PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm...

21
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Romani Kroi i ilaçiti Ibrahim Kadriut Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. LABINOT BERISHA EDMONDA AVDIJA Gjakovë 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm...

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Romani “Kroi i ilaçit” i Ibrahim Kadriut

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. LABINOT BERISHA EDMONDA AVDIJA

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

2

FALËNDERIME

Pas një periudhe prej tre vitesh studime në këtë universitet i erdhi fundi edhe këtij

niveli studimi. E lumtur që arrita të realizoj këtë qëllim, dëshirojë që përzemërsisht të falënderoj

gjithë stafin e pedagogëve të universitetit, me një punë që të palodhur e të admirueshme na

ndihmuan vërtetë shumë për plotësimin dhe përmbushjen e të gjithë detyrave.

Për realizimin e këtij punimi, falënderoj në veçanti Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha, i cili

me këshillat dhe sugjerimet e tij të vyera ndihmoi vazhdimisht në përfundimin me sukses të punës

time. E falënderoj për mbështetjen, kurajon dhe përkushtimin që ka treguar gjatë gjithë kësaj

periudhe bashkëpunimi. I jam thellësisht mirënjohëse.

Ndërsa fare në fund, por jo më pak të rëndësishëm janë familja dhe shoqëria ime që më

kanë mbështetur pa u kursyer, moralisht dhe emocionalisht.

Faleminderit të gjithëve, gjithçka çfarë kam dhe jam jeni ju!

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

3

PËRMBAJTJA

Abstrakti.........................................................................................................................................4

Hyrje...............................................................................................................................................5

Qëllimi............................................................................................................................................7

Metodologjia e punës......................................................................................................................8

Jeta e autorit....................................................................................................................................9

Të tjerët për Ibrahim Kadriun........................................................................................................11

Rreth romanit “Kroi i ilaçit”..........................................................................................................12

Personazhet....................................................................................................................................17

Përfundim......................................................................................................................................19

Literatura........................................................................................................................................21

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

4

ABSTRAKTI

Në këtë punim të titulluar “Romani Kroi i ilaçit i Ibrahim Kadriut” është paraqitur

krijimtaria e autorit dhe analiza e romanit.

Ibrahim Kadriu është krijues me spektër të gjerë të interesimeve të veta mbi jetën. Proza

e tij tregimtare është prozë e situatave, prozë e konflikteve të reduktuara, prozë e ambientit

autokton e mënyrës autentike të shprehjes.

Në mënyrë zinxhirore paraqitet analiza e romanit nga legjenda-miti-realja. Në romanin e

vet të parë për të rritur Kroi i ilaçit (‘’Rilindja 1982’’) Ibrahim Kadriu duke trajtuar pasionet,

dëshirat, etjet e njeriut në kushte e rrethana të caktuara, sidomos marrëdhëniet dhe sjelljet në një

sistem të rëndë shoqëror, ku nuk zgjidhen mënyra e mjete për të forcuar idhujshmërinë e rrejshme,

ka vënë përballë realitetin dhe mitiken.

Porosia kryesore në këtë roman postulohet përmes dy shtresave kuptimore, që dalin si

rrjedhim i dy tipave të ekspresionit: shtrirja kryesore e tekstit është në shenjë të narracionit të

drejtpërdrejtë, në shenjë të transponimit krijues mimetik dhe teksti që shtresën kryesore të kuptimit

e sjell si diçka që duhet të gjendet, të kërkohet, të nënkuptohet.

Kaptinat e para të romanit përmes atmosferës së gjallëruar në rrëfim, synojnë të veçojnë

dhe të ndriçojnë ngarkesën e një zymtie të brendshme që del si pasojë e do raporteve pak të

çrregulluara të një periudhe të njohur në zhvillimin tonë shoqëror.

Fjalët kyçe: Kroi i ilaçit, analiza, vepra, miti, legjenda, realja.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

5

HYRJE

Titulli i romanit ‘’Kroi i ilaçit’’ na thotë se kemi të bëjmë me një legjendë, që del e

ndërlidhur me realitetin e caktuar të ambientit tonë ekzistencial. Qëllimi kryesor i autorit, është

transponimi i një realiteti sado konkret në kohë dhe në hapësirë.

Për prozën romansore të Ibrahim Kadriut mund të thuhet se tashmë e ka arritur atë nivel

sa të lejojë të përcaktohen koordinatat e saj kryesore tematike, ndër të cilat në vend të parë vijnë e

kaluara dhe bashkëkohësia. Autori synon të përfshijë në kulme e në veçori karakteristike kohët,

historitë dhe mjediset shqiptare që nga vitet e shtatëdhjeta e këndej, si një proces i pandërprerë i

betejave jetësore në përleshje, me diktaturat, me iluzionet e me okupuesit, dhe si fatkeqësi të

tragjedive nacionale.

Letërsia narrative e Kadriut tashmë është kapitull i veçantë i një individualiteti krijues,

me përvojë të pasur e të larmishme artistike.

Ibrahim Kadriu është njëri ndër shkrimtarët tanë produktivë. Ai deri më tash ka shkruar

dhe botuar shumë vepra zhanresh të ndryshme.

Në këtë roman trajtohet bota e njeriut, pasionet, dëshirat, etjet në kushte e rrethana të

veçanta, sidomos marrëdhëniet dhe sjelljet në një sistem të organizimit shoqëror, ku nuk zgjidhen

as mjetet dhe as mënyrat për të forcuar idhujshmërinë e rrejshme. Konflikti midis paraleleve të

jetës tradicionale dhe elementeve të reja, I. Kadriu e jep fare natyrshëm në përputhje me rrjedhën

e gjërave. E veçuam për hir të shpjegimit, se çdo shpjegim fundi i fundit ka për qëllim një

klasifikim.

Linjat rrëfimore të romanit na sjellin mjaft materie jetësore të kësaj kohe, çrregullimet që

ndodhin në tradicionalen, arritja në lokalitet e ekipeve hulumtuese, e njerëzve të rinj të arsimit,

emigrimet e detyruara, dyshimet dhe masat ndaj njerëzve që duan të realizojnë jetën më normalisht

në pajtim me autoktonen, e të tjerëve që duan ta vazhdojnë tradicionalen e elemente të tjera që

përbëjnë tërësinë jetësore të një ambienti të caktuar ekzistencial.

Realiteti dhe mitikja vihen përballë, janë parë në një varësi kushtëzimi të ndërsjellë. Për

ta transponuar një realitet sa më kompleks I. Kadriu i qaset atij nëpërmjet elementeve mitike e

miteve, siç janë Kroi i ilaçit dhe legjenda për gropën. Duke e lexuar me kujdes këtë roman fitohet

përshtypja se mitikja dhe realiteti gjenden në një bashkekzistencë të pandarë. Nëpërmjet aksioneve

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

6

konkrete, Ibrahim Kadriu ka arritur me mjeshtri t’i demistifikojë shumë dukuri e zakone,

përkatësisht t’i theksojë shkaqet e vërteta të krijimit të tyre për qëllime të caktuara.

Në këtë mënyrë ai ka nxjerrë në shesh edhe absurditetin e realitetit, por edhe të mitikes e

të mitizimit, që është ndër vlerat kryesore kuptimore të këtij romani.

Demitizimi i realitetit në këtë vepër bëhet mu nga vetë synimi i mitizimit të tij për të

pasur, pastaj, një mbikëqyrje sado të sigurt mbi atë që synohet – ngritjen mbi të tjerët udhëheqjen

me ta. Kjo realizohet sidomos në pjesën e fundit të romanit që bëhet nëpërmjet rrëfimit për Mulën

dhe plepin e tij.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

7

QËLLIMI

E kam zgjedhur këtë temë sepse Ibrahim Kadriun më shumë e kemi njohur si poet të

shquar dhe prozator për fëmijë, ndërsa me këtë roman ai inkuadrohet në radhën e romansierëve

tanë të shquar bashkëkohorë, madje inkuadrohet me sukses, sepse na ka dhënë një roman mjaft të

mirë.

Me trajtimin e kësaj teme do njihemi më mirë me qëllimin kryesor të autorit ku i vë në

një ndërmarrdhënie të ngushtë fenomenet reale dhe ato mitike.

Këtë punim e kam parë si një sprovë ku kërkohet më tepër përkushtim, duke u nisur nga

vetë romani ku trajtohet një temë mitike dhe komunikimi e merr me kapërcimin e legjendës në

mit.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

8

METODOLOGJIA E PUNËS

Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në

hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes së kësaj teme. Një kujdes të veçantë i kam kushtuar

personazheve të romanit, ndërtimit të tij dhe ndërlidhjes që autori i bënë mitit dhe reales.

Gjatë realizimit të këtij punimi diplome, kam përdorur metoda të ndryshme hulumtimi,

të tilla si metodën historike për të studiuar jetën e autorit. Analizën e thellë të romanit në mënyrë

zinxhirore legjenda-miti-realja. Pastaj metodën hulumtuese për të zbuluar analizat e të tjerëve mbi

këtë roman.

Ky punim diplome objektivin e hulumtimit dhe analizimit gjatë gjithë rrugëtimit të tij ka

veprën në prozë të Ibrahim Kadriut i cili ndërlidh realitetin e caktuar të ambientit tonë ekzistencial.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

9

JETA DHE VEPRA E SHKRIMTARIT

Ibrahim Kadriu, u lind më 1945 në Zhegër. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të

mesmen në Gjilan, kurse Fakultetin Filozofik (Albanologjinë) në Prishtinë.

Dy vite ishte pedagog. Nga viti 1968 punoi në profesionin e gazetarisë në gazetën

‘’Rilindja’’ gazetar, reporter i lirë dhe redaktor i kulturës deri në mbyllje të saj, duke vazhduar në

gazetën e përditshme ‘’ Zëri‘’. Librin e parë ‘’Netët e Karadakut’’, libër poetik, e botoi më 1969,

pastaj radhiten edhe afro shtatëdhjetë vepra të tjera poetike, romane e të tjera. Ibrahim Kadriu

njihet si njëri nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqipe. Shkrimtar i shumë romaneve dhe i

shumë çmimeve letrare, duke filluar nga ato të vogla e deri tek më prestigjioze.

Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në

frëngjisht, gjermanisht.

Veprat e ekranizuara: Drama televizive ‘’Binarët’’, me Melihate Ajetin dhe Xhevat

Qorrajn në rolet kryesore ( 1976), Skenarin për serialin televiziv ‘’Fidani’’, ( 1980) në regji të

Sadedin Prekazit, me Driton Mustafën, Faruk Begollin e Kumrije Hoxhën në rolet kryesore. Drama

‘’Stacioni i fundit’’, sipas romanit ‘’Zogjët fluturojnë vetë’’, realizimi i teatrit ‘’Oda‘’ (2012),

Radiodrama dhe tekste humoristike në TV seri humorisitike, ‘’Treshi përsheshi’’.

Botime të tjera: Dhurata letrare, libër leximi për kl. VII (1987), shumë herë i ribotuar, ‘’

555 arsye për të qeshur’’ , libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1995), ‘’444 arsye për të

qeshur’’, libër me mahi, me pseudonim I.Karadaku ( 1997), ‘’777 arsye për të qeshur’’, mahi,

2011, ‘’Agimi i lirisë’’, monografi për Agim Ramadanin, në tri vëllime, 2011, “Ramiz Cernica –

simbol i bashkimit kombëtar’’, monografi 2011, “Ismail Kadriu njeriu me vizion të qartë’’, 2015.

Është prezantuar në (mbi) pesëmbëdhjetë antologji të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe

në vende tjera, në gjuhë të huaja.

Shkrimet e të tjerëve për krijimtarinë e Ibrahim Kadriut: Prof. dr. Mahmud Hysa:

‘’Polifonia e tekstit letrar’’, libri i parë ( 2012), Fatmire Duraku ‘’Pesha e fjalës’’, libër intervistë

(2013), Prof. dr. Mahmud Hysa: “Polifonia e tekstit letrar – fiksioni në romanet e Ibrahim Kadriut”,

libri i dytë (2014), Dr. Labinot Berisha: Qasje e veprave të Ibrahim Kadriut, (2015).

Është nderuar me çmime letrare: Çmimin e Vendlindjes, Gjilan (1977); Çmimin e

Nëntorit të qytetit të Prishtinës, (1981) (për skenarin e serisë televizive ‘’Fidani’’); Mirënjohje nga

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

10

Bashkësia Vetëqeverisëse e Kulturës e Prishtinës, (1984); Çmimin vjetor ‘’Shtjefën Gjeçovi’’,

(1985); Çmimin ‘’Agim Ramadani’’ 2004 në Takimet e ‘’Don Mikelit’’ në Stubëll, Çmimin

‘’Ymer Elshani’’ për romanin ‘’Çuni i kohës së Lekës’’, për vepër më të mirë të vitit. (2007);

Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për romanin ‘’Kalorësi i Karadakut’’ (2007);

Çmimin ‘’Beqir Musliu’’, për krijimtari të gjithëmbarshme (2011).

Çmimi ‘’Romancier shqiptar i vitit’’ nga Qendra PEN e Shqipërisë, (2012), Çmimi

‘’Azem Shkreli’’ për romanin ‘’Pjella e dreqit’’, Ministria e Kulturës e Kosovës (2013), Çmimi

për vepër jetësore – Gjakovë, Mitingu i Poezisë (2013), etj.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

11

TË TJERËT PËR IBRAHIM KADRIUN

Sipas akademikut Rexhep Qosja, Ibrahim Kadriu është poet që ka obsesionet e veta

krijuese dhe ato shihen si në temat ashtu edhe në mënyrën e realizimit të tyre poetik. Ibrahim

Kadriu ka një cilësi të veten specifike, të cilën nuk mund ta gjejmë në atë masë deri tani tek lirikët

tonë të tjerë, nuk i plotëson gjerë në pikën e fundit të ekspresionit shprehjet e veta, dhe nuk i

kompleton aq sa mund të kompletohen përfytyrimet, mendimet dhe emocionet e veta. Edhe pse

deri diku i drejtpërdrejtë në shprehjen e vet, me këtë shquarje diskrete, disi të hijesuar të vizioneve

të veta, ai e krijon një atmosferë fluide në poezinë e tij dhe, aq sa fluide dhe të çrrastë, aq edhe

origjinale në mënyrë të vet.1

Sipas Baki Ymerit, Ibrahim Kadriu është autori i romanit më të mirë shqiptar të këtij

shekulli, jo vetëm për shkak të temës që ishte lënë pas shpine me dekada, për shkak të sistemit që

nuk lejonte ndriçimin e figurave historike që ia kishin falur jetën çështjes kombëtare, por edhe për

shkak të mënyrës shtjelluese të romanit, mënyrë e kombinuar përmes rrëfimit të avansuar klasik

dhe formës moderne, ta quaj estetike.2

Sipas Nexhat Rexhës, pena e Ibrahim Kadriut ka arritur për lexuesin e sotëm të shkrijë,

dëshmojë rrugën jetësore, të atyre që i dhanë atdheut krejt atë që ditën e mundën. Kështu, shembulli

i tyre dëshmon historinë dhe për lirinë që e kemi ne sot. Me këto mesazhe të protagonistëve real

dhe atyre imagjinar, Ibrahim Kadriu ka dëshmuar se pena e tij prej shkrimtari ka rëndësi edhe

përtej kohëve tona, për të begatuar faqet e ndritshme të kulturës sonë kombëtare. Me të gjitha këto

parashtrime e zgjedhje, lexuesi kupton se spektri letrar i Ibrahim Kadriut është sa reflektues, po aq

është edukativ e atdhetar.

Vepra me tërësinë e saj artistike ka mesazhin e qartë dhe metaforën e padiskutueshme

artistike. Ajo arrin të ruajë të gjitha pikat e ndjeshme të kolektivitetit tonë për të gjitha kohët. 3

1 https://shenime.weebly.com/?fbclid=IëAR3AZ83I_GAxTmGqotJ-

cB7Vizb2nkL_X0iDCLD5BGArP0UgSDvYJNj6nbo 2 http://www.zemrashqiptare.net/news/28945/baki-ymeri-ibrahim-kadriu-ne-vizionin-e-kritikes-

rumune.html?fbclid=IëAR2yJskrKpcTISF2pPjDa90ylMM6_DZEOZrJbNCfrCMPEX9cOMiYXvwL-Zs 3 Nexhat Rexha, ‘’Spektri artistik si metaforë mbresëlënëse’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim

Kadriut”, Beqir Musliu, Gjilan 2015, fq. 113.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

12

RRETH ROMANIT “KROI I ILAÇIT”

Që në fillim të këtij romani Kroi i ilaçit na paraqitet si një faktor i rëndësishëm në jetën e

njerëzve të atij ambienti dhe merr forcë magjike të veprojë në faktet, në dëshirat dhe në brengat e

tyre, që mund të lidhet drejtpërdrejtë me mitin e ujit të njohur nga paganet. Ky krua, pos ‘’ilaçeve’’

të tjera në koncepcionin mitik të ambientit, shëron edhe atë të pamundësisë për të rigjeneruar jetën.

Përmban sekretin e frymëzimit që lidhet në mitin e ujit, siç e thamë në fillim. Me këtë mit autori e

lidh jetën e një ambienti në dimensione të ndryshme shpirtërore. Dhe po të vështrohet më thellë

raporti legjenda-miti-realja do të kuptohet më mirë i gjithë romani dhe do të përfundohet se këto

tri komponentë ngërthehen ndërmjet veti sa të gjithat veprojnë përnjëherësh në vetëdijen e mesit

dhe në atë të vetë vepruesve brenda tij.

Nga e gjithë ajo botë e pasur me elemente mitike dhe me një perceptim të zhvilluar mitik,

autori veçon Kroin e ilaçit, si përfaqësues të saj për ta bërë përfaqësues realizues edhe të

botëkuptimeve të njerëzve në rrjedhën e kohës dhe në momentin aktual kur zhvillohet realja.4

Komunikimi e merr me kapërcimin e legjendës në mit, në të folur kolektiv me përmasa të dukshme

të besimit në fuqinë e tij vepruese.5 Nga rrjeti mitik që thuret rreth Kroit të ilaçit, autori veçon atë

që bëhet miti i vazhdimësisë jetësore, i trashëgimisë fiziologjike që qëndron në zemër të amësisë

individuale e familjare, që madje inkuadrohet edhe në vijën sociale.6 Objektivi i rrëfimit romanes

përqendrohet në do karakteristika të shënueshme nga ambient dhe përditshmëria jonë me të asaj

periudhe. Fjala është për seleksionimin, fiksimin dhe transponimin artistik të ca përjetimeve dhe

thyerjeve vitale në qenien individuale dhe atë kolektive.

Porosia kryesore në këtë roman përcillet përmes dy shtresave kuptimore, që dalin si

rrjedhim i dy tipave të ekspresionit: shtrirja kryesore e tekstit është në shenjë të narracionit të

drejtpërdrejtë, në shenjë të transponimit krijues dhe teksti që shtresën kryesore të kuptimit e sjell

si diçka që duhet të gjendet, të kërkohet, të nënkuptohet. Tipi i parë i rrëfimit romanes përbën

4 Ibrahim Rugova, ‘’Realizimi i vazhdimësisë’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, Beqir

Musliu, Gjilan 2015, fq. 198. 5 Po aty, fq. 198. 6 Po aty, fq. 199.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

13

pjesën kryesore të veprës, kurse i dyti shfaqet fragmentarisht aty-këtu e që kryesisht realizohet në

kapitullin e fundit të romanit dhe është në lidhje më përrallen mbi tre vëllezër. 7

Në fshatin e quajtur Rrëzëshpat është vetëm një person që vendos në emër edhe për fshatin

e tërë banorëve. Juzi i Sylqit është kryetar, i plotfuqishëm në përditshmërinë e banorëve të fshatit.

Pushteti i tij është i pacenueshëm dhe shtrihet deri në gjirin intim të familjes. Depërtimi në një

atmosferë të tillë dhe në raporte ku arrihet përmes problemeve dhe kërkesave që shtrojnë palët,

gjegjësisht bashkëfshatarët, të cilët mëngjeseve presin radhë për t’u pranuar në zyrën e Juzit. Të

llojllojshme janë kërkesat e palëve, por ato së bashku flasin për një gjë; fshatarët e Rrëzëshpatit

nuk guxojnë të bëjnë asgjë pa dijen e prezencën e syrit dhe të dorës së Juzit. Pushteti dhe hija e

përhapur si ndjenjë pasigurie ka depërtuar thellë në qenien e kësaj përditshmërie.8 Zona epiqendër

është Kroi i ilaçit në krye të fshatit që, ashtu siç del nga vetë ngjarja, do marrë përsipër shërimin e

njerëzve, të atyre që lëngojnë.

Në ngjarjen e romanit është prezent pala që përhap pasigurinë në krye me Juzin dhe ajo

që reziston dhe për një moment pjesërisht bëhet viktimë, është rasti me arsimtarët Vetonin,

Ujkanin, që për dallim nga pala e Juzit, kryesisht rekrutohen nga radha e shkollarëve . Dhe kjo

pjesë e rrëfimit romanes është një episode fare i njohur nga kjo periudhë. Në veprën e Ibrahim

Kadriut pasojat e raporteve të këtilla, në rrjedhat dhe fatet e njeriut, individuale dhe kolektive,

synojnë të ofrojnë një variant origjinal. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me ndonjë dramë të re

individuale, që më në fund as që ka qenë synim i autorit, lexuesi përjeton atmosferë dhe kolorit

origjinal dhe freskues.

Vlera qendrore e këtij romani është në lidhje me realizimin artistik të metaforës së

përgjithshme gjegjëse dhe që kryesisht në këtë vepër arrihet përmes galerisë së individëve pa

identifikuar në veçanti, respektivisht të kërkesave të tyre fragmentare, të shkëputura, përmes

njerëzve pa emër dhe mbiemër që ia mësyjnë zyrës së Juzit, apo tempullit të Kroit të motivuar

dëshirash, besimesh, traumash, ëndrrash masive, që është kolorit kryesor i rrëfimit. 9

Kroi i Ilaçit, si fuqi magjike, është një në kokën e njerëzve, në mendimet e tyre. Ndërsa i

zakonshëm, pa atë fuqi – krejt tjetër në veprimin konkret, në realitet.

7 Ali Aliu, ‘’Një prozë me narracion dinamik’’ , në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, Beqir

Musliu, Gjilan 2015, fq 210. 8 Po aty, fq. 211. 9 Po aty, fq. 213.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

14

Kroi i Ilaçit ishte aty, ditën, natën. Gjatë ditës e kishte pamjen e zakonshme, ndërkaq

natën sikur ndërronte hujet, varësisht nga kërkesat e njerëzve. Varësisht nga nevoja e atyre që

kërkonin ndihmë, Kroi kishte hujet e veta dhe njerëzit ia dinin ato. Nëse, dikush kishte nevojë të

realizojë ndonjë dëshirë personale që kishte të bënte me organizimin e tij, do të zgjidhej ajo copë

e petkave që e mbulonte atë pjesë të trupit, dhe do të shqyhej.

Ose

Kroi sikur ishte dëshmitari më i mirë i njerëzve sepse në afërsi të tij, shpeshherë u rastiste

t’i lenin premtimet, ofshamat, porositë, leckat, monedhat, etjet – i ndërronin me pikat e ftohta të

tij; i linin fjalët për vete, fjalët për të tjerët. Kroi u siguronte njerëzve këmbë të lehta, gjumë të

ëmbël, premtime të dëshirueshme; u siguronte shfryrje.

Miti për kroin lidhet dhe zgjerohet me ‘’mitin e ri’’ të gropës, nga është vjedhur ‘’thesar’’

tejet i vlefshëm! Një gropë krejt e zakonshme (prej nga është nxjerrë një cung, që shërben e

përdoret për djegie) mitizohet deri në pafundësi. Gropa e zgjeron karakterin mitizues dhe mitik të

kroit, sikur kroi që lidhet mitizimin e saj dhe me përmasën mitike në përgjithësi të veprimit që

shqiptohet në vepër. Secili e ka nga një shpjegim për fshehtësinë e gropës, për legjendat që krijohen

për të. E ka edhe Rrustem Pisha:

‘’More djalo, tip po shënon e unë po të tregoj se koha është e madhe, e ne jemi të vegjël

të dimë se çfarë ka ndodhur në kohë… Gropa ka mbetur, është dëshmi e vjedhjes; nata nuk ka sy,

toka nuk ka gojë…’’

Në këtë mënyrë Ibrahim Kadriu ka nxjerrë në shesh edhe absurditetin e realitetit, por edhe

të mitikes e të mitizimit, që është ndër vlerat kryesore kuptimore të këtij romani.10

Në kaptinën e fundit të romanit plaku i urtë Azem Shoqi ia rrëfen Ujkanit përrallën për

tre vëllezërit: Mala, Mela dhe Mula. Dy të parët për çdo mbrëmje bëjnë planin e punës së nesërme

dhe për çdo ditë e realizojnë atë. Mula qëndron në dritare duke pritur nisjen dhe kthimin e tyre.

Dhe askush nuk mund ta dijë nëse i gëzohet kthimit të tyre dhe suksesit në punë apo e urren atë

përditshmëri, shëndet dhe shpresë të vëllezërve.

Kështu, për ditë, derisa një mëngjes Mula merr sëpaten dhe i qepet plepit të lartë dhe të

bukur që rritej në mes të kopshtit të tyre.

10 Anton Nikë Berisha, ‘’Mitizimi dhe demitizimi i realitetit’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim

Kadriut”, Beqir Musliu, Gjilan 2015, fq. 206.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

15

‘’Unë do të kujdesem për plepin’’ – tha Mula.

‘’Ti kujdesu për plepin!’’ – tha Mela.

‘’Unë do t’i gjej punë sëpatës!’’ – tha Mula.

‘’ Ti rritja vlerën sëpatës!’’ – tha Mela.

Mula gjendet në maje të plepit, pasi ja prenë degët e plepit nga poshtë lartë. Plepi tani

ishte fare lakuriq, i zhveshur nga degët e në maje të tij Mula i vetmuar, por i kënaqur që Malën,

Melën e të tjerët, i sheh aq nga lart që i duken aq të vegjël. Në çastin e dehjes më të madhe nga

triumfi i hipjes në maje të plepit, duke i prerë degët nëpër të cilat së pari ngjitej e pastaj i rrëzonte

përtokë. Mulës i bie sëpata pranë rrënjës së plepit. Ja fragmenti i fundit i kësaj kaptine:

‘’Mula nuk ka si zbret!’’ – tha Mala.

‘’Mula ia ka gjetur vendin vetes!’’- tha Mela.

‘’Plepi po luhatet!’’ – tha Mala.

‘’Erërat po e luhatin!’’ – tha Mela.

‘’Edhe më tutje do ta luhatin!’’- tha Mala.

‘’E sëpata që ra te rrënja?’’ – pyeti Mala.

‘’Sëpatën e lëmë në vendin e vet!’’- Tha Mala

‘’Të hyjmë brenda se nesër kemi punë tjera… ‘’ – Tha Mela.

Mala dhe Mela hyjnë brenda në shtëpi. Prapa lënë kopshtin, në kopsht plepin dhe Mulën

në maje dhe erërat duke luajtur me atë majë plepi.11

Përralla rrëfen lakminë si sëmundje për të qenë i pari, mbase është fatkeqësia më drastike.

Romani ‘’Kroi i ilaçit’’, si mund të vërehet edhe nga ky vështrim, shtron përherë çështjen e dorës

së parë për ekzistencën e njeriut dhe shoqërisë dhe që në rrafsh të ekspresionit më shumë lë

përshtypjen e një romani skelet që do të zhvillohet. Pasi që lexohet lehtë dhe me një frymë, lexuesi

megjithatë ka përshtypjen se ka ecur shpejt e shpejt nëpër një zonë e hapësirë plot ngjarje dhe

dukuri të fuqishme, me përshtypjen se fare kalimthi e ka rrëshqitur shikim mbi këtë begati

dukurish. Kësaj hapësire të dendur dhe të shtresuar kuptimesh dhe refleksesh të rëndësishme,

autori mbase do t’i kthehet patjetër. 12

11 Ali Aliu, ‘’Një prozë me narracion dinamik’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, Beqir

Musliu, Gjilan 2015, fq 213. 12 Po aty, fq. 214.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

16

Brenda romanit, në dialogjikën e personazheve, Kadriu zbaton edhe tipet e ndryshme të

ligjërimit, kryesisht në vijën e tradicionales dhe të resë që shtohet në bazë të thurjes së veprës. Po

rezultati më i madh në këtë plan është vendosja e një rrëfimi të gjerë, mbi të cilin qëndron i gjithë

romani.13 Demitizimi i realitetit në këtë vepër bëhet mu nga vetë synimi i mitizimit të tij për të

pasur, pastaj, një mbikëqyrje sado të sigurt mbi atë që synohet – ngritjen mbi të tjerët dhe

udhëheqjen me ta. Kjo realizohet sidomos në rrëfimin për Mulën dhe plepin e tij. Për të lartësitë

bëhen synim, ideal i jetës, por dëshira është një, ndërsa mundësia tjetër; Mula vërtet hip në maje

të plepit – si kurorëzim i lartësisë – por ajo ngritje është përfytyruese; ai ngrihet lart, por ia pret

degët lisit dhe s’ka si të zbresë – qenësisht dështim. Në këtë mënyrë ngjet dhe me veprimin ndaj

drejtorit të shkollës dhe mësuesit që e braktis shkollën, me Rrushe Rrugën, të cilën e marrin të

marrë etj.

Përfundimisht: autori e transponon realitetin e caktuar për të zhveshur atë dhe për të

treguar fuqinë e mitikes, për ta shprehur absurdin që fshihet në qenësinë e tyre. E trajton mitiken

dhe mitimizimin (Kroin dhe gropën) për t’i demitizuar (nëpërmjet realiteti) dhe për të dëshmuar

se çfarë funksioni ka kjo marrëdhënie në jetë, çfarë domethënie mund t’i japë njeriu dhe për çfarë

qëllimi (kur i duhet e kur mundet) e përdor në veprimin e përditshëm.14

13 Ibrahim Rugova, ‘’Realizimi i vazhdimësisë’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, Beqir

Musliu, Gjilan 2015, fq. 204. 14 Anton Nikë Berisha, ‘’Mitizimi dhe demitizimi i realitetit’’, në Dr. Labinot Berisha, “Qasje veprave të Ibrahim

Kadriut”. Beqir Musliu, Gjilan 2015, fq. 208.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

17

PERSONAZHET

Ibrahim Kadriu ka realizuar me mjeshtëri një larmi personazhesh.

Romani nis me dy personazhe të panjohur që shfaqen vetëm në fillim të romanit duke e lënë një

mister shfaqjen e tyre në fshat, deri kah fundi i romanit ku edhe zbulohen, pastaj kemi Juzin e Sylqit një

personazh që autori e përshkruan si shtatshkurtër dhe i trashë.

Ai do të vërë një mbikëqyrje të plotë mbi çdo gjë në lokalitet, madje edhe mbi Kroin e ilaçit, si

një simbol i besimit në mendjen e njerëzve.

Pastaj kemi personazhin e Shefinazes gruaja e cila pas një kohe të kaluar në martesë nuk ka fëmijë

dhe, e shtyrë prej tij, i shtrohet forcës vepruese të mitit. Ajo pranon që sipas rregullave të ritualit, të dalë te

Kroi i ilaçit për të arritur frymëzimin e pritur, madje është dashur të dalë në një kohë me shi, pra të gjendet

midis dy rrafsheve të ujit: midis tokës e qiellit.

Në të vërtetë ajo e shkel mitin sepse te kroi, brenda rregullave të rrepta të ritualit që kishte jo

vetëm status individual të konceptit mitik, po edhe status të rreptë social të mesit, ajo takohet, me inxhinierin

Shpend Gara një personazh ky që në roman na paraqitet si i huaji i fshatit që kishte ardhur për hulumtime

gjeologjike.

Askush nga rrethi social nuk e kupton se Shefinazja ka pasur kontakte me Shpend Garën. Pra

ruhet brendia vepruese e mitit: këtë autori na thotë vetëm ne lexuesve. Në jetën e personazheve të romanit

kjo mbyllet dhe kështu ajo e realizon mitin e vazhdimësisë. Po këtë autori e bën pa mos e tradhtuar logjikën

e jetës që e bart mirë në logjikën artistike të romanit të tij.

Jeta vazhdon: Shefinazja lind djalin, e fare në pajtim me logjikën artistike, Shpend Gara, po ashtu,

në pajtim me karakterin e punës së tij, largohet nga lokaliteti.

Edhe këtu autori e ruan jetën, logjikën e saj. Përkundër Shefinazes, që realizohet pa cenuar statusin

social ekzistues, autori na jep edhe një personazh tjetër, Rrushe Rrugën, e cila bie viktimë e këtij statusi.

Dashuria e saj, që në moshë të re. Ajo martohet me tjetër kë pa dëshirën e saj, manipulohet me të si me

objekt. Martohet tri herë dhe lind mjaft fëmijë, po nuk realizohet si personalitet shpirtërisht. E zhgënjyer,

ajo pas çdo martese kthehet në vendlindje dhe për më keq, ajo nga përfaqësuesit e pushteti lokal shpallet e

çmendur.

Po të bënim farë krahasimi me realizimin e personazhit të Shefinazes, brenda statusit të pathyer

social dhe të Rrushës, që ndeshet drejt në atë status, del se autori e ruan autoritetin e atij statusi te rasti i

parë, kurse te i dyti jo. Ndoshta me qëllim që të na dëftojë funksionin e tij psikosocial në ambientin njerëzor.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

18

Kemi personazhin e Ujkanit, Veton Malës dhe Shefika Tuzit, që paraqesin linjën e dytë të

romanit. Shefika Tuzi që ishte mësuese në Rrëzëshpat e që asokohe, i çmendte të rinjtë me bukuri, dhe jo

vetëm të rinjtë, por edhe të vjetrit, edhe ata që nderoheshin nga katundi.

Veton Mala nuk ishte nga Rrëzëshpati ai kishte ardhur aty nga një vend i largët në bazë të

konkursit që, shkolla e kishte shpallur në gazetë. Aty filloi punën si mësues, ishte vendosur në një

banesë të vogël ku mbante edhe ca libra që i kishte sjell me vete.

Pastaj kemi Ujkanin që ishte drejtor i shkollës dhe reduktohet nga radha e shkollarëve.

Ujkani bëhet personazhi që e mbyll kaptinën e fundit të romanit ku plaku i urtë Azem Shoqi ia

rrëfen përrallën për tre vëllezërit: Mala, Mela dhe Mula.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

19

PËRFUNDIM

Ibrahim Kadriu ka kohë që nëpërmjet prozës deshifron e ringjallë histori të shqiptarëve.

Lëviz në kohë, duke bashkuar si gurë mozaiku dhe rrëfime të vërteta për t’iu dhënë atyre gjuhën

letrare, duke i zgjeruar në romane që dokumentojnë ngjarje të së kaluarës.

Ky roman mbyllet përmes një përralle që vjen si aluzion sugjestiv dhe i fuqishëm, në të

parë i largët e në fakt funksional e përherë aktual. Plaku i urtë që përrallën ia tregon Ujkanit, i cili

vite më parë e pësoi pikërisht nga shokët e tij po ashtu shkollarë, mbase fatkeqësinë e sheh në

themel.

Destruksioni i psikologjisë së njeriut gjegjës e që në ambientin për të cilin rrëfen përralla

si lakmi dhe sëmundje për të qenë i pari, mbase është fatkeqësia më drastike.

Romani ‘’Kroi i ilaçit’’, Në kapitullin e dhjetë, pak para fundit të romanit, autori jep

komentin e vet artistik për zhvillimet e veprimit dhe krijon distancën midis një rrjedhe kohore të

mbaruar dhe fillimin e një tjetre.

Koment

‘’Shpend Gara nuk ishte kthyer më në Rrëzshpat. Ai, siç flitej, ishte gjithnjë në terrene të

ndryshme duke bërë hulumtime. Pat ardhur edhe një ekspeditë kërkimtarësh, patën menduar

rrëzëshpatasit se ajo i takonte Shpend Garës, por në realitet në atë ekspeditë ishin arkeologët.

Grupi i arkeologëve zbuloi disa tuma ilire: prej atyre tumave nxori fosile, eshtra e kafkave të vjetra,

por edhe stoli argjendi; stoli me interes… Shefinazja, grua e Ramushit, kishte lindur djalë. Djali i

saj Dreni, tani i kishte katër vjet. Ramushi cdo ditë e shëtiste. Ishte i bukur, zeshkan. Shumë i

përngjante Shefinazes… Shefika Tuzi, para tri vjetëve e kishte lënë Rrëzëshpatin. Nuk dihej se ku

kishte shkuar. Disa thoshin se ishte martuar. Disa thoshin se e kishte lënë detyrën e arsimit dhe se

ishte punësuar diku tjetër… Disa mandej thoshin se kishte kryer kursin e daktilografisë dhe se,

tani, punonte sekretaresh në një ndërmarrje të qytetit. Disa thoshin se Shefika Tuzi ishte martuar,

pastaj prapë ishte ndarë… Kurse disa shtonin se ajo martesë ishte bërë me Veton Malën, se Vetoni

e kishte pritur në qytet dhe se atje kishin vazhduar të jetonin së bashku…’’

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

20

Komentin e vet autori e shton edhe për personazhet dhe momentet e tjera në roman, duke

krijuar hapësirë perceptuese të veprimit të tyre në kohë dhe në hapësirë, që përmes rrëfimit të tij,

merr formë të rrëfimit të distancuar e mjaft të pasur me elemente të dëftimit.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Në fillim kam mbledhur gjithë materialin e nevojshëm për këtë punim diplome, pastaj në hyrje kam paraqitur arsyen e përzgjedhjes

21

LITERATURA

Ibrahim Kadriu, Kroi i ilaçit, Rilindja, Prishtinë 1982.

Dr. Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut, Beqir Musliu, Gjilan 2015.

Dr. Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut (Vëllimi i dytë). Beqir Musliu, Gjilan 2018.

https://shenime.weebly.com/?fbclid=IëAR3AZ83I_GAxTmGqotJ-

cB7Vizb2nkL_X0iDCLD5BGArP0UgSDvYJNj6nbo

http://www.zemrashqiptare.net/news/28945/baki-ymeri-ibrahim-kadriu-ne-vizionin-e-kritikes-

rumune.html?fbclid=IëAR2yJskrKpcTISF2pPjDa90ylMM6_DZEOZrJbNCfrCMPEX9cOMiYX

vwL-Zs