Historiku i Egjiptit të Lashtë

9
Lënda: Histori Klasa: Shkolla: “ Petro Nini Luarasi Historiku I Egjiptit Pjesa I Punoi: Aleksandër Ageja

Transcript of Historiku i Egjiptit të Lashtë

Page 1: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Lënda: HistoriKlasa: Shkolla: “Petro Nini Luarasi”

Historiku I EgjiptitPjesa I

Punoi: • Aleksandër

Ageja

Page 2: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e egjitptit të lashtë ndahet në tre periudha:

Egjipti i lashtë

Mbretëria e Vjetër Mbretëria e MesmeMbretëria e Re

Page 3: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone.

Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.

Aleksandri i madh

Ptol

eme

Sote

ri

Page 4: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Periudha Romake Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së

Mark Antonit dhe mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani në betejën e Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe ushtria romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën rebelimet, zbatuan rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan sulmet nga banditët, që ishin bërë problem madhor gjatë periudhës. Megjithëse romakët kishin një qëndrim më armiqësor se grekët ndaj egjiptianëve, disa tradita si mumifikimi dhe lutja ndaj perëndive tradicionale vazhduan.

MarkAntoni

Oktaviani

Page 5: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Qytetërimi Egjiptian Suksesi i qytetërimit të lashtë

egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror.

Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve ,u zhvillua shkrimi me hieroglife, u organizuan projekte bujqësore dhe

ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e Egjiptit.  

Për të motivuar dhe organizuar këto aktivitete ekzistonte një burokraci e shkruesve, liderëve fetarë dhe administruesve nën kontrollin e faraonit, i cili siguronte unitetin dhe bashkëpunimin e popullit egjiptian nën rregullat e besimit fetar egjiptian.

Hieroglife

Page 6: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Arritjet e Egjiptit të lashtë Disa nga arritjet e egjiptianëve të

lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori.

Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës.

Page 7: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Administrata dhe tregtia Faraoni ishte monarku absolut i vendit dhe zotëronte kontroll të plotë mbi

tokat dhe burimet e tij. Mbreti ishte komandanti ushtarak suprem dhe kryetar i qeverisë, e cila mbështetej në një burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët. Në krye të administratës i dyti në komandë ishte veziri, i cili vepronte si përfaqësues i mbretit.Në një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42 rajone administrative të quajtura nome secila të qeverisura nga një nomark, i cili ishte përgjegjës ndaj vezirit për aq pushtet sa kishte.

Ekonomia ishte e centralizuar dhe kontrolluar rreptësisht. Ndonëse egjiptianët e lashtë nuk përdorën monedha deri në Periudhën e Vonë, ata përdornin një sistem paraje-trami, me standart thasët e grurit dhe debenin, që peshonte 91 gram bakër ose argjend, duke formuar një emërues të përbashkët. Punëtorët paguheshin në grurë; një punëtor i thjeshtë mund të fitonte 5½ thasë (200 kg) gruri për muaj, kurse një kryepunëtor mund të fitonte 7½ thasë (250 kg).

Page 8: Historiku i Egjiptit të Lashtë

Statusi shoqëror Shoqëria egjiptiane ishte shumë e

shtresëzuar dhe statusi shoqëror shfaqej haptazi. Bujqit përbënin shumicën e popullsisë, por prodhimi bujqësor ishte në pronësi të drejtpërdrejtë nga shteti, tempujt ose familjet fisnike që e kishin nën zotërim tokën.  Artistët dhe artizanët ishin të një statusi më të lartë se bujqit, por edhe ata ishin nën kontrollin e shtetit.

Shkruesit dhe zyrtarët formonin klasën e sipërme në Egjiptin e lashtë. Klasa e sipërme e shfaqte statusin e saj shoqëror dukshëm në art dhe letërsi. Mbrapa fisnikërisë vinin priftërinjtë, mjekët dhe inxhinierët të specializuar në fushën e tyre. Skllavëria ishte e njohur për Egjiptin e lashtë, por shkalla dhe përhapja e kësaj praktike mbetet e paqartë.

Page 9: Historiku i Egjiptit të Lashtë

JU FALEMINDERIT