MANUAL PERDORIMI More colors to your television!!! · 2020. 4. 23. · me ekspozim direkt në...

29
MANUAL PERDORIMI More colors to your television!!!

Transcript of MANUAL PERDORIMI More colors to your television!!! · 2020. 4. 23. · me ekspozim direkt në...

  • MANUAL PERDORIMI

    More colors to your television!!!

  • Parathenie,

    Çdo gjë që ju duhet është këtu. MoreTV-Box-i është mënyra se si ju të

    ktheni TV-in tuaj në një smart TV duke shijuar plot 100 kanalet më të mira

    shqiptare, por jo vetem…... ju mund të navigoni në internet prej TV-s nga

    rehatia e kolltukut tuaj, apo të zgjidhni prej koleksionit të VOD-librari me

    programacion për të gjitha moshat, filma, muzik e dokumentarë të

    përzgjedhur…

    Hapni një bibliotekë digjitale prej VOD-s e sipas preferenës të zgjidhni

    filma, shikoni dhe rregjistroni TV-in tuaj të preferuar. Programet me

    videoregjistrues personalë.

    Qendro komod dhe relaksohuni pasi MoreTV-Box ju sjell një gamë të

    plotë të kanaleve televizive në internet dhe mijra aplikacione të

    preferuara si skype, youtube, facebook......

    MoreTv ju mundëson të shikoni në kanalet më kryesore programin me

    një orë kohë vonese.

    Tashme e gjithë familja juaj mund te argëtohet ne cdo kohe.....

    Ky udhëzues do të bëj të sigurtë që ju të merrni maksimumin e MoreTV-

    Box-it , duke i shtuar ngjyrat TV -s tuaj, kështu që ju mund të filloni duke

    gëzuar të gjitha të mirat për ju dhe familjen tuaj.

    Ky aparat ka funksionaliet avantazhues, zevendeson PC-në tuaj, ai

    perdoret edhe nese pajtimtari nuk eshte abonuar ne paketat te caktuar

    kanalesh.

  • Permbledhje

    UDHEZUES SIGURIE.............................................................................................................5

    KAPITULLI I- “Para Montimit”

    Para ndezjes dhe fikjes se pajisjes ..........................................................................................6

    Specifikimet e pajises More TV...............................................................................................6

    Aksesorët....................................................................................................................................7

    Aksesoret përfshirës.................................................................................................................7

    Portat hyrëse të pajises: ..........................................................................................................8

    KAPITULLI II- “Butonat dhe funksionet”

    Funksionet e telekomandës ....................................................................................................8

    KAPITULLI III - “Lidhjet”

    Pozicioni i Box-it.......................................................................................................................11

    Lidhja e MoreTV me TV..........................................................................................................11

    Lidhja e MoreTv-s me Internetin: ........................................................................................12

    KAPITULLI IV- “Instalimi Fillestar dhe funksionet bazë”

    Faqja Home……………………………….…………………….…………………………...15

    Mënyra e hyrjes në kanale:...................................................................................................16

    Ndërrimi i kanaleve:..............................................................................................................16

    Kontrolli i Volumit.................................................................................................................16

    Informacioni i Eventeve........................................................................................................17

    Konfigurimet e Sistemit:.......................................................................................................17

    Parametrat e Orës...................................................................................................................18

    Vendosja e Alarmit:...............................................................................................................19

    Rregullimi i ekranit................................................................................................................20

    Rregullimi i Telekmandës.....................................................................................................21

    Informacion për sistemin......................................................................................................22

    Guida Elektronike e Programeve EPG................................................................................23

    Lista e Aplikacioneve............................................................................................................23

    Shkarkimi Aplikacioneve. ...................................................................................................24

    Fshirja e Aplikacioneve........................................................................................................25

  • Ndrysho PIN............................................................................................................................26

    Blloko kanale.................................... .......................................................................................26

    Pyejtje ndihmuese...................................................................................................................27

  • UDHEZUES SIGURIE

    More TV është një pajisje e prodhuar sipas standardeve ndërkombëtare të

    sigurisë, me Model: MXenjoyTv, Android version 4.1.2. Para se te hapni

    dhe vendosni në punë këtë pajisje ju lutem tregoni vëmendje në disa

    elementë sigurie.

    Ruani çdo aksesor që gjendet brenda kutisë duke filluar nga

    paketimi, fisha, pjesë plasitke, manualin e përdorimit, si dhe

    tregoni kujdes me aksesorët duke i mbajtur ato larg nga femijet.

    Shmangni situatat goditjeve ose përplasjeve të pajisjes duke e

    vendosur në siperfaqe të sheshta.

    Mbani larg pajisjen nga lagështira, burimi i ngrohjes, pluhuri

    dhe rrezet e diellit.

    Mos vendosni pajisjen e More TV-se, pranë burimeve

    elektromagnetike, pasi janë të predispozuar ndaj shkarkesave

    elektrike.

    Mos vendosni asgjë mbi More TV-në.

    Shkëputeni aparatin nga priza kryesore si edhe hiqeni kabllin

    gjatë motit me vetëtima, stuhi, apo gjatë mospërdorimit për një

    kohë të gjatë

    Në rast rrufesh, qëndrimit për një periudhe të gjatë larg

    shtëpise, ne rekomandojmë të hiqni nga priza pajisjen.

    Para pastrimit, hiqni spinën kryesore të aparatit nga priza. Për

    pastrimin e tij perdorni një leckë të thatë, pa baze alkoli.

    Mos tentoni të riparoni produktin vetë, sepse hapja e aparatit

    mund t'ju ekspozojë ndaj voltazhit të lartë apo rreziqeve të

    tjera. Në rast se vëreni probleme kontatoni me suportiin teknik.

    Cdo ndërhyrje e paautorizuar në aparat e nxjerr atë jashtë

    garancisë.

  • KAPITULLI I “Para Montimit”

    Para ndezjes dhe fikjes se pajisjes

    Kujdes para ndërprerjes së furnizimit me energji elektirike

    duhet të beni fikjen e pajisjes nga butoni i telekomandës, prisni

    3 sekonda pastaj mund ta hiqni nga priza.

    Mos e tërhiqi kurrë kordonin nga pajisja pasi kjo mund ti

    shkaktoj problem pajisjes.

    Mos e mbingarkoni prizën, zgjatuesin apo përshtatësin duke i

    lidhur me shumë pajisje për të njëjtin burim të energjisë

    elektrike, ndryshe kjo mund të shkaktojnë një mbingarkesë që

    të çon në shkarkese elektrike ose një zjarr.

    Sigurohuni që energjia elektrike që furnizon pajisjen te jete AC

    100~250V~, 50/60Hz në te kundert nje fuqi e dobët mund të

    shkaktojë një goditje elektrike.

    Nëse dëshironi të mos harxhoni internet gjatë kohës që nuk

    shihni TV mundë ta lini në faqen home.

    KUJDES !!!!

    Mos e tërhiqni kabllin kryesor kur pajisja është në punë.

    Për ta fikur aparatin, shtypni butonin "Fikje/Ndezje" në telekomandën

    tuaj, pastaj mund ta hiqni nga priza.

  • Specifikimet e pajises More TV

    Specifikime të përgjithshme mbi pajisjen:

    Sistem OTM (Over-The-top)

    Sistem Android 4.1

    Decoder / STB-e

    Dalje HDMI

    Dalje analoge CVBS

    Dalje analoge SD per lidhje Storage, WebCamera, Mikrofona

    1 porte Lan

    2 x USB

    Përditësim automatik /manual Softuerik

    Kontrolli Prindëror

    Aksesorët

    Manuali i Përdorimit

    Telekomanda

    Kablli HDMI

    Kablli Lidhës AV

    Ushqyes i jashtëm 5 V- 2 A

    Aksesoret përfshirës

  • Portat hyrëse të pajises:

    Dalje HDMI

    Dalje analoge CVBS

    Dalje analoge SD per lidhje Storage, WebCamera, Mikrofona

    1 porte Lan

    2 x USB

    KAPITULLI II “Butonat dhe funksionet”

    Funksionet e telekomandës

    Nr.

    Butonit

    Emëti

    mi i

    Butonit

    Funksionalitet

    1

    Ndez/Fik

    2

    Pa zë

    3

    Kuqe

    4

    Blu

  • 5

    Jeshile

    6

    Bojqelle

    7 Hyn ne faqen e web browser

    8

    Gjej faqet e preferuara, të

    cilat janë të ruajtuara në

    Android TV.

    9

    Kalo në faqen

    pasardhëse

    10 Kalo në faqen paraardhëse

    11 Për të hyrë në listen e aplikacioneve

    12 Kërkim Informacioni

    13

    Shfaq listën e aplikacinove

    14

    Për të menaxhuar aplikacionet

    15

    Të dërgon në panelin e rregullimeve

    16

    Bej lidhjen e pajisjes me TV

    nëpërmjet kabullit AV

    17

    Bëj lidhjn e pajisjes me TV nëpermjet

    kabllit HDMI

    18 Kalo në TV

    19

    Shfaq listën e kanaleve

    20

    Info

    21 Kalo sipër

    22 Kalo majtas

  • 23

    Kalo djathtas

    24

    Lejon të kalosh poshtë

    25

    Guida elektronike e programeve

    26

    Konfirmon zgjedhjen, shërben si

    celës enter.

    27

    Kthehu prapa në veprime

    28

    Ul dhe ngre volumin

    29

    Ndërron kanalet, kalon poshtë ose

    sipër në kanale

    30

    Zmadhim të ekranit

    31

    Zvogëlim të ekranit

    32

    deri Numrat nga 1-9

    33

    Hyn në web browser

    34

    Sherben si prapashtesë .com

    Kapitulli III “Lidhjet”

  • Pozicioni i Box-it

    Vendoseni MoreTV Box-in në pozicion horizontal.

    Mos vendosni mbi resiver objekte të rënda si TV.

    Mos e instaloni resiver-in në këto ambiente: vende me vibrime,

    me ekspozim direkt në rrezet e diellit, vende të lagështa,

    ambiente me temperatura shumë të larta ose shumë të ulëta, si

    dhe ambiente pa ajrosje.

    Lidhja e MoreTV me TV

    Për të lidhur box-in MoreTV me televizorin, ekzistojnë 2 metoda:

    Me kabëll HDMI(rekomandohet),

    AV(me tri ngjyra)

    A. HDMI

    Lidhni kabllin HDMI me terminalin "HDMI" në panelin e pasmë të

    MoreTv-s dhe skajin tjetër

    lidheni me input HDMI të televizorit tuaj.

    B. AV

    Për të gjithë llojet e vjetra të TV mund të përdoret vetëm kabllo AV (me

    tri ngjyra :e kuqe , e bardhë dhe e verdhë)

  • Lidhja e MoreTv-s me Internetin:

    Ka 2 menyra për të lidhur MoreTV box-in me internetin:

    Me kabëll LAN(rekomandohet)

    Wifi

    A. Resiveri me kabullin LAN të internetit:

    1. Lidhni kabllin e internetit nga routeri juaj në portën LAN.në

    anën e pasme të BOX-it MoreTV

    2. Në butonin setting në telekomandë ose mbi ikonen

    zgjidh ethernet

    3. Në të djathtë të ektanit sipër sigurohu që ethernet configuration

    të jetë on.

  • B.Resiverin me WIFi të Internetit:

    Para se të përpiqeni për të lidhur MORE TvBox me WiFi , sigurohuni që

    të dini emrin dhe fjalëkalimin (WIFI Name &Password) e rrjetit tuaj.

    1. Shtypni butonin setting në telekomandë ose mbi

    ikonen derisa në ekran të dalë opsioni Wifi .

    2. Bëni OK në opsionin WiFi. Në anën e djathtë të ekranit ju do të

    shihni të gjitha rrjetet në dispozicion .

    3. Zgjidhni rrjetit tuaj duke klikuar mbi emrin e njëjtë.

    4. Nëse rrjeti juaj nuk është në listë, zgjidhni opcionin “Scan” në

    këndin e sipërm të djathtë.

    5. Pas zgjedhjes së rrjetit në anën e djathtë të ekranit, shkruani

    fjalëkalimin duke përdorur tastierën , e cila hapet automatikisht

    në pjesën e poshtme të ekranit.

    6. Pasi të keni mbaruar, shtypni “Back” (mbrapa ).

    Pastaj shtypni “Connect”.

    7. Pasi ju jeni i lidhur siç duhet, një ikonë e Wifi do të shfaqet në

    këndin e poshtem të majtë të ekranit.

  • Sygjerohet që box-i të mos lidhet me kabull LAN dhe me WIFI në të

    njëjtën kohë.

    Nëse kaloni nga lidhja me Wifi në lidhjen me kabëll, sigurohuni që së pari

    të bëni forget Wifin tuaj.

    Për të bërë forget wifi:

    Shtyp butonin setting në telekomandë

    Ose Bëni Ok mbi ikonen

    wifi->ok mbi emrin e wifi-t tuaj ->forget.

  • KAPITULLI IV- “Instalimi Fillestar dhe funksionet bazë”

    Ky seksion shpjegon disa prej funksioneve bazë të telekomandës dhe box-

    it të MoreTV-s.

    Pasi box-i është i vendosur në rrymë dhe është i lidhur në rregull me Tv-n

    dhe internetin, dhe pasi jeni log-uar duhet të hapet faqja Home si më

    poshtë:

    Faqja Home

    Në pjesën e poshtme në të majtë të ekranit gjenden ikonat:

    Ikona Return ->kthen një hap më pas

    Homepage ->kthen në faqen kryesore

    Për të zgjedhur një program, ose app te caktuar beni ok ne

    ikonen Program

  • Propertis ->për të shfaqur menun me ikona

    Status Bar

    Në të djathtë të ekranit poshtë shfaqet status bar.

    I cili shfaq statusin e usb nëse është vendosur, wifi, orën, downloads etc…

    Mënyra e hyrjes në kanale:

    Është koha për të argëtuar të gjithë familjen dhe koha e saj për të parë atë

    që ju doni, dhe kur të doni.MoreTv ju mundëson të shikoni në disa prej

    kanaleve më kryesore programin me një orë kohë vonese.

    Pasi lidhni MoreTv, hyni në faqen home, shkoni në opsionin

    MoreTv -> shtypni Ok.

    Shtypni butonin dhe hapet lista me kanalet.

    Kanalet që pervec emrit të kanalit kanë edhe një +1 ->janë

    kanalet me një ore kohë vonese.

    Ndërrimi i kanaleve:

    Kanalet mund ti ndërroni në 3 mënyra:

    • Metoda 1) Shtyp Shigjetat (▲/▼) ose Page+/-;

    • Metoda 2) Shtyp Numrat (0~9) që të zgjedhësh kanalin direkt;

    • Metoda 3) Shtyp butonin Home që të shfaqet lista e kanaleve;

    Zgjidh kanalin që dëshiron duke përdorur Shigjetat (▲/▼) dhe shtyp

    OK

    Kontrolli i Volumit

    Për të kontrolluar volumin:

    • Shtyp VOL +/- .

    • Shtyp butonin Mute ( ) për të hequr zërin.

  • • Shtypn prapë Mute ( )ose VOL +/- për të rikthyer zërin.

    Informacioni i Eventeve

    Shtypni butonin dhe shfaqet guida elektronike e programeve.

    Shtypni ok mbi emrin e kanalit dhe me pas shtypni 2 here butonin OK

    Shtypni 2 herë butonin search në telekomandë ->shfaqet informacioni

    EPG i programit

    Nëse shtypni butonin në të djathtë të ekranit shfaqen opsionet

    për të kaluar në:

    Live TVhyn në kanalet

    Video TVnë librarian e VOD

    Settingpanelin e rregullimeve

    Duke shtypur butonin OK zgjedh secilën prej tyre.

    Konfigurimet e Sistemit:

    Për të parë parametrat e sistemit dhe konfigurimet për box-in veprohet si

    më poshtë:

    Shtyp butonin setting në telekomandë ose bëni ok mbi ikonën

    dhe shfaqet lista me opsionet.

    1. Wireless & Networks

    2. Device

    3. Personal

    4. Accounts

    5. System

  • Parametrat e Orës

    Kjo menu përdoret për rregullimet e orës së aparatit:

    1. Shtyp butonin setting në telekomande ose ikonen në

    ekran System

    2. Bëj Ok në Date&Time.

    3. Në të majtë del opsioni Set date dhe Set time

    4. Bëj ok në secilin prej tyre dhe vendosni datën dhe orën.

  • 5. Kthehu pas me butonin ‘back’ ne telekomande ose ok

    mbi ikonen ne TV.

    Vendosja e Alarmit:

    MoreTV ju mundëson ta ktheni televizrin tuaj në nje smart Tv, i cili

    mundë të ju njoftojë se kur fillon programi juaj I dëshiruar.Kjo ju

    mundësohet duke aktivizuar alarmin në oren që ju shfaqet në ekran.

    Për të aktivizuar alarmin veproni si më poshtë:

    Shtypni butonin Home ->shfaqet lista e

    aplikacioneve->beni ok mbi simbolin e ores

    Set alarm->Add Alarm->zgjidh oren.

    Setting->ben konfigurimin e alarmit

    1.Alarm in silent mode

    2.Alarm volume

    3.Snooze duration

    4.Auto silenc

    5.Volume Button

  • 6.Set default rington

    Pasi zgjidhni opsionet që dëshironi zgjidhni Done.

    Rregullimi i ekranit

    1. Për të siguruar cilësi më të mirë imazhit MoreTv platforma

    është e pajisur me një opcion për rregullimin e gjerësise dhe

    gjatësise se fotografisë në tv tuaj. Për të përfunduar këtë hap,

    klikoni në:

    2. Setting ne telekomande ose klik mbi ikonen

    -> Display

    3. Wallpaper->për zgjedhjen dhe vendosjen e nje backgroundi të

    caktuar

    4. Output mode->vendos output mode të TV

    5. CVBS/YUV->mënyren e lidhjes me TV

    6. Display Pozition->Përdorni shigjetat në këndin e sipërm të

    djathtë për të rregulluar dimensionet e fotografisë , deri sa te

    shihni vija të bardha të dukshme të monitoruara rreth ekranit.

    7. Pasi të dale vija e bardhë në të gjithë ekranin dilni me butonin

    back->bëni Save për të ruajtur ndryshimin.

  • 8. Font Size->madhësin e shkrimit.

    Rregullimi i Telekmandës

    1. Për të konfiguruar telekomandën veproni si më poshte:

    2. Shtypni butonin setting ne telekomande ose klik

    mbi ikonen

    3. Language and Input

    4. Zgjidhni Keyboard &Input Methods

    5. Bëni ok ->Remote Controller Iput Method

  • Duke lidhur një maus ose tastjerë me MoreTv box-in, ju mundësohet një

    navigim më i lehtë dhe komod i aplikacioneve te box-it.

    Informacion për sistemin

    Për të parë parametrat specifike të MoreTv box-it veproni si më poshtë:

    Zgjidhni butonin Setting në telekomandë ose ok mbi ikonen

    systemabout device dhe shtyp OK

    1. Status

    2. Legal Information

    3. Model Number

    4. Android Version

    5. Uboont version

    6. Recovery version

    7. Kernel version

    8. Build Number

  • Guida Elektronike e Programeve EPG

    Guida Elektronike e Programeve shfaq informacion për programin, si

    p.sh. numrin /emrin e kanalit,

    titujt e programit, orarin e transmetimit, si dhe sinopsin e programit.

    Për të shfaqur EPG

    1. Shtyp 2 her butonin search në telekomandë.

    2. Shtyp 2 her butonin OK per të parë info të programit.

    Lista e Aplikacioneve

    MoreTVBOX-HD Android ka të instaluar browser google chome, gjë që ju

    lehtëson navigimin në internet direkt prej komfortit të kolltukut tuaj.Me

    një rezolucion 1080p, faqet tuaja më të preferuara janë aq të kristalizuara

    sa që do të jetë e vështirë të kaloni në PC normale.Përvec kësaj duke

    lidhur një maus ose tastjerë me resiverin MoretvBOX Android ju mund të

    përdorni të gjitha aplikacionet e internetit në TV-në tuaj fare lehtë dhe me

    komoditet.

    Për të shfaqur listen e aplikacioneve:

  • 1. Shtypni butonin Home në telekomandë.

    2. Sipër në ekran zgjedh apps ose Widgets

    3. Shfaqet lista e plotë e aplikacioneve

    4. Me shigjetat (▲/▼) shkoni zgjidhni atëqë dëshironiduke

    shtypur OK mbi të.

    Duke bërë ok mbi ikonen e Toll manager që gjendet në të

    djathtë të ekranit, gjithashtu shfaqet lista me të gjitha aplikacionet që

    ndodhen në box.

    Shkarkimi Aplikacioneve.

    Shkarko dhe instalo FALAS nga Google Play mijëra aplikacione të

    ndryshme, direkt në televizorin tuaj

    Për të shkarkuar një aplikacion të caktuar ka disa mënyra:

    1. Duke shtypur butonin Browser ->Në ekran ju shfaqet

    tastjera ->Shkruani emrin e programit që dëshironi të shkarkoni

    dhe ->downloade.

  • 2. Hyni në Google Play ->zgjidh aplikacionin e dëshiruar dhe

    shkarko në TV

    3. Home->Play Store ->duke u log-uar me accantin tuaj ne google-

    >zgjidhni prej listes aplikacionin që deshironi->install

    Për të parë materialet e shkarkuara shtypni Ok mbi ikonen .

    Fshirja e Aplikacioneve

    Për të fshirë një aplikacion të padëshiruar, ose për të liruar memorie:

    Shtypni butonin setting në telekomandë ose ok mbi ikonen e

    setting ne ekran ->

    Device->bëni Ok në Apps

    Në te djathtë të ekranit zgjidhni aplikacionin që doni të fshini

    Ok mbi opsionin Uninstall.

  • Ndrysho PIN

    1. Selekto "Ndrysho Kodin PIN" duke përdorur Shigjetat (▲/▼)

    në menunë e Kontrollit Prindëror dhe shtyp OK.

    2. Shfaqet tabela për ndryshimin e PIN-it.

    3. Fut PIN-in e vjetër duke përdorur numrat 0~9.

    4. Fut PIN-in e ri duke përdorur numrat 0~9.

    5. Fut PIN-in e ri sërish për konfirmim.

    PIN i fabrikës është "0000".

    Blloko kanale

    1. Selekto "Blloko Kanalet" duke përdorur Shigjetat (▲/▼) në

    menunë e Kontrollit Prindëror dhe shtyp OK.

    2. Shfaqet tabela që kërkon konfirmim autentik.

    3. Fut një PIN me numra 0~9 dhe shtyp OK. Nëse PIN është i

    saktë, shfaqet menua për bllokimin e kanaleve.

    4. Selekto kanalet që do të bllokosh, duke përdorur Shigjetat

    (▲/▼) pastaj shtyp OK për të kyçur ose hapur një kanal.

  • Pyejtje ndihmuese

    Per pyetje dhe përgjigje të përgjithshme ju lutemi të lexoni këtë faqe. Në

    qoftë se pyetjet tuaja nuk mbulohen më poshtë atëherë kontaktoni me

    suportin e abissnetit.

    Ç'farë më nevojitet për të pasur MoreTV?

    Për të pasur More TV, duhet që paraprakisht të keni:

    Qasje në internet përmes Cable ose DSL shërbimit, me shpejtësi prej apo me shume se 1500 Kbps (1.5 Mbps);

    Resiver HD te MORETV, ku të gjitha kabllot dhe telekomanda janë të përmbledhura.

    Cila eshte shpejtesie e rekomanduar qe duhet te kem per te pasur

    sherbimin e IP TV?

    More TV transmeton kanale televizive shqiptare duke përdorur

    infrastrukturën tokësore OTT.(Over-The-Top).Sinjali i transmetimit duhet

    të jetë i fuqishëm që të garantoj cilësinë e duhur për të parë kanalet në TV.

    Për të bërë të mundur shikimin e kanaleve, klientit i duhet të ketë internet

    të shpejtë (Cable Broadband ose DSL) me një shpejtësi shkarkuese

    minimalisht prej 1.5 mbps. Kur në linjën e internetit hyjnë disa

    kompjutera, shpejtësia zvoglohet prandaj rekomandohet që shpejtësia

    minimale të jetë më e madhe se më lart.

    Si mund të testoj shpejtesin e Box-it?

    Për të testuar shpejtësinë tuaj të internetit, ju duhet të keni një kompjuter

    të lidhur me internet. Mund të hyni në: www.google.com->shkruni-

    >www.speedtest.net ->zgjidh lokacionin më të afërt me ju, dhe me pas-

    >Begin test. Zakonisht shpejtësia shkarkuese (Download speed) duhet të

    jetë më shumë se 1500kbps.

    Sapo e mora MoreTv-n dhe nuk di ta instaloj?

    Në paketën e More TV janë përfshirë udhëzime në Shqip, për të lidhur

    paketën. Në qoftë se këto udhëzime mungojnë, ju lutemi na kontaktoni

    dhe ne do ju dërgojmë udhëzimet e instalimit. Në qoftë se nuk mund ta

    lidhni, atëherë kontaktoni stafin tonë tenik për asistencë teknike .

  • Kam instaluar paketen sipas udhezimeve por në ekran nuk ka asgjë?

    Kontrollo fijet kabllore që dalin nga boksi i More TV për në TV dhe

    vendos TV-n në input-in e duhur. Faqja home duhet të paraqitet në ekran

    në qoftë se lidhjet janë bërë sipas udhëzimeve.

    Si të mund veproj kur pas ndezjes se Box-it ekrani i TV mbetet i zi?

    Në të shumtën e rasteve kjo ndodh kur paketa e jonë nuk e merr sinjalin e

    internetit. Shih më poshtë hap pas hapi rregullimin:

    Fik të gjitha paisjet (duke i çkyqur nga energjia elektrike), duke filluar nga boksi i More TV, Router-i (nëse posedoni) dhe

    Modem-in.

    Nëse interneti i është i lidhur me Box-in e TV, duhet te hiqni edhe kabllon e antenës nga Router-i.

    Prit të paktën 5 minuta, me të gjitha paisjet të fikura.

    Lidh së pari antenën (Coaxial Cable) në Modem. Kabllon nga Modem-i tek Router-i apo Box-i MoreTV (nëse posedoni

    Router).

    Ndize Modem-in dhe prisni të paktën 2 minuta.

    Ndizni Router-in (nëse posedoni) dhe pritni rreth 1 minut.

    Tani ka ardhur koha ta ndizni boksin e MoreTV.

    Në qoftë se ke të njejtat rezultate, përsërite procedurën edhe një herë nga e para.

    Telefono supportin teknik te abissnet, nëse keni akoma probleme me lidhjen.

    Si të mund veproj kur kanalet ngrijne ndonjëher?

    Ka disa arsye që kanalet mund të ngrijnë: shpejtësia e internetit, pajisja e

    juaj e shpërndarjes së internetit (Router) :

    Testo shpejtësinë tuaj të internetit pas Router-it dhe sigurohu që të jetë mbi 1000kbps.

    Në qoftë se ke Router në lidhjen tuaj, ju lutemi të lidhni boksin direkt në Modem. Modem-i duhet të reset-ohet para se boski i

    More TV të vihet në punë.

  • Në qoftë vazhdoni te keni akoma probleme edhe pasi keni kryer hapat si më lart, ju lutem telefononi sportin teknik.

    Kanalet nuk punojn mirë, mendoj qe Box-i ka probleme.

    Të lutem na kontakto që teknikët tanë ti kryejnë testet e duhura për

    paisjen tuaj. Të vetmit që mund ta testojnë dhe të vendosin që boksi i juaj

    është difektoz janë teknikët tanë.

    Telekomanda nuk punon ?

    Drejtoni telekomandën drejt marrësit

    Kontrolloni dhe zëvendësoni bateritë.

    Eliminimi i Duhur i Këtij Produkti (Mbetje

    Pajisjesh Elektrike dhe Elektronike)

    (Aplikohet në Bashkimin Evropian dhe në

    shtetet e tjera të evropës me sistem të ndarë

    grumbullimi të mbetjeve).

    Kjo shenjë e ngjitur mbi produkt ose udhëzuesit

    e tij, tregon se në fund të ciklit të jetës, ky

    produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbetjet shtëpiake.Për të

    parandaluar dëmtimin e mjedisit dhe të shëndetit të njerëzve nga hedhja

    e pakontrolluar e mbetjeve, lutemi ndajeni nga llojet e tjera të mbetjeve që

    të riciklohet në mënyrën e duhur për të promovuar ripërdorimin e

    qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit shtëpiakë duhet të

    kontaktojnë me pikën e shitjes me pakicë ku e kanë blerë aparatin, ose me

    autoritetin vendor, për të marrë informacion se si dhe ku mund të

    transportohet ky produkt për riciklim të padëmshëm për mjediisn.

    Përdoruesit tregtarë duhet të kontaktojnë me furnitorin dhe të verifikojnë

    kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt nuk duhet të përzihet me

    mbetjet e tjera tregtare për eliminim.