MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN...

27
BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT JANAR 2015 Page 1 MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015 MIRATOHET: KRYETARI I KESHILLIT TE BASHKISE KRYETARI I BASHKISE Z.ROLAND SKOTI Z.VALTER MIZA

Transcript of MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN...

Page 1: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 1

MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015

MIRATOHET:

KRYETARI I KESHILLIT TE BASHKISE KRYETARI I BASHKISE

Z.ROLAND SKOTI Z.VALTER MIZA

Page 2: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 2

PERMBAJTJA:

Faqe.

Hyrje -----------------------------------------------------------------------------------------3

Baza Ligjore---------------------------------------------------------------------------------3

Transferta e pakushtezuar nga Pushteti Qendror-----------------------------------4

Te Ardhurat e trasheguara nga viti 2014----------------------------------------------4

Te Ardhurat vendore te vitit 2015------------------------------------------------------4

Struktura------------------------------------------------------------------------------------5

Pagat e punonjësve dhe institucioneve në varësi të saj. ----------------------------6

Fondi total i pagave i ndarë sipas institucioneve që bashkia mbulon-------------7

SHPENZIMET DHE INVESTIMET NE BUXHETIN 2015

1. Administrata-----------------------------------------------------------------------8

2. Kultura-----------------------------------------------------------------------------10

3. Sporti-------------------------------------------------------------------------------11

4. Mirmbajtje Kanalizimesh------------------------------------------------------12

5. Cerdhe------------------------------------------------------------------------------13

6. Mirmbajtje Rruge---------------------------------------------------------------13

7. Arsimi------------------------------------------------------------------------------14

8. Sherbime Publike----------------------------------------------------------------15

9. Sherbime Te Tjera---------------------------------------------------------------17

10. Permbledhese e Buxhetit 2015------------------------------------------------18

Page 3: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 3

HYRJE

Permes programit buxhetor ne synojme te vazhdojme ne rrugen e nisur duke u bazuar ne

financimin e projekteve me strategjike dhe me te prekshem nga komuniteti.Gjate eksperiences

dhe nevojave konkrete dhe me urgjente jane indetifikuar prioritetet ne hartimin e këtij Buxheti.

Permes këtij Buxheti ne synojme te:

- Rrisim eficencen e përdorimit te burimeve financiare me fokus prioritetet dhe zhvillimin social

kulturor te Qytetit

- Perfshirjen e te gjithe aktoreve ne procesin e hartimit,diskutimit,miratimit dhe zbatimit te tij.

-Te vleresojme dhe shqyrtojme kërkesat dhe mendimet e qytetareve dhe nevojat e tyre me

emergjente dhe te prekshme ne jeten e perditeshme te cdo qytetari..

Ne vitet qe lame pas kemi mundur te permiresojme infrastrukturen rrugore dhe shërbimet

publike,kemi kërkuar dhe na eshte financuar nga qeveria Austriake nje projekt madhor si ai i

ndertimit te ri te ujesjellesit te qytetit,kemi punuar ne drejtim te gjelbërimit dhe ndriçimit te tij.

BAZA LIGJORE

Hartimi dhe zbatimi i buxhetit vendor bazohet në dispozitat e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”; të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008

“Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”; të ligjit nr.160/2014, datë

27.11.2014 “Për Buxhetin e Vitit 2015”; të V.K.M nr. 586, datë 17.07.2013 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page të punonjësve të

organeve të qeverisjes vendore”; të VKM nr.864, datë 23.07.2010 “Për pajisjen me numër

telefoni celular të personave juridike, publikë” si dhe akte të tjera nënligjore të nxjerra në zbatim

të tyre.

Page 4: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 4

I. TRANSFERTA E PAKUSHTËZUAR NGA PUSHTETI QENDROR Transferta e pakushtëzuar (granti) shpërndahet në njësitë e qeverisjes vendore bazuar

në një formulë e cila garanton objektivitet, transparencë dhe proporcionalitet ndërmjet

njësive të qeverisjes vendore. Për vitin buxhetor 2015 transferta e pakushtëzuar

pasqyrohet me rritje krahasuar me vitin 2014 për shumën 1,567,277 lekë. Në bazë të ligjit

nr. 160/2014, datë 27.11.2014 “Për Buxhetin e Vitit 2015” neni 15, për bashkitë deri në

20.000 banorë 40% e transfertës së pakushtëzuar do të përdoret për koston e personelit,

që do të thotë se kjo përqindje do të përdoret për paga dhe sigurime shoqërore dhe pjesa

tjetër për shpenzime dhe investime. Transferta e pakushtezuar per vitin 2015 eshte

32,917,000 lek shume e cila kap 47% te totalit te buxhetit. Transfertë e pakushtëzuar 2015: 32,917,000 Lekë. II. TË ARDHURAT E TRASHËGUARA NGA VITI 2014:

Në buxhetin e vitit 2015 do të përfshihen të ardhurat e krijuara dhe të papërdorura

nga viti 2014. Këto të ardhura parashikohen të jenë 8,645,428 lekë që do të zenë 13% të

shpenzimeve të këtij buxheti. III. TË ARDHURAT VENDORE TË VITIT 2015:

Këto të ardhura parashikohen të realizohen në shumën 28,053,000 lekë të cilat do

të mbulojnë 40% të shpenzimeve në total dhe është planifikuar që do të mbulojnë pjesën

më të madhe të pagave dhe sigurimeve shoqërore. Shtjellimi i planifikimit të të ardhurave

do të trajtohet nga zyra e tatim-taksave.

IV.NE TOTAL BUXHETI PER VITIN 2015 (Transferta e pakushtezuar+Te

ardhurat per vitin 2015+Te ardhurat e trasheguara nga viti 2014) ESHTE 69,615,428 LEK.

Page 5: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 5

STRUKTURA

Në bazë të ligjit Nr.8652, dt.31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes

Vendore”, neni 32, pika a dhe ç dhe në bazë të V.K.M nr. 586, datë 17.07.2013 “Për Klasifikimin e Funksioneve dhe Grupimin e Njësive të Qeverisjes Vendore për efekt page të

punonjësve të organeve të Qeverisjes Vendore”, Këshillit të Bashkisë i propozojmë strukturën

organizative sipas projekt vendimit përkatës.

STRUKTURA 2015

Nr Emërtimi

Gjith. Pergj. Pergj. Spec.i nivelit Spec.i nivelit

Punonjes Sektori

Zyre Te larte Te mesem

ADMINISTRATA

1 Kryetar Bashkie 1

2 Nënkryetare 1

3 Sekretar i këshillit 1

4 Sekretare,arshiviste,mardh.me publikun 1 1

5 Zyra e financës 3 1 1 1

6 Zyra e shërbimeve 3 1 2

7 Zyra juridike, përgjegj.personeli 1 1

8 Zyra e urbanistikës 2 1 1

9 Auditues i brendshëm 1 1

10 Zyra e taksave 3 1 1 1

11 Admin.i mbroj.së tokës,transportit 1 1

12 Inspektoriati ndërtimor 2 1 1

13 Admin.e ndihmës ekonomike 1 1

14 Magaziniere,arkëtare 1 1

15 Policia bashkiake 2

16 Shofer i administratës 1 1

17 Pastruese 1 1

SHUMA 26 3 2 4 4 8

INSTITUCIONET NË VARËSI TË BASHKISË

1 Qendra kulturore dhe biblioteka 1 1

2 Çerdhja e fëmijëve 5

1

4

3 Mirëmbajtje kanalizime 5

5

4 Punonjës sporti 1

1

5 Mirëmbajtje lulishte & Pastrim 15 1

14

SHUMA 27 1

0 0 1

25

TOTALI 53 4 2 4 5 33

Page 6: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 6

Përllogaritja e pagave eshte bere në bazë të shumës mujore të pagave shumëzuar me 12 muajt

përkatës. Shtesa eshte llogaritur per pagesa që bëhet ne masen 25% me teper mbi pagen bruto

për festat të cilat bien në ditët e pushimeve në bazë të VKM nr.54, datë 03.02.2011 “Për kohëzgjatjen e punës dhe pushimit në institucionet shtetërore” si dhe llogaritja e fondit të veçantë 5% te nivelit te pages në bazë të VKM nr.838, datë 21.10.2010 “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të vecantë.” Në total fondi i shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për vitin 2015

kap shumën 28,310,000 lekë. Planifikimi i sigurimeve shoqërore është bërë duke aplikuar

koeficientin 16.7 % të nivelit të pagës. Në total për këtë vit llogariten 53 punonjës,Jane aktualisht

51 punonjes dhe ngelet vendi i audituesit te brendshem bosh dhe nje punonjes ne I.N.U.V.Në

bazë të nivelit të pagave, sipas tabelës së mëposhtme, është përllogaritur dhe fondi i pagave.

PAGAT E PUNONJËSVE DHE INSTITUCIONEVE NË VARËSI TË SAJ. 2015

Nr Emërtimi Nr i punonj.

Kategoria Paga bazë Vjetërsi Pozicioni Paga

ADMINISTRATA 1 Kryetar i Bashkisë 1 79.500 79.500

2 Nënkryetar 1 70.500 70.500

3 Sekretar këshilli 1 I-B 14.000 2% 35.900 49.900

4 Përgjegjës sektori 3 III-B

14.000 2% 29.400 43.400

5 Përgjegjës zyre 2 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

6 Specialist i niv.të lartë 4 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

7 Specialist i mesëm 4 IV-A 14.000 2% 27.900 41.900

8 Punonjës administrate 6 34.000

9 Inspek. policisë bashkiake 1 42.000

10 Punonj.i policisë bashkiake 1 40.000

11 Punëtor administrate 1 29.000

12 Pastruese 1 29.000

Gjithsej 26 INSTITUCIONET NË VARËSI TË BASHKISË

1 Instrument & përgj.bibliot. 1

31.000

2 Pergjegjes Sektori ne pastrim 1 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

3 Punëtor fushe 1 29.000

4 Përgjegjës çerdheje 1 30.000

5 Edukatore çerdheje 3 29.000

6 Edukatore çerdheje 1 14000 2% 27.900 41.900

7 Punonjës KUZ 1 31.000

8 Punonjës mirëmbajtjeje 2 29.000

9 Punonjës mirëmbajtjeje 2 31.000

10 Punonjës lulishteje 2 29.000

11 Përgjegjës pastrimi 1 31.000

12 Shofer pastrimi 1 29.000

13 Puntore.pastrimi(fshesare) 9 24.000

14 Puntor & roje varrezash 1 26.000

Gjithesej 27

TOTALI 53

Page 7: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 7

Fondi total i pagave i ndarë sipas institucioneve që bashkia mbulon. 2015

NR EMËRTIMI Numri i punonjësve

SHUMA

A ADMINISTRATA 26 16,795,000 1. Paga 13800000

2. Sigurime shoqërore 2305000

3. Fondi i Vecante 5% 690000

B KULTURA & BIBLIOTEKA 1 463,000 1. Paga 380000

2. Sigurime shoqërore 64000

3. Fondi i Vecante 5% 19000

C. KANALIZIME 5 2,231,000 1. Paga 1830000

2. Sigurime shoqërore 310000

3. Fondi i Vecante 5% 91000

D. SHËRBIME PUBLIKE & PASTRIM 15 6,042,000 1. Paga 4961000

2. Sigurime shoqërore 833000

3. Fondi i Vecante 5% 248000

E. ÇERDHJA 5 2,349,000 1. Paga 1930000

2. Sigurime shoqërore 323000

3. Fondi i Vecante 5% 96000

F. SPORTI 1 430,000 1. Paga 353000

2. Sigurime shoqërore 60000

3. Fondi i Vecante 5% 17000

Shuma totale 53 28,310,000

Duke bere nje analize te tabeles mesiper shohim se fondi total per paga dhe sigurime perfshire

ketu dhe fondin e vecante i cili perdoret sipas dispozitave ligjore ne fuqi kap vleren e 28.310.000

lek,krahasuar me totalin e buxhetit pesa specifike qe ze ky shpenzim eshte 40%.Shuma totale e

shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi dhe te ardhurat e veta te

Bashkise,dhe konkretisht 13.166.800 lek nga Grandi ose shprehur ne perqindje 46% dhe

15.143.200 lek nga te Ardhurat ose 54%.

Page 8: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 8

SHPENZIMET DHE INVESTIMET NE BUXHETIN 2015

Në planifikimin e shpenzimeve është mirëparë një alokim sa më eficent i fondeve në

dispozicion, duke pasur si objektiv maksimizimin e impaktit që ka buxheti lokal në jetën e

qytetit.Ne hartimin e planifikimit te shpenzimeve dhe investimeve ne kete buxhet jane mare

parasysh te gjitha kerkesat nga te gjitha zyrat per cdo investim dhe shpenzim ne favor te

komunitetit.Ne vijim do te shohim te ndare sipas programeve perkatese te gjitha shpenzimet

dhe investimet me konkretisht.

1. ADMINISTRATA ( 1110 )

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

6020 Materiale dhe Paisje zyre dhe të përgjithshme 227.326 0 580.900

6020100 Kancelari 142.326 0 250.000

6020300 Tonera 39.600 0 222.000

6020500 Blerje dokumentacioni 45.400 0 75.000

6020900 Paisje per zyrat 0 0 33.900

6022 Shërbime nga të tretë 725.590 213.720 1.126.000

6022001 Energji 229.280 25.098 220.000

6022002 Ujë 93.240 1.260 100.000

6022003 Telefon dhe internet (shp.për 14 karta/muaj për drejtuesin +

detyrimet e 2014)

324.430 187.362 686.000

6022004 Posta dhe abonime 38.640 0 +Hn

50.000

6022099 Sherbime Kompjuterike 40.000 0 70.000

6021 Materiale të tjera 0 0 80.000

6021099 Uniforma policie 0 0 80.000

6023 Shpenzime transporti 741.300 0 600.000

6023100 Karburant për vitin 2014 700.000 0 500.000

6023200 Pjesë këmbimi per makinen e administrates 41.300 0 50.000

6023900 Kolaudim+Taksat e Makines se Administrates 0 0 30.000

6023300 Siguracion i Makines se Administrates 0 0 20.000

Page 9: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 9

6024 Shpenzime udhëtimi 0 0 150.000

6024100 Shpenzime, dieta 178.520 0 150.000

6028 Shpenzime për kuota që rrjedhin nga detyrimet 825.916 80.000 470.214

6028100 KRMW (2015) 825.916 0 310.214

6028100 Kuote Antaresie ne Shoqaten e Bashkive (2014+2015) 0 80.000 160.000

602 Shpenzime të tjera operative 1.656.500 0 1.899.800

6029006 Shpërblimi i këshilltarëve 12 mbledhje 1.621.800 0 1.621.800

6022011 Shpe. per konkurime ne Administrate(sipas kodit te nenpunesit civil) 0 0 100.000

6022011 Tranjimet ne A.S.P.A 0 0 50.000

6022099 Mirmbajtja e Websaidit te Bashkise 0 0 8.000

6021099 Shpenzime te ndryzhme per Administraten 34.700 120.000

INVESTIME 139.290 0 644.000

231 Printer Zyre (2 A4 dhe 1 A3 me ngjyra=3 printera) 44.490 0 120.000

231 Personal Kompjuter (PC) (2 pc komplet dhe nje Munitor) 94.800 0 130.000

231 U.P.S (18 cop) 0 0 144.000

231 Fotokopje (1 cop) 0 0 250.000

SHUMA 4.315.922 293.720 5.550.914

Të gjitha shpenzimet janë planifikuar bazuar në shpenzimet faktike të vitit 2014; këtu futen blerjet për

kancelari, tonera, dokumenta, pjesë këmbimi, dieta, karburant, etj. Gjithashtu në këtë mënyrë kemi

llogaritur edhe shpenzimet për ujë, energji, telefon dhe shërbimet postare. Planifikimi për karta telefoni

është bërë në bazë të VKM nr. 864, datë 23.07.2010 “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridike, publikë”, pika 11 ku thuhet “...drejtuesit e organeve të pushtetit kanë të drejtë të

pajisen me numër telefoni ... dhe shpenzimet për këtë shërbim në nivel vjetor të jenë në çdo rast jo më

shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për çdo institucion në

buxhetin vjetor përkatës. Shpenzimet për kuota janë kontribute që bashkia i detyrohet të derdhë si

anëtare aksionere me 4.72 % të aksioneve pranë shoqërisë KRMW Sh.a (Administrimi i Mbetjeve të

Qarkut Korçë) dhe Kuote anetaresie ne shoqaten e Bashkive te Republikes se Shqiperise pasi Bashkia

jone eshte pjese e kesaj shoqate. Detyrimet jane llogaritur ne baze te buxhetit vjetor te krwm dhe dhe

llogaritjes se detyrimit ndaj shoqates se bashkive. Shpenzime të tjera janë planifikuar në bazë të

kërkesave të disa zyrave në bazë të funksioneve që kryejnë. Për këtë vit janë planifikuar një sërë

investimesh në paisje kompjuterike dhe nje fotokopje per zyren e sekretarise pasi ajo ekzistuese eshte

mjaft e amortizuar.Duke bere nje analize te tabeles mesiper shohim se shuma e planifikuar per

Investime eshte 644.000 lek ose 11.6% te totalit te shpenzimeve per asministraten,ndersa shuma e

shpenzimeve korente kap vleren e 4.906.914 lek ose 88 .4 %.

Page 10: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 10

2. KULTURA ( 8250 ) Në zërin e kulturës janë planifikuar aktivitetet,shpenzimet dhe investimet si më poshtë:

AKTIVITETE KULTURORE

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

Shuna e Aktiviteteve 260.800 0 542.000

6021099 Pranvere Poetike ne Devoll(Klubi Miqte e Driteroit) 0 0 42.000

6021099 Shp.Per pjesmarjen ne Festivalin Kombetar te Gjirokastres 0 0 200.000

6021099 Festa e Romeve 88.000 0 60.000

6021099 Aktivitet me rastin e 1-Qershorit 0 0 20.000

6021099 Koncert per Mbremjen e Matures 123.000 0 150.000

6021099 Aktivitet per te Verberit 0 0 20.000

6021099 Festa e Clirimit 49.800 0 50.000

6021099 Shpenzime te Tjera Shuma 883.617 1058 980.000

I. Dhurata per Vitin e Ri 2016 99.900 0 150.000

II. Shp. Per Zbukurimin e Qytetit per Vitin e Ri 603.120 0 400.000

III. Fishekzjare per Naten e Vitit te Ri 2016 24.996 0 30.000

IV. Kontribut per Femijet Jetime 25.000 0 30.000

V. Kartolina Urimi per Vitin e Ri 2016 23.500 0 20.000

VI. Libra te rinj (per shkollat dhe biblioteken) 74.890 0 250.000

6022001 Energji + Uje + Telefon 32.211 1058 100.000

INVESTIME 0 0 360.000

231 Karige per Qendren Kulturore te Femijeve 0 0 360.000

TOTALI 1.144.417 1.058 1.882.000

Aktivitetet e mesiperme jane planifikuar nga zyra e kulture sipas kerkesave dhe mendimeve te

qytetareve dhe grupeve te vecanta kulturore ne Qytetin tone. Aktivitet organizohet dhe për festën

e rromëve në të cilën marrin pjesë dhe përfaqësues nga bashkia.Këto aktivitete kanë organizim të

veçantë në bazë të natyrës së festës dhe bashkia jep kontributin e saj për zhvillimin e tyre. Në

fillim të muajit korrik organizohet festa për mbrëmjen e maturës shtetërore. Nga ana jonë, si çdo

vit, është planifikuar një fond për pagesën e një këngëtareje të ftuar si dhe ngritjen e një skene në

Page 11: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 11

qendër të qytetit. Ky aktivitet është bërë traditë prej disa vitesh dhe mendohet që të ketë

vazhdimësi edhe më tej. Festat e fundvitit përbëjnë një angazhim nga ana jonë pasi fillojnë me

zbukurimin e qytetit ku futen blerja e zbukurimeve të bredhit në qendër të qytetit apo riparime të

ndriçuesve rrugorë. Organizimi i festës për fëmijët e dalluar të shkollave fillore, 9-vjeçare dhe

kopshtit si dhe dhuratat e vitit të ri për fëmijët e çerdhes, kanë një zë në buxhetin e këtij viti për

shumën 150.000 lekë. Po gjithashtu është planifikuar një fond nisur dhe nga kërkesat e

institucioneve shkollore për pasurimin e bibliotekave me tituj të rinj. Shpenzim tjeter eshte

planifikuar per pjesmarjen e grupeve folklorike te qytetit ne Festivalin Kombetar te

Gjirokastres.Me kerkese nga Q.K.F eshte planifikuar dhe blerja dhe venia ne dispozicion te saj

nje sasi prej 100 karigesh per kete salle pasi ato ekzistuese jane mjaft te demtuara dhe jo te

pershtatshme per nje ambjent kulturor qe ne kemi.Me mundesite financiare qe Bashkia Jone ka

jemi munduar qe te plotesojme dhe permiresojme jeten kulturore ne Qytetin tone.

3. SPORTI ( 8140 )

Në planin e sportit pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet e udhëtimit. Për

llogaritjen e tyre është marrë parasysh kalendari i ndeshjeve që do të zhvillohet jashtë qytetit nga

ekipi i të rriturve por dhe dy ndeshje miqësore. Gjithashtu nga ana jonë janë planifikuar dhe

shpenzime të tjera si blerja e uniformave për marrjen pjesë në kampionat, shpenzime për

materiale dhe mirëmbajtje për fushën e sportit, si dhe asistenca mjekësore si detyrim i kontratës

së lidhur midis bashkisë dhe mjekut, etj.

Llogaria Ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

SHUMA 1.453.600 0 1.446.500

6024100 Shpenzime udhëtimi (10 ndeshje për kampionat+ 2 miqësore) 1.434.600 0 1,435,500

6024100 Asistencë mjekësore 19.000 0 11,000

6021099 MATERIALE 65.300 0 84.900

A. Kova vijëzimi 0 0 14.400

B. Pleh 6.500 0 6.500

C. Karburant 45.000 0 45.000

D. Rrip makine 13.800 0 9,000

E. Medikamente 0 0 10.000

6021099 UNIFORMA & MATERIALE SPORTIVE 252.000 0 297.720

A. Uniforma tuta (25 palë) 0 75.600

B. Uniforma futbolli (50 palë) 0 86.400

Page 12: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 12

C. Çanta përfaqësimi (25 copë) 0 57.600

D. Topa (20 stërvitje+ 4 topa kampionati ) 0 69.120

E. Rrjeta (2 copë) 0 9.000

SHËRBIME TË TJERA 141.729 15.280 200.000

6022001 Energji 141.009 15.220 180.000

6022002 Ujë 720 60 20.000

TOTALI 1.912.629 15.280 2.029.120

4. MIRËMBAJTJE KANALIZIMESH ( 6330 ) Në këtë zë janë planifikuar një sërë materialesh për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ne

sherbimet ne Qytet dhe institucionet qe mbulon Bashkia.

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

6021099 MATERIALE 151.200 0 361.500

A. Vegla dhe Materiale Pune 151.200 0 65.000

B. Materiale Idraulike dhe Kanalizimesh 0 0 55.000

C. Materiale Ndertimi 0 0 71.500

D. Materiale te Ndryshme per Sherbimet 0 0 130.000

F. Nafte (perdorim Makina e adminstrates dhe e pastrimit) 0 0 40.000

231 INVESTIME 95.820 0 100.000

231 Pastrim kanali kullues 95.820 0 100.000

TOTALI 247.020 0 461.500

Duke analizuar dhe shpjeguar tabelen shohim se jane planifikuar vegla pune dhe materiale per

mbarvajtjen e punes se sherbimeve dhe kanalizimeve sa me eficente dhe rezultative.Eshte

planifikuar nje sasi prej 200 litrash karburant per ta perdorur nga zyra e sherbimeve per

transporte dhe sherbime te ndryshme qe kjo zyre ofron.Ne investime sikurse dhe nje vit me pare

eshte planifikuar nje shume prej 100.000 lek per pastrim te kanaleve kullues te tokave.

Page 13: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 13

5. ÇERDHJA (10140) Planifikimi i shpenzimeve për çerdhen është bërë për të mbuluar ushqimin që konsumohet

gjatë gjithë vitit për mesatarisht 15-17 fëmijë në muaj.Eshte planifikuar nje vlere prej 30000 lek

per gaz per gatim gjithashtu dhe nateriale per riparim te ambjenteve te cerdhes te cilat do te

behen nga zyra e sherbimeve.Me konkretisht shohim ndarjen e shpenzimeve ne tabelen

meposhte:

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

SHPENZIME

6021004 Ushqime 522.250 480.000

6022001/2/3 Energji / ujë / telefon 280.235 13.316 200.000

6021099 Gaz për gatim 18.444 30.000

6021099 Materiale dhe Riparime të tjera 16.000 62.300

TOTALI 836.929 13.316 772.300

6. MIRËMBAJTJE RRUGE ( 4530 )

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

SHPENZIMET 5.875.315 618.205 7.070.000

6022001 Energji elektrike 5.043.971 618.205 6.000.000

6020200 Materiale elektrike 831.344 0 1.070.000

INVESTIMET 367.244 0 4.041.000

231 Sinjalistika rrugore horizontale(Vijezim) 367.244 0 120.000

231 Sistemim Asfaltim i rruges “Mehmet Mullaj” 0 0 3.604.000

231 Kolaudim i objektit Sist.Asfaltim Rr. “Mehmet Mullaj” 0 0 11.000

231 Supervizim i objektit Sist.Asfaltim Rr. “Mehmet Mullaj” 0 0 106.000

230 Projekt i Objktetit Sistemim Asfaltim Rr.”Mehmet Mullaj” 0 0 200.000

TOTALI 6.242.559 618.205 11.111.000

Planifikimi në zërin e energjisë elektrike që zë pjesën më të madhe të shpenzimeve në këtë program

është bërë mbi bazën e faturimeve gjatë vitetve të kaluara. Duke parë se cdo vit eshte ritur numri i

ndricuesve neper rruget e Qytetit keni nje konsum mjaft te larte te energjise nga ndricimi rugor. Për planin

Page 14: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 14

e këtij viti është bërë një përllogaritje e tillë, për 8 muaj (nga muaji mars deri në shtator) është llogaritur

një mesatare mujore prej 450.000 lekë harxhim energji elektrike, ndërsa për 4 muaj që i takon periudhës

dimërore ku kohëzgjatja e ndriçimit është më e gjatë, është planifikuar një mesatare mujore 550.000

lekë,gjithashtu eshte llogaritur dhe nje shtese prej 200.000 lekesh per arsye se dhe kete vit kemi

planifikuar blerjen dhe shtimin e numrit te ndricuesve. Në total ndriçimi rrugor arrin shifrën e planifikuar

prej 6.000.000 lekë.Si pasoje e nje vlere mjaft te madhe qe paguajme per ndricimin rugor eshte

planifikuar per kete vit blerja e nje sasi llambash led dhe zvendesimi i nje pjese te ndricuesve me keto

llamba pasi kane nje ndricim te madh dhe nje konsum te vogel. Shpenzimet e tjera janë vendosur për

mirëmbajtje të ndriçimit rrugor dhe mirëmbajtje të rrugëve në qytet gjatë dëmtimit të tyre. Për këtë vit do

të kemi dy investime të cilat janë parë të domosdoshme për t’u planifikuar, si: Sinjalistika rugore (vijezim) pasi bene nje blerje te sinjalistikes vertikale vitin e kaluar dhe plotesimin e disa nyjeve kryesore

te rrugeve ne tabela keni planifikuar ashtu si dhe vjet vijezimin e rrugeve kryesore te qytetit,si dhe

sistemim asfaltim i rruges “Mehmet Mullaj” pasi eshte ne nje gjendje mjaft te keqe dhe eshte nje rruge

kyce te nje lagje te madhe te qytetit.

7. ARSIMI (9120+9230)

Në këtë program shpenzimet mbulojnë disa nga institucionet arsimore, si: kopshti, shkolla fillore, shkolla

9-vjeçare dhe shkolla e mesme. Në artikullin ‘blerje dru’ parashikohet një shumë fondi për blerjen me

procedurë të hapur në shumën 2.000.000 lekë për përballimin e periudhës së dimrit me ngrohje. Kjo

shumë është përllogaritur për blerjen e 600 m³ dru. Në artikullin ‘materiale pastrimi’ bëhet i mundur

realizimi i blerjeve të materialeve që furnizojnë shkollat dhe institucionet e tjera për pastrimin e tyre. Po

kështu është planifikuar dhe fondi prej 400.000 lekë për lyerjen e bashkisë dhe institucioneve në varësi të

saj. Ne kuadrin e investimeve per kete vit kemi planifikuar nje sere investimesh me emergjente per tu

realizuar per te kryer nje proces mesimor sa me cilesor dhe per ambjente sa me te mira

infrastrukturore.Investimet sic dhe do ti shikojme ne tabelen meposhte konsistojne ne:1.Rikonstruksionin

e tualeteve te shkolles 9-vjecare dhe shkolles cikel i ulet pasi jane ne nje gjendje te keqe higjenosanitare

dhe duan nderhyrje te menjehershme,2.Investim tjeter dhe i domosdoshem eshte planifikuar ne ndertimin

e catise se shkolles se mesme pasi taraca e saj teje e amortizuar ka bere qe te depertoje ne ambjentet

brenda dhe jashte mureve te saj lageshtia e shumte.Me konkretisht dhe ne menyre me analitike i shohim

ne tabelen meposhte.

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

SHPENZIME 3.237.102 25.374 3.298.000

6022001/2/3 Energji + ujë + telefon 591.500 25.374 650.000

6020200 Dru zjarri 1.948.800 0 2.000.000

6020200 Materiale pastrimi 321.000 0 200.000

6021099 Materiale dhe Bojëra për lyerje dhe mirmbajtje 334.800 0 400.000

6021099 Xhama 41.002 0 48.000

INVESTIME 293.880 6.125.000

Page 15: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 15

231 Soba Ngrohje(15 Pore+Qyngje+Bryla) 293.880 360.000

231 Fikse Zjari (5 cop) 0 33.000

231 Ndertim i Catise se Shkolles Se Mesme”F.Babani” 0 3.661.000

231 Kolaudim i Objektit Ndertim i Catise se Sh.Mesme 0 8.500

231 Supervizim i Objektit Ndertim i Catise se Sh.Mesme 0 85.000

231 Rikonstruksion i Tualeteve te Sh.9-vjecare”D.Agolli” 0 1.020.000

231 Kolaudim i Objektit Rikos.Tualetet Sh.9-Vjecare 0 2.400

231 Supervizim i Objektit Rikos.Tualetet Sh.9-Vjecare 0 24.000

231 Rikonstruksion i Tualeteve te Sh.Fillore”M.Sala” 0 908.000

231 Kolaudim i Objektit Rikos.Tualetet Sh.Fillore 0 2.100

231 Supervizim i Objektit Rikos.Tualetet Sh.Fillore 0 21.000

TOTALI 3.530.982 25.374 9.423.000

8. SHËRBIME PUBLIKE ( 6260 )

Në këtë program është bërë një studim i mirëfilltë për materialet dhe shërbimet e

nevojshme për aktivitetin e pastrimit qe eshte në varësi të bashkisë nga viti i kaluar,bazuar ne

nevojat dhe ecuria e punes e nje viti me pare. Në këtë aktivitet është përfshirë edhe shërbimi i

varrezave , ku eshte planifikuar cec materialeve qe duhen per nje varim eshte planifikuar dhe nje

sasi ecorativ per reabilitimin e disa rrugicave ne te.Eshte perllogaritur dhe evidentuar cdo

material dhe sherbim qe do te duhet per makinat e pastrimit dhe sherbimin sa me efikas dhe me

cilesor te tij. Një zë tjetër është zbatimi i një vendimi gjykate në lidhje me tregun i cili u kthye në

gjendjen e tij fillestare. Po këtë vit janë parashikuar disa shpronësime duke rishikuar edhe një

eco shumat që do të përfitojnë poseduesit. Me kete program eshte parashikuar dhe blerja e 50

rrenje fidanesh ecorative per te dhene nje pamje tjeter qytetit tone.Ne kuadrin e gjelberimit te

qytetit eshte menduar dhe planifikuar nje fond per rikonstruksionin e lulishteve kryesore te

qytetit,kryesisht ne stola,gjelberim,lule te reja,bredha decorative,rikonstruksion I bordurave dhe

rugicave te demtuara etj.Më poshtë paraqiten të gjithë zërat e detajuar.

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

6021099 Vegla pune 63.200 0 90.000

A. Materiale dhe Vegla Pune 63.200 0 90.000

6021099 Shërbimi i varrezave 143.400 0 295.000

Page 16: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 16

A. Granil 30 m3 0 72.000

B. Çimento 72 kv 0 103.000

C. Hekur 1260kg 0 120.000

6021099 Materiale për dezifektimin e kazanëve 0 0 60.000

6021099 Gëlqere (5.000 kg) 0 0 60.000

Materiale dhe Shpenzime për funksionimin e makinave te pastrimit

1.675.052 0 1.979.100

6023100 Karburant (7000 litra/vit) 0 1.400.000

6023100 Vaj makine 0 36.000

6023100 Alkol 0 0 6.000

6023100 Antifrize 0 0 18.800

Pjese Kembimi per Makinat 223.300

6023200 Goma per Makinen Teknologjike (6 Cop) 0 108.000

6023200 Bateri 12w 140A (2 Cop) 0 36.000

6023200 Filter (Nafte+Vaji+Ajri) Makina Teknologjike 0 0 19.500

6023200 Filter (Nafte+Vaji+Ajri) Makina e Vogel 0 0 15.400

6023200 Thermostat per Makinen Teknologjike 0 6.000

6023200 Zinxhira per gomat (2 pale) 0 30.000

6023200 Kriko (10 tonshe)+ Xhiromaki Fi.32 0 8.400

Shpenzime Te tjera per Makinat 295.000

6025600 Shpenzime Servisi per Makinat 0 0 100.000

6025600 Shpenzime Gomisterie per Makinat 0 0 70.000

6023900 Kolaudim + Taksat e te Dy Makinave te Pastrimit 0 0 60.000

6023300 Siguracionet te Dy Makinave te Pastrimit 0 65.000

602 Shërbime të tjera 1.391.200 1.900 2.522.400

6022001/2 Ujë – Energji 91.200 1.900 132.000

6022099 Shpenzime per Postim ne Gazete per Shpronesimet 0 0 160.000

6022099 Vendim gjykate për tregun 1.300.000 0 2.000.000

6022099 Kthim Shume derdhur gabim Z.Vasil Taluri 0 230.400

Page 17: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 17

231 INVESTIME 167.400 0 2.689.699

I. Pemë Dekorative 167.400 0 180.000

II. Rikonstruksion i lulishteve kryesore te qytetit 0 1.300.000

III. Kolaudim i Objektit Rikon. I Lulishteve te Qytetit 0 3.001

IV. Supervizim i Objektit Rikon. I Lulishteve te Qytetit 0 30.000

SHPRONËSIME 183.600 0 1.176.699

A. Shpronësim Pusi (Sadi Uzhuri me nr.pasurie 1198,400 m2 ) 0 84.400

B. Shpronësim Rruge (Petrit Graca me nr.pasu 1091/22,630 m2) 0 132.930

C. Shpronësim Rruge (Albert Nastimi nr 2/272/275,/277,295 m2) 0 657.850

D. Shpronësim Rruge (Kosta Pere 117 m2) 0 24.687

E. Shpronësim Rruge (Engjellushe Shepi 256 m2) 0 54.016

F. Shpronesim Rruge (Halim,Muazez Agolli 1056 m2) 222.816

TOTALI 3.623.852 1.900 7.636.200

9. SHËRBIME TË TJERA ( 4980 )

Në zërin ‘shërbime të tjera’ kemi parashikuar kontributin financiar që bashkia jonë duhet të depozitojë në

buxhetin e këshillit të qarkut. Masa e kontributit llogaritet 3.4% e të ardhurave të parashikuara.Per kete vit

tek ky ze eshte perllogaritu dhe detyrimi i ngelur nga viti 2014 ne vleren prej 296.394 lek. Zë tjetër është parashikuar ‘fondi i emergjencave civile’ në masën 1% të të ardhurave i cili do të përdoret nga këshilli bashkiak për dhënien e ndihmave financiare të familjeve në vështirësi dhe ne fatkeqesi apo

nevoja emergjente parashikuar ne legjislacionin perkate..

Eshtë llogaritur dhe fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve të paparashikuara në buxhet ne masen

3% te shumes se te Ardhurave te parashikuara per tu realizuar.

Nje ze tjeter eshte parashikuar kontribut per Drejtorine Rajonale te Tstimeve ne masen 1% te te ardhurave

te parashikuara te mblidhen nga tatim fitimi i thjeshtuar i biznesit,takse e cila mblidhet nga D.R.T

Llogaria ekonomike

MALLRA DHE SHËRBIME

Fakt 2014

Detyrime

2014

Plan 2015

SHERBIME TE TJERA

A. Kontributi për Këshillin e Qarkut 3.4% +Dety. 2014 788.700 296.394 1.251.394

B. Fondi rezervë 3% 396.904 0 842.000

C. Fondi i emergjencave civile 1% 0 0 281.000

D. Kontribut per Drejtorine Rajonale te Tatimeve 56.508 65.000

TOTALI 1.242.112 296.394 2.439.394

Page 18: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 18

10.PERMBLEDHESE E BUXHETIT 2015

Duke bere nje permbledhje te gjith shpenzimeve dhe investimeve ne cdo program te buxhetit

kemi te dhenat meposhte duke bere nje analize te shpenzimeve per personelin,shpenzimeve te

tjera korente dhe shpenzimeve per investime:

Programe.

Llog.

AD

MIN

IST

RA

TA

KU

LT

UR

A

SP

OR

TI

MIM

B.

KA

NA

LIZ

CE

RD

HJA

MIR

MB

. R

RU

GE

AR

SIM

I

SH

ER

BIM

P

UB

LIK

E

SH

ER

BIM

T

E T

JER

A

6009999 16.795.000 463.000 430.000 2.231.000 2.349.000 0 0 6.042.000 0

6029999 4.906.914 1.522.000 2.029.120 361.500 772.300 7.070.000 3.298.000 4.946.500 0

2319999 644.000 360.000 0 100.000 0 4.041.000 6.125.000 2.689.700 0

6049999 0 0 0 0 0 0 0 0 2.439.394

TOTALI 22.345.914 2.345.000 2.459.120 2.692.500 3.121.300 11.111.000 9.423.000 13.678.200 2.439.394

TOTALI 2015

69.615.428

Duke bere nje analize te detajuar te peshes specifike te cdo programi qe ze ndaj totalit te buxhetit

shohim se programi qe ze pjesen me te madhe te shpenzimeve eshte Administrata me 22.345.914

lek ose 32 % te totalit te Buxhetit,pjesen me te vogel te shpenzimeve e ze programi i Kultures me

2.345.000 lek ose 3.4% te totalit te Buxhetit.Per te pare dhe analizuar ne menyre vizuale dhe me

te qarte te dhenat e tabeles mesiper le te shohim grafikun e meposhtem.N.q.s do te shikojme dhe

analizojme sipas zerave te shpenzimit shohim se kemi nje vlere totale te fondit te pagave dhe

sigurimeve prej 28.310.000 lek ose 40.6 % te totalit te buxhetit per vitin 2015,40% e ketij fondi

do te perballohet nga grandi ashtu siv dhe e parashikon dhe ligji per buxhetin dhe pjesa tjeter nga

te ardhurat e bashkise.Fondi per shpenzime korente (602) shohim qe per buxhetin e vitit 2015

kam vleren e 24.906.334 lek ose 35.9 % te totalit te buxhetit per 2015,Fondi per investime kete

vit kap vleren e 13.959.700 lek ose 20 % te totalit,dhe 3.5 % e ze shpenzime te tjera qe i do ti

detyrohemi institucioneve te tjera sipas ligjit dhe perdorimi i fondit rezerve dhe i emergjencave

civile per ti perdorur sipas ligjeve ne fuqi.

Page 19: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 19

1

100

10000

1000000

10000000

6009999

6029999

23199992

6049999

Sic dhe shikojme dhe nga grafiku per cdo program shohim peshen specifike qe ze cdo llogar

shpenzimesh ndaj totalit te secilit program.Ne administrate pjesen me te madhe e ze llogaria

shpenzimeve per personelin pasi dhe numri eshte mjaft i madh,26 punonjes.Ne programin e

kultures vleren me te madhe e ka shpenzime te ndryshme korente,ne programin e sportit po ashtu

vleren me te madhe e kane shpenzimet korente te tjera,ne programin mirmbajtje kanalizime

shpenzime per personelin,ne programin e cerdhes e zene po ashtu shp. Per personelin,ne

mirmbajtje rruge kemi nje vlere perafersisht te barabarte shp. Dhe investimeve,po ashtu dhe

arsimi,dhe ne sherb.publike shpenzimet e personelit me ato te tjera korente jane perafersisht te

barabarta.Duke bere nje permbledhje te te gjitha zerave te ketij buxheti shpresojme qe te gjitha

shpenzimet dhe investimet e planifikuara per vitin 2015 te jene zera per nje permiresim dhe

zhvillim sa me normal dhe me eficent te punes se bashkise ne drejtim te permiresimit te jetes se

qytetareve dhe plotesimit te nevojave me emergjente dhe me te nevojshme lidhur kjo dhe me

mundesite financiare qe Bashkia e Bilishtit ka.

Të nderuar zotërinj këshilltarë, Ju ftojmë të votoni kete buxhet, buxhet i cili do të jetë në shërbim të qytetit dhe komunitetit tonë.

Faleminderit!

Hartoi: Përgjegjës i sektorit të Financës Kryetari i Bashkisë Bledar BESHI Valter MIZA

Page 20: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 20

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA BILISHT ZYRA E FINANCES

__________________________________________________________________ ___ ______ ___ _____________________________________________________________________________________________ 000888111111 222 222222666222

Bilisht, më __.01.2015

PROJEKT- VENDIM Nr. ___, datë ___.01.2015

Për strukturën e Bashkisë

Bazuar në ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 32, germa ç:

PROPOZOJ: I. Të miratohet struktura e Bashkisë Bilisht për vitin 2015 si më poshtë:

Nr Emërtimi

Gjith. Pergj. Pergj. Spec.i nivelit Spec.i nivelit

Punonjes Sektori

Zyre Te larte Te mesem

ADMINISTRATA

1 Kryetar Bashkie 1

2 Nënkryetare 1

3 Sekretar i këshillit 1

4 Sekretare,arshiviste,mardh.me publikun 1 1

5 Zyra e financës 3 1 1 1

6 Zyra e shërbimeve 3 1 2

7 Zyra juridike, përgjegj.personeli 1 1

8 Zyra e urbanistikës 2 1 1

9 Auditues i brendshëm 1 1

10 Zyra e taksave 3 1 1 1

11 Admin.i mbroj.së tokës,transportit 1 1

12 Inspektoriati ndërtimor 2 1 1

13 Admin.e ndihmës ekonomike 1 1

14 Magaziniere,arkëtare 1 1

15 Policia bashkiake 2

16 Shofer i administratës 1 1

17 Pastruese 1 1

SHUMA 26 3 2 4 4 8

Page 21: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 21

INSTITUCIONET NË VARËSI TË BASHKISË

1 Qendra kulturore dhe biblioteka 1 1

2 Çerdhja e fëmijëve 5

1

4

3 Mirëmbajtje kanalizime 5

5

4 Punonjës sporti 1

1

5 Mirëmbajtje lulishte & Pastrim 15 1

14

SHUMA 27 1

0 0 1

25

TOTALI 53 4 2 4 5 33

II. Efektet e zbatimit të këtij projekt vendimi fillojnë nga data 1 janar 2015

III. Ngarkohet zyra e financës dhe zyra juridike për zbatimin e tij.

Përgjegjës i sektorit të Financës Kryetari i Bashkisë Bledar BESHI Valter MIZA

Page 22: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 22

REPUBLIKA E SHQIPERISE BASHKIA BILISHT ___ _________ Tel & Fax 0811 2288

Bilisht, më __.01.2015

PROJEKT-VENDIM Nr.___ datë __.01.2015

Për pagat e punonjësve të bashkisë

Bazuar në ligjin nr.8652,datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 29 pika 2, dhe neni 32 gërma c; në V.K.M nr.586, datë 17.07.2013 “Për klasifikimin e funksioneve

dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page të punonjësve të organeve të qeverisjes

vendore”, në ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999 “Për Statusin e Nëpunësit Civil”: PROPOZOJ:

I. Të miratohen pagat e punonjësve si më poshtë:

Nr Emërtimi Nr i punonj.

Kategoria Paga bazë Vjetërsi Pozicioni Paga

ADMINISTRATA 1 Kryetar i Bashkisë 1 79.500 79.500

2 Nënkryetar 1 70.500 70.500

3 Sekretar këshilli 1 I-B 14.000 2% 35.900 49.900

4 Përgjegjës sektori 3 III-B

14.000 2% 29.400 43.400

5 Përgjegjës zyre 2 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

6 Specialist i niv.të lartë 4 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

7 Specialist i mesëm 4 IV-A 14.000 2% 27.900 41.900

8 Punonjës administrate 6 34.000

9 Inspek. policisë bashkiake 1 42.000

10 Punonj.i policisë bashkiake 1 40.000

11 Punëtor administrate 1 29.000

12 Pastruese 1 29.000

Gjithsej 26 INSTITUCIONET NË VARËSI TË BASHKISË

1 Instrument & përgj.bibliot. 1

31.000

2 Pergjegjes Sektori ne pastrim 1 III-B 14.000 2% 29.400 43.400

3 Punëtor fushe 1 29.000

4 Përgjegjës çerdheje 1 30.000

5 Edukatore çerdheje 3 29.000

6 Edukatore çerdheje 1 14000 2% 27.900 41.900

7 Punonjës KUZ 1 31.000

8 Punonjës mirëmbajtjeje 2 29.000

9 Punonjës mirëmbajtjeje 2 31.000

Page 23: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 23

10 Punonjës lulishteje 2 29.000

11 Përgjegjës pastrimi 1 31.000

12 Shofer pastrimi 1 29.000

13 Puntore.pastrimi(fshesare) 9 24.000

14 Puntor & roje varrezash 1 26.000

Gjithesej 27

TOTALI 53

II. Të miratojë shpërblimin e këshilltarёve në masën 10% të pagës së kryetarit të bashkisë.

III. Efektet financiare fillojnë nga data 1 janar 2015.

IV. Ngarkohet zyra e finances dhe zyra juridike për zbatimin e tij.

Përgjegjës i sektorit të Financës Kryetari i Bashkisë

Bledar BESHI Valter MIZA

Page 24: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 24

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA BILISHT ___ _________ Tel & Fax 0811 2288

Bilisht, më __.01.2015

PROJEKT-VENDIM Nr.___ datë __.01.2015

PER MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK PËR VITIN 2014

Bazuar në ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 19, pika 5, dhe neni 32, gërma dh; në ligjin nr. 185/2013 datë 28.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, në ligjin nr.9836, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor

në Republikën e Shqipërisë”,

PROPOZOJ:

I. Të miratohet buxheti faktik për vitin 2014, së bashku me burimet e tij të financimit, si më poshtë:

TE ARDHURAT A. Granti 2014 31.349. 723 lekë

B. Të trasheguara 7.296.869 lekë

C. Të ardhura 2014 26.055.349 lekë

Shuma 64.701.941 lekë -SHPENZIMET SIPAS LLOGARIVE -SHPENZIMET SIPAS PROGRAMEVE A. Paga & sigurime shoqërore 22.550.845 lekë 1110--------------------------------20.930.324

B. Shpenzime operative 27.806.516 lekë 8250---------------------------------1.643.708

C. Investime 5.499.152 lekë 8140---------------------------------2.658.517

D. Projekte 200.000 lekë 6330---------------------------------3.005.171

Shuma 56.056.513 lekë 10140---------------------------------2.877.949 Shpenzimet sipas Programeve 6260-------------------------------12.976.591

4530---------------------------------6.635.559

9120---------------------------------2.722.955

9230--------------------------------1.363.627

4980--------------------------------1.242.112

TOTAL 56.056.513

Përgjegjës i sektorit të Financës Kryetari i Bashkisë Bledar BESHI Valter MIZA

Page 25: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 25

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA BILISHT_____ _________ Tel & Fax 0811 22288

Nr._______prot Bilisht, më __.01. 2015

PROJEKT-VENDIM Nr.___ datë ___.01.2015

Për shpenzimet e telefonisë celulare

Bazuar në VKM nr.864, datë 23.07.2010 “Për paisjen me numër telefoni celular të personave juridikë”

pika 11.

PROPOZOJ:

I. Të miratojë shpenzime për telefoni celulare në vleren 168.000 lek (jo më shumë se 2% e totalit të

shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor

përkatës).

II. Ngarkohet drejtoria zyra e financës për zbatimin e këtij vendimi

.

Përgjegjës i zyrës së Financës Kryetari i Bashkisë Bledar BESHI Valter MIZA

Page 26: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 26

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA BILISHT_____ _________ Tel & Fax 0811 22288

Nr._______prot Bilisht, më __.01. 2015

PROJEKT-VENDIM Nr.___ datë ___.01.2015

Për normativën e harxhimit të karburantit

Bazuar në ligjin nr.8652, datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore ”

neni 4 pika a.

PROPOZOJ: I. Të miratojë limitin mujor të harxhimit të karburantit në masën 300 litra/muaj për mjetin me targë

DV 1474 A me normë harxhimi 10 litra/100 km.

II. Ngarkohet drejtoria zyra e financës për zbatimin e këtij vendimi.

Përgjegjës i zyrës së Financës Kryetari i Bashkisë Bleda BESHI Valter MIZA

Page 27: MBI BUXHETIN E BASHKISË BILISHT PËR VITIN 2015bashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2016/03/Relacion-Buxheti-2015.pdf · shpenzimeve per paga dhe sigurime do te perballohet nga grandi

BUXHETI 2015 BASHKIA BILISHT

JANAR 2015 Page 27

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA BILISHT_____ _________ Tel & Fax 0811 22288

Nr._______prot Bilisht, më __.01. 2015

PROJEKT-VENDIM Nr.___ datë ___.01.2015

PER BUXHETIN E VITIT 2015

Bazuar në ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 19, pika 5, dhe neni 32, gërma dh: në ligjin nr. 160/2014 datë 27.11.2014 për “Buxhetin e vitit 2015”, në ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 për “Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë,

PROPOZOJ: 1. Të miratohet buxheti i vitit 2015 me treguesit e mëposhtëm:

TE ARDHURAT Të ardhurat e planifikuara 2015 28.053.000 lekë

Të trashëguara nga viti 2014 8.645.428 lekë

Granti i vitit 2015 32.917.000 lekë

SHUMA 69.615.428 leke SHPENZIMET Administrata Paga+Sig.Shoqërore 21.701.914 lekë

Kultura 1.985.000 lekë

Sporti 2.459.120 lekë

Ujësjellës- kanalizime 2.592.500 lekë

Çerdhja 3.121.300 lekë

Mirëmbajtje rrugë 7.070.000 lekë

Arsimi bazë 2.498.000 lekë

Arsimi i mesëm 800.000 lekë

Shërbime publike 10.988.500 lekë

Shërbime të tjera 2.439.394 lekë

SHUMA 55.655.728 lekë INVESTIMET

Nga të ardhurat + Granti 13.959.700 lekë

SHUMA 13.959.700 lekë

Përgjegjës i sektorit të financës Kryetari i Bashkisë Bledar BESHI Valter MIZA