Post on 31-Jan-2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I STUDIMIT TË DOKTORATËS
NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN
STUDENTE E PROGRAMIT TË DOKTORATËS UDHËHEQËSE SHKENCORE
M.A. Cand. Mag. Edlira Papavangjeli Prof. Dr. Aurela Anastasi
Tiranë, 2013
~ I ~
Fusha e drejtësisë penale me fokus të veçantë gratë e paraburgosura dhe të dënuara për
mua ka pasur dhe ka shumë interes. Interes ky i nisur që prej vitit 2000, me angazhimin
tim profesional në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një nga organizatat më në zë që
kontribuon për respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave të
privuar nga liria, në veçanti, dhe deri më sot. Përfshirja ime në drejtimin e shumë
nismave të ndërmarra në fushën e policisë dhe të burgjeve më kanë dhënë një mundësi të
mrekullueshme për të njohur nga afër zhvillimet në drejtësinë penale shqiptare dhe kanë
zgjuar tek unë një interesim të veçantë për hulumtime shkencore, sidomos për çështje që
nuk kanë gjetur shqyrtim të plotë, siç është rasti i grave që shkelin ligjin dhe përballen me
shumë organe të administrimit të drejtësisë penale.
Puna me profesorë shqiptarë të fushave të ndryshme, si drejtësia penale, të drejtat e
njeriut dhe barazia gjinore, si edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me shumë ekspertë
kombëtarë dhe ndërkombëtare të botës akademike, por edhe të praktikës së sistemit të
burgjeve, më kanë frymëzuar të diskutoj shumë nga çështjet e trajtuara në këtë punim dhe
më kanë ofruar këndvështrime të ndryshme, shumë të dobishme për punimin tim.
Gjej rastin të falënderoj disa persona të cilët kanë dhënë ndihmesë të drejtpërdrejtë në
përgatitjen e këtij punimi. Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj dhe i jam mirënjohëse
prof. dr. Aurela Anastasit që më ka udhëhequr në shkrimin e këtij punimi, si dhe më ka
orientuar, më ka frymëzuar dhe ka diskutuar me mua shumë nga idetë e hedhura në këtë
punim.
Për mbështetjen konkrete të punës sime në terren në dy institucionet penale ku mbahen
gratë e paraburgosura dhe të dënuara falënderoj znj. Irena Çelaj, drejtore e institucionit
të ekzekutimit të vendimeve penale “Ali Demi”, Tiranë dhe z. Saimir Mulgeci, drejtor
i institucionit të paraburgimit “Jordan Misja”, Tiranë, si edhe personelin e këtyre dy
institucioneve, veçanërisht znj. Ingrid Balluku, znj. Elsa Trifoni dhe znj. Evelina Bulku
për gatishmërinë e tyre për të ndarë me mua shumë informacion të vlefshëm. Falënderoj,
gjithashtu, znj Blerta Miri, përgjegjëse për kujdesin social në Drejtorinë e Përgjithshme
të Burgjeve (DPB) dhe z. Fehmi Sufaj, studiues dhe përgjegjës i qendrës së trajnimeve në
DPB, që kanë qenë të palodhur në ndihmesën e tyre për të dhëna zyrtare të sistemit të
burgjeve dhe gratë në veçanti. Falënderoj në mënyrë të veçantë z. Jan van den Brand,
ekspert ndërkombëtar i burgjeve që më ka frymëzuar me entuziazmin dhe ekspertizën e tij
për shumë nga çështjet e trajtuara në punim. Për ndihmesën teknike në paraqitjen sa më
mirë të punimit falënderoj znj. Erena Haska, znj. Marie Mato, znj. Klara Shoshi dhe
z. Ermir Petani. Gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara i falënderoj shumë për
besimin që treguan tek unë duke ndarë me mua historitë e jetëve të tyre dhe bënë të
mundur këtë studim. Falënderoj z. Gazment Dibra, drejtor i përgjithshëm i DPB-së, si
edhe përfaqësuesit e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe
Shërbimit të Provës për bashkëpunimin konstruktiv të vendosur gjatë hartimit të këtij
punimi. Koleget e KShH-së i falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë punës me
këtë punim. Së fundi, falënderoj familjen time, Ilirin dhe Erdin, prindërit tanë dhe miqtë e
mi që më kanë ndihmuar të gjej kohën, hapësirën dhe energjitë për të finalizuar këtë
hulumtim.
~ II ~
PËRMBAJTJA E LËNDËS
KREU QËLLIMI I PUNIMIT, ÇËSHTJET QË SHTROHEN
PËR TRAJTIM, KORNIZA TEORIKE DHE METODAT 1
1.1 Hyrje për disa çështje kryesore të punimit 1
1.2 Paraqitja e shkurtër e kapitujve të punimit 3
1.3 Kuadri teorik, hipotezat e ngritura dhe metodologjia e përdorur 4
1.3.1 Kuadri teorik dhe literatura e konsultuar e punimit 4
1.3.2 Disa koncepte kryesore dhe hipotezat që ngrihen në punim 11
1.3.2.1 Zhvillimet kryesore në fushën e kriminologjisë
të konceptit “përjashtimi social” 11
1.3.2.2 Lidhja mes përjashtimit social dhe krimit në literaturën
bashkëkohore të kriminologjisë 13
1.3.2.3 Hipotezat që ngre punimi 15
1.3.3 Metodat e përdorura në punim 16
1.3.3.1 Instrumentet e intervistimit 18
KREU GRATË NË FAZA TË NDRYSHME TË PROCEDIMIT PENAL
DHE PROFILI I TYRE 20
2.1 Çështjet që trajton ky kapitull dhe burimet e kufizimet e analizës krahasuese 20
2.2 Gratë në sistemin e drejtësisë penale 22
2.2.1 Gratë e arrestuara dhe llojet e veprave penale për të cilat dyshohen 22
2.2.2 Tendencat kryesore të kriminalitetit te gratë në procesin e ndjekjes penale 24
2.2.2.1 Krahasimi i të dhënave në këtë fushë me vendet evropiane 28
2.2.3 Tendencat e kriminalitetit të grave në proceset gjyqësore dhe
politika penale ndaj tyre 29
2.2.3.1 Gratë në çështjet e gjykuara nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë 29
2.2.3.2 Gratë në çështjet e gjykuara nga gjykata e shkallës së parë
të krimeve të rënda 36
2.2.4 Tendencat kryesore të kriminalitetit në sistemin e burgjeve dhe vendin
që zënë gratë e dënuara 39
2.2.4.1 Tendencat dhe të dhënat kryesore për burgjet në Europë
përfshirë Shqipërinë 39
2.2.4.2 Cili është profili i grave në institucionet e paraburgimeve dhe
të burgjeve shqiptare? 46
2.2.4.2.1 Disa të dhëna të përgjithshme për gratë e dënuara
në vitet e fundit 46
2.2.4.2.2 Gratë në sistemin e burgjeve shqiptare 50
2.2.4.3 Gratë përkundrejt burrave në sistemin e burgjeve 58
2.2.4.3.1 Llojet e veprave penale të kryera nga të dënuarit meshkuj
në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale 59
2.2.4.4 Gratë e dënuara në disa vende në botë - Një vështrim i shkurtër krahasues 60
2.2.5 Disa përfundime dhe sugjerime për politikën penale për gratë
që kanë shkelur ligjin 69
~ III ~
KREU ZHVILLIMET KRYESORE NË SISTEMIN E BURGJEVE SHQIPTARE,
PARË NGA KËNDVËSHTRIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT 73
3.1 Çështjet e trajtuara në këtë kapitull 73
3.2 Vështrim i shkurtër historik mbi zhvillimet kryesore në sistemin e burgjeve shqiptare 74
3.2.1 Zhvillimet ligjore, infrastrukturore dhe ato të trajtimit të personave të dënuar
me heqje lirie gjatë periudhës 1912-1944 74
3.2.2 Zhvillimet kryesore në sistemin e burgjeve për periudhën 1945 – 1990 84
3.2.3 Zhvillimet kryesore në reformimin e sistemit të burgjeve shqiptare
nga vitet 1991 deri në ditët e sotme 87
3.3 Zhvillimet kryesore ligjore në sistemin e burgjeve, 1991-2012 90
3.3.1 Zhvillimet ligjore për të drejtat dhe trajtimin e grave në sistemin e burgjeve,
parë nga këndvështrimi i standardeve ndërkombëtare dhe legjislacioni vendës 91
3.3.1.1 Vështrim i shkurtër tek instrumentet kryesore ligjore ndërkombëtare 91
3.3.1.2 Vështrim i shkurtër te kuadri ligjor kombëtar për të drejtat
dhe trajtimin e grave të dënuara 99
3.4 Reforma institucionale dhe ajo infrastrukturore e sistemit të burgjeve gjatë 1991-2012 105
3.5 Trajtimi i të dënuarve – vështrim i përgjithshëm. Parimet e një trajtimi
të përshtatshëm për personat e paraburgosur dhe të dënuar 109
3.6 Përfundime 117
KREU GRATË DHE BURGOSJA – MODELET E PËRJASHTIMIT SOCIAL 119
4.1 Hyrje mbi çështjet e trajtuara në këtë kapitull 119
4.2 Përjashtimi social i grave përpara burgosjes së tyre 119
4.2.1 Gjendja e keqe ekonomike 120
4.2.2 Arsimimi i ulët 121
4.2.3 Gjendja civile dhe përgjegjësitë e tyre familjare e prindërore 122
4.2.4 Dhuna gjinore 123
4.3 Përjashtim i mëtejshëm social me burgosjen e grave – shkëputja nga jeta normale 124
4.3.1 Ndalimi/arrestimi – shënojnë formën e parë të shkëputjes nga jeta “normale” 124
4.3.2 Pak burgje për gratë – vendosja e tyre larg komunitetit, familjes dhe miqve 125
4.3.3 Burgosja çon në humbjen e statusit social, krisjes së lidhjeve familjare dhe
cenimin e përgjegjësive prindërore 127
4.3.4 Qëndrimi në një institucion të mbyllur penal e largon gruan nga
riintegrimi në shoqëri 128
4.3.5 Gratë e përjashtuara nga ana sociale janë përjashtuar më shumë
nga burgosja e tyre 128
4.4 Përfundime dhe sugjerime 129
KREU PROGRAMET E TRAJTIMIT TË GRAVE TË DËNUARA
ME HEQJE LIRIE – NJË ANALIZË NGA KËNDVËSHTRIMI GJINOR 131
5.1 Hyrje mbi disa çështje të këtij kapitulli 131
5.2 Cilat janë modelet e profileve të grave në burgje? 131
5.2.1 Gratë e destinuara “drejt krimit nga përjashtimi” 132
5.2.2 Gratë e destinuara “drejt krimit nga dhuna” 133
5.2.3 Gratë e destinuara “drejt krimit me zgjedhje” 134
5.3 Cilat janë nevojat që i përgjigjen situatës specifike të grave në konflikt me ligjin? 135
5.4 Sa përputhen programet e trajtimit me nevojat e grave në institucionet penale? 138
5.5 Sugjerime për ndërhyrje konkrete për përmirësimin e programeve të trajtimit
dhe të shërbimeve për gratë e dënuara 146
5.6 Përfundime 149
~ IV ~
KREU QASJE GJITHËPËRFSHIRËSE PËR NJË POLITIKË TË NDJESHME
GJINORE PËR GRATË QË SHKELIN LIGJIN.
PËRFUNDIME DHE SUGJERIME 151
6.1 Çështjet e trajtuara në këtë kapitull 151
6.2 Një vështrim i shkurtër i literaturës bashkëkohore për sindromën e gruas së rrahur 152
6.3 Një politikë penale e ndjeshme ndaj veçantive të grave që kryejnë vepra penale 155
6.3.1 Sindroma e gruas së rrahur e përdorur në proceset gjyqësore 155
6.3.2 Probleme të ndryshme me të cilat përballen gratë gjatë procesin gjyqësor 164
6.3.3 Perspektiva gjinore në parandalimin e kryerjes së veprave penale
nga gratë që shkelin ligjin 168
6.3.3.1 Arrestimet dhe ndjekja penale 168
6.3.3.2 Raportimi i dhunës te shërbimi mjekësor 170
6.3.3.3 Ndihma ligjore 171
6.3.3.4 Urdhrat mbrojtës 172
6.3.3.5 Burime të tjera 173
6.3.4 Perspektiva gjinore gjatë dhënies së dënimit dhe në sistemin e burgjeve shqiptare 174
6.3.4.1 Alternativat e tjera përveç masës me arrest me burg
dhe dënimit me burgim 174
6.3.4.2 Politika të ndjeshme gjinore në sistemin e burgjeve shqiptare
dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit me aktorët e tjerë
të drejtësisë penale dhe sociale 176
6.4 Puna kërkimore, planifikimi, vlerësime dhe rritja e ndërgjegjësimit 182
6.5 Përmbledhje e sugjerimeve më të rëndësishme për një politikë penale të ndjeshme
ndaj veçorive specifike të grave që shkelin ligjin 184
6.6. Mendime përmbyllëse 190
Bibliografia 191
Aneks
200
Aneks
217
Aneks
220
~ 1 ~
1.1 Hyrje për disa çështje kryesore të punimit
Sistemi i drejtësisë penale shqiptare gjatë 20 viteve të fundit ka pësuar zhvillime
legjislative, institucionale dhe në nivelin e zbatimin në praktikë nga një sërë organesh
të zinxhirit të kësaj fushe në përpjekje për vendosjen e demokracisë, të shtetit të së
drejtës dhe të standardeve për respektimin e të drejtave të njeriut në vend. Në këtë
kuadër, edhe sistemi i burgjeve në Shqipëri është duke kaluar një fazë transformimi
dhe zhvillimi. Një nga përpjekjet më serioze ka qenë zhvillimi i strategjive dhe i
procedurave për krijimin e një sistemi efektiv për trajtimin sa më njerëzor dhe me
dinjitet të personave të dënuar me burgim. Me gjithë zhvillimet pozitive në këtë fushë,
mbetet shumë për të bërë për përafrimin e këtij sistemi dhe për reformimin e
mëtejshëm të tij në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare.
Duke qenë se reformat në drejtësi në përgjithësi dhe ato në sistemin e burgjeve në
veçanti kanë marrë përparësi në kuadër të angazhimeve të vendit tonë në procesin e
marrëveshjes së stabilizim-asociimit (MSA) dhe përafrimit të vendit tonë me familjen
europiane, hulumtimet shkencore në këtë fushë marrin rëndësi.
Punimi “Gratë e dënuara dhe riintegrimi i tyre në shoqëri - Perspektiva gjinore në
sistemin e drejtësisë penale” sjell një analizë krahasuese të kësaj çështjeje me rëndësi
dhe standardeve europiane në fushën penale dhe atë të barazisë gjinore. Punimi do të
jetë i dobishëm për sistemin e drejtësisë penale shqiptare, pasi ofron analizë dhe ide të
reja për politikat, strategjitë, masat dhe programet e ofruara për gratë në konflikt me
ligjin, të ndërmarra nga organet e zinxhirit të drejtësisë penale, në të cilat vëmendje të
veçantë zë sistemi i burgjeve. Gratë e dënuara me heqje lirie përbëjnë një kategori që
kërkon kujdes dhe trajtim të posaçëm edhe në raportin e progresit të Komisionit
Europian për Shqipërinë, në dy nga prioritetet e MSA-së: atë të respektimit të të
drejtave të njeriut dhe perspektivën gjinore në politikëbërje. Punimi përqendrohet te
një grup i veçantë në sistemin e drejtësisë penale shqiptare, siç janë gratë në konflikt
me ligjin, por metodologjia e ofruar do të shërbejë për analiza të ngjashme edhe për
grupet e tjera të personave të dënuar me heqje lirie.
Pse gratë? Në popullatën e burgjeve europiane dhe atyre shqiptare gratë përfaqësojnë
një nga grupet e “padukshme”, megjithatë vlen të evidentohet se vitet e fundit, në
~ 2 ~
shumë vende të botës, numri i tyre në burgje po rriten, madje disa studime
ndërkombëtare tregojnë se në disa vende numri i grave të dënuara po rritet me ritëm
më të shpejtë se ai i burrave të dënuar. Në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e këtyre
grave përfaqësojnë pjesën më të shpërfillur dhe më të përjashtuar nga të mirat sociale
që ofrojnë shoqëritë në përgjithësi. Thuhet se mënyra më e mirë për të gjykuar
shkallën e civilizimit, shëndetit dhe bujarisë së një shoqërie është të shohësh si
trajtohen qytetarët në pozita të dobëta të asaj shoqërie, por, kur shqyrtojmë situatën e
grave të paraburgosura dhe të dënuara në institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve
shqiptare dhe ato në disa vende europiane, pranojmë se ato nuk gëzojnë status të
kënaqshëm.
Cili është përgjithësisht profili i grave të cilat janë në konflikt me ligjin dhe janë në
kujdesin e institucioneve penale në Europë? Këto janë gra të cilat, që fëmijë, kanë
qenë të abuzuara fizikisht, psikologjikisht dhe ndonjëherë edhe seksualisht, por, në të
shumtën e rasteve ato janë abuzuar edhe si të rritura: gra që janë në varësi të
substancave narkotike; gra që kanë pasur pak ose aspak mbështetje gjatë fëmijërisë,
rinisë dhe gjatë kohës që janë rritur; gra të varfra; gra që u përkasin pakicave rome
apo atyre egjiptiane, të cilat kanë përjetuar stigmatizimin, përjashtimin social,
diskriminimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë; gra me probleme shëndetësore etj.
Ky punim ka për qëllim të studiojë gratë në konflikt me ligjin në përgjithësi dhe në
veçanti ato në kujdesin e institucioneve të paraburgimeve dhe burgjeve shqiptare,
krahasuar me disa vende të Bashkimit Europian. Punimi, së pari, do të fokusohet te
politikat penale që ndiqen në vende të ndryshme europiane dhe në Shqipëri për gratë
në konflikt me ligjin; së dyti do të fokusohet te studimi më i gjerë i dinamikave
sociale dhe i faktorëve që kanë ndikuar jetët e grave dhe më veçanërisht në kryerjen e
veprave penale si edhe faktorët dhe dinamikat që ndikojnë jetët e tyre ndërkohë që
janë në pritje të gjykimit ose të dënuara me burgim dhe, së fundi, te studimi i
dinamikave me të cilat përballen gratë pas lirimit të tyre dhe mundësitë që kanë për
një rikthim mundësisht të suksesshëm në shoqëri.
Punimi merr përsipër të ofrojë jo vetëm një studim të krahasuar për statusin e grave në
konflikt me ligjin, por shërben, gjithashtu, për të provokuar diskutimin si i trajton
shoqëria këto gra në mënyrë që të gjejë dhe të zbatojë masa më njerëzore dhe efektive
për zgjidhjen e konflikteve dhe të përmirësojë jetët e grave të cilat përbëjnë një nga
grupet më të shpërfillura të shoqërisë. Për më tepër, ky punim ka si qëllim të
mundësojë sistemin e burgjeve shqiptare dhe të institucioneve të zinxhirit të drejtësisë
penale të përfitojë nga qasjet europiane në hartimin dhe zbatimin e politikave me
perspektivë gjinore.
Së fundi, vlen të theksohet se qëllimi i punimit nuk është të ofrojë vetëm një analizë
teorike, por të paraqesë, gjithashtu, një studim të përqendruar për praktikat e mira të
vendeve anëtare të Bashkimit Europian të cilat mund të shërbejnë si modele për
riintegrimin e grave të paraburgosura ose të dënuara në shoqërinë shqiptare. Për këtë
arsye ky punim synon të ketë përdorim praktik nga përfaqësues, politikëbërës dhe
vendimmarrës të institucioneve përgjegjëse shtetërore dhe të shoqërisë civile që janë
përfshirë në procesin e riintegrimit të grave në konflikt me ligjin në shoqëri.
~ 3 ~
1.2 Paraqitja e shkurtër e kapitujve të punimit
Punimi fillon me një kre hyrës ku kryesisht paraqitet qëllimi i këtij punimi, çështjet që
shtrohen për trajtim dhe korniza teorike me anë të së cilës do të trajtohen çështjet e
ngritura. Në këtë kre paraqiten, gjithashtu, edhe hipotezat kryesore, metodologjia që
mundëson kuptueshmërinë e duhur për metodat e përdorura gjatë studimit në shërbim
të qëllimit të punimit.
Kreu i dytë ofron një pasqyrë krahasuese të tendencave të fundit lidhur me tipologjinë
e krimeve, praktikat gjyqësore, të dhënat dhe karakteristikat kryesore të sistemit të
burgjeve shqiptare me fokus të veçantë te karakteristikat e grave të dënuara në
Shqipëri duke i krahasuar ato me të dhënat e disa vendeve europiane. Kjo analizë
krahasuese shoqërohet edhe me analizë të të dhënave sasiore dhe cilësore për veprat
penale, dënimet, masat e tjera alternative, sanksionet etj. Qëllimi kryesor i kapitullit
është të përshkruajë profilin e grave në konflikt me ligjin në Shqipëri dhe në ato
vende europiane. Për më tepër, ky kapitull hedh bazat statistikore për të mundësuar
analizën në kreun vijues të hipotezave të ngritura në këtë punim.
Në vijimësi të këtyre të dhënave dhe treguesve që lidhen me profilin e grave dhe
këndvështrimet teorike të punimit, kreu i tretë ofron një vështrim historik të
zhvillimeve në sistemin e burgjeve shqiptare nëpërmjet analizës së misionit dhe
përgjegjësive të këtyre institucioneve, të mënyrës së menaxhimit, organizimit dhe
funksionimit të tyre, arkitekturës si edhe mënyrës së trajtimit të të paraburgosurve/të
dënuarve në kujdesin e tyre edhe në kuptimin e të drejtave të këtyre personave në
përgjegjësinë e tyre. Ky kapitull do të bëjë të mundur të kuptohen veçoritë e
zhvillimeve të sistemit të burgjeve shqiptare, të nevojshme për të krijuar kështu
shtratin/kontekstin e duhur për analizat dhe kuptueshmërinë e drejtë të çështjeve të
trajtuara në këtë fushë për rastin e Shqipërisë.
Kapitulli i katërt e ngushton studimin tek analiza krahasuese e dinamikave të
përjashtimit dhe përfshirjes sociale si edhe te politikat e strategjitë e hartuara për këtë
qëllim në disa vende anëtare të Bashkimit Europian dhe në Shqipëri. Kjo analizë
ndihmon të provojë tezën se shumica e grave të dënuara kanë përjetuar përjashtim
social në shkallën më ekstreme. Kapitulli mundëson analiza krahasuese për masat e
përfshirjes sociale, shërbimet sociale dhe llojet e ndryshme të politikave sociale të
cilat synojnë individët e margjinalizuar dhe personat në pozita të dobëta, në mënyrë
që të përcaktohen variablat e duhur me ndikim te gratë në institucionet e
paraburgimeve dhe burgjeve.
Për të kuptuar më mirë se ç’ndodh me jetët e këtyre grave në kujdesin e sistemit
penitenciar shqiptar, kreu i pestë i punimit, pa pretenduar të jetë shterues, synon të
paraqesë një analizë se deri në çfarë niveli u përgjigjen programet dhe shërbimet e
ofruara nga administrata e burgjeve nevojave dhe rrethanave specifike të jetës së
grave duke përdorur teorinë e ndjeshme ndaj gjinisë, e sjellë në kreun e parë të këtij
punimi. Për më tepër, analiza që u bëhet programeve dhe trajtimit në institucionet ku
janë vendosur gratë si edhe të dhënat nga anketimet e aktorëve të ndryshëm që luajnë
~ 4 ~
rol në riintegrimin e tyre në shoqëri, sjell një tjetër këndvështrim te përjashtimi i
mëtejshëm që u bëhet grave me burgosjen e tyre.
Kreu i gjashtë ofron një analizë përmbyllëse për një qasje gjithëpërfshirëse për një
politikë të ndjeshme gjinore për gratë në konflikt me ligjin. Duke pasur parasysh se
një pjesë e konsiderueshme e grave kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe më
pas kanë vrarë dhunuesit e tyre, ky kre i jep një vend të veçantë literaturës
bashkëkohore për sindromën e gruas së rrahur dhe si mund të përdoret kjo sindromë
në procesin gjyqësor nga gjithë aktorët e përfshirë, si: avokatët mbrojtës, prokurorët
dhe gjyqtarët. Më tej analiza përqendrohet te problemet e ndryshme me të cilat
përballen gratë gjatë procesit gjyqësor. Gjithashtu, perspektiva gjinore në parandalimin
e kryerjes së veprave penale nga gratë në konflikt me ligjin është një pjesë e
qenësishme e këtij kreu duke përfshirë çështje të tilla, si: qasja e ndjeshme gjinore që
duhet të kenë prokurorët dhe punonjësit e policisë, shërbimi mjekësor, shërbimi i
mbrojtjes ligjore, gjyqtarët dhe roli i tyre proaktiv në parandalimin e dhunës në
familje dhe rastet kur gratë kryejnë vepra penale të vrasjes ndaj dhunuesve të tyre.
Dhe, e fundit, por po aq e rëndësishme, është analiza për perspektivën gjinore gjatë
dhënies së dënimit për gratë në proceset penale dhe gjatë qëndrimit të tyre në sistemin
e burgjeve shqiptare e, më tej, drejt riintegrimit të tyre social në shoqërinë jashtë
burgut pas lirimit të tyre. Në këtë pjesë të punimit është sjellë edhe një model i mirë
nga shërbimi i burgjeve holandeze dhe belge për një qasje gjithëpërfshirëse të të gjithë
aktorëve të drejtësisë penale dhe asaj sociale për të kontribuar në një kthim të
suksesshëm në shoqëri të grave të dënuara me heqje lirie.
Punimi pajiset edhe me një bibliografi të pasur të fushës objekt studimi si edhe me
referenca të literaturës së konsultuar.
1.3 Kuadri teorik, hipotezat e ngritura dhe metodologjia e përdorur
1.3.1 Kuadri teorik dhe literatura e konsultuar e punimit
Kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale dhe teoritë
bashkëkohore të kriminologjisë përbëjnë bazën e qasjes teorike të punimit. Në
analizën që ofrohet në punim, legjislacioni penal ndërkombëtar përcakton standardet
me të cilat krahasohet legjislacioni vendës i fushës dhe praktika në këtë drejtim.
Punimi mbështetet kryesisht te teoria e ndjeshme ndaj gjinisë, një nga teoritë më
bashkëkohore për praktikat e efektshme të trajtimit, të programeve dhe shërbimeve që
duhet t’u ofrohen grave në konflikt me ligjin. Kjo pjesë e punimit nxjerr në pah
elementet bazë të kësaj teorie.
Puna kërkimore shkencore në botë për të kuptuar më mirë gratë e dënuara me heqje
lirie fillon në vitet ’70. Ajo është zgjeruar dhe pasuruar gjatë viteve ’90 dhe,
aktualisht, njihet si teoria e ndjeshme ndaj gjinisë, e sjellë për herë të parë nga
kriminologe femra1. Teoria e ndjeshme ndaj gjinisë thekson rëndësinë e njohjes, së
pari, të rrugëve që i çojnë gratë drejt kriminalitetit, të cilat janë të ndryshme nga ato të
1 Bloom, B.; Owen, B. dhe Covington, S., gjatë viteve 2003 e në vazhdim, në ShBA, kanë dhënë një
kontribut të çmuar në hartimin dhe pasurimin e kësaj teorie shkencore.
~ 5 ~
burrave dhe, së dyti, të nevojës për një kuptim më të mirë të rrethanave specifike të
jetës të grave në konflikt me ligjin për të hartuar dhe, më pas, për të zbatuar politika e
programe të cilat u përgjigjen këtyre nevojave specifike të tyre gjatë periudhës që ato
vuajnë dënimin në kujdesin e sistemit penitenciar2.
Qëllimi i zbatimit të politikave dhe praktikave jo vetëm në përputhje me standardet
ndërkombëtare të fushës, por edhe të ndjeshme nga këndvështrimi gjinor, është që të
krijojë një mjedis të përshtatshëm të korrektimit për gratë që reflekton një
kuptueshmëri të realitetit të rrethanave jetësore të grave. Të jesh i ndjeshëm dhe t’u
përgjigjesh nevojave specifike të grave në sistemin e drejtësisë penale do të thotë,
ndërmjet të tjerash, marrje e vendimeve për çështje të tilla, si: marrja e masave
shtrënguese penale ndaj grave në konflikt me ligjin, përzgjedhja e ndërtesës ku
mbahen gratë e dënuara me heqje lirie, përzgjedhja e personelit, hartimi i programit,
veprimtaritë dhe shërbimet e ofruara, baza materiale në institucion etj.
Qasja e ndjeshme ndaj gjinisë ka shumë dimensione dhe adreson faktorë të ndryshëm
socialë, si: varfëria, etnia, shtresa sociale, pabarazia gjinore etj., si edhe faktorë
kulturorë. Ndërhyrjet që propozon kjo teori, adresojnë çështje të tilla, si: abuzimi,
dhuna, marrëdhëniet familjare, problemet e ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe
probleme të shëndetit mendor, të përjetuara nga gratë e dënuara me heqje lirie dhe
ofron trajtim dhe mundësi të fitimit të aftësive të ndryshme te këto gra. Një qasje e
tillë përfshin aftësimin emocional, të sjelljes, të kompetencave dhe të karakteristikave
që krijojnë një sens të aktualizimit personal dhe i bëjnë gratë të ndihen të afta për t’iu
rikthyer jetës pas lirimit.
Punimi shkencor i udhëhequr nga kjo teori bashkëkohore nxjerr në pah dhe analizon
fillimisht karakteristikat e grave të dënuara me heqje lirie, ku përfshihen gratë e
ndaluara/arrestuara, ato që presin gjykimin nga gjykatat përkatëse, të dënuarat me
burgim ose me masa të tjera alternative. Karakteristikat përfshijnë: llojet e veprave
penale për të cilat janë arrestuar ose janë ndaluar nga policia dhe ato që për të cilat
kanë marrë vendimet përkatëse me burgim ose dënime të tjera alternative, moshën,
statusin dhe të kaluarën familjare, përgjegjësitë prindërore, arsimimin dhe punësimin
e tyre, historitë e tyre të viktimizimit dhe traumës kryesisht të lidhura me përjetimet e
tyre sistematike me dhunën fizike dhe/ose psikologjike etj.
Këto karakteristika dhe përvoja jetësore specifike për secilën grua në konflikt me
ligjin përbëjnë bazën e perspektivave teorike në punën me këto gra në kuadër të
korrigjimit të tyre në komunitetin ku ato jetojnë me format e ndryshme të masave
shtrënguese dhe/ose masave të ndryshme të trajtimit të tyre. Teoritë që shpjegojnë
faktorët unikë dhe ndikimin e tyre në jetët e grave drejtojnë studiuesit e fushës drejt
përcaktimit të ndërhyrjeve dhe programeve që u përshtaten nevojave të grave në
sistemin e drejtësisë penale.
Blumi (Bloom) dhe Kavingtoni (Covington) analizojnë disa perspektiva teorike3 të
cilat shërbejnë si bazë për hartimin e strategjive të ndjeshme ndaj gjinisë për gratë e
dënuara me heqje lirie, si:
2 Bloom, B.; Owen, B. dhe Covington, S.: Strategjitë e ndjeshme gjinore: kërkime, praktika dhe drejtim,
parimet për gratë e dënuara me heqje lirie, Uashington, D.C.: Departamenti i Drejtësisë, Instituti
Kombëtar i Korrektimeve, 2003. 3 Po aty.
~ 6 ~
1. Teoria e rrugës drejt krimit, e cila nxjerr në pah se gratë kryejnë vepra të
ndryshme penale krahasuar me burrat dhe këto për arsye të ndryshme nga
burrat. Rruga që e ka çuar një grua drejt krimit, në të shumtën e rasteve ka
qenë e ndikuar nga përpjekja për t’i mbijetuar varfërisë dhe/ose ndonjë forme
të vazhdueshme abuzimi.
2. Teoria e marrëdhënieve, e cila bazohet te bindja se burrat dhe gratë kanë
nocione të ndryshme të pjekurisë, që do të thotë se burrat i ofrohen pjekurisë si
rruga e tyre drejt pavarësisë si individë, ndërsa gratë i ofrohen pjekurisë
nëpërmjet marrëdhënieve që ndërtojnë me të tjerët. Këto dy qasje realizohen
në praktikë në mënyra të ndryshme komunikimi dhe vendosje të lidhjeve me të
tjerët dhe, për rrjedhojë, kanë mënyra të ndryshme të reagimit kur
marrëdhëniet me vlerë ndërpriten ose përfundojnë së funksionuari. Kuptimi i
drejtë i rëndësisë së krijimit, mbajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të
marrëdhënieve me njerëzit e dashur për gratë në konflikt me ligjin, edhe kur
ato janë vendosur në institucione të mbyllura penale, është jetik në procesin e
korrigjimit dhe të rehabilitimit të sjelljeve te këto gra dhe në riintegrimin e
tyre të suksesshëm në shoqëri. Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve janë
thelbësore edhe në ndikimin që kanë në historinë kriminale ku është përfshirë
një grua. Përvojat e grave në të kaluarën, përfshirë këtu edhe historitë e tyre të
përjetimit të dhunës në familje, mund të kenë bërë të pamundur për gratë të
krijojnë dhe të mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe me vlerë. Megjithatë,
pikërisht kur gratë përballen me sistemin e drejtësisë penale dhe, në shumë
raste, kur atyre u kufizohet liria, merr rëndësi të jashtëzakonshme fakti që
ndërhyrjet e sistemit të drejtësisë penale të krijojnë mundësitë për gratë të
flasin së bashku, të ndërtojnë besimin dhe të hapen për çështjet e tyre
personale, të vendosin marrëdhëniet me të dashurit dhe të afërmit e tyre dhe t’i
zhvillojnë më tej këto marrëdhënie.
3. Teoria e traumës, e cila përfshin dëmtimet fizike, emocionale dhe psikologjike
të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e dhunës dhe abuzimit të drejtpërdrejtë. Ajo
përfshin edhe dëmtimin e krijuar duke qenë dëshmitar i dhunës së ushtruar ose
në rastet e përjetimit të formave të ndryshme të diskriminimit për shkak të
gjinisë, racës, statusit social etj., ose të qëndrimeve që kanë çuar në
margjinalizim. Duhet kuptuar drejt që, sipas kësaj teorie, jo të gjitha gratë që
përjetojnë dhunë, që janë dëshmitare të dhunës ose që janë të diskriminuara
ose të margjinalizuara, vuajnë nga trauma. Disa prej tyre kanë aftësi për t’i
përballuar mirë këto situata, kanë mbështetjen e rrethit të tyre që i mundëson
ato t’i kalojnë këto situata të jetës së tyre, papasur efekte afatgjata. Disa të
tjera, fillimisht i përballojnë mirë këto situata, por më pas vuajnë efektet dhe
reflektojnë simptoma të traumës.
Teoria e traumës parashtron se efektet e traumës dhe të dhunës te gratë në
konflikt me ligjin janë thelbësore në ndikimin që ato kanë te përfshirja e tyre
në kriminalitet, si edhe në mënyrën si reagon drejtësia penale dhe si i trajton
këto gra nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme. Kjo teori nuk lë të kuptojë se
gratë që kanë kryer një vepër penale, nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për atë
çfarë kanë bërë. Ajo ç’ka thekson kjo teori është rëndësia që të kuptohet roli
që ka luajtur trauma dhe dhuna në jetët e këtyre grave dhe të hartohen dhe të
realizohen ndërhyrjet e duhura nga institucionet e drejtësisë penale për të
~ 7 ~
adresuar pasojat e këtyre simptomave me qëllim rehabilitimin dhe nxitjen e
sjelljeve pro sociale te gratë.
Blumi, Oueni dhe Kavingtoni evidentojnë rëndësinë e shërbimeve efektive për
viktimat e traumës të cilat përfshijnë hapa të tillë, si:
pranimi i traumës,
evidentimi i rasteve që mund të “zgjojnë” reagimet e traumës te
viktima,
mbështetja që duhet t’i jepet viktimës për ta pajisur atë me aftësitë dhe
shprehitë e duhura,
ndihma që duhet t’u jepet vetë viktimave për të menaxhuar me sukses
simptomat.
Adresimi i problemeve që lidhen me përjetimin e traumës dhe të dhunës te
gratë në konflikt me ligjin jo vetëm i ndihmon këto gra të rindërtojnë jetën e
tyre, por njëkohësisht është gjë pozitive edhe për vetë sistemin e drejtësisë
penale.
4. Teoria e varësisë është një tjetër perspektivë teorike e zhvilluar nga studiueset
kriminologe e cila vlen të shpjegohet, por duhet theksuar se, për rastin
shqiptar, nuk është shumë relevante, pasi në institucionet e mbyllura, për
periudhën kur janë kryer hulumtimet, nuk ka pasur një numër të
konsiderueshëm të grave dhe vajzave në konflikt me ligjin që vuajnë nga
problemet e varësisë nga substancat narkotike. Ndryshe paraqitet situata në
shumë vende europiane dhe më gjerë në botë ku numri i grave të dënuara me
heqje lirie të cilat kanë kryer vepra penale, përfshirë këtu vjedhjen dhe
prostitucionin për të mundësuar marrjen e substancave narkotike, është
gjithnjë në rritje dhe përbën një dukuri tepër shqetësuese.
Për këtë arsye merr rëndësi të veçantë kuptimi i drejtë i faktorëve kompleksë,
si: stresorët psikologjikë, p.sh., abuzimi fizik, ai seksual dhe viktimizimi;
çështje që lidhen me faktorët socialë dhe ata kulturorë, të cilët përcaktojnë
edhe rolin e gruas në familje dhe në shoqëri dhe që kanë lidhje të
drejtpërdrejtë me vetëvlerësimin, kufizimet arsimore dhe ato socioekonomike
të grave etj.; rëndësia e marrëdhënieve, sidomos me fëmijët dhe me familjen;
humbja e imazhit për vetveten; probleme të shpeshta shëndetësore, përfshirë
këtu edhe nivelin e lartë të mundësisë për sëmundjet seksualisht të
transmetueshme dhe mbartjes së virusit HIV/AIDS4.
Studiueset e kësaj teorie nxjerrin në pah se hulumtimet shkencore të fushës tregojnë
se ajo çka funksionon për këto gra, është një qasje shumëplanëshe duke adresuar një
sërë nevojash të tyre. Trajtimi i ndjeshëm ndaj përkatësisë gjinore të këtyre grave
mban parasysh faktorët që i kanë çuar ato drejt kryerjes së veprës penale, pranon dhe
trajton pasojat e traumës dhe të viktimizimit si rrjedhojë e dhunës së përjetuar dhe
mban parasysh nevojat e grave për të pasur marrëdhënie me fëmijët dhe familjen.
Qendra të trajtimit të abuzimit me substancat kanë arritur të identifikojnë 17 çështje
4 Kassebaum, P.A. (1999): “Trajtimi zëvendësues i substancave për gratë e dënuara me heqje
lirie – Udhëzues drejt praktikave premtuese”, departamenti i SHBA-së për shëndetin dhe shërbimet
njerëzore.
~ 8 ~
kritike të cilat duhet të adresohen në kuadër të një programi për gratë, i njohur si
modeli bashkëkohor i trajtimit për çështjet kritike për gratë5.
Perspektivat teorike të parashtruara më lart sugjerojnë që faktorë të rëndësishëm
mund të ndikojnë drejtpërdrejt në situatën ku gjenden gratë në konflikt me ligjin. Këto
teori, së bashku me kërkimet shkencore të fushave të ndryshme që lidhen me
drejtësinë penale, përbëjnë shtratin e parimeve orientuese të cilat janë hartuar për të
adresuar problemet që lidhen me menaxhimin, mbikëqyrjen dhe trajtimin e grave në
konflikt me ligjin përgjatë gjithë përballjes së tyre me institucionet e sistemit të
drejtësisë penale.
Blumi, Oueni dhe Kavingtoni6 theksojnë gjashtë parime nga ku udhëhiqen politikat e
drejtësisë penale, përfshirë edhe praktikën në sistemin penitenciar, parime të cilat janë
të ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore:
1. Gjinia: prano që përkatësia gjinore bën diferencën: Hapi i parë në zbatimin e
programeve të ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore është të kuptohet drejt fakti
që gratë e dënuara me heqje lirie janë shumë të ndryshme nga burrat me të
njëjtin status. Programet dhe ndërhyrjet në gjithë sistemin e drejtësisë penale
zbatohen dhe vlerësohen duke pasur parasysh shumicën e popullatës në
institucionet e mbyllura – pra duke pasur parasysh burrat- dhe pak vëmendje u
jepet kategorive të tilla, si gratë në burgje. Administrata që punon në
institucionet e ndryshme të drejtësisë penale dhe sidomos në institucionet e
mbyllura penale, duhet të kuptojë drejt karakteristikat e grave të dënuara me
heqje lirie si edhe perspektivat teorike të parashtruara më lart, të cilat lidhen
ngushtësisht me sjelljen e tyre dhe historinë e tyre kriminale. Personeli i këtyre
institucioneve duhet të ketë për qëllim të sigurojë shërbime që u përgjigjen
rrezikshmërisë dhe nevojave që paraqesin profilet e grave në kujdesin e tyre.
Nëse arrihet në bindjen se përkatësia gjinore bën diferencën, kjo do të çojë në
hartimin e programeve dhe të politikave të hartuara për gratë duke filluar të
bëhen ndryshime në mënyrën si jepet drejtësia për gratë në konflikt me ligjin,
si edhe si trajtohen ato nga gjithë administrata e institucioneve të drejtësisë
penale.
2. Klima: krijo një klimë bazuar mbi sigurinë, respektin dhe dinjitetin. Bazuar te
përvojat e tyre në të kaluarën, shumë gra të dënuara me heqje lirie përballeshin
me institucionet e drejtësisë penale duke mbartur ndjenjën e frikës. Shumë prej
tyre vijnë nga një e kaluar ku kanë përjetuar dhunën, janë viktimizuar nga
njerëz shumë të afërt të familjes së tyre dhe shpesh kanë përjetuar traumë si
rrjedhojë e viktimizimit. Profesionistët e sistemit të drejtësisë penale duhet të
jenë të ndjeshëm ndaj këtyre rrethanave specifike dhe, për rrjedhojë, nuk duhet
të përsëritin modelet e viktimizimit të mëtejshëm. Në mënyrë që të arrihen
5 Qendra e trajtimit të abuzimit me substancat: Qasje praktike në trajtimin e grave që kanë abuzuar me
alkoolin dhe drogat e tjera, 1994, ribotim 1999.; Trajtimi i abuzimit të substancave për gratë e dënuara
me heqje lirie: Udhërrëfyes i praktikave premtuese, Uashington, D.C.: Departamenti i Shëndetësisë
dhe shërbimet njerëzore, shërbimet e administratës për abuzimet me substancat dhe shëndetin mendor,
f. 40. 6 Bloom, B. Owen, B. dhe Covington, S.: Strategjitë e ndjeshme gjinore: kërkime, praktika dhe drejtim,
parimet për gratë e dënuara me heqje lirie, Washington, D.C.: Departamenti i Drejtësisë, Instituti
Kombëtar i Korrektimeve, 2003.
~ 9 ~
ndryshimet e mundshme te sjelljet dhe aftësitë e tyre, fillimisht, këto gra duhet
ta ndiejnë veten të sigurt dhe të respektuar si qenie njerëzore, si edhe të
trajtuar me dinjitet nga ana e personelit të institucioneve të drejtësisë penale.
Megjithëse nganjëherë krijimi i një klime të sigurt për gratë e dënuara me
heqje lirie mund të duket sikur bie në kontradiktë me objektivat e ruajtjes së
sigurisë, është shumë e rëndësishme të kuptohet se krijimi i një mjedisi ku
gruaja ndihet e sigurt përbën bazën e rehabilitimit të sjelljeve të tyre.
Të krijosh klimë të sigurt fizike dhe psikologjike nënkupton të ndihmohen
personat e dënuar me heqje lirie, me qëllim që jo vetëm të kenë një mjedis
fizik të sigurt, por edhe të marrin informacion të plotë dhe në kohë; të bëhen të
qarta pritshmëritë; të zbatohen sa më pak ndërhyrje të sigurisë; të adresohen në
mënyrë proaktive çështjet që lidhen me dhunën në jetët e grave; të garantohet
një mjedis ku gratë të mos ndihen të ngacmuara seksualisht nga ndonjë veprim
i papërshtatshëm i personelit të institucioneve penale dhe, mbi të gjitha, ku
gratë të ndihen të respektuara si qenie njerëzore dhe të trajtohen me dinjitet.
3. Marrëdhëniet: harto politika, praktika dhe programe të cilat krijojnë lidhje të
shëndetshme me fëmijët, familjen, njerëzit e tjerë të rëndësishëm për gratë dhe
komunitetin ku ato do të rikthehen: Duhet kuptuar rëndësia e madhe që ka për
gratë vendosja e marrëdhënieve dhe mbajtja e lidhjeve me personat e tjerë.
Nëse politikat, strategjitë dhe programet ndërtohen nga personeli i institucioneve
të drejtësisë penale me këtë kuptueshmëri në mendje, atëherë ndërhyrjet do të
jenë të suksesshme te këto gra. Hartimi i trajtimit të tyre duhet të mbajë
parasysh përgjegjësitë prindërore. Sa të jetë e mundur, duhet përforcuar lidhja
e tyre me fëmijët dhe, për rrjedhojë, nuk duhet shkatërruar kjo marrëdhënie
nga kërkesat ose nga mungesa e vëmendjes së administratës së institucioneve
penale, për përgjegjësitë prindërore të grave dhe për nevojat e fëmijëve. Të
gjitha marrëdhëniet e tjera të rëndësishme me familjen, të afërmit etj., duhet të
inkurajohen.
4. Shërbimet dhe mbikëqyrja: adreso problemet e ndryshme që kanë gratë, si:
trauma, problemet e ndryshme të shëndetit mendor, varësitë e mundshme
nëpërmjet shërbimeve bashkëkohore të integruara dhe të përshtatura me
realitetin dhe kulturën e një vendi. Këto shërbime duhet të mbikëqyren në
mënyrë të përshtatshme nga një personel i mirëtrajnuar i institucioneve penale.
5. Gjendja social-ekonomike: krijo mundësi për gratë të përmirësojnë gjendjen e
tyre sociale dhe ekonomike. Duhet mbajtur parasysh se gratë i janë drejtuar
rrugës së krimit në shumë raste për shkak të gjendjes së tyre të keqe
social-ekonomike. Shpeshherë rehabilitimi i tyre varet nga aftësimi i tyre për
t’u bërë ekonomikisht të pavarura. Gratë, duke mos pasur mundësi të mbajnë
vetveten dhe fëmijët e tyre, detyrohen të vazhdojnë të jenë të lidhura në
aspektin ekonomik dhe atë social me bashkëshortët/partnerët ose të afërmit e
tyre edhe pse marrëdhëniet e tyre nuk janë të shëndetshme, madje shpeshherë
janë abuzive. Shumë nga gratë e dënuara me heqje lirie janë kryefamiljare dhe
kanë përgjegjësi prindërore. Edhe nëse janë të punësuara, këto gra punojnë në
treg të zi, që do të thotë se nuk përfitojnë sigurime shoqërore dhe
shëndetësore. Edhe kur janë të siguruara, ato paguhen shumë më pak se burrat
për të njëjtën punë. Shpeshherë ato nuk përfitojnë nga ndihma ekonomike në
~ 10 ~
rast papunësie për arsye të ndryshme, por kryesisht për mosnjohje procedurash,
burokraci të tepërta etj. Gjendja e tyre e keqe social-ekonomike i privon ato
nga përfitimi i të mirave dhe shërbimeve me interes për to, duke i kthyer në
persona të margjinalizuar. Ndaj dhe është e udhës të kihen parasysh rrethanat e
mësipërme të grave nga administrata e institucioneve të drejtësisë penale. Për
më tepër, gjatë kohës së qëndrimit në institucionet penale, grave duhet t’u
jepet mbështetje e plotë, këshillim dhe mundësi për arsimim profesional dhe
më pas punësim me qëllim aftësimin e tyre ekonomik.
6. Komuniteti: krijo një sistem të mbikëqyrjes në komunitet dhe rikthim të
suksesshëm të grave pas lirimit së bashku me shërbimet/strukturat e tjera
jashtë sistemit penal. Kjo do të thotë që zhvillimi dhe më pas zbatimi i
programeve të ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore për gratë e dënuara me heqje
lirie kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim midis një sërë institucionesh të
sistemit të drejtësisë, si: shërbimi i provës, prokuroria, gjykatat, policia,
bashkitë dhe komunat, shërbimi ligjor falas, zyrat rajonale të punësimit, zyrat
vendore të shërbimeve sociale, institucionet e kujdesit të fëmijëve, strehëzat,
institucionet arsimore dhe ato të formimit profesional, institucionet
shëndetësore, OJF-të që ofrojnë shërbime të ndryshme etj. Secili nga këto
institucione është një partner i mundshëm në procesin e bashkëpunimit për të
garantuar shërbimet në kuadër të një programi të caktuar, në nivel institucioni
ose në nivel të rastit individual për secilën grua. Bazuar në një vlerësim
individual bëhet një planifikim për secilin rast ku hartëzohen të gjitha lidhjet e
grave me familjen dhe komunitetin dhe ravijëzohen institucionet me të cilat
duhet vendosur bashkëpunimi. Në këtë kuadër, gjithë aktorët e duhur punojnë
së bashku për të krijuar vazhdimësinë e shërbimeve dhe të mbështetjes së
grave të dënuara me heqje lirie dhe fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë
maksimizojnë burimet dhe shërbimet ndaj tyre edhe pasi gratë kanë
përfunduar vuajtjen e dënimit dhe janë rikthyer në shoqëri.
Zbatimi i politikave, i strategjive dhe i programeve të ndjeshme ndaj përkatësisë
gjinore has në disa sfida me të cilat përballet sistemi i drejtësisë penale në shumë
vende të Europës e më gjerë.
Disa prej këtyre sfidave janë:
Numri i grave në popullatën në tërësi të personave të dënuar me heqje lirie
është i vogël7
dhe, për rrjedhojë, ka pak vëmendje dhe shërbime të përshtatshme
për specifikat e parashtruara më lart të grave në konflikt me ligjin.
Zbatimi i një politike penale të ashpër në përgjithësi për autorët e veprave
penale e bën të vështirë mbajtjen parasysh të veçantive dhe kushteve specifike
të grave të cilat janë shtyrë drejt krimit në procesin e dhënies së drejtësisë nga
organet gjyqësore8. Ndodh shpesh kur ka disa rrethana specifike lehtësuese të
cilat mund të përdoren në arsyetimin e dhënies së një dënimi më të lehtë,
megjithatë jepet një masë më e rëndë dënimi ndaj grave, autore të veprave
penale9.
7 Për të dhëna më konkrete për Shqipërinë, luteni të lexoni kreun e dytë të këtij punimi.
8 Për të dhëna më konkrete për Shqipërinë, luteni të lexoni kreun e dytë të këtij punimi.
9 Sydney, L. (2005): “Strategjitë e ndjeshme ndaj gjinisë”, Uashington, D.C.: Departamenti i Drejtësisë,
Instituti Kombëtar i Korrektimeve, f. 18.
~ 11 ~
Përgjithësisht, gratë nuk përbëjnë grup specifik me rrezikshmëri të lartë të
përsëritjes së krimit, ndaj dhe ka më pak vëmendje dhe burime të mjaftueshme
për të mundësuar realizimin e shërbimeve ndaj tyre10
.
Ka njohuri të pakët dhe, për rrjedhojë, ndjeshmëri të ulët ndaj problemeve
specifike të grave dhe sistemi i drejtësisë penale, përfshirë këtu edhe atë të
burgjeve, vazhdon t’i trajtojë problemet e grave me të njëjtin këndvështrim si
për burrat në konflikt me ligjin.
Sistemet penale në Europë dhe në botë përballen me ngarkesën e përditshme e
cila lë pak hapësira dhe energji për të adresuar ashtu siç duhet çështjet që
lidhen me gratë në konflikt me ligjin11
.
Megjithëse ekzistojnë sfida të ndryshme në përgjithësi për sistemin e drejtësisë dhe
sistemin e burgjeve, këto kanë detyrimin të ndërmarrin nismën për vlerësim të situatës
së grave në konflikt me ligjin e më pas për hartimin dhe zbatimin e politikave,
strategjive dhe programeve të ndjeshme ndaj problemeve specifike të grave, sidomos
në kushtet kur numri i grave që përballen me institucionet e ndryshme të zinxhirit të
drejtësisë penale dhe ai i grave që rikthehen në shoqëri, është gjithnjë në rritje. Nëse
ekziston një mendësi e zbatimit të ndërhyrjeve të ndryshme, të ndjeshme ndaj
specifikave të grave në konflikt me ligjin në zinxhirin e institucioneve të drejtësisë
penale, atëherë këto institucione dhe personeli i tyre do të mund të gjejnë shumë
mundësi në hartimin dhe zbatimin e këtyre ndërhyrjeve.
Duke pasur parasysh se hartimi i politikave dhe i programeve të ndjeshme ndaj
çështjeve që i shqetësojnë gratë në konflikt me ligjin përbën një proces, pjesëmarrja
dhe kontributi i gjithë institucioneve të sistemit të drejtësisë penale, por edhe i
aktorëve jashtë këtij sistemi, është i domosdoshëm. Ata duhet të analizojnë sjelljen
kriminale të grave në konflikt me ligjin në kuadër të përvojave të tyre të veçanta
njerëzore dhe, duke mbajtur parasysh perspektivat teorike të shtjelluara më lart, të
planifikojnë bashkëpunimin e duhur mes tyre në zbatimin e ndërhyrjeve që u
përgjigjen nevojave të veçanta të këtyre grave.
1.3.2 Disa koncepte kryesore dhe hipotezat që ngrihen në punim
1.3.2.1 Zhvillimet kryesore në fushën e kriminologjisë
të konceptit “përjashtimi social”
Koncepti dhe termi “përjashtimi social” përdoret gjerësisht në punimet e kriminologjisë.
Kur ky term filloi të përdorej ka qenë koncept i shkencës sociale dhe njëkohësisht një
çështje e politikëbërjes. Sa i takon aspektit të dytë, vlen të theksohet se zvogëlimi i
dukurisë së “përjashtimit social” dhe promovimi i konceptit të kundërt me të, atij të
“përfshirjes sociale”, janë shndërruar në program të hartimit dhe bërjes së politikave.
Termi “përjashtim social” përfaqëson një proces dhe gjendjen si rrjedhojë e procesit.
Përkufizimi i Bardlit (Trevor Bradley) thotë se “përjashtimi social” i referohet
procesit dinamik dhe dimensioneve të shumta të përjashtimit të plotë ose të pjesshëm
10
Po aty. 11
Po aty.
~ 12 ~
nga sistemet e ndryshme sociale, politike ose kulturore të cilat shërbejnë për të
integruar individin në shoqëri”12
. Në të njëjtën kohë koncepti lidhet edhe me
margjinalizimin, varfërinë, izolimin social dhe pozitat e dobëta të individëve të prekur
dhe mungesa e gëzimit të “qytetarisë” së plotë13
.
Në punimet me rëndësi së jashtëzakonshme të Jangut (Jock Young) “Shoqëritë
përjashtuese” (1999), ai thekson se literatura e kriminologjisë dallon tri nivele të
përjashtimit social: Niveli i parë ka të bëjë me përjashtimin ekonomik dhe material të
individëve dhe aksesin e mohuar te punësimi i paguar me kohë të plotë; niveli i dytë
ka të bëjë me izolimin nga marrëdhëniet të cilat vijnë si pasojë e ndarjes nga lidhjet
shoqërore dhe hapësinore, ndërsa niveli i tretë ka lidhje me politikat përjashtuese
gjithnjë e në rritje dhe praktikat e sistemit të drejtësisë penale14
.
Në nivelin e politikëbërjes, kryesisht në programet e politikave sociale, koncepti i
“përfshirjes sociale” është hasur në mesin e viteve 1980 në kuadër të përpjekjeve për
zhdukjen e varfërisë. Komuniteti Europian mbështeti punën kërkimore që përfshinte
dukurinë e përjashtimit social. Një etapë shumë e rëndësishme e këtyre zhvillimeve
është traktati i Amsterdamit, 1997, i cili ka modifikuar traktatin e Bashkimit Europian.
Më konkretisht, paragrafi 136 i tij shprehet se Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare
të tij deklarojnë se lufta kundër përjashtimit social është përparësi e tyre. Këshilli
Europian në Lisbonë, në mars 2000, për Bashkimin Europian përbën një gur themeli
në luftën kundër përjashtimit social. Kjo është pjesërisht edhe për arsyen se në samit
“Kohezioni social, si një përpjekje, u shfaq në të njëjtën kohë si një objektiv
ekonomik që Bashkimi duhet të ishte rajoni më konkurrues brenda një dhjetëvjeçari”
dhe pjesërisht se përfundimet e presidencës e konsideruan “numrin e njerëzve që
jetojnë në varfëri dhe përjetojnë përjashtim social në Bashkimin Europian”, si të
papranueshëm15
.
Gjetjet e presidencës të Lisbonës kërkuan të hartohen treguesit e përshtatshëm për
matjen e varfërisë dhe përjashtimin social si edhe të bëhet krahasimi për këto dy
dukuri në vendet anëtare.
Për këta tregues të përbashkët u ra dakord në Këshillin Europian të Laekenit, në
dhjetor 2001 dhe gjetjet e presidencës i deklaruan ato si “elemente të rëndësishme në
politikat e përcaktuara në Lisbonë për zhdukjen e varfërisë dhe promovimin e
përfshirjes sociale”16
.
Vlen të theksohet se në Bashkimin Europian, lufta kundër përjashtimit social tashmë
përfshihet te termat e nxitjes së përfshirjes sociale. Kjo do të thotë se “Politikat e
Bashkimit Europian për parandalimin dhe riadresimin e përjashtimit social konsiderojnë
12
Bradely, T.: Përjashtimi social te Fjalori i kriminologjisë, Sage, Londër, 2001, f. 275. 13
Levay, M.: Përjashtimi social: Një koncept në lulëzim në kriminologjinë bashkëkohore; Përjashtimi
social dhe krimi në Europën Qendrore dhe Lindore te “Politikat penale, reformat në drejtësi dhe
përjashtimi social”, publikimi nr. 48 i Institutit Europian të Parandalimit dhe Kontrollit të Krimit,
HEUNI, Helsinki, 2007, f. 7. 14
Young, J. (1999): “Shoqëritë përjashtuese”, Londër Sage. 15
Lelkes, O.: Të qenët jashtë dhe të qenët brenda”, edicioni 4 sociologjik, 2003, f. 89-90. 16
Gjetjet e Presidencës nr. 28 – Laeken, 14-15 dhjetor 2001.
~ 13 ~
si shumë të rëndësishme rritjen e ofrimit të shërbimeve, forcimin e solidaritetit dhe
mbështetjen e mëtejshme për risocializim të atyre që jetojnë të përjashtuar nga ana
sociale ose që kërcënohen nga përjashtimi social”17
.
Komponentët institucionalë janë si më poshtë:
Objektivat e arritur në Nisë, në dhjetor 2000, në samitin “Për varfërinë dhe
përjashtimin social”.
Plani kombëtar i veprimit për përfshirjen sociale.
Raportet e përbashkëta për përfshirjen sociale të Komisionit dhe vendet
anëtare.
Treguesit e përbashkët.
Planet e veprimit të komunitetit për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve
anëtare në luftën kundër përjashtimit social.
Nga këndvështrimi kriminologjik, rëndësia e shpalljes së zhdukjes së përjashtimit
social si objektiv i Bashkimit Europian është e madhe, pasi lufta kundër proceseve
dhe dukurive që çojnë drejt përjashtimit social, kanë, gjithashtu, ndikimin e tyre te
faktorët socialë të rrezikut të veprave penale. Objektivi i lartpërmendur ka krijuar
mundësinë të dalë në pah në praktikë një perceptim i vjetër kriminologjik, që:
“politikat sociale efektive përbëjnë politikën më të mirë penale”18
.
Për të përforcuar rëndësinë e konceptit të përjashtimit social nga këndvështrimi i
politikëbërjes, le t’i referohemi Kushtetutës së Bashkimit Europian e cila përfshin
dispozita të tilla, si neni 3.3 i objektivave të Bashkimit që thotë: “Bashkimi duhet të
luftojë përjashtimin social dhe diskriminimin dhe të nxitë drejtësinë dhe mbrojtjen
sociale”. Midis dispozitave për politika sociale, Kushtetuta, në nenin 209, deklaron se
objektivat në këtë fushë kanë qëllim parësor t’i shërbejnë nxitjes së punësimit dhe të
luftojnë përjashtimin.
1.3.2.2 Lidhja mes përjashtimit social dhe krimit në literaturën
bashkëkohore të kriminologjisë
Koncepti i përjashtimit social ka qenë i pranishëm në studimet kriminologjike që prej
fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ’90. Ky koncept përshkruante lidhjet mes
pabarazisë, varfërisë, përjashtimit, stigmatizimit dhe krimit. Në punën e tij kërkimore
Jangu thekson se “krimi vetë është një përjashtim”19
dhe, nëse i përmbahemi këtij
interpretimi, atëherë kuptohet qartë se ky koncept është shumë thelbësor për
kriminologjinë. Literatura e kriminologjisë për këtë çështje flet për dy qasje në lidhje
me konceptet e përjashtimit social dhe krimit: njëra vë theksin te ideja që krimi është
pasojë e përjashtimit social, ndërsa qasja tjetër i mëshon faktit që përjashtimi social
është pasojë ose nënprodukt i krimit, ose, më saktë, nënprodukt i veprimeve të
sistemit të kontrollit të krimit.
17
Kerezsi, K.: Siguria njerëzore në Europën Juglindore, Budapest. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti
ELTE, 2004, f. 101-120. 18
Miklós, L.: Përjashtimi social: një koncept në lulëzim i kriminologjisë bashkëkohore. Përjashtimi
social dhe krimi në Europën Qendrore dhe Lindore, Instituti Europian i Parandalimit dhe Kontrollit të
Krimit, Finlandë, 2007, f. 9. 19
Young, J.: Shoqëritë përjashtuese, Londër, Sage, 1999, f. 26.
~ 14 ~
Qasja që interpreton krimin si pasojë e përjashtimit social bazohet kryesisht te
kërkimet shkencore që lidhen me veprat penale të regjistruara, sidomos veprat penale
të pasurisë si edhe të akuzuarit e regjistruar me kategoritë e ndryshme si të rritur, të
mitur dhe përsëritës krimi. Mesazhi i përbashkët i këtyre kërkimeve është se proceset
dhe gjendjet shoqërore të cilat çojnë drejt përjashtimit social, inkurajojnë edhe më tej
krimin, që do të thotë që një rritje e numrit të atyre që përjashtohen nga të mirat
sociale të shoqërisë “mund të krijojë në vetvete lloje të caktuara të krimeve”20
. Me
fjalë të tjera, personat që humbasin profesionin ose kualifikimet e tyre, margjinalizohen,
bien pre e alkoolit, varfërisë apo papunësisë, përbëjnë bazën sociale të personave që
kryejnë vepra penale, alkoolizohen, kanë varësi nga substancat narkotike ose tentojnë
të vetëvriten21
.
Ndërsa, sipas qasjes tjetër, besohet se krimi nuk është “privilegj” vetëm i atyre që janë
të përjashtuar dhe të privuar nga të mirat sociale. Mesazhi i sjellë nga kërkimet
shkencore, sipas kësaj qasjeje, është se kriminaliteti në përgjithësi në shoqëri nuk
përfaqësohet nga të dhënat e veprave penale të regjistruara dhe, për më tepër, mes të
akuzuarve të regjistruar ka shumë prej tyre që kanë përjetuar përjashtimin social. Puna
kërkimore shkencore në këtë drejtim ka treguar që përdorimi i sistemit të drejtësisë
penale përkundrejt problemeve të ndryshme sociale çon në vetvete në efekte
përjashtuese. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e kriminalizimit të përdorimit të
drogës në kodet penale të vendeve të ndryshme europiane22
.
Në konferencën shkencore të kriminologjisë të Këshillit të Europës, në vitin 2003,
personalitete të fushës së kriminologjisë theksuan se legjislacioni i ashpër penal që
fokusohet te shteti i fortë është kundërproduktiv. Pasoja e legjislacionit të ashpër
penal është pikërisht përjashtimi social dhe mungesa e ndjesisë së sigurisë23
. Kërkimet
shkencore në këtë fushë nxjerrin në pah efektet shumë të dëmshme të burgimit te
riintegrimi. Bazuar mbi rezultatet e këtyre studimeve, mund të thuhet se “Burgu është
një formë e pastër e përjashtimit dhe të dënuarit përbëjnë popullatën e përjashtuar”24
.
Një tjetër çështje që lidhet me ashpërsimin e politikës penale është frika e krimit.
Frika e krimit është një faktor që ndikon drejtpërdrejt te natyra e politikës penale në
vende të ndryshme të botës. Në konferencën e lartpërmendur u diskutuan arsyet e
mbivlerësimit të problemeve që lidhen me frikën e krimit, në një kohë kur niveli i
frikës së krimit ka rënë në shumë vende europiane që prej mesit të viteve ’9025
.
Konkluzioni i Boersit (Klaus Boers, një prej personaliteteve të fushës) në këtë
konferencë ishte se “Frika e krimit krijon mundësinë për të arritur në një marrëveshje
sociale të shoqërisë në përgjithësi për masat që duhet të merren për të mbajtur në
20
Gönczöl, K.: Politikat penale, si pjesë e politikës, 2002, f. 198. 21
Miklós, L.: Përjashtimi social: një koncept në lulëzim i kriminologjisë bashkëkohore. Përjashtimi
social dhe krimi në Europën Qendrore dhe Lindore, Instituti Europian i Parandalimit dhe Kontrollit të
Krimit, Finlandë, 2007, f. 12. 22
Po aty. 23
Jung, H.: Organizatat qeveritare dhe ndikimi te perceptimi i publikut të gjerë për krimin dhe
kontrollimin e tij; artikull i prezantuar në Konferencën e 22-të shkencore të Këshillit të Europës,
Strasburg, 24-26 nëntor 2003. 24
Bradely, T.: Përjashtimi social, te Fjalori i kriminologjisë, Londër, Sage, 2001, f. 276. 25
Boers, K.: Krimi, frika e krimit dhe mënyrat e kontrollimit të krimit në dritën e anketimeve të
viktimave dhe studimeve të tjera empirike; artikull i prezantuar në Konferencën e 22-të shkencore të
Këshillit të Europës, Strasburg, 24-26 nëntor 2003.
~ 15 ~
kontroll krimin si edhe për ta parandaluar atë”. Megjithatë këto masa nuk janë drejtuar
ndaj krimit dhe personave që e konsumojnë atë, por ndaj personave të padëshiruar për
rendin dhe qetësinë publike dhe, për rrjedhojë, edhe masat e marra që çojnë drejt
përjashtimit social i referohen treguesit të frikës ndaj krimit, si shtrat i përshtatshëm
dhe i legjitimuar26
.
1.3.2.3 Hipotezat që ngre punimi
Paraqitja e argumenteve të mësipërme është e nevojshme për të kuptuar rëndësinë që
merr koncepti i përjashtimit social në zhvillimet më të fundit në fushën e
kriminologjisë dhe në atë të interpretimit të krimit nga këndvështrimi kriminologjik.
Rëndësia e trajtimit të përjashtimit social në lëmin e këtij punimi është e madhe, pasi
punimi merr përsipër të analizojë përfshirjen e grave në kriminalitet, shkaqet që i kanë
çuar këto gra drejt kryerjes së veprave të ndryshme penale, natyra e politikës penale
në përgjithësi në vendin tonë me fokus të veçantë gratë në konflikt me ligjin dhe
politikat që duhet të ndiqen për kontrollin dhe parandalimin e krimit për këtë kategori
të veçantë.
Ky punim ndan mendimin e disa personaliteteve të fushës së kriminologjisë se
këndvështrimet kryesore kriminologjike për interpretimin e krimit janë:
1. këndvështrimi social,
2. këndvështrimi individual,
3. këndvështrimi në bazë të situatës.
Qasja sociale ka të bëjë me interpretimet se krimi është një dukuri sociale që vjen si
pasojë e faktorëve socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Qasja individuale përqendrohet
te proceset individuale që kanë çuar një person të kthehet në shkelës ligji, ndërsa qasja
e bazuar te situata fokusohet te situata e veprës penale dhe mundësitë e kryerjes së
krimit. Secila nga këto qasje ka edhe mënyrat e veçanta të parandalimit të krimit27
.
Hulumtimet për konceptin e përjashtimit social përfshihen te qasja sociale. Këto
hulumtime teorike dhe ato empirike i kanë dhënë një dimension më të gjerë qasjes
sociale të interpretimit të krimit si dukuri sociale. Vitet e fundit parandalimi social i
krimit ka marrë vëmendje të madhe që ka çuar drejt kërkimeve për drejtësi sociale, si
përgjigjja më e mirë ndaj krimit. Vëmendja e madhe e dhënë ndaj dukurisë së
përjashtimit social i krijon mundësinë politikës penale të marrë përparësi si pjesë e
politikës sociale dhe e harmonizuar me politikat e mirëqenies sociale28
.
Duke marrë frymëzim nga studimet e fundit në fushën e kriminologjisë të cilat
theksojnë rëndësinë e zhvillimeve në këtë fushë bazuar te studimet empirike më
shumë se ato thjesht teorike, ky punim është një ndërthurje e kornizës teorike të
paraqitur në këtë kapitull dhe e të dhënave empirike në fushën e drejtësisë penale me
fokus gratë në konflikt me ligjin. Studimet që sjellin të dhëna empirike japin argumente
që kanë qëllim përmirësimin e politikave të efektshme që zvogëlojnë dukurinë e
përjashtimit social dhe, për rrjedhojë, pasurojnë edhe qasjet teorike në këtë fushë.
26
Po aty, f. 20. 27
Miklós, L.: Përjashtimi social: një koncept në lulëzim i kriminologjisë bashkëkohore. Përjashtimi social
dhe krimi në Europën Qendrore dhe Lindore, Instituti Europian i Parandalimit dhe Kontrollit të Krimit,
Finlandë, 2007, f. 14. 28
Gönczöl, K.: Politikat penale si pjesë e politikës, 2002, f. 120.
~ 16 ~
Më poshtë paraqiten hipotezat kryesore të cilat merr përsipër të testojë ky punim:
1. Shumica e grave në institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve vijnë nga
kategori individësh që kanë përjetuar një shkallë të caktuar të përjashtimit
social përpara se të përfundonin në institucionet penitenciare.
2. Dënimi përjashton ato gra të cilat nuk kanë përjetuar përjashtimin social
përpara se të dënoheshin dhe përjashton edhe më tutje gratë tashmë të
përjashtuara.
3. Politikat, strategjitë, masat dhe programet aktuale që kanë qëllim integrimin
social ose riintegrimin e ish-të dënuarave janë ende të pamjaftueshme duke
e parë nga këndvështrimi i praktikave të mira europiane dhe standardeve të
pranuara në këtë fushë.
4. Ekzistojnë pengesa të shumta për integrimin/riintegrimin e grave ish-të
dënuara në shoqëri.
Këto hipoteza do të testohen duke përdorur të dhënat statistikore të paraqitura në
kreun e dytë të punimit.
1.3.3 Metodat e përdorura në punim
Qasja e propozuar në këtë punim është shumëplanëshe duke përdorur metodologji të
ndërthurura si punë kërkimore-shkencore, punë kërkimore në terren dhe ndërthurjen e
tyre në analizën e ofruar si edhe në gjetjet dhe sugjerimet e ofruara.
Puna kërkimore përqendrohet në studimin e literaturës bashkëkohore për politikat,
strategjitë dhe praktikat për gratë në konflikt me ligjin, përfshirjen sociale dhe
studimet në fushën e barazisë gjinore në vend dhe disa vende që do të merren për
studim në Europë.
Për të nxjerrë disa të dhëna përfaqësuese për tendencat kryesore që vihen re në
dinamikën e dhënies së drejtësisë dhe politikës penale, janë shqyrtuar vendimet e
gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë dhe, më pas, edhe të gjykatës së shkallës së parë të
krimeve të rënda për gjithë vitin 2010 dhe një periudhë e konsiderueshme kohore e
vitit 2011. Përpos shqyrtimit të vendimeve gjyqësore të çështjeve penale me të
pandehur gruan, janë shqyrtuar paralelisht dhe raportet zyrtare të Prokurorisë së
Përgjithshme për periudhën 2008-2010 dhe të dhënat zyrtare të nxjerra nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit për çështjet kur gratë ishin personat e ndaluar/
arrestuar.
Puna kërkimore në terren përqendrohet në marrjen në intervistë të grave që gjenden
në institucionet penale dhe të një numri përfaqësuesish të institucioneve të
administrimit të drejtësisë penale, si: përfaqësues të institucioneve të paraburgimeve
dhe burgjeve dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për përfshirjen sociale dhe
riintegrimin e këtyre grave në shoqërinë shqiptare.
Për të pasur komunikim të lirshëm me gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara si
edhe me profesionistë të ndryshëm të institucioneve që kanë në kujdesin e tyre gratë,
në fillim të punës kërkimore në terren, gjatë vitit 2011 u hartua një marrëveshje
bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institutit të Studimeve
Europiane. Marrëveshja e bashkëpunimit shërbeu si kuadër rregullues mes dy
~ 17 ~
institucioneve me qëllim mbarëvajtjen e punës kërkimore në terren, të nevojshme për
realizimin e këtij punimi. Gjithashtu, marrëveshja përcaktoi fushën konkrete të
bashkëpunimit, metodat e punës që do të përdoreshin për mbledhjen e të dhënave dhe
informacionit të duhur për qëllim të këtij punimi, si edhe angazhimet konkrete të palëve.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nga autoritetet përkatëse të dy institucioneve
të lartpërmendura, filloi puna intensive në terren për mbledhjen e të dhënave cilësore
dhe sasiore nëpërmjet intervistimeve të strukturuara, bisedave të lira dhe takimeve
zyrtare me përfaqësues të ndryshëm të sistemit të burgjeve.
Duke pasur parasysh se metoda më e mirë për të krijuar një atmosferë ku gratë e
paraburgosura dhe ato të dënuara të ndiheshin të lirshme dhe mbi të gjitha të
ndiheshin mirë gjatë pyetjeve të përgatitura, si fillim u organizuan takime me biseda
të lira me qëllim njohjen e tyre me fokusin e punimit shkencor. Qasja ishte e thjeshtë
dhe iu komunikua grave se “unë isha atje për të mësuar nga ato dhe nga përvojat e
jetës së tyre”. Gratë më mirëpritën dhe vlerësuan fokusin e punimit. Gjatë kësaj
periudhe që u parapriu intervistimeve, në aktivitetet e ndryshme në të dyja
institucionet penale, unë përdora të gjitha mundësitë për t’i njohur gratë nga afër dhe
për të krijuar marrëdhënie reciproke besimi të cilat janë shumë të rëndësishme
sidomos për një punim të tillë, ku pjesa thelbësore e të dhënave është marrë nga
intervistat e drejtpërdrejta me gratë.
Sipas literaturës, puna kërkimore duhet të udhëhiqet nga parimi i reciprocitetit mes
individëve të përfshirë gjatë procesit të marrjes së të dhënave me qëllim që të zbuten
asimetritë mes individëve me pozicione të ndryshme lidhur me burimet, të drejtat dhe
pushtetin që kanë29
. Edhe në këtë punim kërkimor u respektua parimi i reciprocitetit
për të krijuar nivel të barabartë mes autores së punimit dhe grave të dënuara me heqje
lirie. Gratë e dy institucioneve penale në Tiranë u treguan shumë të hapura dhe shumë
shpejt më konsideruan më shumë si një mikeshë të tyren, sesa si një studiuese. Vetëm
kur mes meje dhe grave në këto institucione penale u krijua një marrëdhënie besimi
reciprok fillova intervistimet.
Intervistimet janë bazuar mbi pyetësorë të strukturuar dhe të detajuar që përqendrohen
në katër momente të rëndësishme për të marrë sa më shumë njohuri për: periudhën e
jetës së tyre përpara se të futeshin në institucionet penale për të shpjeguar kështu si
dhe pse ato kanë kryer një vepër të caktuar penale; periudhën e jetës në institucionet e
paraburgimeve dhe të burgjeve shqiptare për të shqyrtuar faktorët që kanë ndikuar
pozitivisht ose negativisht në jetët e tyre sidomos pas lirimit dhe riintegrimit të tyre në
shoqëri, në lidhje me shëndetin, lidhjet familjare, përftimin e shprehive të ndryshme
etj.; periudhën e tretë, atë pas lirimit të tyre nga institucionet penitenciare, për të
studiuar faktorët që kanë ndikuar pozitivisht ose negativisht në rikthimin dhe
riintegrimin e tyre në shoqëri; periudhën e katërt ku shqyrtohet nëse përvoja e këtyre
grave në lidhje me integrimin e tyre mundësisht të suksesshëm u dedikohet faktorëve
socialë dhe personalë të tyre apo faktorëve që kanë ndikuar gjatë periudhës së tyre të
dënimit.
29
Hondagneu – Sotelo, P.: Gratë imigrante dhe puna e paguar shtëpiake: Kërkim, teori dhe aktivizëm;
në Heidi, G. (ed): “Feminizmi dhe ndryshimi social: Ndërthurja mes teorisë dhe praktikës”, Universiteti
i Ilinois, Çikago, SHBA, 1996.
~ 18 ~
Marrja pjesë në intervistimet ishte plotësisht vullnetare. Gratë të cilat kanë pranuar të
jenë pjesë e këtij studimi janë intervistuar në institucionet e paraburgimit dhe burgut
duke ruajtur privatësinë e bisedës dhe të të dhënave për qëllim të këtij punimi.
Gjithsesi, qëllimi është të mblidhet informacion dhe njohuri të bollshme dhe të
gjithanshme për momentet që do të jenë shqyrtim i këtij studimi, në mënyrë që të
arrihet në përfundime të bazuara në praktikën e ofruar të rastit shqiptar rreth tezave të
hedhura për t’u testuar në fillim të studimit. Vlen të theksohet se për të realizuar
qëllimin e këtij punimi janë intervistuar rreth 75% e grave të paraburgosura dhe atyre
të dënuara. Në këtë përqindje përfaqësuese janë përfshirë edhe të gjitha gratë të cilat
kanë përjetuar dhunë sistematike fizike dhe psikologjike në familje dhe në një
moment ato kanë vrarë dhunuesit e tyre. Këtij grupi të grave i është kushtuar
vëmendje e veçantë në këtë punim, ashtu siç u është dhënë rëndësi gjithë grupeve dhe
individëve gra që kanë përjetuar forma të ndryshme të përjashtimit social përpara dhe
gjatë burgosjes.
Intervistat që janë realizuar me përfaqësues që punojnë në sistemin e burgjeve dhe të
drejtësisë penale në përgjithësi, me përfaqësues të institucioneve të tjera dhe shoqërisë
civile të përfshira në programet e integrimit social të grave pas lirimit të tyre, përbëjnë
grupin e dytë të individëve të intervistuar për këtë studim i cili mundëson marrjen e
informacionit gjithëpërfshirës për çështjet që lidhen me nismat, politikat, strategjitë,
masat dhe programet konkrete që kanë qëllim integrimin e këtyre grave në shoqëri si
edhe në marrjen e mendimeve profesioniste për zbatimin dhe efektivitetin e tyre.
Pjesë e metodave të punës është edhe komunikimi zyrtar i vendosur me institucione
qendrore, të tilla si Drejtoria e Policisë së Shtetit (DPSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme
e Burgjeve (DPB). Ky komunikim është realizuar përmes shkresave zyrtare për
mbledhjen e të dhënave zyrtare për çështjet me interes të punimit.
1.3.3.1 Instrumentet e intervistimit
Për këtë punim janë përdorur tri teknika të ndryshme të mbledhjes së të dhënave në
terren: intervistat e thella, pyetësorët dhe vëzhgimi i pjesëmarrësve. Intervistat fillonin
me pyetësorët dhe pastaj vazhdonin me pyetjet e thella.
Pyetësorët shërbyen për të thyer akullin me gratë, si dhe për të krijuar lidhjen mes
pjesës më të përgjithshme të informacionit te pjesa me informacion më shumë
personal që sjellin edhe historitë e veçanta të grave dhe bashkë me to edhe
informacionin më cilësor të të dhënave.
Pyetjet më të thella dhe të hapura përbëjnë edhe pjesën më thelbësore të informacionit
të intervistave ku gratë u pyetën midis të tjerash për:
1. Përvojat e tyre të jetës në familjen e origjinës, gjendjen e tyre familjare,
arsimimin dhe format e punësimit të tyre.
2. Jetën e tyre familjare gjatë martesës (për gratë e martuara), përfshirë
gjendjen e tyre ekonomike, punësimin, angazhimin dhe përgjegjësitë
familjare. Gratë që treguan se kishin qenë viktima të dhunës në familje, u
pyetën për: momentet kur ato kanë përjetuar për herë të parë dhunë në
familje; marrëdhënien e tyre me dhunuesin, përfshirë reagimet e pjesëtarëve
~ 19 ~
të tjerë të familjes; strategjitë që kanë ndjekur për të përballuar, për të
mbajtur në kontroll, për t’i dhënë fund ose për rrugët e shpëtimit nga kjo
dhunë; dhunën e ushtruar nga dhunuesi te pjesëtarët e tjerë të familjes;
ndërhyrjet e mundshme nga persona/institucione jashtë rrethit të ngushtë
familjar; mënyrën e kryerjes së veprës penale.
3. Reagimin dhe trajtimin e tyre gjatë procesit penal duke filluar nga
ndalimi/arrestimi, marrja në pyetje nga punonjësit e policisë, seancat
gjyqësore, shërbimi i mbrojtësit ligjor, reagimi i gjyqtarëve ndaj krimit të
kryer, përjetimet gjatë procesit gjyqësor dhe përjetimet gjatë periudhës së
paraburgimit në pritje të gjykimit.
4. Jetën e tyre në institucionet e mbyllura të paraburgimit dhe burg, dinamikën
e jetës me aktivitetet në institucion, trajtimin e tyre nga personeli i
institucionit, kontaktet me fëmijët dhe familjet/të afërmit, punën që bëhej
në institucionin e mbyllur për përgatitjen e tyre për lirim.
Intervistat janë realizuar në mjediset e regjimeve të brendshme të institucioneve
penale, në kushtet e ruajtjes së të dhënave dhe privatësisë së plotë në përputhje me
kërkesat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Pjesëmarrja në intervista jo
vetëm ishte vullnetare, por, që në fillim, gruas që intervistohej i shpjegohej sërish
qëllimi i intervistës dhe i merrej pëlqimi paraprak për të shqyrtuar historitë e sjella
nga jeta e saj për qëllim të këtij studimi duke i ruajtur anonimatin. Kushtet fizike të
mjedisit ku u kryen intervistat ishin të tilla që stimulonin barazi mes intervistuesit dhe
të intervistuarit, dhe komoditet. Pjesa e intervistës me pyetje të hapura dhe të thella
është regjistruar me pëlqimin e çdo të intervistuare që merrte pjesë vullnetarisht në
intervistim.
Përgjithësisht gratë ishin të gatshme të tregonin historitë e tyre të plota. Shumë prej
tyre janë emocionuar gjatë tregimit të historive të jetës së tyre. Disa të tjera e
përballonin më mirë emocionin. Për të shmangur subjektivitetin e informacionit të
marrë nga intervistat, grave të paraburgosura dhe atyre të dënuara iu kërkua pëlqimi
paraprak që informacioni që ato jepnin për historitë e tyre të veprës penale, të
konsultohej edhe me dosjet e tyre ligjore që mbahen në institucionin penal. Pas
marrjes së këtij pëlqimi nga çdo grua që do të intervistohej, u realizua konsultimi dhe
studimi i dosjeve ligjore të të gjitha grave të intervistuara. Gjithashtu, gjatë periudhës
së vëzhgimit të të intervistuarave iu kushtua vëmendje e madhe bisedave që bënin
gratë mes njëra-tjetrës, për të siguruar se informacioni i dhënë nga ato ishte i
qëndrueshëm. Shpeshherë pjesë të informacionit janë konsultuar edhe me punonjësit
socialë dhe psikologët e institucioneve të mbyllura penale.
~ 20 ~
2.1 Çështjet që trajton ky kapitull dhe burimet e kufizimet
e analizës krahasuese
Në kreun e parë është trajtuar teoria e ndjeshme ndaj gjinisë e cila ka shumë
dimensione dhe adreson faktorë të ndryshëm socialë, si: varfëria, etnia, shtresa
sociale, pabarazia gjinore etj., si edhe faktorë të ndryshëm kulturorë. Ndërhyrjet që
propozon kjo teori, adresojnë çështje të tilla, si: abuzimi, dhuna, marrëdhëniet
familjare, problemet e ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe çrregullimet mendore të
përjetuara nga gratë e dënuara me heqje lirie dhe ofron trajtim dhe mundësi të fitimit
të aftësive të ndryshme te këto gra.
Për të arritur në përdorimin e kësaj teorie në analizimin e situatës specifike të grave të
dënuara me heqje lirie, fillimisht duhet të njihemi me profilin e tyre. Pikërisht kjo
pjesë e punimit analizon karakteristikat e grave të dënuara me heqje lirie, ku
përfshihen gratë e ndaluara/arrestuara, ato që presin gjykimin nga gjykatat përkatëse,
të dënuarat me burgim ose me masa të tjera alternative. Karakteristikat përfshijnë:
llojet e veprave penale për të cilat janë arrestuar ose janë ndaluar nga policia dhe ato
për të cilat kanë marrë vendimet përkatëse me burgim ose dënime të tjera alternative;
moshën, statusin dhe të kaluarën familjare; përgjegjësitë prindërore; arsimimin dhe
punësimin e tyre, historitë e tyre të viktimizimit dhe të traumës, lidhur kryesisht me
përjetimet e tyre sistematike me dhunën fizike dhe/ose psikologjike etj.
Për më tepër, ky kapitull synon të ofrojë një pasqyrë krahasuese të tendencave të
fundit lidhur me tipologjinë e krimeve, praktikat gjyqësore dhe popullatën në burgje
si edhe paraqet një panoramë krahasuese të situatës aktuale dhe të karakteristikave të
grave të dënuara në disa nga vendet europiane.
Analiza krahasuese mes disa vendeve europiane si edhe hulumtimi i të dhënave më të
fundit që vijnë nga Shqipëria, do të mundësojnë të përvijojnë:
ngjashmëritë e mundshme dhe ndryshimet që vihen re nga vendi në vend
lidhur me gratë në sistemin e drejtësisë dhe zhvillimet për sa i takon
burgosjes së grave;
ngjashmëritë dhe ndryshimet lidhur me profilin penal të grave të dënuara;
ngjashmëritë dhe ndryshimet lidhur me profilin sociologjik të grave të
dënuara.
Karakteristikat specifike të grave në konflikt me ligjin që flasin për të kaluarën dhe
formimin e statusit social të tyre, përbëjnë bazën e këndvështrimeve teorike të
~ 21 ~
trajtuara në kreun e parë të punimit. Ato përbëjnë bazën konkrete në punën me këto
gra në kuadër të procesit të rehabilitimit të tyre me format e ndryshme të masave
shtrënguese dhe/ose masave të ndryshme të trajtimit të tyre. Faktorët unikë të trajtuar
në këtë kapitull kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në jetët e grave. Kuptimi i
mirë i tyre do të drejtojë këtë punim drejt sugjerimeve konkrete për përcaktimin e
ndërhyrjeve dhe të programeve që u përshtaten nevojave të grave në sistemin e
drejtësisë penale. Analiza e ndërhyrjeve dhe e programeve të trajtimit për këto gra do
të zërë një kre më vete.
Për sa i takon mbledhjes së të dhënave të detajuara dhe informacionit të grupuar sipas
tematikës së trajtuar në këtë kapitull, vlen të theksohet se për arsye të mungesave të të
dhënave statistikore të detajuara për vende të ndryshme europiane të marra për
krahasim për periudha kohore të njëjta ose për çështje të njëjta që i shërbejnë qëllimit
të këtij studimi, janë marrë parasysh burime të ndryshme informacioni për të
mundësuar analizën krahasuese.
Katër nga burimet kryesore të përdorura janë:
Qendra Ndërkombëtare për Studime në Burgje (International Center for
Prison Studies, ICPS)30
e cila gjeneron të dhëna të përditësuara nga vetë
qeveritë/institucionet e ndryshme shtetërore në gjithë botën të cilat
përpunohen me metodologji shkencore me variabla të ndryshëm.
Këshilli i Europës, SPACE – Statistikat Penale Vjetore të Këshillit të
Europës të viteve të fundit.
Një studim krahasues për gjashtë vendet e Bashkimit Europian “Riintegrimi i
grave dhe burgu” (2005), i ndërmarrë në kuadër të projektit të financuar nga
Komisioni Europian31
. Ky studim ka shërbyer si një pikë reference, pasi ka
paraqitur një analizë krahasuese për disa vende europiane për variablat e
përdorur edhe në këtë studim.
Vjetarët statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë të viteve të fundit32
, raportet
zyrtare të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të viteve të fundit33
dhe të
dhënat e marra nga faqet zyrtare të gjykatës së rrethit Tiranë34
, të dhënat
zyrtare të Policisë së Shtetit për tendencat e kriminalitetit dhe gratë, si
edhe të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe
institucioneve vendore penale. Këto burime zyrtare ishin të domosdoshme
për të dhënë informacion më të detajuar dhe të krahasueshëm me vendet e
tjera europiane.
Megjithëse janë bërë përpjekje të gjenden periudha kohore dhe çështje të përbashkëta
si bazë për analizën krahasuese, për të realizuar një studim me qasje krahasuese ka
vështirësi për arsye se ka ndryshime në organizimin e sistemeve të drejtësisë penale
në vende të ndryshme dhe në mënyrën si mbahen të dhënat statistikore. Shpeshherë të
dhënat e ndjeshme gjinore, të cilat hedhin dritë mbi çështjet gjyqësore, mbi vendimet
për dhënien e dënimeve etj., mungojnë nga organe të tilla të drejtësisë penale, si
gjykatat, prokuroritë.
30
http: //www.prisonstudies.org/info/worldbrief/ 31
Projekti është ndërmarrë në kuadër të aksionit kyç “Përmirësimi i bazës së njohurive social-ekonomike”
të Drejtorisë së Përgjithshme të Punës Kërkimore-Shkencore. 32
Vjetarët statistikorë 2005, 2006, 2008, 2009, 2010 të Ministrisë së Drejtësisë. 33
Raporti zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm 2007, 2008, 2009, 2010, mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë. 34
Janë përzgjedhur vitet 2010 dhe 2011 për të gjitha çështjet penale ku e pandehura ka qenë grua.
~ 22 ~
Në rastin shqiptar të dhëna të tilla për gratë në konflikt me ligjin mungojnë, kështu që
janë marrë të dhëna nga raportet vjetore të prokurorisë ose të dhëna të
fragmentarizuara të Policisë së Shtetit. Ndërsa, në rastin e gjykatave shqiptare, të
dhëna të tilla mungojnë plotësisht, ndaj dhe është menduar të merret një mostër e
vendimeve gjyqësore për efekt analize.
2.2 Gratë në sistemin e drejtësisë penale
Të dhënat zyrtare të integruara dhe të gjeneruara nga burimet e Policisë së Shtetit,
organi i prokurorisë, sistemi gjyqësor dhe nga sistemi i burgjeve shqiptare që
reflektojnë zhvillimet dhe tendencat për gratë në sistemin e drejtësisë penale,
mungojnë, ashtu siç mungojnë edhe studime të mirëfillta shkencore të cilat do të
mund të hidhnin dritë mbi këtë çështje me rëndësi. Për rrjedhojë, për të përftuar një
pasqyrë të plotë të gjendjes së grave në sistemin e drejtësisë penale në vitet e fundit në
vendin tonë, në këtë pjesë të kapitullit do të pasqyrohen referenca te të dhënat e
gjeneruara në raportet zyrtare të institucioneve të lartpërmendura. Sigurisht,
përpunimi dhe analiza e këtyre të dhënave të sjella në këtë kapitull kanë pasur
vështirësi, pasi variablat e gjenerimit të të dhënave për gratë dhe vajzat në konflikt me
ligjin kanë qenë të ndryshme dhe ndonjëherë ka pak të dhëna të detajuara, ka mungesë
të plotë të këtyre të dhënave ose ka mospërputhje mes vetë të dhënave që jepen nga
institucionet e ndryshme ose ndonjëherë edhe nga i njëjti burim.
Mbajtja e të dhënave për secilin institucion veç e veç e bën të pamundur të kuptohet
qartë sa gra dhe vajza janë ndaluar/arrestuar për një vit të caktuar, për sa nga ato ka
filluar një çështje penale, sa prej këtyre çështjeve kanë pushuar ose janë pezulluar, sa
prej tyre janë dënuar, sa prej tyre janë dënuar me burgim dhe sa prej tyre vuajnë
dënimin, përfshirë këtu edhe ato gra dhe vajza që janë në paraburgim. Me gjithë
kufizimet e përmendura këtu, të dhënat e mëposhtme do të mundësojnë një analizë të
situatës në vendin tonë për ta krahasuar atë me disa vende europiane.
2.2.1 Gratë e arrestuara dhe llojet e veprave penale për të cilat dyshohen
Sipas burimeve zyrtare të DPPSH-së, për sa i takon përfshirjes së grave dhe vajzave të
dyshuara për kryerjen e veprave të ndryshme penale, paraqiten këto të dhëna: gjatë vitit
2008 janë implikuar rreth 700 gra dhe vajza; në vitin 2009, rreth 570 gra dhe vajza dhe
për vitin 2010, 580 gra dhe vajza. Bazuar në këto të dhëna përftojmë këtë grafik:
Grafiku nr. 2.1
Burimi: Drejtoria e Policisë së Shtetit, datë 12.10.2011.
~ 23 ~
Më konkretisht, për vitet 2008-2010 gratë dhe vajzat janë dyshuar për këto vepra
penale:
Gjatë vitit 2008 veçojmë si autore të dyshuara për këto vepra penale:
Vepra penale kundër jetës dhe shëndetit – 45 gra (5 për vrasje, 4 për vrasje
të mbetura në tentativë, 4 për plagosje të rëndë dhe 32 për plagosje të
lehtë).
Veprat penale në fushën ekonomiko-financiare – 289 gra.
Vepra penale të trafiqeve të paligjshme – 50 gra.
Vepra penale të kufirit dhe migracionit – 99 gra.
Gjatë vitit 2009 veçojmë si autore të dyshuara për këto vepra penale:
Vepra penale kundër jetës dhe shëndetit – 30 gra (2 për vrasje, 4 për vrasje
të mbetura në tentativë, 4 për plagosje të rëndë dhe 20 për plagosje të
lehtë).
Veprat penale në fushën ekonomiko-financiare – 250 gra.
Vepra penale të trafiqeve të paligjshme – 65 gra.
Vepra penale të kufirit dhe migracionit – 37 gra.
Gjatë vitit 2010 veçojmë si autore të dyshuara për këto vepra penale:
Vepra penale kundër jetës dhe shëndetit – 31 gra (7 për vrasje, 1 për vrasje
të mbetura në tentativë, 6 për plagosje të rëndë dhe 17 për plagosje të
lehtë).
Veprat penale në fushën ekonomiko-financiare – 265 gra.
Vepra penale të trafiqeve të paligjshme – 36 gra.
Vepra penale të kufirit dhe migracionit – 42 gra.
Tabela nr. 2.1
Veprat penale Të rritura
2008 2009 2010
Krime kundër jetës dhe shëndetit 45 30 31
Veprat penale në fushën ekonomiko-financiare 289 250 265
Trafiqet e paligjshme 50 65 36
Vepra kundër kufijve dhe migracionit 99 37 42
Totali35
483 382 374
Burimi: Drejtoria e Policisë së Shtetit, datë 12.10.2011.
Nga informacionet zyrtare që jep DPBSH-ja evidentohet se në të shumtën e rasteve
përfshirja e grave në vepra penale kundër jetës dhe shëndetit ka ardhur si rezultat i
“...një historie shumëvjeçare dhune dhe keqtrajtimesh të përsëritura dhe kryerja e një
vepre të tillë nga këto gra është konsideruar si “e vetmja rrugë” për të shpëtuar nga
35
Numri i përgjithshëm për secilin vit nuk korrespondon me të dhënat e paraqitura nga i njëjti burim.
Kjo për arsye se te të dhënat e detajuara, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka veçuar disa
nga veprat penale duke lënë jashtë disa prej tyre.
~ 24 ~
dhunimi. Vetëm për periudhën janar - qershor 2011 janë kryer 22 vepra penale kundër
jetës dhe shëndetit me autore gratë e dyshuara. Shkaqet e këtyre veprave penale
mbeten të njëjta me atë të periudhës 2008-201036
.
2.2.2 Tendencat kryesore të kriminalitetit te gratë
në procesin e ndjekjes penale
Sipas të dhënave që jep zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në raportet vjetore të viteve
2008-2009-2010 jepet pasqyra e paraqitur nëpërmjet tabelës më poshtë:
Tabela nr. 2.2
Veprat penale Të rritura Të mitura
2008 2009 2010 2008 2009 2010
Krime kundër jetës të kryera me dashje 8 17 11 - - 1
Krime kundër shëndetit të kryera
me dashje
21
4
22
-
-
-
Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe
shëndetin nga ndërprerja e shtatzënisë
ose nga mosdhënia e ndihmës
2
3
2
-
-
-
Krime seksuale 0 0 0 0 0 0
Veprat penale kundër lirisë së personit 1 11 7 - - 1
Trafiqet e paligjshme 0 4 7 0 0 0
Veprat penale të prodhimit, trafikimit,
kultivimit dhe shitjes së narkotikëve
19
18
14
-
-
1
Veprat penale në lidhje me shfrytëzimin
e prostitucionit
38
36
45
-
4
2
Veprat penale në lidhje me korrupsionin 2 0 9 0 0 0
Veprat penale në lidhje me detyrën 22 18 24 0 0 0
Vepra penale në lidhje me pastrimin
e parave
1
1
0
0
0
0
Veprat penale në lidhje me krimin
e organizuar
0
0
0
0
0
0
Veprat penale kundër pasurisë dhe
në sferën ekonomike
37
26
58
4
9
2
Veprat penale në lidhje me mashtrimet 28 34 33 0 0 0
Veprat penale të lidhura me
shkatërrimin e pronës
4
9
5
0
0
0
Veprat penale në fushën e doganave 7 2 9 0 0 0
Veprat penale në lidhje me taksat
dhe tatimet
4
3
3
0
0
0
Veprat penale në lidhje me falsifikimin
e dokumenteve
137
62
59
-
-
2
Veprat penale të falsifikimit
të monedhave dhe letrave me vlerë
0
0
2
0
0
0
Veprat penale në lidhje me zhvillimin
e palejuar të lojërave të fatit
0
1
1
0
0
0
Veprat penale kundër mjedisit 0 0 2 0 0 0
Krime kundër autoritetit të shtetit 15 4 14 0 0 1
36
Informacion zyrtar i DPPSH-së në datë 12.10.2011.
~ 25 ~
Vepra penale kundër rendit dhe
sigurisë publike
47
34
48
1
4
1
Vepra penale kundër drejtësisë * * 39 * * 5
Vepra qe cenojnë regjimin juridik
të tokës
**
**
-
**
**
-
Vepra kundër sekretit dhe kufijve
shtetërore
13
6
-
-
-
-
Totali 406 293 414 5 17 16
Burimi: Raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitet 2008, 2009 dhe 2010.
* Nuk janë paraqitur të dhëna për vitin 2008 dhe vitin 2009, por janë dhënë rritjet në përqindje kur janë krahasuar të tria vitet 2008-2009. Kështu, për vitin 2009, krahasuar me vitin 2008,
raportohet 50% rritje të numrit të femrave të pandehura. ** Në vitin 2009, krahasuar me vitin 2008, ka një rritje 30% të numrit të të pandehurave femra,
por nuk jepen shifra konkrete.
- Nuk janë raportuar të dhëna.
Sa i takon analizës së të dhënave të numrit të përgjithshëm të grave të pandehura për
vitin 2008 përkundrejt vitit 2009 vihet re një ulje e tyre me 72% dhe për vitin 2009
përkundrejt vitit 2010 vihet re një rritje me 141% të numrit të tyre të përgjithshëm.
Me interes është edhe tendenca në rritje e numrit të përgjithshëm e vajzave të mitura
nga vitit 2008 përkundrejt vitit 2009 me 29.4% dhe një tendencë e vogël në ulje
përkundrejt vitit 2010.
Kur analizojmë tendencat kryesore të përfshirjes së grave dhe vajzave në vepra penale
për vitet 2008-2010 vihet re se për këto vepra penale ka rritje si më poshtë, duke i
renditur nga tendencat më të larta tek ato më të ulëtat.
1. Për veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, për vitin 2010 vihet
re një rritje me 46.34% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt
vitit 2008.
2. Për veprat penale në fushën e doganave, për vitin 2010 vihet re një rritje me
28.57% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008,
ndërsa, krahasuar me vitin 2009, numri i grave të pandehura është rritur me 4.5
herë më shumë për vitin 2010.
3. Për veprat penale në lidhje me shfrytëzimin e prostitucionit, për vitin 2010 vihet
re një rritje me 23.68% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt
vitit 2008.
4. Për veprat penale në lidhje me mashtrimet, për vitin 2010 vihet re një rritje me
17.85% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008.
5. Për veprat penale në lidhje me detyrën, për vitin 2010 vihet re një rritje me 9%
të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008.
6. Për krimet kundër shëndetit të kryera me dashje, për vitin 2010 vihet re një rritje
me 4.7% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008,
ndërsa, krahasuar me vitin 2009, numri i grave të pandehura është rritur me 4.5
herë më shumë në vitin 2010.
7. Për veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, për vitin 2010 vihet re një
rritje me 2% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008,
ndërsa, krahasuar me vitin 2009, numri i grave të pandehura është rritur me
28.9% në vitin 2010.
~ 26 ~
8. Për veprat për trafiqe të paligjshme, për vitin 2010 vihet re një rritje me 7 herë
më shumë të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2008
dhe 1.75 herë më shumë përkundrejt vitit 2009.
9. Për veprat penale në lidhje me korrupsionin, për vitin 2010 vihet re një rritje me
4.5 herë më shumë e numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit
2008 dhe 9 herë më shumë përkundrejt vitit 2009.
10. Për veprat penale në lidhje me falsifikimin e dokumenteve, për vitin 2010 vihet
re një ulje me 55.47% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt
vitit 2008 dhe 1.6% ulje të numrit të tyre përkundrejt vitit 2009.
11. Për krimet kundër jetës të kryera me dashje, për vitin 2010 vihet re një ulje me
29.41% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura përkundrejt vitit 2009 dhe
1.5 herë më shumë rritje të numrit të tyre përkundrejt vitit 2008.
12. Për veprat penale të prodhimit, trafikimit, kultivimit dhe shitjes të narkotikëve, për
vitin 2010 vihet re një ulje me 21% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura
përkundrejt vitit 2008 dhe 16.6% ulje të numrit të tyre përkundrejt vitit 2009.
13. Për veprat kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë, për vitin 2009 vihet re një ulje
me 53.84% të numrit të grave dhe vajzave të pandehura në përkundrejt vitit 2008.
Për vitin 2010 krahasimi nuk bëhet i mundur për mungesë të dhënash.
14. Vlen të theksohet se për veprat penale kundër drejtësisë për vitin 2010 është
raportuar një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave të pandehura, 44 të
tilla, ndërkohë që për vitin 2009 është raportuar një rritje me 50% e grave
krahasuar me vitin 2008. Nuk janë dhënë shifra për këto dy vite dhe kjo e bën të
pamundur krahasimin në përqindje për vitin 2010.
Ajo që vihet re nga analiza e tendencave të rritjes ose të uljes së përfshirjes së grave
dhe vajzave në vepra të ndryshme penale për vitet 2008-2010, është fakti se ka një
rritje të ndjeshme për përfshirjen e tyre në vepra penale jo të dhunshme. Ndërsa rritja
e përfshirjes së tyre në vepra penale të dhunshme është në shifra më të ulëta. Të
dhënat që u referohen grave dhe vajzave si të pandehura brenda grupimeve të këtyre
veprave ku përfshihen edhe vepra penale të dhunshme, e bën të pamundur të kuptohet
cilat vepra penale konkrete kanë kryer këto të pandehura, për të evidentuar edhe
brenda këtyre grupimeve natyrën e dhunshme ose jo të tyre. Analiza e të dhënave të
veprave penale të kryera nga gratë e dënuara do të na e mundësojë një argument të
tillë në një pjesë më poshtë në këtë punim.
Po të analizojmë të pandehurit ndër vite, sipas raporteve zyrtare të zyrës së Prokurorit
të Përgjithshëm, rezulton se: në vitin 2006 janë 7721 të pandehur meshkuj; në vitin
2007, 8489 të pandehur ose një rritje prej 9,94% (për qind) në krahasim me vitin
2006; në vitin 2008, 8870 të pandehur ose një rritje prej 4,48% (për qind) në krahasim
me vitin 2007; në vitin 2009, 7555 të pandehur ose një ulje prej 14,82% (për qind) në
krahasim me vitin 2008 dhe në vitin 2010 janë 9425 të pandehur ose një rritje prej
24,75% (për qind) në krahasim me vitin 2009. Për të pandehurat gra, nga të dhënat
statistikore rezulton se: në vitin 2006 janë 455 të pandehura gra; në vitin 2007 janë
523 të pandehura ose një rritje prej 14,94% në krahasim me vitin 2006; në vitin 2008
janë 457 të pandehura ose një ulje prej 12,6% në krahasim me vitin 2007; në vitin
2009 janë 378 të pandehura ose një ulje prej 17,28% në krahasim me vitin 2008 dhe në
vitin 2010 janë 458 të pandehura ose një rritje prej 21,16% në krahasim me vitin 200937
.
37
Disa nga të dhënat për gratë e pandehura në vite nuk përputhen me të dhënat që janë dhënë në
tabelën nr. 2.4 e cila është ndërtuar me të dhënat nga i njëjti burim zyrtar.
~ 27 ~
Për të pandehurit e mitur, nga të dhënat statistikore rezulton se: në vitin 2006
raportohen 431 të mitur të pandehur; në vitin 2007, 580 të mitur të pandehur; në vitin
2008, 889 të mitur të pandehur; në vitin 2009, 665 të pandehur të mitur dhe në vitin
2010, 870 të pandehur të mitur.
Nga 665 të pandehurit e mitur të vitit 2009, 636 janë meshkuj dhe 29 vajza. Në vitin
2008 kishte 18 vajza, pra në 2009-n ka pasur një rritje prej 61,11% të numrit të të
miturave vajza. Në vitin 2010, nga 870 të pandehur të mitur, 853 janë meshkuj, që do
të thotë rritje prej 34,11% në krahasim me vitin 2009 dhe 17 janë femra, që do të thotë
një ulje prej 41,37% në krahasim me vitin 2009.
Të dhënat e mësipërme mund të përmblidhen në tabelën e mëposhtme së bashku me të
dhënat e raportuara në vjetarët statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë:
Tabela nr. 2.3
Personat e dënuar
me heqje lirie 2006 2007 2008 2009 2010
Të pandehur të rritur
Gjithsej
Gra
% e grave dhe vajzave
8176
455
5.56%
9012
523
5.8%
9327
457
4.89%
7933
378
4.76%
9883
458
4.63%
Të pandehur të mitur
Gjithsej
Vajza
% e grave dhe vajzave
431
*
580
*
889
18
2%
665
29
4.36%
870
17
1.95%
Të dënuar
Gjithsej
Gra
% e grave dhe vajzave
6613
533
8%
5678
455
8%
7602
557
7%
7259
515
7%
7854
549
7%
Të dënuar me burgim
(Viti)
Gjithsej
Gratë
% e grave
01/09/2006
3884
130
3.3%
*
*
01/09/2009
4482
123
2.7%
01/06/2010
4711
95
2.0%
Burimet: Raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2010.
Vjetarët statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2006, 2007, 2008, 20092010.
SPACE I, 2009, 2006. Raporte të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
* Nuk janë paraqitur të dhëna për vitin 2008 dhe për vitin 2009, por janë dhënë rritjet në përqindje kur janë krahasuar vitet 2006-2007.
Të dhënat më sipër tregojnë qartë se përqindja e grave dhe e vajzave në të gjitha fazat
e dinamikës penale është shumë e vogël krahasuar me numrin e përgjithshëm të
personave të dënuar me heqje lirie në vite në vendin tonë. Kështu, në fazën e parë të
ndjekjes penale përqindja që zinin gratë përkundrejt numrit të përgjithshëm të të
pandehurve, luhatet nga 4.6% - 5.8% dhe për të miturat kjo përqindje varion nga
1.95% - 4.36% për vitet 2006–2010. Përqindjet e përfshirjes së grave dhe vajzave në
fazën e dënimit me fazën e ndjekjes penale përkojnë, po të shohim se për këtë
~ 28 ~
periudhë përqindja luhatet nga 7-8% e grave dhe vajzave të dënuara përkundrejt
numrit të përgjithshëm të të dënuarve. Përqindja e grave dhe vajzave të dënuara me
burgim dhe ato të paraburgosura bie nga 2-3.3% përkundrejt numrit të përgjithshëm të
personave të dënuar me burgim dhe ata të paraburgosur.
2.2.2.1 Krahasimi i të dhënave në këtë fushë me vendet europiane
Tendencat e mësipërme të sjella nga Shqipëria janë të krahasueshme edhe me vendet
europiane, siç do të shihet edhe më poshtë. Tabela nr. 2.4 është bazuar mbi të dhënat e
kryera në kuadër të studimit krahasues për gjashtë vendet e Bashkimit Europian
“Riintegrimi i grave dhe burgu” (2005). Megjithëse të dhënat u referohen viteve
1999–2003 për këto vende të Bashkimit Europian, përsëri ato janë të vlefshme për
krahasimin e tendencave sa i takon përfshirjes së grave gjatë gjithë fazave të sistemit
të drejtësisë penale.
Tabela nr. 2.4
Personat e dënuar
me heqje lirie Angli & Wells Francë Gjermani Hungari Itali Spanjë
Të arrestuar ose
të dyshuar
(Viti)
Gjithsej
Gratë
% e grave
2001/02
1, 300000
(...)
16%
2001
835, 839
117120
14.0%
2002
2, 326, 149
547, 600
23.5%
2002
121, 885
(...)
(...)
2000
339, 109
45, 885
13.5%
1999
880, 731
(...)
10.0%
Të dënuar
(Viti)
Gjithsej
Gratë
% e grave
2001
1, 349 700
237, 600
17.6%
2000*
580, 039
55, 981
9.7%
2002**
517, 118
95, 103
18.4%
2001
95, 270
(...)
12.0%
2000
308, 300
56849
18.4%
2001
96, 813
6327
6.5%
Të dënuar me
burgim
(Viti)
Gjithsej
Gratë
% e grave
2000
106, 300
8100
7.6%
2000*
99319
4689
4.7%
2002**
42271
(...)
(...)
2000***
11740
684
5.8%
2000
(...)
(...)
(...)
2001
(...)
(...)
(...)
Të burgosur (përfshirë edhe
të paraburgosurit)
(Viti)
Gjithsej
Gratë
% e grave
30/11/02
72, 272
4368
6.0%
01/01/03
49839
1988
4.0%
21/03/03
81.176
3882
4.8%
31/12/02
17838
1088
6.1%
31/12/02
55670
2380
4.3%
31/12/02
51454
4109
8.0%
Burimi: “Riintegrimi i grave dhe burgu” (2005) (...) Nuk ka të dhëna
* Të dhënat për gjithë Francën për të dënuarit; Franca metropolitane për të dhënat për të dyshuarit
dhe të dënuarit me burgim.
** Gjermania Perëndimore për popullatën e dënuar; e gjithë Gjermania për të dyshuarit dhe të
dënuarit me burgim.
*** Hungaria: të dhënat përfshijnë vetëm ato për të dënuarit e rritur të dënuar me burgim.
~ 29 ~
Të dhënat në tabelë, megjithëse vijnë nga një periudhë e ndryshme kohore krahasuar
me të dhënat që vijnë nga Shqipëria, tregojnë tendencën që vihet re në politikat e
drejtësisë penale të këtyre vendeve dhe bëjnë të mundur krahasimin në këtë aspekt me
rastin shqiptar. Kështu, në pothuajse të gjitha vendet europiane mund të shihet qartë
se përqindja e grave dhe vajzave të dënuara me burgim është më e vogël se përqindja
e atyre të dënuara dhe se përqindja e të burgosurave është edhe më e vogël krahasuar
me dy treguesit e tjerë. Përjashtim bën Spanja, e cila ka pothuajse të njëjtën përqindje
të grave dhe vajzave të dënuara me ato të burgosura. Vlen të theksohet se edhe nga të
dhënat që pasqyrohen në tabelën nr. 5 më poshtë, vihet re se Spanja ka një përqindje
të popullatës së grave në burgje nga më të lartat në Europë. Në rastin e Shqipërisë,
tendencat e sipërpërmendura janë të ngjashme me ato që vihen re edhe në vendet
europiane.
2.2.3 Tendencat e kriminalitetit të grave në proceset gjyqësore
dhe politika penale ndaj tyre
Për të plotësuar pasqyrën e dinamikës së drejtësisë penale, në paragrafët e mëposhtëm
do të sillen për analizë të dhëna të ndryshme që lidhen me vendimet e gjykatës së
rrethit gjyqësor Tiranë dhe, më pas, edhe të gjykatës së shkallës së parë të krimeve të
rënda. Periudha e studimit të çështjeve penale ka qenë viti 2010 dhe një periudhë e
konsiderueshme kohore e vitit 2011. Këto të dhëna u përfshinë për të kuptuar
tendencat kryesore që vihen re në dinamikën e dhënies së drejtësisë dhe politikës
penale. Duhet theksuar se nuk ka studime ose raporte zyrtare për politikën penale në
dhënien e drejtësisë nga organet gjyqësore për të pasqyruar në mënyrë të plotë
situatën për dënimet, nëse këto dënime kanë qenë efektive, çfarë efektesh
rehabilituese kanë pasur ato etj. Raporte ose studime të tilla do të mundësonin
krahasimet për periudha të gjata kohore si edhe do të bënin të mundur analizën për të
dhënat për gratë e pandehura në procesin gjyqësor, krahasuar me burrat në proces
gjyqësor duke nxjerrë në pah karakteristikat për secilin grup. Gjithsesi, duke marrë
parasysh kufizimet për të bërë analiza të tilla, të dhënat e mëposhtme japin një
panoramë të grave të pandehura në çështjet penale dhe të dhëna që lidhen me
politikën penale e bërë nga gjyqtarët në dhënien e drejtësisë për çështjet konkrete që
sillen në vëmendje të lexuesit.
2.2.3.1 Gratë në çështjet e gjykuara nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë
Për vitin 2010 janë gjykuar 35 çështje penale me 36 gra si të pandehura dhe për
periudhën janar tetor 2011 janë gjykuar 40 çështje penale me 45 gra si të pandehura
nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Vihet re një rritje e numrit të çështjeve penale
me gra si të pandehura. Më poshtë paraqiten të dhëna të ndryshme që lidhen me
profilin e grave dhe politikën penale të ndjekur nga gjyqtarët për të dyja periudhat
kohore në shqyrtim.
Mosha
Siç vihet re nga të dhënat e paraqitura në tabelën e mëposhtme për moshën e grave të
pandehura gjatë vitit 2010, 55,5% e numrit të përgjithshëm të grave i përkasin moshës
së thyer 55-65 vjeç; 16,6% e numrit të përgjithshëm të grave i përkasin moshës së
mesme 45-55 vjeç; 13,8% e numrit të përgjithshëm të grave i përkasin moshës
~ 30 ~
25-35 vjeç; 8.3% e numrit të përgjithshëm të grave i përkasin moshës 35-45 vjeç dhe
vetëm 5.5% e numrit të përgjithshëm të grave i përkasin moshës së re 18-25 vjeç.
Thënë ndryshe, një pjesë e konsiderueshme e grave të pandehura i përkasin moshës së
thyer. Kjo tendencë është karakteristikë e profilit të grave në konflikt me ligjin në
Shqipëri. Ndërsa mosha e grave të pandehura për vitin 2011 rezulton të jetë më e
larmishme se ajo e një viti më parë. Të dhënat tregojnë se 37,7% e grave i takojnë
moshës 55-65 vjeç, 22,2% të tyre i takojnë moshës 25-35 vjeç duke evidentuar një
rritje të ndjeshme të numrit të grave të kësaj moshe krahasuar me vitin 2010, 15,5%
janë gra të moshës 45-55 vjeç, 13.3% i takojnë moshës 35-45 vjeç dhe 11,1% e tyre i
përkasin moshës më të re 18-25 vjeç. Për këtë grup-moshë është rritur, gjithashtu,
numri i grave të pandehura për 10 muajt e parë të 2012-s.
Mosha Viti 2010 Janar-tetor 2011
55-65 vjeç 20 gra 17 gra
45-55 vjeç 6 gra 7 gra
35-45 vjeç 3 gra 6 gra
25-35 vjeç 5 gra 10 gra
18-25 vjeç 2 gra 5 gra
Arsimimi
Sa i takon arsimimit të grave të pandehura, të dhënat e tabelës më poshtë tregojnë se
pjesa më e madhe e tyre ka vetëm arsimin 8-vjeçar (37.9% e numrit të tyre për të cilat
kemi të dhëna) ose nuk e ka mbaruar atë (13,7%); 20.6% të tyre kanë mbaruar arsimin
e mesëm (6.8% nuk kanë përfunduar arsimin e lartë) dhe vetëm 17,2% kanë përfunduar
arsimin e lartë. Pra, pjesa më e madhe e grave të pandehura kanë arsimin elementar
dhe vetëm pak prej tyre kanë arsimin e mesëm ose të lartë.
Për dhjetëmujorin e vitit 2011 numri i grave të pandehura me arsim të lartë është rritur
ndjeshëm, me 40%, rritje kjo e dukshme edhe përkundrejt vitit 2010; 15,5% e tyre ka
mbaruar shkollën e mesme, 11,1% e tyre nuk kanë përfunduar arsimin 8-vjeçar, 4,4%
nuk kanë përfunduar të mesmen dhe 2.2% të tyre nuk kanë mbaruar arsimin e lartë
dhe po kaq janë pa arsim. Për 15.5% të tyre nuk ka të dhëna.
Arsimi Viti 2010 Viti 2011
8- vjeçar 11 gra 4 gra
Nuk ka përfunduar arsimin 8- vjeçar 4 gra 5 gra
Nuk ka përfunduar arsimin e mesëm 1 grua 2 gra
Arsimi i mesëm 6 gra 7 gra
Nuk kanë përfunduar arsimin e lartë 2 gra 1 grua
Arsimi i lartë 5 gra 18 gra
Pa arsim 0 1 grua
Nuk ka të dhëna 7 gra 7 gra
Gjendja civile
Tabela më poshtë tregon se 70,9% e numrit të grave për të cilat kemi të dhëna për
vitin 2010, janë të martuara. 80% e tyre kanë nga dy e më shumë fëmijë, pra janë gra
me përgjegjësi familjare dhe prindërore. Për periudhën e caktuar në vitin 2011 vihet re
~ 31 ~
një dyfishim i numrit të grave të pandehura beqare që zënë 27,5% të grave për të cilat
kemi të dhëna. Gratë e martuara zënë 66,9% nga të cilat më shumë se 70% kanë dy
ose më shumë fëmijë.
Gjendja civile Viti 2010 Viti 2011
E martuar 22 gra 24 gra
Beqare 5 gra 10 gra
E divorcuar 1 grua 1 grua
E ve 3 gra 1 grua
Nuk ka të dhëna 5 gra 9 gra
Gjendja ekonomike
Sipas të dhënave të tabelës së mëposhtme 91,6% e grave të pandehura për vitin 2010
janë të papuna dhe rreth 41% e tyre janë pa pension. Të gjitha gratë e papuna nuk
rezultojnë të përfitojnë përkrahje sociale. Pothuajse të gjitha gratë vijnë nga familje
me probleme të thella ekonomike, përveç përgjegjësive të tyre prindërore. Të dhënat e
mbledhura për këtë tregues për gratë e pandehura për periudhën e vitit 2011 janë më
të pakta dhe nuk mundësohet nxjerrja e disa përfundimeve, megjithatë vihet re
tendenca që shumica e grave janë të papuna dhe vijnë nga familje me probleme të
shumta ekonomike.
Gjendja ekonomike Viti 2010 Viti 2011
E papunë 22 gra 15 gra
E punësuar 2 gra 2 gra
Të tjera (studente/pensioniste) 0 2 gra
Nuk ka të dhëna 12 gra 26 gra
Gjendja gjyqësore
Dukuria e recidivizmit te këto gra të pandehura nuk është e përhapur, pasi pjesa më e
konsiderueshme e tyre (85,7%) janë dënuar për herë të parë dhe vetëm 16.6% të tyre,
për të cilat kemi të dhëna për vitin 2010, janë përsëritëse të veprave penale. Edhe për
vitin 2011, 97.5% e grave të pandehura janë të padënuara më parë, fakt i cili tregon se
numri i përsëritëseve të veprave penale mbetet ende shumë i vogël.
Gjendja gjyqësore Viti 2010 Viti 2011
E padënuar më parë 30 gra 39 gra
E dënuar 5 gra 1 grua
Nuk ka të dhëna 1 grua 5 gra
Akuzat
Vepra penale e kryer nga 61,1% e grave të pandehura është ajo e “mashtrimit”, 13,8%
e tyre kanë kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe 11,1% kanë
kryer veprën penale të “vjedhjes”, ndërsa veprat e tjera penale, ashtu siç edhe janë
~ 32 ~
paraqitur në tabelën e mëposhtme, zënë një përqindje të vogël. Gjithashtu, vlen të
theksohet se gratë e pandehura akuzohen për kryerjen e veprave penale përgjithësisht
jo të dhunshme.
Vlen të analizohen të dhënat e periudhës 10-mujore të vitit 2011, sipas të cilave
shohim një ulje të ndjeshme të përfshirjes së grave të pandehura për vepra penale, si
“mashtrimi” dhe kemi një rritje të përfshirjes së tyre në vepra penale që lidhen me
“shpërdorimin e detyrës”, krahasuar me vitin 2010. Gjithashtu, vihet re rritja e gamës
së akuzave me vepra të reja penale krahasuar me akuzat e ngritura për gratë gjatë vitit
2010. Më konkretisht, 28,8% e grave akuzohen për “mashtrim”, 20% e tyre akuzohen
për “shpërdorim detyre” dhe 13,3% e tyre akuzohen për disa vepra penale
njëkohësisht një pjesë e të cilave ka natyrë të dhunshme. Akuzat e veprave të tjera
penale zënë një përqindje më të vogël.
Lloji i veprës penale Viti 2010 Viti 2011
Mashtrim 22 gra 13 gra
Falsifikim dokumentesh 5 gra 1 grua
Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror 1 grua 0
Kallëzim i rremë 1 grua 1 grua
Shpërdorim detyre 1 grua 9 gra
Vjedhje 4 gra 3 gra
Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor 1 grua 0
Plagosje e lehtë me dashje 1 grua 0
Mosdhënia e mjeteve për jetesë 0 1 grua
Shkatërrim i pronës 0 2 gra
Prostitucion 0 2 gra
Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike 0 1 grua
Dhunim banese 0 1 grua
Shpifje 1 grua
Kombinim i veprave penale38
0 6 gra
Vetëgjyqësi 0 1 grua
Dhënie e urdhrave arbitrarë 0 1 grua
Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave
që ushtrojnë funksione publike
1 grua
Largimi nga vendi i aksidentit 0 1 grua
Masa e sigurisë
Gjatë vitit 2010 51,7% e grave të gjykuara jo në mungesë kanë pritur vendimin e
gjykatës së rrethit gjyqësor të Tiranës në paraburgim, me masë “arrest me burg pa
afat”, një përqindje kjo relativisht e lartë duke marrë parasysh se veprat penale për të
38
P.sh.: “Vrasje me paramendim në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me
eksploziv në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ose
“Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë”,
“Goditje për shkak të detyrës”, “Fyerje për shkak të detyrës” ose “Largim nga vendi i aksidentit” dhe
“Drejtim i automjetit pa dëshmi".
~ 33 ~
cilat akuzohen se kanë kryer gratë e pandehura janë të natyrës jo të dhunshme dhe për
një pjesë të mirë të tyre është përdorur si rrethanë lehtësuese fakti që rrezikshmëria e
tyre është vlerësuar e ulët; një pjesë e mirë e tyre kanë pasur përgjegjësi familjare dhe
mbi të gjitha përgjegjësi prindërore si edhe probleme të ndryshme shëndetësore për
arsye të moshës së tyre të thyer.
Gjatë periudhës përkatëse për vitin 2011 68,5% e grave të gjykuara jo në mungesë
janë hetuar dhe kanë pritur vendimin e gjykatë së rrethit gjyqësor të Tiranës në
gjendje të lirë, ndërsa 31,5% e tyre kanë qenë në pritje të vendimit të gjykatës në
paraburgim. Rezulton se gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë këtë vit ka përdorur më pak
masën “arrest me burg pa afat” krahasuar me vitin 2010, por, gjithsesi, vlen të
theksohet se edhe për rastet kur gjykata ka dhënë masë arresti pa afat, në disa nga këto
raste është shprehur se e pandehura ka pasur rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe/ose ka
përmendur të tjerë faktorë që klasifikohen si rrethana lehtësuese etj.
Masa e sigurisë Viti 2010 Viti 2011
Gjykuar në gjendje të lirë 14 gra 24 gra
Gjykuar në mungesë 7 gra 10 gra
Masë arresti me burg 15 gra 11 gra
Rrethana lehtësuese
Nga 35 çështje për vitin 2010 vetëm në tri raste gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë nuk
ka marrë parasysh rrethana lehtësuese. Në 32 çështje janë marrë rrethana të ndryshme
lehtësuese të lidhura me situatën e veçantë për secilën të pandehur. Ndërsa nga 40
çështje për vitin 2011, në 31 prej tyre gjykata ka marrë parasysh rrethana të ndryshme
lehtësuese.
Disa nga rrethanat lehtësuese të cilat janë përdorur shpesh nga gjyqtarët, janë:
mosha e thyer;
rrezikshmëria e vogël shoqërore;
pranimi i akuzës dhe pendimi i thellë;
gjendja shumë e vështirë ekonomike: e papunë, pa pension dhe pa asnjë
përkrahje financiare;
e padënuar më parë;
e pastrehë;
gjendja shëndetësore me probleme;
nënë me fëmijë, në shumë raste nënë me fëmijë të mitur, me bashkëshortin
dhe/ose ndonjë nga fëmijët invalidë të plotë etj.;
dëmi material është i vogël;
dëmi është zëvendësuar;
vepra ishte në tentativë;
gjendja e rëndë psikologjike e së pandehurës;
roli i së pandehurës si ndihmëse;
dëmtime të lehta të të dëmtuarit.
~ 34 ~
Dënimi i kërkuar nga prokuroria
Në 19 raste ose në 52,7% të rasteve, dënimi që ka kërkuar prokurori i çështjes, është i
njëjtë me atë që ka dhënë gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Në 47,2% të rasteve të
mbetura, dënimi i kërkuar nga prokurori i çështjes është më i ashpër se ai i dhënë
gjykata. Për vitin 2011 prokuroria ka kërkuar të njëjtin dënim me gjykatën në 11
çështje ose në 24,4% të rasteve, ndërsa në pothuajse të gjitha çështjet e mbetura
dënimi i kërkuar nga prokuroria ka qenë më i ashpër. Vlen të përmendet fakti se 9 gra,
për të cilat janë kërkuar dënime të ndryshme penale nga gjoba deri te dënimet me
burgim, gjykata i ka gjetur të pafajshme.
Mbrojtja ligjore
Gjatë vitit 2010 33,3% e grave të pandehura janë përfaqësuar vetë në çështjet e tyre
gjyqësore, 22.2% kanë pasur avokat kryesisht të caktuar nga gjykata e rrethit gjyqësor
të Tiranës, pjesa e mbetur janë përfaqësuar nga avokatë personalë. Ndërsa, për
periudhën dhjetëmujore të vitit 2011, në 52,5% të rasteve gratë e pandehura janë
përfaqësuar nga avokatë personalë, në 27,5% me avokat të caktuar kryesisht nga
gjykata dhe vetëm në 10% të rasteve janë përfaqësuar vetë. Kjo tregon se një pjesë e
mirë e grave kanë pasur mundësinë të paguajnë një avokat personal për përfaqësim në
gjykatë. Gjithsesi mbetet një përqindje e mirë e grave që nuk kanë mundësi
ekonomike për të gjetur një avokat të tillë.
Mbrojtja ligjore Viti 2010 Viti 2011
Pa avokat 12 çështje 4 çështje
Avokat personal 15 çështje 23 çështje
Avokat kryesisht 8 çështje 11 çështje
Nuk ka të dhëna 0 2 çështje
Vendimet/Dënimet e dhëna nga gjykata
Sipas të dhënave të paraqitura në tabelën e mëposhtme rezulton se, për vitin 2010,
gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dhënë 19 dënime me gjobë, 8 dënime alternative
të dënimit me burgim dhe 6 raste dënim me burgim. Pra, tendenca ka qenë që, nga 35
raste në gjykim, 54,2% të dënimeve janë me gjobë dhe 22,8% janë vendime të
alternativave të dënimit me burgim. Ndërsa për periudhën dhjetëmujore të vitit 2011
gjykata ka dhënë 21 dënime me gjobë dhe 8 vendime të alternativave të dënimit me
burgim dhe vetëm një rast ka qenë dënim me burgim. Vlen të theksohet se kjo
tendencë për dhënie të dënimeve të tjera përveç atij me burgim është rritur dhe është
për t’u përshëndetur. Megjithatë, pa dashur të paragjykohen vendimet e dhëna nga
gjykata në rastet e dënimeve me gjobë, sugjerohet se do të ishte mirë të shikohen
mundësitë e dhënies së dënimeve alternative të dënimit me burgim, pasi pothuajse
pjesa më e madhe e grave të pandehura vijnë nga një e kaluar me probleme të thella
ekonomike dhe aplikimi i dënimeve alternative të tilla, si punë në interes publik etj.,
është më i përshtatshëm për to sesa pagesa e gjobave të dhëna si forma dënimi.
~ 35 ~
Lloji i veprës penale Viti 2010 Viti 2011
Mashtrim 15 raste gjobë dhe ulje e 1/3 të
dënimit
2 raste disa muaj me burgim, ulje
me 1/3 e dënimit dhe aplikim i
pezullimit të dënimit me burgim
për një periudhë disavjeçare
1 rast disa muaj me burgim, ulje
me 1/3 e dënimit
2 raste dënim me burgim
2 raste me dënim me gjobë
7 raste gjobë dhe ulje e 1/3 të
dënimit
1 rast disa muaj me burgim,
ulje me 1/3 e dënimit dhe
aplikim i pezullimit të
dënimit me burgim për një
periudhë disavjeçare
5 raste me dënim me gjobë
Falsifikim
dokumentesh 1 rast dënim me burgim dhe ulje
me 1/3 e dënimit
4 raste dënim me burgim, gjobë
dhe ulje me 1/3 e dënimit dhe
aplikim i dënimit qëndrim në
shtëpi/pezullim dënimi
1 rast e pafajshme
Kalim të paligjshëm
të kufirit shtetëror 1 rast gjobë dhe ulje e 1/3 së
dënimit
Nuk ka raste
Kallëzim i rremë 1 rast e pafajshme 1 rast dënim me gjobë dhe
ulje me 1/3 e dënimit
Shpërdorim detyre 1 rast e pafajshme 6 raste e pafajshme
2 raste pushim çështjeje
Vjedhje 1 rast dënim me burgim39
2 raste dënim me burgim, ulje me
1/3 e dënimit dhe aplikim i vënies
në provë
1 rast dënim me burgim dhe ulje
me 1/3 e dënimit
3 raste dënim me burgim,
ulje me 1/3 e dënimit dhe
aplikim i vënies në provë
Kombinim
i veprave penale
Nuk ka raste 2 raste40
dënim me burgim,
ulje me 1/3 e dënimit dhe
aplikim i vënies në provë
1 rast41
dënim me gjobë
2 rast42
dënim me burgim dhe
gjobë si dhe aplikim të 1/3
ulje dënimi.
1 rast43
disa vite dënimi me
burgim
1 rast44
dënim me gjobë dhe
ulje me 1/3 e dënimit.
Prostitucion Nuk ka raste 1 rast dënim me burgim, ulje
me 1/3 e dënimit dhe aplikim
i vënies në provë
1 rast dënim me gjobë dhe
ulje me 1/3 e dënimit.
39
Vjedhje e një frigoriferi dykatësh dhe një sobe me furrë elektrike nga qiradhënësi. 40
“Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre” dhe rasti
tjetër “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”. 41
“Dhunim banese” dhe “Fyerje më tepër se një herë”. 42
Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë”
dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumenteve”. 43
“Shkatërrim i pronës me eksploziv në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve
luftarake dhe municionit”. 44
“Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjetit pa dëshmi”.
~ 36 ~
Shkelje të rregullave
të qarkullimit rrugor 1 rast dënim me gjobë dhe 1/3 ulje
dënimi
Nuk ka raste
Plagosje e lehtë me
dashje 1 rast pushim çështjeje Nuk ka raste
Shkatërrim i pronës Nuk ka raste 1 rast dënim me gjobë dhe
ulje me 1/3 e dënimit.
1 rast dënim me gjobë
Vetëgjyqësi Nuk ka raste 1 rast dënim me gjobë dhe
ulje me 1/3 e dënimit.
Dhënie e urdhrave
arbitrarë
Nuk ka raste Pushim çështjeje
Ushtrim të ndikimit të
paligjshëm ndaj
personave që ushtrojnë
funksione publike
Nuk ka raste 1 rast dënim me burgim, ulje
me 1/3 e dënimit dhe aplikim
i vënies në provë
Përdorim me
keqdashje i thirrjeve
telefonike
Nuk ka raste 1 rast dënim me gjobë
Shpifje Nuk ka raste 1 rast e pafajshme
Mosdhënie e mjeteve
për jetesë
Nuk ka raste 1 rast e pafajshme
Largim nga vendi i
aksidentit
Nuk ka raste 1 rast dënim me gjobë dhe
ulje e dënimit me 1/3
2.2.3.2 Gratë në çështjet e gjykuara nga gjykata e shkallës së parë
të krimeve të rënda
Në paragrafët e mëposhtëm paraqiten edhe të dhënat e çështjeve ku të pandehura janë
gra të gjykuara nga gjykata e shkallës së parë e krimeve të rënda për tri vitet
2008–2010 dhe për periudhën janar-gusht 2011. Për vitin 2008 gjykata ka gjykuar tri
çështje. Po kaq çështje janë gjykuar për vitin 2009, 2 çështje për vitin 2010 dhe 6
çështje për periudhën e sipërpërmendur për vitin 2011. Vihet re një rritje e ndjeshme e
numrit të çështjeve penale me gra të pandehura të gjykuara nga kjo gjykatë.
Mosha
Ajo që bie në sy për moshën e grave të pandehura është që gjatë këtyre katër viteve të
fundit janë grup-moshat e reja ato që mbizotërojnë. Nga 16 gra të pandehura, që është
numri i përgjithshëm, 14 prej tyre u përkasin grup- moshave 18-25 vjeç, 25-35 vjeç
dhe 35-45 vjeç, ku peshën më të madhe e mbajnë moshat 18-25 dhe 25-35 vjeç
(62.5% e numrit të përgjithshëm), siç pasqyrohet edhe në tabelën më poshtë. Kjo
tendencë e përfshirjes së grave në moshë të re si të pandehura në vepra penale është
theksuar sidomos gjatë vitit 2011.
Mosha Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Janar-gusht 2011
55-65 vjeç 0 0 1 grua45
0
45-55 vjeç 0 0 0 1 grua
35-45 vjeç 1 grua 2 gra 0 1 grua
25-35 vjeç 2 gra 2 gra 1 gra 2 gra
18-25 vjeç 0 0 0 3 gra
45
Një grua me kombësi të huaj rreth 66 vjeç.
~ 37 ~
Arsimimi
Numri i grave që kanë përfunduar arsimin e mesëm përbëjnë grupin më të madh të
grave gjatë këtyre katër viteve të fundit dhe më pas vijnë gratë që kanë përfunduar
arsimin e lartë.
Arsimi Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Janar-gusht
2011
8-vjeçar 1 0 0 2 gra
Nuk ka përfunduar arsimin 8-vjeçar 0 0 0 0
Nuk ka përfunduar arsimin e mesëm 0 0 0 0
Arsimi i mesëm 2 gra 1 grua 1 grua 2 gra
Nuk ka përfunduar arsimin e lartë 0 1 grua 0 0
Arsimi i lartë 0 0 0 2 gra
Pa arsim 0 0 0 0
Nuk ka të dhëna 0 3 gra 1 grua 0
Gjendja civile
Numri i grave beqare dhe të martuara për të cilat ka të dhëna për këto vitet e fundit ka
qenë pothuajse i barabartë me një tendencë në rritje për vitin 2011, siç paraqitet dhe
më poshtë.
Gjendja civile Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Janar-gusht
2011
E martuar 1 0 1 2
Beqare 1 1 0 2
E divorcuar 0 0 0 1
E ve 0 0 0 0
Nuk ka të dhëna 0 3 1 2
Gjendja ekonomike, gjendja gjyqësore, mbrojtja ligjore
dhe masa e sigurisë
Dy nga tri gratë e pandehura gjatë vitit 2008 kanë qenë të vetëpunësuara dhe për
njërën prej tyre nuk ka të dhëna. Përveç një të dhëne që kemi për një nga gratë e cila
vazhdon studimet e larta dhe, për rrjedhojë, nuk është e punësuar për vitin 2009, nuk
disponohen të dhëna të tjera sa i takon gjendjes së tyre ekonomike, ndaj dhe është e
vështirë të nxjerrësh përgjithësime sa i takon këtij treguesi.
Me përjashtim të një rasti për të cilin nuk kemi të dhëna, të gjitha gratë e tjera të
pandehura gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë qenë të dënuara më parë. E njëjta gjë
mund të thuhet për përfaqësimin e tyre ligjor në gjykatë: të gjitha gratë për të cilat ka
të dhëna kanë pasur avokat personal si përfaqësues të tyre ligjor. Sa i takon masës së
sigurisë të marrë nga gjykata, përveç dy rasteve në të cilat gratë e pandehura janë
gjykuar në gjendje të lirë, për të gjitha rastet e tjera ato kanë pritur vendimin e
gjykatës nën masën “arrest me burg pa afat”.
~ 38 ~
Akuzat, rrethanat lehtësuese, dënimi i kërkuar nga prokuroria
dhe masa e dënimit e gjykatës
Nga 14 çështjet e gjykuara, 6 nga akuzat e ngritura janë “Trafikim i narkotikëve,
i kryer në bashkëpunim”, një prej të cilave e mbetur në tentativë. Çështjet e tjera janë
lidhur me akuza të ndryshme, siç paraqiten edhe në tabelën e mëposhtme. Vetëm në
një rast gjykata ka dhënë pezullim dënimi dhe vënie në provë të së pandehurës, pra
është një përdorim shumë i ulët i këtyre masave nga ana e gjykatës. Nga 14 çështjet e
gjykuara, vetëm për dy prej tyre kemi të dhëna për rrethanat lehtësuese që ka marrë
parasysh gjykata, të tilla si gjendja e keqe ekonomike e së pandehurës dhe, në rastin
tjetër, fakti që e pandehura kishte një të mitur në përgjegjësinë e saj; megjithëse janë
evidentuar këto rrethana lehtësuese, dënimi që ka dhënë gjykata është i njëjtë me atë
që ka kërkuar prokurori i çështjes. Nga 14 çështjet e gjykuara, 6 herë prokuroria ka
kërkuar një dënim më të lartë se ai që ka dhënë përfundimisht gjykata, ndër të cilat
është edhe një rast ku gjykata e ka deklaruar të pandehurën të pafajshme.
Lloji
i veprës penale Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011
Trafikim i
narkotikëve, i kryer
në bashkëpunim
1 rast 10 vjet burgim
1 rast 10 vjet burgim
dhe ulje me 1/3
e dënimit.
1 rast 10 vjet me
burgim dhe ulje
me 1/3 e dënimit.
1 rast 12 vjet
burgim dhe ulje
dënimi me 1/3
1 rast 7 vjet
burgim
1 rast 9 vjet
burgim dhe ulje
me 1/3 e dënimit
Trafikim i të
miturve
1 rast 7 vjet burgim
dhe ulje me 1/3
e dënimit.
Nuk ka raste Nuk ka raste Nuk ka raste
Shtrëngim me anë
të kanosjes ose
dhunës për dhënien
e pasurisë në
bashkëpunim
Nuk ka raste 1 rast 11 vjet
burgim dhe ulje
dënimi me 1/3
Nuk ka raste 1 rast disa vjet46
burgim dhe gjobë
2 raste disa vjet
burgim, gjobë,
pezullim i
dënimit dhe vënie
në provë
Vjedhje me dhunë
në bashkëpunim
Nuk ka raste Nuk ka raste Nuk ka raste 1 rast
e pafajshme
Prodhim dhe shitje
e narkotikëve
Nuk ka raste Nuk ka raste Nuk ka raste 1 rast 7 vjet
burgim dhe ulje
dënimi me 1/3
Kërkim ose marrje e
shpërblimeve për
procedurat e
birësimit në
bashkëpunim
Dhënie ndihme për
kalim të paligjshëm
të kufirit në
bashkëpunim
Nuk ka raste 2 raste disa vite
burgim dhe gjobë
Nuk ka raste Nuk ka raste
Heqje e paligjshme
e lirisë, vetëgjyqësi
Nuk ka raste Nuk ka raste Nuk ka raste 1 rast disa vjet
burgim dhe gjobë
46
Aty ku nuk janë specifikuar vitet e sakta të dënimit, ai ka qenë nga katër e më pak vite dënimi me
burgim.
~ 39 ~
2.2.4 Tendencat kryesore të kriminalitetit në sistemin e burgjeve
dhe vendin që zënë gratë e dënuara
Pjesë e grave në konflikt me ligjin janë dhe gratë e paraburgosura të cilat presin
gjykimin e formës së prerë nga gjykatat përkatëse dhe ato të dënuara në kujdesin e
sistemit të burgjeve. Në këtë pjesë të punimit ravijëzohen tendencat e kriminalitetit
bazuar mbi të dhënat zyrtare që vijnë nga sistemi i burgjeve në Europë, përfshirë dhe
vendin tonë. Për më tepër, kjo pjesë e punimit përqendrohet te treguesit kryesorë të
profilit të grave në sistemin e burgjeve të cilët lidhen drejtpërdrejt me këndvështrimet
teorike të qasjes së ndjeshme ndaj gjinisë. Këto të dhëna do të ndihmojnë analizën që
do të bëhet në kapitujt vijues.
Fillimisht, të dhënat për popullatën e burgjeve në Europë dhe në Shqipëri ofrojnë
panoramën e gjerë të tendencave të kriminalitetit dhe, më pas, vëmendja përqendrohet
te popullata e grave në sistemin e burgjeve dhe na mundëson të kuptojmë vendin që
zënë gratë në popullatën e burgjeve.
2.2.4.1 Tendencat dhe të dhënat kryesore për burgjet në Europë
përfshirë Shqipërinë
Më konkretisht, grafiku nr. 2.2 më poshtë paraqet gjendjen e popullatës totale në
burgjet e Europës për të kuptuar edhe përqindjen që zënë gratë në burgje në total për
secilin nga këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjithashtu, më poshtë do të gjeni
edhe grafikun nr. 2.3 që tregon raportin e popullatës në burgjet europiane, krahasuar
me totalin e popullatës në secilin vend, i cili është një tregues i tendencës së
kriminalitetit në shtetet europiane. Referuar këtyre të dhënave, Shqipëria radhitet e
31-ta nga 57 vende gjithsej të Europës për sa i takon popullatës në burgje dhe e 22-ta
nga 56 vende të Europës me raportin e popullatës në burgje 147/100000 banorë
përkundrejt popullatës në përgjithësi, e vlerësuar 3.2 milionë banorë sipas vlerësimit
të Eurostat në vitin 2010.
~ 40 ~
0 90000 180000
RusiUkraine
TurqiAngli & Wells
PoloniFranceSpanje
GjermaniItali
BjellorusiRumaniGjeorgji
Rep. CekeAzerbajxhan
HungariHolande
PortugaliSerbiGreqi
BelgjikeSllovakiLituani
BullgariAustriSkociSuedi
LetoniMoldavi
ZvicerKroaci
ShqiperiArmeniIrlande
DanimarkeNorvegji
EstoniFinlande
MaqedoniIrlanda e Veriut
Bosnja Herc.KosovaMali i ZiSlloveni
Rep. SerbskaQipro
LuksemburgMalta
IslandeIslandeAndoraMonako
LitenshteinSan Marino
Popullata totale e burgjeve në Europë
Grafiku nr. 2.2
Burimi: World Prison Brief (ICPS)47
47
Qendra Ndërkombëtare për Studime në Burgje (International Center for Prison Studies), te
http: //www.prisonstudies.org/info/worldbrief/. Të dhënat janë të fillimvitit 2012, por duhet mbajtur
parasysh se të dhënat mund të mos jenë përditësuar nga shtetet deri në këtë periudhë.
~ 41 ~
0 350 700
GjeorgjiRusi
BjellorusiUkraine
LetoniLituaniEstoni
AzerbajxhanMal i Zi
Rep. CekePoloni
SllovakiMoldavi
TurqiSerbi
HungariAngli&wells
SkociSpanje
ShqiperiArmeniRumani
MalteLuksemburg
PotugaliBullgari
KroaciMaqedoni
ItaliFrance
QiproAustriGreqi
BelgjikeIrlande e ver.
IrlandeHolande
GjermaniZvicerSuedi
Rep. SerpskaDanimarke
AndoraBosnje-Herc.
NorvegjiMonakoKosovaSlloveniFinlande
IslandeLitenshtein
Raporti i popullatës në burgjet në Europë
për 100000 popullatë vendëse
Grafiku nr. 2.3
Burimi: World Prison Brief (ICPS)
Tabela e mëposhtme pasqyron të dhënat në vlera absolute dhe në përqindje të
popullatës në përgjithësi të burgjeve dhe popullatës së grave të dënuara, të shoqëruara
me të dhëna për gratë e paraburgosura në burgjet e vendeve të Këshillit të Europës.
Tabela nr. 2.5
Vendi
Numri
i përgjithshëm
i të dënuarve
(përfshirë
edhe të
paraburgosurit)
Numri i grave
të dënuara
(përfshirë
edhe të
paraburgosurat)
% e grave të
dënuara përkun-
drejt numrit të
përgjithshëm
të të dënuarve
(përfshirë edhe të
paraburgosurit)
Numri i grave
të huaja
(përfshirë
edhe të
paraburgosurat)
% e grave të huaja
përkundrejt
numrit të
përgjithshëm të të
dënuarave
(përfshirë edhe të
paraburgosurat)
Numri
i përgjithshëm
i grave të
paraburgosura
% e grave të
paraburgosura
përkundrejt
numrit të
përgjithshëm
të grave
të dënuara
Shqipëria 4 482 123 2.7 2 1.6 31 25.2
Andorra 68 13 19.1 11 84.6 6 46.2
Armenia 3 989 159 4.0 NA NA 54 34.0
Azerbajxhan 20 470 433 2.1 16 3.7 112 25.9
Belgjikë 10 901 440 4.0 129 29.3 163 37.0
Bosnjë-Hercegovina 1 619 39 2.4 3 7.7 8 20.5
Republika Sërpska 961 20 2.1 2 10.0 3 15.0
Bullgaria 10 028 298 3.0 3 1.0 29 9.7
Kroacia 4 891 225 4.6 16 7.1 60 26.7
Qipro 670 39 5.8 28 71.8 13 33.3
Republika Çeke 22 021 1 189 5.4 68 5.7 162 13.6
Danimarka 3 721 178 4.8 52 29.2 82 46.1
Estonia 3 555 195 5.5 85 43.6 45 23.1
Finlanda 3 589 241 6.7 11 4.6 39 16.2
Franca 66307 2 321 3.5 521 22.4 723 31.2
Gjermania 73 263 3 918 5.3 761 19.4 606 15.5
Hungaria 16 459 1 065 6.5 36 3.4 92 8.6
Islanda 11 833 598 5.1 267 44.6 237 39.6
Irlanda 3 919 129 3.3 30 23.3 24 18.6
Italia 63 981 2 740 4.3 1 196 43.6 1 372 50.1
Letonia 6 999 415 5.9 8 1.9 135 32.5
Lihtenshtein 7 0 0.0 0 0.0 0 0.0
Lituania 8 295 353 4.3 2 0.6 35 9.9
~ 4
2 ~
Vendi
Numri
i përgjithshëm
i të dënuarve
(përfshirë
edhe të
paraburgosurit)
Numri i grave
të dënuara
(përfshirë
edhe të
paraburgosurat)
% e grave të
dënuara përkun-
drejt numrit të
përgjithshëm
të të dënuarve
(përfshirë edhe të
paraburgosurit)
Numri i grave
të huaja
(përfshirë
edhe të
paraburgosurat)
% e grave të huaja
përkundrejt
numrit të
përgjithshëm të të
dënuarave
(përfshirë edhe të
paraburgosurat)
Numri
i përgjithshëm
i grave të
paraburgosura
% e grave të
paraburgosura
përkundrejt
numrit të
përgjithshëm
të grave
të dënuara
Luksemburgu 679 32 4.7 23 71.9 14 43.8
Malta 494 28 5.7 NA NA 23 82.1
Moldavia 6 769 418 6.2 5 1.2 129 30.9
Monako 23 2 8.7 2 100.0 2 100.0
Holanda 11 629 725 6.2 195 26.9 333 45.9
Norvegjia 3 285 208 6.3 48 23.1 54 26.0
Polonia 84 003 2 697 3.2 NA NA NA NA
Portugalia 11 099 613 5.5 196 32.0 177 28.9
Rumania 27 028 1 268 4.7 11 0.9 139 11.0
San- Marino 2 0 0.0 0 0.0 0 0.0
Serbia 10 262 324 3.2 14 4.3 105 32.4
Sllovakia 9 170 474 5.2 5 1.1 74 15.6
Sllovenia 1 365 64 4.7 7 10.9 15 23.4
Spanja 67 986 5 391 7.9 2 156 40.0 1 328 24.6
Katalonia 10 356 722 7.0 275 38.1 170 23.5
Suedia 7 147 374 5.2 NA NA 92 24.6
Zvicra 6 084 374 6.1 NA NA 138 36.9
Ish-Republika Jug.
e Maqedonisë
2 461
63
2.6
4
6.3
9
14.3
Turqia 115 540 4 150 3.6 244 5.9 1 803 43.4
Ukraina 146 394 7 742 5.3 NA NA 1 463 18.9
MB: Angli & Wells 83 454 4 296 5.1 838 19.5 554 12
Mesatarja 4.9 21.6 28.6
Burimi: Këshilli i Europës, SPACE I 2009
~ 4
3 ~
~ 44 ~
Mesatarja është rreth 29% e grave të paraburgosura që presin një vendim të formës së
prerë të gjykatës, që luhatet nga 8.6% të grave të paraburgosura në Hungari deri me
50% të tyre në Itali dhe 82.1% e tyre në Maltë. Danimarka, Holanda dhe Islanda
duken se kanë një përqindje të konsiderueshme të grave që presin vendimin e formës
së prerë. Edhe Shqipëria ka një përqindje jo të pakët të grave të paraburgosura
(25.2%) përkundrejt rreth 75% të grave të dënuara me burgim.
Ndërsa grafiku nr. 2.4 na njeh me përqindjet që zë popullata e grave në popullatën
totale në burgjet europiane. Tendencat e kësaj përqindjeje në pothuajse të gjitha
vendet europiane ka ardhur në rritje megjithëse përkundrejt totalit të popullatës në
burgje për secilin vend, gratë vazhdojnë të zënë një përqindje të vogël. Në çdo sistem
burgu, në mbarë Europën dhe jo vetëm, përqindja e grave në burg luhatet nga 2 deri
në 10%, siç tregon edhe tabela nr. 2.5 dhe grafiku nr. 2.4 më poshtë.
0% 10% 20%
RusiaBjellorusi
SpanjeHolande
MaltaFinlande
AustriRep. Ceke
HungariMoldaviUkraine
QiproEstoni
NorvegjiLetoniSuedi
GjermaniLuksemburg
PortugaliSkoci
SllovakiZvicer
IslandeGjeorgji
GreqiAngli&Wells
KroaciLituani
RumaniDanimarke
ItaliArmeni
BelgjikeSlloveni
IrlandeTurqi
FranceSerbi
PoloniBullgari
ShqiperiIrlande e Ver.
MaqedoniBosnje-Herc.
KosovaAzerbajxhan
Rep. SerpskaMal i Zi
Popullata e grave në burgje
Grafiku nr. 2.4
Burimi: World Prison Brief (ICPS)
Për të kuptuar zhvillimet e popullatës në burgjet shqiptare përgjatë viteve 2000–2009
po paraqesim të dhënat e mëposhtme:
a) Numri i përgjithshëm i të dënuarve (përfshirë edhe të paraburgosurit) në
1 shtator për secilin vit (burimi SPACE I): Vihet re se popullata e të
~ 45 ~
dënuarve është trefishuar nga viti 2000 deri në vitin 2009. Sipas të dhënave
të paraqitura në grafikun nr. 1 më sipër ky numër ka arritur 4689 të dënuar,
përfshirë edhe të paraburgosurit dhe kjo përbën një rritje të lehtë për vitin
2010, krahasuar me vitin 2009.
b) Raporti i popullatës në burgje për 100, 000 banorë, në 1 shtator për secilin vit
(burimi SPACE I): Raporti i popullatës në burgje për 100000 banorë në vend
është rritur më shumë se trefish. Edhe për këtë tregues, për vitin 2010 ka një
rritje të raportit nga 14.7 në 147/100000 banorë.
c) Ndryshimi nga viti 2000-2009 = zhvillimet (në përqindje) e raportit të
popullatës në burgje nga viti 2000 deri në vitin 2009. Pikërisht kjo rritje
krahasimore arrin në 223.5%.
d) Ndryshimi nga viti 2008-2009 = zhvillimet (në përqindje) e raportit të
popullatës në burgje nga viti 2008 deri në vitin 2009; rritja me 1.1% tregon
tendencën e rritur të kriminalitetit në vend.
Tabela nr. 2.6
Ven
di
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) a) b) c) d)
Sh
qip
ëria
1467
43.5
1635
48.1
1785
52.5
….
….
….
….
3425
109
.3
3884
122
.4
5041
139
.3
4482
140
.7
223
.5
1.1
Burimi: Këshilli i Europës, SPACE I 2009
Kjo popullatë akomodohet në 21 institucione penale. 1.3% të kësaj popullate e
përbëjnë të miturit e dënuar dhe të paraburgosur, 2.7% e përbëjnë gratë e dënuara dhe
të paraburgosura dhe 1% e zënë personat e dënuar dhe të paraburgosur me kombësi të
huaj. Bazuar mbi vlerësimin zyrtar të kapacitetit të institucioneve në sistemin e
burgjeve i cili është 438048
për vitin 2010, vihet re një mbipopullim i cili arrin për
këtë vit te 1%. Për vitin 2010 të paraburgosurit përbëjnë 33.6% të numrit të
përgjithshëm të personave të dënuar me heqje lirie.
Vlen të theksohet se për efekt krahasueshmërie të të dhënave të Shqipërisë me vendet
e tjera europiane janë përdorur të dhënat e burimeve ndërkombëtare të raportuara nga
vetë shtetet. Në disa raste ka shifra zyrtare të ndryshme në vjetarët statistikorë të
Ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe të dhënave zyrtare për Shqipërinë në burimet
ndërkombëtare të lartpërmendura. Kjo vjen si pasojë e variablave të ndryshëm të
përdorur, si p.sh., vlerësimet për një shtrirje kohore të caktuar apo vlerësim të
treguesit në një ditë të caktuar të vitit etj.
48
Qendra Ndërkombëtare për Studime në Burgje (International Center for Prison Studies) te
http: //www.prisonstudies.org/info/worldbrief/. World Prison Brief (ICPS), të dhënat e përditësuara në
vitin 2010 nga autoritetet shqiptare.
~ 46 ~
Pjesa vijuese e kapitullit përqendrohet te popullsia e grave në paraburgim dhe burgje
dhe profili i tyre.
2.2.4.2 Cili është profili i grave në institucionet e paraburgimeve
dhe të burgjeve shqiptare?
2.2.4.2.1 Disa të dhëna të përgjithshme për gratë e dënuara
në vitet e fundit
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për gjatë gjithë vitit
2010, numri i të dënuarave femra krahasuar me të dënuarit në përgjithësi është në
shifra të ulëta: 549 të dënuara ose 7% e numrit të përgjithshëm të të dënuarve49
.
Krahasuar me të dënuarat femra të vitit 2009, kemi një rritje të të dënuarave nga kjo
kategori shoqërore me 34 të dënuara më shumë, me 8 të dënuara më pak se në vitin
2008, me 94 të dënuara më shumë se në vitin 2007, me 16 të dënuara më shumë se në
vitin 2006, me 55 të dënuara më shumë se në vitin 2005 dhe 187 të dënuara më shumë
se në vitin 2004.
Nga 549 të dënuara gjatë vitit 2010, 336 janë dënuar për krime dhe 213 për
kundërvajtje penale, pra 61% e tyre janë dënuar për krime dhe 39% për kundërvajtje
penale. Në krahasim me vitin 2009, numri i femrave që kanë kryer krime ka zbritur
(nga 65% të dënuara për krime në vitin 2009, në 61% të dënuara për krime në vitin
2010)50
.
Në mënyrë tabelare dhe grafike, të dënuarat femra për disa vite të fundit paraqiten si
vijon:
Tabela nr. 2.7
Të dënuara femra Viti
2003
Viti
2004
Viti
2005
Viti
2006
Viti
2007
Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Për krime 239 258 328 366 325 361 377 336
Për kundërvajtje 44 104 166 167 130 196 178 213
Totali 283 362 494 533 455 557 515 549
Burimi: Ministria e Drejtësisë, Vjetari statistikor 2010
49
Kjo përqindje është llogaritur përkundrejt numrit të përgjithshëm të të dënuarve për gjithë vitin 2010,
ndërsa të dhënat e raportuara më lart i referohen një dite të caktuar të vitit. 50
Vjetari statistikor 2010 i Ministrisë së Drejtësisë, botim i Ministrisë së Drejtësisë, 2008, f. 86.
~ 47 ~
Grafiku nr. 2.5
Burimi: Ministria e Drejtësisë, Vjetari statistikor 2010
Në Vjetarin e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2010 mungon informacioni për llojet e
krimeve dhe kundërvajtjeve penale të kryera nga gratë. Ndërsa për vitin 2009,
Ministria e Drejtësisë raporton se edhe për këtë vit, ashtu si edhe gjatë vitit 2008, siç
do shihet më poshtë, numrin më të madh të të dënuarave femra e përbëjnë ato për
veprën penale të “prostitucionit”, që janë 37 të dënuara; për veprat penale të
“falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, që janë 23 të dënuara; për
veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, 36 të dënuara; për veprat penale të
“falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, 10 të dënuara; për veprën penale
të “mashtrimit”, 33 të dënuara; për veprën penale të “vjedhjes”, që janë 32 të dënuara;
për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, 24 të dënuara; për veprat penale të
“kallëzimit të rremë”, 17 të dënuara; për veprat penale të “tregtimit dhe transportimi
të mallrave që janë kontrabandë”, 8 të dënuara etj.
Për vitin 2008, për veprën penale të “prostitucionit” janë dënuar 47 gra, për veprat
penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe të “falsifikimit
të dokumenteve” janë dënuar 73 gra, për veprën penale të “vjedhjes” janë 42 të
dënuara, për veprën penale të “mashtrimit” janë 30 të dënuara, për veprën penale
“dëmtime të tjera me dashje” janë 54 të dënuara ose rreth 28% e gjithë të dënuarave
për kundërvajtje penale.
Për të bërë të mundur evidentimin e tendencës së natyrës së krimeve dhe
kundërvajtjeve penale të kryera nga gratë e dënuara në vite, po sjellim në vëmendje të
lexuesit se për vitin 2005 numri më i madh i të dënuarave femra janë për veprën
penale të “falsifikimit të dokumenteve”, 123 të dënuara; për veprën penale të
“vjedhjes”, 35 të dënuara; për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, 22 të
dënuara; për veprën penale të “vrasjes”, 13 të dënuara; për veprën penale “dëmtime te
tjera me dashje” janë 62 të dënuara ose 37% e gjitha të dënuarave për kundërvajtje.
Nga vështrimi krahasues i këtyre të dhënave evidentohet se gjatë viteve 2008 dhe
2009 vepra penale e kryer më shumë ka qenë “prostitucioni”; për vepra të tjera penale,
si “mashtrim”, “vjedhje”, “shpërdorim detyre”, të kryera gjatë këtyre dy viteve, krahasuar
~ 48 ~
me vitin 2005, janë pak a shumë në shifra të përafërta që luhaten lehtë, ndërsa për
veprën penale “falsifikim dokumentesh” ka një tendencë në ulje të shifrave për 2009-n,
krahasuar me vitin 2005, ashtu sikurse kemi një tendencë në ulje të shifrave të veprës
penale të “vrasjes” për vitin 2009, krahasuar me vitin 2005. Nga analizimi i këtyre të
dhënave të përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë rikonfirmohet gjetja se gratë
e dënuara kryejnë më shumë vepra penale jo të dhunshme, krahasuar me ato të
dhunshme.
Me ngritjen dhe funksionimin e institucionit të shërbimit të provës, nga qershori i vitit
2009 filluan të zbatohen alternativat e dënimit me burgim. Sipas të dhënave zyrtare të
shërbimit të provës51
, për periudhën qershor 2009-dhjetor 2011 gratë nën mbikëqyrjen
e shërbimit të provës janë gjithsej 412, përkundrejt 3787 personave të dënuar. Gratë
përbëjnë rreth 10.8% të numrit të përgjithshëm të personave të dënuar me heqje lirie
që janë vënë në mbikëqyrjen e këtij shërbimi.
Më konkretisht, numri i përgjithshëm i të dënuarave gra që ka për mbikëqyrje
institucioni i shërbimit të provës, paraqitet si më poshtë:
Tabela nr. 2.8
Periudha 1.6.2009 – 1.12.2011 Totali
Total mbikëqyrje 412
Përfunduar 63
Akt. mbikëqyrjeje 349
Të mitura 14
Neni 58 i Kodit penal “Gjysmëliria” 0
Neni 59 i Kodit penal “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe vënia në provë” 389
Neni 59/a i Kodit penal “Qëndrimi në shtëpi” 8
Neni 63 i Kodit penal “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik” 11
Neni 64 i Kodit penal “Lirim me kusht” 4
Burimi: Institucioni i shërbimit të provës, dhjetor 2011.
Megjithëse tendenca e numrit të grave të dënuara të cilat janë vënë në mbikëqyrje të
shërbimit të provës ka ardhur në rritje, mbetet e domosdoshme që organet e gjyqësorit
të bëjnë një politikë penale më fleksibël për gratë e pandehura në proceset penale
duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta të grave rast pas rasti, si: rrezikshmëria
e ulët shoqërore, përgjegjësitë e tyre prindërore ndaj fëmijëve, sidomos ndaj atyre të
moshës së mitur, kushtet e këqija ekonomike etj.
Vlen të ndalemi edhe te numri i vogël i grave që kanë përfituar nga lirimi me kusht
për periudhën 2009–2011. Sipas Kodit penal, neni 64: “I dënuari me burgim mund të
lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit, vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen
51
Sipas e-mail-it të datës 19.12. 2011 të znj. Ersida Mulkurti, specialiste në institucionin e Shërbimit të
Provës.
~ 49 ~
dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e
tij, si edhe ka vuajtur:
- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale,
- jo më pak se 2/3 e dënimit të dhënë për krime me masën e dënimit gjer në 5 vjet,
- jo më shumë se ¾ e dënimit të dhënë për krime me masën e dënimit nga 5–25 vjet.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera
me dashje. Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata kur i dënuari për një
vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale
me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për
bashkimin e dënimeve”.
Duke pasur parasysh se gratë e dënuara që sot gjenden në institucionin penal të
burgut, në një pjesë të konsiderueshme të tyre kanë marrë dënime afatgjata nga
10–25 vjet (në pjesën më poshtë do të evidentohet se në Shqipëri 64.5% e numrit të
përgjithshëm të grave të dënuara qëndrojnë nga 10–25 vjet në burg), sjellim në
vëmendje se ato duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në burg për të përfituar nga
kjo dispozitë e Kodit penal.
Po t’i referohem rekomandimit (2003) 22 të Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare
të Këshillit të Europës te parimet e përgjithshme, pika 6, thuhet se “Minimumi i kohës
së vuajtjes së dënimit, për të fituar lirimin me kusht, nuk duhet të jetë kaq i gjatë, sa
qëllimi për lirim me kusht nuk mund të arrihet”. Ky parim inkurajon që minimumi i
qëndrimit në burg të jetë i arsyeshëm, që të ketë kuptim lirimi me kusht i cili synon të
ndihmojë të dënuarin për të bërë transicionin nga jeta e burgut në atë të një qytetari që
i bindet ligjit në komunitet, përmes kushteve të mbikëqyrjes pas lirimit, që
kontribuojnë në sigurinë publike dhe në zvogëlimin e krimit në komunitet52
.
Duke pasur parasysh këtë parim, mendoj se minimumi i kohës së qëndrimit në burg
përpara se të dënuarit t’i lind e drejta e kërkesës për lirim me kusht sipas Kodit penal
shqiptar është e lartë për faktin që gratë me dënime të gjata, në pjesën më të madhe të
tyre, janë dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së ish-bashkëshortëve të tyre.
Për më tepër, ky rekomandim inkurajon që kriteret të cilat duhet të plotësojë i dënuari
për lirimin me kusht të jenë të realizueshme. Mungesa e mundësive për punë në liri
nuk duhet të përbëjë shkak për refuzimin ose shtyrjen e lirimit me kusht. Përpjekje
duhen bërë për të gjetur forma të tjera të okupimit. Mungesa e një akomodimi të
rregullt nuk duhet të përbëjë shkak për refuzim apo shtyrje të lirimit me kusht. Në
raste të tilla duhet rregulluar një akomodim i përkohshëm53
.
Nga intervistat me gratë e dënuara dhe me personelin e institucionit të burgut “Ali
Demi” ku mbahen gratë e dënuara, evidentohet se, shpeshherë, mungesa e akomodimit
të rregullt është bërë shkak për mosdhënien e lirimit me kusht ose mosdhënien e
mundësisë për aplikim për lirimin me kusht54
.
52
Rekomandimi (2003) 22 i Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Europës, pika 1 te
parimet e përgjithshme. 53
Po aty, Kapitulli IV, pika 19. 54
Sipas intervistave me punonjësit e kujdesit social në këtë institucion si edhe sipas pohimeve të grave
të dënuara në shtator 2011.
~ 50 ~
2.2.4.2.2 Gratë në sistemin e burgjeve shqiptare
Numri i përgjithshëm i të dënuarve në burgjet shqiptare në shtator 2011 ka qenë
470555
nga të cilët 91 gra të paraburgosura dhe të dënuara. Gratë e paraburgosura të
cilat presin të gjykohen nga gjykatat përkatëse dhe ato për të cilat nuk është marrë një
vendim gjyqësor i formës së prerë, janë vendosur në institucionin e paraburgimit (IP)
“Jordan Misja”, Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare të shtatorit 2011 ishin 28 gra të
paraburgosura56
.
Gratë e dënuara me vendim të formës së prerë janë vendosur në institucionin e
ekzekutimeve të dënimeve penale (IEVP) “Ali Demi”, Tiranë. Në fillimin e shtatorit
2011 ishin 62 gra të dënuara57
.
Në paragrafët në vijim paraqiten karakteristikat e grave të paraburgosura dhe të
dënuara të cilat janë evidentuar nga studimi i dosjeve të tyre ligjore, regjistrave dhe
dosjeve të tjera me të dhëna relevante në dy institucionet si edhe nëpërmjet metodës
së intervistimit të tyre bazuar mbi pyetësorë të strukturuar për gratë e paraburgosura
dhe të dënuara si edhe për personelin e institucioneve.
Mosha
Tabela më poshtë tregon grup-moshat e grave që janë në paraburgim dhe burg në
vendin tonë:
Tabela nr. 2.9
Mosha IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
Mbi 65 vjeç 2 gra
55-65 vjeç 3 gra 7 gra
45-55 vjeç 6 gra 13 gra
35-45 vjeç 10 gra 28 gra
25-35 vjeç 6 gra 9 gra
18-25 vjeç 5 gra 3 gra
Burimi: Të dhënat zyrtare të institucioneve penale, shtator 2011.
Shifrat evidentojnë se shumica e grave të paraburgosura dhe ato të dënuara u përkasin
grup-moshave 35-45 vjeç (45% e të dënuarave dhe 35.7% e të paraburgosurave),
45-55 vjeç (20.9% e të dënuarave dhe 21.4% e të paraburgosurave), 25-35 vjeç
(14.5% e të dënuarave dhe 21.4% e të paraburgosurave). Këto gra të këtyre
grup-moshave tashmë kanë përgjegjësitë e tyre familjare dhe, në shumicën e rasteve,
edhe përgjegjësi prindërore. Gratë e kësaj moshe janë aktive për punë në kontributin
që japin nga ana ekonomike në familje etj. Më poshtë analiza do të sjellë në
vëmendjen e lexuesit edhe faktorët e tjerë socialë dhe ekonomikë të profilit konkret të
këtyre grave. Ndërkohë vihet re se në paraburgim ka një përqindje më të lartë të grave
55
Të dhënat zyrtare të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shtator 2011.
http: //www.dpbsh.gov.al/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=272 56
Sipas të dhënave zyrtare të IP-së “Jordan Misja”, Tiranë, në datën 31 gusht 2011. 57
Sipas të dhënave zyrtare të IEVP-së“Ali Demi”, Tiranë, në datën 31 gusht 2011.
~ 51 ~
të moshës së re 18-25 vjeç (17.8%) përkundrejt 4.8% të kësaj grup-moshe në burg,
tregues ky i fillimit të një tendence të përfshirjes së grave të reja në kriminalitet këto
vite të fundit. Siç do ta shohim konkretisht më poshtë, kjo karakteristikë është shumë
e përhapur në popullsinë e grave në burgjet europiane. Ndërsa një tendencë pothuajse
tipike shqiptare është fakti që në paraburgim dhe burg janë rreth 12% e grave që i
takojnë grup-moshës 55-65 vjeç dhe disa edhe moshës mbi 65 vjeç. Arsyet pse kjo
moshë relativisht e thyer e grave është në burgje do të analizohet më në hollësi në
vijimësi kur të analizohen llojet e veprave penale të këtyre grave. Përgjithësisht janë
gra të cilat kanë përjetuar dhunë sistematike kryesisht nga ish-bashkëshortët dhe në
një moment kanë kryer veprën penale të vrasjes kundrejt tyre. Ka midis tyre gra që
janë dënuar për mbjellje dhe kultivim të lëndëve narkotike kryesisht për të mbajtur
ekonomikisht familjen, por në disa raste edhe për të marrë përsipër këtë vepër penale
që mund ta kenë kryer pjesëtarët meshkuj të familjes58
. Siç do të shihet më tej, këto
janë fenomene pak të njohura mes popullatës së grave në burgjet europiane.
Arsimimi
Tabela nr. 2.10
Arsimi IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
8-vjeçar 2 gra 27 gra
Nuk ka përfunduar arsimin 8-vjeçar 3 gra 8 gra
Nuk ka përfunduar arsimin e mesëm 4 gra 7 gra
Arsimi i mesëm 1 gra 7 gra
Nuk ka përfunduar arsimin e lartë 2 gra Nuk ka
Arsimi i lartë 4 gra 3 gra
Pa arsim 1 4 grua
Nuk ka të dhëna 11 gra59
6 gra
Burimi: Të dhënat zyrtare të institucioneve penale, shtator 2011.
31.5% e grave të paraburgosura dhe të dënuara kanë vetëm arsim 8-vjeçar, rreth 12%
e tyre janë vetëm me disa klasë shkollë, po kaq janë gratë që nuk kanë përfunduar
arsimin e mesëm, 8.6% e grave kanë përfunduar shkollën e mesme e po kaq kanë
përfunduar arsimin e lartë, ndërkohë që rreth 5.5% janë pa arsim. Vlen të theksohet se
një tendencë që vihet re është se rreth 10% e grave janë ose me arsim të lartë, ose janë
duke e përfunduar atë. Pra ka një tendencë në rritje të grave të arsimuara të cilat
përfshihen në kriminalitet, krahas tendencës tradicionale që shumica e këtyre grave
kanë një profil të ulët arsimor.
Gjendja civile dhe e kaluara familjare e grave
Siç vihet re edhe nga të dhënat e tabelës më poshtë, rreth 44.5% e përbëjnë gratë e
martuara, 24.6% gratë beqare dhe 18.5% gratë e divorcuara. Rreth 10% e grave janë
58
Disa gra e kanë shprehur këtë fakt gjatë intervistimit të tyre. 59
Në institucionin e paraburgimit janë intervistuar 17 gra nga 28 gjithsej që kanë qenë në atë moment
në paraburgim. Për këtë pjesë të grave ishte i pamundur intervistimi se ishin në punë ose vuanin nga
probleme mendore dhe e kishin të vështirë intervistimin. Pra të kuptohet ky interpretim kur thuhet se
nuk ka të dhëna.
~ 52 ~
divorcuar kryesisht për arsye se kanë kryer një vepër penale dhe janë vendosur në
institucionin penal60
.
Gjendja civile IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
E martuar 7 29 gra
Beqare 7 13 gra
E divorcuar 3 12 gra
E ve 0 8 gra
Nuk ka të dhëna 11 0
93.2% e të gjitha grave kanë fëmijë nga martesat e tyre dhe në po kaq përqindje kanë
dy ose më shumë fëmijë në moshë adoleshente. Në 45% të rasteve fëmijët kanë
ndenjur me babanë. Në 15% të rasteve fëmijët janë shpërndarë në shtëpitë e fëmijëve
të ndryshme nga Veriu në Jug të vendit. Në shumë raste edhe fëmijët e një nëne janë
vendosur në shtëpi fëmijësh të cilat janë shumë larg gjeografikisht nga njëra-tjetra. Në
11% të rasteve, për fëmijët e gruas së dënuar kujdesen prindërit e saj, që shpesh janë
të moshuar dhe në gjendje të keqe ekonomike për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve
në rritje. Në disa raste fëmijët jetojnë vetëm fare, pa asnjë njeri tjetër në shtëpinë e
tyre61
. Për një rast të tillë po citoj shqetësimin e një prej të intervistuarave, fëmijët e së
cilës jetonin vetëm: “Kam frikë se mos m’i përdhunon dikush fëmijët”. Pothuajse të
gjitha gratë e martuara të cilat kishin kryer veprën penale të vrasjes së bashkëshortëve
ose në ndonjë rast të ndonjë familjari, kanë pasur lidhje të gjata martesore. E njëjta gjë
mund të thuhet edhe për ato raste kur gratë janë divorcuar. Ato kanë përjetuar dhunë
sistematike fizike dhe/ose psikologjike si edhe kanë jetuar në të shumtën e rasteve me
bashkëshortë të papërgjegjshëm ndaj familjes dhe fëmijëve të tyre, pasi kohën e
kalonin me pije dhe/ose lojëra bixhozi etj. Në rreth 5% të rasteve, përpara burgosjes
së tyre, gratë janë kujdesur për fëmijë me probleme mendore. Në pjesën më të madhe
të rasteve gratë kanë jetuar në familje të mëdha me shumë fëmijë dhe me prindërit dhe
të afërmit e bashkëshortit dhe kanë qenë ato që kanë mbajtur peshën e familjes, përveç
rritjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve të tyre.
Gjendja ekonomike
Siç vihet re edhe në tabelën më poshtë, rreth 45.5% e gjithë grave për të cilat kemi të
dhëna, kanë qenë të papuna përpara se të paraburgoseshin, ndërsa rreth 44% e tyre
kanë qenë të punësuara. Gratë e papuna, në pothuajse të gjitha rastet, nuk përfitonin
nga ndihma sociale dhe ishin të varura ekonomikisht nga ish-bashkëshortët ose
bashkëshortët e tyre. Pyetjes pse nuk kishin kërkuar të përfitonin nga ndihma sociale,
pothuajse të gjitha i janë përgjigjur se procedurat kanë qenë të gjata dhe burokratike.
Në disa raste ato nuk kanë pasur njohuri si duhej kërkuar ndihma ekonomike ose
bashkëshortët e tyre i kanë pasur shumë xhelozë për t’i lejuar ato të dilnin nga shtëpia.
60
Vetëm një numër shumë i vogël i tyre janë divorcuar kohë më parë se të burgoseshin. 61
Rasti i A.P është rasti më flagrant kur të katër fëmijët jetojnë vetëm në një kasolle të mjerueshme dhe
pa mbrojtje ose ndihmë nga strukturat shtetërore.
~ 53 ~
Gjendja ekonomike IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
E papunë 7 gra 28 gra
E punësuar 7 gra 27 gra
Të tjera (studente/pensioniste) 3 3 gra
Nuk ka të dhëna 11 gra 4 gra
Vlen të evidentohet se nga intervistat me gratë e paraburgosura dhe të dënuara doli se
një numër i konsiderueshëm i tyre (rreth 83% e të gjitha grave të punësuara) ishin
punësuar në treg të zi, duke mos përfituar kështu as vite pensioni dhe as përfitime
shëndetësore dhe sociale. Shumë prej të punësuarave bënin punë të vështira krahu në
bujqësi, deri edhe në ndërtim.
Gjendja gjyqësore
Vihet re se ka një numër shumë të vogël të grave (rreth 11% të numrit të përgjithshëm
të grave) që janë përsëritëse të veprave penale. Pra, dukuria e recidivizmit te gratë e
dënuara nuk përbën ende shqetësim për sistemin e burgjeve shqiptare, krahasuar me
tendencat e sistemit të burgjeve europiane të cilat tregojnë se ka një numër të
konsiderueshëm të grave të dënuara të cilat janë përsëritëse, siç do të shihet më tej në
kapitull.
Gjendja gjyqësore IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
E padënuar më parë 23 gra 57 gra
E dënuar 5 gra 5 gra
Nuk ka të dhëna 0 0
Veprat penale
Të dhënat në tabelën e mëposhtme tregojnë se në rreth 40% të rasteve gratë janë
akuzuar ose janë dënuar për veprat penale kundër jetës, të kryera me dashje dhe, në
disa raste, në bashkëpunim si edhe në kombinim me kryerjen e veprave të tjera penale
për të cilat jepen më shumë detaje më poshtë. Kjo përqindje e konsiderueshme mbetet
shqetësuese për vetë natyrën e këtyre veprave penale të cilat kanë pasoja të rënda, siç
është humbja e jetës së një qytetari. Ndërkohë, nga intervistimi i grave evidentohet se
pothuajse në numrin më të madh të rasteve kur kanë kryer këto vepra, këto gra kanë
qenë viktima të dhunës sistematike kryesisht nga ish-bashkëshortët e tyre në një
martesë disavjeçare. Gjatë intervistave ato kanë treguar se edhe fëmijët e tyre ishin jo
vetëm dëshmitarë të dhunës dhe të sjelljeve agresive ndaj nënës së tyre, por
shpeshherë ishin edhe vetë ata viktima të dhunës fizike. Rasti më flagrant ishte ai i të
dënuarës P.M.“...Burri pinte dhe më rrihte rregullisht, -pohoi ajo.- Jam martuar me të
që kur isha 15 vjeç. Unë e kam duruar gjithë jetën dhunën e tij, por ai m’i dhunonte
edhe fëmijët, jo vetëm mua... Edhe vajzën që ka qenë në burg e ka hedhur nga kati i
dytë. E kam denoncuar në polici, por ai u jepte raki policëve të zonës, ndaj ata nuk e
preknin. Edhe djalin desh ma ka vrarë me sëpatë...”.
Për peshën që zënë veprat e tjera penale, vihet re se 15.2% të këtyre veprave penale e
zënë ato kundër moralit dhe dinjitetit, kryesisht prostitucion, shfrytëzim prostitucioni,
ushtrim prostitucioni etj., vepra penale këto të kryera nga gratë që kanë pasur
tendencë në rritje vitet e fundit, siç u evidentua nga të dhënat e krahasuara të
~ 54 ~
Ministrisë së Drejtësisë. Rreth 9.8% janë veprat penale kundër pasurisë edhe në sferën
ekonomike; 8.6% e zënë veprat penale të mashtrimit; 7.6% e zënë veprat penale
kundër rendit dhe sigurisë publike, ndërsa veprat e tjera penale zënë një vend të vogël
në panoramën e veprave penale të kryera nga gratë, siç mund të shihet më poshtë:
Lloji i veprës penale IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
Krime kundër jetës të kryera
me dashje62
6 gra: katër prej të cilave
të akuzuara për vrasje
me dashje dhe dy prej
tyre për vrasje në
rrethana cilësuese
7 gra për vrasje me dashje, mes
tyre dy në bashkëpunim
4 për vrasje në rrethana
cilësuese, mes tyre një në
bashkëpunim
7 gra për vrasje me paramendim
mes tyre 4 në bashkëpunim
1 grua për kanosje
Vepra penale kundër pasurisë
dhe në sferën ekonomike 5 gra
1 grua për vjedhje me
dhunë në tentativë dhe
në bashkëpunim
3 gra, nga të cilat dy në
bashkëpunim
Mashtrim 2 gra 6 gra
Vepra penale kundër moralit
dhe dinjitetit63
4 gra 10 gra
Vepra penale kundër rendit
dhe sigurisë publike64
2 gra 5 gra, dy prej të cilave e kanë
kryer veprën penale në
bashkëpunim
Falsifikim i monedhave 1 grua Nuk ka raste
Ndihmë për kalim të
paligjshëm të kufirit shtetëror 1 grua Nuk ka raste
Kallëzim i rremë 1 grua Nuk ka raste
Trafikim i fëmijëve në
bashkëpunim
Nuk ka raste 4 gra, të gjitha në bashkëpunim
në kryerjen e veprës penale
Falsifikim i dokumenteve 1 grua 1 grua
Veprime që pengojnë
zbulimin e së vërtetës
Nuk ka raste 1 grua
Kombinim i veprave penale 5 gra65
12 raste66
62
Midis të tjerave përmendim veprat penale për të cilat disa nga gratë janë akuzuar ose janë dënuar: Neni
76 i Kodit penal (KP) “Vrasje me dashje”; neni 77 i KP “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”;
neni 78 i KP “Vrasje me paramendim”; neni 79 i KP “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Rastet e tjera
të vrasjes, por në kombinim me një vepër tjetër penale, përfshihen te kombinimi i veprave penale. 63
Në këtë grup të veprave penale përfshihen mes të tjerash ato të këtyre neneve të Kodit penal: neni 113
“Prostitucioni”, neni 114 “Shfrytëzim prostitucioni”, neni 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana
rënduese”, neni 114/b “Trafikimi i femrave” etj. 64
Në këtë grup të veprave penale përfshihen mes të tjerash këto nene të Kodit penal: neni 278 “Prodhimi
dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, neni 283/a “Trafikim i narkotikëve”, neni 284
“Kultivimi i lëndëve narkotike” etj., vepra për të cilat janë akuzuar/dënuar gratë. 65
“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “kundërshtimi dhe goditja e
gjyqtarit”; raste të tjera janë: “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe
atyre sportive”; “mashtrim” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”; “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve”; “vrasje me paramendim” dhe “prodhim dhe
armëmbajtje pa leje dhe municioni” dhe “shkatërrim i pronës me eksploziv”. 66
“Vjedhje me armë në bashkëpunim”, “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”; raste të
tjera: “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”; “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”
(5 raste); “mashtrim” dhe “shpifje për shkak të detyrës”; “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “trafikim
i femrave në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”; “shfrytëzim prostitucioni në
rrethana rënduese” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur më shumë se një herë në bashkëpunim”.
~ 55 ~
Sa i takon masës së dënimit të dhënë për gratë e dënuara paraqiten të dhënat e
mëposhtme të cilat evidentojnë se rreth 64.5% e numrit të përgjithshëm të grave kanë
marrë dënime shumë të gjata nga 10–25 vjet burgim dhe rreth 18% e tyre kanë marrë
dënime relativisht të gjata nga 5–10 vjet burgim, ndërkohë që një numër i vogël i
grave janë dënuar me dënime relativisht të shkurtra: ato deri në 2 vjet burgim dhe ato
nga 2–5 vjet burgim, siç shihet edhe më poshtë:
Masa e dënimit IEVP “Ali Demi”
Deri në 2 vjet 5 gra
2 -5 vjet 6 gra
5-10 vjet 11 gra
10-25 vjet 40 gra
Burgim i përjetshëm 0
Masa e sigurisë
Siç vihet re edhe nga tabela më poshtë, shumica e grave të dënuara, pra rreth 77.5% e
tyre janë mbajtur në paraburgim me masën “Arrest me burg”, 11% janë gjykuar në
mungesë dhe po kaq janë gjykuar në gjendje të lirë. Ajo që vlen të theksohet për këto
të dhëna është fakti se për veprat penale jo të dhunshme, për të cilat gjykata ka marrë
parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore të disa prej grave si edhe rrethana të tjera
lehtësuese, si përgjegjësitë e tyre prindërore dhe ose familjare etj., në pothuajse të
gjitha rastet është parapëlqyer të jepet arrest me burg për gratë, sesa masa që synojnë
shmangien e paraburgosjes së grave.
Masa e sigurisë IEVP “Ali Demi”67
Gjykuar në gjendje të lirë 7 gra
Gjykuar në mungesë 7 gra
Masë arresti me burg 48 gra
Kohëzgjatja e marrjes së vendimit të formës së prerë nga gjykata
Gratë me masën arrest me burg, në pritje të vendimit të formës së prerë që jepet nga
gjykata e apelit të rrethit gjyqësor përkatës, qëndrojnë në institucionin e paraburgimit.
Gjatë intervistave, gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara u janë përgjigjur edhe
pyetjeve që lidhen me kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin e paraburgimit, në
pritje të vendimit të formës së prerë.
Të dhënat e marra nga gratë e dënuara janë më orientuese për të vlerësuar një
mesatare të këtij qëndrimi, pasi gratë e paraburgosura ishin në faza të ndryshme të
gjykimit dhe, në momentin e intervistimit, asnjëra prej tyre nuk kishte marrë vendimin
e formës së prerë. Pavarësisht këtij fakti, vlen të theksohet se gratë në paraburgim
kishin qëndruar tashmë mesatarisht për 9 muaj, ndërsa gratë e dënuara68
kishin
67
Nuk është përfshirë IP-ja te “Jordan Misja”, pasi të gjitha gratë presin gjykimin dhe vendimin e
gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë me masën arrest me burg. 68
Për të dalë te treguesi i mësipërm janë intervistuar 70% e grave të dënuara, bazuar në një pyetësor të
strukturuar.
~ 56 ~
qëndruar mesatarisht 22.3 muaj deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë. Kjo
mesatare qëndrimi është një tregues tejet shqetësues që hedh dritë mbi ecurinë e
seancave gjyqësore dhe shpejtësinë e dhënies së drejtësisë me subjekt gratë e
pandehura.
Arsyet e zvarritjeve të seancave gjyqësore kanë qenë nga më të ndryshmet, në varësi
të çështjes në shqyrtim, por disa nga arsyet që janë raportuar gjatë intervistave, kanë
qenë mosparaqitja e dëshmitarëve, e avokatëve, e prokurorëve, gjyqtarëve ose
mosnjoftimi i palëve në proces etj.
Rrethanat lehtësuese
Në 50% të 62 çështjeve të marra në shqyrtim nga gjykata të ndryshme të vendit të
shkallës së parë dhe të dytë për gratë e dënuara në institucionin te “Ali Demi” nuk
është marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese. Ndërsa për 50% të çështjeve të
mbetura janë marrë rrethana të ndryshme lehtësuese të lidhura me situatën e veçantë
për secilën të pandehur.
Ndër rrethanat lehtësuese të cilat janë përdorur shpesh nga gjyqtarët, janë:
e padënuar më parë;
pranim i akuzës dhe pendim i thellë;
nënë me fëmijë, në shumë raste nënë me fëmijë të mitur;
gjendja shumë e vështirë ekonomike, e papunë, pa pension dhe pa asnjë
përkrahje financiare;
e divorcuar ose e braktisur nga bashkëshorti që ka përgjegjësinë e familjes
dhe fëmijëve;
mosha e re ose e vjetër;
rrezikshmëria relativisht e vogël shoqërore;
kryerja e veprës penale në kushte të rënda psikike;
e pandehura ka qenë viktimë e dhunës sistematike në familje.
Për këtë rrethanë të fundit lehtësuese vlen të theksohet se vetëm në dy nga çështjet e
gjykuara (njëra nga gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Lezhë, për të dënuarën
L.J. dhe tjetra nga gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Korçë, për të dënuarën
D.L.) është marrë parasysh se të pandehurat kanë qenë viktima të dhunës sistematike
dhe keqtrajtimeve nga ish-bashkëshortët e tyre. Ndërsa, për pjesën tjetër të mbetur, të
40% të rasteve kur gratë e pandehura kanë qenë të dhunuara sistematikisht nga
ish-bashkëshortët dhe në shumë raste edhe fëmijët e tyre kanë qenë dëshmitarë ose
viktima të kësaj dhune, këto rrethana lehtësuese nuk janë marrë parasysh nga gjykatat
përkatëse, megjithëse për këto çështje rrethanat kanë qenë vendimtare në marrjen
vendimeve për gratë e pandehura.
Dënimi i kërkuar nga prokuroria
Në rreth 42% të çështjeve me të pandehura gratë e dënuara, prokuroria ka kërkuar të
njëjtin dënim me atë që ka dhënë gjykata përkatëse e rrethit gjyqësor; në 40% të
çështjeve ka kërkuar dënim më të lartë se dënimet e dhëna nga gjykatat përkatëse,
ndërsa në rreth 18% prokurorët e çështjeve përkatëse kanë kërkuar dënime më të ulëta
~ 57 ~
se ato të dhëna nga gjykatat. Pra, tendencat flasin për dënime më të ashpra kërkuar
nga prokurorët e çështjeve krahasuar me dënimet e dhëna nga gjykatat në një pjesë të
mirë të çështjeve, ashtu sikurse ka edhe një tendencë ku vihet re se gjyqtarët kanë
mbajtur dënimet e kërkuara nga prokurorët.
Mbrojtja ligjore
Rreth 65% e grave të paraburgosura dhe të dënuara për të cilat ka të dhëna, janë
mbrojtur nga avokatë personalë në seancat e para gjyqësore. Më pas rezulton se këto
gra janë përballur me kërkesa për shuma të papërballueshme monetare nga ana e
avokatëve të tyre dhe, për rrjedhojë, më shumë se gjysma e tyre i janë kthyer
mbrojtjes ligjore përmes avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykatat përkatëse. Rreth
35% e grave nuk kanë pasur mundësi financiare dhe janë përfaqësuar që në fillimet e
seancave gjyqësore nga avokatë të caktuar kryesisht nga gjykatat përkatëse, siç vihet
re në tabelën e mëposhtme:
Mbrojtja ligjore IP “Jordan Misja” IEVP “Ali Demi”
Pa avokat 0 çështje 0 çështje
Avokat personal 12 çështje 39 çështje
Avokat kryesisht 4 çështje 23 çështje
Nuk ka të dhëna 12 çështje 0 çështje
33% e grave të paraburgosura që kishin avokatë personalë, si përfaqësues ligjorë, nuk
ishin të kënaqura nga ky shërbim. Siç është evidentuar edhe më lart, një numër i
konsiderueshëm i grave të dënuara kanë pasur mundësinë e përfaqësimit ligjor me
avokat privat, por, nga intervistat me to, rezultoi se në më shumë se gjysmën e tyre ato
nuk e kanë përballuar këtë shërbim për arsye kryesisht të pamundësive financiare.
Pothuajse të gjitha gratë e pyetura për këtë shërbim u shprehën se kishin arsye të
ndryshme për të qenë të pakënaqura.
Gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara ngritën shqetësime të tilla, si: a) avokatët
kërkojnë shumë para; b) takimet nuk janë të rregullta; c) nuk kanë bërë pothuajse
asgjë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre apo për zgjidhjen e problemeve ligjore me të
cilat ato janë përballur për mbajtjen e kontakteve të rregullta me fëmijët; d) nuk janë
të qarta për çka ndodh me çështjet e tyre nga ana ligjore, por edhe për një sërë
çështjesh të tjera ligjore që lidhen me faktin që ato kanë humbur lirinë, dh) avokatët
disa herë kanë qenë nën presionin e palës tjetër dhe janë tërhequr nga çështja, e) në
disa raste gratë evidentuan raste ku avokatët e tyre nuk kanë qenë në nivelin e duhur
profesional në mbrojtjen e tyre etj.
Edhe gratë që kishin avokat të caktuar kryesisht nga gjykatat ishin shumë të
pakënaqura nga ky shërbim që, sipas tyre, nuk është aspak profesional dhe se ka qenë
thjesht formal për të përfunduar procedurat gjyqësore. Ato janë shprehur në intervista
se avokatët e caktuar kryesisht nga gjykatat përkatëse i kanë parë vetëm në seancat
gjyqësore, se nuk kanë marrë takime me to paraprakisht si edhe në të shumtën
e rasteve kanë kërkuar të vendosë gjyqtari/gjyqtarët për masën e dënimit, siç
parashikohet në ligj.
~ 58 ~
2.2.4.3 Gratë përkundrejt burrave në sistemin e burgjeve
Të dhënat që paraqiten në dy tabelat më poshtë tregojnë se në çfarë lloj veprash
penale janë të përfshirë burrat e paraburgosur dhe ata të dënuar. 31% e numrit të tyre
akuzohen për veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, 21.6% në
veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, rreth 22% e tyre akuzohen për vepra
penale kundër jetës me dashje, rreth 2% akuzohen të kenë kryer veprën penale të
marrëdhënieve seksuale me dhunë; me rreth të njëjtën përqindje akuzohen për vepra
penale kundër moralit dhe dinjitetit dhe 20.6% akuzohen për vepra të tjera penale për
të cilat nuk jepet shpjegimi përkatës se cila konkretisht nga veprat penale përfshihet te
“të tjerat”.
Tabela nr. 2.11
Të paraburgosurit në IEVP me sektorë paraburgimi dhe IP
Institucioni
Gji
thse
j
Vje
dh
je
Vra
sje
Pla
go
sje
Mar
rëd
hën
ie s
eksu
ale
me
dh
un
ë
Vep
ra p
enal
e li
dh
ur
me
sub
stan
cat
nar
ko
tik
e
Org
aniz
ata
kri
min
ale
Mas
htr
im
Sh
fry
tëzi
m
pro
stit
uci
on
i
Të
tjer
a
“J. Misja” (B) 290 81 33 11 4 102
12 47
“M. Peza” 205 22 7 6 1 68 4
6 91
Burrel 49 15 19 1
6
8
Fushë-Krujë 32 8 7
4
13
P/Durrës 238 124 32 28 5 16
33
P/Korçë 96 28 10 8 8 21
21
P/Sarandë 39 21 3 2 1 5
7
P/Tropojë 3 1
2
P/Kukës 12
1 1
10
Lezhë 234 78 70 13 4 25
44
Peqin 156 46 30 5 3 39
7 26
Tepelenë 52 12 1
36
3
P/Vlorë 195 73 28 12 2 37
5 1 37
Rrogozhinë 161 56 37 2 5 32
2 8 19
P/Berat 64 15 9 9 1 13
1 16
P/Kavajë 19 10
2 2 3
2
Spitali i burgut 38 1 25 3
9
SHUMA 1883 591 311 102 37 408 4 7 35 388
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve69
. Statistikat nëntor 2011
69
Po aty.
~ 59 ~
Analiza e treguesve që pasqyrojnë të dhënat për përfshirjen e burrave të dënuar në
kryerjen e veprave të ndryshme penale, nxjerr në pah se rreth 45% e tyre kanë kryer
veprat penale kundër jetës me dashje; 19.4% kanë kryer vepra penale kundër pasurisë
dhe në sferën ekonomike, 18% veprën penale kundër rendit dhe sigurisë publike,
13.6% kanë kryer vepra të tjera penale për të cilat nuk ka një informacion më të
detajuar dhe vetëm 3% janë burrat e përfshirë në veprën penale të marrëdhënieve
seksuale me dhunë.
2.2.4.3.1 Llojet e veprave penale të kryera nga të dënuarit meshkuj
në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale
Tabela nr. 2.12
IEVP
Gji
thse
j
Vje
dh
je
Vra
sje
Pla
go
sje
Mar
rëd
hën
ie s
eksu
ale
me
dh
un
ë
Vep
ra p
enal
e li
dh
ur
me
sub
stan
cat
nar
ko
tik
e
Te
tjer
a
“J. Misja”
“A. Demi” (B) 86 33 4 1 2 14 32
“M. Peza” 3
1
2
Vaqar 179 49 30 6 7 62 25
Rrogozhinë 242 31 81 6 8 57 59
Lushnjë 239 28 76 8 8 86 33
Tepelenë 62 9 19 1 1 22 10
Burrel 148 46 85
4 1 11
Lezhë 423 93 202 3 11 50 64
Peqin 594 71 293 7 17 110 96
Krujë 65 5 55 3 1 1 1
Fushë - Krujë 357 83 178 23 8 45 20
Korçë 280 71 92 39 13 46 19
Kavajë 20 13 2 2 1 1 1
Durrës 35
SHUMA 2733 532 1117 99 82 495 373
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve70
. Statistikat nëntor 2011.
Treguesit flasin për tendencën që burrat janë të përfshirë në vepra penale të dhunshme
më shumë se gratë, por edhe në rastet ku gratë janë të përfshira në vepra penale
kundër jetës me dashje, faktorët që i kanë çuar ato drejt kryerjes së krimit të
70
http: //www.dpbsh.gov.al/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=283
~ 60 ~
dhunshëm, kanë qenë krejt të ndryshëm, siç përmendet edhe më lart në këtë kapitull.
Nga informacioni i marrë përmes intervistave të strukturuara me personelin e
institucioneve “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, është evidentuar se faktorët71
që i kanë
çuar gratë drejt këtyre krimeve, kanë qenë e kaluara e tyre familjare, dhuna fizike dhe
ose psikologjike nga ish-bashkëshortët, mbrojtja e fëmijëve të tyre nga kjo dhunë
sistematike etj., ndërsa burrat që janë përfshirë në këto lloje veprash penale, nuk kanë
qenë të shtyrë nga këta faktorë72
.
2.2.4.4 Gratë e dënuara në disa vende në botë - Një vështrim
i shkurtër krahasues
Siç është evidentuar edhe nga tabelat më lart, gratë vazhdojnë të përbëjnë një pjesë
shumë të vogël të popullatës në burgjet në Europë dhe në mbarë botën. Megjithatë,
vitet e fundit, në shumë vende të botës, numri i grave të dënuara në burgje jo vetëm
rritet, por disa studime ndërkombëtare të disa vendeve tregojnë se ky numër po rritet
me një ritëm më të shpejtë se ai i burrave të dënuar73
. Megjithëse gjithë studimi
bazohet në situatën për gratë e dënuara në vendit tonë, krahasuar me disa tregues të
situatës së grave të dënuara në disa vende europiane, në këtë pjesë të studimit sillen
edhe disa të dhëna me interes edhe nga mbarë bota.
Kështu për shembull, numri i grave në burgje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
nga viti 1985 deri në vitin 1995 është trefishuar, ndërkohë që, për të njëjtën periudhë,
numri i burrave është dyfishuar74
. Në Angli dhe Wells numri i grave në burgje është
rritur me 33% në më shumë se një dhjetëvjeçar, ndërsa numri i burrave është rritur me
28%75
. Në periudhën 1984–2003, në Australi kishte një rritje të burrave të dënuar me
75%, ndërsa rritja e grave në burgje shënoi 209%76
. Një tendencë e ngjashme u vu re
gjatë periudhës 1994–2004 në Meksikë, Bolivi, Kolumbi, Kenia, Zelandë e Re,
Kirgistan77
dhe në një numër të konsiderueshëm të vendeve të Europës, si: Qipro,
Estoni, Finlandë, Greqi dhe Holandë, për të njëjtën periudhë kohore78
.
Sa i përket Shqipërisë, për periudhën 2005–2010 gratë dhe vajzat e dënuara kanë
pasur një rritje me rreth 90% përkundrejt rritjes me rreth 80% të burrave dhe djemve
të dënuar79
. Siç shihet, tendenca është e ngjashme me atë të vërejtur në shumë vende
në Europë dhe në botë.
71
Për faktorët që çojnë gratë drejt kryerjes së krimeve, do të flitet më gjatë në një kapitull tjetër në këtë
studim. 72
Intervistë me znj. Ingrid Balluku, përgjegjëse e kujdesit social në institucionin “Ali Demi’ dhe
znj. Elsa Trifoni, përgjegjëse e kujdesit social në institucionin “Jordan Misja”, Tiranë. 73
Bastic M. dhe Townhead L.: Gratë në burgje - një komentar i rregullave standarde minimum të
Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të dënuarve, botim i Zyrës së Kombeve të Bashkuara Quaker,
Gjenevë, qershor 2008, f. 4. 74
Morash, M, Bynum, T.S, Koons, B.A.: Gratë e dënuara-Programimi i nevojave dhe qasjet premtuese,
botim i Institutit kombëtar të Kërkimeve në Drejtësi, gusht 1998, f. 1. 75
Trusti i reformës në burgje: Dosja me fakte për burgjet, Konferenca Bromely, dhjetor 2010, f. 4. 76
Bastick, M.: Gratë në burgje - një komentar i rregullave standarde minimum të Kombeve të Bashkuara
për trajtimin e të dënuarve, botim i Zyrës së Kombeve të Bashkuara Quaker, Gjenevë, korrik 2005, f. 3. 77
Po aty, f. 3. 78
Këshilli Quaker i punëve europiane: Gratë në burgje - një rishikim i kushteve të vendeve anëtare të
Këshillit të Europës, shkurt 2007, f. 25. 79
Të dhënat janë marrë nga vjetarët statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2005-2010.
~ 61 ~
Arsyet pse përballemi me këto tendenca të ngjashme që evidentojnë faktin se numri i
grave të dënuara ka ardhur gjithnjë në rritje krahasuar me rritjen e numrit të burrave të
dënuar në shumë vende të botës, janë të ndryshme. Politikat penale të ashpra kanë
kontribuar në rritjen e numrit të grave të dënuara për vepra të lehta penale. Në disa
vende legjislacioni i ashpër kundrejt veprave penale që lidhen me substancat
narkotike, ka influencuar këtë rritje në numër të grave dhe raportin, gjithashtu në
rritje, të përmendur më lart. Gratë, duke qenë se vijnë nga ajo pjesë e shoqërisë tejet e
shpërfillur, e përjashtuar dhe e dobët ekonomikisht, janë rritur në numër si të
paraburgosura, pasi shpeshherë ato nuk kanë pasur mundësi të paguanin garanci
monetare për të shmangur paraburgimin ose për të paguar shërbime ligjore të
kualifikuara mbrojtëse80
. Në shumë vende në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, ka
një numër të konsiderueshëm të grave të paraburgosura dhe një raport në rritje të
grave të paraburgosura, krahasuar me burrat e paraburgosur81
, duke mos marrë
parasysh parimin e standardeve ndërkombëtare i cili thekson se ”paraburgimi duhet të
përdoret si mjet i fundit në proceset penale, duke marrë parasysh hetimet e akuzës së
ngritur për veprën e caktuar penale dhe mbrojtjen e shoqërisë dhe viktimës82
.
Të dhënat që vijnë nga raportet e vendeve europiane për veprat penale të kryera nga
gratë e burgosura, tregojnë tendencat kryesore për veprat penale më të konsumuara
nga kjo kategori e personave të dënuar me heqje lirie. Më konkretisht, shifrat flasin
për një nivel të ulët të veprave penale që lidhen me prostitucionin, të kryera nga gratë.
Niveli më i lartë shënohet në Kosovë (11%). Megjithatë, duhet theksuar se
prostitucioni është një çështje e drejtësisë penale tepër komplekse, pasi nuk ka një
qëndrim të unifikuar në Europë. Disa vende europiane e konsiderojnë prostitucionin si
veprimtari të ligjshme dhe gjithë personat e përfshirë në të paguajnë taksat përkatëse
dhe, për rrjedhojë, përfitojnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nga të dhënat për veprën penale me dhunë fizike të kryer nga gratë vihet rese shifrat
luhaten nga 1% në Greqi në 18% në Finlandë dhe Angli dhe Wells. Kjo është një
çështje që meriton të hulumtohet. Në rastin shqiptar, gratë e përfshira në vepra penale
me dhunë kanë qenë të përfshira për arsye të së shkuarës së tyre familjare, gjendjes
ekonomike ose të detyruara të bashkëpunojnë me familjarët e tyre duke marrë përsipër
më shumë përpara gjykatës, për të “lehtësuar” familjarët e tyre83
etj.
Ka të dhëna më poshtë që tregojnë se në disa vende, si në Greqi dhe Gjeorgji, gratë
janë akuzuar/dënuar për borxhet që kanë pasur dhe që nuk i kanë shlyer dot për arsye
të pamundësisë financiare. Kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat
Civile dhe Politike, e cila sanksionon se “Askush nuk duhet të burgoset vetëm për
faktin se nuk ka mundësi të përmbushë një detyrim kontraktual”84
.
80
UNDOC, Versioni paraprak: Manual për gratë e dënuara dhe menaxhimi burgjeve të grave, botim i
UNDOC, shtator 2007, f. 4. 81
Po aty, f. 4. 82
Rregullat standarde minimum të KB-së për masat joruajtëse (Rregullat e Tokios), adoptuar nga
Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 45/110 të 14 dhjetorit 1990, rregulla 6.1. 83
Ky fakt u evidentua nga intervistat me gratë e dënuara në IP-në “Jordan Misja” dhe IEVP-në
“Ali Demi”. 84
Neni 11 i konventës ndërkombëtare “Për të drejtat civile dhe politike”.
~ 62 ~
Tabela nr. 2.13
Vendi
Vep
ra p
ena
le t
ë p
asu
risë
Vep
ra p
ena
le l
idh
ur
me
sub
sta
nca
t n
ark
oti
ke
Ma
shtr
im d
he
fals
ifik
im
Vep
ra p
ena
le
me
dh
un
ë fi
zik
e
Vep
ra p
ena
le l
idh
ur
me
pro
stit
uci
on
i
Të
tjer
a v
epra
pen
ale
sek
sua
le
Vra
sje
Vep
ra p
ena
le m
oto
rik
e
Bo
rxh
e
Të
tjer
a
Armeni 9 8 34 3 5 4 8
Azerbajxhan 7 16 14 0 3 25
Bullgari 45 5 11 0 2 19 4
Kroaci 18 11 11 3 3 22 0
Qipro 5 10 5 5 5 70
Rep. Çeke 21 6 22 0 1 0 20 0 0 30
Danimarkë 9 7 23 19 3 2 17
Estoni 36 22 4 7 1 1 21 10
Finlandë 22 19 18 1 29 11
Gjeorgji 10 35 35 15 15 10 15
Gjermani* 34 19 23 9 0 1 5 3 0 6
Greqi 18 92 7 1 2 11 1 5 53
Hungari 61 0 15 12 0
Islandë 33 50 17
Irlandë 29 16 9 1 7 3 36
Kosovë 18 8 12 1 11 0 16 0 0 35
Letoni 24 38 2 1 1 18 1 16
Luksemburg 33 44 11 12
Holandë* 28 38 5 4 1 12 1 11
Norvegji 12 40 8 6 1 6 9 18
Portugali 10 71 2 0 0 8
Slloveni** 50 4 10 3 32
Suedi 23 36 8 16 2 5 5
Angli dhe Wells** 29 35 5 18 1 1 10
Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007
85. Të dhënat janë në %.
*Gjermani dhe Holandë: Prostitucioni është i ligjshëm, kështu nuk ka vepra penale për të.
** Sllovenia dhe Anglia dhe Wellsi kanë dhënë të dhëna vetëm për gratë e dënuara me burgim.
Të dhënat në tabelën e mëposhtme tregojnë veprat penale për të cilat janë burgosur, të
kryera më së shumti nga gratë:
85
Këshilli Quaker i punëve europiane: Gratë në burgje - një rishikim i kushteve të vendeve anëtare të
Këshillit të Europës, shkurt 2007, f. 28-29.
~ 63 ~
Tabela nr. 2.14
Vendi Vepra penale e kryer
më shumë
Vepra penale e dyta
e kryer më shumë
Vepra penale e treta
e kryer më shumë
Armeni Mashtrim Vrasje Vepra penale kundër
pasurisë
Azerbajxhan Vrasje Mashtrim dhe
falsifikim
Vepra penale për
substancat narkotike
Bullgari Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje Mashtrim dhe falsifikim
Kroaci Vrasje Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale për
substancat narkotike dhe
mashtrim dhe falsifikim
Qipro Të tjera Mashtrim dhe
falsifikim
Republika Çeke Të tjera Mashtrim dhe
falsifikim
Vepra penale kundër
pasurisë
Danimarkë Mashtrim dhe falsifikim Vepra penale me dhunë
fizike
Vrasje
Estoni Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale për
substancat narkotike
Vrasje
Finlandë Vrasje Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale për
substancat narkotike
Gjeorgji Kombinim i veprave
penale për substancat
narkotike dhe Mashtrim
dhe falsifikim
Kombinim i veprave
penale me dhunë fizike,
vepra penale seksuale
dhe borxhet
Kombinim i veprave
penale kundër pasurisë
dhe vrasjes
Gjermani Vepra penale kundër
pasurisë
Mashtrim dhe
falsifikim
Vepra penale për
substancat narkotike
Greqi Vepra penale për
substancat narkotike
Të tjera Kombinim i veprave
penale kundër pasurisë
dhe vrasjes
Hungari Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje Mashtrim dhe falsifikim
Islandë Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje
Irlandë Të tjera Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale për
substancat narkotike
Kosova Të tjera Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje
Letoni Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje
Holandë Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje
Norvegji Vepra penale për
substancat narkotike
Mashtrim dhe
falsifikim
Vrasje dhe vepra penale
me dhunë fizike
Portugali Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vrasje
Slloveni Vepra penale kundër
pasurisë
Të tjera Vrasje
Suedi Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale me dhunë
fizike
Angli dhe Wells Vepra penale për
substancat narkotike
Vepra penale kundër
pasurisë
Vepra penale me dhunë
fizike
Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007.
~ 64 ~
Bazuar mbi të dhënat e paraqitura më lart, evidentohet se në dhjetë vende europiane
vepra penale e kryer më së shumti nga gratë e burgosura është ajo për substancat
narkotike, në pesë vende janë veprat penale që lidhen me pasurinë. Po t’u referohemi
tri veprave penale të kryera më së shumti për secilin vend, atëherë veprat penale
kundër pasurisë radhiten të parat (këto vepra janë renditur 1, 2 dhe 3 në 16 vende
europiane), të ndjekura nga vepra penale e vrasjes (në 15 vende) dhe të fundit radhiten
veprat penale që lidhen me substancat narkotike (në 14 vende).
Vendet që kanë përqindjet më të larta të grave të burgosura për kryerjen e veprës
penale të vrasjes janë Armenia, Finlanda dhe Azerbajxhani. Siç e kemi theksuar edhe
më lart disa herë në këtë kapitull, vlen të studiohen faktorët që çojnë gratë drejt
kryerjes së krimit të dhunshëm të vrasjes. Të paktën në analizën e sjellë për rastin
shqiptar faktorët ishin të tillë që gratë ishin viktima të dhunës sistematike fizike dhe
ose psikologjike nga ish-bashkëshortët e tyre dhe, në disa raste, ato kanë mbrojtur nga
kjo dhunë fëmijët e tyre. Ishin pikërisht këta faktorë që i kanë çuar ato drejt kryerjes
së kësaj vepre penale. Veprat penale të kryera nga gratë e burgosura në Shqipëri, që
renditen të parat (40%), lidhen me vrasjet.
Të dhënat për veprat penale që lidhen me substancat narkotike është e vështirë të
analizohen, pasi ndryshon legjislacioni që i kriminalizon ato si vepra penale, zelli për
t’i ndjekur penalisht këto vepra dhe mbledhja e të dhënave86
. Sipas të dhënave të
mësipërme, Portugalia, krahasuar me vendet e tjera europiane, burgos më shumë gra
për veprat penale lidhur me substancat narkotike, me 71% të grave të dënuara, nga të
cilat 28% janë me kombësi të huaj; ndjekur nga Greqia, me 52% të grave dhe nga
Islanda, me 50% të grave. Nivele të ulëta shënojnë Republika Çeke, Bullgaria,
Hungaria dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria ka një përqindje relativisht të vogël të grave
të burgosura për veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike (7.6%) ku futen
veprat penale që lidhen me substancat narkotike. Sigurisht, vihet re një tendencë në
rritje në kryerjen e këtyre veprave penale këto vitet e fundit në vendin tonë. Vlen të
theksohet se kjo çështje ia vlen të hulumtohet. Një nga gjetjet e evidentuara nga
Ministria e Brendshme britanike është se tregu i seksit mund të luajë një rol shumë të
rëndësishëm në zhvillimin e tregjeve të drogës dhe e kundërta, që të çon drejt
mendimit se gratë mund të jenë viktima të këtyre veprave penale, pasi përdoren
gjerësisht nga meshkujt si punëtore të seksit87
.
Mashtrimi dhe falsifikimi nuk janë nga veprat penale të kryera më së shumti nga gratë
e burgosura në vendet europiane, siç shihet nga të dhënat e paraqitura, ndërsa për
Shqipërinë, nga të dhënat e vjetarëve të Ministrisë së Drejtësisë, evidentohet se veprat
penale të mashtrimit dhe të falsifikimit renditen të dytat dhe të tretat përkatësisht për
nga shpeshtësia e kryerjes së tyre nga gratë e dënuara. Niveli prej 8.6% të grave të
burgosura që kanë kryer këto vepra penale mbetet për nga radhitja i treti pas veprave
86
Sipas Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësisë nga Drogat, veprat penale ndahen
në katër kategori: vepra penale psiko-farmakologjike (vepra penale të kryera nën influencën e
substancave psiko-aktive), vepra penale të detyruara nga arsye ekonomike (kryerja e veprës lidhet me
dëshirën për të financuar zakonin e konsumimit të drogave), vepra penale sistematike (vepra penale të
kryera në kuadër të biznesit të shpërndarjes dhe furnizimit me droga) dhe e fundit, vepra penale që
vijnë në shkelje të legjislacionit kundër drogave ose çështje që lidhen me to. 87
Kesteven S.: Gratë që sfidojnë, Gratë e dënuara me heqje lirie dhe çështjet e problemeve mendore,
prill 2002, f. 1.
~ 65 ~
penale të vrasjes dhe të prostitucionit, që rezultojnë të jenë kryer më së shumti nga
gratë e dënuara shqiptare. Këto vepra penale janë kryer më shumë në Gjeorgji,
Armeni, Danimarkë, Gjermani dhe Republikën Çeke. Duhen analizuar faktorët që i
çojnë gratë drejt kryerjes së këtyre veprave penale. Nga pohimet e grave të dënuara
shqiptare u evidentuan këta faktorë: gjendja ekonomike e tyre tejet e keqe,
përgjegjësitë familjare dhe kryesisht ndaj fëmijëve të tyre etj. Vlen të analizohet,
gjithashtu, nëse dënimet me burgim kanë qenë masat më të efektshme për gratë që
kanë kryer të tilla vepra penale jo të dhunshme.
Për përqindjen që zënë gratë që qëndrojnë në paraburgime në pritje të marrjes së një
vendimi nga gjykata, krahasuar me përqindjen e grave që marrin dënim me burgim,
është folur më lart në këtë kapitull.
Gjithashtu, vlen të analizohen edhe të dhënat që lidhen me gjatësinë e dënimeve me
burgim për gratë në vende të ndryshme të Europës. Nga tabela më poshtë dhe grafikët
për disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, tregojnë qartë tendencat se mesatarja e
gjatësisë së dënimit lëviz nga pak muaj në 7 vjet. P.sh., siç evidentohet nga grafiku
nr. 2.8 më poshtë, në burgjet gjermane 33% e grave të dënuara qëndrojnë më pak se 6
muaj, ndërkohë që në Azerbajxhan vetëm 7% e grave të dënuara qëndrojnë më pak se
2 vjet, siç tregohet në grafikun nr. 2.6 më poshtë dhe, në burgjet shqiptare, sipas
grafikut nr. 2.9, vetëm 8% e grave të dënuara qëndrojnë më pak se 2 vjet.
Në qoftë se në Gjermani vetëm 1% e grave të dënuara qëndrojnë 10-15 vjet në
institucion të mbyllur penal, në Bullgari janë 19% e grave që qëndrojnë mbi 10 vjet në
burg, në Azerbajxhan gratë që qëndrojnë më shumë se 12 vjet në burg, përbëjnë 8%,
ndërsa në Shqipëri 64.5% e grave qëndrojnë nga 10 – 25 vjet në burg. Fakti që ka një
numër kaq të madh të grave që qëndrojnë për një kohë shumë të gjatë në një
institucion të mbyllur është fenomen tejet shqetësues, pasi ka pasoja negative duke
filluar me institucionalizimin e grave të dënuara që bëhet më i gjatë dhe riintegrimin e
grave në shoqëri që bëhet tejet i vështirë pas një shkëputjeje kaq të madhe nga
shoqëria. Rifillimi i jetës për të gjetur një vend banimi, gjetja e një pune, rivendosja e
marrëdhënieve me fëmijët, familjarët dhe shoqërinë etj. bëhen tejet të vështira pas kaq
kohësh qëndrim në burg.
Tabela nr. 2.15
Vendi Mesatarja e gjatësisë së dënimit të grave
Armeni 7 vjet
Azerbajxhan Shiko grafikun nr. 5 poshtë
Bullgari Shiko grafikun nr. 6 poshtë
Republika Çeke 3.8 vjet
Danimarkë* 0.3 vjet
Estoni 4.0 vjet
Finlandë 0.7 vjet
Gjermani Shiko grafikun nr. 7 poshtë
Greqi 3.3 vjet
Islandë 3.4 vjet
Itali 4.5 vjet
Kosovë 5.1 vjet
Luksemburg 3.9 vjet
~ 66 ~
Vendi Mesatarja e gjatësisë së dënimit të grave
Holandë 2.1 vjet
Norvegji 0.3 vjet
Portugali** 6 vjet
Slloveni 2.3 vjet
Shqipëri Shiko grafikun nr. 8 poshtë
Angli dhe Wells Për të gjitha gjatësitë e dënimeve përveç dënimit të përjetshëm: 12.6 muaj
Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007. *Danimarka: 2.3-4.4 muaj ose një mesatare prej 3.4 muaj
**Portugalia: 3-9 vjet.
7%
45%40%
8%
Gjatësia e dënimeve të grave të dënuara
në Azerbajxhan, në mars 2005
deri ne dy vjet
2-7 vjet
8-12 vjet
12 vjet +
Grafiku nr. 2.6 Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007.
42%
21%
18%
19%
Gjatësia e dënimeve për gratë
e dënuara në Bullgari, në mars 2005
deri ne 3 vjet
3-5 vjet
5-10 vjet
10 vjet +
Grafiku nr. 2.7
Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007.
~ 67 ~
2%
12%
19%
13%11%
16%
18%
5% 1% 3%
Gjatësia e dënimeve të grave të dënuara në Gjermani, në mars 2004
deri 1 muaj
1-3 muaj
3-6 muaj
6-9 muaj
9-12 muaj
1-2 vjet
2-5 vjet
5-10 vjet
10-15 vjet
Te perjetshem
Grafiku nr. 2.8 Burimi: Këshilli Quaker i punëve europiane, shkurt 2007.
8%9.60%
17.70%
64.50%
0%
Gjatësia e dënimeve të grave të dënuara në Shqipëri, në
shtator 2011
deri 2 vjet
2-5 vjet
5-10 vjet
10-25 vjet
Te perjetshem
Grafiku nr. 2.9
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Tiranë.
Sa i takon profilit të grave të dënuara me heqje lirie në disa vende të Europës, si
Hungari, Gjermani, Spanjë, Angli dhe Wells dhe Itali88
, do të ndalemi shumë shkurt
në këtë pjesë të punimit, pasi tezat e përjashtimit social te gratë e dënuara do të
paraqiten në një kapitull të veçantë. Shtjellimi i këtyre tezave do të përfshijë të dhëna
të hollësishme që do të përfshijnë edhe tregues që lidhen me gjendjen ekonomike,
88
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005.
~ 68 ~
arsimimin, problemet e ndryshme dhe ato specifike për gratë, përgjegjësitë e tyre
familjare etj. Ndaj dhe në këtë pjesë të punimit do të përmenden vetëm tendencat
kryesore që tregojnë disa ngjashmëri lidhur me profilin e grave në këto vende europiane.
Më konkretisht, mosha e grave në institucionet penale në disa vende europiane ku
janë bërë studime paralele89
, si në Gjermani, Hungari, Itali, Francë, Angli dhe Wells
dhe Spanjë, është relativisht e re, megjithëse përqindja e të miturave90
në popullatën e
grave është tejet e vogël. Më konkretisht, në Francë ato përbëjnë 1%, në Hungari dhe
Gjermani 2%, ndërsa në Angli dhe Wells, më pak se 3%91
. Edhe për Shqipërinë, mes
popullatës së grave, në shtator 2011, nuk ka pasur të mitura.
Në të gjitha këto vende europiane gratë deri 30 vjeç përbëjnë më shumë se 1/4 e gjithë
popullatës së grave të dënuara me heqje lirie. Kështu, gratë nga 19-29 vjeç përbëjnë:
50% në Angli dhe Wells, 42% në Francë, 32% në Gjermani, 31% në Hungari dhe
29% në Itali. Për këto tri vendet e fundit ka më shumë gra që i takojnë grup-moshës
nga 30-39 vjeç, ashtu sikurse është e konsiderueshme përqindja e grave mbi 40 vjeç.
Në Gjermani ato përbëjnë 33%, në Itali 35%, në Hungari 37%, në Angli dhe Wells ato
përbëjnë 18%, ndërsa në Francë 29%. Megjithatë, në të gjitha këto vende 60% e grave
të dënuara me burgim janë nën 40 vjeç, pra popullata në burgje në këto vende është
relativisht e re.
Në rastin e Shqipërisë, siç është paraqitur edhe më lart, shifrat evidentojnë se shumica
e grave të paraburgosura dhe ato të dënuara u përkasin grup-moshave 35-45 vjeç
(45% e të dënuarave dhe 35.7% e të paraburgosurave), 45-55 vjeç (20.9% e të
dënuarave dhe 21.4% e të paraburgosurave) dhe 25-35 vjeç (14.5% e të dënuarave dhe
21.4% e të paraburgosurave). Pra grup-mosha 35-45 vjeç është nga grup-moshat më të
rëndësishme, e ndjekur kjo nga grup-mosha 45-55 vjeç. Ky tregues evidenton se
tendenca e grave të paraburgosura dhe të dënuara në Shqipëri është mosha e pjekur
drejt moshës së tretë, tendencë kjo e ndryshme nga ajo e paraqitur nga vendet
europiane të lartpërmendura.
Pothuajse të gjitha gratë e intervistuara në institucionet e mbyllura penale në këto
vende europiane evidentuan statusin e dobët ekonomik përpara paraburgosjes së tyre.
Niveli i ulët i arsimimit të tyre në të gjitha institucionet e mbyllura penale në këto
vende europiane ishte një tjetër ngjashmëri qartësisht e evidentuar. Një nga problemet
me të cilat përballen pjesa më e madhe e grave të burgosura në këto vende ishin
problemet e përdorimit të lëndëve narkotike dhe një pjesë e mirë e tyre ishin burgosur
për arsye se kishin konsumuar ose/dhe trafikuar substanca narkotike. Kjo tendencë
përforcohet edhe nga të dhënat e paraqitura në tabelat më lart. Bazuar mbi të dhënat
për gratë e burgosura shqiptare, kjo nuk ishte tendencë, megjithëse, sipas të dhënave
të paraqitura për vendin tonë, del qartë që numri i grave që janë akuzuar apo dënuar
për vepra penale për substancat narkotike, ka ardhur duke u rritur, sidomos vitet e fundit.
Edhe nga intervistat e grave të burgosura në vendet europiane u evidentua se, në
shumicën e rasteve, ato kishin përjetuar përvoja të dhunës në familje ose dhunë
89
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005, f.17. 90
Vajzat deri në moshën 18 vjeç dhe në Hungari 19 vjeç. 91
Nuk ka të dhëna për Italinë dhe Spanjën.
~ 69 ~
seksuale. Ndërsa e para është një tendencë e vënë re edhe te gratë e burgosura në
vendin tonë, e dyta, që është shumë e përhapur mes grave të burgosura në Europë, nuk
është evidentuar si tendencë mes grave në Shqipëri. Edhe te gratë e burgosura në
vendet europiane është evidentuar se një pjesë e mirë e tyre kishin përgjegjësi
familjare të ndryshme dhe, së pari, përgjegjësi ndaj fëmijëve të tyre, e cila është
përcaktuar nga vetë gratë, si gjëja më e rëndësishme në jetët e tyre92
.
2.2.5 Disa përfundime dhe sugjerime për politikën penale
për gratë që kanë shkelur ligjin
Siç është parashtruar edhe më lart, numri në rritje i grave të dënuara në Europë e në
botë, si edhe në Shqipëri, shtron nevojën e rishikimit të politikave dhe të praktikave
që ndiqen për gratë në konflikt me ligjin. Burgosja e grave ka ndikim negativ jo vetëm
për vetë gratë, por më së shumti për fëmijët e tyre.
Krahasuar me burrat e dënuar, gratë kryejnë vepra penale si rrjedhojë e dhunës
sistematike fizike dhe ose psikologjike si edhe në mbrojtje të fëmijëve të tyre nga kjo
dhunë në familje e ushtruar kryesisht nga ish-bashkëshortët e tyre. Në pjesën më të
madhe ato nuk kryejnë vepra penale të dhunshme. Veprat penale të cilat kryen shpesh
nga gratë, të tilla si mashtrimet dhe ose falsifikimet, janë quajtur ndryshe si vepra
penale të varfërisë93
. Një pjesë e konsiderueshme e grave dënohen për kryerjen e
veprave penale kundër moralit dhe dinjitetit që në të shumtën e rasteve detyrohen nga
kushtet tejet të vështira ekonomike dhe familjare. Dhe, për më tepër, politikat
ndëshkuese të drejtësisë penale, shoqëruar këto me statusin jofavorizues ekonomik të
grave, kanë çuar në rritjen e numrit të grave të mbajtura në paraburgim në shumë
vende të botës, ashtu si edhe në vendin tonë. Vlen të theksohet se nga të dhënat në
këtë kapitull del qartë se pjesa më e madhe e grave në konflikt me ligjin nuk përbëjnë
rrezik për shoqërinë. Shumë nga këto gra kanë përjetuar diskriminim të drejtpërdrejtë
dhe shpeshherë edhe diskriminim të shumëfishtë, siç edhe u pa nga të dhënat për
gjendjen e tyre ekonomike dhe nga përvojat e tyre me përballjen me dhunën
sistematike familjare94
etj.
Duhen marrë parasysh faktet e parashtruara më sipër, profili i grave në konflikt me
ligjin, përgjegjësitë e tyre prindërore dhe ato familjare, si edhe fakti se burgosja ka
vetëm efekte negative te këto gra në rikthimin e tyre në shoqëri, në hartimin e një
politike penale më fleksibël dhe të ndjeshme ndaj këtyre faktorëve. Një politikë e tillë
penale duhet të sigurojë që ndaj grave nuk përdoret burgosja, si masë e parë, por si e
fundit dhe vetëm në rastet e domosdoshme kur ato përbëjnë rrezikshmëri të madhe për
shoqërinë. Duke i mbajtur gratë jashtë burgjeve, kur burgimi i tyre nuk është masë e
domosdoshme, fëmijët nuk përjetojnë efektet negative të burgosjes së nënave të tyre,
përfshirë këtu edhe institucionalizimin e tyre.
Në përputhje me Tërësinë e rregullave minimum “Për masat jo me arrest”, rregulla 6,
të dyshuarat femra, të cilat nuk përbëjnë rrezikshmëri për shoqërinë, nuk duhet të
92
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005, f. 26. 93
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet: Manual për drejtuesit e burgjeve dhe
politikëbërësit për gratë dhe burgosja, Nju-Jork, 2008, f. 82. 94
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e së drejtës dhe politikës evropiane të burgut, Nju-Jork:
Shtypi i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 183-184.
~ 70 ~
mbahen në paraburgim, përveç rasteve të rrethanave të veçanta. Autoritetet
përgjegjëse duhet të përdorin me efektivitet masat e tjera shtrënguese ndaj grave të
pandehura, të parashikuara si alternativë për mbajtjen në arrest me burg në Kodin e
procedurës penale shqiptare. Profesionistët e administrimit të drejtësisë penale, si
policia gjyqësore, prokurorët, gjyqtarët, duhet të kenë në dispozicion masa të ndryshme
të cilat bëjnë të mundur devijimin nga procesi i ndjekjes penale, si: ndërmjetësim mes
të pandehurit dhe viktimës, urdhër për shërbim në komunitet, konferencë familjare në
grup, masa të tjera të drejtësisë restauruese95
etj. Gjithashtu, profesionistët duhet të
trajnohen në mënyrë të vazhdueshme për të rritur ndjeshmërinë gjinore në rastet kur e
pandehura është grua, për të përdorur në mënyrë më efektive masat që parashikohen
në legjislacionin vendës për të pasur si qëllim që, në rastet kur e pandehura nuk
përbën rrezikshmëri për shoqërinë, të devijojnë vendosjen e këtyre grave në
institucionin e paraburgimit duke i dhënë masën shtrënguese të arrestit me burg.
Në studimin e Këshillit Quaker të punëve europiane, (shkurt 2007) “Gratë në burgje”,
një rishikim i kushteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, thuhet se mund të
ketë përfitime nga organizimi i konferencave familjare në grup ose nga përdorimi i
masave të tjera, si dënimi në qark96
. Pjesa më e madhe e grave të pandehura janë nëna
me fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe nëna është prindi kryesor që kujdeset për fëmijët.
Duke realizuar takimin e viktimave, grave të pandehura, familjeve të tyre dhe
komunitetit për të arritur së bashku në vendime mbi atë çka është më e mirë për
riparimin e dëmit, realizimin e riintegrimit të të pandehurave në shoqëri si dhe
mbështetjen që duhet t’u jepet fëmijëve, arrihet të zvogëlohen rastet e grave në
konflikt me ligjin dhe të ulet mundësia që fëmijët e këtyre nënave t’i kthehen rrugës
së krimit”97
.
Siç është parashtruar edhe më lart në këtë kapitull, numri i grave të cilat vihen në
mbikëqyrje të shërbimit të provës, mbetet ende i vogël. Inkurajohen gjyqtarët që ndaj
grave të cilat nuk përbëjnë rrezikshmëri për shoqërinë dhe që kanë përgjegjësi
prindërore ose familjare, të zbatojnë sa më shumë alternativat e dënimit me burgim, të
parashikuara në Kodin penal.
Meqenëse një pjesë e mirë e grave në konflikt me ligjin vuajnë nga trauma të dhunës
sistematike në familje dhe ose nga çrregullime mendore të ndryshme, inkurajohen
autoritetet e administrimit të drejtësisë penale që një mënyrë efektive e shmangies së
tyre nga ndëshkimi me burgim dhe drejtimi te programet e përshtatshme të trajtimit të
cilat do të adresonin pikërisht këto nevoja, do të ishte më efektive sesa vendosja e tyre
në mjediset e institucioneve të mbyllura penale.
Duke marrë parasysh pozitat e dobëta të grave në sistemin e drejtësisë penale,
autoritetet përkatëse shtetërore duhet të garantojnë aksesin e mbrojtësit ligjor falas që
në momentin e ndalim/arrestimit të tyre. Pothuajse të gjitha gratë e intervistuara në
institucionet penale pohuan se nuk kishin dijeni për të drejtën e pasjes së një mbrojtësi
95
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet: Manual për drejtuesit e burgjeve dhe
politikëbërësit për gratë dhe burgosjen”, Nju-Jork, 2008, f. 83-84. 96
Kjo masë përfshin të pandehurën, familjen, viktimën, komunitetin etj. në gjetjen e një rruge më të
përshtatshme për kompensimin e dëmit të krijuar. 97
Këshilli Quaker i punëve evropiane: Gratë në burgje- një rishikim i kushteve të vendeve anëtare të
Këshillit të Europës, 2007, f. 8.
~ 71 ~
ligjor që në momentet e para të ndalimit ose të arrestimit të tyre. Edhe kur disa prej
tyre e dinin këtë të drejtë dhe kishin kërkuar një të tillë, kjo nuk u ishte mundësuar
nga autoritet policore. Në pjesën më të madhe të rasteve ato janë takuar me një
mbrojtës ligjor vetëm në seancën e vlerësimit të masës së arrestit në gjykatat
përkatëse. Duke marrë parasysh rëndësinë e marrjes së pohimeve nga gratë e
pandehura në komisariatet e policisë në procesin e marrjes së vendimit të masës së
sigurisë dhe për më shumë në marrjen e një vendimi të gjykatës për çështjet përkatëse,
për gratë është domosdoshmëri garancia ligjore, pasja e një mbrojtësi ligjor që në
momentet e para të ndalim/arrestimit të tyre dhe për ato gra që e kanë të pamundur
financiarisht një mbrojtës ligjor privat, të garantohet shërbimi ligjor falas. Shpeshherë,
gratë e intervistuara, siç është parë edhe nga të dhënat më sipër në këtë kapitull, janë
ankuar për cilësinë e shërbimit avokator në përgjithësi dhe në veçanti për shërbimin
ligjor falas. Ky fakt meriton vëmendje të veçantë nga autoritetet përkatëse shtetërore
(komisioni i ndihmës ligjore falas, këshilli drejtues i dhomës së avokatëve etj.) dhe
marrjen e masave eficiente jo vetëm për garantimin e shërbimit ligjor falas që në
momentet e para të ndalimit dhe arrestimit, por edhe për garancinë e një shërbimi sa
më profesional ligjor për gratë në konflikt me ligjin.
Mbetet shqetësues fakti i evidentuar nga intervistat me gratë e dënuara në burgjet
shqiptare që ato qëndrojnë në institucionin e paraburgimit mesatarisht 22.3 muaj deri
në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykatat përkatëse. Inkurajohet sistemi
gjyqësor të reflektojë dhe të analizojë shpejtësinë, efektivitetin e dhënies së drejtësisë
me të pandehurat gra dhe pasojat e mbajtjes së tyre për një kohë kaq të gjatë në
paraburgim.
Sa u takon rasteve kur gratë kanë kryer krime të vrasjes së ish-bashkëshortëve të tyre,
të cilat zinin 40% të të gjitha rasteve ku kanë qenë gratë konsumuese të veprave
penale, inkurajohen gjyqtarët që, gjatë marrjes së vendimit ndaj këtyre grave, të
konsiderojnë si rrethanë lehtësuese faktin që ato kanë qenë sistematikisht të dhunuara
fizikisht, psikologjikisht dhe/ose seksualisht në rrethanat kur kanë kryer vepra penale
të dhunshme. Kodi penal i RSH-së lë hapësira të mjaftueshme për të bërë të mundur
këtë, ndaj mbetet zbatimi i efektshëm i dispozitave ligjore përkatëse.
Fakti që një përqindje e konsiderueshme e grave të dënuara në Shqipëri (64.5%)
qëndrojnë nga 10-25 vjet në burg është tejet shqetësues për sa i takon rikthimit të
grave në shoqëri. Ashtu siç është thënë edhe më lart, një qëndrim kaq i gjatë në
institucionin e mbyllur penal ndikon negativisht si edhe e bën tepër të vështirë
rifillimin e jetës së një gruaje të dënuar në komunitet, ndaj dhe autoritetet e
administrimit të drejtësisë penale duhet ta mbajnë parasysh këtë fakt, sidomos për ato
vepra penale kur gratë kanë kryer veprën penale të vrasjes së ish-bashkëshortëve të
tyre.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duke marrë parasysh se një numër fare i vogël
i grave të dënuara kanë përfituar nga lirimi me kusht për periudhën 2009–2011,
sugjerohet të rishikohet dispozita 64 e Kodit penal shqiptar për të ardhur në përputhje
me rekomandimin (2003) 22. Më konkretisht, duke ua ofruar mundësinë e lirimin me
kusht të gjithë të dënuarve, duke hequr kështu shprehjen “vetëm në rastet e veçanta”,
pasi rekomandimi (2003) 22, në pikën 23 të tij, parashikon se lirimi me kusht mund të
shtyhet ose të refuzohet vetëm në rastet e jashtëzakonshme. Për më tepër, sugjerohet
~ 72 ~
të ndryshohen afatet kufij, të parashikuara në Kodin penal, sidomos për veprat penale
të kryera nga gratë, duke marrë parasysh natyrën dhe shkaqet që i kanë çuar ato drejt
kryerjes së veprave penale të dhunshme. Periudha prej ¾ e kryerjes së dënimit përpara
se të kërkohet lirimi me kusht është shumë e gjatë dhe nuk i shërben qëllimit që duhet
të realizojë lirimi me kusht, si mënyrë transicioni për në jetën e lirë. Gjithashtu, duhen
rishikuar kriteret që duhen plotësuar nga gratë e dënuara, mungesa e të cilave bëhet
pengesë për përftimin e lirimit me kusht ose bëhet shkak për shtyrjen e një vendimi të
tillë.
~ 73 ~
3.1 Çështjet e trajtuara në këtë kapitull
Burgu, si institucion, nuk tërheq vëmendjen e gjerë të publikut në zhvillimet normale
të shoqërisë. Politikanët, media dhe publiku i gjerë ndërgjegjësohen për burgjet vetëm
atëherë kur ka probleme, p.sh., kur ndodh arratisja e ndonjë të dënuari ose kur ka
ndonjë incident të rëndë në burgje. Megjithëse në përgjithësi mungon interesi dhe
vëmendja e publikut të gjerë për atë çka ndodh në burgje, sistemi i burgjeve në vend
ka pësuar ndryshime thelbësore këta 22 vjet të periudhës së ndryshimeve demokratike.
P.sh., sot burgjet nuk konceptohen më si institucione ndëshkimi, por si institucione
publike në shërbim të shoqërisë, nga njëra anë, për ta mbrojtur shoqërinë nga personat
që shkelin ligjin dhe, nga ana tjetër, për të rehabilituar personat e dënuar me heqje
lirie dhe për t’i kthyer ata në shoqëri si qytetarë më të mirë nëpërmjet një trajtimi
human dhe me dinjitet. Pra, duke filluar që nga misioni që kanë burgjet në shoqëri,
filozofia që i udhëheq ato, mënyra si funksionojnë këto institucione në ditët tona ka
ndryshuar plotësisht krahasuar me fillimet e viteve të ndryshimeve demokratike në vend.
Presioni gjithnjë në rritje mbi sistemin e burgjeve si edhe artikulimi i problemeve dhe
i sfidave me të cilat përballet ky sistem në Shqipëri kanë qenë në vëmendjen e
vazhdueshme të raporteve dhe komenteve të bëra nga organizma ndërkombëtarë dhe
organizata vendëse që në misionin e tyre kanë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një
nga fushat prioritare të raportit të progresit që Komisioni Europian (KE) bën publik
për çdo vit për Shqipërinë, është edhe sistemi i burgjeve98
dhe respektimi i të drejtave
të personave të dënuar me heqje lirie dhe trajtimi që u bëhet atyre nga administrata e
burgjeve. Prioriteti i dymbëdhjetë i Opinionit të KE-së për kërkesën e Shqipërisë për
anëtarësim në Bashkimin Europian99
përqendrohet te marrja e masave shtesë nga
autoritetet përkatëse shtetërore për përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve dhe të
dënuarve si edhe për ndjekjen e rasteve të keqtrajtimeve të raportuara nëpërmjet
98
Gjatë gjithë punimit termi “sistemi i burgjeve” përfshin të gjitha institucionet penale vendore të
paraburgimeve dhe burgjeve duke mos përfshirë këtu komisariatet e policisë. Kur në punim përdoret termi
“burg” përfshin edhe institucionet e paraburgimit. Ndërsa termat “persona të dënuar me heqje lirie” dhe “i
burgosur” nënkuptojnë personat e paraburgosur dhe të dënuar. Termi “gra të dënuara” nënkupton gratë e
paraburgosura dhe ato të dënuara. 99
Opinioni i KE-së për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, datë 9.11.2010,
parashtron 12 rekomandime prioritare që Shqipëria duhet t’i plotësojë përpara marrjes së statusit
“kandidat”.
~ 74 ~
gjykatës dhe vënia e personave fajtorë para përgjegjësisë ligjore. Pjesë e këtij prioriteti
është edhe përmbushja e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në këtë fushë.
Hulumtime shkencore në arenën ndërkombëtare për natyrën dhe objektivat e dënimeve
me burgim nga këndvështrimi ligjor, gjyqësor dhe social janë të shumta100
, ashtu
sikurse janë edhe disa studime që kanë të bëjnë me mënyrën si duhet të drejtohen
institucionet penale101
dhe cili është roli i personelit të këtyre institucioneve102
. Ndërsa
studimet e mirëfillta shkencore për dinamikën e ndryshimeve në kontekstin e
institucioneve penale mbeten të pakta në numër103
. Në Shqipëri hulumtimet shkencore
për çështje të ndryshme që lidhen me sistemin e burgjeve, përgjithësisht kanë munguar.
Duke marrë parasysh sa më lart, ky kapitull ofron një vështrim historik të zhvillimeve:
në sistemin e burgjeve shqiptare nëpërmjet analizës së misionit dhe përgjegjësive të
këtyre institucioneve; në mënyrën e menaxhimit, të organizimit dhe funksionimit të
tyre, të arkitekturës; në mënyrën e trajtimit të të paraburgosurve/të dënuarve në
kujdesin e tyre si edhe në kuptimin e të drejtave të këtyre personave në përgjegjësinë e
tyre. Ky kapitull do të mundësojë për të kuptuar veçoritë e zhvillimeve të sistemit të
burgjeve shqiptare të nevojshme për të krijuar kështu shtratin/kontekstin e duhur për
analizat dhe kuptueshmërinë e drejtë të çështjeve të trajtuara në këtë fushë për rastin e
Shqipërisë.
3.2 Vështrim i shkurtër historik mbi zhvillimet kryesore
në sistemin e burgjeve shqiptare
Që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar e deri më sot kanë kaluar 100 vjet dhe gjatë
kësaj periudhe ka pasur zhvillime të shumta politike, shoqërore dhe ekonomike
brenda dhe jashtë vendit, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet
ligjore dhe më gjerë në themelimin dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në
përgjithësi dhe atij penal në veçanti.
Për të pasqyruar më në detaje karakteristikat kryesore të zhvillimeve ligjore,
institucionale dhe zbatimin e legjislacionit në praktikë kryesisht në fushën e sistemit
të burgjeve gjatë këtyre viteve është bërë një ndarje në tri periudha kohore:
1912–1944; 1945–1990 dhe 1991–2011.
3.2.1 Zhvillimet ligjore, infrastrukturore dhe ato të trajtimit të personave
të dënuar me heqje lirie gjatë periudhës 1912–1944
Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, Qeveria e Përkohshme e Vlorës u përball me
sfida të ndryshme të hedhjes së bazave të qëndrueshme të shtetit të ri ligjor dhe, midis
të tjerash, edhe në përcaktimin e politikave në luftën kundër kriminalitetit në kohën
100
Van Zyl Smit D. dhe Dünkel F.: Dënimi me burgim sot dhe nesër – këndvështrimi ndërkombëtar për
të drejtat e të dënuarve dhe kushtet në burgje, Hagë: E drejta ndërkombëtare Kluwer, 2001. 101
Sparks, R.; F, Bottoms A.; Hay W.: Burgjet dhe problemi i rendit, Oksford: Shtypi Klarendon, 1996. 102
Lombardo, L.X.: Rojat e burgosur: Punonjësit e burgjeve gjatë punës, Nju-Jork, Elsevier, 1989.
Liebling A. dhe Price, D.: Punonjësi i burgut, Lejhill: Revista e shërbimit të burgjeve, 2001. 103
Coyle, A.: Drejtimi i burgjeve në kohë ndryshimesh, Londër: Qendra Ndërkombëtare e Studimeve
në Burgje, 2002.
~ 75 ~
kur në vend sundonte pasiguria, kaosi dhe krimi. Gjatë kësaj periudhe të vështirë
politike në vend, Kuvendi i Vlorës u detyrua që në fushën penale të linte në fuqi
Kodin penal osman të vitit 1858 me shtesat e ndryshimet e 27 majit të vitit 1909 dhe
Kodin procedurës penale të vitit 1879 deri në hartimin e ligjeve të reja të shtetit
shqiptar. Meritë e madhe e Qeverisë së Vlorës dhe e Kuvendit ishte se në një kohë të
shkurtër filluan të krijojnë e të zhvillojnë sistemin e ri të drejtësisë penale, me
miratimin, më 10 maj 1913, të Kanunit të Zhurisë104
i cili shënoi fillimet e zbatimit të
politikës penale dhe të procedurës penale në vend105
. Me këtë akt përcaktohej nocioni
i veprës penale, organizimi dhe kompetencat e sistemit të gjykatave për gjykimin e
çështjeve penale e civile dhe parashikohej procedura e gjykimit me juri për krimet e
rënda, e cila u zbatua vetëm një herë në gjykatën e Elbasanit106
.
Burgjet shqiptare, pas shkëputjes nga sundimi turk, trashëguan bazën ligjore107
,
format dhe metodat e drejtimit të burgjeve dhe infrastrukturën e mjerueshme me
mjedise të papërshtatshme që nuk garantonin sigurinë, kushtet higjieno-sanitare,
trajtimin njerëzor dhe me dinjitet dhe mundësi për risocializimin e të dënuarve.
Burgjet më të rëndësishme që u trashëguan nga sundimi turk, ishin burgu i Shkodrës,
Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe burgje të tjera të cilat ishin në çdo qendër
prefekture. Shumica e tyre ishin thuajse të shkatërruara, kështu një pjesë e madhe e të
dënuarve mbahej në shtëpi private, të marra me qira nga shteti. Në një raport për
burgun e Tiranës që Ministria e Drejtësisë i bën Ministrisë së Brendshme, më
17.9.1921, midis të tjerave shkruhet: "… Në tri dhoma që ka burgu, me shtrëngim të
madh ishin 67 vetë. 70 të burgosur flinin përjashta në oborr e disa nën strehë. Në këtë
mënyrë rrojtje i duket njeriut si me qenë dënuar me vdekje me mundim. …Kjo është
despotizëm, një sjellje kundër jetës njerëzore"108
.
Siç përmendet edhe më lart, gjatë kohës që qeverisi Qeveria e Përkohshme e Vlorës,
drejtimi dhe organizimi i sistemit të burgjeve është rregulluar me aktet ligjore të
trashëguara nga regjimi turk. Kjo shpjegohet kryesisht me situatën aspak të
qëndrueshme politike në vend, po të kujtojmë që qysh nga Shpallja e Pavarësisë së
shtetit shqiptar, më 1912-n, u bënë përpjekje për organizimin e shtetit të ri shqiptar
dhe institucioneve të tij legjitime, por këto përpjekje hasën në vështirësi. Së pari,
Shqipëria u ndodh përballë pushtimit të ushtrive të shteteve shoviniste fqinje, që
kërkonin të realizonin pretendimet e tyre territoriale në kurriz të vendit tonë. Së dyti,
krerët më me influencë të asaj kohe, si Esat Pashë Toptani, nuk bashkëpunuan me
qeverinë e Vlorës dhe e penguan përhapjen e influencës së saj në Shqipërinë e Mesme
dhe të Veriut.
104
Kanuni i Zhurisë, botuar në gazetën “Përlindja e shqipnies”, vëll. 1, Vlorë, 13-14 dhe 15 shkurt
1914. 105
Anastasi, A.: Kanuni i Zhurisë, Tiranë, “Studime juridike”, 2001, nr. 1, f. 73-81. 106
Elezi, I.: Vështrim i shkurtër historik i drejtësisë penale në Shqipëri dhe sfidat para saj, Tiranë,
revista juridike shkencore “Justiniani I”, nr. 1. 2009, f. 8. 107
Ligji penal i 28 prillit 1910, në disa dispozita të tij rregullonte administrimin e burgjeve (nenet
131-149). 108
Sufaj, F.: Reformimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri në raport me standardet e Bashkimit
Europian, Tiranë: Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009, f. 2.
~ 76 ~
Kryengritja fshatare në Shqipërinë e Mesme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore
ndërprenë sundimin e princ Vidit. Në vitin 1915 pothuajse në të gjitha territoret e
vendit tonë ishin vendosur trupat pushtuese të shteteve fqinje. Me shkallëzimin e
veprimeve luftarake midis vendeve ndërluftuese, në territoret e vendit tonë u
vendosën trupat austro-hungareze, franceze, italiane dhe bullgare, duke e kthyer tërë
vendin në një zonë të pushtuar.
Gjatë periudhës së Luftës Parë Botërore, shtetet pushtuese, si Austro-Hungaria,
Franca, Italia, morën në duar administrimin e vendit dhe, për rrjedhojë, u përpoqën të
bëjnë zëvendësimin e akteve ligjore në fuqi edhe për administrimin e burgjeve, por
periudha e pamjaftueshme bëri që të mos realizohej një reformim i mirëfilltë i kuadrit
ligjor për sistemin e burgjeve të asaj kohe109
. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit,
gjatë periudhës që veproi në Shqipëri dhe, më pas, përfaqësues të shteteve pushtuese,
krahas përpjekjeve për reformim të legjislacionit penal, kanë ndjekur edhe problemin
e trajtimit të të dënuarve, kujdesin për ta, strehimin e tyre etj.110
. Nga shqyrtimi i
dokumenteve arkivore të kësaj periudhe konstatohen disa urdhëresa të komandës
austriake, në të cilat përcaktohet dieta ditore për çdo të dënuar. Në këto akte ishte e
parashikuar edhe e drejta e të dënuarve për të bërë blerje me mjetet e tyre financiare.
Bazuar në informacionin arkivor, mësohet se, krahas shfrytëzimit të burgjeve që
dispononte Shqipëria në atë periudhë, forcat pushtuese kishin dërguar një kontingjent
të të dënuarve jashtë vendit, në ish-kolonitë e tyre111
.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë si
dhe tërheqjen e forcave serbe nga zonat verilindore, forcat politike të kohës, krahas
luftës diplomatike për mbrojtjen e pavarësisë së vendit, u përqendruan në krijimin dhe
konsolidimin e institucioneve të shtetit, bazat e të cilit u hodhën me Kongresin e
Lushnjës, më 1920-ën, kohë kur u krijuan organet e larta të pushtetit ligjvënës dhe
ekzekutues të vendit. Këshilli i Lartë i Shtetit dhe regjenca që u zgjodh nga Kongresi i
Lushnjës, me dekretin e 11 janarit 1921, krijuan sistemin gjyqësor shqiptar. Politika
penale e shtetit shqiptar gjeti pasqyrim edhe në programin e Qeverisë Demokratike të
Fan. S. Nolit (1924), në reformën ligjore me fokus të veçantë ligjet për drejtësinë
penale. Pas rrëzimit të Qeverisë së Fan S. Nolit dhe me ardhjen në fuqi të Ahmet
Zogut, u miratuan “Statuti themeltar i Republikës së Shqipnies”, më 1925-n dhe
“Statuti themeltar i Mbretnisë së Shqipnies”, më 1928-n. Të dyja këto dokumente
themeltare hodhën bazat juridike për reformën në drejtësi në tërësi dhe, në veçanti, në
reformën e drejtësisë penale112
. Gjatë viteve 1920–1928 dolën ligje të posaçme
penale. Njëkohësisht vepronte edhe e drejta zakonore (kanunet), sidomos në zonat
malore të vendit, në Veri dhe në Jug113
.
Për zhvillimet ligjore, infrastrukturore dhe ato të zbatimit të legjislacionit në sistemin
e burgjeve shqiptare paraqesim zhvillimet kryesore si më poshtë:
109
Sufaj, F.: Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet aktuale,
Tiranë, “Jeta juridike”, nr. 3, 2008, f. 9. 110
“Komisioni Ndërkombëtar e ngarkoi bashkinë me pagu gjellën, bukën dhe qethjen e hapsorëve”
(kupto të burgosurve). Marrë nga Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 347, dosja 23, viti 1914. 111
Sufaj, F.: Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet aktuale,
Tiranë, “Jeta juridike” nr. 3, 2008, f. 9. 112
Elezi, I.: Vështrim i shkurtër historik i drejtësisë penale në Shqipëri dhe sfidat para saj, Tiranë,
revista juridike shkencore “Justiniani I” nr. 1, 2009, f. 10. 113
Elezi, I.: Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri, Tiranë: Albin, 1998.
~ 77 ~
Përpjekjet për krijimin e bazës ligjore të sistemit të burgjeve në Shqipëri u futën në
një fazë të re pikërisht pas vitit 1920. Këto përpjekje konsistonin kryesisht në krijimin
e kuadrit ligjor dhe të përzgjedhjes së nëpunësve që do të shërbenin në institucionet e
burgjeve që ishte përcaktuar të bëhej mbi baza konkurruese. Ishte pikërisht kjo
periudhë kohore kur theksohej koncepti i drejtimit të burgjeve nga nëpunës civilë.
Burimet arkivore të asaj kohe evidentojnë se “...në botën e qytetëruar administracioni
i burgjeve është rregulluar me norma dhe artiklla114
të veçantë duke marrë ndër sy
nevojat e të burgosurit, që i përkasin shëndetit, ushqimit dhe edukacionit të tyre.”115
.
Këshilli i Naltë, në mbledhjen e datës 23.5.1921, ngarkon qeverinë të bëjë një
projektligj për përmirësimin e jetës së të burgosurve si në shtetet e qytetëruara116
.
Ndër aktet e para ligjore që u hartuan në atë kohë, ishte ligji “Për përdorimin e të
burgosurve në punë”117
dhe për vetë nevojën që paraqiste vendi për të punësuar
shtetasit për të rimëkëmbur infrastrukturën e rrënuar të vendit, por edhe për rëndësinë
që vlerësohej të kishte puna në zhvillimin pozitiv të personalitetit të të burgosurve.
Në reformimin e bazave të administrimit të institucioneve të ndryshme shtetërore kanë
kontribuar edhe specialistë të huaj, në përputhje edhe me ligjin “Për organizatorët e
huaj në Shqipëri”, të vitit 1923. Reformimi i sistemit të burgjeve nuk bënte përjashtim.
Disa nga rekomandimet kryesore të specialistëve të huaj për paketën e reformës në
këtë fushë ishin:
Klasifikimi i të dënuarve duke i mbajtur të ndarë të arrestuarit nga të
dënuarit, të rinjtë nga të moshuarit, të dënuarit për krime të rënda nga ata
për vepra të tjera penale.
Ndërtimi i dy burgjeve qendrore, një për Veriun dhe një për Jugun, sipas
projekteve që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të trajtimit të dënuarve,
përfshirë këtu programe punësimi, arsimimi dhe shërbime mjekësore.
Kavaja dhe fortesa e Gjirokastrës mendoheshin si më të përshtatshme, duke
pasur parasysh përhapjen gjeografike të kriminalitetit.
Shpejtimi i procedurave ligjore për dënimin e personave në afate sa më të
shkurtra, duke shtuar gjykatat.
Kufizimi i pushtetit të këshillave, prefektëve, n/prefektëve për të dhënë
dënime, përveçse për rastet pa rëndësi.
Hartimi i ngutshëm i një ligji për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, ku
arrestimi të mos ketë fuqi më shumë se 30 ditë afat, pas të cilit i pandehuri
duhet të sillet para gjyqit.
Krijimin e një dege të policisë së burgjeve brenda forcave të xhandarmërisë,
që do të mbulonte vetëm këtë shërbim dhe stërvitjen e kësaj trupe, kriteret
specifike të xhandarëve që do të punonin në këtë degë.
Ngritja e një komisioni prej tre anëtarësh me përfaqësues nga Ministria e
Drejtësisë, e Brendshme dhe Xhandarmëria, i cili të studiojë dhe t’i raportojë
Kryeministrisë për masat e ngutshme që duhen marrë për administrimin më
të mirë të burgjeve dhe për ndarjen e të dënuarve nga të paraburgosurit. Për
daljen nga situata dhe për përmirësimin e gjendjes në sistemin e burgjeve,
në rekomandimet e një specialisti të huaj nënvizohet: “…Nuk mund të
114
Kupto ligje dhe nene. (Shënim i autorit). 115
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 317, dosja 11, viti 1917. 116
Po aty. 117
I lëshuar nga Këshilli i Lartë më 31.1.1923.
~ 78 ~
shqyrtoj aq sa duhet gjithë sistemin e burgjeve, por për kredimin e mirë të
Shqipërisë duhen reforma drastike”118
.
Një pjesë e këtyre rekomandimeve u morën parasysh në hartimin e Rregullores së
burgjeve të vitit 1933, e cila trajtohet më poshtë.
Situata politike nuk u stabilizua edhe pas Kongresit të Lushnjës. Deri më 1925-n u
ndërruan 11 kabinete qeveritare. Në këto kushte ku sundoi anarkia, nuk pati terren të
përshtatshëm për ngritjen e institucioneve dhe funksionimin normal të shtetit. Për ta
kuptuar më mirë këtë situatë, po japim një përshkrim, të cilin një gazetar me
pseudonimin “Shkodrani” ka bërë në gazetën “Agimi” në vitin 1921: “Me idhnim të
madh po dëgjojmë se gjithkund nëpër Shqipëri asht tu u ba një propogandë kundra
mbarshtrimit civil e sidomos kundra organizimit të drejtësisë, a thua se jemi një vend
prej Afrike dhe jo në qendër të Europës e në të XX-shin qindvjetsh…”119
Gjatë periudhës së monarkisë u bë një hap përpara në organizimin e institucioneve
shtetërore dhe, në këtë kuadër, ndryshime të konsiderueshme ndodhën edhe në
sistemin e burgjeve. U hartua Kodi penal, Kodi i procedurës penale, Kodi civil, që
përbënin bazën ligjore të asaj periudhe120
. Hyrja në fuqi e Kodit penal kishte rëndësi
të madhe për reformën në drejtësinë penale, pasi ajo shënonte shkëputjen nga regjimi
osman dhe ndikimet e tij në dhënien e drejtësisë penale në Shqipëri. Ky Kod
orientohej nga legjislacioni penal europian i asaj kohe. Në gusht 1933 hyri në fuqi
Rregullorja e re e burgjeve, e hartuar mbi bazën e një pakete “Përmbledhje e
rregullave mbi trajtimin e të burgosurve”, dërguar nga Lidhja e Kombeve nëpërmjet
Ministrisë së Jashtme, më 9.11.1931. Rregullorja u miratua me vendim të qeverisë
dhe është e firmosur nga gjithë kabineti qeveritar i asaj kohe, pasi, për zbatimin e saj,
kishin detyrime të gjitha ministritë sipas drejtimeve përkatëse.
Për të kuptuar më mirë rregullimet e jetës në burg dhe administrimin e tij, do të
ndalemi te kjo rregullore. Më konkretisht, Rregullorja e re e burgjeve përmbante 12
kapituj dhe 95 nene. Kapitulli i parë “Burgjet e prefekturave” përcaktonte ndarjen dhe
kategorizimin e të dënuarve sipas krimeve, moshës, seksit, gjendjes shëndetësore.
Këto burgje akomodonin edhe gratë dhe të rinjtë deri në 21 vjeç. Kapitulli i dytë
“Burgjet e nënprefekturave” përcaktonte drejtimin e burgjeve kryesisht për të
paraburgosurit, të dënuarit për borxhe dhe të dënuarit deri në një vit dhe për ata që u
kishte mbetur një vit nga dënimi i rëndë. Në kapitullin e tretë parashikohej trajtimi i
personave të pandehur për të cilët ishte vendosur nga gjykata papërgjegjshmëria në
momentin e kryerjes së veprës penale, në institucione të specializuara psikiatrike dhe
të dënuarit e sëmurë me sëmundje ngjitëse ose kronike të cilët vendoseshin në burgun
e Palermos. Kapitujt e tjerë parashikonin dispozita që kanë të bëjnë me rregullimin e
jetës në burg, si transferimi i të dënuarve; personeli i shërbimit, detyrat dhe
kompetencat e tyre; higjiena, trajtimi ekonomik e shëndetësor, puna, arsimimi,
detyrimet e këshillit vrojtues etj.121
.
118
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 152, dosja 923, viti 1923. 119
Arkivi Qendrori Shqipërisë, fondi 152, viti 1921; dosja 928 (artikulli mban titullin “Le mepris des lois
et ses censequences sociales”, në shqip “Përbuzja e ligjeve dhe rrjedhimet e saj shoqërore”, me autor
Daniel Bellet. Ky artikull mbyllet me një koment të bërë nga një gazetar me pseudonim “Shkodrani”, në
gazetën “Agimi”). 120
Sufaj, F.: Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit XX, Tiranë, 2000, f. 17. 121
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fletore zyrtare nr. 57, datë 27 shtator 1933.
~ 79 ~
Për sa i takon mënyrës së drejtimit të burgjeve, në bazë të rregullores së gushtit 1933,
neni 60, burgu drejtohej nga një këshill vrojtues, i përbërë nga prefekti, prokurori,
komandanti i xhandarmërisë dhe drejtori i burgut. Ky këshill bënte kontrollin e
përgjithshëm të burgut dhe të të dënuarve çdo 15 ditë. Çdo muaj ky këshill raportonte
pranë ministrit të Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtësisë për çdo gjë të konstatuar.
Këshilli kishte për detyrë të mbikëqyrte zbatimin e kësaj rregulloreje; të merrte masa
disiplinore ndaj personelit dhe, kur këta të fundit kryenin shkelje të rënda dhe merrnin
pesë masa ndëshkimore, u jepej pushim nga puna. Këshilli kishte për detyrë të
vrojtonte edhe sjelljet e të dënuarve. Për këtë qëllim, në secilin burg mbahej regjistër i
veçantë për të dënuarit dhe një regjistër për sjelljet e personelit.
Neni 63 i kësaj rregulloreje përcakton qartë 12 kompetencat e këshillit vrojtues:
1. Cakton numrin e të burgosurve që duhet të transferohen sipas nevojës.
2. Cakton ditët dhe orët e mësimeve që u jepen të burgosurve.
3. Merr vendim për raportet që jepen prej mjekëve.
4. Cakton në çdo stinë orët kur të burgosurit duhet të flenë dhe të zgjohen dhe orët
kur duhet të mbahen në ajrim.
5. Cakton llojet e punëve që mund të bëjë një i burgosur.
6. Lejon ushtrimin e zejes së të burgosurve zejtarë.
7. Merr masa disiplinore kundrejt të burgosurve mbi propozimin e drejtorit të burgut.
8. Merr masa disiplinore kundrejt personelit të burgut.
9. Vendos për akomodimin e të burgosurve në institucionin penitenciar.
10. I propozon ministrit të Drejtësisë falje për arsye të justifikueshme.
11. Merr çdo masë për pastrimin e burgut.
12. Kujdeset për shitjen e ushqimit të burgut në përputhje me ligjin e kontabilitetit.
Nga detyrat e përcaktuara me këtë rregullore për këshillin vrojtues të burgut, kuptohet
se ky organ kolegjial ka shumë rëndësi për jetën dhe administrimin e institucionit dhe
parandalon rastet abuzive nëse këto kompetenca do të ishin të përqendruara në një
person të vetëm.
Për më tepër, nëpërmjet akteve ligjore dhe dokumentacionit arkivor që lidhet me
institucionet e paraburgimeve dhe të burgjeve, evidentohet karakteri publik që duhej
të kishte ky shërbim. Në letrën e prokurorit të Korçës, z. Sali Babeni, drejtuar këshillit
qeverisës të qytetit, në vitin 1917, theksohet se burgu, në vend që të administrohet nga
një nëpunës civil, i cili duhet të këtë përgjegjësinë që i ngarkon procedura, ka mbetur
vetëm nën kujdesin e policisë. Gjatë kësaj periudhe institucionet e paraburgimit
dhe burgjet ishin nën përgjegjësinë dhe administrimin e Ministrisë së Punëve të
Brendshme. Në nivel prefekture, këto institucione drejtoheshin nga drejtorë që
emëroheshin dhe shkarkoheshin nga Ministria e Punëve të Brendshme me propozim të
këshillit vrojtues të prefekturës, ndërsa në institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve
në nënprefektura nuk emërohej drejtor në drejtimin e burgut, por ai drejtohej nga
xhandarmëria e nënprefekturës, e cila varej nga këshilli vrojtues për aspektet e
menaxhimit e të sigurimit të personave të dënuar me heqje lirie.
Vlen të theksohet se, gjatë kësaj periudhe, për reformimin e sistemit të burgjeve
shqiptare u morën përvojat e vendeve me demokraci të zhvilluar të asaj kohe dhe u
bënë përpjekje për të përshtatur këto praktika me kushtet e vendit tonë122
.
122
Evoluimi i burgjeve. http: //www.dpbsh.gov.al/
~ 80 ~
Në të gjitha raportet që kanë bërë punonjësit e drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë,
specialistë të huaj që kanë qenë në vendin tonë, është theksuar qartë qëllimi i burgimit
për rehabilitimin e personave të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjet123
. Nga
studimi i një sërë dokumentesh arkivore, theksi i vihej trajtimit human të personave të
dënuar me heqje lirie.
Sipas Rregullores së vitit 1933 parashikohej që të burgosurit të dilnin në ajrim dy herë
në ditë, duke marrë parasysh që të miturit dhe gratë të ajroseshin veças burrave, si
edhe të paraburgosurit veças të dënuarve124
. Një herë në javë parashikohej të bënin
banjë të burgosurit dhe të lanin teshat e tyre125
. Rregullorja garantonte edhe të drejtën
e të burgosurve për ushqim nga vetë institucioni për të gjithë ata që deklaroheshin si të
varfër si edhe ushqim sipas nevojave specifike të të burgosurve të sëmurë126
. Një herë
në javë parashikoheshin vizita të atyre që kishin leje me shkrim nga prokurori në
prefektura dhe gjyqtari paqtues në nënprefektura127
. Gjithashtu, rregullorja
parashikonte dispozita të veçanta për mbarëvajtjen e punësimit dhe ushtrimit të
zejtarisë në burgje, shërbesat fetare si edhe të arsimimit të të burgosurve, organizimin
e kurseve të analfabetizmit, oraret, përgjegjësitë e drejtorit të institucionit dhe
punonjësve të tjerë etj. Kjo rregullore detyron Ministrinë e Arsimit të ndjekë programet
arsimore në burgje, si edhe të sigurojë tekstet e nevojshme për të burgosurit.
Sipas burimeve arkivore të viteve 1921 dhe 1927 evidentohet se pas viteve ‘20 janë
bërë përpjekje për arsimimin e të burgosurve me kurse kundër analfabetizmit dhe
bisedave oratorike për etikën128
. Në vitin 1927 Ministria e Brendshme nxori një
qarkore ku u drejtohej të gjitha burgjeve për organizimin e mësimit të shkrimit, gjuhës
dhe leximit nga tre deri në katër orë në ditë nga nëpunësit e burgut për “me i vu shteg
disokupacionit të të burgosurve dhe që të përmirësohet disi morali dhe shpirti i
egërsuar i tyre...”129
. Përpos kësaj qarkoreje, Ministria e Arsimit, në dy qarkore të saj
të po të të njëjtit vit, njofton të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat se është marrë
vendim për ofrimin e mësimdhënies për të burgosurit dhe për të realizuar këtë
veprimtari udhëzohen të gjitha burgjet të caktojnë një ose dy mësues. “Mësuesit jo
vetëm që kanë për të luftuar analfabetizmin, - thuhet në këto dy qarkore, - por, me
konferencat dhe predikimet e tyre, do të mundohen të fusin ndjenja njerëzore dhe
kombëtare në zemrat e tyre, në mënyrë që kur këta të lirohen, të bëhen elementë të
vlefshëm të shoqërisë njerëzore e kombëtare”130
.
Gjithashtu, po sipas këtyre burimeve, del në pah se institucionet e burgjeve u
mundësonin ushtrimin e besimit fetar personave të dënuar me heqje lirie. Nga
letërkëmbimet mes prefekturave, komandës së xhandarmërisë dhe Ministrisë së
Brendshme del në pah se burgjet në prefektura vendosën t’i aktivizojnë në punë
personat e dënuar me heqje lirie131
, megjithëse punësimi i tyre nuk arriti të ishte
123
Sufaj F.: Historia e Burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX, Tiranë, 2000, f. 34. 124
Neni 35 i Rregullores së burgjeve, Fletore zyrtare nr. 57, datë 27 shtator 1933. 125
Neni 36 i Rregullores së burgjeve, Fletore zyrtare nr. 57, datë 27 shtator 1933. 126
Neni 42 i Rregullores së burgjeve, Fletore zyrtare nr. 57, datë 27 shtator 1933. 127
Neni 43 i Rregullores së burgjeve, Fletore zyrtare nr. 57, datë 27 shtator 1933. 128
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 152, dosja 379, viti 1921 dhe fondi 152, dosja 837, viti 1927. 129
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 152, dosja 837, viti 1927. 130
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 152, dosja 838, viti 1927. 131
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 379, dosja 8, viti 1929.
~ 81 ~
asnjëherë masiv. Lloji i punës ishte kryesisht në rregullimin dhe mirëmbajtjen e
rrugëve të qyteteve, parqeve, lulishteve, mjediseve çlodhëse etj. Kjo mbështetet edhe
nga korrespondencat zyrtare mes prefekturave dhe organeve qendrore të pushtetit. Në
disa burgje të tjera organizohej punësim brenda institucionit, si punë artizanale,
punime kashte, mobilieri, punime druri, riparime këpucësh etj. Për të nxitur punësimin
edhe nga sektori i biznesit privat, në vitin 1936 Ministria e Brendshme u drejtohej
prefekturave dhe dhomave të tregtisë me një qarkore që udhëzonte nxitjen e pronarëve
të zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në burg. Në këtë qarkore udhëzoheshin burgjet të
merrnin masa për aftësimin e të burgosurve me mjeshtëri të ndryshme nga specialistë
të jashtëm të punësimit profesional, që më vonë këto aftësi të përdoreshin për punësim
në burgje132
.
Në dhjetë prefektura dhe në 23 nënprefektura kishte burgje. Sipas të dhënave të datës
23.9.1936, ishin 3874 të dënuar dhe të paraburgosur. Duke iu referuar burimeve
arkivore133
, pranë burgjeve të prefekturave kishte nga një dhomë për gra me një
kapacitet 5-10 vetë. Megjithëse gjatë kohës së Monarkisë Zogiste u rindërtua burgu i
Gjirokastrës brenda në kalanë e këtij qyteti (1928), i cili ka qenë në përdorim deri në
vitin 1955, mënyra konstruktive e tij, - shkruante inspektori i oborrit mbretëror
Xh. Ypi më 1932-në, - nuk pajtohet me ekzistencën e njeriut. Në vitin 1930 u ndërtua
burgu i Tiranës, i cili është ende funksionim në 50% të godinës134
. Për kushtet aspak
të përshtatshme të këtij burgu shkruan ish-i dënuari politik Haki Stërmilli, i cili u
burgos dhe u vendos në këtë burg: “...nuk është i përshtatshëm për burg, pasi nuk
është ndërtuar sipas dispozitave ligjore, këtu rrinë fajtorët politikë bashkë me ata
ordinerë, vrasësi me hajdutin, debitori me falsifikatorin, plaku me të riun etj. Për këtë
shkak, burgu është bërë si një farë shkolle ku mësohet kriminaliteti e jo një institucion
ku shtypet e zhduket ky ves i ligë”135
. Krahas këtyre burgjeve, në atë kohë
funksiononin burgjet e Porto-Palermos, Shkodrës, Beratit, Voskopojës, Durrësit,
Peshkopisë, Kukësit, Elbasanit, Korçës dhe spitalit të burgut Tiranë136
etj..
Megjithëse qëllimi i burgimit ishte rehabilitimi i personave të dënuar me heqje lirie,
ajo që vihej re ishte se sistemi i burgjeve mbetej larg realizimit të qëllimit të tij duke
pasur parasysh kushtet e jetesës dhe veprimtaritë në burgje. Midis të tjerash vlen të
përmendet se ndërtesat e burgjeve ishin të papërshtatshme, kishte mungesa të nyjave
hidrosanitare, të ujit të rrjedhshëm, të ngrohjes e në përgjithësi kushte jashtëzakonisht
të rënda të strehimit. Mungesa e barnave mjekësore, kequshqyerja, mbipopullimi i
ndërtesave jashtë kapacitetit të tyre etj. kishin rrezikuar seriozisht shëndetin e
personave të dënuar me heqje lirie137
. Nga raportet e asaj kohe për gjendjen
shëndetësore të të burgosurve jepen informacione se shumë prej tyre vuanin nga
sëmundje të rënda, ngjitëse, kronike dhe ato të pashërueshme, si: dizenteri, malarie,
132
Sufaj, F., (2008). “Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet
aktuale”, Tiranë: Jeta juridike. - Nr. 3, f.20. 133
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi. 155, dosje 1242, viti 1942. 134
Sufaj F., (2009). “Reformimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri në raport me standardet e
Bashkimit Europian”, Tiranë: Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca,
f.2. 135
Sufaj, F., (2008). “Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet
aktuale”, Tiranë: Jeta juridike. - Nr. 3, f.17. 136
Burgjet e Porto Palermos, Ardenicës dhe Voskopojës shërbenin për trajtimin e personave me
probleme të shëndetit mendor, ndërsa spitali i Tiranës për trajtimin e të dënuarve të sëmurë. 137
Sufaj, F., (2000) “Historia e Burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX”, Tiranë. f. 44.
~ 82 ~
sifiliz e sëmundje të tjera të ndryshme. Një nga sëmundjet më të përhapura ishte ajo e
tuberkulozit. Në spitalin e burgut në Tiranë, vetëm gjatë vitit 1935 raportoheshin të
kishin vdekur nga kjo sëmundje 49 të burgosur138
.
Me pushtimin e Shqipërisë më 1939-n nga Italia fashiste, hyri në fuqi edhe
Kushtetuta, e cila institucionalizoi bashkimin personal midis Shqipërisë dhe Italisë.
Kjo Kushtetutë është përcaktuar nga një studiues juridik amerikan si tipike e rendit të
ri që diktatorët europianë u diktonin shteteve të pushtuara. Kjo Kushtetutë vendosi një
diktaturë ushtarake fashiste, autoritare, hierarkike, tej mase të centralizuar dhe
antidemokratike. Ajo i vishte pushtetin ekzekutiv mbretit, i cili në Shqipëri
përfaqësohej nga mëkëmbësi i përgjithshëm. Drejtësia buronte nga mbreti dhe
administrohej në emër të tij nga gjykatësit që ai emëronte. Në përgjithësi, italianët
ruajtën organizimin e vjetër gjyqësor të kohës së Zogut. Kodi penal që përdorej nga
gjykatat për çështjet penale, ishte ai italian i vitit 1930, pjesa më e madhe e të cilit
kishte hyrë në fuqi në Shqipëri përmes dekretit të Jacomonit, të datës 6 janar 1940139
.
Periudha 1939-1944 karakterizohej nga një paqëndrueshmëri në situatën e burgjeve
për shkak të kushteve në të cilat ndodhej vendi ynë gjatë pushtimit fashist. Gjatë
periudhës së Luftës së Dytë Botërore u bënë disa ndryshime të pjesshme të rregullores
së burgjeve të vitit 1933 dhe në mënyrën e organizimit të këtyre institucioneve.
Kështu, në vitin 1942 u krijua Drejtoria Qendrore Penitenciare. Në këtë kuadër u
krijua kartoteka, e cila mbante dosjet e të burgosurve. Me ndryshimet e pjesshme të
rregullores u pakësuan kompetencat e këshillit vrojtues. Gjithashtu, ruajtja e të
burgosurve iu kalua reparteve të milicisë.
Për sa u takon zhvillimeve konkrete në terren nga burgjet, vlen të përmendet se, më
7-8-9 prill 1939, u hapën pothuajse të gjitha burgjet e Shqipërisë dhe të burgosurit u
arratisën. Kjo pasqyrohet në njoftimet e prefekturave dhe të nënprefekturave140
.
Situata e zbrazjes së burgjeve ndryshoi plotësisht shumë shpejt, si rezultat i
përshkallëzimeve të përndjekjes së kundërshtarëve të regjimit fashist. Kështu, burgjet
u mbipopulluan dhe situata e administrimit të të burgosurve në kushtet e një sistemi
infrastrukturor tejet të vjetruar të asaj kohe i cili nuk garantonte siguri dhe mjedise të
mjaftueshme, u bë edhe më e vështirë. Për këto arsye mëkëmbësi i përgjithshëm
vendosi transferimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet e Italisë me propozimin e
ministrit të Drejtësisë të asaj kohe141
. Numri i të burgosurve të transferuar, sipas
njoftimit të ministrit të Drejtësisë, ishte rreth 70 vetë142
. Ky veprim hasi në reagime
dhe protesta të familjarëve të të burgosurve si edhe në rritjen e kërkesave nga ana e
tyre për riatdhesim. Në gjysmën e dytë të vitit 1941 filloi riatdhesimi i të burgosurve.
Sipas një qarkoreje të ministrit të Drejtësisë njoftohej se autoritetet italiane kanë
dhënë urdhër për shoqërimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në burgjet e
Shqipërisë, por “...për vështirësi të mbikëqyrjes dhe të mjeteve të komunikimit,
riatdhesimi i cili ka filluar, do të bëhet gradualisht”143
.
138
Sufaj, F.: Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet aktuale,
Tiranë, “Jeta juridike” nr. 3, 2008, f. 21. 139
Fischer, J. B.: Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, Tiranë, shtëpia botuese “Çabej”, 1999, f. 70-71, 73. 140
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi. 152, dosja 29, viti 1939. 141
Shkresë e datës 11.3.1941. 142
Njoftim zyrtar i datës 16.8.1941. 143
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 155, dosja 1453, viti 1941.
~ 83 ~
Lëvizja masive e të burgosurve u bë edhe brenda vendit, për mungesë sigurie. Kjo
situatë rëndonte drejtpërdrejt në pezullimin e seancave gjyqësore dhe, në shumë raste,
në mosrespektimin e vendimeve me burgim të gjykatave për të burgosurit. Këta të
fundit, në shumë raste, mbaheshin në burgjet e Italisë në një kohë kur, sipas vendimit
të gjykatës, ata duhet të ishin të lirë. Kjo mbështetet edhe nga burimet arkivore të asaj
kohe që reflektonin ankesat e të burgosurve si rezultat i këtyre lëvizjeve nga një burg
në tjetrin144
.
Mbipopullimi në burgje u shtua sidomos nga viti 1942 kur, siç dihet, Lufta
Nacionalçlirimtare mori përpjesëtime të reja. Kështu, numri i personave të dënuar me
heqje lirie arriti rreth 2500 të dënuar, pa llogaritur kampet e përqendrimit brenda dhe
jashtë vendit dhe personat e dënuar me heqje lirie të transferuar jashtë vendit,
ndërkohë që kapaciteti që kishte sistemi i burgjeve të Shqipërisë në vitin 1942, ishte
1500 meshkuj dhe 60 femra145
. Numri i të burgosurve u dhjetëfishua, po të
krahasojmë të dhënat e vitit 1939 me vitin 1942. Po ta ilustrojmë me të dhënat e
burgut të Tiranës, për vitin 1939 aty kishte 85 të burgosur; për vitin 1940 numri i tyre
shkoi 145; në vitin 1941 numri i tyre shkoi në 560 dhe në vitin 1942 numri i të
burgosurve arriti në 800. Megjithëse u hapën institucione të reja penale dhe kampe
internimi, mbipopullimi tronditës, kequshqyerja, kushtet e rënda higjienike dhe dhuna
e ushtruar mbi të burgosurit ishin disa nga problemet më shqetësuese të sistemit të
burgjeve të kësaj periudhe. Në një informacion të hartuar nga prokurori i Vlorës për
vlerësimin e situatës në burgje, mes të tjerash, ai shkruan: “...është krijuar një
atmosferë psikologjike, pa asnjë orientim të caktuar në dëm të disiplinës në burg... Në
konditat e mësipërme burgu në vend që të mbajë misionin si institut përmirësimi,
rezulton shtëpi korrupsioni të çdo lloji e të çdo natyre”146
. Me gjithë amnistinë për të
gjitha veprat penale me karakter politik dhe financiar të vitit 1943, burgjet u
rimbushën përsëri me shpejtësi deri në përfundim të Luftës Nacionalçlirimtare.
Gjeneral armate G. Pagrili e ka përshkruar në këtë mënyrë situatën e përgjithshme të
burgjeve gjatë Luftës, në vitin 1942: “Burgjet civile të Shqipërisë ndodhen në lokale
provizore, që zakonisht veçse u mungon çdo veti higjienike e morale, nuk janë të
përshtatshme edhe për sa i përket sigurisë. …Në burgje ruhen të përzier të dënuar me
ndëshkime të gjata dhe me ndëshkime të përjetshme, me ndëshkime të lehta dhe në
pritje të gjykimit. Dëmi që rrjedh nga një përzierje e tillë është i qartë dhe se burgu
dështon edhe si qëllim riedukimi moral i të dënuarve për faje të rrepta”147
. Gjithashtu,
në raportin e tij, kolonel Edmond Dr. Leppo, në fund të vitit 1942, përshkruan: “Pjesa
më e madhe e të burgosurve janë ndry nëpër dhoma të mëdha që përmbajnë 100 vetë
çdonjëra. Nga ana inkonveniente përzierja është e dëmshme, si në pikëpamjen
shoqërore edhe atë higjienike. Penxheret janë të zvogëluara tepër tu ndalue kështu
qarkullimin e ajrit, wc-të nuk funksionojnë mirë, uji shpesh mungon krejt. Mungojnë
144
Më 20.5.1941, të burgosurit e burgut të Burrelit, në pritje të vendimit të gjykatës, në një letër
drejtuar kryeministrit të vendit Shefqet Vërlaci, i kërkonin kthimin e tyre në burgun ku ishin më parë në
mënyrë që të mundësohej frekuentimi i seancave gjyqësore për të marrë vendimin e gjykatës. Marrë
nga Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 155, dosja 1453, viti 1941. 145
Sufaj, F.: Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX, Tiranë, 2000, f. 56-57, 62. 146
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 155, dosja 1242, viti 1942. 147
Sufaj, F.: Reformimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri në raport me standardet e Bashkimit
Europian, Tiranë: Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Takimi IV, Instituti Alb-Shkenca, 2009, f. 2.
~ 84 ~
dyshekët, shtretër, ambulancat, çdo mjet medicinal. Ushqimi përbëhet vetëm prej një
kilogram bukë në ditë”148
.
3.2.2 Zhvillimet kryesore në sistemin e burgjeve për periudhën 1945 – 1990
Periudha 1945–1990 u karakterizua nga sundimi i regjimit totalitar dhe, për rrjedhojë,
sistemi i drejtësisë, veçanërisht drejtësia penale, ishin në shërbim të politikës
parti-shtet. Miratimi i Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1946
shtroi për detyrë shkatërrimin e të gjithë sistemit të mëparshëm të drejtësisë penale
dhe krijimin e organizimin e sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe atë penale, që në
thelb kishin forcimin e shtetit të diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave kundër
kundërshtarëve të regjimit. Sistemi i drejtësisë kishte për mision të mbronte nga çdo
cenim organizimin shoqëror dhe shtetëror në Republikën Popullore të Shqipërisë, të
vendosur me Kushtetutë, sistemin socialist të ekonomisë dhe pasurisë socialiste149
.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së vitit 1976150
dhe thellimin e luftës së klasave, u
hartua Kodi penal i vitit 1977151
, i cili ashpërsoi sanksionet penale, përfshirë 33
dënimet politike dhe u jepte vend parësor krimeve politike. Kodi Penal e përkufizonte
kështu dënimin penal: “Dënimi penal është një mjet shtrëngues me karakter politik
dhe ideologjik i shtetit socialist në luftën e klasave dhe armë e fuqishme e diktaturës
së proletariatit në luftë kundër armiqve të saj për ruajtjen dhe forcimin e rendit
socialist”152
. Karakteri politik i gjithë legjislacionit penal del qartë në nenin 1 dhe 2 të
Kodit penal ku thuhej: “Legjislacioni penal në Republikën e PS të Shqipërisë
udhëhiqet nga politika e PPSH-së dhe bazohet mbi ideologjinë e klasës punëtore, në
marksizëm – leninizëm dhe buron nga Kushtetuta e RPS të Shqipërisë. Legjislacioni
penal ka për detyrë të mbrojë shtetit socialist, PPSH –në, si forcë e vetme politike
udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë, pasurinë socialiste, të drejtat dhe interesat e
shtetasve, gjithë rendin shoqëror socialist nga veprat shoqërisht të rrezikshme me anë
të zbatimit të dënimeve kundrejt atyre që i kryejnë ato...”. Në po të njëjtit vit, krahas
Kodit penal u hartua edhe Kodi i procedurës penale153
.
Institucionet kryesore përbërëse të sistemit të drejtësisë penale, përveç gjykatës dhe
prokurorisë, ishin edhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, si strukturë e Ministrisë së
Punëve të Brendshme, burgjet, kampet dhe hetuesia, e cila pas vitit 1983 u krijua si
institucion i pavarur. Misioni i tyre ishte mbrojtja e shtetit. Ato ishin të njohura si
organe të diktaturës së proletariatit, pra ishin organe të shtypjes dhe dhunës. Ky
funksion përcaktonte politikën kriminale dhe luftën juridiko-penale si formë kryesore
të luftës kundër kriminalitetit të bazuar në dënimin penal dhe masat shtrënguese154
.
Me vendosjen e regjimit komunist, burgjet u bënë simboli më i qartë i dhunës, i
shtypjes dhe i shkeljeve të të drejtave të personave të dënuar me heqje lirie. Nën
148
Arkivi Qendror i Shqipërisë, fondi 155, dosja 1242, viti 1942. 149
Neni 2 i ligjit “Për organizimin gjyqësor”, Fletore zyrtare nr. 20, korrik 1951. 150
Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1976. 151
Kodi penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1977. 152
Neni 16 i Kodit penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1977, botim i shtëpisë
botuese “8 Nëntori”. 153
Kodi i procedurës penale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1977. 154
Elezi, I., & Hysi, V.: Politika kriminale, Tiranë, sht. bot. “Pegi”, 2006.
~ 85 ~
shembullin e Gulagut të Bashkimit Sovjetik, u ngritën kampet e punës së detyruar ku
u grumbulluan mijëra persona të dënuar me heqje lirie, të zakonshëm dhe politikë, të
cilët kanë punuar në kushte çnjerëzore, të zhveshur dhe të paushqyer, nën kërcënimin
e armëve. Burgjet, nga shërbime publike, u kthyen në institucione ushtarake. Pra ishin
të njëjtat organe që survejonin, ndalonin, arrestonin dhe hetonin. Në vitin 1955, me
vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kampet e punës dhe burgjet u emëruan
reparte.
Përvojat e mira të përftuara nga vendet perëndimore gjatë periudhës 1912-1944 dhe
hapat pozitivë të hedhur në fushën penitenciare, jo vetëm nuk u vlerësuan, por,
përkundrazi, u shkatërruan dhe sistemi i burgjeve reflektoi të gjitha karakteristikat e
një shteti diktatorial. Burgu ishte vendi ku njeriu depersonalizohej, ku nuk njiheshin
vlerat dhe të drejtat minimale humane, ku kishte uri, rrahje dhe tortura, mungesë
higjiene, vdekje dhe poshtërim moral. Gjithë punonjësit e vjetër që kishin punuar në
burgje, shumica e të cilëve ishin intelektualë, jo vetëm u hoqën nga puna, por një
pjesë e tyre edhe u burgosën. Kjo solli mungesa të mëdha në bazën intelektuale, gjë që
detyroi institucionet e shtetit të drejtoheshin nga persona pa përvojë dhe me një
formim arsimor që linte për të dëshiruar. Organika, në përgjithësi, për çdo burg ishte:
komandant, komisar, oficer, komandant për shërbimet në burg dhe stërvitje, 1 mjek,
1 infermier, një togë ushtarësh për rrethimin e jashtëm dhe një togë policësh për
rrethimin e brendshëm155
. Nga çfarë shihet nga organika e burgut, fokusi ishte te
sigurimi i të dënuarve, ndërkohë që shërbimet sociale dhe ato psikologjike për të
dënuarit mungonin plotësisht. Me fjalë të tjera, burgjet drejtoheshin nga mendësi
ushtarake dhe konsideroheshin si institucione të tilla.
Kapitulli i të drejtave të të dënuarve të rregullores së burgjeve nuk parashikonte as
edhe të drejtat minimale të sanksionuara në Kushtetutë. P.sh., korrespondenca me
familjen dhe të afërmit kufizohej me jo më shumë se dy letra në muaj që nuk duhet të
kalonin dy faqe me shkrim. Nëse shkrimi nuk ishte i qartë dhe përmbante “fakte të
pavërteta”, letra grisej duke mos e dërguar në adresën e shënuar156
. Kjo bazohej te
dispozita e rregullores e cila parashikonte që gjithë korrespondenca që i vinte të
dënuarit ose ajo që nisej nga i dënuari duhej të kontrollohej nga komanda. Masat
ndëshkimore për të dënuarit parashikonin heqjen e disa të drejtave themelore të cilat
në asnjë rast nuk duhet të shkelen ose të hiqen, të tilla si: ndërprerja e vizitave nga
familjarët, nga një deri gjashtë muaj; ndërprerja e korrespondencës së të dënuarve me
botën jashtë deri në tre muaj; kufizimin e pranimit të pakove dhe të ushqimeve për të
dënuarit deri në gjashtë muaj si edhe izolime të gjata157
. Vizitat nga familjarët
parashikoheshin deri në dy takime në muaj, por, faktikisht, këto vizita ishin shumë të
rralla për shumë arsye, si: vështirësia për të mbërritur në burg, pasi largësitë ishin të
mëdha; mungesa e transportit; pengesa artificiale e krijuar nga administrata e burgjeve
dhe hetuesia në rastet e personave të paraburgosur etj. Rregullorja parashikonte
punësimin e detyruar të të gjithë të burgosurve dhe ajo kishte karakter ndëshkues.
Shumë të dënuar vetëgjymtoheshin për të mos punuar në punë të rënda ku ata
detyroheshin të punonin. Për të nxitur punën te të dënuarit, në vitin 1950 u miratua
ligji për llogaritjen e punës së të dënuarve, shpërblimin, ushqimin dhe veshmbathjen,
sipas të cilit, përkundrejt normës së realizuar të punës, parashikoheshin ulje dënimi
155
Evoluimi i burgjeve. http: //www.dpbsh.gov.al/ 156
Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 492, dosja 21, viti 1953, f. 15. 157
Po aty, dosja 21.
~ 86 ~
për secilin të dënuar, të përcaktuara këto qartë në ligj158
. Ky ligj u rishikua disa herë,
por, në thelb, mbeti karakteri detyrues dhe ndëshkues i punës së të dënuarve.
Për sa i takon misionit korrektues të burgjeve, rregullorja e burgjeve e vitit 1986 e
parashikonte atë në këtë mënyrë: “Komandat e reparteve të riedukimit dhe të burgjeve
riedukimin e bëjnë nëpërmjet:
a) zbatimit me rigorozitet të të gjitha normave që rregullojnë regjimin e
kryerjes së dënimit të të dënuarve;
b) aktivizimit të tyre në punë prodhuese;
c) punës ideopolitike edukative dhe kulturore159
.
Në nenin 77 të saj kjo rregullore parashikonte se puna edukative kishte për qëllim
edukimin e fajtorit, duke krijuar tek ai botëkuptim e ideologji të qartë për sistemin160
.
Numri i personave të dënuar me heqje lirie u rrit në mënyrë të ndjeshme, pasi, krahas
personave të burgosur për krime të zakonshme, u shtuan në burgje edhe personat që
dënoheshin për veprimtari politike kundër shtetit. Që në vitin 1947, pra fill pas
përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, kishte 4749 të burgosur gjithsej, nga të cilët
3659 ishin të burgosur politikë dhe 1090 të zakonshëm. Shqipëria kishte tani më
shumë të burgosur se kishte pasur ndonjëherë gjatë shekullit XX161
. Numri i
popullsisë në burgje erdhi duke u rritur me ashpërsimin e luftës së klasave dhe luftën
kundër individëve që kërcënonin rendin socialist të asaj kohe.
Është me interes të evidentojmë se në Kuçovë, më 1966-n u krijua një kamp për gratë
të cilat më parë kishin qenë në punëtorinë e artizanit në Tiranë. Kjo u bë me qëllim që
gratë e dënuara të viheshin në punë në bujqësi, sepse toka në periferi të puseve të
naftës nuk mund të punohej me mjete të mekanizuara. Edhe ky kamp ishte ndërtuar
prej barakash me dërrasa ku në një dhomë banonin 60 gra të burgosura politike. Më
28.12.1975 ky kamp u transferua në burgun e Kosovës së Lushnjës. Në vitin 1989,
gratë e dënuara u transferuan në institutin e riedukimit 325, ku janë aktualisht edhe
sot162
. Sipas statistikave nëntor-dhjetor 1962, raportohen 25 gra të dënuara politike
dhe 139 gra për krime të zakonshme163
.
Gjeografia e vendosjes së burgjeve dhe e kampeve gjatë periudhës së regjimit
diktatorial ka ndryshuar në raport me nevojat më të rëndësishme të vendit nga
pikëpamja ekonomike duke mbuluar frontet më të vështira të punës në terren. P.sh.,
kampi nr. 1, i emëruar reparti 301, i cili ka pasur 1000 të dënuar gjatë ekzistencës së
tij, ka lëvizur nga këneta e Maliqit në vitin 1951, në Gosë të Kavajës në vitet 1952-
1953, në fushën e aviacionit Berat në prill 1953, në Rinas në shtator-dhjetor 1953 dhe,
më pas, në vitin 1954, në Bulqizë ku qëndroi deri në vitin 1991164
.
158
Dekretligji nr. 1188, dt. 5.12.1950. 159
Rregullorja mbi sigurimin dhe riintegrimin e të dënuarve në repartet e riedukimit dhe burgjeve.
Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, 1986. 160
Po aty. 161
Sufaj, F.: Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX, Tiranë, 2000, f. 105. 162
Ky institucion sot quhet institucioni “Ali Demi”, Tiranë. 163
Sufaj, F.: Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX, Tiranë, 2000, f. 122 dhe f. 127. 164
Sufaj, F.: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist (1945–1990), Tiranë, 2012,
f. 88, temë doktorature te http: //www.fhf.edu.al
~ 87 ~
Sipas raportimeve të herëpashershme për gjendjen shëndetësore të të dënuarve,
raportet flasin për një numër të konsiderueshëm dhe në rritje të të sëmurëve në burgje
për shkak të: kushteve shumë të këqija në burgje dhe kampe, trajtimeve çnjerëzore që
u bëheshin të burgosurve, punëve të rënda ku ata detyroheshin të punonin, si edhe falë
kequshqyerjes. Sëmundjet më të përhapura kanë qenë tuberkulozi, sëmundjet e
pashërueshme dhe ato kronike165
.
Ushqimi i keq në burgje ishte një tjetër formë e keqtrajtimit dhe shkeljes së dinjitetit
njerëzor. Ushqimi ishte kryesisht bukë misri, plot mbeturina. Për ata që punonin, me
gjithë ndryshimet e normës ushqimore, kaloritë që merrnin nuk u përgjigjeshin
kalorive që ata konsumonin. Nga përllogaritjet e bëra nga vetë administrata e burgjeve
rezultonte se një i burgosur në burgun e Spaçit shpenzonte 4400 kalori dhe, në bazë të
normave ushqimore, merrte vetëm 1700 kalori166
.
Në vitin 1990, në vigjilje të zhvillimeve demokratike dhe dhënies fund të regjimit
totalitar, ishin këto burgje dhe kampe: reparti 311, Qafë-Bari; reparti 305, Sarandë;
reparti 321, Burrel (burg); reparti 303, Spaç; reparti 301, Bulqizë; reparti 313, Tiranë
(burg); reparti 314, Kavajë; reparti 327, Gjirokastër; reparti 305, Sarandë; reparti 325,
Tiranë; reparti 318, Lushnjë.
3.2.3 Zhvillimet kryesore në reformimin e sistemit të burgjeve shqiptare
nga vitet 1991 deri në ditët e sotme
Me përmbysjen e regjimit diktatorial në fillimet e viteve ’90 dhe kalimit drejt një
Shqipërie në pluralizëm politik, shteti shqiptar u përball me sfida të reja në fushën e
reformave të sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe reformës në drejtësinë penale në
veçanti. Orientim i politikës ishte shkatërrimi i sistemit të mëparshëm të drejtësisë
penale dhe krijimi i drejtësisë penale, bazuar në parimet e shtetit të së drejtës,
demokracisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Me këtë
frymë u hartuan dhe hynë në fuqi “Dispozitat kryesore kushtetuese” të vitit 1991167
të
cilat shfuqizuan Kushtetutën e vitit 1976 dhe hodhën bazat juridike për legjislacionin
e ri penal e procedural penal dhe për gjithë sistemin e drejtësisë penale168
. Gjithashtu,
u ndërmorën reforma të thella në të gjitha drejtimet për përmirësimin e shërbimit të
institucioneve të paraburgimeve dhe burgjeve si një nga fushat prioritare të
respektimit të të drejtave të njeriut në procesin e përafrimit të vendit me familjen
europiane.
Gjatë vitit 1991, kampet famëkeqe të Spaçit, Qafë-Barit dhe Bulqizës u mbyllën dhe
për një kohë shumë të shkurtër u mbyllën të gjitha kampet e punës duke u trashëguar
vetëm dy burgje: ai i Burrelit dhe burgu i Tiranës, në gjendje të mjeruar dhe me histori
të dhembshme. Disa reforma u ndërmorën gjatë periudhës ‘91-‘97 për të cilat do të
flitet më gjatë në vijimësi të këtij kapitulli, megjithatë, gjatë viteve 1997-1998,
periudhë kur vendi u përfshi në kaos civil, situata në sistemin e burgjeve u
165
Arkivi i Ministrisë së Brendshme, fondi-dega e kampeve dhe burgjeve, dosja 47, viti 1956. 166
Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 492, Prokuroria e Përgjithshme, dosja 96, viti 1974. 167
Dispozitat kryesore kushtetuese, shpallur me ligjin nr. 29, janar 1991. 168
Elezi, I.: Vështrim i shkurtër historik i drejtësisë penale në Shqipëri dhe sfidat para saj, Tiranë,
revista juridike shkencore “Justiniani I”, nr. 1, 2009, f. 15.
~ 88 ~
karakterizua nga shkatërrimi i plotë i të gjitha mjediseve dhe pajisjeve në institucionet
ekzistuese, arratisja nga institucionet e paraburgimeve/burgjeve të 1302 të
paraburgosurve/të dënuarve dhe shpallja e amnistisë nga Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë, duke falur 1/3 e dënimit të të dënuarve të cilët ktheheshin vullnetarisht në
institucionet e kryerjes së dënimit. Në vitin 1998 ishin 225 të dënuar të kthyer në
këto institucione. Gradualisht, filloi puna rehabilituese e ndërtesave të këtyre
institucioneve dhe pajisjeve logjistike, krahas zhvillimeve të tjera në drejtimin e
këtyre institucioneve169
.
Reformat në sistemin e burgjeve, sidomos pas viteve 1998 e deri më sot, konsistuan
në ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore duke i përafruar me standardet
europiane, në ndryshimin e misionit dhe detyrat e institucioneve penale, në mënyrën e
menaxhimit, të organizimit dhe në arkitekturën e tyre dhe e fundit, në mënyrën e
trajtimit të të paraburgosurve/të dënuarve.
Gjatë viteve të transformimeve demokratike të sistemit të burgjeve në Shqipëri
rëndësi të veçantë ka marrë përcaktimi i qartë i misionit të vetë këtij sistemi i cili ka
për qëllim të kontribuojë për një shoqëri të sigurt nëpërmjet zbatimit me efektivitet e
në mënyrë humane të dënimeve me burgim dhe masave të tjera penale, duke u
mundësuar personave të cilët i janë besuar kujdesit të këtij shërbimi, ndërtimin e një
mënyre jetese të pranuar sociale me rikthimin e tyre në shoqëri170
. Sipas këtij
formulimi, i cili vjen në përputhje të plotë me normat dhe standardet e pranuara
europiane, theksi i vihet rehabilitimit të sjelljeve të personave në konflikt me ligjin
dhe, më tutje, riintegrimit të tyre në shoqëri. Në zbatim të këtij misioni, sistemi i
burgjeve shqiptare ka përmirësuar trajtimin e personave të dënuar me heqje lirie
nëpërmjet veprimtarive të ndryshme për të cilin do të flasim më poshtë në këtë
kapitull.
Nga pikëpamja e menaxhimit, burgjet shqiptare janë institucione publike dhe, siç e
parashikon edhe neni 3 i Rregullores së përgjithshme të burgjeve, “Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve është një organ në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që
organizon, drejton dhe kontrollon ekzekutimin e vendimeve penale me burgim dhe
masave të sigurimit me ‘arrest në burg’ në të gjithë sistemin e burgjeve. Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve merr masat përkatëse për të siguruar zbatimin e ligjit të
kësaj rregulloreje, të urdhrave dhe udhëzimeve të ministrit të Drejtësisë”.
Realizimi i misionit që kanë institucionet e paraburgimeve/burgjeve, varet në radhë të
parë nga integriteti, humanizmi, aftësitë profesionale dhe cilësitë personale të
administratës që punon në këto institucione. Reforma në përmirësimin e cilësisë së
shërbimeve të personelit në institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve si edhe rritja e
vazhdueshme e profesionalizmit të tij kanë qenë dhe mbeten ndër përparësitë kryesore
të sistemit të burgjeve gjatë viteve të transformimeve demokratike të këtyre
institucioneve. Rritja e llojit të shërbimeve dhe personelit civil, të tillë si: punonjës
socialë, psikologë, punonjës me përvojë në pedagogji etj., është një tjetër tregues se
169
Brand van den J.; Boeij, C.; Papavangjeli, E.; Sufaj F.: Drejtimi human i burgjeve (Manual për
drejtimin e lartë në burgje), Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kapitulli II, prill 2009, f. 2. 170
Brand van den J.; Boeij, C.; Papavangjeli, E.; Sufaj, F.: Drejtimi human i burgjeve (Manual për
drejtimin e lartë në burgje), Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kapitulli I, prill 2009, f. 1.
~ 89 ~
institucionet penale nuk konsiderohen më si institucione ushtarake, por si institucione
publike të cilat duhet të drejtohen me mendësi civile.
Aktualisht, me përjashtim të administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,
personeli i institucioneve të paraburgimit/burgjeve nuk përfshihet në statusin e
nëpunësit civil, për pasojë, menaxhimi i tij nuk bëhet në bazë të ligjit “Për statusin e
nëpunësit civil”, por në bazë të Kodit të punës. Një rregullim i tillë ligjor i personelit
të institucioneve vendore ka lënë shteg për ndryshime të herëpashershme të
administratës së burgjeve, shpeshherë të pamotivuara profesionalisht, caktime politike
të personelit dhe cenim të profesionalizmit të shërbimeve të ofruara ndaj personave të
dënuar me heqje lirie. Përfshirja e stafit të burgjeve lokale në shërbimin civil është një
kërkesë e kohës që do të ndodhë shpejt në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kjo kërkesë është theksuar tashmë edhe në raportprogreset e BE-së për Shqipërinë.
Nga ana tjetër, përveç faktit që administrata e institucioneve vendore penale ende nuk
funksionon sipas statusit të nëpunësit civil, kjo nuk pengon që të mos zbatohen
parimet kryesore të këtij ligji, që kanë të bëjnë me profesionalizmin, pavarësinë dhe
integritetin, paanësinë politike, transparencën, shërbimin ndaj publikut, vazhdimësinë
e karrierës dhe korrektësi në zbatimin e ligjeve171
.
Aspekte të rëndësishme në procesin e marrjes në punë të personelit të sistemit të
burgjeve janë përzgjedhja e aftësive të përshtatshme, cilësive personale dhe arsimimit.
Sidomos gjatë viteve 2007-2008 sistemi i burgjeve përmirësoi procedurat e
përzgjedhjes së personelit të paraburgimeve/burgjeve që punonin në institucionet e
paraburgimit/burgjet të hapura rishtas. Për këtë, përveç respektimit të procedurave të
shkruara të përshkruara në dispozitat ligjore përkatëse, Ministria e Drejtësisë zbatoi
metodën e intervistave me kandidatët e mundshëm. Ky është një hap shumë i mirë
përpara, por në të ardhmen lind nevoja e përdorimit të testeve psikologjike dhe testeve
të shkruara që do të shoqërojnë intervistat me kandidatët e mundshëm që dëshirojnë të
punojnë në sistemin e burgjeve172
. Garantimi i qëndrueshmërisë së personelit të
sistemit të burgjeve dhe rritja e vazhdueshme e profesionalizmit të tij mbeten sfida të
së ardhmes së sistemit të burgjeve.
Nga pikëpamja strukturore e ndërtimit të burgjeve janë arritur zhvillime pozitive në
krijimin e një institucioni penal shumëfunksional i cili ofron akomodim dhe trajtim të
të paraburgosurve/ të dënuarve me regjime të ndryshme, si: regjime paraburgimi,
siguri e lartë, e mesme dhe e zakonshme, si edhe siguri e ulët në të njëjtin institucion.
Megjithatë mbetet ende shumë për të bërë në përafrimin e plotë të sistemit penitenciar
me standardet e pranuara ndërkombëtare173
.
Të gjitha çështjet e sipërpërmendura të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në
respektimin e të drejtave të grave dhe veçanërisht në trajtimin e tyre në institucionet e
mbyllura penale, do të trajtohen në një pjesë të veçantë të këtij kapitulli.
171
Neni 3 i ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”. 172
Brand van den J.; Boeij, C.; Papavangjeli, E.; Sufaj, F.: Drejtimi human i burgjeve (manual për
drejtimin e lartë në burgje), Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit. kapitulli IV, prill 2009, f. 3. 173
Një kapitull i veçantë do të analizojë programet e trajtimit të grave në institucionet e paraburgimit
dhe burgjet, parë nga këndvështrimi gjinor.
~ 90 ~
3.3 Zhvillimet kryesore ligjore në sistemin e burgjeve, 1991–2012
Që nga viti 1991, kur hyri në fuqi ligji kushtetues “Dispozitat kryesore kushtetuese” e
më pas hartimi dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998)174
e deri më sot, legjislacioni që rregullon të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar
me heqje lirie, ka pësuar reforma të qenësishme për ta përafruar atë me legjislacionin
europian dhe standardet ndërkombëtare të njohura në këtë fushë.
Janë hartuar dhe janë miratuar një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, si: Kodi penal,
Kodi i procedurës penale, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së
Drejtësisë”, ligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të
paraburgosurve”, ligji “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ligji “Për Avokatin e
Popullit”, ligji “Për policinë e burgjeve”, ligji “Për faljen”, ligji “Për ndihmën
juridike”, vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores së
përgjithshme të burgjeve”, rregullorja “Për standardet dhe procedurat e mbikëqyrjes
së ekzekutimit të dënimeve alternative si dhe organizimin dhe funksionimin e
shërbimit të provës”, vendimi i Këshillit të Ministrave “Për përfshirjen e personave të
dënuar me burgim dhe të paraburgosurve në kategorinë e personave ekonomikisht
joaktivë”, urdhri i ministrit të Drejtësisë “Për rregullat e sjelljes për punonjësit e
sistemit të paraburgimit dhe të burgjeve”175
etj.
Gjithashtu, pjesë e reformave ligjore janë edhe ratifikimi dhe integrimi në
legjislacionin e brendshëm i një numri të konsiderueshëm konventash dhe rregullash
të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato në fushën
penale në veçanti, midis të tjerave edhe i Deklaratës Universale të të Drejtave të
Njeriut (1948), Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (1953), Aktit final të
Helsinkit (1975), konventës ndërkombëtare “Për të drejtat civile dhe politike” (1976),
Rregullave standarde minimum të Kombeve të Bashkuara (1955); konventës së
Kombeve të Bashkuara “Kundër torturës dhe ndëshkimeve apo trajtimeve të tjera
mizore çnjerëzore dhe poshtëruese” (1987), konventës europiane “Kundër torturës
dhe ndëshkimeve apo trajtimeve mizore çnjerëzore dhe poshtëruese” (1987), tërësisë
së parimeve të Kombeve të Bashkuara “Për mbrojtjen e të gjithë personave kundër
çdolloj forme të ndalimit ose burgimit” (1988), parimeve bazë të Kombeve të
Bashkuara “Për trajtimin e të dënuarve” (1990), protokollit opsional të konventës së
174
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1998. 175
Ligji nr. 7895, datë 1.21.1995, "Kodi penal i RSH-së", i ndryshuar; ligji nr. 7905, datë 3.21.1995,
"Kodi i procedurës penale", i ndryshuar; ligji nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe
funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar; ligji nr. 8328, datë 4.16. 1998, "Për të drejtat dhe
trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", i ndryshuar; ligji nr. 8331, datë 21.4.1998,
“Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar; ligji nr. 8454, datë 2.04.1999, "Për Avokatin e
Popullit", i ndryshuar; ligji nr. 10032, datë 11.12.2008, “Për policinë e burgjeve”; ligji nr. 10 295, datë
1.7.2010, “Për faljen”; ligji nr. 10039, datë 22.12. 2010, “Për ndihmën juridike”; vendimi i Këshillit të
Ministrave nr. 303, datë 3.25.2009, "Për miratimin e Rregullores së përgjithshme të burgjeve ", i
ndryshuar; vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 302, datë 25.3.2009, rregullorja “Për standardet dhe
procedurat e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative si dhe organizimin dhe funksionimin e
Shërbimit të Provës”; vendimi i Këshillit të Ministrave, datë 6.4.2011, “Për përfshirjen e personave të
dënuar me burgim dhe të paraburgosurve në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë”; urdhri i
ministrit të Drejtësisë nr. 3052/1, datë 25.5.2005, “Për rregullat e sjelljes për punonjësit e sistemit të
paraburgimit dhe të burgjeve” etj.
~ 91 ~
Kombeve të Bashkuara “Kundër torturës dhe ndëshkimeve apo trajtimeve të tjera
mizore çnjerëzore dhe poshtëruese (2002), Rregullave europiane të burgjeve (2006),
konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave” (1981),
Rregullave standarde minimum të Kombeve të Bashkuara për administrimin e
drejtësisë për të miturit (1985) etj.
Ratifikimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nga vendi ynë ka
siguruar që viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut kanë të drejtën dhe garancinë
për rishikim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Në nivel
kombëtar, ratifikimi i KEDNJ-së ka bërë që dispozitat e saj të jenë drejtpërdrejt të
zbatueshme përmes gjykatave shqiptare. Shumë dispozita të KEDNj-së janë të një
rëndësie të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e të drejtave të personave të dënuar me heqje
lirie. GJEDNJ-ja, me vendimet e çështjeve të sjella përpara saj nga personat e dënuar
me heqje lirie, shërben, gjithashtu, si një burim i jurisprudencës së kësaj fushe për
vendin tonë dhe administrimin e drejtësisë penale në përputhje me standardet
ndërkombëtare176
.
Përveç këtij mekanizmi rajonal, me ratifikimin e konventës europiane “Për parandalimin
e torturës dhe/ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese”, Komiteti Europian për
Parandalimin e Torturës (KPT) ka të drejtë të ushtrojë kontroll në vendet anëtare, i
cili, në një numër rastesh, ka vizituar në Shqipëri vendet e privimit të lirisë dhe i ka
pasqyruar vëzhgimet e bëra dhe rekomandimet në raportet e tij. Edhe ky mekanizëm
rajonal shërben si burim i hartimit dhe zhvillimit të standardeve europiane që lidhen
drejtpërdrejt me sistemin e policisë dhe atë të burgjeve.
I gjithë ky kuadër ligjor, së bashku me instrumentet dhe institucionet e ngritura për
mbikëqyrje të vazhdueshme, ka bërë të mundur që sistemi i burgjeve shqiptare të
konsiderohet një sistem i institucioneve publike dhe jo ushtarake/ndëshkuese, i cili ka
për mision të kontribuojë për një shoqëri të sigurt nëpërmjet zbatimit me efektivitet e
në mënyrë humane të dënimeve me burgim dhe masave të tjera penale, duke u
mundësuar personave të cilët i janë besuar kujdesit të këtij shërbimi, ndërtimin e një
mënyre jetese të pranuar sociale me rikthimin e tyre në shoqëri177
. Legjislacioni
kombëtar në fuqi u garanton personave të dënuar me heqje lirie një trajtim human që
respekton të drejtat dhe liritë e tyre themelore si edhe dinjitetin e tyre njerëzor, pasi,
në përgjithësi, ai është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3.3.1 Zhvillimet ligjore për të drejtat dhe trajtimin e grave në sistemin
e burgjeve, parë nga këndvështrimi i standardeve ndërkombëtare
dhe legjislacioni vendës
3.3.1.1 Vështrim i shkurtër te instrumentet kryesore ligjore ndërkombëtare
Instrumentet kryesore ligjore ndërkombëtare dhe disa nga normat politike, si
deklaratat dhe rezolutat që përmbajnë rekomandime të organizmave të ndryshëm
176
Disa nga çështjet në këtë fushë (polici dhe burgje) për Shqipërinë janë: Grori kundër Shqipërisë
(aplikimi nr. 25336/04), Dybeku kundër Shqipërisë (aplikimi nr. 41153/06), Caka kundër Shqipërisë
(ankimi nr. 44023/02). 177
Brand van den J.; Boeij, C.; Papavangjeli, E.; Sufaj, F.: Drejtimi human i burgjeve (manual për
drejtimin e lartë në burgje), Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. kapitulli I, prill 2009, f. 1.
~ 92 ~
ndërkombëtarë (Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian) për
mbrojtjen e të drejtave të personave të kufizuar nga liria, përfshirë këtu edhe gratë,
kanë qëllim të garantojnë riintegrimin social të tyre në shoqëri178
.
Në parim, të paraburgosurit/të dënuarit gëzojnë të njëjtat të drejta, si çdo qytetar tjetër.
Neni 1 i Rregullave europiane të burgjeve thotë se personat të cilëve u është hequr
liria, duhet të trajtohen me respekt për të drejtat e tyre të njeriut.
Përveç Rregullave europiane të burgjeve, parimet e të drejtave të të paraburgosurve/të
dënuarve, përfshirë këtu edhe gratë, të cilat janë në pritje të gjykimit ose ato të
dënuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, mund të gjenden në Deklaratën
Universale të të Drejtave të Njeriut, në standarde të ndryshme ndërkombëtare, në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet kombëtare të kësaj fushe.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut garanton se: “Secili gëzon të gjitha të
drejtat dhe liritë e parashtruara me këtë Deklaratë, pa kurrfarë kufizimesh për sa i
përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër,
origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër”.
Pakti ndërkombëtar “Për të drejtat civile dhe politike”, neni 3 thotë: “Shtetet palë të
këtij pakti zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për të
gëzuar të gjitha të drejtat civile dhe politike të shpallura në këtë pakt”.
Konventa “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”, neni 2:
“Shtetet palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format, pranojnë të
ndjekin me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë një politikë me pikësynim
eliminimin e diskriminimit kundrejt grave dhe për këtë qëllim zotohen:
a) Të përfshijnë në Kushtetutën e tyre kombëtare ose në çdo dispozitë tjetër ligjore
të përshtatshme, parimin e barazisë mes burrit dhe gruas, gjë që tashmë edhe
mund të jetë bërë, dhe të sigurojnë përmes legjislacionit apo me mjete të tjera të
përshtatshme, zbatimin efektiv të këtij parimi.
b) Të miratojnë masa legjislative dhe të tjera të përshtatshme, të shoqëruara edhe
me sanksione, po të jetë nevoja, për ndalimin e çdo diskriminimi ndaj grave.
178
Tërësia e rregullave minimum të Kombeve të Bashkuara, "Për trajtimin e të burgosurve" (Kombet e
Bashkuara, 1955); tërësia e parimeve "Për mbrojtjen e të gjithë personave ndaj çdo forme ndalimi apo
burgimi" (Kombet e Bashkuara, 1988); Parimet bazë për trajtimin e të dënuarve (Kombet e Bashkuara,
1990); rregullat standarde minimale të Kombeve të Bashkuara “Për masat alternative të dënimit me
burgim” (Rregullat e Tokios, 1990); deklarata e Vjenës “Për krimin dhe drejtësinë: Përballja e sfidave
të shekullit XXI” (Kombet e Bashkuara, 2001); Parimet bazë të përdorimit të programeve të drejtësisë
restauruese në çështjet penale (Kombet e Bashkuara, 2002); Plani i veprimit për zbatimin e deklaratës
së Vjenës “Për krimin dhe drejtësinë”: Përballja e sfidave të shekullit XXI (Kombet e Bashkuara,
2002); të drejtat e njeriut në administrimin e drejtësisë (Kombet e Bashkuara, 2003); konventa
europiane “Për parandalimin e torturës dhe trajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor dhe poshtërues”
(Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor dhe
Poshtërues, 2004); Rregullat europiane të burgjeve (Këshilli i Europës, 2006); deklarata e Bangkokut
“Për sinergjitë dhe reagimet: Aleancat strategjike në parandalimin e krimit dhe drejtësinë penale
(Kombet e Bashkuara, 2006); intensifikimi i përpjekjeve për të eliminuar të gjitha format e dhunës
kundër grave (Kombet e Bashkuara, 2006); rezoluta e Parlamentit Europian “Për situatën e veçantë në
burgje dhe influenca që ka burgosja e prindërve në jetën sociale dhe atë familjare”; Të drejtat e fëmijës
(Kombet e Bashkuara, 2008); Rregullat për trajtimin e grave të dënuara dhe masat jo-me-burgim për
gratë e dënuara (Rregullat e Bangkokut, Kombet e Bashkuara, 2010).
~ 93 ~
c) Të vendosin mbrojtje gjyqësore të të drejtave të grave në barazi me burrat dhe të
garantojnë, përmes gjykatave kombëtare kompetente dhe institucioneve të tjera
publike, mbrojtjen efektive të grave kundër çdo akti diskriminues.
d) Të mos ndërmarrin asnjë veprim ose praktikë diskriminuese ndaj grave dhe të
arrijnë që autoritetet publike dhe institucionet publike t’i përshtaten këtij
detyrimi.
e) Të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin që
ushtron ndonjë person, organizatë ose ndërmarrje e çfarëdoshme ndaj grave.
f) Të marrin të gjitha masat e përshtatshme, përfshirë dispozita legjislative, për të
ndryshuar ose për të anuluar çdo ligj, dispozitë rregulluese, zakon ose praktikë
që përbën diskriminimin ndaj gruas.
g) Të shfuqizojnë të gjitha dispozitat e brendshme penale të cilat përbëjnë
diskriminim ndaj grave.
Deklarata e Kombeve të Bashkuara “Për eliminimin e dhunës ndaj grave”, përcakton
në nenin 2 se: “Dhuna ndaj grave duhet të kuptohet të përfshijë, por jo të kufizohet,
në sa vijon: c) dhunë fizike, seksuale dhe psikologjike, kryer ose ushtruar nga shteti,
kurdo që ajo kryhet” dhe në nenin 4/i të saj thotë: “Të merren masa për të siguruar që
personeli mbikëqyrës dhe zyrtarët publikë përgjegjës për zbatimin e politikave të
parandalojnë, të hetojnë dhe të ndëshkojnë dhunën ndaj grave, të trajnohen për t’i
sensibilizuar ata ndaj nevojave të grave”.
Ndërsa në parimin 5 (2) të tërësisë së parimeve “Për mbrojtjen e të gjithë personave
ndaj çdo forme ndalimi apo burgimi” theksohet se: “Masat që zbatohen sipas ligjit
dhe të krijuara vetëm për të mbrojtur të drejtat dhe statusin e veçantë të grave,
veçanërisht të grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë në gji, fëmijëve dhe të rinjve,
personave të moshuar, të sëmurë ose me probleme mendore, nuk duhen të jenë
diskriminuese”.
Vlen të theksohet se version i vitit 1989 i Rregullave europiane të burgjeve nuk i
referohej në mënyrë specifike situatës së grave në institucionet penale. Në Rregullat
europiane të burgjeve (2006) ka një seksion të veçantë për gratë që sanksionon se:
“Përveç dispozitave të veçanta, në këto rregulla që lidhen me gratë e dënuara179
,
autoritetet duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë kërkesave të tyre për nevojat
fizike, profesionale, sociale dhe psikologjike kur marrin vendime që influencojnë çdo
aspekt të kufizimit të tyre të lirisë”. (rregulla 34.1)
“Duhet të bëhen përpjekje të veçanta për të mundësuar aksesin te shërbimet specifike
për gratë e dënuara të cilat kanë përjetuar abuzim fizik, psikologjik dhe seksual.
(rregulla 34.2)
Në rregullën 34.3 përcaktohen edhe masat që merren në rastet kur gratë e dënuara
lindin gjatë kohës që janë në institucionet penale duke garantuar se: “Të dënuarave
duhet t’u lejohet të lindin jashtë burgut; kur një fëmijë lind në burg, autoritetet duhet
të sigurojnë të gjithë mbështetjen dhe lehtësirat e duhura”, ndërsa në rregullën 19.7
theksohet se “Duhet të garantohen në mënyrë të veçantë nevojat higjieno-sanitare të
grave”.
179
Lexo gratë e paraburgosura dhe të dënuara. Shënim i autores.
~ 94 ~
Tërësia e rregullave minimum “Për trajtimin e të burgosurve”, ashtu si edhe një sërë
instrumentesh ligjore ndërkombëtare, bazohet në parimin e barazisë mes burrave dhe
grave. Rregullat ligjore ndërkombëtare sugjerojnë që burrat dhe gratë në burgje të
mbahen veças nga njëri-tjetri.
Vlen të ndalem në zhvillimin më të fundit në kuadrin ligjor ndërkombëtar për të
drejtat dhe trajtimin e grave të dënuara dhe pikërisht te Rregullat për trajtimin e grave
të dënuara dhe masat jo-me-burgim për gratë e dënuara, të cilat njihen ndryshe, si
Rregullat e Bangkokut, të adoptuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara, më 21 dhjetor 2010.
RREGULLAT E BANGKOKUT
Siç u parashtrua edhe më lart, deri në këtë vit ka pasur një sërë dispozitash ligjore në
shumë instrumente ndërkombëtare ligjore, por Rregullat e Bangkokut fokusohen
vetëm te gratë e dënuara. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se këto rregulla u
shtohen rregullave standard minimum “Për trajtimin e të dënuarve” (RSM) dhe
rregullave standard minimum “Për masat jo me burgim” (Rregullat e Tokios).
Në paragrafët e mëposhtëm sillen shkurtimisht ato dispozita të cilat janë me interes
për çështjet me fokus gratë në drejtësinë penale:
Mosdiskriminimi i grave të dënuara
Parimi i mosdiskriminimit të grave të dënuara përshkruan të gjitha Rregullat e
Bangkokut. Rregullat kërkojnë që të merren parasysh nevojat individuale të grave të
dënuara, në mënyrë që asnjë nga të dënuarat të mos përjetojë asnjë lloj diskriminimi
në trajtim dhe në rezultatet e trajtimit të tyre. Përmbushja e këtyre nevojave specifike
nuk përbën diskriminim në vetvete për pjesën tjetër të popullsisë në burgje, por,
përkundrazi, përmbushja e nevojave të veçanta të grupeve të caktuara në burgje do të
thotë të garantohet trajtimi i tyre pa diskriminim në gëzimin e të gjitha të drejtave
mbi baza të barabarta me të tjerët në jetën e përditshme në burg. Parimi i
mosdiskriminimit dhe i individualizimit të trajtimit janë dy nga parimet bazë të
pothuajse gjithë tërësisë së instrumenteve ligjorë ndërkombëtare në fushën penale180
.
Rregullat për masat jo me burgim
Dhjetë Rregullat e Bangkokut për këtë çështje janë bazuar te parimet dhe dispozitat
ligjore të shprehura në Rregullat e Tokios, duke i interpretuar ato nga këndvështrimi
gjinor dhe u shton këtyre të fundit analizat e studimeve dhe të dhënat e viteve të fundit
për gratë në sistemin e drejtësisë të cilat tregojnë qartë një rritje të numrit të grave në
konflikt me ligjin, pasi kanë dalë Rregullat e Tokios në vitin 1990.
Siç e thekson edhe komentari i Rregullave të Bangkokut, 57-58: “Një pjesë e
konsiderueshme e grave në konflikt me ligjin nuk përbëjnë domosdoshmërisht rrezik
për shoqërinë dhe, për rrjedhojë, burgimi i tyre nuk ka për t’i ndihmuar, përkundrazi,
ai do t’i pengojë ato nga riintegrimi në shoqëri. Shumë prej tyre janë në burgje si
pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e faktorëve të ndryshëm të përjashtimit social
180
Komentari i Rregullave të Bangkokut, rregulla 1.
~ 95 ~
dhe diskriminimit nga bashkëshortët e tyre, kushtet e tyre familjare dhe ato të
komunitetit. Për rrjedhojë, gratë në konflikt me ligjin duhet të trajtohen në mënyrë të
drejtë nga sistemi i drejtësisë penale. Ky i fundit duhet të marrë parasysh kushtet,
rrethanat, shkaqet që i kanë çuar këto gra drejt kryerjes së krimit, duke i dhënë
njëkohësisht kujdes, mbështetje dhe trajtim në komunitet për t’i ndihmuar ato të
kalojnë pikërisht ata faktorë që i çuan drejt sjelljes kriminale. Duke i mbajtur këto gra
jashtë burgjeve, kur burgimi nuk është i domosdoshëm apo i justifikuar, fëmijët e tyre
mund të shpëtohen nga efektet negative që sjell burgimi i nënave të tyre, duke
përfshirë këtu edhe institucionalizimin e tyre të mundshëm ose ndoshta burgimin e
tyre në të ardhmen”181
.
Rregullat e masave jo me burgim të Rregullave të Bangkokut japin udhëzime shumë
të rëndësishme për politikëbërësit, ligjvënësit, autoritetet në fushën penale dhe
personelin e burgjeve për të marrë masa ligjore dhe ato në praktikë me qëllim uljen e
numrit të grave në institucionet penale, duke marrë parasysh kushtet, rrethanat dhe
përgjegjësitë prindërore të grave. Rregullat kërkojnë që politikëbërësit dhe
vendimmarrësit të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve të përfshirë dhe,
për rrjedhojë, të garantojnë se alternativa që marrin parasysh nevojat specifike gjinore
të grave ekzistojnë në praktikë, si edhe të krijojnë garanci për kushtet specifike dhe
pozitën e dobët të grupeve specifike, siç janë: gratë që duan mbrojtje, vajzat në
sistemin e drejtësisë penale dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore182
.
Veçanërisht rregullat 57, 58 dhe 60 marrin parasysh “respektimin e të drejtave të
njeriut, kërkesat e drejtësisë sociale dhe nevojat për rehabilitim të viktimës” dhe, në
rastin e grave në konflikt me ligjin, mbajnë parasysh kushtet dhe rrethanat e tyre
specifike dhe përgjegjësitë e tyre prindërore. Këto rregulla marrin parasysh se gratë në
konflikt me ligjin janë shpeshherë viktima të dhunës në familje, kanë probleme të
ndryshme mendore dhe kanë në përgjegjësinë e tyre fëmijët183
.
Këto rregulla stimulojnë jo vetëm përdorimin sa më të gjerë të masave alternative të
dënimit me burgim, por edhe të masave alternative të paraburgimit të grave, pasi
marrin parasysh se vendosja e grave në paraburgim, qoftë edhe për një periudhë të
shkurtër, mund të ketë ndikim shumë negativ për fëmijët dhe familjet e tyre dhe, për
rrjedhojë, i nxitin autoritetet t’i japin përparësi përdorimit të alternativave të
paraburgimit për gratë atje ku është e mundur. Rregullat vijnë në përputhje me nenin
9 (3) të konventës ndërkombëtare “Për të drejtat civile dhe politike”, rregullën 6 të
Rregullave të Tokios dhe tërësia e parimeve “Për mbrojtjen e të gjithë personave të
mbajtur në çdolloj forme të ndalimit ose burgimit” të cilat kufizojnë përdorimin e
masës me paraburgim vetëm në raste të veçanta184
.
Rregulla 60 i bën përgjegjës shtetet të përllogaritin burime njerëzore dhe financiare
për të mundësuar zbatimin e masave dhe të dënimeve alternative me burgim, të cilat
duhet t’u përgjigjen nevojave specifike të grave të dënuara në legjislacionet kombëtare.
181
Rregullat e Bangkokut, Komentari i rregullave 57-58. 182
Atabay, T.: Udhëzuesi i rregullave të Kombeve të Bashkuara “Për gratë e dënuara dhe masat jo me
burgim për gratë e dënuara”, Rregullat e Bangkokut”, Reforma penale ndërkombëtare (Penal Reform
international, PRI), maj 2012, f. 5. 183
Po aty, f. 6. 184
Rregullat e Bangkokut, Komentari i rregullave 57 dhe 58.
~ 96 ~
Rregulla 64 nxit përdorimin e masave dhe alternativave të dënimit, në vend të dënimit
me burgim sidomos për gratë shtatzëna, ato që kanë fëmijët në gji dhe ato që kanë
fëmijë në përgjegjësinë e tyre.
Gjatë procesit të dënimit
Rregulla 61: “Kur dënojnë gratë në konflikt me ligjin, gjykatat duhet të kenë
kompetencë të marrin parasysh rrethanat lehtësuese, të tilla si: mungesa e një historie
penale të mëparshme, relativisht vepër penale jo e rëndë, natyra e sjelljes kriminale të
gruas e parë kjo nga këndvështrimi i përgjegjësive të kujdesit që kanë gratë dhe
rrethanat e tyre të veçanta”185
, merr rëndësi të veçantë, pasi janë një numër i
konsiderueshëm i grave të dënuara të cilat kanë kryer vepra penale të dhunshme
kundër bashkëshortëve ose partnerëve të tyre, si pasojë e dhunës afatgjatë dhe
sistematike të ushtruar nga ata. Ashtu siç është edhe një numër në rritje i grave që
detyrohen ose marrin përsipër të jenë bashkëpunëtore në një numër të konsiderueshëm
të veprave penale të dhunshme ose vepra të lidhura me substancat narkotike, ose
vepra penale të kryera për shkak të varfërisë së tyre dhe nevojës që ato kanë për t’iu
përgjigjur fëmijëve që kanë në kujdes. Të ndodhura në këto rrethana, ato kryejnë
vepra penale nganjëherë pa kuptueshmërinë e plotë të pasojave të veprimeve të
tyre186
.
Kjo rregull i nxit gjykatat që, gjatë procesit të dhënies së drejtësisë në çështje me të
pandehura gra, të marrin parasysh pikërisht këto rrethana të veçanta që i kanë çuar ato
drejt kryerjes së veprave të dhunshme penale.
Pas dënimit me burgim
Rregulla 63 inkurajon autoritetet përkatëse që: “Në vendimet që lidhen me lirimet me
kusht, të favorizojnë dhe të marrin parasysh përgjegjësitë e kujdesit ndaj fëmijëve si
edhe nevojat specifike të grave për riintegrim”. Rëndësia që merr lirimi me kusht në
mundësimin e riintegrimit të të dënuarve është njohur si në Rregullat e Tokios,
rregullën 9, ashtu edhe nga organizatat rajonale, si Këshilli i Europës187
. Rregulla 63
ka qëllim të sigurojë që organet që kanë përgjegjësinë të marrin vendime për lirimin
me kusht, në procesin e vlerësimit të përfitimeve që mund të ketë shoqëria nga
riintegrimi i suksesshëm i grave në shoqëri, duhet të mbajnë parasysh veçanërisht:
dëmin që shkakton burgosja te gratë, nevojat e tyre për kontakte me familjen,
përgjegjësitë e tyre dhe profilin përgjithësisht të ulët të tyre të rrezikshmërisë
shoqërore. Në këtë kuadër, duhen mbajtur parasysh nevojat dhe interesat më të lartë të
fëmijëve të cilët mund të jetojnë me gruan në burg ose ata që janë jashtë burgut.
Pranimi, regjistrimi dhe vendosja në një institucion penal
Rregullat e Bangkokut për pranimin, regjistrimin dhe vendosjen në institucion penal
të grave të dënuara prezantojnë kërkesa më të detajuara të cilat marrin parasysh
pozitat e dobëta dhe nevojat specifike të tyre dhe sjellin në vëmendje të administratës
185
Në përputhje të plotë me rregullat 3.3 dhe 7.1 të Rregullave të Tokios. 186
Rregullat e Bangkokut, Komentari i rregullës 61. 187
Për më shumë njihuni me Rekomandimin Rec (2003)22 të Këshillit të Ministrave të vendeve
anëtare për lirimin me kusht (Adoptuar nga Këshilli i Ministrave në 24 Shtator 2003).
~ 97 ~
së burgjeve rëndësinë që duhet t’i japin faktit që shumica e grave kanë fëmijë të cilët
në disa raste shoqërojnë nënat e tyre në burg dhe në pjesën më të madhe të rasteve
janë jashtë institucioneve të mbyllura penale. Këto Rregulla janë të parat ndër gjithë
standardet ndërkombëtare, të cilat udhëzojnë autoritetet përkatëse shtetërore si të
trajtojnë fëmijët e grave të dënuara në përputhje të plotë me konventën “Për të drejtat
e fëmijës” si edhe me gjithë instrumentet ndërkombëtare rajonale. Gjithashtu,
Rregullat e Bangkokut garantojnë edhe një masë pozitive për gratë që të vendosen sa
më afër shtëpive të tyre ose qendrave të rehabilitimit, duke marrë parasysh
përgjegjësitë e tyre prindërore, parapëlqimet e vetë grave dhe mundësitë për programet
dhe shërbimet e përshtatshme188
.
Shërbimet mjekësore dhe higjiena
Rregullat standarde minimum dhe Rregullat europiane të burgjeve japin standardet
dhe parimet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme të kujdesit
mjekësor dhe marrjen parasysh të nevojave specifike të grave për garantimin e
kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare189
, si edhe për parandalimin, trajtimin dhe
kujdesin për personat mbartës të HIV/AIDS-it. Rregullat e Bangkokut marrin
parasysh të gjitha këto standarde dhe plotësojnë me dispozita të veçanta aspektet kyçe
të higjienës dhe kujdesit mjekësor për gratë e dënuara si edhe për fëmijët të cilët
qëndrojnë me nënat e tyre në burg, duke i trajtuar të gjitha këto aspekte nga një qasje
gjithëpërfshirëse190
.
Në mënyrë të veçantë Rregullat e Bangkokut theksojnë se, pavarësisht sa mirë mund
të drejtohen burgjet, ato nuk janë të ndërtuara për t’iu përgjigjur nevojave specifike të
grave shtatzëna, nënave me fëmijët në gji dhe fëmijëve të vegjël dhe, për rrjedhojë,
inkurajojnë që gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël të mos dënohen me
burgim, përveç rasteve kur kjo është e domosdoshme191
.
Të ndierit të sigurta dhe siguria
Dispozitat 19-25 të Rregullave të Bangkokut për të ndierit të sigurta dhe sigurinë
bazohen te filozofia se siguria në burgje mund të përmirësohet duke respektuar të
drejtat e grave të dënuara, nevojat e tyre me bazë gjinore, duke u dhënë vëmendje të
veçantë grave shtatzëna, nënave me fëmijë në gji dhe atyre me fëmijë të vegjël në
burg. Rregullat e Bangkokut për këtë çështje bazohen te bindja se të ndierit të sigurta
është nevoja më thelbësore që kanë gratë e dënuara, pa të cilën nuk mund të zhvillohet
koncepti i riintegrimit social të tyre. Këto Rregulla tregojnë si duhet ruajtur ndjenja e
sigurisë te gratë duke marrë parasysh nevojat e tyre të veçanta, p.sh., gjatë kontrolleve
trupore, përdorimit të mjeteve shtrënguese, masave disiplinore, procedurave të
ankesave dhe kërkesave dhe inspektimeve në burgje.
188
Rregulla 4 e Rregullave të Bangkokut. 189
Shih më lart për dispozitat e veçanta për gratë te Rregullat europiane të burgjeve. 190
Nga rregulla 5-18, Rregullat e Bangkokut mbulojnë një numër të konsiderueshëm të aspekteve të
kujdesit shëndetësor dhe të higjienës sipas nevojave specifike të grave të dënuara, ku përfshihen:
kontrollet mjekësore sapo një grua hyn në institucion, trajtimi i përgjithshëm mjekësor i ndjeshëm ndaj
nevojave specifike të grave, sëmundjet e transmetueshme, shëndeti mendor, shëndeti riprodhues,
varësitë e ndryshme të grave, parandalimi i vetëvrasjeve dhe rasteve të dëmtimit të vetes, shërbimet
mjekësore parandaluese. 191
Rregulla 64 e Rregullave të Bangkokut.
~ 98 ~
Lidhjet me botën jashtë
Rregullat e Bangkokut njohin nevojën e veçantë dhe të domosdoshme që kanë gratë
për të mbajtur lidhjet me botën jashtë, sidomos me fëmijët e tyre, si edhe mbajnë
parasysh efektet jashtëzakonisht të dëmshme që sjell izolimi/mospasja e lidhjeve me
familjen dhe të afërmit te gratë e dënuara. Rregullat i adresojnë këta faktorë, ndërkohë
që mbahet parasysh realiteti që gratë zakonisht mbahen në burgje, të cilat janë larg
familjeve dhe komunitetit ku kanë jetuar përpara burgosjes, për shkak të numrit të tyre
të vogël si edhe sfidat dhe vështirësitë që ato kanë për t’i mbajtur këto lidhje me
familjen dhe të afërmit. Për më tepër, Rregullat marrin parasysh edhe nevojën
specifike për t’i mbajtur këto lidhje të forta me nënat e tyre gjatë kohës që ato janë në
burg, një aspekt i veçantë i cili sillet për herë të parë në tërësinë e instrumenteve
ndërkombëtarë të kësaj fushe.
Rregullat inkurajojnë autoritetet e burgjeve të marrin masat e nevojshme për të
mundësuar lidhjet me përfaqësuesit ligjorë që gratë të përfitojnë nga këshillimet dhe
ndihmën ligjore që u nevojitet gjatë gjithë periudhës që ato janë në institucionet e
mbyllura penale.
Rehabilitimi i të dënuarve
Pjesa e dispozitave të Rregullave të Bangkokut që lidhet me rehabilitimin e të
dënuarve, ndjek strukturën e dispozitave të RSM-ve192
, por ato sjellin këndvështrimin
gjinor, duke mbajtur parasysh vëmendjen e veçantë që i duhet kushtuar riintegrimit të
grave sipas nevojave të tyre konkrete. Programi i trajtimit rehabilitues për gratë duhet
t’u ofrohet, si grave të dënuara, ashtu edhe atyre të paraburgosura.
Këto programe ndërtohen mbi bazën e të dhënave që dalin nga raportet e vlerësimit në
momentin e pritjes së grave në institucionet penale dhe mbahen parasysh nevojat me
bazë gjinore dhe kushtet e rrethanat individuale të secilës grua në individualizimin e
planit të dënimit.
Pjesë e programit rehabilitues dhe riintegrues janë edhe politikat që duhet të ndjekin
autoritetet përkatëse në vendosjen e grave në burgje me regjime me siguri të ulët.
Burgjet duhet të ofrojnë mundësi riintegrimi për gratë me sistemin e lejeve shpërblyese
të ndjeshëm ndaj nevojës thelbësore që kanë gratë në mbajtjen e shëndetshme të
lidhjes me fëmijët dhe familjen si edhe mundësi të burgjeve gjysmë të hapura dhe të
hapura ku inkurajohet kthimi i shpeshtë i grave në komunitetin ku jetojnë. Rregulla 45
thotë: “Autoritetet e burgjeve duhet të shfrytëzojnë në maksimumin e lejuar të gjitha
mundësitë, si: lejet, burgjet e hapura, gjysmë të hapura dhe programet dhe shërbimet
me bazë komunitetin për gratë e dënuara për të lehtësuar kalimin e tyre nga burgu në
liri, për të zvogëluar stigmën dhe për të rivendosur lidhjet me familjet në fazat më të
hershme”.
Rregulla 46 thekson, gjithashtu, se riintegrimi i suksesshëm i grave është një proces
gjithëpërfshirës i shumë aktorëve, si autoritetet e burgjeve në bashkëpunim me
shërbimin e provës dhe/ose me shërbimet e mirëqenies sociale, grupet komunitare
192
Pjesa II e RSM, me nëntitullin “Rregullat e zbatuara për kategori të veçanta”.
~ 99 ~
vendore dhe OJF-të, të cilat duhet të hartojnë dhe të zbatojnë së bashku një program
para dhe pas lirimit, i cili duhet të marrë parasysh nevojat specifike të grave.
Pjesë e këtyre rregullave u kushtohet programeve për kategori të veçanta, si: gratë
shtatzëna, nënat me fëmijë në gji dhe ato që kanë fëmijë në burgje; gratë e
paraburgosura, vajzat e dënuara; gratë me kombësi të huaj dhe gratë që u përkasin
minoriteteve.
Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe profesionale të personelit në burgje
Shtatë rregullat për këtë çështje theksojnë nevojën e rritjes së profesionalizimit të
personelit që punon me gratë e dënuara për çështje të të drejtave të njeriut dhe
nevojave të veçanta të grave, përfshirë këtu dhunën mbi bazë gjinore, aspekte të
ndryshme të kujdesit shëndetësor të grave dhe të fëmijëve që gjenden në burgje etj.
Për më shumë, rregullat inkurajojnë punësimin dhe rritjen në karrierë të personelit
femër në burgje.
Shumë nga Rregullat e Bangkokut nuk kërkojnë burime shtesë për të bërë të mundur
zbatimin e tyre, por më shumë kërkohet një ndryshim në qëndrime dhe praktika si dhe
një rritje e ndjeshmërisë nga ana e aktorëve që zbatojnë politikën penale. Vëmendje e
veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit të këtyre aktorëve për Rregullat e Bangkokut si
dhe rritjes së ndjeshmërisë së tyre për situatën e veçantë në të cilën gjenden gratë në
konflikt me ligjin dhe nevojat e tyre specifike për rehabilitim dhe riintegrim193
.
Standardet e trajtuara më sipër përbëjnë parimet themelore, të cilat janë të vlefshme
në të gjitha sistemet e burgjeve në mbarë botën dhe zbatohen për të gjithë të dënuarit,
pa diskriminim. Kjo bën të qartë, gjithashtu, që marrja e masave të veçanta për të
adresuar nevojat specifike të grave në burgje nuk janë në vetvete diskriminuese për
pjesën tjetër të popullatës në burgje.
3.3.1.2 Vështrim i shkurtër te kuadri ligjor kombëtar për të drejtat
dhe trajtimin e grave të dënuara
Legjislacioni vendës në përgjithësi është në përputhje me frymën dhe garancitë ligjore
të detajuara më lart. Kështu, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (RSH) është akti
ligjor me fuqinë më të lartë juridike që sanksionon barazinë përpara ligjit, si parimin
themelor të mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Sipas nenit 3 të Kushtetutës së RSH-së: “Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e
tij….janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Pjesa e
dytë e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë u kushtohet “Të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut” për të cilat neni 15 garanton: “Të drejtat dhe liritë themelore
janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të
të gjithë rendit juridik”.
193
Atabay, T.: Udhëzuesi i Rregullave të Kombeve të Bashkuara për gratë e dënuara dhe masat jo me
burgim për gratë e dënuara, Rregullat e Bangkokut, Reforma penale ndërkombëtare (Penal Reform
international, PRI).
~ 100 ~
Kufizimet e të drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë mund të vendosen
vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto
kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave.
Kushtetuta hedh themelet e drejtësisë penale dhe përcakton qartë të drejtat
procedurale të personit të pandehur. Mund të përmenden këtu: parimi i prezumimit të
pafajësisë194
; fuqia prapavepruese që garanton se askush nuk mund të akuzohet ose të
deklarohet fajtor për një vepër penale e cila nuk konsiderohej si e tillë me ligj në
kohën e kryerjes së saj dhe se nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai i
parashikuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës penale195
; e drejta për një proces të
rregullt ligjor196
; e drejta për të mos iu nënshtruar torturës, dënimit apo trajtimit mizor,
çnjerëzor e poshtërues197
; e drejta e individit për të mos iu hequr ose kufizuar në
mënyrë arbitrare liria e tij dhe pozitat e të miturit198
; të drejtat procedurale penale
kushtetuese për individët të cilëve u është hequr ose u është kufizuar liria199
.
Ligji penal shqiptar parashikon mbrojtje të veçantë juridiko-penale të gruas në
përgjithësi: mbron jetën dhe shëndetin e gruas nga ndërprerja e paligjshme e
shtatzënisë, kur kjo ndërprerje kryhet pa pëlqimin e saj ose në vende dhe persona të
paautorizuar, tej kohës së kërkuar nga ligji; mbron gruan nga dhuna seksuale dhe kur
femra është nën 14 vjeç, ligji e mbron atë edhe në rast se marrëdhëniet seksuale
kryhen me dëshirën e saj; e mbron nga lloje abuzimesh kur autori shfrytëzon
pazotësinë fizike dhe mendore ose gjendjen e papërgjegjshme të saj (gjendje gjumi, e
dehur ose e droguar etj.); e mbron kur ka qenë e detyruar të kryejë marrëdhënie nën
presionin e eprorit të saj ose në kërcënimin e armës; e mbron nga trafikimi dhe
shfrytëzimi për prostitucion200
.
Në kuadër të reformës së drejtësisë penale janë ndërmarrë ndryshime të Kodit penal201
të cilat kishin qëllim funksionimin efektiv të alternativave të dënimit me burgim për
arsyet e shumta ekonomike, sociale shoqërore, humane dhe sidomos uljen e dukurisë
së mbipopullimit në burgje.
Më konkretisht, në Kodin penal parashikohen pesë alternativa dënimi në këto nene: 58
“Gjysmëliria”; 59 “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në
prove”, e njohur ndryshe edhe si “dënimi me kusht”; 59/a “Qëndrimi në shtëpi”, 63
“Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune
në interes publik” dhe neni 64 “Lirimi me kusht”. Thelbi i këtyre alternativave të
dënimit me burgim është dhënia e drejtësisë restauruese dhe riintegruese e personit në
konflikt me ligjin, duke shmangur masën e izolimit dhe të ndëshkimit me burgim.
Rishikimi i Kodit në këtë drejtim ishte një hap pozitiv i hedhur drejt tendencave më
bashkëkohore të drejtësisë penale e cila fokusohet së tepërmi tek edukimi, riintegrimi
dhe risocializimi i individit që ka kryer veprën penale, krahas zhdëmtimit të të
dëmtuarit nga kryerja e kësaj vepre.
194
Neni 30 i Kushtetutës së RSH-së. 195
Neni 29 i Kushtetutës së RSH-së. 196
Neni 42 i Kushtetutës së RSH-së. 197
Neni 25 i Kushtetutës së RSH-së. 198
Neni 27 i Kushtetutës së RSH-së. 199
Nenet 28, 31, 32, 33, 34 të Kushtetutës së RSH-së. 200
Elezi, E. dhe Hysi, V.: “Politika kriminale”, Tiranë, sht. bot. “Pegi”, 2006, f. 190. 201
Ligji nr. 10 023, datë 27.11.2008.
~ 101 ~
Kushtet dhe arsyet e veçanta që përbëjnë bazën e vlerësimit nga ana e gjykatës për
zbatimin e këtyre alternativave të dënimit në rastet konkrete, janë parashikuar për
secilën prej dispozitave të përmendura më lart në Kodin penal. Vetëm njëra prej
këtyre alternativave, ajo e qëndrimit në shtëpi, e parashikuar në nenin 59/a, shprehet
në mënyrë specifike se një nga grupet që përfitojnë nga kjo masë alternative, janë
gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë nën moshën 10 vjeç, që jetojnë me të. Pavarësisht
kësaj, gratë në procesin penal mund të përfitojnë nga të gjitha dispozitat e mësipërme,
nëse plotësojnë kërkesat e parashikuara në ligj, ashtu si edhe individët e tjerë.
Vlen të përmendet edhe neni 65/a pika c, ç dhe d, i cili parashikon garanci ligjore që
gjykatat të caktojnë një periudhe sigurie gjatë së cilës nuk zbatohet neni 64 “Lirimi
me kusht” kur vepra penale është kryer: (c) kundër të miturve, grave shtatzëna dhe
personave të tjerë që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; (ç) duke
përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës; (d) shtyrë nga motive që
kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose
sociale. Kjo dispozitë shihet si një masë penale mjaft e rëndësishme kundër
diskriminimit, që me frymën e saj i shërben parandalimit të diskriminimit dhe
mbrojtjes nga dhuna në familje202
.
Një tjetër hap pozitiv i hedhur drejt reformimit të legjislacionit penal nga
këndvështrimi gjinor janë edhe ndryshimet e fundit gjatë vitit 2012 të Kodit penal203
dhe, më konkretisht, të dispozitës 130/a. Nëpërmjet kësaj dispozite parashikohen
dënime me burgim për veprat penale të: rrahjes, kanosjes serioze për vrasje ose
plagosjes së rëndë dhe plagosjes së kryer me dashje në kuadër të marrëdhënieve
familjare. Kjo dispozitë mbron në mënyrë të veçantë gratë dhe fëmijët të cilët janë
subjektet më të dhunuara brenda marrëdhënieve familjare.
Me ndryshimet në vite të Kodit penal të viteve 1998, 2001 dhe së fundmi të vitit 2012
parashikohet mbrojtja e gruas nga shfrytëzimi i prostitucionit204
, por neni 113, sipas të
cilit ushtrimi i prostitucionit me gjobë ose me burgim dënohet deri në tre vjet,
ndëshkon viktimat e shfrytëzimit të prostitucionit si edhe ato të trafikimit të qenieve
njerëzore. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të rasteve të vendimeve të dhëna nga
gjykatat me këtë objekt205
, i cili nënvizon efektet e nenit 113 të Kodit penal si
shprehje e diskriminimit të tërthortë gjinor ndaj grave dhe vajzave- viktima të
ushtrimit të prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Për këtë arsye Komiteti CEDAW, pas raportit periodik të fundit të shtetit shqiptar, të
paraqitur në vitin 2010 pranë Kombeve të Bashkuara, rekomandoi ndryshimin e Kodit
penal me qëllim që të mos vazhdohet të ndiqet praktika e ndjekjes penale dhe e
dënimit penal të grave dhe vajzave që prostituojnë. Me gjithë rekomandimet e bëra
nga komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit
penal206
, kjo dispozitë ende mbeti e pashfuqizuar me ndryshimet e fundit të vitit 2012.
Përmbajtja e këtij neni u pasurua edhe me këtë përmbajtje: “Dhënia e shpërblimit për
202
Anastasi, A. etj.: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tiranë, sht. bot. “Pegi”, 2012, f. 121. 203
Ligji nr. 23/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal
i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 204
Neni 114/a i Kodit penal. 205
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare: “Efektet e nenit 113 të Kodit penal, shprehje e diskriminimit të
tërthortë gjinor”, mars 2012. 206
Rekomandim i komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi, nr. 49, dt. 13.2.2012.
~ 102 ~
përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
Studiues të fushës e kanë interpretuar këtë shtesë si përpjekje të ligjvënësit për të
korrigjuar një mosbarazim të drejtpërdrejtë që ekzistonte në variantin e parë të nenit
ku parashikohej vetëm dënimi me gjobë dhe me burgim i ushtrimit të prostitucionit.
Megjithatë, edhe me këtë ndryshim nuk garantohet mosdiskriminimi i tërthortë i grave
të cilat mund të përfundojnë si të dënuara viktima të trafikimit të qenieve njerëzore207
.
Kodi penal, në nenin 48 të tij parashikon shtatë rrethana lehtësuese të ndryshme të
veprës penale të cilat nuk janë një listë shteruese për sa kohë vetë ky nen, në
paragrafin e fundit, i krijon fleksibilitet dhe lë në çmimin e gjykatave të vlerësojnë
edhe rrethana të tjera lehtësuese të cilat nuk janë listuar në këtë nen, duke sanksionuar
se: “Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund
të marrë në konsideratë edhe rrethana të tjera për sa kohë i quan të tilla që
justifikojnë lehtësimin e dënimit”.
Me interes është të përmendet pika b) e tij që parashikon rrethanë lehtësuese kur vepra
është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime
të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër. Kjo është një rrethanë shumë
relevante për rastet e grave të cilat vrasin bashkëshortët si pasojë e një dhune fizike
dhe/ose psikologjike sistematike të ushtruar nga ish-bashkëshortët ose partnerët e tyre.
Nga hulumtimet e disa studimeve të vendimeve të gjykatave ka rezultuar se ka pasur
raste kur gjyqtarët kanë përdorur këtë rrethanë lehtësuese për të marrë masa më të
lehta dënimi për gratë që në rrethanat e një tronditjeje të thellë psikike kanë kryer
veprën e vrasjes së ish-bashkëshortëve të tyre208
. Ka pasur edhe raste konkrete209
ku
gjyqtarët kanë marrë parasysh dispozitën e Kodit penal e cila përligj rastet kur gruaja,
në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka vrarë bashkëshortin e saj dhe e ka konsideruar
të pandehurën të pafajshme.
Megjithatë, nga studimi i të dhënave të dosjeve të grave të paraburgosura dhe atyre të
dënuara të cilat janë sjellë në fokus të analizës së kreut të dytë të këtij studimi, del
qartë fakti që shumë nga rastet e grave që kanë vrarë ish-bashkëshortët e tyre, janë
rezultat i dhunës në familje të ushtruar ndaj tyre dhe/ose ndaj fëmijëve e tyre dhe në
asnjë rast gjykatat nuk kanë përmendur si rrethanë lehtësuese dhunën sistematike në
familje, si shkakun kryesor që i ka çuar ato gra drejt kryerjes së veprës penale të
vrasjes. Më konkretisht, gratë e dënuara për veprat penale të vrasjes me dashje (neni
76, me marxh dënimi nga 10-20 vjet burgim) dhe atë me paramendim (neni 78, me
marxh dënimi 15-25 vjet burgim) janë dënuar me një mesatare prej 19 vjet dënim me
burgim për rastet e vrasjeve me dashje dhe 16 vjet dënim me burgim për vrasjet me
paramendim.
Neni 82 i Kodit penal parashikon se “Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes
së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës, dënohet
me burgim gjer në tetë vjet”. Po të shohim si e parashikojnë kodet penale të disa
vendeve europiane këtë lloj të veprës penale, vëmë re ngjashmëri me Kodit penal
shqiptar. Kështu, Kodi penal serb dhe ai malazez parashikojnë të njëjtën masë dënimi,
207
Anastasi, A. etj.: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tiranë, sht. bot, “Pegi”, 2012, f. 124. 208
Anastasi, A. etj.: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tiranë, sht. bot.”Pegi”, 2012, f. 124. 209
Vendimi nr. 520, datë 13.12.2002, i gjykatës së apelit, Tiranë, ka ndryshuar vendimin nr. 744,
datë 22.10.2002, të gjykatës së shkallës së parë, Tiranë.
~ 103 ~
ndërsa Kodi penal gjerman parashikon masën e dënimit me burgim nga një deri në
dhjetë vjet burgim. Kodi penal estonez dhe ai maqedonas parashikojnë dënim me
burgim nga një deri në pesë vjet burgim.
Vlen të sillet në vëmendjen e lexuesit se Kodi penal maqedonas, si një nga shkaqet që
e ka çuar personin drejt kryerjes së veprës penale të vrasjes, parashikon në mënyrë
specifike dhunën në familje dhe, për rrjedhojë, e dënon autorin/en e kësaj vepre me
dënim me burgim deri në pesë vjet. “Kushdo që do të shkaktojë vdekjen e një personi
tjetër duke kryer vrasje, e sjellë kundër vullnetit të tij në një gjendje të fortë acarimi
nga sulmi apo fyerjet e rënda ose si pasojë e dhunës në familje nga personi i vrarë, do
të dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet”210
.
Duke pasur parasysh përqindjen e konsiderueshme të grave që kanë kryer vepra
penale si rezultat i dhunës sistematike në familje dhe dënimet relativisht shumë të
gjata me burgim, do të ishte me vend të konsiderohej një parashikim ligjor i ngjashëm
me atë të Kodit penal maqedonas për të zbutur politikën penale për rastet kur gratë
shtyhen drejt rrugës së krimit për shkak të dhunës familjare.
Në zbatim të Kodit penal, Kodi i procedurës penale i RSH-së, në nenin 230 përcakton
se “masa e arrestit në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e
papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit”.
Ky parim vjen në përputhje me qasjen e rekomanduar të dhënies së masës së arrestit
me burg, si masë e fundit dhe në rastet kur ajo është e domosdoshme. Neni 230/2
është me interes të veçantë për fokusin e këtij punimi. Ai thekson se “nuk mund të
vendoset arresti në burg ndaj një gruaje shtatzënë ose me fëmijë në gji....” duke
garantuar kështu një nga standardet ndërkombëtare për këtë çështje. Gjithsesi,
praktika tregon se masa e arrestit në burg mbetet një nga masat shtrënguese që
përdoret gjerësisht ndaj grave edhe kur profili i tyre i rrezikshmërisë nuk paraqitet dhe
kaq i lartë për shoqërinë dhe, në këtë këndvështrim, nevojiten studime të thella për
këtë çështje në mënyrë që të pasohen me masa konkrete për zbutjen e politikës penale
ndaj kategorive të tilla, si gratë dhe të miturit.
Ligji nr. 8328, datë 16.4.1988, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”,
i ndryshuar, i cili përbën edhe ligjin më specifik për personat e paraburgosur dhe të
dënuar, në nenin 5 të tij sanksionon: “Ekzekutimi i dënimit me burgim bëhet duke
respektuar dinjitetin e të dënuarit dhe përshkohet nga ndjenja njerëzore. Trajtimi i të
dënuarve duhet të bëhet pa njëanshmëri apo diskriminim për shkak të seksit,
kombësisë, racës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore, pikëpamjeve politike dhe
besimit fetar. Të dënuarve duhet t’u sigurohen kushte jetese të tilla që të ulin në
minimum efektet paragjykuese negative të burgimit dhe ndryshimet me jetën e
shtetasve të tjerë”. Sipas këtij ligji, të drejtat e të dënuarve mund të kufizohen ose të
hiqen përkohësisht për shkelje të ligjit ose të rregullave të brendshme vetëm në rastet
dhe sipas kritereve të parashikuara në këtë ligj (neni 6).
Trajtimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve, sipas këtij ligji, duhet të bëhet sipas
kriterit të individualizimit në përputhje me gjendjen, karakteristikat dhe nevojat
individuale të tyre duke marrë parasysh kushtet dhe mjedisin në të cilin i
210
Neni 125 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, nr. 87/2007, 103/2008 dhe 161/2008.
~ 104 ~
paraburgosuri/i dënuari ka jetuar, shkaqet edukative dhe shoqërore që e kanë larguar
atë nga jeta normale (neni 10).
Ligji “Për të drejtat dhe trajtimin e dënuarve me burgim” parashikon, gjithashtu,
vendosjen e grave dhe të miturve në institucione të posaçme vetëm për to dhe, në
pamundësi, në seksione të veçanta të institucioneve të tjera, sipas kritereve të këtij
ligji. Gratë mbahen nën mbikëqyrjen e kujdesin vetëm të një personeli femëror.
Nënave u lejohet të mbajnë me vete fëmijët deri në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe
asistencën ndaj këtyre fëmijëve funksionojnë çerdhe të posaçme (neni 17). Çerdhe ka
vetëm në institucionin “Ali Demi” dhe nuk ka një të tillë në institucionin “Jordan
Misja” ku gjenden gratë e paraburgosura. Rastet e nënave të paraburgosura me fëmijë
nën moshën 3 vjeç trajtohen në qendrën spitalore të burgjeve, e cila nuk është një
zgjidhje në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Gjatë vitit 2010, rregullorja e brendshme e institucionit “Ali Demi” është përmirësuar
në drejtim të marrjes së masave pozitive për gratë e dënuara të cilat kanë fëmijë deri
në moshë tre vjeç në kujdesin e institucionit. Deri në këtë vit, gratë kalonin vetëm një
kohë të caktuar me fëmijët e tyre në çerdhen e institucionit, ndërsa, me ndryshimet e
rregullores, gratë që kanë fëmijë në burg, rrinë gjithë kohën me fëmijët e tyre211
.
Legjislacioni vendës garanton shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës së qëndrimit të
grave në institucionet penale. Ky shërbim u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe
ruajtjen e shëndetit të të dënuarve. Më tej, dispozitat ligjore marrin parasysh
funksionimin e shërbimeve të veçanta në shërbim të grave shtatzëna dhe atyre me
fëmijë në gji. (Neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim
dhe të paraburgosurve”).
Dy parashikime të tjera ligjore të vendosura në rregulloren e brendshme të
institucionit “Ali Demi” lidhen me: 1. vizitat periodike gjinekologjike një herë në
muaj që duhet të bëjnë gratë e dënuara dhe kontrollet me të shpeshta për gratë
shtatzëna ose ato lehonë, në bashkëpunim me qendrën spitalore të burgjeve apo
spitalet gjinekologjike më të afërta212
dhe 2. vizitat mjekësore për çdo fëmijë të
çerdhes në institucion, të merren masa për kartelizimin, vaksinimin dhe vizitat e
shpeshta në konsultoren e fëmijëve pranë qendrave administrative213
. Megjithëse kjo
rregullore ka disa dispozita të ndjeshme gjinore, pritej të ishin riformuluar më shumë
dispozita me fokus trajtimin e veçantë të grave të dënuara.
Vlen të evidentohet fakti se gratë e paraburgosura mbahen në kujdesin e institucionit
“Jordan Misja” dhe, për fat të keq, rregullorja e brendshme e këtij institucioni,
megjithëse e rihartuar gjatë vitit 2010214
nuk reflekton asnjë dispozitë që të ketë në
fokus të veçantë gratë e paraburgosura.
211
Urdhër i ministrit të Drejtësisë, nr. 5322, datë 7.6.2010, “Rregullore e brendshme e IEVP-së
“Ali Demi”, Tiranë. 212
Neni 36/6 i Rregullores së brendshme të IEVP-së “Ali Demi”, Tiranë. 213
Neni 36/7 i Rregullores së brendshme të IEVP-së “Ali Demi”, Tiranë. 214
Urdhër i ministrit të Drejtësisë, nr. 5280, datë 7.6.2010, Rregullore e brendshme e IEVP-së “Jordan
Misja”, Tiranë.
~ 105 ~
Sipas nenit 32 të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e dënuarve me burgim”,
“Objektivat e trajtimit përfshijnë arsimimin, formimin profesional, zhvillimin e
aftësive të tjera individuale, veprimtaritë kulturore, çlodhëse e sportive, punën,
asistencën shpirtërore dhe veprimtari të tjera në grup që kanë si qëllim rikrijimin e
aftësisë për t’i integruar në shoqëri. Trajtimi social-edukativ i të dënuarve zhvillohet
me anë të veprimeve individuale dhe të veprimtarive formuese, që realizohen nga ana
e personelit të burgjeve të aftësuar posaçërisht në fushën pedagogjike, në
bashkëpunim me punonjësit e tjerë të institucionit. Kontaktet me botën e jashtme dhe
familjen inkurajohen dhe sigurohen sipas programeve individuale dhe grupore”. Më
konkretisht, për gratë që kanë fëmijë të mitur dhe të miturit neni 40 i këtij ligji
parashikon të hartohen dhe të zbatohen programe të posaçme dhe favorizuese për
lidhjet me familjen.
Realizimi në mënyrë të vazhdueshme dhe të strukturuar të punësimit të të dënuarve, si
pjesë integrale e riintegrimit të tyre në shoqëri dhe shpërblimi i tij, garantohet në
legjislacionin vendës, megjithatë, zbatimi i plotë i legjislacionit për shpërblimin e
punësimit të të dënuarve në përgjithësi dhe grave në veçanti nuk realizohet ende për
arsye të mungesës së fondeve buxhetore.
Për disiplinimin e sjelljes së të dënuarve, sipas nenit 53 të ligjit “Për të drejtat dhe
trajtimin e dënuarve me burgim”, zbatohen disa masa disiplinore të tilla, si: a) qortim
individual; b) vërejtje në prani të të dënuarve; c) përjashtim nga veprimtari të veçanta,
të përbashkëta, deri në 10 ditë; ç) përjashtim nga ajrosja në grup, por jo më shumë se
20 ditë; d) përjashtim nga të gjitha veprimtaritë e përbashkëta deri në 20 ditë;
dh) ndërprerje e lejeve. Për të miturit dhe gratë, masat e parashikuara në shkronjat “c”,
“ç” dhe “d” mund të jepen deri në gjysmën e kohës së parashikuar. Për gratë shtatzëna
ose që u është lënë fëmija, mund të zbatohen vetëm masat disiplinore të parashikuara
në shkronjat “a” dhe “b” të këtij neni.
Në përgjithësi, legjislacioni i brendshëm shqiptar është në përputhje me standardet
ndërkombëtare dhe ka disa dispozita kryesore të cilat fokusojnë gratë e dënuara, siç
është paraqitur më lart. Gjithsesi, nevojitet të reformohet gjithë legjislacioni kombëtar,
duke filluar nga Kodi penal deri te rregulloret e brendshme në institucionet ku mbahen
gratë e dënuara, në përputhje me zhvillimet më të fundit me Rregullat e Bangkokut,
për të mos pasur një legjislacion të shkruar në gjuhë neutrale, por, përkundrazi, një
legjislacion që të reflektojë qasjen gjinore.
3.4 Reforma institucionale dhe ajo infrastrukturore e sistemit
të burgjeve gjatë viteve 1991-2012
Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, ligji "Për të
drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", ligji “Për
ekzekutimin e vendimeve penale”, ligji "Për Avokatin e Popullit", ligji “Për ndihmën
juridike”, VKM-ja "Për miratimin e Rregullores së përgjithshme të burgjeve" etj. kanë
krijuar bazë ligjore për ngritjen dhe funksionimin e një sërë institucionesh që kanë
përmirësuar shërbimet e ofruara në sistemin e burgjeve shqiptare, si: sistemin e
brendshëm të inspektimeve dhe të mbikëqyrjes dhe organet/institucionet e jashtme
monitoruese të sistemit të burgjeve, shërbimin e provës, strukturën për ofrimin e
~ 106 ~
ndihmës ligjore falas për personat e dënuar me heqje lirie, si një kategori që përfiton
nga ky shërbim etj.
Duke pasur parasysh reformat ligjore dhe ato institucionale, në sistemin e burgjeve
janë hedhur hapa pozitivë që kanë qëllim përafrimin e këtij sistemi me standardet dhe
normat ndërkombëtare, por zbatimi i këtyre reformave ose ka qenë i vonuar, ose nuk
është realizuar plotësisht215
. Një çështje tejet shqetësuese që u mbart për shumë vite si
problem i pazgjidhur, ishte transferimi i dhomave të paraburgimit nga varësia e
Ministrisë së Rendit Publik në atë të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithëse ligji “Për
organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” përcaktonte qartë varësinë e
sistemit të paraburgimit nga Ministria e Drejtësisë që prej vitit 2001 dhe sipas VKM
nr. 327, datë 15.3.2003 “Për kalimin e sistemit të paraburgimit në varësi të Ministrisë
së Drejtësisë”, pra që dhomat e paraburgimit të kalonin në varësi të Ministrisë së
Drejtësisë, transferimi i plotë i dhomave të paraburgimit u bë i mundur vetëm në vitin
2007. Ky transferim nuk ishte thjesht çështje organizative dhe mosrespektim i ligjit,
por mbi të gjitha ishte çështje që lidhej drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave dhe
lirive themelore të personave të dënuar me heqje lirie216
. Transferimi i dha fund
dyzimit të standardeve të trajtimit të personave të paraburgosur që ishin në kujdesin e
Ministrisë së Rendit Publik, ku nuk garantoheshin të drejtat ligjore të të
paraburgosurve, ndryshe nga trajtimi që u bëhej të atyre në kujdesin e Ministrisë së
Drejtësisë. Megjithatë, ky transferim hasi për një kohë të gjatë në një sërë problemesh
infrastrukturore për arsye se një pjesë e konsiderueshme e dhomave të paraburgimit u
trashëguan nga mjedise tejet të amortizuara të komisariateve të policisë si edhe
probleme të mungesës së personelit specialist të shërbimeve të ndryshme217
.
Sipas rekomandimit (2006) 2 të Rregullave europiane të burgjeve218
, kushtet
infrastrukturore në burgje duhet të jenë të tilla që të garantojnë respektimin e dinjitetit
njerëzor për personat që mbahen në këto mjedise, ndaj u tërhiqet vëmendja
autoriteteve shtetërore të bëjnë investimet e mjaftueshme për të përmbushur këto
standarde. Gjatë viteve të fundit, me ndërtimin e burgjeve të reja219
dhe
rikonstruktimin e institucioneve të vjetra220
, nga pikëpamja strukturore, tendenca që
në të njëjtin institucion të përqendrohen regjime të ndryshme, si: regjimet e
paraburgimit, regjime me siguri të lartë, të mesme dhe të ulët, është pozitive.
Megjithatë, kushtet infrastrukturore të disa institucioneve të paraburgimit që janë në
mjediset e vjetra të komisariateve të policisë dhe disa burgje me ndërtesa të vjetra dhe
215
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raporti i të drejtave të njeriut në Shqipëri, Tiranë, 2006. 216
Neni 71 i Rregullave europiane të burgjeve parashtron standardin se “Burgjet duhet të jenë nën
përgjegjësinë e autoriteteve publike, të ndara nga institucionet ushtarake, policore ose shërbimet e
hetimit të krimit”. 217
Fondacioni i shoqërisë së hapur për Shqipërinë, SOROS: Raporti i monitorimit të Shqipërisë në
procesin e Stabilizim Asociimit”, Tiranë, tetor 2008, f. 66. 218
Neni 18.1 thotë: “Akomodimi që u garantohet të dënuarve dhe në veçanti të gjitha mjediset e fjetjes,
duhet të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe sa më shumë të jetë e mundur, privatësinë, dhe të
përmbushin kërkesat për shëndet dhe higjienë, duke u kushtuar vëmendjen e duhur kushteve
klimaterike dhe veçanërisht hapësirës, mbushjes me ajër, dritë, ngrohje dhe ventilim”. 219
Gjatë viteve të fundit janë ndërtuar institucione të reja, si në Fushë-Krujë, Vlorë, Korçë, Durrës,
Kavajë me mbështetjen financiare kryesisht të Bashkimit Europian dhe në ndonjë rast të buxhetit të
shtetit. 220
Pothuajse të gjitha institucionet e vjetra janë ristrukturuar, megjithatë disa prej tyre janë tejet të
amortizuara dhe, për rrjedhojë, jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.
~ 107 ~
të amortizuara lënë shumë për të dëshiruar221
. Mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit
të rrjedhshëm 24-orësh, ndërtesat e amortizuara dhe me lagështirë si edhe funksionimi
mbi kapacitetin e lejuar në disa nga këto institucione ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë
e keqe të jetës së personave të dënuar me heqje lirie dhe bëjnë që kushtet e jetesës në
këto institucione të vlerësohen si jo në përputhje me standardet ndërkombëtare222
.
Statistikat tregojnë se Shqipëria ka në burgje një popullatë rreth 4764 persona (125
të mitur, 87 gra dhe 4552 burra), ndërkohë që kapaciteti zyrtar i sistemit të burgjeve
është 4417223
persona. Vihet re tendenca në rënie e mbipopullimit në burgje vitet e
fundit, një problem ky i ngritur në një sërë raportesh të progresit të Komisionit
Europian për Shqipërinë224
. P.sh., në maj 2008, numri i personave të dënuar me heqje
lirie që mbaheshin në sistemin e burgjeve mbi kapacitetin e lejuar, arriti të ishte 1500
persona225
.
Trajtimi i grupeve të cenueshme, duke u krijuar atyre kushte të përshtatshme
infrastrukturore, merr rëndësi të veçantë sidomos kur flasim për të miturit, gratë dhe
personat me probleme të ndryshme mendore në burgje. Vlen për t’u theksuar se gjatë
gjithë këtyre viteve qeveria shqiptare nuk ka mundur të ndërtojë një burg me regjime
të ndryshme vetëm për gratë me liri të kufizuar. Gratë mbahen në dy institucione226
,
në ndërtesa tejet të amortizuara dhe aspak të përshtatshme për të plotësuar nevojat
specifike të tyre duke mos plotësuar kështu standardet ndërkombëtare për mjediset e
jetesës për to. Mungesa e një nisme të ndërtimit të një burgu vetëm për gra gjatë gjithë
këtyre viteve, në një kohë që janë ndërtuar institucione të reja me mbështetjen
financiare të BE-së dhe/ose të buxhetit të shtetit, përbën një tregues të neglizhencës
dhe, për më tepër, të qëndrimit diskriminues nga ana e autoriteteve përgjegjëse për
këtë kategori në sistemin e burgjeve.
Bazuar në VKM “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë dhe të planit
të veprimit të saj”227
, për periudhën 2009-2013 janë planifikuar dhe janë në zbatim
projekte të ndryshme të ndërtimit të institucioneve të reja dhe të rikonstruktimit të
institucioneve ekzistuese228
, megjithatë strategjia dhe plani i veprimit nuk parashikojnë
edhe ndërtimin e burgjeve gjysmë të hapura dhe të hapura. Përveç pasjes së një
shumëllojshmërie regjimesh në një institucion shumëfunksional, ekziston nevoja e
krijimit të burgjeve gjysmë të hapura dhe të hapura, për të siguruar zbatimin e planit
të dënimit të të dënuarve duke nisur që nga situata e paraburgimit në një institucion të
mbyllur, më tej në gjysmë të hapur dhe, në përfundim të dënimit, në institucione të
221
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe
komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, Tiranë,
maj 2010. 222
Komisioni Europian: Raportprogresi për Shqipërinë 2011, Bruksel, tetor 2011, f. 16. 223
Të dhënat e datës 6 tetor 2011, nga fjala e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, z. Gazment Dibra,
mbajtur në takimin e 16-të të drejtorëve të sistemit të burgjeve, Strasburg, 11 tetor 2011. 224
Komisioni Europian: Raportprogresi për Shqipërinë 2009, Bruksel, tetor 2009, f. 14. 225
Komisioni Europian: Raportprogresi për Shqipërinë 2008, Bruksel, nëntor 2008, f. 12. 226
Gratë e paraburgosura, të cilat janë në pritje të gjykimit dhe vendimit të formës së prerë, mbahen në
institucionin “Jordan Misja”, Tiranë, dhe ato që kanë një vendim të formës së prerë me dënim me
burgim, akomodohen në institucionin “Ali Demi”, Tiranë. 227
VKM nr. 519, datë 20.7.2011. 228
Institucione paraburgimi dhe burgje të reja do të ndërtohen në Elbasan, Fier, Berat, Shkodër,
institucioni “Jordan Misja”, institucioni “Ali Demi” si edhe rikonstruksione në Peqin, Korçë, Rrogozhinë,
Krujë, Burrel, Fushë-Krujë, Durrës, Lushnjë.
~ 108 ~
hapura, me programe trajtimi sipas nevojave të veçanta të grupeve të ndryshme në
burgje. Kjo do të ndihmojë në parapërgatitjen e të dënuarve për t’u integruar në
shoqëri, gjë e cila do të përmbushte edhe njërën nga detyrat më kryesore të sistemit të
burgjeve kundrejt personave nën kujdesin e tij.
Në fundin e vitit 2012 drejtuesit e lartë të Ministrisë së Drejtësisë kanë shpalosur idetë
e tyre për reformimin e mëtejshëm të sistemit të burgjeve duke shkuar drejt
privatizimit të tyre sipas modeleve të ofruara nga sistemi i burgjeve në Mbretërinë e
Bashkuar apo në SHBA229
.
Duke marrë parasysh se sistemi i burgjeve shqiptare ende nuk është i konsoliduar mbi
bazat e një menaxhimi efektiv dhe në përputhje me standardet dhe normat e të
drejtave të njeriut, nevojitet një shqyrtim i plotë i çështjes së privatizimit të burgjeve
shqiptare, qofshin këto edhe të sigurisë së ulët. Analiza dhe diskutimi i thellë mes
specialistëve duhet të shqyrtojë aspektet, si ndikimi që ka te mirëqenia e të burgosurve
privatizimi i burgut në një mjedis të shtyrë nga fitimi, ku puna në burg shikohet
gjithnjë si një burim i të ardhurave dhe ka pak të bëjë me trajnimin dhe rehabilitimin e
të burgosurve. Duhet parë nga afër sa garanci japin burgjet private për të krijuar të
gjitha kushtet për një trajtim të duhur për të burgosurit dhe se çfarë mekanizmash
përdoren për të mbrojtur të burgosurit nga format e ndryshme të keqtrajtimeve nga
personeli, por edhe mes vetë të burgosurve; sa ndikojnë këto lloje burgjesh te nivelet e
përsëritjes së krimit në shoqëri; si do të realizohet mbikëqyrja e burgjeve private nga
institucionet publike etj. Shqyrtimi nga afër i kësaj çështjeje do të vlerësojë kostot
reale përkundrejt efektivitetit të këtyre shërbimeve dhe nëse me të vërtetë paraqet
vlerë për paratë e taksapaguesve dorëzimi te kompanitë private i drejtimit të burgut,
në vend që këtë përgjegjësi ta kenë autoritetet shtetërore. Analiza e epërsive dhe e
mangësive do të marrë parasysh edhe efektet që ka privatizimi te personeli dhe te
komuniteti në përgjithësi. Gjithashtu, duhet të analizohet parimi moral dhe themelor
nëse administrimi i sistemit të burgjeve si shërbim publik i takon si përgjegjësi
autoriteteve shtetërore apo kompanive fitimprurëse.
Duhen nxjerrë mësime edhe nga përvojat që sjellin vende si SHBA dhe Mbretëria e
Bashkuar në lidhje me privatizimin e burgjeve230
. P.sh., burgu i parë privat në
Mbretërinë e Bashkuar është hapur në vitin 1992, por e gjithë kjo ndodhi pa ndonjë
debat publik apo diskutim dhe shumë pak analiza u ndërmorën përpara zbatimit të
politikës së privatizimit të burgjeve. Performanca ka qenë aq e dobët, sa dy nga
burgjet iu kthyen përsëri sektorit publik. Gjithashtu, në vitin 2008 u vu re se 10 nga 11
burgjet private në Angli dhe Uells ishin në fund të tabelës për performancën më të
keqe në klasifikimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë. Në Angli, shumë aktorë të
drejtësisë penale kanë bërë thirrje për një moratorium për të gjithë procesin e
privatizimit të burgut dhe për një shqyrtim të pavarur të të gjitha aspekteve të këtij
procesi231
.
229
Ministri i Drejtësisë, z. Eduart Halimi, në analizën vjetore për vitin 2012, ka prezantuar reformat e
Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2013, mes të tjerave edhe të privatizimit të burgjeve të sigurisë së ulët
sipas modelin të SHBA-së. https: //www.justice.gov.al 230
Austin, J.; Coventry, G.: Çështje që lindin nga burgjet e privatizuara, Nju-Jork, botimi i Byrosë së
Mbështetjes së Drejtësisë. Departamenti i Shtetit i SHBA-së, 2001. https: //www.ncjrs.gov 231
Poyner, Ch.: Privatizimi i burgjeve do të jetë skandal kombëtar, Londër, “The Guardian”, 8 nëntor
2012. http: //www.guardian.co.uk
~ 109 ~
Duke marrë parasysh sa më sipër, sugjerohet se, përpara se të merren hapa konkretë
drejt privatizimit të burgjeve shqiptare, qofshin këta edhe të sigurisë së ulët, të
shqyrtohen pasojat e privatizimit të tyre te të burgosurit, te personeli dhe te gjithë
shoqëria. Privatizimi i disa shërbimeve, si: furnizimet me ushqim, transporti i të
burgosurve etj., janë tashmë një praktikë e provuar në shumë sisteme europiane që
kanë sjellë rezultate pozitive në menaxhimin më të mirë të burgjeve, por kalimi i të
gjitha përgjegjësive të menaxhimit të këtyre institucioneve të shërbimit publik te
sektori privat e fitimprurës do të ishte një hap i nxituar me pasoja të dëmshme, pa bërë
fillimisht një diskutim të hapur me gjithë aktorët e rëndësishëm të zinxhirit të
drejtësisë penale.
3.5 Trajtimi i të dënuarve – vështrim i përgjithshëm. Parimet e një
trajtimi të përshtatshëm për personat e paraburgosur dhe të dënuar
Ligjet dhe rregullat në fuqi mbrojnë të dënuarit nga abuzimet e autoriteteve shtetërore
dhe nga arbitrariteti dhe, së bashku me instrumentet ndërkombëtare, ato i udhëzojnë
autoritetet përgjegjëse si t’i japin formë dhe përmbajtje zbatimit të regjimit të dënimit
në praktikë dhe si të garantojnë një trajtim të përshtatshëm për personat e dënuar me
heqje lirie. Duke u bazuar në kornizën ligjore të fushës, në këtë pjesë do të trajtoj
parimet kryesore për një trajtim të përshtatshëm232
dhe si gjejnë pasqyrim këto parime
në sistemin e burgjeve shqiptare.
Trajtimi i përshtatshëm është më shumë sesa respektimi i të drejtave të personave të
dënuar me heqje lirie dhe më shumë se kryerja e detyrave nga administrata, të
përcaktuara në bazën ligjore. Termi 'trajtim’ përfshin gjithçka që institucioni mund t’i
ofrojë të dënuarit. Në këtë mënyrë, parimet e trajtimit të duhur duhet të përfshijnë
kërkesat e cilësisë për trajtimin e të burgosurve, në kuptimin më të gjerë të fjalës233
.
Zbatim i plotë dhe në përputhje me standardet dhe parimet përfshin përpjekjet e
vazhdueshme për përmirësim, qëllime pozitive dhe një qëndrim fleksibël ndaj
ndryshimeve që pëson sistemi i burgjeve234
. Trajtim i përshtatshëm do të thotë se
vëmendja i kushtohet individit dhe jo standardit, duke zbatuar dënimin me përgjegjësi
edhe në situata të papritura për të cilat ligji e rregulla nuk kanë një përshkrim të
qartë235
. Sipas hartuesve të këtyre parimeve kryesore, “Parimet përbëjnë një pikënisje
për vlerësimin e situatave specifike. Ato ndihmojnë për të qenë vigjilentë kur është
fjala për rregulloret dhe praktikat kur ato qëndrojnë nën një nivel minimal të trajtimit
të duhur, si dhe kur është fjala për një përkeqësim (të mundshëm) të kushteve të
burgimit. Parimet mund të ndihmojnë për të nxitur ndryshimet e nevojshme, por,
gjithashtu, ato mund të funksionojnë si pikë fillimi për një vlerësim pozitiv të situatës
së burgimit dhe të cilësisë së trajtimit”236
.
232
Këshilli për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e të Miturve: Trajtim i përshtatshëm –
parimet si duhen trajtuar personat e dënuar me heqje lirie, Hagë, 2010, “Raad voor Strafrechtstoepassing
en Jeugdbescherming”. http: //www.rsj.nl/ 233
Po aty, f. 2. 234
Po aty, f. 2-3. 235
Po aty, f. 5. 236
Po aty, f. 3.
~ 110 ~
PARIMI I PARË: parimi i korrektësisë dhe cilësia e kontakteve të përditshme ka të
bëjë me trajtimin ditor dhe kontaktet me personat e dënuar me heqje lirie që duhet të
përmbushin tërësinë e detyrimeve për cilësi të mirë shërbimesh, me profesionalizëm,
korrektesë dhe etikë. Parimi i vë theksin profesionalizmit me të cilin personeli i
burgjeve duhet të menaxhojë personat e dënuar me heqje lirie në situata të ndryshme,
pavarësisht se me cilin person ka të bëjë237
.
Gjatë 21 viteve të ndryshimeve që ka pësuar sistemi i burgjeve shqiptare, rritja e
profesionalizmit të personelit ka qenë ndër përparësitë kryesore. Vihet re një
ndërgjegjësim më i lartë i personelit të institucioneve të paraburgimeve dhe burgjeve
për një trajtim të përshtatshëm e sipas nevojave të personave që kanë në kujdes.
Ekspertizë e trajnime të vazhdueshme të personelit janë realizuar sidomos me
konsolidimin e qendrës së trajnimeve të burgjeve me module trajnimi të të gjitha
niveleve të drejtimit238
dhe me mbështetjen gjithnjë në rritje që kanë dhënë në këtë
drejtim shoqëria civile dhe agjencitë ndërkombëtare. Në raportin e tij të 2010-s,
Avokati i Popullit239
thekson se “hapat e ndërmarrë në trajnimin e stafit punonjës,
përfshirja e tyre në programe shkëmbimi përvojash ka qenë një model pozitiv që ka
rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e tyre mbi të drejtat e njeriut”.
Megjithatë, herë pas here, Avokati i Popullit dhe organizatat monitoruese vendëse dhe
ato ndërkombëtare kanë raportuar raste të abuzimeve, të përdorimit të dhunës dhe të
arbitraritetit ndaj personave të dënuar me heqje lirie240
. Ka pasur raste suksesi ku
personat përgjegjës janë vënë përpara përgjegjësisë, megjithatë numri i tyre ka qenë i
ulët në krahasim me rastet e raportuara për keqtrajtime. Autoritetet përgjegjëse
inkurajohen të ndërmarrin hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive të të gjitha
pretendimeve të rasteve të torturës dhe/ose keqtrajtimeve në përputhje me Rregullat e
Stambollit241
për të garantuar se në të gjitha rastet personat përgjegjës të akteve
abuzive të vihen përpara përgjegjësisë penale242
.
Raportet e vëzhgimit të OJF-ve gjatë vitit 2011 kanë nxjerrë në pah rastet e
pretenduara nga personat e dënuar me heqje lirie për mungesë të etikës së
komunikimit, ushtrim presioni, ushtrim dhune psikologjike dhe, në raste të rralla,
pretendime për ushtrim dhune fizike nga personeli i institucioneve të paraburgimeve
237
Rregullat europiane të burgjeve (2006) parashikojnë: Neni 72.1- Burgjet duhet të drejtohen brenda
një konteksti etik, i cili njeh detyrimin për trajtimin e të dënuarve me humanizëm dhe respekt për
dinjitetin personal të qenieve njerëzore. Neni 72.2- Personeli duhet të tregojë qartë qëllimin e sistemit
të burgjeve. Drejtimi, nëpërmjet lidershipit duhet të ofrojë mënyra të ndryshme për arritjen sa më të
mirë të qëllimit. Neni 72.3-Detyrat e personelit kalojnë përtej atyre të paracaktuara si thjesht roja, por
duhet të konsiderojnë nevojën e lehtësimit të riintegrimit social të të dënuarve në shoqëri, pas kryerjes
së dënimit të tyre, përmes një programi pozitiv kujdesi dhe asistence. Neni 75-Personeli, në çdo kohë,
duhet të sillet dhe të kryejë punën e tij në mënyrë të tillë që të influencojë të paraburgosurit dhe të
dënuarit nëpërmjet shembullit të mirë dhe të imponojë respektin e tyre. 238
Komisioni Europian: “Raportprogresi për Shqipërinë 2011, Bruksel, tetor 2011, f. 15. 239
Raporti i Avokatit të Popullit, 2010. http: //www.avokatipopullit.gov.al/ 240
Mekanizmi për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit,
Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës kanë denoncuar raste konkrete të keqtrajtimeve. 241
Rregullat e Stambollit i janë bashkëlidhur rezolutës 2000/43 të Komisionit për të Drejtat e
Njeriut.ap.ohchr.org/documents/.../CHR/resolutions/E-CN_4-RES-2000-43 242
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe
komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, Tiranë,
maj 2010, f. 44.
~ 111 ~
dhe burgjeve, të cilat kanë lëkundur besueshmërinë e këtyre personave në aspektin
human të ekzekutimit të dënimit me burgim243
. Shumë aktorë të shoqërisë civile dhe
organizma ndërkombëtarë tërheqin vëmendjen e administratës së burgjeve për një
trajtim cilësor ditor me personat që ata kanë në kujdesin e tyre.
Trajtimi cilësor ditor i personave të dënuar me heqje lirie nëpërmjet kontakteve me
personelin garanton dhe ofron mundësi për zgjidhje të problemeve dhe/ose
shqetësimeve mes personave të dënuar me heqje lirie dhe personelit ose mes vetë
personave të dënuar me heqje lirie. Kjo nënkupton që personeli i burgjeve duhet të
veprojë me profesionalizëm për zgjidhjen e këtyre çështjeve përmes takimeve të
drejtpërdrejta me personat në kujdes, por edhe përmes procedurave formale që duhet
të garantojnë raportim të ankesave për çdo aspekt të jetës në institucionin penal si
edhe të garantojnë trajtim të shpejtë, efektiv dhe me profesionalizëm të ankesës dhe
marrjen e masave për të vënë në vend të drejtat e shkelura, sidomos në rastet e
keqtrajtimeve.
Duke iu referuar dispozitave ligjore në fuqi, rezulton se ka një mekanizëm të
brendshëm për kontrollin/monitorimin e respektimit të të drejtave të personave të
paraburgosur/dënuar në institucionet penale, por vlen të analizohet efektshmëria e
këtij mekanizmi244
. Vihet re se brenda institucioneve penale personat e dënuar me
heqje lirie adresojnë kërkesa vetëm te DPB-ja dhe kryesisht për transferime, ndërsa
ankesat zënë një vend të vogël krahasuar me kërkesat245
. Më konkretisht, për
periudhën janar-gusht 2011 DPB-së i janë drejtuar 114 kërkesa, pothuajse të gjitha për
transferime të personave të dënuar me heqje lirie në institucione të tjera dhe vetëm 21
janë ankesa kryesisht për masat disiplinore të marra përkundrejt personave të dënuar
me heqje lirie nga komisioni i masave disiplinore të institucioneve përkatëse. Për këtë
periudhë tri ankesa kanë qenë për keqtrajtime të personave të dënuar me heqje lirie
nga personeli i institucioneve.
Më së shumti, personat e dënuar me heqje lirie i drejtojnë ankesat në institucione
jashtë sistemit të burgjeve, si p.sh., te Avokati i Popullit (AP) ose Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KShH). Për periudhën janar-gusht 2011, pranë AP/Njësisë për Parandalimin
e Torturës janë paraqitur 250 ankesa246
. Objekt kryesor i tyre kanë qenë kundërshtimet
ndaj hetimit dhe vendimeve gjyqësore, refuzimi i lejeve nga administrata e burgjeve,
ankesa për ushqimin, mungesën dhe dyshimet për cilësinë e ujit në burg, ndihmë dhe
këshillim ligjor, ankesa për mosdhënie të shërbimit të kualifikuar shëndetësor, ankesa
për dhunë nga policia e burgjeve etj. Për të njëjtën periudhë KShH-ja ka marrë 106
ankesa nga personat e dënuar me heqje lirie në paraburgim apo burgje. Ankesat kanë
qenë për pretendim dhune fizike ose psikologjike, kushtet e këqija në institucione të
ndryshme, për mungesën e kujdesit shëndetësor, për shkelje të të drejtave të
personave të dënuar me heqje lirie dhe ankesa lidhur me transferimet dhe largësinë
nga familja. Fakti që ankesat janë drejtuar në një numër të konsiderueshëm te
institucionet jashtë sistemit të burgjeve është tregues i mosbesimit të personave të
dënuar me heqje lirie te trajtimi efektiv i ankesave të tyre brenda sistemit të burgjeve.
243
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në
institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, Tiranë, dhjetor 2011, f. 6. 244
Neni 50 i ligjit nr. 8328, dt. 16.04. 1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të
paraburgosurve”, i ndryshuar. 245
Të dhënat e paraqitura janë marrë nga burime zyrtare të DPB-së. 246
Të dhënat zyrtare janë marrë nga drejtues të Njësisë për Parandalimin e Torturës.
~ 112 ~
Bazuar mbi gjetjet e studimeve të fushës247
ka praktika të ndryshme të administrimit
të ankesës në institucione të ndryshme penale, ndaj sugjerohet që, në kuadër të
reformimit të mëtejshëm të sistemit të burgjeve, të hartohen procedura të unifikuara
ku të përcaktohen qartë procedurat e administrimit të ankesës si edhe strukturat
eficiente dhe të pavarura që operojnë brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve.
Ashtu siç edhe është trajtuar më lart, pjesë e reformës në burgje dhe përafrimi i tij me
sisteme të vendeve të konsoliduara demokratike mbetet edhe përmirësimi i procedurës
së përzgjedhjes së personelit të burgjeve i cili duhet të bëhet mbi bazat e
meritokracisë; vazhdimësia e trajnimeve profesionale për të gjitha nivelet e drejtimit
në burgje dhe shtrirja e statusit të nëpunësit civil tek e gjithë administrata e burgjeve
për të krijuar kushtet për rritjen e qëndrueshmërisë së personelit dhe forcimit të
profesionalizmit të tij.
Çdo institucion penal duhet të ketë një strukturë të përshtatshme drejtuese dhe një
numër të mjaftueshëm specialistësh në personel, si për shembull: psikiatër, psikologë,
mjekë, infermierë, punonjës socialë, përfaqësues të besimit fetar, punonjës biblioteke,
mësues, instruktorë zanatesh, punonjës për punësimin etj. Kjo nevojë është theksuar
herë pas here, pasi nga monitorimi nga institucione jashtë sistemit të burgjeve janë
evidentuar standarde të ndryshme në institucione të ndryshme penale. Një pjesë e
konsiderueshme e tyre kanë strukturë të cunguar dhe, për rrjedhojë, edhe mungesë të
shërbimeve të ndryshme të specializuara, si të shërbimeve psikiatrike, shëndetësore,
psiko-sociale etj., të cilat janë thelbësore për mbarëvajtjen e jetës dhe respektimin e të
drejtave të personave të dënuar me heqje lirie në këto institucione248
.
PARIMI I DYTË: parimi i perspektivës, i riintegrimit dhe përkujdesjes pas lirimit ka të bëjë me qëllimin që duhet të ketë regjimi i dënimit, i cili përqendrohet te kthimi i
personit të dënuar me heqje lirie në shoqëri dhe garanton në këtë mënyrë një sistem të
përshtatshëm të kujdesit pas lirimit. Perspektiva e rikthimit të suksesshëm në shoqëri
pas lirimit duhet të përshkruajë të gjitha programet ditore në burgje249
. Me fjalë të
tjera, programet e dënimit për secilin të dënuar duhet të hartohen në mënyrë të tillë me
qëllimin që nga dita e parë që i dënuari hyn në një institucion penal të punohet
sistematikisht nga personeli i institucionit me veprimtaritë e ndryshme për rikthimin e
tij/të saj në shoqëri.
Kuadri ligjor shqiptar e parashikon këtë parim si qëllimin kryesor të dënimit. Ajo që
na ofron realiteti i institucioneve penale në këtë drejtim është shumë pak. Programet
për përgatitjen për lirim kufizohen vetëm me disa muaj përpara se personi të lirohet
dhe t’i rikthehet shoqërisë. Në disa institucione penale këto programe mungojnë
pothuajse fare, ndërkohë që, edhe kur ato ekzistojnë, janë thuajse formale dhe të
sipërfaqshme. Nuk ekziston një qasje e strukturuar dhe gjithëpërfshirëse e cila fillon
me pranimin e personit të paraburgosur në një institucion paraburgimi dhe deri në
247
Migena Leskoviku, Edlira Papavangjeli: Mbi vlerësimin e mekanizmit të kërkesë-ankesës në
institucionet e privimit të lirisë, Tiranë, 2011, f. 43-44. 248
Instituti Europian i Tiranës: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri: Raport monitorimi 2011.
Për kujdesin ndaj shëndetit mendor në sistemin e burgjeve, 2011, f. 40; Avokati i Popullit: Raporti
vjetor 2011, Tiranë, 2012, f. 143, f. 151, f. 153. 249
Këshilli për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e të Miturve: Trajtim i përshtatshëm-
parimet si duhen trajtuar personat e dënuar me heqje lirie, Hagë, 2010, f. 7. http: //www.rsj.nl/
~ 113 ~
momentin që ai/ajo lirohet, si dhe nuk parashikohet dhe as realizohet bashkëpunimi
konkret me institucione të tjera vendore dhe qendrore, si: shërbimi i provës, zyrat
vendore të punësimit, ato të shërbimeve sociale, policia vendore, bizneset vendore
etj., për të mbështetur personin e dënuar me heqje lirie në procesin e riintegrimit të tij
në shoqëri.
Bazuar mbi të dhënat e vlerësimeve të institucioneve monitoruese të fushës, ka dalë
në pah fakti se sistemi i burgjeve shqiptare bën pak në këtë drejtim dhe në këtë proces
nuk ka aspak ndërveprim dhe bashkëpunim mes sistemit të burgjeve dhe
institucioneve të tjera të rëndësishme250
për të cilat do të flasim më poshtë. Përgatitja
për lirim deri më sot konsiderohet si program që nis vetëm në ditët, javët ose në disa
raste të mira në muajt e fundit të dënimit të të dënuarve, por përvojat e burgjeve
europiane theksojnë se programet e përgatitjes për lirim duhen filluar që në
paraburgim duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e të paraburgosurve kthehen në
shoqëri pa shkuar në burg. Krahas programeve konkrete që duhet të vendosë
institucioni penal me zyrat vendore të shërbimeve në komunitetet ku do të kthehen
personat pas lirimit, duhet një ndërgjegjësim i shërbimit të provës dhe i disa organeve
vendore për të ndërtuar një rrjet institucional bashkëpunimi për përgjegjësinë e
kthimit të të dënuarave në shoqëri dhe mbikëqyrjen e tyre në fazën fillestare. Tani për
tani ky bashkëpunim institucional i gjithë aktorëve jashtë sistemit të burgjeve me
institucionet penale pothuajse mungon plotësisht, ndaj, duke pasur parasysh sa më
lart, vendosja e këtij bashkëpunimi institucional merr rëndësi të veçantë për të realizuar
qëllimin kryesor të regjimit të dënimit për të gjithë personat e dënuar me heqje lirie.
PARIMI I TRETË: parimi i një regjimi kuptimplotë ka lidhje me ekzistencën e një
regjimi të dënimit kuptimplotë që do të thotë se regjimi i dënimit ofron hapësira të
mjaftueshme për aktivitete të nevojshme dhe kuptimplote për t’i dhënë strukturë jetës
në institucion, variacion në ritmin ditor, aktivitete që synojnë riintegrim social si edhe
u japin mundësi personave të dënuar me heqje lirie të zhvillohen dhe të realizojnë
potencialet e tyre251
.
Gjatë gjithë këtyre viteve të transformimeve në burgje janë bërë përpjekje e
vazhdueshme për pasurimin e aktiviteteve edukuese, sportive, rikrijuese dhe
rehabilituese të ofruara gjatë programit ditor në burgje. Megjithatë raportet
monitoruese të fushës nxjerrin në pah se institucionet penale kanë ende standarde të
ndryshme252
. Në disa institucione penale ka programe të varfra me mungesa të
theksuara të aktiviteteve me fokus nevojat specifike të personave të dënuar me heqje
lirie, ndërkohë që disa institucione ofrojnë shembuj të mirë, siç është rasti i
programeve të ofruara në burgun e grave253
.
Në këtë pjesë të analizës vlen të theksoj dy probleme që kanë lidhje me një prej
veprimtarive kuptimplote për personat e dënuar me heqje lirie. E para ka të bëjë me
250
Vlerësimet monitoruese të Komitetit Shqiptar të Helsinkit të viteve 2010-2011. http: //ahc.org.al/ 251
Këshilli për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e të Miturve: Trajtim i përshtatshëm -
parimet si duhen trajtuar personat e dënuar me heqje lirie, Hagë, 2010, f. 9. http: //www.rsj.nl/ 252
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe
komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penale, Tiranë,
maj 2010, f. 37-38. 253
Luteni të lexoni më shumë rreth programeve të trajtimit për gratë e dënuara në kapitullin e pestë të
këtij punimi.
~ 114 ~
shpërblimin e punësimit. Megjithëse qysh në vitin 2009 ka hyrë në fuqi ndryshimi i
Rregullores së përgjithshme të burgjeve që mundëson realizimin e punësimit në gjithë
sistemin e burgjeve si edhe shpërblimin e përshtatshëm të punës së të dënuarve, ky
shpërblim, për mungesë të burimeve financiare të disbursuara për buxhetin e DPB-së
nga Ministria e Financës, nuk realizohet siç parashikohet në këtë rregullore, por
vazhdon të zbatohet praktika e vjetër e uljes së 4 ditëve të dënimit për çdo muaj
punësim. Kjo përvojë bie ndesh me legjislacionin vendës254
dhe, për më tepër, nuk
është në përputhje me praktikat e mira europiane të sistemeve të burgjeve.
Sipas të dhënave zyrtare të DPB-së, struktura organike e punës së të dënuarve
përfshin 660 persona sipas nevojave të institucioneve penale për totalin e rreth 4800
personave të dënuar me heqje lirie255
. Përfshirja e një numri kaq të kufizuar të
dënuarish në strukturën organike përjashton mundësinë që punësimi t’u garantohet të
gjithë personave të dënuar me heqje lirie.
Një tjetër çështje që vlen të dalë në pah në këtë pjesë të analizës, është ekzistenca e
dyzimit të standardeve të ofrimit të mundësive për arsimim. Në dhjetor 2008 u arrit
një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Arsimit dhe
të Shkencës për realizimin e arsimimit të detyrueshëm në të gjitha mjediset e
paraburgimeve dhe të burgjeve, e shoqëruar kjo në buxhetin e vitit 2010 me një zë të
veçantë, i cili mundëson angazhimin e mësuesve të shkollave publike të japin mësim
në institucionet penale. Arsimimi i personave të dënuar me heqje lirie është realizuar
në disa institucione, por mbetet që ky shërbim të shtrihet në të gjitha institucionet e
paraburgimeve dhe burgjeve pa dallim, duke shmangur dyzimin e standardeve.
Arsimimi merr rëndësi shumë të veçantë sidomos kur bëhet fjalë për të miturit e
paraburgosur e të dënuar, por ajo që vihet re është se jo të gjithë të miturve u ofrohet
ky shërbim në të gjitha institucionet ku ata akomodohen. Kjo përbën një shkelje
serioze të neni 37 të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të
paraburgosur”, i cili parashikon se: “Arsimimi dhe formimi kulturor e profesional
bëhet me anë të organizimit të shkollës, e detyrueshme për të miturit, si dhe të kurseve
profesionale, sipas sistemeve në fuqi”.
PARIMI I KATËRT: parimi i individualizimit lidhet me individualizimin e trajtimit të
personave të dënuar me heqje lirie që do të thotë që institucioni penal merr parasysh
interesat, nevojat dhe kushtet specifike të secilit individ256
.
Sipas ligjit vendës257
trajtimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve duhet të bëhet sipas
kriterit të individualizimit në përputhje me gjendjen dhe karakteristikat dhe nevojat
individuale të tyre duke marrë parasysh kushtet dhe mjedisin në të cilin i
paraburgosuri/i dënuari ka jetuar, shkaqet edukative dhe shoqërore që e kanë larguar
atë nga jeta normale.
254
Neni 37 i ligjit nr. 8328, datë 04.16. 1998, "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe
të paraburgosurve" i ndryshuar. 255
Fondacioni shoqëria e hapur për Shqipërinë: Raporti i monitorimit qytetar 2011 – Plani i veprimit në
adresimin e 12 prioriteteve të opinionit të KE-së për Shqipërinë, Tiranë, 2011, f. 133. 256
Këshilli për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e të Miturve: Trajtim i përshtatshëm -
parimet si duhen trajtuar personat e dënuar me heqje lirie, Hagë, 2010, f. 11. http: //www.rsj.nl/ 257
Neni 10 i ligjit nr. 8328, datë 4.16. 1998, "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe
të paraburgosurve", i ndryshuar.
~ 115 ~
Programi i trajtimit duhet të bazohet pikërisht në një qasje shumëplanëshe të
ndërhyrjes për të rehabilituar sjelljet e personave të dënuar me heqje lirie si edhe për
t’u dhënë atyre aftësitë që u nevojiten. Gjithë theksi i kësaj qasjeje bazohet mbi
individin.
Programet e trajtimit me qasje individuale mbeten sfidë për sistemin e burgjeve
shqiptare, pasi institucionet penale të cilat kanë personelin e përshtatshëm dhe të
mjaftueshëm janë të pakta. Edhe bashkëpunimi me aktorë të shoqërisë civile që
ofrojnë shërbime të specializuara dhe me institucione të tjera shtetërore lë shumë për
të dëshiruar, ndaj dhe reformimi i qasjes së trajtimit dhe ndërhyrjeve konkrete është i
domosdoshëm për t’u trajtuar në një strategji gjithëpërfshirëse.
PARIMI I PESTË: parimi i sigurisë në burg ka të bëjë me garantimin e të ndierit të
sigurt të personave të dënuar me heqje lirie në institucionet penale. Me fjalë të tjera
kjo do të thotë që trajtimi është i përshtatshëm vetëm atëherë kur garanton sigurinë
fizike, por edhe atë mendore të personave gjatë burgosjes së tyre258
.
Vitet e fundit, në sistemin e burgjeve shqiptare është vënë re një qasje për trajtim të
diferencuar në përputhje me nevojat specifike të grupeve të tilla të cenueshme, si: të
sëmurët mendorë259
, të varurit nga substancat narkotike, të miturit dhe gratë. Sipas
statistikave zyrtare260
, numri i të sëmurëve me probleme mendore në burgje ka ardhur
duke u rritur. Tashmë numërohen 331 persona të dënuar me heqje lirie të diagnostikuar
me probleme të ndryshme mendore të cilët jo në të gjitha institucionet janë
akomoduar veças personave të tjerë të shëndetshëm si edhe nuk ekziston një qasje
shumëplanëshe e trajtimit të tyre nga një personel i specializuar. Sektorët e kujdesit të
veçantë duhet të hapen te të gjitha institucionet ku ka një numër të personave me
probleme mendore, si edhe duhet të merren masat që ky trajtim të realizohet nga një
personel multidisiplinar. Megjithëse gjatë fundit të vitit 2011 u hap, edhe pse me
shumë vonesa, institucioni i Durrësit ku akomodohen për trajtim të përkohshëm
personat me probleme mendore, ai nuk mund t’i përballojë nevojat e një numri në
rritje të personave me probleme mendore në të gjitha institucionet penale. Ndaj,
krahas ekzistencës së këtij institucioni dhe atij të Krujës, ku trajtohen të sëmurët me
probleme më të rënda mendore, duhet të ekzistojë mundësia e hapjes së sektorëve të
kujdesit të veçantë në ato institucione penale ku numri i tyre është i konsiderueshëm.
Në vijimësi duhet përçuar praktika e mirë e përgatitjes së personelit për hapjen e
këtyre sektorëve. Parapërgatitja nënkupton hartimin e një strategjie pune me masa
konkrete infrastrukturore, të burimeve njerëzore, të hartimit të programeve të veçanta
të trajtimit dhe gjithë instrumentet ndihmëse dhe operuese me të cilat do të punojë
personeli.
Garantimi i një shërbimi mjekësor sipas nevojave shëndetësore të personave të
paraburgosur dhe të dënuar në gjitha institucionet penale mbetet një sfidë për sistemin
258
Këshilli për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e të Miturve: Trajtim i përshtatshëm -
parimet si duhen trajtuar personat e dënuar me heqje lirie, Hagë, 2010, f. 10. http: //www.rsj.nl/ 259
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe
komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, Tiranë,
maj 2010, f. 41-42. Gjatë vitit 2009-2010 janë hapur sektorë të kujdesit të veçantë për të sëmurët
mendorë në institucionet, si “Ali Demi”, Tiranë, Peqin dhe Lezhë. 260
Z. Gazment Dibra, drejtor i përgjithshëm i Burgjeve, në fjalën e tij në konferencën për ligjin “Për të
sëmurët mendorë në sistemin e burgjeve”, dhjetor 2011.
~ 116 ~
e burgjeve. Ekzistenca e standardeve të dyzuara në këtë drejtim është evidentuar në
një sërë raportesh të të drejtave të njeriut. Një numër i konsiderueshëm i ankesave
vijnë për cilësi të dobët të shërbimit mjekësor261
. Reformimi i këtij shërbimi brenda
burgjeve me personel të mjaftueshëm, të specializuar, investime infrastrukturore dhe
pajisje si edhe me një sistem funksional të parandalimit, diagnostikimit, trajtimit
shëndetësor dhe mbikëqyrjes së këtyre shërbimeve mbetet domosdoshmëri për të
ardhmen.
Pjesë e problemeve të pazgjidhura mbetet trajtimi i të sëmurëve mendorë për të cilët
gjykatat përkatëse kanë dhënë masën “mjekim i detyruar” dhe për të cilët legjislacioni
vendës parashikon trajtim të specializuar në institucione të posaçme për këtë qëllim.
Sipas të dhënave të raportuara nga institucione monitoruese të sistemit të burgjeve
numërohen rreth 101 persona me masën “mjekim i detyruar” të cilët mbahen në
kundërshtim me ligjin në spitalin e burgut dhe në institucionin e veçantë të Krujës262
.
Kjo situatë cenon rëndë të drejtat e personave të cilët duhet të kurohen në institucione
të specializuara të mjekësisë ligjore dhe të cilët gjykata nuk i ka vlerësuar të dënuar.
Gjatë gjithë këtyre viteve Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë nuk ka gjetur
një zgjidhje përfundimtare për këtë problem tejet shqetësues263
. Kjo shkelje flagrante
e të drejtave dhe sigurisë fizike dhe mendore të personave me mjekim të detyruar, por
edhe e personave të dënuar të cilët mbahen në të njëjtat mjedise me këta persona,
është ngritur me forcë nga pothuajse të gjithë aktorët vendës dhe të huaj që
monitorojnë sistemin e burgjeve264
. Zgjidhja përfundimtare e këtij problemi është
pjesë e reformimit të mëtejshëm të sistemit të burgjeve shqiptare.
PARIMI I GJASHTË: parimi i zbatimit legjitim garanton kuadrin e përgjithshëm ligjor
në vend të vendimeve thjesht të rastësishme që mund të merren nga personeli i
burgjeve në situata të ndryshme. Siç u trajtua edhe më lart, ky kuadër ligjor është
tashmë i plotë, por ky parim i jep rëndësi zbatimit korrekt të këtij kuadri ligjor,
sidomos kur bëhet fjalë për kufizimet e të drejtave të të burgosurve të cilat në të gjitha
rastet duhet të jenë të legjitimuara nga një rregullore e veçantë/protokoll/urdhër
administrativ specifik për llojin e kufizimit përkatës, pasi rregulloret (shumë) e
përgjithshme përkufizimet ose masat shtrënguese nuk mjaftojnë.
Në frymën e këtij parimi organet kompetente të sistemit të burgjeve shqiptare duhet të
shohin si tepër të rëndësishme hartimin dhe zbatimin e duhur të udhëzuesve
administrativë për situata të veçanta, si p.sh. për: menaxhimin e të burgosurve të cilët
kanë probleme mendore dhe janë në momente krize, vendosjen dhe mirëmenaxhimin
e të burgosurve në dhomat e izolimit etj.. Hartimi dhe zbatimi i procedurave të
përcaktuara qartë për secilën nga këto situata do të shmangë mundësitë e abuzimit me
të burgosurit në situatat specifike. Nga përfundimet e raporteve të organizatave të
261
Avokati i Popullit, KShH, Instituti Europian i Tiranës, Qendra për Traumën dhe Torturën etj., kanë
raportuar herë pas here një numër të konsiderueshëm ankesash në këtë drejtim. 262
Instituti Europian i Tiranës: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri: Raport monitorimi 2011.
Për kujdesin ndaj shëndetit mendor në sistemin e burgjeve, 2011, f. 73 dhe 124. 263
Gjatë vitit 2011 është hartuar baza ligjore përkatëse që rregullon mes të tjerash edhe trajtimin e
personave me mjekim të detyruar. Ndërkohë që, sipas burimeve zyrtare të DPB-së, gjatë vitit 2012 do
të zgjidhet edhe çështja e ndërtesës së një institucioni të specializuar për trajtimin e këtyre personave,
siç e kërkon ligji, si edhe ndarja e përgjegjësive mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Drejtësisë. 264
Avokati i Popullit, KShH, Instituti Europian i Tiranës, KPT-ja, Komisioni Europian etj.
~ 117 ~
pavarura vëzhguese del qartë se ka vend për t’u përmirësuar procedurat e këtij lloji që
mundësojnë zbatimin me korrektësi të ligjit në fuqi dhe në proporcionalitet me
rrethanat konkrete të situatës së krijuar265
.
3.6 Përfundime
Siç u trajtua edhe më lart, nga analiza e zhvillimeve historike doli në pah se burgjet
shqiptare pas shkëputjes nga sundimi turk trashëguan bazën ligjore, format dhe
metodat e drejtimit të burgjeve dhe infrastrukturën e mjerueshme me mjedise të
papërshtatshme që nuk garantonin sigurinë, kushtet higjieno-sanitare, trajtimin
njerëzor dhe me dinjitet dhe mundësi për risocializimin e të dënuarve. Gjatë periudhës
kohore 1920–1939 u bë një hap përpara në organizimin e institucioneve shtetërore dhe
në këtë kuadër ndryshime të konsiderueshme ndodhën në sistemin e burgjeve. Këtu
veçojmë hartimin e kuadrit ligjor dhe marrjen e disa përvojave të mira të ardhura nga
vendet perëndimore në mënyrën si duhet të drejtoheshin institucionet penale.
Megjithatë problemet e institucioneve penale ishin të shumta dhe larg përmbushjes së
qëllimit të burgimit të kësaj periudhe në shërbimet dhe trajtimin që u garantohej
personave të dënuar me heqje lirie.
Gjatë periudhës së diktaturës sistemi i burgjeve pësoi regres. Burgjet konsideroheshin
si institucione ushtarake dhe drejtoheshin si të tilla. Burgu ishte vendi ku njeriu
depersonalizohej, vendi ku nuk njiheshin vlerat dhe të drejtat minimale humane, ku
kishte uri, rrahje e tortura, mungesë higjiene, vdekje dhe poshtërim moral. Analiza e
zhvillimeve historike të sistemit të burgjeve në vendin tonë tregon qartë se
institucionet e burgjeve trashëguan një të kaluar aspak demokratike në mënyrën si
drejtoheshin dhe si funksiononin në shoqëri. Kjo e kaluar ka lënë gjurmët e saj në
sistemin e burgjeve të periudhës postkomuniste.
Sistemi i burgjeve shqiptare në këta 22 vjet të transformimeve demokratike ka
shënuar progres në ndryshimet dhe hapat pozitivë të hedhur në drejtim të legjislacionit
dhe deri diku të infrastrukturës dhe trajtimit të ofruar për personat e dënuar me heqje
lirie. Megjithatë, siç është evidentuar edhe nga analiza e sjellë në këtë pjesë të
studimit, mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të garantimit të një trajtimi të
përshtatshëm për personat e dënuar me heqje lirie në përgjithësi dhe sidomos ata me
nevoja specifike në kujdesin e sistemit të burgjeve. Me gjithë reformimin ligjor në
fushën penale, nevojitet që gjithë baza ligjore e fushës të reformohet edhe më tej duke
pasur parasysh zhvillimet e fundit ligjore edhe në arenën ndërkombëtare në mënyrë që
legjislacioni ynë të jetë i ndjeshëm ndaj çështjeve të karakterit gjinor.
Mbetet domosdoshmëri që parimet e trajtuara më sipër për një trajtim të përshtatshëm
të personave të dënuar me heqje lirie në kujdesin e sistemit të burgjeve shqiptare të
shërbejnë si referenca për hartimin e politikave dhe strategjive afatshkurtra dhe
afatmesme në burgje dhe në përmirësimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit me
korrektësi në praktikë.
265
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe komisariatet e
policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, maj-nëntor 2012, Tiranë,
2013, f. 36-38.
~ 118 ~
Reformat e mëtejshme në këtë fushë kërkojnë vullnet të nivelit vendimmarrës dhe
vizion bashkëkohor për ndryshimet që duhen ndërmarrë. Pjesë e reformës në burgje
mbeten: përmirësimi i procedurës së përzgjedhjes së personelit të burgjeve i cili duhet
të bëhet mbi bazat e meritokracisë; vazhdimësia e trajnimeve profesionale për të
gjitha nivelet e drejtimit në burgje dhe shtrirja e statusit të nëpunësit civil tek e gjithë
administrata e burgjeve për të krijuar kushtet për rritjen e qëndrueshmërisë së
personelit dhe forcimit të profesionalizmit të tij.
Reforma në sistemin e burgjeve duhet udhëhequr nga mendësi civile në drejtimin dhe
mirëfunksionimin e gjithë institucioneve penale në vend. Një zbatim i plotë i këtyre
reformave do të mundësojë matjen e progresit në një nga fushat prioritare të
Shqipërisë në rrugëtimin e anëtarësimit drejt familjes europiane.
~ 119 ~
4.1 Hyrje mbi çështjet e trajtuara në këtë kapitull
Në vijimësi të të dhënave dhe treguesve të profilit të grave në faza të ndryshme të
procesit penal, të paraqitura në kreun e dytë, kjo pjesë e punimit përqendrohet te
analiza krahasuese e dinamikave të përjashtimit dhe përfshirjes sociale. Kjo analizë do
të ndihmojë të provojë dy nga tezat e parashtruara në kreun hyrës se:
1. Shumica e grave në institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve vijnë nga
kategori individësh që kanë përjetuar një shkallë të caktuar të përjashtimit
social përpara se të përfundonin në institucionet penitenciare.
2. Dënimi përjashton ato gra të cilat nuk kanë përjetuar përjashtimin social
përpara se të dënoheshin dhe përjashton edhe më tutje gratë tashmë të
përjashtuara.
Analiza e faktorëve që ndikojnë në përjashtimin social te gratë të cilat i janë kthyer
rrugës së kriminalitetit, merr rëndësi, pasi jo vetëm do të rritë kuptueshmërinë e
shkaqeve që i çojnë këto gra drejt kryerjes së veprave të ndryshme penale, por më së
shumti do të krijojë mundësinë e arritjes te gjetjet dhe sugjerimet kryesore për
parandalimin dhe uljen e rasteve të grave që kryejnë vepra penale si edhe për
përmirësimin e politikës penale ndaj grave autore të veprave penale duke e përshtatur
me kushtet dhe karakteristikat specifike të këtyre grave.
Për më tepër, trajtesa në këtë kapitull do të mundësojë analizën përmasat e përfshirjes
sociale, shërbimet sociale dhe llojet e ndryshme të politikave sociale të cilat synojnë
individët e margjinalizuar dhe personat në pozita të dobëta ku përfshihen edhe gratë e
dënuara me heqje lirie.
4.2 Përjashtimi social i grave përpara burgosjes së tyre
Parë edhe nga këndvështrimi gjinor, dimensionet kryesore të përjashtimit social, të
cilat shpeshherë lidhen me njëra-tjetrën, janë:
1. Dimensioni ekonomik: ndryshimet globale në tregjet botërore dhe
reduktimi i politikave të mirëqenies sociale ka çuar në përjashtimin e shumë
burrave dhe grave nga tregjet e punës. Megjithatë gratë në Europë e më
gjerë po bëhen më të varfra se burrat. Pikërisht këtë argument sjell edhe
~ 120 ~
Strategjia kombëtare e barazisë gjinore dhe dhunës në familje (2007–2010)
ku thuhet: “Në mënyrë të veçantë papunësia po ndikon në statusin social të
grave shqiptare. Të dhënat për varfërinë në Shqipëri tregojnë për një
feminizim të varfërisë dhe rritjes së peshës së grave në grupin e të varfërve.
Gjeografikisht kemi ritme të ulëta të varfërisë në këto grup-popullata në
zonat rurale, ku, përveç shumë faktorëve që prodhojnë varfëri, inferioriteti
ekonomik e social i gruas ndikon fuqishëm”266
. Feminizimi i varfërisë vihet
re edhe te rritja e numrit të grave si kryefamiljare dhe në pabarazinë në
pagat mes grave dhe burrave267
. Përjashtimi social merr forma të tilla, si:
papunësi, të ardhura ose paga të ulëta, vështirësi në gëzimin e përfitimeve të
caktuara për rrjedhojë të statusit të papunë, si ndihmë ekonomike etj.
2. Dimensioni social-kulturor: gratë, ashtu ai edhe grupe të tjera të cenueshme
në Europë e më gjerë, përjetojnë përjashtim edhe për shkak të diskriminimit
mbi baza gjinie, moshe, ngjyre, race, etnie, gjendjeje ekonomike, shoqërore,
familjare dhe martesore etj., ose për shkak të situatave ku gruaja është
viktimë e dhunës në familje. Në një vend si Shqipëria, kultura
diskriminuese me bazë gjinore nuk është thjesht një çështje e shkeljes së të
drejtave të njeriut, por pabarazia gjinore përfaqëson një pengesë serioze në
përfshirjen sociale. Viktima të formave të ndryshme të diskriminimit janë
gratë e divorcuara, kryefamiljaret, gratë të cilat janë ekonomikisht
pasive/shtëpiaket të cilat nuk janë të mbrojtura nga legjislacioni i punësimit,
viktimat e dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale brenda familjes, gratë
minoritare, të miturat, lesbiket, transgjinoret, ish-të dënuarat etj.
Më poshtë paraqiten disa nga faktorët kryesorë të përmendur te dimensionet e
përjashtimit social të cilat dalin në pah edhe nga intervistat me gratë e dënuara me
heqje lirie.
4.2.1 Gjendja e keqe ekonomike
Gratë, përpara burgosjes së tyre, në rastet kur kanë qenë të papuna, kanë qenë shumë
të varfra dhe të varura ekonomikisht tërësisht nga bashkëshortët e tyre. Më
konkretisht, nga intervistat me këto gra, rreth 45.5% e gjithë grave për të cilat ka të
dhëna kanë qenë të papuna përpara se të paraburgoseshin, ndërsa rreth 44% e tyre
kanë qenë të punësuara. Gratë e papuna, në pothuajse të gjitha rastet, nuk përfitonin
nga ndihma ekonomike dhe, për rrjedhojë, vareshin ekonomikisht nga ish-
bashkëshortët ose bashkëshortët e tyre. Pyetjes pse nuk kishin kërkuar të përfitonin
nga ndihma ekonomike, pothuajse të gjitha i janë përgjigjur se janë përballur me
procedura të gjata dhe burokratike. Në disa raste ato nuk kanë pasur njohuri se si
duhej kërkuar ndihma ekonomike ose bashkëshortët e tyre i kanë pasur shumë xhelozë
dhe, për rrjedhojë, ata nuk i lejonin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Vlen të evidentohet se
nga intervistat me gratë e paraburgosura dhe të dënuara doli se një numër i
konsiderueshëm i tyre (rreth 83% e të gjithë grave të punësuara) ishin punësuar në
treg të zi, duke mos përfituar kështu as vite pensioni dhe as përfitime shëndetësore
dhe shoqërore. Shumë prej të punësuarave bënin punë të vështira krahu, si: në bujqësi,
në ndërtim, pastruese etj.
266
Strategjia kombëtare e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, 2007-2010, f. 18. 267
Surt Association: “Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor
2005, f. 23.
~ 121 ~
Të dhënat që vijnë nga studime të ngjashme të disa vendeve të Europës për situatën e
grave në tregun e punës përpara se ato të dënoheshin, tregojnë se një pjesë e
konsiderueshme e grave ishin pasive ose të papuna, ose punonin në punë të
pasiguruara dhe të paguara keq268
. Të dhënat vijnë nga periudha të ndryshme kohore,
por ato tregojnë qartë tendencën e situatës së grave në tregun e punës para
burgosjes269
. Këto tendenca janë tepër të ngjashme me ato që u përmendën më lart për
Shqipërinë. Më konkretisht, në Francë, gratë e dënuara në vitin 2002, pyetjes për
situatën e punësimit të tyre para burgosjes vetëm 25% e tyre iu përgjigjën se qenë të
punësuara; 22% e grave u përgjigjën se kanë qenë të papuna ose pasive, ndërsa 53%
nuk kanë dhënë informacion për këtë çështje. Në Hungari, sipas të dhënave të vitit
2003, përpara burgosjes, 37% e grave nuk kishin një profesion, 8% ishin të papuna,
6% përfitonin ndihmë sociale për shkak të situatës së tyre shëndetësore dhe 14% ishin
shtëpiake. Vetëm 25% e grave kishin një profesion përpara burgosjes së tyre dhe 9%
ishin të punësuara në punë sezonale. Në Itali, sipas të dhënave të vitit 2003 rezulton se
vetëm 12% e grave të dënuara ishin të punësuara përpara burgosjes, 30% e tyre ishin
të papuna dhe nuk kërkonin për punë, 15% pohuan se ishin duke kërkuar për punë dhe
12% ishin shtëpiake. 28% e tyre nuk kanë dhënë të dhëna për këtë çështje270
.
4.2.2 Arsimimi i ulët
Gratë e intervistuara kanë një profil të ulët arsimor. Më konkretisht, 31.5% e grave të
paraburgosura dhe të dënuara kanë vetëm arsim 8-vjeçar, rreth 12% e tyre kanë vetëm
disa klasë shkollë dhe po kaq janë gratë që nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm,
8.6% e grave kanë përfunduar shkollën e mesme e po kaq kanë përfunduar arsimin e
lartë, ndërsa rreth 5.5% janë pa arsim. Shumë prej grave të intervistuara evidentuan
disa nga faktorët familjarë që i kishin penguar të përfundonin shkollën 8-vjeçare ose
atë të mesme, si martesa dhe/ose shtatzënia në moshë të re. Vlen të theksohet fakti se
një pjesë e mirë e grave ishin të moshës së pjekur ose të thyer dhe arsimimin e tyre e
kishin kryer në periudhën e regjimit totalitar, periudhë kjo që nuk karakterizohet nga
braktisja e shkollës, e fëmijëve në përgjithësi dhe vajzave në veçanti. Po të
krahasohen këto të dhëna me ato të studimeve të fushës në disa vende europiane, vihet
re se ka një përqindje më të lartë të grave të paraburgosura/të dënuara të cilat nuk
kishin përfunduar arsimin e detyrueshëm. Në Itali dhe Hungari ka më shumë gra që
nuk kanë mbaruar shkollën, në krahasim me burrat e dënuar. Ndërsa në Angli niveli
arsimor i grave të dënuara është më i ulët, krahasuar me gratë jashtë institucioneve
penale. Në Francë të dhënat flasin për të njëjtin profil të ulët arsimor të grave që hyjnë
në burg, mes të cilave ka shumë gra analfabete ose që s’kanë përfunduar arsimin e
detyrueshëm; një pjesë e konsiderueshme janë me kombësi të huaj271
. Kështu, në
Angli dhe Wells, të dhënat e viteve 2002/03 tregojnë se 74% e grave të dënuara kanë
lënë shkollën në moshën 15 ose 16 vjeç dhe 39% e tyre nuk kanë asnjë kualifikim. Në
vitin 2003, në Francë, 15% e grave të dënuara deklaruan se ishin analfabete dhe 45%
e tyre kishin përfunduar vetëm arsimin fillor. Në Hungari, për të njëjtin vit, 5% ishin
268
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e së drejtës dhe politikës europiane të burgut, Nju-Jork:
Shtypi i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 184. 269
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005. 270
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005,
f. 19. 271
Po aty, f. 26.
~ 122 ~
analfabete, 20% nuk kishin përfunduar arsimin fillor, ndërkohë që 45% kishin
përfunduar arsimin fillor. Në vitin 2002, në Itali, 5% e grave ishin analfabete, 11%
nuk kishin përfunduar arsimim fillor, 18% e tyre kishin përfunduar arsimin fillor dhe
37% kishin përfunduar shkollën e mesme272
.
Një tjetër tregues me shumë interes është fakti se në popullatën e grave në
institucionet penale shqiptare ka 12.5% gra që i përkasin minoritetit rom dhe ato nuk
kishin përfunduar arsimin bazë të detyrueshëm për arsyet e përmendura më lart. Edhe
vendet e tjera europiane për të cilat kemi të dhëna për gratë në burgje, si Spanja,
tregojnë se 32% e grave rome ishin analfabete, 28% e tyre lexonin, por nuk shkruanin
dhe 25% e tyre nuk kishin përfunduar arsimin e detyruar.
4.2.3 Gjendja civile dhe përgjegjësitë e tyre familjare e prindërore
Nga të dhënat e përftuara nga intervistat me gratë në institucionet penale evidentohet
se rreth 44.5% e numrit të përgjithshëm të tyre e përbëjnë gratë e martuara, 24.6%
gratë beqare dhe 18.5% gratë e divorcuara. Rreth 10% e grave janë divorcuar
kryesisht ose për arsye se ato kanë vrarë ish-bashkëshortët e tyre, ose për arsye se
kanë kryer një vepër penale dhe janë vendosur në institucionin penal273
. 93.2% e të
gjitha grave kanë fëmijë nga martesat e tyre dhe në po kaq përqindje kanë dy ose më
shumë fëmijë në moshë adoleshente. Të dhënat flasin qartë se gratë e burgosura janë
nëna dhe gra me përgjegjësi familjare dhe prindërore. Mes historive të treguara nga
gratë gjatë intervistave, ato kanë theksuar rëndësinë e madhe që ka për to familja e
tyre dhe, mbi të gjitha, fëmijët e tyre. Nga të dhënat e paraqitura në kreun 2 dytë të
punimit rezulton se: një numër i konsiderueshëm i fëmijëve ishin vendosur në shtëpitë
e fëmijës pas burgimit të nënave të tyre, një pjesë rrinin me prindërit/familjarët e afërt
të nënës së tyre dhe pjesa më e madhe e tyre qëndronin me baballarët dhe/ose
prindërit/familjarët e tyre274
. Për to të jesh një nënë e mirë do të thotë të jesh pranë
fëmijëve gjatë zhvillimit dhe rritjes së tyre. Këtij faktori do t’i kthehemi përsëri në
këtë punim kur të trajtojmë argumentin se burgosja e grave përforcon përjashtimin
social të tyre.
Nga të dhënat e disa vendeve europiane për vitet 2002-2003 rezulton se shumica e
grave të dënuara janë beqare dhe, gjithashtu, shumica prej tyre kanë fëmijë nën
moshën 18 vjeç, shumë prej tyre janë ndarë/divocuar apo janë vejusha dhe, për
rrjedhojë, shumë prej tyre janë kryefamiljare. Në Angli dhe Wells 2/3 e grave në
burgje janë beqare; 1/5 e tyre janë prindër të vetëm; 66% janë nëna me fëmijë poshtë
moshës 18 vjeç. Në Francë 60% janë beqare, 11% të divorcuara ose të ndara, 2% janë
vejusha, vetëm 25% jetojnë me një partner të martuar ose jo dhe 46% kanë fëmijë. Në
Hungari 31% janë beqare, 19% janë të divorcuara, 7% janë vejusha, 26% janë të
martuara dhe 18% jetojnë me një partner. 50% e grave të intervistuara kanë fëmijë të
mitur. Në Itali 41% e grave janë beqare, 14% janë të divorcuara, 7% janë vejusha dhe
56% e tyre kanë fëmijë, ndër të cilat shumë janë prindër të vetëm.
272
Po aty, f. 18. 273
Vetëm një numër shumë i vogël i tyre janë divorcuar kohë më parë se të burgoseshin. 274
Për të dhënat konkrete dhe disa nga historitë e treguara nga gratë e dënuara referohuni te kreu i dytë.
~ 123 ~
4.2.4 Dhuna gjinore
Shpeshtësia dhe roli i dhunës në familje ka përcaktuar mënyrën e të jetuarit të grave të
dënuara. Bazuar mbi të dhënat gjatë intervistave, gratë e dënuara kanë përjetuar dhunë
sistematike fizike dhe/ose psikologjike, të ushtruar kryesisht nga bashkëshortët e tyre.
Shpeshherë ato kanë shpresuar që kjo dhunë të merrte fund, por, fatkeqësisht, kjo nuk
ka ndodhur për të gjitha ato gra të cilat sot gjenden në burg. Kjo evidentohet edhe nga
fakti se, në të shumtën e rasteve, këto gra kanë pasur lidhje martesore të gjata. Në
shumë nga historitë e treguara, gratë kanë treguar se jo vetëm kanë përjetuar dhunë
sistematike në familje, por, shpeshherë, edhe fëmijët e tyre kanë qenë të kërcënuar
nga baballarët e tyre të dhunshëm që në ndonjë rast kanë rrezikuar edhe jetët e
fëmijëve të tyre dhe të vetë grave.
Rasti më flagrant ishte ai i së dënuarës P.M. e cila gjatë intervistës pohoi se: “...Burri
m’i dhunonte fëmijët dhe vetë mua. Unë kam duruar gjithë jetën. Ai pinte dhe më
rrihte rregullisht. Jam martuar me të që kur isha 15 vjeç. Edhe vajzën që ka qenë në
burg e ka hedhur nga kati i dytë. Në polici e kam denoncuar, por policëve të zonës ai
u jepte raki, ndaj nuk e preknin. Edhe djalin desh ma ka vrarë me sëpatë...”. Kjo grua,
së bashku me vajzën e saj, u burgosën pikërisht për vrasjen e ish-bashkëshortit dhe
babait.
Është tejet shqetësues fakti që vjen nga të dhënat e veprave penale të kryera nga gratë
ku rezulton se në rreth 40% të rasteve gratë janë akuzuar ose janë dënuar për veprat
penale kundër jetës, të kryera me dashje dhe, në disa raste, në bashkëpunim si edhe në
kombinim me kryerjen e veprave të tjera penale. Kjo përqindje e konsiderueshme
mbetet shqetësuese për vetë natyrën e këtyre veprave penale të cilat kanë pasoja të
rënda, siç është humbja e jetës së një qytetari, por, siç u evidentua edhe më lart, arsyet
që i kanë çuar këto gra drejt kryerjes së veprave penale të vrasjes ka qenë pikërisht
faktori “dhunë sistematike” në familje.
Edhe në studime të ngjashme nga intervistuesit e grave të dënuara në vende të
ndryshme të Europës theksohet rëndësia jetike e përjetimit të dhunës në familje në
jetët e shumë grave të dënuara. Intervistuesit e konsiderojnë dhunën në familje si një
nga dy arsyet kryesore që i drejtojnë gratë drejt krimit, si vrasja ose vepra të tjera të
dhunshme kundrejt dhunuesit dhe vepra penale të kryera në bashkëpunim me
dhunuesit e tyre, partnerë në krime të lidhura me lëndët narkotike. Ky ka qenë rasti i
sjellë nga studimi i veprave penale të grave në sistemin e burgjeve franceze275
. Në
rastet e studiuara në Spanjë dhe në Hungari bie në sy se përjetime të tilla të dhunës së
tejskajshme kanë pasur ndikim shumë të madh dhe, për më tepër, kanë qenë
vendimtare te jetët e grave në konflikt me ligjin. Gjatë intervistave të realizuara në
institucionet e mbyllura penale në Spanjë dhe në Hungari, gratë e intervistuara kanë
pohuar se kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës së ushtruar ndaj tyre që gjatë
fëmijërisë, nga baballarët ose të afërmit e tyre e, më pas, nga bashkëshortët/partnerët e
tyre etj., dhe i kanë interpretuar këto forma dhune si probleme të tyre personale276
.
Edhe në rastin e Shqipërisë, gratë që kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës në
familje kanë qenë më shumë se gratë që kanë kryer krime kundër dhunuesve të tyre.
275
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005, f. 31. 276
Po aty.
~ 124 ~
Vlen të theksohet fakti se, shpeshherë, çështje që lidhen me dhunën në familje dhe
gratë si viktima të kësaj dhune, janë bërë pjesë e diskutimeve mes specialistëve të
fushës dhe është vënë në dukje se strukturat shtetërore nuk kanë funksionuar për të
mbrojtur këto viktima në mënyrë efektive dhe nuk kanë arritur të parandalojnë krimet,
rrjedhojë e dhunës në familje.
Nga intervistat me shumë nga gratë që kanë marrë guximin ta raportojnë këtë dhunë te
organet kompetente të policisë vendore, evidentohet fakti se shpeshherë gratë jo
vetëm nuk janë mbrojtur nga dhunuesit e tyre, por, përkundrazi, ato janë “këshilluar”
të kthehen pranë familjes për shkak se autoritetet kanë pasur lidhje miqësore me
dhunuesit në komunitetin e përbashkët ku ata jetonin.
Studiues shqiptarë dhe të huaj të fushës e mbështetin këtë tendencë të mosraportimit
në polici të krimit, në rastin tonë të viktimave të dhunës në familje. Ata pohojnë se
viktimat nuk raportojnë krimin në polici për shkak të mungesës së besimit se problemi
i tyre do të zgjidhet, nuk duan të kenë kontakte me policinë ose kanë frikë nga ndonjë
reagim nga ana e autorit të krimit. Mungesa e besimit lidhet edhe me nivelin e
korrupsionit në radhët e policisë277
.
4.3 Përjashtim i mëtejshëm social me burgosjen e grave – shkëputja
nga jeta normale
Përpara se të paraqitet shkurt një analizë e faktorëve kryesorë që çojnë në përjashtimin
e mëtejshëm social të grave me vendosjen e tyre në institucionet e mbyllura penale,
vlen të theksohet se legjislacioni shqiptar penitenciar, siç është shtjelluar më parë në
këtë punim, mbështet dhe mundëson gjerësisht veprimtari që kontribuojnë në
rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar me heqje lirie, përfshirë këtu
edhe grupet e cenueshme, si gratë në burgje.
Burgosja, në vetvete, sjell mohimin e disa lirive si për burrat dhe për gratë e dënuara
me heqje lirie, por, në rastin e grave, burgosja do të analizohet si një përjashtim i
mëtejshëm social i tyre dhe, për rrjedhojë, si përkeqësim i kësaj situate që fillesat i
kishte përpara se ato të burgoseshin. Të dhënat e nxjerra nga intervistimet me gratë e
dënuara tregojnë qartë karakterin gjinor të faktorëve të tillë, si: humbja e lidhjeve me
familjen e sidomos me fëmijët, përjetimet gjatë përballjes së parë me organet e
policisë dhe gjyqësorin, vështirësitë drejt riintegrimit të tyre në shoqëri etj. Faktorët e
mëposhtëm nuk janë një listë shteruese, por ato të më kryesoret, të cilat janë evidentuar
gjatë intervistimit me gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara në burgjet shqiptare.
4.3.1 Ndalimi/arrestimi – shënojnë formën e parë të shkëputjes
nga jeta “normale”
Bazuar te përvojat e treguara nga gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara, përballja
me komisariatin e policisë dhe ose me institucionin e paraburgimit ka qenë një shok i
vërtetë pothuajse për të gjitha gratë. Përpos shokut të provuar nga fakti që u ndaluan
nga policia ose silleshin në institucionin e paraburgimit, shumë prej grave të
277
Hysi, V.: Kriminologjia, Tiranë, KRISTALINA-KH, 2005, f. 205.
~ 125 ~
intervistuara tregojnë shumë shkelje të rënda të të drejtave të tyre nga policia gjatë
momentit të ndalimit dhe ose të arrestimit, në përpjekje për të marrë pohimet e tyre
për akuzat e ngritura ose gjatë qëndrimit të tyre në mjediset e komisariateve përkatëse.
Ky studim nuk merr përsipër të vërtetojë këto pretendime të grave të intervistuara, por
vlen të theksohet se shqetësimet e ngritura nga gratë në institucionin e paraburgimit
dhe atë të burgut për trajtimin që personeli policor i ka bërë gjatë ndalimit/arrestimit
të tyre kanë qenë të shumta dhe drithëruese.
Për përvojën e saj në komisariatin e policisë një grua thotë: “Trajtimi në polici ka
qenë shumë i keq. Njeriu aty humb dinjitetin se komunikimi ka qenë fyes. Më kanë
kërkuar të pranoj akuzën duke ushtruar dhunë psikologjike mbi mua. Kam kërkuar
avokat dhe nuk më kanë sjellë...”.
Një grua egjiptiane pohon: “Kanë ardhur 40 civilë në dymbëdhjetë të natës për
trafikim në flagrancë. Në komisariat kisha hemorragji dhe nuk kishte asnjë personel
femër me të cilën të flisja dhe të kërkoja ndihmë... 5 ditë në komisariat, pa lajmëruar
familjen dhe nuk më shpjeguan se për çfarë isha arrestuar...”.
Një tjetër grua e përshkruan kështu përjetimin e saj në polici: “Në komisariat ka qenë
një tragjedi më vete. Këtu mund të hash dru, më thanë... kam urinuar në dhomë dhe të
nesërmen më kërkuan të pastroj urinën time..., por nuk pranova...”.
Shumë gra treguan histori të ngjashme, pavarësisht statusit të tyre social, arsimor e
kulturor. Ashtu sikundër ka pasur një numër të konsiderueshëm të grave që pohuan se
ishin trajtuar në përputhje me rregullat nga ana e personelit të policisë, përveç faktit
që rastet kur gratë kishin avokat që në momentet e para të arrestimit të tyre ishin
pothuajse të rralla. Shumë prej grave as nuk i njihnin të drejtat e tyre procedurale gjatë
momentit të ndalimit/arrestimit. Ato ishin ndërgjegjësuar më vonë kur ishin
akomoduar në institucionin e paraburgimit apo të burgut. Shumë prej grave të
intervistuara kujtojnë se muajt e parë në institucionin e paraburgimit ishin izoluar, nuk
dëshironin të dilnin nga dhoma e tyre, kishin rënë në depresion dhe shpresonin vetëm
të dilnin sa më shpejt. Zvarritja e proceseve gjyqësore për secilën prej tyre
përkeqësonte gjendjen e tyre psikologjike, mendore e shpirtërore. Shumë nga gratë
kanë pohuar se ardhja në institucionin e burgut ka qenë si “prehje” dhe “qetësim” i
gjendjes së tyre, pasi më në fund dinin sa kohë do të qëndronin në burg, sidomos ato
që kishin përjetuar dhunë sistematike në familje, në kushtet e burgut ndiheshin më të
sigurta. Nga analiza më poshtë në këtë punim do të evidentohen edhe problemet që
lidhen me mbylljen e grave në institucione penale, si përjashtim i mëtejshëm i tyre.
4.3.2 Pak burgje për gratë – vendosja e tyre larg komunitetit,
familjes dhe miqve
Numri i vogël i grave në sistemin e burgjeve do të thotë që ka pak institucione që
akomodojnë gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara dhe, për pasojë, shumë gra
vendosen larg komunitetit ku ato kanë jetuar, larg familjes së tyre dhe larg rrethit të
ngushtë të të afërmve dhe miqve278
. Në vendin tonë dy institucionet e vetme ku
278
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e së drejtës dhe politikës evropiane të burgut, Nju-Jork:
Shtypi i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 184.
~ 126 ~
akomodohen gratë, në njërin të paraburgosurat dhe në tjetrin gratë e dënuara, ndodhen
në Tiranë. Nga të dhënat që janë marrë nga intervistat me gratë, rezulton se vetëm
28.5% e grave të paraburgosura dhe vetëm 22.5% e grave të dënuara vijnë nga Tirana
ose fshatrat e saj, pjesa më e madhe e tyre vijnë nga rrethe dhe fshatra të largëta në
Veri dhe Jug të Shqipërisë.
Gjatë intervistave ato kanë theksuar një sërë vështirësish që hasin familjarët, fëmijët,
të afërmit dhe miqtë për të ardhur për t’i takuar. Disa nga këto vështirësi janë:
mungesa financiare për të realizuar vizitat në burg për arsye se shumë nga gratë vijnë
nga familje me gjendje ekonomike shumë të keqe; shpeshherë familjarët dhe të
afërmit kanë mungesa në mjete transporti; një pjesë e grave fëmijët i kanë të
shpërndarë në shtëpi të ndryshme të fëmijëve dhe këto institucione nuk kanë mundësi
logjistike, njerëzore dhe financiare t’i sjellin fëmijët shpesh; në një pjesë të
konsiderueshme të rasteve, prindërit e grave të dënuara, të cilët kanë marrë përsipër të
kujdesen për fëmijët e vajzave të tyre, janë në pamundësi moshore, shpeshherë dhe
financiare e logjistike për t’i sjellë fëmijët aq sa kanë nevojë gratë.
Shumë prej grave të moshuara që nuk kanë mundësi punësimi në burg dhe as mundësi
financiare nga familjarët e tyre për të blerë karta telefoni, shpeshherë ndihmohen nga
shoqet e tyre në burg ose në mënyrë personale nga personeli në burg, që u jep kartat e
tyre për të folur me familjarët dhe të afërmit. Në bisedat me to ato kanë evidentuar
gjendjen e tyre të keqe financiare që shesh herë bëhet pengesë për të mbajtur të
rregullta kontaktet nëpërmjet bisedave telefonike me njerëzit e tyre të dashur e
sidomos me fëmijët.
Kontaktet me botën jashtë burgut dhe sidomos marrëdhëniet me familjet dhe fëmijët e
tyre279
kanë rëndësinë themelore për gratë, mungesa e këtyre kontakteve çon në
izolimin e tyre dhe ka pasoja të jashtëzakonshme sociale dhe psikologjike te gratë.
Nga anketimet e bëra me gratë e dënuara në Itali, Gjermani, Hungari, Spanjë dalin
shqetësime të ngjashme me ato të përmendura në rastin shqiptar. Vlen të përmend se
ka edhe masa pozitive të marra nga autoritetet në disa prej këtyre vendeve, si lejet
njëditore për gratë shtëpiake në burgjet gjermane. Me këtë leje ato shkojnë dhe
kujdesen për fëmijët ose shikojnë ndonjë pjesëtar të sëmurë të familjes. Në Hungari
ka një projekt të veçantë që quhet rregulla ekzekutuese e butë (LER), në kuadër të së
cilës mundësohet shkuarja në shtëpi për një fundjavë çdo muaj për gjithë gratë, të cilat
e vlerësojnë maksimalisht këtë nismë, pasi e ndiejnë se u forcon lidhjet me familjet
dhe i ndihmon të vendosin lidhjet me miqtë dhe komunitetin e, për rrjedhojë, edhe për
riintegrimin e tyre në shoqëri. Zakonisht këto janë regjime të burgjeve gjysmë të
hapura. Ka edhe përvoja të regjimeve të burgjeve të hapura që vijnë nga shumë vende
europiane me demokraci të konsoliduar të cilat mundësojnë që gratë të punojnë gjatë
ditës jashtë institucionit penal dhe vetëm në mbrëmje të kthehen në institucion. Kësaj
çështjeje do t’i rikthehem kur të diskutohet infrastruktura e burgjeve në vendin tonë
dhe lehtësirat që duhet t’u krijohen grave të dënuara me qëllim riintegrimin e tyre në
shoqëri.
279
Teoria e marrëdhënieve, e sjellë në kreun e parë të studimit, nxjerr në pah rëndësinë e ndërtimit dhe
mbajtjes së këtyre marrëdhënieve si jetike për vazhdimësinë e jetës në burg dhe pas lirimit të grave të
dënuara me heqje lirie.
~ 127 ~
4.3.3 Burgosja çon në humbjen e statusit social, krisjes së lidhjeve familjare
dhe cenimin e përgjegjësive prindërore
Krahas grave të cilat kanë një profil të ulët arsimor, sidomos vitet e fundit vihet re një
tendencë për përfshirjen në rritje në kriminalitet të grave me arsim të lartë ose të atyre
që janë duke e përfunduar atë. Ato përbëjnë rreth 10% të grave të dënuara me heqje
lirie. Për këto gra, paraburgimi dhe më tej burgosja çon në ndërprerjen e arsimimit të
tyre ose në humbjen e vendit të tyre të punës. Më tej, 10% e grave janë divorcuar për
faktin se ato janë dënuar me heqje lirie. Një numër i konsiderueshëm i grave janë
braktisur nga familjet e tyre për arsyet e mësipërme ose për arsye të tjera, si
pamundësia financiare për t’i vizituar ato ose imigrimi i fëmijëve dhe/ose i familjarëve
të tyre.
Të dhëna të ngjashme raportohen edhe nga anketime të ngjashme në burgjet e grave
në Francë, Hungari dhe Angli dhe Wells, ku gratë, me burgimin e tyre, kanë lënë në
mes punën, pasi një pjesë e mirë e grave të dënuara me heqje lirie ka gëzuar një status
të lartë profesional dhe një nivel shumë të mirë integrimi në shoqëri. Për të tjerat,
është humbje e mundësisë së vazhdimit të formimit të tyre profesional280
.
Nga intervistat me gratë e dënuara që kanë fëmijë në kujdesin e tyre, doli se të gjitha
ato janë të shqetësuara për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, siç edhe
është treguar në kreun e dytë të punimit281
. Në disa raste fëmijët e tyre jetojnë vetëm
fare, pa asnjë njeri tjetër në shtëpi282
.
Në rreth 5% të rasteve, përpara burgosjes së tyre, ato janë kujdesur për fëmijë me
probleme mendore dhe këto gra janë tejet të shqetësuara se, duke mos qenë më pranë
tyre, kanë shumë vështirësi për t’u siguruar të njëjtin kujdes dhe ndihmë të
specializuar për problemet e tyre. Shumë prej tyre e bëjnë veten fajtore për
mospërmbushjen e detyrimeve të tyre si nëna dhe e vuajnë faktin që nuk janë pranë
fëmijëve të tyre.
Disa nga ato ua kanë fshehur fëmijëve të tyre faktin që janë në burg, disa të tjera nuk
duan të kenë takime me fëmijët e tyre, sidomos kur fëmijët i kanë vegjël, pasi e kanë
të vështirë t’u shpjegojnë arsyet pse nëna e tyre ndodhet në burg. Këto rastet, kur
nënat parapëlqejnë të mos kenë takime me fëmijët e tyre të mitur gjatë kohës që janë
në paraburgim ose burg, janë të rralla. Disa nëna, sidomos ato që kanë vrarë
bashkëshortin, kanë probleme të kujdestarisë për fëmijët, pasi familjarët e ish-
bashkëshortit bëjnë përpjekje që ato të mos kenë asnjë lloj lidhjeje me fëmijët e tyre.
Me pak fjalë, ka shumë të dhëna që tregojnë qartë se burgosja u shkakton grave
probleme serioze në “këputjen” e lidhjes së tyre me fëmijët. Ndarja nga fëmijët për
këto gra është burim stresi, ndjenje fajësie, shqetësimi dhe ankthi dhe një ndjenjë
dështimi në detyrën e tyre të nënës, megjithëse shumë prej tyre nuk kanë pushuar së
qeni të përgjegjshme ndaj fëmijëve të tyre.
280
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, f. 37. 281
Kreu i dytë. 282
Rasti i A.P është rasti më flagrant kur të katër fëmijët jetojnë vetëm në një kasolle të mjerueshme
dhe pa mbrojtje ose ndihmë nga strukturat shtetërore.
~ 128 ~
4.3.4 Qëndrimi në një institucion të mbyllur penal e largon gruan
nga riintegrimi në shoqëri
Nga të dhënat zyrtare të paraqitura në kreun e dytë, rreth 77.5% e grave të dënuara
janë mbajtur në paraburgim me masën “arrest me burg”, 11% e tyre janë gjykuar në
mungesë dhe po kaq janë gjykuar në gjendje të lirë. Deri në marrjen e vendimeve të
formës së prerë gratë e dënuara kanë qëndruar në paraburgim mesatarisht 22.3 muaj.
Kjo mesatare qëndrimi është një tregues tejet shqetësues që hedh dritë mbi ecurinë e
seancave gjyqësore dhe shpejtësinë e dhënies së drejtësisë me subjekt gratë e
pandehura. Gjithashtu, tejet shqetësuese është edhe tendenca e evidentuar nga këto të
dhëna se organet gjyqësore kanë përdorur në një numër të konsiderueshëm masën e
arrestit me burg ndaj grave të pandehura, ndërkohë që tendenca duhet të jetë e tillë që
kjo masë të përdoret vetëm si masë e fundit dhe për ato raste kur gruaja paraqet
rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Nga të dhënat e paraqitura në kreun e dytë rezulton se rreth 64.5% e numrit të
përgjithshëm të grave kanë marrë dënime shumë të gjata, nga 10-25 vjet burgim dhe
rreth 18% e tyre kanë marrë dënime relativisht të gjata, nga 5-10 vite burgim,
ndërkohë që një numër i vogël i grave janë dënuar me dënime relativisht të shkurtra
deri në 2 vjet burgim ose nga 2-5 vjet burgim. Po t’u referohemi të dhënave që vijnë
nga studime të ngjashme në vende të Europës e më gjerë, rezulton se mesatarja e
kohëzgjatjes së dënimit është nga disa muaj në 7 vjet283
.
Të gjitha këto të dhëna evidentojnë faktin se organet e drejtësisë penale administrojnë
një politikë të ashpër penale dhe, për më tepër, aspak të ndjeshme ndaj situatave
specifike të grave në konflikt me ligjin. Duke qëndruar kaq gjatë në institucionet e
paraburgimit dhe burgje, grave u bëhet tejet i vështirë rifillimi i jetës aty ku e kanë
lënë në të gjitha aspektet që lidhen me familjet e tyre, fëmijët, arsimimin dhe
punësimin e tyre.
4.3.5 Gratë e përjashtuara nga ana sociale janë përjashtuar
më shumë nga burgosja e tyre
Shumica e grave, siç është trajtuar më lart, u përkasin shtresave sociale të varfra në
shoqëri, për rrjedhojë, ato e kanë pasur të pamundur të sigurojnë ose të vazhdojnë të
paguajnë një mbrojtës ligjor me pagesë gjatë procesit të pritjes së vendimit nga
gjykata e më pas. Më konkretisht, rreth 65% e grave të paraburgosura dhe të dënuara,
për të cilat ka të dhëna, janë mbrojtur nga avokatë personalë në seancat e para
gjyqësore. Më pas rezulton se këto gra janë përballur me kërkesa për shuma të
papërballueshme monetare nga ana e avokatëve të tyre dhe, për rrjedhojë, më shumë
se gjysma e tyre i janë kthyer mbrojtjes ligjore përmes avokatëve të caktuar kryesisht
nga gjykatat përkatëse. Rreth 35% e grave nuk kanë pasur mundësi financiare dhe
janë përfaqësuar që në fillimet e seancave gjyqësore nga avokatë të caktuar kryesisht
nga gjykatat përkatëse.
283
Këshilli Quaker i Punëve Europiane: Gratë në burgje - një rishikim i kushteve të vendeve anëtare të
Këshillit të Europës, shkurt 2007.
~ 129 ~
Gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara ngritën këto shqetësime: a) avokatët
kërkojnë shumë para; b) takimet nuk janë të rregullta; c) nuk kanë bërë pothuajse
asgjë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre apo për zgjidhjen e problemeve ligjore me të
cilat ato janë përballur për mbajtjen e kontakteve të rregullta me fëmijët, d) nuk janë
të qarta për çka ndodh me çështjet e tyre nga ana ligjore, por edhe për një sërë çështje
të tjera ligjore që lidhen me faktin që ato kanë humbur lirinë, dh) avokatët disa herë
kanë qenë nën presionin e palës tjetër dhe janë tërhequr nga çështja, e) në disa raste
gratë evidentuan raste ku avokatët e tyre nuk kanë qenë në nivelin e duhur profesional
në mbrojtjen e tyre etj.
Edhe gratë që kishin avokat të caktuar kryesisht nga gjykatat ishin shumë të
pakënaqura nga ky shërbim që, sipas tyre, nuk është aspak profesional, por ka qenë
thjesht formal, sa për të përfunduar procedurat gjyqësore.
Kështu, del qartë që gratë të cilat i përkasin një grupi të shpërfillur dhe të varfër
ekonomikisht, janë përjashtuar edhe më tej në marrjen e shërbimeve cilësore ligjore
që ka çuar në vështirësimin e pozitës së tyre ligjore në procesin e hetimeve dhe
marrjes së vendimit të prerë nga gjykata.
Për më tepër, duhet marrë parasysh se, përgjithësisht, gratë janë “gojëkyçura” kur
është fjala për të treguar përpara autoriteteve publike përvojat e tyre personale 284
dhe,
për rrjedhojë, faktorët gjinorë që i kanë çuar ato drejt kryerjes së një vepre penale, nuk
bëhen të dukshme sa duhet përpara gjykatës. Këtu e kam fjalën për faktorë të tillë, si:
përjetimi sistematik i dhunës në familje; detyra e tyre për të mbrojtur fëmijët e tyre
nga kjo dhunë e vazhdueshme; gjendja e pashpresë e tyre, pasi e ndienin veten të
braktisur nga shoqëria dhe strukturat përkatëse shtetërore dhe të lëna në gjendjen e
tyre të mjerueshme sociale dhe ekonomike etj.. Shumë gra të intervistuara kanë
shprehur zemërimin e tyre, pasi ato kanë krijuar perceptimin se gjyqtarët, megjithëse
kanë evidentuar dhunën që ato kanë përjetuar, kjo nuk kanë qenë e mjaftueshme për
t’u dhënë atyre dënime më të lehta penale. Ndaj merrte rëndësi themelore aksesi i
vazhdueshëm që ato duhet të kishin te një përfaqësues ligjor cilësor.
4.4 Përfundime dhe sugjerime
Nga analiza e mësipërme e profilit social, kulturor, arsimor dhe ekonomik i grave në
konflikt me ligjin në Shqipëri, përforcuar kjo edhe me një krahasim të profilit të grave
në disa vende europiane, arrijmë në përfundime të konsoliduara se shumica e grave në
institucionet e paraburgimeve dhe burgjeve vijnë nga kategori individësh që kanë
përjetuar një shkallë të caktuar të përjashtimit social përpara se ato të përfundonin në
institucionet e mbyllura penale. Faktet që u sollën në këtë pjesë të punimit,
përforcojnë idenë se ka dimensione dhe faktorë të caktuar të përjashtimit social si ata
që lidhen me aspektet ekonomike, edhe ata që lidhen me pjesën sociale dhe kulturore
nga e cila vijnë gratë.
Më konkretisht, feminizimi dhe kriminalizimi i varfërisë, kriminalizimi i faktorëve
socialë dhe kulturorë, si dhuna në familje etj., të cilat i pamë qartë te rasti shqiptar,
284
Ardener, S.: Përkufizimi i grave, Londër, 1978; Warall, A.: Gratë e dënuara: gratë shkelëse të ligjit
dhe sistemi i drejtësisë penale, Londër, 1990.
~ 130 ~
por edhe i vendeve të ndryshme të Europës, tregojnë për këta faktorë të përjashtimit
social dhe, sa më shumë nga këta faktorë të ndërthuren me njëri-tjetrin te jeta e një
gruaje, aq më e destinuar është ajo t’i drejtohet rrugës së krimit.
Analiza e sjellë më lart për hipotezën e dytë: se paraburgosja/burgosja e grave e
thellon përjashtimin e tyre social dhe përjashton ato gra që nuk kishin përjetuar
përjashtim social përpara burgosjes, solli në vëmendjen e lexuesit faktin që burgosja e
grave e bën shumë të vështirë mbajtjen e lidhjeve të forta me fëmijët dhe familjen,
rikthimin e tyre në jetën normale pas lirimit dhe rifitimin e të njëjtit status social pas
lirimit. Gjithashtu, statusi i tyre i dobët ekonomik e ka bërë të disfavorshëm
garantimin e shërbimeve cilësore të mbrojtjes ligjore.
Duke marrë parasysh se gratë në sistemin e burgjeve në vendin tonë dhe më gjerë
përbëjnë një pjesë të popullatës në sistemin e burgjeve shtron nevojën e rishikimit të
politikave dhe praktikave që ndiqen për gratë në konflikt me ligjin. Burgosja e grave
ka ndikim negativ jo vetëm për vetë gratë, por më së shumti për fëmijët e tyre.
Në frymën e Rezolutës së Parlamentit Europian të 13 marsit 2008 për situatën e
veçantë të grave në burgje dhe ndikimin e burgosjes te prindërit në jetën e tyre sociale
dhe familjare285
, si edhe të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara të 21 dhjetorit 2010, të quajtura ndryshe “Rregullat e Bangkokut”286
gjithë
instrumentet ndërkombëtare të fushës inkurajohen të adresojnë shkaqet dhe të
parandalojnë faktorët që çojnë në përjashtimin social të grave në konflikt me ligjin me
anë të politikave dhe masave të ndjeshme ndaj situatave dhe karakteristikave specifike
të grave në proces penal. Këto ndërhyrje duhet të jenë pjesë e një politike gjithë
përfshirëse e mirëqenies sociale, pjesë e së cilës është edhe politika penale.
285
P6_TA(2008)0102 286
Resolution A/RES/65/229, http: //www.un.org/Docs/journal/asp/ws.asp?m=A/C.3/65/L.5.
~ 131 ~
5.1 Hyrje mbi disa çështje të këtij kapitulli
Gratë e ndaluara/arrestuara nga policia, pasi dalin në seancën gjyqësore të vlerësimit
të masës së arrestit dhe pasi marrin nga gjykata e rrethit gjyqësor përkatës vendimin
“masë arresti me burg pa afat”, shoqërohen për në paraburgimin “Jordan Misja”,
Tiranë, ku akomodohen te sektori i grave. Pasi u bëhen të gjitha procedurat e pranimit
në këtë institucion, fillon rruga e vështirë e tyre. Ato rrinë në paraburgim për një kohë
relativisht të gjatë në pritje të një vendimi të formës së prerë të gjykatës, duke u
shkëputur në mënyrë të menjëhershme nga një jetë zakonisht komplekse, e vështirë
dhe me shumë pasiguri për fëmijët që kanë lënë pas.
Për të kuptuar më mirë se ç’ndodh me jetët e këtyre grave në kujdesin e sistemit
penitenciar shqiptar, kjo pjesë e punimit, pa pretenduar të jetë shteruese, synon të
paraqesë një analizë se deri në çfarë niveli programet dhe shërbimet e ofruara nga
administrata e burgjeve u përgjigjen nevojave dhe rrethanave specifike të jetës së
grave duke përdorur teorinë e ndjeshme ndaj gjinisë, e sjellë në kreun e parë të këtij
punimi.
Për më tepër, analiza që u bëhet programeve dhe trajtimit në institucionet ku janë
vendosur gratë si edhe të dhënat nga anketimet e aktorëve të ndryshëm që luajnë rol
në riintegrimin e tyre në shoqëri, sjellin një tjetër këndvështrim te përjashtimi i
mëtejshëm që u bëhet grave me burgosjen e tyre.
Thënë këtë, ky kapitull teston, gjithashtu, edhe dy hipotezat e fundit se:
1. Politikat, strategjitë, masat dhe programet aktuale që kanë qëllim integrimin
social ose riintegrimin e ish-të dënuarave janë ende të pamjaftueshme duke
e parë nga këndvështrimi i praktikave të mira europiane dhe i standardeve
të pranuara në këtë fushë.
2. Ekzistojnë pengesa të shumta për integrimin/riintegrimin e grave ish-të
dënuara në shoqëri.
5.2 Cilat janë modelet e profileve të grave në burgje?
Po t’u hedhim një sy karakteristikave social/kulturore të grave shqiptare në sistemin e
burgjeve, gjendjes së tyre ekonomike, nivelit arsimor, gjendjes së tyre familjare dhe
~ 132 ~
llojit të veprave penale të kryera prej tyre, ravijëzohen qartë disa modele të
profileve/grupeve të grave në burgje.
Nga anketimet me gratë në dy institucionet e lartpërmendura, evidentohet fakti se
pothuajse të gjitha ato kanë përjetuar forma të ndryshme të përjashtimit social përpara
se të burgoseshin dhe gjatë procesit penal, por shkallët e përjashtimit të tyre nuk janë
të njëjta për gjithë gratë.
Të dhënat tregojnë se ka tri modele të profileve ose të grupeve të grave në burgje. Një
grup është ai i grave të cilat kanë përjetuar forma të ndryshme të diskriminimit të cilat
detyrimisht do t’i çonin drejt rrugës së kryerjes së një vepre penale dhe ky është grupi
i destinuar “drejt krimit nga përjashtimi”. Modeli tjetër përfaqësohet nga grupi i
grave të cilat kanë qenë viktimë e dhunës sistematike në familje dhe, për rrjedhojë,
kanë kryer krim përkundrejt dhunuesit të tyre, të cilin e quaj “drejt krimit nga
dhuna”. Ndërsa modeli i tretë përfaqësohet nga gratë të cilat e kanë zgjedhur vetë
rrugën drejt krimit, pra janë ato gra që jo detyrimisht janë shtrënguar nga rrethanat e
jetës së tyre për të kryer në mënyrë të pashmangshme një vepër penale, ndaj ky grup
është quajtur “drejt krimit me zgjedhje”.
5.2.1 Gratë e destinuara “drejt krimit nga përjashtimi”
Grupi i parë i grave të dënuara, të cilat përkufizohen si të destinuara “drejt krimit nga
përjashtimi”, janë gratë me profil të ulët arsimor. Shumica prej tyre nuk ka
përfunduar arsimin e detyrueshëm për arsye të ndryshme familjare. Një pjesë e tyre
nuk kanë asnjë formim profesional dhe kanë përjetuar varfërinë apo kushtet e
mbijetesës në familje që në adoleshencë. Në shumë raste këto janë gra që kanë punuar
në treg të zi dhe, për rrjedhojë, nuk kanë përfituar nga sigurimet shoqërore dhe ato
shëndetësore. Një numër i konsiderueshëm i grave të këtij grupi kanë qenë shtëpiake
dhe, për rrjedhojë, të varura ekonomikisht nga bashkëshortët ose familjarët e tyre.
Gjatë intervistave me disa prej këtyre grave ka dalë në pah edhe fakti që shpeshherë
ato janë përballur me xhelozinë kryesisht të bashkëshortëve të tyre që nuk i kanë
lejuar të dalin në komunitet e, për më tepër, e kanë pasur të pamundur të shkonin në
zyrat përkatëse vendore për të kërkuar ndihmë ekonomike, të bënin kërkesë për
punë etj.
Shumica e këtyre grave kanë përgjegjësi prindërore dhe familjare. Gjithashtu, vlen të
evidentohet se pothuajse të gjitha gratë dhe vajzat rome që gjenden në paraburgim dhe
burg i takojnë këtij grupi. Është interesant fakti se një pjesë e mirë e këtyre grave kanë
qenë në emigrim në vendet fqinjë, kryesisht në Greqi dhe Itali dhe, duke qenë ende
atje, janë akuzuar dhe/ose janë dënuar për vepra penale, kryesisht për trafikim të
qenieve njerëzore ose të substancave narkotike.
Shumë prej tyre e kanë filluar jetën martesore në një moshë shumë të re duke lënë
kështu të pambaruar arsimin e tyre të detyrueshëm dhe duke filluar jetën e tyre si nëna
në moshë shumë të re.
Gratë e këtij grupi akuzohen ose kanë kryer vepra penale të tilla, si: “vjedhje”,
“mashtrim”, “falsifikim dokumentacioni”, “ushtrim prostitucioni”, “shfrytëzim
prostitucioni”, “trafikim të substancave narkotike”, “trafikim të qenieve njerëzore”,
~ 133 ~
“prodhim dhe/ose shitje e substancave narkotike”. Vlen të theksohet se një pjesë e
këtyre veprave penale i kanë kryer në bashkëpunim me bashkëshortët, partnerët ose
familjarët e tyre, të detyruara shpeshherë nga rrethanat familjare dhe/ose gjendja e
keqe ekonomike në të cilën ndodheshin.
Ka shumë tregues që më çojnë në përfundimin se ky grup grash ka përjetuar më
shumë se një formë përjashtimi social, faktorë të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në
kryerjen e veprës penale nga ana e tyre.
5.2.2 Gratë e destinuara “drejt krimit nga dhuna”
Grupi më i madh i grave përbëhet nga ato gra që kanë kryer veprën penale të vrasjes
përkundrejt ish-bashkëshortëve të tyre, si reagim i përjetimit të një dhune sistematike
fizike dhe/ose psikologjike të vetë atyre dhe/ose fëmijëve të tyre të përbashkët. Vetë
faktori “dhunë fizike dhe/ose psikologjike në familje” ka ndikuar në përjashtimin e
këtyre grave shumë kohë përpara se ato të kryenin një vepër penale, gjatë procedurave
të zbardhjes së veprës penale e më pas kur ato janë dënuar. Përgjithësisht ato kanë
duruar martesa/lidhje të gjata në kushtet e kësaj dhune sistematike, por, për një
moment, kur nuk kanë mundur më të vazhdojnë të jetojnë me këtë lloj jete, ato i janë
drejtuar krimit.
Pothuajse të gjitha gratë janë dhunuar për shumë vite gjatë martesave të tyre të gjata
dhe intensiteti i dhunimit të tyre fizik dhe terrori psikologjik në të cilin ato kanë jetuar
e ka bërë jetën e tyre tepër të vështirë dhe shpeshherë rrethi i të dhunuarve në familje
është rritur duke u shtrirë nga gruaja te fëmijët që kanë përjetuar ngjarje të rënda të
dhunës ku nëna e tyre ka qenë objekt, ashtu siç ka pasur shumë raste kur fëmijët janë
rrahur nga baballarët e tyre.
Gratë e dhunuara në familje, gjatë intervistave kanë treguar se bashkëshortët e tyre i
kanë izoluar brenda familjeve duke mos i lejuar ato të punësohen, të dalin lirisht në
komunitet, të kenë marrëdhëniet e tyre të lira me miq. Ngushtimi i veprimtarisë së
tyre ditore vetëm brenda familjes së ngushtë ka çuar në izolim të tyre dhe format e
dhunës në familje kanë ndikuar edhe në uljen e vlerësimit për veten. Fakti që ishin
kryesisht shtëpiake dhe merreshin vetëm me përgjegjësitë ndaj familjes dhe ndaj
fëmijëve ka çuar në situatën që ato të jenë krejtësisht të varura ndaj dhunuesve të tyre.
Pyetjes si kanë mundur ta duronin këtë situatë dhune ato i janë përgjigjur duke
evidentuar faktorë të ndryshëm, si: përgjegjësitë e tyre ndaj fëmijëve; pafuqinë e tyre
për të ndryshuar situatën ku gjendeshin; faktin që nuk kishin ku të shkonin, familjet e
tyre i kishin mësuar të rrinin pranë burrave të tyre, në të mirë e në të keq;
pamundësinë për të gjetur punë të paguar mirë për të mbajtur fëmijët nëse do të
përpiqeshin të iknin bashkë me ta, kështu që e shihnin të ardhmen e tyre të errët e pa
rrugëdalje; frika se edhe sikur të iknin nga bashkëshortët e tyre dhunues, ata do t’i
gjenin kudo ku ato të shkonin dhe kështu do të vinin në vështirësi edhe familjarët apo
të njohurit e tyre etj.
Edhe në rastet kur ato e kanë raportuar dhunën te organet e policisë në komunitetin ku
kanë jetuar, janë përballur me pandjeshmërinë e forcave të policisë ndaj këtyre rasteve
të dhunës. Madje ka pasur raste kur i kanë “këshilluar” të kthehen në familjen e tyre,
pasi punonjësi i policisë ose ka pasur njohje me dhunuesin, ose e ka paragjykuar
~ 134 ~
gruan që ka raportuar dhunën. Shumë nga gratë që janë dhunuar vijnë nga rrethina e
komunitete të thella të vendit ose nga qytete të vogla dhe, për rrjedhojë, qytetarët
njihen me njëri-tjetrin, ose vijnë nga subkultura ku raportimi i dhunës mbetet ende
çështje tabu dhe, për rrjedhojë, rastet e dhunës në familje nuk janë vlerësuar me
seriozitetin e duhur për pasojat e humbjes së jetës së dhunuesve që këto raste kanë
sjellë.
Duke pasur parasysh karakteristikat e lartpërmendura për profilin e grave të këtij
grupi, mund të thuhet se ai përbën një grup të qartë të grave që i janë drejtuar krimit të
ndikuara nga dhuna në familje. Vlen të evidentohet fakti se edhe gjatë procesit
gjyqësor penal, dhuna në familje nuk është konsideruar si faktori vendimtar që e ka
çuar një grua drejt kryerjes së veprës penale të vrasjes dhe, për rrjedhojë, të
përdoreshin hapësirat ligjore të rrethanave lehtësuese në dhënien e vendimit të formës
së prerë të burgimit.
Kthimi në familje pas lirimit nga burgu për gratë-viktima të dhunës në familje duket
se është një problem më vete. Intervistat në shumë raste kanë evidentuar frikën që i
karakterizon ato për rifillimin e jetës, sidomos për rivendosjen e plotë të
marrëdhënieve me fëmijët, familjen e ngushtë dhe me komunitetin e lirë. Disa prej
tyre kanë humbur lidhjet dhe marrëdhëniet e ngushta me fëmijët, pasi familjarët e ish-
bashkëshortëve të tyre kanë kontribuar në humbjen e këtyre marrëdhënieve, pasi nëna
e tyre ka filluar jetën në një institucion të mbyllur penal.
Duke marrë parasysh sa më sipër, përfundoj se dhuna në familje ka kontribuar në
izolimin e grave që kur ato ishin në komunitet në botën e lirë, ku ato kanë përjetuar
forma të ndryshme të përjashtimit dhe, për më tepër, i ka çuar drejt kryerjes së
veprave penale të dhunshme.
5.2.3 Gratë e destinuara “drejt krimit me zgjedhje”287
Në institucionet e mbyllura penale në vendin tonë, pak gra i përkasin këtij grupi. Në
institucionin e paraburgimit ato përbëjnë 1/3 e grave në përgjithësi, ndërsa në
institucionin e burgut ka vetëm dy raste të grave me profilin e këtij grupi. Këto janë
gra me një nivel përgjithësisht të mirë arsimor, që mund të kenë mbaruar arsimin e
mesëm ose ndonjë formim të caktuar profesional. Në disa raste ato kanë përfunduar
edhe arsimin e lartë dhe, për rrjedhojë, vijnë me një të kaluar të pavarur ekonomike.
Pjesa e grave që kanë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë, kanë qenë të
punësuara ose të vetëpunësuara në biznese të vogla ose të mesme.
Përgjithësisht ato vijnë nga një shtresë e mesme sociale, nga familje të shëndosha, me
të dy prindërit dhe me një nivel të qëndrueshëm ekonomik dhe kanë jetuar një fëmijëri
të jetuar mirë dhe pa trauma të rënda. Nga intervistat rezulton se kanë qenë në
marrëdhënie pune, por, pavarësisht kësaj, kanë pasur pritshmëri më të mëdha për
situatën e tyre financiare, për shkak se vijnë nga një shtresë e mesme. Sigurisht, edhe
këto gra kanë përjetuar vështirësi financiare dhe jetë me probleme, por nuk kanë
përjetuar shkallën e përjashtimit të grave të grupi të parë.
287
Janë gra që jo detyrimisht janë shtyrë drejt kryerjes së veprës penale nga arsye të ndryshme sociale
apo të shtyra nga rrethanat e caktuara familjare, siç është dhuna sistematike në familje.
~ 135 ~
Llojet e veprave penale për të cilat ato janë akuzuar ose dënuar, ndërmjet të tjerash,
janë: “mashtrim”, “prekje e uniformës së policisë”, “falsifikim parash”, “falsifikim
dokumentesh”, “trafikim i lëndëve narkotike”, “nxjerrje informacioni jashtë”,
“shfrytëzim prostitucioni”.
Pjesa më e madhe e këtyre grave janë në moshë relativisht të re dhe pak prej tyre janë
nëna me fëmijë. Këto gra kanë pasur një stil jetese jotipike, “e nënshtruar”, si ajo e
grave të grupit të parë dhe të dytë. Ato janë më të ndërgjegjësuara për të drejtat e tyre
dhe shpeshherë kanë ngritur zërin për padrejtësitë që u janë bërë gjatë trajtimit në
polici, gjatë seancave gjyqësore dhe, më pas, në institucionet e mbyllura penale.
Megjithatë, bazuar në pohimet e tyre gjatë intervistave, mund të arrihet përfundimi se,
pavarësisht se këto gra i janë drejtuar një vepre penale si zgjedhje, ndryshe nga gratë e
grupit të parë dhe të dytë, përsëri edhe këto nuk kanë qenë të ndërgjegjësuara për
gjithçka kanë zgjedhur dhe kanë bërë në jetë e, për më tepër, për pasojat e veprimeve
të tyre.
Duke pasur parasysh profilet e të tria grupeve kryesore të grave të dënuara, vlen të
analizohen nevojat specifike të tyre.
5.3 Cilat janë nevojat që i përgjigjen situatës specifike të grave
në konflikt me ligjin?
Literatura bashkëkohore e kriminologjisë e cila ka fokusuar vëmendjen te ndjeshmëria
gjinore në trajtimin e problemeve të grave në sistemin e burgjeve dhe kthimin e tyre
në shoqëri, ka evidentuar rrugët kryesore specifike për gratë që i çojnë ato drejt
kriminalitetit. Teoria e ndjeshme ndaj gjinisë është trajtuar tashmë në kreun e parë të
punimit dhe në këtë pjesë të punimit do të advokoj probleme të veçanta për gratë, të
lidhura me profilin e tyre dhe veprat penale të kryera, për t’i pasur parasysh gjatë
analizës së përshtatjes së programit të trajtimit të grave në institucionet penale.
Probleme të tilla janë: 1. Viktimizimi dhe abuzimi; 2. marrëdhëniet jofunksionale;
3. problemet mendore; 4. vetëvlerësimi i ulët për veten dhe për atë çka mund të arrijnë
në jetë; 5. probleme të thella ekonomike dhe familjare; 6. çështje që lidhen me
përgjegjësitë e tyre prindërore.
Vlen për t’u evidentuar se në literaturën bashkëkohore të fushës të gjitha këto
probleme dalin në pah288
, sikurse edhe një tjetër, ai i abuzimit me lëndët narkotike.
Është thënë edhe më herët në punim se ky problem është një nga karakteristikat e
profilit të grave të dënuara në Shqipëri, ndërkohë që në Europë dhe më gjerë, është një
ndër problemet që i karakterizon gratë në konflikt me ligjin dhe i drejton ato drejt
kryerjes së veprave penale289
.
288
Belknap, J.: Gruaja e padukshme: gjinia, krimi dhe drejtësia (bot. i tretë). Kaliforni, 2007; Holtfreter,
K.; Reisig, M.D. & Morash, M.: Varfëria, kapitali shtetëror dhe recidivizmi te gratë e dënuara.
Kriminologjia & Politikat publike, 3, 2004, f. 185-208. 289
Bloom, B.; Owen, B., & Convington, S.: Strategjitë e ndjeshme gjinore: Punë kërkimore, praktika
dhe parimet udhëheqëse për gratë e dënuara, Uashington, DC, 2003.
~ 136 ~
1. Viktimizimi dhe abuzimi
Siç është trajtuar edhe më herët në punim, duke u bazuar në të dhënat e Shqipërisë dhe
të vendeve të tjera europiane, por jo vetëm, studimet kanë treguar se të dënuarat gra,
krahasuar me burrat, janë më të prirura për të përjetuar abuzim fizik dhe/ose seksual
që në fëmijëri dhe më vonë në familje gjatë martesës290
. Vlerësimet në disa shtete të
ShBA-së tregojnë se janë 32-75% e grave të dënuara, krahasuar me 6-13% e burrave
të dënuar, që kanë përjetuar dhunë në familje291
.
Viktimizimi në moshë madhore luan rol thelbësor në ndikimin e drejtpërdrejtë te
sjellja kriminale e grave292
dhe kjo gjetje është konfirmuar në një pjesë të
konsiderueshme të literaturës në fushën e kriminologjisë bashkëkohore293
.
2. Marrëdhëniet jofunksionale
Siç edhe është trajtuar në kreun e parë të punimit, teoria e marrëdhënieve është
mbështetur nga shumë studiues të fushës294
. Marrëdhëniet e shëndetshme me të tjerët
janë shumë të rëndësishme për gratë. Fatkeqësisht, shpeshherë, në rastin shqiptar,
gratë e dënuara kanë qenë viktimë e dhunës në familje, siç edhe u evidentua nga
intervistimet me to. Për rrjedhojë, aftësia e tyre për të ndërtuar marrëdhënie të
shëndetshme është komprometuar295
. Për më tepër, në shumë raste, marrëdhëniet e
varësisë nga bashkëshortët/partnerët kanë ndikuar në sjelljen e tyre kriminale
nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtyre të fundit296
.
3. Shëndeti mendor
Gratë e dënuara janë më të prirura se burrat të shfaqin depresion, ankth, çrregullime të
ndryshme dhe sjellje vetëdëmtuese297
. Ky punim nuk merr përsipër të sjellë të dhëna
krahasuese për shëndetin mendor dhe për të tjerë faktorë gjinorë të dhënë në punim,
290
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e së drejtës dhe politikës evropiane të burgut, Nju-Jork:
Shtypi i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 184. 291
Byroja e statistikave të drejtësisë: Raport i veçantë “Gratë e dënuara”, Uashington, DC, 1999. McClellan,
D. S.; Farabee, D. & Crouch, B. M.: Viktimizimi i hershëm, përdorimi i drogës dhe kriminaliteti: Një
krahasim i të dënuarve burra e gra, “Drejtësia penale dhe sjellja” nr. 24, 1997, f. 455-476. 292
Kapitulli i dytë sjell të dhënat për gratë e dënuara në Shqipëri dhe në disa vende të Europë. 293
Bloom, B.; Owen, B. & Convington, S.: Strategjitë e ndjeshme gjinore: Punë kërkimore, praktika
dhe parimet udhëheqëse për gratë e dënuara, Uashington, DC, 2003; Covington, S.: Teoria e
marrëdhënieve e zhvillimit psikologjik të grave. Implikimet në sistemin e drejtësisë penale, në Zaplin,
R.T. (Red.): Gratë e dënuara: Perspektivat kritike dhe ndërhyrjet efektive, 1998, f. 113-128; Ritchie, B.:
Kurthi gjinor i grave të dhunuara me ngjyrë, Londër, 1996. 294
Gilligan, C.: Me një zë tjetër: teoria psikologjike dhe zhvillimi i grave, Cambridge, 1982; Kaplan,
A. G.: Vetja në marrëdhënie: Implikimet për depresionin e grave, Wellesley, 1984; Miller, J. B.: Drejt
një psikologjie të re të grave, Boston, 1976. 295
Covington, S.: Teoria e marrëdhënieve e zhvillimit psikologjik të grave. Implikimet në sistemin e
drejtësisë penale, në Zaplin, R.T. (Red.): Gratë e dënuara: Perspektivat kritike dhe ndërhyrjet efektive,
1998, f. 113-128. 296
Ritchie, B.: Kurthi gjinor i grave të dhunuara me ngjyrë, Londër, 1996. 297
Surt Association: Integrimi i grave dhe burgu, botim i Aurea Editores S.L, Barcelona, qershor 2005.
McClellan, D. S.; Farabee, D., & Crouch, B. M.: Viktimizimi i hershëm, përdorimi i drogës dhe
kriminaliteti: Një krahasim i të dënuarve burra e gra, “Drejtësia penale dhe sjellja” nr. 24, 1997,
f. 455-476. Holtfreter, K.; Reisig, M.D. & Morash, M: Varfëria, kapitali shtetëror dhe recidivizmi te
gratë e dënuara. Kriminologjia & politikat publike, 3, 2004, f. 185-208.
~ 137 ~
por thjesht sjell përjetimet e grave për të gjithë faktorët e përmendur dhe ndikimin e
tyre në jetët e tyre. 10.4% e grave në institucionin e burgut vuajnë nga probleme të
ndryshme të shëndetit mendor, si: çrregullime të humorit, të panikut, personalitetit,
gjendje ankthioze, trauma, strese posttraumatike etj.
Gratë e intervistuara pohuan se përpara se të burgoseshin nuk kanë pasur probleme të
shëndetit mendor, megjithatë personeli i institucionit evidentoi se një pjesë e tyre kanë
pasur probleme të shëndetit mendor, por nuk janë diagnostikuar ose trajtuar nga ana
mjekësore. Një pjesë tjetër e grave kanë përjetuar probleme të shëndetit mendor gjatë
burgosjes së tyre.
Studimet e kryera në fushën e shëndetit mendor te gratë në burgje, të cilat janë
përqendruar te masat me ndikim te sjellja e grave të dënuara, kanë evidentuar se ka
një lidhje të fortë mes problemeve të shëndetit mendor dhe përsëritjes së krimit dhe
se, krahasuar me burrat e dënuar, te këta të fundit kjo lidhje nuk ekziston298
.
4. Vetëvlerësim i ulët për veten dhe për atë çka mund të arrijnë në jetë
Nga intervistat me gratë dhe me personelin që punon me to në institucionet penale,
është evidentuar fakti se, kur flitet për vetëvlerësim, flitet njëkohësisht edhe për
konceptin tjetër, atë të fuqizimit të grave, të rritjes së vlerësimit për veten dhe të
aftësive që ato kanë për të arritur objektiva në jetë. Të pyetur sa ndikon te një grua
besimi te vetja se mund të arrijë gjëra të rëndësishme në jetë, personeli i burgjeve
ndante mendimin se vlerësimi i lartë për veten dhe për aftësitë që ka një grua për të
përmbushur jetën e saj është i lidhur ngushtësisht me mbajtjen larg të grave nga rruga
e krimit. Kjo është gjetje edhe e studimeve të ngjashme të fushës të cilat theksojnë,
gjithashtu, edhe rëndësinë e përfshirjes së këtij faktori të ndjeshëm gjinor në
programin e trajtimit të grave të dënuara299
.
5. Probleme të thella ekonomike dhe familjare
Të dhënat flasin qartë për faktin e pamohueshëm se gratë e dënuara në Shqipëri, ashtu
si edhe në shumë vende europiane dhe shtete të tjera, vuajnë nga një gjendje shumë e
keqe ekonomike. Arsyet më kryesore pse gratë e dënuara në vendin tonë janë të
varfra, janë nga më të ndryshmet, si: arsimimi i ulët dhe profili i ulët i aftësive për
punë; përgjegjësitë dhe kujdesi ndaj fëmijëve dhe familjes në tërësi; puna në treg të zi
dhe pagesat tepër të ulëta.
6. Çështje që lidhen me përgjegjësitë e tyre prindërore
Nga të dhënat e prezantuara më herët në këtë punim është evidentuar fakti se, në
shumicën e rasteve, gratë e dënuara janë nëna me shumë fëmijë dhe me përgjegjësi
familjare dhe shpeshherë stresi i përgjegjësive prindërore është i lidhur me kryerjen e
disa llojeve të veprave penale. Kjo është praktikë edhe e vendeve të tjera300
.
298
Benda, B.B.: Ndryshimet gjinore në teorinë e recidivizmit: një analizë e mbijetesës, revistë
ndërkombëtare e terapisë së të dënuarve dhe kriminologjia krahasuese, nr. 49.2005, f. 325-342. 299
Schram, P. J. & Morash, M.: Vlerësim i programit për aftësitë për jetën për gratë e dënuara në
Michigan, revistë e rehabilitimit të të dënuarve nr. 34, 2002, f. 47-70. 300
Salisbury, E.; Van Voorhis, P. & Wright, E.: Ndërtimi dhe vlerësimi i instrumentit të riskut/nevojave
për gratë e dënuara në Misuri dhe Maui, Prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të
Kriminologjisë, Los Anxhelos, 2006.
~ 138 ~
Duke marrë parasysh sa më lart, arrij në përfundimin se ka shumë mbështetje në
literaturë dhe te të dhënat empirike që na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë e
analizimit të problemeve të grave nga këndvështrimi gjinor dhe në përputhje me këto
nevoja të ndërtohen programet e trajtimit për to në institucionet penale dhe në
përgatitjen e tyre për lirim dhe riintegrim në shoqëri.
5.4 Sa përputhen programet e trajtimit me nevojat e grave
në institucionet penale?
Të dyja institucionet ku janë vendosur gratë e dënuara kanë një program javor trajtimi
me një sërë veprimtarish të ndryshme301
. Kështu, në IP-në “Jordan Misja” gratë
marrin pjesë në terapi individuale dhe në grup, rite fetare, diskutime librash, aktivitete
argëtuese dhe sportive, dhe disa kurse profesionale, si: rrobaqepësi, punime me dorë
dhe parukeri. 32% e grave punojnë në mirëmbajtje dhe pastrim dhe në kuzhinë.
Institucioni garanton programe të diferencuara për gratë e moshës së re 18-21-vjeçare
që frekuentohen nga katër gra, program të veçantë për gratë me probleme mendore në
kujdesin e të cilit ishte një grua me çrregullime mendore. Ekziston edhe një program i
veçantë për gratë me varësi nga substancat narkotike, por, aktualisht, në këtë
institucion nuk ka asnjë grua me probleme të tilla.
IEVP “Ali Demi” realizon programe individuale dhe në grup, si: menaxhim stresi,
aftësim social, prindërim në distancë, trajtim individual psikologjik për ato gra me
probleme psikologjike, terapi okupacionale302
, frekuentim i bibliotekës, aktivitete
fetare, argëtuese dhe sportive. Realizohen edhe kurse profesionale, si për: kuzhinë,
kopshtari, rrobaqepësi, parukeri, punime artizanale, gjuhë të huaja (anglisht, spanjisht,
italisht), higjienë, me një pjesëmarrje prej 9-20 gra për secilin kurs. Këto kurse janë të
licensuara nga Ministria e Punës, e Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta dhe
në përfundim të tyre të dënuarat pajisen me një certifikatë. Ky institucion ka hapur
edhe një sektor të kujdesit të veçantë ku trajtohen në mënyrë të diferencuar me një
program të veçantë, në mjedise të veçuara, 7 gra të cilat kanë probleme të ndryshme
mendore. 47% e grave janë të punësuara në profesione të tilla, si: sanitare, bojaxhie,
kuzhiniere, rrobaqepësi, mirëmbajtje, parukeri, magaziniere, punonjëse në sera,
punonjëse në bibliotekë etj. Programet e përgatitjes për lirim kryhen me ato gra në
3-6 mujorin e fundit të qëndrimit të tyre në burg, të cilat duket se nuk kanë
mbështetjen e nevojshme, dijet apo aftësitë e nevojshme për ndërveprim dhe rikthim
të suksesshëm në komunitetin ku ato jetojnë. Gratë ndihmohen për t’u njohur me
tregun e punës, institucionet e ndryshme për punësim dhe shërbime të tjera sociale.
Gjatë periudhës janar-gusht 2011 në këtë program kanë marrë pjesë 50 gra.
Nga një analizë e trajtimit që u bëhet grave në këto institucione, arrijmë në gjetjet
kryesore të paraqitura më poshtë:
301
Të dhënat zyrtare për programet e trajtimit janë marrë gjatë muajve gusht-shtator 2011 nga personeli
i institucioneve penale dhe nga intervistat me gratë e dënuara. 302
Terapia okupacionale është trajtimi i individualizuar i pacientëve me probleme të ndryshme të
shëndetit mendor ose me paaftësi të caktuara fizike për të zhvilluar, për të fituar apo për të mbajtur një
stil jetese të përditshëm si edhe për të fituar aftësi pune të caktuara.
~ 139 ~
Gjetja nr. 1: Ndërtesat në të cilat mbahen gratë e dënuara nuk përputhen me nevojat
e tyre. Mungesa e regjimeve të larmishme që ofrojnë nivele të ndryshme sigurie e
bëjnë të vështirë jetën e grave në këto institucione.
Ndërtesat e të dyja institucioneve janë tejet të amortizuara dhe aspak të përshtatshme
për mbajtjen e grave. Që të dyja institucionet janë përshtatur për akomodimin e grave.
Ato akomodojnë edhe burra të rritur, si në rastin e IEVP-së “Ali Demi”, ndërsa në
IP-në “Jordan Misja”, përveç grave, akomodohen edhe të mitur të paraburgosur, ka
edhe regjime të sigurisë së lartë të burrave të paraburgosur. Gratë që kanë qëndruar te
të dyja institucionet, theksojnë se regjimet e mbyllura të sigurisë së lartë te IP “Jordan
Misja” nuk japin mundësi për një jetë më fleksibël për gratë, ndërkohë që vlerësojnë
jetën pothuajse jashtë dhomave të fjetjes që realizohet tek IEVP “Ali Demi”,
pavarësisht se edhe kjo ndërtesë ka shumë probleme infrastrukturore. Mungesa e
burgjeve të ndërtuara enkas për gratë e dënuara si edhe e regjimeve të mbyllura,
gjysmë të hapura303
dhe të hapura nuk lejon të krijohen kushtet për rikthimin sa më të
suksesshëm të grave në komunitet pas lirimit të tyre.
Gjetja nr. 2: Vlerësimi i nevojave dhe i rreziqeve i grave të dënuara që përdoren në
institucionet penale nuk u përgjigjen specifikave të grave.
Vlerësimi i rreziqeve/nevojave dhe trajtimi i faktorëve të rrezikut janë detyra
thelbësore për institucionet e mbyllura penale, ashtu siç janë edhe për institucionet e
tjera publike, si shërbimi publik shëndetësor dhe institucionet e shëndetit mendor. Në
gjithë botën institucionet penale në veçanti kanë një praktikë standarde me të cilën
vlerësojnë rrezikun e ripërsëritjes së krimit dhe, mbi bazën e këtyre të dhënave, këto
institucione caktojnë nivelin e sigurisë së burgimit. Vendimi për vendosjen e të
dënuarit në një nivel sigurie të caktuar lidhet, gjithashtu, edhe me programet dhe
metodat e terapisë dhe të rehabilitimit të personit në fjalë, pasi theksi vihet te
rehabilitimi dhe ulja e rrezikut për ripërtëritje të krimit dhe baza është sjellja e
personit të dënuar me heqje lirie304
.
Nëse në shumë vende të Europës vlerësimin e rrezikut dhe të nevojave dhe
klasifikimin e të dënuarve në nivelin e caktuar të sigurisë e bëjnë autoritetet e
burgjeve, ndërsa në vendin tonë vendosjen e nivelit të sigurisë për personin e dënuar e
ka kompetencë gjykata e rrethit gjyqësor përkatës. Praktika e mirë europiane e
sistemit të burgjeve tregon se ka instrumente të hartuara posaçërisht për të vlerësuar
rrezikun dhe nevojat e personave të dënuar me heqje lirie, ndërsa në praktikën e
burgjeve shqiptare ekziston një raport standard pranimi për të gjithë personat e
paraburgosur dhe ata të dënuar, i cili filloi të zbatohej nga viti 2009 dhe është
përmirësuar.
Ky raport pranimi përmban të dhënat personale të përgjithshme: rrethanat familjare,
llojin e marrëdhënieve të ndërtuara me familjarët, nivelin social-kulturor të familjes,
303
Nëse sistemi shqiptar i burgjeve do të kishte burgje/regjime gjysmë të hapura dhe të hapura, do t’u
krijohej mundësia grave që në periudhën e fundit të vuajtjes së dënimit të kishin të drejtë të shkonin
pranë familjes një herë në muaj për fundjavë në rastin e regjimeve gjysmë të hapura dhe të ato të
hapura çdo fundjavë gratë mund të shkojnë pranë familjeve të tyre. 304
Van Voorhis, P.: Klasifikimi i grave të dënuara – Qasje të ndjeshme ndaj gjinisë për vlerësimin e
riskut/nevojave”, USA Universiteti i Cincinatit, 2005, f. 1.
~ 140 ~
nëse i dënuari pret vizitorë nga familjarët apo jo; të dhënat shëndetësore, përfshirë
këtu çrregullimet psikologjike dhe fizike; të dhënat për personalitetin, përfshirë
këtu ekuilibrin personal, vetëvlerësimin dhe konceptin për veten, gjendjen
psiko-emocionale, shkallën e agresivitetit etj.; historinë kriminale, përfshirë llojin e
veprës, përvojat e mëparshme kriminale, konfliktet e mundshme me personat e tjerë
dhe llojin e konfliktit; aktivitetet e ndryshme të programit ditor, si aktivitete
sportive-kulturore, kurset profesionale, llojin e punës, programet arsimore; shërbimin
e provës, i cili përfshin kontaktet me Shërbimin e Provës dhe OJF-të dhe përfundon
me vlerësimin e specialistit, përfshirë nevojat e evidentuara dhe propozimet për
ndërhyrje. Raporti i pranimit plotësohet nga punonjësi social dhe ky bëhet pjesë e
dosjes psiko-sociale që ndjek personin e paraburgosur edhe në burg, nëse ai
transferohet atje. Ky raport pranimi shërben për dy arsye kryesore: e para, për të
vendosur dhomën dhe sektorin ku do të jetojë personi i paraburgosur ose i dënuar dhe,
e dyta, për të ndërtuar planin e dënimit, përfshirë programet e trajtimit individual.
Raporti është përmirësuar në dritën e parimeve ndërkombëtare dhe praktikave të mira
kryesisht të ardhura nga sistemi i burgjeve holandeze.
Në shumë vende të Europës dhe botës një numër i konsiderueshëm i raporteve të
vlerësimit janë krijuar fillimisht për burrat dhe ato janë aplikuar edhe kundrejt
popullatës së grave në burgje, pa vlerësuar së pari nëse ato janë të përshtatshme edhe
për gratë305
. Janë bërë studime për përshtatshmërinë e praktikave të klasifikimit të
përdorura për gratë e dënuara në sisteme të ndryshme burgjesh306
.
Studimet e kryera kanë arritur në përfundime të tilla, si:
Shumë politikëbërës ndajnë mendimin se gratë e dënuara janë më pak të
rrezikshme se burrat e dënuar.
Gratë kanë nevoja të ndryshme nga burrat, por këto nevoja rrallëherë
merren parasysh në sistemin e vlerësimit të përdorur nga institucionet
penale.
Sistemet e klasifikimit të të dënuarve në regjime të sigurive të ndryshme i
vendosin zakonisht gratë në regjime sigurie më të lartë seç duhet për gratë e
dënuara.
Rrallë vlerësohen raportet e vlerësimit te gratë e dënuara.
Këto studime kanë evidentuar se instrumentet e vlerësimit të matjes së rrezikut dhe
nevojave për gratë duhet të mbështetin më mirë hartimin e programeve të ndjeshme
gjinore në mënyrë që gratë e dënuara për vepra penale jo të rënda të kalojnë më lehtë
nga një shkallë sigurie në tjetrën307
.
Megjithatë, ka studime të cilat kanë përmirësuar dhe përshtatur mekanizmat e
klasifikimit dhe vlerësimit sipas nevojave specifike të grave të dënuara në vendet e
ndryshme në Europë dhe SHBA. Këta mekanizma përdoren për t’i klasifikuar gratë në
nivelin e përshtatshëm të sigurisë brenda institucioneve penale si edhe për të
përllogaritur nivelin e rrezikshmërisë në komunitetet ku ato jetojnë ose do të rikthehen.
305
Bloom, B.; Owen, B., & Convington, S.: Gratë e dënuara dhe efektet gjinore të politikave publike.
Rishikim i punës kërkimore të politikave, 21, 2004, f. 31-48. 306
Van Voorhis, P. & Presser, L.: Klasifikimi i grave të dënuara: Një vlerësim kombëtar i politikave
aktuale, Uashington, DC, Instituti Kombëtar i Korrektimeve, 2001. 307
Po aty, f. 4.
~ 141 ~
Sistemi i vlerësimit dhe i klasifikimit bazohet te karakteristikat individuale të së
dënuarës. Variabla të ndryshëm përdoren për të bërë një vlerësim të plotë të grave të
dënuara, si:
historiku kriminal,
arsimimi,
gjendja financiare/punësimi,
konfliktet familjare,
konflikte të tjera me të njohur/miq,
siguria e banimit,
historiku për sjelljet antisociale,
historitë me drogat/alkoolin,
substancat narkotike/alkooli që konsumohet aktualisht,
historiku i gjendjes psiko-sociale/problemet e mundshme të çrregullimeve
mendore,
gjendja aktuale e nivelit të depresionit,
psikozat aktuale,
qëndrimet aktuale antisociale,
zemërimi,
abuzimet që në fëmijëri,
dhuna e përjetuar si e rritur.
Këta variabla nxjerrin në pah dhe vlerësojnë më vete anët e forta ose të dobëta, si:
nivelin arsimor; mbështetjen familjare; mbështetjen te rrethi i miqve dhe të afërmve;
vlerësimin që i bëjnë gratë e dënuara vetes dhe vlerësimin e efikasitetit të tyre; nivelin
e stresit tek ato; abuzimet e përjetuara në fëmijëri; abuzimet fizike në moshë madhore;
traumat emocionale të përjetuara në moshë të rritur; ngacmimet seksuale në moshë të
rritur; mosfunksionimin në vendosjen e marrëdhënieve me të tjerët. Këta variabla
vlerësohen me një sistem pikëzimi të shkallës së vlerësimit të përcaktuar për secilin
variabël308
.
Vlen të theksohet se këta variabla përdoren për tri faza të ndryshme të vlerësimit dhe
të klasifikimit të personave të dënuar me heqje lirie në sistemin e drejtësisë penale, si
nga: shërbimi i provës, kur personat me vendim gjyqësor vihen në mbikëqyrjen e këtij
shërbimi për zbatimin e masave alternative të dënimit; institucionet penale, kur
personat e dënuar me heqje lirie janë dënuar me masën e dënimit me burgim dhe, e
fundit, autoritetet përkatëse të gjyqësorit apo të burgjeve, kur personat e dënuar
përfitojnë lirim me kusht.
Studimet bashkëkohore në këtë fushë theksojnë se në sisteme penale të vogla,
mungesa e mjediseve infrastrukturore për gratë e bën të pamundur përdorimin e plotë
të këtyre instrumenteve të vlerësimit dhe të klasifikimit. Morash dhe Bynum (1999,
f. 18) thonë se shtetet të cilat kanë vetëm një mjedis/ndërtesë për gratë e dënuara, e
kanë të vështirë të menaxhojnë gratë të përshtatura me nivele të ndryshme sigurie dhe
njëkohësisht t’u përgjigjen nevojave të tyre, si moshimi, problemet mendore, dënimet
e gjata, nevojat e tjera shëndetësore.
308
Bloom, B.; Owen, B.; Convington, S.; Raeder, M.: Strategjitë e ndjeshme ndaj gjinisë: Punë kërkimore
dhe parimet drejtuese për gratë e dënuara, 2002, f. 28-30.
~ 142 ~
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rastin e grave të dënuara të cilat kur
paraburgosen dhe deri sa marrin një vendim të formës së prerë nga gjykata përkatëse,
qëndrojnë në institucionin e paraburgimit “Jordan Misja” i cili është një institucion i
sigurisë së lartë dhe ku, përveç grave, akomodon edhe burrat e paraburgosur për vepra
të rënda penale dhe të miturit e paraburgosur.
Për më tepër, instrumentet e klasifikimit tentojnë t’i japin shumë rëndësi veprës
penale të kryer, si treguesin kryesor të rrezikshmërisë të grave, por, ndërkohë,
studimet kërkimore tregojnë se lloji i veprës penale të grave ka pak lidhje me
përshtatjen e gruas në burg dhe klasifikimi i grave, bazuar kryesisht te lloji i veprës
penale, nuk garanton një rikthim të suksesshëm të grave në shoqëri pas lirimit309
. Më
shumë se faktorët kriminogjenë, rreziqet e grave për t’iu kthyer rrugës së krimit janë
të lidhura me mungesën e programeve dhe të instrumenteve mbështetëse që do t’i
ndihmonin ato për t’u riintegruar me sukses në komunitetin ku jetojnë.
Për të përfunduar këtë pjesë të analizës, sugjeroj që sistemi i burgjeve shqiptare, në
hartimin e instrumenteve të vlerësimit dhe të klasifikimit të tyre në nivele të ndryshme
të sigurisë, të ketë parasysh nevojat specifike të grave të dënuara. Raporte të tilla
vlerësimi do të nxjerrin në pah nevojën për programe që adresojnë nevojat e grave të
dënuara me qëllim rehabilitimin e tyre sa kohë qëndrojnë në institucionet penale,
programe mbështetëse të cilat do t’i ndihmojnë ato të kthehen me sukses në shoqëri
pas lirimit dhe këtu faktorët më kryesorë janë roli i tyre si prindër dhe lidhjet me
familjen. E fundit, instrumentet e vlerësimit, të ndjeshme ndaj kushteve dhe nevojave
specifike të grave, do të ndihmojnë organet e sistemit gjyqësor dhe të shërbimit të
provës të mbajnë jashtë institucioneve penale sa më shumë gra të jetë e mundur duke i
mbështetur dhe duke i mbikëqyrur ato me programe rehabilituese dhe mbështetëse për
të mundësuar jetesën e tyre në komunitet.
Studiues të fushës inkurajojnë se, nëse këto instrumente të vlerësimit dhe klasifikimit
kanë parasysh gratë, atëherë vëmendja do të përqendrohet te faktorët që janë shumë të
rëndësishëm për riintegrimin e grave të dënuara, si: fëmijët e tyre, marrëdhëniet e tyre
me të tjerët, abuzimet e përjetuara, problemet e shëndetit apo ato të çrregullimeve
mendore, aftësitë për punë310
. Duke pasur parasysh këtë gjetje, sugjeroj se ka nevojë
të vlerësohen gjithë instrumentet e vlerësimit dhe të klasifikimit të grave në konflikt
me ligjin të përdorura nga organe të ndryshme të sistemit të drejtësisë penale.
Gjetja nr. 3: Shumica e grave që kanë kryer vepra penale të dhunshme, janë viktimë e
një dhune fizike/psikologjike të vazhdueshme ndaj tyre dhe shpeshherë edhe ndaj
fëmijëve të tyre dhe se problemet traumatike/psikologjike dhe çrregullime të ndryshme
mendore që këto gra kanë përjetuar edhe përpara burgosjes, kanë qenë të paadresuara.
Pothuajse gjysma e grave të dënuara kanë kryer krimin e vrasjes, në të shumtën e
rasteve të ish-bashkëshortëve të tyre ose të familjarit që i kanë dhunuar sistematikisht
ato. Nga përvojat jetësore të tyre del në pah se këto gra kanë jetuar në një rreth vicioz
të dhunës në familje. Faktorët që i kanë frenuar të dalin nga ky rreth vicioz, kanë qenë
dëshira për të mos prishur familjet e tyre për hir të fëmijëve dhe në pothuajse të gjitha
309
Shaw, M. dhe Dubois, Sh.: Të kuptojmë dhunën e grave: një rishikim i literaturës, 1995. 310
Van Voorhis, P. & Presser, L.: Klasifikimi i grave të dënuara: Një vlerësim kombëtar i politikave
aktuale, Uashington, DC, Instituti Kombëtar i Korrektimeve, 2001, f. 24.
~ 143 ~
rastet varësia ekonomike nga bashkëshorti. Shumica e këtyre grave kanë përjetuar
çrregullime postraumatike ose probleme të shëndetit mendor. Në institucionet e
lartpërmendura ekzistojnë veprimtari të tilla, si terapi individuale, ndihmë psikologjike
etj., megjithatë nuk ekzistojnë shërbime të vazhdueshme të trajtimit të pasojave të
traumave të shkaktuara nga dhuna sistematike fizike e përjetuar nga këto gra. Teoria e
ndjeshme ndaj gjinisë thekson se adresimi i shkaqeve të traumave të përjetuara nga
gratë e dhunuara në familje merr rëndësi parësore në përgatitjen e të dënuarave për
lirim dhe rehabilitimin e tyre311
.
Gjetja nr. 4: Shumica e grave të dënuara kanë fëmijë në përgjegjësinë e tyre.
Burgosja e nënave është shumë më e ndryshme se burgosja e baballarëve dhe ndikimi
i burgosjes së nënave te fëmijët është shumë herë më i madh.
Intervistimi nxori në pah se 63% e grave të dënuara janë nëna me fëmijë dhe 33%
kryefamiljare me fëmijë në kujdesin e tyre. Shumica prej tyre i kanë fëmijët e mitur.
Personeli i institucioneve theksoi se gratë shqetësohen më shumë për fëmijët e tyre
sesa për vete gjatë burgosjes dhe se kjo dukuri nuk vihet re te burrat e dënuar. Gjatë
intervistimit, pothuajse të gjitha gratë nëna shprehën shqetësimin se, me dënimin e
tyre me burg, fëmijët vuajnë në mënyra të ndryshme dhe të konsiderueshme pasojat e
burgosjes së tyre. Shumica prej tyre ua fshehin të vegjëlve të tyre të vërtetën, nuk u
thonë se janë në burg; një pjesë e fëmijëve të tyre lënë shkollën ose përkeqësojnë
performancën e tyre dhe/ose përballen me stigmën/talljet e bashkëmoshatarëve se
nëna e tyre është në burg e, në disa raste, diskriminohen edhe nga mësuesit e tyre.
Sipas informacionit të personelit të institucioneve, gratë e dënuara vizitohen më rrallë
se burrat e dënuar për arsyet që janë sjellë më lart në këtë punim.
Gjetja nr. 5: Gratë që marrin pjesë në veprimtaritë e ofruara nga institucionet, kanë
mendim shumë pozitiv për to. Kur gratë marrin pjesë aktivisht në këto programe,
përfitimet janë jo vetëm për gratë, por edhe për personelin në institucion. Megjithatë,
ka gra të cilat, për arsye të ndryshme, mbeten jashtë adresimit përmes veprimtarive të
ndryshme.
Pothuajse të gjitha gratë e intervistuara marrin pjesë në veprimtaritë që ofrojnë
institucionet duke vlerësuar se ato u japin një strukturë ditës së tyre dhe i mbajnë të
angazhuara, fitojnë aftësi profesionale të reja që do t’u duhen kur të dalin jashtë
burgut. Personeli shtoi se veprimtaritë e larmishme krijojnë një klimë të shëndetshme
mes tyre dhe të dënuarave si edhe mes vetë të dënuarave. Për më tepër, gratë që
marrin pjesë në programe të ndryshme trajtimi, kanë sjellje të pranueshme sociale312
.
Megjithatë, pothuajse të gjitha gratë me dënime të shkurtra pohuan se nuk u ofrohet
mundësi punësimi. Kjo për arsye se numri i vendeve të punës vjen i përcaktuar nga
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) dhe duhet respektuar nga institucionet
vendore dhe ky numër në asnjë rast nuk është i barabartë me numrin e përgjithshëm të
311
Departamenti i Komisionit të Korrektimeve për Çështjet e Grave dhe zyra e politikave për to:
Thyerja e rrethit, rindërtimi i jetëve – analiza gjinore e programeve dhe shërbimeve për gratë e dënuara
me heqje lirie në qarkun e Santa Klarës, Santa Klara, 2008, f. 24. 312
Bloom, B.; Owen, B. dhe Covington, S.: Strategjitë e ndjeshme gjinore: kërkime, praktika dhe
drejtim, parimet për gratë e dënuara me heqje lirie, Uashington, DC, Departamenti i Drejtësisë, Instituti
Kombëtar i Korrektimeve, 2003.
~ 144 ~
të dënuarave në institucione. Nga 66 gra të dënuara në IEVP “Ali Demi” vetëm 31 gra
janë të punësuara, pasi ky është numri maksimal i organikës së miratuar të punësimit.
Ndërkohë, në IP “Jordan Misja” situata është edhe më problematike, pasi vetëm 9 gra
janë të punësuara, nga 29 gra që janë gjithsej. Duke marrë shkas nga fakti që gratë
qëndrojnë në IP “Jordan Misja” mesatarisht 18 muaj, në pritje të vendimit të formës së
prerë të gjykatës, merr rëndësi larmia e veprimtarive, përfshirë këtu punësimin dhe
kurset profesionale që duhet t’u ofrohen grave në këtë fazë.
Nga shqetësimet që shprehën në intervista gratë nëna për takimet e rralla me fëmijët e
tyre, u kërkua që institucionet të mundësonin programe të vazhdueshme në fokus të të
cilit të jenë nënat me fëmijë. Programi “prindërimi në distancë”, i ofruar nga IEVP
“Ali Demi” vlerësohet, por gratë theksuan se është i pamjaftueshëm, pasi aty
përfshihen një numër i kufizuar nënash të dënuara, ndërsa në IP “Jordan Misja” një
program i tillë mungon.
Gjetja nr.6: Gratë me probleme të ndryshme mendore frekuentojnë programet dhe
shërbimet e ofruara në sektorin e kujdesit të veçantë. Kjo nismë pilot për gjithë
burgjet shqiptare vlerësohet pozitivisht nga personeli si edhe nga vetë gratë e
dënuara.
Që prej vitit 2010 IEVP “Ali Demi” ka hapur mjedise të veçuara ku trajtohen në
mënyrë të diferencuar gratë me probleme të ndryshme mendore me një personel të
trajnuar paraprakisht për trajtimin dhe programet që duhet të zbatohen në këtë
sektor313
. Programi i këtij sektori është i ndryshëm nga ai i sektorëve të tjerë.
Veprimtaritë mbizotëruese janë veprimtari të terapisë okupacionale, trajtim individual
psikologjik, punë në grup me punonjës socialë, trajtim mjekësor në përputhje me
nevojat e tyre, një politikë e masave disiplinore krejt e ndryshme nga ajo e zbatuar në
sektorët e tjerë etj.314
.
Në këtë sektor trajtohen 7 gra me probleme të ndryshme mendore. Përfitimet e këtij
sektori janë për vetë gratë me probleme mendore, por edhe për gjithë institucionin,
pasi grupimi i tyre në mjedise të veçanta dhe trajtimi i diferencuar shmang problemet
që lindin zakonisht kur këto gra akomodohen me gratë e tjera pa probleme mendore.
Edhe personeli i institucionit e vlerëson maksimalisht këtë nismë, pasi edhe për ta
ekzistenca e këtij sektori kontribuon në një menaxhim më të mirë të këtyre grave.
Gjetja nr. 7: Gratë e dënuara kanë nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse për
përgatitjen e tyre për lirim dhe për periudhën e rikthimit të tyre në komunitet.
Megjithëse në IEVP “Ali Demi” bëhet një punë e mirë për përgatitjen e të dënuarave për
lirim, shumica e grave të intervistuara mendojnë se janë ende të paorientuara në fazën e
përgatitjes për lirim. Në IP “Jordan Misja” ky program nuk ofrohet fare, megjithëse nga të
dhënat e institucionit vetëm 30% e grave të paraburgosura shkojnë në burg për periudhën
janar-gusht 2011, pra një pjesë e konsiderueshme i kthehet shoqërisë.
313
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe
komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimeve dhe të ekzekutimeve të vendimeve penale,
Tiranë, 2010, f. 41. 314
Përvoja e mirë e sistemit të burgjeve holandeze u soll në sistemin e burgjeve shqiptare nëpërmjet
ekspertëve të burgjeve holandeze dhe ekspertëve të KShH-së.
~ 145 ~
Shumë prej grave të intervistuara theksuan se kanë mungesë të theksuar informacioni
ligjor për çështjet komplekse ligjore që i presin pas lirimit, përfshirë edhe çështjet e
kujdestarisë prindërore të fëmijëve etj. Ato pohuan se pak ndihmë ligjore marrin nga
institucioni dhe nga ndonjë OJF për këto procese ligjore me të cilat po ose do të
përballen. Ato theksuan se programe të ndihmës ligjore do të ishin një ndihmë për to.
Mbështetja individuale psikologjike duhet të intensifikohet për çdo grua që përgatitet
për lirim, për çështje të tilla, si: sjellja që lidhet me veprat penale të kryera prej tyre,
pasojat e sjella nga dhuna në familje, pasojat që ka sjellë ndarja nga familja dhe
sidomos nga fëmijët. Këto janë çështje shumë të rëndësishme të cilat duhen përfshirë
në programin individual të ndihmës psikologjike veçanërisht për përgatitjen e grave
për t’u rikthyer në jetën e tyre jashtë burgut.
Krahas këtyre temave, me shumë interes janë edhe çështje të tilla, si për shembull, si
duhet të përballen me sukses gratë me ankthin, frikën e kthimit në jetën e tyre jashtë
burgut dhe ndihma që duhet t’u jepet që ato të identifikojnë projekte pozitive për të
rifilluar jetën e tyre pas lirimit nga burgu etj. Ndihma psikologjike individuale, si
pjesë e planit të tyre për lirim, për të tilla çështje merr rëndësi të jashtëzakonshme. Në
institucionet penale shqiptare ku mbahen gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara pak
punohet në rrafshin psikologjik individual për shumë arsye, por kryesisht për faktin se
psikologët e institucioneve mbingarkohen me detyra të tjera të një punonjësi të
zakonshëm të kujdesit social dhe kjo nuk krijon hapësira për dhënien e kësaj ndihme
profesionale psikologjike në intensitetin e duhur dhe për çështjet që shqetësojnë gratë
që përgatiten t’i kthehen jetës jashtë burgut.
Megjithëse ka përpjekje pozitive për t’u dhënë ndihmë grave në përgatitjen e tyre për
lirim nga punonjësit socialë në burgjet shqiptare, ende pak realizohet në programet
ekzistuese për çështje konkrete me interes, si: përgatitje për intervista pune, përgatitje
për aplikim për shërbime sociale, për të hartuar kërkesë për banesë sociale, për të
përfituar nga shërbimet falas të ofruara nga organet e qeverisjes vendore, qendrat
rezidenciale sociale dhe OJF-të etj. Ndihma e dhënë nga punonjësit socialë gjatë
përgatitjes së grave për lirim mbetet ende në planin e përgjithshëm dhe nuk fokusohet
ende në projekte konkrete individuale për secilën grua që planifikon t’i kthehet së
shpejti shoqërisë.
Nga intervistat me gratë, me personelin dhe me aktorë të përfshirë në dhënie
shërbimesh në burgje u theksua se nuk ka asnjë lloj programi të bashkëpunimit
institucional mes institucioneve penale dhe organeve të qeverisjes vendore, shërbimit
të provës, policisë, OJF-ve që ofrojnë shërbime etj., bashkëpunim i cili duhet të fillojë
qysh në burg e të vazhdojë me kthimin e grave të dënuara në komunitet. Deri tani
përgatitja për lirim realizohet kryesisht nga administrata e burgjeve315
, siç përmendet
edhe më lart, kryesisht nga punonjësit socialë, ndërkohë që të gjithë aktorët duhet të
ndërgjegjësohen që kjo është detyrë institucionale e përbashkët për realizimin e
kthimit dhe të riintegrimit të suksesshëm të grave ish-të dënuara në komunitet.
315
Sipas të dhënave zyrtare në IEVP-në “Ali Demi” ka një OJF që ka ofruar ndihmën e saj 4 vitet e
fundit për të ndihmuar gratë pas lirimit. IEVP “Ali Demi” nuk ka bashkëpunim me institucione apo
organizata të tjera që ofrojnë ndihmë për gratë e dënuara pas lirimit. Nga programi i ofruar nga kjo OJF
janë ndihmuar 11 të dënuara dhe aktualisht janë të punësuara dhe konsiderohen si raste të suksesshme
5 ish-të dënuara, 4 në Tiranë dhe 1 në Fushë- Krujë.
~ 146 ~
Sipas informacioneve zyrtare të shërbimit të provës316
, ky i fundit ka lidhur 203
memorandume bashkëpunimi me organet e qeverisjes vendore dhe konkretisht me 8
këshilla qarqesh, 56 bashki dhe 139 komuna në gjithë Republikën e Shqipërisë.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve me njësitë e qeverisjes vendore është:
të sigurojnë punë për personat me banim në komunitetin e tyre, për të cilët
gjykata ka dhënë si masë alternative punën me interes publik;
të mbështetin të dënuarit me dënime të tjera alternative për të cilët organet e
qeverisjes vendore janë drejtpërdrejt të interesuara t’i ri-integrojnë në
komunitet si edhe të garantojnë sigurinë publike të komunitetit.
Duke pasur parasysh sa më sipër, del qartë se mungon bashkëpunimi mes shërbimit të
provës, organeve të qeverisjes vendore dhe burgjeve për të dënuarit/at të cilët
përgatiten t’i kthehen komunitetit.
Me pak fjalë, programet e trajnimit dhe këshillimit në kuadër të përgatitjes së grave
për lirim, në të shumtën e rasteve janë të pamjaftueshme, të pakoordinuara dhe jo të
individualizuara mjaftueshëm. Them të pamjaftueshme, pasi nuk ka një standard në
institucionin e paraburgimit dhe të burgut. Programet e përgatitjes për lirim nuk
ofrohen që në momentin që gratë futen në institucionet penale dhe në vazhdimësi dhe
gama e masave dhe ndërhyrjeve aktuale të këtyre programeve është ende e ngushtë,
duke u fokusuar kryesisht vetëm te disa aspekte të mësimit të aftësive, si kurse
profesionale dhe puna në burg, si edhe aftësitë për kërkim të një pune.
Përpjekjet për realizimin me sukses të këtyre programeve mbeten të pakoordinuara me
aktorë të tjerë të drejtësisë penale dhe organeve të tjera të qeverisjes vendore dhe
OJF-të që japin shërbime të ndryshme. Nuk ka bashkëpunim të koordinuar jo vetëm
në rrafshin praktik, por që në fazën e konceptimit/hartimit të programit të përgatitjes
për lirim, duke e lënë këtë fazë pa përcaktuar një grup aktorësh përgjegjës për këtë
program trajtimi dhe këshillimi. Për rrjedhojë, edhe nëse ka ndonjë bashkëpunim mes
burgut dhe ndonjë OJF-je që jep shërbime të caktuara për të ndihmuar dhe për të
mbështetur gratë që i kthehen shoqërisë pas kryerjes së dënimit, asnjë grua nuk ka
gjasa t’i ofrohet një ndihmë gjithëpërfshirëse dhe e individualizuar e gjithë aktorëve
shtetërorë dhe joshtetërorë për të bërë plane konkrete për përgatitjen e grave për lirim.
Dhe, së fundi, sistemi i burgjeve shqiptare duhet të përllogaritë kosto buxheti dhe
personel të mjaftueshëm dhe të specializuar që në mënyrë të vazhdueshme dhe të
qëndrueshme të ofrojë shërbime dhe mbështetje konkrete në zbatimin e programeve
për përgatitje për lirim për gjithë personat e dënuar me heqje lirie dhe në veçanti për
grupet specifike, si gratë dhe të miturit.
5.5 Sugjerime për ndërhyrje konkrete për përmirësimin e programeve
të trajtimit dhe të shërbimeve për gratë e dënuara
Për secilën nga gjetjet e mësipërme, më poshtë paraqitet në listë e propozuar
ndërhyrjesh që do të çojnë në përmirësime të ndjeshme të shërbimeve dhe programeve
për gratë në institucionet penale, por edhe pas lirimit të tyre:
316
Sipas një informacioni të përcjellë me e-mail nga z. Erjon Ruka, inspektor në drejtorinë e inspektimeve
dhe shërbimeve komunitare në Shërbimin e Provës, dt. 20 shtator 2012.
~ 147 ~
Gjetjet Ndërhyrjet e propozuara
1: Ndërtesat në të cilat mbahen gratë e
dënuara nuk përputhen me nevojat e
tyre. Mungesa e regjimeve të
larmishme që ofrojnë nivele të
ndryshme sigurie e bëjnë të vështirë
jetën e grave në këto institucione.
Grupi i punës i ngritur për projektin e ndërtimit të
institucionit të ardhshëm për gratë të marrë parasysh
nevojat specifike të grave në ndërtimin e mjediseve
të përshtatshme me regjime të ndryshme
paraburgimi, të burgimit të mbyllur, gjysmë të hapur
dhe të hapur në një institucion.
2: Vlerësimi i nevojave dhe i rreziqeve i
grave të dënuara që përdoren në
institucionet penale nuk u përgjigjen
specifikave të grave.
Sistemi i burgjeve shqiptare duhet të mbajë parasysh
nevojat specifike të grave të dënuara në hartimin e
instrumenteve të vlerësimit dhe klasifikimit të tyre në
nivele të ndryshme të sigurisë. Raporte të tilla
vlerësimi do të nxjerrin në pah nevojën për programe
që adresojnë nevojat e grave të dënuara me qëllim
rehabilitimin e tyre sa kohë qëndrojnë në
institucionet penale, programe mbështetëse të cilat do
t’i ndihmojnë ato të kthehen me sukses në shoqëri
pas lirimit dhe këtu faktorët më kryesorë janë roli i
tyre si prindër dhe lidhjet me familjen.
Instrumentet e vlerësimit, të ndjeshme ndaj kushteve
dhe nevojave specifike të grave, do të ndihmojnë
organet e sistemit gjyqësor dhe të Shërbimit të
Provës që të mbajnë jashtë institucioneve penale sa
më shumë gra të jetë e mundur duke i mbështetur dhe
mbikëqyrur ato me programe rehabilituese dhe
mbështetëse për të mundësuar jetesën e tyre në
komunitet.
3: Shumica e grave që kanë kryer vepra
penale të dhunshme janë viktimë e një
dhune fizike/psikologjike të
vazhdueshme ndaj tyre dhe shpeshherë
edhe ndaj fëmijëve të tyre dhe se
problemet traumatike/psikologjike dhe
çrregullime të ndryshme mendore që
kanë përjetuar këto gra edhe përpara
burgosjes, kanë qenë të paadresuara.
Administrata e institucioneve të sigurojë shërbime
të specializuara për adresimin e pasojave të dhunës
në familje të ushtruar ndaj grave nëpërmjet ngritjes
së një rrjeti aktorësh që ofrojnë shërbime në këtë
fushë
Hartimi i një programi specifik dhe zbatimi i tij me
rregullsi dhe në vazhdimësi me gratë viktimë e
dhunës nga psikologu i institucioneve përkatëse
DPB-ja duhet të rishikojë mënyrën si përdoren
psikologët në praktikën e përditshme në institucionet
penale. Ata duhet të “çlirohen” nga ngarkesat rutinë
të punonjësve të zakonshëm të kujdesit social dhe të
fokusohen vetëm me rastet individuale të personave
të dënuar me heqje lirie të cilët kanë nevoja specifike
për t’u trajtuar në mënyrë të individualizuar nga
psikologu i institucionit.
Hartimi dhe zbatimi i një trajnimi specifik me
elementët e teorisë së ndjeshme ndaj gjinisë ku i
gjithë personeli që punon me gratë të trajnohet nga
qendra e trajnimit të burgjeve në bashkëpunim me
aktorë të ndryshëm të fushës.
DPB-ja dhe institucionet duhet të vendosin
bashkëpunim institucional me Këshillin Shtetëror të
Ndihmës Juridike për t’i mundësuar ndihmën
juridike falas dhe efektive nga avokatë të trajnuar për
dhunën në familje si edhe me OJF-të që ofrojnë
shërbim ligjor falas të specializuar në këtë fushë
~ 148 ~
Gjetjet Ndërhyrjet e propozuara
4: Shumica e grave të dënuara kanë
fëmijë në përgjegjësinë e tyre. Burgosja
e nënave është shumë më e ndryshme se
burgosja e baballarëve dhe impakti
është shumë herë më i madh te fëmijët
në rastin e nënave të dënuara.
Personeli të përgatitë informacion bazë ligjor për të
drejtat që kanë gratë për kujdestarinë dhe çështje të
tjera që lidhen me fëmijët e tyre
Bashkëpunimi institucional që ekziston me
institucionet e shtëpive të fëmijës të mundësojë
marrjen e masave që fëmijët të vendosen në
institucionet pranë institucioneve penale të grave për
mundësimin e takimeve të rregullta me nënat e
dënuara
Hartimi i broshurave miqësore për fëmijët me nënat
në burg do të kontribuojë në thyerjen e disa
koncepteve që fëmijët kanë për nënat e tyre të
dënuara dhe do t’i ndihmojë ata të përballojnë
stigmën në shoqëri dhe shkolla.
Bashkëpunimi institucional mund të vendoset edhe
me shkollat dhe shërbimin psikologjik në to për t’u
ardhur në ndihmë fëmijëve me nënat në burg.
5: Gratë që marrin pjesë në
veprimtaritë e ofruara nga institucionet
kanë mendim shumë pozitiv për to. Kur
gratë marrin pjesë aktivisht në këto
programe përfitimet janë jo vetëm për
gratë, por edhe për personelin në
institucion. Megjithatë, ka gra të cilat
për arsye të ndryshme mbeten jashtë
adresimit përmes veprimtarive të
ndryshme.
DPB dhe Ministria e Financave duhet të marrë
parasysh nevojat specifike të grave duke u dhënë
atyre mundësi të barabarta për punësim pavarësisht
kohëzgjatjes së dënimit të tyre.
Programe trajtimi, si prindërimi në distancë, duhen
garantuar si në paraburgim edhe në burg për nënat
me fëmijë. Një bashkëpunim konkret duhet të
kërkohet nga administrata e burgjeve me OJF-të apo
organet e tjera vendore për të mundësuar këtë
program për të gjitha nënat që kanë nevojë.
6: Gratë me probleme të ndryshme
mendore frekuentonin programet dhe
shërbimet e ofruara në sektorin e
kujdesit të veçantë. Kjo nismë pilot për
gjithë burgjet shqiptare vlerësohej
pozitivisht nga personeli si edhe nga
vetë gratë e dënuara.
Nisma të tilla pozitive duhen vazhduar dhe
konsoliduar edhe në të ardhmen në sistemin e
burgjeve, sidomos për gratë e dënuara të cilat, siç e
trajtuam në punim, kanë nevojë për shërbime dhe
programe të diferencuara në përputhje me problemet
e tyre mendore.
Përllogaritja e burimeve të mjaftueshme njerëzore,
financiare dhe logjistike do të garantonte
vazhdimësinë e kësaj nisme.
Mbështetja, orientimi i personelit në institucionet
penale me anë të ekspertizës nga praktikat e mira
europiane në këtë drejtim duhet të vazhdojë edhe në
të ardhmen, pasi kjo është një nismë shumë e re e
gjithë sistemit të burgjeve.
7: Gratë e dënuara kanë nevojë për një
qasje gjithëpërfshirëse për përgatitjen e
tyre për lirim dhe për periudhën e
rikthimit të tyre në komunitet.
Përgatitja për lirim nuk duhet konsideruar si program
që duhet të nisë vetëm në muajt e fundit të dënimit të
grave në burg, por duhet filluar që në paraburgim
duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e grave
kthehen në shoqëri pa shkuar në burg.
Duhet një ndërgjegjësim i Shërbimit të Provës dhe i
disa organeve vendore për të ndërtuar një rrjet
institucional bashkëpunimi për përgjegjësinë e
kthimit të të dënuarave në shoqëri dhe mbikëqyrjen e
tyre në fazën fillestare.
~ 149 ~
Gjetjet Ndërhyrjet e propozuara
Programe konkrete bashkëpunimi duhen vendosur
mes DPB-së, institucioneve penale dhe zyrave
vendore të punësimit, zyrave pranë komunave dhe
bashkive që ofrojnë shërbime sociale për kategori të
cenueshme, policisë ku do të kthehet e dënuara pas
lirimit dhe OJF-ve që ofrojnë shërbime të ndryshme
Hartimi i paketave informuese për të ndihmuar gratë
për rikthimin e tyre sa më të mirë në komunitet
Eksplorim i mundësive që ofrohen për ndihmë të
shpejtë ndaj grave që kanë nevoja urgjente si strehim
ose ndonjë mbështetje fillestare financiare për
fillimin e jetës në komunitet.
DPB-ja duhet të përllogaritë burime të mjaftueshme
njerëzore, financiare dhe logjistike që do të
garantonin realizimin në mënyrë gjithëpërfshirëse
dhe të individualizuar të programeve për lirim për
gratë e dënuara me heqje lirie.
5.6 Përfundime
Ndërkohë që vetë burgimi është një masë ndëshkuese, programet dhe shërbimet janë
një mundësi tepër e rëndësishme për ndërhyrje të trajtimit efektiv në jetët e grave dhe,
në këndvështrimin afatgjatë, janë faktorë përcaktues në rikthimin e tyre të suksesshëm
në shoqëri. Si rezultat i punës kërkimore për këtë punim rezulton se programet dhe
shërbimet nuk janë vetëm në të mirë të grave të dënuara, por edhe të jetës dhe të
klimës në institucion. Për rrjedhojë, përfiton edhe vetë personeli i institucionit. Kur
ndërhyhet me shërbime dhe programe që përputhen me nevojat e tyre specifike, të
dënuarat aftësohen në shumë drejtime, mbështeten dhe rehabilitohen, por edhe klima e
të ndierit të sigurta dhe e sigurisë përmirësohet në institucion. Për më tepër, me
realizimin e kthimit të suksesshëm të grave të përgjegjshme që i binden ligjit në
shoqëri, institucionet penale përmbushin misionin e tyre ndaj vetë shoqërisë.
Bazuar mbi të dhënat empirike dhe përvojat e mira europiane, si dhe më gjerë, theksoj
se programet dhe shërbimet që u përgjigjen nevojave të grave dhe që janë të ndjeshme
ndaj përkatësisë së tyre gjinore, janë çelësi i rehabilitimit të grave të dënuara dhe një
garanci më shumë për kthimin e tyre të shëndetshëm pranë familjes dhe komunitetit.
Sfidat kryesore në zbatimin e programeve dhe të shërbimeve të ndjeshme ndaj gjinisë
janë jo vetëm përpjekjet për sigurimin e burimeve të mjaftueshme, por edhe garantimi
i një mjedisi institucional që mbështet rehabilitimin e grave. Mbetet me shumë rëndësi
trajnimi i vazhdueshëm i personelit që punon me gratë e dënuara në mënyrë që të
përftojnë aftësi në menaxhimin më efektiv të specifikave të tyre. Sugjeroj të
konsolidohet praktika e mirë e vënë re në institucionet penale shqiptare ku mbahen
gratë e dënuara, që të vazhdojë të punojë një personel i përbërë me burra e gra, ku,
sigurisht, gratë si punonjëse dhe specialiste të burgjeve të mbizotërojnë në numër dhe
funksione në regjimet e brendshme në institucionet/sektorët ku akomodohen gratë e
dënuara.
~ 150 ~
Dhe, e fundit, por aspak më e parëndësishme, për t’u përballur me sfidën e
mirëmenaxhimit të grave të dënuara dhe sidomos në përgatitjen e tyre për rikthim të
suksesshëm në shoqëri duhet bashkëpunimi institucional i institucioneve penale ku
mbahen gratë e dënuara me shumë aktorë të tjerë të zinxhirit të drejtësisë penale.
~ 151 ~
6.1 Çështjet e trajtuara në këtë kapitull
Në krerët pararendës jemi njohur me profilin e grave në konflikt me ligjin dhe janë
provuar hipotezat e hedhura në fillim të studimit për përjashtimin social të grave dhe
vajzave përpara se ato të burgoseshin, gjatë burgimit dhe më pas në përpjekjet për
riintegrimin e tyre në shoqëri. Më tej, analiza është përqendruar edhe te qëmtimi i
legjislacionit, zbatimi i tij në praktikë në sistemin e burgjeve dhe administrimi i
drejtësisë penale nga gjithë aktorët e zinxhirit të drejtësisë penale ku subjekt është
gruaja në konflikt me ligjin, për të parë nga afër sa të ndjeshëm nga pikëpamja gjinore
janë gjithë këta komponentë. Profili i grave në konflikt me ligjin si edhe veçoritë e
tyre kërkojnë vëmendje më të madhe nga gjithë aktorët e zinxhirit të drejtësisë penale.
Ky kapitull sjell si sugjerime të gjitha aspektet e rëndësishme të një politike penale të
ndjeshme ndaj problemeve gjinore kur është fjala për gjithë gratë në konflikt me ligjin.
Vend i veçantë në analizën e ofruar u është lënë specifikave të historive të grave që
kanë vrarë bashkëshortët e tyre abuzues. Intervistat me gratë e paraburgosura dhe ato
të dënuara në burgjet shqiptare ofrojnë një këndvështrim unik te jetët e grave që
vrasin bashkëshortët/partnerët e tyre abuzues. Ajo që vihet re lehtë në këto intervista
është frika, lodhja, stresi dhe heqja dorë nga jetët e tyre për momente të caktuara të
jetës së tyre.
Gratë që kanë sjellë historitë e tyre të dhembshme në këtë studim, janë dëshmi e gjallë
e dështimit të një sërë hallkave dhe organeve shtetërore të sistemit social që adresojnë
aspekte të ndryshme të dhunës ndaj grave të ushtruar nga ish-bashkëshortët/ partnerët
e tyre. Shumë prej grave të intervistuara në fillim të historive të tyre të abuzimit kanë
tentuar t’u drejtohen sistemeve të ndryshme sociale, si familjes së tyre dhe asaj të
abuzuesit të tyre, policisë në komunitetin e tyre, specialistëve të ndryshëm të kujdesit
shëndetësor, miqve dhe të afërmve të tjerë etj. Pothuajse në të gjitha rastet, objekt i
këtij studimi, këto sisteme sociale nuk kanë mundur të parandalojnë atë që do të
ndodhte më pas: vdekjen e dhunuesit, dënimin me burgim të gruas së dhunuar dhe
fëmijët të mbetur pa prindër pranë tyre pas kësaj ngjarjeje të dhembshme.
Shumë nga gratë e intervistuara theksuan se janë përpjekur t’i shmangen dhunës, duke
u larguar te prindërit e tyre, duke kërkuar ndihmë te familjarët e dhunuesit të tyre me
shpresën se ata mund të kishin ndikim te sjelljet e tij. Shpesh ato u kanë kërkuar
ndihmë miqve dhe të afërmve të tjerë, në ndonjë rast i janë drejtuar policisë ose
~ 152 ~
ndonjë OJF-je që ofronte këshillime ndaj grave të dhunuara. Disa prej tyre kanë
shkuar të mjekohen te shërbimet e ndryshme shëndetësore për plagët që i kanë
shkaktuar veprimet e dhunuesve. Këto strategji mbijetese kanë kërkuar që gratë të
jenë të guximshme, të vendosura dhe krijuese. Fatkeqësisht, nga intervistat rezultojnë
raste që tregojnë se përpjekjet e tyre për të mbijetuar dhe për të dalë nga situatat e
dhunës sistematike në familje për ato vetë, por shpeshherë edhe për fëmijët e tyre,
kanë rënë vesh të shurdhër, kanë hasur indiferencë, humbje shprese dhe, ç’është më e
rënda, në pandjeshmërinë e strukturave të caktuara shtetërore për të qenë efektive dhe
proaktive në marrjen e masave të përshtatshme për të parandaluar situatat e rënda si
rrjedhojë e dhunës në familje.
Pamundësia e sistemeve sociale për t’i ndihmuar në mënyrë efektive këto gra, u ka
krijuar atyre bindjen se nuk kanë asnjë lloj zgjidhje të problemit të madh me jetët e
tyre përveç atij veprimi vdekjeprurës të ndërmarrë ndaj dhunuesve të tyre ose
përndryshe, herët ose vonë, ato duhet të pranonin vdekjen e tyre dhe ose lëndimin e
rëndë të fëmijëve në kujdesin e tyre.
Duke mos marrë parasysh vetëm numrin aktual të grave të dhunuara që vrasin
dhunuesit e tyre, por edhe pasojat tepër të dëmshme te fëmijët, familjet e tyre dhe më
gjerë, pasojat te e gjithë shoqëria, pyetja shtrohet: çfarë mund të bëhet për të
zvogëluar këtë fenomen, për të parandaluar dhunën sistematike fizike dhe
psikologjike që edhe gra të tjera mund ta përjetojnë, për të parandaluar dhunën dhe
traumën që mund të përjetojnë fëmijë të tjerë në situata të ngjashme si edhe për të
parandaluar që jeta e këtyre grave të mos marrë kthesën drejt burgut?
Megjithëse gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka pasur zhvillime të qenësishme dhe me
rëndësi për parandalimin dhe luftën e shpallur kundër fenomenit të dhunës në familje,
duke filluar nga kuadri ligjor që ka ardhur drejt përmirësimit dhe së bashku me të janë
ndërmarrë reforma institucionale si edhe janë pasuruar shërbimet ndaj grave që janë
viktima të dhunës në familje, gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah nevojën për
reforma të mëtejshme në hartimin e politikave publike, ndryshimin e mendësive të
politikëbërësve dhe sjelljeve profesionale të autoriteteve përkatëse të pushtetit
ekzekutiv dhe atij gjyqësor.
6.2 Një vështrim i shkurtër i literaturës bashkëkohore
për sindromën e gruas së rrahur317
Ka rreth një gjysmë shekulli që vëmendja në shumë vende të botës është përqendruar
te grupet në nevojë dhe ato të shtypura në një mënyrë ose tjetër me qëllim që të
adresohen problemet në kuadër të një reforme për drejtësi sociale. Në fillim të viteve
’60 abuzimi ndaj fëmijëve filloi të njihej si problem social, sidomos nëpërmjet punës
së pediatrit dr. Henry Kempe (1962) dhe librit të tij “Sindroma e fëmijës së rrahur”.
Me lindjen e lëvizjes së gruas, dhuna në familje edhe ndaj grave do të njihej si
problem social.
317
Në literaturën angleze ky term njihet si “Battered Woman Syndrome” të cilin në këtë punim e kam
përshtatur me “Sindroma e gruas së rrahur” që përfshin tërësinë e simptomave të një gruaje që ka
përjetuar rrahje sistematike, kanosje serioze, kërcënime për jetën e të tjera keqtrajtime dhe denigrime të
dinjitetit njerëzor. (Shënim i autores.)
~ 153 ~
Lenor Uolker (Lenore Walker, 1979) themeloi atë që sot njihet si fenomeni “sindroma
e gruas së rrahur” e cila përdoret si mjet për të shpjeguar si dhe pse gratë e rrahura
qëndrojnë në marrëdhënie abuzive. Me kalimin e viteve puna kërkimore e Uolkerit
dhe pasuesve të saj ka çuar në zhvillime të mëtejshme të qasjes teorike të fenomenit.
Kjo studiuese dhe të tjerë kanë identifikuar një tërësi karakteristikash psikologjike të
grave të abuzuara fizikisht dhe psikologjikisht. Uolkeri (1979, 1982) ka evidentuar se
gratë e rrahura vijnë nga të kaluara të ndryshme ekonomike dhe arsimore, megjithatë,
zakonisht, ato janë të varura ekonomikisht nga burrat e tyre abuzivë. Ato besojnë se
burrat që i rrahin, mund edhe t’i vrasin. Për më tepër, sjelljet posesive dhe
kontrolluese të burrave të tyre abuzues i izolojnë gratë nga familjet dhe miqtë e tyre.
Që të arrijmë të kemi një qasje për politika të ndjeshme ndaj specifikave gjinore
fillimisht duhet të jemi të vetëdijshëm për karakteristikat e grave të rrahura dhe të
dhunuara psikologjikisht. Për disa nga karakteristikat e grave të dhunuara, Uolkeri
(1979, f. 31) thotë: “Gruaja e rrahur ka vetëvlerësim të ulët, beson të gjitha mitet
rreth marrëdhënieve të dhunshme mes burrit dhe gruas, është tradicionale për
familjen, beson fort tek uniteti i familjes dhe stereotipat e përshkruar të roleve tipike
gjinore, pranon përgjegjësitë për veprimet e ndërmarra nga dhunuesi, vuan nga faji,
megjithëse e mohon terrorin dhe zemërimin që ajo ndien, paraqitet pasive përpara
botës, por ka fuqinë të manipulojë rrethanat në të cilat ndodhet për të parandaluar
përshkallëzimin e dhunës dhe situatat që mund të shkaktojnë vdekjen e saj, reagon si
rrjedhojë e një stresi të rëndë, me ankesa psiko-fiziologjike, përdor seksin për të
vendosur marrëdhëniet intime, beson se asnjë nuk është i aftë ta ndihmojë për të
zgjidhur telashet e saj përveç asaj vetë”.
Po cilat janë dy nga karakteristikat më të rëndësishme të marrëdhënies së dhunshme
me të cilin gruaja e dhunuar ka vendosur të jetojë? Duke u bazuar në literaturën e
konsultuar të fushës, por edhe në historitë e treguara nga gratë shqiptare të dënuara
për vrasjen e burrave të tyre, dalin në pah dy karakteristika kryesore: modeli i
përsëritjes së dhunës dhe ndjenja e të qenit e pafuqishme me të cilën gruaja e dhunuar
fillon dhe mësohet318
.
Gjatë fazës së përsëritjes së dhunës, ndërtohet tensioni mes burrit dhe gruas, pasi
ndodhin incidente të vogla dhune dhe gruaja është tepër vigjilente që të mos
përshkallëzohet dhuna. Gjatë kësaj faze gratë përjetojnë trauma të vazhdueshme dhe
ndërkohë që zhvillojnë paaftësi mendore në disa drejtime, ato zhvillojnë dhe aftësinë
të zbulojnë rrezikun që i vjen nga dhunuesi319
.
Faza e ndërtimit të tensionit pasohet nga faza e “rrahjeve akute”, gjatë së cilës
përshkallëzohet dhuna dhe gruaja u nënshtrohet incidenteve të dhunshme të rrahjes.
Brenda këtij cikli, viktima ka si qëllim vetëm të mbijetojë dhe shpesh ajo ka frikë dhe
ndihet e pafuqishme t’u përgjigjet këtyre sulmeve të dhunshme.
Më pas vijon faza e pendimit të dhunuesit që kupton se e ka tepruar dhe përpiqet të
pajtohet me gruan e rrahur. Kjo periudhë pendimi dhe qetësie shpjegon pjesërisht pse
gratë qëndrojnë në këto marrëdhënie tensioni dhe dhune. Konfirmimet e dashurisë dhe
premtimet që dhuna të mos përsëritet e bindin gruan të jetojë me abuzuesin,
318
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja, SHBA, 2010, f. 91. 319
Downs, D.: Më shumë sesa viktima: Gratë e rrahura, sindroma e shoqërisë dhe e ligjit”, SHBA, 1996.
~ 154 ~
pavarësisht dhunës së përjetuar. Për më tepër, ashtu siç edhe u përmend më lart, gratë
e rrahura kanë pikëpamje tradicionale për rolin e gruas. Përkushtimi i saj i plotë ndaj
unitetit të familjes e bën atë edhe më të dobët për t’iu bindur me lehtësi dhunuesit320
.
Abuzimi vazhdon, ripërsëritet, derisa faza e pendimit ndodh rrallë e më rrallë dhe këto
periudha shkojnë drejt zhdukjes së plotë. Fazat e përsëritjes së dhunës ndodhin sipas
të njëjtin model dhe, për rrjedhojë, gratë menjëherë dallojnë se kur do të ndodhë
incidenti i rrahjes. Shpeshtësia dhe përshkallëzimi i dhunës rritet321
. Uolkeri322
pohon
se, që gratë të klasifikohen të rrahura, cikli i rrahjes duhet të përsëritet të paktën
2 herë.
Krahas ciklit të përsëritjes së rrahjes, Uolkeri (1979) përdori teorinë e Martin
Seligmanit (1975)323
“të pafuqisë të mësuar” për të shpjeguar pse gratë rrinë me
dhunuesit e tyre. Seligmani përshkroi dëmet që shkakton mungesa e kontrollit të
perceptuar nëpërmjet një eksperimenti të kryer me qen. Ai vendosi qentë në kafaze të
pajisura me mjete që shkaktonin gjendje shoku, për t’i mësuar ata që s’mund të
shmangin ose të kontrollojnë shokun. Kur të njëjtëve qen u jepej mundësia të iknin
nga goditjet e shokut, ata nuk largoheshin, por qëndronin të frikësuar dhe pasivë dhe
duronin në mënyrë stoike goditjet e shokut. Bazuar mbi këtë eksperiment, Seligmani
sugjeroi se njerëzit të cilët përjetojnë depresion ose dhunohen, në mënyrë të ngjashme
mund të mësojnë të jenë të pafuqishëm. Pra, pavarësisht, përpjekjeve të saj, gruaja e
rrahur nuk mund të ndalojë dhe/ose të kontrollojë dhunën e ushtruar ndaj saj. Për
rrjedhojë, ato bien në gjendje depresioni dhe pafuqie të mësuar. Studiues të ndryshëm
të fushës324
arrijnë në përfundimin se kjo e bën gruan e rrahur të besojë se asgjë nuk
mund të ndryshojë situatën e saj. Kjo situatë përkeqësohet për gruan e rrahur, pasi ajo
kërcënohet nga dhunuesi i saj se, nëse ajo përpiqet të largohet ose kërkon ndihmë, do
të përjetojë më shumë dhunë325
.
Pra, cikli i dhunës dhe pafuqia e mësuar na bëjnë të kuptojmë pse gratë e rrahura
vazhdojnë të jetojnë me dhunuesit e tyre. Ky kontekst i dhunës së përjetuar nga gratë
e rrahura ndihmon edhe aktorët kryesorë të drejtësisë penale, si prokurorët, avokatët
dhe gjyqtarët të arsyetojnë për perceptimet e tyre në çështjet që trajtojnë kur e
pandehura është një grua e rrahur dhe ka vrarë burrin, partnerin ose të dashurin e saj.
Për shumë individë që njihen me sindromën e gruas së rrahur, fjala “sindromë”
provokon ndoshta diskutime nga këndvështrime të ndryshme, ndoshta keqkuptime
dhe nganjëherë dhe shqetësime326
. Kështu, p.sh., mes feministëve është diskutuar frika
se ndoshta termi “sindromë” çon në etiketimin e grave të rrahura si anormale dhe, për
rrjedhojë, opinioni i gjerë publik shfajëson viktimën/dhunuesin dhe e shkarkojnë atë
320
Walker, L.: Gratë e rrahura, SHBA, 1979 dhe Walker, L.: Gratë e rrahura, SHBA, 1982. 321
Browne, A.: Kur gratë e rrahura vrasin, Nju-Jork dhe Londër, 1987; Ewing, Ch. P.: Gratë e rrahura
që vrasin: Vetëmbrojte psikologjike si justifikim ligjor. Leksington. Pagelow, 1987; M. D.: Viktimat e
rritura të dhunës në familje, Revistë e dhunës ndërpersonale, 7, 1992, f. 87-120. 322
Walker, L.: Gratë e rrahura, SHBA, 1979, f. 15. 323
Seligman, M. E. P.: Pafuqia: Mbi depresionin, zhvillimin dhe vdekjen, San-Francisko, 1975. 324
Walker, L.: Gratë e rrahura, SHBA, 1982; Schuller, R. A. & Vidmar, N.: Provat në sallën e gjyqit të
sindromës së gruas së rrahur: Një rishikim i literaturës. Ligji dhe sjellja njerëzore, 16, 1992, f. 273-291. 325
Browne, A.: Kur gratë e rrahura vrasin, Nju-Jork dhe Londër, 1987. 326
Dowd, M.: Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri. Revista e
së drejtës urbane Fordham, vëllimi 19, botimi 3, artikulli 2. f. 577, 1991.
~ 155 ~
nga përgjegjësitë për situatën e krijuar dhe akumuluar për gruan e rrahur. Në mjekësi
dhe psikologji, termi “sindromë” përbën një kombinim të disa karakteristikave të
njohura klinikisht, shenjat (e vëzhguara nga dikush tjetër dhe jo nga pacienti),
simptomat (e raportuara nga pacienti), fenomenet ose karakteristikat që shpesh
ndodhin së bashku, në mënyrë që prania e një ose më shumë karakteristikave të
shërbejë si tregues alarmi për ofruesit e shërbimit shëndetësor për praninë e
mundshme të karakteristikave të tjera. Në dhjetëvjeçarët e fundit, termi është përdorur
jashtë mjekësisë për t'iu referuar një tërësie dukurish, parë në mënyrë të kombinuar,
siç është edhe rasti i sindromës së gruas së rrahur.
Për avokatët mbrojtës, të cilët përdorin sindromën e gruas së rrahur për të shpjeguar se
veprimet e klientëve të tyre ishin të arsyeshme, sfida më e madhe me të cilën ata
hasen gjatë mbrojtjes, është pikërisht aftësia që ata duhet të kenë për të shmangur çdo
implikim negativ që vetë termi “sindromë” mban në vetvete tek arsyetimi në seancë
gjyqësore. Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët duhet ta njohin mirë këtë sindromë,
duke mos pasur vetëm arsyetimin se gruaja qëndron me abuzuesin e saj, pasi është
pikërisht ky abuzim që ka dëmtuar aftësinë e saj në marrjen e një vendimi racional për
t’u larguar nga abuzuesi. Pjesa më e vështirë për t’u kuptuar nga aktorët e gjyqësorit
është pikërisht veprimi vdekjeprurës në kushtet e një vetëmbrojtjeje si një veprim i
arsyeshëm, në kushtet kur gruaja në vendimet e saj të mëparshme ka reflektuar
mungesë të veprimeve të arsyeshme, siç mund të jetë vendimi për t’u larguar nga
dhunuesi, duke shmangur kështu veprimin vdekjeprurës ndaj këtij të fundit.
Kështu, në vend që të përqendrohemi te debatet që mund të ngjallë termi “sindromë”,
mendoj se gjithë aktorët që përfshihen në sistemin gjyqësor, duhet ta konsiderojnë
sindromën e gruas së rrahur si kundërveprime dhe karakteristika të një gruaje
normale, e cila e gjen veten në marrëdhënie të dëmtuara dhe jofunksionale brenda
realitetit që ofron jeta e përditshme e kësaj gruaje. Pra, defektet më të mëdha që lidhen
me sindromën e gruas së rrahur duhet të kuptohen në kontekstin e marrëdhënieve, të
dhunuesit dhe të vetë shoqërisë.
Le të shohim më në detaje në analizën më poshtë si mund t’i afrohen aktorët e
drejtësisë penale në mënyrën e duhur këtij fenomeni dhe si mund të reagojnë me
efektivitet për më shumë drejtësi sociale në kuadër të drejtësisë penale.
6.3 Një politikë penale e ndjeshme ndaj veçantive të grave
që kryejnë vepra penale
6.3.1 Sindroma e gruas së rrahur e përdorur në proceset gjyqësore
A.P. vjen nga një familje me gjendje të vështirë ekonomike, në fshatin Baldushk të
Tiranës. Ka qenë e martuar për 25 vjet. Ka 5 vajza dhe 2 djem. 2 vajza janë të
martuara, ndërsa 5 fëmijët e tjerë, në kohën kur është kryer vepra penale, kanë qenë
të mitur. A.P. përpara se të dënohej merrej gjithë kohën me punë në bujqësi dhe
blegtori. Bashkëshorti i saj konsumonte shumë alkool dhe nuk punonte. Ajo ka pohuar
se ka qenë bashkë me fëmijët e saj objekt i dhunës fizike dhe psikologjike nga
bashkëshorti për një kohë shumë të gjatë.
~ 156 ~
Ngjarja327
me pasojë vdekjen e bashkëshortit të saj ndodhi kështu: Një ditë në
familjen e A.P. kishin shkuar për vizitë disa miq me të cilët kishin dhe lidhje krushqie.
Ata kishin kaluar mirë dhe pasdite ishin larguar. Kështu, në shtëpi kishin mbetur 2
bashkëshortët dhe vajza e tyre e vogël. Midis bashkëshortëve kishte filluar një konflikt
i ashpër për shkaqe xhelozie nga ana e viktimës, i cili nxjerr me forcë jashtë banesës
vajzën e tij të vogël dhe mbyll derën nga brenda. Pikërisht në këtë moment, në kulmin
e acarimit të konfliktit dhe gjatë përleshjes së bashkëshortëve A.P. ka marrë një dru të
oxhakut me të cilin ka goditur në pjesën e pasme të kokës bashkëshortin e saj duke e
lënë atë të vdekur në vend. Pas kësaj ngjarjeje A.P. ka futur në banesë vajzën e saj të
vogël që priste pas dere, së cilës i ka treguar për vrasjen dhe e ka porositur të mos
tregojë. Më pas, të dyja bashkë kanë larë gjakun dhe kanë vënë në krevat viktimën.
Kur kanë ardhur fëmijët e tjerë u kanë thënë se i ati po flinte dhe gjatë natës kur
fëmijët kanë fjetur, ato të dyja e kanë transportuar trupin në afërsi të pyllit ku kanë
hapur një gropë dhe e kanë groposur. Të nesërmen A.P. u ka thënë fëmijëve se babai i
tyre ka shkuar në Greqi, por, me kalimin e ditëve, fëmijët dhe vëllezërit e viktimës
pyesnin vazhdimisht për viktimën. Të afërmit e viktimës pyetën edhe në polici. Në këto
kushte A.P. paraqitet vetë në zyrën e inspektorit të policisë së zonës dhe tregon veprën
penale të kryer prej saj.
Prokurori i çështjes ka deklaruar fajtore të pandehurën A.P. për veprën penale
“vrasje me dashje” dhe, në bazë të nenit 76 të Kodit penal, ka kërkuar dënimin me
12 vjet burgim.
Avokatja mbrojtëse ka kërkuar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale duke e
kualifikuar në veprën penale të “vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë
psikike të çastit”, parashikuar nga neni 82 i Kodit penal.
Ndërkohë e pandehura ka kërkuar mëshirë dhe gjykim të shkurtuar. Kur është pyetur
në gjykatë, A.P. ka treguar se shtysa që e çoi atë drejt kryerjes së veprës penale kanë
qenë pikërisht keqtrajtimet, kërcënimet, konfliktet në mënyrë të vazhdueshme të
shkaktuara nga bashkëshorti i saj, traumat e së cilës sollën si pasojë kryerjen e veprës
penale.
Fëmijët kanë pohuar para gjykatës marrëdhëniet konfliktuale dhe sherret e
vazhdueshme mes prindërve. Gjithashtu, këto marrëdhënie problematike dhe
konfliktuale i ka pohuar edhe inspektori i policisë së zonës Baldushk përpara gjykatës.
Në procesin gjyqësor dëshmuan dhe vëllezërit e motrat e viktimës dhe pohuan se ata
nuk kanë qenë në dijeni të marrëdhënieve te acaruara midis së pandehurës dhe
viktimës dhe nuk e dinin se e pandehura keqtrajtohej nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë
që A.P. kur ka rrëfyer për episodet e dhunës, të cilat do t’i përmendim më poshtë, ka
pohuar se ishte ankuar disa herë te vëllezërit dhe motrat e viktimës dhe se ata kishin
thënë se nuk mund të ndërhynin, pasi viktima nuk ua vinte veshin fjalëve të tyre.
Në fazën e konkluzioneve përfundimtare të procesit gjyqësor për këtë çështje, avokatja
mbrojtëse kërkoi kryerjen e një ekspertimi psikik të së pandehurës. Kjo kërkesë e
avokates u rrëzua si nga prokurori, ashtu edhe nga gjykata për këto arsye:
327
Përshkrimi i ngjarjes është marrë nga vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, viti 2008.
~ 157 ~
Një pretendim i tillë nuk ishte kërkuar në asnjë fazë të procedimit penal dhe
as në atë gjyqësor.
E pandehura nuk kishte shfaqur në asnjë rast çrregullime të ekuilibrit
mendor, qoftë edhe përpara ngjarjes.
Në fillim të shqyrtimit gjyqësor e pandehura dhe avokatja e saj i
parashtruan gjykatës kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar vlerën
e akteve dhe jo nevojën e marrjes së akteve të reja.
Gjithashtu, në konkluzionet përfundimtare, mbrojtja e së pandehurës kërkoi ndryshimin
e kualifikimit ligjor të veprës, nga ajo e vrasjes me dashje, në atë të vrasjes së kryer
në kushtet e tronditjes së fortë psikike, të parashikuar në nenin 82 të Kodit penal.
Me provat që administroi gjykata nuk e gjeti të motivuar juridikisht dhe e hodhi
poshtë këtë kërkesë. Gjykata vlerësoi si rrethanë lehtësuese:
Faktin që e pandehura është pa precedent penal të mëparshëm.
Ajo paraqitet e penduar rreth veprës penale të kryer.
Përbërjen e saj familjare (ka 7 fëmijë, disa prej të cilëve minorenë).
Vështirësitë e saj ekonomike.
Gjykata vendosi deklarimin fajtore të së pandehurës A.P. për kryerjen e veprës penale
“Vrasje me dashje” dhe në bazë të nenit 76 të Kodit penal dhe e dënon atë me
11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
A.P. e ankimoi këtë vendim gjyqësor të shkallës së parë në gjykatën e apelit, Tiranë, e
cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë.
Gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim dhe më vonë në burg ajo ka pohuar se ka
qenë e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i
saj. Gjatë bisedave dhe këshillimeve me të që në momentet e para të hyrjes në
institucionin e paraburgimit dhe më tej në burg, punonjësit e kujdesit social të këtyre
institucioneve kanë kuptuar preokupimin e saj kryesor për fëmijët, të cilët kanë
mbetur vetëm pas hyrjes së saj në burg. As familja e origjinës së A.P. dhe as familja e
bashkëshortit nuk janë kujdesur për fëmijët e saj.
Gjatë intervistimit për këtë studim, A.P. tregon me lot në sy disa episode dhune të
ushtruara nga bashkëshorti i saj mbi të. Ajo tregon se ai në shumicën e kohës
konsumonte alkool dhe kjo ishte një nga arsyet që e bënte atë të kishte ndjenja
xhelozie dhe të dyshonte se A.P. e tradhtonte. Pas zënkave që fillonin mbi bazë
xhelozie, ai ushtronte dhe dhunë fizike mbi të duke e goditur, madje duke i shkaktuar
edhe plagë të ndryshme.
Ajo tregon me lot në sy se në fillimin e martesës së tyre ai ishte një bashkëshort shumë
i mirë dhe shumë i kujdesshëm si me të edhe me fëmijët e tyre dhe se problemet e tyre
filluan pasi ai filloi të konsumonte alkoolin.
Ajo tregon për problemet e saj shëndetësore dhe si fëmijët e mëdhenj, kryesisht vajzat,
ishin të detyruara të kujdeseshin për punët e shtëpisë, të shkonin dhe të prisnin dru në
pyll si edhe të kujdeseshin për rritjen e bagëtive, si i vetmi burim ekonomik familjar.
~ 158 ~
Në fillim, bashkëshorti punonte në pyll duke prerë dru e duke i shitur, por, pasi kishte
filluar pijen, ai nuk kujdesej më as për veten, as për gjendjen ekonomike dhe as për
mbarëvajtjen e fëmijëve.
A.P. tregon se episodet e dhunës nuk përfshinin vetëm atë. Bashkëshorti i saj
dhunonte dhe fëmijët e tij që në shumicën e rasteve mbronin nënën e tyre, pasi
mendonin që i ati lëshonte akuza të pavërteta për të. Ai i dhunonte fëmijët në shumë
raste dhe për gjëra fare të vogla, si për shembull pse nuk kishin bërë punët e shtëpisë,
pse nuk kishin gatuar ushqimin që ai kërkonte, pse ndërhynin gjatë mosmarrëveshjeve
të tij me A.P. dhe pse e mbronin atë.
A.P. kujton një rast kur ai e kishte përplasur në tavolinë djalin e vogël. Djalit kishte
filluar t’i rridhte gjak nga hundët, kishte urinuar në mënyrë të pavullnetshme dhe
qante pa pushuar. Të atit nuk i vinte aspak keq nga kjo situatë. A.P. tregon se ai
godiste fëmijët dhe më pas edhe të dënuarën dhe nuk e linte A.P. të kujdesej për
fëmijët pasi ai i godiste. I ati i godiste fëmijët edhe me sende që gjendeshin pranë tij,
si pjata, orendi shtëpiake etj.
Ajo pohon se ishte ankuar disa herë te vëllezërit dhe motrat e viktimës për dhunën e
ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe se ata i kishin thënë se nuk mund të ndërhynin,
pasi viktima nuk ua vinte veshin fjalëve të tyre. Ishte ankuar, gjithashtu, edhe te
familja e saj e origjinës dhe se kishte ikur disa herë nga shtëpia bashkë me fëmijët te
prindërit e saj, por ai kishte shkuar ta merrte duke e kërcënuar se do ta vriste po të
ikte më prej tij. E vetmja zgjidhje që kishte gjetur A.P. dhe fëmijët e saj për të
menaxhuar situatën, ishte ruajtja e qetësisë dhe plotësimi i tekave të viktimës, kur ai
vinte në shtëpi. Ajo dhe fëmijët mezi prisnin që viktimën ta zinte gjumi, pasi vetëm
atëherë për ta kishte qetësi në familje.
Për sa i përket momentit të vrasjes, A.P. pohon se atë ditë ajo kishte për drekë në
shtëpi të afërmit e bashkëshortit, i cili gjatë drekës konsumoi një sasi të
konsiderueshme alkooli dhe menjëherë pasi u larguan të ftuarit kishte filluar si
gjithmonë me një mori akuzash për moralin e saj duke e ofenduar shumë rëndë.
Gjithashtu, kishte goditur dhe vajzën e vogël që ishte aty në dhomë e pranishme dhe e
kishte nxjerrë atë zvarrë nga dhoma. Pas kësaj, kur kishin mbetur vetëm ai kishte
filluar ta godiste dhe se, në përleshje e sipër, ajo ishte detyruar ta godiste atë me një
dru që ndodhej pranë oxhakut për t’u vetëmbrojtur. Ajo pohon se kufomën e fshehu,
pasi ashtu e mendoi në atë moment për shkak të tronditjes dhe nga frika se do të
burgosej dhe kështu do të ndahej nga fëmijët e saj që i donte aq shumë.
Rasti i mësipërm është një nga shumë raste të grave dhe vajzave shqiptare që
dhunohen sistematikisht nga bashkëshortët/partnerët e tyre, të cilat, në situata të
caktuara në perceptimin e frikës së një gruaje të rrahur, ndërmarrin veprime
vdekjeprurëse ndaj dhunuesve të tyre.
Perceptimet e frikës te gruaja e rrahur, alternativat dhe arsyeshmëria e veprimeve të
saj janë thelbi i çështjes së vetëmbrojtjes. Duke i analizuar alternativat, arrijmë të
kuptojmë dinamikat që çojnë gratë në veprime vdekjeprurëse ndaj burrave të tyre. Kjo
do të ndihmojë gjyqtarët të vendosin nëse sindroma e gruas së rrahur është një mjet
ndihmues për vlerësimin e përgjegjësive në raste të tilla.
~ 159 ~
Në shumë juridiksione avokatët mbrojtës kanë dy mënyra mbrojtjeje për të marrë
pafajësinë në rastet e grave që vrasin burrat e tyre abuzivë: vetëmbrojtja ose paaftësia
mendore. Duke pasur parasysh se dhuna në familje konsiderohet si një problem social
në shumë vende të botës, vitet e fundit vetëmbrojtja është përdorur për të pretenduar
pafajësinë e grave të dhunuara sistematikisht nga burrat e tyre, të cilat më pas vrasin
burrat e tyre. Një numër i konsiderueshëm i çështjeve të tilla përdorin sindromën e
gruas së rrahur për të bazuar tezën e tyre të vetëmbrojtjes328
.
Sindroma e gruas së rrahur është relativisht një fenomen i ri psikologjik, siç u trajtua
edhe më lart nga puna kërkimore shkencore pioniere e Uolkerit e të tjerë pasuesve të
saj dhe lidhja mes rrahjes dhe vetëmbrojtjes është në vetvete e re në drejtësinë
penale329
.
E ashtuquajtura “mbrojtje e gruas së rrahur” nuk është as më shumë dhe as më pak se
përdorimi i dëshmive dhe vlerësimeve të ekspertëve (psikiatër dhe psikologë) në
çështjet e vetëmbrojtjes, si mënyrë për të shpjeguar veprimet e gruas në kontekstin e
asaj çka ajo ka përjetuar gjatë incidenteve të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti/
partneri/i dashuri i saj. Kur aplikohet në kontekstin e çështjeve penale, sindroma e
gruas së rrahur i ofron avokatit mbrojtës një mjet për të shpjeguar sjelljen e gruas në
një marrëdhënie të dhunshme, e cila i kundërpërgjigjet dhe vret dhunuesin e saj.
Meqenëse reagimet dhe sjellja e një gruaje të rrahur argumentohet tashmë në punime
kërkimore shkencore, sindroma e gruas së rrahur mund t’i shpjegohet trupit gjykues
nëpërmjet dëshmive dhe provave të ekspertëve. Ekspertët duhet të përcjellin si
argument bazë se një grua e rrahur është një njeri normal, një person i arsyeshëm, e
kapur në rrethana joracionale e cila reagon si person i arsyeshëm. Me fjalë të tjera,
detyra e avokatit mbrojtës është të argumentojë përpara trupit gjykues se kjo që i ka
ndodhur gruas në fjalë, mund t’i ndodhë çdo gruaje tjetër në rrethana të ngjashme330
.
Nëse veprimet e gruas nuk kuptohen në kontekstin e një dhune të vazhdueshme,
rreziku që i kanoset asaj, mund të mos jetë i dukshëm për një vëzhgues të jashtëm,
dhe përdorimi i një arme vdekjeprurëse për të mbrojtur veten ndaj një dhunuesi
shpeshherë të paarmatosur mund të hedhë dyshime në domosdoshmërinë dhe
proporcionin e përgjigjes me rrezikshmërinë e sulmit nga dhunuesi331
.
Literatura e fushës na njeh me shumë raste ku gratë e rrahura kanë preferuar të
kundërpërgjigjen ndaj burrave të tyre dhunues jo flakë për flakë konfrontimit/
incidentit të rrahjes, por në një moment kur dhunuesi i tyre është në gjumë ose nis të
ikë.
Kështu, mund të përmendim çështjen penale nr. 28-0402004 në Breda, Holandë, ku
një grua me kombësi të huaj dhe me një djalë, vret burrin e saj me armë, duke e
qëlluar dy herë në momentin që ai nis të largohet pas një incidenti grindjeje mes
328
Schuller, R. A. & Vidmar, N.: Provat në sallën e gjyqit të sindromës së gruas së rrahur: Një rishikim
i literaturës. Ligji dhe sjellja njerëzore, 16, 1992, 273-291. 329
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja, SHBA, 2010, f.117. 330
Dowd, M.: Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri. Revista e
së drejtës urbane Fordham, vëllimi 19, botimi 3, artikulli 2, 1991, f. 574. 331
Schuller, R. A. & Vidmar, N.: Provat në sallën e gjyqit të sindromës së gruas së rrahur: Një rishikim
i literaturës. Ligji dhe sjellja njerëzore, 16, 1992, 273-291.
~ 160 ~
dhunuesit dhe gruas. Gruaja kishte vite që dhunohej sistematikisht nga burri i saj. Në
prill 2007, në Masaçuset, SHBA, Ann Grybovski, një fizikane e njohur, vrau burrin e
saj. Një ditë më parë ai e kishte goditur në mënyrë të vazhdueshme duke i lënë
hematoma në fytyrë. Të nesërmen, i biri 25-vjeçar, pasi pa hematomat e së ëmës filloi
të zihej me të atin. Gjatë këtij sherri An vrau burrin e saj. Më pas ajo pohoi në polici
se kishte vite që dhunohej fizikisht nga i shoqi, por këtë dhunë nuk e kishte raportuar
më parë në polici dhe as nuk u kishte thënë gjë familjarëve të saj.
Edhe në çështjen penale me të pandehurën P.M. dhe vajzën e saj S.M., të gjykuara në
vitin 2004 nga gjykata e rrethit gjyqësor Bulqizë332
, vrasja ka ndodhur në shtëpinë e së
pandehurës në orët e vona të pasdites, më 2.2.2004. Shkëputur nga vendimi i çështjes
së mësipërme, viktima është kthyer në shtëpi rreth orës 17:30 dhe e ka gjetur
bashkëshorten duke larë enët dhe ka debatuar se, sipas zakoneve të zonës, larja e
enëve në atë kohë ishte “kohë tersi” duke qenë se ishte errësuar. E pandehura i është
përgjigjur se nuk kishte kohë më parë, sepse kishin pasur të ftuar burrin e vajzës së
martuar. Kjo e ka irrituar viktimën, i cili ka filluar të debatojë më të pandehurën derisa
grindja ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj P. M. dhe fjalë poshtëruese ndaj së
pandehurës tjetër S.M., vajza e viktimës. Pas ndërhyrjes së mysafirit për qetësimin e
gjendjes, viktima është ndier edhe më i inatosur. Ka kërkuar për të ngrënë, por, duke
qenë se ishte në gjendje të dehur, e ka zënë gjumi pa ngrënë në dhomën e tyre. Pas
kësaj, të pandehurat kanë organizuar planin e kryerjes së krimit duke marrë P.M. një
kazmë dhe S.M. një sëpatë. Fillimisht, janë futur në dhomë, kanë fikur dritat dhe më
pas kanë filluar që të qëllojnë mbi viktimën. Goditja vdekjeprurëse ka qenë në kokë,
por ka pasur dëmtime të shumta edhe në pjesët e tjera të trupit. Të dyja autoret e
veprës kanë marrë trupin e pajetë të viktimës në një batanije dhe e kanë hedhur në një
përrua afër shtëpisë.
Të pandehurat dhe fëmijët e tjerë të së pandehurës P.M. kanë qenë viktima të rrahjeve
sistematike. P.M. ka treguar për shumë episode dhune në kushtet kur bashkëshorti ka
qenë i alkoolizuar. Shpeshherë këto incidente dhune të përsëritura kanë sjellë dëmtime
fizike te fëmijët. Ajo ka treguar se në një rast të tillë incidenti dhune, bashkëshorti i
saj ka ardhur i alkoolizuar në shtëpi dhe ka hedhur nga kati i dytë i shtëpisë një nga
vajzat që atëherë ishte e mitur, duke e lënë atë fatkeqësisht të paaftë fizikisht.
Raste të ngjashme ku të pandehurat nuk janë kundërpërgjigjur aty për aty janë Shteti
kundër Allery (1984), Shteti kundër Nunn (1984), La Vallee kundër Rexhinës (1988)
etj.
Studiues të ndryshëm kanë dhënë shpjegim se, meqenëse përgjithësisht gratë nuk kanë
të njëjtën trup fizik, masë dhe fuqi sa burrat e tyre dhunues, ato parapëlqejnë të
përdorin mjete vdekjeprurëse për të siguruar heqjen qafe të dhunuesve të tyre në
një moment jo aty për aty të konfrontimit/incidentit të dhunës të shkaktuar nga
dhunuesi333
.
332
P.M. është dënuar 20 vjet me dënim me burgim sipas neneve 75 dhe 25 të Kodit penal të RSH-së.
Avokati i së pandehurës ka kërkuar ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës nga vrasje me dashje në
bashkëpunim, të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme sipas nenit 83 të Kodit penal,
por kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata në vendimin përfundimtar të saj. 333
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja, SHBA, 2010,
f. 117.
~ 161 ~
Edhe një element tjetër që përbën dilemë për avokatët mbrojtës, është fakti që gratë e
dhunuara të cilat janë mësuar të pranojnë të qëndrojnë në marrëdhënie të dhunshme
dhe janë mësuar me ndjenjën e pafuqisë për të dalë nga situata në të cilën ndodhen për
një kohë të gjatë, në një moment dalin nga kjo situatë duke përdorur forcë. Ky reagim
i dhunshëm që shpeshherë ka pasoja vdekjen, mund të shpjegohet si sjellje e
justifikuar dhe e drejtë në kushtet e dhëna të një personi të arsyeshëm. Kjo sjellje
mund të shpjegohet, gjithashtu, edhe si reagim instinktiv në kushtet kur e dhunuara do
vetëm të mbijetojë. Duhet pasur parasysh edhe faktin se është pikërisht gruaja e rrahur
e cila ka përjetuar ciklet e dhunës së përsëritur dhe vlerëson edhe nivelin e
përshkallëzimit të dhunës dhe, për rrjedhojë, edhe rrezikun eminent që mund të vijë e,
për pasojë, mund të shkaktojë vdekjen ose dëmtimin e rëndë fizik të saj nga dhunuesi,
ndaj dhe ajo vendos të reagojë duke përdorur forcën vdekjeprurëse në kushtet e dhëna.
Një analogji që na vjen në ndihmë për të kuptuar rrezikun eminent, në kushtet kur
gruaja e rrahur nuk kundërpërgjigjet aty për aty kundrejt dhunës fizike të ushtruar nga
bashkëshorti i saj, është ajo e të kuptuarit të gruas së rrahur si një person i marrë peng.
Gruas së marrë peng i është thënë se do ta vrasin të nesërmen dhe, kur rrëmbyesi është
në gjumë, ajo e mbyt me pasojë vdekjen e tij për të shpëtuar dhe për të rifituar lirinë e
saj. Perceptimi në këtë mënyrë i realitetit të këtij kërcënimi të përftuar në kohë,
pranohet si rrezik eminent/i çastit për të justifikuar çdolloj force që është e nevojshme
për të fituar sërish lirinë e personit të marrë peng. Me fjalë të tjera, për t’iu kthyer
sërish rasteve të grave të rrahura, këto të fundit i njohin mirë “rrëmbyesit” e tyre dhe
është pikërisht ky fakt, që i bën ato personat e vetëm që vlerësojnë shkallën e rrezikut
dhe pasojat që vijnë prej tij. Ndërkohë që gratë e rrahura mësojnë të jenë të
pafuqishme, kjo ndjenjë pafuqie vjen si pasojë e realiteteve me të cilat ajo përballet
çdo ditë në jetën e saj dhe nuk duhet të shihet si një produkt i përçudnuar i dhunës334
.
Megjithëse legjislacionet e vendeve të ndryshme kanë përkufizime të ndryshme të
vetëmbrojtjes dhe secila çështje gjykohet mbi baza individuale, bazën e vetëmbrojtjes
e përbëjnë tri elemente:
1. Forca vdekjeprurëse mund të përdoret kur rreziku i vdekjes ose dëmtimi i
rëndë trupor është eminent. Kjo do të thotë që e pandehura beson plotësisht
se ka një rrezik për jetën e saj, ndaj, për rrjedhojë, ajo e sheh të nevojshme
të vrasë viktimën, në mënyrë që të shpëtojë veten nga vdekja ose nga
dëmtimi i rëndë trupor i saj.
2. Forca e përdorur duhet të jetë në proporcion me rrezikun e paraqitur, pra
duhet përdorur forca e nevojshme ose ajo që vlerësohet nga e pandehura si
e nevojshme në rrethanat e dhëna për të mbrojtur veten nga vdekja ose nga
dëmtimi fizik i saj.
3. Duhet të krijohet bindja e arsyeshme dhe e drejtë tek e pandehura se ka një
rrezik eminent për jetën e saj të shkaktuar nga dhunuesi, që do të thotë se
ajo ka një bindje të arsyeshme që situata e paraqitur ka krijuar këtë bindje
tek ajo335
.
334
Dowd, M.: Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri. Revista e
së drejtës urbane Fordham, vëllimi 19, botimi 3, artikulli 2, 1991, f. 580. 335
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja, SHBA, 2010,
f. 119.
~ 162 ~
Legjislacioni shqiptar, në nenin 19 të Kodi penal të RSH-së e përcakton kështu
mbrojtjen e nevojshme: “Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke
qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri,
nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë
në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptas ndërmjet tyre përbën
kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Ka disa legjislacione të vendeve të ndryshme që, përveç elementeve të mësipërme,
kërkojnë edhe detyrimin e së pandehurës për t’u tërhequr, nëse kjo është e mundur
nga ana e së pandehurës për të mos shkuar drejt forcës vdekjeprurëse336
. Ashtu siç ka
edhe disa legjislacione të tjera që përfshijnë dispozita të mungesës së sulmit ose të
provokimit nga pala e të pandehurit/ës337
.
Pavarësisht specifikave të secilit legjislacion kombëtar për provimin e vetëmbrojtjes,
bëhet e qartë se thelbi i një çështjeje që kërkon pafajësinë e së pandehurës/gruas së
rrahur duke përdorur tezën e vetëmbrojtjes, është:
1. nevojshmëria ose jo e forcës vdekjeprurëse,
2. provimi i rrezikut eminent/të çastit dhe
3. përkufizimi dhe pranimi i asaj që është e arsyeshme.
Çelësi është të bindet trupi gjykues për të tria aspektet e lartpërmendura. Nëse e
pandehura mund të provojë se ka pasur bindjen e një rreziku eminent/të çastit, por
veprimet e saj nuk çmohen të arsyeshme, në disa legjislacione ka parashikime ligjore
që këtë e njohin si mbrojtje e pjesshme ose si të ashtuquajturën vetëmbrojtje
joperfekte338
. Kjo lloj mbrojtjeje përdoret për të lehtësuar rrethanat, duke mohuar
kështu keqdashjen e të pandehurës, por, nga ana tjetër, nuk e shkarkon atë nga faji i
kryerjes së veprës penale të vrasjes së shkallës së parë. Me pak fjalë, gjyqtarët njohin
situata kur të pandehurit kanë një bindje të ndershme, por jo të arsyeshme, që ata do të
pësojnë vdekje ose dëmtim të rëndë trupor. Në këto raste gjykata njeh fajësinë e të
pandehurit për vrasjen, por kupton njëkohësisht gjendjen mendore të së pandehurës e
cila shërben si rrethanë lehtësuese339
.
Sipas nenit 82 të Kodit penal të RSH-së, “Vrasja me dashje, e kryer në gjendje të
tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës,
dënohet me burgim gjer në tetë vjet”. Neni 83 përcakton kryerjen e veprës penale të
vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme duke parashikuar se
“Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet
me burgim gjer në shtatë vjet”. Gjithashtu, Kodi penal i RSH-së, në nenin 48 të tij
përcakton një nga rrethanat që lehtëson dënimin: “Kur vepra është kryer nën ndikimin
e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës
apo të ndonjë personi tjetër”.
336
Lafave, W.R. & Scott A.W.: Mbrojtja e papërgjeshmërisë dhe juria, rev. “E drejta penale” § 4.5,
Saint Paul: West Publishing Co., 1986. 337
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja. SHBA, 2010,
f. 119. 338
Lafave, W.R. & Scott A.W.: Mbrojtja e papërgjeshmërisë dhe juria, rev. “E drejta penale” § 4.5
Saint Paul: West Publishing Co., 1986. 339
Russell, B.: Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja, SHBA, 2010,
f. 124.
~ 163 ~
Pra, këto dispozita krijojnë hapësirat ligjore për avokatët mbrojtës për të bindur
gjyqtarët për llojin e veprës penale të kryer nga gratë e rrahura dhe rrethanat në të
cilën ajo ndodh, duke zbutur në mënyrë efektive dënimin që mund të marrin gratë e
rrahura në rastet kur ato kanë vrarë bashkëshortët e tyre, ndoshta kur ata kanë qenë
në gjumë ose në një moment jo detyrimisht si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e
dhunës së ushtruar aty për aty nga abuzuesi.
Në këto raste, për të vlerësuar veprimet e arsyeshme ose të paarsyeshme dhe
gjendjen mendore të së pandehurës në kohën e kryerjes së veprës penale, merr
rëndësi të veçantë paraqitja nga pala mbrojtëse e provave për abuzimin/dhunën e
ushtruar nga dhunuesi në të kaluarën. Ekspertët e vlerësimit të abuzimit/dhunës së
ushtruar në të kaluarën duhet të dëshmojnë në gjyq për të shpjeguar shkencërisht
frikën e përjetuar në mënyrë të ndershme dhe të arsyeshme të së pandehurës për
jetën e saj ose për eventualisht dëmtimet e rënda trupore që besonte se mund të
pësonte nga dhunuesi.
Gjithashtu, provat e sjella nga ekspertët duhet të arrijnë të tregojnë në mënyrë të
qartë, nga njëra anë, pse gruaja nuk kishte qenë në gjendje të largohej nga një
marrëdhënie abuzuese, duke demonstruar kështu pafuqinë e mësuar të së
pandehurës dhe, nga ana tjetër, të shpjegojnë karakteristikat e një marrëdhënieje të
dhunshme dhe ciklet e përsëritura të dhunës të shpjeguar më lart. Në shpjegimin e
konceptit të pafuqisë së mësuar te gruaja e rrahur duhet të rreshtohen një numër i
konsiderueshëm i llojeve të ndryshme të kufizimeve që e kanë penguar atë të
largohet nga kjo marrëdhënie e dhunshme. Këtu mund të përfshihen prova që
dëshmojnë performancën e dobët të policisë dhe të gjykatave për të bërë të mundur
mbrojtjen efektive të grave nga dhuna në familje, mungesa ose pamjaftueshmëria e
strehëzave për gratë dhe shërbimet e specializuara për to, rritja e mundshme e
dhunës ndaj gruas në momentin që dhunuesi ndien/dikton se ajo mund të largohet,
vështirësitë financiare të gruas së rrahur dhe varësia e saj financiare, frika e
dhunimit të mundshëm të fëmijëve me ikjen e saj ose problemet që mund t’i
shkaktojë ikja e saj fëmijëve në kujdesin e tyre etj.
Të gjithë këta faktorë, së bashku me provat e sjella të dhunës së përjetuar në të
kaluarën nga e pandehura, janë pjesë e gjendjes së saj mendore dhe psikologjike
dhe janë faktorë kyç në mbrojtjen e gruas për të bindur trupin gjykues se veprimet e
gruas së rrahur nuk janë produkt i të menduarit të dobët dhe të gabuar të saj340
.
Më tej, është detyra e avokatëve mbrojtës të nxjerrin në pah, bazuar në informacionin
e ekspertëve, dhe të arsyetojnë si ka ndikuar historia e dhunës sistematike e
ushtruar në të kaluarën nga dhunuesi tek e pandehura në gjendjen e saj mendore
dhe psikologjike dhe, për rrjedhojë, edhe në veprimet e saj kundrejt dhunuesit.
Këto prova ndihmojnë trupin gjykues të arrijë të çmojë nëse e pandehura ka vepruar
e frikësuar në kushtet e rrezikut eminent/të çastit dhe nëse ajo ka vepruar në
mënyrën e duhur për kushtet e dhëna e, për rrjedhojë, bazuar mbi këto vlerësime, të
japë një vendim të drejtë për gruan e rrahur341
.
340
Dowd, M.: Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri, rev. e së
drejtës urbane Fordham, vëllimi 19, botimi 3, artikulli 2, 1991, f. 579. 341
Për ndryshimet më të fundit të Kodit penal, jeni të lutur të lexoni kreun e tretë të këtij kapitulli.
~ 164 ~
6.3.2 Probleme të ndryshme me të cilat përballen gratë
gjatë procesit gjyqësor
Nga përvoja që sjellin vende të tjera të botës kur është fjala për përdorimin e
sindromës së gruas së rrahur si bazë për të kërkuar pafajësi ose zbutje të vendimit
me burgim të dhënë nga gjykatat, ka pasur reagime dhe ndikim të opinionit të gjerë
publik. Kjo për pasojë edhe të paragjykimeve me të cilat përballet gruaja në
shoqëri. Ajo është mësuar të shihet si seks i dobët, personi kryesor në rritjen e
fëmijëve dhe në kujdesin ndaj familjes dhe kështu është pranuar, së pari, nga burrat
në shoqëri, por edhe nga vetë gratë në përgjithësi e, më pas, këta stereotipa janë
rrënjosur në kulturën sociale të shoqërisë së një vendi, ku një rol të rëndësishëm
marrin edhe mediat që formësojnë bindjet, pritshmërinë dhe opinionet e vetë
shoqërisë së gjerë.
Ekzistenca e këtyre stereotipave për rolet klasike të burrit dhe gruas në shoqëri
përbëjnë pengesë për t’u çliruar nga paragjykimet me të cilat këto gra të rrahura
përballen edhe gjatë procesit gjyqësor kur ato kërkojnë të kuptohen drejt nga
vendimmarrësit e politikës penale.
Nga intervistat me gratë në institucionin e paraburgimit dhe atë të burgut del në pah
fakti se gratë që kanë qenë të sulmuara dhe të terrorizuara nga bashkëshortët/
partnerët e tyre, e kanë shumë të vështirë të diskutojnë me punonjësit e policisë,
avokatët burra, prokurorët e gjyqtarët burra etj. detaje të dhembshme, traumatike
dhe nganjëherë edhe poshtëruese me të cilat ato janë përballur në incidentet e
dhunës gjatë ciklit të përsëritjes së saj në jetën e tyre të përditshme. Shpeshherë
gratë viktima të dhunës sistematike kanë ndier se punonjësit e policisë, prokurorët,
gjyqtarët dhe avokatët me të cilët janë takuar gjatë çështjes së tyre gjyqësore e kanë
pasur të vështirë të përshtatin qasjen e tyre ndaj rastit dhe përvojave të sjella nga
gratë që kanë arritur të vrasin dhunuesit e tyre. Si rrjedhojë, për fat të keq,
informacion i vlefshëm për të shfajësuar gruan nuk hetohet në detaj, prova/dëshmi
të ekspertëve të fushës shumë relevante për sindromën e gruas së rrahur mbeten të
pazbuluara e, për pasojë, shumë gra në të tilla procese gjyqësore mbeten pa
mbrojtje të efektshme ligjore.
Gjatë intervistave, pyetjes si ishte përballja e tyre me punonjësit e policisë, shumë
nga gratë e pyetura iu përgjigjën se ishin paragjykuar nga këta punonjës, madje
shpeshherë ishin trajtuar pa respekt dhe dinjitet njerëzor e aq më pak me empati për
përvojat traumatike dhe të dhunshme të jetës së tyre. Në disa raste gratë e dinin se
punonjësit e policisë e njihnin viktimën, pra bashkëshortin e tyre të vrarë, sidomos
në qytete e fshatra të vogla. Ka pasur edhe raste kur gratë kanë pohuar se punonjësit
e policisë kanë qenë shok “rakie” me bashkëshortin e tyre.
Një grua e pyetur se si i kujtonte ajo momentet e marrjes në pyetje nga punonjësit e
policisë gjyqësore tregon:
“Ishte shumë stres... çdo gjë që unë thosha nuk ua mbushte mendjen atyre. Më
shikonin sikur të isha një gënjeshtare. Edhe kur u thashë se unë reagova krejt pa e
menduar dhe e godita fort bashkëshortin tim, ata më thanë: “nuk ka mundësi, ti
~ 165 ~
duhet ta kesh paramenduar mirë gjithçka”. Ata më thanë që ne do të themi në gjyq
se ti ke qenë një grua e dhunuar. Por kjo për ta përbënte motivin, arsyen pse unë e
kisha vrarë burrin tim – se ai më kishte dhunuar. Unë nuk mund ta përdorja këtë
motiv për të mbrojtur veten time, kurse ata mund ta përdornin për të më dënuar...
Ky ishte thelbi i akuzës!”
Shpeshherë prokurorët, gjatë ndjekjes penale, dhe gjyqtarët, gjatë procesit gjyqësor,
nxjerrin jashtë kontekstit veprën penale të vrasjes. Në të gjitha rastet të marra në
shqyrtim për këtë studim, gjyqtarët dhe prokurorët sistematikisht veçojnë veprimin
vdekjeprurës të gruas nga dhuna e vazhdueshme e përshkallëzuar së bashku me
kërcënimet e vazhdueshme të dhunuesit. Strategjia e ndjekur nga prokurorët dhe
gjyqtarët në marrjen e vendimit të tyre nuk u krijon hapësirat e nevojshme grave
për të treguar në gjithë detajet historinë e tyre si edhe u mohojnë atyre mundësinë
për të sjellë prova të ekspertëve të tillë, si psikiatër, psikologë, në mbështetje të
pretendimit të tyre për mbrojtje të nevojshme. Ndaj dhe, për rrjedhojë, ajo që
arrihet të shpaloset në seancat gjyqësore është një paraqitje jo e plotë dhe
shpeshherë konfuze dhe e shtrembëruar e ngjarjeve që kanë ndodhur.
Një tjetër problem shqetësues mbetet përfaqësimi ligjor gjatë procesit gjyqësor të
grave që kanë kryer veprën penale të vrasjes për shkak se kanë qenë të dhunuara
nga burrat/partnerët e tyre. Nga praktika gjyqësore e grave që janë sot në sistemin e
burgjeve shqiptare del në pah fakti se ka pak ose aspak ndërgjegjësim për zbatimin
e mbrojtjes së nevojshme/vetëmbrojtjes bazuar te sindroma e grave të rrahura.
Ashtu siç është trajtuar edhe në kapitullin e dytë të këtij punimi, por edhe më lart në
këtë kapitull, avokatët mbrojtës në rastet kur e pandehura ka pasur mundësi
financiare të kishte një avokat personal, përgjithësisht kanë kërkuar zbutjen e
vendimeve me burgim për gratë duke përdorur dispozitat 82 dhe 83 të Kodit
penal342
.
Ndërkohë, në asnjë nga dosjet penale të grave të dënuara, të shqyrtuara për efekt të
këtij studimi, nuk del që avokatët mbrojtës të kenë ndërtuar mbrojtjen e tyre mbi
tezën e mbrojtjes së nevojshme duke përdorur sindromën e gruas së rrahur. Aspak
ose fare pak vëmendje i kushtohet mënyrës si mbrohet një grua e rrahur përpara
gjykatës dhe kjo së pari për faj të një mbrojtjeje ligjore, në të shumtën e rasteve,
rutinore, që lë shumë për të dëshiruar nga ana profesionale. Siç e vumë re në
shpjegimin e çështjes, A.P., avokatja mbrojtëse, në përfundim të çështjes ka kërkuar
ekspertim të rastit nga ekspertë psikiatër, duke mos e vlerësuar që në fillim të
mbrojtjes këtë fakt. Gjithë mbrojtja u fokusua që nga fillimi e deri në fund te zbutja
e dënimit me burgim, pa eksploruar gjithë mundësitë e interpretimeve për të
përdorur sindromën e gruas së rrahur dhe për të krijuar një precedent gjyqësor, ku të
argumentohej dhe mbrohej teza se A.P. kishte ndërmarrë një veprim të arsyeshëm
në kushtet e një rreziku të çastit për jetën e saj dhe se ajo ishte përpjekur të mbrohej
në këtë situatë dhune të përshkallëzuar, duke kërkuar kështu, pse jo edhe pafajësinë
e gruas, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
342
Sipas Kodit penal të RSH-së, neni 82 parashikon se “Vrasja me dashje e kryer në gjendje të
tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me
burgim gjer në tetë vjet” dhe neni 83 përcakton kryerjen e veprës penale të vrasjes në kushtet e
kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme duke parashikuar se “Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të
kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet”.
~ 166 ~
Përgjithësisht, roli i avokatit mbrojtës është një element shumë i rëndësishëm për çdo
mbrojtje të suksesshme, por në një çështje penale ku e pandehura është një grua e
rrahur, roli i avokatit mbrojtës merr rëndësi të veçantë. Në këto raste, avokati mbrojtës
duhet të ketë vizionin e duhur për të strukturuar çështjen në fjalë me shumë kujdes
dhe, nga ana tjetër, gjyqtarët duhet të kenë vullnetin për të dëgjuar argumentet e sjella
nga pala mbrojtëse që pretendojnë mbrojtje të nevojshme/vetëmbrojtje për të
pandehurën, si dhe të lejojnë që pretendimi i tyre të shoqërohet me dëshmi të
ekspertëve të fushës të cilët e mbështetin tezën e vetëmbrojtjes.
Për të ilustruar mungesën e vullnetit të trupit gjykues për të sjellë përpara gjykatës
dëshmi të ekspertëve në mbështetje të pretendimeve të së pandehurës dhe avokatit të
saj mbrojtës për zbutjen e dënimit me burgim, pasi rastet e vetëmbrojtjes kanë
munguar në dosjet penale në shqyrtim të këtij punimi, është përsëri rasti i A.P., i sjellë
më lart. Siç është bërë i qartë nga rasti i shpjeguar më lart, kërkesa e avokates
mbrojtëse për lejimin nga ana e gjykatës të kryerjes së një ekspertimi psikik të së
pandehurës është rrëzuar si nga prokurori, ashtu edhe nga trupi gjykues për këto arsye:
Një pretendim i tillë nuk ishte kërkuar në asnjë fazë të procedimit penal dhe
as në atë gjyqësor.
E pandehura nuk kishte shfaqur në asnjë rast çrregullime të ekuilibrit
mendor, qoftë edhe përpara ngjarjes.
Në fillim të shqyrtimit gjyqësor e pandehura dhe avokatja e saj i
parashtruan gjykatës kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar vlerën
e akteve dhe jo nevojën e marrjes së akteve të reja.
Për rrjedhojë, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë hodhi poshtë kërkesën e avokates
mbrojtëse për ndryshim të cilësimit juridik të veprës penale, pasi çmoi se, bazuar mbi
provat të cilat ajo administronte, nuk e gjeti të motivuar juridikisht këtë kërkesë343
.
Ky rast ilustron jo vetëm mungesën e vizionit dhe të aftësive profesionale të
avokates mbrojtëse për të çarë një praktikë gjyqësore ku të kërkohej pafajësia e së
pandehurës duke kërkuar mbrojtje në kushtet e nevojshme, por, nga ana tjetër,
tregon qartë mungesën e vullnetit nga ana e profesionistëve të tjerë, si gjyqtarët dhe
prokurori i çështjes, për të marrë në konsideratë të gjitha provat e mundshme për të
provuar ose jo pafajësinë e së pandehurës.
Duke iu referuar edhe të dhënave të evidentuara në kreun e dytë të punimit për
dënimet e kërkuara nga prokuroria dhe dënimet përfundimtare të dhëna nga
gjykatat, si edhe bazuar në perceptimet e grave të dënuara të dhëna gjatë
intervistave të tyre, del në pah se prokurorët dhe gjyqtarët u përgjigjen këtyre
çështjeve me skepticizëm në marrjen në konsideratë të pretendimeve të së
pandehurës për motivin e kryerjes së veprës penale mbi bazat e sindromës së gruas
së rrahur, megjithëse kjo sindromë nuk përmendet në asnjë nga rastet në shqyrtim të
këtij studimi. Pavarësisht këtij fakti, konsideratat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve
tregojnë se ata ndajnë mendimin se mbrojtja duket sikur ndërton çështjen mbi baza
shumë teknike dhe parime virtuale dhe jo ligjore në rastet kur kërkon zbutjen e
dënimeve me burgim për arsye se këto gra kanë qenë të dhunuara sistematikisht
dhe, për rrjedhojë, kërkon dëshmi të ekspertëve të fushës, si psikiatër, psikologë etj.
343
Të dhënat janë marrë nga dosja penale e së pandehurës A.P. në sektorin juridik të IEVP-së “Ali Demi”,
Tiranë.
~ 167 ~
Çështje të tjera penale të grave të dënuara që janë marrë në shqyrtim të këtij
studimi, tregojnë se avokatët mbrojtës më e shumta që kanë kërkuar është zbutja e
dënimeve me burgim duke e parë të arsyeshëm interpretimin ligjor se gratë kanë
kryer veprën penale të vrasjes në kushtet e një gjendjeje të fortë psikike të çastit, të
shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës. Pra, problemi kryesor është
paaftësia e avokatëve mbrojtës për të pranuar realitetin e thjeshtë që mbrojtja e
nevojshme e grave të rrahura është një zbatim i formës së vetëmbrojtjes si rrjedhojë
e kushteve dhe rrethanave të jetës së gruas së rrahur344
.
Në këtë analizë vlen të dalë në pah pamundësia financiare e grave, faktor ky që ka
qenë i rëndësishëm në “gozhdimin” e tyre në marrëdhëniet e dhunshme familjare.
Është po ky faktor që i “ndëshkon sërish” gratë për të mos pasur mundësinë e një
përfaqësuesi ligjor me përvojë në çështje të dhunës në familje dhe me njohuri të
bollshme nga literatura bashkëkohore që ofron drejtësia penale europiane dhe
botërore e rasteve të grave të dhunuara që vrasin burrat e tyre.
Shpeshherë gratë e dënuara pranojnë akuzën e ngritur nga prokurori i çështjes dhe
mundësitë ligjore për gjykim të shkurtuar për të mbrojtur fëmijët e tyre, për t’i
kursyer ata dhe familjarët e tyre nga kalvari i proceseve të zgjatura gjyqësore,
pozitë shpeshherë poshtëruese që sjell me vete gjykimi, për të përfituar ulje të
dënimit me 1/3, për ta mbyllur përfundimisht procesin gjyqësor se e dinë se nuk
mund të parandalojnë së ndodhuri atë që është e pashmangshme, pra dënimin e tyre
me burgim.
Avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët kanë nevojë të njihen nga afër me sindromën e
gruas së rrahur dhe rrjedhojat e saj në lidhje me çështjet e grave të rrahura që janë
të pandehura në çështjet penale. Në këtë kontekst duhet marrë parasysh fakti se çdo
rast është unik dhe, për rrjedhojë, nuk ka një “model” kualifikues për të kualifikuar
nëse një grua i përket grupit të grave të rrahura në kuptimin e sindromës së gruas së
rrahur si bazë për të ndërtuar tezën e mbrojtjes së nevojshme në rastet e vrasjes së
burrave të tyre.
Së pari, gjithë aktorët e përfshirë në një proces të tillë penal duhet të pranojnë pa
paragjykime legjitimitetin e përdorimit të sindromës së gruas së rrahur si bazë e
shpjegimit të veprimeve të saj vdekjeprurëse ndaj viktimës.
Natyra specifike gjinore e dhunës kundrejt grave nga bashkëshortët e tyre dhe më
pas ndërmarrja e veprimit vdekjeprurës së gruas së rrahur kundrejt dhunuesit të saj,
kërkon më shumë përfshirje të grave në të gjitha nivelet e drejtësisë penale. Si në
rastet e dhunës në familje, edhe në ato të vrasjeve të dhunuesve të tyre, gratë e
dhunuara ndihen shumë herë më të lirshme dhe, për rrjedhojë, janë në gjendje t’u
shpjegojnë më mirë përvojat e tyre dhe veprimet e tyre punonjëseve gra të policisë
gjyqësore, avokateve gra, eksperteve gra dhe gjyqtareve gra. Intervistat me gratë në
këtë studim treguan sa të vështirë e kanë pasur të diskutojnë detajet e historive të
tyre dhe detajet traumatike dhe shpeshherë të rënda me punonjësit e policisë kur
këta ishin burra, me avokatët dhe gjyqtarët burra. Për arsye të ndryshme, gratë
treguan se kanë ndier se ata tregonin më shumë kuptueshmëri për burrat, viktima të
këtyre vrasjeve, sesa për gratë e dhunuara.
344
Dowd, M.: “Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri”, revista
e së drejtës urbane Fordham, vëllimi 19, botimi 3, artikulli 2, 1991, f. 576.
~ 168 ~
Gjithashtu, për të rritur ndjeshmërinë dhe profesionalizmin e gjithë organeve
shtetërore ekzekutuese dhe ato gjyqësore mbeten domosdoshmëri trajnimet
vazhduese për çështjet gjinore, dhunën në familje dhe gratë në konflikt me ligjin.
Në të gjitha strukturat e përfshira në zbatimin e drejtësisë penale duhet të ketë
struktura të specializuara dhe të mirëtrajnuara për miradministrimin e drejtësisë në
rastet e grave të dhunuara që vrasin dhunuesit e tyre.
Së dyti, këta aktorë të lejojnë dhe të përdorin, kur çmohet e arsyeshme, dëshmitë
bazuar mbi ekspertizën e specializuar të rastit në fjalë.
Së treti, kryesisht gjyqtarët, në arsyetimin dhe vendimin e tyre duhet të shmangin
paragjykimet për gratë e rrahura dhe pasjen e një modeli të dhënë ku duhet të futet
secila grua e rrahur që vret burrin e saj. Gratë e rrahura që arrijnë të vrasin
bashkëshortët e tyre nuk janë “të prera” sipas një modeli të dhënë, me karakteristika
të caktuara. Pra, jo të gjitha gratë e rrahura janë pasive, shtëpiake të bindura që dinë
të jenë bashkëshorte të dashura ndaj dhunuesve të tyre. Jo të gjitha gratë duhet të
kenë karakter “pa cen” dhe se në çdo rast ato kanë raportuar dhunën tek organet e
policisë apo të afërmit e tyre dhe/ose të viktimës.
Në rastin e politikës penale në Shqipëri duhet treguar më shumë ndjeshmëri ndaj
rasteve të grave të rrahura duke përdorur si bazë legjitime sindromën e gruas së
rrahur, e parë në rrethanat individuale për secilin rast. Megjithëse, vitet e fundit
media ka realizuar një ndërgjegjësim më intensiv të publikut të gjerë për rastet e
dhunës në familje, mbetet shumë punë për të bërë për të sjellë në procesin gjyqësor
mbrojtje ligjore dhe vendime gjyqësore të ndjeshme ndaj rasteve kur e pandehura
grua ka përjetuar dhunë sistematike nga bashkëshorti i saj dhe ajo në një moment të
jetës së saj vendos t’i jap fund kësaj situate të papranueshme dhune duke përdorur
veprime vdekjeprurëse kundrejt dhunuesit.
Dhe, së fundi, ç’është më e rëndësishme, mbarë shoqëria duhet të pranojë faktin se,
fatkeqësisht, çdo grua mund të përjetojë dhunë, rrahje e keqtrajtime në familjen e
saj. Çdo grua, pavarësisht sa e pavarur mund të jetë apo të duket në sipërfaqe, mund
të bëhet pre e një marrëdhënieje të dhunshme familjare. Duke pasur parasysh këtë
fakt, të gjithë aktorët e përfshirë në sistemet sociale, në drejtësinë penale, në
shoqërinë e gjerë duhet të demonstrojnë ndjeshmërinë e nevojshme ndaj fenomenit
të gruas së dhunuar nga bashkëshorti e cila, për shkak të veprës penale të kryer,
vjen në kontakt me autoritetet gjyqësore dhe ato shtetërore të fushave të ndryshme.
6.3.3 Perspektiva gjinore në parandalimin e kryerjes së veprave penale
nga gratë që shkelin ligjin
6.3.3.1 Arrestimet dhe ndjekja penale
Siç është përmendur tashmë në kreun e tretë të këtij studimi, një hap pozitiv i hedhur
drejt reformimit të legjislacionit penal nga këndvështrimi gjinor janë edhe ndryshimet
e fundit të Kodit penal gjatë vitit 2012345
dhe, më konkretisht, të dispozitës 130/a.
Nëpërmjet kësaj dispozite parashikohen dënime me burgim për veprat penale të
345
Ligji nr. 23/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal
i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
~ 169 ~
rrahjes, kanosjes serioze për vrasje ose plagosje e rëndë dhe plagosjes së kryer me
dashje në kuadër të marrëdhënieve familjare. Kjo dispozitë mbron në mënyrë të
veçantë gratë dhe fëmijët që janë subjektet më të dhunuara brenda marrëdhënieve
familjare.
Në zbatim të kësaj dispozite ligjore, organet e policisë dhe të prokurorisë duhet të
zbatojnë politika proaktive të arrestimeve dhe të ndjekjes penale të dhunuesve të
grave dhe fëmijëve në kuadër të dhunës në familje. Vetëm një politikë e tillë e ashpër
dhe efektive e arrestimeve dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore e dhunuesve të
grave dhe fëmijëve do të mund të minimizojë tendencën alarmante të viteve të fundit
të rritjes së viktimave gra të dhunës nga bashkëshortët/partnerët/të dashurit e tyre. Për
më tepër, ndjekja penale e dhunuesve sistematikë të grave duhet të procedohet me ose
pa kallëzimet në polici të grave, viktima të rasteve të dhunës në familje. Kjo,
padyshim, kërkon një bashkëpunim efektiv mes policisë dhe organit të prokurorisë.
Një numër i konsiderueshëm rastesh të dhunës në familje janë sjellë edhe përpara
Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nga gratë që kanë përjetuar
dhunë sistematike dhe GJEDNJ-ja ka gjetur shkelje të disa dispozitave të KEDNJ-së
dhe në të shumtën e rasteve ka dalë në përfundimin se organet kompetente të
drejtësisë penale nuk kanë qenë efektive në parandalimin e dhunës në familje ndaj
grave. Disa nga këto çështje GJEDNJ-ja i ka gjetur në shkelje të nenit 2 dhe 13 të
KEDNJ-së346
, në shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së347
, në shkelje të nenit 3 dhe 8 të
KEDNJ-së348
dhe në shkelje të neneve 2, 3 dhe 14 të KEDNJ-së349
. Asnjë nga rastet e
arkivuara në GJEDNJ nuk u ngjan rasteve të trajtuara në këtë punim, në kuptimin që
asnjë nga gratë e dhunuara që kanë çuar çështjet në GJEDNJ nuk kanë kryer veprën
penale të vrasjes kundër bashkëshortëve të tyre abuzues. Por këto raste marrin rëndësi
të jashtëzakonshme për aktorët e zinxhirit të drejtësisë penale, si: policia, prokuroria,
gjykatat në parandalimin efektiv të dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave.
Për rolin e rëndësishëm të prokurorit në një rast kur gruaja e rrahur është e pandehur
në një çështje penale është folur edhe më lart në këtë kapitull. Megjithatë, vlen të
ritheksohet nevoja që veprimet vdekjeprurëse të gruas së pandehur duhet të kuptohen
brenda kontekstit ku gruaja ka qenë viktimë për një kohë relativisht të gjatë dhe nuk
ka pasur ndihmë për të dalë nga kjo gjendje. Ajo që u vu re gjatë studimit nga afër të
grave- objekt shqyrtimi i këtij studimi, është se, shpeshherë, në seanca gjyqësore,
prokurorët e çështjeve kanë lënë jashtë prova të vlefshme për të ndërtuar argumentin e
mbrojtjes së nevojshme që lidhen me dhunën e ushtruar nga viktimat e çështjeve si
edhe kërcënimet e tyre të vazhdueshme ndaj së pandehurës. Kur studiojmë nga afër
346
Shkelja e nenit 2 “E drejta për jetën” dhe neni 13 “E drejta për zgjidhje efektive” është konstatuar
nga GJEDNJ-ja në çështjet Kontrovà kundër Sllovakisë (nr. 7510/04). http: //www.echr.coe.int 347
Shkelja e nenit 8 “E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare” është konstatuar nga
GJEDNJ-ja në çështjet Kalucza kundër Hungarisë (nr. 57693/10), Hajduovà kundër Sllovakisë
(nr. 2660/03), A. kundër Kroacia (nr. 55164/08), Bevacqua dhe S. kundër Bullgarisë (nr. 71127/01).
http: //www.echr.coe.int 348
Shkelja e nenit 3 “Ndalimi i torturës” dhe e nenit 8 “E drejta për respektimin e jetës private dhe
familjare” është konstatuar nga GJEDNJ-ja në çështjen E. S. dhe të tjerët kundër Sllovakisë
(nr. 8227/04).h ttp: //www.echr.coe.int 349
Shkelja e neneve 2 “E drejta për jetën”, 3 “Ndalimi i torturës” dhe 14 “Ndalimi i diskriminimit”
është konstatuar nga GJEDNJ-ja në çështjet Opuz kundër Turqisë (nr. 33401/02).
http: //www.echr.coe.int
~ 170 ~
akuzat e tyre dhe dënimin e kërkuar prej tyre përpara gjykatës, kuptohet lehtë fakti se
ata i perceptojnë gratë e pandehura që kryejnë veprën penale të vrasjes si edhe
individë të tjerë që kryejnë të njëjtën vepër penale, pavarësisht faktit se në të gjitha
rastet këto gra nuk kanë qenë të dënuara më parë.
Sigurisht, është në çmimin e prokurorit të çështjes se çfarë akuze do të ngrejë dhe
ç’lloj dënimi do të kërkojë nga gjyqtarët në rastin e gruas së rrahur që vret dhunuesin
e saj, por kur veprimi vdekjeprurës i kësaj gruaje ka ardhur si rrjedhojë e një dhune
sistematike dhe të përshkallëzuar, prokurorit i del për detyrë të bëj dallimin mes
shkelësve të zakonshëm të ligjit dhe atyre që kthehen në shkelës të ligjit brenda një
situate të caktuar dhe, për rrjedhojë, nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë e gjerë. Në
rastet kur prokurori i çështjes vendos ta ndjekë penalisht një grua të rrahur që vret
dhunuesin e saj, atëherë dënimi maksimal që mund të kërkojë prokurori mund të jetë
ai i parashikuar në nenin 83 ose 82 të Kodit Penal të RSH-së.350
Siç e kemi trajtuar edhe më lart, shpesh prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët mbrojtës
paragjykojnë veprimet vdekjeprurëse të gruas si të vetmet zgjidhje të situatës së
dhunës së krijuar mes gruas dhe dhunuesit të saj. Ata shpesh ndajnë bindjen se gruaja
mund ta kishte shmangur veprimin vdekjeprurës ndaj viktimës. Duke pasur parasysh
këtë, del e nevojshme që prokurorët të vazhdojnë të trajnohen vazhdimisht për të rritur
ndjeshmërinë dhe njohuritë e tyre për dinamikat e një marrëdhënieje të dhunshme
familjare dhe pasojat e kësaj dhune. Gjithashtu, pjesë e rritjes profesionale duhet të
jetë qasja e përfshirjes së të gjitha provave dhe fakteve të rëndësishme për një rast kur
gruaja e rrahur vret dhunuesin e saj. Përfshirja e dëshmive dhe e vlerësimeve të
ekspertëve psikiatër, mjekësor dhe psikologë në procesin gjyqësor merr rëndësi të
madhe në ndihmën që u vjen prokurorëve për të kërkuar dënimin e duhur dhe
gjyqtarëve për të marrë vendimet e drejta në këto raste.
6.3.3.2 Raportimi i dhunës te shërbimi mjekësor
Pjesa më e madhe e viktimave të dhunës në familje, mes tyre edhe gratë që janë
objekt i këtij studimi, tentojnë të minimizojnë dhunën që ato përjetojnë edhe kur ajo
vjen e përshkallëzohet dhe bëhet kërcënuese për veten e tyre dhe ndonjëherë edhe
për fëmijët e tyre. Për fat të keq, pjesa më e madhe e këtyre grave nuk e
identifikojnë veten e tyre si gra të rrahura, të kanosura për jetën. Gratë kanë frikë,
ndihen të shtypura në lidhjet e tyre martesore, shpeshherë ndihen të braktisura dhe
pa shpresën se dikush mund t’i nxjerrë nga telashet e tyre. Shpeshherë ato nuk i
kuptojnë dinamikat e marrëdhënieve të dhunshme dhe nuk arrijnë t’i vendosin
përvojat e tyre në kontekstin e dhunës gjinore.
Duke pasur parasysh gjithë këta faktorë, nuk mund t’u lihet përgjegjësia vetëm
këtyre grave për të gjetur rrugë dhe për të shpëtuar nga dhuna sistematike familjare.
Ndaj, në ndihmë të punonjësve të shërbimit mjekësor vijnë protokollet nëpërmjet të
cilave njihen, dokumentohen dhe raportohen rastet e dhunës në familje. Këto
350
Sipas Kodit penal të RSH-së, neni 82 parashikon se “Vrasja me dashje e kryer në gjendje të
tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me
burgim gjer në tetë vjet” dhe neni 83 përcakton kryerjen e veprës penale të vrasjes në kushtet e
kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme duke parashikuar se “Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të
kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet”.
~ 171 ~
protokolle sigurojnë prova ligjore të nevojshme për ndjekjen penale dhe vënien
përpara përgjegjësisë të dhunuesve si edhe për të ndërtuar mbrojtjen ligjore gjatë
procesit gjyqësor për gruan e dhunuar që ka vrarë dhunuesin e saj.
Rastet e grave të marra në shqyrtim në këtë studim tregojnë se, edhe pse këto gra
kanë përjetuar cikle të tëra të përsëritjes së dhunës, të cilat kanë ardhur duke u
shuar dhe përshkallëzuar, në asnjë rast ato nuk e kanë raportuar atë te punonjësit e
shërbimit mjekësor. Edhe kur kanë pësuar plagë të ndryshme nga dhuna e ushtruar
ndaj tyre, në të shumtën e rasteve kanë parapëlqyer të mos shkojnë të mjekohen,
por edhe ato që kanë shkuar te mjeku, në ndonjë rast të izoluar, nuk e kanë
raportuar dhunën dhe as mjekët nuk kanë qenë të ndjeshëm për të zbuluar se raste të
tilla lidhen me raste të dhunës në familje.
Gjatë intervistave me gratë e paraburgosura dhe të dënuara është diskutuar nëse ato
e shohin efektive ndihmën që mund t’u sjellë shërbimi mjekësor në raportimin e
rasteve të dhunës. Ato pranuan se pavarësisht se duan apo nuk duan gratë ta
raportojnë rastin e dhunës së tyre, kur punonjësit e shërbimit mjekësor i vizitojnë
ato për arsye të ndryshme, ata detyrimisht duhet ta raportojnë tek organet e policisë
apo prokurorisë rastin në fjalë që implikon dhunë në familje ndaj gruas, duke u
vënë vetë në lëvizje.
Për t’i ardhur në ndihmë numrit gjithnjë në rritje të grave shqiptare që e gjejnë
veten viktimë e dhunës në familje dhe në shumë raste edhe në konflikt me ligjin,
del në pah nevoja e trajnimeve dhe e edukimit vazhdues të të gjithë personelit
mjekësor për të parandaluar, për të diagnostikuar dhe për të trajtuar rastet e dhunës
në familje dhe mbledhjen e provave mjekësore që kanë vlerë ligjore në një proces
gjyqësor për gratë e dhunuara që vrasin dhunuesit e tyre. Kjo temë duhet të jetë
pjesë e programit të detyrueshëm të institucioneve arsimore ku diplomohen mjekët
dhe infermierët e ardhshëm.
Dhe, e fundit, qendrat mjekësore të shërbimit parësor duhet të vënë në dispozicion
të publikut dhe sidomos të pacientëve informacion të plotë për fenomenin e dhunës
në familje dhe shërbimin mjekësor përmes fletëpalosjeve, broshurave etj.
6.3.3.3 Ndihma ligjore
Në shumicën e rasteve të trajtuara në këtë studim, kur kanë marrë kontaktin e parë
me policinë, gratë kanë qenë të traumatizuara dhe të tmerruara nga pasojat e
veprimeve të tyre vdekjeprurëse dhe kanë bashkëpunuar për të zbardhur ngjarjen
gjatë procesit të marrjes në pyetje nga punonjësit e policisë.
Të pyetura se çfarë pritshmërie kishin nga autoritetet, ato treguan se prisnin të
kuptoheshin prej tyre. Besonin se, duke ua treguar të gjithë ngjarjen e vrasjes,
punonjësit e policisë dhe ata të policisë gjyqësore do t’i kuptonin veprimet e tyre si
prej një viktime të një dhune të vazhdueshme dhe të intensifikuar si edhe të
kërcënimeve të vazhdueshme të bashkëshortit të saj. Por, ajo që kuptuan shumë më
vonë këto gra ishte se dëshmitë e tyre, të dhëna përgjithësisht pa praninë e avokatit
personal, shpeshherë u përdorën kundër tyre gjatë ndjekjes penale. Ato kuptuan se
qëllimi i prokurorëve dhe i policisë gjyqësore ishte të ndërtonin një çështje të
~ 172 ~
“suksesshme” penale ku ato, si të pandehura, të merrnin dënimin e vlerësuar nga
prokurori si të drejtë.
Ajo që u evidentua gjatë intervistave në pothuajse të gjitha rastet, ishte pakënaqësia që
kanë ato për shërbimin avokator ndaj tyre. Avokatët e tyre i kishin takuar ato shumë
pak, kur kishin ndërtuar mbrojtjen e tyre ligjore. Shpeshherë ato mbartnin
paragjykime të cilat i kemi trajtuar edhe më lart për mënyrën si e kishin zgjidhur
çështjen e tyre. Për sindromën e gruas së rrahur për të cilën kemi folur më gjatë lart në
këtë kre, ato kishin pak ose aspak njohuri. Një mbrojtje ligjore e ndërtuar dhe e
dokumentuar mirë për historinë e një dhune në familje të përshkallëzuar ka shanse të
minimizojë dënimet e kërkuara nga prokurorët e çështjeve ose në rastin më të mirë të
vërtetojë se gruaja ka vepruar në kuadër të mbrojtjes së nevojshme dhe, për rrjedhojë,
të pushohet së ndjekuri penalisht.
Kur avokatët e suksesshëm arrijnë të ndihmojnë në mënyrë efektive klientet gra të
artikulojnë mirë veprimet e tyre, zvogëlojnë ndjenjat e turpit dhe rritin mundësitë e së
pandehurës të ndërtojë mbrojtjen e vet. Për më tepër, avokatët mbrojtës mund t’i
ndihmojnë gratë të kuptojnë të drejtat e tyre dhe hapësirat ligjore kur ndërtojnë
mbrojtjen ligjore. Për domosdoshmërinë që avokatët të kenë njohuri të plota rreth
sindromës së gruas së rrahur është folur më gjerë më lart.
Një mbrojtje ligjore e ndjeshme ndaj gjinisë është e domosdoshme jo vetëm për gratë-
viktima të dhunës, që arrijnë të vrasin dhunuesit e tyre, por për të gjitha gratë në
konflikt me ligjin. Gjatë mbrojtjes, avokatët duhet të mbajnë parasysh profilin e gruas
së pandehur, natyrën e veprës penale për të cilët akuzohet, që në të shumtën e rasteve
është jo e dhunshme, si edhe përgjegjësitë e saj prindërore dhe familjare. Ndaj është
shumë e rëndësishme që në arsimimin e juristëve të ardhshëm që bëhen avokatë,
prokurorë dhe gjyqtarë t’i jepet vëmendje e veçantë në programin mësimor aspekteve
gjinore në administrimin e drejtësisë kur gratë janë të pandehura në proceset penale.
6.3.3.4 Urdhrat mbrojtës
Për fat të keq, dukuria e dhunës në familje ka një shtrirje të konsiderueshme
globale. Nga statistikat e Kombeve të Bashkuara, nga një e katërta deri në gjysmën
e grave në shkallë globale kanë pësuar dhunim nga partneri i tyre. Edhe në vendin
tonë statistikat dëshmojnë që dhuna ndër gratë shqiptare qëndron në shifra shumë të
larta. Konkretisht, vrojtimi i parë kombëtar i zhvilluar nga INSTAT-i351
, në
bashkëpunim me PNUD-in dhe UNICEF-in, evidentoi se të paktën 56% e grave
shqiptare kanë përjetuar një nga format e dhunës në familje352
.
Duke marrë parasysh shtrirjen e gjerë të këtij fenomeni mbarëbotëror, na vjen në
ndihmë një tjetër masë efektive parandaluese për të shmangur veprimin vdekjeprurës
ndaj dhunuesit të gruas së dhunuar: lëshimi i urdhrave mbrojtës dhe i urdhrave të
menjëhershëm të mbrojtjes nga gjykatat e rrethit gjyqësor, seksioni familjar, për të
351
Instituti i Statistikave, Shqipëri: Dhuna në familje në Shqipëri. Vrojtim kombëtar me bazë
popullatën, Tiranë, 2009. I njëjti vrojtim evidenton se nga 2590 të intervistuara të moshës nga 15 deri
49 vjeç, 50.6% pohonin se kishin pësuar abuzim emocional, 39.1% abuzim psikologjik, 31.2% dhunë
fizike dhe 12.7% dhunë seksuale. 352
Anastasi, A. etj.: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tiranë, 2012, sht. bot. “Pegi”, Kreu IX/1, f.141.
~ 173 ~
garantuar masat mbrojtëse të parashikuara në ligjin “Për masa ndaj dhunës në
marrëdhëniet familjare”353
. Ky ligj, midis të tjerash, forcon pushtetin gjyqësor
përmes sanksionimit të hollësishëm të masave mbrojtëse kundër dhunës në familje.
Gjithashtu, është karakteristikë për këtë ligj parashikimi i detyrimit të organeve
shtetërore për të bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile që japin ndihmë
për viktimat e dhunës në familje, duke e institucionalizuar këtë bashkëpunim për të
rritur efektivitetin dhe harmonizimin e të gjitha veprimtarive përkatëse në luftë
kundër dhunës në familje354
.
Formularët e kërkesë-padive mund të shkarkohen nga faqja e internetit dhe të
plotësohen jo vetëm nga viktimat e dhunës në familje, por edhe nga punonjësit e
policisë, prokurorët, përfaqësuesit e zyrave të shërbimeve sociale dhe përfaqësuesit
e OJF-ve dhe, me pas, mund të paraqiten në gjykatat e rrethit (seksioni familjar) për
të kërkuar lëshimin e urdhrave mbrojtës.
Asnjë nga gratë e intervistuara për qëllim të këtij studimi nuk ka përfituar nga kjo
garanci ligjore për disa arsye. Disa nga çështjet e tyre janë më të hershme se
miratimi i këtij ligji, disa të tjera nuk kanë guxuar të raportonin dhunën e ushtruar
nga bashkëshortët e tyre te organet përgjegjëse shtetërore, disa nuk kanë pasur
informacionin e duhur ose thjesht kanë pasur bindjen e plotë se situata në të cilën
ato ndodheshin ishte pa rrugëzgjidhje. Megjithatë, ka pasur raste të izoluara kur
gratë i janë drejtuar organit të policisë në komunitetin ku ato jetojnë dhe kanë
ndeshur shpeshherë qëndrimin indiferent nga ana e punonjësve të policisë, siç është
shpjeguar edhe më lart.
Gjithë subjektet të cilave ligji u jep të drejtë për të paraqitur kërkesë-padi përpara
gjykatës përkatëse, inkurajohen të jenë proaktivë dhe ta shfrytëzojnë këtë masë në
mënyrë efektive për të parandaluar përshkallëzimin e situatave të dhunës në familje.
6.3.3.5 Burime të tjera
Gratë, rastet e të cilave janë bërë objekt i këtij studimi, nuk kanë pasur zgjidhje
alternative për të krijuar mundësi të shpëtojnë nga partnerët e tyre abuzues. Këto
gra kanë bindje të plotë se nuk ka pasur asnjë lloj alternative shpëtimi për to.
Në të shumtën e rasteve ato nuk kanë pasur informacion për ekzistencën e
strehëzave ku mund të gjenin mbështetje psikologjike dhe ligjore. Shumë prej tyre
vijnë nga zona të thella rurale të vendit ku këto strehëza mungojnë plotësisht.
Aktualisht, numri i strehëzave është i pamjaftueshëm dhe shtrirja e tyre gjeografike
nuk u përgjigjet rasteve gjithnjë në rritje të grave të dhunuara nga bashkëshortët/
partnerët/të dashurit e tyre. Për rrjedhojë, del nevoja e hapjes së më shumë
strehëzave me shërbime cilësore mbështetëse për gratë - viktima të dhunës në
familje, sidomos në zona që të jenë të aksesueshme nga gratë në zona rurale.
Gratë kanë nevojë të kenë më shumë informacion për të tilla burime alternative,
ndaj dhe mbetet përparësi rritja e ndërgjegjësimit të grave, vajzave dhe fëmijëve
353
Neni 10 i ligjit nr. 9669, datë 18 dhjetor 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 354
Anastasi, A. etj.: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tiranë, 2012, sht. bot. “Pegi”, Kreu IX/2,
f. 154-155.
~ 174 ~
nga ana e mekanizmave referues të ngritur vitet e fundit për të parandaluar dhe për
të luftuar fenomenin e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve. Këta mekanizma
duhet të kenë rol proaktiv në shpërndarjen e informacionit dhe ofrimit të
shërbimeve të ndryshme për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre. Këto shërbime
duhet të garantojnë sigurinë fizike, ndihmë ligjore, psikologjike dhe alternativa për
të rifilluar një jetë të re larg dhunuesit, si aftësimi profesional, gjetja e një punësimi
dhe një banese ku mund të jetojë nëna dhe fëmijët e dhunuar.
6.3.4 Perspektiva gjinore gjatë dhënies së dënimit dhe
në sistemin e burgjeve shqiptare
6.3.4.1 Alternativat e tjera përveç masës me arrest me burg
dhe dënimit me burgim
Gratë, të cilat nuk kanë mundësi financiare të paguajnë garanci pasurore për të mos
qëndruar në paraburgim në pritje të gjykimit dhe vendimit të gjykatës për çështjen e
tyre, janë në pozita të jo të favorshme. Qëndrimi në paraburgim në pritje të gjykimit
i bën gjërat shumë të vështira në të gjitha rastet për gratë e dhunuara. Fëmijët
qëndrojnë me familjet e origjinës së tyre ose me familjen e dhunuesit të tyre, ose
vendosen në shtëpitë e fëmijës. Çfarëdolloj vendimi të merret për fëmijët,
shqetësimi kryesor për gruan e dhunuar, të mbyllur në paraburgim, si personi që
është më i lidhur me fëmijët, janë fëmijët e saj, mirëqenia e tyre në kohën kur
takimet me ta ose janë të pamundura, ose shumë të kufizuara.
Nga intervistat me gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara doli ky shqetësim, si
një nga gjetjet kryesore. Ndarja nga fëmijët, mospasja e informacionit se ç’po
ndodh me ta, kur do t’i shohin etj., sidomos për gratë e paraburgosura, ishin
shqetësimet kryesore që rëndonin gjendjen psikologjike dhe mendore të tyre.
Një e pandehur grua e dhunuar, e cila nuk ka histori të mëparshme kriminale, nuk
përbën rrezik për komunitetin dhe aq më të pakta janë mundësitë që ajo t’i fshihet
drejtësisë. E njëjta gjë mund të thuhet për gjithë rastet e tjera të grave që kanë kryer
vepra të tjera penale jo të dhunshme, ndaj prokurorët e çështjeve me të pandehura
gra duhet të jenë të ndjeshëm ndaj specifikave të situatës së këtyre grave dhe të
shohin me përparësi mundësitë e tjera të masave shtrënguese të parashikuara në
Kodin e procedurës penale të RSH-së355
, duke e përdorur masën me arrest me burg
si alternativën e fundit, vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak
të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe së pandehurës356
.
Nga përdorimi i masave të tjera shtrënguese ndaj grave që kanë vrarë dhunuesit e
tyre ka përfitime vetë sistemi i paraburgimit, ashtu siç është në interesin më të mirë
të gruas së pandehur, pasi qëndrimi jashtë vendeve të paraburgimit në pritje të
gjykimit është pa kosto financiare, ul mbipopullimin në këto vende dhe krijon
355
Neni 232 i Kodit të procedurës penale parashikon këto masa shtrënguese: a) ndalimi i daljes jashtë
shtetit, b) detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, c) ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një
vend të caktuar, ç) garancia pasurore, d) arresti në shtëpi, dh) arresti në burg, e) shtrimi i përkohshëm
në një spital psikiatrik. 356
Neni 230 i Kodit të procedurës penale.
~ 175 ~
hapësira më shumë për të pandehurit me rrezikshmëri më të lartë për shoqërinë dhe,
për më tepër, kjo i jep mundësi nënës të rrijë pranë fëmijëve të saj, ndihmon këta të
fundit të shërojnë “plagët” e shkaktuara nga ngjarja e rëndë e familjes. Këto
argumente vlejnë edhe për gjithë gratë dhe vajzat që kanë kryer vepra të tjera
penale, të cilat, ashtu siç rezultoi edhe nga analiza e ofruar në kapitullin e dytë të
këtij studimi, nuk janë vepra penale të dhunshme dhe se këto gra nuk përbëjnë
rrezikshmëri për shoqërinë.
Duhen marrë parasysh profili i grave në konflikt me ligjin, përgjegjësitë e tyre
prindërore dhe ato familjare, si edhe fakti se burgosja ka vetëm efekte negative te këto
gra në rikthimin e tyre në shoqëri, në hartimin e një politike penale më fleksibël dhe të
ndjeshme ndaj këtyre faktorëve. Autoritetet gjyqësore duhet të kenë tendencën e
dhënies së përparësisë së zbatimit të alternativave të dënimit me burgim, në vend të
burgosjes së grave. Devijimi i grave në konflikt me ligjin nga masa e arrestit me burg
është një mjet tjetër që propozohet nga politika penale357
. Një politikë e tillë penale
duhet të sigurojë që ndaj grave nuk përdoret burgosja, si masë e parë, por si masë e
fundit dhe vetëm në rastet e domosdoshme kur ato përbëjnë rrezikshmëri të madhe për
shoqërinë. Duke i mbajtur gratë jashtë burgjeve, kur burgimi i tyre nuk është masa e
domosdoshme, fëmijët nuk përjetojnë efektet negative të burgosjes së nënave të tyre,
përfshirë këtu edhe institucionalizimin e tyre.
Gjithashtu, profesionistët, si: gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e policisë dhe asaj të
policisë gjyqësore, duhet të trajnohen në mënyrë të vazhdueshme për të rritur
ndjeshmërinë gjinore në rastet kur e pandehura është grua, për të përdorur në mënyrë
më efektive masat shtrënguese dhe alternativat e dënimit me burgim që parashikohen
në legjislacionin shqiptar.
Vlen të ritheksohet fakti se tendenca në vendin tonë e gjatësisë së dënimeve me
burgim të grave është relativisht shumë më e gjatë, krahasuar me vendet e tjera të
Europës. Analiza e sjellë në kreun e dytë të këtij punimi nxori në pah nevojën e
analizimit të kësaj situate kryesisht nga autoritetet gjyqësore dhe marrjen e masave
konkrete për ndryshimin e situatës. Pa dashur të paragjykohen vendimet individuale
rast pas rasti, të dhëna nga gjyqtarët kur gruaja është e pandehur në proces gjyqësor,
dënimet relativisht të gjata për to janë tregues i një politike të ashpër penale aspak të
ndjeshme ndaj veçorive të veprave penale të grave në konflikt me ligjin dhe profilit të
tyre të veçantë.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në institucionin e burgut, i cili nuk ofron regjime
gjysmë të hapura dhe të hapura për gratë, ndikon shumë negativisht tek riintegrimi i
grave dhe te fëmijët e tyre, ashtu si edhe vështirëson kushtet që gratë të përfitojnë më
herët nga dispozitat ligjore të lirimit me kusht. Për më tepër, burgimi i grave i kushton
më shumë buxhetit të shtetit, ashtu siç i kushton në një pikëpamje afatgjatë shoqërisë
së gjerë, pasi individët e saj, si gratë në konflikt me ligjin dhe fëmijët e tyre, e kanë
tepër të vështirë të rifillojnë jetën e tyre normale, pas një burgosjeje për një kohë të
gjatë të grave.
357
Elezi, I. dhe Hysi, V.: Politika penale, Tiranë, 2001, f. 81.
~ 176 ~
6.3.4.2 Politika të ndjeshme gjinore në sistemin e burgjeve shqiptare dhe
domosdoshmëria e bashkëpunimit me aktorët e tjerë të drejtësisë
penale dhe sociale
Kurdoherë që të përdoret masa e burgimit ndaj personave të dënuar me heqje lirie ajo
duhet të ketë qëllim rehabilitues dhe të sigurojë që personat pas lirimit të tyre të
rifillojnë jetën e tyre të “këputur” nga burgimi në mënyrë sa më normale të jetë e
mundur. I takon sistemit të burgjeve të sigurojë shërbime rehabilituese dhe
riintegruese për personat në kujdesin e tij. Një qasje e tillë respekton të drejtat e
njeriut dhe dinjitetin e personave që kanë shkelur ligjin; është një qasje me kosto
financiare më të pakta për shoqërinë, pasi tenton të ulë përsëritjen e krimit dhe, e
fundit, efektet afatgjata në shoqërinë e lirë janë shumë pozitive.
Ofrimi i programeve rehabilituese dhe atyre që ndihmojnë riintegrimin e personave të
dënuar me heqje lirie mbetet pjesë e misionit të sistemit të burgjeve dhe një vëmendje
e veçantë duhet t’u kushtohet grupeve specifike në burgje, si grave dhe fëmijëve të
paraburgosur dhe atyre të dënuar.
Një sistem i drejtësisë penale i cili arrin të rehabilitojë me sukses personat e dënuar
me heqje lirie, kursen burimet financiare dhe përmbush më mirë nevojat e shoqërisë,
pasi burgosjet e gjata dhe ato shumë të gjata prodhojnë zgjidhje jo të qëndrueshme358
.
Më poshtë paraqiten disa çështje me rëndësi për politikat dhe praktikat e mira që
duhet të ndjekë sistemi i burgjeve shqiptare në bashkëpunim me organet e tjera
zinxhir të drejtësisë penale dhe asaj sociale për ta përmirësuar më tej natyrën
rehabilituese të burgimit me fokus gratë e dënuara. Sigurisht, nuk pretendoj që ato çka
sugjerohen të përbëjnë zgjidhje për gjithë problemet me të cilat haset sot sistemi i
burgjeve në vendin tonë, por janë ndër çështjet më kryesore që duhet të merren
parasysh nga administrata e burgjeve dhe jo vetëm, në përpjekjet e tyre për
rehabilitimin e grave dhe kthimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.
Siç është trajtuar edhe në kapitullin e tretë të këtij studimi, kuadri ligjor që rregullon
jetën dhe trajtimin e personave të dënuar me heqje lirie është përmirësuar, ashtu siç
është vënë re edhe garantimi i disa masave pozitive për trajtimin e grave të dënuara në
rregulloren e brendshme të institucionit “Ali Demi” Tiranë. Megjithatë mbetet
përparësi përmirësimi i mëtejshëm i rregulloreve të brendshme të institucioneve që
garantojnë kujdes për gratë e paraburgosura dhe ato të dënuara.
Më shumë dispozita duhet të riformulohen në këto rregullore me fokus trajtimin e
veçantë të grave të dënuara sidomos të kategorive, si: gratë shtatzëna, nënat me fëmijë
në gji dhe ato që kanë fëmijë në burgje; gratë që kanë fëmijë të mitur jashtë
institucioneve të mbyllura penale; gratë e paraburgosura, vajzat e dënuara dhe
programet rehabilituese dhe ri-integruese për to dhe sidomos ruajtja e marrëdhënieve
me familjen që në momentet e para të paraburgimit; gratë me kombësi të huaj dhe
gratë që u përkasin minoriteteve.
Duhet të përllogariten burime të mjaftueshme financiare për institucionet penale që
kanë në kujdesin e tyre gratë në mënyrë që të mundësohet zbatimi i programeve të
358
Këshilli Quaker për Punët Europiane: Rehabilitimi social i ish-të dënuarve, 2011, f. 1.
~ 177 ~
larmishme rehabilituese dhe riintegruese për to. Këto programe duhet të përfshijnë
aktivitete terapeutike, psiko-sociale dhe mbështetje të vazhdueshme për gratë që kanë
përjetuar dhunë në familje, për ato që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit
mendor, mbështetje konkrete në periudhën për përgatitje për lirim etj.
Reformimi institucional i regjimeve të burgjeve duke garantuar hapjen e burgjeve me
regjime gjysmë të hapura dhe të hapura, mbetet me shumë rëndësi për rehabilitimin
dhe ndihmën konkrete që u jepet grave për t’u rikthyer suksesshëm në shoqëri pas
lirimit. Këto regjime u japin mundësi shumë të mëdha grave të rivendosin lidhjet me
fëmijët e tyre dhe mundësojnë që ato të marrin pjesë aktive në jetën e fëmijëve të tyre;
duke u rikthyer herë pas here në shoqërinë e lirë, gratë kanë mundësi të punojnë për
zgjidhjen dhe/ose të zgjidhin shumë nga problemet e tyre, si: strehimi, punësimi dhe
arsimimi i tyre profesional, pasi të kthehen në shoqëri.
Një nga aspektet që duhet të marrë vëmendje të posaçme në politikat e ndjeshme
gjinore ndaj grave në sistemin e burgjeve është përgatitja e grave për lirim që në
momentin e parë kur gruaja vendoset në një institucion të mbyllur penal. Pa dashur të
përsëris sugjerimet e sjella në kapitullin e pestë të këtij studimi, këtu do të ndalem te
disa praktika të mira, të sjella nga nisma të ndërmarra nga sistemi i burgjeve në
Holandë dhe Belgjikë359
.
Nisma “Të balancosh të ardhmen” reflekton Udhëzimet europiane të punësimit360
të cilat i japin shumë rëndësi promovimit të përfshirjes sociale dhe parandalimit të
përjashtimit nga tregu botëror i punës i grupeve dhe individëve të margjinalizuar.
“”Të balancosh të ardhmen” është një projekt me dimension të gjerë që ka pasur
shumë rëndësi për riintegrimin e grave, ashtu siç ka pasur shumë rëndësi
bashkëpunimi mes shërbimit të burgjeve dhe partnerëve të zinxhirit të drejtësisë
penale dhe asaj sociale”361
.Koncepti i bërjes së politikave gjinore çështje të
përbashkët kryesore mes partnerëve të përfshirë në këtë nismë e kthen në praktikë të
mirë këtë bashkëpunim.
Ka shumë probleme të cilat duhen adresuar kur bëhet fjalë për kthim të suksesshëm të
grave në komunitet, si: problemet psikologjike, problemet me situatën ekonomike të
grave, probleme me kujdesin ndaj fëmijëve, probleme me punësimin, strehimin dhe
arsimimin e tyre, si edhe probleme me vetëbesimin e ulët të grave për të rifilluar një
jetë normale. Për t’iu përgjigjur kësaj tërësie të problemeve me të cilat përballet çdo
grua që rikthehet në shoqëri pas lirimit nga burgu, duhet një qasje gjithëpërfshirëse
dhe kjo nismë ofron pikërisht këtë model të mirë bashkëpunimi mes aktorëve brenda
dhe jashtë sistemit të burgjeve.
359
Për më shumë rreth projektit “Balancing the Future, a New Challenge” mund të konsultoni faqet
www.toekomstinbalans.nl; dhe www.transitions-in-prison.net Ndryshe projekti njihet si projekti i
riintegrimit social të grave të dënuara. 360
Rekomandimi i Këshillit Europian për zbatimin e politikave të punësimit nga vendet anëtare të BE-së.
(2004/741/EC) http: //eurlex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ: L: 2004: 326: 0047: 0063:
EN: PDF 361
Nga fjala e mbajtur e Z. C.A.P. Vermeulen, zv. drejtor i Shërbimit të Burgjeve holandeze në një
konferencë europiane, në mars 2004.
~ 178 ~
Partneriteti i ndërtuar nëpërmjet kësaj praktike të mirë përfshin sektorë, departamente
dhe institucione brenda sistemit të burgjeve dhe atyre jashtë këtij sistemi. Sigurisht,
struktura organizative dhe menaxhuese e këtij modeli të mirë është në drejtimin e
Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve holandeze, siç do të shpjegohet më poshtë.
Puna individuale fillon në burgje me një plan vlerësimi të nevojave për: 1. gjithë
dokumentet zyrtare që mund t’i duhen gruas për t’u paraqitur në institucionet publike
shëndetësore, arsimore, zyrat e punësimit dhe ato të ndihmës ekonomike; 2. problemet
praktike individuale që secila grua ka, si çështjet që lidhen me fëmijët dhe familjen si
edhe me problemet financiare të saj; 3. nevojat për strehim; 4. nevojat për arsimim të
mëtejshëm profesional dhe nevojat për punësim 5. problemet shëndetësore që mund të
ketë gruaja.
Ky plan individual i vlerësimit të nevojave hartohet nga punonjësi i sektorit të kujdesit
social në burg në bashkëpunim me vetë gruan e dënuar dhe me aktorët e tjerë jashtë
sistemit të burgjeve. Bazuar mbi nevojat e përcaktuara për secilën grua, hartohet plani
i dënimit të saj që adreson gjithë problemet dhe nevojat që ajo ka. Ky plan pasqyron
gjithë rrugën që duhet të ndjekë një grua e paraburgosur/dënuar për të gjetur një punë
ose ndonjë formë të arsimimit profesional, e ndjekur nga një punësim i mundshëm.
Në kuadër të këtij modeli janë arritur të unifikohen procedurat e pranimit, regjistrimit
të grave, të vlefshme për përzgjedhjen e grave në programet riintegruese të ofruara në
projekt; janë unifikuar metodat e vlerësimit të nevojave të grave në gjithë sistemin e
burgjeve si edhe metodat e motivimit të grave për të përzgjedhur një karrierë të
caktuar pune si edhe është unifikuar intervistimi i grave përpara se ato të dalin nga
sistemi i burgjeve ku i kërkohet të marrin angazhimet e tyre konkrete për përfshirjen e
tyre në nismat e këtij projekti.
Në ofrimin e mbështetjes intensive dhe ofrimit të lehtësive për çështje që lidhen me
arsimimin profesional dhe punësimin, strehimin, mbështetjen për zgjidhjen e
problemeve të ndryshme familjare dhe sidomos të kujdesit për fëmijët e mitur, janë
shërbimi i provës, organet e qeverisjes vendore, si: zyrat e punësimit, zyrat e
shërbimeve sociale dhe ato të arsimimit vendor.
Gjithashtu, janë tri organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat janë aktive dhe
ofrojnë shërbime të specializuara mbështetëse në tri fushat e përmendura më lart.
Çdonjëra nga këto organizata është e specializuar për njërën nga fushat: strehimi;
arsimimi dhe punësimi dhe mbështetjen me zgjidhjen e problemeve familjare,
përfshirë edhe ato të kujdesit për fëmijët. Kështu, ato ndihmojnë sipas ekspertizës së
tyre secilën grua e cila përgatitet për lirim me ndjekjen e rastit të tyre pranë gjithë
organeve përgjegjëse ose bizneseve private në varësi të çështjes që ndjekin.
Mënyra si organizohet projekti i riintegrimit social të grave
Platforma Sektoriale e Burgjeve të Grave është organi kombëtar konsultativ për
drejtorët e burgjeve të grave pranë Agjencisë Kombëtare të Institucioneve Korrektuese
në Holandë362
. Platforma është, gjithashtu, organi që përzgjedh personelin e zyrës së
projektit për riintegrimin social të grave, si dhe shërben si partner dhe pikë kontakti
362
Organi kompetent paralel në vendin tonë është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
~ 179 ~
për partnerët socialë të zinxhirit të përfshirë në këtë projekt. Një marrëveshje
bashkëpunimi është nënshkruar me partnerët kryesorë të projektit.
Objektivat e Platformës Sektoriale përqendrohen te zhvillimi dhe koordinimi i
politikave për burgjet e grave në kuptimin më të gjerë. Platforma është përgjegjëse për
zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e partneriteteve në kuadër të projektit të
riintegrimit social të grave të paraburgosura/dënuara. Platforma Sektoriale vepron si
një partner në kontaktet ndërkombëtare dhe është partneri zyrtar i tri organizatave
joqeveritare të përfshira në këtë projekt. Për të përmbushur detyrat e saj që kanë të
bëjnë me riintegrimin social të grave ish- të dënuara, Platforma Sektoriale ka hapur
një zyrë të projektit.
Zyra e projektit të riintegrimit social të grave drejtohet nga një drejtues i projektit, i
cili është mbështetur nga personi përgjegjës për projektet në Agjencinë Kombëtare të
Institucioneve Korrektuese (AKIK). Drejtuesi i projektit është përgjegjës për inicimin
dhe kryerjen e aktiviteteve të përcaktuara në marrëveshjet e bashkëpunimit për
programet pas lirimit për gratë dhe zhvillimin e programit të platformës kombëtare të
burgjeve të grave. Zyra e projektit vepron, gjithashtu, si "truri koordinues" për
programet që përfshijnë organizata të ndryshme.
Programi kombëtar i platformës është një organ konsultativ i përbërë nga punonjës të
Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Burgjeve, drejtuesit e programeve që zbatohen
në institucionet penale dhe organizatat partnere të përfshira, koordinatorët e
programeve riintegruese nga pesë burgjet e grave dhe drejtuesi kombëtar i projektit të
riintegrimit social të grave. Ky organ luan rol të rëndësishëm në monitorimin e
cilësisë, fizibilitetit dhe zhvillimeve të programeve. Programi raporton katër herë në
vit përpara Platformës Sektoriale të Burgjeve të Grave.
Të tria projektet për punësimin, kujdesin dhe strehimin e grave janë praktikisht
identike në strukturën organizative. Organizatat partnere fillojnë të përfshihen sapo
del nevoja për punësim potencial, kujdes apo strehim, e identifikuar në momentin kur
hartohet plani individual për një grua të dënuar. Nëse këto tri nevoja identifikohen për
adresim nga tri organizatat e përfshira, koordinimi i aktiviteteve është thelbësor. Kjo
lehtësohet përmes programit të platformës kombëtare, në të cilin marrin pjesë
organizatat partnere. Nëse disa partnerë nevojiten të përfshihen në një program
individual të gruas, caktohet një menaxher rasti.
Menaxhimi dhe mbikëqyrja e drejtpërdrejtë e projekteve të përgatitjes për lirim është
në duart e skuadrave drejtuese individuale të secilit projekt. Secila prej tyre është e
përbërë nga përfaqësues kombëtarë apo rajonalë të partnerëve të ndryshëm dhe
drejtohet nga një koordinator i organizatës që drejton projektin. Këto skuadra takohen
katër herë në vit. Drejtuesi i projektit të riintegrimit social merr pjesë në mbledhjet e
skuadrave drejtuese.
Ky model i punësimit i gjithë këtyre instancave mund të vizualizohet me skemën e
mëposhtme:
~ 180 ~
PROJEKTET KONKRETE:
1. Punësimi
Në bashkëpunim me një nga OJF-të e specializuara në këtë fushë, ka filluar së zbatuari
një program kombëtar për përgatitjen për punësimin dhe hyrjen e menjëhershme të
grave në tregun e punës. OJF-ja e angazhuar në këtë nismë garanton një program
kombëtar dhe një periudhë pas lirimit prej një viti, për secilin rast të ndjekur.
Ky bashkëpunim përfshin këto aktivitete:
Ndjekjen individuale të grave.
Zhvillimin e një metodologjie për mbikëqyrje, përfshirë këtu edhe një
procedurë të marrjes së rastit të gruas pas lirimit. Ndjekjen dhe bashkë-
menaxhimin e komponentëve të programeve të ndryshme jashtë institucionit
penal, si dhe bashkërendimin e tyre gjatë fazave të ndryshme të dënimit.
Mundësimin e punësimit për gruan ose, nëse është e nevojshme, përfshirjen
e saj në një kurs trajnimi, të përshtatshëm për nevojat specifike të gruas në
fjalë.
Mbështetjen gjatë periudhës kur gruaja fillon punë. Punonjësi i OJF-së që
mbështet gruan mund të veprojë si menaxher rasti për gruan në fushat e
tjera të projektit për shërbimet e nevojshme që lehtësohen dhe mbështeten
nga dy OJF-të e tjera.
AKIK
Platforma
sektoriale
Zyra e projektit
të riintegrimit social
Partner ndër/kombëtar
Programi Kombëtar
i Platformës Aktivitetet sipas
Marrëveshjes
së bashkëpunimit:
Zhvillimi i procedurave
të unifikuara pranim,
regjistrim, vlerësim,
zgjedhje karriere dhe
intervista e daljes.
Punësim
Nënprojekt:
OJF
- Skuadra drejtuese
- Grupi i punës
Kujdes
Nënprojekt:
OJF
- Skuadra drejtuese
- Grupi i punës
Strehim
Nënprojekt:
OJF
- Skuadra drejtuese
- Grupi i punës
~ 181 ~
Dhënien e informacionit dhe mbajtjen e marrëdhënieve me publikun për
këtë projekt.
Hartimin e një plani të projektit dhe raportet për rastet e ndjekura.
Administrimin e gjithë rasteve të projektit që lidhen me punësimin e grave
dhe arsimimin e tyre profesional.
2. Dhënia e kujdesit ndaj gruas
Një program pilot për ish-të dënuarat i zbatuar nga një OJF e specializuar në këtë
fushë është ai i dhënies së një kujdesi të veçantë për gruan. Në kuadër të kësaj nisme,
gratë me fëmijë të mitur janë të mbikëqyrura dhe mbështetura nga vullnetarë për një
periudhë të paracaktuar. Profesionistët këshillojnë gratë dhe familjet e tyre duke u
nisur nga nevojat specifike të rastit në fjalë.
Më konkretisht, ky bashkëpunim mundëson:
Emërimin e një koordinatori për të kryer tri detyra: inicimin e bashkëpunimit
me koordinatorët vendorë; përzgjedhjen dhe trajnimin e vullnetarëve së
bashku me koordinatorët vendorë dhe garantimin e përputhjes së duhur të
vullnetarëve dhe familjeve që ndjekin dhe mbikëqyrjen e rasteve të tyre.
Garantimin e burimeve të nevojshme në perspektivë afatshkurtër dhe atë
afatgjatë.
Garantimin e cilësisë së shërbimeve mbështetëse të nevojshme rast pas rasti
për gratë.
Mbikëqyrjen e grave ish-të dënuara.
Krijimin dhe mirëmbajtjen e një rrjeti të përshtatshëm për këtë projekt.
Kontributin për përgatitjen, zhvillimin dhe zbatimin e politikave afatgjata të
mbështetjes së grave në menaxhimin e problemeve të tyre praktike në
familjet e tyre.
Menaxhimin e plotë të të gjitha rasteve të kësaj nisme.
3. Mbështetja për strehimin e grave
Në kuadër të kësaj nisme është ngritur një konvikt për gratë ish-të dënuara, duke
përfshirë dhe ato gra me fëmijë të mitur të cilat nuk kanë pasur mundësi strehimi pas
daljes nga burgu ose për rastet kur kthimi i gruas në mjedisin e mëparshëm është
vlerësuar me rrezik për të dhe/ose për fëmijët e saj.
Kjo nismë përfshin aktivitetet e mëposhtme:
Hapjen e një konvikti për gratë pas lirimit nga burgu i mirëmenaxhuar
profesionalisht.
Zhvillimin e një metodologjie për udhëheqjen e ish-të dënuarës për të
inkurajuar një jetesë të pavarur.
Dhënien e informacionit dhe mbajtjen e marrëdhënieve me publikun për
këtë nismë.
Zhvillimin e ekspertizës dhe të aftësive të menaxherëve të konviktit dhe
mbikëqyrësve të përfshirë në punën individuale me gratë.
~ 182 ~
Krijimin e një baze të fortë të qëndrueshme financiare për të siguruar
vazhdimësinë afatgjatë të projektit duke konsideruar bashkëpunime
institucionale me organet e qeverisjes vendore dhe qendrat rezidenciale
komunitare.
Sigurimin e një mbështetjeje të gjerë politike dhe publike.
Kjo mbështetje, e dhënë në mënyrë individuale dhe të vazhdueshme gjatë kohës që
gruaja është në sistemin e burgjeve dhe më pas, pasi ajo kthehet në shoqëri, nga të
gjithë aktorët që ndihmojnë gruan të menaxhojë dhe t’u japë zgjidhje shumë
problemeve të jetës së saj, është një model i mirë i shërbimeve të specializuara dhe të
integruara të cilat nuk mund të garantohen vetëm nga shërbimi i burgjeve, pa
bashkëpunimin me shërbimin e provës, aktorët e shoqërisë civile dhe shërbimet e
organeve të qeverisjes vendore. Duhet evidentuar fakti se në fazën e pilotimit të
praktikës së mirë holandeze ishin tri OJF-të e specializuara, që realizonin shërbimet
dhe mbështetjen për punësimin, kujdesin dhe strehimin. Tashmë kjo nismë ka
përfshirë në programin kombëtar të platformës së riintegrimit të grave edhe aktorë të
ndryshëm të organeve të qeverisjes vendore dhe/ose të shërbimeve vendore në
komunitetin ku kthehen gratë ish-të dënuara. Shërbimi i provës është përfshirë,
gjithashtu, në zbatimin e programeve të përgatitjes për lirim dhe kujdesit pas lirimit
për gratë ish-të dënuara.
Përparësi në përzgjedhjen e grave që mbështeten përmes kësaj nisme, u është dhënë
grave nga mosha 20 – 50 vjeç, të cilat vijnë nga një e kaluar familjare e vështirë, që
kanë në përgjegjësinë e tyre fëmijë të mitur dhe nuk kanë mbështetjen e familjes ose
të të afërmve të tyre, gra që kanë qenë viktima të dhunës në familje ose vijnë nga
grupe të shoqërisë që kanë përjetuar diskriminim dhe/ose përjashtim social përpara
burgosjes së tyre. Gjithashtu, ndihmohen edhe gratë që kanë një vetëvlerësim të ulët
dhe e kanë të vështirë të orientohen ose të përfitojnë nga shërbimet që ekzistojnë në
shoqërinë e hapur jashtë burgut.
Rezultatet e kësaj nisme kanë qenë shumë premtuese. Kështu, rreth 50-70 gra janë
ndihmuar dhe mbështetur çdo vit. Janë bërë studime për të matur uljen e recidivizmit
dhe ka rezultuar se vetëm 7% e grave të mbështetura përmes kësaj nisme janë
përsëritëse të krimit, ndërkohë që norma mesatare e recidivizmit në Holandë është
rreth 35%.
Kjo nismë ka provuar se është një praktikë e mirë për t’u ndjekur edhe nga sistemi i
burgjeve shqiptare dhe aktorët e tjerë të nevojshëm të sistemit të drejtësisë penale dhe
asaj sociale, ndaj nevojitet një studim fizibiliteti i shërbimeve të integruara ekzistuese
dhe marrja e nismave të ngjashme me praktikën e paraqitur më lart që do të ndihmojë
realisht dhe do të mundësojë kthimin e suksesshëm të grave në shoqëri pas lirimit të
tyre nga institucionet e mbyllura penale.
6.4 Puna kërkimore, planifikimi, vlerësimi dhe rritja e ndërgjegjësimit
Në literaturën bashkëkohore të fushës ekziston një sasi e konsiderueshme e
hulumtimeve dhe studimeve të kryera për shkaqet e krimit, karakteristikat e shkelësve
të ligjit, ndikimin e dënimit me burgim dhe masat alternative dhe ndikimin e
~ 183 ~
programeve të veçanta për nivelin e recidivizmit. Ndërsa vetëm kohët e fundit në
literaturën kryesisht perëndimore kanë filluar të kryhen kërkime shkencore dhe
studime që përqendrohen në politikat gjinore në sistemin e drejtësisë penale, si dhe në
dallimet që ekzistojnë mes grave dhe burrave në konflikt me ligjin dhe, për rrjedhojë,
edhe të nevojave të ndryshme të riintegrimit social të tyre. Në vendin tonë hulumtime
shkencore të këtij lloji fatkeqësisht mungojnë, ndaj merr rëndësi nxitja e hulumtimeve
në fushën e drejtësisë penale, parë nga këndvështrimi gjinor.
Rregullat e Bangkokut, ashtu si Rregullat e Tokios dhe ato të Pekinit përfshijnë një
seksion të veçantë për kërkimin shkencor, planifikimin, formulimin e politikave dhe
vlerësimin, duke pranuar se efektiviteti i politikave dhe programeve të zhvilluara për
riintegrimin dhe trajtimit social të të dënuarve varet nga vlerësimi i realitetit në terren
në secilin vend dhe nga vlerësimi i ndikimit të ndërhyrjeve dhe qasjeve të ndryshme.
Më konkretisht, rregullat 67-68 të Rregullave të Bangkokut i japin rëndësi të madhe
nevojës për kërkime në një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me përballjen e
grave me sistemin e drejtësisë penale. Qëllimi i këtyre rregullave është garantimi që
strategjitë dhe politikat t’u përgjigjen në nivel të përshtatshëm problemeve që
ekzistojnë në këtë drejtim dhe, për rrjedhojë, të ndihmojnë në riintegrimin social të
grave, bazuar në fakte dhe në një kuptim më të mirë të arsyeve, shpesh shumë
komplekse, që çojnë gratë drejt kryerjes së një vepre penale. Një qëllim tjetër i këtyre
rregullave është të rritin ndjesinë dhe ndërgjegjësimin e politikëbërësve ndaj nevojave
të veçanta të grave në konflikt me ligjin dhe, për rrjedhojë, edhe rritjen e efektivitetit
të politikave të ndërmarra. Rregullat, gjithashtu, tërheqin vëmendjen për nevojën për
të ndërmarrë kërkime të tilla për gjendjen e fëmijëve, nënat e të cilëve janë të dënuara,
e cila është një fushë edhe më pak e hulumtuar e, për rrjedhojë, ka nevojë për më
shumë vëmendje.
Rregulla 69 e Rregullave të Bangkokut është e bazuar në të kuptuarit se vlerësimi i
herëpashershëm i efektivitetit të ndërhyrjeve, programeve dhe qasjeve është gjithashtu
thelbësor për zhvillimin, përshtatjen dhe përmirësimin e politikave dhe programeve
rehabilituese dhe riintegruese për gratë në konflikt me ligjin. Kjo është një fushë e
shpërfillur në lidhje me të gjithë të dënuarit, por veçanërisht në lidhje me gratë dhe,
edhe më konkretisht, në lidhje me fëmijët e nënave të dënuara.
Ndërsa rregulla 70 e Rregullave të Bangkokut paraqet një reflektim të vetëdijes në
rritje të rolit kyç që luajnë mediat dhe opinioni publik në formulimin e politikave në
fushën e drejtësisë penale. Sa më i lartë të jetë niveli i mosnjohjes së krimit dhe i
mbajtjes në kontroll të tij, aq më e lartë është frika e krimit dhe, për rrjedhojë, rriten
kërkesat e shoqërisë për dënime të ashpra.
Trajnimi i punonjësve të drejtësisë penale dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe e
ndjeshmërisë së tyre janë, gjithashtu, një kërkesë thelbësore për zbatimin e
standardeve ndërkombëtare dhe të kërkesave të legjislacionit vendës, veçanërisht kur
ato lidhen me politikat e dënimeve dhe të alternativave të dënimit me burgim.
Duke pasur parasysh rëndësinë e punës kërkimore në këtë fushë, e ndjekur nga
planifikimi i politikave të përshtatshme, vlerësimi periodik i efektivitetit të tyre,
trajnimi i punonjësve të organeve të drejtësisë penale dhe rritja e ndërgjegjësimit të
~ 184 ~
mediave dhe opinionit publik në vendin tonë për çështjet që lidhen me gratë në
konflikt me ligjin, mbetet të shqyrtohet situata aktuale dhe të merren masa të
përshtatshme në këto drejtime.
6.5 Përmbledhje e sugjerimeve më të rëndësishme për një politikë
penale të ndjeshme ndaj veçorive specifike të grave që shkelin ligjin
Punimi sjell në vëmendje të dhëna që vijnë nga vendi ynë, Europa dhe bota, të cilat
tregojnë për numrin në rritje të grave të dënuara. Analiza e profilit shoqëror, arsimor,
kulturor dhe penal të grave që shkelin ligjin tregon qartë se shumica e tyre vijnë nga ai
grup shoqëror individësh, të cilët kanë përjetuar një shkallë të caktuar të përjashtimit
social përpara se të vendoseshin në institucionet e mbyllura penale. Argumentet e
sjella në punim tregojnë qartë se paraburgosja/burgosja e grave e thellon përjashtimin
e tyre social dhe përjashton ato gra që nuk kanë përjetuar përjashtim social përpara
burgosjes. Për më tepër, gjatë punimit u analizua edhe fakti se burgosja e grave e bën
shumë të vështirë mbajtjen e lidhjeve të forta me fëmijët, familjen, rikthimin e tyre në
jetën normale pas lirimit dhe rifitimin e të njëjtit status social pas lirimit nga burgu.
Fakti që një përqindje e konsiderueshme e grave të dënuara me burgim në vendin tonë
qëndrojnë nga 10-25 vjet në burg, është një fenomen tejet shqetësues dhe e
vështirëson ri-kthimin e suksesshëm të këtyre grave në shoqëri pas lirimit.
Në pjesën më të madhe gratë që shkelin ligjin, nuk kryejnë vepra penale të dhunshme
dhe, për rrjedhojë, nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Punimi nxjerr në pah se veprat
penale që kryhen shpesh nga gratë, janë ato që njihen ndryshe si veprat penale të
varfërisë, si: mashtrimet, falsifikimet, veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit etj..
Edhe në rastet e veprave penale të vrasjes, në një numër të konsiderueshëm të tyre,
gratë i kanë kryer në kushtet e një dhune sistematike në familje, në kërcënim të jetës
së tyre dhe/ose të fëmijëve të tyre të ushtruar kryesisht nga bashkëshortët.
Shpeshherë politikat ndëshkuese penale të shoqëruara me statusin e dobët ekonomik
të grave që e ka bërë të pamundur garantimin e shërbimeve cilësore ligjore gjatë
procedimit penal, kanë çuar në rritjen e numrit të grave të mbajtura në institucionet e
paraburgimit në pritje të vendimit të formës së prerë të gjykatës. Nga të dhënat e
përftuara për qëllim të këtij punimi u evidentua fakti se mesatarja e qëndrimit të grave
në paraburgim është shumë e gjatë dhe, pa dyshim, efektet e këtyre qëndrimeve të
gjata janë negative te kjo kategori. Për më tepër, ky fakt është një tregues për
shpejtësinë dhe efektivitetin në dhënien e drejtësisë nga organet kompetente kur të
pandehurat janë gra.
Ndërkohë që vetë burgimi është masë ndëshkuese, programet dhe shërbimet e ofruara
në burg marrin rëndësi të madhe për të mundësuar ndërhyrje efektive në jetët e grave
në këndvështrimin afatshkurtër, por sidomos atë afatgjatë të rikthimit të tyre sa më të
suksesshëm në shoqëri. Bazuar në analizën e sjellë në punim del qartë që ka nevojë
për përmirësim të mëtejshëm të këtyre programeve dhe shërbimeve ndaj grave në
burg në mënyrë që ato t’u përgjigjen më mirë nevojave specifike të tyre.
Duke pasur parasysh problematikën e paraqitur më lart, del e nevojshme të rishikohen
politikat dhe praktikat që ndiqen për gratë që shkelin ligjin në vendin tonë me qëllim
~ 185 ~
parandalimin e përshkallëzimit të tendencave të politikave penale më shumë
ndëshkuese sesa ato rehabilituese dhe reduksioniste363
.
Politika penale reduksioniste bazohet te skepticizmi që kanë politikëbërësit dhe
zbatuesit e ligjit tek efektet e mundshme pozitive të burgimit te të dënuarit dhe te
bindja që mbipopullimi në burgje duhet të mbahet në kontroll dhe se nuk duhet shkuar
drejt një politike të ngritjes së më shumë burgjeve për të rritur kapacitetin e
përgjithshëm të tyre. Përkundrazi, studiuesit e fushës sugjerojnë përdorimin e
“strategjive të derës së përparme” ose të “strategjive të derës së pasme” ose të
kombinimit të të dyjave364
.
Strategjitë e derës së përparme përpiqen të kufizojnë prurjen në burgje nëpërmjet
dekriminalizimit të veprave të caktuara penale, kufizimin e përdorimit dhe të gjatësisë
së qëndrimit në institucionet e paraburgimit, kufizimin e përdorimit të dënimeve me
burgim, si edhe zbatimit efektiv të masave dhe dënimeve alternative. Baza e këtyre
strategjive është përdorimi si masë e fundit e arrestit me burg dhe e dënimeve me
burgim. Ndërsa, strategjitë e derës së pasme kanë si qëllim që periudhat e dënimit të
jenë sa më të shkurtra që të jetë e mundur duke inkurajuar përdorimin më të shpeshtë
dhe të gjerë të lirimeve para kohe të të dënuarve365
.
Të dyja llojet e strategjive të politikës penale reduksioniste kanë gjetur mbështetjen e
plotë të një numri të konsiderueshëm të rekomandimeve të Këshillit të Europës366
, të
rekomandimeve të Komitetit për Parandalimin e Torturës367
dhe në një numër të
konsiderueshëm të çështjeve të trajtuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të
Njeriut për gjatësinë e dënimeve dhe mundësitë e lirimit para kohe dhe përdorimin e
masave dhe të dënimeve alternative në përputhje me nenit 5, 8-11 të KDENJ368
-së si
edhe nga një sërë konventash dhe rregullash të Kombeve të Bashkuara369
.
Të dyja llojet e strategjive për një politikë penale reduksioniste duhen mbajtur
parasysh kur administrohen çështjet e grave që shkelin ligjin nga gjithë aktorët
relevantë të drejtësisë penale.
Në paragrafët e mëposhtëm përmblidhen sugjerimet më kryesore të punimit, pa
pretenduar të jenë shteruese:
363
Rutherford, A.: Burgjet dhe procesi i drejtësisë: Sfida reduksioniste, Londër: Heinemann, 1984. 364
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e së drejtës dhe politikës evropiane të burgut, Nju-Jork:
Shtypi i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 87. 365
Po aty. 366
Rekomandimi nr. (99)22 Mbipopullimi në burgje dhe inflacioni i popullatës në burgje; rekomandimi
nr. (80)11 Paraburgimi në pritje të gjykimit; rekomandimi nr. (87)3 Rregullat europiane të burgjeve;
rekomandimi nr. (92)16 Rregullat europiane përmasat dhe sanksionet në komunitet; rekomandimi
nr. (92)17 Konsistenca në dënim; rekomandimi nr. (2003)22 Lirimet me kusht; rekomandimi
nr. (2003)23 Menaxhimi nga administratat e burgjeve të dënimeve me burgim të përjetshëm dhe të
dënuarit e tjerë me dënime afatgjata; rekomandimi nr. (2006)13 Përdorimi i paraburgimit, kushte në të
cilat realizohet dhe garancitë kundër abuzimit; rekomandimi nr. (2006)2 Rregullat europiane të
burgjeve. 367
Raporti i 11 i përgjithshëm i KPT-së [KPT/inf(2001)16]. 368
Van Zyl Smit, D. dhe Snacken, S.: Parimet e ligjit dhe politikës së burgut europian, Nju-Jork: Shtypi
i Universitetit të Oksfordit, 2009, f. 91-99. 369
Për më shumë detaje luteni lexoni kreun e dytë të këtij punimi.
~ 186 ~
Hartimi i legjislacionit të ndjeshëm nga pikëpamja gjinore
Përmirësimi i legjislacionit kombëtar për të reflektuar një qasje të ndjeshme
ndaj problemeve gjinore ka qenë fokus i reformave të këtyre 22 viteve të
fundit. Ndryshimet e fundit të Kodit penal gjatë vitit 2012, siç është sjellë
edhe në kreun tre të këtij punimi, janë hapa pozitivë me qëllim mbrojtjen
kryesisht të grave dhe fëmijëve të cilët janë viktimë e dhunës në familje.
Gjithsesi, mbeten për t’u bërë përmirësime të mëtejshme për dekriminalizimin
e ushtrimit të prostitucionit, përmirësimin e mëtejshëm të dispozitave për
lirimin me kusht etj.
Rregulloret e brendshme në institucionet ku mbahen gratë e dënuara duhet të
reformohen në përputhje me zhvillimet më të fundit me Rregullat e
Bangkokut, për të mos pasur një legjislacion të shkruar në gjuhë neutrale,
por, përkundrazi, një legjislacion që të reflektojë qasjen dhe ndjeshmërinë
gjinore. Më shumë dispozita duhet të riformulohen në këto rregullore me
fokus përmirësimin e instrumenteve vlerësuese të nevojave specifike të grave
të dënuara, instrumenteve klasifikuese specifike për gratë si edhe trajtimin e
veçantë të tyre, sidomos të kategorive, si: gratë shtatzëna, nënat me fëmijë në
gji dhe ato që kanë fëmijë në burgje; gratë që kanë fëmijë të mitur jashtë
institucioneve të mbyllura penale; gratë e paraburgosura, vajzat e dënuara
dhe programet rehabilituese dhe riintegruese për to dhe sidomos ruajtja e
marrëdhënieve me familjen që në momentet e para të paraburgimit; gratë me
kombësi të huaj dhe gratë që u përkasin minoriteteve.
Ndjekja penale dhe procesi gjyqësor i grave që shkelin ligjin – të ndjeshme
nga pikëpamja gjinore
Burgosja e grave nuk duhet të përdoret si masë e parë, por e fundit dhe vetëm
në rastet e domosdoshme kur ato përbëjnë rrezikshmëri të madhe për
shoqërinë. Për më tej, duke i mbajtur gratë jashtë burgjeve, kur burgimi i tyre
nuk është masa e domosdoshme, fëmijët nuk përjetojnë efektet negative të
burgosjes së nënave të tyre, përfshirë këtu edhe institucionalizimin e tyre.
Profesionistët e administrimit të drejtësisë penale, si policia gjyqësore,
prokurorët, gjyqtarët, inkurajohen të bëjnë të mundur devijimin nga procesi i
ndjekjes penale të grave në konflikt me ligjin duke përdorur mjete të tjera
ligjore të tilla si ndërmjetësim mes të pandehurit dhe viktimës, urdhër për
shërbim në komunitet dhe masa të tjera të drejtësisë restauruese.
Inkurajohen gjyqtarët të zbatojnë sa më shumë alternativat e dënimit me
burgim, të parashikuara në Kodin penal, ndaj grave të cilat nuk përbëjnë
rrezikshmëri për shoqërinë dhe që kanë përgjegjësi prindërore ose familjare
etj. Meqenëse një pjesë e mirë e grave në konflikt me ligjin vuajnë nga
trauma të dhunës sistematike në familje dhe ose nga çrregullime mendore të
ndryshme, inkurajohet drejtimi i grave te programet e përshtatshme të
trajtimit të cilat do të adresonin nevojat e tyre specifike. Kjo do të ishte më
efektive sesa vendosja e tyre në mjediset e institucioneve të mbyllura penale.
Inkurajohet sistemi gjyqësor të analizojë dhe të marrë masa konkrete për të
rritur shpejtësinë dhe efektivitetin e dhënies së drejtësisë me të pandehurat
gra.
~ 187 ~
Autoriteteve përkatëse shtetërore (komisioni i ndihmës ligjore falas, këshilli
drejtues i dhomës së avokatëve etj.) u sugjerohet të marrin masa eficiente jo
vetëm për garantimin e shërbimit ligjor falas që në momentet e para të
ndalimit dhe të arrestimit, por edhe për garantimin e një shërbimi sa më
profesional ligjor për gratë në konflikt me ligjin.
Rregulla 61 e Rregullave të Bangkokut “Kur dënojnë gratë në konflikt me
ligjin, gjykatat duhet të kenë kompetencë të marrin parasysh rrethanat
lehtësuese, si: mungesa e një historie penale të mëparshme, relativisht vepër
penale jo e rëndë, natyra e sjelljes kriminale të gruas e parë kjo nga
këndvështrimi i përgjegjësive të kujdesit që kanë gratë dhe rrethanat e tyre të
veçanta”370
, merr rëndësi të veçantë pasi janë një numër i konsiderueshëm i
grave të dënuara të cilat kanë kryer vepra penale të dhunshme kundër
bashkëshortëve të tyre si pasojë e dhunës afatgjatë dhe sistematike të ushtruar
nga ata. Ashtu siç është dhe një numër në rritje i grave që detyrohen ose
marrin përsipër të jenë bashkëpunëtore në një numër të konsiderueshëm të
veprave penale të dhunshme ose vepra të lidhura me substancat narkotike,
ose vepra penale të kryera për shkak të varfërisë së tyre dhe nevojës që ato
kanë për t’iu përgjigjur fëmijëve që ato kanë në kujdes.
Duke marrë parasysh rregullën e mësipërme, inkurajohen avokatët,
prokurorët dhe gjyqtarët të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj rasteve të
grave të rrahura, të kanosura etj., duke pranuar legjitimitetin e sindromës së
gruas së rrahur për të kuptuar veprimet e saj vdekjeprurëse ndaj dhunuesve të
tyre. Për rrjedhojë, autoritetet inkurajohen të krijojnë mundësi të ofrimit të
dëshmive, bazuar mbi ekspertizën e specializuar të dhunës në familje, si edhe
të përdorin, sipas rastit, hapësirat ligjore që ofron Kodi penal për përdorimin
e rrethanave lehtësuese, faktin që këto gra kanë qenë për një kohë të gjatë
viktima të dhunës në familje, krahas edhe rrethanave të tjera lehtësuese që
mund të paraqesë çdo çështje penale me të pandehur gruan.
Në vijim të hapave pozitivë të hedhur në drejtim të reformimit të
legjislacionit penal nga këndvështrimi gjinor, sidomos me ndryshimet gjatë
vitit 2012 të Kodit penal, del e nevojshme të hartohen dhe të zbatohen
politika proaktive të arrestimeve dhe të ndjekjes penale të dhunuesve të grave
dhe fëmijëve, në kuadër të dhunës në familje.
Strategjitë dhe politikat e ndjeshme nga këndvështrimi gjinor në sistemin
e burgjeve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional
Ofrimi i programeve rehabilituese dhe ato që ndihmojnë riintegrimin e
personave të dënuar me heqje lirie mbetet pjesë e misionit të sistemit të
burgjeve dhe një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet grupeve specifike
në burgje, si gratë dhe fëmijët e paraburgosur dhe ata të dënuar. Këto
programe duhet të përfshijnë aktivitete terapeutike, mjekësore, psiko-sociale
dhe mbështetje të vazhdueshme për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje,
për ato që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit mendor, mbështetje
konkrete në periudhën për përgatitje për lirim etj.
370
Në përputhje të plotë me rregullën 3.3 dhe 7.1 të Rregullave të Tokios.
~ 188 ~
Mbajtja dhe forcimi i lidhjes së grave me fëmijët e tyre jashtë burgut janë
nga drejtimet që marrin vëmendje dhe prioritet në programet e trajtimit dhe
mbështetjes që duhet t’u jepen grave nga institucionet penale dhe
institucionet e tjera që kujdesen për rritjen dhe mbarëvajtjen e fëmijëve të
tyre. Bashkëpunim ndërinstitucional mes gjithë aktorëve të përfshirë është
thelbësor për t’ia arritur këtij qëllimi.
Autoritetet e burgjeve inkurajohen të përllogaritin burime të mjaftueshme
financiare për institucionet penale që kanë në kujdesin e tyre gratë në mënyrë
që të mundësohet zbatimi i programeve të larmishme rehabilituese dhe atyre
riintegruese për to.
Reformimi institucional i regjimeve të burgjeve duke garantuar hapjen e
burgjeve me regjime gjysmë të hapura dhe të hapura, mbetet me shumë
rëndësi për rehabilitimin dhe ndihmën konkrete që u jepet grave për t’u
rikthyer suksesshëm në shoqëri pas lirimit. Këto regjime u japin mundësi
shumë të mëdha grave të rivendosin lidhjet me fëmijët e tyre dhe mundësojnë
pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën e fëmijëve; gratë, duke u rikthyer herë
pas here në shoqërinë e lirë, kanë mundësi të punojnë për zgjidhjen dhe/ose
të zgjidhin shumë nga problemet e tyre, si strehimi, punësimi dhe arsimimi i
tyre profesional pasi të kthehen në shoqëri.
Kohët e fundit po flitet për reformimin e mëtejshëm të sistemit të burgjeve
duke synuar privatizimin e këtyre institucioneve publike. Duke marrë
parasysh se sistemi i burgjeve shqiptare ende nuk është i konsoliduar mbi
bazat e një menaxhimi efektiv dhe në përputhje me standardet dhe normat e
të drejtave të njeriut, nevojitet një shqyrtim i plotë i çështjes së privatizimit të
burgjeve shqiptare, qofshin këto edhe të sigurisë së ulët. Analiza dhe
diskutimi i thellë mes specialistëve duhet të shqyrtojë: aspektet që kanë
ndikim të drejtpërdrejtë te mirëqenia e personave të dënuar me heqje lirie,
sidomos te grupet e cenueshme, siç janë gratë, të miturit etj.; ndikimin te
personeli; kostot reale përkundrejt efektivitetit të këtyre shërbimeve, jo
vetëm parë nga këndvështrimi financiar, por edhe nga këndvështrimi i të
drejtave të njeriut; ndikimin që kanë këto institucione në uljen e përsëritjes së
krimit si edhe ndikimin që kanë në shoqërinë e gjerë.
Një nga aspektet që duhet të marrë vëmendje të posaçme në politikat e
ndjeshme gjinore ndaj grave në sistemin e burgjeve, është përgatitja e grave
për lirim që në momentin e parë kur ato vendosen në një institucion të
mbyllur penal, bazuar mbi një plan individual nevojash. Në këtë kuadër
duhet të vendoset një praktikë konkrete bashkëpunimi mes DPB-së,
institucioneve penale ku mbahen gratë, Shërbimit të Provës, zyrave vendore
të punësimit, zyrave pranë komunave dhe bashkive përkatëse që ofrojnë
shërbime sociale për kategoritë në nevojë, OJF-ve të specializuara në
shërbime punësimi, trajnim profesional, kujdesi ndaj gruas dhe për akses në
strehim për gratë pas lirimit.
Për të pasur strategji dhe politika në përputhje me nevojat specifike të grave
në sistemin e burgjeve me qëllim institucionalizimin dhe bashkëpunimin
ndërinstitucional me gjithë aktorët relevantë, sugjeroj që në Drejtorinë e
Përgjithshme të Burgjeve të ngrihet një grup pune me fokus gratë në burgje,
të përbërë nga drejtuesit e institucioneve që kanë në kujdesin e tyre gratë e
dënuara dhe specialistë të fushave të ndryshme. Ky grup pune do të
~ 189 ~
mundësojë hartimin e politikave dhe strategjive të ndjeshme gjinore si edhe
ndërtimin e sinergjive të nismave dhe kontributit të dhënë nga shumë aktorë
të përfshirë në këtë fushë.
Rritja e ndjeshmërisë gjinore të aktorëve të ndryshëm të drejtësisë penale dhe
sociale si edhe ndërgjegjësimi i gjithë opinionit publik
Për t’i ardhur në ndihmë numrit gjithnjë në rritje të grave që e gjejnë veten
viktima të dhunës në familje dhe, në shumë raste, edhe në konflikt me
ligjin, del në pah nevoja e trajnimeve dhe e edukimit vazhdues të të gjithë
personelit mjekësor për të parandaluar, për të diagnostikuar dhe për të
trajtuar rastet e dhunës në familje dhe mbledhjen e provave mjekësore që
kanë vlerë ligjore në një proces gjyqësor për gratë e dhunuara që vrasin
dhunuesit e tyre. Kjo temë duhet të jetë pjesë e programit të detyrueshëm të
institucioneve arsimore ku diplomohen mjekët dhe infermierët e ardhshëm.
Avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët kanë nevojë të trajnohen edhe më tej për
të rritur ndjeshmërinë gjinore në rastet kur e pandehura e çështjes është
grua, për të zbatuar dispozitat ligjore dhe masat e nevojshme drejt një
politike penale rehabilituese dhe reduksioniste në përputhje me specifikat e
çështjes dhe profilin e nevojat e grave që shkelin ligjin.
Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të rasteve të dhunës në familje
dhe të rasteve të vrasjeve të bashkëshortëve të grave të dhunuara,
mekanizmat referues të ngritur në kuadër të dhunës në familje duhet të kenë
rol proaktiv në shpërndarjen e informacionit dhe ofrimin e shërbimeve të
ndryshme për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre. Gratë kanë nevojë të
kenë më shumë informacion për burime alternative, ndaj dhe mbetet
përparësi rritja e ndërgjegjësimit të tyre. Shërbimet e mekanizmave referues
duhet të garantojnë sigurinë fizike, ndihmë ligjore, psikologjike dhe
alternativa për të rifilluar një jetë të re larg dhunuesit, si aftësimi
profesional, gjetja e një punësimi dhe një banese ku mund të jetojë nëna dhe
fëmijët e dhunuar.
Trajnimi vazhdues i personelit në institucionet e mbyllura penale që
punojnë drejtpërdrejt me gratë e paraburgosura/të dënuara mbetet tejet i
rëndësishëm në përftimin dhe konsolidimin e aftësive me qëllim
menaxhimin efektiv të grave duke i përshtatur programet e trajtimit sipas
specifikave të grave në kujdesin e tyre. Inkurajohet, gjithashtu, shtimi i
numrit të personelit femër në institucionet ku mbahen gratë.
Puna kërkimore dhe vlerësimet periodike të llojeve të strategjive të
ndjekura në kuadër të një politike penale të ndjeshme ndaj probleme gjinore
të grave në konflikt me ligjin mbetet një nga fushat e investimit të energjive
të aktorëve përgjegjës për hartimin e politikave penale në vendin tonë.
Autoritetet e administrimit të drejtësisë penale duhet të kuptojnë rolin kyç
që luajnë mediat dhe opinioni i gjerë publik në formulimin e politikave në
fushën e drejtësisë penale, ndaj duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje
ndarjes së informacionit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të medias dhe publikut
të gjerë për kriminalitetin, ruajtjen e sigurisë publike dhe politikat penale
rehabilituese dhe reduksioniste. Sa më i lartë të jetë niveli i mosnjohjes së
krimit dhe i mbajtjes në kontroll të tij, aq më e lartë është frika e krimit dhe,
për rrjedhojë, rriten kërkesat e shoqërisë për dënime të ashpra.
~ 190 ~
6.6 Mendime përmbyllëse
Në përfundim, doja të theksoja se ato çka kanë ndarë me mua gratë e paraburgosura
dhe ato të dënuara për qëllim të këtij studimi, tregojnë qartë për një drejtësi penale
të ashpër dhe fatkeqësisht ende të pandjeshme ndaj situatave të veçanta të grave në
konflikt me ligjin në vendin tonë.
Një tjetër tregues i inefektivitetit të institucioneve sociale për t’i dhënë fund dhunës
në familje ndaj grave janë historitë e grave, viktimë e dhunës në familje, që kanë
vrarë dhunuesit e tyre dhe sot janë duke kryer dënimin në sistemin e burgjeve
shqiptare.
Të gjithë ne duhet të mësojmë nga përvojat e tyre me qëllim që të shpëtojmë më
shumë jetë, të ulim nivelin e dhunës në familje dhe frikën që shpërndan kjo
dukurinë gjithë shoqërinë shqiptare.
Gratë në konflikt me ligjin, historitë e të cilave janë marrë në shqyrtim në këtë
studim, ngrenë shqetësimin e tyre real se institucionet e drejtësisë sociale dhe asaj
penale duhet të gjejnë rrugët e efektshme për politika gjinore dhe ndjeshmëri më të
lartë ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
~ 191 ~
Bibliografia
Agjencia e Institucioneve të Korrektimit, Holandë, (2010) Të dhëna zyrtare për projektin
“Balancing the Future, a New Challenge”. Tërhequr më 15 mars 2011 nga
www.toekomstinbalans.nl; dhe www.transitions-in-prison.net
Anastasi, A., (2001). Kanuni i Zhurisë. Studime juridike, 1, fq. 73-81.
Anastasi, A., etj., (2012). Barazia gjinore dhe mos-diskriminimi. Tiranë: Botimet Pegi. Fq. 121,
124, 141, 154-155.
Ardener, S., (1978). Përkufizimi i grave. Londër.
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fondi 347. Dosja 23, viti 1914.
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fondi 317. Dosja 11, viti 1917.
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fondi 152, dosja 928, dosje 379, viti 1921.
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fondi 152, dosja 923, viti 1923.
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi 152, dosje 837, dosje 838, viti 1927.
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi. 379, dosje 8, viti 1929.
Arkivi Qendror i Shqipërisë, Fletore Zyrtare nr. 57 datë 27 shtator 1933.
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi. 152, dosje 29, viti 1939.
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi. 155, dosje 1453, viti 1941.
Arkivi Qendror i Shqipërisë Fondi. 155, dosje 1242, viti 1942.
Arkivi Qendror i Shtetit Fondi. 492, dosje 21, viti 1953.
Arkivi Qendror i Shtetit Fondi. 492, Prokuroria e Përgjithshme, dosje 96, viti 1974.
Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Fondi Dega e kampeve dhe burgjeve, dosja 47, viti 1956.
Atabay, T., (2012). Udhëzuesin e Rregullave të Kombeve të Bashkuara për gratë e dënuara dhe
masat jo me burgim për gratë e dënuara, Rregullat e Bangkokut. Botim i Reformës penale
ndërkombëtare (Penal Reform International, PRI). Fq. 5. Tërhequr nga më 15 gusht 2012
http://www.penalreform.org/publications/bangkok-rules-guidance-document-and-index-
compliance
Austin, J., & Coventry, G., (2001). Çështje që lindin nga burgjet e privatizuara. Nju Jork:
Departamenti i shtetit të SH. B. A.-së. Botim i Byrosë së mbështetjes së drejtësisë. Tërhequr më 15 prill 2011 nga https://www.ncjrs.gov
~ 192 ~
Avokatit të Popullit, (2010). Raporti i vjetor, 2010, 2011. Tiranë. Fq. 143, 151, 153. Tërhequr më
15 prill 2011 nga http://www.avokatipopullit.gov.al/
Bastic, M., & Townhead L., (2008). Gratë në burgje- një komentar i rregullave standard minimum të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të dënuarve. Gjenevë: Zyra e Kombeve të
Bashkuara Quaker. Fq. 3-4. Tërhequr më 15 prill 2011 nga
http://www.quno.org/geneva/pdf/humanrights/women-in-prison/WiP-CommentarySMRs200806-
English.pdf
Belknap, J., (2007). Gruaja e padukshme: gjinia, krimi dhe drejtësia. (Botim i tretë). Kaliforni.
Benda, B. B., (2005). Ndryshimet gjinore në teorinë e recidivizmit: një analizë e mbijetesës.
Revistë ndërkombëtare e Terapisë së të dënuarve dhe kriminologjia krahasuese, 49, fq. 325-342.
Bloom, B., & Owen B., & Covington, S., (2003). Strategjitë e ndjeshme gjinore: kërkime, praktika dhe drejtim, parimet për gratë e privuara nga liria. Uashington, D. C.: Departamenti i Drejtësisë,
Instituti Kombëtar i Korrektimeve.
Bloom, B., & Owen, B., & Convington, S., (2004). Gratë e dënuara dhe efektet gjinore të
politikave publike. Rishikim i punës kërkimore të politikave, 21, fq. 31-48.
Bloom, B., & Owen, B., & Convington, S., & Raeder, M., (2002). Strategjitë e ndjeshme ndaj
gjinisë: Punë kërkimore dhe parimet drejtuese për gratë e dënuara. Fq. 28-30.
Boers, K., (2003). Krimi, frika e krimit dhe mënyrat e kontrollimit të krimit në dritën e anketimeve të viktimave dhe studimeve të tjera empirike. Artikull i prezantuar në Konferencën e 22-të
shkencore të Këshillit të Evropës, Strasburg, 24-26 Nëntor 2003. Fq. 20
Bradely, T., (2001). Përjashtimi social. Fjalori i kriminologjisë, Sage. Londër: Shtypi Sage.
Fq. 275-276.
Browne, A., (1987). Kur gratë e rrahura vrasin. Nju Jork dhe Londër.
Byroja e statistikave të drejtësisë, (1999). Raport i veçantë “Gratë e dënuara”. Uashington, D.C.
Covington, S., (1998). Teoria e marrëdhënieve e zhvillimit psikologjik të grave. Implikimet në sistemin e drejtësisë penale. Në Zaplin, R.T., (Red.): Gratë e dënuara: Perspektivat kritike dhe
ndërhyrjet efektive. Fq. 113-128.
Coyle, A., (2002). Drejtimi i burgjeve në kohë ndryshimesh. Londër: Qendra ndërkombëtare e
studimeve në burgje.
Departamenti i Komisionit të Korrektimeve për çështjet e grave dhe zyra e politikave për to,
(2008). Thyerja e rrethit, rindërtimi i jetëve – analiza gjinore e programeve dhe shërbimeve për gratë e privuara nga liria në Qarkun e Santa Klarës. Santa Klara: Departamenti i Komisionit të
Korrektimeve për çështjet e grave dhe zyra e politikave për to, fq. 24.
Dowd, M., (1991). Shpërndarja e miteve për “Mbrojtjen e gruas së rrahur”: Drejt një kuptimi të ri.
Revista e së drejtës urbane Fordham, 19(3), artikulli 2, fq. 574, 576, 577, 579, 580.
Downs, D., (1996). Më shumë sesa viktima: Gratë e rrahura, sindroma e shoqërisë dhe e ligjit. SH.B.A.
Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve., (Shtator 2011). Të dhënat zyrtare mbi popullatën në burgje
dhe gratë. Tërhequr më 12 dhjetor 2011 nga
http://www.dpbsh.gov.al/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=272
~ 193 ~
Elezi, I., (1998). Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri. Tiranë: Albin.
Elezi, I., (2009). Vështrim i shkurtër historik i drejtësisë penale në Shqipëri dhe sfidat para saj.
Revistë juridike shkencore, Justiniani I, 1, Fq. 8, 10, 15.
Elezi, I., & Hysi, V., (2001). Politika penale. Tiranë. Fq. 81.
Elezi, I., & Hysi, V., (2006). Politika kriminale. Tiranë: Botimet Pegi. Fq. 190.
Ewing, Ch. P., (1987). Gratë e rrahura që vrasin: Vet-mbrojte psikologjike si justifikim ligjor.
Leksington.
Fischer, J. B., (1999). Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945. Tiranë: Shtëpia botuese Çabej.
Fq. 70-71, 73.
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, (2008). Raporti i monitorimit të Shqipërisë në
procesin e Stabilizim Asociimit. Tiranë: Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros, fq.
66.
Fondacioni i Shoqërisë së hapur për Shqipërinë, (2011). Raporti i monitorimit qytetar 2011–Plani i veprimit në adresimin e 12 prioriteteve të opinionit të KE-së për Shqipërinë. Tiranë: Fondacioni
shoqëria e hapur për Shqipërinë. Fq. 133.
Gilligan, C., (1982). Me një zë tjetër: teoria psikologjike dhe zhvillimi i grave. Cambridge.
Gönczöl, K., (2002). Politikat penale si pjesë e politikës. (Hungarisht). Jogtudományi Közlöny, 5,
Fq. 98-120.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.(pa datë). Mbi gruan që ka qenë subjekt dhune në
familje. Tërhequr më 12 dhjetor 2012 nga http://www.echr.coe.int.
Holtfreter, K., & Reisig, M. D., & Morash, M., (2004). Varfëria, kapitali shtetëror dhe recidivizmi
tek gratë e dënuara. Kriminologjia & Politikat publike, 3, Fq. 185-208.
Hondagneu – Sotelo, P., (1996). Gratë imigrante dhe puna e paguar shtëpiake: Kërkim, Teori dhe
aktivizëm. Gjetur tek Heidi, G., (ed). Feminizmi dhe ndryshimi social: Ndërthurja mes teorisë dhe praktikës. SH. B. A.: Universiteti i Ilinois, Çikago,
Hysi, V., (2005). Kriminologjia. Tiranë: Botim i KRISTALINA-KH. Fq. 205.
Instituti i Statistikave, (2009). Shqipëri, Dhuna në familje në Shqipëri: Vrojtim kombëtar me bazë popullatën. Tiranë
Instituti Evropian i Tiranës, (2011). Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri: Raport monitorimi 2011 për kujdesin ndaj shëndetit mendor në sistemin e burgjeve. Fq. 40, 124.
Jung, H., (2003). Organizatat qeveritare dhe ndikimi tek perceptimi i publikut të gjerë për krimin
dhe kontrollimin e tij. Artikull i prezantuar në Konferencën e 22-të shkencore të Këshillit të
Evropës, Strasburg, 24-26 Nëntor 2003.
Kanuni i Zhurisë. (1914, 13 – 15 Shkurt). Përlindja e shqipnies, 1.
Kaplan, A. G., (1984). Vetja në marrëdhënie: Implikimet për depresionin e grave. Wellesley.
Kassebaum, P. A., (1999). Trajtimi zëvendësues i substancave për gratë e privuara nga liria – Udhëzues drejt praktikave premtuese. Departamenti i SH.B.A. për shëndetin dhe shërbimet
njerëzore.
~ 194 ~
Kerezsi, K., (2004). Siguria njerëzore në Evropën Jug-lindore. Budapest: Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti ELTE. Fq. 101-120.
Kesteven, S., (2002). Gratë që sfidojnë: gratë e privuara nga liria dhe çështjet e problemeve mendore. Nacro. Fq. 1. Tërhequr më 15 prill 2011 nga
https://www.nacro.org.uk/data/files/women-who-challenge-02-949.pdf
Këshilli i Evropës, (1980). Rekomandimi nr. (80)11 mbi Paraburgimi në pritje të gjykimit.
Tërhequr më 12 prill 2011nga http://eurlex.europa
Këshilli i Evropës, (1992). Rekomandimi nr. (92)16 për Rregullat evropiane lidhur me masat dhe
sanksionet në komunitet. Tërhequr më 21 mars 2011 nga https://wcd.coe.int/
Këshilli i Evropës, (1992). Rekomandimi nr. (92)17 mbi Konsistenca në dënim. Tërhequr 21 mars
2011 nga http://eurlex.europa.eu/
Këshilli i Evropës, (1999). Rekomandimi nr. (99)22 mbi Mbipopullimi në burgje dhe inflacioni i
popullatës në burgje. Tërhequr 21 mars 2011 nga http://wcd.coe.int/
Këshilli Evropian, (2001). Gjetjet e Presidencës. 14-15 dhjetor 2001, Laeken. Tërhequr më 15
prill 2011 nga http://ec.europa.eu/governance/impact/background/docs/laeken_concl_en.pdf
Këshilli i Evropës, (2003). Rekomandimi nr. (2003)22 mbi Lirimet me kusht. Tërhequr 21 mars
2011 nga http:// wcd.coe.int/
Këshilli i Evropës, (2003). Rekomandimi nr. (2003)23 mbi Menaxhimi nga administratat e
burgjeve të dënimeve me burgim të përjetshëm dhe të dënuarit e tjerë me dënime afat-gjata.
Tërhequr 21 mars 2011 nga http:// wcd.coe.int/
Këshilli i Evropës, (2004). Konventa evropiane për parandalimin e torturës dhe trajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor dhe poshtërues. Tërhequr më 15 prill 2011 nga
http://conventions.coe.int/Treaty/
Këshilli i Evropës, (2004). Rekomandimi i Këshillit Evropian për Zbatimin e politikave të
punësimit nga vendet anëtare të BE-së (2004/741/EC). Tërhequr më 12 prill 2011 nga
http://eurlex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2004:326:0047:0063:EN:PDF
Këshilli i Evropës, (2004). Rekomandimi nr. (87)3 mbi Rregullat evropiane të burgjeve. Tërhequr
më 12 prill 2011 nga http://eurlex.europa.eu/
Këshilli i Evropës, (2006). Rekomandimi (2006)2 mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve, Komiteti i
Ministrave të Këshillit të Evropës. Tërhequr më 12 prill 2011 nga https://wcd.coe.int/
Këshilli i Evropës, (2006). Rekomandimi nr. (2006)13 mbi Përdorimi i paraburgimit, kushte në të cilat realizohet dhe garancitë kundër abuzimit. Tërhequr më 12 prill 2011 nga https://wcd.coe.int/
Këshilli Quaker për punët evropiane, (2007). Gratë në burgje- një rishikim i kushteve të vendeve
anëtare të Këshillit të Evropës. Fq. 8, 25-29. Tërhequr më 15 prill 2011 nga http://www.qcea.org/.
Këshilli Quaker për Punët Evropiane, (2011). Rehabilitimi social i ish-të dënuarve. Fq. 1.
Këshilli për administrimin e drejtësisë penale dhe mbrojtjen e të miturve, (2010). Trajtim i
përshtatshëm – parimet se si duhen trajtuar personat e privuar nga liria. Hagë: Këshilli për
administrimin e drejtësisë penale dhe mbrojtjen e të miturve, “Raad voor Strafrechtstoepassing en
Jeugdbescherming”. F. 2, 3, 5, 7, 9, 10,11. Tërhequr më 15 dhjetor 2011 nga http://www.rsj.nl/ .
~ 195 ~
Kodi penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. (1977). Tiranë: Shtëpisë botuese 8
nëntori.
Kodi i procedurës penale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. (1977). Tiranë.
Komiteti i Parandalimit të Torturës, (2001). Raporti i 11 i Përgjithshëm i Komitetit të
Parandalimit të Torturës. [KPT/inf (2001)16]. Tërhequr më 27 janar 2011 nga
http://www.cpt.coe.int.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (2006). Raporti i të drejtave të njeriut në Shqipëri. Tiranë: Komiteti
Shqiptar i Helsinkit. Tërhequr nga më 24 shtator 2011 http://www.ahc.org.al.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (2010). Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale.
Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit. fq. 37-38, 41-42, 44. Tërhequr nga http://www.ahc.org.al.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (Dhjetor 2011). Raport mbi situatën e respektimit të të drejtave të
njeriut në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Fq. 6. Tërhequr më 12 Dhjetor 2012 http://www.ahc.org.al.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (2013). Mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në drejtoritë dhe komisariatet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe ekzekutimit të vendimeve penale, maj-
nëntor 2012. Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Fq. 36-38. Tërhequr më 24 janar 2013 nga
http://www.ahc.org.al.
Komisioni Evropian, (2008). Raport progresi për Shqipërinë 2008. Bruksel: Komisioni Evropian.
Fq. 12. Tërhequr më 24 shtator 2011 nga http://ec.europa.eu/.
Komisioni Evropian, (2009). Raport progresi për Shqipërinë 2009. Bruksel: Komisioni Evropian.
Fq. 14. Tërhequr më 24 shtator 2011 nga http://ec.europa.eu/.
Komisioni Evropian, (2010). Opinioni i KE-së për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në
Bashkimin Evropian. Tërhequr më 12 Dhjetor 2011 nga http://eeas.europa.eu/delegations/albania/
Komisioni Evropian, (2011). Raport progresi për Shqipërinë 2011. Bruksel: Komisioni Evropian.
Fq. 6, 15-16. Tërhequr më 24 nëntor 2011 nga http://ec.europa.eu/.
Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. (1976). Tiranë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (1998).Tiranë.
Lafave, W.R., & Scott A.W., (1986). Mbrojtja e papërgjeshmërisë dhe juria. Revista E drejta penale, 4.5.
Lelkes, O., (2003). Të qenurit jashtë dhe të qenurit brenda. Szociológiai Szemle, 4. fq. 89-90.
Leskoviku, M., & Papavangjeli, E., (2011). Mbi vlerësimin e mekanizmit të kërkesë-ankesës në
institucionet e privimit të lirisë. Tiranë: Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Fq. 43-44. Tërhequr më
30 qershor 2012 nga http://www.ahc.org.al/
Levay, M., (2007). Përjashtimi social: Një koncept në lulëzim në kriminologjinë bashkëkohore;
Përjashtimi social dhe krimi në Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjendet tek Politikat penale,
reformat në drejtësi dhe përjashtimi social, 48, fq. 7. Helsinki: Institutit evropian i parandalimit
dhe kontrollit të krimit, HEUNI.
Liebling, A., & Price, D., (2001). Punonjësi i burgut. Revista e shërbimit të burgjeve. Lejhill.
Ligji për organizimin gjyqësor. Fletore zyrtare nr. 20, korrik 1951.
~ 196 ~
Ligji Nr. 7895, 21 Janar 1995, `Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë`, i ndryshuar. Tërhequr më
15 maj 2011 nga http://www.justice.gov.al/
Ligji Nr. 7905, 21 Mars 1995, `Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë`, i ndryshuar.
Tërhequr më 15 maj 2011 nga http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 8328, 16 Prill 1998, `Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgosurve`, i ndryshuar. Tërhequr më 15 maj 2011 nga http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 8331, 21 Prill 1998, `Për ekzekutimin e vendimeve penale` i ndryshuar. Tërhequr më
15 maj 2011 nga http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 8454, 02 Prill 1999, `Për Avokatin e Popullit`, i ndryshuar. Tërhequr më 15 maj 2011 nga
http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 8678, 14 Maj 2001, `Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtës`
i ndryshuar. Tërhequr më 15 maj 2011 nga http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 10032, 11 Dhjetor 2008, `Për policinë e burgjeve`. Tërhequr më 15 maj 2011 nga
http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 10 295, 1 Korrik 2010, `Për faljen`. Tërhequr më 15 maj 2011 nga
http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 10039, 22 Dhjetor 2010, `Për ndihmën juridike`. Tërhequr më 15 maj 2011 nga
http://www.justice.gov.al/
Ligji nr. 9669, 18 dhjetor 2006, `Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare`.
Lombardo, L. X., (1989). Rojet e burgosur: Punonjësit e burgjeve gjatë punës. Nju Jork: Botimet
Elsevier.
McClellan, D. S., & Farabee, D., & Crouch, B. M., (1997). Viktimizimi i hershëm, përdorimi i
drogës dhe kriminaliteti: Një krahasim i të dënuarve burra e gra. Drejtësia Penale dhe sjellja 24,
fq 455-476.
Miklós, L., (2007). Përjashtimi social: një koncept në lulëzim i kriminologjisë bashkëkohore.
Përjashtimi social dhe krimi në Evropën Qendrore dhe Lindore. Finlandë: Instituti evropian i
parandalimit dhe kontrollit të krimit. Fq. 9, 12, 14.
Miller, J. B., (1976). Drejt një psikologjie të re të grave. Boston.
Ministria e Drejtësisë, Vjetari statistikor 2005, 2006, 2008, 2009, 2010. Tërhequr më 15 maj 2011
nga http://www.justice.gov.al
Ministria e Drejtësisë (Urdhër i ministrit të Drejtësisë) nr. 3052/1, datë 25.5.2005, Për rregullat e
sjelljes për punonjësit e sistemit të paraburgimit dhe të burgjeve. Tërhequr më 12 shkurt 2011 nga
http://www.dpbsh.gov.al/
Ministria e Drejtësisë (Urdhër i ministrit të Drejtësisë) nr. 5280, datë 7.6.2010, Rregullore e
brendshme e I.E.V.P. Jordan Misja, Tiranë. Tërhequr më 12 shkurt 2011 nga
http://www.dpbsh.gov.al/
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, (2008). Strategjia kombëtare e
barazisë gjinore dhe dhunës në familje (2007-2010). Tiranë: Botimet Pegi. fq. 18. Tërhequr më 12
Dhjetor 2012 nga http://www.osce.org/sq/albania/32828
~ 197 ~
Morash, M., & Bynum, T. S., & Koons, B., (1998). Gratë e privuara nga liria: Programimi,
nevojat dhe qasjet premtuese. Uashington D. C.: Departamenti i Drejtësisë, Instituti Kombëtar i
Korrektimeve. Fq. 1.
OKB., (1955). Tërësia e rregullave minimum Për trajtimin e të burgosurve. Tërhequr më 12
shkurt 2011 nga http://www2.ohchr.org/english/law/
OKB., (1990). Parimet bazë për trajtimin e të dënuarve. Tërhequr më 12 dhjetor 2011 nga
http://www2.ohchr.org/english/law/
OKB., (1988). Tërësia e parimeve Për mbrojtjen e të gjithë personave ndaj çdo forme ndalimi apo
burgimi. Tërhequr më 27 prill 2011 nga http://www2.ohchr.org/english/law/
OKB., (1990). Rregullat standard minimum të Kombeve të Bashkuara për masat jo-ruajtëse
(Rregullat e Tokios) e adoptuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 45/110. Tërhequr më
28 prill 2011 nga http://www2.ohchr.org/english/law/tokyorules.htm
OKB., (2000). Rregullat e Stambollit. Bashkëlidhur Rezolutës 2000/43 të Komisionit për të
Drejtat e Njeriut. http://www.unhcr.org/refworld/docid/3b00f2a48.html
OKB., (2001). Deklarata e Vjenës për krimin dhe drejtësinë: Përballja e sfidave të shekullit të XXI-të: e adoptuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e 17 Janarit 2001. Tërhequr më 12
shkurt 2011 nga http://www.unodc.org/pdf/crime/a_res_55/res5559e.pdf.
OKB., (2002). ECOSOC Rezoluta 2000/14. Për Parimet bazë të përdorimit të programeve të
drejtësisë restauruese në çështjet penale: Tërhequr më 12 dhjetor 2011 nga http://www.unicef.org/
OKB., (2002). Plani i veprimit për zbatimin e Deklaratës së Vjenës për krimin dhe drejtësinë:
Përballja e sfidave të shekullit të XXI-të. Tërhequr më 17 mars 2012 nga http://www.unodc.org/
OKB., (2003). Të drejtat e njeriut në administrimin e drejtësisë . Tërhequr më 12 prill 2011 nga
http://www2.ohchr.org/
OKB., (2006). Deklarata e Bangkokut për sinergjitë dhe reagimet: Aleancat strategjike në parandalimin e krimit dhe drejtësinë penale. Tërhequr më 17 mars 2012 nga
http://www.unodc.org/pdf/crime/congress11/BangkokDeclaration.pdf
OKB., 2006. Intensifikimi i përpjekjeve për të eliminuar të gjitha format e dhunës kundër grave: e
adoptuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e 2 gusht 2010. Tërhequr më 17 mars 2012
nga http://www.unhcr.org/.
OKB., (2008). Të drejtat e fëmijës. Tërhequr më 12 gusht 2011 nga www.unicef.org/crc/
OKB., (2010). Rregullat për trajtimin e grave të dënuara dhe masat jo-me-burgim për gratë e
dënuara (Rregullat e Bangkokut). Tërhequr më 17 mars 2012 nga http://www.un.org/
Pagelow, M. D., (1992). Viktimat e rritura të dhunës në familje. Revistë e dhunës ndër-personale, 7:87-120.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Tërhequr më 12 qershor 2012 nga
http://www.hrrp.eu/alb/docs/CCPR-a.pdf
Parimet bazë për trajtimin e të dënuarve (Kombet e Bashkuara, 1990).
http://www2.ohchr.org/english/law/
Parimet bazë të përdorimit të programeve të drejtësisë restauruese në çështjet penale (Kombet e
Bashkuara, 2002). ECOSOC Rezoluta 2000/14. http://www.unicef.org/
Parlamenti Evropian, (2008). Rezoluta Për situatën e veçantë në burgje dhe influenca që ka burgosja e prindërve në jetën sociale dhe atë familjare. Tërhequr më 12 mars 2012 nga
http://www.europarl.europa.eu/oeil/
~ 198 ~
Plani i veprimit për zbatimin e Deklaratës së Vjenës për krimin dhe drejtësinë: Përballja e sfidave
të shekullit të XXI-të (Kombet e Bashkuara, 2002). http://www.unodc.org/
Poyner, Ch., (2012). Privatizimi i burgjeve do të jetë skandal kombëtar. Gazeta The Guardian. Tërhequr më 27 Dhjetor 2012 nga http://www.guardian.co.uk
Prokuroria e Përgjithshme e RSH-së, Raporti zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm 2007; 2008; 2009; 2010, mbajtur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Qendra Ndërkombëtare për studime në burgje, ICPS, (2011). Të dhëna zyrtare për popullatën në burgje në Evropë dhe Shqipëri. Tërhequr më 12 dhjetor 2012 nga
http://www.prisonstudies.org/info/worldbrief/
Qendra e trajtimit të abuzimit me substancat, (1999). Trajtimi i abuzimit të substancave për gratë
e privuar nga liria: Udhërrëfyes i praktikave premtuese (Botimi i dyte). Uashington, D.C.:
Departamenti i Shëndetësisë dhe shërbimet njerëzore, shërbimet e administratës për abuzimet me
substancat dhe shëndetin mendor. Fq. 40.
Rregullorja e Burgjeve, Fletore Zyrtare, 57, 27 shtator 1933.
Ritchie, B., (1996). Kurthi gjinor i grave të dhunuara me ngjyrë. Londër.
Russell, B., (2010). Sindroma e gruas së rrahur si mbrojtje ligjore. Histori, efektivitet, pasoja.
SH.B.A. Fq. 91,117, 119, 124.
Rutherford, A., (1984). Burgjet dhe procesi i drejtësisë: Sfida reduksioniste. Londër: Heinemann.
Salisbury, E., & Van Voorhis, P., & Wright, E., (2006). Ndërtimi dhe vlerësimi i instrumentit të riskut/nevojave për gratë e dënuara në Misuri dhe Maui. Prezantuar në Takimin vjetor të Shoqatës
amerikane të kriminologjisë. Los Anxhelos.
Schram, P. J., & Morash, M., (2002). Vlerësim i programit për aftësitë për jetën për gratë e
dënuara në Michigan. Revistë e rehabilitimit të të dënuarve, 34. Fq. 47-70.
Schuller, R. A., & Vidmar, N., (1992). Provat në sallën e gjyqit të sindromës së gruas së rrahur:
Një rishikim i literaturës. Ligji dhe sjellja njerëzore, 16. fq. 273-291.
Seligman, M. E. P., (1975). Pafuqia: Mbi depresionin, zhvillimin dhe vdekjen. San Francisco.
Shaw, M., & Dubois, Sh., (1995). Të kuptojmë dhunën e grave: një rishikim i literaturës. Tërhequr
më 23 qershor 2012 nga Kanada. http://www.csc-scc.gc.ca/
Sparks R. F., Bottoms A., Hay W., (1996). Burgjet dhe problemi i rendit. Oksford: Shtypi
Klarendon.
Sykes, G.,(1958). Shoqëria e të kapurve: Një studim i një burgu të sigurisë se lartë. Prinstoun:
Shtypi i Universitetit Prinstoun.
Sydney, L., (2005). Strategjitë e ndjeshme ndaj gjinisë. Uashington, D.C.: Departamenti i
Drejtësisë, Instituti Kombëtar i Korrektimeve. Fq. 18.
Sufaj F., (2000). Historia e Burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit të XX. Tiranë. fq. 17, 34, 44,
56-57, 62, 105, 127.
Sufaj, F., (2008). Ekzekutimi i vendimeve penale, aspekte historike në përqasje me problemet
aktuale. Jeta juridike, 3. fq. 9, 17, 20, 21.
~ 199 ~
Sufaj, F., (2009). Reformimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri në raport me standardet e
Bashkimit Evropian. Revista Shqiptare për Studime Ligjore, IV. Fq. 2.
Sufaj F., (2012). Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 1945-1990
(Temë doktorate, Fakulteti i histori Filologjisë, 2012). Fq. 88. Tërhequr më 12 dhjetor 2012 nga
http://www.fhf.edu.al .
Surt Association, (2005). Integrimi i grave dhe burgu. Barcelona: Botim i Aurea Editores S.L.
Fq. 17, 18, 19, 23, 26, 28, 31,37.
Trusti i reformës në burgje, (2010). Dosja me fakte për burgjet. Konferenca Bromely. Fq. 4.
Van den Brand, J., & Boeij, C., & Papavangjeli, E., & Sufaj, F., (Prill 2009). Drejtimi human
i burgjeve: Manual për drejtimin e lartë në burgje. Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kapitulli
I, fq. 1. Kapitulli II, fq. 2. Kapitulli IV, fq. 3.
Van Voorhis, P., & Presser, L., (2001). Klasifikimi i grave të dënuara: Një vlerësim kombëtar
i politikave aktuale. Uashington, D.C. Instituti Kombëtar i Korrektimeve. Fq. 4, 24.
Van Voorhis, P., (2005). Klasifikimi i grave të dënuara – Qasje të ndjeshme ndaj gjinisë për vlerësimin e riskut/nevojave. Sh.B.A, Universiteti i Cincinatit. Fq. 1.
Van Zyl Smit, D., & Snachen, S., (2009). Parimet e së drejtës dhe politikës evropiane të burgut. Oksford: Universitetit Oksfordit. Fq. 87, 91-99, 183-184.
Van Zyl Smit, D., & Dünkel, F., (2001). Dënimi me burgim sot dhe nesër – këndvështrimi
ndërkombëtar për të drejtat e të dënuarve dhe kushtet në burgje. Hagë: E drejta ndërkombëtare
Kluwer.
Vendimi i Këshillit të Ministrave(VKM) nr. 303, 25 Mars 2009, ‘Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve’, i ndryshuar. Tërhequr më 12 mars 2011 nga http://www.dpbsh.gov.al/
Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 302, 25 Mars 2009, ‘Rregullorja Për standardet dhe
procedurat e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative si dhe organizimin dhe
funksionimin e shërbimit të provës’. Tërhequr më 12 mars 2011 nga http://www.dpbsh.gov.al/
Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), 06 Prill .2011, ‘Për përfshirjen e personave të dënuar
me burgim dhe të paraburgosurve në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë’. Tërhequr më
12 mars 2011 nga http://www.dpbsh.gov.al/
Young, J., (1999). Shoqëritë përjashtuese. Londër: Shtypi Sage. Fq. 26
UNDOC, (2008). Manual për drejtuesit e burgjeve dhe politikë-bërësit lidhur me gratë dhe
burgosjen. Seria e manualeve të Drejtësisë Penale. Nju Jork: Botim i UNDOC. Fq. 4, 82-84.
Tërhequr më 12 Dhjetor 2012 nga
http://www.unodc.org/documents/justice-and-prison-reform/women-and-imprisonment.pdf
Walker, L. (1979). Gratë e rrahura. SH.B.A. Fq. 15.
Walker, L. (1982). Gratë e rrahura. SH.B.A.
Warall, A., (1990). Gratë e dënuara: gratë shkelëse të ligjit dhe sistemi i drejtësisë penale.
Londër.
~ 200 ~
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Inicialet e të paraburgosurës/të dënuarës
Vendbanimi
a) Qytet b) Fshat c) Pa përgjigje
Cilës grup-moshë i përkisni?
a) 14 – 18 vjeç b) 19 – 25 vjeç c) 26 – 35 vjeç
d) 36 – 45 vjeç e) 45 – 55 vjeç f) 55 – 65 vjeç
g) Mbi 65 vjeç i) pa përgjigje
I përket ndonjë minoriteti të caktuar?
Çfarë arsimimi keni?
a) Fillore
b) Tetë-vjeçare
c) Të mesme
d) Të lartë
e) Pa shkollë
f) Pa përgjigje
Gjendja civile: a) e martuar b) beqare c) e divorcuar d) e ve
A keni fëmijë? a) jo b) po
A keni qenë në punë? a) jo b) po
Nëse ke qenë pa punë ke përfituar nga skemat e ndihmës sociale?
Si keni jetuar përpara sesa të dënoheshit?
- bashkë me familjen
- e varur ekonomikisht nga burri/familja/prindërit
- kontaktet me rrethin shoqëror në komunitet përpara burgosjes
~ 201 ~
Kanë qenë të mira marrëdhëniet me familjen/fëmijët/vëllezërit/motrat?
Ke qenë e dhunuar (fizikisht/psikologjikisht/seksualisht) përpara burgosjes nga
burri ose të tjerë?
Ke pasur probleme shëndetësore përpara burgosjes?
A ke varësi nga ..... alkooli, droga, kumari?
HISTORIA KRIMINALE
A është hera e parë si shkelës i ligjit? Po/jo
Nëse jo: kur dhe ku ke qenë e dënuar më parë?
Lloji i shkeljes/krimi: përshkrim i shkurtër
NDALIMI/ARRESTIMI NGA POLICIA
A jeni njohur me të drejtat dhe detyrimet tuaja që rrjedhin nga ligji për të
drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të ndaluar/arrestuar (njohja me
të drejtat që në momentin e parë të ndalimit/arrestimit; e drejta për akses tek
avokati që në momentet e para të ndalimit/arrestimit; e drejta për të njoftuar
familjarët)?
a) Po (a ju janë vënë në dispozicion aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju kanë trajtuar në respekt të dinjitetit njerëzor dhe me njerëzi në
komisariatin e policisë?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A jeni pritur/kontrolluar dhe shërbyer nga personel grua në komisariat?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A jeni vendosur në mjedise në veçuara nga burrat në komisariat?
a) Po
b) Jo (specifiko) _________________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 202 ~
A je marrë në pyetje në prani të një avokati që nga momenti i parë i marrjes në
pyetje në komisariat?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju kanë ofruar shërbim mjekësor gjatë kohës së qëndrimit në komisariat?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
Nëse keni qenë viktimë e dhunës në familje a e keni raportuar këtë në
komisariatin e policisë?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A keni pasur takime me avokatin tuaj në komisariatin e policisë?
a) Po (ka qenë ai personal apo i caktuar kryesisht?) Sa herë jeni takuar?
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
Keni qenë të kënaqur nga shërbimi ligjor dhe përfaqësimi ligjor në gjykatë?
a) Po (ka qenë ai personal apo i caktuar kryesisht?) Sa herë jeni takuar?
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
PROCESET GJYQËSORE:
A ka pasur zvarritje të procesit tuaj gjyqësor?
a) Po (specifiko arsyet dhe kohëzgjatjen) ______________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju është ndaluar të posedoni dokumente që kanë lidhje me procesin tuaj
gjyqësor?
a) Po (specifiko) _________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Sa kohë keni qëndruar në komisariat?
______________________________________________________
~ 203 ~
A ju ka rastisur të mos merrni pjesë në procesin gjyqësor për shkak të mos-
informimit (gjatë kohës së qëndrimit në institucionin e paraburgimit)?
a) Po (specifiko cili ka qenë shkaku dhe kush e ka shkaktuar)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
JETA NË INSTITUCION
A jeni njohur me të drejtat dhe detyrimet tuaja që rrjedhin nga ligji për të
drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur, rregullorja e
burgjeve dhe rregulloren e institucionit?
a) Po (a ju janë vënë në dispozicion aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
E DREJTA PËR TË MOS U DHUNUAR
Dhuna shfaqet në disa forma si dhunë fizike: shuplaka, rrahje, përdredhje krahu,
goditje me mjete të ndryshme, shtrëngim fyti, djegie, kërcënim me mjete ose armë etj
abuzim seksual: kryerja e marrëdhënieve seksuale ose akteve të tjera të turpshme
nëpërmjet kërcënimeve ose duke ushtruar dhunë fizike dhunë psikologjike: sjellje të
cilat kanë si qëllim poshtërimin, shqetësimin e personit nëpërmjet sharjeve,
kërcënimeve, përdorimit të fjalëve fyese, nënshtrimit etj.
A jeni dhunuar në ndonjë nga format e specifikuara më sipër përpara burgosjes;
gjatë qëndrimit në institucionin penal?
a) Po (specifiko pse je dhunuar, nga kush dhe në ç’formë)
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ke raportuar lidhur me dhunën tek institucionet (për rastet përpara burgosjes
të tilla si policia, prokuroria, shërbimi mjekësor) dhe/ose tek personeli i
institucionit ku qëndroni (në rastet kur është dhunuar gruaja gjatë qëndrimit në
institucionin penal)?
a) Po (ku ke raportuar, çfarë masash janë marrë dhe a janë marrë masa ndaj
dhunuesit)
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
b) Jo (specifiko pse)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 204 ~
A jeni ekzaminuar dhe trajtuar nga një doktor mbas ushtrimit të dhunës fizike?
a) Po
b) Jo
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A është kryer ekzaminimi mjekësor jashtë dëgjimit dhe shikimit të stafit
jomjekësor (për rastet kur gruaja është në institucion penal)?
a) Po
b) Jo (specifiko pse)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A janë regjistruar dhe a ju janë bërë të ditura rezultatet e ekzaminimit
(përfshirë deklaratat e të dhunuarit ose konkluzionet e mjekut)?
a) Po
b) Jo (specifiko pse)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ka në dhoma sende apo objekte personale që mund të favorizojnë dhunën
kundër të tjerëve ose vetvetes në komisariat, I.P dhe/ose I.E.V.P.?
a) Po (specifiko) _________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
MASAT DISIPLINORE
A janë marrë masa disiplinore ndaj jush gjatë këtij viti?
a) Po (specifiko për çfarë shkeljesh dhe a ju është ofruar koha dhe lehtësitë e
nevojshme për t’u mbrojtur)______________________________________
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A lejoheni të mbroheni vetë ose me avokat gjatë shqyrtimit të shkeljeve
disiplinore?
a) Po (specifiko nëse mbrohesh vetë apo me avokat) ____________________
b) Jo (specifiko pse) ____________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 205 ~
A ka pasur raste gjatë këtij viti që si masë disiplinore ndaj jush të jenë dhënë:
a) Dënimet trupore ose të përbashkëta;
b) Vendosja në qeli të errëta
c) Të tjera forma jonjerëzore dhe degraduese (specifiko) __________________
____________________________________________________________
A ka pasur raste kur jeni dënuar dy herë për të njëjtën shkelje disiplinore?
a) Po (specifiko për çfarë shkeljesh ose masë disiplinore dhe sa kanë zgjatur)
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
MJETET E SHTRËNGIMIT:
A janë përdorur ndaj jush pranga ose hekura si mjete të shtrëngimit fizik?
a) Po (specifiko) ________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje;
Në cilat nga rastet e mëposhtme janë përdorur pranga ose këmisha force ndaj
jush?
a) Gjatë transferimeve kur duhet të paraqiteni para organeve gjyqësore;
b) Në rastet e mbrojtjes tuaj nga lëndimi i vetes (me urdhër të drejtorit)
c) Në rastet e lëndimit të të tjerëve (me urdhër të drejtorit)
d) Kur duhet të parandalohen dëme serioze (me urdhër të drejtorit)
e) Kur duhet të parandaluar dëme serioze të pronësisë (me urdhër të drejtorit)
f) Raste të tjera (specifiko) _________________________________________
g) Në asnjë rast
KËRKESË – ANKESAT:
A ju krijohet mundësia që çdo ditë nëpërmjet personelit të institucionit të
paraqisni kërkesa dhe ankesa apo të kërkoni takime me drejtuesin e institucionit
ose personelin përgjegjës?
a) Po (a zhvillohen takime me autoritetet e institucionit dhe sa herë në muaj/vit)
b) Jo (specifiko pse) ______________________________________________
c) Pa përgjigje
Për kërkesë-ankesat që keni bërë a ju është kthyer përgjigje brenda 15 ditëve?
a) Po
b) Jo (specifiko nëse është kthyer përgjigje dhe mbas sa kohësh)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 206 ~
A janë konfidenciale ankesat tuaja?
a) Po
b) Jo (specifiko pse) ______________________________________________
c) Pa përgjigje
A ka pasur raste kur jeni diskriminuar, paragjykuar ose dënuar nga personeli
për shkak se keni bërë një kërkese ose ankesë?
a) Po (specifiko pse) ______________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Keni bërë kërkesë-ankesa në institucionet shtetërore apo organizatat jashtë
I.E.V.P-së?
a) Po
b) Jo (specifiko pse) ______________________________________________
c) Pa përgjigje
MARRËDHËNIA ME STAFIN:
A e konsideroni trajtimin nga personeli i IEVP-së human dhe në respekt të
dinjitetit njerëzor të personit?
a) Po
b) Jo (specifiko pse) _____________________________________________
c) Pa përgjigje
A përbën sjellja e stafit një shembull të mirë për ju dhe a e gëzojnë ata respektin
tuaj?
a) Po
b) Jo (specifiko pse) _______________________________________________
c) Pa përgjigje
A ka pasur trajtim të pabarabartë nga personeli i institucionit në raport me
personat e tjerë të dënuar?
a) Po (shiko pyetjen më poshtë)
b) Jo
c) Pa përgjigje
Nëse rast se po, mbi ç’baza diskriminoheni?
a) besimi fetar
b) gjinia
c) vepra për të cilën jeni dënuar (specifiko veprën penale)
_____________________________________________________________
d) dhënia e ryshfeteve
e) konfliktet e mëparshme me stafin
f) arsye të tjera (specifiko) ________________________________________
~ 207 ~
Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomave tuaja a respektohet personaliteti juaj pa
dëmtuar sendet që ju posedoni?
a) Po
b) Jo (specifiko) _________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ka pasur raste të kontrolleve të pjesëve intime?
a) Po (a është kryer kontrolli nga personeli mjekësor nëse ka ekzistuar
një dyshim i arsyeshëm se mbani sende të ndaluara)
________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
SHËRBIMI MJEKËSOR:
A vizitoheni rregullisht nga personeli mjekësor sipas një plani të caktuar?
a) Po (specifiko sa herë në javë ose muaj dhe kush ju viziton)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A i përgjigjet shërbimi shëndetësor kërkesave tuaja?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A jeni lejuar të bëni vizita privatisht me shpenzimet e tuaja?
a) Po
b) Jo
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A respektohet nga mjeku konfidencialiteti gjatë ekzaminimit tuaj mjekësor?
a) Po
b) Jo
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A vuani nga ndonjë sëmundje?
a) Po (specifiko llojin e sëmundjes dhe nëse keni ajrim shtesë me rekomandim
të mjekut) ____________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
~ 208 ~
A mjekoheni me ilaçe të përshtatshme për sëmundjen nga e cila vuani?
a) Po
b) Jo ___________________________________________________________
c) Pa përgjigje
Kush jua siguron ilaçet?
a) Institucioni
b) Familja
c) Tjetër (specifiko)_______________________________________________
d) Askush
A ju ka rekomanduar mjeku ndjekjen e një diete ushqimore të veçantë për
sëmundjen ose për rastet e grave shtatzëna?
a) Po (a ju sigurohet dieta nga institucioni) ____________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A jeni kontrolluar nga mjeku kur keni bërë kërkesë?
a) Po (specifiko sa kohë ka kaluar nga momenti i bërjes së kërkesës deri në
ardhjen e mjekut) ______________________________________________
b) Jo (pse)
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ka qenë trajtimi mjekësor që ju është ofruar i pabarabartë me personat e
tjerë?
a) Po ___________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Në rast se po cili mendoni se ka qenë shkaku i këtij diskriminimi?
a) besimi fetar
b) gjinia
c) vepra për të cilën jeni ndaluar/dënuar/akuzuar (specifiko veprën penale)
_______________________________________________________________
d) dhënia e ryshfeteve
e) konfliktet e mëparshme me stafin
f) arsye të tjera (specifiko) ___________________________________________
A jeni dërguar në spital në rast se keni pasur nevojë?
a) Po
b) Jo __________________________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 209 ~
A ju është refuzuar shërbimi mjekësor, kirurgjikal apo psikiatrik në një spital
civil për shkak të statusit tuaj si e dënuar?
a) Po (specifiko)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju ofrohet shërbimi stomatologjik në institucion?
A lejoheni të mjekoheni në klinika stomatologjike jashtë institucionit me mjetet
tuaja financiare?
a) Po
b) Jo (specifiko)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju ofrohet shërbimi gjinekologjik në institucion?
a) Po (specifiko sa shpesh)
b) Jo (specifiko)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A keni probleme të shëndetit mendor?
a) Po (çfarë ndihme mjekësore ju ofrohet? Po programe të veçanta?)
b) Jo (specifiko)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
TAKIMET ME AVOKATIN DHE FAMILJARËT, KORRESPONDENCA:
A ju sigurohet takimi, korrespodenca, bisedat telefonike me avokatët?
a) Po (a ruhet konfidencialiteti) _____________________________________
b) Jo
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju është krijuar mundësia të takoheni me të afërmit, fëmijët ose miqtë tuaj 4
herë në muaj?
a) Po (a jeni lejuar të merrni rroba dhe ushqim prej tyre në këtë interval kohor)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
~ 210 ~
A ka bërë përpjekje të mjaftueshme personeli i institucionit penal që ju të
takoheni me fëmijët rregullisht?
a) Po (specifiko) ___________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju është cenuar e drejta për të pasur korrespondencë?
a) Po ( specifiko) ___________________________________
b) Jo (a është cenuar fshehtësia e saj) ________________________________
c) Pa përgjigje
A lejoheni të komunikoni me telefonata 8 (tetë) herë në muaj me familjarët,
të afërmit dhe miqtë e tuaj?
a) Po ___________________________________
b) Jo (specifiko sa herë jeni lejuar ose pse nuk jeni lejuar)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A zhvillohen bisedat telefonike nën kontrollin e shikimit nga personeli
mbikëqyrës?
a) Po (A dëgjohen bisedat nga personeli)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Në rast se nuk keni pasur mjete financiare për të kryer biseda telefonike me
familjarët, a ju sigurohet korrespondenca telefonike 1 herë në muaj deri në 5
minuta me shpenzime të institucionit?
a) Po
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju është kufizuar korrespondenca telefonike?
a) Po (a është bërë kufizimi nga drejtori i IEVP me kërkesë të prokurorit ose
gjykatës) _____________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
~ 211 ~
HIGJIENA PERSONALE:
A ju orienton personeli i institucionit për mbajtjen e higjienës personale?
_____________________________________________________________________
A ka institucioni pajisje hidrosanitare që i përgjigjen nevojave tuaja?
a) Po
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ka ujë të rrjedhshëm institucioni?
a) Po
b) Jo (specifiko sa herë vjen uji në ditë) _______________________________
c) Pa përgjigje
A keni akses në shërbimet dhe pajisjet higjieno-sanitare?
a) Po
b) Jo (specifiko se në cilat pajisje nuk keni akses)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
Përdorimi i pajisjeve higjieno – sanitare a mundëson respektimin e privatsisë
suaj tuaj?
a) Po
b) Jo (specifiko) _________________________________________________
c) Pa përgjigje
Sa herë në javë laheni?
_____________________________________________________________________
AJRIMI:
A dilni në ajrim?
a) Po (a respektohet minimumi prej 2 orësh) ___________________________
b) Jo (arsyet) ____________________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 212 ~
PROGRAMI DITOR:
A ka institucioni një program aktivitetesh?
a) Po (a jeni njohur me këtë program
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
ARSIMIMI, KURSET PROFESIONALE DHE AKTIVITETET SPORTIVE:
A dini të shkruani dhe të lexoni?
a) Po
b) Jo (specifiko nëse institucioni ju ofron programe për të mësuar shkrim dhe
lexim) ________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A lejoheni të studioni në librari?
a) Po
b) Jo (specifiko pse)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ndiqni kurse profesionale në institucion?
a) Po (çfarë kursi ndiqni) ___________________________________________
b) Jo (specifiko pse) _____________________________________________
c) Pa përgjigje
A ndiqni aktivitete sportive
a) Po (çfarë aktivitetesh dhe sa shpesh) _______________________________
b) Jo (pse) _____________________________________________________
c) Pa përgjigje
PUNËSIMI
A jeni të punësuar?
a) Po (çfarë pune bëni dhe sa është paga/shpërblimi mujor) ________________
b) Jo (specifiko pse) ______________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 213 ~
A ju janë siguruar masa mbrojtëse të shëndetit dhe sigurisë në punë?
a) Po (specifiko) _________________________________________________
b) Jo
c) Nuk e di
A keni të paktën një ditë pushimi në javë?
a) Po
b) Jo (specifiko)
c) Pa përgjigje
A merrni pjesë (të punësuarit) në aktivitete edukative dhe aktivitete të tjera
social kulturore?
a) Po (specifiko)__________________________________________________
b) Jo (pse) ______________________________________________________
c) Pa përgjigje
ASISTENCA SOCIAL – PSIKOLOGJIKE DHE JURIDIKE:
A keni takime të rregullta me psikologun dhe/ose punonjësin social?
a) Po (specifiko sa herë në javë) _____________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A ju sigurohet asistencë sociale dhe psikologjike nga punonjësit social dhe
psikologët?
a) Po (sa herë në muaj dhe ku konsiston)
_____________________________________________________________
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju ofrohet konsulencë juridike nga juristi i institucionit?
a) Po (sa herë në muaj) ____________________________________________
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A vlerësohet sjellja juaj para një komisioni vlerësimi çdo 6 muaj?
A administrohet formati i vlerësimit të sjelljes së të dënuarit në dosjen e tij
psiko-sociale?
a) Po
b) Jo (sa herë në muaj) _____________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 214 ~
KOHA E LIRË:
Si e kaloni kohën e lirë?
_____________________________________________________________________
A u është dhënë mundësia të dëgjoni Radio, të shikoni TV, të lexoni revista,
gazeta ose libra?
a) Po (specifiko se cilat janë më të aksesueshmet) ______________________
b) Jo
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
Nëse po në cilat këto mjete keni pasur akses?
a) Tek të gjitha
b) Vetëm tek ________
c) Në asnjë
A iu është dhënë mundësia për të kryer ushtrime fizike?
a) Po (sa herë në javë dhe sa orë për çdo ditë)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
A merrni pjesë në programet edukative?
a) Po (specifiko programet dhe a janë të përshtatshme këto me nevojat tuaja)
_____________________________________________________________
b) Jo (specifiko arsyet)
c) Pa përgjigje
A merrni pjesë në aktivitete argëtuese?
a) Po (specifiko aktivitetet dhe sa shpesh merrni pjesë në to)
_____________________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
KUSHTET E DHOMAVE:
A jeni vendosur në:
a) dhoma individuale;
b) dhoma kolektive; (specifiko me sa të dënuar ndani qelinë) ______________
c) të tjera (specifiko) ________________________
~ 215 ~
A ju sigurohet fjetje në krevat të veçantë me rroba fjetjeje sipas kushteve
klimaterike?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
USHQIMI:
A është i mirë ushqimi në institucion?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju sigurohen 3 vakte ushqimore në ditë në intervale të arsyeshme midis tyre?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
A ju sigurohet ujë i pijshëm i pastër gjatë gjithë kohës?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
Për rastet e grave shtatzëna, lehona dhe të sëmurët diabetikë etj., a ju sigurohet
dietë ushqimore e përcaktuar nga mjeku?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
Për rastet e grave që kanë fëmijë në institucion çfarë lloj ushqimi u sigurohet
fëmijëve?
a) Po
b) Jo (specifiko) __________________________________________________
c) Pa përgjigje
BESIMI FETAR:
A ushtroni lirisht besimin fetar pa u diskriminuar nga të tjerët?
a) Po
b) Jo (kush ju diskriminon) _________________________________________
c) Pa përgjigje
~ 216 ~
A ju mundëson regjimi i institucionit ushtrimin e ritualeve fetare?
a) Po
b) Jo (çfarë pengesash keni hasur në këtë drejtim)
_____________________________________________________________
c) Pa përgjigje
Shënime të tjera (këtu mund të përfshihen çështje të tjera që nuk janë përfshirë
në pyetësor ose/dhe për rastet e veçanta të grave të dhunuara në familje dhe
trajtimi i grave shtatzëna dhe ato me fëmijë në institucion)
~ 217 ~
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
1. Numri aktual i grave të paraburgosura/ të dënuara
2. Sa është kapaciteti i dy institucioneve?
3. Cilat janë problemet infrastrukturore të dy institucioneve ku janë vendosur
gratë?
4. Mosha e grave të paraburgosura/ të dënuara.
5. Gjendja civile e grave të paraburgosura/ të dënuara.
6. Nga cilët vendbanime vijnë gratë e paraburgosura/ e dënuara.
7. Sa gra kanë fëmijë të mitur? Sa gra kanë fëmijët në institucionin penal?
8. Sa nga gratë janë kryefamiljare?
9. Cili është profili arsimor i grave?
10. Cilat janë masat pozitive/politikat/strategjitë e veçanta për gratë të ndërmarra
drejtuesit dhe personeli i institucionit?
11. Cilat janë buxhetet e planifikuara për realizimin e programeve specifike për
gratë në të dy institucionet?
12. A duhet të ketë një qasje e veçantë për gratë e paraburgosura dhe të dënuara?
Nëse po shtjelloni.
13. Sa personel meshkuj dhe grash punojnë në institucionet penale ku janë
vendosur gratë?
14. Çfarë lloje të trajnimeve për problematikën dhe trajtimin e veçantë që duhet
t’u ofrohet grave të privuara nga liria janë bërë me personelin e të gjitha
shërbimeve të ofruara në institucionet penale?
KUJDESI LIGJOR:
Llojet e veprave penale të kryera nga gratë (konsultimi me dosjet ligjore të grave).
A ju jepet mbështetje ligjore grave në institucion? Nëse po specifiko shërbimet.
Përfitimet nga lejet e veçanta dhe ato shpërblyese për gratë si realizohen në praktikë?
Sa gra kanë përfituar nga amnistia në tre vitet e fundit?
Sa gra kanë përfituar nga dënimet alternative në këta tre vitet e fundit?
Si dhe sa realizohet për gratë dënimet alternative si lirimet para kohe? Cilat janë
sfidat/vështirësitë që hasin gratë në këtë drejtim?
~ 218 ~
KUJDESI PSIKO - SOCIAL:
A bëhet vlerësim paraprak i gjithë grave që në momentin e hyrjes në institucion?
Nëse po, specifiko instrumentet e vlerësimit individual.
Si realizohet një plan individual trajtimi psiko-social për gratë?
Cili është programi javor i veprimtarive për gratë në institucion? A janë të përfshira
në programet individuale terapitë (përfshirë dhe ato okupacionale për të sëmurat
mendore), aktivitetet sportive, këshillimet, shërbimet bibliotekare, punësim etj.? Nëse
po specifiko.
Ai i sigurohet trajtim psikologjik viktimave të dhunës në familje? Nëse po specifiko.
A i ofrohet program trajtimi psiko-social të veçantë grave me probleme të shëndetit
mendor? Nëse po specifiko.
Çfarë programesh/nismash ekzistojnë për të forcuar lidhjet me fëmijët jashtë
institucionit dhe me familjen?
Si realizohet përgatitja për lirim e grave të dënuara? Çfarë sfidash mund të përmenden
në lidhje me zbatimin e këtyre programeve?
KUJDESI SHËNDETËSOR:
Sa të sëmurët janë në institucion?
a) Të sëmurë kronikë (specifiko nr.) ___________
b) Të sëmurë mendorë (specifiko nr.) ______________
c) Të sëmurë me sëmundje ngjitëse (specifiko nr.) _______________
d) Të varur nga alkooli ___________________
e) Të varur nga drogat _______________
f) Të sëmurë me sëmundje të tjera (specifiko nr.) _______________
g) Pa përgjigje
A ka institucioni personel mjekësor të trajnuar për problemet shëndetësore dhe
trajtimin më specifik të grave?
__________________________________________________________________
A ka seksione të specializuara në institucion për trajtimin e grave me probleme të
shëndetit mendor?
_____________________________________________________________________
A ka programe të veçanta për gratë me probleme të shëndetit mendor?
a) Po (specifiko) ________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
~ 219 ~
Si funksionon shërbimi i stomatologjisë? __________________________
A kryhen të gjitha shërbimet stomatologjike në institucion?
a) Po (specifiko) _________________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Si veprohet në raste të urgjencës ?
Koment ___________________________________________________________
A identifikohet nga mjeku stresi post traumatik i cili ka ardhur si rezultat i kufizimit të
lirisë dhe/ose ai i shkaktuar nga dhuna në familje? Nëse po, çfarë është bërë në këto
raste?
_____________________________________________________________________
A janë realizuar rregullisht diagnostikimet dhe trajtimet gjinekologjike për gratë?
a) Po (specifiko sa shpesh) _________________________________________
b) Jo
c) Pa përgjigje
Si trajtohen gratë shtatzëna në institucion?
Si trajtohen fëmijët e grave të paraburgosura dhe/ose ato të dënuara në institucion?
Nëse ka pasur deklarime të gruas për gjendjen e saj shëndetësore ose pretendime për
keqtrajtim në institucion si veprohet?
_____________________________________________________________________
Nëse gruaja ka deklaruar se ajo ka qenë viktimë e dhunës në familje si veprohet me të,
ka programe të rikuperimit të traumës?
KUJDESI I SIGURISË:
Çfarë profili ofrojnë gratë nga pikëpamja e sigurisë?
Sa masa disiplinore i janë dhënë grave gjatë këtij viti dhe çfarë lloje të masave
disiplinore?
Si menaxhohen gratë me probleme të stresit post traumatik/të sëmurat mendore etj.,
nga personeli me uniformë?
A janë trajnuar personeli me uniformë për problemet specifike që kanë gratë? Nëse po
specifiko llojet e trajnimeve dhe nevojat e personelit në këtë drejtim.
~ 220 ~
1. Përvojat e jetës të grave në familjen e origjinës së tyre;
2. Gjendja e tyre familjare;
3. Arsimimi i tyre dhe format e punësimit;
4. Jeta e tyre familjare gjatë martesës (për gratë e martuara) përfshirë gjendjen
e tyre ekonomike, punësimin, angazhimin dhe përgjegjësitë familjare të
gruas.
5. Për gratë që tregonin se kishin qenë viktima të dhunës në familje janë pyetur
për:
a) momentet e para kur ato kanë përjetuar për herë të parë dhunë në familje;
b) marrëdhënia e saj me dhunuesin, përfshirë reagimet e pjesëtarëve të tjerë
të familjes;
c) strategjitë e ndjekura nga gruaja për të përballuar, mbajtur në kontroll,
dhënien fund ose rrugët e shpëtimit nga kjo dhunë;
d) dhuna e ushtruar nga dhunuesi te pjesëtarët e tjerë të familjes;
e) ndërhyrjet e mundshme nga persona/institucione jashtë rrethit të ngushtë
familjar;
f) mënyra e kryerjes së veprës penale;
6. Reagimi dhe trajtimi i gruas gjatë procesit penal duke filluar nga:
a) ndalimi/arrestimi;
b) marrja në pyetje nga punonjësit e policisë;
c) seancat gjyqësore;
d) shërbimi i mbrojtësit ligjor;
e) reagimi i gjyqtarëve ndaj krimit të kryer;
f) përjetimet e grave gjatë procesit gjyqësor;
g) përjetimet e grave gjatë periudhës së paraburgimit në pritje të gjykimit;
7. Jeta e tyre në institucionet e mbyllura të paraburgimit dhe burgjeve:
a) dinamika e jetës me aktivitetet në institucion;
b) trajtimi i tyre nga personeli i institucionit;
c) kontaktet me fëmijët dhe familjet/të afërmit;
d) puna që bëhej në institucionin e mbyllur për përgatitjen e gruas për lirim.