BULETIN INFORMATIV - CDE...trajtoi temën “Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor, konteksti...
Transcript of BULETIN INFORMATIV - CDE...trajtoi temën “Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor, konteksti...
BULETIN INFORMATIVNe sjellim ndryshimin
Përmbajtja:
LIDERSHIPI DHE MENAXHIMI PËR ARSIM CILËSOR Lidershipi dhe
menaxhimi për arsim cilësor
Shkolla e Lartë e Edukimit
15-16 nëntor 2013
Seminar (Workshop)
15 - 16 nëntor 2013
Seminar (Workshop)
Mbrojtja e diplomave
NËNTOR 2013
Më datë 15-16 nëntor, Institucioni Universitar “Shkolla e Lartë e Edukimit“
(ShLE), Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Tiranë në bashkënim me Durham University & University of Glasgow, UK, organizuan worshopin “Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor”, nën drejtimin e Catherine Owen.
Catherine Owen drejton disa programe të Bashkimit Europian në lidhje me standardet, sigurimin dhe garantimin e cilësisë, menaxhimin dhe lidershipin e cilësisë në arsim. Workshopi ishte i organizuar në seancë plenare, sesione paralele dhe raportime në seancën përmbyllëse plenare.
Qendra për Arsim Demokratik
Rruga Jordan Misja
Pallatet Gener 2
Tiranë, Shqipëri
Tel : +355 686080934
Tel : +355 686080789
Ne s
jellim
ndr
yshim
inBu
letin
Info
rmat
iv
2
NË
NTO
R 2
013
Qendra për Arsim Demokratik
Rruga Jordan Misja
Pallatet Gener 2
Tiranë, Shqipëri
Tel : +355 686080934
Tel : +355 686080789
Seanca plenare u hap me përshëndetjen e Prof. Xhevat Lloshi, Rektori Shkollës së Lartë të Edukimit.Prof.Bardhyl Musai, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Arsim Demokratik, trajtoi temën “Lidershipi dhe cilësia në sistemin arsimor shqiptar”. Catherine Owen, Durham University,
trajtoi temën “Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor, konteksti europinan: sfidat dhe mundësitë”.
Osman Buleshkaj, University of Calgary, trajtoi temën “Roli i drejtuesve të shkollave si aktorë kryesorë në reformën arsimore”.
3 Bule
tin In
form
ativ
Ne s
jellim
ndr
yshim
inN
ËN
TOR
201
3
Seancat paralele ishin:1. Cilat janë sfidat me të cilat përballen politikëbërësit, menaxherët dhe mësuesit në arsimin e lartë dhe të mesëm? Drejtoi seancën Catherine Owen.2. Çfarë politikash duhet të zbatohen me qëllim që të realizojmë qëllimet tona për arsimin e shoqërisë së dijes? Drejtoi seancën Bardhyl Musai.
Në këtë workshop pati pjesëmarrje të gjerë me studiues dhe hulumtues, liderë, menaxhues dhe drejtues të arsimit, mësues nga qytete, si: Shkodra, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Vlora, Tirana, Elbasani, Librazhdi, Berati, Lushnja, Pogradeci, por edhe nga Prishtina e Tetova.
3. Cilat modele europiane dhe rajonale funksionojnë aktualisht për përmirësimin e arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë? Drejtin seancën Osman Buleshkaj.Pas seancave paralele, secili grup pune raportoi për rezultatet në panel. Ekspertja nga Skocia identifikoi temat kryesore dhe formuloi sugjerime.
Ne s
jellim
ndr
yshim
inBu
letin
Info
rmat
iv
4
NË
NTO
R 2
013
Qendra për Arsim Demokratik
Rruga Jordan Misja
Pallatet Gener 2
Tiranë, Shqipëri
Tel : +355 686080934
Tel : +355 686080789
Mbrojtja e diplomave
Shkolla e Lartë e Edukimit
Në datat 22, 23, 27 nëntor, në Institucionin Universitar, Shkolla e Lartë e Edukimit,
u organizuan mbrojtjet e diplomave të studentëve që përfunduan me sukses studimet në programin Master i Shkencave në “Shkencat e Edukimit”, duke mbyllur kështu edhe fazën finale të këtij programi, që është përgatitja e punimit të diplomës dhe mbrotja e saj.
Punimi i diplomës është një punë hulumtuese e cila realizohet në mënyrë individuale dhe të pavarur për një çështje a problem nga fusha e arsimit e cila paraqitet për mbrojtje pas përfundimit të programit. Ai synon të demonstrojë aftësitë analitike të studentit, aftësitë e tij
ose të saj për të integruar këndvështrimet teorike me materiale të ndryshme empirike, për të shprehur një qëndrim të caktuar profesional, provon zbatimin e një zgjidhjeje bazuar në një evidencë empirike, identifikon dhe strukturon probleme të reja, zhvillon zgjidhjen e një problemi ose prezanton ide dhe teori të reja. Në SHLE hulumtimi dhe seminari për hulumtimin janë pjesa kryesore e programit të vitit të dytë dhe përvoja e këtyre viteve ka dëshmuar që të gjithë ata që studiojnë në këtë institucion kanë shprehi hulumutese dhe studimore.
Personeli akademik i uron suksese të mëtejshme studentëve, hulumtuesve të ardhshëm të arsimit!