Gazeta 77 News botimi nr 213

8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 05.10.2012 VITI I - NR.213 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al LSHR diskuton idetë dhe platformën politike me kryesinë e Degës «Don Bosko»!.....................fq.4 Punësimi në Itali, Ksera nënshkruan marrëveshjen me ambasadorin Gaiani!......................................fq.5 “Pharmakon” i Joni Shanajt konkuron për çmimin ‘‘Oscar’’!............................fq.7 Eliza Dushku në Tiranë: Letra ime e dashurisë për Shqipërinë!..................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134 Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritet email: [email protected] Berisha: Ish-të burgosurit do marrin çfarë iu takon me ligj! K emi parë që ndryshimi i qën- drimit negativ mund t’iu ndryshojë papritur >> VIJON NË FAQEN 2 Qëndrimet negative ...>>fq.3 meritojnë përgjigje negative!

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi nr 213

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 213

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 05.10.2012 VITI I - NR.213BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

LSHR diskuton idetë dhe platformën politike me kryesinë e Degës «Don Bosko»!.....................fq.4 Punësimi në Itali, Ksera nënshkruan marrëveshjen

me ambasadorin Gaiani!......................................fq.5 “Pharmakon” i Joni Shanajt

konkuron për çmimin ‘‘Oscar’’!............................fq.7 Eliza Dushku në Tiranë:

Letra ime e dashurisë për Shqipërinë!..................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

Berisha: Ish-të burgosurit do marrin çfarë iu takon me ligj!

Ke m i p a r ë q ë ndryshimi i qën-

drimit negativ mund t’iu ndryshojë papritur >> VIJON NË FAQEN 2

Qëndrimet negative

...>>fq.3

meritojnë përgjigje negative!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 213

2 77 NEWS

Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Konventën për njohjen

e divorceve dhe ndarjeve ligjore. Sipas kësaj konvente shteti shqiptar parashikon refuzi-min apo njohjen e disa pikave, në bazë të zbatimit të kësaj konvente ndërkombëtare. Kështu, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën të refuzojë njohjen e një divorci ose ndarjeje ligjore ndërmjet dy bashkëshor-tëve, të cilët, në kohën e divorcit ose ndar-jes ligjore ishin shtetas të Shqipërisë dhe të asnjë shteti tjetër, dhe një ligj tjetër, për-

veç atij të treguar nga rregullat e së drejtës private ndërkombëtare, i Shqipërisë është aplikuar, përveçse kur rezultati i arritur ësh-të i njëjtë me atë që do të ishte arritur duke zbatuar ligjin e treguar nga këto rregulla.

Gjithashtu, në përputhje me nenin 21, të Konventës, Republika e Shqipërisë, ligji i së cilës nuk parashikon ndarjen ligjore, rezer-von të drejtën për të refuzuar njohjen e një ndarjeje ligjore kur, në kohën që ajo është marrë, njëri nga bashkëshortët ishte shtetas shqiptar ose i një shteti kontraktues, ligji i

të cilit nuk e parashikonte ndarjen ligjore.Ndërsa, në përputhje me paragrafin e

dytë, të nenit 24, të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se do të zbatojë dis-pozitat e Konventës për Njohjen e Divor-ceve dhe Ndarjeve Ligjore, të bëra para datës së hyrjes në fuqi të saj dhe rezervon të drejtën të mos e zbatojë atë kur aplikimi i dispozitave nuk sjell pasoja mbi të drejtat e pronësisë, të fituara nga çdo person përpara hyrjes në fuqi të Konventës.

Republika e Shqipërisë rezervon të dre-jtën të refuzojë njohjen e një divorci ose ndarjeje ligjore ndërmjet dy bashkëshor-tëve, të cilët, në kohën e divorcit ose ndarjes ligjore ishin shtetas të Shqipërisë dhe të asnjë shteti tjetër dhe një ligj tjetër, për-veç atij të treguar nga rregullat e së drejtës private ndërkombëtare, i Shqipërisë është aplikuar, përveçse kur rezultati i arritur është i njëjtë me atë që do të ishte arri-tur duke zbatuar ligjin e treguar nga këto rregulla. Kjo konventë është krijuar në 1 qershor të vitit 1970, dhe në të marrin pjesë afërsisht rreth 20 shtete.

Nga Isida Muço Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 fatin tuaj për mirë. Në të kundërt, nëse mbani një qëndrim negativ, mund të tërhiqni rreth vetes tuaj fat të keq. Për shembull, në qoftë se ju ndje-ni armiqësi nga një person tjetër, atëherë problemet do të shfaqen shumë shpejt.

Po jepen çmime për stafin gjatë mbledh-jes vjetore të të punësuarve të kompanisë. Një punonjës, duke parë proçedurën, po shpreson që të fitojë ndonjë nga ato çmi-met e mëdha. Kur u shpall çmimi i madh, fituesi ulëriti nga gëzimi, shkoi dhe mori çmimin e tij. Megjithatë, gruaja e për-mendur më lart, duke parë proçedurën u zhgënjye pak. Në fakt, doli se një javë më parë ajo e kishte takuar fituesin e çmimit e madh, gjë e cila ia shtoi më shumë hi-dhërimin. Kur gruaja e trishtuar arriti në shtëpi mësoi që djali i saj kishte rënë në një ngushticë të thellë.Ja si i përgjigjet jeta një qëndrimi të man-gët dhe negativ.

Një burrë «A» takoi një mikun e tij ins-truktor «B» gjatë orës së një mësimi. Një nga gjërat që diskutuan ishin problemet që kishin përjetuar në jetët e tyre më të hershme. Në përgjithesi «A» foli për stu-

dentët, që kishin probleme më përshtatjen në punë. Ai u shpreh se janë të rralla rastet ku ka pasur probleme me studentët, vetëm në dy klasa që ishte problem pjesëmarrja në mësim.

Siç mund ta shikoni, kur shprehim ndjen-ja negative e afrojmë më shumë të keqen. Mënyra më e mirë është të bëhemi mend-jehapur nga momentet tona, që të jetojmë të gjitha ndjenjat dhe mendimet tona dhe të mos lejojmë veten të ketë një qëndrim negativ. Ja mënyra si mund të shmangni një situatë shkatërruese në punë:

Një trajner po trajnonte disa studentë. Disa ditë më përpara grumbullimit të stu-dentëve, ai kishte dërguar një e-mail një personi të përçmuar për një mendim të rëndësishëm. Gjatë kohës kur po shkruante shënimin, mori një telefonatë nga drejtori për anullimin e klasës së ardhme.

Siç mund ta shikoni, mendimet, ndje-njat, opinionet negative mund të anul-lojnë ose shkatërrojnë një punë. Kështu, është më mirë të hetojmë vazhdimisht qëndrimet tona dhe të bllokojmë shpre-hjet e tyre negative, para se ata të shkatë-rrojnë rrethanat e jetës.

Fuqia e një qëndrimi të përgjithshëm pozitiv.

Përveç kësaj, për të patur një qëndrim sa më të drejtë, duhet të keni gjithmonë një qëndrim të përgjithshëm pozitiv. Jo vetëm që puna juaj do të rrjedhë më mirë por dhe bashkëpunimet tuaja me të tjerët do të jenë harmonike dhe shpirti juaj do të jetë shumë më i qetë.

Një konsulent menaxhimi shpresonte që të kishte një takim të rëndësishëm më zyrtarët e një kompanie, me një pasuri prej 100 miliardë $. Çdo ditë ai kërkonte të bënte një marrëveshje por përpjekjet për t’u kontaktuar më atë dështuan. Gjatë kësaj kohe, ai hodhi dyshime të mëdha se takimi nuk do ndodhte kurrë.

Në fund, kujtoi se në situata të tilla duhej të mbante një qëndrim pozitiv. Ndaj, ven-dosi të ndryshojë ndjenjat e tij nga ato të trishta e shqetësuese në ato pozitive. Klien-ti e mori në telefon dhe caktuan datën dhe orën e takimit. Kjo është fuqia e të paturit një qëndrim të përgjithshëm pozitiv.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 5 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Shqipëria, në Konventën Ndërkombëtare për Divorcet!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 213

377 NEWS

K ryeministri Sali Berisha në konferencën e djeshme për shtyp me mediat, u tregua i

hapur të përgjigjet para gazetarëve për çdo lloj pyetje dhe për çdo lloj çështje. Duke folur për grevën e ish-të burgosurve politike, Berisha tha se të gjitha gjërat që i takojnë me ligj të gjithë ish-të burgosurit do t’i marrin. Berisha komentoi se në një vend demokratik lejohen

protestat, ndërsa tha se gjatë gjithë kohës që Partia Demokratike ka qenë në qeverisje e ka mbështetur dhe dëmshpërblyer këtë kategori.

“Shqipëria vend i lirë, në këtë vend janë të garantuara protestat paqësore. Për sa i përket kapitullit të të përndjekurve politike që në themelim të saj kjo parti i ka ata aleatë të saj dhe në epiqendër të vëmendjes”, tha Berisha.

Berisha komentoi më tej se qeveria e tij ka hartuar një kuadër të plotë ligjor për këtë kategori.

«Kur erdhëm në pushtet hartuam një kua-dër ligjor unik në mbarë Europën dhe Botën. Kurrë nuk do gjeni një kuadër ligjor të tillë, e kanë përcaktuar vetë ata. Ka faturë të madhe, por është i drejtë, dëmshpërblimi për ditën e ndëshkimit. Ne parashikojmë dëmshmpër-blim të plotë për vitet e burgut, ekzekutimin dhe format e tjera, kemi shpërndarë miliarda lekë, gjatë këtyre viteve, kjo është e vërteta. Kjo shpërndarje, janë mbi 11 mijë dosje, për secilën prej këtyre dosjeve është dhënë kësti i parë, vazhdon dhënia e këstit të dytë, është marrë një vendim me kërkesën e tyre që të kenë përparësi ata që janë mbi 65 vjec, është marrë edhe një vendim që t’ju jepet e gjithë shuma atyre që janë mbi 85-vjeç. Kuadri ligjor është tërësisht në interesat e tyre, shtoi ai

Për më tepër: www.77news.al

Berisha në konferencë shtypi: Ish-të burgosurit do marrin çfarë iu takon me ligj!

E PREMTE, 5 TETOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 440 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 8 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

PAPPAS Ashensor ofron vend pune AGJENT SHITJESH. Dwrgoni CV nw: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Sali Berisha

Seanca e djeshme plenare është sho-qëruar me debate mes kreut të grupit

parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe kreut të grupit të PD-së, Astrit Patozi lidh-ur me vonesën për zgjedhjen dhe votimin e KQZ-së së re.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gra-moz Ruçi ka theksuar se në axhendën e Kuvendit duhet të ishte përfshirë mira-timi i kandidatëve për kreun e KQZ-së. “Pse sot në seancën e parlamentit nuk përmbushet një nga detyrat e parlamen-

tit, për të miratuar anëtarët e KQZ”- tha Ruçi.

Më pas e ka marrë fjalën Patozi duke bërë përgjegjës për vonesën vetëm opo-zitën dhe PS-në. “Ne e kapërcyem afatin ligjor, kjo është e vërtetë, por përgjegjëse është PS. Fryma e kodit kërkon konsen-susin, një javë para se afati të tejkalohej, i kërkuam Ruçit që ne duhet t’i paraqesim njëri-tjetrit kandidaturat, ai kërkoi kohë. Ruçi ka bllokuar procesin”, tha Patozi.

Sipas tij, zgjedhjet nuk fitohen as me

kodin elektoral dhe as me anëtarët e KQZ. “ Në 2009 tentuat t’ja linit barrën e fajit për humbjen tuaj Kastriot Islamit për kodin, pastaj fajësuat 20 mijë komisio-nerë duke përfshirë edhe ata të PS. Po ju them nuk fitohen zgjedhjet as me kod e as anëtarë, zgjedhjet fitohen me qyte-tarët, zhbllokoni KQZ, bëni detyrën si opozitë dhe ne jemi gati ta votojmë që nesër KQZ”- tha ai.

Për më tepër: www.77news.al

Kuvend, debate PD-PS për konstituimin e KQZ-së!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 213

77 NEWS E PREMTE, 5 TETOR 2012

Albania Group ofron vend pune Menaxherë. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

AKTUALITET

Rruga “Jordan Misja”, Pranë Pallateve të reja

Cel: 069 6448 330Cel: 069 3076 833

E-mail: [email protected]

Marel Garage

Lyerje makinash & punime karrocerie

INTERFORCE GROUP SERVICE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re po vijon diskutimin e platformës politike, që do të miratohet

në Konventën Kombëtare pak muaj përpara nisjes së fushatës elektorale. Shtatë pikat e platformës politike janë marrë në analizë në një tryezë debati me kryesinë e Degës “Don Bosko”. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re Çajup Cangollari, është ndalur fillimisht

tek forcimi i shtetit shqiptar kundër korru-psionit. Referendumet semestrale, ngritja e një agjencie supervizimi të zgjedhur nga populli, për të kontrolluar punën e admini-stratës publike, përqendrimi i sa më shumë institucioneve në një zonë administrative, vendosja e kamerave në zyrat e administratës publike, shpërblimi i mediave që angazho-

hen në ivestigimin e rasteve të korrupsionit dhe futja e një lënde edukative në shkolla për konceptet e drejtësisë dhe zbatueshmërinë e ligjit, janë disa nga propozimet e Lëvizjes Shqipëria e Re për të luftuar korrupsionin. Fuqizimi i institucioneve arsimore, shënde-tësore dhe ato të përkujdesjes sociale, sipas platformës politike të LSHR-së, mund të realizohet duke përjashtuar nga taksat për një periudhë të caktuar, investimet private në këto sektor. Koordinatori i LSHR-së ësh-të ndalur edhe tek qiraja tatimore e ndarë sipas kategorive të biznesit, si një sistem i ri fiskal që ndikon në fuqizimin e sipërmarr-jeve shqiptare dhe shmang evazionin fiskal e korrupsionin. Fuqizimi i sipërmarrjes shqiptare, fuqizmi i shtetit shqiptar, fuqizimi i familjes shqiptare, fuqizimi i kombit shqip-tar, janë pikat e tjera të platformës politike të LSHR-së që janë diskutuar në takimin me kryesinë e Degës “Don Bosko”.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

LSHR diskuton platformën politike me kryesinë e Degës "Don Bosko"!

Mospërfshirja në votimin parlamentar e ristrukturimit të Komisionit Qën-

dror të Zgjedhjeve është bërë pjesë e debatit parlamentar mes mazhorancës dhe opo-zitës. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar që lista e emrave për anëtarë të KQZ-së por edhe për kryeta-rin duhet të ishin sjellë për votim, çka ka sjellë reagimin e mazhorancës. Kreu i grupit

demokrat Astrit Patozi ka bërë përgjegjës për vonesën vetëm opozitën dhe PS-në. Me-njëherë pas këtij debati dhe me mbylljen e seancës plenare, Komisioni i Ligjeve është mbledhur dhe ka miratuar raportin, sipas të cilit kandidatët për drejtimin e KQZ-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi. Të enjten e ardhshme parlamenti do të votojë për të zgjedhur kryetaren e KQZ-

së, që do të jetë Marsida Xhaferllari ose Lef-teri Lleshi. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa njëra prej kandidatëve duhet të marrë së paku 71 vota në Parlament. Ndërkaq po gja-të seances së ardhshme do të votohet edhe për 6 anëtarët e KQZ-së, duke plotësuar në këtë mënyrë strukturën e Komisionit Qën-dror të Zgjedhjeve.

Për më tepër: www.77news.al

Kuvendi, zbardhen emrat që garojnë për kreun e KQZ-së!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 213

577 NEWS

Ministritë e Punës të Italisë dhe Shqipërisë kanë shpallur regjistri-

met për aplikimin e shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të punësohen në Itali. Ministri i Punës Spiro Ksera dhe ambasadori italian Massimo Gaiani, në një konferencë të për-bashkët shtypi, shpallën çeljen e fazës së dytë të aplikimeve të punëkërkuesve shqip-tarë që dëshirojnë të punësohen në Itali. Pas suksesit të projektit të parë, shpallur në mars të këtij viti dhe që përfshinte përz-gjedhjen e 255 shtetasve shqiptarë, 74 prej të cilëve pas formimit profesional dhe atij të gjuhës në kurset e organizuara nga entet ita-liane të autorizuara, tashmë janë punësuar në vendin fqinj, Ministritë e Punës së Ita-lisë dhe Shqipërisë vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të rrisin numrin e shte-tasve përfitues. Ministri Ksera dhe Ambasa-

dori Gaiani vunë në dukje ecurinë shumë të mirë të bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në fushën e emigracionit dhe punës, objektivi i të cilit është nxitja e hyrjes së rregullt për arsye punësimi e shte-tasve shqiptarë që duan të punojnë në Itali. Ministri Ksera e vlerësoi si arritje çeljen e fazës së dytë dhe si shumë të rëndësishme për punëkrkuesit shqiptarë të interesuar që të përfitojnë nga ofertat e tregut italian të punës. Nga ana e tij ambasadori Gaiani deklaroi se kjo është mundësia e vetme për çdo të interesuar për të siguruar një kontratë të pakufizuar punësimi në Itali. Siç informon noa.al në fazën e dytë do të përzgjedhjen 190 persona. Të interesuarit duhet t’i drejtohen Sporteleve të Migracio-nit pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në qendrat e tyre të

banimit për t’u regjistruar duke filluar nga data 5-24 tetor 2012. Kriteret e aplikantëve janë nga mosha 18 vjeç e lart, që nuk janë të dënuar ose në ngarkim të të cilëve nuk janë hapur procedime penale, nuk janë subjekt i një gjendjeje juridike që t’i pengojë lëshi-min e vizës italiane për arsye punësimi. Po ashtu, aplikantët duhet të jenë të interesuar të punojnë në profesione e përcaktuara si: punues metalesh (përgatitës makinerish me kontroll numerik të kompjuterizuar, saldatorë, montatorë mekanikë, operatorë makinerish me kontroll numerik të kom-pjuterizuar, elektriçistë); shërbime për ndërmarrjet, pastrues në industri, sekreta-ri e përgjithshme, marangozë, montatorë stendash, për të cilat të përzgjedhurit do të marrin formim profesional. Ata që do të përfundojnë me sukses formimin fitojnë të drejtën e përparësisë që u lejon të hyjnë për të punuar në Itali në çdo moment që një punëdhënës kërkon profilin e tyre pro-fesional. Bëhet fjalë për kuota të veçanta që u rezervohen vetëm atyre që gëzojnë këtë të drejtë përparësie. Kjo e drejtë bën të mun-dur marrjen e një vize për arsye punësimi thjesht pas një kërkese nga një punëdhënës në Itali. Gjithsesi për informacione të mëte-jshme gjithë të interesuarit ftohen të vizito-jnë adresën e Ministrisë së Punës ww.mpcs.gov.al, në menu Migracion.

Për më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 5 TETOR 2012

Z GROUP Sh.p.k ofron vend pune Sekretare. Dwrgoni CV nw: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

P.M.V. KRALI SH.P.K.

Certifikuar S

istem

i

ISO: 9001:2008

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Punësimi në Itali, Ksera nënshkruan marrëveshjen me ambasadorin Gaiani!

Spiro Ksera

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 213

77 NEWS

Ju kanë kërkuar ndonjë herë që të spiu-noni miqtë tuaj në internet? Edhe nëse

jo, diçka të tillë do t’ua kërkojë shumë shpejt rrjeti social Facebook. Inxhinierët elektro-nikë të kompanisë janë duke krijuar një aplikacion të ri për verifikimin e profileve false. E vetmja mënyrë që kanë zgjedhur si më të sigurt, është ajo e marrjes së mendimit të miqve që keni në Facebook.

Studimi për këtë aplikacion ka nisur prej disa muajsh. Varianti i parë i aplikacionit është ai i shfaqjes së një “dritareje” në pro-filin tuaj, ku do t’iu bëhen pyetje në lidhje me identitetin e një prej miqve, për të cilin administratorët kanë dyshime. Më pas, ju do të klikoni në butonat që pyesin nëse profili i zgjedhur është realë apo i rremë.

Në kërkesën e Facebook për këtë aplika-

cion shkruhet: “Ju lutemi, na ndihmoni të kuptojmë sesi njerëzit e përdorin Facebook. Përgjigja juaj është anonime dhe nuk do të duket në profilin e mikut tuaj”. Më pas vijojnë pyetjet. Një nga ato është: Ky është emri i vërtetë i mikut tuaj?

Ndërsa variantet për t’u përgjigjur janë 4; “Po”, “jo”, “nuk e njoh këtë person” dhe “nuk dua të përgjigjem”.

Kjo praktikë nuk është vënë në përdorim të plotë akoma nga Facebook. Madje është mbajtur e fshehtë deri disa ditë më parë. Ajo që nuk dihet është se në cilin vend do të nisë përdorimi i këtij aplikacioni dhe sa do të jetë numri i personave që do të përfshihen në të.

Duke parë operacionet e mëparshme, Fa-cebook fillimisht zgjedh një zonë, ose shtet të caktuar për të parë efektin e aplikacioneve dhe më pas nis shtrirjen e saj për të gjithë përdoruesit në botë.

www.newnews.al

Fshati i Igluve i quajtur Hoteli Kaks-lauttanen i vendosur në Saariselka,

është një nga hotelet më të mirë në qytet. Fshati i Igluve i Hotelit Kakslauttanen ndodhet në një vend të volitshëm, me komoditete moderne në çdo dhomë dhe në çdo shërbim.

Në çdo dhomë iglu është i ndaluar du-hani dhe gjatë periudhës së dimrit ndër-tohen 40 iglu tradicionale prej dëbore nga ku mund të shijohet pamja e mrekul-lueshme e netëve të bardha. Gjithashtu

ndërtohet edhe restoranti prej akulli dhe dëbore si edhe një kishë e vogël. Fshati Iglu qëndron i hapur që nga dhjetori deri në fund të Prillit. Dritat Veriore (Aurora Borealis) duken që nga fundi i Gushtit deri në fund të muajit Prill. Gjithashtu vizitorët kanë mundësi të shikojnë akull-thyesen Sampo, e vetmja akullthyese e hapur për turistët.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.banka-ideve.com

E PREMTE, 5 TETOR 2012KURIOZITETE

INTERFORCE GROUP SECURITYSHERBIMI I RUAJTJES DHE SIGURISE FIZIKE

SIGURIA JUAJ

ESHTE BIZNESI

JONEKontakt Marketing: 066 6691 112 E-mail: [email protected]

Adresa: Tiranë - Shqipëri

Fshati i Igluve të ndërtuara me dëborë!

Aplikacioni i ri i Facebook për të dhënat tuaja!

VEGA Sh.p.k ofron vend pune Jurist. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 213

77 NEWS

Qendra Kombëtare Kinematogra-fike e Shqipërisë ka përzgjedhur

filmin me të cilin synon të futet në garë për çmim “Oscar”. Filmi “Pharmakon” i regjizorit Joni Shanaj, do të përfaqësojë Shqipërinë për këtë vit në garën e madhe për t’u futur në konkurrencë për çmimin, për filmin më të mirë të huaj. Bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike këtë vit e ka pasur të lehtë përzgjedhjen e filmit pasi mes prodhimeve të tjera kinematografike, “Pharmakon” është i vetmi që i plotëson kërkesat e akademisë “Oscar”.

Që të shkohet drejt “Oscar”-it, përveç faktit që produksioni duhet të jetë shqip-

tar në tërësinë e elementeve, filmi duhet të jetë shfaqur në kinema nga tetori i vitit 2011 deri në shtator të këtij viti. Në këtë hark kohor, “Pharmakon” ka qenë i vetmi që i është prezantuar publikut.

“Pharmakon” vendos në fokus një konflikt të hapur brezash, mes një ati dhe një biri. Në rolet kryesore regjisori Shanaj përzgjodhi aktorët Klevis Bega apo i njohur ndryshe si Kastro Zizo, Olta Gixharin, Niko Kanxheri dhe Vasil Goda. Fillimisht QKK-ja kishte zgjedhur filmin “Falja e gjakut” të Joshua Marston ku luajnë edhe pesë aktorë nga Kosova.

Për më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 5 TETOR 2012 KULTURË

Mjeda

Adresa: Shkodër Cel: +355 69 20 60 466 e-mail: [email protected]

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm atëherë mos e shtyni për më vonë, pasi sot është momenti i duhur.

Demi: Marrëdhënie shumë të mira me kolegët dhe me miqtë, e sidomos në orët e para të paradites.

Binjakët: Hëna do të hyjë në shenjën tuaj mbas mëngjesit duke iu dhuruar ën-dërra dhe shpresa për të kultivuar.

Gaforrja: Kujdes sot me marrëveshjet e reja porfesionale sepse mund të turbullo-jnë ato ekzistente.

Luani: Sot do të keni batutën gati dhe buzëqeshjen në buzë. Nëse ndonjë prej miqve tuaj po kalon një fazë të vështirë, do të dini se si ta mbështesni

Virgjëresha: Për ta lehtësuar paksa ve-ten tuaj sot, mund të jetë diçka e mirë të kërkoni ndihmë nga një mik.

Peshorja: Përfshini edhe personat e dashur në aktivitetet tuaja dhe do të shihni që është më bukur ashtu.

Akrepi: Jeni në momentin më të përs-htatshëm për të kultivuar ambicjet tuaja. Mund të arrini gjithçka nëse e dëshironi.

Shigjetari: Nuk do të arrini t’u tregoni të tjerëve pikëpamjet tuaja dhe do të bëheni nervozë dhe të pakomunikueshëm.

Bricjapi: Mos lejoni që ankthi dhe ten-sioni t’iu pengojnë që të jeni të lumtur sot.Ujori: Mos qëndroni të prisni një dorë nga qielli, por duhet të veproni në mënyrë që të arrini objektivat tuaja.

Peshqit: Do iu presë një sfidë e vështirë, e lidhur me komunikimin, ndoshta me një mik.E rëndësishmja është që të qartësoni gjërat brenda vetes tuaj.

Mega Sh.p.k ofron vend pune Agjent Imobilar. Dwrgoni CV nw: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

“Pharmakon” i Shanajt konkuron për ‘‘Oscar’’!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 213

77 NEWS

Tirana është kthyer në këtë javë të parë të tetorit, në qytetin e artit, modës,

arkitekturës dhe urbanistikës. Si asnjëhe-rë më parë në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur së bashku aktorë të Holliwoo-dit, fotografë, modele e stilistë me famë botërore e arkitektë të njohur, e gjitha me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë këtij qyteti atë që meriton, më të bukurën në art, arkitekturë dhe urbanis-tikë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me aktoren Eliza Dush-ku, fotografin Fadil Berisha, modelen Ema Savah, me përfaqësues të studios “Grim-shaw”, të cilët janë në kryeqytet për të sjellë detajet e para të projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës, kanë parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj, për terminalin e ri të pasagjerëve.

“Sot, në këtë pjesë të sheshit “Skën-derbej” ndërthuret arti, arkitektura,

kinematografia, pra shpirti i së bukurës i cili simbolizon më së miri kryeqytetin e shqiptarëve. Eliza Dushku, Blerim Des-tani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer kanë mbë-rritur në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë me ne, në këtë 100 vjetor të Pavarë-sisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre. Të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës, histo-risë, kinematografisë, do të gjejnë atë që duan, në 24 aktivitetet që do të zhvillo-hen në datat 4, 5 dhe 6 tetor, në Tiranë”, deklaroi Basha Kryebashkiaku theksoi se është rikthyer në Tiranë, ambasadorja më e shkëlqyer në botë e shqiptarëve, Eliza Dushku së bashku me Fadil Berishën dhe grupin tjetër të yjeve që morën pjesë në xhirimin e dokumentarit “Shqipëri e dashur”, i cili do të shfaqet në kinematë

e kryeqytetit, duke filluar nga premiera e ditës së premte.

Basha theksoi se të shtunën, bukuritë e botës nëpërmjet lentes së Fadil Berishës do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Kongreseve, si një parathënie për sfilatën e bukurosheve shqiptare nga Anxhela Mar-tini, Marigona Dragusha, Ema Savah por edhe stilistëve shqiptarë, pavarësisht nëse punën e tyre e bëjnë këtu në Tiranë në New York, Kaliforni apo Stamboll.

Eliza Dushku e ka konsideruar doku-mentarin e realizuar prej saj, “Dear Alba-nia”, si letër dashurie drejtuar Shqipërisë, ku tha se, “Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e ka-luar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja t’ju thoja se kjo është një për-vojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu së bashku me familjen time, së bashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë ‘E dashur Shqipëri’, letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzako-nisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë së bashku”.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

E PREMTE, 5 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 650 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 8 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

METROPOLE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Eliza Dushku në Tiranë: Letra ime e dashurisë për Shqipërinë!

Luzim Basha me Eliza Dushkun