PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me...

16
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME “DR. GJILPËRA”- FAIK KONICA MENTORI: KANDIDATI: PROF. ASOC. DR. KAMBER KAMBERI FIONA MULA Gjakovë 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me...

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

“DR. GJILPËRA”- FAIK KONICA

MENTORI: KANDIDATI:

PROF. ASOC. DR. KAMBER KAMBERI FIONA MULA

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

2

PËRMBAJTJA

Falënderim ................................................................................................................................................ 3

Abstrakt ..................................................................................................................................................... 4

Hyrje ......................................................................................................................................................... 5

Konica, jeta dhe vepra e tij ....................................................................................................................... 6

PROZA SATIRIKE “DOKTOR GJILPËRA” .......................................................................................... 8

Dr. Gjipëra dhe Faik Konica ..................................................................................................................... 9

Personazhet ............................................................................................................................................. 11

Shqipja e Konicës dhe vlera e saj te Dr.Gjilpëra .................................................................................... 12

Tre Doktorët në Tiranë ............................................................................................................................ 13

Vepra e pakryer ....................................................................................................................................... 14

Përfundim ................................................................................................................................................ 15

Literatura ................................................................................................................................................. 16

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

3

FALËNDERIM

Unë jam shumë mirënjohëse dhe falënderoj Zotin për mirëqenien time. Pas kësaj për

çdo person që në mënyrën e tyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë më ka ndihmuar të përfundoj

projektin tim me një fund të suksesshëm.

Mirënjohja më e madhe i takon mentorit tim, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, për

ndihmën dhe kontributin e tij të pakushtëzuar në mënyrë që të përfundoja tezën time, falënderoj

te gjithë profesorët dhe personelin e ‘‘Fakultetit të Filologjisë’’. Unë jam mirënjohës ndaj

familjes dhe miqve të mi të dashur që me dashurinë, sakrificën dhe besimin e tyre që besuan në

mua për realizimin e projektit.

Me mbështetjen dhe inkurajimin e tyre, falënderoj thellësisht prindërit e mi qe qëndruar

pranë meje çdo herë.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

4

ABSTRAKT

Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i

kritikës letrare, si dhe nismëtarë i prozës moderne shqipe. Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës

mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Veprat dhe personaliteti i Faik Konicës,ishin ndër gjërat më

të rëndësishme tek shqiptarët dhe më të shquara në këto dekadat e fundit. Konica krijoi një stil

të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kanë cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, dhe si modeli i

mësuesit në stil dhe në gjuhë.

Për trajtimin e tij kulturor, për shijen e tij të hollë, për zbërthimin e talentit të tij artistik

dhe për hapjen e horizonteve të reja e të gjëra, rëndësi themelore patën studimet që ndoqi në

Kolegjin e Juzeitëve të Shkodrës e sidomos ato që kreu në shkollat e mesme e të larta në Turqi,

Francë, Angli, Amerikë e gjetkë.

Fjalët kyçe: Faik Konica, Shqipëria, “Dr. Gjilpëra”, kritikë, përrallë etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

5

HYRJE

Autori i përzgjedhur për këtë hulumtim është Faik Konica me veprën e tij Dr. Gjilpëra.

Gjatë realizimit të këtij punimi jam përkushtuar në disa metoda kërkimore e hulumtuese. Me

metodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një

përkushtim i veçantë në analizën e romanit të tij të papërfunduar, personazheve dhe paraqitjen e

tij si vete personazh e narrator.

Vetë Faik Konica në shkrimet e tij iu përmbajt në përgjithësi idesë së një gjuhe letrarë të

përbashkët, të përftuar nga përzierja e dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes. Duhet të

theksohet se ky autorë vlerësohen për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë

shqipe ka lënë vepra me vlerë. Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe

njihet edhe si individualitet letrarë që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes

në prozën letrare.

Forma e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të parët, ia

sollën kësaj letërsie. Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture

tradicionale. Modeli i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominues në kulturën e

letërsisë shqipe.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

6

KONICA, JETA DHE VEPRA E TIJ

Shkrimtari Faik Konica është personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës shqiptare dhe

evropiane. Ai është figura qendrore e që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës,

e letërsisë dhe e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX. Jetëshkrimi shumë interesant,

botimet, studimet dhe bibliografia aq e pasur e Konicës, me kalimin e kohës, plotësohen me të

dhëna dhe me kontribute të reja shkencore.

Faik Konica u lind më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit

1942 në Uashington. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke.

Mësoi në Shkodër në Kolegjin Saverian. Mbas dy vite ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar

studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në

këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptani, me të cilin e lidhën bindjet

atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë dhe SHBA.

Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i përjetshëm1 . Ndoqi studimet për

filozofi në Dizhon dhe Paris. Kur u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik

Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e

larta në Dizhon të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Pagëzimin e Faik Konicës me

emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97 dërguar shqiptarëve të

Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica .

Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar. Si 21

vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua

deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë. Pasi botoi broshurën

"Shqipëria dhe turqit" në Paris ai vendoset në Bruksel, ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë

politiko kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.

Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.

Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në

SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e

Ambasadorëve.

Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u

emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Por në fund ia pa sherrin politikës si shumë

1 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, ‘’Rilindja’’, Prishtinë 1998, f. 85.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

7

shkrimtar shqiptar. Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Faiku vdiq në

Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na

ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicë.

Faik Konica si shkrimtar provoi e lëvroi të gjitha gjinitë e llojet letrare, nga poezia e

proza poetike, portrete, skica, eseja dhe pamfleti e deri te tregimi. I frymëzuar nga njeriu shqiptar

dhe bota e tij, Konica provoi të krijonte një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore.

Në krijimtarinë letrare të Konicës shohim periudha shqetësimesh kombëtare dhe të

angazhimit tërësor politik e shpirtëror të shkrimtarit. Kemi dy periudha të baticës letrare të

Konicës: koha kur ai botonte revistën: “Albania”.

Në të parën ishin kërkesat historike që i shtronte rilindja shqiptare, nevojat e ngutshme

për një letërsi kombëtare, në të dytën ishte atmosfera e lëvizjes demokratike shqiptare, koha e

proceseve të vështira politiko-shoqërore, që kërkonin fjalën e kualifikuar të Konicës artist. Faik

Konica veprimtarinë publicistike e letrare e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën “Albania” ai

botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj.

Faik Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë; domethënës, i kuptueshëm, i

qartë deri në qortim historik për të gjithë mohuesit e tij, i madh, mund të jetë dhe më i madh se

ç’është në të vërtetë. Përgatit edhe përmbledhjen letrare “Kandili i kuq”, por nuk mundi ta

botonte. Nuk kemi asnjë libër të botuar nga Konica përveç librit me përralla të përkthyer “Nën

hijen e hurmave” (1924) 2.

Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e

papërfunduar. Prej tyre duhet veçuar proza e gjatë satirike, “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e

Mamurasit”, cikli tregimeve “ Katër përralla nga Zullulandi”, Udhëpërshkrimi “ Shqipëria si mu

duk...”.Ai la në anglisht veprën “ Shqipëria - kopsht shkëmbor i Evropës juglindore” dhe ese të

tjera, të cilat u botuan pas vdekjes së tij (1957).

2 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, (vëllimi III), “IAP”, Prishtinë2010, f. 129.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

8

PROZA SATIRIKE “DOKTOR GJILPËRA”

Hapja e novelës bëhet me një përshkrim, me një figurë që ka funksion të zbulojë të

pazakonshmen në një ambient shqiptar, në Tiranë. Figura autentike e shtëpisë ‘’posi një njollë

dëbore në mes të maleve’’ me lule e me bimë për rreth që janë me ngjyrat e tyre e bëjnë një

harmoni të rrallë “si një kurorë në ballë të një vajze”, është ky një figuracion lirik dhe i vjelë nga

ambient, tregon format elegante të arkitekturës së vendit, nga dritaret, dyert, muret, e çatinë, qe

autori këtë mjeshtri (arkitekt) e quan artist për një myshteri – poet.

Babai i Gjilpërës pra, pronari i shtëpisë, një tip i rrallë në Shqipëri “një plak me ca nga

virtytet antike të Shqiptarëve, dhe plot me dashuri të panjohur me vendin. Ishte tregtar në

Petersburg, kishte fituar një pasuri të bollshme që birit të tij të vetëm t’ia siguronte një jetë dhe

një edukim të mirë por që kishte edukuar e stërvitur mirë atë për sfidat e jetës.

Kanunin nuk e pëlqente, politikën e urrente. Mbetej mjekësia zgjedhja e tij ku si student

vazhdoi Mësimet e tij tre vjet radhazi ne Petersburg me vullnet dhe sukses. Dr. Gjilpëra ishte i

ditur, i pasur po i vetëm përpara një bote të trazuar e të përgjakur. Bota e tij tregohet me:

sakrifica larg vendit dhe te atit, qëndrimi në një vend të panjohur, herë herë në luftë, herë herë

në heshtje, ëndrra e tij i vinte ballë para të gjithave se donte të tregonte aftësi dhe dije te vërtetë e

të pa djallëzuar.

Ai lexonte klasikët, është i përshkruar nga zjarrmia e literaturës, dilemat e veta i shqipton

duke kujtuar Hamletin, luan në piano Bethovenin e Shopenin, me një fjalë te ai zgjohet në

mënyrë vullkani dëshira për dije më të mëdha.

“Letrat i donte me gjithë shpirt, po sado i ri, kuptohet se letrat, si karrierë, janë të

mbjella me gjemba, duan ngé, duan rreth të bukur, dhe instinktet banale të babait tij do t’i vënin

pengime në zhvillimin e individualitetit.

Dr. Gjilpëra gjithmonë fliste me vete: Një mjek duhet të jetë i shëndoshë e i

shëndetshëm, dhe kujtonte fjalët e popullit 3“ Mjek, shëro vetveten” 4 !

3 Po aty, f. 9. 4 Faik Konica, Dr. Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 6.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

9

DR. GJIPËRA DHE FAIK KONICA

Njerzit e paditur, ne shumicë, rrojmë më tepër se të diturit, së këtyreve u punon nat’e

ditë mendja e ashtu u prishet me shpejt organizmi. 5

Dr. Gjilpëra dhe Konica, te dy si nismëtar të një epoke të re: njëri në art dhe letërsi, tjetri

në mjekësi. Konica është modern ngaqë i dha letërsisë artistike “frymë kritike”, ndërsa Dr.

Gjilpëra i dha fryme moderne me teknika të vetëdijesimit dhe shërimit të vetvetes, ku popullin e

tij e sheh ne mjerim krahasuar me vendet e tjera.

Te dy besonin dhe tregonin me veprimtarinë e tyre nëpërmjet asaj qe e kishin mësuar.

Populli shqiptar kishte një vend te pasur me fusha pjellore, me bagëti e bujqësi, dhe me natyrën ,

detin, e ajrin si në asnjë vend tjetër.

Këtë thirrje e bënte Konica, për popullin e pavetëdijesuar, dhe thirrjen e tij e paraqiti me

anë të Dr. Gjilpërës. E përbashkët e tyre, fillimisht ishte kureshtja, arritja, dhe të mësuarit, pastaj

që të dy luanin piano, kishin mësuar gjuhë të ndryshme dhe kishin shëtitur nëpër botë për veten,

dhe popullin e tyre, ku me anë të veprimtarisë të dy të ndihmonin vetëdijesimin e tij.

Kur lexova Dr. Gjilpërën dhe duke mësuar me herët për Konicën, pashë që duhet shihet

Dr. Gjilpëra si personazh i gjallë në librin e Konicës. Për një jetë më të mirë të dy iu treguan

popullit shqiptar në radhë të parë shëndetin, të ushqyerin, stilin e jetesës, dhe gjërat që atyre iu

bënin dëme. Dr. Gjilpëra është i dërguari i fatit dhe i dijes, për të injektuar në gjak të këtij

populli, kohën konkrete. Ajo që vlen të vihet re është fakti, se ky lloj mesazhi, që i përket të

njëjtit realitet, atij shqiptar, është si një mësim i përvojës së pohuar e të pranuar që nga kohet me

te lashta e deri te Konica.

Kur jemi te analiza psikologjike të llojit të racës bëhet si përballje e realitetit të

mjerueshëm dhe ironisë, që e shoqëron mosdëshirën për ndryshim, rrjedhimisht, kjo përballje

merret, bëhet dhe kuptohet si kritikë.

Pra, bashkëkombësit e tij ishin shëmbëlltyra shumë të varfër të racës së njeriut…njerëz

të mërzitur nga bota dhe vetja e tyre, (realiteti i degraduar njerëzor) që nuk shihnin” (ironia,

mosdëshira për të parë, mosdëshira për të ndryshuar) 6.

5 Po aty, f. 190. 6 Faik Konica, “Doktor Gjilpëra”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1993, f. 263.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

10

Konica kërkonte për bashkatdhetarët e tij për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare,

paradoksin e qenie “ pa sy”, paradoksin që mbrunte mentalitetin shqiptar. Kjo gjë mund të

shihet ku autori tregon në vepër, te personazhet përzierje të gjuhës dhe një “elitë” kamorriste,

që s’lejonte ndryshim ndaj saj në parim dhe në koncept. Kjo kundërshti shprehej me një fjalë të

vetme prej kësaj “elite”: “Meazallah!”

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

11

PERSONAZHET

Personazhet janë përzgjedhur qëllimisht nga Konica, për të pasur një efekt të

menjëhershëm së pari, estetik, pastaj shihen gjate te lexuarit. Emrat si Salem Boza, Abd-El-Katli,

Dr. Habi-bullah, Dr. Emrullahu, Dr. Protagoras Dhalla, Denizullu Serpia, Zullu, Zgjebo

transmetojnë këto lloje emrash dhe gjate te folurit shëmtia, që i shoqëron ato që në formë, në

tingull, të nxisin për të ditur diçka përtej.

“Dr. Protagoras flet gjysëm greqisht, Dr. Emrullahu flet gjysëm turqisht, vetëm dr.

Gjilpëra flet pastër shqip7.

Sipas studiuesit Sabri Hamiti dhe domethënia e emrave është – Salep dhe Boza është

bashkimi i emrave të dy pijeve orientale, Abd-el Katl, që shqip do të dilte diçka si Rob i

Gjakpirësit, apo Ibn-el-Kelb, që do të thoshte bir i Fundrinës…”.

Gjithçka, në gërmimin dhe idetë Dr. Gjilpërës, ka qëllim. Qëllim, i cili tenton drejt

paditjes së të metave dhe krijimit nga e para, ku të sundojë e drejta, e mira e vërteta, ose më

saktë, një fytyrë kombëtare siç meriton të jetë.

Personazhet si Vera dhe Ingrida, sjellin një frymë më të bukur gjatë leximit të librit, ato

paraqesin dashurinë, femrën dhe të bukurën ,po ashtu dhe personalitetin e frymës evropiane në

libër. I ati i Dr. Gjilpërës thekson mentalitetin e tij si tregtar, me mendjehapur por pas vdekjes së

tij, Gjilpërës jo vetëm që i krijon zbrazësinë në shpirt, por prek dhe një kënd të vetëdijes së tij që

kishte të bënte përfundimisht me përkatësinë dhe me vetminë e tij.

Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen, dhe kështu shpalon njohjen e

thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve.

7 Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë 2003, f. 243.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

12

SHQIPJA E KONICËS DHE VLERA E SAJ TE DR. GJILPËRA

Gjuha e Faik Konicës është gjuha e një krijuesi të pastër, në thelb duket më së miri në

shkrimet e tij letrare ku paraqitet çdo pikëpamje me motive atdhetare, morale, të popullit të tij.

Konica kishte njohje dhe dije gjuhësore për shqipen, sidomos për atë të shkruar. Ai kishte

dashuri për shqipen e pastër, prandaj shqipja e tij ishte e origjinale në fjalorë, në shprehje, me

fjali të shkurtër e të prerë.

Vlera e veprës Dr. Gjilpëra, pa dyshim, qëndron në idetë e mëdha ndriçuese, që janë

thirrje për hyrje të Shqipërisë e të shqiptarëve në modernitet, pikërisht duke kritikuar një gjendje

të aktualitetit. Po vlera e vërtetë letrare e kësaj vepre është që në nismë të prozës moderne shqipe

thur një tekst të bukur në shqip duke përdorur disa nga teknikat e prozës moderne.

Dr. Gjilpëra është një vepër fiksionale, një vepër arti, me funksionin e saj të veçantë

efektin e reales, kurse në efektin e kohës ajo jo vetëm që merr vlerën e njohjes po edhe të

dëshmisë së një kohe. Proza e Faik Konicës ka shtresime të prozës lirike, që shquhet me një

figuracion lirik autentik. Shtresime të tjera janë të ngritura mbi figurën e ironisë e të alegorisë,

për të arritur statusin e satirës.

Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen dhe kështu shpalon njohjen e

thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve. Nga fjalitë e shkurtra, kah frazat e gjata, që

kanë brenda elemente sprovuese. Kështu shtresimet e saj shkojnë nga proza lirike kah proza

eseistike.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

13

TRE DOKTORË NË TIRANË

Ndeshja e Dr. Gjilpërës me dy Dr. – ballkanikë bëhet e pandalshme që nuk ka të bëjë

vetëm me mjekësinë, por në përgjithësi edhe me jetën. Dr. Protagoras Dhalla dhe Dr. Emrullahu

flasin gjysmë turqisht, ata janë përfaqësues të një ideje, të një jete të tjetërsuar nga jeta autentike

shqiptare.

Prandaj ndeshja e Dr. Gjilpërës me ta nuk kufizohet vetëm në fushë të mjekësisë por të

shpie për ti përqeshur me mosdijen e tyre. Dr. Gjilpëra mendon që dija nuk është dogmë, por një

proces që nuk ka përfunduar, dhe nuk do të përfundojë. Biseda midis tyre më shumë u ngjet

kundërvënieve për të zbuluar një të vërtetë se sa dialogut të përditshëm.

Dr. Protagoras Dhallën e përqesh duke ia zbuluar se nuk e di greqishten e vjetër, s’e njeh

as Platonin as Protagorën, emrin e të cilit e mban, se Protagora antik ishte një relativist, që di se

gjërat për t’u kuptuar duhet të shikohen nga të gjitha anët, për t’ia mbathur këtij më në fund:

“Miku im Zoti Protagoras Dhalla…Jini një njeri dogmatik; një njeri fanatik…për ju dija

është një fe me dogma të caktuara” 8 .

Kurse idenë e vet për shëndetin do ta shpallë praktikisht në seancën e fundit në shtëpinë e

vet: duke u rrëzuar lakuriq në diell, dhe praktikisht, e shpreh idenë e vet mbi shërimin me diell

(helioterapinë) me ujë e me ushqim për habinë e pafund të kolegëve.

Kjo është ideja themelore që del si përfundim nga mendja e misionarit të vetëdijshëm të

kulturës, siç është Dr. Gjilpëra.

Konica sikur thekson përfundimisht se njeriu i lirë dhe i shëndoshë, nga ana fizike dhe

ajo psikike, mund të zhvillohet më së miri në ambient e vet, pra edhe në Tiranë, në Shqipëri9.

8 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 77. 9 Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam unë” , “Rilindja”, Prishtinë 1991, f. 95.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

14

VEPRA E PAKRYER

Vepra e Faik Konicës Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët së Mamurrasit është prozë e përkryer

për kohën, ku hynë në veprat e para të këtij lloji në letërsinë shqipe. Në këtë vështrim Mamurrasi

i cili nuk përmendet asnjëherë në vepër, përveç në titullin e saj, del si figurë.

10Proza e tij më e gjatë zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, (1924) por mungojnë tërësisht

shkrimet analitike, të dialogut me këtë vepër në prozë.

Herën e parë Dr. Gjilpëra, zbulon rrënjët e Mamurrasit, që me titull sugjeron një mënyrë

të ndërtimit të veprës duke treguar një zbulim a kërkim, gjë që mund të provohet me analizë të

tekstit, ndërsa plotësimi tjetër është, si përrallë, një vepër në prozë ku thuren bashkë e

mundshmja dhe e pamundshmja.

Por vepra e përmendur, është një novelë e pa përfunduar, gjë që nuk mund të pengohet

analiza e gjuhës dhe stilit së Konicës. Cilësohet si vepër shumë e rëndësishme në të gjitha

aspektet: si në ato letrare, dhe në ato artistike, po ashtu edhe në karakterin historik e politik, ku

në mënyrën më të bukur e paraqiti realitetin e kohës aktuale në Shqipëri, duke u munduar ta

ndryshonte mentalitetin e vendit dhe të sillte gjënë e duhur për popullin e tij.

Mamurrasi në kuptimin figurativë shenjëzon provincën, shpirtërore shqiptare, po ashtu

edhe Tiranën si kryeqytet që në vepër përshkruhet me shenja të jetës reale. Shqipëria u bë, si të

bëhen shqiptarët. Paradoksi tjetër vazhdon, se veprën e shpëton arti i saj i përgjithshëm. Por dija

e injoranca janë aktuale edhe sot njëjtë si në vepër.

10 Faik Konica, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e Mamurrasit (Përrallë)”, “Dielli”, Tiranë 1924.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

15

PËRFUNDIM

Gjatë realizimit të punimit arrita të shihja botën e Konicës, të shprehur në librin e tij “Dr.

Gjilpëra”, ku u bë ballë me personazhet e tjerë, duke përdorur gjuhën satirike. Çdo veprim i

Konicës e paraqiti një njeri të lexuar, dhe çdo shqetësim i tij shprehë shoqërinë shqiptare të

kohës. Dr. Gjilpëra vjen nga bota e përrallës evropiane, në realitetin e ashpër shqiptar.

Pra në përfundim Dr. Gjilpëra, pa dyshim qëndron ne idetë e mëdha ndriçuese, që janë

thirrje për ta çuar Shqipërinë e shqiptaret drejt modernitetit ku dhe i shtjellova gjatë punimit me

metodat: historike e krahasuese. Përveç personazheve që i paraqet me tipare shqiptare e me

rregulla kanunore, ai tregon edhe Shqipërinë si një vend të pasur me toka pjellore dhe me një

diell shërues, e klimë mesdhetare.

Konica pretendon se dija është një proces se nuk do të mbarojë asnjëherë, mirëpo

shqiptarët duhet të vetëdijesoheshin dhe te pranonin kultura të reja, që të arrinin deri tek ajo. Dhe

si përfundim Faik Konica me anë të Dr. Gjilpërës jep mesazhin “Mjek shëro vetveten”, ku vetë

shqiptarët me punën e tyre dhe me aftësinë e tyre si dhe me ambientin ku jetonin mund të kishin

jetë më të mirë, duke mos mbetur prapa me mentalitetin e tyre.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Mula_Punim Diplome.pdfmetodën historike jemi njohur me jetën e autorit, kemi përmendur metodën krahasuese. Dhe një përkushtim i veçantë

16

LITERATURA

1. Sabri Hamiti, Letërsia Moderne Shqipe, ‘’Rilindja’’ Prishtinë 1998.

2. Rexhep Qosja, Prej Letërsisë Romantike Deri Te Letërsia Moderne,Vëllimi III, “IAP”,

Prishtinë 2010.

3. Faik Konica, Dr. Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014.

4. Sabri Hamiti, Vepër Letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003.

5. Faik Konica, “Dr. Gjilpëra Zbulon Rrënjët E Mamurrasit (Përrallë)”, “Dielli”, Tiranë

1924.

6. Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam Unë” , “Rilindja”, Prishtinë 1991.

7. Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1993.