PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se...

51
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: TRETMANI I NXËNËSVE ME SINDROMËN DOWN NË REGJIONIN E GJAKOVËS Mentori: Studentja: Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Dea Nixha Gjakovë, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: TRETMANI I NXËNËSVE ME SINDROMËN DOWN

NË REGJIONIN E GJAKOVËS

Mentori: Studentja:

Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Dea Nixha

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: TRETMANI I NXËNËSVE ME SINDROMËN DOWN

NË REGJIONIN E GJAKOVËS

Mentori: Studentja:

Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Dea Nixha

Gjakovë, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

3

Ky punim diplome u mbrojt më____________________para komisionit vlerësues me përbërje:

1. ______________________

2.______________________

3.______________________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën_____________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues

1._____________________

2._____________________

3._____________________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

4

Falënderime

Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin dhe

mbështetjen e profesorëve, kolegëve, miqve e në veçanti familjes.

Falënderim i veçantë i dedikohet profesorit Prof.ass.dr. Ruzhdi Kadrija për orientimin,

udhëheqjen dhe mbështetjen drejt finalizimit të këtij punimi të diplomës.

Mirënjohje edhe për prindërit e mësimdhënësit të cilët ishin të gatshëm të merrnin pjesë në

hulumtim.

Së fundmi, dëshiroj t`i shpreh falënderimet më të përzemërta familjes sime, të cilës i detyrohem

jashtëzakonisht shumë. Inkurajimi dhe përkrahja e tyre ishin shtytja dhe inspirimi kryesor që të

përmbyll me sukses këtë rrugëtim.

Ju falënderoj të gjithëve!

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

5

Përmbajtje

Abstrakt ........................................................................................................................................... 7

Hyrje ............................................................................................................................................... 9

Kapitulli I ..................................................................................................................................... 10

1. SINDROMA DOWN ............................................................................................................... 10

1.1. Historiku i Sindromës Down .......................................................................................... 10

1.2. Identifikimi i shkaktarit gjenetik të Sindromës Down ................................................... 10

1.3. Faktorët e rrezikut për Sindromën Down ....................................................................... 11

1.4. Karakteristikat e Sindromës Down ................................................................................ 11

1.5. Problemet shëndetësore që mund të shfaqen te personat me Sindromën Down ............ 12

1.6. Llojet e Sindromit Down ............................................................................................... 13

1.7. Efektet e Sindromës Down ............................................................................................. 14

1.8. Nevoja për aktivitete Sensore dhe Motorike .................................................................. 15

1.9. Ndërgjegjësimi i trupit ................................................................................................... 15

1.10. Ritmi dhe Lëvizja ........................................................................................................... 15

1.11. Sa është e zakonshme lindja e një fëmije me Sindromën Down? .................................. 16

1.12. Të jetosh me Sindromën Down ...................................................................................... 16

1.13. Stereotipet, paragjykimet dhe faktet .............................................................................. 18

Kapitulli II ................................................................................................................................... 19

2. EDUKIMI I FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN ............................................................. 19

2.1. Praktikat gjithëpërfshirëse .................................................................................................. 19

2.2. Arsimimi i fëmijëve me Sindromën Down ........................................................................ 20

2.3. Aftësia për mësuar – mësimnxënia .................................................................................... 20

2.4. Aftësitë sociale ................................................................................................................... 20

2.5. Profili specifik i të nxënit dhe sjelljes të fëmijës me Sindromën Down ............................ 21

2.6. Gjendja fizike e fëmijëve me Sindromën Down ................................................................ 23

2.7. Aspektet e veçanta të të nxënit me Sindromën Down ........................................................ 23

2.8. Gjuha dhe të folurit e personave me Sindromë Down ....................................................... 24

2.9. Plani individual Arsimor-(PIA) .......................................................................................... 26

2.10. Gjithëpërfshirja e suksesshme-si duhet të funksionojë? .................................................. 26

2.11. Shkolla duhet të ketë një filozofi të mirëseardhjes .......................................................... 26

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

6

Kapitulli III.................................................................................................................................. 28

3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT SHKENCOR ........................................................... 28

3.1. Qëllimi i hulumtimit ........................................................................................................... 28

3.2. Hipoteza ............................................................................................................................. 28

3.3. Objektivat e hulumtimit ..................................................................................................... 28

3.4. Metodat e hulumtimit ......................................................................................................... 29

3.5. Instrumentet e hulumtimit .................................................................................................. 29

3.6. Popullacioni dhe mostra ..................................................................................................... 29

Kapitulli IV .................................................................................................................................. 31

4. Të gjeturat e hulumtimit............................................................................................................ 31

4.1. Pyetësori i parë - për mësimdhënës ................................................................................... 31

4.2. Pyetësori i dytë- për prindërit ............................................................................................. 35

Analiza e Hipotezës ...................................................................................................................... 39

Konkludime dhe Përfundime ........................................................................................................ 40

Rekomandime ............................................................................................................................... 41

Rezyme ......................................................................................................................................... 42

Praktika të mira ............................................................................................................................. 43

Referenca ...................................................................................................................................... 44

Literatura ....................................................................................................................................... 45

Autobiografia ................................................................................................................................ 51

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

7

Abstrakt

Edukimi i fëmijëve me Sindromë Down ka pësuar ndryshim tërësor në vitet e fundit. Deri vonë

ishte e zakonshme të vendoseshin fëmijët me Sindromë Down në shkollat e arsimimit special, me

një program edukativ konkret të orientuar drejt aftësive jetësore, e sot gjithnjë e më shumë fëmijët

janë duke u arsimuar në shkollat e rregullta bashkë me moshatarët e tyre pa aftësi të kufizuara.

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është që të hulumtohet dhe të analizohen problemet të cilat e

shoqërojnë procesin gjithëpërfshirës të nxënësve me Sindromën Down në klasat e rregullta dhe

tretmani qe i`u ofrohet këtyre fëmijëve nga institucionet përkatëse shkollore.

Procesi i integrimit të nxënësve të përfshirë po shoqërohet me shumë vështirësi, kjo për shkak të

mungesës së kushteve, numrit të madh të nxënësve në disa klasa, mos përgatitjes profesionale të

mësuesve për punë me këta fëmijë, mungesa e asistentëve mbështetës, etj. të cilat gjithsesi

ndikojnë në përformancën e tyre.

Shpresoj që ky hulumtim do të ndihmoj çdo person në përpjekjet për të ofruar një ambient të

përshtatshëm për të cilën çdo person me Sindromë Down do të mund të shpreh potencialin e tij të

plotë.

Fjalët kyçe: Integrim, arsimim, tretman, Down, dobësi mendore.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

8

Abstract

Down Syndrome Children's Education has undergone a complete change in recent years. It was

common later that children with Down Syndrome were placed in special education schools with a

life-oriented life-style education program, and more and more children are being educated in

regular schools together with their peers without disabilities.

The purpose of this diploma work is to soften and analyze the problems that accompany the Down

syndrome student inclusion process in the regular classes and treatment offered to these children

by the respective school instructors.

The integration process of the students involved is accompanied by many difficulties, due to the

lack of conditions, the large number of students in some classes, the lack of professional

preparation of teachers for work with these children, the lack of supportive assistants, etc. in any

case affect their performance.

I hope that this research will help every person in their efforts to provide a suitable environment

for any person with Down Syndrome to express his full potential.

Key words: Integration, education, treatman, Down, mental weakness.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

9

Hyrje

Arsimimi i fëmijëve është ndër elementet më fundamentale pa të cilën nuk mund të ekzistoj një

shoqëri demokratike. Duke e marrë parasysh këtë fakt nga ana institucionale po bëhen shumë

përpjekje për ngritjen e nivelit të arsimit dhe për gjithëpërfshirjen e fëmijëve, pa marrë parasysh

aftësitë e tyre.

Bazuar në Konventën e UNESCO-s, shkollimi apo edukimi është e drejtë themelore e çdo fëmije

pavarësisht nga raca, gjendja socio-ekonomike apo aftësia e kufizuar.

Gjithëpërfshirja tani është bërë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit arsimor por që po

ballafaqohet ma shumë vështirësi dhe sfida.

Fëmijët me Sindromë Down në Kosovë janë pjesë e arsimit që nga klasat përgatitore, aty ku fillon

arsimimi i tyre dhe dëshira për të qenë të shoqëruar me të tjerët. Ideja e integrimit është e

mirëpranuar edhe nga mësimdhënësit ku nuk shprehin hezitim të pranojnë fëmijë me nevojë të

veçantë.

Edhe në qytetin tonë janë bërë dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme që këtyre fëmijëve t`u

ofrohet shkollim dhe edukim i cilësisë së lartë. Mirëpo, edhe përkundër përpjekjeve deri më tani

nuk është arritur që të kemi një mirëarsimim për këta nxënës. Problemi qëndron në mungesën e

theksuar të infrastrukturës në shkolla, si:

Materialet didaktiko - mësimore, mjedisi ku zhvillohet mësimi, si dhe faktorë të tjerë, si: mungesa

e kualifikimit mësuesit\es për punë me fëmijë me nevoja të veçanta, mungesa e buxhetit, etj.

Çdo nxënës ka nevoja të veçanta vetëm se te dikush këto nevoja bëhen më të theksuara për shkak

të mungesës së kushteve. Ky fakt tregon që për këtë pjesë të shoqërisë duhet të punohet shumë, së

pari në ngritjen e mirëqenies sociale e më pas në aspektin arsimor.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

10

Kapitulli I

1. SINDROMA DOWN

Sindroma Down është një gjendje e lindur nga prania e një kromozomi shtesë të kromozomit 21

në qelizat e një personi. Përndryshe, kjo quhet trisomi 21.

Njerëzit zakonisht kanë 46 kromozome në çdo qelizë, me 23 të trashëguar nga secili prind.

Për shkak të pranisë ekstra të kromozomit 21, njerëzit me Sindrom Down kanë 47 kromozome në

qelizat e tyre. Kjo shtesë shkakton karakteristikat fizike dhe problemet zhvillimore të lidhura me

sindromën.

1.1. Historiku i Sindromës Down

Sindroma Down ka qenë gjithmonë pjesë e gjendjes njerëzore. Pamjet e para shfaqen në art, një

engjëll që i atribuohet një pikturë e që daton nga viti 1515. (Levitas, A.S.,&Reid,C.S. 2003).

Sindroma Down është i pranishëm në të gjitha grupet e njerëzve, si tek meshkujt po ashtu edhe te

femrat. Megjithatë, vetëm në kohët e fundit ka qenë i njohur shkaku i Sindromës Down.

Më 1860, Dr. John Langdon Down përshkoi karakteristikat e një grupi të pacientëve në spitalin e

tij, ai këta i quajti “mongolian”.

Karakteristikat fizike u përdorën për shumë vite për të përcaktuar nëse një person është

“mongolian”. Ky term sot konsiderohet fyes.

Megjithatë, puna e Langdon Down në këtë fushë ka qenë shumë me më ndikim, ai ishte shumë

përpara në kohë sa i përket mbështetjes, kujdesit dhe edukimit të personave me Sindromë Down.

Më 1961, 19 ekspert ndërkombëtarë propozuan që mos të përdoret më emri mongol, e që nga viti

1965 termi Sindromë Down u pranua si term universal botëror.

1.2. Identifikimi i shkaktarit gjenetik të Sindromës Down

Për dekada, prania e një grupi me karakteristikave ishte bazë e diagnozës së Sindromës Down.

Në vitin 1959, Jerome Le Jeune identifikoi shkaqet kromozomale të Sindromës Down, përkatësisht

zbuloi saktë numrin e kromozomeve në trupin e njeriut duke e vërejtur shtesën në kromozomin 21,

me këtë ai arriti të shpjegoj shkakun e këtij çrregullimi gjenetik. Një diagnozë përfundimtare, tani

është e mundur duke përdorur një test gjaku ku kromozomet në bërthamën e qelizave janë të ndara

dhe të numëruara.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

11

1.3. Faktorët e rrezikut për Sindromën Down

Shkaku i këtij ndryshimi nuk dihet aktualisht, por janë krijuar një numër teorish për të shpjeguar

konstatimet mbi incidencën e Sindromës Down:

- Mosha e nënës: nën 20 ose mbi 40 vjeç.

- Mosha e babait nuk është edhe aq e rëndësishme sa mosha e nënës, por efektet duken që dalin

edhe nga pjekuria e spermës. Ekzaminimet në shtazë kanë dëshmuar se sa më gjatë sperma të

qëndroj e grumbulluar në traktin urogjenital, aq më e madhe është shpeshtësia e trisomisë.

1.4. Karakteristikat e Sindromës Down

Bashkësinë e të gjitha veçorive të një organizmi e shënojmë si fenotip.

FENOTIPI I SINDROMËS DOWN

- Hipotonia (që përfshin të gjithë muskujt, veçanërisht aftësitë motorike fine, aftësitë

motorike globale dhe koordinimi i lëvizjeve).

- Aspekti fizik: duar të vogla, këmbë të shkurta, shputa të vogla

- Veshë të lëshuar

- Anomalitë e kafkës-fytyrës

- Gishti i vogël ka vetëm një përkulje, në vend të dy

- Hapësirë më e madhe në mes të gishtit të madh të këmbës dhe atij të dytit

- Gjuhë më të gjerë që ka tendencë të del jashtë

- Shtatë të shkurtër

- Qafa e shkurtër

- Lëkura e thatë

- Flokë të rrallë.

Fig.1 Karakteristikat fizike të Sindromit Down

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

12

1.5. PROBLEMET SHËNDETËSORE QË MUND TË SHFAQEN TE PERSONAT

ME SINDROMË DOWN

Dëgjimi:

Rreth 80% e fëmijëve me Sindromë Down kanë të paktën një formë të dëmtimit të dëgjimit, më të

shpeshtat janë defektet që vijnë nga trakti digjistiv. Kjo gjendje kërkon ndërhyrje mjekësore dhe

vigjilencë. Pasi, humbja e dëgjimit mund të shkëputet nga dita në ditë. (Bull, M.J. 2011)

Shikimi:

Shumë fëmijë me Sindromën Down kërkojnë syze nga një moshë e hershme. Kataraktat gjithashtu

janë të zakonshme.

Mbi 70% e tyre do të kenë një nivel të dëmtimit të shikimit.

Memoria punuese:

Memoria punuese është një sistem i përkohshëm i ruajtjes së informacioneve dhe mendimeve tona

komplekse.

Përpunimi dhe ruajtja e informacionit verbal dhe të mësuarit nga dëgjimi është veçanërisht e

vështirë për fëmijët me Sindromë Down.

Dëmtimi në kujtesën e punës do të thotë që fëmijët me Sindromë Down mësojnë dhe kujtojnë

informacionin në një mënyrë të ndryshme nga fëmijët e tjerë. (Baddely, 2003)

Komplikimet në zemër:

Defektet me zemrën,shfaqen në një nga tre fëmijë me Sindromë Down.

(Fëmija duhet të bëjë një ekokardiogram brenda dy muajve të parë të jetës që të vërtetohet a e ka

problemin e zemrës).

Funksioni i tiroidës - hipotiroidizmi:

Është një gjendje e lehtë për t`u trajtuar. Funksioni i ulët i tiroidit shkakton simptoma që mund të

ndikojë në të mësuarit si dhe të munguarit e energjisë.

Jo të gjithë personat me Sindromë Down kanë probleme shëndetësore. Shumica e këtyre fëmijëve

gëzojnë shëndet të mirë. Personat me Sindromë Down mund të preken edhe nga sëmundje tjera të

cilat aspak nuk lidhen me këtë sindromë. (Dykens, 2007 ).

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

13

1.6. LLOJET E SINDROMIT DOWN

Janë tri grupe kryesore:

Trisomi 21: Trisomi 21 do të thotë prezenca e materialit të gjenit shtesë në çiftin 21 të

kromozomeve. Kjo është forma më e zakonshme e Sindromës Down, rreth 95% të njerëzve me

Sindromin Down kanë Trisomin 21.

Fig.2 Trisomi 21

Tipi mozaik: Tipi mozaik ndodh kur një fëmijë lind me disa kromozome shtesë, por jo të gjitha

janë në qeliza. Njerëzit me sindromën mozaik kanë më pak simptoma se trisomi 21. Vetëm 1% e

personave me Sindromë Down mund të jenë të prekur nga tipi mozaik.

Fig.3 Fëmija me Sindromin Mozaik

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

14

Translokacioni: Me këtë lloj sindrome, fëmijët kanë vetëm një pjesë shtesë të kromozomit 21, ku

gjithsej kanë 46 kromozome totale. Kromozomi shtesë 21, shkatërrohet dhe bashkohet me një

tjetër. 4% e fëmijëve me Sindrom Down mund të kenë translokacionin.

Fig.4 Translokacioni - shigjetat tregojnë tre kopjet e kromozomit 21

1.7. Efektet e Sindromës Down

Sindroma Down mund të ketë shumë efekte, ajo mund të jetë e ndryshme për çdo person dhe secili

ka nevojë për lloje të ndryshme të trajtimit.

Disa do të rriten për të jetuar të pavarur, ndërsa të tjerët do të kenë nevojë për më shumë ndihmë

dhe kujdes ndaj tyre.

Njerëzit me simptoma të Sindromës Down mund të themi që kanë karakteristika të përbashkëta

fizike, por ato mendore mund të ndryshojnë. Shumica e personave me këtë sindromë kanë aftësi

të mendojnë, logjikojnë për çështje të vogla dhe të kenë mirëkuptim.

Ata mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësi te reja, por gjithsesi arritja e këtyre qëllimeve kërkon

kohë,sidomos zhvillimi i aftësive sociale dhe bisedimi. Për këtë,këtyre fëmijëve domosdomërisht

i`u nevojiten trajtime të veçanta,si në shkollë po ashtu edhe në shtëpi.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

15

1.8. Nevoja për aktivitete Sensore dhe Motorike

Për të gjithë fëmijët, zhvillimi i aktiviteve motorike është shumë i rëndësishëm.Megjithatë ,këto

aktivitete janë edhe më të domosdoshme për fëmijët me Sindrom Down.

Fëmijët me këtë diagnozë lindin me një ton të ulët të muskujve, që do të thotë se ata do të duhet

shumë të punojnë, në mënyrë të konsiderueshme për të zhvilluar muskujt e tyre. Për shkak të kësaj,

fëmijët me Sindromën Down shpesh mund të përjetojnë probleme ndijore. Këta fëmijë mund të

ndihmohen në përdorimin e aktiviteteve të veçanta motorike.

1.9. Ndërgjegjësimi i trupit

Për fëmijët e vegjël me Sindromën Down, aktivitetet i ndihmojnë të bëhen më të vetëdijshëm për

trupin e tyre. Prindërit mund të manipulojnë me krahët dhe këmbët e fëmijës lartë poshtë. Ndërsa

rriten, fëmijët mund ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur. Ky aktivitet mund të jetë gjithashtu

pasqyrues; i rrituri prek kokën, pastaj fëmija prek kokën. I rrituri ngrit të dy duart në ajër poashtu

edhe fëmija. Ndihma që një fëmijë të lëviz trupin me ju do ta ndihmojë atë të mësojë se si ta bëjë

këtë në mënyrë vetanake.

1.10. Ritmi dhe Lëvizja

Aktivitetet që përfshijnë ritmin dhe lëvizjen stimulojnë zhvillimin e gjuhës dhe të fjalës, si dhe

ndihmojnë në të nxiturit e vëmendjes të fëmijëve me Sindromë Down.

Kur luhet muzika, fëmijët mund ta përcjellin ritmin duke përdorur ndonjë instrument, psh. daullja.

Fëmijët mund të lëvizin duke e ndjekur ritmin e muzikës, të cilat nxisin aplikimin e lëvizjeve të

reja.

Fig.5. Vajzë 5 vjeçare me Sindromë Down-duke lëvizur nën ritmet e muzikës

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

16

1.11. Sa është e zakonshme lindja e një fëmije me Sindromën Down?

Në Amerikë, deri në ditët e sotme llogariten afërsisht rreth 250.000 persona me këtë sindromë, që

i bie rreth 5300 foshnje me Sindromë Down lindin çdo vit.

Sindroma Down apo Trisomia 21 ndodh një në çdo 691 - tën lindje, kjo gjithmonë duke u bazuar

në statistikat e fundit në SHBA. Në Kosovë, për shkak të paragjykimeve, kushteve dhe mungesës

së vetëdijesimit të prindërve nuk tregojnë për fëmijët e tyre, e për këtë arsye nuk dihet ende numri

i saktë i personave me Sindromën Down. Por në bazë të statistikave të nxjerrura nga organizata

“Down Syndrome Kosova”numri i personave me sindromë kalon shifrën 850.

1.12. Të jetosh me Sindromën Down

Njerëzit me Sindromën Down janë njerëz në radhë të parë dhe janë po aq të njëjtë si anëtarët e

familjes së tyre.

Sot, mundësitë për këta persona janë shumë më të mëdha në krahasim me vitet kaluara. Vetë këta

persona me punën dhe angazhimin e tyre po i hedhin poshtë të gjitha paragjykimet.

Më poshtë do ju prezantojë katër persona me Sindromën Down, të cilët po ndryshojnë botën:

Fig.6. Isabelle Springmuhl - projektuesja e parë e modës me Sindromën Down.

Në fillim të vitit 2016, Isabelle Springmühl bëri historinë si projektuesja e parë e modës me

Sindromin Down që do të paraqitej në Javën e Modës në Londër. Megjithatë, arritja e ëndrrave të

saj nuk erdhi lehtë. Për shkak të gjendjes së saj gjenetike, disa universitete e hodhën poshtë

kërkesën e saj për të studiuar dizajnin e modës. Por ajo nuk u dorëzua, ajo ka ekspozuar punën e

saj jo vetëm në Londër, por edhe në Romë dhe Meksikë. Linja është projektuar posaçërisht për

formën unike të trupit të grave me sindromën Down.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

17

Fig.7. Jemie Brewer

Jemie Brewer një modele dhe aktore e jashtëzakonshme. Ajo vazhdon të mbrojë të drejtat e

njerëzve që jetojnë me Sindromën Down.

Fig. 8. Lauren Potetter

Lauren Potter një aktore e suksesshme dhe një ambasadore e Lojërave Olimpike Speciale.

Fig.9. Pablo Pineda

Pablo Pineda një aktor i çmuar, njejtën kohë i diplomuar në universitetet më prestigjioze për

Psikologji Edukative.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

18

1.13.Stereotipet, paragjykimet dhe faktet

Disa nga paragjykimet që i referohen personave me Sindromën Down, do t`i shpreh më poshtë:

Personat me Sindromën Down nuk jetojnë gjatë.

Vetëm nënat mbi moshën 35 vjeçare mund të lindin fëmijë të prekur nga Sindroma Down.

Personat me Sindromën Down nuk mund të kenë jetë normale sikurse të tjerët.

Disa nga faktet për personat që mbartin këtë sindromë:

Fëmijët me Sindromën Down janë të zgjuar. Atyre ju duhet vetëm pak kohë për të reaguar

apo përgjigjur.

Individët me Sindromën Down kontribuojnë në familjet e tyre, në shkolla, në ambiente

pune me kolegët e tyre dhe në shoqëri.

Të rriturit me Sindromën Down nuk janë të destinuar për të qenë “fëmijë përjetë”por të

rritur që kanë këtë sindromë.

Sot personat me Sindromë Down jetojnë deri në 60 vite.

Mosha e nënave mund të ketë ndikim që fëmija të lind me Sindromën Down, por sipas

statistikave, në Kosovë kemi mbi 65% të nënave nën moshën 30 vjeç që kanë lindur fëmijë

me Sindromën Down.

Çka duhet dhe nuk duhet të thuhet?

Me cilat fjalë nuk duhet t`i drejtohesh një personi me Sindrom Down:

Mongol

I sëmurë

Vuan nga Sindromi Down

Me cilat fjalë mund t`i drejtohemi një personi me Sindrom Down:

Person me Sindrom Down

Gjenetikisht i prekur

Ka Sindromin Down

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

19

Kapitulli II

2. EDUKIMI I FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN

2.1. Praktikat gjithëpërfshirëse

Praktikat gjithëpërfshirëse inkurajohen nga studiuesit, si një hap drejt përfshirjes sociale. Mirëpo,

për të gjitha sistemet arsimore këto janë sfiduese dhe shumë të vështira për t`u realizuar.

Komponentët kryesorë të sfidës përfshijnë vullnetin e personelit shkollor për përkrahjen dhe

mbështetjen e këtyre fëmijëve, identifikimin dhe ofrimin e shërbimeve të përshtatshme si dhe

njohuritë e mësuesve në klasë për të realizuar mësimdhënien me fëmijët me nevojë të veçantë.

Rëndësia e shërbimeve të mjaftueshme në shkolla, për t`i mbështetur mësuesit në zbatimin e një

mjedisi gjithëpërfshirës është tejet i rëndësishëm në qëndrimet e tyre ndaj përfshirjes (Boyle,

Scriven, Durning & Downes, 2011). Asistenti mësues është një prej formave që lehtëson dhe

ndihmon jashtëzakonisht shumë në të nxënët e këtyre fëmijëve (Rafferty, Boettcher & Griffin,

2001).

Mbështetjet tjera shtesë që mund të jenë efektive janë: vizitat e mësuesve këshillëdhënës dhe

burimet tjera që përfshijnë teknologjinë.

Përfshirja është e bazuar në premisat e të drejtave të fëmijës për të pasur qasje në arsim. Kërkimet

gjatë shumë dekadave kanë treguar efikasitetin e kësaj qasjeje (Buckley, Bird, Sack, & Archer

2006), por këto do të jenë efektive nëse praktikohen përgjegjësitë përkatëse të sistemeve arsimore.

Në shumicën e vendeve perëndimore, përfshirja e fëmijëve me Sindrom Down në klasat e rregullta

është gjithnjë në rritje. Megjithatë, ne ende po mësojmë t`a bëjmë këtë në mënyrë efektive.

Në bazë të një hulumtimi të zhvilluar, është gjetur se shumica e mësuesve kanë qëndrime neutrale

ose negative ndaj përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në klasa të rregullta dhe nuk ndihen

konfuzë ose kompetentë të mësojnë fëmijët me lloje të ndryshme të nevojave, veçanërisht ato me

aftësi të kufizuar intelektuale dhe sjellje sfiduese ( De Boer, Pijl & Minnaert, 2011).

Derisa, shumë fëmijë me Sindromën Down kanë tendencë të shfaqin secilën prej këtyre

karakteristikave, është jetike të identifikohen praktikat e duhura përfshirëse, si dhe dispozitat e

strategjitë arsimore që do të plotësojnë nevojat specifike.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

20

2.2. Arsimimi i fëmijëve me Sindromën Down

Fëmijët me Sindromë Down përfitojnë shumë jo vetëm nga ndërveprimi dhe aktivitetet brenda

familjes, por edhe nga mundësitë e strukturuara të të nxënit.

Fëmijët inkurajohen të kenë qasje të hershme në shërbimet e mësimit. Kjo do të mbështesë

zhvillimin e disa aftësive më të rëndësishme të fëmijërisë së hershme.

Fëmijët me këtë sindromë që janë të arsimuar në mjediset e shkollës, me mbështetje të

përshtatshme tregojnë përfitime të rëndësishme gjuhësore, si në strukturë e po ashtu edhe në

qartësi. Përfitimi i këtyre aftësive sidomos ai i të folurit ka ndikim të madh në aspektet e zhvillimit

shoqëror, kognitiv e emocional. Inkuadrimi i nxënësve të përfshirë në shkollat e rregullta, ka

treguar që është shumë më efektiv. Fëmijët mësojnë nga bashkëmoshatarët e tyre duke i shikuar

dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e grupit, megjithëse planprogrami i klasës është i orientuar për

fëmijët kryesorë, mësimi i tyre do të ndikojë në shkrim-leximin dhe gjuhën për fëmijët me

Sindromën Down.

2.3. Aftësia për mësuar – mësimnxënia

Për stimulimin e procesit të të mësuarit si dhe për zhvillimin e aftësive personale e sociale, rëndësi

të veçantë ka ndërveprimi dhe bashkëpunimi i këtyre fëmijëve me familjarët, bashkëmoshatarët e

gjithashtu ndikim pozitiv do të ketë bashkëpunimi me psikologun, logoterapistin dhe

fizioterapistin.

Është e vërtetë që personat me Sindrom Down kanë vështirësi të theksuar në mësimnxënie, por

është për t`u befasuar kreativiteti, mençuria e tyre. Nëse këta fëmijë marrin mbështetjen e duhur

dhe kujdesin e nevojshëm, atëherë ata mund të arrijnë më shumë se sa mundemi të imagjinojmë.

2.4. Aftësitë sociale

Shumë fëmijë me Sindromën Down shpesh përshkruhen si: “kokëfortë”, me probleme të

vëmendjes, tërheqje sociale, mospërmbushje dhe shkallë të lartë të të folurit me vetveten. Prandaj,

është e kuptueshme që përfshirja e tyre me familjarët, profesionistët e bashkëmoshatarët e tjerë në

klasë është e vështirë.

Tërheqja sociale, dëshira për të luajtur vetëm, vështirësia për përfshirje në aktivitete të grupit,

ndjekja e rregullave kur inkuadrohen në punën në grup, është një sfidë e madhe. Për të lehtësuar

ndërveprimet shoqërore, duhen zbatuar strategji te ndryshme, të tilla si: tregime shoqërore, video

inçizime, video-reagime, fotografi dhe lojëra kompjuterike. Rezultatet kanë treguar që strategjitë

e tilla ndihmuan fëmijët me Sindromë Down në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira, me shokët

e të rriturit.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

21

2.5. Profili specifik i të nxënit dhe sjelljes të fëmijës me Sindromën Down

Duke pasur parasysh që fëmijët me Sindromën. Down, shfaqin: vonesë në zhvillim, anë specifike

të forta dhe të dobëta, karakteristika në sjellje, atëherë është më se e nevojshme të planifikohet një

program për aktivitete për nxënie, në mënyrë që të ofrohet një ndihmë sa më e mirë.

Procesi i krijimit të një profili bazohet në informacionin mbi karakteristikat e secilit fëmijë. Kjo

mund të ndihmojë në përcaktimin e asaj që është specifike për Sindromën Down. Përmes krijimit

të këtij profili, do të kemi mundësi të njihemi me disa aspekte të fëmijës me Sindrom Down, si:

Aspekte fizike dhe mjekësore,

Aspekte të të nxënit,

Aspekte të sjelljes,

Vonesë në zhvillimin gjuhësor.

Aspekte fizike dhe mjekësore:

Nëse fëmija nuk dëgjon në mënyrë të rregullt, priten të shfaqen këto karakteristika:

...nuk mund t`i ndjek mësimet,

...mërzitet,

...ëndërron,

...fillon të pengojë,

...nuk i kupton udhëzimet,

...dhe më së shumti nuk bën pyetje!

Në këto raste, për mësimdhënësit rekomandohet:

...ku po ulet fëmija në klasë,

...pyesni vazhdimisht fëmijën nëse po kupton,

...jepni mbështetje vizuale,

...shkruani informatat.

Nëse fëmija ka probleme vizuale/të syve, pritet të ketë:

...vështirësi për t`i dalluar sendet nga larg-afër,

...probleme vizuale hapësinore (ecin me vrazhdësi, terren i paqartë),

...shumë fëmijë kanë nevojë për syza.

Për mësuesit, në këto raste rekomandohet:

...ku është ulur fëmija në klasë,

...të shkruarit pastër në tabelë,

...të kopjosh tekstin nga letra është më e lehtë sesa nga tabela.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

22

Fëmijët me Sindromën Down priten të kenë edhe çrregullime neuro - motore, si: hipotonia

muskulare.

Hipotonia ka pasoja në zhdukjen e reflekseve, të vonesës së shfaqjes së të ecurit, në zhvillimin e

të folurit (çrregullime artikulatore) si dhe në karakterin e fëmijës (shpesh më tepër i qetë, pasiv).

Rekomandohet:

...fëmija ka nevojë për materiale (lapsa, kimikë, gërshërë etj.),

...kanë nevojë për më shumë kohë (të shkruajnë, zbërthehen, vishen etj.),

...ushtrimi dhe fuqizimi i muskujve të dorës.

Fig.10. Aktivizimi i muskulaturës fine- disa nga aktivitetet

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

23

2.6. Gjendja fizike e fëmijëve me Sindromën Down:

- Fëmija ka nevojë që të bëj më tepër përpjekje se të tjerët.

- Kanë nevojë të ushtrojnë më tepër në mënyrë që të arrijnë qëllimin.

- Lodhen më shpejt.

- Në disa raste kanë vështirësi të zemrës.

- Është e vështirë të mbajnë shpejtësinë e njejtë.

- Të bërit diç “shpejtë ose ngadalë nuk është specialitet i nxënësve me Sindromën Down.”

Rekomandime:

Këto probleme nuk nënkuptojnë se fëmija nuk duhet të marrë pjesë në aktivitete, por ...

...kanë nevojë për pushime të rregullta,

...në sport-hapa të vegjël-pjesërisht të ndihmuar nga asistentët,

...të shkruajnë një pjesë të tekstit,

...detyra të pakta në matematikë.

2.7. Aspektet e veçanta të të nxënit me Sindromën Down:

Pikat e dobëta e të nxënit të fëmijëve me Sindromën Down:

- Defecit në memorien afatshkurtë të të dëgjuarit.

- Vështirësi në të menduar, arsyetim, gjeneralizim.

- Përqendrim i shkurtër.

- Shpejtë frustrohen.

- Nevojë për më shumë përforcime për motivim.

Pikat e forta e të nxënit të fëmijëve me Sindromën Down:

- Aftësi të mira të kujtesës vizuale.

- Memorie të mirë afatgjatë.

- Të nxënit përmes imitimit nga moshatarët.

- Aftësi për të mësuar duke përdorur shenja.

- Aftësi për të mësuar shkrim-lexim.

- Nevojë për mbështetje emocionale.

- Aprovimi dhe shpërblimi janë shumë motivues.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

24

2.8. Gjuha dhe të folurit e personave me Sindromë Down

Personat me Sindromën Down karakterizohen me vonesë në zhvillimin e të folurit.

Çfarë vërejmë në gjuhën dhe në të folurin e personave me Sindromën Down ?

- Kanë aftësi receptive (të të kuptuarit) shumë më të mira se aftësitë ekspresive (të të

shprehurit);

- Fëmijët kanë vështirësi në të nxënë, rregullat gramatikore dhe sintaksore;

- Stili telegrafik i të folurit;

- Fëmijët mësojnë fjalorë të ri shumë lehtë;

- Vështirësi për gjetjen e fjalëve;

- Shqiptim i varfër i të folurit.

Janë disa arsye të cilat ndikojnë në vështirësitë e gjuhës e të folurit te personat me Sindromën

Down, si: ...dëmtimet në të dëgjuar

...diskriminimi adutiv,

...memorie auditive afatshkurta,

...probleme me gjetjen e fjalëve.

Fëmijët me Sindromën Down nuk e mësojnë gjuhën dhe të folurit duke i dëgjuar të rriturit, siç

e mësojnë fëmijët me zhvillim tipik. Duhet gjetur alternativa tjera duke i përdorur pikat e forta

të tyre.

Këto mund të jenë:

1. Gjuha e shenjave,

2. Të lexuarit e hershëm.

Të lexuarit:

Metoda e të lexuarit të hershëm e mbështet zhvillimin e të folurit, zakonisht është e preferuar që

fëmija të mësojë me të njëjtat metoda/libra si moshatarët e tij në klasë. Të dobishme gjithashtu

janë edhe të punuarit me programe kompjuterike për lexim. Aplikacionet për lexim mund të jenë

shumë të efektshme për fëmijën.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

25

Gramatika:

Për shkak të dëmtimeve në të dëgjuar dhe vështirësive me memorien, fëmijët nuk e mësojnë

automatikisht strukturën dhe rregullat e gjuhës. Gramatika dhe sintaksa paraqesin vështirësi për

personat me Sindromën Down.

Të shkruarit:

Të shkruarit për nxënësit me Sindromën Down, ndonjëherë është i vështirë për shkak të

problemeve me motoriken fine.

Për të arritur të mësojnë të shkruarit, kërkohet:

- Më shumë motivim, shpërblim;

- Ushtrime grafomotorike;

- Përsëritje dhe ushtrime;

- Të shkruarit me kompjuter mund të qëndrojë si opsion shtesë.

Fig. 11. Ushtrime grafomotorike

Gjeni ushtrime të këtilla, gjithashtu edhe si aplikacione (të cilat mund të jenë shumë argëtuese dhe

motivuese) që mund të përsëriten sa të jetë e nevojshme, me mbikëqyrje të prindërve dhe mësuesit,

gjithmonë shpërblejeni në fund.

Matematika:

Për fëmijët me Sindromë Down, të menduarit abstrakt mund të jetë i vështirë. Këta fëmijë nuk i

kanë shumë të zhvilluara shkathtësitë matematikore, por përmes metodave më të mira, materialeve

mësimore mund të ketë më shumë progres.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

26

2.9. Plani individual Arsimor-(PIA)

Plani Individual Arsimor (PIA) është dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për fëmijët me

nevoja të veçanta arsimore.

Ky plan shërben për planifikimin sistematik të nxënies, mësimdhënies, për mbështetjen dhe

ndjekjen e përparimit individual të fëmijës.

Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues, duke përfshirë

shkollën, prindërit, fëmijët dhe personelin përkatës.

PIA përcakton:

- Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhë;

- Rezultatet e nxënies të fëmijës;

- Metodat dhe format e punës;

- Burimet ekzistuese dhe ato që duhen ofruar;

- Përmbajtjen e individualizuar të lëndëve mësimore;

- Format e vlerësimit të fëmijës;

- Personat përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e PIA-së.

2.10. Gjithëpërfshirja e suksesshme-si duhet të funksionojë?

Për të pasur gjithëpërfshirje të suksesshme, duhen realizuar disa kërkesa:

- Fëmija t`i ketë disa shkathtësi;

- Fëmija të kuptoj rregullat dhe ti mbaj ato;

- Stafi në shkollë të ketë informacione mbi Sindromën Down;

- Nxënësit e tjerë duhet ta kuptojnë gjithëpërfshirjen dhe të mësojnë shkathtësitë shoqërore.

2.11. Shkolla duhet të ketë një filozofi të mirëseardhjes

Ekipi i shkollës duhet:

Të krijojë një klimë të pranimit;

Të krijojë rrethana të mira për mësim;

Mësuesit duhet të jenë të mirë-informuar për Sindromën Down, aspektet e të nxënit,

aspektet sjellore, etj.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

27

Mësuesi i klasës duhet të jetë:

I respektueshëm;

I durueshëm dhe gazmor;

Kreativ;

Të ketë pritshmëri pozitive;

Të jap mësime të mirë-strukturuara;

Njohuri të specifikave në mësimnxënie që sjell Sindroma Down si dhe aspektet sjellore.

Roli i mësuesit mbështetës:

Të vlerësojë fëmijën rregullisht, të dijë për nevojat e tij të veçanta;

Të këshilloj mësuesin e klasës;

Të punojë me fëmijën;

Të zhvilloj planin arsimor (PIA);

Të sigurojë mjete specifike të mësimnxënies.

Roli i ndihmësit,asistentit mbështetës:

Të asistojë fëmijën në klasë me detyrat e tij;

Të asistojë për tualet, të mbikqyrë fëmijën gjatë pushimeve;

Të jetë “ndërmjetësues” mes nxënësve të tjerë dhe fëmijës;

Materialet mësimore:

Detyra të mirë strukturuara;

Shumë përsëritje;

Punë ekipore së bashku, fëmija me Sindrom Down të merr detyrë të përshtatshme;

Puna me foto dhe ilustrime- të dhëna vizuale;

Përdorimi i kompjuterit, Ipads, aplikacione.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

28

Kapitulli - III

3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT SHKENCOR

Ky hulumtim është zhvilluar në komunën e Gjakovës dhe të gjitha të dhënat do të pasqyrojnë të

gjeturat në këtë komunë.

Hulumtimi është realizuar në disa nga shkollat përfshirëse, konkretisht me prindërit e

mësimdhënësit e nxënësve me Sindromën Downn.

3.1 . Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është evidentimi i problemeve me të cilat ballafaqohen nxënësit me

Sindromën Down, por edhe prindërit e mësuesit e këtyre fëmijëve.

3.2. Hipoteza

Për të realizuar qëllimin e hulumtimit, do të mbështetëm në këto hipoteza:

H1: Përkrahja e nxënësve me Sindrom Down në shkollat e rregullta-përfshirëse është deri diku e

mjaftueshme.

H2: Mungesa e shërbimeve të duhura në institucionet shkollore ndikon në përformancën e

nxënësve të përfshirë.

3.3. Objektivat e hulumtimit

1. Të identifikojë rolin e integrimit dhe gjithëpërfshirjes të fëmijëve me nevoja të veçanta, në

funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre.

2. Të identifikojë kushtet dhe shërbimet që ofrojnë shkollat e rregullta në arsimimin dhe edukimin

e nxënësve me Sindrom Down.

3. Të analizojë rezultatet dhe të nxirren përfundimet.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

29

3.4. Metodat e hulumtimit

Për realizimin e hulumtimit janë zbatuar këto metoda:

Metoda e analizës teorike- Fillimisht kam konsultuar literaturën pedagogjike ku bëhet fjalë

për këto probleme.

Metoda e anketës- janë anketuar mësimdhënësit dhe prindërit e fëmijëve me Sindromën

Down.

Metoda e vëzhgimit- është përdorur gjatë orëve mësimore në klasat e përfshira.

Metoda e krahasimit- kam bërë krahasimin e rezultateve me qëllim të nxjerrjes së

përfundimeve dhe vlerësimeve.

Metoda statistikore- të dhënat e fituara janë përpunuar dhe janë paraqitur në mënyrë

grafike.

3.5. Instrumentet e hulumtimit

Që të hulumtoj problemin, kam përgatitur instrumentin, i cili më ka ndihmuar në marrjen e

informatave dhe grumbullimin e të dhënave.

Instrumentet e përdorur për mbledhjen e të dhënave, në këtë hulumtim janë:

- Pyetësorë për mësimdhënësit e nxënësve me Sindromën Down.

- Pyetësorë për prindërit e nxënësve me Sindromë Doun.

Qëllimi i këtyre pyetësorëve ka qenë mbledhja e informacioneve sa i përket përgatitjes së

mësuesve, për t`a realizuar mësimdhënien me nxënësit e përfshirë, mbështetjen që e ofrojnë për

zhvillimin e potencialeve të nxënësve me nevoja të veçanta dhe vështirësitë që hasen në këtë

proces.

Në kuadër të mësimit praktik kam realizuar vëzhgimin në klasat me nxënësit e përfshirë duke u

fokusuar në atë sa inkuadrohen nxënësit me nevojë të veçantë në aktivitetet e ndryshme gjatë

procesit mësimor dhe si realizohet mësimdhënia dhe mësimnxënia me këta fëmijë.

3.6. Popullacioni dhe mostra

Për hulumtim janë përzgjedhur gjithësej 5 instuticione shkollore – edukative të komunës së

Gjakovës, si: Emin Duraku, Zekeria Rexha, Mustafa Bakija, Fehmi Agani dhe Kopshti

“Montesori” Zgjimmi.

Nga listat e nxënësve me Sindrom Down është përcaktuar mostra.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

30

Në hulumtim janë përfshirë 17 respodentë:

-10 mësimdhënës dhe

-7 prindër

Pyetësorët janë plotësuar nga 10 mësimdhënës dhe 7 prindër të nxënësve me Sindrom Down.

4 mësimdhënës kanë refuzuar të përfshihen në hulumtim dhe 7 prindër të tjerë nuk e kanë plotësuar

pyetësorin.

Kurse, të vëzhguarit është realizuar vetëm në njërën shkollë, përkatësisht në shkollën e mesme të

ulët “Emin Duraku”, në dy klasa të ndryshme të cilat kanë të përfshirë nga një nxënës me

Sindromën Down.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

31

Kapitulli IV

4. Të gjeturat e hulumtimit

Nga hulumtimi në praktik, kryesisht nga vëzhgimet në teren të sqaruara në kapitullin e

metodologjisë, tek popullacioni dhe mostra, kemi arritur të tërheqim të dhënat mbi të cilat

nxjerrim konkluzionet.

Nga komplet 2 formatet të pyetësorëve janë anketuar 17 individ, nga të cilët 10 mësues dhe 7

prind të përfshirë dhe të rrethuar me fëmijë të sindromit down.

Të anketuarit kanë dhënë këto përgjigje në pyetjet e pyetësorëve, të cilat i gjeni të bashkangjitura

më poshtë:

4.1. Pyetësori i parë - për mësimdhënës

a) A jeni të pajtimit me idenë e integrimit të fëmijëve me nevoja të veqanta në klasa të rregullta?

b) A keni pasur hezitim nga ana juaj që të keni një nxënës me sindromin down?

Në mesin e të anketuarve kishte të tillë që në këtë pyetje sqaruan se: qasja me fëmijët e

sindromës down në fillim ishte mjaft e vështirë por pas disa përvojave kanë arritur të

përmirësohen në këtë drejtim.

9

1

0

2

4

6

8

10

a)      A jeni të pajtimit me idenë e integrimit të fëmijëve me nevoja të veqanta në klasatë rregullta?

PO JO

9

1

0

2

4

6

8

10

b) A keni pasur hezitim nga ana juaj që të keni një nxënës me sindromin down?

PO JO

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

32

c) A keni ndjekur ndonjë trajnim specifik për mësimdhënie për nxënësit me sindromën down?

Në këtë pyetje kishte mësimdhënës që deklaruan se nuk iu ishte ofruar qasje nga shkolla për

pjesëmarrje në këto trajnime.

d) A e përpiloni dhe zbatoni PIA-në për nxënësit me sindromën down në shkollën tuaj?

e) Sa mendoni që i keni arritur objektivat e PIA-së?

Sa i përket kësaj pyetje, mësimdhënësit deklaruan se mungesa e kushteve dhe shërbimeve të tjera

po ndikon në mos arritjen e objektivave të dëshiruara.

5 5

0

2

4

6

c)      A keni ndjekur ndonjë trajnim specifik për mësimdhënie për nxënësit mesindromin down?

PO JO

5 5

0

2

4

6

d)      A e përpiloni dhe zbatoni PIA-në për nxënësit me sindromin down në shkollëntuaj?

PO JO

1

2

1 1

0

0.5

1

1.5

2

2.5

d)      Sa mendoni që i keni arritur objektivat e PIA-së?

Plotësisht

Pjesërisht

Pak

Aspak

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

33

f) Sa jeni të kënaqur me PIA-në?

g) A keni asistent mbështetës për nxënësit me sindromën down?

h) A i vijon me rregull mësimet fëmiu me sindromin down?

Në përgjithësi, sipas të dhënave të marruara nga mësimdhënësit dhe prindërit, shumica e nxënësve

me Sindromën Down vijojnë rregullisht mësimet.

2

7

1

0

2

4

6

8

f)      Sa mendoni që i keni arritur objektivat e PIA-së?

Të pa kënaqur

Të kënaqur

Nuk e di

1

9

0

2

4

6

8

10

g)      A keni asistent mbështëtës për nxënësit me sindromin down?

Po Jo

8

2

0

2

4

6

8

10

h)      A i vijon me rregull mësimet fëmija me sindromin down?

Po Jo

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

34

i) A i inkuadroni nxënësit me sindromën down në aktivitete të ndryshme, gjatë procesit mësimor dhe

gjatë aktiviteteve jashtë kurrikulare?

j.) Si e vlerësoni përformancën akademike të nxënësit me Sindrom Down?

0

2

7

1

0

2

4

6

8

i)      A i inkuadroni nxënësit me sindromin down në aktivitete të ndryshme, gjatëprocesit mësimorë dhe gjatë aktiviteteve jashtë kurrikulare?

Asnjëherë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

1

6

3

0

2

4

6

8

Si e vlerësoni përformancën akademike të nxënësit me Sindrom Down?

Dobët

Mirë

Kënaqshëm

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

35

4.2. Pyetësori i dytë- për prindërit

A keni marrur këshilla nga mësimdhënësi apo stafi i shkollës përpara se fëmija të hyj në shkollë?

Sa ka mbështetje fëmija juaj nga mësuesi/ja dhe drejtuesit e shkollës?

A merr fëmija juaj ndihmë shtesë nga mësimdhënësi/a?

1

4

2

0

1

2

3

4

5

a)      A keni marrur këshilla nga mësimdhënësi apo stafi i shkollës përpara se fëmija tëhyj në shkollë?

Asnjë

Disa

Shumë

1

4

2

0

1

2

3

4

5

b) Sa ka mbështetje fëmija juaj nga mësuesi/ja dhe drejtuesit e shkollës?

Pamjaftueshëm

Pak

Shumë

0

3

2

0

1

2

3

4

c) A merr fëmija juaj ndihmë shtesë nga mësimdhënësi/a?

Asnjëherë

Disaherë

Shumëherë

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

36

Sa ka pasur ndikim roli i psikologut lidhur me integrimin e fëmija tuaj në shkollë?

Shumica e shkollave të hulumtuara nuk posedojnë psikolog, derisa prindërit e konsiderojnë

nevojë shumë të madhe në zhvillimin e fëmijëve të tyre.

A ka qenë i pranuar fëmija juaj nga bashkëmoshatarë e tjerë në klasë?

A i vijon fëmiu juaj mësimet rregullisht?

0

1

00

0.5

1

1.5

d)      Sa ka pasur ndikim roli i psikologut lidhur me integrimin e fëmiut tuaj në shkollë?

Aspak

Pak

Shumë

7

00

2

4

6

8

e) A ka qenë i pranuar fëmija juaj nga bashkëmoshatarë e tjerë në klasë?

Po Jo

6

1

0

2

4

6

8

f) A i vijon fëmija juaj mësimet rregullisht?

Po Jo

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

37

A aplikohet ndonjë Plan Individual Arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën ku i vijon

mësimet fëmija juaj?

A keni qenë pjesë e hartimit të PIA-së (Planit Individual të Arsimit)?

A keni kërkuar nga instuticioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/asistentit mbështetës?

Prindërit nuk kanë bërë një kërkesë të tillë, kjo për shkak të mungesës së informimit të duhur.

2

5

0

2

4

6

g) A aplikohet ndonjë Plan Individual Arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollënku i vijon mësimet fëmija juaj?

Po Jo

1

5

0

2

4

6

h)      A keni qenë pjesë e hartimit të PIA-së (Planit Individual të Arsimit)?

Po Jo

0

6

0

2

4

6

8

i)      A keni kërkuar nga instuticioni përkatës mbështetje për sigurimin emësuesit/asistentit mbështetës?

Po Jo

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

38

Sipas mendimit tuaj si do ta vlerësonit përformancën akademike të fëmijës tuaj?

Cilët janë disa nga faktorët që po pengojnë përformancën e tij/saj më të mirë?

0

5

2

0

2

4

6

j) Sipas mendimit tuaj si do ta vlerësonit përformancën akademike të fëmijës tuaj?

E dobët

E mirë

Ekënaqshme

1

0

4

2

0

2

4

6

k) Cilët janë disa nga faktorët që po pengojnë përformancën e tij/saj më të mirë?

Mungesa e kualifikimit të mësuesit/es

Mungesa e mbështetjes nga institucioni shkollor

Mjedisi ku zhvillohet mësimi

Materialet didaktiko/mësimore

Tjetër

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

39

Analiza e Hipotezës

H1: Në bazë të të dhënave të nxjerr nga hulumtimi, kam vërtetuar hipotezën, se fëmijët me

Sindromën Down gëzojnë mbështetje të vazhdueshme si nga drejtuesit e shkollës,

bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit, madje disa prej tyre e konsiderojnë privilegj të punojnë me

fëmijë të përfshirë.

H2: Gjetjet e hulumtimit tregojnë që kushtet dhe shërbimet që i ofrojnë shkollat po ndikojnë në

përformancën e këtyre fëmijëve. Si, mungesa e shërbimit konsulent duke përfshirë psikologun,

logopedin, asistentin mbështetës, mungesa e materialeve didaktiko-mësimore, mjedisi ku po

zhvillohet mësimi, mos aplikimi i planeve individuale, mosnjohja e specifikave të fëmijëve me

nevoja të veçanta dhe koha e pamjaftueshme për t`iu qasur këtyre nxënësve, në nivelin e duhur.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

40

Konkludime dhe Përfundime

Studimi i shërbimeve, përkatësisht i tretmanit të nxënësve me Sindromën Down është e një

rëndësie të madhe.

Me anë të një hulumtimi të organizuar është vërtetuar se përfshirja e nxënësve me nevoja të

veçanta, konkretisht e atyre me Sindromën Down kërkon qasje që përputhet me kërkesat e

kurrikulës, kërkon kuptim më të mirë të nevojave fizike dhe socio-emocionale të fëmijëve me

Sindromën Down, bashkëpunim të lartë midis mësuesve, shërbyesve klinik dhe prindërve. Në

përgjithësi është vërejtur që mësimdhënësit e shkollave të hulumtuara nuk shprehin hezitim dhe

janë shumë të pajtimit në integrimin e nxënësve me aftësi të veçantë, por qasja e tyre me këta

nxënës po mbetet sfiduese, kjo për shkak të mungesës së trajnimeve specifike për punë me nxënës

me sindromën down, mos aplikimi i planit individual arsimor dhe i shumë faktorëve të tjerë të cilët

po ndikojnë që këta nxënës të mos marrin tretmanin e duhur, për zhvillimin dhe përmisimin e

cilësisë së jetës së tyre.

Përfshirja është duke u njohur në mbarë botën si një nga përparimet më të mëdha të arsimit special.

Megjithatë, në vendin tonë po shoqërohet me shumë probleme.

Çdo fëmijë ka nevoja, aftësi, interesa e karakteristika unike për të cilat shkollat tona duhet të kenë

qasje për t`i përmbushur këto nevoja.

Pavarësisht, përpjekjeve për integrim të të gjithë fëmijëve, numri i nxënësve me nevoja të veçanta,

si: fizike e mendore në shkollat gjithëpërfshirëse vazhdon të mbetet i vogël. Prandaj, hulumtimet

e ardhshme duhet të marrin në konsideratë, hetimin e efikasitetit të gjithëpërfshirjes së fëmijëve

me aftësi të kufizuara, në mënyrë të veçantë mësimdhënësit duhet hulumtuar sa i përket aftësisë së

tyre për të akomuduar dhe pranuar nxënësit me aftësi të veçanta intelektuale dhe fizike.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

41

Rekomandime

Në bazë të gjeturave të hulumtimit, kam nxjerr disa rekomandime për përmirësimin dhe

përmbushjen e nevojave të nxënësve me Sindromën Down, në shkollat gjithëpërfshirëse.

Minisitrisë së Arsimit dhe Teknologjisë:

Të krijojë kushtet e duhura për gjithëpërfshirje.

Të organizojë aktivitete në ngritjen e vetëdijes për përfshirje të nxënësve me Sindromën

Down në shkollat e rregullta.

Të investojë në mësuesit për zhvillim profesional për punë me këta nxënës.

Mësimdhënësit dhe prindërit të obligohen të marrin pjesë në hartimin e PIA-së.

Të sigurojnë asistenët mbështetës në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit.

Bashkëpunim me drejtoritë e arsimit të sigurojnë materialet, mjetet e nevojshme.

Të sigurojë prezencën e psikologëve në shkollat e rregullta.

Mësimdhënësve të nxënësve me Sindromën Down:

Të përshtatin mësimdhënien në bazë të nevojave të nxënësve.

Të ndjekin trajnime specifike për mësimdhënie me nxënësit e përfshirë.

Të përpilojnë dhe zbatojnë Planin Individual Arsimor.

Të bashkëpunojnë me psikologun, logopedin.

Të inkuadrojë nxënësit me Sindrom Down në aktivitete të ndryshme brenda klasës dhe

jashtë saj.

Të krijojë klimë të favorshme brenda klasës, në mënyrë që nxënësit të shprehin respekt dhe

përkrahje ndaj njëri-tjetrit.

Prindërve të nxënësve me Sindromën Down:

Të jenë të hapur për të bashkëpunuar me mësimdhënësit dhe stafin e shkollës.

Të marrin pjesë në trajnime të ndryshme që i`u ofrojnë mbështetje për fëmijët e tyre.

Të marrin pjesë në hartimin e Planit Individual Arsimor.

Të motivojë dhe inkuadrojë fëmijët e tyre në aktivitete të ndryshme.

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

42

Rezyme

Arsimi gjithëpërfshirës ofron përfitime si akademike e po ashtu edhe sociale për nxënësit me

Sindromën Down.

Duke u integruar në klasa të rregullta këta fëmijë përvetësojnë më shumë. Megjithatë, shumë

prindër dhe mësues kanë shqetësimet se përfshirja e nxënësve me aftësi të veçantë mund të ndikojë

në përformancën jo të mirë të shokëve e shoqeve të klasës.

Ata shqetësohen se integrimi i këtyre fëmijëve do të pengojë të mësuarit e nxënësve pa aftësi të

kufizuar.

Përkundër këtyre shqetësimeve, hulumtimet kanë treguar që fëmijët e përfshirë nuk i dëmtojnë

nxënësit të tjerë, përkundrazi këto japin përfitime kognitivo-sociale.

Summary

Inclusive eduacation can provide a range of academic and social benefits for students with

disabilities.

Integration into regular classes, these children benefit more. Nevertheless, many parents and

teachers have concerns that the inclusion of student`s with disabilities may come at the expense of

their non-disabled classmates.

They may worry that the integration of these children with hinder learning the student`s with non-

disabled.

Despite the corncerns, research has shown that children are involved do not damage other children

but these give benefits social-cognitive.

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

43

Praktika të mira

Edukimi gjithëpërfshirës ka filluar të aplikohet edhe në instuticionet parashkollore, me qëllim që

të sigurohet një ambient sa më përfshirës.

Si model pozitiv do të përmendi “Kopshtin Montessori- Zgjimi”. Gjatë punës time në këtë

institucion, kam parë se sa rendësi i kushtohet inkuadrimit të fëmijëve me Sindromën Down me

fëmijët e tjerë, nga ana e udhëheqëses dhe stafit mbështetës të këtij institucioni.

Fëmija “X” gjithmonë kyçej në aktivitetet e ndryshme të grupit, me sukses arrinte të kryente

detyrat e ndryshme sikurse fëmijët e tjerë, por normalisht i duhej më shumë kohë. Përkushtimi i

udhëheqëses së kopshtit, psikologes e

i edukatoreve ishte i

jashtëzakonshëm.

Edhe pse institucioni privat, “Kopshti

Montesori - Zgjimi” nuk hezitoi të

pranojë edhe shumë fëmijë të tjerë

me nevoja të veçanta,madje me orar

të plotë sikurse fëmijët e

tjerë...Shpresoj, që ky model të ju

shërbej edhe institucioneve tjera si

publike ashtu edhe ato private.

Page 44: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

44

Referenca

Baddely,A.D.(2003).Memoria punuese:Shqyrtime të natyrës. “Neuroscience”,4, fq. 829-839.

Boyle, C., Scriven, B., Durning, S., & Downes, C.(2011). Facilitating the leraning of all

students: The “professional positive” of inclusive practice in Australian primary schools.”

Support of Learning”26, fq. 72-78.

Brown, R. I., & Shearer, J.(2004). Challenges for inclusion within a quality of life model for

the 21st century. In D.Mitchell(Ed.), Special educational needs an inclusive education: Major

themes in education.Vol.2.(fq.139-156).

Buckley, S., Bird, G., Sack, B., & Archer, T.(2006). A comparison of mainstream and special

education for teenagers with Down syndrome:Implications for parents and teachers. “Down

Syndrome Research and Practice” 9, fq. 54-67.

Bull,M.J. (2011).”Mbikëqyrja Shëndetësore për Fëmijët me Sindrom Down”,Pediatria 128,

Fq. 393-406.

De Boer, A. Pijl, S. K., & Minnaert, A.(2011). Regular primary schoolteachers attitudes

towards inclusive education:A review of the literature.”International of Inclusive Education” 15,

fq. 331-353.

Earl,J.(2010).Teatri I Dr Langdon Down.Letra e rastit nr.6. “Borough of Twickenham Local

History Society” Londër:Shoqata e Sindrom Down-it.

Levitas,A.S.,&Reid,C.S.(2003).Një engjull me Sindrom Down në një picture të lashtë të

shek.XVI. “American Jornual of Medical Genetics”,116, fq. 339-405.

Rafferty, Y., Boettcher, C., & Griffin, K.W.(2001). Benefits and risks of reserve inclusion for

preschoolers with and without disabilities: Parent`s perspectives. “Jornual of Early Intervention”

24 ,fq. 266-286.

http://www.parents.com/health/down-syndrome/bososter-activities-for-kids-with-down-

syndrome

PT&OT for Children with Down Syndrome by:Stephanie Seguin, Chasing Hazel blog physical

and occupational activities to do with children who have Down Syndrome.

http://chasinghazel.com/20013/04/pt-ot-fun.html

http://childhood-developmental-disorders.imedpub.com/educating-a-child-with-down-syndrome-

in-an-inclusive-kindergarten-classroom.php

www.downsyndromekosova.org

www.edsa.org

www.handi-kos.org

www.dsalbania.org

www.masht.rks-gov.net

Page 45: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

45

Literatura

Musa, Bardhyl. “Psikologji Edukimi”, Tiranë, (2010).

Zabel,Naser.”Edukimi Inkluziv”, Prishtinë, (2010).

Zabel, Naser. “Metodologjia e Edukimit dhe e Mësimdhënies për të Drejtat e Fëmijës”,

Prishtinë, 2006.

Mulliqi, Shefqet. “Edukimi Special”, Prishtinë, (2012).

Rapti, Dr. Edmond. “Të mësuarit Hulumtues në Aspektet Psiko-Pedagogjike”, Tiranë, 2003.

Lindsay, G. “Psikologji Edukative për Efikasitetitn në Arsimimin Gjithëpërfshirës”,

U.K.2007.

Faragher, R.& Clarke, B.“Educating Learners with Down Syndrome”, NY, U.S. (2014).

Ciccheti, D.“Children With Down Syndrome”, Boston,U.S.(1990).

People`s J. Susan, “Stars of Success”, Arizona,U.S. (2003).

Baddely D. Alan, Kopelman D. Micheal & Wilson A. Barbara, “The handbook of Memory

Disorders”,Wiltshire, UK, (2002).

Mitchell, D. “Special Education needs and inclusive education”,NY, U.S. (2006).

Bouras, N. “Psychiatric and Behavioural Disorders in Developmental Disiabilities and Mental

Retardation”, Cambridge, U.K. (1999).

“Guidelines on the individual education plan process”, published by the stationery office,

Dublin, 2006.

Reid, Gavin. “ Learning Styles and Inclusion “. London, U.K. (2005).

Memedi, B. “ Praktika Inkluzive”, Tetovë, 2015.

Memedi, B. “ Vështirësitë në të Mësuar të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Sistemin e Rregullt

Arsimor”, Tetovë, 2014.

UNESCO, “ Udhëzimet e Politikës për Përfshirjen në Arsim”, Paris, 2009.

Page 46: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

46

Shtojca

Page 47: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

47

Pyetësor

Të nderuar mësimdhënës!

Ky hulumtim është duke u realizuar me qëllim të identifikimit të problemeve që ballafaqohen

fëmijët me Sindromën Down.

Unë do ju siguroj, se përgjigjet e juaja janë konfidenciale dhe do të analizohen nga unë, që do të

jenë plotësisht anonime. Pasi të kem përfunduar raportin, pyetësori do të fshihet.

Ju falenderoj paraprakisht për kohën tuaj dhe bashkëpunimin!

1. A jeni të pajtimit me idenë e integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në klasa të

rregullta?

JO PO

Koment:_________________________________________________________________

2. A keni pasur hezitim nga ana juaj që të keni një nxënës me Sindrom Down?

JO PO

Koment:_________________________________________________________________

3. A keni ndjekur ndonjë trajnim specifik për mësimdhënie për nxënësit me Sindromë

Daun?

JO PO

Koment:_________________________________________________________________

4. A e përpiloni dhe zbatoni PIA-në për nxënësit me Sindrom Down në shkollën tuaj?

JO PO

Koment:________________________________________________________________

Page 48: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

48

5. Sa mendoni që i keni arritur objektivat e PIA-së?

PLOTËSISHT PJESËRISHT PAK ASPAK

6. Sa jeni të kënaqur me Planin Individual Arsimor?

TË PAKËNAQUR TË KËNAQUR NUK E DI

Koment:_________________________________________________________________

7. A keni asistent mbështetës për nxënësin me Sindromën Down?

JO PO

Koment:_________________________________________________________________

8. A i vijon me rregull mësimet fëmija me Sindrom Down?

JO PO

Koment:_________________________________________________________________

9. A e inkuadroni nxënësin me Sindromën Down në aktivitete të ndryshme gjatë procesit

mësimor?

ASNJËHERË NDONJËHERË SHPESH GJITHMONË

Koment:_________________________________________________________________

10. Si e vlerësoni përformancën akademike të nxënësit me Sindromën Down në klasën tuaj?

DOBËT MIRË KËNAQSHËM

Koment:_________________________________________________________________

Page 49: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

49

Pyetësor

Të nderuar prindër!

Ky hulumtim është duke u realizuar me qëllim të identifikimit të problemeve që ballafaqohen

fëmijët me Sindromë Down.

Unë do ju siguroj, se përgjigjet e juaja janë konfidenciale dhe do të analizohen nga unë, që do të

jenë plotësisht anonime. Pasi të kem përfunduar raportin, pyetësori do të fshihet.

Ju falënderoj paraprakisht për kohën tuaj dhe bashkëpunimin!

1. A keni marr këshilla nga mësimdhënësi/ja apo stafi i shkollës përpara se fëmija të hyj në

shkollë?

ASNJË DISA SHUMË

Koment:_______________________________________________________________

2. Sa ka mbështetje fëmija juaj nga mësuesi/ja dhe drejtuesit e shkollës?

PAMJAFTUESHËM PAK MJAFTUESHËM

Koment:_______________________________________________________________

3. A merr fëmija juaj ndihmë shtesë nga mësimdhënësi/ja?

ASNJËHERË DISA HERË SHUMË HERË

4. Sa ka pasur ndikim roli i psikologut lidhur me integrimin e fëmiut tuaj në shkollë

(nëse shkolla posedon psikolog)?

ASPAK PAK SHUMË

Koment:_______________________________________________________________

5. A ka qenë i pranuar fëmija juaj nga bashkëmoshatarët e tjerë në klasë?

JO PO

Page 50: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

50

6. A i vijon fëmija juaj mësimet rregullisht?

JO PO

Koment:________________________________________________________________

7. A aplikohet Plani Individual Arsimor në shkollën ku i vijon mësimet fëmija juaj?

JO PO

Koment:________________________________________________________________

8. A keni qenë pjesë e hartimit të PIA-së (Planit Individual të Arsimit)?

JO PO

Koment:________________________________________________________________

9. A keni kërkuar nga institucioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/asistentit

mbështetës?

JO PO

Koment:________________________________________________________________

10. Sipas mendimit tuaj si do ta vlerësonit përformancën akademike të fëmijës tuaj?

E DOBËT E MIRË E KËNAQSHME

Koment:________________________________________________________________

11. Cilët janë disa nga faktorët që po pengojnë përformancën e tij/saj më të mirë?

MUNGESA E KUALIFIKIMIT TË MËSUESIT/ES,

MUNGESA E MBËSHTETJES NGA INSTITUCIONI SHKOLLOR,

MJEDISI KU ZHVILLOHET MËSIMI,

MATERIALET DIDAKTIKO-MËSIMORE,

TJETËR.

Koment:_______________________________________________________________

Page 51: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Nixha - Tema perfundimtare...4 Falënderime Natyrisht se rrugëtimi im i deritanishëm, nuk do të ishte ky që është pa ndihmën, kontributin

51

Autobiografia

Unë quhem Dea Nixha, kam lindur më 20.05.1995 në Gjakovë.

Mësimin fillor e kam kryer në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Gjakovë, ndërsa

shkollimin e mesëm e kam përfunduar në Gjimnazin “Hajdar Dushi”në drejtimin e shkencave të

natyrës, me sukses të shkëlqyeshëm përgjatë gjithë viteve të shkollimit.

Studimet i vazhdova në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit-

Programi Fillor. Aktualisht ndjek studimet edhe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Programi Fizikë.