Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

11
E PËRMUAJSHME KULTURORE ARTISTIKE VITI PARË I BOTIMIT NR.08, NËNTOR 2011 DURRËS Kursi i kuadrove didaktik për dialektin Arumun Kazinoja e Konstancës Një udhëtim i përsëritur prej 20-vitesh 20 vjetori i shoqatës “Arumunët e Shqipërisë” Komunikatë

Transcript of Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

Page 1: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

e përmuajshme kulturore artistikeviti parë i botimit nr.08, nëntor 2011

durrës

Kursi i kuadrove didaktik për dialektin Arumun

• kazinoja e konstancës• një udhëtim i përsëritur prej 20-vitesh• 20 vjetori i shoqatës “arumunët e shqipëris딕 komunikatë

Page 2: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

3

jeta dhe vepra e arkitekt kristo sotirit lidhet shumë ngushtë me rumaninë, ku ai kaloi një pjesë të rëndësishme

të jetës së tij. ai krahas shumë veprave të çmuara të projektuara apo të ndërtuara në disa shtete si itali, rumani, shqipëri, ka projektuar dhe ndërtesën madhështore të kazinos në qytetin rumun të konstancës.

kjo vepër për dekada me radhë ka qenë dhe mbetet simboli i qytetit të konstancës. kjo shihet dhe në guidat e sotme turistike, ku kjo kazino është pikë referuese. ajo gjëndet në shetitoren e madhe buzë Detit të Zi dhe është ndërtuar në vitin 1909, dhe inaguruar në gusht të vitit 1910. kazinoja është e vetmja vepër arkitektonike në gjithë rumaninë, ku u zbatua stili i ri (art nouveau), rreth e qark saj ka shëtitore të cilat frekuentohen nga njerëzit për shëtitje, ndërsa në sheshet pranë saj organizohen koncerte të ndryshme. një nga këto koncerte u zhvillua në 23 maj 2009 ku morrën pjesë grupe folklorike të arumunëve.

në pjesën e sipërme ka shumë vepra arti që sjellin simbole të ndryshme për kohen. kështu në pjesën e sipërme ka koka deshësh dhe kurora algash, ndërsa në brendësi ka shkallë spirale të dekoruara bukur me parmakë madhështore. kollonat hijeshojnë me mermerin e tyre. në vitet 1985 -1987 ajo u restaurua plotësisht, ku pjesët e brendëshme janë ndryshuar me një përshtatje moderne. në vitin 2005 u rilejuan të zhvillohen lojrat e fatit.

kjo vepër e fuqishme që i ka rezistuar kohës është e projektuar nga arkitekt kristo sotiri me konceptualitete moderne për ato vite, pak para luftës së parë botërore.

krahas talentit të tij të lindur akitekt sotiri kish dhe formimin e universitetit italian në fakultetet e inxhinerise civile dhe atë të arteve të bukura. në të vërtetë ajo dallon midis shumë ndërtesave që kristo sotiri ka ndërtuar veçanarisht në qytetin e bukur të Konstancës. Për këtë flasindhe revistat e specializuara rumune në artikuj të ndryshëm, dhe aq më tepër libri monografi i Koço Mihos, botuar në shqipdhe në rumanisht. Gjithashtu për jetën dhe veprën e këtij arkitekti të jashtëzakonshëm shqiptar ka akoma për të folur. veç titujve që ka marrë në qytetin e lindjes pogradec dhe në atë të Durrssit, ku punoi me përkushtim maksimal, disa shoqata në shqipëri kanë propozuar dekorimin e tij nga presidenca e republikës së shqipërisë.

me interesimin e shumë intelektualeve të shoqatës së arumunëve të Durrësit, si dhe me ndihmën e paçmuar të z.salvator sotiri, djalit të arkitekt kristos, po bëhen përpjekje për pasqyrimin e shumë veprave të tjeta të këtij autori, jo vetëm në rumani por dhe në disa shtete të tjera.

Kazino e Konstancës vepër e arKiteKt Kristo sotirit

Nga Fatmir MunguliKy numër i Revistës u sponsorizua nga zoti Salvator Sotiri dhe Kristo Sotiri, me banim në qytetin e Durrësit. Botuesi, falënderon z.Salvator

Sotirin dhe z. Kristo Sotirin për këtë veprim shumë njerëzor.

Ftojmë këdo, që do të japi kontributin e tij, për botimin sa më dinjitoz të kësaj Reviste.

Botuesi Valentin Mustaka

Botuesi i revistës “ Arumunët Durrës” Valentin MustakaCel: +355 682058712. e-mail: [email protected]

PërpunimiGrafik:IlmiShahuShtypurnështypshkronjën“MILENIUMIIRI”|Adresa:AutostradëTiranë-Durrës,km26mobile:0682064654|e-mail:[email protected]|http://www.mileniumiri.de

Nga e majta në të djathtë përkthyesja Ledia Musat, senatori Puiu Hasotti, Robert Collaku, senatori Viorel Badea, Valentin Mustaka,

Dhimitraq Liço. Në mes bukuroshja Aleksia me kukllën e saj.

Në foto, z.Salvator Sotiri

Një miqësi prej 22 vjetësh, George Miku – Valentin Mustaka “Xhaxhi u plake, - po Valentin, e ndjej”

Page 3: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

4 5

Pregatitja e udhëtimit

Duke menduar gjatë për këtë shkrim, vendosa që titulli i tij ishte shumë i gjetur. U bënë rreth 20 vjet që nga shteti Rumun akordohen bursa dhe të drejta studimi për ne, etnin arumune-vllahe, për fëmijtë tanë. Sigurisht, barën më të vështirë e ka patur zoti Vangjel Shundi, i cili ka shoqëruar çdo vitë nxënësit dhe studentët për në Rumani, duke i sistemuar në konviktet përkatëse, sigurisht edhe me ndihmën e studentëve më të vjetër.

Në muajin korrik studentët dolën përpara komisionit të ardhur për këtë qëllim nga shteti Rumun. Në përgjithësi studentët ishin të pregatitur për këtë dalje para komisionit. Më vonë erdhi miratimi nga shteti rumun, dhe rreth një muaj u pregatitën të gjitha dokumentat e nevojëshme. Pra u bënë gati për udhëtim.

udhëtimi.

Për këtë udhëtim ishte prenotuar një autobuz i cili kishte bërë edhe herë të tjera këtë rrugë. Gjatë udhëtimit zoti Dhimitraq Liço u spjegonte studentëve për çdo gjë që dinte nga qytetet që ne kalonim. Ata e kishin për herë të parë këtë udhëtim, sigurisht edhe kurioziteti ishte i madh. Disa edhe u mërzitën nga kjo rrugë shumë e gjatë dhe pa mbarim.

SiStemimi

Mbas mbëritjes në qytetin e bukur të Bukureshtit, menjëherë u mobilizuan të gjithë, studentët më të vjetër dhe ne që shoqëronim, për të sistemuar të ardhurit e rinj sipas rretheve në konviktet përkatëse. Sigurisht kjo punë kishte edhe vështirësitë e saj, por me ndihmën e studentëve të tjerë them se e realizuam me

sukses. Në orët e vona të natës zoti Robert Collaku morri njoftimin nga Kostanca e Kluzhi se studentët ishin sistemuar.

ShqetëSimet, takimi me Sena-torët.

Shqetësimet filluan të nesërmen nga disa student të Kostancës që nuk ishin të kënaqur me konviktin që i kishin sistemuar punonjësit e Universitetit të Kostancës. Po, vrejtje kishin edhe për sistemimin në konviktin e Universitetit të Bukureshtit.

Së bashku me zotin Collaku dhe Dh.Liço kërkuam takim me dy senatorët e Senatit Rumun ( që mbulojnë arumunët), me zotin Puiu Hasotti dhe Viorel Badea. Me të biseduar në telefon, të dy senatorët dërguan sekretaret e tyre dhe na futën në ambjentet e Parlamentit Rumun. Për këtë ndërtesë është folur shumë edhe më parë, unë e kisha vizituar disa herë. Një ndërtesë gjigande nga ana ndërtimore, arkitekturore dhe funksionale. Duke pirë kafe, biseduam për problemet tona që ne kemi, sigurisht që për ne imediate ishin sistemimi i studentëve. Mbasi ne

mbaruam fjalën, senatorët menjëherë u lidhën me rektorin e Universitetit të Kostancës duke i thënë që studentët të sistemoheshin sa më mirë. Mbas një gjysëm ore, morrëm njoftim nga studentët që ata ishin sistemuar. Falëndëruam senatorët për ndihmën që na dhanë dhe i uruam sukses në punët e tyre.

Cdo fillim është i vështirë, ne i porositëm studentët që ta kenë parasysh këtë, n.q.se ju jeni mësuar në shtëpi me pesë yje, konvikti për gjithë studentët në botë( edhe për studentët e pasnikëve) nuk ka kushtet e shtëpisë me pesë yje. Por kishte edhe nga ata-o që edhe u zhgënjyen, sepse kujtuan se do të dilnin ti prisni me tufa me lule! Kështu ka qenë edhe më parë, por me kalimin e kohës çdo gjë regullohet, dhe këto vështirësi kalojnë me rinin e tyre, më vonë kënaqen dhe nuk ndahen dot nga këto kushte.

dreka me mikun tonë george micu.

Të shkosh në Bukuresht e mos të takohesh me zotin George Miku, po ta marri vesh ai, do të të kritikoj në telefon. Ai është simboli i një rumuni mik i madh i shqiptarëve, sigurisht edhe arumunëve. Me ta njoftuar që ne kishim ardhur, ai miqësisht na ftoi për tu takuar. Kishte një mall shumë të madh, për ne, për arumunët, për shqiptarët, për Shqipërinë.

I ardhur në Shqipëri në vitin 1953-1957 si student. I larguar në vitin 2009 ( me disa shkëputje), pra 25 vjet të jetuar në Shqipëri.

Unë duke e ngacmuar desha ti vjedh ca gjëra nga jeta e tij në Shqipëri. Ai na tregoj:

Më akuzonin për pro shqiptar, por unë jam rumun. Përfaqësimi im ka qenë i shquar në të gjitha kohërat. Zoti Rajerson kur më takoi më tha, Shqipëria këto dy vjet për mua është atdheu i dytë. Unë ju përgjigja, po unë që kam 25 vjet, çfarë mund të themë për Shqipërinë? C’farë atdheu është...

Së bashku mes miqsh, me ish ambasadorin

G.Micu, rumuni më i respektuar nga shqiptarët. Në vitin 1996 nga 25.000 ton grurë që

solli qeveria Rumune( meritë e zotit G.Miku ), 10.000 ton ishin falas për popullin shqiptar nga qeveria dhe populli rumun.

Në mars të vitit 1997 ai foli në TVSH për të qetësuar popullin së bashku me zotin Bashkim Fino.

Një herë më erdhi në zyrë portjeri futbollit të kombëtares Shqiptare, Qemal Vogli, unë e kisha dëgjuar kush ishte ai dhe kisha patur shumë respekt. Ai më tha: zoti ambasador të lutem më ndihmo me një vizë të një shteti fqinj për të punuar sepse jam shumë ngushtë. Unë menjëherë morra telefonin, fola me ambasadorin e atij shteti dhe i thashë Q.Voglit, shko në atë ambasdë të marrësh vizën që kërkove. Më shumë se kaq nuk mund ta ndihmoja këtë figurë të sportit shqiptar.

një udhëtim i përsëritur prej 20 vitesh.

Kisha ortodokse e shqiptarëve në Bukuresht.

Nga e majta në të djathtë përkthyesja Ledia Musat, senatori Puiu Hasotti, Robert Collaku, senatori Viorel Badea, Valentin Mustaka,

Dhimitraq Liço. Në mes bukuroshja Aleksia me kukllën e saj.

Një miqësi prej 22 vjetësh, George Miku – Valentin Mustaka “Xhaxhi u plake, - po Valentin, e ndjej”

Page 4: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

6 7

Më e bukura : Valentin kur shkoi të blej peshk, më kujtohesh ti me pritjet e tua në Durrës.

Në Rumani ishte hedhur në qarkullim libri i Maria Dobrescu “Cinci decenii de diplomatie “Pesëdhjetë vjet në diplomaci”, libër që i kushtohet jetës prej diplomati të zotit Gheorghe Micu. Këtë libër do që ta përkthej edhe në shqip.

Kaluam një mbasdite shumë të bukur me zotin Micu, edhe pse është 79 vjeç, ai mbahet mirë me shëndet, ka një kujtes të kënaqëshme, gëzohet shumë kur takon shqiptar, ose arumun Shqipërie, flet me shumë respekt për popullin shqiptar.

Ne të gjithë i uruam nga zemra shëndet dhe jetë të gjatë.

konferenca rajonale e Seemo: media, minoriteti, diverSiteti

kuSh ëShtë S.e.e.m.o

SEEMO, është një organizat që mbron gazetarët, ajo shprehimisht quhet “ Organizata e Mediave të Europës Juglindore “, selia e saj është në Vienë.

Kjo konferencë u zhvillua në Hotel Tirana Internacional Tiranë nga data 24-25 tetor 2011.

Mbas fjalës së mirëseardhjes të mbajtur nga zoti Remzi Lani, Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias Tiranë, dhe nga Oliver Vujoviç, Sekretar i Përgjithshëm, SEEMO, Vienë.

Temat që u zhvilluan ishin:Diskutim për Median dhe Minoritetet Etnike.Diskutim për Median dhe Diversitetin Seksual.Prezantim për Median dhe Gjininë.Diskutim për Median dhe Gjuhën e Urrejtjes.Diskutim për Median dhe Fenë

Në këtë konferencë morrën pjesë minoritetet, gazetar etj. Për arumunët-vllehët morrën pjesë zotërinjt Robert Collaku dhe Valentin Mustaka

aktiviteti

Fjala ime per dy aspekte:

Në ditën e parë ishte tema “Media dhe minoritetet”: këtu unë diskutova në lidhje me trasmetimet radio televizive që, TVSH si stacion shtetëror, dhe ne si taksapagues të këtij radio-televizioni kërkojmë që të trasmetojë në minutazh të caktuar (sipas % që ne zemë) në gjuhën tonë, lajme, programe artistike etj. Kjo më e domosdoshme në zonën e Korçës, ku ekziston një radio shtetërore, dhe ka një numër të madh nga etnia jonë arumune-vllahe.

Në ditën e dytë ishte tema “ Media dhe feja”, në këtë temë unë u përqëndrova më shumë në lidhje me kishat tona arumune-vllahe, që media nuk interesohet të japi lajme për shkatërimin e këtyre kishave qëllimisht, dhe mbi to më vonë të ndërtohen kisha greke. Në këtë pikë, personi që përfaqësonte kishën ortodokse nuk ishte dakort. Unë kërkova të bënim debat ose pyetje për këtë çështje kaq të rëndësishme, por drejtuesit nuk më dhanë fjalën.

Pamje nga salla dhe delegatët e komisionit nismëtar nga rrethet Durrës, Tiranë, Lushnjë, Divjakë, Sarandë, Pogradec,

Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kuçovë.

Page 5: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

8 9

20 vjet “shoqata aru-munëve të shqipërisë” 29 tetor 1991- 2011

Me datë 29 tetor 2011, në sallën e mbledhjeve të Min.Kulturës në Tiranë, shoqata “ Arumunët e Shqipërisë “ organizoi një takim me përfaqësues të ardhur nga filialet e ndryshme të kësaj shoqate nga rrethet.

Mbas fjalimeve të rastit për këtë 20 vjetor, grupet artistike të arumunëve të Divjakës dhe Kavajës dhanë një shfaqje shumë të bukur me këngë dhe valle arumune.

Me këtë rast shoqata nderoj me fletë Mirënjohje

për punë të lavdërueshme ndër vite persona të ndryshëm nga filialet e rretheve si dhe ata që janë për momentin të punësuar jashtë atdheut.

Shumë prekëse ishte fjala e Kryetarit të kësaj shoqate zotit Vangjel Shundi, i cili pamvarësisht nga që ishte i sëmurë, sakrifikoi dhe erdhi në këtë ceremoni shumë të gëzuar për ne arumunët.

Në këtë takim kishte edhe shumë vetë që kanë qenë në fillimet e lindjes të kësaj shoqate, por sigurisht ai më kryesori, skulptori Dhimitraq Veriga ( sot at Dh. Veriga ) për arsye pune nuk ishte, por me telefon përshëndeti këtë eveniment.

Organizimi i këtij evenimenti nga zoti Robert Collaku ishte i kënaqëshëm, pamvarësisht nga koha e reduktuar që kishim në dispozicion.

Përfaqësuesit e filialit të qytetit Durrësit

Zotërinjt Koçi Janku, Andon Kristo, Mihai Tican, Valentin Mustaka, Andon Kerri.

Doktor Nikolla Jorgoni duke falënderuar për Fletë Mirënjohjen e akorduar.

Zoti Petraq Jorgoni duke marrë Fletë Mirënjohjen.

Presidiumi i drejtimit të aktivitetit

Zoti Llazar Bozo duke marrë Fletë Mirënjohjen.

Presidiumi Aktivitetit duke shpërndarë Fletë Mirënjohjet.

Page 6: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

10 11

Zoti Vangjel Shundi duke përshëndetur me rastin e festës 20 vjetorit shoqatës “ Arumunët e Shqipërisë “

Duke biseduar Vangjel Shundi – Valentin Mustaka

Zotërinjt Petraq Jorgoni, Koçi Janku, Vangjel Shundi, Valentin Mustaka.

Mes shokëve, Robert Collaku, Valentin Mustaka, Nikolla Jorgoni, Petraq Jorgoni.

At Dhimitraq Veriga – skulptura e ëngjëllit. (skulptori Dh. Veriga)

KaLendari arumun për muajin nëntor 2011

1.11.1970 s-featsi Toma Eanache02.11.1912 s-featsi poetlu Atanasie Nasta, hoara

Gramativcuva, dit Gârtsie, muri tu 23 di andreu 1996, Bucureşti

03.11.2001 - premiera absolută pi armâneaşti a piesăljei “Lali Nida s-ampuliseaşti cu strânghilj” ,di I.L.Caragiale la Teatrul a Natsiunjlor di Skopia, traduţearea pi armâneashti sh-regia Toma Enache

6.11.1937 - s-featsi everghetlu armânescu Lifteri Naum, hoara Camilaru, Cadrilateru, iu familia a lui avea vinitâ di Kavala, ditu Gârţie

7.11.1974 – s-amintă Constantsa, tu Românie, tenismena Aura Gima, tsi tu anlu 1996 agiumsi pi loclu 8 ditu lumi, ca tenismena profesionoistâ. Ti jali muri di napandica tu 6 di sumedru 2000 Neë York.

08.11.1906 - s-featsi poetlu Gheorghe Merca, hoara Livădz, tu Gârtsie sh-muri tu anlu 1992, Bucureşti

09.11.1918 -s-featsi Theohar Mihadash, hoara Turyea, tu Gârtsie

10.11.1950 - s-featsi Vanghea Mihanj-Steryu13.11.1964 - s-featsi Spiru Fuchi, Ghirocastru, tu

Arbinishie17.11.1957 - muri Bucuresti, George Murnu

poet sh-istoric, academician – s-featsi - hoara Brazi (ninga Veria),01.01.1868

18.11.1917 - s-featsi Gheorghe Gama19.11. 2005 - muri Gogu Padioti, Atena 21.11.1932 – Toma Chiurciev23.11.1952 – easti faptu Constantsa, sculptorlu

Mihai Tugearu,20.11.1874 - s-featsi scriitorlu Nicolae Batsaria,

Cruşuva29.11.1961 – muri scriitorlu Vasili Mushi29.11.1996 – muri Cluj, tu Românie, scriitorlu

Teohar Mihadash29.11.1960 – Oani Nicolae

KaLendari ortodoKs nëntor 2011

2 Nëntor. Dësh. Skindini, Pigasi, Andoni i Selanikut ( ish i Durrësit )

11 Nëntor. Dësh. Minai, Viktori, Vicenti, Stefania, Theodhor studiti.

15 Nëntor. Dësh. Guria, Samonai, Avivi, Pais Velickofski.

18 Nëntor. Dësh. Platori, Romani, Anastasi në Paramithi.

21 Nëntor. Hyrja në Tempull e Hyjlindëses Mari29 Nëntor. Dësh. Paramoni, Filumeni, Fedri

Page 7: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

12 13

i dituri nvâtsatLu

Dituria që ke fituar Nvâtsâturea tsi ai amintatâNga librat dhe jeta Dit cârts sh-di banâS’duhet mbyllur e gozhduar nu va si nchida, curfusitâAto janë të vërteta ea easti d-arihina.

Një njeri i ditur Un om nvâtsatKur diturinë s’e përdor Când vnâtsâturea nu u ufiliseashtiËshtë aq i topitur Easti ahânt nipâtutSa ai që gabon cât atsel tsi fatsi gârshalâ. Është në errësirë Eastu tu scutidiRrugën nuk e shikon calea nu veadiBjen dhe në greminë cadi sh-tu ahândamiNdjen dhimbje e rënkon aducheashti dureari, ncâneashti.

Prandaj atë dituri T-atsa atsa nvâtsâturâPërdore në çdo vend ufiliseau tu itsi bilocShtëpi apo shoqëri a casâ, ica tu comuniteatiSe jeta do mend câ bana va minti.

I dituri nuk bërtet Nvâtsatlu nu aurâPret ty të të ndigjoj ashtipta tini s-ti ascultâMe ngadalë e i qetë Pi-anarga tâcutMendon si të veproj mintueashti cum s-facâ.

Veten e kontrollon Sinea u mutreashtiParaqet urtësi Spuni mâtiseariMendja e tij ndriçon mintea a lui lutseashtiPër atë paudhësi ti itsi strâmbâtati.

Mundohet të flas pak s-ciucuteashti s-greascâDi si të të sqaroj shti cum s-ti limbidzeascâMundohet t’i vej kapak s-ciucuteashti si-l’i bagâ câpacDhe mos të të lëndoj shi s-ni ti ngracâ.

Ka kudo në botë Ari iutsivrei tu lumiNjerëz me dituri oaminj nvâtsatsDhe kjo do të thotë sh-aestâ va s-dzâcâSe në botë ka mençuri câ tu lumi ari mintimenj.

nënës ti ata

Të pafund e ka dashurinë, Ari vreari fârâ soni,Nikoqirllëkun të pafund e ka, fârâ soni easti nicuchirâ,Ashtu si deti mban kaltërsinë, ashâ cum amarea spuni albastra,Në sytë e saj mikpritje ka. tu ocl’iâ a l’iei ari bunâ-ashtiptari.

Duart në shtiza harruar, Mânjli pi cârlidzi agârshiti,Si s’u lodhka ky njeri?! cum nu s-curmâ aestu om?!Për ne gjumin mbante zgjuar Ti noi di somnu s-dishteaptâVeshur na mbante në dashuri. nvâscuts nâ tsânea cu vreari.

Ato duar asnjë çast s’i rrinë, Atseali mânji nitsi un op nu dânâsea,Duar të mbetura në punë e sot mânji armasi tu lucr sh-azâ Në buzëgazin e saj rrethuar, cu budzâ-arâs a l’iei anvirigatâ,Këtë rregull s’ja prishëm dot. nu iu asparsim dot aestâ regulâ.

Kur ndihej punë mbaruar Când si-aduchea lucrul bitisitÇ’lodhej duke mbjellë karafilë, s-discurma anda simna carafili,Barin e kalldrëmit shkulte me duar iarba a cândrâmâlu arupea cu mânjliE rriste një oborr me trëndafilë. sh-crishtea un ubor cu trândâfili.

Në atë oborr me trëndafilë Tu atsel ubor cu trândâfiliU rritëm ne fëmijë. Criscum noi, ficiuritsiâ.

Edmond Agolli, Durrës Transpuneari: Andon Kristo

Problemet që dalin Cazurli tsi esuMund të agravohen poati si ngracâShuaje si shuhet zjarri ashterdzili dum si-aplacâ focluTë mos acarohen s-nu si ngracâ.

Pra, ky është i dituri E, aest easati nvâtsatluQëndron gjithmonë pranë nesh Dânâseadshti dipriunâ aproapea di noi I sheh problemet me maturi li veadi cazurli cu mâtiseariNjë mik të tillë të kesh un oaspi ahtari s-ai.

Kushtuar prindërve të mijë arumun. Dedicatâ pârontslor a mei armânji.Dr. Nikolla Jorgoni Transpuneari: Andon Kristo

Page 8: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

14 15

di tuti Francezlu află di tuti, italian lu caftă di tuti, ger-manlu li îndreadzi tuti, ungurlu-ş greclu înguiură di tuti: armânlu ş-arîdi di tuti!

nga të gjithaFrancezi gjen nga të gjitha, italiani kërkon nga të gjitha, gjermani i rregullon të gjitha, hungarezi dhe greku i shan të gjitha, arumuni tallet me të gjitha.

nivaSta curatăUnă nveastă dinică praş, tra s-facă pită, ma di mult păstrită ţi era, nu spilă dip praşli.

Socru-su u vidzu, ma tăcu. Când băgară s-mâncă tuţi mînca pită, maş lailu auş nu mînca.

- Tră ţi nu măţi pită, îl-i dzăsi moaşa- Cum s-mă cu, anda nveasta li spială

praşli ahăt mult, că lă işi tută mustima-da............

- Na, pri pîni, lăi afendi, gri nveasta, nu-li spilai dip! Şi-aşi nveasta s-acăţă singură..

nuSja e PaStërNjë nuse pregatiti preshtë që të bëjë lakror, po nga që ishin shumë të pastra, nuk i shpëlavi fare ato.

- I vjeri e pa po, nuk foli . Kur shtruan tavolinën, të gjithë hanin lakror( byrek), vetëm i gjori plak nuk hante.

- Pse nuk ha lakror, i tha plaka?- Si mund të ha, kur nusja i shpëlau pre-

shtë aq shumë, sa që u iku e gjithë shija.- Jo nuk është ashtu, more vjer, foli nus-

ja, unë nuk i shpëlava fare! Dhe kështu nusja ra vetë brenda.

taşcu PucereaUn armân întreabă unoară pi un turc:

- Pi ţi duşec( saltea) dorni tini seara, acasă- Pi duşec di puf di pată( giscă), spusi

turcul.

- Ma că tini dorni pi duşec di puf di pată, atunţea beiulu-a vostru pi ţi doarmi

- Turcul s-turnă puţin şi-li dzisi:- Beiulu doarme pi............. ună „ pată!

taShku PucereaNjë arumun pyeti njëherë një turk.

- Mbi ç farë dysheku fle ti natën në shtëpi?- Në dyshek me pupla prej pate, tregoi

turku.- Po qe se ti fle mbi dyshek me pupla prej

pate, atëhere beu i yt mbi ç farë fle?- Turku u kthye pak dhe i tha.- Beu fle mbi....... një patë!

Ună doamnă multu grasă, s-alină tru un tramvai. Un domn ţi si pistupsea mintimen( deştept), îli dzîsi a soţu-sui:

- Mini dzăţeam că tramvailu nu eastu tră eleanţă...

- Doamna lu aduchi şi li-u turnă:- Domnule, tramvailu easti ca şi căravlia

al Noe; tuti prăvdzîli şi află nuntru, di la elefanţă, pînă la vumari!Një zonjë shumë e trashë, hipi në një tramvaj. Një zotëri që e hiqte veten për të mençur i tha shokut:

- Unë thesha se tramvai nuk është për elefantët.......Zonja e kuptoi dhe ja kthehu:

- Zotëri, tramvai është si arka e Noes: të gjitha kafshët gjenden brenda, nga elefanti deri tek gomari!

Ruslu dziţi că şarpili u arîsi Eva, zburînda-li grăţeaşti; Eva lu arîsi Adam pe franţuzeaşti, Dumnidzălu îli blăstimă tuţ pi neamţeaşti, şi anghilu li-avuni din Paradis pri armâneaşti!

Rusi thotë se gjarpëri e gënjeu Evën, duke i folut greqisht; Eva e gënjeu Adamin në frëngjisht, Zoti i mallkoi të gjithë në gjer-manisht, dhe ëngjëlli i zbovi nga Parajsa në arumanisht!

Pregăti şi tradusi

Dr. Donila Nikolla Pipa

vrearea armâneaScâ daShuria arumune

Azâ voi s’hiu apâ aratsi dit fântânâ Sot dua të jem ujë i ftohtë burimiS’mi-adunu di prit oahti sh’di prit munts mbledhur nga kodra e maleVoi s’mi dau tu cupi di malmâ Dua të jepem në kupa floririArmânjlor tsi au seati di vreari armâneascâ. Arumunëve që kanë etje dashurie arumuneS’mi dau sh’atsâlor tsi tu xeani s’uscarâ tu jepem dhe atyre që në dhe të huaj u thanëDit groapa etiljei s’lj-analts, diznou s’virdzascâ nga varri i jetës ti ngre, përsëri të jeshilojnë Azâ voi s’hiu pâni caldâ, hoara tutâ s’mi anjurdzeascâ Sh’armânj cu foami di vreari, di mini si’s hâreascâ

Voi s’hiu cashu tu pita armâneascâ Dua edhe djath në byrekun arumunCodhur di codhur sh’la xenj s’mi ‘partsâ Pjesë-pjesë dhe tek të huajt t’më ndajnëCâ mini escu sh’ninga va s’hiu, Se unë jam dhe akoma do jem, të xenjli s-adukeascâ! huajt ta kuptojnë !Azâ voi s’mi disic s’mi dau la tuts Sot dua të ndahem të jepem te të gjithëcâti niheamâ nga pak Tu cathi sh’unu dit voi s’bânedz shi s‘mor Në sejcilin prej jush të rroj e të vdesSh’nâpoi s’ânyiez, sh’deadun dhe prapë të ngjallem, e Cu voi s’u trecu aistâ banâ bashkë me ju ta kaloj këtë jetëSh’tsi voi s’hiu mini azâ… dhe ç’farë dua të jem unë sot…Apâ aratsi, pâni caldâ sh’cash Ujë i ftohtë, bukë e grohtë, dhe djath tu pita armâneascâ në byrekun arumun !Vi li dau tuti avau… Jua jap të gjitha juve… Sh’dit vrearea mea ti voi, dhe nga dashuria ime për ju, në tuajën tu voi vreari s’acreascâ dashuri të rritenTi armânj sh’ti fara Armâneascâ ! Për arumunët dhe farën arumune !

Custandini Trandu Transpuneari:USA Andon Kristo

Sot dua të jem bukë e ngrohtë, i tërë fshati të marrë aromëDhe arumunët me uri dashurie,nga unë të gëzohen

SimitSa laolui By Costin Stere

A noastâ numâ tsi tu steali lj’anyrâpsitâ Tsi pi mshatlu tseru anyiliceashti mâyipsitâ Sumu soari totna vas armânâ vrutâ sh tinjisitâ Tu nâ dzuuâ dzuuâ mshatâ S’apreasi pirâ pirâ aleaptâ Anda ditu inima soarlii silighi Simitsa Makedonia fitursi Sh tinjisitu lao s’ari amintatâ Tsi cu vrearea lui lumea tutâ u ari lunjinatâ A noastâ hlamburâ makedoneanâ Su mâryeascâ nu alâsămu pi canâ

Cu pirifanji cafi ietâ va u purtămu Iutsido tu aiestâ lumi vas bânămu Limba di dadâ cari va u asburascâ Tu sâmtul geanu lilicili vai prucupseascâ Mash vreari sh harauâ vas dukeaskâ Prosuplu daima vai anyiliceascâ Anyilji tutâ bana valu andrupascâ Sh anda taxiratea va nâ apitruseascâ Vrearea noastâ vas mâreascâ Unu geanu tuts diadunu va nâ dukimu Sh noi lâietsli va li ayunimu Afende Dumidzale noi ti pâlâcârsimu Aveaghinâ di câtrănji sh di anvirinu Soarli a tău tu keptu snâ anyiliceascâ Amirâria ta cafi anu s’prucupseascâ.

Page 9: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

16 17

unitatea noaStră de limBă

Theodor Capidan, profesor mult învăţat, academician, era şi un mare patriot aromăn.

Di când era director la Liceul din Salonic, tiner ninga, scrie aiste idei ţi prindi să li ţinem minţi; Him aromâni, se-acl”iamă fraţi di-un sîndzi cu rumânl”i din România şi di tu alanti locuri; da, him un trup şi un suflit cu nîşi.

Apoia graiele ţe cam s-li lipsesc a omului tu zburări, sîntu ună cu a fraţilor români şi după aiste graie, după legătura lor, după sintaxă şi adărământului a frazelor, ca şi după numa a noastră di aromâni easi curat, ca lumina ţi u videm, că noi him fraţi di-un sîndze, di ună mumă şi di-un tată cu toţi românii.

Revista Lumina, nr.5,1904

njehëSimi ynë me gjuhën

Teodor Kapedan, profesor shumë i shkolluar, akademik, ishte dhe një patriot i madh arumun.

Qëkur ishte Drejtor i Liceut në Selanik, ende i ri, shkruan këtë ide që duhet t”a mbajmë mend.

“jemi arumun, që do të thotë vëllezër të një gjaku me rumunët nga Rumania dhe të vendeve të tjera; po jemi një trup dhe një shpirt me ta”.

Pastaj dialektet që i duhen njeriut në të folur, janë një me ato të vëllezërve rumun dhe pas këtyre dialekteve, pas lidhjeve të tyre, pas sintaksës dhe prejardhjes të fjaliveve, si dhe pas emrit tonë arumun, del e qartë, si drita e diellit, se NE jemi vëllezër të një gjaku, nga një gjyshe dhe një baba me të gjithë rumunët.

Revista Drita, nr.5. 1904.

mărturii iStorice

Biserica „Sfîntul Zaharia”, Linotope ( Grecia)Inscripţie cu litere greceşti, în aromână; „Cari

va s-intră tru aistă băsearică şi va s-înclina cu evlavie, Dumnidzău va-li agiuta”.

Anul 1424

dëShmi hiStorike

Kisha „ Shënjti Zaharia”, Linotop( Greqi)Mbishkrim me shkronja greke, në arumanisht.„ cili do hyjë në këtë kishë dhe do të falet me

shumë nderim, Zoti do ta ndihmojë”.Viti 1924

ZBoari alîndoaSi

Muntili nu s-aspari di neauă!Nu cheare pădurea, ma s-crească findănili!Cheatra ţi s-aruceteaşti, muşcliu nu acaţă.Armânli s-frîndzi, ma nu s-apleacă!

fjalë të urta

Mali nuk trembet nga dëbora!Nuk humbet pylli, po të rriten fidanët!Guri që rrokulliset shpatullën nuk e ze.Arumuni thyhet por nuk përkulet

Pregăti şă tradusi Dr. Donila Nikola Pipa

Lutje/pLâcârii

Cfare ke në mëndje, ti moj zemër? Tsi ai tu minti, tini moj inimâ ?

Çfarë shohin sytë e tu që unë s`e shikoj? Tsi ved ocl’iâ a tâi cai mini nu u ved ?

Vetëm mua më thërret në emër... mash a-njia nj-gresht pi numâ…

Belbezueshëm buzët e tua anda murmuredzu budzâli a tâli

fjalë të pakuptimta formojnë... zboarâ fârâ niomâ formiadzâ…

Kush është padroni i mendjes njerëzore? Cai easti domnu ali minti a oaminitatiei ?

Me gjithë shpirt do ti lutesha ne gjunjë.. cu tut suflit va sil’i plâcârseam apunatâ pi dzinuchiâ,

Agoninë e shpirtit e pranoj... agonia a suflitlui u-aprochiu…

Por të lutem , atë të mendjes...., ama ti plâcârsescu, atsa ali minti….

KURRË!Pute Vârnâoarâ !

A.BurimiTranspuneari: Andon Kristo

Gabimet e bëra Gjatë tranzicionit, infrastruKtura, KapitaLi fiziK dhe zhviLLimi seKtoriaL i eKonomisë

Prof. dr. ilia kriSto

Në gjendjen aktuale zhvillimore të vendit është i nevojshëm një vëzhgim nga lart i të gjithë historisë ekonomike të vendit në vitet e fundit, duke u fokusuar në mënyrë kritike në mënyrën e zhvillimit të sipërmarrjeve private, si dhe në mënyrën se si institucionet politike kanë mbështetur (ose jo) përqasjen e strukturuar ndaj këtij zhvillimi.

Nisja sigurisht që ka qenë kaotike, dhe tërësisht e paorientuar në ndonjë sektor apo drejtim ekonomik të caktuar. Kushtet e shkuara kanë qenë të tilla që nuk lejonin ndërtimin e një strukture të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik. Shumë ndikuese ishte amullia dinamike e demografisë në Shqipëri. Nga njëra anë kishim krahun e punës dhe kapitalin njerëzor që na largohej përtej kufijve, dhe nga ana tjetër kishim një lëvizje konsoliduese të zonave rurale në zona me infrastrukturë më urbane. Kjo bëri që sektorët ekonomikë që deri në atë kohë mbanin aktiv produktet shqiptare të braktiseshin, nga kapaciteti intelektual drejtues, dhe nga kapaciteti fizik i realizimit të proceseve (krahu i punës). Në situatën e një pamjaftueshmërie burimesh të gjithanshme lindi natyrshëm një proces i pamenduar i një sjellje më efecientë,

kryesisht si përpjekje për tu përballuar me thatësirën burimore që na paraqiste realiteti i krijuar. Kjo situatë na qartësonte shumë mirë faktin se nuk mund të zhvillonim shumë sektorë në të njëjtën kohë, dhe mbi të gjitha, nuk na leverdiste të kryenim eksperimente ekonomike me natyrë zhvillimore. Thjesht nuk kishim para për ta bërë diçka të tillë. Në këto terma, duhet të kishim kuptuar në kohë që degradimi i një pjesë të industrive të zhvilluara deri në pikën e fillimit të tranzicionit nuk kërkonte braktisje, por aktualizim teknologjik me qëllim vendosjen e konkurrueshmërisë mbi baza produktiviteti. Por diçka e tillë nuk ndodhi, çka e shtoi më tej thatësirën ekonomike dhe burimore të vendit. Rrjedhimisht, situata e krijuar ushqeu një fenomen të cilin në këtë shkrim unë e quaj si rritje sekuenciale monosektoriale. Një rritje e tillë nënkupton që ekonomia e vendit arrin të zhvillohet duke bërë që rakordimi i burimeve dhe i informacionit ndërmjet aktorëve ekonomike ti përkushtohet ekskluzivisht sektorëve të veçantë (pra monosektoriale). Quhet sekuenciale sepse në kohën kur një sektor bie, ka mundësi të fillojë zhvillimi tek një sektor tjetër, pra zhvillimi i njëkohshëm i disa sektorëve nuk ndodh i strukturuar. Alternativë është rritja polisektoriale e qendërzuar në një bosht madhor zhvillimor (siç ndodhi në Irlandë, për shembull, ku kishte vend të ndiqej përqasja growth pole theory). Dhe natyrisht që nuk kishte si të ishte e tillë. Fazat e para të Konceptimit dhe Zhvillimit të një sektori të ekonomisë – të paktën për vendin tonë – kanë qenë aksidentale, ose të imponuara nga kushtet e momentit. Kështu për shembull sektori i ndërtimit mori hov sepse deficiti në infrastruktura strehimi, ndërthurur me nevojën për të pasur në pronësi banese (një nevojë e qartë nga disa vite në mungesë të pronës private) beri që kërkesa të ishte e favorshme për të orientuar burimet e pakta në atë sektor. Por asnjëherë nuk vepruam të vetëdijshëm që sektori i ndërtimit është sektor strategjik për ekonominë shqiptare. Në këtë pikë lind e nevojshme të bëhet e qartë se fushat të cilat mbartin rëndësi bazike për zhvillimin trajtohen si minimumi i nevojshëm. Zhvillimi i ndërmjetësimit financiar është i tillë, ashtu siç janë edhe investimet publike. Pra, janë sisteme back-up të cilat ngrihen si themele mbi të cilat

Page 10: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

18

do të zhvillohen sektorët që do të drejtojnë rritjen ekonomike. Sigurisht që në vetvete sjellin rritje, por e sjellin rritjen duke mbështetur zhvillimin e sektorëve të tjerë. Psh: nuk mund të zhvillohet bujqësia pa infrastrukturën rrugore, apo telekomunikacioni pa antenat, dhe rrjeti bankar pa sistemet elektronike të pagesave. Pra, minimumi infrastrukturor i nevojshëm, sado i rëndësishëm, nuk shihet në këtë rast si zhvillim në një sektor të caktuar. Problemi sot është, që një përqasje monosektoriale vazhdon të mbizotërojë, ndonëse jo në mënyrë të dukshme. Prej kohësh tashmë është shqetësues fakti se industria e ndërtimit ka pësuar rënie, dhe ndodhet në fazën e fundit të ciklit të saj. Në të njëjtën kohë, kjo fazë rënieje ka përkuar me ngritjen e sektorit të energjisë, dhe është e qartë që një orientim politik dhe ekonomik i institucioneve dhe investitorëve drejt këtij sektori po ushqen një fokus të thellë në prodhimin e energjisë në të ardhmen. Një fakt i tillë nuk konfirmohet në sektorë të tjerë strategjike, siç është turizmi dhe bujqësia, pasi materializimi i përpjekjeve për të zhvilluar një sektor ndodh atëherë kur fillon e investohet financiarisht në atë sektor. Në sektorët e turizmit dhe bujqësisë ka ndodhur orientimi i retorikës politike dhe ekonomike, po akoma nuk ka ndodhur aplikimi i burimeve financiare në masë për të investuar realisht në zhvillimin e këtyre sektorëve, duke i trajtuar ata vërtetë si sektorë me rëndësi strategjike për ekonominë shqiptare. Pasoja problematike e një përqasje të tillë është se niveli i rritjes ekonomike në vend nuk fiton inercinë e nevojshme, por ndalohet në ritme nënpotenciale, ndonëse pozitive. Si një vend në zhvillim, norma jonë vjetore e rritjes ekonomike duhet të ishte mesatarisht mbi 6% në vit, edhe pse përvoja historike e vendeve të tjera gjatë cikleve të tyre të zhvillimit ka shkuar edhe në nivele dyshifrore. Megjithatë, vlerësime empirike kanë treguar se ekonomia shqiptare mund të rritet e qëndrueshme me 6% në vit. Fakti që një ritëm i tillë nuk ndodh është pikërisht i justifikuar me modelin sekuencial monosektorial të rritjes. Alternativa ndaj modelit të mësipërm dhe me ndikim më pozitiv në rritjen ekonomike janë dy. Të parës do ti referohem si rritje sekuanciale me mbivendosje paraciklike, dhe të dytës si rritje e njëkohshme

polisektoriale. Një cikël të ngjashëm mund të ndjekë sektori i ndërtimit në Shqipëri, për të mënjanuar rënien në fazën finale të ciklit të jetës së tij. Nëse industria e ndërtimit në vend shihej si ofrues strehimi, tashmë duhet të ndryshoje konceptim dhe të shihet si ofrues i një stili jetese, të një industrie që shkon përtej thjesht strehimit. Mbingopja e tregut në këtë sektor shkaktohet më së shumti prej homogjenitetit të ofertës dhe konsolidimit të konkurrencës, dhe rrjedhimisht është i nevojshëm një diversifikim i modelit të ofertës në mënyrë që të riaktivizohet konsumi i banesave. Alternativa e dytë – rritja e njëkohshme polisektoriale – është më e drejtpërdrejtë dhe nënkupton alokim të të gjitha burimeve dhe kapaciteteve të ekonomisë në shumë sektorë në të njëjtën kohë. Aspekti pozitiv i kësaj alternative është se rritja ekonomike e vendit do të ushqehet nga disa motorë, dhe nëse njëri sektor bie në krizë, ekziston një rrjetë shpëtimi në formën e një sektori tjetër që do ta mbajë duke ecur ekonominë. Megjithatë kjo alternative ka disa sfida të konsiderueshme: e para, niveli i burimeve që do te nevojiten për ta realizuar është i tejskajshëm. Kërkesa për kapacitet intelektual do te rritet me siguri përtej mundësisë ofruese të sistemit shqiptar shkollor. Gjithashtu, niveli i nevojshëm i kapitalit fizik duhet të jetë disa fish më i madh se ky aktual në mënyrë që ti shërbejë në të njëjtën kohë disa sektorëve të ndryshëm. Për shembull, rrjeti i sotëm ujor në vend nuk mund ti shërbejë me efikasitet edhe nevojave civile edhe nevojave bujqësore. Rrjeti rrugor, sado të shtrohen shumë rrugë rurale dhe dytësore përveç atyre kryesore, nuk mund të mbështesë bujqësinë, turizmin, apo shërbimet shëndetësore në zona të thella. Rrjeti elektrik nuk është fleksibël dhe i gatshëm në shumë zona të vendit, përfshi këtu bregdetin, dhe një mangësi e tillë është thelbësore për moszhvillimin e turizmit. Aktualisht, kapaciteti intelektual dhe kapitali prodhues janë të gatshëm për tu orientuar drejt një mendësie që mbizotërohet nga nevoja për të qenë në një gjendje të vazhdueshme inovuese. Kjo i shërben sektorëve, i shërben kompanive dhe biznesmenëve, i shërben autoriteteve ekonomike, dhe mbi të gjitha garanton një prirje më të qëndrueshme dhe më të lartë të rritjes ekonomike.

Gobighe Monte, Catolica, (Itali)

Kodër Currila (tek fari)

Page 11: Arumunet Albania Nr.8 Nëntor (1)

16

Kompleksi “Sovrano” është Porta e Diellit në Durrës, panoramë e merkullueshme, ajër i pastër.

Ndërtime cilësore. Firma “KO-DA” shpk, Durrës , Cel: 0682058712 / 0682009565, E-mail: [email protected]