RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ... Msc Ekonomik MBA... · Vlerëson...
Transcript of RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ... Msc Ekonomik MBA... · Vlerëson...
Page 1
RAPORT
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSc në Ekonomik - MBA
SHLUP “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”
Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Bernard Dosti
KORRIK 2015
Page 2
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSc Ekonomik-MBA
HYRJE
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” u licencua me Vendim Nr.357, datë 12.05.2010 të
Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, “ShLUP UMT” organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë, me programet
Bachelor në Inxhinieri Civile dhe Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike. Fakulteti i Ekonomisë, me programet Bachelor në
Menaxhim Biznesi dhe Bachelor në Informatikë Ekonomike.
Me urdhërin nr.197, datë 28.5.2013, “ShLUP UMT”’ lejohet të çelë programet e ciklit të dytë të studimit, “Master i
Shkencave” në si më poshtë
1. “Menaxhim në Inxhinieri”
2. “Inxhinieri Informatike”
3. “Inxhinieri Telekomunikacioni”
4. “Ekonomik-MBA”
Programet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” zgjasin dy vite akademike, me shkëputje nga puna dhe realizohen me 120
ECTS. Këto programe studimi zhvillohen në gjuhën shqipe. Programet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive teorike
dhe praktike të studentëve në fushën shkencave inxhinierike dhe ato ekonomike (te administrimit), me studime dhe trajnime
të avancuara dhe kërkim shkencor në këto fusha. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet
diplomë në “Master i Shkencave” në fushën përkatëse, nga “ShLUP UMT”.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Dr. Bernard DOSTI
Institucioni me shkresë Nr. 336 Prot, datë 08.07.2015 ka sjellë në APAAL komente lidhur me Draft RVJ që kishte të bënte
me një saktësim në emërtimin e një dokumenti, ku u mor parasysh nga ana e eksperit (fq 8).
2. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Në përputhje me misionin dhe qëllimin, bazuar në strategjinë e zhvillimit të “ShLUP UMT”, si dhe në funksion të kërkesave
të zhvillimit ekonomik të vendit, “ShLUP UMT”, ofron programin e studimit në “Master në Ekonomik-MBA”. Ky program
ndërdisiplinor, ofron veprimtari teorike dhe praktike, në fushën e studimeve dhe kërkimeve shkencore, që kanë si qëllim të
sigurojnë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojnë përgatitje profesionale në fushën e ekonomisë.
Kjo fushë synon të merret me drejtimin dhe menaxhimin efiçent të bizneseve të mesme dhe koorporatave, me qëllim
realizimin me efikasitet të obiektivave në një realitet dinamik. Si i tillë, administrimi përfshin çdo pjesë të veprimtarisë
kryesore apo ndihmëse të proçesit të të bërit biznes të një subjekti: prodhimin, shpërndarjen, financën, burimet njerëzore,
teknologjinë, marketingun, shërbimet etj.
Misioni i Programit të Studimit të ciklit të dytë, “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, është të sigurojë arsimim cilësor
universitar dhe të ofrojë formim të specifik në menaxhimin dhe drejtimin e bizneseve.
Page 3
Misioni i këtij programi përqendrohet te përgatitja e profileve të studentëve që duan të aftësohen në fushën e menaxhimit,
qeverisjes së bizneseve dhe organizatave të ndryshme, duke i dhënë atyre njohuri të përgjithshme dhe teknike bazë, të
domosdoshme për të hyrë me sukses në tregun e punës, në fushat e administrimit të shoqërive publike apo private,
fitimprurëse ose jo.
Për të realizuar këtë mision, institucioni u përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:
Të përgatisë specialistë të lartë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë nëpërmjet programeve
universitare mësimore-shkencore të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik;
Të ofrojë studime të thelluara akademike dhe të kryejë kërkime shkencore në fushën e ekonomisë;
Të tërheqë specialistët më të mirë dhe të inkurajojë me të gjitha mënyrat kontributin e tyre vazhdimisht në
rritje në fushat përkatëse;
Të ofrojë kualifikim të vazhdueshëm e bashkëkohor për kuadrot akademike në fushat që mbulon.
Objektivat e programit:
Programi “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, i drejtohet studentëve të cilët janë të interesuar të bëjnë karrierë
akademike, por edhe atyre që dëshirojnë të bëhen menaxherë dhe duan të thellojnë njohuritë e tyre menaxheriale, për të
lehtësuar suksesin në pozicionet e tyre të punës në të ardhmen. Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në
gjendje të merren me punë kërkimore më të thelluar në fushën e menaxhimit, si dhe të zgjidhin problemet komplekse të
menaxhimit në fushat e tyre specifike të ekspertizës.
Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thelluara për të gjithë studentët në fushën e zgjedhur, të mundësojë zhvillimin
e punës kërkimore në këtë fushë si dhe të përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit. Ky program studimi është
konceptuar që:
të sigurojë një mjedis të të mësuarit me një gamë të gjerë kursesh, duke kombinuar studimet teorike me realitetin
praktik.
të zhvillojë mendimin analitik dhe kritik, si edhe të rrisë aftësitë konceptuale dhe ndërpersonale të domosdoshme për
menaxherët e sotëm.
të stimulojë dhe inkurajojë bashkëpunimin midis studentëve që do të vazhdojnë karrierën akademike duke qenë të
fokusuar në kërkimet shkencore dhe zhvillimet teorike me zhvillimet reale dhe problematikën konkrete që ndeshin
bizneset dhe institucionet në veprimtarinë e tyre të përditshme.
Programi “Master i Shkencave në Ekonomik- MBA”, fokusohet në thellimin e njohurive në disiplinat funksionale të
administrimit të biznesit, si: menaxhimi strategjik, drejtimi financiar i avancuar, kontabiliteti menaxherial, marketing, etj. Në
përfundim të programit “Master i Shkencave në Ekonomik- MBA”, studentët do të arrijnë:
Të jenë të aftë të menaxhojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike situatën ekonomike dhe menaxheriale të një
institucioni privat ose publik.
Të promovojnë të menduarit kritik dhe krijues në menaxhimin e një biznesi.
Të promovojnë qytetari për sensibilizimin e opinionit mbi permirsimin e menaxhimit të financave publike,
private dhe personale.
Të jenë të aftë të hartojnë dhe të arrijnë objektivat e studimeve dhe kërkimeve në fushën e ekonomisë.
Të përdorin metodat e kërkimit sasior dhe cilësor dhe përqasjen e kombinuar.
Të realizojnë kërkimin, duke arritur në disa përfundime.
Ky program studimi është hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit duke ofruar module me karakter të
mirëfilltë teorik dhe praktik, që ofrojnë njohuri nga fusha ekonomike, njohuri të nevojshme për menaxhimin efiçent të
ndermarrjeve publike dhe private. Të diplomuarit në Programin e Studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”,
orientohen të punojnë në fusha të tilla si:
Menaxher në kompanitë tregtare, të shërbimit dhe të ndërmjetësve financiarë,
Page 4
Sipërmarrës në sektorët industrial, tregtare dhe të sherbimeve,
Menaxher për zyrat e kërkimit të ndermjetësve fianaciare, në kompani private dhe publike, kombëtare
dhe ndërkombetare,
Konsulente në kompanitë tregtare dhe financiare,
Ekspert në mardhëniet kombetare dhe ndërkombetare të bizneseve,
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me
misionin dhe qëllimin e institucionit;
Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me
nevojat e tregut të punës;
Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me
zhvillimin ekonomik të vendit;
Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e
institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Në përputhje me misionin dhe qëllimin, bazuar në
strategjinë e zhvillimit të “ShLUP UMT” si dhe në funksion
të kërkesave të zhvillimit ekonomik të vendit, “ShLUP
UMT” ofron programin e studimit në “Master Shkencor në
Ekonomik-MBA”. Ky program ofron veprimtari teorike dhe
praktike që kanë si qëllim të sigurojnë përgatitje
profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve dhe
ndryshimeve.
Duke ofruar module me karakter të mirëfilltë teorik dhe
praktik, që ofrojnë njohuri nga fushat e menaxhimit
strategjik te avancuar, aftësive menaxheriale, metoda
kërkimi, strategji marketingu, menaxhimi i përgjithshëm i
cilësisë, ky program synon të jetë sa më pranë tregut të
punës.
Program i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”,
është hartuar duke u bazuar në tendencat strategjike të
zhvillimit ekonomik të tregut Shqiptar.
Programet e ofruara nga “ShLUP UMT”, janë hartuar në
përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në
planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit
dhe Sportit.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me
strategjinë për zhvillim të institucionit;
Programi i studimit i ciklit të dytë, “Master i Shkencave në
Ekonomik-MBA”, përputhet me strategjinë e zhvillimit të
institucionit, pasi ai është konceptuar në përputhje me
misionin dhe objektivat strategjikë të tij.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në
përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe
nënligjore në fuqi;
Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje
me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga
Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Programet e studimit janë në përputhje me kriteret e
përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe
me Kartën e Bolonjës.
Në hartimin e programit të studimit, është marrë parasysh
që emërtimi i programit të studimit të jetë në përputhje me
nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga
Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
1 GVB duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret
majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.
Page 5
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies
dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel
institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të
studimeve;
Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel
institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies
dhe të të nxënit.
“ShLUP UMT”, ka hartuar një plan strategjik në nivel
institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve
të studimeve. Me vendimin nr. 24/1, datë 14 Dhjetor 2011,
Senati Akademik i “ShLUP UMT”, ka miratuar “Strategjinë
e zhvillimit të ShLUP UMT për periudhën 2012 – 2020”.
“ShLUP UMT” ka hartuar një plan strategjik në nivel
institucioni për përmirësimin e rezultateve të
mësimdhënies dhe të nxënit.
Konkluzionet e vlerësimit: Ky program studimi ofrohet në përputhje me misionin e institucionit. Ky program është në
përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
3. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë:
Fakulteti i Ekonomisë ka në përbërje të tij këto njësi bazë:
Departamenti i Administrim Biznesit
Departamenti i Informatikës Ekonomike
Qëndra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë
Organet drejtuese në Fakultet:
Këshilli i Fakultetit
Këshilli i Fakultetit është organ i përbërë nga 6 persona, të cilët përfaqësojnë personelin akademik në të gjitha nivelet.
Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë rizgjedhje. Mbledhja e Këshillit thirret nga Dekani, i cili është
edhe drejtuesi i tij. Këshillat e fakulteteve emërohen nga Rektori. Çdo fakultet ka këshillin e vet të udhëhequr nga Dekani.
Në përbërje të këshillit të fakultetit janë 6 anëtarë.
Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca :
1. Miraton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore
shkencore, etj.;
2. Miraton projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore të Fakultetit;
3. Vlerëson dhe miraton projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre si dhe hapjen,
ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore në Fakultet;
4. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit;
5. Miraton strukturën akademike të Fakultetit për vitin mësimor, të hartuar në bazë të udhëzimeve të Ministrit të
Arsimit.
6. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik dhe miraton të gjitha masat disiplinore të
propozuara nga Rektori për stafin akademik dhe personelin ndihmës.
7. Siguron që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Fakultet të bëhet në përputhje me standardet e
institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj.
8. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga Dekani.
Tabela 1: Anëtarët e Këshillit të Fakultetit
Nr. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit Funksioni
Page 6
Fakulteti i Ekonomisë
1. Dr. Florjan Salaj Kryetar – Dekan
2. Prof. Asoc. Sopot Cama Anëtar – Përgjegjës Departamenti
3. Dr. Ilir Kurti Anëtar – Përgjegjës Departamenti
4. Prof. Asoc. Manjola Naço Anëtar – Drejtor i QKFI
5. Dr. Dritan Fino Anëtar – Pedagog i Brendshëm
6. MSc. Fatmira Kola Anëtar – Pedagog i Brendshëm
Dekani
Drejtuesi kryesor i fakultetit është dekani, i cili, pas aprovimit nga Bordi, emërohet nga Rektori. Afatet dhe kushtet e tjera të
punës përcaktohen, pas negocimeve, në kontratën e punës të lidhur midis personit juridik dhe dekanit. Dekan i Fakultetit të
Ekonomisë është Dr. Florjan SALAJ. Detyrat dhe kompetencat e Dekanit janë:
1. Dekani është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Fakultetit. Ai emërohet nga
Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqërinë përcaktohen në kontratën e tij të punës.
2. Dekani mund të përfaqësojë Fakultetin ose “ShLUP UMT” -në aktivitete të ndryshme, shkencore, publike, mediatike,
etj., që ai i gjykon në interes të “ShLUP UMT”-së, si edhe në veprimtaritë promovuese të “ShLUP UMT” -së.
3. Dekani i propozon Rektorit emërimin dhe shkarkimin e Përgjegjësit të Departamentit dhe personelit akademik të
Fakultetit.
4. Harton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore
shkencore, etj.;
5. Harton programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të Fakultetit, si edhe ndjek zbatimin e
tij pas miratimit në organet drejtuese;
6. Dekani harton strukturën akademike të vitit mësimor për Fakultetin që drejton dhe ia paraqet atë për miratim Këshillit
të Fakultetit përpara se t’ia dërgojë Rektorit;
7. Harton dhe propozon projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të
Fakultetit dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e Fakultetit, përpara se të dërgohet për miratim të mëtejshëm;
8. Harton planet mësimore të programeve të studimit për Fakultetin që drejton.
9. Përgatit dhe paraqet rekomandime për projektet për programet e reja të studimeve, të kërkimit shkencor dhe
ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Fakultetin;
10. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Fakultetin që drejton, në
përputhje me standardet shtetërore;
11. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe Bordi i Lartë Drejtues;
12. Dekani raporton një herë në përfundim të çdo semestri në Senatin Akademik të “ShLUP UMT” -së lidhur me ecurinë
dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Fakultetin që ai drejton;
13. Dekani nënshkruan Diplomën e studentëve të Fakultetit që drejton pas përfundimit të studimeve Bachelor dhe
Master Shkencor.
Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë
Departamenti
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme dhe grupon disiplinat
mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë personeli akademik përkatës. Departamenti drejtohet nga
përgjegjësi i saj, i/e cili/a ka minimalisht gradën “Doktor i shkencave”.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit janë:
Page 7
1. Bashkërendon planin e punës mësimore e kërkimore te pedagogeve te Departamentit dhe miraton projekt planin
njëvjeçar dhe disavjeçar të zhvillimit strategjik të Departamentit për sa i përket anës mësimore, kërkimore
shkencore, etj.;
2. Propozon veprimtari studimore, shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të huaja;
seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe
ndërkombëtare;
3. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë studimore, shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve,
përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
4. Propozon dhe përcjell për miratim projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore,
shkencore të Departamentit;
5. Propozon projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre dhe përcjell për miratim të
mëtejshëm;
6. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Departamentit;
7. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik.
8. Siguron dhe garanton që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Departament të bëhet në përputhje me
standardet e institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj.
9. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga Përgjegjësi i
Departamentit.
Qendra Kërkimore
Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo qendër organizon dhe drejton
veprimtarinë kërkimore të institucionit. Qendra drejtohet nga drejtuesi i saj, i cili ka gradën “Doktor i Shkencave”.
Detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj qëndre janë:
1. Bashkërendon planin e punës kërkimore të anëtareve te Qendrës Kërkimore si dhe me Departamentet e
fakultetit/eve;
2. Propozon dhe organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të
huaja;
3. Zhvillon seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare
dhe ndërkombëtare;
4. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve, përgatit për ata
module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
5. Boton dhe publikon, përveç teksteve mësimore, përmbledhje studimesh, referatesh, kumtesash, etj.
Përgjegjësi i Departamentit
Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit. Detyrat dhe kompetencat e Përgjegjësit të Departamentit janë:
1. Është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Departamentit. Ai miratohet nga
Bordi Drejtues me propozim të Rektorit.
2. I paraqet Dekanit kërkesën për staf akademik për mbulimin e procesit mësimor të vitit akademik.
3. I propozon Dekanit programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të Departamentit, si
edhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në organet drejtuese;
4. I propozon Dekanit strukturën akademike të vitit mësimor për Departamentin;
5. Përgatit dhe i propozon Dekanit projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarinë mësimore, kërkimore, shkencore,
etj. të Departamentit që drejton;
6. Organizon, drejton punën dhe harton planet mësimore te programeve te studimit që mbulon Departamenti, ja
propozon ato Dekanatit dhe ndjek zbatimin e tyre.
7. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat propozime për programet e reja të studimeve, të kërkimit shkencor dhe
ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Departamentin;
8. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Departamentin që drejton, në
përputhje me standardet shtetërore;
9. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Dekani, Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe Bordi i Lartë
Page 8
Drejtues;
10. Përgatit dhe dorëzon ne Dekanat, një herë në përfundim të çdo semestri, raportin lidhur me ecurinë dhe realizimin
e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Departamentin që ai drejton; bën
analizën e punës mësimore dhe kërkimore të Departamentit mbështetur në raportin semestral dhe propozon e
merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj.
11. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Praktikave Mësimore dhe merr gjithë masat e
ndjek zbatimin e plote te tyre;
12. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Diplomave dhe diplomimit te studenteve dhe merr
gjithë masat e ndjek zbatimin e plote te tyre;
13. Bashkërendon planin e punës mësimore dhe kërkimore mes pedagogeve te Departamentit;
14. Organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me Departamentet e tjerë;
15. Punon aktivisht ne përgatitjen, realizimin dhe siguron pjesëmarrje ne konferenca, simpoziume, forume shkencore,
tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;
16. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të lendeve e programeve qe
mbulon Departamenti, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;
17. Përfaqëson Departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Këshillin e Fakultetit, Rektorin,
Senatin dhe Bordin.
18. Në emër të Departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe
promovimin e Departamentit.
19. Bën të njohur arritjet e Departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte
dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të “ShLUP UMT” -së, përditësimit të rubrikave përkatëse në faqen Web
të “ShLUP UMT”.
20. Ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të Departamentit.
21. Organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon Departamenti.
22. Bën shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të Departamentit.
23. Miraton Komisionet e provimeve të lëndëve.
24. Propozon ne Dekanat përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.
Tregues të matshëm:
Tabela 2: Struktura Didaktike e Fakultetit të Ekonomisë
Drejtuesit e Njësive Bazë të Fakultetit të Ekonomisë
Prof. Asoc. Sopot Cama Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Administrim Biznesit
Dr. Ilir Kurti Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Informatikës Ekonomike
Prof. Asoc. Manjola Naço Drejtor i Qendrës Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë
Tabela 3: Numri i Personelit Akademik për Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë
IAL
Fakulteti i Ekonomisë
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total
Gjithsej Tituj/
Grada Gjithsej
Tituj/
Grada Gjithsej
Tituj/
Grada
Dep. i Administrim Biznesit 9 4 10 4 19
Dep. i Informatikës Ekonomike 8 3 15 6 23
Qendra kërkimore FE 8 3 - - 8
Page 9
Në total 25 10 25 10 50
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e
misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të
përmbushë misionin e tij;
Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;
Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet
ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;
Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit
përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe
mision të mirëpërcaktuar;
Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të
paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të
cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore
“Doktor”.
“ShLUP UMT” është organizuar në mënyrë që të
përmbushë misionin e tij.
“ShLUP UMT” përbëhet nga dy Fakultete: Fakulteti i
Ekonomisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë.
Fakulteti i Ekonomisë përbëhet nga tre njësi bazë:
Departamenti i Administrim Biznesit
Departamenti i Informatikës Ekonomike
Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë
Departamenti i Administrim Biznesit përbëhet nga 9
anëtarë. Nga të cilët, 4 kanë tituj: 1 Prof. Dr., 1 Prof. Asoc.
dhe 2 Dr.
Departamenti i Informatikës Ekonomike përbëhet nga 8
anëtarë. Nga të cilët, 3 kanë tituj: 1 Prof. Dr., dhe 2 Dr
Qëndra Kërkimore përbëhet nga 8 anëtarë. Nga të cilët, 3
kanë tituj: 1 Prof. Dr, 1 Prof.Asoc. dhe 1 Dr.
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme
për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të
studimeve;
Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin
e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në
vlerësimin e tij.
Departamenti dhe fakulteti janë të ndërgjegjshëm për
përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të
studimeve.
Në bazë të Udhëzimit mbi politikat dhe procedurat e
rekrutimit të stafit akademik në SHPAL “Universiteti
Metropolitan Tirana”, departamenti dhe fakulteti përfshihen
në procesin e rekrutimit të personelit akademik të
nevojshëm dhe në vlerësimin e tij. Kriteret specifike të
konkurrimit i propozohen dekanit nga departamenti. Këto
kritere i përcillen Rektorit për miratim.
Konkluzionet e vlerësimit: Përgjithësisht, “ShLUP UMT” i përmbush kriteret e kërkuara lidhur me strukturën akademike
të Fakultetit të Ekonomisë.
4. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Politika e “ShLUP UMT” është të tërheqë staf të kualifikuar jo vetëm me tituj e grada shkencore, por edhe me eksperiencë
të spikatur në drejtim, në sektorin publik apo privat. Kjo kërkesë specifike për stafin akademik është garanci e realizimit të
qëllimeve dhe misionit të “ShLUP UMT” për të diplomuar studentë jo vetëm me formim teorik, por edhe me shprehi dhe
aftësi praktike, të gatshëm për të filluar punë në fushën e diplomuar. Personeli akademik i Fakultetit të Ekonomisë përbëhet
Page 10
nga 50 pedagogë nga të cilët 25 janë personel efektiv dhe 25 janë personel me kontratë. Gjithsej 18 pedagogë (10 PAE+8
PAK) kanë tituj/grada shkencorë ndërsa 9 pedagogë (6 PAE+3 PAK) të tjerë janë në proces të doktoraturës.
Rekrutimi i personelit akademik bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik të ShLUP UMT” të
miratuar nga Senati Akademik. Kërkesat ndaj stafit akademik, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, janë të
përputhura me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Personeli akademik që kërkohet, mund të jetë me titull akademik
(profesor, profesor i asociuar, docent), gradë shkencore (doktor) ose eksperiencë në drejtim të institucioneve dhe/ose
shoqërive tregtare ose me eksperiencë akademike.
“ShLUP UMT” nuk bën dallime midis kandidatëve me kualifikim shkencor dhe akademik brenda vendit dhe jashtë vendit.
Diskriminimet që lidhen, gjithashtu, me racën, besimin fetar, seksin, origjinën krahinore apo shoqërore janë të
papranueshme në politikën e rekrutimit.
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, si rregull, pranohen me konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit
për të dyja kategoritë propozohen dekanit nga departamenti. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Konkursi shpallet
dhe publikohet në faqen zyrtare të “ShLUP UMT”. Shpallja e vendeve të lira përmban të gjitha informatat përkatëse për çdo
pozicion, duke përfshirë, por jo kufizuar domosdoshmërisht në detajet, një përcaktim të kritereve të kualifikimit për
pozicionin e shpallur, si dhe afatin për dorëzimin e kërkesës.
Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të përbërë nga
titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një përfaqësues ekspert i jashtëm i fushës. Të gjithë kandidatët
që i plotësojnë kriteret për pozicionin e shpallur, intervistohen. Komisioni i Vlerësimit zbaton kritere të njëjta me rastin e
vlerësimit të kandidatëve. Intervistimi i kandidatëve bazohet në materialet që gjenden në dosjen e kandidatit. Komisioni i
vlerësimit bazuar mbi vlerësimin për çdo kriter të veçantë, evidenton fituesit dhe i përcjell tek administratori për vijimin e
procedurave të mëtejshme. Konkursi zhvillohet në afatet e përcaktuara, të shpallura publikisht në faqen zyrtare të “ShLUP
UMT –së”.
Stafi akademik, me kohë të plotë ose të pjesshme, punësohet duke zbatuar me rigorozitet kuadrin ligjor në fuqi. Me çdo
person të aktivizuar në mësimdhënie, “ShLUP UMT” ka kontratë punësimi, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e çdo pale,
shpërblimi, pushimi dhe afati i kontratës. Këto kontrata administrohen nga Kancelari/Juristi.
Tregues të matshëm:
Fakulteti i Ekonomisë
Tabela 4: Titujt dhe gradat e stafit të Departamentit të Administrim- Biznesit
Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Administrim Biznesit (DAB)
PAE
(Emër Mbiemër)
Detyra në
Departament
Titulli
/Grada
PAK
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni ku
punon me kohë të
plotë
1 Viktor Kabili Pedagog Prof. Dr 1 Andrea Koxhaj Prof. Dr UT
2 Sopot Cama Pergj. Depart Prof.As. 2 Edlira Mali Dr. UMB
3 Florjan Salaj Pedagog Dr. 3 Mateo Spaho Dr. UET
4 Ilirjan Çukaj Pedagog
Msc (dr.
proces) 4 Ana Buhaljoti Msc UPT
5 Fatmira Kola Pedagog
Msc. (dr.
proces) 5 Valbona Karapici Msc UT
6 Elena Bima Pedagog Msc. 6 Ines Gjoni Msc Amc
Page 11
7 Erjon Sula Pedagog Msc.
7 Sllavka Kurti Msc.( dr.
proces) UT
8 Izabela Aliaj Pedagog Msc. 8 Edmond Ahmeti Msc Avokat
9 Evis Kumi Pedagog Dr. 9 Julinda Kllapi Msc-CFA1
10 Lulzim Alushaj Dr
CMS Adonnino
Ascoli & Cavasola
Scamoni
11 Vanina Kanini Msc.( dr.
proces) UT
12 Marsida Ibro Msc. (dr.
proces) UAMD
Tabela 5: Titujt dhe gradat e stafit të Departamentit të Informatikës Ekonomike
Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Informatikës Ekonomike (DIE)
PAE
(Emër Mbiemër)
Detyra në
Departament
Titulli
/Grada
PAK
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni ku
punon me
kohë të plotë
1 Shpëtim Bozdo Pedagog Prof.Dr. 1 Gloria Tyxhari Dr. UT
2 Ilir Kurti Pergj. Depart Dr. 2 Blerina Vika Msc. UT
3 Kledia Argjiri Pedagog Msc 3 Elva Leka Msc. UAMD
4 Dritan Fino Pedagog Dr. 4 Sajmir Kapaj Msc. I
vetëpunësuar
5 Olda Çiço Pedagog Msc. (dr. proces) 5 Marsida Ibro Msc. (dr.
proces) UAMD
6 Kristal Hykaj Pedagog Msc. (dr. proces) 6 Florjan Cota Msc Gener 2
7 Ardit Bido Pedagog Msc. (dr. proces) 7 Shkelqim Gjevori Dr UAXHE
8 Sokol Lula Pedagog Msc 8 Aleksandër Biberaj Prof.Ass UT
9 Ferid Balla Dr Akademia e
Biznesit
10 Lirime Cukaj Dr UT
11 Vanina Kanini Msc.( dr.
proces) UT
12 Ina Papadhopulli Msc UT
13 Anisa Krasniqi Msc UT
14 Nikolla Nika Dr UMT
Page 12
15 Paul Neuman MSc UMT
Tabela 6: Titujt dhe gradat e stafit të Qëndrës Kërkimore të Fakultetit të Ekonomisë
Fakulteti i Ekonomisë Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë (QKFE)
PAE
(Emër Mbiemër) Detyra në Qendër Titulli/Grada
1 Vasillaq Kedhi Pedagog Prof. Dr.
2 Manjola Naço Drejtore e QKFE Prof. Asoc
3 Rinald Muço Pedagog Dr
4
Arlinda Hoti
Pedagog Msc (dr.
proces)
5 Nada Vokshi Pedagog Msc
6 Arben Isaku Pedagog Msc
7 Redvin Marku Pedagog Msc
8 Endi Murthi Pedagog Msc
Tabela 7: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre
Titulli
Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike ekonomike QKFE Total
PAE
Total
PAK
PAE PAK
Raporti
PAE PAK
Raporti
PAE/PAK
PAE
PAE/PAK
Profesorë 1 1 1/1 1 0 - 1 3 1
Profesorë të Asociuar 1 0 1/0 0 1 0/1 1 2 1
Doktorë 2 3 2/3 2 4 2/4 1 5 7
Master (Dr. në
proces) 2 1 2/1 3 1 3/1 1 6 2
Master 3 5 3/5 2 4 2/4 4 9 9
Totali 9 10 8 10 8 25 20
Tabela 8: Të dhëna për kualifikimet e stafit sipas gjinisë
Titulli
Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike ekonomike QKFE
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
Profesorë 0 1 - 0 1 - 0 1 -
Profesorë të Asociuar 0 1 - 0 0 - 1 0 -
Page 13
Doktorë 1 1 1/1 0 2 - 0 1 -
Master (Dr. në
proces)
1 1 1/1 1 2 1/2 1 0 -
Master 2 1 2/1 1 1 - 1 3 1/3
Tabela 9: Të dhëna për kualifikimet e stafit sipas moshës
Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Administrim Biznesit
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i PAE me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 1
Prof. As. 1
Doktorë 2
Pedagogë (pa tituj)
Asistentë me Ma 5
Asistentë pa Ma
Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Informatikës Ekonomike
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i PAE me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 1
Prof. As.
Doktorë 2
Pedagogë (pa tituj)
Asistentë me Ma 3 2
Asistentë pa Ma
Fakulteti Ekonomisë – QKFE
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i PAE me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 1
Prof. As. 1
Doktorë 1
Pedagogë (pa tituj)
Page 14
Asistentë me Ma 2
Asistentë pa Ma 3
Tabela 10: Personeli përkatës i programit të studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”
Nr. Pedagoget Statusi Titulli
1. Andrea Koxhaj PAK Prof. Dr
2. Manjola Naço PAE Prof. Asoc
3. Ilir Kurti PAE Dr
4. Mateo Spaho PAK Dr
5. Florjan Salaj PAE Dr
6. Ferit Balla PAK Dr
7. Rinald Muço PAE Dr
8. Evis Kumi PAE Dr
9. Aleksander Biberaj PAK Prof. Asoc
10. Kristal Hykaj PAE Msc. (dr. proces)
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen
e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor
dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me
objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;
Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor
dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me
strategjinë për zhvillim të institucionit.
Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe
administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me
objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e
tyre. Kjo vërtetohet nga përputhja mes kualifikimeve të tyre
dhe programeve ku ata janë të angazhuar.
Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe
administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me
strategjinë për zhvillim të “ShLUP UMT”. Stafi në
institucion është përzgjedhur duke treguar një rëndësi të
veçantë në fushën e tyre të specializimit, e që përputhet
më së miri me zhvillimin e institucionit
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e
kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin
organizimit të programeve të studimeve;
Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i
ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore
dhe nënligjore në fuqi.
Proçesi i hartimit të kurrikulave për programin e studimit
“Master Shkencor në Ekonomik-MBA”, në “ShLUP UMT”,
e ka fillesën nga një grup ad-hoc i ngritur për marrjen e
lincencës për veprimtari mësimore shkencore të “SHLUP
UMT”. Aktualisht çdo anëtar i departamentit ka të drejtën
për të propozuar ndryshime në kurrikulën e programit të
studimit duke bërë argumentimin përkatës. Në fund të vitit
akademik rishikohen syllabuset për elementë të veçantë të
tyre (literatura, temave të reja, metodave të reja të
Page 15
didaktike etj.). Propozimet e miratuara brenda
departamentit i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje të
mëtejshme Këshillit të Fakultetit dhe bëhen efektive vetëm
pas miratimit nga Senati Akademik.
Bazuar në Statutin dhe rregulloret e “ShLUP UMT”,
mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik
me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë
mësimore, është:
1) Për personelin akademik:
a) Kategoria “profesor”
- Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore
- Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë
mësimore
b) Kategoria “të tjerë”
- Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore
- Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore
2) Për autoritetet drejtuese:
a) Rektor 100 orë mësimore
b) Dekan 200 orë mësimore
c) Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe
transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me
statutin dhe rregulloren;
Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në
programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e
integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70%
të personelit akademik të angazhuar për realizimin e
programeve respektive të studimeve;
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe
transparente të vlerësimit të personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve
të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante,
etj.
“ShLUP UMT” në mbështetje të statutit dhe të rregullores
publikon kriteret e punësimit për çdo pozicion pune vakant.
Rekrutimi i punonjësve të rinj bëhet mbi bazën e kritereve
dhe procedurave të përcaktuara në rregulloren për
rekrutimin e personelit akademik të “ShLUP UMT”. Ky
program përbëhet prej 6 pjesëtarësh me kohë të plotë dhe
4 pjesëtarësh me kohë të pjesshme. Personeli akademik i
punësuar me kohë të plotë përbën 6/10=60% të personelit
akademik të angazhuar. Bazuar në Rregulloren e
punësimit dhe vlerësimit të personelit akademik të miratuar
nga Senati, Institucioni e plotëson këtë kriter dhe
procedurë bazuar në kriteret ligjore dhe transparente të tij.
Një kriter për ta vërtetuar këtë transparencë është dhe
kryerja e anketave për vlerësimin e stafit akademik nga
ana e studentëve. Zyra e burimeve njerëzore është
strukturat përgjegjëse për krijimin dhe ruajtjen e të
dhënave për proçesin e rekrutimit.
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i
ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Page 16
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin
“Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor”
(“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe
përvojë akademike në këto universitete;
Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve
“Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore
“Doktor”;
Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në
programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën
gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master
Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë
profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin
ofrohet ky program studimi;
Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës
ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i
departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit
janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron
programin e studimeve;
Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për
udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”
është i atashuar pranë Fakultetit të Ekonomisë. Dekani i
Fakultetit të Ekonomisë mban gradën “Doktor” të fituar në
universitetin La Sapienzza - Romë, Itali. Përgjegjësi i
Departamentit të Administrim Biznesit, Prof. As. Sopot
Cama, është përgjegjës për programin e studimit “Master
Shkencor në Ekonomik-MBA”.
Në programin e studimit “Master i Shkencave në
Ekonomik-MBA”, titullarët e lëndëve kanë të paktën
gradën shkencore “Doktor”. Rezulton një rast, sipas
konstatimit, ku njëri prej tyre ndodhet në proçes
doktorature.
Stafi drejtues në “ShLUP UMT”, Rektori, Dekani dhe
përgjegjësit e departamentit janë personel i angazhuar me
kohë të plotë.
Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e
rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të
realizojnë praktikën profesionale. Në total numri i
studentëve të rregjistruar është më i vogël se numri
pedagogëve efektivë të Fakultetit të Ekonomisë.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet
e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh
kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që
përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të
studimeve të këtij cikli;
Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore
“Doktor”;
Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë)
studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të
aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në
fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.)
dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për
temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e
shkencave shoqërore e humane.
“ShLUP UMT”, pasi ka ftuar studentët që të paraqesin
fushën e interesit të tyre në programin e studimit përkatës,
shpall temat e diplomimit. Çdo studenti i caktohet një
pedagog i cili e udhëheq në punën e tij kërkimore për
realizimin e tezës. Udhëheqësi ka të paktën gradën
shkencore “Doktor”.
Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e
rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të
realizojnë tezën për marrjen e diplomës. Në total numri i
studentëve të rregjistruar është më i vogël se numri
pedagogëve efektivë të Fakultetit të Ekonomisë.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me
fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.
Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është
specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën
studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.
Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe
aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet
programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të
hartohet teza.
Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e
rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të
realizojnë tezën për marrjen e diplomës.
Stafi akademik të cilët kanë të paktën gradën “Doktor”
mbulojnë të gjitha disiplinat e përfshira në programin e
studimit.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e
misionit të tij.
Page 17
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të
personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve
laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e
mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të
burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të
programeve të studimeve të ciklit të dytë.
“ShLUP UMT” ka një angazhim optimal të personelit
ndihmës për mirëpërdorimin e ambienteve laboratorike që
ndodhen në mjediset shkollore.
“ShLUP UMT” ka siguruar në vazhdimësi burime njerëzore
të mjaftueshme për përmbushjen e objektivave të
programit të studimit të ciklit të dytë, “Master Shkencor në
Ekonomik-MBA”.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në
fuqi.
Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore
të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli
akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në
programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe
organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Bazuar në Statutin dhe rregulloret e “ShLUP UMT”,
mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik
me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë
mësimore, është:
1) Për personelin akademik:
a) Kategoria “profesor”
- Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore
- Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë
mësimore
b) Kategoria “të tjerë”
- Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore
- Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore
2) Për autoritetet drejtuese:
Rektor 100 orë mësimore
Dekan 200 orë mësimore
Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të
hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë
në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e
programit të studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e
plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës
mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;
Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe
procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
“SHLUP UMT”, për të gjithë personelin akademik të
angazhuar në procesin e mësimdhënies, qofshin efektiv
apo me kontratë të pjesshme, plotëson dhe arkivon të
gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Institucioni disponon
një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e
personelit akademik të përfshirë në programin e studimit
“Master Shkencor në Ekonomik-MBA” dhe të personit
përgjegjës për organizimin e programit të studimit.
“ShLUP UMT” disponon listën e plotë të personelit
akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës
mësimor-shkencor dhe atij administrativ.
Kriteret dhe proçedura për rekrutimin e personelit
akademik shpallen publikisht dhe përzgjedhja e personelit
realizohet nëpërmjet konkursit. Për këtë qëllim ngrihet një
komision ad-hoc, i cili interviston dhe vlerëson
kandidaturat.
Konkluzionet e vlerësimit: Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për
përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre objektivave. Personeli
akademik dhe ndihmës mësimor shkencor, rekrutohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe me
rregulloren e “ShLUP UMT”. Institucioni ruan dhe përditëson të dhënat e stafit akademik. Ngarkesa mësimore e stafit
akademik është gjithashtu në përputhje të plotë me udhëzimet në fuqi.
Page 18
5. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
“ShLUP UMT” ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një sipërfaqe totale 3100 m2. Konkretisht këto
ambiente ndodhen në:
Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1) me sipërfaqe te
përgjithshme 2300 m2.
Një objekt i ri-konstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2)me sipërfaqe te përgjithshme
800 m2.
Informacion për Objektin pranë Qytetit Studenti
Objekti në të cilin ndodhen ambientet e “ShLUP UMT”, është pjesë e një zone strategjike për sa i përket jetës studentore të
qytetit të Tiranës. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha kushteve teknike të projektimit e zbatimit të standardeve evropiane,
të aplikuara në vendin tonë dhe siguron qëndrueshmërinë statike për sigurinë maksimale të jetës. Objekti ka 8 nivele
katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2300 m2.
Në katin 0 ndodhen ambiente të informacionit, Këshillimit të Karrierës, mensa dhe ambiente pushimi.
Në katin e parë ndodhen ambientet e një sallë leksionesh, laboratori i Informatikës, sallë interneti e studimi, zyra e
arshivës.
Në katin e dytë ndodhen ambientet e Sekretarisë mësimore (dy ambiente), auditor i madh dhe dy salla leksioni.
Në katin e tretë ndodhen Laboratori i Shkencave të Natyrës, 4 salla leksioni.
Në katin e katërt ambientet janë kryesisht për stafin drejtues të “ShLUP UMT” (Rektori, Kancelari-Jurist, dy
Dekanët), Qendra e Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë, Financa si dhe stafin akademik, dy Departamentet e
Fakultetit të Inxhinierisë.
Në katin e pestë ndodhen dy laboratorë përkatësisht: laboratori i Elektroteknikes dhe i Inxhinierisë së
Telekomunikacionit.
Në katin e gjashtë ndodhet biblioteka e “ShLUP UMT”, me një sipërfaqe prej 206 m2.
Të gjitha këto ambiente në çdo kat zhvillohen përreth një holli tepër funksional, plot dritë me ndriçim mbi 20%, ku ndodhet
kafazi i shkallës transparent dhe me gjerësi shkalle, e cila siguron komoditet në lëvizje. Gjithashtu godina është e pajisur
me dy ashensor për të qenë e aksesueshme dhe për personat me aftësi të kufizuar. Në çdo kat gjenden kuti të ndihmës së
shpejtë dhe fikëse zjarri të lëvizshme dhe statike. Gjithashtu ka depozita uji me sasi 8000 m³. Sallat e leksioneve janë të
pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim-ventilim me inverter FAN-COIL
CHILLER, kompjuter etj.) në funksion të zhvillimit të procesit mësimor duke iu ofruar komoditetet e nevojshme studentëve
dhe stafit akademik. Një element tepër funksional dhe domethënës është prezenca e sinjalistikës së lëvizjes apo
shpërndarjes së ambienteve dhe emërtimi i tyre. Godina është e pajisur me internet wireless në të gjitha ambientet e saj
dhe është e aksesueshme për të gjithë studentët.
Informacion për Objektin në zonën e ish-bllokut
Objekti në të cilin ndodhen ambientet e “ShLUP UMT”, është pjesë e zonës qendrore të qytetit të Tiranës. Objekti është ri-
konstruktuar për të plotësuar standardet më të larta për zhvillimin e leksioneve dhe funksionimin sa me efiçent të godinës.
Objekti ka 3 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 800 m2.
Në katin -1 ndodhen: Laboratori i CISCO, një ambient për serverat, si dhe janë parashikuar tre ambiente të tjera
teknike / laboratoresh (Laboratori i automatikës dhe inteligjencës artificiale)
Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve, zyra e kryetarit të Bordit të
Lartë Drejtues, dy Qendrat Kërkimore të fakulteteve si dhe dy salla leksionesh për zhvillimin e mësimit.
Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh.
Page 19
Ambientet janë rreth holleve te gjera, me ndriçim maksima, natyral dhe artificial, kafaz të gjere shkallësh. Për
rikonstruksionin e objektit janë bërë punime tepër cilësore, që nga hidroizolimi i të gjitha ambienteve, për të pasur një
ambient sa më të thatë dhe pa lagështi, për të ruajtur pajisjet e laboratorëve dhe për të pasur ajër të pastër dhe të
shëndetshëm. Po ashtu është menduar edhe për të gjitha standardet e sigurisë në raste zjarri, ajrosja e ambienteve dhe
krijimi i daljeve të emergjencës. Janë përdorur materiale cilësore për restaurimin. Sallat e leksioneve janë të pajisura me
pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim me inverter, kompjuter), ndriçim natyral e
artificial, për të kryer një leksion të standardeve të larta dhe komoditet maksimal.
Një nga objektivat e strategjisë së “ShLUP UMT” është ndërtimi i Kampusit të Ri Universitar. Ky kampus është projektuar të
ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, në një zonë pranë parkut të madh të Tiranës, mjaft i përshtatshëm për
zhvillimin e aktivitetit mësimor dhe shkencor. Objekti është në proçes ndërtimi. Në tetor të 2014, ka filluar procesi i ndërtimit
të kësaj godine dhe në fund të 2016, pritet të përfundojë plotësisht.
Tregues të matshëm:
Tabela 11: Mjediset e “ShLUP UMT”
Mjediset për ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për bibliotekën e shkollës 1 206
Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35
Zyra për personelin akademik 9 250
Zyra e marketingut 1 15
Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25
Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42
Zyrë për Financën 1 15
Zyrë për Njësinë e SBC 1 15
Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15
Zyrë informacioni për studentët 2 40
Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25
Zyrë e arkivës 1 30
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-librari) 2 100
Nyje hidrosanitare 21 125
Tabela 11.1: Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë
Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për leksione 19 570
Klasa për seminare
Page 20
Salla për aktivitete promovuese 2 100
Laboratorë 1 35
Salla interneti 1 50
Salla për bibliotekë 1 206
Mjedis për fotokopjime, librari etj. 3 35
Zyrë informacioni për studentët 2 20
Korridore/holle 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60
Nyje hidrosanitare 21 125
Tabela 11.2: Mjediset për personelin akademik
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja (m2)
Zyra për Dekanin/ kancelarin 1 10
Zyra për sekretarinë mësimore 2 30
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 2 40
Zyra për personelin akademik 1 15
Salla për mbledhje 1 30
Mjedis për stafin e shërbimit 1 20
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20
Tabela 11.3: Mjete didaktike dhe informatike
Emërtimi Sasia
PC për studentët 117
PC për stafin akademik 38
PC për administratën 10
Printera 7
Fotokopje 5
Video-projektorë 17
Skanera 7
Page 21
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të
dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.
Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që
nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku
zhvillohet veprimtaria mësimore;
Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo
më pak se 6 vjet;
Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një
godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të
vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e
politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të
studimeve që ofron;
Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të
mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të
parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në
fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave
teknike, etj.
Vendndodhja e përhershme e “ShLUP UMT” është godina e
cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir Kolea” dhe “Budi”, Qyteti
Studenti, Tiranë. Në këtë godinë gjendet Rektorati, Dekanatet
e Fakultetit të Ekonomisë dhe Inxhinierisë, si dhe të gjithë
departamentet e këtyre fakulteteve. Gjithashtu, në këtë godinë
është akomoduar edhe administrata e “ShLUP UMT”.
Administratori i “ShLUP UMT” është pronar i hapësirave
aktuale në përdorim.
Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”
ofrohet pranë godinës, e cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir
Kolea” dhe “Budi”, Qyteti Studenti, Tiranë.
“ShLUP UMT” nuk ofron programe studimi të në në fushat e
shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe
literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e
ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit
të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e
tezës;
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari
elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të
nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit,
të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të
detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të
programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për
përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e
planifikuar për këtë qëllim;
Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me
oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.
“SHLUP UMT” ka vendosur në dispozicion të studentëve të
këtij programi, tekste mësimore të hartuara nga autorë më me
emër të universiteteve në vend. Po ashtu, edhe leksionet e
shkruara zënë një vend të konsiderueshëm për lëndët dhe
kurrikulat e reja. Përpjekje paraprake janë bërë edhe për
sigurimin e literaturës ndihmëse cilësore. Numri i kopjeve
është i mjaftueshëm në raport me numrin e studentëve të
regjistruar. “ShLUP UMT” ka nënshkruar marrëveshje me një
nga shtëpitë botuese më të mëdha në botë, MC Graw Hill, për
sigurimin e teksteve për çdo lëndë të planit mësimor.
Biblioteka ofron libra të cilët janë rekomanduar sipas
syllabuseve të programit të studimit “Master i Shkencave në
Ekonomik-MBA” dhe tekste bashkëkohorë. Në këtë prizëm,
me mbështetjen financiare të institucionit, është kryer dhe
marrëveshja me MacGraw Hill. Mbështetur në akordin
ekzistues, është i mundur shkarkimi i librave të përzgjedhur
nga ana e studentëve në portalin on-line të saj. Kontrata me
këtë shtëpi botuese parashikon dhe aksesin në platformat e
saj të e-learning duke zgjeruar në këtë mënyrë hapësirat dhe
mënyrat e kultivimit të studentëve. “ShLUP UMT” është
abonuar revista shkencore si: The Economist, Economicus
dhe Monitor. Përgjegjësi i çdo programi studimi, është në
kontakt të vazhdueshëm me pedagogët e lëndëve, me
qendrën kërkimore dhe së fundmi me shtëpinë botuese
MacGraw Hill, duke synuar përditësimin e literaturës së
përdorur dhe shtimin e zërave të bibliotekës, duke përfshirë
edhe buxhetin e planifikuar për të. Për t’i qëndruar sa më afër
kërkesave dhe nevojave të studentëve është vendosur që
biblioteka të qëndroj e hapur nga ora 8.30-19.30.
Page 22
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme
mësimore.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme:
laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin
e programit të studimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme
për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e
nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të
studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga
programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si
dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që
ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku
parashikohen praktika laboratorike.
“ShLUP UMT” zotëron hapësira në sasi të mjaftueshme, si:
laboratorë, salla, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin
e programit të studimeve. Sallat dhe auditorët janë të pajisur
me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një proces
mësimor sa më efektiv, si: sistem kondicionimi, kompjuter,
projektor, internet, karrige ortopedike etj.
Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për
mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit.
Për të bërë të mundur një mësimdhënie sa më efektive dhe
për t’u ardhur në ndihmë studentëve, universiteti ka instaluar
një gamë të madhe programesh kompjuterike.
Laboratori i informatikës, i vendosur në ambientet e “ShLUP
UMT”, i bën të mundur studentit të sigurojë dhe të përdorë
informacionin e marrë në funksion të lëndëve/moduleve
përkatëse.
Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e këtij programi studimi të ciklit të dytë.
Gjithashtu, institucioni ofron një bibliotekë shumë të pasur, si laboratorë dhe mjedise të tjera në shërbim të realizimit të programit
të studimit.
6. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
“ShLUP UMT” zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë, me qëllim fitimi për shoqërinë tregtare “Future
University of Tirana ShPK”. Burimet e financimit të “ShLUP UMT” janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të
ardhurat nga tarifa e shkollimit që paguan çdo student, në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e tjera
për shërbime të ofruara nga “ShLUP UMT”.
Veprimtaria ekonomike e “ShLUP UMT” pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për t’u plotësuar dhe
dorëzuar në organet e tatim-taksave, sipas legjislacionit në fuqi. “ShLUP UMT”, për mbajtjen e kontabilitetit, ka kontraktuar
studion ESC (Economics Service Center) me nr. NIPT K72002037Q, përfaqësues i kësaj studio është Z. Endi Murthi.
Administratori i “ShLUP UMT” përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e Lartë Drejtues për
veprimtarinë ekonomike-financiare.
Tregues të matshëm:
Tabela 12: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë)
Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014
Pushteti qendror - - - -
Pushteti vendor - - - -
Fonde jopublike: 4.168.748 17.494.215 11.240.435 2632842
Grantet për kërkim dhe kontratat
Konsulencat, shërbimet - 16.303 139.228 -
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012
SHUMA 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854
Page 23
Tabela 13: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit
Buxheti
(i ndarë në
përqindje,
për
paga/shpenzime
operative/
amortizimi)
Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014
Pag
a
Shp
enzi
me
amor
tizim
i
Pag
a
Shp
enzi
me
amor
tizim
i
Pag
a
Shp
enzi
me
amor
tizim
i
Pag
a
Shp
enzi
me
amor
tizim
i
90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës
financiare.
Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për
përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e
programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të
integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të
granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të
lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të
ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit
të dytë;
Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të
ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së
cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
“ShLUP UMT”, në përputhje me detyrimet ligjore
përgatit një raport të përvitshëm auditi. Raporti i auditit
paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e
buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e
programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe
programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Raporti i auditit përmban një pasqyrë të kontratave të
shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të
programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Në raportin e auditit analizohet eficienca e përdorimit
të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të
rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël
studimesh.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të
hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të
studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe
të pajisjeve, etj.
Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri
financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të
studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për
përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave
në të ardhmen.
Institucioni harton një raport financiar brenda afateve
të përcaktuara nga ligji. Në to, janë përfshirë një
pasqyrë e hollësishme financiare e të ardhurave nga
tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare
për studentët, ose ndarjen e burimeve financiare.
“ShLUP UMT” dëshmon qëndrueshmëri përgjatë
kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka
kapacitete të mjaftueshme financiare për përmirësimin
e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të
domosdoshme në të ardhmen. Gjatë katër viteve
akademike themeluesit kanë garantuar financiarisht
zhvillimin e qetë të institucionit, edhe pse të ardhurat
nga tarifat e studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet.
Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni bën një auditim të brendshëm dhe të jashtëm financiar çdo vit. Gjithashtu, harton
një raport financiar të kostos së studimit. Gjatë katër viteve akademike themeluesit kanë garantuar financiarisht zhvillimin
e qetë të institucionit, edhe pse të ardhurat nga tarifat e studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet.
7. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
Për sigurimin e brendshëm te cilësisë, janë ngritur strukturat përkatëse në “ShLUP UMT”, të cilat veprojnë konform
kërkesave të Ligjit Nr. 9741, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të datës 21.05.2007, i ndryshuar.
Page 24
Konkretisht janë: Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë (për më tej KVC) dhe Qendra e Vlerësimit të Brendshëm (për më tej
QVB). Këto njësi janë ngritur që në fillimet e veprimtarisë të “ShLUP UMT”.
Nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të sigurimit të cilësisë është synuar që të futet kultura e cilësisë në “ShLUP UMT”.
Kërkesat në rritje për një cilësi sa më të lartë dhe përvoja e fituar në vite, kanë shtruar nevojën për një transparencë në tërë
proceset akademike që realizohen përmes paraqitjes dhe njohjes ne websitin e shkollës, apo në intranet të
dokumentacionit rregullues të shkollës. Në këtë kuadër, për secilin program/syllabus lënde, është hartuar një format
standard me të gjithë elementet e nevojshëm të një syllabusi. Gjithashtu, për sigurimin e cilësisë janë bërë drejtpërdrejt
takime/biseda të drejtuesve të institucionit me studentët, apo përdorimi periodikisht i pyetësorëve me studentët në kuadër të
tërheqjes së opinionit të tyre mbi programin e studimit, për çdo lëndë të programit dhe pedagog. Pas procesit të përpunimit
të këtyre gjetjeve, informacioni përkatës i kalon titullarëve të institucionit si dhe organeve kolegjiale përkatëse çdo fund viti
akademik Ky informacion ndër të tjera shërben për vlerësimin dhe procesin e vazhdimësisë të performancës së institucionit,
të njësive apo të secilit pedagog. Pra, një nga format me të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë në “ShLUP UMT”
është pyetësori me studentet. Pyetësori realizohet dy herë ne vit, në përfundim të çdo semestri, për të gjitha programet e
studimit, për të dy ciklet, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Skedat e pyetësorëve janë përpunuar nga punonjësi i IT,
ndërsa rezultatet e fituara janë vënë në dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto rezultate
i vihen në dispozicion në mënyre të personalizuar secilit pedagog. Njëherazi, ato kanë qenë një burim i rëndësishëm për të
nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e procesit të mësimdhënies, të punës së secilit, në disa raste janë shoqëruar edhe me
marrjen e masave konkrete ndaj pedagogëve të ndryshëm. Ndër problemet me kryesore kane qene lidhur me literaturën e
rekomanduar, shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë ne shpjegim dhe kontrollin.
Për përmirësimin e proçesit mësimor-shkencor janë planifikuar masa si rikonceptimi i mënyrës së zhvillimit të detyrave të
kursit; funksionimi i këshillimit të studentëve përmes zyrës së këshillimit të karrierës dhe përforcimi i rolit të tutoriatit
(mentorit), krijimi i adresave zyrtare te email-it (te ShLUP UMT) për çdo student; përforcimi i përdorimit në funksion të
komunikimit i rrjeteve sociale si psh faqja zyrtare e shkollës ne Facebook; ristrukturimi i faqes zyrtare; përfshirja e
studenteve ne projekte te ndryshme, asistenca për aplikime dhe shkolla verore: marrëveshje bashkëpunimi me organizata
publike dhe private për panairin e punës.
Tregues të matshëm:
Tabela 14: Anëtarët e QVB
Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014
3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013
4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014
5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013
5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013
Tabela 15: Anketimet e zhvilluara për “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”
Nr. Viti akademik Programi i studimit Nr. i
anketave
Numri i pyetësorëve të
plotësuar
1 2014-2015 Msc në Ekonomik-MBA 2 19
Gjithsej 2 19
Page 25
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e
programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi,
instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në
vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm
të cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe
rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor
metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.
Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e
studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet
e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të
studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të
të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale;
d. Intervista;
e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të
standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.
provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor;
c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e
vlerësuara me nota/pikë;
d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet
paraprake dhe përfundimtare, provimet për module,
praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e
detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të
studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për
të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet,
provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -
tezës;
h. Etj.
Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente
matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programit të
studimit, si: vlerësim të performancës së pedagogëve dhe
të gjithë stafit pedagogjik, dokumentim të detajuar të
realizimit të planit mësimor për çdo lëndë dhe për çdo
pedagog, nxjerrje të statistikave të kalueshmërisë dhe të
nivelit të studentëve.
Informacioni i kërkuar përfshihet në raportin për
vetëvlerësimin institucional.
Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-
copy, të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe
pedagogëve. Aspektet themelore të rezultateve të
vetëvlerësimit publikohen edhe ne faqen web të
Institucionit
Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda te
tërthorta ose të drejtpërdrejta. Metodat e tërthorta të
vlerësimit janë implementuar me anë të anketës së
zhvilluar me studentë ku ka patur seksione të veçanta
mbi: Sondazhe: të studentëve për të gjitha aspektet e
studimit në degën “MSc. në Ekonomik-MBA”, sondazhe të
vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të të mësuarit,
intervista. Metoda të drejtpërdrejta: dëgjime në auditor,
vlerësimi me nota/pikë në provimet gjatë semestrit,
testime paraprake dhe përfundimtare; provime për
module, praktikë në qendra sociale e institucione,
vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi
për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet,
referatet);
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për
vlerësimin e brendshëm.
Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine
etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e
brendshëm;
Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe
interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.
Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-
copy të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe
pedagogëve.
Page 26
Aspektet themelore të rezultateve të vetëvlerësimit
publikohen edhe në faqen web të “ShLUP UMT”.
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë
dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin
e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe
programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin
e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve
të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
“ShLUP UMT”, harton një analizë vjetore për vlerësimin e
ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë. Në
të, ka të dhëna kryesisht për ecurinë e studentëve, si
p.sh. kalueshmëria, apo edhe të dhëna për
mësimdhënien në tërësi.
Parashikuar në Planin Strategjik të “ShLUP UMT”,
institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e
programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale
dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit
për akreditimin e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për
sigurimin e cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura
të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të
programeve të tyre;
Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për
shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të
programeve të studimit;
Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të
vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që
ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në
to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për
përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika
dhe procedurat janë publikuar.
Institucioni është në proçës akreditimi në nivel
institucional përkrah me akreditimin e programit të
studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”.
Programet e studimeve, përmirësohen duke marrë për
bazë rezultatet e vlerësimit të tyre nga personeli
akademik dhe nga studentët. Pas çdo rezultati të
siguruar nga anketimi me studentë, në bazë
departamenti, bëhet rivlerësimi i brendisë së lëndës.
Në fund të çdo semestri, bëhet edhe vlerësimi për
personelin akademik, rezultati i së cilit i njoftohet secilit
prej tyre.
Senati dhe Këshilli i Fakultetit programojnë,
bashkërendojnë, drejtojnë dhe kontrollojnë veprimtaritë e
mësimdhënies e të kërkimit shkencor. Vlerësojnë
efikasitetin e tyre, si edhe vendosin për problemet më të
rëndësishme mësimore dhe shkencore të këtij institucioni.
Për ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve mbi
cilësinë dhe sigurimin e saj në programin e studimit
“Master Shkencor në Ekonomik-MBA”, Fakulteti i
Ekonomisë, ka organizuar seminare të hapura ku janë
trajtuar problemet lidhur me këto tematika.
“ShLUP UMT”, ka hartuar dhe zbaton një strategji për
përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,
politika dhe procedurat janë publikuar në Planin Strategjik
të Institucionit.
Konkluzionet e vlerësimit: Vlerësoj, se programi në fjalë, i përmbush kriteret e kërkuara. Informacioni i cili publikohet
nga institucioni, është i paanshëm dhe objektiv, për vlerësimin e brendshëm.
Page 27
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
8. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” ofrohen më kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe. Ato zgjasin dy vite
akademike, me shkëputje nga puna dhe plotësohen me 120 ECTS. Me përfundimin e studimeve të ciklit të dytë (ku
përfshihet edhe dhënia e gjuhës angleze në një nga programet e njohura ndërkombëtarisht), “ShLUP UMT” lëshon diplomë
“Master i Shkencave”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.
Programi “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, i drejtohet studentëve të cilët janë të interesuar të bëjnë karrierë
akademike, por edhe atyre që dëshirojnë të bëhen menaxherë dhe duan të thellojnë njohuritë e tyre menaxheriale, për të
lehtësuar suksesin në pozicionet e tyre të punës në të ardhmen. Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në
gjendje të merren me punë kërkimore më të thelluar në shkencat e administrimit, si dhe të zgjidhin problemet komplekse të
menaxhimit në fushat e tyre specifike të ekspertizës. Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thelluara për të gjithë
studentët në fushën e zgjedhur, të mundësojë zhvillimin e punës kërkimore në këtë fushë si dhe të përgatisë profesionistë
në fushën e menaxhimit. Ky program është konceptuar që:
të sigurojë një mjedis intelektualisht sfidues të të mësuarit me një gamë të gjerë kursesh, duke kombinuar studimet
teorike me realitetin praktik, si edhe i ofron mundësi studentëve për të vazhduar në ciklin e tretë të studimeve.
të zhvillojë mendimin analitik dhe kritik, si edhe të rrisë aftësitë teknike, konceptuale dhe ndërpersonale të
domosdoshme për menaxherët e sotëm.
të stimulojë dhe inkurajojë bashkëpunimin midis studentëve që do të vazhdojnë karrierën akademike duke qenë të
fokusuar në kërkimet shkencore dhe zhvillimet teorike me zhvillimet reale dhe problematikën konkrete që ndeshin
bizneset dhe institucionet në veprimtarinë e tyre të përditshme.
Programi “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA” fokusohet në thellimin e njohurive në disiplinat funksionale të
administrimit të biznesit, si menaxhimi strategjik, drejtimi financiar, kontabiliteti menaxherial, marketing, etj, si edhe në
zhvillimin personal e ndëpersonal të studentëve për t’i aftësuar ata për të ndërmarrë kërkime shkencore dhe studime të
vazhdueshme, duke sjellë zhvillimet e reja teorike në mjediset reale të biznesit dhe organizatave ku ata punojnë dhe me të
cilët bashkëpunojnë. Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” rregjistroi studentët e parë në vitin akademik
2013-2014. Në këtë vit u rregjistruan gjithsej 4 studentë. Për vitin akademik 2014-2015 në këtë program studimi janë
rregjistruar 17 studentë.
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” shtetasit shqiptarë dhe të huaj
që plotësojnë këto kushte:
- Formular aplikimi;
- Dy fotografi;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme / maturës shtetërore;
- Diplomë Bachelor në Shkenca ekonomike (Administrim Biznes, Ekonomiks, Financë–Kontabilitet, Informatikë
Ekonomike, Financë-Bankë, Marketing, etj.)
- Çertifikata përkatëse e notave;
- Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim i Diplomës dhe Çertifikatës përkatëse të notave, sipas
kritereve të përcaktuara nga MAS;
- Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe;
- Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit;
- Kërkesa të tjera specifike të përcaktuara në Rregulloren e brendshme të “ShLUP UMT”.
Tregues të matshëm:
Page 28
Programi i studimit të ciklit të parë “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, ka filluar në vitin akademik 2013-
2014. Forma e studimit është: me kohë të plotë - kohëzgjatja 2 vite akademike/4 semestra dhe plotësohen me
120 ECTS.
Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)
o 1 vit akademik =28 javë mësimore në auditor plus 8 javë për sezon provimesh (gjithsej 36 javë).
o 1 Semestër =14 javë mësimore në auditor dhe 4 javë sezon provimesh (gjithsej 18 javë)
o 1 ECTS =25 orë mësimore punë të studentit
o 1 orë mësimore = 60 minuta
Në përfundim të programit studentët pajisjen me diplomë: “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”
Plani mësimor
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit për “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”
Leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Detyra kursi 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
Tema e Diplomes 5 orë në auditor dhe 20 orë punë e pavarur e studentit
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të
studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në
kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe
Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një
viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të
plotë është 60 kredite;
Studimet në programin “Master i Shkencave në Ekonomik-
MBA” organizohen në module dhe vlerësohen në kredite,
sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe të Grumbullimit
të Krediteve (ECTS).
Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga
një student, që ndjek një program studimi me kohë të plotë,
është 60 kredite.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i
Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master
Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën
universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe
praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të
mirëfilltë profesional;
Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose
“Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të
zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
(në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i
pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca
shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim
shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe
përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin
specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni
të rregulluar sipas ligjit në fuqi;
Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët
me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen
Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”,
i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare
“Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si
dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë
profesional.
Programet e studimeve “Master i Shkencave”, të ofruara
synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të
studimeve.
Fakulteti i Ekonomisë, nuk përfshin programe studimi të ciklit
të dytë të integruara në fushat e mjekësisë, stomatologjisë,
farmacisë, veterinarisë, arkitekturës.
Programet e studimit të këtij cikli i pajisin studentët me
kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të
arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij.
Programet e studimit të ciklit “Master i Shkencave”, krijojnë
baza të qëndrueshme njohurish, për studimet e ciklit të tretë
Page 29
të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;
Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose
“Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të
studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme
njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke
përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e
parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në
ciklin e tretë të studimeve;
Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë
objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm,
me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe
në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
të doktoratës.
Në këtë rast, kemi të bëjmë me programe studimi “Master i
Shkencave”, të ofruara synojnë të zgjerojnë njohuritë e
fituara në ciklin e parë të studimeve.
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve
të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje
me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;
Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet
kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me
përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë
ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të
studimeve.
Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të
studimeve, synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje
me nivelin e studimeve, në të cilin ofrohen ato.
Metodat e vlerësimit të studentëve janë të përcaktuara në
syllabuset e lëndës përkatëse. Studentët vlerësohen
nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive duke
mundësuar një vlerësim sa më objektiv për arritjet dhe
nivelin e tyre dijeve në përputhje me ciklin përkatës të
studimeve.
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën
disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane;
Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht
konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të
përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet,
kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe
procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara,
diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e
arsimit universitar në Shqipëri;
Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me
objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së
për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Programet e studimit janë hartuar duke u mbështetur në
përvojat disavjeçare dhe praktikat më të mira të
universiteteve të vendeve evropiane si: “La Sapienza -
Università di Roma”, “Università Politecnica di Milano”,
“Università LUISS”.
Adaptimi i praktikave Evropiane i bën programet e hartuara
nga “ShLUP UMT”, konkurruese në rang ndërkombëtar.
Këto programe janë hartuar në përputhje me objektivat e
përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për
arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet
e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin
profesional dhe kërkimin shkencor;
Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me
profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për
zhvillim;
Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore
shkencore për realizmin e programeve të studimeve;
Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar
për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për
arritjen e qëllimeve të tij.
Plani mësimor i programit të studimit “Master i Shkencave në
Ekonomik-MBA” parashikon një semestër praktikë
profesionale. Gjithashtu, në të përfshihen edhe disa të lëndë
me karakter praktik.
Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me profilin
e “ShLUP UMT” dhe strategjinë e tij për zhvillim. I fokusuar
në fushën e shkencave ekonomike dhe inxhinjerike,
programet e ciklit të dytë, synojnë të plotësojnë dhe të
përmbushin misionin institucional.
Angazhimi i stafit akademik në pjesëmarrjet në konferencat e
organizuara brenda dhe jashtë institucionit, vihet re ndarja e
kohës së nevojshme për gjithsecilin për angazhim në
Page 30
kërkimet shkencore.
Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për
realizimin e programit të studimeve, përkon me synimet për
arritjen e qëllimeve të tij.
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master
Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të
punës;
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master
Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës
të ekonomisë vendase apo të huaj.
“ShLUP UMT” ofron vetëm programe studimi të ciklit të dytë
“Master Shkencor”
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e
tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet
strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;
Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të
punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas
ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve;
c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në
institucionet simotra.
“ShLUP UMT”, duke analizuar edhe nevojat e tregut, ka
hartuar këto programe në përputhje me synimet strategjike të
zhvillimit ekonomik te vendit.
“ShLUP UMT”, ka kryer një studim të nevojave të tregut të
punës, në lidhje me programet që ofron. “ShLUP UMT”, ka
marrëveshje dhe bashkëpunon me një sërë kompanish
private, nga marrëdhënia dhe ndërveprimi me të cilat njihet
në mënyrë direkte me kërkesat dhe nevojat e tyre.
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh
me interest kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen
e vlerave kulturore kombëtare.
Programet e ofruara nga “ShLUP UMT”, janë hartuar në
përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në planin
strategjik mbi arsimin e lartë, të Ministrisë së Arsimit dhe
Sporteve.
Programet e ofruar nga “ShLUP UMT””, ndihmojnë ruajtjen e
vlerave kulturore kombëtare.
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me
ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave”
realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-
40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën
që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të
studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Kohëzgjatja e studimeve në programin “Master Shkencor në
Ekonomik-MBA” është 2 vjet/4 semestra. Forma e studimit
është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u
diplomuar duhet të realizojnë 120 ETC. Në planin mësimor të
këtij programi studimi parashikohet që studenti në përfundim
të studimeve duhet të realizojë një tezë kërkimi e cila
vlerësohet me 30 kredite.
Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional”
realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja
normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite
akademike.
“ShLUP UMT” ofron vetëm programe studimi të ciklit të dytë
“Master Shkencor”
Page 31
Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato
realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360
kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë).
Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve
është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në
fushën e mjekësisë).
“ShLUP UMT” ofron vetëm programe studimi të ciklit të dytë
“Master Shkencor”
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve,
modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për
studentët;
Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe
syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe
elektronike.
Informacionet për programin e studimit “Master Shkencor në
Ekonomik-MBA” janë publikuar elektronikisht në faqen e
internetit të “ShLUP UMT”, sikurse edhe në guidën e
studentit. Informacioni përfshin emrin e lëndëve, numrin e
krediteve, semestrin kur zhvillohet etj.
Informacioni për programet e studimit, modulet dhe
syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe
elektronike.
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në
përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;
Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i
Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin
kërkimor dhe tezën.
Plani mësimor i programit “Master Shkencor në Ekonomik-
MBA”, ka parashikuar realizimin e studimeve brenda një afati
kohor prej 2 vjet/4 semestra. Studentët për t’u diplomuar
duhet të realizojnë 120 ETC.
Në planin mësimor të këtij programi studimi parashikohet që
studenti në përfundim të studimeve duhet të realizojë një
tezë kërkimi e cila vlerësohet me 30 kredite.
Konkluzionet e vlerësimit: Programi është në përputhje të plotë, me aktet ligjore dhe nënligjore të Republikës së Shqipërisë,
misonin e institucionit, respektimin e vlerave arsimore dhe kombëtare. Ky program është bazuar në përvojën ndërkombëtare
dhe merrë në konsideratë kërkesat e tregut të punës.
9. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Proçesi i mësimdhënies në programin e studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” është i organizuar në dy vite
akademike ose katër semestra, me kohë të pakufizuar për diplomim, në varësi të kushteve dhe mundësive të studentit.
Ai organizohet me shkëputje nga puna. Organizimi i mësimdhënies bazohet duke përmbushur kërkesat e legjislacionit
në fuqi, bazohet njëkohësisht edhe në eksperiencat më të mira, si të vendit ashtu edhe ato ndërkombëtare. Bazuar në
rolin që çdo disiplinë mësimore ose veprimtari formuese luan në formimin e studentit, lëndët e programit të studimit
“Master Shkencor në Ekonomik-MBA” organizohen në 6 kategori disiplinash:
Kategoria A: Disiplina të formimit të përgjithshëm bazë
Kategoria B: Disiplina të formimit karakterizues të programit
Kategoria C: Disiplina të ngjajshme dhe/ose integruese
Kategoria D: Disiplina të zgjedhura
Kategoria E: Veprimtaria formuese për njohje të gjuhëve të huaja, aftësime kompjuterike, praktika
Page 32
Kategoria F: Përgatitja e tezës së diplomës
Çdo lëndë zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit mësimor të miratur. Përpara fillimit të semestrit, Departamenti i
Administrim-Biznesit zhvillon mbledhje me pedadogët për të diskutuar në lidhje me përditësimt e syllabuse të lëndëve.
Ky përditësim përfshin tematikat që do të zhvillohen gjatë semestrit, literaturën e rekomanduar, mënyrën e organizimit
të mësimdhënies dhe format e kontrollit dhe kriteret e vlerësimit. Veprimtaritë akademike për zhvillimin e lëndëve
përfshijnë kombinimin e formave të ndryshme të mësimdhënies të tilla si: leksioneve, seminareve/ushtrimeve,
laboratorët, detyra/projekt kursi, provimet e ndërmjetme, provimin përfundimtar dhe praktika profesionale. Sasia e tyre
për secilën lëndë përcaktohet në syllabusin e lëndës përkatëse.
Për realizimin e veprimtarive mësimore gjatë semestrit, janë vënë në dispozicion ambjente të përshtatshme për llojin e
formën e mësimdhënies të pajisura me mjetet e duhura didaktike audio/vizive. Lëndët e tipologjisë karakterizuese të
programit parashikojnë edhe punë në laborator ku studenti ka një kompjuter apo mjetet e nevojëshme
eksperimentuese në dispozicion. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të aplikojnë njohuritë teorike duke i aftësuar
ata në aspektin pratik. Për të gjitha lëndët/modulet e programit të studimit janë vënë në dispozicion ambjente të
pajisura me mjetet bazë didaktike dhe audio/vizive.
Vlerësimi i studentëve bëhet në përputhje me rregulloren dhe mbështetet në parimin e kontrollit të vazhdueshëm.
Kontrolli i dijeve, i propozuar nga pedagogu dhe i sanksionuar në syllabusin dhe planin mësimor, zbatohet duke u
kontrolluar nga Departamenti i Administrim-Biznesit dhe dekanati i Fakultetit të Ekonomisë. Vlerësimi i studentit
përbëhet nga disa komponentë: pjesëmarrja në auditor, detyra e kursit, provimet e ndërmjetme dhe provimi
përfundimtar. Pesha specifike e secilit prej tyre në vlerësimin përfundimar është pjesë e syllabusit të lëndës.
Elementë e vlerësimit për secilin student dokumentohen nga titullari i çdo lënde dhe i bashkëngjiten fletës së provimit.
Provimet arshivohen dhe ruhen pranë departamentit për një periudhë 6-mujore. Çdo rezultat nuk formalizohet pa i
dhënë kohë studentëve për ankimim.
Me mbarimin e programit teorik, studenti zhvillon praktikën profesionale. Praktika zhvillohet në një nga
organizatat/kompanitë publike/private që “ShLUP UMT” ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu, studenti ka të drejtë
të propozoje për zhvillimin e praktikës në kompani tjetër (jo të listuar nga “ShLUP UMT”). Departamenti pasi shqyrton
propozimin e studentit lidhur me kompaninë, miraton ose jo zhvillimin e praktikës pranë kësaj kompanie. Organizimi
dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të rregullores për praktikën profesionale. Gjatë zhvillimit të pratikës
secilit student i caktohet një pedagog efektiv i departamentit i cili ndjek ecurinë e zhvillimit të praktikës.
Diplomimi realizohet me punimin e diplomës, i cili është i detyrueshëm për çdo student. Çdo studenti i caktohet një
pedagog efektiv i cili e udhëheq studentin në veprimtaritë e tij për realizimin e punimit të diplomës. Në përfundim,
studenti paraqet punimin e tij përpara komisonit përkatës, i cili jep edhe vlerësimin.
Tregues të matshëm:
Tabela 19: Ngarkesa totale në auditor për “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”
Programi i Studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”
Format e mësimdhënies Orët totale
në auditor
Leksione 420
Seminare/Ushtrime 400
Laboratore 0
Page 33
Detyrë Kursi 20
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Tabela 10: Forma e kontrollit të njohurive të studentit
Format e kontrollit Pjesa (në %) ndaj totalit
Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%
Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 10%
Projekt/kursi 10-20%
Testime te ndërmjetme 20%
Provimi përfundimtar 60-80%
Në total 100%
10. Studentët
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” është hapur dhe ka pranuar studentët e parë në vitin akademik
2013-2014. Në këtë vit u rregjistruan vetëm 4 studentë. Në vitin akademik 2014-2015, u rregjistruan 17 studentë. Pra, në
këtë program studimi janë rregjistruar në total 21 studentë.
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” shtetasit shqiptarë dhe të huaj
që plotësojnë këto kushte:
- Formular aplikimi;
- Dy fotografi;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme / maturës shtetërore;
- Diplomë Bachelor në Shkenca ekonomike (Administrim Biznes, Ekonomiks, Financë–Kontabilitet, Informatikë
Ekonomike, Financë-Bankë, Marketing, etj.)
- Çertifikata përkatëse e notave;
- Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim i Diplomës dhe Çertifikatës përkatëse të notave, sipas
kritereve të përcaktuara nga MAS;
- Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe;
- Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit;
- Kërkesa të tjera specifike të përcaktuara në Rregulloren e brendshme të “ShLUP UMT”.
Tabela 21: Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
Programi i studimit
Msc në Ekonomik-
MBA
Studentë të regjistruar në
vitin e Parë (për herë të
parë)
Nota
Mesatare
Studentë të diplomuar në
vitin e fundit (pa vite
përsëritëse)
Nota
Mesatare
2013-2014 4 6,7 0
2014-2015 17 6,5 0
Page 34
Në total 21 6,6 0
Të dhëna për punësimin e studentëve
Në programin e studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” nuk janë diplomuar ende studentët e parë.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e
integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve
“Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë
së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë
grumbulluar 180 kredite ECTS;
Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve
bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për
arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
dhe akteve nënligjore në fuqi;
Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të
përcaktuara nga institucioni;
Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin
deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi
bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet
e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze
është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i
Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të
ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit
Europian të Gjuhëve;
Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e
pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të
studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të
mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master
Shkencave”, zotërojnë së paku diplomën universitare
“Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS.
Programet e studimit të ciklit të dytë në “ShLUP UMT”,
organizohen në përputhje me ligjin nr. 9741, datë
21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”,
i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.
Studentët, përgjithësisht, plotësojnë kriteret e pranimit të
përcaktuara nga institucioni dhe nga ligji mbi Arsimin e
Lartë, në Republikën e Shqipërisë. Konstatohet një rast, ku
njëri prej studentëve të regjistruar në këtë program, zotëron
BSc në “Shkenca Sociale” dhe tre student të tjerë, zotërojnë
BSc të këtij Institucioni, por kanë marrë numrin e
matrikullimit në programin “Master Shkencor” nga Agjensia
përkatëse.Studentet e këtyre programeve, janë të detyruar
të japin provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të
njohura ndërkombetare, përpara diplomimit.Në përfundim të
çdo viti akademik, Institucioni vlerëson politikat e pranimit të
studentëve në programet e ciklit të dytë dhe nëse e gjykon
të nevojshme, miraton ndryshimet përkatëse në kriteret
shtesë të vendosura nga “ShLUP UMT”.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve
që ofron dhe me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë
për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e
institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si
edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë
vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të
karrierës.
“ShLUP UMT”, nëpërmjet Zyrës së Këshillimit të Karrierës,
ndjek politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet
veprimtarive të orientimit dhe të tutorisë. Zyra e Këshillimit
të Karrierës funksionon në mënyrë të përhershme, me staf
me kohë të plotë.
Studentëve të interesuar, u jepet informacion për
akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve
që ofrohen, si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda
dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion.
Ndërkohë, për studentët e regjistruar, organizohen takime,
ku u shpjegohet proçesi i akreditimit të institucionit dhe të
programeve përkatëse.Studentëve, nëpërmjet Zyrës së
Karrierës, u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës. Zyra e
Këshillimit të Karrierës funksionon në mënyrë të
përhershme, me staf, me kohë të plotë.
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në
Page 35
lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të
studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin
e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë
përfunduar;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin
e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të
ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve
të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet
para përfundimit të programit apo mospërfundimin me
sukses të vitit akademik;
Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë
akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”,
ka nisur në vitin akademik 2013-2014 dhe nuk ka diplomuar
ende brezin e parë.
Sekretaria mësimore, disponon statistika vjetore për numrin
e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të
ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para
përfundimit të programit, apo mospërfundimin me sukses të
vitit akademik. Institucioni ka ngritur një sekretari online, ku
hidhet çdo veprim që lidhet me studentët, regjistrim,
tërheqje, mungesa, provime të kryera, notat etj., mbështetur
në të dhëna hard copy. Nëpërmjet kësaj sekretarie
sigurohen edhe statistikat mbi ecurinë e studentëve gjatë
zhvillimit të programit të studimeve.
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që
janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të
studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të
studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të
studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara
të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit
të tyre;
Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për
studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e
tjera të studimeve etj.
Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”,
ka nisur në vitin akademik 2013-2014 dhe nuk ka diplomuar
ende brezin e parë.
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me
programet e studimeve.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për
programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe
organizimin e programit, statusin e akreditimit të
programit;
Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit
gjatë dhe në përfundim të programit;
Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët
rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Proçesi i akreditimit është bërë i njohur si për studentët,
ashtu edhe për anëtarët e stafit akademik dhe
administrativë. Studentët informohen në mënyrë të detajuar,
për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe
organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit.
Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe
në përfundim të programit.
Përgjegjësi i modulit, diskuton hapur me studentët rezultatet
e këtyre vlerësimeve.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek
ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e
çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin
mësimor;
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e
karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e
institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën
profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Studentëve, nëpërmjet Zyrës së Karrierës, u ofrohet
shërbimi i këshillimit dhe ndjekja e ecurisë së tyre.
Ndihmohen për zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave
që lidhen me procesin mësimor.
Institucioni, nëpërmjet Zyrës për Këshillimin e Karrierës,
ndihmon studentët duke ju krijuar mundësi për intershipe,
në institucione të ndryshme.
Page 36
Konkluzionet e vlerësimit: Vlerësoj se, përgjithësisht, standartet e mësipërme janë përmbushur nga “ShLUP UMT”.
“ShLUP UMT”, disponon të dhëna të plota, për numrin dhe ecurine e studentëve. “ShLUP UMT”, jep një informacion të
plotë dhe të detajuar, për studentët në lidhje me ecurinë e proçesit të akreditimit të programeve akademike.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
11. Kërkimi shkencor
Pjesa përshkrimore
“ShLUP UMT” është institucion i arsimit të lartë, i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor. Kërkimi shkencor është
pjesë e vlerave të stafit akademik, kontributit në shkencë dhe në shoqëri, rritjes së reputacionit të institucionit dhe
pjesëmarrjes së tij në projekte kombëtare e rajonale. “ShLUP UMT”, nxit dhe inkurajon të gjithë anëtarët e stafit akademik
për të qenë aktiv në veprimtarinë kërkimore. Sipas mundësive dhe buxhetit, “ShLUP UMT”, e ka në politikën e vet, të
financojë kërkimet shkencore të stafit akademik.“ShLUP UMT” ofron të gjitha lehtësitë dhe mundësitë anëtarëve të stafit
akademik për pjesëmarrje në konferenca shkencore, botim artikujsh dhe monografi. “ShLUP UMT”, mbetet motivuese edhe
për botime të teksteve mësimore, sipas një procedure të diskutimit paraprak në strukturat e shkollës.
Sipas statutit, “ShLUP UMT”, synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore,
kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i
lartë privat në një mjedis stimulues dhe mirëpritës. Me misionin e tij, “ShLUP UMT” ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e
kërkimit shkencor. Për këtë, institucioni promovon stafin për kërkime shkencore me anë të financimit të shpenzimeve për
pjesëmarrjen në konferenca, për botime në formën e artikujve shkencorë, për projekte kërkimorë etj. Për rritjen e kapacitetit
kërkimor, institucioni, aktualisht promovon botimin e një reviste shkencore në fushën e studime ekonomike (European
Journal of Economic Science: http://grias-publishing.grias-centre.org/index.php/EJES), me qëllim krijimin e një network-u
shkencor midis pedagogëve të tij dhe atyre ndërkombëtarë.
Qëllimi është të krijohen kushte dhe lehtësira për pedagogët, jo vetëm me financime të projekteve të tyre eventuale të
sipërpërmendura, por dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e anëtarëve të stafit në të tilla evente të thirrur nga kontakte dhe
partnerë të institucionit. Njëkohësisht pedagogëve dhe studentëve iu jepet mundësia që të shfrytëzojnë mjediset e
bibliotekës ku mund të përdorin librarinë me tekste në hard copy dhe atë ë të ofruar prej MacGraw Hill, mjediset e
laboratorëve specifikë etj. Institucioni është abonuar në revista profesionale dhe shkencore si : The Economist,
Economicus, Monitor.
Institucioni nëpërmjet qendrave kërkimore, në bashkëpunim me departamentet, kërkon të nxisë debatin dhe të thellojë
kërkimin shkencor, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe konferencave ndërkombëtare shkencore. Qendra kërkimore e
Fakultetit të Ekonomisë, në 20 Dhjetor 2014, organizoi me sukses Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Sfidat e Zhvillimit
të Qëndrueshëm”.
Tregues të matshëm:
Tabela 22: Publikimet Shkencore të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë, Viti 2011-2015
Nr. Rubrikat Gjithsej
Nga të cilët: Sipas gjinisë:
Sa me
tituj
Sa me gradë
shkencore
Pa tituj e
grada Meshkuj Femra
1 Referime në konferencë kombëtare 13 1 3 1 3 2
2 Referime në konferencë ndërkombëtare 47 3 3 3 6 3
3 Pjesëmarrje në konferencë kombëtare - - - - - -
4 Pjesëmarrje në konferencë
ndërkombëtare 16 1 1 3 4 1
Page 37
5 Referime në Simpoziume 7 - - 2 1 1
6 Referime në Workshope 2 - - 1 - 1
7 Ligjërime - - - - - -
8 Artikuj në revista shkencore 107 3 8 4 10 5
9 Monografi 7 3 1 1 5 -
10 Libra dhe leksione të parashkruara 38 5 1 - 5 1
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit
të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj,
materiale shkencore në disiplinën përkatëse;
Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në
këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës
ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Personeli akademik, publikon rregullisht artikuj dhe
materiale shkencore në disiplinën përkatëse. Personeli
akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari dhe
organizimeve të konferencave të ndryshme shkencore
dhe workshopeve, jep ndihmesën e tij në zhvillimin e
shkencës dhe në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo
të shërbimit.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të
kualifikuar.
Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në
mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet
universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për
njohje të avancuar të saj;
Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në
mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në
mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
“ShLUP UMT” nuk ofron programe mësimdhënie në gjuhë
të huaj.
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për
kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit
akademik e të personelit mësimorshkencor;
Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij
mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të
mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
Institucioni organizon programe specifike, për kualifikimin
e mëtejshëm profesional të personelit akademik, e të
personelit mësimor-shkencor, si trajnime te brendshme,
workshope etj.
Institucioni i ofron personelit akademik dhe atij mësimor-
shkencor, mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme
brenda dhe jashtë vendit, duke i mbështetur ata edhe
financiarisht gjatë këtyre programeve.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të
personelit akademik të tij.
Page 38
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të
studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar
në këtë program studimi;
Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për
botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në
konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik
të angazhuar në këtë program studimi;
Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për
projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare
në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i
angazhuar në këtë program studimi.
Institucioni, disponon një bazë të dhënash të studimeve
shkencore të personelit akademik, të angazhuar në këtë
program studimi. Institucioni, mbështet pjesëmarrjen në
aktivitete shkencore dhe angazhimin në projekte
kërkimore, si dhe shpërblen performancën akademike
vjetore, mbi indikatorë transparentë të parashikuar në
rregulloren përkatëse, në bazë të dhënave për botimet
(tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në
konferenca), brenda e jashtë vendit, të personelit
akademik të angazhuar në këtë program studimi.
Institucioni, disponon një bazë të dhënash për projektet
kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare, në të
cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i
angazhuar në këtë program studimi.
Konkluzionet e vlerësimit: Personeli akademik, angazhohet në veprimtari kërkimore-shkencore të organizuara në
kuadër të programit të studimit. Konstatoj se, “ShLUP UMT”, nuk ofron programe mësimdhënieje në gjuhë të huaj.
“ShLUP UMT”, mbështet kërkimin shkencor dhe kualifikimin e mëtejshëm të stafit të tij.
12. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
“ShLUP UMT” ka vendosur marrëdhënie institucionale me shumë institucione private dhe publike, vendase dhe të huaja,
shoqëri tregtare, organizata jofitimprurëse, si prioritet i lidhjes së teorisë me praktikën. Marrëdhëniet me jashtë janë mbajtur
dhe zhvilluar nga Rektori dhe Administratori i “ShLUP UMT”.
“ShLUP UMT” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës,
Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Ndërkombëtar të Prizrenit në Kosovë, Gjeoconsult ShPK etj., dhe së fundmi
me Akademinë Mesdhetare të Turizmit dhe Kulturës së Maltës. Institucioni ka marrëveshje me MacGraw Hill, një ndër
shtëpitë botuese me libraritë më të pasura dhe më me emër në botë, me seli në Londër, për sigurimin e teksteve
bashkëkohore elektronike për çdo lëndë për secilin prej studentëve, duke i dhënë akses të plotë pedagogëve për
download-imin e librave dhe të revistave shkencore të përfshira në katalogun e saj. Institucioni ka marrëveshje me
Eletronica Venetta mbi zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se informacionit, trajnimin e pedagogeve etj.
Institucioni pritet të konkretizojë marrëveshje bashkëpunimi me “Frederick University” të Qipros, , me Dhomën Londineze të
Tregtisë etj.
Aktiviteti kërkimor përpos bashkëpunimeve mes institucioneve akademike, mund të plotësohet me pjesëmarrjen në projekte
të përbashkëta me institucione, apo ente profesionale, me të cilat janë nënshkruar marrëveshje. Me Shoqëritë Teknologjike
si: Microsoft, Synapse, Cisco Networking.
Në “ShLUP UMT” janë organizuar ligjërime të ndryshme me lektorë të huaj. Pjesëmarrja e profesorëve nga Universiteti i
Romës si, Sergio Barile dhe Francesca Iandolo, nga qendrat kërkimore ndërkombëtare siç ishte rasti i “Democrazie
Digitali”, me seli në Romë, përfaqësuar nga Drejtori Kërkimor, Eugenio Iorio. Përveç nxitjes së debatit mbi një argument
tepër të rëndësishëm, z. Iorio, vuri dhe bazat për bashkëpunime të mëtejshme institucionale. Në bashkëpunim me kolegë të
Universitetit “La Sapienza” të Romës, ka filluar komunikimi dhe bashkëpunimi mes pedagogëve, për përgatitjen e artikujve
shkencorë, për t’u botuar në revistat kërkimore – shkencore ndërkombëtare.Me anë të “Akademisë Mesdhetare të Turizmit”
dhe “Kulturës së Maltës”, synohet që bashkëpunimi të përfshijë dhe Universitetin e Maltës, duke pasur si objektiv,
shkëmbimin e studentëve, dhënien e bursave dhe eksplorimin e mundësive për hapjen e një masteri të përbashkët.Qendra
kërkimore “Democrazie Digitali”, është një pikë referimi për shumë universitete dhe laboratorë kërkimor në Itali. Objektivi,
nga ky bashkëpunim, është krijimi i një inkubatori biznesi, në bashkëpunim me qendrën dhe laboratorin kërkimor
“LASERINN”, të Universitetit të Barit.
Tregues të matshëm:
Page 39
Tabela 11: Ligjërime të lektorë të huaj
Nr. Data Emër Mbiemër Tema
1 10.11.2011 Enea Thereska Microsoft Research Cambridge
2 4-5. 10. 2013
Dr. John Pawell
Dr. Tom Lune
Dr. Silvano Marchetti
Dr. Darren Ward
Geotechnical in situ tests
Cone Penetration Testing
3 25.05.2014 Dr. David Allen Vlerësimi dhe Investimi i Pasurive te Paluajtshme
4 20.12.2014
Pror. Dr. Sergio Barrile
Francesca Landolo
Manuel Casalboni
Eugenio Lorio
Antonio Fischetti
Sostenibilità e sviluppo sostenibile. La
prospettiva dell’Approccio Sistemico Vitale
Le responsabilita ambientale, sociale ed economica
Ecosistemi di conoscenza e di innovazione për lo sviluppo
sostenibile nella società della rete
Green Energy e sviluppo sostenibile
5 10.03.2015 Yuuhiro Hota
Genci Çapi Zhvillimet në fushën e robotikës humanoid
Tabela 24: Të dhëna për bashkëpunimin ndërkombëtar
Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Programi studimi në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet
e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare 0
2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (ose orë mësimore) 5
3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit 1
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt programit të studimit 0
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 0
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime 1
7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. 0
Tabela 25: Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës
dhe aktorë të tjerë
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Page 40
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucione të arsimit të lartë publike/te
huaja
Lloji i bashkëpunimit
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit)
Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe studentesh,
shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim botimesh
periodike
Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh laboratorike etj.
McGraw – Hill
Frederick University of Cyprus
Elettronica Veneta
Sigurimin e bibliotekës Ë për studentet tanë.
Ne proces- Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe
studentesh, shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim
botimesh periodike
Zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se informacionit,
trajnimin e pedagogeve etj.
Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit
Eestec
Youth Bonus
Unique
Projekte me studentet ne fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë
Zhvillim marketingu me te rinjtë
Projekte te programit Erasmus +
Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit
Marrëveshja për programin Alfa me Institutin
e Modelimeve në Biznes.
Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham
Linkoln"
Marrëveshja me "United Transport"
Marrëveshja me kinema "Millenium"
Marrëveshja me teatrin Metropol
Marrëveshja me shërbimin postar UPS
Marrëveshja me Federatën e Sindikatave te
Pavarura te Tregtisë Private, Bankave e
Shërbimeve
Marrëveshja me SICRED
Xxpert Systems
Vodafone
AMC
Sicred
NBG
BKT
Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim
Shërbime për studentet me kushte lehtësuese financiare dhe
administrative
Page 41
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e
praktikave të studentëve të tij.
Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të
parashikuara për realizimin e programit të studimeve
“Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka
marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje
nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve
prodhuese;
Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në
programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në
programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,
institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me
aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që
mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale
nga ana e studentit.
“ShLUP UMT” ofron vetëm programe studimi të ciklit të
dytë, “Master Shkencor”.
Siç vërtetohet nga marrëveshjet institucionale te
bashkëpunimit, për kryerjen e praktikave të ndryshme në
programin e studimeve “Master i Shkencave” , institucioni,
dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të
ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e
programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda
institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes
personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive
respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre,
garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
“ShLUP UMT”, në funksion të hartimit dhe mbikëqyrjes së
programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit, brenda
institucionit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe
takime pune.
“ShLUP UMT”, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes
personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive
respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre,
garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe
aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të
programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe
aktorët e biznesit vendas ose të huaj;
Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me
punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në
varësi të programeve të studimeve që ofron;
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të
mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve
nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
“ShLUP UMT”, në funksion të realizimin të objektivave të
programeve të studimeve, ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
“ShLUP UMT”, ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me
punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës
profesionale të studentëve që ndjekin programin e studimit
“Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”.
“ShLUP UMT”, organizon trajnime profesionale të
mëtejshme, në bashkërendim me punëdhënësit.
Institucioni, harton një raport analitik të përfitimeve nga
marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
Page 42
Konkluzionet e vlerësimit: Bazuar në të dhënat e RVB, konstatoj se, “ShLUP UMT”, garanton marrëdhënie
bashkëpunimi me aktorët e biznesit vendas, ose të huaj. “ShLUP UMT”, ndodhet ende në fazën e marrëdhënie të
kufizuara bashkëpunimi me institucione homologe jashtë vendit.
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses- pikat e
dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Programi mësimor sipas praktivave më të mira mësimore
2) Mjedise bashkëkohore mësimi
3) Marrëdhëniet institucionale me sektorin privat
b. Pika të dobëta:
1) Burime të kufizuara financiare për shkak të shpenzimeve të larta gjatë fazës së themelimit
2) Numër i kufizuar me tituj dhe grada, i stafit me kohë të plotë
3) Marrëdhënie të kufizuara bashkëpunimi me institucione homologe jashtë vendit
c. Mundësitë:
1) Kërkesa në rritje nga të diplomuarit në sistemin Bachelor, për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve
2) Bashkëpunim më të thelluar me institucione të tjera homologe
3) Prezantimi i programeve të studimit on-line
d. Pengesat:
1) Rritja e konkurencës nga universitete të tjera jopublike
2) Ndryshimet e shpeshta ligjore
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
1. Dr. Bernard DOSTI