Perdorimi i tastieres

20
Shkolla Jopublike Nr1 Perdorimi i tastieres

description

Material ndihmes

Transcript of Perdorimi i tastieres

Page 1: Perdorimi i tastieres

Shkolla Jopublike Nr1

Perdorimi i tastieres

Page 2: Perdorimi i tastieres

Vlore 2011

Perdorimi i tastieres

Pak rendesi ka nese jeni duke shkruar nje leter, apo jeni duke futur te dhena numerike, ne ted y rastet paisja kryesore per futjen e te dhenave ne kompjuter, eshte tastiera juaj. A e dini se tastieren ju mund ta perdorni edhe per te kontrolluar veprimin e kompjuterit tuaj, aktivizimin e komandave si dhe dhenien e instruksioneve te ndryshme? Njohja, kuptimi dhe perdorimi i kombinimeve te butonave ne tastier, ndihmon shume ne perdorimin sa me efektiv te kompjuterit tuaj. Ky artikull ju njeh me bazat kryesore te njohjes se funksioneve, si dhe perdorimit te tastieres, kesaj pajisjeje shume te rendesishme te hyrjes.

Si jane te organizuar butonat

Bazuar ne funksionin e tyre, butonat e tastieres mund te ndahen ne keto grupe kryesore:

Butona te shenjave (alphanumeric keys). Ne keta butona perfshihen shenjat alfanumerike, shenjat e pikesimit, shenjat e operatoreve aritmetike, simbole te vecante, shume ngjashem me tastieren e nje makine shkrimi.

Butonat e kontrollit (Control keys). Keta butona perdoren vetem ose te kombinuar me butona te tjere, per te kryer veprime

Page 3: Perdorimi i tastieres

kontrolluese te vecanta. Me te perdorshmit jane Ctrl, Shift, Alt, Start , si dhe ESC.

Butonat e funksioneve (Function keys). Keta butona perdoren per detyra te vecanta. Ata jane te etiketuar F1, F2, F3, deri tek F12. Funksionet e tyre ndryshojne nga program ne program.

Butonat e levizjes (Navigation keys). Keta butona perdoren per tu zhvendosur neper faqet e dokumentave, faqet web etj. Ketu perfshihen butonat shigjete, HOME, END, PAGE UP, PAGE DOWN, DELETE, si dhe INSERT.

Butonat numeric (Numeric keypad). Keta perdoren per futjen e vlerave numerike dhe jo vetem kaq. Butonat jane te grupuar ne bllokun numeric ngjashem me tastierinen e nje kalkulatori.

Shperndarja e butonave ne tastiere quhet keyboard layout. Ilustrimi me poshte paraqet sistemimin e butonave ne nje tastiere. Tastiera juaj mund te kete nje layout pak me ndryshe se kjo me poshte.

Page 4: Perdorimi i tastieres

Layout-i i nje tastiere

Shkrimi i tekstit

Kurdo qe ju nevojitet te shkruani dicka ne nje program, nje e-mail, ose ne nje kuti teksti do te shihni nje vije fleshuese ( ). Ky eshte kursori, vija qe tregon se ku do te shfaqen shenjat nga tastiera kur te nisim te shkruajme. Ju mund te zhvendosni kursorin ne nje pike te caktuar per te kryer veprime te ndryshme mbi tekstin. Kjo gje mund te kryhet ose me ane te klikimit me maus, ose me ane te butonave te zones se navigimit ne tastiere, duke perdorur edhe kombinime te caktuara ku shtohet butoni Ctrl. Per me shume mund te lexoni me poshte.

Pervec germave, numrave, shenjave te pikesimit, si dhe simboleve te vecanta, gjate

Page 5: Perdorimi i tastieres

shkrimit perdoren gjithashtu edhe butonat SHIFT, CAPS LOCK, TAB, ENTER, SPACEBAR dhe BACKSPACE.

Butoni Si ta perdorim

SHIFT

Shtyp SHIFTne kombinim me nje buton germe per te shfaqur germe te madhe kur Capslock eshte i fikur, si dhe te vogel kur Capslock eshte i ndezur. Shtyp SHIFT ne kombinim me nje buton me dy shenja per te shfaqur shenjen siper.

CAPS LOCK

Shtyp CAPS LOCK nje here per te shkruar me germa te medha. Shtyp CAPS LOCK perseri per te caktivizuar kete funksion qe dallohet nga nje diode LED qe ndizet siper djathtas kur CAPS LOCK eshte aktiv.

TAB

Shtyp butonin TAB per te zhvendosur kursorin disa hapesira njeheresh. Ju mund te shtypni TAB per tu zhvendosur ne opsionin tjeter te nje dritareje dialogu.

ENTER

Shtyp ENTER per te kaluar kursorin ne krye te rreshtit te ri. Ne nje kuti dialogu, Shtyp ENTER per te aktivizuar butonin e komandave, apo miratimin e futjes se te dhenave, etj.

Page 6: Perdorimi i tastieres

SPACEBARShtyp SPACEBAR te zhvendosni kursorin nje hapesire bosh me djathtas.

BACKSPACE

Shtyp BACKSPACE per te fshire nje shenje nga e djathta e kursorit ose per te fshire tekstin e selektuar.

Perdorimi i kombinimeve nga tastiera

Kombinimet ne tastiere jane menyra dhe mundesi per te kryer veprime te caktuara me ane te tastieres. Ato quhen shkurtesa per arsye se na ndihmojne te punojme më shpejt. Ne fakt, aktivizimi i komandave mund te kryhet mjaft kollaj me maus por perdorimi i shkurtesave nga tastiera eshte veprim me i shpejte dhe me i zgjuar.

Ne krahun e djathte te komandave te nje menuje jepen kombinimet perkatese ne tastiere qe aktivizojne komanden, nderkohe qe shenja plus (+), tregon se butonat duhen shtypur te kombinuar. Per shembull kombinimi, CTRL+A, trregon se duhet mbajtur shtypur butoni CTRL dhe pastaj te shtypet butoni A. CTRL+SHIFT+A tregon se duhen mbajtur shtypur butonat CTRL dhe SHIFT dhe pastaj te shtypet butoni A.

Gjetja e kombinimeve ne tastiere

Page 7: Perdorimi i tastieres

Mjaft prej veprimeve neper programe mund ti kryeni duke perdorur tastieren. Per te pare se cilat komanda kane kombinimin e tyre ne tastiere, hapni nje menu, shihni ne krah te emrit te komandes kombinimin e saj, mbyllni menune dhe provoni te aktivizoni komanden, vetem me ane te tastieres.

Siç treguam edhe me pare kombinimet shfaqen ne te djathte te emrit te komandes.

Hapja e menuve, aktivizimi i komandave dhe opsionet

Mund ti hapni menute perveçse me ane te klikimit me maus edhe me ane te kombinimeve nga tastiera. Po te shtypni butonin ALT ne dritaren e nje programi qe permban menu, nje

Page 8: Perdorimi i tastieres

nga germat e seciles menu shfaqet e nenvijezuar. Shtypni butonin e germes se nenvijezuar per te hapur menune e duhur. Pasi ta keni hapur shtypni butonin e nevijezuar tek emri i nje komande per ta aktivizuar kete komande.

Press ALT+F per te hapur menune File, pastaj shtypni P per te zgjedhur komanden Print.

Kjo menyre aktivizimi funksionon edhe ne drutaret e dialogut. Sa here qe shihni nje germe te nenvijezuar nen emrin e nje opsioni ne dritaret e dialogut, do te thote se duhet mbajtur shtypur si dhe germa ne fjale per te zgjedhur opsionin.

Kombinime te perdorshme

Page 9: Perdorimi i tastieres

Lista e mëposhtme permban kombinimet me te përdorshme nga tastiera. Listen e plote te kombinimeve te saj mund ta shkarkoni nga faqja ueb e shkolles

Shtyp... Per te kryer...

Butoni Wind. logo Hap menune Start

ALT+TAB Aktivizon me rradhe dritaret ose programet e hapura

ALT+F4Mbyll dritaren aktive te programeve, si edhe vete windowsin.

CTRL+S Ruan ndryshimet e bera ne nje skedar me te cilin po punohet

CTRL+C Kopjon objektin e perzgjedhur

CTRL+X Pret objektin e perzgjedhur

CTRL+V Ngjit objektin e perzgjedhur

CTRL+Z Prapeson veprimin e rradhes

CTRL+A Selekton gjithcka permban dokumenti ose dritarja

Page 10: Perdorimi i tastieres

F1 Shfaq ndihmen e programit ose te sistemit Windows

Windows logo key +F1 Shfaq Windows Help and

Support

ESC Na rikthen ne situaten e meparshme

Përdorimi i butonave te navigimit

Butonat e navigimit mundesojne zhvendosjen e kursorit, sa here qe duam te levizim brenda dokumentit per kryer veprime te ndryshme qe sherbejne per redaktimin e tekstit. Tabela e meposhtme permban kombinimet me te perdorshme te zhvendosjes, si dhe funksionin e tyre.

Shtypni Per te kryer veprimin

BUTONAT SHIGJETE, MAJTAS, DJATHTAS, LART DHE POSHTE

Zhvendos kursorin me nje shenje ose nje rresht ne drejtimin e shigjetes, ose zhvendos pamjen e nje webfaqeje ne drejtimin e shigjetes.

HOME Zhvendos kursorin ne krye te

Page 11: Perdorimi i tastieres

rreshtit ku ndodhet ose ne krye te webfaqes.

ENDZhvendos kursorin ne fund te rreshtit ku ndodhet ose ne fund te webfaqes

CTRL+HOME Zhvendos kursorin ne krye te dokumentit

CTRL+END Zhvendos kursorin ne fund te dokumentit

PAGE UP Zhvendos pamjen me nje faqe me lart

PAGE DOWN Zhvendos pamjen me nje faqe me poshte

DELETE

Fshin shenjen pas kursorit, ose tekstin e selektuar; ne Windows, fshin objektin e selektuar duke e zhvendosur ne kosh. Kombinuar me Ctrl fshin nje fjale pas kursorit. Kombinuar me shiftin fshirja eshte pa rikthim nga koshi

INSERT Aktivizon ose çaktivizon modalitetet e Insertimit, sipas te cileve teksti qe nderfutim

Page 12: Perdorimi i tastieres

mbishkruan tekstin ekzistues, ose zgjeron tekstin duke bere vend per tekstin qe nderfutet.

Perdorimi i pjeses numerike

Zona numerike qe ndodhet djathtas tasieres permbledh shifrat nga 0-9, shenjat e veprimeve aritmetikore + (mbledhja), - (zbritja), * (shumezimi), dhe / (pjestimi), shenja e pikes dhjetore. Shenjat e mesiperme ndodhen edhe ne pjese te tjera te tastieres por duke qene te vendosur krah per krah ne zonen numerike lehtesojne shume punen me futjen e vlerave numerike dhe veprimet e ndryshme me to, njelloj si me makinat llogaritese. Nje lehtesi tjeter shte edhe fakti se mund ti shtypim vetem me gishtat e dores se djathte.

Page 13: Perdorimi i tastieres

Zona numerike

Per ta perdorur pjesen numerike per futjene numrave, shtypni butonin NUM LOCK. Shumica e tastierave kane nje sinjal LED qe tregon nese NUM LOCK eshte on ose off. Kur NUM LOCK eshte off, pjesa numerike funksionon si nje grupim butonash te navigimit (keto funksione jane si shenja dytesore permbi butonat numerik).

Ju mund ti perdorni butonat e pjeses numerike edhe per te kryer perllogaritje me utilitetin e “Calculator-it”.

1. Hapni “Calculator-in” duke klikuar butonin Start , klikoni ne All Programs, aktivizoni Accessories, me pas klikoni mbi Calculator.

Page 14: Perdorimi i tastieres

2. Kontrolloni dritezen e tastieres qe tregon se NUM LOCK eshte aktivizuar. Nese nuk eshte klikoni mbi butonin NUM LOCK.

3. Duke perdorur pjesen numerike, shkruani numrin e pare qe do te marre pjese ne perllogaritje.

4. Po ne kete pjese, shkruani shenjen e veprimit + per te mbledhur, - per zbritjen, * per shumezimin, ose / per pjestimin.

5. Me pas shkruani numrin e tjeter qe do marre pjese ne perllogaritje.

6. Shtypni ENTER per te shfaqur rezultatin.

Tre butona te veçante

Deri me tani kemi pare butonat e pjeseve te ndryshme te butonave te tastieres. Mirepo po te eksplorojme me kujdes tastieren nuk kemi thene gje ne lidhje me treshe butonash misterioz, te cilet jane: PRINT SCREEN, SCROLL LOCK, dhe PAUSE/BREAK.

PRINT SCREEN (ose PRT SCN)

Kohe me pare, kur ekzistonin sistemet e vjeter si psh MS DOS, ky buton “bente ate qe thoshte” – dergonte drejt printerit tekstin qe shfaqej ne pamjen e ekranit per ta nxjerre ne leter. Ne ditet tona, duke shtypur PRINT SCREEN kapim

Page 15: Perdorimi i tastieres

pamjen e momentit qe shfaqet ne ekran (ne anglisht quhet "screen shot") dhe e ruan ate ne memorien e perkohshme Clipboard qe eshte pjese e kujteses RAM te kompjuterit. Prej aty mund ta ngjitim me komanden Paste ose (CTRL+V) ne nje dokument apo skedar te hapur ne te cilin na nevojitet.

Vini re

Shtypni ALT+PRINT SCREEN per te ruajtur ne memorien e perkohshme Clipboard pamjen e dritares aktive, ne vend te pamjes se gjithe ekranit.

SCROLL LOCK (ose SCR LK)

Ne shumicen e programeve, shtypja e SCROLL LOCK nu ka ndonje efekt. Ne pak prej programeve, shtypja e SCROLL LOCK ndryshon sjelljen e butonave shigjete si edhe te PAGE UP apo PAGE DOWN; shtypja e ketyre te fundit e detyron dokumentin qe te rreshkase pamjen pa qene nevoja te zhvendosim kursorin apo te bejme ndonje selektim. Tastiera ka gjithashtu ka nje dritez te vogel LED qe tregon aktivizimin e butonit SCROLL LOCK.

PAUSE/BREAK

Page 16: Perdorimi i tastieres

This key is rarely used. In some older programs, pressing this key pauses the program or, in combination with CTRL, stops it from running.

Butona te tjere

Some modern keyboards come with "hot keys" or buttons that give you quick, one-press access to programs, files, or commands. Other models have volume controls, scroll wheels, zoom wheels, and other gadgets. For details about these features, check the information that came with your keyboard or computer, or go to the manufacturer's website.

Rregulla per perdorimin e sakte te tastieres

Puna e gjate ne kompjuter si dhe perdorimi jo i sakte i paisjeve te hyrjes siç eshte tastiera mund te krijoje probleme me shendetin tuaj. Me poshte jane disa rregulla qe duhen ndjekur per te shmangur problemet:

Vendoseni tastieren ne nivelin e berrylave. Your upper arms should be relaxed at your sides.

Qenderzojeni tastieren perpara vetes suaj. Si pjese orientuese per qenderzimin sherben butoni i gjate SPACE, qe sherben per hapesiren boshe.

Page 17: Perdorimi i tastieres

Type with your hands and wrists floating above the keyboard, so that you can use your whole arm to reach for distant keys instead of stretching your fingers.

Avoid resting your palms or wrists on any type of surface while typing. If your keyboard has a palm rest, use it only during breaks from typing.

Gjate shkrimit beni prekje te lehta te butonave, ndersa mos u kerrusni apo te shtremberoheni.

Kur nuk jeni duke shkruar relaksoni krahet dhe duart tuaja.

Beni pushime te shkurtra pas çdo 15-20 minuta pune me tastieren.