RAPORTI PËR VLERËSIMIN E JASHTËM NË KUADËR TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/ZKM/RVJ Bsc...
Transcript of RAPORTI PËR VLERËSIMIN E JASHTËM NË KUADËR TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/ZKM/RVJ Bsc...
Page 1
RAPORTI PËR
VLERËSIMIN E JASHTËM NË KUADËR TË
AKREDITIMIT PERIODIK
TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
Bachelor në Fizioterapi
OFRUAR NGA “UNIKZKM TIRANE”
Eksperti i vlerësimit të jashtëm:
Prof. Dr. Dhimitraq Stratobërdha
Tiranë, Prill 2015
Page 2
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BSc Fizioterapi
HYRJE
Programi i Studimit në Fizioterapi është hapur si program Bachelor, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave
Nr. 567 datë 27.08.2004.
Programi i Studimit në Fizioterapi realizohet nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të
Mirë” në bashkëpunim me Universitetin Partner të Studimeve të Romës “Tor Vergata” sipas marrëveshjes së
bashkëpunimit. Ky Program Studimi ka filluar në vitin akademik 2004-2005 dhe është akredituar për herë të parë
në vitin 2007, me Urdhrin Nr. 375, Prot. 7779 datë 18.10.2007 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Republika e
Shqipërisë, bazuar në Rekomandimet e Këshilli të Akredimit, Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë, Republika
e Shqipërisë, Nr. Prot. 91/12 datë 06/11/2006 dhe eshte gjithashtu i akredituar nga Ministria e Arsimit,
Universiteteve dhe Kerkimeve (MIUR) Itali, shkrese kjo e fundit që dëshmon akreditimin e programit në fjalë
pranë universitetit partner. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët studimi nga Universiteti i
Studimeve të Romës ”Tor Vergata” , si dhe nga Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit të Mirë”. Në përfundim të
mbrojtjes së diplomës, studentëve u jepet titulli i studimit Bachelor në “Fizioterapi” për Republikën e Shqipërisë
dhe Doktor në “Fizioterapi” për Republikën e Italisë. Programi i studimit iu drejtohet kandidatëve që zotërojnë
titullin e maturës i njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Shqiptar. Programi i studimit është projektuar për të
ofruar një formim të specializuar me qëllim përgatitjen e specialistëve në këtë disiplinë shkencore.
Studentët e Programit të Studimit Fizioterapi duhet të fitojnë aftësi për të vlersuar problematika të ndryshme të
lidhura me rehabilitimin, planifikimin, organizmin, vlerësimin e asistencës sipas evidencave shkencore; integrimi
në punën në ekip duke bashkëpunuar me figurat e tjera profesionale të përfshira në proçeset e asistencës.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Prof. Dr. Dhimitraq Stratobërdha
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Programi i studimit në Fizioterapi ka si qëllim të formojë profesionist me njohuri të thella mbi anatominë
njerëzore, mbi sëmundjet, dëmtimet dhe proçeset e shërimit. Në veçanti, në formimin e Fizioterapistit, objektivat
finalizohen në mënyrë të tillë që i diplomuari të jetë në gjëndje të njohë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko –
praktike të nevojshme për të kuptuar fenomenet biologjikë dhe ato të trashëguara, mekanizmat kryesore të
funksionimit të organeve dhe aparateve, aspektet sociale, evoluimin e profesionit, koncepteve kryesore të
rehabilitimit dhe të metodologjive të proçeseve dhe të asistencës së personave, evolucionin e teorive dhe te
modeleve të asistencës riabilitative, normat dhe principet bazë që përcaktojnë fushën e aktivitetit dhe
përgjegjshmëritë e fizioterapistit, principet deontologjike, juridike, mjeksore dhe ligjore të profesionit; të zhvillimit
dhe të përqasjes ndaj pacientit, vlerësimi në menyrë kritike të aspekteve klinike, edukative, sociale dhe etike të
përfshira në parandalimin, në asistencën, në rehabilitimin, në rimëkëmbjen, në principet kulturale dhe
profesionale që orientojnë procesin, në diagnostikimin, në reagimin ndaj personave të asistuar dhe të kolektivit,
duke i aplikuar këto njohuri në eksperiencat e strukturave shëndetësore dhe asistenciale të akredituara, në
Page 3
autonomin profesionale, vendimet operative, njohuritë teorike bazë që vijnë nga shkenca, prospektivat dhe
sukseset e aplikimeve profesionale, aftësitë për të vlerësuar në mënyrë kritike nëvojat për asistencën
reabilituese.
Studenti aftësohet në drejtimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve asistuese reabilituese për garantimin e aplikimeve
korrekte të përshkrimeve diagnostike dhe terapeutike, si dhe marrjen pjesë në identifikimin e nevojave
shëndetësore të individeve dhe komunitetit. Ky proces zhvillohet në bashkëveprim dhe integrim me figura të
ndryshme profesonale si në aktivitetet shëndetësore, fushën e didaktikës të orientuara drejt tutorazhit klinik të
studentëve, po ashtu edhe në përftimin e njohurive për dimensionet etike dhe historike të mjeksisë në veçanti për
patologjinë, komunikimin efikas dhe sjelljen etike me pacientët dhe familjarët. Për arritjen e këtyre objektivave,
aktivitetet formuese parashikojnë një integrim të disiplinave me anë të organizimit të moduleve didaktike
monodisiplinore për disa nga lëndët, veçanërisht për ti garantuar studenteve një vizion unik për natyrën
ndërdisiplinore te problemit, duke ju referuar objektivave të njëjta arsimore dhe duke siguruar avancimin e
njohurive, që dalin nga disiplinat profesionale dhe që karakterizojnë disiplinat suplementare.
Normat didaktike të parashikura nënkuptojnë leksionet në klasë, seminaret, punë grupi dhe studim individual,
diskutim mbi tematikat përkatëse dhe përmbatjeve të objektivave si dhe simulimet. Proçesi i mësimdhënies
zhvillohet me mjete moderne didaktike. Aktivitetet didaktike tradicionale bashkohen me aktivitetet e praktikës në
strukturat shëndetësore sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit përkatës. Ky trajnim konsiston në rritjen e
përgjeshmerisë dhe autonomisë së vendimmarrjes profesionale në fushën e disiplinës specifike.
Duhet theksuar se praktikat per programin e studimit në fizioterapi janë të një niveli bashkohor, kjo ne saj të
Qëndres së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive e cila është një strukturë shëmbull dhe një pikë referimi për
rehabilitimin fizioterapeutik në Shqipëri. Ajo është e para dhe e vetme në Shqipëri e këti lloji. Struktura disponon
dy palestra të mëdha, një e trajtimit për të rritur dhe një për femijë. Brënda sajë gjënden pesë dhoma me krevat
për elektroterapi dhe katër dhoma per terapi posturale, dy dhoma zhveshje per personelin dhe një për studentënt
si dhe një ambient për pushim të studentëve kur klinika nuk disponon pacientë. Në klinikë aplikohen terapi në
grupe pacientësh të drejtuara nga profesionistët e fushës të cilët mbështeten dhe nga studentët. Vlen të
përmëndet në këtë kontekst rasti i bashkëpunimit me Albanian Down's Syndrome dhe me Shoqatën e para dhe
Tetraplegjikve.
Një risi në kontekstin fizioterapik është prezenca e pishinës së posacme për rehabilitim e cila u ndërtua në vitin
2011 për herë të parë në Shqipëri. Fusha klinike e Fizioterapisë u pasurua me një strument i cili lehtëson
procesin e rimëkëmbjes te pacientët me problematika motorike. Pishina është e paisur me mjete moderne të
nevojshme për rehabilitimin në ujë. Janë parashikuar format e futjes në vaskë të pacientëve me aftësi të kufizuar
të gradave të ndryshme, lëvizja e fizioterapistëve si dhe mirëmbajtja sipas standarteve të parashikuara nga
normativat e Bashkimit Europian. Impiantet e trajtimit të ujit, te garantimit të normale higjeno sanitare si dhe ato
termike janë konceptuar sipas teknologjisë bashkëkohore dhe garantojnë temperaturën dhe qartësinë e ujit si
dhe ndriçimin e nevojshëm.
Programi i studimit është projektuar dhe zhvilluar për të përmbushur nevojat e tregut shqiptar me figura
profesionale të afta për të punuar në sistemin shëndetësorë shqiptar dhe për ta menaxhuar atë, në gjendje për tu
përballur me realitetin tonë dhe për ta përmirësuar, duke sjellë këtu eksperiencën më të mirë ndërkombëtare. Në
këtë kuadër, programi është hartuar dhe në përputhje të plotë me misionin dhe qëllimin e Universitetit, duke
kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar me një arsimim cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha
të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor duke siguruar
në këtë mënyrë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht në gjendje për të çuar
përpara proçesin e zhvillimit të sistemit shëndetësorë e shoqëror në Shqipëri.
Page 4
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke analizuar misionin dhe qëllimin e institucionit, shprehur edhe në rregullore, marrëveshje dhe objektiva të dokumentuara del qartë, që Programi Ba në “Fizioterapi” është përgatitur në përputhje me misionin dhe qëllimin, që ka ky Universitet, për të dhënë kontributin e vet në zhvillimin cilësor të arsimit të lartë, edukimin e vlerave më të mira morale, zhvillimin e kërkimit shkencor, pasqyrë e të cilave do të jenë të diplomuarit në fushën e fizioterapisë e reabilitimit. Po kështu ky program përmbush edhe synimet e Marrëveshjes midis Kishës Katolike dhe Qeverisë Shqiptare më 1993.
Kurrikula në tërësi, syllabet dhe programet, objektivat e vendosura në to shprehin qartë synimin për të pajisur studentët, si teorikisht dhe praktikisht, me njohuritë, aftësitë dhe kompetencën profesionale të nevojshme dhe që karakterizojnë profilin e fizioterapisë. Gjatë studimeve studentët pajisen me njohuri bazë, si përbërja e trupit, mënyra e funksionimit të sistemeve të ndryshme të organizmit tonë dhe patologjitë e ndryshme, duke kombinuar këto me metodat, mënyrat e mjetet e trajtimit fizioterapeutik dhe reabilitimit, dhe duke përfshirë problematikën qysh nga i porsalinduri e deri në moshën e tretë. Synohet tek metodologjia dhe teknologjia bashkëkohore. Stafi akademik i dyfishtë, i huaj dhe shqiptar mundëson arritjen e këtyre objektivave në kontekstin e të dy vendeve, Shqipëri dhe Itali, e madje edhe më gjerë.
Nga takimet me drejtues të Universitetit, e staf që ishte diplomuar e punësuar pranë universitetit në qendrën e Fizioterapisë e Reabilitimit, e që ishin të interesuar për punësimin e kolegëve të tyre, u informuam që; njohuritë dhe aftësitë e tyre fituar nga programi i studimit ishin në përputhje me ato çka kërkohen në vendet e punës ku ata punojnë, madje jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Europës. Programi Ba në “Fizioterapi”, është hapur dhe hartuar për t’iu përshtatur zhvillimit ekonomik të vendit. Hartimi i tij u kondicionua me një nevojë të shoqërisë, në kushtet e reja, kur krahas sektorit publik shëndetësor kemi edhe atë privat, qoftë ky spitalor, qoftë ambulator e pse jo deri tek qendrat estetike, ku kërkohen metoda e mjete bashkëkohore reabilituese e rekuperuese nga individë e grupe të caktuara, në nevojë, për fizioterapi e reabilitim.
Page 5
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme; Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;
Shqyrtimi i programit Bsc në “Fizioterapi”, po kështu nga takimet me pedagogët e drejtuesit e Universitetit dhe njohjen e strategjisë së këtij IAL del qartë, përshtatja e këtij programi në përputhje me strategjitë dhe objektivat afatmesme e afatgjata të Universitetit.
Referuar moduleve, syllabeve e përmbajtjes së çdo lënde, që zhvillohet në ciklin e parë, shikohet synimi për pajisjen e studentëve me koncepte themelore, njohuri e parime bazë, të cilat trajtohen në mënyrë shkencore duke u mbështetur në literaturën bashkëkohore dhe garantuar nga pedagogë vendas e Universitete të huaja partnere.
Programet sipas viteve e sidomos në vitet e 2-të e 3-të japin njohuri, koncepte dhe synojnë të formojnë shprehi praktike të veçanta e të ngushta, për çdo sistem dhe sëmundje, çka shkon me misionin dhe qëllimin e institucionit, që të formojnë specialistë jo thjeshtë të përgjithshëm por edhe të përballojnë nevojat e specialiteteve të ndryshme mjekësore për fizioterapi e reabilitim, si psh. neurologji, semundje kardiovaskulare, reumatologji, traumatologji etj.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e
pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.
Projektimi, hartimi dhe hapja e programit të Fizioterapisë është bërë me synimin e qartë të plotësimit të nevojave që ka tregu i punës si brenda e jashtë vendit, sidomos në vendin tonë, ku zhvillimet e viteve të fundit kanë nxjerrë më në pah nevojën për specialistë Fizioterapie e Reabilitimi. a. Mundësitë e punësimit kanë qenë të mëdha edhe
brenda dhe jashtë vendit dhe ka informacion nga universiteti.
b. Është fakt që pranë këtij universiteti ka kërkesa nga subjekte të ndryshëm për të siguruar për nevojat e tyre specialistë të fizioterapisë e reabilitimit, të cilët diplomohen nga ky Universitet
c. Numri i studentëve është përcaktuar në përputhje me marrëveshjet që kanë për të dy palët, shqiptare dhe italiane, kombinim ky, çka është specifik për këtë Universitet. Kërkesat dhe numri kanë ardhur në rritje vitet e fundit.
d. Nuk ka informacion për të regjistruarit në programet në institucione simotra.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Page 6
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk
bien ndesh me interesat kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë
ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programet, syllabet, duke iu referuar çdo moduli apo
lënde nuk bien ndesh me interesat tona kombëtare,
sovranitetin apo bashkëjetesën fetare.
Madje i mbështet ato nëpërmjet sigurimit të një cilësie
jete më të mirë të individëve apo komunitetit.
Duke e parë nga këndvështrimi i traditave kulturore
kombëtare në këtë fushë (kemi parasysh mjekësinë
popullore), programi i ofruar nga universiteti për
fizioterapi nuk e përjashton atë, madje mund të thuhet
se ka një përshtatje dhe mbështetje shkencore e
bashkëkohore të traditës krijuar në vendin tonë.
Komunikimi studentë e pedagogë të huaj me ata
shqiptarë është gjithashtu nje promocion i kulturës
sonë.
Konkluzione të GVJ: Programi Ba në “Fizioterapi” është përgatitur në përputhje me misionin dhe qëllimin, që ka ky Universitet. Po kështu ky program përmbush edhe synimet e Marrëveshjes midis Kishës Katolike dhe Qeverisë Shqiptare me 1993. Currikula në tërësi, syllabet dhe programet, objektivat synojnë të pajisin studentët, si teorikisht dhe praktikisht, me njohuritë, aftësitë dhe kompetencën profesionale për profilin e fizioterapisë, dhe e mundëson arritjen e këtyre objektivave në kontekstin e te dy vendeve Shqipëri dhe Itali e madje edhe më gjerë. Njohuritë dhe aftësitë e fituara ishin në përputhje me ato cka kërkohet në tregun e punës dhe synojnë plotsimin e këtij tregu. Programi Ba në Fizioterapi është hapur dhe hartuar për t’iu përshtatur zhvillimit ekonomik të vendit, nuk bie ndesh me interesat tona kombëtare, sovranitetin apo bashkëjetesën fetare madje i mbështet ato. Ka një përshtatje dhe mbështetje shkencore e bashkëkohore të traditës kulturore krijuar në vendin tonë. Mundesitë e punsimit kanë qenë të mëdha edhe brenda vendit edhe jashtë vendit dhe ka informacon nga universiteti.
Numri i studentëve është përcaktuar në përputhje me marrveshjet që kanë dy palët shqipëtare dhe italiane.
Universiteti dhe strukturat e veta duhet të hulumtojnë më shumë në tregun dinamik të këtij specialiteti, për të pasur në cdo kohë një pasqyrë të vendeve të punës, cka shërben edhe për këshillim të karrierës së të diplomuarve.
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
a) Fakulteti i Mjekësisë;
Figura e Dekanit është autoriteti më i lartë i Fakultetit. Gjithashtu, fakulteti ka në përbërje Koordinatorët e
programeve të studimit dhe Segretarinë didaktike. Duke qenë se Fakulteti i Mjekësisë zhvillon procesin didaktik
dhe shkencor në marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, stafi i
brendshëm didaktik i këtyre universiteteve përbën dhe stafin e brendshëm akademik të universitetit, gjë e cila
imponohet dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit, me anë të të cilave bëhet e mundur lëshimi i diplomave të
përbashkëta dhe njohja e tyre në të gjithë Bashkimin Evropian.
Struktura akademike e programit të studimit përbëhet nga personel akademik efektiv, personel akademik me
kontratë dhe nga personeli administrativ. Personeli akademik i programit të studimit formohet nga pedagogë
italianë dhe pedagogë shqiptarë. Pedagogët italianë të cilët vijnë nga Universiteti partner dhe përbëjnë mbi 2/3 të
stafit të përgjithshëm akademik (personel akademik efektiv). Pjesa tjetër e stafit akademik përbëhet nga personel
akademik me kontratë, të cilët lidhin një kontratë bashkëpunimi me Fondacionin “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Page 7
Pedagogët italianë janë të strukturuar në Universitetin Partner dhe pjesa më e madhe e tyre zotëron titujt e
nevojshëm për të zhvilluar një proces mësimor efikas. Pedagogët me kontratë me Fondacionin rekrutohen duke
patur parasysh edukimin akademik jashtë vendit (kryesisht në Universitetet italiane duke qenë se edhe diplomat
që lëshohen nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” lëshohen bashkarisht me Universitetin Partner) si
dhe titujt e fituar në këto vende.
Pedagogët lidhin me Universitetin kontrata të rregullta punësimi me kohë të pjesshme, të cilat hartohen nga zyra
juridike e Universitetit dhe depozitohen pranë kësaj zyre dhe zyrës së Burimeve Njerëzore. Përzgjedhja e stafit
akademik bëhet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent. Aplikimet plotësohen në mënyrë elektronike në
adresën përkatëse osë në formë të shkruar pranë Sekretarisë së Rektoratit për protokollim, sipas formatit të
aplikimit të parapërcaktuar, pas Shpalljes së Vendeve të lira të Punës ne web-sitin e Universitetit. Është
Sekretaria e Rektoratit, e cila pasi e protokollon aplikimin, i’a trasmeton Zyrës së Burimeve Njerëzore. Kjo e
fundit merret me procedurën e parashikuar, për ngritjen e komisionit përkatës të përzgjedhjes së kandidatëve, në
përputhje të plotë me rregulloren e Universitetit. Përzgjedhja e pedagogëve me kontratë bëhet nga një komision i
ngritur ad hoc. Është Rektori i Universitetit i cili emëron pedagogët me Dekret dhe më pas lidhet kontrata e
punës. Kontrata dhe Dosja e Pedagogut depozitohen pranë Zyrës Juridike dhe zyrës së Burimeve Njerëzore.
Personeli administrativ në mbështetje të aktiviteteve akademike përbëhet nga një staf i gjerë, që lidhet me
aspekte të ndryshme ndihmëse ndaj aktivitetit akademik: biblioteka, informatika, infrastruktura kryesore dhe
mbështetëse, asistenca ndaj pedagogëve italianë në realizimin e misioneve të tyre, etj.
Numri i personelit akademik për çdo njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me
Kontratë (PAK), Personeli Administrativ (PA), titujt/gradat;
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Numri i personelit akademik për çdo njësi kryesore/bazë
Viti
akademik
Fakulteti Programi
i Studimit
Numri i
PAE
Numri i
PAK
Numri i PA Total
Total Tituj Total Tituj Total Tituj Total Tituj
2007 –
2008
PA për të gjithë progr. e
studimit 41 0 41 0
Mjekësi Fizioterapi 44 3 25 14 3 0 71 17
2008 –
2009
PA për të gjithë progr. e
studimit 43 0 43 0
Mjekësi Fizioterapi 49 7 18 12 3 0 70 19
2009 –
2010
PA për të gjithë progr. e
studimit 47 0 47 0
Mjekësi Fizioterapi 40 7 14 8 3 0 56 15
2010 –
2011
PA për të gjithë progr. e
studimit 40 1 40 1
Mjekësi Fizioterapi 40 6 18 11 2 0 61 17
Page 8
2011 –
2012
PA për të gjithë progr. e
studimit 41 1 41 1
Mjekësi Fizioterapi 43 7 16 11 2 0 61 18
2012 –
2013
PA për të gjithë progr. e
studimit 42 1 42 1
Mjekësi Fizioterapi 52 7 9 5 2 0 63 12
2013 –
2014
PA për të gjithë progr. e
studimit
49 1 49 1
Mjekësi Fizioterapi 54 10 9 6 3 0 66 16
Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit
Komisioni Didaktik
Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor
Gennaro Rocco Doktor President i Programit të Studimit
Rosaria Alvaro Prof. i Asociuar Anëtare
Aurora Gjoshi MSC Koordinatore Programit të Studimit
Një tjetër organ i rëndësishëm vendimarrës në lidhje me zhvillimin e procesit didaktik është Komiteti i Përbashkët
Teknik ku secili nga institucionet partnere ka përfaquesit e tij.
Personeli akademik dhe ai mbështetës për programin e studimit
Pedagogët italianë përzgjidhen nga srukturat e Universitetit Partner duke i dhënë prioritet pedagogëve me
përvojën më të mirë në fushën e mësimdhënies.
Pedagogët shqiptarë që bashkëpunojnë me pedagogët italianë përzgjidhen nëpërmjet konkursit që zhvillohet në
Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Kriteret e konkurrimit, përzgjedhja e personelit, emërimi trajtohen
në mënyrë transparente dhe kolegjiale nëpërmjet një komisioni përzgjedhës të emëruar nga Rektori. I gjithë
procesi është publik dhe konkurset publikohen në faqen web të Universitetit. E njëjta procedurë ndiqet edhe për
personelin administrativ dhe ndihmës në mënyrë që objektivi i cilësisë së personelit të jetë sa më i prekshëm dhe
i dukshëm. Gjatë aktivitetit mësimor, stafi pedagogjik monitorohet në realizimin e saktë të procesit mësimor duke
përfshirë në këtë proces stafin administrativ. Raporti i stafit akademik me stafin administrativ anon dukshëm në
favor të stafit administrativ duke qenë se strukturat e Fondacionit dhe strukturat e Universitetit kanë vënë në
dispozicion një numër të madh dhe të domosdoshëm personeli në suport të aktivitetit akademik. Po kështu
personeli akademik efektiv përbën mbi 70% të stafit të përgjithshëm akademik.
Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit gjënden të plotësuara sipas
tabelës.
Page 9
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre
Viti Akademik Programi i Studimit Titulli PAE PAK PAE/PAK
2007 - 2008
PA për të gjithë programin e studimit 36 5 7,2
Fizioterapi
Profesorë 0 2 0
Prof.Asoc. 1 5 0,2
Docent, Dr. 2 7 0,28
Asistentë me MA 41 11 3,72
Kërkues 0 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 1 2 0,5
2008 - 2009
PA për të gjithë programin e studimit 38 5 7,6
Fizioterapi
Profesorë 1 3 0,33
Prof.Asoc. 1 4 0,25
Docent, Dr. 3 5 0,6
Asistentë me MA 42 6 7
Kërkues 2 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 1 2 0,5
2009 - 2010
PA për të gjithë programin e studimit 43 4 10,8
Fizioterapi
Profesorë 1 3 0,33
Prof.Asoc. 0 3 0
Docent, Dr. 4 2 2
Asistentë me MA 33 6 5,5
Kërkues 2 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 1 2 0,5
2010 - 2011
PA për të gjithë programin e studimit 36 4 9
Fizioterapi Profesorë 1 3 0,33
Prof.Asoc. 0 5 0
Page 10
Docent, Dr. 0 3 0
Asistentë me MA 34 7 4,86
Kërkues 5 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 1 1 1
2011 - 2012
PA për të gjithë programin e studimit 37 4 9,3
Fizioterapi
Profesorë 0 3 0
Prof.Asoc. 0 5 0
Docent, Dr. 1 3 0,33
Asistentë me MA 36 5 7,2
Kërkues 6 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 1 1 1
2012 - 2013
PA për të gjithë programin e studimit 38 4 9,5
Fizioterapi
Profesorë 0 2 0
Prof.Asoc. 1 2 0,5
Docent, Dr. 1 1 1
Asistentë me MA 45 4 11,25
Kërkues 5 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 2 0 -
2013 - 2014
PA për të gjithë programin e studimit 42 7 6
Fizioterapi
Prof.Asoc. 2 1 2
Docent, Dr. 4 3 1,33
Asistentë me MA 44 3 14,67
Kërkues 4 0 -
Pedagogë (pa tituj) 0 0 -
Personel Administr. 3 0 -
Page 11
Të dhëna sipas moshës Tabela 5 dhe 6
Viti
akademik Personeli
20-24 25-35 36-45 46-55 56-65 66 -
PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK
2007 - 2008
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 2 0 0
Prof.Asoc. 0 0 0 0 1 0 0 4 0 0 0 1
Docent, Dr. 0 0 0 0 0 2 1 4 1 1 0 0
Asistentë me
MA
0 0 7 3 11 3 15 3 7 2 1 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Pedagogë (pa
tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
3 1 10 2 16 0 7 3 0 0 1 1
2008 - 2009
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 1 0 2 1 0
Prof.Asoc. 0 0 0 0 1 0 0 3 0 1 0 0
Docent, Dr. 0 0 0 0 0 1 2 2 1 2 0 0
Asistentë me
MA
0 0 7 1 10 2 14 2 10 1 1 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 2 0 0 0 0 0
Pedagogë (pa
tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
3 1 10 2 15 0 9 2 1 1 1 1
2009 - 2010
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 1 0 1 1 1
Prof.Asoc. 0 0 0 0 0 0 0 1 0 2 0 0
Docent, Dr. 0 0 1 0 0 0 1 2 1 1 0 0
Asistentë me
MA
0 0 6 0 7 2 12 3 8 1 2 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 2 0 0 0 0 0
Pedagogë (pa
tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
5 0 11 3 14 0 10 2 3 0 1 1
Page 12
2010 - 2011
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 2 0 1 1
Prof.Asoc. 0 0 0 0 0 0 0 3 0 1 0 1
Docent, Dr. 0 0 0 0 0 1 0 1 0 1 0 0
Asistentë me
MA
0 0 5 1 6 2 12 2 9 2 2 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 4 0 1 0 0 0
Pedagogë (pa
tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
1 0 8 2 14 0 10 2 4 0 0 1
2011 - 2012
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 2 0 1
Prof.Asoc. 0 0 0 0 0 0 0 2 0 2 0 1
Docent, Dr. 0 0 1 0 0 1 0 1 0 1 0 0
Asistentë me
MA
0 0 4 1 5 2 14 1 10 1 3 0
Kërkues 0 0 0 0 1 0 2 0 3 0 0 0
Pedagogë (pa
tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
0 0 11 2 12 0 12 3 3 0 0 0
Viti
akademik Personeli
20-24 25-35 36-45 46-55 56-65 66 -
PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK
2012 - 2013
Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0 1
Prof.Asoc. 0 0 0 0 0 0 0 1 1 1 0 0
Docent, Dr. 0 0 0 0 1 1 0 0 0 0 0 0
Asistentë
me MA
0 0 8 1 8 2 14 0 11 1 4 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 3 0 2 0 0 0
Pedagogë
(pa tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
1 0 11 1 14 0 11 3 3 0 0 0
2013 - 2014 Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0 1
Page 13
Numri i stafit akademik me kontratë është në përqindje më të ulët në krahasim me stafin e brendshëm. Stafi i
brendshëm përbëhet nga pedagogë të Universitetit të Studimeve të Romës “Tor Vergata” dhe nga Universiteti
Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Stafi administrativ përbëhet tërësisht nga stafi i Universitetit.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash
Nga takimi me drejtues të institucionit, stafin akademik dhe Zyrën e Burimeve Njerëzore e Statistikës vërehet kujdesi dhe synimi për ndjekjen e procedurave korrekte ligjore e transparente të rekrutimit. Institucioni ka përcaktuar qartë kriteret, procedurën dhe modalitete të tjera për përzgjedhjen e stafit akademik. Zyra e Burimeve Njerëzore mban një bazë të dhënash, të përditësuar me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë. Gjithçka është transparente dhe pasqyrohet në web në adresën www.unizkm.al Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë (PAE) aktual përbën 85.7 % të personelit akademik, të angazhuar për realizimin e programit të studimit të ciklit të parë “Fizioterapi”. Në këtë numër futen edhe pedagogët e huaj që vijnë nga Universiteti partner në Itali e që me vendim dypalësh janë PAE. Janë përcaktuar procedura dhe janë ngarkuar komisione dhe persona përgjegjës për mënyrat e vlerësimit të personelit, duke përfshirë edhe vlerësimin nga studentët nëpermjet pyetësorëve përpara provimeve, për çdo pedagog. Të gjitha këto janë të dokumentuara: Rregullorja, Verbali i Komisionit Permanent të Përzgjedhjes Pedagogëve, Dokumenti i ngritjes Komisionit të Përhershëm, Përzgjedhja e Kryesisë së Komisionit të Përhershëm, etj Zyra e Burimeve Njerezore dhe Statistikës mban një bazë të
Prof.Asoc. 0 0 0 0 0 0 0 0 2 1 0 0
Docent, Dr. 0 0 1 0 1 2 1 0 1 1 0 0
Asistentë
me MA
0 0 8 1 8 1 14 0 9 1 5 0
Kërkues 0 0 0 0 0 0 3 0 0 0 1 0
Pedagogë
(pa tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Personel
Administr.
2 0 16 2 10 1 14 2 3 2 0 0
Page 14
të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.
dhënash, të përditësuar me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë dhe pasqyrohet në web në adresën www.unizkm.al
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik; Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.
Universiteti disponon për të gjithë stafin akademik dhe
administrativ dokumentacion të plotë; me CV, nivelin e
kualifikimit dhe aktivitetin akademik-shkencor si për PAE dhe
për PAK (për këta të fundit edhe informacion për institucionet
ku punojnë efektiv). Personat përgjegjës për Programin e
Fizioterapisë ishin me statusin e Këshillit Shkencor të
programit dhe Koordinatori/ët. (gjithsej 3 nga të cilët Kryetari, 1
anëtar dhe koordinatori).
Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kjo listë u vu në dispozicionin tonë dhe pasqyronte emrat e
pedagogëve, lëndët apo modulet që mbulon, ngarkesën
mësimore të tyre, etj.
Institucioni ka përcaktuar qartë kriteret, procedurën dhe modalitete të tjera për përzgjedhjen e stafit akademik. Gjithçka është transparente dhe pasqyrohet në web në adresën www.unizkm.al
Pedagogët e përzgjedhur përfaqësonin nivel të lartë
profesional, akademik e shkencor në fushën e fizioterapisë e
reabilitimit. Për drejtimin kryesor të programit ishin përzgjedhur
ata me përvojë, grada shkencore e tituj akademikë Prof. As,
Docent, Doktor e Kërkues, por përqindja më e madhe janë me
Master Shkencor, çka përbën një synim në të ardhmen për
kualifikim e ndryshim pozitiv në favor të afrimit të pedagogëve
me tituj e grada shkencore.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).
U konstatua një angazhim optimal i personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore, në veçanti për Qendrën e Fizioterapisë, ku kujdesi për kabinetet, aparaturat dhe pishinën reabilituese janë shëmbullore.
Personeli, të gjithë burimet njerëzore janë të angazhuar në mënyrë shëmbullore dhe me disiplinë të lartë, po ashtu përfaqësonin nivel të lartë profesional, duke krijuar kështu mundësinë për përmbushjen e objektivave të programit.
Qendra e Fizioterapisë brenda kampusit mundëson kushte
optimale për praktikat profesionale, me staf të kualifikuar e të
mjaftueshëm që ndjekin e drejtonë studentët. Po kështu me
marrëveshje me qendra të tjera spitalore realizohen edhe ato
Page 15
praktika që duhen kryer në klinika të këtij niveli dhe ku
drejtohen nga staf i kualifikuar.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.
Personeli akademik që në të shumtin është i huaj dhe nga universitetet partnere dhe personeli akademik i jashtëm janë të angazhuar në mënyrë autonome në programe specifike të kualifikimit e punës së tyre shkencore. CV e tyre paraqesin një aktivitet të gjerë kualifikues dhe referimesh e publikimesh shkencore Koordinatori dhe Zyra e Sekretarisë disponojnë të dhënat e duhura për programin në tërësi dhe detaje për çdo lëndë apo modul dhe i venë në dispozicion të të interesuarve në çdo kohë.
Konkluzione të GVJ: Vërehet kujdes dhe synim për ndjekjen e procedurave korrekte ligjore e transparente të rekrutimit. Zyra e Burimeve Njerezore mban një bazë të dhënash, të përditësuara me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë. Gjithcka është transparente dhe pasqyrohet ne web ne adresën www.unizkm.al
Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë, ku futen edhe pedagogët e huaj që vijnë nga Universiteti partner (PAE), aktualisht përbën 85.7 % të personelit akademik. Janë përcaktuar procedura dhe janë ngarkuar komisione edhe persona përgjegjës për mënyrat e vlerësimit të personelit,.
Universiteti disponon për të gjithë stafin akademik dhe administrativ dokumentacion të plotë, si dhe listën e personelit akademik për secilin semestër. Për drejtimit kryesore te programit ishin përzgjedhur pedagogë me përvoje, grada shkencore e tituj akademikë
Prof. As, Docent, Doktor e Kërkues, por përqindja më e madhe ishin me Master Shkencor.
U konstatua një angazhim optimal edhe i personelit ndihmës mësimor-shkencor në përputhje me detyrat e tyre. Ka staf të kualifikuar e të mjaftueshëm që ndiqnin e drejtonin studentët.
Personeli akademik nga Universitetet partnere dhe personeli akademik i jashtëm janë të angazhuar në mënyrë autonome në programe specifike te kualifikimit e punes shkencore.
Koordinatori dhe Zyra e Sekretarisë disponojnë të dhënat e duhura për programin në tërësi dhe detaje për cdo lëndë apo modul dhe i venë në dispozicion të të interesuarve në cdo kohë.
Ajo cka përbën një synim për të ardhmen është kualifikimi e ndryshimi pozitiv në favor të afrimit te pedagogëve me tituj e grada shkencore dhe jo vetëm të huaj.
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj
komunitetit
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ndodhet në Rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë, prej vitit 2004. Ambjentet
në shfrytezim nga ky Universitet, kanë një sipërfaqe totale prej 50.400 m² dhe janë në pronësi të Fondacionit
Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Objekti ku zhvillojnë mësim studentët e programit të studimit në Fizioterapi është një ndërtesë trekatëshe
siperfaqja e se cilës eshte 5295 m² e ndarë në tre kate me nga 1765 m² për secilin kat. Objekti i plotëson
normativat e sipërfaqes së shfrytëzuar m²/për student, ku numri i studentëve në total është rreth 1900 duke
konsideruar këtu edhe faktin se institucioni ka në shfrytëzim disa struktura. Godina i plotëson të gjitha kërkesat
për sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit si dhe Lejen Higjeno-Sanitare. Në godinë gjendet dhe pika e ndihmës së
shpejtë; gjithashtu, në shërbim të studentëve është dhe Poliklinika “At Luigji Monti”, pronë e Fondacionit
Themelues. Godina i plotëson dhe kërkesat teknike për furnizimin me energji elektrike dhe me ujë, pasi gjenden
në pronësi të Universitetit kabina elektrike, gjeneratori, 2 kaldaja, 2 chiller, panele solare dhe depo uji me
Page 16
kapacitet mjaft të madh.
Auditorët, Zyra e Sekretaria mësimore e cila jep informacionet lidhur me procesin didaktik janë të pozicionuara
në të njëjtin kat në godinën qendore, gjë që lehtëson komunikimin me studentët por edhe me persona të tjerë të
interesuar lidhur me programin mësimor, orët, nr e klasave ku do të zhvillohet mësimi etj.
Infrastuktura që është në dispozicion të zhvillimit të procesit mësimorë, plotëson standartet dhe kriteret e cilësisë.
Auditorët e leksioneve dhe seminareve janë të pajisura me PC dhe videoprojektor, disponojnë rrjet informatik Wi-
Fi falas si dhe plotësojnë normat teknike të ndriçimit, janë të pajisur me sistem ngrohjeje, sistem sigurie kudër
zjarrit etj.
Në çarjet ekzistuese të fasadës, sipas të cilave është pershtatur dhe shpërndarja e ambjenteve dhe sallave, jane
parashikuar dritare me cilësi të mira izolimi termo-akustik, me xham duplex me dhomë ajri në mes si dhe
konstruksion plastik të bardhë, për hapje normale me aks vertikal si dhe gjysem hapje me aks të poshtëm
horizontal të llojit antiribalt. Projekti synon të sjellë një standart të ri në funksionimin e ambjenteve didaktike, me
hapesira të mirë-projektuara për kapacitetin e përdoruesve, konform standarteve per krijimin e kushteve termike
dhe akustike të përshtatshme, si dhe me ndricim natyral të mjaftueshem për realizimin e gjithe fuknsioneve
përkatëse. Materialet e përdorura, nga ato ndërtimore e deri tek ato të trajtimit siperfaqesor e pasurimit në nivel
mobilimi, parashikohen te jenë të një cilësie optimale si dhe me ambicjen për të përcjelle një fryme te re dinamike
dhe kreative nepermjet designit.
Gjithashtu, janë pjesë e Universitetit, në funksion të programit të studimit në fjalë, godina dhe ambjente të tjera
auditorësh dhe laboratore sic janë Laboratori i Kimisë, Laboratori i Anatomisë Mikroskopike dhe Histologjike,
Laboratori i Anatomisë Makroskopike, Laboratori Biokimik – Klinik, Salla e Studimit Autonom, Qëndra e Avacuar
e Simulimit në Mjekësi si dhe Poliklinika “At Luigji Monti”.
Një risi në fushën e Mjekësisë është Qëndra e Avancuar e Simulimit që ofron nëpërmjet sistemeve të ndryshme
të teknologjisë të simulmit, të cilët janë manikinë, raste interaktive klinike të ndryshëm të simuluar “computer
assisted” për t’i dhëne kompetencat profesionale dhe relative studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, në kurset e
studimit Mjekësi dhe Kirurgji dhe të Infermieristikës të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Laborator i Anatomisë Makroskopike është i pajisur me 25 (njëzet e pesë) vende për studentët dhe me sistem
audio/video - projeksionit të gjeneratës së fundit. Struktura ofron të gjitha modelet anatomike për secilin student
dhe segmente skeletore që kanë për qëllim aktivitetet praktike, laboratori dhe vetë-studimi. Laboratori i cili vihet
dispozicion për kohëzgjatjen e kurseve mund të përdoret edhe për aktivitete udhëzuese të kryera nga mësues të
kualifikuar.
Laborator i Anatomisë Mikroskopike dhe Histologjike është i pajisur me 25 (njëzet e pesë) vende për studentët ku
secili ka në dispozicion një mikroskop optik, dhe një vend të mësimdhënësve të pajisur me mikroskop arsimor (të
centralizuar dhe të sapo përftuar) të lidhur me projeksionin sistem audio / video të gjeneratës së fundit. Struktura
mund të konsiderohet një Qendër e Avancuar për Studimin e përgatitjeve të Citologjisë dhe Histologjisë edhe në
sajë të drejtimit të mësuesve të specializuar për kryerjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve laboratorike.
Salla e Studimit Autonom është e pajisur me 20 (njëzet) vende që gjithashtu janë krijuar dhe vihen në dispozicion
të nxënësve që kanë nevojë për një hapësirë të dedikuar për studimin e kryer në mënyrë të pavarur. Kjo
hapësirë, e pajisur me një audio / video të projeksionit dhe materiale të mësimdhënies (modele anatomike,
atlaset, teksteve të zgjedhura nga mësimdhënësit dhe filmat e mësimeve të kryera më parë) është gjithmonë e
hapur dhe i lejon të gjithëve përdorimin e materialeve të kursit të nevojshme për një studim të plotë të anatomisë
njerëzore.
Në Laboratorin Kimik zhvillohen analizat cilësore, analizat sasiore, analizat e njohejes se grupeve funksionale të
medikamendteve dhe analizat e kimisë toksikologjike.
Laboratori është i pajisur me 9 kapa dhe ka në dispozicion 18 vënde, ku cdo postacion është i pajisur me
aspirim, ujë, elektricitet, vakum dhe gaz. Vec këtyte cdo sudentë ka bazën matreiale personale.
Gjithashtu Universitetit ka vënë në dispozicion të studentëve të të gjitha kurseve 1 Sallë Interneti me kapacitet
përkatësisht 24 kompjutera Desktop (Cassa Rossa) dhe 1 Laboratorë informatike me 48 kompjutera Laptop
Page 17
(Godina Qëndrore). Të dy sallat janë të pajisura me internet të dedikuar 40 Mbps. Sallat përdoren kryesisht për
zhvillimin e leksioneve të ndryshme mësimore, kryesisht paketa Microsoft Office, për te cilën disponojmë edhe
licensimin Microsoft. Sallat janë në dispozicion të studentëve edhe jashtë orarit të mësimit: Studentët mund te
shfrytëzojnë kompjuterat për te naviguar në internet, kryer kërkime apo përdorur shërbimet e tjera të shkollës
(biblioteka, portali, materialet mesimore etj).
Qëndra e Reabilitimit dhe Mjekësisë Sportive është një strukturë shëmbull dhe një pikë referimi për rehabilitimin
fizioterapeutik. Ajo është e para dhe e vetme në Shqipëri e këti lloji, e cila disponon dy palestra të mëdha, një e
trajtimit për të rritur dhe një për femijë. Brenda saja gjënden pesë dhoma me krevat për elektroterapi dhe katër
dhoma për terapi posturale, dy dhoma zhveshje per personelin dhe një për studentënt.
Një risi në kontekstin fizioterapik është prezenca e pishinës së posacme për rehabilitim e cila u ndërtua në vitin
2011 dhe ka gjerësi 2.5m dhe gjatësi 12m. Pishina është e paisur me mjete modernete të nevojshme për
rehabilitimin në ujë. Janë parashikuar format e futjes në vaskë të pacientëve me aftësi të kufizuar të gradave të
ndryshme, lëvizja e fizioterapistëve dhe mirëmbajtja sipas standarteve të parashikuara. Impiantet e trajtimit të ujit
dhe ato termike janë konceptuar sipas teknologjisë bashkëkohore dhe garantojnë temperaturën dhe qartësinë e
ujit si dhe ndriçimin e nevojshëm.
Në strukturë gjëndet dhe pika e ndihmës së shpejtë; gjithashtu, në shërbim të studentëve është dhe Poliklinika
“At Luigji Monti”, pronë e Fondacionit Themelues.
Struktura parashikon prezencën e Sallës së Bibliotekës, ambjent i cili konsiderohet i përkohshëm si efekt i
punimeve ndërtimore. Kjo e fundit ka një sipërfaqe prej 458 m².
Vlen të përmëndët, si pjese e infrastrukturës në funksion të programeve të studimit, prezenca e mjediseve
shlodhëse si mjediset sportive, kafeteria si dhe shërbimi i mensës e cila parashikon cmime të reduktuara për
studentët.
Institucioni disponon një parkim prej 9888.92 m² në funksion të studentëve dhe të personelit administrativ
siperfaqe kjo e fundit që përkthehet në rreth 200 vënde parkimi si dhe shërbimin e fotokopisterisë.
Mjediset e fakultetit
Mjediset për Fakultetin/përgjegjës për programin e studimit Sasia Sipërfaqja
Salla për leksione/ seminare 3 226.15 m2
Salla për aktivitete promovuese 3 666.9 m2
Salla për praktikë lëndore/ profesionale dhe laborator per lenden 4 735 m2
Laboratorë informatike 1 83.2 m2
Salla interneti / Ëi- Fi free 1 71.5 m2
Salla për bibliotekë, librari 1 458 m2
Mjedis për fotokopjime 1 50 m2
Zyrë informacioni për studentët 3 69.5 m2
Korridore/holle 1 600 m2
Mjedise sportive 1 680 m2
Mjedise shërbimi për të tretë 2 519 m2
Page 18
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 21 m2
Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 1 93.3 m2
Nyje hidrosanitare për studentët 20 114.8 m2
Kuzhina 1 97.4 m2
Mensa 1 275.9 m2
Lulishtja 2 11490 m2
Parkimi 1 9888.92 m2
Norma m2/për student 116.1 m2
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja
Zyra për Sekretare/Sekretarini Pegjithshem//Drejtori i Pergjithshem
Dekanin/zv Rektorin/Rektorin
8 128.55 m2
Zyra për sekretarinë mësimore 1 15.44 m2
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 3 64.72 m2
Zyra për personelin akademik 6 81.2 m2
Zyra e koordinatoreve 1 15.8 m2
Zyrë për financën 2 37.3 m2
Zyrë për Njësinë e SBC 1 21.2 m2
Salla për mbledhje 2 52.4 m2
Mjedis për stafin e shërbimit 3 70 m2
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 8 50.3 m2
Norma m2/për person 28.5 m2
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;
Institucioni ka në kampusin e vet edhe bibliotekën me mbi 12 mijë tituj librash e periodikësh, bashkëkohorë dhe në shërbim të programeve të universitetit.
Page 19
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.
U panë nga ne disa libra dhe tituj të lidhur me fizioterapinë e reabilitimin dhe konstatuam se ishin të mjaftueshëm, bashkëkohorë e nga autorë në zë të fushës. Ato ishin së shumti në italisht (në 60 %), çka është e lidhur me gjuhën e mësimdhënies. Sherbimi i librarisë elektronike në mbështetje të kërkimit të periodikëve online u ofron studentëve shërbimin e Document- Delivery, që bën të mundur gjetjen e artikujve me full-tekstin e tyre. Ka plan të detajuar dhe buxhet për shtimin e zërave të bibliotekës
Biblioteka punon gjatë gjithë ditës dhe ky orar i përshtatet
të gjithë studentëve.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.
Institucioni ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve. Vlen të përmendet Qendra e Fizioterapisë e Reabilitimit, dhe auditori i dhënies se provimit, i tëri i kompjuterizuar, ku për çdo student me kompjuter përpara përfundimi dhe vlerësimi bëhej në cast. Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; vlen të përmendet Qendra e Fizioterapisë e Reabilitimit, auditori i dhënies se provimit i tëri i kompjuterizuar, pajisjet tek Laboratori i Kimisë, Laboratori i Anatomisë Mikroskopike dhe Histologjike, Laboratori i Anatomisë Makroskopike, Laboratori Biokimik – Klinik, Salla e Studimit Autonom, Qëndra e Avacuar e Simulimit. Pajisjet me mulazhe, mikroskope, dhe sidomos kabinetet e Q. Fizioterapisë me aparatura e pishinë e palestër, Qendra e avancuar e simulimit real të sëmundjeve janë më se të mjaftueshëm për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Ka më shumë se një laborator dhe funksionalë e të pajisur.
Ka një laborator IT dhe një sallë interneti, ofrohet falas Wi-
Fi për studentët dhe po mendohet edhe më tej për
modernizimin e universitetit.
Page 20
Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
Qendra e Fizioterapisë brenda kampusit mundëson kushte
optimale për praktikat profesionale, me staf të kualifikuar e
të mjaftueshëm që ndjekin e drejtojnë studentët. Po kështu
me marrveshje me qendra të tjera spitalore realizohen
edhe ato praktika që duhen kryer në klinika të këtij niveli.
Konkluzione të GVJ: Institucioni ka në kampusin e vet edhe bibliotekën me mijra tituj librash e periodikësh, bashkëkohorë dhe në shërbim të programeve të universitetit. Ato të lidhur me fizioterapine e reabilitimin ishin të mjaftueshëm, më së shumti në italisht. Ka edhe tekste ne gjuhe të tjera. Sherbimi i librarisë elektronike në mbështetje të kërkimit të periodikëve online u ofron studentëve shërbimin e Document- Delivery, që bën të mundur gjetjen e artikujve me full-tekstin e tyre.Ka plan të detajuar dhe buxhet për shtimin e zërave të bibliotekës Biblioteka punon gjatë gjithë ditës dhe ky orar i përshtatet të gjithë studentëve. Institucioni ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, (ofrohet falas Wi-Fi për studentët), me pajisje të përshtatshme për mësimdhënie (mulazhe, mikroskope, me aparatura, pishine e palestër. Qendra e Fizioterapisë brenda kampusit dhe marrveshjet me qendra të tjera spitalore mundësonte kushte optimale për praktikat profesionale, me staf të kualifikuar e të mjaftueshëm që ndiqnin e drejtonin studentët. Përfundimi i bibliotekës së re mbi bazën e projektit që ne pamë do të ishte nje hap i rën desishëm për përmirësimin e funksionit të kësaj pjese të universitetit.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Të dhënat kontabël të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, regjistrohen e përpunohen sipas parimeve të
Standartit Kombëtar të Kontabilitetit. Pasqyrat financiare paraqesin situatën financiare për vit ushtrimor ku, si
rregull i brëndshëm i institucionit, viti ushtrimor përkon me vitin mbyllës të vitit akademik.
Pasqyrat financiare dorëzohen çdo vit pranë organeve kompetente sipas skadencave të parashikuara me ligj
pasi është kryer auditimi i brëndshëm nga ana e instutucionit dhe janë miratuar unanimisht nga Këshilli
Administrativ i institucionit.
Fondacioni nisur nga misioni, realizon aktivitete në përputhje të plotë me Statutin e tij dhe krijon vlerë të shtuar
për ta përdorur për rritjen e cilësisë së shërbim-dhënies në kuadrin e edukimit.
Kapacitetet financiare që rrjedhin nga aktivitetet e Fondacionit, vihen në dispozicion të studentëve, përfituesve të
shërbimeve dhe konkretizohen në struktura bashkëkohore, mjete, know-how si dhe rezerva për të siguruar
vazhdimësinë e aktiviteteve.
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në tre vitet e fundit
Të ardhurat nga: Viti 1
2011-12
Viti 2
2012-13
Viti 3
2013-14
Pushteti qendror - - -
Pushteti vendor - - -
Page 21
Fonde jopublike: - - -
Grantet për kërkim dhe kontratat - - -
Konsulencat, shërbimet - - -
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 48.327.713 59.973.305 61.590.654
Sponsorizimet - - -
Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm) - - -
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj - - -
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat,
etj) - - -
SHUMA 48.327.713 59.973.305 61.590.654
Viti Shpenzime Kosto/Student
Viti 1 (2011-12) 60.783.041 316.578
Viti 2 (2012-13) 54.505.006 258.318
Viti 3 (2013-14) 61.136.011 271.716
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.
Institucioni kryen auditim cdo tremujor dhe vjetor te brendshëm të situatës financiare dhe garanton vërtetësinë e informacionit financiar
2 & 3 Bazuar në Standardin Kombëtar të
Kontabilitetit, auditi verifikon paraqitjen, regjistrimin
dhe përpunimin e te gjitha te dhënave, sipas zërave
në pasqyrat financiare.
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;
Institucioni harton raporte financiare të hollësishme të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;
Page 22
Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.
Institucioni dokumenton raportet financiare për vitet e kaluara akademike, siç edhe parashikohet nga Standardet Kombëtare të Kontabilitetit Institucioni (Fondacioni që nga forma ligjore është OJF) ka aftësi menaxhuese dhe dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e shërbimdhënies, si dhe rritjes së numrit të përfituesve të shërbimit në të ardhmen. Vetëm vitin e fundit ushtrimor (2014), investimet e kryera në: krijim të ambjenteve të reja, destinuar mësimdhënies, rehabilitim të atyre ekzistuese, destinuar mësimdhënies, informatizimit, arrijnë vlerën prej rreth 243,1 milion lekë.
Konkluzione të GVJ: Institucioni kryen auditim cdo tremujor dhe vjetor te brendshëm të situatës financiare. Bazuar në Standardin Kombëtar të Kontabilitetit, auditi verifikon paraqitjen, regjistrimin dhe përpunimin e te gjitha te dhënave, sipas zërave në pasqyrat financiare. Hartohen raporte financiare të hollësishme të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare ose ndarjen e burimeve financiare; Institucioni dokumenton këto raporte financiare për vitet e kaluara akademike. Institucioni ( Fondacioni që nga forma ligjore është OJF) ka aftësi menaxhuese dhe dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e shërbim dhënies, si dhe rritjes së numrit të përfituesve të shërbimit në të ardhmen.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Sigurimi i Cilësisë në UNIZKM realizohet në disa forma. Vlen të nënvizohet fakti se që në vitin e parë akademik
2004-2005, janë aplikuar të njëjtat mekanizma të sigurimit të cilësisë që përdoren edhe në universitetet italiane
partnere, me të cilat ofrohen programet e përbashkëta të studimit.
Forma kryesore e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit, zhvillohet nëpërmjet marrjes së vlerësimit të
studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik. Ky proces realizohet në rrugë institucionale, për çdo
program studimi dhe çdo lëndë, nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të formularëve të veçantë për çdo lëndë, ku
shprehen për cilësinë e organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor, metodologjitë e mësimdhënies,
infrastrukturën mësimore e laboratorike, impenjimin e stafit akademik, literaturën e përdorur etj.
Plotësimi i formularëve është një proces individual dhe zhvillohet në kushtet e anonimatit të plotë për studentin
që e plotëson. Ai kryhet pas përfundimit të mesimdhënies të çdo lënde dhe përpara zhvillimit të provimit të saj.
Për thjeshtimin e procedurave të kryerjes së tij, kursimin e kohës së mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave,
është arritur që ai të informatizohet plotësisht.
Të dhënat e mbledhura nga Njësia e Sigurimit të Cilësisë përpunohen në rrugë statistikore dhe rezultatet e
vlerësimit të brendshëm të çdo programi studimi, pasi shqyrtohen nga Rektorati, i transmetohen Komiteteve të
Përbashkëta Teknike me universitetet italiane partnere si dhe stafit akademik të programit të studimit.
Vlen të nënvizohet se Komitetet e Përbashkëta Teknike janë organizmat kryesore vendimarrëse lidhur me
zhvillimin e procesit akademik. Çdo vit zhvillohen disa mbledhje të tyre objekt i të cilave është edhe përmirësimi i
vazhdueshëm i cilësisë së procesit mësimor në të gjitha aspektet e tij. Këto analiza zhvillohen kryesisht në
Page 23
përfundim të çdo semestri dhe të vitit akademik dhe në përfundim të tyre formulohen edhe politikat dhe masat
përkatëse për përmirësimin e procesit akademik dhe të rezultateve të tij.
Nje formë tjetër e organizuar dhe institucionale e marrjes se opinionit të studentëve është zhvillimi i mbledhjeve
mujore me studentët e çdo programi studimi. Këto mbledhje zhvillohen me studentët e të gjitha viteve dhe
organizohen e drejtohen nga Koordinatorët e programit përkatës të studimit. Ato shërbejnë për monitorimin në
kohë reale nga ana e institucionit të procesit mësimor, vlerësimin në proces të cilësisë së mësimdhënies,
evidentimin e problematikave që mund të lindin dhe përcaktimit të masave e rrugëve për zgjidhjen e tyre.
Zhvillimi i procesit mesimor monitorohet sistematikisht edhe nga pikepamja formale. Ai kryhet nga Sekretaria
mësimore dhe i raportohet çdo javë strukturave të interesuara përkatëse.
Për të mbeshtetur procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit, jo vetëm me specialistë e kërkues
shkencorë të aftë profesionalisht por edhe të pastër moralisht, duke filluar që nga viti i parë akademik 2004-2005,
i është kushtuar një kujdes dhe vëmëndje të veçantë edhe edukimit të tyre sa me cilësore në planin etik me
vlerat më të mira morale, proces ky që është drejtuar nga Bordi Etik. Një ndër rezultatet e matshme të këtyre
viteve është edhe përfshirja në programin e studimit të lëndës së Bioetikës, e cila zhvillohet nga specialistë të
njohur italianë.
Në planin jashtë institucional, universiteti ka punuar vazhdimisht për vjeljen e opinioneve dhe vlerësimeve të
punëdhënësve mbi cilësinë e përgatitjes profesionale të të diplomuarve të tij, duke pasur parasysh që ata janë
aftësuar profesionalisht të punojnë si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian. Kjo ka bërë që të
përmirësohen edhe disa drejtime formimi, në funksion të kërkesave dinamike të tregut të punës për figura të
caktuara profesionale.
Të dhëna për anëtarët e NJBSC
Anëtarët e NJBSC
Detyra që ka
në NJBSC Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Tiziano Salvaterra Presidenti 19.01.2012
2 Silvestro Montrone Anëtarë 19.01.2012
3 Maria Guerrisi Anëtare 18.01.2013
4 Edmond Hajdëri Anëtarë 19.01.2012
5 Emiljan Karma Anëtarë 19.01.2012
6 Albana Tole Anëtare 19.01.2012
7. Xhejni Voloti Anëtare 19.01.2012
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;
Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;
Page 24
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;
b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara kombëtare / ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);
b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;
provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët
(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit
Sigurimi i Cilësisë realizohet në disa forma dhe janë
aplikuar të njëjtat mekanizma të sigurimit të cilësisë që
përdoren edhe në universitetet italiane partnere me të
cilat ofrohen programet e përbashkëta të studimit.
Forma kryesore e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit, zhvillohet nëpërmjet marrjes së vlerësimit të studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik. Ky proces realizohet nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të formularëve të veçantë për cdo lëndë, ku shprehen për cilësinë e organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor, metodologjitë e mësimdhënies, infrastrukturën mësimore e laboratorike, impenjimin e stafit akademik, literaturen e përdorur etj.
Te dhënat e mbledhura nga Njësia e Sigurimit të
Cilësisë përpunohen në rrugë statistikore dhe së
bashku me rezultatet e vlerësimit të brendshëm të
programit pasi shqyrtohen nga Rektorati, i
transmetohen Komiteteve të Përbashkëta Teknike me
Universitetet italiane partnere si dhe stafit akademik të
programit të studimit.
Institucioni bën publikimin e rregullt të informacionit
dhe statistikave te veta. Të dhënat për ecurinë e
programit vihen në dispozicion të organeve drejtuese
të Universitetit dhe Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe
ndihmon ato për zhvillimin e politikave e strategjive të
reja të zhvillimit të institucionit
Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit; pyetje konceptuale; Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare qe vlejnë edhe për vendin tone edhe për Universitetet e huaja partnere. Dëgjime në auditor; Vlerësimi me nota/pikë; Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë; Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët. Vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës; Informacioni i marë është përdorur për hartimin e
vlerësimit të brendshëm, është bërë transparent edhe
për studentët dhe stafin akademik.
Page 25
konceptual, provimet, referatet); f. Vëzhgime gjatë kryerjes së
ushtrimeve/praktikës; g. Etj.
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Programi i Fizioterapisë është akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhërin Nr. 375 Datë 18. 10. 2007 nr prot. 7779. Institucioni me anë të metodologjisë së përdorur nga NJSCB përdor instrumentat e duhura (ndërmjet tyre edhe SWOT analizën) për sigurimin e cilësisë, mësimdhënies, cilësinë e diplomës së marë dhe cilësinë e kërkimit shkencor. Institucioni ka një politikë të qartë dhe ndjek nëpërmjet NJSCB procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive, për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programit të studimeve. Institucioni ka shqyrtuar vazhdimisht ecurinë e
programit, modulet dhe syllabet dhe është në rrugën e
standardizimit të këtyre të fundit.
Nga ana e institucionit ka një informim të rregullt të
studentëve dhe stafit, për rëndësinë e plotësimit të
cilësisë dhe standardeve si një institucion i akredituar
dhe me peshë, në arsimin e lartë shqiptar e më tej.
Analiza për cilësinë zhvillohen kryesisht në përfundim
të çdo semestri dhe të vitit akademik dhe në
përfundim të tyre formulohen edhe politikat, strategjitë
dhe masat përkatëse për përmiresimin e procesit
akademik dhe të rezultateve të tij, dhe i raportohet
strukturave të interesuara përkatëse.
Konkluzione të GVJ: Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; në disa forma dhe janë aplikuar të njëjtat mekanizma që përdoren edhe në Universitetet italiane partnere. Forma kryesore e vlerësimit zhvillohet nëpërmjet marrjes së vlerësimit të studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik, nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të formularëve për cdo lëndë, para cdo provimi dhe anonim.
Te dhënat përpunohen në rrugë statistikore nga NJSCB së bashku me rezultatet e vlerësimit të brendshëm të programit. Pasi shqyrtohen nga Rektorati, i transmetohen Komiteteve të Përbashkëta Teknike me Universitetet italiane partnere si dhe stafit akademik të programit të studimit. Institucioni bën publikimin e rregullt të informacionit she statistikave te veta. Të dhënat ndihmojnë për zhvillimin e politikave e strategjive të reja të zhvillimit të institucionit
Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta në përputhje me standardet
Page 26
e vendosura, qe vlejnë edhe për vendin tone edhe për Universitetet e huaja partnere.
Programi i Mjekësisë është akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhërin Nr. 375 Datë 18. 10. 2007 nr prot. 7779.
Institucioni ka një politikë të qartë dhe me anë të metodologjisë së përdorur nga NJSCB përdor instrumentat e duhura ( ndërmjet tyre edhe SWOT analizën) për sigurimin e cilësisë mësimdhënies, cilësinë e diplomës së marë dhe cilësinë e kërkimit shkencor.
Institucioni ka shqyrtuar vazhdimisht ecurinë e programit, modulet dhe syllabet dhe është në rrugën e
standardizimit të këtyre të fundit.
Ka një informim të rregullt të studentëve dhe stafit, për rëndësinë e plotësimit të cilësisë dhe standardeve si një institucion i akredituar, dhe pas analizës në përfundim të cdo semestri dhe të vitit akademik formulohen masat përkatëse për përmiresim.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi është hapur për herë të parë në vitin akademik 2004-2005, me një
kohëzgjatje të rregullt në tre vite akademike. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit
Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS), për një total prej 180 kredite formuese. Është respektuar norma ku
një kredit ka qenë i barabartë me 25 orë mesimore, nga të cilat 13 orë mësimore frontale në auditor dhe 12 orë
kanë qënë orët e llogaritura për punën përgatitore të studentëve. Mësimi zhvillohet nga e hëna në të premte në
orë mësimore prej 50 minutash me 10 minuta pushim ndërmjet tyre. Për çdo javë parashikohet zhvillimi i një ose
dy lëndëve me qëllim organizimin dhe shfrytëzimin sa më të mirë të pranisë së pedagogëve të Universitetit të
Studimeve të Romës “Tor Vergata” në Tiranë.
Ç’do (ETCS) korenspondente ndaj ç’do aktiviteti formues fitohen nga studenti duke kaluar provimet ose forma të
tjera provash që lidhen me to. Vlerësimi i provimeve bëhet në të 30-tat ku mund të perfshihet edhe Lode
(maksimumi i pikëve) dhe provimi i proves finale bëhet në të 110- tat. Njohja e provimeve dhe krediteve të fituara
nga studentët dhe nga Universitetet e tjera bëhet nga komisioni i programit të studimit i cili vlerëson në lidhje me
kreditet e fituara.
Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ka si obiektivë specifike formimin e profesionistëve të cilët fitojnë
njohuri specifike në shkencat rehabilituese si dhe zhvillojnë praktikat aplikuese duke u bërë, në këtë mënyrë, të
aftë të ushtrojnë profesionin në të njëjtën formë dhe mënyrë sic është parashikuar nga profili profesional dhe nga
kodi deontologjik.
Pjesmarrja në leksione është e deturueshme në masën 75% të kursit të integruar, në rast se kjo nuk ndodh,
studenti për të marr pjesë në provim duhet të ndjekë orët që i mungojnë në vitin pasardhës sipas kalendarit
mësimor.
Janë të parashikuara 3 sezone të rregullta provimesh gjatë vitit akademik. Shkurti (sezon i zakonshëm
provimesh për kurset e semestrit të parë); korrik (sezon i zakonshëm provimesh për programet e semestrit të
dytë); 2 sezone rekuperimi: Shator (sezon rekuperimi për provimet e kurseve të semestrit 1° dhe 2°); Janar
(sezon rekuperimi për provimet e programeve të semestrit 1° dhe 2°).
Në fund të programit të studimit, studentët duhet të përgatisin tezën e diplomës e cila në vetvete është një kërkim
shkencor kompilativ ose eksperimental dhe kjo bëhet në bashkëpunim me strukturat kërkimore të Poliklinikës
“Tor Vergata”, Romë. Çdo tezë diplome ka një udhëheqës shkencor i cili është specialist i asaj fushe kërkimore
dhe bën pjesë njëkohësisht edhe në stafin akademik të Universitetit. Përgatitja e tezës së diplomës fillon që në
vitin e tretë të programit studimor dhe zgjat afërsisht 9 muaj.
Page 27
Diskutimi me sukses i tezës së diplomës kurorëzohet me diplomimin e studentit me një notë, e cila llogaritet si
mesatare aritmetike e të gjitha notave të marra në provimet e kurseve të integruara gjatë gjithë programit të
studimit së bashku me notën vlerësuese të tezës së diplomës.
Mund të pranohen në programin e studimit në Fizioterapi kandidatët shqiptarë dhe Italian sipas legjislacionit, të
cilët kanë një diplomë shkolle të mesme ose kualifikim ekuivalent të huaj. Numri i studentëve të pranuar në
program është planifikuar çdo vit nga Fakulteti, me rekomandimin e këshillit të programit të studimit, në varësi të
disponueshmërisë së personelit mësimdhënës, objektet e mësimdhënies që përdoren për aktivitetet e praktikës
klinike.
Studentet regjistrohen me rezervë; ata mund të regjistrohen definitivisht vetëm pasi të kenë paraqitur pranë
sekretarisë së Universitetit dokumentacionin përkatës
Kurset e integruara janë të përbërë nga më shumë së një lëndë, që zhvillohen nga më shumë se një profesor,
dhe që përmbyllen me një provim të vetëm në fund.
Programi i studimit në Fizioterapi garanton mundësi ndjekjeje të programeve të dytë, si dhe të Masterave ose
kurseve të ndryshme të kualifikimit profesional
Vlerësimet periodike të aktivitetit mësimor të studentëve si në përfundimin e ciklit mësimor të një lënde nëpërmjet
provimit ashtu dhe nëpërmjet vlerësimit periodik të aktivitetit profesional të finalizuar më pas në vlerësimin
përfundimtar pasqyrojnë ecurinë e nxënies së studentëve dhe aftësimin e tyre profesional gjatë zhvillimit të
programit të studimit.
Programi i studimeve përvec përvojës tashmë 11 vjeçare të zhvillimit mbështetet plotësisht në eksperiencën dhe
kuadrin formativ të universitetit italian partner, duke pasqyruar si në formë ashtu dhe në përmbajtje praktikën
italiane të ndërtimit të figurës profesionale të infermierit.
Kësisoj programi është krejtësisht i krahasueshëm si për nga përmbajtja ashtu dhe nga produkti final me ato të
vëndeve të Komunitetit Europian. Dëshmon këtë, njohja e drejtpërdrejtë e diplomës në KE, marrjen e provimit të
licencës, pa pasur nevojë të asnjë konfimimi apo njohje shtesë në shtetin italian e më gjerë.
Duhet theksuar fakti se studentët e diplomuar pranë Universitetit Katolit “Zoja e Këshillit të Mirë” sipas Vendimit
të Këshillit të Ministrave nuk i nënshtrohen provimit të shtetit, pasi e zhvillojnë atë pranë universitetit me
përfaqësus nga ministria Italiane dhe Urdhërat përkatëse.
Për sa më sipër konfirmohet dhe nga eksperienca të përsëritura të transferimit të studimeve në dalje, kryesisht
drejt Italisë, pa pasur nevojën e integrimeve specifike. Personeli akademik i Universitetit angazhohet në forma të
ndryshme kërkimesh shkencore në varësi të profilit dhe kapaciteteve si infrastrukturore ashtu edhe të burimeve
njerëzore. Ky aktivitet gjen pasqyrim në përmbajtjen dhe në azhornimin e vazhdueshëm të programeve të
studimit çka është edhe përkuese me synimet e zhvillimit të saj dhe në përgjithësi me misionin e institucionit.
Duhet theksuar fakti se që nga trevjeçari i parë vitet 2004-2007 e deri më sot plani i studimit ka patur ndryshime
shumë të vogla. Ashtu siç mund të vihet re, nga dokumentacioni i vënë në dispozicion, struktura ka mbetur
pothuasje e njëjtë sikurse shihen dhe në tabelat e mëposhtmë. Gjithashtu ndryshime të vogla janë vërejtur dhe
për sa i përket pedagogëve, sikurse shihet nga tabelat në raport.
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e programit të studimit
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 24 javë mësimore në auditor
Page 28
1 Semestër ka 12 javë mësimore në auditor
1 ECTS = 25 orë mësimore 1 orë mësimore = 50'
Emërtimi i Diplomës për programin e studimit (Bsc në Fizioterapi: studentëve u jepet titulli Diplomë e nivelit të
parë ( DNP) në Fizioterapi për Republikën e Shqipërisë, dhe Doktor në “Fizioterapi” për Republikën e Italisë.
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit për:
Leksionet 25 orë në auditor dhe 25 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret 25 orë në auditor dhe 25 orë punë e pavarur e studentit
Laboratoret 13 orë në auditor dhe 12 orë punë e pavarur e studentit
Praktikat lëndore 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit
Praktikën Profesionale 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit
Provimi përfundimtar 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit
Pedagogët dorëzojnë pranë zyrës së Koordinatorit të Fakultetit syllabuset për çdo program lënde. Në syllabuse
përfshihet përmbajta e lëndës dhe e moduleve lëndës dhe detyrat e kursit nëse parashikohet, etj.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); çka përkon edhe me Udhëzimin nr 15 të MASH ku çdo modul, lekson, seminar, laborator, praktikë është ekuivalentuar me ECTS.
Kreditet e grumbulluara gjatë një viti, nga një student që
ndjek një program studimi me kohë të plotë, janë 60
kredite; për 3 vjet 180 kredite
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin
Institucioni ofron nëpërmjet koordinatores, sekretarisë dhe stafit një informacion të detajuar për programin e Fizioterapisë.
Në dokumentacionin që u pa janë vendosur dhe jepet informacion i detajuar, për lëndët, për çdo semestër, madje, në këtë dokumentacion është pasqyruar edhe ndryshimi që është bërë në program sipas viteve në krahasim me programin e licensuar.
Japet informacion i nevojshëm për ngarkesën mësimore,
orët në auditor, frekuentimin/ndjekjen e programit; dhe
studentët. Janë të qartë, që pjesmarrja në leksione është e
Page 29
informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
detyrueshme në masën 75% të kursit të integruar, në rast
se kjo nuk ndodh, studenti për të marr pjesë në provim
duhet të ndjekë orët që i mungojnë në vitin tjetër sipas
kalendarit mësimor.
Japin informacionet e nevojshme edhe për syllabuset për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit.
Konkluzionet e GVJ: Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); cka përkon edhe me Udhëzimin nr 15 të MASH. Kreditet e grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë janë 60 kredite; për 3 vjet 180 kredite.
Institucioni ofron nëpërmjet koordinatores dhe stafit një informacion të detajuar për lëndët, për cdo semestër për
ngarkesën mësimore, orët në auditor, syllabuset për secilën lëndë, frekuentimin/ ndjekjen e programit; dhe
studentët janë të qartë, që pjesmarrja në leksione është e detyrueshme ne masën 75% të kursit të integruar, në
të kundërtën duhet të ndjekë orët që i mungojnë në vitin tjetër sipas kalendarit mësimor.
Në këtë dokumentacion është pasqyruar edhe ndryshimi që është bërë në program sipas viteve në krahasim me programin e licensuar.
8. Mësimdhënia
Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ka si objektiv specifik formimin e profesionistëve të cilët kanë fituar
njohuri specifike në shkencat rehabilituese, praktikat aplikuese dhe janë të aftë të ushtrojnë profesionin si është
parashikuar nga profili profesional dhe nga kodi deontologjik.
Aktiviteti i mësimdhënies në këtë program studimi bazohet në rregulloren e brëndëshme dhe në programimin e
lëndëve sipas planit mësimor. Brenda programeve është e përcaktuar nëndarja e krediteve dhe e kohëve
didaktike në format e ndryshme të aktiviteteve të mësimdhënies, si më poshtë:
Leksion ex-cathedra
Përcaktohet "Leksion ex-cathedra" (tani e tutje “Leksion”) trajtimi i një argumenti specifik i identifikuar nga një
titull dhe që bën pjesë në kurrikula-n formuese të parashikuar për Programin e Studimeve, i kryer nga një
profesor, ose pedagog me kontratë të aprovuar dhe të thirrur me aprovimin paraprak të CD nga UNIZKM mbi
bazën e një kalendari të përcaktuar, dhe t’u jepet studentëve të regjistruar rregullisht në një vit të caktuar të
kursit, edhe të ndarë në grupe të vogla.
Seminari
“Seminari” është një aktivitet didaktik që ka të njëjtat karakteristika të Leksionit ex-cathedra por kryhet
njëkohësisht nga më shumë së një pedagog, edhe të fushave disiplinore (ose me kompetenca) të ndryshme, dhe
si i tillë, shënohet dhe në regjistrin e leksioneve.
Didaktika Tutorale
Aktivitetet Didaktike Tutorale përbëjnë një formë didaktike ndërvepruese të fokalizuara në aktivitetet
profesionalizuese dhe të adresuar një grupi të vogël studentësh; një aktivitet i tillë didaktik koordinohet nga një
Tutor, detyra e të cilit është që t’u lehtësojë studentëve që i janë besuar mësimnxënien e njohurive, përftimin e
aftësive, marrjen e shembull të sjelljeve të duhura, pra të gjitha kompetencat e nevojshme në ushtrimin e
profesionit. Të mësuarit tutoral bëhet kryesisht përmes stimujve që vijnë nga analiza e problemeve, përmes
mobilizimit të aftësive metodologjike të nevojshme për zgjidhjen e tyre dhe vendimmarrje, si dhe duke kryer
veprime të drejtpërdrejta dhe personale (me gjeste dhe bashkëveprim) në kontekstin e ushtrimeve praktike
dhe/ose praktike në mjedise klinike, në laboratorë etj.
Page 30
Kurset e integruara janë të përbërë nga më shumë se një lëndë, që zhvillohen nga më shumë se një profesor,
dhe që përmbyllen me një provim të vetëm në fund.
Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies në programin e studimit
Programi i Studimit Bachelor ne Fizioterapi
Format e mësimdhënies Orët totale
në auditor
Leksione 1400
Seminare 325
Ushtrime 200
Laboratore 50
Praktikë lëndore 875
Praktikë profesionale 1500
Teza e diplomes 150
Në total 4500
Format e kontrollit të njohurive
Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %)
Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 75 %
Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 100 %
Testimet gjatë vitit 5 %
Provimi përfundimtar 100 %
Në total 100%
Aktivizimi i studentëve në aktivitete të njësisë
Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të
aktivizuar
Për punime shkencore individuale të pedagogëve -
Për projekte shkencore në rang Departamenti -
Për projekte shkencore në rang Fakulteti -
Page 31
Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë -
9. Studentët
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“ organizon procesin e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve në
programet e ndryshme te studimit konform udhëzimeve te MAS dhe rregulloren e brendëshme të Universitetit për
tarifat e studimit për vitin akademik në fuqi.
Universiteti shpall hapjen e procedurës së pranimit të kërkesave të kandidateve që dëshirojnë të vazhdojnë
studimet në programet e studimit të mjekësisë në bazë të kriterereve të pranimit të tyre, të shpallura nga
Rektorati.
Pranimet e studentëvë në Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“ janë me numër të mbyllur dhe me
konkurim.
Si fillim studenti bën një pararegjistrim pranë Sekretarisë Mësimore, duke dorëzuar dokumentacionin si
mëposhtë:
a) Fotokopja e noterizuar të diplomës së arsimit të mesëm të kryer dhe certifikatën e notave;
b) Dokument identifikimi lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, kartë identiteti apo pasaportë;
c) Formulari i plotësuar me të dhënat personale (tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore);
d) Tarifa për regjistrimin për pjesëmarrjen në konkursin e pranimit, përcaktuar në bazë të rregullores së
brendshme të universitetit për tarifat e studimit për vitin akademik në fuqi.
Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nëpërmjet një sistemi testimi, të përbërë nga disa elementë.
Procesi i testimit, në pranimet, kryhet edhe kur numri i kandidatëve është më i vogël se vendet në dispozicion.
Në Fakultetin e Mjeksisë nga 2004-2005 deri 2009-2010 testimi përfshin 4 faza me një total prej 100 pikësh, si
më poshtë.
a) Provë me shkrim në Shkencat natyrore 30 pikë
b) Provë me shkrim për njohuritë mbi Gjuhën Italiane 20 pikë
c) Nota mesatare e Arsimit të Mesëm 20 pikë
d) Bashkëbisedim më një Komision me pedagogë të KS 30 pikë
Ne vitin 2010-2011 e deri 2014-2015 testimi behet me 3 elemente me një total prej 80 pikësh.
a) Provë me shkrim në Shkencat Natyrore 30 pikë
b) Provë me shkrim për njohuritë mbi Gjuhën Italiane 20 pikë
c) Nota mesatare e Arsimit të Mesëm 30 pikë
Procesi i testimit për studentë të huaj, është parashikuar i veçantë, me një tjetër procedurë testimi të aprovuar
nga rektori .
Procedura e konkurimit për studentë të BE është e njëjtë duke hequr elementin:
b) provë me shkrim për njohuritë mbi Gjuhën Italiane.
Është për tu theksuar se regjistrimi i studenteve në UNIZKM është i orientuar drejt Fakultetit të Mjekësisë.
Mbas përfundimit të konkurseve dhe shpalljes së rezultateve të testimit, sekretaria bën regjistrimin përfundimtar
duke respektuar afatet e shpallura në procedurat për konkurs të shpallura nga rektorati.
Regjistrimi final i studentëve në programe të ndryshme studimi bëhet duke respektuar procedurat e parashikuara
në udhezimet e derguara nga MAS, për vitin akademik në fuqi.
Page 32
a) Kërkesa për regjistrim e cila tërhiqet pranë sekretarisë:
b) Kontrata mes universitetit dhe studentit.
c) Dëftesa e Pjekurisë e Shkollës së Mesme dhe Çertifikata e notave.
d) 2 fotografi
e) Raporti Mjeko-Ligjor
f) Vërtetim banimi
g) Vërtetimin e Zyrës së Financës të Universitetit ZKM për pagesën e këstit të parashikuar.
Rregjistrimi final per studentet e huaj perveç dokumentave të mësiperme ka shtesë:
gj) Leja e qendrimit në vendin tonë.
Duke filluar nga viti akdemik 2014-2015, në momentin e aplikimit kandidati nënshkruan dokumentin,
deklaratën e parashikuar në shtojcen Nr.1 të Udhëzimit nr 33 të MAS.
E veçanta e pranimeve në këtë Universitet, eshte se duke filluar nga viti akademik 2014-2015 në bazë të
udhëzimit nr. 43 të MAS, meqënësë Universiteti ofron programe studimi në gjuhë të huaj, studentët duhet të jenë
të paisur me dëshmi të njohjes së gjuhës të huaj të testuar në një nga testet e njohura ndërkombëtarisht dhe të
lëshuar nga një institucion i autorizuar për lëshimin e saj në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj.
Pjesa më e madhe e studentëve vijnë nga shkollat e mesme publike dhe vetëm një pjesë e vogël nga ato
private .
Një pjesë e vogël e studentëve shqiptarë vijnë edhe nga universitetet italiane dhe gjithashtu vitet e fundit ka një
numër të konsiderushëm të studentëve italianë të regjistruar pranë këtij universiteti.
Fakti që sistemi arsimor i Universitetit Katolik “Zoja Këshillit të Mirë” është ndërtuar sipas modelit italian, kjo
lehtëson dhe thjeshton mjaft transferimet nga këto universitete drejt Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“.
Transferimi i studimeve kryhet në zbatim të procedurave dhe afateve të parashikuara në udhezimet e MAS.
Aplikojnë për transferimin e studimeve të gjithë studentët të cilët kanë ndjekur studimet e tyre në universitete
publike apo private në Republikën e Shqipërisë apo jashtë saj.
Të gjithë studentët e rinj regjistrohen në regjistrat bazë të të dhënave të studentëve në formë të shkruar (me
dorë), sipas formatit të përcaktuar në udhëzimet e ardhura nga MAS.
Sekretaria mёsimore punon nё bazё tё njё sistemi elektronik, si rrjedhim të gjitha të dhënat e studentit,
janë në këtë sistem.
Sekretaria mësimore disponon të gjitha të dhënat për ecurinë akademike të studentëve që nga
pranimet deri në diplomim.
Cilësia në hyrje dhe në dalje të studentëve
Programi i studimit
Bachelor – KP në
Fizioterapia
Studente te
regjistruar ne
vitin e pare
Nota
mesatare ne
hyrje
Studente te
diplomuar ne
vitin e fundit (pa
vite perseritese)
Nota
mesatare
(Sistemi
italian)
Nota mesatare
(sistemi shqiptar
ne dalje)
2007-2008 34 6.77 14 102.57/110 9/10
2008-2009 34 6.65 10 103.4/110 9/10
Page 33
2009-2010 39 7.11 19 104.84/110 10/10
2010-2011 41 7.32 21 102.10/110 9/10
2011-2012 43 7.24 21 104.95/110 10/10
2012-2013 57 7.52
2013-2014 72 7.26
Të dhëna për punësimin e studentëve
Periudha e të dhënave viti nga : 2007-2014
Programi i studimit
Bachelor – KP në Fisioterapia
Numri total të
diplomuarve
Numri total i të
punësuarve (në
përputhje me
diplomën)
Numri total i të punësuarve
(jo në përputhje me
diplomën)
168 90 58
Studentë të regjistruar dhe të ç’rregjistruar në vitet akademike:
Programi i studimit
Bachelor – KP në
Fizioterapia
Studente
te regjistruar
Studente
te terhequr
Studente
te diplomuar
2007-2008 34 7 20
2008-2009 34 6 22
2009-2010 39 4 26
2010-2011 41 5 24
2011-2012 43 2 21
2012-2013 57 5 0
2013-2014 72 6 0
Studente te regjistruar, te ç’rregjistruar, te diplomuar, ne vitet akademike, dhe kalushmeria e studenteve.
Programi i studimit
Bachelor – KP në
Fizioterapia
Studente te
diplomuar ne vitin e
fundit (pa vite
perseritese)
Kalushmeria e
studenteve ne
kohe
Studente
te diplomuar
gjithsej
Kalushmeria e
studenteve
Page 34
2007-2008 14 66.66 % 20 95.23 %
2008-2009 10 37.04 % 22 80.48 %
2009-2010 19 59.37 % 26 81.25 %
2010-2011 21 61.76 % 24 70.59 %
2011-2012 21 53.84 % 21 53.84 %
2012-2013
2013-2014
Totale 85 55.73 % 113 76.28 %
Studente te diplomuar. Nota mesatare e studenteve.
Programi i studimit
Bachelor – KP në
Fizioterapia
Studente te diplomuar ne
vitin e fundit (pa vite
perseritese)
Nota mesatare Studente
te diplomuar
gjithsej
Nota mesatare
2007-2008 14 9 20 9
2008-2009 10 10 22 9
2009-2010 19 10 26 9
2010-2011 21 9 24 9
2011-2012 21 10 21 9
2012-2013
2013-2014
Totale 85 9,6 113 9
Studentet Italian
Programi i studimit Bachelor – KP në
Fizioterapia
Studente Italian te regjistruar
ne vitin e pare
Studente Italian gjithsej
2007-2008 0 0
Page 35
Studentët në vite
T
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në
përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për
arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.
Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të
veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët
kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u
pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nëpërmjet një
sistemi testimi, të përbërë nga disa elementë.
Procesi i testimit, në pranimet, kryhet edhe kur
numri i kandidatëve është më i vogël se vendet
në dispozicion.
Testimi behet me 3 elemente me një total prej 80
pikësh.
Provë me shkrim në Shkencat Natyrore 30 pikë
Provë me shkrim për njohuritë mbi Gjuhën
Italiane 20 pikë
Nota mesatare e Arsimit të Mesëm 30 pikë
2008-2009 0 0
2009-2010 1 1
2010-2011 4 5
2011-2012 13 22
2012-2013 19 28
2013-2014 32 61
Fakulteti Programi i
Studimit
Studenti
2007-2008
Studenti
2008-2009
Studenti
2009-2010
Studenti
2010-2011
Studenti
2011-2011
Studenti
2012-2013
Studenti
2013-2014
Mjekesise Fizioterapi 113 104 123 155 192 211 225
Page 36
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.
Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;
Studentët para çdo provimi të një lënde vlerësojnë pedagogun me pyetësor standard, online, anonimë.
Studentëve në çdo kohë, u ofrohet këshillimi i karrierës, edhe individualisht edhe në mbledhjet e tyre mujore apo semestrale, ku kujdesi më i madh është nga koordinatori apo Sekretari i Pergjithshëm. Më mirë kjo është konkretizuar dhe funksionon me hapjen e Zyrës për Këshillimin e Karrierës, që nga 2013.
Ka një informacion të dendur në fushën e
Fizioterapisë, mbi mundësitë e punësimit si
brenda dhe jashtë vendit.
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;
Institucioni disponon në format elektronik apo në hard copy, pranë zyrës së sekretarisë didaktike dhe Zyrës së Statistikës e Burimeve Njerëzore, statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i studimeve; Institucioni disponon pranë zyrës së sekretarisë didaktike dhe Zyrës së Statistikës e Burimeve Njerzore, në format elektronik apo në hard copy (në dy kopje) të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në
Studentëve në çdo kohë u ofrohet këshillimi i karrierës, edhe individualisht edhe në mbledhjet e tyre mujore apo semestrale, ku kujdesi më i madh është nga koordinatori apo Sekretari i Pergjithshëm. Më mirë kjo është konkretizuar dhe funksionon me hapjen e Zyrës për Këshillimin e Karrierës që nga 2013.
Është vazhdimisht në vëmendje të institucionit, (kur bën marrëveshje me klinika spitalore brenda e jashtë vendit), për të orientuar studentët
Page 37
rastet kur parashikohet një e tillë. shqiptarë dhe të huaj për praktikën profesionale.
Konkluzionet e GVJ Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Janë vendosur edhe kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Përzgjedhja nëpërmjet një sistemi testimi, të përbërë nga 3 elemente me një total prej 80 pikësh.
Studentëve në cdo kohë u ofrohet këshillimi i karrierës, edhe individualisht edhe në mbledhjet e tyre mujore apo semestrale, dhe kjo është konkretizuar dhe funksionon me hapjen e Zyrës për Këshillimin e Karrierës që nga 2013. Ka një informacion të dendur mbi mundësitë e punësimit si brenda dhe jashtë vendit.
Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, si dhe të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë studimeve që nga pranimi, deri në diplomim,në format elektronik apo në hard copy, pranë zyrës së sekretarisë didaktike dhe Zyres Statistikës e Burimeve Njerzore, statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve, tërheqjet nga programi, largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik.
Eshtë vazhdimisht në vemendje të institucionit,( kur bën marrveshje me klinika spitalore brenda e jashtë vendit) për të orientuar studentët shqiptarë dhe të huaj për praktikën profesionale.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Zhvillimi i kërkimit shkencor është parashikuar në objektivat afatmesëm e afatgjatë të universitetit, si një nga
komponentët kryesorë të aktivitetit të tij, duke pasur një vizion të qartë për implementimin e institucionit përveç se
në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Në këtë kuadër është dhe marrja e statusit të insitucionit si
Universitet dhe jo thjesht si Institucion i Arsimit te Lartë dhe hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të
ciklit të tretë. Marrëveshjet e shumta të bashkëpunimit që universiteti ka me institucionet kombëtare dhe
ndërkombëtare kanë ndihmuar në përparmin e kërkimit shkencor, me anë të konferencave shkencore të
mbajtura, seminareve dhe bashkëpunime të tjera të rëndësishme, si bashkëpunimi i vazhdueshëm me
Universitetin e Studimeve të Barit, Universitetin Katolik “Zemra e Shenjtë” në Romë, Universitetin e Studimeve të
Bolonjës, Universitetin e Studimeve “Tor Vergata” të Romës,etj.
Bilbioteka e Universitetit është një tjetër burim informacioni shumë i mirë për kërkimin shkencor, duke qenë se
është e pasur me mbi 12.000 tituj të botimeve shkencore (libra dhe revista të pedagogëve të Universitetit dhe jo
vetëm) në fusha të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, si Italisht (rreth 60%), Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht
dhe Shqip. Pranë kësaj biblioteke vijnë në mënyrë periodike dhe buletinët informativë të Bankës së Shqipërisë
dhe Institucioneve të tjera të kombëtare si INSTAT, etj.
Gjithashtu, nëpërmjet rrjetit të komjuterave të instaluara në bilbiotekë, studentët dhe pedagogët kanë akses
online në Bilbiotekën e Universitetit “Tor Vergata” të Romës, Universitetit Shtetëror të Milanos dhe në bibliotekën
e kolegjit IPASVI të Romës.
Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është dhe fakti që pedagogët e Universitetit janë figuara të shquara në
fushën e tyre dhe kanë një CV shumë të pasur me botime shkencore, të cilat shërbejnë dhe si program studimi
bazë dhe të thelluar.
Page 38
Bashkëpunime të tjera të rëndësishme janë ato me institucione të huaja partner të sipërmenduar dhe
bashkëpunime me institucione shtetërore kombëtare si Ministria e Shëndetësisë, etj.
Të dhëna për kërkimin shkencor të stafit akademik, përgjegjës për programin e studimit
Tabela 19
Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang programi studimi, në vitet e fundit
1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL
2. Numri i projekteve kërkimore të fituara
3. Numri i projekteve të zbatuara
4. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL, për programin e studimit 7
5. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL
6. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
7. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor
8. Numri i Çmimeve Kombëtare
Zhvillimi i kërkimit shkencor është parashikuar në objektivat afatmesëm e afatgjatë të universitetit në fillimet
e tij, si një nga komponentët kryesorë të aktivitetit të tij.
Në Janar 2013, është ngritur pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Observatori i
Sistemeve Shëndetësore të Zonës së Ballkanit, i cili është pjesë e Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe
Studimeve (QNKS). Ai është produkt i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i shumë aktiviteteve të përbashkëta
midis Universitetit Katolik ZKM, Universitetit të Firences dhe Rajonit të Toskanës, të zhvilluara ndër vite, në
fushën e menaxhimit shëndetësor. Observatori, ka për objekt të punës së tij analizën, studimin, kërkimin dhe
formimin e vazhdueshëm, në fushën e menaxhimit dhe organizimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë rajonin
e Ballkanit, duke iu referuar veçanërisht sistemeve të financimit.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun Bashkëpunimi, në fushën e kërkimit e kualifikimit të vazhduar në Shëndetësi, midis Universitetit Katolik ZKM dhe
Universitetit të Firences, si edhe Ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare, ka nisur që në vitin 2006, i formalizuar
ndërmjet tyre me marrëveshje bashkëpunimi, për veprimtari kualifikimi të drejtuesve të sistemit shëndetësor, në
mbështetje të reformës së ketij sistemi.
Prej vitit 2006, deri më sot, jane zhvilluar 7 kurse kualifikimi dhe një konferencë për drejtuesit e sistemeve
shëndetësore, ku përfitues ishin rreth 880 drejtues e specialistë të fushës së shëndetësisë nga vendi ynë,
Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët operojnë në administrimin e strukturave të sistemit shëndetësor spitalor
të nivelit primar, sekondar e terciar të këtyre vendeve.
Dokumentat mbeshtetëse të ketyre aktiviteteve, gjenden bashkëlidhur raportit.
Page 39
Aktivitete formuese e shkencore të organizuara në kuadrin e projektit “Asete Institucionale,
Drejtimi dhe Organizimi të Shërbimeve të Shëndetit Publik dhe Spitalor – ballafaqimi i përvojës Italiane
dhe Shqiptare” 2008 – 2011
Aktiviteti Titulli
Kohëzgjatja/
Data e
zhvillimit
Institucionet
organizuese/
pjesëmarrëse
Numri dhe kategoria
e pjesëmarrësve Qëllimi
Kurs
Kualifikimi
“Sisteme të
Programimit
dhe të
Kontrollit të
Menaxhimit në
Institucionet
Shëndetësore
dhe spitalore”
25 orë
02 – 06 Tetor
2006
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë
64
Mjekë, Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë.
Drejtues në
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Qëllimi i aktivitetit është
formimi i drejtuesve
dhe specialistëve të
sistemit shëndetësor
shqiptar.
Përhapja e njohurive
mbi modele
ndërkombëtare
administrative e
manaxheriale dhe,
nëpërmjet krahasimit,
evidentimi i nevojave te
elementeve
menaxheriale,
modeleve organizative
dhe nevojave formuese
ne realitetin
shëndetësor Shqiptar.
Kurs
Kualifikimi
“Drejtimi i
Institucioneve
Shëndetësore”
50 orë
29 Shtator – 3
Tetor 2008
13 – 17 Tetor
2008
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë, Rajoni i
Toskanës
70 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues në
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Qëllimi i aktivitetit është
formimi i drejtuesve
dhe specialistëve të
sistemit shëndetësor
shqiptar. Përhapja e
njohurive mbi modele
ndërkombëtare
administrative e
manaxheriale dhe,
nëpërmjet krahasimit,
evidentimi i nevojave te
elementeve
menaxheriale,
modeleve organizative
dhe nevojave formuese
ne realitetin
shëndetësor Shqiptar.
Kurs
Kualifikimi
“Menaxhimi i
Institucioneve
dhe
Shërbimeve
Shëndetësore”
50 orë/50
kredite QKEV
1-5 Shkurt
2010 22-
26 Shkurt 2010
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë, Rajoni i
Toskanës
124 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues në
Qëllimi i aktivitetit është
informimi i
pjesëmarrësve mbi
metodikën moderne
manaxheriale të
Page 40
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
sistemit shëndetesor si
edhe marrja e njohurive
teknike specifike në
lidhje me strukturat
institucionale, drejtimin
dhe organizimin e
shërbimeve
shëndetësore dhe
spitalore.
Kurs
Kualifikimi
“Kurs
Kualifikimi për
drejtuesit e
sistemit
shëndetësor të
zonës së
Ballkanit:
Menaxhimi i
Institucioneve
dhe i
Shërbimeve
Shëndetësore”
25 orë/25
kredite QKEV
18-22 Prill
2011
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë, Rajoni i
Toskanës, Ambasada
Italiane në Tiranë,
Ministria e
Shëndetësisë
Maqedoni, Ministria e
Shëndetësisë Kosovë
143 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues në
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Qëllimi i aktivitetit është
informimi i
pjesëmarrësve mbi
metodikën moderne
manaxheriale të
sistemit shëndetesor si
edhe marrja e njohurive
teknike specifike në
lidhje me strukturat
institucionale, drejtimin
dhe organizimin e
shërbimeve
shëndetësore dhe
spitalore.
Kurs
Kualifikimi
“Kurs
Kualifikimi për
drejtuesit e
sistemit
shëndetësor të
zonës së
Ballkanit: Futja
e sistemit DRG
(Diagnosis
Related Group)
në Sistemin
Shëndetësor
Kombëtar,
aplikimet
praktike,
kufizimet, risitë
dhe
perspektivat”
12 orë/12
kredite QKEV
29 Qershor – 1
Korrik 2011
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë, Rajoni i
Toskanës, Ambasada
Italiane në Tiranë,
Ministria e
Shëndetësisë Kosovë
133 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues në
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Qëllimi kryesor i
aktivitetit është që
pjesëmarrësit të fitojnë
njohuri teorike mbi
DRG (Diagnosis
Related Group): të
njihen me
karakteristikat,
përdorimin dhe
aplikimet praktike, me
qëllim vlerësimin e
performancës së
strukturave të
shtrimeve dhe
përdorimeve të
mundshme
epidemiologjike.
Page 41
Konferencë “Sistemi
shëndetësor,
reformat në
financim,
përmirësimi i
efiçencës dhe
cilësisë së
shërbimit.
Eksperienca
rajonale e
ndërkombëtare
”
3 orë/3 kredite
QKEV 13
Dhjetor 2011
Universiteti Katolik
ZKM, Universiteti i
Firences, Ministria e
Shëndetësisë, Rajoni i
Toskanës, Ambasada
Italiane në Tiranë,
Ministria e
Shëndetësisë
Maqedoni, Ministria e
Shëndetësisë Kosovë,
ISKSH, OBSH, AKPSH
Kosovë
133 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë, Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues në
Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Konferenca
përqëndrohet në
çështjet kyç të
politikave të financimit
të shëndetit publik,
duke sjellë së bashku
politikat kombëtare dhe
rajonale, analistë
ndërkombëtarë dhe
akademikë, duke ofruar
një mundësi për të
informuar dhe diskutuar
mbi zhvillimet e fundit
në reformat e sistemit
shëndetësor në
Shqipëri dhe Kosovë.
Aktivitete formuese e shkencore të organizuara nga Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit
Aktiviteti Titulli Kohëzgjatja/Data
e zhvillimit
Institucionet
organizuese/pjesëmarrëse
Numri dhe
kategoria e
pjesëmarrësve
Qëllimi
Kurs
Kualifikimi
“Menaxhimi i
Institucioneve të
Sistemit
Shëndetësor”
19 orë/19 kredite
QKEV
1-3 Korrik 2014
Universiteti Katolik ZKM,
Universiteti i Firences,
Ministria e Shëndetësisë,
Rajoni i Toskanës, Ministria
e Shëndetësisë Maqedoni,
Ministria e Shëndetësisë
Kosovë
85 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë,
Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues
në Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Qëllimi i
aktivitetit është
krijimi i një
kulture
menaxheriale të
përbashkët dhe
me përhapje të
gjerë për
shërbimet
shëndetësore të
vendeve te
Ballkanit, duke
u fokusuar në
mënyrë të
veçantë, te
sistemet e
financimit.
Kurs
Kualifikimi
“Sistemi i
financimit të
shërbimit
shëndetësor
kombëtar: Analiza
e kostove dhe
DRG”
12 orë/12 kredite
QKEV
11-12 shtator
2014
133 Mjekë,
Stomatologë,
Farmacistë,
Infermierë,
Ekonomistë,
Financierë. Drejtues
në Institucionet
shëndetësore
shqiptare
Page 42
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtarë dhe ndërkombëtar
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit. Ka një bashkëpunim të mirë midis pedagogëve italianë e atyre shqiptarë;
Duke administruar mirë dhe me rregullore të njohura mirë nga drejtuesit e stafi, bëhen përpjekje te vazhdueshme që bashkëpunimi të jetë sa më i frytshëm
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Ka një bashkëpunim të ngushtë si institucion me universitete të tjerë të huaj si; atë të Barit, Bolonjës, Tor Vergata, etj. Universiteti i Tiranës, QSUT, Spitalet Elbasan, Gjinekologjik në Tiranë, Salus, Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Zonës së Ballkanit, i cili është pjesë e Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve (QNKS) etj.
Edhe subjekte private të fushës së biznesit në fizioterapi janë të interesuar pranë këtij universiteti për thithjen e të diplomuarve të tyre
Institucioni organizon trajnime profesionale, aktivitete kualifikuese shkencore të njohura nga QKEV shqiptar duke ofruar në 5 vjetët e fundit 130 kredite për profesionistët e shëndetësisë dhe bën një raport vjetor për evidentimin e tyre.
Përfitimet nga marrëveshjet analizohen edhe në sensin e të paturit të një analize në funksion të realizimit të programeve të studimit në fushat përkatëse
Konkluzionet e GVJ Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit, ka një bashkpunim të mirë midis pedagogëve italianë e atyre shqipëtarë;
Ka një bashkëpunim të ngushtë si institucion me universitete të tjerë të huaj si; atë të Barit, Bolonjës, Tor Vergata, etj. Universiteti i Tiranës, QWSUT, Spitalet Elbasan, Gjinekologjik në Tiranë,. Salus, etj.
Edhe subjekte private te fushës së biznesit në fizioterapi janë të interesuar pranë këtij universiteti për thithjen e të diplomuarve të tyre
Institucioni organizon trajnime profesionale dhe bën një raport vjetor për evidentimin e tyre.
Përfitimet nga marrveshjet analizohen edhe në sensin e të paturit te një analize në funksion të realizimit të programeve te studimit në fushat përkatëse.
Page 43
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses-
pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Program i përbashkët studimi i cili garanton standarde Europiane
2) Program i përbashkët me Univeristete Perëndimore, anëtare të BE
3) Program i Akredituar në vendin e origjinës
4) Program i profesionit të rregulluar, të cilat në vendet anëtare të BE rregullohen me legjislacionin
Europian
5) Një kampus universitar i gjerë e i bollshëm, që jep mundësi zhvillimi edhe më tej, me mjedise,
laboratore, Qendër Fizioterapie, posedim të pajisjeve të teknologjisë moderne, bibliotekë të pasur, Wi-
Fi falas për të gjithë studentët e stafin.
6) Drejtues të përkushtuar dhe vizion për arsimin e lartë, si dhe mbështetje nga një Fondacion me vizion
e qëndrueshmëri financiare.
7) Stafi akademik i vendit dhe i huaj me eksperiencë e profesional.
8) Kurrikula të njësuara dhe mbështetura nga Universiteti “ Tor Vergata”
9) Marrëveshje të shumta që i shërbejnë mbarvajtjes së praktikave të studentëve.
10) Rrjet i brendshëm informatik për informacionin
11) Sigurohet për fizioterapi një diplomë e përbashkët me Universitetin Tor Vergata çka rrit vlerën në
tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
b. Pika të dobëta:
1) Imponimi nga marrëveshjet me Universitetet partnere në lidhje me stafin çka e bën që stafi efektiv të
konsiderohet edhe ai italian e të ketë më pak staf efektiv shqiptar.
2) Mungesa e Spitalit brenda kampusit, që është tashmë në planet e Fondacionit e që do tu shërbejë
rritjes së cilësisë së praktikave mësimore.
3) Ngarkesa e lartë javore mësimore
c. Mundësitë:
1) Fitimi, tashmë, i një eksperience të mirë në arsimin e lartë.
2) Rritja e kontrolluar e numrit të studentëve duke patur parasysh nevojat e tregut që akoma janë të
shumta në këtë fushë
3) Administrimi efikas i burimeve që rrjedhin nga marrëveshjet me universitete partnere apo biznesi të
huaja e vendase.
d. Pengesat:
Page 44
1) Gjendja e sotme ekonomike e financiare kudo në Evropë dhe në vendin tonë mund të ndikojë në
afrimin e studentëve (qoftë në këndvështrimin financiar edhe në atë cilësor). Tashmë janë hapur edhe
kurse të tjera private e publike në fizioterapi.
2) Mungesa e financimit për kërkimin shkencor.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm: Prof. Dr. Dhimitraq Stratobërdha