MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NDAJ...

17
C E N T R U M 14 355 Teuta Gashi, MA 1 UDC: 613.83:316.624(497.7) MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NDAJ KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENTALE, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË GJILAN PËR PERIUDHËN 2000-2018 ЗАДОЛЖИТЕЛНИ МЕРКИ ЗА ПСИХИЈАТРИСКИ ТРЕТМАН ПРОТИВ СТОРИТЕЛИТЕ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА, СО СПЕЦИЈАЛЕН ОСВРТНА ТЕРИТОРИЈАТА НА ОСНОВНИОТ СУД ВО ГЊИЛАНЕ ЗА ПЕРИОДОТ 2000-2018 COMPULSORY PSYCHIATRIC TREATMENT MEASURES AGAINST PERPETRATORS WITH MENTAL DISORDERS, WITH SPECIAL ATTENTION IN THE TERRITORY OF THE BASIC COURT IN GJILAN FOR 2000-2018 PERIOD ABSTRACT This paper aims to reflect and address at the same time the role of compulsory psychiatric treatment measures imposed on perpetrators of criminal offenses in the external environment as a result of mental pro- blems that lead them to a completely irresponsible state to know their actions or omissions. The paper also clarifies the types of compulsory 1 Autorja ka mbaruar studimet postdiplomike në fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”- Prishtinë, në drejtimin Penalo-Juridik dhe mori titullin Master i shkencave Penalo-Juridike. Email adressa: [email protected]

Transcript of MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NDAJ...

  • C E N T R U M 14

    355

    Teuta Gashi, MA1

    UDC: 613.83:316.624(497.7)

    MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NDAJ KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENTALE, ME

    VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË GJILAN PËR PERIUDHËN 2000-2018

    ЗАДОЛЖИТЕЛНИ МЕРКИ ЗА ПСИХИЈАТРИСКИ

    ТРЕТМАН ПРОТИВ СТОРИТЕЛИТЕ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА, СО СПЕЦИЈАЛЕН ОСВРТНА

    ТЕРИТОРИЈАТА НА ОСНОВНИОТ СУД ВО ГЊИЛАНЕ ЗА ПЕРИОДОТ 2000-2018

    COMPULSORY PSYCHIATRIC TREATMENT MEASURES

    AGAINST PERPETRATORS WITH MENTAL DISORDERS, WITH SPECIAL ATTENTION IN THE TERRITORY OF THE

    BASIC COURT IN GJILAN FOR 2000-2018 PERIOD

    ABSTRACT

    This paper aims to reflect and address at the same time the role of

    compulsory psychiatric treatment measures imposed on perpetrators of

    criminal offenses in the external environment as a result of mental pro-

    blems that lead them to a completely irresponsible state to know their

    actions or omissions. The paper also clarifies the types of compulsory

    1 Autorja ka mbaruar studimet postdiplomike në fakultetin juridik në Universitetin e

    Prishtinës, “Hasan Prishtina”- Prishtinë, në drejtimin Penalo-Juridik dhe mori titullin

    Master i shkencave Penalo-Juridike.

    Email adressa: [email protected]

  • C E N T R U M 14

    356

    psychiatric treatment measures, and the effects that these bring. Criminal

    proceedings against perpetrators of irresponsible crimes is a special

    procedure, on the very fact of the sensitivity to be exercised against these

    people and the care to be exercised in order that upon the expiry of the

    sentence imposed, the society may feel secure upon their return to their

    living environment. Mandatory treatment measures apply only to perpe-

    trators with psychic aberrations, because the imposition of imprisonment

    or other criminal sanctions would not provide an opportunity to re-socia-

    lize or reintegrate this category of offenders back into society. In order to

    better understand the effects of the compulsory treatment measure, this

    paper contains a survey conducted in the territory of the Basic Court in

    Gjilan for the period 2000-2018, which consists of monitoring the appli-

    cability of the compulsory treatment measure enforced by the judiciary,

    and preventing the infliction of criminogenic phenomena so that the level

    of illegality can be significantly reduced and such perpetrators of a poor

    mental state returned to the social environment

    Key words: Irresponsibility, psychiatrist, supervision

    1. KONCEPTI JURIDIK I SHQIPTIMIT TË MASAVE TË

    TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK

    Kur flitet për sanksionet penale, zakonisht mendohet për një

    çështje të rëndësishme të drejtësisë. Sanksionet janë pjesa më dinamike

    e së drejtës, kjo ngaqë ato duhet t’i përshtaten vetëdijes njerëzore e cila

    ka dëshmuar se nuk qëndron e njëjtë por përcillet me ndryshime të

    vazhdueshme të cilat kërkojnë edhe përshtatshmëri ligjore që do

    korrespondonte me sjelljet e kundërligjshme të shkaktuara nga veprimet

    njerëzore. Një pyetje e shpeshtë që zë vend në kuadër të shkencës së të

    drejtës penale është se cilat dënime konsiderohen si të ekzekutueshme.

    Sipas dispozitave të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

    ekzekutohen dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësue-

    se, masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të kryerësit të veprës pena-

    le me paaftësi mendore ose aftësi të zvogëluar mendore, masa e trajtimit

    me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga

    dhe alkooli si dhe vërejtja gjyqësore.2 Në Kodin Penal, masat e trajtimit

    të detyrueshëm nuk janë sanksione penale, por janë masa të posaçme,

    masa sui generis të karakterit mjekësor, të cilat mund t’iu shqiptohen 2 Hasani.F., E drejta Penale dhe E Drejta e Procedurës Penale, Doracak për

    përgatitjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë, 2015, f.354

  • C E N T R U M 14

    357

    vetëm kryerësve të veprave penale me paaftësi mendore dhe në varësi

    nga droga ose alkooli. Pra, masat mjekësore nuk janë dënime. Që të

    zbatohet dënimi penal kundër një personi, kërkohet doemos ekzistenca

    e fajit, kurse masat mjekësore shqiptohen ndaj personave të papërgjegj-

    shëm, për shkak varësie nga droga apo alkooli ose paaftësisë mendore.

    Në këto masa mungon tërësisht elementi ndëshkimor që është karakteri-

    stikë themelore e dënimit.3Duke pasur parasysh rrethanat e kryerjes së

    veprës penale, motivin e kryerjes së veprës, kryerësit dhe cilësive vetja-

    ke të tij, gjykata shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik jo

    për atë çfarë ka bërë personi si ndëshkim, por për shkak të tendencës

    për ta shëruar kryesin ose eventualisht për të neutralizuar ligësinë që do

    mund të ndodhte nëse i njëjti do lihej në liri dhe pa mbikëqyrje psikia-

    trike. Masat e trajtimit të detyrueshëm, në brendinë dhe qëllimin e tyre

    janë masa të mjekimit, të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj kategorie të

    kryerësve të veprave penale, si dhe mbrojtjes së shoqërisë nga rreziku i

    mundësisë së kryerjes së veprave penale.4 Shqiptimi i dënimit me bur-

    gim nuk pranohet si zgjidhje racionale për këta kryerës meqë veprimi

    me të cilin është shkaktuar një kundërligjshmëri nuk është veprim i

    ndërmarrë me psikë të shëndoshë, ndaj izolimi në institucionin peniten-

    siar nuk do ndihmonte në procesin e riintegrimit dhe risocializimit të

    këtyre kryerësve në shoqëri.

    2. LLOJET E MASAVE TË TRAJTIMIT TË DETYRUE-

    SHËM SIPAS KODIT PENAL TË KOSOVËS

    Para se të hynte në fuqi Kodi Penal i Republikës së Kosovës,

    masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik janë emërtuar si masa të sigu-

    risë ashtu sikundër edhe sot përdoret një terminologji e tillë në vendet

    fqinje kur flitet për shqiptimin e këtyre masave. Llojet e masave të cilat

    mund t’u shqiptohen kryerësve penalisht të papërgjegjshëm janë:

    1. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e

    kujdesit shëndetësor;

    2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri;

    3. Trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur

    nga droga ose alkooli.5

    3 Salihu.I., Zhitija.H, dhe Hasani.F, Komentar i Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

    Botimi I, Prishtinë, 2014, f.294 4 Salihu.I., E Drejta Penale-pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2005, f.524 5 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni 84

  • C E N T R U M 14

    358

    2.1. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në

    institucionin e kujdesit shëndetësor

    Pas vendosjes së Kosovës nën administrimin e Misionit të Admi-

    nistratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), në Kosovë

    filluan hapat e parë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe vendosjen e sundimit

    të ligjit në shoqëri.6 Legjislacioni ynë, duke i ndjekur trendet bashkëko-

    hore për mbrojtjen e personave që lëngojnë nga çrregullimet mendore, ka

    paraparë dispozita të posaçme me të cilat rregullohet procedura penale

    kur kryerësi i veprës penale ka të meta shëndetësore të natyrës mendore.7

    “Çrregullim mendor” do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes

    apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim

    apo çrregullim të funksionimit mendor.8 Si rrethana të cilat ndikojnë në

    shkaktimin e papërgjegjshmërisë së kryerësit të veprës penale radhiten

    sëmundjet mentale të përhershme të cilat zgjasin një kohë të gjatë e të

    cilat përkundër kurës mjekësore nuk japin rezultate të kënaqshme. Papër-

    gjegjshmërinë në anën tjetër, e shkaktojnë edhe sëmundjet mentale të

    përkohshme të cilat ndikojnë në humbjen e vetëdijes së individit për të

    kontrolluar sjelljet e tij, sëmundje këto që pas një periudhe kohore pusho-

    jnë së ekzistuari duke i rikthyer arsyeshmërinë individit të prekur me këto

    sëmundje. Rrethanë tjetër e krijimit të gjendjes së papërgjegjshme është

    edhe ngecja e zhvillimit mendor apo “dementia”, e cila manifestohet me

    humbjen e tërësishme të mënyrës së perceptimit të realitetit. Sipas Kodit

    Penal të Kosovës, masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim

    në institucionin e kujdesit shëndetësor u shqiptohet kryerësve të cilët janë

    të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprimeve të tyre si pasojë e devijimit

    në sferën mentale e cila i shpie këta të fundit në gjendje të papërgjegj-

    shme. Kjo masë u shqiptohet edhe kryerësve me përgjegjësi esencialisht

    të zvogëluar kur konstatohet se:

    - kryerësi ka kryer vepër penale për të cilën është paraparë

    dënimi me së paku tre vjet burgim;

    - ekziston rrezik serioz se kryerësi do të kryejë vepër tjetër penale;

    - trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm

    për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penale;

    6 Gashi.R., Pozita e kryerësve të veprave penale sipas Rregullores nr. 2004/34, Mbi

    procedurën ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, Revista Shkencore

    Ndërkombëtare “ILIRIA”, numër 1, Prishtinë, 2007, f.255 7 Sahiti. E, Murati.R, Elashani.Xh., E drejta e Procedurës Penale, Prishtinë,2013, f.447 8 Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare, nr.37/2012, neni 506,

    parag.1

  • C E N T R U M 14

    359

    - kryerësi është i paaftë për t’u përballur me gjykimin dhe

    - trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i nevojshëm

    për të shmangur rrezikun serioz.9

    Për t’u vlerësuar domosdoshmëria e shqiptimit të kësaj mase

    personit të papërgjegjshëm, vendimtar është mendimi i ekspertit.10

    Ekzistojnë shumë raste që kryerësi ka funksion të pjesërishëm të

    sistemit nervor, dhe si rezultat i kësaj ai kryen vepër penale, mirëpo

    ndjehet e nevojshme të konstatohet nëse i njëjti në kohën e kryerjes së

    veprës penale ka qenë ose jo i përgjegjshëm për veprimin ose

    mosveprimin e tij, në mënyrë që sanksioni penal i shqiptuar nga ana e

    Gjykatës që e gjykon çështjen, të jetë brenda suazave të ligjit, si dhe

    njëherit të vlerësohet nga instancat e gjykatave më të larta si vendim i

    drejtë dhe i bazuar në dispozita ligjore. Për këtë arsye për t’i dhënë fund

    polemikave të vlerësimit të kundërligjshmërisë, në Kodin Penal të

    Kosovës, ekziston edhe nocioni që përkufizon atë se çfarë quajmë

    “Aftësi të zvogëluar mendore”. Sipas Kodit Penal personi i cili ka kryer

    vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse në

    kohën e kryerjes së veprës penale, aftësia e tij për të kuptuar natyrën

    dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij ka qenë

    esencialisht e zvogëluar. Në këtë rast personi aftësia mendore e të cilit

    ka qenë e zvogëluar konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto

    rrethana gjykata i merr parasysh kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin

    e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.11

    Siç dihet, gjendja e paaftësisë mendore ose gjendja e aftësisë së

    zvogëluar mendore, nuk është gjendje e cila mund të zgjidhet nga organet

    e drejtësisë, sepse të njëjtit nuk janë të kualifikuar për të bërë konstatimin

    e vlerësueshmërisë së papërgjegjshmërisë së individit ndaj të cilit

    zhvillohet procedurë penale për kryerjen e ndonjë vepre penale. Për këtë

    arsye, caktohet eksperti i fushës së psikiatrisë, sipas detyrës zyrtare ose

    me propozimin e prokurorit të shtetit, në mënyrë që procedura dhe vepra

    penale që i vihet në barrë të të pandehurit të eliminojë kundërthëniet për

    shkaktim të ndonjë paligjshmërie.12 Në këtë rast, për shkak të rëndësisë

    që ka konstatimi i ekspertit lidhur me gjendjen psikike të të pandehurit

    në momentin e kryerjes së veprës penale, vjen në shprehje mbrojtja e

    detyrueshme ashtu që nëse i pandehuri nuk e ka angazhuar mbrojtësin,

    9 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni 85 10 Salihu.I, Zhitija.H, Hasani.F, vep. e cit., f.298 11 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni paragrafi.2 12 Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare, nr.37/2012, neni 508

  • C E N T R U M 14

    360

    gjykata nxjerr urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime të

    shtetit.13 Për kryerësit totalisht të papërgjegjshëm, kjo masë shqiptohet si

    masë e vetme, ndërsa për ata me përgjegjësi esencialisht të zvogëluar, kjo

    masë shqiptohet së bashku me dënimin me burgim. Shqiptimi i sanksionit

    penal ndaj kryerësit të përgjegjshëm të veprës penale prodhon pasoja

    juridike për këtë të fundit. Për dallim nga dënimi penal, masat mjekësore

    në vetvete, pas përfundimit të tyre nuk sjellin pasoja të tjera juridike dhe

    gjendja gjyqësore e personave ndaj të cilëve janë zbatuar ato konsidero-

    het e bardhë.14 Në vazhdim, do të paraqes numrin e masave të trajtimit të

    detyrueshëm psikiatrik me ndalim të shqiptuara ndaj kryerësve me

    çrregullime mentale në Gjykatën Themelore në Gjilan për periudhën

    kohore 2000-2018. Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikia-

    trik në hulumtimin e bërë në këtë Gjykatë është realizuar në Departamen-

    tin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm.

    Tabela nr.1

    Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me

    ndalim15

    Numri i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim

    gjatë viteve 2000-2018

    Departamenti i

    Përgjithshëm

    % Departamenti i

    Krimeve të Rënda

    %

    2012 1 7,14% / /

    2013 2 14,28% / /

    2015 2 14,28% / /

    2016 3 21,42% / /

    2017 4 28,56% / /

    2018 2 14,28% / /

    Vitet që nuk janë të paraqitura në tabelë nënkupton se nuk kanë

    rezultuar me as edhe një rast të vetëm të shqiptimit të masës me trajtim

    13 Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., Komentar i Kodit të Procedurës Penale të

    Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013 f.1182 14 Elezi. I., Kaçupi. S., Haxhia. M., “Komentar i Kodit Penal të Republikës së

    Shqipërisë”, Tiranë, 2001, f. 228 15 Të dhënat statistikore për paraqitjen e shqiptimit të masave të trajtimit të detyrues-

    hëm psikiatrik me ndalim janë marrë nga hulumtimi i regjistrave penal për periudhën

    kohore 2000-2018 në Gjykatën Themelore në Gjilan. Vitet të cilat nuk janë të shfaqura

    në tabelën përkatëse nuk kanë pasur asnjë rast të shënuar me shqiptim të kësaj mase

    sepse akoma në Kosovë nuk ishin formuar qendrat adekuate mjekësore për mbikë-

    qyrjen e kësaj kategorie kryerësish të veprave penale.

  • C E N T R U M 14

    361

    të detyrueshëm psikiatrik me ndalim. Gjithsej në këtë Gjykatë, janë

    shqiptuar 14 masa të trajtimit të detyrueshëm me ndalim në institucion,

    të gjitha këto të listuara në Departamentin e Përgjithshëm. Departamen-

    ti i Krimeve të Rënda nuk njeh asnjë rast të shqiptimit të kësaj mase.

    2.2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri Kur flitet për dënimin, mund të themi se ndryshimet më të mëdha

    gjatë historisë së të drejtës penale janë bërë në fushën e shqiptimit të

    masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Teoritë për qëllimin

    e dënimit kanë evoluar nga koncepti i hakmarrjes dhe ndëshkimit ndaj

    autorit, drejt konceptit të riedukimit, risocializimit dhe rehabilitimit të

    tij, duke përfaqësuar idetë themelore të drejtësisë rehabilituese.16 Masa

    e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri mund t’i shqiptohet kryerësit

    i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë

    esencialisht të zvogëluar mendore, nëse gjykata konstaton se:

    - ekziston rrezik serioz se kryerësi do të kryejë vepër penale;

    - trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm për të

    shmangur kryerjen e veprës tjetër penale;

    - trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i mjaftueshëm për

    të shmangur rrezikun serioz.17

    Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri paraqet masë më të lehtë

    për kryerësin e veprës sepse kjo masë nuk e izolon atë nga rrethi i cak-

    tuar shoqëror apo ambienti familjar, sepse kundërligjshmëria e shkak-

    tuar në ambientin e jashtëm, apo thënë ndryshe, vepra penale e realizuar

    nga ana e personit si kryerës i saj paraqet një shkallë më të vogël të

    rrezikshmërisë. Si pasojë e kësaj, mundësia e lënies së lirë të kryerësit

    dhe evitimi i ndarjes së tij nga rrethi familjar, do të ndikojë në risociali-

    zimin dhe riintegrimin e tij të sërishëm në shoqëri. Ashtu sikundër tek

    shqiptimi i trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, edhe tek shqi-

    ptimi i trajtimit psikiatrik në liri, ndjehet e nevojshme që gjykata të merr

    parasysh mendimin e ekspertit të psikiatrisë në mënyrë që të pamundë-

    sojë shkaktimin e dukurive të kundërligjshme nga i njëjti individ, e

    bashkë me këtë të ndikojë në evitimin e rritjes së shkallës së recidivi-

    zmit. Eksperti ka për detyrë të përcaktojë natyrën, llojin dhe shkallën e

    sëmundjes. Po ashtu i njëjti duhet të bëjë vlerësueshmërinë e asaj se si

    manifestohet ky aberacion psikik i kryerësit në raport me veprën penale

    të kryer dhe shkallën e rrezikshmërisë shoqërore. Në këtë drejtim, 16 Hysi. V., “Penologjia”, PEGI, Tiranë, 2006, f.79 17 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni 86

  • C E N T R U M 14

    362

    papërgjegjshmëria e kryerësit të veprës penale vërtetohet në bazë të dy

    kritereve: kriterit mjekësor dhe kriterit juridik. Kriteri mjekësor ka për

    qëllim përcaktimin e atyre çrregullimeve psikike që bëjnë personin të

    papërgjegjshëm ndaj ligjit për veprimet shoqërisht të rrezikshme që ai

    kryen, derisa kriteri juridik përcakton rëndesën ose shkallën e çrregulli-

    meve psikike dhe të prapambetjes mendore, që e bën personin të papër-

    gjegjshëm për veprat penale që ai kryen.18 Masa e trajtimit të detyrue-

    shëm psikiatrik nuk shqiptohet vetëm ndaj kryerësve tërësisht të paaftë

    mentalisht. E njëjta u shqiptohet edhe kryerësve të veprave penale me

    aftësi të zvogëluar mendore të cilët janë në gjendje të kuptojnë se me

    veprimin ose mosveprimin e tyre shkaktojnë një kundërligjshmëri, por

    tek ta paraqiten momente të caktuara çmendurie që zhveshin tërësisht

    mendjen e tyre nga të kuptuarit dhe nxjerrjes së arsyeshmërisë mbi

    veprimin të cilin dëshirojnë ta ndërmarrin. Këto momente njihen edhe

    si “lucida intervalla”,dhe janë prezente tek personat me sëmundje

    mentale. Posa të kalojnë momentet e tilla të krizës, personit i rikthehet

    arsyeshmëria. Meqë shumë vepra penale ndodhin pikërisht në të tilla

    momente krize, gjyqtari i çështjes me aktgjykim shpall fajtor kryerësin

    e veprës penale, dhe atë me aktgjykim dënues, por në aktgjykimin e

    dhënë ai njëkohësisht shqipton edhe masën e trajtimit të detyrueshëm

    psikiatrik. Koha të cilën personi e ka kaluar në paraburgim, ose koha të

    cilën ky i fundit e ka kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor me

    ndalim, merret parasysh gjatë llogaritjes së dënimit dhe shqiptimin e tij.

    Në vazhdim do shohim numrin e shqiptimit të kësaj mase dhe

    ekzekuteshmërisë të së njëjtës ndër vite në Gjykatën Themelore në

    Gjilan për periudhën 2000-2018 ku gjithsej janë shqiptuar 79 masa.

    Tabela nr.2

    Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri19

    18 Shtino. N., Lala. S.H., “Psikiatria ligjore”, Tiranë, 2011, f.45 19 Statistikat e paraqitura në tabelë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm

    psikiatrik në liri, janë marrë në bashkëpunim me gjyqësorin nga hulumtimi i bërë në

    2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 Gjithsej

    2000/18

    Rastet 5 3 4 9 6 8 9 8 7 79

    % 6,32 3,79 5,06 11,39 7,59 10,12 11,39 10,12 8,86 99,99%

  • C E N T R U M 14

    363

    Numri i masave nga Departamenti i Përgjithshëm dhe ai i Krimeve të Rënda

    2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

    Rastet

    1

    /

    1

    /

    2

    6

    2

    3

    3

    2

    %

    1,26

    /

    1,26

    /

    2,52

    7,59

    2,52

    3,79

    3,79

    2,52

    2.3. Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të

    personave të varur nga droga ose alkooli

    Përderisa te trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe me ndalim

    kishim situatën kur si kryerës na paraqiteshin personat me sëmundje

    mentale, tek trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave

    të varur nga droga ose alkooli na paraqitet një situatë tjetër, ajo e

    varësisë që kanë këta individë ndaj alkoolit ose substancave narkotike

    që i sjell këta atë fundit në gjendje të papërgjegjshme si pasojë e së cilës

    kryejnë veprime kriminale. Gjykata mund t’i urdhërojë masën e

    trajtimit të detyrueshëm në institucionin e kujdesit shëndetësor kryerësit

    i cili ka kryer veprën penale nën ndikimin e drogës apo alkoolit, nëse

    plotësohen dy kushtet e mëposhtme:

    - gjykata ka shqiptuar dënim, vërejtje gjyqësore ose kryerësin e

    ka liruar nga dënimi;

    - gjykata konstaton se faktori kryesor që e ka motivuar kryerjen e

    veprës penale ishte varësia e kryerësit nga alkooli apo droga dhe nëse

    ka gjasa për mjekimin e tij të suksesshëm.20

    Masa e tillë i shqiptohet kryerësit me qëllim që atij t’i çrrënjoset

    shprehia e krijuar që e shpie atë në veprime të kundërligjshme. Kjo

    masë njëherit shërben edhe si preventivë për të parandaluar kryerjen e

    sërishme të ndonjë vepre tjetër të mundshme. Personat të cilët e shpien

    veten me dëshirë në gjendje të papërgjegjshme, duke konsumuar drogë

    ose alkool në mënyrë që të kryejnë vepër penale, nuk lirohen nga për-

    gjegjësia penale dhe ndaj tyre nuk mund të shqiptohet masa në fjalë.

    Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur

    regjistrat penal si dhe posedimit të aktvendimeve të shqiptuara nga Gjykata Themelore

    në Gjilan, për periudhën kohore 2000-2018. 20 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni 87

  • C E N T R U M 14

    364

    nga droga ose alkooli mund të shqiptohet vetëm ndaj atyre që konsu-

    mimin e alkoolit ose drogës e kanë shprehi dhe nën ndikimin e kësaj

    shprehie ose vesi arrijnë të kryejnë veprim delikuent. Rast i shqiptimit

    të masës në fjalë është ai i vitit 2014 në Gjykatën Themelore në Gjilan,

    ndaj të akuzuarit A.S për veprën penale posedimi i paautorizuar i

    narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge nga

    neni 275 par.1 të KPRK-së.21 Duke u bazuar në deklaratën e ekspertit

    të psikiatrisë se i akuzuari është përdorues i substancave narkotike dhe

    ka krijuar varësi ndaj të njëjtave përdorimi i të cilave ka ndryshuar

    psikën e tij dhe i ka pamundësuar funksionimin normal, të njëjtin Gjy-

    kata e shpall fajtor dhe e dënon me dënim të kushtëzuar burgu në kohë-

    zgjatje prej gjashtë muajsh si dhe masën e trajtimit të detyrueshëm

    psikiatrik në liri në kohëzgjatje prej një viti, të cilin dënim me burgim

    ai nuk do ta mbajë nëse i përmbahet masës dhe nuk kryen vepër tjetër

    penale, në të kundërtën Gjykata dënimin me kusht do ta revokojë. Nëse

    masa është shqiptuar krahas dënimit me gjobë, vërejtjes gjyqësore apo

    lirimit nga dënimi, trajtimi nuk mund të zgjasë më tepër se dy vjet.

    Gjykata është ajo që shqyrton mbarëvajtjen e masës së shqiptuar dhe

    çdo dy muaj vlerëson nëse kjo masë është e nevojshme të vazhdohet

    ose e njëjta duhet të ndërpritet.

    3. VENDIMET GJYQËSORE ME TË CILAT SHQIPTOHEN

    MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK

    Siç dihet gjykata merr vendime gjyqësore në formë të aktgjyki-

    meve dhe aktvendimeve. Të parat ofrohen atëherë kur në mënyrë

    meritore vendoset për një çështje, ndërsa aktvendimet shqiptohen kur

    kemi të bëjmë me punët drejtuese të gjykatës. Përjashtimisht, në proce-

    durën ndaj personave me çrregullime mentale, me aktvendim zgjidhet

    çështja e natyrës penale. Nëse prokurori ka paraqitur propozimin për

    shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik gjykata me

    aktvendim vendos për shqiptimin e kësaj mase, nëse sigurisht ekzistoj-

    në arsyet e bazuara konform dispozitave ligjore për shqiptimin e saj.

    Nëse arsyet nuk gjejnë mbështetje në dispozita ligjore, atëherë gjykata

    e pushon procedurën e shqiptimit të masës së trajtimit të detyrueshëm

    psikiatrik. E njëjta merr aktgjykim lirues për të pandehurin nëse ky i

    fundit veprën penale e ka kryer e ka kryer në gjendje të paaftësisë 21 Shih aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, PKR.nr.21/2014, të datës

    20.04.2016

  • C E N T R U M 14

    365

    mendore, ose kur prokurori i shtetit nuk ka paraqitur propozim për

    shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

    4. EKZEKUTIMI, KOHËZGJATJA DHE EFEKTI I

    MASAVE TË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK

    Qëllimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik realizohet

    përmes ekzekutimit të tyre. Menjëherë pasi aktvendimi merr formën e

    prerë, fillon edhe ekzekutimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psi-

    kiatrik. Meqë këto masa janë të karakterit mjekësor, është e kuptueshme

    që ekzekutimi i tyre bëhet në institucione të veçanta psikiatrike. Profe-

    sor Halili thekson se kryerësit e veprave me paaftësi mendore ose me

    aftësi të zvogëluar mendore për shkak të sëmundjes vetvetiu janë perso-

    na të rrezikshëm për rrethin dhe ambientin ku jetojnë, ata janë përherë

    delikuentë potencial. 22 Koha për të cilën mendohet se kryerësi me

    sëmundje mentale do shërohet tërësisht apo pjesërisht është e pamundur

    të dihet saktë, ndaj këto masa shqiptohen për një afat të pacaktuar kohor

    dhe ekzekutimi i tyre përcillet në mënyrë të vazhdueshme nga enti

    psikiatrik dhe gjykata kompetente e cila e ka shqiptuar aktvendimin.

    Shqiptimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik pas shqyrtimit

    gjyqësor arsyetohet me faktin se shqyrtimi gjyqësor ofron garanci

    procedurale për shqiptimin e drejtë dhe të ligjshëm të kësaj mase. Për

    këtë shqyrtim gjyqësor thirren i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i

    shtetit, i dëmtuari, përfaqësuesit e tyre ligjor, përfaqësuesit e autorizuar

    dhe përkthyesi. Kurse bashkëshorti përkatësisht bashkëshortja e të

    pandehurit njoftohen por nuk thirren, që lë të nënkuptohet se edhe pa

    këta persona mund të mbahet ky shqyrtim. Gjykata lidhur me propozi-

    min e prokurorit të shtetit për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrue-

    shëm psikiatrik vendos në bazë të vërtetimit të fakteve dhe rrethanave

    të rastit konkret në shqyrtimin gjyqësor.23 Masa e trajtimit të detyrue-

    shëm psikiatrik me ndalim ekzekutohet në institucionin e kujdesit

    shëndetësor në vendin ku kryerësi i veprës ka vendbanimin e tij të për-

    hershëm, ose në mungesë të vendbanimit, kjo masë ekzekutohet në ven-

    din ku kryerësi ka vendqëndrimin. Masa në fjalë ekzekutohet në ente të

    posaçme psikiatrike. Kur gjykata shqipton këtë masë, ajo merr parasysh

    rrezikshmërinë e kryerësit, shkallën e sëmundjes si dhe domosdoshmë-

    rinë për trajtim mjekësor. Kur gjykata cakton këtë masë, ajo menjëherë 22 Halili, R., Penologjia, Prishtinë, 2010, f. 240 23 Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., vep. e cit., f. 1193-94

  • C E N T R U M 14

    366

    ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit spro-

    vues kompetent dhe institucionit shëndetësor, institucionit korrektues,

    ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. Ekzekutimi i

    masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri në anën tjetër, bëhet

    në institucionin e kujdesit shëndetësor të cilin e cakton gjykata. Një

    pjesë e përgjegjësisë i lihet vetë kryerësit të veprës sepse ai duhet të

    paraqitet në periudhën e caktuar nga ana e gjykatës në institucionin e

    kujdesit shëndetësor. Nëse masa është caktuar së bashku me dënimin

    me burgim, kryerësi i veprës penale së pari dërgohet në institucionin e

    kujdesit shëndetësor për trajtim.24 Të drejtat dhe detyrimet që i kanë të

    dënuarit me burgim sa i përket vendosjes, ushqimit, veshmbathjes, për-

    kujdesjes si dhe të drejtave të tyre për vizita, pranim pakosh etj., i gëzoj-

    në edhe kryerësit e veprave penale me çrregullime mendore të cilët janë

    vendosur në institucion shëndetësor për ekzekutimin e masës së trajti-

    mit të detyrueshëm psikiatrik. Masat e trajtimit të detyrueshëm janë të

    ngjashme me masat e sigurisë të karakterit mjekësor të cilat kanë ekzis-

    tuar në legjislacionin e mëparmë.25 Këto masa kanë karakter të dyfishtë,

    me to mbrohen interesat e kryerësve të sëmurë dhe interesat e shoqërisë

    prej veprimeve objektivisht të pakontrolluara.26 Nga analiza e vendi-

    meve gjyqësore për rastet e veprave penale ku kryerës kanë qenë

    personat me çrregullime mentale apo të varur nga droga ose alkooli,

    konstatohet se gjykata në vendimet e saj evidenton dy efekte kryesore

    që masat në fjalë sjellin, dhe atë:

    - efektin e parandalimit të posaçëm ndaj të pandehurit konkret që synon në edukimin dhe risocializimin e tij. Në këtë drejtim, pritshmëritë

    janë që i pandehuri të mos kryejë në të ardhmen vepra të tjera penale,

    duke vazhduar një jetë normale pas kryerjes së dënimit;

    - efektin e parandalimit të përgjithshëm, duke dhënë mesazhin në shoqëri që personat me çrregullime mendore do të trajtohen në institu-

    cione të veçanta mjekësore dhe ndaj tyre do të shqiptohen masat e

    trajtimit të detyrueshëm ashtu që me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë

    nga kriminaliteti, i izolojnë nga mjedisi shoqëror dhe përkujdesen për

    kryerësit me çrregullime mendore apo të varur nga droga dhe alkooli.

    24 Ligji nr.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Gazeta Zyrtare,

    nr.31/2013, neni 174 25 Halili. R., vep. e cit., f. 239 26 Muçi, Sh., E drejta Penale, Tiranë, 2007, f.260

  • C E N T R U M 14

    367

    5. RAPORTIMI I INSTITUCIONIT TË KUJDESIT

    SHËNDETËSOR

    Sipas nenit 176 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

    institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës që ka caktuar masën

    në shkallë të pare, raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e

    trajtimit të personit ndaj të cilit ekzekutohet masa, së paku një herë në

    gjashtë (6) muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës.27 Institucioni i

    kujdesit shëndetësor është i obliguar që ta informojë gjykatën për

    mbarëvajtjen e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me kërkesën

    e kësaj të fundit. Pas kalimit të afatit prej gjashtë muajsh gjykata i drej-

    tohet me kërkesë këtij institucioni për të vlerësuar nëse kanë pushuar

    ose jo kushtet për vazhdimin e kësaj mase. Kur institucioni i kujdesit

    shëndetësor ose mjeku përgjegjës për shërimin mendor konstaton se më

    nuk është e nevojshme ta trajtojë, ose ta ndalojë kryerësin e veprës

    penale në institucionin e kujdesit shëndetësor, ai menjëherë e informon

    gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë. Çdo gjashtë (6) muaj,

    gjykata që e ka caktuar masën në shkallë të parë e shqyrton nevojën e

    vazhdimit të masës pas shqyrtimit të raportit të institucionit shëndetësor

    dhe të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i punësuar në

    institucionin e kujdesit shëndetësor ku është duke u ekzekutuar masa.28

    Sipas këtij paragrafi shohim se gjykata kohëzgjatjen ose ndërprer-

    jen e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik e bën nga konstatimi

    i ekspertit që nuk punon në institucionin e kujdesit shëndetësor në të

    cilin kryerësi i veprës penale po e vuan sanksionin. Kjo sigurisht bëhet

    për shkak të transparencës dhe rritjes së konfidencialitetit të ekzamini-

    mit mjekësor. Mendimi i psikiatrit vlerësohet më i denjë kur ai nuk

    krijon raporte afërsie me kryesin dhe nuk udhëhiqet nga ndjesitë, kështu

    që për të shmangur joprofesionalizmin ligjdhënësi ka paraparë që në

    konsideratë të merret ekzaminimi nga një ekspert që nuk punon në insti-

    tucionin e njëjtë të kujdesit shëndetësor ku kryesi vuan dënimin. Sipas

    detyrës zyrtare, ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit, institu-

    cionit të kujdesit shëndetësor, ose të organit të kujdestarisë që është

    kompetent në bazë të vendbanimit të përkohshëm, ose të përhershëm të

    personit në kohën kur ka hyrë në fuqi urdhri me anë të të cilit është

    caktuar masa, gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë e

    pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme që kryerësi 27 Neni 176, paragrafi 1 i LESPK-së 28 Neni 176, paragrafi 2 dhe 3 i LESPK-së

  • C E N T R U M 14

    368

    të trajtohet, ose ndalohet në atë institucion. Kur e pushon masën, gjykata

    mund të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm në liri nëse ekzistojnë

    arsyet për caktimin e masës së tillë. Vendimi sipas paragrafit 4 të këtij

    neni merret pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe kryerësit

    të veprës penale nëse gjendja e tij këtë e lejon edhe pas shqyrtimit të

    mendimit të ekspertit. Kur gjykata pushon masën, e informon institucio-

    nin e kujdesit shëndetësor, e liron personin ndaj të cilit është caktuar masa

    e menjëhershme e marrjes së vendimit.29 Në rast se personave të cilëve u

    është shqiptuar dënimi plotësues i shërimit psikiatrik në liri, nuk i nën-

    shtrohen shërimit dhe trajtimit psikiatrik, ose ata krye në vete e braktisin

    tretmanin dhe në këtë mënyrë manifestojnë sjellje dhe veprime të rrezik-

    shme, atëherë gjykata ndaj tyre mund të shqiptojë masën tjetër siguruese

    e cila është vendosja në institucionin psikiatrik për ruajtje, pra bëhet

    izolimi i tyre në institucionin e posaçëm në kushte dhe tretman të mby-

    llur. Kjo masë, parimisht nuk e kufizon tretmanin ndaj personit të cilit i

    është shqiptuar ky tretman i shërimit psikiatrik në liri. Shqiptimi dhe

    ekzekutimi i kësaj mase evidentohet në evidencën kriminale të cilën e

    mbajnë organet e policisë apo të punëve të brendshme.30

    6. DHËNIA E NDIHMËS PAS LIRIMIT NGA PËRKUJ-

    DESJA SHËNDETËSORE

    Neni 177 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale thekson

    se pasi që personi të lirohet nga institucioni shëndetësor, organi kompe-

    tent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është

    ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas lirimit nga institucioni shën-

    detësor. Nëse kryerësi i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë

    së zvogëluar mendore lirohet nga institucioni shëndetësor, dhe nëse ai

    në institucionin shëndetësor ka kaluar kohë më të shkurtër se sa kohë-

    zgjatja e burgimit të caktuar, gjykata e shqyrton lirimin me kusht për

    atë person. Me rastin e vendosjes për lirim me kusht, gjykata veçanë-

    risht merr parasysh suksesin e trajtimit të personit të dënuar, gjendjen e

    tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin shëndetësor dhe kohën

    e mbetur të dënimit. Nëse gjykata vendos për lirimin me kusht, mundet

    gjithashtu të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri,

    nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. Nëse gjykata

    vendos që personi i dënuar të mbajë pjesën e mbetur të dënimit me 29 Neni 176, paragrafi 4,5,6 i LESPK-së 30 Halili. R., vep. e cit., f.242

  • C E N T R U M 14

    369

    burgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjellë atë në

    institucionin korrektues të dënimit.31

    Në nenin në fjalë shohim se pas përfundimit të mbajtjes së dënimit

    në institucionin e kujdesit shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë

    ka përgjegjësi ndaj personit i cili tashmë është liruar nga mbajtja e

    dënimit. Kjo bëhet me qëllim të vazhdimit të mbikëqyrjes së personit

    tashmë të liruar dhe konstatimit se vërtetë nuk ia vlen më qëndrimi në atë

    institucion. Krahas kësaj, koha të cilën i akuzuari e kalon në institucionin

    e kujdesit shëndetësor mund të jetë më e shkurtër se kohëzgjatja e burgut.

    Në raste të tilla gjykata sipas bindjes së saj të lirë, analizës së ekzami-

    nimeve, dhe sjelljes së të akuzuarit në institucion vendos nëse të njwjtin

    do ta lirojë me dënim me kusht ose do t’i shqiptojë masën e trajtimit të

    detyrueshëm në liri. Kur gjykata vendos që personi i dënuar të mbajë

    pjesën e mbetur të dënimit me burgim, personeli i Shërbimit Korrektues

    së Kosovës e përcjellë atë në institucionin korrektues të dënimit.

    CONCLUSION

    Examination of the measures of compulsory psychiatric treatment

    as part of positive legislation highlights the need, importance and

    specificity and at the same time they are in harmony with the principle

    of humanization of criminal law. On the research conducted in the Basic

    Court on people with mental disabilities or substantially reduced respo-

    nsibilities who are unable to understand the nature of the action or omis-

    sion or the consequence caused by taking such action or omission re-

    sults that the court has a relatively high number of large cases of crimin-

    al cases that unfortunately are not resolved within the legal deadlines

    intended to resolve cases provided by our positive law.

    As a result, many cases have been delayed until a final decision

    on the matter being examined is delayed. The delay in the proceedings

    has taken many years due to the negligence of the justice authorities to

    rationalize access to cases where perpetrators were persons with mental

    disorders. The lack of medical treatment for a long period of time until

    the case is handled by the Court can aggravate the mental state of the

    perpetrator. If the offense is committed as a result of substantially

    diminished liability and the case is adjudicated after a long period of

    time, it is likely that the patient will present further deviations and the

    31 Neni 178, paragrafi 1, 2, 3, 4 dhe 5 i LESPK-së

  • C E N T R U M 14

    370

    risk may increase as a result of the negligence of the competent autho-

    rities to recover mental health of the sick person. When dealing with

    cases from judicial practice to persons who at the time of commission

    of the offense were unaware, that is, they have suffered from a tempo-

    rary or permanent illness affecting their brain function by legal provi-

    sions it is foreseen that when rendering a ruling thereon whichever issue

    is resolved in a proceeding, the institution to which the offender is sent

    for medical treatment must be specified, which in most cases is in fact

    avoided by the Court. Furthermore, most of the offender's mental illness

    as well as the timing within which the institution must report to the

    Court on the progress of the measure and the effects it has had. Alth-

    ough the judiciary tends to be vigilant when it comes to human rights,

    it is these problems that lose the vigilance and prestige of the institution.

    I wish that in the future such a category will be treated with dignity

    every human being deserves.

    RECENSENTË:

    Prof. dr. Afrim Osmani

    Prof. dr. Qebir Avziu

    LITERATURA

    1. Elezi. I., Kaçupi. S., Haxhia. M., “Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, Tiranë, 2001;

    2. Gashi.R., Pozita e kryerësve të veprave penale sipas Rregullo-res nr 2004/34, Mbi procedurën ku përfshihen kryerës me çrregullime

    mendore, Revista Shkencore Ndërkombëtare “ILIRIA”, numër 1,

    Prishtinë, 2007;

    3. Halili, R., Penologjia, Prishtinë, 2010; 4. Hasani.F., E drejta Penale dhe E Drejta e Procedurës Penale,

    Doracak për përgaditjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë, 2015;

    5. Hysi. V., “Penologjia”, PEGI, Tiranë, 2006; 6. Muçi, Sh., E drejta Penale, Tiranë, 2007; 7. Sahiti. E, Murati.R, Elashani.Xh., E drejta e Procedurës

    Penale, Prishtinë, 2013;

    8. Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., Komentar i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013;

    9. Salihu.I., E Drejta Penale-pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2005;

  • C E N T R U M 14

    371

    10. Salihu.I., Zhitija.H, dhe Hasani.F, Komentar i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Botimi I, Prishtinë, 2014;

    11. Shtino. N., Lala. S.H., “Psikiatria ligjore”, Tiranë, 2011

    LIGJE DHE KODE

    1. Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019; 2. Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare,

    nr.37/2012;

    3. Ligji nr.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Gazeta Zyrtare, nr.31/2013

    VENDIME GJYQËSORE

    Të gjitha aktvendimet e Gjykatës Themelore në Gjilan për

    periudhën kohore 2000-2018