Gazeta 77 News botmi Nr 259

8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 20.11.2012 VITI I - NR.259 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al PD-PS drejt konsensusit për statusin!....................fq.3 Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes zëvendëson SHIU-n, miratohet projektligji!..........fq.3 Vëzhgim në urgjencën e QSUT, Zef Buni: Endem spitaleve dhe akoma s'kam gjetur kurim!......fq.4 Flet përfaqësuesja e DART: Për fëmijët autikë kujdesen psikologët!..................fq.5 Seminar në Kampusin "Vitrina" me dietologen Blerina Bombaj!............................fq.7 ...>>fq.8 Dëgjoni zërin e zemrës suaj! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv 1 . Filloni të ndih- moni ata që keni pranë. Shqetësohuni për njerëzit. Drejto- jini ata në një rrugë më të mirë dhe sa më shumë që t'i ndih- moni aq më shumë do t'iu ndihmojnë dhe ju. >> VIJON NË FAQEN 2 Përfaqësuesit e Lëvizjes Shqipëria e Re: Dialogu, mënyra europiane e zgjidhjes së problematikave politike!

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botmi Nr 259

Page 1: Gazeta 77 News botmi Nr 259

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 20.11.2012 VITI I - NR.259 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

PD-PS drejt konsensusit për statusin!....................fq.3 Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes

zëvendëson SHIU-n, miratohet projektligji!..........fq.3 Vëzhgim në urgjencën e QSUT, Zef Buni:

Endem spitaleve dhe akoma s'kam gjetur kurim!......fq.4 Flet përfaqësuesja e DART:

Për fëmijët autikë kujdesen psikologët!..................fq.5 Seminar në Kampusin "Vitrina"

me dietologen Blerina Bombaj!............................fq.7

...>>fq.8

Dëgjoni zërin e zemrës suaj!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

1. Filloni të ndih-moni ata që keni

pranë. Shqetësohuni për njerëzit. Drejto-jini ata në një rrugë më të mirë dhe sa më shumë që t'i ndih-moni aq më shumë

do t'iu ndihmojnë dhe ju. >> VIJON NË FAQEN 2

Përfaqësuesit e Lëvizjes Shqipëria e Re: Dialogu, mënyra europiane e zgjidhjes së problematikave politike!

Page 2: Gazeta 77 News botmi Nr 259

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

100-vjetori i Pavarësisë, kthehen në atdhe shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut!

AKTUALITET E MARTË, 20 NËNTOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 Dashuria dhe mirë-sia sjellin vetëm dashuri dhe mirësi.

2. Filloni të dëgjoni zërin e zemrës suaj. Nëse ju ndihmon, diskutojini idetë me ata që keni pranë, dhe jepini vetes hapësirën e nevojshme për të ndjekur intuitën. Jini i vërtetë me veten tuaj dhe i thoni asaj ato gjëra që doni të dëgjoni. Bëni atë që ju thotë zemra.

3. Filloni të përqendroheni te niveli i stre-sit dhe bëni ca pushime. Qetësohuni dhe merrni frymë thellë. Jepini vetes leje për të pushuar pak, për ta mbledhur veten dhe për të ecur para me qartësi dhe qëllim. Kur jeni në kohën tuaj më të zënë, një pushim i shkurtër mund t'iu ripërtërijë mendjen dhe të rrisë produktivitetin tuaj. Gjithashtu do t'iu ndihmojë të përmirësoni shënde-tin dhe të reflektoni veprimet e fundit që të jeni të sigurt që janë në një drejtim me qëllimet tuaja.

4. Filloni të vini re bukuritë e momenteve të vogla. Në vend që të prisni t'iu ndodhin ngjarje të mëdha si dasma, fëmijë, promo-cione, lotari, mundohuni të lumturoheni me gjërat e vogla që ju ndodhin çdo ditë. Gjërat e vogla, si një filxhan kafeje herët në mëngjes, shija dhe aroma e mirë e një vakti të përgatitur në shtëpi, kënaqësia e ndarjes së diçkaje me dikë ose thjesht një kapje për dore me partnerin. Vërejtja e këtyre gjërave të vogla, bën një diferencë shumë të madhe në cilësinë e jetës suaj.

5. Filloni t'i pranoni gjërat edhe kur nuk

janë të përkryera. Kujtoni që, “e përkryera” është armike e “së mirës”. Njëra nga sfidat më të mëdha për njerëzit që duan të për-mirësojnë veten dhe botën rreth tyre, është t'i pranosh gjërat ashtu siç janë. Ndonjëhe-rë është më mirë ta pranosh botën dhe njerëzit ashtu siç janë sesa të mundohesh te çdo gjë dhe të gjithë të mundohen të krahasohen me diçka të pamundur. Jo, ju nuk duhet ta pranoni jetën e mediokritetit, por mësoni të doni dhe të vlerësoni gjërat edhe kur nuk janë të përkryera.

6. Filloni të punoni çdo ditë e më shumë për të arritur qëllimet tuaja. Kujtoni që një udhëtim i gjatë fillon me një hap të vetëm. Cilado të jetë ëndrra juaj, filloni të bëni çdo ditë hapa të vegjël, të arsyeshëm që ta realizoni atë. Bëni diçka. Sa më shumë të punoni aq më me fat do të bëheni. Ndërsa shumë nga ne vendosim që në një moment të jetës tonë t'i përgjigjemi dëshirave tona të kahershme, vetëm një pjesë e vogël do të mundohet të punojë për t'ja arritur. Me fjalën “punuar” nënkuptohet përkushtimi për një rezultat të caktuar.

7. Filloni të hapeni për ato çka ndjeni. Nëse po lëndoni dikë, jepini vetes kohën dhe hapësirën e nevojshme për të lënduar por qëndroni të hapur. Flisni me ata që keni më pranë vetes. Tregojuni të vërtetën se si ndiheni dhe lërini t'ju dëgjojnë. Hapi i parë i thjeshtë i hapjes së zemrës është hapi i parë për t'u ndier mirë sërish.

8. Filloni të merrni të gjitha përgjegjësitë

e jetës tuaj. Zotërojini zgjidhjet dhe gabi-met tuaja dhe mundohuni të bëni hapat e duhura për t'u përmirësuar. Ose t'i merrni ju përgjegjësitë për jetën tuaj ose do të dety-rohet dikush tjetër. Nëse ndodh kjo, ju do të bëheni një skllav i ideve dhe ëndrrave të tyre, në vend që të jeni udhëheqës i vetes suaj. Ju jeni i vetmi që mund të kontrolloni rezultatet e jetës suaj. Të jeni të sigurt që nuk do të jetë e thjeshtë sepse çdo njeri ka një mal me pengesa para tij. Por ajo çfarë ju duhet të bëni është të merrni vetë për-gjegjësitë tuaja dhe t'i kaloni këto pengesa.

9. Filloni të ushqeni marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Sillini jetës tuaj dhe asaj të njerëzve që doni më shumë gëzim dhe lumturi, thjesht duke ju thënë vazhdimisht se sa të rëndësishëm janë për ju. Nuk mund të jeni gjithçka për të gjithë, por vetëm për disa njerëz. Vendosni se cilët janë dhe tra-jtojini me besnikëri. Kujtoni që nuk keni nevojë për një numër të caktuar shokësh, por vetëm për disa që vlejnë për ju.

10. Filloni të përqendroheni në gjëra që mund të kontrolloni. Ju mund të ndry-shoni diçka, por jo gjithçka. Të humbisni kohën, talentin dhe energjinë emocionale në gjëra që nuk mund t'i arrini është një diçka që ju sjell mërzi, vuajtje dhe amulli. Investojini energjitë tuaja në ato gjëra që mund t'i kontrolloni dhe filloni të veproni që tani.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Shqiptarët do të kenë mundësinë të shohin nga afër shpatën dhe përkre-

naren e heroit tonë kombëtar Gjergj Kas-trioti Skënderbeu duke filluar nga data 22 nëntor. Për një muaj e gjysmë, ato do të jenë të ekspozuara në Muzeun Kombëtar Historik. Shpata dhe përkrenarja e Skën-

derbeut do të ekspozohen në pavionin e Mesjetës ku do të ruhen nga Garda gjatë gjithë kohës dhe do të ekspozohen për pu-blikun me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Armët e Heroit tonë Kom-bëtar kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në Portin e Durrësit, ndërsa më pas do të transportohen drejt Muzeut Histo-rik Kombëtar. Dy objektet mbaheshin në një muze në Vjenë, ndërsa kthimi i tyre në Shqipëri është bërë i mundur nga një marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe austriake. Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në Kunst Historisches Museum në Vjenë të Austrisë, në sallën e “Maksimilianit” (XXV). Përkrenarja për-bëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip i larë me ar. Në majë të saj është vendosur

si simbol koka e dhisë me brirë. Në pjesën e poshtme të saj, përkrenarja qarkohet nga një rreth bakri, ku është gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash. Sipas specia-listëve, ky rreth qarkues mund të jetë vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit. Me porosi të qeverisë shqiptare të paraluftës, një kopje identike e përkrenares së Skënderbeut, punuar më 1937-n nga një mjeshtër i talentuar austriak, ndodhet në Muzeun Historik të Tiranës. Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Por, për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botmi Nr 259

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

ALBANIA-INCOMING ofron vend pune AGJENT MARKETINGU.Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Vendosin të mbledhin tryezën e partive parlamentare!

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes zëvendëson SHIU-n, miratohet projektligji!

POLITIKËE MARTË, 20 NËNTOR 2012

Politika ka dhënë sinjale pozitive për arr-itjen e konsensusit për miratimin e tre

ligjeve me shumicë të cilësuar, brenda datës 20 nëntor, kur Komisioni Evropian pritet të raportojë në Parlamentin Evropian për ecu-rinë e Shqipërisë me reformat e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar kohën e mbetur në dispozicion, për t'i bërë një ftesë të fundit kreut të opozitës për të

bashkëpunuar për miratimin e tre kushteve të Komisionit Evropian. Menjëherë, pas kë-saj deklarate, ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili përmes një dekla-rate për shtyp, ka ftuar kryeministrin dhe krerët e partive parlamentare të diskutojnë në një tryezë të rrumbullakët sot në orën 10:00. Megjithatë, ai është shprehur i hapur për orarin e takimit, duke ftuar mazho-rancën që ta përcaktojë atë. Në mbledhjen

e grupit parlamentar, kryeministri i është përgjigjur ftesës së kryetarit të opozitës për t'u ulur të martën në tryezë, por ka kërkuar mirëkuptimin e këtij të fundit për orarin. Njëkohësisht, shefi i qeverisë insiston në saktësimin e çështjeve që do të diskutohen në tryezë, përpara zhvillimit të saj. Jam i gatshëm të takoj Ramën në mjediset e këtij parlamenti. Por kërkoj brenda mundësive që ky takim të mos bëhet të martën në orën 10, por të hënën pasdite në çdo orë, ose të martën pasdite po në çdo orë, për shkak të agjendës sime. Por dua që të përcaktojmë se për çfarë do të diskutohet. Kjo duhet spe-cifikuar se në rast se thuhet edhe Fieri, unë nuk pranoj. Shkoj për të dëgjuar Ramën për çdo propozim për këto tre ligje”, ka vënë në dukje kryeministri. Ai e ka parë më të arsyeshme që takimi të zhvillohej të hënën pasdite dhe të martën të mblidhej Kuvendi, për të votuar në limitet e afatit 3 ligjet e domosdoshme për statusin kandidat.

Për më tepër: www.77news.al

Projektligji për Agjencinë e Inteli-gjencës së Mbrojtjes është miratuar

në komisionin e ligjeve vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtij drafti, Shërbimi Informativ Ushtarak ndryshon emër. Ky institucion do të quhet Agjencia e Inteli-gjencës së Mbrojtjes. Mbledhja u shoqërua me mjaft debate mes palëve, referuar rolit të Shërbimit Informativ Ushtarak në pro-testën e 21 janarit. Debati iu referua nenit për rolin kushtetues të Forcave të Arma-

tosura, për të cilat opozita akuzoi SHIU-n se u bë njësh me qeverinë gjatë protestave të 21 janarit, por kryetari i komisionit Ilir Rusmajli i ndërpreu fjalën Damian Gjiknurit. Menjëherë pas agravimit të situatës, deputetët e opozitës kanë brak-tisur mbledhjen. Vetë demokratët janë shprehur se ky ndryshim vjen në përputhje me strukturat e NATO-s. Agjencia ka për mision mbështetjen e Forcave të Arma-tosura dhe të autoriteteve të drejtimit e

të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura me produkt inteligjence dhe kundër inteligjence për sigurinë, në nivel strategjik dhe operacional, në kohë paqeje, lufte, krize, në gjendje të jashtëzakonshme ose në fatkeqësi natyrore, si dhe në identi-fikimin, grumbullimin dhe analizimin e informacionit për veprimtari që cënojnë pavarësinë, tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të vendit.

Për më tepër: www.77news.al

PD-PS drejt konsensusit për statusin

Page 4: Gazeta 77 News botmi Nr 259

77 NEWS

EURO-CALL-ALBANIA ofron vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Vëzhgim në urgjencën e QSUT

Zef Buni: Endem spitaleve dhe akoma s'kam gjetur kurim!

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 20 NËNTOR 2012

Kjo foto është shkrepur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë

Tereza". I ulur në një nga vazot e betonit, ky burrë rënkonte nën zë. Pranë tij ndeshen vazhdimisht turma kalimtarësh e bluzash të bardha të cilat shpërndahen nëpër godinat e shumta spitalore si dhe në kafenetë që kanë "mbirë si kërpudhat pas shiut" brenda këtij institucioni shëndetësor. Menjëherë renda për ta pyetur këtë njeri dhe ulur në gjunjë bisedova me të. Ai vuan nga zemra, flet pak, pasi sigurisht nuk ndihet mirë. E pyes nga vjen dhe pse ndodhet këtu. "Jam Zef Buni dhe vij nga Lezha, por jam shkodran. Jam kuruar disa herë në qytetin ku jetoj ma-dje edhe këtu në Tiranë jam shtruar, por sërish ndihem keq. Le të vdes, por vetëm të mos vuaj", thotë ai. Ky zotëri rrëfen se jeton vetëm me bashkëshorten e cila është invalide. Ai edhe pse në pamundësi për të

lëvizur e folur ka ardhur individualisht nga Lezha në kryeqytet, pasi në spitalin e qytetit nuk ka arritur të marrë kurimin e duhur. Menjëherë drejtohem tek urgjenca e spitalit të ri në QSUT. Aty përballem me tre punonjëse, mbi tryezë, ku ato ishin ulur, qëndronte një tabaka, sipër të cilës gjen-deshin të përmbysur filxhanët e kafesë. I drejtohem zonjave si një qytetare, kalimtare e rastësishme, ju them se dikush ka nevojë për ndihmë, pasi nuk mund të lëvizë. Ato çohen të habitura, pyesin njëra-tjetrën dhe më në fund përgjigjen: "Duhet të shkosh në zyrën e koordinimit". Ju drejtohem sërish dhe u kërkoj ndihmë pasi mbi zyrën e tyre shkruhet "informacion". Dikush prej tyre thotë: "I njoftoj unë, ej zot i madh si mund të vdesë njeriu në derën e spitalit pa e parë askush". Pas 15 minutash, afrohet një djalë i ri në moshë, pjesë e stafit të urgjencës, e merr pacientin në karrocë duke u ndihmuar nga disa kalimtarë dhe e fut në urgjencën e spitalit. E shoqërova këtë zotëri duke mos thënë në asnjë rast që jam gazetare, pasi do ta kisha të pamundur të hyja në komunikim me mjekët. Brenda në urgjencë, menjëherë, përballemi me dy infermiere të cilat bisedo-jnë midis tyre për mungesën e shtretërve. "Ku ta çojmë, s'ka vende, të gjithë shtretërit janë të zënë", thonë ato me njëra-tjetrën. Më pas, lirohet një krevat, ishte ulur një tjetër pacient, i cili u detyrua ta marrë serumin në karrige. E shtri zotërinë me ndihmën e infermiereve në shtrat dhe komunikoj me mjekun e turnit. Doktori vjen menjëherë

furishëm, pyet se kush është ky zotëri. E in-formoj për rastësinë që më ndeshi me këtë pacient, i cili kërkonte ndihmë mjekësore. Atëherë mjeku i drejtohet Bunit, se përse ka ardhur në këtë spital. Ai i përgjigjet se nuk ndihet mirë, ka probleme me zemrën dhe ka ardhur të vizitohet nga Lezha me furgonat e rastit. Doktori ulëret duke i thënë që duhet të qëndronte në atë qytet. Më pas, pacienti rrëfen teksa i merret fryma se ata e kanë orientuar për të ardhur në Tiranë. Në anën tjetër kalon një nga infermieret, e cila po kërkon batanije. Pacienti vazhdimisht thotë se nuk ndihet mirë. Në atë moment dëgjohet një zile telefoni, është i Bunit. E hap dhe flas me bashkëshorten e tij. E shqe-tësuar ajo më pyet nëse i shoqi është gjallë. E qetësoj zonjën dhe i them se situata nuk është alarmante, Zefi ndodhet në Tiranë, në Urgjencën e QSUT dhe po vizitohet nga mjekët. Më në fund mjeku, pasi sheh librezën shëndetësore dhe raportet mjekë-sore të pacientit, e viziton me stetoskop dhe urdhëron infermieren t'i bëjë serumin e t'i hapë kartelën e shtrimit. "Qendra për Drej-tësi dhe Solidaritet" realizoi një vëzhgim në këtë pjesë të spitalit për të sjellë tek lexue-sit një ndër historitë e shumta që ndodhin brenda këtij institucioni shëndetësor.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Zef Buni

Page 5: Gazeta 77 News botmi Nr 259

577 NEWS

PIRRACI-U6 ofroj vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Për fëmijët autikë kujdesen psikologët!Flet përfaqësuesja e DART:

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 20 NËNTOR 2012

Fëmijët autikë në shkollat tona janë tashmë një realitet. Nëse më parë ata

mbaheshin në shtëpi, nën trysninë e opi-nionit, tashmë prindërit i dërgojnë nëpër shkolla. Por, kjo formulë integrimi ka sjellë me vete një problematikë të re në klasat tona. Orët e mësimit po bëhen hera-herës të vështira, deri shqetësuese për opinionin prindëror. Ditë më parë, në redaksinë e "77 News" dhe "Qendrës për Drejtësi dhe Soli-daritet", një grup prindërish të nxënësve të klasës së parë B në shkollën 9-Vjeçare "Hasan Vogli", përcollën shqetësimin se në klasën e fëmijëve të tyre, ishte bërë i vështirë zhvilli-mi normal i orës së mësimit. Madje, fëmijët jo vetëm nuk arrinin të zotëronin siç duhet programin, por në shtëpi reflektonin sjellje jonormale, duke imituar nxënësin autik. Pas kësaj, ne u paraqitëm në shkollë, ku takuam drejtoreshën e saj, Mimoza Isaj. Ajo pohoi shqetësimin e prindërve dhe tha se i është

kërkuar DART një mësuese mbështetëse për 6-vjeçarin autik, por shprehu rezervat për mundësinë e realizimit. Drejtoresha na tha se është parashikuar që mësueset që kanë në klasë nxënës autikë, marrin pagesë shtesë për vështirësi. Por, a mund të arrijë mësuesja e një klase të merret në të njëjtën kohë edhe më nxënësit e tjerë edhe me nxënësin autik? Mira Peshkatari: "Kemi fëmijë autikë në të gjitha shkollat!"

Për të kërkuar një zgjidhje të kësaj situate, "77 News" kontaktoi me Drejtorinë Arsi-more të Tiranës. Në pritjen që na bëri she-fja e kurrikulave, Mira Peshkatari, nënvizoi pamundësinë për të mbështetur me mësues special fëmijët autikë në shkollat e Tiranës, ndërkohë që numri i tyre ka ardhur në rri-tje. “Situata tek shkolla "Hasan Vogli" nuk është rasti i vetëm. Pothuajse në çdo shkollë dhe kopsht fëmijësh në Tiranë, kemi fëmijë autikë me shkallë të ndryshme të sëmundjes dhe këta fëmijë duhet të integrohen". Mira Peshkatari tha se në strukturën e shkollave nuk është parashikuar mësuese mbështetëse për raste të tilla. "Kaq janë mundësitë e shte-tit, tha ajo, ne nuk jemi as në Norvegji dhe as në Suedi, ku janë bërë shumë studime dhe janë njohur me detaje nevojat e mënyrat e trajtimit të fëmijëve autikë. Në fazën ku jemi, është përfshirja e tyre në shkollë". Ajo theksoi se vendosja e një mësuesi mbështetës nuk mund të bëhet për një fëmijë të vetëm autik, po të ishte e mundur, do të bëhej për çdo rast të tillë. "Sistemi ynë arsimor nuk e parashikon një gjë të tillë. Megjithatë, është

Ministria e Arsimit ajo që ka të drejtën të japë zgjidhje dhe kjo del jashtë mundësive të DART. Ju mund të interesoheni atje". Zgjidhja e propozuar nga DAR

Ndërkaq, shefja e kurrikilave në DAR na tha se çdo shkollë ka psikologun e vet dhe psikologu ka programe të posaçme për të pu-nuar me fëmijë me probleme të veçanta, si autikët. "Në fund të fundit, mësuesja mbësh-tetëse nuk është e specializuar për t’u marrë me fëmijë autik. Aty hyn nevoja e psikologes, tha Mira Peshkatari. Ne e kemi udhëzuar drejtorinë e shkollës "Hasan Vogli". Në çdo rast e shkollë tjetër, që në momentet kur këta nxënës janë të shqetësuar dhe pen-gojnë mësimin, të merren nën kujdesin e psikologes në një mjedis të veçantë, ku të qetësohen dhe të përfshihen në një aktivitet me interes për ta". Përvoja botërore dhe lobingu

Ndërkohë, përvoja botërore ofron një punë shumë më intensive e specifike me këta fëmijë brenda mjediseve të edukimit. Nga një kërkim që kemi bërë në faqet web, konstatojmë se në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë, çdo shkollë ka një depar-tament me dy ose tre mësues, që merren vetëm me nxënës që kanë nevojë për mësim special.

Për më tepër: www.77news.al«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botmi Nr 259

77 NEWS

Disa zgjidhje praktike për lëkurën gjatë dimrit!

Zbulohet muzika e përkryer për relaks!

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MARTË, 20 NËNTOR 2012

Shkencëtarët britanikë në bashkëpunim me British Academy of Sound Therapy

kanë arritur të kompozojnë melodinë e përkryer për relaksim, e cila është më efi-kase se masazhi. Melodia është pagëzuar me emrin "Weightless", ndërsa rekoman-dohet që të mos dëgjohet gjatë kohës kur jemi duke udhëtuar, pasi trupi dhe truri ynë ndodhet totalisht në relaks. Ekipi i sh-kencëtarëve dhe muzikantët kanë krijuar melodinë, e cila për shkak të toneve spe-cifike, ritmeve, frekuencës dhe intervaleve çon deri te sinkronizmi i valëve të trurit dhe rrahjeve të zemrës dhe me këtë deri

te gjendja e relaksimit. Hulumtimi është kryer në 40 femra ku secila prej tyre ka vër-tetuar që "Weightless" relakson më shumë se shëtitja në natyrë, masazhi ose filxhani i çajit, dhe muzika e deritashme që ka shër-byer për relaksim. “Weightless për momen-tin është më e mira nga të gjithë meloditë e testuara për relaksim. Incizimet e aktivitetit të trurit tregojnë që muzika vepron shumë fort në tru, jo vetëm në qendrat për dëgjim, por edhe në qendrat përgjegjëse për emo-cionet tona”, sqaron dr. David Lewis.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Ashtu si në verë, edhe në dimër lëkura ka nevojë për trajtim të veçantë, kë-

shtu që nuk është aspak befasuese që shtë-pitë e kozmetikave lançojnë linja sezonale.Lëkura e tharë

Nëse lëkura juaj është forcuar dhe tharë kjo do të thotë vetëm një gjë: locioni juaj për trup nuk është mjaftueshëm ushqyes! Para së gjithash, shkurtoni larjet dhe dus-het me ujë të nxehtë, edhe pse kënaqeni me këtë pasi uji i nxehtë largon shtresën mbrojtëse të lëkurës. Siguroni locion, i cili është më i yndyrshëm se sa ai që e shfry-tëzoni zakonisht dhe nëse lëkura juaj është shumë e tharë, përzgjidhni serum.Hunda e kuqe

A ju thërrasin Rudolfina sapo që tem-peratura bie në zero? Nuk jeni të vetmit!

Bëhet fjalë për pseudonimin shumë të popullarizuar për të gjitha femrat të cilave hunda nga të ftohtit i skuqet. Si ta paran-daloni këtë, pasi që e vendosni shtresën në të gjithë fytyrën, vendosni në hundë apo rreth saj. Nëse gjendja është kritike, përdorni korrektor të gjelbër, pasi ngjyra e gjelbër e neutralizon të kuqen, ndërsa pjesën tjetër rregullojeni me pudër.Flokët e dëmtuar

Edhe pse gjatë verës mund ta harroni “fenin”, gjatë dimrit ai është i domosdos-hëm nëse flokët i keni të gjatë. Përveç prer-jes së rregullt, ndihmojnë edhe shampot, të cilat nuk do të irritojnë dukshëm flokët e dëmtuar nga kapela apo maska për flokë.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botmi Nr 259

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Falë influencës së Venusit, sektori profesional do jetë më i privilegjuari gjatë kësaj dite.

Demi: Venusi dhe Marsi ju premton një ditë të mbushur me emocione. Nëse jeni në lidhje të qëndrueshme, do merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Binjakët: Nëse doni të ruani harmoninë në çift, duhet të bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit tuaj.

Gaforrja: Jeta juaj në çift do jetë shumë e këndshme. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe do argëtoheni mjaft së bashku.

Luani: Jeta në çift nuk rrezikon të ketë asnjë problem. Do kuptoheni mirë me atë që keni në krah dhe do dëshironi të qën-droni sa më tepër kohë pranë tij.

Virgjëresha: Do ndiheni nervozë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Kujdes, nëse nuk bëni disa tolerime, do keni vërtet goxha probleme.

Peshorja: Mos u habisni nëse partneri do ankohet për sjelljen tuaj këtë ditë.

Akrepi: Gjatë kësaj dite do keni më shu-më se kurrë nevojë për qëndrueshmëri dhe ngrohtësi në çift.

Shigjetari: Çiftet do jenë të privilegjuarit e yjeve sot. Dashura do shkojë më së miri dhe do ndiheni të plotësuar.

Bricjapi: Marrëdhënia në çift do jetë më e kënaqshme gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes të mos dominoni mbi tjetrin.

Ujori: Klima në jetën në çift do jetë shu-më e trazuar sot. Bëni kujdes me gjithçka.

Peshqit: Jeta juaj në çift do e rifitojë energjinë dhe bukurinë. Do ndiheni më së miri pranë atij që keni në krah.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Dergoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Seminar në Kampusin "Vitrina" me dietologen Blerina Bombaj!

VEPRIMTARIE MARTË, 20 NËNTOR 2012

Shkolla e Lartë Private “Vitrina” në bashkëpunim me 77 Club, Unioni i

Sipërmarrësve Shqiptarë, Qendra e Kur-seve Profesionale "Vitrina" organizuan seminarin me temë: “Lufta me mbipeshën, sa e lehtë është!”, me të ftuar dietologen e njohur Blerina Bombaj. Në panel për ta shoqëruar të ftuarën ishte Përfaqësuese e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, znj. Sonada Gurra, Drejtoresha e Qendrës së Kurseve Profesionale znj. Ana Dizdari, zv. Dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit znj.Rita Loloçi, përfaqësueset e "77Club" znj. Elisabeta Gjonpalaj, znj. Esmeralda Hoxha dhe Fabjola Dalipaj. Znj. Lolocci bëri një përshkrim të shkurtër të Sh.L.U.P "Vitrina" në lidhje me fakulte-tet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që janë realizuar si dhe aktivitetet që zhvillo-hen në Kampus. Në fjalën e saj, dietologia përgëzoi për këtë investim dinjitoz dhe i

uroi studentët suksese dhe ambicie sa më të mëdha në rrugën e dijes. Ajo theksoi se lufta e mbipeshës në ditët e sotme është një problem shumë i madh, pothuajse në të gjithë globin. Duhet patur parasysh se çfarë duhet bërë për ta parandaluar këtë fenomen, shtoi ajo. Mënyra e ushqyerjes është e lidhur mjaft ngushtë me kushtet e jetës që gjithësecili ka. Në këtë takim, e ftuara diskutoi dhe për problematikat kryesore që lidhen me ushqimin. Ndër to u përmendën: Tepricat e ushqimit për një pjesë të njerëzve dhe mangësi për një pjesë tjetër; Industrializimi i prodhimit të ushqimit (përdorimi i kimikateve për të arritur sa më shumë fitim); Fenomeni i glo-balizimit (gjenden ushqime që prodhohen nga vende të ndryshme të botës, duke sjellë anët pozitive dhe anët negative në mëny-rën e ushqyerjes).

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botmi Nr 259

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Dialogu, mënyra europiane e zgjidhjes së problematikave politike! Përfaqësuesit e LSHR:

FOKUSI POLITIK I JAVËS E MARTË, 20 NËNTOR 2012

"Fokusi politik i javës", emisioni i për-javshëm në "77 News" në lidhje me

zhvillimet politike në Tiranë, por dhe më gjerë në rajon, këtë radhë u realizua në bashkëbisedim me dy nënkryetarët e Lëvizja Shqipëria e Re, Z. Çerçiz Loloçi dhe Znj. Aida Marku.

Bashkëbisedimi u përqendrua tek mun-dësia ose jo e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, nga ku z. Loloçi, duke përmendur ftesën e përsëritur të kreut të opozitës ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kryetarëve të partive parlamentare për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje të pro-blemit të Qarkut Fier dhe votimin e me-njëhershëm të tre ligjeve të integrimit, tha se LSHR-ja i bashkohet thirrjes së kryetarit të grupit parlamentar demokrat, ndaj socia-listëve që të mos kthehen në pengesë për Shqipërinë në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat. Z. Loloçi tha se një shqe-tësim lokal nuk mund të bëhet kurrsesi pengesë në rrugën e madhe të integrimit europian të cilën e duan të gjithë shqiptarët

pa dallim: socialistë apo demokratë!Nënkryetari i LSHR-së, Loloçi duke

komentuar deklaratat e ambasadorëve të Trojkës, respektivisht i SHBA-së, Arvizu, i Delegacionit të KE-së, Sequi dhe atij të OSBE-së, Wallfarth tha se padyshim që bie dakord me ta kur thonë se rruga drejt Europës kalon përmes dialogut dhe se poli-tika shqiptare duhet të reflektojë ndaj kësaj kërkese.

Nënkryetarja Aida Marku edhe në cilë-sinë e kryeredaktores së “77 News” tha se në politikat redaksionale të kësaj gazete ashtu si edhe programi i LSHR-së u jep një hapësirë dhe mundësi të dëgjohen të rin-jtë shqiptarë të cilët edhe pse të shkolluar hasin në vështirësi për punësim veçanërisht në administratën shtetërore.

Znj. Marku tha gjithashtu se “77 News” dhe inter-aktiviteti me "Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet" dhe "Qendrën e Mendimit Pozitiv" të themeluara brenda kësaj partie, tentojnë t'i gjenden pranë qytetarëve në problematikat që hasin për

të fituar të drejtën e tyre në mjaft raste të nëpërkëmbur nga institucione të caktuara.

Z. Loloçi komentoi gjithashtu faktin se pas 51 vjetësh nga vdekja e Ahmet Zogut tanimë eshtrat e tij po prehen në Shqipëri dhe koincidencës që kjo ndodh pikërisht në përvjetorin e çlirimit të Tiranës dhe faktit se krahët politikë po i përcjellin përsëri të ndarë këto data historike, tha se kjo nuk duhet të ndodhë kurrsesi dhe se duhet reflektuar në lidhje me këtë sa më parë nga politika jonë. Ndaj kësaj teme delikate ndërhyri edhe nënkryetarja znj. Marku, e cila tha se brezi i ri sigurisht që nuk ndihet mirë me situata të tilla artificiale dhe se një gjë e tillë është shembulli më i keq për brezin e ri. Fakti që gati gjysma e Shqipërisë të premten mbeti pa ujë të pijshëm nga veprimtaria arbitrare e kompanisë CEZ që ndërpreu energjinë elektrike në ujësjellësit e 18 qyteteve dhe qindra fshatrave, duke i lënë ato pa ujë të pijshëm, u komentua nga të dy nënkryetarët të cilët thanë se, ndërhyrja e shtetit duhet të kishte qenë më e shpejtë dhe më e fuqishme ndaj çdo kompanie që shkel rregullat dhe kontratat. Kryeredaktorja e “77 News”, znj. Marku tha se nuk kanë munguar ankesat e qytetarëve të cilat janë publikuar në faqet e gazetës dhe atyre i është ofruar asistenca nga "Qen-dra për Drejtësi dhe Solidaritet".

Në fund të emisionit, z. Loloçi tha se Lëvizja Shqipëria e Re mbështet dialogun e nisur nga Kryeministri i Kosovës, Thaçi me Kryeministrin e Serbisë, Daçiç, duke besuar se pikërisht dialogu është mënyra europiane e zgjidhjes së problematikave politike.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re