Festivali yne popullor

18
Festivali ynë popullor

Transcript of Festivali yne popullor

Page 1: Festivali yne popullor

Festivali ynë popullor

Page 2: Festivali yne popullor

Muzika popullore

• Quhet e tille sepse ka dalë nga populli dhe është trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona ,duke e ruajtur dhe e pasuruar atë.Muzika popullore vazhdon të jetë e pranishme në festa të ndryshme familjare,shoqërore,komunitet etj. Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor.

Page 3: Festivali yne popullor

Muzika në periudhën e rilindjes Shqiptare

• Në periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçës në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi përgjithësisht pranë kishës franceskane të qytetit të Shkodrës, ku përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshëm, etj.

Page 4: Festivali yne popullor

Muzika e lehtë shqiptare• Bën pjesë edhe ajo në traditën e re

artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjevetë pjesëshme që zënë fill gjatë viteve1920-1930. Këngëtarët dheinstrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesishtpranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetetkryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më ipasur i veprimtarive të muzikës sëlehtë. Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së përgjithshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore.

Page 5: Festivali yne popullor

Muzika profesioniste

• Paraqitet si një ndër traditat më të rejaartistike shqiptare . Fillimet e saj ipërkasin viteve 1920-1930 të shekullitXX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishmeperiudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej.

• Zhvillimet muzikore shqiptare të kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar.

Page 6: Festivali yne popullor

Folklori

• Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Gjatë aktivitetit të tij jetësor ai ka krijuar kulturën dhe artin. Pasuria folklorike ndahet në:

• Folklor letrar (poezia, përrallat, legjendat e gojëdhënat, anëktodat e fjalët e urta gjëegjëzat.)

• Folklor muzikor (meloditë e këngëve të valleve, meloditë instrumentore).

• Folklor koreografik (vallet popullore).• Folklor dramatik (lojërat, argëtimet,

shfaqjet popullore).

Page 7: Festivali yne popullor

Ç'farë janë këngët popullore dhe si kane lindur ato !

• Kënget popullore kanë origjinë shumë të lashtë dhe i janë shtuar kryesisht qenieve mitologjike, personazheve legjendare, te cilat jane fryt dhe pjesë përbërëse e traditës së tërësishme popullore. Kënga popullore lind nga një këngëtar i talentuar, pastaj,kalon gojë me gojë e brez pas brezi , plotësohet , ndryshohet derisa merr formën që i pëlqen popullit të një vendi a me gjerë.

Kënga popullore

Page 8: Festivali yne popullor

Llojet e kengës popullore :

Kënga homofonike Kënga polifonike

• Këngët homofonike këndohen me shoqërim instrumental,cifteli,sharki,lahu-te,mandoline etj.

• Kënga polifonike-janë këngë që këndohen më shumë zëra , kryesisht në zonën jugore të Shqipërisë.Nuk kanë shoqërim instrumental.

Page 9: Festivali yne popullor

Këngët popullore sipas formës artistike dhe

temave që trajtojnë :

Epike Lirike

• Kenget epike pasqyrojnë historinë shumë shekullore të popullit tonë për të mbrojtur jetën e lirinë dhe përbëjnë pasurinë më të madhe të folklorit muzikor për të gjitha kohërat.Ato i ndajmë në këngë legjendare dhe këngë historike.

• Këngët lirike sipas grupimit paraqesin të gjitha anët e jetës njerëzore si:

• këngët e stinëve

• e punës

• e dasmës

• e kurbetit etj.

Page 10: Festivali yne popullor

Llojet e valleve

• Vallet i ndajme:• -Valle burrash• -valle grash• -valle burra• -gra se bashku• -valle femijesh• Ashtu si dhe këngët

popullore edhe vallet i ndajmë në dy gjini:

• -epike• -lirike

Page 11: Festivali yne popullor

Vallet epike

• Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake dhe valle trimërie .

Page 12: Festivali yne popullor

Vallet lirike

• Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).

Page 13: Festivali yne popullor

Veshjet popullore• Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga

manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

• Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri).

• Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për gra janë:kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).

• Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kulturailire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Page 14: Festivali yne popullor

Disa nga kompozitoret dhe kengetaret

Page 15: Festivali yne popullor

Festivalet ne Shqiperi

• Festivali Në Rtsh është një festival muzikor shumë i njohur. Ishte viti 1962, kur për herë të parë në Shqipëri do të niste udhën një traditë aq e bukur e këngës së lehtë shqiptare. Fillimisht, këngët do të vinin përmes zërit të radios dhe me avancimin e teknologjisë edhe në televizion. Këngëtarët e asokohe ishin të detyruar të këndonin këngë të politizuara për shkak të sistemit të atëhershëm, por duke prodhuar këngë të një cilësie të lartë artistike shumë prej të cilave kanë mbetur në mendjen e publikut për vite të tëra. Emra të paharruar për publikun, si Vace Zela, Alida Hisku, Parashqevi Simaku, Tonin Tërshana etj .

Festivali i Këngës në Radiotelevizion Shqiptar kanë qenë dhe mbeten një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Organizohet në çdo fund viti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në të marin pjesë këngetarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar. Festivali zhvillohet gjatë disa netëve.

Festivali i këngës në Rtsh

Page 16: Festivali yne popullor

Kenga ime

• Kenga Ime është një festival muzikor e preferuar. Rikthehet Festivali i Këngës Tradicionale dhe Qytetare. Mbrëmja e së shtunës në Teatrin e Televizionit Klan do të jetë arena e emrave të famshëm dhe të suksesshëm në spektaklin "Kënga ime".Projekti i ri i tre producentëve artistik Pandi e Bledi Laços dhe Adrian Hila sjell traditën dhe vlerat e festivalit dhe spektaklit në një mbrëmje të vetme.

Page 17: Festivali yne popullor

Festivali Folklorik Kombëtar I Gjirokastrës

• Që në vitet e para pas çlirimit në vendin tonë filluan të organizoheshin festivale folklorike kombëtare, të emërtuar thjesht‚ Festival Folklorik Kombëtar (FFK).

• Traditën e vërtetë ky lloj aktiviteti artistik kombëtar e krijoi në vitin 1968, kur në emërtimin e tij u përfshi edhe emri i qytetit organizator. Është fjala për festivalin e organizuar në qytetin-muze të Gjirokastrës, i cilësuar nga UNESCO-ja ‚Pasuri kulturore e njerëzimit‛, i cili u quajt Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës dhe është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

• Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës.

Page 18: Festivali yne popullor

Festivali I Elbasanit

• Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës Popullore mbarëkombëtare, në Elbasan, Shqipëri, është festival i këngëve popullore qytetare mbareshqiptare, që zhvillohet në Elbasan në muajin mars, është një tribunë e këngës popullore qytetare, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojme.

• Festivali përkon edhe me fillimin e stinës së pranverës, e cila siç dihet, festohet në mënyrë karakteristike në qytetin e Elbasanit. Për këtë arsye ky takim i këngës popullore është edhe një më rëndësi për gjallerimin e jetës kulturore elbasanase. Gjithashtu, në takim secili grup do të shpalosë vlerat artistike të zonës që perfaqëson, dhe juria ndan çmimet në grupet më të talentuara.