PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Kultura muzikore e Egjiptit kishte një lashtësi që nga...

38
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT Drejtimi: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema:FËMIJËT DHE MUZIKA Mentori : Studenti / ja: Prof. Asoc.Msc. Mimoza Kurshumlia Gentijana (Vejsa) Haklaj Gjakovë, Tetor, 2018

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Kultura muzikore e Egjiptit kishte një lashtësi që nga...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Drejtimi: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:FËMIJËT DHE MUZIKA

Mentori : Studenti / ja:

Prof. Asoc.Msc. Mimoza Kurshumlia Gentijana (Vejsa) Haklaj

Gjakovë, Tetor, 2018

2

PËRMBAJTJA

1. Falendërimet dhe Biografia ime...........................................................................................3

2. Abstrakti ..................................................................................................................................5

3. Hyrje ........................................................................................................................................6

4. Historia, Zhvillimi dhe Metodika e të mësuarit të muzikës që nga lashtësia ...................8

4.1. Figurat më të njohura të mësimit dhe krijimtarisë muzikore ndër shekuj…………...11

4.2. Fillët dhe zhvillimi i edukimit muzikor në Trevat Shqiptare ………………………..13

4.3. Didaktika si disiplinë shkencore e edukimit dhe arsimimit muzikor…………………15

4.4. Tiparet e një mësimdhënësi të mirëfilltë të edukimit dhe arsimimit muzikor………..17

5.Fëmijët dhe Muzika ………………………………………………………………………...20

5.1. Rendësia e edukimit të hershëm muzikor tek fëmijët që nga niveli Parafillor………21

5.2. Ndikimi i muzikës tek fëmijët në zhvillimin e shkathtësive të ndryshme...................24

5.3. Instrumentet muzikore si mjete për argëtimin e fëmijëve/nxënësve ...........................26

5.4. Muzika si terapi medicinale për qetësimin e dhimbjeve fizike dhe shpirtërore..........28

6. Momente të paraqitura përmes Fotografive gjatë kohës së praktikës sim me

fëmijët e nivelit parafillor.......................................................................................................31

7. Konkluzion .............................................................................................................................32

8.Literatura dhe burimet e ndryshme të shfrytëzuara në punim.........................................34

9. Deklaratë e Autores................................................................................................................37

3

1. Falendërime dhe mirënjohje

Përcaktimi dhe gadishmëria që të fillosh me studimet (ndonëse për mua fakultet i dytë) kur në të

njejtën kohë ke edhe statusin NËNË, përbën mjaft sfidë dhe sakrificë në vete! Por, ishte vullneti

i jashtëzakonshem dhe dashuria që kam ndaj fëmijëve, që fillimisht më bëri që të përzgjedhë

drejtimin e Edukimit Parafillor, dhe në të njejtën kohë, të më japëforcë, që pa ndalshem të vie

deri në fundin e këtij cikli të studimeve dhe të diplomohem në nivelin estudimeve Bachelor.

E kjo arritje, kuptohet se assesi, nuk do të ishte e mundur, e sidomos si Nënë, sikur të mos kisha

mbështetjen morale të bashkëshortit dhe dy Familjeve tona (sidomos nënave tona),të cilat, janë

munduar të më përkrahin në maksimum dhe pa kursyer kohën dhe mundin e tyre,duke qëndruar

çdo herë afër fëmijëve në mungesën time gjatë studimeve!

Një falënderim i vëçantë i takon patjetër edhe gjithë stafit akademik, që më përcollën gjatë ketij

rrugëtimi 4-tër vjeçarë, si dhe mentores sime të ndëruar. Prof.Asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia,

për ndihmën përmes këshillave e sygjerimeve, që ky punim diplome të jetë vërtetë në nivelin

hulumtues shkencor!

Fëmijëve të mi (tre engjujve, e njërit të ardhur në jetë gjatë kohës sa isha studente) u kërkoj falje

dhe i´u përulem me gjithë çënjën time, që edhe përkunder përkushtimit tim maksimal në rritjen

dhe edukimin e tyre, për arësye të studimeve, jo rrallë herë kanë ndje mungesën time, për ç`gjë

do ju premtojse, do i bëjë të ndjehën shumë krenar edhe me edukimin e qindra e mijëra fëmijëve

tjerë gjatë rrugëtimit tim të ardhëshem si edukatore e fëmijëve të nivelit parafillor!

Biografia

4

Quhem Gentijana (Vejsa ) Haklaj, e lindur me: 18.12.1988. në Pejë.

Mësimet e para i kam filluar në vitin 1996 në shkollën fillore „Asdreni“ në Pejë, ndërsa ato të

mesme në vitin 2004 pranë shkollës së mesme Gjimnazi „Bedri Pejani“ gjithashtu në Pejë. Në

vitin 2007 kam regjistruar studimet në degën e „Diplomacisë dhe Marrëdhënieve

Ndërkombëtare“pranë Kolegjit „Dukagjini“ , duke i përfunduar në vitin 2010.

Ndërsa, në vitin 2013/14, kam filluar studimet pranëUniversitetit të Edukimit në Gjakovë, në

drejtimin„Program Parashkollor“!

Jam e martuar dhe Nënë e 3 Fëmijëve të mrekullueshëm: Orgeni (8 vjeç), Orinda (6) dhe Onida

(2)

2. Abstrakti

5

Gjithnjë duke pasur parasysh pra temën e këtij Punimi të Diplomes <Fëmijët dhe Muzika>

edhe fokusi dhe çështjet boshte që do të mundohem t´i elaboroj këtu, do të jenë konkretisht rreth

lidhshmërisë që ka muzika me rritjen dhe edukimin e fëmijëve në veçanti, por edhe ndikimin i

saj edhe tek të rriturit në përgjithësi, pasiqë dihet se, muzika luan rol të rendësishem në jetën e

njëriut dhe atë në shumë aspekte të cilat në mënyrë më të detajuar do t´i shtjellojmë përgjatë këtij

punimi.

Në fillim të këtij punimi, do të paraqesimnjë historik rrëth zhvillimit dhe metodikës se të

mësuarit të muzikës në mesjetë, evoluimin e muzikës ndër shekuj, pastaj fillët e zhvillimit

muzikor në Trevat Shqiptare dhe figurat e njohura që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshem

në mësimin dhe krijimtarin muzikore gjatë historisë. Më tutje, do vazhdohet edhe me ndikimin

që ka muzika në zhvillimin e shkathtësive të ndryshme tek fëmijët në të mësuar, e sidomos

gjuhët e huaja.

Pasiqë përfundimi i këtyre studimeve do më nxjerrë me profesionin e edukatores, atëhere një

pikë që unë e konsideroj si shumë të rendësishme, e të cilën do e trajtoj këtu është edhe paraqitja

e tipareve të një mësimëdhënësi të mirëfillt të edukimit arsimor, qoftë atij muzikor, por edhe të

një edukimi të përgjithshëm të fëmijëve si të nivelit parashkollor, poashtu edhe nxënësve me të

rritur.

Një pjesë shumë e rendësishme, e ndoshta ndër pjesët më kryesoren të këtij punimi është pjesa,

ku do të trajtohën në mënyrë shumë të detajuar efektet muzikore tek fëmijët, duke filluar që nga

lindja, pastaj rendësia e edukimit muzikor tek fëmijët e nivelit parafillor, ndikimin qe ka muzika

tek fëmijët në zhvillimin e shkathtësive të ndryshme, e sidomos në procesin e të mënduarit, të

mësuarit, në socializimin e tyre, në ngritjen e vetbesimit etj. Për më tepër, ky punim diplome do

të tregoj edhe rendësinë e muzikës edhe në kontekstin medicinal, ku përdorimi i saj sipas

hulumtimeve të ndryshme shkencore, ka gjetur zbatueshmëri të gjerë tek popujt dhe vëndet e

ndryshme të botës për trajtimin dhe shërimin e dhimbjeve, qoftë atyre trupore, e më tepër atyre

psiqike/shpirtërore dhe atë, jo vëtëm tek fëmijët e adoleshentët por edhe tek të gjitha moshat dhe

gjinitë në përgjithësi

Fjalët Kyçe –

6

1. Fëmijët

2. Muzika

3. Edukimi

4. Argëtimi

5. Shëndeti

3. Hyrje

Muzika si art nëvete, është një komponentë shumë e rendësishme e jetës së njeriut. Muzika në

jetën tonë të përditshme, na shoqëron dhe është e pranishkme kudo, në çdo ambient, qoftë në

shtëpi, në lokale, në vetura, në TV, film, koncerte, teatër, ngjarje të shënuara familjare; si festime

të ceremonive të ndryshme e sidomos ato që lidhen me gëzime, por pa përjashtuar edhe

ceremonitë mortore (në homazhe).

Muzika është një disiplinë artistike dhe gjuhë universale që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe

lidhin fenomenet dhe dukurit muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, e kjo qon

drejtërealizimit të një procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës

Lloji i muzikësështë në relacion me gjëndjen shpirtërore të atij që e ndëgjon, ose e krijon atë

muzika dmth është një lloj pasqyrimi i gjëndjes shpirtërore dhe ndjenjave të njeriut.

Gjatë kohës që njëriu ndëgjon muzikë apo melodit që i pëlqejnë, krijohet një ndjenjë e veçantë

emocionale dhe shpirtërore, qoftë tek të rriturit, por pa përjashtuar edhe fëmijët. Përveç relacionit

Shpirtë-Muzikë, krijohet edhe relacioni Trup-Muzikë, i cili shoqërohet me lëvizje fizike të trupit,

të cilat bëhën në harmoni me tingujt dhe ritmin e muzikës.

Të ndëgjuarit e muzikës përveç si përjetim emocional që ka për qëllim të na bëjë qoftëtë

ndjehemi të lumtur e ngazëllyer, apo edhe të na shfaqë ndjenja pikëlluese, (varësishtë nga

meloditë dhe intonimet muzikore) kjo ndër të tjera ka për qëllim që të nxisë edhe aftësitë

psikologjike, intelektuale dhe fizike,e sidomos tek fëmijët. Për më tepër, muzika zë vënd të

rendësishem edhe në sferën mjekësore, ku një gjë e tillë rreth efektit të muzikës në shëndetin e

çënjes njerëzore në përgjithësi, është vënë në pah nga shumë hulumtime dhe studimetëndryshme,

7

e sidomos nga ato tëbëra nëSHBA e Evropë, e të cilat na japin me kuptu se, muzika duke filluar

që nga kohërat e para lindjes së Krishtit, në mesjetë e deri në ditët e sotme, kishte ndikim të

fuqishëm tek shërimi i pacientëve me sëmundje dhe probleme të ndryshme shëndetësore, qofshin

ato fizike, apo psiqike/shpirtërore. Pra muzika si art në vete, ka një shumëanshmëri të ndikimit

të saj në jetën e njëriut, duke përfshir këtu jo vëtëm fëmijët, por edhe njerëzit e të gjitha

moshave.

Muzika përveç lodrave, për fëmijët përbën atë pjesën e pandashme të jetës së tyre, pasiqë ata i

shoqëron që nga lindja, duke u kënduar ninulla për vënjen e tyre në gjum, por edhe një nga

elementet pa të cilën nuk mund të mëndohet një rritje dhe zhvillim i shëndetshëm i tyre. Pra, ne

të gjithë e dijm se dobitë e muzikëspër të vëgjlit, janë të shumëanshme dhe këto në mënyrë mëtë

zgjeruardo i paraqesim gjatë këtij punimi, gjithnjë duke u bazuar në të gjeturat shkëncore për

këtë çështje.

Me qëllim të dhënies së përgjigjeve në mënyrë sa më të detajuar dhe të saktënë pikat që kam

ngre në këtë punim, e të cilat janë edhe si pyetje kërkimore, do të shërbehem me literatur

relevante për këtë temë(Burime primare dhe sekondare të literaturës). Por krahas librave, do të

mbështetem edhe tek shkrimet e ndryshme, qofshin ato gazeta e artikuj të ndryshëm shkencor

nga faqete Internetit si në gjuhën shqipe, por edhe nëgjuhë të huaja!

4. Historia,Zhvillimi dhe Metodika e të mësuarit të muzikës që nga

lashtësia

8

Muzika si një ndër artet më të vjetra në botë, fillët e zhvillimit dhe përdorimit të saj datojnë që

nga Epoka e para lindjës së Krishtit (vitët 427-347), ku Platoni i jepte Muzikës cilësitë formuese

të karakterit dhe rëndësinëe madhe për edukimin qytetar njerëzor.

Muzika me një fjalë aso kohe,konsiderohej si pjesa mëe rendësishme e edukimit, sepse

siçmëndonte Platoni, ritmet dhe tingujt depërtojnë thellë dhe fuqishëm në shpirtin e njëriut dhe

vëtëm atëhere kur njerëzit edukohën me muzikën, bëhën njerëz të mirë, përndryshe njerëzit sipas

tij do të jenë të „këqinjë“.

Platoni atëbotë, për këto efekte që ka muzika kishte futur me forcë edhe edukimin muzikor në

sistemin e tij arsimor. Poashtu,edhe Aristoteli i cili konsiderohej edhe si nxënësi më i zgjuar i

Platonit, muzikës i atribuonte një efekt të vëçantë që ai e quante si „efektin pastrues“, dhe tri

pyetjet e tij, nëse muzika mund të shërbej për arsimimin, argëtimin dhe jetën etike, kishin për

qëllim forcimin e vlerave morale njerëzore.1

Zhvillimi i muzikës dhe përqafimi i dobive të saja në kohërat e lashta mesjetare, konsiderohej si

një vlerë e madhe, ngase muzika vlerësohej si element përmes së cilës mundësohet një edukim

dhe formim kulturor sa më i denjtë, zhvillimdhe forcim i përsonalitetit të fëmijëve, gjë kjo e cila

u mundësonte atyre rritjen e aftësive për të punuar dhe krijuar në mënyrë të pavarur, sistematike,

si dhe për të mënduar në mënyrë krijuese dhe rritjen e aftësive kritike.

Në të gjitha kulturat e lashta të njerëzimit, jetës artistike në përgjithësi i kushtohej rendësi e

madhe dhe ajo ishte mjaftë e pasur.Ku këtu, nga të gjitha llojet e arteve, të dhënat e ndryshme

kanë dëshmuar se, arti muzikor ishte ndër artet më të zhilluara dhe të praktikuara, i cili pa

dyshim se është arritur nëpërmjet një edukimi mjaftë të gjerë muzikor, 2 të të gjithë

shoqërisë.Kultura muzikore e Egjiptit kishte një lashtësi që nga viti 2700 Plk(para lindjës së

Krishtit) por me pushtimin e Egjiptit nga romakët u bë izolimi nga të dy anët e Oazit të Nilit dhe

kjo nxiti homogjenitet edhe nëkulturën dhe të mësuarit e muzikës. Ashtu si të gjitha qytetërimet e

lashta, edhe shoqëria e Egjiptit kishte pësuar ndarje dhe shtresëzime, por kultura muzikore kishte

mbijetuar në mënyrë të shkëlqyer dhe atë me shtrirje shumëngjyrëshe.

1“Musikgeschichte - Musik im alten Griechenland” – (Historia e Muzikës - Muzika në Greqinë e lashtë), http://www.schoolwork.de/musikgeschichte/griechenmusik.php (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018 2 Spahiu. Prof.mr. Seniha. “Metodika e mësimit të Muzikës”, Universiteti I Prishtinës, 2008. Krahaso Fq: 24

9

Sundimi ishte themeluar në mënyrë autokratike nga mbreti Faraon, por mëgjithatë, tempulli dhe

muzika e pallatit, muzika e shënjtë dhe ajo laike mund të vëçoheshin si shumë të rendësishme.

Por, edhe reportuari i instrumenteve muzikore ishte mjaftë i pasur; harpa harqe, dhe shpesh –

korale instrumentale – duartrokitjet, luanin një rol të vëçantë në zhvillimin dhe edukimin

muzikor.3 Për më tepër, muzika atëbotë shërbente edhe si një nga kulturat e egzaltimit festiv dhe

të kënaqësisë, ku ajo shoqërohej shpesh edhe me valle.

Gjithnjë duke shqyrtuar literaturën e ndryshme për këtë pikë, hasim në burimet se, kultura

muzikore e Egjiptit të lashtë(Mbretëria e vjetër, e mesme dhe e re), karakterizohej nga një traditë

jashtëzakonishtë e gjatë, e cila ishte e vazhdueshme dhe mjaftë e qëndrueshme.

Papa GREGORI I (parë), ishte njëri nga katër mësuesit më të mëdhënjë tëKishës Katolike në

përiudhën e antikitetit të vonshëm mesjetar dhe si udhëheqës i Krishtërizmit, ai lejoj përdorimin

dhe përhapjen e këngëve kishtare.4

Në lashtësi, ishte Kënga Gregoriane si pika kulmore e një zhvillimi të gjatë muzikor5. Kënga

Gregoriane, ishte këngë unanime liturgjike që këndohej në gjuhën latine nëKishat Katolike, e

kjo këngëmadje këndohet edhe sot.Kënga Gregoriane, ishte emërtuar po sipasPriftit GREGOR I

(540 - 604) e cila në vitin 600 pati një riorganizim dhe unifikim si kënga eKishës Katolike

tëRomes. Kështuqë, këndimi Gregorian gjatë epokës sëGREGORIT Ikëndohej në reportuare të

ndryshme korale në të gjitha pjesët e Evropës Perëndimore. Por, me zbatimin e liturgjisë nga

Roma, shumë nga traditat e këndimit kishin humbur. Ajo që vlenë të thëksohet eshtë edhe fakti

se, në mesjetë, shkollat Katedrale dhe Manastiret ishin bërë <Qëndrat e Edukimit Muzikor>.6

Gjatë shekujve, në vazhdimësi meloditë muzikore pjesërisht pësonin ndryshime dhe reportuareve

ju shtuan kompozime të reja të cilat përshtatëshin me stilin muzikor që i përkiste kohës. Në

3 “Musik in Altägypten –Zur Rolle der Musik im Altägypten” - Muzika dhe roli I saj në Egjiptin e lashtë, https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/musik-altaegypten (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018 4 “Musik des Mittelalters - Die ersten musikalischen Aufzeichnungen“ -Muzika mesjetare - shënimet e para muzikore, http://www.g11.ac.at/fileadmin/media/pdf/Musik_des_Mittelalters_Unterstufe.pdf (Krahaso linkun në dispozicion, fq. 4) 04.10.2018 5 “Musik im Mitelalter“ - Muzika në Mesjetë, http://schoolwork.de/musikgeschichte/mittelaltermusik.php (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018 6„Musik im europäischen Feudalismus (330-1580) -Muzika në Feudalizmin Evropian (330 – 1580) https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/kapitel/42-musik-im-europaeischen-feudalismus-330-1580 (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018

10

Romë, tanimë koret filluan të këndoheshin nga një Kor i vëçantë i quajtur (Schola Cantorium) e

themeluar nga Papa GREGORI II. E bazuar në këtë model, në mbarë Evropën u themeluan

shkollat e këndimit, ku reportuaret liturgjike mësoheshin përmes memorizimit të melodive nga

brezi në brez gjatë gjithë jetës.7

Shekulli XIX, ishte përiudha e riorganizomit politik pas Luftrave Napoleonike, Kapitalizmit dhe

Industrializmit, e mbi të gjitha, ishte filli i formimit të shtetit kombëtar nëEvropën Qëndrore dhe

Lindore që ushtronte një ndikim të madh në kulturën muzikore dhe kjo epokë,qoj në përhapjen e

stileve të pavarura kombëtare të muzikës.

Në mësimet dhe kompozimet në shek. XIX, mësimi dhe zhvillimi i muzikës nuk duhej të forconte

vëtëm ndjenjën e përkatësisë, por edhe të demonstroj një identitet kombëtar për botën e jashtme.

E si rezultat u shfaqën zhanre të profilit të lartë të muzikës,si Opera dhe Simfonia, ku Poema

Simfonike ishte e ngarkuar programikishtë dhe ishte vëndosur në qëndër të interesit muzikor. Në

fund të shek. XIX, muzika luajti një rol të rendësishem edhe në kontekstin e imperializmit dhe

kolonializmit e ndërlidhur bashkë me çështjet kombëtare dhe shoqërore. Muzika konsiderohej në

radhë të parë, si mjet i forcimit të identitetit kombëtar, ku shkollat përkatëse kombëtare i

referoheshin kryesishtë muzikës popullore dhe stileve të muzikës tradicionale.8

Në përmbyllje të kësaj pjese rreth historikut të zhvillimit të muzikës, ajo qëështë shumë më

rendësi të cekëtështë fakti se, me hapjen e shkollave për këngëtar, kishte filluar edhe etapa e

zhvillimit të një edukimi dhe mësimëdhënie të mirëfilltëtë muzikës.9

4.1. Figurat më të njohura të mësimit dhe krijimtarisë muzikore ndër shekuj

7 “Gregorianischer Choral in Musik“- Këndimi Gregorian në Muzikë. https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/gregorianischer-choral (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018 8„Zwischen Nationalismus und Moderne 1871-1908“ – Midis Nacionalizmit dhe Modernizimit 1871-1908. https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/zwischen-nationalismus-und-moderne-1871-1918 (Krahaso linkun në dispozicion), 04.10-2018 9Spahiu. Prof.mr. Seniha, „Metodika e mësimit të Muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq.26.

11

Egzistojnë mëndime se si figura dhe epoka më interesante dmth si epoka e vërtetë muzikore,

ishte ajo e shekullit XIVme figuren e Gulliamu de Machaut (1377), dhe Francesko Landini

(1393). Machaut i cili ishte poashtu shkrimtar i rendësishem, shkroi meshën e parë në historinë e

muzikës, dhe këngë të pa numërta „Motetten“(Motets – kompozime shpirtërore; Mot= Fjalë, që

kishte kuptimin e fjalës së perëndisë )

Ndërsa Landini që jetonte nëFirencë kishte shkruar „Madrigalet“ – që ishin kompozime laike,

por më shumë tingëllonin edhe si këngë melodike.10

Më tutje, si figura shumë të njohura dhe teoricient mesjetar që kishin ndihmuar në zhvillimin e

muzikës, e sidomos sistemin e shënjave të shkrimit të tingujve vlenë të përmendën finlandezi

Hucbald, italiani Guido d´ Arezzo dhe gjermani Franco. Ndër këto figura, si më i njohuri

konsiderohet Guido,11i cili jetoj mes viteve 990-1050, ku parimet e tij muzikore shërbyen si bazë

dhe simbole të muzikës moderne perëndimore. 12 Guido që ishte edhe pedagog i muzikës

konsideronte se, teoria dhe praktika janë të ndara dhe ato assesi nuk mund ta plotësojnë njëra

tjetrën.Guido ishte ai i cili përdori rrokjet e solmizimit: ut, re, mi, fa, sol, la, si simbole të

funksioneve në heksakord (si varg i notave në dispozicion të këngëtarit). Këto ishin edhe rrokjet

e para nga himni i Shën Gjonit. Veprimtaria e Guidos në fushën e pedagogjisë muzikore,

paraqiste edhe përpjekjen e tij për lidhjen sa më të ngushtë të praktikës dhe teorisë muzikore në

lehtësimin e të mësuarit të këngës, e në veçanti këndimin e vetëdijshem notal.

Një figurë e shquar e kulturës bizantine, por që kishte origjinë shqiptare nga Durrësi, ishte Shën

Jan Kukuzeliqë njihej si muzikanti dhe kompozitori më i madh i Konstandinopojës të shekullit

XI. Nocioni muzikor i Kukuzelit, ishte përdorur për disa shekuj në muzikën kishtare. Ky

muzikant i njohur punonte mbi një sistem të vëçantë të shkrimit muzikor, e të cilin e kishte

krijuar ai vet, i njohur me emrin si sistemi „kukuzelik“. Ky sistem ishte shtjelluar në një traktat

10 „Musik des Mittelalters“ – Muzika mesjetare, (Krahaso linkun në dispozicion. Fq.5) 04.10.2018. http://www.g11.ac.at/fileadmin/media/pdf/Musik_des_Mittelalters_Unterstufe.pdf 11 Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq.26 12 Encyclopedia Britannica , Guido d Arezzo; https://www.britannica.com/biography/Guido-dArezzo-Italian- musician

12

të vëçantë me titullin „Fillimi i shënjave psalltike“ i përpiluar dhe përpunuar prej vet

Kukuzelit.13

Figurë tjetër e rendësishme e muzikës mesjetare ishte edhe teologu gjerman Martin Luther

(1483-1548), i cili ndër të tjera, ishte edhe reformist, muzikant e kompozitor. 14 Lutheri i

kushtonte një rendësi të vëçantë arsimit muzikor e sidomos këngëve për fëmijë, ku sipas tij

„këngët duhej ta rifreskonin shpirtin e femijës, e kjo mund të arrihej vëtëm nëse kënga ka

përmbajtje dhe melodi të thjesht.15Lutheri donte të kontribuonte në zhvillimin e jashtëzakonshem

të artit muzikor, sidomos në vëndet gjermano – folëse. Ai e çmonte muzikën si mjet të

rendësishem edukativ, por edhe figurat tjera të rendësishme që e pasuan Lutherin si: Einrich

Schütz, Dietrich Buxtehude, e Johann Sebastian Bach, i dhanë muzikës një fuqi krijuese, që

nuk mund të krahasohej me artet tjera dhe tër jetën e vet ia kushtuan zhvillimit të saj.

Një kompozitor shumë i njohur i cili poashtu la gjurmë të pa shlyeshme, por në muzikën e shek

XX, ishte edhe Karl Orfi (1895-1982), veprat e të cilit janë mjaftë të popullarizuara, ngase gjuha

shprehëse muzikore e tyreështë shumë e afërt për ndëgjuesin.Meloditë e tij, kishin tingëllimë

popullore dhe përkujtonin frymën e muzikës mesjetare.16

Orfi në vëçanti i kushtonte kujdes dhe vëmendje të madhe sidomos veprimtarisë krijuese të vet

fëmijëve. Stimulimin e aftësive krijuese të fëmijëve sidomos përmes improvizimeve e

konsideronte si BAZËN e edukimit muzikor në këtë sistem, karakteristikë e të cilitishte aplikimi i

muzikimit instrumental dhe atë, që nga mosha më e re e fëmijëve.17 Me qëllim të pasurimit të

muzikës dhe ngritjen e edukimit muzikor tek fëmijët, Orfi kishte inkuadruar në mësime edhe ca

instrumente si; bllokflautin, metalofonin, skilofonin, zilet, lodrat, trekëndëshat e shumë

intrumente tjera me goditje dhe këto instrumente, me të drejtë quhen si instrumente fëmijërore

ose tëOrfit.18 Historia e muzikës njef edhe shumë e shumë figura të rendësishme të muzikës,

13 Spahiu, Prof.mr.Seniha; Metoda e mësimit të Muzikës. Prishtinë, 2008, krahaso fq.26. 14 Martin Luther and Music,Luther's heritage: Heinrich Schütz, Dietrich Buxtehude and Johann-Sebastian Bach Martin Luteri dhe Muzika, https://www.museeprotestant.org/en/notice/martin-luther-and-music/ (Krahaso linkun) 05.10.2018 15 Spahiu, Prof.mr. Seniha;Metoda e mësimit të Muzikës. Prishtinë, 2008. Krahaso fq. 26 16 Spahiu, Seniha. Jashari, Baki. Luzha, Besa. Edukata Muzikore 9. Libri Shkollor. Prishtinë, 2006. Krahaso Fq. 12 17 Spahiu, Prof.mr.Seniha; Metoda e Mësimit të Muzikës. Prishtinë, 2008, Krahaso fq.31 18 Jashari, Baki. Luzha, Besa. Spahiu, Seniha; Edukata Muzikore 9. Libri Shkollor. Prishtinë, 2006. Krahaso Fq. 12

13

pedagog muzikor të cilët, kanë kontribouar shumë në përparimin e mësimëdhënies së muzikës,

por neve në këtë pikë do të ndalemi me kaq.

4.2. Fillët dhe zhvillimi i edukimit muzikor në Trevat Shqiptare

Fillët e muzikës në trevat shqiptare besohet se datojnë që nga periudha parahistorike, ndonëse

mjerisht mungojnë shkrime nga ajo përiudhë, janë monumentet arkeologjike të ruajtura nga Ilirët

e në mesin e tyre edhe instrumente muzikore që dëshmojnë se, paraardhësit tanë kanë kultivuar

me përkushtim artetet e ndryshme, e sidomos artin muzikor. Instrumenti që më së miri e

dëshmon njëgjë të tillëështë<OKARINA>e gjetur nëUlpianën antike 19 . Ky instument, ishte

frymor dhe dardanët besohet se e kishin përdorur nëfestat dhe ahëngjet e tyre.

Sipas Vasil Tole, nëse do të krahasoheshin zhvillimet e muzikës shqiptare me ato të çfarëdo

vëndi evropian, gjëja e parë që mund të konstatohet është, zhvillimi jo linear i muzikës shqiptare.

Ky jo- linearitet, ishte si pasojë e mungesës së informacionit, të dhënat mbi etapat e veçoritë e

tyre, por edhe se brenda këtij informacioni kishte mungesë të fakteve.20

Muzika shqiptare përbenë një ndër pasuritë më të çmuara të vëndit tonë. Përshkrimet që kishin

bërë studiuesit e huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII - XIX; muzikën tonë kombëtare

e vlerësonin shumë lartë dhe arrinin në konkluzionet se, pasuria kryesore e shqiptarëve është

folklori muzikor, gjurmet e lashtësisësëtë cilit, datojnë që prej shekujveXIV-XIII p.e.s.(para erës

sonë)21 Një lulëzim të muzikës sonë shqiptare e hasim sidomos me përhapjen e frymës Iluministe

të Rilindjes sonë Kombëtare e cila përfshiu fuqishëm edhe fushën e muzikës, e sidomos atë të

këngës patriotikee cila paraqiste shpalim emocional të ideve të veprimtarëve të asaj kohe.

Një hap i rendësishem ku filloi përshtatja dhe krijimi i këngëve shqipe sipas kritereve didaktike,

ishte bërë nga nismëtarët e shkollës së parë shqipe tëKorçës (1887) nga Sevasti, Parashqevi e

19 Rudi, Drita, Rudi, Rafet ; Edukata Muzikore 6. „Fillet e Muzikës në Trevat Shqiptare“, Dukagjini, Pejë, 2004. Krahaso fq. 17 20 Vasil Tole; Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur. Telegrafi.com https://telegrafi.com/histori-e-shkurte-e-muzikes-shqiptare-thesari-ende-panjohur/ (krahaso linkun) 06.10.2018. 21 “Figura të shquara të muzikës shqiptare- Arte“. 12 Vite- Përgatitje për shkollën e lartë. https://12vite.com/figura-te-shquara-te-muzikes-shqiptare-arte/

14

Gjerasim Qiriazi, por shpallja e pavarësisë sëShqipërisë, ishte kthesa më e madhe për hapjen në

mënyrë të gjerë dhe të organizuar të shkollave ku mësohej edhe muzika, gjithnjë nga paraqitja e

muzicientëve profesionist të kohës si;Martin Gjoka e Thoma Nasi22, përderisa muzikantët si

Kosta Kosturi, Odhise Pjasto dhe Tushi Krastafillaku, kishin dhënë jetën në betejë kundër

forcave Osmane.

Kontribut tjetër të jashtëzakonshem në këtë drejtim,qoftë në përgatitjen e kuadrove arsimore, por

edhe në aspektin e edukimit muzikor kishte dhënë edhe Shkolla Normale e Elbasanit. Kjo

shkollë mundësonte që shumë mësues të diplomuar këtu, ta ushtronin edhe mësimdhënien e

muzikës në të gjitha trevat shqiptare. Këta mësues, ndihmuan edhe në hapjen e shkollave shqipe

në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët bënë të mundur edhe zhvillimin e lëndës „këngë“

në shkollat fillore të Kosovës dhe lëndën „muzikë dhe këngë“ në shkollat e mesme. Emë

kontributdhënës në këtë fushë ishin Gjergj Martini, Mustafa Kraja etj. nga Shqipëria si dhe

mësuesit Haki Taha, Nuri Sherifi e Lorenc Antoni nga Kosova, ku ky i fundit bëri përpjekje të

jashtëzakonshme për hapjen e shkollës së parë të muzikës më 1948 nëKosovë.23 Kontribut të

rendësishem në këtë drejtim kishte dhënë edhe Rexho Mulliqi duke kompozuar këngë dhe duke

bërë përpjekje për të gjetur ndonjë metodë mësimore për mësimin e muzikës në shkollat shqipe

nëKosovë.

Përfshierja e Kosovës nën Juridiksionin Jugosllav e kishte vështirësuar në masë të madhe, madje

edhe e kishte ndërprerë bashkëpunimin me Shqipërinë, gjë që kishte sjellur pasoja mjaftë të

mëdha në përgjithësi në arsimin shqip nëKosovë. Por, në këtë periudhë, tanimë dolën gjenerata të

shkolluara në vënde të ndryshme të Ish-Jugosllavisë, të cilat i dhanë frymë edukimit muzikor në

gjuhën shqipe dhe bënë që arsimimi muzikor në Kosovë të këtë cilësi kombëtare, dmth nxënësit

shqiptar të mos jenë më të detyruar që të këndojnë këngë të përkthyera nga gjuhë të huaja, e

sidomos nga gjuhët sllave, por të këndojnë këngë origjinale shqipe.

Një përpjekje e egër e regjimit Jugosllav për parandalimin e mësimit të muzikës me përmbajtje

kombëtare nëKosovë, ishte shënuar nga vitët e 80-dhjeta. 24 Por, kjo përpjekje hasi në

kundërshtim të ashpër nga Institucionet e atëhershme tëKosovës, të cilat e refuzuan kategorikisht

22Spahiu, Prof.mr.Seniha; Metoda e Mësimit të Muzikës. Prishtinë, 2008, Krahaso fq.31 23Spahiu, Seniha; “Edukata Muzikore 7”.Botim i njëmbëdhjetë, Prishtinë 2016. Krahaso Fq.14 24Spahiu, Prof.mr.Seniha; “Metoda e Mësimit të Muzikës”. Prishtinë, 2008, Krahaso fq.32-33

15

dhe më këmbëngulësi duke bërë përpjekje qe në vitet e 90-ta të hartojnë plan-programe të

pavarura nga regjimi i Beogradit, të cilat ishin kompletë në gjuhën shqipe, ndonëse represioni

për shuarjen e tyre nuk mungoj asnjëhere deri në fillimin e luftës në vitin 1998. Pas përfundimit

të luftës, vërehet një harmonizim gjithëkombëtar i planprogramit shkollor mes Kosovës e

Shqipërisë, e sidomos në unifikimin e edukimit muzikor me vlera të përbashkëta kombëtare.

4.3. Didaktika si disiplinëshkencore e edukimit dhe arsimimit muzikor

Para se të shtjellojmë këtë pikë, pra didaktikën muzikore, apo artin e mësimit në muzikë, do të

mdalemi fillimisht në definicionin e didaktikës, se çka kuptohet me te përgjithësisht, çfarë

përfshinë ajo dhe si zbatohet praktikisht didaktika. Kur kërkojmë përgjigje në këto pyetje, na del

se didaktika është më shumë se përzgjedhje e metodës. Ajo përfshinë planifikimin e përmbajtjes

mësimore, përcaktimin e objektivave të mësimit, zbatimin, vlerësimin dhe reflektimin. Pra në

praktikë, didaktika nënkupton angazhimin në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.25

Didaktika si fjalë prejardhjen e ka nga greqishtja, ku fjala „Didaskein“, „Didaktikos“ dhe

„Didaskalos“ në trajta të ndryshme të shqiptimit gjithnjë kanë pasur kuptimin e të mësuarit dhe

të të aftësuarit. Bësohet se për herë të parë nocionin „Didaktikë“ e kishte përdorur J.V.Ratke, një

reformator i njohur i veprimtarisë edukative arsimore nëGjermani, në fillim shekullin e XVII, i

cili në shkrimet e tij „Methodus Didaktika“ didaktikën e trajtonte si shkathtësi, apo si artin e të

mësuarit.26

Për edukimin muzikorkoncepti i parë i kësaj fushe pas Luftës së Dytë Botërore, dmth pas

viteve1945ishte ai i Michael Alt, i cili kishte për qëllim braktisjen e metodave tradicionale të të

mësuarit tëmuzikës dhe këngëssiç ishte bërë më parë dhe tanimë,ai propozonte përfshierjen edhe

të ndëgjimit të muzikës në klasë.27Shqyrtimi i përmbajtjes dëgjimore tek femijët dhe të rinjtë dhe

vlerësimi cilësor i muzikësishte përMichael Alt „thelbi qëndror mësimor në edukimin e

25 Kathrin Quilling. 2015-2016 Deutsches Institut für Erwachsenenbildung/Projekt “Didaktik der Erwaksenenbildung”– Didaktika e arsimit të të rriturve. https://wb-wwb.de/wissen/lehren-lernen/didaktik-der- erwachsenenbildung.html 26 Zylfiu, Dr.Sc. Nijazi. „Didaktika“, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë , 2001. Krahaso Fq.6-11 27„Didaktik der Musik nach M.Alt“ – Didaktika e Muzikës sipas M.Alt. https://www.dirk- bechtel.de/wiki/index.php?title=%E2%80%9EDidaktik_der_Musik%E2%80%9C_nach_M._Alt

16

muzikës“, dmth më pak konfuzion e më tepër ndjeshmëri të muzikës. Thelbi i konceptit tëAlt në

edukimin muzikor mbeshtetej në katër fusha funksionale: Në fushën;

- Teorike,

- Riprodhimit,

- Informimit dhe

- Interpretimit të muzikës.

Sipas Michael Alt, vëtëm kur të gjitha këto katër fusha së bashku janë pjesë e mësimit të

muzikës, atëhere mund të flitet për një edukim të mirfillt muzikor të fëmijëve/nxënësve.28

Qasja e re në pedagogjinë muzikore, i kushton rendësi të vëçantë modernzimit të konceptit të

edukimit muzikor. Thelbi i kësaj mësimdhënie, synon entuziazmin, harmonin, kreativitetin e

kënaqësinë në proçesin mësimor, gjë që e bënë të dallojë nga e kaluara. Nxjerrja në pah e

ndjenjës emocionale dhe përjetimit tek fëmijët/nxënësit, tanimë ka rolin kryesor në krahasim me

atë intelektual. Përjetimet mund të nxitën në tër spektrin e gjerë mësimor, duke filluar nga

këndimi e deri tek format e ndryshme të punës kreative, si nga dëgjimi i veprave muzikore por

edhe kultivimi i vet shijes mozikore të nxënësit.

Thelbi i përjetimeve emocionale, padyshim se, në masë të madhe ka të bëjë me moshën e

fëmijëve/nxënësve, përvojen e tyre përjetuese dhe përceptuese, ngase shkathtësitë dhe njohuritë e

fituara në këtë formë, kanë qëndrueshmëri më të madhe. Pra, intensiteti i përjetimeveështë i

lidhur ngushtë edhe me vet interesimin e nxënësit, krahas procesit mësimor që e praktikon.

Edukimi dhe arsimimi muzikor për nga natyra e zbatimit të saj, nënkupton kryekëput aktivitet të

plotë emocional, fizik dhe vetëdijësues të nxënësve. E kur këto veti gërshetohen mesvete, kjo

bënë që ushtrimi i shkathtësive dhe shprehive të nxënësve, por edhe përvetësimi i diturive

muzikore të jetë shumë më i lehtë dhe më i suksesshëm.

Kur jemi tek edukimi muzikor, nuk duhet harruar se edhe nxënësit e një klase, me gjithë cilësitë

dhe aftësitë e përbashkëta qe kanë dhe më moshë të njejtë ose të përafërt, prapëseprap vetit dhe

28Academic dictionaries and encyclopedias. „Didaktik der Musik“.-Enciklopedi dhe Fjalor Akademik. Didaktika e Muzikës. http://deacademic.com/dic.nsf/dewiki/2326586#Die_vier_Funktionsfelder_der_Konzeption:_Theorie.2C_Reproduktion.2C_Information_und_Interpretation (Krahaso linkun) 07.10.2018

17

prirjet e tyre për mësimin e muzikës i kanë individuale, dmth, ata janë përsonalitete te vëçanta

dhe që në masë të madhe karakterizohen nga aftësitë dhe veçoritëpsiko-fizike.29

Në pjesën përmbyllëse të kësaj pike, vlenë të theksohet edhe fakti se, të përshtaturit e të mësuarit

me moshën e fëmijëve/nxënësve, nuk perbënë asnjë kundërshtim të rregullave mësimore, sepse

materiali mësimor që u ipet fëmijëve/nxënësve, nuk mund të reduktohet në kuadrin e dhënies së

disa njohurive tërheqëse minimale, ose edhe duke ulur nivelin shkencor të trajtimit të lëndës,

sepse një gjë e tillë mund të sjellë më shumë dëm, sesa dobi; nxënësi mësohet më pak, i humbët

interesi për dijen; i duket sikur mësimi është„lojë“, që mund të arrihet me pak mund. Por nga

ana tjetër, duhet pasur parasysh se, edhe ngarkesa e tepërt, si ngjeshja e materialit mësimor me

informacione jashtë forvcave mendore tënxënësve (siç po i hasim shumë tekste në librat e

fëmijëve tanë, qoftë ato të lëdës së Historisë etj), pastaj, përdorimi i metodave të pa

përshtatshme, qon në formalizëm, në një të mbajtur mend nëmënyrëmekanike (siç e quajm-

mësim përmendësh-), ulë veprimtarinë krijuese dhe efektivitetin e procesit mësimor-edukativ

tënxënësve.

Pra, si përfundim këtu, mund tëarrihet në konstatime dhe të thuhet me bindje të plotë se si nën-

ngarkesa, po ashtu edhe mbi-ngarkesa në edukimin arsimor, shkojnë në dëm të formimit

intelektual të fëmijëve/nxënësve.

4.4. Tiparet e një mësimdhënësi të mirëfillt të edukimit dhe arsimimit muzikor

Mësimdhënësi, është faktori subjektiv me rendësinë më të madhe në punën edukativo-arsimore,

ku me aftësitë e tij profesionale dhe përgatitjen didaktivo-pedagogjike planifikon, organizon dhe

realizon gjithë punën mësimore me nxënës, por edhe mundëson krijimin e kushteve më të

përshtatshme për kryerjen e suksesshme të punës arsimore. Për rolin dhe rëndësinë e një

mësimdhënësi të mirëfillt, e posaqërisht për rendësinëe pregatitjes profesionale, kanë folur

shumë pedagogë në studimet e tyre, ku vlenë të cekët edhe filozofi, pedagogu dhe teologu i

njohur Çek,John Amos Komensky. 30

29Spahiu, Prof.mr.Seniha; Metoda e Mësimit të Muzikës. Prishtinë, 2008, Krahaso fq. 39-45 30Zylfiu, Dr.Sc. Nijazi. „Didaktika“, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001. Krahaso Fq. 125

18

Ajo që më së shumtivlenë të cekët këtu,është periudha e shek.XVIII, ku pranë„Shkollave

Normale“ të asaj kohe, filluan edhe pregatitjet e para profesionale të arsimtarëve për

mësimdhënie. Ndërsa tani, përgatitjet e mësimdhënësve bëhën në shkolla me nivelin e studimeve

universitare dhe me programe të specializuara sipas profilit të kërkesave bashkëkohore të

organizimit të punës mësimore. Sot pra, me nocionin „Arsimtar-Mësimdhënës“, nënkuptojmë

përsonelin mësimor të kualifikuar që japë mësim dhe i cili është i përcaktuar, ka dëshirën dhe

vullnetin për kryerjen e veprimtarisëedukative-arsimore, detyrë kjo edhe me përgjegjësi të lartë,

por njëkohësisht edhe e privilegjuar.

Vlerat e mirëfillta të mësimdhënësve, përfshijnë përfeksionimin e tyre, që nënkupton jo vëtëm

aspektin profesional e pedagogjik, por më tepër edhe aspektin etik dhe ngritjen e vlerave

kulturore që janë edhe detyrat kryesore që kërkohen nga çdo mësimdhënës.31

Mësimdhënësi i mirëfillt, duhet që patjetër të bëjë edhe planifikimin, se çfarë duhet të mëso

jnë nxënësit në orën e mësimit dhe si do ta mësojnë atë që jepet, sepse është e pa mundur që të

përballohet ora 45 minuta, pa një planifikim të duhur. Planifikimi i orës së mësimit e bënë

mësuesin më të strukturuar dhe më të organizuar, gjë që i ndihmon edhe të rëndis çështjet dhe

programin e zhvillimit të mësimit.32 Pra, njëkohësisht, kjo garanton edhe kohën optimale për çdo

dëtyrë që zhvillohet në klasë gjatë orës së mësimit.

Komunikimi në mes të nxënësve dhe mësuesit, shërben si një urë lidhëse në mes tyre dhe kjo

ndihmon për krijimin e një atmosfere shumë të favorshme në klasë, gjë që edhe nxënësve u japë

motivim edhe më të madh për të qenë të suksesshëm në mësime. 33 Mësuesit që tregojnë

përkushtim ndaj nxënësve të tyre, në mënyrë automatike fitojnë respekt dhe kjo ka favore, sepse

ndikon edhe në mirësjelljen e përgjithshme dhe disiplinën e nxënësve në orën e mësimit.

Ky ishte një aspekt i përgjithshëm që përfshiente vlerat dhe tiparet që duhet të ketë një

mësimdhënës dhe mënyra, se si duhet të sillen ata, apo si duhet të edukohennxënësit.

31Zylfiu, Dr.Sc. Nijazi. „Didaktika“, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001. Krahaso Fq. 125-132 32Musai, Bardhyl. „Metodologji e mësimdhënies“. Tiranë 2003. Krahaso Fq. 80-81 33 INFOSHQIP.„Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit“, https://www.infoshqip.com/marredheniet-e-mesuesit-nxenesit/ (Krahaso linkun), 10.10.2018.

19

Tani po ndalëmi në thelbin e kësaj pike, pra arsimimin dhe edukimin muzikor të

fëmijëve/nxënësve.

Të gjithë jemi dëshmitar (sepse ca nga ne edhe i kemi përjetuar ato kohëra), kur mësimdhënësi i

muzikës nuk kishte ndonjë kualifikim adekuat, (kjo më tepër ishte dukuri e zakonshme tek ne në

Kosovë, për shkak të mungesëssë kuadrove të kualifikuara në lëndët e muzikës)dhe në këtë

mënyrë, si mësimdhënës i muzikës mund të bëhëj ç´do kush që zotëronte ndonjë instrument, apo

dinte të këndonte, sepse zakonisht me nxënësit e moshave të reja në shkollat fillore, në lëndën e

muzikës zhvillohej vëtëm këndimi dhe atë, sipas dëshirës së nxënësve, ndërsa tek nxënësit më të

rritur, ata të shkollave të mesme në lëndën e muzikës mësohëshin vëtëm definicione teorike për

muzikën, për kompozitor të ndryshëm, për instrumente muzikore, etj. e që fatkeqësisht kjo formë

e të mësuarit të muzikës, e bënte muzikën vëtëm imagjinative për nxënësin, sepse nuk

praktikohej asgjë. Ndërsa tani, duke parë synimet, objektivat që ka edukimi dhe arsimimi

bashkëkohor i muzikës, ka lindur edhe nevoja që, vëtëm një mësimdhënës që posedon përgatitje

profesionale muzikore, mund t´i realizoj qëllimet dhe objektivat që sot kërkon muzika.

Për një mësimdhënës të mirëfillt të muzikës, rendësi të madhe ka edhe zotërimi i teknikës së

intonimit dhe dirigjimit nga ana e tij/saj. Këto dy lëmi muzikore, kanë një rendësi të madhe për

zvillimin e lëndës së muzikës në klasë, ngase pa një intonim të çartë dhe të drejtë, mësimdhënësi,

nuk mund ta zhvilloj në nivelin e duhur muzikalitetin tek fëmijët, por edhe nuk mund të pritet

interpretim i përjetuar nga fëmijët.34Pra këtu, ka rendësi shumë të madhe kultivimi i sensibilitetit

emocional të fëmijëve/nxënësve, pa të cilin, nuk ka as vet përjetim muzikor, duke ditur se fëmijët

janë krijesa shumë emocionale.

Për më tepër, puna e një mësimdhënësi të mirëfillt të edukimit muzikor, duhet të jetë krijuese dhe

duhet të ketë karakter kërkimor, ku format e ndryshme të punës praktike dhe teorike, duhet

patjetër të gërshetohen me njëra tjetrën me qëllim që tek nxënësi të sjellin motivim dhe emocion

muzikor. Pra të ndihmoj në krijimin e ndjenjës melodike dhe ritmike të nxënësve, kultivimin e

zërit të tyre, ndëgjimet e muzikësnë punën krijuese muzikore të vet nxënësve, por edhe format

tjera që ndikojnë në zhvillimin sa më të gjithanshëm të muzikalitetit të nxënësve. Mësimdhënësi,

duhet të njoh patjetër edhe aftësitë muzikore të nxënësve, sepse kjo mundëson organizimin dhe

34Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq. 47-48.

20

mësimin sa më cilësor të muzikë, gjithnjë duke mos i anashkaluar dhe lënë„pas-dore“ nxënësit

që tregojnë aftësi më të dobëta muzikore.35

Një element interesant qëvlenë të theksohet në kontekstin e edukimit muzikorështë, qëndrimi i

G. Revesh (Revesz)për muzikën dhe muzikalitetin, ku sipas tij, edukimi muzikor mund të bëhët

vëtëm në atë mas sa është baza e muzikalitetit të lindur të fëmijëvë, gjë që sipas

Reveshmuzikalitetikonsiderohet si diçka e lindur dhe e limituar. Shpjegim ky i bazuar në

psikologjinë„geshtaltiste“, ku cilësitë psiqike i trajton si terësi të posaçme36, e në këtë kontekst,

edhe muzikaliteti duhet të kuptohet si terësi e pa ndarë e aftësive psiqike të fëmijëvë(njerëzve në

përgjithësi) pra si diçka që ka kufizim-limit.

5. Fëmijët dhe Muzika

Në këtë kapitull, qe është edhe pjesa kryesore e temës së këtij punimi, theksi kryesor do të bie

tek lidhshmëria direkte që ka muzika me fëmijët/nxënësit, e më konkretisht, do të sqarohen veç e

veç shumë pika që kanë të bëjnë me ndikimin e muzikës në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm

të femijëve. Theks i vëçantë këtu do të vihet në ndikminqë ka muzika tek fëmijët sidomos në

aspektin shëndetësor, atë fizik, emocional, psikologjik, në zhvillimin e shkathtësive të ndryshme

për të mësuar, e përfitime të tjera dhe këtu, gjithnjë do të bazohemi në burime dhe studime të

ndryshem për këto fusha.

Muzika qëndron mes të gjitha formave tjera intelegjente tënjëriut (artit në përgjithësi, shkencave

shoqërore dhe historike dhe shkencave artistike) si një përbërës i barabart i progresit intelektual

dhe humanitetit. Muzika krijon historinë e vet përmes kultivimit e sofistikimit të zërit njerëzor

dhe instrumenteve të ndryshme muzikore.37

Njohja me muzikën, është një vlerë e madhe për të mundësuar zhvillimin e përsonalitetit të

fëmijëve. Muzika i shoqëron fëmijët që nga lindja dhe është fakt i pa tjetërsueshem se, fëmijët

35Ebd. Krahaso fq.48-50 36 Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq.50-51 37Hala, Majlinda. Leka, Fatbardh. Zisi, Aurela. „Programi i lëndës së Muzikës – Draft“, Qershor 2014.Fq.4 http://shkollabarbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/programi__muzika__shkalla_e_pare_dhe_e_dyte.pdf (Krahaso linkun pdf) 11.10.2018.

21

rriten më muzikën,duke e ndëgjuar ate në shtëpi, TV, pastaj të shoqëruar nga prindërit në ndonjë

koncert, teatër, në ngjarje e festa familjare, në kopsht, në klasë e ambiente tjera që jeta i rrëthon.

5.1. Rendësia e edukimit të hershëm muzikor tek fëmijët Parafillor

Edukimi i hershëm dhe i gjithëanshëm i fëmijëve/nxënësve duke filluar që naga niveli parafillor,

ka benefite të jashtëzakonshme për një zhvillim sa mëtë shëndetshem të femijëve dhe atë, në të

gjitha aspektet, duke filluar me zhvillimin e tyre trupor, në aspektin intelektual, zhvillimin

emocional e moral. Më një fjalë, edukimi i hershmëm i bënë fëmijët shumë më të pregatitur për

rrugëtimin e tyre drejtë një të ardhme shumë më të sigurtë për arritjen e objektivave të tyre në

jetë, e sidomos objektivave intelektuale dhe ato tënjë karriere sa më profesionale, e sidomos në

fushat e arteve.

Konceptimi i parë i edukimit të hershëm muzikor, bësohet se u shfaq nga filozofi, pedagogu e

teologu Jan Amos Komenski(1592-1670 John Amos Comenius) i cili ishte i njohur si informator

i shkollës fillore si dhe në„schola infatiae“ –(shkollë e fëmijërisë së hershme deri në moshën 6

vjeçare). Ai ndër mësimet e tjera, besohet se aplikoj edhe mësimin e muzikës. Këndimi që nga e

kaluara e largët e deri në ditët e sotme, konsiderohej si aktiviteti më i rendësishem në fushën e

edukimit të hershëm të fëmijëve.38

Këndimi, luajtja, vallëzimie shfaqjetsi aktivitete më të gjera për fëmijë, mëndohet se ishin

ankoruar në mënyrë të vëndosur në punën e kopshteve të fëmijëve që nga Friedrich Fröbel

(1782-1852). Por në mënyrë të mirëfillt të dhënat tregojnë se vëtëm gjatë viteve të gjashtëdhjeta

të shekullit XX-të, për herë të parë u shfaq termi "edukimi i hershëm muzikor". Në vitin

1968"Curriculum Musikalische Früherziehung" – “Kurrikula e edukimit të hershëm muzikor”i

Shoqatës së Shkollave Muzikore Gjermane;ishte shfaqur në një version ”provues” dhe vetëm

nga mesi i vititeve të70-dhjeta, mund të flitet për një etablim të mirëfillt të edukimit të hershëm

muzikor në shkollat e muzikës.39 Në vitin 1974, një version i rishikuar i kurrikulës nën titullin

38Manuela widmer „ Musikalische Früherziehung – Didaktische Grundlagen“ - Edukimi i hershëm muzikor-Bazat e Didaktikës. https://www.kindergartenpaedagogik.de/73.html 39 Kowal-Summer, Ludger; “Spiel und Musik -in der musikalischen Früherziehung unter besonderer Berücksichtigung psychoanalytischer Erkenntnisse”- Loja dhe Muzika në edukimin e hershëm muzikor, e me theks të vëçantë shqyrtimi i gjetjeve psikoanalitike. Centaurus Verlag, Herbolzheim 2006. Krahaso fq.334

22

"Arsimi i hershëm muzikor" kishte gjetur mbështetje gjithnjë e më shumë për t´u përfshirë në

planprogramini arsimor, i ashtuquajtur edhe sinivel bazë, i cili përfundimisht kishte përfshirë

Edukimin e hershëm të muzikës dhe arsimin bazik muzikor në shkollat e muzikës gjermane.40

Mëqë tema e këtij punimi është„Fëmijët dhe Muzika“, në këtë pikë do të ndalëmi me theks të

vëçantë në rolin që luan muzika, gjegjësisht edukimi hershëm muzikor tek fëmijët.

Fëmijët që nga mosha zero vjeç, para se t´i shqiptojnë fjalët e para dhe para se të fillojnë me

hedhjen e hapave të parë, fillojnë të reagojnë ndaj tingujve muzikor, si.psh. po të ndëgjojnë

tinguj të ashpër muzikor, ata ndjehen të shqetësuar, çajnë, përderisa tingujt e butë dhe ninullat e

kënduara nga nëna e qetësojnë. Pra në këtë moshë të fëmijëve edhe pse ende nuk mund të ketë

reagim të muzikalitetit, prap se prap ata shfaqin reagim refleksiv, që do të thotë se fëmijët e

ndjejnë muzikën dhe kjo mund të konsiderohet edhesi parafillim i reagimit emocional ndaj

karakterit të ndryshëm të tingujve.

Nëse shtrohet pyetja, se si hynë muzika në jetën e fëmijëve, atëhere përgjigja mund të jetë se,

fëmijët së pari e përgjojnë muzikën, e ndëgjojnë më të përqëndruar dhe së fundmi ata përpiqen

që ta riprodhojnë në mënyrën e tyre. Pra tek fëmijët e vegjël, ndjenja ritmike zhvillohet më

shpejtë duke e krahasuar me ndjenjën melodike. Pra marrë në përgjithësi, mosha parafillore e

fëmijëve është fazë shumë e rendësishme e zhvillimit të aftësive muzikore të tyre, sepse në

intuiten e tyre qëndron substrati emocional dhe plasticiteti i sistemit nervor/muskulor.41

Po të merret si koncept në vete edukimin i hershëm muzikor tek fëmijët, atëhere, me të do të

nenkuptonim një nxitje të fëmijëve për ta përjetuar artin muzikor, për ta dashur atë dhe për tu

shprehur sa më lirshëm me mjetet muzikore edhe pse ata në këtë moshëështë mëse normale se,

nuk mund të zotërojnë në mënyrë profesionale ndonjë instrument muzikor. Edukimi dhe

zhvillimi i aftësive muzikore tek fëmijët në fakt,është një proces mjaftë kompleks dhe i gjatë, i

cili nënkupton transformimin kuantitativ dhe kualitativ të dispozitave muzikore të trashëguara.

Pra edukimi muzikor, ka një varg objektivash të qarta edukative.42

40Kowal-Summer, Ludger; “Spiel und Musik -in der musikalischen Früherziehung unter besonderer Berücksichtigung psychoanalytischer Erkenntnisse” Centaurus Verlag, Herbolzheim 2006. Krahaso fq.334 41Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq. 105-106 42Ebd. fq. 34

23

Tek edukimi muzikor i fëmijëve, koordinimi i trupit me mëndjen arrihet përmes të kënduarit të

këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre edhe me lojëra muzikore, si rrahjes së ritmeve të

ndryshme, kombinimit të lëvizjeve të trupit me muzikën, gjithnjë duke ndjekur edhe udhëzimet

e edukatores apo mësuesit, si dhe duke ndëgjuar fëmijët e tjerë gjatë këndimit apo lozjes së tyre

me instrumente muzikore. Në këtë fazë, është mjaftë e rendësishme qe përjetimi muzikor të jetë

individual për fëmijët, sepse kjo ndihmon në shprehjen e përsonalitetit dhe identitetit të secilit

fëmijë në punën e tij artistike – muzikore. Fëmijët në moshën e hershme të edukimit muzikor,

mësohen se si ta përjetojnë në radhë të parë emocionalisht muzikën, por edhe se si ta krijojnë atë

edhe vet.43

Veprimtaria e hershme muzikore tek fëmijët, përgjithësisht nxitë gëzim dhe ndjenja shumë

pozitive të cilat ndikojnë edhe në sjelljen e përgjithshme të tyre. Është e rendësishme se, në këtë

moshë(sidomos tek fëmijët e moshës parashkollore) duhet të përkrahet dhe të kultivohet edhe

spontaniteti i të shprehurit të muzikalitetit të tyre, pra duhet nxitur të bërit e muzikës në mënyrë

të lirë nga ana e fëmijëve, si dhe të ndihmohen në zhvillimin e zërit, me qëllim që ata gradualisht

të aftësohen për këndim individual dhe këndim së bashku në grup.44

Me edukimin e hershëm muzikor, fëmijët fitojnë kulturë të përgjithshme muzikore. Ata njifen

me instrumentet muzikore dhe nëpërmjet dëgjimit të tyre, ata janë në gjëndje të dallojnë ngjyrën

dhe mundësitë shprehëse të instrumenteve. Për më tepër, edukimi i hershëm muzikor i fëmijëve

mund të zgjeroj edhe interesimin e tyre për jetën muzikore edhe jashta klasës apo institucionit

muzikor, pra duke ndikuar në gadishmërinë e tyre për tu marrë me jetën muzikore edhe në

mjedisin ku jetojnë, por edhe më gjerë duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në koncerte e

shfaqje të ndryshme për fëmijë. Kështuqë, muzika bëhët vërtetë pjesëe pa ndashme e jetës

kulturore të fëmijëve.

Edukimi i hershëm i fëmijëve me muzikën mbi të gjitha, nxitë dhe zhvillon dashurinë e tyre ndaj

këtij arti, duke ndikuar edhe në formimin e ndjenjave estetike, patriotike e sociale të fëmijëve.

Për më tepër, muzika rritë mirësjelljen e përgjithshme tek fëmijët. Ajo ka për qëllim zhvillimin e

kënaqësisë së tyre për të bër muzik, zhvillon aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur

qëndrim ndaj saj, e mbi të gjitha, muzika nxitë aftësitë krijuese të çdo fëmije. Muzika rritç në

43 Hala, Msc. Majlinda. Shamku, Violeta. „Libër mësuesi – Edukim muzikor 1,2,3,4,5,“ Krahaso fq. 5-7 44Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq.34-35.

24

masë të madhe edhe vetbesimin tek fëmijët. Kur fëmijët bëhën pjesë e një kursi muzikor, p.sh.

ata bëhën shumë të hapur edhe për të pritur kritika, por njëkohësisht edhe për të kritikuar të

tjerët.45 Fëmijët mësojnë se jo gjithkush është përfekt dhe në këtë mënyrë ata i pranojnë më lehtë

kritikat dhe këshillat për tu përmirësuar.

5.2. Ndikimi i muzikës tek fëmijët nëzhvillimin e shkathtësive të ndryshme

Nëse muzika është mënduar si një element që ka për qëllim vëtëm argëtimin, kënaqësinë,

shpërfaqjen e emocioneve të tyreetj, tanimë nuk ka asnjë dyshim se, duke u bazuar edhe në

hulumtime dhe zbulime të ndryshmemund të arrijmë në bindje dhe konkluzione se, muzika ka

edheefekte tjera shumë më të mëdha dhe shumë dimensionale tek fëmijët, sesa vetëm efektin

argëtues. Muzika është mjet shumë i rendësishem në ngritjen e aftësive të fëmijëve dhe bërjen e

tyre më të zgjuar.46Kjo është vëtëm një nga rezultatet e shumta pozitive që ka muzika.

Vet pedagogjia bashkëkohore muzikore në mënyrë të vëçantë cekë çështjen e nxitjes së vrullit të

imagjinatës krijuese tek fëmijët përmes ndikimit të muzikës së ndëgjuar.

Ajo ndikon pra tek fëmijët edhe si forcë krijuese, ku përjetimin e nxitur nga veprat muzikore që

fëmijët ndëgjojnë, mund ta shprehin edhe me kreacione figurative, e në këtë mënyrë, muzika

bëhët edhe si iniciuese që fëmijët të zhvillojnë shkathësi të një imagjinate krijuese.47Të gjithë ne

e dim se si një ninullë e qetë mund t´a qetësoj një fëmijë, ashtu si të rriturit qe një simfoni e

mrekullueshme mund t´i mbushë me emocione. Por muzika më tepër se kjo, ndikon në mënyrën

se si ne mësojmë. Muzika është një nga aktivitetet e pakta që përfshinë të gjithë trurin, dhe

muzika nuk zhvillon vëtëm shkathtësi për të mësuar një gjuhë, apo për të përmirësuar kujtesën,

vëmendjen, logjikën, të mënduarit, por edhe në zhvillimin dhe koordinimin e shkathtësive

45KIDS´TIME: „Si ndikon muzika tek fëmijët? Ja cfarë duhet të dinë patjetër të gjithë prindërit“ http://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/ (Krahaso linkun) 14.10.2018 46Petter Greene. „KultPlus“; „ Muzika është më e natyrshme se sa të folurit, të prekurit dhe të afruarit me njëri – tjetrin https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-afruarit- njeri-tjetrin/ (krahaso linkun) 13.10.2018 47Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq. 170

25

fizike48. Pra përmes ndëgjimit të muzikës e në të njejtën kohë vallëzimit me ritmin e muzikës,

fëmijët zhvillojnë shkathtësi të jashtëzakonshme edhe në të lëvizur.

Nëpërmjet muzikës, fëmijët zhvillojnë shkathtësi edhe për tu lidhur e shoqëruar edhe me të

tjerët.Pra zhvillojnë një ndjenjë shumë të lartë të vetbesimit dhe mënjanojnë ndjenjën e ndrojtjes

ndaj të tjerëve, dmth bëhën shumë më të lirshëm dhe shumë më entuziast ndaj çdo gjëje që e

rrethon. Muzika tek fëmijët është më shumë se vëtëm një hobi apo një zbavitje e jetës. Kjo i japë

fëmijës mundësinë për të realizuar vetën, për të qenë më produktiv dhe rritë shkathtësitë

nëorientimin e tij të performancës. Sidoqoftë, duhet të gjëndët një ekuilibër i caktuar në mënyrë

që fëmijët gjatë zhvillimit të shkathtësive të tyre, të mos ndjehën të mbingarkuar. 49

Muzika luan rol të jashtëzakonshëm në mësimin e gjuhës amtare dhe gjuhëve të huaja tek

fëmijët. Fëmijët mund të imitojnë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës amtare shumë më

parë se sa të folurit. Edhe ne të rriturve, mund të na kujtohen këngët dhe ninullat e ndryshme që i

kemi mësuar si fëmijë. Pra muzika ndihmon që të ruhen fjalët dhe shprehjet në mënyrë më

efektive. Muzika ndihmon në memorizimin e fjalëve. Fëmijët që flasin dy apo më shumë gjuhë,

në veçanti mund të përfitojnë shumë nga tëndëgjuarit dhe të kënduarit e këngeve në këto gjuhë.

Se fëmijët mësojnë më mirë të flasin meRIME dhe MUZIKË, janë bërë edhe studime në këtë

drejtim, ku vëzhgimi ishte kryer nga Saffran dhe Erik Thiessen nga Universiteti i Wisconsin në

Pennsylvania të SHBA-ve.Ky studim, madje ishte përfshirëedhe ne volumin e «The

Neurosciences and Music – III, Disorders and plasticity» i publikuar në bashkëpunim me

Akademinë e Shkencave te New York-ut. Këta dy autor, kishin ardhur në përfundim se: “fëmijët

mësojnë më shumë fjalë dhe i memorizojnë më mirë ato nëse janë të kënduara, nëse janë me rime

ose janëpjesë e një kënge”. Nga ana tjetër, fëmijët kujtojnë më shumë meloditë nëse ato

kanëfjalë, dhe kështu duke mësuar meloditë e këngëve, ata e kanë më të lehtë që ti mësojnë dhe

ti kujtojnë fjalët dhe tekstin që e shoqëron melodinë/këngën. 50

48Helen Doron: „The Role of Music in Language Acquisition?“ – Roli i muzikës në përvetësimin e gjuhëve? https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=qcTbvVPKAe0 (Krahaso videon në linkun në youtube) 13.10.2018 49 Pia Totzur: NetMoms redaktion: „Warum unsere Kinder Musik brauchen?“ – Pse fëmijët tonë kanë nevojë për muzikë? https://www.netmoms.de/magazin/kinder/kinderlieder/warum-unsere-kinder-musik-brauchen/ (Krahaso linkun) 13.10.2018 50Shqipëria.com. „Me rime dhe muzikë, fëmijët mësojnë të flasin“,https://www.shqiperia.com/Me-rime-dhe- muzike-femijet-mesojne-te-flasin-.6076/ (Krahaso linkun), 14.10.2018

26

5.3.Instrumentet muzikoresi mjetepër argëtimin e fëmijëve/nxënësve

Të shkruash për fëmijët dhe muzikën; pra edukimin e hershëm muzikor të fëmijëvë, pa tjetër se

këtu nuk mund t´i lësh anash Instrumentet muzikore, ku përveç arsimimit të përgjithshëm

muzikor, këndimit, vallëzimit etj, këtu rol shumë të rendësishem sidomos në argëtimin e

fëmijëve luajn edhe Instrumentet muzikore. Sepse lozja e fëmijëve në instrumente muzikore,

përveç që rritë ngazëllimin e tyre, kjo u japë edhe mundësi të reja për shprehje dhe në këtë

mënyrë kontakti i fëmijëve me muzikën bëhët më i gjithëanshëm. Roli i instrumenteve muzikore

tek fëmijët është i rendësishem sidomos edhe për faktin se instrumentet më së miri mund ta

zhvillojnë ndjenjën ritmike dhe melodike të fëmiut, madje madje, këto më së miri i përfshijnë në

argëtimin muzikor edhe ata fëmijë që nuk dijnë dhe nuk kanë prirje për këndim, porse, për të

luajtur në instrumente muzikor shprehin dashuri dhe interesim të madh.

Luajtja në instrumente muzikore nga ana e fëmijëveështë e çartë se nuk mund të bëhet në

instrumente klasike, ngase edhe përvetësimi sado elementarë i një instrumenti të tillë, për fëmijët

mund të bëhet mbingarkesë, sepse kjo kërkonë shumë ushtrime dhe përkushtim të plotë. Pra kur

bëhet fjalë për instrumentet muzikore për fëmijë, këtu nënkuptohen vëtëm ato që kanë teknikë

interpretimi të lehtë.51

Fëmijët etuziast ndaj intsrumenteve muzikore, tregojnë interesim shumë të madh, sidomos për tu

njohur dhe për të luajtur me instrumente ritmike dhe ato me goditje (këtu si më të rendësishme

konsiderohën veglat muzikore të ORF-it52 për fëmijë, por edhe të tjera). Përgjithësisht njohja e

fëmijëve me instrumente muzikore, rritë aftësitë dhe njohuritë e tyre muzikore,53 dhe kjo i

ndihmon fëmijët që të zhvillojnë edhe aftësi e guxim që në të ardhmen të bëhën muzicient

profesionist. Rol tjetër jashtëzakonisht të madh dhe efekt të rendësishem në vet formimin e jetës

së mëvonshme të fëmijëve, ka sidomos edhe bërja e muzikës edhe në familje, pra prind-fëmijë.

Edhe pse asnjëri nga prindërit mund të mos ketë prirje për muzikë, kjo i bënë fëmijët të ndjehen

të lumtur dhe entuziast.

51Spahiu, Prof.mr.Seniha, „Metodika e mësimit të muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008. Krahaso fq.183 52 „Këto vegla muzikore, apo instrumente, u emërtuan kështu „Instrumentet e Karl ORF-IT“ ngase ideator për konstruktimin e tyre ishte kompozitori dhe pedagogu shumë i njohur Karl Orf. Orfi i thjeshtësoj disa nga instrumentet orkestrale dhe modifikoj disa instrumente popullore gjithnjë duke ua përshtatur atyre fëmijëve sipas moshës, por edhe mundësive fizike të tyre“. 53Hala, Msc. Majlinda. Shamku, Violeta. „Libër mësuesi – Edukim muzikor 1,2,3,4,5,“ Krahaso fq.6

27

Insrumentet ritmike dhe melodike tëOrfit, më që janë në numër të konsiderueshem dhe si të tilla

ato formojnë një ansambël të plotë të quajtur “Instrumentari i Orfit”, për shkak të rëndësisëdhe

karakteristikës së tyre si intrumente për fëmijë, në pa mundës për të shkruar gjerë e gjatë për

sëcilën, ato do i përmendi vëtëm si “lloje” në këtë punim.

Instrumentet Ritmike: Tupani (lodra),Timpanët,Tamburii Vogël, Defi (dajreja, tamburini), Pjatat

(cinelat)Trekëndëshi (triangli), Kastanjetat, Marakasi, Gërreza, Shkopinjt, Zilet, Bylbyli

(shtambushka) etj. Si dhe ;

Instrumentet Melodike: Blokflauti (fyelli), Melodika, Metalofoni, Ksilofoni, Darabuka , etj

(Ca foto me fëmijë duke lozur me Instrumente muzikore)

5.4. Muzika si terapi medicinale për qetësimin e dhimbjeve fizike e shpirtërore

Deri më tani, kemi folur për historikun e muzikës, pastaj për muzikën si një element me rëndësi

shumëdimesionale në edukimin e përgjithshëm të fëmijëve, rolin që ka ajo në jetën kulturore

28

edukative të fëmijëve, ne zhvillimin e shkathtësive të ndryshme të tyre, etj, por në këtë pikë, e

qëështë edhe pika e fundit e këtij punumi, do të ndalem tek një anë krejtësisht tjetër

të“medaljes” qëkamuzika (gjithnjë duke u bazuar në studime e hulumtime)që tanimë po bëjnë

edhe “revolucion” edhe në aspektin shëndetësor tek fëmijët, por edhe tek adoleshentët e të

rriturit nëpërgjithësi. Pra efekti i muzikës në trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të ndryshme

qofshin ato fizike, apo shpirtërore/psiqike.

Sipas hulumtimeve rreth ndikimittë muzikës në aspektin mjekësor, studimet tregojnë se, muzika

gjithmonë kishte qenë pjesë integrale e mjekësisë. Një dokumet i vjetër kishte treguar për gjetjen

e një kafke të vjetër të një kafshe (lat:Muoridea Mammutus, e ngjajshme me Elefantin), e cila

ishte 10.000 vite e vjetër, kafkë kjo e konvertuar në një daulle që përdorej për qëllime mjekësore.

Edhe tregimet e lashta nga Greqia Antrike tregojnë histori për shërimin përmes muzikës. Filozofi

dhe shkencëtari grek Pitagora(Pythagoras) kishte shpikur ndër të tjera<Oktavën> dhe tonet e

para muzikore. Ai e përshkruante muzikën si diçka që “shpirtrat njerëzorë të zhytur në një

gjëndje të ç´orientuar, mund t´i nxirrte prapë nga kjo situatë”. Në anën tjetër, edhe Aristoteli

theksonte për forcën e madhe që ka muzika në ndjenjat e njëriut, ku kjo forcë ndikon

jashtëzakonisht në ndryshimin e gjendjës emocionale të njëriut. Madje edhe në shkollën e

Pitagores, muzika përshkruhej si mjet për shërimin esëmundjeve shpirtërore.54

Në mesjetë, edhe Romakët filluan të marrin njohuri rreth terapive muzikore nga grekët. Filluan

t´a bëjnë muzikën pjesë të studimeve mjekësore dhe nga doktorët, tanimë kërkohej qëtë kenë

njohuri të mira edhe në muzikë.

Duke filluar nga shekulli XIX, mjekët dhe klinikat e ndryshme qoftë nëSHBA dhe Evropë,

filluan në mënyrë masive që të aplikojnë muzikën dhe të theksonin ndikimin e saj, sidomos në

presionin e gjakut, në frymëmarrje dhe pulsin e pacientëve, (ku një hulumtim të bërë me fëmijë,

do ta sjellim pak më poshtë). Warthin (1894) ishte një nga kontribuesit e parë që vëndosi

54Niels Kleffmann; „Neuroendokrinologische und psychophysiologische Ausëirkungen von Musik als Mittel zur Stressreduzierung vor gynäkologischen Operationen”- Efektet Endokrinologjike dhe psikofiziologjike të Muzikës, si mjet për reduktimin e stresit para operacioneve gjinekologjike. Disertacion pranë Fakultetit të mjekësisë: Ludwig- Maximilian- Universitäts München. Krahaso fq 5-6

29

aplikimin e instrumentimit të muzikës tek pacientet e hipnotizuar për të parë luhatjet e presionit

të gjakut eritmin e rrahjes së zemrës.55

Më tutje, bësohet se “Flauti Magjik i Mozartit”p.sh, mund të bëjë mrekulli, qoftë kundër

depresionit, për çrregullime tëgjumit ose sëmundje kardiovaskulare. Muzika është një mjet

terapeutik unik, e pa kushtueshme dhe ndër format më të lehta të trajtimit. Muzika ndikon

pozitivisht edhe në forcimin e sistemit imunitar, duke ndikuar në prodhimin e hormoneve të

kënaqësisë.Pra, muzika apo kënga që njëriut i pëlqen, që e ndjenë, e përjeton, nxitë trurin për

lirimin e hormonit tëEndorfines (Endorphine), i njohur ky si hormon i kënaqësisë i cili ndikon

shumë në lumturinë e njerëzve dhe lehtësimin edhe të dhimbjeve trupore, por në anën tjetër,

muzika nxitë edhe emocione të forta që na bëjnë edhe të rrënqethemi e të qajmë.56

Sipas një studimi të bërë nëUniversitetin e Hajdelbergut në Gjermani, terapia muzikore ndikon

edhe në pëngimin e zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes se Alzheimer-it dhe Demencës, e me

këtë, rritë edhe kualitetin e jetës. Ndërsa në një spital tëBërlinit për çrregullime neurologjike,

muzika është pjesë e recetës, pra pjesë integrale e terapisë për trajtimin e të sëmurëve. Nga

ndëgjimi i muzikës, atykishin përfituar vëçanërisht pacientët me infarkte në tru dhe ata me

Parkinson, të cilët kishin vështirësi në të folur.57

Kur bëhët fjalë për ndikimin emuzikës tek fëmijët, ishin prindërit e tyre ata tëcilët besohët se, që

më shumë se 1,000 vite filluan t´u këndojnë fëmijëve të tyre nínulla dhe në mënyrë intuitive ata

kishin kuptuar se këngët i ndihmonin fëmijët e tyre që të relaksoheshin. Studimet tregojnë se

ninullat kanë qenë ndër ritmet më të njohura për vënien në gjumë tëfëmijëve dhe atë që shumë

mijëvjeçarë, ku prindërit u këndonin sidomos fëmijëve të tyre të sëmuar dhe efekti qetësues për

ta ishte i jashtëzakonshem, pra shumëhere më relaksues, se sa lëximi i përrallave. Por këto

melodi qetësuese, duket se kanë një efekt shtesë edhe mbi pacientët e rritur, e sidomos tek të

rinjët.

55Niels Kleffmann; „Neuroendokrinologische und psychophysiologische Auswirkungen von Musik als Mittel zur Stressreduzierung vor gynäkologischen Operationen” –Efektet Endokrinologjike dhe psikofiziologjike të Muzikës, si mjet për reduktimin e stresit para operacioneve gjinekologjike. Disertacion pranë Fakultetit të mjekësisë: Ludwig- Maximilian- Universitäts München. Krahaso fq 5-6 56Günther Bernattzky, Gunter Kreutz; „Musik und Medizin“ – Muzika dhe mjekësia. Springer Verlag- Wien 2015. Krahaso fq 226. 57 Dr. Wolfgang Storch; “Dr Storch –Rechercheh –Nr.26: Was ist Gesundheit”? - Kërkimet e Dr.Storch – Nr.26: C`ka është shëndeti? http://was-ist-gesundheit.blogspot.com/2013/12/httpwww.html

30

Gjithnjë duke u kthyer tek fëmijët, një studim i bërë me përfshierjen e 37 fëmijëve deri në

moshën 4 vjeçare, të cilët ishin të diagnostikuar me sëmundje të zemrës, ose probleme me

frymëmarrje ju ishin bërë tre trajtime nga 10 minuta, ku secili fëmijë një nga një ndëgjonte

ninullë dhe një histori, e më pas lihej i qetë. Studiuesit para këtij instrumenti kishin matur tek

secili fëmijë rezultatet si; oksigjenimin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ndjesitë e dhimbjeve. E

rezultati ishte i çartë: Pasi fëmijët kishin ndëgjuar ninullat për 10 minuta, zemrat e tyre rrihnin

më ngadalë, ata ishin shumë më pak të shqetësuar dhe ndjenjat e tyre të dhimbjes kishin pësuar

rënje të dukshme.58Pra, besohet se muzika ka aq shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njëriut në

përgjithësi, sa që ajo mund t´u bëjë konkurrencë edhe ilaçeve klasike.

58FOCUS-Online.de. Birgit Henrich: „Musik beruhigt kranke Kinder“ - Muzika i qetëson fëmijët e sëmurë. https://www.focus.de/familie/erziehung/musik-beruhigt-kranke-kinder-schlaflieder-koennen-schmerzen- lindern_id_3419902.html (Krahaso linkun) 15.10.2018

31

6. Momente të paraqitura përmes Fotografive gjatë kohës së praktikës sime

mëfëmijët e nivelit parafillor

32

7. Konkluzion

Para se të filloja të merrem me hulimtimin dhe shtjellimin e literaturës për të shkruar këtë Punim

Diplome me temën: “Fëmijët dhe Muzika”, ndonse e kuptoja në “vija të trasha” lidhshmërinë

dhe ndikimin që mund të ketë muzika në edukimin, socializimin, argëtimin e qetësimin e

fëmijëve, por edhe ndikimin e saj tek të rriturit, nuk e dija se deri në këtë masë aq të madhe

muzika mund të arrijë këto efekte dhe atë të shumëanshme, madje edhe deri në konsiderimin e

saj si një “mrekulli” edhe për shëndetin e fëmijëve, por edhe të rriturve në përgjithësi. Ajo që

mua përsonalisht më bëri përshtypje gjatë të gjeturave për muzikën, ishte përdorimi i saj edhe në

trajtimin e problemeve shëndetësore, ku tanimë në mjekësinë moderne, në shumë klinika të botës

ashtu siç e kemi cekur edhe gjatë shtjellimit të kësaj pike, muzika është bërë pjësë integrale

krahas terapive medicinale për shërimin e pacientëve me probleme të ndryshme shëndetësore e

deri edhe tek parandalimi, apo pëngimi i zhvillimit të mëtutjeshëm të sëmundjeve shumë të

rënda, siç është ajo me Alzheimer-it e Demencës, por edhe në trajtimin e përsonave që kishin

pësuar sulm në tru, që do të thotë se, muzika luan rol të rendësishem edhe përtej rolit që

konsiderohej vetëm si mjet argëtimi dhe edukimi.

Sa ju përket vlerave të muzikës në aspektin e trajtimit shëndetësor, këtu mund të konstatoj me

plot të drejtë se, fatkeqësisht sidomos në Kosovë, por edhe në Shqipëri, pak kush mund të ketë

ndëgjuar apo lëxuar për muzikën dhe rolin e saj edhe si terapi medicinale, pasi muzika nuk është

njohur fare si metodë shëruese. Zyrtarisht, muzikoterapia në viset ballkanike për herë të parë në

mënyrë institucionale kishte filluar të zbatohet në vitin 1993 në Qendrën Klinike Psikiatrike në

Beograd, si një trajtim eksperimental.

Por, muzika nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve. Nga ajo që hulumtuam përgjatë këtij

shkrimi, muzikavepron pozitivisht edhe në stimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike

tek përsonat e shëndetshëm, qofshin ata fëmijë apo të rritur, pasiqë sasia e tepruar e hormoneve

në gjake cila shkakton stresin,kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes dëgjimit të

muzikës.

Ndëgjimi i muzikës tek fëmijët e vëgjël që nga mosha zero vjeç, kishte ndikim në qetësimin dhe

vënjën e tyre në gjum përmes këndimit të ninullave, gjërsa tek fëmijët më të rritur, pra ata të

nivelit parafillor dhe ata më të moshuar, muzika ndikonte në rritjen e ndjenjës së vetbesimit gjatë

33

kohës së luajtjes me instrumente muzikore, por edhe këndimit në grup me bashkëmoshatarët e

tyre. Muzika, siç edhe kam cekur, ndikonte përgjithësisht në socializimin dhe sjelljen e fëmijëve,

duke i bërë ata më të qetë, më atraktiv dhe më ambicioz për arritjen e synimeve dhe objektivave

të tyre në jetë. Pra edhe Platoni kishte pasur të drejtë kur kishte thënë se: “Muzika është lëvizje e

tingullit për të arritur shpirti edukimin e virtyteve të tija”.

Muzika përveç që është pjesë e pa ndashme e çënjës njerëzore që nga lindja jonë, ajo me shumë

të drejtë mund të konsiderohet edhe si shoqëruesja më e rendësishme përgjatë gjithë jetës së

njëriut.

Pra,si përfundim, ajo që kam arritur të nxjerrë nga shtjellimi i literaturës dhe hulumtimeve të

ndryshme të bëra për këtë punim diplome me temën „Fëmijët dhe Muzika“, pra ndikimin

dhelidhshmërinë që ka muzika tek fëmijët,përveç që kam arritur të konstatoj se muzika luan rol

të jashtëzakonshëm të pazevendësueshemdhe të shumanshëm tek fëmijët, ajo mbi të gjitha kishte

rol shumë të madh në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, duke fuqizuar vlerësimin për vetën e

tyre dhe duke i bërë ata më social, më intelektual, më të disiplinuar e të sjellshëm. Për më tepër,

ajo që kamkuptuarështë edhe fakti se; përmes muzikës, fëmijët shprehin ndjenjat e tyre dhe e

kuptojnë më mirë botën që i rrethon. Pra muzika, pavarësisht nga mosha e fëmijëve, ndikon qe

ata të ndjehën të zbavitur, të jenë më të qetë, të ëmbël, të lumtur dhe me plot dashuri.

34

8. Literatura dhe burimet e ndryshme të shfrytëzuara në punim

Günther Bernattzky, Gunter Kreutz; „Musik und Medizin“ – Muzika dhe mjekësia. Springer

Verlag- Wien 2015.

Hala, Msc. Majlinda. Shamku, Violeta; „Libër mësuesi – Edukim muzikor 1,2,3,4,5,“ Botimi i

parë, mediaprint, 2011

Kowal-Summer, Ludger; “Spiel und Musik -in der musikalischen Früherziehung unter

besonderer Berücksichtigung psychoanalytischer Erkenntnisse”.Loja dhe Muzika në edukimin e

hershëm muzikor, e me theks të vëçantë shqyrtimi i gjetjeve psikoanalitike.Centaurus Verlag,

Herbolzheim 2006.

Musai, Bardhyl; „Metodologji e mësimdhënies“. Tiranë 2003.

Niels Kleffmann; „Neuroendokrinologische und psychophysiologische Auswirkungen von

Musik als Mittel zur Stressreduzierung vor gynäkologischen Operationen” – Efektet

Endokrinologjike dhe psikofiziologjike të Muzikës, si mjete për reduktimin e stresit para

operacioneve gjinekologjike. Disertacion pranë Fakultetit të mjekësisë: Ludwig- Maximilian-

Universitäts - München. 2006.

Rudi, Drita, Rudi, Rafet ; „Edukata Muzikore 6“. - Fillet e Muzikës në Trevat Shqiptare“,

Dukagjini, Pejë, 2004

Spahiu, Seniha; „Edukata Muzikore 7“. Botim i njëmbëdhjetë, Prishtinë 2016

Spahiu, Seniha. Jashari, Baki. Luzha, Besa; „Edukara Muzikore 9“, Libri Shkollor. Prishtinë,

2006.

Spahiu. Prof.mr. Seniha; „Metodika e mësimit të Muzikës“, Universiteti i Prishtinës, 2008.

Zylfiu, Dr.Sc. Nijazi; „Didaktika“, Universiteti i Prishtinës.Prishtinë, 2001

35

Burimet nga Interneti

“Musikgeschichte - Musik im alten Griechenland” – (Historia e Muzikës - Muzika në Greqinë e

lashtë),http://www.schoolwork.de/musikgeschichte/griechenmusik.php(Krahaso linkun në

dispozicion), 04.10.2018

“Musik in Altegüpten –Zur Rolle der Musik im Altägüpten” - Muzika dhe roli saj në Egjiptin e

lashtëhttps://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/musik-altaegypten,(Krahaso

linkun në dispozicion)04.10.2018

“Musik des Mittelalters - Die ersten musikalischen Aufzeichnungen“ -Muzika mesjetare -

shënimet e para muzikore, (Krahaso linkun në dispozicion, fq.4)

04.10.2018http://www.g11.ac.at/fileadmin/media/pdf/Musik_des_Mittelalters_Unterstufe.pdf

“Musik im Mitelalter“ - Muzika në Mesjetë,(Krahaso linkun në dispozicion),

04.10.2018http://schoolwork.de/musikgeschichte/mittelaltermusik.php

„Musik im europäischen Feudalismus (330-1580) -Muzika në Feudalizmin Evropian (330 –

1580)https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/kapitel/42-musik-im-europaeischen-

feudalismus-330-1580(Krahaso linkun në dispozicion), 04.10.2018

“Gregorianischer Choral in Musik“- Këndimi Gregorian në

Muzikë.https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/gregorianischer-choral(Krahaso

linkun në dispozicion), 04.10.2018

„Ueberblick über die Musikgeschichte – Musik des Mittelalters“ – Përmbledhje e historisë së

Muzikës – Muzika mesjetare.(krahaso linkun në dispozicion, fq.2), 04.10.2018

https://www.ejwue.de/fileadmin/posaunen/upload/2009-03-Fachthema-MG-Mittelalter-0803.pdf

„Zwischen Nationalismus und Moderne 1871-1908“ – Midis Nacionalizmit dhe Modernizimit

1871-1908.(Krahaso linkun në dispozicion), 04.10-2018

https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/musik/artikel/zwischen-nationalismus-und-moderne-

1871-1918

„Musik des Mittelalters“– Muzika mesjetare,(Krahaso linkun në dispozicionFq.5)

04.10.2018.http://www.g11.ac.at/fileadmin/media/pdf/Musik_des_Mittelalters_Unterstufe.pdf

Encyclopedia Britannica , Guido d´ Arezzo; Enciklopedi britanike, Guido d´ Arezzo(krahaso

linkun në dispozicion) 05.10.2018https://www.britannica.com/biography/Guido-dArezzo-Italian-

musician

“Martin Luther and Music,Luther's heritage” - Martin Luteri dhe Muzika, trashëgimia e Luterit.

Heinrich Schütz, Dietrich Buxtehude and Johann-Sebastian Bach..(Krahaso linkun në

dispozicion) 05.10.2018(https://www.museeprotestant.org/en/notice/martin-luther-and-music/

Telegrafi.com: Vasil Tole; Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur.

(krahaso linkun në dispozicion) 06.10.2018. https://telegrafi.com/histori-e-shkurte-e-muzikes-

shqiptare-thesari-ende-panjohur/

36

“Figura të shquara të muzikës shqiptare- Arte“. 12 Vite- Përgatitje për shkollën e lartë.(krahaso

linkun në dispozicion) 06.10.2018 https://12vite.com/figura-te-shquara-te-muzikes-shqiptare-

arte/

Kathrin Quilling. 2015-2016 Deutsches Institut für Erwachsenenbildung/Projekt “Didaktik der

Erwaksenenbildung”– Didaktika e arsimit të të rriturve.(Krahaso linkun në

dispozicion)06.19.2018. https://wb-web.de/wissen/lehren-lernen/didaktik-der

erwachsenenbildung.html

„Didaktik der Musik nach M.Alt“ – Didaktika e Muzikës sipas M.Alt. (krahaso linkun në

dispozicion)07.10.2018https://www.dirkbechtel.de/wiki/index.php?title=%E2%80%9EDidaktik_

der_Musik%E2%80%9C_nach_M._Alt

Academic dictionaries and encyclopedias. „Didaktik der Musik“ -Enciklopedi dhe Fjalor

Akademik. Didaktika e Muzikës. (Krahaso linkun në dispozicion) 07.10.2018

http://deacademic.com/dic.nsf/dewiki/2326586#Die_vier_Funktionsfelder_der_Konzeption:_The

orie.2C_Reproduktion.2C_Information_und_Interpretation

INFOSHQIP. „Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit“,(Krahaso linkun në dispozicion)

10.10.2018https://www.infoshqip.com/marredheniet-e-mesuesit-nxenesit/

Manuela Widmer „ Musikalische Früherziehung – Didaktische Grundlagen“ - Edukimi i

hershëm muzikor-Bazat e Didaktikës.(Krahaso linkun në dispozicion)

11.10.2018https://www.kindergartenpaedagogik.de/73.html

KIDS´TIME: „Si ndikon muzika tek fëmijët? Ja cfarë duhet të dinë patjetër të gjithë prindërit“

(Krahaso linkun në dispozicion) 14.10.2018 http://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-

cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/

Petter Greene. „KultPlus“; „Muzika është më e natyrshme se sa të folurit, të prekurit dhe të

afruarit me njëri- tjetrin“. (krahaso linkun në dispozicion)

13.10.2018https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-

prekurit-dhe-te-afruarit- njeri-tjetrin/

Helen Doron: „The Role of Music in Language Acquisition?“ – Roli i muzikës në përvetësimin e

gjuhëve?(Krahaso videon në linkun në youtube) 13.10.2018

https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=qcTbvVPKAe0

Pia Totzur: NetMoms redaktion: „Warum unsere Kinder Musik brauchen?“ – Pse fëmijët tonë

kanë nevojë për muzikë? (Krahaso linkun në dispozicion) 13.10.2018

https://www.netmoms.de/magazin/kinder/kinderlieder/warum-unsere-kinder-musik-brauchen/

Shqipëria.com. „Me rime dhe muzikë, fëmijët mësojnë të flasin“,(Krahaso linkun në

dispozicion), 14.10.2018https://www.shqiperia.com/Me-rime-dhe-muzike-femijet-mesojne-te-

flasin-.6076/

37

FOCUS-Online.de. Birgit Henrich: „Musik beruhigt kranke Kinder“ - Muzika i qetëson fëmijët

e sëmurë. (Krahaso linkun në dispozicion) 15.10.2018

https://www.focus.de/familie/erziehung/musik-beruhigt-kranke-kinder-schlaflieder-koennen-

schmerzen-lindern_id_3419902.html

38

9. Deklaratë e autores

Unë, Gentijana (Vejsa) Haklaj deklaroj se, këtëPunim Diplome e kam shkruar përsonalisht e në

mënyrë të pavarur dhe të gjitha formulimet dhe shkrimin e këtij punimi, e kam të bazuar në

burimet e literaturës (libra e faqe të internetit) që i kam dokumentuar në pjesën e „fusnotave“.

Literatura e përdorur në formë të Librave, si dhe informacionet e përdorura nga Interneti, janë të

shënuara në mënyrë të plotë, duke përfshirë titujt (ato të gjuhëve të huaja janë të përkthyara edhe

në gjuhën shqipe; shif në fusnota), adresa e saktë e internetit, si dhe kohën kur është shkarkuar

artikulli.

Për më tepër deklaroj se, ky punim, nuk përbenëas plagjiaturë e as „copy&paste“të burimeve të

shfrytëzuara, dhe për çfarëdo të gjetuarash që nuk përkojnë me rregullat dhe kriteret akademike

të një punimi shkencor, jam e gatshme në ç´do kohë të japë përgjegjësi.

Sinqerisht: Gentijana (Vejsa) Haklaj

____________________