PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj...

25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI‘’ FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME MIGJENI ‘’VARGJET E LIRA‘’ MENTORI: KANDIDATJA: Prof. Ass. Dr. LABINOT BERISHA FORTESA ALIMUSAJ GJAKOVË 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj...

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI‘’

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MIGJENI ‘’VARGJET E LIRA‘’

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. LABINOT BERISHA FORTESA ALIMUSAJ

GJAKOVË 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

2 | P a g e

PËRMBAJTJA

Abstrakt………………………………………………............………..............3

Hyrje……............…………………………………………………….…….....4

1. Biografia e autorit..........………………………………………………….....5

2. Analizë e veprës “Vargjet e lira”...............……......................……….….…6

3. Poema e mjerimit………………………………………….…….….............9

4. Profili i femrës në poezinë e Migjenit........………..………………..….......12

5. Aktualiteti dhe Migjeni………….........………………….………………....14

6. Jetë, moshë, mjerim – Realizëm kritik………………….......……………....16

7. Arti poetik i Migjenit…………………………………………...……...........18

8. Figuracioni stilistik në artin migjenian………………………...…...........….19

9. Vlerësime kritike për Migjenin…………………………...………................22

Përfundim…………………………………………………………....................24

Literatura....................……………………………………………………........ 25

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

3 | P a g e

ABSTRAKT

Vitet e ‘30-ta nxjerrën në pah një letërsi ndryshe nga vitet paraprake; përkundër shfaqjes

së modernizmit godet një fenomen i ri i pa parë deri në ato vite. Në letërsinë moderne shqipe si

pendë e re e frymë e re me karakter realist kritik ishte figura madhështore e Millosh Gjergj

Nikollës - Migjenit. Ai njihet ndryshe si poet i mjerimit me poezinë e tij “Poema e mjerimit”,

poezi kjo që përbën një tablo të zhvillimit të jetës në mjediset shqiptare.

Poezitë e titulluara “Vargjet e lira” janë vargjet më realiste të përshkrimit të një gjendje

të kohës; në radhë të parë ato flasin për një realitet vulgar, ambient mjerues, vuajtje, skamje për

të prekur edhe vdekjen.

Poezitë e Migjenit janë realizëm i kohës madje në suaza të caktuara shprehin edhe

aktualitet. Ato i paraprinë një metaforizim i skajshëm, i cili i jep veprës një formë artistike dhe

një ngjyresë të këndshme për veshin e lexuesit.

Kësisoj “Vargjet e lira” meritojnë të lexohen nga pasardhësit e Migjenit për vlerën

artistike të tyre, e sidomos për të njohur periudhat e vështira të historisë shqiptare si dhe figurën e

prijësit të një arti të ri në sferën e letërsisë.

Fjalët çelës: Migjeni, mjerimi, realizmi kritik, letërsia moderne, arti novator.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

4 | P a g e

HYRJE

Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni është njëri nga figurat më të ndritura të letërsisë

shqipe, i cili me artin e tij krijues portretizoi ambientin mbytës të viteve ‘30.

Prijës i një arti novator në letërsinë shqipe ku spikat me realizimin e tij të thellë në

poezitë e tij të përmbledhura në veprën me titull “Vargjet e lira”.

Poeti përmes pendës së tij, konkretisht poezive të tij ka përshkruar mjedisin shqiptar,

mjedis ky mjerues dhe fatal për secilin banorë të tij.

Gjenialiteti i procesit të tij krijues konsiston në syrin e tij kritikues, ku poezitë e tij janë

dëshmia më e fortë e kësaj kritike tipike realiste.

Në poezitë e tij buçet fortë zëri prej revoltuesi e protestuesi kundër pushtetit zogist,

Migjeni ishte tërësisht kundër asaj politike degraduese.

Në punimin vijues do të ndeshemi me një analizë të hollë të tematikës së disave prej

poezive, do të njihemi me stilistikën Migjenit me disa nga figurat e artit të tij; për të plasuar në

vazhdim me disa nga temat apo theksimet e artit migjenian dhe për ta përmbyllur me mendimet

kritike mbi veprën e Migjenit.

Qëllimi i këtij punimi është që të njohim për së afërmi krijimtarinë e Migjenit si dhe të

bëjmë një analizë rreth poezisë së Migjenit dhe realizmit kritik, duke vënë në pah si mangësitë

ashtu edhe madhështitë e artit të tij.

Metodologjia për këtë punim është përdorur metoda historike, analizuese si dhe

deskriptive apo përshkruese.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

5 | P a g e

1. BIOGRAFIA E AUTORIT

Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare.

Migjeni lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. I ati, Gjergj Nikolla (1872-1924), vinte nga një

familje ortodokse me prejardhje nga Dibra ndoqi shkollën fillore ortodokse serbe në Shkodër,

dhe nga 1923 deri më 1925 një shkollë në Tivar në bregdetin malazez, ku ishte shpërngulur

motra e madhe Lenka. Një vjeshtë të vitit 1925, katërmbëdhjetëvjeçari Migjeni fitoi një bursë për

të ndjekur shkollën e mesme të Manastirit në Maqedoni. Duke qenë edhe me prejardhje sllave, ai

nuk u mbyll brenda kufijsh nacionalistë, por do të bëhej një nga të paktët autorë shqiptarë që do

të lidhte dy anët e hendekut kulturor, që ndante dhe po ndan shqiptarët dhe serbët.

Në Manastir ai studioi sllavishten e vjetër kishtare, rusishten, greqishten, latinishten dhe

frëngjishten. Pasi përfundoi shkollën më 1927, hyri në Seminarin Ortodoks të Shën Gjon

Theollogut, edhe ky në Manastir, ku me gjithë problemet shëndetësore që po i lindnin vazhdoi

studimet deri në qershor 1932. Po këtë vit vendosi t’i hyjë karrierës së mësuesisë e jo të priftit,

për çfarë kishte studiuar. Më 23 prill 1933 u caktua mësues i gjuhës shqipe në një shkollë në

fshatin Vrakë me popullsi malazeze, shtatë kilometra larg Shkodrës.

Në këtë kohë ai fillon të shkruajë poezi dhe skica në prozë, që pasqyrojnë jetën dhe

ankthin e një intelektuali në ngritje, të një vendi që ishte dhe ka mbetur rajoni më i prapambetur

në Evropë. Prozën e parë e shkroi në maj 1934. Ishte Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun, që u

botua në revistën Illyria, nën akronimin e ri Migjeni. Në verë 1935, njëzetetrevjeçari Migjeni u

sëmur rëndë nga tuberkulozi.

Migjeni ka shkruar rreth njëzet e katër skica në prozë, të botuara nëpër revista kryesisht

nga pranvera e vitit 1934 deri në pranverën e vitit 1938. Vëllimi i vetëm poetik i Migjenit,

Vargjet e lira, Tiranë 1944. Disa vjersha, si Të birtë e shekullit të ri, Zgjimi, Kanga e rinis dhe

Kanga e të burgosunit janë haptas deklamative në një mënyrë revolucionare majtiste. Pastaj,

poezinë me 105 vargje Poema e mjerimit. Vdiq më 26 gusht 1938, në Torre Peliçe (Torre

Pellice). Vdekja e tij në moshën njëzet e gjashtë vjeç qe një humbje tragjike për letërsinë

bashkëkohëse shqiptare.1

1 Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Tiranë – Pejë, 1997, f. 210.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

6 | P a g e

1. ANALIZË E VEPRËS “VARGJET E LIRA”

Vepra “Vargjet e lira” është një përmbledhje poezish e një autori modern, Migjenit.

Karakteri parësor i kësaj përmbledhjeje është karakteri social, se çka përmbajnë në mënyrë të

përgjithshme “Vargjet e lira”, Mensur Raifi vlerëson si në vijim; “sepse poezia e tyre është diçka

më tepër se art i fjalës, ose së paku pretendon të jetë e tillë, është çështje personale dhe

kombëtare thellësisht e jetuar, është një formulë art-armë, është jeta që identifikohet si poezi dhe

entuziazëm” 2, pra poezia e Migjenit është një shpjegim i një gjendjeje të brendshme, dhimbje e

shpjeguar përmes fjalës apo poezisë si formë arti.

“Vargjet e lira” janë krijime të poetit të letërsisë moderne shqipe Migjenit; në

përmbajtjen e tyre poezitë posedojnë kushtrim, mjerim, pesimizëm dhe një dozë të vogël

erotizmi. Njëra ndër poezitë që shpreh kushtrim është poezia “Të birtë e shekullit të ri”. Poeti te

kjo poezi tingëllon si kushtrim, sikur një shtytje e re; pa lënë anash vështirësitë dhe përshkrimin

e tyre. Kushtrimin e kësaj poezie e gjejmë te disa fjalë të përdorura në tekstin e poezisë, të cilat i

japin veprës një lloj entuziazmi mahnitës. Të tilla janë fjalët si: “fitue, ngadhnim , fitore, fli” 3

dhe fjalë të tjera.

Migjeni kishte ndier nevojën për një prurje të re në mjedisin shqiptar; ai ndjentê nevojën

për lindjen e një qenie të re dhe këtë nevojë apo dëshirë e kishte shprehur në poezinë e tij “Të

lindet njeriu”. Në fund të kësaj poezie shprehet dëshira e poetit të etur për liri, të lind një njeri që

do t’i ndërgjegjësonte njerëzit; të sillte një ide të re, një ideal dhe një rrugë të drejtë e të

paanshme për një fillim të ri mbarëshqiptarë.

Jo rastësisht poeti kërkon një fillim të ri një ndërrim apo ide të re nga njeriu; për shkak

se faktori njeri ka qenë dhe mbetet përgjithmonë faktor kyç në zhvillimin e apo përparimin e

jetës në përgjithësi.

Tek “Vargjet e lira” poetin e hasim edhe në rolin e revoltuesit. Poezia “Zgjimi” i

përshtatet rolit të lartcekur; kjo poezi fillon me një kaluar historike, më pas thërret në pafundësi

dhe shprehet i revoltuar nga gjendja e popullit duke kërkuar nga populli të shpërthejë kundër

pushtetit.

2 Mensur Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1975, f. 8. 3 Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009, f. 5.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

7 | P a g e

Përshkrimi në vepër ngjason me ato thirrjet që bëhen për të protestuar, këtë edhe synon

ta bëjë poeti. Pra, në tërësi kjo pjesë shpreh shpirtin prej revoltuesi që bën thirrje për të shprehur

pakënaqësitë.

Pjesë e poezisë së Migjenit është edhe periudha e rinisë, si njëra ndër fazat më

interesante të çdo qenie njerëzore. Tek poezia e titulluar “ Kanga e rinis” e gjithë shpresa për një

të ardhme më të mirë dhe horizonte më të ndritura bie mbi supet e rinisë shqiptare. Poeti më

bukur se asnjëherë më parë thur vargje për rininë e kohës dhe njëkohësisht shfaq prapë thirrjen

për zgjim të masës, por në këtë rast pre e kësaj thirrjeje për luftë kundër pushtetit ishin rinia.

Poeti kërkon nga të rinjtë që të gjitha idetë, idealet, mendimet t’i shfaqnin; të dalin edhe rrugëve

e të rebelohen kundër pushtetit. Dhe, në fund poeti thekson se bota i përket shpirtit të të rinjëve e

atyre që rebelohen e shfaqin pakënaqësitë.

Poezia “Kangët e pakëndueme” shpreh gjendjen e poetit dhe gjërat që e mundonin atë

që nuk arriti t’i nxirrte në pah; të cilat pak nga pak po e digjnin përbrenda. Në mesin e atyre të

ashtuquajturave “gjëra” ndodheshin idetë e tij, mendimet dhe krijimet të cilat ai i quajti “Kangët

e pakëndueme”.

Te kjo poezi, poeti aq sa shfaqet optimist po aq shfaqet edhe pesimist. Ai shpresonte se

liria ishte rrugës por tek strofa e fundit shfaqet i pashpresë; poeti përveç frikës që shpreh ai më

tepër se frikë shpreh të pashpresën. Poeti nuk shpreson se një ditë ato që i ka në shpirt e në

mendje t’iu ekspozohen edhe të tjerëve; ai ishte vetë shpikësi i atyre (ideve, mendimeve,

krijimeve) dhe mbase ai vetë do të ishte shuarja e atyre komponentëve brenda tij.

Migjeni në njërën nga poezitë e tij ka bërë përshtatje në mes të ambientit dhe individit. Këtë

përshtatje e hasim në poezinë “Recital’ i malsorit”, pra është vënë në pah një përshtatje mes

titullit dhe veprës.

Në titull gjendet malësori ndërsa në përmbajtje të poezisë si në rolin kryesor gjendet

mali. Malësori dhe mali kanë një veti të përbashkët siç është fortësia, apo të qenit i fortë. Poeti në

këtë pjesë na ngjan në një individë të inatosur, i cili inatoset ndaj të fortëve duke u rebeluar ndaj

tyre për shkak të mosreagimit të tyre ndaj gjendjes shoqërore apo sociale. Ndërsa thekson, mbase

më afër ka vdekjen sesa ekzistencën normale.

Për Migjenin pak kishin dallim burgu dhe mënyra e jetesës së tij, dhe këtë pikëpamje ai

e shfaq në poezinë e titulluar “Kanga e të burgosunit”.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

8 | P a g e

Tek cikli i titulluar “Kangët e Përndimit” poeti shfaq adhurimin për vendet Perëndimore

dhe ndjekjen e modelit për zhvillimin e vendit nga po të njëjtat vende. Migjeni shihet si njëri

ndër mbështetësitë e vendeve të Perëndimit, ai vlerëson lartë në tërësi frymën Perëndimore.

Poezitë e ciklit “Kangët e rinis” janë poezitë më të bukura kushtuar pjesës më të bukur

dhe më trazuese të qenies njerëzore. Migjeni te ky cikël poezish është shfaqur tipik dedikues

rreth temës që ka trajtuar në vargje. Tek secila poezi e këtij cikli gjejmë elemente të rinisë.

Poeti tek secila poezi e këtij cikli ka përshkruar gjininë e bukur- femrën. Poezia “ Dy

buzë” është përshkrim i bukurisë, dhimbjes, dashurisë, trazimit, flakës; në përgjithësi ka tipare

karakterizuese të rinisë. Ndërsa, jorastësisht ka përdor edhe ngjyrën e kuqe për të përshkruar

buzët; pasi që ngjyra e kuqe në botën artistike shpreh dashurinë, pasionin, afshin e të tjera

elemente; të cilat janë një pjesë erotizmi. Poashtu erotizmi është i shprehur tek poezia “ Kanga

skandaloze”.

Mes vargjeve të ciklit “Kangët e fundit” nuk gjejmë diçka më shumë sesa pesimizmin.

Mbase Migjeni e parandiente fundin! Poeti nuk sheh gjë tjetër përveç heshtjes, vuajtjes,

fatkeqësisë, vetmisë!

Te poezia “Frymzim i pafat” poeti mallkon vetën dhe vullnetin e tij për të ngritur

vetëdijen e mbarë popullit. Kurse poezitë “Vetmia” dhe “Vuejtja” janë dy nga poezitë të cilat

përshkruajnë gjendjen emocionale të poetit e që ishte ne gjendje dëshpëruese. Migjeni vuajtjen e

kishte të pasqyruar në sytë e tij dhe fytyra që iu kishte mbushur me rrudha ende parakohe. Vetën

e përshkruante si flamur të vjetruar, si leckë që kishte mbetur nga lufta për mbijetesë.

Sipas Migjenit të jesh i vetëdijshëm për çdo gjë, shpesh vetëdija e tepërt është mbytëse

për shpirtin.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

9 | P a g e

2. POEMA E MJERIMIT

Në “Vargjet e lira” temë kryesore e poezive është problemi i skamjes dhe ndikimi që

ushtron kjo lloj skamje në zhvillimin e jetës njerëzore. “Poema e mjerimit” është krijim poetik

përplot histori dhe realitet.

Ta njohësh krijimtarinë e Migjenit e në veçanti “Poemën e mjerimit” do të thotë ta

njohësh të kaluarën e popullit shqiptarë, ta njohësh jetën e atyre viteve, pa ndonjë hiperbolizim,

por, ashtu lakuriq, të zhveshur përnjëmend. Për vetë faktin se kjo poemë është shkruar në një

periudhë të caktuar kohore (rreth viteve ‘30) dhe për më tepër është një realitet i një kohe të

caktuar, një konkretësi; si e tillë drejtpërdrejtë përfaqëson një pjesë historie, jo të lavdishme por,

të mjerueshme, një trajtë historizmi.

Duke shprehur revoltën kundër pushtetit zogist, poeti shprehu një pjesë historie të

shkëputur nga historia e përgjithshme e popullit shqiptar si dhe realitetin mbi jetën e viteve ‘24-

‘30. Pra, poeti krijon dhe në të njëjtën kohë përfaqëson një epokë me këtë poemë. Ndër studimet

për Migjenin, studiuesi Mensur Raifi shkruan për tri tipare të karakterit të Migjenit.

“Në këtë drejtim aparati glorifikues insiston në tri tipare kryesore të karakterit të

shkrimtarit: 1. Migjeni, mësues i popullit, 2. Migjeni, poet i mjerimit, 3. Migjeni poet

revolucionar”.4

Konsiderojë që konstatimi i lartcekur është i drejtë, padyshim që Migjeni ishte mësues,

mësues i devotshëm, pishtar i popullit të vetë; i dhënë pas lirisë, pas përparimit njerëzor. Më të

drejtë i vihet pas ky lloj epiteti si “Poet i mjerimit”, ai ishte njeriu që bashkëvuajti me popullin e

vetë dhe atë vuajtje e pasqyroi në mënyrën më reale në “Poemën e mjerimit”.

Migjeni konsiderohet si njëri ndër më revolucionarët në historinë tonë kombëtare, këtë

ai e realizoi përmes kritikës së tij dhe ikjes së thurjes së lavdeve.

Në “Poemën e mjerimit” poeti shfaqë tragjizmin kulminant te të jetuarit, mjedisin në të

cilin frymojnë mijëra jetë e në të njëjtën kohë shuhen disa sosh të tilla. Cak i brengës së poetit

janë përherë fëmijët dhe brezat që do ta trashëgojnë këtë mjerim. Ndër fazat më rrëqethëse është

citimi i në vijim, “vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të

fshamit!”.5

4 Mensur Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1975, f. 142. 5 Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009, f. 12.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

10 | P a g e

Ç’është më trishtuese sesa fryma e parë e një qenie njerëzore të shoqërohet me lot dhe të

nëmura?!

Këtu pra, tregohet skajshmëria e gjendjes mjeruese; kjo jo vetëm që është trishtuese por

e dhimbshme deri në palcë. Pra, kjo është njëra ndër episodet më të dhimbshme, kjo pjesë e

mallkimeve për ardhjen në jetë të një foshnje, por edhe më e dhimbshme ishte mosdëshira për të

lindur fëmijë.

Penda e Migjenit nuk lë pa përmendur edhe rolin e kishës dhe të xhamisë, të profetëve

dhe hoxhallarëve. “therin qiellen kryqat e minaret e ngurta, profetnët dhe shejtnët në fushqeta të

shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndjen tradhti”.6

Citimi i lartshënuar tregon për një heshtje vrastare kundër gjendjes alarmuese. Migjeni

shprehet i zhgënjyer nga mosreagimi i këtyre dy ikonave, që natyrisht kishin një ndikim të

jashtëzakonshëm në çdo sferë jetësore; këtu poeti në një farë forme ironizon me këto dy ikona.

Raifi poashtu vëren këtë zë të ngritur kundër fesë, xhamisë e kishës, “Religjioni jo vetëm që

privon njerinë nga vullneti dhe veprimi i lirë, nga dinjiteti njerëzor, jo vetëm që është hipokrizi,

por është edhe tradhëti ndaj atdheut, ndaj kombit”.7

Pra, përtej hipokrizisë këto dy kulte janë edhe tradhtar të kombit dhe atdheut, kjo

dëshmon realitetin e kobshëm dhe mjerues të asaj kohe.

Priftërinjtë dhe hoxhallarët thyejnë betimin e tyre, që vihen në shërbim të Zotit dhe të

vihesh në shërbim të Zotit do të thotë të vihesh në shërbim të drejtësisë, të interesave të kombit e

të atdheut.

Mjerimi është fatkeqësi njerëzore. Mjerimi në të cilin pjesëmarrës ishte edhe vetë

Migjeni; ishte një trashëgimi shekullore, e hedhur brez pas brezi. Madje Migjeni ka bindjen se

mjerimi i tillë do të vazhdojë të trashëgohet nga brezat e ardhshëm. “Dhe kët njollë kur nuk asht

e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj”.8

Mjerimi sipas Migjenit, nuk mund të zhduket për një ditë apo për një javë; për zhdukjen

e tij duhet të angazhohen e gjithë shoqëria, mjerimit i duhet kushtuar kohë për të çrrënjosur çdo

skutë të formimit të tij.

6 Po aty, f. 11. 7 Mensur Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1975, f. 152. 8 Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009, f. 14.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

11 | P a g e

Në bazë të kësaj që përmendëm më lartë mund të themi se “Poema e mjerimit” është

poezia më e arrirë e të gjitha cikleve në përshkrimin realist. Kjo poemë përfaqëson një realitet të

dhimbshëm, një pjesë të historisë njerëzore, një trajtim të veçantë të problemit të skamjes; një

revoltë dhe pesimizëm përnjëherësh.

Pra, në qendër të kësaj poeme është qenia njeri dhe ekzistenca e tij përballë një

fenomeni trashëgues.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

12 | P a g e

3. PROFILI I FEMRËS NË POEZINË E MIGJENIT

Në letërsinë moderne shqipe, romancierë e poetë të shumtë kanë trajtuar krijesën femër

nga aspekte të ndryshme për të marrë përmasa më të gjëra universale. Të tillë shkrimtarë në

letërsinë tonë shqipe janë p.sh: Haki Stërmilli me romanin e tij “ Sikur t’ isha djalë”, Ndre Mjeda

me poemën e tij “Andrra e jetës” si dhe Migjeni me poezinë e tij “Baladë qytetse”; që të gjithë

këta autorë shtrojnë problemin e të qenit femër në kohë. Secili prej këtyre shkrimtarëve trajtojnë

një problem të caktuar shoqëror të kohës.

Migjeni për dallim nga bashkëkohësit e tij, ka trajtuar problematikën e mjerimit, pjesë e

së cilës ishte edhe femra shqiptare. Në “Baladë qytetse” vërej një trajtim më ndryshe të femrës

shqiptare, ku Migjeni me anë të gjendjes fizike shpërfaqë gjendjen psikologjike apo emocionale

të femrës. Migjeni trajton figurën e femrës nga aspekti psikologjik , mënyrën sesi ndihet

personazhi femër dhe sesi ndikon skamja në qenien femër. Migjeni femrën si qenie nuk e sheh

më si individ të gjallë apo si person që ekziston në mes të atij mjerimi.

Ai e përshkruan atë si hije. Femra tanimë është shndërruar në hije, ky simbolizëm i

dhënë nga Migjeni ka kuptimin e asaj, që femrën në trajtën e hijes mund ta shkelë secili; të jesh

hije nënkupton ta lejosh përbuzjen e të tjerëve , të bëhesh lodër për të tjerët dhe të jesh hije

nënkupton të mos ekzistosh. Në fakt Migjeni kuptimin e fjalës “hije” e lidhë me shuarjen e

femrës, fikjen e një jete.

Pra, femra e Migjenit ishte buzë shuarjes, buzë vdekjes; thjeshtë frymonte por,

s’ekzistonte mes tjerëve. Femra e Migjenit ishte e e dërrmuar, e lënduar, e zhgënjyer, e thyer

shpirtërisht nga jeta, nga ajo skamje që e la atë në mes një udhëkryqi pa rrugëdalje. Këtë lloj

fatkeqësie e sjellë vetëm një element si skamja, këtë poshtërim e bën të jehojë vetëm një mjerim i

skajshëm.

Migjeni me poezinë e tij “ Baladë qytetse” paraqet dy botë të femrës rininë dhe pleqërinë. Në

fillim të poezisë përshkruhet pleqëria, më pas autori bën një përmbysje kronologjike duke

përshkruar fazën më të hershme të jetës së saj rininë, dhe kjo përmbysje kronologjike e bën

poezinë edhe më interesante dhe më të këndshme për lexim.

Poeti fazën e pleqërisë e përshkruan si vetmi; sepse femra plakë tanimë s’kishte

ngushëllim tek njerëzit por tek nata, rrugët, yjet e qielli. Këmbët e saj të skalitura nga vuajtjet e

jetës nuk e mbanin dot më dhe ato shpesh e dërgonin në drejtime të gabuara. Ndërsa faza e rinisë

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

13 | P a g e

përshkruhet nga një pjesë e shkurtër por që thotë shumë. Dikur kur ajo ishte e re e bukur

natyrisht që pëlqehej nga masa e gjerë.

Jeta e saj kishte kuptim tjetër kur ishte e re, kishte përse të jetonte; për bukurinë e saj!

Me anë të kësaj (përshkrimit të fazës së rinisë) poeti i qaset një mesazhi mjaft domethënës; se

bukuria vyshket, rinia është vetëm një fazë e jetës e cila fluturon shpejtë dhe se gabimet e rinisë

dhe vetëpëlqimi janë dy nga shkaqet kryesore që pleqëria të shoqërohet nga vetmia.

Por pavarësisht këtyre gjërave të lartcekura, Migjeni nuk e konsideron fajtore

personazhin e vetë femër; mbase vetë rrethanat e kohës e kanë detyruar femrën t’i bëjë ato

gabime që ishin fatale për pleqërinë e saj. Pra, personazhi femër në poezinë e Migjenit është në

trajtën e prostitutës , jo pse femra me vetëdëshirë pranon të jetë e tillë por për shkak se mjerimi të

detyron të bëhesh e tillë.

Tek Migjeni femra nuk tenton të jetojë por të mbijetojë, pra nuk bëhet fjalë për jetë në

mes të atij mjerimi por të mbijetosh është esenciale. Andaj edhe përshkrimi që sjell Migjeni me

anë të personazhit femër në poezinë “ Baladë qytetse” është shembull i luftës për mbijetesë. Sytë

e saj janë pasqyrë e mënyrës së jetesës së saj, buzët e saj janë përherë të gatshme t’ia plasin vajit

nga mundimet e vuajtjet që kishte përjetuar sepse shpirti jo gjithmonë është besnik.

Si rrjedhojë e tërë kësaj mund të arrijmë në një përfundim, Migjeni në këtë poezi ka

paraqitur dy fazat më kritike të jetës së njeriut që janë rinia dhe pleqëria. Migjeni ka paraqitur

gjendjen shpirtërore dhe fizike të femrës.

Mishërimi i këtyre komponentëve (rinisë, pleqërisë, gjendjes fizike dhe shpirtërore) ka

nxjerrë në pah këtë pjesë të poezisë së Migjenit, e cila mund të cilësohet si e ndjeshme teksa

përshkruan gjendjen shpirtërore dhe realiste kur sjell momente të caktuara të mjerimit nga jeta e

femrës. Si demonstrim i tërë kësaj që cekëm më lartë vlen në tërësi poezia “Baladë qytetse”.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

14 | P a g e

4. AKTUALITETI DHE MIGJENI

Shumica e shkrimtarëve vazhdojnë të lexohen edhe sot nga artdashësit e letërsisë për

arsye se krijimet e tyre posedojnë diçka të ngjashme me atë të cilën e jetojnë. Njëri ndër shtyesit

kryesorë të leximit të një vepre qoftë roman, prozë apo poezi është aktualiteti; përkimet në mes

të asaj se çfarë ka ngjarë në një periudhë të caktuar kohore më parë dhe asaj që ndodhë në ditët e

sotme.

“Vargjet e lira” janë pasqyrë e një periudhe të caktuar të popullit shqiptar, ato

përfaqësojnë një të kaluar shoqërore. Nëpër poezitë e kësaj vepre nuk mund të gjejmë diçka

jashtëzakonisht aktualizuese, aty mund të ndjesh vetëm pjesët e një të kaluare e cila nuk paraqitet

e lavdishme por mjeruese.

“Vargjet e lira” janë përshkrim i plotë i mënyrës së jetës, vuajtjeve, mundimeve,

mjerimit, dëshpërimit e shumë dukurive të tjera që pasonin si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e realitetit

të hidhur, skamjes dhe ambientit politik.

Faktori kohë ka bërë që aktualiteti i Migjenit të jetë më i zbehtë në shoqërinë tonë sot;

për shkak se me kohën populli shqiptarë ka arritur ta nxjerrë vetën nga ajo fundërrinë ku kishte

qenë. Sot populli shqiptarë ka një realitet krejt ndryshe nga realiteti i Migjenit. Sot në shoqërinë

tonë shqiptare nuk ekziston mjerimi ekstrem siç ka ekzistuar dikur në kohën e Migjenit.

Megjithatë nuk mund të themi që Migjeni nuk posedon nuanca të realitetit aktual sepse

edhe sot është i pranishëm mjerimi dhe skamja poashtu krah tyre qëndron edhe femra në rolin e

prostitutës. Migjeni nuk është krejtësisht aktual sepse mjerimi ekstrem nuk ekziston, sot ne

shoqërinë shqiptare ekzistojnë vetëm probleme të skamjes.

Ndërsa në rastin e prostitucionit; edhe sot është dukuri shqetësuese. Si tek Migjeni edhe

në shoqërinë tonë sot prostitucioni ndodh si pasojë e rrethanave ekonomike apo krizës globale

ekonomike, pra rrjedh nga skamja. Për këto dy fakte të cilat janë probleme shoqërore aktuale,

mund të konstatojmë që Migjeni është aktual, mirëpo në një raport me të zbehtë.

Mbase Migjeni nga kjo që konstatuam, nga ky kontest nuk mund të konsiderohet si njëri

ndër përfaqësuesit më të denjë të letërsisë moderne shqipe sa i përket aktualitetit. Sepse vendin e

tij e zë mjaft i vendosur shkrimtari Gjergj Fishta.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

15 | P a g e

Vështruar nga ky aspekt, Fishta është njëri ndër figurat e letërsisë sonë ku veprat e tij

edhe sot e tutje vazhdojnë të mbeten aktuale dhe të përafërta me atë që trajton në veprat e tij dhe

realitetin sot.

Megjithatë edhe Migjeni ka një vlerë të tillë në veprat e tij dhe mbetet unik në atë që ka

trajtuar në poezitë e tij.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

16 | P a g e

5. JETË, MOSHË, MJERIM – REALIZËM KRITIK

Shumica e shkrimtarëve të letërsisë moderne shqipe janë frymëzuar nga rrethanat

sociale të kohës; në rendin e këtyre shkrimtarëve është edhe Migjeni. Shkrimet e Migjenit janë

pjellë e situatave tragjike të popullit shqiptar, ndërsa mosha e Migjenit dhe aftësia e tij për t’i

parë situatat tragjike nga një këndvështrim më ndryshe sesa shokët e tij bashkëmoshatarë e bën

Migjenin të cilësohet si fëmijë me aftësi të veçanta për të gjykuar drejtë dukuritë shoqërore.

Faktor me rëndësi është jeta e Migjenit, gjendja e tij sociale dhe shëndetësore e kishin

përgatitur pendën e re shqiptare drejtë një rrugëtimi të shkurtër por jashtëzakonisht domethënës;

për të lënë gjurmë përjetësisht në altarin e shkencës së letërsisë. Mosha dhe sëmundja e Migjenit

nuk janë pjesë e reflektuar në veprën e tij por këta dy faktorë janë ndihmësit kryesorë që e

përgatitën Migjenin në aspektin mendor apo psikologjikë dhe e skalitën atë për të nxjerrë në pah

dukurinë e mjerimit; përkatësisht veprën e tij “Vargjet e lira”.

Pra, Migjeni që në moshë të re kishte një mendim ndryshe për ngjarjet e vendit dhe i

shihte ato me një sy kritikues. Sëmundja e tij vetëm sa e forcoi atë drejtë këtij syri kritikues, e

sidomos kushtet sociale ishin akti vendimtar që e shtynë poetin të reagonte përmes veprës.

Për këtë që ceka më lartë i bashkëmendimit është edhe njëri ndër kritikuesit e veprës së

Migjenit; Rexhep Qosja. Kritiku Qosja shtron idenë e mjerimit si diçka vendimtare për veprën e

Migjenit. “as Migjenit s’i asht përcjellë prej lindjes ndjenja e ferrit në shpirt, porse kët ndjenjë ia

kanë krijue rrethanat e përgjithshme shoqënore e posaçërisht skamja: ai lajtmotiv i krijimtarisë së

tij”.9

Pra, Qosja konsideron që mjerimi është pjesë ekzistuese dhe parësore në krijimin e

Migjenit, për më tepër e konsideron skamjen si shenjë që padyshim do të shënonte ose

lajmëronte për një vepër të tillë.

Kurse ndikimin e mjerimit në moshën e Migjenit e gjejmë në vargun “Mjerimi pjek

fëmin para se të burrnohet“.10

Vargu tregon për dukurinë se fëmijët doemos janë të destinuar t’i shikojnë gjërat nga një

këndvështrim tjetër. Është patjetër të lypin lëmoshë nëpër rrugë që të sigurojnë kafshatën e gojës

dhe familjeve të tyre.

9 Ali Aliu, Kritikë ,”Rilindja”, Prishtinë, 1977, f. 107-108. 10 Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009, f. 12.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

17 | P a g e

“Vargjet e lira” janë cikle të krijuara nga një hallkë zingjirore e pashkëputshme ato janë

sintezë e një ndërlidhje të veçantë në mes të katër akterëve kryesorë; jetës, moshës, sëmundjes

dhe mjerimit. Pesha e këtyre akterëve është e njëjtë sepse pa ndonjërin prej tyre vepra do të ishte

e mangët dhe nuk do të kishte të njëjtin efekt. Të gjitha këto elemente ndikuese tregojnë për një

aftësi të veçantë e specifike e cila emërohet si realizëm kritik.

Vepra e tij është pjesë ku realizmi dhe kritika kanë arrirë formën më të përkryer dhe më

përmbajtjesore; si i tillë Migjeni edhe emërohet si kritiku më realist. Migjeni dhe mjerimi janë

shkrirë në njëri-tjetrin, andaj shpeshherë Migjeni personifikohet si mjerim apo edhe anasjelltas.

Nga kjo analizë rezulton që stili dhe arti i Migjenit janë realizëm i lartë kritik.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

18 | P a g e

6. ARTI POETIK I MIGJENIT

Gjatë analizës së një poezie apo vepre letrare, është e domosdoshme të qartësohen,

shpjegohen apo analizohen format, tiparet, gjuha, stili e veçori të tjera karakteristike për një

krijim artistik.

Në artin e Migjenit si formë e vargut është përdorur vargu i lirë. Formën më të përkryer

të vargut të lirë e gjejmë te vepra e Migjenit “Vargjet e lira”, tek kjo vepër nuk ka rrokje, theks,

apo ritëm të caktuar; gjë që e bën veprën të frymojë lirshëm në shprehjen e ndjenjave, ideve apo

mendimeve.

Migjeni është përdorues i sonetit, poezia e tij “Sonet pranveruer” është poezi me

katërmbëdhjetë vargje, e ndarë në dy pjesë ku dy strofat e para kanë nga katër vargje dhe dy

strofat e fundit nga tri vargje.

Sa i përket formës së lirikës dhe tematikës së saj, Migjeni te vepra “Vargjet e lira” ka

përdor lirikën erotike si shembull kemi poezinë “ Kanga skandaloze” dhe “Dy buzë”. Në poezitë

e lartpërmendura poeti ka bërë përshkrimin e femrës duke përshkruar fizikun e jashtëm si dhe

gjendjen shpirtërore.

Ndërsa te poezitë “ Poema e mjerimit”, “Lagja e varfun” dhe “Fragment; poeti trajton

temën e mjerimit, skamjes, padrejtësive e të tjera ngjarje; pra këto poezi janë lirikë sociale(

shoqërore).

Poashtu Migjeni ka përdor lirikën mediative apo mendimtare, shembull ilustrues është

poezia “ Parathanja e parathanjeve” ku poeti shpreh mendimin e tij lidhur me njeriun, Zotin dhe

rolin e tyre të ndërsjellë në epokën e njerëzimit; në këtë pjesë shfaqet me ca tipare prej filozofi.

Sa i përket gjuhës me të cilën ka shkruar, Migjeni kryesisht përdori të folmen e

Shkodrës. Ai ishte folës i atij dialekti apo i asaj të folme krahinore; dhe sigurisht që e

përvetësonte atë të folme më saktë se sa të folmet e tjera. Duhet theksuar se fjalët në tekstin e

veprës “Vargjet e lira” janë lehtësisht të kuptueshme dhe të lehta për t’u shqiptuar. Përmes kësaj

gjuhe ai e përsosi leksikun tonë shqip.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

19 | P a g e

7. FIGURACIONI STILISTIK NË ARTIN MIGJENIAN

Poezia e Migjenit është ilustruese e shumë figurave stilistike. Përdorimi i stilistikës e ka

bërë poezinë e Migjenit shumë më domethënëse dhe më të fortë në përçimin e mesazheve. Poeti

ka përdor disa nga figurat stilistike të cilat e kanë radhitur atë në listën e poetëve më unik në

stilin e vetë.

Disa nga figurat që kanë zënë vend në poezinë migjeniane janë: alegoria, shkallëzimi,

elipsi, asindeti, krahasimi, anafora, pyetja retorike dhe metafora si figurë kryesore e veprës.

Figura stilistike e alegorisë është e pranishme mes vargjeve të poezisë “Kangë në vete”.

Poetit duke i munguar liria e shprehjes detyrimisht është dashur ta përdor figurën e alegorisë, për

të shprehur një gjendje politike apo kaos politik; por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por të

tërthortë, duke përdor terma të cilët do të zëvendësonin fjalët konkrete.

“ Veri fryn pa mshirë, si veri që fryn,

dhe si hajn në shtëpiat e kojshive hyn-

edhe për çudi

këta kojshit e mi

sa mirë e presin...”11

Citimi më lartë është pjesë konkrete e elaborimit të alegorisë.

Përmes termit “veri” poeti nënkupton ideologjinë e fashizmit, lëvizje kjo e cila kishte

filluar të përhapej nga fillimi i shekullit XX. Ndërsa termi “kojshit” iu referohet vendeve fqinjë

të Shqipërisë të cilat e mirëpritnin përhapjen e fashizmit. Nga ky shembull kuptojmë që, Migjeni

duhet lexuar mes rreshtave për të kuptuar mesazhin e poezisë.

Shkallëzimi është figurë tjetër ku përmes saj poeti shkallë-shkallë ka arritur deri tek një

gjendje kulminante siç është dashuria.

“Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu” .12

Ky varg është shkëputur nga poezia “ Kanga e rinis” ku poeti ka filluar vargun me fjalën

më të butë përqafimin për të vazhduar më pas me puthjen dhe për ta përfunduar me dashurinë.

Figurë mjaft e rëndësishme është edhe elipsi. Poeti ka futur në funksion figurën e elipsit për të

mos e tepruar me përdorimin e fjalëve të njëjta për të përshkruar mjerimin e kohës ; ashtu që ka

11 Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009, f. 37. 12 Po aty, f. 9.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

20 | P a g e

lënë mangët disa fjalë, por që edhe pa ndërfutjen e tyre në tekst poezia ka arritur të përcjellë tek

lexuesi domethënien e saj. Citimi në vazhdim është demonstrim i asaj që cekëm më lartë:

“Krahët e zez të një nate pa fund

e varrosën lagjen pranë,

dritë, jetë, gjallsi - askund,

vetëm errsinë e skam.”13

“Poema e mjerimit” është poezi ku vërehet një lloj dinamizmi dhe gjallëri mes vargjeve

duke nxitur lexuesin ta shpejtojë ritmin e leximit. Pikërisht këtë gjallëri dhe entuziazëm vepra e

përfiton nga figura stilistike asindeti.

“Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,

mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta

lakuriqen mishnat, “.14

Njëra ndër figurat e mendimit që e ndeshim tek poezia e Migjenit është krahasimi.

Poeti në poezinë ”Baladë qytetse” ka bërë krahasimin mes syve të personazhit femër

dhe jetës së saj. Sytë e zi të femrës janë krahasuar me jetën që bën ajo femër; një jetë që vështirë

t’i thuhet jetë.

“ por një grue

me ftyrë të zbetë edhe me sy

të zez si jeta e saj,”. 15

Pra, ngjyra e syve të femrës është krahasuar me mënyrën e jetesës që bën ajo femër.

Njësoj siç ishin sytë e saj të zi njësoj ishte edhe jeta e saj e errët, terr, fatkeqësi. Figura e anaforës

është e pranishme në poezinë “Kangë në vete”.

“Unë ia mbylla derën teme me reze mos të hyn

me ma fikë kët dritë

me ma ngri kët shpirt,

me ma dridhë për ndjesinë tjetër,

me ma joshë me andërr të vjetër” 16

13 Po aty, f. 17. 14 Po aty, f. 11. 15 Po aty, f. 15. 16 Po aty, f. 37.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

21 | P a g e

Pra, në fillim të këtyre vargjeve kemi përsëritje të së njëjtës fjalë. Për ta forcuar poezinë

poetët shpesh përdorin pyetjen retorike, figurë kjo e cila i jep veprës intensitet, shprehje dhe

forcë të brendshme që në të shumtën e rasteve ndikon në zgjimin e vëmendjes të lexuesit; edhe

atëherë kur poezia duket monotone.

“Si vall! Të gjitha përpjekjet na dështuen në terr?”17

Figura stilistike e metaforës zë një vend të rëndësishëm në poezinë migjeniane, është

dominuese pothuajse në tërë poezinë.

“Mjerimi punon, punon dit e natë

tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,”.18

Te shembulli më lartë i metaforës është përshkruar gjendja e shtresës së varfër. Poeti ka

arritur t’i njëjtësojë dy elemente; njeriun dhe mjerimin, pra mjerimi është vetë njeriu i cili punon

ditë e natë me djersë.

“Mjerimi asht një njollë e pashlyeme”.19

Ky citim poashtu shpalos gjendjen skandaloze, por në mënyrë më përgjithësuese.

Natyrisht është jashtë logjikës që mjerimi të konsiderohet si njollë, për shkak se njollën do ta

kishim të mundur ta identifikonim si shenjë të vendosur diku. Në këtë citat poeti i ka dhënë

termit “ mjerim” ngjyrimin apo kuptimin e figurshëm si “njollë”.

17 Po aty, f. 33. 18 Po aty, f. 13. 19 Po aty, f. 14.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

22 | P a g e

8. VLERËSIME KRITIKE PËR MIGJENIN

Me figurën e Migjenit dhe krijimtarinë e tij u morën shumë kritikë, të cilët vunë në pah

mangësitë dhe madhështitë e artit migjenian. Paraprakisht duhet theksuar vlerën e artit të

Migjenit; arti i tij është i veçantë, i papërsëritshëm dhe zë vendin kryesor në frymën e realizmit

kritik.

Njëri ndër kritikët shqiptarë Mark Gurakuqi, përderisa merrej me veprën e Migjenit dhe

disa probleme të artit të tij; pavarësisht të gjithave kishte konstatuar se Migjeni është një

“fenomen” në letërsinë shqipe. “Artistikisht, Migjeni asht nji fenomen në letërsinë tonë.” 20Me të

drejtë kritiku ka emëruar Migjenin si të tillë, ai është i rrallë, vlerë në vete.

Gurakuqi shpjegon edhe problemin e ndikimit të ndonjërit nga shkrimtarët e huaj në

veprën e Migjenit. Për shkak se kritikët aludonin se Migjeni qe ndikuar nga Gorki, Niçe apo

shkrimtarë të tjerë të huaj; Gurakuqi hedh poshtë këtë problem kur citon: “Por ky ndikim mbeti

relativ e s’pati karakter përcaktues”.21

Pra, edhe pse Migjeni ishte lexues i shkrimtarëve të huaj, leximi i veprave të tyre nuk

kishte asgjë vendimtare apo përcaktuese për tematikën e veprave të Migjenit.

Citimi me poshtë shpjegon në tërësi problematikën e ndikimit nga autorët e huaj;

‘’ Migjenit, temat, problemet— edhe kur tingëllojnë disi të përgjithshme — ja diktoi vetë

realitetit shqiptar, vetë mjerimi i popullit tonë ndën sundimin zogist”.22

Nga ky citat çdo gjë tingëllon e qartë, se Migjeni s’kishte problem me zhvillimin e

vendeve të huaja apo mjerimin në të cilin gjendeshin ato vende; ai kishte hallin vetëm për vendin

e tij, se si ta vetëdijesonte popullin të rebelohej kundër pushtetit zogist.

Në rrjedhën e kritikës zë vend edhe mendimi i kritikut Rexhep Qosja, i cili thekson

origjinalitetin e artit migjenian. “Edhe sa i përket formës së vargut, Migjeni asht origjinal në

letërsinë tonë”.23

Pra, citimi me lartë tregon origjinalitetin krijues të Migjenit dhe në veçanti përdorimin e

formës së vargut që është vargu i lirë.

20 Ali Aliu, Kritikë, “Rilindja”, Prishtinë, 1977, f. 34. 21 Po aty, f. 35. 22 Po aty,f. 35. 23 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Albas”, Prishtinë, 2005, f. 249.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

23 | P a g e

Ndërsa Ismail Kadare, për Migjenin konstaton një element tjetër që i bën veprat e secilit

autor të lexohen, të posedojnë vlerë mbi vlerat, të bëhen madhore, gjithëpërfshirëse e

gjithëkuptuese për masën e gjerë. Të gjitha këto veti janë të gërshetuara në artin e Migjenit e që

Kadare i quan universalizëm.

“Madhështia e Migjenit qëndron pikërisht në atë që, edhe duke qenë në terr e në baltë,

nuk e humbet asnjëherë atë vizion. As gria e jetës së përditshme, as konkretësia e ngjarjeve, e së

fundi as pasioni i tij nuk zhveshi veprën e tij nga ai thesar i paçmuar që është universalizmi.” 24

Pra, përkundër rrethanave, sipas Kadaresë, Migjeni prapë mbeti vizionar dhe përtej

kësaj ai arriti të krijojë universalen.

Kurse në “Fan Noli dhe Migjeni”, studiuesi Raifi flet për një eksponent për të cilin

shquhet vepra e Migjenit dhe i cili vërehet qartë. “Njëri akuzon, tjetri shfajsohet.” 25 Është ky një

si lloj krahasimi mes Nolit dhe Migjenit, ku Noli pra, i akuzon personazhet e veprave të veta,

ndërsa Migjeni jep shkakun e veprimit apo të gjendjes së personazheve të tij; ku përmes dhënies

së shkakut i shfajëson ata nga faji.

Nga kjo pjesë kritike mund të përfundojmë; Migjeni konsiderohet si fenomen, origjinal

në procesin e tij krijues, origjinal në tematikë, origjinal në formën e vargut dhe së fundi

vlerësohet si vizionar dhe gjithëpërfshirës-universal.

24 Po aty, f. 249. 25 Mensur Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1975, f. 8.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

24 | P a g e

PËRFUNDIM

Pendës më novatore të artit letrar i prinë i përvuajturi ndër dekada, Migjeni.

Letërsia moderne shqipe patjetër që duhet të konsiderojë epokën e vetë fatlume e

krenare, për faktin se pjesë e saj është poeti më i vuajtur e njëherazi më mendjendritur në radhët

e përfaqësuesve të letërsisë moderne shqipe.

Ndër krijimet e tij zunë vend shpirti i shumëvuajtur, penda shpërthyese në revoltizëm;

vargu i lirë duke forcuar idenë për lirinë fjalës, lirinë e shprehjes, për ta ngritur atë në reagim

kundër gjendjes alarmuese. Shpirti i tij krijues merr copëza realiteti të përditshmërisë duke e

hedhur mbi ato copëza syrin e tij kritikues.

Me “Vargjet e lira” Migjeni theu akullin e trashëguar vite më parë. Migjeni i dha fund

lavdisë së trimave, luftërave shekullore e figurave luftarake, të cilat brez pas brezi u shkruan e u

tejshkruan në veprat e shkrimtarëve paraardhës të Migjenit. Migjeni ndaloi këtë trashëgim

shekullor që nuk kishte ndonjë dobi të madhe për horizontet e mëtutjeshme. Migjeni është i pari

në plejadën tonë kombëtare, që i dha fundin brohoritjes së lavdisë e heroizmit; ai reagoi kundër

kësaj brohoritjeje me qëllimin e vetëm, për përparimin e shoqërisë shqiptare.

Fuqia shkruese e tij u ndal në thelb të përparimit e që është kritika; kjo është merita e tij

më e madhe për të cilën duhet të lexohet veprimtaria e tij. Syri i tij kritikues ngriti pluhur ndaj

padrejtësive, mjerimit dhe gjendjes sociale të jashtëzakonshme.

Stilin e tij e përshkon gjuha e afërt dhe gjithëkuptuese e pasur me figuracion stilistik të

bollshëm.

Migjeni me veprën e tij i dha fundin monotonisë shekullore historike për t’iu rikthyer

realitetit e kritikës, mbi bazën e së cilës ngrihet çdo komb e vetëdije. Pra, novatorizmi i takon

Migjenit, për prurjen e tij më të rrallë ndër modernët e sidomos ndër poetët; për realizmin kritik.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · 1. BIOGRAFIA E AUTORIT Akronim i Millosh Gjergj Nikollës, nis rrugën e vet poezia bashkëkohëse shqiptare. Migjeni lindi në Shkodër

25 | P a g e

LITERATURA

1. Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Tiranë – Pejë, 1997.

2. Millosh Gjergj Nikolla, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2009.

3. Mensur Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1975.

4. Ali Aliu, Kritikë, “Rilindja”, Prishtinë, 1977.

5. Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Albas”, Prishtinë, 2005.