RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit MSc ...
Transcript of RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit MSc ...
RAPORT I
VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSc në Inxhineri Ndërtimi, me profile:
a) Inxhinieri Strukturash
b) Inxhinieri Infrastrukturë Transporti
Në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës”
Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm: Dr. Inxh. Julian Kasharaj
Korrik 2015
Page 2 of 45
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSc në Inxhineri Ndërtimi me profile:
c) Inxhinieri Strukturash
d) Inxhinieri Infrastrukturë Transporti
HYRJE (Të dhëna për programin e studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi me profilet: Inxhinieri Strukturash dhe Inxhinieri
Infrastrukturë Transporti)
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me profilet: Inxhinieri Strukturash dhe Inxhinieri
Infrastrukturë Transporti është hapur me Urdhrin nr. 497, datë 18.10.2012 të Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës “Për hapjen e programit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Inxhineri Mekatronike”; “Inxhinieri
Ndërtimi”; “Inxhinieri Elektronike”; “Inxhinieri Elektrike”në Shkollën Private të Arsimit të Lartë “Universiteti
Metropolitan Tirana”, Tiranë”.
Ky është një program I ciklit të dytë, me kohëzgjatje 2 vite akademike, me kohë të plotë, me 120 ECTS dhe në
përfundim të këtij program lëshohet diploma me emërtimin “Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me
profilin: Inxhinieri Strukturash ose Inxhinieri Infrastrukturë Transporti”.
Ky program ofrohet nga Fakulteti i Inxhinierisë të ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Dr. Inxh. Julian Kasharaj
Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) është bërë nga APAAL dhe miratimi i përbërjes së tij në KA, me
Urdhër nr. 62, datë 19.06.2015. Nga APAAL mori pjesë specialistja Znj. Renata Qatipi dhe Znj. Juna Mengri.
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” u licencua me Vendim nr.357, datë
12.05.2010 të Këshillit të Ministrave dhe nisi aktivitetin e vet akademik në vitin 2011 me 4 programe bachelor,
në përputhje me Urdhrin nr.519, datë 18.10.2011 “Për lejen e veprimtarisë akademike të programeve të
studimit të ciklit të parë bachelor”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në
Republikën ë Shqipërisë”, i ndryshuar, miratoi kërkesën e ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” me
urdhrin nr. 497, datë 18.10.2012, për hapjen e programit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me dy
profile.
Sipas statutit dhe strategjisë të tij, ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” kërkon që t’i përgjigjet nevojave
të ardhme të vendit nëpërmjet:
Page 3 of 45
1. Krijimit, zhvillimit dhe transmetimit të dijeve me anë të mësimdhenies, veprimtarisë kërkimore e
mësimore, inovacionit dhe shërbimeve në fushat e shkencave aplikative (inxhinierike) dhe ekonomike.
2. Formimit të specialistëve të lartë dhe mundësimit të formimit të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës, të
gjeneratave jo vetëm si teknicienë e profesionistë por dhe formimit të tyre si qytetarë të
përgjegjshëm në komunitetet ku bëjnë pjesë.
3. Ndihmës në zhvillimin social ekonomik në të gjitha nivelet (kombëtar, rajonal dhe lokal), nëpërmjet
angazhimit të studentëve (në proces apo të diplomuar), personelit akademik në projekte dhe
programe zhvillimi për shoqërinë shqiptare.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” dëshmon një përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin dhe
përmirësimin e mëtejshëm të tij nëpërmjet:
Hartimit të një strategjie afatgjatë e të qëndrueshme nga ana institucionale dhe financiare, kjo pas një
eksperience prej 4 vjeçare të shkollës.
Forcimi institucional të shkollës, kjo në kuadër të rritjes së eficencës të strukturave përbërëse të shkollës
(fakultetet/departamentet), ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave, si dhe harmonizimi dhe efektivizimi më i
mirë i stafit akademik dhe administrativ.
Futjes së kulturës të cilësisë në të gjitha hallkat e shkollës, kjo për t`u bërë një traditë e qëndrueshme e
komunitetit të ShLUP “Universiteti Metroplitan Tirana”. Vlerësimi dhe përsosja më tej e mekanizmave të
garantimit dhe monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë, si dhe forcimin e Qendrës së Vlerësimit të Brendshëm
të shkollës.
Përfshirjes gjithnjë e më tepër të studentëve në projekte konkrete (sidomos në temat e diplomave) lidhur me
tregun e punës apo nevojat aktuale të shoqërisë shqiptare.
Përpjekjet gjithnjë e në rritje të përsosjes së infrastrukturës, laboratorëve dhe teknologjive të informacionit në
mbështetje të formimit akademik e profesional.
Forcimi dhe ruajtja e klimës së marrëdhënies së besimit dhe e respektit reciprok në të gjitha raportet
njërëzore, kjo si strategji e rritjes së cilësisë jo vetëm të procesit akademik.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist apo Inxh.
Infrastrukturë Transporti karakterizohet nga një ofertë formuese me spektër të gjëre dhe ofron kompetenca
që shpërndahen nga studimi i problemeve e mundësive në kantjer e terren, nga zbatimi i projekteve të
veprave të ndryshme, etj. e deri në projektimin e këtyre veprave në tërësinë e tyre dhe lidhjen me Normat e
kushtet teknike në fuqi, me Teoritë e Metodat e llogaritjes, me ambjentin e mbrojtjen e mirëshfrytëzimin e tij,
me materialet dhe përdorimin e tyre në përputhje me cilesite e karakteristikat përkatëse, si edhe me kërkesat
funksionale, përdorimin me efikasitet sa më të lartë të tyre, me riciklimin e mundshëm e kursimin energjitik,
etj., kjo si në bazë të njohurive e gjendjes aktuale ashtu edhe në përputhje e kërkim të vazhduar për të
ndjekur gjithë arritjen më të mira e bashkëkohore në këtë fushë.
Objektivi kryesor i këtyre profileve është përgatitja e mëtejshme e inxhinierit të ndërtimit dhe paisja e
tij me diplomën Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë
Transporti, në fushën e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes të veprave të ndryshme inxhinierike
në fushën e projektimit dhe ndërtimit të veprave të ndryshme inxhinierike në fushën e ndërtimeve civile,
industriale dhe veprave të artit të infrastrukturës së transporteve.
Page 4 of 45
Mbi bazën e njohurive të marra në këtë program studimi, i diplomuari do të jetë ne gjëndje të projektojë dhe
të ndërtojë, të vërë nëshfrytëzim të plotë e të mirëmbajë apo riparojë e përforcojë vepra e struktura të
ndryshme si objekte civile e industriale, rruge automobilistike, hekurudhore aeroporte,vepra të artit, etj.
I diplomuari në Masterin Shkencor Inxhinier Strukturash apo Inxhinier Infrastrukturë Transporti është i pajisur
me dije bashkëkohore dhe me nivel të lartë shkencor.
Në sferën e profesionit të tyre përfshihet një game shumë e gjerë objektesh dhe veprash të fushave nga më të
ndryshme të veprimtarisë njerëzore të cilat kërkojnë zgjidhje nga inxhinieri strukturist apo inxhinieri
Infrastrukturë transporti.
I diplomuari në Masterin Shkencor Inxhinieri Strukturash mund të projektojë vepra industriale, shoqerore,
godina banimi e shumë të tjera. Ai zoteron një bagazh të plotë për projektimin e objekteve në zonat sizmike,
njeh dhe përdor kompjuterin, njeh një sërë teknikash llogaritjeje bashkëkohore dhe mbi të gjitha zotëron një
aparat të plotë dhe të hollësishëm të logjikës së strukturave. Të gjitha këto janë mjete të fuqishme për
realizimin e projekteve bashkëkohorë në fushën e ndërtimit. Ai do të jetë në gjendje të realizojë projektimin
dhe zbatimin e punimeve në bashkëpunim dhe koordinim me specialistë të tjerë si në fushat e arkitekturës,
urbanistikës, gjeodezisë, inxhinierisë së mjedisit etj.
I diplomuari në Masterin Shkencor Inxhinieri Infrastrukturë Transporti zotëron një bagazh të plotë për
projektimin e objekteve në zonat sizmike dhe sjelljen dinamike të strukturave në infrastrukturat e veprave të
transportit, njeh dhe përdor kompjuterin, njeh dhe di të vlerësojë truallin,njeh një sërë teknikash llogaritjeje
bashkëkohore dhe mbi të gjitha zotëron një aparat të plotë dhe të hollësishëm të logjikës së infrastrukturave
të transportit. Të gjitha këto janë mjete të fuqishme për realizimin e projekteve bashkëkohorë në fushën e
ndërtimit të infrastukturës së transportit.
Në sferën e profesionit të tij përfshihet një game shumë e gjerë objektesh dhe veprash të fushes së
infrastrukturës së transportit. Objekt i profesionit të tij është ndërtimi i rrugëve të kategorive të ndryshme
qytetëse dhe ndërqytetëse, i hekurudhave, i aeroporteve, i linjave të tramit etj. ndërtime për të cilat ka
kërkesa sot por edhe në të ardhmen.
Ai bashkëvepron dhe koordinon aktivitetin e tij me inxhinierin e transportit, arkitektin, urbanistin, gjeodetin,
inxhinierin e mjedisit etj.
Në cdo rast, të dy këto profile përgatisin inxhinierë në gjendje të realizojnë projektimin dhe zbatimin e
punimeve në bashkëpunim dhe koordinim me specialistë të tjerë si nga fushat e arkitekturës,
urbanistikës, gjeodezisë, inxhinierisë së mjedisit etj.
Kështu, i diplomuari në Mastër i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh.
Infrastrukturë Transporti është në gjendje të operojë në fushat kërkimore, projektimit dhe zhvillimit me hapat
e teknologjisë, ku nevojitet jovetëm përdorimi i komponentëve dhe metodave të avancuara por edhe zhvillimi
i metodave dhe komponentëve të rinj për të realizuar aplikacione inovative dhe me raportet kualitet/çmim
optimale.
Mundësi Karriere Profesionale
Pas përfundimit të këtij cikli studimesh Inxhinieri i Infrastrukturës së transportit është plotësisht në gjendje të
ushtrojë profesionin si në institucionet publike ashtu dhe në ato private. Inxhinieri i këtij profili do të mund të
realizojë detyrat e inxhinierit të projektimit dhe të zbatimit në këtë fushë për rrjedhim ai mund të jetë edhe
drejtues teknik i punimeve të zbatimit.
Page 5 of 45
I diplomuari mund të punojë në profesion të lire, pasi të ketë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit
(licencimin) nga institucionet kompetente.
Përfundimi i këtij programi lejon studentin të zhvillojë rolet profesionale të mëposhtëm:
Zbatues punimesh–apo drejtues teknik i punimeve që, në bazë të njohurive të fituara , është në gjëndje të lexojëe zbërthejë projektin apo detyrën e kërkuar, të ketë parasysh e të ndjekë në cdo hap gjithë kërkesat e sigurisë në vepër, të programojë rrugën e realizimit, rradhën e punimeve dhe menyrën e kryerjes së tyre, të njohë teknologjitë e materialete mjetete ndryshme ne gjëndjen aktuale si dhe ato në zhvillim të vazhdueshëm, për një përdorim sa më të drejtë, të saktëe optimal të tyre, etj., në mënyrë që brënda kohës e kostos sëplanifikuar, të realizojë objektivat e kërkuara me cilësinë më të mirëtë mundëshme.
Projektues – nisur nga analiza, në bazë të njohurive të fituara dhe metodës së përvetësuar të studimit të vazhdueshëm,në përputhje me funksjonin e objektit të kërkuar, me Kushtet Teknike e Normat në fuqi, përpunon të dhënat dhe parashtron problemin apo detyrën e projektimit, zhvillon llogaritjen e plotë manuale apo nëpërmjet programeve përkatës, nxjerr e përpunon rezultatet përfundimtarë dhe realizon projektin sipas një detyre të caktuar projektimi, përfshirë edhe koston përfundimtare, materialet e nevojëshme me karakteristikat e cilësinë e tyre, grafikun e punimeve e kohëzgjatjen e punimeve për realizimin e elementit apo veprës objekt i projektimit, mënyrën e zhvillimit e ndjekjes së punimeve për realizimin e saj, ashtu si edhe atë të ndjekjes së vazhdueshme gjatë gjithë kohës së përdorimit e shfrytëzimit, për një funksjonim sa më normal e të sigurt, sipas gjithë kërkesave e parametrave të nevojshëm e të kërkuar.
Për këtë e gjatë këtij aktiviteti, ai realizon konceptimin e modelimin e objektit apo elementëve të
vecantë të tij, duke zhvilluar edhe projektin e komponentëve të rinj me karakteristikat e kërkuara që
tregu nuk i disponon. Kjo përfshin edhe sisteme komplekse me karakteristika dhe prestacione
inovative të cilat mund të kërkojnë dhe integrimin e disa aspekteve specifike më të thella në fushën
përkatëse apo bashkëpunimin me specialistë të fushave të tjera, etj..
Drejtues Laboratoresh të provave të materialeve apo të elementëve a strukturave me komplekse – me kapacitetin për të impostuar dhe drejtuar aktivitet kërkimor dhe zhvillues edhe me karakter industrial.
Kërkues – i cili operon në institut shkencor / firmë private, si në aspektin e zhvillim – kërkimit të programeve, metodave të studimit e projektimit, praktikave të zhvillimit të punimeve në tërësi dhe të atyre të specialitetit në vecanti, tipizimit, standartizimit dhe industrializimit të mundshëm të paraqitjes, përpunimit apo realizimit të strukturave, elementëve apo gjithë strukturave të trajtuara, etj..
Profesionist i Lirë – i cili zhvillon aktivitet konsulence profesionale mbi tematikat e inxhinierisë përkatëse kundrejt firmave private, institucioneve të ndryshme private dhe publike etj..
Duke parë zhvillimet e shpejta të teknologjisë së realizimit të punimeve, por sidomos ato në fushën e studimit,
llogaritjes, informatizimit të llogaritjeve e në radhë të parë të zhvillimit e përpunimit të vazhdueshëm të bazës
Normative e Ligjore, të Kushteve e Normave Teknike të Projektimit, Zbatimit, etj., ShLUP UMT është përpjekur
që të ndjekë këto hapa edhe me përmisimin dhe përditësimin e programit të studmit në fjalë me argumenta
aktual.
Të dhëna të përgjithshme mbi Fakultetin e Inxhinierisë në vite për studentët e regjistruar dhe stafin
akademik të angazhuar
ShLUP UMT filloi veprimtarinë në vitin akademik 2011-2012, duke pasur këta tregues për Fakultetin e
Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar në vitin e parë: 24;
Page 6 of 45
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 13.
ShLUP UMT në vijim, në vitin akademik 2012-2013, arriti këta treguesnë Fakultetin e Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 18
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 19
ShLUP UMT më tej, në vitin akademik 2013-2014, arriti këta treguesnë Fakultetin e Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 16
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 38
ShLUP UMT aktualisht, në vitin akademik 2014-2015 arriti këta tregues në Fakultetin e Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 334
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 67
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Programi i studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxhinieri
Strukturash dhe Inxhinieri Infrastrukturë Transporti është
hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e shkollës të
shprehur në statuin dhe strategjinë ShLUP Universiteti
Metropolitan Tirana”. Ky program studimi rezulton të jetë
finalizuar mbas një vëzhgimi nga ana e institucionit mbi nevojat
e tregut të punës dhe situatës egzistuese në arsimin e lartë në
këtë fushë si dhe duke marrë parasysh gjendjen aktuale të
industrisë e Ndërtimit në vend.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Programi i studimit i ciklit të dytë “Master i Shkencave në
Inxhinieri Ndërtimi me profile, përshtatet me strategjinë e
zhvillimit të institucionit pasi ai është konceptuar në përputhje
me misionin dhe objektivat strategjikë të tij.
Struktura e programit dhe syllabuset e lëndëve përbërëse janë
hartuar hartuar në atë formë që studenti gjatë viteve të studimit
të përfitoje:
- një formim të qëndrueshëm në fushën e Ndërtimit, - një formim specifik në fushat e specializuara të
Ndërtimit ose fusha ndërdisiplinore dhe menaxheriale (menaxhimi i projekteve inxhinierike, infomatizimi i të dhënave, llogaritjeve, zbatimit të punimeve,etj.).
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret
majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.
Page 7 of 45
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi është në përputhje me aktet ligjiore dhe nënligjore në fuqi, si dhe me ato të procesit (kartës) të Bolonjës. Emërtimi, aftësitë, kompetencat, rezultatet e prithsme, kohëzgjatja, kreditet, përputhen me nivelin 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit (sipas Ligjit për KShK nr.10247, datë 2.4.2010)
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Ky program mbështetet në objektiva të qarta formuese dhe një profilizim profesional. Përvec planit strategjik të shkollës për përmirësimin e vazhdueshëm të programeve të studimit në tërësi, ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” nëpërmjet mbledhjeve të vazhdueshme në departament / fakultet dhe Qëndrës së Vlerësimit të Brendshëm (QVB), siguron rishikimin dhe vlerësimin periodik të programeve lëndore.
Konkluzionet e vlerësimit:
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, bazuar në një strategji të qartë për zhvillimin akademik të saj, në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit, ka hartuar dhe zhvilluar programin e studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi.
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Pjesa përshkrimore
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” përbëhet nga dy njësi kryesore: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti
i Ekonomisë.
Organet Kolegjiale të shkollës janë:
Bordi i Lartë Drejtues
Bordi i Lartë Drejtues ka rol strategjik e mbikëqyrës si njësia vendimmarrëse kolegjiale e institucionit, i cili ka
autoritet ligjor. Bordi i Lartë Drejtues mbikqyr dhe kontrollon aktivitetet të cilat janë të lidhura me
administratën, financën, ekonominë dhe veçoritë menaxhuese të ShLUP UMT-së. Bordi Lartë Drejtues
përbëhet nga Administratori i kompanisë themeluese, Rektori, dhe 5 anëtarë të tjerë me integritet të lartë
moral e profesional.
Senati Akademik
Senati Akademik është njësi vendimmarrëse kolegjiale e ShLUP UMT-së. Ai përkufizon politikat e zhvillimit të institucionit, plan programet mësimore, koordinon, drejton dhe kontrollon aktivitetet e mësimdhënies dhe ato kërkimore, vlerëson efektivitetin e tyre dhe vendos mbi probleme të rëndësishme arsimore dhe kërkimore të institucionit. Senati drejtohet nga Rektori dhe mblidhet në mënyrë periodike.
Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga:
1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit; 3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë;
Dekani është autoriteti drejtues kryesor i Fakultetit. Ai emërohet me propozim të rektorit dhe me miratim të
Bordit të Lartë Drejtues. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë është Dr. Maksim ÇIPI.
Page 8 of 45
Detyrat dhe kompetencat e Dekanit janë:
1. Dekani është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Fakultetit. Ai emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqërinë përcaktohen në kontratën e tij të punës.
2. Dekani mund të përfaqësojë Fakultetin ose ShLUP UMT -në në aktivitete të ndryshme, shkencore, publike, mediatike, etj, që ai i gjykon në interes të ShLUP UMT-së, si edhe në veprimtaritë promovuese të ShLUP UMT -së.
3. Dekani i propozon Rektorit emërimin dhe shkarkimin e Përgjegjësit të Departamentit dhe personelit akademik të Fakultetit.
4. Harton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore shkencore, etj;
5. Harton programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj të Fakultetit, si edhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në organet drejtuese;
6. Dekani harton strukturën akademike të vitit mësimor për Fakultetin që drejton dhe ia paraqet atë për miratim Këshillit të Fakultetit përpara se t’ia dërgojë Rektorit;
7. Harton dhe propozon projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj të Fakultetit dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e Fakultetit, përpara se të dërgohet për miratim të mëtejshëm;
8. Harton planet mësimore të programeve të studimit për Fakultetin që drejton. 9. Përgatit dhe paraqet rekomandime për projektet për programet e reja të studimeve, të kërkimit
shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Fakultetin; 10. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Fakultetin që
drejton, në përputhje me standardet shtetërore; 11. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe Bordi i
Lartë Drejtues; 12. Dekani raporton një herë në përfundim të çdo semestri në Senatin Akademik të ShLUP UMT -së lidhur
me ecurinë dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Fakultetin që ai drejton;
13. Dekani nënshkruan Diplomën e studentëve të Fakultetit që drejton pas përfundimit të studimeve bachelor dhe master shkencor.
Këshilli i Fakultetit
Këshilli i Fakultetit është organ i përbërë nga 7 persona, 6 nga të cilët përfaqësojnë personelin akademik në të gjitha nivelet si dhe një student. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë rizgjedhje. Mbledhja e Këshillit thirret nga Dekani, i cili është edhe drejtuesi i tij. Këshillat e fakulteteve emërohen nga Rektori. Çdo fakultet ka këshillin e vet të udhëhequr nga Dekani.
Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca :
1. Miraton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore shkencore, etj;
2. Miraton projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore të Fakultetit;
3. Vlerëson dhe miraton projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre si dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore në Fakultet;
4. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit; 5. Miraton strukturën akademike të Fakultetit për vitin mësimor, të hartuar në bazë të udhëzimeve të
Ministrit të Arsimit. 6. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik dhe miraton të gjitha masat
disiplinore të propozuara nga Rektori për stafin akademik dhe personelin ndihmës.
Page 9 of 45
7. Siguron që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Fakultet të bëhet në përputhje me standardet e institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj.
8. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga Dekani.
Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë
Nr. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Funksioni
1. Dr. Maksim Çipi Kryetar – Dekan
2. Prof. Dr. Jakup Agalli Anëtar – Përgjegjës Departamenti
3. Dr. Nikolla Nika Anëtar – Pedagog i Brendshëm
4. Dr. Ardita Mele Anëtar – Drejtor i QKFI
5. MSc. Klodiana Karasani Anëtar – Pedagog i Brendshëm
6. MSc. Klodian Xheka Anëtar – Pedagog i Brendshëm
7 Ardit Hysa Anëtar – Student
Departamenti
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme dhe grupon disiplinat mësimore përkatëse. Aktivitetet kyesore në funksion të jetës akademike të Departamentit janë:
1. Bashkërendon planin e punës mësimore e kërkimore të pedagogëve të Departamentit dhe miraton projekt planin njëvjeçar dhe disavjeçar të zhvillimit strategjik të Departamentit për sa i përket anës mësimore, kërkimore shkencore, etj;
2. Propozon veprimtari studimore, shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të huaja; seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;
3. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë studimore, shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
4. Propozon dhe përcjell për miratim projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore të Departamentit;
5. Propozon projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre dhe përcjell për miratim të mëtejshëm;
6. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Departamentit; 7. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik. 8. Siguron dhe garanton që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Departament të bëhet në
përputhje me standardet e institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj. 9. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga
Përgjegjësi i Departamentit.
Qendra Kërkimore
Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo qendër organizon dhe drejton veprimtarinë kërkimore të institucionit. Drejtor i Qëndrës Kërkimore të Fakultetit të Inxhinierisë është Dr. Ardita Mele.
Detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj qendre janë:
1. Bashkërendon planin e punës kërkimore të anëtareve te Qendrës Kërkimore si dhe me Departamentet
e fakultetit/eve;
Page 10 of 45
2. Propozon dhe organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të huaja;
3. Zhvillon seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;
4. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
5. Boton dhe publikon, përveç teksteve mësimore, përmbledhje studimesh, referatesh, kumtesash, etj.
Përgjegjësi i Njësisë bazë
Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit. Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit (përgjegjës për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi) është Prof. Asoc. Violeta Icka, ndërsa për departamentin e Inxhinierisë elektrike dhe Teknologjisë së informacionit është Prof. Dr. Jakup Agalliu.
Detyrat dhe kompetencat e Përgjegjësit të Departamentit janë:
1. Është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Departamentit. Ai miratohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit.
2. I paraqet Dekanit kërkesën për staf akademik për mbulimin e procesit mësimor të vitit akademik. 3. I propozon Dekanit programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj të
Departamentit, si edhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në organet drejtuese; 4. I propozon Dekanit strukturën akademike të vitit mësimor për Departamentin; 5. Përgatit dhe i propozon Dekanit projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarinë mësimore,
kërkimore, shkencore, etj të Departamentit që drejton; 6. Organizon, drejton punën dhe harton planet mësimore te programeve te studimit që mbulon
Departamenti, ja propozon ato Dekanatit dhe ndjek zbatimin e tyre. 7. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat propozime për programet e reja të studimeve, të kërkimit shkencor
dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Departamentin; 8. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Departamentin që
drejton, në përputhje me standardet shtetërore; 9. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Dekani, Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe
Bordi i Lartë Drejtues; 10. Përgatit dhe dorëzon ne Dekanat, një herë në përfundim të çdo semestri, raportin lidhur me ecurinë
dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Departamentin që ai drejton; bën analizën e punës mësimore dhe kërkimore të Departamentit mbështetur në raportin semestral dhe propozon e merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj.
11. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Praktikave Mësimore dhe merr gjithë masat e ndjek zbatimin e plote te tyre;
12. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Diplomave dhe diplomimit te studenteve dhe merr gjithë masat e ndjek zbatimin e plote te tyre;
13. Bashkërendon planin e punës mësimore dhe kërkimore mes pedagogeve te Departamentit; 14. Organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me Departamentet e tjerë; 15. Punon aktivisht ne përgatitjen, realizimin dhe siguron pjesëmarrje ne konferenca, simpoziume,
forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare; 16. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të lendeve e
programeve qe mbulon Departamenti, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
17. Përfaqëson Departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Këshillin e Fakultetit, Rektorin, Senatin dhe Bordin.
18. Në emër të Departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe promovimin e Departamentit.
19. Bën të njohur arritjet e Departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të ShLUP UMT -së, përditësimit të rubrikave përkatëse në faqen web të ShLUP UMT.
20. Ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të Departamentit. 21. Organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon Departamenti.
Page 11 of 45
22. Bën shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të Departamentit. 23. Miraton Komisionet e provimeve të lëndëve. 24. Propozon në Dekanat përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të
diplomave.
Personeli akademik
Politika e ShLUP UMT është të tërheqë staf të kualifikuar jo vetëm me tituj e grada shkencore, por edhe me
eksperiencë të spikatur në drejtim në sektorin publik ose sektorin privat. Kjo kërkesë specifike për stafin
akademik është garanci e realizimit të qëllimeve dhe misionit të ShLUP UMT për të diplomuar studentë jo
vetëm me formim teorik, por edhe me shprehi dhe aftësi praktike, të gatshëm për të filluar punë në fushën e
diplomuar.
Gjatë vitit akademik 2011-2012 pranë Fakultetit të Inxhinierisë janë angazhuar 13 pedagogë për 24 studentë.
Raporti pedagog–student rezulton në vlerat 1:2. Në vitin akademik 2012-2013 janë angazhuar 19 pedagogë
(efektivë dhe të ftuar) për 33 studentë. Raporti pedagog–student është 1:1.7. Në vitin akademik 2013-2014
janë angazhuar 38 pedagogë (efektivë dhe të ftuar) për 72 studentë. Raporti pedagog–student është rreth 1:
1,9.
Ndërsa në vitin akademik 2014-2015 janë angazhuar 67 pedagogë (25 efektivë dhe 42 me kontratë) për 334
studentë efektiv. Raporti pedagog–student është 1:4.9.
Procedura e aplikimit dhe marrjes në punë të stafit akademik me kohë të plotë
ShLUP UMT ka si politikë tërheqjen e stafit të kualifikuar, me tituj e grada shkencore dhe me eksperiencë
profesionale në karrierë. Kërkesat ndaj stafit akademik me kohë të plotë janë të përputhura me strategjinë e
zhvillimit të institucionit. Rekrutimi i personelit akademik bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e
personelit akademik të SHLUP UMT”, të miratuar nga Senati Akademik.
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm të ShLUP UMT, si rregull, pranohen me konkurs. Kriteret specifike
të konkurrimit propozohen nga Departamenti përkatës dhe miratohen nga Dekani. Këto kritere i përcillen
Rektorit për miratim. Por edhe referencat dhe rekomandimet nga pedagogë bashkëpunues janë të
mirëpritura dhe konsiderohen nga strukturat drejtuese të ShLUP UMT.
Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Shpallja e vendeve të lira përmban të gjitha
informatat përkatëse për çdo pozicion, duke përfshirë, por jo kufizuar domosdoshmërisht në detajet, një
përcaktim të kritereve të kualifikimit për pozicionin e shpallur, si dhe afatin për dorëzimin e kërkesës. Çdo
kërkesë regjistrohet pranë Juristit të ShLUP UMT.
Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet Ad-Hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të
përbërë nga titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një përfaqësues ekspert i jashtëm i
fushës. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret për pozicionin e shpallur, intervistohen. Komisioni i
Vlerësimit zbaton kritere të njëjta me rastin e vlerësimit të kandidatëve. Intervistimi i kandidatëve bazohet në
materialet që gjenden në dosjen e kandidatit.
Komisioni i vlerësimit bazuar mbi vlerësimin për çdo kriter të veçantë, evidenton fituesit dhe i përcjell tek
administratori për vijimin e procedurave të mëtejshme. Konkursi zhvillohet në afatet e përcaktuara, të
shpallura publikisht në faqen zyrtare të ShLUP UMT -së.
Punonjësit mësimorë të huaj pranohen në procesin mësimor me propozim të Rektorit dhe vendim të Senatit
të ShLUP UMT, mbas kalimit në konkursin e zhvilluar nga Komisioni Ad Hoc.
Page 12 of 45
Tregues të matshëm:
Numri i personelit akademik për Fakultetin e Inxhinierisë
Departamenti/qendra
Fakulteti i Inxhinierisë
Numri i PAE Numri i PAK Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
Dep. i Inxhinierisë së Ndërtimit 9 4 27 13 36 17
Dep. i Inxhinierisë Elektrike dhe TI 9 5 15 8 24 13
Qendra Kërkimore FI 7 4 - - 7 4
Në total 25 13 42 21 67 34
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” përbëhet nga dy
fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.
Mbështetur në kërkesat e ligjit për arsimin e lartë Nr. 9741,
datë 21.05.2007, i ndryshuar, Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet
nga 3 njësi bazë, si më poshtë:
Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga:
1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë
së Informacionit; 3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë;
Përbërja e çdo njësie bazë me anëtarët efektiv dhe me
kontratë të Fakultetit të Inxhinierisë, është si më poshtë :
Fakulteti i Inxhinierisë
Titulli
Dep i Inxhinierisë së Ndërtimit
Dep. i Inxh. Elektrike
dhe TI QKFI
PAE PAE PAE
Profesorë 0 4 1
Profesorë të Asociuar 2 1 1
Doktorë 2 0 2
Master (Dr. në proces) 0 0 2
Master 5 4 1
Totali 9 9 7
Të tre njësitë bazë i plotesojnë kriteret e kualifikimit të Stafit Akademik
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.
Page 13 of 45
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.
Fakulteti i Inxhinierisë dhe specifikisht Departamenti i
Inxhinierisë së Ndërtimit janë njësitë përgjegjëse për realizimin
dhe zhvillimin e programit të studimit MSc në Inxhinieri
Ndërtimi
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm në
funksion të programit të studimit përzgjidhen me konkurs.
Është departamenti i inxhinierisë së ndërtimit i cili paraqet
nevojat për stafit akademik, duke propozuar dhe kriteret
specifike. Më pas nëpërmjet dekanit nevojat dhe kriteret
specifike të paraqitura nga departamenti i përcillen Rektorit
për miratim.
Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të përbërë nga titullari i fakultetit, rektori (kryetar komisioni) dhe përfaqësues nga departamenti dhe ose ekspert i fushës.
Konkluzionet e vlerësimit:
Vlerësojmë se SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” plotëson standardet që lidhen me strukturën akademike të Fakultetit të Inxhinierisë sipas kritereve të standardeve të përshkruara.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Mbështetur në dokumentacionin e RVB si dhe dokumntacionit të gjetur pranë Zyrës së burimeve Njerëzore
gjatë vizitës në vend, rezulton se në vitin akademik 2014-2015 janë angazhuar 67 pedagogë (25 efektivë dhe
42 me kontratë) për 334 studentë efektiv. Raporti pedagog–student është 1:4.9, ndërsa raporti pedagog i
brendshëm/i jashtëm është në vlerat 1:1.68. Shperndarja e ngarkesës mësimore për personelin akademik
është në vlerat mesatare në përputhje me aktin e miratimit të ngarkesave për personelin akademik.
Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit
Fakulteti i Inxhinierisë
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit (DIN)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon me kohë të
plotë
1 Ilir Vullkaj Pedagog Prof. As. 1 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT
2 Violeta Icka Pedagog Prof. As. 2 Ismail Demneri Prof. Dr. UPT
3 Maksim Çipi Pedagog Dr. 3 Sotiraq Pantazi Prof.As UPT
4 Nikolla Nika Pergj. Depart. Dr 4 Adrian Naço Dr. UPT
5 Klodiana Karasani Pedagog MSc./Ark. 5 Altin Bidaj Dr. UPT
6 Erind Maçi Pedagog MSc. 6 Agim Selenica Dr. Instituti i Ndërtimit
7 Andon Qirushi Pedagog MSc. 7 Irakli Premti Dr. UPT
8 Arnola Ceka Pedagog MSc. 8 Erdit Leka MSc. (dr. proces)
UPT
9 Lule Hallaçi Pedagog MSc. 9 Farruk Kaba Dr. Bashkia Tiranë
10 Veronika Hajdari MSc. (dr. UPT
Page 14 of 45
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit (DIN)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon me kohë të
plotë
proces)
11 Alma Golgota Dr UAMD
12 Alda Qira MSc. UPT
13 Oltion Korini MSc. UPT
14 Esmerald Filaj MSc. UPT
15 Mirel Miço MSc. UPT
16 Parashqevi Tashi MSc. (dr. proces)
UPT
17 Artur Roshi MSc. UPT
18 Vangjush Mbrice MSc. UPT
19 Nada Ibrahimi MSc. UPT
20 Esmeralda Zela MSc. E vetëpunësuar
21 Vanina Kanini MSc. (dr. proces)
UPT
22 Marsida Ibro MSc. (dr. proces)
UAMD
23 Shkëlqim Daja Dr UPT
24 Shkëlqim Gjevori Dr UPT
25 Alma Afezolli Dr UPT
26 Shpresa Gashi MSc. UPT
27 Eduard Isufi Prof. As UPT
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon me kohë të
plotë
1 Gëzim Karapici Pedagog Prof. Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr UPT
2 Jakup Agalli Pergj. Depart. Prof. Dr. 2 Aida Spahiu Prof.Asoc. UPT
3 Marenglen Gjoni Pedagog Prof. Dr. 3 Marialis Çelo Prof.Asoc. UPT
4 Lutfi Saqe Pedagog Prof. As. 4 Aleksander Biberaj Dr. UPT
5 Vladimir Jorgji Pedagog Prof. Dr. 5 Igli Tafaj Dr. UPT
6 Klodjan Xheka Pedagog MSc. 6 Bora Bimbari Dr. UT
7 Paul Neumann Pedagog MSc. 7 Marjela Qemali Dr. UPT
8 Anisa Krasniqi Pedagog MSc. 8 Rajmonda Dervishi Dr. UPT
9 Sonila Luku Pedagog MSc. 9 Marsida Ibro MSc. (dr. proces)
UAMD
10 Ilir Shinko MSc. (dr. proces)
UPT
11 Ina Papadhopuli MSc.. UPT
12 Arnisa Myrtellari MSc. UPT
13 Renalda Kushe MSc. UPT
14 Xheni Melo MSc. UPT
15 Vanina Kanini MSc. (dr. proces)
UPT
16 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT
17 Parashqevi Tashi MSc. (dr. proces)
UPT
18 Nada Ibrahimi MSc. UPT
19 Silvi Rusi MSc.
Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik
20 Margarita Gjonaj MSc. UPT
Page 15 of 45
Fakulteti i Inxhinierisë
Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë (QKFI)
PAE
(Emër Mbiemër)
Detyra në
Departament Titulli/Grada
1 Luan Karçanaj Pedagog Prof. Dr
2 Jorgji Korra Pedagog Prof. As
3 Ardita Mele Drejtore QKFI Dr.
4 Silvana Sukaj Pedagog Dr.
5 Arjol Lule Pedagog MSc. (dr. proces)
6 Diana Bardhi Pedagog MSc. (dr. proces)
7 Ferid Sukaj Pedagog MSc.
Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre
1. Fakulteti i Inxhinierisë
Titulli
Dep i Inxhinierisë së Ndërtimit
Dep. i Inxh. Elektrike dhe TI QKFI Total PAE
Total PAK
PAE PAK
Raporti
PAE PAK Raporti
PAE/PAK PAE PAE/PAK
Profesorë 0 2 - 4 1 2/1 1 5 4
Profesorë të Asociuar 2 2 1/1 1 2 1/2 1 4 4
Doktorë 2 9 1/4 0 5 - 2 4 14
Master (Drnt. në proces)
0 5 - 0 1 - 2 2 10
Master 5 9 1/1.5 4 6 1/1.6 1 10 15
Totali 9 27
9 15
7 25 42
Të dhëna sipas moshës për stafin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i PAE: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 1 1
Profesorë të Asociuar 1 1
Doktorë 4 3 2
Pedagogë (MA/Drnt. proc) 10 3 1
Personeli Administrativ 11 5 1 1
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i PAK me moshë: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe teknologjisë së
Informacionit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 1
Profesorë të Asociuar 1 1
Doktorë 2 3 2
Pedagogë (MA/Drnt. proc) 4 1 2
Page 16 of 45
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Në përputhje me vizionin dhe strategjinë e zhvillimit të
ShLUP UMT nëpërmjet zyrës së Burimeve njërëzore
mbështetet në parimin e punësimit të personelit akademik
dhe administrativ sa më të përshtatshëm dhe me formim
në përputhje me objektivat e programit të studimit ku ata
angazhohen.
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Nga takimet me stafin drejtues, bashkëbisedimet me stafin
e angazhuar në programin e studimit, u evidentua roli dhe
përfshirja e personelit akademik në hartimin e programeve.
Kjo pas një procesi të studiuar, diskutuar dhe propozuar në
nivel departamenti, fakulteti e më tej, miratimi në senat
Akademik.
Procesi i rekrutimit mbështet në aktet ligjore dhe nënligjore
ne fuqi.
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.
Rekrutimi i punonjësve të rinj realizohet në përputhje të
plotë me procedurat ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kjo
verifikuar dhe në zyrën e burimeve njërëzore pranë kësaj
shkolle.
Personeli akademik përzgjidhet në bazë konkursi duke
plotësuar kriteret dhe kërkesat sipas vendit të punës.
Kriteret e pranimit në konkurs propozohen nga
departamenti.
Personeli akademik i aktivizuar për realizimin e këtij
programi studimi ështe një staf akademik me përvojë
akademike dhe karrierë profesionale, i angazhuar edhe në
veprimtari kërkimore-shkencore, si brenda vendit, ashtu
dhe jashtë vendit.
Institucioni rezulton te këtë ndjekur procedura
transparente për rekrutimin e stafit, kjo në mbështetje të
rregullores por dhe të Kodit të Punës në RSH. I gjithë
dokumentacioni mbahet në zyrën e burimeve njërëzore me
të gjitha të dhënat personale të stafit (kjo pas verifikimit në
zyrën përkatëse).
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Page 17 of 45
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit,
është Prof. Asoc. Violeta Icka.
Rezulton se kriteri për kualifikimin e e titullarëve të lëndëve
në përgjithësi është respektuar. Vetëm për dy disiplina, ky
kriter nuk plotësohet për shkak të mungesës së
specialistëve të këtyre fushave me kaulifikime shkencore.
I gjithë stafi drejtues në ShLUP UMT Rektori, Dekani,
përgjegjësit e departamentit dhe drejtuesit e qendrave
kërkimore, janë personel i angazhuar me kohë të plotë.
Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.
Në fillim të vitit akademik studentët e vitit të dytë të MSc.
Inxhinieri Ndërtimi paraqesnin fushën e interesit të tyre
përsa i përket punimit të diplomës. Të gjithë studentët që
aktualisht ishin në proces diplome udhëhiqen nga pedagogë
me minimalisht gradën shkencore “Doktor”.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar
udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të
cilën ofrohet programi i studimit.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Institucioni për realizimin e këtij program ka angazhuar
personel ndihmës të një numri optimal për laboratoret si
dhe për mirëmbajtjen tyre.
Vlerësojmë se ky personel është i mjaftueshëm duke
plotësuar kërkesat dhe kriteret e këtij standardi.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Ngarkesa e stafit akademik mesatarisht është në vlerat
rreth 260 orë mësimore në vit. Kjo në përputhje me aktet
ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe të përcaktuara nga akti
normativ miratuar nga Bordi i Lartë Drejtues.
Page 18 of 45
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
Për secilin stafi akademik, zyra e burimeve njërëzore kishte
dosjen përkatëse që përmban: Fotokopje te dokumentit te
identifikimit, Diploma universitare dhe lista e notave te
noterizuara; Kopje të noterizuara te titujve ose/dhe
gradave të fituara; licensat profesionale; Kopje të
certifikatave pjesemarrjeje ne seminare dhe konferenca;
Raport mjekesor për aftësinë për punë; Çertifikate
familjare; Dëshmi Penaliteti (kjo verifikuar konkretisht ne
zyrën e burimeve Njerëzore gjatë vizitës në institucion);
Kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik (të brendshëm apo të jashtëm), publikohen në faqen zyrtare të institucionit, si dhe në portalet e zyrave të punësimit apo në median e shkruar
Konkluzionet e vlerësimit:
ShLUP “Universitet Metropolitan Tirana”, Fakulteti i Inxhinierisë dhe departamenti përgjegjës për programin MSc në Inxhinieri Ndërtimi, plotëson të gjitha standardet institucionale, sasiore dhe cilësore sipas kritereve të përcaktuar dhe të paraqitura më sipër. Për realizimin e këtij programi është angazhuar staf cilësor. I gjithë dokumentacioni përkatës për stafin akademik mbahet në zyrën e burimeve njerëzore me të gjitha të dhënat e kërkuara personale të tij.
4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një
sipërfaqe totale 3100 m2. Konkretisht këto ambiente të ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ndodhen në:
1. Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1) me sipërfaqe te përgjithshme 2300 m2.
2. Një objekt i rikonstruktuar që gjendet në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2) me sipërfaqe te përgjithshme 800 m2.
Informacion për Objektin 1 (prane Qytetit Studenti). Objekti 1 ndodhet në zonë strategjike për sa i përket jetës studentore. Objekti është ndërtuar sipas kushteve teknike te projektimit e zbatimit dhe siguron qendrueshmerine statike per sigurine maksimale te jetes. Objekti ka 8 nivele katesh.
o Ne katin -1 ndodhen Laboratori i Materialeve të Ndërtimit (me sipërfaqe 34 m2, i pajisur me pajisjet
e nevojshme per te kryer oret laboratorike studentet e Inxhinierise se Ndërtimit) dhe Mensa.
o Ne katin 0 ndodhen ambiente te informacionit, zyra e keshillimit te karrieres, Metrostop Bar/Librari
dhe ambiente pushimi.
o Ne katin 1 ndodhen ambientet e Departamentit Administrim Biznesi, Departamenti Informatikes
Ekonomike, nje salle leksionesh, Laboratori i Informatikës, Laboratori Multidisiplinar, zyra e arshives.
o Ne katin 2 ndodhen ambientet e Sekretarise mesimore (dy ambiente) auditor i madh dhe 2 salla
leksioni.
o Ne katin 3 ndodhen Laboratori i Shkencave te Natyres, auditor i madh dhe 2 salla leksioni.
Page 19 of 45
o Ne katin 4 jane kryesisht ambientet per stafin drejtues ShLUP UMT (Rektori, Kancelari-Jurist, dy
Dekanet), Qendra e Vleresimit te Brendshem te Cilesise, Financa si dhe stafin akademik, dy
Departamentet e Fakultetit te Inxhinierise.
o Ne katin 5 ndodhen dy laboratore perkatesisht: laboratori i Inxhinierise Elektroteknike dhe i
Inxhinierise Elektronike dhe Telekomunikacionit.
o Ne katin 6 ndodhet biblioteka e ShLUP UMT me siperfaqe 206 m2.
o Çdo kat ka holl tepër funksional, me ndriçim mbi 20%, ku ndodhet kafazi i shkallës transparent dhe
me gjerësi shkalle, e cila siguron komoditet në lëvizje. Gjithashtu ne holle ndodhen dollapet e
studenteve dhe ambjente pushimi. Gjithashtu godina eshte e pajisur me dy ashensore per te qene e
aksesueshme dhe per personat me aftesi te kufizuar.
o Ne cdo kat gjenden kuti te ndihmes se shpejte dhe fikese zjarri te levizshme dhe statike. Gjithashtu
ka depozita uji me sasi 8000 m³ dhe gjenerator.
o Sallat e leksioneve jane te pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me
kondicionim-ventilim me inverter FAN-COIL CHILLER, kompjuter etj.) ne funksion te zhvillimit te
procesit mesimor duke iu ofruar komoditetet e nevojshme studenteve dhe stafit akademik. Godina
eshte e pajisur me internet wireless ne te gjitha ambientet e saj.
o Ne katin 0 ka legjende te ambjenteve te cdo kati.
Informacion për Objektin 2 (zona e ish bllokut). Objekti 2 ndodhet ne zonen qendrore te qytetit te Tiranes. Objekti është rikonstruktuar per te plotesuar standardet per zhvillimin e leksioneve dhe funksionimin sa me eficient te godines. Objekti ka 3 nivele katesh.
· Ne katin -1 ndodhen: Laboratori i Dherave, Laboratori i CISCO, nje ambient per serverat, si dhe tre ambiente të tjera teknike / laboratoresh.
· Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve, zyra e administratorit, dy Qendrat Kërkimore të fakulteteve si dhe dy salla leksionesh për zhvillimin e mësimit.
· Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh.
· Ambientet jane rreth holleve te gjera, me ndriçim maksimal, natyral dhe artificial, kafaz te gjere shkallesh.
· Cdo kat ka kuti te ndihmes se shpejte dhe fikese zjarri te levizshme dhe statike.
Sallat e leksioneve janë të pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim me inverter, kompjuter), ndriçim natyral e artificial. Godina eshte e pajisur me internet wireless ne te gjitha ambientet e saj dhe eshte e aksesueshme ngate gjithe. Ka dalje emergjence nga te dy anet e godines. Një nga objektivat e strategjisë së ShLUP UMT ishte ndërtimi i Kampusit të Ri Universitar.
Ky kampus është projektuar të ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës në një zonë pranë parkut të
madh të Tiranës të veçuar nga zhurmat e qytetit, dhe mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit mësimor
dhe shkencor, por gjithashtu dhe mjaft i lehtë për të komunikuar me çdo pjesë të qytetit. Objekti është në
ndërtim e sipër, kështu në tetor të 2014 ka filluar procesi i ndërtimit të kësaj godine dhe në fund të 2016
pritet të përfundojë plotësisht.
Page 20 of 45
Tregues të matshëm:
Mjediset e SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”
Mjediset për SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”
Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për bibliotekën e shkollës 1 206
Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35
Zyra për personelin akademik 9 250
Zyra e marketingut 1 15
Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25
Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42
Zyrë për Financën 1 15
Zyrë për Njësinë e SBC 1 15
Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15
Zyrë informacioni për studentët 2 40
Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25
Zyrë e arkivës 1 30
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-librari) 2 100
Nyje hidrosanitare 21 125
Mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë
Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për leksione 19 570
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese 2 100
Salla për laboratore 9 220
Salla interneti 1 50
Salla për bibliotekë 1 206
Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35
Zyrë informacioni për studentët 2 20
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60
Nyje hidrosanitare 21 125
Mjediset për Stafin e Fakultetit të Inxhinierisë: Sasia Sipërfaqja (m2)
Zyra për Dekanin 1 15
Zyra për sekretarinë mësimore 2 30
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 3 70
Zyra për personelin akademik 1 20
Salla për mbledhje 2 60
Mjedis për stafin e shërbimit 1 20
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20
Mjete didaktike dhe informatike
Page 21 of 45
Emërtimi Sasia
PC për studentët 117
PC për stafin akademik 38
PC për administratën 10
Printera 7
Fotokopje 5
Video-projektorë 17
Skanera 7
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Vendndodhja e ShLUP UMT është godina nr. 1. e cila gjendet në
adresën: Rr. “Sotir Kolea” dhe “Budi”, Qyteti Studenti, me një
sipërfaqe 2300 m2, si dhe godina 2 me nje siperfaqe prej 800 m2. Të
dy këto struktura moderne janë të pajisura me infrastrukturën e
nevojshme për realizimin me cilësi të programit të studimit, ku
vecojmë laboratoret në funksion te programit.
Një nga objektivat e strategjisë së ShLUP UMT është ndërtimi i
Kampusit të Ri Universitar.
Ky kampus është projektuar të ndërtohet në pjesën jugore të qytetit
të Tiranës në një zonë pranë parkut të madh të Tiranës të veçuar nga
zhurmat e qytetit, dhe mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit
mësimor dhe shkencor, por gjithashtu dhe mjaft i lehtë për të
komunikuar me çdo pjesë të qytetit. Objekti ishte në ndërtim e sipër,
kështu në tetor të 2014 ka filluar procesi i ndërtimit të kësaj godine
dhe në fund të 2016 pritet të përfundojë plotësisht.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.
Në funksion të programit të studimit MSc. në Inxhinieri Ndërtimi,
ShLUP UMT ka vënë në dispozicion biblioteken e shkollës, për
përdorim nga ana e studentëve dhe stafit akademik ku gjenden një
numër i caktuar titujsh.
Ishte ne prioritetet e kësaj shkolle pasurimi gjithnjë e më tej i
bibliotekës.
Gjithashtu, këtë vit akademik, bazuar në marrëveshjen me
kompaninë MC GrawHill, ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ka
siguruar bibliotekën online ( E-Books) te aksesueshme nga stafi dhe
studentet e ShLUP UMT nëpërmjet logimit individual nga çdo
ambient, sipas kërkesave te departamenteve për çdo program
studimi.
Biblioteka ka të shpallur oraret e saj për studentët dhe është në dispozicion të tyre gjatë gjithë kohës të aktivitetit mësimor.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme
Page 22 of 45
mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” rezulton të ketë të gjitha
kapacitetet e duhura infrastrukturore për të plotësuar kërkesat e
programeve të studimit dhe për të përmbushur aktivitetin mësimor
dhe akademik të tij. Shkolla ka vënë në dispozicion të programit MSc
në Inxhinieri Ndërtimi dhe studentëve këtij programi laboratorët: e
informatikës, multidisplinar, të materialeve të ndërtimit, të dherave,
CPT, shkencave të natyrës
Laboratoret janë te pajisur gjithashtu me software simulimi dhe
projektimi (Autocad, MATLAB etj. ) si dhe me materiale e komponentë
të Ndërtimit të cilat vihen në dispozicion të studentëve dhe
pedagogëve për mbarëvajtjen e leksioneve, punëve të laboratorit.
Puna në laboratore, krahas mësimdhënies në auditor, ndihmon në
formimin praktik dhe profesional të studentit si dhe i përqas ata me
ambientet e punës që do të hasin në mbarim të programit. Aftësimi
nga ana praktike e studentëve bëhët edhe në bashkëpunim me
institucione të tjera bashkëpunuese (pasi u panë dhe marrëveshjet e
lidhura me to).
Konkluzionet e vlerësimit:
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” garanton hapësire dhe infrastukturë për realizimin me sukses të programit MSc në Inxhinieri Ndërtimi me dy profile. Në funksion të këtij programi ekzistojnë laboratore specifike të shkollës si dhe laboratoret në bashkëpunim me partnerët, që bëjnë të mundur realizimin me cilësi të programit të studimit.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për t’u plotësuar
dhe dorëzuar në organet e tatim-taksave sipas legjislacionit në fuqi. SHLUP UMT, për mbajtjen e kontabilitetit,
ka kontraktuar studion ESC (Economics Service Center) me nr. NIPT K72002037Q,. Administratori i SHLUP
UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e Lartë Drejtues për veprimtarinë
ekonomike-financiare.
Fondet e alokuara për këtë institucion janë ndarë për: paga, shpenzime dhe investime. Vërehet se të gjitha
keto fonde janë në rritje për shkak dhe të rritjes së institucionit.
Page 23 of 45
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT mirëmbahet nga një
studio kontabiliteti, konkretisht nga ESC (Economics Service
Center) me nr. NIPT K72002037Q, ne përputhje me kërkesat
ligjore për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare dhe
standardet e regjistrimit të veprimtarisë ekonomike.
Auditimi i SHLUP UMT bëhet i përvitshëm, dhe aktualisht
është kontraktuar Shoqëria NET-SFS shpk për të kryer
auditimin.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
SHLUP UMT harton raporte vjetore financiare që përmbajnë të
dhëna për gjithë aktivitetin financiar të shkollës.
Institucioni paraqet qëndrueshmëri nga ana finaciare financiare kjo e mbështetor jo vetëm në tarifat e shkollimit por kryesisht në donacionet e themeluesve të kësaj shkolle.
Konkluzionet e vlerësimit:
Institucioni ka një skemë të qartë financiare e cila synon cilësinë akademike në të gjitha aspektet (kryesisht atë të investimeve).
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë (për më tej KVC) dhe Qendra e Vlerësimit të Brendshëm (për më tej QVB) janë njësitë e ngritura që në fillimet e veprimtarisë të ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, të cilat veprojnë konform kërkesave të Ligjit Nr. 9741, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të datës 21.05.2007, i ndryshuar.
Nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të sigurimit të cilësisë (tavolina rrumbullake, workshope, biseda të lira, trajnime, etj) kryer nga këto struktura, është synuar që veprimtaritë, procedurat dhe aktorët e përfshirë në proceset e cilësisë, të orientohen nga udhëzimet europiane në fushën e sigurimit të cilësisë.
Krijimi dhe konsolidimi i kulturës së cilësisë në ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ishte një nga synimet kryesore të aktiviteteve të njësive përgjegjëse për sigurimin e cilësisë.
Detyrat dhe kompetencat e KVC dhe QVB janë të përcaktuara në dokumentat kryesore (Statut dhe Rregullore) mbi të cilat funksionon shkolla dhe specifikisht në Manualin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, i cili ishte ne fazën përfundimtare të miratimit të tij.
Page 24 of 45
Përshkruar qartë në parimet e vlerësimit të cilësisë në dokumentin e sipërcituar, përdorimi i procesit të vlerësimit nga shkolla bëhej për:
Përcaktimin e nivelit real të cilësisë, kjo sipas standardeve shtetërore të cilësisë.
Evidentimin e praktikave më të mira.
Përcaktimin e proceseve për përmirësim, ndryshim dhe zhvillim.
Marrjen e vendimeve nga organet përkatëse për përmiresimin edhe zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë.
U evidentua fakti që për sigurimin e cilësisë QVB-ja përdor metoda dhe instrumente të shumllojshme për realizimin e detyrave. Ndër to: takime/mbledhje të ngushta apo të hapura me aktorë të ndryshëm, mbledhje të dhënash nga njësitë përbërëse të shkollës, vlerësimi për aspekte të ndryshme nëpërmjet pyetësorëve, konsultim të dokumentacionit institucional të shkollës, analiza të programeve, marrja e mendimeve apo opinioneve përmes intervistave, pyetsorëve, përpunime statistikore etj.
Nga veprimtaritë për sigurimin e brendshëm te cilësisë, tashmë është krijuar përvoja e ShLUP UMT, si dhe janë marrë një sërë masash me karakter organizativ dhe metodik.
Një nga instrumentet e përdorura, u gjet vlerësimi nga studentët nëpërmjet pyetësorëve. Ishin realizuar pyetësorë për disa aspekte kryesore të veprimtarisë së shkollës si dhe pyetësorë për procesin mësimor të lëndës (kjo e fundit zhvillohej me studentët orën e fundit të lendes). Vlerësimi nga studentët për procesin mësimor konsistonte në aftësinë e komunikimit të pedagogut, efektivitetin e tij gjatë zhvillimit të orës së mësimit, gatishmërinë e pedagogut për problematikat apo vështirësitë që haste studenti gjatë zhvillimit të lëndës etj.
Tregues të matshëm: Anëtarët e QVB
Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014 3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013 4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014 5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013
5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Page 25 of 45
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e
vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet paraprake
dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -
tezës; h. Etj.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, nëpërmjet QVB, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve që ajo ofron dhe konkretisht dhe për programin MSc në Inxhinieri Ndërtimi. Informacioni i marrë dhe rezultatet e përpunimit të tyre përfshihen në të gjitha raportet e vetëvlerësimit, vjetore, që kryen shkolla. Raporti vjetor, hartuar nga QVB-ja çdo fund viti, dërgohet në MAS. Për realizimin e proceseve që lidhen me sigurimin e cilësisë në këtë institucion, përdoren metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta, sondazhe, anketime, vlerësime të dhëna statistikore etj, të përshkruara më lart.
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.
Institucioni publikon rregullisht raportet e vetëvlerësimit të cilat janë të aksesueshme nga i gjithë stafi dhe studentët. Informacione lidhur me sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin e brendshëm publikohen vazhdimisht edhe ne faqen web të shkollës.
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Nga takimi me titullarët, si dhe me GVB e programit të studimit, u informuam se bëheshin analiza vjetore në nivel fakulteti lidhur me ecurinë e programeve të studimit. Bazuar në këto analiza, ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, programon politika dhe ndërmerr masa për zhvillimin e mëtejshëm të programit/ve duke reflektuar dhe zhvillimet e reja dhe kërkesat e tregut të punës.
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Page 26 of 45
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
ShLUP “Universiteti Metyropolitan Tirana” është për herë të parë në proces akreditimi në nivel institucional dhe të programeve të studimit që ofron ky institucion. Sigurimi i brendshëm i cilësisë dhe institucionalizimi i tij, rezulton të jetë një nga prioritetet e kësaj shkolle. Njësitë përgjegjëse për sigurimin e cilësisë janë KVC-ja dhe QVB-ja të cilat kanë të mirëpërcaktuara detyrat dhe kompetencat e tyre në aktet normative të shkollës (statut dhe rregullore), si dhe ne Manualin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Këto njësi kanë hartuar strategji dhe politika për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, ndërsa puna operative e tyre mbështetet në mekanizma dhe instrumente të formalizuara të shpjeguara me lart.
Konkluzionet e vlerësimit:
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” tregon një vëmëndje të vecantë lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë, sistem ky i ngritur në nivel institucional dhe procedurial nëpërmjet 2 njësive të përcaktuar në statut dhe rregullore të shkollës përkatësisht: Këshilli i Vlerësimit të Cilësisë (këshill politikëbërës) dhe Qëndra e Vlerësimit të Brendshëm, njësi kjo opertive, permanente dhe me përgjegjësine për kryerjen e kontrollit, monitorimit dhe raportimit për cilësine që siguron institucioni në vazhdimësi.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE 7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash apo Inxh.
Infrastrukturë Transporti është program i ciklit të dytë të studimit, me kohëzgjatje dy vite akademike/4
semestra, me kohë të plotë.
Objektivi kryesor i programit të studimit është transmetimi dhe zhvillimi i njohurive të thella teorike dhe
praktike e shkencore në fushën e ndërtimtarisë e specifikisht në fushën e projektimit, ndërtimit dhe
mirëmbajtjes të veprave të ndryshme inxhinierike, në fushën e ndërtimeve civile e industriale, rrugë
automobilistike, hekurudhore aeroporte, vepra të artit etj.
Tregues të matshëm:
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor
1 ECTS ka 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore ka 60'
Page 27 of 45
Page 28 of 45
Planet Mësimore të Programit të Studimit Master i Shkencave në Inxhinier Ndërtimi Profili Strukturist
Nr. Tipi i Veprimtarise Lënda/Moduli ECTS ECTS Total
1 A - Disiplina të formimit të
përgjithshëm (bazë) të programit
Teoria e Probabiliteteve dhe Statistikë Metoda Numerike dhe Matlab
6
9
15
1
B - Disiplina të formimit karakterizues të programit
Teoria e strukturave 6
60
2 Dinamika e Strukturave – Inxhenieria Sizmike
9
3 Beton Arme – Kurs i avancuar 6
Page 29 of 45
4
Themele të thella 6
5 Struktura Çeliku 6
6 Strukturat Mbajtëse të Dherave 3
7 Projektimi I Urave 9
8 Vlerësimi Sizmik dhe Përforcimi I Ndërtesave
9
9 Parime të Projektimit të Strukturave 6
1 C - Disiplina të ngjashme
dhe/ose integruese të programit
Bazat e Teorisë së Elasticitetit 3 3
1 D - Disiplina me zgjedhje 6
ECTS
Projektimi Automatik I Strukturave 6 6 2 Projektim i Themeleve nën Makineri 6
3 Konstruksione Druri 9
1 E - Veprimtari formuese Praktikë 6 6
1 F–Teza e Diplomes Teza e Diplomes 30 30
Planet Mësimore të Programit të Studimit Master i Shkencave në Inxhinier Ndërtimi
Profili Infrastrukturë Transporti
Nr. Tipi i Veprimtarise Lënda/Moduli ECTS ECTS Total
1 A - Disiplina të formimit të
përgjithshëm (bazë) të programit
Teoria e Probabiliteteve dhe Statistikë Metoda Numerike dhe Matlab
6
9
15
1
B - Disiplina të formimit karakterizues të programit
Teoria e strukturave 6
60
2 Dinamika e Strukturave – Inxhenieria Sizmike
9
3 Beton Arme – Kurs i avancuar 6
4 Themele të thella 6
5 Struktura Çeliku 6
6 Strukturat Mbajtëse të Dherave 3
7 Projektimi I Urave 9
8 Mbistruktura-Rruge, Hekurudha, Aeroporte
9
9 Projektimi i Tuneleve 6
1 C - Disiplina të ngjashme
dhe/ose integruese të programit
Bazat e Teorisë së Elasticitetit 3 3
1 D - Disiplina me zgjedhje 6
ECTS
Hidrologji dhe Mbrojtje Lumore 6 6 2 Bazat e Inxhinierisë së Trafikut Rrugor 6
3 Projekt Rruge Auto / Hekurudhore 9
1 E - Veprimtari formuese Praktikë 6 6
1 F -Teza e Diplomes Teza e Diplomes 30 30
Në programin e studimit “MSc në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë
Transporti”, përcaktimi i krediteve (për 1 ECTS) sipas formave të mësimdhënies janë si më poshtë :
Leksionet: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Page 30 of 45
Seminaret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Laboratoret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Detyrakursit: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
PraktikaProfesionale: 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
Provimi përfundimtar: 5 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Tabela 6)
Tabela 6: Plani mësimori lidhur me personelin akademik përkatës
7 ProjektimiiUrave II I FarrukKaba/VangjushM
briçe Dr./MSc
INXHINIERINDË
RTIMI PAK/PAK
8 VleresimiSizmikd
hePerforcimiiNde
rtesave
II I MaksimÇipi Dr. INXHINIERINDË
RTIMI PAE
9 ParimeteProjekti
mit te
Strukturave
II I MaksimÇipi Dr. INXHINIERINDË
RTIMI PAE
10 ProjektimiAutom
atikiStrukturave II I
AndonQirushi/Esmeralda
Zela MSc./MSc.
INXHINIERINDË
RTIMI PAE/PAK
MbishtresaRrug
e,Hekurudha,
Aeroporte
II I FarrukKaba/OltionKo
rini Dr./MSc
INXHINIERINDË
RTIMI PAK/PAK
ProjektimiiTuneleve II I
FarrukKaba/OltionKo
rini Dr./MSc
INXHINIERINDË
RTIMI PAK/PAK
HidrologjidheMbr
ojtjeLumore II I AgimSelenica Dr.
INXHINIERINDË
RTIMI PAK
Nr.
Lënda/Moduli
Vit
i Sem
est
ri
Pedagogu/Pedagogëtpërgjegjës
Titulli/gradakualifikimi
Departamenti
Statusi PAE apo PAK
1 Teoria e Probabiliteteve dhe Statistikë
I I Ardian Naço
Dr. INXHINIERI NDËRTIMI
PAK
2 Metoda Numerike dhe MATLAB
I I Lulzim Hanelli/Lule Hallaçi
Prof.Dr./MSc
INXHINIERI
NDËRTIMI PAK/PAK
3 Bazat e Teorisë së Elasticitetit
I I Nikolla Nika
Dr. INXHINIERI
NDËRTIMI PAE
4 Teoria e Strukturave I I Nikolla Nika
Dr. INXHINIERI
NDËRTIMI PAE
5 Dinamika e Strukturave-Inxhinieria Sizmike
I II Irakli Premti
Dr. INXHINIERI
NDËRTIMI PAK
6 Beton Arme–kurs i avancuar
I II MaksimÇipi/Andon Qirushi
Dr./MSc INXHINIERI
NDËRTIMI PAE/PAE
7 Themelet eThella I II Alketa Ndoj
MSc INXHINIERI
NDËRTIMI PAK
8 Struktura Çeliku I II Esmerald Filaj
MSc (Dr.In proç)
INXHINIERI
NDËRTIMI PAK
9 Struktura Mbajtese te Dherave
I II Alma Golgota/ Veronika Hajdari
Dr./MSc.(Dr. Ne proç)
INXHINIERI
NDËRTIMI PAK
Page 31 of 45
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë,
Nga verifikimi i syllabuseve gjatë vizitës në vend u verëjt plotësimi i tyre me të gjitha elementët e mëposhtëm:
Emërtimi i lëndës/modulit
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
Format e vlerësimit të studentëve
Detyrimet e studentit për lëndën
Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Programi MSc në Inxhinieri Ndërtimi është në përputhje dhe në
zbatim të strategjisë, misionit dhe qëllimit të shkollës.
Ky program realizohet me 120 ECTS , me kohë të plotë.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri,
Objektivi kryesor i programit Master i Shkencave në Inxhinieri
Ndërtimi me dy profile, është të transmetojë dhe të japë njohuri
të thelluara në fushën e inxhinierisë së ndërtimit si dhe të
aftësojë nga ana praktike si dhe të pajisë studentin e këtij
programi me kompetenca shkencore dhe profesionale.
Njohuritë e përftuara në këtë program studimi, janë një bazë e
qendrueshme per vijimin e ciklit të tretë të studimit në këtë
fushë.
Ky program është hartuar dhe zhvilluar si vazhdim i njohurive me
bazë të gjërë që merren në ciklin e parë të studimeve.
Page 32 of 45
aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.
Objektivat e programit janë në përputje me emërtimin dhe ciklin
e studimeve.
Përcaktimi specifik i metodave të vlerësimit të studentëve për
cdo lëndë (kontrolli i ndërmjetëm, vlerësimi i detyrës së kursit,
vlerësimi për aktivizimin e studentit gjatë zhvilllimit të lëndës),
apo përcaktimi i temave në kuadër të mikrotezes, mbështesin
nivelin e studimeve që ofron ky program.
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi –
Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti është
hartuar duke u mbështetur në përvojën kombëtare dhe në
praktikat më të mira të universiteteve më të mira të vendeve
europiane si “Università Politecnica di Milano”, “Università
Politecnica delle Marche”, “Politecnico di Torino” etj...
Adaptimi i praktikave Europiane e bën programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti konkurrues në rang kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në sistemin e bolonjës apo në direktivat europiane për arsimin e lartë.
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.
Në kuadër të aftësimit profesional të studentit në programin e studimit, përveç zhvillimit të praktikës profesionale, ka lëndë me karakter aplikativ. Në një pjesë të tyre janë parashikuar detyra/projekte kursi të cilat përmbajnë dhe aspekte të ndryshme, të gjitha në funksion të aftësimit profesional të studentëve. Aftësimi i studentëve në kërkimin shkencor realizohet nëpërmjet projekteve, detyrave projektuese dhe analitike të parashikuara në syllabuset e lëndëve, seancave metodologjike për përgatitjen e diplomës dhe konsultimet e vazhdueshme të studentëve me pedagogun udhëheqës. Personeli akademik në programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri e Ndërtimit angazhohet në procesin e kërkimit shkencor, kjo në përputhje me drejtimet e përcaktuara nga ShLUP UMT. Gjithashtu aktivitetet e tjera të personelit janë në përshtatshmëri me lëndët/modulet ku ata janë angazhuar.
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Page 33 of 45
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e
pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.
Programi i studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti zhvillohet duke u bazuar në tendencat e zhvillimit ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar duke marrë parasysh edhe hapat e shpejtë të zhvillimit të teknologjisë. SHLUP UMT në bashkëpunim me zyrën e marketingut identifikon dhe vlerëson nevojat te tregut të punës me qëllim orientimin e duhur të studentëve me anë te programeve në këtë frymë të formuluara. ShLUP UMT shfrytëzon bashkëpunimet e saj me sektorin publik e privat me për marrjen dhe perpunimin e informacionit prej tyre, për të patur një parashikim sa më të përafërt të nevojave për MSc në Inxhinierinë e Ndërtimit. Parashikimi i përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program përcaktohet në përputhje me kapacitetin pritës të ShLUP UMT për programin në fjalë. Numri i të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra varion në varësi të misionit, vizionit, politikave të secilit institucion.
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti i përket një fushe prioritare në rang kombëtar, duke përgatitur specialistë të aftë për të kontribuar për vendin e tyre me anë të përdorimit të teknologjive të reja të fushës. Përgjatë zhvillimit të programit të studimit trajtohen probleme që lidhen me realitetin dhe eksperiencën kombëtare.
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Kohëzgjatja e studimeve në programin “Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti” është 2 vjet/4 semestra, forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 120 ECTS, ndër të cilat është planifikuar praktika me 6 ECTS si dhe projekti kërkimor dhe teza e diplomës me 30 ECTS.
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.
Informacioni për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi është publikuar elektronikisht në faqen e internetit të ShLUP UMT (www.umt.edu.al) sikurse edhe në guidën e studentit. Informacioni përfshin emrin e lëndëve, numrin e krediteve, semestrin kur zhvillohet etj. Në fillim të çdo lëndë, studentët njihen me syllabuset e lëndëve (material në hard copy) dhe informohen në lidhje me detajet e metodës së vlerësimit.
Page 34 of 45
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.
Kohëzgjatja e studimeve në programin “Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti” është 2 vjet/4 semestra, forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 120 ECTS, ndër të cilat është planifikuar praktika me 6 ECTS si dhe projekti kërkimor dhe teza e diplomës me 30 ECTS
Konkluzionet e vlerësimit:
Programi MSc në Inxhinieri Ndërtimi me 2 profile është në përputhje me misionin dhe objektivat e shkollës, si dhe i hartuar dhe zhvilluar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë nivel studimi. Studentit i jepej informacion i qartë dhe transparent për të gjitha elementët e programit të studimit me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor të programit.
8. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Procesi i mësimdhënies për programin e studimit MSc. në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe
Inxh. Infrastrukturë Transporti është i organizuar në dy vite akademike ose katër semestra, me kohë të plotë.
Organizimi i mësimdhënies bazohet duke përmbushur kërkesat e legjislacionit në fuqi, bazohet njëkohësisht
edhe në eksperiencat më të mira, si të vendit ashtu edhe ato ndërkombëtare. Bazuar në rolin që çdo disiplinë
mësimore ose veprimtari formuese luan në formimin e studentit, lëndët e programit të studimit MSc. në
Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti, format e mësimdhënies
përveç metodave e teknikave klasike, përdoren dhe metoda interaktive me studentët, me qëllim nxitjen,
strukturimin e ideve të reja të tij. Forma te tjera të përdoruara gjatë zhvillimit të procesit mësimor janë puna
në grup, prezantime apo ekspozime në ambjentet e shkollës, forume të hapura, apo projekte në terren.
Llojet e formave të mësidhënies si dhe ngarkesa ne ore për to:
Programi i Studimit Master në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist
Format e mësimdhënies Orët totale
në auditor
Leksione 430
Seminare/Ushtrime 280
Laboratorë 20
Detyrë Kursi 110
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Programi i Studimit Master në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Infrastrukturë Transporti
Format e mësimdhënies Orët totale
në auditor
Leksione 430
Seminare/Ushtrime 280
Laboratorë 20
Page 35 of 45
Detyrë Kursi 110
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Format e kontrollit Pjesa (në %) ndaj totalit
Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%
Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 5-20%
Projekt/kursi 5-20%
Testime te ndërmjetme 10-15%
Provimi përfundimtar 60-80%
Në total 100%
9. Studentët
Pjesa përshkrimore
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave” ata kandidatë që
plotësojnë kushtin: Diplomë studimi të ciklit të parë në fushën e ndërtimtarisë apo të ngjashme me to, ose
diplomë ekuivalente me to të fituar në vende të tjera të nohura nga strukturat përkatëse të MAS, sipas ligjit
në fuqi.
Analizë e regjistrimit të studentëve
Në SHLUP UMT, sipas viteve akademike, për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi,
Profili Infrastrukturë Transporti, numri i studentëve të regjistruar është si në tabelë.
Tregues të matshëm:
Numri i studentëve të regjistruar
Nr Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi, 2 profile
2011 - 2012 2012 - 2013 2013 - 2014 2014-2015
1 Numri i studentëve të regjistruar sipas vitit akademik
- 1 12 17
2 Numri i studentëve aktiv sipas vitit akademik
- 1 12 17
Ecuria e studentëve
Nr Viti Akademik 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014
1
Përqindja e kalueshmërisë në Fakultetin e Inxhinierisë (në %) 83.30% 50% 46.10%
Page 36 of 45
Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
4 vitet e fundit, duke u nisur nga viti që po bëhet
RVB
Studentë të regjistruar në vitin e Parë
Nota Mesatare Studentë të diplomuar
Nota mes
2011-2012 - - - -
2012-2013 1 - Nuk ka -
2013-2014 12 6.65 Nuk ka -
Numri gjithsej i studentëve dhe kalueshmëria e tyre në vite
Nr
Programet istudimit Master Shkencor nëInxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh.
Infrastrukturë Transporti
Numri total i studentëve
Kalueshmëria Nota
mesatare për numrin
total të studentëve
(%)
VITI AKADEMIK 2012-2013 1 0 -
VITI AKADEMIK 2013-2014 12 75 6.65
Nota mesatare e studentëve të regjistruar
Nr Nota mesatare e studentëve të regjistruar 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014
1 Fakulteti i Inxhinierisë
6.32 6.38
Procedurat dhe kriteret e pranimit të studentëve
Nr Programet e studimit që ofron SHLUP UMT
Procedurat e pranimit të studentëve
Pro
gram
ii ci
klit
të
dyt
ë
Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi
Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte
- Formular aplikimi; - Dy fotografi; - Fotokopje e dokumentit të identifikimit; - Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme
/ maturës shtetërore; - Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri
Hidroteknike; - Çertifikata përkatëse e notave; - Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim
i Diplomës dhe Çertifikatës përkatëse të notave, sipas kritereve të përcaktuara nga MAS;
- Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe; - Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit; - Kërkesa të tjera specifike të përcaktuara në Rregulloren
e brendshme të ShLUP “UMT”.
Page 37 of 45
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
Pranimi i studenteve ne ciklin e dytë te studimeve behet sipas kritereve të përcaktuara nga shkolla. Pranohen vetem ata studente qe zoterojne nje diplome universitare të ciklit të parë Bachelor në fushën e ndërtimtarisë dhe kane grumbulluar 180 kredite; Pranimi behet ne perputhje me ligjin nr. 9741 date 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi. Në përfundim të MSc. në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturash dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti studentet jane të detyruar të japin provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombetare përpara diplomimit.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
ShLUP UMT u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës. Nëpërmjet Zyrës së Këshillimit të Karrierës ShLUP UMT ndjek një politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të tutoriatit. Zyra e këshillimit të karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikqyr takimet e përcaktuara e të planifikuara të pedagogut mentor (tutori) me grupet e studentëve. Studentëve u bëhet e njohur informacioni mbi akreditimin e programit që në kontaktin e parë me institucionin. ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese me shoqëri tregtare private, me të cilat realizon edhe kryerjen e praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me punëdhënësin çka mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi. Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe personeli administrativ janë angazhuar për informimin e studentëve mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi si dhe për zbatimin e kësajpolitike
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Page 38 of 45
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Është akreditim për hërë të parë
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxh. Strukturist dhe Inxh. Infrastrukturë Transporti ka nisur në vitin akademik 2012-2013 dhe aktualisht nuk ka ende të diplomuar në këtë program studimi. Nga Zyra e Këshillimit të Karrierës është planifikuar krijimi i rrjetit ALUMNI i cili do të këtë si rol kryesor rritjen e një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, profesorëve dhe të gjithë të diplomuarve në SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”.
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Studentët e programit të studimit marrin informacion të detajuar nëpërmjet sekretarisë mësimore, pedagogëve të lëndëve dhe Departamentit në lidhje me programet e studimeve të zgjedhur prej tyre, afatin e përfundimit të programit, mënyrën e organizimit të programit të lëndëve përkatëse si dhe statusin e akreditimit të programeve. Gjithashtu këto të dhëna janë të publikuara si në Guidën Studentore ashtu edhe në faqen web të ShLUP UMT. Studentët informohen për rezultatet e fituara në lëndët e programit përgjatë dhe në perfundim të programit mësimor. Këtë informacion studenti e merr në sistemin elektronik të manaxhimit të studentit. Pas çdo provimi publikohen rezultatet paraprake për çdo student. Studentëve u lihet një afat për objeksionet e mundshme lidhur me rezultatet e provimit. Pedagogu i çdo lënde diskuton me studentet për rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Megjithëse në axhendën e vizitës në vend nuk ishte planifikuar vizitë në zyrën e karrierës, nga takimet me titullarët e instiucionit, stafin akademik, GVB si dhe studentët, doli që ShLUP UMT u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës nëpërmjet Zyrës së këshillimit të karrierës. ShLUP UMT ndjek politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të tutoriatit. Zyra e këshillimit të karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikqyr takimet e përcaktuara e të planifikuara të pedagogut mentor (tutori) me grupet e studentëve. Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, studentët informohen mbi mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale pranë shoqërive tregtare private, me të cilat ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese për kryerjen e praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me
Page 39 of 45
punëdhënësin çka mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi.
Konkluzionet e vlerësimit:
Vlerësojme së ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ofron shërbime cilësore për studentët në përputhje me standardet në fuqi. Oferta akademike që ofron kjo shkollë që në momentin e pranimit të studentit dhe deri në perfundimin e programit plotësohen sipas kërkesave dhe kritereve në fuqi.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Pjesa përshkrimore
ShLUP UMT është institucion i arsimit të lartë i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, si dhe nxit dhe inkurajon të gjithë anëtarët e stafit akademik për të qenë aktiv në veprimtarinë kërkimore. Sipas mundësive dhe buxhetit, ShLUP UMT e ka në politikën e vet të financojë kërkimet shkencore të stafit akademik. Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve shkencore, anëtarëve të stafit akademik u jepet mundësia të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e vendit.
Qendra kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë në tetor Dhjetor 2013 organizoi simpoziumin “Simpoziumi në gjeoteknikë në testet INSITU-Kursi i parë i trajnimit i CPT në Shqipëri”, me të ftuar personalitete të huaj të njohur të fushës, duke futur për herë të parë në Ballkan pajisjen laboratorike të Gërmimit Konik (që sot është laborator i veçantë i ShLUP UMT), gjithashtu është organizuar Konferenca Ndërkombëtare në fushën e Strukturave dhe Materialeve të reja të ndërtimit në bashkëpunim me “Ordine degli Ingegnieri di Provincia di Roma”.
Tregues të matshëm:
Veprimtaria kërkimore e stafit akademik e ndarë në rubrika për Fakultetin e Inxhinierisë
VITI 2012-2015
Nr. Rubrikat Gjithsej
Nga të cilët: Sipas gjinisë:
Sa me tituj
Sa me gradë shkencore
Pa tituj e grada
Meshkuj Femra
1 Referime në konferencë kombëtare - - - - - -
2 Referime në konferencë ndërkombëtare 23 2 18 3 20 3
3 Pjesëmarrje në konferencë kombëtare - - - - - -
4 Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare
10 - 8 2 8 2
5 Referime në Simpoziume 3 - 2 1 2 1
6 Referime në Ëorkshope 4 - - 3 3 1
7 Ligjërime - - - - - -
8 Artikuj në revista shkencore 25 2 19 4 20 5
9 Monografi 3 1 2 - 3 -
10 Libra dhe leksione të parashkruara 24 5 2 - 6 1
Page 40 of 45
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Stafi akademik angazhohet rregullisht në veprimtaritë të kërkimit shkencor, të cilat janë në përputhshmëri me disiplinat ku angazhohet.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
-
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
ShLUP UMT organizon konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu organizon dhe mbështet pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme shkencore të stafit akademik dhe atij mësimor-shkencor. Gjithashtu mbulon totalisht apo pjesërisht shpenzimet të cilat lindin nga nevojat e kualifikimeve apo marrjen e gradave shkencore “Doktor” jashtë vendit të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor. Gjithashtu, financon trajnimet e stafit akademik dhe administrativ në fusha të caktuara si shkrimin e projekteve etj.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.
DIN disponon një bazë të dhënash për publikimet e anëtarëve duke identifikuar vitin, autorin, llojin e publikimit etj.
Konkluzionet e vlerësimit:
Megjithëse një institucion i ri, GVJ e gjen të përputhur praktikën e ndjekur nga SHLUP UMT lidhur me ofrimin e politikave të kërkimit shkencor sipas kritereve të standardeve të përshkruara. Përgjithësisht, SHLUP UMT i përmbush kriteret e kërkuara.
Page 41 of 45
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
ShLUP UMT, në strategjinë e vet të zhvillimit, ka vendosur si prioritet konsolidimin në tregun vendas, të
vendosjes së marrëdhënieve me stafin akademik efektiv dhe të jashtëm, me konsolidimin e planit mësimor, të
kryerjes së praktikave profesionale, të ngritjes dhe funksionimit të strukturave të domosdoshme për
mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe asaj shkencore.
ShLUP UMT ka vendosur marrëdhënie me institucione private dhe publike, vendase dhe të huaja, shoqëri
tregtare private, organizata jofitimprurëse si prioritet i lidhjes së teorisë me praktikën.
ShLUP UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me programet e studimit qe ShLUP UMT ofron.
Institucioni ka marrëveshje me Eletronica Veneta mbi zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se informacionit në shërbim të profilit inxhinierik të studentëve, trajnimin e pedagogëve, etj.
Ligjërime me lektorë të huaj
Nr. Data Emër Mbiemër Tema
1 31.10.2011 Prof. Mario Minalle Dr. Bianca Maria Vaglieco
- Fluids of Environmental Interest: Multiphase fluids - Aspects of Innovative Fuels for Combustion and
Emissions on Future Vehicle Engines
2 10.11.2011 Enea Thereska Microsoft Research Cambridge
3 4-5. 10. 2013
Dr. John Paëell Dr. Tom Lune Dr. Silvano Marchetti Dr. Darren Ward
Geotechnical in situ tests Cone Penetration Testing
4 25.05.2014 Dr. David Allen Vlerësimi dhe Investimi i Pasurive te Paluajtshme
5 20.12.2014
Pror. Dr. Sergio Barrile Francesca Landolo Manuel Casalboni Eugenio Lorio Antonio Fischetti
Sostenibilità e sviluppo sostenibile. La prospettiva dell’Approccio Sistemico Vitale Le responsabilita ambientale, sociale ed economica Ecosistemi di conoscenza e di innovazione për lo sviluppo sostenibile nella società della rete Green Energy e sviluppo sostenibile
6 10.03.2015 Yuuhiro Hota Genci Çapi
Zhvillimet në fushën e robotikës humanoid
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Aktivitete shkencore individuale dhe/ose në rang Institucioni, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në katër vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte kombëtare apo ndërkombëtare Në proces
2 Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 12
3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime në fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit
2
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 0
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 5
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
3
7 Numri i çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor 0
Page 42 of 45
Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucione të arsimit të lartë publike/te huaja Lloji i bashkëpunimit
Universiteti Politeknik i Tiranës Universiteti i Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit) Instituti i Ndërtimit Laboratori Elba SHPK Gjeo Consult SHPK Ordine Degli Ingenieri della Provincia di Roma ASSI (Associazione Internazionale)
Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe studentesh, shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim botimesh periodike Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh laboratorike etj.
Mc. Graw – Hill Frederick University of Cyprus Elettronica Veneta
Sigurimin e bibliotekës online për studentët. Në proces- Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogësh dhe studentësh, shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim botimesh periodike Zhvillimin e laboratorëve në fushën e teknologjisë së informacionit në shërbim të profilit inxhinierik të studentëve, trajnimin e pedagogëve, etj.
Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit
Eestec Youth Bonus Unique
Projekte me studentët në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë Zhvillim marketingu me të rinjtë Projekte të programit Erasmus +
Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit
Marrëveshja për programin Alfa me Institutin e Modelimeve në Biznes. Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham Linkoln" Marrëveshja me "United Transport" Marrëveshja me kinema "Millenium" Marrëveshja me teatrin Metropol
Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim Shërbime për studentet me kushte lehtësuese financiare dhe administrative
Marrëveshja me shërbimin postar UPS Marrëveshja me Federatën e Sindikatave te Pavarura te Tregtisë Private, Bankave e Shërbimeve Marrëveshja me Sicred Xxpert Systems Vodafone AMC Sicred NBG BKT
Studio ndërtimi Lloji i bashkëpunimit
Ferrar shpk C&S shpk Gener 2 Ferrar Mineral shpk C&S Energy shpk
Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim
Page 43 of 45
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.
Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.
Për të siguruar zhvillimin e rregullt dhe cilësor të praktikave profesionale, SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione publike dhe kompani private, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me ta, për të garantuar akomodimin e studentëve në këto institucione. Gjithashtu studentëve u caktohet dhe një pedagog mbikëqyrës, i cili ndjek zhvillimin korrekt të praktikës mësimore në institucionin pritës dhe jep vlerësimin e tij në përfundim të kryerjes së praktikës nga ana e studentit.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
SHLUP UMT për hartimin dhe mbikëqyrjen e këtij programi studimi, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kryesisht ndërmjet bllokut të lëndëve të fushës Informatike dhe atyre të Ndërtimit. Institucioni zbaton politika për personelin duke favorizuar integrimin e tyre në jetën sociale të tij. Në veprimtari shkencore, kulturore e sportive stafi është bashkëpjesëmarrës me studentët. Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizë të vazhdueshme të punës së tyre
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Institucioni, objektivat e politikës të bashkëpunimit i ka të lidhura me strategjinë afatgjate të zhvillimit të tij. Në këtë proces janë marrë parasysh nevojat e ekonomisë vendase dhe të tregut të punës për hapjen e programeve të reja ose hartimin e projekteve kërkimore shkencore. Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që ofrojnë të njëjtin apo programe të ngjashme studimi dhe herë pas herë aktivizon lektorë të ftuar për tema apo trajtesa të veçanta.
Konkluzionet e vlerësimit:
SHLUP UMT siguron partnerë publikë dhe privatë, vendas dhe të huaj për mbështetjen e veprimtarisë akademike të tij. Gjithashtu mbështet stafin akademik për kualifikimin e tij në sajë të partnerëve, si dhe financiarisht.
Page 44 of 45
ANALIZA PËRFUNDIMTARE (SIPAS SWOT ANALYSIS) PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
(Strengths-strong points, Weaknesses- weak point, Opportunities, Threats).
a. Pika të forta:
Programi i studimit MSc në Inxhineri Ndërtimi me profilet: Inxhinieri Strukturash dhe Inxhinieri
Infrastrukturë Transporti është hartuar dhe zhvilluar në përputhje me qëllimet dhe misionin e ShLUP
“Universiteti Metropolitan Tirana”, shprehur qartazi në Statutin dhe Strategjinë e shkollës.
Programi është mbështetur në praktikën më të mirë lokale dhe ndërkombëtare, kjo nëpërmjet stafit
akademik të kualifikuar jashtë vendit. Përmbajtja e programit të studimit dhe e programeve të
lëndëve përkatësisht, janë në përputhje me kriteret e standardeve për këto programe.
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Departamenti përgjegjës për programin e studimit përmbushin kërkesat
institucionale të standardeve shtetërore në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ka ngritur në nivel institucional sistemin e brendshëm të
sigurimit të cilësisë, nëpërmjet Qendrës së Vlerësimit të Brendshëm, njësi kjo e përcaktuar qartë në
aktet bazë të shkollës (Statut dhe rregullore) si dhe në Manualin e Sigurimit të Cilësisë.
Informacion transparent për studentët që në fazën e regjistrimit të tyre, gjatë procesit mësimor (njohja
me lëndën, përmbajtjen, syllabusin, format e vlerësimit, detyrimet për lëndën etj) në formë hard copy
dhe elektronik, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Mbështetja nga autoritetet menaxhuese e ideve të reja të mësimdhënies; bashkëpunimit me
institucione brenda dhe jashtë vendit; organizimit të vazhdueshëm në nivel Fakulteti të
aktiviteteve shkencore (konferenca, seminare) me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar
Disponimi i laboratorëve specifike dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike moderne nga ana e
studentëve, jo vetëm për procesin e mësimdhënies të lëndës në funksion të programit të studimit, por
dhe për pajisjen me aftësi dhe kompetenca teknike të tyre.
Numri i vogël i studentëve, bën që raporti staf akademik i brendshem / student të jetë në vlerat 1:1.
b. Pika të dobëta:
Kufizimi i titujve të librave specifikisht për programin e studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi në Bibliotekën e shkollës. Kjo mangësi është në nivel kombëtar.
Numri i kufizuar i studentëve.
Cilësia e studentëve në hyrje.
Mungesa e terreneve sportive për studentët.
Përceptimi negativ për institucionet private të arsimit të lartë.
Konkurenca në treg.
c. Mundësitë:
Implementimi i planit per ndërtimin e kampusit të ri brenda nje periudhe te shkurter kohore, me një sipërfaqe prej 5000 m2, ku përvec infrastrukturës në funksion të veprimtarisë akademike, janë planifikuar ambjente rekreative për studentët dhe jo vetëm.
Implementimi i lëvizjes se lire te stafit dhe studenteve permes perfshirjes ne programet TEMPUS, CEEPUS, Erasmus +, etj..
Përmirësimi i imazhit të ShLUP Universiteti Metropolitan Tirana, me orientim drejt kërkimit.
Harmonizimi dhe përshtatja e vazhdueshme e programit të studimit MSc në Inxhinieri Ndërtimi, sipas
Page 45 of 45
kerkesave të tregut të punës.
Shtimi i lidhjeve me komunitetin e biznesit për plotësimin e kërkesave të tyre me staf të kualifikuar (punësimi i studentëve).
d. Pengesat:
Konkurrenca jo e drejtë ne tregun e punës në Shqipëri.
Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor te arsimit te larte.
Ngadalësia shumë e madhe e institucioneve shtetërore në miratimin e iniciativave ligjore të UMT
Perceptimi negativ për arsimin e lartë privat në Shqipëri.
Eksperti i Vlerësimit të jashtëm: Dr. Inxh. Julian Kasharaj