Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor

27
Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor Raport për 7 grupet e fokusit me nëpunësit civilë Komponenti 4. Aktiviteti 4.3 Datë: 25/05/2018 Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike

Transcript of Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor

Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor

Raport për 7 grupet e fokusit me nëpunësit civilë

Komponenti 4. Aktiviteti 4.3

Datë: 25/05/2018

Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike

INDEKSI

1 Objektivat 1

2 Metodologjia 1

3 Konkluzionet e përgjithshme 3

4 Një vështrim i përgjithshëm i perceptimit të LPPA-së 4

5 Këndvështrimi i komunave për LPPA-në 8

6 Zbatimi i procedurës administrative 11

7 Procesi i harmonizimit 14

8 Vlerësimi i nevojave për trajnim 17

9 Aneksi 1 - Skenari për mbajtjen e diskutimeve në grupet e fokusit 21

1

1 Objektivat

Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së

Administratës Publike”. Qëllimi kryesor i këtij komponenti të Projektit është që të mbështes

zbatimin e vlerësimit të nevojave për trajnim në kompetencat e AP-së në Kosovë në

përmirësimin e mëtejshëm të një administrate publike të besueshme, të hapur, transparente

dhe të orientuar drejt klientit si pjesë përbërëse e një ambienti efikas të punës që i kontribuon

sigurimit të një standardi më të mirë për të gjithë qytetarët.

Qëllimi specifik i Projektit është që të sigurojë kapacitete të qëndrueshme dhe profesionale për

zbatimin efikas të Ligji të ri për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA) në të gjitha

nivelet administratës publike.

Në veçanti, hulumtimi cilësor i ilustruar në këtë raport i referohet Aktivitetit 4.3 të Komponentit 4.

Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit për LPPA, i cili mëton të jetë studim preliminar për

Vlerësimin e Nevojave për Trajnim (VNT)

Ky studim paraqet një hulumtim preliminar cilësor mbi perceptimin e LPPA-së dhe zbatimin e tij në

AP-në e Kosovës që do të përdoret si kornizë e përgjithshme për VNT.

Në mënyrë specifike, qëllimet e këtij hulumtimi cilësor janë si më poshtë:

• të hulumtojë qëndrimet e përgjithshme për LPPA-në e ri

• të vlerësojë të kuptuarit të parimeve të LPPA-së së ri

• të identifikojë shkallën e zbatimit të LPPA-së në fushat e ndryshme

• të identifikojnë pikëpjekjet në mes të LPPA-së dhe ligjeve specifike materiale

• t’i vlerësojë nevojave specifike të trajnimit dhe metodat e preferuara të trajnimit.

2 Metodologjia

Hulumtimi cilësor është bërë përmes teknikës së grupit të fokusit, që përfshinë një diskutim në

grupe prej 4-12 persona të cilëve u kërkohet nga moderatori që të flasin për një temë të caktuar.

Qëllimi i kësaj ka qenë që të kuptohen opinionet dhe qëndrimet dhe të eksplorohen dhe sqarohen

arsyet që qëndrojnë prapa tyre. Për dallim nga bisedat ose intervistat e thjeshta të strukturuara,

grupet e fokusit kanë një dinamikë dhe ndërveprime grupore, të cilat ofrojnë një spontanitet më të

madh, zvogëlojnë rezistencën e pjesëmarrësve dhe përmirësojnë dialogun, duke mundësuar në të

njëjtën kohë që të kuptohen më mirë problemet, pritjet dhe opinionet e vërteta për temën në fjalë.

Megjithatë, duhet të theksohet se kur interpretohen këto gjetje nuk mund të theksohen si dëshmi

statistikore. Është po ashtu me rëndësi të theksohet se kemi të bëjmë me perceptime, e jo me

fakte. Disa prej deklarimeve të raportuara gojore përmbajnë informata të pasakta, por ato

pasqyrojnë njohurinë dhe opinionet e pjesëmarrësve.

2

Takimi i grupit të fokusit ka zgjatur rreth dy orë. Në secilin prej takimeve është përdorur një

udhëzues për temat e pajtuara (shih Aneksin 1) dhe diskutimet janë regjistruar në formë të shkruar

gjatë takimeve. Të intervistuarit u siguruan se qëndrimet e tyre do të mbesin anonime.

Ky raport përfshinë mendimet më të rëndësishme gojore të thëna nga pjesëmarrësit.

Rekrutimi për grupin e fokusit dhe pjesëmarrja janë përmbledhur në tabelën më poshtë:

Lloji i grupit Data Vendi Nr. i

njerëzve të

rekrutuar

Nr. i

njerëzve që

kanë marrë

pjesë

Ministritë, Administrata

Tatimore dhe Dogana

12/02/2018 Prishtinë 10 6

Agjencitë e pavarura 13/02/2018 Prishtinë 12 7

Komuna e Gjilanit,

Komuna e Kamenicës,

Zyra Rajonale e

Administratës

Tatimore, Njësia e

decentralizuar e MPB-

së.

12/03/2018 Gjilan 21 10

Komunat e Mitrovicës,

Skenderajt dhe

Vushtrrisë

15/03/2018 Prishtinë 14 8

Komuna e Pejës, Zyra

Rajonale e

Administratës Tatimore

dhe Dogana

22/03/2018 Pejë 12 6

Komunat e Prizrenit,

Dragashit, Rahovecit

dhe Suharekës

28/03/2018 Prishtinë 16 10

Komunat e Gjakovës,

Rahovecit dhe Deçanit

03/04/2018 Gjakovë 10 6

3

3 Konkluzionet e përgjithshme

Perceptimi i LPPA-së dhe efektet e aplikimit të tij

Shumica e pjesëmarrësve të Grupeve të Fokusit e kanë mirëpritur iniciativën e organizimit të

diskutimeve rreth situatës në Administratën Publike (AP). Nëpunësit civilë nuk janë mësuar të

shprehin ose të shkëmbejnë mendimet e tyre, por ishin të kënaqur që e kishin këtë mundësi. Ky

aspekt vuri në pah një sektor që e ndien nevojën për ndryshim dhe përmirësim. LPPA i ri për disa

pjesëmarrës perceptohej si një përpjekje në drejtim të modernizimit, edhe nëse në praktikë ai nuk

e kishte arritur potencialin e vet të plotë.

Opinioni i përgjithshëm për këtë ligj është pozitiv. Ai po ashtu konsiderohet i avancuar pasi që ka të

bëj me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e të drejtës së palës për tu ankuar. Qytetarët janë vënë në

qendër të AP-së dhe ata janë më të mbrojtur.

Shumica e të intervistuarve të punësuar në komuna mendonin se në disa komuna ky ligj akoma

nuk zbatohet. Ka mungesë të vetëdijesimit rreth karakteristikave dhe specifikave të LPPA-së.

Pengesat për një pranim më të mirë të këtij ligji të ri janë të shumta. Pikë së pari, qasja e

nëpunësve civilë ndaj qytetarëve: ata nuk u përgjigjen qytetarëve si klientë, nuk janë mësuar të

bëjnë përpjekje që të lehtësojnë shfrytëzimin e shërbimeve dhe të zvogëlojnë barrën

administrative. Për disa pjesëmarrës, ka filluar të marrë formë vetëdijesimi për këtë nevojë, por për

shumë prej tyre “zgjimi” i qytetarëve konsiderohet bezdisje në punën e tyre.

Sipas perceptimit të pjesëmarrësve ekziston edhe një aspekt tjetër që pengon pranimin e LPPA-së

së ri: AP punon në një kontekst ligjor i cili ndryshon vazhdimisht, disa ligje janë ndryshuar para se

të zbatoheshin plotësisht.

E fundit por jo për nga rëndësia, ka një aspekt praktik i disponueshmërisë së teknologjisë

informative dhe infrastrukturës. Pa këto kapacitete nuk do të jetë e mundur të zbatohen disa prej

dispozitave ligjore të LPPA-së.

Efektet e aplikimit të LPPA-së

Është e vështirë që të kuantifikohet ndikimi i ligjit të ri në zbatimin e procedurës administrative, pasi

që LPPA i ri bën ndryshime të vogla në pothuaj të gjitha fushat ligjore. Shumica e nëpunësve civilë

vazhdojnë të aplikojnë ligjet e tyre substanciale. Qëllimet dhe parimet e ligjit të ri nuk janë kuptuar

plotësisht dhe në përgjithësi nuk është i qartë raporti në mes të LPPA-së dhe ligjeve të tjera.

Pjesëmarrësit kishin njohuri të kufizuara dhe nuk i kuptonin plotësisht risitë që sillte LPPA i ri.

Pjesëmarrësit theksuan se janë të pakënaqur me LPPA-në e ri, sepse ai është i përkufizuar më

pak në aspektin formal se sa i vjetri. Mundësia për të interpretuar ligjin në mënyrë më fleksibile

është frikësuese dhe u jep atyre ndjenjën e një përgjegjësie më të madhe.

Shumë pjesëmarrës e theksuan problemin e mospërputhjeve ndërmjet LPPA-së dhe Ligjit material,

që konsiderohet si pengesë për punën e tyre të përditshme. Në përgjithësi, ata nuk e kuptojnë

marrëdhënien ndërmjet LPPA-së dhe ligjit të tyre substancial e veçanërisht mbivendosjet e tyre në

4

disa dispozita. Atyre u dukej e vështirë që të vendosnin se a duhet të zbatojnë LPPA-në apo ligjin

material.

Harmonizimi i ligjeve specifike me LPPA-në është një gjë shumë e rëndësishme e cekur nga

shumica e pjesëmarrësve. Konflikti në mes të ligjeve specifike dhe LPPA-së është problem i madh

dhe pjesëmarrësit nuk kishin dëgjuar kurrë për inicimin e këtij procesi dhe mendonin se do të jetë

shumë vështirë për ta arritur.

Pjesëmarrësit theksuan se LPPA ka paraparë shumë veprime të detajuara që duhet të ndërmerr

administrata, por mbesin edhe shumë gjëra të paqarta lidhur me heshtjen administrative, organet

vendimmarrëse, kontratën administrative, afatet dhe shkallët (instancat). Heshtja administrative

është një çështje tjetër që u përmend nga pjesëmarrësit. Kjo dispozitë nuk është e qartë dhe është

pak shqetësuese për ta. Ata thanë se ekzistojnë probleme aktuale në AP, siç është mungesa e

stafit dhe kapaciteti i tyre që të veprojnë shpejt për zgjidhjen e rasteve të vështira.

Nevojat për trajnim

Edhe nëse ligji ka hyrë në fuqi në qershor 2017, rezultatet e këtij studimi preliminar tregojnë se

pjesëmarrësit kanë nevojë për një trajnim të përgjithshëm për LPPA-në lidhur me konceptet

themelore të ligjit (qëllimet, konceptet, parimet, institutet e reja të aplikuara ligjore).

Pjesëmarrësit i paraqitën problemet në përgatitjen e procesit për fillimin e zbatimit të LPPA-së.

Trajnimet është dashur të programohen para hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Pikat kryesore të nevojave për trajnim janë: trajnimet për pjesën e përgjithshme dhe për detajet

(nen për nen) e LPPA-së, d.m.th, një elaborim komplet të ligjit, nen për nen për të sqaruar çdo gjë

që nuk është kuptuar për afatet kohore, heshtjen administrative, vendimet, barrën e provës dhe

fushat e tjera që duhet të zbatohen. Për trajnimin e detajuar nevojiten tri ditë trajnim, mundësisht

jashtë Prishtinës.

Kishte propozime që trajnimi të mbahet në formë të ligjëratës me prezantime që sqarojnë

konceptet themelore dhe interpretimi i tyre me shembuj. Pjesëmarrësit duan të kenë një trajnim

interaktiv me shumë shembuj praktikë dhe një udhëzues hap pas hapi se si të zhvillohet procedura

administrative (“zbatimi i procedurës administrative në praktikë nga fillimi deri në fund”).

Do të jetë rendësi që në trajnime të përfshihet i tërë stafi i angazhuar në zbatimin e këtij ligji, e jo

vetëm udhëheqësit ose stafi në pozita të larta.

4 Një vështrim i përgjithshëm mbi perceptimin e LPPA-së

Sa i përket agjencive publike, perceptimi i tyre për LPPA-në është analitik. Ato mendojnë se

modernizimi i AP-së është një koncept i përgjithshëm dhe e shohin LPPA-në si pjesë e trendit që

ka për qëllim të përmirësojë AP-në e Kosovës. Rëndësia e këtij ligji qëndron në ndryshimin e

perspektivës së AP-së e cila nuk është e orientuar kah vetvetja por është e orientuar kah qytetari.

Në përgjithësi, përfaqësuesit e agjencive publike nuk janë shumë të kënaqur me shpejtësinë e

modernizimit të AP-së. Megjithatë, duke marrë parasysh pikënisjen, progresi është evident.

5

“Fjala modernizim është vetë-shpjeguese, ajo nënkupton zbatimin e të gjitha detyrave dhe

përgjegjësive të të gjithë nëpunësve civilë sipas standardeve, ajo nënkupton se të gjitha detyrat

duhet të jenë në përputhje me ligjet në fuqi...” Agjencia publike

“Modernizimi i administratës publike nuk nënkupton zbatimin e një ligji, siç është Ligji për

Procedurën e Përgjithshme Administrative...ajo ua ka bërë më të lehtë qytetarëve që të mbrojnë të

drejtat e tyre në mënyrë të duhur dhe më efikase. Për shembull, barra e provës, e cila kërkon që

institucionet të ofrojnë dëshmi (prova) në procedurën administrative. Kjo është ajo që mund ta

quajmë modernizim. Prapëseprapë, modernizimi i administratës është diçka më e madhe dhe më

komplekse.” Agjencia publike

“Mendoj se ka pasur progres viteve të fundit, duke marrë parasysh të kaluarën, historinë e

administratës sonë që ka dal nga një sistem post-komunist është punuar shumë për të arritur

progres. Janë hartuar shumë strategji nga Qeveria lidhur me digjitalizimin. Republika e Kosovës ka

krijuar një agjenci që merret me administratën elektronike (e-administrata). Ka shumë sfida...ne

nuk jemi shumë të kënaqur me progresin, por në krahasim me vitet e mëhershme, mendoj se

progresi është evident dhe gjërat janë duke ecur përpara.” Agjencia publike

“Ne nuk jemi në favor të modernizimit, ende ka punë për të bërë, besoj se ende jemi në fillim të

procesit, janë bërë disa përmirësime siç është e-administrata rreth të cilës jemi duke pasur shumë

vështirësi, zbatimi i saj është në nivel shumë të ulët, dhe mendoj se është bërë diçka sipërfaqësore

por jo edhe në detaje, dhe jo shumë e fokusuar.” Agjencia publike

Disa pjesëmarrës theksuan nevojën për modernizimin e AP-së dhe për organizimin e shërbimeve

ngjashëm me ato që janë parë jashtë vendit të tyre, siç janë one-stop-shop-et. Nevoja për një

ndërlidhje të plotë në mes të shërbimeve dhe komunikimit elektronike është domosdoshmëri për

një AP moderne.

“Në fakt, qëllimi ka qenë që të thjeshtësohet procedura administrative, kohëve të fundit në

Portugali kam parë një one-stop-shop ku procedurat kryheshin në një vend të vetëm, që paraqet

një lehtësim të madh për qytetarët, duhet të ekzistojë një bazë e të dhënave për marrjen e

shërbimeve në një vend të vetëm. Dhe ndoshta kjo është arsye e mirë që të kemi një administratë

të modernizuar. Në shumicën e rasteve palët i marrin dokumentet online dhe one-stop-shop-et

përdoren rrallë për dokumente. Kështu që, kjo do të lehtësojë procesin. Ministria e Administratës

Publike e ka filluar këtë por në Kosovë ende nuk e kemi arritur këtë.” Agjencia publike

“Pas luftës ne kemi trashëguar një sistem tipik komunist, kemi një sportel (recepsion) për shërbime

në disa komuna. Kështu që të gjitha shërbimet ofrohen brenda një dite ose një hapësire. Ne duhet

të kemi pajisjet teknologjike dhe bazën e duhur të të dhënave, pa këtë nuk mund të kemi shërbim

të duhur, ka pasur disa përmirësime edhe pse të gjitha komunat ende bazohen në këtë sportel.

Edhe në trafik, polici në telefon mund të kontrollojë të dhënat për automobilin tuaj, ende jemi në

proces por ende ka nevoje për përmirësime.” Agjencia publike

Nga fillimi i diskutimit përfaqësuesit e agjencive publike u fokusuan në problemet në procesin e

fillimit të zbatimit të LPPA-së. Trajnimet është dashur të programohen para hyrjes në fuqi të ligjit të

ri.

6

“Ministria e Administratës Publike është dashur të organizojë trajnime që nga fillimi, dhe të mos e

lë ashtu të paqartë. Institucionet tona është dashur të ndërmarrin hapa dhe të organizojnë trajnimet

dhe të jenë më pak të paqarta...ato nuk është dashur të presin një vit për nevojat e trajnimit. Ne

jemi në favor të harmonizimit të procesit. Ai është dashur t’i paraprijë ligjit e jo të ndodh një vit pasi

ai të hyj në fuqi.” Agjencia publike

“Ky takim i grupit të fokusit është i mirëseardhur, është shumë i dobishëm dhe është dashur të

bëhet para shumë kohe, sepse ne shohim raste që adresojnë gjërat përfshirë edhe ligjin e ri.”

Agjencia publike

Pjesëmarrësit theksuan se LPPA ka paraparë shumë veprime të detajuara që duhet të ndërmerr

administrata, por mbesin edhe shume gjëra të paqarta lidhur me heshtjen administrative, organet

vendimmarrëse dhe afatet kohore.

“Ky ligj është më i avancuar lidhur me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e të drejtës së palës për

ankesë, afatet kohore janë më të qarta, të drejtat e njeriut mbrohen më mirë. Kërkesat duhet të

shqyrtohen në mënyrë urgjente nga administrata dhe heshtja administrative është sfidë...por ligji

përmban edhe fjalinë ‘në rastet kur nuk është rregulluar me ligjin e veçantë’. Për dallim nga ligji i

mëparshëm, në rastet kur pas parashtrimit të kërkesës palët kishin të drejtë të bëjnë padi në

gjykatën kompetente, gjykata kërkonte nga institucioni publik të nxirrte vendimin brenda një kohe

të arsyeshme. Tani kjo është 45 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës. Pala e ka edhe një të

drejtë të kërkojë certifikatë, çka nënkupton kjo, kush duhet ta lëshojë atë? Mungesa e kuorumit në

organet vendimmarrëse, ne nuk kemi asnjë mekanizëm tjetër për këto çështje pasi që jemi më pak

të rëndësishëm. Çështjet e tjera janë më specifike krahasuar me ligjin e vjetër.” Agjencia publike

“...ka një vendim për të ndërprerë punimet ose gërmimet, për të ndërprerë transmetimin e një

kanali...tani ne duhet të presim 30 ditë për ankesën e palës dhe e kemi ankesën në Bord, i cili

duhet të shqyrtoj një ankesë të tillë, por ai nuk është funksional sepse kemi mbetur pa një anëtar të

Bordit, e dimë se kalojnë vite derisa të emërohet një anëtar tjetër nga Kuvendi i Kosovës. Kështu

lëndët vonohen me muaj ose vite. Neni 130 kërkon nga ne që të nxjerrim një vendim tjetër nëse

duam të shohim efektin e ankesës, tani është e paqartë çfarë vendimi duhet të nxirret tani.”

Agjencia publike

Në doganë dhe ndërtimtari zbatohen ligje dhe rregullore specifike, për aq kohë sa nuk parashihet

ndryshe dhe kur LPPA e lejon zbatimin e tyre. Sipas mendimit të pjesëmarrësve, LPPA është

dykuptimshme dhe zbatimi i saj bëhet veçanërisht i vështirë kur kemi të bëjmë me ankesat.

Problemet dalin në sipërfaqe kur institucioni është organ i shkallës së dytë dhe duhet të vendos

për ankesat (se a të vendos apo jo dhe si duhet vendos).

“Nëse ligji është zbatuar plotësisht, veçanërisht LPPA, atëherë sigurisht se si rezultat do të kishim

një funksionim më të mirë të administratës, dhe ndërkohë edhe modernizimin e saj. Qëllimi këtu

është që të zbatohet Ligji ashtu siç është shkruar për të përfshirë çdo nen, ashtu siç është

shkruar.” Administrata Tatimore

“Në Doganën e Kosovës e tërë procedura zhvillohet në përputhje me këtë Ligj. Por duke marrë

parasysh se kemi pasur disa ligje të mëhershme...qoftë edhe si jurist, nganjëherë ballafaqohemi

me probleme në zbatimin e duhur të tij. Ne nuk jemi mësuar të kemi mundësi të marrim pjesë në

trajnime lidhur me ndonjë pjesë specifike të legjislacionit. Unë e kam zbatuar këtë ligj në çdo

7

aspekt, për të shqyrtuar vendimet dhe në seksion ku unë jam menaxher, ne përpiqemi të zbatojmë

Ligjin në çdo fushë.” Dogana

Heshtja administrative është një çështje tjetër që u përmend nga pjesëmarrësit. Kjo dispozitë nuk

është e qartë dhe është pak shqetësuese për ta. Ata thanë se ekzistojnë probleme aktuale në AP,

siç është mungesa e stafit dhe kapaciteti i tyre që të veprojnë shpejt për zgjidhjen e rasteve të

vështira. Pjesëmarrësit e punësuar në Doganë dhe në ndërtimtari paraqesin shumë probleme

praktike lidhur me zgjidhjen e rasteve të vështira.

“LPPA është i paqartë në mënyrën si është hartuar, përkundër faktit se përpiqemi të zbatojmë atë,

por prapë është shumë i paqartë. Ne kemi punuar me Procedurën e Përgjithshme Administrative të

Ish-Jugosllavisë, pastaj edhe me ligjin e ri të miratuar me 2005, i cili po ashtu ishte i paqartë gjatë

zbatimit të tij. Mendoj se Ligji i fundit është edhe më i paqartë në zbatim...Palëve u mungon

njohuria për LPPA-në... Ky ligj ua njeh palëve të drejtën në institucione publike ose në procedura

të cilat do të ndërmerren në mënyrë të drejtpërdrejtë... Unë dhe kolegët e mi punojmë në shkallën

e dytë, ne vendosim në shkallën e dytë në Ministrinë tonë. Shqyrtimi i ankesave të pranuara nga

palët e pakënaqura me vendimet e komunave në shkallën e parë na vë në pozitë të vështirë, dhe

ky ligj nuk na jep mundësinë që kemi pasur me ligjin e vjetër nga viti 2005... A duhet të vendosim

ne si organ i shkallës së dytë apo a duhet organet komunale të marrin vendim si shkallë e parë

dhe e dytë. Pra, sipas këtij ligji është hequr/larguar procedura me dy shkallë/instanca. Sistemi dy

shkallësh i procedurës administrative nuk mund të zbatohet kur, pas përfundimit të procedurës së

shkallës së dytë, ne e dimë se ata mund t’i drejtohen gjykatës administrative...kemi shumë

dyshime se a duhet të vendosim ne apo komunat. Ne konsiderojmë se është dashur të kemi një

trajnim para se të hynte ligji në fuqi, ka pasur kohë të mjaftueshme për të mbajtur trajnime të tilla.”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Po flisnim për organin më të lartë, pasi që në kuadër të komunës mund të ketë një komision për

ankesa që funksionon si shkallë e dytë. Është e paqartë se kush është kjo shkallë e dytë. Pastaj

heshtja administrative duhet të konsiderohet miratim, kjo nuk duhet të ndodh. Nganjëherë edhe

nëse nuk duam, prapëseprapë do të heshtim (nuk mund të përgjigjemi) pasi që nuk kemi zyrtarë,

dhe kjo u jep mundësi palëve që pa pasur vendim të mund të marrin veprime të mëtejshme. Edhe

në Ligjin për Ndërtim heshtja është miratim.” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Unë e kam studiuar këtë ligj, dhe ky ligj nuk parasheh ndonjë kthim të rastit/lëndës për shqyrtim

për të marrë vendim tjetër, kurse më përpara kemi pasur këtë mundësi në bazë të ligjeve të

vjetra... Ka edhe një problem tjetër, nëse nuk e kthejmë rastin/lëndën në shkallën e parë atëherë

ne duhet të vendosim, e nëse e ndryshojmë lëndën, subjekti i lëndës nuk mund t’i ankohet sërish

Doganës... Ne kemi probleme të mëdha me kundërvajtjet, për shembull kur dikush ia jep veturën

dikujt tjetër për ta vozitur, vetura nuk është e regjistruar dhe vozitësi nuk e ka ditur se vetura nuk

është e regjistruar. Dogana e kap atë dhe ndërmerren masat, pastaj një person tjetër ankohet dhe

thotë se është vetura ime dhe se ishte faji i tij, sepse personi që ka qenë duke vozitur nuk e ka

ditur se vetura është e paregjistruar. Kështu që tani duhet të ndryshojmë lëndën dhe në atë

moment atij personi nuk i jepet kurrfarë e drejte për tu ankuar në Doganë. Përpara, në shkallën e

parë ka qenë shumë më lehtë, edhe nëse rasti/lënda ishte dërguar në gjykatë ajo u kthye prapa

për shkelje procedurale dhe në fund pala e merr atë të drejtë nga gjykata.” Dogana

8

“...as që mund të identifikohet se çka ka dashur të thotë ligji me ato dispozita...shfuqizimi tani është

anulim i aktit, kështu që nëse nuk është shfuqizim ne kemi probleme. Ka qenë revokim dhe

shfuqizim (ang. revocation and abolishment) i rasteve, tani është shfuqizim dhe anulim (annulment

and revocation). Janë disa terma që nuk kanë qenë gabim në ligjin e mëhershëm dhe ka qenë më

lehtë të zbatohet ai.” Dogana

Mendoj se heshtja administrative mund të aplikohet vetëm për organin e shkallës së parë, unë nuk

mendoj se mund të aplikohet për organin e shkallës së dytë. Për tu konsideruar që ankesa është

miratuar.” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Në dogana heshtja administrative nuk nënkupton se heshtja është pranim, për doganën është një

seksion që është shumë i qartë se në momentin që ne nuk i përgjigjemi me kohë palës ajo ka të

drejtë të paraqes ankesë në gjykatë. Por rasti nuk miratohet nëse ne nuk përgjigjemi.” Dogana

“Ne jemi 3 persona që punojmë në seksion qe trembëdhjetë vjet, së paku na duhen edhe 3

persona të tjerë, rastet janë shumë të vështira...Palët veprojnë pa rregullore dhe ne duhet të

merremi me pasojat.” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Një çështje tjetër e theksuar nga pjesëmarrësit janë afatet. Risitë që janë paraqitur me ligjin e ri

nuk janë shumë të qarta dhe është vështirë të aplikohen në sektorin e ndërtimtarisë.

“Lidhur me afatet kohore të parapara në këtë ligj, nën seksionin II të kapitullit për përfundimin e

procedurës nuk janë paraparë aq keq, kërkesa për shtyrjen e afateve kohore, pastaj nenet 98

(paragrafët 1, 2, 3), 99, për shtyrjen e afatit për palën. Këto nene e ofrojnë të drejtën për shtyrjen e

këtyre afateve, dhe afatet që mund të shtyhen vetëm një herë nga institucionet. Neni 98 rregullon

çështjen e shtyrjes së afateve, pastaj neni 99/1 i cili parasheh vetëm një herë shtyrjen e afatit

kohor të paraparë me ketë ligj. Për shembull, ekziston nevoja që të shtyhen afatet sepse nevojitet

vendimi i një organi më të lartë, siç është për shembull kuvendi komunal ose ndonjë instancë

tjetër. Unë konsideroj se shtyrja e procedurës mund të bëhet për aq kohë sa i duhet organit tjetër

që të vendos. Sepse nuk është e lehtë për ministrinë që të përgjigjet në një kërkesë të caktuar,

veçanërisht në rastet e ndërtimit.” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

5 Këndvështrimi i komunave për LPPA-në

Pjesëmarrësit e punësuar në komuna theksuan rëndësinë e këtij ligji në ndryshimin e perspektivës

së AP-së. Një AP më e orientuar drejt qytetarit është sinonim i modernizimit dhe nevoja për ta

kuptuar dhe absorbuar këtë trend të ri të përcaktuar në LPPA është thelbësore.

“Këto palë kanë më shumë të drejta, për qytetarët parashihen përgjigje më të shpejta, heshtja

administrative është miratim.” Komuna

“Ky ligj është më në favor të qytetarëve, qytetarët kanë më shumë të drejta se që kanë pasur

përpara. Ligji nuk i ka specifikuar aktet administrative, vendimet. Ligji i zbatuar është një sfidë për

administratën, përderisa për qytetarët ai ka një efekt më të favorshëm. Është dashur të përgatitej

një komentar për këtë ligj, për zbatim më të mirë të tij.” Komuna

“LPPA mund të ketë ndikim pozitiv në modernizimin e shërbimeve publike. Ligji duhet të jetë i

thjeshtë dhe i zbatueshëm... Mendoj se ligjet duhet të jenë të thjeshta që të zbatohen si duhet.

9

Nëse kanë shumë mangësi dhe ne përpiqemi të plotësojmë këto mangësi duke nxjerr legjislacion

sekondar mendoj se kjo krijon shumë probleme për zbatimin e tij. Për më tepër, duhet eliminuar

dilemat që ekzistojnë lidhur me afatet kohore për shkak se disa procedura të veçanta

administrative janë të rregulluara me ligjet e veçanta. Është e nevojshme që disa çështje specifike

në procedurën administrative të rregullohen me legjislacion sekondar.” Komuna

Komunat ballafaqohen me shumë vështirësi në zbatimin e LPPA-së. Ligji nuk është i lehtë për tu

kuptuar prandaj nuk është arritur zbatimi i tij akoma. Disa të anketuar mendojnë se në disa

komuna ky ligj akoma nuk zbatohet. Ka mungesë të vetëdijesimit rreth karakteristikave dhe

specifikave të LPPA-së.

“Në fillim kur e morëm këtë ligj, ishim të kënaqur, sepse dukej një ligj shumë i avancuar, por në

lidhje me zbatimin dhe aplikimin e tij, mendoj se ka rezultuar që të jetë shumë i vështirë. I ka disa

mangësi të cilat e bëjnë të vështirë për tu zbatuar. Ndoshta i mungonin elementet përcjellëse si

udhëzimi administrativ për zbatimin e tij, por është pak e vështirë të zbatohet ky ligj. Në ligj mund

të shihni disa kontrata me qytetarët, pastaj organin superior, mungesën e konkluzionit i cili ka

ekzistuar në ligjet e mëhershme, me të cilat ne kemi zgjidhur çështjet sekondare, të cilat nuk kanë

asgjë të bëjnë drejtpërdrejtë me procesin.” Komuna

“Në pozitën time (Udhëheqës i Zyrës së Gjendjes Civile) ky ligj zbatohet më shumë në fillim të

procedurës, kur parashtrohen kërkesat, pastaj unë filloj të përdor ligjet e tjera që zakonisht

zbatohen. Në shumicën e rasteve që i shikoj, nga vendimet që i pranoj vërej se ato (komunat e

tjera) nuk e zbatojnë LPPA-në, ata thonë se nuk janë të informuar...” Komuna

“Lidhur me LPPA-në, komuna dhe qeveria në shumicën e rasteve nuk e aplikojnë këtë ligj, në

sektorin e burimeve njerëzore ne kemi ligje specifike, akte nënligjore dhe udhëzime, etj., me të cilat

punojmë, nganjëherë ne e zbatojmë atë sipas nevojës.” Komuna

“Vërtetë, ka një mungesë të vetëdijesimit (informimit) të komunave për zbatimin e këtij ligji. Pasi që

ky ligj tashmë ka hyrë në fuqi, mendoj se faza tjetër duhet të jetë ngritja e vetëdijes së zyrtarëve në

komuna, e jo vetëm në ministri. Ne punojmë në shumë ligje, por kurrë se kemi aftësinë që të

zbatojmë ato, ne prodhojmë ligje dhe rregullore që nuk janë plotësisht funksionale/ të

zbatueshme.” Komuna

Në disa komuna kishte njohuri më të sakta për LPPA-në dhe pjesëmarrësit treguan se i kishin

kuptuar më mirë parimet e tij. Ata theksuan rëndësinë e këtij ligji për të drejtat e qytetarëve dhe

nevojën për zbatimin e plotë të tij.

“LPPA është kushtetutë për administratën, që nënkupton se të gjitha fushat e tjera që përcaktohen

me ligje të veçanta duhet të jenë në përputhje me këtë ligj. Ky është ai ligji themelor ndërsa të

tjerët janë pjesë e tij.” Komuna

“Palët kanë më shumë të drejta, parashihen përgjigje më të shpejta për qytetarët, heshtja

administrative është miratim, dhe ky është prioritet për palën, gjë që ka shkaktuar një ndryshim në

qasjen ndaj të drejtave të qytetarëve. Unë kam kërkesa të drejtpërdrejta, mendoj se ligjet e tjera

nuk janë harmonizuar me të dhe ne si komunë kemi 8 ligje dhe nuk e dimë sa duhet t’i

përmbahemi këtij ligji. Një komentar mbi këtë ligj do ta bënte procesin shumë më të lehtë, ligji i

Shqipërisë është shumë i ngjashëm me këtë dhe në të njëjtën kohë ka pasur komente me hyrjen

10

ne fuqi të ligjit, ndërsa ne jemi në telashe sepse shumë pak është duke u zbatuar. Kam vërejtur se

ligji nuk është duke u zbatuar, si zyrtar ligjor unë i kam dërguar një letër drejtorive që të

respektojnë afatet kohore dhe të zbatojnë ligjin. Shumica e drejtorive i kanë harmonizuar format e

vendimeve, sepse ka forma të ndryshme të marrjes së vendimeve nga e njëjta komunë... Duhet të

ketë trajnime specifike për sjelljen e nëpunësve civilë ndaj qytetarëve, ne kemi kodet e etikës dhe

çdo gjë, por ka një nevojë urgjente për trajnimin e stafit se si duhet punuar dhe respektuar

qytetarët në komuna.” Komuna

“Ka një mungesë të zyrtarëve ligjorë prandaj ka vonesa në nxjerrjen e vendimeve. Sipas këtij ligji

kjo është problem për komunën dhe kjo nuk do të jetë në të mirë të institucionit. Përveç Kadastrës,

të gjitha departamentet e tjera i sjellin rastet/lëndët në zyrat tona, ata kurrë nuk i zgjidhin vet rastet

ose nuk marrin vendim. Qytetarët kanë keqtrajtime të ndryshme, pasi që ata duhet të udhëtojnë

nga zonat e ndryshme rurale për certifikata të ndryshme sepse degët zyrave të tyre nuk kanë qasje

në sistem.” Komuna

“Ky ligj është më shumë në favor të qytetarëve, qytetarët kanë më shumë të drejta se që kanë

pasur përpara. Ligji nuk i ka specifikuar aktet administrative, vendimet. Ligji është një sfidë për

administratën që ta zbatojë, përderisa është një ligj më i favorshëm për qytetarët. Për një zbatim

më të mirë, është dashur të përgatitej komentari për këtë ligj.” Komuna

Çështjet e para të përmendura në mënyrë spontane nga nëpunësit civilë nga komunat ishin afatet

kohore, tarifat që qytetarët duhet të paguajnë për aktet administrative, nevojën për procesin e

harmonizimit, heshtjen administrative, organet kolegjiale për vendime dhe problemin e korrigjimit të

vendimit.

“Lidhur me afatet kohore në fushën ligjore, kuptohet se afatet kohore janë afate formale dhe

materiale ligjore. Këto definohen me norma ligjore, sa i përket afateve prej 15 ditësh për ankesa në

shkallën e parë, këtu ka pengesa në zbatimin e procedurës administrative në shkallën e parë

sepse afatet ligjore përcaktohen me ligj dhe nuk respektohen. Prandaj, do të ishte mirë të kishim

komentarë dhe interpretime më të fuqishme për zbatimin e ligjit, sepse është në interes të zyrtarit

dhe qytetarit, me të cilët ne duhet të punojmë çdo ditë.” Komuna

“Sa i përket LPPA-së, në sektorin ku unë punoj pak më afër, ne merremi me afatet sepse puna

jonë ndërlidhet me shumë me sektorin e shëndetësisë ku ka kërkesa të ndryshme nga palët që

kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Procedura administrative ka një afat kohor prej një muaji deri

në marrjen e vendimit. Në përgjithësi, ai është baza për administratën, por në sektorin tim ai është

i lidhur më ngushtë me afatet, ankesat, etj.” Komuna

“Ka shpenzime të panevojshme, siç janë ndërrimi i emrit ose një shkronje, ose një shkronje e emrit

është shkruar gabimisht, atëherë pala duhet të paguaj 20 euro që është tepër shumë, si tarifë për

lëshimin e vërtetimit, ka problem dhe ka nevojë për harmonizim. Neve na duhet të caktojmë tarifën

për një vërtetim...ka shumë burokraci dhe barrë për qytetarët.” Komuna

“Ky ligj do të modernizojë administratën, por do të ishte mirë të harmonizohen ligjet. Ligji për

Ndërtim i ka disa ndryshime, veçanërisht afatet. Pastaj heshtja administrative parashihet edhe në

ligjet tona por me afate ndryshe, pasi që ne e kemi shkurtuar afatin në ligjin e veçantë, përderisa

LPPA i parasheh 45 ditë.” Komuna

11

“...nuk ka harmonizim të ligjeve ndërmjet ligjeve që rregullojnë procedurat dhe ligjeve komunale që

e rregullojnë fushën.” Komuna

“Në procesin e marrjes së vendimeve, nëse ka nevojë të bëhet ndonjë ndryshim në një vendim i cili

tashmë është marrë, si për shembull emrat? Çka duhet të bëjmë ne në lidhje me këtë? Si të

korrigjojmë një vendim i cili tashmë është marrë, dhe e dimë atë, dhe si të ndalim këto vendime në

mënyrë që të mos ketë ndonjë ankesë, kur shohim se kemi bërë një gabim, qoftë edhe në data.

Nenet 50, 53 dhe 54 të ligjit. Për ne është e paqartë se si mund të korrigjojmë vendimet tona, si

mund t’i ndryshojmë ato, pa i dërguar në shkallën e dytë dhe me çfarë vendimi? Përpara e kemi

pasur konkluzionin për të ndryshuar një vendim.” Komuna

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë të një trendi të ndryshimit të vazhdueshëm të ligjeve. Në lidhje me

këtë ligj konkret, nuk ka pasur ndryshime që nga viti 2005. Normalisht praktika sjell ndryshime, por

në këtë rast konkret ka përmirësime në disa aspekte, por ka disa mungesa në krahasim me ligjin e

mëparshëm. Çka kam vërejtur është se organet kolegjiale të cilat përpara kanë qenë vetëm me

kryesues, tani kanë edhe zëvendës kryesues dhe kjo është më e avancuar për arsye praktike në

mungesë të kryesuesit ne mund të mos kishim vendime, por brenga më e madhe është fakti se

zyrtarët e administratës nuk janë mësuar akoma me zbatimin e Ligjit.” Komuna

6 Zbatimi i procedurës administrative

Pjesëmarrësit përfaqësonin agjencitë që punojnë në fusha të ndryshme dhe zbatojnë LPPA-në

vetëm kur janë të detyruar. Ligji i ri është zbatuar gjatë zgjedhjeve, rekrutimit të stafit, procesit të

privatizimit dhe në procedurën e likuidimit të kompanive. Në shumicën e rasteve, në procedurat

administrative janë zbatuar ligjet e veçanta dhe pjesëmarrësit kanë theksuar vështirësitë për

llogaritjen e afatit. Ka edhe një rritje të rasteve në të cilat ankesat e palës merren parasysh nga

administrate dhe gjykatës.

“Ne bëjmë çdo gjë bazuar në ligj...zakonisht numri më i madh i rasteve të zbatimit të këtij ligji

fillojnë kur kemi zgjedhje, pasi që kemi organin e zgjedhjeve dhe të ankesave dhe si shkallë të

tretë kemi gjykatën, kështu që kemi organ në tri nivele. Ka një numër të madh të rasteve të

ankesave kundër KQZ-së nga subjektet e regjistruara, partitë, votuesit ose individët të cilëve u janë

shkelur të drejtat. Në shumicën e rasteve ne kemi konfirmuar vendimet që kanë rezultuar nga

zgjedhjet dhe nga organi i ankesës dhe ne ua kthejmë vendimet palëve në bazë të dëshmive. Ka

një afat kohor prej 24 orësh për të marrë vendim e pastaj për të parashtruar ankesë në shkallën e

dytë, dhe paneli ka 72 orë që të përgjigjet ose të vendos, nganjëherë është shumë e vështirë të

respektohet ky afat për shkak të kompleksitetit të procesit zgjedhor...” Agjencia Publike

“Ne si agjenci kemi pasur shumë probleme në llogaritjen e afateve dhe ankesave, kështu që afatet

kohore ishin llogaritur në mënyrën që ata mendonin se ishte më e mira në ligjin e vjetër, por me

ligjin e ri kjo është qartësuar. Kemi pasur shumë ankesa që janë refuzuar nga Bordi Mbikëqyrës

për shkak të llogaritjes së afateve. Kështu, LPPA i ri e ka qartësuar këtë. Lidhur me atë se si të

bëhet harmonizimi i ligjeve të veçanta me atë të përgjithshëm, në këtë rast Agjencia e Privatizimit e

ka një rregullore e cila përfshinë privatizimin dhe likuidimin e kompanive, dhe afatet kohore nuk

janë në harmoni me LPPA-në.” Agjencia publike

12

“Ne si agjenci kemi pasur shumë probleme në llogaritjen e afateve dhe ankesave, kështu që afatet

kohore ishin llogaritur në mënyrën në të cilën ata mendonin se ishte më e mira në ligjin e vjetër,

por me ligjin e ri kjo është qartësuar. Kemi pasur shumë ankesa që janë refuzuar nga Bordi

Mbikëqyrës për shkak të llogaritjes së afateve. Kështu, LPPA i ri e ka qartësuar këtë. Lidhur me

atë se si të bëhet harmonizimi i ligjeve të veçanta me atë të përgjithshëm, në këtë rast Agjencia e

Privatizimit e ka një rregullore e cila përfshinë privatizimin dhe likuidimin e kompanive, dhe afatet

kohore nuk janë në harmoni me LPPA-në. Mendoj se harmonizimi nuk mund të bëhet për shkak të

specifikave të institucionit tonë, në praktikë si Departament ne jemi përballur me vështirësi me

afatet në rastet e ankesave.” Agjencia publike

“LPPA është ligj themelor, dhe unë do flas hapur, një numë i vogël i agjencive të pavarura kanë

ligje specifike, që tregon për rolin, funksionin dhe llogaridhënien e tyre. Bazuar në atë ligj, ne

funksionojmë si organ vendimmarrës, bordi është organi më i lartë vendimmarrës dhe

llogaridhënës, i cili i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës. Bordi nxjerr akte legjislative

sekondare, të cilat ndërlidhen me ankesat që rregullohen nga një rregullore e veçantë e cila

rregullon ankesat e konsumatorëve, subjekteve dhe kompanive të licencuara që punojnë në

fushën e energjisë. Ai nuk i adreson afatet kohore...” Agjencia publike

“Shumë pak ankesa janë parashtruar sipas ligjit të ri...të gjitha ankesat e parashtruara sipas ligjit të

vjetër do të mbulohen me ligjin e vjetër...ka një vit që ne nuk e kemi një anëtar të Bordit dhe nuk

jemi funksional. Ka shumë kërkesa që nuk janë shqyrtuar për dy vite tashmë. Çka të bëhet në këto

raste? A është ky rast i heshtjes administrative?” Agjencia publike

Përfaqësuesit nga Dogana dhe Administrata Tatimore zbatojnë ligjet e tyre specifike në

procedurën administrative. Është vështirë për ta të perceptojnë LPPA-në si ligj të përgjithshëm dhe

kornizë, sepse ligjet e tyre specifike janë të detajuara dhe përfshijnë të gjitha procedurat që ju

duhen atyre për të kryer punën e tyre. LPPA zbatohet në rastin e ankesave.

“Për dallim nga kolegët e tjerë ne e përdorim LPPA-në më pak se ata, për faktin se e kemi ligjin

tonë specifik i cili parasheh procedurat në administratën tatimore. Në departamentin e ankesave

kur merret një vendim për ankesat e tatimpaguesve ne përdorim LPPA-në, vetëm nenet të cilët nuk

janë përfshirë në ligjin tonë për procedurat. Kështu, ka një numër të vogël nenesh që i përdorim

ose i cekim se i aplikojmë.” Administrata Tatimore

“Dispozitat e LPPA-së aplikohen në procedurën e zbatuar nga Dogana vetëm në rastet kur ajo nuk

parashihet në Kodin tonë Doganor. Kodi Doganor, njëjtë si ligji për administratën tatimore,

parasheh të gjitha procedurat që duhet t’i respektojmë; për më tepër, ka sektorë si shqyrtimi i

vendimeve ose sektori për kundërvajtjet që kanë të bëjnë më shumë me procedurat administrative.

Mendoj se ligjet janë hartuar për tu zbatuar dhe ato përcaktojnë disa rregulla, të cilat çdo organ

duhet t’i zbatojë, por edhe zbatimi i ligjit paraqet një siguri ligjore për palët që marrin pjesë në

procedurën administrative. Zbatimi i plotë i LPPA-së do të ndikojë në sigurinë juridike të palëve

dhe do të arrijë modernizimin e administratës publike duke respektuar dispozitat e ligjeve të

aplikueshme. Është lehtë të zbatohet ky ligj pasi që pjesërisht tashmë është i inkorporuar në

procedurat doganore.” Dogana

13

Këtu janë disa shembuj se si zbatohet procedura administrative. Zakonisht palët duhet

personalisht të shkojnë në zyrë dhe të marrin me vete dokumentet.

“Ne i shqyrtojmë ankesat nga palët e pakënaqura, kështu që pala fillimisht e dorëzon një kërkesë

në autoritetin komunal...si shembull konkret mund të përmendim çështjen e lejes ndërtimore.

Autoriteti komunal, supozojmë se e refuzon kërkesën e palës, atëherë pala e pakënaqur

parashtron ankesë në organin e shkallës së dytë. Shkalla e dytë, në këtë rast Ministria e Mjedisit, e

shqyrton ankesën dhe ligjshmërinë e saj në bazë të LPPA-së, nëse e ka parashtruar personi i

autorizuar, se a është parashtruar ajo brenda afatit të paraparë. E pastaj fillojmë shqyrtimin e

ankesës. Palët kryesisht nuk janë të informuara dhe nuk na informojnë ne se cila ka qenë

procedura në shkallën e parë, kështu që përmes një letre ne kërkojmë nga pala dhe organi i

shkallës së parë të plotësojnë dosjen e nevojshme, e cila ka çuar në refuzimin e lejes së ndërtimit.

Kështu, shkalla e parë dhe pala e plotësojnë dosjen me dokumentacion, në këtë rast ose e

aprovojmë lëndën ose e hedhim poshtë ankesën e palës dhe e konfirmojmë vendimin e shkallës

së parë. Pas gjithë kësaj ne e këshillojmë palën që të iniciojë konfliktin administrativ në Gjykatën

Themelore të Prishtinës. Ligji i ri thekson se organi më i lartë e bën shqyrtimin. Kështu që janë disa

gjëra të paqarta lidhur me organin më të lartë. Mund të jemi ne ose mund të jetë drejtori në

komunë. Por Ligji për Ndërtim parasheh që pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë në Ministri.

Pra këtu kemi dilemën ose kundërthënien ndërmjet dy ligjeve. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor

“Kur parashtrohet një kërkesë për leje ndërtimi, ajo protokollohet dhe drejtori e emëron një zyrtar

që të procedojë lëndën dhe të vendos për kërkesën e parashtruar. Ankesa do të parashtrohen në

nivelin komunal e pastaj ajo do të procedohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në rastet e provave dhe dëshmive, ne nuk kemi qasje në kadastër, por kemi komunikim të mirë

mes nesh. Kështu që koordinohemi. Por janë disa dokumente që palët duhet t’i sigurojnë vet pasi

që për disa dokumente palët duhet të paguajnë taksa departamenteve të tjera.” Komuna

“Qytetarët vijnë në zyrën pritëse dhe njihen me të gjitha dëshmitë që duhet të paraqesin, ndodh që

dokumentacioni të jetë i kompletuar dhe ne kemi mundësi që të pranojnë atë dhe nëse lënda nuk

është e kompletuar atëherë ajo refuzohet, ne përpiqemi të paraqesim dëshmi ku kërkojmë

dokumente për të plotësuar lëndën, ne në kadastër kemi raste me dy subjekte që janë të

ndërlidhura. Zakonisht përpiqemi të marrin dëshmi për një rast edhe pa dijeninë e palës, pasi të

arrihet konkluzioni se ka nevojë për dokumente shtesë, është absurde që nuk ka konkluzion sepse

ka raste kur palët adresojnë kërkesa për rastet nga viti 2015. Ne tani kemi problem sepse nuk

mund të aprovojmë një kërkesë të tillë në mungesë të dëshmive. Afatet kohore janë shumë të

shkurtra për shkak të numrit të madh të rasteve dhe numrit të vogël të stafit. Vetëm brenda një viti

ne kemi marrë më shumë se 2000 dosje, është e pamundur për ne që të respektojmë të gjitha

afatet dhe ligjin. Por jemi duke u përpjekur me të gjitha kapacitetet tona.” Komuna

“Unë personalisht jam pjesë e Komisionit për ndarjen e subvencioneve dhe ndihmës për njerëzit

në nevojë. Ne kemi pasur raste të ndryshme të sëmundjeve të qytetarëve, të cilët nuk kishin

mundësi të mbulonin të gjitha shpenzimet për shërim. Kështu që, Komisioni takohet një ose dy

herë në javë, sipas nevojës dhe ne shqyrtojmë kërkesat, në bashkëpunim me kryesuesin e

komisionit, mjekun dhe mua. Ne kemi pasur raste të sëmundjeve për të cilat nevojitet trajtim jashtë

vendit ose brenda mundësive që kemi pasur e kemi ndihmuar pacientin. Në momentin kur është

bërë kërkesa ne e kemi shqyrtuar dhe sipas mundësive buxhetore kemi propozuar një shumë të

14

caktuar sa ka lejuar buxheti komunal dhe ia kemi dërguar propozimin kryetarit, ndërsa kryetari

është ai që vendos. Kërkesat janë bazuar në LPPA dhe kthimi i përgjigjes bëhet brenda afatit ligjor

prej një muaji.” Komuna

Disa komuna përmendën vështirësitë në respektimin e afateve kur organet e shkallës së dytë nuk

përgjigjen në kërkesa.

“Ne kemi një Komision për regjistrimin civil në Komunën e Skenderajt, dhe po ashtu Komision në

Ministrinë e Punëve të Brendshme, p.sh., Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimet e

më pastajme ose kërkesat për shqyrtimin e ndryshimit të emrit personal. Sipas LPPA-së ne kemi

afatin prej 45 ditësh për të vendosur, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme i ka 20 ditë që të

kthej konfirmimin e regjistrimit të më pastajmë, për të konfirmuar nëse mund të gjendet ose jo në

librat amzë. Ka raste kur ata nuk na përgjigjen për 2 muaj, kështu që ne nuk mund t’i përgjigjemi

palës brenda afatit”. Komuna

Në shumicën e rasteve komunikimi me palët bëhet përmes thirrjeve telefonike dhe personalisht.

“Ne shpesh i thërrasim ata në telefon, dhe nuk u shkruajmë emaila në adresat private dhe të

ngjashme, pasi thonë se nuk e kanë parë atë. Unë u shkruaj emaila komunave. Për të mos i

vonuar gjërat për palët, pasi që palët investojnë shumë dhe nëse çështja vonohet për një javë, pasi

të kenë kaluar javë dhe muaj unë do kem raste të tjera për tu marrë me to.” Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor

“Varësisht nga rasti ne komunikojmë me palët përmes telefonit ose emailit, veçanërisht në rastet

kur duam që ato të përfundohen më shpejt dhe të mos shkaktohen probleme për palët ne ua japim

atyre numrat tonë të telefonit dhe emailat, në mënyrë që palët të mund të dërgojnë dokumentin e

skanuar ose dokumentet e tjera plotësuese që nevojiten. E ceka se ne si doganë gjithmonë

përpiqemi tua bëjmë më të lehtë palëve që të paraqesin dokumentet” Dogana

“Ne nuk e përdorim komunikimin elektronik, ne e dërgojmë çdo komunikim në formë të shtypur me

vendim. Ne nuk kemi shumë procedura administrative, përveç kadastrës dhe urbanizmit. Kemi

problem me regjistrimin civil, ndryshimin e emrave, në komunikim me Ministrinë e Punëve të

Brendshme. Lëshimi i dokumenteve civile është një çështje që lidhet me shërbimet elektronike,

vetëm një numër i vogël dokumentesh mund të lëshohen.” Komuna

“Ne nuk e përdorim aq shpesh komunikimin elektronik me palët, ne do të komunikonim me palët ,

por kemi probleme me emaila, ndërsa ne komunikojmë përmes telefonit ku pala i jep të dhënat që

duhen për të komunikuar.” Komuna

7 Procesi i harmonizimit

Një pikë shumë e rëndësishme e cekur nga shumica e pjesëmarrësve është harmonizimi i ligjeve

të veçanta me LPPA-në. Konflikti në mes të ligjeve specifike dhe LPPA-së është problem i madh

dhe pjesëmarrësit nuk kishin dëgjuar kurrë për inicimin e këtij procesi dhe mendonin se do të jetë

shumë vështirë për ta arritur.

“Kjo është çështja më e madhe për të gjitha ligjet e miratuara në Kosovë pasi ligji është hartuar

vetëm për përgjegjësitë e një institucioni, duke mos i kushtuar vëmendje implikimit me ligjet e tjera,

15

sa është në konflikt me ligjet e tjera...për të harmonizuar ligjin tonë me Ligjin për Procedurën e

Përgjithshme Administrative ne duhet të ndryshojmë Ligjin për Zgjedhjet, e po ashtu afatet për

zgjedhjet...” Agjencia Publike

“Ka konflikt në mes të ligjeve specifike dhe zbatimit të tyre, ku ligjet e reja nuk parashohin ndonjë

çështje të caktuar. Komunat nuk kanë komision zyrtar ose statutor për të harmonizuar rregulloret,

sepse ligji nuk mund të rregullojë të gjitha aspektet/fushat. Në praktikë ndodh që një vendim i

caktuar të ndryshojë brenda një ore nga zyrtarët drejtues/ menaxhues. Duhet të ketë disa kufizime

edhe për stafin e nivelit të lartë drejtues. Kjo ka të bëj me procesin e vendimmarrjes dhe obligimin

e zyrtarëve që të ndryshojnë vendimet, edhe pse ne kemi besim se një vendim i tillë nuk duhet të

lëshohet.” Komuna

Me ligjin e ri kanë ndodhur shumë ndryshime në procedurën administrative. Megjithatë, duhet të

bëhen shumë ndryshime edhe në ligjet e veçanta. Në fusha të caktuara ata janë përballur me

konflikt ndërmjet LPPA-së dhe ligjeve specifike lidhur me afatet, heshtjen administrative,

ndryshimet e nevojshme në secilin institucion. Bazuar në opinionin e pjesëmarrësve harmonizimi i

procesit do të jetë shumë i vështirë për faktin se ka shumë ligje specifike që rregullojnë fusha

specifike.

Procesi i harmonizimit është një hap i domosdoshëm për zbatimin e LPPA-së, me mundësinë për

zbatimin e dispozitave nga ligji më i favorshëm. Pasi që disa ligje, siç është kodi doganor, janë në

procedurën e ndryshimit, dhe do të harmonizohen. Ndërsa në administratën tatimore kishte një

diskutim për harmonizimin e ligjeve, por ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Lidhur me

thjeshtësimin e procedurave, ato tashmë janë duke u zbatuar nga dogana.

“Kemi diskutuar për konfliktin ndërmjet këtij Ligji dhe ligjeve të tjera, që janë krejtësisht në

kundërshtim me ligjet e tjera që zbatohen nga institucionet. Kështu, sipas mendimit tim, këto

dispozita duhet të zbatohen me ligjet e veçanta. Ky është problem sepse mund të ndodh që

dispozitat e LPPA-së janë më në favor të palëve se sa me ligjet e veçanta. Nuk do të ishte gabim,

do të ishte mirë të harmonizohen këto ligje. Dhe po ashtu, nuk do të ishte gabim nëse e zbatojmë

një dispozitë që është në favor të palës.” Dogana

“Lidhur me seksionin e ankesave ne kemi kodin doganor i cili është ligj i veçantë, në kod

parashihen afatet kohore por ne nuk shohim ndonjë problem, përveç rasteve që ne i shqyrtojmë.

Kur kemi ndonjë rast, i kemi 30+30 ditë, pra kemi 60 ditë për tu marrë me rastin e palës. Kjo është

në kundërshtim me LPPA-në, pasi që ai thotë se ky afat duhet të jetë vetëm 30 ditë. Nuk jemi

përballur me ndonjë problem të madh. Në rastet kur kemi të bëjmë me dispozita më të favorshme

për palët atëherë e përdorim këtë ligj.” Dogana

“Ne kemi një afat kohor për shqyrtim sipas ligjit tonë tatimor, sipas atij ligji kemi 60 ditë, ndërsa

bazuar në LPPA i kemi 30 ditë. Ne kemi diskutuar disa herë si administratë tatimore që të bëjmë të

drejtën e apelit 30 ditë, në përputhje me LPPA. Por për një vit e kemi diskutuar këtë çështje dhe ky

ndryshim nuk është bërë akoma. Ka disa çështje dhe probleme, por ne kemi diskutuar që të

harmonizojmë atë me LPPA.” Administrata Tatimore

“...tani që ligji ka hyrë në fuqi dhe të gjitha ligjet e tjera duhet të harmonizohen, pasi që shumë

dispozita ishin në konflikt me atë ligj. Zyrtarët ligjorë e kanë analizuar edhe LPPA-në...Kodi

Doganor është në procedurë të ndryshimit dhe ka mundësi që dispozitat që nuk janë në harmoni

me LPPA-në të ndryshohen dhe përshtaten në këtë ligj të ri. Unë besoj se ky ligj ka më pak norma

16

ose dispozita që nuk janë në harmoni me Kodin Doganor, pastaj Ligji për kundërvajtje. Ka pasur

një kapitull të tërë që është dashur të harmonizohet me kodin doganor, i tërë kapitulli ishte në

konflikt. Do të lexoj një dispozitë - Neni 13 i Kodit Doganor thekson se me përjashtim të nenit të

paraparë në paragrafin e nenit 75, çdo gjë e përfshirë në këtë ligj të ri do të zbatohet për doganën.

Kështu që Kodi Doganor e njeh efektin pezullues të ankesës. Prandaj duhet të shikojmë këtë dhe

disa çështje të tjera në mënyrë që të harmonizohet ligji me LPPA-në, sepse jemi në proces të

ndryshimit të tij.” Dogana

“Pasi vet termi nëpunës civil nënkupton se jemi në shërbim të qytetarit, ne ballafaqohemi

drejtpërdrejtë me praninë fizike të qytetarit, i cili kërkon realizimin e një të drejte në administratën

lokale. Sa më përket mua, çështja kryesore është leja e ndërtimit, e cila po ashtu i sjell të hyra

buxhetit të komunës. Ka raste të aplikimit për leje të ndërtimit, por para kësaj, kërkohet që toka

bujqësore të shndërrohet në tokë ndërtimore, ne jemi të obliguar që ta lajmërojmë palën brenda 8

ditësh se duhet të plotësojë një dokument të caktuar. Pasi që konkluzioni tregon se kemi të bëjmë

me një proces i cili nuk është çështje vendimtare në proces. Pastaj, heshtja administrative është

miratim, kjo duket se është kopjuar nga ndonjë ligj tjetër, sepse ligji duhet të bazohet në vendin ku

zbatohet në mënyrë që të mos dështoj, derisa koha kalon shumë shpejt, ne kemi në afat kohor prej

15 ditësh, ne rrallë mund të vendosim për një afat 15 ose 30 ditësh. Mendoj se ky ligj duhet të jetë

më i rreptë, më i lehtë për tu zbatuar sepse në të kaluarën është thënë se juristët i mësojnë ligjet

dhe fati i një të drejte të qytetarit varet nga ne.” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Ekziston nevoja për një komentar për këtë ligj, për shembull, kërkesa për ndërrimin e emrit dhe

mbiemrit zakonisht duhet të realizohet brenda 24 orësh, kështu që mendoj se duhet të parashihet

që për disa shërbime të ketë afate të kategorizuara. Për të ndryshuar një shkronjë sipas këtij ligji

mund të presësh 30 ose 40 ditë, por në praktikë komunat besojnë se mund ta bëjnë këtë për 24

orë ose gjatë ditës. Nëse zyrtari dëshiron të mbështetet në LPPA atëherë ai mund të zgjas këtë

afat. Por pala kërkon shërbime më të shpejta. Problemet e tilla ka mundësi të zgjidhen me

komentar. Nëse ky ligj bëhet më praktik nëse ka qartësi, ai bëhet më i aplikueshëm... Në përgjigje

të urdhrit për shërbime të qytetarëve, varësisht nga sistemi, ndodh që vet sistemi të imponojë 30

ditë, kur mund të kesh 45 ditë. Ndoshta vet sistemi i ka mangësitë e tij në lidhje me ligjin. Ne nuk

jemi aq të familjarizuar me ligjin, është ide e mirë të organizohet një grup i tillë punues sepse mund

të shohim përvojën e të tjerëve, varësisht nga sektorët, derisa neve na vjen keq që është bërë

shumë pak në lidhje me këtë.” Komuna

Disa pjesëmarrës pesimistë mendonin se procesi i harmonizimit do të jetë i pamundur që të

realizohet për shkak të kompleksitetit dhe për shkak të faktit se në të kaluarën, ligjet janë

zëvendësuar pa u arritur zbatimi i tyre i plotë.

“Lidhur me harmonizimin e këtij ligji me ligjet e tjera, është e nevojshme për një proces të tille, por

nuk besoj se kjo mund të ndodh, i kam dyshimet e mija. Secili në fushën e vet, por edhe ligjet me

të cilat punojmë duhet të ndryshohen, harmonizohen, etj. Për shembull, Ligji për Vetëqeverisje

Lokale parasheh peticionin por nuk jep sqarime se si duhet të prezantohet një peticion i tillë, si po

mendohet ai se çfarë periudhe i nevojitet. Thjeshtë është si titull por nuk është i rregulluar si

kategori. Ose drejtori i drejtorisë ka të drejtë të marrë një vendim të caktuar. Për shembull, ne kemi

parë vendime, se si një drejtor i caktuar ka marrë vendime bazuar në një nen të veçantë (62.2) i cili

nuk parasheh asnjë të drejtë për marrjen e një vendimi të tillë. Nuk besoj se mund të ndodh

procesi i harmonizimit, pasi ligjet vetëm janë miratuar, dhe nuk janë të zbatueshme. Ka ligje që e

17

kanë centralizuar plotësisht pushtetin. Sa i përket Qendrës së Shërbimeve për Qytetarët, nuk

mendoj se një qendër e tillë mund të bëj tërë punën e urbanizmit, ata persona nuk kanë njohuri të

mjaftueshme për të kryer këtë punë. Duhet të jetë vetëm një zyre e informimit por jo e gjithë puna

duhet të kryhet aty” Komuna

8 Vlerësimi i nevojave për trajnim

Pjesëmarrësit theksuan nevojën e një trajnimi të përgjithshëm për LPPA-në dhe të fokusuar në

argumente specifike siç janë afatet, heshtja administrative, vendimet dhe barra e provës. Për

trajnim më të detajuar ata propozuan një periudhë prej 3-5 ditësh, përderisa një ditë mund të jetë e

mjaftueshme për tu thelluar në tema specifike dhe në vështrim të përgjithshëm të Ligjit.

Shumica e pjesëmarrësve besojnë se stafi i përfshirë në trajnime duhet të jetë i nivelit drejtues:

udhëheqësit e divizioneve, komisioneve disiplinore dhe komisioneve ad hoc.

“Fokusi i trajnimit duhet të jetë në disa çështje që i rregullon ky ligj, siç janë heshtja administrative,

pasi që ligji e rregullon atë dhe çka ndodh nëse pala e bën një kërkesë dhe organi administrativ

hesht dhe pala ka të drejtë të ankohet në një shkallë tjetër dhe vendimi i asaj shkalle ka karakter

ekzekutiv, dhe pa pasur vendimin administrativ ne nuk mund të vendosim. Ne duhet të aprovojmë

ankesën, të detyrojmë organin administrativ që të zbatojë vendimin i cili nuk ekziston. Këto

probleme duhet të ngrihen dhe sqarohen në trajnime me njerëzit që e zbatojnë këtë ligj. Mendoj se

te shfuqizimi i aktit, duhet të eliminohet pasoja retroaktive. Këto janë situata që nuk janë të qarta

dhe duhet të diskutohen. Unë e kam përmendur edhe çështjen tjetër të afateve, sa herë që ka

ndonjë ndryshim në këtë ligj të ri, duhet të vihet theksi në faktin se ky ligj është miratuar, dhe pse

nuk aplikohet njëjtë për tërë ligjin.” Agjencia publike

Trajnimet për çdo gjë, nëse është për aspekte të detajuara atëherë të jetë 3-5 ditë, por nëse është

vetëm për disa tema atëherë një ditë është e mjaftueshme. Shembuj se çka ka dashur të thotë

ligjvënësi me disa dispozita.” Agjencia publike

“Një trajnim në çështjet siç janë afatet, heshtja administrative dhe fushat e tjera që duhet të

zbatohen, menaxhmenti i lartë duhet të vijojë këtë trajnim, udhëheqësit e divizioneve, varësisht se

si janë të organizuara organizatat. Komisionet, komisionet disiplinore, komisionet ad hoc, etj.

“Agjencia Publike

“Të ketë trajnime të përgjithshme në disa fusha të caktuara, të adresohen afatet, barra e provës,

etj.”

“Zyrtarët kompetentë kanë pak njohuri se si duhet të zbatohet ky ligj. Kjo nënkupton se problemi

kryesor është që të njihet ligji, ne jemi dëshmitarë se nuk mjafton vetëm që të lexohet dhe

analizohet ligji, por duhet edhe të diskutohet për ligjin. Normalisht, ligji si akt i referohet akteve të

tjera nënligjore që rregullojnë ligjin dhe praktikën, por nuk kam parë të jetë nxjerr ndonjë akt i tillë.

Unë konsideroj se gjatë kohës sa ligji nuk kishte hyrë në fuqi, edhe pa hyrë në fuqi kanë mundur të

merren iniciativat për nxjerrjen e akteve nënligjore. Çdo veprim që e ndërmarrim bazohet në këtë

ligj, ne si administratë e shohim se si këto takime vonohen, ato është dashur të organizohen më

herët. Disa komuna supozojnë se ligji i mëhershëm ende është mbetet akoma në fuqi.” Komuna

18

Pikat kryesore të nevojave për trajnim janë: trajnimet për pjesën e përgjithshme dhe për detajet

(nen për nen) të LPPA-së, d.m.th, një elaborim komplet të ligjit, çështjet si afatet kohore, heshtja

administrative, vendimet, barra e provës, dhe fushat e tjera që nuk kuptohen e duhet të zbatohen.

Për diçka më të detajuar duhet një trajnim 3 ditor dhe nëse është e mundur jashtë Prishtinës.

Kishte propozime që trajnimi të mbahet në formë të ligjëratës me prezantime që sqarojnë

konceptet themelore dhe interpretimi i tyre me shembuj. Pjesëmarrësit do të donin të kenë një

trajnim interaktiv. Do të jetë rendësi që në trajnime të përfshihet i tërë stafi i angazhuar në zbatimin

e këtij ligji, e jo vetëm udhëheqësit ose stafi në pozita të larta.

“Natyrisht ekziston nevoja për trajnim për këtë ligj, sepse ai ka sjell disa ndryshime, edhe pse disa

prej këtyre ndryshimeve nuk janë aq të mëdha, por si staf i Doganës ne është dashur ta

parashohim këtë për secilin ndryshim të ligjit para zbatimit të tij. Të dërgohen zyrtarët kompetent

të përfshirë në zbatimin e këtij ligji që të trajnohen në mënyrë që t’i shohin ndryshimet. Arsyeja për

këtë është se personi që e ka hartuar ligjin ndoshta ka një sqarim më të mirë për nenet, ose për

disa seksione që janë të paqarta.” Komuna

“Zyrtarët ndoshta nuk janë të familjarizuar me këtë ligj, ndoshta ministria mund të organizojë

trajnime në komuna me të gjithë zyrtarët. Institucionet kanë më shumë se 20 zyrtarë ligjorë, secili

prej tyre duhet të di si të interpretojë këtë ligj. Në këtë rast, për ta më së miri është që të mbajnë

trajnim dhe të shmangin shkeljet dhe zbatimin jo të drejtë të këtij ligji. Ne duhet ta dimë se mund të

shkelim të drejtën e qytetarit, i cili mund të drejtohet në instancat e tjera. Thënë më saktë, trajnimi

në secilin komunë dhe insistimi edhe një herë se të gjitha këto është dashur të bëheshin një vit më

herët.” Komuna

Pothuaj nuk ka pasur fare përvoja të mëhershme në trajnimin për LPPA-në, disa pjesëmarrës

raportojnë për një takim me MAP për tu informuar rreth hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

“Ne kemi pasur disa grupe punuese lidhur me Ligjin për ndërtim, Ligjin për legalizim por jo

drejtpërdrejtë për LPPA-në, për të cilin kishim më së shumti nevojë.” Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor

“Ne kemi mbajtur trajnime për çështjet e përgjithshme dhe ato më të mëdha, por jo trajnime

praktike.” Komuna

“Në shumicën e trajnimeve ku kam marrë pjesë njerëzit që i kanë mbajtur trajnimet kanë pasur më

pak njohuri se pjesëmarrësit. Nëse do të kemi trajnime në të cilat dikush me njohuri të mirë do të

mbante trajnimin, ne me kënaqësi do të ofronim ato trajnime. Janë organizuar disa takime

informuese për LPPA-në nga MAP, por jo trajnime për nivelin praktik. Ne do të na duhen disa

trajnime për aktet administrative, përmbajtjen e tyre, bazën ligjore dhe çështjet e tjera të

ndërlidhura me aktet administrative. Mendoj se drejtorët e departamenteve duhet të kenë trajnime

për të pasur ide të qartë rreth aktit dhe vendimit administrativ. Zyrtarët specifik në departamentet e

ndryshme kanë nevojë për trajnim. Definitivisht ka nevojë për trajnime. Një trajnim i detajuar se si

të hartohet akti administrativ.” Komuna

Pritjet për trajnimet janë shumë të ngjashme, pjesëmarrësve u duhet një vështrim i përgjithshëm i

ligjit për ta kuptuar atë më mirë. Ata mëndonin për sqarimin e ligjit, nen për nen. Përveç kësaj, ata

19

theksuan nevojën e trajnimit specifik në fushën e tyre specifike me sqarimin e hapave të

procedurës administrative. Ata do të donin të kishin shembuj dhe njohuri praktike me modele të

kontratës administrative.

“Pjesëmarrësit duan të kenë trajnim praktik. Ata konsiderojnë se trajnimet nuk duhet të jenë më të

gjata se 2-3 ditë. Trajnimet duhet të fokusohen në përgatitjen e akteve administrative, por duhet të

mbulojnë tërë procedurën administrative. Komuna

“Më së miri do të ishte të organizohen trajnime në komuna dhe të jenë të obliguar të gjithë zyrtarët

ligjorë që të marrin pjesë në ato trajnime. Ky do të ishte modeli më i mirë. Në çdo komunë, do të

jetë duhet të mbahen një ose dy ditë trajnimi për temat e nevojshme. Ose kjo të bëhet në faza, së

pari të organizohet trajnimi emergjent në fushat për të cilat kërkohet trajnim i shpejtë dhe pastaj

bazuar në nevoja çdo vit të avancohet me trajnime ku do të përfshihen tema që nuk kanë qenë në

trajnime të mëhershme.” Komuna

“Ka nevojë për një trajnim se si të hartohet një kontratë administrative. Kur nuk keni një draft të

kontratës administrative atëherë do të hartojmë në vend të saj një kontratë të zakonshme, dhe në

mënyra të ndryshme. Ose akte administrative, një trajnim ku mund të hartojmë një akt administrativ

si dhe të nxjerrim dhe zbatojmë akte administrative. Domethënë trajnime praktike. Ose aprovimi i

kërkesës përmes heshtjes administrative, duhet të parashihet një udhëzim administrativ lidhur me

heshtjen administrative dhe çfarë rastesh mund të miratohen në heshtje.” Komuna

“Asnjë trajnim nuk ka efekt nëse nuk ka praktikë, na duhet një trajnim praktik, për shembull se si të

vendoset për pronën e paluajtshme të komunës dhe për nënshkrimin e kontratës, hartimin e

vendimit me ligjin e ri. Duhet punuar në grupe për të hartuar vendimet. Trajnimet duhet të mbahen

në fusha të ndryshme, të mbahen me palë të caktuara, me zyrtarët ligjorë që i zbatojnë procedurat.

Trajnimet duhet të zgjasin 5 ditë intensive, trajnimet duhet të jenë për gjeodezi, urbanizëm, për

zyrën e gjendjes civile, bujqësi, zhvillim ekonomik, këto janë më të dobishme.” Komuna

“Deri më tani ne gjithmonë kemi pasur trajnime me PowerPoint, nuk është praktike që të lexohet

ajo çka tashmë është e paraparë në ligj, ne na duhet trajnim praktik. Prej fillimit të procedurës e

deri në fund ose deri në zbatimin e aktit dhe shkëmbimit të përvojave jo-teorike. Kohëzgjatja e

trajnimit duhet të jetë së paku 3-5 ditë pune, me njerëz të përgatitur në terren që e njohin ligjin, për

zyrtarët ligjorë që e zbatojnë procedurën.” Komuna

“Ne duhet të kemi një trajnim praktik, i cili do të mbulojë procedurën administrative - fillimin e

procedurës administrative deri në lëshimin e aktit administrativ në mënyrë praktike, ose zbatimin e

procedurës administrative në praktikë prej fillimit deri në fund. Një trajnim i përgjithshëm.” Komuna

“Do të ishte mirë të shiheshin të gjitha aspektet e procedurës administrative prej fillimit deri në fund

të saj, por në praktikë. Ky është mendimi im dhe trajnimi që do e preferoja. Mund të ketë tema të

tjera, për shembull kontratat administrative ose tema të tjera.” Komuna

“Në këtë aspekt unë nuk do t’i ndaja fushat, por konsideroj se do të ishte e nevojshme të kemi një

elaborim të plotë të Ligjit, nen për nen për të sqaruar çdo gjë në rast se nuk kuptohet nga njerëzit

në administratë. Edhe pse nëse e ndajmë atë sipas fushave, kjo do të ishte e mirëseardhur, por

elaborimi i secilës pikë, ose pjesë të Ligjit në mënyrë të kuptueshme, do të ishte shumë më mirë.”

Dogana

20

“Ne duam trajnim për gjithçka, për ofrimin e dëshmive, procedurën e ankesës.” Ministria e Mjedisit

dhe Planifikimit Hapësinor

“Ne presim që të kemi trajnim me procedura dhe nene të qarta që kanë të bëjnë me

vendimmarrjen, dhe kjo do të ishte shumë më e lehtë. Por trajnimi duhet të bëhet për njerëz

adekuat, për ata që janë të përfshirë në zbatimin e këtij Ligji, e jo që të shkojnë udhëheqësit e

departamenteve dhe stafi menaxhues, derisa ne si zbatues zakonisht lihemi anash.” Agjencia

publike

Shumë pjesëmarrës cekën nevojën për një komentar të mirë për këtë ligj që do të lehtësonte

zbatimin e tij.

“Një komentar për këtë ligj do të lehtësonte shumë gjëra, por nëse ka nevojë edhe të nxirren akte

nënligjore, udhëzime administrative, të cilat rregullojnë çështjet e komplikuara, siç janë afatet.”

Komuna

21

9 Aneksi 1 - Skenari për zhvillimin e diskutimeve në grupin e fokusit

SKENARI PËR MBAJTJEN E DISKUTIMEVE NË GRUPIN E FOKUSIT

Ministria e Administratës Publike e mbështetur nga Projekti i BE-së “Mbështetja e Procesit të

Reformës së Administratës Publike” është duke organizuar një seri të grupeve të fokusit me

përfaqësuesit e organeve të administratës publike për zbatimin e Ligjit për Procedurën e

Përgjithshme Administrative. Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative i cili ka hyrë në

fuqi në qershor 2017 ofron zgjidhje të reja për procedurat administrative, risi dhe më shumë të

drejta për palët në procedurën administrative. Në këtë grup të fokusit ne do të diskutojmë për

zbatimin e dispozitave të tij nga organet publike, identifikimin e sfidave për zbatim, harmonizimin

me legjislacionin tjetër dhe nevojat më të rëndësishme për trajnim të administratës publike për

LPPA-në e ri.

Hyrja – 10’

o Fjalët hyrëse o Informacion mbi natyrën dhe qëllimin e diskutimit o Informimi i pjesëmarrësve për rregullat kryesore për pjesëmarrje në

diskutimet në grup: - Të flitet hapur dhe lirisht, por një nga një; - Të sigurohet konfidencialiteti i përgjigjeve të dhëna; - Të shprehin opinionet e tyre sinqerisht dhe hapur sepse ne

jemi të interesuar njëjtë si për mendimet pozitive ashtu edhe në ato negative;

- Nuk ka përgjigje të duhur ose të gabuar por vetëm pikëpamje të ndryshme; të ndjehen të lirë të thonë çka mendojnë edhe kur opinionet e tyre janë të ndryshme.

- Të jenë sa më të specifik që të jetë e mundur; o Prezantimi i moderatorit/udhëheqësit dhe pjesëmarrësve

Nxehja – 10’ përmes një pyetjeje krahasuese jashtë temës, do të vihen në pah qëndrimet e

zakonshme spontane për temën e hulumtimit.

Koment i citimit: “Modernizimi i shërbimeve publike dhe administratës publike bëhet përmes

zbatimit të suksesshëm të LPPA-së”

Shkurt: gjatë orëve të ardhshme do të diskutojmë për atë se kush është “i

familjarizuar” (kush ka njohuri) dhe sa ka njohuri për LPPA-në e ri dhe cili është

ndikimi i risive në LPPA në fushën e legjislacionit të veçantë administrativ? Sa larg

22

shkon ajo njohuri dhe përvojë e juaj? A ka ndonjë problem me të cilin jeni lodhur

duke u marrë ose duke u brengosur për to? Cilët janë institutet ligjore që janë

veçanërisht sfiduese?

І. FAKTE TË PËRGJITHSHME 10’

Përshkrimi/ lista e fakteve dhe lokacioneve (niveli sa ata dinë dhe sa mund të mendojnë)

Të bëjmë një llogaritje të shpejtë sipas institucionit/ pozitës - çfarë lloji procedurash

administrative, ku dhe nën cilin ligj ose me pjesëmarrjen e cilës pozitë:

Janë vendosur/ nxjerrë aktet administrative

Janë zgjidhur duke aplikuar procedurat

Derisa ata flasin plotësohet tabela e vizatuar paraprakisht në flipchart (tabelën e bardhë)

ІІ. DISKUTIM PËR ORGANIZIMIN E PROCEDURËS ADMINISTRATIVE 30’

1. Si zbatohet procedura administrative? - rastet tipike dhe jo-tipike - si lëshohet/nxirret akti administrativ (raporti me LPPA-në dhe legjislacionin e veçantë të fushës ligjore)

2. Kush dhe si i merr vendimet dhe nxjerr aktet administrative, arsyetimin e vendimeve, korrespondencën me palët e përfshira, njoftimin, etj., (dhe të gjitha atributet e nevojshme që i kërkon një akt administrativ)?

3. A e përdorni komunikimin elektronik në procedurat administrative? (nëse po, a është ajo mënyra e zakonshme e komunikimit që e përdorni?)

4. Kushtet ideale dhe reale për procedurën “e duhur” administrative 5. Arsyet e dështimit (përfshirë ankesat kundër akteve administrative, nëse ka të tilla). 6. Si të tejkalohen pengesat dhe vështirësitë lidhur me zbatimin e LPPA-së së ri? 7. Ku nuk bëhet zbatimi (resp. problemet) - pse? Çka planifikohet në këtë drejtim? 8. Ku janë problemet themelore - në rregullim/ mjedis/ kapacitet/ motivim?

Qëllimi i këtij rrethi pyetjesh është të nënvizohet në mënyrë spontane kuptimi që pjesëmarrësit ja

japin trajnimit në mesin e faktorëve të tjerë të rëndësishëm për zbatimin e LPPA-së së ri?

ІІІ. HARMONIZIMI I LPPA-SË ME LIGJET E TJERA 20’

23

Kosova përballet me sfida të konsiderueshme lidhur me harmonizimin e ligjeve duke marrë

parasysh larminë e institucioneve dhe burimeve për akte ligjore, si në të kaluarën ashtu edhe tani.

Komenti i citimit: “Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si rregull, do të zbatohet për

çdo procedurë administrative. Transparenca, parashikueshmëria dhe qartësia ligjore në

vendimmarrje, si dhe standardet e legjislacionit të mirë, kërkojnë sistem të unifikuar dhe koherent

të procedurave administrative me numër minimal të procedurave të veçanta.”

1. Çka dini për procesin e harmonizimit? 2. Lidhur me fushën tuaj të zbatimit të legjislacionit substancial, a ka nevojë për

harmonizim?

ІV. NEVOJAT E TRAJNIMIT 40’

Qëllimi përfundimtar i takimit tonë është të përcaktojmë së bashku në mënyrë sa më të

detajuar nevojat e ndryshme të trajnimit për administratën tuaj. Por para së gjithash, të

flasim për përvojat tuaja të trajnimit në të kaluarën.

1. A keni marrë pjesë deri më tani në trajnime lidhur me zbatimin e procedurës administrative dhe LPPA-së? Nëse jo - a e dini çfarë trajnimesh janë mbajtur për nëpunësit civilë nga administrata juaj (nëse është mbajtur ndonjë).

2. A keni marrë pjesë kohëve të fundit në trajnime, lidhur me fushën tuaj të zbatimit të legjislacionit substancial? Nëse jo - a e dini çfarë trajnimesh janë mbajtur për nëpunësit civilë nga administrata juaj.

3. A ka ndonjë trajnim sistematik në të cilin nuk je në gjendje të marrësh pjesë, qoftë të brendshëm ose të ofruar nga institucionet e jashtme të trajnimit

Tema e trajnimit, lokacioni dhe kohëzgjatja, sa ka qenë adekuat dhe përfitimi, zbatimi i asaj që

është mësuar. Vlerësimi i përparësive dhe mangësive të trajnimeve;

4. Nëpunësit civilë/ punonjësit në cilat pozita/funksione në administratën tuaj kanë më së shumti nevojë për trajnim për të qenë më efektiv në punën e tyre, lidhur me gjykimin e çështjeve administrative?

5. Në lidhje me cilin operacion (hap në procedurën administrative) ka nevojë për trajnim? (nëse ajo çështje është prekur tashmë)

6. Me çka duhet të njihen ata në detaje, çka duhet të mësojnë më mirë?

24

7. A ka ndonjë temë apo çështje në të cilën mendoni se jeni përgatitur mjaft si rezultat i praktikës suaj ose për shkak të trajnimeve të mëhershme ose vetë-përgatitjes?

8. Në cilat tema do të dëshironit të thellonit njohuritë? Në lidhje me çka më specifikisht: - ........................... - Tjetër?

Testi për klasifikimin e nevojave sipas kritereve të cilat i formulojnë pjesëmarrësit së pari

spontanisht e pastaj me mbështetjen e moderatorit. (Të plotësohet në formular)

Për shembull:

One Stop Shop

Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës

Kontrata administrative

Rindërtimi i dosjeve

Garantimi i të drejtave të akorduara

Ankesa

Llojet e dëshmive (dëshmitarët, dokumentet, inspektimi në terren, deklarata e palës, dëshmia e ekspertit)

Sigurimi i dëshmive

E drejta dhe detyrimet e personit zyrtar

Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës (heshtja administrative)

Njoftimi dhe dorëzimi i aktit administrative

Mjetet juridike të rregullta (Parashtresa dhe ankesa)

Mjetet e jashtëzakonshme juridike dhe përsëritja e procedurës

Zbatimi i detyrueshëm i detyrimeve monetare dhe jomonetare

Vendimi për zbatim të detyrueshëm

Zbatimi me forcë

Ekzekutimi i detyrimeve jofinanciare nëpërmjet palëve të treta

Përfundimi i zbatimit

Mbrojtja nga sjellja e organeve publike dhe ofruesve të shërbimeve publike (me theks në ankesë)

6. Cilat janë preferencat tuaja lidhur me stilin dhe metodën, lokacionin dhe kohëzgjatjen?

***

Pas secilit bllok të pyetjeve bëhet një përmbledhje e shkurtër e opinioneve të grupit.

Para mbylljes së diskutimit:

25

A dëshiron dikush të shtoj diçka për këtë temë ose të ngrit ndonjë çështje të rëndësishme

të cilën kemi harruar ta diskutojmë:

Shprehja e falënderimit dhe përmbyllja e diskutimit.

***

Diskutimi i grupit të fokusit do të zgjas për të paktën 2 orë. Ai do të regjistrohet me diktafon vetëm

për qëllime të studimit. Analiza e rezultateve dhe fjalori i përdorur do të shërbejë ekskluzivisht për

pyetësorin për specifikimin e studimit bazuar në temë, në kuadër të kornizës së specifikimeve

teknike të projektit.

Moderatori do të:

përpiqet të adresojë pyetjet e mundshme, kryesisht të bazuara në skenar, pa e ndërprerë rrjedhën e natyrshme të diskutimit;

përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit në diskutim dhe të inkurajojë shkëmbimin e natyrshëm të mendimeve dhe ideve;

shtojë pyetjet bazuar në tendencat interesante që ndodhin në procesin e diskutimit.