Zhduken provat nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, nuk ......qeveri, Fatmir Xhafaj hap 2 dosje...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tensionohet situata në qeveri, Fatmir Xhafaj hap 2 dosje korrupsioni për ministrat, një prej tyre nis bashkëpunimin me PD Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 23 Qershor 2018 Zhduken provat nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, nuk gjendet ditari i Perikli Tetës, dyshime për përfshirje politikanësh Bashkimi Europian ka marrë në dorë zbatimin e reformës së pronave. Prej shumë vitesh qeveritë shqiptare janë përpjekur t’i japin zgjidhje kthimit të pronave tek pronarët e vërtetë, por në fakt përmes vendimeve të ndryshme... Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë priten që të ngrihen shumë shpejt. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që procesi i verifikimit të vijojë me kandidatët e organeve të reja të drejtësisë. Dhe deri më tani shumica që kanë kaluar në filtrin... BE merr në dorë reformën e pronave, Vlahutin: S’mund të ketë kompensim 100% për pronarët, mos legalizoni ndërtimet në tokat e “vjedhura” Gati ngritja e KLGJ dhe KLP, 5 kandidatë kalojnë me sukses vetingun, drejt rikonfirmimit Brikena Ukperaj Faqe 10 Faqe 6 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Çfarë presin shqiptarët që t’u sjellë hapja e negociatave për në BE? Nga Ramazan SHERJA Nga Pandeli BARDHI Nga Manjola NACO KLSH një model larg “Amnezisë institucionale” Ç m i m i 2 0 l e k ë Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u shqyrtua kërkesa e minis- tres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Gazeta ka arritur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes... Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka grum- bulluar plot 1 milionë e 200 mijë faqe me informa- cione për pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. ILDKP ka një rol të... Zbardhen debatet brenda KLD, ja si anëtarët refuzuan shkarkimin e gjyqtarëve, Gjin Gjoni në sulm ndaj ministres së Drejtësisë ILDKP kreh 1.2 milion faqe me informacione për pasuritë e dyshimta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gati dosjet për 3 mijë persona Faqe 8 Faqe 7 Faqe 4 Faqe 2,3 Në “folenë e Brumbujve” ka filluar paniku! Mediat greke zbardhin prapaskenat, Athina e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës, Presidenti “minon” marrëveshjen e detit Skema tarifore për aksin Milot-Morinë, ja sa do të paguajnë nga 17 shtatori banorët e Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë Dokumentet, ja kush ishin agjentët e CIA që u dërguan për rrëzimin e regjimit të Hoxhës dhe si nisi nga jashtë beteja kundër diktatorit Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan... F. 12 Faqe 11 SHQUP në alarm nga hapja e dosjes “Hajdari”, zbardhen emrat e politikanëve që do merren në pyetje, nga Berisha e Pollo, te Topalli dhe Gjana Veprimet e dyshimta të Presidentit Ilir Meta sa i takon marrëveshjes me Greqinë kanë rritur shqetësimin nëAthinë.Prej dy ditësh mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe marrëvesh- jes mes dy vendeve, por ai që ngrihet si shqetësim është fakti se presidenti shqiptar mund të mos japë firmën për paktin e ri. Media si“Kathimerini”dhe “News 24/7”, kanë shkruar dje një sërë artikuj mbi takimin e Ditmir Bushatit mes... Faqe 5

Transcript of Zhduken provat nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, nuk ......qeveri, Fatmir Xhafaj hap 2 dosje...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tensionohet situata në qeveri, Fatmir Xhafaj hap 2 dosje korrupsioni për ministrat, një prej tyre nis bashkëpunimin me PDTirazhi 10000 kopje E Shtunë 23 Qershor 2018

Zhduken provat nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit,

nuk gjendet ditari i Perikli Tetës, dyshime për përfshirje politikanësh

Bashkimi Europian ka marrë në dorë zbatimin e reformës së pronave. Prej shumë vitesh qeveritë shqiptare janë përpjekur t’i japin zgjidhje kthimit të pronave tek pronarët e vërtetë, por në fakt përmes vendimeve të ndryshme...

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë priten që të ngrihen shumë shpejt. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që procesi i verifikimit të vijojë me kandidatët e organeve të reja të drejtësisë. Dhe deri më tani shumica që kanë kaluar në filtrin...

BE merr në dorë reformën e pronave, Vlahutin: S’mund

të ketë kompensim 100% për pronarët, mos legalizoni

ndërtimet në tokat e “vjedhura”

Gati ngritja e KLGJ dhe KLP, 5 kandidatë kalojnë me sukses vetingun, drejt

rikonfirmimit Brikena Ukperaj

Faqe 10

Faqe 6

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Çfarë presin shqiptarët që t’u sjellë hapja e

negociatave për në BE?

Nga Ramazan SHERJA

Nga Pandeli BARDHI

Nga Manjola NACO

KLSH një model larg “Amnezisë institucionale”

Çmimi 20 lekë

Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u shqyrtua kërkesa e minis-tres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Gazeta ka arritur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes...

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka grum-bulluar plot 1 milionë e 200 mijë faqe me informa-cione për pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. ILDKP ka një rol të...

Zbardhen debatet brenda KLD, ja si anëtarët refuzuan

shkarkimin e gjyqtarëve, Gjin Gjoni në sulm ndaj ministres së Drejtësisë

ILDKP kreh 1.2 milion faqe me informacione për pasuritë e dyshimta të gjyqtarëve

dhe prokurorëve, gati dosjet për 3 mijë persona

Faqe 8

Faqe 7

Faqe 4

Faqe 2,3

Në “folenë e Brumbujve” ka filluar paniku!

Mediat greke zbardhin prapaskenat, Athina e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës, Presidenti “minon” marrëveshjen e detit

Skema tarifore për aksin Milot-Morinë, ja sa do të paguajnë nga 17 shtatori banorët e Kukësit, mjetet e transportit

publik dhe përdoruesit e shpeshtë

Dokumentet, ja kush ishin agjentët e CIA që u dërguan për rrëzimin e regjimit të Hoxhës dhe si nisi nga

jashtë beteja kundër diktatoritMinistri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me

ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan...F.

12

Faqe 11

SHQUP në alarm nga hapja e dosjes “Hajdari”, zbardhen emrat e politikanëve që do merren në pyetje, nga Berisha e Pollo, te Topalli dhe Gjana

Veprimet e dyshimta të Presidentit Ilir Meta sa i takon marrëveshjes me Greqinë kanë rritur shqetësimin në Athinë. Prej dy ditësh mediat greke

i kanë kushtuar një rëndësi të madhe marrëvesh-jes mes dy vendeve, por ai që ngrihet si shqetësim është fakti se presidenti shqiptar mund të mos japë

firmën për paktin e ri. Media si “Kathimerini” dhe “News 24/7”, kanë shkruar dje një sërë artikuj mbi takimin e Ditmir Bushatit mes... Faqe 5

2 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mediat gjermane: Rama mund të shpëtojë rënien e Merkel, merr refugjatët dhe përfiton hapjen e negociatave

Transmetuesi publik gjerman, “Deutsche Welle” shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga rrëzimi. Fati i saj është në fije të perit për shkak se aleatët e kërcënojnë për çështjen e azi-lantëve. Por sipas medieve gjermane, zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme. “Është vetëm një tezë, asg-jë më shumë: Shqipëria si vend për strehimin e përkohshëm të refugjatëve. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurz e kanë hedhur të parët idenë, që të krijohen qendra për azilkërkuesit në Europë, por jashtë BE-së. Zëdhënësi qeveritar në Vjenë

Peter Launsky-Tieffenthal konfirmoi për DW-në, se ndërkohë ka bisedime për krijimin e një qendre të tillë ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Kurse Endri Fuga, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, përmes e-mailit i tha DW-së, se nuk ka as kërkesë dhe as diskutime për këtë temë. Opozita në Shqipëri e interpreton ndryshe. Ajo e akuzon qeverinë, se do të arrijë përshpejtimin e anëtarësimit në BE në këmbim të qendrave për refugjatët”, thuhet në artikull. “Deutsche Welle” shkruan se në itinerarin ballkanik vazhdon të ketë lëvizje përmes rrugëve tokësore. Refug-jatët vijnë kryesisht përmes Detit Mesdhe, por ndërkohë Italia, Malta apo Greqia nuk janë më

të gatshme t'i pranojnë njerëzit në masë. Ndërsa vendet e BE-së, e ndër to Gjermania, duan që t'i kthejnë azilkërkuesit e refuzuar. Pyetja që ngrihet nga gjermanët është se ç'lidhje ka kjo me Shqipërinë? Sipas “DW”, vendi i vogël ball-kanik ndodhet përgjatë itinerarit të refugjatëve dhe po ashtu edhe në Mesdhe, prej nga kalon pjesa më e madhe e refugjatëve, që zbarko-jnë me anije. Porti i Durrësit ka kapacitete të mjaftueshme për zbarkimin e kontigjentëve të mëdha të refugjatëve. Nga anijet që eskortohen prej Frontex-it refugjatët mund të vendosen në tokën shqiptare për t'u regjistruar. Paskëtaj ata që nuk konfirmohen se kanë vërtetë arsye për azil mund t'i kthejnë direkt në vendet nga kanë

ardhur. Ndërsa ata që kanë nevojë për mbrojtje dhe potencialisht kanë të drejtë azili mund të shpërndahen në vendet e BE-së. “Ajo që është atraktive për vendet e BE-së: Shqipëria nuk bën pjesë në BE. Atje nuk janë në fuqi rregulloret e BE-së si Marrëveshja e Shengenit apo Marrëve-shja e Dublinit. Shqipëria është megjithatë një vend anëtar në NATO e kësisoj e ankoruar në aleancën e sigurisë së shteteve perëndimore. Përveç kësaj në Shqipëri po ndërtohet aktu-alisht një Qendër Antiterror e NATO-s. Kësaj i shtohet edhe pozita e favorshme gjeografike, që veriu i Shqipërisë është i rrethuar prej ma-leve të larta, ç'ka krijon një siguri natyrore të kufirit”, thuhet në artikull.

Zhduken provat nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, nuk gjendet ditari i Perikli Tetës, dyshime për përfshirje politikanësh

Individë të ndryshëm kanë tentuar të prishin provat

Kliti TOPALLI

Vendimi i gjykatës për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit pritet të tron-ditë politikën shqiptare. Kjo

cilësohet si dosja e shekullit dhe pas 20 viteve duket se do të dalin në dritë misteret që ajo mban. Pak ditë më parë dosja hetimore prej 700 faqesh për vrasjen e Hajdarit është marrë në dorë nga Izet Haxhia dhe avokati i tij dhe aty janë vënë re një sërë mospërputhjesh me atë se çfarë është paraqitur në gjykatë në atë kohë. Gazeta ka mësuar detaje nga përmbajtja e dosjes dhe rezulton se aty janë zhdukur prova dhe materiale shumë të rëndësishme. Prova thelbësore që mungon është një ditar i Perikli Tetës, ministër i Brendshëm në vitin 1998, kur dhe u vra Azem Hajdari. Në dosjen hetimore ndodhet një letër e Perikli Tetës i cili tregon se gjatë hetimeve atij i është sekuestruar nga grupi hetimor një ditar, ku ai ka shkruar të gjitha ndodhitë për vrasjen e Hajdarit. Në atë ditar ka pasur të dhëna shumë interesante, ku flitej dhe me emra konkretë. Por ai ditar momentalisht nuk figuron në dosjen që ka marrë në dorë Haxhia dhe avokati i tij Bashkim Nikolla. Kjo tregon se në dos-jen “Hajdari” janë futur duart dhe janë zhdukur prova. Dyshimet janë se kanë qenë personalitete të politikës së asaj kohe që kanë ndërhyrë, në mënyrë që e vërteta e vrasjes së Hajdarit të mos dalë në dritë. Por gazeta ka mësuar se Haxhia përmes avokatit të tij do të kërkojë të sqarohet kjo punë, ku nuk përjashtohet mundësia të kërkohet dhe një hetim mbi zhdukjen e të dhënave. Gazeta ka një sërë informacionesh që do i publikojë në ditët në vijim, ku tregohet se si është ndërhyrë në dosje dhe se çfarë realisht ka ndodhur me procesin hetimor. Dy-shimet e Haxhisë janë se gjithçka ka qenë fasadë dhe autorët e vërtetë nuk janë hetuar. Ajo që e tregon këtë është se 21 përfaqësues të PD refuzuan dësh-minë. Kjo do të thotë se dosja e vrasjes së Hajdarit do të tronditë dhe një herë opinionin publik dhe politikën shqiptare.

Hapja e dosjesIzet Haxhia është sulmuar fortë

ditët e fundit. Sali Berisha dhe djali i tij kanë lëshuar një sërë kritikash.

Ish-kryeministri akuzoi Haxhinë se po paguhet nga Rama. Gazeta foli me avokatin e tij, zotin Bashkim Nikolla dhe

Shpërdoruan detyrën, Peleshi kallëzon 4 zyrtarë

Ministria e Bujqësisë ka konstat-uar se janë dhënë 42 leje në kundërsh-tim të plotë me ligjin për shfrytëzimin e lumenjve. Në këtë përfundim është arritur pas një auditi të kryer, ndërsa ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi deklaroi dje se ka bërë kallëzim në prokurori për 4 drejtuesit e këshillave të baseneve. “Kemi filluar në muajt e parë një auditim të të gjitha lejeve të shfrytëzimit të lumenjve dhe duhet të them që jemi përballur me një re-zultat skandaloz sepse ndërkohë që shfrytëzimi i lumenjve ishte pothuajse totalisht i ndaluar, them pothuajse sepse përjashtim bënin vetëm rastet e shfrytëzimit të inerteve të lumenjve për vepra të rëndësisë kombëtare të klasifikuara. Nga agjencitë e baseneve ishin dhënë 42 leje, gjasme për reha-bilitim, në fakt ishin leje të pastra për shfrytëzimin e lumenjve në kundërsh-tim flagrant me ligjin. Për këtë arsye kemi dërguar për ndjekje penale 4 drejtuesit e këshillave të baseneve”, tha Niko Peleshi.

Gjosha: Grupe kriminale shqiptare

të vendosura në HolandëIsh-ministrja e Integrimit, Klajda

Gjosha deklaroi dje se Holanda i ka thënë jo negociatave me Shqipërinë për shkak të korrupsionit dhe ban-dave kriminale. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se disa grupe krim-inale shqiptare janë vendosur në shtetit holandez, duke cenuar kështu sigurinë e tyre. “Holanda si gjithmonë është shumë e drejtpërdrejtë. Nuk për-dorin shumë diplomaci në komunikim janë të drejtpërdrejt te kërkesat e tyre. Krimi i organizuar besoj që shpjegon gjithçka, shpjegon edhe faktin e trafi-kut të drogave të rënda që e ka pasur problem Shqipëria edhe gjatë muajve të fundit. Unë e ripërsëris që kjo është një çështje që ka cenuar deri diku sigurinë e tyre kombëtare. E them këtë sepse ka disa grupe kriminale shqiptare të vendosura në Holandë”, u shpreh Klajda Gjosha.

mikun e tij Romeo Kara, të cilët shpje-guan detajet e ekstradimit të Haxhisë. Ashtu siç paraqitet dhe në kërkesën e avokatit, dorëzuar pranë gjykatës, ka qenë qeveria “Berisha” ajo që ka dhënë garanci për ekstradimin e Izet Haxhisë. Janë dy shkresa të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Jashtme, të cilat garantonin Turqinë dhe Gjykatën e Strasburgut se atij i lind e drejta për rigjykim. Pas vendimit që dha gjykata, avokati i Haxhisë do i drejtohet Apelit

ku do e apelojë vendimin e Shkallës së Parë, duke kërkuar liri për klientin e tij, me argumentin se ai nuk është autori i ngjarjes. Por duket se përballë do të kemi një betejë shumë të fortë, duke marrë shkas dhe se kjo dosje mund të tronditë politikën shqiptare. Interesant është fakti se nga dita në ditë reforma në drejtësi po jep rezultate dhe nëse ngrihen organet e reja të drejtësisë, rrit-en më shumë shanset që dosja e vrasjes së Hajdarit të zbardhet një herë e mirë.

“Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqa-rojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s'kanë begenisur. Kanë patur të gjithë një seli. Sot

është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t'a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”, tha avokati Bashkim Nikolla të enjten.

FAQE INFORMACION PËR VRASJEN E HAXHISË700

Izet Haxhia ka akuzuar drejt-përdrejt Sali Berishën, si të përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit. Pak ditë më parë reagoi vetë ish-kryeministri, duke deklaruar se Haxhia u soll nga Edi Rama. “Një vrasës më shumë në anën e Edi Ramës. Edi Rama siç është i lidhur me vrasësin. Ai është një njeri i dënuar me 25 vite nga drejtësia kur Berisha ka qenë në opozitë. Ai gjyq është zhvilluar gjatë pushtetit të socialistëve, me kontribut të prokurorëve ndërkombëtar dhe Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka qenë në opozitë. Ky vrasës është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Edi Ramës i duhet, ta mbajë me shnet. Një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës”, tha ai.

BERISHA REAGON PËR IZET HAXHINË

Gazeta ka mësuar detaje nga përmbajtja e dosjes dhe rezulton se aty janë zhdukur prova dhe materiale shumë të rëndësishme. Prova thelbësore që mungon është një ditar i Perikli Tetës, ministër i Brendshëm në vitin 1998, kur dhe u vra Azem Hajdari...

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kush s’kalon vetingun nuk bëhet dot avokat, Saimir Vishaj: Kjo është diskriminuese dhe antikushtetuese

Avokatët Saimir Vishaj, Çlirim Gjata dhe Andi Duraj e kundërshtojnë propozimin e politikanëve që ata që nuk kalojnë procesin e vetingut të mos kenë mundësi për tu bërë as avokatë. Gjatë një prononcimi mediatik, Vishaj u shpreh se në rast se një gjë e tillë miratohet gjatë diskutimit nen për nen të ligjit për avokat-inë, atëherë kjo do të ishte diçka diskriminuese. “E kundërshtoj me forcë, sepse nëse nuk do pranojmë ata që nuk kalojnë vetingun do të bjerë ndesh me parimin e diskriminimit që është parim kushtetues”, tha ai. I të njëjtit mendim

si Saimir Vishaj, ishte edhe kolegu i tij, Andi Duraj, i cili po ashtu përmendi diskriminimin. “Të kufizosh një kategori personash për të mos iu nënshtruar një provimi më duket jo normale. Mendoj që për aq kohë sa kemi të bëjmë me raste individuale edhe procesi duhet të jetë individual dhe jo i masivizuar, është mënyrë diskriminimi e fshehur”, u shpreh Duraj. Ndërsa avokati Çlirim Gjata e cilëson këtë si luks në sit-uatën ku ndodhet drejtësia shqiptare. “Kjo është një kinkaleri një luks që s’i duhet kujt në këtë situatë të tmerrshme të pandodhur ndonjëherë

në të cilën është drejtësia shqiptare”, deklaroi ai. Madje ai bën edhe një paralelizëm me vitet 1991-1992. “Me të njëjtën logjikë u tha në ’91-‘92 për ata që kishin kryer krime të faktuara të nxjerra publikisht dhe u tha të mos lejoheshin të bëheshin avokat, partitë e majta i mbrojtën dhe ata vazhdojnë punojnë edhe sot. Ky që është përjashtuar për çështje financiare nga vetingu, avokat do punojë sepse atë profesion ka. Refor-ma në drejtësi është mbyllur dhe është vënë në ligj dhe Kushtetutë madje dhe një vendim të KPA që të përjashton 15 vjet nga drejtësia, tani nëse

vetë ligjet ta kanë sanksionuar 15 vjet, atëherë si mos punosh avokat, pra mund të rikthehesh prokuror ose gjyqtar dhe jo avokat?”, vijoi më tej Çlirim Gjata. Ndërsa Vishaj këmbënguli edhe një herë se prokurorët dhe gjyqtarët, pavarësisht se nuk e kalojnë vetingun, kanë të drejtë të ushtro-jnë profesionin e avokatit. “Sa kohë nuk ka një vendim të prerë për një vepër që cenon rëndë figurën e avokatit, ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kalojnë vetingun kanë të drejtë të jenë avokatë. Avokatia nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, por është shërbim”, tha Saimir Vishaj.

SHQUP në alarm nga hapja e dosjes “Hajdari”, zbardhen emrat e politikanëve që do të merren në pyetje, nga Berisha e Pollo, te Topalli dhe Gjana

8 figura të PD pritet të thirren për të dëshmuar, ja të dhënat e tyre

Mimoza IBRA

Vendimi i dy ditëve më parë i Gjykatës së Tiranës për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit ka filluar të

alarmojë dhe të fusë në panik politikën. Pas pranimit të kërkesës së Izet Haxhisë për tu rigjykuar, tashmë furtuna pritet që të përfshijë edhe selinë e PD. Gjatë seancës së fundit gjyqësore të zhvilluar të enjten, avokati mbrojtës i Izet Hax-hisë, Bashkim Nikolla i renditi gjyqtarit Besnik Hoxha disa arsye se pse duhet të vendoste pro ish-truprojës së ish-kryem-inistrit Sali Berisha. Midis të tjerash, ai paraqiti si argument edhe faktin që gjatë procesit të parë gjyqësor ishin thirrur për të dëshmuar 21 politikanë, por këta të fundit nuk janë paraqitur. Gazeta “SOT” ka arritur të sigurojë një pjesë të këtyre emrave. Në listën e siguruar bie në sy që personazhet kanë qenë ose vijojnë të jenë pjesë e Partisë Demokratike, ndërsa në krye të tyre qëndron Sali Berisha. Më konkretisht, pjesë e listës janë: Sali Ber-isha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, Spartak Koço, Maksim Cikuli, Flamur Shehu, Shaban Memia dhe Pjetër Arbnori. Për të gjithë emrat që janë gjallë, avokati i Izet Haxhisë do kërkojë që të thirren sërish për të dëshmuar.

Roli i anëtarëve të PDPor çfarë funksionesh kanë apo

kanë pasur këta emra në Partinë Demokratike? Nëse fillojmë nga Sali Berisha, ai momentalisht është deputet i PD, ndërsa më parë ka qenë kryemi-nistër si edhe President i Republikës së Shqipërisë në kohën kur ndodhi atentati ndaj Azem Hajdarit. Genc Pollo në vitet 1997 ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Berishës, ndërsa ka provuar edhe postin e ministrit, si ministër i Arsimit apo ministër i Inovacionit, Teknologjisë e Komunikacionit. Për të vijuar me emrin tjetër, Jozefina Topalli ka qenë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si edhe depu-tete e PD. Sakaq, Jemin Gjana ka qenë ministër i Bujqësisë, kurse tani mban postin e kreut të Departamentit për Kthimin e Figurave Historike në PD. Të dhënat për emrat e tjerë që pritet të dësh-mojnë për dosjen “Hajdari” janë: Maksim Cikuli (ka qenë anëtar i Këshillit Kom-bëtar të PD, deputet i PD në dy legjislat-ura si edhe ministër i Shëndetësisë në vitet 1994-1997); Flamur Shehu (ka qenë dixhej nëpër organizimet e PD, ka marrë

pension të veçantë nga Sali Berisha në 2015); Shaban Memia (ish-deputet i PD, për të Izet Haxhia është shprehur se PD ka tentuar ta vrasë nëse Berisha arrestohej pas grushtit të shtetit në 1998); Pjetër Arbnori (bashkëthemelues i PD, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, u nda nga jeta në vitin 2006).

Të gjithë do dëshmojnëDuke qenë se emrat e lartpërmen-

dur janë pjesë e Partisë Demokratike, kjo tregon qartë që pikërisht kjo parti është edhe më e rrezikuara apo e alar-muara nga hapja e dosjes “Hajdari”. Ata persona që vijojnë të jenë në jetë pritet që të rithirren për të dëshmuar për detajet që mund të dinë rreth vrasjes

së Azem Hajdarit, duke rritur kështu ankthin. Gazeta ka mësuar se avokati i Haxhisë do kërkojë në gjykatë që të pyeten të gjithë. Mund të ndodhë që i pari që mund të merret në pyetje të jetë vetë Sali Berisha, duke qenë se ai është edhe më i akuzuari nga Izet Haxhia. Ndërkohë, duke qenë se tani Izet Haxhia e fitoi të drejtën për tu rigjykuar, pritet që çështja të shkojë në Gjykatën e Apelit, ku ish-truprojën e pret një tjetër betejë e gjatë gjyqësore me akuza dhe kundëra-kuza. Tashmë detyra e Izet Haxhisë është që të përmbushë “misionin” e ek-stradimit të tij: zbardhjen e të vërtetës të vrasjes së shekullit. Tanimë pritshmëritë janë që ai së bashku me avokatin e tij

“Dosja e vrasjes së shekullit tregon mjaft qartë fu-tjen e duarve të pista të politikës dhe bashkëpunimin e klaneve kriminale. Unë i ndaj në dy klane: klani kriminal i Tropojës dhe klani kriminal i Skraparit. Prokurori përballë është shembulli i qartë që politika i fut duart në drejtësi. Ai kërkon arsye madhore për

mos-prezencën time, por ku ka arsye më të madhe sesa garancia për jetën. Edhe gjatë kohës që unë kam qenë në kërkim në Turqi klanet mafioze të Sali Ber-ishës të paguara me 1 milion euro tentuan eliminimin tim fizik, kanë tentuar të më vrasin”, tha Izet Haxhia gjatë seancës gjyqësore të dy ditëve më parë.

HAXHIA AKUZA BERISHËS Gjonaj: Reforma në drejtësi të vijojë me ritme më të shpejta

Ministrja e Drejtësisë zhvilloi një vizitë në Bruksel, ku u takua me Dre-jtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson. Gjatë takimit, Gjonaj e njohu zyrtarin e KE me ecurinë e reformës në drejtësi, ndërsa u kërkua që kjo reformë të ecë me ritme më të shpejta. “Me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europi-an, z.Christian Danielsson biseduam për sfidat e reformës në drejtësi, rezultatet e vetingut dhe nismën lig-jore që ka propozuar mazhoranca qeverisëse për zgjidhjen e vakancave në sistemin gjyqësor. Z. Danielsson vlerësoi reformën në drejtësi dhe siguroi për vazhdimin e mbështetjes nga ana e Komisionit Europian, që kjo reformë të ecë me ritme sa më të shpejta duke gjetur edhe konsensusin e palëve politike në vend. E informova Z. Danielsson mbi miratimin në parim të marrëveshjes me EUROJUST”, u shpreh Etilda Gjonaj në rrjetet sociale.

Të burgosurit shqiptarë në Itali drejt rikthimit në ShqipëriMinistri i Brendshëm i Ital-

isë, Matteo Salvini deklaroi ditën e djeshme se të burgosurit me nën-shtetësi të huaj duhet të largohen në vendet e tyre të origjinës. Gjatë një interviste për mediat italiane, ai theksoi se Shqipëria dhe Rumania e pranojnë këtë si mundësi, duke pritur sërish në “gjirin” e tyre të burgosurit. “Vendet si Shqipëria dhe Rumania janë të gatshme të marrin në burgjet e tyre të burgosurit që ndodhen në burgjet italiane. Qeveria italiane po impenjohet të kthejë në vendet e tyre të origjinës të gjithë të burgosurit me nënshtetësi të huaj që ndodhen në burgjet italiane. Nuk është e mundur që në Itali ka rreth 60 mijë të burgo-sur, e 1/3 e tyre pra rreth 20 mijë janë shtetas të huaj. Për t'i mbajtur ata, shteti italian shpenzon 300 euro në ditë e qeveria italiane po impenjohet që ata ta shlyejnë dënimin në vendet e tyre të origjinës”, konfirmoi ministri i Brendshëm Salvini.

1. Sali Berisha2. Genc Pollo3. Jozefina Topalli4. Jemin Gjana 5. Shaban Memia6. Maksim Cikuli7. Flamur Shehu8. Spartak Koço

FIGURAT E PD QË PRITET TË MERREN

NË PYETJE

8

mbrojtës, Bashkim Nikolla të bëjnë pub-like prova të padala deri tani që faktojnë se Izet Haxhia është i pafajshëm, se në dosjen “Hajdari” ka futur duart edhe politika dhe se i implikuar në atentat është edhe vetë Sali Berisha.

Gazeta “SOT” ka arritur të sigurojë një pjesë të këtyre emrave. Në listën e siguru-ar bie në sy që personazhet kanë qenë ose vijojnë të jenë pjesë e Partisë Demokratike, ndërsa në krye të tyre qëndron Sali Berisha...

4 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjermania vendos hapje me kusht të negociatave, duhet të ngrihet SPAK dhe të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet

Grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD në Gjermani kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Nisja e ne-gociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE. Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE, raporton “Deutche Ëelle”.

Sipas saj, qeveria gjermane është shprehur në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë. Në projektrezolutën përkatëse të përgatitur Bundestagu e mbështet qeverinë. “Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon. Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur, vetingu po jep rezultate konkrete. Po të zbatohet me sukses kjo procedurë, Shqipëria do të jepte një kontribut të pashembullt paraprak", shkruhet në projektrezolutë. Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoritetit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organi-

zuar (SPAK). “Të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK). Të jenë shtuar përpjek-jet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar. Të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët. Këtu bëjnë pjesë hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar", thuhet aty. Por njëkohësisht Bunde-stagu konstaton se megjithë sukseset, ka ende

deficite. Në këtë kuadër projektrezoluta kujton rrethanën se deri në mes të 2018-ës duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuara si prioritare. Në projek-trezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 për qind të rasteve si punësime të kundërligjshme në administratën publike. Bundestagu konsideron "të nevojshme" zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIR-it dhe të Komi-sionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut evropian të kërkesave.

Tensionohet situata në qeveri, Fatmir Xhafaj hap 2 dosje korrupsioni për ministrat,

një prej tyre nis bashkëpunimin me PD

PD u ndihmua dhe nga një ministër në sulmet ndaj Xhafajt

Kliti TOPALLI

Zbardhen prapaskenat e sul-meve ndaj ministrit të Brend-shëm Fatmir Xhafaj. Gjatë javëve të fundit ndaj tij nuk

kanë munguar akuzat dhe kritikat, si nga opozita, ashtu dhe nga brenda PS. Gazeta ka mësuar se ministri Xhafaj ka në tryezën e tij dy dosje të fuqishme korrupsioni për kolegët e tij në qeveri. Bëhet fjalë për dy dosje të rëndësishme ku përfshihen disa ministra aktualë dhe një ish-ministër. Sapo Xhafaj mori detyrën, ai nisi një reformë rrënjësore në polici, ndërsa premtoi luftë ndaj kor-rupsionit në të gjitha nivelet. Në kuadër të këtij angazhimi, mësohet se policia ka kryer hetime për disa prej ministrave aktualë dhe ka zbuluar mjaft shkelje në detyrat e tyre. Këto dosje janë tashmë në tryezën e Xhafajt dhe kjo ka vënë në alarm shumë prej ministrave. Gazeta ka mësuar se një prej tyre, sapo është informuar se Xhafaj ka hapur dosje korrupsioni për qeverinë, ka nisur kontaktet me PD duke e informuar këtë të fundit me qëllim që të sulmonte Xhafajn. Sinjalet janë se përfaqësues të PS janë bërë bashkë me ata të PD për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Pra sulmet ndaj tij ditët e fundit nuk kanë qenë spontane dhe të dala nga SHQUP, por ka qenë një organizim akoma dhe më i gjerë. Gazeta “SOT” ka mësuar se shumë emra janë shqetësuar, duke qenë se Xhafaj ka rritur kontaktet me ambasadorin Lu dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë. Dihet që SHBA dhe BE vlerësojnë personat që luftojnë korrupsionin dhe frika më e madhe e tyre është nxjerrja në dritë e kësaj dosje nga Xhafaj. Kjo ka bërë që të kemi një situatë mjaft të nxehtë në qeveri. Kur plasi skandali i Xhafajt, kishte shumë deputetë në PS që flisnin për largim të tij dhe shumë emra pretendonin të mer-rnin postin e ministrit. Por Rama i rrëzoi të gjitha kërkesat e PD dhe la në detyrë Xhafajn. Por qëndrimi i tij në detyrë ka shqetësuar akoma dhe më tej “rivalët” e tij, pasi gjithçka mund të ndodhë.

Përplasja me PDNë fillim të muajit maj Partia

Demokratike publikoi një vendim që dhënë nga një gjykatë në Itali, ku thu-hej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj

është dënuar atje me 7 vite burg për trafik droge. Pas kësaj, nisën një valë akuzash ndaj Xhafajt, duke thënë se ai po bllokon ekstradimin e tij. Por vetë ministri doli e deklaroi se vëllai i tij është dënuar që në vitin 2002 dhe nuk ka një kërkesë ekstradimi. Madje ka qenë vetë Lulzim Basha ministër i Brendshëm dhe nuk ka bërë asnjë veprim ekstradimi. Më pas Agron Xhafaj u dorëzua pranë autoriteteve italiane. PD nuk u mjaftua me kaq. Ajo nxori një audio-përgjim ku flitej për trafiqe droge dhe pretendohej se ishte vëllai i ministrit. Më pas doli

Basha akuza Ramës: Gënjen paturpësisht

për taksatKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha, ka reaguar pas deklarat-ave të kryeministrit Rama gjatë një takimi me banorët e Himarës pasditen e djeshme. Përmes një postimi në rrje-tin social “Facebook”, kryedemokrati Basha thotë se kreu i qeverisë gënjen kur flet për taksa më të ulëta. Basha thotë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. “Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht! 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë. E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ul-ëta në rajon”, shkruan kryedemokrati Basha. Pra duket se PD po distancohet nga akuzat për krimin dhe tashmë po përqendrohet te ekonomia.

Projekt punësimi në burgun e Beratit

Një projekt për punësimin e personave që vuajnë dënimin në burgun e Beratit është përuruar sot në mjediset e këtij institucioni. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deputetët e qarkut Berat, përfaqësues të Prefekturës dhe bashkisë, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Projekti i punësimit në në IEVP Berat do të zhvillohet në bashkëpunim me shoqërinë “Intex sh.p.k.”, një biznes fa-son i specializuar në qepjen e rrobave të punës. Kjo kompani në bazë të një marrëveshjeje ligjore ka vendosur në ambientet e IEVP Berat 25 makina qepëse, që do të shërbejnë për tra-jnimin dhe më pas punësimin e per-sonave të dënuar e të paraburgosur. Zëvendësministri i Drejtësisë, Gogu, duke e marrë fjalën në këtë ceremoni ka theksuar: “Programi i punësimit në burgje, së bashku me arsimin dhe formimin profesional janë aspektet më të rëndësishme të rehabilitimit të të dënuarit pas kryerjes së dënimit”.

Gazeta ka mësuar se ministri Xhafaj ka në tryezën e tij dy dosje të fuqishme korrupsioni për kolegët e tij në qeveri. Bëhet fjalë për dy dosje të rëndësishme ku përfshihen disa ministra aktualë dhe një ish-ministër. Sapo Xhafaj mori detyrën, ai nisi një reformë rrënjësore në polici...dhe “dëshmitari X”, i cili kishte shumë kontradikta në deklaratat e tij. Pas kësaj, prokuroria nisi hetimet dhe janë dhënë sinjale se gjithçka ishte sajesë e PD. Kjo ka bërë që Basha dhe deputetët pranë tij të mos e përmendin më audio-përg-jimin dhe Xhafajn. Por gazeta ka mësu-ar se në këtë skenar PD ka pasur bash-

këpunim dhe nga radhët e PS. Një prej ministrave për të cilin ka pasur hetime dhe faktet janë në tryezën e Xhafajt ka lajmëruar Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD. Ndërkohë, në korrik ose në shtator qeveria pritet të ndryshojë dhe mbetet të shihet çdo ndodhë me Xhafajn apo ministrat në fjalë.

“Ja sot na del që drejtuesi i reformës në drejtësi na qenka kryetari i familjes së dytë ma-fioze në Ballkan, jo, në Evropë. Ministri na paska fshehur për 6 vite dënimin e vëllait të tij që ka ndodhur në vitin 2002. Ministri i Brendshëm paska qenë një di-versant në krye të komisionit të reformës në drejtësi. Lavdi zotit të madh që shqiptarët kanë opozitën sy fajkua e hundë çakall, që na zbuloi një fakt tronditës, e për me-diat tona që u tronditën aq shumë saqë nuk i bënin dot një pyetje Euralius-it. Kjo provë ulëritëse mori dhenë në mediat tona dhe në tërë kanalet e lobimi opozitar për të çelur negociatat... e gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet, nëse nuk do të kishte baltosur vendin jashtë shtetit”, tha Rama pak ditë më parë.

RAMA KUNDËR PD PËR XHAFAJN

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi të enjten nga salla e Parlamentit se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po fundosin më shumë veten e tyre. Sipas tij, Xhafajn jo vetëm që nuk e shpëtojnë dot refugjatët sirianë, por as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sig-urimit të Shtetit dhe detyronte me tortura të pafajshmit, të pranonin të ishin të fajshëm. “Dua ta them sot qartë dhe shkoqur Partia

Demokratike, opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht, për largimin e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj do të ikë. Agron Xhafaj është trafikant droge në Itali dhe Shqipëri. Refugjatët sirianë, nuk e shpëtojnë dot. Nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fat-miri kur ishte hetues i Sigurimit të Shtetit dhe detyronte me tortura të pafajshmit, të pranonin që ishin të fajshëm”, tha ai.

BASHA: XHAFAJ TË LARGOHET

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias kanë vijuar dje takimet midis tyre. Ministri shqiptar ndodhet në Rodos në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm. Duke shfrytëzuar këtë vizitë, Bushati është duke biseduar me homologun grek për të hedhur idetë e fundit sa i takon kufirit detar. Ndërkohë po këtë javë grupi negociator ka bërë takimin e fundit dhe shumë shpejt do dilet me një dokument të përbashkët, i cili do të shkojë për miratim në Parlamentet e të dyja vendeve. Por ajo që bie në sy është se nga të dyja ministritë nuk ka asnjë reagim mbi atë se çfarë është arritur deri më tani.

TJETËR TAKIM BUSHATI-KOTZIAS

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mbrojë marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe ka pasur akuza të forta se është bërë pazar me atë marrëveshje, ai këmbëngul se ishte e drejtë. Dje Berisha ka dhënë një intervistë ku është shprehur kategorikisht kundër marrëveshjes së re që po negociohet mes dy vendeve. Ai u shpreh se po i fal territor Shqipërisë. “Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes, falë elementit patriot që ndodhet në grupin negociator. Unë i informoj shqiptarët se ajo që po gatuan Edi Rama me

ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare. Në qoftë se copëtimin shqiptarëve ua bënë fuqitë e mëdha, kësaj radhe copëtimin po e bëjnë qeveria greke me Jorgo Zografin e dytë në pushtet, që është dhe vetë Edi Rama dhe ditëzi Bushati. Unë informoj shqiptarët se shprehja e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, një ultranacionalist grek, se po ‘zgjerohet ven-di im dhe atdheu im’, është një shprehje me të vërtetë e hidhur për shqiptarët. Greqia po zgjerohet në kurriz të trojeve të Shqipërisë, të trojeve shqiptare. Ekzistojnë të gjitha të dhënat

se kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë”, tha ai. Në disa dalje ditët e fundit Berisha ka sulmuar paktin detar, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet dhe për Presidentin. Ilir Meta është ai që do vendosë nëse pakti do kalojë në parlament dhe Berisha po lobon fuqishëm. Dje ai bëri sërish thirrje për revolta. “Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si marrëveshje e panegociueshme. Marrëveshja bie në kundërshtim me interesat shqiptare dhe ato që përcaktojnë në këto interesa, marrëveshja greko-italiane. Në qoftë se me italianët Greqia i

ka dhënë ishullit të Totonit vetëm 3/5 e fuqisë, me shqiptarët me Edi Ramën, Greqia i jep ishullit të Totonit të gjithë fuqinë që ka dhe Korfuzin në ujërat territoriale. Në qoftë se lëshon disa kilometra zall dhe shkëmbinj, merr triliona gaz dhe naftë në zonën ekonomike detare të Shqipërisë. Marrëveshja pra është edhe një herë një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë. Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për të mbrojtur trojet e tyre, që po i copëton Zografi i dytë”, tha ai.

Mediat greke zbardhin prapaskenat, Athina e shqetësuar nga veprimet e Metës, Presidenti “minon” marrëveshjen e detit

Athina paralajmëron: Ndaj Metës presion dhe nga ndërkombëtarët

meve ligjore, fillimisht Presidentit autorizon ministrinë e linjës për nisjen e negociatave, siç ndo-dhi në këtë rast me Ministrinë e Jashtme. Më pas marrëveshja i kalon sërish Presidentit, i cili ja dërgon Parlamentit për miratim. Në fund është po presidenti që bën dekretimin. Kjo do të thotë se janë dy faza kur duhet të ven-dosë Ilir Meta. Por Presidenti pak

ditë më parë mbajti një qëndrim publik, ku tha hapur se do të kërkojë informacione shtesë nga Bushati. Po ashtu dha sinjale se do të presë Gjykatën Kushtetuese të ngrihet në mënyrë që për çdo parregullsi të jetë ajo që do të bëjë interpretim. Kjo gjë duket e ka rënë dhe në vesh të grekëve, dhe tani Athina i ka sytë te Meta, i cili njihet dhe si i afërm i tyre.

Kliti TOPALLI

Veprimet e dyshimta të Presidentit Ilir Meta sa i takon marrëvesh-jes me Greqinë kanë

rritur shqetësimin në Athinë. Prej dy ditësh mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe marrëveshjes mes dy vendeve, por ai që ngrihet si shqetësim është fakti se presidenti shqiptar mund të mos japë firmën për paktin e ri. Media si “Kathimerini” dhe “News 24/7”, kanë shkruar dje një sërë artikuj mbi takimin e Ditmir Bushatit mes Nikos Kotzias, por kanë treguar se qeveria greke tani i ka sytë te Ilir Meta. Mediat greke kanë paralajmëruar se Meta nuk do e firmosë marrëveshjen e re dhe mund të ndodhë që takimi Rama-Tsipras të dështojë. “Mar-rëveshja do të ratifikohet nga dy kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama. Plani fillestar ishte që të dy liderët të takoheshin në Korçë gjatë Pashkëve, por gjithçka dështoi për shkak të përballjes së kryeministrit Rama me opozitën dhe Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit po bën thirrje për një marrëveshje që të mos shkelë dispozitat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi paktin e vitit 2009. Ky kusht i vënë nga ilir Meta e bën marrëveshjen jashtëzakonisht të vështirë. Në shtypin shqiptar u pasqyrua intervista e ish-kryem-inistrit Sali Berisha, i cili akuzon qeverinë “Rama” se është duke shitur detin”, shkruan “Kathimer-ini”. Por më i drejtpërdrejtë është portali “News24/7”. Ai ka shkruar se presidenti shqiptar ka dhënë sinjale se nuk do e firmosë mar-rëveshjen mes dy vendeve. “Ka një sërë vështirësish në marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi Presidenti Ilir Meta nuk autorizon qeverinë e Edi Ramës të finalizojë paktin. Në Rodos, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati po intensi-fikojnë përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen në mënyrë që dy kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama të mbyllin gjithçka. Por ekziston një optimizëm se Ilir Meta do bindet dhe do të

Kampet në Shqipëri? Britanikët: S’mund të vendosen në Afrikë

Holanda e mbështeti propozimin e Donald Tusk për krijimin e platformave të verifikimit të azilkërkuesve jashtë Europës. Kryeministri holandez, Mark Rutte thotë se planet e presidentit të Këshillit Europian nuk janë përvijuar ende qartë, por 3 janë emrat e vendeve të përmendura nga gazeta “De Telegraaf”, Tunizia, Egjipti dhe Shqipëria. “The Guardian” ndërkohë publikon la-jmin se, asnjë vend i Afrikës së Veriut nuk i pranon qendrat e emigrantëve. Komisioneri europian i Emigracionit, Dimitris Avramopoulos pohoi se blloku ka kërkuar ta intensifikojë bashkëpunimin me Algjerinë, Egjip-tin, Tunizinë, Nigerin dhe Marokun, me qëllimin e krijimit të një “skeme rajonale zbarkimi”. Por, ai duket është detyruar të konfirmojë se, asnjë prej këtyre vendeve nuk është pajtuar me idenë, ndonëse nuk është hedhur ende një propozim zyrtar, e se mbase do nevojiten bisedime të mëtejshme.

Holanda mbështet hapjen e negociatave

për MaqedoninëPas zgjidhjes së çështjes së emrit të

Maqedonisë, Holanda po i hap dritën jeshile negociatave me BE. Holandezët vendosën të mos e bllokojnë Maqe-doninë, ndërsa vendosën veto për Shqipërinë. Qeveria gjermane përmes një letre dërguar Bundestagut kërkoi të miratojë mbështetjen për një datë për fillim të negociatave me Maqedoninë javën e ardhshme. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska zotohet se vendi do të vazhdojë të punojë për t’i bindur të gjitha shtetet evropiane se meritojmë mundësi. “Diskutimi i djeshëm dhe vendimi i Parlamentit të Holandës tregon se Maqedonia me të vërtetë ka bërë mrekullira dhe tregon se kur jeni të guximshëm dhe të përm-bushur, rezultatet nuk mund të mbeten të pavërejtura. Puna jonë vazhdon edhe në aspekt me të gjitha shtetet anëtare te BE, veçanërisht me Francën. E dini se në Francë dilema nuk është Maqedonia dhe nëse ajo i plotëson kushtet, por para së gjithash është e lidhur me reformat e tjera që pret t’i bëjë BE-ja”, deklaroi Radmilla Shekerinska.

Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se pret nga Min-istria e Jashtme që t’i vërë në dispozicion informacione më të plota lidhur me çështjen e kufirit detar. “Kemi diskutuar (me kryeministrin Rama) edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Institucioni i Presidentit pret informa-cione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështjeje. Unë dëshirojë të theksoj

rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, sepse kjo është shumë e rëndësishme për të dyja vendet, jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur, por edhe si çelje e mundësisë dhe perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e këtyre të mirave qytetare apo natyrore. Kështu që të gjitha vendimet e Institucionit të Presidentit do të jenë në përputhje me Kus-htetutën dhe në përputhje dhe me përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni”, tha Meta pak ditë më parë.

ILIR META: KËRKOJ INFORMACIONE MË TË PLOTA

Sali Berisha vijon të mbrojë marrëveshjen e 2009: Pakti i ri me Greqinë copëton trojet, shqiptarët të ngrihen kundër qeverisë

ndryshojë sjellje, kjo falë dhe presionit ndërkombëtar. Argu-mentet e paraqitura nga opozita në Shqipëri janë të njëjta me ato të dhëna nga opozita në Athinë. Lajmi për mbylljen e paktit mes Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatit ka shkaktuar një valë reagimesh në Shqipëri”, thuhet në artikull. Pra duket se Greqia është shumë e shqetësuar nga Meta, ndërsa mediat raportojnë se po ndërhy-jnë dhe faktorët ndërkombëtarë që ai të mos e bllokojë paktin.

Lëvizjet e Ilir MetësSipas Kushtetutës dhe ven-

dimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, mar-rëveshjet ndërkombëtare janë në dorë të Presidentit të Republikës. Kjo do të thotë se dhe pakti i ri me Greqinë varet nga lëvizja e kreut të shtetit. Sipas përcakti-

Media si “Kathimerini” dhe “News 24/7”, kanë shkruar dje një sërë ar-tikuj mbi takimin e Ditmir Bushatit

mes Nikos Kotzias, por kanë treguar se qeve-ria greke tani i ka sytë te Ilir Meta. Mediat greke kanë paralajmëruar se Meta nuk do ta firmosë marrëveshjen e re dhe mund...

6 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qytetarët denoncojnë gjyqtaren e Apelit në Vlorë: Brikena Ukperaj, na hoqi pronën në Karaburun

Teksa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj (Lubonja), disa qytetarë ishin të pranishëm pranë ambienteve të KPK, duke protestuar. Bëhet fjalë për një familje nga Vlora, e cila u shfaq para komisionit të vetingut për të denoncuar gjyqtaren e Vlorës, Brikena Ukperaj, ndërkohë që ajo ishte në seancë dëgjimore. Ata kanë akuzuar gjyqtaren Ukperaj se ka dhënë një vendim të padrejtë duke shkelur ligjin për çështjen e tyre. Sipas qytetarëve, gjyqtarja prej vitesh nuk iu ka dhënë tokën që ata pretendojnë se iu takon në Karaburun. “Ne kemi

ankimuar çështjen në Gjykatën e Lartë sipas kërkesave të ligjit dhe kemi adresuar konsumimin e publicitetit që i bëri kjo çështje edhe në organet e vetingut dhe të KLD për mos korrektësi të hap-ave procedural të ligjit. Çështja Karaburuni është çështja me sensitive që ka pasur shteti shqiptar, me prona të falsifikuar janë regjistruar persona publikë me pasuri të cilat jua kanë marrë njerëzve që i zotërojnë prej vitesh këtë me tituj. Personat publik mund t'i verifikoni në të dhënat që kanë palët e paditura në atë proces, subjektet tregtare që fshehin emrat e personave publik dhe unë në mënyrë të ligjshme në këtë proces. Zonja Ukperaj

mori një vendim që ishte haptazi kundër ligjit”, deklaruan ata njëzëri. Po ashtu, denoncuesit akuzuan gjyqtaren e Vlorës se vendimin e ka marrë në kushtet e nxitimit dhe aspak në kushte të profesionalizmit. Sipas tyre, vendimi i Ukperajt i ka lënë ata në ankth dhe pa gjumë gjatë këtyre viteve. “Kemi që nga 1991 deri sot dhe mund të them pa frikë se 90% të jetës ne e kemi pa gjumë. Ky problem i kësaj prone mban dokumentat që të kohës së turkut dhe të freskuara në 1924 në kohën e Zogut. Ai regjim e ka marrë në trajtim këtë problem 8 herë. Në 2012 me falsifikime 220 ha, nga një falsifikator Pëllumb Petriti, i cili është

dënuar me pa të drejtë me 4 vite burg, ndërkohë që Prokuroria kërkoi 21 vite burg, ai u dënua me 4 vjet dhe këto 4 vjet ai vazhdon sekser poshtë zyrave të Hipotekës. Vendimi që është dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë për mendimin tim është i nxituar. Për arsye se gjyqi i parë është bërë në prill, në nëntor ka kaluar në Apel jashtë radhe, sepse ata që kanë nxitur këtë falsifikim janë de-putetë me emra, janë dhe ministra”, nënvizuan ata. Brikena Ukperaj ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Gati ngritja e KLGJ dhe KLP, 5 kandidatë kalojnë me sukses vetingun,

drejt rikonfirmimit Brikena Ukperaj

Seanca dëgjimore, gjyqtarja e Apelit Vlorë rezulton e pastër

dhe nuk ka deklarim të rremë. “Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukper-aj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë dhe një makinë”, deklaroi ajo. Po ashtu, relatorja bëri me dije se edhe DSIK dhe KLD kanë sjellë raport pozitivi për gjyqtaren Ukperaj, për të cilën shkruajnë se është e për-shtatshme. “Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”,

nënvizoi relatorja e çështjes. Vendimi për gjyqtaren Brikena Ukperaj do të jepet më 25 qershor. Por, teksa duket se gjyqtarja e Vlorës pritet që të kalojë me sukses vetingun, në adresë të saj, kishin ardhur 12 denoncime. Rela-torja e çështjes zbuloi se denoncimet ishin shqyrtuar dhe pasi ishin verifi-kuar nga ana e KPK-së, ishte arritur ne konkluzionin se janë ankimime që i përkasin gjykatave.

Ukperaj para komisionit të vetingutKomisioni i Pavarur i Kualifikimit

zhvilloi ditën e djeshme seancën dëgjimore me gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja), e cila është njëherësh edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja shqyrtoi dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional. Gjatë fjalës së saj të shkurtër, relatorja Etleda Çiftja deklaroi se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë

Rigels SELIMAN

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë priten që të ngrihen shumë shpejt.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që procesi i verifikimit të vijojë me kandidatët e organeve të reja të drejtësisë. Dhe deri më tani shumica që kanë kaluar në filtrin e procesit të vetingut, kanë rezultuar të pastër. Gazeta ka bërë një përmbledhje dhe rezulton se nga të gjithë kandidatët për KLGJ dhe KLP deri më tani i janë nënshtruar vetingut 7 prej tyre, ku vetëm 2 kanë ngelur. Ndërsa në datë 25 qershor pritet që të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe një tjetër kandidat, i cili garon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke e çuar në 8 numrin në total që i janë nënshtruar verifikimit nga ana e organeve të vetingut. Po kush janë kandidatët e KLP dhe KLGJ që kanë dalë para KPK deri më tani? Kështu, nga KLP janë 2 kandidatë që kanë dalë para organeve të vetingut. Më konkretisht, prokurorja e Tiranës, Anila Leka e ka kaluar vetingun, ndërsa prokuroja e Shkodrës, Besa Nikëhasani ka ngelur në veting. Ndërkohë që ditën e hënë para KPK pritet që të dalë kandidati tjetër i KLP-së, prokurori i Shkodrës, Vat Stakaj. Ndërsa nga ana tjetër, kandi-datët që kanë dalë para Komisionit të vetingut janë Besim Trezhnjeva; Manjola Xhaxho; Marcela Shehu; Ilir Toska; Brikena Ukperaj. Më konkretisht, gjyqtari i Durrësit, Be-sim Trezhnjeva ka ngelur në veting, ndërsa gjyqtari Ilir Toska ka kaluar vetingun. Kurse gjyqtarja Manjola Xhaxho dhe gjyqtarja Marcela She-hu e kanë kaluar vetingun. Ndërkohë që drejt rikonfirmimit është edhe gjyqtarja Brikena Ukperaj. Pra duke parë këtë trend, ku shumica e kandi-datëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshilli të Lartë të Prokurorisë, kanë dalë të pastër duke kaluar vetingun, me shumë gjasa ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së do të ngrihet brenda muajit korrik. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Pronat e minoritetit, qeveria: Denonconi pranë KPKNjë qytetari iu drejtua dje kryem-

inistrit Edi Rama duke i shpjeguar se problemi i pronës është aktual për minoritetin, ndërsa vuri në dukje se pseudo-pronarë po falsifikojnë doku-mentet për të marrë pronat. Por kryem-inistri Rama u bëri apel qytetarëve që për çdo material që zotërojnë që kompromentojnë figurat e gjyqtarëve në afera korruptive, duhet t’i dorëzojnë pranë komisionit të vetingut. “Ju duhet që të gjithë informacionin që keni dhe materialet kompromentuese, t’i çoni në Komisionin e Vetingut, sepse të gjithë do kalojnë në komisionin e Vetingut. Por, ju materialet duhet t’ia çoni komi-sionit dhe të jeni të sigurt që procesi i pastrimit do ndodhë, Nuk është një proces që mbaron sot për nesër. Ama po pastrohet dite për dite. Është proces dhe po ndodh. Nuk mundet dot të bëhet gjithçka sa hap e mbyll sytë dhe trupi i pastër reagon ndaj të gjitha mikrobeve të padrejtësisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ambulantët “përplasen” me kryebashkiaken e Sarandës

Asnjë tregtar ambulant nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës. Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka. Por vendimi i kryebashkiakes nuk është mirëpri-tur nga tregtarët. Në një përballje me tregtarët për këtë çështje, kryebash-kiakja Koka u shpreh e vendosur për ti dhënë fund fenomenit të tregtimit në bulevard. “Ka dy opsione, të mos dalësh fare se unë e kam marrë këtë vendim, institucioni e ka marrë këtë vendim dhe të rrish në shtëpinë tënde, ose të zgjedhësh të bësh punë të tjera. Vendimi është i prerë dhe është ky, nëqoftëse ju bëhet të shkoni në atë treg, ama në këtë qytet nuk ka ca mos, ca dos”, tha ajo. Por ajo që duhet të ishte përballje qëndrimesh, u karakterizua nga tensione të larta, deri në kërcëni-me ndaj kryebashkiakes së Sarandës nga ana e tregtarëve. “Hajde të pres, të shohim se çfarë do të bësh. Po të dua dhe ty bashkë me policët, dua ta shikoj surratin aty”, tha një tregtar.

Por, teksa duket se gjyqtarja e Vlorës pritet që të kalojë me sukses vetingun, në adresë të saj, kishin

ardhur 12 denoncime. Relatorja e çështjes zbuloi se denoncimet ishin shqyrtuar dhe pasi ishin verifikuar nga ana e KPK-së, ishte...

8KANDIDATËT E KLGJ

DHE KLP QË KANË DALË PARA KPK

1. Besim Trezhnjeva (ka ngelur në veting)

2. Manjola Xhaxho (ka kaluar vetingun)

3. Marcela Shehu (ka kaluar vetingun)

4. Ilir Toska (ka kaluar vetin-gun)

5. Brikena Ukperaj ( drejt rikon-firmimit)

6. Anila Leka (ka kaluar vetin-gun)

7. Besa Nikëhasani (ka ngelur në veting)

8. Vat Stakaj (del të hënën para KPK)

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të jenë dy organe shumë të rëndë-sishme të zbatimit të reformës në drejtësi. Kështu, ligji përcakton qartë që KLGJ është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. 5 anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur

nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të për-faqësuesve të shoqërisë civile. Ndërsa KLP është organ kolegjial, i përbërë nga 11 anëtarë. 5 anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë jo prokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve dhe shoqërisë civile. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve.

ROLI DHE FUNKSIONET E KLGJ DHE KLP

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. ILDKP kreh 1.2 milionë faqe me informacione për pasuritë e gjyqtarëve

2. ILDKP në kuadër të pro-cesit të vetingut ka bashkëpunuar me 26 institucione

3. Dosjet e 3 mijë personave që janë hetuar gjatë procesit të vetingut i disponon edhe ONM dhe KPK

4. Dosjet e 3 mijë personave janë ruajtur në shumë versione, me qëllim rruajtjen e autenticitetit

5. ILDKP ka bërë ballafa-qim mes deklaratave të pasurive të gjyqtarëve dhe informacioneve të dhëna nga bankat, hipotekat apo Drejtoria e Pastrimit të Parave

6. Ka hetuar pasuritë në vite të gjyqtarëve dhe prokurorëve

DISA NGA GJETJET E ILDKP GJATË VETINGUT

Korrupsioni në administratën shtetërore vijon të jetë një fenomen tepër shqetësues, jo vetëm për shoqërinë shqiptare por edhe për vetë institucionet ligjzbatuese dhe jo vetëm në vend. Për këtë arsye janë ngritur grupe të veçanta, me qëllim spiunimin dhe denoncimin e korrup-sionit në zyrat e shtetit. Ka qenë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ai i cili në raportin e tij për vitin 2017 bën me dije se janë ngritur 163 njësi spiunazhi në administratë, organet këto, që do zbulojnë dhe shfarosin korrupsionin. Madje, në raportin e saj, ILDKP thekson se janë

angazhuar me dhjetra persona për denoncimin e korrupsionit në sektorin publik. “Në lidhje me njësitë përgjegjëse, ILDKPKI, me hyrjen në fuqi të dispozitave të këtij ligji, nga data 1 tetor 2016, mori të gjitha masat e nevojshme fillimisht për identifikimin e autoriteteve publike, duke rakorduar punën me Komisionerin për të Dre-jtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Departamentin e Administratës Publike, si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të evidentuar autoritetet publike, të cilat kishin të punësuar mbi 80 punonjës. Në vijim, ILDKPKI vendosi kontaktet përkatëse për

ngritjen e njësive përgjegjëse dhe raportimin e tyre pranë Inspektoratit të Lartë. Me mbledhjen e informacionit të dërguar nga autoritetet pub-like, ILDKPKI përfundoi procesin e hartimit të Regjistrit Kombëtar të Njësive Përgjegjëse në Autoritetet Publike, në të cilin janë pasqyruar të dhënat dhe funksioni i personave të ngarkuar për të zbatuar ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Nga të dhënat statistikore rezulton se në total janë ngritur dhe funksionojnë 163 njësi përgjegjëse në sektorin publik”, thuhet në raport. Po ashtu, Inspektorati i Lartë i Deklar-imit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të

Interesave bën me dije se personat e punësuar si spiunë, koordinonin punën mes institucioneve. “Duke filluar nga 1 korrik 2017, me fillimin e efekteve ligjore për sektorin privat, ILDKPKI koordinoi punën me Drejtorinë e Tatimeve për të identifikuar në sektorin privat organizatat të cilët kishin të punësuar mbi 100 punonjës, për të vendosur kontaktet përkatëse për ngritjen e njësive përgjegjëse dhe raportimin e tyre pranë Inspektoratit. Nga të dhënat statistikore rezulton se në total janë ngritur dhe funksionojnë 446 njësi përgjegjëse në sektorin privat”, thuhet në raportin e ILDKP.

ILDKP kreh 1.2 milionë faqe me informacione për pasuritë e dyshimta të gjyqtarëve dhe

prokurorëve, gati dosjet për 3 mijë persona

Raporti i ILDKP, ja 26 institucionet që kanë hetuar pasurinë e njerëzve të drejtësisë

njerëzit e drejtësisë kanë shkruar në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë këtij institucioni, me të dhënat që kanë dërguar 26 institucionet. Madje, ILDKP thotë se në filtër të hetimit të thelluar kanë kaluar më shumë se 3000 persona. “Ins-pektorati i Lartë me qëllim saktësimin dhe rakordimin e të dhënave, mori masa për të nxjerrë dhe përpunuar në mënyrë manuale nga deklarata e pasurisë së dorëzuar në kuadër të rivlerësimit, së bashku me deklaratat e dorëzuara

nga subjektet ndër vite, të të dhënave të detajuara (atësi, mëmësi, datëlindje, numër identifikues, status civil, etj.) për më shumë se 3.000 persona (subjekte te rivlerësimit dhe persona të lidhur). Korre-spondenca shkresore ju dërgua fillimisht rreth 26 institucioneve juridike publike dhe private, (Banka e Shqipërisë, banka të nivelit të dytë, shoqëri investimesh, ZQRPP, QKB, ALUIZNI, DPT, DPPPP, Drejtoria e Përgjithshme Detare, OSSHE, etj)”, thuhet në raport.

Rigels SELIMAN

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka grumbulluar plot 1 mil-ionë e 200 mijë faqe me informacione

për pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. ILDKP ka një rol të rëndë-sishëm, sa i takon procesit të vetingut dhe në raportin e vitit 2017 ka dhënë detaje mbi gjithë procesin. Sipas asaj që thuhet në raport, Inspektorati i Lartë bën me dije se këto informacione kanë kaluar në filtra të rrepta kontrolli dhe janë përpunuar të dhënat në mënyrë të detajuar për çdo person të përfshirë. “Kthimi i përgjigjeve të ardhura nga kjo korrespondencë, përf-shirë dhe dokumentacionin e dorëzuar nga vetë subjektet e rivlerësimit, arrin në një volum të konsiderueshëm me rreth 1 milion e 200 mije faqe për t'u administru-ar, vlerësuar, përpunuar dhe pasqyruar nëpër aktet e kontrollit. Kompleksiteti i këtij procesi shtohet jo vetëm nga volumi i madh i informacionit të marrë dhe nevojës për vlerësim e përpunim nga ILDKPKI, por mbi të gjitha nga administrimi i tij në mënyrë tërësisht manuale nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, thuhet në raport.

Gati dosjet për 3 mijë personaInspektorati i Lartë Kontrollit të Pas-

urive thotë në raport se janë gati dosjet e 3 mijë personave, të cilat do të bëhen pub-like. Madje, ILDKP bën me dije se dosjet e këtyre 3 mijë personave, që përfshin gjyqtarët, prokurorët, familjarët dhe të afërmit e tyre, i janë vënë në dispozicion edhe Operacionit Ndërkombëtar të Mon-itorimit, si institucion kyç, i cili mbështet organet e vetingut gjatë procesit të riv-lerësimit kalimtar për njerëzit e drejtësisë. Sipas raportit, çdo dosje ruhet në shumë versione, ndërsa një kopje origjinale është në dispozicion të ILDKP, ONM dhe KPK. “Aktualisht, dosja e çdo subjekti riv-lerësimi krahas formatit shkresor (dosja fizike), kopjohet ne format elektronik (skanim), duke u ruajtur në serverat e institucionit, përkundrejt dosjes origjinale dhe kopjes elektronike të saj që dërgo-het pranë KPK dhe ONM. Gjithashtu, Inspektorati i Lartë mbi kërkesën e pa-raqitur nga ONM vendosi në dispozicion të vëzhguesve ndërkombëtarë listën me të dhënat e detajuara (atësi, datëlindje, numër identifikues, status civil etj) të nxjerra dhe të përpunuara në mënyrë manuale nga deklarata e pasurisë së

Ngrihen 163 njësi spiunazhi në administratë, angazhohen dhjetra persona për denoncimin e korrupsionit në sektorin publik

dorëzuar në kuadër të rivlerësimit, së bashku me deklaratat e dorëzuara nga subjektet ndër vite, për më shume se 3.000 persona (subjekte të rivlerësimit dhe persona të lidhur)”, thuhet në raport.

26 institucione kanë informuar ILDKP

Inspektorati i Lartë Kontrollit të Pasurive në raportin e tij, bën me dije se në kuadër të procesit të vetingut, ka kërkuar informacione zyrtare nga 26 institucione ligjzbatuese dhe publike në vend siç janë hipotekat, bankat apo Drejtoria e Pastrimit të Parave. Këto ko-rrespodenca thotë ILDKP, janë bërë me qëllim zbulimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, ILDKP thotë se në kuadër të procesit të vetingut, ka bërë ballafaqimin e të dhënave që

Disa nga prioritetet e ILDKPI për vitin 20181. Ruajtja dhe forcimi i pavarësisë

dhe integritetit institucional, duke qenë kështu garant i paanshmërisë dhe objektivitetit të Inspektoratit të Lartë.

2. Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, duke garantuar vi-jueshmërinë e zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vet-ting-un) në hartimin dhe dërgimin pranë institucioneve të rivlerësimit dhe ONM, të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara sipas konkluzioneve të kërkuara.

3. Ndjekja dhe zbatimi i skemës së kontrollit të deklaratave të intere-save private të subjekteve deklarues, në përputhje me kërkesat ligjore të parashikuar nga ligji “Për deklarimin “, i ndryshuar, si dhe ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, i ndryshuar.

4. Zbatimi dhe monitorimi i ligjit nr. 60/2016, date 2.6.2016 “Për sinjal-izimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, në drejtim të forcimit të kapaciteteve të njësive përgjegjëse pranë organi-zatave të sektorit publik dhe privat, si dhe realizimin, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të fushatës ndërgjegjësuese.

5. Forcimi i marrëdhënieve bash-këpunuese me partnerët ndërkom-bëtarë, në përmbushje të angazhimeve të marra në kuadër të projekteve të për-bashkëta, të cilat synojnë përmirësimin e sistemit aktual për plotësimin, admin-istrimin dhe kontrollin e formularëve të deklarimit, me qellim rritjen e eficiencës dhe cilësisë së punës të Inspektoratit të Lartë, duke përfunduar ngritjen dhe vënien e funksionimit të sistemit elektronik të deklarimit e publikimit të deklaratave të interesave private.

6. Vazhdimi i ndjekjes së një poli-tike të hapur me qytetarët, median dhe shoqërinë civile. Forcimi i mëtejshëm i urave të bashkëpunimit me median investigative. Respektimi i mekaniz-mave informues ligjore e publike, duke respektuar ligjin për të drejtën e inform-imit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale, për publikimin e deklaratave të interesave private.

Inspektorati i Lartë Kontrollit të Pa-surive në raportin e tij, bën me dije se në kuadër të procesit të vetingut,

ka kërkuar informacione zyrtare nga 26 insti-tucione ligjzbatuese dhe publike në vend siç janë hipotekat, bankat apo Drejtoria e...

ILDKP ka njoftuar se ka mbyllur që një vit më parë dosjet për emrat prioritarë, përfshirë këtu dhe ish-kryep-rokurorin Adriatik Llalla, edhe pse për të u ndalua procesi. “Në këto kushte, ILDKPKI me konstituimin dhe fillimin e funksionimit të organeve të vetingut, si dhe ONM në fund të muajit tetor 2017 kishte përfunduar procesin e kontrollit të subjekteve të përfshira në listën prioritare, duke dërguar pranë këtyre institucioneve përgjatë periudhës nëntor- dh-jetor 2017, dokumentacionin e plotë, së bashku me raportet

e hollësishme dhe të arsyetuara sipas konkluzioneve të kërkuara nga neni 33 i Ligjit nr. 84/2016, për 67 subjekte të procesit të rivlerësimit. Në listën e këtyre subjekteve u përf-shinë krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, duke filluar qe nga Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e në vijim me Kryetarin dhe anëtaret e Gjykatës së Lartë, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm, prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe kandidatët nga radhët e gjyqësorit/prokurorisë për KLGJ dhe KLP”, thuhet në raportin e ILDKP.

ILDKP, GATI DOSJEN DHE PËR LLALLËN

8 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Të korruptuarit po tentojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e integrimit evropian, por do dështojnëAvokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e

djeshme se të korruptuarit shqiptarë po ten-tojnë të destabilizojnë vendin dhe të pengojnë hapjen e negociatave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai komentoi edhe çështjen e ngritjes së kampeve të refugjatëve në vendin tonë, ndërsa u shpreh se kjo është një kërkesë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, tentativat e politikanëve shqiptarë janë që të krijojnë rrëmujë në vend, por theksoi se kanë dështuar. “Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky.

Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë. Po, a do t'ia pranojë Uashingtoni? E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t'ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët. Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë? Jo, ai po kërkon desta-bilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur. Por, a do ta realizojë. Destabilizimin e Shqipërisë?

Kjo është pamundësi absolute. Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e nego-ciatave. Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët. Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar. Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE”, tha avokati. Ngjela theksoi se hapja e negociatave do të shfarosë korrupsionin shqiptar. Ai shtoi se pikërisht kjo është arsyeja pse ata ndodhen në ankth. “Ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt

e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë. Kjo është arsyeja që sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujërat e tyre. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë. Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë. Është për të qeshur: 600 mijë refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika”, deklaroi Spartak Ngjela.

mënyrë të gabuar, se në fakt, pjesa 5, Kreu 1 i ligjit flet për përgjegjësinë disiplinore civile dhe penale. Ministri i Drejtësisë ka të drejtë të bëjë propozimet për masat disiplinore në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve” dhe Kushtetutës. Nuk e kuptoj cili është ndryshimi kaq i madh nga ju zoti Gjoni që pas 5 seancave që kemi kryer, rezulton që nuk paska kompetencë ministri i Drejtësisë”, u shpreh Gjonaj. Gjin Gjoni iu kundërpërgjigj ministres duke e thumbuar për deklaratat e saj se KLD ka dështuar. “Në qoftë se kemi ardhur

për të bërë shou dhe për të dalë në deklarata për shtyp dhe për të thënë që KLD-ja është armiku i popullit, KLD-ja është që po i prish imazhin”, deklaroi ai. Ndërsa Gjonaj vijoi kri-tikat e saj për KLD, duke theksuar se duhet të kryejë kompetencat e tij. “KLD duhet të kryejë kompetencat e tij, detyrat e tij, ashtu si edhe duhet të vijë në mbledhje kur lihet për t’u bërë mbledhja, ashtu si edhe për të bërë deklarata secili nga ne e ka të gjithë të drejtën, edhe kur dilni ju jashtë kësaj salle, ashtu siç kur dal unë”, tha Etilda Gjonaj.

Mimoza IBRA

Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u shqyrtua kërkesa e ministres së Dre-jtësisë, Etilda Gjonaj për të shkarkuar

gjyqtarin e Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Gazeta ka arritur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së datës 12 qer-shor, ku bëhen publike qëndrimet dhe votimet e secilit anëtar të KLD, por edhe debatet e forta që ka patur midis tyre, veçanërisht mes Etilda Gjonajt dhe Gjin Gjonit. Nga 12 anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vetëm 2 prej tyre votuan pro kërkesës së Gjonajt, ndërsa duhet theksuar se një anëtar (Xhezair Zagan-jori) nuk mori pjesë në votim. Ndërsa të gjithë të tjerët janë pozicionuar kundër propozimit të ministres së Drejtësisë, duke mbrojtur kështu gjyqtarin Ahmet Jangulli. Më konkretisht, kundër Gjonajt votuan: Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha dhe Astrit Haxhialushi. Etilda Gjonaj kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, i cili një-kohësisht është anëtar i KED, pasi gjatë një verifikimi të kryer nga Inspektorati i KLD ka rezultuar se ai ka shkelur në mënyrë të pajus-tifikuar dhe të përsëritur procesin e rregullt gjyqësor. Më tej, gjatë mbledhjes, Gjonaj ar-gumentoi se një tjetër shkelje e gjyqtarit është edhe zvarritja e gjykimit të 5 çështjeve, duke tejkaluar çdo standard kohor. Por pavarësisht këtyre fakteve të paraqitura nga ajo, sërish shumica e anëtarëve të KLD vendosën ta rrëzojnë ministren dhe të mbajnë në detyrë Ahmet Jangullin.

Debate të fortaMbledhja e datës 12 qershor e KLD

është shoqëruar edhe me debate të ashpra mes Etilda Gjonajt dhe Gjin Gjonit. Ky i fundit refuzoi kërkesën e ministres, duke u shprehur se ajo nuk ka të drejtë të kërkojë shkarkim të një gjyqtari. “Në cilën prej këtyre dispozitave ministrja e Drejtësisë ka të drejtë që të vijë përpara nesh me këtë propozim? Këtë propozim, po t’i referohesh dispozitave kalimtare, mund ta bënte Kryeinspektorja e KLD. Dhe ne kemi qenë me tre ministra paraardhës, të cilët nuk propozonin më as edhe një masë disiplinore dhe propozimi bëhej nga anëtarët e Këshillit mbi bazën”, tha ai. E menjëhershme ishte përgjigja e Gjonajt, e cila argumentoi se e drejta e saj për të kërkuar shkarkim është e përcaktuar në ligj. “Lidhur me nenin 160, e thotë shumë qartë, 160/1/c, ia njeh të gjithë të drejtën ministrit të Drejtësisë të bëjë propozime për masat disiplinore në bazë të raportit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dhe për sa i përket pjesës 5, Kreu 1 të këtij ligji, zoti Gjoni iu referua në

Ja debatet mes Gjin Gjonit dhe Etilda Gjonajt

Gjin Gjoni: Në cilën prej këtyre dis-pozitave, parashikuar neni 160, pika /c/, minis-trja e Drejtësisë ka të drejtë që të vijë përpara nesh me këtë propozim? Këtë propozim, po t'i referohesh dispozitave kalimtare, mund ta bënte Kryeinspektorja e KLD derisa të krijohet Inspektorati i Lartë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ta lexonte. Dhe ne kemi qenë me tre ministra paraardhës, me zotin Manjani, me zotin Vasili dhe me zotin Bardhi, të cilët nga shkurti i 2016, këta zotërinjtë nuk propozonin më as edhe një masë disiplinore dhe propozimi bëhej nga anëtarët e Këshillit mbi bazën... dhe ministri i Drejtësisë merrte pjesë në votim njësoj me të gjithë anëtarët e Këshillit. Nuk e di nga na doli kjo procedurë e re?! Pse doli kjo procedurë? Tani, këtu, në qoftë se kemi ardhur për të bërë shou dhe për të dalë në deklarata për shtyp dhe për të thënë që KLD-ja është armiku i popullit, KLD-ja është që po i prish imazhin.

Etilda Gjonaj: Lidhur me nenin 160, e thotë shumë qartë, 160/1/c ia njeh të gjithë të drejtën ministrit të Drejtësisë të bëjë propozime për masat disiplinore në bazë të raportit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kreu 1 i ligjit flet për përgjegjësinë disiplinore civile dhe penale dhe ne e kemi interpretuar shumë herët edhe në mbledhje të mëparshme, ku kemi thënë që, për sa kohë që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar këtë pjesë të shkeljeve disiplinore, atëherë ne i referohemi nenit 140 të Kushtetutës. Kështu që, ministri i Drejtësisë ka të drejtë të bëjë propozimet për masat disiplinore në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve” dhe Kushtetutës”.

Gjin Gjoni: Ky KLD ka ndryshuar qën-drim në lidhje me tre ministrat paraardhës, dhe e njëjta procedurë që po kërkoj unë, është zbatuar nga tre ministrat paraardhës. E vetmja procedurë që na ndryshoi është me ministren aktuale.

Etilda Gjonaj: Ne kemi më shumë se 5 seanca që diskutojmë dhe marrim vendime në bazë të propozimeve të ministrit të Drejtësisë me këtë bazë ligjore. Nuk e kuptoj cili është ndryshimi kaq i madh nga ju zoti Gjoni që pas 5 seancave që ne kemi kryer – jo, nuk keni pas-ur këtë qëndrim - pas 5 seancave që kemi kryer, rezulton që nuk paska kompetencë ministri i Drejtësisë. KLD duhet të kryejë kompetencat e tij, detyrat e tij, ashtu si edhe duhet të vijë në mbledhje kur lihet për t’u bërë mbledhja, ashtu si edhe për të bërë deklarata secili nga ne e ka të gjithë të drejtën, edhe kur dilni ju jashtë kësaj salle, ashtu siç kur dal unë.

Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e KLD rrëzojnë kërkesat e ministres së Drejtë-sisë. Edhe gjatë mbledhjes së mëparshme ata refuzuan të shkarkonin 3 gjyqtarë me shkelje ligjore. “KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe është kthyer në një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Një arsye më shumë për ta

vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë të këtij sistemi”, u shpreh Gjonaj pak ditë më parë pas rrëzimit të kërkesës së saj për të shkarkuar 3 gjyqtarë.

GJONAJ: KLD, STRUKTURË MBROJTËSE E GJYQTARËVE

Gjin Gjoni sulmon ministren për deklaratat e saj kundër KLD, Gjonaj vijon kritikat

Zbardhen debatet brenda KLD, ja si anëtarët refuzuan shkarkimin e gjyqtarëve,

Gjin Gjoni në sulm ndaj ministres së Drejtësisë

8 anëtarë që refuzuan shkarkimin e gjyqtarit1. Gjin Gjoni2. Brunilda Kadi3. Eneida Civici

4. Petrit Çomo5. Ridvan Hado6. Neritan Cena

7. Gerd Hoxha8. Astrit Haxhia-

lushi

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Strehimi i 600 mijë refugjatëve, Spaho replikon me Ramën: Nuk e ka thënë PD, kryeministri e ka deklaruar vetë i pari

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur dje akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e negociatave si dhe atë të ardhjes së 600 mijë refugjatëve. Kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho, teksa e cilësoi kryeministri Edi Rama si gënjeshtar, e akuzoi atë si një njeri që nuk e njeh ndjenjën e turpit. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, deputeti Edmond Spaho duke ndalur tek deklarata e kryeministrit për çështjen e ardhjes së 600 mijë refugjatëve, deklaroi se këto lajme nuk janë përhapur nga opozita por nga vetë qeveria. “Edi

Rama është shqiptari më gënjeshtar i gjithë tre-vave ku flitet shqip dhe i të gjitha kohërave. As skuqet as zverdhet, nuk njeh as turp as din e as iman, gënjeshtar patologjik, çfarë thotë sot nuk e thotë nesër, çfarë thotë në darkë nuk e thotë në mëngjes, të bardhës i thotë e zezë dhe të zezës e bardhë, atë që thotë vetë ja vesh të tjerëve, atë që thonë të tjerët thotë e kam thënë vete. Ky zarbo haxhiqamilist akuzon opozitën se hapi lajmin që në Shqipëri do vijnë 600 mijë emigrantë. Kryezarbua i qeverisë sonë ka qenë i pari që ka folur për këtë çështje në takimin me Kryeminis-

trin austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Vjenë që kryegënjeshtari bëri para disa javësh. Më pas zëvendësministri i Brendshëm i kryegënjeshtarit në një intervistë që i dha Deutsche Welle u shpreh që Shqipëria mund të presë deri në 600 mijë emigrantë. Ku i sheh zarbua opozitën dhe PD deri këtu?”, u shpreh Spaho. Por krahas Spahos, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka u shpreh se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pasi BE ka folur qartë. “E ka marre vesh dhe më i humburi në Shqipëri se

Holanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë: “jam në ëndërr” është ai vete, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako… Zakonisht atyre si Rama shpullat ju bë-jnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë. Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dilemë nuk mund të ketë më”, tha Paloka.

Rama: Strehimi i 600 mijë refugjatëve broçkull e PD, marrëveshja me Greqinë do të jetë e

drejtë, më 28 qershor presim vendim pozitiv

Kryeministri: Opozita po mashtron deputetët europian për të mos u hapur negociatat

do t’i ndizet drita jeshile. Rama tha se edhe pse opozita po lobon kundër hapjes së negociatave vendi është furur në rrugën europiane dhe në 28 qershor do të marrë përgjigje pozitive. “Puna është që edhe pas vdekjes kemi Esat Pashë. Marrëzi për shitjen e detit, për 600 mijë emigrantë. Kur erdhi Babalja hero popullor i drejtësisë, çdo gjë tjetër mund të ndodhë. Nxisin e gënjejnë deputetët europianë për të mos hapur negociatat. Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita

jeshile do ndizet. Kanë ngritur tymnajë të re tani, s’ka proces pa kushte. Mali i Zi po negocion, ky është një proces. Ne duhet të bëjmë hapa përpara, ajo që na intereson në jetën e përditshme s’është kur do bëhemi anëtarë, por t’a bëjmë Shqipërinë një shtet të denjë. Jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë. Duan apo s’duan këta. Kthesa ka nisur por është kthesë e gjatë. Se kanë ndierë ende efektin, por papunësia është ulur në 12.5% nga 18% që e gjetëm. Ka ende shumë punë për të bërë”, u shpreh ai.

drejtë dhe e barabartë për të dy vendet. “Marrëdhënia me Greqinë ka pasur ngërçet e veta. Marrëveshja do të jetë e drejtë, dhe do jetë e vizualizueshme për të gjithë në hartë. Marrëveshja me Gre-qinë, e drejtë dhe e barabartë. Do shohin me sytë e tyre jo me sytë e partive. Jo me sytë e atyre që amplifikojnë lajme të rreme. Kufiri siç ishte dhe kufiri që kemi. Do kemi mundësi të shohim qartësisht se kemi bërë marrëveshjen e duhur me vendin tonë, por edhe të shohim ç’mund të bëjnë këta të dëshpëruar, pa skuadër e pa lider, që të gjithë pafuqinë e tyre e kthejnë dita-ditës në një forcë të madhe të destruktimit”, tha kryeministri.

Kryeministrit: Presim të hapen negociatat

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi i BE për çështjen e negociat-ave dhe kur Holanda ka vendosur të votojë kundër hapjes së negociatave, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist se në 28 qershor Shqipërisë

Endri ARIZI

Kryeministri Edi Rama për të parën herë ka folur dje pub-likisht në lidhje me lajmin që po qarkullon në media se në

Shqipëri do të vijnë 600 mijë refugjatë sirianë. Nga Saranda, ku zhvilloi një dëgjesë publike me pakicat kombëtare të kësaj zone, kryeministri Rama, e cilësoi lajmin si një broçkull kozmike që Partia Demokratike ka shpikur pas asaj të ba-bales. Kryeministri tha se Shqipëria nuk do të kthehet në një pikë grumbullimi për refugjatët edhe nëse e kërkon BE. “Po i bëjnë qindin Shqipërisë në çdo qytet të Europës, kundër hapjes së negociatat. Kanë prodhuar një broçkull tjetër koz-mike, që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë këtu. S’ka fare as ISIS 600 mijë vetë ushtri. S’i shkon njeriut në mendje që Shqipëria mund të kthehet në pikë grumbullimi as për refugjatë nor-mal. Edhe po t’i iki mendja ndonjërit në Europë, ne do buzëqeshim me keqardhje. Mirëpo, ajo çka mbetet ama, është se Esat Pasha ka gjetur pasardhës. 100 vjet në varr, i hidhëruar pa pasardhës, i gjeti pasard-hësit. Pasardhës që janë gati të hedhin çdo ditë bomba me tym e helm, me shpresën e dëshpëruar se qytetarët do çmenden dhe do shkojnë pas berihait. Duke besuar në këto marrëzi të shitjes së detit dhe 600 mijë ushtarë të ISIS në Shqipëri. Kur erdhi babalja, heroi i luftës kundër krimit, çdo gjë mund të vij pas. Nuk ka gjë që nuk mund të vijë pas. Siç thonë, se di në greqisht, por në shqip thonë; qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama: Marrëveshja me Greqinë do jetë e drejtë

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Teksa grupi negociator po diskuton detajet e fundit të marrëveshjes se delimitimit të zonave detare, kryem-inistri Rama theksoi para banorëve të Sarandës, se marrëveshja do të jetë e

Rama në Himarë: Qeveria do investojë në turizëm Himara ka një potencial të madh

zhvillimi jo vetëm të ekonomive famil-jare, por edhe ekonomisë kombëtare, ndaj qeveria është e përqendruar me projekte e investime konkrete. Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Edi Rama u ndal dje në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës. Kryeministri ftoi familjet e zonës që të aplikojnë në pro-gramin për zhvillimin e turizmit. “Hi-mara nuk i takon vetëm himarjotëve, por të gjithë vendit, për shkak të një potenciali të madh zhvillimi dhe kon-tributi të madh jo vetëm për ekonomitë familjare, por edhe në ekonominë kombëtare. Është një sektor ku qeveria do investojë direkt, jo me kredi, por me para në dorë. Ne kemi një program të veçantë që synon bashkëpunimin financiar për të gjithë ata që duan të ndërtojnë bujtina të vogla në shtëpitë e tyre. Ne kemi një program të tërë për informimin, dhe kemi ngritur tani strukturën mbështetëse, në mënyrë që qytetarët të fitojnë nga këto projekte”, u shpreh kryeministri.

Qeveria i jep fund procesit të padrejtësisë me pronat në bregdet Kryeministri Rama ka deklaruar

dje nga Himara se qeveria ka bllokuar të gjitha pronat e marra në përdorim në shkelje të ligjit në të gjithë Bregun, duke i dhënë fund procesit të padre-jtësisë me pronat. Në kuadër të turit të llogaridhënies, kryeministri Rama tek-sa dëgjoi shqetësimet e qytetarëve në lidhje me çështjen e pronave, deklaroi se qeveria ka marrë masa për të ndal-uar abuzimet me pronat në mënyrë që t’i jap një zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni. “Kemi bllokuar gjithë zonën e Bregut për arsye të aktit të marrjes së tokës në përdorim në shkelje të ligjit dhe ndërkohë këtu do të hapet zyra përkatëse, do bëhet dhe një zyrë konsulence për trajtimin e problemit, por ne këto akte që janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe që kanë dokumen-ta më të vjetra nuk do i pranojmë. E rëndësishme është që e kemi ndaluar këtë proces padrejtësish, që i ka futur njerëzit në situata konfliktuale”, thek-soi dje kryeministri Edi Rama para banoreve të Himarës.

“Jemi investuar për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë strategjike me Greqinë. S’ka qene e thjeshtë, ka kaluar nëpërmjet një tensioni të jashtëzakonshëm, jo sepse e kemi pasur për qëllim të prishin marrëdhëniet me Greqinë, por të korrigjohen të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar pas ndryshimit të sistemit, vatrat e tensionit, duke na dalë përpara rrugët e së ardhmes. Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur

ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe. Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme. Marrëveshja e re e detit do jetë e drejtë dhe do pasqyrohet në hartë. Do kemi mundësi që të gjithë ta shohin jo me sytë e politikës”, deklar-oi dje kryeministri Edi Rama para banorëve të Sarandës.

RAMA: ME GREQINË PO NDËRTOJMË MARRËDHËNIE AFATGJATA

5çështjet kryesore që foli kryeministri Edi Rama 1. Kryeministri Rama mohon ardhjen e 600 mijë refugjatëve 2. Edi Rama akuza opozitës se po përhap lajme të rreme 3. Shefi i qeverisë e krahason opozitën me Esat Pashën4. Kryeministri shprehet optimist për hapjen e negociatave 5. Kreu i ekzekutivit paralajmëron një marrëveshje të drejtë

më Greqinë

Po i bëjnë qindin Shqipërisë në çdo qytet të Europës, kundër hapjes së negociatat. Kanë

prodhuar një broçkull tjetër kozmike, që

600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë këtu.

S’ka fare as ISIS 600 mijë vetë ushtri. S’i

shkon njeriut...

10 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Çështja e pronave, Gjonaj: Qeveria ka ndërmarrë reformën për kthimin e titujve të pronësisë, do t’u japim fund praktikave abuzive

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi dje se zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri mbetet një sfidë për qeverinë shqiptarë. Teksa ishte e ftuar në aktivitetin publik të organizuar nga Bashkimi Europian mbi të drejtën e pronës, ministrja Gjonaj u shpreh se reforma e pronës që qeveria ka ndërmarrë ka si qëllim që të konsiderojë të drejtën e pronës. “Qeveria ka ndërmarrë re-formën e sistemit të integruar të menaxhimit të tokës, duke synuar reformën tërësore të

shërbimeve publike që lidhet me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë regjis-trimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave përfshirë këtu mënyrën e organ-izimin dhe strukturës së institucioneve për-katëse, futjen e teknologjisë, rekrutimit të stafit si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit për një shërbim cilësor. Kjo reformë ka për qëllim krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të tokës si dhe një sistemi të inte-gruar të informacionit për tokën, por edhe ajo

që është e rëndësishme për të konsideruar të drejtën e pronës”, u shpreh ministrja Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se qeveria ka si qëllim përfundimin e të gjitha proceseve tranzitore të krijuara deri më tani si pasojë e ligjit të legalizimit, verifikimit të titujve të pronësisë etj. Gjonaj tha gjithashtu se qeveria ka nisur dixhitalizimin e sistemeve të pasurive të paluajtshme për të mos lejuar më zbatimin e praktikave abuzive. “Këtë duke e përfunduar dhe duke shkuar nëpërmjet

disa proceseve. Është pikërisht përfundimi të regjistrimit fillestar sistematik kombëtar dhe krijimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme. Përfundimin e proceseve tranzi-tore të krijuara për shkak të disa ligjeve që sot janë në fuqi, siç është legalizimi, kompensimi, verifikimi i titujve të pronësisë, qarkullimin e pronës etj. Dixhitalizimin e sistemeve të pasurive të paluajtshme duke përfshirë edhe hartografimin për të mos lejuar praktike abuz-ive”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj.

BE merr në dorë reformën e pronave, Vlahutin: S’mund të ketë kompensim 100% për pronarët, mos legalizoni ndërtimet në tokat e “vjedhura”

Reforma e pronës, Vlahutin: Vendosëm që Euralius të shikojë këtë problem nga ana legjislative

përfituar nga toka e të tjerëve”, u shpreh ajo. Më tej, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ripërsëriti mesazhin se Shqipëria duhet t’i kushtojë prioritet kthimit dhe kompensimit të pronës tek pro-narët e vërtetë. “E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin

detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Por ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtë-sisë, dhe të drejtave themelore, Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës”, tha Vlahutin.

së shkuarës. Sipas ambasadores Vlahutin duhet të ndalen edhe legalizimet e ndërtimeve pa leje bregdet pasi po përfitojnë abuzues të ndryshëm. "Kemi marrë shumë letra ankesa nga qytetarë dhe mund të them se 97% e tyre janë letra që kishin të bënim me çështjen e pronës. Nëse do i mblidhja në kuti, ato kuti do të mbushnin këtë dhomë. Sidoqoftë ka një zgjidhje për çdo problem. Shqipëria ka nisur një reformë gjithëpërfshirëse në dre-jtësi që do të sjellë stabilitet dhe besueshmëri sistemit të drejtësisë që do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshirë dhe të drejtën e pronës. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të ven-dosen gjoba ndaj atyre që kanë

Endri ARIZI

Bashkimi Europian ka marrë në dorë zbatimin e reformës së pronave. Prej shumë vitesh qeveritë

shqiptare janë përpjekur t’i japin zgjidhje kthimit të pronave tek pronarët e vërtetë, por në fakt përmes vendimeve të ndryshme e kanë ndërlikuar akoma më shumë këtë çështje. Por duke qenë se çështja e të drejtës së pronës është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, BE ka vendo-sur që të mos lejojë më abuzime dhe të përpiqet t’i japë zgjidhje këtij fenomeni. Ambasadorja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin dje gjatë një aktiviteti publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri të organizuar nga Bash-kimi Europian, deklaroi se Eu-ralius ka nisur analizimet për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronës përmes anës legjislative. Por krahas kësaj deklarate, Vlahutin pohoi gjithashtu se çfarë do lloj zgjidhjeje të arrihet nuk do të ketë kompensim 100% për pronarët. “Ne të gjithë jemi shumë të ndërg-jegjshëm që e drejta e pronës është shumë sfiduese, por dhe vende të tjera kanë probleme të tilla, dhe Shqipëria mund ta gjejë gjithashtu. Kjo është arsye pse vendosëm që Euralius të shikojë këtë problem nga ana legjislative si dhe të mbledhim eksperienca nga ekspertë të ndryshëm të Eu-ropës që kanë kaluar përmes këtij procesi. Zgjidhjet janë principet janë kryesore, ajo çfarë duhet është dialog dhe një marrëveshje me të gjithë grupet e interesit për të gjetur një të ardhme të qën-drueshme dhe të pranueshme. Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tran-zicion të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do i jepet fund pa një dialog”, tha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Legalizimi i ndërtimeveAmbasadorja Vlahutin, duke

u ndalur tek ankesat e qytet-arëve, deklaroi se duhet të ndalen menjëherë praktikat abuzive të

Taksa e pronës, Tabaku: Bizneset paguajnë dyfish

Mbi 100 mijë biznese në vend përballen me dyfishimin e taksës së pronës. Denoncimi është bërë nga nënkryetarja e Komisionit Parlam-entar të Ekonomisë, Jorida Tabaku, sipas së cilës edhe pse kadastra fiskale nuk ishte gati, qeveria nisi aplikimin e metodologjisë së re të taksës së pronës. “Sot, një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku. Një biznes në qytetin e Tiranës për vitin 2018 paguan taksë prone të rritur nga qever-ia socialiste, 510 mijë lekë ndërkohë që nga viti 2015 e deri në vitin 2017 taksa e pronës në total kishte vlerën e 282 mijë lekëve. Siç edhe duket qartë, një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë. Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i Bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rri-tur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit”, tha ajo.

Kamp refugjatësh në Shqipëri, BE rrëzon opozitën

BE nuk ka një propozim për ngrit-jen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Edhe pse Eurokomisioneri për emigra-cionin Dimitris Avramopulos, pranoi një ditë më parë se BE po shqyrton mundësinë për ndërtimin e qendrave strehuese për refugjatët në Europë, ka qenë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ajo që ditën e djeshme e ka përjashtuar për herë të dytë Shqipërinë nga një plan i tillë. "Ka shumë disku-time në Europë por unë jam siguruar të kontrolloj çdo burim të mundshëm dhe nuk kam asnjë informacion të konfirmojë pyetjen tuaj. Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Nuk ka asnjë propozim në tavolinë për Shqipërinë”, u shpreh ajo. Më tej, Vlahutin u ndal edhe tek çështja e negociatave. “Është e pamundur për mua të them çfarë do të ndodhë në Këshill pasi do të vendosin 28 shtete. Vendimi final do të jepet aty dhe në fund të javës që vjen do të njihemi. Çfarë mund të them është se Komisioni Europian është i qartë dhe mendon se Shqipëria i ka përmbushur atë që është e nevojshme për çeljen e negociatave”, tha Vlahutin.

“Në Shqipëri çdo njeri më ka thënë se ky është një problem më kompleks se kudo tjetër. Mund të jetë e tillë duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komu-nizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave. Duke përfshirë këtu, fatkeqësisht, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë u ftu-an të zaptojnë tokat. Mjafton të përmendin disa nga ligjet

që krijuan këtë kaos, ndoshta ishin propozime të mira në fillim por abuzimet provuan të kundërtën. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht që i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan. Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të veçantë në nivel lokal”, deklaroi dje ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

VLAHUTIN: JA LIGJET QË SHKATËRRUAN TË DREJTËN E PRONËS

6shqetësimet e BE për çështjen e pronave në Shqipëri

1. Euralius nis analizimet për zgjidhjen e çështjes së pronave 2. Vlahutin paralajmëron pronarët se nuk do të ketë kom-pensim 100% 3. Ambasadorja e BE kërkon dialog me grupet e interesit për çështjen e pronave 4. Vlahutin thirrje qeverisë të ndalë legalizimet në bregdet 5. Pronat, BE kërkon të ndalen praktikat abuzive të së shkuarës 6. Vlahutin pohon se ka denoncime të shumta nga qytetarët për çështjen e pronës

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 11

C M Y K

e k o n o m i www.sot.com.al

Shifrat, numri i kompanive eksportuese e importuese në Shqipëri

Valutat i rikthehen rënies, humbin pikë euro dhe dollari në treg

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e importeve dhe të eksporteve, sëbashku me disa të dhëna të tjera për ndërmarrjet që operojnë në këtë sektor. Referuar të dhënave të publikuara, rezulton se në vitin 2017 eksportet e mallrave janë 273 miliard lekë, duke u rritur 12,1 % krahasuar me vitin 2016. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 626 miliard lekë, duke u rritur 8,1 % krahasuar me vitin 2016. Në vitin 2017 pesha e eksporteve në vendet e BE është 77 % të eksporteve të mallrave,

duke arritur vlerën 211 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u rritën me 11,0 % krahasuar me vitin 2016. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 62 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 386 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 5,4 %, krahasuar me vitin 2016. Referuar të dhënave të INSTAT, numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2017 është 2.961, duke u rritur me 8,1 % krahasuar me vitin 2016. Në vitin 2017, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner.

Euro dhe dollari kanë hum-bur dje pikë në tregun e brend-shëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndrueshme. Më i fortë ka qenë nënçmimi i dollarit. Si-pas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 126.09 lekë, duke rënë lehtë me 0.09 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Më i fortë ka qenë nënçmimi i dollarit, i cili iu largua nivelit më të lartë të vitit të arritur dje, duke zbritur me 1.32 lekë, në 108.11 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës. Rënia e euros erdhi pas

një rritjeje të lehtë për tre ditë rad-hazi, ku monedha e përbashkët u ndihmua nga deklaratat e guver-natorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin sërish në tregun valutor për të frenuar disi efektet e rënies sezonale. Pasi arriti në 4 qershor në nivelin më të ulët në 10 vite, prej 141.27 lekë, euro u rrit me shpejtësi pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme të BSH për blerje valute, duke arritur në 128.3 lekë në 11 qershor, teksa në treg u konstatuan luhatje të mëdha dhe agjencitë valutore rritën dukshëm marzhin e shitblerjes.

Tatimet: Tërhiqni kuponin tatimor ose refuzoni blerjen pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer edhe një herë kujdesesh për kuponin tatimor duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrisnin përgjegjshmërinë për ta tërhequr atë. Në çdo rast kur subjektet nuk lëshojnë kupon, Drejtoria e Përg-jithshme e Tatimeve nën-vizon se atyre u lind e drejta të refuzojnë transaksionin. “Administrata Tatimore, ju bën thirrje qytetarëve dhe i inkurajon që të tërheqin kuponin tatimor, për çdo

mall apo shërbim që marrin. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton se çdo blerësi, personi fizik, juridik ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transak-sionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitë-si nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.

Skema lehtësuese tarifore për aksin Milot-Morinë, ja sa do të paguajnë nga 17 shtatori banorët e Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShteti do paguajë shtesë kompaninë edhe 48.5 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjik-nuri bashkë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë,

Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë. Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit. Banorët e Qarkut të Kukësit do të paguajnë tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë autom-jetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar. Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës. Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Tele-pass dhe përmes saj do bëjnë rimbush-jen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Ndërsa sa i përket tarifimit të autobusëve të linjës, janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eleminuar efektin e tar-ifës në koston e udhëtimit të banorëve të

Banorët e Qarkut të Kukësit do të pagua-jnë tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistru-ara në Qarkun Kukës. Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u për-dorur brenda periud-hës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime...

Shqipëria dhe Serbia shënuan përmirësimin më të madh në raportin e kredive me probleme (NPL) të sek-torëve të tyre përkatës bankarë, midis 17 vendeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) në 12 muaj deri në shtator 2017, sipas një raporti të Vienna Initiative, të Bankës Europiane. Raportet e NPL në Shqipëri ranë me 6.5 pikë përqindjeje nga viti në vit në fund të shtatorit 2017, dhe në Serbi me 7.3. Sipas raportit, janë shifra që demonstronin një prirje të vazhdueshme rënëse të vëlli-meve dhe raporteve të NPL për të gjitha 17 vendet e shqyrtuara. “Megjithatë,

raportet e NPL në të gjithë rajonin mbet-en të larta, duke tejkaluar 10% në pesë vende, përkatësisht Shqipërinë (14.8%), Kroacinë (12.3%), Serbinë (12.2%), Bull-garinë (11.6%) dhe Bosnjën dhe Her-cegovinën (10.8%)”, thuhet në raportin Iniciativa e Vjenës. Gjatë periudhës në shqyrtim, kreditë e këqija në Mal të Zi kanë rënë nën kufirin prej 10%, tregoi raporti. “Reduktimi i volumit të NPL në të gjithë rajonin u atribuohet kryesisht uljes së stokut të NPL në Poloni, Çeki, Bullgari, Rumani dhe Kroaci”, – citohet në raportin e Iniciativa e Vjenës. Sipas raportit, vëllimi i NPL në rajonin Evropë

Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CE-SEE) ra me 15.9% në periudhën 12-mujo-re, deri në shtator 2017. Raporti mesatar i NPL për CESEE ishte 5.3%, me 1.4 pikë përqindjeje që nga shtatori 2016. Vienna Initiative (Iniciativa e Vjenës) është një kuadër për ruajtjen e stabilitetit financiar të Evropës në zhvillim. Ajo u themelua në kulmin e krizës financiare globale në janar 2009. Ajo bashkon të gjithë aktorët relevantë të sektorit publik dhe privat të bankave ndërkufitare me bazë në BE, që janë aktive në Evropën në zhvillim, të cilat zotërojnë shumë prej sektorëve bankarë në atë rajon.

Raporti europian: Shqipëria, me rënien më të madhe të kredive me probleme

zonit aktual turistik. Rrjedhimisht, është përcaktuar që kalimi me pagesë në aksin Milot-Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 Shtator 2018. Efekti shtesë bruto në Buxhetin e Shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesit e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro.

Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale. Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim. Sakaq, lidhur me tarifimin e përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfi-tojë një zbritje në masën 10%. Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%. Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%. Mbi

60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;

Efekti financiar në buxhetin e shtetit

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milionë euro si rezultat i zbatimit të kë-tyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë. Paralel me procesin e negocimit me kom-paninë koncesionare janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultative me ko-munitetin dhe grupet e interesit ku përf-shihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit

e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësues të Prefekturës dhe Këshillave bashkiake; takime me përfaqësues të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare. Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal. Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve (kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej se-

12 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

www.sot.com.als p e c i a l eMë 1952 CIA nisi operacionet për lëshimin e broshurave përmes operacioneve nga ajri

Dokumentet, ja kush ishin agjentët e CIA që u dërguan për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës dhe si nisi nga jashtë beteja kundër diktatorit

CIA ka zbardhur identitetet e agjentëve të saj që u dërguan në Shqipëri për të rrëzuar regjimin komunist. Sipas një

dokumenti të deklasifikuar, tregohet se si nisën operacionet në vendin tonë. Po ashtu, janë pasqyruar dhe përm-bajtjet e disa fletëpalosjeve që do të hidheshin nga ajri në vendin tonë, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.

Dhjetor 1951Më 24 tetor radio-Tirana njoftoi

likujdimin e “13 spiunëve të lëshuar me parashutë në territorin shqiptar spiunazhi i Shteteve të Bashkuara”. Nga tetë agjentë të përmendur me emër në transmetim janë identifikuar tashmë si agjentët tanë të grupeve të OPC. Njoftimi së bashku me lajmet nga Tirana për gjyqet e spiunëve, sugjerojnë se impianti i fshehtë i stërvitjes për të infiltruari shqiptarë dhe bullgarë në Munih të Gjermanisë, është shënjestruar nga shërbimet komuniste të zbulimit. Gjithashtu ka mundësi që junta ushtarake brenda Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë të jetë depërtuar nga komunistët. Për këto arsye në kërkojmë që të merret në konsideratë: a) nëse impianti stërvitor të mund të zhvendoset diku tjetër, b) marrja në testim e anëtarëve të komitet-it drejtues të Komitetit Shqipëria e Lirë dhe zyrtarët ushtarakë që janë në dijeni të operacioneve të projektit BGFIEND. Është e mundur që një nga anëtarët e grupit prej dy veta, Pine Tree, të lësh-uar në Shqipëri në maj 1951 dhe që është furnizuar më vonë me ushqime e municione, të jetë tashmë në kontroll të forcave shqiptare. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të konfirmuar ose mohuar këtë dyshim. Lista e agjentëve të OPC në Shqipëri, sipas grupeve: Pine Tree: Tahir Vata, Liman Peposhi, Kaik Dalipi (radio), Dule Koçi; Chestnut Tree: Hysen Salku, Hysen Bajrami, Ramazan Dalipi, Abdullah Fejzulla (radio) Hajrul-la Terpeza; Valnut Tree: Nuredin Luashi, Kalem Hebexhiu, Dilaver Kacuqi (radio); Olive tree: Muhamet Hoxha, Kasem Shehu, Fidas Veki, Riza Zyberi; Oak Tree: Rifat Zyberi, Ded Hili, Aziz Rusta, Hamid Tosha;

Dhjetor 1952Broshura e lëshuar nga

Komiteti Shqipëria e Lirë Berati: Kongresi i premtimeve të

pambajtura Motra e vëllezër shqiptarë! A e

mbani mend Kongresin e Beratit, të mbajtur nga Enver Hoxha dhe ortakët e tij më 22 tetor 1944? A i mbani mend të gjitha ato premtime të reklamuara nga Enver Hoxha dhe rrethi i tij në atë ditë turpi? Vëllezër e motra, ne jemi të sigurt se ju e mbani mend 22 tetorin po aq mirë se dhe ne në emigracion. Në atë kohë ishte e qartë se ushtria naziste do të tërhiqej shpejt nga Ballkani dhe se Hitleri ishte në prag të disfatës. Kishte ardhur koha për Enverin dhe ortakët e tij të vinin në punë fazën finale të planit të tyre për të çliruar atdheun, që t’ia dorëzonin atë një pushtuesi tjetër: Sovjetikëve. Ata prej nesh që e kanë kundërshtuar planin e poshtër e

djallëzor të Stalinit dhe zagarëve të tij, u likuiduan, u detyruan të largoheshin jashtë atdheut ose të dilnin në mal, tek-sa trimat e Enverit mundoheshin t’i asg-jësonin. Tash të gjithë këta kusarë e ban-dita ishin në pritje të rënies së Hitlerit, për të hipur në fuqi. Ndërkohë ata bënë atë që bëjnë gjithmonë komunistët: mbajtën një kongres për me shpik e me trillue disa premtime të rreme që tingël-lonin në veshët e shumëkujt tërheqëse dhe përkëdhelëse. Nuk kemi hapësirë këtu për të botuar të gjitha premtimet e gënjeshtrat e tyre, por le të lexojmë disa nga premtimet në deklaratën dhe rezolutën e kongresit, e cila garantonte: “Të drejta të barabarta para ligjit për çdo shtetas shqiptar, liri besimi e ndërgjegje për të gjitha fetë, liri grumbullimi, liri fjale e shtypi, garantimi i pronës private dhe i sigurisë personale të çdo qytetari, të drejta të barabarta të grave me bur-rat në jetën politike dhe në veprimtari shoqërore, e drejta e votës së fshehtë në bazë të sistemit universal, e drejta e ankimit kundër vendimeve të pushtetit dhe e apelimit në gjyq ndaj organeve të pushtetit shtetëror”. Motra e vëllezër, çfarë ka ndodhur me deklaratën e shpallur në Berat nga pushteti i Enver Hoxhës? Ku shkuan të drejtat e besimit fetar të premtuara në atë dokument të turpshëm e të gënjeshtërt? Ku shkuan të drejtat e mbledhjes, të fjalës e të shtypit, apo e drejta e ankimit ndaj vendimeve të qeverisë? Do t’ju tregojmë ne se çfarë ka ndodhur. Rreth 10.000 nga vëllezërit tanë, motrat, nënat, djem e vajza të reja

janë duke u tretur në fushat e vdekjes. Fshatra e familje të shumta janë shfaro-sur dhe asgjësuar. Një forcë sigurimi dhe një ushtri prej 50. 000 vetash, të mbajtur me shpenzimet tuaja, janë duke spiunu-ar dhe duke pritur urdhra nga padronët e tyre të Tiranës për t’ju arrestuar e për t’ju vrarë. Atdheu ynë është i shkelur nga ekspertët sovjetikë të cilët drejtojnë plaçkitjen që po kryejnë kukullat e tyre të Tiranës. Këto janë vetëm një pjesë e dhunimeve të të drejtave dhe lirive të deklaratës së Beratit, që Shqipëria dhe shqiptarët po durojnë. Ky është një nga ligjet e dekretuara nga presidiumi i Enver Hoxhës në qershor 1952: Neni 1. Ndëshkohet me dënim të rëndë ai që cenon pasurinë e popullit, që është baza e ekonomisë socialiste; Neni 2. Akuza i njoftohet të pandehurit një dita para nisjes së procesit gjyqësor; Neni 3. Gjyqi zhvillohet edhe pa praninë e të pandehurit; Neni 4. Ndalohen rekur-set kundër vendimeve të gjyqit dhe ndalohet kërkesat për falje; Neni 5. Vendimet e dënimeve të rënda ekze-kutohen menjëherë; Popull shqiptar! Regjimi komunist përfaqësohet vetëm me gënjeshtra dhe tortura. Këto janë gjërat e vetme që Sta-lini, Hoxha e Shehu i kanë dhënë popullit. Por ju mos u dëshpëroni. Ne nuk kemi pushuar dhe nuk do të pushojmë kurrë luftën derisa Shqipëria jonë të jetë përsëri e lirë, dhe kur të vijë kjo ditë deklarata e rreme e kongresit të Beratit do të zëvendësohet nga e drejta e vërtetë.

Mars 1954Teksti i broshurës për t’u

lëshuar në gjysmën e dytë të prillit Faqja e parë

A e patë “Zërin e Popullit” më 21 shkurt? Aty thuhej se çështjet ndërkom-bëtare mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore, dhe në mënyrë të pranueshme për të gjithë të përfshirët. Por në konferencën e Berlinit Molotov tregoi se BRSS nuk do të lejojë që çështjet ndërkombëtare të zgjidhen, përveçse sipas mënyrave të tij. Përse Molovov ka frikë të takohet në gjysmë të rrugës dhe me kushte të barabarta me fuqitë perëndimore? Perëndimi la bërë tolerime të mëdha për të siguruar marrëveshjen, duke arritur traktatin me Austrinë, për ta çliruar atë nga pushtimi ushtarak. Molotov ka frikë sepse e di se çdo qetësim i shtypjes sovjetike në Ev-ropë do të lejonte që popujt e skllavëruar të thonë hapur mendimin e tyre për komunistët. Nëse ju nuk e mbani mend mirë 17 qershorin në Gjermani, Molotov nuk e harron kurrë. Molotov nuk lejon zgjedhje të lira sepse kjo do t’i mohonte arsyen për të mbajtur trupat sovjetike në Hungari e Rumani. Molotov nuk guxon të tërheqë trupat nga Evropa Lindore pasi populli do të përmbyste qeveritë komuniste. Ai nuk lejon zgjedhje të lira në Gjermani pasi komunistët nuk do të merrnin asnjë vend në zgjedhjet e Gjermanisë Perëndimore. Molotov nuk rrezikon të mbajë zgjedhje të lira në asnjë vend, kështu që Hoxha gënjen me zgjedhjet e tij të këshillave në Shqipëri, për t’u siguruar që shqiptarët të mos e përmbysin ashtu siç e meriton.

Faqja e dytëTradhtarët po dridhen!

Në të gjithë Evropën goglat e Kremlinit po ndjejnë erën e vdekjes kur

dëgjuan se Beria, ish-ministri i brend-shëm i plotfuqishëm sovjetik, është vrarë pas një gjyqi sekret, së bashku me rrethin e tij. Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkov, i cili është “Hoxha” i Rusisë, dhe Beria, “Shehu” i Rusisë, kanë bërë duelin e vdekjes. Malenkov goditi i pari dhe Beria shkoi drejt vdekjes. Po në Shqipëri kush do të godasë i pari? Malenkov-Hoxha apo Beria-Shehu? Cili do t’i marrë dhe mbështetësit e tij me vete drejt vdekjes? Kjo është pyetja që po bën të dridhen shefat komunistë, të cilët e dinë se jeta e tyre nuk do të jetë e gjatë. Cili e ka radhën të ndjekë shembullin e Koçi Xoxe me shokë? Në më pak se njëzet vjet katër drejtues të ministrisë së brendshme janë ekzekutuar, 60 prë qind e marshallëve dhe gjeneralëve të byrosë politike të Leninit të vitit 1917 janë vrarë dhe e gjithë byroja politike u riformua, me përjashtim të njërit, vrasësit masiv Stalinit. Le t’i mendo-jnë mirë këto shifra krerët komunistë të Shqipërisë, dhe të reflektojnë për shanset e tyre të mbijetesës!

23 mars 1953 lufta psikologjikeNjë referencë është bërë ndaj

një artikulli të Neë York Times me titull “Guerilasit raportojnë planin e grushtit të shtetit në Shqipëri”. Ne nuk kemi informacione për të mbështetur informacionet për aktivitete guerile të shkallës së gjerë të kryera nga Apostol Tenefi dhe ato që deklarohen si 50 000 mbështetësit e tij. Përkundrazi, përfaqësuesit e CIA që u takuan me përfaqësues të UDB më 16-17 shkurt 1953, u këshilluan se Komiteti i ref-ugjatëve shqiptarë të Prizrenit (kreu i të cilit është Tenefi) nuk i kalon më shumë se 5000 vetë. Më tej zyrtarët e UDB thanë se Komiteti i Prizrenit nuk pritet që në të ardhmen e afërt të ketë forcë të mjaftueshme për çlirimin e Shqipërisë. Brenda Shqipërisë, sipas UDB, nuk ka rezistencë të organizuar dhe regjimi i Hoxhës është në kontroll të plotë të vendit. Edhe nga agjentët tanë nuk kemi lajme se gueriles kanë në kontroll zona të Shqipërisë. Apostol Tenefi është një ish-komunist i arratisur nga Shqipëria në 1946, i cili në maj 1951 u zgjodh president i komitetit të Prizrenit të sponsorizuar nga qeveria jugosllave. Si një titist i betuar, Tenefi ishte ndjekës i afërt i ish-ministrit të brendshëm shqiptar Koçi Xoxe, i cili u ekzekutua si titist në 1949. Tenefi rapor-tohet të jetë inteligjent, i arsimuar dhe tërësisht besnik ndaj regjiit jugosllav, i cili i ka dhënë azil politik. Në disa raste ai është raportuar si i alkoolizuar. Gazetari francez Jean-francois Devay, i cili raportoi për planet e Tenefit në gazetën e Parisit javën e kaluar, ka një reputacion për sensacionalizëm. Sipas një burimi ai është ish-anëtar i partisë komuniste franceze dhe vitet e fundit ka qenë në kontakt me udhëheqësit e partisë jugosllave. Devay raportohet se ka shkruar artikuj në udhëzimin e am-basadës jugosllave në Paris, me qëllim diskreditimin e ish-mbretit Peter dhe të rretheve jugosllave opozitare të emi-gracionit. Megjithëse ne nuk i besojmë lajmit në fjalë, na tërhoqën vëmendjen komentet e UDB mbi lajmin dhe autorin.

Njoftimi së bashku me lajmet nga Tira-na për gjyqet e spi-

unëve, sugjerojnë se impianti i fshehtë i stërvitjes për të in-

filtruari shqiptarë dhe bullgarë në Mu-

nih të Gjermanisë, është shënjestruar nga shërbimet ko-muniste të zbulim-

it. Gjithashtu ka mundësi që junta ushtarake brenda

Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë të jetë depërtuar nga

komunistët...

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 13

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Holandë-Gjermani rekomandojnë hapjen e negociatave me Maqedoninë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraEmri i ri i Maqedonisë hap ‘dritën jeshile’ për çeljen e negociatave

Andi LAMKO

Pa pritur mbylljen e hapave konkretë të marrëveshjes së emrit me Greqinë, Gjermania dhe Holanda kanë rekoman-

duar dje hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë. Në një letër drejtuar Bundestagut qeveria gjermane thoshte se bilanci reformues i qeverisë maqedonase flet qartë se duhet të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në samitin evropian të javës së ardhshme. “Miratimi do të jetë sinjali i vërtetë pozitiv për Qeverinë maqedonase e cila me fokus maksimal po ndjek kursin reformues përkundër presionit politik nga brenda dhe jashtë. Megjithatë kushtëzimi duhet të mbetet”, thuhet në letrën e qever-isë. Por zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë eliminoi gjithashtu dhe pengesën kryesore që pritej të vinte nga rezistenca e Holandës. Pas debatit në parlament, holandezët vendosën të japin dritën jeshile për Maqedoninë, ndërsa vendosën veto për Shqipërinë. Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u zotua dje se vendi do të vazhdojë të punojë për t’i bindur të gjitha shtetet evropiane se meritojnë mundësinë. “Diskutimi i djeshëm dhe vendimi i Parlamentit të Holandës tregon se Maqedonia me të vërtetë ka bërë mrekullira dhe tregon se kur jeni të guximshëm dhe të përm-bushur, rezultatet nuk mund të mbeten të pavërejtura”, tha Shekerinska.

Stoltenberg: Ftesa pas referendumit

Gjithsesi vendimi i samitit të KE në 28-29 qershor për hapjen e negociatave me Maqedoninë, do të varet edhe nga Austria e Franca. Se-

Delawie: Korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella

Rusia: Perëndimi fabrikoi prova për sulmet kimike në Siri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha dje në një tryezë të shoqërisë civ-ile se korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella prandaj nuk mund të pritet që të eliminohet në një kohë të shkurtër. “Të gjithë e dimë se korrupsioni ka rrënjë të thella. Ju dhe unë e dimë që ai nuk mund të eliminohet brenda një nate”, tha Delawie, në konferencën ku u paraqitën të dhëna nga “Java Kundër Korrupsionit 2017”. Diplomati amerikan shtoi se vullneti politik dhe

përkrahja e qeverisë janë më të rëndësishme se kurrë për të arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit. “Jam i shqetësuar nga ndikimi politik në sistemin e drejtësisë, pasi Kosova ka të ardhme evro-piane vetëm nëse gjykatat janë të pavarura dhe të pa-korruptuara”, shtoi Delawie, duke ftuar më tej organizatat e shoqërisë civile që të jenë vigjilente gjatë monitorimit të prokurimeve publike dhe në përgjithësi të jenë aktive në luftën kundër korrupsionit.

Moska tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë fabrikuar prova për të implikuar forcat e Qeverisë siriane në sulmet me armë kimike kundër civilëve. Zyrtari i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Kirillov, tha se sulmi i dy-shuar kimik në qytetin Khan Sheikhon, më 4 prill, ka qenë një provokim i organizuar nga grupi sirian i ndihmës Hel-metat e Bardha dhe sponsorët e tyre. Qeveritë perëndimore dhe inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë fajësuar forcat

e Qeverisë siriane për këtë sulm, i cili ka lënë së paku 74 njerëz të vrarë dhe mbi 550 të plagosur. Zëdhënësja ruse Ma-ria Zakharova, tha se Qeveria siriane ka gjetur pajisje për prodhimin e armëve kimike në qytetin Duma, i cili është nën kontrollin e luftëtarëve anti-qeveritarë. "Një pjesë e pajisjes profesionale, fatkeqë-sisht është prodhuar në vendet e Evropës Perëndimore", tha Zakharova, duke shtuar se Moska është e gatshme të of-rojë dëshmi të këtij pretendimi.

Operacionet për Gjykatën Speciale do t’i zhvillojë EULEX

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të ketë tashmë mision operacional në Kosovë, vetëm çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale. Prej mesit të qershorit ky mision është reduktuar në përbërje e edhe në mandat, por ai do të ruajë disa kompetenca ekzekutive që ndërlidhen me dëshmitarët e Gjykatës Speciale, gjykatë që ka në juridiksion të zbardhë pretendimet për krime lufte të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të përmbledhura në raportin e sen-

atorit Dick Marty. EULEX njoftoi dje në një deklaratë për rolin e ri të bashkëpunimit me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. “Sipas mandatit të ri, misioni i EULEX-it do të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e prokurorit të specializuar duke ofruar mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtim me leg-jislacionin përkatës të Kosovës”, thuhet në një përgjigje për medi-at, duke shtuar se do të përbëhet nga Njësia për Monitorim dhe Njësia për Operacione.

kretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi dje se Maqedo-nia të marrë ftesën për bisedime për anëtarësim, në Samitin e Aleancës në qershor, por shtoi se Aleanca do të presë dhe vendimin e referendumit për emrin e ri. “Jam optimist se do vijë një zgjidhje e tillë, si dhe për faktin se referendumi në Maqedoni do të ketë shumicën për mbështetjen e marrëveshjen me Greqisë”, tha Stoltenberg. Ndërkohë Greqia tha se letrat e rekomandimit për Maqe-doninë, do të dërgohen të hënën drejt NATO-s dhe BE. Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, tha për gazetarët në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri në Rodos se Athina nuk ka më kundërshtime ndaj fqinjit. Kotsias ka thënë para nënshkrimin të marrëveshjes, se i ka dërguar

letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku raporton dhe i vendos parakushtet me të cilat duhet të jetë ftesa për anëtarësim, përkatësisht ato kushte të cilat u nënshkruan në marrëveshje. Tashmë problemet më të dukshme ndaj akordit duket se vijnë nga vetë opozita greke, e cila nuk tërhiqen në kundërshtimet e saj.

Mitsotakis: Marrëveshja ka helmuar marrëdhëniet

Kryetari i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis tha dje se marrëveshja e emrit, në vend të përmirësimit, mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Në një fjalim në konfer-encën ekonomike në Selanik, kreu i partisë më të madhe opozitare greke e diskutoi hollësisht dhe gjerësisht marrëveshjen mes Maqedonisë dhe

OKB: Forcat e Venezuelës kanë vrarë qindra njerëz

Kombet e Bashkuara thanë dje se forcat e sigurisë në Vene-zuelë kanë kryer qindra vrasje arbitrare nën maskën e luftimit të krimit. Shefi i të drejtave të njeri-ut të OKB, Zeid Ra'ad Al Hussein tha se ka dëshmi të besueshme se forcat e sigurisë kanë bastisur lagje të varfra dhe se kanë vrarë të rinj, shpeshherë në shtëpitë e tyre. Ai shtoi se sundimi i ligjit ishte pothuajse inekzistent në këtë vend. Venezuela, në të kalu-arën i ka hedhur poshtë akuzat për të drejtat e njeriut.

Indi, përdhunohen 5 punonjëse

të bamirësisë Zyrtarët indianë njoftuan dje

se pesë punonjëse të një sho-qate bamirëse u rrëmbyen dhe u përdhunuan nga një grup per-sonash në një zonë të largët në Jharkhand. Gratë i thanë policisë se po organizonin një lojë për të rritur ndërgjegjësimin rreth trafikimit të qenieve njerëzore, kur u rrëmbyen nga persona të armatosur. Gratë punojnë për Asha Kiran-in, organ-izatë joqeveritare e mbështetur nga një grup misionar i krishterë lokal.

Koreja Veriore e Jugore, “ok”

bashkimit të familjeve Koreja Veriore dhe Koreja Jugore

janë marrë vesh dje për të lejuar takimet e familjeve të ndara që prej luftës së Koresë në 1953. Sipas një komunikate të Kryqit të Kuq. Takimet do të ndodhin në mes 20 e 26 gushtit në Monte Kum-gang në territorin e qeverisur nga Kim Jong Un. Shumë njerëz kanë vdekur pa mundur të i shohin edhe një herë familjarët e tyre, pa marrë vesh asgjë. Vetëm 57 mijë persona të cilët janë të regjistruar të i shohin familjarët e tyre në Kryqin e Kuq janë ende gjallë.

Ministrat e Financave të 19 kombeve të Eurozonës kanë arritur dje kompromisin për t’i dhënë fund pro-gramit tetëvjeçar financiar të shpëtimit e kursimit në Greqi. “Kriza greke përfundon sonte këtu”, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Ekono-mike, Pierre Moscovici. “Më në fund do t’i japim fund kësaj rruge, e cila ka qenë e gjatë dhe e vështirë”, ka thënë ai duke shtuar se borxhet e mbetura të Greqisë po ristrukturohen pa presion financiar dhe vendi mund të hyjë në rrugën e aktivitetit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Vendimi i u ngrit lart nga qeveria greke. “Procesi ka zgjatur pak më shumë se kemi pritur, mirëpo ka përfunduar mirë. Mendoj se ky është fundi i krizës greke.. moment historik”, tha ministri grek i Financave, Euklid Tsakalotos.

Italia nxiti dje Maltën të pranojë një anije holan-deze shpëtimi me rreth 200 emigrantë duke refuzuar ankorimin në portet e saj, teksa qeveria e re po nxit vendet evropiane të marrin më shumë nga barra e emigracionit nga Afrika e veriut. Anija holandeze Mission Lifeline ishte në kërkim të një porti për të lëshuar emigrantët e shpëtuar në det, një ditë pasi ministri i brendshëm Matteo Salvini tha se anija duhet t’i çojë të shpëtuarit në Holandë. "Për sigurinë e ekuipazhit dhe të të shpëtuarve, ne në mënyrë hu-mane dhe politike i kërkojmë Maltës të hapë portet e saj dhe më pas të sekuestrojë anijen dhe ekuipazhin”, tha Salvini nga Siena. "Malta nuk mund të sprap-set", tha edhe ministri italian i transporteve Danilo Toninelli, i cili kontrollon rojën bregdetare.

EUROZONA: MERR FUND PROGRAMI I SHPËTIMIT FINANCIAR PËR GREQINË ITALIA: MALTA TË PRANOJË E TË SEKUESTROJË ANIJEN E EMIGRANTËVE

Greqisë për pasojat negative të mar-rëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve, jo vetëm nga këndvështri-mi social, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Kryetari i i partisë kryesore opozitare greke shprehu shqetësim të madh se “keqadmin-istrimi nga qeveria, tashmë ka hel-muar shoqëritë në të dyja vendet, sepse nacionalizmi dhe radikalizmi u zgjuan sërish në Shkup, ndërsa në Greqi ndjenjat erdhën në vend të realizmit patriotik”. Udhëheqësi i Demokracisë së Re pyeti se çfarë do të ishin produktet me markën dhe emrin Maqedoni që prodhohen ose ekzistojnë në Greqi. Si shembull, ata përmendën “halva maqedonase”, “mermeri maqedonas”, “industrinë e tubave maqedonase”, e cila, siç tha ai, befasisht janë vënë në pikëpyetje.

Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë duket se do të jetë një nga pikët e pakta të pajtimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitës konservatore të VMRO-DPMNE. “Ajo me të cilën pajtohem me opozitën është që referendumi të jetë i detyrueshëm ndërsa së bashku do ta vendosim nëse do të duhet të jetë konsultativ ose i obligueshëm”, tha dje Zaev. ”Ne të gjithë duhet ta respektojmë referendumin, e jo vetëm VM-RO-DPMNE, por ai duhet të jetë demokratik”, tha dhe kreu i VM-RO-DPMNE, Hristjan Mickoski.

REFERENDUMI PAJTON ZAEV ME OPOZITËN

14 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Fatmir Dibra dhe Gëzim Vajushi nuk pranuan gjykim të shkurtuar

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënu-ar me 14 vite burg dy të akuzuarit për

gjobëvënie të tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër. Gjykata vendosi të dënoj me 7 vite burg të pandehurin Fatmir Dibra. Po me 7 vite burg u dënua dhe i akuzuari tjetër Gëzim Vajushi. Sipas togave të zeza, vepra pe-nale e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” është kryer në formën e grupit të strukturu-ar kriminal. Para shpalljes së vendimit, të pandehurit kërkuan deklarimin e tyre të pafajshëm, duke mohuar akuzat. Kujtojmë që mesditën e 4 marsit të vitit 2017, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat RENEA, shkatër-roi një grup kriminal duke arrestuar 7 persona, që u vendoste gjoba bizneseve në qytetin verior. Ndërkohë që në 12 prill të këtij viti gjykata dënoi me 43 vite burg pje-starët e tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal. Në këtë mënyrë, Muhamet Lici do të vuajë dënimin me 8.8 vite heqje lirie, Abedin Bajrakta-rit u dënua me 7.4 vite burg, Denis Skutina do të vuajë 6.8 vite heqje lirie dhe Besmir Domnarit u dënua 6 vite burg. Gjykimi ndaj grupit të gjob-vënëse u nda në dy procese, pasi ndryshe nga dy të pan-dehurit që u dënuan ditën e djeshme të cilët nuk pranonin akuzat, të pandehurit e tjerë pranuan gjykim të shkurtuar. Arrestimet kanë ardhur me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila pas hetimesh të gjata ka ngritur dyshime të arsyeshme se këta persona janë përgjegjës për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “krijimit të grupit kriminal”. Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zba-tonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona

të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo depër-tojnë në zonën ku ata bano-jnë dhe ushtrojnë “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqa-net, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Hetimet që çuan në shkatërrimin e grupit kriminal

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor për të shkatërruar këtë grup kriminal. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se dre-jtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë. Nga vep-rimet hetimore, rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të pagua-

Gjobisnin tregtarët e Shkodrës, Krimet e Rënda dënojnë me 14 vite burg 2 të arrestuarit

U kap me katër tritol 4 vite më parë, vdes në burg 53-vjeçari

Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ndërkohë vetëm sot u bë publike për mediat. Raportohet se i dën-uari që ka humbur jetën është 53-vjeçari Gëzim Allushi. Ai ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një sulm në zemër. Allushi vuante dënimin në burgun e Elbasanit por ishte transferuar në Tiranë në spitalin e burgut pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Policia sqaroi zyrtarisht se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale. Gëzim Allushi është arrestuar në Shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës teksa u kap me katër kallëpë dinamiti. kishte fshehur kallëpet me lëndë plasëse rreth brezit, duke i mbajtur me rripin e pantallonave dhe i kishte mbuluar me triko që të mos i dukeshin. Në përballjen e parë me Policinë ai u shpreh se dinamitin e kishte në shtëpi që prej trazirave të vitit 1997, pasi e kishte marrë nga hapja e depove ushtarake në Burrel.

Itali, vritet kamionisti shqiptar në banesë, policia nis hetimet

Një emigrant shqiptar që punonte në Romë si kamion-ist u gjet i vdekur nga policia dhe zjarrfikësit në mëngjes. Identiteti i shqiptarit ende nuk dihet, ndërsa sipas mediave italiane, policia e ka identifikuar atë nëpërmjet fqinjëve që e njihnin si kamionist. I vrari thuhet se ishte rreth 33 vjeç. Ai dyshohet se është vrarë me mjete rrethanore ndonëse poli-cia nuk ka vërejtur shenja dhune dhe arme. Zjarrfikësit dhe policia hynë nga një dritare në banesën e kamionistit dhe e gjetën atë të shtrirë në dysheme. Dyshohet se shqiptari kishte disa orë që kishte vdekur, deri sa trupi i tij u gjet nga policia. Trupi i tij u dërgua në morgun e Romës ku autop-sia pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Fqinjët kanë thënë se e shikonin shume pak vërdallë shqiptarin, pasi ai ishte vazhdimisht në udhëtim për çështje pune dhe nuk dinë që ai të ketë pasur probleme. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Tentoi të trafikonte hashash në Itali, 5 vite burg shoferit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me pesë vite e katër muaj burg një 43-vjeçar i cili tentoi të trafikojë një sasi prej 207 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis. Krimet e rënda kanë dënuar me akuzën e “trafi-kimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike”, shtetasin, Jetmir Muçaliaj i cili është arrestuar një vit më parë në portin e Durrësit. Aso kohe operacioni i policisë bëri bujë në media. Muçaliaj i cili shërbente si shofer i autobusit që shkonte nga Durrësi në Itali, kishte fshehur lëndën narkotike në dyshemenë e autobusit. Por, policia kishte siguruar disa informacione dhe ushtroi kontrolle, ku dhe gjeti sasinë e drogës që po trafikohej drejt shtetit fqinj. Kanë qenë qentë anti-kanabis që gjetën lëndën narkotike të fshehur në dysheme. Lidhur me këtë tentativë trafiku është dënuar vetëm 43-vjeçari Muçaliaj, ende nuk dihet se ku e siguroi drogën 43-vjeçari dhe cili ka qenë desti-nacioni final i lëndës narkotike.

nin “taksën mujore” tek ata. Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo depërtojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek dre-

jtuesit e grupit. Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Nga hetimi i prokurorisë ka re-zultuar se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanos-jes për marrjen e pasurisë.

Para shpalljes së ven-dimit, të pandehurit kërkuan deklarimin e tyre të pafajshëm, duke mohuar akuzat. Kujtojmë që mes-ditën e 4 marsit të vitit 2017, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat RENEA, shkatërroi një grup kriminal duke arrestuar 7 persona, që u vendoste gjoba bizneseve në qytetin verior. Ndërkohë që në 12 prill të këtij viti gjykata dënoi...

Plagosi prindërit me thikë, dosja ndaj 25 vjeçarit i kalon Krimeve të RëndaGjykata e Durrësit ka caktuar masën

e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Nezirin, 25-vjeçarin i cili tronditi vendin dy ditë më parë pasi plagosi me thikë prindërit e mosh-uar. Gjithsesi kjo ishte masa paraprake pasi konfirmimi do të jepet nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila ka në kompetencë shqyrtimin e krimit në familje. Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për vijimin e shqyrtimit të çështjes. Për gjykatën ishin të mjaftueshme provat e paraqitura për të caktuar masën e izolimit në qeli të të riut. Ai ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Hajri Neziri ka deklaruar se i sulmoi prindërit në moment nervozizmi. Ndërkohë, prindërit e tij, 75-vjeçari Destan Neziri dhe Asije Neziri 64-vjeçe kanë

kaluar rrezikun për jetën. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:45 të datës 20 qershor 2018, në banesën e familjes në Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, nga djali i tyre. Burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital, në gjendje kritike për jetën. 75 vjeçari mori një plagë të rënda në kokë dhe një të çarë në fyt, ndërsa gruaja e tij 6 goditje me thikë në disa pjesë të trupit. Ndërkohë që një ditë përpara se të dilte përpara togave të zeza babi i autorit, Destan Neziri ka deklaruar se e ka falur djalin për krimin e rëndë. Ai tha se debatuan teksa ishin duke parë një ndeshje futbolli dhe gjithçka sipas tij ishte momentale. “Ishim duke parë një ndeshje futbolli dhe u bë një

gol kur ndodhi ngjarja. Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën e madhe. Kur të shërohemi bashkë me gruan do e shikojmë djalin”, tha 75-vjeçari nga spitali. Referuar atyre që janë përfolur në media për mospajtimin e prindërve për nusen që kishte zgjedhur djali, ai nuk ka dhënë ndonjë koment, por tha se ishte ajo e fundit që u përpoq të ndalte Hajriun ku sulmoi prindërit me thikë. “Djali e kreu atë veprim në një moment zemërimi, por ishte nusja e cila na doli në krahë dhe po përpiqej ta ndalonte djalin”, vijoi i moshuari. Ndërkohë që për këtë ngjarje është shprehur dhe vëllai i 25-vjeçarit duke thënë se Hajriu është djalë i urtë dhe gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Ervin Tavanxhi u gjykua me gjykim të shkurtuar, ku dhe përfitoi uljen me 1/3 të dënimit

Elvis MYRTA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg, djalin e ish deputetit të Partisë

Demokratike Kozma Tavanxhi, Ervin Tavanxhi me akuzën e “vjedhjes”. Në përfundim të gjykimit zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurores Afërdita Ndoi, gjykata vendosi dënimin e Tavanxhi me 2 vite burg, por duke qenë se ai u gjykua me gjykim të shkurtuar Tavanxhi përfitoi uljen me 1/3 të dënimit. 38-vjeçari, i dën-uar më parë edhe për trafik droge dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim, është kapur në flagrancë mbrëmjen e 26 dh-jetorit kur po tentonte të vidhte navigatorin dhe aierbegun e një automjeti të parkuar në rrugën “Myslym Shyri”. Ervin Tavanx-hi, është djali i ish-deputetit të PD-së, për legjislaturën 1996-2002, Kozma Tavanxhi. Por më shumë se djali i një ish-deputeti, për Policinë ai është i njohur për të shkuarën e tij kriminale, kryesisht si pjesë e grupit të drogës “Poter Al”. Ervin Tavanx-hi, dikur ishte trafikant droge ndërsa tani kishte përfunduar duke kryer vjedhje navigatorësh automjetesh. Historia kriminale e djalit nga Elbasani, me banim të Tiranë, u zbulua fillimisht më 23 maj të vitit 2006, kur u arrestua bashkë me 6 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Poter Al”. Si pjesë e këtij grupi, Tavanxhi, në atë kohë 26 vjeç, u dënua me 10 vjet heqje lirie.

DosjaGjatë shqyrtimit gjyqësor

rezultoi e provuar se, në datë 23.12.2017 pas mesnate, i pan-dehuri Ervin Tavanxhi ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz Mercedes” me targë AA 177 SO dhe ka marrë nga automjeti një pjesë integrale “Airbag” si dhe disa kartëmonedha arabe që ndodheshin në të. Automjeti është në pronësi të shtetases Mimoza Murati. Pak minuta pas ngjarjes bashkëshorti i pr-

onares së automjetit Talal Aby Mayha ka konstatuar vjedh-jen dhe ka njoftuar policinë. Rreth orës 03:00 të mëngjesit forcat e Komisariatit të Poli-cisë Nr.3, kanë marrë njoftim se në rrugën “Myslym Shyri” në mjetin me targa AA 177 SO është kryer vjedhje e disa aksesorëve. Menjëherë grupi hetimor ka vajtur në vendin e ngjarjes ku kanë marrë kontakt me shtetasin arab Talal Aby Mayha, i cili kishte konstatuar thyerjen e xhamit të parë të krahut të pasagjerit dhe më pas vjedhjen e pjesës integrale të “Airbag” në qendër të timonit të mjetit, dy patentave ndërkom-bëtare të tij dhe të vëllait të tij. Ai ka pretenduar se ndër të tjera i janë vjedhur dhe 5.000 euro në kroskotin e mjetit. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkretisht të mjetit me targa AA 177 SO është konstatuar se xhami i derës së parë të krahut të djathtë është thyer. Copat e xhamit gjenden të shpërndara poshtë nivelit të mjetit në asphalt dhe brenda sediljes së parë të krahut të djathtë. Sirtari i kroskotit është i hapur së bashku me kapakun e mbështetëses së dorës. Mbi

Nga trafikant droge në hajdut makinash, Gjykata e Tiranës dënon me 2 vite

burg djalin e ish deputetit të PDKapet me kokainë,

pranga 20-vjeçarit nga BulqizëPolicia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i

është gjetur një sasi kokaine të cilën do ta shiste në doza. Sipas të dhënave zyrtare, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narko-tikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Kontrollet, policia rrugore gjobit 175 drejtues mjetesh

Në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masa administrative 175 dre-jtues mjetesh për mos respektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vija te bardha dhe për “shkelje” të sinjalizimit rrugor. Kontrollet janë fokusuar në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera, ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Policia thotë se do të vazhdojë moni-torimin e sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotul-lime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve. Policia Rrugore thotë se do të vazhdojë me këto të gjobash të gjithë drejtuesit që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Lezhë, policia pranga dy personave të shpallur në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Lezhës djeshme. Në prangat e uniformave blu Lezhë, përfunduan Eriger (Gentian) Bushi, 38 vjeç dhe Bruno (Maks) Cenaj, 25 vjeç. 38-vjeçari Eriger Bushi është person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë. Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ndërsa 25-vjeçari Bruno Cenaj u arrestua pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Materialet pro-cedurale për të dyja këto raste iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

sediljen e parë të krahut të djathtë janë kontaktuar doku-mente të shpërndara, disa nga të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale, një qese dhe një zarf. Nga kqyrja kon-statohet se pjesa e “Airbag”-ut, që është në qendër të timonit mungon. Është bërë përpunimi i disa fragmenteve të gjurmëve, të cilat kanë rezultuar pa vlera identifikuese. Është marrë ven-dim për kryerjen e ekspertimit vlerësues të objekteve të marra në cilësinë e provave mate-riale. Nga akti i ekspertimit vlerësues të provave materiale me nr.13998 datë 29.12.2017, rezultoi se: “Në sipërfaqen e ob-jekteve të ekspertimit, fiksuar si prova materiale në vendin e ng-jarjes, vjedhje në automjetin me targë AA 177 SO të shtetases Mimoza Murati ndodhur më datë 23.12.2017 në rrugën “Mys-lym Shyri”, Tiranë, ndodhet një gjurmë pëllëmbe e vlefshme për identifikimin e cila u shënua me germën “A”. Gjurma ndodhet në sipërfaqen e qeses plastike me mbishkrimin, “BLOBOX” dhe është e vlefshme për identifikim. Nga ana e shërbimeve të policisë pas denoncimit nisi patrullimi dhe në rrugën “Shyqyri Bërxolli”

dhe rreth orës 03:00, ata kanë konstatuar një person me xhup jeshil, me kapuç, i identifikuar më pas si i pandehuri Ervin Ta-vanxhi, i cili sapo ka parë forcat e policisë është larguar me vrap. Gjatë ndjekjes e sipër në rrugën “Vangjush Furxhi”, personi ka hedhur një send nga dora më pas është arritur të kapet nga forcat e policisë. Këtij shtetasi i janë gjetur kaçavida, çelësa, kartmonedha arabe, telefon. Në vendin i pandehuri kishte hedhur një send nga dora është gjetur një pjesë inte-grale identike me atë të timo-nit të vjedhur të denoncuar nga shtetasi Talal Aby Mayha. Është bërë kqyrje e vendit ku i pandehuri dyshohej se ka hedhur sendin e vjedhur dhe është konstatuar se ai ka qenë autorë i kësaj vjedhjeje. Pas arrestimit, prokuroria ka nisur hetimet nga ku ka rezultuar se Ervin Tavanxhi është autor i disa vjedhjeve të tjera të autom-jeteve në kryeqytet. Nga kqyrja e telefonit të pandehurit është konstatuar se ky shtetas ko-munikonte me shtetas të tjerë një ndër të cilët dhe e dashura e tij për fiksim dhe vjedhjen e makinave luksoze në kryeqytet.

Dosja Tahiri, prokuroria në pritje të dy letër-porosive nga Italia dhe Mali ZiKur duhen edhe tre javë nga përfundimi

i hetimeve ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, organi i akuzës së Krimeve të Rënda është në pritje të dy letër-porosive nga Italia dhe Mali i Zi për përfundimin e kësaj dosjeje dhe dërgimin e saj për gjykim. Proku-roria e Krimeve të Rënda ka afat për të hetuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri deri në 17 Korrik. Ndërkohë që grupi hetimor, për dos-jen më të bujshme të viteve të fundit ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë zgjatjen përtej kësaj date me tre muaj të tjerë apo do të dërgojë dosjen në gjyq. Burime nga organi i akuzës sqarojnë se ata janë në pritje të dy letër-porosive nga Mali i Zi dhe Italia dhe pas mbërritjes së

tyre, dosja mund të dërgohet për gjykim. Nga Mali i Zi pritet verifikimi i disa hyrje-daljeve të kryera nga ish-ministri dhe të tjerë persona që janë nën hetim në këtë dosje. Hetuesit janë në pritje të këtyre informacioneve dhe vetëm pas administrimit të tyre do të vendoset nëse do kër-kohet përsëri zgjatje hetimesh apo dosja shkon për gjykim. Prokurorët e kësaj dosjeje thuajse kanë përfunduar të gjithë veprimet hetimore, si marrje dëshmish apo verifikime të tjera. Ku-jtojmë që rreth një javë më parë dy prokurorët që po hetojnë këtë dosje, Besim Hadërmataj dhe Vladimir Mara, udhëtuan drejt Italisë për të marrë si provë dëshminë e Moisi Habilaj dhe personave të tjerë që ndodhen të arrestuar në

vendin fqinj. Por, burime thonë se këto dëshmi nuk kanë ndihmuar hetimin, pasi Moisi Habilja pjesës më të madhe të pyetjeve nuk iu përgjigj. Të njëjtin qëndrim para hetuesve mbajti edhe Nazer Seiti një nga personat më të rëndësishëm të grupit të Habiljave”, i konsideruar si finan-cieri i grupit kriminal. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion. Ai qëndroi dy javë në “arrest shtëpie” pas ven-dimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për këtë çështje. Por ishte Gjykata e Apelit ajo që ndryshoi vendimin duke e liruar nga kjo masë ish-ministrin, duke vendosur hetim në gjendje të lirë.

16 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

KLSH një model larg “Amnezisë institucionale”

Angjelin Nënshati, fotografi i familjeve shkodrane dhe Shkodrës së re!

Nga Manjola NACO*

KLSH e shikon veten si një katalizator jo vetëm për mirëqeverisjen dhe trans-parencën në menaxhimin e fondeve buxhetore por edhe për një përgjeg-

jshmëri më të lartë menaxheriale të strukturave shtetërore. Misionin dhe funksionin e saj, KLSH e ka parë të lidhur me kontributin e drejtpërdrejtë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, kryesisht duke adresuar risqet kryesore të lidhura me konsolidimin fiskal, borxhin publik, sistemin e prokurimit publik, kontabilitetin dhe raportimin financiar. Këto adresime janë shoqëruar edhe me rekomandime për ndërhyrje të rëndësishme lidhur me krijimin e sistemeve efektive të kontrollit të brendshëm, kontrolle të cilat bazuar në auditimet e realizuara janë në shumicën e rasteve jo funksion-ale etj. Megjithatë, KLSH nuk do të ishte rritur kaq shpejt nëse nuk do të kishte kuptuar historinë që mbart në vetvete dhe nuk do të kish studiuar ciklet në të cilat ka kaluar zhvillimi institucional.

KLSH, ka hyrë në kujtesën dhe trashëgiminë historike me kontribute të dokumentuara, pa-varësisht fazave në të cilat ka kaluar historia e zhvillimit të tij. Përvoja e mbartur në vite, tipologjitë institucionale në rrjedhën historike, deformimet e pësuara gjatë periudhës së komunizmit dhe zhvillimi jo i qëndrueshëm pas viteve 1990-të, përbëjnë vlerë jo vetëm historike por për më tepër institucionale. Historia duhet të kujtohet me arrit-jet dhe kufizimet që ka patur pasi vetëm kështu, institucioni arrin të ketë një vizion të qartë për të ardhmen. Nëse nuk arrijmë të studiojmë dhe të kuptojmë historinë e Institucionit, rrezikohemi ta përsërisin atë.

Efektet që ka patur “amnesia institucionale” shkaktuar nga ndryshimet e vazhdueshme të strukturave shtetërore shqiptare, që i kanë dhënë mundësinë KLSH të kuptojë se çfarë është më e rëndësishme për krijimin e një dimensioni të ri in-

Nga Besi BEKTESHI

Në vitin 2004 kam pasur fatin të kem në studio të një tel-evizioni në Shkodër,

një nga korifenjtë e fotografisë shkodrane. Bëhet fjalë për Angjelin Nënshatin! Në një moment të mrekullueshëm të emisionit, kur Angjelini po shpjegonte atë dashuri për Shkodrën dhe familjet shkodrane, unë e pyes se në sa shtëpi të Shkodrës ka qenë dhe sa familjeve ju ka bërë fotografi. Angjelini, si një nga personat më me konsensus qytetar, ndoshta (unë jam i bindur se ai ishte) më i njohuri i familjeve shkodrane më thotë: Bes, në fillim i regjistrova dhe kisha një farë statistike, megjithatë sot po të më bësh këtë pyetje e kam të vështirë, por mund të them se është e rrallë që një familje shkodrane të mos ketë së paku një shkrepje nga Angjelin Nënshati! Sigurisht Shkodra është mrekullia e fotografisë dhe kjo jo vetëm nga Marubët, Jakova, Pici apo dhe Rraboshta miq të Angjelinit, por dhe nga një tjetër dinasti e madhe e artit të fotografisë që është ajo Nënshati! Pra Angjelini dhe tre djemtë sot! Angjelini është pasuruesi i Muzeut Marubi edhe me 250.000 diapozitivat e mrekullueshme të tij, një dhuratë e mirësisë dhe ndershmërisë në punë, të një nga njerëzve më të dashur dhe besuar në profesion nga Shkodra dhe shkodranët, që është Angjelin Nënshati! Djali i vogël i tij, Emiljani e përshkruan si njeriun e qetë dhe babain që ishte vazhdimisht në punë, por që edhe në stresin e saj, ai dinte të buzëqeshte për të mos futur edhe fëmijët apo familjen në të përditshmen e tij që fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë natën!

Por sigurisht për mua Angjelin Nënshati është dëshmitari i familjeve shkodrane! Ai më shumë se askush, ashtu me atë biçikletën e tij dhe aparatin

stitucional. Vetëm përmes një lidershipi të fortë dhe vizionar KLSH arriti që përpos arritjeve në fushën e auditimit në plotësimin e misionit kushtetues, të kultivonte në mënyrën më bashkëkohore të mundshme memorien institucionale. Kërkohej vullnet dhe vizion i qartë që të dokumentohej histo-ria e KLSH, përmes një muzeu “me stil modest”. Ky muze në çdo moment do të transmetojë ndër breza rrugën përmes të cilës KLSH arriti të rritej dhe të arrinte në atë që është kthyer sot një Institucion model që mund të përfaqësohet denjësisht në mjediset e INTOSAIT dhe EUROSAIT.

Një njohës i thellë i zhvillimeve të KLSH, mund të thotë me bindje se periudha 2012-2018, është peri-udha më e suksesshme në konsolidimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e lidhur me miratimin e një Ligj në përputhje me modelet më të mira ndërkom-bëtare që rregullojnë aktivitetin e institucioneve supreme të auditimit (Ligji 154/2014), në përputhje me atë që është kushtetuta e institucione tona Deklarata e Limës dhe më pas asaj të Meksikos që shpalos parimet mbi të cilat mbështetet dhe garantohet pavarësia institucionale. Po ku qëndron KLSH krahasuar me të kaluarën e saj?

Së pari, flasim për një institucion me një pa-varësi të sanksionuar qartë në kornizën ligjore të saj, krahasuar me një pavarësi të munguar apo të cënueshme në çdo moment.

Së dyti, kemi një institucion që po hedh hapa të sigurtë dhe të qëndrueshëm në një model audit-

që asnjëherë nuk e hiqte nga supi, kalonte rrugët dhe rrugicat e Shkodrës i thirrur për ditëlindjet, fejesat, martesat apo dhe për evenimente të cilat një familjes shkodrane e qytetit, por dhe fshatrave përreth, nuk mund ti lejojë të kalojnë pa një foto! Angjelini nuk lodhej, nuk mërzitej, nuk stresohej dhe për më tepër ishte gjithmonë i gatshëm të shkonte në çdo orë dhe çdo kohë shi, erë, borë dhe diell i fortë. Nënshati ishte fotografi skrupoloz i po-zicionit në foto! Shkodranët e mbajnë mend se sa vonohej deri sa të gjithë merrnin pozën apo ishin perfekt të vendosur dhe këtë e bënte duke thënë batuta dhe duke bërë shaka! Shpesh herë njerëzit lodheshin, por nuk mërziteshin me Angjelinin. Ai kishte konsensusin e një qyteti tradicional multi religjionar dhe me periferi të ndryshme e ishte i mirë pritur dhe i respektuar sa në Kiras, Skend-erbeg, Parrucë, Gjuhadol, Perash, Serreq, Arra e Madhe, Dërgut, Rus e Tophanë, Dobraç e Berdicë apo Kuç e Gur të Zi. Vonohej në shtëpi se njerëzit e takonin dhe ai zgjatej në bisedë, zgjatej, sepse shumëkush kishte diçka për të porositur apo për të kërkuar, ose dhe për të biseduar! Nga foto-grafët e Shkodrës në përgjithësi, por nga Angjelin Nënshati në veçanti, qyteti i madh verior ka më shumë fotografi të familjeve dhe eventeve në qytet. Angjelini ishte i kudo ndodhur dhe shpeshherë ngutej te njëri event për të shkrepur dhe te tjetri, kur qëllonin në një kohë. Ai sot ka 10 vite që është ndarë nga jeta, por ai është njeriu që jo vetëm pas-uroi Muzeun Marubi, i cili padyshim duhet të bëjë të mundur dhe dixhitalizimin e shumë shkrepjeve të tij të mrekullueshme! E ka për detyrë, sepse Angjelin Nënshati është demostruesi, fotografuesi, realizuesi i mijra e mijra eventeve të Shkodrës së re. Angjelini nuk e nisi artin e tij dhe punën e tij, mbas viteve 1990-të, as mbas vitit 1991, as mbas vitin 1992 dhe as mbas vitit 1993. Ai është më i madh se sa kaq! Sigurisht ai është dëshmitari më i mirë në foto i këtyre viteve, por Angjelin Nënshati është artisti demostrues i Shkodrës mbas viteve

imi të bazuar mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI

Së treti, janë vendosur kanale efektive ko-munikimi të vazhdueshëm (përmes publikimeve, prezencës në shtyp, konferenca shkencore, workshop-e dhe një faqe web me informacion të përditësuar dhe mjaft të pasur), në dallim nga një histori hermetike dhe të mbyllur të trashëguar.

Së katërti, sot kemi një Institucion që ka një bashkëpunim të ngushtë me SAI homologe, duke marrë pjesë në grupe pune të komunitetit EURO-SAI dhe duke u përfaqësuar denjësisht edhe në takimet e komunitetit INTOSAI, një praktikë e munguar më parë.

Së pesti, sot flitet për kapacitete njerëzore të ngritur në një nivel më të lartë. Profesionalizmi i rritur (Profesorë, PhD të fushës së financës dhe kontabilitetit, auditues me certifikim ndërkombëtar në fushën e auditimit) vjen kundrejt një historie me auditues me eksperiencë në fushat respektive.

Së gjashti, KLSH ka hartuar dhe implementu-ar një kornizë matje performance sipas modeleve europiane duke gërshetuar treguesit sasiorë të auditimit me ato cilësor. Indeksi i dobishmërisë së auditimit për periudhën 2012-2017, është 101.8 lekë, 5 herë më i lartë se indeksi i dobishmërisë për peri-udhën 2001-2011, ndërkohë që kur flitet për nivelet e dëmit ekonomik niveli mesatar i zbuluar për vitin 2012-2017 është 202.6 miliardë lekë krahasuar me 47.7 miliardë lekë të zbuluar për periudhën 2001-

1950 dhe sidomos mbas vitit 1958 si profesionist! Nënshati ka ndjekur me aparatin e tij rritjen dhe zmadhimin e Shkodrës, por dhe humbjet e saj ndër kohëra! Nuk ka event sidomos mbas viteve ’60-të, që Angjelinin nuk e ka gjetur me aparat të gatshëm për shkrepje dhe dokumentim. Thesari i tij prej 250.000 negativash dhe fotosh në Muzeun Marubi, duhet zbuluar dhe nxjerrë në dritë, pa u vonuar me "arsye" të paarsyeshme se ishte kohë diktature. Ai është fotografuesi i dramave dhe komedive të mëdha në teatrin Migjeni. Nuk ka më shumë se sa ai fotografi të aktorëve të mëdhenj dhe premierave të shkëlqyera në teatër. Bashkë më kolegët e vet sigurisht, por Angjelini binte në sy dhe pasioni i tij ishte i pakrahasueshëm. Ai ishte fotografuesi i ndeshjeve të mëdha të Vllaznisë në futboll dhe sportet e tjera. Është shumë e vështirë që sportistët e Vllaznisë, për më shumë se katër dekada të mos kenë fotografi të Angjelinit të kryera profesionalisht e jo kaq shumë ose pothuaj asnjëherë të kërkuara për përfitim. Nuk ka kolektiv punonjësish qyteti por dhe ndër-marrjet bujqësore apo kooperativat që nuk kanë fotografinë e Angjelinit në evente deri dhe korrje apo mbjellje. Angjelini ishte në repartet e punës kudo, njerëzit dilnin edhe aty, ishte dhe në zboret ushtarake, sepse njerëzit kishin edhe aty dëshirë dhe sigurisht ajo ishte koha. Angjelini në aksionet e kohës së "aksioneve dhe punëve vullnetare", Angjelini ishte në paradat e 1 Majit! Me anën e Angjelinit sot shikohen veshjet, sandalet dhe ço-rapet e fëmijëve! Angjelini merrte foto kur kishte manifestime sportive dhe Angjelini shkrepte e shkrepte, kur ndërtohej diçka në Shkodër! I madhi Nënshati ka fotografuar ndryshimet e mëdha të Shkodrës, rrugët e reja dhe ndërtimet e reja. Ai ka fotografuar dyert e bukura të Shkodrës të cilat mbas viteve ’90-të nuk janë më. Angjelini na ka lënë dëshmitë e bahçeve dhe oborreve të bukura të Shkodrës, të cilat sot sigurisht nuk janë më dhe ato që janë janë mbuluar nga ndërtimet e

2011, por tregues të tillë sasior nuk arrijnë të japin përmasat e transformimit që ka pësuar auditimi dhe puna e KLSH. Në këtë kontekst treguesit sasiorë janë vendosur përkrah treguesve cilësore për të paraqitur një kornizë që ti shërbejë jo vetëm monitorimit të punës audituese por të jetë edhe një dritare e hapur për qytetarët, për të kuptuar dhe lexuar më mirë dhe lehtë punën tonë.

Modeli i zgjedhur nga KLSH është vizioni drejt të ardhmes duke kuptuar dhe mësuar nga gabimet e bëra. Konsolidimi dhe modernizimi i KLSH, kërkon që memoria institucionale të ruhet dhe të ecet përpara. Autoriteti i KLSH, varet së shumti në profesionalizmin e stafit të saj, koncept që tejkalon njohuritë dhe eksperiencën e auditimit, dhe që lidhet me qënien njerëzore.

Një mendje e pavarur, një qasje konstruktive dhe mendimi kritik ndihmojnë auditimin dhe e përmirësojnë atë. Duhet të performojmë me kujdes, paanësi dhe profesionalizëm të lartë, që të kemi produkte cilësore, konstruktive dhe në kohën e duhur. Duhet të rrisim kanalet e komunikimit, për të përçuar me media dhe përmes saj tek qytetari punën tonë. Ky komunikim duhet të jetë i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Asnjëri nuk do të auditohet, për misioni i KLSH, është garantimi që çdo lek shpen-zohet në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Ky mision është një obligim kushtetues dhe një përkushtim për qytetarin i cili duhet të besojë tek ne.

*Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH

shëmtuara të mbas viteve ’90-të! Nga shkrepjet e Angjelinit duken veshjet, duket sigurisht varfëria, por dhe cilësia e njerëzve për të pasur respekt për veten dhe fëmijën përpara aparatit të Angjelinit! Nga shkrepjet e Angjelinit, janë shumë shtëpi të Shkodrës, shtëpi të mëdha dhe karakteristike që sot nuk janë më! Angjelin Nënshati është nostalg-jia e një qyteti që nuk është më, por dhe e vërteta e madhe e asaj kohe dhe transformimit në këtë kohë si për keq me shumicë dhe mbase (dyshoj) diku për mirë! Ku ka shkollë të Shkodrës nga ku kanë dalë mijra e mijra individë që Angjelini nuk ju ka shkuar dhe i ka vënë në pozë. Është e pamundur. Ku ka grup muzikor apo valleje i ndërmarrjeve të shumta që nuk kanë foto aktiv-iteti nga Angjelin Nënshati! Ku ka aktivitet në shumë klube artistike të rriturish dhe fëmijësh që është bërë dhe nuk është dokumentuar nga Angjelini! Ku ka festival pionierësh që Angjelini nuk ka bërë mijra shkrepje! Ku ka trofe dhe ndeshje të madhe sportive pa dokumentuar! E Shkodra në atë kohë pulsonte fort dhe shkëlqente si qytet, lëvizte shumë, ishte qyteti (jo me kaq sy të mirë nga lart) që kishte lëvizjet amatore më të mëdha në Shqipëri dhe as Tirana nuk prodhonte më shumë art dhe kulturë sa Shkodra. Angjelini i ka të dokumentuara këto kohë!

Falë një pune të palodhur dhe ambicioze të Angjelinit, nuk ka event që ka ndodhur në Shkodrën e mbi 50 viteve që nuk është "bërë i pavdekshëm" në celuloid nga një dorë mjeshtrore dhe sy i vëmendshëm!

Angjelin Nënshati sot kujtohet në Shkodër si njeriu që ka lënë kujtesën më të mirë për familjen shkodrane dhe Shkodrën e re! Nuk janë kujtuar ti japin ndonjë titull të madh, ndërkohë që "Mjesh-tra të Mëdhenj" ka dhe prej atyre që nuk kanë as mjeshtri as reputacion qytetar në shërbim të qytetarëve dhe profesionit. Gjithsesi Angjelini është një nder dhe mjeshtër për Shkodrën, dhe ajo sigurisht e nderon shumë.

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Çfarë presin shqiptarët që t’u sjellë hapja e negociatave për në BE?

Në “folenë e Brumbujve” ka filluar paniku!

Nga Ramazan SHERJA

Lufta e egër mes mazhorancës dhe opozitës është zhvillu-ar vazhdimisht e ash-

për edhe për faktin se kush nga palët do të marrë flamurin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët akuzojnë njera-tjetrën për pengesë të qëllimshme në hapjen e nego-ciatave. Por shqiptarët e dinë se ç’punë është bërë realisht nga qeveria Rama për ta afruar Shqipërinë me Europën, dhe këtë më mirë se kush tjetër e kanë shprehur vetë ata që kanë në dorë integrimin e Shqipërisë, SHBA dhe Brukseli. Shqiptarët e dinë gjithashtu se opozita e saj përpiqet me çdo kusht të pengojë integrimin për arsyen madhore që t’i shpëtojë ndëshkimit për zullumet e bëra në kurriz të këtij populli të varfër. Vetë Lulzim Basha po përpiqet në aparencë sikur po lobon me ndërkombëtarët për këtë qëllim, por realisht po bën të kundërtën. Dhe kjo u duk edhe këtë të enjte kur atë e tradhton fytyra e qeshur kur deklaronte nga foltorja e par-lamentit se “Gjermania e Franca kanë vendosur të mos e përkrahin hapjen e negociatave!” Madje Luli lëshoi edhe një xhevahirin tjetër se “vendimi do të ishte akoma më i keq sikur të mos ishte ndërhyrja e opozitës shqiptare!” Se çfarë do të ishte më keq se sa ky vendim, vetëm një lider si Luli mund ta shpjegojë. Hapja e negociatave për në BE është shumë e rëndësishme, por jo se është gjithçka, është Eldoradoja për shqiptarët, nëse ata nuk do të jenë vetë të zot të rregullojnë vendin e tyre. Sikur hapja e negociatave të jetë realisht thelbi i demokracisë dhe i shtetit ligjor, e t’i ulte shqiptarët menjëherë në sofrën e bollëkut, justifikohet dhe bëhet hallall gjithë kjo luftë e përplasje, deri edhe në gjakosje, midis dy krahëve të politikës.

Së pari, shqiptarët duan të dinë se pas hapjes së negociatave, a do të financohet nga organizmat e huaja në drejtim të rritjes së mirëqenies së popullit

Nga Pandeli BARDHI

Si asnjëherë deri më sot, nuk ka patur një ço-roditje të tillë në folenë e brumbujve, atje ku ata

gjejnë “lëndën e parë”! Përkun-drazi, atje ku ka pastërti, ata nuk marrin mundimin të shkojnë për të mos u verbuar. Ata shkojnë vetëm atje ku u del puna, ku kanë me çfarë të merren. Ajo që i tërheq është vetëm foleja ku grumbullojnë të gjitha ato që mbledhin nga ndotjet e ndryshme për të bërë më pas përpunimin e tyre. Në këtë “fole”, që fatkeqësisht ndyn edhe një emër të nderuar të Ush-trisë Popullore, “ustallarët” nuk nxjerrin nga duart dhe mendjet e tyre vetëm një “prodhim” por nxjerrin “prodhime” të llojeve të ndryshme që më së shumti, ato u shërbejnë vetëm brumbujve. Ende pa dalë pro-dhimi i ri, pavarësisht nëse prodhimi i mëparshëm është magazinuar ose jo, ka filluar “prodhimi” i tjetrit. Nuk është nevoja të shkojmë shumë larg, për të njohur “skarcitetet” e tyre, por vetëm ditët e fundit të marrësh, do të gjesh sa të duash të tilla “prodhime”! Dihet tashmë që brumbujt, tërë periudhën e verës marrin masat për të shfrytëzuar sa më shumë ditët e nxehta të verës për të siguruar dimrin.

Në “folenë” e “brumbujve” dy këmbësh, është një hall tjetër më i madh. Është hapur fjala sikur më 28 Qershor do të bjerë një shi i madh dhe do të marri përpara të gjitha “ndyrësirat” që ata kanë prodhuar dhe mbas kësaj dite do të jenë në zi të plotë, në dimër të acartë. Do t’u mbyllen fabrikat dhe të gjitha “pro-dhimet” e prodhuara deri sot do t’i marri lumi. Për këtë, nuk ka shumë kohë që dërguan një “buburrec” deri në Vlorë për të marrë prej andej një “prodhim të ri” të përpunuar nga një miku i tij që ja kishte marrë dorën prodhimit të ndyrësirave. “Buburreci” kaçurrel, i ri në moshë e mori prodhimin e gatshëm qysh në muajin Tetor të vitit të kaluar, dhe ja solli bruto “Brum-bujve” të Qendrës. E vërtitën dhe e “përpunuan mirë e mirë me atë mënyrën e tyre duke e kaluar dorë më dorë se si ta përpunonin sa më mirë, më në fund dolën para mikrofonëve “brumbujt” që dikur kishin patur poste të larta, bashkë me një “ekspert” që ka eksperiencë në “lëndën e parë” që përdorin “brumbu-jt”dhe e hodhën në treg ashtu si e kishin përpunuar ata që në fakt doli që ishte një “lëndë” sorrugato! E dhanë lajmin për zbulimin e madh që kishin bërë në

dhe a do të forcohet e kulturohet më tej shërbimi i strukturave shtetërore dhe sociale ndaj tij. Vetëm kështu do të ketë më pak grindje e sherre mes forcave politike e do të e ulen gjakrat në popull. Dihet se fukarallëku sjell vetëm sherre e grindje.

Së dyti, a do të arrihet që hapja e negociatave të minimizojë korrupsionin e allishverishet e pushte-tarëve e biznesmenëve, jo të zhdukë atë ,se edhe në kapitalizmin më të zhvilluar ka korrupsion. Populli do të bindet për dobinë e hapjes së negociatave nëse lufta kundër korrupsionit do të nisë duke ua marrë gjithë politikanëve pasurinë e vënë padrejtësisht, me mafiozllëqe, duke shpërdoruar djersën e ndershme të punëtorëve e fshatarëve dhe ajo me rregull e ligj t’i kthehet atij. Populli nuk beson më përrallat politike e zhurmën propagandistike “antikorrupsion” dhe “an-tikrim” të Sali Berishës e Ilir Metës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Populli i sheh vilat e bizneset e tyre në Bregdet e në Gjirin e Lalzit, shtëpitë e push-imit brenda dhe jashtë vendit, dhjetra apartamentet e dhënë me qera apo eurot dhe dollarët regjistruar në emër të kunetërve e baxhanakëve në bangat e huaja. Populli sheh përditë, se si shtohet në mënyrë marramendëse pasuria e tyre e paligjshme nga pro-nat e zaptuara në emër të pushtetit që zotërojnë apo kanë patur padrejtësisht. Ky popull që ka afro 30 vjet që përleshet me pronarë imagjinarë, do të besojë në integrim, kur ndaj hajdutëve të pronës të fillojë një sanksion i ashpër e ajo të kthehet realisht tek i zoti. Dhe kjo luftë ndëshkuese do të jetë e vërtetë, nëse ngrihet në mënyrë institucionale, bazohet në ligje të hartuara me mbështetjen e BE dhe të zbatohet edhe për metrin e fundit të tokës apo truallit të grabitur. Kanë filluar të dëgjohen zëra ditët e fundit, nga

përpunimin e kësaj “lënde” krerët e folesë si për t’u bërë sa më të besueshëm dhe për t’i dhënë rëndësi “sorrugatos” Babale! Ende pa u dhënë zbulimi i “madh” vetë Babalja ja mbathi për në Kosovë duke kaluar nëpër shtigjet e Kullës së Viçidolit. As Babalja, as “lënda” e tij “brumbullore” nuk dëgjohen më. Ç’u bënë? Ku shkoi “Babalebrumbulli”? Ku është drejtë-sia? Pse nuk vepron ndaj përpunuesve që shpikin, përpunojnë dhe hedhin ne “treg” vetëm ndyrësira të cilat shërbejnë vetëm si “lëndë e parë” për brumbujt? A e dini pse e bëjnë këtë “brumbujt”? Sepse e dinë që në kampin kundërshtar, ka vetëm “syleshë” dhe nuk i drejtohen organeve kompetente nëqoftëse ka, por i lejojnë këta tipa “brumbujsh” që të sajojnë lloj lloj “ndyrësirash” sa që nuk ka orë e nuk ka ditë që të mos fabrikojnë të tilla “xhevahire”! Vetë “Kryebrum-bulli” dha njoftimin që “Babales, i janë ofruar 200.000 euro që Babalja të mbyllte gojën”! Pse Drejtësia nuk merr masa ndaj këtij shpifësi ordiner por e lejojnë që të kapardiset si triumfator? Nuk u zhgënjye Kopeja e “brumbujve” as vitin e kaluar kur kreu i tyre i ndillte: “Thyejini xhamat, tërhiqini zvarrë, shpojani gomat e makinave”! U turrën “brumbujt mos gjenin ndonjë mbeturinë nga kjo “kasaphanë” ku i ndillte kreu i tyre por ...asgjë! Një tjetër “brumbull” plak, para disa ditëve lëshoi piskamën: “Me një vendim të pashëm-bullt në historinë e një vendi të lirë Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun në Parlamentin e vendit...”! Fjalën e kishte për Shpalljen Qytetar Nderi të Maz-rekut... Nuk na intereson nëse ky vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit ishte i drejtë apo jo dhe më e drejtë do të ishte të themi që nuk ishte i drejtë përderisa ai ka tentuar të t’i marri jetën dikujt tjetër, që në rastin konkret ishte Azem Hajdari që “Brumbulli” ynë e quan atë “Heroi Legjendar” i Partisë Demokratike. Po ndalem këtu në dy çështje kryesore për të nx-jerrë në pah pafytyrësinë e këtij “brumbulli që për “lëndë të parë” përdor vetëm gjakun... E dëgjuan

politikanë që “e kanë mizën në kësulë” për “amnisti të pasurisë së pasurisë së vënë” e për nisje nga “viti zero”. Të përkrahësh teorinë e lësëistëve për të filluar vetingu i pasurisë së paligjshme nga viti zero, do të thotë të përligjësh të gjithë hajdutët e demokracisë. Amnisti kërkojnë ata që kanë vjedhur më shumë. Në këtë aspekt populli nuk është e nuk do të jetë kurrë dakord, as me vetingun e bërë ndaj disa prokurorë e gjykatësve që i kanë shpëtuar ndëshkimit për pasurinë e vënë padrejtësisht, duke dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë!

Së treti, populli pret që hapja e negociatave të ndikojë në ngritjen sa më shpejt të shtetit ligjor dhe shkurtimet e të gjitha afateve të mundshme kohore për konsolidimin e demokracinë së vërtetë. Vetingu ka nisur mirë, por fakti që dy koka të larta të dre-jtësisë, ish Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese, i shpëtuan filtrit të vetingut, tregon se peshqit e mëdhenj dalin më kollaj nga rrjeta dhe mbeten të parrezikuar. Hapja e negociatave duhet të krijojë besim tek çdo shqiptar, se vetingu do të shtrihet deri në nivelet më të larta, duke bërë realitet faktin se para ligjit janë të gjithë të barabartë. Psh, vetingut t’i nënshtrohet edhe Sali Ber-isha, që ka sunduar mafiozisht politikën shqiptare prej 27 vitesh, e ende vazhdon të shesë moral ligjor e politik. Vetingut t’i nënshtrohet edhe Lulzim Basha, i mbuluar këmbë e kokë me krime, e u flet përditë shqiptarëve për “dekriminalizim”, si dhe të tjerë, nga të dy krahët të akuzuar për pasurim të paligjshëm që shesin në podium e ekrane leksione për vettingun, dhe pasi të bëjnë vetingun e vetvetes, ta fillojnë edhe me të tjerët, për cilindo që ka abuzuar me ligjet dhe në kurriz të këtij populli. Të vendosësh shtetin ligjor

këtë “brumbujt” më të rinj dhe të gjithë u lëshuan në drejtim të tij për të marrë edhe ata, një erë “gjaku” për të bërë më mirë ngjitjen e “lëndës” së tyre! Është mësuar me gjak ky “ish Brumbull”! Nuk i mjaftoi gjaku i katër të vrarëve në Bulevard, por deshi edhe më kur deklaronte me sytë e skuqur si bishë e etur për gjak: “Po të kishin kaluar protestuesit edhe një hap gardhin e Kryeministrisë, atëherë ata nuk do ta merrnin me mënd se çfarë do t’i gjente...! Ç’do të thotë kjo? “Brumbulli” do të rrëmbente mitrolozin. Vetëm ai e ‘kënaq” qëkurse kaq e kaq herë ka bërë thirrje për “rrëmbimin e armëve që qytetarët të mbrojnë pronën e tyre nga shteti”! Së dyti, “Ish krye-brumbulli”, të ndjerin Azem Hajdari, e quan “Heroin Legjendar të partisë Demokratike”. Por, ja ç’thotë po ky, “i besuar” në fjalën e mbajtur më 18 Gusht të vitit 1995 për Grevën e urisë të Azem Hajdarit: “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtra-jtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit”! Kujt “brumbulli” t’i besohet? Por

në këtë vend, do të thotë që qytetari të ketë sa më pak nevojë për pushtetin. Të mos i lutet deputetit për punësim, por të bëhen emërime reale me konkurse, sipas meritokracisë së vërtetë. Të mos i drejtohet kryetarit të bashkisë për shpërblim dëmi në raste fatkeqësish, por t’i garantohet pagesa me ligj nga institucionet përkatëse e kompanitë e sigurimeve. Të mos i lutet një biznesmeni për një kasolle ku të fusë kokën, apo për një qese ushqimesh, por të ve-projë institucionalisht asistenca sociale. Shtet ligjor e demokraci e vërtetë do të thotë që qytetari të mos endet për një dokument që i nevojitet nga një zyrë burokratike në tjetrën, por këtë t’ia ofrojë në kohën e duhur interneti, angjensitë speciale për këtë qëllim dhe nëpunësi i ndershëm. Të kesh shtet ligjor do të thotë që studenti të mos fusë mik e të mos përplaset e shtyhet para kioskës për një abone studenti, por ai të pajiset detyrimisht, konform rregullave me kartën e studentit.

Së fundi, nga hapja e negociatave, shqiptarët presin që të krijohen më shumë hapsira për punësim jashtë shtetit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore të shtetit të tyre dhe konventat ndërkom-bëtare si dhe të përfitojnë për çdo trajtim social që u përket emigrantëve që kanë kaq kohë që djersijnë udhëve të botës. Pra thënë shkurt, nëse hapja e ne-gociatave siguron më shumë punësim, më shumë efektivitet në shërbimin social, më shumë mirëqenie e solidaritet njerëzor, më shumë ligjshmëri e drejtësi serioze, atëhere të gjithë e bëjmë hallall sherrin dhe luftën që kemi bërë gjer tani, e të mbledhim mend-jen e të bashkojmë zemrat që të bëhet sa më shpejt integrimi, ndryshe le të kënaqemi me ndeshjen e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

ja edhe që thuhen të gjitha këto “rambadamba” të tij, a dëgjon ai nga ai vesh? Kurrë! Ai duhet lënë të “jargavitet” si deri më sot. Disa brumbuj të tjerë dikur i mblodhi Beketi tek një “fole brumbujsh”. U dha Beketi shuma të majme të cilat të gjitha i kishte të pista si “lëndë e parë” për brumbujt. Drejtësia e “taposi” këtë “vrimë” ku “brumbujt” hynin e dilnin dhe këta morën arratinë. Disa u bënë anal-istë, të tjerët gazetarë në “fole”, ku kanë kolegët e tyre dhe ëndërrojnë “folenë” e humbur e të tjerë nëpër emi-sione investigative në rolin e karagjozëve. Ajo ç’ka i bashkon, janë atje ku gjejnë “lëndën e parë” për të përpunuar e për t’i bërë thirrje Europës: “Ramës, i duhen dhënë ultimatume dhe jo t’i jepet mundësia për hapjen e negociatave”! Janë bashkuar të gjithë në një “fole” të përbashkët që i bashkon një qëllim i vetëm “Si do t’i bëhet halli i “shiut” që do të bjeri më 28 Qershor që të mos na i marri përmbytja të gjithë atë “pasuri” që kemi vënë me djersën dhe mundin ne, “brumbujt” që në të ardhmen, të mos mbetemi “me gisht në gojë”! Aq shumë i është errur arsyeja brum-bujve me afrimin e kësaj date sa që i ka errur fare arsyen dhe tani jo vetëm që po ngatërrojnë “foletë” me njëri tjetrin por edhe po përdorin edhe grushtat dhe shumëkëmbëshat e tyre. E po, përderisa “foleja” është ajo që përmbledh vetëm “Brumbuj” çfarë mund të presësh tjetër? Ai “stan” atë “bylmet” ka! “Brumbujt” pështyjnë edhe në “tasin” me “çorbë” të njëri tjetrit, për të marrë edhe prej andej diçka që do t’i hyjë në punë, siç është problemi me Teatrin Kombëtar. Nuk ja lënë këtë specialistëve që këta të merren me qeverinë e bashkinë, por kërkojnë ta zgjidhin këtë problem me “mençurinë” e “brumbujve”! E vërteta është që “brumbujt” nuk bëjnë ndonjë gjë të keqe përveçse prishin “folenë” e tyre dhe e tërë merita për këtë është e vetë atyre dhe jo e organeve të drejtësisë e cila lejon të bëjnë ç’të duan “brumbujt” dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë!

18 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhja e Shqiptarëve të Ru-manisë zhvilluan konferencën shkencore me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me pjesëmarrjen e universitarëve dhe historianëve rumunë. Konferenca u përshëndet nga deputeti i Parlamentit të Rumanisë, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Rumani, Bogdan Alin Stoika. Deputeti Stoika foli për numrin e madh të aktiviteteve që ka ndërmarrë ALAR për promov-imin e historisë, kulturës dhe artit shqiptar, sidomos gjatë këtij viti. “Rumania luajti një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, vendi ku është zhvilluar aktiviteti politik i shoqërive patriotike shqiptare, ku janë botuar veprat e shkrimtarëve më të rëndësishme të Rilindjes, librave dhe gazeta të ndryshme, duke fillu-ar me abetaren e Naum Veqilarxhit, librat e Naim Frashërit, Lasgush Poradecit etj” tha ai. Më pas e mori fjalën historiani dhe shkrimtari Dr. Liviu Lungu, me origjinë shqiptare dhe me katër romane të botuara në gjuhën shqipe. Histo-riani Liviu Lungu theksoi përpos të tjerash se lëvizja kulturore e Rilindjes Kom-bëtare Shqiptare, si vetëdije kulturore, si dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ng-jarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar në gjysmën e dytë të shek-ullit XIX, të cilat përgatitën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Dr. Liviu Lungu theksoi se ishte zgjedhur pikërisht Konstanca për këtë veprimtari të rëndësishme, për shkak të kontributit të vyer të komunitetit shqiptar të Konstancës gjatë Rilindjes Kombëtare, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Konstancës u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe, ku Asdreni ishte mësues i saj. Këtu u ngrit “Tipografia Albania”, në të cilën u botuan libra të rëndësishëm të kulturës shqiptare, periodikë në shqip dhe tekste shkollore për nevojat e shkollave shqiptare. Prof. Dr. Daniela Busa, e njohur si specialiste e historisë moderne të vendeve të Evropës Juglindore, punonjëse shkencore pranë Institutit të Historisë "Nicolae Iorga", mbajti kumtesën: "Shqipëria në një kontekst zonal dhe europian". Marius Dobrescu, përkthyes i veprës së Kadaresë në rumanisht, shkrimtar dhe gazetar, bëri një paraqitje të histori-ografisë shqiptare mbi këtë eveniment, duke u ndalur veçanërisht në kronologjinë e dhe rrethanat historike të Lidhjes së Prizrenit. Në këtë aktivitet merrnin pjesë universitarë, studiues të historisë, anëtarë të komuniteti historik të shqiptarëve të Konstancës.

k u l t u r e www.sot.com.al

Kreshnik Merxhani dhe Lida Miraj: E turpshme, kjo është përgjegjësi e IMK

apo do vazhdojmë të shikojmë këto "medemek" restaurime të ndodhin dhe të gjithë të humbasim një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria ka”, vijon arkitekti Mexhani.Piktura murale mbulohet me suva

Me të njëjtin mendim dhe arkitektja Lida Miraj shprehet se janë institucionet që mbajnë përg-jegjësi për këtë që po ndodh në Gjiro-kastër. Edhe më parë ka pasur të tjera dëmtime që janë kryere në qendrën historike dhe duket se vijon e njëjta situatë. Sipas saj është e turpshme që piktura murale po mbulohet me suva dhe përgjegjësia kryesore shkon për Institutin e Monumenteve të Kulturës. “Është e turpshme, që piktura murale mbulohet me suva. Duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtar mbajnë përgjegjësi ligjore edhe teknike”, tregon arkitektja Lida Miraj. Në një foto të qershorit 2018, arkitekti Merxhani shkruan se duket që është kryer një "riprekje" dhe tonim i motiveve gjeometrike në gjysmën e një kati. “Pasi nisen nga

dritaret e sipër dhe është suvatuar në mënyrë arbitrare gjithë pjesa tjetër për të krijuar kështu një deformim në perceptim dhe duke mos plotësuar minimumin e një prezantimi të një aspekti si ai i pikturës murale kur ato zbulohen, pra për të dhënë idenë e plotë qoftë dhe në një pjesë të fas-adës, se si ajo trajtohej me pikturë”, bën me dije Merxhani. Dhjetor 2017, përbëri fotos arkitekti Merxhani shprehet se duket shtrirja e pikturës murale në 2 kate (deri sa është hapur) ndoshta dhe në katin përdhe. “Pik-tura vazhdon dhe në pjesën ballore, ku është lënë e mbuluar dhe ku një sondazh i kërkuar dhe në projekt, e ka evidentuar praninë e saj. Sot pjesa e poshtme duket qartë që është mbuluar me suva, duke e eliminuar njëherë e mirë këtë aset të vyer për të kuptuar arkitekturën e pazarit dhe më gjerë në Gjirokastër”, vijon Merxhani. Fotot e publikuara nga arkitektit Merxhani janë postuar dhe në faqen e Forumit për Mbro-jtjen e Trashëgimisë Kulturore. “Trishtim” shkruan Forumi për këto punime në Gjirokastër.

140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit mbledh

historianët në Rumani

Skandali, piktura murale në Gjirokastër mbulohet me suva, specialistët japin alarmin Julia VRAPI

Gjirokastra qytet në UNE-SCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës deri tani sipas specialistëve të ndrys-hëm nuk kanë mundur të ruajnë trashëgiminë. Herë pas here bëhen ndërhyrje në qendrën historike, të cilat sipas specialistëve dëmtojnë jo pak. Rrënimet e banesave mon-ument kulture, projekti Bypass që kundërshtohet fort, ndërhyrje të gabuara në objekte, etj, sipas tyre bëjnë me përgjegjësi institucionet. Arkitektë specialistë të trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani dhe Lida Miraj denoncojnë ndërhyrjet, që po bëhen në Gjirokastër, dhe sipas tyre po dëmtojnë pikturën murale. Arkitekti Kreshnik Merxhani, i cili ka publikuar dhe disa foto, shprehet se në mesin e ditës po eliminohet piktura murale në atë që njihet si Blloku 7 në Gjirokastër, por deri tani duket se Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ka parë problem. “Në Gjirokastër, në mesin e ditës dhe nën "mbikqyrjen" e IMK-së së famshme po mbulohet (në rastin më të mirë) ose po eliminohet piktura murale në atë që njihet si Blloku 7, që ka në përbërje dhe xhaminë e pazarit, aty te cepi ku ka qenë ai që gjirokastritët e quajnë "Kroi i Premtos" ose tashmë te pema e manjolës”, pohon arkitekti Merxhani. Sipas tij piktura ishte shënuar në projekt, u zbulua dhe doli që kishte motive gjeometrike me kuadrata të ndarë përmes diag-onales së tyre dhe të lyer me ngjyra të ndryshme e shtrirë në dy kate e më shumë. “Nga shtrirja në 2 kate e motiveve gjeometrike të murales, pjesa e katit të dytë po "ripreket" kurse ajo e një kati më poshtë thjesht po zhduket! Zulmë mëdhenjtë, që do shpëtojnë trashëgiminë dhe që nuk kanë kapacitete të mbyllin mirë një punë të vetme tashmë me ligjin e ri do të "menaxhojnë" ose "menagjojnë" vendndodhjet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në bash-këpunim të ngushtë me shtetin tonë të varfër që s’bëza dhe që s’ka lek të ndërtojë një teatër kombëtar. Ku po shkon kjo punë, a do qëndrojmë në lartësinë e vlerave të Gjirokastrës

Filmi “Gardhi”, premierë në Palm Springs

“Zërat e bardhë”, me grupet korale të fëmijëve

Filmi “Gardhi” i regjisores Lendita Zeqiraj u shfaq pre-mierë botërore në “Palm Springs International Short Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në premierën e shfaqjes së filmit ishin të pranishëm regjisorja Zeqiraj dhe aktorët Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj. “Palm Springs International Short Film Festival” është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjell emrat e suk-sesshëm të regjisorëve të rinj. Shumë e lumtur me këtë pre-mierë ishte regjisorja Zeqiri, e

cila para publikut solli rrëfimin e saj rreth realizimit të këtij pro-jekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm. “Gardhi” është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. “Palm Springs International ShortFest and Film Market”, mbahet prej 19 - 25 Qershor 2018, në Palm Springs. Ai është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit.

Aktiviteti “Zërat e bardhë" u zhvillua në Ditën e Muzikës në Amfiteatrin e ri të Tiranës, duke dhuruar një shfaqje plot ngjyra. “Grupet korale të kri-juara me nxënës të shkollave 9-vjeçare të periferisë: "Gjergj Fishta" në Kamëz, "Ibrahim Brahja" Sauk, "Kolë Javo-ka" Bregu i Lumit, "Mustafa Greblleshi", pranë Sanato-riumit, "Skënder Luarasi" në Kombinat, nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turkut përbëjnë vetëm fillimin e një projekti që do të përfshijë edhe shkolla të tjera të vendit”,

shkruan Ministria e Kulturës për këtë aktivitet, që pati të pranishme në ndjekje të tij dhe ministren Mirela Kumbaro si dhe artistë të njohur. Amfite-atri te liqeni u hap më 30 maj duke sjellë surpriza përmes një spektakli fantastik që organ-izoi Bashkia. Festa filloi më 30 maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i lënë vendin një sërë ak-tivitetesh gjatë stinës së verës. Muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura, marshe muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku.

Dita e Muzikës, aktivitet në qytetin e Vlorës

Në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë organizoi mjediset e të jashtme të saj koncertin "Në tingujt e muzikës klasike". Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me shkollën artistike "Naim Frashëri" të përbërë nga mësues dhe nxënës të saj, nën udhëheq-jen e dirigjentit Daniel Kuçaj, ve-primtari kjo që i dha ngjyrë kësaj dite të shënuar. Ky aktivitet për-colli mesazhet e Ditës Botërore të Muzikës duke zhvendosur aktiv-itetin nga skena dhe auditoret në mjedise të hapura e të improvi-

zuara mes artdashësve të këtij zhanri muzikor njëherazi duke e futur qytetin e Vlorës në rrjetin e atyre qyteteve në gjithë botën që festojnë këtë ditë. Aktiviteti u ndoq me interes nga artdashës, njerëz të artit dhe kulturës si dhe autoritete të qytetit të Vlorës. Festa e muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor. Festa e parë e muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, është kthyer në një fenomen ndërkombëtar.

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 19

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestig-jioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë në Muzeun Shtetëror Casa del Mantegna në Mantova të Italisë. Sipas Oltsen Gripshit në katër veprat e tij konceptuale konkretizohen ngjyrat e botës të brendshme nëpërmjet konceptuales në portretizimin e realitetit si dëshmitar i kësaj kohe; i kohës tonë, i kohës që gjëmon fur-ishëm me dinamizmin, i cili karakterizon të tashmen, por kurrse-si nuk harron të shkuarën. Ekspozita qëndron e hapur nga data 8 qershor deri më 15 korrik. Veprat prezantohen të sinqerta dhe modeste për t’i dhënë përparësi më shumë fuqisë së mendimit sesa pamjes estetike të tepruar (ekstravagante). Oltsen Gripshi vjen me katër vepra konceptuale nga ku del në pah kërkimi i tij ndaj qenies njerëzore dhe antropo-fenomenologjisë, duke vendo-sur në veprim semiotikën neuroestetike me veprat: “Kurban MC-MCXVII”, “Anatomia e orgazmës”, “Albania Kawamata” dhe “Artis-ti personazh”. “Magjia dhe madhështia e me-sazheve konceptuale të artit bashkëkohor janë shumë të fuqishme, pothuajse kapin në be-fasi edhe vetë artistin ”, pohon Gripshi. Janë tetë artistë shqiptarë që ekspozojnë në sallën qendrore të Casa del Mantegna falë gjuhëve të tyre estetike sa kon-ceptuale aq dhe realiste në shtjellimin e fenomeneve të ndryshme sociale me gjurmë shqiptare, për t’u theksuar është edhe koncepti kuratorial i dy kuratorëve italian Luigi Marastoni dhe Sebastiano Zanetti. Vëmendja e dy kuratorëve përqendrohet në një emërtim disi cingërsues “Maledetti Albanesi: le aquile sono in volo” në lexi-min e parë, por në të vërtetë ata ngrenë një diskutim shumë të mprehtë të kohës në të cilën ne jetojmë, duke prekur çështje të atilla si imazhi i shqiptarëve në Itali në tre dekadat e fundit, ku shpeshherë dëgjohet të thërritet “Maledetti albanesi”, por për dy kuratorët shqiptarët janë burim frymëzimi me arritjet dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë italiane. Për kuratorët nëpërmjet veprave të artistëve bashkëkohor shqiptar të cilët janë pjesë e kësaj ekspozite, kërkohet të ndërtohet një urë bash-këpunimi dhe dialogu të munguar midis dy brigjeve të Adriatikut, duke ngjizur alkimi të reja pamore dhe konceptuale.

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori Fatos Berisha: Na jep shpresa që filmi mund të ketë një rrugëtim të mbarë

sprovuar veten nëse mund të fitojmë edhe çmimin për postproduksion të filmit që do të na lehtësonte shumë punën” bën me dije Vjosa Berisha, producente e filmit.

Projekti filmik, që u xhirua në tre shtete

Projekti filmik “Cirku Fluturues” filloi xhirimet në prill të këtij viti, të cilat zgjatën 19 ditë me sheshxhirime në tre shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, përkatësisht katër qytete Prishtinë, Ulqin, Shkodër dhe Tiranë, duke ndjekur rrugëtimin e skenarit të shkruar nga Fatos Berisha, të bazuar në ngjarje të vërtetë. “Cirku Fluturues” është një komedi e zezë që në vete ngërthen një rrugëtim të një grupi aktorësh, luajtur nga Armend Smajli, Tristan Halilaj, Shpëtim Selmani dhe Afrim Muçaj, të cilët nisen për të marrë pjesë në Festiva-lin e Teatrit në Tiranë me shfaqjen e tyre, duke marrë përsipër rrezikun e kalimit të kufirit në mënyrë ile-

gale në një kohë të rrezikshme pak para luftës së Kosovës. Një histori dinamike me shumë situata komike dhe të dhimbshme, pritet të shfaqet para publikut diku në fillim të vitit 2019. Në kastën e madhe të aktorëve ndër tjerash në film luan edhe Veli-bor Topic, aktor me prejardhje nga Bosnja, i njohur për rolet e tij në filmat “Snatch” të Guy Ritchie, si dhe “Kingdom of Heaven” dhe “Robin Hood” të Ridley Scott. Producentja e filmit Vjosa Berisha dhe regjisori Fatos Berisha kanë një përvojë të gjatë nga puna e tyre në projekte të ndryshme filmike, televizive, në teatër si dhe përvojë dhjetë vjeçare të or-ganizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit - PriFest. Edicioni i 53-të i Festivalit ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary do të mbahet në datat 29 qershor deri me 7 korrik, kurse gara Works in Progress, ku do të prezanto-het projekti filmik “Cirku Fluturues”, mbahet në datat 1-4 korrik.

Oltsen Gripshi pas çmimit në Nju Jork, në ekspozitën në Mantova

“Cirku Fluturues” përzgjidhet mes 11 projekteve për konkurrim në Karlovy VaryJulia VRAPI

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha është përzgjedhur në pro-

gramin në Works in Progress në fes-tivalin prestigjioz të filmit në Karlovy Vary. Projekti “Cirku fluturues” është përzgjedhur në mes 11 projekteve filmike nga tërë bota, që do të garojnë për çmimet. Projekti filmik “Cirku Fluturues” është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë dhe Bashkia Tiranë, ndërsa ko-producent i projektit është edhe shtëpia filmike Ikonë Studio nga Kosova. Regjisori dhe skenar-isti i filmit Fatos Berisha për këtë përzgjedhje në festivalin që mbahet në Çeki shprehet se jep shpresa për një rrugëtim të mbarë të filmit. “Jam shumë krenar për këtë vlerësim nga një festival i kategorisë A. Përveç mundësive për ta prezantuar filmin para distributorëve, selektorëve të shumtë të festivaleve nga gjithë bota, kjo është edhe një vlerësim i punës që gjithë ekipi ka bërë gjatë xhirimit të filmit. Kjo na jep shpresa që filmi mund të ketë një rrugëtim të mbarë” tregon regjisori Berisha për këtë pjesëmarrje në këtë festival filmi. Projektet e përzgjedhura në këtë garë të Pitching do të prezan-tohen para jurisë profesionale dhe një publiku të gjerë profesionistësh nga mbarë bota duke u futur njëherit në garë për çmimin kryesor prej 100,000 euro në shërbime të post-produksionit. Producentja Vjosa Berisha shprehet entuziaste për këtë përzgjedhje të filmit, sipas saj një mundësi më shumë për t’u prezan-tuar para emrave të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. ““Works in Progress në Karlovy Vary International Film Festival” është një garë ku kanë aplikuar projekte nga mbarë bota dhe përzgjedhja në mes 11 më të mirëve mua si producente e këtij filmi më bën të ndihem shumë mirë, sepse është një vlerësim për punën tonë në fazë të hershme kur sapo e kemi xhiruar filmin. Është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar projektin para emrave më të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë, dhe po ashtu për të

“60 -vjet Ansambli Popullo”, artistët koncert në Llogara

Përfaqësueset e vendeve të NATO, vizitë në Muzeun Kombëtar

Artistët e Ansamblit Pop-ullor zhvilluan një koncert, në skenën e ngritur në Lllog-ara. “Është koncerti i "60-vjet Ansambli Popullor", i cili star-ton Opera Summer Tour”, bën me dije Teatri i Operës dhe Bal-etit. Koncerti u përcoll përmes një programi të pasur muzikor, si dhe me solistët e njohur të ansamblit. Ky koncert vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive që ka zhvilluar Ansambli Pop-ullor, por të tjera aktivitete janë për t’u zhvilluar. Ansambli Popullor është tashmë “Nder i kombit”, dekoratë e dhënë në

kuadër të 60-vjetorit të krijimit të këtij institucioni kulturor. Motivi është për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetër-sueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Vlerësimi erdhi dhe për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

Në kuadër të bash-këpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga bashkëshortet e përfaqësuesve të Kolegjit të NATO-s. “Zonjat e nderuara nga vende të ndryshme të NATO-s, si: Franca, Portuga-lia, Zvicra, Belgjika, Lituania, Norvegjia, Italia, Turqia, Span-ja, Greqia, SHBA etj, të sho-qëruara nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, zhvilluan një rrugëtim në historinë e Shqipërisë e

prezantuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ato vlerësuan historinë e pop-ullit shqiptar, që nga lashtësia deri në fund të regjimit komu-nist. Ato shprehën vlerësimin e tyre dhe falenderuan për mikpritjen”, njofton MHK për këtë vizitë. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkura-jojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.

Kori i Shkodrës rikthen fragmente të operës “Skënderbeu”

Kori dhe solistët e shoqatës “Rozafa Expression” tashmë kanë krijuar një traditë me shumë domethënie, duke e organizuar Festen e Muzikës me Koncertin e titulluar “Viva la musica”, që jepet çdo vit në ditën Ndërkombëtare të Muzikës, pikërisht me datë 21 qershor. Ministria e Kulturës shkruan se edhe këtë vit kon-certi festiv tradicional u prezan-tua në ambientin e hapur të Qendrës së Këndimit Koral në qytetin e Shkodrës. “Repertori përmbante këngë nga muzika e jonë popullore të punuara për

kor, si dhe këngë e vepra muz-ikore të zgjedhura nga vende të ndryshme të botës. I konceptuar si një feste muzikore, koncerti përcjell mesazhe të qarta në vlerësim të trashëgimisë kom-bëtare e botërore muzikore, në lidhje me rolin pozitiv që luan arti muzikor si eksperiencë e jetës njerëzore”, shkruan ministria në faqen e saj. Me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u inter-pretuan dhe fragmente nga opera “Skënderbeu”. Kori u drejtua nga prof. Zef Çoba.

Jam shumë krenar për këtë vlerësim nga një festival i kategorisë A. Përveç mundësive për ta prezantuar filmin para distributorëve, selektorëve të shumtë të festivaleve nga gjithë bota, kjo është edhe një vlerësim i punës që gjithë ekipi ka bërë gjatë xhirimit të filmit...

20 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Argjentina dhe Li-onel Mesi kanë një arsye të gëzohen. Nigeria u ka dhënë

atyre një mundësi të rifuten në lojë, pasi, nëse arrijnë të fitojnë në ndeshjen e fundit në grup pikërisht me Nigerinë, atëherë mund të kualifikohen. “Shqiponjat afrikane” bënë dje një ndeshje perfekte dhe të mrekullueshme sidomos në pjesën e dytë, duke mundur njërën prej skuadrave që ishte shndërruar në tri vitet e fundit në një makth të pazakontë. Islanda e vogël ishte bërë skuadër e madhe, aq sa nuk e thyente dot asnjë rival në grupin kualifikues (përfshi dhe Kroacinë). Surprizën e parë Islanda e dha ndaj Argjentinës në grupin D, ku barazoi 1-1, duke i vënë argjentinasit nën presion të madh. Por dje e paprekshmja dhe e pamposh-tura Islandë u shkërmoq në 45 minutat e dyta nga një Ahmet, pikërisht sulmuesi nigerian Ahmet Musa, i cili realizoi dy gola, duke i dhënë Nigerisë një epërsi të padiskutueshme në fushë dhe duke bërë që ndeshja të zgjidhet si duhet në favor të afrikanëve. Nuk mund

SURPRIZA/ Gazetari e provokon, Khedira i kujton

kush është Gjermania

MBROJTËSIMerkato në tregun europian

të futbollistëve vijon të jetë e fortë, pavarësisht se nuk e ka ritmin e duhur ende, për shkak të pjesëmar-rjes së skuadrave kombëtare të shumë vendeve në Botërorin e Rusisë. Natyrisht, pas Botërori klubet do të nxitojnë për të marrë më të mirët, sidomos kur është fjala për lojtarët që patën një edicion të madh në Champions League të sezonit që lamë pas. Roma është shndërruar në një kantier të hapur, me lojtarë që ikin e vijnë.

Tifozët tashmë po bëhen gati për të përqafuar afrimin e Pastores, por edhe atë të Xhastin Klajvert. Ndërkohë, disa të tjerë nuk e kanë pritur mirë largimin e Naingolan, i cili tashmë është një lojtar i Interit, por nuk mbaron me kaq. Verdhekuqtë me shumë mundësi do të humbasin edhe shërbimet e një tjetër elementi shumë të rëndë-sishëm, atë të mbrojtësit Kostas Manolas. Për grekun ka shfaqur interes Çelsi. Blutë e Londrës kanë gati një ofertë të parefuzueshme: 5

milionë euro në sezon për Manolas, ndërsa 36 milionë euro, që është klauzola e largimit, shkojnë për Romën. Verdhekuqtë nuk duan që Manolas t’i braktisë, por rregullat e “Fair Play”-it Financiar i detyron drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit. Afri-mi i mbrojtësit grek është një prej dëshirave kryesore të teknikut Maurizio Sarri, i cili, gradualisht, do të fillojë të kristalizojë grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm në premier League.

Afrikanët mposhtën 2-0 Islandën në një duel ku vendimtar rezultoi sulmuesi Ahmed Musa, i cili realizoi dopietë, ndërsa fatet e grupit D janë ende të hapura

të kishte rezultat më të mirë dhe për Argjentinën dhe Lionel Mesin, që rifuten në lojë, por me një kusht tashmë, që ata të mund të fitojnë bindshëm ndeshjen e fundit. Kjo është arsyeja pse Argjentina një ditë pas lotëve mbrëmë një gëzim po aq të madh sa të kishte fituar vetë.

Ndeshja Nigeria mundi Islandën

2-0 në ndeshjen e dytë të grupit D, një rezultat ky që lë totalisht të hapur mundësitë e kualifi-

kimit për të tre skuadrat, pasi Kroacia është e kualifikuar tashmë. Pjesa e parë ishte e balancuar, me Islandën disi më kërkuese, sepse afrikanët në pjesën e parë nuk bënë asnjë gjuajtje në portë dhe nuk kishin rrezikshmëri. Ndër-sa në 45-minutëshin e dytë, ishin nigerianët që arritën të dërgojnë dy herë topin në rrjetë. Ishte pikërisht sulmuesi i CSKA-së së Moskës, Ahmed Musa, ai që shënoi të dy golat për nigerianët, në minutat e

Nigeria “shfryn” Islandën e shpreson kualifikimin, i jep një dorë edhe Argjentinës së Leo Mesit

Një gazetar suedez e ka provokuar Sami Khe-dirën, duke i ofruar disa bileta kthimi, pra duke llog-aritur triumfin e Suedisë në takimin e sotëm. “Përshën-detje, unë jam Ludvig, një gazetar suedez dhe kam disa bileta për ty dhe shokët e skuadrës, që kur të humb-isni ditën e nesërme me Suedinë, ju duhet të merrni rrugën për në shtëpi”. Por i menjëhershëm ka qenë re-

agimi i Khedirës, i cili është shprehur: “Jo, faleminderit. Neve nuk na duhen ato bile-ta, pasi nuk do të kthehemi në shtëpi. Jemi të bindur që do të fitojmë me Suedinë”. Gazetari suedez ka insistu-ar me provokimin e tij, por Khedira vijoi: “Të dielën më datë 15 korrik është finalja e Kupës së Botës dhe nuk na është hequr siguria që na karakterizon në grup. Jemi Gjermania.”49-të dhe 75-të, ndërsa Gulfi

Sigurdson humbi edhe një 11-metërsh në minutën e 83-të. Siç thamë ky rezultat i shkon më shumë përshtat Ar-gjentinës, e cila rikthehet edhe njëherë të shpresojë për një kualifikim të mundshëm në fazën e 1/8-ave. Tani skuadra e Sampaolit ka nevojë për një fitore bindëse ndaj Nigerisë, për t’u renditur e dyta në grup. Nga ana tjetër Islanda humbi një mundësi të shkëlqyer për të prekur kualifikimin që sot, pasi mund të shkëputej nga Argjentina dhe të shpresonte për të paktën një barazim në ndeshjen e fundit.

Manolas braktis Romën, i “shkel syrin” ÇelsitBARCELONA FAKTI ITALI

Xhordi Alba në “rrjetën” e Totenhem, pritet largimi

Milani shumë pranë kalimit në pronësi të “Elliot”

Mediat spanjolle shkru-ajnë se skuadra e Totenhem po ndjek me vëmendje sit-uatën e mbrojtësit Xhordi Alba te Barcelona. Ish-lo-jtari i Valencias nuk ka rinovuar ende me kampi-onët e Spanjës, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2020. Pak javë me parë, menaxheri i mbro-jtësit deklaroi se 29-vjeçari ndihet i zhgënjyer nga klu-bi, pasi drejtuesit e këtij të fundit ende nuk i kanë ofruar rinovimin. Ndërkohë ditët e fundit, vetë Alba ka deklaruar se nëse do të ishte për të, ai do të qëndronte

Ndërsa vëmendja është në Botërorin e Ruisisë, Milani në Itali po përpiqet të stabi-lizojë klubin. Li Yonghong, njeriu që ka blerë aksionet e Milanit, nuk arriti të bëjë shtimin e kapitalit, ashtu siç ishte parashikuar dhe tashmë situatën nën kontroll te Mi-lani, do ta marrë Fondi amer-ikan, “Elliot”. Afati i fundit për kinezin që bleu Milanin, është data 10 korrik, periudhë bren-da të cilës duhet të paguajë plot 32 milionë euro në arkat e fondit që ka bërë spon-sorizimin e vlerës së blerjes së aksioneve të kuqezinjve. Në të kundërt, fondi ameri-

përjetë te Barcelona. Toten-hem nga ana tjetër kërkon të përfitojë nga një situatë e tillë, mes mbrojtësit dhe klubit të Barcelonës.

kan do të bërë ekzekutimin e kapitalit dhe të interesuarit për të blerë klubin e Milanit, do të duhet të kontaktojnë pikërisht me “Elliot”.

Vendin e tretë në grupin E mban Gjermania, e cila humbi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 ndaj Mek-sikës. Ishte një disfatë që vinte pas 33 vjetësh për

skuadrën gjermane, sepse Meksika kishte fituar në një turne miqësor ndaj Gjermanisë në vitin 1985. Sa i takon humbjes, për gjermanët humbja e ndeshjes së parë në një botëror vinte pas plot 36 vjetësh.

3

penallti janë hum-bur deri tani në k ë t ë B o t ë r o r e .

Fillimisht humbi penallti Lionel Mesi në ndeshjen e grupit D midis Argjentinës dhe Islandës. Më pas humbi

penallti Peruja ndaj Dani-markës, ndërsa dje penallti humbi dhe Sigurdson për-ballë Nigerisë. 9 penallti të tjera janë shndërruar në gol. Pra në total janë akorduar 12 penallti.

3

11-metërshat e dështuar në këtë Botëror

GRUPI DNDESHJET

Xhiro 1Argjentinë-Islandë 1-1Nigeri-Kroaci 0-2

Xhiro 2Kroaci-Argjentinë 3-0Islandë-Nigeri 0-2

Xhiro 3 (të hënën)Argjentinë-NigeriIslandë-Kroaci

RENDITJAKroaci 6Nigeri 3Islandë 1Argjentinë 1

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Zvicra e shqiptarëve mposhti Serbinë dhe fitoren e vulosën golat e Shaqirit e të Xhakës,

që festuan me shqiponjë, duke ua hequr mendjen serbëve dhe duke i çuar ata pranë eliminimit. Në fakt, Serbia kishte mbështet-jen e një numri mjaft të madh tifozësh në stadium dje, pasi dhe vendasit, pra rusët, bënin tifo për ekipin serb. Zvicra u fut në këtë ndeshje si favorite, por pa kaluar 5 minuta lojë ishin serbët që kaluan në avantazh. Topi i krosuar në zonë gjen kokën e Mitroviç i cili është më i shpejtë dhe godet saktë, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol i dha epërsi morale serbëve duke vënë në vështirësi zviceranët të cilët e kishin vështirë të çanin në murin e ngjeshur të mbrojtjes serbe. Zvicra tenton të çajë nga krahët dhe në qendër, por Xhemailit në dy raste i mungoi saktësia. Në kundërsulm Serbia mund të kishte shënuar më shumë gola, por fati e ruajti portën e Zvicrës në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës Zvicra shkëlqeu e tëra. Ka potencial të madh fizik dhe një organizim perfekt në mbrojte që e bën Serbinë të jetë e hallakatur. Shenjat u dhanë

Simeone: Argjentina skuadër mediokre,

lojtarët zihen me grushte

SITUATAHumbja ndaj Kroacisë ka

sjellë trishtim në kampin e Ar-gjentinës, e cila tani nuk ka më asgjë në dorë dhe i ka varur shpresat te fati që të ketë ende shans të jetë në garë për kualifi-kim. Pas ndeshjes argjentinasit kanë mbledhur “firmat” në rrjetet sociale për të përzënë trajnerin dhe për të ulur në stol Lionel Me-sin. Sipas medieve argjentinase, kjo sjellje vjen nga irritomi i tyre pas disfatës së rëndë me ball-kanasit. Shkarkimi i Sampaolit

mund të vijë shumë shpejtë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Niger-isë në stolin e 2-herë kampionëve të botës mund të jetë menaxheri i kombëtares Jorge Buruçaga. Që lojtarët e Argjentinës nuk e duan më trajnerin Sampaoli kjo u vërtetua në fund të sfidës me Kroacinë. Në konferencën për shtyp Sampaoli u shpreh se lojtarët nuk janë përshtatur si du-het me projektin e tij, por nga ana i tjetër i pyetur për këto deklarata të trajnerit sulmuesi Serxhio

Aguerro u shpreh me irritim për Sampaolin: “Le të thotë çfarë të dojë”, një tregues mëse i qartë ky se te Argjentina nuk e duan më trajnerin e tyre, madje mediat po aludojnë se Mesi luajti qëllimisht shumë dobët ndaj Kroacisë për të bërë të mundur largimin e Sam-paolit. Por ndërkohë tifozët në rrjetet sociale kanë shfryrë ndaj yllit të Barcelonës duke i kërkuar atij tërheqjen e menjëherë nga kombëtarja albiceleste. Tërmeti te Argjentina sapo ka nisur!

Shaqiri dhe Xhaka ishin goleadorët në fitoren e Zvicrës dhe festojnë si shqiponja, Nejmar e Kutinjo thyejnë në shtesë Kosta Rikën. Kualifikimi i hapur në grupin E

që në fillim, pasi Granit Xha-ka, lëshoi një predhë të vërtetë që rezultoi perlë për Zvicrën, duke përshëndetur rrjetën. Fes-timi me shqiponjë acaroi rusët në stadium dhe u dha kurajë shqiptarëve kudo në botë të festonin si të kishin ekipin e tyre në Botëror. Kaq mjaftoi që Zvicra të vendoste diktat në fushë dhe të kërkonte fitoren deri në fund, e cila do të vinte nga këmbët e një tjetër shqiptari, Xherdan Sha-qiri. Shtatshkurtri nga Gjilani galopon dhe kontrollon topin në

mënyrë perfekte duke shpartall-uar mbrojtjen dhe portierin serb, dhe vendos fitoren e Zvicrës në një mbrëmje magjike. Festimi me shqiponjë dhe me muskuj, duke bërë që të çarten serbët.

Brazili fiton në shtesë me Kosta Rikën

Kutinjo dhe më pas Ne-jmar shmangën dramën dje për Brazilin në sfidën ndaj Kosta Rikës. Mesfushori i Barcelonës dhe sulmuesi i PSG realizuan të dy në kohën shtesë në sta-diumin e Shën Pjetërbugut, ku

Zvicra e shqiptarëve shpartallon Serbinë, Brazili më në fund gjen fitoren

Argjentina humbi dhe ironitë e kritikat për të nuk kursehen. Madje dhe nga vetë argjentinasit e një prej atyre që ka folur e kritikuar trajnerin Sampaoli, kapitenin Mesi dhe lojtarët është tekniku i Atletikos së Madridit Diego Simeone. “Kjo që po ndodh me Argjentinën është rezultat i saj që fatkeqë-sisht është bërë në 4 vitet e fundit. Anarshi, pa lider. Nuk ka përgjegjësi si nga drejtuesit, ashtu nga ai që drejton ekipin. Argjentina duhej të luante me

Islandën me formacionin që hodhi në fushë ndaj Kroacisë. Duhej të bënte të kundërtën, me Kroacinë duhet të përdorte formacionin e Islandës. Skuadra është shumë keq, por shpresoj të gabohem dhe të kalojmë më tej. Tani varemi nga Islanda, që nuk duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet që ka. Tani me siguri lojtarët po zihen me shkelma në dhomat e zhveshjes. Nuk mund të vazh-dohet kështu. Mesi është i zoti, por lider grupi i vërtetë është Ronaldo”, thotë Simeone.

për 90 minuta “yjet” e Brazilit kishin dështuar për të mposh-tur portierin Kejlor Navas. E pabesueshme ajo që ndodhi në minutën e 78-të, kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat fill-estare 0-0, me gjyqtarin Bjorn Kuipers që fillimisht vërshëlleu për 11-metërsh, për ndërhyrje të gabuar ndaj Nejmarit, por më pas vendosi të konsultohej me sistemin VAR, duke e kthyer vendimin. Gjithsesi, Kutinjo ndjek me zgjuarsi aksionin dhe dërgon mes këmbëve të Kejlor Navasit topin e ulur me kokë nga Firmino e më pas nga Gabri-el Jesus. Kurse Nejmar realizoi me portë të boshatisur në kohën esktreme. Brazilit i duhet tani të fitojë ndaj Serbisë, sikurse Zvicrës ndaj Kosta Rikës.

Plas te Argjentina, të gjithë kundër trajnerit dhe kundër MesitMERKATO SULMUESI DEKLARATA

Raingolan: Me Interin synoj të fitoj Champions

Shilton: Zoti m’i dëgjoi lutjet, “Dora e Zotit” po vuan

Radja Naingolan braktisi Romën në këtë merkato vere, duke u bërë pjesë e Interit në Milano. Belgu nuk e ka fshe-hur lumturinë e tij për këtë lëvizje, por duke falënderuar Romën për emocionin që i dha. “Interi më kërkoi më çdo kusht. Jam i gëzuar që do të punoj sërish me Spaletin, ndërsa Roma dhe tifozët e saj do të mbetet gjithmonë në zemrën time, por ishin drejtuesit e klubit ata që më larguan”, tha ai. Afrimi i tij është në kuadër të përgatit-jeve që po bën Interi për të qenë gati në rikthimin e tyre në Champions. Pikërisht, ky

Fitorja e Kroacisë ndaj Argjentinës të enjten në mbrëmje trishtoi pa masë leg-jendën e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, i cili ka dhe nofkën “Dora e Zotit”. Por ish-portieri i Anglisë që e vuajti golin me dorë të Maradonës tha se zoti ia kishte dëgjuar lutjet dhe tani Maradona po vuante. “Zoti i ka kthyer nga unë këtë mëngjes. Duke parë futbollin më të keq që Argjentina ka luajtur në një Kupë Bote, në prag të përvjetorit të ‘Dorës së Zotit’…”, shkruan në Tuit-er ish-portieri i Anglisë. Dhe duket se vërtet Zoti sheh. Një

rikthim i Interit në Ligën e Kampionëve, pas një mung-ese 7-vjeçare, është përcjellë me gëzim dhe entuziazëm në radhët e tifozëve zikaltër.

natë para përvjetorit të atij goli me hile, Maradona është parë të vuajë më shumë se kurrë në tribunë në ndeshjen kundër Kroacisë.

ka shënuar Lionel Mesi në këtë Botëror. shansin më të mirë e

pati me Islandën në xhiron e parë në grup, por “Pleshtoi” argjentinas gaboi, pasi ia priti penalltinë portieri is-

landez. Në atë takim Ar-gjentina mori vetëm një barazim 1-1, pra vetëm një pikë, ndërsa humbi më pas 3-0 ndaj Kroacisë, duke qenë kështu e rrezikuar se-riozisht të eliminohet.

0

GRUPI DNDESHJET

Xhiro 1Zvicër-Brazil 1-1Serbi-Kosta Rioka 1-0

Xhiro 2Brazil-Kosta Rika 2-0Serbi-Zvicër 1-2

RENDITJABrazili 4Zvicra 4Serbia 3Kosta Rika 0

Mesi dështimi më i madh i Botërorit

gola janë realizuar deri më tani në këtë Botëror dhe natyrisht ekipi që ka shënuar më shumë dhe që del me

sulmin më të mirë deri tani është vendi organizator, pra Rusia, e cila ka realizuar 8 gola, pra më shumë se sa janë shënuar gjithsej në grupet C, D, E, F, G dhe H. Natyrisht, xhiro e dytë nuk është zhvilluar ende e plotë në shumë grupe.

53

22 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Chris Brown sjell këngën “To me bed”, pjesë e turneut botëror

1-Një shenjë e horoskopit...2-Profil metalik...3-Nofkë e humoristit italian Pao-lo Vilaxho...4-Janë 114 Kapitujt e Kuranit...5-Ndryshe për mendimin...6-Përemër vetor...7-Ecje e shpejtë e kalit...8-Orar pune i vazhdueshëm pa pushim...9-...Gjon Luli...10-Hyrja në Itali...11-Ka për kryeqytet Jordania...13-Patrioti...Sa-dria...14-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha..16-Aktori Edmond...tek filmi “Si gjithë të tjerët”...17-Ish aktori i estradës...Llukaçi...18-Humoristi italian...Banfi...20-Njësi e vogël shitjeje të rrobave të gatshme...21-Fjetore ushtarësh...22-Fadil..specialist tek sigurimet shoqërore...23-Irritim i zorrës së trashë...24-Agjencia e lajmeve egjiptiane...25-Grumbull malesh që përbëjnë një njësi më vehte...26-Lloj vaji që del nga kullimi i naftës, shërben si lëndë djegëse për motorat...27-Dhoma e Lartë e parlamentit rus...29-Lloj uji që tregtohet...30-Copëz dheu që del nga punimi me plor...31-Ish futbollisti turk...Shukur...33-...Spen-cer...34-Poeti kosovar Podrimja...35-Tip automjeti rumun...36-Mimoza, këngëtare popullore në inic...37-Ish futbollist i Mançesterit Irvin në inic...

1-Bën pjesë në formacionin orkestral popullor...4-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...7-Personazh tek filmi “Komisari Dritës”...12-Tase e volejbollit...13-Dele me lesh të dredhur...14-Tokë e rrethuar me ujë...15-Dijetar...17-...Koperfild, roman nga Dik-ens...18-Notë në pentagram...19-Kryeqyteti i Togos në Afrikë...20-Vend me baltë dhe llucë...21-Ish futbollisti anglez Robin...22-Tufë kaf-shësh...23-Libri i shenjtë i myslimanëve...24-Dëshirë e shfrenuar për të patur diçka...25-Qendra...26-...Peçi...27-Magazinë...28-Një shoqëri e vjetër karburantesh në Itali...29-Dua, në italisht...30-Është buri-mi i të gjitha të mirave materiale...32-Pohojnë italianët...33-Pronë shtetërore...34-Përmbledhje krijimesh letrare që botohen si vjetar...36-I thonë edhe uror, copë çeliku për të ndezur eshkën...37-Operatori i lauruar Terpini...38-Stacion televiziv...Njus...39-Lumë në Maqedoni. Derdhet tek Gjiri Selanikut...40-...Abeba...41-Merr anën e dikujt...

Këngëtari me famë ndërkombëtare, Chris Brown ka publikuar projektin e ri muzikor “To my bed” , ku ka treguar lëvizjet e tij të zjarrta në kërcim. Si gjithmonë, Broën nuk ka habitur duke sjellë sërish energji dhe ritëm. Në klipin e tij ka përfshirë shumë femra seksi. Kjo këngë do jetë pjesë e turneut “Heartbreak On a Full Moon”, që do të fillojë për pak ditë në disa vende të botës. Sa herë që ka projekte muzikore rikthehet në qendër të vëmendjes këngëtari Chris Brown i cili para disa muajsh u përfol vetëm për problemet me ish të dashurat, duke harruar faktin që ai bën muzikë. Një postim i bërë disa kohë më parë në rrjetin social Twitter

nga vetë këngëtari, vërteton se ai ka një imagjinatë të çmendur. Chris shprehu dëshirën për të bërë një turne muzikor me këngëtarët më të suksesshëm në industri. Në të përfshihet Beyonce, Bruno Mars, vetë ai dhe çuditërisht edhe isha e dashura e tij Rihanna me të cilën ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Sipas tij ky turne muzikor do të ishte i çmendur dhe një ndër më të bukurit që do të zhvilloheshin ndonjëherë. “Nëse vendosni ta bëni pa mua atëherë më jepni 10 përqindshin tim vetëm për idenë”, ka shkruar ai në postimin e tij duke nxitur qindra fansa të kërkojnë realizimin e turneut.

Lajmi Dy shokë të vjetër takohen dhe

përshëndeten njëri me tjetrin:- Përshëndetje, ku i ke prindërit

sot?.Djali tjetër i përgjigjet:- Kanë shkuar në Durrës.Shoku kërkon më tepër hollësi

për ta:- Mos kanë kaluar gjë nga au-

tostrada?.Tjetri përgjigjet:- Po andej kanë kaluar, pse i ke

takuar ti?- Po, a kishin një makinë të vogël

ngjyrë të bardhë?- A të thashë se i ke takuar?.Shoku mjaft i sigurt se nuk i

kishte takuar, por i kishte parë diku tjetër e pyet:

- A kishin prapa makinës një karton të shkruar?.

Tani më se i sigurt se shoku i kishte takuar prindërit i thotë:

- Të lutem, bjeri shkurt dhe më thuaj ku jeni takuar?.

Duke e parë shokun që kishte përballë mjaft të sigurt ai i tregon të vërtetën:

- E di, kishin dalë në gazetë. Kanë pësuar një aksident, ku kanë vdekur të gjithë.

Shoku mjaft i tronditur bërtet:- Çfarë?Tjetri për ta qetësuar i thotë:- Mos u mërzit, bëra shaka. Ka

vdekur vetëm babai yt.

Veshja e reNë një dyqan për fëmijë, Mario

provon një veshje të bukur. E ëma paksa në merak për veshjen e djalit të saj pyet shitësen:

- Veshja është e cilësisë së lartë?Shitësja që i përgjigjet:- Sigurisht zonjë, është cilësia më

e mirë. Duhet të kesh besim tek ne.Pasi e ëma paguan, ata dalin nga

dyqani. Pas tre minutash, ndërsa janë duke ecur në rrugë, fillon të bjerë shi i rrëmbyeshëm. Nënë e bir lagen nga shiu ndërsa veshja e re, fillon të zvogëlohet mëngët shkurtohen, ndërsa pantallonat shkojnë deri tek gjuri. E ëma tepër e zemëruar kthehet tek dyqani me fëmijën prej dore. Kur hyjnë brenda shitësja mbetet pak e çuditur, por nuk e jep veten dhe arrin t’i bëj ballë situatës duke u shprehur e habitur:

- O, zot. Po, sa shumë qenka rritur?

k u l t u r e www.sot.com.al

7 3 4

4 9

9 8 6 3 2

4 2 3

5 3 8 1

6 1 9

8 4 9 6 1

2 5

1 4 7

5 4 7 1

8 7 9

8 1 6

2 3 6

6 1

6 5 8

6 2 3

5 8 3

1 2 5 9

7 5 8 9

5 3 6

6 9

3 5 6 4

2 4 9 1

1 2

8 7 1

2 3 6 7

GAZETA SOT E Shtunë 23 Qershor 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Meditimi në orë të caktu-ara të ditës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni energjitë pozitive në punët e shtëpisë. Problemet në çift jo gjithmonë zgjidhen.

23 shattor - 22 tetor

Lërini mënjanë komplek-set, nëse doni të përfitoni sa më shumë nga të mirat që ju ofron dita. Në jetën private do të kaloi momente relaksuese.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Një mik që keni ndi-hmuar në të kaluarën, është i gatshëm për t’jua shpërbly-er ndihmesën me të njëjtën monedhë.

Korrektësia ju lejon të jeni zotëruesi i të gjitha gjërave. Nëse doni që jeta sentimentale të shkojë më mirë, dhurojini partnerit një imazh stimulues.

Do të përpiqeni shumë por nuk do të përfundoni asgjë në punë, jeni tepër të çorien-tuar. Nëse nuk jeni në humor, zgjidhni problemet e ditës.

Dashi Demi

Përfitoni nga sugjerimi i një kolegut tuaj, që është më i zgjuar se ju. Vetëm në këtë mënyrë do të dilni nga një telash i vogël.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Rrugë të reja ju hapen në fushën profesionale. Keni dëshirë për t’u argëtuar, por gjithashtu ndjeheni mirë edhe nga ana shëndetësore.

Numëroni deri në 100 para se të flisni, përdorni më mirë intuitën tuaj. Mos reagoni, por prisni që qetësia të jetë aleatja juaj e të vazhdoni komunikimin.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Interesat kulturore dhe ho bet tuaja do t’ju çojnë në kërkimin e situatave interesante. Do zbuloni gjëra të rëndësishme në punën e përditshme.

Google investon 550 milionë dollarë në JD.com

Mos u bëni pjesë e per-sonave që u mungon iniciativa. Miqtë do t’ju largohen në fillim të ditës, por mos u shqetësoni, në mbrëmje do festoni me ta.

Horizontal

Më i riu i familjes mund të jetë pengesa e vetme për të mos shkuar në festa të ndryshme. Humori do t’ju ndihmojë edhe në lidhjen tuaj sentimentale.

Nëse ende nuk i keni kus-htuar vëmendje elementeve kyçe të një projekti, tani është momenti i duhur. Në jetën në çift do bini dakord për çdo gjë.

Google dhe kompania kineze e tregtisë ele-ktronike JD.com kanë hyrë në një partneritet, që ka bërë që gjigandi amerikan i kërkimit të inves-tojë 550 milionë dollarë për të blerë 27.1 milionë aksione të reja të lëshuara, duke përkthyer në një pjesë më pak se 1përqind në kompaninë kineze. Si pjesë e partneritetit, JD.com do të shohë pro-duktin e tij të reklamuar në shërbimin e blerjes së Google, i cili mund të ndihmojë shitësin me pakicë të bëhet më popullor në mbarë botën, duke marrë parasysh sa më popullor është Google në tregjet perëndimore. Nga ana tjetër, zyrtarët e kompanisë kanë thënë se partneriteti fillimisht nuk do të përfshijë ndonjë iniciativë të re nga Google në tregun kinez, kështu që nuk është plotësisht e qartë se si Google planifikon të përfitojë nga partneriteti.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Një perime bishtajë...6-Kulçedër...7-In-stituti Demokratik italian...8-Aktori amer-ikan Istvud në inic...9-Përemër vetor...10-Shumë i pasur...11-Fortinë...12-Bota bimore dhe shtazore...16-...Peçi, botoi gazetën e parë shqip në Amerikë...17-Ish shoqëri karburantesh tek ne...18-Qytet-port në Itali...19-Fshat i Tiranës në rrugën për në Elbasan...20-Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën...22-Ndërmarrje industri-ale...23-I thonë uror, copë çeliku për të ndezur eshkën...24-Mbeturinat e prushit në oxhak...25-Ai i Ana Frankut...26-Kufi, lim-it...27-Vezë e rrahur dhe e fërguar...29-Shpre-hje që e përdorim kur luajmë poker...30-Çala-man...31-Aktori Ymer...32-Robert...eksplora-tor anglez...33-Penj për qëndisje...35-Lloj pe-shku i ujrave të kripura...36-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...37-Piktori Zajmi në inic...38-Lidhje harmonike e tingujve të një melodie...39-Ndajfolje sasie...40-Tas i thellë për çorbë...41-Prift ortodoks...42-Njëlloj si ves apo zakon...43-Pjesë, rrisk...

1-Një lloj uji që tregëtohet...2-Dele me lesh të dredhur...3-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet...4-Pohojnë italianët..5-I dërguar i posaçëm në një shtet tjetër...8-...Pauer, ish sekretari i Nato-s...10-Fenomen atmosferik, ngritja e nivelit të ujit në dete...11-Luftëtar që del malit për liri...12-E re fare sapo ka dalë nga fabrika...13-Një shtet Afrikan me kryeqytet Tripoli...14-Stacioni televiziv...Njus...15-U rrëzua...16-Është perde në teatër...18-Ndrys-himet që pëson emri gjatë lakimit...20-Plën-ci i pulës...21-Stadiumi i Durrësit “...Dova-no”...23-Është qytezë në Rrethin e Kurbinit...24-Shkrimtari...Petrela...25-Aktori Alen...26-Kaçek prej lëkure ku mbante ushqimet bariu...28-Cipa e hollë që e mbështjell disa organe të trupit të njeriut...29-Është roja i pyllit...31-Njësi e vogël shitjeje të rrobave të gatshme...32-Nisje...33-Viç mashkull 1-3 vjeç i patredhur që mbahet për nderëzim...34-Pjesë gare çiklistike...36-Një lumë i lundrueshëm në veri...38-Njeri muaj i vitit...39-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente...40-Çoban Bagëtish...41-Gëlltit ose...

k u l t u r e www.sot.com.al

Nga qyteti irlandez Waterford vjen rrëfimi i pazakontë i dashurisë së Mona dhe Desa Monahan, shkru-an BBC. Kur Mona filloi të humb shikimin dhe nuk mund të grimosej, bashkëshorti i saj 84-vjeç nga dëshi-ra e madhe për ta ndihmuar filloi të ndjek një kurs të grimit. “Të martuar jemi afër 56 vite dhe dashurohemi sikur ditën e parë kur jemi takuar”, ka deklaruar Desa. Dëshira e madhe për ta ndihmuar gruan dhe që të ndihet dhe duket mirë, 84-vjeçari kërkoi ndi-hmën e grimieres profesioniste Rossie O’Driscoll. “Kur Mona dhe Des Mo-nahan erdhën te unë për herë të parë, Desa nuk e dinte çfarë duhet përdorur dhe cilat furça janë të përshtatshme për grim. Sot është një mjeshtër i vërtetë”, ka deklaruar Rossie.

Irlandë, 84 vjeçari bën kurs për grimier

24 GAZETA SOTE Shtunë 23 Qershor 2018

2,3,4,11,12,13,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

Bregu: Luaj për Luftëtarin në Europë, më pas shkoj jashtë Shqipërisë

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, shprehet se Hysaj nuk të krijon asnjëherë probleme, sa i përket grindjeve në ekip apo dëmtimeve të shpeshta, ndërsa sa i përket Strakoshës, De Biazi ka thënë se bëhet fjalë për një port-ier me aftësi të jashtëzakonshme. “Strakosha është një portier i madh dhe i perspektivës. Ai është i destinuar të bëj mirë në vitet e ard-hshme, sepse është serioz dhe mund të përmirësohet akoma më tepër me eksperiencën. Sa i përket Hysajt, po tregon se mund të mbështetesh lehtësisht tek ai futbollist, pasi nuk ka dëmtime gjatë kampionatit dhe nuk krijon probleme. Megjithatë është vetëm 24-vjeç dhe ka ende kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë De Biazi për “Radio Crc”.

TEKNIKU

TRAJNERI

Mesfushori i Kombëtares llogaritet pjesë e projektit të Panuçit për Ligën e Kombeve

Lajm i madh për talentin e Kombëtares, Ndoj kontratë 4-vjeçare me Empolin

Adriatik BALLA

Kombëtarja pati një peri-udhë zhgënjimi në këtë gjashtëmujor të parë të vitit 2018, pasi humbi tri

ndeshje miqësore radhazi, duke vënë nën presion serioz trajnerin Kristian Panuçi, i cili, i ndërgjeg-jshëm se në ndeshjet zyrtare këto disfata do t’i sillnin shkarkim të menjëhershëm, ka nisur nga puna për të stabilizuar grupin dhe për të seleksionuar ata që janë më në formë e që i duhen për fazën kual-ifikuese të Europianit të vitit 2020. Panuçi ka bërë shumë eksperimente dhe gjatë këtyre muajve ka ftuar në Kombëtare shumë të rinj, duke u dhënë atyre një shans. Qëllimi i tij ka qenë që të shohë nga afër gjendjen e tyre dhe të seleksiono-jë një grup cilësor për mabiciet e tij të ardhshme. Skuadra nuk ka funksionuar në ndeshjet e fundit, por tekniku italian nuk e ka zbehur shpresën se mund të ketë sukses në duelet zyrtare. Një nga lojtarët që Panuçi u ka dhënë një shans në miqësoret e fundit është dhe mes-fushori Emanele Ndoj, i cili ka qenë më parë pjesë e skuadrës kombëtare Shpresa dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira në ndeshjet e U-21 që drejtohet nga trajneri Alban Bushi. Tashmë është momenti që Ndoj të provojë veten në Kombëtaren e mad-he, megjithëse rivaliteti do të bëjë që ta ketë të vështirë të marrë ftesë në duelet zyrtare. Gjithsesi, dje futbol-listi i ka dhënë drejtim karrierës së tij, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin e Breshias

në Serie B. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Emanuele Ndoj rinovon kontratën me Breshian në Serinë B deri në vitin 2022. Sipas tyre, mesfushori 21-vjeçar shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen e re që e mban të lidhur me skuadrën lombarde edhe për 4 vitet e ard-hshme. Në komunikatën e publikuar nga klubi italian shkruhet: “Breshia është e lumtur të njoftojë se është

arritur marrëveshja me Emanuele Ndojin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022. 21-vjeçari vendosi të qëndronte edhe pse kishte oferta nga skuadra të tjera. Emanueles i urojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen me fanellën e “dallëndy-sheve”, shkruhet në njoftimin e klubit të Breshias. I lindur në vitin 1996, Ndoj gjatë sezonit të fundit është aktivizuar në 22 ndeshje me

Skënderbeu u dënua nga UEFA dhe për pasojë nuk do të marrë pjesë në Champions League. Edhe Gjykata Sportive e Lozanës (CAS) la në fuqi vendimin e UEFA-s, gjë që e nxjerr jashtë loje Skënderbeun. Në vend të tij në Champions do të luajë Kukësi, i cili e mbylli kampionatin në vend të dytë. Kuksianët i kanë nisur përgatitjet e tyre, pasi ndodhen në Slloveni, ku do të kryejnë një fazë përgatitore të plotë. Presidenti

Safet Gjici ka deklaruar objektivin e tij në Champions, ku synon të kalohen të paktën dy raunde e më e pakta kalimi i Kukësit në fazën e grupeve të Ligës së Europës. nga ana tjetër, Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim në këtë merkato verore, në kuadër të ndërtimit të një grupi të fortë dhe cilësor për pjesëmarrjen europiane dhe sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sul-muese, Dino Spehar, që i cili vjen

nga skuadra Dunarea Çalarasi në Ligën e Dytë të Rumanisë, ku ishte dhënë në formë huazimi nga CRL Cuj. 24-vjeçari kroar ka nën-shkruar për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Spehar është formuar si futbollist te skuadrat zinxhir të Osijekut, ndërsa ka qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit, që e ka dhënë gjithnjë në huazim te Lokomotiva e Zagrebit dhe RNK Split, para se të bëhej pjesë e CRL Kluzh.

Kukësi zyrtarizon një tjetër blerje në treg, vjen kroati Spehar

De Biazi: Hysaj lojtar që s’krijon probleme, Strakosha yll i madh

Josa lë jashtë Europës 5 lojtarë kosovarë

Breshian, ndërsa me Shqipërinë ka shënuar një gol, atë në miqësoren e humbur 1-4 me Ukrainën. Duhet thënë se Ndoji vjen nga një grup i skuadrave kombëtare të moshave dhe është nga më të mirët edhe në U-21 të Shqipërisë. Trajneri Alban Bushi e kishte promovuar atë, duke thënë se ka cilësi të luajë në ekipin e parë kombëtar dhe Panuçi i dha një mundësi. Në disfatën e thellë kundër Ukrainës, Ndoj realizi një gol nderi, por që për atë ka vlerë, sepse ishte goli i parë me ngjyrat kuqezi. Ajo që e bën të veçantë futbollistin është fakti se ai mund të luajë në disa pozicione, si në mbrojtje dhe në mesfushë. Bën shkatërruesin, por edhe organizatorin dhe këtë detaj e ka kapur mirë trajneri Panuçi, i cili e ka në prioritetet e tij futbollistin e Breshias. Mbetet të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm nëse Panuçi do ta vlerësojë seriozisht praninë e tij në Kombëtare, apo do ta ftojë në një moment të dytë, pasi lojtari të ketë nisur të luajë rregullisht me Breshian dhe të krijojë minutazh në këmbë. Nga ana tjetër, është po kaq e qartë se trajneri Kristian Panuçi është i “dashuruar” me lojtarët që luajnë në kampionatin italian, pak rëndësi ka klubi. Këtë “dashuri” e kishte dhe trajneri Xhani De Bizi, i cili nuk hoqi dorë asnjëherë nga lojtarë si Memushaj, Basha e Hysaj, por edhe të tjerë, që kishin krijuar një profil të suksesshëm në radhët e klubeve italiane. Ndoji është një prej tyre dhe fakti që ai rinovon kontratën me Breshin për katër vitet në vijim tregon qartë se potenciali i tij është i madh dhe klubi i njohur italian beson në aftësitë e tij.

Sulmuesi Dejvi Bregu do të luajë për Luftëtarin në Ligën e Europës, duke pasur ambiciet e tij në këtë aktivitet. “Kam bërë vetëm disa ditë pushime më shumë se ekipi. Është ndjesi e njëjtë, sepse jam në shtëpinë time. Europa është vitrina më e mirë për mua, që më pas të re-alizoj ëndrrën të luajë në një skuadër jashtë vendit. “Ylli” 22-vjeçar zbuloi emocionet dhe pritjen e rezervuar nga shokët e ekipit. Arena ndërkombëtare është një vitrinë e mirë, me sulmuesin që kërkon të japë prova të kualitetit të tij, ndërsa ëndërron edhe ftesën e Kombëtares. Prej momentit kur hyra në derën e stadiumit më pritën me

duartrokitje. Nëse nuk do të luaja në Europë, do të isha shitur diku, por kështu shfrytëzoj vitrinën dhe ndihmoj ekipin. Kombëtarja mbetet një ëndërr me mua, që do ta realizoj me punë”, tha Bregu. Për sfidën me letonezët e Ventspils, talenti i bluzinjve kërkon përqendrim mak-simal, për të synuar kalimin në turin e dytë të Europa League dhe duelin me francezët e Bordosë. “Besimi dhe optimizmi nuk mungon. Kundërshtari mund të duket i lehtë në letër, por ashtu mund të na shohin edhe ata ne. Gjithsesi, duhet të përgatitemi maksimalisht që të arrijmë ndeshjen me Bordonë. Asgjë nuk është e paar-

ritshme. Ky grup ka bërë gjëra të mrekullueshme dhe pse jo të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në Europa League, siç është kalimi i turit”, shtoi Bregu. Në dy sezonet e fundit Luftëtari mahniti mbi të gjitha prej treshes Bregu, Rroca, Abazaj, me këtë të fundit që u transferua te Anderlehti në Belgjikë. Mungesa e Kristialit rrit përgjegjësinë, sepse njerëzit na kanë parë të tre bashkë. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi në dy vjet e gjysmë. Premtoj maksimumin, siç kam dhënë deri më tani, e ndoshta edhe më tepër, sepse pjesëmarrja në Europë është diçka speciale”, përfundoi Bregu.

MERKATO

Liria e Prizrenit do të përbal-let në datën 28 qershor me ekipin e Gjibraltarit, Europa FC, për turin para eliminator të “Europa League”. Megjithatë në listën e bërë publike për futbollistët që do të udhëtojnë në Gjibraltar, Mirel Josa ka habitur pasi ka lënë jashtë disa futbollistë që konsiderohen të rëndësishëm për skuadrën. Drash-ko Bozhoviç, Liridon Fetahaj dhe Diar Miftaraj nuk janë grumbul-luar për arsye teknike nga ana e Josës, por nuk flitet në të njëjtën mënyrë për Thaçin dhe Bekteshin. Për shkak të mosmarrëveshjes me klubin e Gjilanit për një largim më të hershëm, të dy futbollistët kanë humbur mundësinë për të qenë pjesë e ndeshjes me Europa FC.

“Mbetet të shihet në javët dhe muajt e ar-dhshëm nëse Panuçi do ta vlerësojë serio-zisht praninë e tij në Kombëtare, apo do ta ftojë në një moment të dytë, pasi lojtari të ketë nisur të luajë rregullisht me Breshian dhe të krijojë minutazh në këmbë...”

Në garë për Valon Berishën futet Lacio

lojtarë të kampionatit tonë arritën të kalonin këtë verë jashtë vendit. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn që u bë pjesë e Anderle-

htit, më pas erdhi radha e Sindrit Gurit, sulmuesit të Kukësit, i cili u bë pjesë e Ostendes po në kam-pionatin belg e në fund futbollisti Erald Çinari, i cili kërkohet nga Alavesh në kampionatin spanjoll.

3

shqiptar kërkon në këtë merkato vere drejtori spor-tiv i Lacios Igli Tare. Sipas asaj që raporton “Gazzetta

dello Sport”, te lacialët ka lindur ide-ja për të marrë Valon Berishën, pasi klubi i Salzburgut refuzoi zyrtarisht ofertën nga ana e Sampdorias për shërbimet e mesfushorit shqiptar. Berisha shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Felipe Anderson, pasi ky i fundit ka dalë nga projekti i ri i skuadrës italiane. Pas nënshkrimit me Durmishin, kjo është lëvizja e radhës e Igli Tares.

1