-e zu-re

mёso-i shpreh-u zu-ri

mёsua-m shpreh-ёm zu-mё

mёsua-t shpreh-ёt zu-tё

mёsua-n shpreh-ёn zu-nё

Page 125: rrkgn asdfjkm

125

3. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam në

kohën e tashme: kam (ke, ka, kemi, kanë) mёsuar, shprehur, zёnё.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

kam mёsuar kam shprehur kam zёnё

ke mёsuar ke shprehur ke zёnё

ka mёsuar ka shprehur ka zёnё

kemi mёsuar kemi shprehur kemi zёnё

keni mёsuar keni shprehur keni zёnё

kanё mёsuar kanё shprehur kanё zёnё

4. Koha më se e kryer Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të foljes ndihmëse kam në

kohën e pakryer: kisha ( kishe, kishte, kishim, kishit, kishin) mёsuar, shprehur, zёnё.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

kisha mёsuar kisha shprehur kisha zёnё

kishe mёsuar kishe shprehur kishe zёnё

kishte mёsuar kishte shprehur kishte zёnё

kishim mёsuar kishim shprehur kishim zёnё

kishit mёsuar kishit shprehur kishit zёnё

kishin mёsuar kishin shprehur kishin zёnё

5. Koha e kryer e tejshkuar Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të foljes ndihmëse kam në

kohën e kryer të thjeshtë: pata (pate, pati, patëm, patët, patën) mёsuar, shprehur, zёnё.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

pata mёsuar pata shprehur pata zёnё

pate mёsuar pate shprehur pate zёnё

pati mёsuar pati shprehur pati zёnё

patёm mёsuar patёmshprehur patёm zёnё

patёt mёsuar patёt shprehur patёt zёnё

patёn mёsuar patёn shprehur patёn zёnё

Koha e ardhme

1. Koha e ardhme Koha e ardhme ka katër kohë. Përdoren dy tipa të së ardhmes. Tipi i parë, mbizotërues,

ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të foljes në kohën e tashme të

lidhores: do të punoj, do të lexoj, do të kemi etj. Tipi i dytë përdoret më pak. Ndërtohet duke i

paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të punuar, format vetore të foljes kam në

kohën e tashme: kam për të punuar, ke për të punuar etj.

Page 126: rrkgn asdfjkm

126

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do tё mёso-j do tё shpreh do tё zё

do tё mёso-sh dotёshpreh-ёsh do tё zё-sh

do tё mёso-jё do tё shpreh-ё do tё zё -rё

do tё mёso-jmё do tёshpreh-im do tё zё-mё

do tё mёso-ni do tё shpreh-ni do tё zi- ni

do tё mёso-jnё do tё shpreh-in dotё zё-nё

2. Koha e ardhme e përparme. Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format

vetore të foljes ndihmëse kam në kohën e ardhme: do të kem mësuar, do të kesh mësuar etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

Do tё kem mёsuar Do tё kem shprehur Do tё kem zёnё

Do tё kesh mёsuar Do tё kesh shprehur do tё kesh zёnё

Do tё ketё mёsuar Do tё ketё shprehur do tё ketё zёnё

Do tё kemi mёsuar Do tё kemi shprehur do tё kemi zёnё

Do tё keni mёsuar Do tё keni shprehur do tё keni zёnё

Do tё kenё mёsuar Do tё kenё shprehur do tё kenё zёnё

3. Koha e ardhme e së shkuarës. Ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore

të foljes në kohën e pakryer të mënyrës lidhore: do të mësoja, do të mësoje, do të mësonte

etj. Për këtë kohë kemi edhe një formë tjetër të tipit kisha për të punuar, kishe për të

punuar,etj.

Zgjedhimi I zgjedhimi II Zgjedhimi III

do tё mёso-ja do tё shpreh-ja do tё zi-ja

do tё mёso-je do tё shpreh-je do tё zi-je

do tё mёso-nte do tё shpreh-te do tё zi-nte

do tё mёso-nim do tё shpreh-nim do tё zi-nim

do tё mёso-nit do tё shpreh-nit do tё zi-nit

do tё mёso-nin do tё shpreh-nin do tё zi-nin

4. Koha e ardhme e përparme e së shkuarës. Koha e ardhme e përparme e së shkuarës

ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së ardhmes të së shkuarës

të foljes ndihmëse kam: do të kisha punuar, do të kishe punuar etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

Do tё kisha mёsuar Do tё kisha shprehur Do tё kisha zёnё

Do tё kishe mёsuar Do tё kishe shprehur Do tё kishe zёnё

Do tё kishte mёsuar Do tё kishte shprehur Do tё kishte zёnё

Do tё kishim mёsuar Do tё kishim shprehur Do tё kishim zёnё

Do tё kishit mёsuar Do tё kishit shprehur Do tё kishit zёnё

Do tё kishin mёsuar Do tё kishin shprehur Do tё kishin zёnё

Page 127: rrkgn asdfjkm

127

Mёnyra habitore

1. Koha e tashme

Ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtuar (pa prapashtesёn trajtёformuese) të

foljes, format vetore të kohës së tashme të ndihmëses kam: pas-kam, qen-kam, la-kam, la-ke,

la-kemi, etj. Kjo është një formë sintetike e përftuar nga përngjitja e dy elementeve të kohës së

kryer me rend të përmbysur: la-kam ( kam-la ), punuakam, dhënkam.

2. Koha e pakryer

Edhe kjo kohë del me formë sintetike. Ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtuar të

foljes, format vetore të së pakryerës së ndihmëses kam: la-kësha, punua-kësha, qen-kësha, etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёsuakёsha shprehkёsha zёnkёsha

mёsuakёshe shprehkёshe zёnkёshe

mёsuakёsh shprehkёsh zёnkёsh

mёsuakёshim shprehkёshim zёnkёshim

mёsuakёshi shprehkёshi zёnkёshi

mёsuakёshin shprehkёshin zёnkёshin

3. Koha e kryer Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së tashmes habitore të

ndihmëses kam: paskam larë, paske larë, paskan larë...

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paskam mёsuar paskam shprehur paskam zёnё

paske mёsuar paske shprehur paske zёnё

paska mёsuar paska shprehur paska zёnё

paskemi mёsuar paskemi shprehur paskemi zёnё

paskeni mёsuar paskeni shprehur paskeni zёnё

paskan mёsuar paskan shprehur paskan zёnё

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёsuakam shprehkam zёnkam

mёsuake shprehke zёnke

mёsuaka shprehka zёnka

mёsuakemi shprehkemi zёnkemi

mёsuakeni shprehkeni zёnkeni

mёsuakan shprehkan zёnkan

Page 128: rrkgn asdfjkm

128

4. Koha më se e kryer Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së pakryerës habitore të

ndihmëses kam: paskësha larë, paskëshe larë, paskësh larë, paskëshim larë, etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paskёsha mёsuar paskёsha shprehur paskёsha zёnё

paskёshe mёsuar paskёshe shprehur paskёshe zёnё

paskёsh mёsuar paskёsh shprehur paskёsh zёnё

paskёshim mёsuar paskёshim shprehur paskёshim zёnё

paskёshi mёsuar paskёshi shprehur paskёshi zёnё

paskёshin mёsuar paskёshin shprehur paskёshin zёnё

Mёnyra lidhore

Edhe mënyra lidhore ka katër forma kohore. Karakteristike për të është prania e pjesëzës të

para secilës formë.

1. Koha e tashme

Mbaresat e së tashmes së lidhores për të gjitha foljet ndryshojnë nga ato të së tashmes dëftore

vetëm në vetën e dytë e të tretë njëjës. Në vetën e dytë ato janë: -(ë)sh dhe -ë (trajta me -ësh

për foljet me temë në bashkëtingëllore, trajta me -ë për foljet me temë në zanore): të hap-ësh,

të mbjell-ësh, të puno-sh, të lye-sh, etj. Në vetën e tretë njëjës foljet me temë në zanore, marrin

mbaresёn -jё: të la-jë, të mba-jë, të lye-jë, ndёrsa ato qё mabarojnё me bashkёtingёllore

mbaresёn -ё: tё hapё, tё marrё, tё flasё,etj.

Foljet jam, kam, them në vetën e dytë njëjës marrin mbaresën -sh, kurse në vetën e tretë

njëjës mbaresën -të: të je-m, të je-sh, të je-të, të je-mi, të je-ni, të je-në, të them, etj. Në shumës

foljet marrin të njëjtat mbaresa si ato të kohës së tashme dëftore: të puno-jmë, të hap-im, të di-

më.

2. Koha e pakryer

Të gjitha foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores. Dallohen vetëm nga

prania e pjesëzës të: të mësoja, të dija, të hapja.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

tё mёso-j tё shpreh tё zё

tё mёso-sh tёshpreh-ёsh tё zё-sh

tё mёso-jё tё shpreh-ё tё zё -rё

tё mёso-jmё tё shpreh-im tё zё-mё

tё mёso-ni tё shpreh-ni tё zi- ni

tё mёso-jnё tё shpreh-in tё zё-nё

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

tё mёso-ja tё shpreh-ja tё zi-ja

tё mёso-je tё shpreh-je tё zi-je

tё mёso-nte tё shpreh-te tё zi-nte

tё mёso-nim tё shpreh-nim tё zi-nim

tё mёso-nit tё shpreh-nit tё zi-nit

tё mёso-nin tё shpreh-nin tё zi-nin

Page 129: rrkgn asdfjkm

129

3. Koha e kryer

Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të kohës së tashme

lidhore të ndihmëses kam: të kem mësuar, të kesh mësuar, të ketё mёsuar, tё keni mësuar, etj.

4. Koha më se e kryer Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes, format vetore të së pakryerës lidhore të

ndihmëses kam: të kisha punuar, të kishe punuar, të kishte punuar, etj.

Mёnyra kushtore Kjo mënyrë ka dy forma kohore: të tashmen dhe të kryerën. Format e kësaj mënyre janë

homonime me ato të së ardhmes të së shkuarës dëftore: do të punoja (e tashme) dhe me ato

të së ardhmes së përparme të së shkuarës: do të kisha punuar (e kryer).

1. Koha e tashme

Zgjedhimi I zgjedhimi II Zgjedhimi III

do tё mёso-ja do tё shpreh-ja do tё zi-ja

do tё mёso-je do tё shpreh-je do tё zi-je

do tё mёso-nte do tё shpreh-te do tё zi-nte

do tё mёso-nim do tё shpreh-nim do tё zi-nim

do tё mёso-nit do tё shpreh-nit do tё zi-nit

so tё mёso-nin do tё shpreh-nin do tё zi-nin

2. Koha e kryer

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

do tё kisha mёsuar do tё kisha shprehur do tё kisha zёnё

do tё kishe mёsuar do tё kishe shprehur do tё kishe zёnё

do tё kishte mёsuar dotё kishte shprehur do tё kishte zёnё

do tё kishim mёsuar do tё kishim shprehur do tё kishim zёnё

do tё kishit mёsuar do tё kishit shprehur do tё kishit zёnё

do tё kishin mёsuar do tё kishin shprehur do tё kishin zёnё

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

tё kem mёsuar tё kem shprehur tё kem zёnё

tё kesh mёsuar tё kesh shprehur tё kesh zёnё

tё ketё mёsuar tё ketё shprehur tё ketё zёnё

tё kemi mёsuar tё kemi shprehur tё kemi zёnё

tё keni mёsuar tё keni shprehur tё keni zёnё

tё kenё mёsuar tё kenё shprehur tё kenё zёnё

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

tё kisha mёsuar tё kisha shprehur tё kisha zёnё

tё kishe mёsuar tё kishe shprehur tё kishe zёnё

tё kishte mёsuar tё kishte shprehur tё kishte zёnё

tё kishim mёsuar tё kishim shprehur tё kishim zёnё

tё kishit mёsuar tё kishit shprehur tё kishit zёnё

tё kishin mёsuar tё kishin shprehur tё kishin zёnё

Page 130: rrkgn asdfjkm

130

Mёnyra dёshirore

1. Koha e tashme

Ndërtohet duke i shtuar temës së posaçme të dëshirores mbaresat: -a, -, -të, (njëjës) dhe -im,

-i, -in (shumës). Tema e posaçme e dëshirores ndërtohet me anë të prapashtesës trajtëformuese

-fsh, -sh. Kur tema e foljes mbaron me zanore, i prapavihet varianti -fsh, ndryshe përdoret

trajta -sh : puno-fsh-a, gëzo-fsh-a, lidh-sh-a, kap-sh-a.

Pas temave me bashkëtingëlloret n dhe sh prapashtesa e dëshirores -sh ndërrohet në -ç : zën-ç-

a, lën-ça, qesh-ç-a, dash-ç-a.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёsofsh-a shprehsh-a zёnç-a

mёsofsh shprehsh zёnç

mёsof-tё shpreh-tё zёn-tё

mёsofsh-im shprehsh-im zёnç-im

mёsofsh-i shprehsh-i zёnç-i

mёsofsh-in shprehsh-in zёnç-in

2. Koha e kryer Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së tashmes së dëshirores të

foljes ndihmëse kam: paça ( paç, pastë, paçim, paçi, paçin ) mёsuar, shprehur, zёnё.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

paça mёsuar paça shprehur paça zёnё

paç mёsuar paç shprehur paç zёnё

pastё mёsuar pastё shprehur pastё zёnё

paçim mёsuar paçim shprehur paçim zёnё

paçi mёsuar paçi shprehur paçi zёnё

paçin mёsuar paçin shprehur paçin zёnё

Mënyra urdhërore

Mënyra urdhërore ka forma gramatikore vetëm për vetën e dytë njëjës dhe shumës. Ka vetëm

kohën e tashme. Në vetën e dytë shumёs, të gjitha foljet dalin me të njëjtën formë si në vetën

e dytë shumës të së tashmes dëftore. Këto dy forma homonime dallohen vetëm nga

intonacioni: krahaso: (ju) punoni-punoni.

Në numrin njëjës, vetëm një pjesë e vogël foljesh dalin me të njëjtën formë si në vetën e dytë

njëjës të së tashmes dëftore, p.sh., folje të zgjedhimit të dytë: (ti) lidh- lidh; të zgjedhimit të

tretë: (ti) pi-pi; folje të parregullta: (ti) ha- ha; rri, jep etj. Foljet e zgjedhimit të parë me temë

në o,e,i, në vetën e dytë njëjës urdhërore, nuk marrin mbaresë (me përjashtime): puno, mëso,

shko, rrëfe, shpërble, etj. Foljet e tjera të zgjedhimit të parë (me disa përjashtime) në vetën e

dytë njëjës marrin mbaresën -j: mba-j, la-j,

shkrua-j, lye-j, përzie-j, bë-j, etj.

Foljet e klasës së dytë të zgjedhimit tё dytë (me disa përjashtime), në vetën e dytë njëjës,

zanoren e ose togun je, i ndërrojnë në i: (ti) del- dil, djeg- digj, vjel- vil, etj.

Page 131: rrkgn asdfjkm

131

Këtu po japim formën e urdhërores së disa foljeve në vetën e dytë njëjës: fle- fli, ngre- ngri,

jam -ji, kam- ki, shoh- shih, vë- vër, zë- zër, përzë- përzër, shpie- shpjer, shtie- shtjer, hyj- hyr,

bie- bjer, lë- lër etj.

Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi III

mёso shpreh zёr

mёso-ni shpreh-ni zini

Format e pashtjelluara

zgjedhimi I zgjedhimi II Zgjedhimi III

pjesorja mёsuar shprehur zёnё

pёrcjellorja duke mёsuar duke shprehur duke zёnё

paskajorja pёr tё mёsuar

me të mësuar

pёr tё shprehur

me të shprehur

pёr tё zёnё

me të zënë

mohorja pa mёsuar pa shprehur pa zёnё

Pasqyrё e foljeve tё parregullta supletive nё kohёt e mёnyrёs dёftore (veta I njëjës)

koha e tashme kam jam bie bie rri ha shoh vij jap

e pakryer kisha isha bija bija rrija haja shihja vija jepja

e kryer e

thjeshtё

pata qeshё prura rashё Ndenja hёngra pashё erdha dhashё

e kryer kam

pasur

kam

qenё

kam

prurё

kam

rёnё

kam

ndenjur

kam

ngrёnё

kam

parё

kam

ardhur

kam

dhёnё

mё se e

kryer

kisha

pasur

kisha

qenё

kisha

prurё

kisha

rёnё

kisha

ndenjur

kisha

ngrёnё

kisha

parё

kisha

ardhur

kisha

dhёnё

e kryer e

tejshkuar

pata

pasur

pata

qenё

pata

prurё

pata

rёnё

pata

ndenjur

pata

ngrёnё

pata

parё

pata

ardhur

pata

dhёnё

e ardhme do tё

kem

do tё

jem

do tё

bie

do tё

bie

do tё rri do tё

ha

do tё

shoh

do tё vij do tё

jap

e ardhme

e

pёrparme

do tё

kem

pasur

do tё

kem

qenё

do tё

kem

prurё

do tё

kem

rёnё

do tё

kem

ndenjur

do tё

kem

ngrёnё

do tё

kem

parё

do tё

kem

ardhur

do tё

kem

dhёnё

e ardh. e

sё shkuar

do tё

kisha

do tё

isha

do tё

bija

do tё

bija

do tё

rrija

do tё

haja

do tё

shihja

do tё

vija

do tё

jepja

e ardh. e

pёrp. e sё

shkuarёs

do tё

kisha

pasur

do tё

kisha

qenё

do tё

kisha

prurё

do tё

kisha

rёnё

do tё

kisha

ndenjur

do tё

kisha

ngrёnё

do tё

kisha

parё

do tё

kisha

ardhur

do tё

kisha

dhёnё

Page 132: rrkgn asdfjkm

132

Pasqyrё e foljeve tё parregullta josupletive nё kohёt e mёnyrёs dёftore(veta I njëjës)

koha

e tashme

them dua vdes vete lё

e pakryer

thosha doja vdisja veja lija

e kryer e

thjeshtё

thashё desha vdiqa vajta lashё

e kryer kam thёnё kam dashur kam vdekur kam vajtur kam lёnё

mё se e kryer kisha thёnё kisha dashur kisha vdekur kisha vajtur kisha lёnё

e kryer e

tejshkuar

pata thёnё pata dashur pata vdekur pata vajtur pata lёnё

e ardhme

do tё them do tё dua do tё vdes do tё vete do tё lё

e ardhme e

pёrparme

do tё kem

thёnё

do tё kem

dashur

do tё kem

vdekur

do tё kem

vajtur

do tё kem

lёnё

e ardh. e sё

shkuar

do tё thosha do tё doja do tё vdisja do tё veja do tё lija

e ardh. e pёrp.

e sё shkuarёs

do tё kisha

thёnё

do tё kisha

dashur

do tё kisha

vdekur

do tё kisha

vajtur

do tё kisha

lёnё

Zgjedhimi jovepror

Format foljore të zgjedhimit jovepror ndërtohen me tri mjete gjuhësore të ndryshme: me anë

mbaresash, me anë të pjesëzës u dhe me anë të foljes ndihmëse jam.

1. Me anë mbaresash ndërtohen format e kohës së tashme dëftore dhe lidhore: (të) mёrzitem,

(të) mёrzit-esh..., (të) la-hem, (të) la-hesh, etj. Mbaresat e së tashmes janë: -(h)em, - (h)esh, -

(h)et, -(h) emi, -(h)eni,-(h)en; mbaresat me të cilat ndërtohen format e së pakryerës dëftore e

lidhore (vini re mbaresat); (të) la-h-esha, (të) la-h-eshe, (të) la-h-ej, (të) la-h-eshim, (të) la-h-

eshit, (të) la-h-eshin.

Po kështu ndërtohet edhe e ardhmja: do të mёrzitem etj. Të njëjtat mbaresa si të së pakryerës

marrin foljet edhe në të ardhmen e së shkuarës ose në të tashmen e mënyrës kushtore: do të

kap-esha, do të kap-eshe etj.

2. Me pjesëzën u ndërtohet e kryera e thjeshtë dëftore ( u lava), e tashmja dhe e pakryera e

mënyrës habitore (u lakam, u lakësha), e tashmja e mënyrës dëshirore (u gëzofsha), urdhërorja

(lah-u), format e pashtjelluara: mohorja (pa u larë), përcjellorja (duke u larë), paskajorja (për

t'u larë), forma e tipit me t'u larë, si dhe format e tipit të së ardhmes: kam për t'u larë dhe kisha

për t'u larë.

3. Me anë të foljes ndihmëse jam ndërtohen të gjitha format foljore të përbëra të së shkuarës:

e kryera (jam larë), më se e kryera (isha larë), e kryera e tejshkuar (qeshë larë), e ardhmja e

përparme dhe e ardhmja e përparme e së shkuarës (do të jem larë, do të isha larë).

Me foljen jam formohen edhe e kryera dhe më se e kryera e habitores (qenkam larë, qenkësha

larë), e kryera e më se e kryera e lidhores (të jem larë, të isha larë), e kryera e dëshirores

(qofsha larë) dhe e kryera e formave të pashtjelluara mohore dhe përcjellore (pa qenë larë,

duke qenë larë).

Page 133: rrkgn asdfjkm

133

Pasqyrё e zgjedhimit jovepror (veta I njёjёs)

Mёnyra dёftore

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

k. e tashme mёso-h-em shpreh-em zi-h-em

k. e pakryer mёso-h-esha shpreh-esha zi-h-esha

k. e kryer e thjeshtё u mёso-v-a u shpreh-a u zur-a

k. e kryer jam mёsuar jam shprehur jam zёnё

k. mё se e kryer isha mёsuar isha shprehur isha zёnё

k. e kryer e tejshkuar qeshё mёsuar qeshё shprehur qeshё zёnё

k. e ardhme do tё mёso-h-em do tё shpreh-em do tё zi-h-em

k. e ardh. e pёrparme do tё jem mёsuar do tё jem shprehur do tё jem zёnё

k.e ardh. e sё shkuarës do tё mёsohesha do tё shprehesha do tё zihesha

k. e ardh. e pёrp. e sё

shkuarёs

do tё isha mёsuar do tё isha shprehur do tё isha zёnё

Mёnyra habitore

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

k. e tashme

u mёsuakam u shprehkam u zёnkam

k. e pakryer

u mёsuakёsha u shprehkёsha u zёnkёsha

k. e kryer

qenkam mёsuar qenkam shprehur qenkam zёnё

k. mё se e kryer qenkёsha mёsuar qenkёsha shprehur qenkёsha zёnё

Mёnyra lidhore

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

e tashme

tё mёso-h-em tё shpreh-em tё zi-h-em

e pakryer

tё mёso-h-esha tё shpreh-esha tё zi-h-esha

e kryer

tё jem mёsuar tё jem shprehur tё jem zёnё

mё se e kryer

tё isha mёsuar tё isha shprehur tё isha zёnё

Mёnyra kushtore

zgjedhimi I zgjedhimi II Zgjedhimi III

k. e tashme

do tё mёso-h-esha do tё shpreh-esha do tё zi-h-esha

k. e kryer

do tё isha mёsuar do tё isha shprehur do tё isha zёnё

Mёnyra dёshirore

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

k. e tashme

u mёsofsha u shprehsha u zёnça

k. e kryer qofsha mësuar qofsha shprehur qofsha zёnё

Page 134: rrkgn asdfjkm

134

Mёnyra urdhёrore

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

koha e tashme

mёsohu

(mos u mёso)

mёsohuni

(mos u mёsoni)

shprehu

(mos u shpreh)

shprehuni

(mos u shprehni)

zihu (mos u zё)

zihuni

(mos u zini)

Format e pashtjelluara

zgjedhimi I zgjedhimi II zgjedhimi III

pjesorja

mёsuar shprehur zёnё

Pёrcjellorja

duke u mёsuar duke u shprehur duke u zёnё

paskajorja

pёr t’u mёsuar

me t’u mësuar

pёr t’u shprehur

me t’u shprehur

pёr t’u zёnё

me t’u zënë

mohorja

pa u mёsuar pa u shprehur pa u zёnё

Formimi i foljeve

Pёrveç foljeve tё parme, nё gjuhёn shqipe shumica e foljeve janё jo tё parme. Tё parme janё

foljet qё nuk janё formuar nga fjalё tё tjera, pra janё tё pamotivueshme, si p.sh.: lexoj, mёsoj,

flas, marr, di, zё, rri, bie, them, etj. Foljet jo tё parme formohen kryesisht me prejardhje

dhe me pёrbёrje, nga temat emёrore, mbiemёrore, foljore dhe ndajfoljore.

1. Foljet e prejardhura

a. Formimi prapashtesor ёshtё tipi mё prodhimtar. Prapashtesat me tё cilat formohen folje tё

prejardhura janё: -o, -ro, -so, -to, -zo, -llo. Foljet e formuara me kёto prapashtesa i takojnё tё

gjitha zgjedhimit tё parё. Prapashtesa –o ёshtё mё prodhimtarja. Foljet e formuara me kёtё

prapashtesё motivohen nga tema emёrore si: besoj, fluturoj, punoj, dimёroj, sharroj, etj.; nga

tema mbiemёrore si: çaloj, shkurtoj, thelloj, shtrembёroj, etj.; nga tema ndajfoljore si: afroj,

largoj, barazoj, pёrparoj, etj. Me prapashtesёn –ro formohen folje kryesisht nga tema

emёrore. Kur tema fjalёformuese mbaron me bashkёtingёllore, para prapashtesёs shtohet

zanorja ё pёr lehtёsi shqiptimi si: lajmёroj, mretёroj, mishёroj, vjershёroj. Me prapashtesёn –

zo, qё ёshtё mjaft prodhimtare, formohen folje kryesisht nga temat emërore, por edhe nga

tema tё tjera, sidomos mbiemёrore si: bulёzoj, frymёzoj, gjunjёzoj; aktivizoj, industrializoj,

konkretizoj; shumёzoj, dyzoj, etj. Prapashtesa -so nuk ёshtё shumё prodhimtare. Me tё

formohen folje nga temat emёrore, mbiemёrore dhe ndajfoljore si: frikёsoj, vlerёsoj, ёmbёlsoj,

lartёsoj, lehtёsoj, qetёsoj; ngadalёsoj, pakёsoj, plotёsoj etj. Me prapashtesёn –to kryesisht

formohen folje nga temat emrёrore si: arsyetoj, arkёtoj, copёtoj, dёmtoj. Me prapashtesёn –llo

formohen folje nga onomatopetё, por edhe nga emra dhe folje si: fёrfёllon, gurgullon,

turfullon, tingёlloj, pikёlloj, zbardhёllon, shkundulloj, etj. Me prapashtesat: -os, -s/is, -atis, -

atos, -it. Me prapashtesёn -os formohen folje tё zgjedhimit tё dytё, kryesisht nga tema emёrore

si: ajros, brengos, gjakos, tymos, njollos, vulos, etj. Me prapashtesat -s/-is formohen njё numёr

foljesh nga tema emёrore. Temat fjalёformuese qё mbarojnё me i tё theksuar marrin

prapashtesёn -s, tё tjerat marrin prapashtesёn -is si: bezdis, ujdis, rastis, tiganis, etj.

Page 135: rrkgn asdfjkm

135

Prapashtesat –atis/-atos janё zgjerim i prapashtesave –is/-os me –at si: armatos, helmatis,

bashatis, etj. Prapashtesa –it nuk ёshtё shumё prodhimtare. Ajo u shtohet temave emёrore, si:

kosit, shoshit, radhit, por edhe temave onomatopeike si çukit, murmurit, nanurit, etj.

b. Formimi parashtesor

Prapashtesat mё prodhimtare pёr formimin e foljeve tё prejardhura janё: pёr- dhe sh-/zh-/ç-.

Parashtesat e tjera janё: ri-, s-/z-, mbi-, nёn-, stёr-, shpёr- etj.

Me parashtesёn pёr- formohen folje kryesisht nga temat foljore dhe emёrore. Kur bashkohet

me tema foljore parashtesa pёr- u jep atyre kuptim intensiv si: pёrcaktoj, pёrdredh, pёrforcoj,

pёrgatit, pёrgjysmoj, etj., ose kuptim intensiv tё shoqёruar me nuanca tё reja kuptimore si:

pёrbluaj, pёrfitoj, pёrhap, pёrkufizoj, pёrmbledh, pёrkujtoj etj. Kur bashkohet me tema

emёrore, kjo parashtesё u jep foljeve tё prejardhura kuptim tjetёr(tё ri), si: pёrball, pёrshtat,

pёrbuz, pёrdor, pёrkrah, pёrshtat (nga emra tё pjesёve tё trupit); pёrbalt, pёrgjak, pёrfill,

pёrshёndet etj.

Alomorfi sh- bashkohet me folje tema e tё cilave fillon me bashkёtingёllore tё pazёshme, si:

shpalos, shthur, shkurorёzoj, etj.; alomorfi zh- bashkohet me tema foljore qё nisin me

bashkёtingёllore tё zёshme si: zhvesh, zhduk, zhbllokoj, etj.; alomorfi ç- bashkohet me tema

qё nisin me zanore ose me bashkёtingёllore sonante: m, n, l, ll, r, rr, si: çarmatos, çorientoj,

çmontoj, çregjistroj, çrregulloj, etj. Kjo parashtesё u jep foljeve kuptim tё kundёrt me atё tё

temёs fjalёformuese (zhvidhos, çorganizoj, shpalos), ose u jep kuptim intensiv tё shoqёruar me

ndonjё nuancё tё re kuptimore (shkёput, shndёrroj, çliroj,etj).

Parashtesa ri- po bёhet gjithnjё e mё prodhimtare. Folja e formuar me kёtё parashtesё emёrton

njё veprim, qё kryhet sёrish si: ribotoj, rivendos, riorganizoj, etj. Parashtesa s-/z- nuk ёshtё

shumё prodhimtare. Ajo u jep foljeve kuptim intensiv: skuq, spastroj, spraps, zbardh, etj.

Prashtesat mbi-(mbiçmoj, mbingarkoj, etj.), nёn-(nёnshtroj, nёnvlerёsoj,etj.); ndёr- (ndёrlidh,

ndёrhyj, etj.); stёr- (stёrngarkoj, stёrmundoj, etj.) janё mё pak prodhimtare.

c. Formimi parashteso-prapashtesor

Njё numёr foljesh formohen me parashtesё dhe prapashtesё njёkohёsisht, tё cilat i shtohen

njёkohёsisht temёs fjalёformuese. Parashtesat qё marrin pjesё nё kёtё tip fjalёformimi janё:

pёr- dhe sh-/zh-/ç, z-, kurse prapashtesat janё: -o, -so, -zo ( pёrfundoj, pёrjetёsoj, shfrytёzoj,

shkripёzoj, zhdoganoj, zbukuroj, etj.)

ç. Formimi pa ndajshtesё

Pa ndajshtesё formohen pak folje , tё prejardhura kryesisht nga temat emёrore dhe

mbiemёrore. Foljet e formuara nga temat emёrore mund tё jenё nё formёn veprore: sit, krip,

shosh dhe nё formёn joveprore: mykem, kujdesem, etj. Edhe foljet nga tema mbiemёrore mund

tё dalin nё tё dy format: sёmur-sёmurem, verdh-verdhem, kuq-kuqem etj.

2. Foljet e pёrbёra

Foljet e formuara me pёrbёrje janё tё pakёta Vendin kryesor e zёnё formimet e tipit

ndajfolje+emёr (bashkёbisedoj, bashkёjetoj, bashkёpunoj, paracaktoj, parandaloj,

parapёlqej, mirёpres, mirёmbaj, keqkuptoj, tejkaloj, etj.) dhe mё pak tё tipit emёr+folje (

buzёqsh, duartrokas, udhёheq, etj.).

TERMAT KRYESORË:

Folje, folje ndihmëse, gjysmëndihmëse: këpujore, modale, fazore), folje kalimtare,

jokalimtare, kalimtare e zhdrejtë, veta (e parë, e dytë, e tretë), folje njëvetore, pavetore, numër

njëjës, shumës, diateza (veprore, mesore, pësore, vetvetore: e mirëfilltë, reciproke), mënyrë

(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore, urdhërore), modalitet, kohë kryesore (e tashme,

e shkuar, e ardhme), kohë (e tashme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryer, më se e kryer, e

kryer e tejshkuar, e ardhme, e ardhme e përparme, e ardhme e së shkuarës, e ardhme e

Page 136: rrkgn asdfjkm

136

përparme e së shkuarës, zgjedhim (vepror, jovepror), zgjedhim (i parë, i dytë, i tretë), folje të

parregullta (supletive, josupletive), forma të pashtjelluara (pjesore, përcjellore, mohore, e tipit

për të punuar, me të ardhur).

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Sqaroni më hollësisht çfarë emërton folja dhe cilat janë kategoritë gramatikore të saj.

Krahasojini këto edhe me kategoritë e pjesëve të tjera të ligjëratës.

2. Sqaroni konceptin e përgjithshëm të foljeve ndihmëse e gjysmëndihmëse. Për këto të fundit

tregoni çfarë shprehin.

3. Flisni për kategorinë e vetës së foljeve; bëni dallimin ndërmjet foljeve që kanë vetë dhe

foljeve njëvetore e pavetore.

4. Si e kuptoni kategorinë gramatikore të diatezës? Diskutoni me anë shembujsh për tiparet

karakteristike të çdo diateze.

5. Trajtoni kategorinë e zgjedhimit. Cilët janë treguesit bazë të klasifikimit të foljeve në

zgjedhime?

6. Thoni si ndërtohen kohët e foljeve dhe jepni paradigmën e zgjedhimit vepror në secilën

kohë të të gjitha mënyrave.

7. Trajtoni më gjërësisht konceptin e formave të pashtjelluara dhe grupimin e tyre.

8.Cilat quhen folje të parregullta dhe si klasifikohen ato

9. Si realizohet zgjedhimi jovepror?

10. Format e pashtjelluara të foljes në përqasje me format e shtjelluara.Cilat janë format e

pashtjelluara dhe si ndërtohen ato?

11. Argumentoni mënyrat më prodhuese për formimin e foljeve.

12. Bëni përqasjen midis kategorive të foljes në shqipe dhe të gjuhës së huaj që studioni.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Argumentoni me shembuj modalitetin e foljeve në gjuhën shqipe.

2. Gjeni lidhjet që ka midis konceptit “folje kalimtare-jokalimtare” dhe diatezave të foljes.

3. Ç’ndryshime ka mes termave “kohë” (p.sh. hapësira dhe koha) dhe “kohë gramatikore”. Pse

foljet ndahen në tri kohë kryesore? Argumentoje.

4. A mund të përdoren format kohore në vend të njëra-tjetrës? Cilat janë rastet dhe pse?

5. Lexoni shembujt e mëposhtëm:

a. Nesër nisemi për në Durrës; b. Nesër do të nisemi për në Durrës. Ç’ndryshime dhe ç’ të

përbashkëta ka mes tyre? Cilat janë mjetet leksikore për të shprehur kuptimet gramatikore në

gjuhën shqipe.

SI BЁHET ANALIZA E FOLJES?

Njё analizё e tёrёsishme e foljes do tё pёrfshinte tё gjitha veçoritё leksikore, gramatikore dhe

fjalёformuese tё saj.

Skema nё formё tё njё udhёzuesi sipas tё cilit do tё bёhej analiza e çdo foljeje me kuptim tё

plotё leksikor do tё dukej kёshtu:

1. Sipas kalueshmёrisё

2. Sipas kategorive gramatikore

3. Sipas klasifikimit nё zgjedhime

4. Sipas formimit

Page 137: rrkgn asdfjkm

137

1. Nё pjesёn e parё tё analizёs pёr njё folje tё caktuar, tё dhёnё nё njё kontekst tё caktuar,

d.m.th. nё fjali, do tё pёrcaktohej nёse ajo ёshtё kalimtare18

ose jokalimtare. Kur folja e ka tё

shprehur nё fjali kundrinorin e drejtё, ose tё zhdrejtё, madje edhe tё pёrsёritur pёrmes trajtave

tё shkurtra, atёherё duhet tё shkruhet brenda kllapave kundrinori (kundrinorёt) e shprehur.

2. Nё pjesёn e dytё tё analizёs pёrcaktohet mёnyra, koha, veta, numri dhe diateza e foljes sё

dhёnё19

.

3. Nё pjesёn e tretё tё analizёs pёrcaktohet nёse folja e dhёnё i takon zgjedhimit I, II, III, ose

nuk i takon asnjё zgjedhimi. Nё kёtё rast folja ёshtё e parregullt (supletive ose josupletive).

Pёr tё pёrcaktuar zgjedhimin si kriter merret mbaresa qё merr folja nё mёnyrёn dёftore, nё

kohёn e tashme, nё vetёn I, nё numrin njёjёs dhe nё diatezёn veprore.

4. Nё pjesёn e katёrt tё analizёs sё pari pёrcaktohet nёse folja e dhёnё ёshtё e parme ose jo e

parme. Nёse folja ёshtё e parme me kaq mbaron analiza fjalёformuese e saj. Kur folja ёshtё jo

e parme, atёherё analiza vazhdon duke pёrcaktuar mёnyrёn e formimit tё saj. Gjithashtu duhet

cekur brenda kllapave edhe tema (ose temat) fjalёformuese.

Gjatё analizёs fjalёformuese duhet nisur gjithashtu nga trajta pёrfaqёsuese e foljes.

Shembuj tё analizёs sё foljeve

Fjalitё:

1. Tё gjitha fletёvotimet do tё vulosen para se qytetarёt t’i kenё marrё ato.

2. Nё fillim zura ta qetёsoja veten duke u arsyetuar se paskam lidhur miqёsi tё rrejshme me

tё.

3. Ai nuk mund tё rehatohet po nuk e pёrqeshi dikё.

4. Me zgjedhjet e fundit kemi dёshmuar qё jemi tё aftё pёr ta qeverisur veten.

do tё vulosen

1. Kalimtare20

2. Mёnyra dёftore, koha e ardhme, veta III, numri shumёs, diateza joveprore-pёsore

3. Zgjedhimi II

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore; vul(ё)+os=vulos(E-F)

tё kenё marrё

1. Kalimtare e drejtё ( ato, i)

2. Mёnyra lidhore, koha e kryer, veta III, numri shumёs, diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Folje e parme

18

Njё folje do tё merret si kalimtare edhe nёse nuk e ka tё shprehur kundrinorin nё fjali, por qё nё njё

kontekst tjetёr ka mundёsi ta marrё kёtё. 19

Pёr format e pashtjelluara vetёm diateza 20

Folja nё formёn joveprore nuk mund tё marrё kundrinor tё drejtё. Kjo folje nё njё kontekst tjetёr

mund tё marrё kundrinor, p.sh. vulos njё dokument.

Page 138: rrkgn asdfjkm

138

Zura: Folje gjysmёndihmёse qё tregon fillimin e veprimit-pjesё e KPF

tё qetёsoja

1. Kalimtare (veten, e)

2. Mёnyra lidhore, koha e pakryer, veta I, numri njёjёs, diateza veprore

1. Zgjedhimi I

2. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore: (i) qetё+so=qetёsoj (M-F)

paskam lidhur

1. Kalimtare e drejtё (miqёsi tё rrejshme)

2. Mёnyra habitore, koha e kryer, veta I, numri njёjёs, diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Folje e parme

mund: Folje gjysmёndihmёse modale-pjesё e kallёzuesit tё pёrbёrё foljor

tё rehatohet

1. Kalimtare

2. Mёnyra lidhore, koha e tashme, veta III, numri njёjёs, diateza vetvetore

3. Zgjedhimi I

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore: rehat+o=rehatoj (N-F)

pёrqeshi

1. Kalimtare (dikё, e)

2. Mёnyra dёftore, koha e kryer e thjeshtё, veta III, numri njёjёs, diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje parashtesore: pёr +qesh=pёrqesh (F-F)

kemi dёshmuar

1. Kalimtare

2. Mёnyra dёftore, koha e kryer, veta I, numri shumёs, diateza veprore

3. Zgjedhimi I

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore: dёshm(i)+o=dёshmoj (E-F)

Jemi: Folje gjysmёndihmёse kёpujore- pjesё e kallёzuesit emёror

pёr tё qeverisur

1. Kalimtare (veten, e)

2. Diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore: qever(i)+is=qeveris (E-F)

Page 139: rrkgn asdfjkm

139

PROVONI NJOHURITË TUAJA PËR FOLJEN

1. Me ç’funksion është përdorur folja JAM në shembullin e dhënë:

Jam për t’u pyetur në mësim.

a. folje ndihmëse

b. me kuptim të plotë leksikor

c. këpujë

d. folje modale e detyrimit

2. Në ç’zgjedhim është folja HAP

a. zgjedhimi i parë

b. zgjedhimi i dytë

c. zgjedhimi i tretë

d. asnjëri prej tyre

3. Në fjalitë e mëposhtme gjeni cila folje është jokalimtare:

a. Ai mori librin nga rafti

b. Qëndronte si i ngrirë

c. Pastrohej çdo ditë si më parë

d. U ul menjëherë në tokë.

4. Rrethoni alternativën ku folja është në formë joveprore:

a. do të mësoj

b. mësoja

c. mësohesha

d. mësoj

5. Cila nga foljet e mëposhtme është pavetore:

a. bën vapë

b. kali hingëllin

c. bie shi

d. bari gjelbëron

6. Në ç’rast folja KAM është përdorur si ndihmëse:

a. kam punuar

b. kam punë

c. kisha frikë

d. kam disa libra

7. Rrethoni foljen që është përdorur në mënyrën habitore:

a. mësofsha

b. mëso

c. të mësoja

d. mësuakësha

8. Në cilën mënyrë dhe kohë është përdorur folja e nënvizuar në fjalinë e dhënë:

Në qoftë se do të vije ti,do të punonim më shumë.

a. e tashme e kushtores

b. e ardhme e së shkuarës

c. e ardhme e përparme e së shkuarës

d. e kryer e kushtores

9. Në ç’formë të pashtjelluar është rasti i nënvizuar në fjalinë e dhënë:

Ai ecte pa bërë fjalë.

a. përcjellore

b. pjesore

c. formë e pashtjelluar mohore

Page 140: rrkgn asdfjkm

140

d. asnjëra prej tyre

10. Gjeni kohën në të cilën është përdorur folja në fjalinë e mëposhtme:

Drita ka ndriçuar gjithë vendin.

a. e pakryer

b. e kryer

c. e kryer e thjeshtë

d. e kryer e tejshkuar

11. Në fjalinë "Vëllai i saj ishte mjek në atë qytezë", folja jam është:

a. me vlerë të plotë leksikore

b. gjysmëndihmëse

c. ndihmëse

d. gjysmëndihmëse dhe me vlerë të plotë leksikore

12. Cila prej foljeve të mëposhtme është kalimtare:

a. Nuk lëvizi asgjë nga vendi.

b. Nga larg dallohej një tym i zi.

c. Punonte pareshtur gjithë ditën e ditës.

d. Nga vinte kjo zhurmë e çuditshme?

13. Rrethoni variantin në të cilin folja është në diatezën mesore:

a. Vezullimet e dritave ishin përhapur në të katër anët.

b. U thashë të mos vonoheshin.

c. U kap keq me të.

d. Këto lule vyshken shpejt.

14. Nuk është folje e zgjedhimit të tretë:

a. di

b. rri

c. vë

d. fle

15. Forma foljore qeshë mësuar është në kohën:

a. e kryer të thjeshtë të dëftores

b. e kryer të tejshkuar të dëftores

c. e kryer të kushtores

d. më se të kryer të dëftores

16. Rrethoni variantin e saktë të së tashmes së habitores të foljes mësoj:

a. mësuakam

b. mësokam

c. mësokërkam

d. mësokësha

17. E kryera e thjeshtë e zgjedhimit jovepror të foljeve ndërtohet:

a. me foljen ndihmëse jam

b. me pjesëzën u

c. me mbaresa karakteristike

d. me foljen ndihmëse jam, me pjesëzën u dhe me mbaresa karakteristike

18. Forma foljore me të dalë është formë e pashtjelluar:

a. pohore

b. mohore

c. paskajore

d. përcjellore

19. E tashmja e lidhores ndryshon nga e tashmja e dëftores:

a. nga pjesëza të

Page 141: rrkgn asdfjkm

141

b. nga tema e njësuar për të gjithë tipat e zgjedhimit

c. nga pjesëza të dhe nga mbaresat e vetës së dytë e të tretë njëjës

d. nga pjesëza të, nga tema e njësuar për të gjithë tipat e zgjedhimit dhe nga mbaresat e vetës

së dytë e të tretë njëjës

20. Pjesorja e foljes:

a. i ka të gjitha kategoritë gramatikore të foljes

b. nuk ka asnjë kategori gramatikore

c. ka vetëm kategorinë gramatikore të vetës

d. ka kategorinë gramatikore të mënyrës, kohës, vetës dhe numrit

USHTRIME

Ushtrimi 1

Nënvizoni foljet në tekstin e mëposhtëm.

As ajri nuk lëvizte; nuk ndjehej pikë fryme, Por mendonte, ajri nuk do të lëvizë dhe

pikë fryme nuk do të ketë vetëm për disa çaste, sepse në largësi dëgjoheshin

murmurimat dhe herë-herë, si rreze të shkurtra, shiheshin vetëtimat duke shkrepur.

Kurse këtë e çonte rruga shi andej ku dëgjoheshin murmurimat e shiheshin ato

vetëtima, thotë përralla, rruga e vështirë, nëpër të cilën kurrë deri më atëherë nuk e

kishte bërë asnjë hap dhe nëpër të cilën, duke u përshkruar nëpër atë errësirë të

mallkuar, nganjëherë edhe zinte në thua, si tash kur, pas një përpjekjeje të madhe, mezi

mbeti disi në këmbë pa u rrëzuar. I kishim gufuar djersët dhe, duke i fshirë me mëngën

e setrës, kishte ndjerë edhe rrokullisjen e gjatë, shumë të gjatë të një guri, që kishte pas

lënë pas vetes një farë zhurme që jehonte thekshëm e, nga pak, edhe mnershëm në atë

qetësinë e asaj natës së zezë si pendla e korbit. Ishte ndalë. Kishte menduar pak për

gjatësinë e rrokullisjes së gurit, ku kishte zënë në thua, për gjatësinë e zhurmës së atij

guri, që ishte shkaktuar nga përplasja e tij prej një rrase a shkëmbi në ndonjë rrasë a

shkëmb tjetër. Në fund, mbarimin e asaj farë zhurme e kishte pasë shoqëruar edhe

pingrima e njëfarë zogu nate, kush e di çfarë zogu nate, që këtij nuk i kishte pëlqyer,

sepse ajo pingrimë iu kishte dukur shumë ndjellakeqe, pingrimë që tërë atë errësirë dhe

atë qetësi rreth tij ai kishte bërë edhe më të rëndë. (Anton Pashku, Kjasina).

Ushtrimi 2

Tregoni si dalin sipas kuptimit foljet jam dhe kam (ndihmëse, gjysmёndihmёse, me kuptim

tё plotё leksikor).

Në arat e Kol Shpërvjelit e të Kiu Gremit vazhdonte kosa e barit. I pari e kishte aq të

pastër grurin, sa mund ta korrte me symbyllur, ndërsa të dytit i ishte mbytur në

mordull, sa mund ta korrte si bar. .....................................................................................

Hëna sapo kishte dalë, një hënë si faqja e korrur e tokës dhe gjithë dritë të artë, sikur të

qe mbjellë me grurë dhe gruri qe bërë për drapër.............................................................

Më thuaj ç'ka në këtë sirtar...............................................................................................

Tani Gjergji mund të ishte, me forcat e tjera, në malet mbi Krujë....................................

Vita ishte duke ecur drejt grunjërave me hapa të vendosur..............................................

Ushtrimi 3. Gjeni foljet gjysmëndihmëse; përcaktoni foljen këpujë dhe pjesën emërore të

saj, si dhe kuptimin e foljeve modale.

Page 142: rrkgn asdfjkm

142

Kjo vajzë është këngëtare e talentuar. Është e re dhe prandaj do ndihmuar. Artistët e

rinj janë ata që do t'i çojnë përpara traditat tona krijuese.

Skuadra e tyre duhet ta kishte fituar ndeshjen, sa të rinjtë vinin me vrap e s'mund të

flisnin asnjë fjalë.

Dy burrat s'mundën të flisnin asnjë fjalë. Çështja duhej pleqëruar mirë. Ishte një

çështje që nuk kërkonte nxitim. "Mund të gjejmë një zgjidhje" - tha më i riu. "Po, - tha

tjetri, - por do menduar mirë".

S'duhet ta mbyllim gojën edhe kur s'është për të mbyllur.

Fshatari kishte për të kositur, ndaj s'e zgjati shumë fjalën.

Ushtrimi 4

Gjeni foljet gjysmëndihmëse që tregojnë fazat e kryerjes së veprimit; thoni çfarë shprehin

dhe si janë ndërtuar.

Sa filloi të ecte makina e mbushur plot, shoferi zuri të fërshëllente lehtë. Pastaj nisi të këndonte

me një zë baritoni edhe shoku që ishte pranë tij. Dafina bëri të fliste diçka, por heshti sepse

kënga sa vinte e forcohej. Anash drurët vazhdonin të shkisnin me një shpejtësi që vinte duke u

rritur. Vajzën e çudiste kjo harmoni midis këngës, këtu brenda dhe natyrës në zgjim, jashtë.

Një plak bëri t'i thoshte diçka shoferit, por s'foli. Udhëtarët e tjerë vazhdonin të rrinin të

heshtur. Mbase kishin zënë e ëndërronin, sikush në punën e vet. Kur djali mbaroi së kënduari,

njerëzit sikur u shkundën. Zunë të pëshpërisnin diçka mes tyre. Dafina çuditej me forcën e

këngës, të jetës. " Po pushoi së kënduari shpirti, - mendoi, - mbaron edhe njeriu".

Ushtrimi 5

a) Ndërtoni nga dy fjali për çdo rast me foljen jam:

- si këpujë me pjesën emërore emër...............................................................................................

........................................................................................................................................................

- si këpujë me pjesën emërore përemër..........................................................................................

........................................................................................................................................................

- si ndihmëse (edhe e pasuar nga përcjellorja)...............................................................................

........................................................................................................................................................

- si folje modale e detyrimit............................................................................................................

........................................................................................................................................................

b) Ndërtoni nga dy fjali për çdo rast me foljen kam:

- si folje ndihmëse..........................................................................................................................

........................................................................................................................................................

- si folje modale e detyrimit............................................................................................................

........................................................................................................................................................

- me kuptim leksikor të plotë..........................................................................................................

........................................................................................................................................................

Ushtrimi 6

Gjeni foljet kalimtare dhe jokalimtare. Analizoni gjymtyrën mbi të cilën bie veprimi.

Si kishte ndodhur? As në atë çast dhe as më pas nuk u mor vesh se si gruaja u fut në kullën ku

nuk shkelte këmbë e jashtme. Më saktë, diçka u vu re, që ajo u largua, u end aty rrotull, por

askush s'e pati vëmendjen të kthjellët të ndiqte endjen e saj. Madje, as ajo vetë nuk do të

Page 143: rrkgn asdfjkm

143

shpjegonte dot asgjë.... Në të vërtetë, siç e rikujtonin tani, ajo qe larguar prej njerëzve dhe i qe

afruar kullës me ca lëvizje të lehta si prej fluture, që i afrohet llambës që djeg. Valëvitej në erë,

shtyhej në atë drejtim dhe si një gjethe që e shtyn era, hyri ose, më mirë, shkeli pragun e saj.

(Ismail Kadare, Prilli i thyer).

Ushtrimi 7

Krijoni 6 çifte fjalish, në të cilat e njëjta folje një herë të përdoret si kalimtare dhe një herë si

jokalimtare.

Ushtrimi 8

Përcaktoni cilat janë folje njëvetore e cilat pavetore. Shpjegoni arsyen.

Gjithë natën ra shi i imët e fryu erë.

S'është mirë të jesh indiferent ndaj shqetësimit të tjetrit.

Në këtë zonë ka kullota të pasura. Thonë që ka pasur qëmoti edhe një liqen të vogël.

Kur bën shumë nxehtë, s'rrihet brenda e sidomos s'flihet dot në këtë dhomë të ngushtë.

Nuk lejohet të fyesh e të përçmosh tjetrin.

S'më besohet që ai Niku i vogël e i drojtur të bëhej specialist kaq i zoti.

Njeriu çdo ditë duhet të punojë, duhet të krijojë.

Megjithëse vetëtinte e bubullinte si asnjëherë tjetër, fëmijët nuk frikësoheshin.

Kur zjarri s'përmbahej dot, kuajt hingëllinin dhe pulat kakarisnin si të çmendura.

Rastis që edhe një i panjohur të hedh krahun e të ndihmon më tepër se një shok.

Petritit i pëlqente gjithmonë kur shihte liqenin e kaltër nga maja e Plloçës.

S'më besohet të mos e njohësh xha Gurin. Rastiste që na mblidhte gjithë kalamajtë për

të na gostisur me diçka.

Ushtrimi 9

Gjeni diatezën e foljeve në pjesën e dhënë dhe argumentojeni.

Lojë s’do të kishte disa ditë dhe Dyl Mehmeti pati kohë t’i binte fund e krye jetës së

vet duke e përshkruar të tërën për fill të kujtimit. Jetë s’i dukej pse ndryshe e kishte

menduar jetën, por një fragment i saj i shprishur e i copëzuar pa fund e pa krye, ai

vazhdimisht kishte pritur rasën ta formonte ndryshe. Ta formonte ashtu si kishte

dashur ky dhe s’kishte dashur ajo. Ajo që kishte kaluar s’ishte jeta, ishte një shteg, një

këmbësore ca më e gjatë dhe më e vështirë nëpër të cilën disa herë po nisej e po

pengohej. E vërteta, po provonte të nisej dhe s’po arrinte askund. Tani po shihte pse po

ndodhnin ato pengime, po maste nga i kishte rënë e s’duhej, nga kishte dashur e nuk

mundi. Ai ishte përshkruar kot mes të pangjarash e të pamundurash. Nuk dinte as nga

ishte përshkruar, krejtësisht i rasës e i pahirtë kishte qënë udhëtimi. Në krye të asaj

udhe ai s’ishte më shumë se një pikë e vockël. Një pikë me emër. (Azem Shkreli,

Karvani i bardhë).

Ushtrimi 10.

Ktheni fjalitë me folje në diatezën veprore në folje në diatezën pësore. Gjeni në të dy rastet

kryefjalën dhe kundrinorin e drejtë. Thoni çfarë vini re.

Shumë këngë thurën këta njerëz trima të bjeshkëve.

Fëmijët hapën çantat e vogla. Nxorën prej andej ca shirita të larmë, letra, gërshërët

dhe zunë t'i prisnin në ca forma të çuditshme.

Punëtorët vunë kunjat dhe filluan të gërmonin kanalin ku do të shtrihej kablli elektrik.

Page 144: rrkgn asdfjkm

144

Nënë Tixhja e rriti djalin e të vëllait të vdekur me gjithë kujdeset, e përgatiti dhe e

dërgoi në shkollë dhe, së fundi, pas vitesh, e martoi me një çupë që e lavdëronin të

gjithë si nikoqire e të sjellshme.

Ushtrimi 11

Gjeni foljet dhe thoni mënyrën, kohёn, vetën, numrin dhe diatezёn e tyre.

Pranvera kishte shpërthyer me tërë forcën e saj, që shpesh, të gjallëroka pa e kuptuar. Qershitë

do t'i kishin mbajtur lulet, po të mos kishte fryrë ajo erë e fortë para ca ditësh. Ca thëllënza

fushe u trembën e i fluturuan djalit mbi kokë. Ky shikonte pemët e thoshte me vete: " U

shtofshi e u bëfshi det!"

- Paske ardhur, or bir? - dëgjoi një zë t'i vinte nga kopshti pranë. - Qëndro të të përqafoj, se më

paska marrë malli shumë. Jam plak e s'duroj dot...

Ushtrimi 12

Cilit zgjedhim i përkasin foljet e mëposhtme.

kishte shpërthyer; paskam shpënë; kanë marrë; kemi arritur; do të luajmë; do të hynim; kishin

hequr; kam shpalosur; kemi fjetur; dinte; kam përzënë, mbronim,ka tendosur, kam pirë,

shtinte.

Ushtrimi 13

Gjeni foljet e parregullta. Vëreni secilën në kohën e tashme, në të kryerën e thjeshtë dhe në

pjesore.

...Ishte një grua që kishte dhjetë djem. I donte të gjithë njëlloj, por edhe ata vdisnin për të.Kur

ra në shtratin e vdekjes, ata i ndenjën mbi kokë ditë e natë, i dhanë barna, i prunë plot gjëra të

mira, erdhën me radhë te koka e saj për t'i thënë secili një fjalë të mirë. Nuk e lanë vetëm asnjë

çast dhe, të merakosur, e shihnin në dritë të syrit. Kur erdhi çasti i fundit, ajo u tha: "Po vete

larg, bijtë e mi, po vdes. Po ju mos e lëshoni veten. Duajeni njëri - tjetrin me shpirt. Qofshi të

bekuar!"

Ushtrimi 14

Thoni në ç'kohë janë foljet e mënyrës dëftore dhe si janë ndërtuar; tregoni mbaresat vetore.

Rrezet e fundit të diellit ndriçonin malet e larta që kishin marrë një ngjyrë rozë. Doriu i bardhë

që pati ecur me revan, hyri në derën e hapur. Kalorësi tha se më pas do të vinin edhe të tjerët.

"Do të kishin ardhur me mua, por i kanë penguar dasmorët në të hyrë të fshatit. Së shpejti

arrijnë. Do të vijnë grumbull, siç e do puna. Ja, tani do të kenë arritur në gjysmë të rrugës".

Sazet buçitën, ca djem të rinj lojtën një valle me shpata. Dasmorët thërrisnin: "Të trashëgohen!

Me jetë të gjatë!"

Ushtrimi 15

Foljet e dhëna zgjedhojini me shkrim në mënyrën dëftore, në kohën e tashme, në të

pakryerën dhe në të kryerën e thjeshtë. Dalloni mbaresat vetore.

Lyej.................................................................................................................................................

Përshkruaj......................................................................................................................................

Page 145: rrkgn asdfjkm

145

Dal..................................................................................................................................................

Flas.................................................................................................................................................

Di...................................................................................................................................................

Shtie................................................................................................................................................

Kam..............................................................................................................................................

Jam................................................................................................................................................

Ushtrimi 16

Zgjedhoni foljet e mëposhtme në mënyrën habitore. Vini në dukje mbaresat vetore të dy

kohëve të thjeshta të kësaj mënyre.

Kam................................................................................................................................................

Jam.................................................................................................................................................

Vizatoj...........................................................................................................................................

Vij...................................................................................................................................................

Shëtis..............................................................................................................................................

Di...................................................................................................................................................

Fle..................................................................................................................................................

Ushtrimi 17

Thoni në ç'mënyrë, kohë, vetë, numër e diatezë janë foljet në këto fjali.

Aty, prapa maleve, dielli filloi të lëshonte rrezet e tij të zjarrta. Vesa nisi të tretej sikur

ta përpinte dheu... Sa punë kishte dashur ai panxhar që të rritej aq mirë. Do të rritej

edhe më tepër, po t'ia bënin të gjitha shërbimet.

Gjyshi shihte të rinjtë e uronte me zemër: "Punofshi e gëzofshi tërë jetën, o bij. Në më

pastë ardhur ora e fundit, le të vijë, po ju lënça të gëzuar, me punë e dashuri!"

Ushtrimi 18

Bëni analizën morfemore të foljeve të dhëna. Duke u nisur nga kjo, thoni në ç'mënyrë e në

ç'kohë janë dhe si ndërtohen.

punuakam; marrkësha; dalkëshim; vizituaka; lexofshim; hapsha, mbjellshin, regjistroftë,

zënçim, dashtë, dashça.

Ushtrimi 19

Gjeni foljet në mënyrën habitore, thoni në ç'kohë janë e si ndërtohen këto forma.

Qyteti im! Ky qenka qyteti im?! Vitet dhe koha e kanë ndryshuar. Dikur ka qenë më i

vogël, më i dashur. Paska qenë si një foshnjë e njomë! Tani qenka rritur edhe ai si

unë. Është thinjur. Nuk paska asnjë bukuri! Ku janë njerëzit e parë? Ku janë

ëndërruesit e tij? I njihja të gjithë. Ishim pak. Tani jemi shumë. Asnjë nuk më njeh më.

Nuk paska më njerëz të njohur? Edhe ata që njiheshin, nuk njihen më. Ndoshta i

kujtohemi njëri-tjetrit, por nuk i flasim shoqi-shoqit. Ndryshuakan edhe qytetet si

njerëzit. Por edhe qyteti nuk mbetka po ai! (A. Çorati, Në kërkim të vetvetes).

Page 146: rrkgn asdfjkm

146

Aq sa e lehtë qenka në të shqiptuar, aq sa e shkurtër qenka në të shkruar, fjala "jetë"

paska një kuptim shumë të madh. Aty hykan edhe lindjet, edhe vdekjet, edhe këngët,

edhe vajet, edhe luftërat, edhe paqet, edhe lavdet, edhe turpet. Të gjitha këto u ngritkan

si dallgë të vrullshme e u përplaskan të tëra mbi atë që u quajtka "njeri". E qëndroka

mes këtyre dallgëve njeriu. Jo vetëm që i përballoka me guxim, por u përpjekërka t'ua

gjejë edhe çelësin e t'i drejtojë sipas dëshirës së tij...(Dritëro Agolli). \

Ushtrimi 20

Në fjalitë e mëposhtme dalloni kur foljet janë në mënyrën kushtore e kur në dëftore në

kohën e ardhme të së shkuarës.

Besimi mendonte se do të nisej në qytet pa zbardhur dita.

Po të kalonim matanë urës, do të dëgjonim gjëmimin e daulles.

E ëma besonte se djali do të kishte arritur në shtëpi.

Në më besofsh, do të ta shpërbleja si duhet.

Të më kishte dëgjuar, tani s'do të pendohej.

Pastaj tha se do të shkonte në spital për të parë të nipin.

Ushtrimi 21

Gjeni foljet në mënyrën urdhërore dhe thoni çfarë shprehin.

Dasma ziente. "Merrjani një kënge të anëve tona, djema, - thërriste Myrtoja. - Dil, o krushk,

t'ia themi një herë". I zoti i shtëpisë u tha nuseve: "Sillni atë rakinë e vjetër. Mbushni gotat,

miq. Sonte kam gëzim. Mos më kurseni. Pini, këndoni e lozni si t'jua dojë zemra... Ngrehu,

biro, merr nusen e hyr në valle".

Ushtrimi 22.

Formoni mënyrën urdhërore të foljeve:

a. thaj........................... lyej...................... bëj...............................; bluaj...............;

b. lexoj................; blej................; ha...............................; fle.........................; flas....................;

c. vjel...................; mbjell...............; pjek......................; djeg...........................; zë.....................;

Ç'ndryshime vini re ndërmjet grupeve të foljeve?

Ushtrimi 23

Gjeni pjesoret e foljeve të dhëna dhe vini në dukje prapashtesat me të cilat formohen.

punoj, laj, fshij, lyej, shkas, kap, mbyll, di, fle, vij, mbjell, mjel, vë, shpie, jam, them.

Ushtrimi 24

Formoni format e pashtjellura mohore, përcjellore, dhe paskajore të foljeve të mësipërme.

Ushtrimi 25

Gjeni format e pashtjelluara dhe i analizoni ato.

-Për të na hipur në lundër ke ardhur që nga Fieri?

Ai hapte dritaren dhe s’ngopej me frymë duke parë natyrën e rilindur nga ciknat e

dimrit.

Skënderbeu, duke mos ditur cilin të besonte, shkoi vetë për të parë ushtarët.

Rrugën e bëri më shumë duke fluturuar, se duke ecur.

Me sytë hapur, mbërthyer në errësirën e natës, ai dëgjonte shpjegimet e tij.

Page 147: rrkgn asdfjkm

147

Çakërdisur, batërdisur, përpëlitur e zalisur, ëndërroj pa fund pa shpresë, anës Elbës,

anës Spresë.

-Mos fol pa u matur, i tha ai.

Ushtrimi 26

Gjeni foljet e zgjedhimit jovepror dhe thoni si formohen trajtat e tyre.

Në spital koha dukej sikur mbetej në vend. Errësira nuk largohej kurrë nga qoshet e dhomave.

Të plagosurit ishin vendosur njëri pas tjetrit, si gjethet e duhanit në varg. Kur kishte diell, një

pjesë dilnin në lëmë, po kur binte shi, grumbulloheshin nëpër dhomat që ishin mbushur plot.

Selmani u vendos pranë një dritareje nga dukej maja e Tomorricës. "Afrohu një çikë, - i tha

doktorit. - A do të më shërohet plaga shpejt?"

Pas mjekimit Selmani ra në gjumë të thellë dhe u zgjua të nesërmen pasdite. U ndje më lehtë,

sa ishte gati të ngrihej. Pas ca kohe, u çua, u kap për t'u mbajtur te krevati, ku qe varur një

fotografi e vogël dhe, duke u mbështetur te muri, u drejtua për në dhomën tjetër. "U mbajtkam

mirë", - mendoi. Kur pa partizanen e plagosur, që ishte kthyer me fytyrë nga muri, tha me vete:

"U shërofsh sa më shpejt. U shërofshim të gjithë, që të ngjitemi përsëri maleve!" (Sipas F.

Gjatës Tregime të zgjedhura).

Ushtrimi 27

Bëni analizë të plotë të foljeve në tekstin e mëposhtëm (thoni mënyrën, kohën, vetën,

numrin, diatezën, zgjedhimin. Paraprakisht përshtateni tekstin duke e kthyer në shqipen

standarde).

"A të duket e bukur kjo barkë?"

"Kur asht plot, duket fort e bukur. Duket, si me të thanë, duket nga bregu i ujit duket,

si me thanë, duket si çiftelia. Luen mbi valë. Përkundet si zonjë... Luen mbi valët që

sulen kah ajo, por ajo s'ua ven veshin. Luen. Dhe valët trenohen kur e shohin tue luejtë.

Sulen kah ajo, por s'i bajnë gja. Ajo vazhdon me luejtë, barka -çifteli vazhdon me

luejtë dhe prej saj përhapen tingujt, të cilët përpiqet me i gëlltitë zhumhuri i valëve.

Shumë tinguj mbyten në zhumhurin e valëve, aty pranë barkë-çifteli. Disa të tjerë

kërcejnë prej valës në valë dhe mbërrijnë deri në breg të ujit. Aty prap nisin të

shumohen. Bahen aq shumë, sa nuk mund t'i njehë askush. Shkrihen në njani-tjetrin.

Dalin prej njani-tjetrit. Kangë. Po, tash e dëgjoj nji kangë, që çan mjegullën para syve

të mi. Çahet mjegulla. Shoh nji rriskë qiell dhe nji vetull mali. Qielli asht i murrmë, ajo

vetull mali asht gjithashtu e murrmë. Dridhet ajo vetull mali, ulet ajo vetull mali. Tash

e shoh tue u rrokulllsë qerrja e diellit. Qerrja e diellit rrokulliset me zhurmë e poterë.

Zhurma e potera e qerres së diellit, që në rrokullisje e sipër thyhet e bahet copë-copë,

mbyt çdo za: nuk ndihet shushurima e malit, zogjtë gurëzohen, hutini shikon lakuriqët

e natës që fluturojnë në pikë të ditës, shikon dhe copat e qerres së diellit. Mugë. Në

mugë shoh dy hije. Ecin ngadalë, drejt njani-tjetrit. Afrohen. Nuk flasin; kuptohen në

heshtje. Shikojnë qerren e diellit, copat e saj para kambëve të tyne. Afrohet edhe nji

hije. Edhe ky shikon copat e qerres së diellit. Që të tre marrin nga nji copë të qerres së

diellit dhe e puthin. Mandej kthejnë kryet kah hutini që shikojnë lakuriqët e natës, të

cilët fluturojnë në pikë të ditës. Kurse skaj tyne, filloj të shoh hije të tjera, që nuk

ndalen, por vazhdojnë përpara; kalojnë pranë copave të qerres së diellit (Anton Pashku,

Oh!).

Page 148: rrkgn asdfjkm

148

NDAJFOLJA

Çështjet kryesore

Njohuri të përgjithshme për ndajfoljet

Klasifikimi i ndajfoljeve

Shkallët e ndajfoljeve

Formimi i ndajfoljeve

Njohuri tё pёrgjithshme për ndajfoljet

Ndajfolja ëshë pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit a të

gjendjes, rrethanat në të cilat kryhet ky veprim ose tregon shkallën e një cilësie, të një rrethane

ose intensitetin e veprimit.

Ndajfoljet rregullisht plotësojnë kuptimin e një foljeje, të një mbiemri prejfoljor dhe të një

ndajfoljeje tjetër. Më rrallë plotësojnë një emër, kryesisht prejfoljor, por edhe joprejfoljor,

p.sh.: Sokoli këndonte bukur. Brumi ishte i ardhur mirë. Ai flet shumë rrallë. Të ngriturit

shpejt është i këshillueshëm. Dhoma sipër është e madhe.

Ndajfolja nuk ka asnjë kategori gramatikore, përveç kategorisë së shkallës, e cila shprehet me

forma analitike. Si fjalë emërtuese, ndajfoljet kanë kuptim të mëvetësishëm leksikor dhe në

fjali përdoren si gjymtyrë të veçanta. Nga ana e kuptimit, brenda ndajfoljeve duhet dalluar

grupi i ndajfoljeve përemërore. Këto quhen kështu, sepse afrohen në mjaft pika me përemrat.

Ndajfoljet përemërore, ashtu si përemrat, nuk janë fjalë emërtuese, por treguese. Ato kanë

kuptim mjaft të përgjithshëm e abstrakt. Të tilla janë: ndajfoljet përemërore pyetëse: ku, kur,

nga, si, qysh, pse, përse, por edhe ndajfolje të tjera, si: ashtu, kështu, andej, këtej, aty, etj.

Ndajfoljet përemërore pyetëse dhe përemrat pyetës kanë të përbashkët funksionin pyetës, p.sh.:

Kur do të niset djali? S'dinte si ta shpjegonte këtë e ku të kërkonte gabimin. Ndajfoljet pyetëse

të vendit (ku, nga) dhe të kohës (kur) mund të shërbejnë edhe si mjete lidhëse të pjesëve në

fjalinë e përbërë. Për këtë shkak quhen edhe ndajfolje lidhore, p.sh.: S'dihet koha kur (=në të

cilën) është botuar libri. Shtëpinë ku (=në tё cilën) kishte banuar poeti, e vizitonin shumë

njerëz. Ndajfoljet përemërore në fjali dalin vetëm me funksion tё rrethanorëve.

Nga pikёpamja e formimit, ndajfoljet ndahen në ndajfolje të parme (mirë, keq, drejt, bukur

etj.), jo tё parme tё formuara me: konversion (natёn, vjet, copё), prejardhje (trimërisht,

dorazi, fluturimthi), përngjitje (kudo, kurdo, gjithnjë) dhe lokucione (sot për sot, ditë për ditë,

me të mirë, për së afërmi, dy nga dy, me ngut etj.).

Klasifikimi i ndajfoljeve

Sipas kuptimit që kanë ndajfoljet ndahen në: 1. Ndajfolje përcaktore dhe 2. Ndajfolje

rrethanore.

Ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e veprimit të shprehur nga folja, si dhe shkallën e

intensitetit të këtij veprimi ose të një tipari. Ndajfoljet përcaktore janë dy llojesh: a. ndajfolje

mënyre; b. Ndajfolje sasie. Ndajfoljet rrethanore emërtojnë rrethanat në të cilat kryhet

veprimi i shprehur nga folja. Këto janë tri llojesh: a. ndajfolje kohe; b. ndajfolje vendi; c.

ndajfolje shkaku.

Ndajfoljet përcaktore a. Ndajfoljet e mënyrës tregojnë tiparin e veprimit. Këtu përfshihen ndajfolje që nga ana

kuptimore janë të ndryshme, konkretisht:

- ndajfoljet e tipit: mirë, keq, bukur, qartë, hollë, mbarë, qetë etj. P.sh.: Ai fliste qartë dhe

bukur. - ndajfolje mënyre që përcaktojnë gjendjen shpirtërore a fizike të atij që kryen

Page 149: rrkgn asdfjkm

149

veprimin: gëzueshëm, hareshëm, natyrshëm, fuqishëm, mendueshëm, rrjedhshëm etj., për

shembull: Ato çaste drejtori ecte mendueshëm. Shiu godiste fuqishëm.;

- disa ndajfolje qё tregojnë përmasa: cekët, gjerë, gjatë, thellë, ulët etj., p.sh.: Po u hodh fara

thellë ose cekët, e mori lumi..;

- disa ndajfolje qё përcaktojnë ecurinë e procesit të veprimit. Nga kuptimi ato afrojnë shpesh

me ndajfoljet e sasisë e të kohës: menjëherë, pak nga pak, papritur, shpesh, vazhdimisht

etj.: Pak nga pak fytyra e vajzës filloi të ndrisё nga gëzimi. Shiu nisi papritur e papandehur.;

- ndajfoljet e formuara me prapashtesën -(i)sht qё kanë kuptime të veçanta: artistikisht (në

mënyrë artistike), besnikërisht (me besnikëri), teorikisht (nga pikëpamja teorike), bujarisht,

egërsisht, fizikisht, gjallërisht etj.: Shqiptari e pret mikun bujarisht.

- si ndajfolje mënyre merren edhe fjalët që tregojnë se në ç'gjuhë flasin popujt: shqip,

frëngjisht, italisht, anglisht etj.;

- si ndajfolje mënyre merren edhe ndajfoljet pyetëse si e qysh kur përdoren në fjali pyetëse të

drejta a të zhdrejta: Si e zgjidhe detyrën? Nuk e di si e qysh do ta zgjidhësh këtë punë.

b. Ndajfoljet e sasisë përcaktojnë kryesisht foljet duke treguar intensitetin apo shkallën e

veprimit. Mund të përcaktojnë edhe emra prejfoljorë, mbiemra e ndajfolje. Kështu, ndajfoljet e

sasisë përdoren në dy funksione kryesore: si përcaktuese të veprimit që tregon folja dhe si

shprehëse të shkallës së mbiemrave dhe të ndajfoljeve: Mihali e donte shumë tokën. Kënga

fituese ishte mjaft (shumë) e bukur. Librin i ri e lexova shumë shpejt.

Intensitetin a shkallën e realizimit të veprimit e shprehin ndajfolje e lokucione ndajfoljore, si:

fort, fort e më fort, tepër, së tepërmi, shumë etj.

Fjalët aq, kaq, mjaft, shumë përdoren edhe si ndajfolje sasie, edhe si përemra të pacaktuar

(kur qëndrojnë para emrash a përemrash). Krahasoni: U lodh shumë (pak, mjaft, tepër). Erdhën

shumë (mjaft, pak) njerëz. (përemra të pacaktuar) .

Ndajfoljet rrethanore

a. Ndajfoljet e kohës emërtojnë një rrethanë kohore, d.m.th. kohën kur kryhet apo zgjat

veprimi a gjendja e treguar nga folja apo nga një emër prejfoljor i nyjëzuar. Mund të

përcaktojnë jo vetëm folje e emra prejfoljorë, por edhe mbiemra prejfoljorë e pjesore, p.sh.:

Ndihmesa e rinisë për demokraci s'do të harrohet kurrë. Të zgjuarit herët të mban të freskët.

Traga e thelluar vit për vit nga rrotat e qerres, sot ishte bërë lumë i vërtetë.

Ndajfoljet e kohës mund të tregojnë:

- kohën e saktë të kryerjes së një veprimi lidhur me çastin e ligjërimit: dje , nesër, pardje,

pasdreke, sonte, sot, tani etj.;

- disa ndajfolje a lokucione kanë kuptime kohore të papërcaktuara: dikur, njëherë, një ditë,

një herë e një kohë, së lashti, së shpejti etj.;

- disa ndajfolje e lokucione tregojnë zgjatjen e një veprimi a të një gjendjeje ose dendurinë e

tyre, ose tregojnë përsëritjen e rregullt të një veprimi pas një periudhe të caktuar kohe: gjatë,

gjithmonë, kurdoherë, përditë, dendur, ditë për ditë, javë për javë, herë pas here, etj.

- disa ndajfolje lokucione ndajfoljore tregojnë se veprimi që shpreh folja është i çastit: aty për

aty, menjëherë, tani për tani, etj.

- si ndajfolje kohe merret edhe ndajfolja pyetëse kur, e përdorur në fjali pyetëse të drejta e të

zhdrejta p.sh.: Kur lindi Skënderbeu? S'dihet mirë kur ka ndodhur kjo ngjarje.

b. Ndajfoljet e vendit tregojnë vend, pra vendin ku kryhet një veprim ose vendin për ku

drejtohet veprimi që tregon folja, vendin nëpër të cilin kalohet a nga i cili largohemi. Ato

mund tregojnë edhe prejardhje. Ndajfoljet e vendit qëndrojnë pranë një foljeje, pranë një emri

prejfoljor të nyjëzuar, pranë një mbiemri prejfoljor a një pjesoreje. Rrallë qëndrojnë edhe pranë

një emri joprejfoljor ose një përemri p.sh.: Aty punonin dy vajza të reja. Të bredhurit lart e

poshtë është humbje e kotë kohe. Ushëtima e ardhur nga larg u përhap nëpër pyje. Ky lajm u

përhap në gjithë fshatrat rrotull.

Page 150: rrkgn asdfjkm

150

- ndajfoljet e vendit mund të tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ndodh një ngjarje, duke

pasur një pikë orientuese. Të tilla janë: afër, aty,atje, djathtas, këtu, larg, matanë, përtej,etj.

- ndajfolje a lokucione të tjera e tregojnë vendin në mënyrë jo shumë të përcaktuar, si: diku,

gjëkund, gjetkë, vende-vende, anembanë, gjithkund, kudo, anë e kënd, etj.

- si ndajfolje vendi merren edhe ndajfoljet pyetëse ku, nga, kur përdoren në fjali pyetëse të

drejta e të zhdrejta, p.sh.: Ku do të shkosh? Nga ikën shokët? Nuk e dinte nga i vinte gjithë ky

gëzim.

c. Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të pyetur për shkakun ose qëllimin e kryerjes së

veprimit. Ato janë pse e përse, p.sh.: Pse pushoi muzika? Përse do të nisesh kaq papritur? Ja

përse shkolla duhet të bëhet një vatër e madhe mësimi dhe edukimi.

- Në ndonjë rast ideja e shkakut gërshetohet me atë të qëllimit, p.sh.: Nxënësi e studenti pse

mësojnë, pse përpiqen e përgatiten me aq ngulm?

Shkallёt e ndajfoljeve

Ashtu si mbiemrat, edhe ndajfoljet mund të përdoren në shkallë të ndryshme. Megjithatë, jo të

gjitha ndajfoljet e kanë këtë aftësi. Ka ndajfolje që përdoren edhe në shkallën krahasore, edhe

në shkallën sipërore, por ka ndajfolje që përdoren vetëm në njërën nga këto. Në shkallë të

ndryshme përdoren:

Ndajfoljet e mënyrës:

- Ndajfoljet që përputhen me trupin e mbiemrit përgjegjës dhe ato që formohen me

prapashtesën -shëm, përdoren si në shkallën krahasore, edhe në shkallën sipërore, të tilla si:

bukur, qartë, mirë, rrallë, shpejt, urtë, ashpër, natyrshëm, mendueshëm, fuqishëm etj.:

Më qartë e më natyrshëm s'kishte folur kurrë. Secili duhet ta kryejë shumë mirë detyrën e vet.;

- Disa ndajfolje me prapashtesën -isht, përdoren edhe në shkallën krahasore, edhe në

sipëroren: hollësisht, konkretisht, lirisht, ngushtësisht etj. P.sh.: Do të flasim më hollësisht

për këtë temë (do të flasim shumë hollësisht).;

- Ndajfoljet që vijnë nga pjesoret e foljeve zakonisht mund të përdoren si në shkallën

krahasore, edhe në sipëroren: hapur, shtruar, shkoqur, rrëmbyer, prerë etj. P.sh.: Merrej

vesh fare shkoqur që ishte mik i sinqertë. Atë ditë foli më hapur (fare hapur). Punën mos e

merr shumë rrëmbyer.

- Lokucionet e tipit: për së afërmi, për së largu, (për) së mbari, së thelli etj. përdoren në

shkallën krahasore, p.sh.: Ato ditë u njohëm më për së afërmi me njëri-tjetrin.

Ndajfoljet e sasisë, shumica e të cilave përdoren vetëm në shkallën krahasore: shumë, pak,

tepër, fort etj. p.sh.: Ato çaste mendonte më shumë për ngjarjen e djeshme. Ndajfolja pak

përdoret edhe në shkallën sipërore: Foli shumë pak.

Ndajfoljet e vendit. Disa prej tyre përdoren në të dy shkallët, disa vetëm në krahasoren:

andej, anash, afër, brenda, djathtas, këtej, lart, larg, thellë, sipër, përpara, prapa, poshtë,

tej etj. P.sh: Të nesërmen shkoi shumë larg. Më tej s'mund të shkonte.

Ndajfoljet e kohës: herët, para, vonë, shpesh etj., përdoren në të dy shkallët. P.sh.: Më

vonë s'u panë më. Në mëngjes agronomi ngrihej shumë herët.

Shkalla pohore është shkalla bazë. Mbi të mbështeten shkallët e tjera.

Shkalla krahasore ndërtohet gjithmonë mbi bazën e një krahasimi. Ndahet në shkallë kra-

hasore të barazisë dhe në shkallë krahasore të pabarazisë. Shkalla krahasore e pabarazisë

ndahet në shkallë krahasore të sipërisë dhe në shkallë krahasore të ultësisë.

Ndajfojla në shkallёn krahasore tё barazisë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në të

njëjtë shkallë me gjymtyrën e dytë, p.sh.: Atë ditë recitoi aq bukur sa herët e tjera.

Shkalla krahasore e pabarazisë

a. Shkalla krahasore e sipërisë. Ndajfolja në këtë shkallë tregon se gjymtyra e parë e

krahasimit është në një shkallë më të lartë se gjymtyra e dytë. Gjymtyra e dytë ndërtohet me

Page 151: rrkgn asdfjkm

151

lidhëzat se ose nga, por mund të jetë edhe pjesë e nënrenditur krahasore, p.sh.: Pagjumësia e

vriste ndoshta më keq se uria. Dimri erdhi më vonë, po më rreptë nga ç'pritej. Ndajfolja në

këtë shkallë mund të paraprihet nga ndajfoljet shumë, edhe, pak për të treguar se gjymtyra e

parë e krahasimit është më lart se e dyta në masa të ndryshme, p.sh.: Besimi në aftësitë e të

birit iu rrit edhe më tepër. Për të treguar rritje përpjesëtimore të shkallës në të dyja gjymtyrët e

krahasuara, ndajfolja në shkallën krahasore të sipërisë shoqërohet me lidhëzën sa, e cila lidhet

me gjymtyrën e dytë me ndajfoljet aq, kaq, p.sh.: Sa më afër vinte, aq më qartë i dukej e qe-

shura e ëmbël në buzë.

b. Shkalla krahasore e ultësisë. Në këtë shkallë ndajfolja tregon se gjymtyra e parë e

krahasimit qëndron në një shkallë më të ulët se gjymtyra e dytë. Gjuha standarde më shpesh e

jep idenë e shkallës krahasore të ultësisë me mohimin e shkallës krahasore të barazisë pёrmes

shprehjeve jo aq...sa ose nuk (s')+ folje + aq + ndajfolje, p.sh. : Tani lexonte jo aq shumë sa

dikur. I biri nuk i merrte më punët aq rrëmbyer.

Shkalla sipërore. Në këtë shkallë ndajfolja tregon se cilësia a intensiteti i veprimit është në

një shkallë shumë të lartë, vështruar jashtë çdo krahasimi. Ndërtohet në mënyrë analitike me

anë të ndajfoljeve shumë, mjaft, fare, tepër, krejt, fort, jashtëzakonisht, p.sh.: Tani nxënësit

përgatiten shumë (jashtëzakonisht ) mirë. Fantazia i shkonte tepër larg.

Formimi i ndajfoljeve

Ndajfoljet mund të jenë fjalë të parme dhe jo tё parme (tё formuara me konversion, me

prejardhje, me përngjitje dhe lokucione).

Ndajfolje të parme Janë të parme ato ndajfolje që nuk vijnë prej ndonjë pjese tjetër të ligjëratës. Të tilla janë: afër,

larg, keq, mirë, pas, poshtë, prapa. Këtu futen dhe ndajfolje, si: andej, ashtu, atje, aty,

këndej, kështu, këtej, këtu, lart, sonte, sot, etj., të cilat nuk janë të tilla historikisht.

Ndajfolje jo të parme

1. Me konversion nga pjesë të tjera të ligjëratës

a. Ndajfolje nga emra. Kemi ndajfoljëzim të një emri kur ai kalon në klasën e ndajfoljeve. Zakonisht janë

ndajfoljëzuar emrat në rasën kallëzore dhe rrjedhore. Janë ndajfoljëzuar fjalë të tipit: sheshit,

rrafsh, rresht, rreth, rrotull, vjet, fare, herët, krejt, anash, ditën, natën, etj. Është

ndajfoljëzuar rrjedhorja e mbiemrave të emërzuar asnjanës të tipit: së afërmi, së andejmi, së

bashku, së brendshmi, së gjalli, etj. Grup më vete përbëjnë emrat që vetëm në kontekste të

caktuara përdoren si ndajfolje. Ata janë kryesisht emra në rasën emërore e më rrallë në

kallëzore. Marrin vlerë ndajfoljore në shprehje ku emri përdoret me kuptim të figurshëm. Të

tillë janë: copë, faqe, fluturim, grumbull, lëmsh, palë, përshesh, tapë, varg, etj. P.sh.:

Zemra i ishte bërë copë. U shkëput nga tufa fluturim.E dinte mësimin ujë.

b. Ndajfolje nga folje. Janë ndajfoljëzuar pjesorja dhe forma e pashtjelluar mohore e foljeve. Foljet i humbin veçoritë

leksiko-gramatikore të klasës së tyre dhe fitojnë tiparet e klasës së ndajfoljeve. Pjesoret e

foljeve përdoren në funksionin e rrethanorit të mënyrës. Pra, merren si ndajfolje: dendur,

fshehur, hapur, kaluar, prerë, rrëmbyer, shkoqur, shtruar, p.sh.: Ai e thoshte hapur e

prerë ç'kishte në mend. Pas një jave i biri erdhi papritur e pakujtuar.

2. Të prejardhura me prapashtesa

Formimi i ndajfoljeve me anë të prapashtesave është një tip mjaft prodhimtar. Prapashtesat që

përdoren më shumë janë: -(i)sht, -as/-azi dhe -thi. Me prapashtesa formohen kryesisht

ndajfoljet e mënyrës nga tema emërore, mbiemërore dhe nga tema ndajfoljore.

Page 152: rrkgn asdfjkm

152

Prapashtesa -(i)sht është prapashtesa më prodhimtare. Ajo lidhet me tema emërore që kanë

prapashtesat -i, -(ë)ri, -(ë)si: egërsisht, hollësisht, burrërisht, bujarisht, dhelpërisht, etj.,

ose me tema emërore me prapashtesën -im: gabimisht, qëllimisht, detyrimisht; ndonjëherë

lidhet me tema emrash të parmë: natyrisht, rregullisht, zakonisht, etj. Një numër ndajfoljesh

formohen nga tema mbiemërore: artistikisht, barbarisht etj.

Prapashtesa -as/-azi formon ndajfolje nga tema emërore të parme: fytas-fytazi, barkas-barkazi,

radhas-radhazi, etj. ; nga tema emërore jo të parme: këmbadoras (-azi), prishaqejfas (-azi),

etj.; nga tema mbiemërore: fshehtas (-azi), anasjelltas (-azi) etj.; nga tema ndajfoljore: keqas,

largas, shkurtas (-azi), si dhe nga tema foljore: falas, ndaras (azi), etj.

Prapashtesa -thi bashkohet me tema emërore të parme: arithi, topthi, cingëlthi, etj., me tema

emërore jo të parme: fluturimthi, kalimthi, nxitimthi, etj., si dhe me tema mbiemërore:

çalamanthi, qorthi, etj.

3. Të përngjitura Pjesën më të madhe e përbëjnë ndajfoljet e formuara nga përngjitja e një togfjalëshi, ku njëra

nga pjesët përbërëse është një përemër ose ndajfolje përemërore si: gjithandej, gjithashtu,

gjithnjë, kudo, ngado, sido, sado, etj. Te disa ndajfolje si element i dytë është ndajfolja ku në

formën kund e kundi ose emri herë: atëherë, asnjëherë, kurdoherë, menjëherë, askund,

askundi, etj.

Ndajfolje të përngjitura formohen edhe nga një parafjalë e një emër: përballë, përbri,

përqark, etj; me pjesë të ndryshme të ligjëratës: ndërkaq, dosido, njëlloj, kësisoj, etj; nga dy

emra të lidhur ose jo me zanore lidhëse: fytafyt, motmot, shpeshherë, etj; ose nga një

numëror dhe emri fije (fill ) në rrjedhore të pashquar shumës: dyfish, trefish, etj.

4. Lokucione ndajfoljore janë grupe fjalësh me lidhje të qëndrueshme dhe që, si kuptimisht

dhe gramatikisht, janë të barasvlefshme, por jo të njëjta me një ndajfolje. Ato mund tё jenё:

a. Lokucione ndajfoljore të formuara nga përsëritja e një emri në numrin shumës: copa-copa,

dallgë-dallgë, fije-fije, flokë-flokë, palë-palë, etj.

b. Lokucione të formuara nga përsëritja e të njëjtit emër të lidhur me lidhëzën e: anës e anës,

rreth e rreth, varg e varg, palë e palë ose me emra të ndryshëm: ditë e natë, fund e krye,

hundë e buzë, etj.

c. Lokucione të formuara nga përsëritja e emrit në trajta të ndryshme (emërore+dhanore): dita-

ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës, etj.

ç. Lokucione ku bashkohen ndajfolje me kuptim antonimik, të lidhura ose jo me lidhëzën e:

aty-këtu, poshtë e lart, andej-këtej, etj., ose lokucione ku përsëritet e njëjta ndajfolje: shpejt

e shpejt, pranë e pranë, hollë-hollë, rëndë-rëndë, etj.

d. Lokucione të formuara nga përsëritja e të njëjtit emër me ndërmjetësimin e parafjalëve të

ndryshme: ditë për ditë, javë për javë, natë për natë, vit për vit, vesh më vesh, brez pas

brezi, dorë pas dore, etj.

dh. Ka dhe lokucione të tjera, si: nga dita në ditë, nga viti në vit, me të butë, me të qeshur,

për së largu, për së gjeri, për dy, për tre, dy nga dy, aty për aty, tani për tani, vetëm për

vetëm, sot për sot, etj.

TERMAT KRYESORË

ndajfolje (përcaktore, rrethanore); ndajfolje (mënyre, sasie, kohe, vendi, shkaku); shkallë e

ndajfoljes (pohore, krahasore, sipërore); shkallë krahasore e pabarazisë (e sipërisë, e ultësisë).

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Sqaroni me shembuj pranë cilave pjesë të ligjëratës qëndron ndajfolja.

Page 153: rrkgn asdfjkm

153

2. Flisni për natyrën e ndajfoljeve përemërore.

3. Cilat janë veçoritë kryesore të ndajfoljeve përcaktore e rrethanore sipas nënllojeve të tyre?

4. Si ndërtohet kategoria e shkallës te ndajfoljet, duke e krahasuar me kategorinë e shkallës te

mbiemrat.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Ç’ndryshime ka mes përemrave pyetës dhe ndajfoljeve pyetëse?

2. Pse ndajfoljet ndahen në përcaktore dhe rrethanore? Argumentojeni.

3. Thuhet se, ashtu si mbiemrat, jo të gjitha ndajfoljet e kanë kategorinë gramatikore të

shkallës. Pse?

4. Shtjelloni përdorimin e fjalëve shumë, pak, aq, kaq, si përemra të pacaktuar dhe si ndajfolje.

Pse ndodh kjo dhe si janë formuar këto përdorime?

SI BЁHET ANALIZA E NDAJFOLJEVE?

1. Sipas llojit

2. Sipas shkallës

3. Sipas formimit

Shembuj tё analizёs sё ndajfoljeve

Fjalitё:

1. Atёherё, shumё intelektualё shqiptarё, tё formuar kombёtarisht, u detyruan tё arratiseshin

pёrtej kufijve.

2. Duhet tё themi krejtёsisht hapur se ka qenё njeri i pёrkushtuar pёr tё mirёn e Kosovёs.

3. Sot pёr sot ne kemi nevojё pёr njerёz qё do tё merreshin mё profesionalisht me

bashkёrendimin e punёve.

4. Nё shtёpinё tonё nuk ёshtё folur asnjёherё pёr ta.

atёherё

1. Ndajfolje e kohёs

2. S’ka

3. Ndajfolje jo e parme, e formuar me pёrngjitje (atё+herё=atёherё)

kombёtarisht

1. Ndajfolje pёrcaktore e mёnyrёs

2. S’ka

3. Ndajfolje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore:

kombёtar +isht=kombёtarisht (M-N)

krejtёsisht hapur

1. Ndajfolje pёrcaktore e mёnyrёs

2. Shkalla sipёrore

3. Ndajfolje jo e parme, e formuar me konversion (F-N)

Page 154: rrkgn asdfjkm

154

sot pёr sot

1. Ndajfolje rrethanore e kohёs

2. S’ka

3. Shprehje (lokucion) ndajfoljore

mё profesionalisht

1. Ndajfolje pёrcaktore e mёnyrёs

2. Shkalla krahasore e sipёrisё relative

3. Ndajfolje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore:

profesional+isht=profesionalisht (M-N)

asnjёherё

1. Ndajfolje e kohёs

2. S’ka

3. Ndajfolje jo e parme, e formuar me pёrngjitje (as+njё+herё=asnjёherё)

PROVONI NJOHURITË TUAJA PËR NDAJFOLJEN

1. Në cilën prej fjalive të mëposhtme fjala larg është përdorur si ndajfolje:

a. Nuk jetonte dot larg tyre.

b. Vinte që larg ajo zhurmë e padurueshme.

c. Donte të rrinte larg asaj bote të çuditshme.

d. Larg vendlindjes çdo gjë i dukej e huaj.

2. Cila prej ndajfoljeve në fjalitë e mëposhtme përdoret vetëm në shkallën krahasore:

a. Pasi kaloi grykën e malit, e mori më shtruar.

b. Duhej të kishe folur më pak në atë takim.

c. Nuk e njohu, se nuk e kishte takuar më parë.

d. U largua pa u përshendetur, por do të kthehej më vonë.

3. Në fjalinë: E kërkoi rreth një orë, po nuk e gjeti, fjala rreth është:

a. ndajfolje

b. emër

c. pjesëz

d. parafjalë

4. Në cilin variant fjala ku është përdorur si ndajfolje lidhore:

a. Ku mendon se do të arrish me këtë që bëre?

b. Fusha ku kaluam, ishte e mbushur plot me lulëkuqe.

c. Po ecte kuturu dhe nuk e dinte ku po shkelte.

d. Drita e zbehtë dallohej më qartë atje ku dilte tymi.

USHTRIME

Ushtrimi 1

Përcaktoni llojet e ndajfoljeve të mëposhtme dhe klasifikojini ato sipas ndërtimit.

tepër, majtas, bujarisht, majtazi, gjithandej, dosido, këmba-këmbës, shteg më shteg, pse,

ndonjëherë, papritur, mbrëmë, aty për aty, përse, shumë.

Page 155: rrkgn asdfjkm

155

Ndajfolja Lloji Ndërtimi

........................................................................................................................................................

........................................................................................................................................................

........................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

........................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

..............................................................................................................................................

Ushtrimi 2

Gjeni ndajfoljet dhe thoni ç'pjesë ligjërate është e ç'natyrë kanë fjalët që plotësojnë ato.

Padashur më vajtën sytë përsëri në murin përballë, te fotografia e rilindësit tonë, me

mustaqe të bardha borë, që i vareshin poshtë. Pak më tutje qëndronte portreti i tatëzotit

tim, i cili, i larguar herët në Filat, paskësh dhënë gjuhën shqipe për dymbëdhjetë vjet.

As nënën time, mëmëzonjën, nuk e pyeta dot sa qe gjallë për Odisenë dhe vrasjen e tij.

Asokohe nuk dija gjë për të, kurse tani dhe tatëzoti, dhe mëmëzonja s'janë më me të

gjallët.

Xha Kiçoja, i gëzuar së tepërmi për vizitën time, më tha qetë-qetë gjatë bisedës, se të

ngriturit herët dhe të lëvizurit andej-këtej nëpër fshat i bënin shumë mirë shëndetit.

Ai atje, në dhomën matanë, ishte i biri.

Ushtrimi 3

Thoni ç'lloj janë ndajfoljet në fjalitë e mëposhtme dhe ç'tregojnë ato.

Ç'të të them, o bir, e si të të përgjigjem? Nuk do të doja shumë, por nja dhjetë vjet të

isha më iri. Jo më shumë. Atëherë do t'i thosha "plaç" pleqërisë, - foli plaku shtruar,

pleqërishte fare.

Retë u mblodhën çuditërisht shpejt nga të katër anët e horizontit. U dëgjua papritur një

gjëmim mjaft i fortë që mbajti gjatë. Papandehur ranë pikat e para, që pak nga pak u

dendësuan. Era i shtynte gjethet fort e më fort.

Piktori ecte mendueshëm duke parë retë që zbrisnin gjithnjë e më ulët.

Petriti fliste bukur e qartë anglisht.

Ushtrimi 4

Fjalët shumë, pak, mjaft, aq, kaq, përdorini një herë si ndajfolje sasie dhe një herë si

përemra të pacaktuar.

Ushtrimi 5

Në fjalitë e dhëna gjeni ndajfoljet dhe grupojini sipas llojit.

Rruga, e lakuar vende-vende, të çonte në katund. Në kundërshtim me peizazhin e

bukur, ngaafër kullotat dukeshin edhe më të zymta. Nëpër rrugët e ngushta kishte

njerëz. Tirqit e ngushtë bojë qumështi, me atë vijë të zezë që i përshkonte anash, të

ngjashme çuditërisht me shenjën që tregon shkarkim elektriciteti, jepnin gjithë

nervozizmin e ecjes së tyre.

Kjo këngë, e kënduar herë pas here në rrethet e të rinjve, tani është bërë shumë e

njohur.

Page 156: rrkgn asdfjkm

156

Të ecurit poshtë e përpjetë në rrugët me kalldrëm e kishte lodhur shumë.

Pllangat e dëborës, që gjer dje kishin mbetur si të fshehura rrëzë ndonjë kaçubeje, tani

s'dukeshin gjëkund. Juga që kishte fryrë nga grykat rrotull, i kishte ngrënë shpejt.

Nga erdhi ky lajm?

Plakut s'i kujtohej ku dhe kur kishte ndodhur kjo ngjarje.

- Pse qëndrove? - i tha karrocierit, që zbriti poshtë menjëherë.

Nuk dihej nga do të kalonte autokolona.

Ja përse shkenca i kushton aq kujdes eksperimentimit, provës.

Ushtrimi 6

Cilat nga ndajfoljet e mëposhtme përdoren në shkallë të ndryshme (në ç'shkallë?) e cilat jo.

rrallë, urtë, hollësisht, shtruar, shumë, aq, sot, prerë, për së largu, anash, djathtas, tutje, shpesh,

vonë, njëditëzaj, andej, bujarisht, tepër; shkoqur, jashtë, fort, parmbrëmë, këtu, ashpër,

Ushtrimi 7

Thoni në ç'shkallë janë ndajfoljet në këto fjali dhe si ndërtohen. Vini në dukje cilat janë

gjymtyrët (krahët) e krahasimit.

Zëri nuk i dilte më aq fort dhe dora nuk i bindej më aq lehtë, si më parë.

Atë ditë Blerta u përgjigj më bukur dhe më saktë se të djeshmen.

Gjyshi përsëri mallohej kur kujtonte fshatin, por jo aq shpesh e aq fort sa dikur.

Mendja i shkonte tepër larg, kujtonte shumë mirë ditën kur fashistët i dogjën shtëpinë.

Tani piktori mallëngjehej shumë lehtë. Nuk dilte aq dendur për të pikturuar, sepse dhe

sytë nuk ishihnin më aq qartë si më parë. Megjithatë, thoshte: "Ka edhe më keq.

Sidomos kur pleqëria të vjen shumë më shpejt nga sa e pret. Kurse mua, sa më shumë

më ikin vitet, aq më tepër më shtohet dashuria e malli për natyrën. Po ç'e do, s'e kam

aq lehtë të dal fushave e kodrave.

Shpresa për ta takuar atë njeri aq të njohur iu shtua edhe më tepër.

Nga larg, bregu, me kodrën e pyllëzuar, dukej jo aq qartë.

Ai lajm erdhi krejt papandehur, por qytetarët e pritën shumë qetë.

Mbasi vështroi orën, mendoi se makina tani duhej të ndodhej tepër larg.

Ushtrimi 8

Me ndajfoljet e dhëna më poshtë ndërtoni fjali. Thoni si është formuar secila ndajfolje.

sheshit, rrafsh, rrotull, motit, së jashtmi, copë, grumbull, lidhur, shtruar, pandërprerë, egërsisht,

radhazi, fshehtas, kalimthi, fshatçe, ngado, gjithnjë, përdhe, shpeshherë.

Ushtrimi 9

Gjeni lokucionet ndajfoljore dhe thoni si janë formuar.

Mbi atë fytyrë të rreshkur djersët i rridhnin palë-palë.

Bedriut i vinin varg e varg ato kujtime të hidhura e bëhej dita-ditës më i zymtë.

Festivalistët endeshin poshtë e lart nëpër rrugët e qytetit të lashtë.

Mjeshtri e ndiqte hap pas hapi përparimin e teknikut të ri.

Nga viti në vit ai bëhej më i pjekur.

Ushtrimi 10

Ndërtoni ndajfolje me fjalët e dhëna. Pastaj përdorini në fjali.

Page 157: rrkgn asdfjkm

157

I thjeshtë .......................................................................................................................................

Fatmirësi .......................................................................................................................................

I lehtë ...........................................................................................................................................

Rregull .........................................................................................................................................

Kalim...........................................................................................................................................

Fshehur .......................................................................................................................................

Gabim .........................................................................................................................................

Page 158: rrkgn asdfjkm

158

PARAFJALA

Çështjet kryesore:

Njohuri të përgjithshme për parafjalët

Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes dhe strukturës morfologjike

Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor dhe kuptimet kryesore të tyre

Përdorimi i parafjalëve gjatë ligjërimit

Njohuri tё pёrgjithshme për parafjalët

Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie

midis një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyre tjetër në

një togfjalësh, p.sh.: shkruaj me laps, shkoj në shkollë, dy nga shokët, ecim për dy, qëndroj

buzë rrugës, një letër për mua, dy prej nesh etj.

Fjala nga e cila varet gjymtyra me parafjalë, mund të jetë folje, emër, mbiemër, numëror ose

ndajfolje, por më tepër parafjalët lidhin një emër me një folje. Më rrallë parafjalët vihen edhe

para ndajfoljeve, p.sh.: u nis për këtu, e dua për sivjet, ra nga lart, u përpoqa për mirë, ngjitet

nga poshtë.

Parafjalët janë fjalë shërbyese, nuk mund të përdoren më vete dhe nuk mund të jenë gjymtyrë

fjalie. Kuptimi i tyre është i kushtëzuar dhe konkretizohet brenda një grupit të caktuar të

fjalëve; për këtë luan rol si gjymtyra e përcaktuar, ashtu edhe gjymtyra përcaktuese, p.sh.:

- U nis nga Tirana (marrëdhënie vendore).

- U zverdh nga inati (marrëdhënie shkakore).

Megjithatë, parafjalët nuk janë të zhveshura krejt nga kuptimi leksikor. Ky kuptim është i qartë

te parafjalët e prejardhura nga pjesët emërtuese të ligjëratës, p.sh., nga emrat e ndajfoljet, si:

buzë, majë, anës, rreth, afër, poshtë etj. Por edhe parafjalët e parme, si: në, mbi, me, për,

pa, kanë një farë kuptimi të përgjithshëm edhe jashtë çdo togfjalëshi. Është pikërisht ky

kuptim që përcakton lidhjet e një parafjale me këto ose ato fjalë emërtuese (s'mund të themi,

p.sh., Udhëtoj për tren).

Ka raste që parafjalët e parme në togfjalësha të caktuar janë të zhveshura nga kuptimi leksikor

dhe dalin thjesht si tregues të lidhjes sintaksore ndërmjet dy fjalëve, p.sh.: mendoj për......., flas

për......, shndërrohet në...., shpresoj në.... etj.

Parafjalët përdoren me të gjitha rasat, me përjashtim të rasës dhanore.

Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes dhe strukturës morfologjike

Sipas prejardhjes, parafjalët janë të parme dhe jo të parme. Janë të parme parafjalët mbi,

me, më, ndaj, ndër, në, nën, pa, për, prej, tek.

Parafjalët jo të parme janë ato që vijnë nga pjesë të tjera të ligjëratës, kryesisht nga emrat dhe

ndajfoljet: buzë, rrëzë, afër, larg etj.

Parafjalët jo të parme janë më të shumta se parafjalët e parme. Kryesisht ato formohen me

konversion.

Sipas pjesëve të ligjëratës nga janë formuar, parafjalët jo të parme ndahen në dy grupe:

parafjalë ndajfoljore dhe parafjalë emërore.

1. Parafjalë nga ndajfolje

Këto parafjalë vijnë nga ndajfoljet: afër, larg, brenda, anës, drejt, jashtë, matanë, ndanë,

para, pas, përballë, përbri, përpara, përreth, prapa, sipër etj., p.sh.: Para fakultetit ishin

grumbulluar qindra studentë të rinj. U zhvilluan veprimtari brenda e jashtë shkollës. Përveç

fjalës gjatë, që është ndajfolje kohe dhe fjalëve krahas e veç, që janë ndajfolje mënyre, gjithë

të tjerat janë ndajfolje vendi. Kur kalojnë në parafjalë, ruajnë kuptimin vendor, por, në varësi

Page 159: rrkgn asdfjkm

159

nga kuptimi leksikor i gjymtyrëve që lidhin, ato ndonjëherë marrin edhe vlera të tjera, p.sh.:

Qëndronte brenda makinës (kuptim vendor). Do të niset brenda javës (kuptim kohor).

Prodhimi i vitit të ardhshëm kundrejt vitit.....(kuptim krahasor).

Të gjitha parafjalët ndajfoljore përdoren me rasën rrjedhore. Bëjnë përjashtim lokucionet

ndajfoljore ballë për ballë me, bashkë me, tok me.

2.Parafjalë nga emra

Disa emra, më parë janë shndërruar në ndajfolje e më vonë në parafjalë. Të tilla janë: anës,

rreth, rrotull etj.: Tërë ditën sillej rrotull (ndajfolje). Sillej rrotull shtëpisë (parafjalë).

Disa emra të tjerë janë shdërruar drejpërdrejt në parafjalë, si: majë, rrëzë, faqe, ballë, mes etj.

Emrat që kanë kaluar në parafjalë kanë qenë në formën e rasës kallëzore të pashquar, p.sh.:

Roja qëndronte majë shkëmbit. Buzë liqenit kishte shumë njerëz. U ul faqe shokëve.

Pjesa më e madhe e parafjalëve emërore janë në formë lokucionesh. Ato janë formuar në këtë

mënyrë:

a. Parafjalë + emër: me anë, me anën, me përjashtim, me rastin, në bazë, në drejtim, në

mes, në sajë, në vend, nga ana, nga shkaku, për arsye, për shkak, për hir etj. Këto

lokucione përdoren me rasën gjinore, kurse lokucionet në bazë, me anë, në mes, përdoren

edhe me rasën rrjedhore: Eksperimenti u krye me anën e një aparati të ri. Ai erdhi në vend të

shokut. Qëndroi në mes të oborrit(gjinore). U kap në mes dy zjarresh (rrjedhore).

b. Parafjalë+emër+parafjalë: në krahasim me, në kundërshtim me, në lidhje me, në pajtim

me, në përputhje me, në bashkëpunim me etj. Këto përdoren me rasën kallëzore, sepse kanë

në fund parafjalën me: Sesioni u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Mësuesisë.

Emrat e shndërruar në parafjalë kanë zakonisht një kuptim të përgjithshëm abstrakt ose të

figurshëm: anë, drejtim, përjashtim, shkak, arsye, krahasim etj.

Lokucionet parafjalore emërore mund të shprehin marrëdhënie shkakore (për arsye, për

shkak, nga shkaku) marrëdhënie vendore (në drejtim, në mes), mjet (me anë, me ndihmën),

shoqërim (në bashkëpunim me) etj.

Parafjalët emërore janë karakteristike për stilin shkencor, politiko-shoqëror dhe administra-

tivo-juridik.

Shkalla e bashkimit të elementeve përbërëse në lokucione të ndryshme është e ndryshme.

Megjithatë, lokucioni parafoljor dallohet nga një bashkim i lirë që ka po atë ndërtim, p.sh.,

krahasoni:

- Në bazë (në themel) të ligjeve tona qëndron koncepti bashkëkohor (emër).

- Kjo çështje do të zgjidhet në bazë të ligjeve (parafjalë).

Siç shihet, emri që merr pjesë në lokucion, e ka humbur kuptimin leksikor si fjalë emërtuese

dhe merr një kuptim abstrakt shumë të përgjithshëm. Si rrjedhim, kjo fjalë emërtuese nuk

përbën gjymtyrë më vete në fjali, por formon një gjymtyrë të vetme me fjalën ndjekëse, p.sh.:

S'u mblodhën të gjithë për shkak të shiut (rrethanor shkaku).

Emri që bën pjesë në lokucion, është në trajtën e pashquar (me përjashtim të lokucioneve me

parafjalën nga: nga ana, nga shkaku etj.). Në qoftë se emri është në trajtën e shquar, atëherë

lokucioni shndërrohet në togfjalësh të lirë, krahasoni:

- I lexoi të gjitha, me përjashtim të botimit të ri (parafjalë).

- Me përjashtimin e djalit nga klasa....., ( emër ).

Pra, fjala emërtuese në lokucion ka formë të ngurosur. Këto tipare i bëjnë lokucionet që, nga

pikëpamja kuptimore, të funksionojnë si një fjalë, kurse nga pikëpamja leksiko-gramatikore të

merren si një pjesë e ligjëratës.

Nga ana e strukturёs (ndёrtimit) parafjalët mund të jenë fjalë të thjeshta, të përngjitura dhe

lokucione.

Page 160: rrkgn asdfjkm

160

a. Të thjeshta janë të gjitha parafjalët e parme, si: mbi, me, më, ndaj, ndër, nën, pa, për,

prej, te(k). Të tilla janë edhe parafjalët e formuara me konversion prej ndajfoljesh e emrash,

si: afër, brenda, jashtë, kundër, larg, para, pas, etj.; ballë, bri, buzë, faqe, majë, rrëzë etj.

b. Të përngjitura janë parafjalët e formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta: nëpër,

përmbi, përveç, ndërmjet, nëpërmjet, përbri, si dhe ato që janë formuar me konversion prej

ndajfoljesh të përngjitura: matanë, përballë, përmes, përkrah etj.

c. Lokucione janë parafjalët që përbëhen prej dy a më shumë fjalësh të veçanta: ballë për

ballë, rreth e qark, rreth e rrotull, bashkë me, me përjashtim, në bazë etj.

Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor dhe kuptimet kryesore të tyre

Sipas kriterit sintaksor parafjalët klasifikohen varёsisht se me cilёn rasё pёrdoren.

Si rregull, një parafjalë përdoret me një rasë të caktuar. Bëjnë përjashtim parafjalët ndaj, për,

që përdoren me nga dy rasa. Megjithatë, edhe në këto raste përdorimi me njërën rasë është

kryesori. Kështu, parafjala për përdoret zakonisht me rasën kallëzore, kurse ndaj, me rasën

rrjedhore: për punën (kallëzore), e kapi për dore (rrjedhore), qëndrimi ndaj shokëve

(rrjedhore), ndaj të gdhirë (kallëzore).

1. Parafjalët e rasës emërore

Me rasën emërore përdoren parafjalët nga dhe te(k) 21

.

Gjymtyra e prirë nga parafjala nga mund të tregojë:

-vend, prejardhje: Nga bjeshkët e Veriut Lekë Dukagjini zbriti në ndihmë të vëllezërve.

Rrinin ulur dhe vështronin nga kodra. Shqipja e ka prejardhjen nga ilirishtja;

-shkak: Nga sëmundja, lëkura i ishte zbehur e holluar;

-kohë: Nga dreka zuri të binte shi;

-kufizim: E dua nënën, se është e madhe nga zemra;

-vepruesin: Mësimi i zhvilluar nga mësuesja e re u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit;

-të tërën nga e cila është ndarë një pjesë: Artani është një nga këngëtarët më të mirë të

grupit.

Gjymyra e prirë nga parafjala te(k) tregon vendin ku ndodhet a bëhet diçka ose vendin për ku

drejtohet një lëvizje: Afërdita qëndronte te pragu i shkollës. Mendja më shkon tek anija, te

shokët.

2. Parafjalët e rasës gjinore

Me rasën gjinore përdoren vetëm lokucione parafoljore, si: me anë, me anën, për shkak,

për arsye, në vend, në drejtim, në bazë, në sajë, etj.

Gjymtyra e prirë nga parafjalët me anë, me anën, tregon mjet: Kjo u provua me anën e

eksperimenteve.

Gjymtyra e prirë nga parafjala në drejtim tregon marrëdhënie vendore: Djali ecte në breg, në

drejtim të rrymës. Në stilin politiko-shoqëror përdoret me kuptim synimi e kufizimi: U bënë

përpjekje në drejtim të përmirësimit të shëndetit të fëmijëve. Ndërtimi i këtij tipi është ndikim

nga gjuhët e huaja dhe është mirë të mos përdoret.

Gjymtyra e prirë nga parafjala në vend tregon zëvendësim, këmbim: Në vend të kasolles gjeti

një shtëpi të re. Të kam në vend të vëllait.

Gjymtyra e prirë nga parafjalët për arsye, për shkak, nga shkaku tregon shkak: Kongresi i

Manastirit pati rëndësi të madhe , për arsye të kushteve në të cilat ndodhej gjuha jonë.

Si lokucione parafjalore me rasën gjinore po përdoren gjithnjë e më shumë edhe këto: për faj,

për hir, për nder, etj.

21

Te dhe tek janë dy forma të së njëjtës parafjalё. Forma te përdoret para emrave a përemrave që nisin

me bashkëtingëllore, kurse forma tek para emrave a përemrave që nisin me zanore.

Page 161: rrkgn asdfjkm

161

3. Parafjalët e rasës kallëzore

Me rasën kallëzore përdoren shumë parafjalë të thjeshta: në, me, më, për, pa, mbi, ndër dhe

lokucione, si: bashkë me, tok me, në bashkëpunim me, në krahasim me, në kundërshtim

me, në lidhje me etj.

Gjymtyra e prirë nga parafjala në mund të tregojë:

-vend (edhe në kuptimin figurativ): Në pyll mbretëronte një qetësi e thellë. I zhytur në

mendime nuk i dëgjoi fjalët e shokut;

- kohë: Në gusht do të mbahet sesioni shkencor. Që në të ri ka qenë trim;

-kufizim: Është i kursyer në fjalë;

-një cak sasior: Grupi i teatrit u rrit në 15 veta.

Gjymtyra e prirë nga parafjalë me mund të tregojë:

-shoqërim, bashkim, marrëdhënie: Shkoi në kinema me motrën. Gatoi mish me patate. Sillej

mirë me shokët.

-mjetin me të cilin kryhet një punë: S'bëhet vreshti me urata, por me shata e lopata;

-mënyrën se si shfaqet një veprim: Ky lajm u prit me gëzim të madh;

-kohë: Në kohë të keqe, rrinte me ditë pa ardhur në shtëpi;

-kufizim: Ndonëse i vjetër me moshë, punonte si një i ri;

-lëndën nga e cila ndërtohet ose mbushet një send: Shtëpia ishte ndërtuar me tulla. Shporta

u mbush me qershi;

-shkak: Të gjithë qeshnin me shakatë e plakut;

-tipar, cilësi: Pyjet me ah janë shumë të bukura;

-kusht: Kjo mund të arrihet me punën e kualifikuar të gjithë mësuesve.

Gjymtyra e prirë nga parafjala pa tregon mungesën, përjashtimin e një sendi a personi,

konkretisht:

-mungesë shoqërimi, bashkimi: Salla e vogël kishte mbetur pa njerëz;

-mungesë mjeti: Pa shkollë, s'ka përparim;

-mënyrë: Vajzat hynë pa ndrojtje në shtëpinë e fshatarit;

-tipar: Mos fol fjalë pa vend. Ka bukurinë e vet edhe nata pa yje.

Gjymtyra e prirë nga parafjala për tregon:

-qëllim, synim: Lëvizja për shkollën, për arsimin shqip ishte lëvizje me karakter kombëtar.

-shkak: Për një pe, për një gjilpërë vajti dëm një punë e tërë;

-kohë: Punën e sotme mos e lerë për nesër;

-vend: U nis për Tiranë;

-kufizim: Mira shquhej për zërin e bukur;

-objektin e të folurit: Sot folëm për krijimtarinë e Naimit.

Gjymtyra e prirë nga parafjala mbi mund të tregojë:

-vendin mbi të cilin ndodh një veprim e gjendet diçka: Hëna shkëlqente mbi malin e Dajtit.

-objektin e të folurit: Ka shkruar një artikull mbi parafjalët.

Parafjala nën ka kuptim të kundërt me parafjalën mbi. Ajo shpreh idenë e të qenit nën diçka:

Dëbora e ngrirë kërciste nën këmbët tona. Përdoret edhe me vlerë shkakore (në stilin politiko-

shoqëror dhe tekniko-shkencor): Turqit u tërhoqën nën goditjen e ushtrisë së Skënderbeut.

Lokucionet në bashkëpunim me, në lidhje me tregojnë shoqërim, bashkim, kurse lokucioni

në krahasim me tregon krahasim.

4. Parafjalët e rasës rrjedhore

Me rasën rrjedhore përdoren parafjalët e parme: prej, ndaj, për, parafjalët me prejardhje

emërore: majë, buzë, rrëzë, etj., parafjalët me prejardhje ndajfoljore: afër, larg, sipër, poshtë

etj.; parafjalët e përngjitura përveç, sipas, ndërmjet etj., lokucionet: me anë, në mes.

Gjymtyra e paraprirë nga parafjala prej mund të tregojë:

Page 162: rrkgn asdfjkm

162

-vend a prejardhje: Makina u nis vonë prej Tirane. Tё gjitha gjuhët neolatine rrjedhin prej

latinishtes.

-lëndën prej së cilës përbëhet një send: Vizitorët e shihnin me admirim këtë kokë prej mermeri;

-tipar a cilësi: Padashur iu përvijua në buzë një buzëqeshje prej miku.

-kohë: Dy shokët s'ishin parë që prej dhjetë vjetësh;

-sasi: Fjalët e përbëra (kompozitat) formohen prej dy a më shumë temash.

Parafjala ndaj përdoret për të shprehur një kufizim ose një krahasim: Të gjithë këta të rinj

janë shumë të ndjeshëm ndaj së bukurës. Ti, ndaj këtij, je shumë i ri.

Pёrdorimi i parafjalёve gjatё ligjёrimit

Siç ёshtё theksuar mё lart, parafjala mbi përdoret pranë një emri për të treguar vendin mbi të

cilin ndodh një veprim a gjendet një send, por vihet re, sidomos në gjuhën e shtypit, që

parafjala mbi përdoret para një emri të trajtës së shquar për të treguar objektin për të cilin

flitet, diskutohet a shkruhet etj., në vend të parafjalës për. Për shembull: do të të pyesë mbi

vendin tënd; biseduam mbi çështjet tona etj. Përdorimi i parafjalës mbi në këto raste është

ndikim i gjuhëve të tjera, prandaj duhet mënjanuar nga gjuha standarde, pra duhet thënë e

shkruar: do të të pyesë për vendin tënd; biseduam për çështjet tona etj.

Në stilin politiko-shoqëror dhe atë tekniko-shkencor përdoret shpesh lokucioni parafjalor në

drejtim para një emri në rasën gjinore , për shembull: duhet bërë më shumë në drejtim të

arsimit etj. Këshillohet që në ligjërim, ky lokucion dhe të tjerë të kësaj natyre, të mos

përdoren. Në vend të tyre mund të përdoret parafjala për: duhet bërë më shumë për arsimin etj.

Parafjala midis ngatërrohet shpesh me parafjalët në mes, përmes ose ndërmjet dhe përdoret

në vend të tyre. Për shembull, thuhet midis shëtitores për përmes ose mes shëtitores; midis asaj

bardhësie për në mes të asaj bardhësie etj. Po kështu, thuhet lidhjet midis shkollës dhe familjes

për lidhjet ndërmjet shkollës dhe familjes.

Përdorimi i drejtë i parafjalëve është një çështje e rëndësishme e kulturës gjuhësore.

TERMAT KRYESORË:

parafjalë (të parme, jo të parme); marrëdhënie sintaksore; fjalë shërbyese; parafjalë

(ndajfoljore, emërore); lokucione parafjalore; parafjalë të rasës (emërore, gjinore, kallëzore,

rrjedhore).

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Sqaroni me shembuj pse parafjalët shprehin raporte varësie. Flisni për kuptimin e

parafjalëve.

2. Prejardhja e parafjalëve: parafjalët ndajfjalore dhe parafjalët emërore. Trajtoni tiparet e

lokucioneve parafjalore.

3. Cili është klasifikimi i parafjalëve sipas strukturës morfologjike.

4. Flisni për parafjalët e secilës rasë dhe kuptimet e tyre kryesore.

5. Ç’probleme dalin gjatë përdorimit të parafjalëve në ligjërim?

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Parafjalët e formuara me konversion përdoren në rasën rrjedhore. Pse?

2. Argumentoni pse parafjalët nuk merren si gjymtyre fjalie?

3. Konkretizoni me shembuj përdorimin e fjalëve nga, te (tek) si parafjalë dhe si ndajfolje.

4. A mund të përdoret e njëjta parafjalë në dy rasa të ndryshme? Argumentoje përgjigjen.

5.Thuhet se ndërtimet e tipit me anë të janë lokucione parafjalore që përdoren në rasën gjinore.

Page 163: rrkgn asdfjkm

163

Cilët janë treguesit që e japin këtë përkatësi? A mund të përdoren ndërtime të tilla edhe në rasa

të tjera?

Si bёhet analiza e parafjalёve ?

1. Sipas kriterit sintaksor

2. Sipas prejardhjes

3. Sipas strukturёs morfologjike

Shembuj tё analizёs sё parafjalёve

Fjalitё:

1. Ti je zemёruar nga ngjarja e sotme dhe zemёrimi nuk tё lё tё qetё.

2. Kosova po shkon me hapa tё sigurt drejt demokracisё.

3. U vonova pёr shkak tё motit tё ligё.

nga

1. Parafjalё e rasёs emёrore

2. E parme

3. e thjeshtё

me

1. Parafjalё e rasёs kallёzore

2. E parme

3. E thjeshtё

drejt

1. Parafjalё e rasёs rrjedhore

2. Jo e parme, e formuar me konversion (N-P)

3. E thjeshtё

pёr shkak

1. Parafjalё e rasёs gjinore

2. Jo e parme

3. Shprehje (lokucion)

PROVONI NJOHURITË TUAJA PËR PARAFJALËT

1. Në cilin variant nuk është përdorur ndonjë parafjalë:

a. Ecte nxitimthi edhe rrëzës së malit, që të arrinte sa më parë.

b. Ajo lule buiste vetëm në pranverë faqe kodrës.

c. Revista dilte nga shtypi krye të çdo muaji.

d. Qëndroi bri meje pa thënë asnjë fjalë.

2. Cila nga rasat e mëposhtme nuk përdoret me parafjalë:

Page 164: rrkgn asdfjkm

164

a. emërore

b. gjinore

c. dhanore

d. rrjedhore

USHTRIME

Ushtrimi 1

Dalloni parafjalët në fjalitë e dhëna dhe klasifikojini ato sipas rasave përkatëse.

Ajo që në fillim ishte vetëm si një mjet për të kaluar kohën, më pas u kthye në

kënaqësi.

Të lozësh shah me veten tënde mund të duket diçka pa vend.

Sipas mediave , gjithçka kishte përshpejtuar shumë shpejt.

Rreth e qark pemës kishte gjethe te arta, që i jepnin hijeshi oborrit të gjyshit.

Në bazë të vendimeve të marra, do të zhvillojmë dhe një seancë tjetër.

Na u përmbysën të gjitha planet për shkak të motit të ftohtë.

Nga veranda e shtëpisë së tij mund të shihje si në pëllëmbë të dorës gjithë qytetin.

Ndër ta gjeje gjithmonë mirëkuptim dhe dëshirë për të të ndihmuar.

Ushtrimi 2

Ndërtoni fjali ku të përdorni parafjalët e dhëna. Në ç’rasë është emri a përemri që shoqëron

parafjala?

Për -...............................................................................................................................................

Me anë -........................................................................................................................................

Tek -..............................................................................................................................................

Në përshtatje me -.........................................................................................................................

Nëpër -...........................................................................................................................................

Në drejtim -....................................................................................................................................

Prej -..............................................................................................................................................

Përballë -.......................................................................................................................................

Nga -..............................................................................................................................................

Ushtrimi 3

Dalloni se cilës klase fjalësh i përkasin fjalët me të zeza në fjalitë e mëposhtme.

Përjashta gjithçka ishte mbuluar tashmë nga dëbora e parë e dimrit që kish mbërritur.

_______________

Përjashta shtëpisë ndihej aroma e fortë e trëndafilave që gjyshja i ujiste me shumë

dashuri. _______________

Buzë rrugës ecnin vogëlushët gazmorë të kapur dorë më dorë. _______________

Shenja e vjetër e fëmijërisë që i dallohej në buzë, të kujtonte gjithmonë djalin trazovaç

të dikurshëm. _______________

Pas tij zvarriste këmbët me përtesë, Drini, vëllai i tij i vogël____________________

E rëndësishme është të sfidosh të ardhmen e të mos e kthesh kokën

pas._______________

Page 165: rrkgn asdfjkm

165

Ushtrimi 4

Ndërtoni fjali ku fjalët të përdoren në klasat e fjalëve të kërkuara.

Majë (parafjalë) ______________________________________________

Majë (emër) _________________________________________________

Rreth (emër) _________________________________________________

Rreth (parafjalë) ______________________________________________

Ushtrimi 5

Vini në dukje ç'pjesë e ligjëratës është fjala prej së cilës varet gjymtyra me parafjalë, si dhe

fjala para së cilës qëndron parafjala. Thoni në ç'rasë është kjo e fundit.

Pastaj u kthye nga perëndimi dhe u nis për udhë, por as ajo s'e dinte se për ku u nis.

Pemët anësrrugës, si udhëtarë në rresht për një, e frikësonin. Nga larg dëgjohej buçima

e lumit. Zallishtja e bardhë ndrinte turbull në errësirë, sikur dikush kishte fshirë një

pjesë të tablosë së bukur të pikturuar nga natyra. Nata pa hënë, me atë qiell të errët

mbushur me yje, regëtinte sipër bregut të lumit. Nga fushat mbjellë me elb vinte

angullima e zgjatur e çakejve.

Atë mbasdite erdhi një lajmërim për mua.

Tre prej tyre u afruan e u takuan me të gjithë. Pastaj ikën larg nga sheshi.

Në sallë hynin nga katër e nga katër.

Ushtrimi 6

Gjeni parafjalët dhe i klasifikoni sipas prejardhjes (të parme, ndajfoljore, emërore) dhe

sipas strukturës morfologjike (të thjeshta, të përngjitura, lokucione).

Kishte vendosur të shkonte buzë lumit.Në breg dukej një fshat i vogël, rrethuar rreth e rrotull

me gjelbërim. Vajza u ngjit majë kodrinës. Jo shumë larg saj pa dy varka. Një grua e moshuar

po afrohej në drejtim të vajzës. Pas pak u ndodhën përballë njëra - tjetrës. - Kush je ti? -e

pyeti.Në krahasim me pamjen e rëndë, zëri i saj ishte tepër i butë. Megjithatë, vajza ndjeu të

ngjethura në trup. - Je nisur të shkosh më këmbë në Benares? - tha me habi gruaja duke hedhur

vështrimin rreth e qark. -Hajde, hip në varkën tonë. Do të vish tok me ne. Që atë çast ndërmjet

tyre sikur u lidh një miqësi e heshtur. (R. Tagora, Stuhi në Gang).

Ushtrimi 7

Krijoni fjali me fjalët afër, përballë, rreth e rrotull, anembanë, matanë, sipër, ballë për

ballë, përbri, përmes, nga, përtej, larg, duke i përdorur një herë si ndajfolje e një herë si

parafjalë.

Ushtrimi 8

Thoni me ç'rasa përdoren parafjalët e dhëna më poshtë; ndërtoni me secilën fjali, ku

parafjala të tregojë:

nga - shkak, vepruesin; me anën - mjet; në - kufizim;

me - kohë, mënyrë, tipar; pa - mënyrë, tipar; për - qëllim, shkak, kohë; prej - lëndë, tipar,

kohё.

Page 166: rrkgn asdfjkm

166

LIDHËZA

Çështjet kryesore

Njohuri tё pёrgjithshme pёr lidhёzat

Klasifikimi i lidhëzave sipas prejardhjes

Klasifikimi i lidhëzave sipas funksionit sintaksor

Njohuri tё pёrgjithshme pёr lidhёzat

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy pjesë të

një fjalie të përbërë dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre.

Lidhëzat, si tё gjitha fjalёt shёrbyese, nuk kanë kuptim leksikor të pavarur, prandaj nuk mund

të jenë gjymtyrë fjalie.

Lidhёzat kanё ngjashmёri me parafjalёt. Qё tё dyja ato janё pjesё tё pandryshueshme tё

ligjёratёs dhe fjalё shёrbyese lidhёse. Ndonjёherё nё kontekste tё caktuara njё lidhёz dhe njё

parafjalё mund tё pёrkojnё kuptimisht dhe mund tё pёrdoren nё vend tё njёra-tjetrёs, p.sh.:

Dritani dhe tё bijtё dhe Dritani me tё bijtё tё ndёrtuara njёri me lidhёz dhe tjetri me parafjalё,

kanё pothuajse tё njёjtin kuptim. Ndryshimi ёshtё se nё rastin e parё paraqiten dy gjymtyrё tё

bashkёrenditura, pra tё barasvlershme, ndёrsa nё rastin e dytё midis tyre ka lidhje varёsie:

Dritani ёshtё gjymtyrё kryesore, ndёrsa me tё bijtё gjymtyrё e varur. Dallimi tjetёr ёshtё se

lidhёzat mund tё lidhin kryesisht fjali e mё pak gjymtyrё fjalish, ndёrkaq parafjalёt lidhin

vetёm gjymtyrё fjalish. Gjithashtu parafjalёt lidhin dy pjesё tё ndryshme tё ligjёratёs, kurse

lidhёzat lidhin zakonisht fjalё qё i takojnё sё njёjtёs pjesё tё ligjёratёs(as unё as ti... shkon e

vjen), ose qё kryejnё funksion tё njёjtё sintaksor (unё dhe Shpresa, as kёtu, as nё qytet, etj.).

Klasifikimi i lidhёzave sipas prejardhjes

Sipas prejardhjes lidhëzat ndahen në: lidhëza të parme; lidhëza jo të parme.

Të parme janë: e, dhe, edhe , apo, as, o, ose, po, por etj. Lidhëza jo të parme janë tё gjitha të

tjerat. Këto ndahen në tri grupe:

1. Lidhëza të formuara me konversion nga pjesë të ndryshme të ligjëratës, si: që, sa, se (nga

përemra lidhorë e pyetës); kur, ku, nga, si , tek (nga ndajfolje); daç, qoftë (nga foljet ); a (nga

pjesëza a).

2. Lidhëza të formuara nga përngjitja e dy fjalëve: nëse, porse, meqë, ngaqë, ndërsa,

përveçse, megjithëse, megjithëqë, derisa, gjersa, mirëpo, meqenëse etj.

3. Lokucione lidhëzore: në qoftë se, për shkak se, në mënyrë që, në vend që, në rast se,

deri ku, edhe pse, që kur, qysh se, sa herë që etj.

Disa lokucione përdoren të ndara në dy pjesë: ndo... ndo, qoftë....qoftë; jo vetëm (që).....por

(edhe); jo që...por; le që.....por edhe; le që...por as etj. Këto quhen edhe lidhëza dyshe.

Lokucionet janë të formuara me pjesëmarrjen e një lidhëze, si: për arsye se, në vend që, në

qoftë se, po qe se, deri ku, edhe sikur etj. por edhe me pjesëmarrjen e një përemri lidhor:

kurdoherë që, sa kohë që etj. Lidhëzat dyshe janë një lloj i veçantë i lokucioneve lidhëzore.

Ato përbëhen: prej së njëjtës lidhëz që përsëritet (ja...ja; ndo..ndo); prej dy lidhëzash të

ndryshme (si....ashtu edhe); prej lidhëzash e pjesëzash (jo që...por edhe).

Klasifikimi i lidhёzave sipas funksionit sintaksor

Sipas kёtij kriteri lidhëzat ndahen në dy grupe: lidhëza bashkërenditëse dhe lidhëza

nënrenditëse

Page 167: rrkgn asdfjkm

167

Lidhëzat bashkërenditëse

Lidhëzat bashkërenditëse shprehin raporte barazie. Ato shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose

dy pjesë fjalie të një fare. Një pjesë e lidhëzave bashkërenditëse mund të përsëriten përpara

secilës prej gjymtyrëve ose pjesëve që lidhin, si: edhe...edhe, as....as, ose..ose; mund të jenë

lidhëza dyshe: jo vetëm që....por edhe; si....ashtu edhe, etj.

Sipas marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat bashkërenditëse ndahen në: lidhëza këpujore,

veçuese, kundërshtore, përmbyllëse dhe të shkallëzimit.

1. Lidhëzat këpujore

Lidhëzat këpujore shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare. Të tilla

janë: e, dhe, edhe, as, si....(e)dhe, si...si, si.....ashtu (e)dhe. P.sh.: Vepra e rilindësve mbetet

kurdoherë e freskët dhe aktuale si në temat e trajtuara, ashtu dhe në mjetet artistike. Ushtria

turke, si nga numri, si nga artileria, nuk ishte më e vogël se ajo që rrethoi Stambollin.

Mund të përsëriten edhe lidhëzat as....as, dhe...dhe, edhe...edhe.

Lidhëza si përdoren vetëm e përsëritur.

2. Lidhëzat veçuese

Lidhëzat veçuese tregojnë se gjymtyrët ose pjesët e fjalive të lidhura prej tyre përjashtojnë

njëra-tjetrën. Të tilla janë: a, apo, o.....o, ose, daç.....daç, ja....ja, ndo...ndo, qoftë....qoftë,

p.sh.: S'dinte ç'të bënte, të ulej prapë apo të ngrihej në këmbë.. O do të nisen të gjithë, o nuk do

të niset asnjë. I biri ose e bija do t'i qëndronin pranë patjetër.

3. Lidhëzat kundërshtore

Këto shprehin marrëdhënie kundërshtore, përqasore-kundërshtore ose kundërshtore- kufizuese

midis gjymtyrëve a pjesëve të fjalive që lidhin. Lidhëzat kundërshtore janë: po, por, mirëpo,

kurse, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porse, veç, veçse, vetëm, vetëm se etj.

P.sh.: Thonë u shtri e thonë u vra, por ti s'vdiqe, o Baba. Ditën punonin në arë, kurse natën

kullosnin kuajt. Nuk kemi shumë që jemi njohur, megjithatë jemi bërë miq. Ishte po ajo pamje

e mëngjesit, veç dielli ndriste më shumë.

4. Lidhëzat përmbyllëse

Këto lidhëza vendosen para një fjalie e cila tregon diçka që është si përfundim, si pasojë e asaj

që thuhet në fjalinë e parë.

Lidhësat përmbyllëse janë: andaj, ndaj, pa, prandaj. P.sh.: Më erdhi rëndë ta shihja në sy,

prandaj vështrova dallgën e rrëmbyer. E pa që s'ia dilte dot me të keq, ndaj e ktheu

ndryshe.E dinte të vrarë, pa u martua me një tjetër.

5. Lidhëzat e shkallëzimit

Këto janë në formë lokucionesh dhe përdoren me vlerë këpujore, më rrallë me vlerë

kundërshtore.

Lidhëzat e shkallëzimit janë: jo që....po, jo që....po(r) edhe, jo veç (që)... por edhe, jo vetëm

(që)...por, jo vetëm që....por as, le që...por edhe etj. P.sh.: Astriti jo vetëm që s'kundërshtoi,

por i pranoi të gjitha. Të marrim jo vetëm njohuritë teorike, por edhe praktike. Le që s'erdhi,

por as që pyeti se ç'u bë. Jo vetëm që përkthente, por lexonte sidomos poezi.

Lidhëzat nënrenditëse

Lidhëzat nënrenditëse shprehin raporte varësie. Ato shërbejnë kryesisht për të lidhur një pjesë

të nënrenditur me pjesën drejtuese të saj në fjalinë e përbërë. Disa lidhin edhe gjymtyrë fjalie,

si: sa, se, sesa, si, porsi: Luftoi si (porsi) luan.

Lidhëzat nënrenditëse sipas marrëdhënieve që shprehin, ndahen në: ftilluese, vendore,

kohore, shkakore qëllimore, krahasore-mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore,

kundërvënëse (opozicionale) dhe shpjeguese a sqaruese.

Page 168: rrkgn asdfjkm

168

1. Lidhëzat ftilluese

Këto lidhëza nuk shprehin marrëdhënie të caktuara, vetëm tregojnë lidhjen e varësisë

ndërmjet një pjese të nënrenditur kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore ose përcaktore ndaj

pjesës drejtuese.

Lidhëzat ftilluese janë: se, që, në, nëse, sikur etj., p.sh.: Dihet që Skënderbeu u mbështet fort

në popull. Plaku thoshte gjithmonë se, për zotësi, ai djalë hante bukë veç. S'u mor vesh nëse

(në) qante a qeshte. Lajmi se do të vinte mësuesi i ri u përhap shpejt. 5. Iu duk sikur e njihte

atë njeri.

2. Lidhëzat vendore

Lidhëzat vendore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh

vendore. Ato janë: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo

që, ngado që etj. P.sh: Ku ka bashkim, ka edhe forcë. Tek buron ujët e ftohtë...., tek mbin lulja

me gaz shumë, aty janë mendtë e mia. Shkonte pa përtim kudo që e shpinte puna.

3. Lidhëzat kohore

Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh

kohore. Lidhëzat kohore janë: kur, sa, si, tek, që, gjersa, pasi, ndërsa, porsa, qëkurse, sapo,

teksa, kurdo që, kurdoherë që, para se, që kur, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që) etj. P.sh.: Sa jemi këtu tok, mos u tremb. Doli nga shtëpia, kur nata kishte rënë kudo. Tek

ngjitej në shkëmb, iu vra gjuri. Ndërsa fliste, diku u dëgjua një fërshëllimë. Sa vite kishte që

nuk i kishte parë kështu yjet.

4. Lidhëzat shkakore

Lidhëzat shkakore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie shkakore. Të tilla

janë: se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, kur, që, sapo, meqë, meqenëse, ngaqë, ngase, duke

qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që etj. P.sh.:

Vendi dridhej, ai mbeti,/se s'tronditej nga tërmeti. Ecte me kujdes, sepse i dukej sikur do të

pengohej në çdo hap.. Si s'kishte kamxhik, i ra kafshës me grusht. Meqenëse kishte punuar disa

vjet larg shtëpisë, e mbante veten për njeri me përvojë.

5. Lidhëzat qëllimore

Shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie qëllimore. Lidhëzat qëllimore janë: që,

me qëllim që, në mënyrë që, p.sh.: Dy të rinjtë dilnin kodrave të qytetit, që të mësonin në

qetësi. Me qëllim që të sqaronte situatën, pyeti edhe plot të tjerë. Vraponte me ngut, në mënyrë

që të mos e qortonin për vonesën.

6. Lidhëzat krahasore-mënyrore

Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh

krahasore ose mënyrore, si edhe për të lidhur gjymtyrë që tregojnë mënyrë ose krahasim.

Lidhëzat krahasore-mënyrore janë: sa, se, si, sesa, po(r)si, sikurse, sikundërse, ashtu si(ç)

etj. P.sh.: Skënderi ndiente një farë ngurimi, siç ndiejmë shpesh, kur takojmë mësuesin pas

shumë kohësh. Sa më shpejt mbaron shirja, aq më pak humbje ka. S'ka gjë më të bukur sesa të

merresh me edukimin e fëmijëve. Në atë betejë Hamzai luftoi si luan.

7. Lidhëzat kushtore

Shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kushtore. Lidhëzat

kushtore janë: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me

kusht që etj. P.sh.: Në doni të mbroni shëndetin, mbani pastërti. Kur të mos marrësh pjesë ti,

kush do të marrë? Sikur ta shohësh nga aeroplani, fusha do të të duket si qilim i madh. Po qe

se e shihni të arsyeshme, mund të niseni edhe ju.

8. Lidhëzat rrjedhimore

Lidhëzat rrjedhimore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie rrjedhimore. Ato

janë: sa, saqë, që, aq sa, kështu që, p.sh.: Takimi me shokun e tronditi aq shumë, sa iu

Page 169: rrkgn asdfjkm

169

mbushën sytë me lot. Burri ishte aq i lodhur, saqë nuk i vuri re fare. Nuk është aq i papjekur,

që të veprojë në këtë mënyrë.Vende s'kishte për të gjithë, kështu që disa u ulën përdhe.

9. Lidhëzat lejore

Lidhëzat lejore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie lejore. Ato janë:

megjithëse, megjithë që, ndonëse, sado (që), sido (që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po,

edhe pse, edhe sikur, p.sh.: Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, /dashurinë tënde

zemra s' e ka harruar. Babai u soll si me një burrë të rritur, sado që s'isha më shumë se 15

vjeç. Edhe pse ishte i përmalluar, e mbajti veten.

10. Lidhëzat kundërvënëse

Lidhëzat kundërvënëse tregojnë kundërvënie të dy veprimeve, të dy gjendjeve. Të tilla janë:

nëse, në qoftë se, ndërsa, në, në vend që etj. P.sh: Nëse ju dëshironi të ikni që këtej, ne

dëshironim të mos kishit ardhur fare. Në vend që të flasësh kot, mos fol fare. Në qoftë se më

parë s'ia kishte dëgjuar emrin, tani e njihte shumë mirë.

11.Vend të veçantë në klasifikimin e lidhëzave sipas funksionit sintaksor zënë të ashtuquajturat

lidhëza shpjeguese a sqaruese. Ato shërbejnë për të lidhur fjali e gjymtyrë fjalie që sqarojnë,

saktësojnë, zbërthejnë kuptimin e një fjalie a të një gjymtyre tjetër. Ato janë: domethënë, bie

fjala, për shembull, apo, ose, p.sh.: Ai ishte babai i vajzës, domethënë vjehrri i djalit. Disa

pemë, për shembull portokajtë, limonat, mandarinat, i pjekin frutat në dimër.

TERMAT KRYESORË

lidhëz (semantike, josemantike); lidhëz ( e parme, jo e parme); lidhëz bashkërenditëse

(këpujore, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse, e shkallëzimit); lidhëz nënrenditëse (ftilluese,

vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore-mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore,

kundërvënëse); lidhëz shpjeguese (sqaruese).

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Diskutoni për kuptimin e lidhëzave dhe funksionin e tyre.

2. Ç'kanë të përbashkët dhe ku dallohen lidhëzat nga parafjalët?

3. Si klasifikohen lidhëzat sipas prejardhjes ?

4. Flisni për funksionin sintaksor të lidhëzave. Nëpërmjet shembujsh në fjali trajtoni tё gjitha

llojet e lidhëzave bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Arsyetoni pse lidhëzat nuk janë gjymtyrë fjalie.

2. Ku qëndron ndryshimi ndërmjet lidhëzave bashkërenditëse dhe nënrenditëse? Argumentoje.

3. Konkretizoni me shembuj përdorimin e fjalës kur si ndajfolje dhe si lidhëz kohore.

4. Konkretizoni me shembuj përdorimin e fjalës ku si ndajfolje dhe si lidhëz vendore.

SI BЁHET ANALIZA E LIDHЁZAVE?

1. Sipas funksionit sintaksor

2. Sipas prejardhjes

Shembuj tё analizёs sё lidhёzave

Fjalitё:

1. Sonte e qetёsove ti vajzёn, por kush do ta qetёsojё nesёr?

2. Gjendja ёshtё e qetё, sepse qytetarёt lёvizin lirshёm

Page 170: rrkgn asdfjkm

170

3. Do tё bёjmё çmos me qёllim qё tё mёsojmё pёr fatin e tё pagjeturve.

4. Fshati Çabёrjo vetёm qё ёshtё djegur, por edhe mbetjet e shtёpive tё

shqiptarёve janё mёnjanuar

5. Shumё bashkёshortё vazhdojnё tё jetojnё sё bashku, edhe pse jeta e tyre ёshtё e

padurueshme.

por

1. Lidhёz bashkёrenditёse kundёrshtore

2. E parme

sepse

1. Lidhёs nёnrenditёse shkakore

2. Jo e parme, e formuar me pёrngjitje

me qёllin qё

1. Lidhёz nёnrenditёse qёllimore

2. Jo e parme-lokucion lidhёzor

jo vetёm... por edhe

1. Lidhёz bashkёrenditёse e shkallёzimit

2. Jo e parme-lokucion lidhёzor

edhe pse

1. Lidhёz nёnrenditёse lejore

2. Jo e parme-lokucion lidhёzor.

PROVONI NJOHURITË TUAJA PËR LIDHËZAT

1. Lidhëzat në fjali:

a. nuk shprehin asnjë marrëdhënie

b. shprehin marrëdhënie barazie dhe varësie

c. shprehin vetëm marrëdhënie varësie

d. shprehin vetëm marrëdhënie barazie

2. Në fjalinë: Nuk ishte ndier kurrë më i lumtur se sot, lidhëza se është:

a. bashkërenditëse

b. nënrenditëse ftilluese

c. nënrenditëse krahasore-mënyrore

d. nënrenditëse shkakore

3.Cila nga grupet e mëposhtme përbëhet nga lidhëza bashkërenditëse?

a. Megjithëse, ndonëse.

b. Në, në qoftë se, në rast se.

c. Kurse, prandaj, apo.

Page 171: rrkgn asdfjkm

171

d. asnjëri prej tyre

USHTRIME

Ushtrimi 1

Lidhni lidhëzat me llojin e tyre.

Me qëllim që kushtore

Kështu që qëllimore

Sepse sasiore

Sikundër shkakore

Sa lejore

Nëse mënyrore

Ushtrimi 2

Dalloni lidhëzat dhe klasifikojini sipas llojit të tyre.

Nëse do të ndjesh brengë, do të zbres posi ata xhindët e ligj e do të të punoj ...

Merr frymë thellë e plot besim, ashtu si ke marrë frymë ditën kur ke ardhur në këtë

botë, pa u hutuar nga asgjë, prit e prit akoma.

Ishte shumë i hidhëruar që humbi shtijëzën.

Më parë ishte Bashelja që përgatiste për të ngrënë.

Tani ajo mbante këpucë me taka të larta dhe çorape të holla, jo vetëm kur shkonte

nëpër vizita, por edhe kur rrinte në shtëpi.

Ku binte hija e pishave, rëra dukej më e errët.

Ishte e vështirë që të besoje që nën ato koraca të forta gjallonte dhe përtërihej mishi i

butë i jetës.

Ushtrimi 3

Përcaktoni llojin e lidhëzës nënrenditëse që në fjalitë e mëposhtme.

a. Ushtrimin që zgjidhe tani, ishte një nga më të vështirët.

b. Të pashë që ishe i mërzitur.

c. I thirra që të më ndihmojë pak.

Ushtrimi 4

Ndërtoni fjali ku lidhëzën kur ta përdorni si:

a. Lidhës nënrenditëse kohore

b. Lidhës nënrenditëse kushtore

a. ________________________________________________________________

b. ________________________________________________________________

Ushtrimi 5

Përcaktoni se në cilën klasë fjalësh futen fjalët e theksuara.

Ku do të dëshiroje t’i kaloje pushimet? ___________

Sot do të shkojmë ku të duash ti. _________________

Mendja më shkonte shpesh tek shtëpia e fëmijërisë._____________

Tek e shihja të rritej, më mbushej mendja se të ngjante ty._____________

Nuk e prisja që të vije kaq shpejt.___________________

Page 172: rrkgn asdfjkm

172

Atë që më the, nuk do ta harroj kurrë në jetë.__________________

Në do të vish, shko të bëhesh gati. _________________

Kishte ardhur shumë herët në shtëpi, ndaj vendosi të pushonte pak.____________

Ushtrimi 6

Gjeni lidhëzat dhe i klasifikoni sipas prejardhjes (të parme, jo të parme; të formuara me

konversion, me përngjitje, lokucione).

Në këngë e sipër Adilit iu duk sikur yjet e largët u afruan, siç afrohen në verë përmbi

majat emaleve të Kosovës. Po, as yjet s'kishin luajtur nga vendi, as gjethet që po

kalbëzoheshin...Kur pushoi kënga, rreth e rrotull sundoi përsëri qetësia... Përsëri, pas

një copë herë heshtjeje të plotë, u dëgjua çiftelia dhe Adili që këndonte. Ishte kënga e

vet kjo, jo e burrave kosovarë, andaj druhej të ngrinte zërin lart. Vetëm kur kërciti një

bluashkë nën këmbët e Vitës, djaloshi ngriti kokën. Vetëm tani, megjithëse ishte e

treta herë që takonte këtë vajzë, ai i vuri re bukurinë, një bukuri jo nishan më nishan,

po një dritë që buronte nga të gjitha tiparet e grizarakes e mblidhej me një hijeshi të

përgjithshme, ashtu siç buron ujët nga të katër anët e dheut.

Edhe pse e ftohta të përpinte, kuajt lëviznin nëpër rrugën e ngrirë. Sa herë që fshiku-

llonte kamxhikun, hapi i tyre bëhej më i shpejtë.

Karroca u anua, u lëkund, derisa qëndroi, mirëpo njeri s'po dilte prej saj.

Ylli i Mëngjesit po përpiqej të qëndronte edhe ndonjë grimë në qiell, para se të shuhej

nga rrezete para të diellit.

Ushtrimi 7

Nënvizoni lidhëzat bashkërenditëse, thoni llojin e tyre.

Kur treni iu afrua Durrësit dhe filluan të shpalosen fragmente kaltërsie, shikimi i tij ra

mbi detin, që, jo vetëm valaviste ca dallgë të lehta, por edhe nxirrte ca zëra të thellë.

E puthjen e parë i riu as di ta japë, as di ta marrë, as di ta fshehë.

Këndona, bilbil, këndona,/Ndo këndo, ndo mos këndo.

Para meje shkonin grumbuj të rinjsh që bisedonin me zë të lartë ose këndonin.

Ishte hera e parë që fliste, megjithatë të gjithë u shtangën, sepse si ai, ashtu edhe vëllai

i madh kishin një forcë të çuditshme në fjalë.

U pendova që i fola aq ashpër, prandaj u skuqa gjer në veshët e i kërkova të falur.

E quajti si gjë të lehtë, mirëpo gjërat nuk dalin gjithmonë ashtu si i mendon.

Ose do të nisem sot, ose s'nisem fare.

Kur mësoi se Skënderbeu jo vetëm që kishte thyer rrethimin e Krujës, por edhe ishte

duke rrethuar edhe qytetin e fortifikuar të Elbasanit, Mehmeti s'e mbajti veten nga

tërbimi.

Ushtrimi 8

Gjeni lidhëzat nënrenditëse, thoni llojin e tyre.

Kur isha i vogël, gëzohesha shumë kur kthehej babai nga udhëtimet e tij të gjata. Lufta

kishtedisa vjet që vazhdonte dhe në shtëpi e dinim se ç'rrezik fshihnin këto udhëtime.

Kështu, sa herë që ai kthehej pas një udhëtimi të gjatë, gëzoheshim që e kishte kaptuar

edhe këtë radhë rrezikun e i kishte treguar, siç thoshte gjyshja, munxët gjermanit. Unë

gëzohesha edhe sepse, kur vinte ai, shtëpia kundërmonte erë mollësh.

Ngado që kalonte, shihte grumbuj njerëzish që shëtisnin, ndonëse tetori kishte sjellë,

veç tëftohtit, edhe një tyl të hollë mjegulle.

Page 173: rrkgn asdfjkm

173

Po s'punove në të ri, rri e qaj në pleqëri.

Ardhja e asaj letre iu duk aq e papritur, sa gati-gati nuk i besohej.

Shpesh dilte në kopshtin e heshtur, që të ishte vetëm e që të mund të lexonte.

Djaloshi, në vend që të stepej nga ajo zhurmë e frikshme, eci përpara ashtu siç kishte

ecur deritani, ngaqë ishte i bindur se asgjë s'kishte për të ndodhur.

Nëse do ta arrinte, do t'i fliste hapur, që ta kuptonte edhe i biri se puna ishte aq serioze,

sa nukduhej marrë me mendjelehtësi.

Tek buron ujët e ftohtë, atje janë mendtë e mia.

Ky seminar bëhet me qëllim që të forcohet puna drejtuese në shkollë.

Ushtrimi 9

Ndërtoni fjali ku fjalët e dhëna të përdoren në këto funksione:

që- a. lidhëz ftilluese; b. lidhëz shkakore; c. lidhëz qëllimore;

se- a. përemër pyetës; b. lidhëz ftilluese; c. lidhëz shkakore;

ku- a. ndajfolje; b. lidhëz vendore;

si- a. ndajfolje; b. lidhëz kohore;

sa- a. lidhëz kohore; b. lidhëz krahasore;

në- a. parafjalë; b. lidhëz kushtore;

Page 174: rrkgn asdfjkm

174

PJESËZA DHE PASTHIRRMA

Çështjet kryesore:

Njohuri të përgjithshme për pjesëzat

Vendi dhe theksimi i pjesëzave

Klasifikimi i pjesëzave sipas strukturës dhe fjalëformimit

Klasifikimi i pjesëzave sipas domethënies

Pasthirrmat dhe klasifikimi i tyre sipas prejardhjes e sipas domethënies

Onomatopetë

Njohuri të përgjithshme për pjesëzat

Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur nuanca

kuptimore ose emocionuese plotësuese të një fjale, të një togfjalëshi ose të një fjalie të tërë.

P.sh: Pikërisht në atë çast u dëgjua një këngë e fuqishme. Festivali ka plot tri ditë që po

vazhdon.. Na kërkoka edhe ëmbëlsirë, pa le. Seç këndon bilbili / buzës-o të lumit.....

Pjesëzat nuk kanë kuptim leksikor të pavarur. Ai kushtëzohet nga konteksti. Pra, ato nuk mund

të jenë gjymtyrë fjalie. Disa pjesëza mund të përdoren me vlerën e një fjalie të

pagjymtyrëzueshme, sidomos në dialog, p.sh:-Doni të shkoni në stadium? Jo.

Pjesëzat kanë disa veçori që i afrojnë me parafjalët dhe me lidhëzat, konkretisht: mungesa e

kuptimit leksikor të pavarur dhe e treguesve gramatikorë (si pjesë të pandryshueshme të

ligjëratës), pamundësia për të qenë gjymtyrë të veçanta fjalie dhe për t'u përdorur të

mëvetësishme. Por, ndryshe nga parafjalët dhe lidhëzat, pjesëzat nuk shprehin marrëdhënie

gramatikore.

Pjesëzat afrohen edhe me ndajfoljet, si fjalë të pandryshueshmë, por ndryshojnë prej tyre nga

kuptimi, nga funksioni dhe nga mjetet e formimit. Ndajfoljet janë fjalë emërtuese, kanë kuptim

leksikor të pavarur, janë gjymtyrë të veçanta fjalie dhe mund të krijohen edhe me elemente

fjalëformuese, p.sh.: me prapashtesë: haptazi, heroikisht etj.

Vendi dhe theksimi i pjesëzave

Sipas vendit në fjali, pjesëzat janë dy llojesh: pjesëza me vend të ngulitur dhe pjesëza me

vend të lirë. Pjesëzat me vend të ngulitur mund të jenë:

a. Gjithmonë të paravendosura (para fjalës a togfjalëshit) për të shprehur nuancat përkatëse.

Të tilla janë: nuk, nja, desh, sapo etj. (nuk erdhi; nja dhjetë ditë; sapo doli);

b. gjithmonë të prapavendosura, si: de, dot,etj. (fol de, s'e mori dot).

Pjesëzat me vend të lirë mund të zënë vende të ndryshme në fjali; të tilla janë: a, bile, jo,

ndoshta vallë etj, p.sh.: Vallë, a mund të harrohet ajo ngjarje? A ju kujtohet, vallë, ç'na

porositën? Kush të ketë ardhur, vallë?

Pjesëzat mund të jenë fjalë të theksuara ose të patheksuara. Të theksuara janë zakonisht

pjesëzat shumërrokëshe, si.: vetëm, sidomos, ndoshta, vallë etj., si dhe lokucionet e formuara

me pjesëza të theksuara: po që po, jo që jo etj.

Të patheksuara janë zakonisht pjesëzat njërrokëshe: a, mos, pra, nja, nuk, le, de etj.

Në raste të veçanta disa pjesëza njërrokëshe mund të jenë të theksuara, p.sh.: A? I biri i

Stefanit je ti?

Klasifikimi i pjesëzave sipas strukturës dhe fjalëformimit

Nga ana e strukturës morfologjike pjesëzat janë:

1. Fjalë të thjeshta: mu, bile, ja, jo, nuk, po, s', vallë, as, dot, etj.;

2. Fjalë të përngjitura: posi, siç, thuajse, pothuajse, kushedi, etj.;

Page 175: rrkgn asdfjkm

175

3. Lokucione: as që, ja që, jo që jo, po se po, pa le, se mos, vetëm se, vetëm e vetëm etj.

Nga ana e fjalëformimit shumica e pjesëzave janë fjalë jo të parme, që kanë ardhur nga pjesë

të tjera të ligjëratës me konversion.

Ato vijnë:

- nga lidhëzat: dhe, edhe, porsa, sa, sapo, se, sikur etj., psh: Sikur e ndien veten të lodhur.

Po kush e beson se ! Mjeku sapo hyri.

- nga ndajfoljet: gati, plot, rreth, vetëm, veçanërisht etj. : Ishte rreth njëzet vjeç. Atë ditë u

mbushën plot dy javë. Veç fëmijët nuk u çuditën nga kjo gjë;

- nga pasthirrmat: a, e, ë, de etj, p.sh.: A s'na bën krenar kjo gjë?

Ka edhe disa pjesëza që vijnë nga përemrat ( ç', sa) ose nga foljet ( desh, le). Kur kalojnë në

klasën e pjesëzave, pjesët e ndryshme të ligjëratës e humbin ose e dobësojnë kuptimin

leksikor, humbin kategoritë gramatikore që kanë pasur, si dhe funksionet sintaksore.

Krahasoni: Mërzitej, po të ishte vetëm ( ndajfolje). Vetëm popullit ia detyrojmë çdo gjë (

pjesëz).

Klasifikimi i pjesëzave sipas domethënies

Sipas domethënies së tyre, pjesëzat ndahen në tri grupe kryesore:1. Pjesëza që shprehin

nuanca kuptimore të përgjithshme. 2. Pjesëza modale; 3.Pjesëza emocionuese- shprehëse.

1. Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore të përgjithshme

Këto pjesëza shërbejnë për të shprehur nuanca kuptimore plotësuese të një fjale të veçantë, të

një togfjalëshi a të një fjalie të tërë. Ky grup përmbledh pjesëzat: a. dëftuese; b. përcaktuese-

saktësuese; c. përforcuese dhe ç. përafruese.

a. Pjesëza dëftuese Këtu hyn vetëm pjesëza ja, e cila shërben për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht në

afërsi, p.sh.: Ja shkolla jonë. Ja, ky është përkthyesi për të cilin të kam folur.

Pjesëza ja përdoret edhe për të tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesit, për të treguar afrimin a

përmbushjen e diçkaje, kur zë fill tregimi ose kur ndodh diçka e papritur për folësin: Ja, s'vjen

yt atë, ç'do të bësh ti? Ja si i tregonte vetë ngjarjet e vegjëlisë. Ja si ndodhi puna. Sinonimike

me ja ёshtё edhe pjesёza qe: Qe, erdha. Qe dora!

b. Pjesëzat përcaktuese-saktësuese Këto përcaktojnë a saktësojnë më mirë kuptimin e fjalës, të togfjalëshit a të fjalisë së cilës i

përkasin. Të tilla janë: mu, pikërisht, tamam, bash, plot, rrumbullak etj., p.sh.: Mësuesi e

puthi mu në ballë. Pikërisht kjo fjalë na ngazëlloi. Që atëherё u mbushën rrumbullak katёr

vjet. Disa pjesëza të tjera, si: po, porsa, sa, sapo, që, qysh, deri saktësojnë mirë karakterin e

rrjedhës së një veprimi.

Pjesëza po vihet para foljeve në kohën e tashme dhe në të pakryerën e dëftores për të treguar

veprime që janë duke u shtjelluar në çastin kur flasim ose në një çast të së shkuarës: Mbi pyllin

e gështenjave po këndon një kor zogjsh. Kur erdhe ti, po lexoja.

Pjesëzat porsa, sa, sapo u paravihen foljeve për të treguar se veprimi ka marrë fund pak kohë

para çastit bazë: Kjo shkollë sapo është ngritur. Motra sa erdhi.

Pjesëzat që, qysh, gjer (deri) saktësojnë pikënisjen e një veprimi: E mora vesh qysh në fillim.

Pjesëzat gjer (deri) përcaktojnë kohën a vendin e përfundimit të veprimit: Punonte gjer në të

ngrysur. Pjesëza që vihet edhe para numërorëve të paranyjëzuar dhe përemrave të pacaktuar

gjithë: Erdhën që të tre (që të gjithë).

c. Pjesëzat përforcuese. Shërbejnë për të përforcuar a theksuar kuptimin e një fjale, të një

togfjalëshi a fjalie. Sipas nuancave që shpehin këto ndahen në:

-Pjesëza përforcuese-kufizuese: vetëm, veç, veçse, sidomos, veçanërisht etj. Këto jo vetëm

përforcojnë, por edhe veçojnë a kufizojnë kuptimin e një fjale, togfjalëshi a fjalie, p.sh:

Page 176: rrkgn asdfjkm

176

Pogradeci është qytet i bukur veçanërisht në verë. Nuk kishin kaluar veçse pak çaste që kishte

takuar poetin. Ai vetëm që është i sëmurë, se vullneti s'i mungon.

Këtu hyn edhe pjesëza sa në ndërtime të tipit: Sa për mua, mos u shqetëso. Nuk bëhet puna sa

për të shkuar radhën.

-Pjesëza përforcuese-shtuese janë: dhe, edhe, madje, bile, as. Këto, krahas përforcimit,

shprehin edhe nuancë shtuese: Edhe këtu s'i la shakatë ky. Ai po pret, madje që tani. Po ti as

bukë s'ke kohë të hash, mor djalë?

Kur as përsëritet, merret si lidhëz e jo si pjesëz: As ti, as unë nuk jemi të vetëm.

Pjesëza përforcuese-thirrëse janë: or, o, ore, moj, more etj. Këto janë me prejardhje nga

pasthirrmat dhe shërbejnë për të përforcuar thirrjen nga emri, përemri etj., në rolin e thirrorit:

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar......

ç. Pjesëzat përafruese Këtu hyjnë pjesëzat: afro, aty-aty, nja, si nja, gati, rreth,(po) thuajse, mend etj. Këto e

paraqitin kuptimin e fjalës a togfjalëshit jo me saktësi, por të përafërt, p.sh.: Në konkurs morën

pjesë rreth dyzet veta. Kjo godinë është ndërtuar gati dy shekuj më parë.

Pjesëzat desh dhe mend përdoren vetëm para foljeve me kuptimin gati, për pak për të treguar

një veprim të pakryer, por që edhe për pak mund të kryhej: Në atë rrugë plot ngricë, mend u

rrëzua. Për pak desh rrëshqiti. Këtë kuptim kanë edhe ndërtimet, si: Fëmija sa s'fluturonte nga

gëzimi.

2. Pjesëzat modale Këto pjesëza shërbejnë për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj mendimeve, ndaj vërtetësisë së

një ngjarjeje a dukurie tё realitetit. Pjesëzat e këtij grupi janë pesë llojesh:

a. pohuese, b. mohuese, c. pyetëse, ç. dyshuese, d. zbutëse.

a. Pjesëzat pohuese janë: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj.

Pjesëza po ka përdorim të gjerë dhe shpreh shumë nuanca kuptimore. Ajo mund edhe të

përsëritet, p.sh.: Po, ky është mendimi im. Tjetri, ah, po, ai është gjeolog.

Disa pjesëza, si po, posi etj. përdoren edhe me vlera emocionuese për të shprehur ironi,

mosbesim, përbuzje etj.: I mirë është, posi, të merr në qafë!

Në ligjёrimin bisedor si pjesëza pohuese përdoren edhe, e, ëhë etj.: -Do të vish nesër?- E,

mirë, nesër! Do tё vish? –Ëhё.

b. Pjesëzat mohuese janë: jo, nuk, s', mos, jo që jo, jo se jo, as që etj. Pjesëzat jo, mos mund

të përsëriten. Pjesëza jo shërben për të dhënë përgjigje mohuese, për të kundërshtuar a mos

lejuar diçka. Pjesëzat s', nuk janë sinonime e shërbejnë për të mohuar plotësisht veprimin,

duke i dhënë gjithë fjalisë kuptim mohues: I ke treguar njeriu? -Jo, nuk i kam treguar. Kruja

nuk do të binte kurrë në duart e turqve.

Në disa ndërtime dy pjesëza mohuese japin një pohim: Mos mendoni se nuk jemi të aftë për

këtë veprim. Mendim pohues mund të japë edhe pjesëza nuk në fjalitë pyetëse: E ku nuk ka

punuar ai!

c. Pjesëzat pyetëse janë: a, ë, e, që shërbejnë për të pyetur. Kuptimi pyetës mund të

shoqërohet edhe me nuanca emocionuese. Përdoren në fjali pyetëse dhe në fjali pyetëse

retorike: A do ta mbash premtimin që jep sot? A mund të përvetësohet dituria pa punë e

vullnet?

Pjesëzat e, ë, por edhe a, përdoren edhe të mëvetësishme, p.sh.: -E?- pyeti ai me padurim. -

Vajte? -Ë?- pyeti tjetri.

ç. Pjesëzat dyshuese janë: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë etj. Këto japin nuanca

dyshimi, mosbesimi, pasigurie. Pjesëzat vallë, gjë përdoren vetëm në fjali pyetëse, kurse të

tjerat edhe në fjali jopyetëse: Përse më kërkonin, vallë? A më thirre gjë? Me këto fjalë

mysafiri sikur nuk u kënaq. Mos janë të afërm? -Kushedi.

Si pjesëz dyshuese përdoret edhe mos: Mos do të thuash se e kam bërë unë?

Page 177: rrkgn asdfjkm

177

E bashkuar me lidhëzën se pjesëza mos formon lokucionin se mos, që ka edhe ngarkesë

emocionuese: Se mos ne ia duam të keqen!

d. Pjesëzat zbutëse janë: pa, as, le, para, dot etj. Këto shërbejnë për të zbutur disi kuptimin e

fjalës së cilës i përkasin.

Pjesëzat pa, as vihen para foljeve në mënyrën udhërore për ta paraqitur urdhërin në formë

dëshire, nxitjeje a lutjeje, p.sh.: Pa shih edhe një herë se mos vijnë. As nisesh edhe ti me ne?

Pjesëza le vihet para foljeve të mënyrës lidhore: Le të vijë edhe ai. Le të ngremë një dolli për

çiftin!

Pjesëza para përdoret vetëm me pjesëzat nuk dhe s' për të zbutur mohimin e shprehur prej

tyre: Këtë nuk para e mbaj mend. Gjyshi s'para dëgjon mirë.

Pjesëza dot përdoret në fjali pyetëse, mohore dhe në fjali kushtore. Në fjalitë pyetëse ose

kushtore i jep foljes nuancën e mundësisë, kurse në fjalitë mohuese atë të pamundësisë: Nuk e

takuat dot? Kjo nuk tregohet dot me dy fjalë.

3. Pjesëzat emocionuese-shprehëse

Këto pjesëza shërbejnë për të theksuar anën emocionuese e forcën shprehëse të ligjërimit. Në

këtë grup hyjnë pjesëzat: ç', de, pa, pra, se, seç etj.

Pjesëzat ç, seç theksojnë ndjenjën e kënaqësisë, habisë, gëzimit, keqardhjes etj, p.sh.: Seç e

prenë e seç e vranë,/ ç'e shkretuan anembanë....

Pjesëzat de, pra shërbejnë për të theksuar kuptimin e fjalës a fjalisë përatëse, p.sh: Ruaj zërin,

de, se do të ngjiresh. Fol, pra, pse hutohesh?

Pjesëzat pa dhe se përdoren në fjalitё pyetëse për të theksuar anën emocionuese, p.sh.: Pa mё

thuaj , ç’ke me mua? Mirëpo, kush e besonte se?

Si pjesëza emocionuese-shprehëse përdoren edhe shprehjet: epo, ja që, le që, pa le etj., që i

japin gjallëri ligjërimit, p.sh.: Epo, të na trashëgohen, o krushk! I mirë është, po ja që sot s'na

bëri gjë. Dashke edhe fiq, pa le!

Pjesëzat gramatikore

Të ashtuquajturat pjesëza gramatikore u, do, të, me, për, pa, duke shërbejnë për formimin e

disa trajtave gramatikore të foljeve (u lava, do të shkoj, të shkoj, me shkue, për të shkuar, pa

shkuar, duke shkuar). Në mënyrë konvencionale ato përfshihen te pjesëzat.

Pasthirrmat dhe klasifikimi i tyre sipas prejardhjes e sipas domethënies

Pasthirrma është një pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur ndjenjat,

dëshirat a vullnetin e folësit, por pa i emërtuar ato. P.sh.: Ua! Ti qenke?! Bobo ç'na thoni

kështu? Drejtori u tha me ngrohtësi:"Mirë se erdhët!"

Pasthirrmat ndryshojnë shumë nga pjesët e tjera të ligjëratës.

Pasthirrmat kanë këto veçori:

- Ato janë fjalë që nuk emërtojnë, p.sh.: "Obobo, klithi me tmerr". Pasthirrma nuk e emërton

tmerrin, këtë e emërton vetëm fjala "tmerr". E njëjta gjë vlen edhe për pasthirrmat që vijnë nga

pjesë të tjera të ligjëratës, p.sh nga emrat, si: qyqja, korba, o burra etj. Qyqja ! - thirri gruaja,

e tronditur(e tmerruar).

- Pasthirrmat janë pjesë të pandryshueshme të ligjëratës dhe përdoren në formë të ngurosur.

- Nuk kanë në përbërjen e tyre morfema fjalëformuese (parashtesa a prapashtesa).

- Pasthirrmat nuk janë gjymtyrë fjalie(përveç kur përdoren të emërzuara).

- Ato janë karakteristike për gjuhën e folur; kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni

me të cilin shqiptohen. Në gjuhën e shkruar pasthirrmat interpretohen vetëm në kontekst.

Sipas prejardhjes pasthirrmat ndahen në dy grupe: pasthirrma të parme dhe jo të parme. Të

parme janë ato që nuk kanë dalë nga ndonjë pjesë tjetër e ligjëratës. Ato mund të jenë tinguj të

veçantë (kryesisht zanore) ose grupe tingujsh, si: a, e, ë, i, o, u, y, ah, au, eu, ba, hë, sus, oi,

ama, ahu, ehu, ore, ububu etj.

Page 178: rrkgn asdfjkm

178

Pasthirrmat jo të parme vijnë prej pjesësh të tjera të ligjëratës me anë të konversionit ose të

përngjitjes.

Me konversion kemi parthirrma që vijnë kryesisht nga forma të ngurosura të disa emrave a

mbiemrave, si: korba, qyqja, o burra(ni), forca, e zeza, të keqen etj, p.sh.: Korba! Ç'e ka

gjetur të gjorën! Forca! Shtyjeni edhe pak! - thërrisnin djemtë.

Me përngjitje janë formuar pasthirrmat, si: faleminderit, mirupafshim, lamtumirë, tun-

gjatjeta etj.

Lokucione ose bashkime të qëndrueshme janë: djall o punë, hej dreq, më qafsh, punë e

madhe, dreqi ta hajë, etj.

Jo të parme janë edhe disa pasthirrma të huazuara nga gjuhë të tjera, si: alo, aman, bis, hajde,

marsh, urra, etj.

Sipas domethënies pasthirrmat ndahen në dy grupe: pasthirrma emocionuese dhe pasthirrma

urdhërore.

1. Pasthirrmat emocionuese

Këto shprehin ndjenja, si: gëzim, kënaqësi, pakënaqësi, habi, frikë, dhembje, përbuzje,

dëshpërim etj.

E njëjta pasthirrmë, e shqiptuar me emocion të ndryshëm dhe në kontekste të ndryshme, mund

të shprehë ndjenja të ndryshme, p.sh: Oh, si ishte katandisur (dhembje, dëshpërim); Oh, sa

mirë, sot fillojmë mësimin (gëzim). Oh, e ku i mbushet mendja atij (mosbesim).

Ka pasthirrma me domethënie pak a shumë të qëndrueshme, që nuk kushtëzohet nga konteksti,

si bobo, bubu, obobo, ububu ( frikë, dëshpërim); u, ua, o, au (habi), etj.

Sipas ndjenjave që shprehin, pasthirrmat emocionuese ndahen në këto nëngrupe:

- Pasthirrma që shprehin ndjenja të gëzuara (gëzim, kënaqësi, admirim etj.): o, oh, të lumtë,

urra etj., p.sh: Sa mirë, oh sa mirë që erdhe!

- Pasthirrma që shprehin habi: au, ua, eu, oj, ou, pa, uh etj., si p.sh.: Eu, si qenka djegur!

- Pasthirrma që shprehin frikë, tmerr: obobo, ububu, korba, kuku, qyqja, bobo, e zeza etj.

- Pasthirrma që shprehin mospërfillje, përbuzje: ama, ahu, ehu, ohu, ptu, y etj.: Ama, vegla

paskeni! Y, shpifaman!

- Pasthirrma që shprehin pakënaqësi, keqardhje, dëshpërim: a, ah, e, of, ai, uf, vaj etj., p.sh:

Ku e lamë e ku na mbeti? Vaj vatani e mjer mileti.....

2. Pasthirrmat urdhërore

Këto pasthirrma shprehin dëshirën a vullnetin e folësit. Ndahen në tri nëngrupe:

- Pasthirrma që shprehin thirrje: ej, hej, o, ore, or, mor, more, moj, ori, mori, pst etj.

Ngadalë o, se na shurdhove. More, mos ka rrezik?

Pasthirrmat o, ore, or, mor, more, moj kur shoqërojnë thirrorët, shërbejnë si pjesëza

përforcuese-thirrëse: Moj vajzë, sa kohë do të vazhdosh të shkruash akoma?; Ore bir, ç'i ke

këto fjalë?

- Pasthirrma që shprehin urdhër, nxitje ose lutje: oburra, forca, hop, hopa, hë, na, sus, shët,

të keqen etj.,p.sh.: Forca, jepi! Hop, prite matanë!

Këtu futen edhe pasthirrmat që u drejtojmë kafshëve: çit, ush, ish, pis, yja p.sh.: Çit, moj mace,

se më trembe.

- Pasthirrma që shprehin përshëndetje të ndryshme, mirënjohje, urime etj., p.sh.:

faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë mbeç,

ditën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.

Pasthirrmat përdoren zakonisht në fillim të fjalisë, por dhe në mes ose në fund të saj. Veçohen

nga fjalët e tjera me presje. Kur përdoren më vete, pas tyre vihet pikëçuditje, p.sh.: Ou, pa shih

sa e madhe qenka. Bah! Ç'është ajo fjalë?

Page 179: rrkgn asdfjkm

179

Pasthirrmat mund të përdoren me vlerën e një fjalie të palidhur nga ana sintaksore brenda

fjalisë ose me vlerën e një fjalie të pavarur, të pazbërthyeshme, thirrmore, p.sh.: Ah! Ç'ia paska

punuar. Oh! Sa më është bërë qefji. Lamtumirë! -tha plaku.

Pasthirrmat nuk janë gjymtyrë fjalie, por e luajnë këtë rol po të emërzohen. Në këtë rast nuk

shprehin më ndjenja: Lëri më ahet e uhet dhe ulu aty.

Tingullimitimet

Tё afёrta me pasthirrmat janë onomatopetë, të cilat shërbejnë për të riprodhuar tingujt, zërat,

zhurmat, britmat, klithmat etj., të sendeve a të dukurive të realitetit. Tingullimitimet janë të

ngjashme me pasthirrmat në disa drejtime: afrohen nga forma (përbërja tingullore), nuk

emërtojnë; përdoren në formë të ngurosur, nuk kanë elemente fjalëformuese në përbërjen e

tyre, janë të palidhura nga ana sintaksore dhe shqiptohen me intonacion të veçantë.

Por, tingullimitimet ndryshojnë shumë nga pasthirrmat nga pikёpamja kuptimore, sepse nuk

shprehin ndjenja, dëshirën a vullnetin e folësit.

Tingullimitimet shërbejnë për të riprodhuar zërat, tingujt, zhurmat, britmat etj.:

a. të njerëzve: Bërr! Sa ftohtë!-tha; b. të shpendëve: Gu-gu-gu, -ia thoshte guguçja; c. të

kafshëve: Miau-miau, - bënte macja në oborr; ç. të sendeve a dukurive të natyrës: Era

ulërinte vuu-vuu. Gjylet pëlcisnin bum-bum.

Kur emërzohen, tingullimitimet, ashtu si pasthirrmat, shërbejnë si gjymtyrë fjalie, p.sh.:

Tiktaket e orёs ishin monotone. S'donte të dëgjonte pëshpëshet e njerëzve. Ahet e uhet e tua

s’kanë të ndalur.

TERMAT KRYESORË:

pjesëz (e paravendosur, e prapavendosur, e theksuar, e patheksuar); pjesëza që shprehin nuanca

kuptimore të përgjithshme (dëftuese, përcaktësuese saktësuese, përforcuese, përforcuese-

shtuese, përforcuese-thirrëse, përafruese); pjesëza modale (pohuese, mohuese, pyetëse,

dyshuese, zbutëse); pjesëzat emocionuese-shprehëse; pjesëz gramatikore; pasthirrmë (e parme,

jo e parme); pasthirrmë (emocionuese, urdhërore); onomatope, fjalë onomatopeike.

ÇËSHTJE PËR DISKUTIM NË SEMINAR

1. Përse shërbejnë dhe ç' tipare kanë pjesëzat?

2. Flisni për vendin e pjesëzave në fjali.

3. Shtjelloni veçoritë kuptimore të pjesëzave sipas klasifikimit në bazë të domethënies.

4. Ilustroni me shembuj të tjerë veçoritë e pasthirrmave. Vini në dukje dallimet ndërmjet

pasthirrmave dhe pjesëve të tjera të pandryshueshme të ligjëratës.

5. Trajtoni klasifikimin e pasthirrmave sipas domethënies.

6. Jepni shembuj kur pasthirrmat përdoren si të tilla dhe kur përdoren si fjali të mëvetësishme

të pagjymtyrëzueshme.

PËRSIATNI RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE

1. Argumentoni se ku afrohen e ku dallohen pjesëzat me parafjalët, lidhëzat dhe ndajfoljet.

2. Konkretizoni pesë veçoritë e pasthirrmave në gjuhën shqipe.

PROVONI NJOHURITË TUAJA PËR PJESËZAT

1. Në cilin variant fjala që është përdorur si pjesëz:

a. Duhet të nxitoj që të arrij para se të ngryset.

Page 180: rrkgn asdfjkm

180

b. Nuk e kishte kuptuar që në fillim se gjërat do të merrnin të tatëpjetën.

c. Mendoi që të nisej vetëm, se vendi ishte i rrezikshëm.

d. Do të shkonte edhe vëllai i saj, që ai e kishte takuar disa herë.

2. Pjesëzat:

a. kanë kuptim leksikor të pavarur

b. shprehin marrëdhënie gramatikore

c. shërbejnë si gjymtyrë fjalie

d. shprehin ngjyrime kuptimore plotësuese

SI BЁHET ANALIZA E PJESËZAVE ?

1. Sipas domethёnies (kuptimit)

2. Sipas strukturёs

3. Sipas fjalёformimit

Shembuj tё analizёs sё pjesёzave

Fjalitё:

1. Ja, i marr mbi vete tё gjitha mёkatet e bёra .

2. Pёrse mё thёrrasin, vallë ?

3. Kishte mbushur gati njёzet vjet.

4. Nga tё gjithё vetёm Fjolla nuk fliste.

ja

1. Pjesёz qё shpreh nuanca kuptimore tё pёrgjithshme-dёftuese

2. E thjeshtё

3. E parme

vallё

1. Pjesёz modale-dyshuese

2. E thjeshtё

3. e parme

gati

1. Pjesёz qё shpreh nuanca kuptimore tё pёrgjithshme –pёrafruese

2. E thjeshtё

3. Jo e parme, e formuar me konversion (N-Pj)

vetёm

1. Pjesёz qё shpreh nuanca kuptimore tё pёrgjithshme-pёrforcuese-kufizuese

2. E thjeshtё

3. Jo e parme, e formuar me konversion (N-Pj)

SI BЁHET ANALIZA E PASTHIRRMAVE?

1. Sipas domethёnies (kuptimit)

2. Sipas fjalёformimit

Page 181: rrkgn asdfjkm

181

Shembuj tё analizёs sё pasthirrmave

Fjalitё :

1. Ju lutem, mos folni me zё tё lartё !

2. Mirё se vini nё Kosovёn e lirё !

3. Oh, sa e bukur qenka kjo pamje !

4. E shkreta, ia vranё djalin !

ju lutem

1. Pasthirrmё urdhёrore

2. Lokucion (shprehje)

mirё se vini

1. Pasthirrmё urdhёrore-pёrshёndetje

2. Lokucion

oh

1. Pasthirrmё emocionuese

2. E parme

e shkreta

1. Pasthirrmё emocionuese

2. Jo e parme, e formuar me konversion (E-Pas.)

USHTRIME

Ushtrimi 1

Dalloni pjesëzat në fjalitë e dhëna. Përcaktoni llojin e tyre.

Që të gjithë përqafuan idetë e reja të profesorit të shkencës.

Kishte ndenjur plot dy orë për të marrë një biletë të grupit të tij të zemrës.

U kujtua për bllokun e lënë në klasë, pikërisht kur po hynte në shtëpi.

Ja si e rrëfen historinë plaku më i vjetër i fshatit.

Kur kishin ecur pa pushuar pesë kilometra, dalluan së largu shtëllungat e oxhaqeve të

një fshati.

Mos më thuaj dy herë se u nisa që tani të regjistrohem në kursin e vallëzimit.

S’të pëlqejnë poezitë e mia ty?!

Pjesëza dëftuese:...................................................................................................................

Pjesëza saktësuese:....................................................................................................................

Pjesëza përforcuese:..................................................................................................................

Pjesëza përafruese:....................................................................................................................

Pjesëza mohuese:.......................................................................................................................

Pjesëza pohuese:.........................................................................................................................

Ushtrimi 2

Dalloni klasën e fjalëve me të zeza.

Shtëpia e xhaxhait tim u mbush plot.

Sot im atë bëhet plot 70 vjeç.

Page 182: rrkgn asdfjkm

182

Qëndrova vetëm që të të shihja ty tek këndoje aq bukur në skenë.

Ecte rrugës vetëm, pa dashur t’ia dinte nga dëbora që i binte supeve pareshtur.

Edhe sot e kësaj dite do të bëja të njëjtën gjë.

Unë edhe ti e dimë shumë mirë se si është e ndërtuar kjo botë.

Ushtrimi 3

Ndërtoni fjali me fjalët e dhëna.

Më (trajtë e shkurtër) -..................................................................................................................

Më (pjesëz) -.................................................................................................................................

Që (lidhëz) -..................................................................................................................................

Që (pjesëz) -.................................................................................................................................

Gati (ndajfolje) -...........................................................................................................................

Gati (pjesëz) -...............................................................................................................................

Rreth (emër) -...............................................................................................................................

Rreth (parafjalë) -.........................................................................................................................

Rreth (pjesëz) -.............................................................................................................................

Ushtrimi 4

Gjeni pjesëzat që shprehin nuanca kuptimore të përgjithshme; thoni nëngrupin e tyre dhe

për se shërbejnë.

Pikërisht në atë çast violinisti i vogël ngriti harkun. Ishte i emocionuar veçanërisht nga pritja e

ngrohtë e njerëzve. Ja, edhe tani e ndiente që e shihnin me ngrohtësi e simpati. Dhe s'ishin pak,

po rreth njëqind vetë, madje edhe të moshuar. Kur harku preku telat, sa s'i pushoi zemra, po

pastaj sikur u qetësua. Gjer në fund të interpretimit s'hodhi asnjë vështrim nga salla. Kur

mbaroi sa uli pak kokën, por që të gjithë duartrokitën tamam si për një artist të madh. Artisti i

vogël sa s'fluturoi prej gëzimit. Ja, kjo ishte fusha e Korçës. Mu këtu, plot dyzet vjet më parë,

ka qenë kënetë, tani s'është më. Ajo ngjarje, sidomos tani që kishin kaluar afro tre vjet, nuk

zinte veçse një vend të vogël në jetën e tij.

Ushtrimi 5

Nënvizoni pjesëzat modale dhe emocionuese-shprehëse. Thoni llojin dhe funksionin e tyre.

Do të vijë, posi, si nuk do të vijë!

Jo, asnjëherë nuk e kishte parë kaq të gëzuar.

A të kujtohet ai djaloshi vetullzi që punonte me ne në minierë? Mbase tani s'të bie

ndërmend. Ke të drejtë, kanë shkuar kushedi sa vjet që atëherë. Se mos mbahen mend

të gjithë! Por ja që ai më mbante mend, më takoi, më përqafoi si shok të vjetër, pa le

që donte edhe të më qeraste. Unë thuaj "jo", po ai s'më linte që s'më linte. " E, po, jemi

shokë, thashë, s'po ta prish". Gjatë bisedës më tha se tani ishte inxhinier, banonte

gjetkë, po shokët e dikurshëm s'i harronte. Shiko, pra, ç'njeri! "

Ushtrimi 6

Ndërtoni fjali:

a. ku fjalët po, as, sa, sapo, posa, që, t'i përdorni edhe si lidhëza, edhe si pjesëza;

b. ku fjalët vetëm, plot, gati, t'i përdorni edhe si ndajfolje, edhe si pjesëza;

Ushtrimi 7

Përcaktoni ç'janë fjalët që dhe sa duke u nisur nga ndërtimi ku janë përdorur.

Page 183: rrkgn asdfjkm

183

Mbaji mend mirë ato që të tha mjeku.

E di që thua të vërtetën.

U bënë dy muaj që nuk kemi marrë letër.

Jo vetëm që erdhi, po bëri dhe fjalë.

Që fëmijë ishte i tillë.

Punonte që të hënën deri të shtunën.

Që këtë javë do të interesohem për këtë punë.

Sikur kishte dalë që nga fundi i dheut.

Erdhën që të tre.

As që mund të bëhet fjalë për këtë.

Unë, që the ti, i kam ditur të gjitha me kohë, por s'flisja.

Sa mban deri atje?

Gjithë sa erdhën aty, qeshën.

Nga sa kam parë, janë bërë ndryshime të mëdha.

Sa paskan ardhur!

Sa lot ka derdhur!

Sa e do nënën ti?

Sa lart u ngjit!

Punon sa për dy.

I vogël sa një kokërr ulli.

Nuk i doli aq i mirë, sa e pandehte.

Sa ndenji, nuk hapi gojë.

Foli sa u lodh.

Sa për mua, më mirë mos kishte ardhur.

Gati sa nuk preku në tokë.

U përgatit mirë, jo sa për të kaluar radhën.

Ushtrimi 8

Gjeni pasthirrmat emocionuese dhe thoni ç'ndjenja shprehin.

Oh, si gjithnjë, s'paske hequr dorë nga këto.

Ah! Ti qenke? Kur ke ardhur? Ua, po si s'të pashë fare?!

Oh ! - tha nëna, e pikëlluar. - Po do të na ngordhë bagëtia, more bir.

Qyqja, ç'më panë sytë, moj gra!

Oh, sa mirë! E prisja këtë fjalë prej teje.

More, qenkam vrarë, jo shaka!

Bobo, do të jetë trembur fëmija. Korba! Ç'pres akoma që s'iki?

Ah, kështu, ë? S'e paske harruar atë ditë!

Pa-pa-pa! Ç'njeri paska qenë more!

Ubububu, si qe katandisur gjithë ajo vajzë! Pupu, për atë që pashë sot!

U ! Po ti nga erdhe këtu?

Oj, ç'na thënke?! More, more, paske qenë i zgjuar ti!

Ushtrimi 9

Nënvizoni pasthirrmat urdhërore dhe thoni çfarë shprehin.

Moj, e ke menduar mirë këtë punë?

O burrani djema, hidhni nja dy kërcunj të pengohet uji.

Mirë se erdhe, o nipçe, të prisnim.

Page 184: rrkgn asdfjkm

184

Na, merre.

Sus, ti atje, mos fol kur s'të flasin.

More, kush ta tha këtë fjalë?

Mos më pengo, se s'kam kohë, të keqen!

Mirupafshim, motër. Do të shihemi përsëri, besoj. Mirë ardhsh, Petrit!

Oha, Kazil, oha, Murrash, brazdën!

Shët, mos bëj zhurmë, se fle yt vëlla!

Pa hë, na thuaj si kalove andej nga qyteti.

Na, Balo, na, naa ! .... i thërriste fëmija qenit.

Ushtrimi 10

Dalloni tingullimitimet nga pasthirrmat.

Fiuuu! - u dëgjua një fishkëllimë.

Ora e madhe, e varur në mur, punonte "tik-tak, tik-tak".

Pupu, ç'natë e errët!

Ptu, lanet! - tha plaku i inatosur.

Brr! Kundërmoka erë benzinë këtu!

Kuku, moj nënë, si qenka bërë!

Bretkocat dëgjoheshin gjer larg: Kuak! Kuak!

Ham-ham! - një qen që lehte si i tërbuar, dëgjohej gjer këtej.

Oho, ç'e paske tërë këtë qen?!

"Hapçëu!" - teshtiu plaku dhe nxori shaminë.

Papapa, s'e harroj atë natë dimri, thoshte minatori me xhup.

Dy zogj, te pragu i dritares, bënin " ciu-ciu".

SHTOJCA

SHEMBUJ PËR ANALIZЁN E TЁRЁSISHME MORFOLOGJIKE

1. Por, lexuesit dhe vizitorët nuk duhet të mendojnë se kësisoji po i shpërfill ata. (12

fjalë)

por

1. Lidhëz bashkërenditëse kundërshtore

2. E parme

lexuesit

1. Emër i përgjithshëm, konkret, frymor

2. Gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar

3. Lakimi I

4. Jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore (lexue+s= lexues, F→E)

dhe

1. Lidhëz bashkërenditëse këpujore

2. E parme

Page 185: rrkgn asdfjkm

185

vizitorët

1. Emër i përgjithshëm, konkret, frymor

2. Gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar

3. Lakimi I

4. Jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore (vizit(ë)+or= vizitor, E→E)

nuk

1. Pjesëz modale mohuese

2. E thjeshtë

3. E parme

duhet : Folje gjysmëndihmëse modale, pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor

të mendojnë

1. Folje kalimtare

2. Mënyra lidhore, koha e tashme, veta III, numri shumës, diateza veprore

3. Zgjedhimi I

4. Folje jo e parme, e formuar me prejardhje prapashtesore (mend+o= mendoj, E→F)

se

1. Lidhëz nënrenditëse, ftilluese

2. E parme

kësisoji

1. Ndajfolje përcaktore e mënyrës

2. Nuk ka shkallë

3. Jo e parme, e formuar me përngjitje

po shpërfill

1. Folje kalimtare( i, ata)

2. Mënyra dëftore, koha e tashme, veta I, numri njëjës, diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Jo e parme, me prejardhje parashtesore (sh+përfill=shpërfill, E→F)

i

1. Trajtë e shkurtër e përemrit vetor

2. Veta III, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore

ata

1. Përemër vetor

2. Veta III, numri shumës, gjinia mashkullore, rasa kallëzore

Page 186: rrkgn asdfjkm

186

2. Ai nuk ishte hakmarrёs, edhe pse gjatё vizitёs i qe rrezikuar jeta. (10 fjalё)

ai

1. Pёremёr vetor

2. Veta III , nmri njёjёs, gjinia mashkullore, rasa emёrore

nuk

1. Pjesëz modale mohuese

2. E thjeshtё

3. E parme

Ishte: Folje gjysmëndihmëse kёpujore, pjesë e kallëzuesit emёror

hakmarrёs

1. Mbiemёr cilёsor

2. I panyjshёm

3. Gjinia mashkullore, numri njёjёs, rasё s’ka, shkalla pohore

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me pёrbёrje: hak+marrёs= hakmarёs (E+E=M)

5.

edhe pse

1. Lidhëz nënrenditëse lejore

2. Jo e parme- lokucion

gjatё

1. Parafjalё e rasёs rrjedhore

2. Jo e parme, e formuar me konversion (N-Pa)

3. e thjeshtё

vizitёs

1. Emër i përgjithshëm, abstrakt, jofrymor

2. Gjinia femёrore, numri njёjës, rasa rrjedhore, trajta e shquar

3. Lakimi III

4. I parmё

i

1. Trajtë e shkurtër e përemrit vetor

2. Veta III, gjinia mashkullore, numri njёjës, rasa dhanore

Page 187: rrkgn asdfjkm

187

qe rrezikuar

1. Folje kalimtare

2. Mënyra dëftore, koha e kryer e tejshkuar, veta III, numri njëjës, diateza

joveprore-pёsore

3. Zgjedhimi I

4. Jo e parme, me prejardhje prapashtesore (rrezik+o = rrezikoj, E-F)

jeta

1. Emër i përgjithshëm, abstrakt, jofrymor

2. Gjinia femёrore, numri njёjës, rasa emёrore, trajta e shquar

3. Lakimi III

4. I parmё

3. Sё fundi e kuptova se nuk mund t’i pёrballoja kёto dhembje tё

padurueshme (11 fjalё)

sё fundi

1. Ndajfolje rrethanore e kohёs

2. Nuk ka shkallë

3. Jo e parme, e formuar me lokucion

e

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta III, gjinia(nё fjali s’ёshtё e pёrcaktuar; vlen pёr tё dy gjinitё), numri

njёjёs, rasa kallёzore

se

1. Lidhëz nënrenditëse, ftilluese

2. E parme

nuk

1. Pjesëz modale mohuese

2. E thjeshtё

3. E parme

mund: folje gjysmëndihmëse modale, pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor

tё pёrballoja

1. Folje kalimtare (kёto dhembje tё padurueshme, i)

2. Mënyra lidhore, koha e pakryer, veta I, numri njëjës, diateza veprore

3. Zgjedhimi I

Page 188: rrkgn asdfjkm

188

4. Jo e parme, me prejardhje parashteso-prapashtesore (pёr+ball(ё)+o= pёrballoj;

E-F)

kёto

1. Përemër dёftor

2. Nnumri shumës, gjinia femёrore, rasa kallëzore

dhembje

1. Emër i përgjithshëm, abstrakt, jofrymor

2. Gjinia femёrore, numri shumës, rasa kallёzore, trajta e pashquar

3. Lakimi III

4. Jo i parmё, me prejardhje prapashtesore (dhemb+je= dhembje; F-E)

tё padurueshme

1. Mbiemёr cilёsor

2. I nyjshёm

3. Gjinia femёrore, numri shumёs, rasa kallёzore, shkalla pohore

4. Mbiemёr jo i parmё, i formuar me prejardhje parashtesore (i durueshёm-i

padurueshёm; M-M)

4. Ajo asnjёherё s’ do tё duhej tё fliste me Lisin sepse e kishte pёrbuzur.(10 fjalё)

ajo

1. Përemër vetor

2. Veta III, nnumri njëjёs, gjinia femёrore, rasa emёrore

asnjёherё

1. Ndajfolje rrethanore e kohёs

2. Nuk ka shkallë

3. Jo e parme, e formuar me pёrngjitje

s’

1. Pjesëz modale mohuese

2. E thjeshtё

3. E parme

do tё duhej: folje gjysmëndihmëse modale, pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor

tё fliste

1. Folje kalimtare

2. Mënyra lidhore, koha e pakryer, veta III, numri njëjës, diateza veprore

Page 189: rrkgn asdfjkm

189

3. Zgjedhimi II

4. E parme

me

1. Parafjalё e rasёs kallёzore

2. E parme

3. e thjeshtё

Lisin

1. Emër i përveçëm, konkret, frymor

2. Gjinia mashkullore, numri njёjës, rasa kallёzore, trajta e shquar

3. Lakimi I

4. I parmё

sepse

1. Lidhëz nënrenditëse shkakore

2. Jo e parme- me pёrngjitje

e

1. Pёremёr vetor-trajtё e shkurtёr

2. Veta III, gjinia femёrore, numri njёjёs, rasa kallёzore

kishte pёrbuzur

1. Folje kalimtare (e)

2. Mënyra dёftore, koha mё se e kryer, veta III, numri njëjës, diateza veprore

3. Zgjedhimi II

4. Jo e parme e formuar me prejardhje parashtesore (pёr+buz(ё)= pёrbuz; E-F)

Bëni analizë të tërësishme për çdo pjesë të ligjëratës (paraprakisht pёrshtateni tekstin

duke e kthyer në shqipen standarde)

Mbas lutjes së parë u kapën dora-dorës dhe silleshin me hapa të matun përreth ashtu sikur

vëhen në varg për të hedhë valle vendëse. Silleshin varg tue u ba rreth ende i papërkryem dhe

përsëritnin pajanda në ritëm një thanje, si emën apo fjali. Kryetari qëndronte në mjedis dhe

drejtonte fjalë e lëvizje, tue u dhanë këtyne krah në një drejtim të caktuem, i tretun në ekstazë

me sy të mbyllun. "Tash mund ta çojmë zanin e të flasim pa pëshpëritë. - Mbeti e tha Baci. -

Tash janë të përqendruem në vete e s'i ndëgjojnë ma tingujt e jashtëm. I vetmi që mund t'i

mbajë veshët të hapun kah zanet e jashtme asht zëvendësi, Këshilltari. - Ndeji e u mejtue e

vijoi: - Sa kryetarë shkuen e erdhën e ai, Këshilltari, mbeti aty ku asht, në të dytin vend, i

ngulun si cung lisi. - Zëvendësi i truhej Hyjnisë si me një gjysmë goje, por megjithatë zani i tij

mbizotnonte fjalët e lutjeve të përbashkëta. Fjala e tij hidhej si prej një bahje prej gojës së

shthurun dhambësh një gurë i vetmuem në pusin e shterrun. - Shikoje mirë e mos harro tiparin

kryeneç, menda e zgjuet që nuk ndërron, prore me një shprehje në fytyrë, i qetë, energjik e

Page 190: rrkgn asdfjkm

190

sygordhë! "Zëvendësi i Drenashit, i ashtuquejtun Këshilltari, së fundi u vu edhe ai në valle si

pa andie. (Martin Camaj,“Rrathë”).

USHTRIME NDËRTUESE

1. Ndërtoni fjali sipas këtyre kërkesave:

Të ketë fjalën rrëzë si emër

.................................................................................................................................

Të ketë një fjalë të prejardhur pa ndajshtesë

.................................................................................................................................

Të ketë fjalën ç’ si përemër lidhor i pacaktuar

..................................................................................................................................

Të ketë një folje të përdorur edhe si kalimtare, edhe si jokalimtare

....................................................................................................................................

Të ketë një kompozitë shkurtesë

...................................................................................................................................

Të ketë një emër me konversion

.................................................................................................................................

Të ketë një emër të përveçëm në numrin shumës

...........................................................................................................................................

Të ketë foljen jam si folje këpujë

...........................................................................................................................................

Të ketë një numëror të emërzuar

...........................................................................................................................................

Të ketë një emër përmbledhës.

...........................................................................................................................................

Të ketë një trajtë të shkurtër të bashkuar

...........................................................................................................................................

Të ketë një numëror të emërzuar

...........................................................................................................................................

Të ketë një folje në mënyrën kushtore

...........................................................................................................................................

Të ketë një përemër të emërzuar

...........................................................................................................................................

Të ketë një emër që përdoret vetëm në numrin njëjës

...........................................................................................................................................

Të ketë fjalën sa si përemër pyetës

...........................................................................................................................................

Të ketë një folje kalimtare të zhdrejtë

...........................................................................................................................................

Të ketë foljen jam me kuptim të plotë leksikor

...........................................................................................................................................

Të ketë foljen kam si folje modale e detyrimit

...........................................................................................................................................

Të ketë një kompozitë që shkruhet me vizë lidhëse në mes

...........................................................................................................................................

Të ketë emrin natë me vlerën e ndajfoljes

...........................................................................................................................................

Page 191: rrkgn asdfjkm

191

Të ketë foljen jam si folje modale e detyrimit

..........................................................................................................................................

Të ketë fjalën si me vlerën e lidhëzës shkakore

..........................................................................................................................................

Të ketë fjalën sa me vlerën e pjesëzës kufizuese-theksuese

.........................................................................................................................................

Të ketë një folje kalimtare të zhdrejtë

..........................................................................................................................................

Të ketë një folje njëvetore

.........................................................................................................................................

Të ketë fjalëzën u të përdorur një herë si trajtë të shkurtër dhe një herë si pjezës

.........................................................................................................................................

Të ketë një folje në diatezën mesore

........................................................................................................................................

Të ketë fjalën jashtë si parafjalë

........................................................................................................................................

Të ketë fjalën një me vlerën e ndajfoljes

........................................................................................................................................

Të përdoret një folje në formën e pashtjelluar mohore

..........................................................................................................................................

Të ketë të përdorur një folje të parregullt supletive

...........................................................................................................................................

Të ketë një mbiemër të emërzuar

...........................................................................................................................................

Të ketë një emër të përveçëm të përdorur në numrin shumës

...........................................................................................................................................

Të ketë një fjalë të formuar me prejardhje pa ndajshtesë

...........................................................................................................................................

Të ketë një folje vetvetore të mirëfilltë

...........................................................................................................................................

Të ketë një lokucion parafjalor

..........................................................................................................................................

2. Përdoreni fjalën do me këto funksione:

a) si emër

b) si folje me kuptim të plotë leksikor

c) si folje gjysmëndihmëse

ç) si përemër i pacaktuar.

3. Përdoreni fjalën nga me këto funksione:

a. si ndajfolje vendi

b. si parafjalë

c. si lidhëz

ç. si emër.

DISA DUKURI SEMANTIKE TË FJALËVE NË GJUHËN SHQIPE

(Polisemia, homonimia, sinonimia)

Ёshtё një dukuri semantike e vënë re nga studiues të ndryshëm: shumica e fjalëve në gjuhë

kanë më shumë se një kuptim, domethënë, me të njëjtën shenjë gjuhësore shenjohen realie të

Page 192: rrkgn asdfjkm

192

ndryshme që kanë lidhje të ngushta me njëra- tjetrën. Kështu, Jani Thomai në librin

“Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe”, shkruan se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980)

ka rreth 41 mijë fjalë me përmbi 100 mijë kuptime, pra numri i kuptimeve është mbi dyfish më i

madh sesa numri i fjalëve”.

Fjala ёshtё pёr dukurinё e polisemantizmit (shumëkuptimësisë). Për shembull, nën shenjën

gjuhësore këmbë, në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) vihen 14 kuptime; nën shenjën

gjuhësore bëj vihen 38 kuptime, ndërsa nën shenjën bie vihen 44 kuptime, etj.22

Por në gjuhë, siç dihet, ndodh që nën të njëjtën shenjë gjuhësore shenjohen realie që kanë

kuptime krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Ёshtё fjala pёr dukurinё e homonimisë, për

shembull: verë I “stina më e nxehtë e vitit”; verë II “pije që del nga tharbëtimi i mushtit të

rrushit”; bar I “bimë zakonisht njëvjeçare, pa kërcell e me gjethe të holla”; bar II “ilaç” etj.

Dukuria e homonimisë në gjuhë shfaqet në dy drejtime: së pari, në rrafshin leksikor, kur dy a

më shumë fjalë kanë të njëjtën përkatësi leksiko-gramatikore ose përkatësi të ndryshme, fjala

vjen, mund të jenë dy emra, dy folje ose një emër, një folje etj. Për shembull, emra: shapkë I

“kasketë”; shapkë II “pandofël”; mbiemra: i paditur I “që nuk di, injorant” ; i paditur II “ i

akuzuar në gjyq”; folje: pjek I “takoj dikë”; pjek II “vë në zjarr..”; kyç I (emër: kyçi i derës);

kyç II (folje: kyç derën); kyç III (mbiemër: problem kyç) etj.

Njё dukuri tjetёr semantike ёshtё edhe sinonimia. Sinonime konsiderohen fjalё tё ndryshme

me kuptim tё njёjtё. Duke e ditur se sinonimia e plotё haset midis fjalёs shqipe dhe fjalёs sё

huaj, kemi dhёnё nё kёtё shtojcё njё fjalorth tё fjalёve tё huaja qё i kanё gjegjёset nё gjuhёn

shqipe pёr t’i vetёdijёsuar studentёt pёr dёmin qё mund tё shkaktojё pёrdorimi i fjalёve tё

huaja gjatё ligjёrimit. Pёrdorimi i fjalёs vendёse duhet tё ketё pёrparёsi, prandaj studentёt kёtё

kujdes mund ta bartin pastaj tek nxёnёsit e tyre.

FJALË ME SHUMË FUNKSIONE LEKSIKO-GRAMATIKORE Në rrafshin gramatikor, ekzistojnё fjalë qё kanё përkatësi të ndryshme leksiko-gramatikore,

pra dalin me më shumë se një funksion leksiko-gramatikor. Për shembull, fjala buzë (emër:

lëviz buzët) dhe buzë (parafjalë: buzë rrugës).

Ndryshimi i përkatësisë së një fjale nga një pjesë e ligjëratës në një tjetër shpjegohet përmes

konversionit (kthimit, shndërrimit), si një rrugë e frytshme për formimin e fjalëve të reja në

gjuhën shqipe.

Nga shqyrtimi i materialit gjuhësor të shqipes del se lindja e funksioneve të reja leksiko-

gramatikore ka ndjekur këto drejtime:

1. Nga funksionet shënuese kalohet në funksione të tjera shënuese dhe pastaj në joshënuese,

për shembull: emër ndajfolje parafjalë (ENdP); përemër pyetës përemër lidhor

përemër i pacaktuar pjesëz (PpPlPpacPj) etj.

- Grupi i fjalëve me shumë funksione leksiko-sintaksore, kur nga fjalë emra është kaluar

në pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.

Anë I. Emër “pjesë e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij, skaj” (ana e majtë;

nga katër anët). Forma e rasës rrjedhore anës, përmes konversionit ka marrë të tjera vlera

leksiko-gramatikore:

II. Ndajfolje: “në anë, në krah, jo përmes” (Shkoj anës; I bie anës)

III. Parafj. përdoret me një emër në rasën rrjedhore në kuptimin: “pranë, buzë, rrëzë” (anës

lumit; anës rrugës; anës malit, etj.)

Në të shumtën e rasteve, nga emra është kaluar në parafjalë.

Rrëzë

22

Këto fjalë të shikohen në Fjalorin e vitit 2006. Mos dalin me më shumë kuptime?

Page 193: rrkgn asdfjkm

193

I. Emër: rrëza e malit; e preu pemën deri në rrëzë;

II. Parafjalë e rasës rrjedhore: rrëzë malit; ecte rrëzë murit; i kaloi rrëzë veshit, etj.;

mes I. Emër: mesi i fushës, mesi i rrugës, etj.);

II. Parafjalë e rasës rrjedhore: mes fushave; mes nesh etj. Kështu ka ndodhur edhe me emrat:

ballë; bri; faqe; majë, etj.

- Grupi i fjalëve me shumë funksione leksiko-gramatikore, kur nga ndajfolje është kaluar

në pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) pjesët e pandryshueshme të ligjëratës që kanë

trajtë fonetike të njëjtë dhe lidhje të drejtpërdrejtë fjalëformuese jepen nën të njëjtën fjalë titull,

por ndahen në paragrafë të veçantë me shifra romake.

1. Zakonisht nga ndajfolje kalohet në parafjalë e më tej në përdorime, si pjesëza ose si lidhëza:

afër, anembanë, anës, brenda, drejt, gjatë, jashtë, krahas, larg, matanë, nga, para,

përballë, përbri, përmes, përpara, përreth, përsipër, pranë, rreth, rrotull etj. Sa për

konkretizim po marrim disa shembuj:

Afër

I. Ndajfolje: rri afër; bie më afër ky vend; janë afër me shtëpi, etj.;

II. Parafjalë: afër shkollës; afër meje; afër dimrit; afër të dyzetave etj.;

III. Pjesëz, në kuptimin “ pak a shumë, afërsisht, rreth”: afër tridhjetë ditë; peshon afër 70

kilogramë etj.

Nga

I. Ndajfolje (në fjali pyetëse të drejta dhe të zhdrejta): Nga je? Nga shkuan? Nga t’i besoj?

Nuk e di nga vijnë etj.

II. Parafjalë e rasës emërore, për të cilën Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) jep rreth 28

përdorime: buron nga liqeni; vështronte nga deti; u kthye nga rruga etj.

III. Lidhëz vendore: Shkon nga të fryjë era; Shtëpia nga doli, ndodhej në rrugën kryesore etj.

Pa

I. Ndajfolje në kuptimin “pastaj”: Mendohu, pa fol!

II. Parafjalë e rasës kallëzore: kafe pa sheqer; shaka pa kripë;

III. Lidhëz bashkërenditëse kundërshtore:Ç’t’i bënte atij, pa për të tjerët nuk pyeste.

IV. Pjesëz: Pa na thuaj!

b. Shpesh ndodh kalimi nga ndajfolje në lidhëza të llojeve të ndryshme dhe pastaj në pjesëza:

ku

I. Ndajfolje e përdorur në fjali pyetëse të drejta a të zhdrejta: Ku shkon? Nuk merret vesh ku je.

II. Lidhëz vendore: Do të vijmë ku të shkosh ti; Të dalë ku të dalë;

III. Pjesëz, përdoret zakonisht në pyetje retorike: Ku i besohet atij?

kur

I. Ndajfolje e përdorur në fjali pyetëse të drejta a të zhdrejta: Kur iku?; Nuk më kujtohet kur e

lamë takimin.

II. Lidhëz kohore: Kur vdiq Skënderbeu, i biri ishte fare i ri.

III. Pjesëz: Kur u bë edhe ai!

si

I. Ndajfolje në fjali pyetëse të drejta dhe të zhdrejta: Si jeni?; Nuk e di si u bë kjo punë.

II. Lidhëz:

a. krahasore-mënyrore: Erdhi si vinte përditë.

b. kohore: Si erdhën studentët, filloi mësimi.

c. shkakore: Si nuk gjeti mbështetje, nuk këmbënguli.

III. Pjesëz: M’u duk si i mërzitur.

2. Nga ndajfolje kalohet në pjesëza:

Page 194: rrkgn asdfjkm

194

gati

I. Ndajfolje: Bëhen gati; Rri gati;

II. Pjesëz: Gati i barabartë; gati sa unë;

PLOT

I. ndajfolje: Dhoma ishte plot; e ka shtëpinë plot;

Kështu ka ndodhur edhe me fjalët vetëm, veçanërisht etj. II. pjesëz: E priti plot pesë vjet. Nga ajo ngjarje kishin kaluar plot njëzet vjet

- Grupi i fjalëve ku nga përemra kalohet në pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.

I. Përemër lidhor: Ai që erdhi ishte miku im më i ngushtë.

II. Lidhëz:

a. ftilluese: E di që punon çdo ditë;

b. shkakore: I vinte keq që nuk e fitoi konkursin;

c. qëllimore: Erdhi që të thotë të vërtetën;

ç. rrjedhimore: Heshtja ishte e tillë, që ajo ndjeu mornica në trup;

III. ndajfolje në kuptimin “prej asaj kohe; qysh”: Që fëmijë kishte talent për pikturë;

IV. pjesëz me një emër të rasës kallëzore për të treguar kohën e nisjes së një veprimi: Që ditën

e parë; që muajin e kaluar; ose me një emër në rasën emërore; Që nga Tirana në Shkodër; ose

me numëra me kuptim përmbledhës:Erdhën që të tre:

SE

I. Përemër pyetës: Me se erdhe? Mbi se e mbështete këtë që thua?

II. Lidhëz:

a. ftilluese: E mori vesh se ku ishin;

b. shkakore:I donte, se ishin trima;

c. krahasore: Më mirë vonë se kurrë;

III. Pjesëz: Kush e besonte se!; Se nga u zhduk;

Ç’

I. Përemër:

a. pyetës: Ç’po bën? Në ç’klasë është?

b. përemër lidhor: Mori ç’ gjeti.

c. Pjesëz: Ç’u kënaqa! Ç’e pyet kot.

-Nga funksione joshënuese është kaluar në fjalë të tjera me funksione joshënuese.

-Nga parafjalë në pjesëza:

ME

I. Parafjalë e rasës kallëzore: Motra me vëllain; Është shok me të; Punon me kujdes.

II. Pjesëz: Me të dëgjuar emrin, u ngrit.

PËR

I. Parafjalë e rësës kallëzore: Dashuria për prindërit.

II. Pjesëz: E njihte për njeri të mirë.

Nga lidhëza në pjesëza:

DHE

I. Lidhëz bëshkërenditëse këpujore: Mësojmë dhe punojnë; Sipas vendit dhe kuvendi.

II. Pjesëz për të rritur fuqinë shprehëse të një fjale: Dhe pranvera erdhi.

SIKUR

1. Lidhëz

a. krahasore-mënyrore: Bënte sikur flinte; Hiqej sikur nuk dinte gjë.

b. Ftilluese: Ndjeu sikur e kapi dikush.

II. Pjesëz: Sikur nuk u kënaq.; Ah, sikur të isha atje!

Page 195: rrkgn asdfjkm

195

- Lëvizje brenda së njëjtës përkatësi leksiko-gramatikore, të cilat në FGJSSH jepen si

kuptime të një fjale:

KUSH 1. Përemër pyetës, i përdorur në fjali pyetëse të drejta dhe të zhdrejta: Kush foli?; Nuk e di

kush erdhi)

2. Përemër lidhor: Kush punon, fiton;

3. Përemër i pacaktuar: Atë nuk e njeh kush; Në më kërkoftë kush, tregoji ku jam.

CILI

I. Përemër pyetës: Cili është?

II. Përemër i pacaktuar: Ja cilët kërkoi!

Nga ky parashtrim i shkurtër mund të nxjerrim këto përfundime:

Së pari, fjalët me shumë funksione leksiko-gramatikore janë të shumta në gjuhën shqipe dhe

në gjuhë të tjera. Kjo dukuri duhet vështruar si një rrugë për pasurimin e leksikut të shqipes me

mjetet e veta.

Së dyti, studimi i këtyre fjalëve është mjaft i rëndësishëm, si në rrafshin teorik, ashtu edhe në

atë praktik. Më së shumti, studimi i tyre i shërben praktikës shkollore për mësimdhënien e

gjuhës shqipe. Aq më shumë që, në disa raste, gjatë analizës morfologjike, vërehen gabime në

përcaktimin e përkatësisë leksiko-gramatikore të tyre. Shembujt që sollëm më sipër tregojnë se

ka vështirësi për të gjetur një kufi të prerë mes një funksioni dhe një tjetri.

DETYRË KURSI

Duke u nisur nga shembujt e mësipërm, gjeni në fjalorët e gjuhës së huaj që studioni se cilat

janë gjegjëset e tyre. E argumentoni këtë dukuri.

FJALA SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

Mos i përdor! Përdori!

O.K. mirë, në rregull

çao! tung, mirupafshim!

bravo! të lumtë!

dakord pajtohem, po, e pranoj, jemi marrë vesh

në fakt në të vërtetë

internacional-e ndërkombëtar-e

nacional-e kombëtar-e

ortografi-a drejtshkrim-i

ortoepi-a drejtshqiptim-i

kurë-a mjekim-i

kuroj mjekoj

kurohem mjekohem

primar-e parësor-e

pacifist-e paqёsor-e

sekondar-e dytësor-e (e dorës së dytë)

heterogjen-e i ndryshëm, i përzier, jo i njëjtë

koncentrohem përqendrohem

i,e koncentruar i,e përqendruar

homazh-i nderim (për të vdekurin)

konfrontoj (konfrontohem) ballafaqoj (ballafaqohem)

Page 196: rrkgn asdfjkm

196

konfuzion-i huti, ngatërrim, pështjellim

konfuz-e i,e hutuar; i,e ngatërruar

aksident-i fatkeqësi-a

i,e komplikuar i,e ndërlikuar

koincidencë-a rastësi-a

konkludoj nxjerr përfundimin, përfundoj

konkludim-i përfundim-i

kurioz-e kurreshtar-e

novitet-i (novacion-i) risi-a

vizavi përballë

kontinuitet-i vazhdimësi-a

inspirim-i frymëzim-i

i,e inspiruar i,e frymëzuar

inspiroj (inspirohem) frymëzoj (frymëzohem)

kapacitet-i mundësi, aftësi, fuqi

narrator-i tregimtar-i

garderobë-a veshje (veshmbathje)

preventivë-a parandalim-i

masa preventive masa parandaluese

kurajo-ja(kurajë) guxim-i

eksperiencë-a përvojë-a

influencë-a ndikim-i

influencoj (influencohem) ndikoj (ndikohem)

i,e influencuar i,e ndikuar

atraktiv-e tërheqës-e

egoist-e vetiak-e

orvatem përpiqem

orvatje-a përpjekje-ja

bilateral-e dypalësh-e

bilingual-e dygjuhësh-e

refer-i, arbitër gjyqtar-i

hezitoj ngurroj

agresiv-e i,e ashpër

balacoj barazpeshoj

i,e balancuar i,e barazpeshuar

civilizoj qytetëroj

civilizim-i qytetërim-i

i,e civilizuar i,e qytetëruar

univers-i gjithësi-a

universal-e gjithpërfshirës-e

okupim-i pushtim-i

okupues-e pushtues-e

natalitet-i shtimi i popullsisë, lindshmëri-a

mortalitet-i vdekshmëri-a

origjinë-a prejardhje-ja; zanafillë-a

prolongoj zvarris, zgjat, shtyj për më vonë

intermediator-i ndërmjetës-i

preferoj parapëlqej

prognozë-a parashikim-i

Page 197: rrkgn asdfjkm

197

abuzoj keqpërdor, shpërdor (për jofrymorë)

maltretoj keqtrajtoj (për frymorë)

progres-i përparim-i

selekcionoj përzgjedh

selekcionim-i përzgjedhje-a

adekuat-e i,e përshtatshëm,(-shme), gjegjës-e

divorc-i shkurorëzim-i

i,e divorcuar (divorcohem) i,e shkurorëzuar(shkurorëzohem)

valid-e i,(e) vlefshëm, (-shme)

special-e i,e veçantë

potencoj theksoj, vë në pah

neutral-e asnjanës-e

neutralitet-i asnjanësi-a

koordinoj bashkërendoj

komunitet bashkësi-a

gjeneratë-a brez-i

kualitet-i cilësi-a

kuantitet-i sasi-a

gratis falas

linguistikë-a gjuhësi-a

linguistik-e gjuhësor-e

linguist-i gjuhëtar-i

dedikoj kushtoj

legjitim-e i,(e) ligjshëm, (-shme)

legjislativ-e ligjvënës-e

legjislativ-i ligjvënie-a

aprovoj miratoj

medicinë-a mjekësi-a

medicinal-e mjekësor-e

konform me në përputhje me

dimension-i përmasë-a

persekutoj përndjek

i,e persekutuar i,e përndjekur

germë-a shkronjë-a

disproporcion-i shpërpjestim-i

presion-i trysni

perfeksionoj përsos

perfekt-e i,e përsosur, i,e përkryer

deskripcion-i përshkrim-i

prefekt-i kryebashkiak-u

deskriptiv-e përshkrues-e

insinuatë-a shpifje, trillim,gënjeshtër

poen-i pikë-a (shumës:pikët)

pasagjer-i udhëtar-i

supervajzer-i mbikëqyrës-i

pauzë-a pushim-i

prezent-e i,(e) pranishëm, (-shme)

prezencë-a prani-a

eveniment-i ngjarje e veçantë, e rëndësishme

Page 198: rrkgn asdfjkm

198

eliminoj mënjanoj

inaugurim-i përurim-i

inauguroj përuroj

avantazh-i epërsi-a

distancë-a largësi-a

ambient-i mjedis-i

sekret-i fshehtësi-a

sekret-e i,e fshehtë

produkt-i prodhim-i

relevant-e i, e rëndësishëm,(-shme)

in memoriam përkujtim-i

valorizoj vlerësoj

valorizim-i vlerësim-i

multilateral-e shumëpalësh-e

asamble-ja(parlament-i) kuvend-i

ombudspersoni avokati i popullit

permanent-e i, (e) përhershëm, (-shme)

fushatë elektorale fushatë zgjedhore

kontemporan-e bashkëkohor-e

konfirmoj vërtetoj

insistoj ngulmoj, këmbëngul, ngul këmbë

patriot-i atdhetar-i

patriotizëm-i atdhedashuri-a

i,e sofistikuar i,e përkryer

vikend-i fundjavë-a

esencë-a thelb-i

esencial-e thelbësor-e

luk-u pamje-ja

apllauz-i duartrokitje-ja

abort-i dështim-i

adaptoj (adaptohem) përshtat (përshtatem)

i, e adaptuar i, e përshtatur

adoptoj birësoj, bijësoj

i, e adoptuar i, birësuar,e bijësuar

agrar-e bujqësor-e

akcent-i theks-i

aks-i bosht-i

alarmant-e shqetësues-e

amorf-e i, e patrajtë

afirmoj (afirmohem) pohoj dhe e bëj dikë të njohur (bëhem i njohur)

i, e afirmuar i, e mirënjohur

akt-i vepër

aktivist-i veprimtar-i

akumuloj grumbulloj

i, e akumuluar i, e grumbulluar

farmaci-a barnatore-ja

imediat i,(e) menjëhershëm(-shme), i, (e) ngutshëm(-shme)

iluzor-e i rremë, i gënjeshtërt

impozant-e madhështor-e

Page 199: rrkgn asdfjkm

199

impresion-i përshtypje, mbresë

impresionues-e mbresëlënës-e

dekompozoj shpërbëj

dekompozim-i shpërbërje-a

i, e dekompozuar i, e shpërbërë

destinacion-i drejtim, vend i caktuar, vendmbërritje

i, e destinuar i, e paracaktuar

detaj-i hollësi-a, imtësi-a

detajoj përimëtoj

i, e detajuar i, e përimtuar

determinoj përcaktoj, vendos

determinim përcaktim, vendosmëri

i, e determinuar i, e përcaktuar/vendosur

devocion(devotshmëri) përkushtim-i

diferencë-a ndryshim-i

direkt-e i, e drejtpërdrejtë

indirekt-e i, e tërthortë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë

indirekt(ndajf.) tërthoras-azi

dislokoj zhvendos

i, e dislokuar i, e vendosur

distancohem shpreh mospajtim

editorial-i kryeartikull-i

editor-i botues-i

efiçencë-a gatishmëri-a (fuqi vepruese)

efikas-e(efektiv-e) i, (e) frytshëm(-shme)

gardian-i rojë-a

alivani-a të fiktët

alivanosem më bie të fiktë

albanofon-e shqipfolës-e

impuls-i shtysë, nxitje, hov, vrull

indeks-i tregues-i

hemoragji-a gjakrrjedhje(gjakderdhje)

human-e i, (e) njerëzishëm(-shme)

gri i, e përhimtë, ngjyrë hiri

blu kaltër (i, e kaltër)

jeshil-e gjelbër (i, e gjelbër)

analog-e i, e ngjashëm(-shme)

analogji-a ngjashmëri-a

anglofon-e anglishtfolës-e

anomali-a parregullsi-a

aproksimativ-e i, e përafërt

aproksimativisht përafërsisht

artikuloj nyjëtoj

artikulim-i nyjëtim-i

artikull-i(gjuh.) nyjë-a

aspekt-i ana, pamja, pikëpamja

atak-u sulmi, goditja

atakoj sulmoj, godas

atribut-i cilësia, vetia, tipari

Page 200: rrkgn asdfjkm

200

braceletë-a gazmore-ja

barrierë-a pengesë-a

biografi-a jetёshkrim-i

bord-i këshill-i

biond-e flokëverdhë

brun-e zeshkan-e

bulevard-i shëtitore-ja

buqetë-a tufë-a

certifikatë-a vërtetim, dëshmi

dekadë-a dhjetëvjetësh-i, dhjetëvjeçar-i

eksitoj (eksitohem) ngacmoj, nxit, ndez (ngacmohem, nxitem)

eksitim-i ngacmimi, nxitja

eksitues-e ngacmues-e, nxitës-e

i, e eksituar i, e ngacmuar, nxitur

eksploziv-i lëndë plasëse

eksplodues-e shpërthyes-e, plasës-e

eksplodon shpërthen, pëlcet

ekstrem-e i, (e) skajshëm (-shme)

ekuivalent-e i, (e) barasvlefshëm(-shme)

ekuivalencë-a barasvlerë-a

ekuivok-u mëdyshja, keqkuptimi

ekuivok-e i, (e) dykuptimshëm(-shme)

ekzagjeroj zmadhoj, teproj

ekzagjerohet zmadhohet, teprohet

i, e ekzagjeruar i,e zmadhuar, tepruar

ekzakt-e i,e përpiktë

ekzemplar- kopje, copë

elektorat-i zgjedhës-it

elektoral-e zgjedhor-e

elaboroj përpunoj, hartoj

eventual-e i,(e) mundshëm(-shme)

eventualisht mundësisht, po qe nevoja

eventualitet-i mundësi-a

evidencë-a pasqyrë-a

evitoj shmag, mënjanoj

fiasko-ja dështim-i

firmë-a nënshkrim(emër konkret)

firmos nënshkruaj

firmosje nënshkrim(emër abstrakt)

fokusoj përqendroj

fokusohem përqendrohem

fokusim-i përqendrim-i

fragment-i pjesë, copë

frakturë-a thyerje-a

frankofon-e frëngjishtfolës-e

frekuentoj ndjek, shkoj rregullisht

grekofon-e greqishtfolës-e

indinjatë-a zemëratë, zemërim

indinjoj zemëroj

Page 201: rrkgn asdfjkm

201

i, e indinjuar i, e zemëruar , i mbushur me zemërim

inerci-a plogëti, plogështi-a

infektues-e ngjitës-e

iniciativë-a nismë-a

iniciator-i nismëtar-i

inkasoj arkëtoj

inkasim-i arkëtim-i

inkurajoj përkrah, nxit, i jap zemër, trimëroj

inskenoj vë në skenë

inteligjencë-a zgjuarësi, mençuri

inteligjent-e i, e zgjuar, i, e, mençur

intervenoj ndërhyj

intervenim-i ndërhyrje-a

injorancë-a padituri-a

injorant-e i,e paditur ,i,e pagdhendur

injoroj lë mënjanë, nuk i kushtoj vëmendje, anashkaloj

itinerar-i rrugëtim-i

justifikoj shfajësoj, përligj, arsyetoj

justifikim-i shfajësim, përligjje, arsyetim

kapitull-i kreu

kapriço-ja tekë-a

kapriçioz-e tekanjoz-e

kardinal-e kryesor, thelbësor, qendror-e

kolektiv-e i, e përbashkët

kolektivisht së bashku, bashkarisht

komponent-i përbërës-i, pjesë përbërëse

eksplorim-i hulumtim-i

mazhorancë-a shumicë-a

memorje-a kujtesë-a

megalomani-a mendjemadhësi-a

mentalitet-i mendësi-a

miop-e dritëshkurtër

miopi-a dritëshkurtësi-a

neglizhencë-a pakujdesi-a

neglizhoj lë pas dore, nuk kam kujdes

neglizhent-e i,(e)pakujdesshëm(-shme)

ofendoj fyej

ofendim-i fyerje-a

i, e ofenduar i, e fyer

orientoj drejtoj

orientim-i drejtim-i

parantezë-a kllapë-a

pastiçeri-a ёmbёltore-ja

princip-i parim-i

principial-e parimor-e

prononcoj( prononcohem) shpreh (shprehem)

proporcion-i përpjesëtim-i

disproporcional-e shpërpjesëtimor-e

provizor-e i (e) përkohshëm (-shme)

Page 202: rrkgn asdfjkm

202

provizorisht përkohësisht

publikoj botoj

publikim-i botim-i

puro i,e pastër

radikal-e rrënjësor-e

radikalisht rrënjësisht

realizoj plotësoj, kryej, përmbush, sendërtoj

(realizohet) (plotësohet, kryhet, përmbushet

i, e realizuar i,e plotësuar, i, e kryer, i,e përmbushur,…

realizim-i plotësim-i, kryerje-a, përmbushje-a, sendërtim-i

reciprok-e i, e ndërsjellë, i,(e) dyanshëm(-shme)

refuzoj nuk pranoj

refuzim-i mospranim-i, kundërshtim-i

reperkusion-i pasojë-a

replikë-a kundërpërgjigje-ja

represion-i shtypje-a (me dhunë)

represiv-e shtypës-e

respektoj nderoj, përfill

respektim-i nderim-i, përfillje-a

i, e respektuar i, e nderuar, i,e përfillur

restaurim-i rivendosje-a (për regjime)

i, e restauruar i, e rivendosur (jo për objekte)

rezervuar-i ujëmbledhës-i

rigoroz-e i,e rreptë

rigorozitet-i rreptësi-a

sakrifikoj (sakrifikohem) flijoj, therorizoj, bëj fli (flijohem, bëhem fli)

i,e sakrifikuar i, e flijuar

sens-i ndjenjë-a

senzacion-i bujë-a

senzacional-e i, (e )bujshëm(-shme)

sensibil-e i, (e )ndjeshëm(-shme)

sensibilitet-i ndjeshmëri-a

sinjifikant-e kuptimplotë-e, domethënës-e

situatë-a gjendje-a

social-e shoqëror-e

solid-e i,(e)qëndrueshëm(shme), i, e thellë, i, e shëndoshë

spektator-i shikues-i

spektakël-i shfaqje madhështore

spektakolar-e shumë e, i bukur, i,(e) mrekullueshëm(-shme)

spiker-i, spikere-ja folës-i, folëse-ja

spiritual-e shpirtëror-e

spontan-e i,( e) vetvetishëm(shme)

spontanisht vetvetiu

sporadik-e i,(e)rastësishëm(-shme), jo i rregullt

spostoj (spostohem) zhvendos (zhvendosem)

spostim-i zhvendosje-a

i, e spostuar i,e zhvendosur

stabilitet-i qëndrueshmëri-a

start-i nisje-a, vija e nisjes

Page 203: rrkgn asdfjkm

203

statujë-a shtatore-ja

steril-e shterp-ë

sterilitet-i shterpësi-a

stimuloj (stimulohem) nxit (nxitem)

i,e stimuluar i, e nxitur

stimulim-i nxitje-a

substancë-a lëndë-a

supersticion-i bestytni-a, besim i kotë

supersticioz-e bestyt-e

suprem-e më e lartë

supremaci-a epërsi-a

suprimoj heq

suprimim-i heqje-a

telespektator-i teleshikues-i

tempull-i faltore-ja

tentativë-a përpjekje-a

tentoj përpiqem

territorial-e tokësor-e

toksik-e helmues-e

total-i shuma e përgjithshme, gjithsej

total-e i,e plotë

totalisht tërësisht

transformoj shndërroj

transformim-i shndërrim-i

i,e transformuar i,e shndërruar

triumf-i ngadhnjim-i

triumfoj ngadhnjej

triumfues-e ngadhnjyes-e

turn-i ndërresë-a(ndërrim-i)

tutelë-a kujdestari-a

tutor-i kujdestar-i

unanim-e i (e)njëzëshëm(-shme)

unanimisht njëzëri

vigjilencë-a syçeltësi-a

vigjilent-e syçelët

violencë-a dhunë-a

violent-e i (e) dhunshëm(-shme)

vizual-e pamor-e

xhentil-e i,(e) sjellshëm(-shme)

xhentilesë-a njerëzi-a

koshiencë-a vetëdije, ndërgjegje

koshient-e i,(e) vetëdijshëm(-shme)

subkoshiencë-a ndërdije-a

subkoshient-e i,(e)ndërdijshëm(-shme)

leksion-i mësim-i

rezistencë-a qëndrueshmëri-a, qëndresë-a

rezistoj i bëj ballë, duroj, qëndroj

rezistent-e i,(e) qëndrueshëm(-shme)

kompeticion-i garë-a

Page 204: rrkgn asdfjkm

204

lider-i kreu, udhëheqës-i, drejtues-i

lidershipi krerët, udhëheqësit, drejtuesit

mondial-i botëror-i (sport)

kredibil-e i, e besueshёm(shme)

megaloman-e mendjemadh-e

monitorim-i mbikёqyrje-ja

monitoroj mbikёqyr

nominim-i emёrim-i

obstruksion-i pengim-i

oficial-e zyrtar-e

oficialisht zyrtarisht

volum-i vëllim-i

suporti mbështetja, përkrahja

i,e suportuar i,e mbështetur, përkrahur

suportoj mbështet, përkrah

era epoka

preferenca parapëlqimi

aparenca dukja

tretman-i trajtim-i, mjekim-i

praktike i, e përshtatshme

absorbimi përthithja

absorboj përthith

sublim-e madhështor-e

inicoj nis, filloj

i,inicuar i,e nisur, filluar

inicimi nisja, fillimi

specifikoj saktësoj

specifike i,e veçantë

satisfaksion-i kënaqësi-a

egzagjeroj zmadhoj, teproj

i,e egzagjeruar i, e zmadhuar, tepruar

egzagjerimi zmadhimi, teprimi

inovacion-i risi-a

konstruksion-i ndërtim-i

risk-u rrezik-u

riskoj rrezikoj

ambientimi përshtatja

ambientohem përshtatem

devijoj shmang

devijim-i shmangia

fenomen-i dukuri-a

apeli thirrja

verbal-e gojor-e

diskreditim-i zhvlerësim-i, mosbesim-i

diskreditoj zhvlerësoj, nuk i zë besë

investigoj hetoj, shqyrtoj

investigim-i hetim-i, shqyrtimi, gjurmim-i

Page 205: rrkgn asdfjkm

205

i, e investiguar i, e hetuar, shqyrtuar

religjion-i fe-ja, besim-i

religjioz-e fetar-e,

jubile përvjetor

opinion-i mendim-i

deçiziv-e vendimtar-e

represioni shtypja, ndrydhja

relevant-e përkatës-e, i lidhur

relaksohem qetësohem, çlodhem

relaks-i çlodhj-a, pushim-i

aksion-i veprim-i, vep(ë)r-a

ofanzivё-a sulm-i

ofanziv-e sulmues-e

defenziva mbrojtja

defansiv-e mbrojtës-e

kalkulim-i pёrllogaritje

kalkuoj pёrllogaris

detektoj zbuloj

detektim-i zbulim-i

i, e detektuar i, e zbuluar

korrektoj korrigjoj

i, e korrektuar i, e korrigjuar

korrektim-i korrigjim-i

inkludoj përfshij

i, e inkluduar i,e përfshirё

impresionoj lë përshtypje, bëj përshtypje

impresionuese mbresëlënëse

i, e impresionuar i, e mahnitur

impresion- përshtypja, mbresa

lansoj fus, hedh

i, e lansuar i, e futur, hedhur

lansimi hedhja

spekuloj përflas

i, e spekuluar i, e pëfolur

konstant-e i, e qëndrueshëm(shme), vazhdueshëm(shme)

bazament-i themel-i

aproksimative i, e përafërt

aproksimativisht përafërsisht

stabil-e i, e qёndrueshёm(shme)

asocioj shoqёroj, lidh

i, e asociuar i, e lidhur, bashkuar

asociacion-i shoqëri-a, shoqat-a

fluks-i dyndje-a

i, e devotshëm(shme) i, e pёrkushtuar

komik-e qesharak-e

strikt-e i, e pёrpiktё

ekselent-e i, e shkёlqyeshёm(shme)

filtroj kulloj

Page 206: rrkgn asdfjkm

206

BIBLIOGRAFIA

AGALLIU Fatmir, Pjesorja në gjuhën shqipe, SF, nr. 2, Tiranë 1972

AGALLIU Fatmir, Sa rasa ka nё gjuhёn shqipe?, Çёshtje të morfologjisë së gjuhës së

sotme shqipe, Tiranë, 1988

AGALLIU Fatmir, Sinkroni apo diakroni, Çёshtje tё morfologjisё sё gjuhёs sё sotme

shqipe, Tiranё. 1988

AGALLIU Fatmir, Vёzhgime mbi kuptimet e disa trajtave kohore, SF 1968/2

AHMETAJ Sala, Foljet këpujore dhe foljet funksionale në gjuhën shqipe, Studime

filologjike shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007

ASHRSH, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalёve nё gjuhёn shqipe I,

Tiranё, 1972

ASHRSH, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalёve nё gjuhёn shqipe II,

Tiranё, 1972

ASHRSH, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalёve nё gjuhёn shqipe III,

Tiranё, 1989

ASHRSH, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, IGJL Tiranë, 1973

ASHRSH, Pёr pastёrtinё e gjuhёs shqipe, Fjalor, IGJL, Tiranё,1998

ASHRSH, Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë,1976

ASHRSH, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2004.

ASHRSH, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,Tiranë,1980

ASHRSH, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006

BUCHHOLZ Oda, Mbi gërshetimin e aspekteve morfologjike e sintaksore tek rasat në

gjuhën shqipe (shqyrtuar për rasat gjinore, dhanore e rrjedhore), GJA (Seria e

shkencave filologjike), VII, 1977

ÇABEJ Eqrem, Për pastërtinë e gjuhës, Çështje të normës letrare, Prishtinë, 1980

Çabej Eqrem, Studime gjuhësore, I, Prishtinë, 1968

ÇELIKU Mehmet, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001

ÇELIKU Mehmet, Kategorizimi i formave tё pashtjelluara tё foljes nё gjuhёn e sotme

shqipe (gerundi) dhe Trajtat e pёrcjellores nё gjuhёn e sotme letrare shqipe, Gjuha

jonё, 1984, 1 dhe 2

Page 207: rrkgn asdfjkm

207

ÇELIKU Mehmet, Mbi disa çështje problemore të morfologjisë së gjuhës së sotme

shqipe, Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,

Tiranë, 1996

ÇELIKU, Mehmet, Objektivat kryesorё tё gjuhёsisё shqiptare nё gjysmёn e parё tё

shek. XX, Seminari…nr.23/1, Prishtinё, 2004

ÇËSHTJE të fonetikës dhe gramatikës së shqipes së sotme, I, Tiranë, 1972

ÇËSHTJE të gramatikës së shqipes së sotme II, Tiranë, 1975

ÇËSHTJE të normës letrare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1980

ÇITAKU Flutura, Kritere të klasifikimit të fjalëve sipas fjalëformimit,

Seminari…nr.22/1, Prishtinë, 2003 dhe në Gjuha jonë 1-4, Tiranë, 2005

ÇITAKU, Flutura, Terminologjia gjuhësore në Gramatikat e gjuhës shqipe të gjysmës

së parë të shekullit XX (me vështrim të posaçëm në terminologjinë e fjalëformimit),

Seminari…nr.23/1, Prishtinë, 2004

DEMIRAJ Shaban, Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe, Tiranë 1972

DEMIRAJ Shaban, Prirjet kryesore në strukturën morfologjike të gjuhës së sotme

letrare shqipe, SF, 1984, nr.4

DEMIRAJ Shaban, Rreth kategorisë së shquarësisë e të pashquarësisë në gjuhën

shqipe, SF 1969/4 dhe në Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe, Tiranë, 1972

DEMIRAJ Shaban, Rreth kategorive gramatikore tё mёnyrёs dhe tё kohёs nё gjuhёn

shqipe, SF1977/3

DEMIRAJ Shaban, Rreth ndërrimit të gjinisë së emrave në shumës në gjuhën shqipe,

vështruar edhe në përqasje me rumanishten, SF 1966/4 dhe nё Çështje të sistemit

emëror të gjuhës shqipe, Tiranë, 1972

DEMIRAJ Shaban, A ka ndikime tё huaja nё strukturёn morfologjike tё shqipes,

Gjuha jonё, , nr.2,1981

DHRIMO Ali, Formimi i mbiemrave nё gjuhёn e sotme shqipe, Çёshtje tё gramatikёs

sё shqipes sё sotme, Tiranё, 1975

KELMENDI Tafil, Funksionet e kohёs sё pakryer tё dёftores nё shqipen e sotme

letrare, Prishtinё, 1993

LAFE Emil, Disa tipare kryesore tё fjalёformimit nё shqipen e sotme, Seminari 22…,

Prishtinё, 2004

Page 208: rrkgn asdfjkm

208

LAFE Emil, Lufta pёr pastёrtinё e gjuhёs nё kohёn tonё, nё Studime mbi leksikun dhe

formimin e fjalёve nё gjunёn shqipe, III, 1989

LAFE Emil, Rreth normёs sё sotme nё formimin e shumёsittё emrave, nё Probleme

aktuale tё kulturёs sё gjuhёs shqipe, Prishtinё, 1983

LIKAJ Ethem, Disa çështje të kategorisë gramatikore të diatezës në gjuhën shqipe, SF,

nr. 4, Tiranë, 1970

MEMISHA Valter, Dukuri semantike gjatё formimit tё mbiemrave prejpjesorё nё

gjuhёn shqipe, Gjirokastёr, 1999

MEMUSHAJ Rami, Pёr shqipen standarde, Tiranё, 2012

MEMUSHAJ Rami, Morfologji e eptimit tё shqipes standarde, Tiranё, 2012

RAKA Fadil, Trajtimi i foljeve modale nё mjetet e kodifikimit tё shqipes, Seminari…

nr.21…, Prishtinё, 2003

SAMARA Miço, Parafjalёt nё shqipen e sotme, Tiranё, 1999

SPAHIU, Agim, A pёrbёjnё lokucionet njё mёnyrё tё veçantё tё fjalёformimit,

Seminari...nr.22, Prishtinё, 2004

XHUVANI Aleksandër, Vepra I, Tiranë, 1980

XHUVANI Aleksandёr-ÇABEJ Eqrem, Parashtesat e gjuhёs shqipe, 1956, ASHRPSH

XHUVANI Aleksandёr-ÇABEJ Eqrem, Prapashtesat e gjuhёs shqipe, 1962

ASHRPSH

Page 209: rrkgn asdfjkm

209

MORFOLOGJIA E ZBATUAR

(Tekst pёr studentët e degёve tё gjuhёve tё huaja)

Pёrgatitur nga

Prof. dr. ALI JASHARI, Universiteti i Korçës

Prof.Ass.Dr. FLUTURA ÇITAKU, Universiteti i Prishtinës

Shypur në tetor 2013

Në shtypshkronjën Zero Print

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

811.18’366(075.8)

Morfologjia e zbatuar : (për studentët e degëve të gjuhëve të huaja) /

përgatitur nga Ali Jashari, Flutura Çitaku. - Prishtinë : Zero Print, 2013. –

209 f. ; 24 cm.

Parathënie : f. 3-5. – Bibliografia : f. 214-217

1. Jashari, Ali 2. Çitaku, Flutura

ISBN 978-9951-655-06-4

Page 210: rrkgn asdfjkm

210