Bahri Gashi: Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

12
Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri IV Lënda: Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia Detyra: Analiza Kritike Tema: Shteti i pasigurtë i Evropës ( Paqartësia e Shteteve Europiane) Autori : Luiza Bialasiewicz Royal Holloway, University of London, UK Abstract Bartës të Lëndës Dr. Pjetër Hidri Mr. Dritëro Arifi Lideri i Grupit: Studenti; Bahri Gashi Dorëzimi me 23.03.2009 Prezantimi me 24.03.2009 Pikat e trajtimit të materies dhe të prezantimit: A është Europa Shtet i sigurtë ? Referuesit; Bahri Gashi Cili eshte konteksiti gjeopolitik ( zgjerimit) i kontitinentit Europian? Jeton Mustafa Pikpmaje të UE nga aspekti politik ( Kushtetuta e UE ) ? Ngadhnjim Brovina Kendveshtrime ne aspektin ekonomik – Krizat e mundshme? Shkodran Krasniqi Dimenzionet Gjeostrategjike ShBA – Unioni Europian?

Transcript of Bahri Gashi: Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

Page 1: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe DiplomacisëViti akademik 2008/2009Semestri IV

Lënda: Gjeopolitika dhe GjeostrategjiaDetyra: Analiza Kritike

Tema: Shteti i pasigurtë i Evropës ( Paqartësia e Shteteve Europiane) Autori : Luiza Bialasiewicz Royal Holloway, University of London, UK Abstract

Bartës të LëndësDr. Pjetër HidriMr. Dritëro Arifi

Lideri i Grupit:Studenti; Bahri Gashi

Dorëzimi me 23.03.2009Prezantimi me 24.03.2009

Pikat e trajtimit të materies dhe të prezantimit:

A është Europa Shtet i sigurtë ?Referuesit; Bahri Gashi

Cili eshte konteksiti gjeopolitik ( zgjerimit) i kontitinentit Europian? Jeton Mustafa

Pikpmaje të UE nga aspekti politik ( Kushtetuta e UE ) ?Ngadhnjim Brovina

Kendveshtrime ne aspektin ekonomik – Krizat e mundshme?Shkodran Krasniqi

Dimenzionet Gjeostrategjike ShBA – Unioni Europian?Luan Keka

Ballkani dhe proceset e integrinit Europian?Mentor Krasniqi

Konkluzioni Avdush Bobratiqi

Page 2: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

Shteti i pasigurtë i Evropes( paqartësia e shteteve Europiane)

A është Europa Shtet i sigurtë ?

Titulli i artikullit në formë të pytjes se a është dhe a mund të jetë kontinenti

europian i sigurtë në të gjitha kuptimet, si politke, ekonomike, gjeopolitike,

gjeostrategjike etj, është një këndëvështrim tejet i vështirë për ti dhënë përgjigjje të

duhur si në këtë përshkrim ashtu edhe në ndonjë analizë të vrqant. Madje edhe

artikulli ne fjalë ka bërë përpjekje mjaftë shkencore për të argumentuar shpjegimet se

a me të vërtetë mund të jet e sigurtë, ose e pa sigrtë sot Europa. Në fakt në pah dalin

një mori sfidash kolosale që sot Europa i ka ende të pa zgjidhura dhe si rezultat i tyre

konstatohet pa siguria e plote e saj.

Autori i tekstit me mjafte njohuri ka tentuar te sinkronizoj dhe të nxjerrë në pah

sfidat me të cialt mund të kanoset e tashmja dhe e ardhmja e Europës.

Botkuptimi Europian sot në mes të Politkës së brendshme dhe gjeopolitikës së saj

nuk ka gjetur pothuajse mbështetje nga të gjithë anëtarët e UE. Kjo për faktin e sepse

akoma nuk është arritur kompaktësia brenda Uninonit Europain. Duke u identifikuar

nje mori problemesh te pa zgjidhura dhe shumë të tjera të krijuara në vazhdimësi

konstatohet se Europa është në lëkundje, jo stabolitet politik, ekonomik, gjeopolitik

etj.

Fokusi kryesore i artikullit jane menyrat me cilat prezentohet projekti evropian

sot, posaqerisht ne prezentimin e tij politik dhe gjeopolitik. Ky projekt evropian eshte

ne gjendje te pasigurte (ne lekundje).se paku kjo pershtypje krijohet nga portretizimet

e evropes sot si;

a) Nje indentitet i papercaktuar politikisht

b) Impakti rreth gjeopolitikes dhe indentitetit.

c) Imigracioni i pakontrolluar

Page 3: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

d) Domosdoshmëria e krijimit të një identiteti unik europian përtej vlerave

krishtere etj.

Megjithatë debatet te shumta do të duhej shoqëruar shoqërinë europiane për të

menjanur pengesat që janë shfaqur dhe shoqeruan edhe procesin e elaborimit dhe

miratimit se kushtetutes evropiane. Per derisa nga e djathta (spektrit politik) vinin

akuza rreth ngurrimit te Konventes kushtetuese qe qarte ta specifikoj indentitetin dhe

kufijet e civilizimit evropian.(duke ju referuar evropes se krishtert); nga e majta

shprehen pakenaqesine rreth jo gatishmerise se konventes per te “ marre nje qendrim

“ mbi vlerat dhe principet unike te modelit social evropian.

Në këtë tekts mbeten pa u shtjellluar edhe një mori konceptesh që drejtëpërdrejtë

kanë të bëjnë me sferën e siguriës dhe të ruajtjes së së qytetarrit europian, në fakt

dalin në pah një mori sfidash që përfundimisht kërkojnë përzgjedhje prioritetesh për

tu zgjidhur problemet me sigurinë që akoma konsidrohet relative dhe në fakt e tillë

është elaboruar në tekst.

2. Cili eshte konteksiti gjeopolitik ( zgjerimit) i kontitinentit Europian?

Në kuptim te ofrimit të informoacioneve të duhura rreh koncetit për zgjerim të UE,

janë analizuar me mjaft mjeshtri disa fenomene që ndoshta kanë bërë që sot kontinenti

europian të mendohet më thellë rreth konceptit gjeopolitik. Në fakt akuzat me te forta

ndaj mosaftesise se evropes u fokusuan ne sferen gjeopolitike, ne fuqine ( mosfuqine) e

evropes si aktor nderkombetar.Ekzistojnë dy faza të gjeopolitikës Europiane, ajo e para

11 shtatorit dhe mosmiratimit te kushtetutës dhe faza pas tyre.

Normalisht se pas 11 shtatorit bota filloi te funksionoj me ndryshe.Nuk mund me te

pretendojme se evropianet dhe amerikanet e shohin njejte boten, ose qe okupojne te

njeten bote. Perspektivat amerikane dhe evropiane po divergjojne. (Kagan 2002).per

shembull jo vetem ne fillim te luftes se irakut edhe gjate okupimit ushtarak te metejshem

te afganistanit dhe irakut “butesia” gjeopolitike e everopes vazhdoi dhe po vazhdon te

paraqitet nga disa komentatore neokonzervative si tentim paqeja me armikun.

Kontinenti europian duhet te analizoj domosdoshmërinë e gjopolitikës si një

përparësi të saj , apo si një mangësi apo edhe epërsi e vendeve si psh; Turqia 80

Page 4: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

milionshe, e cila pa dyshim se do të duhej rrespektuar konteksti i saj gjeopolitik dhe

gjeosrategjik në dhe pran Europës. Gjithashtu edhe pjesa e ballkanit perendimor sa në

faktë është e përgaditur për ti plotësur standardet për të qenë pjesë e duhur e europës.

Gjithashtu shtrohet pyetja se deri ku shkon ambicja e gjeopolitikes se europës dhe a

mund të paramendonim edhe nje shtrirje më të gjerë gjostrategjike, përtej këtyre kufijve

që ne njohim si europa e sotshme.

3. Pikpmaje të UE nga aspekti politik ( Kushtetuta e UE ) ?

Teksti ne vijim paraqet edhe pikpamjet politikte të Unionit Europian duke i

identifikuar disa probleme themelore te disa vendeve që në fakt kishin hezituar, ose

thënë më shkurt kishin përdorur veton në referendumet e mbajtura në vendet e tyre, si

psh; “jo” Francezve per kushtetuten e EU-se u komentua ne menyre te ngjajshme nga

shume analist. Nje komentim qe u shfaq ne shumicen e gazetave evropiane ishte se

gjuha e “dobet” e tekstit kushtetues terhoqi votuest drejt jo-se. Ne esence votuesit

francez dhe me vone holandez ishin ti japin dinjitet kushtetues dhe ta miratojne

solemnisht nje tekst i cili thjeshte vetem ka pershkruar nje seri te marveshjeve

institucionale ekzistuese, por nuk ka krijuar asgje te re.

Unifikimi i Unionit Europian në kuptimin politik do të duhet të ndodhte sa më më

parë, sepse cdo vones më tutje lidhur me miratimin e kushtetutës do të thotë ngecje

prapa procesit të unifikimit politik që aktualisht është domosdoshmëri për vet

Unionin e pastaj edhe për vendet që dëshirojnë të aderojnë drejt Unionit me të

vetmin qëllim arritjen e standardit të jetesës.

Aspekti politik rreth kushtetutës së Unioni Europian vlerësohet në mënyrë

objektive dhe koherente duke u dhënë vlerësime të duhura në rrugën që duhet ndjekur

për tu unifikuar qendrimet politike brenda bllokut të Uninonit Europian.

Miratimi i kushtetutës së UE do të thotë edhe një kompaktësi politike dhe e

veprimeve politike të unifikuar brenda Unionit. Andaj ku unifikim brenda Unionit

Page 5: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

përfundimisht konsiderohet si domosdoshmëri e së sotshmës për të shënuar progresin

e duhur drejt së ardhmes.

4. Kendveshtrime ne aspektin ekonomik – Krizat e mundshme?

Artikulli në fjalë në këndvështrimin ekonomik argumenton edhe hipoteza të

mindshme të ballafaqimit të ndonjë krize të mundshme. Europa dhe emitimi i valutës

së Euros si valutë e unifikuar e kontinentit europian do të na paraqitet si një përparësi

për vet konceptine Unionit, por jo edhe për vendet që e përbëjnë këtë Unionon. Psh:

Gjermania Humbja e ( markës Gjermane) e edhe e disa valutave kombëtare shënoi një

devijim psikologjik të vet popujve që jetuan me dhjetra vite me këto valuta

kombëtare.Megjithatë Unifikimi i Euros si valutë inkorporohet në të ashtuquajtërën

influenca ekonomike evropes që do te thote ndikim kultoror e politik. Ndihma

evropiane dhe involvimi ekonomik evropian shume shpesh lidhet me parakushte te

vecanta te cilat kane efekti te rendesishme tranformuese : si ne sferen e drejtave te

njeriut, apo sferen e brojtes te ambientit. Sot BE-ja donaton me qindra projekte

pothuajse në të gjitha fushat në të mirë të njeriut dhe të drejtat e tyre në përgjithësi.

Analiza në vijim në kupimin ekonomik na paraqitet si një prirje pozitive e kooperimit

dhe bashkupunimit brenda dhe jashtë kontinentit të EU-së. Do te ishte naive te

mendohej se gjate bashkepunimit me boten ne zhvillim, evropa ka vetem prirjet dhe

ndikim „ pozitive“, kur dihet se Be-ja shpesh i imponon qellimet dhe agjendat e saj si

cdo fuqi tjeter boterore. Me argumentimin se BE –ja me rreth 46 bilion euro ne vit,

vet Be – ja eshte momentalisht donatori me i madhe boteror i ODA –s, nënkupton

forcën dhe koherencën dhe mënyrën e kontrollit dhe të baraspeshës ekonomike.

Edhe aspkti gjeoekonomik i Unionit na paraqitet si një koncept i vazhdueshën i

politikës së BE –së.

5. Dimenzionet Gjeostrategjike ShBA – Unioni Europian?

Page 6: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

Në vazdim pa dyshsim se vërejmë principet e ndjesisë së një partneriteti dë

konsiderohet si domososhmëri në mes të dhe ShBA – ve si mbështetëse të aspekteve

politke dhe gjeopolitke e gjeostrategjike mes tyre

Aspekti i përforëcimit politk dhe ushtarak mbetet prioritet i te dyja kontinenteve,

ngase dimenzionet gjeostrategjike te ShBA –se në fakt janë mbështetur ese duhej

mbështetur nga BE-ja dhe anasjelltas. Këtë lloj të raprteve dhe interesave

gjeostrategjike po thaujase e ka favorizuar edhe më vendet e tjera siq ceket edhe ne

materialin e tekstit të këtij shkrimi autorial edhe pozita gjeografike e evropes e ve ate

me afer Azize qendrore, mediteranit ,lindjes se mesme dhe afrikes, zona keto te cilat

jane te lidhura me BE - ne si per nga partneriteti tregtare, ashtu edhe si burimi me i

madh i kreditit, investimeve te huaja,dhe ndihmave. Gjithashtu perderisa secila

kompani amerikane, ambasade apo baze ushtarake eshte nje cak terorist, evropes me

padukshmerine e saj relative i lejohet te zgjeroje ndikimin e saj global pa provikime

te ngjajshme.

Aftësia e dominimit masiv të ShBA –se në gjithë botën e ka bërë që edhe lidhjet

gjeostrategjike me UE – në të jenë të harmonizuara dhe në në një linjë të komunikimit

politik, ekonomik e ushtarak në këndëvështrimin gjeostrategjik.

Gjithashtu edhe misionet e UE-se si involvimi i EU – se ne krizen liban izrael ( ku

evropa u tregua si nje aktor i rendesishem ne arenen nderkombetare) po thuajse janë

karakterizuar me mjaft mjeshtri dhe autori ka dhënë hollësi të gjeopilotikës europiane

në atë pjesë të planetit.

6. Ballkani dhe proceset e integrinit Europian?

Gjithashtu edhe pjesa ku flitet për proceset e integrimit në uninon të vendeve të

ballkanit perendimor na parqiten sfida dhe probleme të natyrave të ndryshme,

varësisht prej vendeve dhe specifikave të tyre.

Autori ka marrë disa shembuj ndërto edhe modalitetet e shtetve si Serbia e Maili iZi.

Ndoshta per shkak të konteksti kohorë artikulli ose kalimthi , ose fare lehtë nuk

trajton njëtratshëm konceptin shqiptarë të integrimit në Unionin Europian.

Page 7: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

Megjithatë inkuadrimi i Ballkanit ne UE ka nje rendesi vitale ne vet definimin e

UE – se si aktore nderkombetare.Vet rasti i Malit zi ku BE- ja caktoi edhe pragun e

votave per referendum 55% (nje rast i vecante jo vetem per evropen por edhe per

ligjin nderkombetare),si dhe argumentimi per pavarsi ishte i bazuar ne hyrjen ne BE

si per Malin e zi ashtu edhe per Serbine, tregon perkushtimin dhe involvimin e Be –

se ne Ballkan.

Preokupim serioz theksohet edhe domosdoshmëria e plotësimit të standardeve

nga vendet që aspirojn për statusin e kandidatit pët anëtarësim në Union.

Në vazhdën e këtyre proveseve integruese shtohet pyetja se si do të garonin vendet

për ti plotësuar këto standarde dhe athua do të jetë vetë Unioni i drejtë dhe trasparent

kundrejt vendeve që do të aderonin në Unionin Europian.

7. Konkluzioni

Çka do të kishim shtuar më shumë në këtë tekst e që nuk është shtjelluar ndoshta për

arsyeje të kontekstit kohorë?

Së fundi mund të thuhet se rezultati i këtij trajtimi periferik ndaj ballkanit do të

varet, padyshim, nga cilësia e udhëheqjes si dhe nga vigjilenca Unionit Europian ndaj

ballkanit e cila do të mbetet mjaft shqetësuese nëse një variant i tillë nuk baraspeshohet

me një gadishmëri që ballkani të anëtarësohet me procedurë të përshpejtuar.

Megjthatë sipas mendimit tonë duket se ky artikull pak sa fare e ka permendur

konfigurimin e ri, se ballkani do të mbetet vëmendje e posaqme e ShBA-ve dhe Unionit

Evropian, fuqia e së cilave për ta garantuar paqen dhe stabilitetin konsiderohet postulat

determinues i ardhmës integruese të Ballkanit dhe vet Unionint Europian.

Në fakt materia është e argumentur me burime të mjaftueshme shkencore duke u

shfrytëzuar me dhjetra burime referencash ndër më prestigjiozet europiane dhe botërore

që ekskluzivish trajtojnë aspekte të tilla të Unionit Europian.

Materia në vetvete është mjaftë komplekse edhe pse e argumentuar mirë, mund të

themi skajshërisht me një gjithpërfshirje politike, gjeopolitike e gjostrategjike, me

gjithëatë debati dhe analizat mbi filozofinë – konceptin unifikues të Unionit Europian

mbetet akoma largë për tu përmbyllur e gjithë tërësia juridike, politke e gjeostrategjike,

Page 8: Bahri Gashi:  Analize Kritike - Gjeopolitika Dhe Gjeostrategjia

që një ditë e ardhmja e kontinentit Europian të jetë e sigurtë për më shumë se katërqindë

milion të banorëve autokton të Europës.