ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes...

48
7 K.D.U. 343.611 Prof. Dr. Vesel LATIFI ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 1 Jeta nuk është ndonjë fjalë e madhe por është gjithçka që kemi. Jetën nuk ia kemi falë vetvetes pra nuk kemi të drejtë ta marrim... Përmbledhje Vrasja është ajo vepër e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë: Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje të kufomës kur nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i shumë mjeteve dhe metodave kriminalistike për të provuarit e vrasjes, si poligrafi, termografi, sonogrami etj. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore, grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore: versionet mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeqësie, vetëvrasje, vrasje), mbi motivet dhe mbi personat. Në këtë punim, përshkruhen dhe sqarohen mjetet dhe metodat shkencore që janë të domosdoshme për zbulimin dhe të provuarit e vrasjes, në tërësi. Theksimi shkencor është që në hetime nuk përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike për sqarimin dhe 1 Për më shumë, shih: Latifi, V.,Beka, A., “Vrasjet, krimi i organizuar, Terrorizmi”, Prishtinë, 2013, faqe 27-79.

Transcript of ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes...

Page 1: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

7

K.D.U. 343.611

Prof. Dr. Vesel LATIFI

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES1

Jeta nuk është ndonjë fjalë e madhe por

është gjithçka që kemi.

Jetën nuk ia kemi falë vetvetes – pra nuk

kemi të drejtë ta marrim...

Përmbledhje

Vrasja është ajo vepër e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet

jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në

çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Në

hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë:

Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë,

këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje të kufomës kur nuk

njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e

kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i shumë mjeteve dhe

metodave kriminalistike për të provuarit e vrasjes, si poligrafi, termografi,

sonogrami etj. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore,

grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore: versionet

mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeqësie, vetëvrasje,

vrasje), mbi motivet dhe mbi personat. Në këtë punim, përshkruhen dhe

sqarohen mjetet dhe metodat shkencore që janë të domosdoshme për

zbulimin dhe të provuarit e vrasjes, në tërësi. Theksimi shkencor është që në

hetime nuk përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike për sqarimin dhe

1 Për më shumë, shih: Latifi, V.,Beka, A., “Vrasjet, krimi i organizuar, Terrorizmi”,

Prishtinë, 2013, faqe 27-79.

Page 2: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

8

eliminimin e vetëvrasjes, rast fatkeqësie, vdekje e natyrshme, por veprohet

vetëm në drejtim të vrasjes, duke mos e argumentuar – a ka pas qëllim

personi të bëjë vetëvrasje, të kryejë vrasje apo të pësojë nga vdekja e

natyrshme. Janë të pranishme mjetet dhe metodat shkencore, të verifikuara,

që ndihmojnë dhe mundësojnë sqarimin e të gjitha rrethanave: mënyra,

koha e kryerjes, vendi i ngjarjes, motivi dhe provat materia e personale, që

vrasja të zbardhet, të provohet dhe kryesi të kapet e të dënohet.

1. Kuptimi dhe llojet e vrasjeve

1.1. Nocioni i vrasjes

Kodi Penal nuk e jep përkufizimin e krimeve të vrasjes. Këtë e bën

teoria e së drejtës penale. Në literaturën juridike penale të vendit e të huaj ka

përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të gjitha përputhen në elementin

thelbësor – privimin e paligjshëm të jetës së njeriut me dashje ose nga

pakujdesia. Disa autorë të tjerë nuk e përfshijnë vrasjen nga pakujdesia në

kuptimin e vrasjes, por e emërtojnë shkaktimi i vdekjes nga pakujdesia në

formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Sipas mendimit të

shkencëtarit Elezi2, derisa ekziston elementi i kundërligjshmërisë dhe i

fajësisë, nuk ka pse pranohet ky mendim. Me vrasje kuptohet ajo vepër

(veprim ose mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një

personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Shkalla e rrezikshmërisë

shoqërore të vrasjes varet nga një varg rrethanash që e shoqërojnë ose që

bëhen shkak për kryerjen e saj. Nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të

llojeve të ndryshme të vrasjeve parashikohen edhe sanksionet penale që nga

burgimi i përjetshëm deri në pesë vjet burgim (për vrasjen nga pakujdesia).

Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe

me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa figura janë elemente përbërëse të

figurës që e bëjnë krimin në rrethana të cilësuara.

Veprat penale kundër personit

Në një shoqëri demokratike ka rëndësi të madhe mbrojtja e sigurimi

i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë të drejtën më kryesore

për të jetuar si dhe të drejtat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, të

lirisë, të nderit e të dinjitetit të personit. Kjo mbrojtje e gjithanshme e

2 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2009, f.35.

Page 3: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

9

personit është sanksionuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të

Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (1948) ku thuhet: “Çdo

njeri ka të drejtën e jetës, të lirisë dhe të sigurisë së personit të vet”.3 Në

Konventën Evropiane (1950) dhe me akte të tjera ndërkombëtare si dhe në

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998) dhe të në Kushtetutën e

Republikës së Kosovës (2008) midis të tjerash thuhet se : “Jeta e personit

mbrohet me ligj”. Në bazë dhe për zbatimin e këtij parimi, Kodi Penal

sanksionon mbrojtjen juridike penale të (viktimës) personit nëpërmjet

parashikimit të veprave penale dhe të dënimit për ata që i kryejnë ato kundër

personit me faj.

Me vepra penale kundër personit, sipas së drejtës penale të

Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kuptohen ato vepra

(veprime ose mosveprime) të kundërligjshme, të kryera me dashje ose nga

pakujdesia, të cilat prekin ose vënë në rrezik jetën, shëndetin, lirinë,

paprekshmërinë ë seksuale, nderin e dinjitetin e personit, të mbrojtura

posaçërisht nga legjislacioni penal. Veprat penale kundër personit zënë vend

me rëndësi edhe në Kodet Penale të shteteve të tjera. Vrasja është krimi më i

rëndë kundër personit. Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose

mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi

tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekt i të gjitha vrasjeve është jeta e

njeriut. Me vrasjen preket e drejta e njeriut për të jetuar, pavarësisht nga

mosha, gjinia, gjendja shoqërore, shëndetësore dhe fizike, nga aspekti

viktimologjik, e mbrojtur posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet

ose mosveprimet kriminale. Çasti i vdekjes së personit nga pikëpamja

mjekësore konsiderohet pushimi përfundimtar i rrahjes së zemrës dhe i

veprimit të trurit, pra si rezultat nuk funksionon më sistemi nervor qendror.

Sulmi ndaj të vdekurit duke e kujtuar të gjallë cilësohet si tentative e

vrasjes, në bazë të rregullave të objektit.4 Krimi i vrasjes karakterizohet nga

veprime ose mosveprime të kundërligjshme, të kryera në rrethana të veçanta

në gjaknxehtësi, në zënie, rrahje apo grindje e sipër midis kryesit të vrasjes

dhe viktimës që këto zënie apo rrahje të kenë karakter serioz dhe të jenë të

ndërsjella dhe të jetë shkaktuar pasoja, vdekja e viktimës, si pasojë e

veprimit të paligjshëm. Vrasja kryhet edhe me anë të dhunës fizike, me anë

të lëndëve helmuese, me anë të mbytjes ose me anë të kanosjes dhe

frikësimit që sjell infarkt. Përgjegjësia penale për vrasjen e kryer me

3 Shih më gjerësisht për këtë:Elezi, I., E Drejta Penale – Pjesa e posaçme, Tiranë, 2014.

faqe 33-18. 4 Për më gjerë, shih: Elezi, I., E Drejta Penale – Pjesa e posaçme, Tiranë, 2014. faqe 35

Page 4: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

10

mosveprim kërkon ekzistencën e elementëve objektivë e subjektivë të

ngarkuar posaçërisht personit për ruajtjen e jetës në bazë të ligjit, të

profesionit ose me kontratë dhe që personi ka mundësi reale të parandalojë

vdekjen e personit. Vdekja e personit është pasoja, element i domosdoshëm

i anës objektive të vrasjes. Pasoja – vdekja e viktimës mund të shkaktohet

aty për aty, ose edhe më vonë, mjafton që të ekzistojë lidhja shkakësore.

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë sugjeron që të konsiderohet se

ekziston lidhja shkakësore nëse vdekja është shkaktuar brenda afatit prej 30

ditësh. Kërkohet gjithashtu konstatimi i lidhjes të shkakësore të

drejtpërdrejtë ndërmjet veprimit ose mosveprimit të fajtorit dhe ardhjes së

pasojës – vdekjes së viktimës. Koha e ardhjes së vdekjes nuk ka rëndësi. Po

ashtu edhe mjeti, ndërsa ekzistenca e dashjes apo e pakujdesisë është

element i domosdoshëm i figurës së krimit të vrasjes. Në literaturën juridike

penale të vendit e të huaj ka përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të

gjitha përputhen në elementin thelbësor – privimin e paligjshëm të jetës së

tjetrit me dashje ose nga pakujdesia. Sa i përket vrasjes për gjakmarrje,

aspekti viktimologjik i mbrojtjes juridike penale të viktimës, parashikohen

dënime të ashpra. Me vrasje për gjakmarrje kuptohet ajo vrasje që është

kryer për të marrë gjakun e babait, të vëllait, të djalit, të xhaxhait, të nipit

nga babai sipas rregullit kanunor “gjak për gjak”; “kokë për kokë”; sipas

parimit talionit, të njohur në të drejtën penale feudale të shteteve të

ndryshme si dhe në kanunet mesjetare shqiptare. Veçoria e kësaj vrasje

është se nuk kryhet kundër gruas, sepse është e fisit tjetër, priftit, të miturit

që nuk mban armë. Por praktika e viteve të fundit ka treguar deformime të

mëdha të kanunit dhe janë vrarë gra, vajza, fëmijë. Minimumi i dënimit me

burgim për vrasjen për gjakmarrje në Kodin Penal është më i rëndë e sa për

veprën me qëllime terroriste. Është rritur minimumi i dënimit me burgim në

jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

● Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur “pëlcasim”

Dihet se si për shumë njerëz të cilët e humbin kontrollin dhe e

kryejnë ndonjë krim të dhunshëm pothuajse gjithmonë thonë: “Ishte shumë i

qetë dhe normal, kjo për të nuk mund të parashikohej kurrë”. Kur bëhet

fjalë për sjellje të dhunshme, shumë shpesh ndodh që ato të mos i bëjë

dikush me ndonjë histori të problemeve të ngjashme, por pikërisht personat

për të cilët kurrë nuk do të mendonit se do të bënin atë. Shkenca i përgjigjet

pyetjes se pse kjo ndodh kështu. Pikërisht kjo “pëlcitje”, thonë

neurobiologët, mund t’i ndodhë çdokujt prej nesh. Në librin e tij të ri të

Page 5: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

11

titulluar: “Why We Snap: Understanding dhe Rage Cicruit in Your Brain”

Douglas Fields i zbulon motivet se pse njerëzit “normalë” në momentet e

zemërimit e humbasin kontrollin. Fields në një intervistë për National

Geographic e shpjegon marrëdhënien mes trurit të zhvilluar dhe kohës

moderne, duke i cekur arsyet që mund të çojnë në situata të tilla të

papritura. Personazhet moderne nga pop kultura si Dexter nga seria

televizive me të njëjtin emër, thotë shkencëtari, e tregojnë një koncept mjaft

të vjetruar të ashtuquajtur “Truri reptilin” ose “R-kompleks”. Kjo është një

pjesë e trurit që e ka një ndikim të madh në sjelljen e përgjithshme

njerëzore, për shkak se është në pyetje qendra e dëshirave dhe reagimeve

tona instinktive “shtazore”, dhe duket pothuajse njëjtë si truri i hardhucave

dhe zvarranikëve të tjerë. Truri reptilin nuk mendon, por vetëm reagon

menjëherë në një situatë të caktuar. Megjithatë, Fields beson se ky nuk është

shpjegim i mjaftueshëm, dhe se bëhet fjalë për thjeshtëzim të tepruar të

gjërave. “Zemërimi dhe dhuna mund të lidhen me hipotalamusin, pjesën e

trurit që është përgjegjëse për veprime të shumta, duke përfshirë sjelljen

seksuale. Kjo pjesë e trurit e detekton kërcënimin, dhe kontrollon sjelljen

agresive. Nëse, megjithatë, neuronet në këtë pjesë të trurit stimulohen me

elektroda, kafsha do të jetë e gatshme për sulm“, shpjegon Fields. Kur është

fjala për sjellje agresive dhe mbrojtëse-agresive, studiuesit zbuluan se

meshkujt janë shumë më të ndjeshëm ndaj këtij lloji të sjelljes se femrat.

Megjithatë, ky fenomen i ka dy anët e medaljes. Neurobiologët shpjegojnë se

90 për qind e njerëzve në burgje për krime të dhunshme janë pikërisht

meshkuj, por në të njëjtën kohë, e njëjtë është përqindja e meshkujve që janë

shpërblyer për “heroizëm”. Sjellja agresive e vë në lëvizje një numër të

faktorëve të ndryshëm, por personi zakonisht nuk do të “pëlcasë” për diçka

triviale. Stresi i lartë mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe

rezistencën ndaj këtyre nxitësve, duke na bërë të ndjeshëm ndaj humbjes së

kontrollit, ndërsa vetë të kuptuarit e këtyre nxitësve dhe asaj që na bën të

zemëruar është diçka që mund të bëjmë kur është fjala për parandalimin e

sjelljes së mundshme të dhunshme.5

Në një shoqëri demokratike të vërtetë vihet në plan të parë mbrojtja e

të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut, e posaçërisht, e së drejtës për të

jetuar, sepse jeta është e pakompensueshme dhe e pazëvendësueshme me

asgjë tjetër. Krimi i vrasjes, derisa prek vlera universale, të drejtën e njeriut

5 Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur “pëlcasim”, Koha Ditore, 21 shkurt,

Prishtinë, 2016, faqe 55

Page 6: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

12

për të jetuar, konsiderohet krim në çdo rend ekonomiko- shoqëror. Sigurisht,

kjo nuk do të thotë se ligjet penale në të gjitha rendet ekonomiko-shoqërore,

kudo e kurdoherë, e kanë mbrojtur jetën e njeriut njëlloj. Me vrasje kuptohet

ajo vepër (veprim ose mosveprim) e kundërligjshme, me anën e së cilës i

hiqet jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i

vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu

tjetër. Format e parashikuara nga Kodi penal6 vrasja me dashje, vrasja e

cilësuar. Me vrasje të cilësuar kuptohen ato vrasje me dashje që bëhen të

tilla për shkak të rrethanave të posaçme, të cilat karakterizojnë figurën e

krimit, vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, vrasja me paramendim,

vrasja në rrethana të tjera cilësuese (vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit;

personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo shtatzënë, kur

cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; deputetit, gjyqtarit,

prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik gjatë detyrës apo

për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të palëve të tjera ndërgjyqësore; e

kryer në bashkëpunim; e kryer më shumë se një herë; e kryer kundër dy ose

më shumë personave; në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta

viktimës; në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave); vrasja e

foshnjës; vrasja me dashje e kryer në gjendje tronditje të fortë psikike të

çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës; vrasja me kapër-

cim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme; vrasje nga pakujdesia. Vdekja e

shkaktuar në mënyrë të kundërligjshme parashikohet edhe në disa figura të

tjera krimesh të Kodit penal, si në vjedhjet me dhunë, në krimet seksuale,

në shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, në plagosjen e rëndë, në ndër-

prerjen e shtatzënësisë etj. Në këto figura objekti kryesor i figurës nuk është

jeta por marrëdhënie të tjera shoqërore. Sa i përket vrasjes me paramendim,

duhet veçuar se historikisht, është parashikuar si në legjislacionin penal të

shteteve të ndryshme ashtu dhe në kanunet shqiptare, në Kodin Penal të vitit

1928, ndërsa në kodet penale të viteve 1952 e 1977 nuk parashikohej

shprehimisht, sepse rrethanat cilësuese, si interesi, hakmarrja, xhelozia apo

motivet e tjera të dobëta, parashikoheshin në nenin përkatës të vrasjes së

cilësuar, shkruan shkencëtari i mirënjohur shqiptar. I. Elezi në literaturën

juridike penale për vrasjen me paramendim ka pikëpamje të kundërta. Disa e

pranojnë, të tjerët e kundërshtojnë. Hans Feliks Feninger, profesori zviceran

shkruan se “vrasja” me paramendim dallohet nga vrasja me dashje, sepse në

6 Shih më gjerësisht për këtë Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq.

30-67.

Page 7: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

13

rastin e parë krimi kryhet duke u menduar që më parë (preameditation),

kurse në rastin e vrasjes me dashje kryhet në gjendje afekti (impetus). Krejt

ndryshe shprehet profesori grek Ilia Gafos, i cili thotë: “Më parë, e drejta

greke e quante tipar dallues të vrasjes së cilësuar paramendimin, por si

rezultat i diskutimeve e debateve të ndryshme për këtë çështje, Kodi Penal i

ri i Greqisë, duke ndjekur modelin e projektit të Kodit Penal të Austrisë dhe

të projektit zyrtar të Gjermanisë, të vitit 1925, jep formulimin e

përgjithshëm të vrasjes me dashje, kurse vrasjen e thjeshtë me dashje e

konsideron në rrethana lehtësuese.”7

1.2. Përcaktimi i vrasjes të personit të vdekur

Përcaktimi nëse vdekja e një personi, kufoma e të cilit gjendet në

vendin e ngjarjes, është rezultat i një vrasje, vetëvrasje, rast aksidental apo

fatkeqësi, bëhet duke u nisur nga natyra e dëmtimeve dhe vendndodhja e

tyre në trup, duke gjykuar nga qëndrimi i viktimës, gjendja e teshave të saj,

pozicioni i mjetit me të cilin është kryer vepra penale, në krahasim me

trupin e viktimës dhe sipas vendndodhjes së sendeve të tjera të gjetura në

vendin e ngjarjes. Prania në kufomë e disa plagëve prerëse në shpinë ose në

zonën e pasme të qafës, thyerje të kafkës, të shkaktuar për së gjalli, dy ose

më shumë vrima hyrje predhe etj., dëshmojnë se ato janë shkaktuar nga një

person tjetër e, për rrjedhim, përjashtohet vetëvrasja. Kurse, gjetja e

kufomës në pozicionin e shtrirë në një dhomë të mbyllur nga brenda, me një

plagë vdekjeprurëse në tëmthin e kokës, me shenja të qitjes me puqitje, me

pistoletën afër dhe dorën të shtanguar në pozicionin e gishtit tregues, në

këmbëzën e shkrepjes, dëshmon për vetëvrasje. Në disa raste, mjaft të

shprehura janë edhe shenjat që tregojnë për një vdekje aksidentale, ku

personi që ka qenë në punë e sipër ose duke kryer ndonjë veprim çfarëdo

dhe ka gjetur vdekje nga shkaqe të ndryshme që ai nuk ka menduar t`i

parashikojë ose nëse i ka parashikuar, i ka nënvlerësuar ato si të

parrezikshme për jetën ose shëndetin e tij. Dallimi midis vrasjeve e rasteve

aksidentale e fatkeqësive është më i lehtë të bëhet, me vetëvrasje është më i

vështirë. Meqenëse ky dallim është shumë i rëndësishëm të bëhet që në

vendin e ngjarjes, shenjat mbi bazën e të cilave mund të arrihet, përshkruhen

në mënyra të parapara kriminalistike.

7 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq. 40.

Cituar sipas Elezi, I., E

drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq. 40.

Page 8: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

14

1.3. Shenjat karakteristike të vrasjeve

Rastet e vdekjes së dhunshme, sidomos kur vdekja është shkaktuar

nga dora e dikujt tjetër, vetëvrasjes ose vdekjes aksidentale duhet të

shpjegohen në mënyrë të detajuar dhe të hiqen të gjitha dilemat eventuale.

Sipas rregullit bëhet fjalë për trilemën: vrasje – vetëvrasje – rast aksidental.

Në fillim të përpunimit kriminalistik, duhet të shtrohen të tri versionet, në

mënyrë që të vërtetohet njëra prej tyre dhe të eliminohen dy të tjerat.8

Disa shenja karakteristike të vrasjeve janë:

- qitjet zakonisht bëhen nga një distancë e afërt ose e largët;

- dëmtimet janë kryesisht nga prapa (në trup ose në kokë) dhe kur

janë në trup ndodhen mbi tesha;

- ka disa plagë dhe secila prej këtyre, e marrë veçmas, shkakton

mundësi momentale për veprim;

- vrima e hyrjes së predhës ndodhet jashtë zonës që personi mund ta

arrijë me dorën e tij të armatosur - ekzistojnë disa plagë në zona të

ndryshme të trupit dhe nga drejtime të ndryshme.

Ndërsa, dallimi i vrasjeve nga vetëvrasjet me armë zjarri, në drejtim

të shenjave karakteristike të vetëvrasjeve janë:

- arma ndodhet afër viktimës dhe në një largësi e pozicion të tillë që

mund ta lë viktima ose që mund t`i bjerë nga dora në çastin e vdekjes;

- dëmtimet janë zakonisht në ballë, në tëmtha, në zemër dhe më

rrallë në gojë;

- në dorën e viktimës mund të gjenden shenjat e viktimës, sidomos

kur përdoren armë të gjata dhe mbahen nga tyta për t`i drejtuar sa më mirë;

- në dorën me të cilën qëllon gjenden shenjat e faktorëve plotësues

të qitjes dhe ndonjëherë edhe spërka gjaku, mbetje indesh etj;

- kur qitja drejtohet në trup, vendi aty zakonisht zhvishet;

- qitjet bëhen nga ana e majtë dhe për mëngjarashët nga ana e

djathtë;

- si rregull, ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në një pozicion të

tillë të kokës apo të trupit që personi mund ta arrijë me dorën e vet të

armatosur me atë lloj arme.

8 Korajlić, N., Muharremi, D., Kriminalistika, Prishtinë, 2009, faqe 300.

Page 9: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

15

1.4. Situatat hetimore në vrasje

Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës, situatat hetimore

përfshijnë:

- Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë.

- Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës.

- Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na

orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij.

Në këto raste karakteristika kriminalistike dhe metodika e hetimit ka

si objektiv të nxjerrë në pah nëse jemi përpara faktit të një vrasjeje të hapur

apo të fshehtë. Vrasja e fshehtë kryhet në mungesë të dëshmitarëve okularë.

Në këto raste, kryesi merr të gjitha masat për fshehjen e identitetit të tij,

pjesëmarrjes në ngjarje si dhe manipulimin e provave për aq sa ai mund të

ketë mundësi dhe njohuri. Kjo situatë mund të ndodh edhe kur vrasja kryhet

në prani të personave të tjerë, por kur nuk është par prej tyre, për shkak se

veprimi është kryer në mënyrë të fshehtë (vrasje me armë të ftohtë, armë me

silenciator).Vrasja e hapët, kryhet në prani të personave të tjerë. Në këto

raste kryesi nuk bën përpjekje për ta fshehur, zhdukur apo shkatërruar

mjetin me të cilin ka kryer krimin. Vrasësi, identifikohen shpejt mbas të

dhënave të para të marra nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes.

Kryesisht në këto ngjarje fiksohen: gjurmë daktiloskopike; gjurmë

traseologjie të këmbëve; pjesë të teshave të grisura;mjetet e kryerjes së

krimit; gjak; sende të tjera që i përkasin fajtorit; flokë; pjesë lëkure;

pështymë; gjurmë të veprimeve të kryera nga kryesi mbi viktimën si: plagë

që ka marrë; dëmtime të teshave; gjurmë të përleshjes së ndodhur midis

tyre.

Nga pikëpamja kriminalistike vdekjet natyrale - janë ato vdekje ku

tek kufoma mungojnë karakteristikat e një dhune si dëmtimet në fytyrë, trup

e fraktura të ndryshme; vdekje me dhunë, quhet vdekja e ardhur si pasojë e

veprimit të ndonjë force të jashtme fizike, kimike; vdekjet aksidentale

shkaktohen si pasojë e një aksidenti të ndodhur. Në këto raste do pasur

kujdes në këqyrjet e kufomave, sepse neglizhenca në këqyrje mund të na

çojë në një konkluzion të gabuar.

2. Masat dhe veprimet në ndriçimin e vrasjes dhe zbulimin e

kryesve

Masat dhe veprimtaria e drejtuar në ndriçimin e vrasjes dhe në

zbulimin e kryesve, sipas natyrës që kanë, janë tejet urgjente dhe nuk du-

Page 10: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

16

rojnë kurrfarë zhagitje. Ato duhet të merren me respektimin e plotë të

parimit të operativitetit dhe të shpejtësisë. Qysh në fazat e para të përpu-

nimit kriminalistik duhet të gjejë shprehje qëndrimi dhe trajtimi grupor

(grupi hetimor ose organi procedues) në të cilën duhet të diferencohet qartë

roli i të gjithë ekspertëve që marrin pjesë.

Detyrat e para të policisë në vendin e ngjarjes janë: ruajtja e vendit të

ngjarjes; informacion i plotë për vendin, kohën…; ndihma e parë…;

sigurimi fizik; moskomunikimi i tij me njerëz tjerë; masa sigurimi; ndihmë

në rast të një komplikimi të situatës; të bëjë bllokimin e vendit; të ndalojë

kryesit e krimit; ruajtja e provave; kontaktimi me dëshmitarët; largimi i

kureshtarëve; ndalimi i kontakteve dhe interpretimeve, informacioneve për

ngjarje (mediet); të ruajë sekretin e këqyrjes; raportimi prokurorit apo

shërbimit përkatës të policisë që merret me zbulimin dhe luftimin e krimit.

Momentet kryesore për fillimin e çështjes penale në vrasje janë

kallëzimi mbi zbulimin e kufomës, njoftimet e personave të afërm familjarë

ose që e kanë parë vrasjen, njoftimet mbi shpalljen e personave si të

pagjetur, dorëzimi i vetë kryesit pas kryerjes së vrasjes etj., në organet e

hetimit, të policisë etj. Në rastet kur zbulohet kufoma, organi procedues bën

verifikimin, duke qenë i pranishëm edhe mjeku ligjor (ose mjeku tjetër).

Çështja penale fillon atëherë kur ka të dhëna se vdekja është shkaktuar me

dhunë dhe se për këtë vdekje në mënyrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi është

fajtor një person tjetër. Çështja penale nuk fillon kur ka vdekje me dhunë të

shkaktuar, për shembull, nga dukuri të natyrës, si rrufe, përmbytje ose kur

viktimën pas dehjes e zë gjumi i rëndë përjashta në borë dhe vdes nga të

ftohtët ose kur viktima, për arsye të ndryshme, do t`i japë fund jetës së tij.

Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera

janë: këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të

parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje e kufomës kur

nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale,

ndjekja e fajtorëve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i qenit të

ndjekjes në një kohë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbikëqyrja në vende

të caktuara si dhe e personave të ndryshëm, mbledhja e të dhënave që i

përkasin viktimës, kërkimi i sendit të vjedhur kur ka vjedhje me dhunë. Si

veprime të para hetimore konsiderohen, në disa raste edhe eksperimenti,

pyetja e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe të ndaluarit, ballafaqimi

etj.

Page 11: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

17

2.1. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet

Një ndër detyrat themelore të organit procedues, kur njoftohet për

një vrasje, është ruajtja dhe shkuarja sa më parë në vendin e ngjarjes.

Arsyeja është se provat materiale dhe gjurmët (të këmbëve, të duarve, të

gjakut të pluhurit etj.) mund të zhduken nga faktorë atmosferikë. Veç kësaj,

ato mund të dëmtohen nga personat e tretë me dashje ose nga pakujdesia.

Personat që kanë njoftuar për zbulimin e kufomës (persona në detyrë,

veprimtarë shoqërorë, organet e brendshme) lajmërohen që të ndalojnë çdo

kalim dhe të organizojnë deri në ardhjen e grupit hetimor ruajtjen e vendit të

ngjarjes. Në kriminalistikë, kur flitet për këqyrjen e vendit të ngjarjes në

vrasjet, zakonisht kuptohet këqyrja në të gjitha rastet e vdekjeve që kanë

ndodhur në mënyrë të papritur dhe në rrethana të ndryshme, qofshin këto

vdekje natyrale apo dhune. Vdekjet natyrale janë rezultat i dukurive të

pleqërisë ose sëmundjeve. Në përgjithësi, në këto raste, nuk lind nevoja të

zhvillohet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës. Vdekjet me dhunë

shkaktohen nga ndikimi i faktorëve të jashtëm mekanikë, kimikë, biologjikë

etj.. Si të tilla, ato janë ngjarje, e për rrjedhim zhvillohet këqyrja e vendit të

ngjarjes e kufomës. Dallimi nëse vdekja është natyrale apo me dhunë, është

i lehtë të bëhet kur kufoma i ka të shprehura shenjat e përdorimit të dhunës

si dëmtime të theksuara në fytyrë e në trup, fraktura në kokë e në gjymtyrë,

shenja të vjelli me erë karakteristike për helmime etj. Ka edhe raste kur, jo

vetëm nuk ekzistojnë shenja të tilla evidente, por as shenja të tjera që

shprehin përdorimin e forcës e mjeteve të ndryshme dhe megjithatë, vdekja

të jetë shkaktuar me dhunë. Vdekjet me dhunë mund të jenë pasojë e një

vrasjeje, vetëvrasjeje, aksidenti apo fatkeqësie. Zgjidhja e këtyre çështjeve

dhe e mjaft të tjerave që shtrojnë këto ngjarje, mund të bëhet me sukses

vetëm pas një këqyrje të suksesshme të vendit të ngjarjes, të kufomës, të

mjeteve të krimit dhe të ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, mjeko-

ligjore etj. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet dhe në veprat e tjera

penale me objekt jetën ose shëndetin e njeriut realizohet sipas kërkesave të

përgjithshme metodike.

2.2. Përdorimi i armës së zjarrit në vrasje

Në studimin shkencor, Mandro9 thekson, se praktika hetimore e

gjyqësore, po përballet me vepra penale ku si mjet i kryerjes së saj është

9 Mandro, I ; Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri, Tiranë, 2002, fq. 9.

Page 12: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

18

përdorimi i armëve të zjarrit. Armët e zjarrit përdoren si mjete në krimet

kundër jetës së personit, në grabitje, në veprat terroriste etj. Zgjidhja e

problemeve balistike, gjatë hetimit të këtyre veprave penale, ku janë

përdorur armët e zjarrit është e lidhur me një sërë problemesh të tjera

taktike, teknike dhe metodike kriminalistike, që në tërësinë e tyre bëjnë të

mundur hetimin, gjykim të shpejtë objektiv e të plotë të veprave penale.

Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës së personit,

situatat hetimore përfshijnë:

- Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë.

- Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës.

- Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na

orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij.

Duhet mbajtur parasysh në zbulimin e vrasjes lidhjen midis autorit

dhe viktimës. Në këto raste për mbulimin e vrasjes autori përpiqet të zhdukë

gjurmët e veprës penale, gjurmët e ardhjes dhe të largimit nga vendi i

ngjarjes. Nganjëherë fajtori merr masa për të ndryshuar pamjen e jashtme të

vendit të ngjarjes duke larguar kufomën nga vendi ku ka ndodhur krimi, në

disa raste e gropos atë, ose e mbulon me objekte rrethanore. Momenti i

rëndësishëm për zbulimin e një vrasjeje është këqyrja e vendit të ngjarjes me

cilësi dhe profesionalizëm.

Përcaktimi i radhës së kësaj këqyrjeje ka rëndësi të madhe sidomos

në rastet kur, është e domosdoshme që në vend-ngjarje të gjenden prova të

dukshme e të padukshme si predhë, gëzhojë, mbetje të qitjeve,

mikrogjurmë. Këto sende në asnjë mënyrë nuk duhet të preken dhe lëvizen

me dorë. Në rast se gjatë këqyrjes del e domosdoshme lëvizja e tyre, kjo

bëhet vetëm atëherë kur pozicioni dhe lidhja e tyre me objektet tjera është

fiksuar në skicë e fotografi. Marrja e tyre bëhet konform rregullave e

kërkesave të metodikave për marrjen dhe paketimin e provave materiale.

Fotografitë dhe skicat i bashkëngjiten procesverbalit të këqyrjes. Fotografitë

bëhen sipas kërkesës së metodikës përkatëse. Me prova materiale kuptohet

çdo objekt, i cili në kushte e rrethana të caktuara mbart në vetvete një burim

të dhënash mbi faktin për t’u provuar i tillë ose si burim prove që

përcaktojnë rrethana të rëndësishme të çështjes.

3. Mënyrat dhe motivet e kryerjes së vrasjeve

Metodat dhe mjetet që përdoren për t`i shkaktuar vdekjen me dhunë

personit në mënyrë të kundërligjshme janë të shumta. Metodat janë: mbytja

me lak, me duar, në ujë, vrasja, shkaktimi i dëmtimeve trupore, djegia,

Page 13: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

19

helmimi, mosdhënia e ndihmës ose mostregimi i kujdesit për foshnjën.

Mjetet janë: armë zjarri, armë të ftohta, mjete të rastit, si shkop, gurë,

sëpatë, çekiç etj., lëndë helmuese, objekte që shtypin rrugët e frymëmarrjes,

si shami, litar, tel, peshqir, duar etj., rrymë elektrike, temperatura të larta ose

të ulëta. Më shumë, në praktikë, për vrasje përdoren armët e zjarrit, armët e

ftohta dhe mjetet e rastit. Motivi është mobilizues – lëvizës i aktivitetit të

njeriut. Motivi është fuqi e brendshme psikologjike që nxitë dhe aktivizon

njeriun në aksion të caktuar. Ky aksion (aktivitet) mund të manifestohet në

formë të veprimit ose mosveprimit, të durimit ose në ndonjë formë tjetër.

Mirëpo, motivi nuk është vetëm nxitës dhe aktivizues, por gjithashtu edhe

drejtues i aksionit, duke ia përcaktuar drejtimin dhe intensitetin e veprimit si

dhe modalitetin e manifestimit të tij. Kuptimi i këtillë i motivit është i

pranishëm në psikologjinë bashkëkohore. Ndonëse, ky kuptim i

përgjithshëm është shprehur me definicione tejet të ndryshme. Edhe motivet

që i shtyjnë fajtorët të kryejnë vrasje janë të ndryshme: për interes, për

hakmarrje, gjakmarrje (Zakoni i gjakmarrjes i trashëguar nga lashtësia, ka

lindur për shkak të një varg faktorësh objektivë e subjektivë, të brendshëm e

të jashtëm dhe këta faktorë kanë vepruar që në Shqipëri të vazhdonte më

gjatë, por, gjithsesi, ai është rregulluar me hollësi në normat e kanuneve

mesjetare, gjurmët e të cilave kanë arritur në kohën tonë, thekson I.Elezi.10

Vrasja për gjakmarrje gjen rregullim juridik të plotë në Kanunin e Lekë

Dukagjinit, në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin e Labërisë, si dhe në

kanune të tjera lokale. Për të marrë hak për vdekjen e njërit prej të afërmve,

një familje mund të vriste çdo mashkull të familjes së vrasësit, që kur ishte

foshnje, sipas rregullave të gjakmarrjes të parapara me të drejtën zakonore

shqiptare, përkatësisht sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, që respektohen

mjaft në veri të Shqipërisë. Në fund të vitit 1997 në rajonin e Shkodrës afro

2000 familje, d.m.th. rreth 10 000 veta ishin në gjak, gjë që do të thotë se të

gjithë meshkujt e këtyre familjeve nuk mund të dilnin nga shtëpia, se

rrezikoheshin të vriteshin.,) për xhelozi, për të mbuluar një krim tjetër, për

qëllime rrugaçërie, për t’i hequr qafe personat që e pengojnë fajtorin ta arrijë

qëllimin kriminal etj. E drejta zakonore penale e Labërisë, ndaj personit që

kryente një krim, parashikonte masat: gjakmarrje; dëbim nga fshati;

bojkotin-lëçitja; gjobë; dënim me vdekje; dënim me pllakë ose në dërrasën e

turpit, prerja e gjymtyrëve; vënie në gomar së prapthi dhe me fytyrë të nxirë.

Mënyra e kryerjes së vrasjes me dashje (metodat dhe mjetet) shoqërohen

edhe me studimin e kushteve, me marrjen e masave përgatitore që kanë të

10

Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në Shqipëri, Tiranë, 2000, faqe 13-14.

Page 14: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

20

bëjnë me vendin ku do të kryhet vrasja, me kohën kur do të kryhet dhe

veçanërisht me vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës dhe me organizimin e

pritës. Vrasjet nga pakujdesia paraqesin vështirësi në hetim vetëm në rastet

kur fajtori merr masa për mbulimin e gjurmëve, kur përpiqet ta paraqesë

vdekjen sikur ka ndodhur nga një sëmundje, nga një rast fatkeqësie ose sikur

ka vetëvrasje. Në këto raste hetimi zhvillohet sikur ndodhemi para një

vrasjeje me dashje. Zbulimi i motivit ndihmon dukshëm në sqarimin e

vrasjes në tërësi.

Në hulumtimin e kryer, “Vrasjet në Kosovën e pasluftës” H.

Demolli,11

thekson: “Përqindja (25,59 %) relativisht të vogël të vrasjeve të

ndriçuara, respektivisht të gjykuara në Kosovë në periudhën 1999-2003.

Është vërtetë shqetësues dallimi shumë i madh ndërmjet 973 vrasjeve të

regjistruara në regjistrat e Policisë së Kosovës dhe 249 vrasjeve të

regjistruara në Gjykatat e Qarkut të Kosovës në periudhën 1999-2003.

Pikërisht ky dallim tregon se në Kosovë, nga 973 vrasjet e kryera në

periudhën 1999-2003, vetëm 249 janë ndriçuar (kryerësit e tyre janë

gjykuar), kurse 724 vrasje apo 74,41 % e tyre kanë mbetur pa ndriçuar,

respektivisht pa u ndëshkuar kryerësit e tyre. Përqindja e vrasjeve në

100.000 banorë në Kosovë në periudhën 1999-2003, sipas të dhënave të

Policisë së UNMIK-ut, sillet prej 3.77 në vitin 2002 deri në 25.22 në vitin

1999. Përqindja e vrasjeve prej 25.22 në 100.000 banorë, e cila ishte arritur

në vitin 1999, është përqindja më e lartë që është arritur ndonjëherë në

Kosovë që nga viti 1950 e tutje dhe si e tillë ka bërë që Kosova të radhitet

në rangun e dhjetë vendeve me përqindje më të lartë të vrasjeve në botë

(vitet ’90). Madje, Dr.Demolli, konstaton se motivet hakmarrja-gjakmarrja

dhe interesi pasuror janë motivet më të shpeshta të cilat e shtyjnë kryerësin

kosovar për të kryer veprën penale të vrasjes. Konkretisht, nga 249 vrasje,

55 apo 22.08 % janë kryer nga motive të tjera të dobëta, 44 apo 17.6 % janë

kryer nga hakmarrja dhe gjakmarrja, ndërsa 40 apo 16.06 % janë kryer nga

interesi pasuror. Për gjininë e viktimave të vrasjeve në Kosovë është

konstatuar se, nga 306 viktima, 31 apo 10.13 % të tyre ishin të gjinisë

femërore, kurse 75.2 % ishin të gjinisë mashkullore. Numri më i madh i

viktimave të gjinisë femërore është paraqitur në territorin e Gjykatës së

Qarkut të Mitrovicës, ku prej 52 viktimave të vrasjeve 8 apo 15.38 % ishin

të gjinisë femërore. Në Kosovë femrat marrin pjesë me një përqindje më të

lartë në cilësinë e viktimave të vrasjes (10.13 %), sesa në cilësinë e të

11

Për më shumë rreth problemeve të vrasjeve në Kosovën e pasluftës, shih, Prof.dr.Haki

Demolli: “VRASJET NË KOSOVËN E PASLUFTËS”, Prishtinë, 2006

Page 15: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

21

pandehurve (2.56 %) për vrasje. Numri më i madh i viktimave ishte nga

radhët e shqiptarëve (prej 306 viktimave 211 apo 68.9 %). Menjëherë pas

shqiptarëve pasojnë serbët dhe malazezët me 35 viktima apo 11.4 %, të cilat

ishin paraqitur kryesisht në territorin e Gjykatave të Qarkut të Mitrovicës

dhe të Gjilanit.

3.1. Dallimi i gjakmarrjes nga hakmarrja12

Gjakmarrja shihet si një sanksion për gjithë faktet ligjore dhe morale

(d.m.th. zakonet). Megjithëse faktet morale dallohen nëpërmjet respektimit

/shkeljes së kanunit, ato nuk përdorin kanunin e sistemit ligjor, d.m.th.

ligjor/joligjor... Elezi ( Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në

Shqipëri, Tiranë, 2000, fq.9) përpiqet të bëjë dallimin midis gjakmarrjes dhe

hakmarrjes duke besuar se ky dallim është shumë i rëndësishëm në trajtimin

siç duhet të dukurisë së gjakmarrjes. Sipas tij një vrasje për gjakmarrje

kryhet për të marrë gjakun e vrasjes së mëparshme, ose kundër tentativës

për vrasje ose tentativës për të shkaktuar plagosje të lehtë apo serioze. Na

ana tjetër, vrasja për hakmarrje kryhet si një shpagim kur je rrahur, grindur,

sulmuar, dhunuar apo je ofenduar më parë pa të drejtë. Këtu Elezi thjesht

ndjekë dhe përgjithëson sanksionet e Kanunit të lek Dukagjinit. Me fjalë të

tjera, Kanuni detyronte sanksione të tjera (jo gjakmarrje) si dëbimi,

shkëputja e lidhjeve shoqërore me personin e ndëshkuar (lëçitja), gjobat,

turpërimi (faqja e zezë) për rrahjen, grindjen, sulmin, dhunën dhe fyerjet e

mëparshme me pa të drejtë. Gjakmarrja dhe hakmarrja mund të dallohen,

duke përdorur vetëm ato koncepte me të cilat nuk ngatërrohen ose pa

përfshirë koncepte të tjera. Është e rëndësishme po ashtu të theksohet se

Elezi e përcakton gjakmarrjen si një detyrë dhe të drejtë morale e fetare.

Personi që nuk merr gjakun *d.m.th. që nuk pranon të përfshihet në

gjakmarrje dhe të vrasë personin që i ka vrarë një nga pjesëtarët e familjes/

fisit të tij përbuzej dhe shpesh dëbohej prej fisit apo familjes. Diana Gëllçi /

Gjakmarrja: Albanian Highlander’s “Blood Feud” as Social Obligation,

Tiranë, 2005, fq,41/ e ngushton përkufizimin e gjakmarrjes dhe e

konsideron atë vetëm si një detyrë shoqërore. Kuptimi i shprehjes “jam në

gjak” përdorur si nga vrasësi dhe nga viktima është çelës për të kuptuar

kontekstin shoqëror të situatës së një gjakmarrjeje. E njëjta shprehje e

përdorur nga të dyja palët lidhet me besimin e fortë të malësorëve se vrasja

12

Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare: Gjakmarrja mes Kanunit dhe shtetit (The

blood feud – between kanun and state), Tiranë, 2000, fq.21-22.

Page 16: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

22

lidhet me nderin. Ndjenja heroike nuk gjendet askund, as ndjenja agresive.

Nga kjo shprehje duket qartë vetëm ndjenja e detyrës. Kanuni ka kufizimet e

veta që lidhen me gjakmarrjen. Së pari, viktima duhet të ishte në gjendje të

mbante armë, d.m.th. të ishte rreth 15-16 vjeç. Gjithashtu preferohej të vritej

burri më i mirë, më i njohur i familjes së vrasësit. Të sëmurët, të marrët dhe

gratë nuk janë subjekte të gjakmarrjes. Të afërmit e viktimës që kanë të

drejtë të marrin gjak janë: i ati, i biri, vëllai, xhaxhai dhe nipi nga i ati. Në

përgjithësi e drejta për të marrë gjakun u takon vetëm burrave, por në disa

raste të veçanta, kur nuk ka burra në shtëpi edhe gratë e familjes, nëna,

motra apo gruaja e viktimës, mund të marrin gjakun. Në disa rajone, kur nuk

ishte i gjallë asnjë anëtar i familjes së viktimës, e drejta për të marrë gjakun

mund të transferohej te një fis i afërm i viktimës, miku i tij apo kumbari.

Tani, duket se të tilla kërkesa, në shumë raste, nuk respektohen. Rrethi i

gjakmarrjes (apo ajo që gabimisht quhet gjakmarrje) është shtrirë edhe mbi

gratë e fëmijët. Edhe parimi i moçëm i Kanunit, që për një jetë merret një

jetë, nuk është respektuar. Media i paraqet këto vrasje si raste gjakmarrjeje.

Por duket qartë se ato i përkasin sferës së hakmarrjes. Kanuni ka pasur disa

dispozita për pajtimin të cilat mbështeteshin gjithashtu nga thënia (e

reflektuar edhe në Kanun) se “të falësh gjakun është trimëri”. Megjithatë, në

dy raste – kur miku vritej nën besën e të zotit të shtëpisë dhe kur bëhej fjalë

për përdhunimin e një gruaje – Kanuni nuk ua njihte palëve të drejtën e

faljes. Edhe pse falja e gjakut konsiderohej si trimëri, marrja e gjakut

gjithashtu konsiderohej nder.

4. Provat materiale në vrasje

Gjykata fiton njohuri për faktet kontestuese nëpërmjet procesit të

provuarit qoftë me perceptimin personal qoftë nga deklarimi i personave

fizikë, nga përmbajtja që ata persona, organi shtetëror ose subjekt tjetër

juridikë e kanë shprehur me shkrim etj. Për të shërbyer një e dhënë si provë-

argument është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose

procedimi i saj të caktohet nga ana e gjykatës, pastaj që ajo të vlerësohet dhe

të verifikohet. Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë

çdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti

relevant. Prova është burim njohurish për faktet që vërtetohen në procedurë

penale, të cilat i përdor organi që i vërteton ato. Duhet theksuar se mjeti i

provës paraqitet si burim i provës. Ai është instrument nëpërmjet të cilit

transmetohet përmbajtja e provës nga burimi i saj deri te gjykata. Si mjete të

provës, në procedurë penale paraqiten persona (p.sh., i pandehuri,

Page 17: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

23

dëshmitari, eksperti, të cilët japin deklarime që shërbejnë si provë), sende

(shkresa, instrumente dhe objekte të ndryshme) dhe veprime të ndryshme

(marrja në pyetje, tortura, këqyrja etj.).13

Grupet më të mëdha të provave

materiale janë:

- Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin.

- Objekte që mbartin mbi vete gjurmët e krimit.

- Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e

krimeve dhe fajtorëve.

- Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të pandehurit,

në rastin konkret në vrasje, është viktima.

Në këqyrjen e teshave dhe të kufomës e rëndësishme është

përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes. Në bazë të këtij përcaktimi krijohen

kushte të përshtatshme shkencore për t’u dhënë përgjigje të saktë pyetjeve

mbi përcaktimin e drejtimit të qitjes, pozicionin e qitësit në momentin e

qitjes etj. Për të kuptuar më mirë dhe më drejtë këto probleme me rëndësi

janë tri fazat që kalon predha kur përshkon objektin.

- Përcaktimi i vrimës së hyrjes së predhës në kufomë.

- Rruga që ka përshkuar predha në trupin e kufomës.

- Përcaktimi i vrimës së daljes së predhës nga kufoma.

Procesi i të provuarit është një proces mjaft i ndërlikuar dhe

përgjegjës. Në të nëpërmjet aktivitetit të palëve dhe të gjykatës duhet të

vërtetohen të dhënat duke analizuar prova të ndryshme, në të gjitha rastet e

krimeve, në vrasje posaçërisht. “Me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe

zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre. Të zbulosh një provë

do të thotë të konstatosh se ekziston dikush i cili din diçka lidhur me faktet e

rëndësishme, se a ekziston farë gjurme e veprës penale apo farë objekti i cili

do të shërbente si provë në procedurë penale.”14

4.1. Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit

Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit bëhet nga prania e dy vrimave

në dy objekte të vendit të ngjarjes. Hedhja e gëzhojës nga arma e zjarrit

bëhet në të majtë, në të djathtë, prapa ose para, gjë që varet nga modeli dhe

lloji i armës së përdorur. Mund të ndodhë që gëzhoja nuk gjendet në vendin

e supozuar për shkak të rikoshitimit. Prandaj, ajo ose ato duhet kërkuar edhe

13

Për më shumë informacion, shih : E.Sahiti, R.Murati :“E Drejta e Procedurës Penale”,

Prishtinë, 2013, f. 225-275 14

E.Sahiti, R.Murati :“E Drejta e Procedurës Penale”, Prishtinë, 2013, f. 250-251.

Page 18: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

24

në vende më të larta. Kur qitja është bërë në vend të hapur, gëzhoja duhet të

kërkohet në bar, në llucë, në borë, në rërë etj. Për zbulimin e tyre, në këto

raste ndihmon metalkërkuesi. Kur qitja bëhet brenda në banesë, gëzhojat

kërkohen në çdo vend: në dysheme, nën krevate, në kanalet e dritareve,

prapa pikturave etj. Vrimat nga goditja e predhës apo e saçmës mund të

gjenden në trupin e njeriut dhe në rrethimin e tij. Në bazë të këtyre gjurmëve

mund të vërtetohet edhe drejtimi i qitjes e ndonjëherë edhe vetë vendi se nga

i cili është bërë qitja si dhe lloji i armës.

4.2. Koha e qitjes

Në vendin e ngjarjes, ku janë përdorur armët e zjarrit, ku janë lënë

gjurmë, gëzhoja, predha, mund të përcaktohen shumë rrethana për zbulimin

e veprës penale dhe të kryesit. Ndër këto rrethana më të rëndësishme janë

koha, largësia, drejtimi dhe vendi i qitjes.

Problemi i kohës së qitjes ka qenë objekt studimesh të vazhdueshme

kriminalistike. Për të përcaktuar kohën e qitjes është eksperimentuar një

metodë objektive, e cila bazohet në matjen e shkallës së magnetizimit të

armës së zjarrit me një aparat të posaçëm. Arma, e përbërë nga materiale

feromagnetike (hekur, çelik) duke u ndodhur në fushën magnetike natyrore

të tokës, ka një shkallë magnetizimi të caktuar. Për shkak të proceseve që

ndodhin pas qitjes, pjesët e metalit të armës çrregullohen dhe shkalla e

magnetizimit të saj pakësohet shumë. Pastaj, gradualisht, kjo shkallë

magnetizimi, nën ndikimin e fushës magnetike të tokës, rivendoset në

nivelin fillestar. Pika, në të cilën ndodhet shkalla e magnetizimit të armës së

zjarrit, menjëherë pas qitjes dhe më vonë, matet me aparat të posaçëm. Koha

e qitjes me këtë metodë përcaktohen deri në 7 ditë. Megjithatë disa

orientime të përgjithshme mbi kohën e përafërt të qitjes do të ndihmonin për

zbulimin e shpejtë të veprës penale. Pas qitjes nga arma e zjarrit, nga tyta

dalin sasi të caktuara të gazrave të padjegura dhe copëzave gjysmë të

djegura të barutit, të cilat shpërndahen në drejtim të ecjes së predhës. Nëse

në rrugën e tyre hasin ndonjë objekt, këto copëza do të qëndrojnë në to,

duke formuar rreth të formave të ndryshme në vendin e goditur me predhë.

Për shkak të sasisë së vogël, copëzat e barutit kanë mundësi të vogël të

fluturimit dhe të vendosjes në objekte të vendit të ngjarjes dhe vështirë

mund të pritet se ato kanë mbetur në objekte që kanë qenë në largësi më

shumë se 70-80 cm nga maja e tytës së armës së zjarrit.

Page 19: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

25

4.3. Largësia e qitjes me armë zjarri

Largësia nga e cila është bërë qitja, në disa raste, mund të caktohet

në bazë të thellësisë së depërtimit të plumbit, i cili ka mbetur në objektin e

goditur. Veprimi i qitjes varet jo vetëm nga lloji i armës, kualiteti i

municionit dhe distanca, por edhe nga një sërë rrethanash të paparapara, siç

që janë, bie fjala, drejtimi i erës, këndi i rënies, rezistenca e rrobave ose e

ndonjë objekti, pozita dhe lëvizjet e të goditurit etj. Me lartësi qitëse

kuptojmë largësinë midis tytës së armës (grykës) dhe (vrimës së hyrjes së

predhës në objekt, viktimë, send). Në përputhje me këtë përcaktim, në

kriminalistikë dallojmë qitjen me puthitje, qitjen e afërt dhe qitjen e largët.

Qitja me puthitje bëhet atëherë kur gryka e armës takon pjesërisht ose

tërësisht me objektin. Qitje të afërt kemi atëherë kur në objekt, përveç

predhës, veprojnë edhe gjurmë plotësuese, kurse qitje të largët kemi atëherë

kur në objekt ka vepruar vetëm predha. Gjurma e lënë prej saj quhet gjurmë

kryesore. Edhe kjo largësi varet nga lloji e sistemi i armës së zjarrit.

Përcaktimi i largësisë në bazë të dëmtimeve (plagëve) të shkaktuara në

objekt (në trup etj.), dhe në bazë të tatuazhit (gjurmëve plotësuese), rreth

vrimës së hyrjes, mund të arrihet vetëm kur qitja është bërë nga një largësi e

afërt. Në këtë rast rreth dëmtimit ose plagës (vrimës së hyrjes) gjenden këto

lloj gjurmësh plotësuese: gjurmët e veprimit mekanik dhe termik të gazrave

të barutit, depozitimi i blozës së qitjes, depozitimi i kokrrizave të padjegura

të barutit dhe gjurmët e veprimit të tyre si dhe gjurmët e vajit me të cilin

është lyer arma për tu ruajtur nga ndryshku.

Në rast se largësia e qitjes është e afërt, duhet pasur kujdes që të mos

dëmtohen gjurmët plotësuese, si kokrrizat e padjegura të barutit etj.; pastaj,

para se të veprohet për marrjen e predhës, mblidhen kokrrizat e barutit të

padjegur. Me qitjen nga afërsia kuptojmë atë qitje ku distanca në mes të

tytës dhe objektit nuk është më e madhe se 60-100 cm. Pjesët e padjegura të

barutit gjatë, fluturimit të tyre, ndeshen në objekt dhe vendosen rreth vrimës

hyrëse, duke shkaktuar dërrmishje në formë të pikave dhe të njollave.

Gazrat mund të udhëtojnë më së largu deri 30 cm nga tyta e armës, kurse

flaka, aq sa edhe bloza, deri në 20-30 cm, ndërsa pjesët e djegura të barutit -

deri 60-100 cm. Qitja me puthitje është ajo qitje kur gryka e tytës së armës

ndodhet e puthitur me sipërfaqen e objektit. Me këtë rast, tyta mund të jetë e

mbështetur në tërësi me objektin. Qitjet e tilla quhen hermetike ose mund të

jenë pjesërisht të mbështetura për objektin (johermetike). Te qitjet me

puthitje, përveç veprimit dinamik të predhës, veprojnë edhe faktorë

plotësues të qitjes, të cilët kryesisht depozitohen në kanalin e predhës.

Page 20: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

26

Nga veprimi i gazrave, përveç vrimës hyrëse, që është pasojë e

veprimit të predhës, shkaktojnë edhe çarje të ndryshme, me ç`rast plaga

merr formë të çrregullt, apo nëse lokalizohet në regjionet e trupit, ku lëkura

është e shtrirë në kocka, atëherë mund të marrë formën e një ylli që paraqet

një shenjë karakteristike të vrimës së hyrjes së qitjes në puthitje. Veprimi

mekanik e termik i gazrave të barutit varet nga lartësia e qitjes, nga lloji i

armës dhe natyra e pengesës ku është shkaktuar dëmtimi. Veprimi mekanik

i gazrave të barutit shkakton në pengesë çarje dhe shkatërrime të indeve,

ndërsa veprimi termik shkakton përcëllime, shkëmbëzime dhe djegie. Sa më

afër të jetë largësia e qitjes, aq më e madhe është forca shkatërruese e

gazrave të barutit. Duhet theksuar se llojet të ndryshme të armëve të zjarrit

nuk veprojnë me të njëjtën forcë, me largësi të barabartë mbi pengesë, sepse

ato kanë shpejtësi dhe presion gazrash të ndryshëm. Sa më i fuqishëm të jetë

fisheku i armës së zjarrit, aq më e madhe është forca shkatërruese e gazrave

të barutit. Depozitimi i blozës së qitjes me barut pa tym shkaktohet nga

përqendrimi në pengesë i këtyre produkteve: pjesë nga depozitimi i

kapsollës, pluhur metalik i prodhuar nga fërkimi i predhës në sipërfaqe së

tytës dhe të gëzhojës. Ndërkaq, depozitimi i kokrrizave të barutit në pengesë

(edhe në kanalin e tytës) tregon se baruti nuk digjet tërësisht. Disa kokrriza

mbeten pa u djegur dhe, për shkak të presionit, ato ndjekin me shpejtësi të

madhe rrugën e çarë prej gazrave të barutit dhe blozës së qitjes. Forca

shkatërrimtare e kokrrizave të barutit të padjegura varet nga shpejtësia,

madhësia e tyre, nga rezistenca e materialit të pengesës dhe nga largësia e

qitjes. Duhet rikujtuar se për të kryer një ekzaminim të saktë dhe për të

dhënë mendime e konkluzione të bazuara duhet të zhvillohen disa qitje

eksperimentale. Është mirë që numri i këtyre qitjeve eksperimentale të mos

jetë më i vogël se pesë. Në qitje me puthitje mund të ndodhemi ose para

vetëvrasjes ose para vrasjes së kryer nga një person tjetër. Për t`i dalluar

vetëvrasjet nga vrasjet e simuluara si vetëvrasje, duhet të përcaktuar se cili

ka mbajtur armën e zjarrit në dorë në kohën e qitjes. Në dorën e qitësit, në

thellësi të lëkurës, mund të depozitohen kokrriza të padjegura ose pjesërisht

të djegura të baruti. Për ta vërtetuar këtë fakt, përdoret metoda e përgatitjes

së një kallëpi prej parafine, i cili vendoset në dorën e qitësit (shih “dorashka

prej parafine”). Përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes në objekt në largësi

të mëdha paraqitet i vështirë për arsye se madhësia e vrimës si në hyrje dhe

në dalje varet nga natyra e objektit dhe nga shpejtësia e fluturimit të predhës

në momentin e goditjes. Për ta kuptuar nëse vrima është shkaktuar nga

predha, duhen kërkuar gjurmët metalike që lë ai gjatë depërtimit në rrobe.

Këto gjurmë janë grimca bakri, nikeli, çeliku ose predhe.

Page 21: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

27

4.4. Diametri dhe pamja e vrimës së shkaktuar me armë zjarri

Diametri dhe pamja e vrimës të rrobave nuk jep kalimin e predhës.

Përgjithësisht vrima duket më e vogël sesa predha, për shkak se fibrat e

rrobave hapen në kalimin e saj, por kanë tendencë që të mblidhen përsëri në

gjendjen e tyre të mëparshme. Dallimi i vrimës së hyrjes nga ajo e daljes

bëhet mbi këto kritere: zakonisht, në vrimën e hyrëse predha lë papastërtitë

që ka marrë nga kanali i tytës; atje ku ka hyrë predha formohet një brez

fshirjeje i cili duket qartë në rroba që kanë ngjyrë të çelët; në rroba,

përgjithësisht vrima e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes, gjë që

shpjegohet me faktin se rroba në hyrje shpohet prej predhës, por hasë në

rezistencën e trupit, ndërsa në dalje ky fenomen mungon; fijet e rrobës, në

vrimën e hyrjes janë kthyer nga brenda në drejtim të trajektores së predhës.

Nga aspekti i vrimës të shkaktuar me armë zjarri mund të bëhet ekzaminimi

i suksesshëm balistik i xhamit të thyer, drurit etj. Vrima në xham mund të

ketë origjinë të ndryshme. Ajo shkaktohet nga një goditje me predhë arma

zjarri, nga një goditje me gur ose mjet të fortë. Vrima në xham, e shkaktuar

nga kalimi i një predhe, i përngjet një krateri vullkanik, vrima e të cilit është

hyrja e predhës. Nga goditja e predhës në xham formohet një rreth i

dhëmbëzuar dhe prej tij shkëputen copëza të vogla. Drejtimi i qitjes është në

anën e kundërt të shkëputjes së copave të xhamit.

Duke rënë në xham, predha formon një figurë të ngjashme me

pëlhurën që tjerrë merimanga. Në këtë figurë ka plasje radiale dhe rrathë

koncentrikë. Vrima e hyrjes është andej nga ndodhen radhët bashkëqendrorë

dhe vrima e daljes andej nga janë plasjet radiale. Ndërsa vrima e hyrjes në

dru, në largësi të mëdha, me origjinë predhe është më e vogël sesa kalimi i

predhës dhe se vrima e daljes. Rreth vrimës së hyrjes formohen të çara,

ndërsa në vrimën e daljes të çarat formohen me shkëputje pjesëzash të

drurit. Fijet e indeve drejtohen nga ajo anë nga ka fluturuar predha. Zbulimi

i drejtimit të fluturimit të predhës dhe i vendit ku është bërë qitja varet nga

largësia e qitjes. Kur kjo largësi është pak a shumë e madhe, drejtimi i

fluturimit të predhës gjendet ku ka kaluar në objekte dhe ka shkaktuar në to

dy vrima. Kuptohet se vetëm prania e dy vrimave nuk mjafton për ta gjetur

drejtimin e fluturimit dhe vendin e qitjes. Njëherësh është me rëndësi që të

dihet se nga është vrima e hyrjes dhe ajo e daljes. Duhet pasur parasysh se

me rastin e qitjes mund të ndodhë rikosheta. Fenomeni i shmangies së

predhës nga sipërfaqja e pengesës, gjatë përplasjes mbi të cilën predha

ndryshon drejtimin e lëvizjes së saj fillestare, në balistikë quhet rikoshetë.

Përcaktimi i kalibrit të predhës është i rëndësishëm për hetimin e veprave

Page 22: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

28

penale, ku si mjet krimi kanë shërbyer armët e zjarrit. Për këtë çështje,

eksperti kriminalist Shpëtim Huda,15

sqaron më hollësisht:Në këtë mënyrë

ekspertëve ligjorë mund t’u kërkohet të përcaktojnë kalibrin e predhës, duke

shqyrtuar indet e zonës së dëmtuar për të gjithë ato raste kur predha

mungon. Dhe nëse do të bëhej fjalë për lëkurën, ekspertët ligjorë bëjnë të

ditur se diametri i hyrjes nuk mund të “përdoret” për përcaktimin e kalibrit

të predhës. Me këtë logjikë mund të shkaktohet vrimë hyrjeje me diametër

më të vogël, pra me diametrin që do t’i korrespondonte një predhe me

kalibër më të vogël se ai real e anasjelltas. Madhësia e dëmtimit është

funksion i diametrit të predhës, elasticitetit të lëkurës dhe lokalizimit të

dëmtimit. Por nëse dëmtimi me armë zjarri është i lokalizuar në kockë, ai

paraqitet në formë rrethore dhe i shprehur mirë dhe është logjikisht e

pranueshme nëse deklarohet se diametri i dëmtimit (çarjes) reflekton atë të

predhës.

Eksperienca e deritanishme dëshmon se mjaft dëmtime në kockë i

përafrohen kalibrit të njohur të predhës që i ka shkaktuar ato, por mundësia

e parashikimit të kalibrit prej madhësisë së dëmtimit mbetet evazive. Është

shqyrtuar lidhja midis kalibrit të predhës e diametrit të vrimës së hyrjes në

kockat e kokës. Përveç kësaj, ndryshimet që ndikojnë negativisht në

hamendësinë e kalibrit janë përcaktuar. Këto ndryshime njihen nga ekspertët

e balistikës, por ato janë të panjohura ose të kuptuara jo drejt nga

antropologët. Përpunimi rutinë i dëmtimit të kockës reduktohet në heqjen e

indeve të buta, vajrave dhe mbetjeve të tjera. Me gjithë modelet me dëmtime

të shkaktuara nga një numër i konsiderueshëm armësh, në dispozicion, u

eksperimentuan (përdorën) vetëm predha të kalibrit 22, 25, 38. Përzgjidhja u

rezervua për dëmtimet e shkaktuara nga predha me kalibër të njohur, të

gjetura, për të cilat nuk ka tregues se vrima e hyrjes mund të jetë shkaktuar

nga ndonjë copëz predhe. Çdo dëmtim hyrës vlerësohet prej kufijve të

jashtëm, si të ishte njësuar me një konturë rrethore të mprehtë. Vlerësohet

diametri maksimal i dëmtimit hyrës, ndonëse një i tillë i dëmtuar tej

dimensioneve të predhës paraqitej mjaftë problematikë. Dëmtimet e

shkaktuara nga predha të kalibrit 38 inç paraqiten dukshëm më të gjera se

ato të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 dhe 25 inç. Ndërkohë që midis

dëmtimeve të shkaktuara nga këto të fundit, vihen re diferenca të vogla.

Veçohet një karakteristikë se diametri mesatar dhe vlerat ekstreme të

dëmtimeve të shkaktuar nga predha të kalibrit 25 inç paraqiten më të vogla

15

Shih më gjerësisht për këtë : Huda, Sh., Ekspertimi tekniko-balistik, punim i pabotuar, i

shkruar në formë të udhëzimit, Tiranë, 2001.

Page 23: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

29

se ato respektive për dëmtime të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 inç.

Dëmtimet hyrëse të shkaktuara me armë zjarri paraqiten thuajse vazhdimisht

më të gjera se kalibri i predhës që i ka shkaktuar ato, ndonëse disa prej tyre

paraqiten më të vogla. Ndërkohë, forma e dëmtimit varion midis formës

rrethore, ovale e asaj të çrregullt. Përcaktimi i kalibrit të predhës bëhet

gjithmonë e më tepër i rëndësishëm në vrasjet, kur predha nuk gjendet në

vendngjarje. Në rastet me vrimë hyrjeje në kockë, në formë rrethore apo të

shprehur mirë, mund të vlerësohet dëmtimi dhe të përcaktohet kalibri i

predhës që e ka shkaktuar atë. Faktorët që ndikojnë në ndryshimet midis

diametrit të dëmtimit dhe kalibrit të predhës janë si: forma e predhës,

trajtimi i sipërfaqes, karakteristikat bazë, humbja e stabilitetit rrotullues,

pengesat e ndërmjetme, shtypjet tangenciale, frakturat ekzistuese.

Gjithashtu, shumëllojshmëria e kalibrave në dispozicion është komplekse

për përcaktimin e kalibrit prej përmasave të dëmtimit (vrimës së hyrjes).

Duke pasur parasysh këta faktorë, duhet pasur kujdes për përcaktimin e

saktë të kalibrit të predhës prej dimensioneve minimale të vrimës së hyrjes.

Zbulimi, fiksimi dhe ekzaminimi i vendit të qitjes ka rëndësi të madhe

praktike, për arsye se në këtë vend mund të gjenden gjurmët e veprës penale

dhe të kryesit, si gjurmë këmbësh, sende të hedhura, bishta cigaresh,

fishekë, gëzhoja, vende prite etj.

4.5. Fiksimi i gjurmëve balistike të armës së zjarrit

Të gjitha gjurmët balistike në vendin e ngjarjes duhet fiksuar me

metoda të njohura kriminalistike, duke e ruajtur origjinalitetin dhe pamjen e

tyre në formën që janë krijuar. P.sh., pluhurin nga vendi i ngjarjes duhet

mbledhur me brushë të posaçme ose me thithëse pluhuri speciale

kriminalistike. Me rastin e eksperimentit duhet përdorur armën e zjarrit të

inkriminuar dhe municion nga i njëjti lloj. Gjurmët e gjetura materiale në

vendin e ngjarjes që kanë karakteristika balistike, me rastin e eksperimentit,

nuk bën të prishen, dëmtohen, çrregullohen, në mënyrë që ta pamundësojnë

shfrytëzimin e tyre si prova materiale. Nëse me përdorimin e metodave të

ndryshme kriminalistike, gjurmët e ekzaminuara balistike pësojnë çfarëdo

ndryshimi, ato duhet fiksuar në mënyrë që (fotografimi, matja, përshkrimi

në procesverbal) të shfrytëzohen për ndriçimin dhe të provuarit e fajit të

kryesit dhe të veprës penale në tërësi.

Në vendin e kryerjes së veprës penale mund të gjendet vetë arma e

zjarrit, gëzhoja dhe predha. Kur gjendet vetë arma e zjarrit, modeli dhe

kalibri mund të përcaktohen nga të dhëna teknike të fiksuara me armë si dhe

Page 24: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

30

nga pesha, nga gjatësia e përgjithshme, nga gjatësia e tytës, nga sasia dhe

drejtimi i vjaskave etj. Këto të dhëna krahasohen me modelet e katalogëve e

llojeve të armëve të zjarrit. Kalibri i armës së gjuetisë përcaktohet me anën

të fishekut, mbi sipërfaqen e të cilit janë dhënë shenjat dhe numrat e fabrikës

ose me anë të matjes së kanalit të tytës. Rezultatet e këqyrjes ose të

ekzaminimit krahasohen me të dhënat që përshkruhen në katalogët

kriminalistikë. Përcaktimi i modelit dhe i llojit të armës në bazë të predhës

mund të bëhet në bazë të gjurmëve që lë kanali i tytës në predhë, si drejtimi,

numri, gjerësia dhe këndi i vjaskave, sepse llojet dhe modelet e armëve kanë

drejtim, numër, gjerësi dhe kënd të ndryshëm të vjaskave. Drejtimi i

vjaskave dhe numri i tyre sipas gjurmëve në predhë mund të përcaktohet nga

hetuesi, me ndihmën e specialistit, qysh në këqyrjen e vendit të ngjarjes,

sepse një konstatim i tillë arrihet me lehtësi. Kurse gjerësia dhe këndi i

shtrirjes së vjaskave ekzaminohet me mikroskop ose me fotografi të

zmadhuara në laborator. Ndërsa përcaktimi i llojit dhe i modelit të armës në

bazë të gëzhojës së gjetur në vendin e ngjarjes mund të bëhet nga gjurmët e

lëna janë pjesët e ndryshme të saj në të.

4.6. Zbulimi i armës së zjarrit

Zbulimi i armës së zjarrit është i domosdoshëm. Kryesit shpesh

përpiqen që ta fshehin atë në afërsi ose larg vendit të kryerjes së veprës

penale, si në pus, në lumë, në vende të fshehta, në dysheme, në oxhaqe, në

tavan, në mur, në mobile, në kanal, në gropat e ujërave të zeza etj. Proce-

dura në të cilën përcaktohen shenjat individuale të armës së zjarrit me të

cilin është kryer vepra penale, kuptohet si identifikim i armës së zjarrit. Ky

identifikim paraqet detyrë të shpeshtë dhe të rëndësishme të ekzaminimit të

armës së zjarrit. Për këtë lloj ekspertimi rëndësi të madhe kanë disa pjesë të

armës siç janë: tyta, gjilpëra e goditjes, nxjerrësi, jashtëqitësi i gëzhojës,

predha, gëzhoja, kapsula, si dhe mbeturinat e grimcave të barutit dhe foleja

e fishekut. Fishekët e armëve me vjaska shërbejnë gjatë hetimit edhe

gjykimit të veprave penale për identifikimin e armës në bazë të predhës dhe

gëzhojës që janë pjesë së përbërëse të fishekut. Fishekët, në varësi nga armët

që përdoren, ndahen në fishekë revolveri, pistolete dhe pushke. Fisheku i

armës me vjaska përbëhet prej gëzhojës, kapsollës, mbushjes së barutit dhe

predhës, gëzhoja shërben për ta vendosur barutin dhe për t`i bashkuar të

gjitha pjesët e fishekut. Në grykën e gëzhojës vendoset predha, ndërsa në

fund ajo ka një të thelluar anësore, e cila shërben për nxjerrjen e gëzhojës

me anë të dhëmbit të nxjerrësit. Gëzhojat nga forma e tyre mund të jenë në

Page 25: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

31

formë shisheje cilindrike dhe cilindro-konike. Në fundin e gëzhojës

shënohen numra konvencionalë, inicialet e emrit të fabrikës, marka e

fabrikës, shifra e vitit të prodhimit, yjet etj. Gëzhojat, sipas mënyrës së

mbërthimit të tyre me predha, mund të ndahen në gëzhoja me mbërthim të

thelluar unazor dhe me gropëza me puthitje të buzëve të grykës etj. Predha

shërben për goditjen e objekteve të caktuara. Predhat dallohen nga njëra –

tjetra prej kalibrit, formës së trupit dhe majës së tyre. Mbushja e fishekut

bëhet me barutin me tym dhe me barutin pa tym. Kurse fishekët e armëve pa

vjaska (të gjahut) përbëhen kryesisht nga gëzhoja, kapsollat, saçmat, baruti,

tapat dhe shtupat. Saçmat zakonisht prodhohen nga fabrika dhe kanë

mundësi të barabarta me njëra-tjetra dhe sipërfaqja e tyre është e rregullt.

Ndërsa përbërja e saçmave të vetëpërgatitura është e ndryshme si nga

madhësia, ashtu edhe nga forma. Pjesët e armës që lënë gjurmë në gëzhojën

e predhës janë: tyta, shuli, mekanizmi i shkrepjes, mekanizmi i nxjerrjes së

gëzhojave dhe krehri. Tyta e armës ka brenda pjesën e vjaskuar dhe folenë e

fishekut. Shuli është një mekanizëm për shpënien e fishekut nga krehri në

folenë e fishekut, për mbylljen e kanalit të tytës dhe për nxjerrjen e gëzhojës

nga foleja e fishekut. Mekanizmi i shkrepjes shërben për të dhënë goditje

mbi gjilpërën e shulit, e cila, nga ana e saj, ndez kapsollën. Mekanizmi i

nxjerrjes së gëzhojave përbëhet nga nxjerrësi dhe jashtëqitësi. Nxjerrësi

shërben për nxjerrjen e gëzhojës nga foleja e fishekut, kurse jashtëqitësi

shërben për t`u hedhur jashtë, nëpërmjet dritares, gëzhoja. Gjurmët që lënë

pjesët e ndryshme të armës së zjarrit në gëzhojë e predha shërbejnë për të

bërë identifikimin grupor dhe individual të saj. Ndërsa, krehri shërben për

depozitimin e fishekëve.

4.7. Fiksimi i armës së zjarrit

Fiksimi i armës së zjarrit bëhet me anë fotografimi, me anë skice dhe

me anë të pasqyrimit të rezultateve të këqyrjes në procesverbal. Fotografimi

i armës së zjarrit bëhet me metodën e shkallëzuar. Në fotografi duhet të

përcaktohet pozicioni i armës në marrëdhënie me objekte që ndodhen afër

saj. Shenjat e veçanta të armës së zjarrit, që kanë rëndësi për çështjen,

doemos duhet fotografuar. Skica pasqyron largësitë ndërmjet armës së

zjarrit dhe dy pikave orientuese fikse, ndërmjet armës dhe kufomës,

ndërmjet armës dhe objekteve të tjera. Në skicë duhet të pasqyrohet edhe

vendi ku ndodhet arma e zjarrit si dhe drejtimi i tytës së saj. Një nga

metodat më të rëndësishme të fiksimit të armës së zjarrit është pasqyrimi i

rezultateve në procesverbal pas këqyrjes të hollësishme të armës së zjarrit.

Page 26: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

32

Në këqyrjen e armës së zjarrit duhet të përcaktohen dhe të përshkruhen këto

të dhëna: lloji i armës dhe shenjat e fabrikës që tregojnë sistemin, modelin,

kalibrin, vitin e prodhimit, numrin e armës; pozicioni i rrafshit dhe i

siguresës; nëse në fole, në krehër ose në mulli ka fishekë ose gëzhoja; nëse

në sipërfaqen e krehrit të fishekëve ka gjurmë gishtash; nëse arma i ka të

gjitha pjesët përbërëse të saj; nëse në sipërfaqen e armës vihen re dëmtime;

nëse në kanalin e tytës ka kokrriza baruti, ndryshk, vaj ose lëndë të huaja;

nëse në sipërfaqen e armës ka pjesë truri, gjak, fije floku, pjesë eshtrash,

gjurmë gishtash, lëndë të huaja, cili është numri dhe drejtimi i vjaskave në

kanalin e tytës së armës; nëse arma në tytën e saj mban erë baruti të djegur

etj.

Studimi i pozicionit të armës në vendin e ngjarjes në marrëdhënie

me trupin e viktimës lejojnë të përcaktojmë pozicionin që ka pasur arma në

momentin e qitjes dhe ta pranojmë ose ta hedhim poshtë versionin e

vetëvrasjes ose të vrasjes. Paketimi i armës së zjarrit nga vendi ku është

gjetur duhet të kryhen sipas rregullave kriminalistike. Në rast largësie

ndërmjet vendit të ngjarjes dhe laboratorit kriminalistik, atëherë kanali i

tytës së armës së zjarrit pastrohet nga bloza e barutit e depozituar aty pas

qitjes. Pastrimi bëhet duke futur në kanal me anë shpangoje copa leckash.

Futen aq lecka sa kanali pastrohet mirë. Çdo leckë e veçantë paketohet në

një letër të bardhë dhe mban numrin përkatës. Kur largësia nuk është e

madhe, pastrimi me lecka i kanalit nuk bëhet. Në tytën të kanalit të vendoset

një tapë me qëllim që të mos bien gjurmët plotësuese që kanë mbetur aty

pas qitjes dhe të mos futen lëndë të tjera. Të gjitha lëndët e huaja, si gjak,

pjesë truri, fije floku, kocka etj., që ndodhen në armën e zjarrit ruhen me

kujdes, duke përdorur për këtë qëllim paketim të përshtatshëm. Pas këtyre

veprimeve arma mblidhet me letër të pastër. Pistoletat dhe revolverët duhet

të vendosen pas mbledhjes me letër, me kuti prej kartoni ose dërrase. Krehri,

fishekët, gëzhoja ose predha e kësaj arme zjarri paketohen veçmas me

mbishkrimet përkatëse, por futen në të njëjtën kuti. Identifikimi traseologjik

balistik mund të jetë proces mjaft i ndërlikuar, e ndonjëherë edhe problem i

pazgjidhshëm. Kur është predha e prishur, nëse është deformuar shumë, kur

ka kaluar aq kohë sa që tyta është korozuar, nëse shumë herë është bërë qitja

nga e njëjta armë, nëse tyta ka pësuar remont, nëse kryesi ka përdorur

fishekë jokorrespondues me kalibër më të vogël, nëse arma është mjaft e

përdorur, tyta është e zgjeruar ose fushat në të janë të fshira, së këndejmi

Page 27: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

33

edhe kontakti i drejtpërdrejtë me predhën është i pamundur etj. Në të gjitha

këto raste, të shumtën e herëve, identifikimi është i pamundur.16

Qysh gjatë procesit të fabrikimit bëhen shmangiet minimale

teknologjike nga rregullat e prodhimit, të cilat nuk kanë kurrfarë ndikimi në

kualitetin dhe në funksionimin e armëve të zjarrit, por shpijnë drejt asaj që

tyta, përveç shenjave të vrazhda, të fitojë një shkallë të caktuar të indivi-

dualitetit. Në fshirje, përdorim dhe korozimi ndodhin disa dëmtime

mikroskopike të reja, të cilat e “pasurojnë” përmbajtjen individuale të tytës.

Të gjitha këto shenja me rastin e qitjes, nga ana e zjarrit barten në sipërfaqen

e predhës. Predhat janë të fabrikuara nga materiali më i butë sesa tyta dhe

perimetri i tyre është diçka më i madh sesa ai i tytës. Kur nën presionin e

madh të gazrave të barutit kalon nëpër kanalin e tytës, në sipërfaqen e

predhës gdhendë mikrorelievi i cili përmban karakteristikat individuale të

tytës. Këto janë gjurmët e theksuara të vijave helikoidale (fushat dhe

vjaskat) si dhe një numër i madh i gjurmëve mikroskopike të dhëmbëzave.

4.8. Zbulimi i gëzhojave

Për zbulimin e gëzhojave, bëhet një kërkim i detajuar në vendin e

ngjarjes, kur mendohet se është bërë qitja. Gëzhojat kryesisht gjenden në

mjedisin e afërt të vendndodhjes së qitësit ose kanë mbetur në armën e

përdorur (p.sh. në pistoletë). Modelet e ndryshme të armëve hedhin gëzhojat

në largësi dhe drejtime të ndryshme. Duhet pasur kujdes edhe për

mundësinë që gëzhoja përplaset në objekte të ndryshme si edhe të

rrokullehet në sipërfaqe të rrëshqitshme. Me rastin e kërkimit të gëzhojave

është e dobishme që të vendosen pikat kufizuese nga vendi i ku ndodhet

gëzhoja në të majtë dhe në të djathtë në largësi prej 5-6 metra. Kështu

fitohet sektori me dy përkufizime anësore. Gjetja e predhës dhe pjesëve të tij

lehtësohet me rikonstruimin e rrugës së predhës, duke shfrytëzuar të gjitha

gjurmët e saj. Për ekzaminimin e gjurmëve të armës në bazë të predhës

gjerësish përdoret mikrofotografia dhe teknikat më bashkëkohore

mikroskopike. Fiksimi i gëzhojës, si dhe i armës, bëhet me anë të

fotografimit, të skicës dhe të përshkrimit në procesverbal. Gëzhoja

fotografohet me metodën e shkallëzuar dhe në marrëdhënie me objektet e

tjera që ndodhen afër saj. Në skica fiksohet pozicioni i saj, largësia që ka me

objektet e tjera ose me gëzhoja të tjera dhe sidomos me dy pika fikse.

Pozicioni i gëzhojës ose i gëzhojave në vendin e ngjarjes duhet të

16

Vodenelić, V., Kriminalistika, Prishtinë, 1970, fq. 371.

Page 28: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

34

përshkruhen me hollësinë më të madhe. Në këtë përshkrim duhet përfshirë

lloji i gëzhojës, forma e gëzhojës, materiali me të cilin është përgatitur

gëzhoja; nëse në gëzhojë është shënuar kalibri, marka e fabrikës, viti i

prodhimit, shenja të tjera, si yje etj.; nëse në gëzhojë ka shenja gishtash -

cila është forma e kapuçit të gëzhojës, cilat janë mundësitë e gëzhojës, cila

është pjesa e gëzhojës ngjyra e metalit të kërpusit dhe të kapsollës së

gëzhojës, mënyra e mbërthimit të predhës në gëzhojë; nëse në gëzhojë ka

erë baruti të djegur; nëse në gëzhojë kanë mbetur kokrriza të barutit të

djegur; nëse në gëzhojë ka defekte, si shtypje, çarje etj.; nëse në gëzhojë ka

lëndë të huaja, baltë, bojë etj. Paketimi i gëzhojës ose i gëzhojave bëhet në

letër të pastër. Ndërsa zbulimi i predhave dhe i saçmave në vendin e ngjarjes

është i vështirë. Ato, duke rënë në tokë, në rërë, në dru të thatë etj., nuk lënë

pas tyre gjurmë dhe prandaj kërkimi i tyre vështirësohet. Për zbulimin e

predhave kërkohen vrimat që janë shkaktuar prej tyre në objektet e

ndryshme të vendit të ngjarjes. Zbulimi i vrimës së predhës lejon gjetjen e

drejtimit, largësinë dhe vendin e qitjes. Predhat godasin pengesa të

ndryshme dhe nga ky shkak ato mund të pësojnë ndryshime në strukturën e

tyre, mund të deformohen. Përveç mundësisë së deformimit, predha, duke u

përplasur me këto objekte, mund ta ndryshojë drejtimin e fluturimit ose, siç

thuhet, rikosheton. Zbulimi i predhës së deformuar në vendin e ngjarjes e

detyron specialistin kriminalist ta zgjidhë problemin se cili ka qenë shkaku i

deformimit. Fiksimi i predhës dhe i vrimave të shkaktuara prej saj bëhet me

anë të fotografimit, skicës dhe përshkrimit në procesverbal. Kjo metodë, në

rastin e predhës, zbatohet sikurse në fiksimin e gëzhojës.

4.9. Ekspertimi balistik kriminalistik i armës së zjarrit

Ekspertimi balistik kriminalistik mbështetet mbi parimet e

përgjithshme të identifikimit kriminalistik. Detyra kryesore e tij është

identifikimi i armës së zjarrit në bazë të gëzhojave dhe predhave të qitura në

vendin ku është kryer vepra penale. Specifikat në aspektin e mekanizimit të

krijimit të gjurmëve dhe mundësive për ekzaminimin e tyre lindin kur është

fjala për armët punëdore (artizanale) ose armët e riparuara, pastaj armët me

plin dhe tek armët për mbytjen e bagëtisë. Duke marrë parasysh se armët

punëdore, në të shumtën e rasteve, kanë përdorim të njëhershëm dhe janë

primitive, analiza traseologjike bëhet sipas kërkesave të çdo rasti konkret.

Qitja nga armët e riparuara, sipas rregullit, lë gjurmë të njëjta ose gati

identike, prandaj duke marrë këtë rrethanë përdoren metoda të njëjta në rast

ekzaminimi. Te armët me plin bëhen ndryshime, për shkak se këto nuk

Page 29: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

35

përmbajnë predhën “klasike”, pasi mbushja e tyre përbëhet nga baruti, lloje

të caktuara të helmeve kimike e më së shpeshti nga radhët e ngacmuesve,

pistonit (tapës) plastik ose parafinës etj. Në trupin e personit të goditur me

armë kimike mund të zbulohen gjurmë djegieje dhe dëmtime të ngjashme të

lëkurës. Në armë dhe në dorën e qitësit mund të gjenden gjurmët e grimcave

të barutit dhe të materialeve kimike.

4.10. Fiksimi i gjurmëve të barutit

Gjurmët e barutit nuk është e domosdoshme të shihen vetëm me sy.

Këto mund të provohen me mikroskop dhe me veprime kimike. Plagët

eventuale në dorën e qitësit duhet fotografuar në materialin negativ

ortokromatik. Gjatë transportit të kufomës, duart duhet t`i mbrojmë me

mbulesa të pastra prej materiali sintetik. “Dorashkat prej parafine”, thekson

Dr. Mandr17

, përbëjnë një sistem tradicional për marrjen e sasisë së

mbetjeve të qitjes nga duart e qitësit. Kjo metodë konsiston në grumbullimin

në parafinën e pastër të mbetjeve të ndryshme, mbetje të cila kanë penetruar

si në sipërfaqen e dorës ashtu në poret e epidermës. Midis teknikave

analitike më moderne për kërkimin e mbeturinave të qitjes në dorashkën

prej parafine është edhe ajo e spektofotometrisë me absorcione atomike.

Prova me parafinë, e ashtuquajtura “dorashka prej parafine”, bëhet duke

qitur në dorën e personit të dyshuar (të njeriut të gjallë apo të vdekur – të

vrasësit apo të vetëvrasësit) parafinë të shkrirë, e cila lihet të ftohet. Pasi të

jetë ftohur, lyhet pjesa e brendshme e dorëzës së parafinës me reaktiv nitrati

– difenilamin – acidi sulfurik. Nëse paraqitet ngjyrosja e kaltër gjegjëse,

konsiderohet se në dorë ka mbeturina baruti. Kjo metodë kohët e fundit po

bëhet mjaft e diskutueshme sepse gjatë procesit të marrjes, me gjithë

përdorimin e dyllit të shkritë dhe të ngrohtë, i cili bën të mundur penetrimin

në poret e zgjeruara, në momentin e ngurtësimit kapë në thellësi mbetjet më

të vogla të qitjes. Këtu ekziston mundësia e ndotjes për shkak të punimit me

duar që i bëhet përgatitjes së dorashkës. Mirëpo, djersa e dorës, plehu kimik,

kontakti me urinën, ndyrësirën, blozën, gjurmët nga shpuza e duhanit dhe

letra e cigares, përmbajnë nitrate, nitrite dhe klorate, kështu që reagojnë

njësoj si baruti. Prandaj, A. Bruning, Paul Kirk, Le Moyjnë Snyder,

Markeley dhe fituesi i çmimit Nobel, dr. Wieland, theksojnë se vlera

analitike e kësaj prove është e dyshimtë dhe apelojnë të kihet kujdes.

17

M

Andro, I., Në labirinthet e balistikës kriminalistike, Tiranë,1997,fq. 250. Vodenelić, V.,

Kriminalistika, Beograd, 1996, fq. 398. Mandro, I., Vepra e cit. fq. 250.

Page 30: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

36

Ngjyrosja e kaltër pozitive e reaktivit difenilamil – acid sulfurik nuk është

provë e sigurt për praninë e mbeturinave të barutit, por është mjet i mirë

ndihmës në duart e kimistit me përvojë për ta vërtetuar praninë e barutit në

bazë të ekzaminimit mikroskopik. Pjesët më të sigurta për ekzaminimin janë

gjurmët të cilat gjilpëra e goditjes i le në gëzhojë, në mbyllës etj. Gjurmët e

qitjes nga armët për mbytjet e bagëtisë janë të rëndësishme, se kjo armë mu-

nd të përdoret për vetëvrasje. Për dallim nga armët standarde, në duart e

qitësit nga kjo armë nuk mund të zbulohen gjurmë të grimcave të barutit,

por ato paraqiten tërthorazi në dy vrima të vendosura. Kohët e fundit është

vënë në përdorim një metodë e re që kërkon përdorimin e “SEM-EDS“,

mikroskopit elektronik, mikroanalizave me rreze “x“ të fluoreshencës.

Metodat parashikojnë marrjen e mbetjeve nëpërmjet një tamponi ngjitës

special, shkruan Dr. Mandro. Ky tampon përbëhet nga një cilindër prej dy

tapash ku njëri do përdoret për dorën e majtë dhe tjetri për dorën e djathtë.

Mbi tampon janë futur dy mbajtëse tamponësh prej alumini të mbuluara me

një nastro ngjitëse speciale. Specialisti kriminalist kryen marrjen e këtyre

mbetjeve duke shtypur vazhdimisht tamponin në zonat e duarve ku me

probabilitet më të madh depozitohen mbetjet mbas qitjes.

4.11. Ekzaminimi i gëzhojës dhe predhës

Qitjet eksperimentale – Problem i rëndësishëm për dhënien e një

konkluzioni si për predhat dhe gëzhojat është kryerja sipas gjithë kërkesave

procedurale dhe kriminalistike të qitjeve eksperimentale. Qitjet

eksperimentale kryhen nga specialisti i policisë shkencore. Para kryerjes së

këtyre qitjeve zbatohen disa rregulla bazë.18

- Zgjedhja e municionit, municion ky që i përgjigjet të njëjtës markë

dhe mundësisht të po atij viti dhe numër serie fabrikimi, që është municion i

përdorur në vendngjarje.

- Numri i qitjeve krahasuese. Për të kryer një ekzaminim të saktë dhe

për të dhënë mendime e konkluzione të bazuara duhet të zhvillohen disa

qitje eksperimentale. Është mirë që numri i këtyre qitjeve eksperimentale të

mos jetë më i vogël se pesë. Ky numër qitjesh kaq i madh kërkohet për vetë

faktin se gjendja e armëve nuk është gjithnjë e rregullt si dhe municionet e

përdorura nuk janë të gjitha me fortësi të njëjtë materiali.

18

Mandro, I., Kriminalistika mbi identifikimin e armëve të zjarrit, Tiranë, 2000, fq.47, 48,

49.

Page 31: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

37

Ashtu si për predhat edhe ekzaminimi i gëzhojave kërkon kryerjen e

disa qitjeve eksperimentale mbasi shenjat e lëna mbi kapsollën e gëzhojës

duhet të merren të pastra dhe të qarta.

Përdorni diagramin në punë me dëshmitarin: Diagramet mund të

ndihmojnë dëshmitarin të përcjell informacione të sakta mbi lëvizjen e

aktorëve të caktuar në vendin e ngjarjes. Nëse gjatë bisedës bëhet e paqartë

se si ndonjëri ka lëvizur në vendin e ngjarjes, përdoreni diagramin. Luteni

dëshmitarin, të vizaton skicën e vendit në të cilin ka ndodhur incidenti dhe

të shënon të gjitha pikat e rëndësishme të këtij vendi. Pastaj, luteni

dëshmitarin që, duke i përdorur inicialet e pjesëmarrësve (ose V-për

viktimën, D-për të dyshuarin) të tregojë lëvizjen e tyre në vendin e ngjarjes.

Nëse pjesëmarrësi ka lëvizur, luteni dëshmitarin që të shënojë inicialin e tij

me numër, duke shënuar në këtë mënyrë vendin e ardhshëm në të cilin ka

qenë dëshmitari.

Gëzhoja, pas qitjes, mbetet në pistoletë dhe vetëm me duar mund të

nxirret. Para së gjithash, duhet njohur fenomenin i cili ndodh kur tërhiqet

këmbëza e shkrepjes: gjilpëra godet mbi kapsollën e fishekut që ndodhet në

folenë e tij, duke bërë një gropëzim karakteristik. Gëzhoja, në momentin e

shkëputjes nga predha, e detyruar nga forca shtytëse e gazrave, përplaset me

fuqi të madhe mbi kokën e shulit. Gjithnjë nën presion, pjesa fundore e

kapsollës dhe e gëzhojës, do të stampojë në metalin e tyre të “butë” disa

karakteristika, të cilat nga forma dhe ndërtimi i tyre, ndryshojnë dhe kanë

vlera të mëdha në përcaktimin e tipit, modelit apo mikrorelieveve të veçanta

të armës së përdorur.

Madje, Mandro19

thekson se në dhënien e konkluzioneve të sakta

dhe të drejta, specialistëve të balistikës kriminalistike, u vjen në ndihmë

zhvillimi i mëtejshëm i procesit balistik që ndodhë në armë mbas së

Shtimes: nën veprimin shtytës të gazrave, mbrapa shkojnë disa pjesë të

armës, si shuli me shtratin e tij. Teli suste paraprurës shkon në pozicion të

tensionuar dhe së bashku me to tërhiqet mbrapa dhe gëzhoja nga pjesa

fundore e tytës (foleja e fishekut), ku ndodhej në momentin e realizimit të

shkrepjes. Gjatë kësaj rruge, mbrapa mbi gëzhojë, do të veprojë mekanizmi i

nxjerrjes së gëzhojave, i cili përbëhet nga nxjerrësi dhe jashtëqitësi.

Materialet që dërgohen për ekspertim balistik kriminalistik janë: predha ose

gëzhoja (ose së bashku) të zbuluara në vendin e ngjarjes; arma, e cila

dyshohet se ka bërë qitjen ose disa armë të një lloj e modeli; mundësisht

19

Mandro, I.,, Cikël leksionesh për kriminalistikën (Pjesa e pare), Fakulteti i Drejtësisë,

Tiranë, 2007, fq. 77.

Page 32: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

38

disa fishekë nga ato të vendit të ngjarjes ose të një lloji me to (për të bërë

qitje eksperimentale). Në shumicën e rasteve, ekzaminimi bëhet duke i

krahasuar gjurmët e gëzhojës e të predhës, të zbuluara në vendin e ngjarjes,

me shenjat që lënë pjesët e ndryshme të armës së zjarrit në gëzhojat dhe

predhat eksperimentale.

Gëzhojat dhe predhat eksperimentale nga arma e zjarrit e dyshuar

merren vetëm nga eksperti kriminalist në kushte laboratorike. Qitjet për

predha bëhen me një mbledhëse të posaçme. Si të tillë, përdoren jastëkë prej

pambuku ose enë të mbushura me ujë. Në ekzaminimin krahasues,

krahasohen shenjat individuale të gëzhojës ose predhës, të zbuluara në

vendin e ngjarjes, në shenjat individuale të gëzhojave e predhave

eksperimentale. Në këtë krahasim kërkohet përputhja e tërësisë së shenjave

grupore dhe individuale sipas formës, madhësive, vendndodhjes, sasisë dhe

mikrorelievit të tyre.

Metoda më e përshtatshme për t`i krahasuar gjurmët dhe shenjat

është përdorimi i mikroskopit krahasues. Për krahasim përdoret edhe

metoda e fotografisë. Identifikimi traseologjik balistik mund të jetë proces

mjaft i mundimshëm edhe ndonjëherë edhe problem i pazgjidhshëm,

sidomos kur identifikimi bëhet në bazë të predhës. Të gjitha këto çështje

janë përpunuar me shumë sukses në teorinë dhe praktikën e ekspertimit

identifikues dhe është krijuar metodika shumë e suksesshme e identifikimit.

Ekspertët kanë në dispozicion aparaturë të pasur dhe mënyra të

shumta teknike për gjetjen, sigurimin dhe krahasimin e gjurmëve. Një nga

momentet e rëndësishëm që duhet shfrytëzuar për zbulimin e llojit, modelit

të armës nëpërmjet predhës është edhe përcaktimi i kalibrit të armës

nëpërmjet peshës së fiksuar në vendin e ngjarjes. Predha objekt ekspertimi,

pas një pastrimi të kujdesshëm nga mbetjet e ndryshme, peshohet. Kjo

ndihmon në ato raste, kur, për shkak të deformimit të saj, nuk ka mundësi

matja e diametrit të predhës. Kërkesë e domosdoshme për një përcaktim të

saktë të kalibrit të armës, është që predhës të mos i jetë shkëputur ndonjë

pjesë gjatë goditjes në objekte të forta.

Për ekzaminimin e gjurmëve të armëve të zjarrit, në bazë të fishekut,

gjerësisht përdoren mikrofotografia dhe teknikat më të përsosura

mikroskopike. Gjurmët e qitjes nga arma e zjarrit më së shpeshti hasen te

deliktet e gjakut, ndonjëherë edhe te vepra të tjera penale (p.sh. grabitje,

vjedhje grabitqare, rrëmbime etj.) madje edhe tek vetëvrasjet dhe vdekjet

nga fatkeqësia. Këto gjurmë mund të gjenden në objektin e goditur me

predhë, në vetë armën, në municion, në dorën e personit, i cili ka qitur me

armë. Në bazë të tyre mund të vërtetohen shumë fakte relevante

Page 33: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

39

kriminalistike, siç janë: shenjat identifikuese të armës nga e cila është

shtënë, largësia nga e cila është shtënë, këndi nën të cilin predha e ka

goditur viktimën, dora e cila e ka mbajtur armën në çastin e qitjes dhe koha

që ka kaluar nga përdorimi i armës (vjetërsia e gjurmëve).

Në të gjitha rastet kur predha i përshkon këto tri faza, (pra ka vrimën

e hyrjes, kanalin e predhës), vrimën e daljes, ka të bëjë me një plagë

tejshkuese. Në rastet kur predha ka formuar vrimën e hyrjes, ka krijuar

kanalin e predhës dhe ka mbetur në fund të këtij kanali të krijuar është një

plagë pa dalje. Ka raste kur predha ka vetëm vrimën e hyrjes. Kjo ndodh

kur ajo ka energji kinetike të vogël. Në këtë rast shkaktohet një plagë

sipërfaqësore, predha mbetet nën lëkurë, në tesha ose bie në tokë.

Përcaktimi i saktë i vrimës hyrëse bën të mundur zgjidhjen e disa

problemeve si:

- përcaktimi i largësisë së qitjes,

- drejtimi i qitjes,

- kalibri i armës me të cilën është realizuar qitja,

- lloji i armës (kur ka të bëjë me qitje me puqitje).

Mandro20

, midis tjerash thekson se larg qitjeje në kuptimin

kriminalistik, do të quhet largësia prej tytës së armën deri te vrima e hyrjes

së predhës në objektin e dëmtuar. Trajtimi i kësaj largësie ka rëndësi mbasi

lehtëson organet e hetimit për ngritjen e versioneve si dhe për të ndërtuar

mekanizmin e ngjarjes. Në literaturën kriminalistike, largësia e qitjes

përcaktohet si:

- qitje me puqitje,

- qitje nga afër,

- qitje nga larg.

Qitje me puqitje - është ajo qitje, kur gryka e tytës së armës në çastin

e qitjes ndodhet e puthitur plotësisht me sipërfaqen e objektit që goditet.

Praktika ka vërtetuar, se qitjet me puqitje, sipas mënyrës së vendosjes së

grykës mbi sipërfaqet e objektit janë:

- Qitje me puqitje hermetike (të plotë), është në të gjitha ato raste kur

gryka e armës është mbështetur plotësisht dhe më një farë shtypjeje mbi

sipërfaqen e objektit.

20

Shih më gjerësisht për këtë Mandro,I., Kriminalistika mbi identifikimin e armëve të

zjarrit, Tiranë, 2000, fq. 32-46.

Page 34: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

40

- Qitje jo hermetike, është në rastet, kur gryka e armës prek

lehtësisht sipërfaqen e objektit.

- Qitje me puqitje anësore është në rastet kur gryka e tytës së armës

mbështetet në tesha ose në lëkurë vetëm me një pjesë të vogël të rrethit të

saj metalik.

Karakteristikë, për shumicën e armëve në qitjet me puqitje, është

shpërthimi i sipërfaqes rreth e përqark vendit të hyrjes, gjë kjo që ndodh si

pasojë e gazrave që dalin prej tytës. Kur presioni i gazrave, gjatë depërtimi

të tij nëpër kanalin e predhës hasë rezistencë, (kur qitja bëhet në regjionet e

trupit ku lëkura është mbi sipërfaqen e kockave si në kokë, e të tjerë),

kthehen mbrapa me forcë duke shkaktuar një çarje të buzëve të lëkurës në

vrimën e hyrjes së predhës.

4.12. Identifikimi i kufomës (ekspertimi mjekoligjor i kufomës)21

Me rastin e ardhjes në vendin e ngjarjes, personi zyrtar që bën

sigurimin e vendit, së pari duhet të vërtetojë a është viktima ende gjallë, me

qëllim që ta organizojë punën e dhënies së ndihmës së parë ose dërgimit të

viktimës në institucionin mjekësor. Kufoma është objekti kryesor i këqyrjes

në rastet e vdekjeve me dhunë, prandaj asaj i kushtohet vëmendje e posaçme

në vendin e ngjarjes dhe më pas në morg, gjatë autopsisë e ekzaminimeve

plotësuese. Në të gjitha rastet e vdekjeve, në fillim mjeku ligjor vërteton me

saktësi ndodhjen e vdekjes, fakt ky që ndonjëherë është i vështirë edhe për

vetë mjekët. Vdekja e sigurt ose biologjike pasohet nga shenja të

padyshimta e të menjëhershme, shfaqja e të cilave ndihmon jo vetëm për ta

vërtetuar vdekjen, por edhe për të zgjidhur edhe disa çështje të tjera:

përcaktimin e kohës së vdekjes, pozicionin e viktimës në kohën e vdekjes,

lëvizjet që mund t`i jenë bërë kufomës më pas etj. Këto shfaqje ose dukuri

kufomore ndahen në dy grupe: në dukuri parakufomore (ftohja e kufomës,

njollat kufomore, shtangësia dhe tharja e kufomës ose avullimi i saj); në

dukuritë e mëvonshme kufomore, ku hyjnë kalbëzimi (me stadet e

ngjyrosjes, të fryrjes, të lëngëzimit, e skeletizimit), mumifikimi e

sapunifikimi. Pas konstatimit të vdekjes, fillon këqyrja e kufomës, e cila

kalon në dy faza: në këqyrjen e jashtme, që bëhet në vendin e ngjarjes, në

këqyrjen e brendshme (autopsia) që, si rregull, bëhet në morg. Gjatë

këqyrjes së jashtme të kufomës vëmendja përqendrohet në: vendndodhjen e

21

Mandro, I. ; Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri, Tiranë, 2002, fq. 74.

Miftari, E. Këqyrja e vendit të ngjarjes, Tiranë, 1996, fq. 74,75.

Page 35: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

41

kufomës në raport me sendet e tjera; pozicionin e kufomës (Këqyrja e

“shtratit të kufomës” është studimi i sipërfaqes mbi të cilën është shtrirë

kufoma. Nën kufomë mund të gjenden prova materiale dhe gjurmë të

vlefshme, si predha, gëzhoja etj.); dëmtimet dhe njollat e gjakut; njollat

kufomore.

Me rastin e këqyrjes së kufomës gjithnjë duhet pasur parasysh

veçoritë në vrasjet me armë zjarri, me armë të ftohta, rastet e asfiksive

mekanike, në helmimet, në djegiet. Për shembull, në ngjarje të tilla, në radhë

të parë, lokalizohet vendndodhja e dëmtimeve duke i nisur matjet nga

shputat e këmbëve. Duke u orientuar në veçoritë e këqyrjes së kufomës në

vrasjet me armë zjarri, vëmendja gjatë këqyrjes përqendrohet në:

- format e dëmtimeve, kur duhet evidencuar sidomos karakteristikat

e buzëve të tyre: nëse janë me çarje apo të rregullta, me inde të drejtuara nga

brenda apo nga jashtë, etj.;

- përmasat e dëmtimeve, ku te vrimat e hyrjes pasqyrohet

përafërsisht kalibri i armës, i cili është 0.4 deri 0.6 mm më i madh nga

përmasat e dëmtimit, sepse indet tkurren prapë pas kalimit të predhës;

- numri i dëmtimeve, ku, krahas pozicionit të secilit, evidencohet

edhe largësia e korrespondenca midis tyre.

Kur qitja është realizuar me breshëri, qitja e parë, nëse predhat kanë

rënë në vijë të drejtë, godet më e zhvendosur në krahasim me të tjerat që

bien të baraslarguara. Mbi bazën e këtyre të dhënave, gjatë këqyrjes së

kufomës e të teshave të saj bëhen përcaktime të rëndësishme, sidomos për

distancën e drejtimin e qitjes etj.

Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasje është specifike në krahasim me

këqyrjet në vepra të tjera penale. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të

kufomës, organi procedues cakton ekspertimin mjekoligjor të kufomës.

Këqyrja e parë e jashtme e kufomës në vendin e ngjarjes nuk i zgjidh të

gjitha pyetjet që lindin për ta zbuluar vrasjen.22

Për këtë arsye kufoma i

nënshtrohet një ekzaminimi më të thellë, autopsisë, e cila zakonisht, siç u

theksua më lart, kryhet në morg. Ekzaminimi mjekoligjor në murg konsiston

në këqyrjen e brendshme dhe të jashtme të saj dhe bëhet me hapjen e kokës,

të gjoksit, të barkut dhe shtyllës kurrizore, kur kjo ka dëmtime. Para

ekspertit mjekoligjor shtrohen këto pyetje: dëmtimet që ka kufoma,

mekanizmi i formimit të tyre, shkaku i vdekjes, koha kur ka ndodhur vdekja,

22

Veçoritë e këqyrjes së kufomave, vdekja e të cilave është shkaktuar nga qitjet me armë

zjarri, me armë të ftohta e metoda të tjera, janë trajtuar hollësisht nga E. Miftari në

Këqyrja e vendit të ngjarjes, Tiranë, 1996. Batalli, F., Mjekësia ligjore, Prishtinë, 1987,

fq. 22.

Page 36: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

42

cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse, pozicioni në të cilin ndodhej viktima në

kohën e goditjes, grupet e gjakut të viktimës, nëse flokët e viktimës janë të

ngjashme me fijet e zbuluara me mjetin e dyshuar për vrasje ose trupin e të

dyshuarit etj. Natyra e pyetjeve varet nga rrethanat konkrete të çështjes nëse

vdekja është e shkaktuar me armë zjarri, me armë të ftohta, me helm, me

varje, nëse është vdekja e foshnjës. Prandaj, pyetjet zgjerohen sipas natyrës

së krimit. Pas vdekjes biologjike, në organizmin e vdekur ndodhin

ndryshime që quhen fenomene kufomore, të cilat shërbejnë për përcaktimin

e vdekjes dhe të kohës së vdekjes. Sa i përket përdorimit të armëve dhe

vrasjeve në përgjithësi, duhet theksuar se situata ishte veçanërisht e vështirë

në veri të Shqipërisë, një rajon, ku malësorët gjithnjë kanë jetuar me armë,

bile i kanë fshehur ato dhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver

Hoxhës. Mbajtja e armës ishte e diktuar nga mentaliteti patriarkal me rrënjë

të forta në rajon, si dhe nga nevoja për të vënë vetë të drejtën në vend, siç e

kërkonte zakoni i tyre dhe kodi shqiptar për gjakmarrjen. Me gjithë kthimin

e një farë qetësie, në dukje normale, prapëseprapë në tetor të 1997, në

Shqipëri vriteshin 30 veta në javë, për hakmarrje, larje hesapesh ndërmjet

bandave rivale ose në prita kundër forcave të rendit.

5. Pyetja e dëshmitarëve në vrasje

Në metodikën e zbulimit dhe të sqarimit të vrasjeve vend të veçantë

zë edhe mësimi mbi sigurimin e provave personale. Karakteri i kësaj vepre

penale, ndërlikueshmëria dhe pesha e efekteve psikologjike, të cilat ajo i

nxitë te dëshmitarët dhe kryesit, imponojnë nevojën e sendërtimit të trajtimit

të veçantë të pyetjes së dëshmitarëve dhe të pandehurve. Me rastin e pyetjes

së dëshmitarëve okularë, duhet pasur parasysh se vrasja, si rregull, paraqet

ngjarje e cila befas ndodh pa paralajmërime të shumta, në atmosferën të

cilën shpesh e shoqërojnë tensione tejet të larta. Të gjitha këto lënë pak

mundësi për funksionimin e drejtë të mekanizmit të percepsionit, që lidhet

me reduktimin e madh të numrit të shenjave nga mjedisi i dëshmitarit. Nga

ky shkak, pyetja doemos duhet përcjellë me shfrytëzimin e teknikave të

posaçme psikologjike, të cilat duhet t’ia mundësojnë dëshmitarit që sa më

shumë intimisht të ndahet nga nevoja për të dhënë vlerësime mbi fajin për

atë që ka ndodhur, që zakonisht ndodh me rastin e thënieve të dëshmitarit në

situata të tjera, kështu që të koncentrohet në segmente të ndara të ngjarjes.

Me këtë rast, kujdesin e veçantë në pyetje duhet orientuar në ngjarje që i

kanë paraprirë vrasjes, pozitës së pjesëmarrësve në ngjarje, përmbajtjes së

dialogut të tyre, gjesteve, mimikës dhe lëvizjeve të trupit si dhe lëvizjen

Page 37: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

43

fatale të kryesit. Pyetjet mbi detajet kyçe duhet të jenë të kombinuara me

pyetje relevante, të cilat kanë për qëllim verifikimin e saktësisë së thënieve

mbi çdo detaj të caktuar të ngjarjes. Pyetja e dëshmitarëve të parë në vrasje

bëhet sa të jetë e mundur më shpejt, për arsye se sa më tepër të bien në

kontakt me ta njerëz të tjerë, aq më tepër ka rëndësi sugjestionimi i tyre dhe,

për rrjedhojë, rreziku për t’i ndryshuar rrethanat që ata i dinë mbi krimin e

kryer ose mbi viktimën. Dëshmitarë të tillë janë:

- personat që e kanë zbuluar të parët kufomën; këta pyeten mbi

rrethanat e zbulimit të kufomës dhe nëse në vendin e ngjarjes ka pasur

ndryshime deri në ardhjen e grupit hetimor;

- personat që kanë parë ose dëgjuar se çfarë ka ndodhur në vendin e

ngjarjes, në çfarë rrethanash ndodhi vrasja, çfarë bënin viktima dhe vrasësi

para kohës së vrasjes, çfarë pozicioni kishte viktima në kohën e goditjes,

çfarë mjeti kishte vrasësi, a ndodhi përleshja midis tyre, a ndodhi vdekja e

viktimës menjëherë apo pas një kohe, çfarë ndihme mjekësore iu dha

viktimës, a e njohin vrasësin dhe cilat janë shenjat e pamjes së jashtme;

- farefisi, të afërmit, fqinjët, miqtë e të vrarit: këta, zakonisht pyeten

për t’i zbuluar lidhjet, sjelljet, gjendjen shpirtërore të viktimës për kohën

para vdekjes, me cilin e kanë parë atë në kohën e fundit, ku dhe kur, çfarë

po bënte ai, çfarë sendesh kishte me vete dhe me çfarë ishte veshur, ku e

kanë ata dyshimin.

Më e mira nga të gjitha është që pyetja e tyre të bëhet menjëherë pas

këqyrjes së vendit të ngjarjes e të kufomës, atje ku ka ndodhur vrasja.

6. Gjurmimi i personit të dyshuar për vrasje

Është me interes të metodikës së zbulimit të vrasjeve të shënohen

disa publikime mbi seritë kriminalistike. Kështu, sipas disa publikimeve,

seritë kriminalistike po u ndihmojnë vrasësve të vërtetë23

. Kur Tammy Klein

filloi me hetimin e vendeve të krimit tetë vjet më parë, ajo nuk kishte

dëgjuar për asnjë vrasës të përdorë zbardhues për pastrimin e gjurmëve të

lëna. Sot, përdorimi i zbardhuesve, që shkatërron ADN-në, nuk është i

pazakonshëm në vrasjen e planifikuar, bëri të ditur kjo zyrtare e lartë e

kriminalistikës nga Departamenti Policor në Los Angeles. Klein dhe

ekspertë të tjerë thonë se përgjegjës për sofistikimin e tillë janë seritë

televizive, si: “CSI: Hetimi i vendeve të krimit”, të cilat i japin kriminelëve

Begeja, S. Kriminalistika, Tiranë, 1997, fq. 494, 495.

23 Koha Ditore, Prishtinë, 30.01.2006, fq. 14.

Page 38: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

44

këshilla të dobishme për t’i mbuluar dëshmitë. Prokurorët janë ankuar me

vite me radhë rreth “efektit CSI” mbi porotën – të cilët presin në çdo gjykim

llojin e dëshmive të teknologjisë së lartë që zbulohen nga hetuesit në këtë

seri. Po ashtu duket se kjo seri e popullarizuar është duke ndikuar në atë se

si po kryhen krimet. “Ata në të vërtetë janë duke i arsimuar vrasësit

potencialë”, tha kapiteni Ray Peavy, po ashtu nga Departamenti Policor i

Los Angelesit dhe udhëheqës i divizionit të vrasjeve. “Nganjëherë besoj se

kjo madje i inkurajon vrasësit, kur ata e shohin në televizion se sa lehtë

është të kryhet një vrasje”. Një person i akuzuar kohë më parë në një rast të

vrasjes së dyfishtë në verilindje të Ohios ishte adhurues i CSI-së dhe kishte

imituar mjaft ata për t’i mbuluar gjurmët, bëhet e ditur në një dëshmi të

dhënë nën betim. Jermaine “Maniac” McKinney, 25 vjeçar, thuhet se kishte

hyrë me dhunë në një shtëpi, kishte vrarë një nënë dhe vajzën e saj dhe më

pas e kishte përdorë zbardhuesin për ta fshirë gjakun e tyre nga duart e tij,

bënë të ditur prokurorët. Ai po ashtu e kishte mbuluar pjesën e brendshme të

automjetit me batanije, për t’iu shmangur ndotjes me gjak. Prokurorët thanë

se McKinney i dogji kufomat, rrobat e tij dhe të mbeturat e duhanit – që

mund të përmbajnë ADN-në e tij - nga vendi i ngjarjes në Newtown

Township, rreth 20 milje në veriperëndim të Youngstownit. Ai u përpoq që

disa prej dëshmive t’i hedhë në liqe, përfshirë edhe mjetin me të cilin e vrau

njërën prej viktimave. Megjithatë, liqeni ishte i ngrirë dhe mjeti mbeti në

sipërfaqe, thuhet në dëshmim. Hetuesit më vonë i gjetën këto dëshmi.

McKinney, kundër të cilit formalisht u ngrit aktakuza me dy pika të vrasjes

së planifikuar, plaçkitjes së planifikuar dhe akuza tjera, mund të përballet

me dënim me vdekje, po që se shpallet i fajshëm. Rastet, në të cilat të

dyshimtit djegin dhe tentojnë t’i fshehin dëshmitë duket se janë duke u

shtuar gjithnjë e më shumë, tha Chuck Morrow, shefi i divizionit

kriminalistik të zyrës së prokurorit në qarkun Trumbull. “Vrasësit po bëhen

gjithnjë e më të sofistikuar, duke siguruar që të mos lënë dëshmi apo gjurmë

në vendet e krimit”, shtoi Morrow. Klein tha se shumica e krimeve nuk janë

të planifikuara mirë dhe se vëmendja e posaçme për të mos lënë gjurmë

tipikisht ndodhë në rastet kur dikush ka vrarë një anëtar familjeje apo një

partner biznesi. “Pjesën më të madhe, rastet tona kanë të bëjnë me vrasjet

ndërmjet pjesëtarëve të bandave dhe aty nuk duhet mençuri e madhe për t’i

zbuluar”, tha ajo. Planifikimi i sofistikuar dhe fshehja e dëshmive janë

veçanti, e jo normë, tha Larry Pozner, ish-kryetar i Shoqatës amerikane për

Avokatët Mbrojtës. “Shumica e njerëzve që kryejnë krime nuk janë edhe aq

të mençur dhe nuk marrin shumë masa kujdesi”, tha Pozner. “CSI dhe seritë

tjera nuk do të ndryshojnë shumë rreth kësaj”. Megjithatë, në gjashtë vjetët

Page 39: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

45

që kur në ShBA po emitohet kjo seri, ka pasur një trend të vazhdueshëm të

lënies së sa më pak gjurmëve në vendin e ngjarjes nga përgjegjësit, si fijet e

flokut, të mbeturat e duhanit apo gjaku i vrasësit, tha Peavy. Sa më të

sofistikuara bëhen ngjarjet në seri, aq më të pajisur do të jenë kriminelët, tha

Peavy, duke shtuar se kurrë nuk e shikon “CSI”-në, sepse i duket joreale.

Kategoria e kryesve të vrasjeve është, pa dyshim, një nga ato që më

së shumti preokupojnë kriminologët, psikologët kriminalë dhe kriminalistët.

Kjo është plotësisht e kuptueshme kur kihet parasysh pesha e veprës penale

të cilën e kanë kryer. Studimi kriminologjik i personalitetit të vrasësit duhet

të shërbejë për vërtetimin e përgjegjësisë së tyre penale, individualizimin e

sanksioneve penale dhe qëllimin e ekzekutimit të tyre. Psikologjia kriminale

e kundron personalitetin e vrasësit nëpërmjet ndikimit të faktorëve

endogjenë dhe ekzogjenë, që kanë ndikuar në marrjen e vendimit dhe në

kalimin në kryerjen e veprës. Interesi i kriminalistikës për veti personale të

vrasësit është i imponuar me kërkesa që dalin nga zhvillimi i metodave më

të efektshme të ndriçimit të vrasjeve dhe zbulimit dhe kapjes së kryesve. Në

këtë drejtim rëndësi të veçantë ka studimi i motivit të veprës penale dhe

indiceve që manifestohen në ndikimin psikik të veprës dhe të kryesit.

Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore, grumbullon

material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore. Versionet hetimore që

ngrihen më shpesh në vrasje janë:

- versionet mbi natyrën e ngjarjes;

- versionet mbi motivin e vrasjes;

- versionet mbi personat që e kanë kryer vrasjen.

Ngritja e versionit mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast

fatkeq, vetëvrasje, vrasje) bëhet duke u mbështetur kryesisht në të dhënat

objektive të këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kufomës dhe të ekzaminimit

mjekoligjor të kufomës. Ngritja e versionit mbi motivin e vrasjes bëhet duke

u mbështetur në të dhënat që dalin nga studimi i lidhjeve të viktimës me

farefisin, me të njohuritë dhe me persona të tjerë, nga vlerat që janë zhdukur

pas kryerjes së krimit, nga mënyra e kryerjes së vrasjes, nga faktet dhe

prova të tjera materiale që janë siguruar me veprime të ndryshme hetimore.

Për ngritjen e versionit mbi personat që kanë kryer vrasjen një ndihmë të

madhe japin motivet e vrasjes. Kriminalisti ngre gjithnjë pyetjen se cili ka

qenë i interesuar për vdekjen e viktimës. Versionet mbi natyrën e ngjarjes,

mbi motivin dhe personin që dyshohet se e ka kryer vrasjen verifikohen me

metodën e hetimit në opinionin publik, me marrjen e masave nga organet e

brendshme, me eksperimentin, me kontrollimin e banesës, me ndalimin dhe

këqyrjen e personit të dyshuar ndaj të cilit zhvillohen hetimet, me

Page 40: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

46

ekspertimet dhe me pyetjen e të pandehurit dhe të dëshmitarëve të

mundshëm. Duhet theksuar se eksperimenti në vrasje zhvillohet në rastet

kur organi procedues verifikon thëniet e dëshmitarëve, thëniet e të

pandehurve, alibinë e tyre dhe rrethanat që kanë të bëjnë me mënyrën e

kryerjes së vrasjes, kurse kontrollimi te personi i dyshuar ose te personat që

janë të lidhur me të zhvillohet për t’u zbuluar mjetet me të cilat është kryer

krimi (helmi, pistoleta, thika etj.), objektet që mbajnë gjurmë krimi (objektet

e vjedhura te viktima, teshat me gjurmë gjaku etj.), dokumentet dhe provat

materiale (fotografi, letra, litar etj.), të cilat flasin për fajtorin, për lidhjet e

tij, për vendin se ku mund të ndodhet, për bashkëpunëtorët dhe për prova të

tjera të rëndësishme për zbulimin e vrasësit.

6.1. Marrja në pyetje e të pandehurit në vrasje

“Ligjvënësi parasheh mundësinë që organet procedurale të thërrasin

të pandehurin, e nën kushtet e caktuara ligjore, ta shoqërojnë për ta marrë në

pyetje, edhe pse pasi të arrijë në gjykatë dhe të njoftohet se ka të drejtë të

heshtë, i pandehuri mund të mos deklarojë. Mirëpo, në këtë rast, pavarësisht

nga ajo se i pandehuri a hesht apo deklaron, ligjvënësi rreptësisht ndalon që,

gjatë intervistimit ose marrjes në pyetje, liria e të pandehurit për të

formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit,

lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës,

shtrëngimit ose hipnotizimit; që i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara

me ligj; që t´í premtohet ndonjë përfitim jo i paraparë me ligj; dhe që të

dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar (Neni 257 i

Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës). Po që se intervistimi

ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me ndalesat e

sipërpërmendura, procesverbali i intervistimit ose i marrjes në pyetje është i

pa pranueshëm.”24

Pyetja e të pandehurit në vrasje zhvillohet me qëllim që të sqarohen

të gjitha rrethanat dhe faktet që kanë të bëjnë me figurën konkrete të vrasjes

si dhe të zbulohen edhe bashkëpunëtorët me të cilët e ka kryer atë. Praktika

tregon se shkaqet që i kanë shtytur të pandehurit të kryejnë vrasje me dashje

kanë qenë shpifjet, thashethemet, grindjet, mosmarrëveshjet, fyerjet,

xhelozia, shkelja e besnikërisë bashkëshortore etj. Ka pasur edhe raste

vrasjesh të kryera nga persona me sëmundje psikike. Qëndrimi i të

pandehurit në një vrasje me dashje është, i tillë: ose e pranon akuzën e ngri-

24

Ejupi, S., Murati, R., E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013, faqe 259-260

Page 41: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

47

tur, por e fsheh motivin e vërtetë, ose pretendon se e ka kryer vrasjen, por

ajo ka ndodhur nga pakujdesia. Shpeshherë takohet edhe alibia e të

pandehurit, domethënë, mohimi se e ka kryer krimin dhe se në kohën e

kryerjes së krimit është ndodhur në një vend tjetër. Thëniet e të pandehurit,

kur e pranon akuzën, verifikohen. Verifikimi bëhet me krahasimin e tyre me

të dhënat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, me eksperimentin, me mendimet e

ekspertëve, me ballafaqimin, me pyetjen e dëshmitarëve etj. Verifikimi i

alibisë, zakonisht, bëhet duke pyetur dëshmitarët ose duke zhvilluar eksperi-

mentin. Gjithnjë mbahet parasysh marrëveshja e të pandehurit me

dëshmitarët për të krijuar alibinë. Ngritja dhe verifikimi i versioneve

vështirësohen kur kufoma e zbuluar nuk njihet, kur ajo është e copëtuar ose

kur kërkohet personi i shpallur si i pagjetur. Me rastin e pyetjes së të pande-

hurit, duhet bërë përpjekje që me të vihet shkalla e caktuar e besimit në

komunikim. Gjatë pyetjes së të pandehurit në formë bisede, përkundër

peshës së veprës penale, ai duhet të ndjejë se ekziston mirëkuptim për të si

njeri duke pretenduar hetuesi që sa më shumë ta lirojë të pandehurin në

thënie, në drejtim të pohimit. Nëse i pandehuri me këmbëngulësi paraqet

mbrojtjen e rreme dhe refuzon të bëjë thënie të cilat e ngarkojnë, duhet me

një intensitet të theksuar të ballafaqohet me kundërthëniet nga deklarata e tij

duke i zgjeruar zonat konfliktuese, ku gjejnë shprehje ndikimet psikike të

veprës dhe të kryesit. Kur vlerësohet se është e arsyeshme, duhet shfrytëzuar

edhe ndihmën e poligrafit - “zbuluesi i gënjeshtrës”. Efektet e këtij mjeti

teknik janë posaçërisht të dobishme për gjurmimin e armëve të zjarrit ose

armëve të ftohta, të cilat vrasësi i ka përdorur e të cilat shumë herë janë

vendimtare për zgjidhjen e çështjes. Metoda më e drejtë dhe më e sigurt për

të marrë thënie të vërteta qëndron në mbledhjen me kujdes, në verifikimin

dhe në prezantimin e provave të fajtorit logjikisht të lidhura. Pohimi më i

denjë arrihet kur provat mblidhen, verifikohen dhe i prezantohen me

kujdesin më të madh të pandehurit pa ndonjë parabindje. Në këtë mënyrë i

pandehuri bindet se faji nuk është më i fshehtë. Njëherësh, duhet mbajtur

parasysh se pyetja e të pandehurit zhvillohet pa pengime, në qetësinë dhe

koncentrimin më të madh, në qoftë se është qëllimi që të mos pengohet

ndjesia e të pandehurit.

7. Kuptimi dhe llojet e vetëvrasjeve

Të gjitha llojet e vetëvrasjeve, nga mënyra e veprimit dhe fakteve të

tjera mund të shfrytëzohen për kryerjen e vrasjes. Këto rrethana këshillojnë

organin procedues, apo kriminalistin që çdo rast veç e veç të vetëvrasjeve të

Page 42: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

48

paraqitura ta studiojë në tërësi, si të ishte fjala për ndonjë vrasje të

ndërlikuar, deri në ndriçimin dhe përfundimin e çështjes – a është vrasje apo

vetëvrasje.

Me vetëvrasje (suicidium, mors voluntaria) kuptohet privimi i

qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i jetës personale. Disa autorë nga fusha e

sociologjisë konsiderojnë se nuk duhet shumë insistuar në elementin e

vetëdijes, pasi që veprimet vetëvrasëse sot shpeshherë kanë karakter të

veprimeve impulsive dhe efektive, deri te akti i kryerjes. Te shumica e

autorëve që merren me këtë problematikë përqendrohet mendimi se bëhet

fjalë për çrregullimin e epshit për jetë. Gjithnjë duhet pasur parasysh se

vetëvrasjet janë sjellje komplekse e njeriut.25

Nëse ka ardhur deri te privimi

i jetës personale pa vendosje me vetëdije të plotë, nuk bëhet fjalë për

vetëvrasjen, por për të ashtuquajturën para vetëvrasjes ose eventualisht për

rastin aksidental. Në rastin konkret a bëhet fjalë për privimin e vetëdijshëm

dhe të qëllimshëm të jetës personale, mund të jetë e dukshme nga mënyra

me të cilën vetëvrasësi e ka realizuar vendimin e vet. Mjerisht, mënyra e

kryerjes së vetëvrasjes dhe mjetet e përdorura variojnë (ndonjë herë

dukshëm) nga mjedisi në mjedis, ndonëse edhe koha e kryerjes ka specifikat

e veta, p.sh. stina vjetore, koha ditore ose koha e luftës e ngjashëm.

Vetëdija dhe qëllimi për privimin e jetës personale mund të

realizohen kur në anën e vetëvrasësit ekziston dispozicioni vetëvrasës dhe

motivi vetëvrasës. Deri te vetëvrasja nuk vihet pa veprimin e përbashkët të

këtyre faktorëve, të cilët, për këtë arsye janë lëndë e të provuarit.

Vetëvrasjen e kryejnë personat mentalisht të shëndoshë dhe personat

mentalisht jonormalë. Vetëvrasja si rregull është tentim i zgjidhjes së ndonjë

problemi psikik ose social, individual, që për këtë vendoset në gjendje të

tendosjes së brendshme pikëllimit ose dëshpërimit. Gjithsesi, shkaqet duhet

kërkuar në tipin e njeriut dhe rrethanave në të cilat ekziston. Sëmundjet e

fshehta mentale, çrregullime të ndryshme shpirtërore, neurozat, psikopatitë,

depresioni ose pikëllimi, të ndërlidhura në labirintin e rrethanave të

parregulluara jetësore (situatat krize në martesë, në punë, ndjenja e

braktisjes, mosdashuria etj.), rrugëdalje gjejnë në ikje nga jeta, në dorëzim.

Personat e ndjeshëm në goditje të fatit, të papërgatitur që të ballafaqohen me

këtë, ndonëse janë të prirur për vetëvrasje, kuptimin e gjejnë në svidimin

(kundërshtimin) e jetës. Shumica, nuk e braktisin qëllimin e tyre. Më shumë

se gjysma e vetëvrasësve të “suksesshëm” edhe më parë kanë tentuar t’ia

25

Për më gjerë, shih: Modly, D., Utvrđivanje i razjašnjavanje samoubojstva pomoću

indicija, Zagreb, 2001, f.6.

Page 43: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

49

marrin vetës jetën, kurse, tejet të rralla janë rastet që ata këtë qëllim nuk e

kanë paralajmëruar më parë. Ekspertët pohojnë që çdo vetëvrasës nuk është

mentalisht i sëmurë, sikur që çdo i sëmurë mentalisht nuk është vetëvrasës.26

Detyra e hetuesit është ta zbulojë krimin e kryer me dashje apo nga

pakujdesia, posaçërisht ato që ato mjeshtërisht fshehën. Krimi, kryesisht

kryhet me kujdes ose fshehurazi, duke i asgjësuar gjurmët ose duke i finguar

(shpikur) gjurmët e rreme, dhe kur bëhet fjalë për vrasje, në shumicën e

rasteve, pa dëshmitarë. Rastet e vdekjeve të dhunshme, posaçërisht kur

vdekja është shkaktuar me dorën e huaj, me veprim vetëvrasës, por edhe

vdekjet aksidentale, duhet sqaruar detajisht dhe mënjanuar dyshimet

(dilemat) eventuale. Si rregull, fjala është për trilerë: vrasje-vetëvrasje-rast

aksidental. Këto tri versione duhet vënë në fillim të hetimit (përpunimit

operativ apo hetimor) dhe njërën prej tyre duhet vërtetuar e të tjerat duhet

mënjanuar. Kriminalistët e kanë të njohur se çdo lëndim i shkaktuar me

dorën e vet mund të shkaktohet edhe me dorën e huaj.

Edhe kur, mjeku ligjor, eliminon mundësinë e vetëlëndimit, ai me

këtë nuk e ka vërtetuar ekzistimin e vrasjes. Shkaktimi i vdekjes me dorën e

huaj, në rastet e caktuara, mund të jetë edhe vetëvrasje (p.sh. kur vetëvrasësi

ia jep pistoletën personit mentalisht të sëmurë dhe i urdhëron që të shtënë në

të. Mjeku ligjor nuk guxon, faktikisht edhe nuk mundet, ndonëse nuk

disponon me njohuri të duhura, të lëshohet në përcaktimin dhe analizën e

anës subjektive të kryer me veprime teknike-mjekësore që e ka shkaktuar

vdekjen. Po, ai të dispononte me njohuri të duhura juridike, nuk mund të

lëshohet në vërtetimin e aspektit të caktuar të rastit për shkak të

inkompatibilitetit të funksioneve. Përgjigje në këtë pyetje mund të japin

vetëm organet e policisë në kuptimin operativ dhe gjykata në kuptimin

procesual-penal. Dihet, që për ekzistimin e vrasjes nuk mjafton që të

vërtetohet vetëm vdekja e ndonjë personi, por edhe ekzistimi i lidhjes

shkakësore midis veprimit, mosveprimit të ndonjë personi, dashjes dhe

mosdashjes si dhe kundërligjshmërisë të veprimit të kryer. Fjala është për

vërtetimin e prejardhjes së vdekjes së dhunshme (vrasje, vetëvrasje, rast

aksidental), që është çështje juridike e jo mjekësore dhe si e tillë nuk është

në kompetencën e mjekut as të mjekut ligjor. E vërteta konstatohet me

tubimin e të gjitha fakteve të vërtetuara me metoda mjeko-ligjore, metoda

kriminalistike në rrethin operativ dhe procesualo-penal. Është theksuar që

mjeku ligjor nuk e vërteton ekzistimin e vrasjes në kuptimin penalo-juridik.

26

Për më shumë, shih: Modly, D., Objašnjenje trileme – ubojstvo; samoubojstvo; nesretan

slučaj, Zagreb, f.18-21

Page 44: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

50

Si shkak duhet marrë tërësinë e të gjitha shkaqeve, ngjarjet e jashtme

(veprimet e dhunshme), të cilat doemos shkaktojnë pasoja të dëmshme.

Mjeku ligjor është kompetent dhe i detyruar të hulumtojë anën

mjekësore të lidhjes shkakësore midis veprimeve të marra dhe shkaktimin e

pasojës në formën e vdekjes së dhunshme (lëndimet trupore), kurse

kriminalisti dhe gjyqtari – a është kjo lidhje e shtrembëruar apo e

rastësishme. Mendimi i mjekut ligjor i përket shkakut specifik mjekësor të

vdekjes, e jo shkeljes së normës të ligjit penal.

Është e nevojshme të vërtetohet edhe lloji i vetëvrasjes. Vetëvrasjet

mund të ndahen në akute (të menjëhershme) dhe kronike (të ngadalshme),

në direkt dhe indirekte (kryesi i vetëvrasjes nuk dëshiron ta privojë vetveten,

por kryen vepër penale ose e kallëzon vetveten për vepër penale të trilluar

ose të kryer nga dikush tjetër me shpresë se do të dënohet me vdekje).

Vetëvrasje indirekte kryejnë më shpesh të sëmurët melankolikë, pastaj

individuale të dyfishta dhe vetëvrasje të përbashkëta.

Vetëvrasja e dyfishtë ka rëndësi të madhe, sepse është vështirë të

dallohet nga vrasja. Vetëvrasje të dyfishtë kryejnë dy pjesëtarë të sekseve të

ndryshme ose të të njëjtit seks, të shumtën me motive dashurie. Njëri prej

tyre është induktor. Atij i lind ideja për vetëvrasje dhe dalëngadalë e bind

edhe tjetrin për këtë ndërmarrje. Praktika ka treguar se në rastet më të

shumta induktor për vetëvrasje të çiftit të dashuruar është femra. Ndonjë-

herë, vrasësi tinëzak, për t`u mbrojtur më mirë, e paraqet ngjarjen si vrasje

të dyfishtë të pasuksesshme. Në këto raste hetimi komplikohet.

Vetëvrasja familjarisht është dramë familjare. Anëtarët e rritur të

familjes vendosin të shkojnë në vdekje me marrëveshje. Të sëmurët

melankolikë shpesh i vrasin anëtarët e farefisit e pastaj bëjnë vetëvrasje.

Vetëvrasja tendencioze kryhet me qëllim të caktuar; me vetëvrasje

dëshirohet të thuhet diçka, vetëvrasja manifeston protestë, një demonstrim.

Vetëvrasja duhet ta fajësojë dikë, ta theksojë fajin e ndokujt, përgjegjësinë e

ndokujt për këtë vetëvrasje.

Vetëvrasja bilancore dallon për nga profili psikologjik nga

vetëvrasjet patologjike (dispozicionale). Me rastin e vetëvrasjes bilancore,

kryesi është normal; tek ai psika vetëvrasëse nuk është e shfaqur, ai vendos

t`i japë fund jetës pasi t`i ketë balancuar shkaqet dhe kundër shkaqet fare i

qetë dhe me gjakftohtësi. Pasi konstaton se nga jeta ka më shumë dëm se

dobi, vendos ta kryejë vetëvrasjen.

Vetëvrasja recidive është vetëvrasje që më parë nuk ka pasur sukses,

Page 45: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

51

por viktima tenton edhe më tutje derisa t`ia arrijë qëllimit.

Vetëvrasje të kombinuar kemi kur dikush sukcesivisht ose

menjëherë, në dy ose më shumë mënyra, me dy ose më shumë mjete, kryen

vetëvrasjen (pi helmin, pret venat në duar dhe kërcen nga dritarja).

Vetëvrasja altruistike kryhet kur njeriu me vetëdije e flijon jetën e

tij. Ai nuk e përfill vetveten. Kur kemi të bëjmë me një vetëvrasje, nuk është

fjala se ai nuk ka instinkt për vetekzistencë. Përkundrazi, ai është më i fortë

se ky instinkt, nuk e përfill, e mohon, është shndërruar tërësisht në ide dhe,

për dëshirën e kësaj ideje, ai e sakrifikon veten.

Vetëvrasja e komplikuar është vetëvrasje e tillë kur ndokush

përjeton rast fatkeqësie: rrëzohet personi dhe e the kurrizin dhe ai, që të mos

vuajë, bën vetëvrasje, gjë që në situatë tjetër nuk do ta kishte bërë kurrë. Ose

dikush qëllohet si viktimë e tentativës për vrasje, vrasësi ikë, kurse ai, që të

mos vuajë më tutje, bën vetëvrasje. Këto janë raste shumë të rralla, por edhe

të komplikuara për hetuesin. Mu për këtë arsye emërtohen vetëvrasje të

komplikuara.

Vetëvrasjet mund të kryhen me prerje dhe me therje, me mbytje në

ujë, me helmime, me armë zjarri, me varje etj. Nga aspekti kriminalistik,

vetëvrasjet kanë rëndësi për shkak se në jetën e përditshme në praktikë janë

paraqitur shumë raste të vrasjeve të simuluara si vetëvrasje. Ndarja sipas

llojit të vetëvrasjeve ka rëndësi të veçantë kriminalistike, sepse duke i

shfrytëzuar rrethanat e llojit të veçantë të vetëvrasjes, vrasësi që simulon

vetëvrasjen i shfrytëzon të gjitha ato fakte që bëjnë vetëvrasjen duke i

shfrytëzuar në vrasje. Kështu, për shembull, nëse vrasësi ka interes dhe

motiv ta vrajë tërë një familje, e cila më parë është ankuar dhe ka bërë me

dije se do të kryejë vetëvrasje familjare, vrasësi, duke i shfrytëzuar këto

rrethana, mund ta kryejë vrasjen duke e paraqitur këtë si vetëvrasje

familjare. Madje, te vrasja recidive, kur vetëvrasësi ka tentuar disa herë më

parë t`ia marrë vetes jetën, kryesi i interesuar për vrasjen e këtij personi,

me dinakëri mund t`i shfrytëzojë këto rrethana (shumica nga mjedisi i

vetëvrasësit recidivistë e dinë se viktima ka tentuar disa herë më parë të

bëjë vetëvrasje dhe nuk befasohet kur vetëvrasja e këtij personi kryhet)

kështu që vrasësi e kryen vrasjen si akt definitiv, si, kinse, vetëvrasës

recidiv.

Sipas Modly27

në bazë të zgjatjes së kohës të vetëvrasjeve, ndarja e

tyre mund të bëhet në:

27

Modli, D., Objašnjenje trileme, Zagreb, 1994, f. 8-10.

Page 46: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

52

- Vetëvrasjet akute (në çast) – jeta merret në çast ose në afat të

shkurtër kohe (brenda 24 orëve).

- Vetëvrasjet kronike (të ngadalësuara) – veprimi vetëvrasës zgjatë

më shumë kohë (më shumë ditë, javë ose disa muaj, madje edhe një vit),

vetëvrasësi ngadalë dhe në mënyrë të planifikuar helmohet etj.

Sipas mënyrës së kryerjes dallojmë:

- Vetëvrasjet pasive – Vetëvrasësi nuk është kryes i drejtpërdrejtë i

vetëvrasjes por me qëllim dhe me vetëdije e sjellë veten në situata riskante

(p.sh. në luftë, në sport).

- Vetëvrasjet aktive – vetëvrasësi vet e shkakton vdekjen.

- Vetëvrasjet individuale – vetëvrasja e një personi.

- Vetëvrasjet grupore – vetëvrasja familjare, vetëvrasja dytësh.

Sot konsiderohet se motivet janë fuqia motorike dhe procese që

orientojnë personin në aktivitetin e caktuar. Mekanizmat që aktivizojnë

njeriun dhe orientojnë në arritjen e synimeve quhen motivacione. Sipas

mendimeve të përgjithshme, ekzistojnë dy grupe të mëdha të motiveve:28

Primarë ose me lindje (biofiziologjike); Sekondarë ose të trashëguar

(motivet psikosociale). Motivet biologjike i përkasin të gjithë qenieve të

gjalla dhe kanë disa viti themelore funksionale. Numri i motiveve biologjike

është i madh. Motivi më i rëndësishëm është motivi për ushqim (uria, etja).

Motivet tjera janë: motivi seksual, material, prindëror, motivi për mbrojtjen

e organizmit nga lëndimet (trupore), motivi për pushim, gjumë, kureshtja

etj. Disa nga këto motive janë tejet të rëndësishëm dhe nuk bënë që të

neglizhohen, posaçërisht kur nuk janë të plotësuar. Motivet psikosociale

janë formuar me zhvillimin e personalitetit në shoqëri dhe janë të lidhur me

ndikimin që shoqëria ndikon në personalitet dhe nevojat psikologjike të cilat

mund të realizohen vetëm nëpërmjet lidhjes me shoqërinë. Në rastet

specifike mund të mbizotërojnë mbi motivet biologjike. Mos-përmbushja e

motiveve sociale, si rregull, sjell deri te çrregullimeve të shumta

emocionale, ndjenjë të pasigurisë, pakënaqësisë dhe brengosjes. Kënaqja e

këtyre grupeve motivesh, shpesh varet jo vetëm nga nevojat e tyre reale dhe

potencialit të brendshëm, por edhe nga elemente të tjera, siç janë,

paragjykimet e ndryshme, opinione të ndryshme që rrjedhin nga përvoja

personale dhe e huaj, interesat që mbizotërojnë etj. Çështja e metoqit

28

Për më shumë informacion, shih: Modly, D., Objašnjenje trileme, Ubojstvo,

Samoubojstvo, Nesretni slučaj, Zagreb, 1994, f.38-41.

Page 47: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES

53

kryesisht është e lidhur me strukturën dhe karakterin e raporteve

ndërnjerëzore. Për vërtetimin e motivit të saktë, është e nevojshme, përveç

tjerash, njohja e gjendjes së raporteve të mëparshme midis kryesit dhe

viktimës, nëse janë njohur. P.sh. vrasjet nga urrejtja janë të shpeshta, por

gjithnjë duhet konstatuar se a ka ekzistuar urrejtja edhe në momentin e

kryerjes së vrasjes. Pasi është përgjigja pozitive, sipas mundësive, duhet

qasur përcaktimit të shkallës së urrejtjes. Nga kjo rezulton që motivin nuk

duhet ekskluzivisht kërkuar në vetë personalitetin e kryesit, por në të gjitha

raportet që karakterizojnë mjedisin e caktuar shoqëror siç janë, botëkuptimet

ekonomike, shoqërore, morale mbi nderin, dashurinë, marrëdhëniet seksuale

etj. Vrasjet për interes29

, (Me vrasje për interes, si lloj i veçantë i vrasjes

me paramendim, kuptohet vrasja e kryer, e nxitur nga motive interesi

material të fajtorit ose në favor të personave të tjerë, si p.sh. vrasja me

pagesë, vrasja për ndarje pasurie, për konflikte toke, trualli, vijë uji, për

trashëgimi etj. Vrasje të tilla ndodhin shpesh midis bandave apo

pjesëmarrësve në to, për ndarjen e fitimeve, të pasurive të grabitura si dhe

në fshat për pronësi toke. Nuk ka rëndësi për cilësimin juridik nëse përfiton

ose jo pasuri. Vrasja për interes afrohet shumë me vjedhjen me dhunë, që ka

sjellë si pasojë vdekjen e viktimës (grabitjen).Vrasja për interes ka për

objekt kryesor jetën e personit tjetër, kurse vjedhja me dhunë ka si objekt

kryesor pasurinë dhe si objekt dytësor jetën e personit. Vrasja për interes

karakterizohet e dallohet jo vetëm nga motivi, por edhe nga qëllimi i

përfitimit material që synon të arrijë fajtori. Te vrasja me interes,

njëkohësisht kyçen dy lloje të energjisë (kriminale) dhe dy lloje të agresionit

– agresiviteti ndaj viktimës dhe agresiviteti ndaj pasurisë së saj.

29

Elezi, I., E drejta penale (pjesa e posaçme), Tiranë, 2009, f.49. (Me vrasje për interes, si

lloj i veçantë i vrasjes me paramendim, kuptohet vrasja e kryer, e nxitur nga motive

interesi material të fajtorit ose në favor të personave të tjerë, si p.sh. vrasja me pagesë,

vrasja për ndarje pasurie, për konflikte toke, trualli, vijë uji, për trashëgimi etj Vrasje të

tilla ndodhin shpesh midis bandave apo pjesëmarrësve në to, për ndarjen e fitimeve, të

pasurive të grabitura si dhe në fshat për pronësi toke. Nuk ka rëndësi për cilësimin

juridik nëse përfiton ose jo pasuri. Vrasja për interes afrohet shumë me vjedhjen me

dhunë, që ka sjellë si pasojë vdekjen e viktimës (grabitjen).Vrasja për interes ka për

objekt kryesor jetën e personit tjetër, kurse vjedhja me dhunë ka si objekt kryesor

pasurinë dhe si objekt dytësor jetën e personit. Vrasja për interes karakterizohet e

dallohet jo vetëm nga motivi, por edhe nga qëllimi i përfitimit material që synon të arrijë

fajtori.

Page 48: ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa

Prof. Dr. Vesel LATIFI

54

Prof. Dr. Vesel Latifi

MURDER DETECTION AND PROVING

Murder is that unlawful act, whereby the life of another person is

removed intentionally or negligently. Murder object, in any form that is

showed, can be only the life of another person. In murder investigation, first

investigation acts and other acts are: the review of the scene and the corpse,

the first questions for witnesses, the review of forensic expert, recognition

of corpse when not recognized, routes forensic expert and material proof,

tracking of offenders based on fresh trail, the usage of more forensic tools

and methods for providing murder, like polygraph, thermograph, sonogram

etc. Investigation team, after the first acts of investigation, it collects

valuable material to establish investigative versions: versions of the nature

of the event (natural death, adversities case, suicide, murder), on themes and

persons. In this work, are described and explained the tools and scientific

methods that are necessary for detecting and proving the murder. Scientific

emphasis is that in investigations, criminal means and methods are not used

for clarification and elimination of suicide, adversities case, natural death,

but it acts only in terms of murder, not reasoning- a person has had

intended to suicide, to murder or incur of natural death. Tools and scientific

methods are presented, verified, that helps and enables clarification of all

circumstances: the way, execution time, event place, motive and personal

and material evidence, the murder to discovered, to prove and the offender

to get caught and punished.