Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për...

19
Përmbajtja: Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) Aktivitetet tjera Adresa: Lagja e Spitalit Rr. Muharrem Fejzap.n. Prishtinë, Republika e Kosovës infokji@rks-gov.net http://igjk.rks-gov.net Nëntor 2015

Transcript of Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për...

Page 1: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

Përmbajtja:

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)

Aktivitetet tjera

Adresa: Lagja e Spitalit

Rr. “Muharrem Fejza” p.n.

Prishtinë, Republika e Kosovës

[email protected]

http://igjk.rks-gov.net

Nëntor

2015

Page 2: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

2

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 03 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës,

në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar

trajnimin me temë “Patentat”, që hynë në kuadër

të programit të specializuar për të drejtën komer-

ciale.

Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në

zgjerimin e njohurive për çështjet që ndërlidhen

me patentat si dokumente të rëndësishme që janë

në fazën e hovshme të zhvillimit të tyre në Koso-

vë, me theks të veçantë te çështjet e patentave të

cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në bizneset kosovare

dhe transaksionet komerciale.

Në kuadër të këtij trajnimi u diskutua lidhur me

zbatimin e legjislacionit vendor për patentat dhe

obligimet ndërkombëtare të Kosovës në këtë fu-

shë, dallimi mes patentave dhe objekteve tjera të

pronësisë intelektuale në Kosovë, si dhe kushtet

materiale dhe formale për fitimin e patentave.

Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara

me patentë dhe kufizimet e tyre, kohëzgjatja e

patentës, realizimi i të drejtave të patentës, dhe

rastet e humbjes së drejtës së patentës.

Metodologjia e zhvillimit të këtij trajnimi ishte e

karakterit interaktiv, me diskutime për çështje

praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga

Gjykata e Apelit – Departamenti për Çështje

Ekonomike, dhe gjyqtarët nga Gjykata

Themelore Prishtinë - Departamenti për Çështje

Ekonomike dhe Departamenti Administrativ.

Patentat

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Page 3: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

3

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 04 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në kuadër të PTV në bashkëpunim me CLE-

USAID, ka realizuar trajnimin me temë

“Kontestet ekonomike nga fusha e sigurimeve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive

të gjyqtarëve me legjislacionin në fuqi lidhur me

kontestet ekonomike në lëmin e sigurimeve,

rolin, funksionet dhe organizimin e sigurimeve,

llojet e sigurimeve dhe burimet e së drejtës në

sigurime.

Në këtë trajnim u trajtuan elementet e Kontratës

së Sigurimit duke u shoqëruar me raste nga prak-

tika. Në vazhdim u shpjeguan kontrata e sig-

urimit dhe pasojat e mos pagesës së primit, kon-

trata e sigurimit me raste nënsigurimi, mbisiguri-

mi dhe sigurimi i dyfishtë dhe kontrata e sig-

urimit në rastin e lajmërimit të pasaktë të rretha-

nave të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut.

Gjithashtu u trajtuan edhe sigurimi i

përgjegjësisë, suborgimet dhe regreset të

zbërthyera me raste nga praktika.

Në një sesion të veçantë është trajtuar

përgjegjësia për shkaktimin e dëmit, kamat-

ëvonesa dhe parashkrimi në sigurime të

shoqëruara me raste nga praktika rreth zbatimit

të principit të përgjegjësisë subjektive, objektive

dhe solidare në raport me personat e tretë dhe të

zbatimit të kamatëvonesës me "lex specialis" dhe

parashkrimi i kërkesave të drejtpërdrejta dhe të

subrogimit dhe regresit.

Gjatë këtij trajnimi u aplikuan metoda të

shpjegimit të pjesshëm teorik, bashkëbisedimit

interaktiv dhe pyetje-përgjigje. Po ashtu u përdor

edhe komentimi i dispozitave ligjore që kanë të

meta dhe shembuj nga praktika gjyqësore. Me

vlerë të posaçme ishte edhe materiali arsimor i

shpërndarë për pjesëmarrës.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të

Gjykatës Supreme, gjyqtarë të departamenteve

ekonomike dhe administrativ të Gjykatës së

Apelit, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe de-

partamenteve të përgjithshme (divizioneve civi-

le) të gjykatave themelore.

Kontestet ekonomike nga fusha e sigurimeve

Page 4: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

4

NËNTOR NR.10

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre, si dhe në rastet e dhunës në familje

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 05-06 nëntor 2015, në kuadër të Programit të

Trajnimit të Vazhdueshëm, IGJK me mbështet-

jen nga UNICEF-i, ka realizuar trajnim dy ditorë

me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në

rastet e ndryshimit të statusit të tyre si dhe në

rastet e dhunës në familje”, që është sesioni i

tretë i trajnimit për modulin Drejtësia për Fëmijë

- aspekti civil.

Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në

thellimin e njohurive teorike dhe praktike të

gjyqtarëve pjesëmarrës, lidhur me interpretimin

dhe zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që

kanë të bëjnë me procedurën e kundërshtimit dhe

procedurën e njohjes së atësisë dhe amësisë, si

dhe rolin e gjykatës dhe organit të kujdestarisë

në lëshimin e urdhër mbrojtjeve përkatëse, në

drejtim të mbrojtjes së interesit më të mirë të

fëmijës në rastet e ndërrimit të statusit të tyre

dhe rastet e dhunës në familje.

Trajnimi kishte në fokus temat si statusi i fëmijës

dhe vërtetimi i statusit martesor, fëmijët mar-

tesor dhe jashtëmartesor, mënyrat e vërtetimit të

marrëdhënieve prindërore jashtëmartesore,

pasojat për fëmijën në rastet e kundërshtimit të

atësisë dhe amësisë dhe efektet juridike të

njohjes së atësisë dhe amësisë në procedurë

gjyqësore. Gjithashtu në kuadër të këtij trajnimi

u shtjelluan dhe të drejtat e fëmijëve në rastet e

dhunës në familje, llojet e urdhër mbrojtjeve dhe

masave mbrojtëse kundër dhunës në familje të

cilat mund ti caktoj gjykata.

Metodologjia e zhvilluar në këtë trajnim ishte e

kombinuar me ligjërim teorik, raste dhe detyra

praktike dhe diskutime për problemet dhe sfidat

që hasen në praktik.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë pranë

gjykatave themelore si dhe zyrtarë nga Qendra

për Punë Sociale.

Page 5: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

5

NËNTOR NR.10

Drejtimi i Seancave Gjyqësore (Simulim Gjykimi)

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 09 nëntor 2015, në kuadër të PTV-së, Insti-

tuti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin

“Drejtimi i Seancave Gjyqësore (Simulim

Gjykimi).

Qëllimi i këtij trajnimi konsistonte në mundësinë

që gjyqtarët pjesëmarrës të ndjekin drejtpërdrejtë

një seancë të simuluar në mënyrë që të avan-

cojnë njohuritë e tyre për drejtimin e seancave

gjyqësore, në funksion të ngritjes së përfor-

mancës dhe profesionalizmit të tyre, dhe të jenë

në gjendje të ballafaqohen me situata të ndrysh-

me që mund të paraqiten gjatë zhvillimit të

seancës.

Në kuadër të këtij trajnimi u simulua seanca për-

gatitore, shqyrtimi kryesor dhe procedura e prov-

ave në seancë. Gjatë zhvillimit të simulimit të

seancës së gjykimit, me theks të veçantë u trajtua

roli i gjyqtarit si dhe roli i palëve të përfshira në

procedurë.

Trajnimi u përcjell me interes nga pjesëmarrësit,

të cilët pas çdo faze të demonstrimit të këtij sim-

ulimi, ngritën çështje dhe diskutuan rreth

mënyrave të udhëheqjes në seancën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit

themelor.

Krimet e luftës

Më 11 nëntor 2015, në kuadër të PTV-së, Insti-

tuti Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur trajnim me

temë “Krimet e luftës”.

Trajnimi u organizua me qëllim të zgjerimit të

njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve për

çështjet që kanë të bëjnë me hetimin, ndjekjen

dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës, në

drejtim të ngritjes dhe përgatitjes së tyre profe-

sionale me rastin e marrjes së kompetencave nga

gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtar për ti tra-

jtuar këto çështje.

Në këtë trajnim u angazhuan në cilësinë e panel-

istëve, gjyqtarë dhe prokurorë nga EULEX-i, të

cilët trajtuan kuadrin ligjor vendor dhe ndërk-

ombëtar për krimet e luftës, diskutuan për

marrjen e dëshmive dhe llojet e provave për

krimet e luftës, masat mbrojtëse dhe rëndësinë e

krijimit të një skeme efikase për mbrojtjen e

dëshmitarëve, në drejtim të hetimit efektiv të kri-

meve të luftës. Gjithashtu u elboruan forma të

ndryshme të përgjegjësisë penale individuale,

duke përfshirë përgjegjësinë urdhëruese.

Trajnimi ishte i karakterit interaktiv, ku

pjesëmarrësit ngritën çështje për diskutim dhe

parashtruan pyetje për temat në fokus të trajnim-

it.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit

themelor dhe prokurorë të nivelit themelor, të

apelit dhe të Prokurorisë Speciale.

Page 6: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

6

NËNTOR NR.10

Veprat penale kundër ekonomisë

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 12 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë

me temë “Veprat penale kundër ekonomisë”.

Ky trajnim synonte të kontribuoj në thellimin e

njohurive teorike dhe praktike të gjyqtarëve dhe

prokurorëve, lidhur me zbatimin e drejtë të dis-

pozitave ligjore që mbulojnë këtë fushë, lidhur

me identifikimin dhe kualifikimin e drejtë të kri-

meve ekonomike dhe të ngritin bashkëpunimin

me organet kompetente në luftën e këtij lloj kri-

mi.

Trajnimi u fokusua në trajtimin e llojeve të kri-

meve ekonomike, atë të shmangies nga tatimi,

kontrabandimit dhe tregtisë së ndaluar, si dhe

lloje të tjera që futen në kuadër të këtyre ve-

prave. Në këtë kuadër u elaborua dhe ndërlidhja

e këtyre veprave me korrupsionin, sekuestrimi i

pasurisë së përfituar me anë të kryerjes së ve-

prave kundër ekonomisë, dhe rëndësia e luftimit

të këtyre veprave nga organet kompetente.

Metodologjia e zhvillimit të këtij trajnimi ishte e

kombinuar, me shpjegime teorike dhe raste prak-

tike, me ç’ rast pjesëmarrësit u ndan në grupe

punuese dhe u angazhuan në elaborimin e raste-

ve studimore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-

kurorë të nivelit themelor.

Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhori

Më 16 nëntor 2015, IGJK në kuadër të Programit

të Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV), ka realizuar

trajnimin me temë “Veprat penale të kryera në

bashkëveprim nga i mituri dhe madhori”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i

dispozitave ligjore dhe trajtimi i dilemave që

hasen në praktikë rreth vlerësimit të nevojës dhe

kushteve për bashkimin dhe veçimin e proce-

durës ndaj të miturit me procedurën që zhvil-

lohet ndaj madhorit për veprat penale të kryera

në bashkëveprim.

Temat në fokus të këtij trajnimi ishin: propozimi

për bashkimin e procedurës, ndarja e procedurës

kur i mituri ka kryer vepër penale në bash-

këveprim me madhorin dhe format e aktvendi-

meve dhe fazat në të cilat ato merren. Gjithashtu

u elaboruan karakteristikat e aktgjykimit i cili

merret në procedurën e bashkuar dhe përbërja e

trupit gjykues i cili vendos në këtë procedurë.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive në çdo

faze të tij, me ç ‘rast gjyqtarët dhe prokurorët

pjesëmarrës në trajnim, patën mundësinë të para-

qesin problemet dhe paqartësitë që hasen në

praktikë, dhe shkëmbyen dhe paraqiten idetë e

tyre në funksion të unifikimit të praktikes

gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-

kurorë të nivelit themelor (departamenti për të

mitur dhe i përgjithshëm).

Page 7: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

7

NËNTOR NR.10

Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit - Sesioni II

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 18-19 nëntor 2015, IGJK ka realizuar

“Programin e Specializuar të Trajnimit për zhvil-

limin e kapaciteteve në luftën kundër korrup-

sionit” - sesioni II.

Ky sesion trajnimi kishte për synim avancimin e

njohurive lidhur me analizat forenzike, teknikat

e intervistimit dhe të kontribuoj në koordinimin

e ngritjen e bashkëpunimit mes institucioneve

relevante në luftën kundër korrupsionit.

Në kuadër të këtij sesioni fillimisht u prezantua

struktura, roli dhe funksioni i Agjencisë së Koso-

vës për Forenzikë, metodat e punës, si dhe for-

mat efikase rreth bashkëpunimit me këtë agjenci,

me rastin e kërkimit të analizave forenzike nga

gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjithashtu në këtë trajnim u elaboruan përdorimi

i masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe he-

timit për zbulimin e korrupsionit, llojet, kushtet,

personat kompetent për të lëshuar këto masa,

përmbajtja dhe kohëzgjatja e urdhrave për

lëshim të masave si dhe ndihma e organeve tjera

për zbatimin e këtyre masave. Në kuadër të këtij

sesioni, po ashtu u trajtuan kushtet dhe proce-

dura e dhënies së urdhrit për mbrojtje të

dëshmitarit në rastet e korrupsionit.

Sesioni trajnues u zhvillua në formë interaktive,

me diskutime rreth sfidave dhe vështirësive në

zbatim të drejtë të dispozitave ligjore dhe lufti-

min e veprave korruptive.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë

dhe prokurorë të nivelit themelor, të cilët kanë

vijuar dhe sesionin e parë të këtij programi.

Page 8: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

8

NËNTOR NR.10

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës - Sesioni II

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 20-21 nëntor, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka

realizuar sesionin II të programit trajnues

“Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin

Publik të Kosovës”.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte trajtimi i

legjislacionit të dobishëm në dispozicion për

këtë fushë, analizimi i praktikave rreth fazës së

implementimit të kontratës dhe sfidave në heti-

min dhe gjykimin e veprave penale, si dhe

koordinimi ndërinstitucional në luftimin e ve-

prave të kësaj natyre.

Temat në fokus të këtij trajnimi kishin të bëjnë

kryesisht me fazën e implementimit të kontratës

dhe rreziqet e korrupsionit në këtë fazë, faktorët

që ndikojnë në paraqitjen e këtyre veprave, ske-

mat e kurdisjes së ofertave dhe të korrupsionit në

prokurimin publik.

Gjithashtu në këtë sesion trajnues, u elaborua

planifikimi i hetimit, ndjekjes, dhe rëndësia e

krijimit të një strukture të hetimit. Në këtë

kuadër u diskutua përmbajtja e planit të hetimit,

identifikimi i burimeve të informacionit, për-

gatitja e dosjes së hetimit. Ndër të tjera në tra-

jnim u shtjellua dhe menaxhimi i kontratës,

përmbajtja e dosjes së tenderit, ndërprerja e kon-

tratës nga autoriteti kontrollues si dhe mbyllja

apo përmbushja e kontratës.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, me

diskutime, ku pjesëmarrësit ngritën dhe trajtuan

sfidat që hasen në këtë fushë.

Përfitues të këtij programi trajnues ishin

gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga ATK, NJIF,

Dogana, AKK

Page 9: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

9

NËNTOR NR.10

Procedurat e falimentimit në vendet në tranzicion – Eksperienca e Bullgarisë

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 20 nëntor 2015, në kuadër të Programit për

Trajnime të Vazhdueshme, IGJK në bash-

këpunim me KPMG, mbështetur nga BERZH, ka

realizuar trajnimin me temë “Procedurat e fali-

mentimit në vendet në tranzicion – Eksperienca

e Bullgarisë”.

Ky trajnim u organizua me qëllim që të

kontribuoj në identifikimin e fushave prob-

lematike, zhvillimin e praktikave më të mira si

dhe shkëmbimin e përvojave nga vendet me ek-

speriencë siç është Bullgaria, të cilat do t’i

shërbenin ngritjes së kapaciteteve të gjyqtarëve,

në mënyrë që t’iu mundësoj atyre të merren më

efektivisht me çështjet e falimentimit.

Diskutimet në këtë trajnim u fokusuan në

elaborimin e kornizës së përgjithshme të fali-

mentimit, procedurave dhe vendimeve, falimen-

timit ndërkufitar në kuadër të Rregullores së

Këshillit 1346/2000 (BE) dhe Rregullores së re

2015/848 (BE). Në kuadër të këtij trajnimi po

ashtu u diskutua për rregullat e unifikuara të

zbatueshme në territorin e BE-së në rast të pro-

cedurave të falimentimit me elemente ndërkufi-

tare si dhe për gjykatën e juridiksionit, me theks

të veçantë specifikat e sistemit gjyqësor në Bull-

gari.

Trajnuesja e angazhuar për këtë trajnim ishte

eksperte nga Bullgaria dhe prezantoi përvojat

dhe praktikat që zhvillohen në vendin e saj

nëpërmjet rasteve studimore si dhe detyrave për

pjesëmarrësit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë

nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor, si

dhe administratorë falimentues.

Page 10: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

10

NËNTOR NR.10

Shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 23 nëntor 2015, në kuadër të Programit për

Trajnim të Vazhdueshëm (PTV), IGJK ka reali-

zuar trajnimin me temë “Shpëlarja e parave dhe

financimi i terrorizmit”.

Synimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive

teorike dhe praktike tek gjyqtarët dhe prokurorët

pjesëmarrës, në drejtim të identifikimit dhe klas-

ifikimit të rasteve kur kemi të bëjmë me veprat

penale të shpëlarjes së parave dhe identifikimit

të elementeve të veprave penale të terrorizmit.

Fillimisht në trajnim u trajtua roli dhe autoriteti i

Njësisë së Inteligjencës Financiare (NJIF), në

hetimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale,

me ç’ rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit

me këtë institucion dhe institucionet tjera rele-

vante. Më tej, punimet në këtë trajnim u

fokusuan në elaborimin e kornizës ligjore, me

theks të veçantë, dispozitat e Ligjit për Paran-

dalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të

Terrorizmit, format e kryerjes, fazat e pastrimit

të parave dhe mënyrat efikase për hetim, zbulim

dhe ndjekje penale për pastrim të parave.

Ndër të tjera u trajtuan dhe veprat penale të fi-

nancimit të terrorizmit, elementet, fazat e kry-

erjes së kësaj vepre, indikatorët që ndikojnë në

paraqitjen e saj, si dhe format adekuate për

mbikëqyrjen e financimit të terrorizmit, në kon-

test të përpjekjes për parandalimin e kësaj duku-

rie, e cila po paraqitet si një sfidë e madhe.

Metodologjia e realizimit të këtij trajnimi ishte e

kombinuar, teori dhe raste praktike, me ç’ rast u

zhvilluan diskutime për çështjet në fokus të tra-

jnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-

kurorë të nivelit themelor.

Page 11: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

11

NËNTOR NR.10

Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 25-26 nëntor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në

kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me

temë “Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore”.

Trajnimi është realizuar me qëllim të ngritjes së

shkathtësive praktike në përfaqësim dhe zhvillim

të gjykimit, posaçërisht duke u bazuar në tekni-

kat e përfaqësimit në gjykim, që parashihen me

ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, lidhur

me mënyrën e marrjes në pyetje, prezantimin e

provave dhe udhëheqjen e shqyrtimit gjyqësor.

Në kuadër të këtij trajnimi dy ditor, janë elabo-

ruar teknikat e përfaqësimit në gjykim, duke

filluar nga marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, e

tërthortë, vënies në dyshim, rimarrjes në pyetje

të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, fjalës

hyrëse dhe fjalës përfundimtare. Në këtë

kontekst u trajtua edhe dallimi në mes të fjalës

hyrëse dhe asaj përfundimtare.

Të gjitha këto teknika janë shqyrtuar nga

këndvështrimi i prokurorit dhe nga ana e avoka-

tit mbrojtës në mënyrë që të dy palët të identif-

ikojnë faktet që mbështesin teoritë e tyre. Për

secilin teknikë, pas prezantimit teorik,

pjesëmarrësit të ndarë në grupe, përgatiten dhe

demonstruan në mënyrë praktike të gjitha këto

teknika. Pas çdo demonstrimi të teknikave nga

ana e pjesëmarrësve, ata iu nënshtruan vlerësimit

në video kritikë, ku morën vërejtjet dhe

sugjerimet lidhur me aplikimin e këtyre tekni-

kave.

Përfitues të këtij programi trajnimi ishin

gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

Vendimi para-final për shitjen e aseteve të konfiskuara që janë

subjekt për konfiskim

Më 26 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në bashkëpunim me projektin e BE-së për

asistencë të Agjencisë për Sekuestrim dhe Kon-

fiskim të Aseteve, të implementuar nga B&S Eu-

rope ka realizuar trajnimin me temë “Vendimi

para-final për shitjen e aseteve të konfiskuara që

janë subjekt për konfiskim”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i ka-

paciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe profe-

sionistëve tjerë në zgjidhjen e çështjeve të kon-

fiskimi dhe sekuestrimit.

Fillimisht në këtë trajnim u elaboruan procedura

e konfiskimit, fazat e konfiskimit, dhe provat e

nevojshme për konfiskim, konfiskimi para

gjykimit përfundimtar, konfiskimi në gjykime

përfundimtare, procesi i sekuestrimit si dhe ma-

sat dhe provat e sekuestrimit.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të

pjesëmarrësve lidhur me konfiskimin e të hyrave

nga veprat kriminale, si dhe për shitjen e

pasurisë para konfiskimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit

themelor dhe profesioniste e tjerë

Page 12: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

12

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 3 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-

sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën

e fundit promovuese për resurset elektronike që

ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin

mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që

pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-

ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me

mbështetjen e BE-së.

Gjatë kësaj fushate promovuese pjesëmarrësit u

njoftuan me platformën e mësimit në distancë,

avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-

imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me

të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat

ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në

praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të

bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-

tancë me qëllim të drejtës së aplikimit në kurse,

si bëhet kërkimi i materialeve ligjore në dy plat-

format që ofron biblioteka si dhe mënyra e qas-

jes në datat bazat ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin

gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga

Gjykata Supreme, Prokuroria e Shtetit dhe Pro-

kuroria Speciale.

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për

gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive

Regjioni i Prishtinës – Gjykata Supreme, Prokuroria e Shtetit dhe Pro-

kuroria Speciale

Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime

Page 13: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

13

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 04 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në mbështetje të projektit të financuar nga BE

“Mbështetje e mëtejme për Reformën e Arsimit

Ligjor në Kosovë” mbajti ceremoninë e inaugu-

rimit të bibliotekës ligjore të IGJK-së.

Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan z.

Ymer Hoxha, kryetar i Këshillit Drejtues të

IGJK-së, nga zyra e BE-së z. Christoff Stock,

ndërkaq nga ekipi i projektit të lartpërmendur

znj. Katya Dormisheva si dhe Ligita Gjortlere.

Z. Ymer Hoxha në fjalën e tij mes tjerash tha

“Se krijimi i kësaj biblioteke është një hap

shumë i rëndësishëm sepse do të ju mundësojë

qasje në burimet ligjore si në formë të shtypur

ashtu edhe në atë elektronike përfituesve të IGJK

-së. Prandaj për këtë falënderoj Zyrën e Bash-

kimit Evropian dhe projektin e IRZ për kontrib-

utin e dhënë në këtë drejtim si dhe inkurajojë

gjyqtarët dhe prokurorët që ti shfrytëzojnë këto

resurse që ofron kjo bibliotekë sepse janë

ndihmesë në punën e përditshme që ata bëjnë”

Në fjalën e tij, z Christoff Stock, foli veçmas për

koleksionet mbresëlënëse të botimeve ligjore në

gjuhën angleze për çështjet ndërkombëtare dhe

evropiane të ligjit, duke përfshirë abonimet 3-

vjeçare në revistat kryesore ligjore dhe bazat e të

dhënave.

Në këtë ceremoni u theksua se “bashkëpunimi i

projektit me Institutin Gjyqësor të Kosovës ka

dhënë rezultate në krijimin e kësaj biblioteke me

standarde ndërkombëtare, e cila ofron burime

ligjore të nevojshme për gjyqtarë, prokurorë si

dhe stafin mbështetës të gjykatave dhe prokuro-

rive”.

Gjatë prezantimit, janë promovuar platformat

përmes të cilave operon biblioteka ligjore,

databazat ligjore ndërkombëtare që janë të

qasshme për përfituesit e IGJK-së pastaj edhe

inventarizimi dhe hapësira e cila është inku-

rajuese për studim dhe hulumtim për gjithë

përfituesit e IGJK-së.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetarë të

gjykatave, kryeprokuror të prokurorive, gjyqtarë,

prokurorë, përfaqësues të institucioneve vendore

dhe ndërkombëtare.

Inaugurimi i Bibliotekës së Institutit Gjyqësor të Kosovës

Page 14: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

14

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 09 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

priti për vizitë Drejtorin e Akademisë së

Drejtësisë në Gjermani z. Stafan Tratz dhe përfa-

qësues të GIZ-it (Deutsche Gesellschaft für In-

ternationale Zusammenarbeit).

Gjatë këtij takimi z. Tratz u njoftua rreth punës

së Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe mundësitë

e bashkëpunimit profesional mes dy institucion-

eve respektive, shkëmbimi i ideve për praktikat

më të mira për organizimin e trajnimeve

gjyqësore, në shërbim të ngritjes së kapaciteteve

të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ngritja e

nivelit të bashkëpunimit në mes të IGJK-së dhe

Akademisë së Drejtësisë në Gjermani.

Drejtori i Akademisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e

GIZ-it shprehën gatishmërinë për mbështetje të

IGJK-së në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin

e kurrikulave trajnuese bazuar në nevojat dhe

kërkesat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profe-

sionistëve tjerë në sistemin gjyqësor.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Drejtori i

Akademisë së Drejtësisë të Gjermanisë do të

mbajë edhe një trajnim lidhur me “Teknikat e

Vlerësimit të Nevojave për Trajnim” në të cilin

do të marrin pjesë përfaqësues të IGJK-së dhe

zyrtarë kompetent për trajnime të KGJK-së dhe

KPK-së.

Vizitë e Drejtorit të Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë në Insti-

tutin Gjyqësor të Kosovës

Aktivitetet Tjera

Page 15: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

15

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Me dt. 10-11 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, në bashkëpunim me GIZ (Deutsche

Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit),

ka realizuar trajnimin me temën “Teknikat e

Vlerësimit të Nevojave për Trajnim”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të

njoftohen me praktikën që zbaton Akademia

Gjyqësore e Gjermanisë rreth procesit të

vlerësim të nevojave trajnuese.

Me rastin e këtij trajnimi janë prezantuar tekni-

kat e vlerësimit të nevojave, përzgjedhja dhe

pjesëmarrja e gjyqtarëve/prokurorëve në tra-

jnime dhe vlerësimi i trajnimeve. Gjatë trajnimit

është vënë në pah edhe procesi i vlerësimet të

nevojave që zhvillohet nga IGJK për hartim të

programeve trajnuese dhe janë identifikuar

mundësitë ku ka nevojë për përmirësim në këtë

proces që i kontribuojnë vlerësimit real të nevo-

jave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në ditën e dytë, pjesëmarrësit përmes punës në

grupe prezantuan teknikat e vlerësimit të nevoja-

ve që përdorë IGJK duke i shfaqur fuqitë,

dobësitë, mundësitë dhe rreziqet aktuale në këtë

proces, krejt kjo bazuar edhe në teknikat dhe sis-

temin që aplikon Akademia Drejtësisë e Gjer-

manisë të cilat u prezantuan gjatë këtij trajnimi.

Ky trajnim është i një rëndësie të veçantë për

faktin që është diskutuar për vlerësimin e nevo-

jave dhe rëndësinë që e kanë institucionet që ja-

në të përfshira në këtë proces.

Teknikat për vlerësimin e nevojave për trajnim

Page 16: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

16

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 13-14 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës, me mbështetje e UNDP-së, ka realizuar tra-

jnimin dy ditor për stafin e IGJK-së “Zbatimi i

teknologjisë informative në zhvillimin e pro-

grameve të trajnimeve të IGJK-së”.

Qëllimi i trajnimit ishte zbatimi i platformës ILI-

AS për mësim në distancë, shfrytëzimi i resur-

seve të IGJK-së për hulumtime ligjore përmes

shfrytëzimit të bibliotekës dhe databazës ligjore

nga ana e përfituesve të IGJK-së, si dhe trajnimi

i stafit në ngritjen e aftësive profesionale në fu-

shën e teknologjisë informative përmes mësimit

në distancë.

Si rezultat i këtij trajnimi stafi do të jenë në

gjendje të përdorin platformën për mësim në dis-

tancë, të bëjnë editimin e moduleve të zhvilluara

në këtë platformë, të shfrytëzojnë E-librarinë dhe

databazat tjera ligjore si dhe të marrin pjesë në

trajnimet e organizuara për mësim në distancë si

në teknologji informative ashtu edhe në trajnime

tjera të përshtatshme për stafin.

Metodologjia e zhvilluar në këtë trajnim ishte e

kombinuar me ligjërim teorik dhe praktik duke

diskutuar vazhdimisht problemet dhe sfidat që

mund të hasen në praktikë nga përfituesit dhe

stafi i IGJK-së.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin i gjithë stafi i

IGJK-së.

Zbatimi i teknologjisë informative në zhvillimin e programeve të tra-

jnimeve të IGJK-së

Page 17: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

17

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Nga data 19 deri më 22 nëntor 2015, IGJK ka

realizuar një punëtori për “Hartimin e Programit

të punës për vitin 2016”.

Në fokus të kësaj punëtorie ishte përcaktimi i

objektivave strategjike për vitin 2016, përcaktimi

i indikatorëve, identifikimi i rreziqeve të

mundshme dhe hartimi i programit vjetor të

punës, planit për zbatimin e programit dhe pro-

gramin trajnues. Pas analizimit dhe diskutimeve,

grupi punues ka përcaktuar strukturën dhe objek-

tivat e secilit program, prioritet për periudhën një

(1) vjeçare dhe ka përgatitur draftin e parë të tij.

Struktura e programit të punës për vitin 2016

përfshinë misionin dhe vizonin e IGJK-së, ob-

jektivat strategjike, programin e trajnimeve duke

përfshirë programin e trajnimit të vazhdueshëm,

programin e trajnimit fillestar, trajnimet për

avancim, programin për hulumtime dhe publiki-

me, kurset për administrimin e gjykatës dhe pro-

kurorisë, kurset trajnuese për profesionistë të

tjerë, trajnimi për trajnues, mësimin në distancë,

administratatën, financat dhe infrastrukturën e

IGJK-së, programet e përbashkëta me partner

strategjik dhe plani për zbatimi të programit të

punës.

Mbështetur në këtë strukturë dhe prioritete

strategjike, grupi punues ka hartuar planin e

punës për vitin 2016, cili do të diskutohet më tej

edhe në Këshillin Programor dhe do të dërgohet

për miratim Këshillit Drejtues të IGJK-së.

Pjesëmarrës ishin: stafi i IGJK-së.

Punëtori për hartimin e Programit të Punës për vitin 2016

Page 18: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,

18

NËNTOR NR.10

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 23 dhe 24 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i

Kosovës në mbështetje UNICEF, ka realizuar

punëtorinë për zhvillimin e kursit Drejtësia për

Fëmijë për platformën e mësimit në distancë.

Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit të

njoftohen me platformën e mësimit në distancë,

mundësitë që i ofron platforma dhe mënyrën e

funksionimit të saj, të krijojnë llogari për qasje

në platformë si dhe të njoftohen me shembujt për

përshtatjen e materialeve që kërkon platforma e

mësimit në distancë.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit të ndarë në

grupe rishikuan, zhvilluan, përshtaten dhe pre-

zantuan disa nga kapitujt e modulit trajnues në

pajtim me shabllonet e platformës së mësimit në

distancë.

Pjesëmarrës në punëtori ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët nga Gjykata dhe Prokuroria Themelore

dhe e Apelit autorë të modulit Drejtësia për

Fëmijë.

Punëtori për zhvillim e kursit “Drejtësia për Fëmijë” për plat-formën e mësimit në distancë

E-learning

Page 19: Nëntor 2015 - jus.igjk.rks-gov.netjus.igjk.rks-gov.net/563/1/buletini, nëntor 2015.pdf · Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre,