zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... ·...

7
1 13 Pjesa 3.2, Vaksinimi, hulumton se kush dhe si i ka zbuluar vaksinat. Ky është një aktivitet ku nxënësit lexojnë dhe kuptojnë. Nxënësve ju tregohet rrëfimi për Edward Jenner se si i ka zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës në formë të broshurës ose mund të lexohet në klasë nga mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja e pyetjeve’ ndihmojnë në përforcimin e pikave kyçe të tregimit. Aktiviteti plotësues inkurajon nxënësit që të rikrijojnë tregimin e Edward Jenner dhe zbulimit të vaksinës nëpërmjet inskenimit argëtues. Stadi kyç 2 Sc1: 2a, 2b, 2f, 2h Sc2:5a, 5f Njësia mësimore Njësia 6 Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit do të mësojnë se: Vaksinat ndihmojnë në parandalimin e shumë infeksioneve, përfshirë gripin Nxënësit më të aftë do të kuptojnë se: Nuk ka vaksina për çdo infeksion

Transcript of zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... ·...

Page 1: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

1

13

Pjesa 3.2, Vaksinimi, hulumton se kush dhe si i ka zbuluar vaksinat. Ky është një aktivitet ku nxënësit lexojnë dhe kuptojnë. Nxënësve ju tregohet rrëfimi për Edward Jenner se si i ka zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës në formë të broshurës ose mund të lexohet në klasë nga mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja e pyetjeve’ ndihmojnë në përforcimin e pikave kyçe të tregimit. Aktiviteti plotësues inkurajon nxënësit që të rikrijojnë tregimin e Edward Jenner dhe zbulimit të vaksinës nëpërmjet inskenimit argëtues.

Stadi kyç 2 Sc1: 2a, 2b, 2f, 2h Sc2:5a, 5f Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit do të mësojnë se:

Vaksinat ndihmojnë në parandalimin e shumë infeksioneve, përfshirë gripin Nxënësit më të aftë do të kuptojnë se:

Nuk ka vaksina për çdo infeksion

Page 2: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

2

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

1. Nga një kopje e SH 1 dhe SW 1 për çdo nxënës

Fjalët kyçe Antitrupi Antigjeni Bakteri Sëmundja Sistemi imun Imunizimi Vaksinimi Vaksina Virusi Qeliza të bardha të gjakut (WBC)

Materialet e nevojshme Për nxënës Kopje e SW 1 Kopje e SH 1 Tabela e bardhë (jo e

domosdoshme)

Sistemi ynë imunitar në përgjithësi i lufton mikrobet të cilat mund të hyjnë në trupin tonë. Pushimi i bollshëm, ngrënia e ushqimeve të duhura dhe gjumi ndihmojnë që sistemi imun të punojë si duhet dhe kështu të parandalojë infeksionin. Vaksinimi është një mënyrë tjetër për ta ndihmuar sistemin tonë imun. Vaksinat përdoren për ta parandaluar dhe JO për ta trajtuar infeksionin. Vaksina zakonisht përfitohet nga verzionet e dobësuara ose inaktive të mikrobeve të njëjta, të cilat shkaktojnë sëmundje. Në disa raste vaksinat bëhen nga mikroorganizmat të cilat janë të ngjashme, por jo plotësisht, me mikrobet të cilat shkaktojnë sëmundje. Kur vaksina injektohet në trup sistemi imun e sulmon atë sikur të ishin mikrobet e dëmshme që sulmojnë trupin. Qelizat e bardha të gjakut krijojnë shumë antitrupa që të lidhen me shenjuesit specifik në sipërfaqe, të quajtura antigjene, të mikroorganizmave të vaksinës. Meqenëse vaksina është një verzion shumë i dobësuar i mikrobit, QBGJ me sukses i eliminojnë këto qeliza dhe ju nuk do të sëmureni. Me eliminimin e suksesshëm të vaksinës, sistemi imun e mban në mend se si të luftohen këto mikrobe. Herën tjetër kur mikrobet me antigjenet e njëjta hyjnë në organizëm, sistemi imun është i gatshëm për t’i luftuar para se të kenë rastin që ato t’ju shkaktojnë sëmundje. Në disa raste, sistemi imun ka nevojë që të përkujtohet dhe kjo është arsyeja pse disa vaksinime kanë nevojë për përsëritje. Disa mikrobe, si gripi, janë më problematike. Ato zhvillohen shumë shpejtë dhe ndryshojnë markerët. Kështu që sistemi imun nuk e mban në mend si t’i luftojë. Për këtë arsye vaksinat e gripit janë të përvjetshme.

Hyrje

Përgatitja e avansuar

Materialet e internetit në dispozicion Demonstrimi i këtij

aktiviteti.

FAKT FASCINUES Fjala vaksinë rrjedh nga fjala latine vacca që d.t.th. lopë dhe është emërtuar kështu sepse vaksina e parë është bërë nga sëmundja më e lehtë e lisë së lopëve.

Page 3: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

3

1. Filloni mësimin duke shpjeguar se edhe pse ka shumë mikrobe të dëmshme të cilat

shkaktojnë sëmundje, në disa raste, ka veprime të cilat mund t’i bëjmë për t’i parandaluar ato.

2. Shpjegoni që me vaksinim jepet një sasi e vogël e padëmshme e mikrobeve/markerëve të sëmundjes/mbështjellësi i jashtëm, e cila e mëson trupin se si t’i luftojë mikrobet e këqija nëse na sulmojnë. Diskutoni me nxënësit rreth përvojave të tyre me vaksina, cilat vaksina i kanë marrë dhe kur i kanë marrë, nëse e mbajnë në mend.

3. Tregoni klasës foto të sëmundjes dhe baktereve/viruseve për të cilat janë imunizuar (Mund të gjinden në www.e-bug.eu). Theksoni që në vitet 1700 këto sëmundje kanë qenë shumë të shpeshta.

4. Tregoni se pa vaksinim, shumë nga ata nuk do të jetonin më shumë se 5 vjet. Shpjegoni se sëmundjet si kolla e madhe, polio dhe TB, tani janë shumë të rralla për shkak të vaksinimit.

5. Përkujtoni nxënësit se disa mikrobe e ndryshojnë mbështjellësin e jashtëm të tyre, ashtu siç ne i ndryshojmë rrobat. Disa mikrobe i ndërrojnë markerët/mbështjellësit e tyre aq shpejtë, saqë shkencëtarët nuk mund të krijojnë vaksina për shumë infeksione ose duhet që vaksinën ta përgatisin çdo vit, si p.sh. vaksina e gripit.

Hyrje

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

Pas leximit të tregimit për Edward Jenner, nxënësit duhet ta bëjnë tregimin si shfaqje para klasës. Një shembull i skenarit mund të gjindet në SH 2 e cila është shkruar dhe performuar nga klasa 12

në Elmbridge Junior School. Kjo shfaqje mund të shihet në www.e-bug.eu.

Aktiviteti plotësues

1. Kontrolloni se sa kanë kuptuar nxënësit mësimin duke iu parashtruar pyetjet e mëposhtme:

a. Çka janë vaksinat? Vaksinat e mbrojnë personin nga një sëmundje e veçantë. Ato janë verzione të mikrobeve të vdekura ose shumë të dobësuara.

b. Kur duhet të përdoren vaksinat? Vaksinat duhet të përdoren para se të shfaqet sëmundja, ato janë masë parandaluese.

c. Kush i ka zbuluar vaksinat? Edward Jenner i ka zbuluar vaksinat më 1796.

Plenare

1. Siguroni nga një kopje të SW 1 për secilin nxënës.

2. Lexoni në klasë tregimin për Edward Jenner (SH 1), tregoni tregimin në tabelë ose siguroni për çdo nxënës nga një kopje të SH 1. Nxënësit mund të lexojnë krahas tregimit.

3. Pas leximit të tregimit, kërkoni nga klasa që të plotësojnë hapësirat në fletët e tyre punuese.

4. Nxënësit duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve në fund të fletës punuese.

Aktiviteti kryesor

Page 4: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

4

Edward Jenner u lind më 1749. Si djalë i ri, Edvardi kënaqej me shkencën dhe natyrën dhe ka kaluar orë të

tëra në brigjet e lumit Severn duke kërkuar fosile. Më 1770, në moshën 21 vjeçare, ai filloi mësimet për

mjek në Londër. Dy vite më vonë Edvardi filloi të punojë si mjek në vendlindjen e tij Berklli, Gloçestershajr.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit ishin të tronditur nga një sëmundje e tmerrshme e

quajtuar lia. Njerëzit e sëmurë me këtë sëmundje fitonin plagë të rënda dhe

ndonjëherë edhe vdisnin! Si mjek, Edvard Xhener dëgjonte fshatarët se çka

flisnin për linë. Ata besonin se nëse dikush sëmurej nga një infeksion tjetër më i

lehtë i quajtur lia e lopëve, ata nuk do të prekeshin nga lia e rëndë.

Xheneri vendosi që ta bënte një eksperiment për të vërtetuar pohimet e njerëzve. Më 1796 një mjelëse e

lopëve e quajtur Sara Nelms erdhi te Xheneri duke u ankuar për puçrrat e lisë së lopëve në duart e saja.

Xhener mori pak qelb nga puçrrat e lisë së lopëve nga duart e Sarës. Ai gërvishti ca qelb në duart e një 8

vjeçari të quajtur Xhejms Fips, djali i kopshtarit të tij. Xhejmsi ishte sëmurë nga linë e lopëve por shumë

shpejtë u shërua.

Pastaj Xheneri mori pak qelb nga një i sëmurë me linë e rrezikshme dhe e gërvishti

atë në dorën e Xhejmsit. Xhejmsit ju shfaqen ca dregëza, por jo edhe lia- kështu që

Xheneri kishte të drejtë. Zbulimi i Xhenerit u bë i njohur si vaksinim, nga fjala latine

vacca që d.m.th. lopa. Xheneri pastaj vazhdoi me vaksinimin e të gjithë fëmijëve në

rrethinë me linë e lopëve, për të parandaluar që ata të sëmuren me sëmundjen më të

rrezikshme të lisë.

Page 5: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

5

Tregimtari Edvard Xhener është u lind më 1749. Si djalë i ri Edvardi kënaqej me shkencën dhe natyrën, duke kaluar orë të tëra në brigjet e lumit Severn duke kërkuar fosile.

Xheneri Çfarë dite e bukur për të kërkuar fosile në brigjet e lumit Severn. Nuk ka asgjë më perfekte se kjo!

Tregimtari Më 1770, në moshën 21vjeçare, ai filloi shkollimin për mjek në Londër. Dy vjet më vonë Edvardi filloi të punojë si mjek në vendlindjen e tij Berklli, Gloçestershajr. Në këtë kohë lia dhe lia e lopëve ishin problematike!

Xheneri Urdhëroni, hyni, çka ju shqetëson Z. dhe Znj. Smith?

Znj. Smith Paj Dr Xhener, burri im është sëmurë me linë e lopëve. Çka mund të bëni për të?

Z. Smith Gjithashtu doktor, një mik i imi vdiq nga lia vitin e kaluar, por ai kurrë nuk e kishte linë e lopëve.

Xheneri Po, vazhdoni z. Smith.

Z Smith Paj, unë njoh shumë njerëz tjerë të cilët kanë pasur linë e lopëve por kurrë nuk janë sëmurë nga lia. A do të thotë kjo që as unë nuk do të sëmurem nga lia?

Xheneri A e dini z. Smith se ju nuk jeni personi i parë që ma thotë këtë gjë. Unë kam dyshimet e mia se ju mund të keni të drejtë. Do ta hulumtoj këtë çështje.

Tregimtari Dhe mjeku e bëri mu atë. Kur mjelësja e lopëve Sara Nelms e vizitoi mjekun për linë e lopëve, ai e shfrytëzoi rastin që ta bëjë eksperimentin me ndihmën e një 8 vjeçari, Xhejms Fips.

Sara Doktor, kam linë e lopëve në duart e mia.

Xhener Në rregull Znj. Nelms, më lërni ta shoh. Mirë, djaloshi Xhejms, eja këtu të lutem dhe zgjati duart.

Sara Ç’je duke bërë doktor?

Xhener Një eksperiment znj. Nelms. Do të marr ca qelb nga puçrrat tuaja dhe do ta gërvish në duart e Xhejmsit.

Tregimtari Xhejmsi u sëmur me linë e lopëve, por shumë shpejtë u shërua. Dr. Xheneri ishte gati për pjesën e dytë të eksperimentit. Tani ai gërvishti ca qelb nga një pacient me li në duart e Xhejmsit.

Xhener Xhejms i dashur, nëse çdo gjë shkon sipas planit emri yt do të hyjë në historinë mjekësore!

Xhejms Por çka nëse nuk shkon sipas planit Dr. Xhener?

Xhener Nuk do të të gënjejë Xhejms, mund të vdesësh!

Xhejms (Gëlltitet) Oh!

Tregimtari

Por Xhejmsi nuk vdiq. Xheneri kishte të drejtë dhe me kohë zbulimi i tij u bë i njohur si vaksinim. Pas kësaj ai vaksinoi të gjithë fëmijët e rrethinës me li të lopëve, për të parandaluar shfaqjen e lisë. Edhe sot puna e tij është e njohur dhe Spitali Mbretëror i Glloçestershajrit ka emërtuar një repart me emrin e tij.

Page 6: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

6

Heroi historik Dr. Edvard Xhener është një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë shkencore. Pa zbulimin e tij të vaksinimit, më shumë se gjysma e klasës tuaj nuk do të ishte sot këtu!

A mund të plotësoni hapësirat e zbrazëta në tekstin e mëposhtëm?

Edvard Xhener u lind në ___________________, Angli. Si djalë i ri lënda e

preferuar e Xhenerit ishte ___________ dhe kur u rrit a i u bë një

___________. Në atë kohë njerëzit e Anglisë ishin të tmerruar nga

sëmundja vdekjeprurëse e quajtur ___________. Simptomat përfshinin

_____________ të rënda dhe shumë njerëz vdisnin. Xheneri ka vërejtur se

mjelëset e lopëve, të cilat infektoheshin me infeksionin e padëmshëm të

____________, nga lopët e tyre nuk vdisnin nga lia. Xheneri mori qelbin

nga duart e ___________ e cila kishte linë të lopëve dhe infektoi një djalë të

quajtur __________. Djali u infektua me li të lopëve por shpejtë u shërua.

Xheneri pastaj __________ Xhejmsin me li. ______ u zhvillua por djali nuk

mori linë. Xheneri u gëzua shumë që idea e tij ishte e saktë dhe vazhdoi me

__________ e të gjithë fëmijëve të qytetit të tij me li të lopëve për të

penguar infektimin e tyre me li.

Përgjigjuni në pyetjet e mëposhtme: 1. Si quhej mjeku që zbuloi vaksinimin?

_________________________________________________________

2. Si quhej sëmundja vdekjeprurëse e asaj kohe?

_________________________________________________________

3. Cila ishte idea e Xhenerit për ta ndalur sëmundjen vdekjeprurëse?

_________________________________________________________

4. Çka i ndodhi Xhejmsit pasi u infektua me linë e lopëve?

_________________________________________________________

5. Çka i ndodhi Xhejmsit pasi u infektua me li?

_________________________________________________________

6. Pse ishte e rëndësishme që Xheneri të testojë idenë e tij te Xhejmsi para se të trajtonte fëmijët tjerë?

________________________________________________________

Fakt fascinues Fjala vaksinim vjen nga fjala

latine për lopën – vacca.

Lisë së lopëve Xhejms Fips Li Glloçestershajr Mjek Mjelëses së lopëve Shkenca Plagë Infektoi Dregëza Vaksinimin

A e keni ditur? Deri në moshën 9

vjeçare, çdo fëmijë mund të merr së paku 9

injeksione për të parandaluar 10

sëmundje të ndyrshme infektive të rrezikshme.

Page 7: zbuluar vaksinat. Ky tregim mund t’i jepet secilit nxënës mësuesi. … Vaccination/AL... · 2019. 4. 30. · mësuesi. Aktivitetet ‘Plotësimi i mangësive’ dhe ‘Përgjigja

7