Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

31
Viti II. Nr. 64, 12 nëntor 2012

description

nacionali web http://knsh.org/ Kjo eshte Presheva Jone! Official Page https://www.facebook.com/Presheva.jone - LIKE

Transcript of Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Page 1: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Viti II. Nr. 64, 12 nëntor 2012

Page 2: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Seminari i 1-rë në Gjuhën shqipe - Preshevë

Page 3: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Editorial

3

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, disaminuta pasi përfundoi procesi zgjedhor, urimi i kundër kandidatit tëBarak Obamës pak minuta pasi u shpall se ai kishte humbur zgjedhjet,dëshmuan se Shtete e Bashkuara të Amerikës janë niveli më i lartë idemokracisë aktuale në botë.

Nuk thotë populli ynë kot “aty ku ka bashkim ka edhe mbarim, kabereqet e ka edhe lezet”, e kjo më së paku është prezent tek ne nëLuginën e (pa) sigurt.

Zgjedhjet e fundit tek ne ka kohë që mbaruan rezultatet e tyredëshmuan atë çfarë dëshmuan, nuk ishte pa urime, por nuk vonuanhakmarrjet dhe revanshimet, aq më keq distancimet dhe kërcënimet,madje edhe proceset e largimet,…

Në rrethana të tilla demokracisë si nocion tek ne nuk i duket asshkronja e parë, e mos të flasim për jetësimin e saj si ideologji.

Divergjencat, ndasitë, përçarjet janë bërë dukuri e zakonshme dhevështirë është të gjendet dikush që mund të jetë i përshtatshëm për tëgjithë, ky trend në rritje, sikur ka sponsor të cilët nuk lejojnë tëzvogëlohet assesi, por me stimulime e improvizime ia vazhdojnëjetëgjatësinë dukurive të tilla që nuk ka dyshim se i takojnë asaj qënjihet si energji negative.

Në këto rrethana kur veprohet ndaras, pa platformë, pa unitet dheashtu siç gjendja jonë është vërtet, nuk duhet fajësuar askënd, posvetes tonë.

Prandaj për ne nuk interesohet as Prishtina e as Tirana, kot ngritëtzëri për dukuri të pazakonta të cilat gjykohen përmes komunikatave tëatyre që nuk janë në pozitë, ndërkohë që pozita hesht dhe bëhet qorree shurdhmemece karshi veprimeve të xhandarmerisë që kategorizohensi jo kontribuese për paqen dhe stabilitetin.

Emërimet në krye të Trupit Koordinues qeveritar, përderisa për njëpjesë të spektrit politik shqiptarë ishin të papritura dhe jo qëllimmirë,pjesës tjetër e cila nuk pati reagim publik si duket i shfaq ndjenjat e“dashurisë” për një nuansë më shumë vetëm e vetëm për shkak tëkundërshtarëve tashmë publik... hapi i parë i emërimeve në TK ipritur jo mirë, nuk do mend se lë përshtypjen se rajoni ynë ështëvendi më i (pa)sigurt.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Revistë e pëjavshme

“Nacionali“

Themelues dhe botues:

Kryeredaktor:

Zv/kryeredaktor:

Redaktor teknik:

Lektore:

Bashkëpunëtorë:

Tel/fax:017/652-661

E-mail:

[email protected]

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Baki Rexhepi

Jeton Ismaili

Kastriot Sinani

Kadushe Nuhiu

Faruk Daliu, Ardita Saqipi,Bilall Maliqi, Esat Shahini,Feride Salihu, Avni Selimi,Dinela Vehbiu, Rijad Demiri,Llukman Rrustemi

E regjistruar në ARE-BeogradISSN: 2217-4990 - BibliotekaKombëtare Beograd

Tirazhi: 1000 copë

Shtypet në shtypshkronjënVELSON-DEVA15 Nëntori 113, Preshevë

Dorëshkrimet dhe fotografitënuk kthehen

Adresa:Nacionali - sheshi “Karagjorgje“,p.n. ndërtesa e shtëpisë sëkulturës - Bujanoc

NACIONALI

është organi Këshillit Kombëtarëtë Shqiptarëve që jetojnëNë Serbi

Lugina e (pa) sigurt…

Page 4: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

1 2 n ë n t o r 2 0 1 24

Përmbajtja

Editorial

Përmbajtja

Aktualitet

Komunikata

Kombëtare

Politikë

Forum

Histori

Opinion

Ekonomi

Kulturë

Sport

Fjalëkryqi

.............................................................................................................................................................3

.........................................................................................................................................................4

Kryetari i KKSH-së priti përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve...................................................................5Zoran Stankoviq kryetar i ri i Trupit Koordinues...............................................................................................6Riza Halimi: Emërimi i Stankoviqit, i papritur dhe jo adekuat..........................................................................6Në Preshevë, u mbajt Seminari i I-rë në Gjuhën Shqipe....................................................................................7Presidenti Barack Obama rizgjidhet për një mandat të dytë, duke mundur republikanin Mitt Romney............8Kandidatët e mundshëm për policë nga Lugina qëndruan në Kamenicë të Sremit............................................9

Pajtohen për zbatimin e marrëveshjeve............................................................................................................10VATRA: Edhe shqiptarët e Luginës të përfshihen në delegacionin e Kosovës................................................11Po militarizohet komuna e bujanocit?!.............................................................................................................12KDNJ: Veprimet e xhandarmerisë serbe nuk janë në funksion të stabilitetit...................................................13

SHOQATA E TRASHËGIMISË PASQYRË E SUKSESEVE…...............................................................14-15Gjilan-Vlorë në këmbë për 100 Vjetorin..........................................................................................................16Berisha: Bashkimi kombëtar, ideali më i shtrenjtë...........................................................................................17Daci kritikon mosunitetin politik në Luginë.....................................................................................................17

Ndodh edhe kjo në këtë pushtet........................................................................................................................18Kush qeverisë vërtetë me Bujanocin?...............................................................................................................19

“Demokracia në gjykim: Mes Modeleve të Vjetra dhe Realiteteve të Reja”..............................................20-21

Histori e mbetur në kujtesë..........................................................................................................................22-23

S'ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës......................................................................................................24

Me cilat probleme po përballen bizneset e vogla në Bujanoc?...................................................................25-26

Profesioni i mësuesit është i dashur dhe fisnik….............................................................................................27Vargje dashurie me pika lotësh.........................................................................................................................28

Klubi i shahut “Presheva” në Preshevë me suksese të vargëzuara…...............................................................29

........................................................................................................................................................30

Page 5: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Në zyret e Këshillit Kombëtar

Shqiptar, kryetari Galip Beqiri

priti sot Patrick Harvey nga

Birou për Demokraci dhe Drejtat

e Njeriut nga departamenti i

shtetit amerikan dhe Judith K.

Lepuschitz, këshilltaren politike

të ambasadorit amerikan në

Beograd.

Beqiri i njoftoi me punën e

KKSH-së për këto dy vitet e

fundit, me kompetencat të cilat i

ka siguruar Ligji si dhe me

vështirësitë dhe sfidat me të cilat

po përballet në teren.

“ N e k e m i n e v o j ë p ë r

fuqizimin e institucioneve rajonale me inpakt në ruajtjen

dhe avancimin e identitetit

kombëtar të shqiptarëve në

B u j a n o c , P r e s h e v ë d h e

Medvegjë. Realizimin dhe

ushtrimin e kompetencave që

garanton ligji dhe konventat

ndërkombëtare. Sa i përket

fushës së të drejtave të njeriut si

ato kolektive ashtu edhe

individuale ka pasur disa

përparime, por ende shumë

mbetet për tu bërë qoftë në raport

me shtetin ashtu edhe me

institucionet tjera publike”

nënvizoi Beqiri.

Ashtu si Patrick Harvey edhe

Judith K. Lepuschitz theksuan se

do ta keni mbështetjen tonë edhe

në të ardhmen, duke pasur

parasysh nevojat imediate për

fushat e caktuara që janë me

rëndësi për komunitetin shqiptar

në Preshevë, Bujanoc dhe

Medvegjë.

51 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Aktuale

Foto nga takimi me përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së

në Beograd

Foto: Amblema e KKSH-së

Kryetari i KKSH-së pritipërfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve

Page 6: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Ish Minitri i Shëndetësisë ZoranStankoviq është emërua kryetar iTrupit Koordinues për komunatBujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Përzgjedhja e tij u bë nga Qeveria eSerb i së , ndërsa zg jedh jen eStankoviqit në këtë e pozitë ekonfirmoi dje në Bujanoc edheMinistrja për Zhvillim Regjional dheVetëqever is je Lokale , Ver icaKallanoviq, raporton Titulli.

Zoran Stankoviq në qeverisjen ek a l u a r d r e j t o i M i n i s t r i n ë eShëndetësisë, ndërsa para kësaj detyregjatë vitit 2005 2007 mbajti postin eMinistrit të Mbrojtjes së Serbisë.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 26

Aktuale

Foto: Zoran Stankoviq i sapoemëruar në krye të TK

Zoran Stankoviq kryetar i rii Trupit Koordinues

Pas emërimit të Zoran Stankoviqitpër kryetar të Trupit Koordinuae përKomunat Preshevë, Medvegjë dheBujanoc, Riza Halimi deputetpopullor, konsideron se Qeveria e re eS e r b i s ë m e k e t ë e m r i m k amarg j ina l i zua r edhe n jëhe rëproblemet e shqiptarëve të Luginës sëPreshevës.

I pyetur se si e komenton emërimine Zorat Stankoviqit për kryetar të TK-së nga Qeveria Serbe, Halimideklaroi: “Emërimi i Zoran Stankoviqpër kryetar të Trupit Koordinues ështëi papritur dhe nuk është në frymën ebisedave që i kam zhvilluar mekryetarin dhe nënkryetarin e parë tëqeverisë. Fakti se kryetari i ri i TrupitKoordinues nuk është nga rradha e

ministrave aktual, tregon qartë se asqeveria e re nuk do të jetë e interesuarpër të siguruar qasje serioze nëzgjidhjen e problemeve të rënda dheshumë të ndieshme në Luginë tëPreshevës, ashtu si fillimisht kishinparalajmëruar udhëheqësit e saj. Kyvendim i qeverisë serbe me siguri e kangushtuar hapsirën për riorganizim tëmirëfilltë të Trupit Koordinues, ndërsaqëndrimin definitiv lidhur mezhvillimet e fundit rreth këtij organiqeveritar PVD do ta merr nëmbledhjen vijuese të kryesisë së saj”.

Kryetari i PVD-së Riza Halimi,nuk precizoi se a do të jetë partia e tijpjesë e grupeve punuese të TrupitKoordinues. (Nacionali Press)

Foto: Deputeti Popullor

Riza Halimi

Riza Halimi: Emërimi i Stankoviqit,i papritur dhe jo adekuat

Page 7: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Në kuadër të 100 vjetorit të

pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli

Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim

me Shtëpinë Botuese "Albas" nga

Tirana dhe qendra e saj në Preshevë,

organizoi Seminarin e I për tekstet e

Gjuhës shqipe.

Seminari ishte mjaft i begatshëm

dhe i rëndësishëm për mësuesit e

Gjuhës shqipe, që punojnë në

Luginën e Preshevës, pasi që këtë vit

të ri shkollor kanë filluar të punojnë

me tekstet nga Shqipëria , që dikur

ishte nje ëndërr e të gjithë shqiptarëve

nga Lugina të mësojnë me këto tekste,

por falë Këshillit Kombëtar dhe

sigurisht falë shtëpisë botuese

"ALBAS", që treguan një përkushtim

të jashtëzakonshëm në avancimin e

arsimit në Luginën e Preshevës, kjo

ëndërr u bë realitet, pikerisht po këtë

vit të shenjtë për gjithë shqiptarët

kudo që janë, ngase përkon me 100

vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë.

Seminari filloi ne ora 9:00, ku të

pranishëm ishin mbi njëqind mësues

nga mbarë Lugina, gjithashtu hapjen

e Seminarit e bëri nënkryetari i

Këshillit Kombëtar, Mentor Nuhiu,

ku përshendeti të gjithë të pranishmit,

dhe sigurisht një fjalim përshëndetës

e mbajti drejtori i përgjithshëm i

Sh.B. "Albas", Latif Ajrullai, ku u

shpreh mjaft i kënaqur dhe

falënderues me pritjen që ia kishin

rezervuar organizatorët e Seminarit.

Tema e Seminarit të I në Gjuhën

shqipe ishte: Letërsia dhe Gjuha

shqipe në tekstet shkol lore ,

g j e g j ë s i s h t i n t e r p r e t i m i i

përmbajtjeve mësimore në tekstet e

Gjuhës shqipe. Kjo temë u ligjërua

nga autorët e teksteve: Rita Petro,

Natasha Pepivani, Adelina Çerpja,

Idriz Metani, ku shpjeguan më

gjërësisht përdorimin e teksteve të

ardhura nga Shqipëria, dhe pranuan

sugjerime nga mësuesit e Luginës,

Seminari ishte mjaft efektiv, duke

diskutuar për tekstet dhe shpalosur

programin se si duhet kuptuar

synimet e teksteve, gjithashtu nga

autorët u rekomanduan disa metoda të

ndryshme që duhen zbatuar

mësimdhënësit për një mësimdhënie

sa më cilësore dhe efektive.Qëllimi i

Seminarit është rritja e cilësisë dhe

efektivitetit të mësimdhënies të Planit

dhe programit të mësimit shqip në

shkollat e Luginës

Ndrësa krejt në fund të Seminarit

u diskutua në mes autorëve dhe

mësimdhënësve rreth teksteve.

strukturës së tekstit, e që nuk

m u n g u a n v ë r e j t j e t n g a

mësimdhënësit dhe sugjerime për

atuorët, se çka duhet ndryshuar në

tekste, ku edhe në këtë rast

mirëkuptimi nga autorët ishte në

nivelin më të lartë. Shërbimi për

informim pranë Këshillit Kombëtar

Shqiptar.

71 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Aktuale

Foto: Organizatorët e seminarit

Në Preshevë, u mbajt Seminari i I-rënë Gjuhën Shqipe

Page 8: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Me rezultate në shumicën eshteteve, presidenti i i rizgjedhur iAmerikës ka siguruar 270 vota nëKolegjin Zgjedhor të nevojshme për tëfituar garën.

Z. Obama fi toi përkundërpakënaqësisë së vazhdueshme nëekonomi kundrejt një sfide të mirëfinancuar nga zoti Romney.

Ai fitoi me një diferencë tërehatshme, edhe kur shteti i Floridësmbetet shumë afër për të telefonuar.

Në Florida zoti Obama fitoi 303vota elektorale dhe zoti Romney 206.

Në Çikago, Obama përshëndetmbështetësit që brohorisnin dhe epë rgëzo i zo t in Romney dhekandidatin republikan zëvendëspresidencial Paul Ryan në fushatën etyre të ashpër.

“Ne kemi zgjedhur veten lart, nekemi luftuar në rrugën tonë dhe ne edimë që në zemrat amerikane ditëakoma më të mira do të vijnë.” tha ai.

Ai u zotua të punojë meudhëheqësit republikanë në Kongrespër të reduktuar deficitin e buxhetit tëqeverisë, të fiksojë kodin e taksavedhe reformimin e sistemit tëemigracionit.

“Ne jemi një familje amerikane,rritemi së bashku si një komb. ” tha ai.

Në Boston, zoti Romney uroipresidentin dhe tha: “Këto zgjedhjeishin të gjata, por parimet tonadurojnë”, tha ai. “Unë uroj që unë kamqenë në gjendje për të përmbushurshpresat tuaja për të udhëhequr vendinnë një drejtim tjetër.”

Sipas kushtetutës amerikane, çdoshtet ka dhënë një numër të votaveelektorale në proporcion të përafërt të

popullsisë së saj. Kandidati i cili fiton270 vota elektorale mbizotërues nëshumë shtete fituese bëhet president.

Votimi popullor, i cili ështësimbolikisht dhe politikisht irëndësishëm, por jo vendimtar nëgarë, mbetet shumë afër për tëtelefonuar.

Të martën, presidenti mbajti nëbisedë telefonike në Shtëpinë eBardhë duke i mbajtur shtetetdemokratike solide dhe një numër tështeteve ritëm të rëndësishme të tilla siKolo rado , Pens i lvan i , Iowa ,Michigan, Minnesota,Virxhinia dheWisconsin. Fitorja e tij e ngushtë nëOhajo, vulosi fitoren.

Senati fitohet nga demokratëtndërsa Dhoma e Përfaqësuesve ngarepublikanët.

Ndërkohë, Presidenti i ardhshëm iShteteve të Bashkuara do të duhet tëp u n o j n ë m e n j ë D h o m ë t ë

Përfaqësuesve të kontrolluar ngarepublikanët.

Kjo do të thotë që ligjvënësirepublikan John Boehner nga shteti iOhajos ka të ngjarë të mbajë postin et i j s i k r y e t a r i D h o m ë s s ëPërfaqësuesve, ndërsa ligjvënësi EricCantor nga shteti i Virxhinias pritet tëmbetet udhëheqësi i shumicës.

Nga 435 vendet e Dhomës sëPërfaqësuesve demokratëve do t'uduhej të fitonin 25 vende për të marrëkontrollin.

Disa gara kyçe për në Senatin eSHBA ende janë pa rezultat, edhe psedemokratët korrën disa fitore kyçe nëMassachusetts, Ohajo dhe Indiana.

Zgjedhësit votuan për 33 vende nëSenatin prej 100 vendesh tëkontrolluar aktualisht nga PartiaDemokratike. Republikanëve do t'uduhej të fitonin 4 vende për të marrëkontrollin e Senatit.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 28

Aktuale

Foto: Familja OBAMA

Presidenti Barack Obama rizgjidhet

për një mandat të dytë, duke mundur

republikanin Mitt Romney

Page 9: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Kandidatët potencialë për policënë stacionet policore në Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë, përfunduanqëndrimin tre ditorë në qendrënstudimore për trajnime policore nëKamenicë të Sremit afër Novi Sadit.

Gjatë qëndrimit të tyre kandidatët ekëtyre komunave shqiptare në Serbipër herë të parë iu nënshtruan testit nëgjuhën shqipe falë realizimit tëprojektit “Mbështetja e inkuadrimit tëpakicave nacionale në shërbiminpolicor”.

Ky projekt mundësoi që nëkompjuterët e kësaj qendre tëinstalohen softuer të cilët përveçgjuhëve tjera të pakicave tani përmbanedhe gjuhën shqipe.

Shefja e Misionit të OSBE në SerbiPola Tidi, ndihmës ministri i punëve tëbrendshme Zhelko Kojiq dhe ndihmësambasadori Gjermanisë MihaelHasenau kanë nënshkruar në SremskaKamenica këtë donacion të cilin e kandarë OSBE dhe ambasada Gjermane.

Kandidatët e rinjë shqiptarë ngaBujanoci dhe Presheva kanë thënë seme hyrjen në test në gjuhën amëtare,shanset për tu pranuar janë shumë tëmëdha.

Gjatë qëndrimit në Kamenicë tëSremit, përveç testit kandidatët janënjohur edhe me kushtet si dhemënyrën e funksionimit të kësajqendre.

Pas testit “policët e ardhshëm” do tinënshtrohen edhe një provimipranues, para se të vazhdohet mendjekjen e shkollës së policisë.

Numri i policëve shqiptarë nëkuadër të stacionit policor në Bujanocviteve të fundit është zvogëluar nëraport me ata të nacionalitet serb.

Disa janë larguar nga puna mepretekst të keqpërdorimit të pozitës

zyrtare, ndërsa një numër i vogël kanëlënë punën e policit për tu marrë mendonjë profesion tjetër, apo për tëmigruar në shtetet e BE-së.

91 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Foto: Kandidatët e mundshëm për pjesëtar të policisë

Kandidatët e mundshëm për policënga Lugina qëndruannë Kamenicë të Sremit

Foto: Vend trajnimi i policisë serbe

Aktuale

Page 10: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Në takimin e mbrëmshëm nëBruksel ndërmjet Kryeministrit tëKosovës, Hashim Thaçi, dhe atij tëSerbisë, Ivica Daçcic, janë bërë hapate parë konkretë në normalizimin emarrëdhënieve. Zyra e shefes së lartëtë BE-së, CatherineAshton, ka lëshuarnjë komunikatë për media ku thuhet sedy palët janë pajtuar që të zbatojnëmarrëveshjet e arritura gjatë raunditparaprak të negociatave.

”Sot jam takuar me kryeministrinHashim Thaçi dhe kryeministrin,Ivica Dacic në kuadër të kornizës sëdialogut”, ka deklaruar Përfaqësuesjae Lartë për Politika të Jashtme dhe tëSigurisë e bashkimit Evropian,Catherine Ashton pak pas darkës sëpërbashkët me kryeministrin eKosovës, Hashim Thaçin dhe me atëserb Ivica Dacic në Bruksel.

Ashton ka thënë se ky takim ishtevazhdim i diskutimeve që i kishte ajonë Bruksel më 19 tetor. Sipas sajbisedimet miqësore janë sjellur rretha s p e k t e v e t ë n d r y s h m e p ë rnormalizimin e marrëdhënieve mesKosovës e Serbisë.

”Të dy kryeministrat janë pajtuarqë të vazhdojnë bisedimet. Jemip a j t u a r q ë t ë p u n o j m ë n ëi m p l e m e n t i m i n e p l o t ë t ëmarrëveshjeve dhe kemi mirëpriturrezultatet e grupit të përbashkëtpunues për Menaxhimin e Integruar tëkufijve të datës 5 e 6 nëntor”, katheksuarAshton.

”Kemi diskutuar për transparencëne fondeve që Serbia ia dedikonkomunitetit serb në Kosovë, ndërkohëqë jemi ndalur edhe në çështjen se si tëp ë r m i r ë s o j m ë m b r o j t j e n etrashëgimisë kulturore e religjiozeserbe në Kosovë, ka theksuar ajo.

Sipas saj, të dy palët janë marr veshpër një grup të përbashkët punues tëpërgatis një Studim të fizibilitetit përautostradën Nish -Prishtinë.

”Jemi marr vesh të takohemi sërishsë shpejti”, ka përfunduarAshton.”

Në takim është diskutuar përzbatimin e marrëveshjeve të arrituraderi më tash ndërmjet Prishtinës dheBeogradit dhe se theks i veçantë iështë kushtuar Marrëveshjes përMenaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM)”, ka thënë kryeministri Thaçipër Rtk.

Për këtë, Thaçi ka thënë se ështëarritur pajtim që të flitet sërish nëmuajin dhjetor, kur edhe ka shfaqurshpresën se do të nisë të zbatohet.

Kryeministri ka thënë se ështëngritur edhe domosdoshmëria ezgjidhjes së fatit të personave tëpagjetur të luftës.

Thaçi ka theksuar se është biseduaredhe për strukturat e Serbisë nëKosovë. Ai ka thënë se ka kërkuar qëtë bëhen transparente të gjitha mjetet

materiale që Serbia jep për strukturatnë veri, ashtu si edhe shuarjen e tyre.

“Ka struktura kriminale që mbajnëpeng dhe të frikësuar qytetarët. I gjithëangazhimi ynë për veriun do të jetë nëpërputhje me Deklaratën e Pavarësisë,Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, kathënë Thaçi.

Kryeministri e ka vlerësuartakimin si tejet konstruktiv dhe kathënë se ka qenë më substancial setakimi i parë.

Edhe Kryeministri i Serbisë, IvicaDacic ka pranuar se në dhjetor do tëflitet për IBM-në, por ka shtuar se përkëtë çështje Serbia do të parashtrojëdisa pyetje.

Takimi i parë në mes të Thaçit dheDacicit është zhvilluar më 19 tetor, poashtu nën praninë e baroneshësAshton.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 21 0

Komunikata

Pajtohen për zbatimine marrëveshjeve

Foto: Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi

Page 11: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Derisa serbët përfaqësohen në dyshtete në ekipin negociues nekërkojmë të përfaqësohemi medoemos në shtetin e Kosovës.

Web faqja www.telegrafi.comduke u bazuar në burimet e “KohësDitore” bënë të ditur se: Serbët eKosovës do të jenë pjesë e dydelegacioneve përballëse në procesine dialogut politik të nisur muajin eshkuar në Bruksel. Ata të veriut do tëjenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët epjesëve të tjera do të jenë në përbërje tëekipeve të Kosovës………………

Nenad Rasic dhe Oliver Ivanovickanë treguar se këta serbë do të jenë tëndarë - ata të veriut do të shkojnë nëekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbëte jugut në ekipet e Kosovës”……….,

Ky lajm u prit me shqetësim tëmadh nga qytetarët e Kosvës Lindorekudo që janë duke jetuar, ngase sipaskësaj në këto bisedime nuk janë ftuarpërfaqësues legjitim apo së pakupërfaqësues nga shoqëria civile tëshqiptarëve nga Kosova Lindore.P ë r k u n d ë r k e ë r k e s a v e t ëvazhdueshme të institucioneve tëP r e s h e v ë s , B u j a n o c i t , t ëp ë r f a q ë s u e s v e s h q i p t a r ë t ëMedvegjës, kërkesave të shumta tëshoqatës “Vatra” e shoqatave eindividëve tjerë nga Kosova Lindore eKosova, edhe kësaj radhe shqiptarët ekëtij rajoni si duket përsëri do tëanashkalohen dhe injorohen ngaBashkësia Ndërkombëtare e ndoshtaedhe nga institucionet e Kosovës.

Vatra “ mendon se më parë sepërfaqësuesit e serbëve të Veriut tëKosovës, do të duhej të jshin pjesë eekipi t negociator të Kosvës,

përfaqësuesit e shqiptarëve tëKosovës Lindore. pasi ata janë treguarshumë më modern dhe demokratik,ngase asnjëherë, që nga pas lufta nëmes të UÇPMB-së dhe forcaveushtarake serbe, nuk kanë krijuarprobleme sikur serbët e veriut.

Shqiptaët e e komunave: Preshevë,Bujanoc e Medvegjë kanë zgjedhurrrugën e demokracisë, rrugën einstitucioneve demokratike për tëzgjidhur problemet e shqiptarëve tëkësaj ane, dhe shih për këtë duhetpatjetër që përfaqësuesit e shqiptarëvëtë Kosvës Lindore të jenë pjesë e

ekipeve negociatore në mës të Serbisëdhe Kosovës.

Ashtu siç i kemi pranuargjithëmonë këshillat e miqëve tanëamerikanë e evropianë, kërkojmë ngaata, gjithësesi që në këto momente ,në këto bisedime me rëndësi tëmadhe, të jenë pjesë e bisedimevëKosvë Serbi, përfaqësuesit eshqiptarëve të Kosvës Lindore, sepseduke zgjidhur çështjen e pazgjidhur tëshqiptarëve të Kosvës Lindorendihmojnë stabilitetin e rajonit.

1 11 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Komunikata

VATRA: Edhe shqiptarët e Luginëstë përfshihen në delegacionin e Kosovës

Foto: Logo e SHSHLP “VATRA”

Page 12: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Bujanoc, Lëvizja e Progresit

Demokratik, me shqetësim është

duke e përcjellë gjendjen politike

dhe të sigurisë në Komunën e

Bujanocit, e cila sa vjen e bëhet më e

brishtë, me përmasa të keqësimit të

mëtejmë.

K j o g j e n d j e b ë h e t m ë

shqetësuese kur forcat serbe të

sigurisë, përkatësisht ato të

xhandarmërisë dhe ushtrisë, këto

ditë, po punojnë duke u grumbulluar,

mbi fshatin Nesalcë e Lluçan të

Komunës së Bujanocit, përskaj

rrugës e cila të shpie në drejtim të

Dobrosinit, zonës kufitare Serbi-

Kosovë.

Koncetrimi i forcave serbe te

sigurisë mbi vendbanimet shqiptare,

përgjatë vijës kufitare me Kosovë,

karshi bazës ushtarake te Cepotinin e

cila nga Bujanoci, vëzhgon

Korridorin 10, paraqet një nga

provokimet më të rënda, që nga

periudha e proceseve luftarake ne

këtë rajon. Ky veprim i forcave serbe

shton pasigurinë te shqiptarët e kësaj

komune e cila është shndërruar në

një karantinë e poligon forcash të

armatosura serbe.

L P D k ë t o v e p r i m e t ë

militarizimit të vazhdueshëm të

Komunës së Bujanocit, i konsideron

t ë dëmshme , imi tue se dhe

provokuese, të cilat pikërisht vijnë

në momentet e bisedimeve Thaçi-

Daç iq , për normal iz imin e

marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe

manifestimeve mbarëkombëtare me

rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së

Shqipërisë.

Lëvizja e Progresit Demokratik,

reagon ndaj këtyre dukurive, të cilat

b i e n n ë k u n d ë r s h t i m m e

marrëveshjet e arr i tura për

çmilitarizimin e rajonit, ashtu siç ka

kundërshtuar iniciativën e pushtetit

mult ie tnik në Bujanoc, për

ndërtimin e një kompleksi banesor

për refugjatët serbë nga Kosova, e

cila ka për qëllim ndryshimin e

hartës demografike, në dëm të

shqiptarëve etnik.

Lëvizja e Progresit Demokratik,

apelon te faktorët relevantë

shqiptarë dhe ndërkombëtarë të

ngrejnë një shqetësim të tillë të

shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

në shkallë rajoni, pikërisht në kohën

e fillimit të bisedimeve politike dhe

teknike mes Prisht inës dhe

Beogradit, në të cilat bisedime serbët

e Kosovës do të përfaqësohen me dy

delegacione, kurse një gjë e tillë u

mohohet shqiptarëve të këtij rajoni,

deri dje të përfshirë në flakët e luftës.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 21 2

Komunikata

Foto: Jonuz Musliu Kryetar i LPD-së

Po militarizohetkomuna e Bujanocit?!

Page 13: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Këshilli për të Drejtat e Njeriut

dënon veprimet e fundit të

xhandarmerisë serbe në dy

vendbanimet shqiptare Tërnoc i

Madh dhe Llucan të Bujanocit.

Kontrollimi i automjeteve i para

pak ditëve nga ana e forcave të

xhandarmerisë serbe në hyrje të

fshatit Tërnoc dhe punimet e sotme

në afërsi të Lluçanit, punime këto që

po vazhdojnë edhe gjatë orëve të

natës nga ana e tyre, kane krijuar

pasiguri tek qytetarët shqiptarë të

atyre trevave.

Veprimet e xhandarmërisë

cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit,

por edhe janë në kundërshtim me

normat dhe rregulloret vendore për

kontrollimin e trafikut, si dhe me

a n g a z h i m e t e a u t o r i t e t e v e

shtetërore, për garantimin e lirisë së

qarkullimit dhe kontrollimin e

trafikut nga ana e policisë lokale dhe

republikane.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut

k o n s i d e r o n s e v e p r i m e t e

xhandarmerisë serbe nuk janë në

funksion të krijimit të një mjedisi të

qetë dhe të sigurt në komunat e

P r e s h e v ë s , B u j a n o c i t d h e

Medvegjës, të proklamuara si synim,

nga ana e qeverisë republikane.

1 31 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Komunikata

SIGURIA

KDNJ: Veprimet e xhandarmerisë serbenuk janë në funksion të stabilitetit

Foto Arkiv: Xhandarmeria serbe

Foto arkiv: Patrullimet e xhandarmerisë

Page 14: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Bilall MALIQI

Shoqata e Trashëgimisë dhe

Krijimtarisë Kulturore në

Preshevë gjatë këtij viti ka

pasur mjaft aktivitete të cilat

janë përcjellur edhe me suksese

të shumta e që kanë qenë evid

ente jo vetëm në terren, por

edhe në evidentimin e listës së

trashëgimisë në Preshevë dhe

në të gj i tha fshatrat që

gravitojnë në komunën tonë.

Në këtë njëqind vjetor të

Pavarësisë së shtetit shqiptar

kjo Shoqatë ka në plan ti

organizojë edhe disa aktivitete

me të cilat do të përcillet kjo

festë e madhe gjithëkombëtare.

Kohë më parë kjo Shoqatë në

b a s h k ë p u n i m m e O V L -

UÇPMB-në organizoi një

A k a d e m i p ë r k u j t i m o r e

kushtuar heroit të kombit

Bardhyl Osmanit- Komandant

Delta, me rastin e 40 vjetorit të

lindjes së tij dhe për nderë të 100

vjetorit të Pavarësisë së

Shqipërisë. Akademia u mbajt

të mërkurën , në sallën e

kuvendit komunal të Preshevës

në prani të një numri të madh të

qytetarëve të cilët kishin ardhur

ta nderojnë veprën e Bardhylit.

Po në këtë ditë u bënë edhe

homazh te varri i Bardhyl

Osmanit dhe në vednin ku ra

h e r o i k i s h t b a s h k ë m e

dëshmorët e tjerë të kombit te

penda në Rahovicë.

Këtë akademi e përshëndeti

k r y e t a r i i S h o q a t ë s z .

Xhameledin Salihu dhe kryetari

i OVL-UÇPMB-së z. Ramadan

Ismai l i , Xhemai l Fazl iu ,

kryetari i OVL UÇPMB-së dega

në Bujasnoc z. Edmond Isufi,

n d ë r s a p ë r j e t ë n d h e

veprimtarinë patriotike të

Bardhyl Osmanit foli krijuesi

Halim Hasani.

Lista e trashëgimisë në

Preshevë dhe në fshatra të cilën

kjo shoqatë e ka bërë me grupin

punues gjatë këtij viti është si

vijon në shifra :

1 2 n ë n t o r 2 0 1 21 4

Kombëtare

Reportazh

Shoqata e Trashëgimisëpasqyrë e sukseseve…

Page 15: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Në Preshevë 150/ në

Rahovicë 41/, /Shoshajë e

Poshtme 2/, / Corroticë 7/,

/Raincë 14/, /Zhunicë 12/,

/Bukurocë 13/, /Bushtran

15/, /Leran 6/, /Golemidoll

5/, /Gerajt 6/, /Strezoc 5/,

/Lanik 3/ ,/ Svinjishta 6/ ,

/Cakanoci 1/ , /Çukarka 9/ ,

/Miratoc 47/ , /Tërrnavë 32/ ,

/Norçë 21/ , /Karadaku

98/Gjithësej : 446.

Përveç kësaj në vazhdën e

aktiviteteve të kësaj Shoqate

edhe sivjet sikurse edhe dy vitet

e mëparshme do të organizohet

Simpozium me temën:

N ë s i m p o z i u m d o t ë

trajtohen aspekte dhe çështje

politike, historike, kulturore,

ekonomike, gjuhësore, letrare,

e t n i k e , h u m a n i t a r e ,

trashegimie, antropologjike,

fetare, arti, muzikë, sociale-

humanitare, e tjerë.

Kontributi i Luginës së

P r e s h e v ë s n ë L ë v i z j e n

shqiptare gjatë kohërave:

-Koha e Vjetër

-Koha e Mesjetës

-Koha e Turqisë

-Koha e Jugosllavisë së

Vjetër

- K o h a e J u g o s l l a v i s ë

socialiste dhe

- K o h a e p l u r a l i z m i t

demokratik

N ë S i m p o z i u m d o t ë

trajtohen aspekte dhe çështje të

kontributit të Preshevës,

Bujanocit, Medvegjës me

r r e t h i n ë n ë L ë v i z j e n

G j i t h ë k o m b ë t a r e g j a t ë

historisë.

Pas çdo Simpoziumi të gjitha

punimet e lexuara në këtë

Tribunë do të botohen në botim

të veçantë dhe special.

Së shpejti do të del nga

shtypi libri me kumtesa të

mbajtura në vitin e kaluar.

Pra edhe këtë vit së bashku

me festën e madhe 100 vjetorin

e shtetit shqiptar kjo shoqatë po

e përmbyll me shumë suksese

dhe me punë të palodhshme

e k i p o r e n ë l i d h j e m e

evidentimin e trashëgimisë së

komunës sonë dhe me fshatrat

përreth…

“LUGINA E PRESHEVËSNË LËVIZJEN SHQIPTAREGJATË HISTORISË”

Ky Simpozium organizohetnë shënim të 100 vjet shtetshqiptar.

Punimi /përmbledhja ,rezymea e punimit/ duhet tëjetë deri në 3 faqe /për lexim 8-10 minuta / , ndërsa përpjesëmarrje në Simpoziumdhe për botim 5-12 faqe, nërradhorin 12.

Simpoziumi do të mbahetmë 23 nëntor të vitit 2012.

A f a t i p a r a q i t j e s s ëpunimeve është deri më 16nëntor 2012.

1 51 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Kombëtare

Page 16: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

A s h t u s i ç i s h t e

paralajmëruar edhe më parë,

një grup prej katër qytetarëve,

do të udhëtojnë në këmbë nga

Gjilani deri në Vlorë

Për të shënuar kështu një nga

format e festimit të 100 vjetorit

të Pavarësisë së Shqipërisë që

do ta bëjë ky regjion i lindjes.

Grupi i përbërë nga Ekrem

Avdiu Gjilan, Dilaver Musliu

P r e s h e v ë , G a n i S h a q i r i

B u j a n o c , N a z i m A j d i n i

Medvegjë, do t'ia mësyjnë në

këmbë Vlorës, të shtunën më 10

nëntor duke u nisur në ora

08:45h, nga selia e kryetarit të

Komunës së Gjilanit . Të

pranishëm në këtë akt janë të

ftuar të marrin pjesë edhe

k ë s h i l l t a r ë t e K u v e n d i t

Komunal, Drejtorët e drejtorive

K o m u n a l e , D e p u t e t ë t e

Kuvendit të Kosovës nga

Komuna e Gjilanit, kryetarët e

Komunave të lartshënuara,

shumë qytetarë të Komunës së

G j i l a n i t d h e t ë t j e r ë .

Përndryshe, Kushtrim Kadriu

nga Shoqata e të Shpërngulurve

nga Kosova Lindore SHSHKL

“Vatra”, ka vlerësuar se me këtë

udhëtim këta katër qytetarë

d ë s h i r o j n ë t ë s h p r e h i n

dashurinë për Shqipërinë, të

paraqesin kërkesë Kosovës e

Shqipërisë që të kujdesen më

s h u m ë p ë r P r e s h e v ë n ,

Medveg jen e Bujanoc in .

Gjithashtu ky udhëtim paraqet

homazh për të gjithë dëshmorët

e rënë për krijimin e shtetit

shqiptar dhe gjithë dëshmorët

tjerë dhe falënderim Shqipërisë

për ndihmën e madhe qe i ka

dhënë Kosovës në çdo periudhë

historike, posaçërisht në luftën

e fundit për liri. Sipas tij, vete

fakti se ata vijnë edhe nga tri

qytete të ndryshme: Presheva,

Bujanoci e Medvegja, ka

simbolikën e vet, simbolikën e

bashkimit, simbolikën se

Kosovës Lindore i mungon

liria, simbolikën se Kosova

Lindore i takon Shqipërisë.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 21 6

Kombëtare

Gjilan-Vlorë në këmbëpër 100 Vjetorin

Foto: Rruga Gjilan - Vlorë

Page 17: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Gjatë një takimi në Kamëz, ku uinaugurua disa ambiente dhel a b o r a t o r ë t ë F a k u l t e t i t t ëBioteknologjisë dhe Ushqimit tëUniversitetit Bujqësor, kryeministriSali Berisha ka folur për Shqipërinëetnike. Kryeministri i vetëdijshëm përndikimin e partive nacionaliste nëzgjedhjet e ardhshme është përpjekurtë tregohet i kujdesshëm.

“Ju rikujtoj se 100 vjet më parë, atatë cilët luftuan për Shqipërinë etnike,për Shqipërinë në trojet ku shqiptarëtishin shumicë etnike dhe vazhdimësigjeografike, ata të cilët u flijuan për

idealin e kësaj Shqipërie, nuk kishinshtet, nuk kishin institucione. Ekundërta ishte e vërtet.Ata u përballënme armiqësitë më të egra të fqinjëveqë mendonin se shqiptarët nuk duhettë ekzistonin më në trojet e tyre. Porata ia dolën, me një përpjekjembinjerëzore, të udhëhequr nga IsmailQemali të shpallnin në Vlorëpavarësinë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri gjatë fjalës së tij,“trojet etnike të shqiptarëve duhet tëjenë dhe janë territore të ndërgjegjes”,së çdo shqiptari dhe ideali i bashkimitkombëtar duhet ruajtur si ideali më i

shenjtë i shqiptarëve por ai kanënvizuar se bashkimi duhet tëndodhë në BE.

“Ky është një kusht vendimtar, qëenergjitë e kombit të shkojnë përndërtimin e të ardhmes së tij në liri.Ndaj dhe në këtë 100 vjetor nderimimë i madh që u bëjmë ne qindra emijëra të rënëve tanë, nga fillimi ishekullit të shkuar deri në vitet '99 dhe2001, në Kosovë e Maqedoni, është tëbëjmë çdo gjë për tu bashkuar me njëri- tjetrin, është të bëjmë çdo gjë për t'ubashkuar me Evropën”, tha Berisha.

Kombëtare

Berisha: Bashkimi kombëtar,ideali më i shtrenjtë

Nexhat Daci, kryetari i LDD-së, kakërkuar ekuivalencë të plotë të tëdrejtave të shqiptarëve të Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, me tëdrejtat që do tu jipen serbëve në veri tëKosovës.

Shoqata “Vatra”filloj takimet mefigurat e shquara të Kosovës Lindore,ku me këtë rast kryetari i LDD-së,akademik Nexhat Daci, ka pritur nënjë takim përfaqësues të kësajshoqate”, me seli në Gjilan, tëkryesuar nga nënkryetari GaniShaqiri.

Mysafirët e kanë njoftuar kryetarinDaci, me qëllimet e shoqatës“VATRA”, me angazhimet e tyre nëdrejtim të realizimit të tyre, si dhe mevështirësitë në të cilat kanë hasur.

Ata kanë kërkuar që edhe çështja eLuginës të jetë pjesë e bisedimeve tëcilat do të zhvillohen mes Prishtinësdhe Beogradit.

Po ashtu është kërkuar edhe njëm i r ë k u p t i m m ë i m a d h iInstitucioneve të Kosovës, qofshin ato

qëndrore apo lokale për realizimin e tëdrejtave themelore të shqiptarëve tëLuginës që tashmë jetojnë nëRepublikën e Kosovës.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci kakërkuar ekuivalencë të plotë të tëdrejtave të shqiptarëve të Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, me tëdrejtat që do tu jipen serbëve në veri të

Kosovës.Kryetari Daci ka kritikuar edhe

mosunitetin e subjekteve politikeshqiptare të Luginës dhe se LDD-ja poashtu mbështet kërkesat e drejta përUniversitet, në shërbimet civile që ijipen popullatës dhe të gjitha të drejtatqë ga ran tohen nga e dre j t andërkombëtare.

Daci kritikon mosunitetin politik në Luginë

Foto: Takimi mes përfaqësuesve të Vatrës dhe atyre të LDD-së

1 71 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Page 18: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

P ë r k u n d ë r b l l o k a d ë s

financiare 22 milionëshe,

drejtori i Komunalisë rinovon

zyrën e vet dhe blen mobile të

reja.

Ditë më parë është bërë e

ditur se NP “Komunalia”, është

futur në bllokadë financiare për

borxhin e rrymës elektrike në

vlerë prej 22 milion dinarësh.

Bllokada është realizuar me

k ë r k e s ë n e “ E l e k t r o -

distribucionit” të Vranjës.

Ditë më pas, drejtori i NP

“Komunalia”, në një deklarim

për web faqen titulli.com ka

konfirmuar këtë lajm, duke

tentuar shfajësimin e vetvetes

për gjendjen në të cilën ndodhet

NP “Komunalia” dhe duke

tentuar që gjendjen aktuale ta

prezanto jë s i g jendje të

trashëguar. Në këtë intervistë,

drejtori i Komunalisë, Ragmi

Ramizi , deklaron “Nëse

harxhohen këto rezerva do të

jemi të detyruar që të shkyçim

pompat e sistemit të ujësjellësit

dhe ti parkojmë të gjitha

automjetet dhe pas kësaj do të

ketë një çrregullim total në tërë

qytetin”, u shpreh Ramizi.

Në rregull edhe po të jetë

kështu, atëherë shtrohet pyetja

se për çfarë arsye dhe me cilin

buxhet i njëjti drejtor pranon në

marrëdhënie pune njerëz të ri,

militant që kanë qenë më të

zëshmit në brohorit jet e

fushatës zgjedhore, në një

ndërmarrje edhe ashtu të

stërmbushur.

Njëkohësisht, shih ironinë,

drejtori Ragmi Ramizi, në

mbledhjen e të Këshill it

Drejtues të NP “Komunalia” të

të premtes më 9 nëntor kërkon

n d a r j e n e m j e t e v e p ë r

“rinovimin e zyrës së tij”,

blerjes së “mobileve për zyrën e

vet”, edhe atë nga “Qosja

Kompani”, që është kompania e

të afërmve të kryetarit të

komunës. Formulimi i rendit të

ditës për Këshillin Drejtues

është mashtrues, për shkak se

njoftimi i tyre me bllokadën

milionëshe parashihet si pikë e

pestë, që do të thotë dy pika pas

blerjes së mobileve. Kjo sjellje e

drejtorit të “Komunalisë”, ta

vërteton atë populloren “Fjalët

s i D e m u s h i , p u n ë t s i

kurrkushi”.

(Nacionali Press)

1 2 n ë n t o r 2 0 1 21 8

Polit ikë

Ndodh edhe kjo në këtë pushtet

Foto: Komuna e Bujanocit

Page 19: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Janë të shumta indikacionet që

flasin se Stojança Arsiqi është njeriu

më i fuqishëm politikisht në strukturat

e pushtetit komunal të Bujanocit.Ndoshta shumëkush një pyetje të

këtillë do ta konsiderojë naive, por, në

esencë, pavarësisht piramidës së

krijuar duke u bazuar në ligjin për

vetëadministrimin lokal dhe bartësve

nominal të funksioneve komunale, kjo

është çështja themelore e qeverisjes

me komunën tonë.Statistikisht, koalicionin qeverisës

e përbëjnë 12 këshilltarë të partisë së

kryetarit të komunës dhe 9 të tjerë që

vijnë nga tabori multietnik i një

konglomerati të tërë të partive serbe

(DS, URS, SPS, GQ Stojança Arsiq

dhe GQ Sveti Apostujt Petar dhe

Pavle). Por shtrohet pyetja se cili nga

këta faktorë përbërës të koalicionit

aktual janë ata që tërheqin penjtë

prapa perdes?Ligjërisht, në krye të piramidës

është kryetari i komunës ai qe

menaxhon me çështjen më të

rëndësishme të komunës-buxhetin.

Por duke pasur parasysh rrjedhat e

aprovimit të vendimeve strategjike të

komunës duket se dikush tjetër ia

imponon atij miratimin e vendimeve

të këtilla që shpesh bien ndesh me

interesat jetësore të shqiptarëve të

kësaj komune.Një vrojtim i thjeshtë i skemës

piramidale të nivelit lokal të bën të

kuptosh se është Stojança Arsiqi,

zv/kryetari i komunës, njeriu që po ia

imponon disa vendime përfaqësuesve

shqiptarë në pushtet.Ai homogjenizoi gati në mënyrë

absolute taborin politik serb, për të

nxjerrë maksimumin nga pazari

politik paszgjedhor.Ai arriti që, falë pazareve politike,

të rikthejë spektrin politik serb në

skenën politike të Bujanocit si faktorë

vendimtarë.

Ai arriti që, nga ky pazar, të

sigurojë menaxhimin me Shtëpinë e

shëndetit (duke qenë drejtori nën hije),

institucion ky ndër më të rëndësishmit

në Bujanoc, me qëllimin e vetëm për të

penguar përfshirjen e mëtejshme të

shqiptarëve në këtë institucion.Ai arriti që nën ombrellën e BE-së

të rinisë iniciativën për ndërtesat

kolektive në Bujanoc.Ai ishte promotori i pengimit të

realizimit të Vendimit të Kuvendit për

ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe

Sheshit të qytetit.Ai arriti që për vete, nga buxheti i

komunës, të sigurojë rrogë prej 50

mijë din (bruto) në muaj, për vetëm

disa minuta “punë” në komunë. Pasi

që ai zyrtarisht prej orës 07,00 14,30

punon në Shtëpinë e shëndetit.Dhe përfundimisht, Ai është

nxitësi i parimit të “barazisë” në

procesin e punësimit në Bujanoc, me

pasojë të largimit nga puna të

shqiptarëve që po i konsideron tepricë.Kjo e fundit për faktin se as nuk

dëshirojmë të besojmë në faktin se

kryetari i komunës dhe Programi i

partisë së tij kanë prioritet largimin e

shqiptarëve nga puna, pavarësisht

urrejtjes patologjike që ai shpeshherë

e ka shprehur haptas ndaj aktivistëve

të PVD-së, apo partive tjera rivale.

Por, besojmë se gjithë kjo është pasojë

e bërjes së politikës me djallin.Të përkujtojmë se Programi i

partisë së kryetarit të komunës

parasheh edhe këtë dispozitë: “Partia

Demokratike, sipas bindjes dhe

veprimit është parti politike

nacionale, e cila i shërben barazisë së

plotë dhe të vërtetë të shqiptarëve të

komunës së Bujanocit, Preshevës dhe

Medvegjës”. Kujt duhet ti besojmë,

deklar imeve programore apo

veprave!?Të gjithë e dimë se bashkëpunimi i

kryetarit të komunës me Stojança

Arsiqin daton që nga viti 1998.

Atëbotë, ata të dy me forca të

përbashkëta patën shpallur Mira

Markoviqin qytetare nderi të

Bujanocit. Por, ama të gjithë e dimë që

nga ky bashkëpunim i krijuar me vite,

fitues gjithmonë del Stojança Arsiqi.

(Nacionali Press)

1 91 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Polit ikë

Kush qeverisë vërtetë me Bujanocin?

Foto: Kuvendi Komunal në Bujanoc

Page 20: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

ArbnoraAhmedi

Në tetor të këtij viti qyteti i

Strasburgut në Francë kishte

mundësinë të shkëlqente në qendër të

d i s k u t i m i t i n t e l e k t u a l p ë r

demokracinë. Forumi i pare Botëror

për Demokraci i organizuar nga

Këshilli i Evropës dhe Komuniteti

Urban i Strasburgut u quajt

“Demokracia në gjykim: Mes

Modeleve të Vjetra dhe Realiteteve të

Reja”.

Ai u përurua në prani të Sekretarit

të Përgjithshëm të Kombeve të

Bashkuara Ban Ki Moon, i cili tha se

është kënaqësi të jetë pjesë e Forumit

Botëror për Demokraci dhe se do të

jetë gjithmonë prezent aty ku

promovohet demokracia.Në këtë ditë

urojmë të ketë progress për të gjithë

botën dhe Këshilli I Evropës të jetë

kampion për demokraci. Laureatja e

Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011

Tawakkol Karman, në fjalimin e saj

bëri thirrje për paqe,të mos ketë

diskriminim, por tolerancë mes

njerëzve,barazi në mes të meshkujve

dhe femrave. Sot jemi këtu të gjithë

bashkë , nga Strasburgu vend i paqes ,

lirisë kërkojmë reforma politike,

ekonomike për të gjitha vendet, që e

ardhmja të jetë ndryshe.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali

Berisha, vendi i të cilit ka kryesimin e

radhës së Këshillit të Ministrave të

Këshillit të Evropës mbajti fjalim

para pjesëmarrësve të këtij Forumi.

Kreu i Ekzekutivit u ndal te kriza

ekonomike në Evropë dhe solli në

vëmendje të pranishmëve atë që

përjetoi Shqipëria në vitin 1997.

Sipas tij, shoqëritë huamarrëse në

vend u krijuan për shkak të mungesës

së kuadrit ligjor. “Në këtë udhëtim,

vendi im u përball me një nga krizat

më të vështira, që ishte kriza e

skemave piramidale. Nga mesi i

viteve '90 shqiptarët humbën

kursimet e tyre në skemat Ponzi dhe

fonde investimi. Në atë kohë

Shqipëria kishte një vakum të plotë të

ligjeve që i ndalonin ato, të bordeve

që duhej të kontrollonin tregjet

financiare jobankare. Që tregjet të

zhvillohen shëndetshëm, shteti ligjor

është jetësor dhe vendimtar.

Ky forum mblodhi së bashku

reformatorë dhe lider evropianë për

të debatuar mbi sfidat e reja të

ekonomisë, politikës, demokracisë

në kohën e globalizmit. Jozefina

Topalli, si përfaqësuese e Shqipërisë,

e cila mban presidencën e radhës së

KE-së, ishte në panelin drejtues në

sesionin me temë Demokracia dhe

Globalizmi, sesion që u kryesua nga

Presidenti i Komisionit të Venecias,

Gianni Buquicchio. Në këtë sesion u

ngritën pyetje e u diskutua mbi

modelin e demokracisë, bazuar në

zgjedhjen e lirë të përfaqësimit të

popullit, model i cili po përballet

1 2 n ë n t o r 2 0 1 22 0

Forum

“Demokracia në gjykim: mes modelevetë vjetra dhe realiteteve të reja”

Foto: Arbnora Ahmedi dhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Page 21: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

gjithnjë e më shumë me realitete të

reja. Gjithashtu u diskutua mbi një

pjesëmarrje sa më të gjerë në jetën

publike si një faktor pozitiv për t'u

inkurajuar dhe mbështetur, si dhe mbi

përshtatjen e institucioneve të

përfaqësimit të demokracisë në një

kohë sfidash të reja të globalizmit.

Pjesëmarrëse e këtij Forumi ishte

edhe sekretarja e Këshillit Kombëtar

Shqiptar Arbnora Ahmedi e cila tha

se ishte kënaqësi të jesh pjesë e

Forumit të parë Botëror për

Demokraci, në mesin e 16 shkollave

politike si nga Kosova, Shqipëria,

Maqedonia, Turqia, Rusia, Armenia

etj. mundësi shumë e mirë për

shkëmbimin e përvojave dhe

praktikave të mira. Kishim mundësi

të mësonim gjëra interesante nga një

numër i madh i ligjëruesve nga vende

të ndryshme të botës si: Suedia,

Maroko, Gjermania, Arabia Saudite,

Franca,Ukraina, Tunisia et j .

Gjithashtu, gjatë qëndrimit tonë atje

ishim për vizitë edhe në Gjykatën

Evropiane në Strasburg. Kishim

mundësi të mësonim nga afër se si

f u n k s i o n o n k j o G j y k a t ë , a

respektohen gjithmonë të drejtat dhe

ga ranc i t ë e pë rcak tua ra në

Konventën për Mbrojtjen e të

Drejtave dhe Lirive Themelore të

Njeriut.

Për tri ditë e gjysmë Pallati i

Evropës mirëpriti mijëra pjesëmarrës

nga gjithë bota, për një bollëk

diskutimesh në të gjitha format, për

temat e demokracisë.

2 11 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Forum

Foto: Këshilli i Evropës

Foto: Arbnora Ahmedi dhe Kryeparlamentarja

e Shqipërisë Jozefina Topalli

Page 22: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Për ngjarjet që nuk janë

shkruar, por që kanë mbetur në

kujtesë të atyre të cilët i perjetuan

ato.

Një lojë e futbollit

Shkruan: Mr.Agim Hasani

Brestovc 1988

Disa fëmijë shqiptarë iknin, dhe

tërhiqeshin në luginën e lumit të

Moravës Jugore, nëpër të ftoftit të

madh, pranë rrugës nëpër grykën e

Gërdelicës deri te Vranja edhe

Kumanova, shiheshin fëmijë të

hedhur dhe të vdekur e pleq të

ngrirë, tërheqja ka qenë tragjike,

kuajt dhe qentë tërhiqeshin ngadalë

nëpër borë, sepse qerre kishim pak.

Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo

gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria

kanë qenë të enjtur dhe të fryrë, disa

i linte shpirti atëherë kur tanët i

ushqenin ose pas ngrënies. (të

dhënat nga Stefan L. Popoviç

“Putovanje po novoj Srbiji”)

(Udhëtimi nëpër Sërbinë e re)

Beograd, 1950 fq. 345.

“shiptar”.Tërrnoci apo më mirë Klubi

Futbollistik “Tërnoci” në atë vit

bënte gara në nivel rajonal. Loja e

rradhës zhvillohej në terren të huaj

pikërisht me një ekip nga fshati

Brestovc, i cili shtrihej në anën e

djathtë të autostradës, disa kilometra

para qytetit të Nishit. Në atë kohë

ende luante në mënyrë aktive edhe

RexhepAdili, tani i ndjerë me të cilin

ishim cimerë, banonim bashkë në

Prishtinë, edhe pse ai studionte

Edukatën Fizike e unë Shkencat

Natryrore. Ai jetonte me sportin,

ishte i mishëruar në lojën e futbollit,

zatën edhe kur nuk luante Rexha

ishte me Tërnocin dhe me futbollin.

Ai më vonë ishte themelues i

shkollës së futbollit, dhe përveç

lojtar i shkëlqyeshëm më vone ishte

treguar edhe si trajner i mirë. Por

mjerisht, ai jetoi shkurt, vdiq në

moshë të re, vdiq mu atëherë kur iu

përkushtua me tërë qenien, me

kapacitetin intelektual e profesional

për të ndihmuar fshatin, sportin,

futbollin, KF Tërnocin.

Ndeshja që zhvillohej në terren të

huaj ishte shumë e vështirë. Edhe më

e vështirë bëhej kur në terren ishte

nje ekip shqiptar dhe një serb, ajo

atëhere merrte ngjyrë tjetër përcillej

me sharje, me nënçmime e

poshtërime, duke mos i përmendur

edhe animet e referëve dhe delegatit

të ndeshjes. Rexhepit kjo lojë në

Brestovc i kishte lënë disa mbresa

tjera për ta mbajtur në mend

përgjithmonë. Ai më shpjegonte se

gjatë lojës për çudi një futbollisti të

ekipit kundërshtar edhe publiku, por

edhe bashkëlojtarët e thërrisnin

Pastaj tregonte se si ai

nga kurreshtja është ndalur për të

biseduar me disa pleq të cilët nuk e

kishin fshehur të vërtetën se dikur ky

fshat ka qene i tëri i banuar me

shqiptarë. Dëbimi i shqiptarëve me

dhunë nga trojet e tyre, edhe nga

Brestovci ishte bërë më 1877-1878,

por shenjat tregonin se të gjithë në

atë kohë nuk janë shpërngulur, por

që pastaj janë asimiluar.

Pasi mbaroi loja Rexha vendosi të

ndërrojë rrugën e kthimit, ai udhëtoi

për në Prishtinë, por i ra më shkurt

përmes Merdares, sepse atë ditë

kishte provim në fakultetin e

Edukatës Fizike. Ai duke udhëtuar

më ndërprerje, me autobus e me

taksi, arriti vonë në Prishtinë, dhe më

pas shkoi drejt në fakultet, ku për fat

e gjeti ende profesorin duke pyetur

studentët tjerë. Me të hyrë në salle ku

mbahej provimi profesori i lëndës

Behlul Brestovci... e pyeti se përse

ishte vonuar. Rexhepi i rrëfen se sot

ai vjen nga një vend afër Nishit, ku

me ekipin e Tërnocit kishin zhvilluar

një ndeshje kampionati me ekipin e

fshatit Brestovc. Profesori kur e

dëgjoi Nishin, Brestovcin, ndryshoi

pamjen e fytyrës dhe për një çast u

shtang, dhe e ndërpreu provimin. Ai

iu drejtua studentëve se provimin do

ta vazhdojnë nesër, ndërka Rexhës iu

drejtua “ Ti Rexhep do të vish në

kabinet”. Të nesërmen në kabinetin e

tij profesori me vëmendje e dëgjoi

rrëfimin për ndeshjen, për pleqtë që i

kishin rrëfyer Rexhës se Brestovci

ishte i shqiptarëve, për lojtarin që e

therrisnin “shiptar”, etj etj. Profesori

i emocionuar pastaj tregoi për

historinë e familjes së tij, që ishin

dëbuar nga Sanxhaku i Nishit,

respektivisht nga fshati Brestovc,

për peripecitë, vuajtjet që i kishte

degjuar nga të parët e tij, dhe si

shenjë e kishin marrë mbiemrin prej

nga ishin shprëngulur, pra Brestovci.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 22 2

Histori

Histori e mbetur në kujtesë

Page 23: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Minhen 2011

Takimi në Gjermani

Çështja e shpërnguljes së

shqiptarëve nuk është zbardhur deri

sot, ndërsa regjimi serb i ka detyruar

të shpërngulen edhe ata shqiptarë të

cilët nuk kan mundur të ikin gjate

luftës së vitit 1877/78, por edhe ata

të cilët jane kthyer në tokat e tyre pas

mbar imi t t ë lu f t ë s . ( Jovan

Haxhivasileviq)

“Shtekaj”.

Viti 2010 në Minhen të

Gjermanisë mbahet simpozium

shkencor për mjekësi, respektivisht

p ë r s t o m a t o l o g j i . N ë k ë t ë

s i m p o z i u m m a r r i n p j e s ë

stomatologë gati nga gjithë Evropa

dhe disa vende të botës jashtë

kontinentit evropian.

Nga Maqedonia merr pjesë një

stamatologe shqiptare nga Shkupi, e

quajtur Ferihaje Salihu, e bija e

Salihut, mbesë e Tërnocit. Gjatë

kohës së ligjëratave i ra të njoftohet

me një stomatologe nga Turqia, e

cila ishte pak më në moshë. Me

stomatologen turke Ferihaja e pati

lehtë të komunikojë, sepse ajo e

dinte mirë turqishten. Në bisedën

pak ma të gjatë që e zhvilluan në

darkë erdhi radha edhe të njihen më

detajisht, se kush çka ishte me

origjinë, ku jetonte, si jetonte etj.

Mikesha nga Turqia i rrëfen

Ferihajes se edhe ajo kishte

prejardhje nga një vend i ish

Jugosllavisë, se për këtë i kishte

treguar i ati. Ajo thotë se babai i

kishte vdekur me nostalgjinë e

vendlindjes, që sipas tregimit ai

kishte lindur në një fshat i quajtur

Tërnoc, tani komuna e Bujanocit.

Kjo ishte një befasi që shtoi habi te

Ferihaja sepse edhe ajo e kishte

nënën nga i njëti fshat, gjë që i tregoi

mikeshës së re se nëna e saj ishte po

nga i njëjti fshat. Stomatologia nga

Turqia vazhdon rrëfimin se para se të

vdiste babai e la amanet që në gurin

në formë epitafi të shkruanim emrin,

mbiemrin, fshatin e lindjes dhe

lagjen

Kjo ishte habia e radhës për

Ferihajen, sepse edhe nëna e saj ishte

nga e njëjta lagje, vajza e një ish të

burgosuri politik, Hajrulla Limanit,

anë tar i Lëviz jes Nacional

Demokrate Shqiptare. Shikoni i tha

çfarë koinçidencë “takohemi teze e

mbesë njëra nga Shkupi e tjetra nga

periferia e Stambollit në Gjermani,

por nga vendlindja e njejtë nga

rrënjët e njëjta”.

Babai, vazhdon stomatologja nga

Turqia, vazhdimisht na ka treguar

për vendlindjen, ai në detaje e

përshkruante fëmijërinë para se të

iknin për Turqi, duke na treguar se

shtëpia jonë ka qenë rrëzë malit, në

dalje të fshati për në malësinë e

Bujanocit, ana e majtë e rrugës. Ata

ishin shpërngulur nga represaljet,

shtypja e padurueshme që ishte

ushtruar sikur tek shumica e

shqiptarëve tjerë, bile në Tërnoc për

Lagjen e Shtekajve më të vjetrit kaë

treguar se shqiptarët u detyruan trë

herë të lëshojnë vatrat e tyre. Ata

thonë se gjate këtyre shpërnguljeve

më tepër shkuan se që mbetën. Te

dëbuarit gjatë viteve: 1878; 1912;

1937; 1948; 1954; e deri më së voni

deri në vitin 1974 më tepër shkuan

për në Turqi. Tani janë të njohur

qytetet e vendbanimet më të vogla

ku jetojnë shumë shqiptarë nga

Tërnoci.

Në kujtim të babait që kurrë nuk

mundi të harrojë Tërnocin, Shteket,

ku u lind, ku i la përgjithmonë rrënjët

por i ruajti kujtimet, vajza e tij me

lot në sy e pati një kërkesë. Nëse

mundesh i tha Ferihajes, “shko e

vizitoje atë lagje, po të jap një

kamerë të më inçizosh atë vend që

unë e kam ruajtur në mendje sipas

përshkrimit të babait, i cili

gjithmonë me lotë e me dhembje na

ka përshkruar pejsazhin, malin,

lumin, njerëzit, baltën, pluhurin e

vendlindjes së tij, të vendlindjes

sonë të përbashkët”.

Pasi kthehet nga Gjermania në

Shkup pas disa ditëve Ferihaja i

tregon së ëmës dhe me të vijnë në

Tërnoc te “shtekët”, dhe në bisedë

me më të vjetrit i gjejnë ato dy shtëpi

të cilat pas shpërnguljes së

shqiptarëve ishin të banuara me

serbë deri në vitin 1967, e pastaj ato

u blenë nga shqiptarët, tani shtëpia e

Balës dhe djalit të tij Nehatit, dhe e

Ruzhdisë, tani shtëpia e birit të tij

Selajdinit..

Ferihaja... i bëri inçizimet dhe në

takimin e radhës së stomotologëve

në simpozioumin shkencor në

Prishtinë u takuan dhe ia dorëzoi

inçizimin që e kishte bërë sipas

porosisë. Përkundër kërkesës sonë

që të dy stomatologet bashkë të vijnë

në Tërnoc tek “shtekajt” nuk u

realizua, por shpresojmë se një ditë

ato do të vizitojnë lagjen, rrugët,

oborret ku prindërit e tyre e kaluan

fëmijërinë.

2 31 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Histori

Page 24: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Nga dialogu mes Kosovës dheSerbisë pritet normalizimi i raporteve,ndërsa Serbia nuk do të mund tëanëtarësohet në BE, pa njohjen eKosovës. Kështu ka thënë UlrikeLunacek, raportuese për Kosovën nëParlamentin Evropian.

Duke komentuar takimin e fundittë kryeministrit të Kosovës HashimThaçi me kryeministrin serb IvicaDacic, eurodeputetja Lunacek, kathënë se bashkëbiseduesit nuk duhet tëndalen vetëm tek realizimi imarrëveshjeve të arritura më parë.

“Ata duhet të arrijnë edhemarrëveshje të tjera. Një prej temaveqë duhet të trajtohet është edhe heqja estrukturave paralele në veri tëKosovës, që është një temë shumë erëndësishme. Dacici do ta ketë shumëtë vështirë, por këto masa janë tëdomosdoshme për të arritur deri tekzgjidhjet e duhura. Kjo është edhe nëinteresin e serbëve në Kosovë”, kat h ë n ë L u n a c e k p ë r r a d i oDeutscheWelle.

Ajo ka thënë se është e lumtur qëdialogu po ndodh nën drejtimin ebaroneshës Catherine Ashton, kurse eka vlerësuar të rëndësishme që në këtotakime po marrin pjesë të dykryeministrat, gjë të cilën ajo nuk ekishte pritur.

“Në veçanti kontestuese ka qenëpjesëmarrja e kryeministri të Serbisë,Dacic. Ai, personalisht angazhohetpër ndarjen e Kosovës, ndonëse nëtakimin e fundit nuk e ka përmendurkëtë mundësi. Pjesëmarrja e tij nuk kaqenë e sigurt edhe për faktin se nëSerbi ende flitet për përzierjen emundshme të kryeministrit tëKosovës në tregti me organe njerëzish.Ndaj është shumë me rëndësi qëDacici ka pranuar të ulet në njëtavolinë me Thaçin. Kam përshtypjense qeveria e re serbe, e cila vjen nga

krahu nacionalist, do ta ketë më lehtëtë vendosë sesa ish-presidenti Tadic icili nuk ka mundur apo edhe nuk kadashur të marrë vendime. Nga ai kemipritur shumë më shumë, por për fat tëkeq ai nuk i ka realizuar këto pritje”.

Pavarësisht angazhimit të Dacicitpër ndarjen e Kosovës, Lunacek thotëse Bashkimi Evropian nuk do tapranojë ndarjen.

“Nuk mund ta besoj se Thaçi dheDacici mund të bien dakord përndarjen e Kosovës. Asnjë njeri nëParlament apo në BashkiminEvropian, që e njeh pak më mirërajonin, nuk është për ndarjen eKosovës, apo për kufij të rinj nëBallkan”.

Ndërsa, lidhur me veriun eKosovës, ajo thotë se atje duhet tëzbatohet ajo që parashikon Plani iAhtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

Duke iu referuar mundësisë sëanëtarësimit të Serbisë në BE,Lunacek thotë se në BE nuk do tëanëtarësohet asnjë vend pa definimin esaktë të kufirit.

“ Unë e kam thënë disa herë shumëqartë edhe për mediat serbe se nuk dotë lejohet një Qipro e re në BashkiminEvropian. Pra në BE nuk do tëanëtarësohet asnjë vend pa definimin esaktë të kufirit. Ndaj Serbia nuk do tëanëtarësohet në BE pa njohjen eKosovës. Unë do të doja që Serbia dhepesë vendet e tjera të BE-së të njohinKosovën menjëherë, por përmomen t in ësh t ë me rëndës inormalizimi i raporteve mes Kosovësdhe Serbisë. Unë kërkoj që edhe pesëvendet e tjera të BE-së të njohinKosovën. Kjo me siguri që do tëlehtësonte edhe pozitën e Serbisë”, thaajo.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 22 4

Opinion

S'ka BE për Serbinë,pa njohjen e Kosovës

Foto: Ulrike Lunacek - raportuese për Kosovën

në Parlamentin Evropian

Page 25: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Agon Islami - ekonomistë

Ndërmarrësit e një biznesi të

vogël, apo mikrobiznesi në

Bujanoc, pa dyshimë se përballen

me një luftë të egër që nuk din si ta

emërtojnë. Mungesa e ndihmës

financiare, shtrirja në tregje tejet të

ngushta, konkurrenca jolojale si

dhe problemet e natyrës politike

në rrethinë, janë një grup

problemesh që pronarët e

bizneseve të vogla, sot përballen

në rutinë nëpër ndërmarrjet e veta

në Bujanoc.

Problemet bazë me të cilat sot

përballen bizneset e vogla që

veprojnë në Bujanoc, janë:

Mungesa e kapitali,

Pjesëmarrja në një treg të

ngushtë veprimi

Mungesë e personelit adekuatë

për punë,

Konkurrenca jolojale,

Mungesë e lëndës së parë

inputit

Mospërkrahja institucionale

Problemet politike në rrethinë

Të jesh pronar i biznesit, nuk do

të thotë se keni ambicie të arrini

ndonjë të ardhur të majme, por

tentoni të punësoni vetën dhe

anëtarët e familjes, në këtë gjendje

të rëndë ekonomike. Nga i gjithë ai

risk që bartin ndërmarrësit mbi

supet veta, pa asnjë garancion në

fajlë, atyre ju mbetet që të kënaqen

me autoritetin në biznesin, ku janë

“pronarë vetëm të vetvetës”.

N g a p r o b l e m e t e

lartëshënuara, shohim se biznesit

të vogël në komunën tonë, vetëm

sa iu ngushtohet veprimi, duke

patur problemet, si:

Mungesa e kapitalit është

problemi kyç i një biznesi të vogël

që ballafaqohet në përditshmëri.

Dihet se, për biznesin e vogël në

Bujanoc, nuk ka ndonjë ndihmë

financiare, përveç disa grandeve

të vogla të cilat ndahen nga një

organizat e huaj në partneritet me

komunën. Pronarët e ndryshëm

për nga natyra shprehin vullnetin

për të marrë ndihmë, nga

institucionet e tjera. Bankat

komerciale në Bujanoc në një

numër të madhë shprehin

gatishmërin të jenë në ndihmën e

pronarëve të biznesit të vogël, por

gjithnjë duke përcjellur politikën e

vetë fiskale, me kredit e interesit të

lartë, respektivishtë kreditë

bankare me interes mbi interes.

Pjesëmarrja në një treg të

ngushtë veprimi bizneset e vogla

2 51 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Ekonomi

Me cilat probleme po përballenbizneset e vogla në Bujanoc?

Foto: Tregu

Page 26: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

në Bujanoc, kanë vetëm ty tregje

të sigurta ku ofrojnë produktet

dhe shërbimet e veta; në Preshevë

d h e B u j a n o c , d u k e

mospër jashtuar edhe disa

ndërmarrje që gradualishtë po

shtrihen nëpër qytete të tjera. Nëse

një biznes mbijetonë duke u

shtrirë vetëm në ketë spektër të

ngushtë të tregut (Preshevë dhe

Bujanoc), mesiguri se, ai biznes

nuk mund të ekzagjërohet më

shumë, por ekzagjërimi vjen duke

u shtrirë edhe në tregjet jashtë

këtyre dy komunave, siç po bëjnë

disa nga bizneset e vogla si p.sh.

bizneset e zdruktharisë vite me

rradhë po eksportojnë prodhimit e

tyre edhe nëpër qytete të

ndryshme të Serbisë, gjithashtu

edhe bizneset e dyerve dhe

dritarëve nga alumini dhe PVC

materiali, po mbulojnë një pjesë të

konsiderueshëm të tregut rajonal.

Por, bizneset e tipit shërbyes për

nga natyra e vetë, nuk mund të

shtrihen jashtë vendit ku veprojë;

p.sh. Si do të kish vepruar një

restoran jashtë Bujanocit?, apo Si

do të kish mund vepruar një

biznes i vogël zanati jashtë lokalit

të vetë?, duke konsideruar se

ë s h t ë t e p ë r v ë s h t i t ë t ë

funksionojnë jashtë objektit. Këtij

lloj biznesi duhet ndihmuar ngase

tregu është i vogël vetëm në

Bujanoc.

Mungesë e personelit adekuatë

për punë në bizneset e vogla ka

nevojë për një personel sado pak të

kualifikuar. Bizneseve të vogla në

Bujanoc, iu mungon stafi i

profesionalizuar për punë edhe

pse në të shumtën e rasteve

bizneseve të vogla nuk iu nevojitet

personel i profesionalizuar. Nëse

një restorantë i cilësisë së lartë

ushqimi, nuk ka në staf një

kuzhinier të specializuar, ajo

përbënë një problem, duke

humbur klientët dhe të ardhurat

financiare në atë biznes.

Konkurrenca jolojale përballja

me situatën e brishtë socialo-

politike, bënë që ndërmarrësit e

bizneseve të vogla të përballen me

tregun e zi, të krijuar posacërsihtë

nga pasluftat në Kosovë dhe

rajonë. Nëse një shitore tregtare në

Bujanoc, ofron një produktë të

rregulltë me cmim të tregut,

atëherë po i njëjti produktë

ofrohet me një cmim tepër të ulët

nga rrugët e errëta duke iu

shmangur taksave shtetërore. Nga

kjo, pronarrët e bizneseve të

llojeve të ndryshme përballen me

një konkurrencë jo të ndershme

dhe të egër.

Mungesë e inputit Pronarët e

bizneseve të vogla në Bujanoc,

kanë mungesën e njësis hyrëse -

inputit në ndërmarrjet e veta

prodhuese dhe shërbyese. Nëse

një biznes i tipit prodhues dyer

dhe dritare nga druri, alumini dhe

PVC materiali, inputi i tyre vie nga

vendet jashtë Bujanocit. Të njëjtin

fat e kanë edhe bizneset e tipit

auto-mekanik; elektro-teknik;

teknikë e bardhë e me rendë, duke

u ballafaqur me mungesën e

njësisë hyrëse inputit, bizneset e

tipit të lartëpërmendur.

Mospërkrahja institucionale

bizneset e vogla në Bujanoc, nuk

g j e j n ë p ë r k r a h j e n n g a

institucionet e thirrura për këtë

veprimtari. Nëse institucionet që

janë gjegjëse nuk ndihmojnë

b i z n e s i n p ë r l e h t ë s i m n ë

procedura dhe taksa, atëherë

bizneseve i vësht i rësohen

proceset. Mosshtrirja e bizneseve

në tregje të tjera, si në Kosovë dhe

rajonë, është problem kyc i

institucioneve që duhet të

z g j i d h i n u r g j e n t i s h t ë n ë

lehtësimin e punës së tyrë. Po

ashtu, institucionet duhet t'iu

s i g u r o j n ë s u b v e n c i o n e t ë

ndryshme ndërmarrësve, që

ndërmarrësit të jenë në trend me

bizneset rajonale.

Problemet politike kufizimi i

lëvizjes së lirë me Kosovë,

mosekzistimi i një tregu rajonal,

v ë s h t ë r s i t e n d r y s h m e t ë

eksportimit, përbëjnë problemet

p o l i t i k e q ë v ë s h t ë r s o j n ë

funksionimin e biznesit të vogël

në Bujanoc. Relievante është për

bizneset e vogla të komunë së

Bujanocit të shtrihen nëpër tregjet

e Kosovës, por taksta e rënda,

tashmë politike ua pamundësojnë

bizneseve nga Bujanoci, të

shtrihen në ato tregje. Po ashtu,

nga praktikat e kaluara, bizneset e

vogla për arsye politike nuk mund

të shtrihen as në qytetin më të afërt

serb, Vranjë.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 22 6

Ekonomi

Page 27: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Bilall MALIQI

Karadaku i Preshevës ka dhënëshumë emra intelektualësh të profileve tëndryshme të cilët zanafillën e kishinpikërisht nga mësuesit e tyre që morënbazat e para dhe të shëndosha sa i përketprocesi t edukativo-arsimor dhekombëtar.

Në mesin e shumë veteranëve tëarsimit të cilët e dhanë maksimumin etyre në procesin mësimor është mësuesidhe veterani i arsimit z. Demush Ahmeti,i cili dha një përkushtim serioz sa ishtemësues nëpër shumë fshatra të komunëssë Preshevës.

Demush Ahmeti lindi më 11.01.1938në fshatin Peçenë, komuna e Preshevës.Shkollën fillore e vijoi në fshatinCaravajkë më 1946-1947, në lokalet exhamisë, ku dhe e kreu aty shkollënfillore. Tetë vjeçaren e vazhdoi nëPreshevë me kushte të vështira dhe embaroi me sukses. Normalen dheAkademinë Pedagogjike , grupin klasorpa shkëputje nga puna e mbaroi në Gjilan.Demush Ahmeti rrjedh nga një familjeme tradita të shëndosha kombëtare.

E gjithë familja e tij e deshtën dhe eduan arsimin, kulturën, kjo u dëshmuaedhe me Demushin dhe familjen e tij tëngushtë dhe të gjerë për potencialinedukativ dhe intelektual.

Procesin edukativo arsimor mësuesDemushi e filloi pikërisht nga fshatiSefer dhe ate gjatë vitit shkollor 1955.Atëbotë kjo shkollë i kishte 66nxënës.Fillimin e punës si mësues tek aie karakterizoi elani dhe vendosmëria e tijpër të dhënë kualitet gjatë punës së tij menxënës.

Nga viti 1963 u transferua në fshatin etij të lindjes në Peçenë . Ndërsa siarsimtar lëndor punoi pas kthimit të tijnga shërbimi ushtarak dhe ate në fshatinCaravajkë në shkollën fillore “Migjeni”

në vitin shkollor 1964-1965, punoi derinë vitin 1972.

Po në këtë vit mësues Demushi mefamiljen e tij u shpërngul nga fshatiPeçenë në Preshevë dhe që atë vit upranua mësues në shkollën fillore“Abdullah Krashnica” në Miratoc kupunoi deri në vitin shkollor 1976/77.Gjatë kësaj periudhe e kreu AkademinëPedagogjike duke filluar në Vrajë nëgjuhën serbe dhe e përfundoi në gjuhënshqipe në Gjilan.

Si punëtor i arsimit gjatë këtyrenjëzetë e dy viteve ka pasur suksese nëarsimimin e brazave të rinjë me dashuridhe vullnet të madh.

Përveç kësaj emërohet drejtor ishkollës fillore “Migjeni” në Caravajkënë vitin shkollor 1976-1977. Sa ishtedrejtor shkolle sukseset e tij në drejtimine shkollës ishin evidente :

-Bëri regjistrimin e të gjithë atyre qëkishin mundësi dhe vullnet për ta kryershkollimin e sidomos gjinisë femrore,organizoi provime private për kryerjen etetë vjeçares.

-Organizoi kursin e rrobaqepësisë kuu përfshinë tridhjetë e pesë vajza ngaMalësia të cilat me sukses e mbaruankursin dhe u pajisëm edhe me diploma tërrobaqepësisë;

-E hapi internatin e shkollës dhe

kuzhinën për të gjithë nxënësit eshkollës e veçanërisht për ata qëudhëtonin nga 4 kilometra në ditë. Pra tëgjitha këto suksese i kishte gjatë dymandateve sa ishte drejtor i kësajshkolle.

Në saje të sukseseve si drejtor shkolleshokët e propozuan në nivel komunal qët'a merr përsipër dhe ta formojë njëkooperative bujqësore për këtë trevë.

Për një kohë relativisht të shkurtër ipunësoi disa punëtorë, bashkoi 200 bujqme punë dhe me mjetet me koperativënbujqësore, i rregulloi disa rrugë, e mëvonë numri i të punësuarve arrinë deri në30 punëtorë.

Siguroi edhe kredi për bujqit,meremetoi ndërtesën e shkollës së vjetërtë cilën e shndërroi në stacion tëgrumbullimit të prodhimeve bujqësore ,përpunimin e qumshtit e sidomos tëdjathit.

Edhe në koperativën “Ostrovica”Demush Ahmeti ishte drejtor dymandate.

U pensionua në vitin 1994 metridhjetë e tetë vjet përvojë pune.

Duke e pasur parasysh që trungufamiljar po zgjerohet, mësues Demushit ilindi ideja që ta shkruaj një gjenealogji tëfamiljes Deliu (1700-2000), pra tëfamiljes së tij. Kjo gejnealogji do t'ushërbejë në masë të madhe kësaj familjesidomos kur është fjala për t'u njohur nëmes veti brezat e kësaj familje e që mekëtë edhe pas shumë vjetëve, decenieve eshekujve do të dinë kjo familje për tëparët e tyre sepse do të zgjerohet e rritetkjo familje,andaj kjo punë e mësuesDemushit është për t'u lavdëruar.

Demush Ahmeti edhe përkundërmoshës së shtyer është aktiv dhe lexues irregullt i shtypit, lexon edhe libra tëkaraktereve të ndryshme si shkencoredhe ato letrare...

Pak biografi

Procesi arsimor…

Drejtor i koperativës

Krijues i një gjenealogjie

2 71 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Kulturë

PORTRET: DEMUSH AHMETI VETERAN I ARSIMIT

Profesioni i mësuesitështë i dashur dhe fisnik …

Page 28: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Halil Haxhosaj

Dashuria intimë, ndjenjë dhe simbiozë

Dashuria me pika lotësh

Bilall Maliqi: “Në thellësi të ëndrrës”,poezi, botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu”,Gjilan, 2012, faqe 72.

Dashurisë së parë aq fort iu betove

Ajo perëndoi mbeti si në mot të ikurMandej u fut në legjendë përrallore

Kujtesa fort më mbështetiPër murin e Kalasë së PreshevësAty peizazhi puthitet me dashurinëE tonat përqafime zbrazin lotmall

Nuk je më ajo që njihja dikurU panë ditët në pasqyrë fytyreMa kthe dashurinë e vjedhurTa fus në brendi të shpirtit tim.

Nëpër shumë faqe skalis kujtesënE hapat më kthejnë në gjeografinë time

Nga lartësitë e Kodrës së LuleveNë Kala të Preshevës lexoje emrin tim.

Vargëzimet poetik, por edhe shkrimet e tjeraletrare të krijuesit, shkrimtarit e poetit, BilallMaliqi, përkojnë me tisin e mirë të mbështjellëme aromën e modernes në krijimtarinë e tij. Kjomë së miri shihet në tematikën, figuracionin, poredhe në motivin dhe imazhin e poezive tëpërfshira në vëllimin poetik “Në thellësi tëëndrrës”, që sapo u botua. Madje jo vetëmvargëzimi, por edhe pikëtakimet e tjera,shtruarja si dhe ndërtimi i vargëzimeve, lënë përtë hetuar avancimet, por edhe trajtimet që në njëmënyrë ose tjetër mëtojnë të depërtojnë nëpërportën e dashurisë e të zemrës, që e veshin tërëvëllimin me petkun e një poetike të dashurisë,pra të poezisë erotike, të poetit Bilall Maliqi.

Poezia e dashurisë në letërsinë tonë ka njështrirje kohore të thellë dhe buron që në shkrimetpoetike të shkrimtarëve tanë rilindës, por madjeedhe me herët. Edhe në periudhat e mëvonshme,madje edhe në ato kur poezia mori “këmbët eveta”, siç i thonë fjalës, kjo formë e poezisë ukultivua me sukses dhe u bë lirika më ndjeshme,më e zjarrtë dhe më intime. Dashuria për femrën,por edhe për nënën, motrën, gruan e të tjera,përkon me dashurinë për të dashurën. Dhe kjosimbiozë, disi, shfleton pamjet, imazhet dhendërtimet e ndjeshme dhe të bukura të krijuesit.

Kësaj rruge ecën edhe poeti Bilall Maliqi mepoezitë e veta në strukturuara në këtë vëllim metitull që përkon me tematikën, lirikën dhendjeshmërinë, duke u kurorëzuar me dashurinë.Dhe kjo dashuri në vargjet poetike nuk është enjëtrajtshme, por ajo shtrihet nëpër disa nivele tëkuptueshmërisë dhe domethënies së vet.

Në strukturimin e poezisë me motivdashurie në vëllimin poetik “Në thellësi tëëndrrës” të Bilall Maliqit shpërfaqet idili i thellë.Ky idil sendërtohet nëpër qelizat e zemrës meqëllim që të depërtojë sa më ndjeshëm tekshijuesi, por edhe tek shtresimet e tjera. Dukedepërtuar deri në thellësi të zemrës, deri nëembrionin e ndjenjës, dashuria bën trokitjet esaja, të cilat dëgjohen deri në pambarim, qështratin e përjetimit e kanë në thellësi të ëndrrës.Trokitjet kanë tiktaket e tyre që lëshojnë zë, porshpesh edhe klithma, të cilat janë akorde tëgjëmimeve të lehta, porse jo edhe të thella tëofshamave, të epsheve, përjetimeve, bukurivedhe mahnitëseve jetësore. Por kjo nuk teprohet,madje as nuk banalizohet me qëllim të dhënies seaspektit të bashkëkohësisë. Kështu dashuriambetet e skalitur në këto vargje me të gjithavirtytet e saj. Dhe si e tillë del e shenjtë, e ngrohtëe madje edhe krenare dhe tepër e këndshme,sepse:

( Faqe 7)Dashuria këtu bëhet betim sepse si e tillë nuk

do të perëndojë nëpër motin e ikur. Kështu për tëmbijetuar, për të ruajtur besën dhe betimin futetnë përrallë dhe bëhet legjendë. Ajo shpeshmungon nëpër stinë, sepse emri i saj fshihet dhevështirë është të gjendet. Digjet në etje, por lagetnë buzët e djegura, sepse është lindur e tillë, nëkohë të tilla dhe patjetër duhet e tillë të shijohetdhe të ruhet si e tillë. Të gjitha këto dhe tipare tëtjera depërtojnë nëpër poret, qelizat dhe ndjenjate poetikës idilike të vargëzimit erotik të poetitBilall Maliqi. Këto shtresimi nuk janë tipare paqëllim dhe pa karakterizime. Ato mëtojnë tëlëshojnë sa më shumë ndjesi dhe të ndikojnë samë tepër në përjetime. Të gjitha rregullohen, poredhe depërtojnë nëpër normat e caktuara tëetikës dhe të moralit të individit, në këtë rast tësubjektit lirik, që është i dashuruari, e pse jo edhee dashuruara.

Ky binom që është shtylla e dashurisë pa tëcilin nuk mund të rritet, zhvillohet e as tëpërjetësohet ajo, mëton të jetë sa më fisnike, samë e përjetësuar dhe sa më e ndjeshme. Për t'urealizuar këto, poeti Bilall Maliqi, këtë e bënduke përdorur sa më shumë forma dhe figurapoetike. Vetëm kështu tashmë përjetimi, shijimidhe ndijimi i saj arrin në stadin e caktuar, poredhe të duhur, ngase:

(Faqe 11)

Ambientimi i dashurisë, gjegjësishtlokalizimi i saj, ka për qëllimi që ajo të jetë sa mëdinjitoze, sa më e përjetuar dhe sa më e ngrohtë.Të gjitha këto arrihen vetëm kur për të derdhënlot, shkrihet malli dhe harresës i hiqen prangat:

(Faqe 26)Do të shprehet poeti Bilall Maliqi në këto

vargje poetike, të cilat e kanë strumbullarin etyre në ëndrrën, që gjithmonë rri zgjuar për tashpërfaqur atë ashtu çfarë është dhe çfarë kaqenë.

Në nëntekstin poetik të vargjeve tëpërmbledhjes “Në thellësi të ëndrrës” të BilallMaliqit, frymon dashuria e mbarsur dhe epërjetësuar me pika lotësh. Dashuria me pikalotësh si sintagmë poetike është në qendër tëkëtij vëllimi poetik dhe shpesh qëndron e shtrirënë vertikalen dhe horizontalen e veprës. Kështu,synimi i autorit është që dashuria me pika lotështë merr konotacion tjetër, i cili ambientohet në

dashurinë ndaj vendlindjes së poetit, KosovësLindore, gjegjësisht Preshevës, Medvegjës dheBujanocit. Kjo dashuri tash lahet me pika loti qëjanë përmallime, përjetime, por edhe “ofe” të njërealiteti të kësaj kohe dhe hapësire, e cila nukështë e re. Dhe dashuria e këtillë, duke uambientuar dhe duke u shtrirë në lokacionin,vendin, hapësirën dhe kohën e caktuar, përveçpetkut artistik merr kuptim real. Nëpër poret ekësaj gjendjeje pasqyrohet subjekti që mëton tëduket sa më sublim, sa më i përmallshëm dhe samë i përjetuar. Dashuria për këtë subjekt, apo psejo, dashuria e këtij subjekti, duke u ambientuarmerr përmasat e veta dhe sistemohet nëpërgamën e figuracionit të atdhedashurisë.Atdhedashuria nuk është element i ri në poezinëtonë, por i ka rrënjët e thella në kohëra dhehapësira të historisë sonë. Andaj poeti di t'iskalitë vargjet për këtë dashuria dhe ato do t'ishkruaj me fjalë përrallore, sepse vargu i tij do t'igodet mu në palcë, sepse:

(Faqe 39)

shkruan poeti në këto vargje.Në këto 21 poezi të këtij vëllimi poeti bëhet

pasqyrimi i dashurisë në simbiozë të binomit:dashuri dhe atdhedashuri. Gërshetimi i këtillë uashton vlerën këtyre vargjeve, artistiken si edhefiguracionin. Të gjitha këto të bashkëdyzuarashpalosin këtë idil të kësaj poezie dhe të këtijvargëzimi, i cili shtrihet nga fillimi e deri nëfundin e vet. Por duhet dalluar se formë epoezive është paksa karakteristike sepsepothuajse secila është e ndërtuat me strofa menga katër vargje (katrena) dhe me dy vargje(distik), por që nuk kanë përputhshmëri në rimë,por janë të strukturuara me vargje të lira. Kjoformë e shkrimit apo e vargëzimit poetik ia shtonvlerën poezisë së veprës “Në thellësi të ëndrrës”të poetit Bilall Maliqi. Poashtu vërehet se disanga poezitë përbëhen prej disa pjesësh që autori ishënon me numra, që ka për synim paraqitjen epoezisë në formën më të shtrirë e pse jo edhe tëpoemës në kuptimin me bashkëkohor të saj. Përkëtë arsye mund të konstatohet se kjopërmbledhje poetike, edhe pse ka më se 21 titujtë poezive, ka edhe formën e një poemebashkëkohore poetike. Gjuha poetike qëndronnë nivel dhe përkon me figuracionin, ndërtimindhe domethënien artistike të vargjeve.

Poeti, Bilall Maliqi, me këtë vepër e ngritinivelin e shprehjes së tij poetike në strukturë,formë, tematikë e përmbajtje, duke shprehurkështu një arritje tjetër të krijimtarisë së tij.

Përveç këtyre që u thanë ka edhe elemente tëtjera që hasen në këtë vëllim poetik, i cili epasuroi poezinë bashkëkohore shqiptare meshpërfaqjet e veta.

1 2 n ë n t o r 2 0 1 22 8

Kulturë

Vargje dashurie me pika lotësh

Page 29: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Bilall MALIQI

Në komunën e Presehvës në niveltë sportit ekziston edhe Klubi i Shahut“Presheva” në Preshevë e cilaveprimtaritë e saj i zhvillon në kuadërtë OKF-së së Preshevës.

Ky Klub është themeluar nga njëgrup sportëdashësish të shahut dhe atenë vitin 1985, veproi një kohë dhe undërpre aktiviteti i Klubit për shkaqemë të njohura si mungesa e mjetevemateriale dhe përkrahja në çdo aspekte cila ishte e mangët, kështuqë në vitin2007 në saje të dashurisë së madhe përkëtë lloj të sportit përsëri u riaktivizuadhe deri më tani ka pasur aktivitete tëshumta të cilat janë përcjellur edhe mesuksese të vargëzuara.

Sipas kryetarit të Klubit të shahut“Presheva” në Preshevë z. GazmendMehmeti ky klub numëron dikutridhjetë e tetë anëtarë të cilët janëprofesionista sa i përket lojës së shahutdhe ka grupmosha të ndryshme të cilëtme lojën e tyre efikase në shahpremtojnë shumë. Deri më tani kemiorganizuar më shumë se dhjetë turniretë shahut në nivel komunal të cilatkanë qenë të mbyllura për shkak tëmungesës së mjeteve financiare tëcilat na kanë munguar, andaj jemidetyruar që këto të janë të mbylluraedhe pse kemi pasur mundësi të ftojmëedhe shahista të njohur nga Kosova,Shqipëria e Maqedonia, por për shkaktë mungesës së mjeteve materiale jemidetyruar t'i mbajmë ashtu në nivel tëkomunës.

Çdo turnir i mbyllur kushtonminimum 200 euro,andaj ne këtoaktivitete i shenojmë në mënyrëmodeste.

Sipas kryetarit Klubi i shahut“Presheva” në vitin 2008 në Regjionine Pçinjës morëm vendin e dytë. Pra

kushtet e diktojnë veten që ne nuk pomundemi të marrim pjesë në rang mëtë lart, edhe pse kemi lojtarë cilësor.

Shoqata jonë vepron në kuadër tëOKF-së dhe unë si kryetar i saj punojnë baza vul lnetare pa asnjëkompenzim material.

Në fillim kushtet kanë qenë tëvështira për punë, nuk kemi pasurlokal, ndërsa në saje të punësvullnetare të anëtarëve e bëmë tëmundur që të jetë funksionale ky lokalnë të cilin tani i zhvillojmë aktivitetet etona. Të gjitha Klubet e tjera nuk kanëlokal ndërsa ne falë punës sonë e kemivendin ku do të mblidhemi e t'ikryejmë aktivitetet tona sportive tëshahut.

Këtu sipas kryetarit mund tëmarrin pjesë kush të doj, kush e doshahun, pra është e hapur përb a s h k ë p u n i m m e t ë g j i t h ësportdashësit.

Ndërsa sa i përket ndihmave

materiale, kryetari shprehet se nukkemi pasur ndihmë nga Ministria eSportit të Republikës së Serbisë edhepse kami konkuruar me projekte,ndërsa nga komuna kemi një ndihmëshumë simbolike e cila bartet përmesOKF-së.

Për ardhmërinë e klubit, kryetariështë shumë optimist se do të krijohenkushte të favorshme që edhe shahistëttanë që janë cilësorë të marin pjesë nëturnire kombëtare dhe ndërkombëtare,por për këtë duhet investuar në këtësport. Përveç kësaj ne kemi kërkuar qënë kuadër të planprogramit shkollor nëedukatën fizike të hyj një orë përsportin e shahut, por deri më tani nukna kanë përkrahur, shprehet me bindjekryetari i klubit të Shahut “Presheva”në Preshevë z. Gazmend Mehmeti.

Shpresojmë se në të ardhmen edheshahistat tanë do t'i tregojnë të gjithamjeshtëritë e tyre në lojën e shahut nëturnire të ndryshme …

2 91 2 n ë n t o r 2 0 1 2

Spor t

Klubi i shahut “Presheva” në Preshevëme suksese të vargëzuara…

Page 30: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)

Fjalëkryqi

1 2 n ë n t o r 2 0 1 23 0

FILM I NJOHUR MEAKTORIN AMERIKAN

NGA FOTO (shq.)

LEGJENDAE FILMAVEUESTERN,AMERIKANNGA FOTO

BOKSIERIAMERIKAN,HOLIFILD

AKTORIAMERIKAN,

ALEN

PËREMËRVETOR

LLOJMASHTRIMI

NXEHTËSI(greq.)

SAHATI

HYJNI ELUFTËS TE

GREKËTE VJETËR

ITALIA

SPIUNJA,HARI

FRUTTROPIKAL

TETOVA

ELMENTKIMIK (Ti)

SHKENCË-TARI YNË,

GJOTA

SHKRIM-TARI RUS,ERENBURG HOV,

VRULL

LUMË NËZVICËR

EPOKA

ZËVENDËSI DIKUJT

QYTET NËBABILONI

SARAJEVAPARAFJALËE GJERMA-

NISHTES

YLL MEBISHT(shq)

ROMANGAZETOR

(sh.)

MINDER

ROBERTREDFORD

NGJYRËFYTYRE

NJOHËS IESTETIKËS

TË HEDHU-RIT FALLME BIMË

SEKT IVEÇANT

MUSLIMAN

GAZETAREE NJOHURITALIANE

ODI MARFI

PAJISJAME ARMË

SPANJA

KRYEQY-TETI I

MADAGA-SKARIT

AKTORIAMERIKAN,ROBERT DE

HOTELBUZË

RRUGE

RRALLË(lat)

SHPEND(lat.)

PJATA

OKSIGJEN,INTERES,

BOR

AZOTI

NJËSIAIMAGJINARE

LUMË NËITALI

NDEZJE(lat.)

MAL NËSHQIPËRI

GJILANI

INTERESI

QYTETFESTIVA-LESH NËFRANCË

ARGONORGAN IP.K. TË

FRANCËS

TRAJNERI IFUDBOLLIT,

UDOSËMUNDJEESHTRASH

POETI INJOHUR

FRANCEZ,FRANS

MALNË AZI

ENIS

SHABANI

XHANDARITALIAN

(shq.)

ARMËLANSUESE

QË ITAKON

ANATOMISË

SHTET IPAPËS

PA DOBI

O. L.

RUMANIA

STOLIGISHTI

METIL-ALKOOL

DOLLAPI, SERGJENI

KALIUMI

FISINDIANËSH

NGAAMERIKAJUGORE

VEZË,EMBRIONI VEZËS

SHEGËBASHKIM,LIDHJE ENGUSHTË

ENXHIDIKINSON

SOLISTI INJOHURFRANCEZ

SHTËPI PËRJETIMËT

Page 31: Revista Nacionali Nr.64 (12 Nëntor 2012)