Mikroekonima

29
A mund të matim numerikisht dobinë? JO !. Pse? Në jetën reale nuk mund ta matim numerikisht dobinë, sepse një pjesë e dobisë krijohet nga ndjenja psikologjike dhe aspekti sociologjik Agjendet Ekonomik Ne rolin e agjendeve Ekonomik ose vendimarrseve sikurse quhen ndryshe,parqiten Individet ose familjet,firmat si dhe qeveria. Alokimi optimal i burimeve Alokimi optrimal i burimeve nenkupton arritjen e pikes me te deshirushme ne Kurben e Mundsive te Prodhimit Analiza e tregut të punës në kuptimin monopson Monopsoni është një blerës i vetëm i punes, një punëmarrës në një treg të caktuar të punës. Në anën e ofertës paraqiten sindikatat, të cilat veprojnë në krijimin e kushteve më të mira të punëdhënësve. Analiza për zgjedhjen konsumatore? 1.Teoria kardinaliste dhe 2.Teoria ordinaliste. Barazia (Drejtsia) lidhet me shperndarjen e drejte te mallrave dhe sherbimeve midis grupeve te ndryshme shoqrore dhe individeve Ç’është ekonomia? Fjala ekonomi konsiderohet se rrjedh nga greqishtja, që nënkupton “një që menaxhon shtepinë” "Ekonomia” është një grup njerëzish që ndërveprojnë me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës sa vazhdojnë të jetojnë. Shkenca ekonomike merret me studimin se si i menaxhon shoqëria burimet e saj të pamjaftueshme, si i ndanë burimet e veta, se si i marrin vendimet njerëzit: cka, si dhe sa punojnë ata, çfarë blejnë, sa kursejnë dhe si i investojnë kursimet e tyre.

Transcript of Mikroekonima

A mund të matim numerikisht dobinë? JO !. Pse? Në jetën reale nuk mund ta matim numerikisht dobinë, sepse një pjesë e dobisë krijohet nga ndjenja psikologjike dhe aspekti sociologjik

Agjendet EkonomikNe rolin e agjendeve Ekonomik ose vendimarrseve sikurse quhen ndryshe,parqiten Individet ose familjet,firmat si dhe qeveria.

Alokimi optimal i burimeveAlokimi optrimal i burimeve nenkupton arritjen e pikes me te deshirushme ne Kurben e Mundsive te Prodhimit

Analiza e tregut të punës në kuptimin monopsonMonopsoni është një blerës i vetëm i punes, një punëmarrës në një treg të caktuar të punës. Në anën e ofertës paraqiten sindikatat, të cilat veprojnë në krijimin e kushteve më të mira të punëdhënësve.

Analiza për zgjedhjen konsumatore?1.Teoria kardinaliste dhe 2.Teoria ordinaliste.

Barazia (Drejtsia) lidhet me shperndarjen e drejte te mallrave dhe sherbimeve midis grupeve te ndryshme shoqrore dhe individeve

Ç’është ekonomia?Fjala ekonomi konsiderohet se rrjedh nga greqishtja, që nënkupton “një që menaxhon shtepinë” "Ekonomia” është një grup njerëzish që ndërveprojnë me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës sa vazhdojnë të jetojnë.

Shkenca ekonomike merret me studimin se si i menaxhon shoqëria burimet e saj të pamjaftueshme, si i ndanë burimet e veta, se si i marrin vendimet njerëzit: cka, si dhe sa punojnë ata, çfarë blejnë, sa kursejnë dhe si i investojnë kursimet e tyre.

Ç’është pamjaftueshmeriaPamjaftueshmeri do të thotë se shoqëria ka mundësi t’u ofrojë njerëzëve më pak nga sa njerëzit do të deshironin të kishinNevoja për të patur një shkencë të ekonomisë lindi nga pamjaftueshmeria e burimeve

Çmimi dhe politika në monopol?Firmat monopoliste zbatojnë çmime diskriminuese nga se zotërojnë fuqi tregtare.Firmat monopol ndeshen me kritika të shumta, për çka shteti ndërhynë me mjete politike dhe ligjore për kontrollimin e tyre(Ligji anti trust) në dy mënyra: a)përmes kalimit të firmës monopol në pronësi shtetëroreb)përmes diktimit të çmimit.

Çmimi i ekuilibritPërfaqëson çmimin, për të cilin sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar janë të barabartaKy çmim është një çmim kompromisi midis blerësve dhe shitësve, pa qenë domosdoshmerisht ideal për ta.

Deshtimi i TregutMe deshtime te tregut mund te kuptojme te gjitha papersosmerite e mekanizmit te tregut qe pengojne arritjen e rezultateve optimale.

Disekuilibri në tregNe treg egziston disekujlibri kur sasia e kerkuar nuk eshte e barabart me sasin e ofruar.Në zgjatjen e disekuilibrit, krahas mungesës së informacionit, ndikojnë edhe rrethana të tilla si: 1.imponimi nga qeveria dhe mekanizmave të tjerë qoftë në sasinë e prodhuar apo në çmim.2.mos realizimi i planeve te prodhimit3.gjendja e nje ekujlibri te paqendrushem

Diskriminimi i çmimeve në kushtet monopol?Bëhet Diskriminim i blerësve me çmime, jo për shkak se kanë kosto të ndryshme, por kështu nxisin kërkesën dhe rrisin fitmet.

Duke i diferencuar konsumatorët sipas kritereve!a)Kriteri gjeografik b)Kriteri i destinacionit ekonomik c)Kriteri i kohës kur realizohet shitja ç)Kriteri i natyrës së produktit

Dobia e konsumatorit?Ekonomistët e përdorin termin dobi për të treguar masën e kënaqësisë që përfiton konsumatori nga konsumi i një njësie produkti/artikulli Qëllimi i konsumatorit është që, duke shpënzuar të ardhurate tij, të maksimizojë dobinë/kënaqësinë totale që ai merr nga të mirat apo shërbimet që konsumon.

Dobia marxhinale ?Nënkupton: dobinë/knaqësinë që merr konsumatori nga konsumi i një njësie shtesë

Dobia marxhinale zbritëse? Kur kënaqësia e konsumatorit fillon të pakësohet, pa marrë parasysh nivelin e uljes së çmimeve;

Dobia totale ?kupton kenaqsin totale qe konsumatori e merr nga te gjitha njesit e te mirave apo sherbimeve qe konsumon

Dobit nga ekonomia?

Nga se u ndihmon individëve dhe familjeve si konsumator apo shitës, që të gjenden drejtë në treg.

E ardhur Reale ?Sasia e produkteve qe konsumatori munde te bleje me te ardhurat e tije monetare ose dobia totale e siguruar nga blerjet e produkteve me keto te ardhura quhet e ardhur Reale

E ardhura dhe kostoja totale e firmësTë ardhurat totale quhen të gjitha të ardhurat që firma i siguron nga shitja e mallrave/shërbimeve që ajo prodhon.

E mira PRIVATE?Nje e mire e tillie konsumi i se ciles nga nje person perjashton konsumin e saj nga personat tjere quhet e mire Private

E mira PUBLIKE?Nje e mire e tille konsumi i se ciles nga nje person nuk perjashton konsumin e saje nga te tjeret quhet e Mire Publike

E mire inferiore ?Jane ato te mira per te cilat kerkesa ndryshon ne drejtim te kundert me ndryshimin e te ardhurave.Pra mallrat me cilsi te ulet jane te mira Inferiore

E mirë normale ? Jane ato te mira per te cilat kerkesa ndrysho ne te njejtin drejtim me ndryshimin e te ardhurave.D.m.Th. nje rritje e te ardhurave rrit kerkesen dhe e kunderta.

Efekt i Zevendsimit ?Ndryshimi ne sasine e blere te produktit i shkaktuar nga nje ndryshim i qmimit relativ duke mbajtur konstante te ardhurat reale quhet Efekt i Zevendsimit

Efekti i të ardhurave ?Rritja e sasis se produktit te bler e shkaktuar nga nje rritje e te ardhurave reale quhet Efekt i te Ardhurave

Efiçenca e firmës monopoliste?Firma monopoliste nuk e ka lehtë të ruaj statusin e vetë të plotë monopolist. Arsyet janë të shumta. Firma monopol është e rrethuar dhe e rrezikuar me zëvëndësues të afërt

Efiçenca ekonomike në kushtet e konkurrencës së plotë?Arrihet nëse maksimizohet prodhimi dhe fitimi dhe minimizohen kostot sa është mundur

Efiqenca? Ka te beje me nxerrjen e nje dobie kenaqsie maksimale te mundshme nga perdorimi i burimeve ekonomike

Efiqensa Ekonomike ? Do te kuptojme ate gjendje te ekonomise ne te cilen askush nuk mund ta rrite mirqenjen e tije pa cenuar mirqenjen e dikujt tjeter

Efiqensa Alokative ?Nenkupton qe burimet te jene alokuar ne prodhimin e atyre mallrave dhe sherbimeve qe kerkon shoqeria

Efiqensa ne shperndarje ?Efiqensa ne shperndarje nenkupton nje shperndarje te tille te produktit te prodhuar ne te culen konsumatoret duke i marre te dhenat te ardhurat e disponushme te tyre dhe qmimet e tregut nuk do te deshironin ti shpenzonin keto te ardhura ne ndonje menyre tjeter

Efiqenca prodhuse ? Nenkupton prodhimin e nje sasie te dhene produkti me minimumin e burimeve pra nenkupton produktivitetitn maksimal te mundshem

Ekonomia e Tregut ?Nenkupton pavarsin e agjendeve ekonomik aftesin e tyre per te vendosur ne menyre te pavarur mbi veprimtarin e tyre ekonomike pra sipermarrjen e lire.

Ekuilibri Arrihet kur dobia marxhinale dhe çmimi që paguajmë për të janë të barabarta

Ekujlibri i Tregut ?Paraqet gjendje të tillë, në të cilën si blerësit ashtu edhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre, kur nuk ka as kërkesë as ofertë të tepërt.

Ekzistenca e të mirave zëvëndësuese ?(Kur për një të mirë ekzistojnë të mira zëvëndësuese, konsumatorët do të ketë një reagim të madh nëqoftë se çmimet e ndonjërës prej tyre ndryshon)

ElasticitetiShpreh shkallen e reagimit te subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit te kushteve ekonomike te tregut.

Elasticiteti i kerkeses ?Shpreh shkallën e reagimit të konsumatorëve ndaj ndryshimit të çmimit dhe te faktoreve te tjere te kerkeses

Elasticiteti i kerkeses dhe ofertes ?.Paraqet shkallën e reagimit të prodhuesve dhe konsumatorëve ndaj ndryshimit të çmimit dhe faktorët tjerë që i përcaktojnë

Kur konsumatoret dhe prodhuesit reagojnë shumë ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, themi se KERKESA është ELASTIKE dhe e kundërta, kur reagimi është i vogel themi se KERKESA është JOELASTIKE.

Elasticiteti i kerkeses lidhur me qmimin?Shpreh reagimin e sasis se kerkuar ndaj nje ndryshimi ne qmim pergjate nje kurbe te cakutuar kerkese.

Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat(ey)? Elasticiteti i kerkeses lidhur me te ardhurat mat reagimin e kerkeses ndaj ndryshimit te te ardhuraves

Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin?Tregon reagimin e shitësve/prodhuesve ndaj një ndryshim në çmim.Në qoftë se reagimi i shitësve është i madh, themi se oferta është elastike, nëqoftë se reagimi i shitësve është i vogël themi se oferta është joelastike.

Në AFATIN e shkurtër oferata janë joelastike. Në të kundërtën, në periudha të gjata, firmat mund të reagojnë në ndryshimin e çmimi.

Elasticiteti i Terthort i Kerkeses ?elasticiteti i terthort mat reagimin e kerkeses se konsumatorit per te miren A kur nje ndryshim ne qmimin e te mires B qe eshte i lidhur me te.

ESTERNALITETET?Për të kuptuar eksternalitetet, marrim tregun e duhanit. Blerja e cigareve shprehë kërkesën dhe njëkohësisht knaqësinë nga konsumi i duhanit. Por njerëzit e tjerë, që nuk e pijnë duhanin perjetojnë paknaqësi, bile edhe dëmtim të shendetit. Ky dëmtim i njerëzve është i jashtem(eksternal) për tregun e cigareveEksternalitetet mund të mos jenë kosto, si në dy shëmbujt e mësipërm. Ato mund të jenë edhe përfitime. Kështu ndodh me rastin e arsimit, nga i cili përfitojnë jo vetëm njerëzit që shkojnë në shkollë por edhe njerëzit e afërt të tyre dhe gjithë shoqëria.

Faktorët bazë që përcaktojnë shpërndarjen e të ardhurave janë dy?a)pronësia mbi faktorët e prodhimit dhe b) çmimet e faktorëve.

Faktoret e elasticitetit te ofertes?1.Kostoja dhe mundësia për depozitimin e produktit. Sa më e ultë të jetë kostoja e depozitimit dhe sa më i lehtë të jetë depozitimi, aq më elastike do të jetë oferta. 2.Fleksibiliteti i procesit të prodhimitNë qoftëse shitësit mund t/i përgjigjen shpejt dhe pa shpenzime një ndryshimi relativisht të vogël të çmimit, oferta zakonisht është shumë elastike. 3.Kostoja e prodhimit të njësive shtesë.

Kur kostoja shtesë është e lartë, oferta ka tendencë të jetë joelastike. Ndërsa, kur kostoja shtesë është afërsisht e njejtë me ate të njësisë paraardhëse, oferta ka tendencë të jetë elastike.4.Faktori kohë. Sa më e gjatë të jetë koha, aq më elastike do të jetë oferta dhe anasielltas.

Faktorët e prodhimit?-Puna: përmbledh të gjitha llojet e burimeve njerëzore, duke përfshirë si drejtuesit e specialistet, sipërmarrësit, si individë qe i përkushtohen prodhimit;-Toka: përfshin pasuritë natyrore të gjitha llojeve, (toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet e energjisë, burimet minerale, pyjet madje edhe ajrin që gjendet mbi të);-Kapitali: makineritë dhe pajisjet, fabrikat, ndertesat e zyrave që shfrytëzohen në sferën e prodhimit si dhe teknologjia dhe informacioni]-Aftësinë e sipërmarrësve: kjo kategori e faktorëve të prodhimit i referohet talentit të veçantë që kanë disa njerëz për përdorimin racional të faktorëve të tjerë: punës, tokës dhe kapitali në procesin e prodhimit, në avancimin e metodave të reja të prodhimit.

Faktoret qe ndikojne ne reagimin e shitesve ?1.Kostoja dhe mundesia per tu depozituar e produktit2.Fleksibiliteti i procesit te prodhimit3.Kostoja e prodhimit te njesive shtese4.Faktori kohe

Faktorët që ndikojn ne kërkese?1.te ardhurat e konsumatoreve2.qmimet e mallrave te lidhur3.pritjet e konsumatorve lidhur me te ardhurat4.numri i konsumatoreve5.shijet dhe preferencat

Faktoret kryesore qe ndikojne ne oferte: 1.Cmimet e faktgoreve te prodhimit,2.Teknologjia ,3.Cmimet e mallrave te lidhur4.Pritjet e oferueseve,5.Numri i ofertueseve

Faktoret qe ndikojne ne rritjen e shpenzimeve publike :1.Rritja e te ardhurave per fryme te popullsis2.Rritja e popullsis3.Shpenzimet me te larta te punes per njesi produkti

Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin ?Ekzistenca e të mirave zëvëndësuese Percaktimi i te miresEfekti i të ardhurave

Faktori kohë Te mirat e domosdoshme dhe te mirat e luksit

Faktorët që përcaktojnë mardhëniet konkurruese ndërmjet subjekteve të tregut :Numri dhe madhësia e blerësve;Numëri dhe madhësia e shitësve;Rritja e blerësve dhe shitësve;Shpërndarja territoriale e blerësve dhe e shitësve etj.

Faktori kohë (Per periudha të shkurta kohe kërkesa ka tendencë të jetë joelastike ndaj ndryshimit te cmimit, ndërsa ne periudha afatgjata ajo është shumë më elastike)

Fazat e studimit të dukurive ekonomike ?1)Vrojtimi i një ngjarje(përmasat e parcializimit të tokës në Kosovë apo një rajon të caktuar) 2) Sajimi i një shpjegimi (hipoteze) për atë ngjarje3)Testimi i hipotezës (përmes mbledhjes së infomacionit plotësues dhe vëzhgimit nese kushtet e parasypozuara nga hipoteza kanë shpie në të njejtin rezultat apo jo).4)Pranimi, rishikimi ose rrëzimi i hipotezës (në varësi nga faktet e mbledhura).

FIRMAfirma eshte nj njsi baze qe organizon dhe koordinon faktoret e prodhimit punen token kapitalin dhe aftsit sipermarrse ne procesin e prodhimit.

Firmat individualeJanë forma më e përhapur, sepse më lehtë mund të themelohen, me një kapital jo të madh, dhe me veprimtari që nuk është aq e nderlikuar-Avantazhet kryesoreOrganizimi më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm, ndërkaqë shkalla e fleksibilitetit në nivel të lartë. Zotërimi i pronarit mbi tërë kapitalin, formën e organizimit-Disavantazheta)Menaxhimi është me kapacitet të kufizuar,b)Kufizime në marrjen e kredive,c)Në rast se ndërmarrja falimenton, pronari duhet t’i përmbushë obligimet ndaj shtetit, bankës, individëve

Firmat me ortakëFormë më e lartë e organizimit. I themelojnë dy e më tepër ortakëorganizohen në dy forma:shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri me përgjegjësi të pakufizuar. -Avantazhet kryesorea)lehtësitë gjatë themelimit, pa ndonjë procedurë të veçantë,b)burime më të mëdha financiare,c)menaxhim më i përparuar-Disavantazhet

a)vendimet e nderlikuara për çeshtje të caktuara,b)tërheqja nga firma e një ortaku mund të krijojë çrregullime deri në shpërbërje, c)dalja ose vdekja e një ortaku imponon nevojën për miratim të marrëveshjes së re

Firma Konkurente ?Është ajo firmë/ndërmarrje që e pranon konsumatori, sepse tek ajo gjen produkte cilësore dhe çmime të volitshme.

Fitimi nominal ?Eshte pjese e kosotos ekonomike dhe eshte e barabart me kosto opturne te burimeve ne pronsi te sipermarrsit.

Funksionet e shtetit në ekonomi ?Rritjen e efikasitetit(efiçencës)Drejtësi në shpërndarje;Stabilitetin e ekonomise

Funksioni i prodhimit?Funksioni i prodhimit shpeh lidhjen midis sasis se imputeve te perdorura dhe produktit te prodhuar

Funksioni i prodhimit në kohë (kushte te Ndryshme):momentale,afatshkurtër dhe afatgjatë

Funksioni i prodhimit ne periudha afatgjata ?Shpreh lidhjen midis kombinimeve te ndryshme te imputeve dhe madhsis maksimale te produktit qe mund te realizohet me keto kombinime me nje gjendje te dhene te teknologjise

Grafet?Grafikët shërbejnë për dy qëllime. Së pari, mundësojnë paraqitjen vizuele të dukurisë. Së dyti, shprehin formën e lidhjes(drejtë apo të tërthortë) midis fenomeneve ekonomike; Pra, grafërt shprehin raportin midis dy apo më shumë grupe të dhënave

Impute te NdryshushmeJane ato impute madhsia e te cilave nuk ndryshon kur ndryshon madhsia e prodhimit

Imputet FikseJane ato impute masdhsia e te cilave nuk ndryshon kur ndryshon madhsia e prodhimit

Indiferencat e konsumatorit?Nënkuptojmë se konsumatori do të jetë i kënaqur në përzgjedhjen e shportës “X”, sikurse po të ishte i përcaktuar për shportën “Y”.

Inflacioni?Ritje e çmimeve në të gjitha nivelet e ekonomisë.

Izokuanti ?Perfaqson tersin e kombimimeve te ndryshme te punes dhe te kapitalit qe japin sasi te barabarta produkti

Karteli?Eshtë një marrëveshje midis firmave të pavarura për të koordinuar vendimet lidhur me sasinë e prodhimit dhe çmimet

Kerkesa ?Kërkesa përfaqëson sasitë e një produkti/shërbimi, që blerësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të blejnë me çmime të ndryshme gjatë një periudhe kohe të dhënë.

Kërkesa e tregut?Eshtë shuma e kërkesave të konsumatorëve të veçantë, ose individualë

Kërkesa individuale? Eshtë kërkesa e individëve dhe ajo ndryshon me ndryshimin e vëllimit të nevojave, mënyrës së jetesës, fuqisë blerëse, gatishmerisë për të blerë e të tjera

Klasifiki i Tregut ?a)Sipas gjerësisë: tregu lokal, tregu kombëtar dhe tregu botërorë;b) Sipas madhësisë: tregu me shumicë dhe pakicë;c)Sipas llojit të mallrave të cilat këmbehen: tregu i punës, kapitalit, mallrave/sherbimeve, tregu i çelikut, etj.ç) Sipas vendit në të cilin kryhet tregtia:Treg i centralizuar; Treg decentralizuar

Koeficient i elasticitetit ?Vlera qe merret nga zbatimi i formules se llogaritjes se elasticitetit quhet Koeficient i Elasticitetit

Kolona e dobisë marxhinale ?Kolona e dobisë marxhinale tregon se çdo gotë shtesë e konsumatorit e shton gjithnji e më pak dobinë marxhinale të tij.

Konceptet baze te teoris marxhinale mbi shperndarjen e te ardhurave ?1.Te ardhurat e produktit marxhinal te nje faktori te ndryshushem2.Vlera e produktit marxhinal e faktorit te ndryshushem3.Kostoja marxhinale e faktorit te ndryshushem

Konkurrenca e Plote?

Konkurenc e plote mund te perkufizohet si nje lloj tregu ,ne te cilin firmat e veqanta nuk kane kontroll mbi qmimin e produkteve qe shesin.

Karakteristika për konkurrencën e plotë ?1.Ekzistenca e një numri të madh firmash në treg,2.Te gjitha firmat e nje dege shesin produkte me karakteristika te njejta3.Blersit dhe shitsit jane mire te informuar4.Egzistenca e leht e hyrjes dhe daljes se firmave nga dega

Konkurrencë monopolistike ?Nese numri i kompanive e tejkalon njëshin apo dyshin, atëherë krijohet një konkurrencë mes tyre, të cilen e kemi quajtur konkurrencë monopolistike.

Konkurrencën përfekte?Adams Smithi e ka vërejtur me kohë se mekanzmi i tregut do të kryen fuksionin e vetë të plotë vetëm në kushtet e kokurrencës përfekte.

KorporataKanë strukturë më të ndërlikuar të organizimit dhe menaxhimitAksionar quhet pronari i aksioneve apo i letrave me vlerë që i kanë depozituar në firmëOrganizimi i korporataveOrgani më i lartë është Kuvendi i Korporates/Shoqates, i cili vendos për çeshtjet kryesore të korporatësOrgan tjeter manaxhues është Bordi i drejtorëve, i cili zgjedhet me shumicë votash të aksionarëve. Nga Bordi i drejtorëve zgjedhet presidenti i kompanisë

Avantazheta)të fuqishme me staf dhe resurse financiareb)biznesi i korporatave ka gjasë të ruajë vazhdimësinë e vetëDisavantazheta)Rreziku i humbjes se vlerës së aksioneve, shpesh aksionet duhet të shiten me çmime tregu, nën vlerën nominale.

Kosotoja marxhinale e faktoritKostoja marxhinale e faktorit te ndryshushem mat ndryshimin ne kosoton totale qe rezulton nga perdorimi i nje njesie me shume ose me pak te keti faktori.

Kosotoja ne periudha afatgjataKosotoja ne periudha afatgjata sikurse e dime te gjitha imputet behen te ndryshueshme.

Kosto e nenkuptuar(Kosto ekonomike)?Lidhen me imputet qe jane prone e vete firmes dhe jane te barabarta me pagesat monetare qe mund te merreshin nga perdorimi me i mire alternativ i tyre

Kostot e prodhimit

Për të prodhuar ndonjë produkt, nevojitet kombinim i faktorëve të ndryshëm të prodhimit dhe të kapitalit, pra nevojiten shpenzime.

Kostot e Prodhimit jane:Kostot fikse dhe Variabile

Kosto e shprehur?Quhet nga se përbëhet nga shpenzimet, që firma i shpenzon në treg për blerjen e resurseve, lëndet e para, pajisjet, fuqinë punëtore, energjinë etj.

Kosto e Transaksioneve ?Jane ato koso qe lidhen me gjetjen e firrmave apo individeve te gatshem qe ofrojne mallin apo sherbimin per te cilin ju jeni te interesuar me arritjen e marrveshjes perkatese etj

Kosto e variabile progresive?Përbëhet nga shpenzimet që shtohen më shpejt se sa sasia e prodhimit.Karakterizohet me shpenzimet më të ngadalshme se sa shtimi i prodhimit ose i shërbimeve.

Kostot fikse?jane ato shpenzime monetare qe ben firma per impute fikse te prodhimit te cilat nuk ndryshojne kur ndryshon prodhimi i firmes

Kostot fikse mesatare?Janë të pandryshueshme, si në rastin kur prodhohet, ashtu edhe në rastin kur nuk prodhohet.

Kosto Marxhinale ?ka rendesi te veqant perderi sa ajo orjenton firmen te marr vendime e duhura lidhur me sasine e prodhimit

Kostoja oportune ?Kostoja oportune(alternative) e një artikulli është ajo çka ti jep për të marrë një artikull tjetër

Kosto përpjestimore?Përfshin të gjitha shpenzimet, të cilat shtohen apo zvogëlohen njësoj si vëllimi i prodhimit dhe i shërbimeve

Kosto Totale ?Shpreh shpenzimet me te ulta monetare te kryera nga firma te nevojshme per te prodhuar nje nivel te caktuar produkti

Kosto Variabel mesatar?

eshte kostoja e ndryshushme totale pjestuar me sasin e produktit te prodhuar

Kostot variabile? jane shpenzimet monetare qe ben firma per imputet e ndryshushme te prodhimit te cialt ndryshojne ne qoftese se ndryshon sasia e prodhimit

Llojet e kostove variabile1.kosoto përpjestimore 2.kosoto progresive 3.kosto degresive

Kufiri i mundësive të prodhimit?Shpreh kombinime të ndryshme të produkteve dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet dhe teknikat në dispozicion.

Kujt i sherben njohja e elasticitetit?Ju intereson firmave dhe qeverisë. Shëmbull, qeveria kërkon të dijë se çfarë efekti do të ketë rritja ose ulja e një takse.Firmes i interson të dijë si reagojnë konsumatoret në ndryshimin e çmimit të produkteve/sherbimeve të tyre.

Kuptimi i Kapitalit ?Kapitali është pasuri, e përbërë nga toka, ndërtesat, makineritë, mallrat, vlerat monetare, në formë të parasë apo të letrave me vlerë, që e zotëron një përson fizik, ose përson juridik dhe e përdor për ushtrimin e ndonjë veprimtarie. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kapitalit, si bie fjala kapital aksionar, kapital fajde, kapital fiks, kapital qarkullues, kapital i huazuar, kapital i investuar, etj

Kuptimi i konsumatorëve dhe i sjelljeve të tyre?Konsumi është proces, në të cilin shpënzohen të mirat materiale, te cilat plasohen në treg dhe sherbejnë për përmbushjen e nevojave në familje, në ekonomi, etj.

Tërësinë e konsumit e përbëjnë konsumi i individëve, i familjeve, i institucioneve, i firmave.., etj dhe me një emër të përbashkët i QUAJM KONSUMATORE, klientë ose blerës

Kuptimi i MONOPOLIit ?Fjala monopol e ka prejardhjen nga greqishtja, e përbërë nga dy fjalë: polo dhe polein. Polo do të thotë i vetëm, ndërsa polein me shitë. Nga kjo monopoli e ka kuptimin e një firme të vetme, e cila prodhon dhe i shet të gjitha produktet e një dege. Monopoli është e kundërta e konkurrencës së plotë.

Kuptimi i Oligopolit ?Oligopoli si një nga llojet e konkurrencës së plotë është formë e caktuar e tregut, që gjendet mes formës së konkurrencës së plotë dhe monopolit.Në këtë strukturë tregu paraqitet një numër më i madh i firmave që janë gjigante.

Me fjalën oligopol kuptojmë paraqitjen e një numri të dukshëm konkurruesish të mëdhenj, por që asnjëri prej tyre nuk kanë forcë ndikuese në kontrollin e çmimeveKoncepti oligopol e tejkalon modelin duopol, ku janë të pranishme dy firma dhe kanë ndërveprime strategjike midis tyre.

Kuptimi i Tregut te Punes?Tregu i punës është kompleks i mardhënieve mes punëdhënsit dhe punëmarrësit.

Kurba e Filipsit?Një shkëmbim afatshkurtër midis papunësisë dhe inflacionit.

Kurba e kërkesës ?Informatat nga tabelat të prezentuara në vijen e sistemit të koordinatave quhet KURBA e kërkesës

Ligji i Dobis margjinale Rense ?Ekziston një prirje që, kur rritet sasia e konsumit të një të mire, eventualisht, në kushtet kur faktorët e tjerë nuk ndryshjnë, dobia marxhinale nga konsumi i njësisë së fundit vjen vazhdimisht duke rënë. Kjo prirje njihet në ekonomi si LIGJI I DOBIS MARGJINALE RENSE.

Ligji i Kerkeses ?Shprehë lidhjen midis sasisë së kërkuar dhe çmimit, sipas të cilit, kur çmimet e produkteve/sherbimeve ulën, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në gjendje të blejnë rrritet dhe kur çmimet rritën, sasia e kërkuar pakësohet, me kusht që faktorët tjerë të mbetën të pandryshuar.

Për të bërë përshkrimin e kërkesës përdorën metoda të ndryshme: tabelare, grafike dhe algjebrike

Ligji i OfertesKur cmimet rriten atehere shitesit do te ofrojne sasi me te madhe te produkteve per shitje ne treg dhe anasjelltas ,me zvogelimin e cmimeve do te zvogelohet edhe sasia e ofruar e produkteve dhe sherbimeve

Ligji i të Ardhurave Zbritës? Ne qofte se ndaj nje sasie te dhene te faktorit te fiksuar shtohen njesi te njepasnjeshme te nje faktori te ndrysheshem te prodhimit,produkti margjinal dhe ai mesatar i faktorit te ndryshueshem eventualisht od te bie.

Llogaritja e elasticitetit të kerkeses ?Llogaritja e elasticitetit të kerkeses shprehë raportin e përqindjes se ndryshimit të sasise se kerkuar dhe përqindjes se ndryshimit të çmimit.

Llojet e firmës1.firmat individuale

2.firmat me ortake3.korporatat(shoqrit aksionare)

Llojet e Grafeve ?-Tortë përdorët gjerësisht për të paraqitur pjesëmarrjen e pjesëve në një tërësi. -Linear shprehin raportin e ndryshimeve midis dukurive ekonomike që kanë tëndencë të zhvillimit linear-Me Shtylla vertikale sherbejnë për të krahasuar vlerat e një variabli me një tjetër ose ndryshimin e vlerave të një variabli në varësi të kohës/

Maksimizimi i profitit ?Maksimizimi i profitit arrihet nëse ekzistojnë teknologji moderne, staf i aftë dhe me përvojë.

Matja e dobisë totale dhe marxhinalePërzgjedhjet e konsumatorit përcaktohet nga dobia marxhinale dhe jo nga dobia totale

Dobia totale matet me teresine e dobive që merr konsumatori nga konsumi i të mirave

Dobia marxhinale matet me kënaqësinë qe fiton konsumatori nga konsumi i njësisë së fundit te produktit

Mekanizmi i tregut ?Mekanizmi i tregut perfaqson nje metode te alokimit te burimeve pra te percaktimit te llojit dhe sasis se mallrave dhe sherbimeve te prodhuara ,menyres se prodhimit dhe shperndarjes se tyre,duke u bazuar ne zgjedhjet individuale te koordinuara permes tregut

Metoda e analizes ekonomike ?Metoda e analizes ekonomike niset nga parashikimet logjike se si mund të sjelljen njerëzit, ekonomitë individuale dhe ekonomia si tërësi, kur qeveria zbaton politika të caktuara ekonomike

Metoda e deduksionit ?Metoda e deduksionit(apstraksionit) niset nga e përgjithshmja për të arritur te konkretja

Metoda e induksionit ?Metoda e induksionit fillon me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimin e lidhjeve midis variablave të hulumtuara dhe zhvillimet në të ardhmen.

Metoda e vrojtimit ?Metoda e vrojtimit në ekonomi përdoret për të shpjeguar dukuritë të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin tash dhe ka gjasa reale të ndodhin në të ardhmen

Metoda grafike ?Metoda grafike, përdorën për të treguar mardhëniet midis dy variablave

Metoda krahasues ?Metoda krahasues, shfrytëzohet në analiza ekonomike për të bërë krahasime të zhvillimit nga një periudhë në një tjetër

Metoda statistikore ?Metoda statistikore kryesore për studimin e dukurive ekonomike janë: mesataret, variacionet, trendet, indekset, etj

Metodat themelore të analizës ekonomike?Metoda e vrojtimit, Metoda e analizës ekonomike, Metoda e induksionit,Metoda e deduksionit,Metoda e analizës statistikore,Modelet ekonomike Metoda e përdorimit të grafikëve Metoda krahasimtare etj;

Mikroekonomia? Studion sjelljet dhe mënyrën si i marrin vendimet njësitë individuale në ekonomi si dhe ndikimin e politikave qeveritare mbi vendimet dhe sjelljet e tyre në treg.

Modelet ekonomike ?Modelet ekonomike sherbejnë për të paraqitur në mënyrë të thjeshtësuar realitetin (ekuacionet, diagramet, hartat, grafet etj);

Pse nevoja nuk është e njëjtë me kërkesën?Që një blerës të ketë kërkesë për një produkt, nuk është e mjaftueshme të ketë nevojë për të, ai duhet të jetë njëkohësisht i gatshëm dhe në gjendje të blejë këtë produkt.

Ngjajshmeritë dhe dallimet në veprime midis firmave monopoliste dhe firmave në konkurrencën e plotë?Të dy llojet e firmave synojnë maksimizimin e profitit. Por e ushtrojnë veprimtarinë në kushte diametralisht të ndryshme.

Norma teknike e zevendsimit ?Norma sipas te ciles kryhet ky zevendesim duke mbajtur prodhimin konstant quhet norma teknike e zevendesimit

Objektivat e firmës?qëndrueshmeri në afarizem, zgjerim dhe segmentim të tregut,maksimizim i profitit dhe përballje e sukseshme e konkurrencës

Objektivat kryesore të një sindikate janë tre:a)përmirësimi çmimit të punës, b)përmirësimi i kushteve të punës, dhec)përmirësimi i përspektivave të punësimit.

OFERTA

Përfaqëson sasitë e një produkti/sherbimi që shitësit janë në gjendje të ofrojnë për shitje me çmime të ndryshme, gjatë një periudhe të caktuar kohe, kur faktorët e tjerë nuk ndryshojnë

Oferta e fuqisë punëtore ?Paraqet fondin e punës së punëtorëve që mund të shfrytëzohet për kryerjen e punëve të caktuara.

Orientimet themelore të firmës monopol?Sigurimi i ekzistences përmes eliminimit të konkurrences,Maksimizimi i fitimit përmes shtimit të vëllimit të prodhimit, shitjeve dhe çmimeve.

Pagat ?Janë çmimi i punës dhe në këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm, siç janë niveli i teknologjisë, arsimimi, kualifikimet e punëtorëve, oferta e punes e të tjera

Percaktimi i te mires?Percaktimi i te mires eshte i pergjithshem ,zevendsusit do te jene te paket dhe kerkesa do te jete elastike.

Periudhat e Efekti i Faktorit kohe ?Periudha momentalePeriudha afatshkurterPeriudha afatgjate

Përzgjedhjet e konsumatorëve?Me qenë se çdo subjekt ekonomik edhe konsumatoret përballën me pamjaftueshmerinë e burimeve, me mundesi te kufizuara, secili duhet të zgjedhë se çfarë do të blejë. Në kuadër të këtij kufizimi, konsumatorët duhet të vendosin se si të përdorin sa më mirë resurset e tyre monetare.

Preferencat e konsumatorit ?Preferencat e konsumatorëve kanë kuptimin e zgjedhjes së shportës më të volitshme në suazat e mundësive buxhetore që i kanë.

Problemet e përbashkëta të firmave ?1.qfare malli apo sherbi te prodhojne2.qfare teklologjie prodhimi perdorin3.q`sasi faktoresh prodhimi perdorin4.qfare strukture organizimi dhe drejti zgjedhin etj.

Procesi i prodhimit ?Procesi i prodhimit nuk është funksion i izoluar, por është i lidhur ngushtë me ngjarjet që ndodhin në treg. Tregu përcakton se çka duhet të prodhohet dhe për kë të prodhohet.

Produkti marxhinal?

eshte ndryshimi ne produktin total qe rezulton nga nje ndryshim me nje njesi te sasise se punes te perdorur duke mbajtur madhsin e kapitalit konstante

Produkti mesatar ?llogaritet si raport i produktit total me njësitë e punës të përdorura

Produktiviteti apo prodhueshmeria ?Sasia e mallrave dhe sherbimeve të prodhuara brënda njësisë së caktuar kohore.

Pse ekziston tregu?Për të këmbyer atë që e kemi me atë që e dëshirojmë; Për të siguruar paratë dhe për të blerë atë që kemi nevojë;

Pse ndryshojnë çmimet në treg ?Ndryshojnë vazhdimisht, sepse ndryshojnë faktorët që përcaktojnë kërkesën, ose ndryshojnë faktorët që përcaktojnë ofertën, ose të dyja bashkë kërkesën dhe ofertën.

Pse ndryshon oferta në treg? Luhatja e ofertës për ndonjë të mirë apo sherbim bëjnë qe në treg të luhatën çmimet, përkatësisht të çvendoset çmimi i ekuilibrit ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

Pundhenes-Punemarres ?Punëdhënës janë individët që kanë aftësi, kurajo dhe nevojë të punojnë. Punëmarrës janë shfrytëzuesit, të cilet i kanë kërkesat e veta për fuqi pune

Pyetjet Ekonomike Baze ?Çfarë të prodhohet(dhe në çfarë sasie)?.Si të prodhohet?.Për kë të prodhohet?

Çfarë të prodhojmë Për shkak të pamjaftueshmerisë së burimeve, shoqëria nuk mund të prodhojë çdo gjë qe mund të dëshirojë. Për këtë arsye ekonomia duhet të vëndosë vazhdimisht se çfarë kombinimi mallrash dhe sherbimesh do të prodhojë me mjetet qe i disponon. ÇFARË të prodhohet e përcakton tregu(oferta dhe kërkesa);

Si të prodhojmë ?Si të prodhojmë, e përcakton konkurrenca

Për kë të prodhojmë?Përgjigja në pyetjen “për kë” nënkupton se sa merr secili nga ato që prodhohen. Nga të mirat e prodhuara më së shumti përfitojnë ata që janë të punësuar, midis tyre më shumë ata që kanë paga më të larta, ata që janë pronar të kapitalit dhe marrin më shumë kamatë, apo rentë toke.

Qëllimet e subjekteve të tregut ?a)qëllimi i çdo konsumatori është që të blejnë sa më shumë me paratë që i ka;b)qëllimi i firmës është të prodhojë dhe përfitojë sa më shumë nga malli të cilin e shet;

c)Qëllimi i qeverisë është të sigurojë një standardë dhe mirëqenie të përgjithshme sa më të lartë të popullësisë.

Ç’është prodhimi?Tërësi e aktiviteteve dhe faktorëve të prodhimit dhe nje mënyre e kombinimit dhe shfrytëzimit të tyre, varen rezultatet e tërësishme të ndërmarrjes.

Qmimi i Ekujlibrit?Perfaqson qmimin per te cilin sasia e kerkuar dhe ajo e ofruar jane te barabarta.

Çmimi i kapitalit ?Interesi në kapital është çmimi i kapitalitKapitalet mund të rritën, të shumëfishohen dhe të rikapitalizohen. Por, njëkohësisht, mund të humben dhe me këtë nënkuptohet se firma falimenton. Roli kryesorë për rritjen kapitalit i takon faktorit njeri, punës profesionale, menaxhimit të sukseshëm dhe përdorimit të mirëfillt të kapitalit.

Renta e Tokes ?Toka e ka çmimin e vet-rentën. Toka ka kuptim të gjerë, sepse përfshinë vlerat mbitokësore dhe nëntokësore. Renta ka kuptim të gjerë, sepse përfshin pagesat që bëhen për shfrytëzmin e shtepisë, të lokalit, të pajisjeve etj. Ndërkaq, kur është fjala për tokën, renta është çmimi i tokës. Faktoret që ndikojnë në rentën e tokës varet bie fjala, nëse toka është e destinuar për ndërtim, renta do të ndryshojë në vartësi nga poziat e lokacionit. Trojet që gjenden në qëndër të qytetit ose në zonën e përafërta me qendren, kanë rentë më të madhe, kunderjt trojeve të njëjta për ndërtim që gjenden në periferinë e qytetit.

Rritja e kapitalit te Firmes ?Firmat që punojnë mirë janë në gjendje të akumulojnë fitimet dhe kështu krijojnë kushte për rritje dhe zgjerim, me burime vetjake, të tjerat mund të zhvillojnë biznesin e tyre, pa ndonjë rritje dhe mundësi që të sigurojnë buxhet për investime.

Shpenzime e firmes ndahen ne : 1.Kosto te Shprehura dhe 2.Kosto te Nenkuptuara

Shpenzimet totale quhen kosto totale

Shperndarja e te Ardhurave dhe Tregu i faktorve te Prodhimit?Përbën një faktor kryesorë që përcakton mirëqenien e grupeve të ndryshme shoqërore dhe anëtarëve të shoqërisë. Shpërndarja e të ardhurave lidhet me pyetjen për kë të prodhohet

Shporta e Konsumit?Shporta e konsumit janë produktet dhe shërbimet e zgjedhura nga konsumatori

Sindikata dhe negociatat kolektive ?

Sindikata përfaqësojnë grupime punonjësish të organizuar për mbrojtjen e interesave të tyre: ruajtjen dhe rritjen e nivelit të pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës

Sjellja e konsumatorëve?Për të qëndruar sa më mirë në kushtet e konkurrencës së lirë të tregut, per firmat/prodhuesit është me rëndësi të veçantë ndjekja e sjelljeve të konsumatorëve. Për të kuptuar thelbin e sjelljes së tyre është e nevojshme të dihet se për çka kanë nevojë

Subjektet e tregut:Konsumatorët(individet, familjet)Firmat e biznesit dhe Agjencitë qeveritare

Synimi kryesor i firmes: maksimizimi i të ardhurave dhe minimizimi i kostove

Te ardhura e Shkalles ?Pasqyrojne reagushmerine e produktit total kur te gjitha imputet rriten ne te njejtin perpjestim

Lidhur me te Ardhurat e shkalles jane te mundeshme tre raste:1.Te ardhurat Konstante te shkalles2.Te ardhurat Zbritese te shkalles3.Te ardhurat Rritese te shkalles

Te ardhura marxhinale ?Me te ardhurat marxhinale kuptojme ndryshimin ne te ardhurat totale kur prodhimi ndryshon me nje njesi.

Te ardhura Totale ?quhen te gjitha te ardhurat qe firma i siguron nga shitja e mallrave dhe shpenzimeve qe ajo prodhon.

Te ardhurat e produktit marxhinal ?Te ardhurat e produktit marxhinal te nje faktori te ndryshusheem perfaqson ndryshimin ne te ardhurat totale qe rezulton nga perdorimi i nje njesie me shuime apo nje njesie me pak te ketij faktorit kur faktoret e tjere mbahen konstante.

Të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit ?Kërkesa për të mirat e domosdoshme do të jetë joelastike, kurse për të mirat e luksit, elastike.Megjithatë, kjo ndarje është relative

Të mirat e luksit?Të mirat e luksit kanë kërkesë elastike, sepse njerëzit mund të heqin dorë më lehtë nga ato.

Teknologjia?Teknologjia i referohet tersise se aftesive dhe njohurive shkencore qe lidhen me perdorimin e imputeve(faktoreve te prodhimit)ne procesin e prodhimit.

Teoria Ekonomike ?perfaqeson nje pergjithsim te besushem qe na jep mundesi te kuptojme dhe predikojme zgjedhjet ekonomike qe bejne agjendet ekonomik dhe efektet ekonomike te ketyre zgjedhjeve

Teoria kardinaliste?Për teorinë kardinaliste dobia është madhësi apstrakte, mbështetet në përdorimin e numrave kardinal, për çka edhe e ka marrë këtë emër

Teoria Ordinaliste?Sipas teorisë ordinaliste numrat kardinale nuk luajnë rol në zgjedhjet konsumatore, por çeshtjet thelbore për analizë janë preferencat e konsumatorëve për produktet që i zgjedhin.

Teprica e konsumatorit dhe teprica e prodhuesit?Me tepricë të konsumatorit nënkuptojmë kur dobia marxhinale që merr konsumatori nga konsumi i një të mire tejkalon shpenzimet totale(çmimin) që paguan për to.Me tepricë të prodhimit nënkuptojmë kur shpenzimet për prodhimin e një të mire(çmimi) tejkalojnë dobinë marxhinale që mund të përfitojë konsumatori nga ajo e mirë;

Tiparet e konkurrencës monopoliste?1.numri i madh i firmave2.diferencimi i produktit3.kontrolli i kufizuar i qmimit4.lehtsia relative e hyrjes5.konkurenc jo vetem nepermjet qmimeve

Tiparët kryesore të një tregu oligopolistik?-Ne treg sundojne nje numer i vogel i firmave -Produktet jane standarde apo te diferencuara,-Ndervarsia ne kontrollin e cmimeve,-Konkurrenca nepermes reklames dhe cilesise,-Hyrja me veshtersi ne dege

Tipari me i rendesishem te konkurenca e plote ?Tipari me i rendesishem te konkurenca e plote eshte se Firmat jane Qmimpranuese.,ato nuk kan asnje ndikim mbi qmimin e produkteve qe ofrojne ne treg.

Transaksioni?Aktivitete të dyanshme, ku shkëmbehen vlera të prodhuara, midis shitësve dhe blerësve

Tregu është ndër kategoritë themelore të teorisë bashkëkohore ekonomike;

Tregu ?Tregu paraqet vendin ku shkëmbehen produktet dhe shërbimet me ndërmjetësimin e parasë si dhe vendin ku formohet çmimet nga raportet midis kërkesës dhe ofertës; Në anën e ofertës janë shitësit, ndërsa në anën e kërkesës janë blerësitPaul Samuelson“Si mekanizëm përmes të cilit blerësit dhe shitësit bashkëveprojnë për t’ia caktuar ndonjë malli çmimin dhe sasinë”.

Variabla ekonomike ?Variabla ekonomike mund mund te jete endogjene kur percaktohet brenda modelit te zgjedhur ose ekzogjene kur percaktohet nga faktoret qe ndodhen jashte modelit

Veçoritë e monopolit?a)Përfaqësohet nga një firmë e vetme, e cila prodhon dhe shet pa asnjë konkurrencë,b)Mungesa e zëvëndësuesve të përafërt, c)Aftësia për të ndikuar në çmimin,ç)Pengesë në hyrjen e firmave në degë,

Vlera e produktit marxhinal ?Vlera e produktit marxhinal e faktorit te ndryshushem eshte vlera e tregut e produktit marxhinal fizik te ketij faktorit.pra ajo eshte e gbarabart me produktitn marxhinal fizik shumzuar me qmimin e produktit