TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË...

15
C E N T R U M 12 11 Ali Musliu, PhD 1 UDC: 342.72/.73:342.1 342.72/.73:342.8 TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË PUSHTETIT SHTETËROR ПОЛИТИЧКИТЕ ПРАВА КАКО МЕХАНИЗАМ НА КОНТРОЛА НА ДРЖАВНАТА ВЛАСТ POLITICAL RIGHTS AS A MECHANISM OF STATE POWER CONTROL ABSTRACT The first generation of human rights included primarily those defined in the International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR). International human rights law conceives of political rights as a fundamental rights, particularly where it takes the form of elections giving voice and effect to popular will- democracy. Every citizen has the right and the opportunity to take part in the conduct of public affairs, directly or through freely chosen representatives. All governments are dependent upon a degree of political support and legitimacy of the state power. Therefore, these human rights are known as political rights. The paper reflects upon the emergence of political rights to control absolute power of stakeholders, through the guarantee for free expression of the will of the electors, to hold opinions without interference, to provide the right to freedom of expression and association with others, and to prohibit any hostility of violence of these rights. The article gives a critical assessment of the concept of political rights in nowadays and to argue whether they are sufficient to protect democratic liberal society and the state. Keywords: Human Rights, Political, Power, Protection, State 1 Profesor në Universitetin e Tetovës - Fakulteti Juridik, Maqedoni, Tetovë ([email protected])

Transcript of TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË...

Page 1: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

11

Ali Musliu, PhD1

UDC: 342.72/.73:342.1

342.72/.73:342.8

TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË PUSHTETIT SHTETËROR

ПОЛИТИЧКИТЕ ПРАВА КАКО МЕХАНИЗАМ НА КОНТРОЛА НА ДРЖАВНАТА ВЛАСТ

POLITICAL RIGHTS AS A MECHANISM OF STATE POWER CONTROL

ABSTRACT

The first generation of human rights included primarily those

defined in the International Covenant on Civil and Political Rights

(ICCPR). International human rights law conceives of political rights

as a fundamental rights, particularly where it takes the form of

elections giving voice and effect to popular will- democracy. Every

citizen has the right and the opportunity to take part in the conduct of

public affairs, directly or through freely chosen representatives. All

governments are dependent upon a degree of political support and

legitimacy of the state power. Therefore, these human rights are known

as political rights. The paper reflects upon the emergence of political

rights to control absolute power of stakeholders, through the guarantee

for free expression of the will of the electors, to hold opinions without

interference, to provide the right to freedom of expression and

association with others, and to prohibit any hostility of violence of these

rights. The article gives a critical assessment of the concept of political

rights in nowadays and to argue whether they are sufficient to protect

democratic liberal society and the state.

Keywords: Human Rights, Political, Power, Protection, State

1 Profesor në Universitetin e Tetovës - Fakulteti Juridik, Maqedoni, Tetovë

([email protected])

Page 2: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

12

1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

MENDIMIT

Themelet e sistemit për të drejtat e njeriut qëndrojnë në konceptin

se njeriut është qenie autonome dhe racionale, dhe si i tillë është i aftë

dhe i lirë që pavarësisht të mendoj dhe të krijoj qëndrime dhe t’i ndry-

shon të njëjtat. Liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit paraqet të

drejtën themelore të njeriut, e cila ka rol thelbësor në realizimin dhe

mbrojtjen e të drejtave të tjera. Mundësia për t’u shprehur mendimi dhe

për t’u shkëmbyer informacioni paraqet tregues të vlefshëm për kapaci-

tetin demokratik dhe pozicionin institucional të demokracisë në shoqë-

ritë. Konceptet e të drejtave politike dhe të pluralizmit demokratik, janë

të parealizueshme pa mundësinë e shprehjes së lirë të mendimit dhe

garës objektive të ideve të kundërthëna politike. Toleranca ndaj mendi-

mit të tjetrit dhe të ndryshmit, paraqet themelin dhe arritjen më substan-

ciale të Evropës pas-revolucionare, ku mundësoi ekzistencën e shoqëri-

ve bashkëkohore multinacionale dhe multikulturore.2

Liria e shprehjes është e drejtë themelore politike, ku kjo e drejtë

ndërkombëtarisht është kualifikuar si e drejtë kornizë.3 Lëvizë nga liria

e mendimit dhe liria e shprehjes individuale të mendimit, deri te liria

institucionale e mediave. Liria e mendimit është një e drejtë absolute

qytetare, që do të thotë se askush nuk mund ta rrezikojë ose kufizojë të

menduarit e njeriut, ndërsa liria e shprehjes së mendimit trajtohet si e

drejtë politike. Si e drejtë politike mund të jetë objekt i restrikcioneve

ose kufizimeve të caktuara, të cilët duhet të interpretohen ngushtë dhe

në përputhje me qëllimet e vendosura objektive juridike, për çka do të

flasim më poshtë.4 2 Filipović, M. (2002). Deset predavanja o ideji Evrope. Treće predavanje. Sarajevo, f. 31-41. 3 Themelet e lirisë në shprehjes vendosen me anë të dokumenteve ndërkombëtare,

duke filluar nga Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut, ku në nenin 19 thekson:

“Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin

lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të

informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë”; si dhe

Pakti Ndërkombëtar për të Drejta Civile dhe Politike, në nenin 19: “Secili duhet të

ketë të drejtën e opinionit pa ndonjë ndërhyrje. Secili duhet të ketë të drejtën e lirisë

sё shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e kёrkimit, marrjes dhe pёrhapjes sё informa-

cioneve dhe ideve tё tё gjitha llojeve, pavarёsisht nga kufijtë, qoftë me gojë, me

shkrim, nё formё tё shtypur ose artistike, ose me çdo mjet tjetёr tё zgjedhur prej tij”. 4 Për shembull nenin 19, paragrafi 3 përcakton kornizën e kufizimit të mundshëm të

kësaj të drejte, si: Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёn-

kupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa

Page 3: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

13

Në teorinë juridike e drejta e shprehjes trajtohet edhe si kompila-

cion i më shumë të drejtave, prandaj jo rrallë herë paraqiten paqartësi të

caktuara në koncept. Elementet kryesore të lirisë së shprehjes, siç garan-

tohen nga e Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut, përfshinë:

Lirinë e mendimit; Lirinë e fjalës - verbalisht, me shkrim, në shtyp, në

art; Lirinë e informacionit - verbalisht, me shkrim, në shtyp, në art; Lirinë

e mediave; Lirinë e komunikimit ndërkombëtar; Lirinë e komunikimit

elektronik; Lirinë për të kërkuar informacion dhe ide; Lirinë për të marrë

informacion dhe ide; dhe Lirinë për të dhënë informacion dhe ide.5

Pra, siç mund të shohim nga ky kompilacion i të drejtave, liria e

shprehjes trajtohet si e drejtë e dyfishtë. Përkatësisht, e drejta e parë, të

dërgohen, transmetohen ose shprehen mendimet dhe idetë e çdo lloji

(shprehje politike, artistike, komerciale) dhe e dyta, e drejta të kërkohen

dhe të merren informata në çdo formë (gojarisht, me shkrim, përmes

formave të artit, mediave, përfshirë edhe teknologjitë e reja). E ven-

dosur në këtë mënyrë, kjo e drejtë është pjesë integrale e të drejtës për

të komunikuar. E drejta e përkufizuar në këtë mënyrë duhet të jetë me

interes, para së gjithash, për krijuesit e politikave, për ata të cilët i for-

mulojnë politikat, për çështje juridike, ekonomike dhe politike. Në këtë

domen, theksi vihet edhe mbi krijimin e politikave të mediave, kështu

për shembull, vihet re një vëllim i madh i aktiviteteve në këtë drejtim

nga ana e Këshillit të Evropës i cili arriti, në masë të konsiderueshme,

të rregullojë një pjesë të parimeve bazë, sa i përket kësaj çështje, siç

është liria e shprehjes dhe privatësia. Me këtë, Këshilli i Evropës si dhe

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut luajtën rol të ngjashëm me

rolin e gjykatave kushtetuese të disa juridiksioneve nacionale.6

Sa i përket domethënies konceptuale dhe juridike të lirisë së

shprehjes, është e rëndësishme Konventa Evropiane për të Drejtat e

Njeriut. Konventa është shprehje e identitetit të demokracive liberale

perëndimore si model abstrakt kushtetues për tërë kontinentin e Evropës,

veçanërisht në fund të shekullit XX, duke i përfshirë shtetet e sapo-

pranuara postkomuniste dhe siguruar mjete për promovimin e të drejtave

kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domos-

doshme: (a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve; (b) Pёr

mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik. 5 Musliu, A. (2012). Modern System of Human Rights. International magazine for

social sciences “VIZIONE”, Skopje, nr. 29/2018. 6 Mihajlova, E. & Baçovska. J. (2013). Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes.

Polyesterday. Shkup, f. 6-7.

Page 4: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

14

dhe lirive themelore të njeriut në themelet e strukturës dhe funksionit të

institucioneve publike në të gjitha nivelet e qeverisjes në Evropë.7

Konventa Evropiane për të Drejtat në nenin 10 garanton lirinë e

shprehje dhe cakton përmbajtjen e saj, se: “Çdokush ka të drejtën e lirisë

së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të

marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autorite-

teve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet

që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematogra-

fike ose televizive.8

Konventa parasheh në raste të sigurisë kombëtare ose nevoje të

shoqërisë demokratike kufizimin e kësaj të drejte. Ky kufizim i të kësaj

të drejte në Konventë arsyetohet, se: “Ushtrimi i këtyre lirive që përm-

ban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve,

kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që

janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë

kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e

rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të

moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të

ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar

autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.9

Shkalla në të cilën mbrohet drejta e shprehjes, mund të ndahen në

pesë kategori të gjera. Këto kategori të mbrojtjes të së drejtës së

shprehjes janë: shprehja e interesit politik dhe publik; shprehja morale

dhe fetare; shprehja e vlerave artistike dhe kulturore; shprehja komer-

ciale; shprehja pa vlerë. Këto përfshijnë formën më të fortë të mbrojtjes,

të rezervuar për shprehjen e interesit politik dhe publik, deri në format

më pak të mbrojtura të fjalës, sidomos shprehjen pa vlerë. Megjithatë,

të gjitha kategoritë e të folurit janë në një farë mase të mbuluara nga e

drejta e lirisë së shprehjes.10

Çështje komplekse dhe e diskutueshme, duke mos analizuar çdo

kategori veç e veç, është raporti mes lirisë së shprehjes, gjuhës së

urrejtjes, nxitjes për dhunë dhe gjuhës së urrejtjes racore. Në këtë mes, 7 Musliu, A. (2012). Modern System of Human Rights. International magazine for

social sciences “VIZIONE”, Skopje, nr. 29/2028. 8 Neni 10, paragrafi 1 i KEDNJ-së. 9 Neni 10, paragrafi 2 i KEDNJ-së. 10 Roagna, I. (2012). Mbrojtja e së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare

sipas Konventës të të Drejtave të Njeriut. Doracak për të drejtat e njeriut të Këshillit

të Evropës. Drejtoria e përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Këshilli i Evropës, Strasburg, f. 300.

Page 5: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

15

nevojitet të ekzistojë një lidhje e drejtpërdrejtë midis mënyrës së

shprehjes të përdorur dhe dhunës së synuar. Prandaj është e nevojshme

të bëhet dallimi mes publikimit të pikëpamjeve që nxisin ose mund të

nxisin dhunën në njërën anë, dhe publikimit të pikëpamjeve që janë të

papajtueshme dhe përcjellin mungesën e vullnetit për të bërë kompro-

mis me autoritetet në anën tjetër. Shqetësime të veçanta janë ngritur

lidhur me përhapjen e gjuhës së urrejtjes përmes internetit dhe mediave

sociale. Prandaj PNDCP më mënyrë eksplicite cakton se: “Çdo thirrje

pёr urrejtje kombёtare, racore ose fetare qё pёrbёn nxitjen pёr diskri-

minim, armiqёsi dhe dhunё ndalohet me ligj”.11

Gjuha e urrejtjes hap probleme të pakëndshme dhe komplekse për

shoqëritë bashkëkohore, të cilat i janë përkushtuar respektit dhe kulti-

vimit të pluralizmit kulturor dhe tolerancës. Gjuha e urrejtjes nënkupton

manifestim të urrejtjes ndaj një grupi të caktuar. Ajo përdoret që të

ofendohet një person për shkak të përkatësisë racore, etnike, religjioze

ose një grup tjetër të cilit i takon ai person. Gjuha e këtillë në përgjithësi

tenton ta gjykojë ose ta degjenerojë individin ose grupin ose të manifes-

tojë mllef, urrejtje, dhunë ose përbuzje ndaj tyre. Ajo bart porosi për

inferioritetin e anëtarëve të grupit në fjalë dhe gjykon, përçmon dhe

është përplot me urrejtje. Në të vërtetë, të gjitha deklinacionet raciste,

ksenofobike, homofobike dhe të tjera, që kanë të bëjnë me deklinacione

të shprehjes sulmuese të identitetit, mund t’i sublimojmë me nocionin

gjuhë e urrejtjes.12 Debatet rreth gjuhës së urrejtjes sot, gjithnjë e më

shumë, janë edhe reaksione të diskutimeve aktuale rreth migracionit në

rritje, përkushtimit ndaj pluralizmit dhe respektimit të diversiteteve në

demokracitë bashkëkohore kushtetuese.

2. LIRIA E NDËRGJEGJES DHE BESIMIT

E drejta e lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, është një nga të drejtat

themelore të domosdoshme për një shoqëri demokratike dhe për vetë

vlerat e demokracisë. Këto të drejta mund të ushtrohen individualisht,

po ashtu edhe kolektivisht.

11 Neni 20, paragrafi 1 dhe 2 i PAKTI NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT

CIVILE DHE POLITIKE, miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për

aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16

dhjetor 1966, hyrë në fuqi, më 23 mars 1976. 12 Mihajlova, E. & Baçovska. J. (2013). Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes.

Polyesterday. Shkup, f. 23-24.

Page 6: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

16

E drejta e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e drejtë

absolute. Kjo e drejtë nënkupton edhe të drejtën për të ndryshuar fenë

dhe besimin. Ky aspekt përmendet shpesh si një cilësi e saj ezoterike

dhe nuk mund të shmanget. Prandaj, askush nuk mund të detyrohet të

tregojë mendimet e tij/saj, respektin për një fe ose besim të veçantë. Po

kaq absolut është edhe fakti se askujt nuk mund t’i kërkohet që të men-

dojë, besojë apo ndjekë një fe të caktuar. Një element tjetër i rëndë-

sishëm i kësaj të drejte, është edhe liria për të manifestuar besimin, për

të praktikuar publikisht lirshëm atë, vetë, ose me të tjerët, për të zbatuar

rregullat lidhur me ushqimin, veshjen, lutjet ditore etj.

Detyrimi i shtetit për të siguruar respektimin e pluralizmit fetar

është kryesor në garantimin e lirisë fetare. Në një shoqëri ku bashkëje-

tojnë disa fe brenda të njëjtës popullsi, shteti mund të vendosë kufizime

mbi lirinë e fesë vetëm me qëllim të harmonizimit të interesave të

grupeve të ndryshme, dhe për të garantuar se respektohen besimet e të

gjithëve. Gjatë ushtrimit të pushtetit të tij rregullator shteti, megjithatë,

ka detyrë të mbetet neutral dhe i paanshëm.13

Liria e ndërgjegjes dhe besimit garantohet me nenin 9 të Konventës

Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se: “Çdokush ka të drejtën e

lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë

për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose

kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies,

praktikave dhe kryerjes së riteve”.14 Po ashtu, në rrafshin ndërkombëtar

liria e ndërgjegjes dhe besimit fillimisht është rregulluar me nenin 18 të

Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), ku potencohet:

“Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo

e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që

njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose

privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve,

kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare”.15

13 Roagna, I. (2012). Mbrojtja e së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare

sipas Konventës të të Drejtave të Njeriut. Doracak për të drejtat e njeriut të Këshillit

të Evropës. Drejtoria e përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Këshilli i Evropës, Strasburg, f. 339. 14 Neni 9, paragrafi 1 i KEDNJ-së. 15 Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Pas këtij akti

historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe

të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla

Page 7: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

17

Mbrojtje të lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit në rrafshin

ndërkombëtar luajti Pakti Ndërkombëtar për të Drejta Civile dhe

Politike. Pakti përcaktoi se “Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit,

ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё

adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar

fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt,

si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё

riteve, praktikave dhe arsimit”.16 Me tutje, vazhdohet me ndalimin të

nënshtrimit të ndonjё shtrëngimi, qё do të mund tё prekte lirinё e tij/sa

pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej

tij.17 Sa i takon lirisë së manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund

tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё

domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisё, tё rendit e tё shёndetit publik,

ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tё tjerёve.18

Në këtë mes është me rëndësi pjesa e fundit e nenit 18, ku shtetet

palё tё Paktit zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e

zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshëm pёr tё siguruar edukimin fetar

dhe moral tё fёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.19 Mësim

besimi nëpër shkolla është temë e debatueshme në shumë shtete të bo-

tës, e veçanërisht në të shteteve të Evropës Juglindore në raport të

drejtës së mësim besimit fetar nëpër shkolla publike dhe parimit të

shekullarizmit të shtetit.

Në shumë shtete mësim besimi është lëndë obligative në shkollat

fillore dhe të mesme publike. Përjashtim nga kjo praktikë ishin shtetet,

si për shembull SHBA dhe Franca, që kishin një raport të prerë sheku-

llarë të ndarjes së shtetit dhe kishës. Në disa vende që ishin me një sis-

tem rigid ateist, veçanërisht vendet me shumicë krishtere, nuk munde-

shin të kuptojnë kulturën e përgjithshme artistike dhe letrare pa njohjen

paraprake të gjuhës biblike. Prandaj, për mbushjen e kësaj hapësire

nëpër shkolla publike inkuadrohen kurikulat arsimore dhe lënda e

mësim besimit, veçanërisht në formë të historisë së religjioneve dhe të

etikës fetare.20 dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh

statusin e tyre politik. 16 Neni 18, paragrafi 1 i PNDCP. 17 Neni 18, paragrafi 2 i PNDCP. 18 Neni 18, paragrafi 3 i PNDCP. 19 Neni 18, paragrafi 4 i PNDCP. 20 Dimitrijević, V., Paunović, M., & Đeriće, V. (1997). Ljudska pravа. Beograd:

Centar za ljudska prava - DOSIJE, f. 312.

Page 8: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

18

Për shembull, në Gjermani nxënësit ishin të detyruar të ndjekin

mësim besimin nëpër shkolla, me të drejtë që të zgjedhin në mes mësi-

mit dhe predikuesit roman katolik ose protestant (lutheran). Vështirësitë

u paraqitën atëherë kur u paraqitën një numër i konsiderueshëm

prindërish - me botëkuptim ateist dhe të lirë, që konsideronin që fëmijët

e tyre nuk duhet tu nënshtrohen indoktrinimeve fetare. Gjithashtu rritja

e migracionit në Gjermani dhe ekzistimi i komuniteteve të ndryshme

fetare, ku u konsideroheshe që imponimi i një religjioni fetar paraqet

shkelje të lirisë së ndërgjegjes dhe besimit.21

Nuk është numri i vogël i shteteve sa i takon shpalljes së një

religjioni si atë shtetëror me akte më të lartë shtetërore, qoftë me

kushtetutë ose akte tjera juridike, të një religjioni si shtetëror ose zyrtar.

Në shtetet me shumicë muslimane kjo është e qartë nga vetë emërtimi i

shteteve si ato islamike (Republika Islamike e Iranit, Pakistanit, Afga-

nistanit, Mauritanisë etj.). Në shumicën e vendeve latino-amerikane me

kushtetutë janë të përcaktuara si shtete katolike, edhe përkundër faktit

që në praktikë dhe në jetën e përditshme ka pak ndikim.

Në Evropë shumica e shteteve që ruajtën traditën e monarkisë si

trajtë të sundimit shtetëror, si për shembull vendet skandinave, ku kisha

lutherane është ajo shtetërore, ose në Angli kisha anglikane si kishë

shtetërore.22 Nëse në mënyrë strikte interpretohet parimi i shekullari-

zmit dhe ekzistimit të një religjioni si atë shtetëror, paraqet diskriminim

ndaj pjesëtarëve të bashkësive tjera fetare. Favorizimi i një i një reli-

gjioni me pretekst se i përkasin shumica e qytetarëve të shtetit, gjith-

ashtu është diskriminues dhe paraqet shkelje të të drejtave të pakicave

religjioze.

Mirëpo, institucionet ndërkombëtare tregojnë mirëkuptim për

ekzistimin e religjioneve shtetërore ose zyrtare si rezultat i traditës të

këtyre shteteve, që e kanë edhe si pjesë të identitetit shtetëror dhe nacio-

nal. Sipas interpretimit të Komitetit për të Drejtat e Njeriut, ekzistimi i

një religjioni shtetëror ose zyrtarë nuk paraqet shkelje të të drejtave të

paraparë në Paktin Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike,

21 Ibidem, f. 313. 22 Është interesante të përmendet rasti i Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, ku me

kushtetutë është e caktuar që mbreti duhet të jetë pjesëtar i kishës shtetërore lutherane.

Page 9: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

19

duke përfshi nenin 18 (e drejta e ndërgjegjes, mendimit dhe fesë), ose

të nenit 27 (të drejtat e pjesëtarëve të pakicave).23

Ruajtja e ekuilibrit fetarë në shtete që kanë religjione shtetërore

ose zyrtare, konceptualisht është me e lehtë të thuhet se sa në praktikë

të implementohet. Prandaj institucionet ndërkombëtare shpesh reagojnë

në raste të përzgjedhjes të pjesëtarëve të komuniteteve të caktuara në

poste të larta shtetërore, lehtësime tatimore për pjesëtarët e komunitetit

përkatës, vendosja e tatimeve në favor të kishës shtetërore, dhënia e

donacioneve të ndryshme materiale për një bashkësi përkatëse fetare,

ose vështirësimin e lejeve për ndërtim të faltoreve etj.

3. E DREJTA E ORGANIZIMIT DHE TUBIMIT

E drejta e organizimit buron nga e drejta natyrore e njeriut, sepse

përpos që njeriut është qenie e arsyeshme ai njëkohësisht është edhe

qenie sociale, që nënkupton domosdoshmërinë e interaksionit social me

njerëzit e tjerë.24 Prandaj, kjo e drejtë mbrohet në pjesën më të madhe

të instrumenteve ndërkombëtare juridike për të Drejtat e Njeriut. Kështu

KEDNJ në nenin 11 thekson se: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së

tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën

e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për

mbrojtjen e interesave të tij”.25 Në të njëjtën mënyrë edhe PNDCP në

nenin 22 potencon se: “Secili person ka tё drejtë tё bashkohet lirisht me

tё tjerёt, duke pёrfshirё tё drejtёn pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё

marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё veta”.26

Pra, e drejta e organizimit është e drejtë për t’u organizuar me të

tjerë për të formuar organe për të ndjekur objektiva të përbashkëta

kolektivisht. Ajo përfshin specifikisht të drejtën për të formuar sindi-

katat për mbrojtjen e interesave të anëtarëve. Ashtu si dhe sindikatat,

dy lloje organizimesh me rëndësi të veçantë janë partitë politike dhe

organet fetare. Ndalimet ose kufizimet për partitë politike vështirë se

mund të justifikohen. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka

theksuar se pluralizmi i palëve është i rëndësishëm për një shoqëri

23 Shih më tepër në: The Office of the United Nations High Commissioner for Human

Rights (OHCHR) http://www.ohchr.org/EN/PublicationsResources/Pages/

Publications.aspx 24 Musliu. A. (2012). Sistemi i të drejtave të njeriut. Vatra. Shkup, f. 12-22. 25 Neni 11, paragrafi 1i KEDNJ-së. 26 Neni 22, paragrafi 2 i PNDCP-së.

Page 10: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

20

demokratike dhe kërkon arsye bindëse dhe detyruese për ndalim. Fakti

që programi i një partie dëshironte të debatonte situatën e një pjese të

popullsisë së shtetit nuk e bëri të pranueshme ndalimin e saj për arsye

të kërcënimit të integritetit territorial. I njëjti interpretim përdoret dhe

kur refuzohet regjistrimi si parti politike, gjegjësisht refuzimi konsi-

derohet si ndalim.27 Si në rastin e partive politike, ekziston e drejta e

neutralitetit dhe paanshmërisë, në refuzimi pa arsye të mirëqena për të

riregjistruar organizata të sindikatës ose një bashkësi fetare, ku paraqitet

shkelja e nenin 11 të KEDNJ-së.

Ushtrimi i kësaj të drejte është esenciale për të siguruar pluraliz-

min demokratik, një element i patjetërsueshëm i demokracisë liberale.

E drejta e organizimit në radhë të parë është detyrim për shtetin për të

mos ndërhy në ushtrimin e kësaj të drejte. Kjo e drejtë ka karakter të

pastër vullnetar dhe individi nuk mund t’i nënshtrohet asnjë lloj impo-

nimi për anëtarësim. Pra, anëtarësia në organizatat jofitimprurëse, në

parti dhe organizata të tjera që kanë karakter privat, pjesëmarrja është

vullnetare dhe jo e detyrueshme. 28 Këto organizata janë bashkime

vullnetare të njerëzve me ide dhe botëkuptime të përbashkëta.

I njëjti rregull vlen edhe për anëtarësimin në sindikata, por jo

gjithmonë anëtarësimi i detyrueshëm mund të jetë në kundërshtim me

Konventë. Kemi raste kur anëtarësimi i mjekëve në “Asociacionin e

Mjekëve”, ose “Dhomën e Avokatëve”, nuk përbëjnë dhunim të kësaj

të drejte, sepse këto organizata janë persona juridik me karakter publik

të krijuara nga e drejta publike, nga ligjvënësi e jo nga persona privat.

Pjesa më e madhe e çështjeve të lidhura me lirinë e organizimit

ankohen për kufizimet ligjore të kësaj të drejte nga ana shtetit, ose për

veprimet e zyrtarëve të lartë, ose të gjykatave. Konventa parasheh

mundësin e kufizimi të kësaj të drejte, ku theksohet se: “Ushtrimi i

këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç

atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri

demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për

mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit 27 Shih më tepër rastin: United Communist Party of Turkey and others v. Turkey.

EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS CASE OF UNITED COMMUNIST

PARTY OF TURKEY AND OTHERS v. TURKEY (133/1996/752/951). Vendimi i

datës 30 janar 1998. On line i disponueshëm në: http://www.refworld.org/cases,

ECHR,4721cf132.html. 28 Shih më tepër rastin: EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS CASE OF

UNITED Chassagnou and others v. France (25088/94,28331/95,28443/95). Vendimi

i datës 29 prill 1999.

Page 11: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

21

ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të

tjerëve...”. 29

Pra, sipas Konventës nuk konsiderohet si kufizim i kësaj të drejte

ndërmarrja e masave për të luftuar grupet e organizuara terroriste dhe

kriminale apo ndalimi i organizatave që kanë qëllime raciste, naziste

dhe ksenofobe, apo që synojnë marrjen me dhunë të pushtetit. Po ashtu

nuk paraqet dhunim i kësaj të drejte, ndalimi i formimit të organizatave

terroriste ose i atyre të nxisin urrejtje ndërfetare, ndëretnike etj. Por,

zyrtarët e regjistrimit, oficerët shtetëror që merren me shoqata të

mundshme ose ekzistuese, veçanërisht me sindikatat, partitë politike

dhe organet fetare, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për detyrën e paansh-

mërisë dhe nevojën që kufizimet të jenë të justifikuara nga arsye bin-

dëse ligjore. Mirëpo, kufizimi i kësaj të drejte nga ana e shtetit, në parim

nuk i shërben konsolidimit dhe zhvillimit të demokracisë, sepse

demokracia pa pluralizmin politik dhe divergjencave të mendimeve,

nuk do të ekzistonte.

E drejta e tubimeve paqësore shërben si mjet presioni ndaj qe-

verive, që tentojnë të kufizojnë ose të dhunojnë pa të drejtë, të drejtat

dhe liritë themelore të njeriut. Liria e tubimit përfshin mbledhjet

publike dhe private, marshimet, procesionet, demonstratat dhe protestat

ku protestuesit refuzojnë të largohen derisa të jenë plotësuar kërkesat e

tyre. Qëllimi mund të jetë politik, fetar ose shpirtëror, ose çdo qëllim

tjetër. Lidhur me qëllimin nuk është vënë asnjë kufizim, por çdo tubim

duhet të jetë paqësor. 30 Dhuna e rastësishme nuk do të thotë që tubimi e

humbet mbrojtjen, në përjashtim të rasteve kur ai ka qëllim përçarës.

Kërkesa për marrjen e lejes për organizimin e tubimit, nuk përbën

dhunim të kësaj të drejte. Po ashtu, tubimet që synojnë cenimin e rendit

kushtetues dhe juridik, nuk gëzojnë mbrojtje nga kjo e drejtë.

4. E DREJTA E ZGJEDHJES

E drejta e zgjedhjes si një nga të drejtat themelore politike dhe më

e vjetra e që lindi njëkohësisht me lindjen e të drejtave qytetare dhe u

zhvilluan paralelisht me lindjen e organeve të para përfaqësuese në

29 Neni 11, paragrafi 2 i KEDNJ-së. 30 Qëllimet e lejueshme për kufizimin e lirisë të tubimin të paraparë sipas nenit 11,

paragrafi 2 i KEDNJ-së dhe praktikës së GJEDNJ-së, janë: Siguria kombëtare ose

siguria publike; Mbrojta e rendit ose parandalimi i krimit; Mbrojtja e shëndetit dhe

moralit; Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Page 12: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

22

qytetet-shtetet antike helene.31 Sot e drejta e zgjedhjes është karak-

teristikë e të gjitha shteteve bashkëkohore dhe demokratike, që është e

garantuar me kushtetutën e çdo shteti.32

E drejta e zgjedhjes nënkupton të drejtën e çdo qytetari i cili ka

mbushur moshën madhore 18 vite, pa dallim nga raca, feja, kombësia,

gjinia, niveli i arsimit, gjendja shoqërore e pasurore të mund të zgjedhë

dhe të zgjidhet në organet përfaqësuese përkatëse të nivelit qendror ose

lokal, të deklarohet në referendum, si dhe të votojë për ndonjë revokim

(shkarkim të ndonjë funksionari para skadimit të mandatit). Krahas

moshës madhore, kusht për të fituar të drejtën e zgjedhjes është edhe

aftësia psikike për të formuar dhe shprehur vullnetin e vet, e cila mund

të kufizohet vetëm me vendim të plotfuqishëm gjyqësor.33

E drejta e zgjedhjes mund të jetë aktive dhe pasive. E drejta aktive

e zgjedhjes nënkupton të drejtën e qytetarëve që të zgjedhin përfaqë-

suesit e tyre në organet përfaqësuese, si dhe në organet e tjera të zgjedh-

shme shtetërore, ndërsa e drejta pasive e zgjedhjes kupton të drejtën e

qytetarëve që të kandidohen dhe të zgjidhen për përfaqësues në organet

zgjedhshme. Në disa vende, përveç si e drejtë, pjesëmarrja në zgjedhjet

është e detyrueshme për qytetarët me të drejtë vote dhe mospjesëmarrja

eventuale sanksionohet me ligj.34

Në teori dhe praktikë theksohen kushtet themelore që zgjedhjet të

jenë të drejta dhe të lira, dhe atë: çdo qytetar të ketë të drejtë të marrë

pjesë si votues dhe si kandidat; proceset elektorale të jenë të rregullta dhe

zgjedhjet të mbahen në mënyrë periodike; zgjedhjet të mbahen në një

atmosferë ku respektohen të drejtat themelore të qytetarëve; procedura e

votimit të garanton lirinë, fshehtësinë dhe numërimin e saktë të votave;

dhe procesi të kontrollohet nga një organizatë e zgjedhjeve që vepron në

mënyrë të pavarur nga pushtetet tjera të shtetit ose të qeverisë.35

31 Rreth 2500 vite më parë, në Athinën antike udhëheqësi dhe prijësi i njohur i saj

Perikleu, mbodhi në Akropolin e famshëm të qytetit të gjithë qytetarët e sa të lirë, për

të marrë së bashku një vendim. Që nga ai moment e më pas historia e njerëzimit u

pasurua me një nga konceptet e sam më të mëdha dhe më demokratike, përfaqësimin

e popullit përmes zgjedhjes së organeve përfaqësuese, i cili në rrjedhën e historisë ka

evoluar dhe është pasuruar, duke arritur në kohën tonë me aplikimin shumëdimen-

sional të standardit një qytetarë një votë. 32 Maksuti, M. (2013). E drejta kushtetuese. ArbëriaDesign. Tetovë, f. 104. 33 Ismajli, O. (2013). Fillet e së drejtës. Prishtinë, f. 148. 34 Trnka, K. (2002). Ustavno pravo. Univerzitetska knjiga. Sarajevo, f. 139-141. 35 Haxhiu, S. (2013). Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore. (Aspekti

juridik, politik dhe krahasues). MASH. Prishtinë, f. 43.

Page 13: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

23

Gjatë zhvillimit të pluralizmit politik dhe sistemit shumëpartiak

ekzistojnë lloje të ndryshme të organizimit të zgjedhjeve, në varësi nga

organi përfaqësues që zgjidhet, niveli i pushtetit, mënyra e zgjedhjes së

organeve përfaqësuese dhe kohës së mbajtjes së tyre. Sipas bazës së

organit përfaqësues që zgjidhet, kemi zgjedhje parlamentare dhe presi-

denciale. Në bazë të nivelit të organeve të zgjidhen, kemi zgjedhje lo-

kale dhe zgjedhje qendrore. Sipas mënyrës së zgjedhjeve, kemi zgjedhje

të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, ndërsa sipas intervaleve të caktuar

kohore kemi zgjedhjet e rregullta, të parakohshme dhe të jashtëzakon-

shme.36 Cilat do nivele ose lloje të zgjedhjeve të jene, votuesit vetëm

duke shprehur vullnetin e tyre të lirë, përzgjedhin përfaqësuesit që kon-

siderojnë se më së mirë mund t’i reprezentojnë në organet përfaqësuese.

CONCLUSION

The findings reported in this study, however, indicate that the

citizens express very high average levels of support for a wide variety

of elements of democracy. Democracy is one of the universal core

values and principles of the modern state. Respect for human rights,

fundamental freedoms and the principle of holding periodic and genui-

ne elections by universal suffrage are essential elements of democracy.

In this study, we have taken advantage of new data on the relationship

between citizens’ conceptions of ideal democracy and their patterns of

political participation. The process of democratization, once begun,

needs to be sustained. This is the more difficult challenge. In this paper

we argue that all elements of democracy are in similar levels of

importance, but we also find those who place particular emphasis on a

social or political rights conception of democracy as crucial elements.

Recensentë:

Prof dr. Afrim Osmani

Prof dr. Qebir Avziu

5. LITERATURA

Alfredsson, G., & Eide, A. (1999). The Universal Declaration

of Human Rights – A Common Standards of Achievement. Martinus

Nijhoff Publishers;

36 Ibidem, f. 67.

Page 14: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

24

Brownlie, I. (2009). Basic Documents in International Law.

Oxford University Press;

Gomien, D. (1998). Kratki vodič kroz Evropsku konvenciju o

ljudskim pravima. Strasbourg: Vijeċe Evrope;

Haxhiu, S. (2013). Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset

zgjedhore. (Aspekti juridik, politik dhe krahasues). MASH. Prishtinë;

Hald, D. (1990). Modeli Demokracije. Zagreb;

Fillipolvić, M. (2002). Deset predavanja o ideji Evrope. Treće

predavanje. Sarajevo;

Ishay, M. (2008). The History of Human Rights. From Ancient

Times to the Globalization Era. University of California Press. U.S.

Ismajli, O. (2013). Fillet e së drejtës. Prishtinë;

Dimitrijević, V., Paunović, M., & Đeriće, V. (1997). Ljudska

pravа. Beograd: Centar za ljudska prava – DOSIJE;

Maksuti, M. (2013). E drejta kushtetuese. ArbëriaDesign.

Tetovë;

Musliu, A. (2012). Modern System of Human Rights. Interna-

tional magazine for social sciences “VIZIONE “ Skopje, nr. 29/2018.

Mihajlova, E. & Baçovska. J. (2013). Liria e shprehjes dhe

gjuha e urrejtjes. Polyesterday. Shkup;

Roagna, I. (2012). Mbrojtja e së drejtës për respektimin e jetës

private dhe familjare sipas Konventës të të Drejtave të Njeriut. Doracak

për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës. Drejtoria e përgjithshme

për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Këshilli i Evropës, Stras-

burg;

Trnka, K. (2002). Ustavno pravo. Univerzitetska knjiga.

Sarajevo;

PAKTI NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT CIVILE

DHE POLITIKE, miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe

për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A

(XXI) të datës 16 dhjetor 1966, hyrë në fuqi, më 23 mars 1976.

Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, nxori dhe

shpalli më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e

Kombeve të Bashkuara.

United Communist Party of Turkey and others v. Turkey.

EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS CASE OF UNITED

COMMUNIST PARTY OF TURKEY AND OTHERS v. TURKEY

Page 15: TË DREJTAT POLITIKE SI MEKANIZËM KONTROLLI TË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-1.pdf · 2019-12-31 · C E N T R U M 12 12 1. E DREJTA E LIRISË SË SHPREHJES DHE

C E N T R U M 12

25

(133/1996/752/951). Vendimi i datës 30 janar 1998. On line i disponue-

shëm në: http://www.refworld.org/cases,ECHR,4721cf132.html.

EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS CASE OF

UNITED Chassagnou and others v. France (25088/94, 28331/95,

28443/95). Vendimi i datës 29 prill 1999.