FAKULTETIUNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT
Tetor, 2013
Për Gradën ShkencoreDOKTOR I SHKENCAVE EKONOMIKE
DISERTACION
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI:
(Trajtim dhe Analizë Mikroekonomike)
Udhëheqës Shkencor:
Prof. Dr. ENGJËLL PERE
Disertanti:
Eglantina HYSA
IMPAKTI I NDRYSHIMEVE DEMOGRAFIKE
NË ZGJEDHJET INDIVIDUALE
ii
FALENDERIME
Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë ata persona që më janë gjendur pranë gjatë
punimit të tezës sime. Një mirënjohje e veçantë i takon udhëheqësit të kësaj teze,
Prof. Dr. Engjëll Pere, i cili më ka mbështetur dhe inkurajuar me këshillat dhe sugjerimet
e tij mjaft të vlefshme.
Së dyti, dua të falënderoj shoqërinë time në ambientet e Universitetit Epoka për
përkrahjen e vazhdueshme dhe për pozitivitetin që më kanë dhuruar gjatë këtij rrugëtimi
të lodhshëm dhe të bukur njëkohësisht.
Së fundmi, unë do të doja të falënderoja familjen time te mrekullueshme duke filluar nga
prindërit e mi, vëllain tim, Eltonin, djalin tim, Ebrarin dhe në veçanti bashkëshortin tim,
Fatjonin.
Eglantina Hysa
Universiteti i Tiranës, Departamenti i Ekonomiksit
iii
ABSTRAKT
Proçesi i kalimit të Shqipërisë nga sistemi i centralizuar në sistemin e tregut të lirë dhe
adoptimi në sistemin e ri ka patur dhe akoma vazhdon të ketë vështirësi të mëdha.
Shumë nga këto vështirësi konsistojnë në vendimmarrjen dhe aplikimin e reformave të
ndryshme në fushat ekonomike, sociale, politike, etj. Megjithëse shumë reforma kanë
rezultuar të suksesshme, reformat në sistemin e pensioneve kanë lënë për të dëshiruar.
Një nga sfidat që ky sistem duhet të përballet padyshim është edhe plakja e popullsisë, e
cila shkakton një çrregullim të theksuar në normën e varësisë. Ndryshimi demografik
sjell në diskutim llojin e reformës që ky sistem duhet të ndjekë, reformat parametrike,
pra vazhdimin e sistemit PAYG apo kalimin në sistemin plotësisht të financuar (sipas
propozimeve të Bankës Botërore).
Megjithëse sistemi i pensioneve në Shqipëri ka kaluar tre reforma të rëndësishme, në
vitin 1993, 2002 dhe 2005, këto reforma nuk janë të mjaftueshme për të shmangur një
krizë në vitet në vijim duke marrë parasysh trendin demografik të popullsisë. Varianti i
propozuar nga BB, futja e sistemit shumëkolonësh, i aplikuar edhe në shumë vende
evropiane të cilat kanë arritur të shmangin problemin e plakjes së popullsisë, duket i
përshtatshëm edhe për shumë dekada në vijim.
Analiza teorike e studimit ka të bëjë me modelin e ciklit të jetës (LCM) së Ando dhe
Modigliani. Sipas teorisë së ciklit të jetës, niveli i kursimeve është në nivele më të ulta
nëse aplikohet një sistemi publik i pafinancuar në krahasim me rastin e sistemit privat të
financuar. Përsa i përket vendimmarrjes së daljes në pension, në të dy sistemet shihet
qartë lidhja e ngushtë që ka ky vendim me pagën që individët kanë gjatë kohës që ata
janë të punësuar dhe nivelin e pensionit që këta individë pritet të përftojnë.
Analiza empirike e studimit përmban kalibrimin e modelit të Mbivendosjes së
Gjeneratave, (model i ekuilibrit të përgjithshëm). Simulimi i parë jep rezultate në lidhje
me impaktin e ndryshimit demografik në sistemin aktual të pensionit shqiptar ku u pa se
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
iv
me rritjen e moshës së moshuar norma e kursimeve u ul ndjeshëm kurse niveli i taksave
u rrit, si rezultat mirëqenia e grupmoshave do të ulet.
Në simulimin e dytë, në krahasimin e dy sistemeve të pensionit, sistemi plotësisht i
financuar tregon nivele më te larta mirëqenie për grupmosha të ndryshme, duke
nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e sistemit plotësisht të financuar.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
v
TABELA E PËRMBAJTJES
Falenderime ................................................................................................................ ii
Abstrakt ..................................................................................................................... iii
Tabela e Përmbajtjes ................................................................................................ v
Lista e Tabelave ......................................................................................................... viii
Lista e Figurave ......................................................................................................... ix
Lista e Shkurtimeve ................................................................................................... xi
1 HYRJE ................................................................................................................. 1
1.1 Vështrimi i Përgjithshëm mbi Studimin ...................................................... 2
1.1.1 Rëndësia e Studimit ......................................................................... 2
1.1.2 Çështjet Kyçe të Studimit ................................................................ 3
1.1.3 Objektivat e Studimit ....................................................................... 3
1.1.4 Metodologjia e Studimit ................................................................... 3
1.1.5 Struktura e Punimit ........................................................................... 4
1.2 Sistemi i Sigurimeve Shoqërore ................................................................... 5
1.3 Sistemet e Pensioneve Publike në Botë ....................................................... 13
1.3.1 Shembuj të Sistemeve të Pensionit ................................................... 17
1.3.2 Reformat në Botë ............................................................................. 20
2 PASQYRA E LITERATURËS .......................................................................... 22
2.1 Literatura në Lidhje me Modelin e Mbivendosjes së Gjeneratave .............. 23
2.1.1 Një Fushë Studimi për Modelin OLG .............................................. 23
2.1.2 Përllogaritjet e Modelit OLG dhe Pasojat e Tij ................................ 26
2.2 Një Rishikim i Shkurtër i Kuadrit të Përgjithshëm të Ekuilibrit .................. 27
2.3 Qasjet e Ndryshme në Literaturë të Lidhura me Modelin OLG .................. 29
2.4 Kalibrimi i Modelit ...................................................................................... 31
2.4.1 Koncepti i Kalibrimit të Modelit ...................................................... 31
2.4.2 Ndryshimi Ndërmjet Kalibrimit dhe Ekonometrisë ......................... 32
2.5 Konkluzione ................................................................................................. 33
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
vi
3 SISTEMI I PENSIONEVE NË SHQIPËRI ...................................................... 35
3.1 Sistemi Aktual i Pensioneve dhe Problemet e Tij ........................................ 40
3.1.1 Çështje Fiskale dhe Financiare të Sigurimeve Shoqërore ................ 43
3.1.2 Problemet që Konstatohen ............................................................... 47
3.2 Ecuria e Sistemit Shqiptar të Pensioneve ..................................................... 49
3.2.1 Kolona e Parë ................................................................................... 49
3.2.1.1 Kushtet Demografike dhe ato të Tregut të Punës ....................... 50
3.2.1.2 Përshkrimi i Parametrave të Sistemit Shqiptar të Pensioneve ... 53
3.2.2 Kolona e Dytë .................................................................................. 56
3.2.2.1 Problemet që Duhen Marrë në Konsideratë për të Realizuar
Reformën e Pensioneve .............................................................. 57
3.2.2.2 Konkluzione dhe Rekomandime për Kolonën e Dytë ................ 61
3.2.3 Kolona e Tretë .................................................................................. 62
3.2.3.1 Eksperienca e Vendeve të Tjera ................................................. 65
3.3 Konkluzione ................................................................................................. 66
4 MODELI TEORIK:VENDIMMARRJA E PENSIONIT INDIVIDUAL 69
4.1 Modeli i Ciklit të Jetës ................................................................................. 71
4.2 Pensionet dhe Kursimet ................................................................................ 75
4.2.1 Kolona e Dytë ................................................................................... 76
4.2.2 Pensioni Privat i Financuar .............................................................. 77
4.3 Pensionet dhe Vendimi i Daljes në Pension ................................................. 80
4.3.1 Pa Pension ........................................................................................ 81
4.3.2 Pensioni Privat i Financuar .............................................................. 82
4.3.3 Pensioni Publik i Pafinancuar .......................................................... 83
4.3.4 Pensioni Publik i Pafinancuar me Pensionin Privat të Financuar .... 84
4.4 Studimet Empirike që Testojnë Vlefshmërinë e Modelit të Ciklit të Jetës 86
4.5 Konkluzione ................................................................................................. 88
5 MODELI EMPIRIK: NDRYSHIMI DEMOGRAFIK DHE SISTEMI I
PENSIONEVE ..................................................................................................... 90
5.1 Ndryshimet Demografike ............................................................................. 94
5.2 Modeli .......................................................................................................... 97
5.2.1 Sjellja Individuale ............................................................................ 97
5.2.2 Asetet ................................................................................................ 100
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
vii
5.2.3 Sjelljet e Firmave dhe Prodhimi ....................................................... 100
5.2.4 Sistemi i Sigurimeve Shoqërore ........................................................ 101
5.3 Metoda e Zgjidhjes ...................................................................................... 104
5.4 Parametrat e Modelit .................................................................................... 107
5.5 Rezultatet ..................................................................................................... 110
5.5.1 Simulimi 1: Ndikimi i Ndryshimeve Demografike .......................... 110
5.5.2 Simulimi 2: Krahasimi i Dy Sistemeve të Pensionit ........................ 113
5.6 Testet e Ndjeshmërisë .................................................................................. 116
5.7 Konkluzione ................................................................................................. 118
6 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ...................................................... 119
BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................ 124
APENDIKSET ............................................................................................................ 133
Apendiks A – Ndryshimi Demografik dhe Variablat Makroekonomikë 133
Apendiks B – Testet e Ndjeshmërisë .................................................................. 134
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
viii
LISTA E TABELAVE
Tabela 1.1 Vlera e Përfitimeve të Pensioneve në Raport me Pagën
Tabela 1.2 Data e Ligjit të Parë të Pensioneve në disa Shtete
Tabela 1.3 Struktura e Skemës së Pensionit në disa Shtete
Tabela 1.4 Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore, 1990
Tabela 1.5 Klasifikimi i Reformave të Pensionit
Tabela 2.1 Klasifikimi i Modelit
Tabela 2.2 Ndryshimi Ndërmjet Kalibrimit dhe Ekonometrisë
Tabela 3.1 Reformat në Sistemin e Pensioneve në Evropë dhe Ecuria në Shqipëri
Tabela 3.2 Ndarje e Normës së Sigurimeve Shoqërore dhe e Sigurimit Shëndetësor Ndër
Vite
Tabela 3.3 Skema e Buxhetit të Sigurimeve Shoqërore
Tabela 3.4 Koeficientet e Indeksimit për Llogaritjen Fillestare të Pensioneve
Tabela 3.5 Parametrat e Skemës së Pensioneve të Sektorit Urban në Shqipëri
Tabela 3.6 Tregues të Fondeve të Pensioneve
Tabela 3.7 Asetet Neto dhe Numri i Anëtarëve sipas Fondeve të Pensioneve
Tabela 3.8 Të Dhënat rreth Skemave të Pensionit të Vendeve të Ndryshme
Tabela 5.1 Modeli OLG me Dy-Periudha
Tabela 5.2 Kursimet Bruto si Përqindje e GDP-së
Tabela 5.3 Parametrat e Kalibrimit
Tabela 5.4 Ndikimi i Ndryshimit Demografik në Variablat Makro
Tabela 5.5 Ndikimi i Ndryshimit Demografik në Variablat Makro (Modeli 1 dhe 2)
Tabela 5.6 Testi i Ndjeshmërisë: Elasticiteti Temporal i Zëvendësimit , γ = 0.8
Tabela 5.7 Testi i Ndjeshmërisë: Preferenca e Lënies së Trashëgimisë, μ = 35
Tabela 5.8 Testi i Ndjeshmërisë: Norma e Preferencës së Kohës, δ= 0.015
Tabela 5.9 Testi i Ndjeshmërisë: Pjesa e Kapitalit nga të Ardhurat β = 0.5
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
ix
LISTA E FIGURAVE
Figura 3.1 Reformat në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri
Figura 3.2 Gjendja Aktuale e Përgjithshme e Sistemit të Pensioneve në Shqipëri
Figura 3.3 Ndarja e Tregut sipas Numrit të Anëtarëve në Fondet e Pensioneve
Figura 3.4 Struktura e Portofolit të Investimeve të Fondet të Pensioneve
Figura 4.1 Konteksti i Ciklit të Jetës
Figura 4.2 Funksioni i Dobisë i cili Tregon Dobi Margjinale Pozitive në Rënie
Figura 4.3 Profili i Ciklit të Jetës së Pasurisë dhe Konsumit
Figura 4.4 Kursimet e Reduktuara në një Skemë të Pensioneve Publike të Pafinancuar
Figura 4.5 Kursimet e Pensionit Nën-margjinal (Inframarginal) në një Skemë Private
Pensioni të Financuar
Figura 4.6 Mbikursim i Detyruar
Figura 4.7 Kursimet e Pensionit Nën-margjinal kur ka Ulje të Taksave
Figura 4.8 Mbikursimet e Detyruara kur ka Ulje të Taksave
Figura 4.9 Zgjedhja Punë-Kohë e Lirë
Figura 4.10 Pasja me një Punë me Kohë të Pjesshme pas Daljes në Pension dhe një
Skemë Pensioni Private të Financuar
Figura 4.11 Pasja me një Punë me Kohë të Pjesshme pas Daljes në Pension dhe një
Skemë Pensioni Publike dhe një “Kufizim” i të Ardhurave
Figura 4.12 Kufizimi i Buxhetit pas Daljes në Pension me një Pension Publik dhe një
Pension të ulët Privat
Figura 4.13 Kufizimi i Buxhetit pas Daljes në Pension me një Pension Publik dhe një
Pension të lartë Privat
Figura 5.1 Struktura e Simulimit
Figura 5.2 Simulimi dhe Reformat e Pensionit
Figura 5.3 Modelet Dinamike
Figura 5.4 Trajektorja Probabilistike e Fertilitetit Total të Projektuar (2010-2100) për
Shqipërinë
Figura 5.5 Popullsia Totale e Shqipërisë gjatë 1950-2100 (sipas pesë grupmoshave)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
x
Figura 5.6 Përqindja e Popullsisë së Shqipërisë gjatë 1950-2100 (sipas pesë
grupmoshave)
Figura 5.7 Raporti i Varësisë Gjatë Kohës
Figura 5.8 Mirëqenia e Grupmoshave të Ndryshme
Figura 5.9 Norma e Kursimeve Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.10 Asetet Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.11 Konsumi Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.12 Mirëqenia e Grupmoshave të Ndryshme
Figura 5.13 Norma e Kursimeve Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.14 Asetet Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.15 Konsumi Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
xi
LISTA E SHKURTIMEVE
ABP: Programi i Përfitimeve Alternative
DB: Përfitime të Përcaktuara
DC: Kontribute të Përcaktuara
ECA: Evropa dhe Azia Qendrore
FSSH: Fondi i Sigurimeve Shoqërore
GDP: Produkti i Brendshëm Bruto
ILO: Organizata Ndërkombëtare e Punës
INSTAT: Instituti i Statistikave
ISSH: Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri
KM: Këshilli i Ministrave
LCM: Modeli i Ciklit të Jetës
NDC: Sistemi Imagjinar i Kontributeve të Përcaktuara
OADR: Raporti i Varësisë së Moshës së Vjetër
OECD: Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik
OLG: Modeli i Mbivendosjes së Gjeneratave
PAYG: Pay-as-you-go
PBB: Produkti i Brendshëm Bruto
TDR: Raporti Total i Varësisë
YARD: Raporti i Varësisë së Moshës së Re
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
1
'' Fondet e pensioneve lider në botë janë duke rishikuar misionet dhe modelet e
investimeve të tyre. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme për firmat e investimeve… ''.
Konferenca Vjetore e Institutit CFA, Toronto, 2002
Kapitulli 1
HYRJA
Në situatën aktuale të cilën po kalon ekonomia botërore, rëndësia e sigurimeve shoqërore
vjen përsëri në fokus të studimeve dhe debateve të studiuesve. Vendet ish-komuniste,
përveç krizave ndërkombëtare përballen edhe me nevojën e reformimeve të këtyre
sistemeve. Shumëllojshmëria dhe kombinimet e shumta të variablave të ndryshëm për të
pasur një sistem ideal të sigurimeve shoqërore, specifikat e secilit vend dhe mungesa e
recetave në këtë kontekst, bën që përzgjedhja e sistemit të jetë një nga detyrat më të
―vështira‖ për qeveritë e vendeve në zhvillim. Në të njëjtën kohë, mësimet dhe
eksperiencat e vendeve të tjera mund të ndihmojnë, qeveritë e këtyre vendeve, ku bën
pjesë edhe Shqipëria, në hartimin dhe zgjedhjen e sistemit më të përshtatshëm të
sigurimeve shoqërore.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
2
1.1. Vështrimi i Përgjithshëm mbi Studimin
1.1.1 Rëndësia e Studimit
Motivimi bazë në ndërmarrjen e punimit: Domosdoshmëria e reformimit të sistemit
të pensioneve në Shqipëri.
Ndryshimet e rëndësishme në strukturën ekonomiko-sociale të vendit.
Reformat e sistemeve të tjera institucionale.
Ndryshimet demografike dhe plakja e popullsisë.
Shkalla e lartë e evazionit.
Plakja e popullsisë dhe reformat e sistemeve të pensioneve nuk janë një fenomen
specifik vetëm për rastin e Shqipërisë. Në këto vitet e fundit, reforma e pensioneve janë
një sfidë e vërtetë për qeveritë. Historikisht, sistemet e sigurisë sociale janë pothuajse të
gjitha PAYG. Megjithatë, është gjerësisht e njohur se këto sisteme gjenerojnë probleme
të tilla si rritjen e normave të kontributeve, evazionit dhe dalje e parakohshme në
pension. Shumë vende kanë ndërmarrë reforma të mëdha apo të vogla të sistemeve të
tyre të pensioneve në 30 vitet e fundit, disa vende shkuan përmes reformave radikale dhe
ndryshuar në sistemin e pensioneve të financuara plotësisht, disa zgjodhën një sistem të
përzier me një kombinim të të dyjave, dhe pjesa tjetër mbeti me origjinalin PAYG duke
ndryshuar parametrat të tilla si norma e kontributit dhe mosha e daljes në pension.
Aktualisht në Shqipëri shtylla e parë, PAYG, është më dominuese.
Qëllimi i kësaj teme është kërkimi, bazuar në supozimet e ngritura mbi statistikat
aktuale për Shqipërinë dhe njohuritë mbi tregun në përgjithësi, i një sistemi publik
―ideal‖, i cili do bazohet në modelin ―overlapping generation‖. Nismat e këtij modeli
janë bazuar në publikimet e para të autorëve si Allais (1947), Samuelson (1958),
Diamond (1965), duke u zhvilluar më tej dhe aplikuar në përllogaritjen e sistemeve të
pensioneve të vendeve të ndryshme. Auerbach dhe Kotlikoff (1987) kanë formuluar një
figurë të plotë të modelit që është përdorur gjerësisht në gjetjen e sistemit më të
përshtatshëm të pensioneve si dhe në analizimin e parametrave optimale që ndikojnë
këtë sistem. Ky model mendohet të përdoret edhe për sistemin shqiptar duke bërë disa
ndryshime përshtatshmërie.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
3
1.1.2 Çështjet Kyçe të Studimit
Ky studim përpiqet të gjejë zgjidhjen më të përshtatshme pyetjeve të mëposhtme:
- Përse disa shtete kanë vazhduar të përdorin sistemin origjinal PAYG dhe disa të tjera
kanë ndërmarrë reforma ekstreme?
- Cili është ndryshimi ndërmjet pensionit publik të pafinancuar krahasuar me atë privat
të financuar përsa i përket vendimmarrjes së nivelit të kursimeve dhe të daljes në
pension?
- Cili është ndikimi i ndryshimit demografik në sistemin e pensioneve në rastin e
Shqipërisë?
- Cilat janë grupmoshat që përfitojnë ose humbin më tepër nga trendet demografike në
rastin e Shqipërisë?
1.1.3 Objektivat e Studimit
1- Nxjerrja në pah e ndikimit të trendit demografik në sistemin e pensioneve duke u
bazuar si në teori ashtu edhe në rezultatet empirike.
2- Ballafaqimi i sugjerimeve të Bankës Botërore me studimin teorik dhe atë empirik
të përdorur në studim.
3- Identifikimi i modeleve më të aplikuara për shtetet në Bashkimin Evropian dhe
analizimi i rezultateve të punimit në lidhje me përafrimin e modelit shqiptar me
to.
4- Sugjerimi i reformave të mëtejshme në sistemin e pensioneve për rastin e
Shqipërisë si dhe specifikimi i aplikimit të secilës kolonë të këtij sistemi.
1.1.4 Metodologjia e Studimit
Shkurtimisht, kjo tezë studion disa çështje të lidhura me sistemin e pensionit duke
përdorur tre lloje metodash: një analizë përshkruese e sistemit të pensioneve për
rastin e Shqipërisë, duke identifikuar problematikat dhe disa rekomandime të
mundshme, një analizë teorike në lidhje me vendimmarrjen përsa i përket nivelit të
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
4
kursimit dhe daljes në pension dhe një analizë empirike duke përdorur një model
simulimi ku identifikohen parametrat më të përshtatshëm në rastin e Shqipërisë.
Specifikisht, metodologjia e punimit përbëhet nga hapat e mëposhtëm:
1- Studimi i problematikës së sistemit të pensioneve dhe dinamikës së tij në vendin
tonë.
2- Njohja me bazat teorike dhe analiza e gjetjeve të literaturës së huaj, si dhe
studimeve vendase në fushën e reformës së pensioneve.
3- Analiza e modeleve dhe eksperiencave më të njohura në reformimin e sistemit te
pensioneve.
4- Ndërtimi i pyetjeve kërkimore dhe zhvillimi i tyre.
5- Ndërtimi i modelit empirik, grumbullimi, përpunimi i të dhënave dhe nxjerrja e
rezultateve.
6- Nxjerrja e konkluzioneve.
1.1.5 Struktura e Punimit
Teza është e përbërë nga gjashtë kapituj. Kapitulli i parë përmban një hyrje të
përgjithshme të sistemeve të pensioneve në mbarë botën. Çështjet e prekura në këtë
kapitull janë: si klasifikohen sistemet e pensioneve, karakteristikat kryesore të çdo lloj
sistemi, shembujt e sistemeve kryesorë dhe reformat e ndërmarra.
Kapitulli i dytë merr në shqyrtim literaturën në lidhje me modelin e mbivendosjes së
gjeneratave, model i cili është përdorur në analizën empirike të punimit. Ky model,
përveç aplikimit në fusha të ndryshme kërkimore, është përdorur edhe në përcaktimin e
strategjive të modeleve të pensionit në vende të ndryshme pasi ai merr në konsideratë
gjeneratat e kaluara dhe ato aktuale për të parashikuar situatën e brezave të ardhshëm.
Kapitulli i tretë ndalet më tepër në analizën e sistemit të pensioneve në Shqipëri duke
analizuar çështjen fiskale dhe financiare si dhe problemet e tjera në këtë sistem. Këtu
shqyrtohen gjithashtu në detaje tre kolonat përbërëse të këtij sistemi duke përfshirë
problemet dhe rekomandimet për secilën shtyllë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
5
Kapitulli i katërt është një studim teorik në lidhje me modelin e ciklit të jetës së Ando
dhe Modigliani. Ky model përdoret për të shqyrtuar vendimet për kursim gjatë gjithë
ciklit të jetës dhe vendimin e daljes në pension. Këto lloj vendimmarrjesh do të
shqyrtohen për disa raste të ndryshme si për pensionin publik të pafinancuar ashtu edhe
për atë privat të financuar. Modeli i ciklit të jetës është testuar empirikisht dhe ky studim
do të analizojë disa nga këto studime empirike.
Kapitulli i pestë fokusohet në ndryshimin demografik dhe reformat e sistemit të
pensioneve në Shqipëri. Ky kapitull shqyrton ndryshimet e mëdha në sistemin shqiptar të
pensioneve që nga fillimi i vitet 1950, ndryshimin demografik dhe gjithashtu probleme të
ndryshme në lidhje me sistemin aktual. Këtu ofrohen disa rezultate për të ardhmen duke
aplikuar një model simulimi të kalibruar të mbivendosjes së gjeneratave, për të nxjerrë
në pah ndikimin e ndryshimeve demografike dhe zgjedhjen e sistemit të pensionit për
individët dhe për ekonominë. Këtu përllogaritet edhe mirëqenia e grupmoshave të
ndryshme si dhe mund të identifikohet edhe grupmosha që përfiton më shumë nga ky
ndryshim demografik.
Së fundi, kapitulli 6 përmbledh rezultatet dhe jep rekomandimet përkatëse në lidhje me
çështjet kryesore dhe diskutimet e ngritura gjatë kësaj teze.
1.2. Sistemi i Sigurimeve Shoqërore
Çfarë është një pension? Pensioni, është një rrjedhë e pagesave që fillon kur një individ
del në pension dhe vazhdon derisa ai të vdesë. Me fjalë të tjera, pensioni siguron të
ardhurat për gjatë gjithë jetës në pension pavarësisht nga jetëgjatësia e individit (Bodie,
1990). Pra pensioni ka dy qëllime thelbësore. E para është zbutja e konsumit për një
individ gjatë ciklit të jetës, pra një pension siguron të ardhura gjatë periudhës në pension,
kur individi nuk punon më, në këmbim të kontributeve në një skemë pensioni gjatë
viteve të punës. E dyta është sigurimi, veçanërisht në lidhje me rrezikun e jetëgjatësisë -
pasiguria bashkangjitur me gjatësinë e jetës së një individi. Politika publike mund të ketë
edhe dy qëllime shtesë për skemën e pensioneve. E para është zbutja e varfërisë: një
shoqëri mund të dëshirojë që pensionistët e saj të ketë një standard minimal jetese gjatë
viteve në pension. E dyta është shpërndarja: një shoqëri mund të dëshirojë të shpërndajë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
6
burime shtesë mbi nivelin e varfërisë për individë të caktuar të shoqërisë, siç janë gratë
që rrisin vetëm fëmijët dhe kujdestarët e tjerë (Barr, 2004).
Ka vetëm dy mënyra për të "paguar" për një pension. Në rastin e parë, punëtorët e rinj
bien dakord për të paguar (jashtë të ardhurave të tyre të punës) për individët në pension
në këmbim të premtimit që gjeneratat e ardhshme e punëtorëve do paguajnë për
pensionin e tyre. Kjo mënyrë quhet skema/plani e/i pafinancuar ose e njohur si skema
pay-as-you-go (PAYG). Në rastin e dytë, çdo brez i punëtorëve kursen (nga të ardhurat e
tyre të punës) për pensionet e tyre personale dhe kjo mënyrë quhet skema/plani i
financuar. Ka dy tipare kryesore të të dy llojeve të pensioneve: koha dhe risku. Punëtorët
duhet të paguajë tani për diçka që ata do të marrin në të ardhmen, p.sh., pensioni siguron
funksionin ekonomik të transferimit të të ardhurave (dmth. konsumin) nga vitet e punës
për vitet e daljes në pension. Ekziston rreziku që disa pagesa aktuale të pensioneve të
marra do të jenë më pak se ato që priten kur plani ka filluar. Në të vërtetë, ka disa
mundësi që sasia e të gjithë pensioneve të mos paguhet e gjitha në llogari të skemës së
pensioneve, duke u bërë kështu e paaftë të paguhet. Kjo është arsyeja përse flitet për një
premtim të pensioneve, në vend të një garancie pensioni.
Llojet e skemës së pensioneve
Sistemi i pensioneve dhe dalja në pension kanë dalë në pah në shekullin e
nëntëmbëdhjetë dhe fillim e shekullit të njëzetë në ekonomitë e zhvilluara. Bismarck
formoi shtetin e parë që posedonte një sistem shtetëror pensioni, Gjermaninë në vitet
1880. Gjatë shekullit të njëzetë, skemat shtetërore dhe profesionale të pensioneve u
zhvilluan edhe në vendet e tjetra të Evropës dhe në ekonomitë e zhvilluara si SHBA dhe
Australia. Megjithatë, në disa vende si Afrika, Azia dhe Amerika Latine, ideja e daljes
në pension mbetet akoma një ëndërr.
Mbështetja e individëve në moshën e vjetër mund të klasifikohet në tre shtylla. Shtylla e
parë ofrohet nga shteti si pjesë e tij e sistemit social të sigurisë. Ekzistojnë dy lloje
kryesore të sistemit të sigurimeve shoqërore, Beveridgean dhe Bismarckian. Sistemi
Beveridgean ofron vetëm mbështetje minimale të jetesës, dhe nëse individët preferojnë
të kenë një standard më të lartë jetese, ata duhet të kërkojnë për alternativa të tjera.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
7
Shtetet si Britania e Madhe dhe SHBA janë pjesë e sistemit Beveridgean të sigurisë
sociale. Sistemi Bismarckian siguron një mbështetje shumë më të gjerë, ku shpesh
individët nuk kanë nevojë për të ardhura të tjera shtesë. Gjermania, Italia dhe Franca
përdorin sistemin Bismarckian të sigurimeve shoqërore. Shtylla e parë financohet nga
mbledhja e tatimit (pjesë të tatimit të sigurimeve shoqërore që qeveria vendos të
mbledhë) nga punëtorët, e cila paguhet menjëherë për pensionistët. Ky sistem njihet si
një sistem i pa financuar, sepse nuk ka asnjë fond të grumbulluar nga pensioni. Është e
qartë se niveli i mbledhur i tatimit të sigurimeve shoqërore do të jetë më i ulët në
sistemet e mëparshme sesa ato të fundit.
Shumica e skemave të shtyllës së parë janë përfitime të përcaktuara (jo-të financuara).
Kohët e fundit, vende të tilla si Suedia dhe Polonia kanë ―eksperimentuar‖ me skemën e
kontributeve të përcaktuar jo-të financuar (ose imagjinare) (NDC) për shtyllën e parë
(Holzmann dhe Palmer, 2006). Këto janë skema të pafinancuara në të cilat anëtarët kanë
llogari të kontributit individual të përcaktuar (DC) ku kthimet që janë kredituar në
kontributet nuk kanë lidhje me kthimin e aseteve financiare, por me disa variabla jo-
financiarë, të tilla si norma e rritjes së PBB të vendit apo norma e rritjes mesatare në të
ardhurat kombëtare (më poshtë shënohet g). Shkalla e kontributit është një përqindje
fikse e të ardhurave. Kapitali imagjinar në llogarinë e anëtarëve është konvertuar në një
pensioni të jetës, duke përdorur një faktor vjetor pensioni që reflekton njëkohësisht
pritshmërinë e jetëgjatësisë për të gjithë gjeneratën e anëtarëve si dhe shkallën e kthimit
në skemën përmbi shumën e pritur të pensionit vjetor.
Sistemi është mbajtur në bilancin financiar për të siguruar që vlera aktuale e sistemit të
aseteve (PV (A)), dmth, kapitali rritës imagjinar, gjithmonë është i barabartë me vlerën
aktuale të detyrimeve të sistemit (PV (L)), pra, me pagesën e pritshme të pensioneve.
Kjo arrihet duke përdorur një normë të përshtatur të kthimit g + ρ, ku ρ = [(PV (A) / PV
(L)) - 1]. Efektet e demografike dhe goditjet ekonomike janë të vendosur për këtë arsye
në mënyrë endogjene brenda skemës dhe brenda secilit grup, duke qenë se kthimi i
kredituar në skemë, g + ρ, rregullon kapitalin imagjinuar të anëtarit gjatë rritjes dhe fazës
së pagesës dhe pensioni vjetor i paguar reflekton ndryshimet në jetëgjatësinë në grupin e
lindjes.
Rrjedhimisht, skemat NDC kanë katër karakteristika (Palmer, 2006):
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
8
Vlera aktuale e përfitimit gjatë jetës së një individi është e barabartë me llogarinë
e balancës së individit në çdo kohë.
Për të ruajtur një normë fikse kontributi, asetet totale të sistemit NDC duhet të
jenë të barabarta ose më shumë se totali i detyrimeve.
Përfitimi NDC është ndërtuar si një pension i jetës, duke reflektuar jetëgjatësinë
në pension.
Bilanci financiar kërkon që llogaritë të vlerësohen në normën g + ρ.
Skemat e NDC mund të interpretohet si vënës i drejtësisë ndërmjet gjeneratave, pasi çdo
brez paguan të njëjtën sasi kontributi si një proporcion i të ardhurave dhe përfiton një
pension duke u bazuar në performancën individuale ekonomike gjatë ciklit të tij të jetës
dhe perspektivën personale të vdekshmërisë.
Shtylla e dytë ofrohet nga kompanitë në formën e pensioneve ose planeve profesionale.
Në këtë rast kompanitë quhen sponsor të këtyre skemave. Në mënyrë tipike, skemat e
pensioneve profesionale janë të financuara, dmth, fondi i aseteve të pensionit realizohen
nga kontributet ose primet e paguara nga punëdhënësi (skema sponsor) dhe nga punëtori
(skema anëtar) dhe nga kthimet e investimeve të këtyre kontributeve. Pensioni paguhet
nga fondi i përllogaritur duke filluar nga momenti i daljes në pension i punëtorit
(anëtarit). Në përgjithësi kompanitë e vogla japin fondin e përllogaritur një kompanie
sigurimi të jetës e cila më pas ofron një pension për gjatë gjithë jetës për pensionistin.
Skema e pensioneve përbëhet nga tre lloje anëtarësh: anëtar aktiv, të cilët ende punojnë
për kompaninë dhe japin kontribute; anëtar në pension, të cilët kanë dalë në pension nga
kompania dhe ju jepet një pension, dhe anëtar i shtyrë, të cilët nuk janë më duke punuar
për kompaninë dhe që akoma nuk kanë dalë në pension, por kanë fituar të drejtën për një
pension në bazë të shërbimit të tij të mëparshme për firmën dhe në sajë të anëtarësimit në
skemë. Pensioni bëhet i pagueshëm kur ky lloj anëtari del në pension nga puna e tij e
fundit.
Megjithëse shumica e skemave profesionale të pensioneve janë të financuara,
përllogaritja e përfitimeve të pensionit mund të ndryshojnë shumë nga njëri lloj i skemës
në tjetrin. Ka tre lloje kryesore të skemës profesionale: përfitime të përcaktuara (DB),
kontribute të përcaktuara (DC) dhe hibride.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
9
Kohët e fundit, lloji më i përdorshëm i skemës është skema e DB. Në një skemë të tillë,
përfitimi është i përcaktuar dhe skema premton të paguajë një pension, bazuar në këtë
përfitim të përcaktuar, pavarësisht nga madhësia e fondit për të mbështetur këtë premtim.
Skema e thjeshtë DB ofron një pension fiks monetar, pavarësisht nga të ardhurat ose nga
inflacioni në të ardhmen. Skema të tilla kanë vendet si Gjermania dhe SHBA (ku
ata janë të njohur si përfitime fikse ose plane të shumave fikse).
Megjithatë, lloji më i përdorshëm i skemës DB është ai i skemës së lidhur me pagën dhe
më e përdorshmja e tyre është skema e pagës së fundit, në të cilën pensioni paguhet duke
u bazuar në pagën e fituar në vitin e fundit të punësimit (ose mesatarja e tre apo pesë
viteve të fundit të punësimit) të anëtarit të skemës. Në këtë rast, pensioni është një
fraksion i pagës së fundit, i cili llogaritet si produkt i normës akruale (p.sh., 1%) dhe
numri i viteve të punës.
Tabela 1.1 Vlera e Përfitimeve të Pensioneve në Raport me Pagën
Vitet e Punës Vlera aktuale e Përfitimeve
të Fituara (%)
Vlera e Rritur e
Përfitimeve (%)
1 0.32 0.32 10 0.98 6.88 20 3.1 32.58 30 9.18 115.68 40 26.08 365.14
Supozimet: Plani paguan një përfitim prej 1% të pagës së fundit për vit shërbimi. Pjesëmarrësit e planit hyjnë në plan në moshën 25, dalin në pension në moshën 65 vjeçare, dhe jetojnë deri në moshën 85 vjeç. Paga e punonjësit rritet me normën e inflacionit, e cila është 5% në vit. Norma e interesit e përdorur për të skontuar pensionin vjetor nominal është 9% në vit.
Burimi: Bodie (1990, tabela 1).
Tabela 1.1 tregon vlerën e përfitimeve të pensioneve në raport me pagën e fundit. Vlera
aktuale e përfitimeve të fituara në çdo vit është më e madhe në vitet e fundit sesa në vitet
e mëparshme. Për shembull, vlera aktuale e përfitimeve të fituara në vitin e 10-të të
anëtarësimit është 0.98% e pagës përfundimtare, ndërkohë që përfitimet në vitin e 40-të
janë të barabarta me 26.08%. Kjo rritje e vlerës së përfitimeve është shkaktuar nga dy
faktorë: vlera e kohës së parasë dhe inflacioni. Një punëtor në moshë është më afër
daljes në pension në krahasim me një punëtor të ri, prandaj vlerës aktuale e një njësie
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
10
shtesë
së përfitimit të pensionit është më e lartë për punonjësit në moshë.
Inflacioni rritet më shpejt sa më shumë që kalon koha për dy arsye. Së pari, me rritjen e
normës nominale të interesit, ajo rrit rëndësinë e efektit të vlerës së kohës. Së dyti, me
rritjen e pagave nominale, ajo rrit rëndësinë e komponentit të vlerësimit të përfitimeve të
fituara çdo vit. Me çdo vit shtesë të punësimit, një vit shtesë shërbimi është fituar dhe
paga nominale është më e lartë.
Kohët e fundit, është futur në përdorim edhe skema e pagave mesatare: pensioni është
bazuar në pagën mesatare të fituar gjatë karrierës së anëtarit. Një numër i
konsiderueshëm i industrive në Holandë kanë kaluar nga skema e rrogës së fundit të
karrierës në atë të rrogës mesatare. Në skemat e përfitimeve mesatare të rivlerësuara të
karrierës (CARE), llogaritja e pagave mesatare bën të mundur rregullimet e duhura sipas
çmimeve të përgjithshme apo inflacionit të pagave që kanë ndodhur gjatë karrierës së
anëtarit. Skema CARE është ndërmjet pagës mesatare dhe pagës përfundimtar duke u
mbështetur edhe në zemërgjerësinë e përfitimeve të pensioneve me këtë lloj skeme.
Një tjetër lloj i skemës DB është skema e bilancit të daljes në pension. Përfitimi është
përcaktuar në termat e një shumë të madhe dhe jo në formën e një pensioni dhe
përllogaritet në mënyrën e zakonshme, si shumëfishues i një shume akruale (një
përqindje e specifikuar e pagës mesatare të karrierës) dhe viteve të shërbimit. Nëse do
përdorej paga përfundimtare në vend të pagës mesatare, skema do merrte emrin shuma e
pagave të fundit ose skema e kapitalit të pensionit. Këto lloj skemash përdoren në Japoni
dhe Australi. Këto skema nuk janë skema të mirëfillta pensioni, megjithatë, kjo shumë e
madhe përdoret për të blerë një pensioni, duke siguruar kështu të ardhura të sigurta gjatë
gjithë jetës.
Skema DB tregon një tepricë në qoftë se vlera e aseteve në fondin e pensionit e tejkalon
vlerën e detyrimeve, domethënë vlerën aktuale të premtimeve për të ardhmen e pagesave
të pensionit. Skema DB tregon një deficit nëse vlera e detyrimeve tejkalon asetet.
Rregullatorët e pensioneve apo mbikëqyrësit (të emëruar nga qeveria) zakonisht
vendosin rregulla strikte për eliminimin e këtyre dy elementëve. Tepricat zakonisht
eliminohen përmes sponsorizimeve të pushimeve të kontributeve, dmth, sponsori ndalon
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
11
dhënien e kontributeve në fondin e caktuar derisa teprica është eliminuar. Deficitet
eliminohen përmes një serie të pagesave të mangëta, pra, me kontribute të tjera nga
sponsori, të cilat shuajnë deficitin brenda një periudhë të caktuar, p.sh. 5-10 vjet ose
mesatares së mbetur të viteve të shërbimit të forcës punëtore të kompanisë (zakonisht
rreth 15 vjet).
Gjithnjë e më shumë, skemat DB janë duke u zëvendësuar me skemat DC. Në skema të
tilla, norma e kontributeve në skemë është pjesa e përcaktuar. Kontributet mund të jetë
një shumë fikse vjetore ose ata mund të jetë një përqindje fikse e pagës. Pensioni do të
varet nga vlera e fondin të përllogaritur nga koha e daljes në pension. Asnjë nivel i
veçantë i pensionit nuk mund të premtohet në skemën DC. Nëse vlera e fondit është e
ulët, qoftë si rezultat i kontributeve të ulëta apo performanca e dobët e investimeve,
atëherë edhe vlera e pensioneve do të jetë e ulët. Nëse vlera e pensioni është e lartë,
atëherë edhe pensioni do të jetë përkatësisht i lartë. Nga përkufizimi, skemat DC nuk
tregojnë as teprica as deficite.
Skemat hibride kanë një ndërthurje të komponentëve DB dhe DC. Shembujt kryesore
janë si më poshtë (Wesbroom dhe Reay, 2005):
Skema hibride e vijueshme. Skema mund të ketë element të DC (zakonisht
quhen skema inkubatori të DC) për ata nën një moshë të caktuar (p.sh., 45)
dhe një element DB për ata sipër kësaj moshe. Një skemë e tillë ofron një
transportueshmëri më të mirë për punonjësit e rinj që tentojnë të jenë më të
lirshëm/lëvizshëm dhe të një pensioni më të parashikueshme për punëtorët
më në moshë.
Skema kombinimi hibrid. Skema ofron një pension DB të lidhur me pagën
deri në një limit (i cili mund të jetë paga bazë) dhe një pension DC të lidhur
me pagën më lart se ky limit (i cili mund të jetë element variabël i pagës).
Marrëveshje përforcuese. Ka dy lloje kryesore. E para është një skemë DC
me një DB të përforcuar. Një skemë e tillë parashikon një pension minimum,
bazuar në atë që një skemë DB korrespondon me të njëjtën eksperiencë page
dhe shërbim që duhet të jetë paguar, në rast se performanca e investimeve
është shumë e varfër. E dyta është një skemë DB me një DC të përforcuar.
Kjo lloj skeme synon të ofrojë një garanci 'vlerë-për-para' për të larguarit
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
12
para kohe. Vlera e përfitimit të pagës së fundit është e garantuar që të mos
jetë më pak se një përfitim DC llogaritur në bazë të një shumëfishuesi të
kontributeve të anëtarëve të akumuluara me interes.
Skema e bilancit të arkës. Kjo është një skemë e përfitimit të përcaktuar në të
cilën përfitimi është përcaktuar si një llogari individuale brenda skemës.
Skema përcakton shkallën e kontributit dhe shkallën e kthimit të investimeve
(të pavarur nga performanca e pasurive themelore në skemë, por zakonisht të
lidhur me kthimin në obligacione) që do të kreditohet në llogarinë e anëtarit.
Shuma totale e akumuluar në pension është përdorur për të blerë një pension.
Për anëtarin, skema e bilancit të arkës i ngjan një skemë DC. Kjo është
marrëveshja më e zakonshme hibride në SHBA (Rappaport et al., 1997). Kjo
lloj skeme njihet gjithashtu si një skemë e riskut të përbashkët.
Skema e përfitimit të shënjestruar. Kjo është një skemë DC, por qëllimi është
për të ofruar një pension objektiv, kështu që kontributet do të duhet të
rregullohen gjatë kohës nëse fondi është i pamjaftueshëm ose e tejkalon
objektivin.
Shtylla e tretë është çdo lloj kursimi shtesë për pension që individi zgjedh të ketë më
tepër nga shuma që sigurohet nga shteti apo nga kompania për të cilën ka punuar. Këto
kursime zakonisht mbahen në llogari depozituese ose në fonde të përbashkëta të
investuara në kapitale ose obligacione. Nëse individi zgjedh për të bërë këtë nëpërmjet
një skeme formale pensioni, kjo lloj skeme do të jetë pa dyshim në formën e një skeme
DC, e njohur si një skemë pensioni personal ose një llogari individuale pensioni. Asete
të tjera mund të përdoren gjithashtu për të siguruar të ardhura në pension. Shembulli më i
mirë i këtij lloj aseti është shtëpia. Kur ata dalin në pension, individët mund të shesin
shtëpinë e tyre për të blerë një shtëpi më të vogël në mënyrë që të rrisin fuqinë e tyre të
shpenzimeve gjatë viteve në pension. Një alternativë tjetër është që të marrë hua kundrejt
kapitalit të shtëpisë dhe do të lejojë akumulimin e interesit. Kredia fillestare dhe interesat
e akumuluar paguhen në kohën e vdekjes së individit nga të ardhurat e shitjes së
shtëpisë.
Gjithashtu ka një shtyllë të katërt e cila mbështet moshën e vjetër, puna pas daljes në
pension. Ndonjëherë kjo varet nga preferencat dhe zgjedhjet e individëve. Disa
individëve nuk ju pëlqen ideja e të qenurit të punësuar gjatë një dite të tërë dhe një ditë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
13
më pas të mos kenë punë për të bërë. Këto individë preferojnë një hyrje graduale në
pension, pra të kenë një punë të pjesshme edhe nëse ata kanë arritur moshën e pensionit.
Pensioni nuk është e vetmja çështje që njerëzit e moshuar duhet të merren. Problemet
shëndetësore, shpenzimet mjekësore dhe nevoja për një kujdes afat-gjatë janë çështje që
shumë njerëz përballen sapo ato fillojnë të plaken. Meqenëse kostot e politikave të
sigurimit të cilat mbulojnë shpenzimet e kujdesit afat-gjatë ekzistojnë, shumë pak njerëz
arrijnë ti përballojnë ato.
1.3 Sistemet e Pensioneve Publike në Botë
Gjermania është vendi i parë në botë i cili ka futur një sistem pensioni të detyrueshëm
publik në vitin 1889. Sistemi ishte i detyrueshëm dhe kontribues, punëdhënësit dhe
punëtorët ishin të detyruar të kontribuonin në lidhje me pagën që përftonin. Shteti
gjithashtu shtonte një normë të vogël subvencionit. Përfitimet ju jepeshin punëtorëve të
paaftë dhe të ish-punëtorëve të cilët jetonin më shumë se shtatëdhjetë vjeç. Kjo skemë
përfshinte një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, 40 përqind në fillimet e sistemit dhe 54
përqind nga viti 1895 (Arza dhe Johnson 2004).
Në tre dekadat në vijim shumë vende të tjera evropiane ndoqën Gjermaninë si shembull
duke futur kështu sistemin publik të pensioneve. Australia dhe Zelanda e Re ishin dy
vendet që aplikuan sistemin e pensioneve publike, ashtu siç ishte edhe Argjentina, e cila
ishte një nga ekonomitë më të pasura të botës në fillimet e shekullit të njëzetë. Gjatë 100
viteve në vijim pensionet publike janë miratuar nga pothuajse të gjithë vendet si pjesë e
një zgjerimi global të sistemeve të sigurisë sociale. Nga 2007, më shumë se 170 janë
bërë pjesë e sistemit publik të pensioneve, megjithëse në disa nga këto vende mbulimi i
këtij sistemi ka qenë minimal. Tabela 1.2 tregon datën në të cilën disa nga vendet në
mbarë botën ndërmorën hapat e parë legjislativë për të futur skemat publike të
pensioneve. Në përgjithësi mund të vihet re një korrelacion i përgjithshëm midis nivelit
ekonomik të zhvillimit të një vendi dhe kohës së legjislacionit të pensioneve. Një nga
përjashtimet më të papritura është Shtetet e Bashkuara, i cili miratoi sistemin e
pensioneve më vonë se Afrika e Jugut, Brazili dhe Greqia.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
14
Tabela 1.2 Data e Ligjit të Parë të Pensioneve në disa Shtete
EUROPA AMERIKA E VERIUT
Gjermania 1889 Shtetet e Bashkuara 1935 Mbretëria e Bashkuar 1908 Kanada 1927 Franca 1910 Suedia 1913 AZIA
Italia 1919 Japonia 1941 Holanda 1919 Turqia 1949 Spanja 1919 Kina 1951 Polonia 1927 India 1952 Greqia 1934 Singapor 1953
Arabia Saudite 1962
AMERIKA LATINE Pakistan 1972 Argjentina 1904 Brazili 1923 AFRIKA
Kili 1924 Afrika e Jugut 1928 Kosta Rika 1941 Egjipti 1955 Meksika 1943 Tunizia 1960
Nigeria 1961
OQEANIA Etiopia 1963 Zelanda e Re 1898 Gabon 1963 Australia 1908 Kenja 1965
Burimi: Bazuar në databazën e ―Social Security Worldwide‖ dhe në ―International Social Security Association‖
Mbulimi i sistemeve të pensionit janë të lidhura edhe me nivelin e zhvillimit ekonomik.
Në vendet më të zhvilluara, planet e pensionit të detyrueshme për moshën e vjetër
mbulojë më shumë se 90 përqind të forcës së punës. Megjithatë, përqindja e pjesës së
mbuluar në vendet në zhvillim është relativisht e vogël. Në shumë raste, mbulimi është i
kufizuar në kategori të caktuara të punonjësve të tilla si: nëpunës civil, personel ushtarak,
si dhe punonjësit në sektorin formal ekonomik. Pjesa rurale e popullsisë, kryesisht
punëtorët në bujqësi kanë pak ose aspak mbulim të pensionit në pjesën më të madhe të
vendeve në zhvillim.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
15
Tabela 1.3 Struktura e Skemës së Pensionit në disa Shtete
Kontributive Jo-kontributive
Fond
et e
ku
rsim
eve
Skem
at
prof
esio
nale
të
dal
jes n
ë pe
nsio
n
Skem
at
indi
vidu
ale
të
dal
jes n
ë pe
nsio
n
Nor
më
e sh
esht
ë
Të li
dhur
m
e fit
imet
Mea
ns-
test
ed
Nor
më
e sh
esht
ë un
iver
sale
Evropë Gjermani Angli Francë Suedi Itali Holandë Spanjë Poloni Greqi Oqeani Zelanda e Re Australi Amerikë Latine Argjentinë Brazil Kili Kostarikë Meksikë Amerikë Veriore Kanada SH.B.A. Azi Japoni Turqi Kinë Indi Singapor Arabia Saudite Pakistan Afrika Afrika e Jugut Egjipt Tunizi Nigeri Etiopi Kenja
Burimi: Bazuar në databazën e Social Security Worldwide, vitet 2002-4, International
Social Security Association.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
16
Tabela 1.4 paraqet një ilustrim krahasues të shpenzimeve të pensioneve si një proporcion
i PBB-së në rajone të ndryshme. Në rajonet më pak të zhvilluara, si Afrikë dhe Azi për
shembull, vlera totale e përfitimeve ka qenë dhe mbetet ende shumë e vogël. Vendet me
të ardhura mesatare si Amerika Latine, caktojnë një pjesë disi më të lartë të PBB-së për
të paguar pensionet. Vendet evropiane rezervojnë një pjesë më të lartë për pensionet. Në
vitin 1990 kjo shifër ishte mbi 10 përqind e PBB-së. Në Amerikën e Veriut, në Shtetet e
Bashkuara dhe Kanada, buxheti i pensioneve është më i vogël se në vendet evropiane.
Në disa vende të zhvilluara, ku mbulimi zakonisht ekziston i plotë, ndryshimet më së
shumti janë të lidhura kryesisht me demografinë, por edhe me strukturën institucionale të
skemave të pensioneve, veçanërisht rregullat që kanë të bëjnë me të drejtën e
përzgjedhjes dhe nivelin e përfitimit. Strukturat institucionale dhe demografike rrisin
gjithashtu edhe shpenzimet e pensioneve. Vendet me rritje më të lartë të shpenzimeve
zakonisht përballen me sfidën e një popullsi me përqindje të lartë të plakjes. Këto janë
kryesisht vendet evropiane me të ardhurat lidhur me përfitimet. Ndërsa vendet që
përmbajnë skemat means-testing, të tilla si Australia, apo vende me përfitime të ulta, si
për shembull, Mbretëria e Bashkuar, ose një kombinim i të dyjave, si Kanada dhe
Shtetet e Bashkuara, kanë një rritje më të ulët të shpenzimeve të pensioneve. Norma e
rritjes së shpenzimeve është më e ulët në vendet që kanë popullsi të re demografike dhe
një nivel kufizimi efektiv të mbulimit të pensioneve, të tilla si Meksika, Kenia, Etiopia
dhe India.
Tabela 1.4 Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore, 1990a
Zona b
Shpenzimet Totale të
Sigurisë Sociale si % e
PBB
Shpenzimet e
Pensionit si % e PBB
Gjithë Shtetet 14.5 6.6 Afrika 4.3 1.4 Azia 6.4 3 Evropa 24.8 12.1 Amerika Latine dhe Karibanet 8.8 2.1 Amerika e Veriut 16.6 7.1 Oqeania 16.1 4.9
a Burimi: Raporti Botëror i Punës 2000, ILO.
b Mesataret i referohen vetëm shteteve të cilat kanë të dhëna.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
17
1.3.1 Shembuj të Sistemeve të Pensionit
Sistemi i Sigurimeve Shoqërore në Shtetet e Bashkuara
Themeluar në vitin 1930, sistemi i Sigurimit Social SHBA është një sistem i mandatuar
publik i përfitimeve të përcaktuara me pjesëmarrje shumë të gjerë dhe të detyrueshëm.
Shumë pak grupe janë lejuar të jenë jashtë kësaj skeme. Përfitimet e pensionit mesatar
përfaqësojnë një normë zëvendësimi rreth 50 përqind të 35 vjetëve më të mira të
historisë së pagave. Disa rregullim janë bërë për të rishpërndarë pensionin pjesëmarrësve
më të varfër, pra, norma individuale e zëvendësimit mund të ndryshojë nga mesatarja.
Prandaj, norma e zëvendësimit e ofruar shtesës më të varfër është më e lartë se sa për ata
me të ardhura më të larta. Përfitimet paguhen deri sa individi vdes, duke përfshirë
indeksim të konsiderueshme në inflacion (që nga viti 1972). Sistemi është projektuar
sipas kontureve të një sistemi PAYG me kontribues aktualë që financojnë pagesat e
pensioneve. Aktualisht, sistemi i Sigurimeve Shoqërore nuk është një sistem i pastër
PAYG, i cili ishte i tillë në mes të viteve 1970. Me kontributet ekzistuese, drejtimi i
sistemit drejt falimentimit ishte i pashmangshëm. Si rezultat i kësaj gjendje, Komisioni
Greenspan në 1982-1983 rekomandoi një rritje të menjëhershme në kontribute, e cila do
të lejonte ndërtimin e një rezervë, i ashtuquajtur Fondi i Mirëbesimit, për të mbuluar
mungesat në të ardhmen. Për fat të keq kjo reformë është e pamjaftueshme dhe reforma
të tjera të reja janë parë të nevojshme për të shmangur falimentimin në shekullin e njëzet
e një.
Planet 401 (K) dhe Llogaritë Individuale të Daljes në Pension në Shtetet e
Bashkuara
Këto skema janë më të përhapura në Shtetet e Bashkuara dhe përmenden kur diskutohen
planet e kontributeve të përcaktuara të financuara. Nën skemën 401 (K), të dy,
punëdhënësit dhe punonjësit kontribuojnë në këto fonde nga të ardhurat para-tatimore.
Pjesëmarrësit janë të lirë të zgjedhin strategji të investimeve nga një grup i zgjedhur i
ofruesve privatë të cilët menaxhojnë asetet për pjesëmarrësit. Ata lejohen të marrin hua
nga llogaria e tyre, brenda një limiti të caktuar dhe sipas dëshirës së tyre, por pagesa
duhet bërë sipas rregullave të përcaktuara.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
18
Sipas llogarive individuale të daljes në pension, individët fillojnë të jenë pjesë e planit
direkt nëse ata plotësojnë kriteret e përshtatshme të caktuara. Pjesëmarrësit kanë
zgjedhje të mjaftueshme në strukturë (i) për të zgjedhur alokimin e aseteve (një përzierje
e obligacioneve dhe kapitalit; asete kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe (ii) për të
zgjedhur menaxherin/menaxherët e preferuar nga një listë menaxherësh dhe fondeve të
përbashkëta. Pjesëmarrësit ose kanë zgjedhje të plotë për alokimin e aseteve dhe
përzgjedhjes së fondit (plane të vetë-drejtuara) ose mund të delegojë përgjegjësinë
ofruesit të shërbimit. Tërheqja e fondeve lejohet për të financuar disa aktivitete, por nëse
këto fonde nuk janë kthyer para daljes në pension, pjesëmarrësve ju shkaktohet një
ngjarje takse sepse llogaritë individuale të daljes në pension nuk janë më një taksë e
shtyrë kursim. Ky pension mund të blihen nga ofruesit e shërbimit duke u bazuar në
akumulim në pension.
Në të dy sistemeve, pjesëmarrësit kanë liri veprimi në lidhje me nivelin e kontributeve,
por kanë kufizime në kontributet maksimale. Këto limite mbi kontributet ekzistojnë
sepse kursime të tilla janë taksë e shtyrë. Megjithatë, këto limite kanë ndryshuar gjatë
kohë, duke lejuar pjesëmarrësit të ndryshojnë shumën që ata kontribuojnë në këto plane.
Modeli i Kontributit të Përcaktuar Kilian
Modeli kilian, i implementuar në vitin 1981, përfshin shkrirjen graduale të sistemit
PAYG dhe zëvendësimin me një sistem DC detyrueshëm. Punëtorët e rinj mund të
marrin pjesë vetëm në sistemin DC, ndërsa pjesëmarrësit në sistemin PAYG mund të
zgjedhin midis sistemit të vjetër ose të ri. Asetet menaxhohen nga kompanitë private të
përzgjedhura nga pjesëmarrësit nga lista e miratuar nga qeveria me individët të cilët
sigurojnë performancën e riskut të investimeve. Sistemin kilian përfshin disa garanci: një
përfitim i ulët i ndihmës sociale për ata që nuk mbulohen nga plani i detyrueshëm, një
pension minimal i garantuar nga shteti prej rreth 25 përqind i pagës mesatare nëse
kontributet janë kryer për të paktën 20 vjet, një normë përfitueshmërie minimale e
garantuar për çdo fond pensioni krahasuar me mesataren për vendin, dhe pagesa vjetore
të garantuara nga shteti nëse kompania e sigurimeve dështon. Skema të ngjashme me atë
kiliane janë miratuar edhe në pjesë të tjera të Amerikës Latine - në Argjentinë, Kolumbi,
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
19
dhe Peru – duke ofruar një zgjedhje në shtyllën e dytë ndërmjet sistemit të kontributeve
të përcaktuar i cili menaxhohet privatisht dhe sistemit publik të përfitimeve të
përcaktuara PAYG. Megjithatë, individët lejohen të japin kontribute vullnetare për
fondet e tyre për një dalje më të hershme në pension.
Reforma e Meksikës
Skemat e pensioneve në Meksikë dhe Kili kanë shumë të përbashkëta. Ndryshimi
kryesor i sistemit të Meksikës, i cili dikur ka përdorur skemën e vjetër DB PAYG dhe
kaloi në planin DC, i është ofruar (në pension) zgjedhja për të marrë një pension bazë
ose në akumulimin e tyre aktual ose në një pjesëmarrje në dukje të barabartë në skemën
e vjetër DB (dmth, aq sa grumbullimi do të ishte në qoftë se ata kishin fituar kthimin e
normë së brendshme të PAYG). Prandaj, komponenti DC i reformës së Meksikës mund
të konsiderohet si e ngjashme me sistemin e Kilit, me një garanci të qartë të daljes në
pension për pjesëmarrësit aktualë. Pjesëmarrësve të ardhshëm ju është dhënë një pension
minimal të lidhur me pagën minimale në kohën e daljes në pension, si në skemën kiliane.
Në pension, pjesëmarrësit mund të zgjedhin ose të blejnë një pension nga një shitës
privat ose të marrin tërheqje të programuar nga menaxheri i fondit. Shuma vjetore është
e bazuar në bilanc, duke përfshirë interesin, të pjesëtuar nga jetëgjatësia. Pensioni nga
shitësi privat nuk mund të jetë më pak se garancia minimale e pensionit.
Skema Italiane
Italia ka qëndruar për një kohë të gjatë në skemën PAYG, të plotësuar me një fond
pagese të shkurtimit nga puna, të cilat janë të dyja të njohura për mënyrën e tyre
shtypëse. Kontributet e pensioneve të mandatuara përllogariten për më shumë se 40
përqind të pagës së një punonjësi. Një aspekt interesant është se përfitimet janë bazuar në
normën e realizuar të rritjes së të ardhurave, duke i dhënë skemës e një nuancë të
kontributit të përcaktuar. Kohët e fundit, Italia ka eksperimentuar një reformë që lejon
punëtorët të zhvendoset kontributet e fondit të pagesës së shkurtimit nga puna në
llogaritë individuale në fondet e përbashkëta të profesionit të tyre. Këto investime janë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
20
për një periudhë fillestare, pas së cilës punëtorët janë të lirë për të kaluar në fondin e
përbashkët të një profesioni tjetër ose në fonde më të gjerë. Prandaj, megjithëse janë
llogari individuale privatisht të menaxhuara, ka një zgjedhje të kufizuar të mjeteve të
investimeve dhe grupim disi arbitrar i pjesëmarrësve sipas profesionit (pamvarësisht nga
mosha, të ardhurat, ose kapaciteti i sigurimit të risqeve).
1.3.2 Reformat në Botë
Sistemi i pensioneve ka qenë dhe është i diskutuar edhe në ditët e sotme. Vende të
ndryshme kanë implementuar ose janë bërë pjesë e reformave të ndryshme përsa i përket
sistemit të pensionit. Për shkak të ndryshimeve në strukturën e popullsisë, qasjeve
politike dhe ekonomike të vendeve të ndryshme, ka lindur nevoja për ekzistencën e
sistemeve të ndryshme të pensioneve. Sistemi tradicional PAYG është bërë pjesë e
shumë vendeve, por pas propozimit të Bankës Botërore në 1994, shumë vende kanë
kaluar nga sistemi i pa financuar, në një sistem plotësisht të financuar. Përveç këtyre dy
forma, ka edhe dy sisteme të tjera të rëndësishme. Një prej tyre është sistemi i Fondit të
Pensionit të matur, i cili zbatohet në rreth 20 vende, të tilla si Malajzia, Singapori dhe
Hong Kong, (Bateman dhe Piggott 1997) dhe i dyti është sistemi Imagjinar i
Kontributeve të Përcaktuara aplikuar në Letoni, Suedi, Itali dhe Poloni.
Schwarz dhe Demirguc-Kunt (1999) kanë bërë një përmbledhje të tipeve kryesore të
reformave në sistemin e pensionit për mbarë botën. Sipas klasifikimit të tyre, 82 vende e
kanë kryer reforma, nga të cilat 21 vende kanë ndërmarrë reforma të thella strukturore.
Nga reformatorëve më të mëdhenj, 10 vende po kalojnë drejt llogarive individuale të
financuara plotësisht (Modeli Latino-Amerikan); 3 vende të OECD-së po adoptojnë një
sistem DC të punëdhënësit-sponsor, dhe 3 vende (Letonia, Polonia dhe Suedia) janë
duke përdorur sistemin NDC. Shumë vende të tjera në zhvillim janë duke lëvizur në
drejtim të kundërt, nga dhënia e fondeve DC në sistemin e përfitimeve të përcaktuara
PAYG.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
21
Tabela 1.5 Klasifikimi i Reformave të Pensionit
Ndryshuar Nga Në Shembuj (Shtete)
Përfitime të Përcaktuara PAYG
Sistemi i kontributeve të përcaktuara të financuara
plotësisht (Llogari Individuale)
Kili, Argjentina, Bolivia, Kolumbia, Meksika, Peru,
Hungaria, Kazakistani
Sistemi imagjinar i kontributeve të përcaktuara Letonia, Polonia, Suedia
Sistemi i kontributeve të përcaktuara të
punëdhënësit-sponsor
Shtetet e OECD (p.sh. Australia, Danimarka,
Zvicër)
DC-Fonde të Siguruara Sistemi PAYG Indonezia, Nigeria
Sistem Pensioni Jo Formal Sistem i ri Angora, Guatemala, Mozambik, Oman,
Zimbabve Burimi: Bazuar në Schwarz dhe Demirguc-Kunt(1999)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
22
'' Theksi i deklaratës së misionit të ri të ABP është arritja e një sistemi të qëndrueshëm
pensioni që është tërheqës për të rinjtë dhe të moshuarit, i cili mbetet i përballueshëm në
sajë të një menaxhimi të shëndoshë financiar. . .Bordi i Guvernatorëve ka vendosur për
një qeverisje të mirë të bazuar në parimet e pranuara. . ''.
Raporti Vjetor ABP, 2005
Kapitulli 2
PASQYRA E LITERATURËS
Megjithëse kërkimet dhe dokumentet në lidhje me fushën e sistemit të pensioneve në
Shqipëri janë të kufizuara, hulumtimi në këtë temë ndryshon nga literatura ekzistuese
pasi në këtë studim është përdorur modeli OLG i cili përdoret për të shqyrtuar sistemin e
pensioneve në Shqipëri si dhe reformat në këtë sistem. Ky studim është i ndarë në dy
faza kryesore: i pari është një sfond hulumtimi dhe kërkimi për të kuptuar dhe analizuar
më mirë sistemin e pensioneve dhe reformat në këtë vend, dhe i dyti është përdorimi dhe
vlerësimi i situatës në këtë sistem me ndihmën e përllogaritjeve me modelin OLG si një
mjet analitik.
Ka shumë debate rreth reformës së pensioneve si në rang kombëtar ashtu edhe në atë
ndërkombëtar. Studiues të mirëfilltë në fushën e kërkimeve ekonomike, si psh., Feldstein
(Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, NBER) dhe James (Banka Botërore)
përkrahin privatizimin e sigurimeve shoqërore, ndërsa, Diamond dhe Stigliz
kundërshtojnë privatizimin (Orszag dhe Stigliz, 1999). Natyrisht, kjo temë ka qenë dhe
është e hapur për një debat të gjerë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
23
2.1. Literatura në Lidhje me Modelin e Mbivendosjes së Gjeneratave
Zakonisht reforma e pensioneve përfshin rishpërndarje të konsiderueshme në breza të
ndryshëm. Një model OLG mund të shpjegojë sjelljen individuale gjatë periudhave të
ndryshme të jetës, kështu që modeli OLG është një mjet i fuqishëm për të studiuar
alokimin e burimeve në breza të ndryshëm, e cila më pas bëhet një fushë e përshtatshme
kërkimore për reformën e pensioneve.
2.1.1. Një Fushë Studimi për Modelin OLG
Ky nënseksion paraqet një kornizën analitike për modelin OLG. Së pari është i
rëndësishëm shqyrtimi i një modeli bazë OLG, si dhe krahasimi i modelin OLG të
Diamond (1965), me modelin e rritjes së Solow-Swan (1956) dhe familjen e modeleve
që supozojnë një konsum të pafundmë si Ramsey (1928), Cass (1965), dhe Koopmans
(1965).
• Një Modeli i Thjeshtë OLG
Koncepti i modelit OLG u gjet për herë të parë nga Allais (1947), dhe u standardizua
nga Samuelson (1958) dhe u bë i njohur nga Diamond (1965). Samuelson (1958) mori
në konsideratë një ekonomi të pastër këmbimit (me mallrat e vetme, por pa prodhim),
duke ndërtuar kështu një model me dy-periudha të ciklit të jetës për të shqyrtuar
përcaktimin e normave të interesit të tregut dhe çështjet e sigurimeve shoqërore. Me
futjen e një sektori të prodhimit në modelin Samuelson-it, Diamond (1965) zhvilloi një
model OLG me kapital fizik dhe sektor publik, i cili u bë pikë referimi për modelin
OLG.
Në një model të thjeshtë OLG, i tillë si ai i Diamond (1965), ekzistojnë dy breza në të
njëjtën kohë dhe secili nga këto dy breza kalon nga dy periudha. Në periudhën e parë të
një brezi individi është i ri dhe punon me kohë të plotë, ndërsa në periudhën e dytë ai /
ajo është i vjetër dhe ka dalë në pension. Në fund të periudhës së dytë individi vdes dhe
një brez i ri lind, dhe kështu ekonomia vazhdon. Brezi i ri përballet me dy zgjedhje
ekonomike: nga njëra anë duhet të vendosë ndarjen e të ardhurave ndërmjet kursimit dhe
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
24
konsumit dhe nga ana tjetër duhet të vendosë për kohën që do shpenzojë në punë dhe
kohën e lirë, ndërsa gjenerata e vjetër konsumon nga kursimet që ka mbledhur vete ai në
periudhën e rinisë (pa ndonjë trashëgimi të lënë). Bazuar në kornizën e modelit OLG, ky
model ndërthur dy marrëdhënie: lidhja e parë është një zgjedhje individuale dhe të
ardhura agregate në ekonomi, dhe lidhja e dytë është ndërmjet prodhimit dhe konsumit.
• Krahasimi i modelit OLG me disa modele të tjera
Në teorinë neo-klasike të rritjes ekonomike pyetjet kryesore përqendrohen në mënyrën e
ndarjes së të ardhurave të një individi ndërmjet konsumit dhe kursimit të akumulimit të
kapitalit dhe ndikimin e tij në rritjen ekonomike. Solow-Swan (1956), supozon normën
e kursimit individual (të kursyer mbi të ardhurat individuale) të jetë ekzogjene dhe e
vazhdueshme, duke përmbledhur tezën e tij se akumulimi i kapitalit nuk mund të
përllogaritet si rritje ekonomike. Edhe pse modeli i Solow-Swan merr në konsideratë
ndarjen e të ardhurave për konsum dhe kursim si dhe shqyrton efektin e akumulimit të
kapitalit në rritjen ekonomike, modeli Solow-Swan nuk optimizon sjelljen individuale
ekonomike. Rrjedhimisht, modeli Solow-Swan është konsideruar i kufizuar në
shpjegimin e rritjes ekonomike.
Por nga ana tjetër, modelet teorike tradicionale të Ramsey (1928), Cass (1965) dhe
Koopmans (1965), si dhe formulim i modelit OLG nga Diamond (1965) e zbehin
supozimin se norma e kursimit është ekzogjen dhe konstante. Individi përcakton në
mënyrë optimale dhe të vetëdijshme nivelin e kursimit / investimit dhe konsumit në
çdo periudhë kohore. Në fakt, të dy modelet, si ai i Diamond dhe ai i Ramsey-Cass-
Koopmans kanë nxjerrë në pah se individi vendos në mënyrë optimale nivelin e
kursimit dhe konsumit si dhe kohën e kaluar në punë dhe kohën e lirë, si dhe lidhjen
ndërmjet zgjedhjes-mikro dhe rezultatet-makro. Rrjedhimisht, modeli Diamond mund
të përdoret për të shqyrtuar çështjet e mirëqenies dhe çështjet e tjera shqetësuese në
ekonomi. Ky model është bërë një mjet popullor kërkimor për çështjet ekonomike, të
tilla si tema e reformës së pensioneve.
Dallimi kryesor ndërmjet modelit Ramsey-Cass-Koopmans (horizont-infinit) dhe
modelit (OLG) të Diamond është se në modelin e Diamond ekziston hyrja e
vazhdueshme e gjeneratave të reja në ekonomi, ndërsa modeli Ramsey-Cass-
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
25
Koopmans përmban një numër fiks individësh të cilët jetojnë pafundësisht. Në
modelin Ramsey-Cass-Koopmans sjellja individuale nuk ka asnjë ndryshim për mosha
të ndryshme, individi nuk i nënshtrohet një cikli jete me të ardhura të ulëta në rini, të
ardhura të larta në moshën adulte dhe të ardhura të ulta pas daljes në pension. Në
mënyrë që të ekzaminohen çështjet ekonomike të tilla si efektet e kursimit dhe
konsumin mbi akumulimin e kapitalit dhe rritjen ekonomike, lind nevoja për
përdorimin e modelit OLG të Diamond, në të cilin individi kalon nga një grupmoshë
në tjetrën dhe ku ka më shumë se një brez në jetë në të njëjtën periudhë kohore. Kjo
është arsyeja kryesore se pse modeli OLG është përdorur gjerësisht për të studiuar
temat e reformës së pensioneve.
Për më tepër, është e rëndësishme të nënvizohet fakti si modeli OLG bën supozime të
tjera në lidhje me harkun kohor të jetës së individit: harku kohor i të gjithë individët
është supozuar të jetë identik - të gjithë individët në një grupmoshë kanë lindur dhe
vdesin në të njëjtën kohë, dhe janë të sinkronizuar në periudha të ndryshme të jetës.
Në fakt, në mënyrë për të shmangur komplikacionet në modele, Diamond ka zgjedhur
një strukturë të thjeshtë në lidhje me moshën ku çdo individ ka një hark kohor
uniform, prandaj edhe ndryshimet në strukturën demografike nuk patën një rëndësi të
veçantë në modelin e Diamond. Duke filluar me Yaari (1965), disa ekonomistë kanë
konsideruar ndikimin e ndryshimit demografik në ekonominë dhe e kanë futur një
strukturë te moshës në kuadrin e modelit OLG. Yaari (1965) shqyrton efektet e
pasigurisë së jetës në konsumin individual dhe argumenton se individët mund të bëjnë
ndarjen e nivelit të pasurisë për konsum nga pjesa që duan të lënë trashëgimi, kur
ekziston edhe siguracioni. Blanchard (1985) përfshin gjetjet e Yaari (1965) dhe
Diamond (1965), dhe zhvillon një kornizë më të plotë të OLG në të cilën individ
përballet me një probabilitetin konstant të vdekjes së menjëhershme.
He (2004), një ekonomist kinez, shqyrton në mënyrë kritike dhe klasifikon Ramsey-
Cass-Koopmans, Diamond (1965) dhe Blanchard (1985). Ai argumenton se në
Ramsey-Cass-Koopmans një individ ka horizont të pafund, pa marrë parasysh
probabilitetin e vdekjes; Diamond (1965) e konsideron individin me një jetëgjatësi të
kufizuar dhe të njëtrajtshme, ndërsa Blanchard (1985) merr një individ me horizont të
pafund dhe pasiguri vdekshmërie. Ai sugjeron një kombinim tjetër duke formuar një
model të individit me hark kohor të kufizuar dhe me probabilitet të pasigurt
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
26
vdekshmërie (Tabela 2.1), dhe zhvillon një qasje të re kërkimore në modelimin e
individit me jetë të fundme dhe pritshmëri të pasigurt të jetës.
Tabela 2.1 Klasifikimi i Modelit
2.1.2. Përllogaritjet e Modelit OLG dhe Pasojat e Tij
Ky seksion merr në shqyrtim kornizën e përgjithshme të përllogaritjeve të modelit OLG
duke futur në analizë edhe politikën e sigurimit social.
• Përllogaritjet e modelit OLG
Modeli OLG me dy periudha ofron njohuri teorike në lidhje me sjelljen individuale, por
anashkalon rafinimin e një përfaqësimi më të hollësishëm të ndryshimeve në jetë.
Auerbach dhe Kotlikoff (1983, 1985 dhe 1987) kanë qenë kontributorët themelorë në
këtë fushë. Modeli i Auerbach-Kotlikoff sugjeron se do të jetë më realist për një individ
që të ketë 55 vjet (ose më pak apo më shumë) periudha të jetës, për çdo vit të moshës
madhore (nga viti 20 në vitin 75 të jetës); duke bërë kështu të mundur një model OLG i
cili mund të identifikojë disa tipare të sjelljes individuale gjatë ciklit të jetës. Duke
kaluar nga modeli me dy-periudha të ciklit të jetës në një model me 55 periudha, modeli
i Auerbach-Kotlikoff aplikon një kornizë të OLG në një mënyrë më realiste duke
zhvilluar prototipin e një modeli OLG të llogaritshëm. Meqenëse modeli Auerbach-
Kotlikoff ka përfshirë sjelljen e ciklit të jetës të individit, ky model është përdorur
gjerësisht për të shqyrtuar shumë çështje, duke përfshirë edhe reformën e pensioneve.
Modeli Auerbach-Kotlikoff konsideron gjithashtu disa çështje të tjera për zgjidhjen e
modelit OLG. Së pari, një individ ka largpamësi të përsosur dhe jo pritshmëri
Horizont-Infinit Jetë e Kufizuar
Probabiliteti i Vdekjes
Konstante Ramsey-Cass-Koopmans (1965) Diamond (1965)
Probabiliteti i Vdekjes
së Pasigurt Blanchard (1985) He (2004, 2005)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
27
afatshkurtra. Së dyti, meqenëse kushtet ndryshojnë me kalimin e kohës gjatë tranzicionit,
modeli Auerbach-Kotlikoff është zgjidhur në mënyrë eksplicite për çdo vit dhe në të
njëjtën kohë për ekuilibrin në të gjitha vitet e tranzicionit. Një tjetër shqetësim është nëse
modeli ka një ekuilibër unik (konvergjence); Auerbach dhe Kotlikoff nuk japin një provë
teorike, por instinktivisht besojnë se modeli do të jetë konvergjent pas kryerjes të qindra
simulimeve. Auerbach dhe Kotlikoff argumentojnë se nëse modeli ka ekuilibra të
shumtë, rruga e tranzicionit do të jetë ose e vështirë për të llogaritur ose shumë e
ndjeshme ndaj kushteve fillestare apo situatës përfundimtare në ekonomi, të cilat nuk
ndodhin në eksperimentet e tyre.
Ngjashëm me modelin e ekuilibrit te përgjithshëm të llogaritshëm (CGE), i cili është
përdorur gjerësisht në vlerësimin e politikave që nga viti 1980 (Shoven dhe Whalley
1984), shumë studime empirike të modelit OLG të llogaritshëm mund të gjenden në
literaturën edhe pas librit të Auerbach dhe Kotlikoffs. Këto studime përdorin modelin e
OLG të llogaritshëm për të analizuar tema të ndryshme, veçanërisht çështjet e politikave
publike të tilla si reforma e pensioneve, të cilat ofrojnë njohuri të rëndësishme për këtë
tezë.
2.2. Një Rishikim i Shkurtër i Kuadrit të Përgjithshëm të Ekuilibrit
Një model OLG, siç është thënë edhe më parë, është një mjet i njohur kërkimor në
makroekonomi. Sipas Croix dhe Michel (2002) makroekonomia moderne mund të
karakterizohet nga katër elemente, i) Shqetësimi agregat, ii) Sjellja e optimizimit, iii)
Analiza dinamike, iv) Kuadri i përgjithshëm i ekuilibrit. Në parim, modeli OLG, si një
nga dy llojet e blloqeve1 që përdoren në ndërtimin e makroekonomisë, bën lidhjen
ndërmjet "zgjedhjes-mikro" dhe "rezultatet-makro"2.
Në nivelin mikroekonomik, çdo individ optimizon dobinë e kohës së jetës së tij
duke bërë dy lloje zgjedhjesh ekonomike: ndarjen e të ardhurave ndërmjet kursimit dhe
1 Përqasja tjetër e një modeli infinit, Croix and Michel, (2002). 2 Auerbach dhe Kotlikoff (1987) përshkruajnë dy elementët e parë të jenë të kombinuar si " zgjedhje
mikro dhe rezultat makro".
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
28
konsumit si dhe alokimin e kohës ndërmjet punës dhe kohën së lirë. Në nivel
makroekonomik, pyetja kryesore e modelit OLG është shqyrtimi i efektit të ndarjes së
prodhimit të përgjithshëm në konsum dhe kursim në akumulimin e kapitalit dhe në
rritjen ekonomike.
Meqenëse modeli i Gjeneratave të Mbivendosura gjendet në grupimin e modeleve të
ekuilibrit të përgjithshëm, ky seksion shqyrton shkurtimisht këtë kuadër. Kuadri i
përgjithshëm i ekuilibrit u formulua fillimisht nga Walras (1874) (kështu ajo shpesh
është referuar si modeli i përgjithshëm i ekuilibrit të Walaras), dhe është riformuluar nga
Pareto (1906) në strukturën "preferenca-dhe-pengesa" (prandaj mund të gjenden
referime si sistemi Paretian). Kuadri i ekuilibrit të përgjithshëm u përpunua nga Arrow-
Debreu në vitet 1950, dhe u bë një nga blloqet themelore në ndërtimin e ekonomisë.
Në një kuadër të përgjithshëm të ekuilibrit, një ekonomi përbëhet nga dy lloje agjentësh
ekonomikë, individi dhe firma, dhe nga dy lloje tregjesh, tregu i mallrave dhe ai i
faktorëve të prodhimit. Individët dhe firma optimizojnë vazhdimisht sjelljen e tyre
(ekuilibri i pjesshëm), pra, individi maksimizon dobinë gjatë gjithë jetës kundrejt
kufizimeve buxhetore gjatë jetës, të cilat formojnë specifikimet e kërkesës në ekonomi,
ndërsa firma maksimizon fitimin, e cila çon në specifikimet e ofertës së modelit. Individi
siguron faktorët e prodhimit, punën dhe kapitalin (përmes kursimit), dhe preferon
konsumin e mallrave në ekonomi, ndërsa firma prodhon mallra për konsumatorët dhe
kërkesat e faktorëve të punës dhe kapitalit nga individët. Prodhimi i ekonomisë është
përcaktuar nga ana e faktorëve të prodhimit (punës dhe kapitalit) dhe teknologjisë
(funksioni i faktorëve). Përveç kësaj, kushtet e pastrimit të tregut (për të dy mallrat dhe
faktorët e prodhimit) janë të nevojshme për ekonominë për të arritur ekuilibrin e
përgjithshëm.
Në parim, gjendja e një ekuilibri të përgjithshëm mund të karakterizohet nga një grup i
çmimeve dhe sasive të faktorëve të prodhimit, mallrave dhe prodhimit, të tilla që
kërkesat e tregut të jenë të barabarta me furnizime për të gjithë faktorët e prodhimit dhe
të mallrave (kushti i pastrimit të tregut). Gjendja e përgjithshme e ekuilibrit (çmimet dhe
sasitë për faktorët e prodhimit, mallrave dhe prodhimit) mund të merret njëkohësisht në
mënyrë matematikore duke zgjidhur njëherësh sistemin ekonomik.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
29
2.3. Qasjet e Ndryshme në Literaturë të Lidhura me Modelin OLG
Megjithëse kanë kaluar më shumë se 50 vjet nga artikulli i botuar nga Paul Samuelson në
vitin 1958, modeli overlapping generations (OLG) është një model mjaft i vlefshëm dhe
i dobishëm. "Ne jetojmë në një botë ku gjeneratat e reja janë gjithmonë prezentë",-ishte
një nga frazat e Samuelson-it, e cila u përfshi në model duke nxjerrë rezultate më të
sakta. Modeli OLG u zgjerua më vonë nga Diamond (1965). Disa vite më vonë
Auerbach dhe Kotlikoff (1987) kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e
modelit, i cili është përdorur për të studiuar një gamë të gjerë çështjesh ekonomike.
Kruger dhe Ludwig (2007) kanë identifikuar tri qasje të ndryshme në literaturën e
mëvonshme që janë të lidhura me modelin OLG. I pari ka të bëjë me përdorimin në
shkallë të gjerë të modeleve OLG në matjen e tranzicionit të ekonomisë pas vendosjes së
një politike të re. Altig et al. (2001) kanë ndjekur të njëjtën tendencë duke analizuar
pasojat ekonomike dhe sociale që vijnë pas një ndryshimi në tatimin mbi të ardhurat
federale të SHBA. Në studimin e tyre ata mund të gjenin fitimet për grupet me të ardhura
të ndryshme të agjentëve për çdo alternativë (ata kanë marrë në shqyrtim pesë alternativa
të ndryshme) si dhe nxjerrjen e rezultateve të efekteve të ndryshime fiskale në prodhimin
afatgjatë.
Qasja e dytë e literaturës është zhvilluar nga Börsch-Supan et al. (2006), Domeij dhe
Flod'en (2006) dhe Kruger dhe Ludwig (2007). Ata përdorën modelin Auerbach-
Kotlikoff në një kuadër me shumë vende ku fokusi ishte mbi normat e interesit dhe
flukset e kapitalit botëror të bazuar në dukurinë e plakjes e cila ndikon në rajone të
ndryshme të botës në kohë dhe kohëzgjatje të ndryshme.
Qasja e tretë merret me efektet makroekonomike të plakjes së popullsisë në kuadrin e
ekonomive të mbyllura. Nardi et al. (2001) kanë përdorur konceptin e modeleve me
ekuilibër të përgjithshëm në studimin e reformës së pensioneve paralel me plakjen
demografike. Frymëzuar nga studimet empirike të mëparshme, ata morën në shqyrtim
rastin e një rritje të taksave për shkak të procesit të plakjes në mënyrë që të
financoheshin pensionet dhe këto llogaritje u trajtuan jashtë kuadrit të përgjithshëm të
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
30
ekuilibrit. Ata kanë sugjeruar rritjen e moshës së pensionit dhe taksimin e përfitimeve në
mënyrë që të zbutet rritja e taksave.
Reformat e pensioneve gjatë tranzicionit demografik janë analizuar nga Kotlikoff et al.
(1999) për Shtetet e Bashkuara, Miles (1999) për Mbretëria e Bashkuar dhe Evropë dhe
Börsch-Supan et al. (2002a) për Gjermaninë. Miles (1999) në studimin e tij ka shqyrtuar
balancimin e buxhetit të sigurimeve shoqërore dhe ka kryer simulime për tre raste të
ndryshme. Në rastin e parë supozohet një normë konstante zëvendësimit (raporti i
pensionit me pagën). Në një të dytë, norma e kontributit është konstante dhe së fundi,
shkalla e zëvendësimit është konsideruar në rënie graduale deri sa barazohet me zero në
vitin 2040. Në rastin e fundit, sistemi i pensioneve publike është hequr nga modeli dhe
pasojat sociale për brezat e rinj dhe të vjetër kanë qenë në qendër të diskutimit.
Sipas autorit, shumica e individëve (gjenerata aktuale) nuk janë të prirur për të
mbështetur një qeveri e cila ndërmerr këto lloj reformash sepse përfituesit e këtyre
ndryshimeve në politikë janë brezat e ardhshëm dhe jo ata vetë. Një çështje tjetër e
rëndësishme ishte norma e kursimit për gjeneratat e vjetra sepse sipas teorisë së ciklit të
jetës norma e kursimit për agjentët në pension është gjetur negative kurse të dhënat e
sondazhit gjejnë rezultatin e kundërt. Sipas tij, të ardhurat nga pensionet nuk duhet të
konsiderohen si të ardhura, por një ―shterim‖ i pasurive të akumuluar gjatë jetës aktive.
Bazuar në këtë supozim, normat e kursimit bien duke qenë gjithashtu në përputhje me
teorinë e ciklit të jetës. Kjo hipotezë është mbështetur gjithashtu nga rezultatet e
simulimit.
Babeck'y dhe Dybczak (2009) kanë analizuar ekonominë çeke, e cila konsiderohet një
vend në zhvillim, duke u fokusuar në ndikimin e plakjes demografike në të. Në këtë
punim janë studiuar dy skenarë për balancimin e buxhetit të sigurimeve shoqërore
(normë konstante kontributi kundrejt normës konstante të zëvendësimit) si dhe janë parë
efektet e modifikimeve të moshës së daljes në pension. Një supozim i ri në studimin e
tyre ishte analiza e ekonomisë së hapur dhe faktori i jashtëm në model ishte evolucioni i
normës së interesit. Ata kanë supozuar që lëvizja e kapitalit është e përsosur, duke lënë të
kuptohet se norma e brendshme e interesit është e barabartë me atë në tregjet
ndërkombëtare.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
31
2.4. Kalibrimi i Modelit
Ekonometria ka dominuar (dhe ende është dominuese) në hulumtimet ekonomike të
aplikuara që nga viti 1940. Megjithatë, si një metodologji komplementare (jo
zëvendësuese) e kërkimit në ekonometri, kalibrimi është bërë një mjet i rëndësishëm për
kërkimet e aplikuara ekonomike, në veçanti për kërkime në analizën e politikave.
Kalibrimi si metodologji u prezantua fillimisht në ekonomi nga Kydland dhe Prescott
(1982). Kalibrimi është përdorur në hulumtimet ekonomike gjithnjë e më shumë, për
shembull, Shoven dhe Whalley (1984), Auerbach dhe Kotlikoff (1987), edhe pse kjo lloj
metode ende shihet me dyshim nga shumë ekonomistë të cilët përdorin teknika
tradicionale ekonometrike. Ky seksion diskuton shkurtimisht qasjen e kalibrimit duke
shqyrtuar disa studime.
2.4.1. Koncepti i Kalibrimit të Modelit
Gregory dhe Smith (1990, 1991) sugjerojnë se kalibrimi përfshin simulimin e modeleve
dhe krahasimin e tyre me të dhënat aktuale të ekonomisë, dhe se qëllimi i kalibrimit të
modelit është gjetja e parametrave të besueshëm të modelit të cilat përshtaten me të
dhënat aktuale. Për më tepër, Cooley (1997) thekson se kalibrimi është një strategji për
zgjedhjen e vlerave numerike për parametrat për preferencat individuale dhe
teknologjinë e firmave, në mënyrë që modeli të mund të identifikojë karakteristikat e
rritjes afatgjatë të ekonomisë.
Edhe pse Cooley (1997) propozoi disa rregulla për kalibrimin e modelit, nuk mund të
themi se ka një kuadër koherent kalibrimi, dhe gjithashtu parimet operative të kalibrimit
janë të paqarta. Ngjashëm me disa metoda të tjera ekonomike të cilat janë mbështetur
edhe në shkencat natyrore (për shembull, bashkë-integrimi në seri kohore është marrë
nga fizika), shkenca natyrore ofron njohuri të rëndësishme për qasjen e kalibrimit në
ekonomi. Oreskes, et al (1994), të cilët janë shkencëtarë në lidhje me tokën,
përshkruajnë kalibrimin si ―manipulimin e variablave të pavarura për të përftuar një
përshtatshmëri ndërmjet variablave të vrojtuar dhe shpërndarja/shpërndarjet e simuluar
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
32
të variabëlit/variablave të varur‖, dhe zhvillojnë një kalibrim me një skemë me dy hapa,
e cila është aplikuar më pas nga ekonomisti Wendner (2001).
2.4.2. Ndryshimi Ndërmjet Kalibrimit dhe Ekonometrisë
Kalibrimi dhe Ekonometria janë dy qasje të ndara nga njëra tjetra në hulumtimet
ekonomike, por të dyja përdorin teorinë ekonomike dhe të dhëna. Ky seksion diskuton
dhe krahason se si kalibrimi dhe ekonometria përdorin teorinë ekonomike dhe se cili
është roli i të dhënave në këto dy qasje kërkimore.
• Teoria Ekonomike
Ndryshe nga qasja ekonometrike që nuk mbështetet fort në teorinë ekonomike,
kalibrimi është bazuar në teorinë ekonomike. Në një regresion ekonometrik, efekti i një
variabëli të pavarur në një variabël të varur matet me koeficientet respektivë. Sidoqoftë,
sipas teorisë ekonomike, të tilla si teoria e ekuilibrit të përgjithshëm ose modelit te
mbivendosjes së gjeneratave, variabëli endogjen është gjeneruar nga vlerat e tij të
fundit, dhe qëllimi i teorisë ekonomike është të eksplorojë mekanizmat e transmetimit.
Qasja e kalibrimit përpiqet të nxjerrë në pah lidhjen ndërmjet parametrave dhe
variablave endogjene dhe të simulojë transmetimin në mënyrë që të kuptojnë
karakteristikat e ndryshme të ekonomisë.
• Përdorja e të Dhënave
Regresioni ekonometrik mbështetet kryesisht në të dhënat e vëzhguara për të vlerësuar
parametrat dhe për të përcaktuar strukturën e modelit ekonomik. Cooley (1997) supozon
që për shumë ekonomistë kalibrimi mund të keqpërdorë të dhënat, sepse ose ka mungesë
të dhënash, ose metodat ekonometrike nuk janë zhvilluar mjaftueshëm për të përdorur të
dhënat ekzistuese. Si një metodë ndryshe nga ekonometria, kalibrimi sheh të dhënat si të
mundura për tu përcaktuar nga teoria ekonomike. Sipas qasjes së kalibrimit, të dhënat
janë klasifikuar në dy pjesë, parametrat (variablat ekzogjene) dhe variablave endogjenë.
Parametrat janë zgjedhur duke u bazuar në karakteristikat e vrojtuar të ekonomisë dhe të
marrë nga studime të tjera të mëparshme, ndërsa variablat endogjenë janë të gjeneruara
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
33
bazuar në teorinë ekonomike, në mënyrë që modeli të mund të shfaqë karakteristika
afatgjatë të rritjes së ekonomisë aktuale. Ky diskutim është përmbledhur në tabelën 2.2.
2.5. Konkluzione
Ky kapitull merr në shqyrtim literaturën në lidhje me aplikimin e modelit empirik të
përdorur në këtë punim. Duke qenë përballë debateve të vazhdueshme rreth sistemit të
pensioneve, pra përballë zgjedhjes ndërmjet privatizimit të sistemit të pensioneve apo
vazhdimit të atij tradicional, publik, ky studim ka për qëllim që të japë një zgjidhje të
mundshme këtij debati për rastin e Shqipërisë. Literatura e këtij studimi lidhet me
modelin e Mbivendosjes së Gjeneratave, i cili përdoret për të shqyrtuar dhe krahasuar
sistemet e mundshme të pensioneve në Shqipëri. Duke qenë se ky model shqyrton ciklin
e jetës së individit, përveç analizave në fusha të ndryshme, ky model është i
përshtatshëm edhe për sistemin e pensioneve.
Ndryshe nga ekonometria, kalibrimi është bazuar në teori ekonomike, të tilla si teoria e
ekuilibrit të përgjithshëm ose modelit te mbivendosjes së gjeneratave, variabëli
endogjen është gjeneruar nga vlerat e tij të fundit, dhe qëllimi i teorisë ekonomike është
të eksplorojë mekanizmat e transmetimit. Qasja e kalibrimit përpiqet të nxjerrë në pah
lidhjen ndërmjet parametrave dhe variablave endogjene dhe të simulojë transmetimin
në mënyrë që të kuptojnë karakteristikat e ndryshme të ekonomisë.
Qëllimi i reformave të pensioneve përfshin rishpërndarjen e konsiderueshme në breza të
ndryshëm dhe është pikërisht modeli OLG që shpjegon sjelljen individuale gjatë
Tabela 2.2 Ndryshimi Ndërmjet Kalibrimit dhe Ekonometrisë
Kalibrimi Ekonometria
Teoria Ekonomike Bazuar në teori Jo i bazuar në teori
Përdorimi i të Dhënave Jo i mbështetur tek të dhënat I mbështetur totalisht tek të dhënat
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
34
periudhave të ndryshme të jetës. Kontributorët më të rëndësishëm të këtij modeli në
fushën e sistemit të pensioneve janë Auerbach dhe Kotlikoff (1983, 1985 dhe 1987).
Modeli i tyre supozon:
0- një individ që jeton 75 vjet, pra 20 vjeç, ai futet në punë dhe punon deri në 60
vjeç dhe 15 vitet në vazhdim ky individ përfiton pension;
1- një individ ka largpamësi të përsosur dhe jo pritshmëri afatshkurtra;
2- meqenëse kushtet ndryshojnë me kalimin e kohës gjatë tranzicionit, modeli
Auerbach-Kotlikoff është zgjidhur në mënyrë eksplicite për çdo vit dhe në të
njëjtën kohë për ekuilibrin në të gjitha vitet e tranzicionit;
3- modeli ka një ekuilibër unik; (modeli do të jetë konvergjent pas kryerjes së
qindra simulimeve).
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
35
“ Arritja e një "Praktike të mirë" në administrimin e pensioneve nuk është mister. . . .
Kjo është rezultat i një qeverisje të mirë, drejtues të përgjegjshëm, caktim i qartë i
përgjegjësive, sisteme informacioni mbështetëse, si dhe një vlerësim dhe shpërblim i
duhur i sistemit. . . ''
Peter Skinner, 1997
Kapitulli 3
SISTEMI I PENSIONEVE NË SHQIPËRI
Shumica e sistemeve të sigurimit të pleqërisë sot janë të qeverisura në mënyrë publike,
dhe paguajnë ―përfitime të përcaktuara‖ (DB) në bazë të formulave që bazohen në pagat
e punonjësve, vitet e shërbimit, dhe financohen nga kontributet e atyre që paguajnë sot,
në bazë të sistemit PAYG. Sistemet ekzistuese jo gjithnjë janë në gjendje të mbrojnë të
moshuarit, ato nuk do të mbrojnë ata që do të moshohen në të ardhmen, dhe shpesh i
kanë shpërndarë përfitimet në mënyrë të pabarabartë, dhe pengojnë rritjen ekonomike si
pasojë e kthimit të skemës së pensioneve në rënduesin kryesor të GDP. Për të evituar
këto probleme, rekomandohet kalimi në sisteme që janë pjesërisht me kontribute të
përcaktuara, të kapitalizuar dhe të administruar privatisht, (në një skemë me kontribute të
përcaktuara kontributet dhe jo përfitimet janë të përcaktuara dhe pensioni i ardhshëm
varet nga kontributet e akumuluara plus kthimin nga investimi) se sa në sisteme me
përfitime totalisht të përcaktuara PAYG dhe të administruara në mënyrë publike. Kështu,
këto sisteme përmbajnë tre kolona :
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
36
Kolona e parë, e detyrueshme, e administruar në mënyrë publike dhe e financuarnga
kontributet, që ka për qëllim rishpërndarjen. Kjo kolonë kryesisht garanton mbrojtjen e
të moshuarve nga varfëria, e cila është pjesë e funksionit rishpërndarës të shtetit, pra
është modeli që aplikohet në Shqipëri ―pay as you go‖. Kjo skemë quhet ―marrëdhënie
brezash‖, pasi kontribuesit aktualë paguajnë për të marrë përfitime ata qytetarë që janë
aktualisht në pension. Kjo quhet një skemë e sigurt, megjithëse thuhet se përfitimet që
marrin qytetarët prej saj janë të ulëta në raport me ato të vendeve të tjera të Bashkimit
Evropian. Duke i bërë një analizë, sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri është shumë
kompleks, me shumë privilegje të ndryshme speciale dhe për këtë arsye është i vështirë
për t’u administruar.
Kolona e dytë, e detyrueshme, e administruar privatisht dhe tërësisht e kapitalizuar,
që mbulon objektivin e kursimeve, e cila mundëson zgjedhjen individuale për një
shpërndarje përgjatë gjithë jetës së konsumit të parave. Kjo kolonë është ndërthurje mes
skemës private dhe asaj publike të pensioneve dhe bazohet mbi kapitalizmin apo
rishpërndarjen, por duhet të jetë qartazi e ndarë nga kolona e parë. Sipas kësaj skeme, një
pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike ―pay as you
go‖ (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një
pension bazë, ndërsa pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të
zgjidhen nga shteti në bazë të legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani paratë e
paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin e realizuar ndër vite do t’i japin
në formën e pensionit kur mbushet mosha e daljes në pension. Ndërtimi i kësaj kolone
përbën një ndër pikat më të rëndësishme të reformave të ndërmarra në fushën e
sigurimeve shoqërore.
Kolona e tretë, vullnetare, është tërësisht private dhe bazohet mbi kapitalizmin
fakultativ sipas zgjedhjeve të individëve. Kjo do të thotë se të gjithë personat që
dëshirojnë të përfitojnë pensione më të larta se normalja mund të bëhen pjesë e këtyre
skemave. Kjo kolonë e tretë, që do të jetë në fuqi pas reformave të bëra, është ajo që
funksion aktualisht në vendin tonë, pra skema e pensioneve private. Kjo do të thotë se
qytetarët janë të lirë për të derdhur kontribute në këtë skemë, e cila është krejt e pavarur,
pra nuk kontrollohet nga shteti. Aktualisht janë tri institucione që ofrojnë pensione
suplementare për të gjithë personat që kanë derdhur kontribute në arkat e tyre. Këto
skema në krahasim me atë aktuale ofrojnë së pari dalje në pension në moshë më të re nga
sa është miratuar.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
37
Nevoja për të menduar reformimin e sistemit aktual të pensioneve në Shqipëri vjen si një
domosdoshmëri për t’i gjetur zgjidhje problemeve të shumta që ka ky sistem si dhe për të
krijuar instrumentet dhe strukturat e nevojshme ekonomike, që mund t’i sigurojnë
pensione të kënaqshme të gjithë njerëzve që derdhin kontribute mbi pagën e punës së
tyre.
Figura 3.1 jep një përmbledhje të përgjithshme të reformave të ndërmarra në këtë
sistemin shqiptar. Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri kaloi nga tre reforma të
rëndësishme. Në vitin 1993 filloi reforma e parë i cili bazohej në unifikimin e dy
skemave të ndryshme të sigurimeve shoqërore (të punësuarit në shtet dhe
kooperativistët) për të garantuar të njëjtat kushte për të gjithë individët aktivë në punë.
Reforma e dytë në 2002 kishte si synim ndryshimin e parametrave duke u bazuar në
parashikimet demografike ku pritej një rritje në raportin e varësisë së popullsisë së
moshuar. Së fundmi, reforma e tretë e vitit 2005 kishte të bënte me përshtatjen e sistemit
të sigurimeve shoqërore me ekonominë e tregut, pra u dha mundësia e privatizimit edhe
të këtij sistemi.
Figura 3.1 Reformat në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
38
Tabela 3.1 do të mundësojë një krahasim të vendeve evropiane dhe Shqipërisë e cila jep
një përmbledhje të reformave tipike në shtetet evropiane si dhe ecurinë e këtyre
reformave për rastin e Shqipërisë.
Tabela 3.1 Reformat në Sistemin e Pensioneve në Evropë dhe Ecuria në Shqipëri
Reformat në Evropë
Ref
orm
at
Para
met
rik
e
Rritja e moshës së daljes në pension (shumica e vendeve, së fundmi Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Italia, Zvicra), (Shqipëria)
Rritja e periudhës së sigurimit (shumica e vendeve, së fundmi Republika Çeke dhe Franca për sektorin publik), (Shqipëria)
Mënjanimi/kufizimi i mundësive për pension të parakohshëm (shumica e vendeve, së fundmi, Greqia, Irlanda, Polonia dhe Franca për sektorin publik), (Shqipëria)
Vendosja e nxitjeve për të shtyre daljen në pension (midis të tjerave Italia, Franca, Anglia), (Shqipëria)
Ndryshimi i rregullave të indeksimit nga pagat tek çmimet (shumica e vendeve, së fundmi Hungaria dhe Franca për sektorin publik), (Shqipëria)
Shtrirja e vlerësimit të të gjitha periudhave të kontributeve në llogaritjen e masës së përfitimit (shumica e vendeve, së fundmi Finlanda), (Shqipëria)
Rregullimi i përfitimeve sipas ndryshimeve të jetëgjatësisë (Gjermania, Finlanda, Portugalia)
Rregullimi i kritereve të përfitimit sipas ndryshimeve të jetëgjatësisë (Franca, Danimarka)
Reduktimi i koeficienteve të transformimit në pensione të bazuara në kontributet duke reduktuar masën e përfitimit (Italia)
Ref
orm
at
Str
uk
turo
re Rikonfigurimi i skemave publike PAYG të pensioneve në sisteme të
bazuara në kontributet (Italia, Suedia, Letonia, Polonia) Zhvendosja drejt sistemit miks me skema të detyrueshme private me
llogari individuale (Hungaria, Polonia, Letonia, Republika Sllovake)
Për
mir
ësim
i i
mb
rojt
jes
min
imale
,
për
shta
tsh
mër
isë
dh
e
mb
uli
mit
Përmirësimi/zgjerimi i mbulimit në kolonën e pensionit bazë për parandalimin e varfërisë (Finlanda, Suedia, Italia, Anglia)
Rritja e përfitimeve minimale (Belgjika, Franca, Spanja) Ulja e kufirit minimal të të ardhurave për përfshirjen në sigurimet
shoqërore me qëllim mbulimin e punëtorëve me paga më të ulta sesa paga minimale apo me kohë të pjesshme (Zvicra)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
39
Sis
tem
i sh
um
ë-k
olo
nës
h p
ërm
es
“sh
tres
ëzim
it” d
he
“k
on
ver
tim
it”
Planet e pensioneve të mbështetura nga kompanitë/punëdhënësit (Italia)
Vendosja e skemave të reja suplementare për kursime individuale (Danimarka, Suedia, Anglia përfshirja në llogaritje automatike tek skema e kursimeve kombëtare)
Inkurajimi i skemave vullnetare individuale të kursimeve për pension dhe/apo skemave te pensioneve profesionale përmes lehtësirave fiskale (lehtësira nga taksat) (Franca, Gjermania, Polonia, midis të tjerave), (Shqipëria)
Vendosja e kontributit minimal të punëdhënësit në skemat profesionale të pensioneve (Norvegjia)
Konvertimi i pensioneve më përfitime të përcaktuara në përfitime të bazuara në kontributet (Suedia, Anglia, midis të tjerave)
Burimi: Xhumari, M. (2010). Trajektoret e Pensioneve në Ballkanin Perëndimor. Studim krahasues i tre rasteve: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova 1990-2010. 27-28.
Por si në shumë vende të botës reformat e ndërmarra në sistemin e pensioneve nuk janë
të mjaftueshme për një zgjidhje përfundimtare. Figura 2.2 tregon shkurtimisht gjendjen e
këtij sistemi pas reformave dhe emergjencën për ndryshime në strukturat e sistemi. Si
zgjidhje e problemeve të konstatuara është i rëndësishëm identifikimi i nivelit të
kursimeve dhe ofertës së punës (Kapitullin 3) dhe identifikimi i modelit më të
përshtatshëm për prirjet demografike në Shqipëri (Kapitullin 4).
Figura 3.2 Gjendja Aktuale e Përgjithshme e Sistemit të Pensioneve në Shqipëri
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
40
3.1 Sistemi Aktual i Pensioneve dhe Problemet e Tij
Ligji nr. 7703 datë 11.05.1993 ―Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë‖ (i
ndryshuar), krijoi një sistem të detyrueshëm, publik dhe me mbulim universal të
sigurimeve shoqërore dhe një kolonë suplementare vullnetare, e cila momentalisht nuk
paraqitet ende e zhvilluar me gjithë masat që janë marrë dhe kuadrin ligjor tashmë të
plotësuar.
Sistemi i detyrueshëm bëhet nga:
1. Një skemë sigurimesh shoqërore e detyrueshme. Kjo skemë administrohet nga
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe mbulon të punësuarit në shtet dhe në sektorin privat
dhe të vetëpunësuarit në zonat urbane dhe rurale, me kusht që ata të kenë kontribuar për
një kohë të përcaktuar në skemë.
2. Një skemë vullnetare që përfshin ata që nuk janë më të siguruar, që kanë qenë dhe
duan të vazhdojnë të jenë, ata që nuk janë të mbuluar nga ligji si dhe studentët e
universitetit.
3. Një skemë suplementare për funksionet e larta kushtetuese, shërbimin civil dhe
ushtarakët e punësuar në ushtri, në polici dhe në shërbimin informativ. Pensionet
suplementare financohen drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
4. Pensione të veçanta për ata që kanë marrë pjesë në luftë, që kanë tituj në fushën e
kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës si dhe të përndjekurit nga regjimi komunist.
Pensionet e veçanta financohen gjithashtu drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
Vetë sistemi i pensioneve përfshin tre lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të
invaliditetit dhe atë familjar. Pensioni i invaliditetit llogaritet me të njëjtat rregulla si
edhe pensioni i pleqërisë, dhe mund të jetë i plotë ose i pjesshëm në varësi të gjendjes
shëndetësore, si dhe i reduktuar për shkak të mos plotësimit të periudhës minimale të
domosdoshme të sigurimit. Pensioni familjar llogaritet edhe ai njësoj si në rastin e
pensionit të pleqërisë por mund të jetë i plotë ose i pjesshëm në varësi të anëtarëve
pjesëmarrës në këtë pension të cilët mund të jenë : fëmijët, bashkëshortja ose
bashkëshorti dhe prindi.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
41
Ligji i sigurimeve shoqërore i jep mbrojtje të punësuarve edhe në rastin e sëmundjeve,
papunësisë, aksidenteve në punë dhe në rastin e barrëlindjes.
Duke nisur nga viti 2009 norma e kontributit për sigurimet shoqërore është 24.5 përqind,
dhe nga kjo 21.6 përqind paguhen për degën e pensioneve (tabela 3.2).
Më poshtë jepet një ndarje e normës së sigurimeve shoqërore dhe e sigurimit
shëndetësor.
Tabela 3.2 Ndarje e Normës së Sigurimeve Shoqërore dhe e Sigurimit Shëndetësor Ndër
Vite
Degët e sigurimeve 01.10.1993 01.03.1995 01.07.2002 01.09.2006 2009-2011
Pensione 31.7 31.715.29 29.9 23.9 21.6
Sëmundje 1.5 1.5 0.8 0.8 0.3
Barrëlindje 2.8 2.8 2.3 2.3 1.4
Aksidente në punë 0.5 0.5 0.5 0.5 0.3
Papunësia 6.0 6.0 5.0 2.0 0.9
Kontribute për
sigurimeve
shoqërore
42.5 42.5 38.5 29.5 24.5
Sigurimi shëndetësor
3.4 3.4 3.4 3.4
TOTALI 42.5 45.9 41.9 32.9 27.9
Burimi: Statistika nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, www.issh.gov.al
Përfitimet sociale përballohen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore (FSSH) që është
strukturë financiare e pavarur nga buxheti i shtetit. Menaxhimi i FSSH i është ngarkuar
ISSH-së, cili është institucion i pavarur publik në varësi dhe nën kontrollin e Ministrisë
së Financave.
Fondi i sigurimeve shoqërore ndahet sikurse e pamë në pesë degë kryesore që janë:
sëmundje, barrëlindje, pensione, aksidente dhe sëmundje profesionale dhe papunësi.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
42
Sipas rregullores financiare të ISSH-së, lejohet huazimi i burimeve financiare nga njëra
degë në tjetrën, kundrejt një interesi të përcaktuar. Huazimi pa interes është i lejuar
vetëm në rastet kur miratohet nga Parlamenti në buxhetin vjetor të ISSH.
Si funksion skema aktuale
Krahas pensionit të plotë pleqërisë, i cili sigurohet pasi mbushet mosha e daljes në
pension dhe me minimumi 35 vjet të siguruar, ligji njeh të paktën edhe dy lloje
pensionesh të tjera.
1- Pensioni i pjesshëm i pleqërisë:
Sipas ligjit, pension të pjesshëm pleqërie përfitojnë të gjithë ata që kanë mbushur
moshën e daljes në pension duke përfituar pension të plotë, por që nuk mund ta marrin
atë për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës. Ky lloj pensioni vlen për të gjithë ata
që minimalisht kanë 15 dhe maksimumi 35 vjet punë. Aktualisht mosha limit e përfitimit
për gratë është 60 vjeç, ndërsa për burrat është 65 vjeç. Në këto kushte, qytetari aplikon
për pension të pjesshëm pleqërie duke përfituar vërtet pension të plotë, por merr për aq
vjet sa ka derdhur kontribute. Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë
e pensionit të plotë të pleqërisë dhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të
plotë me kohën e periudhës së sigurimit.
2- Pensioni i reduktuar i pleqërisë:
Ky pension mund të përfitohen duke përmbushur disa kushte specifike të parashikuara
në ligj dhe udhëzime. Pensioni i reduktuar i pleqërisë, nga ana tjetër, funksionin sipas një
logjike tjetër. Kushti themelor është që qytetari të ketë mbushur minimumi 35 vjet punë.
Mosha kur lind e drejta për të përfituar është 62 vjeç për burrat dhe 57 vjeç për gratë.
Sipas ligjit, pensioni i plotë i pleqërisë reduktohet me 0.6 për qind për çdo muaj të dalë
në pension para afatit të moshës të përcaktuar në ligj.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
43
3.1.1 Çështje Fiskale dhe Financiare të Sigurimeve Shoqërore
Skema e buxhetit të Sigurimeve Shoqërore paraqitet si vijon:
Tabela 3.3 Skema e Buxhetit të Sigurimeve Shoqërore
Të ardhura të rregullta Përfitimet
Kontributet Sigurime për pensione
- nga punëdhënësit Sigurime për sëmundje
- nga të punësuarit Sigurime për barrëlindje
- nga të vetëpunësuarit Sigurime për aksidente në punë
- nga buxheti i shtetit Transferim në buxhetin e sigurimit të
papunësisë
Interesa dhe komisione
Të ardhura të parregullta Kostot Administrative
Transferta nga buxheti i shtetit Operacionale ose korente
- për indeksimin e pensioneve Investimet
- për programet speciale
- për financim të deficitit të ISSH-së
Të ardhura të tjera (gjoba, etj.)
Fondi Rezervë i Sigurimeve Shoqërore
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, www.issh.gov.al Duke qenë një institucion i specializuar ISSH është e ngarkuar të administrojë disa
programe të veçanta kompensuese, statutore apo edhe skema suplementare të cilat
financohen totalisht nga buxheti i shtetit dhe kjo krijon një imazh shqetësues për shkallën
e pjesëmarrjes së shtetit në FSSH. Këto transferta duke qenë të konsiderueshme, duket
sikur i shërbejnë reduktimit të varfërisë por duke evidentuar shtresat që i përfitojnë
rezulton se ato faktikisht i përgjigjen shumë pjesërisht reduktimit të varfërisë.
Ajo që do të na interesojë më nga afër në këtë studim është dega e pensioneve, me
një normë kontributi prej 21.6% të pagës në vitin 2011.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
44
Formula e llogaritjes së masës së pensionit mujor
Shuma fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një
shtesë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) zbardh formulën e llogaritjes së masës të
këstit mujor të pensionit. Në bazë të ligjit aktual të sigurimeve shoqërore, pensioni mujor
i pleqërisë llogaritet në bazë të formulës së mëposhtme.
Pp = Mpb + Sh,
ku: Pp është pensioni i plotë mujor i pleqërisë;
Mpb është masa e pensionit bazë, që u jepet të gjithë personave të siguruar, që
duhet të sigurojë një standard minimum jetese. Ky komponent korrektohet çdo vit me
indeksin e çmimeve të disa mallrave të përzgjedhura, siç parashikohet në rregulloren e
ISSH-së dhe përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vitin 2010,
masa pensionit bazë ishte 9515 lekë në muaj. Por, specialistët e pensioneve shpjegojnë se
ka një historik të zhvillimit të pensionit bazë që fillon me pensionin minimal të vitit 1991
dhe që rritet çdo vit sipas një politike të përafrimit me minimumin jetik të llogaritur;
Sh është shtesa mbi pensionin bazë. Ky komponent llogaritet, është individual,
varet nga madhësia dhe zgjatja e periudhës kontributeve dhe është 1 për qind për çdo vit
sigurimi shumëzuar me ―bazën mesatare të vlerësueshme‖ (paga mbi të cilën janë paguar
kontributet). Për të llogaritur se sa do të jetë shuma fillestare e pensionit, nevojitet paga
mesatare mujore e tre viteve në 10 vitet e fundit të punës, si dhe koeficientet e
indeksimit. Kështu, shuma e pensionit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare të
tre viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Këto tre vite pune shumëzohen me
koeficientet përkatëse të viteve që merren për llogaritje.
Gjithashtu, specialistët e pensioneve shpjegojnë se koeficientet e indeksimit nuk kanë
ndikim për rritjen e pensioneve siç pretendojnë pensionistët, por janë të vlefshme vetëm
për personat që dalin për herë të parë në pension. Sipas tyre, indeksimi i pensionit është i
vlefshëm për ata persona që dalin për herë të parë në pension, dhe jo për ata që përfitojnë
pension dhe pretendojnë për rritje. Ekspertët e pensioneve theksojnë se rritja e
pensioneve nuk varet nga këto koeficiente, por nga vendimet që merr qeveria për rritjen
e tyre. Llogaritja e pensionit kryhet nëpërmjet masës së kontributeve, të cilat të gjithë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
45
pensionistët duhet t’i paguajnë çdo fund viti. Për llogaritjen e pensionit të gjithë
pensionistëve u nevojitet që përqindja e rritur për vitet e sigurimit duhet të shumëzohet
me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet
kontributeve. Ky është një nga nenet ku përcaktohet edhe detyrimi i Këshillit të
Ministrave për të indeksuar çdo vit bazën e vlerësimit individual në lidhje me zhvillimin
e kontributeve mesatare të paguara. Ky koeficient do të shërbejë njëkohësisht edhe për
indeksimin e pagës neto mesatare. Në këtë formë mund të bëhet edhe llogaritja nga vetë
pensionistët, të cilët do të marrin për bazë, për llogaritjen e pensionit, të njëjtët tregues të
vitit pararendës. Llogaritja e koeficienteve do t’i ndihmojë pensionistët për ta llogaritur
vetë një pension. Kjo llogaritje është bërë mbi bazën e të ardhurave nga kontributet, të
cilat janë të evidentuara sipas bilanceve financiare të viteve 1994-2006 e në vazhdim.
Por, një vend të rëndësishëm në skemën e llogaritjes do të zënë edhe të dhënat
statistikore të numrit të personave që kanë kontribuar sipas viteve, por edhe masën e
viteve në të cilat çdo individ ka dhënë kontribute. Në këtë formë, një pensionist, qoftë
mashkull apo femër, do të përfitojë një pension më të lartë duke marrë për bazë masën e
viteve në të cilat pensionisti ka derdhur kontributet më të larta. Koeficientet Këshilli i
Ministrave miraton çdo vit koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësueshme duke
përdorur shkallën e rritjes së kontributeve mesatare individuale të vitit përkatës me atë të
vitit paraardhës. Koeficientet e indeksimit për llogaritjen fillestare të pensioneve, sipas
viteve, janë:
Tabela 3.4 Koeficientet e Indeksimit për Llogaritjen Fillestare të Pensioneve
Viti
1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000
Koeficienti i
Indeksimit
1.32 1.37 1.09 1.22 1.05 1.09 1.07
Viti 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Koeficienti i
Indeksimit 1.14 1.09 1.10 1.12 1.02 1.04 1.11 1.04 1.01 1.00
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, www.issh.gov.al
Aktualisht, baza mesatare e vlerësueshme llogaritet si mesatare e pagave që ka marrë i
punësuari gjatë gjithë viteve të punës dhe mbi të cilat janë paguar kontribute. Duke qenë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
46
se përpara vitit 1994 nuk ka të dhëna për pagat individuale, për efekt të llogaritjes së
bazës mesatare të vlerësuar, llogaritjet bëhen në bazë të pagave referuese të përcaktuara
nga Këshilli i Ministrave, që i përgjigjen llojit të punës apo profesionit të dokumentuar
në regjistrat themeltarë dhe në librezën e punës të punonjësit. Pensioni i pleqërisë ka
kufijtë e vet minimal dhe maksimal. Pensioni minimal përcaktohet çdo vit nga Këshilli i
Ministrave. Pensioni maksimal është dyfishi i pensionit minimal. Gjithashtu, pensioni i
pleqërisë nuk mund të jetë më i lartë se 75 për qind e pagës mesatare neto të indeksuar të
tre viteve rresht në dhjetë vitet e fundit të punës. (Pp = Paga neto x 75 për qind). Kjo
presupozon dhe një shkallë zëvendësimi të pagës në momentin e pensionimit. Kufijtë
Ligji për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë përcakton se shuma fillestare
e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma
bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar caktohet çdo vit me vendim të
Këshillit të Ministrave. Ndërsa shtesa është 1 për qind për vit sigurimi, shumëzuar me
bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet
kontributeve. Këshilli i Ministrave indekson çdo vit bazën e vlerësimit individual në
lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare të paguara. Në ligjin e Sigurimeve
Shoqërore cilësohet që çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar, vjetore,
individuale indeksohet me koeficientin që llogaritet si raport i kontributit mesatar për
çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit
tregues të vitit pararendës. Indeksimi i pensioneve bëhet sipas procedurave dhe
koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit përkatës. Ndërsa rillogaritja e
masës së pensionit dhe indeksimet bëhen në bazë të pagave të dokumentuara e të
paraqitura në dosjen individuale të pensionit dhe mbi të cilat është caktuar masa e
pensionit fillestar. Për rillogaritjen e pensioneve rillogaritet baza e vlerësuar dhe u
indeksohet paga neto. Paga neto e tri viteve rresht, në dhjetë vitet e fundit të punës,
rillogaritet duke përdorur të njëjtat koeficiente indeksimi, si edhe për rillogaritjen e bazës
së vlerësuar. Masa e re e pensionit, e rillogaritur sipas vendimit, rritet radhazi, sipas
përqindjeve të rritjes së pensioneve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave
për rritjen e pensioneve. Masa e pensionit që rezulton pas rillogaritjeve dhe zbatimit të
rritjeve, është masa përfundimtare e pensionit individual. Formula e llogaritjes së këstit
mujor të pensionit Pp = Mpb + Sh Pp - Pensioni i plotë mujor i pleqërisë Mpb - Masa e
pensionit bazë që u jepet të gjithë personave të siguruar, që duhet të sigurojë një standard
minimum jetese Sh - Shtesa mbi pensionin bazë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
47
3.1.2 Problemet që Konstatohen
Për të konstatuar qartë problemet duhet të shqyrtohet ecuria e madhësisë së disa
treguesve analitikë si pensioni mesatar, raporti i zëvendësimit, i mbulimit, i varësisë, si
dhe i përfituesve ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë për të gjithë periudhën që
analizohet.
Masa e ulët e përfitimeve nga pensionet. Kjo vjen për shkak të ritmit të
ngadaltë të rritjes së madhësisë reale të pensioneve me kalimin e kohës.
Shënojmë se në vitin 1999 pensioni mesatar real në qytet krahasuar me vitin
1993, është rritur me 2% në vit, ndërsa paga mesatare është rritur me 38% në vit.
Më shqetësuese paraqitet situata e masave të pensioneve në fshat, ku madhësia e
pensionit mesatar real ka shënuar një ulje prej 24% në vitin 1999 në krahasim me
vitin 1993.
Shkalla e zëvendësimit, që shpreh raportin midis madhësisë së pensionit mesatar
me pagën mesatare, rezulton me prirje përkeqësimi si në qytet ashtu edhe në
fshat. Në qytet nga 60,2% që ka qenë në 1994, ka pësuar një rënie të ndjeshme
deri në vitin 2006. Ndërsa në fshat, deri në vitin 2000 kemi një rënie deri në
15.78% nga 27.34% që ishte në vitin 1994 duke vazhduar më pas me një rritje të
këtij raporti për vitin 2006.
Koeficienti i varësisë së sistemit, që shpreh raportin e përfituesve ndaj
kontribuesve të skemës së sigurimeve shoqërore, është përkeqësuar nga viti në vit
deri në vitin 2002 dhe duke filluar me një përmirësim në vitin 2003.
Normë e lartë e evazionit të kontribuesve lidhur me numrin e kontribuesve.
Numri i kontribuesve ndaj forcave të punës është në nivelet 65-67%. Ky tregues
shumë më i përkeqësuar është në fshat ku numri i kontribuesve ndaj personave të
punësuar nuk i kalon 50%, megjithëse qeveria ka vendosur norma të ulta të
kontributit.
Të ardhurat nga puna si pjesë e PBB, kur këto të fundit vlerësohen nga
pikëpamja e uniformizimit të tyre me kontributet e derdhura, rezultojnë në nivelet
11.5-12.2%, ndërkohë që në vendet e tjera ky tregues është shumë më i lartë.
Edhe nga ky tregues mund të arrijmë në konkluzionin se niveli i evazionit është
shumë i lartë në lidhje edhe me pagën mbi të cilën paguhen kontributet.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
48
Mbulimi nga pensionet në Shqipëri në vitin 2006 rezulton 146.5% dhe është i
krahasueshëm me Rumaninë, Moldavinë e Bullgarinë çka tregon se aktualisht
kemi një përqindje të mirë të mbulimit të popullsisë me elemente të sigurimit
shoqëror. Megjithatë ky tregues paralajmëron se mosha mesatare e pensionistëve
është e lartë dhe për pasojë koha e gëzimit të pensionit do të jetë e lartë.
Sistemi i pensioneve rezulton i pa balancuar. Megjithëse shkalla e
zëvendësimit është mbajtur e ulët 43.8%, në fshat ajo është rreth 26.7% përsëri si
shkak i një raporti kritik kontribues/përfitues që në fakt më së shumti është pasojë
e evazionit, sistemi i pensioneve rezulton me humbje. Deficiti nominal i skemës
së pensioneve në 5 vitet e fundit, (në këtë tregues janë marrë parasysh vetëm
kontributet e mbledhura direkt për skemën e pensioneve) arrin mesatarisht në
rreth 1.6% të PBB.
Rregullat aktuale të indeksimit të të drejtave të njohura janë të tilla që nuk
garantojnë një shkallë të njëjtë zëvendësimi si në momentin e fillimit të pensionit
dhe në vitet e mëvonshme.
Pas kësaj analize të legjislacionit, të reformave të ndërmarra dhe efekteve të tyre, të
ecurisë së sistemit, arritjeve dhe problemeve të konstatuara në kushtet aktuale dhe të
parashikuara të zhvillimeve ekonomike, me qëllim që sistemi të plotësojë qëllimin për të
cilin është ngritur, të jetë më i qëndrueshëm financiarisht dhe t’i përshtatet zhvillimeve të
ardhshme social-ekonomike, si alternativë e vetme mbetet vazhdimi i reformimit të tij.
Mundësitë për të ndërmarrë reforma dhe llojet e tyre janë të shumta, por suksesi apo
dështimi i tyre varet nga sasia dhe masat që merren për sigurimin e mjeteve financiare që
do të financojnë sistemin. Reformat e pensioneve, pavarësisht nga ndryshimet që kanë
midis tyre, shtrihen dhe realizohen përmes kontribuesve dhe përfituesve të cilët
konsiderohen në «një banesë», prandaj çdo reformë strukturore do të mbajë mirë
parasysh ―rregullimet‖ parametrike që do të jenë të nevojshme për të mbajtur në balancë
skemën e pensioneve publike dhe do të sigurojë njohjen e të drejtave të fituara.
Nga pikëpamja e përfitimeve masa e pensionit mbetet ende e ulët. Nga pikëpamja fiskale
sistemi i pensioneve në vitet e fundit ka arritur mesatarisht një deficit rreth 1.6% të PBB-
së. Edhe pse pensioni bazë sipas ligjit duhet të indeksohet çdo vit si pasojë e ndryshimit
të çmimeve, realisht gjatë viteve që kanë kaluar në shumicën e rasteve masa e pensionit
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
49
është indeksuar me të njëjtin nivel me rritjen e pagës minimale kontributeve. Në rast se
indeksimi do të bëhej realisht me inflacionin sistemi do të dilte me tepricë.
Por edhe në rast se sistemi do të dilte me tepricë për shkak të indeksimit me
inflacionin, ai nuk do të ishte i kënaqshëm nga pikëpamja e nivelit të ulët të
përfitimeve reale.
3.2 Ecuria e Sistemit Shqiptar të Pensioneve
3.2.1 Kolona e Parë
Parashikimet në Skemën e Pensioneve janë realizuar duke përdorur modelin aktual
afatgjatë PROST disenjuar nga Banka Botërore, i cili është përdorur për parashikimet në
skemat e pensioneve në mbi 80 vende. Modeli parashikon numrin e popullsisë, numrin e
kontribuesve dhe përfituesve në skemë, kontributet apo përfitimet e tyre, dhe rezultatin
përfundimtar financiar të sistemit.
Në Skemën e Pensioneve në Shqipëri ekziston dallimi midis kontribuesve urbanë dhe
ruralë, si për nga masa e kontributit të cilat kanë një diferencë të madhe midis tyre po
ashtu edhe nga masat e përfitimit. Për këtë arsye, programi aktuarial afatgjatë PROST
operon me dy modele të ndarë nga njeri tjetri, një për pjesën urbane të skemës së
pensioneve dhe një për pjesën rurale të saj. Në secilin prej modeleve skema përkatëse
trajtohet si e veçantë, dhe më pas programi aktuarial PROST jep mundësinë e mbledhjes
së rezultateve të të dy modeleve.
Parashikimet varet fuqimisht nga supozimet që bëhet për një situatë të caktuar. Pasi
plotësohen të dhënat statistikore të periudhës bazë dhe përcaktohet bashkësia e
supozimeve, modeli aktuarial ekzekutohet dhe merren rezultatet, të cilat mund të jenë të
ndryshme për bashkësi të ndryshme supozimesh.
Duke operuar nëpërmjet dy modeleve, do të kemi edhe dy bashkësi supozimesh të
nevojshme për realizimin e një parashikimi afatgjatë, të cilat do të kenë veçantitë e veta
për secilin model.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
50
Parashikimi është realizuar për periudhën 2005 – 2075 , ku 2005 është viti bazë dhe
2075 është viti i fundit i periudhës së parashikimit.
Ky skenar është modeluar bazuar në legjislacionin aktual për degën e pensioneve.
Reformat e ndërmarra në Shqipëri deri në vitin 2006 janë përfshirë në këtë skenar.
Të dhënat mbi numrin total të popullsisë, mbi GDP e inflacionin, mbi numrin total të
forcave të punës dhe të papunëve janë marrë nga botimet e INSTAT për vitin 2005.
Të dhëna statistikore të skemës së pensioneve si psh, numri i kontribuesve, paga
mesatare mbi të cilën paguhen kontributet, paga minimale kontributeve, kontributet e
paguara, numri i pensionistëve, masa mesatare e pensionit, masa e pensionit minimal,
përfitimet e paguara janë marrë nga botimet e ISSH me të dhëna statistikore të vitit 2005
(numri i pensionistëve është i ―rregulluar‖ në bazë të inventarëve aktuale).
3.2.1.1 Kushtet Demografike dhe ato të Tregut të Punës
Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në Evropën Qendrore, nga një treg pune që ishte
pothuaj 100 përqind pjesëmarrje aktive në punë si për meshkujt dhe për femrat duke
patur kështu një përqindje të lartë të moshuarish që marrin pensione, kaloi në situatë
post-tranzicionale të shkallës së informalitetit e cila ka çuar në një numër të vogël
kontribuesish midis popullsisë në moshë pune. Kjo mungesë balance midis kontribuesve
dhe përfituesve ka çuar tipikisht në probleme fiskale në lidhje me financimin e
përfitimeve sipas sistemit ―pay as you go‖ ku paguhen pensionet me të ardhurat e vitit
korrent dhe ku të ardhurat nga kontributet e kontribuesve aktuale përdoren për të
financuar përfitimet për të moshuarit aktualë.
Bazuar thjesht dhe vetëm tek treguesit demografikë, Shqipëria është një nga vendet me
popullsi të re në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) të Bankës Botërore. Në
Shqipëri vetëm 8.3 përqind e popullsisë është në moshë mbi 65 vjeçare, pothuajse një e
treta më pak se mesatarja e përgjithshme e ECA-s prej 12.1 përqind. Bullgaria, Lituania
dhe Kroacia kanë afërsisht 17 përqind të popullsisë së tyre në moshë mbi 65 vjeç.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
51
Nëse do hedhim një vështrim mbi koeficientet e varësisë së sistemit, i cili jep një
krahasim të numrit total të përfituesve nga sistemi i pensioneve, me numrin e
përgjithshëm të kontribuesve, shohim që Shqipëria ka raportin më të lartë në rajon dhe
një ndër më të lartët në botë të koeficienteve të varësisë së sistemit në raport me
koeficientin e varësisë së popullsisë që është raporti i popullsisë së moshuar të një vendi
pjesëtuar me numrin e popullsisë në moshë pune. Siç parashtrohet edhe më lart,
Shqipëria ka një numër relativisht të vogël të popullsisë së moshuar, me një raport
koeficient të varësisë së popullsisë prej vetëm individësh mbi moshën e pensionit prej 61
vjeç për burrat dhe 56 për gratë në vitin 2004 për 100 individë në moshë pune, e matur
që nga mosha 15 vjeçare deri në moshën përkatëse të daljes në pension. Megjithatë,
koeficienti i varësisë së sistemit është i stërmadh, duke arritur në nivelin mbi 84 përfitues
për 100 kontribues. Në shumë vende të rajonit të ECA-s koeficientet e varësisë së
sistemit janë të larta duke qenë se ka shumë individë nën moshën e pensionit që
përfitojnë pagesa paaftësie dhe pagesa të tjera. Ky nuk është rasti i Shqipërisë, ku shifrat
e përfituesve të pagesës së paaftësisë dhe të pagesës për fëmijët e mbetur jetimë janë
mbajtur relativisht të ulta përmes aplikimit të masave të forta të politikave të duhura dhe
përmes zbatimit të këtyre masave.
Nga ana tjetër, numri i përfituesve të moshuar duket tepër i lartë. Nga 372,000 persona
që kanë mbushur moshën e daljes në pension, mbi 440,000 marrin pensione të një lloji të
caktuar. Diskutimet me Institutin e Sigurimeve Shoqërore sugjerojnë një shpjegim të
situatës.
Familjarët e një personi që vdes kanë përgjegjësinë për të informuar ISSH-në që
pensionisti ka vdekur dhe që pensioni duhet të mos vazhdojë më. Deri momentin që të
bëhet ky njoftim, ISSH-ja vazhdon të paguajë pensionin. Mospërputhja midis numrit të
të moshuarve në statistikat e popullsisë dhe numrit të individëve që përfitojnë pension
pleqërie sugjeron që në shumë raste familjet nuk e informojnë ISSH-në dhe vazhdojnë të
marrin pagesa. Ky shpjegim duket në veçanti i mundshëm duke patur parasysh që
mospërputhjet midis numrit të personave në popullsi në përgjithësi dhe numrit të
pensionistëve në atë moshë bëhen edhe me të thelluara në moshat më të thyera. Për më
tepër, rezultatet paraprake të vlerësimit të nivelit të varfërisë tregojnë se pensionet e
pleqërisë kanë një impakt më të madh në uljen e varësisë sesa programi i Ndihmës
Ekonomike. Ky rezultat i veçantë nuk është replikuar në vende të tjera të rajonit dhe në
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
52
veçanti jo në një vend me popullsi të re si Shqipëria, ku mendohet se numri i familjeve
që përfitojnë nga të ardhurat e pensioneve duhet të jetë më i vogël. Një shpjegim i
mundshëm sërish mund të ishte që familjet e varfra me një të afërm të moshuar i cili
vdes vazhdojnë të marrin pensionin, duke i dhënë pensionit të pleqërisë një rol shumë më
të gjerë ne uljen e varfërisë nga ç'do të kishte patur përndryshe po të kishte qenë i
kufizuar vetëm për të moshuarit.
Nga pikëpamja e kontributeve, historia në Shqipëri është pothuajse e njëjtë me
ekonomitë e tjera në tranzicion. Pas tranzicionit, ndërmarrjet e sektorit publik u
reduktuan në numër dhe u privatizuan. Ekonomia e re private u bazua së tepërmi në
tregun joformal të punës, në vend që të bazohej në tregun më të shtrenjtë dhe më të
rregulluar formal të punës. Rrjedhimisht, emëruesi në formulën e koeficientit të varësisë,
d.m.th. numri i kontribuesve në sistemin e pensioneve ra ndjeshëm. Raporti i
kontribuesve me numrin e personave të punësuar aktualisht qëndron në 46 përqind, që
është mesatarja për rajonin e ECA-s, si edhe për një vend me nivelin e të ardhurave të
Shqipërisë kudo në botë. Megjithatë, duhet theksuar se gjysma e këtyre kontribuesve
vijnë nga sektori rural, për të cilët shteti jep 85 përqind të kontributeve. Rrjedhimisht dhe
si të tillë ata mbeten kontribues kryesisht si emër, më shumë sesa në thelb. Po të hiqen
këta kontribues, përqindja e koeficientit të mbulesës së kontribuesve përfaqëson një
numër shumë më të vogël të të punësuarve, që e vendos Shqipërinë poshtë mesatares të
ECA-s për sa i përket mbulesës nga sistemi.
Nga pikëpamja financiare, qeveria po shpenzon 5.04 përqind të GDP-së si shpenzime për
sigurimet shoqërore, nga të cilat 85 përqind janë pagesat aktuale për pensionet.
Megjithatë, edhe shifra prej 85 përqind nuk e shpreh sa duhet shumën e madhe që shkon
si shpenzime për pensionet, duke qenë se nga shpenzimet që mbeten, një 13 përqindësh
mbulon kostot administrative dhe kompensime shtesë që u jepen për disa ose të gjithë
pensionistët. Nga pikëpamja e të ardhurave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore grumbullon
të ardhura që janë 4.93 përqind e GDP-së, nga të cilat 78 përqind janë të ardhura nga
kontributet. Megjithatë, mbi dy të tretat e atyre të ardhurave vijnë nga vetë shteti në
formën e kontributeve të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Një 22 përqindësh tjetër i të
ardhurave vjen nga transfertat shtetërore për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Në total,
shteti siguron 78 përqind të të ardhurave që shkojnë tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
53
3.2.1.2 Përshkrimi i Parametrave të Sistemit Shqiptar të Pensioneve
Në analizat rreth karakteristikave demografike dhe ato të tregut të punës të sistemit të
pensioneve në Shqipëri nuk flitet për një qëndrueshmëri afatgjatë financiare. Këto
rezultate mbështeten edhe nga disa elemente të modelit të politikave të cilat kanë
tendencën të thellojnë akoma më shumë joqëndrueshmërinë afatgjatë financiare. Një
element shumë i rëndësishëm i modelit është sistemi i veçantë që aplikohen për sektorin
urban dhe atë rural. Tabela 3.5 parashtron parametrat kryesorë të sistemit të sektorit
urban.
Tabela 3.5 Parametrat e Skemës së Pensioneve të Sektorit Urban në Shqipëri
Parametrat e Sistemit Shqiptar të Pensioneve
Përqindjet e
kontributit
24.5 përqind për pensionet, nga të cilat 61.2 përqind paguhet
nga punëdhënësi dhe pjesa tjetër nga i punësuari
Mosha e daljes në
pension
65 vjeç burra / 60 vjeç gratë, ku do të zbatohet në mënyrë
graduale modeli 35 vjet punë deri në vitin 2012 në dallim
nga 60vjeç / 55 vjeç që ka qenë për shumicën e profesioneve
në vitin 2001;
Mosha 50 vjeç për gratë me 6 fëmijë dhe 30 vjet kontribut në
sigurimet shoqërore
Përqindja e përfitimit Pensioni bazë + 1 përqind në vit të mesatares jetike të
rivlerësuar sipas rritjes së kontributeve mesatare;
Në varësi të limiteve të shtrënguara të pensionit maksimal;
pensioni nuk mund të jetë më i lartë se dyfishi i shumës bazë
ose 75 përqind e pagës mesatare neto për 3 vjet pa ndërprerje
gjate 10 vjetëve të fundit të punësimit, cilado shifër të jetë
më e ulta;
0.34 përqind në muaj shtesë për shtyrjen e moshës së daljes
në pension përtej moshës së caktuar për daljen në pension;
0.6 përqind reduktim në muaj për dalje të parakohshme në
pension, deri 3 vjet përpara afatit;
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
54
Pension i pjesshëm i parakohshëm për personat në moshë
pensioni me një periudhë minimale kontributeve prej 15
vjetësh
Indeksimi i
pensioneve pas daljes
në pension
Indeksohet sipas legjislacionit në përputhje me ndryshimet e
çmimeve, por në realitet pensioneve pas Këshilli i Ministrave
merr vendime ad.hoc, sipas disponibilitetit të të ardhurave
dhe synimit të rritjes së standardit minimal jetik
Pension për paaftësi Përfitohet vetëm në rast se ka patur kontribute për gjysmën e
periudhës nga mosha 20 vjeçare deri në moshën e paaftësisë;
Pensioni i barabartë me shumën bazë + 1 përqind për çdo vit
të mesatares jetike të rivlerësuar sipas rritjes së kontributeve
mesatare;
Pensioni maksimal është ose dyfishi i shumës bazë ose 80
përqind i pagës së fundit
Pension për personat
e mbetur të ve
E ve në moshën 50 vjeçare ose në rast se ka nën kujdes një
fëmijë ose një person me paaftësi; i ve në moshën 60 vjeçare
ose në rast se kujdeset për një fëmijë ose person me paaftësi;
jetim deri në moshën 25 vjeçare në rast se shkon në shkollë
ose përndryshe deri në moshën 18 ose në rast se është me
paaftësi; prindër që jetonin në shtëpinë e të ndjerit për së
paku 1 vit dhe janë në moshën 65 vjeçare ose janë me
paaftësi;
Pensioni i barabartë me 50 përqind të pensionit të të ndjerit
për personin e mbetur i/e ve dhe 25 përqind për jetimët ose
personat të tjerë në ngarkim, në varësi të maksimumit 100
Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, www.issh.gov.al
Përqindjet e kontributeve në Shqipëri janë të larta në krahasim me mesataret e këtyre
kontributeve për vendet e OECD-së. Me përjashtim të Italisë dhe Portugalisë, që kanë
përqindje pak më të larta, Shqipëria ka përqindjet më të larta të kontributit në këtë grup
vendesh. Niveli i lartë në rastin e Shqipërisë është veçanërisht sinjifikativ duke patur
parasysh faktin që përqindjet e kontributit zakonisht rriten me plakjen e popullsisë së atij
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
55
vendi. Shqipëria ka këto përqindje tejet të larta me një popullsi ende të re. Qeveria
shqiptare vitet e fundit ka miratuar një ligj për uljen graduale të këtyre përqindjeve, por
edhe pas kësaj uljeje ato do të jenë të larta për një vend me moshë kaq të re.
Mosha e daljes në pension në Shqipëri është ende relativisht e ulët. Në fillim, mosha e
daljes në pension për shumicën e popullsisë ishte 60 vjeç për burrat dhe 55 për gratë dhe
një moshë më e ulët për kategori të veçanta tek 50 vjeç për burrat dhe 45 për gratë. Këto
kategori të veçanta po hiqen gradualisht, ndërsa mosha e daljes në pension është rritur në
65 vjeç për burrat dhe 60 për gratë, por këto mosha do të arrihen nga shumica e të
punësuarve vetëm në vitin 2011 dhe ndoshta edhe më vonë për kategori të veçanta të
punësuarish. Moshat e daljes në pension po rriten me 6 muaj në vit, kur mosha e daljes
në pension në vitin 2004, ishte 61 vjeç për burrat dhe 56 për gratë. Grave me 6 ose me
shumë fëmijë ende u lejohet të dalin në pension në moshën 50 vjeçare, po të kenë 30 vjet
punë. Në të gjitha rastet, pension i plotë jepej me 34 vite punë në fillim të vitit 2004,
ndërsa tani duhet të kesh 35 vite punë për të përfituar një pension të plotë. Pensionet e
parakohshme jepen vetëm me 15 vite pune.
Formula e përfitimit në sistemin e pensioneve nis relativisht mirë. Formula është
pensioni bazë, që është e njëjta gjë me pensionin minimal, plus 1 përqind për çdo vit
pune. Pensioni bazë caktohet nga Këshilli i Ministrave. Në vitin 2005 ishte afërsisht 38
përqind e pagës bruto të mbuluar për pensionistët e rinj. Teorikisht, kjo mund të
siguronte koeficiente zëvendësimi tepër bujare me 35 vite punë, në nivelin 73 përqind e
pagës për një person me një pagë mesatare, në krahasim me shifrën prej 40 përqind për
30 vjet punë të rekomanduar nga ILO-ja. Megjithatë, pensioni i plotë mesatar në sektorin
urban arrin vetëm në 40% të pagës bruto të mbuluar, që nuk është substancialisht më i
lartë sesa pensioni bazë.
Ka disa faktorë që e shpjegojnë këtë mospërputhje. E para, ekzistojnë disa limite tepër
strikte për pensionin maksimal. Ky pension është i kufizuar tek dyfishi i pensionit bazë,
gjë që sugjeron që individët me të ardhura të larta që mund të sigurojnë të ardhura mbi
pagën mesatare do ta arrijnë limitin shumë shpejt. Faktikisht, edhe në rast se pensioni
maksimal do të ishte i indeksuar për pagën, gjë që ligjërisht nuk ndodh, individët që
marrin dyfishin e pagës mesatare do ta arrijnë maksimumin vetëm pas 25 vjetësh punë
dhe individët që fitojnë trefishin e pagës mesatare do të arrijnë vetëm me 18 vjet punë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
56
Këto limite do të arriheshin shumë më shpejt sipas maksimumit të indeksuar për çmimin
që përcaktohet në legjislacion. Së dyti, pensioni është gjithashtu i kufizuar në rast se një
individ arrin 75 përqind të mesatares neto të pagës më të lartë të 3 viteve të
njëpasnjëshëm në 10 vitet e fundit. Ndonëse në ligj sugjerohet që pagat në të kaluarën
duhet të rivlerësohen sipas rritjes së kontributeve çdo vit, praktikisht limitet janë aplikuar
për mesataren e pagave nominale, duke i kufizuar edhe me pensionet. Për më tepër,
pensioni minimal, që me ligj kërkohet të indeksohet sipas inflacionit është rritur shumë
më shpejt sesa inflacioni në një përpjekje për të barazuar pensionin minimal me
standardin minimal të jetesës, si edhe është rritur me shpejt sesa rritjet e pensioneve mbi
minimalen. Rrjedhimisht, shumë individë e gjejnë veten duke përfituar një pension
minimal, pavarësisht nga shumat që kanë kontribuar.
Nga pikëpamja e stimujve, në rast se shumica e personave do të përfitojnë pensionin
minimal pavarësisht nga sa deklarojnë në paga apo do të përfitojnë vlera të ulta për
kontributet e pensioneve të tyre, sigurisht që ata do të zgjedhin të deklarojnë pagën
minimale. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh në sektorin privat. Ndërsa sektori publik
punëson pothuajse 20 përqind të të ardhurave që kontribuojnë kompanitë private. Ndërsa
sektori privat supozohet të ofrojë paga më të larta se sektori publik, mbi 50 përqind e të
punësuarve në sektorin privat deklarojnë pagën minimale, ndërsa në sektorin publik
vetëm 1 përqind e të punësuarve deklarojnë pagën minimale.
3.2.2 Kolona e Dytë
Ndërtimi i kolonës së dytë, duhet bërë mbi bazën e disa parimeve që eksperienca
botërore i shpjegon mjaft qartë.
Ajo duhet të jetë e detyrueshme. Arsyeja për këtë është fakti që disa individë
preferojnë të mos mendojnë për pleqërinë e tyre duke u bërë kështu një barrë për
shoqërinë kur të plaken.
Me kontribute të përcaktuara. Lidhja e ngushtë e përfitimeve me kontributet
shmang evazionin kontributiv, sepse njerëzit nuk i konsiderojnë kontributet si taksa.
Pensioni llogaritet në mënyrë aktuariale mbi bazën e moshës dhe akumulimeve të
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
57
punonjësve, dhe kjo mund ta shtyjë daljen e parakohshme në pension dhe ta rrisë
moshën e daljes në pension kur rritet jetëgjatësia.
Totalisht e kapitalizuar. Së pari, kjo e bën koston të qartë që në fillim. Së dyti, kjo
mënyrë eviton rritje të mëdha të kontributeve të domosdoshme në sistemet PAYG
kur popullsia plaket. Së treti, kjo mënyrë parandalon transferimin ndërmjet brezave
prej të rinjve tek të vjetrit. Së katërti, kapitalizimi shërben për të ngritur kursime
kombëtare në terma afatgjatë.
E administruar në mënyre private. Kjo maksimizon faktin që objektivat
ekonomike dhe jo ato politike përcaktojnë strategjinë e investimeve. Në këtë mënyrë
administrimi privat do të zgjedhë alokimin më të mirë të kapitalit dhe fitimin më të
lartë mbi kursimet dhe gjithashtu ndihmon vendin në zhvillimin e tregjeve financiare.
Fondet private zakonisht investojnë në një miks bono publike dhe të korporatave,
equities dhe pasuri të patundshme, dhe kanë një shkallë të lartë fitimi. Ato mund të
shfrytëzojnë edhe diversifikimin internacional, që bën të mundur interesa më të larta
dhe risk më të reduktuar. Ato nxisin gjithashtu zhvillimin e tregut financiar, duke
krijuar një kërkesë për instrumente dhe institucione të reja financiare.
3.2.2.1 Problemet që Duhen Marrë në Konsideratë për të Realizuar Reformën e
Pensioneve
Menaxhimi dhe financimi i tranzicionit
Kalimi në sistemin me më shumë shtylla pothuajse gjithmonë kërkon burime shtesë.
Financimi i borxhit. Premtimet e sistemit ekzistues PAYG janë si bono formale të
qeverisë. Në teori, buxheti i çdo vendi reflekton jo vetëm borxhin e tij formal por
edhe borxhin e tij implicit për pensionet PAYG dhe premtime të ngjashme. Qeveria
mund ta financojë koston e tranzicionit duke marrë hua ose në vend ose jashtë, por
edhe kjo ka kosto financiare.
Rritja e masës së kontributit për pensione. Një vend mund të zgjedhë të financojë
një pjesë ose të tërë koston e tranzicionit duke ngritur në total masën e kontributit,
por kjo ka pasur për pasojë rritjen e informalitetit në shumë vende, si rrjedhim
kostoja e kolonës së dytë duhet të mbulohet brenda masës ekzistuese të kontributit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
58
Reduktimi i shpenzimeve në kolonën e parë. Disa ―rregullime‖ në nivelin e
përfitimeve të kolonës së parë (shkalla e zëvendësimit, indeksimi, dhe mosha e daljes
në pension) mund të jenë të nevojshme për ta sjellë atë në balancë, së bashku me
shpresën për një rritje në pjesëmarrjen e forcave të punës. Këto ―rregullime‖ duhen
bërë edhe nëse nuk ka kolonë të dytë. Efektivisht, një pjesë e barrës së tranzicionit
mbahet nga pensionistët dhe punonjësit më të moshuar – zakonisht në formën e
moshave më të mëdha të daljes në pension dhe një indeksim pensioni më pak
xheneroz.
Borxhi publik implicit dhe eksperienca e vendeve të tjera
Është e rëndësishme që qeveria të bëjë të qartë atë ç’ka nënkuptohet me borxh implicit i
pensioneve. Nëse vendet me një borxh të madh pensionesh PAYG kalojnë në sistem
shumë-kolonësh, një pjesë e kontributit zakonisht kalon në llogaritë individuale, në
fondet private. Kjo krijon një boshllëk financiar midis të ardhurave të PAYG dhe
shpenzimeve që nevojiten për të mbuluar borxhin implicit të pensioneve. Përvoja
ndërkombëtare tregon se vendet që e kanë zbatuar reformën me një hap kanë hasur
probleme të kostos së tranzicionit ndërsa reforma me faza e zbut disi këtë problem.
Reduktimi i vlerës së borxhit dhe financimi i boshllëkut
1. Lëvizja e parë është reformimi i sistemit të vjetër, për ta balancuar atë, duke ulur
përfitimet, rritur moshën e daljes në pension dhe penalitetet për dalje të
parakohshme në pension, shtrëngimi i të drejtave për përfitime invaliditeti, dhe
ndryshimi i metodës së indeksimit në indeksim në lidhje me çmimet.
2. Emetimi i bonove (si në Kili) ose premtimi i një pensioni kompensuese (si në
Argjentinë) për çdo punonjës që kalon në sistemin e ri. Bonot nuk mund të
konvertohen në para/cash deri sa punëmarrësi të dalë në pension dhe pensioni
kompensues paguhet gradualisht gjatë gjithë periudhës së pensionit.
3. Mbajtja e disa punonjësve dhe kontributet e tyre në sistemin e vjetër. Kjo mund
të realizohet duke përjashtuar disa punonjës, si ushtarakët ose policinë, nga
sistemi i ri (si në Kili), ose duke i dhënë të gjithë punonjësve një mundësi por
duke e bërë sistemin e ri atraktiv kryesisht për të rinjtë (si në Argjentinë). Një
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
59
opsion i tillë do të bëjë që personat me më shumë vite punë mund të vazhdojnë të
paguajnë në kolonën aktuale PAYG ndërsa personat e rinj me më pak vite punë
të paguajnë kontributet në sistemin e ri shumë-kolonësh.
4. Mbajtja e një komponenti të madh PAYG në sistemin e ri, kështu që një pjesë e
hyrjeve të të ardhurave vazhdojnë të vijnë në kolonën publike. Argjentina ndoqi
këtë strategji, duke përdorur një përfitim bazë në kolonën e re publike, dhe jo
vetëm garantimin e pensionit minimal si në Kili. Në Argjentinë rreth 60% e
kontributit total shkon në kolonën publike.
Probleme të tjera për t’u marrë në konsideratë
Problemet madhore që kanë dalë deri tani lidhen me kostot e larta administrative dhe
shtrembërimet në tregun financiar për shkak të rregulloreve dhe kufizimeve për
investime. Një fushë e tretë që ka nevojë për thellime të mëtejshme studimore është
efekti i reformës së pensioneve mbi shpërndarjen dhe shtrirjen e kësaj shpërndarjeje.
Madhësia e kolonës së dytë
Madhësia e kolonës së dytë varet nga objektivat dhe përfitimet e pritura prej reformës së
pensioneve, si dhe nga kufizimet ekonomike dhe institucionale për arritjen e këtyre
objektivave. Kur fillohet të merret në shqyrtim futja e kolonës së dytë, ka nevojë të
shpjegohen disa kufij fillestarë për madhësinë e mundshme të ndonjë kolone të dytë
midis të cilëve zgjedhjet mund të bëhen mbi bazën e analizës së mëtejshme ekonomike
dhe eksperiencës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, bazuar në çfarë ka ndodhur në
shumicën e vendeve në terma të marrëveshjeve institucionale, nuk këshillohet një kolonë
e dytë me më pak se 4-6% për shkak të kostos së saj efektive. Asetet që shkojnë në
kolonën e dytë duhen investuar në bazë të sinjaleve të tregut nëse konvertimi në sistemin
e kapitalizuar është për të kontribuar në rritjen ekonomike të ardhshme. Eksperienca
sugjeron që analiza duhet të nisë me një kufi të sipërm për përqindjen e kontributit për
kolonën e dytë në rangun 7-10% të pagës.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
60
Një element tjetër që dikton madhësinë e kolonës së dytë – veçanërisht gjatë viteve të
para pas futjes së saj – janë rregullat që do të adaptohen për njerëzit që do të mbulohet në
mënyre të detyrueshme, për ata që duhet të përjashtohen, dhe nxitjet e ofruara për ata për
të cilët pjesëmarrja në kolonën e dytë është opsionale.
Mbledhja e kontributeve dhe Administrimi i tyre
Dizenjimi i mbledhjes dhe clearinghouse. Clearinghouse mund të jetë një agjenci
shtetërore që mbledh kontributet e kolonës së dytë, një mbajtës-rekordesh apo edhe një
agjent mbajtës-rekordesh dhe informues ekskluziv për pjesëmarrësit e fondit. Propozohet
që rolin e clearinghouse në fillim ta luajë Banka Shqipërisë.
Mbledhja e kontributeve është më e komplikuar në një sistem shumë kolonësh se sa në
sistemin publik. Mbledhja, regjistrimi dhe transferimi i kontributeve në llogaritë
individuale është problematik. Disa reforma janë shtyrë vetëm për arsye të problemeve
të mbledhjes së kontributeve.
Lufta kundër evazionit
Evazioni i kontributeve të sigurimeve shoqërore nuk është çështje vetëm e faktit që
punëdhënësit kërkojnë të reduktojnë koston e tyre të punës ose një preferencë e
punëtorëve për konsumin korent ose faktorë të tjerë. Skemat e sigurimeve shoqërore
kërkojnë:
të drejtën për inspektim të rekordeve të punëdhënësve dhe një akses të lirë në
informacionin ndihmës si për shembull gjendja bankare e punëdhënësit, taksat e paguara.
të drejtën për të vlerësuar dhe mbledhur detyrimet kontributive, ato të papaguara
dhe vendosjen e gjobave në lidhje me borxhin e sigurimeve shoqërore duke pasur
prioritet mbi kreditorët e tjerë.
procedura administrative të thjeshta. Një numër unik regjistrimi për çdo punëdhënës
dhe çdo punëmarrës është i domosdoshëm.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
61
detyrim efektiv për të paguar. Kjo kërkon verifikime të shpeshta të fitimeve të
punëdhënësit dhe realizimin e investigimeve për mospërputhje të mundshme. Duhen
inspektorë të trajnuar mirë të shpërblyer në mënyrë adekuate në mënyrë që të sigurohet
ndershmëria e tyre.
fushata informimi publik për të inkurajuar zbatimin e ligjit. Një mënyrë që në disa
vende ka nxitur zbatimin e ligjit është publiciteti (dhe persekutimi) i punëdhënësve për
evazion (ose kërcënimi për të bërë një gjë të tillë).
3.2.2.2 Konkluzione dhe Rekomandime për Kolonën e Dytë
Në bazë të përvojës ndërkombëtare nxirren mësime për aplikimin e kolonës së dytë edhe
në vendin tonë. Duke qenë se realizimi i këtij procesi është me rëndësi të madhe dhe
kërkon një përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, është shumë e domosdoshme që
asistenca e huaj të jetë e pranishme që në fillimin e këtij procesi edhe në vendin tonë.
Praktika e vendeve që kanë realizuar këtë reformë na e vërteton këtë kërkesë.
Kjo kolonë duhet të jetë e detyrueshme, e kapitalizuar dhe me kontribute të
përcaktuara, dhe duhet të menaxhohet në mënyre private.
Vendosja e kufizimeve (fondi i garancisë) dhe rregulloreve të mirëpërcaktuara në
mënyrë që jo çdo kompani private të ketë të drejtën e ndërtimit të fondeve private.
Fondet e ndërtuara duhet të jenë në numër të kufizuar, të mos kenë rrezikun e
përsëritjes së eksperiencës së humbjes në firmat piramidale.
Zhvillimi i tregut të kapitaleve, letrave me vlerë dhe bursës.
Vendosja e masës së kontributit për kolonën e dytë. Propozohet 10% dhe 12% e
pagës, me një shpërndarje 50% me 50% midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo
përqindje do të jetë brenda totalit aktual të pagesës së kontributeve të skemës së
detyrueshme të kolonës së parë. Kjo nënkupton që diferenca e masës ekzistuese të
kontributit për pensione (pleqëri, invaliditet dhe familjar) do t’i mbetet kolonës
PAYG.
Caktimi i autoritetit përgjegjës për mbledhjen e kontributeve. Propozohet që autoriteti
i mbledhjes së kontributeve të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
62
Caktimi i mënyrës së mbledhjes së kontributeve. Propozohet që mbledhja të jetë e
centralizuar.
Caktimi i mënyrës së realizimit të reformës. Propozohet që reforma të jetë me faza.
Caktimi i kohës në dispozicion për t’u përgatitur për reformë. Propozohet si periudhë
tranzicioni për përgatitjen e reforme minimumi 3-4 vjet.
Vendosja e politikës për reduktimin dhe përballimin e kostos së tranzicionit.
Propozohet që kosto e tranzicionit të zgjidhet nëpërmjet një politike miks midis
rrugëve të përmendura më sipër.
3.2.3 Kolona e Tretë
Pavarësisht miratimit të Ligjit ―Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të
Pensioneve‖ që në datë 01.06.1995, liçensimi i shoqërive të para private në fushën e
pensioneve (ekzistenca e kolonës së tretë) filloi në mesin e vitit 2005.
1. Roli i kolonës së tretë në sistemin e pensioneve
Kolona e tretë në Shqipëri mund të luajë rolin e vet, i cili, ashtu si edhe në vende të tjera,
ka rëndësinë e tij. Ka vende, të cilët pasi kanë arritur balancimin e skemës publike, nuk e
kanë parë të nevojshme ndërtimin e Kolonës së Dytë (Rasti i Sllovenisë). Kjo mënyrë
operimi në fushën e pensioneve ka epërsitë dhe disavantazhet e saj. Një nga epërsitë e
kësaj skeme është se shteti nuk është përgjegjës për administrimin e kontributeve
vullnetare, por nga ana tjetër, fakti që skema vullnetare nuk arrin t’i thithë kontributet
nga individët me të ardhura të pakta, shkakton diferencime të theksuara ekonomike në
kategorinë e pensionistëve të ardhshëm.
Një veçori tjetër e Kolonës së Tretë është se ajo zhvillohet gradualisht dhe kërkon një
mjedis të larmishëm investimesh e lehtësirash fiskale. Strukturimi i saj shihet si
karakteristikë e vendeve të zhvilluara dhe me standarde ekonomike të larta.
2. Situata aktuale
Duke u nisur nga kushtet aktuale të vendit tonë, Kolona e Tretë ngjan shumë e
parakohshme, si për nga vendosja e saj në treg, ashtu edhe nga mungesa e një mjedisi
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
63
tërheqës financiar. Veç këtyre arsyeve, të cilat në fund të fundit mund të përbëjnë risk në
kuptimin financiar vetëm për krijuesit, situata financiare e shumicës së kontribuesve të
mundshëm është ende në nivele të ulta. Po kështu, mungesa e theksuar e besimit në
organizime të tilla, nisur nga historiku i hidhur i investimit të kursimeve të popullatës në
vitin 1997, e bëjnë dyshues një kategori të madhe personash që i kanë mundësitë të
kontribuojnë në këto skema. Në praktikën e vendeve të Evropës Lindore, skemat
vullnetare aplikohen nga mjaft punëdhënës për sektorë specifikë të ekonomisë si Nafta
dhe Gazi, Minierat e Shërbimet Portale, Postat dhe Telekomunikacioni etj. Në
përfshirjen e sektorëve të tillë të rëndësishëm të ekonomisë, një rol përcaktues luajnë
edhe organizimet sindikale, por mungesa e një organizimi të vërtetë sindikal në Shqipëri,
ka sjellë që debati mes sindikatave dhe punëdhënësit të kufizohet vetëm në pagimin e
kontributit të detyrueshëm në skemën publike.
Duke arsyetuar, mund të dilet në përfundimin se Kolona e Tretë në Shqipëri është ende
në fillimet e saj. Kompanitë ekzistuese, ruajnë një numër kontribuesish për të siguruar
minimumin e nevojshëm ligjor dhe presin lehtësirat dhe favorizimet fiskale. Por kjo nuk
mund të jetë një rrugëdalje përfundimtare nga apatia ekzistuese nëse nuk krijohet edhe
një mjedis i favorshëm për investimin e fondeve. Mungesa e kompanive të huaja në këtë
treg, për shkak të kufizimeve ligjore, është një faktor tjetër, i cili e bën të pandjeshme
konkurrencën mes kompanive vendase. Më konkretisht mund të themi se gjatë vitit 2012
në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tri fonde pensioni.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të vitit 2012
tregon një total asetesh nën menaxhim prej 283.01 milion lekë dhe me një rritje prej afro
128.27 milion lekë (82.89%)3. E shprehur në euro, totali i aseteve nën menaxhim është
2.03 milion euro. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të vitit 2012 ishte
7,281 anëtarë duke shënuar rritje prej 15.66% krahasuar me fundin e vitit 20114. Tabelat
dhe figurat më poshtë japin një përshkrim më të detajuar në lidhje me fondet e
pensioneve private për vitin 2011 dhe 2012.
3 Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Raporti Vjetor 2012.
4 Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Raporti Vjetor 2012.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
64
Tabela 3.6 Tregues të Fondeve të Pensioneve
Tabela 3.7 Asetet Neto dhe Numri i Anëtarëve sipas Fondeve të Pensioneve
Figura 3.3 Ndarja e Tregut sipas Numrit të Anëtarëve në Fondet e Pensioneve
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
65
Figura 3.4 Struktura e Portofolit të Investimeve të Fondet të Pensioneve
3.2.3.1 Eksperienca e Vendeve të Tjera
Tabela 3.8 Të Dhënat rreth Skemave të Pensionit të Vendeve të Ndryshme
Vendi dhe
Statusi i
Sistemit
Data e
fillimit
Kolona II
Kolona I Madhësia
Kolona II
Strategjia e kalimit në
sistemin e ri
Bullgaria, operative
Janar 2002 PAYG Përfitime të përcaktuara
2%, në rritje deri në 5%
E detyrueshme për <42
Kroacia, operative
Janar 2002 Sistem pikësh
5% E detyrueshme për <40; opsionale për 40-50
Estonia, operative Korrik 2002
PAYG Përfitime të përcaktuara
6% Kalimi opsional; ata që kalojnë paguajnë 2 pikë shtesë në kontribute
Hungaria, operative
Janar 1998 PAYG Përfitime të përcaktuara
6% (mund të kenë arritur 8%)
E detyrueshme për të rinjtë në punë; vullnetare për të tjerët
Kazakistan, operative
Janar 1998 Pension Social
10% E detyrueshme për të gjithë
Kosova, operative Janar 2002
Pension Social 10% E detyrueshme
Letonia, operative Korrik 2001 Llogari
nocionale
2%, në rritje deri në 9%
E detyrueshme për <30; vullnetare për 30-50
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
66
Lituania, operative Janar 2004
PAYG Përfitime të përcaktuara
2.50% Opsionale për të gjitha moshat
Maqedonia Janar 2006 PAYG Përfitime të përcaktuara
7% E detyrueshme për të rinjtë në punë
Polonia, operative
Janar 1999 Llogari nocionale
7.20% E detyrueshme për <30; ; vullnetare për 30-50
Rumania, pjesërisht e hartuar ligjërisht
Sistem pikësh
8% E detyrueshme për >20 larg pensionit
Rusia, e hartuar ligjërisht pjesërisht dhe operative
Janar 2002 Llogari nocionale
2% (<35) to 6% (36-50)
E detyrueshme për <50
Sllovakia, operative
Janar 2005 Sistem pikësh
9% E detyrueshme për të rinjtë në punë; me zgjedhje për <52
Ukraina, e hartuar ligjërisht pjesërisht
Kur kushtet të plotësohen
PAYG Përfitime të përcaktuara
2%, në rritje deri në 7%
E detyrueshme për të rinjtë në punë
3.3 Konkluzione
Në këtë kapitull përfshihet studimi i detajuar i sistemit të pensioneve në Shqipëri
(historiku, reformat e ndërmarra, problematikat aktuale si dhe disa rekomandime). Si
shumë vende te tjera, sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri është i administruar në
mënyrë publike, pra në bazë të sistemit PAYG. Skema të tilla hasin mjaft problematika
në ecurinë e tyre pasi duke marrë parasysh që ato kanë aspektin e solidaritetit ndërmjet
brezave si dhe që demografia e popullsisë është një fenomen dinamik në vetvete, ato
shpeshherë pengojnë rritjen ekonomike dhe si pasojë skema e pensioneve kthehet në
rënduesin kryesor të GDP.
Megjithëse sistemi i pensioneve në Shqipëri ka arritur të reformohet herë pas here, këto
reforma nuk duken të jenë të mjaftueshme për të kaluar në një sistem të stabilizuar ku
nuk kërkohen financime shtesë nga kanale të tjera financimi. Një nga reformat më të
rëndësishme në sistemin e pensioneve në Shqipëri është reforma e vitit 1993 ku u bë e
mundur unifikimi i 2 skemave të sigurimeve shoqërore (të punësuarit në shtet dhe
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
67
kooperativistët). Reforma e dytë e rëndësishme në këtë sistem ishte ajo e vitit 2002,
reforma parametrike, ku u bënë ndryshimet në vijim: rritja e moshës së daljes në
pension, rritja e periudhës së sigurimit, mënjanimi/kufizimi i mundësive për pension të
parakohshëm, vendosja e nxitjeve për të shtyre daljen në pension, ndryshimi i rregullave
të indeksimit nga pagat tek çmimet, shtrirja e vlerësimit të të gjitha periudhave të
kontributeve në llogaritjen e masës së përfitimit. Dhe së fundmi, reforma e tretë e vitit
2005 ishte futja e tregut privat të pensioneve në Shqipëri, pra inkurajimi i skemave
vullnetare individuale të kursimeve për pension.
Pavarësisht këtyre reformave, gjendja e sistemit të pensioneve në Shqipëri nuk është në
nivele të kënaqshme. Banka Botërore ka insistuar në kalimin e një sistemi të ri
pensionesh për vendin tonë duke propozuar tre variante:
1- Varianti i parë: Elementi i parë është futja e sistemit shumëkolonësh, i cili
përbëhet nga tre shtylla bazë. Kolona e parë është quajtur ―kolona zero‖ dhe në të
parashikohet të përfshihen të gjithë të moshuarit, pavarësisht nëse kontribuojnë apo
jo. Në disa vende kjo shtyllë aplikohet vetëm për të moshuarit e varfër dhe në disa
të tjera për të gjithë të moshuarit mbi një moshe të caktuar. Qëllimi i kësaj kolone
është të ofrojë një nivel të ardhurash bazë për të gjithë të moshuarit, duke u
siguruar atyre minimumin jetik, pavarësisht nëse nuk e kanë vjetërsinë e
nevojshme në punë për të përfituar pension. Ndërkohë, sa i përket kolonës së dytë,
është parashikuar që një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga
skema publike ―pay as you go‖ (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis
brezave), e cila do të garantojë një pension bazë, ndërsa pjesa tjetër do të
administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga shteti në bazë të
legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani, në bazë të ligjit, do t’i investojnë
këto fonde në tregun financiar për të bërë të mundur rritjen e masës së parave të
kontributeve. Këto para të paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin
e realizuar ndër vite nga investimi i tyre do të jepen në formën e pensionit kur
mbushet mosha e daljes në pension. Pra, pensioni që do të përfitohet do të jetë i
përbërë nga një pension bazë i garantuar nga skema publike ―pay as you go‖ dhe
nga një pjesë tjetër, që do të paguhet nga kompanitë mbi bazën e kontributeve që
janë paguar ndër vite. Kolona e tretë është tërësisht private dhe bazohet mbi
kapitalizmin fakultativ sipas zgjedhjeve të individëve. Kjo do të thotë se të gjithë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
68
personat që dëshirojnë të përfitojnë pensione më të larta se normalja mund të
bëhen pjesë e këtyre skemave. Kjo kolonë e tretë, që do të jetë në fuqi pas
reformave të bëra, është ajo që funksion aktualisht në vendin tonë, pra skema e
pensioneve private.
2- Varianti i dytë: Skema aktuale, sipas ekspertëve vlerësohet se ka një defekt për sa i
përket raportit të pagesës së kontributeve me përfitimet që merren në momentin e
daljes në pension. Aktualisht, qytetarët paguajnë kontribute deri në 5-fishin e pagës
minimale që arrin mbi 87 mijë lekë në muaj ose e përkthyer në shifra një punonjës
paguan rreth 9800 lekë në muaj kontribute, ndërkohë që merr pension maksimal
deri në dyfishin e atij minimalit. Pikërisht, heqja e tavanit të përfitimit maksimal
deri në dyfish të pensionit minimal parashikohet që të bëjë skemën atraktive, duke
i bërë qytetarët që të deklarojnë pagat reale për efekt kontributesh në mënyrë që
edhe të ardhurat e tyre në momentin e daljes në pension të jenë të larta, pra
shmangia e evazionit fiskal.
3- Varianti i tretë: Megjithëse duket se nuk do të gjejë mbështetje variant tjetër i
propozuar është rritja e moshës së daljes në pension e shoqëruar kjo me heqjen e
mbështetjes financiare që jep qeveria për pagesat e kontributeve të sigurimeve
shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi. Rritja e moshës së daljes në pension dhe
heqja e subvencionimeve mendohet se do t’i japë frymëmarrje skemës aktuale të
pensioneve për të paktën 3 vjet, duke ulur fondet për pagesat e pensioneve.
Aktualisht, qeveria shqiptare subvencionon deri në masën 75 për qind kontributet e
sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi, ndërkohë që këta të fundit
në momentin e daljes në pension të plotë pleqërie përfitojnë të ardhura në masën e
pensionit minimal të qytetit. Ky ndryshim do të ndikojë ndjeshëm në uljen e
deficitit financiar të skemës që mbulohet nga buxheti i shtetit dhe sipas ministrit të
Financave arrin në 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ky studim mbështet më tepër variantin e parë pasi ky variant duket të jetë me vizion më
afatgjatë që është i aplikueshëm edhe pas shumë dekadave. Arsye tjetër që mbështet
variantin e parë është se shumë vende evropiane dhe më gjerë kanë aplikuar këtë variant
dhe deri diku kanë marrë rezultate pozitive (kanë arritur të shmangin problemin e plakjes
së popullsisë).
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
69
'' Themeli i lëvizjes globale drejt zgjedhjes është i lidhur me sjelljen: Pra individi i
punësuar është një agjent ekonomik i mirë-informuar i cili vepron në mënyrë racionale
për të maksimizuar interesin personal''.
Olivia Mitchell dhe Stephen Utkus, cituar nga libri i tyre
Projektimi Pensioneve dhe Struktura
Kapitulli 4
MODELI TEORIK:
VENDIMMARRJA E PENSIONIT INDIVIDUAL
Modeli tradicional që shqyrton vendimmarrjen individuale të pensioneve është modeli i
ciklit të jetës së Ando dhe Modigliani. Ky model përdoret për të shqyrtuar vendimet për
kursim gjatë gjithë ciklit të jetës dhe vendimin e daljes në pension. Individët e dinë se
do të vijë një kohë kur ata janë shumë të moshuar për të punuar dhe prandaj ata duhet të
kursejnë mjaftueshëm gjatë jetës së punës për të shijuar një standard të pranueshëm të
jetesës gjatë pensionit. Modeli i ciklit të jetës është testuar empirikisht dhe ky studim do
të analizojë disa nga këto studime empirike.
Diagrami më poshtë përshkruan kontekstit ciklit të jetës. Aktorët kryesorë që kanë efekte
në ciklin e jetës janë; Familja, Qeveria, Komuniteti dhe Biznes. Në qendër të diagramin
janë treguar fazat në të cilat individët mund të kalojnë gjatë jetës së tyre. Këto faza janë
përkufizuar si faza e fëmijërisë, faza e rinisë, faza e punës dhe e familjes, faza e
punëtorëve të moshuar dhe së fundmi, faza e pensionistëve. Pjesa e njerëzve të
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
70
identifikuar si të "papunë" mund të gjendet në të gjitha kategoritë përveç asaj të
periudhës së fëmijërisë së hershme.
Figura 4.1 Konteksti i Ciklit të Jetës
Nga ky diagram mund të identifikohen dy çështje kryesore. Së pari, pjesa e individëve të
identifikuar si të papunë mund të ketë një shpërndarje relativisht të gjërë, pra mund të
prekë shumë shtresa të shoqërisë. Përqindja e individëve të papunë është një shifër e
konsiderueshme për rastin e Shqipërisë. Kjo pjesë e popullsisë do të përballen me
vështirësi jo vetëm në moshë të mesme, por edhe në vitet e tyre në pension. Çështja e
dytë që është shumë e rëndësishme për tu diskutuar është ndikimi i katër aktorëve në
ciklin e jetës së një individi. Edhe nëse këto katër aktorët janë influencues të jashtëm, ata
janë komponentët kryesorë të cilët ―përcaktojnë‖ rrugën e jetës së individëve. Nëse
komuniteti dhe biznesi konsiderohen si baza kryesore e klimës së një vendi në lidhje me
aspektet socio-ekonomike, familja dhe qeveria mbeten kompozitorë dhe shpërndarësit e
të ardhurave në përgjithësi. Qeveria duhet të jetë stimulues i mirëfilltë i punës me
mbështetjen e komunitetit dhe të biznesit.
Lidhja e mjedisit social dhe sistemit politik ngelet një lidhje e fortë dhe e rëndësishme.
Sipas teorisë së Anderson, J. E. (2006),
―Kërkesat për veprimet politike dalin nga problemet dhe konfliktet në mjedisin rrethues
dhe i transmetohen sistemit politik nga grupet, personat në pozita kyçe dhe të tjerë. Në të
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
71
njëjtën kohë, janë rrethanat që edhe kufizojnë edhe përcaktojnë se çfarë mund të bëjnë
realisht politikbërësit‖. Bazuar në këtë teori mund të mbështetemi për të shpjeguar edhe
rrugëzgjidhjet e ndryshme që kanë ndërmarrë qeveri të ndryshme në rastin e sistemit të
pensioneve dhe reformave ndër vite.
Megjithatë, ashtu siç u tha edhe më sipër, ky kapitull i studimit do të merret me
shqyrtimin e vendimmarrjes së vetë individit duke u bazuar në modelin e ciklit të jetës,
pa marrë parasysh influencat e jashtme që mund të ndikojnë tek këto vendime. Pra këtu
do të kemi një analizë mikroekonomike për të kaluar në atë makroekonomike gjatë
kapitullit pasardhës.
4.1 Modeli i Ciklit të Jetës
Ky seksion do përmbajë analizën e vendimit individual të pensioneve duke përdorur
modelin e ciklit të jetës (LCM). Ky model është përdorur nga Ando dhe Modigliani në
1957 dhe në 1963, dhe më vonë është zgjeruar nga Merton (1969, 1971). LCM është
bazuar në një individ përfaqësues racional dhe të mirë-informuar që planifikon konsumin
e tij përgjatë gjithë ciklit të jetës së tij, bazuar në parashikimet e të ardhurave gjatë jetës
së tij. Sipas LCM, motivimi kryesor për kursim është të grumbullojë pasuri të
mjaftueshme për konsumin në pension. Duke u bazuar edhe në studime empirike, vihet
re që konsumi i një individi është më i ulët krahasuar me të ardhurat e tij.
Sipas ciklit të jetës sugjerohet ulja e konsumit të individëve gjatë kohës. Rasti më i
thjeshtë është kur supozojmë që jeta e një individi është e ndarë në dy pjesë, një periudhë
e moshës së re në punë, dhe një periudhë e moshës së vjetër në pension. Në mungesë të
një sistemi pensionesh, individi do të përjetojë një rënie të konsiderueshme në standardet
e jetesës, nëse ai nuk ka kursyer në mënyrë adekuate për në pension. Nëse individi nuk
ka parashikuar të ardhura për të ardhmen, do të jetë e vështirë për të marrë hua nga të
tjerët nëse ai nuk ka perspektivë për të shlyer kredinë. Natyrisht individi duhet të
planifikojë uljen e shpenzimeve të konsumit poshtë të ardhurave, kur të ardhurat janë
relativisht të larta (dmth., kur individi është i ri dhe në punë), në mënyrë që të ketë
konsum më të lartë se të ardhurat kur të ardhurat janë relativisht të ulta (dmth., kur
individi është në moshë të vjetër dhe në pension). Ky quhet kursim për në pension dhe si
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
72
një rrjedhojë e këtij kursimi, konsumi do të jetë më i ulët se të ardhurat. Kursimet për
pension çojnë në akumulimin e kapitalit i cili përdoret në kohën që individi ka dalë në
pension.
Sipas LCM, konsumi është një funksion i pasurisë totale dhe financohet nga të ardhurat
ose nga shitjet e aseteve financiare. LCM mund të zgjerohet duke konsideruar
huamarrjen dhe huadhënien. Kjo bëhet e mundur duke ndarë ciklin e jetës në tre faza: një
periudhë e të rinjve, një periudhë e moshës së mesme dhe një periudhë e moshës së
vjetër. Periudha e parë e rinisë fillon kur individi fillon një punë për herë të parë pasi ka
përfunduar edukimin e tij me kohë të plotë. Individi mund të ketë dëshirë të blejë asete
fizike të tilla si një shtëpi, etj. dhe të formojë familjen e tij. Kostot në përmbushje të
dëshirave të tij zakonisht do ti tejkalojnë të ardhurat e individit dhe kështu ai duhet të
marrë hua nga e ardhmja për të financuar tejkalimin e shpenzimeve të konsumit mbi të
ardhurat. Në mes të jetës, të ardhurat e individit e tejkalojnë konsumin duke bërë të
mundur pagimin e huamarrjes së tij në të kaluarën dhe fillimin e kursimit për pension
duke akumuluar një fond financiar dhe asete fizike. Gjatë fazës së fundit të jetës, faza e
daljes në pension, individi shpenzon më shumë se të ardhurat e tij, duke konsumuar nga
kursimet ose duke përdorur asetet financiare të akumuluar gjatë mesit të jetës deri në
vdekje. Shpenzimet e konsumit mund të jenë më të ulta sesa në fazën e para-daljes në
pension (p.sh. shpenzimet e udhëtimit për në punë nuk janë më), por të ardhurat janë
zakonisht shumë më të ulta sesa në fazën e para-daljes në pension (për shumë individë
pensionet janë më të ulta sesa paga e fundit).
LMC mund të marrë formën e një modeli më të përgjithshëm i cili supozon që jeta
përbëhet nga shumë periudha dhe maksimizon vlerën e zbritur të dobisë nga konsumi për
të gjitha këto periudha. Në rastin tonë do marrim në konsideratë një normë pozitive
interesi dhe do eliminojmë faktorin ―pasiguri‖. Formalisht, individi maksimizon (për t =
0, D ):
(4.1)
kundrejt kufizimit të buxhetit gjatë jetës ku konsumi përgjatë gjithë jetës duhet të jetë i
barabartë me të ardhurat përgjatë gjithë jetës:
D
ts
s
ts
Dt
D
tttt CUCUCUCUCU )(1
1)(1
1...)(1
1)(1
1)( 2
2
1
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
73
(4.2)
ku Λt është vlera e zbritur e dobisë përgjatë gjithë jetës,
U (Ct) është dobia e përftuar nga konsumi Ct në periudhën t,
Wt janë të ardhurat në periudhën t,
ρ është norma e preferencës së kohës,
At është niveli aktual i kapitalit jo-human (zakonisht financiar)
r është norma e interesit në treg për pasurinë financiare
D është jetëgjatësia (supozohet fikse)
R është gjatësia e jetës në punë (<D).
Figura 4.2 Funksioni i Dobisë i cili Tregon Dobi Margjinale Pozitive në Rënie
Norma e preferencës së kohës, ρ, (ndryshe e quajtur norma e skontimit personal ose
subjektiv) mat preferencën e individit ndaj konsumit aktual dhe konsumit të ardhshëm.
Individët me normë të lartë të preferencës së kohës ―Jetojnë sot‖ në vend të të
―Ardhmes‖. Norma e preferencës së kohës mund të interpretohet si norma e interesit
personal të individit.
tt
tsR
ts
st
tsD
ts
t WAr
WAr
C1
11
1
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
74
Norma e interesit të tregut, r, është mesatarja e ponderuar e normave të preferencës së
kohës të të gjithë individëve në ekonomi (ose shoqërisë në tërësi), e cila do të reflektojë
shpërndarjen e pasurisë në ekonomi (dmth, vlera të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të
shoqërisë). Individët me normë më të lartë se mesatarja e normës së preferencës së kohës
(ρ> r) do të tentojnë të marrin fonde hua (në normën e interesit të tregut aktual, r) nga
individët më normë më të ulët se mesatarja e normës së preferencës së kohës (ρ <r) për të
rritur më tepër konsumin e tyre aktual, duke pranuar se ata duhet të paguajnë këto
huamarrje më vonë.
Gjithashtu norma e preferencës së kohës mund të shikohet edhe nga një aspekt tjetër. Një
normë e ulët e preferencës së kohës tregon një vlerësim të lartë të kapitalit njerëzor në
mendjen e individit. Individi mendon se kapaciteti i tij për të paguar huatë është i lartë
sepse ai është i bindur për aftësitë e tij për të gjetur një punë me një pagë mjaft të lartë.
Në rastin e kundërt, një normë e lartë e preferencës së kohës (e cila tregon një shkallë të
lartë padurimi) tregon se individi nuk është shumë optimist për kapacitetin e tij. Ai nuk
ka shumë besim në aftësitë e tij për të shlyer huatë nga të ardhurat në një kohë më të
vonë. Kështu, konsumi aktual do të jetë shumë i varur nga të ardhurat aktuale duke
pësuar pothuajse të njëjtat paqëndrueshmëri ose ngjashmëri me të ardhurat aktuale. Me
pak fjalë, individët me norma shumë të larta të preferencës së kohës nuk i japin rëndësi
zbutjes së konsumit prandaj ata nuk grumbullojnë shuma të mëdha fondesh për në
pension në krahasim me një individ me të njëjtat të ardhura gjatë jetës së punës por me
një normë të ulët të preferencës së kohës.
Tipari kryesor i LCM është konsumi aktual, Ct, i cili varet nga vlera e kapitalit të fituar
gjatë jetës, i cili është kapital financiar (dmth., kapital jo-njerëzor, At) dhe kapitali
human (vlera aktuale e të ardhurave nga puna gjatë jetës, Wt). Për kufizimin e buxhetit të
jetës në ekuacionin (4.2), problemi i optimizimit çon në maksimizimin e dobisë së LCM
të funksionit të konsumit aktual (Ct), në rastin e një funksioni logaritmik të dobisë (dmth,
U (Ct) = ln (Ct)):
(4.3)
ku kapitali human është (duke supozuar që pagat rriten në një normë konstante g < r):
)( ttt WAbC
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
75
(4.4)
Sipas Blake, 2000, b është prirja margjinale për konsum5 nga pasuria (kapitali) totale. Në
rastin kur jetëgjatësia, D, është e përcaktuar, pra ka një fund, (e cila është e vërtetë për një
individ), si rrjedhojë b = D-1, dmth, konsumi është përhapur në mënyrë të barabartë gjatë
jetës së mbetur. Në rastin e një horizonti të pafund (i cili do të ishte i vërtetë për një
familje që jeton pafundësisht, brez pas brezi), b = ρ, pra, konsumi është proporcional me
pasurinë totale, me proporcionalitetin konstant të barabartë me normën e preferencës së
kohës. Këto rezultate janë vërtetuar nga Merton (1969, 1971). Kursimet aktuale janë të
barabarta me diferencën e të ardhurave aktuale dhe konsumit aktual në ekuacionin (4.3).
Figura 4.3 Profili i Ciklit të Jetës së Pasurisë dhe Konsumit
Figura 4.3 tregon formën tipike të profilit pasuri-moshë në LCM. LCM parashikon
qëndrueshmërinë e konsumit gjatë ciklit të jetës. Si pasojë, kursimet janë parashikuar të
jetë pozitive për individët që punojnë dhe negative për individët në pension (Modigliani,
1986).
4.2 Pensionet dhe Kursimet
Pensionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kursimet gjatë jetës. Blinder (1981)
përdor një model shumë të thjeshtë në të cilën individët kursejnë thjesht për të financuar
konsumin gjatë pensionit. Tregjet e kapitalit supozohen të jenë perfekte (të cilat lejojnë 5 Prirja Marxhinale për Konsum (MPC) quhet shtesa e konsumit për çdo njësi monetare të të ardhurave të disponueshme.
t
tR
tsR
ts
t
tsR
ts
st W
r
g
r
g
r
gW
rWW
111
111
11
11
1
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
76
sasi të pakufizuar huamarrje pa norma interesi me risqe) dhe pa taksa. Supozohet se
individët përballen me zgjedhje për të kursyer në mënyrë individuale për pension ose
kursimi bëhet nëpërmjet një skeme pensioni të organizuar dhe të detyrueshme. Në këtë
pjesë të studimit do të merren në konsiderate dy raste, një skemë publike e pafinancuar
dhe një skemë private pensioni e financuar dhe organizuar nga punëdhënësi.
4.2.1 Pensioni Publik i Pafinancuar
Një sistem pensioni publik, duke qenë i pafinancuar dhe vepron në bazë të mënyrës pay-
as-you-go, do të reduktojë kursimet individuale dhe kombëtare. Çdo njësi e marrë nga
një punëtor dhe e dhënë një pensionisti në skemën publike do të rrisë konsumin e
pensionistit.
Figura 4.4 Kursimet e Reduktuara në një Skemë të Pensioneve Publike të Pafinancuar
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
Kjo lloj skeme nuk do të ndryshojë konsumin e punonjësit por thjesht do të ulë kursimet
e punëtorëve. Kjo shfaqet qartë në figurën 4.4 ku supozohen dy periudha, periudha e
rinisë ose e punës (periudha 0) dhe ajo e daljes në pension ose e pleqërisë (periudha 1).
Supozohet që totali i të ardhurave fillestare është E1, shuma e të ardhurave është W0 në
moshën e re dhe W1 në moshën e vjetër. Kufizimi ndërkohor i buxhetit është BB, i cili ka
një pjerrësi - (1 + r), ku r është norma e interesit pa risk. Nëse kurba e indiferencës
ndërkohore të punëtorëve (ku dobia është konstante) është II, pika optimale e konsumit
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
77
është A (pika tangjente ndërmjet kufizimit ndërkohor të buxhetit dhe kurbës së
indiferencës ndërkohore).
Tani supozohet futja e një skeme pensioni të detyrueshme të pafinancuar dhe të ardhurat
e disponueshme të punëtorëve janë reduktuar nga kontributet W0 - X0. Të ardhurat
lëvizin në pikën E2, por pika optimale e konsumit mbetet pika A. Në këtë rast, kursimi i
përgjithshëm është reduktuar me futjen e skemës së pensioneve nga W0 - C0 në X0 - C0.
Konsumi dhe dobia janë të pandryshuara. Kur punonjësi del në pension, ai do të marrë
një pension nga gjenerata e ardhshme e punëtorëve bazuar në kontributin e tij dhënë
gjatë kohës në punë. Vlera e premtuar e këtij pensioni publik është e njohur si pensioni i
tij shtetëror ose e pasurisë së sigurimeve shoqërore.
4.2.2 Pensioni Privat i Financuar
Në një skemë private pensioni të financuar (e njohur si një skeme e pensionit profesional
nëse ajo është sponsorizuar nga punëdhënësi), çdo 1 njësi e vendosur në një skemë
pensioni privat të financuar do të zhvendosë 1 njësi nga kursimeve private. Prandaj,
skema të tilla nuk kanë efekt në kursimet kombëtare, në shumën totale të punëtorëve dhe
kursimet e pensioneve.
Figura 4.5 Kursimet e Pensionit Nën-margjinal (Inframarginal) në një Skemë Private
Pensioni të Financuar
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
78
Kjo është treguar në figurën 4.5. Futja e skemës së pensionit privat të detyruar të
financuar ul të ardhurat e disponueshme të punonjësit me vlerën e kontributit W0 - X0 në
skemën që fiton r. Pika e të ardhurave lëviz për në E2, por pika optimale e konsumit
mbetet në A. Në këtë rast, kursimet pensionale janë nën-margjinale (dmth, që gjendet
poshtë një caku). Totali i kursimeve W0 - C0 qëndron i pandryshuar nga hyrja e skemës
së pensioneve. Kursimet e pensionit të detyrueshëm zhvendosin plotësisht kursimet.
Konsumi dhe dobia janë të pandryshuara.
Supozohet se tani fusim një kufizim të tregut të kapitalit, dmth. është e pamundur për të
marrë hua kundër kursimeve pensionale të detyrueshme.
Figura 4.6 Mbikursim i Detyruar
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
Figura 4.6 tregon rastin në të cilin ky kufizim është i detyrueshëm. Pika optimale e
individit lëviz nga A (një zgjidhje e brendshme) për në E2 (një zgjidhje këndore) si
rezultat i kursimeve të pensionit të detyrueshëm. Kursimet totale rritet nga W0 - C0 në
W0 - X0, por dobia totale bie. Kjo është një situatë e mbikursimit të detyruar (C0 - X0).
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
79
Kursimet jo-pensionale janë zero. Çdo rritje në nivelin e kursimeve pensionale të
detyrueshëm, pasi ato janë margjinale (p.sh., vendosur në kufi), do të rrisë kursimin
kombëtar njësi për njësi.
Tani fusim një ulje të taksave në kursimet e pensionit privat, në mënyrë të tillë që
kursimet e pensionit të përfitojnë një kthim më të lartë pas-taksave (r) në krahasim me
kursimet e lira (r (1 - τ), ku τ është norma tatimore proporcionale).
Në Figurën 4.7, kursimet pensionale janë nën-margjinale dhe kanë efekt të pastër të
ardhurave si zhvendosja optimale nga A1 në A2. Konsumi rritet në të dy periudhat nga
(C0, C1) deri në (γ0, γ1), pasi të ardhurat neto rriten, dhe kjo rrit dobinë. Kursimet totale
bien, por kursimet e pensionit rriten si rezultat i vlerës së uljes së taksës BD (shih boshtin
vertikal).
Figura 4.7 Kursimet e Pensionit Nën-margjinal kur ka Ulje të Taksave
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
80
Figura 4.8 tregon zgjidhje këndore të pensionit të mbikursimeve të detyruara. Konsumi
në moshën e rinisë bie nga C0 në γ0. Konsumi i në moshën në pension rritet nga C1 në γ1.
Dobia mund të rritet ose ulet në varësi të madhësisë së pensionit. Në këtë rast, kemi të
bëjmë me një rritje të dobisë. Pra, është e mundur që një punëtor të fitojë nga një plan jo-
optimal pensionesh. Përsëri, kursimet jo-pensionale janë zero.
Figura 4.8 Mbikursimet e Detyruara kur ka Ulje të Taksave
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
Çdo rritje në nivelin e kursimeve të pensionit të detyruar do të rrisë kursimet kombëtare
njësi për njësi.
4.3 Pensionet dhe Vendimi i Daljes në Pension
Analiza e deritanishme ka supozuar se ekzistenca e një skeme pensioni nuk ka patur
ndikim në ofertën e punës së punëtorit. Megjithatë, në praktikë, është e mundur që
ekzistenca e një skeme pensioni, e financuar ose jo, mund të ndikojë në vendimin për
kohën e daljes në pension.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
81
4.3.1 Pa Pension
Figura 4.9 tregon zgjedhjen ndërmjet punës dhe kohës së lirë për një punëtor pa pension,
me kusht që punëtori ose nuk punon fare dhe zgjedh A (duke përftuar αt në sigurimet
shoqërore dhe/ose të ardhura nga kapitali i tij ose, nëse ai ka dalë në pension, një
pension) ose duhet të punojë ndërmjet një numri minimal dhe maksimal orësh në javë,
pra ndërmjet B dhe C (Blinder, 1981). Pjerrtësia e drejtëzës tregon normën e pagave pas
takse, Wt.
Rritja e moshës së punëtorit ka tre efekte, si:
- Së pari, ndodhin ndryshime në preferencat individuale, zakonisht favorizohet më
tepër koha e lirë sesa puna.
- Së dyti, αt zakonisht rritet me rritjen e moshës së individit.
- Së treti, pagat mund të bien.
Të gjithë këta faktorë çojnë në zgjedhjen optimale të punëtorëve që lëviz me kalimin e
kohës në favor të orëve të shkurtra, dmth, kurba e indiferencës IaIa kalon poshtë në të
djathtë. Pasi ajo arrin IbIb në B, punonjësi nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç se të kalojë
menjëherë në A (në kurbën e indiferencës IcIc), dmth, të dalë në pension.
Figura 4.9 Zgjedhja Punë-Kohë e Lirë
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
Si rezultat, punëtorët kanë më shumë gjasa të dalin në pension nëse ata janë më në
moshë, të sëmurë, të pasur, kanë paga të ulta, ose mund të marrin një pension më të lartë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
82
Pra, dalja në pension ka të ngjarë të lihet në një kohë më të vonë për ata individë që kanë
paga më të larta dhe orë pune më elastike (dmth., rasti i pikës B).
4.3.2 Pensioni Privat i Financuar
Tani fusim një skemë pensioni privat të financuar që paguan një shumë fikse pensioni P
kur punonjësi del në pension. Figura 4.10 tregon se çfarë ndodh me kufizimin e buxhetit.
TAD është kufizimi i buxhetit para daljes në pension (njëlloj si në figurën 4.9). Për të
marrë pensionin, punonjësi duhet të dalë në pension nga puna e tij kryesore. Por
punonjësi është i lirë për të punuar në një punë tjetër, ndoshta me pagë më të ulët të një
pune me kohë të pjesshme, e cila ofron një pagë wt. Kufizimi i buxhetit tani bëhet
TEHG. Kufizimi i kombinuar efektiv i buxhetit është CFH plus E.
Me lëvizjen e kurbës së indiferencën gjatë kohës (dhe me rritjen e αt me kalimin e
kohës), individi mund të vendosë të kalojë në një punë me pagë më të ulët dhe me orë
pune më pak (pra optimalja do të jetë përgjatë FH). Në rast të kundërt, ai mund të
vendosë të tërhiqet plotësisht nga puna (pika E). Një dalje totale në pension ka më shumë
gjasa të ndodhë nëse pensioni është i lartë, pra diferenca midis Wt dhe wt është më e
madhe si dhe orët minimale në punën me kohë të pjesshme janë të larta.
Figura 4.10 Pasja me një Punë me Kohë të Pjesshme pas Daljes në Pension dhe një
Skemë Pensioni Private të Financuar
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
83
Në skemat e pensionit të pagës së fundit, nëse punonjësi punon një vit shtesë, pensioni
rritet. Pensioni është Pt nëse punonjësi del në pension këtë vit dhe Pt+1> Pt nëse ai del në
pension vitin e ardhshëm. Ai, pra, humbet vlerën aktuale Pt+1 - Pt nëse ai del në pension
këtë vit. Nëse kjo shumë është e lartë, ai mund të vendosë të shtyjë largimin e tij nga
puna. Pensioni gjithashtu është rritur edhe në qoftë se punonjësi ka një pagë të lartë në
pension, ose një pagë të lartë në vitet e fundit para daljes në pension, nëse pensioni është
i bazuar në pagën mesatare gjatë këtyre viteve. Pra, dalja në pension mund të vonohet
për të arritur këtë nivel pensioni. Bodie et al. (1992) kanë demonstruar se si punëtorët,
fondet e pensioneve e të cilëve nuk janë të mjaftueshëm, detyrohen të ofrojnë punë
shtesë deri sa të arrijnë nivelin e mjaftueshëm të pensionit.
4.3.3 Pensioni Publik i Pafinancuar
Një sistem publik pensioni i pafinancuar ka tendencë të inkurajojë ose nxisë fillim e
daljes në pension (Feldstein, 1974, Crawford dhe Lilien, 1981). Kjo është për shkak se
pensioni publik zakonisht është i ―kufizuar‖ nga të ardhurat. Ky ―kufizim‖ i të ardhurave
takson të ardhurat pas daljes në pension mbi një kufi duke ulur pensionin publik të
pagueshëm.
Figura 4.11 Pasja me një Punë me Kohë të Pjesshme pas Daljes në Pension dhe një
Skemë Pensioni Publike dhe një ―Kufizim‖ i të Ardhurave
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
84
Pension publik supozohet të jetë St. Figura 4.11 tregon rastin kur pensioni i një punonjësi
është reduktuar nga $ 1 për çdo $ 2 të fituar në qoftë se ai ka punuar më shumë se T - L0
orë në javë, ku L0 = X / Wt me X nivelin e fitimeve të kufirit. Kufizimi i buxhetit është
TECBD (nën B punonjësi nuk merr pension). ―Kufizimi‖ i të ardhurave imponon një
dekurajim të fortë për të punuar përtej C.
Sistemi i pensionit publik zakonisht rrit pensionin, nëse dalja në pension është përtej
moshës së pensionit shtetëror. Por rritja e pensionit ndonjëherë është më pak se e drejta
aktuariale, dhe kjo gjithashtu inkurajon fillim e hershëm të daljes në pension.
4.3.4 Pensioni Publik i Pafinancuar me Pensionin Privat të Financuar
Kur një punëtor ka njëkohësisht një pension publik dhe një privat, atëherë kufizimi i
buxhetit është TAFG në figurën 4.12 ose figurën 4.13 (në varësi të pensionit privat të
lartë ose të ulët) në qoftë se ai qëndron në punën e tij kryesore pas pensionit publik. Nëse
ai del në pension nga puna e tij kryesore dhe fillon një punë të pjesshme pas moshës së
pensionit publik, kufizimi i buxhetit është TEfg. Pikat F dhe f tregojnë se ku shuma e lirë
e të ardhurave është përftuar. Meqenëse wt <Wt, pjerrtësia e Ef është më pak se ajo e AF
dhe F përfshin orë pune më të ulët se f.
Figura 4.12 Kufizimi i Buxhetit pas Daljes në Pension me një Pension Publik dhe një
Pension të ulët Privat
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
85
Figuar 4.12 demonstron rastin e një punonjësi me një pension të ulët privat. Pikëprerja e
dy kufizimeve buxhetore (Q) shtrihet përgjatë FA. Kufizimi buxhetor është TEQFG me
mundësitë e mëposhtme:
- Dalje e plotë në pension (E).
- Një punë me kohë të pjesshme pas daljes në pension (QE).
- Qëndrimi në punën kryesore dhe përfitimi i pensionit publik (një tangjente me
kurbën e indiferencës në të majtën e Q).
Figura 4.13 Kufizimi i Buxhetit pas Daljes në Pension me një Pension Publik dhe një
Pension të lartë Privat
Burimi: Blinder A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory and Fact.
Universiteti i Michiganit.
Me kurba indiference konvekse të moderuara, është e mundur që një punëtor në një
moshë të caktuar të kalojë nga puna me kohë të plotë (GF) në dalje të plotë në pension
(E), pa filluar një punë me kohë të pjesshme.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
86
Figuar 4.13 demonstron rastin e një punonjësi me një pension të lartë privat. Pikëprerja
e dy kufizimeve buxhetore (Q) shtrihet përgjatë GF. Kufizimi buxhetor është TEQG.
Kalimi nga një punë me kohë të plotë në dalje të plotë në pension është më e mundshme
në këtë rast, veçanërisht nëse wt << Wt.
4.4 Studimet Empirike që Testojnë Vlefshmërinë e Modelit të Ciklit të Jetës
Megjithëse LCM është i mbështetur gjerësisht në teori, studimet e hershme empirike në
pjesën më të madhe të tyre nuk mbështesin këtë model.
Një numër i gjerë studimesh kanë gjetur evidenca në kundërshtim me parashikimet e
LCM që pasuria e vënë gjatë jetës së punës është konsumuar gjatë periudhës në pension.
Darby (1979), Kotlikoff dhe Summers (1981) dhe Laitner dhe Juster (1996) kanë gjetur
se ―pasuria e ciklit të jetës‖ në SHBA (që dalin nga kursimet e akumuluara) përllogariten
jo më shumë se 30 për qind e totalit të aktiveve amerikane ( pjesa e mbetur është
trashëguar). Mirer (1979), Danziger et al. (1982 - 83), Poterba (1994) dhe Horioka et al.
(1996) kanë gjetur se të moshuarit në SHBA dhe Japoni nuk janë shpërdorues të shpejtë
të pasurisë (madje në SHBA ata grumbullojnë pasuri) evidencë e cila është në
kundërshtim me Modelin e Ciklit të Jetës (LCM nuk propozon asnjë motiv trashëgimie).
Friedman dhe Warshawsky (1990) kanë gjetur se kërkesa për ―pension vjetor‖ në
pension ishte shumë i ulët, nëse LCM me pasiguri të jetës ishte i vlefshëm. Pensioni
vjetor i mbron individët nga lënia pas e të ardhurave të tyre dhe Yaari (1965) ka treguar
se është optimale për individët të përllogarisin në mënyrë vjetore gjithë pasurinë e tyre
gjatë pensionit në mungesë të një motivi për trashëgimi. Davidoff et al (2005) kanë
demonstruar se edhe nëse tregjet e pensionit vjetor nuk janë të plota, është optimale për
individët të përllogarisin në mënyrë vjetore një pjesë të madhe të pasurisë së tyre.
Mospërputhje të ngjashme me modelin e ciklit të jetës janë gjetur edhe në studimet e
autorëve si: Taylor (1971) i cili gjeti se reflektimi në nivelin e kursimeve pas një rritje të
kontributeve të sigurimeve shoqërore ishte -2,16 kur ajo duhet të jetë -1; Threadgold
(1978), duke përdorur të dhëna për Mbretërinë e Bashkuar, gjeti se kursimet e pensionit
privat tentojnë të rrisin kursimet totale; Pitelis (1985), gjithashtu duke përdorur të dhëna
në Mbretërinë e Bashkuar, ka gjetur se reflektimi i kursimeve jo-pensionale diskrete pas
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
87
një rritje në nivelin e kursimeve te pensionit privat varionte nga 0.8 në 1.25, ndërkohë që
duhet të ishte -1 nëse kishte një zëvendësim perfekt ndërmjet tyre.
Evidenca të mëtejshme janë gjetur në një sërë studime të tjera. Në pjesën më e madhe të
tyre është gjetur se rritja e pasurisë së sigurimeve shoqërore ka tendencë të ulë kursimet,
kurse rritja e pasurisë private e pensioneve ka tendencë të rrisë kursimet. Kotlikoff
(1979) dhe Leimer dhe Richardson (1992), duke përdorur të dhëna për SHBA, gjetën se
pasuria e sigurimeve shoqërore zëvendësonte nga 0.6 në 0.67 pasurinë private (në vend
të 1 sipas vlefshmërisë së modelit të ciklit të jetës). Takayama (1990) gjeti se rritja në
pasurinë e sigurimeve shoqërore ul raportin e kursimeve japoneze. Megjithatë, disa
studime nuk kanë gjetur ndonjë marrëdhënie të rëndësishme ndërmjet konsumit dhe
pasurisë së sigurimeve shoqërore, p.sh. Blinder et al. (1983), Kurz (1984) dhe David dhe
Menchik (1985). Green (1981), i cili ka përdorur të dhëna për Mbretërinë e Bashkuar, ka
gjetur se rritja e kursimeve pensionale profesionale ka rritur kursimet jo-pensionale
diskrete me koeficient nga 0,48 në 1,19 (në vend të -1 në rastin e zëvendësuesve
perfektë).
Jappelli dhe Modigliani (2005) si kundërshtim i këtyre studime, duke treguar se kursimet
rriten më tepër se sa bien gjatë periudhës në pension, nuk kanë një përcaktim për
kursimet. Përkufizimi standard i kursimeve i përdorur në këto studime është diferenca e
të ardhurave të disponueshme (të ardhurat bruto minus taksat e të ardhurave) dhe
konsumit. Ky përkufizim i kursimeve injoron kontributet për skemat e pensioneve gjatë
jetës së punës, por përfshin pension e marrë në dorë në pension. Jappelli dhe Modigliani
argumentojnë se përkufizimi përkatës i të ardhurave është të ardhura të fituara (nga puna
dhe prona) dhe për këtë arsye përkufizimi përkatës i kursimeve është dallimi ndërmjet të
ardhurave të fituara (neto nga tatimi mbi të ardhurat) dhe konsumit. Përkufizimi përkatës
i kursimeve gjatë jetës së punës për këtë arsye kërkon që të gjitha kontributet tek skemat
e pensioneve (qoftë publike apo private, e detyrueshme apo vullnetare) tu shtohen të
ardhurave të parave gjatë pensionit. Përkufizimi standard i kursimeve është më i ulët
sesa përkufizimi ciklit të jetës së kursimeve gjatë jetës së punës dhe më i lartë se
përkufizimi ciklit të jetës gjatë daljes në pension. Efekti i përshtatjes sugjeruar nga
Jappelli dhe Modigliani mundëson përshtatshmërinë e evidencave me parashikimet e
LCM.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
88
4.5 Konkluzione
Modeli i ciklit të jetës ka qenë modeli kryesor për shqyrtimin e kursimeve dhe vendimin
e daljes në pension në gjysmën e shekullit të kaluar. Individët janë të vetëdijshëm se do
të vijë një kohë kur ata janë të moshuar për punë dhe prandaj ata duhet të kenë kursyer
mjaftueshëm gjatë jetës së punës për të shijuar një standard të pranueshme gjatë jetesës
në pension.
Skemat e organizuara të pensioneve përshtaten mjaft mirë me kuadrin e LCM.
Kontributet në një skemë të pensionit publik të pafinancuar do të ulin kursimet private
diskrete dhe si pasojë edhe kursimet kombëtare do të ulen me të njëjtën sasi, meqenëse
individët nuk kanë më nevojë për të kursyer privatisht për pensionet e tyre. Kontributet
në një skemë të pensionit privat të financuar të detyrueshëm, në përgjithësi, nuk kanë
efekt në kursimet totale; kursimet diskrete do të ulen me të njëjtën sasi si në rastin e
kontributeve të detyrueshme.
Ekzistenca e një skeme pensioni mund të ndikojë në vendimin e daljes në pension.
Ekzistenca e një pasurie të konsiderueshme të pensioneve mund të nxisin individët të
dalin më herët në pension. Kjo duket të jetë e vërtetë për skemën e pensionit publik të
pa-financuar. Përfitimet janë të prapambetura në skemat profesionale, sidomos në
sektorin privat, dhe kjo mund të inkurajojë daljen më të vonë në pension. Individët me
nivele të pamjaftueshme pensioni mund të vendosin të punojnë më shumë për të
kompensuar këtë mangësi.
Studimet e hershme empirike nuk ofrojnë një mbështetje të fuqishme për LCM, por kjo
mospërputhje ka ndodhur si rrjedhojë e një përkufizimi të pasaktë të kursimeve.
Megjithatë, evidencat empirike kanë treguar se: pensionet publike ulin nevojën e
kursimeve private për periudhën gjatë pensionit, edhe pse efekti i tyre në nxitjen e
pensionit të parakohshëm është i dobët; pensionet private profesionale rrisin kursimet
dhe inkurajojnë daljen e parakohshme në pension, dhe gjithashtu edhe pensionet private
personale rrisin kursimet por inkurajojnë dalje më të vonë në pension.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
89
Si një përmbledhje të këtij kapitulli mund të thuhet se në modelin LCM individi është
përfaqësues racional dhe i mirë-informuar që planifikon konsumin e tij përgjatë gjithë
ciklit të jetës së tij, bazuar në parashikimet e të ardhurave gjatë jetës së tij. Ky model
është përdorur për të shqyrtuar:
1- Vendimet për kursim gjatë gjithë ciklit të jetës (a- analiza e pensionit publik të
pafinancuar dhe b- analiza e pensionit privat të financuar)
Sipas teorisë së ciklit të jetës, në dy sistemet që merren në shqyrtim niveli i konsumit dhe
i dobisë do jetë i pandryshuar dhe të ardhurat e disponueshme të punëtorëve pësojnë një
rënie. Përsa i përket nivelit të kursimeve, ato do të ulen në sistemin publik të pafinancuar
kurse në sistemin privat të financuar niveli i tyre nuk do të ketë ndryshim.
2- Vendimin e daljes në pension (a- analiza e pensionit publik të pafinancuar, b-
analiza e pensionit privat të financuar dhe c- analiza e ndërthurjes së pensionit
publik të pafinancuar me pensionin privat të financuar)
Në skemën e pensionit publik të pafinancuar individi ka tendencë të dalë në pension.
Sistemi i pensionit publik zakonisht rrit pensionin, nëse dalja në pension është përtej
moshës së pensionit shtetëror. Por rritja e pensionit ndonjëherë është më pak se e drejta
aktuariale, dhe kjo gjithashtu inkurajon fillim e hershëm të daljes në pension.
Në skemën e pensionit privat të financuar, nëse pensioni është i lartë individi është i
prirur të dalë në pension. Nëse pensioni është i bazuar në pagën mesatare gjatë këtyre
viteve, dalja në pension mund të vonohet për të arritur një nivel më të lartë pensioni.
Kur një punëtor ka njëkohësisht një pension publik dhe një privat, atëherë vendimi i tij
për të dalë në pension nga puna kryesore (ku përfton pensionin publik) varet edhe nga
niveli i pensionit privat: pension privat i lartë ose i ulët. Nëse punëtori ka përftuar një
pension privat të lartë atëherë në një moshë të caktuar ai vendos të kalojë nga puna me
kohë të plotë në dalje të plotë në pension, pa filluar një punë me kohë të pjesshme. Në
rast të kundërt, ai vendos të punësohet në një punë me kohë të pjesshme.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
90
'' Një nga sfidat më interesante të shekullit të 21-të do të jetë zhvillimi i sistemeve për të
ndihmuar investitorët të kryejnë detyrën e alokimit të aseteve strategjike. . ''.
Profesorët John Campbell dhe Luis Viceira,
Universiteti i Harvardit
Kapitulli 5
MODELI EMPIRIK: NDRYSHIMI DEMOGRAFIK
DHE SISTEMI I PENSIONEVE
Duke qenë se popullsia e Shqipërisë po plaket në krahasim me vitet më të hershme,
ndryshim që ndodh edhe në shumë vende të botës, për shkak të uljes së numrit të
lindjeve (zbatimit të politikave të planifikimit familjar) dhe vdekshmërisë më të ulët
(përmirësime të shpejta mjekësore), lind nevoja e reformave të ndryshme përsa i përket
sistemit të pensioneve.
Metoda empirike e përdorur në këtë pjesë të studimit është simulimi ose ndryshe
kalibrimi. Figura 5.1 paraqet strukturën e përgjithshme të simulimit ku tregohen hapat
kryesorë të procesit.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
91
Figura 5.1 Struktura e Simulimit
Simulimi është përdorur për tre qëllime kryesore në studimet që kanë të bëjnë me
analizën e sistemit të pensionit.
1. Simulimi i shpërndarjes së të ardhurave nën sistemin e pensionit (simulimi
Statik)
2. Simulimi i akumulimit/shpërdorimit të pensionit të ardhshëm publik + privat
gjatë jetës, nën sistemin e pensionit, sipas ndryshimeve demografike + sjellje
(simulimi Dinamik)
3. Simulimi i efekteve të reformave në sistemin e pensioneve për shpërndarjen e të
ardhurave (gjatë ciklit të jetës) + kostot (simulimi Statik dhe Dinamik).
Figura 5.2 tregon procesin e simulimit në momentin që një shtet vendos të ndërmarrë
reforma në sistemin e pensioneve. Në rast reformimi të këtij sistemi, rezultatet e
pensionit të ardhshëm do të varen nga një lidhje komplekse ndërmjet demografisë,
punës, makros dhe sistemit të pensionit. Plakja e Popullsisë mund të ndikojë në rezultatet
e sistemit të pensioneve por reformat në sistemin e pensionit mund ta kontrollojnë
efektin e plakjes. Janë pikërisht këto modele simulimi që ndihmojnë në gjetjen e këtyre
lidhjeve komplekse nën supozime të ndyshme (duke i dhënë një zgjidhje edhe çështjes së
plakjes së populsisë).
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
92
Figura 5.2 Simulimi dhe Reformat e Pensionit
Modelet e simulimit janë të llojeve të ndryshme. Në studimin empirik është përdorur
Modeli i Mbivendosjes së Gjeneratave (OLG), i cili është një model dinamik ekonomik
që përgjithëson modelin e ciklit të jetës. Ai fillon me një individ përfaqësues nga çdo
brez dhe pastaj bën një përmbledhje të të gjithë individëve (në jetë) njëkohësisht.
Tabela 5.1 Modeli OLG me Dy-Periudha
Modeli OLG përbëhet nga analizimi i tre komponentëve: 1- Sjellja Individuale, 2-
Asetet, 3- Prodhimi. Ky model pritet të nxjerrë në pah:
Ndikimin e ndryshimit të strukturës demografike në zgjedhjet individuale si konsumi
individual, asetet dhe ofertën e fuqisë punëtore gjatë kohës.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
93
Rezultatet e disa variablave makroekonomikë si kapitalin total, ofertën totale të
fuqisë punëtore, normën e interesit dhe rritjen ekonomike.
Si dhe, cila grupmoshë është më i favorizuar/penalizuar ndaj ndryshimit demografik.
Modeli i Mbivendosjes së Gjeneratave është themeli i makroekonomisë moderne.
Makroekonomia merret me sjelljen agregate të individëve, kompanive dhe shteteve.
Modeli OLG është një model ekonomik dinamik që përgjithëson modelin e ciklit të
jetës (LCM). Ai fillon me një individ përfaqësues nga çdo brez dhe pastaj merr në
konsideratë njëkohësisht të gjithë agregatet e gjithë individëve që ndodhen në jetë.
Sjellja e individëve, kompanive dhe shteteve në modelin OLG është supozuar të ndikojë
në sjelljen dinamike të ekonomisë me kalimin e kohës. Variablat kyç të kontrollit janë
kursimet dhe vendimet e individëve për ofertën e punës. Variabëli kryesor i politikës
është norma tatimore e vendosur nga shteti. Parametrat kryesorë të modelit janë prirja
margjinale për të kursyer, norma margjinale e preferencës së kohës, norma e
mospëlqimit të riskut të individëve, norma e zhvlerësimit të kapitalit, dhe norma e rritjes
së popullsisë. Variabëli kryesor shtetëror është stoku agregat i kapitalit fizik, i cili është
rezultat i akumulimit të mëparshëm të kursimeve dhe vendimin për ofertën e punës, dhe
këto varen nga parametrat e modelit dhe vlera e variablave të politikës së zgjedhur.
Niveli i aksioneve të kapitalit është gjithashtu i rëndësishëm për të përcaktuar vlerat e
variablave të tjera që gjenerohen nga modeli, të tilla si normën e pagave dhe shkalla e
interesit.
Modelet dinamike
Një model ose sistem dinamik përcakton një marrëdhënie ndërkohore ndërmjet tre grupe
të variablave: variablat e kontrollit, variablat e politikës dhe variablat shtetërore. Një
variabël kontrolli është një vlerë e cila është zgjedhur (ose kontrolluar) nga agjenti,
sjellja e të cilit pritet të shpjegohet me kalimin e kohës nga modeli. Një variabël politike
është një vlerë e cila është zgjedhur nga një palë e jashtme për agjentin (të tilla si shteti)
dhe që ndikon në sjelljen e agjentit me kalimin e kohës. Një variabël shtetëror mat
gjendjen modelit apo sistemit në një kohë të veçantë. Modeli përmban edhe parametra:
këto janë variablat vlera e të cilave është vendosur të jenë fikse në model. Variablat
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
94
shtetërore do të reflektojë ecurinë e kontrollit dhe variablave të politikës për një grup të
caktuar parametrash.
Figura 5.3 Modelet Dinamike
5.1 Ndryshimet Demografike
Të dhënat e përdorura në këtë pjesë të studimit janë marrë nga projektimi i Kombeve të
Bashkuara, ―Perspektivat e Popullsisë së Botës: Rishikimi i të Dhënave të Popullsisë
2010‖. Të dhënat demografike japin një figurë të përgjithshme të popullsisë së
Shqipërisë për vitet 1950-2100, të cila janë ndarë sipas pesë grupeve të moshave të
ndryshme. Të dhënat për vitet 1950-2010 janë estimuar ndërsa të dhënat për vitet 2010-
2100 janë parashikuar. Të dhënat e projektuara janë llogaritur në pesë variante të
ndryshme: varianti i fertilitetit konstant, varianti i fertilitetit të lartë, varianti i fertilitetit
të mesëm, varianti i fertilitetit të zëvendësimit të menjëhershëm, varianti i fertilitetit të
ulët. Shqipëria gjatë 2005-2010 renditet si një vend me fertilitet të ulët ku numri i
lindjeve ishte 1.9. Figura 5.4 tregon trajektoren e normës së fertilitetit të përgjithshëm
për Shqipërinë. Projektimi probabilistik është performuar për vitet 2010-2100. Sipas
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
95
këtij parashikimi, shkalla e fertilitetit do të ulet deri në 2020-2030 dhe më pas do të ketë
një rritje.
Figura 5.4 Trajektorja Probabilistike e Fertilitetit Total të Projektuar (2010-2100) për Shqipërinë6
Burimi: United Nations, Department of Economic and Social Affairs, Population Division (2011): World Population Prospects: The 2010 Revision. New York
Figura 5.5 dhe 5.6 tregojnë ndryshimin e popullsisë në pesë grupmosha, 0-19, 20-39, 40-
59, 60-69 dhe 70 e lart. Bazuar në figurën më poshtë, popullsia shqiptare arrin kulmin e
saj në vitin 2020 dhe ulet ndjeshëm në vitet pasardhëse. Rënia e popullsisë ndodh nga
ulja e numrit të gjeneratave të reja. Numri i brezit të vjetër, 70 e lart, rritet deri në 2075
dhe pastaj pëson ulje. Numri i përgjithshëm i popullsisë rritet gjatë 2020-2045, ulet pak
në 2045-2050, rritet përsëri në 2050-2070 dhe pastaj ulet deri në 2100. Duke parë që
brezi i ri dhe i vjetër shkojnë në drejtime të kundërta, brezi i ri ul numrin e popullsisë
6 SHËNIM: Nga 100.000 trajektore, vetëm 80 janë shfaqur. Projeksioni mesatar është treguar me të kuqe të theksuar, si dhe intervalet e projektimit për 80% dhe 95% janë shënuar me vija të ndërprera të kuqe. Variantet e fertilitetit te lartë dhe të ulët korrespondojnë me + / - 0.5 fëmijë rreth trajektores mesatare e shënuar me vija të ndërprera blu.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
96
kurse i vjetri e rrit, raporti i varësisë së moshës së vjetër rritet. Kjo rritje ndikon në
qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve PAYG.
Figura 5.5 Popullsia Totale e Shqipërisë gjatë 1950-2100 (sipas pesë grupmoshave)
Figura 5.6 Përqindja e Popullsisë së Shqipërisë gjatë 1950-2100 (sipas pesë
grupmoshave)
Raporti i varësisë së moshës së vjetër (OADR) është i barabartë me shumën e popullsisë
mbi 65 vjeç pjesëtim shumën e popullsisë së moshës 15-65. Ky raport përputhet edhe me
supozimin e modelit në këtë studim, individët fillojnë të punojnë në moshën 15 vjeç dhe
dalin në pension në moshën 65. Raporti i varësisë së moshës së re (YADR) përllogaritet
duke pjesëtuar shumën e individëve të moshës 0-14 me shumën e individëve të moshës
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
97
15-65. Raporti i përgjithshëm i varësisë është shuma e të dy raporteve të varësisë (TDR),
të pleqërisë dhe moshës së re, i cili shprehet si:
Figura 5.7 Raporti i Varësisë Gjatë Kohës
5.2 Modeli
5.2.1 Sjellja Individuale
Ky model supozon që në çdo kohë gjenden 50 breza të rriturish7. Çdo vit një brez vdes
dhe në të njëjtën kohë ai zëvendësohet nga një brez i ri. Pasiguria që përmban në vetvete
jetëgjatësia nuk konsiderohet në këtë model duke u bazuar edhe në modelin e Blanchard-
Yaari. Individët supozohen të fillojnë të punojnë dhe të konsiderohen të rritur në ditën që
ata janë 20 vjeç, ditë e cila korrespondon me moshën madhore 0, dhe vdesin në ditën që
ata mbushin 70 vjeç. Jetëgjatësia si i rritur përfshin saktësisht 50 vjet. Individët dalin në
pension në ditën e 60-vjetorit të tyre. Gjatë një periudhe prej 10 vjetësh këta individë do
përfitojnë nga sistemi i pensionit. Pas vdekjes së brezave të vjetër, trashëgimia i lihet
brezave te rinj8.
7 Në modelin original të Auerbach dhe Kotlikoff (1987) supozohen 55 breza të rriturish, por për efekt të
dhënash për rastin e Shqipërisë u supozuan 50 breza të rriturish. 8 Modeli original i Auerbach dhe Kotlikoff supozon që nuk ka trashëgimi të lëna mënjanë.
(0-14)+(65+)(15-65)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
98
Individët supozohen të kenë preferenca të njëjta, me ndryshimet në sjelljen të cilat
formohen nga ndryshimet në mundësitë ekonomike. Prandaj, individët në të njëjtin grup-
moshë supozohen të jenë identikë dhe të gjitha ndryshimet në mundësitë ekonomike janë
ndryshime në ndër-grupe. Ky supozim thjeshtëzon përmbledhjen e të gjithë individëve
brenda të njëjtit grup duke përdorur një individ të vetëm, pasi ai/ajo ka të njëjtën sjellje si
i gjithë grupi.
Individët dhe firmat supozohen të kenë largpamësi të përsosur për regjimin e politikës së
vjetër dhe të re, por nuk parashikojnë ndryshime të politikës9. Në fillim të jetës së tyre si
të rritur, ata mund të parashikojnë pagat e tyre të sakta, normat e interesit dhe të normave
të taksave përgjatë gjithë jetës së tyre. Vendimet e jetës janë bërë duke maksimizuar
funksionin e dobisë së jetës i cili varet nga konsumi i mallrave dhe trashëgimia e lënë
gjeneratës së ardhshme, i kufizuar nga kufijtë sasiorë të buxhetit. Tepricat e fitimeve pas
taksave të përftuara nga puna dhe të ardhurat kapitale ju shtohen aksioneve të aseteve
individuale. Për të thjeshtëzuar analizën, oferta e punës për çdo individ supozohet të jetë
fikse dhe e normalizuar në 1. Në këtë analizë do të përdoret forma CES, elasticiteti
konstant i zëvendësimit, pasi funksioni i dobisë të jetëgjatësisë është konsideruar të jetë i
ndarë.
Një individ që fillon punën në vitin t, mosha e tij e rritur është 0, ka një funksion të
dobisë së jetës si mëposhtë:
(5.1)
ku γ, δ dhe μ janë parametrat e preferencave që lejojnë një gamë të gjerë të sjelljeve
individuale, ku secili prezanton një aspekt të ndryshëm të shijeve individuale.
Në ekuacionin 5.1, cj,t+j përfaqëson konsumin e familjeve vetëm për një vit, kur mosha e
rritur është j në vitin t+j. Këtu supozojmë se individi vdes në ditën e fundit që ai/ajo
është 69 vjeç, dhe i jep të gjitha trashëgimitë brezit të ri të lindur. bt+49 është trashëgimia
që lë për gjeneratën e ardhshme në vitin t + 49.
9 Firmat dhe individët janë supozuar të adoptohen menjëherë pas çdo ndryshimi.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
99
δ është një normë skontimi, shpesh e referuar si norma "e pastër" e preferencës së kohës.
Kjo tregon shkallën në të cilën individi do të preferonte kohën e lirë dhe konsumin në një
vit më të hershëm se sa një vit më të vonë, gjërat e tjera janë të njëjta. Sa më e madhe të
jetë δ, aq më shumë resurse do të përdorë individi në vitet e para të jetës së tij dhe si
rrjedhojë, niveli i kursimit do jetë i ulët.
γ shpreh elasticitetin ndërkohor individual të zëvendësimit në bazë të konsumit në vite të
ndryshme, i cili është ndryshimi i përqindjes në raportin e konsumit për dy vjet në lidhje
me ndryshimin e përqindjes në çmimin relativ të konsumit po për dy vjet. Individët janë
përballë një zgjedhjeje, konsumim sot apo investim, për shembull, investimin në aksione
dhe obligacione ose marrjen e interesave nga bankat dhe konsumim nesër. Madhësia e γ
rregullon reagimin e individëve ndaj ndryshimeve në nxitje për të kursyer.
Së fundi, μ është pesha e dobisë e vendosur në trashëgimi. Sa më e madhe të jetë μ, aq
më e lartë është nxitja për të kursyer, dhe si pasojë, aq më e madhe do jetë trashëgimia.
Duke supozuar se qeveria nuk ka shpenzime të tjera përveç sistemit të sigurimeve
shoqërore, dhe tatimi i pagave i mbledhur për financimin e sistemit të sigurimeve
shoqërore është tatimi i vetëm në shoqëri, një individ i cili fillon të punojë në vitin t
(moshën e tij e rritur është 0) ka buxhetin në vijim:
(5.2)
rt përfaqëson normën e interesit të vitit t, wt është norma standarde e pagës reale në vitin
t, dhe τt është norma e taksave të pagave në fund të vitit t. Taksat e pagave të mbledhura
nga qeveria supozohen të jenë të ndryshueshme nga viti në vit, por ai është i barabartë
për të gjithë në të njëjtin vit. pj,t është përfitimi i pensionit për një individ mosha e të cilit
është j në vitin t, dhe pj,t = 0 kur j < 40. ej,t+j është aftësia e individit për të fituar në
moshën j dhe në vitin t + j. e përfaqëson profilin "kapitalin njerëzor" të individit, duke
reflektuar ndryshimin në kapacitetin e tij të fituar me kalimin e kohës. Ky është një
funksion i jashtëm i moshës së një individi dhe niveli i progresit teknik në rritjen e fuqisë
punëtore, i cili rritet me një normë konstante η.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
100
5.2.2 Asetet
Pasuria e mbetur pas-tatimit të të ardhurave nga puna dhe të ardhurave kapitale është
ruajtur dhe shtuar aksioneve të ekonomisë individuale. k j,t është pasuria e një individi të
vetëm mosha e të cilit është j në vitin t, dhe ekuacioni i saj në tranzicion me kalimin e
kohës është:
(5.3)
Në fillim të jetës së një individi si i rritur, bëhet kalimi i trashëgimisë nga brezi i fundit
(nga grupi që sapo ka ndërruar jetë).
(5.4)
5.2.3 Sjelljet e Firmave dhe Prodhimi
Modeli supozohet të ketë një sektor të vetëm prodhimi i cili sillet në mënyrë
konkurruese, duke përdorur dy faktorë, kapitalin dhe punën. Përveç kësaj, kapitali është
supozuar të jetë homogjen dhe jo i amortizueshëm, ndërsa puna ndryshon vetëm në
efikasitetin e saj, që do të thotë se të gjitha format e punës janë zëvendësues perfektë.
Një funksion i prodhimit standard Cobb-Douglas është përdorur për të shprehur nivelin e
përgjithshëm të prodhimit në vitin t si:
(5.5)
ku A është një parametër më i madh se zero i cili mat produktivitetin e teknologjisë në
dispozicion. Kt dhe Lt janë kapitali agregat dhe oferta e punës në vitin t. Pra, ato janë
rezultate të vendimeve individuale të përmbledhura. Oferta totale e punës në vitin t
është:
tjtjttjttjttj cpewkrk ,,,1,1, )1()1(
t
tt
ttN
Nbbk
,0
1,491,49,0,0
1ttt LAKQ
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
101
(5.6)
ku Ni,t përfaqëson popullsinë e individëve mosha e të cilëve është i në vitin t. Totali i
kapitalit në vitin t është:
(5.7)
ku ki,t është pasuria e një individi të vetëm mosha e të cilëve është i në vitin t, dhe
ekuacioni i tranzicionit gjatë kohës është në 5.4.
5.2.4 Sistemi i Sigurimeve Shoqërore
Në këtë model qeveria rrit taksat për të paguar për shpenzimet e veta në mallra dhe
shërbime. Meqënëse fokusimi kryesor është në çështjen fiskale, efektet indirekte që
mund të ketë në sjelljen e konsumatorëve të shkaktuara nga këto shpenzime nuk janë
marrë në konsideratë. Konsumi nga ana e qeverisë është supozuar të rritet në të njëjtin
ritëm me popullsinë.
Ky kapitull merr në shqyrtim tre llojet e sistemeve të pensionit, rezultatet e të cilave janë
krahasuar me njëri-tjetrin. Lloji i parë i sistemit të pensioneve i cili është marrë në
konsideratë është shtylla e parë, sistemi PAYG, ndryshe sistemi i përfitimeve të
përcaktuara i cili ofron një lloj sigurie për popullatën e moshuar. Sipas Bankës Botërore,
skemat Pay-as-you-go (PAYG ose PAYGO) përkufizohen si skemat e "solidaritetit midis
brezave", sepse pensionet për pensionistët e sotme paguhen nga kontributet e punëtorëve
të sotme dhe punëdhënësve. Këto skema janë skemat të pensioneve të pafinancuara, që
do të thotë që kontribuesit ofrojnë përfitime individëve të dalur në pension të cilët janë
pjesëmarrës në skemë, por kontribuesit nuk kursejnë të holla për të përmbushur
detyrimet e ardhshme. Meqenëse kjo skemë është e bazuar mbi normën e përfituesve
ndaj kontribuesve, sistemi shpesh mund të jetë ballë për ballë me probleme që lidhen me
prirjet demografike. Skema PAYG bëhet financiarisht e paqëndrueshme, duke qenë se
49
0 ,,i titit NeL
49
0 ,,i titit NkK
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
102
shumë vende kanë një tendencë drejt një popullsie të moshuar që do të thotë se raporti i
varësisë do të ulet në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e kohës.
Lloji i dytë i sistemit të pensioneve i cili konsiderohet si një skenar i mundshëm është
sistemi Imagjinar i Kontributeve të Përcaktuara (Notional Defined Contribution (NDC)).
Një nga shembujt më të njohur të këtij sistemi është rasti i Kilit, ose e ashtëquajtura
skema e stilit kilian e financuar. Ky sistem i ngjan një skeme e cila financohet. Çdo
kontribut është regjistruar në llogarinë e kontribuesve dhe për çdo vit kjo llogari rritet
bazuar në normën nominale të kthimit (në bazë të ndryshimeve të PBB-së, pagave,
demografisë, etj). Në moshën e daljes në pension, shuma e akumuluar i kthehet bazuar
në normat e interesit dhe tabelat e vdekshmërisë, siç është edhe për sistemin e financuar.
Edhe në qoftë se ky sistem është transparent, tendencat demografike drejt plakjes së
popullsisë do të detyrojnë qeveritë për të gjeneruar një fond të caktuar në mënyrë që të
baraspeshohen kontributet kundrejt përfitimeve.
Dhe së fundi, sistemi i pensioneve plotësisht i financuar është i një rëndësie të
konsideruar. Ky sistem supozohet të sigurojë një shtesë të kapitalit të akumuluar, të cilat
bëjnë të mundur përballjen e prirjeve demografike.
Në këtë studim do të marrim në konsideratë dy lloje të sistemit të pensionit, Pay-as-you-
go dhe Plotësisht të Financuar, duke lënë mënjanë sistemin Imagjinar të Kontributeve të
Përcaktuara.
Skenari 1: Pay-as-you-go
Nëse bëhet një krahasim i dinamikës së pensioneve dhe pagave, mund të thuhet se rritja
e pensioneve ka qenë gjithmonë shumë më e ngadaltë se rritja e pagave. Për periudhën
1993-2002, për shembull, paga mesatare është rritur 3.57 herë, ndërsa pensioni mesatar
real u rrit vetëm 2 herë.
Kështu, norma e zëvendësimit u përkeqësua në zonat urbane dhe rurale njëkohësisht.
Norma e zëvendësimit për pensionin mesatar urban ra nga 70% në vitin 1990 në 60.2%
në vitin 1994 dhe 48% në 2008. Për më tepër, niveli i ulët i këtij treguesi është në
moskordinim të plotë me normën e zëvendësimit të 75%, të vendosur nga Ligji i
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
103
Sigurimeve Shoqërore. Normat e zëvendësimit të pensionit rural ka qenë vazhdimisht e
ulët në krahasim me shkallën e zëvendësimit urban.
Në vitin 1994, shkalla rurale ishte 27.3% dhe ka qenë në rënie ndër vite, duke arritur në
nivelin 15.7% në vitin 2000. Pas atij viti, për shkak të normës më të lartë të rritjes së
pensioneve rurale në krahasim me pagën minimale dhe kontributeve, shkalla e
zëvendësimit të pensioneve rurale filluar të rriteshin, por përsëri ajo ka mbetur në nivele
shumë të ulta (26,9% në 2006).
Dinamika e pensionit të vërtetë krahasuar me analizën e normës së zëvendësimit tregojnë
se skema publike nuk ka qenë në gjendje për të siguruar një rritje të nivelit të jetesës së
pensionistëve dhe se stabiliteti aktual financiar ka qenë i garantuar duke sakrifikuar
interesat e pensionistëve.
Analiza e performancës tregon se skemat publike PAYG vazhdimisht përballen me
probleme dhe vështirësi në mënyrë që të garantojë stabilitetin financiar.
Formula e pensionit për një individ i cili del në pension në vitin t është (dmth, ka 40 vite
pune dhe mosha aktuale është 60 vjeç. Pas kësaj moshe jeton edhe 10 vjet dhe vdes.):
(5.8)
Skenari 2: Plotësisht i Financuar
Llogaritë individuale janë plotësisht të investuara. Ato përftojnë të njëjtë normë interesi
si llojet e tjera të kursimeve. Funksioni i tij është që të detyrojë kursimin. Individët e
llogarisin kontributin në llogarinë individuale si pjesë të kursimeve të tyre. Nëse norma e
kursimeve të të gjitha grupeve është më e lartë se norma e kontributeve të detyrueshme,
funksioni i përfitimit nuk duhet të përfshijë këtë pjesë pasi ajo nuk ndryshon zgjedhjen
individuale. Në rastin e Shqipërisë, norma e kursimit nuk është më e lartë në krahasim
me kursimin e detyrueshëm individual (tabela 5.2). Kjo vërtetohet edhe nga vetë modeli.
funditeditetnerreshtviteveenetopaga
baza
vleresuaremesatarebazasigvite
MinPensioni
___10____3___0.752
___100/.)_(1
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
104
Tabela 5.2 Kursimet Bruto si Përqindje e GDP-së
Viti 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Kursimet bruto si % e GDP
NA -2.1 10.6 7.8 20.5 18.7 4.8 13.4 15.6 20.7
Viti 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Kursimet bruto si % e GDP
26.9 15.1 16.0 19.4 17.0 17.7 19.8 17.4 13.3 13.4
(5.9)
5.3 Metoda e Zgjidhjes10
Hapi 1: Marrim një vektor të normës së interesit fillestar të supozuar për 150 vite (vitet e
përfshira janë vitet 1950-2100).
Edhe pse objektivi është që të parashikojnë normat e interesit për vitet 2000-2050,
normat e interesit retrospektive që datojnë që nga 1950 janë të nevojshme për të nxjerrë
në pah strategjinë e jetës optimale të grupmoshave të cilët janë në vitet e fundit të jetës së
tyre në vitin 2000. Me të njëjtën logjikë, norma e interesit në vitin 2100 ndikon në
zgjedhjen e grupmoshës së së cilës jeta e rritur fillon në vitin 2050.
Hapi 2: Llogarisim rt dhe wt.
Supozimi fillestar i normës së interesit nënkupton një raport punë-kapital, i cili gjeneron
një seri kohore për pagën reale për njësi punë efektive wt. Ekuilibri në prodhim
kërkon që norma e interesit në vitin t, rt, të jetë i barabartë me produktivitetin margjinal
të kapitalit:
10 Bazuar në kodet e modelit të aplikuar të Rasmussen, Tobias N. dhe Rutherford Thomas F., 2004. ―Modeling overlapping generations in a complementarity format,‖
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
105
(5.10)
Llogarisim pagën reale në vitin t për njësi të punës efektive, wt, nga ekuacioni
(5.11)
Ku A është funksioni i prodhimit konstant. Ky parametër varet nga njësitë e zgjedhura të
outputit. Në modelin origjinal të Auerbach dhe Kotlikoff (1987) A =0,892657593, vlerë
e cila do të përdoret edhe në këtë simulim.
Hapi 3: Llogarisim p dhe τ
Duke pasur parasysh matricën e aftësisë individuale exogjene për të fituar ej,t, dhe të
dhënat demografike (nga Kombet e Bashkuara), duke përdorur ekuacionet 5,8 përftohet
pj,t. Norma e taksës së pagave është marrë nga ekuacioni 5.9.
Hapi 4: Llogarisim c0,t+0, cj,t+j, dhe kj,t.
Çdo individ ka një horizont për jetën, duke bërë zgjedhjen e tij aktuale si pjesë e planit
për jetën në lidhje me konsumin dhe ofertën e punës për secilin vit të ardhshëm, duke
vendosur për nivelin e konsumit dhe kursimet gjatë kohës. Individi zgjedh vetëm nivelin
aktual të konsumit së bashku me konsumin e tij të planifikuar në vitet e ardhshme. Duke
ditur që vendimi aktual i çdo vit do të jetë në përputhje me planet e parashtruara më parë,
dhe duke supozuar që parashikimet janë të plota, ne mund të konsiderojmë konsumin
gjatë gjithë kohës, pas një vendimi optimizues në fillim të jetës së rritur, në ditëlindjen e
tij të 15-të, kur ai merr trashëgiminë nga brezi i fundit.
Për maksimizimin e funksionit të dobisë gjatë jetës (5.1) të një individi i cili fillon punën
në vitin t, në të cilën mosha tij është 20 (mosha rritur është 0), sipas kufizimit buxhetor,
derivati i parë për konsumim në çdo vit është:
1)( ttt KLAr
)()1( ttt LKAw
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
106
(5.12)
ku j = {0,1,...,49} është mosha të rriturve. Nga ekuacioni (5.12) përftojmë një tjetër
ekuacion i cili shpreh nivelin e konsumit me kalimin e kohës:
(5.13)
Trashëgimia gjithashtu mund të shprehet edhe si një funksion i c0,t:
(5.14)
c0,t+0 është gjetur duke zëvendësuar cj,t+j dhe b49,t+49 dhe në kufizimin buxhetor të jetës
(5.3) zëvendësohet nga funksioni c0,t+0.
Duke përdorur ekuacionet 5.13, 5.14 dhe 5.4, gjejmë trashëgiminë, konsumin dhe asetet
për grupmoshën e lindur në vitin t. Procesi i llogaritjes është i njëjtë për të gjithë
grupmoshat.
Hapi 5: Llogarisim Kt dhe Lt
Kt dhe Lt janë kapitali agregat dhe oferta e punës në vitin t. Ato janë rezultat i
shumatores së vendimeve individuale. Furnizimi total i punës në t vit është:
j
s st
jtj
j
rc
1
1, 1
1)1(
t
j
s
sjt
jtj
jt
jtj cr
cr
c ,0
1
01,1, 1
11
1
49,49,0
49
1 11
tt
s
st bcr
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
107
(5.15)
ku Ni,t përfaqëson numrin e individëve mosha e rritur e të cilëve është i në vitin t.
Kapitali imput total në vitin t është:
(5.16)
ki,t është përftuar nga ekuacioni 5.4.
Hapi 6: Rillogarisim normën e interesit
Stoku total i pasurisë dhe oferta totale e punës në supozimin fillestar të trajektores së
normave të interesit gjeneron një seri të re kohore për raportin kapital-punë që nënkupton
vlerë të re të normës së interesit. Kjo vlerë e re është vlera fillestare për përsëritjen e
dytë. Procedura përsëritet deri sa të arrihet një pikë fikse.
5.4 Parametrat e modelit
Vlera e elasticitetit ndërkohor të zëvendësimit është shumë e diskutueshme. Ndërkohë që
Auerbach dhe Kotlikoff (1987) e kanë vlerësuar atë të barabartë me 0.25, Miles (1999) i
ka dhënë vlerën 0.75. Nga vlerësimet empirike të Hansen dhe Singletonit (1983)
sugjerimet në lidhje me këtë parametër janë në drejtimin se kjo vlerë duhet të jetë pak
më shumë se një njësi ndërsa Mankiw (1985) dhe Hall (1980) gjeten vlera ndërmjet 0
dhe 0.4. Weber (1970) vlerëson këtë parametër me vlerën 0.13-0.41, por më vonë Weber
(1975) ka gjetur një vlerë më të lartë, 0.56-0.75. Grosman dhe Shiller (1981) gjetën
vlerën ndërmjet 0.07-0.35, Mankiw (1981, 1985) gjeti vlerat 0.25 dhe 0.37 respektivisht,
49
0,,
i
titit NeL
49
0,,
i
titit NkK
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
108
Summers (1982) raporton një vlerë rreth 0.33. Në këtë studim vlera e këtij parametri do
supozohet të jetë e barabartë me 0.7.
Tabela 5.3 Parametrat e Kalibrimit
Parametrat përfaqësojnë
Simulimi 1: Ndikimi i
Ndryshimeve
Demografike
Simulimi 2:
Krahasimi i Dy
Sistemeve të Pensionit
γ: Elasticiteti ndërkohor i zëvendësimit 0.7 0.7 δ: Shkalla e preferencës së kohës 0.012 0.012 μ : Preferenca e lënies së trashëgimisë 0 25 β: Pjesa e kapitalit nga të ardhurat 0.4 0.4 η : Progresi teknologjik 0 0.04
Norma e skontuar e preferencës së kohës δ është vendosur e barabartë me 0.015 nga
Auerbach dhe Kotlikoff (1987) për rastin e Shteteve të Bashkuara dhe nga Miles (1999)
për Britaninë. Ajo është në përputhje me gjetjet empirike të Hurd (1989) i cili sugjeroi
një normë më të madhe se 1 përqind. Për shkak se një vlerë më e ulët e δ do të çojë në
kursim më të lartë, në këtë punim δ do të merret = 0.012 për Shqipërinë e cila shpreh një
normë më të lartë të kursimit në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.
μ është pesha e dobisë në trashëgimi. Këtu është supozuar që μ= 25. Nxitja për të lënë
trashëgimi do të ndikojë individët për të kursyer gjatë 50 viteve të jetës. Nëse do të
marrim në konsideratë ndikimin e preferencës së kohës, mesatarisht, parametri sjell një
konsum rreth 0.5 çdo vit.
Në funksionin e prodhimit 3.4, ndarjet e faktorëve janë konstante. β përfaqëson kapitalin
e pjesës së të ardhurave. Në këtë studim supozohet se β = 0.4 duke u bazuar në
literaturën e mëposhtme: Chow dhe Li (2002) vlerëson një funksion Cobb-Douglas të
prodhimit është rreth 0.6. Kjo vlerë është mbështetur edhe nga studime të tjera të Chow
(1993) dhe N. Gregory Mankiw, David Romer dhe David N. Weil (1992).
N. Gregory Mankiw, David Romer dhe David N. Weil (1992) kanë përdorur modelin
klasik të rritjes së Solow duke përdorur funksionin e prodhimit Cobb-Douglas ku janë
përdorur të dhënat për rreth 70 vende. Megjithatë, duke u bazuar te vlera e β=0.6, kjo
vlerë kundërshton dukshëm vlerën ―1/3‖, e cila është pranuar gjerësisht për pjesën e
kapitalit të të ardhurave për funksionin e prodhimit. Për të shpjeguar këtë kontradiktë, ai
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
109
më tej teston modelin Solow të rritjes duke shtuar kapitalin njerëzor. Sipas këtij modeli
outputi është prodhuar nga kapitali fizik, kapitali human dhe fuqia punëtore duke marrë
formën: y = K1/3 H1/3 L1/3.
Aftësia e një individi për të fituar ei,t është një funksion i jashtë i moshës së individit dhe
nivelit të progresit teknologjik, i cili rritet me një shkallë konstante η. Individë të grup-
moshave të ndryshme në të njëjtin vit kanë efikasitet prodhimi të ndryshme për shkak të
aftësive të ndryshme dhe kapitalit human. Kjo është provuar nga hulumtimet empirike.
G. D. Hansen (1993) ka marrë në shqyrtim produktivitetin e punës, duke përdorur të
dhënat e tregut të punës të Shteteve të Bashkuara. Në studimin e kryer nga Hansen,
mosha 45 vjeç është gjetur si mosha që arrin pikën më të lartë të produktivitetit kurse pas
moshës 60 vjeçare vihet re një rënie e menjëhershme e produktivitetit. Ky rezultat është
shumë i ngjashëm me atë të Miles (1997). Vlerësimi i tij tregon se produktiviteti do të
arrijë kulmin në 42 vjeç, dhe nga mosha 70 ky produktivitet do të kenë nje rënie me rreth
60 përqind të moshës 42 vjeçare. Duke u bazuar në regresionin e Miles (1997), logaritmi
i moshës specifike të produktivitetit të punës mund të shprehet me një funksion të
veçantë kuadratik të moshës. Për shkak të mungesës së të dhënave të studimit të
familjeve shqiptare dhe gjithashtu sepse duke qenë se ky faktor nuk është shumë specifik
për një vend, atëherë ky lloj funksioni mund të përdoret për stimulimin e mëposhtëm. Në
këtë model i është mosha e rritur (adulte) dhe funksioni është:
ln (ei +20) = 0,05 (i + 20) – 0,0006 (i + 20)2
(3.17)
Me supozimin produktiviteti lidhet me kohën, progresit teknologjik rritet në një normë
konstante η,
ei , t+1= (1 +η) ei , t (5.18)
Ky ekuacion tregon se produktiviteti për njësi kohore i një individi të grup-moshës në
vitin aktual është 1 + η herë i moshës së të njëjtit individ vitin e kaluar.
η është konsideruar të jetë i barabartë me mesataren e rritjes afatgjatë të prodhimit për
person. Unë supozoj se η = 4% për Shqipërinë.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
110
5.5 Rezultatet
5.5.1 Simulimi 1: Ndikimi i Ndryshimeve Demografike
Simulimi i parë ka për qëllim analizimin e efektit të ndryshimit demografik në
mirëqenien e grupmoshave të ndryshme, nivelit të kursimeve, kapitalit dhe konsumit. Për
të përllogaritur mirëqenien e grupmoshave të ndryshme përdorim dobinë e jetës së
grupmoshave jeta e rritur e të cilëve fillon në 1950 (pra individi është 20 vjeç në këtë vit)
deri në 2050. Me kalimin e kohës grupmoshat përfitojnë nga progresi teknologjik dhe
preferenca e lënies së trashëgimisë prandaj, me qëllim që të shihet më qartë efekti i
ndryshimit demografik, eliminojmë efektet e këtyre dy faktorëve duke supozuar që η=0
dhe μ=0.
Figura 5.8 tregon trendin e mirëqenies. Dobia e jetës së grupmoshave nga 1950 deri në
1985 është pothuajse e pandryshuar dhe pas këtij viti ajo ka një rritje graduale, ku në
grupmoshën e vitit 2006 arrin pikën maksimale. Dobia e jetës bie me ritme të shpejta
deri në grupmoshën e vitit 2040 duke vijuar me një rënie më të lehtë deri në grupmoshën
e vitit 2050.
Figura 5.8 Mirëqenia e Grupmoshave të Ndryshme
Dobia e jetës është e lidhur drejtpërdrejtë me ndryshimet e variablave makroekonomikë
si normat e interesit dhe norma reale e pagave të cilat kanë një ecuri paralele me
ndryshimet demografike. Dobia e jetës është e lidhur gjithashtu edhe me normën e
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
111
taksave të pagave e cila aplikohet gjatë moshës së rritur. Kjo normë tatimore është
akoma më e ndjeshme ndaj ndryshimeve demografike (Tabela 5.4, Apendiks A).
Simulimi i parë tregon edhe trendin e nivelit të kursimeve, kapitalit dhe konsumit, të
cilat ndikohen nga efekti i ndryshimit demografik. Përkatësisht figurat 5.9, 5.10 dhe 5.11
tregojnë me detaje këto ecuri duke marrë si shembull konkret grupmoshën 2050 (pra
individi është 20 vjeç në këtë vit).
Kursimet ndjekin një trend pozitiv nga mosha 20 vjeç deri në moshën 56 vjeç, ku norma
vjetore e kursimeve arrin deri në 36 përqind. Në moshën 42 vjeç kursimet arrijnë pikën
maksimale me 43 përqind.
Asetet fillojnë nga zero dhe rriten me trende të shpejta për shkak të shkallës së lartë të
kursimeve. Ato arrijnë pikën maksimale në moshën 53 vjeç. Pas kësaj moshe asetet
tregojnë një ulje drastike pasi ndikohen nga konsumi i lartë dhe norma e ulët e
kursimeve. Mosha e daljes në pension tregon disa ndryshime të menjëhershme në
normën e kursimeve. Siç është shpjeguar edhe në pjesën teorike, konsumi i pensionit
përbëhet nga dy pjesë të ardhurash, e para nga përfitimet që vijnë nga pensioni i
pleqërisë dhe e dyta nga asetet personale të mbledhura ndër vite. Normat e kursimit janë
negative gjatë gjithë periudhës së pensionit dhe asetet janë supozuar që në hapat e parë të
modelit të konsumohen tërësisht.
Figura 5.9 Norma e Kursimeve Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
112
Figura 5.10 Asetet Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.11 Konsumi Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
113
5.5.2 Simulimi 2: Krahasimi i Dy Sistemeve të Pensionit
Në simulimin e parë supozuam që progresi teknologjik ishte 0, kurse në simulimin e dytë
supozojmë që progresi teknologjik, pra η, të jetë i barabartë me 0.04. Me futjen e
progresit teknologjik të gjithë grupmoshat përftojnë një mirëqenie më të lartë.
Në këtë simulim të dytë do të krahasohen mirëqenia e grupmoshave të ndryshme, norma
e kursimeve, asetet dhe konsumi për dy modele të sistemit të pensionit. Modeli 1 është
sistemi i pensioneve Pay-as-you-go kurse modeli 2 është sistemi i pensioneve Plotësisht i
Financuar.
Tabela 5.5 (Apendiks A) tregon se me rritjen e moshës së popullsisë shoqëria ka më
shumë kapital të akumuluar dhe ofron relativisht më pak punë. Si pasojë, norma e
interesit është në rënie dhe oferta e punës për njësi bëhet gjithnjë e më të shtrenjtë.
Meqenëse individët në moshën e pensionit kanë norma të ulta kursimesh, në modelin 2
kemi një rënie të ndjeshme në normat e përgjithshme të kursimeve. Nga ana tjetër, duke
u bazuar edhe të idea e sistemit pay-as-you-go, që ka për qëllim zbutjen/përafrimin e të
njëjtit nivel kursimesh gjatë gjithë jetës së individit, norma e kursimeve është më e
qëndrueshme.
Në modelin 1, shkalla tatimore rritet ndjeshëm me kalimin e kohës, nga 6.9% në vitin
2010 në gati 29.3% në vitin 2060. Nga këtu konstatojmë që sistemi pay-as-you-go nuk
është mjaft i qëndrueshëm pasi qeveria duhet të rrisë normën e taksave të pagave në
nivele shumë të larta. Qeveria duhet të financojë pagesat e pensioneve ose duke rritur
normën e taksave të pagave, ose duke përdorur një lloj tjetër tatimi.
Në tabelën 5.5 tregohet qartë impakti i ndryshimit demografik në variablat
makroekonomikë për të dy modelet. Këto të dhëna shërbejnë si indikatorë konkretë për
të shpjeguar edhe trendet e mirëqenies, kursimet, aseteve dhe konsumit si mëposhtë:
1- Dobia gjatë gjithë jetës është më e lartë në modelin 2, pra në sistemin e pensionit
plotësisht të financuar. Pjesës së kontributeve ju shtohet edhe norma e interesit
kështu që përfitimet janë me nivel më të lartë. Megjithëse normat e interesit kanë
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
114
një rënie me kalimin e viteve, pothuajse në të gjithë vitet kjo normë është më e
lartë se 5%. (Tabela 5.5)
Figura 5.12 Mirëqenia e Grupmoshave të Ndryshme
2- Figura 5.13 tregon se norma e kursimeve individuale është në nivele të larta. Në
modelin 2, në skemën e pensioneve plotësisht të financuar, individët paguajnë
taksa të ulta dhe përftojnë përfitime të ulta.
3- Norma e lartë e interesit e fituar nga kontributet individuale në modelin 2
ndihmon individët të akumulojnë më tepër asete para daljes në pension. (Figura
5.14)
4- Niveli i konsumit varet nga dy faktorë kryesorë, nga niveli i taksave dhe nga ai i
aseteve. Meqenëse niveli i taksave është i ulët gjatë kohës, konsumi është në
nivele të larta deri në daljen në pension. Me rënien e aseteve pas moshës 60 vjeç,
ulet edhe niveli i konsumit pasi konsumi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me asetet.
(Figura 5.15)
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
115
Figura 5.13 Norma e Kursimeve Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
Figura 5.14 Asetet Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
116
Figura 5.15 Konsumi Gjatë Gjithë Jetës së Grupmoshës 2000
5.6 Testet e Ndjeshmërisë
Qëllimi i këtij seksioni është reflektimi dhe matueshmëria e ndjeshmërisë së kalibrimit të
parametrave. Matja e kësaj ndjeshmërie bëhet e mundur duke ndryshuar nga një
parametër në çdo rast dhe duke mbajtur konstante parametrat e tjerë.
Tabela 5.6, tabela 5.7, tabela 5.8 dhe tabela 5.9 (Apendiks B) tregojnë respektivisht
ndjeshmërinë e parametrave të mëposhtëm të cilët ndryshojnë në mënyre rritëse:
1- Elasticiteti temporal i zëvendësimit, γ, i cili nga 0.7 bëhet 0.8;
Me rritjen e elasticitetit temporal të zëvendësimit, norma e kursimit rritet dhe si
pasojë norma e interesit është më e ulët kurse norma e pagave reale rritet.
(Krahasimi i rezultateve në tabelën 5.6 me tabelën 5.5)
2- Preferenca e lënies së trashëgimisë, μ, e cila nga 25 bëhet 35;
Rritja e preferencës së lënies së trashëgimisë ka të njëjtat efekte me rritjen e
parametrit të mëparshëm, elasticitetit temporal të zëvendësimit. Me rritjen e
preferencës së lënies së trashëgimisë, norma e kursimit rritet dhe si pasojë norma
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
117
e interesit është më e ulët kurse norma e pagave reale rritet. (Krahasimi i
rezultateve në tabelën 5.7 me tabelën 5.5)
3- Norma e preferencës së kohës, δ, e cila nga 0.012 bëhet 0.015;
Rritja e normës së preferencës së kohës ka efekte plotësisht të kundërta me
preferencën e lënies së trashëgimisë dhe me elasticitetin temporal të
zëvendësimit. Me rritjen e normës së preferencës së kohës, norma e kursimit ulet
dhe si pasojë norma e interesit është më e lartë kurse norma e pagave reale ulet.
(Krahasimi i rezultateve në tabelën 5.8 me tabelën 5.5)
4- Pjesa e kapitalit nga të ardhurat β, e cila nga 0.4 bëhet 0.5.
Së fundmi, me rritjen e pjesës së kapitalit nga të ardhurat, norma e kursimit,
norma e interesit dhe norma e pagave reale rritet. (Krahasimi i rezultateve në
tabelën 5.9 me tabelën 5.5)
Nga këto teste ndjeshmërie arrijmë në konkluzionet e mëposhtme:
1- Me rritjen e moshës së popullsisë, normat e interesit ulen, normat e pagave rriten
dhe kapitali për punëtor rritet.
2- Modeli 2, sistemi i pensioneve plotësisht i financuar, në të gjitha rastet është më
superior në krahasim me modelin 1, sistemin e pensioneve pay-as-you-go, pasi
individët arrijnë nivele më të larta dobie në modelin 2.
3- Modeli 2 gjithashtu ofron edhe norma të taksave më të ulta (një nga arsyet që
dobia në modelin 2 është më e lartë se dobia në modelin 1).
4- Norma e taksave është më pak e ndjeshme nga efektet e ndryshimeve të
parametrave duke e krahasuar me normën e interesit, normën e kursimeve dhe
normën e pagave reale.
Megjithatë, përveç parametrave, ndikimi më kryesor në vendimet për kursim dhe për
konsum është si pasojë e supozimit kryesor në modelin e përdorur, pra që individët kanë
një largpamësi të përsosur. Ky supozim bën të mundur maksimizimin e funksionit të
dobisë e cila është e lidhur me mirëqenien e periudhave në të ardhmen.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
118
5.7 Konkluzione
Pjesa empirike e studimit, përmban kalibrimin e modelit të Mbivendosjes së
Gjeneratave, pra një model të ekuilibrit të përgjithshëm. Aplikimi i kalibrimit është
bazuar në literaturën përkatëse duke bërë disa përshtatje me karakteristikat shqiptare, si
psh. dëshira e lartë për të lënë trashëgimi ose norma e lartë e kursimit.
Simulimi i parë jep rezultate në lidhje me impaktin e ndryshimit demografik në sistemin
aktual të pensionit shqiptar. Në mënyrë që fokusi të jetë i përqendruar në ndryshimin
demografik, në simulimin e parë progresi teknologjik dhe incentiva për të lënë
trashëgimi janë konsideruar të jenë zero, pra pa efekt. Simulimi i dytë i përdorur bën të
mundur krahasimin e dy sisteme, atij pay-as-you-go dhe plotësisht të financuar. Në
simulimin e dytë supozojmë një progres teknologjik 4%.
Gjetje më të rëndësishme në aplikimin e simulimeve:
1- Një nga gjetjet më të rëndësishme të punimit është lidhja ndërmjet ndryshimeve
demografike dhe normës së kursimeve; ndryshimet demografike në Shqipëri
rezultojnë në efekte sinjifikative në normat e interesit dhe të pagave, të cilat
stimulojnë ndryshime edhe në normat e kursimeve.
2- Sipas supozimeve fillestare në simulimin e parë u vu re se me rritjen e moshës së
moshuar norma e kursimeve u ul ndjeshëm si dhe niveli i taksave u rrit. Të dy
këto rezultate ndikojnë drejtë për së drejti në nivelin e jetës, pra sa më tepër kalon
koha, mirëqenia e grupmoshave do të ulet.
3- Duke u bazuar në rezultatet e simulimit të dytë mund të themi që plakja e
popullsisë bëhet më pak evidente në rast se me kalimin e kohës ky progres
mundëson rritjen e efikasitetit të prodhimit.
4- Në krahasimin e dy sistemeve të pensionit, sistemi plotësisht i financuar tregon
vlera më pozitive në lidhje me mirëqenien e grupmoshave të ndryshme. Ky
rezultat, pra epërsia që ka sistemi plotësisht i financuar, nuk ndryshon edhe në
rast se vlera e parametrave ndryshon disi (bazuar në rezultatet e testeve të
ndjeshmërisë).
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
119
'' Nuk është përgjigja që të mëson por pyetja.''
Eugene Ionesco
Kapitulli 6
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Sistemi i pensioneve është i një rëndësie të veçantë pasi ato janë të lidhura ngushtë me
nivelin e jetesës (gjatë viteve të punës dhe gjatë viteve në pension). Një tjetër rëndësi e
këtij sistemi në kontekst më të gjerë qëndron fakti se shpesh ky lloj sistemi bëhet kosto e
konsiderueshme për buxhetet qeveritare. Ky lloj problemi ndeshet më shpesh në vendet
që aplikojnë sistemin e pensionit publik. Deri në vitin 2007, më shumë se 170 vende
kanë aplikuar një formë të sistemeve të pensioneve publike. Shpenzimet publike të
këtyre sistemeve në vitin 1990 kanë arritur nivelet e barrës fiskale për rreth 12.1% të
PBB-së totale në Evrope, për rreth 7.1% në Amerikën e Veriut, dhe 3% në Azi.
Shqipëria ka më shumë se 20 vjet që ka kaluar nga sistemi i centralizuar komunist në
sistemin e tregut të lirë. Kalimi nga një sistem në tjetrin padyshim ka patur dhe akoma
vazhdon të ketë vështirësi të mëdha. Shumë nga këto vështirësi konsistojnë në
vendimmarrjen dhe aplikimin e reformave të ndryshme në fushat ekonomike, sociale,
politike, etj. Shumë nga reformat në fushën ekonomike kanë treguar rezultate pozitive në
rritjen dhe zhvillim ekonomik shqiptar. Por nga ana tjetër ka edhe sisteme të veçanta në
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
120
ekonomi, siç është sistemi i pensioneve, që pavarësisht reformave të ndërmarra gjatë
viteve, ky sistem nuk ka arritur ende një pikë ekuilibri.
Plakja e popullsisë dhe reformat e sistemit të pensioneve nuk janë një fenomen i veçantë
vetëm për rastin e Shqipërisë. Historikisht, sistemet sociale ishin pothuajse të gjitha
PAYG. Megjithatë, këto sisteme në përgjithësi kanë gjeneruar shumë probleme të tilla si
rritja e normave të taksave, evazion të pagave dhe pension të parakohshëm. Në 30 vitet e
fundit shumë vende kanë ndërmarrë reforma të mëdha apo të vogla të sistemeve të
pensioneve, disa vende shkuan përmes reformave radikale duke e kaluar sistemin
pensional PAYG në plotësisht të financuar, disa zgjodhën një sistem të përzier (një
kombinim të të dyjave), dhe pjesa tjetër qëndroi me sistemin origjinal të pensioneve
PAYG (duke modifikuar parametrat të tilla si normën e kontributeve dhe moshën e
daljes në pension).
Ky punim u zhvillua duke përdorur tre lloje metodash:
1- një analizë përshkruese e sistemit të pensioneve për rastin e Shqipërisë, duke
identifikuar problematikat dhe disa rekomandime të mundshme;
2- një analizë teorike në lidhje me vendimmarrjen përsa i përket nivelit të kursimit
dhe daljes në pension;
3- një analizë empirike duke përdorur një model simulimi ku identifikohen
parametrat më të përshtatshëm në rastin e Shqipërisë.
Disa nga pyetjet që gjetën përgjigje në këtë studim ishin: Përse disa shtete kanë vazhduar
të përdorin sistemin origjinal PAYG dhe disa të tjera kanë ndërmarrë reforma ekstreme?
Cili është ndryshimi ndërmjet pensionit publik të pafinancuar krahasuar me atë privat të
financuar përsa i përket vendimmarrjes së nivelit të kursimeve dhe të daljes në pension?
Cili është ndikimi i ndryshimit demografik në sistemin e pensioneve në rastin e
Shqipërisë? Cilat janë grupmoshat që përfitojnë ose humbin më tepër nga trendet
demografike në rastin e Shqipërisë?
Nga diskutimet e mëparshme, ne mund të shohim që zgjedhjet e sistemeve të pensionit
janë subjekt i ndikimit nga shumë faktorë, të tilla si, demografike, ekonomike, politike
dhe trashëgiminë e sistemeve të pensionit ekzistues. Si përmbledhje mund të thuhet se
transformimi ekonomik çon në falimentimin e sistemit të pensionit ekzistues PAYG.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
121
Motivimi kryesor për reformën e ketij sistemi në shumë vende të botës ishte për t'i
shpëtuar ndikimit negativ të një ekonomie në rënie. Një tjetër argument si motivim i
privatizimit të sistemit të pensioneve është edhe formimi i një burimi kapitali, për të bërë
të mundur absorbimin e aksioneve që dalin nga privatizimi i aseteve shtetërore.
Vende të ndryshme kanë reformuar sistemet e tyre të pensioneve për shkaqe dhe arsye të
veçanta ose ngjarje specifike, si për shembull, kriza financiare në vendet e Amerikës
Latine, kolapsi i Bashkimit Sovjetik, apo asistenca e vazhdueshme e Bankës Botërore.
Gjithashtu, duke u bazuar edhe në studime të shumta, sistemi plotësisht i financuar ka
shqafur përparësi të dukshme ndaj atij PAYG. Këto përparësi përfshijnë fitime më të
larta, nxitje të kursimeve, lëkundje më pak të ndjeshme të ofertës së punës.
Rekomandimet e punimit të mbështetura në konkluzionet e nxjerra:
1- Për rastin e Shqipërisë, duke u bazuar si në teori ashtu edhe në rezultatet
empirike, motivi themelor për reformimin e sistemit të pensioneve qëndron
ecuria e trendit demografik në të ardhmen.
2- Motivi tjetër që është shtysë kryesore për reformimin e këtij sistemi janë edhe
sugjerimet e Bankës Botërore në këtë drejtim duke u bazuar në treguesit specifikë
të Shqipërisë si dhe në idenë e integrimit të vendit tonë me rajonin dhe me vendet
evropiane.
3- Një rekomandim tjetër në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin
Evropian do të ishte përfitimi nga përvoja evropiane në përdorimin e Metodës së
Hapur të Koordinimit (OMC), e përdorur nga këto vende për shkëmbimin e
eksperiencave në fushën e pensioneve.
4- Pavarësisht reformave të ndërmarra në vite, sipas studimit del në pah emergjenca
dhe domosdoshmëria e kalimit të sistemit të pensioneve nga ai PAYG në sitemin
shumëkolonësh ku peshë të veçantë do të zërë edhe sistemi plotësisht i financuar.
Specifikisht, duke u bazuar edhe te struktura e popullsisë së Shqipërisë,
rekomandimet në lidhje me aplikimin e sistemit shumëkolonesh janë si
mëposhtë:
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
122
a- Aplikimi i kolonës së parë, ku të përfshihen të gjithë të moshuarit,
pavarësisht nëse kontribuojnë apo jo, duke u siguruar atyre
minimumin jetik, pavarësisht nëse nuk e kanë vjetërsinë e
nevojshme në punë për të përfituar pension. Shqipëria do ecë
kështu drejt trendeve të vendeve evropiane duke u kthyer në një
shtet më social dhe më solid në mbështetjen e brezave.
b- Futja e kolonës së dytë, e cila është ndërthurja e skemës publike
―pay as you go‖ (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis
brezave), e cila do të garantojë një pension bazë, dhe e skemës
private, ku kompani private do të perzgjidhen dhe do t’i investojnë
këto fonde në tregun financiar për të bërë të mundur rritjen e
masës së parave të kontributeve, të cilat do tu shpërndahen
pensionistave në bazën e kontributeve që janë paguar ndër vite.
c- Zhvillimi i kolonës së tretë, pra skemës aktuale private për të
gjithë personat që dëshirojnë të përfitojnë pensione më të larta se
normalja në moshën e pensionit.
5- Futja e sistemit shumëkolonësh do ishte një zgjedhje efikase përsa i përket
problemit të plakjes së popullsisë si dhe mbështetjes së brezave në moshë duke u
përafruar kështu edhe me sistemin dhe vizionin e vendeve evropiane. Ky do te
ishte një hap i rëndësishëm në kuadër të integrimit të vendit tonë në Bashkimin
Evropian.
Limitimet e punimit dhe thellime të mëtejshme:
1- Një nga limitet kryesore në lidhje me aplikimin e pjesës empirike ishte problemi i
të dhënave. Gjatë simulimit u përdorën të dhëna të marra nga projektimi i
Kombeve të Bashkuara për vitet 1950-2100, të cilat nuk japin domosdoshmërisht
një figurë konkrete. Për një kërkim më të thelluar dhe ndoshta më afër realitetit
do duhet të merreshin në konsideratë të dhënat historike të sondazheve familjare
ku për rastin e Shqipërisë është e pamundur për momentin.
2- Një tjetër limit në punim ishin edhe supozimet në modelin empirik, të tilla si:
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
123
a- supozimi se individët janë identikë dhe se një individ ka largpamësi të
plotë duke i trajtuar ndryshimet në pensionet publike si ekuivalente
me ndryshimet në pasurinë personale;
b- supozimi në lidhje me vitet fikse të moshës në pension, pra vetëm 10
vjet ose supozimi në lidhje me jetëgjatësinë, p.sh. jetëgjatësia në
Shqipëri është afërsisht 77 vjet për vitin 2012 por modeli që është
përdorur në këtë punim supozon një jetëgjatësi prej 70 vjetësh.
3- Një tjetër pikë e rëndësishme për tu trajtuar do ishte edhe ―kostot e transaksionit‖
(pra kalimi nga një sistem në tjetrin). Duke marrë në shqyrtim këto kosto ndoshta
do kishim një rezultat tjetër në krahasimin qe i bëjmë dy sistemeve të pensionit.
Megjithatë fokusi i punimit ka qenë thjeshtë krahasimi i sistemit aktual pay-as-
you-go dhe sistemit të propozuar nga Banka Botërore, plotësisht i financuar.
Për kërkime më të thelluara në fushën e pensioneve dhe gjetjen e nivelit optimal të
përdorimit të të tre kolonave sugjeroj dy lloje studimesh:
1- Një studim më i zgjeruar dhe më i kompletuar do të ishte përllogaritja e nivelit
optimal të përfitimeve dhe kontributeve për secilën nga kolonat që u propozua
më lart. Kjo lloj përllogaritje mund të bëhet me të njëjtën metodë që është
përdorur edhe në këtë punim, pra me Modelin e Mbivendosjes së Gjeneratave
duke përdorur programin algjebrik GAMS.
2- Një fushë tjetër për tu eksploruar do të ishte edhe përllogaritja e ndikimit të
faktorit ekonomik, social dhe politik në vendimmarrjen e një reforme të re në
sistemin e pensioneve. Këtu mund të merren në shqyrtim një grup shtetesh dhe
mund të aplikohet analizë regresioni.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
124
BIBLIOGRAFIA
Altig, D. Auerbach, Alan J. Kotlikoff, L. J. Smetters, K. A. and Walliser, J. ―Simulating
Fundamental Tax Reform in the United States,‖ American Economic Review vol. 91, no.
3 (June 2001): 574—595.
Allais, M. (1947). Economie et Intérêt, Imprimerie Nationale, Paris.
Anderson, James E. (2006). Public Policymaking: An Introduction. Sixth Edition.
Boston/ New York: Houghton Mifflin.
Ando, A. and Modigliani, F. (1963). The Life Cycle Hypothesis of Saving: Aggregate
Implications and Tests; American Economic Review; Vol. 53; pp55-84.
Arza, C. and Johnson, P. (2004). The development of public pensions from 1889 to the
1990s, SAGE Discussion Paper No.20.
Arrow, K.J. & Debreu, G. (1954). Existence of an equilibrium for a competitive
economy, Econometrica 22, 265–290.
Auerbach, A. J. and Kotlikoff, L. J. (1987). Dynamic Fiscal Policy, Cambridge
University Press, Cambridge UK.
Auerbach, A. J. and Kotlikoff L. J. (1985). Simulating alternative social security
responses to the demographic transition, National Tax Journal XXVIII (2), 153-168.
Auerbach, A. J. and Laurence J. K. (1983). An Examination of Empirical Tests of Social
Security and Savings, in Social Policy Evaluation: An Economic Perspective, Elhanan
Helpman, et. al., eds., Academic Press.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Raporti Vjetor 2012.
Babeck´y, J. and Dybczak, K. (2009). The Impact of Population Ageing on the Czech
Economy. Working Papers 2009/1, Czech National Bank, Research Department.
Barr, N. (2004). The Economics of the Welfare State, Oxford University Press, Oxford.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
125
Bateman, H. and Piggott, J. (1997). Mandatory Retirement Saving: Australia and
Malaysia Compared; in The Economics of Pensions; ed. Valdes-Prieto, S; Cambridge
University Press.
Blake, D. (2000). Financial Market Analysis, John Wiley & Sons, Chichester.
Blanchard, O. (1985). Debt, deficits and finite horizons, Journal of Political
Economy 93, 223-247.
Blinder, A. (1981). Private Pensions and Public Pensions: Theory & Fact,W. S.
Woytinsky Lecture No. 5, Institute of Public Policy Studies, University of Michigan.
Blinder, A., Gordon, R. and Wise, D. (1983). Social security bequests and the life cycle
theory of saving: cross-sectional tests, in Modigliani, F. and Hemming, R. (eds), The
Determinants of National Savings and Wealth, St. Martin’s Press, New York, pp. 89–
122.
Bodie, Z. (1990). Pensions as retirement income insurance, Journal of Economic
Literature, 28, 28-49.
Bodie, Z., Merton, R. and Samuelson, W. (1992). Labor supply flexibility and portfolio
choice in a life cycle model, Journal of Economic Dynamics & Control, 16, 427–449.
Börsch-Supan, A., A. Ludwig, and J. Winter (2006). Aging, Pension Reform, and
Capital Flows: A Multi-Country Simulation Model, Economica, 73, 625-658.
Börsch-Supan, A., A. Ludwig, and J. Winter (2002). Aging, pension reform, and capital
flows. In: A. Auerbach and H. Hermann (eds.), Aging, Financial Markets and Monetary
Policy. Heidelberg: Springer, 55–83.
Cass, D. (1965). Optimum growth in an aggregate model of capital accumulation,
Review of Economic Studies (32), 233-240.
Chow, G. C. and Li, K.-W. (2002). China's economic growth:1952-2010, Economic Development and Cultural Change 51, 247-56.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
126
Chow, G. C. (1993). Capital formation and economic growth in China, Quarterly Journal
of Economics (108), 809-842.
Cooley, T (1997). Calibrated models, Oxford Review of Economic Policy 13, 3, 55- 69.
Crawford, V.P. and Lilien, D.M. (1981). Social Security and the Retirement Decision.
Quarterly Journal of Economics 96, 505-529
Danziger, S., Van Der Gaag, J., Smolensky, E. and Taussig, M. (1982–83). The life
cycle hypothesis and the consumption behaviour of the elderly, Journal of Post-
Keynesian Economics, 5, 208–227.
Darby, M. (1979). The Effects of Social Security on Income and the Capital Stock,
American Enterprise Institute, Washington, DC.
David, M. and Menchik, P. (1985). The effect of social security on lifetime wealth
accumulation and bequests, Economica, 52, 421–434.
Davidoff, T., Brown, J.R. and Diamond, P.A. (2005). Annuities and individual welfare,
American Economic Review, 95, 1573–1590.
De la Croix, D., Michel, P. (2002). A Theory of Economic Growth: Dynamics and
Policy in Overlapping Generations, Cambridge University Press.
Diamond, P. A. (1965). National Debt in a Neoclassical Growth Model, American
Economic Review, 55, 1126–1150.
Domeij, D., and Floden M. (2006). The Labor Supply Elasticity and Borrowing
Constraints: Why Estimates Are Biased, Review of Economic Dynamics 9, 242-262.
Feldstein, M. (1974). Social security, induced retirement, and aggregate capital
accumulation, Journal of Political Economy (82), 905-926.
Friedman, B. and Warshawsky, M. (1990). The cost of annuities: implications for saving
behaviour and bequests, Quarterly Journal of Economics, 105, 135–154.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
127
G.D.Hansen. (1993). The cyclical and secular behaviour of the labour input: Comparing
efficiency units and hours worked, Journal of Applied Econometrics 8(1), 71-80.
Green, F. (1981). The effect of occupational pension schemes on saving in the United
Kingdom: a test of the life cycle hypothesis, Economic Journal, 91, 136–144.
Gregory, A. W. and Smith, G. W. (1990). Calibration as estimation. Econometric
Reviews, 9, 57-89.
Gregory, A. W. and Smith, G. W. (1991). Calibration as testing: inference in simulated
macroeconomic models. Journal of Business and Economic Statistics, 9, 297-303.
Grossmall, Stanford, and Kobcrt J. Shiller. (1981). The Determinants of the Variability
of Stock Market Prices, American Economic Review; vol. 71, no. 2.
Hall, R. (1980). Intertemporal substitution in consumption, NBER Working Paper (720).
Hansen, P. and Singleton, K. (1983). Stochastic consumption, risk aversion and the
temporal behaviour of asset returns, Journal of Political Economy 91(2).
He, J. (2004). The Neoclassical Growth Model with a Lifetime Consumption, Mimeo.
Holzmann, R. and Edward, P. (2006). Pension Reform: Issues and Prospects for a Non-
Financial Defined Contribution (NDC) Scheme, Washington, D.C: World Bank.
Horioka, C., Kasuga, N., Yamazaki, K. and Watanabe, W. (1996). Do the Aged Dissave
in Japan?: Evidence from Micro Data, University of Kobe Institute of Social and
Economic Research, Discussion Paper No. 402.
Hurd, M. (1989), Mortality risks and bequests, Econometrica 57, 779-813.
Institute of Statistics, www.instat.gov.al
James, E. (1996). Providing Better Protection and Promoting Growth: A Defense of
Averting the Old Age Crisis; International Social Security Review; Vol. 49 No 3.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
128
Jappelli, T. and Modigliani, F. (2005). The age–saving profile and the life-cycle
hypothesis, The Collected Papers of Franco Modigliani, Volume 6, MIT Press,
Cambridge, MA, pp. 141–172.
Koopmans, Tjalling C. (1965). On The Concept of Optimal Economic Growth, in The
Econometric Approach to Development Planning, Amsterdam: North-Holland, pp. 225-
195.
Kotlikoff, C. J. (1979). Testing a theory of social security and life cycle accumulation,
American Economic Review, 69, 396–410.
Kotlikoff, L. and Summers, L. (1981). The role of intergenerational transfers in
aggregate capital accumulation, Journal of Political Economy, 89, 706–732.
Kotlikoff, L. Smetters K. A. and Jan W. (1999). Privatizing Social Security in the U.S.:
Comparing the Options, Review of Economic Dynamics, 2 (3), 532–574.
Krueger, D. and Ludwig A. (2007). On the consequences of demographic change for
rates of return to capital, and the distribution of wealth and welfare, Journal of Monetary
Economics, 54(1), 49–87.
Kurz, M. (1984). Capital accumulation and the characteristics of private
intergenerational transfers, Economica, 51, 1–22.
Kydland, F. and Prescott E. (1982). Time to build and aggregate fluctuations,
Econometrica, 50, 1345-1371.
Laitner, J. and Juster, F.T. (1996). New evidence on altruism: a study of TIAACREF
retirees, American Economic Review, 86, 893–908.
Leimer, D. and Richardson, D. (1992). Social security, uncertainty adjustments and the
consumption decision, Economica, 59, 311–336.
Ligji nr. 7943 datë 01.06.1995 ―Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të
Pensioneve‖.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
129
Ligji nr. 7703 datë 11.05.1993 ―Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë‖ (i
ndryshuar me ligjin nr. 8393, datë 02.09.1998)
Mankiw, G. (1985). Consumer durables and the real interest rate, Review of Economics
and Statistics 67(3).
Mankiw, N. G. (1981). The Permanent Income Hypothesis and the Real Interest Kate,
Economic Letters, vol. 7.
Merton, R.C. (1969). Lifetime portfolio selection under uncertainty: the continuous-time
case, Review of Economics and Statistics, 51, 247–257.
Merton, R.C. (1971). Optimum consumption and portfolio rules in a continuous time
model, Journal of Economic Theory, 3, 373–413.
Miles, D. (1997). A household level study of the determinants of incomes and
consumption, Economic Journal 107(440), 1-26.
Miles, D. (1999). Modelling the impact of demographic change upon the economy, The
Economic Journal 109(452), 1-36.
Ministria e Financave, www.mof.gov.al
Mirer, T. (1979). The wealth–age relation among the aged, American Economic Review,
69, 435–443.
Modigliani, F. (1986). Life-cycle, individual thrift, and the wealth of nations, American
Economic Review, 76, 297–313.
N. Gregory Mankiw, D. R. and Weil, D. N. (1992). A contribution to the empirics of
economic growth, The Quarterly Journal of Economics 107(2), 407-437.
Nardi, B., et al, (2000). Interaction and Outeraction: Instant Messaging in Action.
Proceedings of CSCW 2000, Philadelphia, 79-88.
Oreskes, N., Shrader-Frechette, K. and Belitz, K. (1994). Verification, validation, and
confirmation of numerical models in the earth sciences. Science 263: 641–646.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
130
Orszag, P. R. and Stilitz, J. E. (1999). Rethinking pension reform: Ten myths about
social security systems, Presented at the conference on "New Ideas About Old Age
Security".
Palmer, E. (2006). What is NDC?, in Holzmann, R. and Palmer, E. (eds), Pension
Reform: Issues and Prospect for Non-Financial Defined Contribution Schemes, World
Bank, Washington, DC, pp. 17–33.
Pareto V. (1906). Manuale di economia politica. Milan: Società editrice libraria. Revised
and translated into French as Manuel d’économie politique. Paris: Giard at Briére, 1909.
English translation Manual of Political Economy. New York: Kelley, 1971.
Pitelis, C.N. (1985). The effects of life assurance and pension funds on other savings: the
post-war UK experience, Bulletin of Economic Research, 37, 213–229.
Poterba, J. (1994). Introduction, in International Comparison of Personal Saving,
University of Chicago Press, Chicago.
Ramsey, F.P. (1928). A Mathematical Theory of Saving, Economic Journal 38:543-559.
Rappaport, A., Young, M., Levell, C. and Blalock, B. (1997). Cash balance pension
plans, in Gordon, M., Mitchell, O. and Twinney, M. (eds), Positioning Pensions for the
Twenty-First Century, University of Pennsylvania Press, Philadelphia, pp. 29–44.
Rasmussen, Tobias N. and Rutherford Thomas F. (2004). Modeling overlapping
generations in a complementarity format, Journal of Economic Dynamics and Contril,
Elsevier, vol. 28(7), pages 1353-1409, April.
Samuelson, P. A. (1958). An exact consumption-loan model of interest with or without
the social contrivance of money, Journal of Political Economy (66), 467-482.
Schwarz, A. M. and Demirguc-Kunt, A. (1999). Taking Stock of Pension Reforms
Around the World; The World Bank.
Social Insurance Institute, www.issh.gov.al
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
131
Social Security Programs Throughout the World. (2007). SSA Publication No. 13-
11803. Social Security Programs Throughout the World is the product of a cooperative
effort between the Social Security Administration (SSA) and the International Social
Security Association (ISSA).
Solow, R.M. (1956). A Contribution to the Theory of Economic Growth, Quarterly
Journal of Economics 70 (1), 65-94.
Summers, L. H. (1982). Tax Policy, the Rate of Return, and Savings, NBER Working
Paper No. 995, Sept.
Swan, T.W. (1956). Economic Growth and Capital Accumulation, Economic Record 32
(63), 334-361.
Shoven, J.B. and Whalley, J. (1984). Applied General Equilibrium Models of Taxation
and International Trade, Journal of Economic Literature, September 1007-51.
Takayama, N. (1990). How much do public pensions discourage personal savings and
induce early retirement in Japan, Hitotsubashi Journal of Economics, 31, 87-104.
Taylor, L. (1971). Saving out of different types of income, Brookings Papers on
Economic Activity, 2, 383-407.
Threadgold, A.R. (1978). Personal savings: the impact of life assurance and pension
funds, Bank of England Discussion Paper No.1, Oct.
United Nations, Department of Economic and Social Affairs, Population Division.
(2011). World Population Prospects: The 2010 Revision. New York.
Walras, L. (1874). Elements of Pure Economics or The Theory of Social Wealth,
London, George Allen and Unwin.
Weber, Warren E. (1975). Interest Rates, lnflation and Consumer Expenditures,
American Economic Review, vol. 65, no. 5, Dec.
Weber, Warren E. (1970). The Effect of Interest Rates on Aggregate Consumplion,
Americun Economic Review, vol. 60, no. 4. Sept.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
132
Wendner, R. (2001). An Applied Dynamic General Equilibrium Model of Environmental
Tax Reforms and Pension Policy, Journal of Policy Modeling.
Wesbroom, K. and Reay, T. (2005). Hybrid Pension Plans: UK and International
Experience. Report of Research Conducted by Hewitt Bacon and Woodrow on behalf of
the Department for Work and Pensions.
World Bank. (2006). Report No. 37594-AL, Albania Social Insurance Review, Dec.
World Bank. (1994). Averting the Old Age Crisis: Policies to Protect the Old and
Promote Growth; Oxford University Press, New York.
World Labour Report 2000. (2000). International Labour, Geneva.
World-Bank. (2001). Pension online-knowledge and information: Statistics,
http://www.worldbank.org/pensions.
Xhumari, M. (2010). Trajektoret e Pensioneve në Ballkanin Perëndimor. Studim
krahasues i tre rasteve: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova 1990-2010. 27-28.
Yaari, Menahem E. (1965). Uncertain Lifetime, Life Insurance, and the Theory of the
Consumer, Review of Economic Studies, 32(2), 137–50.
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
133
APENDIKSET
Apendiks A – Ndryshimi Demografik dhe Variablat Makroekonomikë
Tabela 5.4 Ndikimi i Ndryshimit Demografik në Variablat Makro
Viti Norma e
Interesit
Norma e Pagave
Reale
Norma e
Kursimit
Norma e Taksës
2000 0.0602 1.6542 0.0546 0.0726
2005 0.0594 1.6586 0.0462 0.0864
2010 0.0586 1.6597 0.0259 0.1046
2015 0.0569 1.6613 0.0026 0.1187
2020 0.0569 1.6625 -0.0156 0.1354
2025 0.0571 1.6621 -0.0294 0.1697
2030 0.0578 1.6614 -0.0317 0.1845
2035 0.0583 1.6594 -0.0342 0.2351
2040 0.0591 1.6581 -0.0359 0.2953
2045 0.0593 1.6573 -0.0378 0.3478
2050 0.0597 1.6569 -0.0392 0.3741
Tabela 5.5 Ndikimi i Ndryshimit Demografik në Variablat Makro (Modeli 1 dhe 2)
Modeli 1 Modeli 2
Sistemi i Pensioneve
Pay-as-you-go
Sistemi i Pensioneve
Plotësisht i Financuar
Viti
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
2000 0.0806 1.8563 0.2465 0.0687 0.0795 1.9264 0.2324 0.0356
2005 0.0767 1.9693 0.2496 0.0759 0.0734 2.0198 0.2354 0.0396
2010 0.0735 2.0156 0.2536 0.0925 0.0709 2.1512 0.2305 0.0455
2015 0.0702 2.1698 0.2578 0.1265 0.0685 2.2653 0.2285 0.0461
2020 0.0679 2.3046 0.2646 0.1456 0.0647 2.3965 0.2264 0.0523
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
134
2025 0.0661 2.4265 0.2697 0.1748 0.0622 2.5231 0.2233 0.0596
2030 0.0624 2.5168 0.2778 0.1877 0.0591 2.6251 0.2178 0.0684
2035 0.0534 2.6497 0.2799 0.2085 0.0529 2.7452 0.2164 0.0722
2040 0.0496 2.7548 0.2858 0.2446 0.0474 2.8649 0.2104 0.0898
2045 0.0432 2.8649 0.2764 0.2735 0.0413 2.9536 0.2075 0.0928
2050 0.0388 2.9648 0.2742 0.2931 0.0348 3.1256 0.2013 0.1014
Apendiks B – Testet e Ndjeshmërisë
Tabela 5.6 Testi i Ndjeshmërisë: Elasticiteti Temporal i Zëvendësimit , γ = 0.8
Modeli 1 Modeli 2
Sistemi i Pensioneve
Pay-as-you-go
Sistemi i Pensioneve
Plotësisht i Financuar
Viti
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
R
eale
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
R
eale
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
2000 0.0759 2.0156 0.3028 0.0687 0.0724 2.1236 0.2856 0.0356 2005 0.0712 2.1274 0.2996 0.0754 0.0695 2.3458 0.2812 0.0396 2010 0.0688 2.4181 0.2759 0.0922 0.0663 2.5681 0.2748 0.0457 2015 0.0623 2.6523 0.2678 0.1265 0.0612 2.7456 0.2732 0.0461 2020 0.0607 2.7745 0.2685 0.1458 0.0572 2.8854 0.2625 0.0523 2025 0.0576 2.8451 0.2797 0.1742 0.0504 2.9852 0.2512 0.0592 2030 0.0526 2.9458 0.2695 0.1877 0.0492 3.0235 0.2504 0.0684 2035 0.0431 3.0854 0.2789 0.2085 0.0425 3.1123 0.2498 0.0722 2040 0.0404 3.1356 0.2784 0.2448 0.0395 3.1957 0.2471 0.0894 2045 0.0377 3.1745 0.2873 0.2735 0.0355 3.2033 0.2452 0.0928 2050 0.0328 3.2105 0.2889 0.2937 0.0313 3.2241 0.2414 0.1012
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
135
Tabela 5.7 Testi i Ndjeshmërisë: Preferenca e Lënies së Trashëgimisë, μ = 35
Modeli 1 Modeli 2
Sistemi i Pensioneve
Pay-as-you-go
Sistemi i Pensioneve
Plotësisht i Financuar
Viti
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
2000 0.0795 1.9536 0.2523 0.0687 0.0785 1.9589 0.2523 0.0356 2005 0.0758 2.0223 0.2594 0.0754 0.0727 2.1123 0.2487 0.0394 2010 0.0724 2.1254 0.2623 0.0923 0.0693 2.2054 0.2423 0.0452 2015 0.0692 2.2296 0.2657 0.1262 0.0677 2.3546 0.2395 0.0459 2020 0.0657 2.3568 0.2712 0.1449 0.0635 2.4256 0.2345 0.0521 2025 0.0648 2.5875 0.2787 0.1742 0.0611 2.5698 0.2284 0.0594 2030 0.0612 2.6532 0.2821 0.1871 0.0574 2.6876 0.2287 0.0682 2035 0.0522 2.6625 0.2802 0.2077 0.0517 2.8025 0.2245 0.0719 2040 0.0471 2.7957 0.2786 0.2444 0.0455 2.8789 0.2201 0.0898 2045 0.0419 2.9287 0.2763 0.2732 0.0403 2.9968 0.2187 0.0926 2050 0.0367 3.0875 0.2751 0.2925 0.0325 3.1658 0.2136 0.1013
Tabela 5.8 Testi i Ndjeshmërisë: Norma e Preferencës së Kohës, δ= 0.015
Modeli 1 Modeli 2
Sistemi i Pensioneve
Pay-as-you-go
Sistemi i Pensioneve
Plotësisht i Financuar
Viti
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
2000 0.0785 1.9265 0.2542 0.0687 0.0771 1.9786 0.2396 0.0356 2005 0.0742 1.9875 0.2512 0.0759 0.0713 2.0745 0.2364 0.0396 2010 0.0721 2.0785 0.2585 0.0925 0.0628 2.1846 0.2275 0.0455
136
2015 0.0685 2.1873 0.2632 0.1265 0.0674 2.3021 0.2222 0.0461 2020 0.0636 2.3822 0.2678 0.1456 0.0623 2.4635 0.2123 0.0523 2025 0.0627 2.4741 0.2745 0.1748 0.0604 2.5635 0.2065 0.0596 2030 0.0603 2.5645 0.2792 0.1877 0.0574 2.6524 0.2021 0.0684 2035 0.0505 2.6961 0.2823 0.2085 0.0507 2.8123 0.1995 0.0722 2040 0.0474 2.8243 0.2765 0.2446 0.0435 2.8745 0.1954 0.0898 2045 0.0424 2.8795 0.2721 0.2735 0.0392 3.0756 0.1944 0.0928 2050 0.0359 3.0268 0.2628 0.2931 0.0322 3.1453 0.1921 0.1014
Tabela 5.9 Testi i Ndjeshmërisë: Pjesa e Kapitalit nga të Ardhurat β = 0.5
Modeli 1 Modeli 2
Sistemi i Pensioneve
Pay-as-you-go
Sistemi i Pensioneve
Plotësisht i Financuar
Viti
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
Nor
ma
e In
tere
sit
Nor
ma
e Pa
gave
Rea
le
Nor
ma
e K
ursi
mit
Nor
ma
e Ta
ksës
2000 0.0958 2.2425 0.2523 0.0682 0.0921 2.2653 0.2523 0.0351 2005 0.0926 2.3654 0.2572 0.0751 0.0898 2.3876 0.2489 0.0398 2010 0.0712 2.7124 0.2607 0.0912 0.0807 2.7743 0.2455 0.0462 2015 0.0678 2.8471 0.2643 0.1245 0.0766 2.8654 0.2497 0.0472 2020 0.0631 2.9552 0.2686 0.1434 0.0692 2.9645 0.2364 0.0585 2025 0.0596 3.1003 0.2711 0.1704 0.0656 3.1254 0.2245 0.0609 2030 0.0544 3.2625 0.2724 0.1818 0.0601 3.2849 0.2192 0.0691 2035 0.0504 3.3952 0.2758 0.2022 0.0569 3.4081 0.2177 0.0755 2040 0.0472 3.5423 0.2801 0.2422 0.0508 3.6247 0.2122 0.0907 2045 0.0455 3.7015 0.2822 0.2717 0.0465 3.8863 0.2064 0.0945 2050 0.0428 3.8245 0.2847 0.2924 0.0436 3.9955 0.1906 0.1024
SIGURIMET SHOQËRORE NË SHQIPËRI
Top Related