AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2020. 1. 28. · 31 [E Drejta per Gjykim te...

8
REPUBLIKA E KOSOVES - PEllYBJlHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHII CY,ll; CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 27 janar 2020 Nr. ref.:RK 1504/20 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI143/19 Parashtrues AgimThaqi Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit [Ac. nr. 3297/15], te 8 marsit 2019 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Agim Thaqi nga Prizreni, i perfaqesuar nga Miftar Qelaj, avokat nga Prizreni (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2020. 1. 28. · 31 [E Drejta per Gjykim te...

  • REPUBLIKA E KOSOVES - PEllYBJlHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

    GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHII CY,ll;

    CONSTITUTIONAL COURT

    Prishtine, me 27 janar 2020 Nr. ref.:RK 1504/20

    AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

    ne

    rastin nr. KI143/19

    Parashtrues

    AgimThaqi

    Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit [Ac. nr. 3297/15], te 8 marsit 2019

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

    e perbere nga:

    Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe N exhmi Rexhepi, gjyqtar

    Parashtruesiikerkeses

    1. Kerkesa eshte dorezuar nga Agim Thaqi nga Prizreni, i perfaqesuar nga Miftar Qelaj, avokat nga Prizreni (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

    1

  • Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktvendimin [Ac. nr. 3297/15] e 8 marsit 2019 te Gjykates se Apelit (ne tekstin e metejme: Gjykata e Apelit) ne lidhje me Aktvendimin [CPo nr. 1521/13] e 2 marsit 2015 te Gjykates Themelore ne Prizren (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore).

    Objekti i ~eshtjes

    3. Objekt i

  • 10. Me 16 janar 2020, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

    Permbledhja e fakteve

    11. Me 2 perkatesisht 12 prill 2010, Korporata Energjetike e Kosoves (ne tekstin e metejme: KEK) permes njoftimit nr. 499/1 si dhe vendimit te drejtorit ekzekutiv nr. 85 i kishte nderprere marredhenien e punes parashtruesit te kerkeses.

    12. Ne nje date te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses kishte ushtruar padi ne Gjykaten Komunale ne Prizren (ne tekstin e metejme: Gjykata Komunale) me kerkesen qe te anulohen njoftimi perkatesisht vendimi i te paditures dhe qe ai te kthehet ne vendin e tij te punes.

    13. Me 23 maj 2011, Gjykata Komunale permes Aktgjykimit [c. nr. 309/2010] kishte refuzuar si te pabazuar kerkesepadine e parashtruesit, me te cilen kishte kerkuar qe te anulohet njoftimi i te paditures nr. 499/1 i 2 prillit 2010, dhe vendimi i drejtorit ekzekutiv nr. 85, i 12 prillit 2010, per nderprerjen e marredhenies se punes, dhe kthimin e tij ne vendin e punes.

    14. Kunder Aktgjykimit [c. nr. 309/2010] te 23 majit 2011, parashtruesi i kerkeses kishte parashtruar ankese ne Gjykaten e Qarkut ne Prizren (ne tekstin e metejme: Gjykata e Qarkut).

    15. Me 14 nentor 2012, Gjykata e Qarkut permes Aktgjykimit [Ac. nr. 362/2011] kishte refuzuar ankesen e parashtruesit dhe kishte vertetuar Aktgjykimin [c. nr. 309/2010] te Gjykates Komunale.

    16. Kunder Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut parashtruesi i kerkeses kishte paraqitur revizion ne Gjykaten Supreme, me pretendimin per shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore dhe aplikimit te gabuar te se drejtes materiale, me propozimin qe aktgjykimet ne fjale te ndryshohen.

    17. Me 5 qershor 2013, Gjykata Supreme permes Aktgjykimit [Rev. nr. 151/2013] aprovoi si te themelte revizionin e parashtruesit te kerkeses dhe perfaqesuesit te tij dhe vendosi qe te ndryshohen aktgjykimet e Gjykates Komunale dhe Gjykates se Qarkut, per shkak se gabimisht kane zbatuar te drejten materiale, dhe me kete u vendos qe te miratohet kerkesepadia e parashtruesit sa i perket anulimit te njoftimit te paditures nr. 499/1 te 2 prillit 2010, dhe vendimit te drejtorit ekzekutiv nr. 85 i 12 prillit 2010, si dhe detyrohet e paditura KEK qe parashtruesin ta ktheje ne vendin e tij te punes.

    Faktet sa i perket procedures se permbarimit

    18. Me 15 korrik 2013, parashtruesi i kerkeses paraqiti propozim per permbarimin e Aktgjykimit [Rev. nr. 151/2013] te formes se prere te Gjykates Supreme.

    3

  • 19. Me 20 shtator 2013, Gjykata Komunale permes Aktvendimit [CPo nr. 1521/13] lejoi permbarimin, dhe urdheroi KEK-un qe te ktheje parashtruesin e kerkeses ne pune.

    20. KEK brenda afatit ligjor paraqiti kundershtim me propozimin qe te ndryshohet Aktvendimi i Gjykates Komunale [CPo nr. 1521/13], i 20 shtatorit 2013, ne pjesen qe ka te beje me kthimin ne pune te parashtruesit, dhe duke u zotuar se do ta permbush pjesen e aktgjykimit per kthimin ne pune te parashtruesit.

    21. Me 21 shkurt 2014, pala e paditur KEK permes njoftimit [nr. 11568] drejtuar parashtruesit te kerkeses, e njoftoi ate per kthimin ne marredhenie te punes si inxhinier pergjegjes per mirembajtje elektrike ne Departamentin Serviset e Mihjeve - Divizionin e prodhimit te Qymyrit. Parashtruesi i kerkeses nuk pranoi kthimin ne pune.

    22. Me 17 prill 2014, pala e paditur KEK i ishte drejtuar Gjykates Themelore me nje parashtrese te ciles ia kishte bashkengjitur njoftimin [nr. 11568] te 21 shkurtit 2014, me te cilen parashtrese kishte njoftuar Gjykaten se kishte permbushur obligimin e saj nga vendimi i permbarimit.

    23. Me 2 mars 2015, Gjykata Themelore ne Prizren, permes Aktvendimit [CPo nr. 1521/13] (i) aprovoi ne teresi si te bazuar kundershtimin e debito res se permbarimit KEK; (ii) lihet jashte fuqie aktvendimi i kesaj gjykate CP. nr. 1521/13, i 20 shtatorit 2013; dhe (iii) perfundohet procedura e permbarimit ne c;eshtjen juridike te permbarimit CPo nr. 1521/13 sipas propozimit te kreditorit te permbarimit.

    24. Gjykata Themelore, nder te tjera, Aktvendimin [CPo nr. 1521/13] e 2 marsit 2015 e bazoi ne: (i) konstatimin se ne rastin konkret KEK me njoftimin e saj nr. 11568, te 21 shkurtit 2014 drejtuar pales kreditore me te cHin e njofton palen kreditore per kthimin ne pune - inxhinier pergjegjes per mirembajtje elektrike ne Departamentin Serviset e Mihjeve - Divizioni i prodhimit te Qymyrit, mirepo kreditori nuk ka pranuar njoftimin per kthimin ne pune, c;ka nenkupton se nuk eshte lajmeruar ne vendin e punes te cilin ja ka ofruar pala debitore (ii) pala debitore KEK ende pa urdheruar kjo Gjykate, e njejta ka paralajmeruar Gjykaten se do ta permbush detyrimin e saj sa i perket kompensimit, ndersa sa i perket kthimit te pales ne pune ne KEDS ne Prizren, ajo nuk ka kompetence qe te beje kete sepse Distrikti i Prizrenit, tani eshte privatizuar dhe se nuk mund ta obligon KEDS-in si subjekt qe kreditorin ta ktheje ne pune aty, dhe (iii) pala debitore ka vepruar sipas obligimit qe del per te nga Aktgjykimi i Gjykates Supreme i cHi eshte dokument i permbarimit, pra ka kthyer ne vendin e lartcekur te punes parashtruesin, por i njejti nuk ka pranuar te lajmerohet ne vendin e punes, prandaj kjo gjykate vendosi qe ta aprovoj ne teresi kundershtimin e pales debitore, dhe me kete konstatoi se eshte permbush kredia e kreditorit per kthimin ne vendin e punes.

    25. Me 30 mars 2015, parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese prane Gjykates se Apelit kunder Aktvendimit [CPo nr. 1521/13] te 2 marsit 2015 te Gjykates Themelore, per shkak te vertetimit te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike dhe shkeljeve esenciale te dispozitave procedurale.

    4

  • 26. Me 8 mars 2019, Gjykata e Apelit permes Aktvendimit [Ac. nr. 3297/15] refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te kerkeses, dhe vertetoi Aktvendimin [CPo nr. 1521/13] e Gjykates Themelore te 2 marsit 2015.

    27. Gjykata e Apelit, nder te tjera, Aktvendimin e saj e bazoi ne ate se "vleresimin dhe qendrimin juridik te gjykates se shkalles se pare, Gjykata e Apelit e aprovon si te ligjshem, per arsye se aktvendimi i atakuar nuk eshte perfshire me shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore nga neni 182 paragrafi 2, pika b), g),j), k) dhe mY, te LPK-se, dhe se drejte eshte zbatuar e drejta materiale". Me tej, Gjykata e Apelit thekson se nga shkresat e lendes rrjedh se debitori ka njoftuar kreditorin per kthim ne vendin e punes si inxhinier pergjegjes per mirembajtje elektrike ne Departamentin Serviset e Mihjeve - Divizioni i prodhimit te Qymyrit, per arsye se tani Distrikti i KEK- ut ne Prizren eshte privatizuar dhe ka kaluar ne KEDS, por i njejti nuk ka pranuar te kthehet.

    28. Me 30 prill 2019, perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses parashtroi kerkese per inicimin e procedures per mbrojtjen e ligjshmerise prane Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit.

    29. Me 17 maj 2019, Prokurori i Shtetit, ne Njoftimin e vet KMLC. nr. 82/2019, konstatoi se propozimi nuk eshte aprovuar, "sepse ne kete ~eshtje nuk ka baze te mjaftueshme ligjore per paraqitjen e kerkeses per mbrojtje te ligjshmerise".

    Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

    30. Parashtruesi i kerkeses pretendon se vendimet gjyqesore te gjykatave te rregullta, perkatesisht Aktvendimi [Ac. nr. 3297/15] i 8 marsit 2019 i Gjykates se Apelit, i shkel atij te drejtat e garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 32 [E Drejta per Mjete Juridike] dhe 49 [E Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes.

    31. Parashtruesi i kerkeses pretendon se me veprimet e gjykates se shkalles se dyte dhe te shkalles se pare nuk eshte respektuar barazia para ligjit, per arsye si

  • urdherin e gjykates te shprehur me vendim gjyqesor, qe eshte paraqitur si titull permbarues, Aktgjykimin e Gjykates Supreme Rev. nr. 151/2013". Pra lidhur me ketE~, parashtruesi thekson se Gjykata ne procedure permbarimore ka per obligim te veproj ne teresi ne perputhje me detyrimin qe del nga titulli permbarimor, e qe ne rastin konkret ka qene e obliguar qe ate ta ktheje ne vendin e meparshem te punes.

    34. Sa i perket pretendimit per shkelje te se drejtes per mjete juridike te garantuar me nenin 32 te Kushtetutes, parashtruesi i kerkeses thekson se Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar dhe vleresuar ankesen e tij dhe me kete e ka privuar ate nga e drejta per mjet efikas juridik. Ai thekson se Gjykata e Apelit permes Aktvendimit ka pranuar qendrimin juridik te Gjykates se shkalles se pare, duke konstatuar se debitori e ka kthyer ne vendin e punes dhe ka vepruar sipas dokumentit ekzekutiv, ku me kete sipas parashtruesit Gjykata e Apelit nuk ka shqyrtuar dosjen e lendes, nuk ka shqyrtuar ankesen si dhe nuk ka vepruar sipas kompetencave qe ka per te evituar shkeljet ne te cilat mund te jete perfshire vendimi i shkalles se pare.

    35. Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata (i) te deklaroje kerkesen e pranueshme; (ii) te konstatoje se ka pasur shkelje te nenit 24, 31 dhe 32 te Kushtetutes; (iii) te shpalle te pavlefshem Aktvendimin e Gjykates Themelore [CPo nr. 1521/13] te 2 marsit 2015 dhe Aktvendimin e Gjykates se Apelit [Ac. nr. 3297/15] te 8 marsit 2019; dhe (iv) ta ktheje ne rigjykim Aktvendimin e Gjykates Themelore [CPo nr. 1521/13] te 2 marsit 2015.

    Vleresimi i pranueshmerise se kerkeses

    36. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te parashikuara me Ligj dhe te specifikuara me tej me Rregulloren e punes.

    37. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113, paragrafi 7 i Kushtetutes, i cili percakton:

    "Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj".

    38. Perve

  • vendimit te fundit nga ana e parashtruesit dhe dates se dorezimit te kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese.

    40. "Vendimi i fundit", sipas nenit 49 te Ligjit, normalisht do te jete vendimi i fundit me te cilin ishte refuzuar ankesa e parashtruesit te kerkeses (Shih mutatis mutandis Paul dhe Audrey Edwards kundiir Mbretiirisii sii Bashkuar, nr. 46477/99, GJEDNJ, Vendim i 14 marsit 2002). Afati fillon te llogaritet nga vendimi i plotfuqishem, si rezultat i shterjes se mjeteve adekuate dhe efektive per te siguruar korrigjimin e c;eshtjes, qe eshte objekt i ankeses (Shih mutatis mutandis Norkin kundiir Rusisii, Kerkesa nr. 21056/11, GJEDNJ; Vendimi i 5 shkurtit 2013 dhe shih, gjithashtu, Moya Alvarez kundiir Spanjiis, nr. 44677/98, GJEDNJ, Vendimi i 23 nentorit 1999).

    41. Per sa i perket kerkeses per mbrojtje te ligjshmerise te paraqitur tek Prokurori i Shtetit, Gjykata veren se behet fjale per nje mjet juridik qe nuk eshte direkt i qasshem per parashtruesin e kerkeses por varet nga nje "pale ndermjetese", e qe ne rastin konkret "pale ndermjetese" eshte Prokurori i Shtetit, dhe si e tille, nuk shqyrtohet nga Gjykata (shih Tanase kundiir Moldoviis, [DHM], paragrafi 122, gjithashtu rasti KI184/18, parashtrues i kerkeses ffir Gashi, Aktvendim per papranueshmeri, i 26 gushtit 2019, paragrafi 49).

    42. Per arsyet e lartpermendura, Gjykata konsideron se vendimi i fundit ne rastin konkret eshte Aktvendimi i Gjykates se Apelit [Ac. nr. 3297/15] i 8 marsit 2019, dhe afati fillon te llogaritet nga dita e pranimit te aktvendimit te lartpermendur nga ana e perfaqesuesit te parashtruesit (Shih Bayram dhe Yildirim kundiir Turqisii, Kerkesa nr. 38587/97, GJEDNJ, Vendimi i 29 janarit 2002) dhe nuk mund ta marre ne konsiderate njoftimin e Kryeprokurorit te Shtetit.

    43. Prandaj, nga parashtresat rezulton se perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses Aktvendimin e Gjykates se Apelit e ka pranuar me 28 mars 2019, dhe kjo vertetohet nga fletekthesa e dorezuar ne Gjykate, ndersa parashtruesi e ka dorezuar kerkesen ne Gjykate me 13 shtator 2019 (shih, nder te tjera, Aktvendimin per papranueshmeri te Gjykates Kushtetuese KI201/13, te parashtrueses Sofa Gjonbalaj, te 17 prillit 2013).

    44. Ne rrethanat kur kerkesa eshte e paafatshme, Gjykata nuk mund te shqyrtoje pretendimet e ngritura lidhur me shkeljet e pretenduara te neneve 24, 31, 32 dhe 49 te Kushtetutes.

    45. Bazuar si me siper, rrjedh se kerkesa nuk eshte dorezuar brenda afatit ligjor te percaktuar me nenin 49 te Ligjit, si dhe rregullin 39 (1) (c) te Rregullores se punes, dhe duhet te deklarohet e papranueshme, sepse eshte e paafatshme.

    7

    ----

  • PER KETO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves, ne pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 te Kushtetutes, me nenin 49 te Ligjit dhe ne pajtim me rregullin 39 (1) (c) te Rregullores se punes, me 16 janar 2020, njezeri

    VENDOS

    I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

    II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

    III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit; dhe

    IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

    8